tendencat nË kreditim t2 - 2019 - bank of albania...banka e shqipërisë 3 p Ë r m b a j t j a...

17
Banka e Shqipërisë TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2019 Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë. KORRIK 2019 Olta Manjani, Erjona Suljoti, Medvin Shehu dhe Anjeza Gazidede Departamenti i Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë

Upload: others

Post on 29-Jan-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Banka e Shqipërisë 1

    Banka e Shqipërisë

    TENDENCAT NË KREDITIMT2 - 2019

    Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

    KORRIK 2019

    Olta Manjani, Erjona Suljoti, Medvin Shehu dhe Anjeza Gazidede Departamenti i Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë

  • 2 Banka e Shqipërisë

  • Banka e Shqipërisë 3

    P Ë R M B A J T J A

    HYRJE 5

    PËRMBLEDHJE 6

    1. KREDIA PËR BIZNESE 7

    2. KREDIA PËR INDIVIDË 12

    3. TENDENCAT E KREDITIMIT NË VENDET E RAJONIT 15

  • 4 Banka e Shqipërisë

  • Banka e Shqipërisë 5

    Ky material paraqet një panoramë të tendencave të aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të analizohen të dhënat monetare dhe kushtet e kreditimit, bazuar në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues. Gjithashtu, pjesë e këtij materiali është edhe një përmbledhje e zhvillimeve të fundit të aktivitetit kreditues në vendet e Evropës Qendrore Juglindore (EQJL).

    Statistikat kryesore të analizuara në material janë:

    - të dhënat për aktivitetin kreditues të bankave për sektorin rezident të ekonomisë;

    - të dhënat cilësore të marra nga Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues;- statistikat për çmimin e kredisë, si në monedhën vendase ashtu edhe

    në euro; - të dhënat monetare për vëllimin e kredisë për vendet e rajonit. Vendet

    e përfshira në analizë janë: Bullgaria (BU), Kroacia (Cr), Rumania (RO), Serbia (Sr), Polonia (Pl), Hungaria (Hu), Republika Çeke (CZ), Maqedonia e Veriut (MK).

    Të dhënat e kredisë merren nga bilancet e bankave dhe ato i referohen financimit që bankat vendase i bëjnë sektorit privat rezident - bizneseve dhe individëve. Analiza e portofolit të kredisë bazohet mbi të dhënat e kredisë, të rregulluara për efektin e kursit të këmbimit. Gjithashtu, këto të dhëna marrin në konsideratë dhe kreditë e fshira nga bilanci, proces të cilin bankat e kanë ndërmarrë bazuar në vendimin nr. 50, datë 30.3.2015, “Për ndryshimin e rregullores për administrimin e rrezikut të kredisë”.

    Materiali mbulon të dhënat e disponueshme deri më 26 korrik 2019, të cilat përshijnë informacion për të dhënat monetare dhe financiare në vend, deri në muajin qershor 20191, dhe të dhënat e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e dytë të vitit 2019. Të dhënat e kredisë për vendet e rajonit janë deri në muajin maj 2019.

    1 Të dhënat e muajit qershor 2019 janë paraprake.

    HYRJE

  • 6 Banka e Shqipërisë

    PËRMBLEDHJE

    Kredia për sektorin privat shfaqi norma më të larta rritjeje gjatë tremujorit të dytë, e mbështetur nga zgjerimi i kreditimit të bizneseve. Kreditimi në lekë vijon të japë kontributin kryesor në këtë ecuri, pavarësisht se prirja rritëse e kreditimit në valutë është konfirmuar edhe në tremujorin e dytë. Rreziku më i ulët i kredisë dhe hyrja e aktorëve të rinj në tregun bankar, së bashku me një kërkesë të shtuar nga sektori privat, duket se po mbështesin rimëkëmbjen e aktivitetit kreditues në vend. Zhvillimet afatshkurtra kanë konfirmuar sinjalet për një rigjallërim të kredisë për biznese. Përmirësimi i ritmit të rritjes së kësaj kredie është ndikuar si nga rritja e kredisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), ashtu edhe nga ajo për korporatat. Në ndryshim nga tre muaj më parë, është kredia për NVM-të që shfaqi dhe zgjerimin më të madh. Në një këndvështrim më afatgjatë, sektori bankar po shfaq prej disa vitesh një përqasje më favorizuese ndaj NVM-ve, si një segment i ekonomisë më pak i kredituar dhe me potencial për zhvillimin ekonomik në të ardhmen. Sipas sektorëve të ekonomisë, sektori i tregtisë mbetet segmenti më i kredituar nga bankat. Zhvillime pozitive gjatë vitit të fundit ka shfaqur edhe sektori i industrisë.

    Në tremujorin e dytë të vitit, kredia për individë ka ruajtur normat e rritjes së një tremujori më parë. Zgjerimi i kredisë për individë është mbështetur kryesisht nga performanca e mirë e portofolit të kredisë hipotekare. Zhvillimet në terma të monedhës tregojnë për orientimin e kredisë për individë thuajse plotësisht drejt monedhës vendase. Analiza në terma gjeografikë konfirmon përqendrimin e kredisë për individë në rrethin e Tiranës, veçanërisht të kredisë për blerje banesash.

