testi 1 - e drejta romake deri me 16 prill 2011

25
Kreshnik Kurtishi E DREJTA ROMAKE Versioni 3 (16 Prill 2011) TABELA E PËRMBAJTJES: PJESA 1 ORGANIZIMI SHOQËROR DHE SHTETËROR KAPITULLI 1 ORGANIZIMI SHTETËROR GJATË PERIUDHËS SË LASHTËSISË KAPITULLI 2 ORGANIZIMI SHTETËROR GJATË PERIUDHËS KLASIKE KAPITULLI 3 ORGANIZIMI SHTETËROR GJATË PERIUDHËS POST-KLASIKE (DOMINATIT) PJESA 2 E DREJTA NË SHTETIN ROMAK Shpjegim: Sa i përket PJESËS SË PARË që ka të bëjë me organizimin shtetëror, për ta lehtësuar mësimin, struktura organizative e shtetit të Romës është ndarë nga profesori në tri periudha kohore. - Periudha e Lashtësisë (754-242 p.e.s) - Periudha Klasike (242 p.e.s – 212 e.s) - Periudha Post-Klasike (nga viti 212 deri në shpërbërjen e shtetit romak) Faqe 1

Upload: liridon-dumani

Post on 21-Feb-2015

4.763 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

E DREJTA ROMAKEVersioni 3

(16 Prill 2011)

TABELA E PËRMBAJTJES:

PJESA 1 ORGANIZIMI SHOQËROR DHE SHTETËROR

KAPITULLI 1 ORGANIZIMI SHTETËROR GJATË PERIUDHËS SË LASHTËSISË

KAPITULLI 2 ORGANIZIMI SHTETËROR GJATË PERIUDHËS KLASIKE

KAPITULLI 3 ORGANIZIMI SHTETËROR GJATË PERIUDHËS POST-KLASIKE (DOMINATIT)

PJESA 2 E DREJTA NË SHTETIN ROMAK

Shpjegim: Sa i përket PJESËS SË PARË që ka të bëjë me organizimin shtetëror, për ta lehtësuar mësimin, struktura organizative e shtetit të Romës është ndarë nga profesori në tri periudha kohore.

- Periudha e Lashtësisë (754-242 p.e.s)- Periudha Klasike (242 p.e.s – 212 e.s)- Periudha Post-Klasike (nga viti 212 deri në shpërbërjen e shtetit romak)

Faqe 1

Page 2: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

PJESA 1ORGANIZIMI SHOQËROR DHE SHTETËROR

KAPITULLI 1 ORGANIZIMI SHTETËROR GJATË PERIUDHËS SË LASHTËSISË

KONTEKSTI: Ky kapitull shpjegon organizimin shtetëror gjatë periudhës së parë të zhvillimit të shtetit romak. Roma si qytet është themeluar nga dy popuj kryesor, Latinët dhe Sabinët, mirëpo gjatë zhvillimit dhe përhapjes së saj në Itali këto dy fise kanë hasur në një fis tjetër shumë të fuqishëm të quajtur ETRURËT. Me të hasur në Etrurët u zhvillua një luftë ndërmjet tyre me ç’rast Etrurët fituan dhe e morën Romën dhe e vendosën REXIN (MBRETIN) e tyre në krye të Romës. Etrurët gradualisht u asimiluan në shoqërinë Romake. Me kalimin e kohës tërë shoqëria u nda në 30 fise të cilat në latinisht quheshin KURIE. Është e rëndësishme të potencohet fakti se gjatë periudhës së lashtësisë i tërë organizimi shtetëror i Romës ishte i bazuar në Fisin (Kurien).

1. Në sa periudha ndahet zhvillimi i shtetit romak dhe të drejtës romake?

1.1 Periudha e Lashtësisë (754-242 p.e.s) është periudha e shtetit të lashtë romak patriciano-plebejas dhe e jus civile të lashtë romake. Kjo periudhë ka zgjatur prej fillimit të krijimit të shtetit romak dhe deri në futjen e magjistraturës së preatorit pelegrin.

1.2 Periudha Klasike (242 p.e.s – 212 e.s) është periudha e shtetit klasik skllavopronar dhe e të drejtës romake honorare dhe klasike (prej futjes së magjistraturës së preatorit peregrin gjer tek Edikti i Karkales)

1.3 Periudha Post-Klasike (nga viti 212 deri në shpërbërjen e shtetit romak) është periudha e shtetit centralist – burokratik dhe absolut dhe e të drejtës unike perandorake romake apo e të drejtës postklasike. Kjo periudhë ka zgjatur nga Edikti i Karkales dhe deri në shkatërrimin e perandorisë romake të Perëndimit.

1. Në cilin vit është themeluar qyteti i Romës?

1.1. Viti 754 i epokës së vjetër.

2. Cilat ishin fiset themeluese të qytetit të Romës?

2.1 Latinët dhe Sabinët

3. Cilat janë aktivitetet kryesore ekonomike në periudhën e lashtësisë?

3.1 Blegtoria dhe Bujqësia.

4. Cili është rregullimi shtetëror në periudhën e lashtësisë?

4.1 Komisionet Kuriate – Komisionet Kuriate në esencë ishin Mbledhje të Fiseve. Çdo fis romak mblidhej dhe vendoste për çështje të ndryshme. Këto komisione mblidheshin nga mbreti ose kur pozita ishte e lirë nga senati. Këto komisione zgjidhnin mbretin dhe vendosnin për çdo çështje tjetër

Faqe 2

Page 3: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

që ishte me rëndësi për çdo qytetar ose për bashkësinë. Vendimet merreshin me shumicë të votave.

4.2 Senati – Senati ishte organ i cili e këshillonte Rexin (mbretin) dhe ratifikonte vendimet e Komisioneve Kuriate. Vendimet e komisioneve kuriate nuk mund të hynin në fuqi pa ratifikimin e senatit. Anëtarët e senatit ishin kryepleqtë e gjenseve.

4.3 Rex (mbreti) – mbreti ishte udhëheqësi i shtetit romak në këtë periudhë. Mbreti ishte udhëheqës i zgjedhur por i përjetshëm. Ai ishte udhëheqësi kryesor ushtarak, kleriku suprem, gjyqtari suprem dhe udhëheqësi i tërë bashkësisë.

4.4 Komisionet Centurione – komisionet centurione ishin komisione ushtarake. Këto komisione vendosnin për çështje të organizimit të ushtrisë dhe për emërimin e udhëheqësve ushtarak. Në periudhën fillestare të themelimit të mbretërisë romake, ushtria njëlloj sikurse edhe administrata ishin të organizuara në bazë të sistemit të kurive (fiseve) ku çdo fis ishte e obliguar që të kontribuonte 10 kalorës dhe 100 këmbësorë. Rëndësia e këtyre komisioneve qëndron në faktin se rreth vitit 555 p.e.s këto komisione u organizuan jo në bazë të sistemit të kurive (fiseve) por në bazë të klasave të reja pasurore.

5. Çka janë tribuset?

