teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

140
Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë Përsosmëria e mësimdhënies së gjuhëve të huaja diktohet nga ndryshimet rrënjësore të zhvillimit shoqëror, si edhe nga zhvillimi i fushave të tjera të veprimtarisë njerëzore. Këto zhvillime kanë ndikuar në përparimin e semantikës leksikore në përgjithësi dhe në thellimin dhe zgjerimin e studimeve për antoniminë në veçanti. Bazuar në tezat e Kantit rreth ligjeve të të menduarit, Paul Roubiczek ka shkruar gjerë e gjatë për realitetin objektiv dhe subjektiv 1 , për vlerat, për rëndësinë e shprehjes së ndjenjave dhe të kufizimeve të shkencës dhe të filozofisë. Njeriu duhet të mendojë qartë dhe të përdorë mirë përvojat e tij, të cilat thonë më shumë sesa vetëm arsyeja. Gjuha është e vullnetshme dhe si e tillë është nën kontrollin tonë. Ne dimë pak se si fjalët paraqiten në mendjen tonë. Pikërisht, ky problem ka shqetësuar filozofë dhe gjuhëtarë si Kanti dhe Jesperseni. Ka shumë teori rreth kuptimit të fjalës. Disa i referohen kuptimit të fjalës si referencë, si formë llogjike, si kontekst dhe përdorim, si kulturë dhe si strukturë kuptimore. Të tjerë mendojnë se fjalët shprehin kuptime dhe se një kuptim mund të 1 Paul Roubiczek Thinking in opposites, 1957, f.2

Upload: erlet-shaqe

Post on 02-Apr-2015

1.058 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Përsosmëria e mësimdhënies së gjuhëve të huaja diktohet nga ndryshimet rrënjësore të zhvillimit shoqëror, si edhe nga zhvillimi i fushave të tjera të veprimtarisë njerëzore. Këto zhvillime kanë ndikuar në përparimin e semantikës leksikore në përgjithësi dhe në thellimin dhe zgjerimin e studimeve për antoniminë në veçanti. Bazuar në tezat e Kantit rreth ligjeve të të menduarit, Paul Roubiczek ka shkruar gjerë e gjatë për realitetin objektiv dhe subjektiv , për vlerat, për rëndësinë e shprehjes së ndjenjave dhe të kufizimeve të shkencës dhe të filozofisë. Njeriu duhet të mendojë qartë dhe të përdorë mirë përvojat e tij, të cilat thonë më shumë sesa vetëm arsyeja. Gjuha është e vullnetshme dhe si e tillë është nën kontrollin tonë.

TRANSCRIPT

Page 1: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Përsosmëria e mësimdhënies së gjuhëve të huaja diktohet nga ndryshimet rrënjësore të zhvillimit shoqëror, si edhe nga zhvillimi i fushave të tjera të veprimtarisë njerëzore. Këto zhvillime kanë ndikuar në përparimin e semantikës leksikore në përgjithësi dhe në thellimin dhe zgjerimin e studimeve për antoniminë në veçanti.

Bazuar në tezat e Kantit rreth ligjeve të të menduarit, Paul Roubiczek ka shkruar gjerë e gjatë për realitetin objektiv dhe subjektiv1, për vlerat, për rëndësinë e shprehjes së ndjenjave dhe të kufizimeve të shkencës dhe të filozofisë. Njeriu duhet të mendojë qartë dhe të përdorë mirë përvojat e tij, të cilat thonë më shumë sesa vetëm arsyeja. Gjuha është e vullnetshme dhe si e tillë është nën kontrollin tonë.

Ne dimë pak se si fjalët paraqiten në mendjen tonë. Pikërisht, ky problem ka shqetësuar filozofë dhe gjuhëtarë si Kanti dhe Jesperseni. Ka shumë teori rreth kuptimit të fjalës. Disa i referohen kuptimit të fjalës si referencë, si formë llogjike, si kontekst dhe përdorim, si kulturë dhe si strukturë kuptimore. Të tjerë mendojnë se fjalët shprehin kuptime dhe se një kuptim mund të përfaqësohet nga përbërësit e një grupi sinonimik ose antonimik.

Antonimia argumentohet si lidhja semantike tipike leksikore. Të gjithë pranojnë se ajo ekziston dhe se është e dukshme në të gjitha gjuhët natyrore. Antonimia është shprehje e kundërvënies ndërmjet koncepteve, aq sa është lidhje ndërmjet fjalëve me kuptim të kundërt. Duke qenë shembull kaq i mirë lidhjeje leksikore-semantike, antonimia ka qenë në qendër të shumë debateve nëse lidhjet semantike janë të vendosura, të ruajtura apo të prejardhura.

Si të gjitha lidhjet e tjera leksiko-semantike si p.sh. sinonimia, polisemia apo hiponimia, edhe antonimia është trajtuar prej kohësh nga filozofët, psikologët, antropologët, gjuhëtarët, dhe leksikografët. Këto lidhje leksiko-semantike kanë një gjë të përbashkët: Të gjitha kanë një cilësi të vetme, dimensionin semantik që haset në të gjitha gjuhët dhe që mësohen shumë më lehtë nëpërmjet shembujve se sa nëpërmjet shpjegimeve teorike.

Kështu, p.sh., nëse duam t’u mësojmë nxënësve se ç’do të thotë fjala “antonim”, rruga më e thjeshtë dhe më e kuptueshme është të paraqesim disa shembuj me çifte

1 Paul Roubiczek Thinking in opposites, 1957, f.2

Page 2: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

antonimike në gjuhën angleze apo në gjuhën shqipe, si p.sh., hot/cold, wet/dry, old/new, active/passive, good/bad, clean/dirty; i nxehtë/i ftohtë, i mirë/ i keq, i ri/ i vjetër, i thatë/ i njomë, lart/poshtë e të tjerë shembuj si këto.

Çiftet antonimike mund të jenë me përkatësi leksiko-gramatikore të ndryshme, nuk janë vetëm mbiemra, por edhe emra, folje, ndajfolje, përemra e parafjalë, pjesëza, pasthirma, si p.sh, male/female, true/false, friend/enemy, front/back, beginning/end, love/hate, pass/fail, quickly/slowly, in/out, up/down, i bardhë/i zi, vajzë/djalë, para/mbrapa, lart/poshtë, shkoj/vi, ah, uh, aha, hm, po, jo, etj.

Antonimia ka disa karakteristika që e dallon atë nga lidhjet e tjera leksiko-semantike.Së pari, siç e ka theksuar edhe Kruzi “nga të gjitha lidhjet e kuptimit që

semanticienët paraqesin, lidhjet e kundërtisë janë më të kapshme nga njerëzit”.2

Së dyti, Të gjitha gjuhët natyrore karakterizohen nga procese morfologjike, të cilat japin shumë forma të shprehjes njerëzore, midis të tjerave edhe antoniminë, si në gjuhën e folur dhe në atë të shkruar. Në lidhje me këtë çështje Llajënsi3 thotë se në shumë gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën angleze, ‘të kundërtat’ më të përdorura i përkasin të njejtës pjesë së ligjeratës si p.sh., good:bad; high:low; beautiful:ugly; big:small; old:young etc.Këto çifte janë të panumërta në fjalorët gjuhësorë, krahasuar me çiftet që formohen morfologjikisht me anë të parashtesave apo prapashtesave, si p.sh. married/unmarried, friendly/unfriendly, formal/informal, legitimate/ilegitimate, etj. Përveç parashtesave un-, in-, gjuha angleze ka edhe parashtesat dis-, (like/dislike, honest/dishonest) de- (colonize/decolonize, emphasise/deemphasise) si edhe prapashtesën less- dhe ful-, të cilat ndonjëherë sëbashku formojnë antonime, si p.sh., harmless/harmful etj. Së treti, duket se ka diçka misterioze në thelb të fjalës ‘antonim’, mbasi të kundërtat duken krejt të ndryshme dhe në pamje të parë tepër larg njëra me tjetrën, por që në fakt kanë një gjë të përbashkët që i dallon nga lidhjet e tjera leksiko-semantike.

Kruzi, në librin e tij Lexical Semantics, misterin e antonimisë e cilëson magjepsje unike, e cila mund të duket paradoksale, mbasi të kundërtat njëherazi afrohen dhe largohen, dhe kjo ndodh për shkak të dimensionit semantik që ato kanë p.sh., dimensioni i temperaturës në rastin e fjalëve hot dhe cold, të cilat zënë pole të kundërta në këtë dimension.Së katërti, Dukuri tjetër interesante rreth antonimisë është se nxënësit që mësojnë gjuhën angleze, gjë që shërben pothuajse për të gjitha gjuhët natyrore, mendojnë se duhet të ketë çifte antonimesh të afta për të cilësuar lloje të caktuara konceptesh.

Miller-i dhe Fellbaum-i4 gjatë testimeve kanë vënë re se nxënësit gjatë mësimit të një gjuhe të huaj, kur u jepet një përbërës i çiftit antonimik këmbëngulin të mësojnë përbërësin tjetër.

Përsa i përket kësaj çështjeje Kagan-i5 thekson se kur fëmijët krijojnë kategori fjalësh gjatë të folurit ata janë të prirur të shpikin korresponduesin e tyre. Sapo ata mësojnë përdorimin e fjalës up ata mësojnë edhe kuptimin e fjalës down; high/low; good/bad etj. Kagani është i mendimit se fëmijët nuk duhet të lodhen mendërisht se këto fjalë janë me kuptim të kundërtë, por ata duhet të orientohen që t’i gjejnë ato vetë. Kjo metodë përdoret

2 D.A. Cruse “Lexical Semantics” 1986 p.197 3 J. Lyons ‘Semantics’ 1977 p. 2754 Miller, G. A., dhe C.Fellbaum ‘Lexical and conceptual semantics’ 1991 p. 197-2295 Kagan, J. ‘The nature of the child’ 1984 p. 187

Page 3: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

edhe për lidhjet e tjera leksiko-semantike, por tek antonimia ajo është më e fortë dhe më e ndjeshme. Edhe të rriturit e ndjejnë nevojën e përdorimit të antonimisë si në gjuhën e folur edhe në atë të shkruar kryesisht për të treguar standardin e tyre gjuhësor dhe njohuritë e tyre për gjuhën. Egan-i6, për këtë çështje, vë në dukje:“Është mirë dhe ndihemi mirë kur dimë të përdorim në mënyrë të saktë të kundërtën e kuptimit të një fjale, jo për faktin se ajo na jep një rrokje të kuptimit të fjalës të cilës i kundërvihet, por anasjelltas, të vetë fjalës”.

Antropologët Kasagrande dhe Heil7 kanë theksuar se antonimia është një nga lidhjet semantike që përdoret gjerësisht edhe në përkufizimet e folklorit, pra, një gjë apo cilësi që shpesh mund të përkufizohet në sajë të asaj që ajo nuk është. Kështu, p.sh. fjala big mund të përkufizohet si ‘not small’. Folësit autoktonë të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe, si dhe të gjithë folësit e gjuhëve natyrore kanë intuitë të fortë për të gjetur se cilat çifte fjalësh përbëjnë shembuj të mirë antonimesh. Të gjithë janë të mendimit se cold është e kundërta e hot, apo down e kundërta e up; në gjuhën shqipe mund të marrim si shembuj çiftet: lart/poshtë; ftohtë/nxehtë etj. Kjo intuitë quhet ‘fenomeni i tingëllimit’, d.m.th, kur fëmijët ndeshen me gjuhën që në lindjen e tyre.

Kjo ndodh kryesisht në antonimet prototipe, por edhe tek ato më pak prototipe, si p.sh. disa folës të gjuhës angleze mendojnë se fjalët vigerous dhe feeble (vital / i dobët), loud / faint (me zë të lart/me zë të mbytur) janë antonime.

Disa çështje në lidhje me antoniminë si: 1. Çfarë i bën dy fjalë që të jenë antonime? Cilat janë dimensionet e fushës semantike

që i bën fjalët të jenë antonime? 2. Pse disa fjalë kanë antonime, ndërsa të tjera nuk kanë?3. Pse disa fjalë kanë më shumë se një antonim?( good/bad dhe good/evil, happy/sad,

happy/unhappy).

Teoritë rreth antonimisë

1. Fjalët dhe kuptimet e tyre.

Ne dimë pak se si fjalët paraqiten në mendjen tonë. Pikërisht, ky problem ka shqetësuar filozofë dhe gjuhëtarë si Kanti dhe Jesperseni.

Ka shumë teori rreth kuptimit të fjalës. Frolei jep shpjegimin e mëposhtëm kur i referohet kuptimit të fjalës: kuptim si referencë, kuptim si formë llogjike, kuptim si kontekst dhe përdorim, kuptim si kulturë, dhe kuptim si strukturë kuptimore8. Të gjitha këto shpjegime janë përpjekje të arrira në përcaktimin e kuptimit të fjalës. Fellbaumi në veprën e tij ‘Co-occurrence and antonymy’ thotë se fjalët shprehin kuptime dhe se një kuptim mund të përfaqësohet nga përbërësit e një grupi sinonimik ose antonimik9. Milleri thekson se

6 Egan 1968, 28a7 Casagrande, J. B., dhe K. L. Hale ‘ Semantic Relations in Papago folk definitions’ 1967 p. 165-1968 Frawley, W. Linguistic Semantics 19929 Fellbaum, C. Co-occurrence and antonymy; International journal of Lexicography 1998:8

Page 4: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

përbërësit e një grupi sinonimik apo antonimik e shprehin kuptimin në mënyra të ndryshme d.m.th. një fjalë e dhënë mund të shpreh disa kuptime10.

Disiplinat që merren me studimin e kuptimit të fjalëve janë: së pari gjuhësia, por edhe psikologjia, filozofia, dhe gjuhësia. Këndvështrimi i tyre është i ndryshëm, por secila prej tyre merr dhe kontribuon në këto disiplina duke patur një lidhje të ndërsjelltë.

Lidhja që ekziston ndërmjet këtyre disiplinave na jep mundësinë të kuptojmë më mirë edhe lidhjen që ekziston ndërmjet kuptimit të fjalëve.

Psikologët janë më shumë të interesuar se si qeniet njerëzore mësojnë, ruajnë njohuritë e marra, sjellin nëpër mend apo harrojnë informacione të veçanta; si ata klasifikojnë apo marrin vendime dhe zgjidhin probleme të ndryshme. Pra, me fjalë të tjera si i gjejnë kuptimet dhe si i përdorin ato.

Filozofët që merren me studimin e gjuhës, nga ana e tyre, studiojnë se si ne e dimë se një fakt apo çështje gjuhësore që ne dimë, është e vërtetë dhe se si ajo lidhet me faktet e tjera gjuhësore.

Gjuhëtarët e studiojnë gjuhën si sistem shenjash që përdoren për komunikim nërmjet njerëzve, pra si mjetin themelor të shkëmbimit të mesazheve. Ata merren kryesisht me studimin e kuptimit të fjalëve, pra me semantikën, e cila studion se si gjuhët organizohen dhe shprehin kuptimet e tyre.

Gjuhëtarët, gjithashtu, merren edhe me studimin e mënyrës se si njerëzit duhet të komunikojnë në situata të ndryshme për të shprehur sa më qartë ndjenjat dhe mendimet e tyre.

1.1. Natyra e gjuhësTë gjitha kafshët kanë mënyrën e tyre të komunikimit, por vetëm qeniet njerëzore

kanë një gjuhë që u jep atyre mundësinë të prodhojnë dhe të kuptojnë çdo mesazh dhe të veprojnë në këtë mënyrë pa ndihmën e ndonjë ngacmuesi nga jashtë. Gjuha që njerëzit përdorin, ndryshon nga gjuha e përdorur nga kafshët. Së pari, kafshët mund të komunikojnë vetëm në përgjigje të një nxitësi të caktuar. Asnjë lloj kafshe nuk është e aftë të tregojë rreth përvojave të saj apo të rrëfejnë planet e saj të afërta dhe të largëta. Ndërsa gjuha që përdorin njerëzit është e pakushtëzuar nga ndonjë nxitës. Gjuha njerëzore11 është krijuese dhe në zhvillim: ne gjithmonë prodhojmë ligjërata, të cilat janë të kuptueshme ndërmjet bashkëbiseduesve.

Gjatë gjithë historisë njerëzore, mendimtarë të ndryshëm kanë tentuar të përshkruajnë dhe të shpjegojnë se gjuha lidhet vetëm me botën, me ngjarje të ndryshme që ndodhin në të, si dhe me objektet që ne shohim, prekim e ndjejmë me anë të shqisave tona. Ёshtë fakt se mendja njerëzore e ka të zhvilluar shumë imagjinatën dhe kupton lehtë atë që nuk egziston. Askush nuk mund të shpjegojë se si njerëzit kanë aftësinë të veçojnë elemente nga shqisat e tyre duke i bashkuar sëbashku në mënyrë të tillë që ato të jenë pjesërisht të njohura apo pjesërisht të panjohura. P.sh., shkrimtarët shkruajnë tregime rreth njerëzve imagjinarë duke bërë gjëra imagjinare, ose ndonjëherë kur ne kënaqemi me ndonjë budallallëk dhe pastaj i vemë një emër për gjërat që egzistojnë ose jo.

Gjuha realizohet edhe në sajë të një tipari tjetër, i cili bën të qartë dallimin ndërmjet komunikimit njerzor dhe atë të kafshëve. Fjalët dhe fjalitë e përdorura nga njerëzit përbëhen

10 Miller, G. Lexical & Conceptual semantics, 199211 Hockett, Charles F. A course in modern linguistics 1957

Page 5: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

nga togfjalësha që këmbehen në dy forma:12 1) një fjali përbëhet nga fjalë të lidhura në një mënyrë të caktuar (ndonjëherë mund të jetë e përbërë vetëm nga një fjalë ose disa fjalë) dhe 2) një fjalë përbëhet nga tinguj ose fonema të vendosura në një mënyrë të caktuar. Fonemat të marra veç e veç janë të pakuptimta, por kur hyjnë në kombinime gjuhësore ato japin një numër të madh fjalësh të kuptimta.

Si përfundim, themi se qeniet njerëzore kanë gjuhë (pavarësisht nga shkalla e zhvillimit të tyre) d.m.th fëmijët e kanë tendencën të përftojnë gjuhën e përdorur nga pjesëtarët e familjes së tyre etj.

1.1.2 Gjuha dhe individi

Çdo fëmijë, me përjashtim të atyre që janë me të meta patologjike, e mëson gjuhën në shoqërinë dhe mjedisin ku ai/ajo rritet. Fëmija e përfton gjuhën si mjet komunikimi gjatë 5-6 vjeçarit të parë të jetës së tij. Se si ai e realizon këtë gjë përbën një nga enigmat më intriguese të studimit të natyrës njerëzore. Kur është 18-muajsh ai prodhon fjali me dy fjalë (bebi lart, mama puca etj.). Por, shumë shpejt fjalitë bëhen më komplekse, madje ato nuk janë më vetëm përsëritje e atyre shprehjeve të dëgjuara më parë nga pjesëtarët e familjes, por janë të krijuara dhe të trilluara prej tij. Pastaj, përftohen formimi i fjalive pyetëse apo i fjalive negative duke e nxitur fëmijën të shprehet dhe të ndërveprojë me të tjerët.13

Fëmija ka aftësinë të shprehë ndjenjat, mendimet madje dhe të ndikojë tek të tjerët në një mënyrë apo në një tjetër, për shkak të pasurisë intelektuale që ai ka14.

Aftësia jonë për të përdorur gjuhën dhe aftësia për të menduar e për të kumtuar zhvillohen në të njëjtën kohë dhe varen nga zhvillimi intelektual i secilit prej nesh. Ne mësojmë të lexojmë në moshën 5-6 vjeç dhe në një farë mënyre harrojmë se ç’na është mësuar kur kemi qenë 3 vjeç. Pra, kjo tregon se një pjesë e gjuhës që ne mësojmë është pjesërisht e ndërgjegjshme dhe me rritjen e moshës ajo ndërgjegjësohet plotësisht.

Ne dimë si të komunikojmë në mënyrë të sukseshme me të tjerët dhe si t’i interpretojmë ato që dëgjojmë prej tyre. Pra, me një fjalë, ne dimë si ta përdorim gjuhën. Por, ne nuk jemi njohës shumë të mirë të shumë kuptimeve që, madje mund të kenë fjalët e leksikut të përdorshëm. Njerëzit që të shprehin saktë dhe qartë mendimet, duhet të njohin kuptimin (a kuptimet) e fjalëve, d.m.th të njohin edhe valencat kuptimore e sintaksore të tyre. Por jo të gjithë njerëzit janë të barabartë përballë kësaj dukurie.

Nga sa u tha më lart, del pyetja se ç’njohuri ka folësi i një gjuhe për gjuhën. Përgjigja është shumë e thjeshtë – të ketë fjalor të pasur dhe të jetë mjeshtër në përdorimin e tij. Më konkretisht, folësit e një gjuhe përdorin dy fjalorë, njërin që ata e përdorin për të formuar fjali të thjeshta, dhe tjetrin, i cili përfshin një fjalor më të specializuar që i nevojitet folësit të kuptojë njerëz të ndryshëm. Fjalori i përditshëm rrritet shpejt që në fëmijërinë e hershme, madje ai ndryshon gjatë gjithë jetës.

Dhe ç’njohuri duhet të ketë folësi i një gjuhe që të jetë i aftë ta përdorë atë në mënyrë efikase si për atë që jep, por edhe për atë që merr mesazhe? Ne duhet të dimë si të kombinojmë fjalët e fjalorit në fjali dhe periudha me qëllim që t’i bëjmë ato të kuptimshme për dëgjuesit dhe folësit e tjerë. Pra, për çdo fjalë folësi duhet të dijë kuptimet dhe përdorimet e saj në kontekste të ndryshme.

12 Kreidler, Charles W. Introducing English Semantics f. 5, 200313 Lenneberg, Eric. Biological foundations of language 196714 Clark, Eva V and Clark, Herbert H An introduction to psycholinguistics 1977

Page 6: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

1.1.3 Fusha leksikoreKonceptet në mendjen tonë realizohen sipas nevojave tona dhe aftësive të

përceptimit që zakonisht është vështirë t’i përshkruash. Madje, ato përceptohen ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Por, pavarësisht nga mendimet e ndryshme që ekzistojnë rreth asaj se çfarë shprehin konceptet, ne jemi të aftë të komunikojmë me njëri tjetrin. Kjo aftësi komunikuese realizohet mbasi në mendjen tonë ekziston një pajtueshmëri se deri ku arrijnë kufijtë e konceptit, cili është kuptimi kryesor i tij, dhe se me cilët koncepte të tjera lidhet.

P.sh., fjalët që shprehin ngjyrë janë fjalë që shprehin koncepte të të njëjtit lloj dhe lidhen natyrshëm me njeri tjetrin. Këto fjalë i përkasin të njëjtës fushë leksikore. Nga këtu rrjedh mendimi se tipari thelbësor i fushës leksikore është se kuptimet e fjalëve brenda fushës leksikore ndërveprojnë duke u bashkuar në grupe më të mëdha. Jani Thomai për këtë çështje në librin e tij “Leksikologjia e gjuhës shqipe” thekson se fjalët kanë të njëjtin kuptim të përgjithshëm leksikor; emrat, mbiemrat, foljet, parafjalët, lidhzat etj. kanë aftësinë të shënojnë diçka nga realiteti (send, tipar, veprim, raport etj.).15 Duke u mbështetur tek thënia e Thomait themi se spektri i ngyrave formojnë një fushë konceptore leksemat e të cilave formojnë një fushë leksikore, d.m.th. të gjitha fjalët e kuqe, e verdhë, jeshile, e zezë, etj.

1.1.4 Fusha semantikeFolësit e një gjuhe ja u bëjnë të ditur folësve të tjerë mendimet, ndjenjat dhe

pikësynimet e tyre gjatë procesit të ligjërimit me gojë ose me shkrim. Kjo aftësi kërkon që folësi të njohë kuptimin e fjalëve dhe të dijë si ta përdorë fjalorin.

Fjalët mbartin kuptim, i cili varet nga konteksti ku ato shfaqen. Por, se cilat fjalë mund t’i shoqërojnë ato, sipas Firthit16 varet nga fusha semantike e fjalës. P.sh., tek një mbiemër fusha semantike duket qartë nga klasa e emrave që ai cilëson. P.sh., mbiemri ‘large’ cilëson emra konkret dhe abstrakt, si: large expenditure / losses, large river etj.Nëse është e vështirë të themi se ç’përfaqëson kuptimi në një fjalë të dhënë, atëherë ne përcaktojmë lehtë se çfarë niveli gjuhësor ka një folës i caktuar gjuhe. Sipas Dillonit 17 dhe Biruiçit18 gjatë ligjërimit folësit i përdorin fjalët në aspektin semantik të tyre. Dhjetë paragrafët e mëposhtëm sipas tyre shprehin qartë dhjetë aspektet e njohurive semantike të folësve të gjuhës.

1) Në përgjithësi folësit e dinë mirë nëse diçka është e kuptimshme apo jo në ligjërimin me shkrim ose me gojë. P.sh., nxënësit mund ta gjejnë se cila nga fjalitë e mëposhtme është e kuptimshme.

1. Djali po vjen.2. Djali është ardhur.3. Djali po nuk vjen.4. Po djali vjen.Në këtë shembull kemi të bëjmë me çrregullsi të fjalive dhe pakuptimësi të tri prej tyre.

2) Folësit e një gjuhe përgjithësisht pajtohen në mendime se kur dy fjali kanë të njëjtin kuptim dhe se kur ato nuk kanë të njëjtin kuptim.

1. Vera erdhi në shtëpi para Benit.2. Beni erdhi në shtëpi para Verës.3. Beni erdhi në shtëpi pas Verës.15 Thomai, Jani. Leksikologjia e gjuhës shqipe 2002, f. 87 16 Firth, J. A synopsis of linguistic theory. f. 1-32, 195717 Dillon, George. Introduction to Contemporary Linguistic Semantics. 197718 Bierwisch, Manfred, New horisons in linguistics. f. 166-184, 1970

Page 7: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

4. Vera erdhi më vonë në shtëpi se sa Beni.Në këto shembuj kemi të bëjmë më perifrazimin, i cili përdoret për të gjetur shkallën

e të kuptuarit. Fjalia 1 dhe 3 ose fjalia 2 dhe 4 kanë kuptim të njëjtë, i cili shprehet me anë të perifrazimit.

3) Përgjithësisht, folësit e një gjuhe kuptohen lehtë kur dy fjalë kanë të njëjtin kuptim në një kontekst të caktuar.

1. Vera shkon në shkollë në orën 7:30 çdo mëngjes.2. Vera ikën në shkollë në orën 7:30 çdo mëngjes.

Këto fjalë ndryshe quhen sinonime.4) Gjatë bashkëbisedimit folësit kuptojnë kur një fjalë ose fjali kundërshton

një fjalë apo fjali tjetër. 1. Vera është e martuar.2. Vera nuk është më beqare.

Pra, të dyja fjalitë janë kundërvënë për të shprehur të njëjtin kuptim, por në mënyra të ndryshme. Në këto fjali kontradiksioni përdoret për të shprehur një mendim të kundërt.

5) Bashkëbiseduesit përdorin antonime për të shprehur kundërvënie të kuptimit të fjalëve në një kontekst të dhënë.

1. Treni niset në orën 2:30.2. Treni arrin në orën 16:00.

Pra, dy fjalë, të cilat kundërvihen për të njëjtën kryefjalë janë antonime apo antonimike.6) Sinonimet dhe antonimet duhet të kenë një element kuptimor të

përbashkët me qëllim që të jenë të njëjtë apo të ndryshëm. Por, fjalët mund të kenë një element kuptimor të përbashkët pa qenë sinonime apo antonime.

1. rrugë, rrugicë, hendek, kasolle2. blej, marr, përdor

Elementi kuptimor i përbashkët përveç njërës në të dy grupet është ai i tiparit semantik. Dhe, pikërisht është ky tipar që bën të mundur përdorimin e saktë të antonimeve dhe sinonimeve.

7) Disa fjali kanë kuptime të dyfishta. Ato mund të interpretohen në dy mënyra. Folësit janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Këtu, përfshihen shakatë e ndryshme, të cilat mund të kuptohen në dy mënyra.

8) Folësit dinë si ta përdorin gjuhën gjatë bashkëbisedimit. Kur drejtohet një pyetje mund të marrim disa përgjigje të mundshme ndaj saj. Në këtë rast kemi të bëjmë me përafërsi të përgjigjeve.

P.sh. – Kur e takuat për herë të fundit Albanin?a) dhjetë minuta përparab) të hënën e kaluarc) rreth mbrëmjesd) mendoj se nga fundi i gushtit

Aftësia e folësit për të pëdorur përgjigje të përafërta përbën një pjesë të dijes që ka ai për gjuhën.

Page 8: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

9) Folësit janë të ndërgjegjshëm se dy fjali mund të lidhen në mënyrë të tillë që, nëse njëra është e vërtetë, atëherë edhe tjetra duhet të jetë domosdoshmërisht e vërtetë.1. Në kopsht ka trëndafila.2. Në kopsht ka lule.

Shembujt e mësipërm shprehin rrjedhojë. Pra, në kopësht ka trëndafila dhe si rrjedhim ka lule. 10) Folësit dinë se mesazhi që përcjell një fjali, mund të hamendësohet. Pra,

një fjali mund të jetë e vërtetë për të gjitha rastet e tjera që mbartin po të njëjtin kuptim.

1. Agimi di të ngasë BMV-në.2. Agimi di të ngasë edhe makina të tjera. 3. Është një djalë i quajtur Agim në lagjen tonë që di të ngasë makinën.

Të gjitha këto terma janë përdorur për të treguar dijet që kanë njerëzit për gjuhën.Duhet të theksojmë se njerëzit dhe kushtet ku ata jetojnë ndryshojnë, kështu që mënyra se si ata sillen dhe veprojnë në një situatë të dhënë nuk është një tregues i domosdoshëm se cila është kompetenca e tyre. Tiparet e personalitetit, si p.sh., vullneti për të bashkëpunuar, për tëstërvitur memorien, vëmendjen, për të ndarë përvojat me të tjerët, ndikojnë shumë nëarritjen e një performance të kënaqshme.

1.1.5 Lidhjet semantikeLidhjet semantike janë lidhjet që përcaktohen nga paradigmat semantike, të cilat

përdoren për të treguar lidhje semantike paradigmatike ndërmjet fjalëve. Sinonimia përbën lidhjen semantike më të njohur dhe është gjithashtu, baza në

përpilimin e fjalorëve. Llajënsi19 i përcakton sinonimet si fjalë që kanë të njëjtin kuptim. Sinonimia20 përdoret vetëm për të zëvendësuar kuptimin e një fjale me një tjetër duke i dhënë kuptim shprehës fjalisë.

Në këtë punim ne nuk do të merremi me trajtimin e sinonimisë.Antonimia shpreh më së miri lidhjet semantike ndërmjet fjalëve. Ato ndryshe nga

sinonimia janë lidhje kundërshtie. Por, kjo nuk do të thotë se ato ndryshojnë kuptimin tërësor të fjalëve përbërëse të çiftit antonimik. Përkundrazi, kuptimet e fjalëve përbërëse në çiftin antonimik duhet të jenë të njëjtë përveç njërës.

Çështjet rreth antonimisë do të trajtohen më gjerë në këtë kapitull dhe në kapitujt në vijim.

2. Pse e studiojmë antoniminë?Përgjigja e thjeshtë e kësaj pyetjeje është "sepse egziston"21. Antonimia është e

pranishme më shumë se çdo fenomen tjetër gjuhësor që kohët e fundit mund të jetë vendosur më shumë në qendër të vëmendjes nga semanticienët. Antonimia është ajo që kuptohet më shpejt në lidhjet kuptimore dhe shumë shembuj të antonimisë nguliten në leksikun tonë mendor që në fëmijëri. "Të kundërtat" mësohen lehtë dhe harrohen më me vështirësi. Për më tepër, ëshë menduar se antonimia ka një "veti magjike", siç shpjegon më poshtë Kruzi.

19 Lyons, J. Semantics, Vol II, f. 198, 1977 20 Lyons, J. Semantics, Vol II, f. 202, 1977: 21 Cruse, D. A. Lexical Semantics f. 197-198, 1986

Page 9: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

"Të kundërtat paraqesin veti që mund të quhen paradoksale, psh., afërsia simultane dhe distanca ndërmjet të kundërtave. Ndihet në mënyrë instiktive se kuptimet e një çifti "të kundërtash" janë krejtësisht të ndarë. Në të vërtetë është një ide shumë e përhapur se forca për të bashkuar të kundërtat është magjike, ose është një gjendje mendore që arrihet nëpërmjet medimit të thellë. Filozofë dhe të tjerë që nga Herakliti tek Jungu kanë dalluar tendencën e gjërave për të kaluar në gjendjen e tyre të kundërt duke nënvizuar këtu ‘dashurinë’ dhe’ urrejtjen’.” 22

Vëzhgimet e Kruzit zgjojnë debatet e hershme në lidhje me domethënien e antonimisë. Për shembull, Llajënsi,23 përveç se e kundërshton "antoniminë" si një emërtim i duhur, vë re një tendencë të përgjithshme njerëzore për të kategorizuar përvojën e saj me anë të kontrasteve dikotomike (në çifte). Këto pretendime shqyrtohen nga gjuhëtarët në lidhje me një numër fushash, në të cilat thuhet se antonimia luan një rol të rëndësishëm.

Së pari, në studimet rreth të folurit tek fëmijët është trajtuar çështja pse antonimet nguliten në mendje që në fëmijëri; së dyti, janë kryer kërkime për të përcaktuar nëse mendja njerëzore vepron duke u bazuar në të kundërtat; së treti, roli i antonimisë në letërsi është analizuar për të kuptuar pse "të kundërtat" luajnë një rol të madh sidomos në prozën dramatike apo përkujtimore, dhe së katërti, antonimia në metaforat, për të ilustruar rolin e gjerë të antonimisë në të shprehurin figurativ. Analizat në këto katër fusha kanë ndihmuar që të ndriçojnë shkallën deri ku antonimia mund të konsiderohet si një mekanizëm themelor i organizimit të përvojës njerëzore.

Analiza e këtyre katër fushave të ndryshme i ka ndihmuar gjuhëtarët dhe semanticienët të hedhin dritë mbi antoniminë si mekanizëm24 i organizimit të përvojës së njeriut. Antonimia është një karakteristikë kryesore në jetën e përditshme. Kudo që të shkojmë ndeshemi me fjalë të tilla si hyrja/dalja (në hotel), shtyj/tërhiq (në dyqan), mbërritje/nisje (në aeroport) etj. Nga sa u përmend më lart themi se antonimia zë një vend të rëndësishëm në shoqëri në krahasim me lidhjet e tjera semantike.

Vëzhgimet mbi studimet që kanë të bëjnë me antoniminë, kjo e vështruar në pikëpamje të ndryshme, kanë tërhequr vëmendje të veçantë ndaj disa pyetjeve, të cilat kërkojnë përgjigje me qëllim që të arrihet në një shpjegim të pranueshëm rreth çështjes së antonimisë në gjuhë.

1. Ku ngjasojnë dhe ku ndryshojnë antonimet dhe si mund të shpjegohen ngjashmëria dhe dallimi i njëhershëm i tyre?

2. A jemi të justifikuar kur pranojmë se në një çift antonimik njëri nga përbërësit është i shënuar, ndërsa tjetri jo?

Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve antonimia është trajtuar në këndvështrime të ndryshme.

3. Antonimia leksikore si kundërvënie leksikore dhe jo konceptualeNjë nga çështjet themelore që e kanë tunduar plejadën e gjuhëtarëve gjatë studimit të

antonimisë ka qenë kryesisht përpjekja e tyre për të përcaktuar kufijtë e saj leksiko-semantike.

Në kuptimin e saj të gjerë, ashtu si përdoret nga njerëzit e thjeshtë, por edhe si jepet në disa fjalorë, termi ‘antonimi’ është i njëjtë me fjalën ‘ e kundërt’. Në këtë koncept ajo

22 Cruse, D. A. Lexical Semantics f. 197, 198623 Lyons, J Strictural Semantics f.197, 199924 Jones, Stevens. Antonymy a corpus – based perspective. f.3 2002

Page 10: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

është përdorur si kundërvënie semantike në antonimet komplementare, si p.sh., hot/cold, large/small, apo edhe tek ato të mirëfillta, si p.sh., child/parent, frank/hypocritical.

Para se të japim arsyet e trajtimit të antonimisë si një fenomen gjuhësor do parapëlqenim të përmendnim disa studime që janë bërë në këtë fushë, por që janë vështruar në kënde të ndryshme si, p.sh., psikologjike, shoqërore, filozofike, logjike, antropologjike e gjuhësore.

Lidhur me kundërvënien e sendeve dhe objekteve në natyrë e në shoqëri, ka patur mendime të ndryshme që në kohët e lashta. Filozofët e vjetër që nga Platoni, Aristoteli e të tjerë më vonë, i kanë shpjeguar këto probleme në mënyrë empirike e spontane dhe shpesh herë i kanë ngatërruar kategoritë gjuhësore me ato filozofike e logjike. Në studimet e tyre ata shpesh herë kanë vënë shenjën e barazimit midis antonimisë (kundërvënies së fjalës) dhe kundërvënies së mendimit. Mendimi i Aristotelit25 në logjikë: dy pohime të kundërta nuk mund të jenë së bashku të vërteta ‘A’ s’është ‘jo A’ mund të kuptohet në këtë mënyrë që nxënësi s’mund të jetë edhe i mirë edhe i keq. Sipas Aristotelit26 në gjuhë hyjnë në lojë tri njësi: 1)sendet, 2)imazhet psikike (ajo që kemi në mendje), d.m.th. konceptet; dhe 3) fjalët (ajo që është në tingujt), me të cilat emërtojmë konceptet.

Aristoteli në metafizikën e tij bëri përpara në shkencë duke përdororur të kundërtat si: forma/materia, natyrore/jonatyrore, aktiv/pasiv, e tërë/pjesa, para/pas . Katër elementet e fizikës së Aristotelit, të cilët janë toka, ajri, zjarri dhe uji, janë përdorur në çifte kundërtie. Këto çifte kundërtie të bazuara në këto katër elementë u pranuan për më se dy mijë vjetë si struktura themelore për të nënvizuar vërtetësinë e jetës në tokë. Teoria e katër elementeve jetësore vazhdoi të kishte ndikim të madh edhe gjatë periudhës së shkencëtarit Robert Boyle (1627-1691)27, duke i paraqitur këto elemente në kundërti si në tabelën 1 në faqen 33.

Nga sa përmendëm më lart, del pyetja: ç’lidhje ka antonimia me realitetin, me botën që na rrethon? Xhon Sërli28 në veprën e tij Filozofia e Gjuhës ka theksuar se duhet bërë dallimi midis filozofisë së mendimit dhe vetë ghuhës, megjithëse ato në një farë mënyre janë të lidhurapazgjithshmërisht. Gjuha është aq e vjetër sa edhe vetë mendimi.

Elementët

Vetitë GjendjaLëngu në trup

Organet Stinët Pikat e horizontit

Planet

Ajri

i ngrohtë dhe i lagësht (hot -humid)

plot jetë sanguine (active -enthusiastic)

gjakblood

zemraHeart

pranverëspring

jugsouth

jupiter jupiter

Zjarri i nxehtë i vrerë mëlçia verë lindje mars

25 Jones, Steven Antonymy a corpus-based perspective 2002 f. 14-3226 Memushaj Rami Hyrje në gjuhësi 2002 f. 1602710 Abrams, Meyer Romantic Theory and the Critical Tradition 197128 Searle, John. R Speech Acts An Essay in the phylosophy of Language 1969 f. 3-23

Page 11: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

i fikur(hot and dry)

papërmbajtshëm choleric (irritable and changeable)

yellow bile

liver summer east mars

Toka

e ftohtë dhe e thatë (cold and dry)

melankolikmelancholic (sad and brooding)

biluribinablack bile

shpretkëspleen

vjeshtë autumn

verinorth

saturnsaturn

Uji

i ftohtë i lagur (cold& moist)

i plogëtphlegmatic (apathetic and sluggish)

i qetë- flegmatikphlegm

truribrain

dimërwinter

berëndimwest

venusvenus

Tabela 1

Ai thekson se realiteti lidhet ngushtë me kundërvënien gjuhësore, mbasi vetëm duke u kuptuar në këtë mënyrë, ligjërimi do të ketë jetë dhe mirëkuptim midis folësve të gjuhës.

Rreth kësaj çështjeje ka diskutuar edhe Samara29 në monografinë e tij, i cili nuk i shikon të shkëputura gjuhën dhe mendimin. Ai midis të tjerave thekson se shkëputja metafizike e kundërvënies gjuhësore nga kundërvënia logjike është po aq e gabuar sa edhe njëjtësimi i tyre; shkëputja e tyre do të çonte në shkëputjen e gjuhës nga mendimi, kurse njëjtësimi i tyre do të çonte në njëjtësimin e gjuhës me logjikën.