    Normat e interesit për kreditë e reja në lekë kanë qenë në rënie për bizneset dhe të pandryshuar për individët, duke reflektuar përqasjen më pozitive të bankave për kreditimin në lekë, si dhe kushtet e favorshme financiare në vend. Kushtet joçmim vijojnë të jenë lehtësisht të shtrënguara për kreditë dhënë bizneseve, kurse për individët ato mbeten në kahun lehtësues.

    Financimi i sektorit privat me kredi nga sistemi bankar në vendet e rajonit të EQJL-së mbetet ende në nivele të moderuara në periudhën prill-maj. Këto zhvillime janë diktuar kryesisht nga performanca e portofolit të kredisë për biznese, që shfaq ngadalësim më të dukshëm të normave të rritjes krahasuar me portofolin e individëve. Ecuria në terma gjeografikë evidenton sjellje të ngjashme, duke shfaqur ngadalësim të normave të rritjes së kredisë si në rajonin e Ballkanit, ashtu edhe në rajonin e Evropës Qendrore.

  • Banka e Shqipërisë 7

    1. KREDIA PËR BIZNESE2

    Kredia për biznese është rritur në tremujorin e dytë 2019, duke konfirmuar tendencën e shfaqur në fund të vitit 2018. Në ndryshim nga tremujori i parë, ky përmirësim ka ardhur nga kreditimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

    Kredia për biznese prej vitesh ka dominuar portofolin e kredisë bankare, duke pasqyruar strukturën e financimit të ekonomisë shqiptare me bazë sektorin bankar. Në fillimet e dekadës, kredia për biznese përfaqësonte rreth 61% të kredisë për sektorin privat, raport i cili është rritur në 66% aktualisht. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ky portofol kulmoi në vitin 2012 në 27.2%, por në vitet më pas ka qenë përgjithësisht në një tendencë rënëse, e ndikuar nga ritmet e rritjes më të ulëta të aktivitetit kreditues për këtë segment krahasuar me rritjen ekonomike. Në muajin qershor 2019, kredia për biznese qëndron në rreth 23.4%3 si raport ndaj prodhimit të brendshëm bruto, nivel ky 0.7 pikë përqindje më i lartë krahasuar me fundin e vitit 2018. Zgjerimi i këtij raporti në dy tremujorët e fundit pasqyron rigjallërimin e aktivitetit kreditues për biznese gjatë kësaj periudhe.

    Në tremujorin e dytë të vitit 2019, kredia për biznese u rrit me 7.3 miliardë lekë, duke u reflektuar në përmirësimin e ritmeve të rritjes së këtij portofoli në 7.2% (6.2% në mars’19). Kredia për biznese po ndjek një trajektore pozitive që nga fundi i vitit 2018, e mbështetur nga përqasja disi më pozitive e sektorit bankar ndaj bizneseve, mbas ndryshimeve strukturore të ndodhura një vit më parë, si dhe nga kërkesa e shtuar nga ky grup.

    Gra�k 1. Kredia për biznese sipas madhësisë

    Burimi: Banka e Shqipërisë.

    7.5%

    10.4%

    20.9%

    61.2%

    5.2%17.5%

    23.5%

    53.8%

    0%

    10%

    20%

    30%

    40%

    50%

    60%

    70%

    Mikro Biznesi i vogël

    Biznesi i mesëm

    Biznesi i madh

    Perberja e kredise në % të totalit

    20152016 2017

    20182019

    5%

    7%

    9%

    11%

    13%

    15%

    17%

    20

    15

    T42

    01

    6T1

    20

    16

    T22

    01

    6T3

    20

    16

    T42

    01

    7T1

    20

    17

    T22

    01

    7T3

    20

    17

    T42

    01

    8T1

    20

    18

    T22

    01

    8T3

    20

    18

    T42

    01

    9T1

    20

    19

    T2

    Kredia në % te PBB -së

    NVM/ PBBKorporatat/ PBB

    2 Të dhënat e kredisë për biznese janë të rregulluara për kreditë e nxjerra nga bilanci dhe për luhatjet e kursit të këmbimit.

    3 Për llogaritjen e raporteve të kredisë ndaj PBB-së është përdorur vlerësimi i Bankës së Shqipërisë për prodhimin e brendshëm bruto në tremujorin e dytë 2019.

  • 8 Banka e Shqipërisë

    Përmirësimi i ritmeve të rritjes së portofolit të kredisë për bizneset është mbështetur më së shumti nga kredia për biznesin e vogël dhe të mesëm (NVM), e cila u rrit me rreth 4.5 miliardë lekë gjatë tremujorit të dytë. Në terma vjetorë, ritmet e rritjes së kredisë për NVM-të janë përshpejtuar në mesatarisht 9%, ose 4 pikë përqindje më shumë se në tremujorin e parë. Brenda kësaj kategorie, zhvillimet pozitive janë vërejtur veçanërisht në kredinë për bizneset e vogla. Ritmet e rritjes së kredisë për korporatat janë ngadalësuar në 5.3%, krahasuar me 6.2% në tremujorin e parë, duke dhënë një kontribut më të vogël në zgjerimin e portofolit të kredisë këtë tremujor. Këto zhvillime kanë reflektuar përmirësimin e kërkesës dhe ofertës për kredi për NVM-të dhe përkeqësim të këtyre për bizneset e mëdha, sikurse tregojnë rezultatet e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues në tremujorin e dytë të vitit 2019.

