tetor 2015 - igjk2017.rks-gov.net filetetor nr. 9 2 buletini janar, nr. 1 me 02-03 tetor 2015,...
TRANSCRIPT
Përmbajtja:
Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)
Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP)
Aktivitetet tjera
Adresa: Lagja e Spitalit
Rr. “Muharrem Fejza” p.n.
Prishtinë, Republika e Kosovës
http://igjk.rks-gov.net
Tetor
2015
2
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me 02-03 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-
vës, në bashkëpunim me projektin EUIPR, ka
realizuar trajnimin dy ditorë për gjyqtarë
“Trajnim i avancuar mbi të drejtën e autorit” që
hyn në kuadër të Programit të Specializuar për të
drejtën komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive
të gjyqtarëve pjesëmarrës lidhur me implementi-
min e koncepteve kryesore dhe praktiken
gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë
(GJED) dhe familjarizimi me legjislacionin e BE
-së lidhur me të drejtën e autorit dhe të drejtat e
përafërta në drejtim të mbështetjes së tyre në
zbatimin e praktikës së përditshme sa i përket të
drejtës së autorit në Kosovë.
Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan raste të
vendimeve të GJED-së lidhur me origjinalitetin,
bartësin fillestar të së drejtës dhe punimet e
mbrojtura si koncepte kryesore të së drejtës së
autorit, raste nga aktgjykimet e GJED-së për të
drejtën e autorit lidhur me kompensimin e kop-
jimit privat, si dhe raste të vendimeve të GJED-
së për komunikimin për publikun. Po ashtu u
trajtuan aspektet konkurruese ndaj menaxhimit
kolektiv në aspekt të vendimeve të KE-së dhe
vendimeve të GJED-së.
Trajnimi u zhvillua në formatin e diskutimeve
interaktive, ku gjyqtarët pjesëmarrës ngritën di-
lemat dhe sfidat e tyre praktike.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët pranë
gjykatës së Apelit - Departamenti për Çështje
Ekonomike, gjyqtarët nga Gjykata Themelore
Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike
dhe Departamenti për Çështje Administrative.
Trajnim i avancuar mbi të drejtën e autorit
Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)
3
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 07 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në bashkëpunim me CLE-USAID ka realizuar
trajnimin me temë “Provat dhe të provuarit në
konteste ekonomike” që hynë në kuadër të Pro-
gramit të specializuar për të drejtën komerciale.
Synimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive
profesionale të gjyqtarëve pjesëmarrës në
njohjen e mjeteve provuese dhe marrjes së prov-
ave, vlerësimin dhe krahasimin e provave në
lëndët e natyrës ekonomike dhe interpretimin e
drejtë të instrumenteve të zbatueshme ligjore që
rregullojnë këtë fushë.
Trajnimi u fokusua në çështjet që ndërlidhen me
identifikimin, sigurimin dhe analizën e saktë të
provave, administrimin e provave dhe përdo-
rimin e tyre si mjet provues në gjykim në drejtim
të konstatimit të fakteve vendimtare në konteste
të natyrës ekonomike. Në kontest të kësaj u
elaboruan edhe objekti i të provuarit, nevoja e të
provuarit, lirimi nga detyra e marrjes së provave
dhe mos marrja e provave në afatin e caktuar.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e
Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykata e Apelit
– Departamenti për Çështje Ekonomike dhe
gjyqtarët nga Gjykata Themelore Prishtinë - De-
partamenti për Çështje Ekonomike dhe Departa-
menti Administrativ.
Provat dhe të provuarit në konteste ekonomike
4
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 07-08 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-
vës në mbështetje të projektit
“normallydifferent”, ka realizuar trajnimin dy
ditor me temë “Mbrojtja dhe promovimi i diver-
sitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të
legjislacionit mbi mos - diskriminim”.