Në trajtimin e këtij problemi, mendojmë se megjithëse gjuha ka lidhje me logjikën, ato shprehjen e të kundërtave e paraqesin në forma të ndryshme. Në logjikë kemi të bëjmë me kundërvënie konceptesh, mbasi në filozofi e logjikë ekzistojnë kontradikta, ndërsa në gjuhë kemi të bëjmë me kundërvënie të fjalëve dhe të kuptimeve të tyre. P.sh., në çiftet punë/kapital, kapitalist/revizionist, parti socialdemokrate/liberale etj, nuk kemi të bëjmë me çifte antonimike, por kemi të bëjmë me nocione me kundërvëne filozofike. Kundërvënia30

gjuhësore e fjalëve ndryshon nga kundërvënia logjike (e koncepteve), sepse në gjuhë antonimia shprehet me fjalë që kanë kuptim leksikor të mëvetësishëm e të kundërt me një fjalë të vetme antonimike, kurse kundërvënia logjike shprehet me fjali ose paragrafë, ku nuk ka fjalë antonimie.

Termi antonim vjen nga fjala greke anti = kundër dhe fjalës onoma = emër. Fjala “antonimi” për herë të parë në gjuhën angleze është përdorur nga gjuhëtari anglez C.J. Smith31 në 1867, si një e kundërt e “sinonimisë”. Ndërsa Hornbi,32 në fjalorin e tij të vitit 1948 dhe më vonë në vitin 1963, e përkufizon antoniminë si e ngjashme e vendosur diku në të kundërt. Nëse antonimet janë me të vërtetë të kundërtat e sinonimimeve, atëherë kemi të bëjmë me një problem që ka ngjallur debat jo vetëm në lashtësi, por edhe sot, dhe që mund të shërbejë për një studim më të hollësishëm.

29 Samara, M. Çështje të antonimise në gjuhën shqipe 1985 f. 20-2830 Samara, M. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe 1985 f. 1431 Muehleisen.V. Approaches to Antonymy 1997 f. 5432 A.S Hornby.Oxford Advanced Learner’s Dictionaryof Current English (1946 1963)

Page 12: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Pra, përpjekjet për të përcaktuar kuptimin dhe përkufizimin e antonimisë janë bërë shumë herët por, studimet e tyre kanë qenë vetëm empirike, dhe deri në vitet 60të-70të

antonimia është studiuar për qëllime mësimore, kryesisht në tekstet shkollore. Xhon Llajënsi, siç quhet ndryshe dhe babai i leksikologjisë dhe semantikës angleze,

dhe më pas Xhefri Liiç33 u kanë kushtuar një vëmendje të veçantë studimit të antonimisë në librat e tyre. Xhon Llajënsi ka dhënë një kontribut të madh në përkufizimin dhe përshkrimin e lidhjeve semantike ndërmjet fjalëve. Për Llajënsin34 rëndësi në përcaktimin e përkufizimit të shumë dukurive gjuhësore, në veçanti ato semantike, përfshirë edhe antoniminë, kanë lidhjet paradigmatike që ekzistojnë ndërmjet fjalëve (çështje që do diskutohet në vijm). Gjatë këtyre viteve studiuesit e kanë vënë antoniminë më tepër përballë shembujve se sa përballë përshkrimit të tyre. Kur themi i ri/i vjetër, lart/poshtë, i mirë/i keq e të tjera shembuj si këto, ato duken sikur vinë në mendje krejt natyrshëm, por kur është çështja për të gjetur një përkufizim, i cili kërkon një shpjegim të saktë për çdo shembull, atëherë përballemi me një problem që është trajtuar nga shumë studiues.Teoricienët që janë marrë me studimin e antonimisë janë mbështetur në dy kritere: kriteri leksikor dhe ai semantik.

Përkufizimi leksikorXhastesoni e përkufizoi antoniminë si lidhje leksikore d.m.th lidhje ndërmjet fjalëve dhe jo ndërmjet koncepteve. Ai thekson në punimin e tij se ‘të kundërta të mira’ janë ato mbiemra që jo vetëm zënë vendin në skajet e kundërta, por njëkohësisht përshkruajnë të njëjtin grup të emrave35.

Në punimin e tij rreth antonimisë në gjuhën shqipe, Ibrahim Goçi thekson se fenomeni leksikor i antonimisë lidhet me raportin e kundërvënieve të çiftit antonimik dhe mundësisë së shkallëzimit të tij36.

Muehleisen, duke trajtuar çiftet antonimike të ‘large/small’ dhe ‘big/little’, ka theksuar se: “Megjithëse, ‘big’ dhe’large’apo ‘small’ dhe ‘little’ janë sinonime, kjo nuk do të thotë se janë identike në kuptim. Ato janë sinonime sipas tiparit të përbashkët që kanë në të njejtën fushë semantike, por ndryshojnë në faktin se ato cilësojnë lloje të ndryshme emrash”. 37 Më tej ajo cilëson se antonime të mira janë ato mbiemra që jo vetëm zënë vendin në skajet e kundërta të fushës semantike, por njëkohësisht përshkruajnë të njejtin grup të emrave. Pikërisht këto mendime na bëjnë të pohojmë se antonimia duhet të shikohet si marrëdhënie ndërmjet fjalëve dhe jo ndërmjet koncepteve.

Ndërsa, Fellbaumi38 shpjegon se antonimia shfaqet jo vetëm ndërmjet çifteve që i takojnë të njejtës klasë emërore, por edhe ndërmjet klasave të tjera të fjalëve, çifte gramatikisht të krahasuara, si p.sh., loving/hate, love/hates, loved/hated.

Përkufizimi semantik

33 Leech, G. Semantics 1974 f. 135-15534 Lyons,J. Structural Semantics. 1963 fq. 135; Introduction to Theoretical Linguistics. dhe ribotimi në 1968 fq. 96- 12035 Justeson, J. S. Co-occurrence of antonymous adjectives and their context 1991 fq. 13836 Goçi Ibrahim Antonimet e gjuhës së sotme shqipe 1985 f. 437 Muelhaisen. V. Antonymy and semantic range in English 1997 f. 1-2638 Fellbaum.C. Co-occarance and antonymy, International Journal of Lexicography 1995

Page 13: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Fjalori “Longman Dictionary of Applied Linguistics39” e përcakton termin ‘antonim’ si një fjalë që është e kundërt në kuptim me një fjalë tjetër. Në të njejtën mënyrë shprehet Kristëlli40 në fjalorin e tij “Dictionary of Linguistics and Phonetics”, i cili thotë se antonimia në kuptimin e saj të gjerë i referohet të gjitha llojeve të kundërtisë semantike. Këto përkufizime reflektojnë kriterin semantik të antonimisë. Edhe Palmeri41e përcakton antoniminë si “kundërtia e kuptimit”.

Në fakt, antonimet janë semantikisht të kundërta, por jo të gjitha fjalët e kundërta semantikisht janë antonime. P.sh., fjalët i pasur dhe i varfër përbëjnë një çift fjalësh që veprojnë në një fushë dhe shkallë semantike të caktuar, atë të pasurisë, ndërsa fjalët me bollëk, i begatshëm dhe trokë veprojnë po në këtë fushë semantike të pasurisë. Por, dikush mund t’i trajtojë ato si antonime dhe dikush tjetër jo, pasi ky i fundit i konsideron ato si fjalë të një çifti që nuk kanë të njejtën shkallë kundërtie si çifti i pasur/i varfër.

Çiftet që shkojnë drejt majës së shkallës identifikohen si të kundërta nga folësit e gjuhës si p.sh., nxehtë/ftohtë, i shkurtër/i gjatë, i ngushtë / i gjerë, ndërsa ato që zbresin poshtë shkallës përsëri reflektojnë kontrast dhe konsiderohen si të kundërta, por sipas Millerit42 ju mungon ‘tingëllimi’ si antonimi si p.sh., relaxed/tense, smart/stupid. Xhastesoni43 ka thënë se mbiemrat mund të jenë ose mund të mos jenë antonime pra, jo vetëm antonime por, edhe jo antonime. Nga këtu rrjeth mendimi se antonimet nuk mund të shpjegohen vetëm duke patur parasysh kriterin semantik.

Gjithësesi, përkufizimi për antoniminë është sa leksikor aq edhe semantik. Sipas Xheksënit44 antonimet duhet të kenë kundërti të kuptimit, por njëkohësisht fjalët duhet të kenë edhe lidhje leksikore të vendosura mirë me njërin nga përbërësit e çiftit antonimik. Ato lloje antonimesh që plotësojnë kriterin leksikor dhe semantik njihen si prototipe ose ndryshe kanonike, ndërsa ato që plotësojnë vetëm njërin nga kriteret quhen periferike ose jo-kanonike. Këto dy terma janë përdorur nga Kruzi45 në 1986 dhe më vonë nga Mërfi46 1994.

Për herë të parë, studimet shqiptare rreth antonimisë datojnë pas viteve 60të, atëherë kur leksikologjia shqiptare u krijua si shkencë më vete. Gjatë këtyre viteve antonimia është studiuar për qëllime mësimore, kryesisht në tekstet shkollore. Autorët që kanë dhënë kontribut në tekstet shkollore janë Shaban Demiraj dhe Jani Thomai, të cilët e kanë trajtuar antoniminë brenda kuadrit të programit mësimor të shkollës. Në programet e shkollës ky problem është trajtuar edhe krahas antitezës.

Antonimia në gjuhën shqipe si dukuri leksikore u trajtua në tekstin e Jani Thomait 47, “ Leksikologjia e Gjuhës Shqipe”. Ndërsa studiuesi kosovar Ibrahim Goçi48 në monografinë e tij e përshkruan antoniminë si dukuri gjuhësore dhe më pas, duke i bërë asaj një analizë nga pikëpamja semantike, qartëson më mirë tiparet që dallojnë antoniminë nga mohimi. P.sh., nëse fjalës “i fuqishëm” i vendosim parashtesën ‘pa’ formohet fjala “i pafuqishëm”, pra, kemi kundërvënie të tyre. Por, nëse para fjalës “i fuqishëm” vendosim pjesëzën ‘jo’

39 Richards, Platt and Weber, Longman Dictionary of Applied Linguistics 198540 Crystal, Dictionary of Phonetics,198541 Palmer, F.R. Semantics a New Outline 1976. fq. 9442 Miller, G.A. Semantic networks of English 1991 fq. 197-22943 Justeson, J. S. Co-occurrence of antonymous adjectives and their context 1991 fq. 1-1944 Jackson, Howard. Words and their meaning 198845 Cruse, D.A. Lexical Semantics 198646 Murphy, L. A Note on Pragmatic Markedness 199447 J, Thomai. Leksikologjia e Gjuhës Shqipe, 1974, f. 90-9548 Ibrahim Goçi, Vëzhgime mbi antonimet me parashtesa në gjuhën shqipe 1985 f. 23

Page 14: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

atëherë formohet fjala “jo i fuqishëm”. Në këtë rast kemi mohimin e fjalës “i fuqishëm” në të gjitha vetitë që ka. Ai thekson se fjalët antonime nuk e mohojnë njëra tjetrën, por shprehin kundërvënie.

Në tekste të ndryshme shkollore dhe në fjalorë të gjuhës shqipe49 antonimet përkufizohen si “fjalë me kuptim të kundërt”. Jani Stefi (Thomai) 50 në 1961 i përkufizon antonimet si fjalë të ndryshme me kuptim të kundërt që shërbejnë si mjete shpjeguese në fjalorë të ndryshëm, dhe si mjete të fuqishme shprehjeje, me të cilat ndërtohen antitezat. Më vonë, në librin e tij Leksikologjia e Gjuhës Shqipe (1999) Thomai51 i jep një shpjegim semantik antonimisë, kur thotë se kundërvënia e fjalëve antonimike del më e qartë me ballafaqimin e përbërësve të kuptimeve të tyre. Fjala e dytë është antonim i fjalës së parë jo vetëm kur e përjashton kuptimin e fjalës së parë, por edhe kur pohon kuptimin e kundërt.

Ndërsa Miço Samara, i cili ka bërë një studim të plotë rreth antonimisë, e përcakton atë si kategori gjuhësore që shpreh marrëdhënie e raporte të kundërvënies midis kuptimeve a varianteve leksiko-semantike të fjalëve ose të togfjalëshave të qëndrueshëm. 52 Në fjalorin e antonimeve të gjuhës shqipe Samara53 i koncepton fjalët antonime si elemente të një mikrosistemi me kufij pak-a-shumë të gjerë dhe të veçantë në gjuhën shqipe, të lidhura harmonikisht me specifikën e tyre brenda shqipes, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat që i shtron shoqëria gjuhës, e cila është konsideruar mjet marrëdhëniesh e shkëmbimi të mendimeve. Kështu, p.sh., çifti antonimik jap/marr shpreh reciprocitet. Më tej, ai shprehet se në përcaktimin e antonimeve duhet të kihet parasysh karakteri i kundërt i kuptimeve të fjalëve dhe se në qendër të antonimisë qëndron antonimia semantike e fjalëve, duke u quajtur kështu antonimi leksikore, për ta dalluar nga antonimia gramatikore dhe stilistikore. Sipas mendimit tim Samara i jep një kuptim më të gjerë antonimisë. Me përkufizimin e lartpërmendur, ai e zgjeron dhe e shtrin kuptimin e saj jo vetëm në rrafshin leksiko-semantik, por edhe në atë shoqëror e psikolinguistik. Ai, gjithashtu, thekson se lidhjet antonimike të fjalëve kanë karakter objektiv, mbasi ato janë mjetet më të përshtatshme gjuhësore, me anë të të cilave njeriu shpreh karakterin e kundërt të sendeve, të proceseve e të dukurive të ndërlikuara në natyrë e në shoqëri. 54

Në të gjithë fjalorët55 shpjegues të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe antonimia përkufizohet duke patur parasysh karakterin e kundërt të kuptimeve të fjalëve si dhe kundërvënien e tyre. Pjesa më e madhe e autorëve të këtyre fjalorëve i studionte antonimet duke i vendosur në kontekst, ndërsa të tjerë duke grumbulluar lista fjalësh antonimike nga fjalorë të ndryshëm. Në studimet e grupit të dytë mungonte informacioni kontekstual, i cili përbën bazën e shqyrtimeve rreth antonimisë.

49 Fjalori i gjuhës shqipe, 1954; Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, 1984;50J.Thomai, Leksikologjia e Gjuhës Shqipe 1961, f.90; 51 J. Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe 1999 f.144-150 52 Miço Samara Çështje të Antonimisë në Gjuhën Shqipe f. 11 198553 Miço Samara Fjalor i Antonimeve në Gjuhën Shqipe f. 6 199854 Miço Samara Çështje të Antonimisë në Gjuhën Shqipe f. 43 198555 Fjalorët e gjuhës angleze Nga ku janë marrë kuptimet e antonimisë: F.G Fowler and H. W. Fowler, A pocket Oxford Dictionary (1924); H.W. Fowler and F:G.Fowler The Concise Oxford Dictionary of Current English 1961; A:S:Hornby, A:S:Hornby, E:V:Gatenby, H.Wakefield Advanced Learner’s Dictionary Of Current English 1963; A Browning, D:C: Roget’s Thesaurus 1972; Woolf, H.B. Webster’s new dictionary of synonyms: A Dictionary of Discriminated Syninyms with Antonyms and Analogous and Contrasted Words 1973; Hornby, A.S. Oxford Advanced Learner’s Dictionary of Current English 1974; S.Hornby Oxford Advenced Learner’s Dictionary of Current English 1974; Sykes, J.B. The Concice Oxford Dictionary of Current English 1974; A.S. Hornby and Christina Ruse, Oxford Student’s Dictionary 1978;

Page 15: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Ndryshe nga leksikologët dhe leksikografët, psikologët janë mbështetur tek ‘ndryshimet semantike’ që janë propozuar nga Osgudi,56 i cili i cilëson ato si një kombinim i “asociacioneve” (shoqërimeve/ lidhjeve) të kontrolluara dhe procedurave të krahasimit duke i mveshur objektit 1) një koncept që ta ndryshojë atë (kuptimin e objektit) dhe 2) një çift mbiemror bipolar që të tregojë drejtimin e asociacionit dhe intensitetin e tij në shkallën e fushës semantike, e cila është e ndarë në shtatë shkallë.

Shkalla me shtatë ndarje sipas psikologut Osgud57 është ndërtuar e tillë që të kombinojë secilin përbërës të çiftit mbiemror antonimik me ndajfoljet e sasisë “extremely,” “quite,” dhe “slightly” në të dyja drejtimet e shkallës së matjes të antonimeve, pra, nga pika neutrale e kuptimit, e cila merret si pika zero e tij, në mënyrë të tillë që, kur objekti nënkuptom fjalën “ father”, e cila vihet përkundrejt mbiemrave si, ‘happy’, ‘sad’, arrin në gjykimin për ‘father’ si ‘slightly happy’ e kështu me radhë. Grafikisht shkalla e Osgudit58

paraqitet si në Tabelën2:

father (sad / happy)

slitely quite extremely

Tabela 2

Çdo gjykim përfaqëson një zgjedhje ndërmjet një sërë alternativash dhe shërben për të lokalizuar konceptin si një pikë në fushën semantike. Sa më i madh të jetë numri i shkallëve dhe sa më shumë përfaqësohet kuptimi që nënkuptohet në konceptin e dhënë, aq më shumë përfaqëson kjo pikë kuptimin në fushën semantike. Të matësh kuptimin sipas Osgudit është një proces tepër kompleks. Në fakt, ajo që matet është aspekti psikologjik i kuptimit si një ndryshore e sjelljes njerëzore, d.m.th. ato aftësi njohëse të përdoruesve të gjuhës që përbëjnë kushtet paraprake të nevojshme për kodifikimin selektiv të shenjave leksikore, si dhe kushtet që vijojnë në dekodimin selektiv të shjenjave leksikore në mesazhin ndërmjet përdoruesve. Matja e kuptimit ka të bëjë me analizën semantike që ka si pikësynim zbatimin e “vlerësimit të qëndrimit të përdoruesit të gjuhës, studimin e tipareve të personalitetit si dhe zbatimin në të gjitha studimet e tjera që kanë të bëjnë me të gjitha llojet e komunikimit”. Çiftet bipolare të mbiemrave antonimikë, sipas Osgudit përmbushin një detyrë ndihmëse që shërben si nismë për kundërveprime psikologjike dhe asociative. Këto çifte përbëjnë pak interes për semanticienët, të cilët kryesisht janë të interesuar për marrëdhëniet e kuptimit nëpërmjet përbërësve të çifteve të tilla antonimike.

Në përcaktimin e kufijëve të termit ‘antonimi’ kanë ndihmuar edhe testet rreth asociacimit (shoqërimit) të fjalëve, të cilat janë kryer nga Klarku59 në vitin 1970. Ai shqyrtoi tendencën që kanë informantët për të dhënë të kundërtën e një nxitësi, kryesisht kur pyetet që të thonë fjalën e parë që ju vjen në mendje. Klarku thekson se, në se një nxitës (në një lojë me shoqërimin e fjalëve) ka një antonim të zakonshëm, kjo fjalë do ta bëjë gjithmonë më të qartë këtë të kundërt në krahasim me të tjerat. Përgjigje të tilla janë të pranishme kudo në 5660Osgood, C.E. The Measurement of Meaning 1957 f, 318-32657 Osgood, C.E. The Measurement of Meaning 1957 f, 32958 Osgood, C.E. The Measurement of Meaning 1957 f, 354

59 Clark, H.H. Word associations and Linguistic Theory 1970 f. 271-286

Page 16: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

shoqërimin e fjalëve. Këto vëzhgime e bënë Klarkun të formulonte rregullin e ‘kontrastit minimal’, sipas të cilit për të kuptuar strukturën sipërfaqësore të fjalëve asaj mund t’i mvishen karakterizime që përbëhen nga tipare të renditura në mënyrë hierarkike. Kjo realizohet në këtë mënyrë: ndrysho shenjën e një tipari duke filluar me tiparin më të ulët, që nga përdorimi i shpeshtë nënkupton shjegimin e kuptimit të fjalës p.sh., burrë duke nxjerrë në pah fjalën grua, duke bërë një ndryshim në tiparin themelor nga [ + mashkull] në [ - mashkull] në një anë dhe djalë, duke ndryshuar tiparin e moshës nga [ + i rritur] në [ - i rritur] në anën tjetër. Sipas Klarkut kontrasti është minimal mbasi antonimet ndryshojnë vetëm në një aspekt.

Pohimi i ‘kontrastit minimal’ që ndodhet ndërmjet çifteve antonimike ka qenë parimi bazë në hulumtimet gjuhësore të kryera nga gjuhëtarët rreth antonimisë.

Kruzi60 në vitin 1986-të thekson: “të kundërtat kanë një magjepsje të pashembullt ... Kuptimet e një çifti të kundërtash intuitivisht ndahen maksimalisht ....... Afërsia e të kundërtave në njërën anë shfaqet p.sh., në faktin se përbërësit e çiftit të të kundërtave kanë shpërndarje pothuajse të njejtë, e cila do të thotë mundësi të ngjashme të ndodhive normale dhe anormale”.

Kruzi, kur shpjegon termin antonimi nuk i referohet rregullit të Klarkut për kontrastin minimal, por përshkruan qartë të njejtën gjë si Klarku, kur thotë: ‘paradoksi i ngjashmërisë dhe dallimit të njëhershëm të të kundërtave zgjidhet pjesërisht nga fakti se të kundërtat ndryshojnë kryesisht vetëm gjatë një dimensioni të kuptimit, pra, në të gjitha tiparet e tjera ato janë të njejta , për pasojë kemi afrimin e tyre semantik përgjatë dimensionit të ndryshimit që ato zënë në polet e kundërta, dhe kështu, na japin kuptimin e ndryshimit’.

Pra, çiftet antonimike në shkallën semantike përgjatë të cilës ato veprojnë, janë disi larg, gjithësesi në lidhje të tjera si, p.sh., në lidhjet paradigmatike antonimet janë të njejta.

Përfundimet që ka nxjerrë Klarku ndjekin ato të Dizit61, i cili mblodhi dyzetë fjalë, të cilat shoqëroheshin domosdoshmërisht me antonimet e tyre. Ёshtë e vështirë të diskutosh faktin se njerëzit mendojnë në të kundërt kur përballen me shoqërimin e fjalëve në një test gjuhësor. Të dhënat sipas Klarkut tregojnë se në teste të tilla përdoren edhe sinonimet apo togfjalësha të tjerë, por antonimia është vetëm një nga lidhjet e informantëve.

Një tjetër fushë në përcaktimin e kuptimit të termit ‘antonimi’ është dhe ajo e përftimit të gjuhës, e cila ndonëse jo e lidhur direkt me trajtimin e antonimisë brenda kuadrit semantik, ka dhënë informacion të mjaftueshëm në lidhje me këtë çështje. Kështu, Nelsëni dhe Benedikti62 nëpërmjet eksperimenteve të tyre kanë vënë re se fëmijët në moshën 3-vjeçare janë të aftë të kodojnë veti apo gjendje të objekteve. Sipas tyre kodimi ishte tri llojesh: absolut apo kategorik, kontrastiv dhe relativ.

1. Kodimi absolut ose kategorik. Në rastin e mbiemrave të përdorur në këtë mënyrë, qenia e objektit është marrë parasysh për të shfaqur ose jo cilesinë e këtij objekti. Mund të ekzistojë një vijë lineare me një prag mbi të cilin është shënuar tipari i tij dhe poshtë nuk është shënuar gjë, ose mundet që çdo shkallë e pranisë së tiparit tregon kalimin e tij për në atë kategori. Shembuj të këtij tipi mund të pëmendim p.sh., 'i zhveshur’, 'me rroba’.

60 Cruse, D.A. Lexical Semantics 1986 f. 19761 Deese, J. The associative Structure of some common English adjectives 1964 Journal of verbal learning and verbal behaviour, f .347-357, 62 Nelson, K. dhe Benedict, H., The comprehension of relative, absolute and contrastive adjectives by young children.. Journal of psycholinguistics research 1989 , f. 333-342

Page 17: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

2. Kodimi kontrastiv . Për tiparet e këtij lloji janë përfshirë dy pole në anët e kundërta të një serie, dhe secilit i është dhënë një emër i veçantë. Midis tyre ekziston një terren i mesëm, i cili është neutral në lidhje me tiparin antonimik. Të kundërtat e zakonshme siç janë, p.sh., grupi i fjalëve ‘i gëzuar/i trishtuar, ‘e bukur/e shëmtuar’ dhe ‘e pastër/e pisët’ i përkasin këtij lloji. Ato janë dikotomike (të dyzuara) d.m.th., secili pol tregon praninë e një tipari të vetëm, i cili përfaqëson një ekstrem për një dimension të zakonshëm, siç është tipari estetik. Kështu të dy fundet e poleve përdoren në mënyrë të ndërsjelltë.

3. Kodimi relativ . Mbiemrat si, ‘i madh/i vogël’ ‘i gjatë/i shkurtër, ‘i trashë/i hollë’ janë karakterizuar në mënyrë abstrakte nga dy pole antonimike, siç janë përshkruar më sipër mbiemrat kontrastiv, dhe secilit pol i është dhënë një term i veçantë leksikor. Sidoqoftë, përdorimi i këtyre nbiemrave është gjithmonë relativ,jo dikotomik. P.sh., ‘i madh/i vogël’ janë gjithmonë relativ, jo vetëm me njeri-tjetrin, por edhe me klasën e objekteve të trajtuara. Kur përdoren këto fjalë bëhet një krahasim midis dy pikave përgjatë shkallës së krahasimit. Por, vetë shkalla e krahasimit, si dhe vendosja e pikave në të është relative për sa i përket mënyrës së përceptimit.

Sipas Nelsonit dhe Benediktit termat kontrastiv dhe absolut përftohen më me lehtësi se sa termat relativë, por me përftimin e tyre, vështirësia më e madhe e përpunimit të këtij ndërlikimi shoqërohet kryesisht me format krahasore të llojeve kontrastive dhe absolute. Termat relativ 'long/short’ mësohen si shprehje të lidhjeve midis dy objekteve. Termat konstrativë si 'happy/sad’ mësohen si shprehje të një cilësie të vetme, dhe për të përdorur formën krahasore duhet bërë krahasimi ndërmjet dy shkallëve të po kësaj cilësie.

Nelsoni dhe Benedikti63 theksojnë se në përftimin e termave antonimikë dy faktorë kanë rëndësi të veçantë: 1) kuptimet e ndërlikuara që kanë secili përbërës në çiftin antonimik dhe 2) ndërlikimi i dimensionit përgjatë të cilit vendosen këto të kundërta. Vështirësia që paraqesin këta faktorë mund të çojë në përfundime të ndryshme në përftimin e të kundërtave në gjuhë. Atje ku dimensioni i të kundërtave është relativisht i thjeshtë krahasuar me kuptimin e termave përbërës të çiftit antonimik, kundërtia e termave mund të formulohet nga fëmijët para se ata të kuptojnë plotësisht kuptimin e secilit term, si, p.sh., front/back (përbërës që janë me të vërtetë në dimension të thjeshtë të kundërtisë, vendosur në një aks përmes objekteve fizike).

Vazhdimësia e kundërtisë në kontrast64 është e ndërlikuar në lidhje me kuptimet që shprehin antonimet. Për këtë, mbrojtësit e teorisë së markimit (shënjimit) të antonimeve kanë arritur në përfundim se termi pozitiv mësohet më shpejtë dhe zbatohet para se të përftohet termi antonimik ‘negativ’.

Siç është theksuar edhe më sipër, fëmijët e kapin kuptimin e të kundërtës në moshë shumë të hershme, duke i mësuar dhe përdorur të kundërtat sipas Kaganit65jo si fjalë të shkëputura, por në çifte antonimike. Ai thekson se sapo fëmijët mësojnë kuptimin e fjalës up, ata mësojnë edhe kuptimin e fjalës down, apo pasi mësojnë kuptimin e fjalës high, ata mësojnë edhe fjalën low. Kjo mënyrë e të mësuarit reflekton tendencën e folësit për të

63 Nelson, K. dhe Benedict, H., The comprehension of relative, absolute and contrastive adjectives by young children. Journal of psycholinguistics research 1989 , f. 342-34664Nelson, K. dhe Benedict, H., The comprehension of relative, absolute and contrastive adjectives by young children. Journal of psycholinguistics research 1989 , f. 354-35865 Kagan, J. The nature of Child 1984 f. 164-196

Page 18: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

dyzuar kuptimin e fjalëve, për të cilin Llajënsi66 thotë se dikotomia përdoret nga fëmijët si strategji për të mësuar dhe përftuar gjuhën.

Nga përvoja theksojmë se gjatë mësimit të gjuhës së huaj, është mirë të mësosh fjalët në çifte antonimike në lidhje me njëra tjetrën. Ёshtë pothuajse e pamundur të dimë nëse gjuha reflekton vetëm ekzistencën e të kundërtave në botën e jashtme, apo nëse ne si qenie njerëzore, në mënyrë të pavetëdijshme jemi të predispozuar të përdorim dikotominë. Sido që të jetë, të kundërtat zënë një vend të rëndësishëm në gjuhë dhe, sipas Xhëunsit67, kjo reflektohet duke u mësuar antoniminë nxënësve të gjuhës amtare apo të gjuhëve të tjera me anë të shembujve.

Disa gjuhëtarë si Llajënsi dhe Kruzi, përdorin emërtimin "antonimi" për çifte të tilla si "i rëndë/i lehtë, i ri/i vjetër, i shpejtë/ i avashtë", por nuk pranojnë se çiftet "gjallë/vdekur, e gabuar/e vërtetë, femër/mashkull" të jenë antonime. Kjo krijon probleme pasi çdo folës do t’i identifikonte të dyja palët e këtyre çifteve si "të kundërta".

Xhëunsi mendon ta zgidhë këtë problem duke përdorur termin "antonimi" në një kuptim më të gjerë, duke iu referuar çdo çifti fjalësh që mund të dallohen në mënyrë intuitive si "të kundërta". Ndërsa Llajënsi është dyshues ndaj fjalës "antonimi" pasi ky term nuk është më preçiz se fjala "kundërti" që përdoret për ta zëvendësuar atë. Edhe Simpsoni68është njësoj dyshues ndaj këtij termi që ai i referohet si "kategoria që përfshin të gjitha".

Ёshtë më se e vërtetë që antonimia përmbledh një sërë marrëdhëniesh, të cilat ndryshojnë shumë pak nga njëra tjetra, është gjithashtu e vërtetë që të gjitha ato që quhen "të kundërta" kanë diçka të njëjtë. Po të njejtin mendim ndan edhe Jani Thomai69 në librin e tij Leksikologjia e Gjuhës Shqipe ku thotë se fjalët me kuptim të kundërt hedhin dritë në përmbajtjen e njëra-tjetrës, e plotësojnë dhe e bëjnë më të qartë atë.

Samara70në monografinë e tij sqaron se antonimia është kundërvënie leksiko-semantike, kurse kundërvënia është një koncept më i gjerë dhe shpreh edhe raporte midis fjalëve ose njësive të tjera të gjuhës që nuk janë antonime. Me këtë përkufizim kuptojmë se lidhjet antonimike ndërmjet fjalëve kushtëzohet nga kuptimi leksikor i tyre. Kështu, p.sh., në çiftin mbush / derdh, kemi të bëjmë me kundërvënie të kuptimeve që lidhen me veprime, të cilat kryhen në drejtime të kundërta. Siç e kemi përmendur edhe më sipër, janë pikërisht përbërësit e kundërt të përmbajtjes kuptimore të fjalëve antonimike që realizojnë lidhjen antonimike ndërmjet fjalëve. Vini re figurën e mëposhtme dhe shikoni se kur mbushim gotën lëvizja drejtohet nga lart-poshtë, ndërsa kur e derdhim gotën e ujit lëvizja drejtohet nga poshtë-lart. Në çdo gjymtyrë të çiftit antonimik ekzistojnë përbërës të tillë të kundërt, të cilët nënkuptojnë a parakuptojnë reciprokisht njëri-tjetrin dhe përjashtojnë njëri-tjetrin brenda në kuptimet leksikore të antonimeve përkatëse.71

66 Lyons, J. Semantics 1999 f. 196-20867 Steven Jones Antonymy a corpus-based perspective 2002 f. 368 Simpson, P. Literature through language 1997 f. 7269 Thomai J Leksikologjia e Gjuhws Shqipe 2002 f.14470 Samara, M. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe 1985 f. 1171Samara, M. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe 1985 f. 54

Page 19: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

mbush derdh

Memushaj72 thekson se qenia e antonimeve në gjuhë lidhet me prirjen e përgjithshme njerëzore për ta kategorizuar botën në çifte konceptesh të kundërta. Fjalët antonimike kundërshtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të ndërsjelltë dhe në të njëjtën kohë e parakuptojnë njëra-tjetrën, e cila do të thotë se qenia e dy fjalëve antonime nënkupton një bërthamë semantike të përbashkët, së cilës i mbishtresohen pastaj tipare semantike të kundërta. P.sh., i gjatë/i shkurtër hyjnë në raporte antonimike sipas tiparit ± të gjatësisë, ndërkohë që tiparin tjetër e kanë të përbashkët.

i gjatë i shkurtër1. + gjatësi 1. + gjatësi2. + e/i gjatë 2. – e/i gjatë

Xhevat Lloshi në librin e tij “Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika”73 thekson se dy fjalë kanë kuptime të kundërta, nëse shënojnë një tipar cilësor, janë bashkëplotësuese në shënimin e një fushe ose tregojnë drejtime të kundërta të hapsirës, lëvizjes a kohës. Ai e trajton antoniminë në rolin e saj stilistikor kur bëhet fjalë për analizën letrare të tekstit. Këtu, mund të përmendim antitezat e fuqishme të F. Nolit apo të shkrimtarëve të tjerë.:

Se të qante kur të qeshnin, se të veshte kur të çveshnin.

Gjithë jetën koka mbi gur, gjithë vdekjen koka nën një gur. (Ismail Kadare)

Gjatë kërkimeve në përftimin e një gjuhe të dytë Milleri dhe Fellbaumi74 theksojnë: "Nëse studentëve që po mësojnë një gjuhë të huaj u jepet vetëm njëra fjalë e çiftit (të të kundërtave) ato do të insistojnë të mësojnë patjetër edhe fjalën tjetër”. Këto vëzhgime tregojnë se edhe të rriturit preferojnë antoniminë aq sa fëmijët. Ata theksojnë se edhe të rriturit janë të dhënë pas antonimeve kur mësojmë një gjuhë të huaj si dhe ndjehen të sigurtë me kuptimin e një fjale në gjuhën e tyre kur dinë antonimin e saj.

Antonimia, duke qenë se është një tipar i rëndësishëm në jetën e përditshme, është prezente kudo dhe zë një vend në shoqëri. Sipas Llajënsit75, nëse egziston apo jo "një tendencë e përgjthshme njerëzore për të kategorizuar eksperiencat në terma kontrasti, kjo, nuk mund të vendoset lehtë, por sido që të jetë, përballja jonë me antoniminë është e

72 Memushaj, Rami. Hyrje në Gjuhësi 2002, f. 183-18673 Lloshi, Xhevat. Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika 2001. f. 134 74 Miller, G.A, dhe Fellbaum Lexical and conceptual semantics 1991 f. 197-229 75 Lyons, J. Semantics 1977 f. 277

Page 20: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

pamasë: ne i mbajmë mend "të kundërtat" që në fëmijëri, i ndeshim ato çdo ditë dhe mundësisht i përdorim si mjete njohëse për të organizuar eksperiencën njerëzore. Ndërsa për Xhëunsin76, antonimia është një fenomen që shpjegohet më mirë me ilustrime se sa me përkufizime dhe pikërisht në këtë mënyrë ai i tregon funksionet e antonimisë gjatë ligjërimit. Lidhjet semantike, veçanërisht ato të antonimisë përftohen brenda ligjërimit, me qëllim që të krijohet një lidhje kuptimore e natyrshme, duke përjashtuar, kështu, përsëritjen e panevojshme të fjalëve me të njëjtin kuptim. Në librin e tij “Antonymy a corpus-bases perspective” ai trajton disa lloje antonimesh, si p.sh.,

1. Antonimi e varur (love/hate, right/wrong, old/young, agree/disagree, temporary/permanent, poor/rich, public/private, reward/punishment, extroverts/introverts. Këto antonime quhen të tilla, sepse kur përdoren në të njëjtën fjali, ato vënë në dukje një kundërvënie të menjëherëshme ndërmjet çifteve, frazave apo fjalive, duke treguar vlerën e shtuar të kundërvënies. P.sh., I love to cook but I hate doing the dishes. This is a rich country with poor people.

2. Antonimi e bashkërenditur (rich and poor, right or wrong, both public and private, cold and hot, confirm or deny, active and passive, implicitly and explicitly). Këto antonime quhen të tilla, sepse ripranojnë apo përjashtojnë përfshirjen e kundërtisë së kuptimeve në ligjërim. P.sh., While pensions will not be abolished, the government will encourage everyone, rich and poor, to rely for their retirement mainly on money they invest in private pension funds.

3. Antonimi krahasimore (pessimistic than optimistic, more right than wron, more dead than alive, In large ….. in small). Këto antonime quhen të tilla, sepse ato bëjnë krahasimin e kundërvënies së kuptimeve të tyre në ligjërim. P.sh., Although one has to be more pessimistic than optimistic in the Third World when it comes to liberation movements and democracy, it is hard not to notice some special characteristics of the Palestinian revolution. Mr Shevardnadze stressed that work for peace rather than war should prevail. Por, risitë që ka sjellë Samara në monografinë e tij në lidhje me çështjen e

antonimisë janë tepër të rëndësishme për studime më të thella në fushën e semantikës shqiptare. Është pikërisht Samara ai që ka vendosur shtatë parametrat77 e përcaktimit të antonimisë që duhet të merren parasysh gjatë trajtimit të saj teorik, si dhe veçorive të shprehjes së saj në gjuhën shqipe.Parametri i parë është karakteri i kundërt i kuptimeve të fjalëve, aftësia e tyre për t’ju kundërvënë njëra-tjetrës në kuptimin e tyre pohues. Kështu, p.sh., mund të përmendim çifte të tilla si: i hapur / i mbyllur, i mirë / i keq, i shëndoshë / i dobët, i pastër / i papastër etj. Pra, elementi kryesor i kundërvënies është pohimi i një kuptimi leksikor.Parametri i dytë është boshti i përbashkët semantikqë i lidh fjalët me njëra-tjetrën.Kështu, p.sh., fjalët i ngrohtë / I ftohtë, ngricë / vapë janë antonime mbasi, përveç kuptimeve të kundërta që kundërvihen, kanë të njëjtin bosht lidhës - atë të temperaturës.Parametri i tretë është mundësia e krahasimit midis fjalëve antonime nga kuptimi. Nëse fjalët e çiftit antonimik e kanë këtë mundësi ato hyjnë në marrëdhënie kundërtie me njëra-tjetrën. Kështu, p.sh., i mirë / i keq, larg / afër, etj.

76 Jones, Steven. Antonymy a corpus-bases perspective 2002 f 4577 Samara, M. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe 1985 f. 34 -43

Page 21: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Parametri i katërt është shkalla e caktuar e kundërvënies ndërmjet fjalëve të çiftit antonimik. Me shkallën e kundërvënies kuptojmë se kundërvënia diku është më e dobët dhe diku tjetër më e fortë. Kështu, p.sh., kur themi i rrahur / i parrahur / i mësuar, shkalla e kundërvënies varet nga kuptimi semantikor i fjalëve përbërëse të çifteve antonimike. Shkalla e kundërvënies bën që në njërin çift të kemi polarizim të kundërvënies së kuptimeve, ndërsa tek tjetri kundërvëniea është më e butë. Në shumicën e çifteve antonimike, shkalla e kundërvënies, e krahasimit, mund të matet duke u nisur nga një pikë e mesme, që merret si normë. Kështu, p.sh., po të kundërvëme nga kuptimi mbiemrat i madh / i vogël që shënojnë dy skajet e fushës semantike të madhësisë, nisemi nga gjendja normale e madhësisë që duhet të ketë trupi. Pika e mesme që merret si masë dhe si normë gjendet duke bërë krahasimin ndërmjet cilësive të shprehura nga mbiemrat i madh / i vogël. Duke marrë për bazë pikën e mesme që merret si normë krijohen shkallë të ndryshme të kundërvënies si i madh / mesatar, i madh / i vogël. Parametri i pestë është vetia dhe aftësia që kanë përbërësit e çiftit antonimik për t’u lidhur nga ana semantike e gramatikore me të njëjtën fjalë. P. sh., top i madh/ top / i vogël, njeri i madh / njeri i vogël. Parametri i gjashtë është se fjalët e çiftit antonimik duhet të jenë homogjene nga pikëpamja leksiko-gramatikore. Nëse ato nuk i përkasin të njëjtës pjesë të ligjeratës, atëherë ato nuk janë antonime. P. sh., mbiemra: i madh /i vogël, i drejtë / i shtrembur, i ndriçuar / i errët, i bukur / i shëmtuar, i pastër / i pist; emra: ditë / natë, bukuri / shëmtim, aftësi / paaftësi; ndajfolje: lart / poshtë, shumë / pak; parafjalë: nën / mbi, para / mbrapa, me / pa etj. Parametri i shtatë është se fjalët antonime mund të jenë fonetikisht krajt të ndryshme. Kështu, mund të përmendim çifte të tilla si: dal / hyj, marr / jap, i mirë / i keq, majtas / djathtas, lart / poshtë, i nxehtë / i ftohtë, i madh / i vogël, i lehtë / i rëndë, i lehtë / i vështirë etj.

