dituriati e shkrimtari n.dragoi dhe botuesi i librave të v.konës, e.vathi. bisedat ishin mjaft të...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shtator, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 7 QKSH “Migjeni” Kalaja e Petrelës Në këtë numër mund të lexoni: *Me bashkatdhetarët, kolegët tanë… *Sa gjë e bukur është kur takohesh me bashkatdhetarët tu ne vendlindje *Me Radio Tiranën ju hyni si miq në familjet shqiptare *Gjendja e studimeve albanologjike dhe perspektiva e tyre *Faqja e poezisë *Tregimi për të vegjlit *Matematikë

Upload: others

Post on 12-Jan-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shtator, 2011

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti V , Nr. 7

QKSH “Migjeni”

Kalaja e Petrelës

Në këtë numër mund të lexoni:*Me bashkatdhetarët, kolegët tanë…*Sa gjë e bukur është kur takohesh me bashkatdhetarët tu ne vendlindje*Me Radio Tiranën ju hyni si miq në familjet shqiptare*Gjendja e studimeve albanologjike dhe perspektiva e tyre*Faqja e poezisë*Tregimi për të vegjlit*Matematikë

Page 2: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

2

U desh të shkëmbeheshin disa mesazhe, ndërm-jet meje e Viron Konës dhe mikut e kolegut tonë të mirë, Sokol Demaku, në Boras të Suedisë. Kështu do të përcaktonim në largësi “axhendën” e qendrimit treditor të atij dhe bashkëpunëtorit, Bahtir Latifi, kryetar i Shoqatës “Migjeni” në atë qytet skandinav. Në fakt, më i shqetësuari dhe më i interesuari ishte Vironi, pasi ata do t’ia kthehnin atij vizitën e bërë në vendin e tyre të banimit, disa ditë më parë, ku përuroi librin e tij në suedisht, “Eh, mor Bubulino”.Kështu, më në fund, çdo gjë u sqarua dhe mysafirët tanë të nderuar mbërritën në Rinas, ku i priti vetë Vironi e pastaj qendruan në Tiranë. Një zile në celularin tim dhe mora vesh njoftimin e mirëpritur se Sokoli e Bahtiri kishin ardhur shëndosh e mirë. Pa e zgjatur, shkova te ata në mjediset e hotelit “Zagrebi”, mu në qendër të Ti-ranës. I pari, u ngrit në këmbë Sokoli: trupmadh, buzagaz dhe mjaft energjik, i cili m’u “vërsul” dhe të dy u përqafuam nxehtësisht, si të njohur të vjetër. Gjithashtu, me dashamirësi u takova me Bahtirin, një djalosh i ri dhe paksa i heshtur. Por, në fakt, më parë ne vetëm ishin lidhur me anë tëe-maileve ose kishim lexuar shkrimet e njëri-tjetrit në Faqen e Internetit “Fjala e Lirë”(Londër), e mikut tonë të përbashkët, Fat-mir Terziu, i cili mbeti i pranishëm në të gjitha bisedat tona të këtyre ditëve…Ndërmjet kolegëve e miqëve, në Tiranë…Megjithëse koha ishte mjaft e nxehtë në kryeqytet, e nesërmja ishte ditë e veprimtarive aktive, bashkë me dy miqtë tanë. Në orën 10 paradite, në një lokal pranë Ministrisë së

Arsimit e Shkencës, Sokoli e Bahtiri u ndodhën për një kafe, në shoqërinë e disa kolegëve e dashamirëve. Ndër ta, ishte “Mësuesi i merituar” dhe publicist e shkrimtar i njohur, Bardhyl Xhama. Por nuk mungoi aty as publicisti e shkrimtari Skënder Hasko, i cili erdhi gati “fshahurazi” në këtë takim, pasi ndodhej me pushime në bregdetin e Jugut të Shqipërisë. Po kështu, aty ishin redaktorët e revistës “Mësuesi” dhe shkrimtarët, Andon Andoni e Vjollca Spaho; drejtori i një nshkolle 9-vjeçare e publicisti Sejdo Harka dhe arsimtarët e shkrimtarët Bashkim Saliasi, Kadri Tarelli, Petrit Xhaja e botuesi Eduard Vathi…Meqenëse e kishte marrë vesh takimin tonë, aty mbërriti Dr. Ibrahim Gashi, arsimtar veteran dhe tani kryetar i Komisionit Qendror të Institutit të Integrimit të KulturësShqiptare, me qendër në Tiranë dhe me synim përafrimin, deri në njësim, të teksteve shkollore në të gjitha trojet tona amtare e në diasporë. Është e kuptueshme se, bashkë me kafet e rastit, në atë mjedis të këndshëm u ngritën dolli e u zhvilluan biseda mbresëlënëse, për të dyja palët. Veçanërisht Vironi ishte i vëmendshëm që t’i përshëndeste nga larg edhe miqtë suedezë, që njohu gjatë vizitës së tij në Boras e më gjerë. Me këtë rast, mysafirët me banim në atë qytet suedez treguan për punën në shkollë, revistën e tyre “Di-turia” dhe radion lokale, po me të njëjtin emër. Gjithashtu, folën për veprimtaritë kulturore të Shoqatës së emigrantëve shqiptarë të artij qyteti, me emrin domethënës “MigjenPor edhe vendësit kuvenduan për punët e kri-jimet e veta, dëshmuan se i kishin ndjekur me

interes punët e tyre të mira, si përmes faqeve të Internetit, por dhe në gazetën e Tiranës “Repub-lika”, me kryeredaktor Nuri Dragoin, mikun e të gjithëve. Një suprizë e bukur në këtë kuvend shoqëror, ishte dhurata nga V. Kona e librit të ri me tregime, “Dielli është i imi”, i cili doli atë ditë në qarkullim. Ndërsa Sokol Demaku ua dhuroi kolegëve antologjinë me poezi, shqip-rumanisht, “Baladë e përflakur” dhe një album me veshje karakteristike sahqiptare.Në përfundim të kësaj “kafje” e këtij takimi të paharruar, pjesëmarrësit u ndanë me dashuri e respekt nga njëri-tjetri. Ndërsa në darkë, Sokoli e Bahtiri ishin në shoqërinë e P.Xhajës, në kalanë e Petrelës, ca në largësi nga kryeqyteti, pra në një vend piktoresk e të freskët, ku ndien kënaqësi të përbashkët. Por kolegët tanë nga Borasi u befa-suan edhe nga bukuritë që panë, gjatë një vizite të shkurtër në kalanë e Prezës.Dita kaloi shpejt dhe erdhi darka. Pas një pushimi aktiv të miqëve tanë, ata përsëri u ndodhën në shoqërinë e disa kolegëve, tani në një rreth pak më të ngushtë. Përveç të tjerëve, erdhën publicis-ti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e nuk ndalej në bisedat e tij me Sokolin e Bahtirin, sa unë i thashë me shaka: “Kënaqem, që sonte t’u zgjidh gjuha!” Ndërsa ai m’u përgjigj: “Vërtet kështu është, por kam kënaqësi që po i njoh nga afër këta dy bashkat-adhtarë tanë, me banim në Boras të Suedisë. Në gazetën tonë kemi publikuar disa herë shkrime për punët e tyre të mira, në shërbim të komu-

ME BASHKATDHETARËT E KOLEGËT TANË, SOKOL DEMAKU E BAHTIR LATIFINga: Murat GecajPublicist-Tiranë

Nga e majta: Vironi, Sokoli, Murati, Edi e Bahtiri

Page 3: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

3

nitetit shqiptar atje. Prandaj më duket tani, kur po i takoj këtu në Tiranë, se i kam njohur shumë kohë më parë”. Qendruam së bashku deri vonë dhe bisedat nuk kishin të sosur për shtypin e letërsinë, për emigracionin dhe planet e kolegëve në Suedi, për lidhjet e mëtejshme me Shqipërinë e Kosovën. Ndër të tjera, ata thanë se një ndër qëllimet e tyre, në këtë udhëtim, ishin përgatitjet

e një vizite kolektive, në Tiranë e Durrës. Kjo parashikohet të ndodhë në tetor 2011, kur do të vijë këtu një grup i madh me mësues e nxënës, shqiptarë e suedezë dhe do të zhvillojnë disa veprimtari të përbashkëta.Në ditën e tretë të qendrimit në Tiranë, Soko-lin e Bahtirin, pasi u kishin dhënë mjaft kolegëve të tyre libra të tyre e një album të bukur fotografikë, unë e Vironi i shoqëruam ata në mjediset e Radio-Tiranës. Aty i priti me përzemërsi redaktorja e emisioneve të arsimit, “Dritë e Diturisë”, Kozeta Hoxha. Në përgjigje të pyetjeve të saj, duke ndërruar “rolet”, Sokoli u foli direkt dëgjuesve të kësaj radioje qendrore në Shqipëri, për mësimin e shqipes në Suedi, për revistën shqipe dhe stacionin e radios “Dituria” atje. Duke e shfrytëzuar me profesionalizëm praninë e Bahtirit në studio, Kozeta foli e recitoi për dëgjuesit disa poezi nga vëllimi i parë i tij, që I kushtohen kryesisht mallit për vendlindjen. Ndërkaq, pas emisionit, drejtori i departamentit në këtë Radio, publicisti e shkrimtari Jaho Margjeka i falënderoi ata për praninë e tyre. Pastaj sëbashku qendruan e biseduan në një

lokal, gjithnjë për librat e botimet, për arsimin e kulturën, për veprimtaritë e përbashkëta, që janë organizuar e mund të zhvillohen në të ardhmen etj. Rastësi e këndshme ishte se aty u ndodhën edhe redaktori i Radio-Tiranës, poeti Demir Gjergji dhe veprimtari i arsimit e kulturës në rrethin e Pukës, Gjovalin Alia.Në vazhdimësi, mbrëmja e djeshme ishte e ngjeshur me veprimtari të dobishme. Përsëri një takim të ngrohtë e të paharruar me Sokolin e Bahtirin, kishim unë e Vironi dhe Dr. I.Gashi. Megjithëse ndodheshim afër tri ditë së bashku, bisedat tona nuk kishin të mbaruar. Secili me mënyrën e tij, fliste për librat e revistat, për veprimtaritë kulturore dhe emisionet radio-tele-vizive etj. Siç shprehej Vironi, Sokoli vazhdonte të ishte “i papërmbajtshëm”, pra energjik dhe mjeshtër i bisedave të mençura. Kështu e kishte parë atë edhe në Boras të Suedisë, ku të gjithë, pra shqiptarë e suedezë, e kërkonin Sokolin të