Nga fundi i mbretërisë romake qytetarët romakë në përgjithësi kanë filluar të organizohen në bazë të njësive territoriale apo vendbanimeve të tyre përkatëse që janë quajtur tribusë. Ky organizim i ri është i rëndësishëm për shkak se më parë e tërë mbretëria romake ishte e organizuar në bazë të fiseve (kurive) të cilat votonin për anëtarët e tyre e tyre përkatës pavarësisht vendndodhjes së tyre gjeografike. Tribusi udhëhiqej nga një zyrtari i quajtur TRIBUN.

6. Cilat ishin shtresat kryesore të popullsisë gjatë periudhës së lashtësisë?

6.1 Patricët6.2 Plebët

Faqe 3

Page 4: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

KAPITULLI 2ORGANIZIMI SHTETËROR GJATË PERIUDHËS KLASIKE

KONTEKSTI: Ky kapitull shpjegon organizimin shtetëror gjatë periudhës së dytë të zhvillimit të shtetit romak. Siç është shpjeguar më lartë, nga fundi i periudhës së lashtësisë, popullata romake filloi të ndahej jo më në bazë të Kuries (Fisit) por në bazë të Domicilit (vendbanimit). Si rrjedhojë e kësaj ndarje të re, filluan në dobësohen lidhjet ndërmjet Kurieve (Fiseve) dhe shoqëria filloi të ndahej më shumë në bazë të pasurisë materiale. Dy shtresat shoqërore kryesore të kësaj periudhe ishin PATRICËT (Fisnikëria e Pasur dhe Pasardhësit e 30 Fiseve Fillestare të Romës) dhe PLEBËT (Popullsia e përgjithshme e lirë dhe e varfër).

Njëkohësisht REXI (Mbreti i Romës) i cili siç është shpjeguar më lartë ishte me prejardhje ETRURE vepronte në mënyrë të ashpër dhe tiranike ndaj popullatës në përgjithësi. Tirania e mbretit i detyroi Patricët dhe Plebët që të bashkohen dhe ta përzënë Mbretin nga Roma. Më përzënien e mbretit përfundon edhe periudha e parë dhe fillon periudha e dytë e zhvillimit të shtetit romak. Me ikjen e mbretit Komisionet Centurione u mblodhën dhe zgjedhën dy KONSUJ që kishin shumë nga kompetencat e mbretit por që zgjidheshin për një periudhë të caktuar kohore (6 mujore) por jo përjetësisht.

Për qëllime të kësaj skripte, ky kapitull është ndarë në 2 nënkapituj (Republika e Hershme dhe Republika e Vonshme)

1. Cili është rregullimi shtetëror në republikën e hershme?

2.1 Asambletë Popullore;2.2 Senati;2.3 Magjistraturat;

2. Cilat ishin Asambletë Popullore dhe cili ishte funksioni i tyre?

2.1 Komisionet Kuriate: Këto komisione ishin relikt i rregullimit të mëparshëm klanor-fisnor dhe nuk kishin ndonjë kompetencë të madhe. Mbledhjet e tyre ishin kryesisht simbolike.

2.2 Komisionet Centurione: Këto komisione janë komisionet më të larta. Ato mund të vendosnin për çdo çështje që dilte para tyre, duke përfshirë edhe ligjet. Këto komisione emëronin magjistrat e lartë, duke përfshirë magjistrat kryesor (konsujt, preatorët, diktatorët, censorët) si dhe mund të nxjerrin ligje për fusha të caktuara. Magjistrat mund të propozonin vendime (rogacio) në komisionet centurione, dhe komisionet votonin me po ose me jo, pra nuk kishte diskutim.

2.3 Komisionet Tribuciane: Këto komisione kishin të drejtë të vendosnin për çdo çështje përveç çështjeve që ishin në kompetencë të komisioneve centuriane. Komisionet tribuciane kishin të drejtën e miratimit të ligjeve dhe emërimin e magjistrave të nivelit më të ulët.

2.4 Concilia Plebis Tributa: Këto komisione kishin të drejtën e nxjerrjes së ligjeve dhe vendimeve vetëm për shtresën e Plebejasve. Particët mund të merrnin pjesë në këto komisione por nuk kishin të drejtë vote. Këto komisione kishin të drejtën e emërimit të magjistratëve plebejas (tribunëve dhe edilëve plebejas).

Faqe 4

Page 5: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

3. Përshkruaj përbërjen dhe funksionet e Senatit?

Senati në periudhën klasike përbëhej nga 300 Senatorë. Fillimisht të gjithë senatorët ishin të shtresës Patriciane, mirëpo gradualisht dhe pas luftës ndërmjet patricëve dhe plebëve, në senat filluan të emërohen edhe senatorë të shtresës plebejase. Fillimisht senatorët emëroheshin në senat nga Konsujt ndërsa më pas nga Censorët. Për tu emëruar senator ishte obligative që personi në fjalë të kishte kryer së paku një mandat një pozitë të magjistratit. Senati ratifikonte ligjet dhe vendimet e Asambleve Popullore dhe nxirrte udhëzime lidhur me punën e magjistratëve, çështje të religjionit, moralit, financave publike, objekteve publike dhe sigurinë publike. Senati gjithashtu kishte përgjegjësi të madhe për politikë ne jashtme.

4. Çfarë vendime mund të nxirrte Senati?

4.1 Senatus Consulta: këto ishin mendimet e senatit për çështje të ndryshme dhe nuk ishin obligative.

4.2 Senatus Autoritatis: këto ishin vendime për ratifikimin e ligjeve ose vendimeve të miratuara nga Asambletë Popullore.

4.3 Senatus Consultum Ultimum: këto ishin vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në rast të rrezikut ndaj shtetit romak.

5. Kush e udhëhiqte Senatin?

5.1 Princeps Sentatus

6. Çka nënkuptojmë me termin “Magjistraturë”?

6.1 Termi magjistraturë nënkupton një pozitë publike. Magjistratët ishin funksionarë publik të cilët zgjidheshin nga Asambletë Popullore për kryerjen e funksioneve të ndryshme shtetërore.

7. Si ndaheshin magjistraturat?

7.1 Magjistraturat Patriciane dhe Plebejase7.2 Magjistraturat e Larta dhe të Ulëta7.3 Magjistraturat e Rregullta dhe të Jashtëzakonshme7.4 Magjistraturat Zgjedhore dhe jo Zgjedhore

8. Cilat janë magjistraturat kryesore?

Konsujt; Dy konsuj të zgjedhur në Komisionet Centurione prej radhëve të patricianëve zëvendsuan mbretërit e mëparshëm. Këta ishin magjistratët më të lartë. Ata zgjidheshin me mandat 1 vjeçar. Pushteti i konsujve ishte i barabartë me pushtetin e mbeturve, me përjashtim që konsujt nuk merrnin titullin e klerikut suprem. Në fillim konsujt ishin të vetmet organe shtetërore administrative, gjyqësore dhe dekret-ligjdhënëse. Kur punët shtetërore filluan të shtoheshin shumë konsujt filluan të emëronin edhe ndihmësit e tyre. Fillimisht këto pozita të larta ishin të rezervuara vetëm për shtresën patriciane, ndërsa më vonë për to mund të konkurronin edhe pjesëtarët e shtresës plebejase.