PërfundimeStudimet rreth kuptimit të fjalës mund të kryhen në mënyra të ndryshme. Semantika

gjuhësore është një përpjekje e mirë për të shtjelluar njohuritë e çdo folësi për gjuhën, të cilat do ta mundësojnë atë të bashkëbisedojë rreth fakteve, ndjenjave, qëllimeve apo mendimeve me folës të tjerë dhe të kuptojë se çfarë ato thonë.

Gjuha e njerëzve ndryshon nga gjuha e kafshëve, mbasi ajo nuk nxitet nga stimulues të jashtëm, por është e lirë nga kjo anë, krijuese dhe zhvillohet pambarimisht. Qeniet njerëzore i përftojnë themelet e gjuhës që në moshe të hershme. Ato marrin fjalor të mjaftueshëm dhe duke i përftuar sistemet gjuhësore në shoqërinë dhe mjedisin se ku rriten ata aftësohen tta përdorin atë në mënyrë efikase. Njohuritë e folësit të një gjuhe janë të mëdha dhe të qarta. Gjuhëtarët përpiqen që të ndërtojnë gramatikën, e cila s’është gjë tjetër veçse një përshkrimi i gjuhës në bazë të disa rregullave të saj, me qëllim që njerëzit të ndërveprojnë gjatë bashkëbisedimit me shkrim ose me gojë. Semantika është një pjesë e gjuhësisë, e cila merret me dijet individuale të folësve të një gjuhe dhe që mundëson shkëmbimin e mesazhit ndërmjet tyre.

Folësit e një gjuhë kanë njohuri të qarta se çfarë është e kuptimshme në gjuhën e tyre. Në shpjegimin tonë se çfarë është kuptimi i fjalës, kemi paraqitur disa terma si: çrregullsitë në gjuhë, perifrazimi, sinonimia, tipari semantik, antonimia, kundërshtia, ngatarresat gjuhësore, përafërsitë gjuhësore, rrjedhoja dhe hamendësitë, njohja e të cilave na ndihmon për të përcaktuar se në ç’shkallë është bagazhi i njohurive semantike të folësit.

Page 22: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Përmbledhje1. Fjala “antonimi” për herë të parë në gjuhën angleze është përdorur nga gjuhëtari

anglez C.J. Smith në 1867, si një e kundërt e “sinonimisë”. Ndërsa Hornbi, në fjalorin e tij të vitit 1948 dhe më vonë në vitin 1963, e përkufizon antoniminë si e ngjashme e vendosur diku në të kundërt.

2. Filozofët e vjetër që nga Platoni, Aristoteli e të tjerë më vonë i kanë shpjeguar këto probleme në mënyrë empirike e spontane dhe shpesh herë i kanë ngatërruar kategoritë gjuhësore me ato filozofike e logjike. Në studimet e tyre ata shpesh herë kanë vënë shenjën e barazimit midis antonimisë (kundërvënies së fjalës) dhe kundërvënies së mendimit. Mendimi i Aristotelit në logjikë: dy pohime të kundërta nuk mund të jenë së bashku të vërteta ‘A’ s’është ‘jo A’ mund të kuptohet në këtë mënyrë që nxënësi s’mund të jetë edhe i mirë edhe i keq.

3. Xhon Sërli në veprën e tij Filozofia e Gjuhës ka theksuar se duhet bërë dallimi midis filozofisë së mendimit dhe vetë ghuhës, megjithëse ato në një farë mënyre janë të lidhura pazgjithshmërisht. Ai thekson se gjuha është aq e vjetër sa edhe vetë mendimi.

4. Rreth kësaj çështjeje ka diskutuar edhe Samara në monografinë e tij, i cili nuk i shikon të shkëputura gjuhën dhe mendimin. Ai midis të tjerave thekson se shkëputja metafizike e kundërvënies gjuhësore nga kundërvënia logjike është po aq e gabuar sa edhe njëjtësimi i tyre; shkëputja e tyre do të çonte në shkëputjen e gjuhës nga mendimi, kurse njëjtësimi i tyre do të çonte në njëjtësimin e gjuhës me logjikën.

5. Për Llajënsin rëndësi në përcaktimin e përkufizimit të shumë dukurive gjuhësore, në veçanti ato semantike, përfshirë edhe antoniminë, kanë lidhjet paradigmatike që ekzistojnë ndërmjet fjalëve.

6. Në logjikë kemi të bëjmë me kundërvënie konceptesh, mbasi në filozofi e logjikë ekzistojnë kontradikta, ndërsa në gjuhë kemi të bëjmë me kundërvënie të fjalëve dhe të kuptimeve të tyre. P.sh., në çiftet punë/kapital, kapitalist/revizionist, parti socialdemokrate/liberale etj. nuk kemi të bëjmë me çifte antonimike, por kemi të bëjmë me nocione me kundërvëne filozofike. Kundërvënia e fjalëve ndryshon nga kundërvënia logjike (e koncepteve), sepse në gjuhë antonimia shprehet me fjalë që kanë kuptim leksikor të mëvetësishëm e të kundërt me një fjalë të vetme antonimike, kurse kundërvënia logjike shprehet me fjali ose paragrafë, ku nuk ka fjalë antonimie.

7. Përpjekjet për të përcaktuar kuptimin dhe përkufizimin e antonimisë janë bërë shumë herët por, studimet e tyre kanë qenë vetëm empirike, dhe deri në vitet 60të - 70të

antonimia është studiuar për qëllime mësimore, kryesisht në tekstet shkollore. 8. Xhastesoni e përkufizoi antoniminë si lidhje leksikore d.m.th lidhje ndërmjet fjalëve

dhe jo ndërmjet koncepteve. Ai thekson në punimin e tij se ‘të kundërta të mira’ janë ato mbiemra që jo vetëm zënë vendin në skajet e kundërta, por njëkohësisht përshkruajnë të njejtin grup të emrave.

9. Në punimin e tij rreth antonimisë në gjuhën shqipe, Ibrahim Goçi thekson se fenomeni leksikor i antonimisë lidhet me raportin e kundërvënieve të çiftit antonimik dhe mundësisë së shkallëzimit të tij.

10. Muehleisen thekson se antonime të mira janë ato mbiemra që jo vetëm zënë vendin në skajet e kundërta të fushës semantike, por njëkohësisht përshkruajnë të njejtin grup të emrave.

Page 23: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

11. Ndërsa, Fellbaumi shpjegon se antonimia shfaqet jo vetëm ndërmjet çifteve që i takojnë të njejtës klasë emërore, por edhe ndërmjet klasave të tjera të fjalëve, çifte gramatikisht të krahasuara, si p.sh., loving/hate, love/hates, loved/hated.

12. Fjalori “Longman Dictionary of Applied Linguistics” e përcakton termin ‘antonim’ si një fjalë që është e kundërt në kuptim me një fjalë tjetër. Në të njejtën mënyrë shprehet Kristëll në fjalorin e tij “Dictionary of Linguistics and Phonetics”, i cili thotë se antonimia në kuptimin e saj të gjerë i referohet të gjitha llojeve të kundërtisë semantike. Këto përkufizime reflektojnë kriterin semantik të antonimisë.

13. Çiftet që shkojnë drejt majës së shkallës identifikohen si të kundërta nga folësit e gjuhës si p.sh., nxehtë/ftohtë, i shkurtër/i gjatë, i ngushtë / i gjerë, ndërsa ato që zbresin poshtë shkallës përsëri reflektojnë kontrast dhe konsiderohen si të kundërta, por sipas Millerit ju mungon ‘tingëllimi’ si antonimi si p.sh., relaxed/tense, smart/stupid.

14. Xhastesoni ka thënë se mbiemrat mund të jenë ose mund të mos jenë antonime pra, jo vetëm antonime por, edhe jo antonime. Nga këtu rrjeth mendimi se antonimet nuk mund të shpjegohen vetëm duke patur parasysh kriterin semantik.

15. Përkufizimi për antoniminë është sa leksikor aq edhe semantik. Sipas Xheksënit antonimet duhet të kenë kundërti të kuptimit, por njëkohësisht fjalët duhet të kenë edhe lidhje leksikore të vendosura mirë me njërin nga përbërësit e çiftit antonimik.

16. Ato lloje antonimesh që plotësojnë kriterin leksikor dhe semantik njihen si prototipe ose ndryshe kanonike, ndërsa ato që plotësojnë vetëm njërin nga kriteret quhen periferike ose jo-kanonike. Këto dy terma janë përdorur nga Kruzi në 1986 dhe më vonë nga Mërfi në 1994.

17. Antonimia në gjuhën shqipe si dukuri leksikore u trajtua në tekstin e Jani Thomait, “Leksikologjia e Gjuhës Shqipe”.

18. Studiuesi kosovar Ibrahim Goçi në monografinë e tij e përshkruan antoniminë si dukuri gjuhësore dhe më pas, duke i bërë asaj një analizë nga pikëpamja semantike, qartëson më mirë tiparet që dallojnë antoniminë nga mohimi. P.sh., nëse fjalës “i fuqishëm” i vendosim parashtesën ‘pa’ formohet fjala “i pafuqishëm”, pra, kemi kundërvënie të tyre.

19. Jani Stefi (Thomai) në 1961 i përkufizon antonimet si fjalë të ndryshme me kuptim të kundërt që shërbejnë si mjete shpjeguese në fjalorë të ndryshëm, dhe si mjete të fuqishme shprehjeje, me të cilat ndërtohen antitezat.

20. Në librin e tij Leksikologjia e Gjuhës Shqipe (1999) Thomai i jep një shpjegim semantik antonimisë, kur thotë se kundërvënia e fjalëve antonimike del më e qartë me ballafaqimin e përbërësve të kuptimeve të tyre. Fjala e dytë është antonim i fjalës së parë jo vetëm kur e përjashton kuptimin e fjalës së parë, por edhe kur pohon kuptimin e kundërt.

21. Ndërsa Miço Samara, i cili ka bërë një studim të plotë rreth antonimisë, e përcakton atë si dy fjalë me kuptime të kundërta, kundërvëvia e të cilave trupëzohet e realizohet në ligjërim, pra, antonimia është kundërvënie leksiko-semantike.

22. Në fjalorin e antonimeve të gjuhës shqipe Samara i koncepton fjalët antonime si elemente të një mikrosistemi me kufij pak-a-shumë të gjerë dhe të veçantë në gjuhën shqipe, të lidhura harmonikisht me specifikën e tyre brenda shqipes, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat që i shtron shoqëria gjuhës, e cila është konsideruar mjet marrëdhëniesh e shkëmbimi të mendimeve.

Page 24: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

23. Ndryshe nga leksikologët dhe leksikografët, psikologët janë mbështetur tek ‘ndryshimet semantike’ që janë propozuar nga Osgudi, i cili i cilëson ato si një kombinim i “asociacioneve” (shoqërimeve/ lidhjeve) të kontrolluara dhe procedurave të krahasimit duke i mveshur objektit 1) një koncept që ta ndryshojë atë (kuptimin e objektit) dhe 2) një çift mbiemror bipolar që të tregojë drejtimin e asociacionit dhe intensitetin e tij në shkallën me shtatë ndarje.

24. Shkalla me shtatë ndarje sipas psikologut Osgud është ndërtuar e tillë që të kombinojë secilin përbërës të çiftit mbiemror antonimik me ndajfoljet e sasisë “extremely,” “quite,” dhe “slightly” në të dyja drejtimet e shkallës së matjes të antonimeve, pra, nga pika neutrale e kuptimit, e cila merret si pika zero e tij, në mënyrë të tillë që, kur objekti nënkuptom fjalën “ father”, e cila vihet përkundrejt mbiemrave si, ‘happy’, ‘sad’, arrin në gjykimin për ‘father’ si ‘slightly happy’ e kështu me radhë.

25. Klarku në vitin shqyrtoi tendencën që kanë informantët për të dhënë të kundërtën e një nxitësi, kryesisht kur pyetet që të thonë fjalën e parë që ju vjen në mendje. Klarku thekson se, në se një nxitës (në një lojë me shoqërimin e fjalëve) ka një antonim të zakonshëm, kjo fjalë do ta bëjë gjithmonë më të qartë këtë të kundërt në krahasim me të tjerat.

26. Klarkun të formulonte rregullin e ‘kontrastit minimal’, sipas të cilit për të kuptuar strukturën sipërfaqësore të fjalëve asaj mund t’i mvishen karakterizime që përbëhen nga tipare të renditura në mënyrë hierarkike. Kjo realizohet në këtë mënyrë: ndrysho shenjën e një tipari duke filluar me tiparin më të ulët, që nga përdorimi i shpeshtë nënkupton shjegimin e kuptimit të fjalës p.sh., burrë duke nxjerrë në pah fjalën grua, duke bërë një ndryshim në tiparin themelor nga [ + mashkull] në [ - mashkull] në një anë dhe djalë, duke ndryshuar tiparin e moshës nga [ + i rritur] në [ - i rritur] në anën tjetër. Sipas Klarkut kontrasti është minimal mbasi antonimet ndryshojnë vetëm në një aspekt.

27. Kruzi në vitin 1986 thekson: “të kundërtat kanë një magjepsje të pashembullt ... Kuptimet e një çifti të kundërtash intuitivisht ndahen maksimalisht ....... Afërsia e të kundërtave në njërën anë shfaqet p.sh., në faktin se përbërësit e çiftit të të kundërtave kanë shpërndarje pothuajse të njejtë, e cila do të thotë mundësi të ngjashme të ndodhive normale dhe anormale”.

28. Një tjetër fushë në përcaktimin e kuptimit të termit ‘antonimi’ është dhe ajo e përftimit të gjuhës, e cila ndonëse jo e lidhur direkt me trajtimin e antonimisë brenda kuadrit semantik, ka dhënë informacion të mjaftueshëm në lidhje me këtë çështje. Kështu, Nelsëni dhe Benedikti nëpërmjet eksperimenteve të tyre kanë vënë re se fëmijët në moshën 3-vjeçare janë të aftë të kodojnë veti apo gjendje të objekteve. Sipas tyre kodimi ishte tri llojesh: absolut apo kategorik, kontrastiv dhe relativ.

29. Sipas Kaganit të kundërtat mësohen dhe përdoren jo si fjalë të shkëputura, por në çifte antonimike. Ai thekson se sapo fëmijët mësojnë kuptimin e fjalës up, ata mësojnë edhe kuptimin e fjalës down, apo pasi mësojnë kuptimin e fjalës high, ata mësojnë edhe fjalën low.

30. Llajënsi thotë se dikotomia përdoret nga fëmijët si strategji për të mësuar dhe përftuar gjuhën.

31. Memushaj thekson se qenia e antonimeve në gjuhë lidhet me prirjen e përgjithshme njerëzore për ta kategorizuar botën në çifte konceptesh të kundërta. Fjalët antonimike

Page 25: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

kundërshtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të ndërsjelltë dhe në të njëjtën kohë e parakuptojnë njëra-tjetrën, e cila do të thotë se qenia e dy fjalëve antonime nënkupton një bërthamë semantike të përbashkët, së cilës i mbishtresohen pastaj tipare semantike të kundërta. P.sh., i gjatë/i shkurtër hyjnë në raporte antonimike sipas tiparit ± të gjatësisë, ndërkohë që tiparin tjetër e kanë të përbashkët.

32. Gjatë kërkimeve në përftimin e një gjuhe të dytë Milleri dhe Fellbaumi theksojnë: "Nëse studentëve që po mësojnë një gjuhë të huaj u jepet vetëm njëra fjalë e çiftit (të të kundërtave) ato do të insistojnë të mësojnë patjetër edhe fjalën tjetër”.

33. Antonimia, duke qenë se është një tipar i rëndësishëm në jetën e përditshme, është prezente kudo dhe zë një vend në shoqëri. Sipas Llajënsit, nëse egziston apo jo "një tendencë e përgjthshme njerëzore për të kategorizuar eksperiencat në terma kontrasti, kjo, nuk mund të vendoset lehtë, por sido që të jetë, përballja jonë me antoniminë është e pamasë: ne i mbajmë mend "të kundërtat" që në fëmijëri, i ndeshim ato çdo ditë dhe mundësisht i përdorim si mjete njohëse për të organizuar eksperiencën njerëzore.

34. Ndërsa Xhëunsi thekson se antonimia është një fenomen që shpjegohet më mirë me ilustrime se sa me përkufizime dhe pikërisht në këtë mënyrë ai i tregon funksionet e antonimisë gjatë ligjërimit. Lidhjet semantike, veçanërisht ato të antonimisë përftohen brenda ligjërimit, me qëllim që të krijohet një lidhje kuptimore e rrjedhshme e tij, duke përjashtuar, kështu, përsëritjen e panevojshme të fjalëve me të njejtin kuptim.

35. Është pikërisht Samara ai që ka vendosur shtatë parametrat e përcaktimit të antonimisë që duhet të merren parasysh gjatë trajtimit të saj teorik, si dhe veçorive të shprehjes së saj në gjuhën shqipe.

36. Parametri i parë është karakteri i kundërt i kuptimeve të fjalëve, aftësia e tyre për t’ju kundërvënë njëra-tjetrës në kuptimin e tyre pohues.

37. Parametri i dytë është boshti i përbashkët semantikqë i lidh fjalët me njëra-tjetrën.38. Parametri i tretë është mundësia e krahasimit midis fjalëve antonime nga kuptimi.39. Parametri i katërt është shkalla e caktuar e kundërvënies ndërmjet fjalëve të çiftit

antonimik. 40. Parametri i pestë është vetia dhe aftësia që kanë përbërësit e çiftit antonimik për t’u

lidhur nga ana semantike e gramatikore me të njëjtën fjalë.41. Parametri i gjashtë është se fjalët e çiftit antonimik duhet të jenë homogjene nga

pikëpamja leksiko-gramatikore.42. Parametri i shtatë është se fjalët antonime mund të jenë fonetikisht krajt të

ndryshme.

Veçoritë leksikore dhe semantike të antonimeve

1. Veçoritë leksikore të antonimeve.2. Veçoritë semantike të antonimeve.3. Marrëdhëniet leksikore e semantike ndërmjet fjalëve të çifteve antonimike.

3.1 Veçoritë leksikore të antonimeve

Page 26: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Nga sa është përshkruar më sipër, del qartë se antonimia është një fenomen universal, por me tipare të ndryshme në gjuhë të ndryshme.

Disa mbrojnë tezën e ekzistencës së ekstremiteteve apo polaritetit ndërmjet përbërësve të çifteve antonimike.

Mettinger78 këtë fakt e shpjegon duke thënë se polariteti në kundërti luan një rëndësi të veçantë në ndërtimin e këtyre mbiemrave. Gjatë analizës së mbiemrave të tillë, ai shënoi me shenjat (+pol) dhe (-pol) mbiemrat për të treguar polaritetin e tyre. P.sh. themi katër orë larg/afër etj. Ai, gjithashtu, thekson se si bazë e klasifikimit të antonimeve shërbejnë këto tipare: shkalla e kundërvënies, përputhja ose jo e aftësisë bashkuese, numri i kuptimeve antonimike, struktura morfologjike dhe kategoria gramatikore. Samara79 në monografinë e tij shprehet se përveç tipareve të lartpërmendura, është dhe vetia apo aftësia që kanë gjymtyrët e një çifti antonimik për t’u lidhur nga ana semantike e gramatikore dhe se nga pikëpamja leksiko-gramatikore ato duhet të jenë homogjene; p.sh., fjalët shitje dhe blej nuk i përkasin të njëjtës kategori gramatikore dhe pra, nuk janë antonime.

Antonimet në gjuhën shqipe mund të jenë fjalë 1) fonetikisht të ndryshme, gjë që ndodh edhe në gjuhën angleze (i mirë/ i keq; majtas/dhjathtas; good/bad; left/right), 2) ose krejt të kundërta në vendosjen e tyre (dashuroj/urrej; lart/poshtë; love/hate; up/down), 3) të shprehura me parashtesa (i pastër/ i pa pastër, i shterrur/ i pa shterrur; important/unimportant, careful/careless, possible/impossible), 4) njësi fraziologjike(me doreza/ padoreza; me krahë hapur/ me këmbët e para) etj.

Lehrer dhe Lehrer80 (1982), si edhe Kruz (1986) e kanë përcaktuar antoniminë si një bashkësi e të kundërtave të krahasuara që kanë vetinë e markimit (shënjimit). Bashkësia e të kundërtave të krahasuara përbëhet nga çiftet e zakonshme antonimike dhe atyre prototipe si: big / little, good / bad, high / low, hot / cold, happy / sad, tall / short, dhe wet / dry.

Vetia dalluese e këtij grupi antonimik është se të kundërtat emërtojnë cilësi që krahasohen, d.m.th. cilësi që mund të konceptohen si ‘pak a shumë’, prandaj dimensioni apo shkalla me të cilën çifti shoqërohet ka një pikë matëse të mesme e neutrale, të cilën Samara e quan normë81. Kështu, p.sh.; po të kundërvëmë kuptimet e fjalëve hot dhe cold, të cilat shënojnë dy skajet ekstreme të temperaturës, gjithmonë nisemi nga gjendja normale që mund të ketë p.sh., uji, dhe mund të themi: Water is hotter than needed. It’s fairly cold outside. It’s very cold. Kur uji nuk është as i ftohtë as i ngrohtë, atëherë themi se ai është i vakët (warm) etj.

Ndërmjet dy ekstremeve të kundërtisë ndodhet një pikë e mesme e vetisë së temperaturës, e cila mund të shprehet me mbiemrat warm dhe cool kur diçka nuk është as i nxehtë as i ftohtë. Ky shembull tregon qartë se dimensioni i temperaturës është më tepër i leksikalizuar për faktin se intervalet e temperaturës shprehen me fjalë të tjera.

Meqenëse mbiemrat e shprehin më qartë shkallën e krahasimit dhe të shënjimit, ato trajtohen me një vëmendje të veçantë edhe në mësimin e gjuhës së huaj apo të gjuhës amëtare në shkollë.

Mbiemrat e shkallëzuar shfaqin veti karakteristike të antonimeve të shkallëzuara si: krahasim i pastër, i paragjykuar, dhe i markuar (shënuar).

78Arthur Mettinger Aspects of Semantic Opposition in English 1994 f. 18-23 79 Samara, M. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe 1985 f. 41-5580 Lehrer, A. dhe Lehrer, K. Antonymy1982 Linguistics and Philosophy 5, f. 483-513 81 Samara, M. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe 1985 f. 40

Page 27: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Diçka krahasohet si e madhe, e gjatë, e re, e nxehtë, kur krahasohet me gjëra të tjera të të njejtit llojë. Kjo do të thotë se kur themi se një fëmijë është i gjatë, ai është i gjatë në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij, por në fakt ai mund të jetë më i shkurtër se sa një i rritur i shkurtër.

Krahasim i paragjykuar do të thotë përdorimi i mbiemrit në fjali të ndryshme pyetëse. Mbiemri thuhet se është i paragjykuar nëse nënkupton një vlerë të caktuar kur përdoret në fjalinë pyetëse dhe i paparagjykuar apo pjesërisht nëse ai nuk ka një ndikim të tillë. P.sh,. mbiemri i gjatë kur përdoret në fjalinë pyetëse “Sa i gjatë është Agimi?”, në këtë rast është i paparagjykuar. Kjo pyetje është neutrale dhe mund të përdoret nëse bashkëbiseduesi e di apo jo gjatësinë e Agimit, i cili mund të jetë i gjatë, i shkurtër apo mesatar. Por, mbiemri ‘i shkurtër’ është i paragjykuar mbasi folësi mund të bëjë vetëm një pyetje “Sa i shkurtër është Petriti?” Këtë pyetje e bëjmë nëse besojmë se Petriti është më i shkurtër se sa gjatësia mesatare e shokëve të tij. Shumë çifte antonimike të shkallëzuara kanë një term të paragjykuar dhe një term të paparagjykuar si p.sh., i ri/i vjetër, i rëndë/i lehtë, i shpejtë/i ngadaltë etj.

Markimi apo shënjimi përdoret për të dalluar termin e shënjuar nga termi tjetër i pa shënjuar në një një çift antonimik. Lehrër82në punimin e tij thekson disa kritere për të përcaktuar shënjimin. Një nga kriteret është paragjykimi. Sipas Lehrërit, përbërësi i paparagjykuar i çiftit antonimik është i pamarkuar (i pashënjuar), ndërsa ai që është i paragjykuar është i markuar (shënjuar). Pra, themi se mbiembri i vjetër është i pashënjuar dhe i paparagjykuar, ndërsa mbiemri i ri është i shënjuar dhe i paragjykuar. Gjithashtu, thuhet se nëse emri në fushën semantike lidhet morfologjikisht me njërin nga përbërësit e çiftit antonimik ky emër lidhet me përbërësin e pashënjuar, p.sh., emri i fushës semantike të Gjatësisë lidhet më shumë me mbiemrin e pashënjuar i gjatë se sa me mbiemrin e shënjuar i shkurtër.

Një kriter tjetër i shënjimit është se fjala antonim e pashënjuar në gjuhën angleze zakonisht shfaqet më shumë në kontekste sintaksore; kryesisht mbiemrat e pashënjuar ndeshen në shprehjet që shprehin masën e gjatësisë, si p.sh., themi 3 feet long, por jo 3 feet short.

Edhe prejardhja morfologjike e fjalëve antonime luan rol në përcaktimin e antonimeve të shënjuara apo të pashënjuara. Kështu, mbiemri i prejardhur nga njëri përbërës i çiftit antonimik thuhet se është i shënjuar kështu, important është i pashënjuar, ndërsa unimportant është i shënuar.

Samara83 thekson në monografinë e tij se lidhjet antonimike midis fjalëve kushtëzohen nga kuptimi leksikor i tyre, kryesisht nga përbërësit e këtij kuptimi. Lind pyetja: ç’janë përbërësit kuptimorë dhe cili është roli i tyre në përcaktimin e lidhjeve antonimike?

Studiues të huaj dhe të vendit i kanë quajtur84 përbërësit kuptimor sema ose njësi semantike minimale; tregues i reales që përgjithësohet në mendjen e njeriut si përbërës i nocionit dhe që pasqyrohet gjuhësisht. Semat luajnë rolin kryesor për të futur fjalët në marrëdhënie antonimike. Thomai85, në librin “Leksikilogjia e Gjuhës Shqipe,” thekson se kuptimi leksikor, duke qënë kategori gjuhësore, përbën anën më thelbësore të fjalës, por pa lënë mënjanë formën e saj, mbasi fjalët formohen që të shprehin diçka, që të na vënë në

82 Lehrer, A. dhe Lehrer, K. Antonymy1982 Linguistics and Philosophy 5, f. 483-49083 Samara, Miço Çështje të Antonimisë në Gjuhën Shqipe 1985 f. 5484 Lyons, J. Semantics 1977 f. 277-27985 Thomai. Jani. Leksikilogjia e Gjuhës Shqipe. f. 51. 1964

Page 28: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

lidhje me diçka të veçantë nga realiteti. Thomai vazhdon më tej duke theksuar se përbërësi kuptimor është njësia më e vogël, minimale, që përfaqëson gjuhësisht një tregues të realies (ndryshe e quajtur referenti).

Shpjegimi i mësipërm mund të jepet në këtë formë:realia (referenti, sendi) nocioni (kategori logjike; përgjithësim mendor i tipareve thelbësore të një klase sendesh, ka veshje gjuhësore fjalën, por mund të ndryshojë pavarësisht prej saj.) kuptimi leksikor (kategori gjuhësore) Kuptimi leksikor dhe nocioni lidhen ngushtë me njëri tjetrin dhe njëkohësisht shprehin lidhjet ndërmjet gjuhës dhe mendimit. Përbërësi i kuptimit pasqyron gjuhësisht, nëpërmjet përbërësit të nocionit, një tregues të reales që shënon fjala. Thomai ravijëzon mendimin se kur ndryshojnë përbërësit kryesorë, atëherë del një kuptim i ri leksikor, i ndryshëm nga i pari, ndërsa kur ndryshon vetëm një përbërës kuptimor, atëherë kemi nuanca të të njëjtit kuptim.

Për ta patur më të qartë se çfarë është përbërësi kuptimor, dhe se si ai shërben për të futur fjalët në marrëdhënie antonimike, më poshtë po japim një shembull.

Në fjalorin e antonimeve Samara86 ka dhënë kuptimin e çiftit antonimik i madh / i vogël, nga ku shohim se përbërësit e kuptimeve të tyrë bëjnë të mundur që fjalët të hyjnë në marrëdhënie antonimie me njëra tjetrën.i madh i vogël

kuptimi 1) ka trup ose përmasa mbi mesataren. p.sh. qytet i madh

kuptimi 2) i rritur në moshë. Djali i madh është në shkollë. kuptimi 3) fig. Që ka shumë forcë a intensitet; që ka aftësi ose cilësi të mira, madhështor, me shumë vlera. Ka zëmër të madhe.Përbërësi i kuptimit të parë: 1. përmasa mbi mesataren2. mosha3. njohuri, aftësi

kuptimi 1) ka trup ose përmasa nën mesataren. p.sh. qytet i vogël

kuptimi 2) në moshë të mitur. Djali i vogël është në çerdhe.kuptimi 3) Që ka pak forcë e intensitet; që ka pak aftësi ose cilësi; jo i rëndësishëm; me pak vlera. Ka zëmër të vogël.Përbërësi i kuptimit të parë: 1. përmasa nën mesataren2. mosha nën mesataren3. njohuri, aftësi të pakta.

Në shembullin e lartpërmendur vërejmë se antonimia është e lidhur edhe me kontekstin. Kjo shihet qartë në shembujt e mësipërm.

Kjo analizë e kuptimit leksikor ka rëndësi si për hartuesit e fjalorëve, por edhe të mësuesve në shkollë. Hartuesit e fjalorëve duhet të dinë mirë gjithë përbërësit e kuptimeve, me qëllim që ta paraqesin fjalën në fjalor më të gjitha kuptimet që ajo ka. Ndërsa, mësuesit, duke njohur mirë përbërësit e kuptimeve të fjalëve që hyjnë në marrëdhënie antonimike, i drejtojnë nxënësit që të flasin e të shkruajnë bukur duke i përdorur fjalët në vendin e duhur. Kërkimet e kryera rreth antonimisë në të shumtën e rasteve janë përqëndruar tek antonimet e shkallëzuara. Llajënsi87 dhe Kruzi88 kanë përshkruar lloje të tjera të të

86 Samara, Miço. Fjalori i antonimeve në gjuhën shqipe. f. 204. 199887 Cruse, D.A. Lexical Semantics 1986 f.182-18388 Lyons. J. Lyons, J. Semantics 1999 f. 228

Page 29: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

kundërtave, por që edhe ato tregojnë një varësi dikotomike. Llajënsi flet për të kundërtat komplementare (të pashkallëzuara), të cilat ndonjëherë quhen dhe kontradiktore apo të kundërta. Këto dy terma janë përdorur nga Llajënsi, i cili i ka huazuar nga llogjika, por që ndërthuren me termat komplementare. Këtu përfshihen mbiemra të tillë si: i vërtetë/i gabuar, i gjallë/i vdekur, mashkull/femër. Ashtu si mbiemrat e shkallëzuar, edhe mbiemrat e pashkallëzuar veprojnë në një fushë të caktuar semantike, por kjo fushë semantike nuk ka vlera të mesme matëse të cilësive. Kruzi89 e përshkruan karakterin e mbiemrave të pashkallëzuar në këtë mënyrë: “Thelbësore në një çift komplementar është se ndërmjet përbërësve të tyre ata ndajnë fusha konceptuale dypalëshe, kështu që çfarë nuk shprehet në një përbërës domosdoshmërisht duhet të shprehet në përbërësin tjetër”. P.sh., ne themi se nëse një njeri nuk është i vdekur, ai është patjetër i gjallë. Nëse një thënie nuk është e vërtetë atëhere, ajo është e gabuar, e kështu me radhë.

Memushaj90 thekson se antonimet komplementare kundërshtojnë njëra tjetrën, por pohimi i njërit prej përbërësve të çiftit komplementar do të thotë mohim i tjetrit. Kuptimet e shprehura në çiftin komlementar nuk mund as të mohohen, as të pohohen njëkohësisht. Samara91 vëren se mohimi është gjithnjë element përbërës i kuptimit pohues brenda çiftit antonimik. Mohimi i njërës fjalë mund të sjellë ndërmend të kundërtën e saj. P.sh., i mirë / i keq. Kemi kuptimin mohues, por edhe atë pohues. Në këtë çift antonimik kemi të shprehur si cilësinë pozitive, edhe cilësinë negative.

Kundërvënie kemi jo vetëm tek mbiemrat, por edhe tek emrat dhe foljet, si p.sh., (mik / armik; ngarkim / shkarkim; dashuroj/urrej; pyes / përgjigjem). Përveç mbiemrave, foljet si kaloj / ngel, apo emrat si, ditë / natë, parafjalët lart / poshtë, ndajfoljet para / mbrapa zakonisht trajtohen si antonime komplementare.

Ne dimë se komplementaret (mbiemra të pashkallëzuar) janë çifte, të cilat nuk lejojnë përdorimin e ndonjë termi të ndërmjetëm. Ato, ndonjëherë përdoren si mbiemra të shkallëzuar. P.sh., themi disi e vërtetë; pothuajse i vdekur. Megjithatë, ashtu siç thekson Llajënsi, në këto raste kemi të bëjmë me kuptime të dyta të fjalëve që shkallëzohen dhe jo me kuptimin kryesor të tyre. Pra, kur themi se diçka është disi e vërtetë nënkuptojmë se ajo është e vërtetë deri në një pikë.

Një tip tjetër antonimie që është përshkruar nga Llajënsi dhe më vonë nga Kruzi janë të kundërtat që trjegojnë drejtim. Zakonisht këto janë ndajfolje apo parafjalë si p.sh., lart / poshtë, para / mbrapa etj.

3.2 Veçoritë semantike të antonimeveNë klasifikimin e termit antonimi nuk mjafton vetëm të njohim veçoritë e saj

leksikore, por një vend të veçantë zënë edhe veçoritë semantike. Analiza92 semantike e antonimeve garanton mundësinë për të nxjerr në pah tiparet e

çiftit antonimik, si dhe shkallën e kundërvënies së përbërësve të tij. Kjo mund të arrihet duke bërë analizën semantike të fjalëve antonimike si dhe lidhjen e tyre me fjalët e tjera. Antonimet lidhen me forma të ndryshme me elementë të tjerë gjuhësorë. Pikërisht, këto lidhje bëjnë që antonimet të marrin kuptim nëpërmjet kontekstit. Samara93 e zgjeron

89 Cruse, D.A. Lexical Semantics 1986 f. 19890 Memushaj, R. Hyrje në Gjuhësi 2002 f.18591 Samara, Miço Çështje të Antonimisë në Gjuhën Shqipe 1985 f. 29 92 Samara, M. Çështje të Antonimisë në Gjuhën Shqipe 1985 f.4493 Samara, M. Çështje të Antonimisë në Gjuhën Shqipe 1985 f.54

Page 30: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

mendimin e tij kur thotë se përbërës të caktuar kuptimorë kushtëzojnë lidhjet antonimike ndërmjet fjalëve që ndryshe, quhen sema apo njësi semantike minimale. Memushaj94

thekson se semat e përbashkëta përbëjnë bërthamën semantike që i lidh dy përbërësit e çiftit antonimik. Pra, sipas Memushajt me atë që semat e përbashkëta shfaqen, shpjegohet pse fjalët antonimike nënkuptojnë njëra-tjetrën. P.sh., fjala libër dhe tavolinë nuk janë antonime, pasi kuptimet e tyre nuk kanë asnjë semë të përbashkët; kurse fjalët i ftohtë/i nxehtë janë antonime, pasi i takojnë të njëjtës fushë semantike, atë të temperaturës, dhe hyjnë në raporte antonimike sipas tiparit ± i nxehtë. i ftohtë i nxehtë a. temperaturë a. temperaturë b. – e latrtë b. + e lartë

Teoria e fushave semantike, sipas Llajënsit95, lidhet me raportet e kuptimeve dhe me kundërvenien paradigmatike që i përshkon një bosht semantik, si përmasa, lënda, ngjyra, forma, distanca, koha etj. Jani Thomai96 jep një shjegim më të hollësishëm kur flet për fushat leksikore e semantike dhe kryesisht ai mbështetet te fusha konceptore. Ai njëkohësisht bën edhe dallimin ndërmjet fushës leksikore, e cila përbën tërësinë e leksemave që mbulojnë një fushë konceptore, ndërsa të gjitha kuptimet e këtyre leksemave (fjalëve) formojnë fushën semantike.

Mërfi97, rreth këtij problemi thekson se nëpërmjet ndryshimit leksiko-semantik një fushë e vetme konceptuale mund të lidhet me fusha të ndryshme leksikore në periudha të ndryshme vetëm atëherë kur fusha leksikore nuk varet nga faktorë të jashtëm. Më tej ajo thekson se ndryshimi leksiko-semantik ndikon në klasifikimin e antonimisë në fushën konceptuale. Pra, termi i fushës semantike nënkupton se fushat lidhin kuptimet e fjalëve dhe jo fjalët në tërësi, ndërsa fushat leksikore nënkuptojnë se fushat lidhin kuptimet e fjalëve dhe jo format e tyre.

P.sh., zë i njohur, fytyrë e njohur, e kam të njohur etj, ku kuptimi i fjalës i njohur është ‘dimë kush është’, ndërsa në sintagmat shkrimtar i njohur, vepër e njohur, u bë i njohur nga puna e tij, fjala i njohur ka një nuancë tjetër, d.m.th. ‘i famshëm, i shquar’.

Sipas teorisë së fushave, leksikoni strukturohet duke patur parasysh lidhjet semantike paradigmatike, kryesisht me anë të sinonimisë, antonimisë dhe hiponimisë. Fjalët steam, boil, fry, broil, roast dhe bake formojnë një bashkësi të kundërtash dhe njëkohësisht janë hiponime të fjalës cook. Nuancat që shprehin fjalët e tjera tregojnë se kemi përputhje semantike. P.sh., roast dhe bake përdoren për t’ju referuar të njëjtit proces (roasting/baking a chicken in the oven), megjithëse në situata të ndryshme ato përdoren ndryshe ( themi: bake cakes, dhe jo roast cakes). Në gjuhën shqipe kemi vetëm një përdorim të fjalës pjek, si kur themi pjek kek apo pjek pulë në furrë. Me sa u tha më lart, mbështesim mendimin se lidhjet leksikore përfytyrohen si kufi ndërmjet fjalëve dhe se tensioni që krijohet midis këtyre kufijëve mund të kuptohet si një faktor përcaktues në kuptimet specifike të fjalëve që përfshihen në këto lidhje leksikore. Në këtë pikëpamje, themi se vendosja e një fjale në fushën semantike ka efekte indirekte në kuptimet e fjalës tjetër në kufirin e saj.

94 Memushaj, R. Hyrje në Gjuhësi 2002 f.18495 Lyons, J. Semantics 1999 f. 21896 Thomai, J. Leksikologjia e gjuhës shqipe 1999 f. 9697 Murphey, L. Semantic relations and the lexicon 2003 f. 92

Page 31: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

P.sh., Tabela 3 përshkruan lidhjet semantike ndërmjet fjalëve (happy/unhappy; happy/sad/angry/afraid) duke treguar lidhjet e kontrastit, të cilat sipas Mërfit janë në zemër të fushës semantike. Lidhja binare e fjalëve happy dhe unhappy vjen nga fakti se ato janë të vetmet fjalë kundërtie të fushës leksikore. Nëse antonimia ndodh vetëm në situata të tilla, dhe kundërvënia ka vetëm dy përbërës, atëherë themi se antonimia shfaqet në mënyrë natyrale. Për sa i përket lidhjes ndërmjet happy/ sad/ angry/afraid shohim qartë se kemi të bëjmë me lidhje semantike dhe jo leksikore. Lidhja semantike e shprehjes së lumturisë e vendos fjalën happy në tri lidhje kundërtie dhe konkretisht me: sad/angry/afraid, si dhe në situata të tjera happy vendoset në lidhje kundërtie me fjalën sad. Pra, sipas pikëpamjes së asocianistëve happy dhe sad janë antonime sepse kështu jepen në tabelë, jo se kanë tipare semantike të përbashkëta më shumë ose më pak me njëra tjetrën se sa me përbërësit e tjerë të fushës semantike. Nga sa u tha, pohojmë se teoria e fushës jo gjithmonë na jep shpjegime për lidhjet paradigmatike që ekzistojnë ndërmjet fjalëve. Rreth kësaj çështjeje, Llajënsi98

thekson se teoria e fushës është e vlefshme vetëm si udhërrëfyese për kërkime në semantikën përshkruese dhe vlera e saj është kryesisht në përshkrimin dhe jo në shpjegimin e tipareve semantike të fjalëve antonimike.