    Gra�k 2. Kredia për biznese sipas madhësisë

    Burimi: Banka e Shqipërisë.

    -10%

    -5%

    0%

    5%

    10%

    15%

    20%

    Dhjetor 2016

    Mars 2017

    Qershor 2017

    Shtator 2017

    Dhjetor 2017

    Mars 2018

    Qershor 2018

    Shtator 2018

    Dhjetor 2018

    Mars 2019

    Qershor 2019

    Ndryshimet vjetore (në %)

    Kredi për bizneseKredi SMEKredi korporata

    -10

    -5

    0

    5

    10

    15

    20

    Mars 2016

    Qershor 2016

    Shtator 2016

    Dhjetor 2016

    Mars 2017

    Qershor 2017

    Shtator 2017

    Dhjetor 2017

    Mars 2018

    Qershor 2018

    Shtator 2018

    Dhjetor 2018

    Mars 2019

    Qershor 2019

    mld

    leke

    Ndryshim tremujor (mld lekë)

    SMEKorporatat

    KSP

    Përmirësimi i kredisë për biznese ka reflektuar kreditim më të lartë në sektorin e tregtisë dhe atë të industrisë.

    Përmirësimi i kredisë për bizneset në tremujorin e dytë të vitit 2019 ka reflektuar rritjen e financimit në sektorin e industrisë (12% vmv) dhe të tregtisë (8% vmv). Në ndryshim nga tremujori i parë, vihet re se rritja e kredisë për industrinë ka qenë kryesisht për investime, duke barazuar kontributin e lartë që dha kredia për likuiditet një tremujor më parë. Veçanërisht, nëndega e “Energjisë elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” tërhoqi më shumë fonde nga sektori bankar. Përtej këtyre zhvillimeve, bie në sy edhe tkurrja e kreditimit në sektorin e bujqësisë dhe ngadalësimi në ritmet e rritjes në kredinë për sektorin e ndërtimit. Të dy këta sektorë shënuan përkatësisht rënie me -9% dhe rritje me 6.5 % në tremujorin e dytë.

    Në këndvështrimin afatgjatë, sektori bankar ka financuar kryesisht bizneset që veprojnë në sektorin e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve. Në qershor të vitit 2019, kredia për këtë sektor përbënte rreth 45% të totalit të kredisë për biznese, duke shfaqur qëndrueshmëri ndër vite. Brenda këtij sektori, në

  • Banka e Shqipërisë 9

    vitet e fundit, është vërejtur rritje e kreditimit për nëndegën e hoteleve dhe restoranteve, e lidhur ngushtësisht me gjallërimin e turizmit në vend. Nga ana tjetër, bujqësia mbetet sektori më pak i kredituar nga sektori bankar. Kredia për këtë sektor zë një peshë të vogël ndaj totalit të financimit të bizneseve, prej 1.4%, duke u ndikuar si nga problemet strukturore që ky sektor ka për aksesin në financë, ashtu edhe nga gatishmëria e ulët e bankave për ta financuar.

    Gra�k 3. Kredia për biznese sipas sektorëve të ekonomisë

    Burimi: Banka e Shqipërisë. *Tregti përfaqëson sektorin e tregtisë, hotele dhe restorante.

    1.1%

    23.1% 22.5%

    43.2%

    12.4%

    1.4%

    25.7%

    14.0%

    44.8%

    14.0%

    0%

    10%

    20%

    30%

    40%

    50%

    Bujqësia

    Industria

    Ndërtim

    i

    Tregti, hotele,restorante

    Shërbime të tjera

    (mesatare periudhe në % te totalit)

    2009-20112012-2014 2015-2018

    2019M06

    -8.0%

    -6.0%

    -4.0%

    -2.0%

    0.0%

    2.0%

    4.0%

    6.0%

    8.0%

    10.0%

    2012T4

    2013T2

    2013T4

    2014T2

    2014T4

    2015T2

    2015T4

    2016T2

    2016T4

    2017T2

    2017T4

    2018T2

    2018T4

    2019T2

    (kontributet në pp në normën vjetore)

    BujqësiIndustri

    NdërtimTregti

    Shërbime të tjeraKr. Biznese

    Struktura e portofolit të kredisë bankare ka shfaqur ndryshime të rëndësishme në peshën që zë kredia për sektorin e ndërtimit dhe atë të industrisë. Kështu, financimi i bankave për bizneset në sektorin e ndërtimit ka rënë ndjeshëm mbas vitit 2008, nga 22.5% që përfaqësonte në fillim të dekadës në 14% në nivelet aktuale. Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe është rritur financimi për sektorin e industrisë. Pesha e kreditimit për këtë sektor ndaj totalit është rritur në 26%, krahasuar me 23% që zinte në fillim të dekadës. Kjo zhvendosje strukturore e financimit ka reflektuar si kërkesën për financim nga këta sektorë, ashtu edhe profilin e rrezikut të kredisë për bizneset që veprojnë në to dhe preferencën e bankave për të marrë përsipër këtë rrezik.

