testi i matures 2011 b

32
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT E MINISTARSTVO OBRAZOVANJA MINISTRY OF EDUCATION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NAUKE I TEHNOLOGIJE SCIENCE & TECHNOLOGY KQSHM DVSM TESTI I MATURËS ARSIMI PROFESIONAL II ARSIMI PROFESIONAL II (ELEKTROTEKNIK (ELEKTROTEKNIKË,KOMUNIKACION,MAKINERI, NDËRTIMTARI,GJEODEZI,GRAFIKË,TEKSTIL)

Upload: arian-idrizaj

Post on 14-Jan-2017

485 views

Category:

Business


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Testi i Matures 2011 B

REPUBLIKA E KOSOVËSREPUBLIKA KOSOVO

REPUBLIC OF KOSOVA

QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E ARSIMIT E MINISTARSTVO OBRAZOVANJA MINISTRY OF EDUCATIONSHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NAUKE I TEHNOLOGIJE SCIENCE & TECHNOLOGY

KQSHM DVSM

TESTI I MATURËS

ARSIMI PROFESIONAL IIARSIMI PROFESIONAL II(ELEKTROTEKNIK(ELEKTROTEKNIKË,KOMUNIKACION,MAKINERI,

NDËRTIMTARI,GJEODEZI,GRAFIKË,TEKSTIL))

Page 2: Testi i Matures 2011 B

Prishtinë, qershor 2011

2

Page 3: Testi i Matures 2011 B

Emri dhe mbiemri i nxënësit ................................................................

Shkolla………………..............................................................................

Udhëzime:

Koha: Keni 180 minuta që t’u përgjigjeni 100 kërkesave (pyetjeve). Koha numërohet prej momentit kur do të filloni t’i zgjidhni kërkesat.

Si të veproni?

1. Plotësojini me kujdes, sipas udhëzimeve, të gjitha kodet (në rreth), për: komunën, shkollën, paralelen, numrin e ditarit. Nëse këto të dhëna nuk i plotësoni saktë, nuk do të mund të nxirret rezultati i testit tuaj.

2. Para se të filloni t’u përgjigjeni pyetjeve, qetësohuni plotësisht, sepse kjo do t’ju ndihmojë.3. Lexojini me kujdes kërkesat dhe pastaj shënojeni vetëm përgjigjen e saktë, nga 4 mundësitë e

dhëna, për të cilën besoni se është e saktë.4. Fleta e përgjigjeve duhet të plotësohet vetëm me laps të thjeshtë - laps HB.5. Mbusheni kodin (në rreth) e përgjigjes së saktë me laps të thjeshtë, pa e shkarravitur jashtë.

Shih shembullin e mëposhtëm.

-

6. Kini kujdes që përgjigjen e saktë të një pyetjeje të mos ia vendosni pyetjes tjetër të radhës.

7. Në Fletën e përgjigjeve nuk bën të shkruani tjetër gjë, përveç përgjigjeve për të cilat jeni të bindur se janë të sakta.

8. Përgjigjet e sakta plotësohen njëkohësisht – në Test dhe në Fletën e përgjigjeve. 9. Çdo lloj llogaritjeje mund ta bëni në faqen e fundit të testit, ndërsa në fletën e përgjigjeve nuk

bën të shkruani tjetër gjë, përveç përgjigjeve, për të cilat jeni të bindur se janë të sakta. 10. Mos humbni kohë me pyetjet që nuk i dini, sepse koha mund të mos ju mjaftojë për pyetjet e

tjera.11. Përdoreni deri në fund kohën e testimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve.

GJUHË SHQIPE

B AESIMI PROFESIONAL II1

Përgjigjja e saktë, në Fletën e përgjigjeve, duhet plotësuar në këtë mënyrë me laps të thjeshtë HB

Numri 1 (një) paraqet numrin e pyetjes në fletën e përgjigjeve

A B D1

Page 4: Testi i Matures 2011 B

Lexoni fragmentin më poshtë dhe përgjigjjuni pyetjeve që vijojnë.Bir i përulët i Shën Françiskut, e ditur me një dituri pa tingëllim, po edhe Shqipëtar i kthjellt, At Gjeçovi, që i përkiste çdo mirësi, nuk i mungoj asnjë hidhërim, asnjë çpifje, me e çuditçmja e të cilave ndoshta është të mohuarit se ay ish Shqipëtar. Sepse ish lindur në një kufi gjuhërash, në një kufi ku sot mbaron Shqipia dhe nis një tjatër, ca mendje të klasës së katërt, të pazonjat të kuptojnë se folësit e shqipes në vijën më të përparuara janë stërnipërit e atyre që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrapsurit e vijës më tëhu, ca mendje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdi.Po atë Gjeçovi është përmi çdo sharje. Emri i këtij njeriu të rallë do të vejë duke u ritur dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqiptarisë

(Faik Konica “Ca kujtime mbi At Gjeçovin”, Dielli, 18 mars 1930)

1. Natyra e këtij diskursi është: A. përkushtuesB. mitologjikC. elegjiakD. religjioz

2. Cili pohim jep më së qarti adhurimin dhe nderimin për At Gjeçovin? A. i ditur me një dituri pa tingëllim, po edhe Shqipëtar i kthjellt B. i përkiste çdo mirësi, nuk i mungoj asnjë hidhërimC. asnjë çpifje, me e çuditçmja e të cilave - të mohuarit se ay ish ShqipëtarD. emri i këtij njeriu të rallë do të jetë një nga gurët e shëntëruar

Lexoni dialogun e dhënë më poshtë dhe përgjigjjuni pyetjeve që vijojnë.- Mua për vete, - tha Sançoja, - më duket se kalorësit që bëjnë gjithë këto gjëra ishin të

detyruar… po… ti përse duhet të luash mëndsh? Cila zonjë të ka refuzuar ty?- Po pikërisht këtu është lezeti, - iu përgjigj Don Kishoti. - Ja se sa mahnitshëm e kam

shoshitur këtë punë në kokën time - pasi vetëm një kalorës trushkulur mund të inatoset me të drejtë… E ç’vlerë ka atëherë ky zemërim? Ideja ime është të lajthis pa pasur asnji shkak fare…

(Miguel Servantes, “Don Kishoti i Mançës”)

3. Kur Don Kishoti i përgjigjet Sanços me fjalët: Ideja ime është të lajthis pa pasur asnji shkak fare…, përgjigjja është shprehje e një:

A. trimiB. të marri C. të zemëruari D. frikacaku

4. Cila nga shprehjet jep më bindshëm karakterin e Don Kishotit, në veprën e Miguel Servantesit?

A. Ai është një trim i rreptëB. Ai është një burrë besnikC. Ai është një i marrë largpamësD. Ai është një inatçi frikacak

B AESIMI PROFESIONAL II2

Page 5: Testi i Matures 2011 B

Lexoni vargjet më poshtë dhe përgjigjjuni pyetjeve që vijojnë.

Hamleti:Që kur ka qenë shpirti im i zotiTë njohë dhe të zgjedhë njerëzitTë zgjodhi ty, e ty ta vuri vulën:Ti Horat i dashur t’i je burrë,Q’i vuan që të gjitha e s’vuan hiq

(Uilliam Shekspir “Hamleti”)

5. Nga leximi i këtyre vargjeve kuptojmë se Hamleti flet për:A. zhgënjimin e tijB. dashurinë e tijC. vuajtjet e miqveD. zgjedhjen e miqve

6. Drama “Hamleti” e Shekspirit, është e njohur si një vepër mbi:A. dashurinëB. hakmarrjenC. mërgimin D. trimërinë

Lexoni fragmentin më poshtë dhe përgjigjjuni pyetjeve që vijojnë.

Po mbushej i dyti vjet qi ata burra rritshin në mal, komitë. Të dy kishin vrâ njerëz e gjêndermerija i gjurmonte pa pushue. Nji ditë, nji fishkllimë e gjatë, e dridhshme, e çuditshme jehoi mal në mal e u shue në largsí.Atëherë ata Malsorë qi pa u tutë e shikofshin or’e ças dekën, u zverdhën e ia ngulën shoqishoqit syt’ e mënderuem. Vendosen të shkojnë të rrëfehen te famullijâ mâ e afërme.

- Zotní, kena ardhë tu ti m’u rrëfye, pse njâni ndër né të dy do të desin brênda këtyne shtatë ditëve.

Frati ngriti fytyrën kah ai në shêj pyetjeje tue shqyrtue me kureshtë.- Na e kânë dhanë lajmin Orët e Malit.

Edhe e diftoi punën gjithsesí.Frati tundi kryet e spjegoi:

- Kjo quhet besëtytní qi don me thânë besim i rrêjshëm.Mos u jepni rândësi këtyne sendeve, pse janë të tâna kote.

Lulashi tha me nji zâ ku ndëgjohej sigurija mâ e madhe:- Ti, zotní, je me shkollë e me dije e ke gjithmonë arsye.

Por... edhe na Malsorët i njohim mirë këto shêje edhe e dijmë se dalin për herë të vërteta.