jepte një mendim ose të ishte i pranishëm për zgjidhjen e ndonjë problemi.Pa përmendur lidhjet e bisedat e shumta telefo-nike, sidomos të Sokolit, me miq e të njohur në Tiranë, sot paradite kishin lënë një takim disi të veçantë, pra në redaksinë e revistës “Mësuesi”,

botim i Ministrisë së Arsimit e Shkencës, ku për shumë vite kemi shërbyer dhe unë e Vironi. Aty u pritën me ngrohtësi nga redaktorët e kësaj reviste dhe shkrimtarët Andon Andoni e Vjollca Spaho. Së bashku, shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë etj.Sot pasdite, dy miqtë e kolëgët, vëllezër të një gjaku, Sokol Demaku e Bahtir Latifi, tanimë me banim në Boras të Suedisë, u larguan nga Tirana, të përcjellë me dashuri e respekt nga miqë, të njohur e dashamirë. Vërtet me vete ata morën edhe disa libra të këtyre. Por, kryesorja, “u ngarkuan” me respekt e dashuri vëllazërore, që do t’u japin atyre nxitje dhe frymëzime të reja për punën atdhetare e fisnike me fëmijët shqiptarë, në botimin e revistës dhe programet radiofonike të “Diturisë”. Ndoshta, ky emër e përmbledh tërë misionin e tyre për çështjen kombëtare shqiptare edhe atje në brigjet e Skan-dinavisë së largët, ku mendja e zemra u rrahin papushim për njerëzit e dashur të trojeve amtare.Takimet tona të këtyre ditëve i kemi fiksuar në sa e sa fotografi dhe filmime. Por, kryesorja, i kemi të ruajtura fort në kujtesë, si ngjarje të shënuara dhe të paharruara të jetës sonë. Ndërkaq, mendoj e them me vete: Sa gjë e mirë dhe e bukur është, kur njihesh e takohesh me bashkatdhetarët tu, kudo që jetojnë e punojnë në dherat e huaja, për një jetë më të mire!

…Unë e Vironi, me Edin, shihnim avionin, që u ngrit në lartësi dhe u drejtua për në Suedi, një ndër shtetet më të zhvilluar e më socialë, ku shqiptarët e ndiejnë veten “si në shtëpinë e tyre”. Prandaj, tani më kujtohet dhe një thënje kuptimplote suedeze, që e na tregoi Sokoli: “Ne, jemi të gjithë të barabartë në këtë botë!”Ndërsa ne urojmë nga zemra: Udhë e mbarë, kolegë e vëllezër tanë! Lumturi familjare dhe dalçi gjithnjë faqebardhë: në krijimtari dhe në

plotësimin e punëve, detyrave e synimeve tuaja të shumta e me përmbajtje atdhetare shqiptare!Tiranë, 22 qershor 2011

Bisedë ndërmjet kolegësh (nga e djathta): Nuriu, Sokoli e Vironi

Në studion e Radio-Tiranës…

Page 4: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

4

edhe me kureshtar edhe mua edhe Bahtirin të njihemi edhe fizikisht me këta njerëz me të cilët ka kohe që kemi një komunikim dhe bash-këpunim.Takojmë ketu profesor Murat Gecaj, Petrit Xhajan e shumë të tjerë.E ndërsa dielli i afrohej perëndimit e poshtë në luginë kishte filluar filluar të erret, Petrit Xhaja, n/drejtor i shkollës “Kamza e Re” dhe autor tek-stesh të matematikës për ciklin fillor na propozon që të bëjmë një vizitë këtë mbrëmje në Kalanë e Petrelës. Kjo ishte hera e parë që unë dhe Bahtiri do vizitonim këtë Kështjellë të njohur nga koha e Skënderbeut.Makina niset sërish dhe më në fund jemi në Petrelë. Gjithçka prehet në muzgun e mbrëmjes dhe e vetmja gjë që shihet janë fushat e gjëra që shtrihen deri ke Tirana dhe majat e larta të Alpeve që duket sikur digjen të ndriçuara prej një çerek hëne apo më mirë të themi duket kryelartë “Dajti” krenar. Kjo është mbrëmja e parë me miqtë tanë në Tiranë. Bisedohet për punën por më shume bëhet bisedë për qëndrimin e Vironit në Borås, ndërsa Petritit i intereson më shumë puna me lenden e matematikës për çka edhe unë debatoj me te ne këtë drejtim. Ai është autor i shumë testeve mësimore të matematikës të cilat përdorën në shkollar e vendit.Por pafundësia nuk është aq larg. Ajo mbaron tek Kështjella e Petrelës me një pamje brilante të fushave për rreth krijojnë një panoramë fantas-tike të vendit.

e aeroportit në Rinas mikpritësit. Është kënaqësi sepse kjo është tradite e jona.Marrim rrugën për në Tiranë, vendosemi në hotel, biseda vëllazërore gjatë terë rrugë e në rrugë e sipër na pyet, si kemi udhëtua, miku ynë Vironi i cili para ca kohesh ishte në Borås të Suedisë ishte mysafirë në qytetin tonë ku beri promovimin librit të tij për fëmijë “Bubulino” të përkthyer në suedisht.Në qytet na bashkëngjiten edhe miq tjerë pos Vironit, miq tanë dhe miq të Vironit, kjo na bënë

Çdo popull i arsyeshëm ne botë sado qe nga fak-tor te ndryshëm i vihen gardhe dhe pengesa për komunikim përpiqet te gjeje rrugë për vendosjen e relacioneve brenda sojit. Duhet të themi kaluan afro dy dekada e me shume ku komunikimi mes njerëzor ne te gjitha fushat e jetës e aq me tepër ne planin kulturor dhe atë shkencor e arsimor dhe ekonomik ka filluar të përparoj dhe zhvil-lohet në drejtimet e duhura. Institucionet kulturore, arsimore pse jo edhe ato ekonomike duhet te thurin një platforme te bash-këveprimit qe do te rreshtonte dobi reciproke përtej mirëqenies shqiptare.Është muaji qershor, si zakonisht tek ne në veri klima është më e butë, ditët janë më të gjata, është pasdite, sodisim Alpet shqiptare nga avioni i cili ka marrë drejtimin e tij për ulje në Aeropor-tin Ndërkombëtar “Nëna Terezë” në Rinas. Një pasdite me diell, me një temperaturë që për ne është disi e lartë.Kemi udhëtuar nga mëngjesi, sepse dihet për të bërë këtë rrugë njeriu duhet të kaloj ose nëpër Budapest apo Vjenë, sepse linje të drejtpërdrejtë ende nuk ka për dy kryeqytetet e vendeve tona. Arrijmë diku pas dite me një vonesë prej një ore në Rinas.Një pritje me shumë ngrohtësi nga personeli në aeroport, kjo një traditë e lashtë e jona, të cilën edhe sot e kësaj dite e kultivojmë.Jashtë shohim se shumë miq me padurim presin kalimin tonë jashtë që të përshëndeten me ne, kjo është një kënaqësi për ne. Takojmë në hollin

Sokol Demaku

SA GJË E BUKUR ËSHTË KUR TAKOHESH ME BASHKATDHETARËT TU NË VENDLINDJE!

Një natyrë unike përshkon tërë atdheun nga veriu deri në jug. Është një natyrë impresionuese për ata të cilët për herë të parë por ndoshta edhe që pas ca kohësh kthejnë në vendlindje dhe magjepsen nga pamjet më interesante të cilët njeriu thotë se vetëm natyra shqiptare ka ditë ti krijoj. Kjo është në të gjitha viset shqiptare duke u nisur në veri nga me fushëgropën e Llapit, nga pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje e deri ne pjesët ma jugore të vendit Gjirokastra, Saranda, Poliçani, Delvina, Çorovoda, Përmeti, Tepelena, Selenica, Me-maliaj, Himarë, Orikumi, Libohova, Konispoli dhe Këlcyra. Nëse njeriu është një turist apo vizitor nga viset tjera të Evropës, ka gjithmonë diçka të re për të zbuluar në këto troje!

Page 5: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

5

Kështu përfundon dita e parë e vizitës tek miqtë tanë në Tiranë.Të nesërmen qysh në mëngjes ndjejmë një vapë të cilën ne vështirë e përballojmë kemi tem-peraturën ne mëngjes dikur 30 C por kjo është e zakontë për mikpritësit tanë.Vironi këtë ditë na kishte përgatitur një surprizë. Në një lokalë pran Ministrisë së Arsimit do takohemi me miq profilesh të ndryshme, për të cilët kemi dëgjua, por edhe me të cilët kemi ko-munikua por fizikisht deri më tani asnjëherë nuk ishim takua. Do jemi këtu me poetë, publicistë, shkrimtarë, profesor të lamive të ndryshme të jetës. Do takojmë këtu dhe njihemi më për se afërmi me miqtë tanëProf. dhe publicisti Murat Gecaj, Andon Andoni e Vjollca Spaho redaktorët e revistës “Mësuesi”, shkrimtari e publicisti Skënder Hasko, “Më-suesi i Merituar” Bardhyl Xhamo, Petrit Xhaja, n/drejtor i shkollës “Kamza e Re” dhe autor tek-stesh të matematikës për ciklin fillor, Dr. Ibrahim

Gashi, kryetar i Komisionit Qëndror të Istitutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare (një organizatë jo qeveritare), Sejdo Harka publicisti dhe drejtor shkolle, Bashkim Saliasi shkrimtar dhe publicist, z Eduart Vathi botues librash, mes tyre edhe mikun Kadri Tarelli. Do këmbejmë mendime, do bisedojmë, por edhe humori nuk do mungojë. Dua të përmend atë se miku ynë, poeti, shkrimtari dhe “Mësuesi i Meri-tuar” Skender Hasko kishte bërë një udhëtim pesë orë nga Vlora vetëm e vetëm që të ishte me ne në këtë bisedë dhe takim. E falënderojmë shumë për kontributin tij.Pasditja kalon me një shëtitje në Kalanë Preza, edhe kjo është vizita e parë e ynë në këtë vend, një vend mjaft atraktiv ku do na shoqërojnë miqtë tanë Kadri Tarelli, Bashkim Saliasi dhe Petrit Xhaja.Biseda do orientohet në punën që ne bëjmë jashtë atdheut dhe kushtet që ne kemi për rua-jtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës.