Ky trajnim synonte avancimin e njohurive profe-
sionale të përfituesve në qartësimin dhe zbërthi-
min e kompleksitetit të legjislacionit për dis-
kriminimin dhe ngacmimin si dhe qasjen dhe
trajtimin e barabartë të komunitetit LGBT nga
ana e gjyqësorit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues u trajtuan ne-
net kryesore të ligjit që e rregullojnë çështjen e
identitetit gjinor, diskriminimin e drejtpërdrejt të
tërthortë dhe ngacmimit, duke e elaboruar me
shembuj praktik me qëllim të promovimit të em-
patisë ndaj të tjerëve që janë të ndryshëm. Për
ngritjen e vetëdijesimit për mundësi të barabarta
në shoqëri si dhe të kultivohet një botëkuptim
mbi pasojat e mundshme personale e të qenit
pjesëtar i pakicave të caktuara shoqërore apo
grupeve kulturore.
Çështjet e adresuara në këtë trajnim përfshijnë:
pabarazinë sociale si burim i shpeshtë i dis-
kriminimit dhe përjashtimit.
Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarë të
gjykatave themelore dhe të Apelit si dhe Proku-
rorë nga Prokuroria Themelore dhe të Apelit.
Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos - diskriminim
5
TETOR NR. 9
Gjykimi i madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijës
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 08 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
ka realizuar trajnimin me temë “Gjykimi i
madhorëve për veprat penale të kryera ndaj
fëmijës”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i mëtejmë
i njohurive teorike dhe shkathtësive praktike
lidhur me procedurën gjyqësore për veprat
penale të kryera ndaj fëmijës, dallimin në mes
kësaj procedure dhe procedurës së rregullt dhe
në trajtimin e problemeve dhe vështirësive prak-
tike me rastin e zbatimit të kësaj procedure.
Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua korniza
ligjore që rregullon këtë materie, me theks të
veçantë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale
dhe dispozitat e posaçme të Kodit të Drejtësisë
për të Mitur, kushtet dhe mënyrat e veçanta të
marrjes në pyetje të fëmijës të dëmtuar me vepër
penale dhe përbërja e trupave gjykues në shkallë
të parë dhe të dytë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe pro-
kurorët e nivelit themelor dhe bashkëpunëtorët
profesional.
6
TETOR NR. 9
Programi i Specializuar i trajnimit për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit – sesioni I
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 09-10 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-
vës ka realizuar sesionin e I të programit trajnues
”Program i Specializuar trajnimi për zhvillimin e
kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit”.
Qëllimi i këtij sesioni trajnues konsiston që në
mënyrë të kujdesshme dhe të detajuar të trajtohet
kuptimi i korrupsionit sipas legjislacionit penal
në fuqi, pasojat e korrupsionit dhe diskutimet
rreth formave më të suksesshme në luftimin dhe
parandalimin e korrupsionit.
Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte diskutimi i
sfidave rreth implementimit të legjislacionit ven-
dor në luftimin efikas kundër korrupsionit, zhvil-
limi i planeve hetuese dhe hapat e parë, analiz-
imi i informatave publike të disponueshme dhe
qasja në dokumente dhe informata publike.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues po ashtu u
diskutuan çështje që ndërlidhen me zhvillimin e
masave për ruajtjen dhe fuqizimin e institucion-
eve që merren më luftimin e korrupsionit,
ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe profesion-
ale të gjykatësve dhe prokurorëve, forcimin e
Agjencionit Kundër Korrupsionit si organ i
pavarur dhe i specializuar për zbatimin e poli-
tikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e
korrupsionit në Kosovë.
Programi përmban dhe sesionin II dhe sesionin
III në të cilat do të jenë grupi i njëjtë i
pjesëmarrësve, në mënyrë që të përfundojnë këtë
cikël trajnues.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe pro-
kurorët e nivelit themelor.
7
TETOR NR. 9
Zbatimi i ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 13 tetor 2015, në kuadër të Programit për
Trajnime të Vazhdueshme, Instituti Gjyqësor i
Kosovës, ka realizuar trajnimin me temë
“Zbatimi i Ligjit për Klasifikimin e Informacion-
eve dhe Verifikimin e Sigurisë”.