Faqe 5

Page 6: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

Preatorët; zgjidheshin nga Komisionet Centuriane dhe fillimisht ishin përgjegjës për udhëheqjen e qytetit të Romës kur dy konsujt ishin jashtë qytetit në detyra ushtarake apo të tjera. Më vonë kjo pozitë mori më shumë rolin e udhëheqjes së drejtësisë (gjyqësisë) sidomos në çështjet civile juridike. Sikurse konsujt edhe këto pozita fillimisht ishin të rezervuara për shtresën patriciane por më vonë për to mund të konkurronin edhe pjesëtarët e shtresës plebejase. Fillimisht petatori ishte pozitë e vetme, por më vonë me rritjen e shtetit romak emëroheshin 2 preatorë. Njëri quhej prepator urbanus dhe ishte përgjegjës për zgjidhjen e kontesteve juridike ndërmjet qytetarëve romak, ndërsa tjetri quhej preator peregrinus dhe ishte përgjegjës për zgjidhjen e kontesteve mes qytetarëve romak dhe peregrinëve (të huajve) dhe në mes të peregrinëve të etnive të ndryshme.

Censorët; Censorët zgjidheshin nga Komisionet Centuriane dhe fillimisht ishin përgjegjës për regjistrimin e popullatës dhe pasurisë. Ata përpilonin lista ushtarake dhe të tatimeve. Më vonë kjo pozitë mori rol shumë të rëndësishëm për përgatitjen e listave të senatorëve të ardhshëm që që e rriti shumë prestigjin e kësaj pozite. Përderisa në fillim këto pozita nuk konsideroheshin shumë të rëndësishme më vonë pas marrjes së përgjegjësisë për listat e senatorëve u bë e detyrueshme që vetëm konsujt që kishin kryer një mandat të mund të emëroheshin në pozitën e censorit.

Diktatori; Diktatori ishte magjistraturë e jashtëzakonshme që emërohej në rast të luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Senati, Diktatori emërohej nga njëri nga Konsujt. Diktatori kishte mandat 6 mujor dhe kishte kompetenca të përgjithshme gjatë kësaj periudhe për udhëheqjen e ushtrisë dhe shtetit ai kishte summum imperium apo pushtetin sovran në tërë shtetin romak. Diktatori më i njohur Romak i cili u shpall edhe diktator për jetë në kundërshtim me rregullat juridike romake është Jul Cezari i cili në mënyrë efektive merr pothuajse tërë pushtetin e magjistratëve dhe merr masa të cilat do të shënojnë fundin e Republikës Romake dhe fillimin e Perandorisë Romake.

Kuestorët; Fillimisht pozita e kuestorit ishte pozitë ndihmëse e konsullit e cila emërohej për hetimin e veprave penale. Rreth vitit 421 numri i konsujve u rrit në 4 që u ngarkuan me përgjegjësi shtesë si arkëtarë të qytetit të Romës dhe krye-arkivist.

Tribunët; Në fillim të luftës mes patricëve dhe plebejasve, Tribunët si prijës të plebsit ishin ekskluzivisht organe politike të plebejasve. Këto pozita u bënë organe të mirëfillta të shtetit romak pas recesionit të plebejasve kur u shpallën si të pacënueshëm (sancrosancti). Tribunët zgjidheshin me mandat 1 vjeçar nga Concilia Plebis Tributa. Tribunët kishin të drejtën e vetos ndaj çdo vendimi të çdo organi shtetëror të shtetit romak që dëmtonte apo cenonte interesat e shtresës Plebejase. Tributën gjithashtu kishin të drejtën të qëndronin para dyerve të senatit dhe me veton e tyre të pengonin çdo vendim që mund të dëmtonte interesat e shtresës plebejase. Në fillim zgjidheshin dy tribunë, numër ky që më vonë u rrit në 10. Për këtë pozitë mund të konkurronin vetëm Plebejasit.

Edilët Plebejas; Këta funksionarë ishin ndihmës të Tribunëve. Sikurse tribunët edhe Edilët Plebejas ishin të pacenueshëm (sancrosancti) dhe kishin për detyrë ti ndihmonin tribunët, të bënin hetimet dhe ti dënonin personat sipas urdhrave të tribunëve.

Promagjistratët: Promagjistratët ishin Administratorët apo Guvernatorët e Provincave të shtetit romak. Pas përfundimit të mandatit të rregullt në qytetin e Romës, konsujt, preatorët dhe kuestorët kishin të drejtë të kërkonin të emëroheshin si administratorë apo guvernatorë të provincave të ndryshme. Ata pas marrjes së pozitës merrnin shkurtesën “pro” para titullit të pozitës së tyre të mëparshme, kështu që kishte prokonsuj, propreatorë dhe prokuestorë, këto pozita në

Faqe 6

Page 7: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

përgjithësi njiheshin si promagjistratë. Ata kishin mandat 1 vjeçar për qeverisjen e provincës përkatëse.

Triumvirët; Triumvirët ishin në esencë tre persona shumë të fuqishëm në periudhën e Republikës së Vonshme që kishin vendosur të krijonin Triumviratin, i cili në esencë ishte një marrëveshje për ndarjen e pushtetit mes tyre. (Truvirati i parë u krijuar nga Jul Cezari, Pompei dhe Krasi). Triumvirati i parë u shpërbë pasi Jul Cezari mundi Pompein në një luftë civile të përgjakshme e cila përfundoi me fitoren e Jul Cezarit. Beteja më e madhe e cila i dha fund luftës civile romake u zhvillua në afërsi të Durrësit në Shqipërinë e sotme.

11. Cilat janë shtresat e popullsisë gjatë periudhës klasike?

11.1 Qytetarët e shtetit romak (Nobilët, Ekuestrit, Plebsi) pra ata që kishin status civitatis

11.1.1 Nobilët ishin pasardhësit e familjeve më të dalluara patriciano-plebejase, paraardhësit e të cilëve arritën të monopolizonin magjistraturat më të rëndësishme shtetërore. Influenca shoqërore e nobilëve ishte pasojë e pasurisë së përqendruar në latifonde të mëdha.

11.1.2 Ekuestrit ishin romakët e pasur që kishin fituar pasurinë përmes veprimtarisë zejtare, tregtare apo bankiere si dhe përmes shfrytëzimit të latifondeve të mëdha, por që paraardhësit e të cilëve nuk ishin titullar më të nderuar të shtetit romak.

11.1.3 Plebsi ishte turma e të varfërve. Plebsi si kategori ishte shumë homogjen dhe përfshinte shumë nën-shtresa duke përfshirë bujqit e vegjël dhe personat e tjerë.

11.2 Banorët e lirë pa të drejtë statusi të qytetarit – ata që kishin status libertatis

Banorët e parë të lirë të Romës pa të drejtë statusi të qytetarit ishin latinët dhe peregrinët. Në luftërat e mëtejme pushtuese dhe me themelimin e mëtutjeshëm të kolonive të dy këto grupe banorësh u forcuan shumë dhe u rritën në numër. Pjesëtarët e kësaj shtrese nuk kishin të drejtë të merrnin pjesë në jetën politike romake, mirëpo kishin disa të drejta në provinca.