(Ernest Koliqi “Kur orët lajmojnë”)

7. Dialogu në këtë fragment, është midis:A. një trimi dhe një frikacakuB. një hajduti dhe një të urtiC. një besëtyti dhe një besimtariD. një nevojtari dhe një të mençuri

B AESIMI PROFESIONAL II3

Page 6: Testi i Matures 2011 B

8. Kur Gjetja thotë: Zotní, kena ardhë tu ti m’u rrëfye, pse njâni ndër né të dy do të desin brênda këtyne shtatë ditëve.

Arsyeja që Gjetja i thotë këto fjalë, është se ata: A. u besojnë besëtytnive B. kanë frikë nga xhandarmëriaC. kërkojnë të strehohen në kishëD. duan të dinë më shumë për priftin

9. Ky tregim shpreh përafrimin e tij me: A. religjioninB. historinëC. atdhedashurinëD. mitin

Lexoni poezinë më poshtë dhe përgjigjjuni pyetjeve që vijojnë.

N’tý mendoj kúr agon dita, Kúr bylbyli mallshem kndon, N’tý mendoj kur soset dita, Terrí botën kúr e mblon.

Veç se tý të shoh unë n’anderr,Veç se tý, çuet t’kam n’mendim;Nder t’vështira ti m’jé qanderr,Për tý i lehtë m’vjen çdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalleUn kam pá, larg, tue bâ shtek, E përgjova tjera valle,N’tjera lule syu m’u rrek;

Por nji fushë mâ e blerët nuk shtrohet,Por nji mal mâ bukur s’rri,Mâ i kulluet nji lumë s’dikohet,Moj Shqypni, porsi i ké ti....................

(Gjergj Fishta, “Atdheu”)

10.Ky tekst poetik përmban emocion dhe kuptim të:A. lavdisë për atdheunB. shpresës për atdheunC. mallit për atdheun D. sakrificës për atdheun

B AESIMI PROFESIONAL II4

Page 7: Testi i Matures 2011 B

11. Në cilin nga vargjet atdheut i këndohet në shkallën sipërore - jashtë çdo krahasimi?

A. Por nji fushë mâ e blerët nuk shtrohet, Por nji mal mâ bukur s’rriB. N’tý mendoj kúr agon dita, Kúr bylbyli mallshem kndonC. Tjera brigje, fusha e zalle Un kam pá, larg, tue bâ shtek D. E përgjova tjera valle, N’tjera lule syu m’u rrek

12.Cili nga përkufizimet është më i plotë për Kanunin e Lekë Dukagjinit?Kanuni, si një dokument i rëndësishëm që jep jetën tradicionale të shqiptarëve, shpreh:

A. të drejtën morale B. organizimin fisnor C. të drejtën zakonoreD. zgjidhjen e gjakmarrjes

Lexoni fragmentin më poshtë dhe përgjigjjuni pyetjeve që vijojnë.Prishtinë, 10 majDje në Galerinë e Arteve në Prishtinë, artistja angleze Eni Xhenings ka ekspozuar veprat e saj më temë nga luftërat e fundit në Ballkan. Vëmendjen e vizitorëve e tërhoqën instalacionet si “Kutia e Pandorës”, “Pasqyra e Narcisit”, “Pritja e Penelopës” etj. Drejtori i Galerisë Kombëtare u tha të pranishmëve se Xhenings ishte një Editë Durham e re… (tekst i përpunuar)13.Renditja e përgjigjeve për katër pyetjet themelore në fjalinë e parë është bërë sipas rendit

të pyetjeve:A. kush, çka, kur kuB. kur, ku, kush çkaC. ku kush çka kurD. çka, kur, ku, kush

14.Figurat dhe personazhet nga vepra e Homerit, janë transponuar vazhdimisht në veprat e autorëve të sotëm në dimensione të reja. Kjo del edhe në këtë fragment përmes figurës së:

A. Kutisë së PandorësB. Pasqyrës së NarcisitC. Pritjes së PenelopësD. Jetës së Editë Durhamit

Lexoni poezinë dhe përgjigjjuni pyetjeve që vijojnë.Gjithëve u thëres, kush do ndëlesë, Të mirë të krështee, burra e gra,Mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,Se s’ishtë njeri nesh cë mkatë s’kaa; (1592)15. Ky fragment që i takon letërsisë së vjetër shqipe është shkruar nga:

A. Pjetër BudiB. Pjetër BogdaniC. Gjon BuzukuD. Lekë Matrënga

16.Fjalia “Se s’ishtë njeri nesh cë mkatë s’kaa” në shqipen e sotme bën:

B AESIMI PROFESIONAL II5

Page 8: Testi i Matures 2011 B

A. “Se s’është kush mes nesh që mëkate s’ka”B. “Se s’ishte askush mesh nesh që s’ka mëkate”C. “Secili prej nesh nuk ka mëkate”D. “Asnjë prej nesh s’ka mëkate”

Lexo periudhën: “Nuk dola shumë shpejt, megjithëse, kur hyra në drejtori pashë që drejtori ishte zemëruar”, dhe përgjigju pyetjeve!