Tabela 3

Në librin e tij ‘Asociacioni në gjuhë dhe në mendim’ Diiz99 tenton të shpjegojë se si janë organizuar kuptimet e fjalëve në mendje. Ai përdor metodën e shoqërimit të lirë të fjalëve duke i paraqitur informantët me fjalë, si dhe duke ju kërkuar atyre të përgjigjen. Duke parë mënyrën e përgjigjeve ndaj një fjale të caktuar Diiz arrin në një përfundim psikologjik për fjalën. Ai shpjegon se shtrirja a përgjigjeve të dhëna nga një fjalë e vetme që përdoret si nxitëse përcakton kuptimin e asaj fjale. Rrugët në të cilat mund të shfaqet kuptimi i fjalëve është nëpërmjet a) natyrës së shtrirjes së saj dhe b) nëpërmjet lidhjes që kjo shtrirje ka në përgjigjet ndaj formave të tjera gjuhësore, të cilat përdoren si nxitëse. Duke përdorur metodën e shoqërimit të lirë të fjalës Diiz e shpjegon kuptimin e saj, pastaj duke krahasuar bashkësitë e përgjigjeve ai mund të matë ngjashmërinë apo kundërtinë e dy fjalëve. Në lidhje me këtë çështje ai thotë se pak emra dhe folje japin antonime, ndërsa mbiemrat dhe sidomos ato që kanë shkallë krahasimi shoqërohen me homologet e tyre antonimike. Madje ai shkon edhe më tutje kur thotë se të gjithë mbiemrat e gjuhës angleze duhet të organizohen në mendje sipas lidhjeve antonimike. Zakonisht, mbiemrat shoqërohen me të kundërtat e tyre, por ka disa të tjerë që karakterizohen sipas shoqërimeve të tyre me mbiemrat e zakonshëm. Në “Associative Dictionary” 100 fjala famous thuhet se mbart kuptimin good dhe rich, të cilat edhe këto janë përcaktuar të tilla sipas të kundërtave të tyre bad dhe poor. Ai gjithashtu, thekson se dy fjalë janë ose nuk janë antonime nuk varet në gjykime subjektive. Nocioni i kontrastit nënkupton se një përbërës i çiftit të fjalëve antonimike duhet të ketë patjetër kuptimin shoqërues të përcaktuar mirë nga përbërësi tjetër, dhe kuptimi duhet të jetë

98 Lyons, J. Semantics 1977, f. 26799 Deese, J. The structure of associations in language and thought 1965 f. 41-46; 115-156 University Press; Baltimore 100 Deese, J. Associative Dictionary 1965

happy unhappysad angry afraid

Page 32: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

reciprok. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se antonimet shoqërohen kaq shumë sa që nëse dikujt i jepet njëri përbërës i çiftit antonimik dhe i kërkohet të reagojë duke përdorur një fjalë tjetër, atëherë, ai përgjigjet duke ju referuar përbërësit tjetër të çiftit antonimk.

Duke qënë se antonimia është shprehje e marrëdhënieve të kundërvënies midis kuptimeve të fjalëve sipas kriterit semantik ajo klasifikohet si më poshtë:

1. sipas numrit të kuptimeve2. sipas kuptimit ato mund të jenë:

të krahasueshme (gradable = shënojnë cilësi graduale, koncepte hapësinore e kohore që dallohen nga drejtimi i kundërt i lëvizjes)

të pakrahasueshme (complementary = shënojnë kuptime që kundërshtojnë njëri-tjetrin, pra pohimi i njërit prej përbërësve të çiftit antonimik parakupton mohimin e tjetrit)

të prejardhura të përbëra figurative

3.3 Marrëdhëniet leksikore e semantike ndërmjet fjalëve të çifteve antonimikePër të kuptuar marrëdhëniet leksikore dhe semantike ndërmjet fjalëve në çiftet antonimike, duhet të sqarojmë, pse janë të rëndësishme këto marrëdhënie, dhe a janë këto marrëdhënie ndërmjet fjalëve apo koncepteve që ato përfaqësojnë? Si janë të vendosura këto marrëdhënie, arbitrarisht apo janë të bazuara në rregulla? A janë këto lidhje një produkt i njohjes së gjuhës apo i një njohjeje të përgjithshme?

Këto janë çështje që janë trajtuar edhe në pjesën e parë të këtij kreu, i cili ka të bëjë me teoritë e ndryshme rreth trajtimit të antonimisë si dukuri gjuhësore.

Meqenëse teoritë rreth problemeve të gjuhës kanë ecur përpara në trajtimin e problemeve të aftësive gjuhësore, leksikoni, apo fjalori siç quhet edhe ndryshe, është vënë në qendër të këtyre teorive. Duke pasur këtë gjë parasysh, dalin dy probleme101 për t’u qartësuar: Së pari, nuk ka deri më sot ndonjë teori për të na treguar se si është i strukturuar vetë leksikoni në brendësi (d.m.th. nga ana kuptimore) dhe se si përfaqësohet informacioni në të. Së dyti, leksikoni duhet të lidhet dhe të përputhet me sistemin konceptor (nocionit të fjalës). Meqenëse ka një përputhje me informacionin që duhet të përfshihet në secilën anë të kufirit leksiko-konceptor, atëherë duhet t’i japim përgjigje edhe pyetjes si paraqitet informacioni konceptor dhe madje të qartësojmë në se ekziston kufiri leksiko- konceptor ndërmjet fjalëve.

Si çdo dukuri tjetër në gjuhë edhe ekzistenca e lidhjeve paradigmatike semantike ndërmjet fjalëve të çifteve antonimike të një gjuhe kërkon një shpjegim të hollësishëm. Për këtë arsye, është e domosdoshme që t’u jepen përgjigje pyetjeve të lartpërmendura.

Gjuhëtarët, të cilët janë të interesuar për këtë problem, pranojnë se lidhjet paradigmatike semantike ndërmjet fjalëve si, antonimeve, sinonimeve, hiponimeve e të ngjashme me këto, kanë më shumë lidhje me strukturën e informacionit konceptor sesa me leksikun. Disa studiues, si p.sh. Kempsoni e Çarls Kreidlër102, mendojnë se shpjegimi i lidhjeve të tilla është një nga qëllimet e semantikës leksikore, kryesisht kur shpjegohen

101 Kempson, R.M. Semantic Theory. Cambridge . 1977 f 20- 60

102 Kreidler. W. Charles. 1998 Introdusing English Semantics. London: Routledge.

Page 33: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

lidhje si ato të pohimit dhe të kundërtisë. Disa të tjerë, si p.sh. Diizi103, Leheri104 dhe Fellbaumi105, mendojnë se lidhjet ndërmjet fjalëve detyrojnë apo përcaktojnë kuptimin dhe jo e kundërta. Ndërsa gjuhëtari M. Samara106 thekson se antonimet, ashtu sikurse sinonimet e homonimet, sipas kuptimeve që kanë, hyjnë në lidhje sistemore të rregullta e të caktuara me fjalët e tjera të gjuhës. J. Thomai107 thekson se përveç kundërvënies së fjalëve në rrafshin kuptimor, kemi edhe kunërvënie në rrafshin stilistik. Kjo kundërvënie bëhet ndërmjet fjalëve që kanë ngjyrime emocionale të kundërta.

Qëllimi i shpjegimit të këtyre lidhjeve është që të arsyetohet më saktë mbi atë se si individët kuptojnë apo përcaktojnë nëse fjalët janë të lidhura apo jo semantikisht, dhe nëse po, ç’lloj lidhjeje është. E kuptuar ndryshe, kjo do të thotë se mbi ç’baza bëhet gjykimi për lidhjet semantike.

Trajtimi i këtij problemi është pragmatik dhe psikolinguistik. Me trajtim psikolinguistik të lidhjeve semantike nënkuptojmë një model psikologjikisht bindës të fakteve dhe të proceseve që përfshihen në dukuritë e lidhjeve semantike në sjelljen gjuhësore të njeriut, pra modele të tilla të leksikonit që vlerësohen vetëm nëse ato modelojnë aftësitë gjuhësore sipas mendjes së njeriut. Ndërsa me trajtim pragmatik të lidhjeve semantike nënkuptojmë ato dukuri gjuhësore që trajtohen sipas përdorimit të tyre si dhe sipas trajtimit të tyre në mendjen e njeriut brenda një kulture të dhënë. Kjo është në kontradiktë me vlerësimet formale dhe përshkruese të lidhjeve semantike, ku fjalët trajtohen vetëm në lidhje me kuptimet e tyre të përcaktuara. Pra, sipas këtij shpjegimi nuk mjafton të themi se fjala i nxehtë është antonimi fjalës i ftohtë, mbasi modelet e tipareve semantike të fjalëve plotësojnë kërkesat formale për antonimet. Lidhjet semantike ndërmjet fjalëve varen jo vetëm nga tiparet semantike që ato kanë, por kryesisht ato ndërvaren shumë nga konteksti ku ato shfaqen. Kështu p.sh., mund të dallojmë se në një kontekst fjala nxehtë është antonimi më i mirë i fjalës ftohtë, por në një kontekst tjetër ngrohtë mund të jetë e kundërta e ftohtë. Pra, kjo do të thotë se ne nuk fillojmë nga trajtimi i marrëdhënieve semantike si një çështje e së vërtetës objektive, por si një çështje e përfaqësimit mendor të përdoruesve të gjuhës, e cila mund të shqyrtohet nëpërmjet gjykimeve dhe sjelljeve të tyre në shoqëri.

Pikëpamja pragmatike dhe psikolinguistike e lidhjeve semantike ka të bëjë me lidhjet që ekzistojnë midis kompetencës dhe performancës. Studimi i këtyre lidhjeve shpjegohet me përcaktimin se çfarë duhet të dijë dikush me qëllim që të dijë si të bëjë diçka (si p.sh., të prodhojë apo të interpretojë një thënie të kuptimshme) dhe se çfarë mësojmë ne kur kemi thënë diçka të kuptimshme. Për ta bërë më të qartë dallimin midis këtyre arsyetimeve duhet të sqarojmë se sipas Mërfit108 ekzistojnë katër lloje dijesh, të cilat lidhen me problemet e lidhjeve semantike. 1) përfaqësimi mendor i ngulitur në memorjen afatgjatë, i cili nevojitet

103 Deese, J. 1962 On the Structure of Associative Meaning

104 Lehrer, A 1974 Semantic Field and Lexical Structure. Cambridge University Press

105 Fellbaum, C. Co-occurrence and Antonymy. International Journal of Lexicography 1990

106 Samara, M. Çështje të Antonimisë në Gjuhën Shqipe 1985 13-25107 Thomai, J. Leksikologjia e gjuhës shqipe 1999 f. 145-149108Murphey,M.L. Pragmatics and antonymy 2004 f.1-36

Page 34: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

për disa lloje të njohjes së gjuhës. Psh., ne e dimë se night shqiptohet (nait) sepse në memorien tonë afatgjatë kemi të ruajtur përfaqësimin e strukturës fonetike të fjalës night në gjuhën angleze, ose fjala lart në gjuhën shqipe shqiptohet lart për të njejtën arsye që përmendëm më parë. 2) dijet për gjuhën përfshijnë edhe njohuritë proceduriale, e cila shpjegohet me njohjen e rregullave të saj. Psh., shumësi i emrave në gjuhën angleze bëhet duke vënë mbaresën –s- dhe ne dimë se si shqiptohen fjalët në numrin shumës në kontekste të caktuara. Këto dy lloje dijesh mbi gjuhën na japin mundësinë të kemi edhe llojin e tretë 3) që është paraqitja mendore që shfaqet në ligjërim. Kështu, sapo përdor aftësinë për ta bërë fjalën night në shumës, folësi e ka paraqitjen mendore të këtij shumësi të depozituar në memorien afatshkurtër, e cila me kalimin e kohës mund të depozitohet në memorien afatgjatë. 4) ndërsa lloji i katërt i dijes për gjuhën është ndërgjegjësimi i proceseve të përfshira në të. Ndërgjegjësimi është më pak i lidhur me dijen për gjuhën. Ai përdoret kur tri llojet e para nuk njihen nga njeriu, mbasi ky lloj nuk është aq shumë rreth çfarë ne dimë, por çfarë ne dimë e dimë, e cila studiohet nga epistemiologët dhe jo linguistët.

Pra, nëse ne jemi ndërgjegjësuar se fjala night (natë) është antonimi i fjalës day(ditë), kjo ndodh sepse ndërgjegjia jonë di se ç’ndodh në subkoshiencën tonë. Të dish se dy fjalë janë antonime apo sinonime lidhet me llojet e subkoshiencës së dijes. Nëse lidhje të tilla nguliten mendërisht, atëherë ne ose i dimë ato sepse është në natyrën tonë të kemi këtë dije ose sepse ne mësuam se të dyja fjalët lidhen dhe ia çojnë këtë informacion paraqitjes mendore të këtyre fjalëve. Meqenëse dija ka të bëjë me gjuhën, atëherë duhet të merret në konsideratë paraqitja e lidhjeve leksikore dhe madje të trajtohet me kujdes. P.sh., fjalët ftohtë dhe nxehtë nuk janë bërë antonime që në lindjen e njeriut.

Që të kesh paraqitje mendore të natyrshme të çdo lidhjeje për çdo gjuhë është tepër e vështirë, mbasi ekzistojnë shumë gjuhë në botë. Madje, edhe po të mendojmë se vetëm informacioni semantik (jo fjalët në vetvete) kundërvihet në lidhjet semantike, dija ende i përket në mënyrë specifike gjuhës, meqë kuptimi semantik i hot në gjuhën angleze është ndryshe nga fjala ftohtë në gjuhën shqipe.

Për të kuptuar lidhjet semantike rëndësi ka të dimë se si ne mësojmë se dy fjalë janë të lidhura semantikisht, gjë që na jep dy mundësi. Së pari, siç është përmendur më lart, ne mund ta dimë lidhjen midis dy fjalëve sepse ne e kemi mësuar si fakt ashtu si mësojmë fakte të tjera për fjalët, si psh. shqiptimin e tyre, apo ndonjë pjesë të ligjëratës. Në këtë rast themi se përvoja e përdorimit të fjalëve në lidhje me njëra tjetrën regjistrohet në kujtesë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Kështu p.sh., folësi mund ta di se fjalët ftohtë dhe ngrohtë janë antonime sepse i ka dëgjuar ato të përdoren në kontrast dhe pikërisht në mënyrë të pavetëdijëshme e bën këtë informacion pjesë të paraqitjes mendore të këtyre fjalëve. Së dyti, mundësia tjetër është se lidhjet semantike ndërmjet fjalëve gjenerohen, e cila do të thotë se, fakti që dy fjalë janë antonime përfshin një paraqitje mendore të dalë nga akumulimi i përvojës, i cili bazohet në rregulla apo parime me qëllim që të japë lidhje ndërmjet fjalëve. Në këtë rast, fakti që folësi di se ftohtë dhe ngrohtë janë antonime, është diçka që del dhe jepet kurdoherë që është e nevojshme. Por, për sa u përket lidhjeve semantike, asnjë nga këto mundësi nuk mjafton për të shpjeguar performancën tonë gjuhësore. Kur flasim për parimet që na japim shembuj të lidhjeve semantike, prejardhja e lidhjeve nuk pengon të mësuarit nëpërmjet përvojës si dhe paraqitjen mendore të disa lidhjeve. Kështu, ndërsa mund të jepen të gjitha lidhjet semantike ndërmjet fjalëve me anë të një parimi të vetëm të lidhjes semantike, kjo nuk do të thotë se lidhjet semantike mund të shfaqen sa herë që duam ne. Nëse marrëdhëniet ndërmjet fjalëve nuk janë arbitrare apo tërësisht të varura nga tiparet

Page 35: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

gjuhësore të fjalëve, atëherë këto marrëdhënie nuk përfaqësohen në leksikon. Arsyet pse lidhjet semantike ndërmjet fjalëve nuk përfaqësohen në leksikon janë: 1) ato nuk janë në përputhje me kompetencën gjuhësore; 2) ato varen nga konteksti ku ato shfaqen; 3) ato janë të paramenduara sipas një parimi të vetëm. Në këtë pikëpamje, Mërfi109 thekson se lidhjet semantike ndërmjet fjalëve përbëhen kryesisht më shumë nga dija konceptore për fjalët se sa nga njohja leksikore për fjalët. Këtë gjë e mbështet edhe Jani Thomai110, i cili thekson se që të kemi fjalë duhet të kemi një grup tingujsh të të folurit, të formëzuar nga ana gramatikore dhe që shpreh diçka. Leksikoni përfaqëson fakte rreth shprehjeve të veçanta gjuhësore (d.m.th. njësive leksikore), si p.sh., faktet se është një fjalë libër që ka një grup tingujsh, është emër, i përgjithshëm, numri njejës dhe shënon një send që përdoret për të mësuar apo për t’u argëtuar. Pra, dija gjuhësore na jep përbërjen tingullore të fjalës dhe formëzimin gramatikor të saj. Ashtu si dija gjuhësore, edhe dija konceptore paraqet rregulla dhe koncepte arbitrare në përdorimin e këtyre koncepteve. Faktet arbitrare janë ato që njeriu duhet t’i provojë me qëllim që t’i mësojë. P.sh., ne e dimë se fruti i mollës është i kuq, i verdhë ose jeshil, sepse kështu na është mësuar që në vogëli. Dhe në këtë mënyrë krijuam konceptin e mollës me ngjyrat e saj përkatëse..

Mërfi, gjithashtu mbështet mendimin se nëse sistemi konceptor përfaqëson dijen për botën, atëherë ja vlen të themi se ky sistem përfshin përfaqësime në gjuhë, meqë gjuha është një pjesë e botës që njohim.

Për qëllime të caktuara përdoret termi lidhje semantike që të tregohen lidhjet që përcaktohen nga paradigmat semantike, të cilat përbëhen nga fjalë që i përkasin të njejtës kategori gramatikore, kanë disa karakteristika semantike të përbashkëta dhe nuk përputhen në lidhje të tjera.

Lidhjet semantike përdoren për të treguar lidhje111 të tilla si: a) perifrazimi (është lidhja ndërmjet dy pohimeve psh. ‘a’ dhe ‘b’ janë lidhje të tilla që, kur njëra prej tyre është e vërtetë atëherë edhe tjetra është me domosdoshmëri e vërtetë. Nëse njëra është jo e vërtetë edhe tjetra është jo e vërtetë). Nëse është e vërtetë se fustani ishte i lirë, është më se e vërtetë se fustani ishte me të vërtetë jo i shtrenjtë; b) pasoja apo rrjedhoja (është lidhja ndërmjet dy pohimeve p.sh., ’a’ dhe ‘b’, që, kur ‘a-ja’ është e vërtetë, ‘b-ja’ duhet të jetë e vërtetë, por nëse ‘b-ja është e vërtetë nuk do të thotë se ‘a-ja’ duhet të jetë e vërtetë). Nëse është e vërtetë se fustani im është i tëri i kuqerremtë, a është e vërtetë se fustani im është i kuq?; c) kontradiksioni (është lidhja ndërmjet dy pohimeve, ku, nëse njëra është e vërtetë, tjetra është domosdoshmërisht e kundërt) nëse fustani ishte i lirë, atëherë është më se e vërtetë se ai nuk ishte i shtrenjtë. Në këto raste flasim për lidhje paradigmatike.

Lidhjet semantike paradigmatike ndërmjet fjalëve kanë patur gjithashtu interes filozofik në kuptimin se ato luajnë role të ndryshme në lidhjet ndërmjet fjalive. Pra, perifrazimi mund të dallohet vetëm nga përdorimi i sinonimeve, rrjedhoja përfshin hiponiminë dhe kontradiksioni përfshin antoniminë.

Më poshtë po japim disa shembuj që të bëjmë më të kuptueshme lidhjet paradigmatike ndërmjet fjalëve. Qartësimi i lidhjeve paradigmatike që ekzistojnë ndërmjet fjalëve të çiftit antonimik na jep mundësinë që t’i përdorim antonimet në mënyrë të saktë.

109 Murphy, M. Lynn, Semantic Relations and the Lexicon 2003 f. 13-38110 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe 1999 f. 85111 Murphy, M. Lynn, Semantic Relations and the Lexicon 2003 f. 40-48

Page 36: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Para se të qartësojmë kuptimin e lidhjeve paradigmatike duhet të sqarojmë ç’janë lidhjet leksikore dhe ato semantike ndërmjet fjalëve?.

Lidhjet leksikore, janë një përfaqësim kulturor i asociacionit që ekziston ndërmjet njësive leksikore të gjuhës. Me fjalë të tjera, ato përfshijnë lidhje fonetike ( si p.sh., rima dhe aliteracioni), morfologjike, sintaksore. Lidhjet leksikore112 përdoren për të treguar çdo lidhje paradigmatike ndërmjet fjalëve, përveç lidhjeve semantike.

Lidhjet semantike janë lidhjet që përcaktohen nga paradigmat semantike, të cilat përdoren për të treguar lidhje semantike paradigmetike ndërmjet fjalëve.

Lidhjet paradigmatike tregojnë lidhjet e kundërtisë apo të zëvendësimit që ka një njësi gjuhësore me njësitë e tjera. Në lidhjet paradigmetike çifti i fjalëve formon një paradigmë semantike, përbërësit e të cilit kanë të njejtën kategori gramatikore dhe që kanë të njejtat karakteristika semantike, përveç njërës.

Fjalët burrë, grua, djalë dhe vajzë, që të gjitha tregojne frymorë dhe ndërlidhen në këtë mënyrë. mashkull femër i rritur: burrë grua fëmijë: djalë vajzë

Në këto grupe fjalësh tipari semantik i përbashkët i tyre është se të gjitha këto fjalë shprehin frymorë. Ky tipar i dallon këto grupe nga fjalët shtëpi, tavolinë etj. Ne përdorim kllapa katrore për të bërë dallimin e tipareve semantike të një çifti nga një çift tjetër si psh.

[mashkull / femër] dhe [i rritur / fëmijë].Përcaktimi i paradigmave të tilla quhet analizë e përbërësve të lidhjeve paradigmatike.

Paradigma jep përkufizimin ( burrë = [i rritur- mashkull-njeri]) dhe për anologji fjala burrë është për fjalën grua siç është fjala djalë për fjalën vajzë, ku fjala djalë është për fjalën burrë siç është fjala vajzë për fjalën grua. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se një paradigëm tregon se leksemat janë sistematikisht të lidhura, ndërsa përcaktimet mund të bëhen më të ndërlikuara nëpërmjet tipareve binare. Në vend të [mashkull] dhe [femër] etiketimet mund të jenë:

[+ mashkull] dhe [– mashkull] ose [+ femër] dhe [– femër]në vend të [i rritur] dhe [fëmijë] mund të kemi [+ i rritur] dhe [– i rritur] ose [+ fëmijë dhe [– fëmijë]

Për sa shpjeguam më lart, mund të bëjmë dallimin ndërmjet lidhjeve paradigmatike semantike dhe lidhjeve leksikore.

Lidhjet paradigmatike semantike janë lidhje ndërmjet: Sinonimisë: kanape = minder = divan Antonimisë: i mirë/i keq; jetë/vdekje, vij/shkoj Kontrastit: i ëmbël/ i hidhur/ i thartë/ i kripur Hiponimisë (përfshirje e klasës): mace<gjitar<kafshë

112 Kreidler, C. W. Introdusing English Semantics 1998 f. 1-26

Page 37: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Meronimisë (pjesa e të tërës): varg<strofë<poemëShenja (=) përdoret për të treguar se dy a më shumë fjalë janë sinonime. Shenja (/) ndërmjet fjalëve tregon se ato fjalë janë antonime apo kontraste. Mërfi113 thekson se antonimia është nënklasë e kontrastit, për arsye se ëshë kontrast brenda paradigmës binare. Ndërsa termi antonimi përdoret kryesisht për çdo kontrast semantik binar. Shenja (<) përdoret tek hiponimet dhe meronimitë për të treguar se këto lidhje janë hierarkike dhe asimetrike. Kjo do të thotë se ‘strofa’ është meronimi e ‘poemës’, por ‘poema’nuk është meronimia e fjalës ‘strofë’.

Nga studimet e bëra del se lidhjet paradigmatike semantike tek antonimet kanë një status të veçantë, për arsye se lidhjet e tyre njihen mirë nga kultura e një gjuhe të caktuar, si rezultat janë të qëndrueshme. P.sh., çifti hot/cold në gjuhën angleze është një shembull i mirë për të ilustruar antonimet krahasuar me çiftin steamy/frigit, megjithëse të dyja çiftet tregojnë ekstreme të temperaturës. Çifti hot/cold dhe të tjerë si ky (p.sh., big/litle, good/bad) quhen çifte antonimike kanonike (antonime të vërteta)114. Këto janë antonime që automatikisht ndjekin njëra tjetrën në shoqërimin e fjalëve përbërëse të çiftit antonimik. Antonime të tilla i gjejmë kryesisht në libra mësimorë për fëmijë, ku ata orientohen të mësojnë se si përdoren antonimet. Ndërsa çiftet jokanonike ndeshen më pak dhe varen shumë nga konteksti se ku përdoren. Kufiri ndërmjet antonimeve kanonike dhe jokanonike nuk është i përcaktuar qartë. Natyrisht që çifti happy/sad është kanonik, por a është kanonik çifti happy/unhappy? Nëse jo (për shkak se antonimet që formohen si pasojë e formimit morfologjik, pra me anë të parashtesave apo prapashtesave, i përkasin një kategorie tjetër, të cilat nuk formohen morfologjikisht), atëhërë pse çifti antonimik happy/unhappy duket si një çift ‘më i mirë’ se çifti green/non-green.

Krakteristikë tjetër e antonimeve kanonike është se ato gjenden në çifte, p.sh., go up and down the street, apo that is different as night and day apo shembuj në gjuhën shqipe shko lart e poshtë; ndryshon si dita me natën etj.

Nga sa u tha më lart, mbështesim mendimin se përdoruesit e gjuhës në mënyrë intuitive mund të dallojnë çiftet antonimike ‘të mira’, (që ndryshe quhen prototipe) nga ‘jo të mira’ ose ndryshe joprototipe. Antonimet prototipe (kanonike) janë kudo. Shpjegimi i qartë dhe i thjeshtë i antonimeve prototipe zë një vëmendje të veçantë që në moshën parashkollore. Detyrat e klasës apo të shtëpisë, të cilat kanë të bëjnë me shoqërimin e fjalëve, tregojnë se disa lidhje ndërmjet fjalëve janë automatike dhe të qëndrueshme, ndërsa disa të tjera nuk janë. Në raste të tilla folësi dëgjon apo lexon nxitësin e një fjale dhe jep përgjigje në mënyrë automatike.

Sipas Mërfit115, fëmijët e moshës parashkollore i përdorin antonimet njësoj si edhe të rriturit, por në mënyra të ndryshme, kur kemi të bëjmë me lidhjet paradigmatike. Në moshën parashkollore fëmijët përgjigjen në mënyrë sintagmatike (p.sh., kur i përgjigjen fjalës i zi, fëmijët e vegjël tentojnë t’i shoqërojnë me emra që shprehin ngjyrën e zezë (p.sh., laps i zi, qen i zi, top i zi, etj). Por, pasi hyjnë në shkollë rrisin aftësinë e tyre gjuhësore duke përdorur antonimet, sinonimet e të tjera si këto, në këtë mënyrë përdorin lidhjet paradigmatike.

Për të bërë dallimin ndërmjet antonimeve prototipe dhe jo-prototipe duhet të bëjmë të qartë se cili është funksioni i lidhjeve semantike. Psh., fjala i nxehtë është antonimi i fjalës i ftohtë sepse i ftohtë dhe i nxehtë shprehin gjendje temperature të papajtueshme. Duke e

113 Murphey, L Acqisition to Antonymy 1998 f. 158-164114 Murphey, L Acqisition to Antonymy 2004 f. 124115 Murphy, L. Acquisition of Antonymy 1998 f 8-11

Page 38: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

përcaktuar antoniminë si papajtueshmëri të përbërësve të çiftit antonimik themi se i nxehtë, i zjerë, i avullt, i ngrohtë mund të shërbejnë si antonime të fjalës i ftohtë në çdo kontekst, meqenëse të gjitha këto fjalë përshkruajnë gjendje që janë të papajtueshme me gjendjen e të ftohtit.

Lidhjet semantike duke qenë, sipas Mërfit116, jo lidhje ndërmjet fjalëve, por lidhje ndërmjet kuptimeve të fjalëve, atëherë lind pyetja se ç’vend zënë lidhjet semantike në kompetencën gjuhësore dhe në përdorimin e gjuhës. Disa studiues mendojnë se lidhjet semantike ndërmjet fjalëve mund të përfaqësohen në leksikon me dije të tjera të fjalëve. Disa të tjerë i konsiderojnë fjalët si një formë e dijeve metalinguistike.

Ç’kuptojmë me dijet metalinguistike dhe linguistike? Dijet linguistike kanë të bëjnë me dijet leksikore, gramatikore, me përdorimin e fjalëve dhe të kompetencës linguistike në përgjithësi, por në mënyra të ndryshme. Ndërsa, dijet konceptuale (quajtur ndryshe dije metalinguistike) përfshijnë përfaqësimin e koncepteve dhe rregullave arbitrare për t’i përdorur për të nxjerrë koncepte të reja. Rregullat dhe konceptet arbitrare janë ato që vetë njeriu i formon gjatë përvojës së tij me qëllim që të mësojë gjëra të reja. Duke qenë se leksikoni është grumbullim informacioni rreth fjalëve, me të drejtë themi se leksikoni mendor është përfaqësimi mendor i informacionit rreth fjalëve. Informacioni që përfaqësohet në leksikon ka të bëjë me identifikimin e çrregullsive dhe ideosinkrazitë (d.m.th. mënyra e të mënduarit dhe e të vepruarit të dikujt ndryshe nga të tjerët), të cilat varen nga teoritë e gramatikës dhe të njohjes. Psh, po të pranojmë se përfaqësimi leksikor i një fjale është bashkësi e tipareve semantike dhe se mësimi i kuptimeve të fjalëve përfshin plotësimin e karakteristikave të veçanta nga informacioni plotësues i nevojshëm, atëherë arrijmë në përfundim se lidhjet semantike janë rrjedhojë e strukturave karakteristike të fjalëve si dhe e disa rregullave bazë117. Kështu p.sh, fjala girl është antonimi i fjalës woman mbasi antonimia kërkon ngjashmërinë e të gjitha tipareve, përveç njërës.

girl: [+ human, - adult, + female] woman: [+ human, + adult, + female]

Si përfundim, mund të themi se antonimet lidhen më shumë me kuptimet dhe përdorimet e fjalëve se sa me fjalët vetë. Lidhjet paradigmatike semantike të antonimeve luajnë një rol të madh në përdorimin e tyre në një kontekst të caktuar. Lehrer118 thekson se një kuptim bazë i një fjale në një lidhje semantike me një fjalë tjetër mund të zgjerohet në kuptime të tjera të fjalës. Llajënsi119 dhe më vonë Kruzi120, duke dhënë një kontribut në zhvillmin e shkollës së Londrës (bazuar në veprën e Firthit121 dhe të Sinklerit122) kanë vënë theksin në lidhjet semantike, kur shpjegojnë lidhjet paradigmatike, të cilat përbëjnë thelbin e studimit të kuptimit në çiftet antonimike. Llajënsi mbështet mendimin se kuptimi i njësisë leksikore varet jo vetëm nga lidhjet që ekzistojnë ndërmjet njësive leksikore, por edhe mdërmjet njësive të tjera në të njejtin sistem leksikor. Për Kruzin, kuptimi i fjalës reflektohet plotësisht në lidhjet me kontekstin, ndërsa Mërfi123 shkon më tej kur thotë se kuptimi i fjalës

116 Murphy, L. Acquisition of Antonymy 1998 f 56-71117 Clark, E. V. On the child’s acquisition of semantics in his first language 1973 f. 65-110118 Lehrer, A. Gradable antonymy and complementarity 2002 f. 437-448119 Lyons, J. Semantics Language and Semantics 1995 f. 195-225120 Cruse, D. A. The semantics of Relationshis 2000 f. 3-22121 Firth, J. R. Modes of Meaning 1954 f. 4-19 122 Sinklair, J. The lexical item 1998 f. 1-24123 Murphy, L. Semantic Relations and the Lexicon 2004 f. 35-65

Page 39: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

kushtëzohet nga marrëdhënia që ajo ka me kontekstin. Në vetevete, fjalët nuk kanë strukturë të brendshme semantike, ato marrin kuptim vetëm kur hyjnë në marrëdhënie me fjalë të tjera. Samara124thekson se antonimet hyjnë në lidhje sistemore të rregullta e të caktuara me fjalë të tjera të gjuhës, ku sipas këtyre lidhjeve varen kuptimet antonimike dhe kundërvënia e tyre në kontekst. Por, kuptimet antonimike varen edhe nga kuptimet leksikore të përbërësve të çiftit antonimik.

Varësia e ndërsjelltë që ekziston midis kontekstit dhe kuptimit leksikor të fjalëve antonime në gjuhën shqipe dhe angleze mund të shpjegohet me anë të disa shembujve. p.sh., big/small man themi kur duam të theksojmë madhësinë e njeriut, por në një kontekst tjetër ka kuptimin e një njeriu të njohur apo jo të njohur në një fushë të caktuar. Në gjuhën shqipe mund të marrim shembullin njeri i madh/i vogël, ku në një kontekst kanë kuptimin e madhësisë, ndërsa në një kontekst tjetër ka kuptimin e njohjes në një fushë të dijes.

PërfundimeVeçoritë leksikore

1. Antonimia është një fenomen universal, por me tipare të ndryshme në gjuhë të ndryshme.

2. Mettinger këtë fakt e shpjegon duke thënë se polariteti në kundërti luan një rëndësi të veçantë në ndërtimin e mbiemrave. Gjatë analizës së mbiemrave të tillë ai shënoi me shenjat (+pol) dhe (-pol) mbiemrat për të treguar polaritetin e tyre. P.sh., themi katër orë larg/afër etj.

3. Lehrer dhe Lehrer, si edhe Kruzi e kanë përcaktuar antoniminë si një bashkësi e të kundërtave të krahasuara që kanë vetinë e markimit (shënjimit).

4. Vetia dalluese e këtij grupi antonimik është se të kundërtat emërtojnë cilësi që krahasohen, d.m.th. cilësi që mund të konceptohen si ‘pak a shumë’, prandaj dimensioni apo shkalla me të cilën çifti shoqërohet ka një pikë matëse të mesme e neutrale.

5. Ndërmjet dy ekstremeve të kundërtisë ndodhet një pikë e mesme e vetisë së temperaturës, e cila mund të shprehet me mbiemrat warm dhe cool kur diçka nuk është as e nxehtë as e ftohtë. Ky shembull tregon qartë se dimensioni i temperaturës është më tepër i leksikalizuar për faktin se intervalet e temperaturës shprehen me fjalë të tjera.

6. Mbiemrat e shkallëzuar shfaqin veti karakteristike të antonimeve të shkallëzuara si: krahasim i pastër, i paragjykuar, dhe i markuar (shënuar).

7. Krahasimi i pastër dallohet lehtë në çiftet i madh/i vogël, i gjatë/i shkurtër, i ri/i vjetër, i ngrohtë/ i ftohtë.

8. Mbiemri thuhet se është i paragjykuar nëse nënkupton një vlerë të caktuar kur përdoret në fjalinë pyetëse. Mbiemri thuhet se është paparagjykuar apo pjesërisht nëse ai nuk ka një ndikim të tillë.

9. Markimi apo shënjimi përdoret për të dalluar termin e shënjuar nga termi tjetër i pa shënjuar në një një çift antonimik.

10. Prejardhja morfologjike e fjalëve antonime luan rol në përcaktimin e antonimeve të shënjuara apo të pashënjuara.

124 Samara, Miço Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe f. 44

Page 40: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

11. Llajënsi flet për të kundërtat komplementare (të pashkallëzuara), të cilat ndonjëherë quhen dhe kontradiktore apo të kundërta.

12. Samara vëren se mohimi është gjithnjë element përbërës i kuptimit pohues brenda çiftit antonimik. Mohimi i njërës fjalë mund të sjellë ndërmend të kundërtën e saj. P.sh., i mirë/ikeq. Kemi kuptimin mohues, por edhe atë pohues.

13. Kundërvënie kemi jo vetëm tek mbiemrat, por edhe tek emrat dhe foljet (mik/armik; ngarkim/shkarkim; dashuroj/urrej; pyes/përgjigjem). Përveç mbiemrave, foljet si kaloj/ngel, apo emrat si, ditë/natë, parafjalët lart/poshtë, ndajfoljet para/mbrapa zakonisht trajtohen si antonime komplementare.

Veçoritë semantike1. Analiza semantike e antonimeve garanton mundësinë për të nxjerr në pah tiparet e

çiftit antonimik, si dhe shkallën e kundërvënies së përbërësve të tij.2. Samara e zgjeron mendimin e tij kur thotë se përbërës të caktuar kuptimorë

kushtëzojnë lidhjet antonimike ndërmjet fjalëve që ndryshe, quhen sema apo njësi semantike minimale.

3. Memushaj thekson se semat e përbashkëta përbëjnë bërthamën semantike që i lidh dy përbërësit e çiftit antonimik. Pra, sipas Memushajt me atë që shfaqen semat e përbashkëta, shpjegohet pse fjalët antonimike nënkuptojnë njëra-tjetrën. P.sh., fjala libër dhe tavolinë nuk janë antonime, pasi kuptimet e tyre nuk kanë asnjë semë të përbashkët; kurse fjalët i ftohtë/i nxehtë janë antonime, pasi i takojnë të njëjtës fushë semantike, atë të temperaturës, dhe hyjnë në raporte antonimike sipas tiparit ± i nxehtë.

4. Teoria e fushave semantike, sipas Llajënsit, lidhet me raportet e kuptimeve dhe me kundërvenien paradigmatike që i përshkon një bosht semantik, si përmasa, lënda, ngjyra, forma, distanca, koha etj. Jani Thomai jep një shjegim më të hollësishëm kur flet për fushat leksikore e semantike dhe kryesisht ai mbështetet te fusha konceptore. Ai njëkohësisht bën edhe dallimin ndërmjet fushës leksikore, e cila përbën tërësinë e leksemave që mbulojnë një fushë konceptore, ndërsa të gjitha kuptimet e këtyre leksemave (fjalëve) formojnë fushën semantike.

5. Mërfi, rreth këtij problemi thekson se nëpërmjet ndryshimit leksiko-semantik një fushë e vetme konceptuale mund të lidhet me fusha të ndryshme leksikore në periudha të ndryshme vetëm atëherë kur fusha leksikore nuk varet nga faktorë të jashtëm. Më tej ajo thekson se ndryshimi leksiko-semantik ndikon në klasifikimin e antonimisë në fushën konceptuale.

6. Termi i fushës semantike nënkupton se fushat lidhin kuptimet e fjalëve dhe jo fjalët në tërësi, ndërsa fushat leksikore nënkuptojnë se fushat lidhin kuptimet e fjalëve dhe jo format e tyre.

7. Sipas teorisë së fushave, leksikoni strukturohet duke patur parasysh lidhjet semantike paradigmatike.

8. Lidhjet leksikore përfytyrohen si kufi ndërmjet fjalëve dhe se tensioni që krijohet midis këtyre kufijëve mund të kuptohet si një faktor përcaktues në kuptimet specifike të fjalëve që përfshihen në këto lidhje leksikore. Në këtë pikëpamje, themi se vendosja e një fjale në fushën semantike ka efekte indirekte në kuptimet e fjalës tjetër në kufirin e saj. P.sh., lidhjet semantike ndërmjet fjalëve (happy/unhappy; happy/sad/angry/afraid) tregon lidhjet e kontrastit, të cilat sipas Mërfit janë në zemër të fushës semantike.

Page 41: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

9. Llajënsi thekson se teoria e fushës është e vlefshme vetëm si udhërrëfyese për kërkime në semantikën përshkruese dhe vlera e saj është kryesisht në përshkrimin dhe jo në shpjegimin e tipareve semantike të fjalëve antonimike.