11.3 Skllevërit

Ishin prodhuesit themelor në shtetin romak, si brenda qytetit të Romës dhe në Itali ashtu edhe në provinca. Skllevërit apo servët ishin njerëz pa liri dhe pa status të qytetarit. Ata eksploatoheshin në mënyrë të pashpirt në latifunde, në punishte zejtare dhe në xehtore.

Faqe 7

Page 8: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

KAPITULLI 3ORGANIZIMI SHTETËROR GJATË PERIUDHËS POST-KLASIKE (DOMINATIT)

Konteksti: Republika Romake filloi të shuhet me ardhjen në pushtet të Jul Cezarit dhe definitivisht u shua me ardhjen në pushtet të birit të adoptuar të Jul Cezarit, Oktavianit, i cili ishte edhe Perandori i Parë. Kështu lindi Perandoria Romake e cila më vonë u quajt edhe si DOMINATI.

1. Cilat ishin shtresat kryesore shoqërore gjatë periudhës post-klasike të dominatit?

1.1 Honesteriorët: Honesterioret ishin grupi më i rëndësishëm shoqëror në periudhën e dominatit dhe përbëhej nga burokracia perandorake. Në grupin e honesteriorëve bënin pjesë perandorët, anëtarët e familjes së perandorëve, nëpunësit personal të perandorit, nëpunësit e tjerë të dalluar dhe senatorët.

1.2 Humiliores: Shtresa e humiliorëve përbëhej nga të gjithë banorët e tjerë që nuk i përkisnin shtresës së Honesteriorëve. Kjo shtresë është shumë komplekse dhe përbëhet nga disa nën-shtresa siq janë nëpunësit më të ulët, aristokracia e gjerë dhe ajo provinciale, masa e prodhuesve të lirë dhe jo të lirë dhe kolonët.

2. Cilat ishin organet kryesore të perandorisë romake gjatë dominatit?

2.1 Perandori: I cili njihej ndryshe edhe si Dominus ad Deus.2.2 Oborri Perandorak: I përbërë nga të afërmit e perandorit.2.2 Organet qendrore shtetërore: Nëpunësit e lartë, kuestorët, magjistrat.2.3 Concistorium Sacrium: Këshilli i Shenjtë

Faqe 8

Page 9: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

PJESA 2E DREJTA NË SHTETIN ROMAK

1. Cilat të drejta janë zbatuar në shtetin romak?

1.1 Jus Publicum – Jus Publicum apo e Drejta Publike është përmbledhja e rregullave juridike të cilat i përkisnin pozitës juridike të shtetit romak. Jus Publicum përfshin rregullat e rregullimit shtetëror, të burimeve të drejtësisë, të veprimit të organeve shtetëror, të financiare shtetërore apo publike, të organizimit të ushtrisë, të organizimit të kolegjiumeve klerike si dhe të veprave personale dhe të procedurës penale.

1.2 Jus Privatum – Jus Privatum apo e Drejta Private janë rregullat juridike që shërbejnë për rregullimin e marrëdhënieve midis personave të koordinuar fizikë dhe juridikë. E drejtë private është ajo që i përket dobisë së individëve.

2. Si ndahet e drejta romake për nga lënda që rregullon:

2.1 Jus quod ad personas pertinet është e Drejta Personale që përshin normat juridike me të cilat rregulloheshin të drejtat personale dhe marrëdhëniet personale midis banorëve të shtetit romak. Në këto norma bënin pjesë p.sh rregullat e zotësisë juridike dhe vepruese të qytetarëve, të zotësisë juridike dhe të veprimit të personave të lirë që nuk ishin qytetarë të shtetit romak, autorizimet e patronëve mbi skllevërit, pushteti i burrit ndaj gruas, pushtetit i atit ndaj fëmijëve dhe pushteti i tutorit dhe kujdestarit ndaj personave pa zotësi veprimi. E drejta personale kryesisht ndahet në dy pjesë, të drejtën statusore dhe të drejtën familjare.

2.2 Jus quod ad res pertinent është e Drejta Pronësore apo Sendore dhe përfshin rregullat mbi marrëdhëniet pronësore midis personave që ishin si titullarë të autorizimeve pronësore si p.sh rregullat e pronës, të posedimit, të të drejtave reale mbi sendet e huaja, të detyrimeve dhe të trashëgimisë.

2.3 Jus quod ad aktiones pertinet është e Drejta Gjyqësore dhe përfshin rregullat juridike me të cilat rregullohet mbrojtja e të drejtave subjektive të karakterit personal dhe pronësor, si p.sh rregullat e ushtrimit të procedurës gjyqësore, të llojeve të padive, të kundërshtimeve të lejuara dhe të tjera.

3. Në cilat periudha kohore kryesore ndahet e drejta romake?

3.1 JUS NON SCRIPTUM (RREGULLAT E PASHKRUARA TË SJELLJES) – me Jus Non Scriptum kuptojmë periudhën fillestare të zhvillimit të romës, kur ajo ishte ende nën sundimin e mbretërve. Në këtë peirudhë ende nuk kishte “leges certas” dhe mbeturit aplikonin rregullat zakonore “mos majorum” që kishin lindur në kuadrin e gjenit dhe rregullimit shoqëror gjentil. Kjo periudhë në përgjithësi konsiderohet periudha e zakoneve. Këto zakone ndaheshin në dy kategori kryesore, në “Jus” dhe në “Fas”. Periudha Jus Non Scriptum përgjithësisht konsiderohet se ka zgjatur nga themelimi i Romës dhe deri në nxjerrjen e Ligjit të 12 Tabelave.

3.2 JUS SCRIPTUM (RREGULLAT E SHKRUARA TË SJELLJES) – Jus Scriptum nënkupton periudhën kohore në të drejtën romake në të cilën shteti romak ka funksionuar kryesisht në bazë të rregullave

Faqe 9

Page 10: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

të shkruara. Jus Scriptum ka filluar me regjistrimin e rregullave të së drejtës zakonore, regjistrim ky që kishte për qëllim pengimin e arbitrarizmit të organeve particiane dhe që plebejasve tu jepej minimumi i sigurisë juridike. Kjo periudhë përgjithësisht konsiderohet se ka filluar ka filluar pas nxjerrjes së Ligjit të 12 Tabelave.

4. Çka nënkuptojmë me mors majorum?

4.1 Mors Majorum do të thotë rregullat zakonore që janë zbatuar gjatë periudhës së parë të zhvillimit të shtetit të Romës dhe që kishin lindur në kuadrin e gjenit dhe rregullimit shoqëror gjentil. Këto rregulla zakonore ndahen në “Jus” dhe “Fas” respektivisht rregullat zakonore dhe karakter religjioz dhe rregullat zakonore që rregullonin marrëdhënien ndërmjet shtetit romak dhe qytetarëve dhe ndërmjet vetë qytetarëve.

5. Çka nënkuptojmë me termin “Jus”?

“Jus” janë rregullat zakonore të sjelljes që shërbenin për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit romak dhe qytetarëve si dhe marrëdhënieve ndërmjet vetë qytetarëve.