17.Periudha e dhënë më sipër është fjali e varur me marrëdhënie:A. kushtoreB. lejoreC. përqasoreD. kundërshtore

18.Sikur folja “ishte” në fjalinë “Kur hyra në drejtori pashë që drejtori ishte i zemëruar”, të kthehej në habitoren e tashme, do të bënte:

A. Kur hyra në drejtori pashë që drejtori paska qenë zemëruarB. Kur hyra në drejtori pashë që drejtori paska qenë i zemëruarC. Kur hyra në drejtori pashë që drejtori qenka i zemëruarD. Kur hyra në drejtori pashë që drejtori qenka zemëruar

Lexoni poezinë më poshtë dhe përgjigjjuni pyetjeve që vijojnë.

Ku t’a njof e ku t’a dijSall’i natë e kam pasë në shpiPor m’ka pasë thanë e zeza nanëSe ka pasë nji shej në llanëKu e ka pa’ngranë gjogu në dhambë!

19.Nga elementet e dhëna në fragmentin e mësipërm kuptohet se bëhet fjalë për ciklin e njohur të baladave shqiptare të:

A. rinjohjesB. besësC. tradhtisëD. ringjalljes

20.Për nga tematika, figura e gruas në këtë baladë përafrohet në letërsinë antike me figurën e:

A. HelenësB. AntigonësC. DriadësD. Penelopës

ENGLISH LANGUAGE

B AESIMI PROFESIONAL II6

Page 9: Testi i Matures 2011 B

21.Choose the correct alternative to complete the following sentence:

We organised a party in order to raise funds for the homeless. The party turned very successful and the people were rather generous. We were very pleased. With the £92, 873 we could build a home for so many people. The total funds raised were ______ pounds.

A. ninety-two thousand, eight hundred seventy and threeB. ninety-two thousand and eight hundred and seventy-threeC. ninety-two thousand, eight hundred and seventy-threeD. ninety-two thousand, eight hundred, seventy-three

22.Read the paragraph carefully:We had a school project related to air transport. Part of it was comparison of airliners used by different air travel companies transporting people to all different parts of the world. Here is part of our research findings:

Look at the table below and choose the correct answer:Airliner Seats Flight crew Engines

Boeing 747 452 3 4Boeing 737 118 2 2Boeing 767 255 2 2

McDonnel Douglas DC10 380 3 3A. The airliner that can carry the smallest number of passengers is Boeing 767.B. The airliner which has the largest number of engines is Boeing 737. C. The airliner which has the largest flight crew is McDonnel Douglas DC10.D. The airliner that can carry the largest number of passengers is Boeing 747.

23.Read the following sentences:1. I thought the driver of the white car was to blame.2. Did you see the accident clearly?3. No, the black car definitely caused the accident.4. Are you sure? You wouldn’t want to accuse the wrong man.5. Yes, I saw when the black car went through the red light.

The correct order of sentences to form a dialogue is:A. 1 2 3 4 5B. 2 5 1 3 4C. 3 2 1 5 4D. 4 5 2 1 2

24.ONLY ONE of the words below CANNOT be used to complete the following sentence. Which one?

My boss was really __________ when I first started the job – always ready to help out or give advice.

A. insultingB. supportiveC. considerateD. encouraging

25.Read this text and then choose a sentence to complete the paragraph:Anne did not think of the risk she was taking when she ran through a forest after two men.

B AESIMI PROFESIONAL II7

Page 10: Testi i Matures 2011 B

They had rushed up to her while she was having a picnic at the edge of a forest with her children and tried to steal her handbag. Anne __________.

A. she was afraidB. she couldn’t runC. took a great riskD. didn’t want to risk

26. In the following dialogue: George: ‘Could you, please, open the door for me?’Jake: _____________. (Jake agrees.)from the following expressions:

1. Yes, of course.2. No, thanks.3. No, of course not.4. Open it yourself.

The best expression to use is ‘Yes, of course.’ because:A. Jake doesn’t want to be bothered.B. Jake wants to be helpful.C. Jake doesn’t want Tim to come in.D. Jake wants to stand at the door.

27.Choose the correct answer to complete the sentence:Jennita always makes her own dresses. She just takes the _______ and cuts the material and finishes the dress in a day.