10. Diiz arrin në një përfundim psikologjik për fjalën. Ai shpjegon se shtrirja a përgjigjeve të dhëna nga një fjalë e vetme që përdoret si nxitëse përcakton kuptimin e asaj fjale. Rrugët në të cilat mund të shfaqet kuptimi i fjalëve është nëpërmjet a) natyrës së shtrirjes së saj dhe b) nëpërmjet lidhjes që kjo shtrirje ka në përgjigjet ndaj formave të tjera gjuhësore, të cilat përdoren si nxitëse. Duke përdorur metodën e shoqërimit të lirë të fjalës Diiz e shpjegon kuptimin e saj, pastaj duke krahasuar bashkësitë e përgjigjeve ai mund të matë ngjashmërinë apo kundërtinë e dy fjalëve. Në lidhje me këtë çështje ai thotë se pak emra dhe folje japin antonime, ndërsa mbiemrat dhe sidomos ato që kanë shkallë krahasimi shoqërohen me homologet e tyre antonimike.

11. Duke qënë se antonimia është shprehje e marrëdhënieve të kundërvënies midis kuptimeve të fjalëve sipas kriterit semantik ajo klasifikohet si më poshtë:

a. të krahasueshme (gradable = shënojnë cilësi graduale, koncepte hapësinore e kohore që dallohen nga drejtimi i kundërt i lëvizjes)

b. të pakrahasueshme (complementary = shënojnë kuptime që kundërshtojnë njëri-tjetrin, pra pohimi i njërit prej përbërësve të çiftit antonimik parakupton mohimin e tjetrit)

c. të prejardhurad. të përbërae. figurative

Marrëdhëniet leksikore e semantike ndërmjet fjalëve të çifteve antonimike12. Lidhjet paradigmatike semantike ndërmjet fjalëve si, antonimeve, sinonimeve,

hiponimeve e të ngjashme me këto, kanë më shumë lidhje me strukturën e informacionit konceptor sesa me leksikun.

13. Diizi, Leheri dhe Fellbaumi, mendojnë se lidhjet ndërmjet fjalëve detyrojnë apo përcaktojnë kuptimin dhe jo e kundërta.

14. Ndërsa gjuhëtari M. Samara thekson se antonimet, ashtu sikurse sinonimet e homonimet, sipas kuptimeve që kanë, hyjnë në lidhje sistemore të rregullta e të caktuara me fjalët e tjera të gjuhës.

15. J. Thomai thekson se përveç kundërvënies së fjalëve në rrafshin kuptimor, kemi edhe kunërvënie në rrafshin stilistik. Kjo kundërvënie bëhet ndërmjet fjalëve që kanë ngjyrime emocionale të kundërta.

16. Lidhjet semantike ndërmjet fjalëve varen jo vetëm nga tiparet semantike që ato kanë, por kryesisht ato ndërvaren shumë nga konteksti ku ato shfaqen.

17. Pikëpamja pragmatike dhe psikolinguistike e lidhjeve semantike ka të bëjë me lidhjet që ekzistojnë midis kompetencës dhe performancës. Çfarë duhet të dijë dikush me qëllim që të dijë si të bëjë diçka (si p.sh., të prodhojë apo të interpretojë një thënie të kuptimshme) dhe se çfarë mësojmë ne kur kemi thënë diçka të kuptimshme.

18. Mërfi thekson se ka katër lloje dijesh, të cilat lidhen me problemet e lidhjeve semantike. 1) përfaqësimi mendor i ngulitur në memorjen afatgjatë, 2) dijet për gjuhën përfshijnë edhe njohuritë proceduriale, 3) që është paraqitja mendore që

Page 42: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

shfaqet në ligjërim, 4) ndërsa lloji i katërt i dijes për gjuhën është ndërgjegjësimi i proceseve të përfshira në të.

19. Arsyet pse lidhjet semantike ndërmjet fjalëve nuk përfaqësohen në leksikon janë: 1) ato nuk janë në përputhje me kompetencën gjuhësore; 2) ato varen nga konteksti ku ato shfaqen; 3) ato janë të paramenduara sipas një parimi të vetëm.

20. Mërfi thekson se lidhjet semantike ndërmjet fjalëve përbëhen kryesisht më shumë nga dija konceptore për fjalët se sa nga njohja leksikore për fjalët. Këtë gjë e mbështet edhe Jani Thomai, i cili thekson se që të kemi fjalë duhet të kemi një grup tingujsh të të folurit, të formëzuar nga ana gramatikore dhe që shpreh diçka. Leksikoni përfaqëson fakte rreth shprehjeve të veçanta gjuhësore (d.m.th. njësive leksikore)

21. Lidhjet semantike përdoren për të treguar lidhje të tilla si: a) perifrazimi, b) pasoja apo rrjedhoja, c) kontradiksioni.

22. Në lidhjet paradigmetike çifti i fjalëve formon një paradigmë semantike, përbërësit e të cilit kanë të njejtën kategori gramatikore dhe që kanë të njejtat karakteristika semantike, përveç njërës.

23. Lidhjet paradigmatike semantike janë lidhje ndërmjet, sinonimisë, antonimisë, kontrastit, hiponimisë.

3. Klasifikimi i Antonimeve

3.1 Kriteret e Klasifikimit3.2 Ndërtimi Strukturor i Antonimeve3.3 Antonimia dhe mohimi

3.1 Kriteret e KlasifikimitAntonimia shfaqet në fjalë me përbërje fonetike të ndryshme. Ajo ka një përfytyrim

kompleks rreth vendit që zë në sistemin leksikor dhe semantik, vështruar nga natyra e saj mistike, krahasuar me mikrosistemet e tjera leksikore, me poliseminë e sinoniminë.

Bazë e klasifikimit të antonimeve shërbejnë këto kritere125: a) shalla e kundërvënies, b) shkalla e përputhjes ose jo e aftësive bashkuese, c) numri i kuptimeve antonimike, d) kategoria gramatikore.Si në gjuhën shqipe, edhe në gjuhën angleze antonimet, kryesisht, formohen duke u bazuar në kriterin fjalëformues126. Samara, ndryshe nga Goçi, për të bërë një klasifikim më të plotë mbështetet në kriteret e mëposhtme:

1) në kriterin strukturor, 2) në kriterin semantik dhe3) në kriterin leksiko-gramatikor.

Krejtësisht qartë, ai thotë se përveç tipareve të lartpërmendura, është dhe vetia apo aftësia që kanë gjymtyrët e një çifti antonimik për t’u lidhur nga ana semantike e gramatikore dhe se nga pikëpamja leksiko-gramatikore ato duhet të jenë homogjene;

125 Goçi, Ibrahim. Antonimet e gjuhës së sotme shqipe. f 21, 1985 126 Samara, Miço. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe. f. 175, 1985

Page 43: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

p.sh., fjalët shitje dhe blej nuk i përkasin të njejtës kategori gramatikore dhe pra, nuk janë antonime.

Para se të flasim për kriteret në veçanti, duhet të theksojmë se antonimet, edhe pse kanë kundërvënie të kundërta, domosdoshmërisht duhet t’i përkasin të njëjtës kategori gramatikore dhe brenda asaj kategorie të kenë të njëjtin kuptim gramatikor, p.sh., dy emra konkret antonimik, dy emra abstrakt, dy mbiemra cilësorë që tregojnë ngjyrë apo shije, dy folje kalimtare ose jokalimtare etj. Pra, që dy fjalë të kenë lidhje antonimie ato duhet të plotësojnë kërkesat dhe kriteret e mësipërme, si dhe t’i përkasin të njëjtës klasë morfologjike ose leksiko-gramatikore. P.sh., nuk mund të jenë antonime fjalët e çiftit i ngrohtë – akull, mbasi njëri përbërës i çiftit nuk ka të njëjtin kuptim apo formë gramatikore.

Klasifikimi i antonimeve sipas kriterit semantik varet nga struktura127 kuptimore e tyre, në llojin e kuptimeve leksikore të kundërta, në tipin e tyre dhe në shkallën e kundëvënies së tyre.

Fjalët antonime që krijohen në bazë të strukturës kuptimore, si në gjuhën shqipe edhe në atë angleze, kundërvihen pothuajse 1) në të gjitha kuptimet e fjalëve të çiftit antonimik, madje pothuaj në tërë përmbajtjen kuptimore të tyre (si p.sh. afër / larg, marr/ jap, poshtë / lart; në gjuhën angleze p.sh. near / far, give / take, up / down) ose 2) në njërin a vetëm në disa prej kuptimeve të tyre (si p.sh. hyj / dal, ditë / natë).

Duke u mbështetur në llojin e kuptimeve leksikore, fjalët antonime mund të kundërvihen në:

1) kuptimet parësore, që përbëjnë dhe kuptimet e tyre të përgjithshme (si p.sh. hyj/dal, ditë/natë, dashuri/urrejtje);

2) të prejardhura (si p.sh. ato në frazat mendim i errët/mendim i qartë, i rëndë / i lehtë) dhe të figurshme (si p.sh. situatë e ashpërsuar/situatë e zbutur, fat i bardhë/fat i zi, helm i hidhur / mjaltë i ëmbël) etj. Kalsifikimi i antonimeve sipas këtij kriteri, pra, llojit të kuptimimeve të kundërta ka rëndësi për të njohur më mirë çiftet antonimike më të qëndrueshme dhe më të përdorshme. Pikërisht, janë këto çifte antonimike, të cilat krijohen mbi bazën e kuptimeve themelore të pjesëve përbërëse të çiftit antonimik.

Sipas studimeve të bëra, baza a antonimeve leksikore qëndron në polaritetin e kuptimit të fjalëve të çiftit antonimik. Pra, antonimet128 formohen mbi bazën e kuptimeve të përbashkëta të të njejtit objekt, por të kundërvëna ndërmjet tyre, p.sh. çifti antonimik marr / jap tregon reciprocitet; pra, çshtë formuar kompozita marrëdhënie, mbi bazë e përbashkët të të dyja veprimeve.

Për sa i përket klasifikimit të fjalëve antonime sipas kriterit leksiko-gramatikor, ato zakonisht në gjuhën shqipe dhe angleze janë emra, mbiemra, folje, ndajfolje, përemra dhe parafjalë.

Fjalët antonime emra tregojnë pole të kundërta: o në kohë (si p. sh. ditë/natë), o në hapësirë (si p.sh. lindje/perëndim, fillim/mbarim),o emra foljorë (si p. sh. afrim/largim, hapje/mbyllje), o gjendje shpirtërore krejt të kundërta të njeriut (dashuri/urrejtje,

gëzim/hidhërim),

127 Samara, Miço. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe. f. 177, 1985128 Goçi, Ibrahim. Antonimet e gjuhës së sotme shqipe. f 66, 1985

Page 44: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

o dukuri të natyrës (si p.sh. dritë/errësirë) etj.Fjalët antonime mbiemra tregojnë cilësitë kundërta (si p.sh. i ngrohtë /i ftohtë, i gjatë / i shkurtër, i gjerë /i ngushtë, i sëmurë / i shëndoshë) etj. Fjalët antonime e shprehura me folje tregojnë:

1) veprime të kundërta ose lëvizje ballëpërballë në hapësirë (si p.sh., dal / hyj),2) veprime që kryhen në një drejtim të caktuar (si p.sh. fillon / mbaron), 3) dukuri të kundërta të natyrës (si p.sh. lind / perëndon), 4) gjendjen fizike të frymorëve ose sendeve (si p.sh. sëmuret / shërohet, shëndoshet / dobësohet), 5) gjendjen shpirtërore të njeriut (si p.sh. gëzohem / hidhërohem, dasuroj / urrej) etj. Fjalët antonime të shprehura me ndajfolje tregojnë:

1) rrethana a mënyra të kundërta. Ato tregojnë mënyrën e kundërt se si kryhet veprimi (si p.sh. mirë / keq, shpejt / ngadalë, shpesh / rrallë),

2) shkallë të kundërta të sasisë (si p.sh. shumë / pak), 3) rrethanorë që tregojnë koh ose vend ( si p.sh. sot / nesër, ditën / natën, vjet / sivjet, brenda / jashtë, poshtë / lart) etj.

Fjalët antonime që shprehen me përemra na tregojnë për emrin dhe në këtë grup hyjnë përemrat dëftorë (si ky / kjo, ai / ajo, këta / këto).

Antonimet e shprehura me parafjalë janë me origjinë ndajfoljore (si p.sh. lart / poshtë, mbi / nën, jashtë / brenda) etj. Më poshtë po paraqesim pasqyrën e klasifikimit të përgjithshëm të antonimeve sipas

Samarës129 në monografinë e tij.

3.2 Ndërtimi Strukturor i AntonimeveAntonimet në gjuhën shqipe dhe angleze janë ndërtuar nëpërmjet disa rrugëve si dhe

me mjete të ndryshme leksikore e fjalëformuese. Duhet të ritheksojmë se antonimet megjithëse kanë kundërvënie, ato kanë të njëjtën kategori gramatikore.

Kundërvënia, sidoqoftë ajo, në kontekst apo jashtë kontekstit, me të njëjtën rrënjë apo me rrënjë të ndryshme, me apo pa parashtesa ka bërë të mundur që të paramendohet edhe pëbërësi tjetër i çiftit antonimik. Madje, edhe kur ajo nuk është e pranishme duhet të hamendësohet, por në kundërvënie me fjalën e dhënë.

Pra, krijimi i antonimeve, në krahasim me njësitë e tjera leksikore, si sinonimia apo polisemia, ka një natyrë të veçantë liksiko-gramatikore e semantike.

Po të bëjmë një analizë leksiko-gramatikore dhe fjalëformuese të antonimeve do të shohim se ato ndahen në dy grupe të mëdha:

1) fjalë antonime me rrënjë ose tema të ndryshme, si p.sh., dashuri/urrejtje, lart/poshtë etj. dhe

2) fjalë antonime që kanë të njëjtën rrënjë ose temë, si p.sh., rregulloj / çrregulloj, barazi /pabarazi etj.

Ato fjalë antonime që mbështeten në shkallën e kundërvënies së kuptimeve nga ana semantike, mund të jenë të mirëfillta ose jo të mirëfillta.

3.2.1 Antonime me rrënjë të ndryshme

129 Samara, Miço. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe. f. 190, 1985

Page 45: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Antonimia me rrënjë të ndryshme përbën llojin e ndërtimit më klasik jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e tjera, si rrjedhojë edhe në gjuhën angleze. Ato janë fjalë që mund të kenë edhe tema krejt të ndryshme. Të tilla antonime i hasim tek

a) emrat konkret që tregojnë gjininë tek frymorët, si p.sh. vajzë / djalë; burrë / grua; nip / mbesë; pulë / gjel; derr / dosë etj. Në këtë grup, hyjnë edhe

antonime, të cilat kanë të njejtën rrënjë, por gjinia e tyre formohet me anë të prapashtesave, si psh. bari / bareshë, plak / plakë, buall / buallicë, dre / drenushë etj. Çifte të tilla antonimike formohen me

b) emra konkret që tregojnë sende, si p.sh. mal / fushë, bark / shpinë, tokë / qiell, ndërsa ato emra që tregojnë orientim hapësinor vijnë nga fjalë me të njëjtën rrënjë, të cilave u bashkëngjiten prapashtesat që përdoren për tëformuar këto emra, si p.sh. afërsi / largësi, lartësi / ultësirë (formohen nga ndajfoljet afër / larg, lart / ulët). Grupi tjetër përbëhet nga emra që formohen

c) nën ndikimin e fenomeneve të kundërvëna në natyrë, si dhe në procesin e zhvillimit shoqëror, si p.sh. ditë / natë, mëngjes / mbrëmje, fillim / fund, robëri / liri,

luftë / paqe, jetë/vdekje. d) emrat me kuptim abstrakt, por me rrënjë të ndryshme, përbëjnë një grup

tjetër të formimit të çifteve antonimike, si p.sh. dashuri / urrejtje, gëzim / hidhërim, kujtesë / harresë etj.

Sipas fjalëformimit çiftet antonimike të formuara me emra me rrënjë të ndryshme, sipas Goçit dhe Samarës, mund të dahen në dy grupe të mëdha: 1) të parme ( pa ndajshtesa) dhe 2) jo të parme ( me ndajshtesa dhe të prejardhur).

1. Fjalët antonime të parme kanë jo vetëm rrënjë, por edhe temë të ndryshme, si p.sh. dimër / verë, djalë / vajzë, liri / robëri, mirë / keq, para / prapa, blej / shes, i bardhe / i zi, gjakftohtësi / gjaknxehtësi etj.

Temat e fjalëve antonime të parme nuk mund të zbërthehen morfologjikisht dhe semantikisht kuptimi i tyre antonimik nuk lidhet me kuptimin e ndonjë teme tjetër.

Ashtu si gjuha shqipe, edhe gjuha angleze është më shumë e pasur me mbiemra antonimikë se sa me emra, apo me pjesë të tjera leksikore. Mbiemrat antonimikë me rrënjë të ndryshme kryesisht janë mbiemrat e tipit a) “pak a shumë”. Në këtë grup mund të hyjnë fjalë që tregojnë peshë, gjatësi, lartësi, si p.sh. i madh / i vogël, i mirë / i keq, i gjatë / i shkurtër, i ngushtë / i gjërë, i lehtë / i rëndë, i lartë / i ulët etj. Një grup tjetër janë mbiemrat antonimikë që tregojnë b) gjendje shpirtërore, shëndetësore gjendjen e motit etj., si p.sh. i gjallë / i vdekur, i shëndoshë / i sëmurë, i varfër / i pasur, i lagur / i thatë, i kthjellët / i vrenjtur, i ftohtë / i nxehtë. Grupi tjetër përbëhet nga mbiemra që tregojnë c) shije,ngjyrë, karakter, si p.sh. i bardhë / i zi, i ëmbël / i hidhur, i mirë / i keq etj.

Përveç mbiemrave, edhe foljet antonime përbëjnë një grup të madh që për klasifikimin e tyre, na ndihmon shume kiteri leksikor e fjalëformues, si dhe ai semantik. Ato tregojnë veprime të kundërta. Kemi folje të parme si p.sh. blej / shes, hap / mbyll, qaj / qesh, marr / jap, ul / ngre, të prejardhura, si p.sh. afroj / largoj, keqësoj / përmirësoj, ngadalësoj / shpejtoj, pohoj / mohoj etj. Këto folje e kanë prejardhejen nga ndajfoljet (afër / larg, keq / mirë, ngadalë / shpejt).

Page 46: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Antonimet me rrënjë të njëjtë (jo të parme )

A. Antonime të formuara morfologjikishtGjuha shqipe dhe angleze janë shumë të pasura me fjalë të reja të formuara me anë të

ndjashtesave (parashtesa dhe prapashtesa), por edhe të përngjitura, si p.sh. hyrje / dalje,mbush / çmush, palos / shpalos, përdor / shpërdor, i ditur / i paditur, marrëveshje /mosmarrëveshje, zemërbardhë / zemërzi, afatshkurtër / afatgjatë,gjakftohtë/gjaknxehtë etj. Temat e këtyre fjalëve zbërthehen130 morfologjikisht dhesemantikisht janë të motivueshme. Pra, ekziston një marrëdhënie reciproke kuptimore ndërmjet parashtesës dhe rrënjës apo temës. Kjo marrëdhënie shpreh kuptimin themelor edhe të parashtesës, i cili shkrihet në kuptimin e përgjithshëm të rrënjës apo temës. P.sh., në çiftet e fjalëve anonime, dukem / zhdukem, dukem / humbas, në çiftin e parë vërejmë se aiështë formuar nga kundërvënia e dy kuptimeve strukturalisht të njëjta, ndërsa e dyta mbi bazën e dy kuptimeve strukturalisht e pjesërisht të njëjta, por që dallohen me anë të parashtesës në njërin nga përbërësit e çiftit antonimik. Shembuj të tillë janë të shumtë në të dyja gjuhët: palos / shpalos, i larë / i palarë, përdor / shpërdor; employed / unemployed, useful / unuseful, agree / disagree etj.

Siç shprehet Samara në monografinë e tij, analiza semantike dhe strukturore e antonimeve me parashtesa është e nevojshme dhe e domosdoshme për zbërthimin e drejtë të përmbajtjes kuptimore dhe përcaktimin e shkallës së kundërvënies së tyre. Karakteri i kundërvënies del në përfshirjen e saj në rrënjë. Po të krahasojmë çiftet antonimike dredh / përdredh, dredh / zhdredh, vëmë re se çifti i parë nuk shpreh marrëdhënie kundërvënieje. Parashtesa për as në kuptimin e saj të marrë veçmas nuk ka kuptim kundërvënës, por përforcon kuptimin e parë të fjalës që ajo i ngjitet. Ndërsa, në çiftin dredh / zhdredh, shihet më se qartë raporti i kundërvënies, i cili shprehet me parashtesën zh-. Parashtesa zh- nuk ka kuptim përforcues, por veprimi duhet të kthehet në drejtim të kundërt ndaj veprimit të fjalës dredh. Duhet të theksojmë se jo të gjitha parashtesat japin kuptim kundërvënës. Parashtesat më të përdorshme që japin kundërvënie të kuptimit janë parashtesat: ç, zh, sh, shpër, kundër, ndërsa parashtesat mos, jo, pa, kanë nuancë mohuese apo shprehin mungesën e një diçkaje, si p.sh. i aftë / i paaftë, i larë / i palarë, i pastër / i papastër, besim / mosbesim etj. Pra, kur themi njeri i paaftë, ky mbiemër shpreh mungesën e aftësisë që ka njeriu për të bërë diçka. Kur themi mosbesim, nënkuptojmë se mungon besimi. Pra, në këtë rast kemi të bëjmë me kundërvënie të dy cilësive nëpërmjet mungesës së njërës cilësi ndaj tjetrës.

Parashtesat mbi, nën, para, prapa, a, formojnë fjalë antonimike që shprehin vend, por me kuptim kundërvënës, si p.sh. pararojë / praparojë, vlerësoj / mbivlerësoj, parashtesë / prapashtesë, i këtillë / i atillë, çmoj / nënçmoj etj. Pra, përderisa këto parashtesa edhe kur përdoren vetëm kanë kuptimin e vendit në kundërvënie, theksi kuptimor përqëndrohet në kuptimin e parashtesave.

Thomai131 dhe më vonë Samara132 mbështesin mendimin se antonimet e parme dhe jo të parme ndryshojnë për sa i përket kuptimit. Tek antonimet e shprehura me fjalë me rrënjë të njëjtë, njëra fjalë e mohon tjetrën dhe vetveten (armatos / çarmatos). Pra, fjala çarmatos e mohon fjalën armatos, por njëkohësisht edhe vetë fjalën çarmatos. Antonoimet e shprehura

130 Samara, Miço. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe. f. 95, 1985131 Thomai, Jani. Leksikologjia e gjuhës shqipe. f. 145, 1999132 Samara, Miço. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe. f. 25, 1985

Page 47: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

me rrënjë të ndryshme të dyja fjalët e çiftit antonimik edhe e mohojnë njëra tjetrën, edhe e pohojnë vetveten.

Nga sa u tha më lart, kur së njëjtës fjalë i kundërvihet nga kuptimi fjala e formuar me parashtesa mohuese dhe fjala me rrënjë të ndryshme, atëherë e para mund të mendohet si më pak kundërvënëse. Në të gjitha gjuhët natyrore antonimet e formuara me parashtesë kanë një intensitet më të vogël të kundërvënies.

Antonimet133 e formuara nga prejardhja (me parashtesë ose prapashtesë) luajnë një funksion të dyfishtë në pasurimin e gjuhës shqipe dhe angleze: ruajnë fjalorin themelor në numër fjalësh të parme, dhe në anën tjetër e pasurojnë vetë antoniminë si dukuri leksikore me shumë rëndësi si për gjuhën stilistikore, ashtu dhe për gjuhën në përgjithësi.

Llajënsi,134 në punimin e tij Semantics, ka theksuar se çiftet antonime të formuara morfologjikisht janë të panumërta në fjalorin e gjuhës angleze, si p.sh. married / unmarried; friendly / unfriendly; formal / informal; legitimate / illegitimate; etc. Edhe në shembujt e dhënë nga Llajënsi në gjuhën angleze vemë re se mënyra e formimit me prejardhje është e njëjtë, pra me nën e parashtesave me kuptim kundërvënës, si p.sh. parashtesat me kuptim kundërvënës në gjuhën angleze janë: un, in, dis (important / unimportant, like / dislike, coherent / incoherent) etj.

Metinger,135 në monografinë e tij, thekson se njëra gjymtyrë e çiftit kundërvënës, përgjatë shkallës së kundërvënies, ka vlerën zero. Me vlerën zero, sipas tij, kuptojmë atë kur gjymtyra e parë ka vlerën zero, e cila përfaqëson një normë dhe parathotë gjymtyrën tjetër.

Në shembujt si, certain / uncertain, clean / unclean, coherent / incoherent, elegance / inelegance, perfect / imperfect, order / disorder,regular / irregular, gjymtyra pa parashtesë përfaqëson vlerën zero në shkallën matëse.

Llajënsi i përshkruan parashtesat me kuptim negativ si morfologjikisht negative në kundërvënie me gjymtyrën ekuivalente pa parashtesë.

Jesperseni136, kur shqyrton formimin e antonimeve me parashtesa, thekson se ndryshimi i kuptimit të fjalës që formohet me parashtesën me kuptim kundërvënës, i jep temës së saj një kuptim negativ, si p.sh. unworthy që do të thotë not worthy. Të dyja fjalët janë me kuptim negativ, fjala e parë unworthy i kundërvihet fjalës worthy, ndërsa togu i fjalëve not worthy ka një kuptim më të zbutur se sa unworthy. Kjo çështje ka të bëjë me ndryshimet që kanë antonimet me fjalët mohuese, gjë e cila do të shpjegohet më poshtë.

Metinger137, në librin e tij Aspects in Semantic Opposition in English, thekson se fjalëformimi kryesisht konsiderohet si mjet për të pasuruar fjalorin e gjuhës në mënyrë sistematike.

Edhe prejardhja e këtyre fjalëve antonime është pothuajse e njëjtë me atë të gjuhës shqipe, dhe kryesisht ato vijnë nga pjesoret e foljeve, si p.sh. unread, unbroken, unspoken, unheard, unlighted etj.

Shpjegimi i mësipërm na jep mundësinë të kuptojmë se çiftet antonime të formuar me anë të prejardhejes me parashtesa, është mjaft i madh në numër.

B. Antonime të formuara nga ana sintaksore

133 Goçi, Ibrahim. Antonimet e gjuhës së sotme shqipe. f .73, 1985 134 Lyons, J. Semantics. f. 272, 1977135 Mettinger, Arthur. Aspects of Semantic Opposition in English. f. 156. 1994

136 Jespersen, Otto. Negation in English and other languages. f. 144. 1966, 2nd edition137 Mettinger, Arthur. Aspects of Semantic Opposition in English. f. 150. 1994

Page 48: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Antonimet janë fjalë, të cilat janë formuar jo vetëm me mjete morfologjike, por edhe me mjete sintaksore. Përsa i përket formimit të tyre sintaksor gjatë analizës së antonimeve duhet të kemi parasysh aspektin: a) sintagmatik, b) paradigmatik dhe c) pragmatik.

Nga pikëpamja sintaksore, të kundërtat përcaktohen si fjalë që karakterizohen nga fakti se ato mund të hasen shpesh në kontekste të caktuara, ku njëri nga funksionet e tyre realizohet, si p.sh. konfrontimi, krahasimi, dhe të tjera lidhje si këto. Sipas Metingerit138, fjala ‘kontekst’ tregon kundërvënie sintagmatike. Ai, gjithashtu, thekson se fjalët me kuptime të kundërvëna përdoren në fjali në mënyra të ndryshme, pavarësisht se tipari i tyre kryesor është se ato gjenden në kontekste me ndërtime të veçanta që karakterizohen nga vendosja e përputhur e antonimeve. Pra, Metinger e vlerëson kundërvënien sintaksore si një tregues bazë gjuhësor për lidhjen e fjalëve në çifte antonimike. Sa më shumë vendosje të tilla të fjalëve të kemi, aq më shumë arsye kemi për t’i quajtur këto fjalë antonime, duke krijuar kështu, edhe bazën e klasifikimit të tyre.

Në këtë punim Metinger vjen me dy pohime: 1) Të kundërtat në tekste të ndryshme karakterizohen në shumë raste nga vendosja e përputhur e tyre, si p.sh. pleasant or unpleasant thought, made and unmade by the system; The story that ends happily, the story that ends unhappily , the story that ends neither happily nor unhappily; It’s no longer attack but defence. Turn the comedy into tragedy. 2) Pohimi i tij i dytë, por edhe i Kreidlerit139, është se kundërshtia që shprehet në tekste me anë të vendosjes së përputhur të fjalëve antonime, si në shembujt e mësipërm, karakterizohet nga formulat e mëposhtme sintaksore:

1. Formula 1 shprehet me ekuacionin X and Y Show the advantages and the disadvantages of living in a big city.2. Formula 2 shprehet me ekuacionin neither X nor Y

........ she was a rather mediocre child, neither tupid nor intellectual.3. Formula 3 shprehet me formulën X or Y; whether X or Y; either X or Y

You may come up with a pleasant or unpleasant thought.................... whether naturally or artificially produced it was impossible to tell.Neighbours are so important in the country. One has either to be rude or friendly.

4. Formula 4 shprehet me ekuacionin X or ( = ‘and’) YOther men, he gathered, met each new dawn with a refreshed mind and heart, full of optimism and resolution; or else they moved sluggishly through the first hour of the day in a state of blessed numbedness, incappable of any thought at all, pleasant or unpleasant.

5. Formula 5 shprehet me ekuacionin not X, but YIt’s no longer attack but defence.

6. Formula 6 shprehet me ekuacionin X, not YHis advice was that after a shock of any kind, the trouble must be faced, not avoided.

7. Formula 7 shprehet me ekuacionin X rather than Y; X-er than Y, Y-er than XIt’s the usual rather than the unusual thing to happen. It was one more argument to support his theory that nice things are nicer than nasty

138 Mettinger, Arthur. Aspects of Semantic Opposition in English. f. 36-37. 1994139 Kreidler.W. Charles. Introducing English Semantics. f. 52. 2002

Page 49: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

ones. 7. Formula 7 shprehet me ekuacionin X turns into Y or becomes Y

Yes, she is dead. Someone has turned the comedy into tragedy. 8. Formula 8 shprehet me ekuacionin from X to Y

She arranged the things in order from large to small. 9. Formula 9 shprehet me ekuacionin X,Y d.m.th të vendosura të lidhura një pas një.

A man is often described as tall – short; thin – staut; dressed in a dark – light suit. Metinger studjoi 161 çifte antonimesh që i zgjodhi gjatë leximit të njëzetë romaneve

në gjuhën angleze duke arritur në përfundimin se 61.5% e tyre janë formuar nga pikëpamja sintaksore. Gjatë studimit, ai vuri re se formimi i çifteve të kundërta me anë të lidhjes sintaksore realizohet në kontekst dhe vetëm në kontekst. Ata shërbejnë për të dhënë kohezionin e një teksti si një nga komponentët që shërben për të formuar tekstin në sistemin gjuhësor. Këtë mendim e mbështesin edhe Halidei me Hasanin,140 të cilët pohojnë se efekti i kohezionit në një tekst të caktuar arrihet vetëm duke bërë një zgjedhje të kujdesshme të fjalorit, ose më saktë të fjalëve që kanë një ngjyrim emocional të caktuar. Ato kanë tendencën të jenë prezentë në një mjedis gjuhësor të njëjtë. Kështu, kohezioni mund të shpjegojë dhe përshkruajë qartë lidhjet semantike që ekzistojnë ndërmjet fjalëve dhe fjalive. Po në këtë libër, ata thonë se kur analizojmë një tekst për sa i përket kohezionit të tij, gjëja më e rëndësishme është që të përdorim arsyen sëbashku me njohuritë që kemi rreth natyrës dhe strukturës së fjalorit të tij.

Për të gjetur të kundërtat e një teksti rol luan jo vetëm kohezioni dhe lidhja leksikore e tyre, por edhe lidhja sintaksore sipas formulave të shpjeguara më lart. Këto dy karakteristika i japin përparësi renditjes së përputhur të të kundërtave duke bërë të lehtë gjetjen dhe interpretimin e tyre, duke u konsideruar si efekte, dhe jo si shkaqe të lidhjeve kuptimore të fjalëve të kundërvëna.

Përveç kohezionit tek formulat e mësipërme vëmë re se të kundërtat nuk janë vetëm të modelit të parë X and Y, por ato kanë edhe lidhje bashkërenditëse, të cilat realizohen me anë të lidhësave bashkërenditëse and, neither... nor, or, either.... or, not.... but etj. Të kundërtat në strukturat e bashkërenditura tregojnë se ato plotësojnë kërkesat e lidhjes në këto struktura, të cilat sipas Langut141 :

a) lidhja është një proces semantiko-njohës që do të thotë se është një teknikë mendore.b) sa më e ngushtë të jetë lidhja e kuptimeve ndërmjet fjalëve, aq më e ngushtë është

dhe përfshirja e tyre.Langu më tej thekson se lidhësat luajnë një rol ‘veprues’, siç i quan ai. Gjithashtu,

lidhësat i japin mundësinë gjuhës që të fillojë një sekuencë tjetër të veprimeve mendore. Kjo thënie e Langut gjen mishërim në formulat e mësipërme, por edhe tek shembujt e mëposhtëm, të cilët janë nxjerrë nga libri Vanity Fair.

Ndarja tradicionale e antonimeve Kuptimi i çifteve antonimike është shqyrtuar nga shumë gjuhëtarë, gjë e cila është

përmendur edhe më lart, si p.sh.nga Palmeri (1972), Llajënsi (1977), Kempsën(1977), Kruzi(1986). Ata kanë bërë një klasifikim të antonimeve sipas pikëpamjeve të tyre rreth kësaj çshtjeje.

1. Taksonomia Binare

140 Halliday, M.A.K., and Hasan, R. Cohesion in English (English Language Series 9) f. 274 - 290. 1976 141 Lang, E. The Semantics of Coordination. f. 18. 1984

Page 50: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Kjo emërtesë, e dhënë nga Liiçi, (1974, 109) përfshin çifte antonimike, si man / woman, alive / dead and married / unmarried. Të tjerë gjuhëtarë, si Palmeri (1972), Xheksëni (1988) e Karteri (1987) preferojnë të flasin për çifte antonimike komplementare, ose siç i quan Samara të pashkallëzuara.

Kempsoni (1974; 84) përdor termin “të kundërta të thjeshta binare” dhe kur shpjegon taksonominë binare, ai i quan këto antonime “të vërteta”. Këto pikëpamje, pak a shumë, kanë qënë jo të qarta për disa gjuhëtarë të tjerë, si Kruzi dhe Llajënsi. Sipas tyre, kriteri bazë për klasifikimin e antonimeve binare është se përdorimi i njërit përbërës të çiftit antonimik nënkupton patjetër edhe përbërësin tjetër. P.sh. nëse X-i është i gjatë, kjo nuk do të thotë se X-i është edhe jo i gjatë.

2.2. Taksonomi e shumëfishtëTaksonomia e shumëfishtë, e cila njihet si papajtueshmëria e

shumëfishtë(Karteri1987:19), përbën kufirin e klasifikimit të antonimisë. Në këtë grup përfshihen çifte antonimike, si p.sh. summer / winter dhe north / south. Në disa aspekte, kjo kategori është e ngjashme me taksonominë binare. Çifti male dhe female, i përkasin çiftit antonimik, ku njëri përbërës nuk mund të jetë njëkohësisht më shumë ose më pak se përbërësi tjetër. Pra, taksonimia e shumëfishtë mund të shihet si taksonomi binare. Megjithatë, ka shumë mendime rreth klasifikimit të antonimisë.

2.3. Të kundërtat polareTë kundërtat polare ndryshojnë nga të kundërtat binare, mbasi njëra gjymtyrë e çiftit

antonimik nuk përjashtohet nga përdorimi i gjymtyrës tjetër. Kjo, e thënë ndryshe do të thotë se është e mundshme të mos jesh as i gjatë as i shkurtër, sikurse nuk është e mundur që të jesh edhe femër edhe mashkull. Mbiemrat i gjatë / i shkurtër mendohet të jenë të kundërta polare. Edhe mbiemrat old / new, cold / hot, wet / dry trajtohen si të tilla. Ato nuk mund të përjashtojnë njëra tjetrën, përkundrazi ato mund të marrin forma të ndryshme duke përdorur ndajfolje si, tepër, shumë, disi etj. Mbiemrat quite happy, extremely happy, fairly happy, mund të përdoren në shkallën krahasore dhe sipërore. Madje, disa gjuhëtarë këta mbiemra i quajnë komplementare ose të shkallëzuara (Lyons 1977, Cruse 1986, Jackson 1988).

2.4. Të kundërtat e reciprocitetitNjë shembull i tillë është çifti qiradhënës / qiramarrës. Kur themi se X -i është qiradhënësi i Y- nit atëherë, nga kjo rrjedh se Y- i është qiramarrësi i X-it. Pra, ndërmjet gjymtyrëve të çiftit antonimik qiradhënës / qiramarrës ekziston një lidhje reciproke, ku, kur përmend njerin nga gjymtyrët e çiftit të të kundërtave menjëherë të shkon mendja tek gjymtyra tjetër. Në gjuhën angleze mund të përmendim shembuj si teach / learn, buy / sell dhe above / below. Disa semanticienë këtë grup antonimesh i quajnë të kundërta dhe Kempsoni1977: 85 thekson se nëse madhësitë X dhe Y janë folje që kundërvihen atëherë, fjalia A X B nënkupton B Y A, fjalia A Y B nënkupton B X A. Me fjalë të tjara themi se B i paraprin A-së, a cila nënkupton se A-ja ndjek B-n.

Në grupin e çifteve të kundërta që shprehin reciprocitet përfshihen edhe fjalët që tregojnë farefisni. P.sh. nëse X-i është gjyshi i Y-it, atëherë Y-i është nipi i X-it. Ose, nëse themi se X-i është bashkëshorti i Y-it, atëherë themi se Y-i është bashkëshortja e X- it.

Page 51: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

2.5. Kategori të tjeraLiiçi (1974: 106) dallon dy kategori antonimesh, të cilat i quan: 1) hierarkike, term i cili është i ngjashëm me termin ‘rang’ që përdor Llajënsi. Liiçi, në punimin e tij përshkruan marrëdhënien që ekziston ndërmjet fjalëve të tilla si, January / February / March dhe one / two / three duke i quajtur këto të kundërta të anasjellta. Të tilla të kundërta mund të jenë çiftet all / some, remain / become, të cilat nga disa gjuhëtarë nuk trajtohen si antonime.

Lloje të tjera antonimesh përfshijnë fjalët diametralisht të kundërta si dhe ato përpendikulare, siç i quan Llajënsi(Lyons, 1977: 286) si p.sh. përmenden fjalët antonime man, woman, girl dhe boy. Pra, secila nga këto fjalë antonimizon me dy nga tri fjalët e tjera, d.m.th. fjala man mund të jetë e kundërta e fjalës boy dhe woman, por jo me fjalën girl, ndërsa fjala boy mund të jetë antonimi i fjalës girl and man, por kurrësesi i fjalës woman.Fjalët north, east, south dhe west hyjnë në grupin e antonimeve që shprehen me fjalë diametralisht të kundërta. Kështu, e kundërta e north është south, ndërsa e kundërta e west është east.

3. Grupet e reja të antonimeveKategoritë antonimike, që janë përshkruar më sipër janë të dobishme, po qe se ne i

vështrojmë ato nga pikëpamja logjike. Por, tashmë ato kanë filluar të trajtohen edhe nga përdorimi i tyre në kontekst, kryesisht për të parë më konkretisht rolin e tyre në kontekst.

3.1. Të dhënat dhe MetodaXhasteson dhe Katz (1991141) dhe më vonë Metingeri (1994) e zgjidhën deri diku

këtë problem duke përdorur një indeks të antonimeve ekzistuese. Ata përdorën 40 antonime, të cilat ishin zgjedhur nga Diizi(1965). Kjo listë u bazua plotësisht në rezultatet e nxjerra nga testimet që Diizi bëri gjatë përdorimit të fjalëve në kontekst. Dizzi mori në studim 278 mbiemra dhe i përdori ato në kontekst. Kur një çift me gjymtyrë të kundëvëna tregonin qartë kundërvënien e tyre, atëherë ato futeshin në listën e çifteve antonimike. Megjithëse të gjitha antonimet e cituara nga Diizi i plotësonin kërkesat, kishte edhe nga ato çifte fjalësh të cilat me vështirësi e kaluan testin. P.sh., me tu dhënë ngacmuesi together, vetëm 6% e informantëve dhanë përgjigjen alone; kur u dha ngacmuesi alone, vetëm 10% u përgjigjën duke përdorur fjalën together. Pra, shihet qartë se antonimet në kontekste të ndryshme kanë kuptime të ndryshme. Metingeri, nga ana e tij, gjatë studimit të tij rreth antonimeve, u bazua tek fjalori ‘Roget’s Thesaurus. Duke qënë se fjalori ‘Roget’s Thesaurus’ është hartuar në mesin e shekullit të 19të, ai nuk kishte një renditje alfabetike të fjalëve, por ishte i renditur sipas ‘ideve’. Roxheti zgjodhi këtë mënyrë për të hartuar fjalorin sepse ai dëshironte t’i paraqiste idetë në kundërvënie me njëra tjetrën. Dhe kështu, fjalori fillon me listën e fjalëve që kanë lidhje me fjalën existence, pastaj ai paraqet fjalë që lidhen me fjalën inexistence. Pastaj, vijon me çiftet antonimike substantiality dhe insubstantiality, apo intrinsicality and extrinsicality.