Kaloj edhe një ditë shumë e ngjeshur me aktiv-itete mjaft frutdhënëse për ne por besojmë dhe për miqtë tanë: Dielli veç kishte filluar rrugën e tij pas bjeshkëve. Takojmë serish në hollin e hotelit miqtë tanë Murat Gecaj dhe Viron Kona, të cilët serish na ftojnë në një takim me miq të penës e librit. Do takojmëedhe botuesin e gaztës “Republika” e cila del në Tiranë, një gazetë mjaft me zë dhe e lexuar këtu.Po do takojmë kryeredaktor e gazetës “Repub-lika” Nuri Dragoin, një njeri i qetë me shume respekt për të tjerët, njeri me kulturë të gjerë, i

heshtur por me plotë humor në shpirt.Shqipëria ka traditat e saj te veçanta te mirësjelljes qe e karakterizojnë popullin qe i mbart ato. Ato janë te lidhura ngushte me nocionin e mikpritjes, një nocion për mikun qe afrohet me atë te vizitorit te shenjte. Shqiptaret janë te dashur dhe mjaft te hapur ndaj

te huajve qe vizitojnë vendin e tyre. Nëse do t’ju qëlloje te vizitoni një shtëpi shqiptare, do te trajtoheni si mbret . I zoti I shtëpisë do t’ju respektoje duke ju ulur ne krye te shtëpisë ose tavolinës. Miku gostitet me gjerat me te mira qe mund te ketë. Zakonisht ofrohet raki e bërë vete ne Shqipëri e cila është njëkohësisht pije tradicionale. Takimet tona të këtyre ditëve i kemi fiksuar në sa e sa fotografi dhe filmime. Por, kryesorja, i kemi të ruajtura fort në kujtesë, si ngjarje të shënuara dhe të paharruara të jetës sonë. Ndërkaq, mendoj e them me vete: Sa gjë e mirë dhe e bukur është, kur njihesh e takohesh me bashkatdhetarët tu, në Vendlindje!

Page 6: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

6

Kurse stacioni kryesor dhënës është instaluar, siç dihet, në Laprakë ku ka qënë dhe stacioni i vjetër i Radios. Stacioni kishte një aparat madhështor që zë një sallë prej afër 8 metrash gjatësi. Atje përmblidhen të gjitha veglat dhe instalimet për transmetimin e emisioneve në çdo orë. Stacioni radiofonik kishte një fuqi në antenë prej 3 kw dhe transmetimi do te bëhej me valë të shkurtra. Emisionet do të jepeshin me valë 40 m . Fillimet e Radio Tiranës më 1938 lidhen me emra tepër të shquar të kulturës e artit shqiptar të asaj kohe e të viteve të mëvonshme, të diplomuar në univer-sitetet e konservatorët e Evropës së qyteteruar, si Gjergj Bubani, Hamdi Sulçebe,Vasfi Samimi, Marie Paluca,Tefta Tashko, Mihal Ciko, Anton Mazreku. Nga 16 prilli i vitit 1940 programet e Radio Tiranës nisën të jepeshin dhe në valë të shkurtra.Radio Tirana është dëshmitare, por edhe protagoniste e historisë shqiptare. Janë punonjësit e saj, të gjithë të apasionuar, njerëz kurajozë e profesionistë, të gjithë të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj, ata që sot bëjnë Radio Tiranën, tempullin e kulturës dhe të emancipimit njerëzor. Radio Tirana vijon në një pjesë te madhe te emisioneve të saj ta shoh dëgjuesin si protagonist çka do të thotë, jo vetëm të jetë pranë gjithçkaje ka lidhje me interesat e tij, por ta bej pjese aktive, duke kërkuar nga ai bashkëpunimin, ne studiot e hapura, bashkë-bisedimin, si dhe ne hapësirat e komunikimit për te plotësuar preferencat e mbërritura direkt prej tij...Gazetarët e Radio Tiranës, janë të parët që kanë përcjellë të gjitha ndryshimet demokratike që ndodhën në Shqipërinë e asaj kohe dhe kanë ditur të mbajnë publikun pas tyre, duke synuar të jenë mbi të gjitha profesionistë. Çdo reformë e bërë në Shqipëri, çdo moment historik, çdo konflikt social apo çdo ngjarje artistike, është përcjellë pikësëpari nga Radio Tirana, radio e cila mbulon me sinjal të gjithë vendin. Radio Tirana sot është një kompleks i organizuar që transmeton programe për dy kanale, si dhe bën mbulim ndërkombëtar në valë të mesme dhe të shkurtra. Radio Tirana prodhon tërësisht

programet që ajo transmeton, si lajmet, kulturën, shkencën, ekonominë, muzikën, dramatizimet për të rritur dhe fëmijë, sportin, etj.Është kënaqësi të jesh në mesin e punonjësve të Radios shtetërore shqiptare të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare. Ata thonë se jemi kudo që flitet shqip, zëri ynë është në çdo vatër aty ku f litet dhe shkruhet shqip pa marrë parasysh kufijtë, pa marrë parasysh

vendin se ku shqiptarët jetojnë, ne jemi aty me zërin tonë dhe informacionet tona për Shqipërinë dhe për shqiptaret në përgjithësi e tani edhe për Kosovën shtet. Zëri ynë është në qiellin ball-kanik, është aty ku duhet të jetë me informacione

për shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën dhe koso-varët por edhe për trojet tjera shqiptare si dhe shqiptaret në botë. Ne jemi të lumtur qe kemi një bashkëpunim me shqiptaret ne diasporë. Është e hënë pas dite, pak para mbrëmjes, jemi në shoqëri me miqtë tanë e dihet si zakonisht në mesin e tyre Viron Kona edhe profesor Murat Gecaj, i cili me humorin e tij e bënë ndejën gjithmonë interesante dhe te lezetshme.Profesor Murati na thotë se nesër nga ora 10;00 e para-dites jemi mysafire në Radio Tiranë. Kjo ishte një sihariq për ne të dy dhe ne këtë pranuam me gjithë dëshirë. Po thotë profesor Murati do jemi mysafirë në departamentin radios ku është drej-tor një Tropojanë, koleg i yni, publicist dhe poet i njohur e udhëheqëse e programit do jetë mike-sha ime me të cilën shpesh herë bëjmë program radioje bashkë.Ne ishim në vizitë në Radion shtetërore shqiptare pra në Radio Tirana dhe u sjellim mbresat në një reportazhe nga biseda me disa nga ata të cilët e sajojnë programet këtu.Ishim mysafirë në programin “Ritme vere” të gazetares Kozeta Hoxha. Emisioni i parë i vitit ”Ritme vere” nën drejtimin e saj dhe drejtorin e Departamentit te Programit te Parë, poetin

Jaho Margjeka, i cili ka bërë zë me librat e tij të botuara deri me tani si në prozë e poezi.Jemi në programin e verës të gazetares Kozeta Hoxha e cila me zërin e saj radiofonik dhe të ëmbël i jep ngjyrën dhe tonin e duhur emisionit të saj ”Rit-me vere”. Ne jemi në rubrikën “Mysafiri i ditës” i cili emision kishte fillimin e tij ketë sezon ditën qe ne ishim mysafir ne studiot e Radio Tiranës, ku dëgjuesit morën informata të hollësishme mbi punën dhe aktivitetin bashkëkombësve në shte-tin suedez. Ishte kjo një kënaqësi për ne të jemi këtu dhe të prezantojmë të arriturat e shqiptareve në Suedinë e largët. Pastaj Kozeta prezantoj poetin dhe bashkëkombësin tonë Bahtir Latifi Kryetar i Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås të Suedisë në rubrikën “Kopertina e librit” ku prezantoj librin e Bahtirit me titull “Jeta e ëndrrave tona” botuar kohë më parë në Bukuresht të Rumanisë, nga e cila përmbledhje Kozeta lexoj poezi për dëgjuesit e Radio Tiranës të programit “Ritme Vere”. Më pas u ndamë nga Kozeta me ftesën që në muajin tetor do jemi mysafirë të emisionit të saj që i kushtohet arsimit.Duke ndjekur programet tona në Radio dhe në Internet, ju sikur vini vetë në Shqipëri thotë poeti Jaho Margjeka drejtor departamenti në Programin e parë i cili ka njohuri të shumta për punën e diasporës shqiptare në Evropë sepse vite me radhë nga afër si gazetar ka përcjellë punën e klubeve dhe shoqatave të shqiptarëve në perëndim. Jaho thotë se ju përmes programeve të radio Tiranës hyni si miq në familjet shqiptare, përjetoni me to gëzime dhe hidhërime, vizitoni qendra turistike, objekte historike, njiheni me

jetën shqiptare, shijoni magjinë e artit muzikor shqiptar dhe gjeni mjaft tipare të përbashkëta me jetën tonë këtu në trojet jetike shqiptare dhe me atë të tuajën atje n ë mërgim.Me këtë arritje Radio Tirana mbron misionin shoqëror dhe autoritetin e Radios Kombëtare Shqiptare ndër auditorin gjithnjë e më të madh në tërë botën.“Jini me ne, kudo që të jeni – nga Amerika deri në Australi dhe nga Suedia deri te Afrika e Jugut” thotë drejtori Jaho i cili është shumë entuziast në punën e tij dhe të bashkëpunëtorëve te tij në Radio Tirana. .

ME RADIO TIRANËN JU HYNI SI MIQ NË FAMILJET SHQIPTAREHistoriku i Radio Tiranës fillon së pari me hapjen më 28 nëntor të vitit 1938 te Radio Tiranës. Pikërisht kjo datë shënon dhe inaugurimin dhe trans-metimin e parë të Radio Tiranës e cila në atë kohe është përshkruar nga një entuziazëm i madh në tërë Shqipërinë. Në një botim që mban datën 30 nëntor 1938 shkruhej se: Transmetimet e emisioneve radiofonike do të jepen në sallën e Bashkisë ku ishte instaluar në një dhomë të posaçme aparati marrës i stacionit të Romës.