    Normat e interesit për bizneset kanë rënë në tremujorin e dytë 2019, ndërsa kushtet e tjera të kreditimit shfaqen lehtësisht shtrënguese.

    Norma mesatare e interesit për kredinë në lekë dhënë bizneseve private në tremujorin e dytë u ul në 6.4%, nga 6.8% që shënonte mesatarisht një tremujor më parë dhe në vitin e kaluar. Ecuria mujore e interesave të kredisë ndaj biznesit vijon të ndikohet nga interesat e aplikuara në kategoritë overdraft dhe kapital qarkullues. Kjo kategori, gjatë këtij tremujori, ka rezultuar e pandryshuar nga tremujori i kaluar dhe me prirje të lehtë rënëse nga mesatarja e vitit 2018, duke qenë faktor pozitiv në uljen e interesit total të kredisë ndaj biznesit. Nisur nga ky fakt, ulja e normave të interesit për biznesin këtë tremujor ka reflektuar kryesisht uljen e tyre tek kategoria për investime (blerje pajisjesh dhe pasuri të patundshme). Këto të fundit janë shpeshherë subjekt i kushteve të veçanta të aplikuara nga banka të caktuara, duke shtuar kështu

  • 10 Banka e Shqipërisë

    luhatshmërinë e interesave në këtë segment. Norma e interesit për kredinë për investime rezultoi 5.2% këtë tremujor4, nga 6.6% në tremujorin e kaluar dhe 5.7% gjatë vitit 2018. Ndërkohë, interesat për likuiditet kanë ndalur në 6.8% këto tre muaj, duke qenë të njëjtë me tremujorin e parë dhe lehtas më poshtë nga mesatarja e tyre për vitin 2018 (7.0%).

    Gra�k 4. Ecuria e normave të interesit për kreditë për bizneset private në lek (majtas) dhe euro (djathtas)

    Burimi: Banka e Shqipërisë.

    4.0

    5.5

    7.0

    8.5

    10.0

    01/14

    02/15

    03/16

    04/17

    05/18

    06/19

    % lek, mesatare rrëshqitëse 6-mujore

    Totali bizneslikuiditet

    investimTotali bizneslikuiditet

    investim

    3.0

    4.5

    6.0

    7.5

    9.0

    01/14

    02/15

    03/16

    04/17

    05/18

    06/19

    % euro, mesatare rrëshqitëse 6-mujore

    Analiza e interesave sipas madhësisë së bankave tregon se grupi i bankave të vogla aplikon prime mesatarisht më të ulëta se grupi i bankave të mëdha për kredinë për likuiditet të bizneseve, ndërkohë që për atë për investime, në këtë tremujor, janë bankat e mëdha që kanë ulur primin e kërkuar.

    Gra�k 5. Interesat e kredisë sipas madhësisë së bankave në lekë për bizneset

    Burimi: Banka e Shqipërisë dhe llogaritje të sta�t.

    01-17

    04-17

    07-17

    10-17

    02-18

    05-18

    08-18

    11-18

    03-19

    06-19

    likuiditet

    bankat të mëdhabanka të vogël

    total

    2

    3

    4

    5

    6

    7

    8

    01-17

    04-17

    07-17

    10-17

    02-18

    05-18

    08-18

    11-18

    03-19

    06-19

    investim

    bankat të mëdhabanka të vogël

    total

    -

    2.00

    4.00

    6.00

    8.00

    10.00

    12.00

    4 Interesi mesatar i kësaj kategorie, në këtë tremujor, u ndikua edhe nga norma mesatare e muajit qershor, e cila reflektonte një normë interesi preferenciale të aplikuar nga një bankë për një subjekt të caktuar. Gjithsesi, norma mesatare për investime për muajin qershor e pastruar nga kjo bankë (5.5%), rezulton pranë mesatares së tremujorit (5.2%).

  • Banka e Shqipërisë 11

    Normat e interesit për kreditë në euro të bizneseve janë ulur këtë tremujor, duke reflektuar ecurinë e interesave, si për likuiditet ashtu edhe për investime. Gjithsesi, interesat në euro për bizneset për nevoja likuiditeti gjenden lehtas më lart se mesatarja e tyre në vitin 2018. Interesi mesatar i kredisë për bizneset në euro këtë tremujor rezultoi 4.0%, nga 4.7% në tremujorin e mëparshëm dhe 4.2% gjatë vitit të kaluar. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, interesat e kredisë overdraft, ndonëse janë ulur në krahasim me tremujorin e mëparshëm, rezultojnë me një prirje të lehtë rritëse nga viti 2018. Ndryshe nga overdraft-i, interesat e kredisë për kapital qarkullues dhe investime kanë shënuar ulje, si nga tremujori i kaluar ashtu edhe nga një vit më parë.

    Për tremujorin e dytë të vitit, bankat tregtare raportuan kushte dhe terma kreditimi joçmim disi më të shtrënguara për kreditë e reja akorduar bizneseve. Balanca e përgjithshme e kushteve joçmim për kreditimin ndaj bizneseve, në këtë tremujor, u vlerësua nën vlerën mesatare të pesë viteve të fundit. Megjithatë, pavarësisht prirjes përmirësuese afatgjatë të këtij treguesi, ai mbetet lehtësisht në kahun shtrëngues, çka nënkupton shtrëngim të lehtë të kushteve dhe të termave të kreditimit nëpërmjet instrumenteve joçmimpërcaktues të kredisë për bizneset.