A. scissorsB. scisor C. sccissorsD. scisors

28.The sentence ‘He has never spoken to me in that manner.’ is in the _________.A. Present perfect continuous tenseB. Past perfect continuous tenseC. Present perfect tenseD. Past perfect tense

29.Look at the following nouns. One of them does not exist. Which one?A. coverageB. buildage C. movementD. statement

30.Choose the best way to join the following sentences:Justin has got false teeth now.Justin didn’t look after his teeth when he was younger.

A. Justin didn’t look after his teeth when he was younger but he’s got false ones now.B. Justin didn’t look after his teeth when he was younger since he’s got false ones now.C. Justin didn’t look after his teeth when he was younger because he’s got false ones now. D. Justin didn’t look after his teeth when he was younger so he’s got false ones now.

31.Choose the correct sentence:A. It’s fortunate my son isn’t obliged to attend school on weekends.

B AESIMI PROFESIONAL II8

Page 11: Testi i Matures 2011 B

B. My son it’s fortunate isn’t obliged to attend school on weekends. C. My son isn’t fortunate to attend school on weekends it’s obliged.D. Isn’t obliged my son it’s fortunate to attend school on weekends.

32.Look at the words in the box:

he – his – phone - network - mobile - there – no – use – was - but – to - tried The correct combination to form a sentence is:

A. He tried to network his use but there was no mobile phone. B. He tried to network his mobile phone but there was no use.C. He tried to use his mobile phone but there was no network.D. His mobile phone there was no use but he tried to network.

33.Which word is different?A. accident B. disasterC. catastrophe D. prosperity

34.Choose ONE word to complete the TWO sentences given below:They were very hospitable and gave us a very _______ welcome.I always ________ the milk before I drink it in the evening.

A. warmB. chill C. heatD. hot

35.Which word below does NOT rhyme with the word appear?A. sincereB. repairC. unclearD. frontier

36. In the string of words: fortunately, suddenly, elderly, obviously, solemnly, the word elderly is different because ________.

A. it is an adverbB. it is a nounC. it is an adjectiveD. it is a verb

37.Read the paragraph carefully:

B AESIMI PROFESIONAL II9

Page 12: Testi i Matures 2011 B

A night out in Tokyo is much the same as a night out in Milan these days according to a survey about socialising, conducted amongst 16 to 34-year-olds around the world. Whether you live in Korea or Canada, Italy or Ireland, a typical night out is spent eating burgers, seeing American films or listening to English-language music in clubs and bars. Individual differences do survive – the ballet is still particularly popular amongst Russians, while more Japanese favour an evening of Karaoke – but American culture is everywhere.

Look at the highlighted part of the text and complete the following sentence:

The typical night out ___________________.A. in Canada means eating hamburgersB. in Korea means seeing American filmsC. in Italy or Ireland means listening to music in EnglishD. regardless where you live, is almost the same

38.The following sign means that _________.

A. there is something confusingB. there you need to inform the peopleC. there you can seek and get informationD. there you cannot get any information

39.This is a lovely sport for playing as well as watching. All you need is a ball and a club and a course. Many people are keen on playing it because it provides them the opportunity to stay outdoors, enjoy the lovely day under the sun and the evergreen scenery is a feast for the eyes. The sport is called:

A. golfB. hockeyC. poloD. bowling

40.Mary was given twenty pounds of pocket money. She bought a box of pencils for £3.55, a shirt that cost £11.99 and going back home she treated herself with an ice-cream. That was additional £1.20. The end of the month was too far away and in her pocket she had only ______ left.

A. four pounds twenty-sixB. three pounds twenty-six C. two pounds twenty-sixD. five pounds twenty-six

MATEMATIKË

B AESIMI PROFESIONAL II10

Page 13: Testi i Matures 2011 B

41. Sa është vlera e shprehjes numerike ?

A. S = 3B. S = 9 C. S = 27 D. S = 81

42. Çfarë trekëndëshi formohet nëse dy kënde të tij janë dhe këndi i tretë është ?

A. Këndgjerë B. BarabrinjësC. Kënddrejtë D. Brinjëndryshëm

43. Në sa mënyra mund të zgjedhet kryesia e klasës prej tre anëtarësh nga dymbëdhjetë nxënës?

A. 120B. 160 C. 220 D. 240

44. Prej 1000 kg grurë fitohen 850 kg miell. Sa kg miell do të fitohen nga 200 kg grurë?

A. 155 kgB. 160 kg C. 165 kg D. 170 kg

45. Është dhënë shprehja shkronjore , ku . Pas thjeshtimit

shprehja ka formën:

A.

B.

C.

D.