Page 7: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

7

Të gjitha ekipet me të rijnë kishin arritur në këtë qytet nga shumë vende të Botës Një turnir tashmë i njohur edhe për Kosovën dhe Shqipërinë qysh e sa vjet me radhë ku edhe fëmijët nga këto dy shtete janë pjesëmarrës në këtë turnir Ndërkombëtar.Nga 73 vende të Botës kishin arritur mbi 1570 ekipe futbolli me të rijnë gjithsej që sipas suedezëve është një vit i cili theu rekord nga numri i pjesëmarrësve krahasuar me vjetët e kaluara.Në mesin 73 vendeve me gjithsej 1570 ekipe nga shumë vende të Botës morën pjesë edhe ekipet e futbollit me të rijnë nga Kosova dhe ShqipëriaViti që lamë pas në këtë turnir ishin gjithsej 1500 ekipe nga 70 vende të ndryshme të Botës si : 34 vende nga Evropa, 13 nga Azia, 12 nga Amerika me SHBA dhe Kanada si dhe 10 nga Afrika.Pra shihet për nga numri që u dëshmua në këtë verë se me të vërtet theu rekord pjesëmarrja e ekipeve të futbollit në këtë turnir Ndërkombëtar në Göte-burg të Suedisë.Qëllimi kryesor i të rinjve dhe të rejave kosovar dhe atyre shqiptar ishte po ashtu sikurse në vitin e kaluar apo edhe më herët që të marrin përvoja edhe më të mira në këtë fushë të sportit.Në mesin e shumë flamujve të botës valonin edhe flamujt nga Kosova dhe Shqipëria. I gjithë qyteti i Göteburg ishte i mbushur me të rijnë dhe të reja nga e gjithë bota, të cilët kishin ardhur për të marr pjesë në turnirin Ndërkom-bëtar të Futbollit në Göteburg .Shumë prej tyre ,përveç të rinjve dhe të rejave që ishin në ekipet e lojës, kishte edhe të tjerë të moshave të rritura që kishin ardhur për ta përcjell këtë Turnir Ndërkombëtar.Që nga e hëna deri të shtunën ishte atmosferë sporti në gjithë qytetin e Göte-

burg, po thuajse në të gjitha fushat e e futbol-lit ishin të mbushura me ekipe dhe shikues të ndryshëm.Të shtunën íshte dita e finales së atyre që kishin luajtur më se miri dhe tani lufta më e madhe për ata që kishin ardhur deri në finale për ta fituar Medaljen e Arit.Stadiumi Ullevi ishte i mbushur me shikues dhe simpatizues të futbollit ku përcjellin ditën finale të këtij Turniri kaq madhështor.E gjithë dita që u zhvillua me ndeshje nga ekipet e dalluara gjat javës dhe deri në lojen finale ku pati fatin ekipi “Karanba” nga Brazili ta fitoj Medaljen e Artë për vitin 2011 “Gothia Cup “ në Göteborg.Loja që u zhvillua në fund mes “Karaba” nga Brazili dhe AF Madrid Sur nga Spanja ishte një loj e mirë dhe inte-resante dhe e shikuar me shumë vëmendje nga

e gjithë shikuesit që ishin në fushën e futbollit po ashtu edhe atyre që kishin mundësi ta shohin edhe për mes televizorit drejtpërdrejtë.Pak para përfundimit të pjesës së parë “Karaba” shënon Gol kundër “AF Madrid Sur” të Spanjës dhe hiq ma shumë se tre minuta ekipi nga Spanja barazoj rezultatin 1-1. Edhe në pjesën e dytë u zhvillua loja e mirë por me rezultat 1-1.Në penalltinë e gjashtë pas rezultati të barabartë që përfundoj 1-1, “KF Madrid Sur “ humb golin e gjashtë dhe tani “Karaba” nga Brazil shkon në finale dhe fitoj Medaljen e Artë. Kështu përfundoj e gjithë java e këtij Turniri Ndërkombëtar “ Gothia Cup “ në Göteborg të Suedisë.

Bahtir Latifi NË GÖTEBORG TË SUEDISË PËRFUNDOI TURNIRI NDËRKOMBËTAR I FUTBOLLIT PËR TË RINJ Ekipi i futbollit “Karanba” nga Brazili me të rinjët të moshës 18 vjeçar fituan medaljen e Arit në këtë vit në lojën Ndërkombëtare në “Gothia Cup” në SuediViti 2011 është një vit që theu rekord në turnirin e futbollit që filloj nga e hëna, e që vazhdoj deri të shtunën në Heden dhe Ullevi të Göteburg.

Page 8: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

FAQJA E POEZISË

8

Mensur Spahiu

Bashkëbiseduesi im

Mos u ngut,mos u ngut të flasësh shpejt e shpejt...Qetësohu, kij durim, bashkëbiseduesi im! Dëgjo fjalët, mendimin tim gjer në fund dëgjo, kupto...Ndërsa të vështroj në vëmendje qetësisht në sy,dëgjoj gjithçka që do të thuash ti!Qetësohu, qetësohu dhe mos harro! Ka mendime e dëshira si ëndrra, zemërime e fjalë të mira që dalin nga goja,me shkëlqime fërshëllejnë nëpër buzët e fytyrës që ndizet e ndizet këndshëm e si me flakë,por s’bëjnë vend; bien, bien e ikin; harrohen shpejt! ... Nuk vijnë prej gëzimit, mundimit, as prej dhimbjes së shpirtit nuk vijnë, bashkëbiseduesi im, - ditë pa dritë, i lirë në mendim!

Leksione të huaja

Takohem me ty e të pyes për shëndetin,ti më flet për ditën, syzet, ngrohtësinë e diellit!Takohem me ty e të pyes për lodhjen, mundimin gjatë ditës,ti më flet për syrin, mrekullitë në fund të detit!Takohem me ty edhe të pyes për prindërit,motrat, vëllezërit,ti më flet për buzët, bluzën, macen edhe qenin! … Sërish takohem me ty,e ti flet e flet me leksione të huaja!

Shkapërderdhje në trazim

Nuk isha fjetur, as zgjuar nuk isha,nuk ndodhesha në ëndërr, larg ëndrrës kurrsesi nuk isha!Lëvizi dora, kërkonte prekje,portën e burgut, hapjen e saj pëlqente! Lëvizi koka, përplasje donte,kapakun e tabutit të ngrinte, të largonte! .. Nga tmerri i një burgu tjetër,i një varri të ri gjithashtu,s’lëvizi dot krahu...

Edhe koka ra!

Perparim Hysi

Flautistja

Ti dole në skenë siç del dielli i bukur në majFlautin vure mbi buzë dhe mbi sup varej floku pyllnajëDhe luajte me flaut ca pjesë nga VivaldiMegjithëse qe gusht,gjiri m’u mbush me freski marsi.

Plasa

Plasa,plasa me t’u luturQë t’më jepje një të puthurPo s’dorëzohesh,mezallaDhe bishtnon?!E merr shaka!!!S’është shaka,por kam mallNdaj t’u qepa pas si djallLulëkuqe jotja buzëPo më gjuan si me”Obuz?!” *Ndaj të lutem e të lutemGati në mez po këputemMë së fundi,bëhem “trim”Dhe të kap,moj vetëtimë.Puth e puth,e s’ndjej të ngopurSe jam “lodhur”,sa jam lodhur?!Dhe kur bëj të mbushem frymëS’më lëshon,moj “vetëtimë?!”* top artilerie

Unë di mirë

Unë di mirë të nanurisSe kam rënë,me kohë,nga fikuAto”punë” di t’i “ujdis”Se më kot nuk jam ashiku.Do të bindesh vet,pastaj,Kur të këmbejmë”kredencialet”Do të thuash:-Ja “ustaj?!”Sa mirë di që t’i “qajë hallet?!”...

Flokët krela-krela

Flokët krela-krela,sytë të mbushur qiellHumbas në të thella,si të jem në jermFaqen ke të butë,porsi kadifeSado “qingj i urtë”,unë sulem atje..

Vjollca Spaho

DETI DHE UNË

U nisa në udhëtim,Pranë detit ëndrrat m´dallgëzuanE ndava detin me duar,Që ëndrra mos më mbytej.Duart i kam ende të lagura,Nga bluja e dallgëve të shkumëzuara,Ngjyra që rrjedhë nga gishtat e mi,Bojatis rërën e vetmisë.Era vjen nga larg,Nata përkulet nga të ftohtit,Poshtë ujit, ëndrra po më vdes,Atje, buzë detit.Do të derdh lot nëse duhet,Për ta bërë më të madh detin.Do të uluras, sa mundem,Që dallgët e egërsuara,Ëndrrën të mos ma mbysin.Më pas,Kur gjithçka të jetë kthjellur;Plazhi i pastër; deti blu,Sytë e mi do të jenë,Të tharë si shkëmb.

ATO DITË

Kanë kaluar kaq vjet,Por ende i kujtoj,Ato ditë...Mbështetur mbi ty,Ëndërroja , ëndërroja,Yll dhe hënë vajzat e mia!Me erën,Që na mbështillte butësisht,Papritur filluam të fluturojmëMbi çati,Mbi pemë,Fluturonim, fluturonim...Kështu ishin ato ditë,Mbushur plot mrekullira të vogla,të njëpasnjëshme

Page 9: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

9

FAQJA E POEZISË.Sokol Demaku

YLLI QË TI PRET

Ylli që ti pretËshtë yll fisnikSi zogu magjikQë jetës i jep dritë.Ka marrë rrugëtimMe vargun magjikKërkojne sy shkruarënQë e mban në shpirt.Rrugëton ylliMe vargun magjikPërballon dalgët e detitKërkon sytë magjik.Ulur në kopshtin e blertëMes lulesh në blerimAromë trendafiliNga shpirti im.Këtu ti gjenë ate që kërkonDritën e syritShpresëne jetësQë për te lengon.Të ndjej në cdo kendE di se këtu jeTa njoh ngjyrën e zëritAromën që ke.Ky yll që bën dritëQë shumë kohë e ke pritËshtë dhuratë për jetënPër ëndërren në shpirt.

DIKU LARG

Nga diku larg,Një këngë jehon,Lulëzon një lule,Erë dashurie lëshon.Nga diku largNë qytetin timDëgjoj një melodiMe ritëm plot gaz,I gjason shumë këngës,Së rapsodit plak.Nga diku larg,Në qillin e kaltër,Një meteor bënë dritë,Lëshon rreze të arta,Më jep shpresë dhe jetë.Nga diku largZërin ta degjoj,E ndjej se me mungon,Të ëndërroj cdo natë,Shpirtin ma përvelon.Kam besim në shpirt,Se do të takoj.

Delvina Kërluku

Mos më kërko më the

Të kërkova nga veriunuk të gjeta as në jug,në Dhërmi u ndalatë shoh kaltërsinëe syve të tu.Deti Jon më tha: - Atje shko- Në Delvinë.- Në sytë e kaltërtë princeshës së virgjër.Atje u nisanga larg pashë nurin e saj.Të lutem - më tha:mos mu afro!Të lutem - më tha:nga unëasgjë mos kërko.Mora rrugën për Janinëajo më ndoqi si hije prapaTë lutem më tha : -Unë jam e fortës’më bën gjë dot sëpata.Unë kthehemajo ikunë ndalem ajo thotë : - Eja!Mbeta në udhëkryqAs në DelvinëAs në DhërmiAs në ManastirAs në Janinë...