Sot, një pjesë e mirë e çiftevë antonimike të Roxhetit kanë dalë pothuajse jashtë përdorimit. Ndërsa, antonimet e përdorura nga Diizi janë mbështetur në kriterin bazë të shkollës psikologjike themeluar në vitin 1960-të, ku çdo gjë varej nga intuita. Meqenëse, përcaktimi i termit të antonimisë është i ndryshëm si nga pikëpamja linguistike e psikologjike Mërfi, në studimin e saj rreth antonimisë thekson se është mirë të krijohet një listë më çifte antonimesh që të përmbushin kërkesat e kohës moderne të shekullit të ri.

advantage / disadvantage

Page 52: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

agree / disagree alive / dead attack / defend bad / good badly / wellbegin / end boom / recession cold / hot confirm / denycorrect / incorrectdifficult / easydirectly / indirectlydiscourage / encourage dishonest / honest disprove / provedrunk / sober

dry / wet explicitly / implicitlyfact / fiction fail / succeed

failure / successfalse / true fast / slowfemale / male feminine / masculine gay / straight

guilt / innocence happy / sad hard / soft hate / loveheavy / light high / lowillegal / legallarge / smalllong / short lose / winmajor / minormarried / unmarried new / oldofficially / unofficiallyold / young optimism / pessimismoptimistic / pessimisticpeace / warpermanent / temporarypoor / rich private / publicprivately / publiclypunishment / reward quickly / slowlyright / wrong rightly / wronglyrural / urban strength / weakness

3.2. Klasifikimi i antonimeve sipas të dhënave të mësipërme.Antonimia e varur142

Fjalët që përfshijnë këtë kategori, përmbajnë dy kundërvënie: atë ndërmjet çiftit antonimik të formuar dhe atë ndërmjet çiftit të fjalëve dhe frazave, të cilat nuk mund të interpretohen në kundërvënie. Në këtë koncept antonimet funksionojnë si shenjë leksikore. Ata luajnë rolin e varësisë tek njëra tjetra.P.sh.Form is temporary. Class is permanent. Broadly speaking, the community charge was popular with Conservativevoters and unpopular with Labor voters.How can it be right to limit the hours worked by lorry drivers and airline pilots, but wrong to limit the hours of junior hospital doctors undertaking complex medical treatment?

3.2.2. Antonimet krahasuese

142 Jones, Stiven Semantics 2002 f.85

Page 53: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Këto antonime i përkasin atyre fjalive ku gjymtyrët e një çifti antonimik vendosen në krahasim me njëra tjetrën. Antonimet e këtij lloji kryejnë funksion leksiko-sintaksor të tipit more X than Y ose X is more [adjective] than Y. P.sh. Dr Higgs was a lot more right than wrong in her diagnoses.‘Well,’ said Cage, ‘some living composers are more dead than alive’. 3.2.3. Antonimi e bashkërenditurAntonimet në shembujt e mëposhtëm janë të lidhura me lidhëzën bashkërenditëse and, apo me lidhëzën kundërshtuese or. Shkalla e kundërvënies mbetet e pashënuar sepse këto antonime përdoren për të shprehur gjithpërfshirje. P.sh.He showed no disloyalty, publicly or privately, .......... Whitehall was yesterday unable to confirm or deny other simulated devolutions.Again in debates over genetic research it is significant that Christians, Muslims and Jews have united, implicitly and explicitly, in condemning a low view of the value of embryonic life.

3.2.4. Antonimia idiomatikeDisa antonime përdoren si proverba apo shprehje fraziologjike. P.sh.The long and the short of it is that height counts.They evidently knew they could teach this old dog a few new tricks.

3.2.5. Antonimia mohuese Në fjalitë e mëposhtme vërejmë se antonimet mohojnë njëra tjetrën me qëllim që të tërheqin vëmendjen tek gjymtyra tjetër, apo të tregojnë atë gjymtyrë që përjashtohet. X not Y është modeli më i zakonshëm i këtij grupi. P.sh.Well, without the combination of an arms race and a network of treaties designed forwar not peace, it would not have started.Democracy means more than the right to pursue one’s own self-interest - governmentmust play an active, not passive, role in addressing the problems of the day.However, the citizen pays for services to work well, not badly.

3.2.8. Antonimi kalimtareKëto antonime quhen kalimtare sepse tregojnë lëvizjen e veprimit nga një gjëndje në një tjetër. Antonimet kalimtare i gjejmë në modelin from X to Y.

P.sh.Her film career similarly has lurched from success to failure, with enormous periods outof workThe atmosphere of the negotiations was tense, discussion uneven, the mood in bothcamps swung from optimism to pessimism. Inflation is a tax which redistributes wealth to the sophisticated from the unsophisticated.

Page 54: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

3.3. Rezultatet e studimit të Stivën Xhëuns-itStudimi i tij tregon se nga 3.000 fjali që ai mori në studim, 2.894 i ndeshim në të gjitha zhanret. Vetëm 3.5% e tyre tregojnë se antonimet mund të formohen edhe në mënyra të pazakonshme, të cilat ndonjëherë është e vështirë t’i përgjithësosh. Tabela e mëposhtme tregon shpërndarjen statistikore të të gjithë të dhënave që ai ka nxjerrë.

active / passive (96 raste)advantage / disadvantage (36 raste) agree / disagree (49 raste)alive / dead (54 raste) attack/defend (30 raste)bad / good (117 raste)badly / well (53 raste)begin / end (51 raste) boom / recession (24 raste) cold / hot (59 raste)confirm / deny (34 raste)correct / incorrect (18 raste)difficult / easy (27 raste) directly /indirectly (79 raste) discourage / encourage (28 raste)dishonest / honest (12 raste)disprove / prove (14 raste)

drunk / sober (18 raste) dry / wet (31 raste)explicitly / implicitly (30 raste) fact / fiction (36 raste)fail / succeed (63 raste failure / success (88 raste)false / true (62 raste)fast / slow (28 raste)female / male (87 raste)feminine / masculine (68 raste)

gay / straight (33 raste) guilt / innocence (44 raste)happy / sad (45 raste) hard / soft (32 raste) hate / love (104 raste)heavy / light (77 raste)high / low (32 raste)illegal / legal (31 raste) large / small (50 raste)long / short (36 raste) lose / win (58 raste)major / minor (27 raste)married / unmarried (31 raste) new / old (254 raste)officially / unofficially (25 raste)old / young (69 raste)optimistic / pessimistic (47 raste) optimism / pessimism (21 raste) peace / war (15 rsate) permanent / temporary (28 raste) poor / rich (102 raste) private / public (134 raste) privately / publicly 47 raste) punishment / reward (19 raste) quickly / slowly (28 raste) right / wrong (60 raste) rightly / wrongly (44 raste)rural / urban (24 raste) strength / weakness (35 raste)

Nga studimi i mësipërm dalim në përfundimin se antonimet përdoren gjërë në gjuhën e shkruar dhe të folur. Ato në të gjitha rastet tregojnë gjendjen fizike, shpirtërore, psikologjike dhe shoqërore të folësit të një gjuhë të dhënë.

Antonime të formuara nga pikëpamja sintaksorearrival – departurecinvinience – inconvinience black – whitebody – soullife – death new – old,

now – then,obidience – disobidiencereality – illusion,right – wrong,sanity – insanitysay – do

Page 55: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

supply – demand

cause – effect, former – presenthigh – low hot – cold in – outup – downbelief – disbeliefexercise – restrainfat – thin fortunate – unfortunateglad – sorryguilty – innocenthang – drawnhappy – unhappyhead – healheavy – lightinsult – complimentnatural – artificialrude – friendlysimple – complexsmall – bigstregth – weaknessembarresed – thrilledlike – dislikesimplicity – complexityold – youngstupid – intellectualevil – goodexpected – unexpectedhappiness – unhappinesshonorouble – dishonourableleave – returnlose – gainmore – lessreal – supposedchance – designcommand – appeal

fact – ideageneral – particularimpulse – habitinfant – grown-upkill off – keep alivelisten – lookluxury – necessityordinary – extraordinaryprobability – possibilityreal –artificialsafe – dangeroussleepy – awakesoothe – enrageask – answerassist – hinder constructive – distructiveface – avoidforward – backlistener – talkerLord – Lawmurder – suicidenecessity – choiceprecise – vaguesatisfied – dissatisfiedstatement – questiontomorrow –yesyerdaywin – losehard – softinhuman – humannice – nastyprocure – giveshort – longusual – unusualenemy – friendunselfish – selfishlight – shadesmile – sighugly – prettyparcel up – deparcel up

steady – unsteadydisappear – reappearmake – unmake

pack – unpackadventours – peaceful

Antonime të të gjuhës angleze të formuara morfologjikisht

artistic – unartisticattractive – unattractivebelieve – disbelieve

Page 56: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

businesslike – unbusinesslikecorrect – incorrectdelicate – indelicatedependent – independent

expression – non-expressionimaginative – unimaginativeinteresting – uninterestinglikely – unlikelylogical – illogicalofficial – unofficialordinary – extraordinary

social - antisocial

Page 57: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

3.2.3 Antonime të përbëra e të përngjituraAntonime të përbëraPërveç fjalëve antonime të formuara me anë të parashtesimit, ka edhe çifte

antonimike të përbëra dhe të përngjitura, të cilat përbëjnë një tip të veçantë si nga ana semantike, ashtu edhe nga ana strukturore. Fjalët antonime të përbëra janë të shumta si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në gjuhën angleze. Karakteristikë e këtyre fjalëve është se edhe kur përdoren veçmas ato e ruajnë kuptimin e tyre jashtë kompozicionit duke formuar çifte antonimike, si p.sh. fletëhyrje / fletëdalje (hyj / dal), fatbardhë / fatzi (i bardhë / i zi) etj.

Nga pikëpamja sintaksore fjalët antonime të përbëra dalin tërësisht kompozita përcaktore, ku më të pasura janë ato të tipit emër+emër (fletëhyrje / fletëdalje, huamarrës / huadhënës, ajërngrohës / ajërftohës); dhe të tipit ndajfolje+emër (mirëkuptim / keqkuptim, mirëbesim / keqbesim etj). Kundërvënia këtu është thjesht që të tregojë kuptime fjalësh që shënojnë sende konkrete, cilësi ose veprime, e cila shihet qartë edhe tek shembujt e mësipërm143.

Nga pikëpamja leksiko-gramatikore ato janë emra, mbiemra, pak ndajfolje dhe përemra.

Tek antonimet e përbëra dhe të përngjitura sipas Samarës144, “rolin kryesor për kundërvënien e kuptimeve të tyre e luan ajo gjymtyrë e fjalës që nuk është e njëjtë, është e ndryshme dhe përbën pjesën e parë ose të dytë të saj; kjo pjesë e fjalës së përngjitur , si fjalë më vete, mund të hyjë në marrëdhënie kundërvënieje nga kuptimi me pjesën tjetër jo të njëjtë të fjalës përgjegjëse antonimike”. E thënë ndryshe, rolin kryesoe e luan fjala që nuk është e njëjtë, është pikërisht ajo që edhe kur është vetëm, shpreh marrëdhënie kundërvënieje në shkallë të ndryshme (të plotë ose të ndërmjetuar), si p.sh. tek çifti antonimik fletëhyrje / fletëdalje marrëdhënia e kundërvënies nuk është vetëm tek pjesët përbërëse të fjalëve korresponduese. Fjala e përbërë fletëhyrje i kundërvihet me të vërtetë fjalës fletëdalje, por në bashkëvajtje me fjalën e njëjtë që merr pjesë në çiftin antonimik. Pra, në antonimet e përbëra kundërvihen kuptimet e njësisë së re leksikore që shprehin koncepte të reja të kundërta.

Fjalët antonime të përbëra janë më të shumta se sa fjalët antonime të përngjitura. Ndërsa në gjuhën angleze fjalët antonime të përngjitura janë shumë pak dhe pothuajse aspak në krahasim me ato të gjuhës shqipe. Sipas funksionit sintaksor, ato luajnë rolin e përcaktorit, ndërsa sipas funksionit leksiko-gramatikor ato janë emra, mbiemra, pak ndajfolje dhe përemra, si p.sh. vendhyrje / venddalje, pikënisje / pikëmbërritje, besëlidhje / besëthyer, gojëhelm / gojëmjaltë, kokëmbuluar / kokëzbuluar, flokëgjatë / flokëshkurtër, faqebardhë / faqezi, fjalëshumë / fjalëpakë, etj.

Në këtë grup fjalët antonimike përbërëse mund të jenë të tipit emër –emër, si p.sh. qiradhënie / qiramarrie, huadhënës / huamarrës, pikënisje / pikëmbërritje, pikë nisje – pikë mbërritje, vetëdashje – vetëmohim; ndajfolje – emër, si p.sh. mirëbesim / keqbesim, mirëkuptim / keqkuptim, kokëlart / kokëposhtë, duarplot – duarbosh, gojëhapur – gojëmbyllur, përemër – emër, si p.sh brendagjuhësor / jashtëgjuhësor; ndajfolje – folje, si p.sh. mirëinformohem / keqinformohem; mbiemra të tipit emër + emër, si p.sh. gojëmjaltë –

143 Samara, Miço. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe. f. 153, 1985144 Samara, Miço. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe. f. 149, 1985

Page 58: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

gojëhelm; emër + mbiemër kokëmadh / kokëvogël, shpirtmadh / shpirtvogël, ballëgjërë / ballëngushtë, fytyrqeshur / fytyrngrysur etj, ndajfolje të tipit emër+ndajfolje, si p.sh, kokëlart / kokëulur, duarbosh / duarplot etj.

3.2.4 Antonime e përngjituraKëto fjalë janë formuar si rezultat i leksikalizimit145 të togëfjalëshit të qëndrueshëm,

kundrejt fjalëve të përbëra që kanë dalë nga leksikalizimi i togfjalëshit të lirë. Ato janë të tipit parafjalë + emër (si p.sh. i paraluftës / i pasluftës); të tipit ndajfolje – emër, si p.sh. përjashta / përbrenda, paradreke / pasdreke, kurdoherë / asnjëherë, gjithkund / askund. Prej tyre janë formuar ndajfoljet e kohës. Si tek fjalët antonimike të përbëra, edhe tek fjalët antonimike të përngjitura rolin kryesor në kundërvënien e kuptimeve e luajnë gjymtyrët e para të fjalës së përngjitur, si p.sh shpesh / rrallë tek çiftet antonmike të pëngjitura shpeshherë / rrallëherë, të cilat hyjnë në marrëdhënie kundërtie edhe si fjalë më vete.

Në gjuhën shqipe fjalët antonime të përbëra dhe të përngjitura janë të shumta dhe se numri i tyre sa vjen dhe rritet për shkak të ndryshimeve ekonomike, politike e shoqërore të jetës në vend.

Samara146, kur shpjegon formimin e fjalëve antonime të përbëra dhe të përngjitura, thekson se krijimi i fjalëve antonime kompozita mbështetet në nevojat, mundësitë dhe aftësitë strukturore e semantike të gjuhës. Gjuha shqipe është shumë më e pasur në fjalët antonime të përbëra dhe të përngjitura, sesa gjuha angleze.

3.3 Antonimia dhe mohimiRreth kësaj çështjeje ka shumë diskutime, kryesisht në atë nëse antonimet mohojnë,

kundërshtojnë apo shprehin kundërvënie. Siç e kemi theksuar në pjesën e dytë të këtij punimi, fjalët antonime nuk e mohojnë njëra tjetrën, por ato shprehin kundërvënie kuptimesh. Sipas llogjikës mohohet pasja e asaj shënje që përcakton përmbajtjen e konceptit pohues. Nëse fjalës punuar i vendosim përpara parashtesën pa- formohet fjala papunuar duke kundërvënë kuptimin e fjalës së parë, por po t’i shtojmë pjesëzën jo (jo i punuar), atëherë përdorimi i pjesëzës mohuese bën mohimin e të gjitha vetive të fjalës së parë, pa e pohuar vetveten. Tek fjalët me pjesëza mohuese nuk kemi kundërvënie, sepse ato mohojnë përmbajtjen e fjalës që nuk e ka këtë pjesëz. Tek çiftet antonimike, përbërësit e mohojnë njëri tjetrëin, por njëkohësisht ato e pohojnë vetveten. Kjo thënie mund të shprehet me formulën: (A-jo); [A-jo + A + B]147

Mohimi i dy fjalëve apo koncepteve paraqitet me A-jo, kurse tek antonimet kemi A-jo A+B, si p.sh. mohimi i fjalës i madh shprehet me shprehjen jo i madh - A-jo; çifti antonimik shprehet me fjalën i madh me jo i madh + i vogël. Fjalët e kundërta që formohen me pjesëzat mohuese jo, mos dhe pa nuk shprehin nocione të polarizuara në raport me nocionet pozitive korresponduese. Ato shprehin nocione të ndërmjetme dhe dy të parat janë sinonime. Kur themi joqartë, jokorrekt duam të themi se ato e mohojnë fjalën qartë dhe korrekt dhe shprehin mohim të plotë. Ndërsa në çiftin bën / çbën kemi një kundërvënie, ku gjymtyra e dytë i kundërvihet të parës, pa e mohuar, sepse veprimi njëherë është kryer si te gjymtyra tjetër (bën – bën), por pastaj, ky veprim i kryer është kthyer në pozitën e mëparshme (çbën). Po të gjykojmë për shembujt i mirë, jo i mirë, i keq,

145 Goçi, Ibrahim. Antonimet e gjuhës së sotme shqipe. f .95, 1985 146Samara, Miço. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe. f. 158-159, 1985147 Goçi, Ibrahim. Antonimet e gjuhës së sotme shqipe. f .97, 1985

Page 59: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

në fjalitë: Petriti është punëtor i mirë; Petriti është punëtor i keq. Petriti është punëtor jo i mirë, vemë re se fjalia e fundit mohon konceptin e fjalisë së parë (Petriti është punëtor i mirë). Në fjalitë, ‘Petriti është punëtor i mirë’ dhe ‘Petriti është punëtor i keq’ kemi kundërvënie të kuptimeve të fjalëve i mirë/ i keq.

Fjalët mohuese jopjellor, jofrymor, jorrallë, jofetar, jokëmbëngulës, jopaqësor, joparimor, jorastësisht etj, janë formuar nga temat përkatëse plus parashtesën mohuese jo, e cila e ka prejardhjen nga pjesëza mohuese jo. Enver Hysa,148 në artikullin e tij, rreth parashtesave me kuptim mohues ka theksuar se egziston një lidhje strukturore e kuptimore midis fjalës që shërben si temë dhe parashtesave mohuese për të formuar fjalë të tjera me mënyrën e prejardhjes.

Parashtesa jo si fjalë shërbyese pë të formuar fjalë të tjera është diskutuar gjatë në gjuhën shqipe. Kostallari149ka theksuar se karakteristikë e parashtesës jo është moszbehja e theksit, si të ishte fjalë e mëvetësishme, gjë që mund të linte shteg për vështrimin e fjalës. Enver Hysa në artikullin e lartpërmendur thekson se togfjalëshat jo i mirë, jo i rregullt, e të tjerë shembuj si këta, pjesëza jo nuk kryen funsione fjalëformuese, prandaj ato nuk mund të merren as fjalë më vete, as si antonime. Këtë mendim e shpreh edhe Dhrimo150 në artikullin e tij, Formimi i mbiemrave.........

Samara në monografinë e tij rreth antonimeve, thekson se antonimet që formohen me parashtesën jo janë mbiemra të panyjshëm që formohen nga tema mbiemrore të prejardhura e të përbëra. P.sh., bindës / jobindës, ekonomik / joekonomik, njerëzor / jonjerëzor, moral / jomoral e të tjerë të këtij lloji.

Të tjera parashtesa me kuptim mohues janë, si p.sh. parashtesat: pa, mos, a, i, anti. Parashtesat a, i, anti janë me prejardhe nga fjalët e huaja, por që në disa raste ato myund të zëvendësohen me parashtesën jo. P.sh. i parregullt ose jo i rregullt, i padrejtë ose jo i drejtë; anormale, ireal, antikombëtar, jokalimtare/moskalimtare. Kur përdorim parashtesën jo kuptimi mohues i fjalës është i zbutur, kurse fjalët që përdoren me parashtesën pa shprehin një mendim më të fortë e më të prerë dhe u kundërvihen atyre që shënojnë antonimet përgjegjëse. P.sh. jo i rregullt / i parregullt, i rregullt / i drejtë.

Edhe në gjuhën angleze përdorimi i fjalës mohuese not ka po të njëjtin kuptim si në gjuhën shqipe dhe ka po të njejtën forcë shprehëse. Rreth kësaj çështjeje Steven Jones151 i përkufizon antonimet mohuese si fjalë që japin kontraste ndërmjet tyre duke dhënë këtë formulë: X not Y. Pra, këto trajtojen ndryshe nga antonimet që shprehin mohim në gjuhën shqipe. Ai, gjithashtu, thekson se ekzistenca e një çifti antonimik njëri nga gjymtyrët mohohet me qëllim që të përforcojë kuptimin e gjymtyrës tjetër. P.sh,

1. In my opinion, the public has cause for pessimism, not optimism, about the government’s plans for radical changes in economy.

2. Democracy means more than the right to pursue one’s own self-interest – government must play an active, not passive role in addressing the problems of the day.

3. However, the citizens pay for services to work well, not badly..........

148 Hysa, Enver. Parashtesat me kuptim ohues në gjuhën shqipe. Studime Filologjike. 1977, nr. 4.149 Kostallari, Andrikli. Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” , “Parashtesat e gjuhës shqipe. 1975150 Ali Dhrimo. Formimi i mbiemrave. Studime Filologjike 1988. f. 15151 Jones, Steven. Antonymy a corpus based perspective. f. 88, 2002

Page 60: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Sipas Xhounsit, gjymtyrët antonime me pjesëzën mohuese not përforcojnë kuptimin e gjymtyrëve që nuk e kanë këtë pjesëz. Shkallën semantike dhe shkallën e mohimit e përcakton pjesëza mohuese.

P.sh, në fjalinë e parë, fjala pessimism ndiqet menjëherë nga fjala not optimism. Kjo vendosje i jep më shumë theks dhe kuptim fjalës pessimism, duke e bërë lexuesin më të vetëdijshëm për gjymtyrën e mohuar.

Tipari themelor i antonimeve mohuese në gjuhën angleze, si edhe në gjuhën shqipe, është se ato shfaqen në gjuhën e shkruar dhe në gjuhën e folur.

Pra, nga sa u theksua më lart, antonimet përbëjnë mohimin dhe pohimin në tërësinë e tyre dhe në vetë gjymtyrët, mohim jo të prerë e të theksuar, por të pashkallëzuar, kurse fjalët me pjesëza mohuese apo negative përbëjnë vetëm mohimin. Ata nuk japin kundërvënie të shkallëzuar.

Rreth kësaj çështjeje, Goçi152 thotë se antonimet përbëjnë një unitet të ndërlikuar të pohimit dhe të mohimit nga pozitat e kundërvënies së kuptimeve. Ndërsa, Samara153 thekson se antonimet i kundërvihen njëra-tjetrës dhe e plotësojnë kuptimin e njëra-tjetrës, ku njëri nga gjymtyrët është më i ndërlikuar. Së fundmi, theksojmë se antonimet janë fjalë me kundërvënie kuptimi, por jo fjalë kundërthënëse154. Ato e mohojnë njëra tjetrën, por në anën tjetër e pohojnë vetveten.

Perfundime1. Bazë e klasifikimit të antonimeve shërbejnë këto kritere; a) shalla e kundërvënies, b)

shkalla e përputhjes ose jo e aftësive bashkuese, c) numri i kuptimeve antonimike d) kategoria gramatikore.

2. Antonimet, kryesisht, formohen duke u bazuar në kriterin fjalëformues. Samara, ndryshe nga Goçi, për të bërë një klasifikim më të plotë mbështetet në kriteret e mëposhtme: në kriterin strukturor, në kriterin semantik dhe në atë leksiko-gramatikordhe. Gjymtyrët e një çifti antonimik për t’u lidhur nga ana semantike e gramatikore dhe se nga pikëpamja leksiko-gramatikore duhet të jenë homogjene; p.sh., fjalët shitje dhe blej nuk i përkasin të njejtës kategori gramatikore dhe pra, nuk janë antonime.

3. Klasifikimi i antonimeve sipas kriterit semantik varet nga struktura kuptimore e tyre, në llojin e kuptimeve leksikore të kundërta, në tipin e tyre dhe në shkallën e kundëvënies së tyre.

4. Fjalët antonime që krijohen në bazë të strukturës kuptimore, si në gjuhën shqipe edhe në atë angleze, kundërvihen pothuajse 1) në të gjitha kuptimet e fjalëve të çiftit antonimik, madje pothuaj në tërë përmbajtjen kuptimore të tyre (si p.sh. afër / larg, marr/ jap, poshtë / lart; në gjuhën angleze p.sh. near / far, give / take, up / down) ose 2) në njërin a vetëm në disa prej kuptimeve të tyre (si p.sh. hyj / dal, ditë / natë).

5. Duke u mbështetur në llojin e kuptimeve leksikore, fjalët antonime mund të kundërvihen në 1) kuptimet parësore, që përbëjnë dhe kuptimet e tyre të përgjithshme (si p.sh. hyj/dal, ditë/natë, dashuri/urrejtje); 2) të prejardhura (si p.sh. ato në çiftet mendim i errët/mendim i qartë, i rëndë / i lehtë) dhe të figurshme (si

152 Goçi, Ibrahim. Antonimet e gjuhës së sotme shqipe. f .36, 1985 153 Samara, Miço. Çështje të antonimisë në gjuhën shqipe. f. 115, 1985154 Goçi, Ibrahim. Antonimet e gjuhës së sotme shqipe. f .37, 1985

Page 61: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

p.sh. situatë e ashpërsuar/situatë e zbutur, fat i bardhë/fat i zi, helm i hidhur / mjaltë i ëmbël) etj.

6. Antonimet formohen mbi bazën e kuptimeve të përbashkëta të të njejtit objekt, por të kundërvëna ndërmjet tyre, p.sh. çifti antonimik marr / jap tregon reciprocitet; pra, është formuar kompozita marrëdhënie, mbi bazën e përbashkët të të dyja veprimeve.

7. Për sa i përket klasifikimit të fjalëve antonime sipas kriterit leksiko-gramatikor, ato zakonisht në gjuhën shqipe dhe angleze janë emra, mbiemra, folje, ndajfolje, përemra dhe parafjalë.

8. Fjalët antonime emra tregojnë pole të kundërta në kohë (si p. sh. ditë/natë), në hapësirë (si p.sh. lindje/perëndim, fillim/mbarim), emra foljorë (si p. sh. afrim/largim, hapje/mbyllje), gjendje shpirtërore krejt të kundërta të njeriut ( dashuri/urrejtje, gëzim/hidhërim), dukuri të natyrës (si p.sh. dritë/errësirë) etj.

9. Fjalët antonime mbiemra tregojnë cilësitë kundërta (si p.sh. i ngrohtë /i ftohtë, i gjatë / i shkurtër, i gjerë /i ngushtë, i sëmurë / i shëndoshë) etj.

10. Antonime e shprehura me folje tregojnë 1) veprime të kundërta ose lëvizje ballëpërballë në hapësirë (si p.sh., dal / hyj, 2) veprime që kryhen në një drejtim të caktuar (si p.sh. fillon / mbaron), dukuri të kundërta të natyrës (si p.sh. lind / perëndon), gjendjen fizike të frymorëve ose sendeve (si p.sh. sëmuret / shërohet, shëndoshet / dobësohet), gjendjen shpirtërore të njeriut (si p.sh. gëzohem / hidhërohem, dasuroj / urrej) etj.

11. Antonimet e shprehura me ndajfolje tregojnë rrethana a mënyra të kundërta. Ato tregojnë mënyrën e kundërt se si kryhet veprimi ( si p.sh. mirë / keq, shpejt / ngadalë, shpesh / rrallë) ose shkallë të kundërta të sasisë (si p.sh. shumë / pak), rrethanorë që tregojnë koh ose vend ( si p.sh. sot / nesër, ditën / natën, vjet / sivjet, brenda / jashtë, poshtë / lart) etj.

12. Ato antonime që shprehen me përemra na tregojnë për emrin dhe në këtë grup hyjnë përemrat dëftorë (si ky / kjo, ai / ajo, këta / këto).

13. Antonimet e shprehura me parafjalë janë me origjinë ndajfoljore (si p.sh. lart / poshtë, mbi / nën, jasht / brenda) etj.

14. Antonimet në gjuhën shqipe dhe angleze janë ndërtuar nëpërmjet disa rrugëve si dhe me mjete të ndryshme leksikore e fjalëformuese.

15. Po të bëjmë një analizë leksiko-gramatikore dhe fjalëformuese të antonimeve do të shohim se ato ndahen në dy grupe të mëdha: 1) fjalë antonime me rrënjë ose tema të ndryshme, si p.sh., dashuri/urrejtje, lart/poshtë etj. dhe 2) fjalë antonime që kanë të njëjtën rrënjë ose temë, si p.sh., rregulloj/çrregulloj, barazi/pabarazi etj.

16. Sipas fjalëformimit çiftet antonimike të formuara me emra me rrënjë të ndryshme, sipas Goçit dhe Samarës, mund të dahen në dy grupe të mëdha: 1) të parme (pa ndajshtesa) dhe 2) jo të parme (me ndajshtesa dhe të prejardhur).

17. Temat e fjalëve antonime të parme nuk mund të zbërthehen morfologjikisht dhe semantikisht kuptimi i tyre antonimik nuk lidhet me kuptimin e ndonjë teme tjetër.

18. Sipas analizës leksiko-gramatikore dhe fjalëformuese të antonimeve, do të shohim se ato ndahen në dy grupe të mëdha: 1) fjalë antonime me rrënjë ose tema të ndryshme, si p.sh., dashuri / urrejtje, lart / poshtë etj. dhe 2) fjalë antonime që kanë të njëjtën rrënjë ose temë, si p.sh., rregulloj / çrregulloj, barazi / pabarazi etj.

19. Antonimimet me rrënjë të ndryshme janë fjalë që mund të kenë edhe tema krejt të ndryshme. Si p.sh. këto antonime hasen tek: a) emrat konkret që tregojnë gjininë

Page 62: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

tek frymorët, si p.sh. vajzë / djalë, burrë / grua, nip / mbesë, pulë / gjel, derr / dosë etj; tek ato antonime, të cilat kanë të njejtën rrënjë, por gjinia e tyre formohet me anë të prapashtesave, si psh. bari / bareshë, plak / plakë, buall / buallicë, dre / drenushë etj; tek b) emrat konkret që tregojnë sende, si p.sh. mal / fushë, bark / shpinë, tokë/ qiell; tek emrat që formohen c) nën ndikimin e fenomeneve të kundërvëna në natyrë, si dhe në procesin e zhvillimit shoqëror, si p.sh. ditë / natë, mëngjes / mbrëmje, fillim / fund, robëri / liri, luftë / paqe, jetë/vdekje; tek d) emrat me kuptim abstrakt, por me rrënjë të ndryshme, si p.sh. dashuri / urrejtje, gëzim / hidhërim, kujtesë / harresë etj.

20. Sipas fjalëformimit çiftet antonimike të formuara me emra me rrënjë të ndryshme, sipas Goçit dhe Samarës, mund të dahen në dy grupe të mëdha: 1) të parme ( pa ndajshtesa) dhe 2) jo të parme ( me ndajshtesa dhe të prejardhur).

21. Fjalët antonime të parme kanë jo vetëm rrënjë, por edhe temë të ndryshme, si p.sh. dimër / verë, djalë / vajzë, liri / robëri, mirë / keq, para / prapa, blej / shes, i bardhë / i zi, gjakftohtësi / gjaknxehtësi etj.

22. Temat e fjalëve antonime të parme nuk mund të zbërthehen morfologjikisht dhe semantikisht kuptimi i tyre antonimik nuk lidhet me kuptimin e ndonjë teme tjetër.

23. Mbiemrat antonimikë me rrënjë të ndryshme, kryesisht, janë mbiemrat e tipit a) “pak a shumë”, si p.sh. i madh / i vogël, i mirë / i keq, i gjatë / i shkurtër, etj. Një grup tjetër janë mbiemrat antonimikë që tregojnë b) gjendje shpirtërore, shëndetësore gjendjen e motit etj., si p.sh. i gjallë / i vdekur, i shëndoshë / i sëmurë, i varfër / i pasur, si dhe mbiemrat që tregojnë c) shije,ngjyrë, karakter, si p.sh. i bardhë / i zi, i ëmbël / i hidhur, etj.

24. Antonime me rrënjë të njëjtë (jo të parme ) janë fjalë të formuara me anë të ndjashtesave (parashtesa dhe prapashtesa), por edhe të përngjitura, si p.sh. hyrje / dalje, mbush / çmush, palos / shpalos, përdor / shpërdor, i ditur / i paditur, marrëveshje / mosmarrëveshje, zemërbardhë / zemërzi, afatshkurtër / afatgjatë, gjakftohtë / gjaknxehtë etj.

25. Temat e fjalëve të parme zbërthehen morfologjikisht, dhe semantikisht janë të motivueshme.

26. Ekziston një marrëdhënie reciproke kuptimore ndërmjet parashtesës dhe rrënjës apo temës. Kjo marrëdhënie shpreh kuptimin themelor edhe të parashtesës, i cili shkrihet në kuptimin e përgjithshëm të rrënjës apo temës. P.sh., në çiftet e fjalëve antonime, dukem / zhdukem, dukem / humbas, në çiftin e parë vërejmë se ai është formuar nga kundërvënia e dy kuptimeve strukturalisht të njëjta, ndërsa e dyta mbi bazën e dy kuptimeve strukturalisht e pjesërisht të njëjta, por që dallohen me anë të parashtesës në njërin nga përbërësit e çiftit antonimik.

27. Analiza semantike dhe strukturore e antonimeve me parashtesa është e nevojshme dhe e domosdoshme për zbërthimin e drejtë të përmbajtjes kuptimore dhe përcaktimin e shkallës së kundërvënies së tyre. Karakteri i kundërvënies del në përfshirjen e saj në rrënjë.

28. Thomai dhe më vonë Samara mbështesin mendimin se antonimet e parme dhe jo të parme për sa i përket kuptimit ndryshojnë. Tek antonimet e shprehura me fjalë me rrënjë të njëjtë, njëra fjalë e mohon tjetrën dhe vetveten (armatos / çarmatos). Pra, fjala çarmatos e mohon fjalën armatos, por njëkohësisht edhe vetë fjalën çarmatos.

Page 63: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Antonoimet e shprehura me rrënjë të ndryshme të dyja fjalët e çiftit antonimik edhe e mohojnë njëra tjetrën, edhe e pohojnë vetveten.

29. Llajënsi, në punimin e tij Semantics, ka theksuar se çiftet antonime të formuara morfologjikisht janë të panumërta në fjalorin e gjuhës angleze, si p.sh. married / unmarried; friendly / unfriendly; formal / informal; legitimate / illegitimate; etc.

30. Metinger, në monografinë e tij, thekson se njëra gjymtyrë e çiftit kundërvënës, përgjatë shkallës së kundërvënies, ka vlerën zero. Me vlerën zero, sipas tij, kuptojmë atë kur gjymtyra e parë ka vlerën zero, e cila përfaqëson një normë dhe parathotë gjymtyrën tjetër. Në shembujt si, certain / uncertain, clean / unclean, coherent / incoherent, elegance / inelegance, perfect / imperfect, order / disorder,regular / irregular, gjymtyra pa parashtesë përfaqëson vlerën zero në shkallën matëse.

31. Metinger, në monografinë e tij, thekson se njëra gjymtyrë e çiftit kundërvënës, përgjatë shkallës së kundërvënies, ka vlerën zero që, sipas tij, kuptojmë atë kur gjymtyra e parë ka vlerën zero, e cila përfaqëson një normë dhe parathotë gjymtyrën tjetër. Në shembujt si, certain / uncertain, clean / unclean, coherent / incoherent, elegance / inelegance, perfect / imperfect, order / disorder,regular / irregular, gjymtyra pa parashtesë përfaqëson vlerën zero në shkallën matëse.

32. Antonimet janë fjalë, të cilat janë formuar jo vetëm me mjete morfologjike, por edhe me mjete sintaksore. Përsa i përket formimit të tyre sintaksor duhet të kemi parasysh aspektin sintagmatik, paradigmatik dhe pragmatik gjatë analizës së tyre.

33. Nga pikëpamja sintagmatike, të kundërtat përcaktohen si fjalë që karakterizohen nga fakti se ato mund të hasen shpesh në kontekste të caktuara, ku njëri nga funksionet e tyre realizohet, si p.sh. konfrontimi, krahasimi, dhe të tjera lidhje si këto.

34. Gjatë studimit, Mettingeri vuri re se formimi i çifteve të kundërta me anë të lidhjes sintaksore realizohet në kontekst dhe vetëm në kontekst. Ata shërbejnë për të dhënë kohezionin e një teksti si një nga komponentët që shërben për të formuar tekstin në sistemin gjuhësor.

35. Përveç kohezionit tek formulat e mësipërme vëmë re se të kundërtat nuk janë vetëm të modelit të parë X and Y, por ato kanë edhe lidhje bashkërenditëse, të cilat realizohen me anë të lidhësave bashkërenditëse and, neither... nor, or, either.... or, not.... but etj. Të kundërtat në strukturat e bashkërenditura tregojnë se ato plotësojnë kërkesat e lidhjes në këto struktura, të cilat sipas Langut janë: lidhja është një proces semantiko-njohës që do të thotë se është një teknikë mendorene. sa më e ngushtë të jetë lidhja e kuptimeve ndërmjet fjalëve, aq më e ngushtë është dhe përfshirja e tyre.

36. Karakteristikë e fjalëve antonime të përbëra e të përngjitura është se edhe kur përdoren veçmas ato e ruajnë kuptimin e tyre jashtë kompozicionit duke formuar çifte antonimike, si p.sh. fletëhyrje / fletëdalje (hyj / dal), fatbardhë / fatzi (i bardhë / i zi). Tek antonimet e përbëra dhe të përngjitura sipas Samarës, “rolin kryesor për kundërvënien e kuptimeve të tyre e luan ajo gjymtyrë e fjalës që nuk është e njëjtë, është e ndryshme dhe përbën pjesën e parë ose të dytë të saj; kjo pjesë e fjalës së përngjitur , si fjalë më vete, mund të hyjë në marrëdhënie kundërvënieje nga kuptimi me pjesën tjetër jo të njëjtë të fjalës përgjegjëse antonimike”.

37. Krijimi i fjalëve antonime kompozita mbështetet në nevojat, mundësitë dhe aftësitë strukturore e semantike të gjuhës.

Page 64: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

38. Tek fjalët me pjesëza mohuese nuk kemi kundërvënie, sepse ato mohojnë përmbajtjen e fjalës që nuk e ka këtë pjesëz. Tek çiftet antonimike, përbërësit e mohojnë njëri tjetrëin, por njëkohësisht ato e pohojnë vetveten.

39. Steven Jones i përkufizon antonimet mohuese si fjalë që japin kontraste ndërmjet tyre duke dhënë këtë formulë: X not Y. Pra, këto trajtohen ndryshe nga antonimet që shprehin mohim në gjuhën shqipe. Ai, gjithashtu, thekson se ekzistenca e një çifti antonimik, brenda të cilit njëri nga gjymtyrët mohohet me qëllim që të përforcojë kuptimin e gjymtyrës tjetër.

40. Antonimet përbëjnë mohimin dhe pohimin në tërësinë e tyre dhe në vetë gjymtyrët, mohim jo të prerë e të theksuar, por të pashkallëzuar, kurse fjalët me pjesëza mohuese apo negative përbëjnë vetëm mohimin. Ata nuk japin kundërvënie të shkallëzuar.