46. Është dhënë numri kompleks Cili është numri kompleks i formës

B AESIMI PROFESIONAL II11

Page 14: Testi i Matures 2011 B

A. B. C. D.

47. Në një kuti gjenden katër sfera dy prej të cilave janë të kuqe e dy janë të bardha. Nxerrja symbyllazi e një sfere e kuqe nënkupton:

A. Ngjarjen elementareB. Ngjarjen e kushtëzuarC. GjasënD. Provën

48. Në gjashtëkëndëshin e rregullt ABCDEF është dhënë vektori Sa është vektori .

A. B.

C.

D.

49. Për çfarë vlere të x-it, drejtëkëndshat dhënë në figurë kanë syprina të barabarta?

A. B. C. D.

B AESIMI PROFESIONAL II12

Page 15: Testi i Matures 2011 B

50. Është dhënë katërkëndshi ABCD ku , dhe

. Sa është syprina e tij ? A. B. C. D.

51. Cila nga diagramet e dhëna NUK paraqet

pasqyrim të bashkësisë në bashkësinë

B?

A. IB. IIC. IIID. IV

52. Në bashkësinë e numrave të plotë veprimi “ * ” është përkufizuar me:

. Sa është ?

A. 2 B. - 2 C. 0 D. - 6

53. Te vargu aritmetik janë dhënë dhe . Sa është shuma e pesë termave të parë të tij?

A. B. C. D.

54. Në cilin rast janë paraqitë saktë zgjidhjet e jobarazimit: ?

B AESIMI PROFESIONAL II13

Page 16: Testi i Matures 2011 B

55. Shenja e cilit funksionit trigonometrik është përcaktuar në kuadrante të paraqitura në rrethin trigonometrik ?

A. B. C. D.

56. Cilat janë zgjidhjet e ekuacionit kuadratik ?

A. B. C. D.

57. Për cilën vlerë të x - it barazimi i dhënë me anë të trupit të degëzuar është i saktë.

A. B. C. D.

58. Vlera e shprehjes është:

A.

B AESIMI PROFESIONAL II14

Page 17: Testi i Matures 2011 B

B.

C.

D.

59. Në mbarim të vitit i keni pasë të përfunduara nëntë nota dhe një notë të pa përfundurar si vijon: 5, 3, 5, 4, 3, x, 3, 3, 4, 5. Çfarë note është dashur ta keni në

mënyrë që nota mesatare e juaj të jetë 3. 7 ?

A. 2 B. 3 C. 4D. 5

60. Janë dhënë funksionet dhe . Sa është vlera e ?

A. B. C. D.

61. Sa është vlera e shprehjes nëse x është zgjidhje e ekuacionit iracional ?

A. B. C.D.

62. Cila është vlera e parametrit te funksioni ashtu që ?

A. B. C. D.

63. Sa është vlera e shprehjes ?

A. S = 1B. S = 3 C. S = 5 D. S = 8

B AESIMI PROFESIONAL II15

Page 18: Testi i Matures 2011 B

64. Nëse , atëherë me sa është e barabartë ?

A.

B.

C.

D.

65. Sa është limiti i funksionit ?

A. 0

B.

C. 2 D. ∞

66. Janë dhënë grafikët e funksioneve dhe . Për çfarë vlera të x vlenë ?

A. B. C. D.

67. Hidhet monedha metalike. Sa është probabiliteti (gjasa) që të ndodhë ngjarja A={hedhja është shifër}?

A.

B.

C.

B AESIMI PROFESIONAL II16

Page 19: Testi i Matures 2011 B

D.

68. Është dhënë grafiku i funksionit kuadratik . Cili pohim është i saktë?

A. dhe B. dhe C. dhe D. dhe

69. Në katrorin me brinjë ëhtë brendashkruar rrethi. Sa është syprina e rrethit?

A. B. C. D.

70. Nëse syprina e drejtëkëndshit ABCD të dhënë në figurë është , atëherë sa do të jetë syprina e drejtëkëndshit të hijëzuar sipas të dhënave në figurë.