Do ta gënjej

Do e thërras me zë të lartë, do ta thërras si ta rrëmbej, më s’të dua do ti them,do ta gënjej.Më s’të dua, më s’të dua si më parë Ti nuk je kush me qenë, Unë pa Ty do jetoj, do jetoj tani e tutjedo të të rrej Ty e vehten unë tani, përgjithnjëpor thellë në vehte e di se nuk mundem pa Ty.Të dua, Nuk mundem dot pa Ty...

Kadrije Meniqi

Buzëqesh, magjia ime! Magjia e buzëqeshjes tëndesot më zgjoi nga gjumimë erdhi lehtë si puhiadhe nga ëndrra më largoi.Magjia e zërit tëndsot më pëshpëritidashuri kur do të takoj?!Më tha dhe prapë iki.Magjia e hapave të tuzemrën ma tronditipor ishin ato hapaqë vetëm hijen ndiqnin.Jam zgjuar dhe mendojhorizontin vështrojnjë ylber më shfaqetme ngjyra shumëunë vë një pikë te ngjyra blu.Më thotë diç kjo ngjyrëpor nuk ju zbuloj dotështë sekret i vogëlqë më sjell pak lot.Sot magji e imjavallë ç`dëshiron?!T`më merresh me vetendoshta këtë synon.Sot jam e gatshmeme ty të shtegtojnë horizontin e mbyllurndoshta depërtoj.

DRITË E HËNËS

Është errësirëmë shoqëron drita e hënësqiriri i ndezurdhe ti vargu im...Ndjej pak të ftohtënë këtë natë të gjatëe ti vargu im s`ndaleshje kureshtarëdëshiron të zbuloshpse unë kam të ftohtë!?E sheh se si drita e qiriut zbehetdëgjon zemrën time se si të rrëfehet...Vargu im i dashur t`i nuk më zbulonse fshehtësitë e miavetë ti gjurmon!!!E sheh edhe hënënsa bukur shndritështë sonte e plotëdhe plotëson një dëshirë...Vargu im i shtrenjtësa bukur tingëllonmos je vallë melodiqë me ëndje dëgjoj!?

Page 10: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

10

Ky konstatim për letërsinë shqipe nuk do të dukej shumë i rën dësishëm për kohën tonë, sikur të mos ishte përpjekja e parë për të sjellë sintezën e plotë të pasurisë histori ko-letrare në letrat shqipe dhe sikur ky vlerësim të mos na bëhej sino nim i mendimit tonë kritik për gjend-jen shkencore të studimeve alba nologjike, sot, një shekull më vonë.Pas këtij konstatimi të Faik Konicës, përpjekjet për të vlerësuar shkencën dhe kulturën shqiptare nuk kanë munguar, por ka munguar për pjekja për të organizuar atë në nivel të institucioneve shkencore kombëtare dhe të instituionalizuara. Në vitin 1940, bëhet përpjekja e parë për të themeluar një institucion shkencore, i cili do të merrte për sipër jo edukimin arsimor, misionin e të cilës e kryente Normalja e Elbasanit, po kërkimin shkencor, përkatësisht institucionaliz-imin e tij në shkallë kombëtare. Po në këtë vit organizohet ne Tirane një Kon gres i Studimeve Shqiptare, në të cilin merrnin pjesë, përveç shqip tarëve, edhe albanologë të shquar, sado për fat të keq, vetëm të pro veniencës italiane. Nga ky kongres lindi Instituti i Studimeve Shqip tare me qendër në Tiranë[2].Pas Luftës së Dytë Botërore, janë bërë përpjekje sistematike për formimin e institucioneve arsi-more dhe shkencore në fushë të alba nologjisë. Në të njëjtën kohë janë organizuar takime shkencore për të caktuar orientimet teorike, met-odologjike dhe madje ideologjike të së ardhmes së shkencës shqiptare.Në vitet 1948–1952, në Tiranë dhe në Prishtinë, janë bërë për pjekje për të parë gjendjen e studimeve (më shumë ideore) brenda in stitucioneve shkencore në Tiranë dhe në Prishtinë, me theks të ve çantë të ardhmen e shqipes standarde.Në vitin 1962 organizohet Konferenca e Parë e Studimeve Al banologjike, në të cilën bardi shkencor dhe ideologjik i kryeprojekteve albanologjike kombëtare An-drokli Kostallari përvijonte në krye referatin e tij sintezën e madhe, drejtimet, fushat dhe kufijtë e stu dimeve alba nologjike, ndërsa veç tjerash premtonte se do të bëheshin objekt studimi edhe vepra e “atyre shkrimtarëve të njohur të së ka-luarës, si Gjergj Fishta, Faik Konica, Zef Skiroi etj.”[3] Pavarësisht nga ky prem tim, sikur dihet, veprat e disa krijuesve dhe rezultatet e disa pro jekteve jo vetëm nuk do të studiohen, por do të bëhen objekt harrese dhe sulmi. Institucionet shkencore në Tiranë do të bëhen strumbullar i disa prej projekteve të mëdha shkencore, si: Kongresi i Drejtshkrimit, Konferencat e studi-meve ilire etj., por nuk do të arrijnë të dalin nga gëzhoja ideologjike e sistemit, dhe më shumë se reflek tuese ato u bënë refuzuese të arritjeve të reja.Në këtë rrjedhë, në Tiranë institucionet shkencore, arsimore dhe kulturore shënojnë një mbyllje të jashtëzakonshme brenda kufijve

po litik dhe ideologjik, duke përjashtuar madje edhe letërsinë e shkruar në Kosovë nga Historia e letërsisë shqipe e gjysmës së dytë të sheku llit XX[4], ndërsa të njëjtin mision kryejnë edhe studiuesit shqiptarë në Europë dhe Amerikë. Ndonëse vërehen hapa të rëndësishëm bashkë-punimi dhe komunikimi, sidomos në përpjekjen e përbashkët për shqipen standarde, pikërisht në këtë dekadë vërehen hapa tepër të veçantë për projektimin separatist të kulturës shqiptare. Mirëpo, rea gimet edhe kësaj here nuk kanë munguar. Në fushë të gjuhës shquhet insistimi i Profesor Idriz Ajetit që në Seminaret e alban-ologjisë të projektojë kontekstin ballkanik[5] dhe ai i Profesor Rexhep Qosjes për projektimin evropian të gjuhës, letërsisë dhe përgjithësisht kulturës shqiptare. Profesor Rexhep Qosja, që në vitin 1969, veç tjerash kishte shkruar traktatet për studimet albanologjike, in stitucionet dhe perspektivën evropiane të tyre[6], që mund të quhen edhe përgjigje koncepteve të Androkli Kostallarit të paraqitura në Kon ferencën e parë të studimeve albanologjike (1962).Po në këtë periudhë, në Kosovë bëhen përpjekje individuale dhe kolektive për të dalë nga rrethi-mi. Në vitin 1968 rihapet Instituti Alba nologjik dhe po këtë vit organizohet Konsulta Gjuhësore e Prishtinës. Në vitet ’70 themelohet edhe Uni-versiteti i Prishtinës, ndërsa në vitin 1974 fillon punën Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në fushë të ndërkombëtarizimit të albanologjisë Seminari paraqet institucionin më të rëndësishëm nacio-nal, përmes të cilit bëhet i mundur popullariz-imi i albanologjisë si shkencë dhe histo risë e kulturës shqiptare si pjesë e kulturës universale. Po në këtë kohë hapet edhe Akademia e Shken-cave në Prishtinë dhe në Tiranë.Përpjekjet për të vlerësuar e rivlerësuar studimet albanologjike dy dekadat e fundit janë bërë kryesisht në fushë të historisë dhe të letërsisë, me qëllim të çlirimit të saj nga konceptet ideologjike[7].2. Vendet dhe institucione:Duke iu kthyer edhe njëherë identifikimit të hapësirës ku janë krijuar institucionet shkencore dhe arsimore në fushë të albanologjisë, duam që njëkohësisht të bëjmë edhe një sistemim të tyre historik dhe kronologjik. Sikur është konstatuar shumë herë deri më tash, nga gjysma e dytë e shekullit XX, institucionet e kërkimeve alban-ologjike nga hapësira e kolonisë se arbëreshëve të Italisë dhe nga hapësira gjermanofone e Austrisë dhe e Gjermanisë kaluan në hapësirën shqiptare: Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Shkup e kështu me radhë. Në Tiranë, tashmë një gjysmë shekulli, ku më parë e ku më vonë, janë themeluar: Universiteti i Tiranës, Akademia e Shkencave e Shqi përisë, Qendra Enciklopedike,

Instituti i Gjuhësisё dhe i Letërsisë, Fa kulteti i Gjuhëve të Huaja, Instituti i Folklorit, Instituti i Historisë, In stituti i Arkeologjisë dhe revistat shkencore: Buletini i Universitetit të Tiranës, Studime historike, Studime filologjike, Iliria, Kërkime folklorike etj. Një qendër po kaq e organizuar në fushë të albanologjisë, madje me një traditë të fortë gati njëshekullore në fushë të filologjisë, po në të njëjtën kohë u bë Shkodra. Në këtë qytet të Veriut të Shqipërisë me kohë u themeluan Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Bib-lioteka “Marin Barleti” dhe më vonë Seminari i Albanologjisë, Muzeu i Shkodrës, Seminari ndërkom bëtar “Shkodra në Shekuj”. Brenda tyre u botuan disa revista dhe kolana shkencore: Ko-lana e botimeve të trashëgimisë, kryesisht e boti-meve para Luftës së Dytë Botërore e Kishës Ka-tolike, Buletin shkencor, Pheonix, Hylli i Dritës, Kolana e seminarit “Shkodra në shekuj” etj. Pas rënies së komunizmit shkollat e larta peda-gogjike u kthyen në universitete. Në Elbasan u themelua Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, dhe filloi botimi i Buletinit të Univer sitetit; në Korçë u themelua Universiteti “Fan Noli” dhe filloi botimi i Buletinit të Universitetit, ndërsa tash së fundi po punohet për themelimin e një qendre të studimeve ballkanike; në Gjirokastër u themelua Universiteti “Eqrem Çabej” dhe filloi botimi i Buletinit të Uni versitetit, ndërsa në Vlorë u themelua Universiteti “Ismail Qemali” dhe filloi botimi i Buletinit të Universitetit.Të një moshe me disa nga institucionet e larta arsimore dhe shkencore me të Tiranës janë edhe disa nga institucionet arsimore dhe shkencore të Prishtinës. Nga fillimi i viteve ’50 në Prishtinë kanë filluar të themelohen disa nga institucionet më të rëndësishme shkencore: Universiteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, In-stituti i Histo risë së Kosovës, Arkivi i Kosovës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Brenda tyre janë botuar dhe kanë fituar moshën e pjekurisë edhe disa nga revistat më të mira shkencore në fushë të alban-ologjisë: Studime, Vjetari, Filologjia, Kosova, si dhe seria e revistave Gjurmime albanologjike dhe Gjuha shqipe. Ndonëse të përshkuara nga një trysni e skajshme politike, në Shkup, e më pas edhe në Tetovë, janë bërë përpjekje për të organizuar institucionet shkencore dhe arsimore. Brenda Universitetit të Shkupit që nga vitet ’50 funksionon Katedra për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, ndërsa brenda saj janë të organizuara drejtimet studimore për pedagogji dhe për përkthyes e inter pretues në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase studiohet dy dekadat e fundit edhe në Universitetin e Tetovës dhe në atë të Europës Juglindore në Tetovë e tash së voni edhe në

Begzad Baliu GJENDJA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA E TYRE1. Çështje të historisë së kërkimitNjë shekull më parë, saktësisht në vitin 1897, Faik Konica tër hiqte vërejtjen për varfërinë letrare të letrave shqipe, duke shtuar se ajo nuk kishte më shumë se pesë a gjashtë libra cilësor[1].