6. Çka nënkuptojmë me termin “fas”?

“Fas” janë rregullat zakonore me karakter religjioz. Në kohën më të lashtë për shkak të mentalitetit të romakëve, të gjitha rregullat zakonore, edhe ato zakonore-juridike kishin karakter sakral dhe bënin pjesë në lëmën e të drejtës religjioze. Më vonë u bë ndarja e rregullave zakonore të karakterit religjioz dhe atyre të karakterit jo religjioz.

7. Qka nënkuptojmë me “leges certas”

“Leges Certas” do të thotë ligje të përcaktuara me siguri.

8. Kur dhe nga kush është nxjerrë ligji i 12 tabelave dhe qfarë rregullon ky ligj?

Ligji i 12 Tabelave është nxjerrë rreth viti 450 p.e.s. Arsyeja për nxjerrjen e këtij ligji është sepse shtresa plebejase besonte se rregullat e pashkruara zakonshme shkeleshin shumë shpesh nga magjistratët patricianë. Pas rebelimit të plebejasve ndaj shtypjes nga patricët, janë anuluar pozitat e konsujve dhe në vend të tyre janë emëruar një grup personash të quajtur Decimviri Legibus Scribendi, të cilit u ngarkuan me përgjegjësinë për përmbledhjen e të gjitha rregullave zakonshme dhe vendosen e tyre në 12 tabela të shkruara prej bakri.

8.1 Tabelat 1-3: Procedura Gjyqësore8.2 Tabelat 4-5: Marrëdhëniet Familjare dhe Trashëgimore8.3 Tabelat 6-8: Marrëdhëniet Pronësore8.4 Tabela 9: E Drejta Penale8.5 Tabela 10: E Drejta Religjioze8.6 Tabelat 11-12: Të gjitha çështjet tjera.

10. Si quhet ndryshe në gjuhën latine Ligji i 12 Tabelave?

10.1 Fons Omnis Publici Privatique Juris (Burimi i Përgjithshëm i të Drejtës Publike dhe Private)

Faqe 10

Page 11: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

11. Çka janë leges?

11.1 Leges janë ligjet të cilat janë propozuar nga Magjistratët dhe janë miratuar nga Asambletë Popullore.

12. Çka nënkuptojmë me Jus Legitimum?

Jus Legitimum nënkupton përmbledhjen e të drejtave në shtetin e Romës. Jus Legitiumum përfshin të gjitha të drejtat përveç Jus Civiles (të drejtës civile)

14. Flit për Corpus Iuris Civilis?

14.1 Kodi i Justinianit njihet ndryshe edhe si Corpus Iuris Civilis. Kodi i Justinianit u përpilua gjatë sundimit të perandorit Justinian i cili ishte perandori i fundit i cili arriti të bashkojë një pjesë të madhe të perandorisë së lindjes me atë të perëndimit. Perandori Justinian kishte ngarkuar një komision të posaçëm për përmbledhjen e të gjitha normave juridike romake duke filluar nga Ligji i XII Tabelave dhe tutje dhe vendosjen e tyre në një dokument të vetëm. Kodi i Justinianit u nxor nga viti 529 deri në vitin 534 e.s dhe përbëhet nga tri pjesë kryesore. Pas shpalljes së Kodit të Justinianit, perandori nxori edhe një mori novelash të cilat sot konsiderohen si pjesë e katërt e Kodit:

14.1.1 Pjesa e Parë (Digesta) – kjo është pjesa më e rëndësishme e kodifikimit të Justinianit ishte Digesta që ishte një përmbledhje e madhe e jusit e ndarë në 50 libra. Në digesta ishin zgjidhur të gjitha çështjet nga lëma e të drejtës publike dhe asaj private.

14.1.2 Pjesa e Dytë (Institutiones) – kjo pjesë përmbante gjithsejtë katër libra që përshkruanin shkurtimisht problemet e të drejtës statusore, familjare, reale, obligatore dhe trashëgimore, si dhe çështjet e procedurës civile dhe penale.

14.1.3 Pjesa e Tretë (Codex) – është botimi i spastruar i Kodeksit të ri të Justinianit dhe përfshinte normat nga të gjitha lëmët e drejtësisë. Kodeksi është një vepër e madhe e ndarë në 12 libra.

14.1.4 Pjesa e Katërt (Novellae) – Novelat ishin fryt i veprimtarisë ligjdhënëse të Justinanit pas përfundimit të Kodit dhe rregullojnë çështje të ndryshme juridike.

15. Çka nënkuptojmë me “res publica”

Res Publica në kuptimin e ngushtë do të thotë “pronë publike” dhe përfshin të gjitha pronat që nuk janë pronë private (res privata). Res publica konsideroheshin të gjitha pronat që ishin në pronësi të përbashkët të popullit, si p.sh parqet apo hapësirat publike. Në kuptimin më të gjerë, juristët e lashtë romak kishin shkuar deri aty sa e kishin përcaktuar edhe vetë shtetin si “res publica”, pra si organizatë që ekziston për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të të gjithë banorëve.

15. Çka nënkuptojmë me Jus Agendi Cum Populo?

Jus Agendi Cum Populo do të thotë e drejta e magjistratit për thirrjen e një mbledhje të një Asambleje Popullore dhe të drejtën për paraqitjen e një propozimi (rogatio) për votim para saj. Këtë të drejtë e kishin disa magjistratë si Konsujt, Preatorët, Censorët, Diktatori, Tribunët Plebejas. Përveç jus agenti cum populo njihet edhe jus agenti cum patribus që ishte e drejta për thirrjen dhe

Faqe 11

Page 12: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

paraqitjen e propozimeve para Senatit. Këtë të drejtë e kishin Konsujt, Dikatori, Censorët dhe më vonë edhe Tribunët Plebejas. Gjithashtu njihet edhe jus agenti cum plebe që ishte e drejta për thirrjen dhe paraqitjen e propozimeve pasa komisioneve plebejase. Këtë të drejtë e kishte vetëm Tribuni Plebejas.

16. Çka nënkuptojmë me termin Rogatio?

Rogatio nënkupton propozimin ligjor të cilin magjistrati me jus agendi cum populo e dorëzon për votim para Asamblesë Popullore. Rogatio nuk mund të hynte në fuqi përderisa 1) ta ratifikonte senati; dhe 2) magjistrati përkatës ta përpilonte drejt dhe formalisht tekstin dhe ta shpallte në forum.

17. Çka është Plebisciti?

Plebiscitet ishin vendime abstrakte të cilat merreshin nga Concilia Plebis. Meqë në Asambletë Plebejase, patricianët nuk kishin të drejtë vote, fillimisht këto dokumente aplikoheshin vetëm për shtresën e plebejëve prandaj ishin ligje të veçanta (leges speciales). Më vonë ato u bënë të aplikueshme për tërë popullatën romake, pavarësisht nga shtresa.

18. Çka janë Ediktet?

Ediktet janë vendime të magjistratëve të cilat u drejtoheshin qytetarëve romak. Ato mund të ishin në formë gojore apo të shkruar. Ediktet kishin për qëllim zbatimin, përmirësimin dhe plotësimi ne rendit ekzistues juridik.