Arsyeja e organizimit dhe mbajtjes së këtij tra-
jnimi ishte ngritja dhe avancimi i njohurive të
pjesëmarrësve për ligjin për klasifikimin e infor-
macioneve dhe verifikimin e sigurisë.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues u diskutua për
dilemat rreth zbatimit të disa dispozitave (nenet
25, 32 dhe 54) të këtij ligji. Pasi që ky ligj zbato-
het ndaj të gjitha institucioneve publike që ush-
trojnë kompetenca ekzekutive, legjislative dhe
gjyqësore dhe ndaj Presidencës së Kosovës. Po
ashtu vëmendje e posaçme ju kushtua edhe rreg-
ullave të përgjithshme mbi qasjen e informacion-
eve të klasifikuara, meqenëse ky ligj zbatohet
edhe ndaj personave fizik dhe juridik të cilët në
çfarëdo forme mund të kenë qasje në infor-
macionet e klasifikuara.
Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve me
pjesëmarrës, për mbrojtjen e dosjeve dhe të
dhënave.
Pjesëmarrës në kë trajnim ishin gjyqtarët e de-
partamentit administrativ të Gjykatës së Apelit
dhe Gjykatës Themelore si dhe zyrtarë e Agjen-
cisë të Kosovës për Inteligjencë.
8
TETOR NR. 9
Punëtori- Konfiskimi ndër-kufitar i Pasurive
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 19-20 tetor 2015, IGJK në bashkëpunim me
Projektin e Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit
Perëndimor i implementuar nga Agjencioni
Gjerman për Bashkëpunim (GIZ) dhe projektin e
financuar nga BE-ja për mbështetje Agjencionit
për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara
dhe të Konfiskuara, ka realizuar “Punëtorinë
lidhur me Konfiskimin Ndër-kufitar të
Pasurive”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte thellimi i njo-
hurive teorike dhe praktike lidhur me kon-
fiskimin e pasurisë, ngritja e bashkëpunimit të
gjithë akterëve vendor që merren me ngrirjen
dhe konfiskimin e aseteve të fituar në mënyrë
ilegale si dhe njohja me mënyrat më efikase të
bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.
Fillimisht në këtë punëtori u paraqit një pasqyrë
e gjendjes aktuale të konfiskimit në Kosovë me
ç’ rast u prezantuan statistika për vlerën e aset-
eve të konfiskuara viteve të fundit. Punimet në
këtë punëtori vazhduan me prezantimet e ek-
spertëve të huaj të cilët trajtuan parimet elemen-
tare të konfiskimit të pasurive me prejardhje nga
krimi, parimet e konfiskimit të mjeteve apo in-
strumenteve të krimit, si dhe elementet e kon-
fiskimit ndër-kufitar. Çështjet e lartpërmendura u
trajtuan prej një aspekti më praktik ku
pjesëmarrësit punuan në grupe të ndryshme për
studimin e rasteve dhe përdoren shembuj praktik
nga fusha e krimit të organizuar.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin gjyqtarë, pro-
kurorë, zyrtarë nga Agjencia për Administrimin
e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Poli-
cia e Kosovës, Drejtoria e hetimeve kundër kri-
meve ekonomike dhe korrupsionit, NJIF, Doga-
na, AKK.
9
TETOR NR. 9
“Bashkëpunimi dhe komunikimi i prokurorëve me hetuesit policor në procedurën paraprake”
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 20 tetor 2015, në kuadër të Programit për
Trajnime të Vazhdueshme, Instituti Gjyqësor i
Kosovës, ka realizuar tryezën e diskutimeve me
temë “Bashkëpunimi dhe komunikimi i prokuro-
rëve me hetuesit policor në procedurën para-
prake”
Kjo tryezë u fokusua në sfidat, problemet dhe
praktikat aktuale lidhur me bashkëpunimin dhe
komunikimin mes prokurorëve dhe hetuesve
policor në procedurën paraprake.
Në kuadër të kësaj tryeze u diskutua për kompe-
tencat dhe detyrat e hetuesve policorë, kompe-
tencat dhe autorizimet e prokurorit, raportet mes
prokurorëve dhe hetuesve policorë si dhe format
e bashkëpunimit dhe komunikimit më efikas.
Gjatë kësaj tryeze panelistët përmes pyetjeve
orientuese hapen diskutime për këto tema me
qellim të evidentimit të problemeve dhe
paqartësive aktuale në praktikë në drejtim të
zhvillimit të një bashkëpunimi dhe komunikimi
sa më të mirë.