Page 11: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

11

Shkup. Në të tri qendrat nuk ka ndonjë aktivitet të dendur shkencor në fushë të albanologjisë edhe pse në Universitetin e Europës Juglindore funksionon një Qendër e Kërkimeve Shkencore, ndërsa kohëve të fundit ka zënë të organizohet Seminari i Gjuhës Shqipe edhe nga Universiteti i Tetovës. Në këtë rrjedhë duam të theksojmë se brenda hapësirës ish-jugosllave albanologjia studiohet edhe ka një traditë të mirë sidomos në Seminarin e Albanologjisë në Beograd, theme-luar nga linguisti i njohur i përmasave ballkani-ke Henrik Bariq, pastaj në Podgoricë sapo është themeluar Fakulteti i Mësuesisë, e në Ulqin ka një revistë (Lemba) themeluar më shumë se sa një dekadë më parë, e cila albanologjinë e ka bërë mision dhe vizion në këtë hapësirë. Stu-dimet albanologjike sot, as nga aspekti historik as nga aspekti i arritjeve shkencore nuk mund të merren me mend pa njohjen e kërkimeve shkencore në hapësirën italiane dhe gjermane.Në Romë që nga mesi i shekullit XX funksionin Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Uni-versitetit tё Romёs (1957) dhe pranë saj Instituti i Studimeve Shqiptare, ndërsa rol të rëndësishëm zë njëra prej revistave shkencore dhe kulturore e mjeshtrit të madh të letrave shqipe Ernest Koliqit, Shejzat (La Pleidai). Në Palermo vepron Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, theme-luar në vitet 1930–1931, nga historiani i letërsisë Gaetano Petrotta. Brenda saj ndërkaq dalin tri kolana botimesh: Albanica me 27 vëllime; kolana Studi i testi albanesi me katër vëllime; kolana e sapohapur Balcanistica me dy vëllime të botuara. Brenda këtij institucioni rëndësi të posaçme ka projekti BESA për mbledhjen dhe digjitalizimin e leksikut të veprave të autorëve arbëreshë; si dhe të projekteve të hartuara në kuadër të ligjit të miratuar në vitin 1999 mbi “Mbrojtjen e të drejtave te pakicave gjuhësore në Itali.” Në Napoli kemi Universitetin e Napolit “L’Orientale”. Brenda tij kemi katedrën e gjuhës shqipe në të cilën ligjërohet lënda e gjuhës dhe e letërsisë shqipe dhe filologjia shqipe. Titullari i lëndëve Profesor Italo Costante Fortino është edhe drejtor i Departamentit të Evropës Lindore, ku bëjnë pjesë të gjitha gjuhët e lindjes: shqipja, hungarishtja, rumanishtja, serbishtja, maqe-donishtja, greqishtja, rusishtja, bullgarishtja, çekishtja etj. Puni met shkencore botohen në kuadrin e departamentit. Posa çërisht për shqipen del revista voluminoze Albanistica. Një lektorat i gjuhës shqipe gjendet edhe në Kozencë, ndërsa në Universitetin e Leçes albanologjia është organizuar në shkallë të Katedrës. Studimet albanologjike janë formuar, janë organizuar, janë bërë shkencë më vete dhe kanë arritur përmasat e studimeve europiane, që nga mesi i dytë i shekullit XIX me shkollën austro – gjermane. Sot ajo studiohet në Munih (Munich) pranë Institut für Vergleichende und Indogermanische, Sprachwissenschaft sowie Albanologie, Departement II für Sprache und Kom munikation, Fakultüt für Sprach- und

Literaturwissen schaften. Ludwig – Maximilians - Universität München. Në Munih botohet edhe vjetari shumë i pasur me studime albanologjike: Indogermanische Forschungen, një nga kolonat më të rëndësishme të historisë së albanologjisë të shekullit XX. Edhe në Leipzig (Lajpcig) gjuha shqipe mësohet në kuadër të Katedrës së Ball kanistikës, ndërsa në Vjenë (Wien), alban-ologjia është mësuar e vazhdon të mësohet në Institutin e Indoeuropeistikës të Universitetit të Vjenës. Në Vjenë botohet në gjuhën gjermane revista për histori, kulturë, letërsi e politikë Dardania, të cilën e drej ton ish-lektori i gjuhës shqipe në këtë qendër Skënder Gashi.Ndryshe nga shumë qendra ku shqipja mësohej dhe studiohej në përmasa të studimeve ball-kanike dhe europiane, por se sot aktivitetet rreth saj janë zbehur, në qendrat universitare dhe shkencore në Poloni, ky interesim shkon duke u zgjeruar. Në këtë vend shqipja ekziston si lek-torat sot në tre institucione edu kuese në Poloni: në Universitetin e Torunjit “Mikollaj Kopernik”, në Universitetin e Varshavës, pranë Shkollës së Gjuhëve Lindore është mësuar për dy vjet në filialin e Universitetit “Adam Mickievic” tё Poznanjit, i cili quhet Collegium Europaeum Gnesnense, dmth. Kole gji Europian në Gniezno. Në këtë shtet, vendin e mëparshëm të bardëve të albanologjisë: Cimohovskit, Profesoreshës Savicka etj., po e zë një brez i ri, në mesin e të cilëve edhe një shqiptar, Rigels Halili. Po kështu mund të thuhet edhe për qendrën e studimeve albanologjike në Universitetin e Sofjes. Në këtë institucion të lartë universitar ekziston Dega e Ballkanologjisë, e krijuar në vitin 1994 në Fa kultetin e Sllavistikës së Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” pranë Katedrës së Gjuhësisë së Përgjithshme nën udhëheqjen e Profesoreshës Petja Asenova. Albanologët e kësaj qendreje, drejtuar nga Profesoresha Rusana Bejleri, kanë krijuar edhe web-faqen elektronike, ku botohen studime, recensione dhe tekste letrare, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën bullgare. Në këtë krah të studimeve albanologjike bie edhe njëra nga qendrat më të fuqishme të studimeve albanologjike dhe ballkanologjike në Shën Petërsburg (Sankt-Pe-terburg), ku shqipja është organizuar në nivel të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe dhe ku vendin e bardëve të studimeve albanologjike, si Agnia Desnickaja e brezi i studiuesve të saj, po e zë një brez i ri në krye me studiuesin e përmasave ballkanike Profesorin Rusakov.Ndonëse në përmasa më të vogla dhe madje kryesisht në nivel lektoratesh të mësimit të shqipes standarde, albanologjia studiohet edhe në disa qendra të Europës qendrore, perëndi-more dhe në Amerikë. Gjuha shqipe mësohet në Londër, pranë Degës së Studimeve Sllave dhe të Europës Lindore, ndërsa po në këtë qytet punë të mirë në hulumtimin, studimin dhe botimin e veprave në fushë të albanologjisë bën Instituti i Studime ve Shqiptare, drejtuar nga studiuesi dhe

editori Destan Bejtullahu. Gjithashtu, lektorati i gjuhës shqipe funksionon edhe në Universitetin e Arizonës, ndërsa Katedra e Gjuhës Shqipe edhe në Paris. Deri më tash, në Budapest për më se një gjysmë shekulli kurset e shqipes i ka orga-nizuar filologu i përmasave ballkanike Ishtvan Shvits (István Schütz).Një shtrirje më vete ka marrë mësimi dhe studimi i gjuhës shqipe edhe në institucionet arsimore e shkencore të Greqisë. Në Selanik, pranë Institutit të Gjuhëve Ball-kanike, krahas gjuhës serbe, bullgare, ruse dhe rumune, mësohet edhe shqipja. Në Janinë dhe në Follorinë kemi lektoratet e shqipes, ndërsa në Athinë ka zënë rrënjë të mira Shoqata shkencore “Lidhja Filologjike Shqiptaro-Greke”, brenda së cilës del edhe revista shkencore Albanogrekica.3. OrientimetShkenca e albanologjisë i ka tejkaluar tashmë disa çështje, që vetëm disa dekada më parë i konsideronte themelore në projektet na cionale të saj.3.1. Në fushë të historisë:albanologjia problemin e dikurshëm të gjenezës së popullit shqiptar e konsideron të mbyllur dhe të pranuar në institucionet ndër kombëtare pa domosdoshmërinë e mitizimit të saj; çështjen e formimit të kombit shqiptar tashmë e diskuton në kontekst të identitetit të saj evropian; projek-timin e historisë së popullit shqiptar e konsi-deron jo si një histori të Shqipërisë, që në të vërtetë ishte histori e kufijve shtetë ror e politik, po si një histori kombëtare e popullit shqiptar në kufijtë e saj etnografik. Brenda këtyre kritereve metodologjike pritet të rea lizohet projekti i ri i historisë së popullit shqiptar, enciklopedisë së po pullit shqiptar etj., ndonëse për shkaqe të caktuara në periudhën tran zitore të kësaj kohe në Tiranë kanë përfunduar të ashtuquajturat pro-jekte kalimtare Historia e popullit shqiptar deri në vitin 1912 dhe Fjalori enciklopedik shqiptar.3.1.1. Tema të reja:rihapja e çështjes shqiptare; studimet për historinë dhe çështjen çame; rikthimi i epokës së Skënderbeut (në 600-vjetorin e lindjes); mbështetja në literaturën ballkanike (përk-thimet); kërkimet e Robert Elsies në arkivat dhe bibliotekat e proveniencës Perëndimore, kërki met e Musa Ahmetit në Arkivat e Vatikanit, kërkimet e Iliaz Rexhes në Arkivat e Turqise, kërkimet e Dhori Qiriazit në Arkivat e Greqisë, kërkimet e Oliver Shmitit në arkivat italiane dhe austriake, paraqesin kontribute të veçanta në kërkimet e kësaj fushe.3.2. Në fushë të gjuhësisë:albanologjia ka tejkaluar studimin me çdo kusht të problemeve gjuhësore me karakter historik dhe madje me metodologji historiciste, ndërsa gjithnjë e më shumë merret me çështje prag-matike të nevojave të saj: fjalorët elektronikë, fjalorët terminologjikë, diskutimin e stan dardit gjuhësor në kontekst të rrethanave të reja, problemin e standar dizimit të onomastikës etj. Qendrat e studimeve albanologjike në Pri shtinë