19. Cilat janë karakteristikat e përgjithshme të së drejtës së lashtë romake:

19.1 Primitivizmi i Normave19.2 Konfuziteti i Theksuar19.3 Formalizmi19.4 Konservatorizmi19.5 Ashpërsia e Lartë

20. Cilat janë burimet e të drejtës romake në periudhën e lashtësisë?

20.1 E drejta zakonore (mors majorum)

21. Cilat janë karakteristikat e të drejtës klasike romake:

21.1 Karakteristika kryesore e të drejtës në periudhën klasike është se është e drejtë formale e shkruar.

22. Cilat janë burimet e të drejtës romake në periudhën klasike?

22.1 Leges (ligjet);22.2 Plebiscitet;22.3 E Drejta Zakonore.

23. Kur fitohet zotësia juridike dhe kur fitohet zotësia e veprimit?

Faqe 12

Page 13: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

23.1 Zotësia juridike fitohet në momentin e lindjes, ndërsa zotësia e veprimit fitohet pas një moshe të caktuar që në shtetin e Romës ishte 25 vite.

24. Çka nënkuptojmë me jus civitatis?

Jus civitatis nënkupton statusin e qytetarit të Romës.

25. Si mund të fitohet jus civitatis?

Jus civitatis mund të fitohej përmes lindjes (jus sanguinis) ose me natyralizim (naturalisation)

26. Si mund të fitohej statusi i qytetarit (jus civitatis) me natyralizim?

Personat të cilët nuk lindnin si qytetarë të Romës mund ta fitonin këtë status përmes natyralizimit. Natyralizimi mund të ishte privat dhe publik. Natyralizimi privat nënkupton rastet kur shefi i familjes (kryefamiljari) i një familje romake adoptonte një fëmijë. Në momenti ne adoptimit, fëmija fitonte statusin e qytetarit romak. Natyralizimi publik nënkupton natyralizimin e personave nga organet shtetërore. Natyralizimi publik mund të bëhej në mënyrë të rregullt apo të jashtëzakonshme. Natyralizimi i rregull bëhej kur një person i plotësonte kushtet e caktuara, ndërsa natyralizimi i jashtëzakonshëm u lejohej ose individëve që kishin merita të jashtëzakonshme për Romën ose qyteteve e madje edhe popujve të tërë. Për shembull, ka pasur raste kur organet shtetërore romake kanë nxjerrë ligje përmes të cilave kanë natyralizuar popuj të tërë.

27. Çfarë të drejta fitonte individi pas fitimit të statusit të qytetarit (jus civitatis)?

27.1 Kur qytetari romak ka fituar statusin e qytetarit ai/ajo njëkohësisht ka fituar edhe disa të drejta publike dhe private.

27.1.1 Të drejtat publike përfshijnë: të drejtën aktive dhe pasive të votimit, të drejtën e shërbimit në ushtri, të drejtën e pjesëmarrjes në solemnitete religjioze etj.

27.1.1 Të drejtat privatë përfshijnë: të drejtën për të lidhur martesë, të drejtën e pronës dhe të drejtat tjera reale, të drejtën e lidhjes së marrëdhënies obligatore (kontratave), të drejtën aktive dhe pasive të trashëgimit etj.

28. Cilat ishin kufizimet e statusit të qytetarit (jus civitatis)?

28.1 Përveç të drejtave të cilat fitoheshin me rastin e marrjes së statusit të qytetarit, ky status kishte edhe disa kufizime. Kufizimet ishin të natyrave të ndryshme dhe prandaj ndahen në tri grupe: Kufizimet e Përgjithshme, Kufizimet në Rrethana të Caktuara dhe Kufizimet në Raste të Tjera:

28.1.1 Kufizimet e përgjithshme: janë kufizimet të cilat aplikoheshin për kategori të caktuara të njerëzve. Për shembull, femrat, megjithëse kishin statusin e qytetares nuk lejoheshin që të merrnin pjesë në jetën politike, duke ua mohuar kështu të drejtat e tyre politike. Grupe të caktuara të popullatës gjithashtu kishin kufizime të përgjithshme siq janë personat të miturit (alieni juris), paganët, heretikët dhe kolonët.

Faqe 13

Page 14: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

28.1.2 Kufizimet në Rrethana të Caktuara: Ndër kufizimet më të njohura në këtë kategori ishte e ashtuquajtura “skallavëri debitore” që nënkupton rastet kur për shkak të borxheve, një qytetar romak mund të vendoste që me vetë dëshirë të shndërrohej në skllav për një periudhë të caktuar kohore me qëllim të shlyerjes së borxhit.

28.1.3 Kufizimet në Raste të Tjera: Ndër kufizimet më të njohura në këtë kategori ishin rastet kur një qytetar romak i cili kishte marrë pjesë gjatë lidhjes së një kontrate si dëshmitar dhe më vonë refuzonte të dëshmonte atë që kishte parë, atëherë ky qytetar nuk mund të shërbente më si dëshmitar në asnjë rast tjetër. Një kufizim tjetër ishte për personat të cilët kishin kryer ndonjë punë të pandershme apo kryenin ndonjë profesion të pandershëm. Këta persona që konsideroheshin të pandershëm (infamia) nuk kishin të drejta politike dhe kishin fare pak të drejta private.

29. Kur e humbiste një person statusin e qytetarit?

29.1 Statusi i qytetarit humbej në dy raste, në rast të vdekjes natyrore dhe vdekjes civile.

29.1.1 Vdekja natyrore: personi humbiste statusin e qytetarit në rast të vdekjes apo ndërrimit të jetës. Në këto raste hapej procedura e trashëgimisë.

29.1.2 Vdekja civile: me vdekje civile nënkuptojmë humbjen e statusin e qytetarit. Statusi i qytetarit në këtë mënyrë mund të humbej në dy raste. Rasti i parë është humbja e statusit të qytetarit dhe e lirisë, që ndodhte kur një qytetar romak kapej nga armiku dhe shndërrohej në skllav. Rasti i dytë është kur qytetari romak dëbohej nga shteti i Romës në një territor tjetër, më ç’rast e humbiste statusin e qytetarit por jo edhe lirinë.

30. Çka është status libertatis dhe kush e gëzonte atë?

30.1 Status libertatis do të thotë (pozita e lirë apo njerëzit e lirë). Personat të cilët kishin status libertatis ishin njerëz të lirë që jetonin në shtetin romak por që nuk kishin statusin e qytetarit romak. Këta ishin të gjithë banorët e komunave dhe bashkësive shtetërore të pushtuara nga Roma. E tërë popullsia e lirë e shtetit romak pa të drejtë qytetari ndahej në latinë dhe në peregrinë.

30.1.1 Latinët: ishin pjesëtarët e fiseve që kishin lidhje të afërt etnike me romakët. Fillimisht latinë klasifikoheshin fiset që jetonin në Itali. Në përgjithësi latinët e kishin më të lehtë që të fitonin statusin e qytetarit romak (jus civitatis) se sa peregrinët. Latinët mund të fitonin statusin e qytetarit me rastin e transferimit në qytetin e Romës. Latinët kishin shumicën e të drejtave që i gëzonin qytetarët romak, përveç të drejtës së shërbimit në legjionet romake dhe të drejtës së kandidimit për pozita shtetërore.