    Gra�k 6. Kushtet dhe termat e kreditimit për bizneset, të përcaktuara nga faktorët joçmim

    Burimi: Banka e Shqipërisë.*: Vlerat përfaqësojnë balanca mes përgjigjeve pozitive e negative, sipas pyetësorit drejtuar bankave

    mbi aktivitetin kreditues në vend, i cili është rishikuar në T2 2018, duke sjellë edhe faktorë të rinj, pjesë përbërëse të kushteve joçmim. Në kushtet joçmim përfshihen: komisionet; madhësia e kredisë; maturiteti

    maksimal i kredisë; kërkesa për kolateral në raport me kredinë e marrë; si edhe kushtëzimet që lindin nga marrëveshja e kredisë.

    -20.0

    -15.0

    -10.0

    -5.0

    0.0

    5.0

    10.0

    15.0

    2012 T12012 T32013 T12013 T32014 T12014 T32015 T12015 T32016 T12016 T32017 T12017 T32018 T12018 T32019 T1

    Mesatare tremujoriMes_T1 '10-T1 '14Mes_T2 '14-T2 '19

    -3.5-3

    -2.5-2

    -1.5-1

    -0.50

    0.51

    Komisione Madhësia e kredisë

    Kërkesa për kolateral

    Kushtëzime* Maturiteti i kredisë

    T2 '19 Mes_T2 '18-T2 '19

    Balanca neto afatgjatë për totalin Balanca neto afatshkurtër për faktorët

    Shtrëngimi i lehtë i kushteve dhe termave të kreditimit nga faktorët joçmim në këtë tremujor, siç paraqitet nga Grafiku 6 djathtas, u shprehën nëpërmjet reduktimit të madhësisë së kredisë për bizneset, si edhe nga kushtëzimet më të larta të përcaktuara në marrëveshjet e kredisë. Të dyja balancat e faktorëve që kanë sjellë shtrëngimin e lehtë të kushteve të kreditimit për bizneset kanë regjistruar vlera më të larta negative se mesataret përkatëse përgjatë vitit më të fundit. Faktorët e tjerë që përcaktojnë kushtet joçmim për bizneset, komisionet, kërkesa për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe maturiteti i kredisë, u vlerësuan të pandryshuar nga një tremujor më parë.

  • 12 Banka e Shqipërisë

    2. KREDIA PËR INDIVIDË5

    Kredia për individë ka ruajtur norma të ngjashme rritjeje me një tremujor më parë.

    Kredia për individë ndaj PBB-së vlerësohet në rreth 12.2%, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit. Ky raport është luhatur në të njëjtat nivele në tre vitet e fundit, duke konfirmuar ecuri relativisht të qëndrueshme të këtij portofoli në raport me rritjen e aktivitetit ekonomik në vend. Zgjerimi i kredisë për individë mbështetet gjerësisht nga ecuria pozitive e kredisë hipotekare, e cila ka përshpejtuar normat e rritjes, veçanërisht në dy vitet e fundit. Ky përmirësim rezulton në linjë me rigjallërimin e aktivitetit të tregut të banesave dhe përmirësimet në tregun e punës, gjatë kësaj periudhe. Nga ana e ofertës, ai reflekton lehtësimin e vazhdueshëm të kushteve të kreditimit për këtë segment nga sistemi bankar.

    Gra�k 7. Kredia për individë në raport me PBB-në; standardet dhe kërkesa për kredi e individëve

    Burimi: Banka e Shqipërisë.

    0%

    5%

    10%

    15%

    20%

    2010T42011T22011T42012T22012T42013T22013T42014T22014T42015T22015T42016T22016T42017T22017T42018T22018T42019T2

    Kredi konsumatore/PBBKredi hipotekare/PBB

    Kredi për individë/ PBB

    -30

    -20

    -10

    0

    10

    20

    30

    40

    50

    T4 '10T2 '11T4 '11T2 '12T4 '12T2 '13T4 '13T2 '14T4 '14T2 '15T4 '15T2 '16T4 '16T2 '17T4 '17T2 '18T4 '18T2 '19

    Standardet e kredisëKërkesa për kredi

    në raport me PBB-në (në %)standardet dhe kërkesa për kredi e individëve, balanca neto (pp)

    Në terma më afatshkurtër, kredia për individë ka shënuar norma të ngjashme rritjeje me tremujorin e parë, duke ndjekur përgjithësisht një trajektore ngadalësuese që prej një viti. Në tremujorin e dytë të vitit, kredia për individë shënoi rritje vjetore me rreth 6.4%, krahasuar me normën prej 6.7% në tremujorin e kaluar. Ndryshimet tremujore të tepricës së kredisë tregojnë për kontribut më të lartë të kredisë konsumatore në këtë tremujor, e cila është shfaqur e plogësht në tre tremujorët paraardhës. Megjithatë, ngadalësimi i saj në terma vjetorë reflekton efektin e bazës së lartë krahasuese në tremujorin e një viti më parë. Ndërkohë, portofoli i kredisë hipotekare ka vijuar të zgjerohet me ritme të qëndrueshme, duke dominuar rritjen e kredisë totale për individë. Kredia konsumatore dhe kredia hipotekare përbëjnë rreth 10% dhe 24% përkatësisht të tepricës së kredisë për sektorin privat6 në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit. Ecuria në terma të monedhës konfirmon orientimin e kredisë për individë drejt monedhës vendase. Ky portofol përbën rreth 64% të tepricës së

    5 Të dhënat e kredisë për biznese janë të rregulluara për kreditë e nxjerra nga bilanci dhe nga luhatjet e kursit të këmbimit.