Page 12: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

12

tashmë janë pjesë e projekteve mbarëkom-bëtare, sikur është Komisioni Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, në të cilin tash sa kohë po disku-tohen jashtë prirjeve ideologjike dhe dogmatike disa çështje të standardit të shqipes, ndërsa pas disa vitesh pune një komision eksper tësh në shkallë Kosove i ka dhënë fund draftit të parë të standardizimit të emërvendeve të Kosovës.3.2.1. Botimet:botimi i Atlasit Dialektologjik; përfundimi i botimit të veprave të Çabejt në fushë të eti-mologjisë; seria e botimeve albanologjike në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera (anglisht e gjermanisht) të cilat nën drejtimin e Profesor Rexhep Ismajlit po botohen në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës; seria e botimeve të trashëgimisë al banologjike drejtuar nga studiuesja Ledi Shamku në Tiranë; fillimi i botimit të veprave të Jup Kastratit (Bibliografia albanistike I)[8]; veprat studimore në fushë të fonetikës së shqipes nga Profesor Kolec Topalli; studimet gjuhësore në fushë të shqipes nga Profesor David Luka; botimi i veprave të Kole Ashtës Leksiku historik i gjuhës shqipe, dhe sidomos botimi e ribotimi i shumë fjalorëve dygjuhësorë: anglisht-shqip, italisht-shqip, gjermanisht-shqip, greqisht-shqip e anasjelltas, paraqesin disa nga arritjet më të rëndësishme në fushë të gjuhësisë shqiptare etj. Një fjalor i madh hungarisht-shqip, i Profesor Ishtvan Shvic (Istvan Schvici), i cili pritej të botohej shpejt, tashmë edhe pas vdekjes së autorit ende gjendet në dorëshkrim. 3.3. Në fushë të letërsisë: përveç kthimit të autorëve të ndaluar, në Tiranë është zgjeruar metoda shkencore e studimit, ndërsa në Prishtinë gjithnjë e më shumë, madje edhe nga brezi i ri i studiuesve, po provohet i ashtuquajturi “studim personal” i autorëve dhe veprave letrare. Studimet letrare në Tiranë shkojnë drejt ristrukturimit brenda teorive bashkëkohore të kërkimeve evropiane, ndërsa në Prishtinë drejt prirjes për të ndërtuar prirjet e studiuesve të veçantë, sado ato edhe më tej mbeten në nivel të përsiatjeve dhe sikur thuhet të “kërkimit të esencave”.3.3.1. E veçantë:studimet tekstologjike për letërsinë arbëreshe të Matteo Mandalasë dhe projekti BESA për mbledhjen dhe dixhitalizimin e veprave të autorëve arbëreshë, drejtuar nga Profesor Fran-çesko Altimari; kërkimet e dr. Zymer Nezirit në Fondin e Eposit të Uni versitetit të Harvardit, etj. Mbi tridhjetë vëllime me ligjërata e studime të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqip tare paraqesin arritjet më të reja në fushë të studimit, konferencave dhe kër-kimeve postkomuniste në fushë të albanologjisë.4. RevistatKanë përfunduar “misionin” e tyre letrar: Jeta e re, Nëntori, Jehona, Fjala, Drita etj., dhe vendin e tyre kanë zënë: Përpjekja, Mehr Licht!, Poeteka, Sfidë, Ars, Fjalа, Aleph. Është rikthyer edhe Hylli i Dritës.5. Perspektiva e kërkimeve albanologjikeNëse perspektiva e studimeve albanologjike

varet prej per spektivës së kërkimeve shkencore në vende dhe arkiva shkencore, si dhe prej metodës së studimit të tyre, atëherë kërkimet albanologjike, përveç në hapësirën e njohur shtetërore dhe shkencore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duhet drejtuar edhe në hapë sirën etnike, gjuhësore dhe etnografike të banuar nga shqiptarët në Greqi; në arkivat mes-jetare dhe antike greke; në hapësirën etnografike dhe gjuhësore e shqiptarëve në Itali, si dhe në arkivat shtetërore, kishtare, shkencore dhe kul-turore të tyre; në arkivat shtetërore dhe kishtare të zonës bregdetare të Kroacisë; në Arkivat Shtetërore Turke dhe në Arkivat e Vatikanit, ku po bën kërkime kryesisht studiuesi Mu sa Ah-meti. Pranë Arkivave të Vatikanit dhe Arkivave të Turqisë është me shumë interes që të themelo-hen edhe Institutet shkencore na cionale, të cilat do të merreshin vetëm me kërkimet e kësaj natyre.Në gjuhën, letërsinë, folklorin, historinë dhe etnografinë shqip tare ka shumë interes të bëhen kërkime në disa qendra shkencore të Evropës Qendrore: Vjenë, Grac, Mynhen dhe sidomos në fondin “Ga ngala” të Kopenhagës. Biblioteka Mbretërore e kryeqytetit të Dani-markës (Kopenhagë), në të cilen gjendet edhe Koleksioni “Gangala” (sipas lektorit të shq-ipes Giuseppe Gangala, 1898–1978), mund të për mbysë konceptin për themeluesit gjerman të albanologjisë shkencore. Arbëreshët mund të bëhen jo vetëm prijës të letërsisë së roman-tizmit dhe mbledhës të folklorit e përshkrues të etnografisë shqiptare, por edhe themelues të shkencës së albanologjisë në gjysmën e parë të shekullit XIX, brenda të cilës hynë edhe teoria e prejardhjes ilire të popullit shqiptarë e të gjuhës shqipe.Në kërkime të dorëshkrimeve të panjo-hura deri më tash apo të identifikuara ndërmjet-shëm, përveç veprave të shkruara para Buzukut, në historinë e re, gjetja e dorëshkrimit të Fjalorit etimologjik të Nor bert Joklit, sigurisht paraqet interes të madh për albanologjinë.6. Rikthimi te Faik KonicaPas reagimit të lexuesve për konstatimin e tij se “letërsisë shqi pe nuk kishte veç se pesë a gjashtë vëllime të holla”, Konica “për mirësoi” mendi-min e tij, duke u përgjigjur se kur kishte kon-statuar një vëllim kaq të varfër të letrave shqipe nuk kishte menduar për per sonalitetet, por për veprat. “Kultura kombëtare kishte shumë per-sonalitete të rëndësishme që nga ana kombëtare shqiptare janë me rëndësi, – “por ne, – shtonte Konica, – patëm për qëllim të theksojmë vetëm ato vepra që kanë vlerë me vete.”[9]Kush do të kundërshtonte sot mendimin e Konicës një shekull më vonë, po të përpiqeshim të bënim një vlerësim të kontributeve tona shkencore të karakterit nacional. Nëse sot konstatojmë se kontributet shkencore nacionale nuk janë veç se një numër më i vogël vëllimesh, se ato që kishte theksuar Faik Konica një shekull më parë dhe se në mesin e atyre veprave të rëndësishme nuk janë as veprat themelore: Fjalori i madh i gjuhës shqipe, e të mos flasim për Fjalësin kombëtar të shqipes (ndërkohë që në kohën e Konicës shq-

ipja kishte në dorë shkrim Fjalorin e Kristofori-dhit dhe madje Fjalorin etimologjik të Gustav Majerit); se në vend të Enciklopedisë nacionale kemi Fjalorin e vogël enciklopedik; se në vend të Historisë së popullit shqiptar kemi gjysmën e parë të saj; se në vend të Historisë së letërsisë shqipe kemi disa pjesë të saj; se ende nuk kemi një vepër akademike për letërsinë popullore, et-nografinë, muzikologjinë, arkeologjinë, se edhe Gramati kën e shqipes standarde nuk arritëm ta botojmë të plotë; se edhe ai nu mër i vogël leksikonësh të botuar deri më tash janë rezul-tat i punës individuale të disa “iluministëve”, po jo edhe punës shkencor të insti tucioneve shkencore, të cilat janë themeluar pikërisht për këto synime, si do të reagonin sot individët dhe institucionet shkencore.Duke e ditur që më parë se edhe ndaj këtyre konstatimeve reagime do të ketë edhe një shekull pas reagimeve që iu bënë Faik Konicës, dëshiroj të përgjigjem që më parë: në kohën tonë, kemi jo vetëm individualitete të shquara shkencore, kulturore, filozofike, letrare etj., por kemi edhe institucione shkencore kombëtare: akade mike, universitare, shkencore, institute të specializuara etj., të cilat, kudo me emrin e tyre i nderojnë popujt e qytetëruar të botës, por edhe këtu fjalën e kishim për ato vepra themelore, të cilat i mungojnë shkencës së albanologjisë, dmth. shkencës nacionale.8. Në vend të përfundimitNëse rezultatet e reja të studimeve albanologjike varen prej perspektivës së kërkimeve shkencore në vende të ndryshme dhe arkiva shkencore, si dhe prej metodës së studimit të tyre, atëherë kërkimet albanologjike, përveç në hapësirën e njohur shtetërore dhe shkencore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duhet drejtuar edhe në hapësirën etnike, gjuhësore dhe etnografike të banuar nga shqiptarët në Greqi; në arkivat mesjetare dhe antike greke, në hapë sirën etnografike dhe gjuhësore e shqiptarëve në Itali, si dhe në arkivat shtetërore, kishtare, shkencore dhe kulturore të tyre. Në arkivat shte tërore dhe kishtare të zonës bregdetare të Kroacisë, në Arkivat Shtetë rore Turke, në Arkivat e Vatikanit, të Rumanisë, të Bullgarisë, të Aus trisë, të Rusisë dhe të Egjiptit, Greqisë. Pranë Arkivave të Vati-kanit dhe të Turqisë është me shumë interes që të themelohen edhe Institutet shkencore nacio-nale, të cilat do të merreshin vetëm me kërkimet e kësaj natyre.RESUMETHE STATUS OF ALBANOLOGY AND ITS PERSPECTIVEIf the new outputs of Albanology depend on scientific research in other countries and on their archives, as well as on methodology, then, besides Albania, Kosova, FYROM and Montenegro, the Alba no logy research must be extended also in the Albanian ethnic, linguis tic and ethnographic area in Greece, in the medi-eval and ancient Greek archives, in the Albanian ethnographic and linguistic area in Italy, as well as in their state, church, scientific and cultural