30.1.2 Peregrinët: ishin të huajt që nuk kishin lidhje etnike me romakët. Peregrinët kishin të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të drejtën që në marrëdhëniet ndërmjet tyre (peregrinëve) të përdornin rregullat e të drejtë së tyre zakonore. Pra ata kishin të drejtën që ti zgjidhnin mosmarrëveshjet eventuale mes tyre në bazë të rregullave të tyre dhe jo të shtetit romak.

31. Kush ishin Servët?

Servët ishin skllevërit. Njerëzit konsideroheshin si skllevër kur kapeshin si rob lufte. Qytetarët romak të cilët nuk paraqiteshin para zyrave të regjistrimit për tu regjistruar duke tentuar kështu që

Faqe 14

Page 15: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

ti iknin tatimeve apo shërbimit ushtarak gjithashtu shndërroheshin në skllevër. Skllevër shpalleshin gjithashtu personat që nuk i kishin kryer me kohë dhe në mënyrë lojale detyrimet kontraktuese, si dhe personat të cilët kapeshin duke vjedhur. Përveç kësaj, të gjithë fëmijët që lindeshin nga Servët ishte edhe ata vetë Servë.

33. Cilat ishin të drejtat e Servëve?

Në periudhën e lashtësisë, servët (skllevërit) nuk kishin asnjë të drejtë. Në fakt, njëra nga rregullat themelore të së drejtës së lashtë romake thoshte “servile caput nullum jus habet” që do të thotë se skllevërit nuk kishin kurrfarë të drejtash. Ata konsideroheshin si sende, vegla që flasin. Sipas të drejtës së lashtë romake, patroni apo pronari i skllavit kishte të drejtën e jetës dhe vdekjes mbi skllavin. Gjatë periudhës klasike, skllevërit fituan një të drejtë themelore që ishte e drejta e jetës.

35. Cilat ishin mënyrat e ndërprerjes së skllavërisë?

35.1 Skllavi konsiderohej i lirë nëse i shkonte për dore që të lashtonte territorin e shtetit romak dhe ti bashkohej fisit të tij.

35.2 Skllavi mund të lirohej nëse tregonte dhe zbulonte vrasësit e padronit të tij.

35.3 Skllevërit e vjetër dhe të sëmurë dhe skllevërit që kishin treguar merita të veçanta për Romën mund të liroheshin.

35.4 Skllevërit mund të liroheshin nga padronët e tyre në tri mënyra. Mënyra e parë është nëse padroni, skllavi dhe një qytetar i vjetër romak shkonin para një magjistri dhe padroni deklaronte se e lironte skllavin. Mënyra e dytë është përmes testamentit. Mënyra e tretë është regjistrimi i skllavit në regjistrat civil romak si detyrues tatimor apo ushtarak.

36. Në cilën moshë fitonin qytetarët romak zotësisë e plotë të veprimit?

Mosha 25 vjeçare.

36. Kush kishte statusin e personit juridik në shtetin romak në periudhën e lashtësisë?

Statusin e personit juridik në periudhën e lashtësisë e kishin institucionet fetare (tempujt) dhe institucionet shtetërore. Gjatë kësaj periudhe, personat privat nuk kanë pasur të drejtën e krijimit të personave juridik.

37. Kush kishte statusin e personit juridik në shtetin romak në periudhën klasike?

37.1 Në periudhën klasike koncepti i personit juridik është më i avancuar. Në këtë periudhë personat juridik ndaheshin në dy kategori kryesore:

37.1.1 Personat juridik të së drejtës publike që krijoheshin në bazë të vendimeve të organeve komentonte shtetërore për ushtrimin e autorizimeve dhe detyrave publike.

37.1.2 Personat juridik të së drejtës private që mund të lindnin me vendim të organeve shtetërore ose me iniciativë të personave privatë. Personat privat kanë pasur të drejtën e krijimit të personave juridik me tre dëshmitarë. Personat juridik të së drejtës private në

Faqe 15

Page 16: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

këtë periudhë ndaheshin në ndërmarrje ekonomike dhe në shoqata dhe fondacione të ndryshme.

38. Si ndaheshin qytetarët romak sipas pozitës juridike në familje:

38.1 Persona sui juris – në periudhën më të lashtë gjatë kohës sa qytetarët e Romës jetonin në kosortiume (kooperativa familjare apo grupe të zgjeruara familjare) persona sui juris konsideroheshin të gjithë personat e seksit mashkull dhe atij femër kur mbi ta nuk ishte vendosur pushteti i atit ose i burrit. Më vonë, për shkak të lindjes së pronës private dhe koncentrimit të mjeteve të prodhimit dhe të jetesës në duart e Shefit të Familjes (Pater Familias) vetëm ai kishte pushtetin absolut dhe të përjetshëm, pra vetëm ai ishte person sui juris ndërsa të gjithë të tjetër, pavarësisht nëse ishin meshkuj apo ferma, madhorë apo jomadhorë ishin persona alieni juris.

38.2 Persona alieni juris – ishin të gjithë personat të cilët jetonin nën pushtetin e Pater Familias.

39. Çka nënkuptojmë me Pater Familia?

“Pater Familia” do të thotë Shefi i Familjes apo personi i cili kishte pushtetin mbi një familje. Pater familja ishte i vetmi person sui juris në familje, ndërsa pushteti që ai kishte mbi anëtarët e familjes quhej Patria Potestas.

39. Çka nënkuptojmë me Patria Potestas?

“Patria Potestas” nënkupton pushtetin atëror, pra pushtetin të cilin e kishte Shefi i Familjes (Pater Familia) mbi anëtarët e tjerë të familjes. Patria Potestas shtrihej mbi anëtarët e rinj të familjes osë përmes faktit të lindjes ose me vullnetin e pater familias. Pra një anëtar i ri i familjes i nënshtrohej patria potestas ose nëse ishte lindur nga gruaja që ishte e martuar me pater familias ose nga gruaja që ishte e martuar me ndonjërin nga anëtarët e tjerë meshkuj që jetonin nën pushtetin e pater familias. Një person gjithashtu i nënshtrohej patria potestas nëse adoptohej nga pater familia. Pater protesta shuhej pas vdekjes së shefit të familjes ose anëtarit të familjes si dhe mund të shuhej me vetë dëshirë nga shefi i familjes i cili ia transferonte këtë pushtet një anëtari tjetër të familjes.

40. Cilat ishin kushtet për lidhjen e martesës sipas të drejtës romake?

40.1 Për lidhjen e martesës juridikisht të rregullt romake duhet patjetër të realizoheshin disa kushte kryesore të cilat ishin:

40.1.1 Jus Conubii – që nënkupton të drejtën për tu martuar. Këtë të drejtë fillimisht e kishin vetëm qytetarët romakë dhe latinët e vjetër. Plebejasit e fituan këtë të drejtë me lex canuilea, ndërsa qytetarët libertinë në kohën e principatës. Pjesëtarët e grupeve të lidhura me profesione e fituan këtë të drejtë në periudhën post-klasike.