    6 Këto portofole përbëjnë përkatësisht rreth 31% dhe 69% të tepricës totale të kredisë për individë.

  • Banka e Shqipërisë 13

    kredisë për individë në fund të muajit qershor, duke shënuar një rritje të kësaj peshe me rreth 2.4 pikë përqindje nga një vit më parë.

    Kredia për individë është e përqendruar në Qarkun e Tiranës.

    Analiza sipas shpërndarjes gjeografike tregon për përqendrim të kredisë për individë në Qarkun e Tiranës, rreth 60% e saj. Në terma të portofolëve, kjo sjellje është më e dukshme në segmentin e kredisë hipotekare (rreth 67.4%), e cila reflekton dhe përqendrimin më të madh të kërkesës për blerje banesash në këtë qark, por edhe zhvillimin më të shpejtë urban dhe demografik të kësaj zone. Nga ana tjetër, shpërndarja gjeografike e kredisë konsumatore rezulton më e njëtrajtshme, ku vetëm 46.3% e kredisë për këtë segment është e përqendruar në Rrethin e Tiranës. Zgjerimi i portofolit të kredisë konsumatore në vitet e fundit reflekton, ndër të tjera, përmirësimin në tregun e punës dhe marrëdhëniet me bankat, e rrjedhimisht lehtësimin e aksesit të individëve në sistemin bankar.

    Gra�k 8. Ecuria e kredisë për individë

    Burimi: Banka e Shqipërisë.

    60.4%

    7.6%

    3.0%

    3.3%

    2.2%

    3.5%

    3.3%

    1.7%

    15.2%

    Shpërndarja gjeogra�ke në % ndaj totalit të kredisë për individë

    Tiranë DurrësElbasan ShkodërKorçë VlorëFier LezhëTë tjera

    -4.0-3.0-2.0-1.00.01.02.03.04.05.06.0

    2012M06

    2012M12

    2013M06

    2013M12

    2014M06

    2014M12

    2015M06

    2015M12

    2016M06

    2016M12

    2017M06

    2017M12

    2018M06

    2018M12

    2019M06

    (ndryshime tremujore, mld lekë)

    Kredi konsumatoreKredi për blerje banesa

    Normat e interesit e kredisë për individë kanë mbetur të pandryshuar në tremujorin e dytë 2019. Kushtet e tjera të kreditimit vijojnë të mbeten në kahun lehtësues

    Normat e interesit për kreditë në lekë për individë, në tremujorin e dytë, nuk kanë ndryshuar nga tremujori i kaluar. Interesi mesatar për kreditë për individë në këtë tremujor rezultoi 6.6%, i njëjtë me tremujorin paraardhës. Ndërkohë, interesat e aplikuara për kreditë e individëve rezultojnë më të ulëta se gjysma e dytë dhe mesatarja e vitit të kaluar, duke konfirmuar kështu prirjen e lehtë rënëse të interesave për këtë segment në këtë periudhë. Sipas qëllimit të përdorimit, në këtë tremujor vijoi ulja marzhinale e normave të interesit për kreditë konsumatorë, ndërsa interesat për kreditë hipotekare regjistruan një rritje të lehtë. Siç pritej, nga analiza e interesave sipas madhësisë së institucioneve bankare konfirmohet se grupi i bankave të mëdha aplikon prime mesatarisht më të ulëta se grupi i bankave të vogla për të dyja kategoritë e kredive për

  • 14 Banka e Shqipërisë

    individë. Gjithsesi, interesat e bankave të vogla për kredi hipotekare në këto tre muajt e fundit, kanë shfaqur ecuri rënëse, duke iu afruar atyre të bankave të mëdha.

    Gra�k 9. Ecuria e normave të interesit për kreditë për individët

    Burimi: Banka e Shqipërisë.