A. B. C. D.

INFORMATIKË

71.Kapaciteti i nevojshëm i kujtesës (memories) për ruajtjen e dhjetë simboleve është:A. 10 BB. 10 KBC. 10 MBD. 10 GB

B AESIMI PROFESIONAL II17

Page 20: Testi i Matures 2011 B

72.Bazuar në formulën e shkruar në celulën D3 dhe pas tërheqjes së rezultatit, celula D4 do të ketë vlerën:

A. 0.75B. 1C. 3D. 4

73.Nëse duam të ndërtojmë grafikun si në figurë , atëherë marrim dritaren “Chart Wizard” dhe nga opsioni “Standard Types” zgjedhim:

A. Pie B. LineC. Column D. Doughnut

74.Cili nga objektet e listuar ka të bëjë me baza të shënimeve ne programin S Access:

A. SlideB. Forms C. CellsD. Paragraf

75.Si bëhet kalimi prej celulës G5 në celulën e parë?A. Ctrl+Page Up B. Ctrl+ Shigjeta lartëC. Ctrl+Page Down D. Ctrl+Home

76.Rritja e rezolucionit të ekranit në kompjuter nënkupton rritjen e parametrit:A. DPIB. bpiC. MHzD. Ppm

77.Një grumbull i organizuar i të dhënave paraqet:A. Një tabelë të të dhënave

B AESIMI PROFESIONAL II18

Page 21: Testi i Matures 2011 B

B. Një bazë të të dhënaveC. Një formular të të dhënaveD. Një tërësi instruksionesh për menaxhimin e të dhënave

78. Microsoft në ofertën e vet ka dy programe për dërgimin dhe pranimin e postës elektronike:

A. MS Access dhe MS ExcelB. MS PowerPoint MS WordC. Outlook dhe Outlook ExpressD. Internet Explorer dhe Netscape

79. Bazuar në dritaren e treguar në figurë, është pranuar:

A. Një porosi e re B. Një porosi e hapur kohë më parë C. Një porosi e infektuar me virusD. Një porosi që nuk mund të hapet

80.Në çfarë konteksti është e lejuar të kopjohet një program i mbrojtur me të drejta autoriale?

A. GjithmonëB. Kur krijohen kopjet backup.C. Vetëm nëse shpërndahet pa pagesëD. Në asnjë situatë

81. Cila nga konstatimet vijuese është e saktë në lidhje me ROM -BIOS:A. Ruan programin për startimin e njësive hyrëse-dalëse të sistemit kompjuterikB. Ruan programin për startimin e njësive hyrëse të sistemit kompjuterikC. Ruan programin për startimin e njësive dalëse të sistemit kompjuterikD. Ruan programin për të dhënat e RAM memories

82. Cila është njëra nga përparësitë e punës së kompjuterit në rrjet:A. Pjesët harduerike janë më të shtrenjta dhe rrjedhimisht më të sigurtaB. Shfrytëzuesit mund të përdorin skanerin e njëjtëC. Mbrojtja nga viruset është më e sigurtD. Kompjuterët punojnë më shpejtë

83. Gjatë punës së gjatë me kompjuter duhet t`i kushtohet kujdes i veqantë:

A. Ndërprerjeve më të gjata të punës me kompjuterB. Ndërrimit të vazhdueshëm të inventarit përcjellës

B AESIMI PROFESIONAL II19

Page 22: Testi i Matures 2011 B

C. Rregullimit të ambientit të punës me pamje sa më qetësueseD. Ergonomisë së karriges ,ergonomisë së tavolinës, klimës në vendin e punës, etj.

84. Shkurtesat : MPEG-4 SLS, MPEG-4 ALS, MPEG-4 DST, etj., janë formate të :

A. Audio sinjaleve B. Video sinjaleve C. Sinjaleve kompoziteD. Të panjohura për formatet e sinjaleve

85. Shërbimi E-banking paraqet:A. Porositjet e mallrave nëpërmjet InternetitB. Përcjellje e urdhëresave qeveritare në mënyrë elektronikeC. Pagesa nëpërmjet bankës për rroga, fatura, transaksione bankare, etj.D. Shërbimet elektronike qeveritare: votim elektronik, regjistrimi i popullatës,

regjistrimi i veturave, etj.

EKONOMI ME NDËRRMARRËSI

86. Kush është autor i vepres “Teoria e punësimit, e interesit dhe parasë” e cila rëndësi te veçant i ka dhënë zgjedhjës së problemeve makroekonomike?

A. Adam SmithB. Alfred MarshallC. Thomas AquinasD. John Maynard Keyns

87. Metoda ekonomike e cila niset nga mbledhja, përpunimi dhe analiza e të dhënave ekonomike për të nxierr përfundime apo hipoteza të caktuara quhet?