40.2 Affectio Maritalis – që nënkupton qëllimin për t’u martuar. Në periudhën e lashtësisë qëllimin për tu martuar mund ta shprehnin edhe kryetarët e familjeve për anëtarët e familjes së tyre. Në periudhat e mëvonshme është kërkuar që ky qëllim të shprehet edhe nga bashkëshortët e ardhshëm.

Faqe 16

Page 17: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

40.3 Puperteti i bashkëshortëve – që do të thotë se martesë mund të lidhnin vetëm personat e gjinisë mashkullore që kishin mbushur moshën 14 vjeçare dhe personat e gjinisë femërore që kishin mbushur moshën 12 vjeçare.

40.4 Martesa duhej të lidhej në formën e parashikuar me ligj – pra martesa mund të lidhej vetëm në format e parashikuara juridike. Në periudhën e lashtë martesa mund të lidhej me grabitje ose blerje të nuses. Më vonë njihen dy forma të tjera: conferratio kur martesa kryhej me praninë e të fejuarve, të kryepriftit të Romës dhe me prezencën e së paku 10 qytetarëve madhor romak. Kjo formë përdorej kryesisht nga shtresa patriciane. Forma tjetër dhe më e shpeshtë ishte usus që nënkupton faktin e jetës së përbashkët. Kjo formë përdorej kryesisht nga shtresa plebejase dhe nënkuptonte transferimin e thjeshtë të nuses në shtëpinë e dhëndrit.

41. Cilat ishin pengesat (kufizimet) për lidhjen e martesës sipas të drejtës romake?

41.1 Pengesat për lidhjen e martesës ishin si vijon:

41.1 Martesa ekzistuese41.2 Sëmundja shpirtërore41.3 Lidhja e gjakut që në vijë të drejtë ishte pa kufizime ndërsa në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt.41.4 Krushqia që ishte pengesë vetëm në vijë të drejtë.

42. Si dhe kur zgjidhej martesa?

42.1 Martesa sipas të drejtës romake mund të zgjidhej në dy raste:

42.1.1 Zgjidhja e martesës për shkak të vdekjes së njërit bashkëshort – vdekja natyrore e burrit apo e gruar shkaktonte zgjidhjen e martesës.

42.1.2 Zgjidhja e martesës me shkurorëzim – shkurorëzimi lejohej për shkak të shkeljes së kurorës, alkoolizmit, dështimit të familjes, me marrëveshje apo me kërkesë të gruas, respektivisht të patres familia të familjes së gruas.

43. Qka është konsorciumi?

Pas shpërbërjes së sistemit fisnor (gjentil) popullsia e shtetit romak u organizua në bashkësi të mëdha familjare prodhuese që quheshin Konsorciume. Konsorciumi ishte kooperativë familjare dhe udhëhiqej nga kryeplaku. Anëtarët e tjerë meshkuj të konsorciumit kishin të drejta të barabarta në vendime dhe në kryerjen e punëve.

43. Flit për Familjen Agnate?

Kur zhvillimi i fuqive punëtore bëri të mundur jetën e grupeve më të vogla prodhuesish se konsorciumi, në Romë u organizuar të ashtuquajturat familje patriarkale agnate. Familjet agnate u formuan si rezultat i ndarjes së konsorciumit përmes largimit të anëtarëve meshkuj të cilit formonin bashkësitë familjare që ishin më të vogla se konsorciumi. Anëtari mashkull i larguar merrte pozitën e shefit të familjes (pater familia) në këtë bashkësi familjare i cili kishte pushtetin absolut mbi familjen agnate dhe posedonte mjetet e punës dhe jetesës. Familjet agnate ishin bashkësi të

Faqe 17

Page 18: Testi 1 - E Drejta Romake Deri Me 16 Prill 2011

Kreshnik Kurtishi

mbyllura ekonomike të cilat me jetë dhe punë të përbashkët siguronin mjetet e domosdoshme për ekzistimin e anëtarëve dhe vazhdimin e familjes. Pra, karakteristika kryesore e familjes agnate ishte se ajo ishte familje prodhuese e cila jetonte së bashku dhe i plotësonte së bashku vetë nevojat e jetesës.

44. Flit për Familjen Kognate?

Krijimi i ekonomisë latifundiste bëri të mundur që familja patriarkale agnate të ndahej në familja rusica (familje prodhuese) dhe familia urbana (familje konsumuese). Familja kognate lindi gradualisht dhe u zgjerua me përmirësimin ekonomik dhe personal të pozitës së personave alieni juris. Familja kognate ishte bashkësi e të afërmve të gjakut të cilët rridhnin nga një paraardhës i përbashkët por që jo domosdoshmërish jetonin së bashku. Rrjedhimisht, familja kognate mund të ndahet në familjen në kuptim të ngushtë dhe familjen në kuptim të gjerë. Në kuptim të ngushtë familja kognate ishte bashkësia e të afërmve që jetonin në ekonomi të përbashkët shtëpiake. Në kuptim të gjerë familja kognate nuk ishte as bashkëri prodhuesish dhe as konsumuesish por një grup i të afërmve që rridhnin nga gjaku i paraardhësit të përbashkët.

45. Çka nënkuptojmë me “Dos”

“Dos” është paja apo pasuria të cilët me rastin e lidhjes së martesës ja dorëzonte gruaja burrit për lehtësimin e jetës së përbashkët. Paja ishte pjesë e pandarë e martesa romake. Detyrat e caktimit të pajës e ngarkonin gruan nëse ajo ishte persona sui juris, ndërsa kryetarin e familjes së saj nëse ajo ishte persona alieni juris. Sipas dispozitave të mëvonshme, kjo detyrë e ngarkonte të atin edhe kur vajza ishte e emancipuar, kurse më rrallë edhe nënën.

46. Çka nënkuptojmë me tutori?

Tutoria (mbrojtja e personave me aftësi të kufizuar të veprimit) ishte institucion me të cilin plotësohej mungesa e zotësisë së veprimit të kategorive të tëra të personave që për shkak të moshës ose për shkak të seksit nuk ishin në gjendje që të dilnin vetë në komunikimin juridik. Të miturit sui juris të gjinisë mashkullore dhe femërore gjersa bëheshin madhorë, duhej të ishin patjetër nën tutori. Tutoria mund të krijohej ose më dëshirën e kryetarit të familjes ose me testament pas vdekjes së tij ose me vendim të organeve kompetente shtetërore.

47. Çka nënkuptojmë me kujdestari?

Kujdestaria ishte institucion me të cilin plotësohej mungesa e zotësisë së veprimit te personat të cilët nga vetë natyre duhej të kishin zotësi të plotë të veprimit, mirëpo nuk ishte ashtu për shkak të të metave personale (personat e sëmurë psikikisht, batakçinjtë, personat me të meta fizike).

48. Çka është ager publicus?

Ager Publicus janë tokat e pushtuara (toka publike) nga Roma fillimisht në Itali dhe më pas në pjesët tjera të Evropës dhe rajonit.

Faqe 18