    0.0

    2.5

    5.0

    7.5

    10.0

    12.5

    15.0

    01/14

    02/15

    03/16

    04/17

    05/18

    06/19

    % lek, mesatare rrëshqitëse 6-mujore individë

    totali individëkonsumatorehipotekare

    2.0

    3.0

    4.0

    5.0

    6.0

    7.0

    8.0

    01/14

    02/15

    03/16

    04/17

    05/18

    06/19

    % euro, mesatare rrëshqitëse 6-mujore individë

    totali individëkonsumatorehipotekare

    Norma mesatare e kredive në euro për individë është rritur këtë tremujor, duke rezultuar 4.1%, nga 3.7 % në tremujorin e kaluar. Interesat e kredisë në euro në këto tre muaj ndodhen mbi nivelet edhe të vitit të kaluar. Sipas qëllimit të përdorimit, interesat janë rritur veçanërisht tek kreditë për financimin e blerjes së dy kategorive të mallrave të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm, ndërkohë që interesat për overdraft kanë qëndruar afërsisht në të njëjtat nivele. Interesat e kredisë hipotekare iu rikthyen rritjes përsëri këtë tremujor, pas një periudhe të pandryshuar. Niveli i interesave për këtë kategori qëndron gjithsesi mbi vlerën mesatare të vitit 2018, duke evidentuar një prirje rritëse të interesave të aplikuara nga bankat në financimin e blerjes së shtëpisë në euro. Ashtu si tek kredia në lekë, edhe në këtë segment, grupi i bankave më të mëdha ofron mesatarisht interesa më të ulëta se grupimi i bankave të tjera.

    Gra�k 10. Interesat e kredisë hipotekare (në %)

    Burimi: Banka e Shqipërisë dhe llogaritje të sta�t.

    -

    1.00

    2.00

    3.00

    4.00

    5.00

    6.00

    01/17

    03/17

    05/17

    08/17

    10/17

    01/18

    03/18

    06/18

    08/18

    10/18

    01/19

    03/19

    06/19

    banka të mëdhabanka të vogla

    tot hipotekare

    -

    1.00

    2.00

    3.00

    4.00

    5.00

    04/17

    06/17

    08/17

    11/17

    01/18

    03/18

    06/18

    08/18

    10/18

    01/19

    03/19

    06/19

    banka të medhabanka të vogla

    tot hipotekare

    Sipas madhësisë së bankave në lek Sipas madhësisë së bankave në Euro

  • Banka e Shqipërisë 15

    Gjithsesi, duhet përmendur se konfirmohet prirja rënëse e interesave të aplikuara nga bankat e vogla, gjatë këtij tremujori.

    Kushtet dhe termat e kreditimit të spektrit joçmim për individët u perceptuan në përmirësim për tremujorin e dytë të vitit 2019. Në këtë tremujor, balanca e përgjithshme iu afrua nivelit mesatar të vlerësuar për periudhën 2014-2019. Në një prizëm më afatgjatë, faktorët që përcaktojnë kushtet dhe termat e kreditimit për individët, por që nuk formojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimin e kredisë, janë në përmirësim të lehtë.

    Bankat për tremujorin e dytë të vitit raportuan si nxitës të përmirësimit të kushteve dhe termave joçmim për kreditë dhënë individëve: kërkesat më të ulëta për kolateral në raport me kredinë e marrë; shtimin e madhësisë së kredisë për individët; si edhe zgjatjen e maturitetit të kredisë. Balancat e dy faktorëve të fundit në tremujorin e dytë ishin më të larta se mesataret përkatëse në harkun kohor të një viti. Faktorët e tjerë që përfshihen po ashtu në balancën e përgjithshme të kushteve joçmim – kushtëzimet nga marrëveshja e kredisë, si edhe komisionet - mbetën të pandryshuar nga tremujori i mëparshëm.

    Gra�k 11. Kushtet dhe termat joçmim e kreditimit për individët

    Burimi: Banka e Shqipërisë.*: Vlerat përfaqësojnë balanca mes përgjigjeve pozitive e negative, sipas pyetësorit drejtuar bankave mbi aktivitetin

    kreditues në vend, i cili është rishikuar në T2 2018, duke sjellë edhe faktorë të rinj, pjesë përbërëse të kushteve joçmim. Në kushtet joçmim përfshihen komisionet, madhësia e kredisë, maturiteti maksimal i kredisë, kërkesa për kolateral në

    raport me kredinë e marrë, si edhe kushtëzimet që lindin nga marrëveshja e kredisë.

    -15.0

    -10.0

    -5.0

    0.0

    5.0

    10.0

    15.0

    2012 T2

    2012 T4

    2013 T2

    2013 T4

    2014 T2

    2014 T4

    2015 T2

    2015 T4

    2016 T2

    2016 T4

    2017 T2

    2017 T4

    2018 T2

    2018 T4

    2019 T2

    Mesatare tremujoriMes_T1 '10-T1 '14Mes_T2 '14-T2 '19

    0

    1

    2

    3

    4

    5

    6

    Komisione Madhësia e kredisë

    Kërkesapër

    kolateral

    Kushtëzimet* Maturiteti i kredisë

    T2 '19Mes_T2 '18-T2 '19

    Balanca neto afatëgjatë për totalin Balanca neto afatëshkurtër për faktorët

    3. TENDENCAT E KREDITIMIT NË VENDET E RAJONIT

    Vendet e rajonit të EQJL7-së kanë vijuar të shënojnë norma të moderuara kreditimi.

    Financimi i sektorit privat me kredi nga sistemi bankar në vendet e rajonit të EQJL-së mbetet ende në nivele të moderuara. E parë në një këndvështrim afatgjatë, norma mesatare vjetore e rritjes së kredisë në këtë rajon është luhatur rreth vlerës 4% në tre vitet e fundit. Përgjithësisht, kjo rritje është udhëhequr nga normat më të shpejta të kreditimit në rajonin e Evropës Qendrore. Kjo rritje 7 Vendet e EQJL-së të përfshira në analizë janë Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Hungaria,

    Republika Çeke, Polonia, Serbia, Maqedonia e Veriut.