4. Leksikografia dhe Antonimia

Fjalorët në përgjithësi dhe fjalorët mësomor në veçanti janë mjete të rëndësishme gjatë gjithë procesit të mësimit të një gjuhe të huaj. Këta fjalorë u shërbejnë studiuesve, mësuesve, përkthyesve, nxënësve dhe studentëve gjatë jetës së tyre të përditshme.

Qëllimi kryesor i përpilimit dhe përdorimit të fjalorëve mësimor apo të përgjithshëm është t’i pajisë përdoruesit e tyre me informacion të dobishëm për kuptimet dhe lidhjet që ekzistojnë ndërmjet fjalëve apo shprehjeve të ndryshme që kanë lidhje me fushën e tyre të studimit apo mësimit. Për këtë arsye leksikografët bëjnë kujdes të veçantë gjatë përpilimit të fjalorëve të tillë duke përfshirë informacion të mjaftueshëm rreth lidhjeve leksiko-semantike të fjalëve, si p.sh. fjalori i sinonimeve apo antonimeve në gjuhën angleze dhe shqipe.

Në këtë punim do të trajtoj përdorimin e antonimeve në përkufizimet e fjalëve titull në botimin e katërt të fjalorit “Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary.155” Gjatë studimit të këtij fjalori kam shqurtuar tri çështje kryesore për të bërë të qartë se cila është baza e përfshirjes së antonimisë në të.

1. Cilat fjalë titull kanë antonime? 2. A shprehin kuptimet e çifteve antonimike diçka rreth strukturës leksikore të

antonimisë në gjuhën angleze?3. A mbështeten çiftet antonimike që të përfshihen në fjalor në parimet leksikografike?

Arsyeja pse kam zgjedhur Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary për studim është se:

1. Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary është një fjalor që në bazë të tij ka fjalësin e gjuhës. Për rreth dy dekada ky fjalor ka një traditë të madhe në përdorimin e teksteve autentike që kanë shërbyer si bazë për përpilim kështu, duke i dhënë atij një famë të madhe në përdorimin e tij. Madje, është interesante të shikosh se si ky fjalës reflektohet në zgjedhjen dhe futjen e antonimeve në fjalor.

155 Sinclair, J. (1987) Looking up an account of the COBUILD project in lexical computing and the

development of the Collins COBUILD English language dictionary, London,

Page 65: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Kryeredaktori i këtij fjalori, John Sinclair156, thekson se në përpilimin e fjalorit “Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary” është përdorur një korpus prej 520 milion fjalësh të fondit bazë të gjuhës së sotme angleze. Ai, gjithashtu, thekson se vendimet se cilat fjalë do të përdoreshin si fjalë titull, cilat kuptime apo shprehje fraziologjike do të përdoreshin, në fjalor do të merreshin nga foni bazë i gjuhës angleze.

Në parathënien e fjalorit thuhet se informacioni i fjalësit është në themel të çdo fjale titull, madje është bërë dhe një program komjuterik për t’i ndihmuar leksikografët që të vendosin për kuptimet e ndryshme të fjalëve. Informaticienët kanë shkruar gjuhën që do të përdoret për përkufizimet e fjalëve, kanë bërë zgjedhje të ushtrimeve, si dhe të informacionit gramatikor. Ndërsa, përdoruesit e këtij fjalori e marrin këtë informacion duke menduar se leksikografët kanë trajtuar struktura leksiko-semantike, si p.sh. antoniminë.

2. “Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary” është fjalor mësimor dhe se nxënësit dhe studentët janë të interesuar t’i mësojnë antonimet në çifte, si p.sh. full/empty, light/dark. Ushtrimet rreth antonimeve përfshihen në planin mësimor dhe sipas Halliday dhe Hasan157 antonimet janë të domosdoshme në kompetencën tekstuale. Prandaj, leksikografët i lënë një vend të veçantë përfshirjes së tyre në fjalor.

3. “Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary” është ndërtuar në mënyrë të tillë që fjalët tregohen në lidhje leksikore, d.m.th. lidhje paradigmatike dhe sintagmatike.

4. Së fundi, “Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary” është tepër praktik në krahasim me fjalorët e tjerë, mbasi lidhjet leksikore janë të vendosura në anë të faqes duke i bërë ato të dukshme dhe të mundshme për t’u marrë dhe përdorur.

Gjatë studimit të këtij fjalori leksikografët kanë vënë në bazë të fjalorit fondin bazë të gjuhës angleze me qëllim që të tregojnë qartë natyrën dhe strukturën e antonimisë në gjuhë.

Prej gjithë korpusit të fjalëve të mbledhura nga tekstet autentike, siç është përmendur më lart prej 520 milion fjalësh të fondit të gjuhës së sotme angleze, ky fjalor ka më shumë se 110.000 fjalë. Kuptimet dhe shembujt e secilës fjalë kyçe jepen nëpërmjet përkufizimeve dhe shembujve të nxjerrë nga ky korpus gjigand. Fjalori, në një kolonë të veçantë, jep informacion edhe rreth sinonimeve, antonimeve dhe modeleve gramatikore të përdorimit të tyre. P.sh. kuptimi i fjalës hazardous përkufizohet si ‘something that is hazardous is dangerous, especially to people’s health or safety’. Shembulli i mëposhtëm është marrë nga korpusi gjigand: They have no way to dispose of the hazardous waste they produce.Në një kolonë të veçantë thuhet se fjala hazardous është mbiemër. Ndërsa, si antonim i fjalës hazardous dhe dangerous jepet fjala Safe.

Por, ka edhe fjalë të tjera në gjuhën angleze që zënë më shumë vend në fjalor në krahasim me fjalën hazardous. Këto janë fjalë që mbartin shumë kuptime. Kështu, p.sh. fjala Light është një shembull i mirë, meqenëse ka më shumë se një fjalë kyçe që kanë disa kuptime. Në anë të faqes jepen dhe antonime të ndryshme si: heavy, dark, deep and serious.

156 John Sinclair Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary(parathënie të fjalorit) 2003157 Halliday, M.A.K., Hasan R. (1976) Cohesion in English, Harlow, Longman.

Page 66: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Shembujt, gjithashtu, shpjegojnë kuptimet dhe përdorimet e fjalës Light duke i orientuar nxënësit dhe studentët të kuptojnë dhe të përdorin më mirë fjalorin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj.

Në fjalorin “Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary” ka rreth 1750 çifte antonimike. Fjalët titull që kanë antonime janë shqyrtuar në lidhje me:

1. klasën që i përkasin,2. karakteristikat e tyre semantike,3. shpërndarjen e tyre sipas ndajshtesave,4. nëse të dy përbërësit e çiftit antonimik paraqiten si antonime të njëri tjetrit,5. nëse parimet e zgjedhjes së çifteve antonimike janë të qarta dhe hedhin dritë në

ndërtimin e antonimisë në fjalorin e gjuhës angleze. Si t’i kuptojmë këto parime?Sipas Paradisit,158 përsa i përket klasës, më shumë se 1031 nga 1750 fjalët titull (rreth 59%) i përkasin klasës së mbiemrave. Nga këto 95% ose (977 nga 1031) janë të shkallëzuara Gradable , si p.sh. big/small. Ndërsa, 5% ose (54 nga 1031) janë mbiemra të pashkallëzuar nongradable , si p.sh. abstract/concrete and female/male etc.Antonimet e shprehura me emra përbëjnë 317 ose (19%); foljet 220 ose (13%); të tjerë 182 ose (9%). Pra, gjithësej1750.

Nga përshkrimi i mësipërm del se mbiemrat përbëjnë shtrijen më të madhe në rradhët e antonimeve. Arsyeja është se një numër i madh mbiemrash kryesisht tregojnë cilësi apo veti, ndërsa shumë emra kanë kuptime të ndryshme me shumë veti. Mbiemrat a shprehura me antonime janë të njëjta në kuptimet e tyre, por ndryshojnë kur nënkuptojnë aspekte apo drejtime të kundërta në të njëjtën fushë semantike. P.sh., çifti antonimik mbiemror big and small të dy lidhen me përmbajtjen e fushës semantike të Madhësisë në shkallën matëse , ndërsa mbiemrat dead and alive lidhen me fushën semantike të Qenies, por që janë në dy skajet e dimensionit.

Ata mbiemra që vijnë nga emrat duke mbartur kuptime të ndryshme janë të pashkallëzuar dhe në këto raste përdoret fjala mohuese non- duke formuar sturkturën sintaksore ‘not being X’, si p.sh. antonimet e financial, linguistic, pictorial apo dental janë non-financial, non- linguistic, non-pictorial dhe non-dental. Parashtesa non- në formimin e fjalëve në fjalët titull përdoret rrallë, mbasi ajo nuk jep shumë informacion dhe ka vetëm kuptimin e mohimit dhe jo të pohojë atë që është mohuar. Megjithëatë, ka mbiemra të pashkallëzuar që janë dikotomike, pra, të dyzuar, si p.sh. abstract/concrete; female/male. Të dyja këto çifte tregojnë se si njerëzit i kategorizojnë fenomenet në botë dhe se si natyra na detyron ne të kategorizojmë gjërat. Përsa i përket parimeve që duhen marrë për bazë për t’i përfshirë mbiemrat në fjalët titull ja vlen të përmendim çiftet antonimike që janë përfshirë në fjalor, si p.sh. big/small, strong/weak, bad/good.Disa prej tyre jepen në të dyja drejtimet e dimensionit semantik. P.sh. Për mbiemrin strong jepet mbiemri weak dhe e kundërta. Mbiemri small jepet si antonym i big dhe large, ndërsa vetëm large, por edhe major, jepen si antonime të small. Kjo mospërputhje i bën leksikografët të mendojnë nëse është pikërisht korpusi burimi i informacionit për të parë shkallën e lidhjes ndërmjet small /large dhe major se sa ndërmjet small dhe big. Po në fjalorin “Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary” për fjalën strong jepen gjegjëset antonimike weak and slight. Mbiemri Weak i kundërvihet mbiemrit

158 Paradis, C. (2001) ‘Adjectives and boundedness.’ Cognitive Linguistics 12.1: 47-65.

Page 67: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Strong, ndërsa mbiemri Slight nuk i kundërvihet, mbasi nuk janë në të njejtën fushë semantike. Sipas studimeve të bëra emrat grupohen në emra abstraktë dhe konkretë, ku 71% e tyre shprehin kuptime abstrakte, ndërsa 29% shprehin kuptime konkrete. Emrat abstraktë janë si p.sh. victory/defeat, advantage/disadvantage, aggression/gentleness, pessimism/optimism, absence/presence dhe emrat konkretë janë si p.sh. borrower/lender, buyer/seller, hero/villain etj. Antonimet e shprehura me folje tregojnë ngjarje dhe shprehin veprime, si p.sh accept/reject. Vetëm një numër i vogël i tyre tregojnë gjendje, si p.sh. hate/love, like/dislike. Kategoria tjetër janë parafjalë që tregojnë pozicion drejtim, apo kohë etj, si dhe ndajfolje që tregojnë mënyrën, kohën e kryerjes së veprimit, si p.sh. in/out, up/down, before/after. Ato kanë fushën e tyre semantike dhe madje mund të formojnë pole të kundërta në shkallën e matjes.

Sipas autorëve të fjalorit vetëm 37% e lidhjeve direkte të çifteve antonimike janë dhënë në të dyja drejtimet, si p.sh. broad↔narrow, clean↔dirty, dark↔light, dry↔wet, hard↔soft, heavy↔light, large↔small.

Është e rëndësishme të theksojmë se në fjalorin “Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary” hasen edhe çifte të tilla si: big→small, por jo small→big; little→big, por jo big→little, hasen gjithashtu edhe mbiemra të tillë vetëm në këtë renditje si, cheap→expensive, cordial→hostile, cruel→kind, difficult→easy, dry→sweet, dusk→dawn, old→new, hate→love, nasty→nice, dull→interesting, dull→sunny, dull→sharp, false→true, full→empty, odd→even, sad→happy, safe→dangerous, short→tall, profound→shallow, stale→fresh, dog→bitch. Gjatë studimit të këtyre çifteve antonime, mua personalisht, më duket se ato mund të përdoren edhe në anën e kundërt të tyre. Pra, nuk është e qartë pse këto çifte jepen vetëm në këtë formë. Por, nga sa kam studiuar, mendoj se një arsye është se një vendosje e tillë bëhet që të mos krijojë keqkuptime në përdorimin e fjalës titull. P.sh. në këtë fjalor jepen fjalët interesting dhe sunny si antonime të fjalës dull. Sipas mendimit tonë kjo jepet për të dhënë qartë dy kuptimet e fjalës dull dhe se ky funksion keqkuptimi nuk është i nevojshëm të merret për bazë për fjalët sunny dhe interesting. Një arsye tjetër është se ka raste kur këto çifte janë të kuptueshme, si p.sh. çifti antonimik underwhelmed→overwhelmed jepet vetëm në këtë formë. Një arsye tjetër më shumë është se fjala underwhelmed është një formim i ri për ta krahasuar me fjalën overwhelmed. Formome të tilla fjalësh bëhen normë dhe përdoren ashtu siç jepen, pa asnjë lloj hezitimi.Ky fakt përbën dhe një argument tjetër se këto lidhje kontrasti janë të pranishme në marrëdhëniet e të menduarit në mënyrë abstrakte. Antonimet e formuara morfologjikisht rrallë-herë mund të këmbehen me njëra tjetrën. Edhe brenda kësaj kategorie vemë re se ka dallime. Lin Mërfi159 në punimin e saj thekson se antonimet që përdoren si fjalë titull dhe që formohen me parashtesën in- mund të këmbehen në 35% të rasteve; ato që kanë parashtesën un- këmbehen në 16% të rasteve, ndërsa ato që formohen me parashtesën non- nuk këmbehen asnjëherë, mbasi parashtesa non- vepron si mohues i mohimit, duke mos lënë vend për interpretime.

159 Murphy, L. (2003). Semantic relations and the lexicon antonyms, synonyms and other semantic

Page 68: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Në këtë fjalor nga i gjithë numri i fjalëve titull i fjalëve antonime, 638 e këtyre fjalëve janë të formuara me parashtesë, ku përqindjen më të lartë e kanë parashtesat un- (33%) dhe in- (21%), dërsa të tjerat veç e veç kanë përqindje më të vogël. Antonimet që formohen me anë të prapashtesave zënë një numër më të vogël. Gjithësej janë 99 çifte, nga ku 75 prej tyre gjenden në shprehjet foljore, si p.sh check in/check out, mark down/mark up, stay in/go out, turn on/turn off. Pjesa tjetër që përbën 25 çifte antonimike formohen me anë të prapashtesës ful- dhe less, si p.sh. careful/careless, emotionless/emotional, joyless/joyous, noiseless/noisy.

Këto çështje nuk do të trajtohen gjerë në këtë punim mbasi koha është e kufizuar dhe kërkon një studim më vete.

Përsa i përket leksikografisë së gjuhës shqipe, ajo daton në vitin 1635, me hartimin e “Fjalorit latinisht-shqip” të Frang Bardhit. Por, hapi i parë për të hartuar një fjalor të gjuhës shqipe u hodh në vitin 1904 nga gjuhëtari dhe atdhetari Konstandin Kristoforidhi, i cili më vonë u përpunua nga gjuhëtari prof.dr. Aleksanër Xhuvani. Megjithë punën e mirë, ky fjalor nuk ishte mirëfilli fjalor shpjegues. Vetëm në vitin 1954 u botua “Fjalori i gjuhës shqipe”, që përgjithësoi në mënyrë kritike arritjet e fjalorëve të mëparshëm, i zgjeroi e i thelloi këto me fjalë e shprehje të tjera të gjuhës së folur e të shkruar dhe çeli një etapë të re në rrugën e leksikografisë sonë. Ai ndihmoi shumë për njohjen e gjuhës amtare dhe për njësimin e normës gjuhësore.160

Me zhvillimin e mëtejshëm politik, ekonomiko-shoqëror dhe kulturor të vendit edhe gjuha shqipe pësoi zhvillime të dukshme. Prandaj, lindi nevoja që këto zhvillime të pasqyroheshin në një fjalor ku përbërja e fjalësit dhe e frazeologjisë t’u përgjigjej nevojave dhe interesave të përdoruesve të gjuhës shqipe. Kështu, më 1980 hartohet “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” dhe gati më shumë se dy dekada më vonë më 2007 ripunohet dhe pasurohet “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” me zhvillimet e mëtejshme të jetës politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të vendit tonë.

Përpos fjalëve dhe shprehjeve të ndryshme, edhe antonimet kanë zgjuar një interes të veçantë që në Fjalorin e Kristoforidhit, megjithëse deri në vitin 1998 nuk ka patur një fjalor mirëfilli për antonimet.

Kristoforidhi i radhiti antonimet ballë njëra-tjetrës, për t’i zbuluar më mirë kuptimet e tyre të kundërta.161 Në këtë fjalor janë pasqyruar 351 çifte antonimike, prej të cilëve 46 çifte shprehen me emra, 82 me mbiemra, 147 me folje dhe 74 me ndajfolje, kurse 2 çifte janë përemra të përcaktuar.

Parimi themelor i Kristoforidhit ishte që të përfshinte çifte me kuptime sa më të plota duke i vënë ato kundrejt njëra-tjetrës me qëllim që të dilte më mire kuptimi i tyre i mirëfilltë ose ai figurative. Sipas Goçit, në Fjalorin e Kristoforidhit antonimet me parashtesa janë më të pakta në numër, rreth 54 çifte, dhe 297 çifte janë morfologjikisht të ndryshme.

Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe të vitit 1954 kishte rreth 146 çifte antonimike, ku fjalët janë kundërvënë për të pasqyruar më qartë kuptimin e tyre.

Fjalori i Gjuhës së sotme Shqipe botuar në vitin 1980 dhe sidomos ai i vitit 2007 përbëjnë kulmin e arritjeve në leksikografinë shqiptare. Të dy këta fjalorë bëjnë një shpjegim të gjithanshëm të antonimeve, ku kuptimet, shpjegimet dhe përdorimet e fjalëve jepen qartë duke vjelë të gjithë fjalësin e gjuhës së shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe.

160 Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe 1980 (Parathënie)161 Ibrahim Goçi Antonimet e gjuhës së sotme shqipe 1985

Page 69: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Por, duhet të theksojmë se Fjalori i Antonimeve në Gjuhën Shqipe hartuar nga prof.dr. Miço Samara më 1998, me vlera të veçanta e të paçmuara, është një thesar i leksikografisë shqiptare. Ai renditet pas fjalorit të Kristoforidhit.

Në parathënien e këtij fjalori autori162 thekson se është mbështetur në disa kriterë e parime që e kanë ndihmuar në hartimin e tij.

1. Meqënëse antonimet përbëjnë një mikrosistem, ato lindin e përdoren në procesin gjuhësor ………… për të plotësuar nevojat dhe kërkesat që shoqëria i shtron gjuhës si një mjet marrëdhëniesh e shkëmbimi të mendimeve, ndërsa mënyra se si plotësohen këto nevoja varet në një farë mënyre nga shkalla e zhvillimit strukturor të gjuhës ……….., që sjellin dhe dallime në sasi e cilësi në gjuhë të ndryshme. Kjo do të thotë se dy fjalë që janë antonime në gjuhën shqipe nuk kanë gjegjëset e tyre në gjuhën angleze. Kështu, p.sh., çifti antonimik i gjuhës shqipe betohem/shpërbetohem nuk ka gjegjëset e mirëfillta në gjuhën angleze.

2. Parimi tjetër është se antonimia leksikore trajtohet si kundërvënie semantike dhe jo konceptuale. Kjo do të thotë se në përcaktimin e dy fjalëve antonime është marrë parasysh kuptimi i kundërt leksikor i fjalëve duke analizuar përbërësit e tij antonimikë. Kështu, p.sh., në çiftin i, e lehtë/rëndë përbërësit kuptimorë:

a. ka peshë të vogël, që rëndon pak i kundërvihet përbërësi a1 ka peshë të madhe, që rëndon shumë. (çantë e lehtë – çantë e rëndë)

b. që bëhet ngadalë, pa shumë forcë b1 që bëhet me forcë. (ecje e lehtë – ecje e rëndë.

3. Kundërvënia e fjalëve varet edhe nga aftësia e ndërgjegjes për ta shprehur atë me anë të çifteve antonimike. Kjo do të thotë se përdorimi i njërës fjalë sjell menjëherë në mendje të kundërtën e saj. Kështu, p.sh., kur përdorim fjalën hap ajo të sjell menjëherë në mendje të kundërtën e saj mbyll. Sipas Samarës çifti antonimik është bazë e korpusit ose makrosistemit të këtij fjalori.

4. Vlen të përmendet se ky fjalor mbështetet dhe pasqyron nivelin e sotëm të gjuhës shqipe, gjendjen aktuale dhe prirjen e zhvillimeve në fushën e leksikut të shqipes duke përfshirë të gjitha fjalët që janë bërë normë e gjuhës shqipe.

Samara ka ndjekur pak a shumë rrugën e Kristoforidhit në hartimin e Fjalorit të antonimeve të gjuhës shqipe. Ai është mbështetur në disa kritere, ku mund të përmendim:

1. Në përpilimin e këtij Fjalori autori ka përfshirë çiftet anonimike me rrënjë të ndryshme, si p.sh., dimër/verë, shuaj/ndez, afër/larg etj.

2. Në Fjalor pasqyrohen fjalët antonime me parashtesa privative ose kundërshtuese, si p.sh. mbuloj/zbuloj, lodhem/çlodhem, mpihem/shpihem etj.

3. Në Fjalor përfshihen edhe fjalët antonime me parashtesa mohuese (pa-, mos-, jo-), që plotësojnë të gjitha kërkesat e antonimisë, si p.sh kënaqësi/pakënaqësi, ekzistent/mos-ekzistent etj.

4. Në Fjalor autori ka përfshirë edhe lidhjet fjalëformuese që kanë gjymtyrët e një çifti antonimik me fjalë të tjera të prejardhura ose të përbëra, si p.sh. nga mbiemri i lehtë/i vështirë kemi emrat dhe foljet përkatëse: lehtësi/vështirësi; lehtësoj/vështirësoj etj.

Ky Fjalor është i pari i këtij lloji dhe përmban 1500 çifte antonimesh ose rreth 3000 çifte bashkë me ato të ndërsjelltat. Krahasuar me Fjalorin e Kristoforidhit ky Fjalor është sa pesë fishi i tij.

162 Miço Samara Fjalor i antonimeve në gjuhën shqipe 1998

Page 70: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Duke lavdëruar punën e madhe të autorit dhe të bashkëautorëve të tij, mendoj se ky fjalor, megjithëse nuk është objekt i punës time, mendoj se është dhe do të jetë një ndihmesë e madhe jo vetëm për gjuhëtarët, leksikografët dhe leksikografinë shqiptare, por kryesisht do të ndihmojë shumë mësuesit, nxënësit dhe të gjithë ata që merren me mësimin e gjuhës shqipe apo të gjuhëve të huaja duke rritur, kështu, njohuritë, shprehitë gjuhësore dhe kulturën e gjuhës mëmë, si dhe duke i vënë ato në raporte krahasimore me gjuhën e huaj.

Përfundime1. Në këtë kapitull vihet re se ka ngjashmëri midis kuptimeve të fjalëve titull që

shprehen në Fjalorin e antonimeve të gjuhës shqipe me fjalorin Collins COBUILD Advanced Learner’s English Dictionary të gjuhës angleze. Pra, kriteret e përpilimit të të dy fjalorëve janë të njëjta.

2. Antonimet janë me interes për leksikografinë. Ato nëpërmjet kundërvënies së përbërësve të tyre na japin një kuptim më të plotë të fjalëve të çiftit antonimik.

3. Antonimet në gjuhën angleze si dhe në gjuhën shqipe formohen me parashtesa. Por, në gjuhën angleze një numër i çifteve antonimike formohen edhe me anë të prapashtesave, ndërsa në gjuhën shqipe nuk kemi formime të tilla.

4. Fjalori i përpiluar nga Samara është ndihmesë e madhe jo vetëm për gjuhëtarët, leksikografët dhe leksikografinë shqiptare, por kryesisht do të ndihmojë shumë mësuesit, nxënësit dhe të gjithë ata që merren me mësimin e gjuhës shqipe apo të gjuhëve të huaja. Ky fjalor do t’u shërbejë mësuesve për të ushtruar nxënësit e tyre në gjetjen e kuptimeve reale të përbërësve të çifteve antonimike, si dhe t’i krahasojnë ato me çiftet antonimike të gjuhës së huaj.

PËRDORIMI I ANTONIMEVE NË SHKOLLËZotërimi i gjuhëve të huaja është mjet që shërben për të njohur arritjet në shkencën dhe teknologjinë e përparuar botërore. Njohja dhe përvetësimi i gjuhëve të huaja ka një rëndësi të veçantë edhe për faktin se njerëzit e niveleve të ndryshme shoqërore hyjnë në komunikim duke shkëmbyer vlerat e tyre historike, kulturore, shoqërore dhe shkencore.

Mësimi i gjuhës angleze në shkollat shqiptare është i detyrueshëm në pothuajse tek të gjitha shkollat e ciklit të mesëm e të ulët të vendit tonë.

Më poshtë po japim një tabelë përmbledhëse të zhvillimit të gjuhës angleze në shkollat 9- vjeçare e të mesme në vendin tonë (2005-2006)

Arsimi i mesëm Arsimi 9- vjeçarNxënës qytet 74988 Nxënës qytet 113724Mësues qytet 976 Mësues qytet 1399 Mësues fshat 489 Mësues fshat 855Fshat 26845 Fshat 76457Gjithsej 101835 Gjithsej 190181

Zhvillimet që ka pësuar vendi ynë në të gjitha fushat e jetës sidomos mbas viteve -90të kanë ndikuar edhe në zhvillimin dhe përcaktimin e perspektivave të reja në mësimin e gjuhëve të huaja në shkollat tona. Hapja e Shqipërisë me Evropën dhe botën kanë sjellë jo vetëm ndryshime rrënjësore politike, por edhe ndryshime të thella shoqërore, të cilat i kanë

Page 71: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

vënë detyrë shkollës shqiptare t’i reflektojë këto ndryshime. Kështu, Këshilli i Evropës në synimet e politikës gjuhësore të tij thekson:

“Mbrojtja dhe zhvillimi i trashëgimisë gjuhësore dhediversiteti kulturor si një burim reciprok pasurimi,na ndihmon t’i kuptojmë, respektojmë dhe t’i pranojmëmendimet, ndjenjat, vlerat, besimet, praktikate njëri-tjetrit dhe të kapërcejmëparagjykimet dhe intolerancën”163

Mësimi i gjuhëve të huaja bën të mundur integrimin, përmirësimin e komunikimit dhe mirëkuptimit dypalësh të qytetarëve tanë në kontakte e situata gjuhësore apo veprimtari të ndryshme me homologët e tyre. Kjo përbën dhe një detyrë tjetër, që nxënësit dhe studentët tanë të pajisen edhe me pasaportën e gjuhëve moderne.

Për këtë arsye, Kraja164 në disertacionin e saj “Strategjitë e të nxënit në funksion të rritjes së pavarësisë së nxënësit në procesin e nxënies” thekson se në këtë kuadër zhvillimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësit për përdorimin e strategjive në të nxënit e gjuhës së huaj merr një rëndësi të madhe.

“Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencave për Gjuhët” thekson se gjuha nuk është vetëm një element themelor i kulturës, është gjithashtu, një mjet për të arritur të shprehurit e kulturës. Kjo gjë mundëson dhe favorizon një lëvizje më të madhe, një komunikim ndërkombëtar më të efektshëm ................ 165.

Në rrafshin pedagogjik, në këtë kapitull jemi përpjekur të parashtrojmë dhe në një farë mënyrë të japim mendime për zgjidhjen e disa problemeve lidhur me përmirësimin e metodave të mësimdhënies së gjuhëve të huaja në përgjithësi dhe të antonimisë në veçanti.

Siç është theksuar edhe më lart, antonimia zë një vend të rëndësishëm në leksikologji dhe në mësimin e përvetësimin e leksikut apo të fjalorit në veçanti. Leksiku, pra në rastin tonë antonimia, është një ndër aspektet kryesore të mësimit dhe përvetësimit praktik të gjuhës së huaj. Duke qënë se antonimia mban një peshë të madhe kuptimore e shprehëse, ajo ka vlerë për faktin se në disa situata gjuhësore e komunikative bashkëbisedimi nuk mund të realizohet pa njohjen e saktë të bazës kuptimore të fjalëve antonime në përdorim.

Puna me antonimet kërkon zgjidhjen e disa pyetjeve si:1. Si t’i shpjegojmë antonimet?2. Çfarë strategjish duhet t’u mësojmë nxënësve që të përvetësojnë përdorimin e

antonimeve?3. Cilat janë vështirësitë e përvetësimit të përdorimit të saktë të antonimeve në

ligjërimin me shkrim dhe me gojë?Gjatë shpjegimit të fjalëve të reja përdoren disa metoda dhe strategji, të cilat varen nga niveli dhe grupmosha e nxënësve. Një nga këto teknika është shpjegimi sendor pa përkthim. Në këtë rast kemi shoqërimin e fjalës më figurë me qëllim që nxënësi të përdorë teknikën vizuale të të mësuarit të fjalës antonim. Kështu, p.sh. kur nxënësi shikon figurën me një fytyrë të qeshur ai thotë se njeriu është i lumtur, por kur shikon një fytyrë të ngrysur ai thotë se njeriu është i mërzitur ose i trishtuar.

163 The Council of Europe and Modern Languages, 1993, f.1164 Kraja, Inis. “Strategjitë e të nxënit në funksion të rritjes së pavarësisë së nxënësit në procesin e nxënies” 2006, f.2. 165 Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencave për Gjuhët 2006, f. 12

Page 72: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

I felt very happy today.

She felt very sad today.

Të mësuarit nga ana vizive është e domosdoshme dhe jep një rendiment të lartë në mësimin e gjuhës së huaj pasi nxënësit e shkollave fillore, apo ata të kopshtit janë më shumë të zhvilluar nga ana psikomotore e perceptimit të fjalëve, se sa nga ana e perceptimit i tyre nga ana logjike. Pra, përceptimi me anë të shqisave është më i zhvilluar se sa abstragimi mendor.

Kjo gjë u vu re tek puna e fëmijëve në kopshtet pilot. Mësuesve ju shpërnda një pyetësor, qëllimi i të cilit ishte për të parë a matur në një farë mënyre përvetësimin e përdorimit të antonimeve në këto mosha. Qëllimi tjetër ishte për të parë forcën dhe shkallën e abstragimit mendor tek fëmijët. Nga vrojtimet e bëra në këto kopshte, ku morën pjesë 30 fëmijë të mohës 5-6 vjeç, u arrit në konkluzion se fëmijët e vegjël mësojnë dhe mbajnë mend më mirë kur mësimi bëhet i konkretizuar, jo vetëm me mjete mësimore vizive konkrete, por edhe duke përdorur gjeste, mimikë apo mjete të tjera tërheqëse për moshën e tyre, si p.sh. vizatimi, imitimi, kënga, vjersha etj.

Rezultati i vrojtimit ishte i tillë që të gjithë fëmijët (100%) morën pjesë aktive në ushtrimet praktike të përdorimit të antonimeve, përveç njërit, i cili shfaqi një indiferencë ndaj këtyre ushtrimeve. Ky fëmijë nuk kishte dëshirë të punonte në grup, madje herë herë shfaqte nervozizëm. Atij i pëlqente të punonte i pavarur dhe më vete. Vizatimet i bënte të bukura dhe përgjigjet kishte dëshirë të mos dëgjoheshin nga shokët. Gjithë ky individualitet vinte si pasojë e rritjes së tij në shtëpi dhe në një ambjent të rriturish, ku gjithë vëmendja përqëndrohej tek ai. Por, mbas një farë kohe (rreth tri javë pas një pune intensive me të për ta integruar me grupin) Alketi kishte dëshirë të përgjigjej i pari.

Antonimia në gjuhën angleze dhe shqipe, përveç përdorimit të figurave, kuptohet dhe mësohet më lehtë kur konkretizimi i saj bëhet në një kontekst të caktuar, ku në qendër të tij janë konceptet e kontrastit, që bëjnë të mundur të kuptuarit pa përkthim të përmbajtjes së fjalës së gjuhës angleze. P.sh. kur përdorim fjalitë urdhërore Open the door / Close the door; Take the book to your friend / Give it to me; Sit down / Stand up etj, ato përceptohen dhe përftohen më shpejt kur përdoren me lëvizje konkrete.

Përvetësimi i gjuhës angleze dhe i gjuhës shqipe, por edhe i të gjitha gjuhëve të tjera natyrore, kërkon jo vetëm zhvillimin e kujtesës pamore dhe figurative, por edhe atë logjike.

Meqënëse antonimia është sa leksikore aq dhe semantike, atëherë shpjegimi i saj viziv, pra, me anë të konkretizimit apo demonstrimit, në stadet më të larta të mësimit të gjuhës të kalohet në lidhjet sintaksore logjike të qëndrueshme166. Mësuesi duke patur parasysh veçoritë psikologjike të nxënësve të tij zgjedh metoda dhe mjete të përshtatshme në funksion të zhvillimit të përfytyrimeve dhe të të menduarit tek nxënësit.

166 Sweet, H. The practical study of languages, London Oxford University Press, 1979, f. 121-124

Page 73: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Gjatë procesit të përvetësimit të fjalorit, ku bën pjesë edhe antonimia, rëndësi ka që të zgjidhen këto çështje:

Ç’vend zë gjuha amtare në përvetësimin e fjalorit? A duhet të mësojmë antonimet në kontekst apo jashtë tij?

Gjuha amtare zë një vend të caktuar gjatë gjithë procesit të mësimdhënies. Nga pikëpamja psikologjike nxënësi e mëson gjuhën angleze mbi njohuritë që ai ka në gjuhën amtare. Kjo nuk do të thotë se do ta përdorë gjuhën amtare gjatë gjithë procesit të mësimdhënies. Në fazën e parë të mësimit të gjuhës angleze nxënësi mendon në gjuhën shqipe, mbasi akoma nuk iu është bërë refleks gjuha e huaj, mbasi akoma nuk i janë ngulitur sensorët e gjuhës së huaj . Për këtë arsye, mësuesi përdor gjuhën amtare në masën, mënyrën dhe formën e duhur. Përkthimi në gjuhën amtare përdoret për të kontrolluar nivelin e njohurive të fjalorit duke shmangur paqartësitë gjatë ligjërimit me shkrim dhe me gojë, por ndonjëherë edhe për të bërë analogjinë apo dallimin me gjuhën e huaj..

Xhon Sërli në veprën e tij “An essay in the philosophy of language”167 thekson se kuptimi është më shumë se sa një çështje pikësynimi, madje ndonjëherë është vëtëm çështje marrëveshjeje. Kështu, p.sh. na ndodh të themi “It’s cold in here”, por që në mendje kemi të kundërtën e saj “It’s warm in here”. Gjatë bashkëbisedimit folësi duhet të bashkërendisë të menduarin dhe të folurin me qëllim që t’i vërë ato në funksion të ligjërimit. Kuptimi i fjalës është me efikasitet të lartë kur dëgjuesi dhe bashkëbiseduesi arrijnë me sukses procesin e të kuptuarit.

Për këtë arsye, mësuesi ka për detyrë të zgjedhë me kujdes materialin gjuhësor me qëllim që të bëjë sqarimet përkatëse se kur përdoret një çift antonimik i gjuhës shqipe dhe kur përdoret një çift antonimik i gjuhës angleze.

Të gjithë nxënësit kanë nevojë ta zgjerojnë fjalorin gjatë mësimit të gjuhës së huaj. Uilkins168 ka theksuar se pa gramatikë mund të thuhet pak, por pa fjalor nuk mund të thuhet asgjë. Teza e Uilkinsit është më se e vërtetë mbasi njerëzit kur udhëtojnë jashtë shtetit nuk marrin me vete libër gramatike, por fjalorë një gjuhësh ose dy gjuhësh.

Disa nxënës kanë aftësi gjuhësore më të mira se sa disa të tjerë. Ata i mësojnë fjalët e reja, përfshirë edhe antoniminë, pa ndonjë vështirësi të madhe, kryesisht nëpërmjet dëgjimit, leximit dhe të folurit. Por, shumë të tjerë duhet të harxhojnë kohë dhe energji fizike e mendore për të mësuar dhe përdorur fjalët e reja. Të gjithë nxënësit mund të pëmirësonjë aftësitë e të mësuarit të fjalorit nëpërmjet ushtrimit të një vëmendjeje të ndërgjegjësuar dhe të një nxënieje të drejtuar fillimisht nga mësuesi deri sa ata të ndërgjegjësohen për atë që po mësojnë.

Si për çdo hallkë të mësimit të gjuhës, nxënësit dhe mësuesit duhet të përcaktojnë objektiva dhe synime të qarta në përvetësimin e fjalorit. Mësuesi i ndihmon nxënësit të njohin dhe të përdorin strategjitë e mësimnxënies së fjalëve të reja, me qëllim që ata të rrisin aftësitë e të kuptuarit dhe të përdorimit me lehtësi dhe saktësi të fjalorit. Kështu, p.sh. 1) një nga objektivat e nxënësit kur mëson përdorimin e antonimeve është të kuptojë se fjala antonim është një fjalë që do të thotë e kundërta e fjalës tjetër. 2) Tjetër objektiv është që gjatë mësimit të gjuhës së huaj ai duhet të jetë i aftë të kombinojë figurat me fjalët që shprehin kuptime të kundërta.

167 Searle, John. An essay in the philosophy of language 1969 f. 45-47168 C.Wilkins, Teaching vocabulary, 1972, f. 111

Page 74: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Womam Man

↑ ↓ ← → up down left right

3) Në një stad më të zhvilluar të gjuhës të identifikojë antonimet në një tekst të përcaktuar. P.sh. jepet një ushtrim i tillë në vitin e tretë fakultet, ku studentëve u kërkohet që të gjejnë antonimet dhe të tregojnë efektin gjuhësor dhe shpirtëror të autorit.

The star shaped flowers shrank into the stems of the trees, and appeared no more. The tints of the green carpet faded; and, one by one, the rubyred asphodels withered away; and there sprang up, in place of them, ten by ten, dark eye-like violets writhed uneasily and were ever encumbered with dew. And Life departed from our paths; for the tall flamingo flaunted no longer his scarlet plumage before us, but flew sadly from the vale into the hills, with all the glowing birds that had arrived in his company………………E njëjta gjë ndodh edhe kur shpjegojmë antoniminë tek moshat më të reja.P.sh. kur shpjegojmë çiftet e mëposhtme antonimike në klasën e gjashtë themi se fjalët kanë të kundërtën përgjegjëse. buy ~ sell; borrow ~ lend; husband ~ wifeeg. Tom bought a book from Bob. - do të thotë se Bob sold a book to Tom.Ose, në një ushtrim tjetër u thuhet nxënësve që të lexojnë vjershën e mëposhtme dhe të gjejnë fjalët antonime.

Love is more thicker than forgetMore thinner than recall

More seldom than a wave is wetMore frequent than to fail……….. Cummings

4) Kur studentët lexojnë tekstin u kërkohet, që atje ku nuk ka antonim ekuivalent të gjejnë përbërësin tjetër. Në këtë rast mësuesit i del për detyrë që të përcaktojë se cilat antonime do t’ju mësojë nxënësve dhe studentëve. Për këtë arsye, ai ndjek disa kritere në zgjedhjen e fjalorit si p.sh:

1. shtrirjen e fjalës antonim në gjuhë (shtrirjen e fjalës në lloje të ndryshme tekstesh) d.m.th. ç’vend zë antonimia në situata të ndryshme gjuhësore?

2. kapacitetin që ka fjala antonim për t’u zëvendësuar me fjalë të tjera antonime.3. shpeshtësia e fjalës në gjuhën angleze dhe shqipe.4. të nxënët e fjalës me lehtësi.

Page 75: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

5. nevojat gjuhësore (nevoja që ka nxënësi për të përdorur atë fjalë antonim gjatë komunikimit)

Gjatë shpjegimit të antonimeve përdoren këto teknika:1. paraqitja e fjalës antonim ashtu siç është në fjalor.

a. formën fonetike, b. kuptimin,c. përdorimin,d. ilustrim me pikturë apo vizatim,e. demonstrim,f. kontekst (tregime, vjersha etj. ku antonimet pasqyrohen)g. analogji me gjuhën amtare,h. fjalë asociative që shoqërojnë fjalën antonim.

2. praktika dhe përforcimi i fjalës me qëllim që të ruhet në memorjen afatgjatë. Kjo çon në kthimin e fjalorit pasiv në atë aktiv, e cila arrihet nëpërmjet:

a. këngëve dhe lojrave gjuhësore,b. përdorimit të hartave të fushës semantike,c. ushtrimeve rreth fjalorit të antonimisë.