A. Metodë e induksionitB. Metodë e deduksionitC. Metodë e vrojtimit D. Metodë eksperimentale

88. Çfarë relacioni tregon kurba e ofertës?A. Relacionin ndërmjet sasisë së kërkuar dhe çmimeve B. Relacionin ndërmjet sasisë së kërkuar dhe të ofruarC. Relacioni ndërmjet sasisë së ofruar dhe çmimeveD. Relacionin ndërmjet sasisë së kërkuar, ofruar dhe çmimeve

89. Cili nga faktorët e cekur ndikon në zvogëlimin e kerkesës së konsumatorëve për mallra dhe shërbime në treg?

A. Rritja e numrit te konsumatorëvë në tregB. Rritja e kostos së faktorëve të prodhimitC. Zvogëlimi i preferencave të konsumatorëve

B AESIMI PROFESIONAL II20

Page 23: Testi i Matures 2011 B

D. Zvogëlimi i të ardhurave të konsumatorëve ne treg

90. Sa është produkti margjinal PM, nëse për prodhimin e 6 njësive të produkti X nevoiten 2 punëtor kurse për prodhimin e 10 njësive të këtij produkti nevoiten 3 punëtorë?

A. 3B. 4C. 6D. 9

91. Çfarë pjerrtësie apo forme ka kurba e ofertës së firmës në kushtet e konkurencës së plotë në periudha afatëgjata, ku mundësit për rritjen e sajë nuk janë të kufizuara?

A. Pjerrtësi pozitiveB. Pjerrtësi negativeC. Formë horizontaleD. Formë vertikale

92. Çka kuptojmë me monopson?A. Ekzistencën e një firme në treg, B. Ekzistencën e një blerësi në treg C. Ekzistencën e dy firmave në treg të cilat kanë edhe ndërveprime

strategjike ndërmjet tyreD. Ekzistencën e shumë firmave në treg të cilat nuk kanë ndërveprime

strategjike ndërmjet tyre

93. Kush e përbën kërkesën e tregut?A. Oferta e nje firme në kushtet e konkurences së plotëB. Ofertat e e firmave individuale në treg (tërsia e tyre)C. Kërkesa e një konsumatori në tregD. Kërkesat e konsumatorëve individual ose të veçantë në treg

94. Çka përfshin Produkti Kombëtar Neto (NNP) A. Vleren e tregut të produkteve të cilat janë në proces të prodhimitB. Vleren e tregut të produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuar

në ekonomit e vendeve të jashtme duke ja shtuar amortiziminC. Vleren të gjitha produkteve dhe shërbimeve perfundimtare të një

ekonomie për një periudhë të caktuar duke ja zbritur amortiziminD. Vlerën e tregut të huazimeve të marra nga qeveria vendore në tregjet e

jashtme

95. Kush janë humbësit nga inflacioni?A. HuadhënësitB. HuamarrësitC. Shtetet të cilet eksportojnë në vendin pa inflacionD. Shtetet të cilat kanë investuar mjetet në patundshmëri

96. Çfarë funksioni është duke kryer paraja nëse ajo kursehet nga të ardhurat e tanishme për tu investuar në forma të ndryshme në vitet vijuese ?

A. Funksionin si njësi matëseB. Funksionin si rezervë e vlerës

B AESIMI PROFESIONAL II21

Page 24: Testi i Matures 2011 B

C. Funksionin si mjet shkëmbimiD. Funksionin e qëndrueshmëris

97. Në kuadër të cilës kategori të tatimeve bënë pjesë Tatimi i Vlerës së Shtuar?A. Tatimeve varibileB. Tatimeve eksterneC. Tatimeve të tërthorta D. Tatimeve të drejtëpërdrejta

98. Përmes cilave instrumente financiare Banka Qendrore e realizon funksionin e Operacioneve te Tregut të Hapur?

A. Letrave me vlere siç janë obligacionet dhe bonat e thesaritB. Kredive të cilat i merrë në tregjet e jashtme dhe i përdor për rritje të pagaveC. Taksave dhe tatimeveD. Kontributeve dhe doganave

99. Si ndikon deficiti i vazhdueshëm i bilancit të pagesave në vlerën e valutave kombëtareA. Në rritjën e vlerës së valutës kombëtareB. Ndikimi nuk vërehet në valutën kombëtareC. Rritjen e vlerës së valutës të vendit eksportuesD. Në zvogëlimin e vlerës së valutës kombëtare

100. Cilat nga këto karakteristika i posedojnë bizneset e organizuara në formë të ortakërive

A. Kapitali i tyre përbëhet nga një numer i madhë i aksionarëve, kanë përgjegjësi të kufizuara dhe strukturë më të ndërlikuar të organizmit

B. Kapitali përbëhet nga nje persona qe ka përgjegjësi të kufizuar me strukturë organizative individuale

C. Kapitali i tyre përbëhet vetëm nga mjetet e huazuara dhe formohen zakonisht në tregjet internacionale

D. Janë të liruara nga tatimi në fitim dhe tatimi i vlerës së shtuar

B AESIMI PROFESIONAL II22