Përfitues në këtë tryezë ishin: prokurorë dhe
gjyqtarë të nivelit themelor dhe hetues policorë.
10
TETOR NR. 9
Krimi i organizuar, bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe kor-rupsioni
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 21-23 tetor 2015, IGJK në bashkëpunim me
Projektin e Binjakëzimit “Fuqizimi i Ka-
paciteteve për Hetime Penale kundër Krimit të
Organizuar dhe Korrupsionit” ka realizuar tra-
jnim tre ditorë me temë “Krimi i organizuar,
bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe korrup-
sioni”.
Ky trajnim kishte për qëllim njohjen me prak-
tikat e BE-së për luftimin e krimit të organizuar
dhe korrupsionit si dhe ngritjen e bashkëpunimit
vendor dhe ndërkombëtarë të hetuesve policorë
me prokurorët në drejtim të efikasitet në luftimin
e veprave të krimit të organizuar dhe korrup-
sionit.
Trajnimi u fokusua kryesisht në elaborimin e
kornizës ligjore vendore dhe ndërkombëtare që
rregullon këtë fushë, evidentimin e indikatorëve
që ndikojnë në zhvillimin e krimit të organizuar
dhe korrupsionit, struktura e grupeve kriminale,
metodat moderne të hetimit dhe. Në kuadër të
këtij trajnimi gjithashtu u elaborua dhe profiliz-
imi i përgjithshëm dhe i specializuar financiar,
zhvillimi i hetimeve të fshehta dhe marrja e aset-
eve të fituara me veprat penale të krimit të or-
ganizuar dhe korrupsionit.
Gjatë zhvillimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit u
ndanë në grupe dhe punuan në identifikimin e
indikatorëve të krimit të organizuar dhe korrup-
sionit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin, gjyqtarë të nivelit
themelor, prokurorë të nivelit themelor dhe spe-
cial, si dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.
11
TETOR NR. 9
Shqyrtimi paraprak i padisë dhe seanca përgatitore
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 23 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në kuadër të trajnimeve në PTV, ka realizuar tra-
jnimin me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë
dhe seanca përgatitore”.
Ky trajnim kishte për synim të ndihmoj
pjesëmarrësit në njohjen e dispozitave ligjore të
cilat kanë të bëjnë me shqyrtimin paraprak të
padisë pasi që procedurat në çështjet civile po
zvarriten shpesh për shkak të zbatimit të këtyre
dispozitave ligjore.
Gjatë këtij trajnimi përveç shqyrtimit paraprak të
padisë u trajtuan edhe pengesat procedurale,
prezumimet procedurale për zhvillimin e proce-
durës kontestimore, vendimet e gjykatës të cilat
merren gjatë shqyrtimit paraprak të padisë,
hedhja poshtë e padisë si e palejueshme shpallja
jo kompetente e gjykatës si dhe përgjigja në
padi.
Gjithashtu, në fokus të këtij trajnimi ishte seanca
përgatitore ku u elaboruan veprimet dhe au-
torizimet e gjykatës, caktimi dhe mbajtja e
seancës përgatitore si dhe caktimi i seancës për
shqyrtimin kryesor të çështjes.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit
themelor, bashkëpunëtorë profesional dhe
zyrtarë ligjorë.
12
TETOR NR. 9
Ndërmjetësimi
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 29 tetor 2015, në kuadër të PTV-së, Instituti
Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me CLE-
USAID ka realizuar trajnimin me temë
“Ndërmjetësimi”.
Ky trajnim kishte për qëllim të kontribuoj në
thellimin e njohurive tek gjyqtarët dhe prokuro-
rët lidhur me rregullat kombëtare dhe ndërk-
ombëtare për ndërmjetësim, në identifikimin e
rasteve se kur mund të referohen rastet në
ndërmjetësim si një zgjidhje alternative e kon-
testeve jashtë gjykatës.