3. integrimi i informacionit leksikor dhe semantik të antonimeve, e cila realizohet me anë të:

a. leximit ekstensiv,b. ushtrime komunikative

4. komunikimi ndërgjuhësor,5. ekspozimi i mësimdhënies drejt përdorimit të materialeve audio-vizive, si p.sh. filmi,

TV, radio, caseta, video-kaseta, CD etj.Që mësimdhënia dhe mësimnxënia të jenë të suksesshme, përveç teknikave të

përmendura më sipër, vend të veçantë zë përftimi i kompetencës leksikore nëpërmjet zhvillimit të komunikimit natyral, d.m.th. me anglishtfolës.

Përdorimi i të gjitha teknikave të përmendura më lart gjatë procesit të mësimit tëgjuhës së huaj është i domosdoshëm për faktin se nëse a) fjalët antonime mësohen të izoluara, kjo mënyrë169 nuk i jep mundësi nxënësit të njohë mirë fjalën për të hyrë në lidhje e bashkime të lira e të qëndrueshme. b) Të mësuarit e antonimeve në kontekst e ndihmon nxënësin të përvetësojë mirë jo vetëm kuptimin e tyre, por edhe përdorimin e tyre në ligjërimin me gojë e me shkrim.

Në kapitullin e katërt kemi folur rreth klasifikimit dhe ndërtimit të antonimisë. Edhenë metodikë një njohje e tillë e antonimeve nga ana leksikore do t’i ndihmojë mësuesit dhe nxënësit që të krijojnë një panoramë më të plotë të tyre. Në këtë mënyrë ata nuk do t’i përdorin antonimet jashtë funksionit të tyre morfologjik apo sintaksor. Pra, u bëhet e qartë nxënësve se nuk mund të ketë antonime nëse ato nuk i përkasin të njëjtës klasë morfoligjike.

Ndërsa antonimia semantike mësohet në një mjedis të pasur gjuhësor, ku fjalët gjenden në një fushë të caktuar semantike, si p.sh. fjalë antonimike që tregojnë lidhje farefisnore, si p.sh., boy / girl; man / woman; daughter / son; etj.

Për të mësuar antonimet brenda një konteksti të caktuar ka shumë mënyra, por ne do të përmendim dy më kryesoret dhe më të frytshme:

1. mbajtja e një liste me fjalë antonime me kuptimet dhe me shembujt përkatëse.

169 Agolli Elira, Doktoraturë “Vështrim përqasës i disa fushave leksikore të anglishtes dhe të shqipes dhe probleme metodike të përvetësimit të leksikut në shkollë” 1989, f. 174

Page 76: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

2. të mësuarit e antonimeve brenda një konteksti të caktuar, ku nxënësit gjatë leximit nxjerrin kuptimin e fjalëve antonime.

Të dyja mënyrat janë të nevojshme dhe të domosdoshme gjatë mësimit të një gjuhë të huaj, por mësimi i fjalorit brenda një konteksti është më produktiv dhe zhvillon të menduarit krijues të nxënësve. Gjithashtu, kjo mënyrë lehtëson procesin e të mbajturit mend të antonimeve, të cilat kanë lidhje asociative.

Në lidhje me këtë, mësuesi duhet të bëjë një punë këmbëngulëse në përvetësimin e antonimeve duke i dhënë nxënësit një informacion të plotë për përbërësit e çifteve antonimike me qëllim që ai ta përdorë fjalën antonim me kuptimin e duhur dhe me vetëdije në situata të ndryshme.

Për këtë arsye, lind nevoja që mësuesi të përdorë ushtrime të larmishme ku nxënësit praktikojnë vendosjen, gjetjen apo zëvendësimin e fjalëve antonime.

Kështu, p.sh. në ushtrimin e mëposhtëm nxënësve u thuhet që të shkruajnë një listë me fjalë antonime dhe t’i çiftojnë sipas fushës së tyre semantike.

fatsadheavystronglonghardfarslow

happythinbignearnarrowdryweaklight

wetshortnoisysmallsoftwidefastquiet

Ushtrimi 2Look at these four sentences. Copy them into your copybookscarefully filling in the two missing words, which are opposites.

E.g. A hare runs fast but a tortoise is slow.1. A mouse is ------- but an elephant is ---------.2. A rock is ------ but cotton wool is ---------.3. Ice is ------- but the sun is ------.4. A lemon is -------- but sugar is ---------.

Ushtrimi 3We can make a verb into an opposite by adding a prefix like un or dis to the beginning of the word. E.g. loaded becomes unloaded.Write the opposite of these words by adding the prefix un or dis.

wrappacktrustagreeLike

dress

appearboltCover

Page 77: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

allowtie arm

Ushtrimi 4Rewrite these sentences . Change the verb in each sentence so itgives the sentence the opposite meaning.1. Suddenly, as if by magic, the fluffy white rabbit appeared.2. The football players all agreed with the referee.3. I really like sprouts.4. The plumber called to connect the water supply.5. Children always obey their parents!6. Tom knew just how to displease his teacher.7. The referee disallowed the goal.8. The bandits were soon disarmed.

Ushtrimi 4Underline all the opposites in the following proverbs and find their semantic area.Proverbs and phrases using antonyms: 1. More haste, less speed. 2. To save time is to lengthen life. 3. Every tide hath its ebb. 4. Adversity leads to prosperity. 5. Speech is silver, silence is gold. 6. Few words, many deeds. 7. first and last 8. through fair and foul 9. He that is full of himself is empty. 10. East or west, home is best. 11. Like father, like son. 12. As a man lives, so shall he die. 13. An old physician, and a young lawyer. 14. Art is long, life is short. 15. Joy and sorrow are next-door neighbours.

Nëse nxënësi i zhvillon këto ushtrime me lehtësi, kjo do të thotë se ai i ka përvetësuar antonimet dhe i ka bërë ato pjesë të fondit të vet gjuhësor. Nëse ndodh e kundërta, atëherë atij i duhet të bëjë një punë më të madhe në përdorimin praktik të antonimeve. Kjo gjë vjen pasi në tekstet tona shkollore ka pak ushtrime në lidhje me përvetësimin dhe përdorimin e antonimeve, si në tekstet e gjuhës shqipe, ashtu edhe në tekstet e gjuhës angleze.

Përveç mungesës së antonimeve në tekstet shkollore, një tjetër e metë në shkollat tona për sa i përket përdorimit të saktë të antonimeve është edhe koha minimale që u kushtohet trajtimit të çifteve antonimike. Mësuesit tanë harxhojnë më shumë kohë në përvetësimin e gramatikës se sa të fjalorit, gjë që i bën nxënësit tanë të kuptojnë shumë më shumë dhe të flasin shumë më pak. Ky përfundim ka dalë edhe nga intervistat dhe pyetësorët që ju janë drejtuar nxënësve të shkollave 9-vjeçare e të mesme

Page 78: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Viti i parë 15 nx. – pothuajse nuk i praktikojnë fare antonimet, vetëm 5% të kohës i përdorin. Viti i dytë 35 nx.– i përdorin rreth 15% të kohësViti i tretë 25 nx. – rreth 25%Viti i katërt 25 nx – 20% Gjithsej 100 nxënës u ushtruan në përdorimin e antonimeve me anë të ushtrimeve të ndryshme dhe vetëm 15% e tyre nuk morën pjesë aktive në bërjen e ushtrimeve, ndërsa pjesa tjetër i konsideroi ato si të domosdoshme dhe tepër argëtuese. Rreth 85% e tyre në fund të periudhës së pilotimit dolën me sukses dhe jo vetëm i mbajtën mend pothuajse të gjitha çiftet antonimike, por ishin të aftë t’i përdornin ato në situata të ndryshme.

Sipas analizës së bërë me nxënësit e shkollës së mesme vëmë re se nëse mësuesit nuk i ndërgjegjësojnë nxënësit e tyre për përdorimin e antonimeve, atëherë suksesi i tyre në procesin e mësimdhënies do të jetë i jo i kënaqshëm. Njohja dhe përdorimi i antonimeve lidhet shumë me të gjitha njësitë e tjera leksikore. Për këtë arsye, ne i sugjerojmë mësuesit të ndërtojnë një plan të detajuar mësimor, ku theksin ta vënë kryesisht në përvetësimin e antonimeve. Kështu, p.sh, mësuesi organizon një plan të tillë:

Objektivi afatgjatë (ose ndryshe i përgjithshëm) është të ndërgjegjësojë nxënësit se antonimet janë fjalë të kundërta, të cilat ndërveprojnë më njëra tjetrën në një fushë të caktuar semantike.

Objektivi specifik është njohja me antonimet dhe përdorimet e tyre.Procedura mund të jetë për sa vijon:Etapa e parë e mësimit:  rreth 5 minutaMësuesi e prezanton mësimin duke shkruajtur fjalën ANTONIYM në tabelën e zezë dhe kërkon që edhe nxënësit të përqëndrohen tek po kjo fjalë. Pastaj, u shpjegon atyre se antonimet janë fjalë të kundërta të njëra tjetrës. Ai shkruan fjalën OPPOSITE bri fjalës ANTONYM. Nxënësit, kur mësuesi shpjegon këto dy terma, thonë se fjalët hot dhe cold janë antonime ose të kundërta të njëra tjetrës. Etapa e dytë e mësimit: 10 minutaMësuesi shkruan në tabelë fjalën boy dhe e rrethon. Poshtë fjalës boy ai shkruan fjalët man, truck, dhe girl. Mësuesi u kërkon nxënësve që të lexojnë sëbashku të gjitha fjalët poshtë fjalës boy. Pastaj, mësuesi do t’u thotë nxënësve të ngrenë dorën dhe të thonë se cila nga ato fjalë është e kundërta e fjalës boy. Përgjigja e saktë do të jetë girl. Shpjegojini nxënësve pse boy dhe man nuk janë antonime dhe se të vetmet fjalë antonime janë boy dhe girl.

Për sa i përket ushtrimeve rreth antonimisë, meqënëse ato mungojnë në shkallën e duhur, mësuesi krijon skeda dhe ushtrime të tjera formuese për t’i ushtruar ato në klasë. Kështu, p.sh, jepen fjalë kryqe apo tekste me zëvendësime, diagrama, kombinime të figurave me fjalët antonime përkatëse etj. Duke i përdorur antonimet në mënyrë të vazhdueshme ato regjistrohen në memorjen afatgjatë në nxënësit duke i përdorur në mënyrë të pavetëdijëshme. Në këtë mënyrë mësuesi bën atë që nxënësi të kalojë nga një nxënie indirekte(me figura, mësim konkret), në një mësim logjik që e çojnë nxënësin në një përdorim të saktë të gjuhës.

Gjithashtu, këtu po japim një model se si kalohet nga mësimi indirekt në mësimin logjik të antonimeve.

Sugjerim për mësuesin: Koha gjatë gjithë procesit mësimor është një iluzion dhe si e tillë, ajo duhet jetuar dhe përjetuar me të mirat dhe të këqiat e mësimdhënies.

Page 79: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Gjatë mësimit të antonimeve ju mund të gjeni të vështirë përceptimin e tyre nga ana e nxënësve tuaj. Kurrë mos u dorëzoni, por zbuloni metoda dhe teknika të reja që të tërheqin vëmendjen dhe interesin e nxënësve tuaj. Pra, ndërtoni një plan me etapa të ndryshme të zhvillimit të mësimit.

Hapi i parë që duhet të ndërmerrni është të ushtroni mësimin visual të antonimeve tek nxënësit tuaj dhe të mos mbeteni skllav i mësimdhënies tradicionale. Kjo gjë e ul ndjeshëm lodhjen mendore të fëmijëve në perceptimin e antonimeve si rezultat i manipulimeve të tyre.

Antonimet, sipas mendimit tim i mbajnë nxënësit, por edhe mësuesit të lidhur dhe të përkushtuar. E thënë në mënyrë figurative, antonimet duan që ne të identifikojmë veten tonë me idetë dhe etiketimet që ato përmbajnë në fjalët e tyre përbërëse apo në fjalët e tyre titull.

Pra, kur i përdorim ato ne identifikojmë veten tonë dhe qëndrimin tonë ndaj bashkëbiseduesit.

Me qëllim që të përfeksionojmë përceptimin tonë vizual për antonimet ne na duhet që të krijojmë një përfytyrim mendor të tyre.

Ja disa shembuj se si mund të arrihet përfytyrimi mendor:a) Po të shikojmë fjalën “ hairy” në një skedë, në përfytyrimin tonë mendor do të

shfaqen dy fjalët e çiftit antonimik HAIRY dhe BOLD.b) Skeda e dytë ka fjalën “thin” dhe ne përfytyrojmë mendërisht fjalët e çftit antonimik

THIN dhe FAT.c) Pastaj themi “strong” dhe përftojmë dy përbërës STRONG dhe WEEK.Gjatë këtij ushtrimi mos jepni gjykime dhe shpjegime për fjalët, lërini nxënësit tuaj të

mendojnë vetë që të gjejnë korresponduset e tyre.d) Po të japim togfjalëshin “green light” kur i referohemi dritave të trafikut, atëherë përfytyrimi mendor do të jetë për GREEN LIGHT, AMBER apo YELLOW dhe RED LIGHT. Përfytyrimi mendor na vjen në formë vertikale ashtu si i kemi parë në trafik. Nëse do ta shkëpusim fjalën “light” nga togfjalëshi atëherë, menjëherë përfytyrimi mendor sjell fjalën “yellow” ose “red”. e) Po të kemi togun ”30- year old man” atëherë përfytyrimi do të jetë BABY apo OLD

MAN. Këto lloj ushtrimesh mund të vazhdojnë pambarimisht edhe në nivele më të larta të

mësimit të gjuhës së huaj, por duke rritur shkallën e vështirësisë. Ndërsa për sa i përket vlerësimit që ju bë punës së studentëve të vitit të tretë e të katërt të

gjuhës angleze, të cilët u morën me studimin e fjalëve antonime të përdorura në gazetat e viteve 50të, 60të, 70të, 80të, 90të – 2005, u konstatua se një pjesë e mirë e tyre, pothuajse 98% e studentëve i lexonin dhe dëgjonin disa terma për herë të parë dhe nuk i kuptonin ato. Atyre ju është dashur që të konsultojnë fjalorë të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze për të gjetur kuptimin e tyre. Gjithashtu, ata janë konsultuar dhe me prindërit e tyre për të marrë kuptimin e vërtetë të kohës kur ato fjalë janë përdorur. Ata arritën në përfundimin se me të përmendur fjalën “komunizëm” menjëherë në paraqitjen mendore shfaqeshin fjalët “kapitalizëm”/ “socializëm; “demokraci” / “diktaturë” etj. Ky përfytyrim ka të bëjë me asociacionin e fjalës me mjedisin shoqëror dhe gjuhësor që e rrethon, si dhe gjithashtu, ai lidhet me kohën apo periudhën e përdorimit. Jeta e njerëzve karakterizohej nga dashuria për të admiruar, shkruar dhe jetuar jetën me pathos për partinë dhe ‘begatinë’ e asaj kohe. Pathosi u pasqyrua edhe në gjuhë madje edhe tek antonimet.

Page 80: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Nga analiza e bërë del qartë se të gjitha gazetat e veteve 50të - 80-të kanë qënë tejet të politizuara dhe si i gjithë leksiku edhe antonimia e përdorur në to tregon ideologjinë e jetës politike e shoqërore të asaj kohe. Por, një gjë vihet re se fjalët antonime janë përdorur më shumë në kuptimin pozitiv të tyre, për të treguar se jeta ishte e lumtur dhe e begatë dhe se vendi kishte arritur një zhvillim të paparë që dhe bota ta kishte zili.

Gjuha ka qënë tejet e politizuar dhe, si në të gjithë jetën e vendit edhe në gjuhë ka mbizotëruar ideologjia marksiste-leniniste, ku ligjërimi ideologjik kombinohej dhe madje lidhej ngushtë me dijet teorike dhe praktike të “evolucionit” që po kalonte vendi ynë në të gjitha fushat e jetës.

Me punën kërkimore të studentëve qëllimi ishte që studentët të përdornin dhe të tregonin dallimet e antonimeve në kontekst.

Së pari, nëpërmjet punës së tyre studentët arritën në përfundimin se para viteve 90të si çdo gjë tjetër në vendin tonë, edhe mësimdhënia dhe gjuha kanë qënë të politizuar dhe se mendja e njeriut në një farë mënyre drejtohej nga politika. Pra, ata nënvizuan se në evoluimin e gjuhës ndikojnë faktorët politikë, ekonomikë dhe shoqërorë. Këtu kemi të bëjmë me përdorimin stilistikor të gjuhës.

Së dyti, studentët nënvizuan se fjalori, që në rastin tonë ishin studimi i antonimeve, mësohet dhe mbahet mend më mirë në kontekst. Kjo mënyrë e mësimdhënies dhe mësimnxënies së fjalorit zhvillon tek nxënësit të menduarit kritik dhe i bën ata më të vetëdijshëm në përdorimin e saktë të tij.

Kështu, p.sh. para viteve 90të fjala “kapitalizëm” mbartëte një kuptim negative. Njerëzit që në moshë të re edukoheshin me konceptin se sistemi kapitalist ishte një system që sillte varfëri dhe skamje. Ndërsa, pas viteve 90të me ardhjen e demokracisë ndryshon dhe koncepti i termit ‘kapitalizëm’. Njerëzit janë më të lire në veprime dhe mendime. Ka më shumë zhvillim dhe të ardhura.

Gjatë analizës të punës së studentëve është thelbësore të theksojmë se idetë dhe mendimet në një sistem ideologjik nuk janë çështje dhe shije personale apo qëndrim emocional personal ndaj diçkaje. Ato kushtëzohen kryesisht nga ideologjia mbizotëruese e kohës.

Kështu, p.sh. termi “materie” gjatë atyre periudhave është një koncept shkencor, I cili është përdorur që në kohën e Aristotelit. Por, kur e mveshim atë me kuptimin e zhvillimit të fenomeneve shpirtërore, atëherë përftojmë termin “materializëm” në kuptimin ideologjik të saj. Pra, ideja e materializmit përfshin konceptin objektiv të materies plus gjykimin e vlerës ndaj këtij koncepti.

Gjithësesi, në shumë raste është vështirë të përcaktohet se ç’kuptim të vërtetë mbart sot fjala kapitalist/socialist në Angli, p.sh. Termat kapitalist/socialist në gjuhën shqipe sot, mbartin po atë kuptim që ato mbartnin në Anglinë e viteve 30 të - 40të. Sot, në Angli këto terma kanë marrë një kuptim tjetër. Fjala “kapitalist” ka një kuptim negativ: është ai njeri që shfrytëzon punën e tjetrit për përfitime personale, pra, shfrytëzues i tjetrit. Ndërsa, fjala “socialist” do të thotë: njeri që mendon të sigurojë punë dhe si rrjedhojë begati të të tjerëve, p. sh. siç është platforma e partisë së Toni Blerit. Kjo analizë, sipas mendimit tim tregon një prapambetje të vendit tonë jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe sociale dhe ideologjike. Këto lidhen kryesisht me zhvillimet e ngadalta ekonomike të vendit tonë. Gjithësesi, kjo nuk përbën objektin e punimit tonë. Kjo, mund të shërbejë për një studim tjetër shkencor me karakter ekonomiko gjuhësor.

Page 81: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Më poshtë po japim një listë simbolike nga antonimet më të përdorshme në gazetat e asaj kohe:

çlirim-robërimpopull fitimtar-popull i robëruartë futur në punë-të pushuarproces i thjeshtë-proces i vështirë/i ndërlikuarpaqe-luftëqëndrim serioz-qëndrim i cekëtshoqëri socialiste-shoqëri kapitalistetë mbajë forcën-të zhdukë forcënaprovim-ndalim-mohimritma të larta-ritme të ultatriumf-humbjethënie faktike-gjykime me vlerëpraktikë-teorizakone prapanike-zakone të mira, të rejambron ligjigjin-merr hakshitje-blerjemendim i ri –mendim i vjetërrezultate-të metapunon dobët-rrit përqindjenpunon me shpirt-punon për të bërë normën, për të kaluar radhënzë punën-mbaron punëntë vegjël- të mëdhenjnga fillimi-deri në fundnatyrale-artificialepunë vetëmohuese-punë e keqeështë në dijeni të çështjes-nuk njeh çështjenditë feste-ditë punenë krye të detyrës-në bisht të detyrësnë pararojë-në prapavijëfushat ku jeshilon gruri-fushat ku gumëzhijnë mëshkonjatmbjell-korrdëshmor-armik i popullitfilloi mbjellja-përfundoi mbjelljaditë të lodhshme-ditë pushimirekord i ri-rekord i vjetërfitore-humbjeluftarak-paqësorarmatim-çarmatimrevolucionar-reaksionar

drejtësi-padrejtësikërcënonjës-paqedashëstë pamposhtur-të mundurgënjeshtër-vërtetësigëzime-hidhërime-fatkeqësivajtonte-qeshtei lumtur-i përvojturi durueshëm-nervozentuziaste-monotoneliri-uzurpimamator-mjeshtërkënaqësi-hidhërimeepërsi-disfavortë ardhmen-të kaluarënprofesionist-amator-dilitantpërparim-regresheshtje-buçtjei qartë-i turbulltbesim-mosbesimbesnik-tradhëtarluftarak-i mefshtëi pavlerë-e çmuashmerrëzuan-ngritënurtësi-egërsii merituar-i pamerituarguximtar-frikacaki ashpër-i butëaleat-armiksuksese-dështimee hijëshme-e shëmtuare thjeshtë-e shëmtuartë ndarë-të bashkuarenigmatike-e vërtetë e hapurshpirt revolucionar-ndjenjë reaksionareforcat e brendshme-forcat e jashtmeulja e sufiçentëve-ulja e defiçitevekolektiv-individtregjet e jashtme-tregjet e brendshmenë mbrojtje-në sulmmbroj-sulmojshpenzime-fitimee sigurtë-e pasigurtëgjuajtje radhazi-gjuajtje një nga një

Page 82: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

zgjedhje të lira-zgjedhje të kompromentuara-jo të lirapolitikë agresive-politikë miqësoretë mbulosh-të demaskoshpopullor-antipopullorçmoj-përçmojtrup i huaj-trup i brendshëmlojë e sigurtë-lojë e pasigurtëi shpejtë-i ngathët kapital monopol-kapital shoqëror

ritëm i shpejtë-ritëm i ngadaltëzona malore-zona fushoreplani i dorëzimit-plani i prodhimitvjet-sivjetshok-shoqeqytet-fshati shumëanëshëm-i njëanëshëmi plotësuar-i mangëtoptimizëm-pesimizëmparizan-fashist, gjerman

Sot, një pjesë të këtyre fjalëve nuk i hasim në gjuhën e gazetave. Ato përdoren me kuptim përulës apo denigrues, si p.sh., çiftet antonimike partizan-fashist, plani i dorëzimit-plani i prodhimit, luftarak-i mefshtë, të pamposhtur-të mundur, mbroj-sulmoj, punon me shpirt-punon për të bërë normën, për të kaluar radhën, paqe-luftë, çlirim-robërim, popull fitimtar-popull i robëruar, profesionist-amator-dilitant etj. Ndërsa togfjalëshi “Të dashur shokë e shoqe” nuk përdoret më në hapjen e mbledhjeve apo fjalimeve politike. Sot, ky togfalësh është zëvendësuar me “Të dashur pjesëmarrës” apo “Zonja e Zotërinj” etj.

Në gazetat mbas viteve 90-të hasim fjalë antonime të tjera, të cilat përshkruajnë zhillimet politike të kohës. Gjatë kësaj periudhe vihen re huazime të fjalëve nga gjuhët e tjera, si italisht dhe një numë shumë i madh syresh nga gjuha angleze. Kështu, p.sh:

pozitë-opozitësocialist-demokratnegative-pozitivei privatizuar-shtetërorshkëputje nga partia socialiste-lidhje me partinë demokratikeprojekte ambicioze-punë indiferentekompani e vogël-kompani gjigandei djeshëm-i sotëmakuza-mbrojtjee qartë-e ndërlikuarsipërfaqësore-thelbësoree majta-e djathtatemperatura të ulta-temperatura të lartakëmbëngulës-indiferenti përshpejtuar-i vonuar-i ngadaltëi pambështetur- i përkrahur-i mbështeturmbështet-hedh poshtë

i djeshëm-i sotëmvlerësoj-injorojfillestar-pasuespohoj-mohoj-kundërshtojshumicë-pakicëfitore-humbjeprotestë paqësore-protestë e dhunshmendërtohen rrugë-prishen rrugëkundër-provazhdon protestat-ndalon protestatbllokoi punimet-çbllokoi punimeti favorshëm-i pafavorshëmfamiljet e dëmtuara-familjet e shpërblyeratregëti e ndershme, e ligjshme, legale-tregëti e pandershme, e paligjshme, ilegalendërtimi i firmave-shkatërrimi i firmaverrezikshmëri-jorrezikshmër

Ky zhvillim i gjuhës ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të reja politike dhe ekonomike në vend dhe në rajon.

Mësuesit e shpjegojnë me interes antoniminë edhe për faktin se ajo tregon në një farë mënyre edhe anën e bukur apo të shëmtuar të jetës dhe të shoqërisë. Kështu, fjalët i gjallë / i vdekur janë cilësi të vetë njerëzve. Vetë fjala i gjallë vjen në përfytyrimin tonë mendor si një

Page 83: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

gjë plot shpresë, jetë dhe bukuri shpirtërore apo natyrore. Ndërsa fjala i vdekur vjen në përfytyrimin tonë mendor si një gjë pa shpresë, pa jetë dhe si shëmtim i shpirtit apo i natyrës.

Gjatë analizës së këtyre fjalëve dolën në pah këto përfundime. Së pari, fjalët pozitive në emrat e vendeve dalin më shpesh se sa emrat negative. Së dyti, fjalët me kuptim pozitiv përdoren gjerë në emrat e vendeve gjeografikë të krijuara në mënyrë artificiale si qytete, fshatra, male, lumenj e liqene. Së treti, disa emra objektesh marin karakteristika të veçanta, të cilat i meritojnë për shkak të traditave, zakoneve apo dokeve të popullsisë vendase apo të rëndëisë së veçantë që këto objekte kanë. P.sh., fjalët me kuptim negativ mungojnë tërësisht në emërtesat e kishave, varrezave, spitaleve dhe shkollave. P.sh., një gjë e tillë vërehet edhe tek vargjet e mëposhtme:

For everything there is a season, and a time for every matter under heaven: A time to be born, and a time to die; a time to plant and a time to pluck up what is planted; a time to kill, and a time to heal; a time to break down, and a time to build up; a time to weep, and a time to laugh; a time to mourn, and a time to dance. (Ecclesiastes 3:1-5)

Në këto vargje duket qartë se jeta ndan edhe gëzimin dhe hidhërimin. Tragjeditë ndodhin në mënyrë të pashmangshme ashtu si ndodh eklipsi i diellit dhe i hënës. Po të shikojmë se si janë të strukturuara fjalët dhe se si ato përdorën në ligjërim të duket sikur njerëzit jetojnë diku afër Edenit. Nga vëzhgimet e bëra vërehet se fjalët pozitive përdoren më shpesh se sa ato negative. Sipas Osgudit170 fjalët "good” dhe "happy” ndeshen në tekste letrare dhe mësimore tri herë më shumë se sa fjalët "bad" dhe "sad." Fjala "good" ka epërsi me fjalën "bad" në raportin gjashtë më një. Nga ky vlerësim themi se jeta ngjall më shumë “bukuri” se sa “shëmtim dhe hidhërim.” Edhe kur njerëzit i përdorin njëkohësisht fjalët e kundërta, ata bëjnë një vlërësim të lartë për jetën. Pra, në çiftet antonimike si, 171"happy/sad," "good/bad," "rich/poor," "life/death," and "sweet/sour," termi pozitiv zakonisht vendoset para termit negativ172. Kjo pikëpamje optimiste për jetën nuk është vetëm një çështje për diskutim se sa shpesh i përdorim fjalët e kundërta dhe se si i organizojmë ato në fjali. Kjo ka të bëjë, pikërisht, me strukturën e vetë fjalorit. P.sh., po të shqyrtojmë antonimet që tregojnë pole të kundërta në dimensionin semantik të vlerësimit si p.sh., i bukur/ i shëmtuar për të bërë vlerësimin e shkallës së bukurisë, apo të çiftit antonimik “i lumtur/ i brengosur” për të bërë vlerësimin e shkallës së dimensionit semantik të lumturisë, vemë re se këto fjalë janë të ndryshme jo vetëm në përbërjen e tyre fonetike, por edhe në përfaqësimin e tyre në subkoshiencën e folësit. Këto mbiemra përdoren për të shprehur kundërti edhe me ndihmën e parashtesave në gjuhën angleze, ndërsa në gjuhën shqipe ato përdoren me pjesëzën jo. Pra, kemi: happy/ unhappy, i lumtur/ jo i lumtur etj. 170 Osgood, C. E.The measurement of meaning. 1969. f. 157171 Cooper, N. Scale words’ analysis. 1975. f. 198

172 Ross, J. 1975). Semantic relation comprehension: components and correlates. 1987. f.228

Page 84: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Çështja këtu është se çiftet antonimike të shprehura me fjalë të ndryshme pohojnë dhe mohojnë atë që pohojnë, ndërsa tek fjalët ku përdoren parashtesa me kuptim mohues të kundërtat mohojnë. Pra, unhappy nuk nënkupton sad ose në gjuhën shqipe fjala jo i lumtur nuk nënkupton i trishtuar.

Nga sa u tha më lart, themi se pavarësisht se një pjesë e jetës është e bukur ne përsëri mendojmë për anën e bukur të saj, dhe shumë rrallë shohim anën e kundërt apo trishtimin që marrim prej saj. Prej këtej rrjeth mendimi se ne përdorim fjalën i bukur shumë më shpesh se sa fjalën i shëmtuar mbasi bukuria sjell lumturinë në jetë.

Megjithatë, ka disa probleme në lidhje me këtë çështje. Së pari, përdorimi i ligjërimit optimist për jetën shfaqet në të gjitha gjuhët e botës, aq më shumë në gjuhën shqipe, e cila përshkohet nga një larmi të pasur të shprehjes gjuhësore. Kjo dukuri vihet re që në veprat letrare të rilindasve e deri më sot, duke përjashtuar literaturën politike, e cila gjatë dekadës së fundit është bërë tepër konfliktuale duke përdorur vetëm termat negativ, kështu duke pasqyruar anën negative të jetës shqiptare. Së dyri, rrethana të caktuara pozitive dhe negative janë ballancuar me përdorimin e shpeshtë të termave pozitiv. Jeta fillon me lindjen, por në mënyrë të pashmangshme shkon drejt vdekjes. Këto janë ligjet e natyrës, ku dora e njeriut vetëm përmirëson ose përkeqëson gjëndjen. Po të marrim disa shembuj si, viti ka dimër dhe verë, apo kur themi se Musolini ka qenë më i mirë se Hitleri, atëherë do të pranojmë se Hitleri ka qenë më i keq se Musolini, apo çdo fitues ka një humbës, në të gjitha këto raste kemi përdorur termin pozitiv në fillim. Fjalët lindje, verë, i mirë dhe fitues nënkuptojnë psikologjinë optimiste, e cila shkon përtej asaj që garanton natyra. Së fundi, në nivelin e përpunimit të vetë gjuhës, termat pozitive shprehin epërsinë psikologjike mbi termat negativë. P.sh., kur mësojmë një gjuhë të huaj duhet të mësojmë shumë fjalë të reja, ku një pjesë e mirë e tyre shoqërohen me fjalë dhe koncepte pozitive dhe negative.

Studiuesit173 që kanë bërë studime rreth memorjes kanë vënë re se fjalët që mësohen gjatë leximit të novelave mbahen mend më lehtë kur ato shoqërohen me terma me kuptim pozitiv se sa kur shoqërohen me terma me kuptim negativ.

Studimet e herëshme që janë kryer në gjuhësinë angleze për të shprehur optimizmin në gjuhë, kryesisht janë mbështetur në përdorimin e fjalorit të zakonshëm nga njerëzit. Pra, emrat e përvetshëm që tregojnë vende si, "Happy Lake", "Success Estates" university, "Poor Mans Valley" CA, "Ugly Mountain" WS, etj., e tregojnë më së miri kuptimin e mirë dhe të keq të këtyre vendeve. Kur analizojmë këto fjalë s’ka se si të mos vemë re fenomenin dhe psikologjinë e njerëzve që kanë emërtuar këto vende dhe objekte. E njejta logjikë është ndjekur edhe nga njerëzit në vendin tonë, të cilët sipas psikologjisë, mentalitetit dhe formimit të tyre kulturor dhe shoqëror, si dhe të zhvillimit ekonomik të vendit kanë emërtuar vende dhe objekte duke përdorur fjalë optimiste apo pesimiste, të mira apo të këqija për jetën. Të tilla fjalë janë p.sh., “Bjeshkët e Namuna”, “Shkëmbi i Bardhë” “Gurë i Zi” etj.

Fjalët antonime i përdorim edhe kur dëshirojmë të përshkruajmë gjëndjen fizike apo intelektuale të njerëzve duke përdorur metafora të nfryshme. Kështu, p.sh. themi

bagëti, i trashë / i hollë, i mençur; shtrigë / ëngjëll; egërsirë / ëngjëll, qëngj; ujk, kafshë / dembel; dhi, derr, mushkë, kokëfortë / I bindur, I butë;

173 Anisfeld & Lambert. Phylosophy of mind. 1966 F. 32-48

Page 85: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

gjarpër, dredharak / I drejtë, I sinqertë; flutur, e shkathët / pelë, dembele; bilbil, elokuent, Izhdërvjellët, I paqartë;turtull, llafazan / fjalëpakë, I heshtur; selvi, I gjatë, I drejtë / shtupë, e shkurtër; karafil, I lehtë nga trutë, I papjekur / I pjekur; dru, I trashë / I hollë, I mençur; flori, I gjendur, I mirë / i keq, smirëzi; çakmak, I rrëmbyer / I matur e shumë e shumë të tjerë shem

Page 86: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Këto fjalë tregojnë lidhjet semantike të fjalëve të para me kuptimet e tjera të tyre. Për këtë çështje J. Thomai174 në librin e tij “Prejardha semantike në gjuhën shqipe” thekson se “tipat e prejardhura semantike në gjuhën shqipe janë karakteristikë kryesisht në sistemin e kuptimit të fjalëve polisemike, por ato ne i gjejmë edhe në mikrosistemet semantike, d.m.th. ndërmjet nuancave të një kuptimi”

Përdorimi i metaforave në gjuhë lidhet së pari, me fushën semantike, me ngjyrimin emocional, kuptimin e fjalëve, stilistikën e gjuhës, sociolinguistikën dhe psikologjinë e njerëzve që mbartin këto emërtime dhe përshkrime gjuhësore.

Në paraqitje grafike ato mund të paraqiten si më poshtë:

174 J. Thomai, Prejardhja semantike në gjuhën shqipe. 1989, f. 332-338

Page 87: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

turtull

i heshtur fjalëpakë

llafazan

Page 88: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

gjarpër

i sinqertë i drejtë

dredharak

bilbil

i paqartë i zhdërvjellët

elokuent flutur

dembele pelë

shkathët

selvi

e shkurtër shtupë

i gjatë dru

i mençur i hollë

i trashë

qengj ëngjëll

egërsirë

Page 89: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

Sipas antropologëve, në emërtimin e fjalëve kemi të bëjmë me dy aspekte: 1) atë të kalimit të kuptimit dhe 2) të emërzimit të realitetit. Kalimi i kuptimit realizohet duke u mbështetur në psikologjinë e grupit shoqëror, sipas të cilit tiparet kryesore të një emërtese mund t’i kalojnë asaj vetë me anë të disa lidhjeve psikologjike e shoqërore. Kjo filozofi do të thotë se qeniet e gjalla mbartin gjurmë të caktuara që përcaktojnë llojin e tyre si, kurajoz p.sh., te luani, apo frikacak te lepuri apo trim dhe i fortë kur përdorim fjalën ujk. Këto gjurmë përshkojnë objektin gjatë gjithë ekzistencës së tij. Shumë herë në formimin e karakterit të fëmijëve prindërit apo të rriturit u lexojnë atyre përralla apo tregime me kafshë të ndryshme duke u thënë të bëhen punëtorë si kali, apo të hanë mish e të bëhen të fortë si luani.

Kalimi i kuptimit shprehet jo vetëm tek objektet dhe njerëzit që kanë lidhje fizike direkte, por këto kalime të tilla ekzistojnë edhe në gjuhësi. Kalimi i kuptimit nuk ka nevojë vetëm të

flutur

dembele pelë

shkathët

i paqartë

elokuent bilbil i zdhërvjelltë

Page 90: Teoritë e ndryshme filozofike e gjuhësore rreth problemeve të antonimisë

kërkojë lidhje fizike, por lidhja mund të jetë efikase nëse dikush mendon se shenja mbart qenësinë e referentit të tij, i cili mund të kalojë tek çdo objekt apo qenie tjetër që mbart po atë emër. Kjo pikëpamje quhet emërzim i realitetit.

James George Frazer175 ka theksuar se lidhja ndërmjet emrave dhe qenieve apo objekteve nuk është thjesht një lidhje arbitrare dhe asociacion ideal, por një lidhje reale dhe e mirëfilltë që i lidh ato në një mënyrë të tillë që magjia modelon qenien apo objektin sipas emrit dhe karakterit e personalitetit të tij.

Psikologu Jean Piaget176 (1929) bëri po të njejtin vlerësim për mendjet e fëmijëve. Duke eksperimentuar zhvillimin e dijeve tek fëmijët ai theksoi se dijet tek ata rriten në progression në sajë të strukturave logjike që zëvendësojnë njëra-tjetrën gjatë procesit të zëvendësimit të mjeteve më pak të zhvilluara me ato më të zhvilluara, të cilat janë karakyeristikë e zhvillimit mendor tek të rriturit. Ndërsa, Kripke177, në vitin 1972 theksoi se ndryshe nga fjalët e zakonshme emërzimi real gjendet tek qenësia e referentit të tij, por jo tek kuptimi i tij. Ai trajtoi logjikën intuitative duke përdorur “modelin logjik” në emërtimet e njrëzve dhe të vendeve. Më vonë Strawson 178

(1950) dhe Searle179 në vitin 1958, kanë vënë në dukje se emrat e njerëzve apo të kafshëve kanë kuptim në saj të natyrës së botës që i rrethon më shumë se sa në saj të vetë emrit që ato kanë. Pra, psikologjia e emërzimit të realitetit lidhet kryesisht me dhënien e kuptimit të emrit.

Të dy aspektet e përdorur më lart, pra, ai i kalimit të kuptimit dhe ai i emërzimit të realitetit na bëjnë të kuptojmë se gjatë ligjërimit apo emërzimit të fjalëve përdorim fjalë pozitive dhe negative. Natyrisht, themi se më shumë ndeshemi me fjalë me kuptim pozitiv se sa fjalë me kuptim negativ. Pra, nëse emërzimi i realitetit ndikon në formimin e emrave gjeografikë, apo të emrave të njrëzve, atëherë ne pohojmë se tërheqja drejt gjuhës pozitive është më e madhe në krijimin e emrave gjeografikë se sa në fjalorin e ligjërimit të përditshëm. Gjëra të këqia ndodhin dhe natyrisht që ne nuk mund t’u shmangemi dot madje edhe duke folur për to. Pra, njerëzit kanë më shumë liri veprimi në emërtimin e emrave gjeografikë me qëllim për të pasqyruar prirjet e tyre ndaj dukurive natyrore. Nëse njëra nga prirjet e tyre shpreh besimin se thelbi i kuptimit të emrit përtypet nga referenti, atëhere njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e emrave negativ. Nga sa u tha më lart mund të pohojmë se raporti i përdorimit të fjalëve me kuptim pozitiv kryesisht është më i lart në emrat gjeografik të emëruar nga vetë njerëzit sipas formimit të tyre kulturor, social dhe gjuhësor. se sa në fjalorin e përditshëm. Emra të tillë gjeografikë mund të përmendim, p. sh., “Bardhaj” një fshat në rrethin e Shkodrës, quajtur kështu sepse aty kalon lumi Kir dhe gjatë rrjedhjes së tij del shkumë e bardhë. “Gur i Zi” mbasi është vend malor me gur të zi.

Si përfundim, mund të themi se emërtimi i vendeve të ndryshme, ashtu si edhe veshja apo ushqimi shprehin vlerat dhe shkallën psikologjike, kulturore, shoqërore dhe gjuhësore të njerëzve që i bëjnë këto emërtime.

www.erletshaqe.com

http://al.linkedin.com/in/erletshaqe

175Frazer, J. Foundations of Language. 1970. f 22-42 176 Piaget, Jean. Language and thought of the child. 1929, f. 17-29 177 Kripke, Saul. Semantical considerations on model logic. 1972 f. 31-43178Strawson, Peter. Frederick. Society and the person. 1950. f. 158-167 179Searle, John. Phylosophy of mind. 1958. f. 17-32