  • 16 Banka e Shqipërisë

    mbështetet gjerësisht nga segmenti i individëve. Kërkesa e lartë për kreditim dhe kushtet e kreditimit vazhdimisht në përmirësim në këtë segment kanë ndikuar pozitivisht këto zhvillime.

    Në periudhën prill-maj 2019, portofoli i kredisë për sektorin privat regjistroi rritje me 4.1%, nga 5.3% në tremujorin e parë të vitit. Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues në vendet e rajonit të EQJL-së8, bankat dhe degët e bankave të huaja në këtë rajon vijojnë të raportojnë kërkesë të shtuar për kredi nga sektori bankar. Nga ana tjetër, oferta bankare raportohet e shtrënguar, duke thelluar hendekun midis kërkesës dhe ofertës. Rreth 40% e grupeve të huaja bankare në rajon raportojnë të kenë ndjekur procese ristrukturuese gjatë periudhës 2013-2018, duke shitur aktivitete dhe/ose degë të tyre në vendet e rajonit.Ecuria e kredisë sipas agjentëve ekonomikë vë në pah ngadalësimin në rritjen e kredisë për sektorin privat, e manifestuar si në ngadalësimin e portofolit të kredisë për biznese, ashtu edhe të kredisë për individë. Teprica e kredisë për biznese u zgjerua me 3.4% mesatarisht në terma vjetorë, rreth 1.4 pikë përqindje më e ulët krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Kjo sjellje shfaqet thuajse e njëtrajtshme, si në rajonin e Ballkanit, ashtu edhe në rajonin e Evropës Qendrore. Kredia për biznese në vend ka përshpejtuar normat e rritjes. E parë në një këndvështrim afatgjatë, kredia për biznese, si në vend ashtu edhe në rajon, rezulton relativisht e paqëndrueshme në kohë. Rikuperimi i normave të ulëta – apo negative në vendet e Ballkanit – të këtij portofoli në pesë vitet e fundit është shoqëruar me luhatje të mëdha, përtej cikleve të zakonshme të biznesit, veçanërisht në rajonin e Ballkanit.

    8 Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues në vendet e rajonit të EQJL-së mund të gjendet në adresën e mëposhtme: https://www.eib.org/en/infocentre/publications/all/cesee-bls-2019-h1.htm.

    Gra�k 12. Ecuria e kredisë për sektorin privat dhe raporti i ndërmjetësimit* në vendet e rajonit të EQJL-së

    Burimi: Bankat qendrore të vendeve përkatëse; llogaritje të autorëve.*Raporti i ndërmjetësimit është llogaritur si raport i kredisë së ndërmjetësuar për sektorin privat ndaj totalit të depozitave.

    0.4

    0.6

    0.8

    1.0

    1.2

    2011M06

    2011M12

    2012M6

    2012M12

    2013M6

    2013M12

    2014M6

    2014M12

    2015M6

    2015M12

    2016M6

    2016M12

    2017M6

    2017M12

    2018M6

    2018M12

    Kredi/ Depozita

    Shqipëri Serbia Maqedoni e VeriutKroaci Bullgari RumaniPoloni Hungari Rep. Çeke

    -6%

    -2%

    2%

    6%

    10%

    2014M5

    2015M5

    2016M5

    2017M5

    2018M5

    05/2019

    ShqipëriBallkan

    Evropë Qendrore

    KSP (Rritje vjetore reale)

  • Banka e Shqipërisë 17

    Gra�k 13. Kredia në vendet e rajonit sipas agjentëve ekonomikë

    Burimi: Bankat qendrore të vendeve përkatëse; llogaritje të autorëve.

    -10%

    -8%

    -6%

    -4%

    -2%

    0%

    2%

    4%

    6%

    8%

    2014M5

    2015M5

    2016M5

    2017M5

    2018M5

    05/2019

    Kredi për biznese (Ndryshime vjetore reale, %)

    -6%

    -4%

    -2%

    0%

    2%

    4%

    6%

    8%

    10%

    2014M5

    2015M5

    2016M5

    2017M5

    2018M5

    05/2019

    ShqipëriBallkanEvropë Qendrore

    ShqipëriBallkanEvropë Qendrore

    Kredi për individë (Ndryshime vjetore reale, %)

    Ngadalësimi i normave të kreditimit në terma vjetorë ka rezultuar i dukshëm edhe në portofolin e kredisë për individë. Kështu, në periudhën prill-maj, kredia për individë shënoi një normë vjetore rritjeje me 4.6% mesatarisht, krahasuar me normën prej 5.6% në tremujorin e parë të vitit. Megjithatë, portofoli i kredisë për individë shfaq ecuri relativisht më të qëndrueshme në kohë krahasuar me kredinë për biznese. Edhe në terma të shpërndarjes gjeografike, normat vjetore të kredisë për individë rezultojnë më të njëtrajtshme. Portofoli i kredisë për individë dominon kredinë për sektorin privat në rajonin e EQJL-së, me përjashtim të Shqipërisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.