Në kuadër të këtij trajnimi u trajtua infrastruktu-
ra ligjore që rregullon këtë fushë, duke përfshirë
edhe protokollet për referimin e rasteve për
ndërmjetësim nga gjykatat dhe prokuroritë, llo-
jet, fushëveprimi, përparësitë, procedura e
ndërmjetësimit si dhe roli dhe përgjegjësit e
gjyqtarit dhe prokurorit në referimin e rasteve në
qendrat për ndërmjetësim, me ç’ rast u potencua
nevoja dhe rëndësia që numri i rasteve të
referuara të përshtatshme për ndërmjetësim të
rritet me qëllim të zvogëlimit të rasteve dhe
shkarkimin e gjykatave nga këto lëndë. Gjithash-
tu u elaboruan marrëveshjet e ndërmjetësimit
dhe njohja e përmbarimi i marrëveshjeve të ar-
ritura në procedurën e ndërmjetësimit.
Gjatë këtij trajnimi u prezantua eksperienca dhe
praktika amerikane në sistemin e ndërmjetësimit,
nga ana e një ndërmjetësuese nga ky shtet.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve ak-
tive nga pjesëmarrësit, të cilët paraqiten sfidat
dhe shkëmbyen përvojat që hasin praktikën ak-
tuale lidhur me këtë temë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe pro-
kurorë, si dhe bashkëpunëtorët profesional në
gjykata dhe prokurori.
13
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me 15 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në mbështetje të projektit "Mbështetje e
Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-
sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën
promovuese për resurset elektronike që ofron
IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin
mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që
pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-
ke që ofron IGJK, dhe këto informacione ti
shpërndajnë edhe tek përfituesit tjerë që nuk
ishin pjesë e fushatës.
Gjatë kësaj fushate promovuese pjesëmarrësit u
njoftuan me platformën e mësimit në distancë,
avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-
imit të saj, bibliotekën ligjore elektronike dhe
platformat me të cilat operon kjo bibliotekë si
dhe data bazat ligjore ndërkombëtare të qasshme
për përfituesit.
Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin
gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga
Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për
gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive – Regjio-
ni i Prishtinës
Aktivitetet nga Programi për Hulumtime dhe Publikime
14
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me 16 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në mbështetje të projektit "Mbështetje e
Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-
sovës" financuar nga BE, ka realizuar fushatën
promovuese për resurset elektronike që ofron
IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin
mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që
pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-
ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me
mbështetjen e BE-së.
Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u
njoftuan me platformën e mësimit në distancë,
avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-
imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me
të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat
ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.
Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin
gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga
Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Pejës.
Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për
gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive – Regjio-
ni i Pejës
15
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me 19 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në mbështetje të projektit "Mbështetje e
Mëtejme në Reformën e Arsimimit Ligjor në
Kosovë" financuar nga BE, ka realizuar fushatën
promovuese për resurset elektronike që ofron
IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin
mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që
pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-
ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me
mbështetjen e BE-së.
Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u
njoftuan me platformën e mësimit në distancë,
avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-
imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me
të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat
ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.
Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin
gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga
Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt.
Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –
Regjioni i Ferizajt
16
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me 21 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në mbështetje të projektit "Mbështetje e
Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-
sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën
promovuese për resurset elektronike që ofron
IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin
mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që
pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-
ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me
mbështetjen e BE-së.
Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u
njoftuan me platformën e mësimit në distancë,
avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-
imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me
të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat
ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.
Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në
praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të
bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-
tancë me qëllim të drejtës së aplikimit për
pjesëmarrje në kurset trajnuese, si bëhet kërkimi
i materialeve ligjore në dy platformat që ofron
biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat
ndërkombëtare.
Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin
gjyqtarët dhe stafi mbështetës nga Gjykata
Themelore e Gjilanit dhe degës në Kamenicë.
Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –
Regjioni i Gjilanit
17
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me 23 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në mbështetje të projektit "Mbështetje e
Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-
sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën
promovuese për resurset elektronike që ofron
IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin
mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që
pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-
ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me
mbështetjen e BE-së.
Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u
njoftuan me platformën e mësimit në distancë,
avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-
imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me
të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat
ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.
Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në
praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të
bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-
tancë me qëllim të drejtës së aplikimit për
pjesëmarrje në kurset trajnuese, si bëhet kërkimi
i materialeve ligjore në dy platformat që ofron
biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat
ndërkombëtare.
Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin
gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga
Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –
Regjioni i Mitrovicës
18
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me 26 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në mbështetje të projektit "Mbështetje e
Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-
sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën
promovuese për resurset elektronike që ofron
IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin
mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që
pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-
ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me
mbështetjen e BE-së.
Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u
njoftuan me platformën e mësimit në distancë,
avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-
imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me
të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat
ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.
Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në
praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të
bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-
tancë me qëllim të drejtës së aplikimit
pjesëmarrje në kurset trajnuese, si bëhet kërkimi
i materialeve ligjore në dy platformat që ofron
biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat
ndërkombëtare.
Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin
gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga
Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për
gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –
Regjioni i Prizrenit
19
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me 28 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në mbështetje të projektit "Mbështetje e
Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-
sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën
promovuese për resurset elektronike që ofron
IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin
mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që
pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-
ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me
mbështetjen e BE-së.
Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u
njoftuan me platformën e mësimit në distancë,
avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-
imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me
të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat
ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.
Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në
praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të
bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-
tancë me qëllim të drejtës së aplikimit për
pjesëmarrje në kurse trajnuese, si bëhet kërkimi i
materialeve ligjore në dy platformat që ofron
biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat
ndërkombëtare.
Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin
gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga
Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Gjakovës.
Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për
gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive – Regjioni i
Gjakovës
20
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me 30 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës
në mbështetje të projektit "Mbështetje e
Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Ko-
sovës" i financuar nga BE, ka realizuar fushatën
promovuese për resurset elektronike që ofron
IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin
mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.
Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që
pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektroni-
ke që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me
mbështetjen e BE-së.
Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u
njoftuan me platformën e mësimit në distancë,
avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksion-
imit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me
të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat
ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.
Pjesëmarrësit gjatë fushatës demonstruan në
praktikë se si mund të qasen në këto resurse, si të
bëhet regjistrimi në platformën e mësimit në dis-
tancë me qëllim të drejtës së aplikimit për
pjesëmarrje në kurse trajnuese, si bëhet kërkimi i
materialeve ligjore në dy platformat që ofron
biblioteka si dhe mënyra e qasjes në datat bazat
ndërkombëtare.
Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin
gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga
Gjykata dhe Prokuroria e Apelit.
Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për
gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive –
Regjioni i Prishtinës – Gjykata dhe Prokuroria e Apelit
21
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 13-14 tetor 2015, IGJK është përfaqësuar në
Konferencën me temë “Liria e shprehjes, ende
një parakusht për demokracinë”, të organizuar
nga Këshilli i Evropës e cila është mbajtur në
Strasburg.
Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i të gje-
turave në fushën e lirisë së shprehjes në shtetet
anëtare dhe analizimi i situatës si dhe diskutimi
për sfidat në zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-
së.
Ndër të tjera në këtë konferencë u analizua edhe
evoluimi i praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së në
çështjet e lirisë së shprehjes në veçanti me
zgjerimin e hapësirës për komunikim online të
publikut. Tema tjera të trajtuara mundësia e kri-
jimit të një ambienti të përshtatshëm për debat
publik, lufta kundër terrorizmit dhe aspektet e
lirisë së shprehjes si dhe mbrojtja e lirisë së
shprehjes online.
Pjesëmarrës në këtë konferencë nga IGJK ishte
Udhëheqësi i Programit të Vazhdueshëm.
Konferencë: Liria e shprehjes, ende një parakusht për demokracinë?
Aktivitetet Tjera
Trajnim i Përbashkët i Këshilltarëve Rezident të Binjakëzimit
Më 15-16 tetor 2015, Komisioni Evropian ka
organizuar trajnim me të gjithë Këshilltarët Re-
zident të Binjakëzimit, të cilët janë caktuar nga
institucionet respektive.
Qëllimi i trajnimit ishte informimi me rregullat
dhe procedurat e Unionit Evropian rreth zbatimit
të Projekteve të Binjakëzimit. Konkretisht u el-
boruan shkresat e ndryshme në rastet kur devi-
johet nga kontrata bazë si dhe limitet brenda të
cilave lejohet devijimi. Në përgjithësi u elabo-
ruan ndryshimet në procedurat e zbatimit të pro-
jekteve të Binjakëzimit dhe u prezantuan prak-
tikat e mira në implementim të projekteve.
IGJK është përfitues i Projektit të Binjakëzimit
me titull “Mbështetje e Mëtutjeshme e Reformës
së Edukimit Ligjor”.
Në këtë trajnim ka marrë pjesë Udhëheqësi i
Programit të Vazhdueshëm që është caktuar si
Këshilltar Rezident i Binjakëzimit nga IGJK.
Trajnimi është mbajtur në Bruksel.
22
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Më 23-24 tetor 2015, IGJK ka realizuar
“Punëtorinë për Hartimin e Programit Trajnues
për Vitin 2016”.
Qëllimi i punëtorisë ishte hartimi i programit
trajnues për vitin 2016 për gjyqtarë dhe prokuro-
rë, bazuar në procesin e vlerësimit të nevojave
trajnuese.
Programi trajnues i IGJK-së do të jetë program 1
vjeçar, që përmban tema të karakterit profesional
dhe atij ndër-disiplinar. Ky program reflekton
nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kërke-
sat e dalura nga politikat e institucioneve të Ko-
sovës (proceset euro-integruese, agjenda legjisla-
tive, prioritetet qeveritare).
Në këtë aspekt ekspertët e ftuar fillimisht anali-
zuan propozimet e nxjerra nga mekanizmat e
përdorur nga IGJK për vlerësimin e nevojave
trajnuese dhe bazuar në kërkesën e IGJK-së rreth
strukturës së përgjithshme që duhet të përmbajë
programi trajnues përcaktuan temat me prioritet
që duhet të trajtohen gjatë vitit 2016.
Ekspertët hartuan konceptin e secilit trajnim
duke u mbështetur në sfidat dhe problemet e
shfaqura në praktikën gjyqësore në vend. Kon-
cepti i secilës temë përfshinë qëllimin ku bëhet
përshkrimi i temës, evidentohen dilemat dhe
përshkruhet qasja në adresimin e këtyre dilema-
ve gjatë trajnimit. Po ashtu koncepti përmban
edhe përmbajtjen dhe përfituesit e trajnimit.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin trajnues të
IGJK-së nga radhët e gjyqtarëve dhe prokuro-
rëve si dhe përfaqësues të KGJK-së dhe KPK-së.
Punëtori për Hartimin e Programit Trajnues për Vitin 2016
23
TETOR NR. 9
BULETINI JANAR, NR. 1
Me ftesë të Akademisë së Drejtësisë të Repub-
likës së Turqisë, një delegacion në përbërje të
përfaqësuesve nga Këshillit Prokurorial të Koso-
vës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti
Gjyqësor i Kosovës, nga data 26-30 tetor 2015
realizuan një vizitë pune në institucionet e
drejtësisë së Republikës së Turqisë.
Gjatë qëndrimit në Ankara delegacioni nga Ko-
sova është pritur në takime të ndara nga drejtues
të institucioneve më të larta të drejtësisë turke,
duke filluar me Kryeprokurorin e Republikës
pranë Gjykatës së Kasacionit, që është niveli më
i lartë i sistemit të prokurorisë në Republikën e
Turqisë, me Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën
Kushtetuese, Gjykatën e Kasacionit, Gjykatën
për Zgjidhjen e Konfliktit të Kompetencave,
Gjykatën e Lartë Administrative dhe Akademinë
e Drejtësisë.
Gjatë këtyre takimeve delegacioni nga Kosova
është njoftuar me organizimin dhe funksionimin
e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Republikës
së Turqisë. Me theks të veçantë në këto takime
është diskutuar edhe për luftën kundër krimit të
organizuar, krimit transnacional dhe luftën
kundër terrorizmit.
Gjithashtu, është biseduar edhe për intensi-
fikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve
të drejtësisë së dy vendeve, në drejtim të ngritjes
së kapaciteteve profesionale të prokurorëve,
gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të sistemit pro-
kurorial dhe gjyqësor të Republikës së Kosovës.
Vizitë pune e delegacionit të sistemit të drejtësisë të Republikës së
Kosovës në Republikën e Turqisë