Page 13: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

13

archives. It is indispensable that research must be carried out in the Croatian Riviera, in the Turkish, Rumanian, Bulgarian, Austrian, and Russian state archives, as well as in the Vatican archives.It is of much interest the establishment of national scientific institution in the Vatican and Turkish archives, that would deal exclu-sively with this kind of research. [1] Faik Konica, Letërsia shqipe, “Albania”, Bruzelles, 1897, V. I. nr. 2.f.1. [2] Më 8 prill 1940 Sekretari i Pcrgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi kri-jimin e fondacionit “Skanderbeg” si dhe statutin e Institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, Insituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t’i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shëmbull kombet e përparuara të Europës, por duke ruaj-tur njëkohësisht dhe karakterin kombë’tar sipas mendësi ve dhe traditave më të mira kombëtare (AQSH, F. 200, V. 1940, D. 10., sipas Gentiana SINOJMERI, Arkivi Shqiptar, Viti 5, Nr. 1-2, 2004.[3] Androkli Kostollari, Gjendja e Studimeve Albanologjike në Shqipëri, probleme dhe detyra të reja, Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike, Universiteti Shtetëror i Tiranës – Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë 1965, f. 57; 1969: [4] Shih, Grup autorësh, Historia e letërsisë shqiptare e realizmit socialist, ASH e RPS të Shqipërisë - IGJL, Tiranë, 1978.[5] Shih, Fjala e përshëndetëse e prof. dr. Idriz Ajetit, drejtor i Seminarit tëKulturës Shqiptare për të Huaj, SKSHH 1, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 1975, f. 7.[6] Shih fjalën e tij “Studimet albanologjike dhe institucionet e tyre” (1969), në “Nocione al-banologjike”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1984, f. 32.[7] Po këtë temë, por në një aspect tjetër e kam trajtuar edhe në kumtesat: Studimet gjuhësore në Kosovë në gjysmën e dytë të shekullit XX: shkollat, domenet, problemet, metodat, në Simpoziumin Ndërkombëtar të Organizuar me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Institutit Albanologjik, Prishtinë,ë 2003”, si dhe Gjendja e studimeve albanologjike në fillim të shekullit XXI, (fjala hyrëse), në Konferencën vjetore të Institutit Alb-Skenca, Tetovë, 2 shtator 2009. [8] Prof. dr. Jup Kastrati, Bibliografi albanistike, I, (Përkujdesja dhe parathënia e mr. Begzad Baliut), Shb. ERA, Prishtinë, 2001.Për kon-tributin e Profesor Jup Kastratit shih gjerësisht monografine: Begzad Baliu, Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit, Institutin Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2005. [9] Cituar sipas, Jup Kastrati, Faik Konica, Gjonlekaj publishing Company, New York, 1995, f. 300-301.

Aty u njohëm edhe me heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së, Ismet Jashari-Kumanova e Tahir Sinani, ky nga Malësia e Gjakovës (Tropoja).Gjatë vizitës sonë në Shkup nuk mund të mos e vizitonim dhe vendin, ku ka jetuar Nënë Tereza, si dhe Muzeun e pasur kushtuar asaj. Në këtë të fundit, disa kolegë tanë lanë dhe përshtypjet e tyre me shkrim.2. Lugina e Preshëvës, me qytetin me këtë emër dhe Bujanocin e Medvegjën, ndoshta, ishte kërshëria më e madhe për ne, në këtë udhëtim në tri shtete të Ballkanit. Dhe kjo gjë, natyrshëm, është më se shpjegueshme. Në kufi dolën për të na pritur tre anëtarë të komisionit të IIKSH për arsimin në Preshëvë: Alixhemal Saliu, Xhemaledin Salihu e Musa Ajeti. Në ecje e sipër, ata na njohën me fshatrat shqiptare, që shtriheshin në të dyja anët e udhës së makinës. Na informuan se ky rajon autokton shqiptar ka 2 shkolla të mesme (gjimnaz e teknike) dhe disa shkolla 8-vjeçare.Sapo hymë në Preshevë, kudo na ranë në sy mbishkrimet në gjuhën shqipe. Por, kryesorja, dëgjuam se sa mirë e flisnin banorët vendës gjuhën e njësuar amtare shqipe. Këtë gjë e vërejtëm edhe gjatë vizitave në shkollën e mesme teknike, me drejtor Telat Arifin dhe ku ka 1.300 nxënës e disa mësues. Kolegu ynë N.Selmani ndoqi një orë mësimi në klasën e parë dhe poetja Z.Hysa recitoi vjershën e saj të frymëzuar kushtuar vizitës në Preshevë, shkruar me këtë rast. Në Gjimnazin “Skënder-beu”, me drejtor Abdurrahman Zylfiun, pamë bustin e Heroit tonë Kombëtar. Kjo shkollë ka 1.025 nxënës e 87 mësimdhënës, nga të cilët 18 serbë. Pas mbarimit të maturës, nxënësit i ndjekin studimet e larta në Prishtinë, Tetovë e Tiranë. Këtu botohet gazeta periodike “Gjim-nazisti” dhe funksionon grupi letrar ”Migjeni”. Që nga viti 1964-1965, kanë përfunduar 11 mijë maturantë. Drejtor i parë ka qenë Mehmet Jusufi, por dhe 10 drejtorët e tjerë kanë qenë shqiptarë.Në afërsi të kësaj shkolle ndodhet një librari, ku ka tekste mësimore, por dhe letërsi artistike. Për këtë gjë, na foli punonjësja Fitore Emini, e cila dëshmoi se mësuesit e nxënësit janë të etur për të blerë libra e për të lexuar. Këtë gjë e vërejtëm edhe gjatë vizitës në Bibliotekën e qytetit, ku Vaxhid Mehmeti na tregoi se aty ka sektorë: për fëmijët, të rriturit dhe me literaturë shkencore. Kjo bibliotekë ka sektorë edhe në Miratoc, Rahovicë e Leran dhe numëron afër 1.000 lexues, të moshave të ndryshme.Në konkursin e nxënësve recitues të shkol-lave të Luginës së Preshëves, që u zhvillua në sallën kryesore të Shtëpisë së Kulturës “Ab-dulla Krasniqi”, interpretuan me mjaft pasion,

Në datat 24-27 maj 2011, pra gjatë katër ditëve, një grup pune prej 11 vetash, nga Instituti i Inte-grimit të Kulturës Shqiptare, bëri vizita intensive në qytetet: Shkup, Preshevë e Prishtinë.Në përbërje të tij ishin: Rezart Gashi, drejtor i Institutit dhe Dr. Ibrahim Gashi, kryetar i Komi-sionit Qendror të tij. Gjithashtu, bënin pjesë përgjegjës sektorësh e specialistë të arsimit, kultures e shkencës: Prof. Emil Lafe-Akademik, Prof.Dr. Hulusi Hako, Prof. Dr.Hasan Çipuri, Prof. Murat Gecaj, Namik Selmani- arsimtar e shkrimtar, Zyba Hasa-arsimtare e poete, Fat-bardh Danja-inspektor arsimi pranë Komunitetit Musliman Shqiptar, Ibrahim Hajdarmataj-drej-tues shkolle e Liliana Gashi-specialiste arsimi.1.Pas një udhëtimi disi të gjatë, së pari, ky grup pune u prit me ngrohtësi e zhvilloi vizita mbresëlënëse në lagjet Tophanë e Çair, të qytetit të Shkupit, me shumicën dërmuese banorë shq-iptarë. Vizitë e paharruar ishte ajo në shkollën 9-veçare, me drejtore Merita Kolçin. Aty dhuruam libra për kolektivin e kësaj shkolle: I.Gashi, N.Selmani e M.Gecaj. Pjesëtarë të grupit të IIKSH, gjatë udhëtimitMe mbresa të paharruara ishte vizita në Komunën e Çairit, ku është drejtor i arsimit Shefqet Zekolli. Ndërsa kryetari i Komunës, Izet Mexhiti shprehu kënaqësinë për këtë vizitë, e cila do t’i shërbejë qëllimit kryesor të saj: punës studimore për përafrimin e teksteve mësimore, me përmbajtje kombëtare, që nga abetarja dhe sidomos gjuha e letërsia, historia e gjeografia, edukimi muzikor e figurativ etj. Në shenjë nderimi e respekti, ai i dorëzoi secilit pjesëtar të grupit tonë, “Mirënjohjen” simbolike, me figurën e Skënderbeut, hipur mbi kalë.Pastaj, para drejtuesve të gjitha shkollave shqipe në Maqedoni, u lexuan referate nga pjesëtarët e grupit tonë. Dr.Ibrahim Gashi, foli për synimet dhe punën e bërë nga Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare (krijuar më 2009); Akade-mik Emil Lafe, për etimologjinë shqipe, me përmbajtje kombëtare; Prof.Dr. Hulusi Hako, për detyrat që dalin në studimin e teksteve shkollore ekzistuese, në të gjitha trevat shqiptare e në diasporë. Me interes të veçantë u ndoqën edhe disa mendime të shprehura nga vendësit, si: Mitat Shaqiri, Nuhi Dardhishta, Dr.Teuta Agaj, Puntoria Ziko, Prof.Dr. Shukri Rrahimi, Qerim Lita, Reshat Kamberi, Ilmi Veliu, Besnik Rameti etj.Në vazhdim, gjatë vizitave në këtë qytet, pamë Shtëpinë e Jashar be Shkupit, që ishte kthyer në muze të pasur. Administratori, Baki Halili na tregoi pjesë të historisë së këtij institucioni dhe na foli për reliktet, dokumentet e fotografitë etj.

SYNIME DHE GATISHMËRI PËR BASHKËPUNIM TË NDËRSJELLTË (Veprimtari të një grupi, nga Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare: në Shkup, Preshevë e Prishtinë)

Nga: Prof. Murat Gecaj

Page 14: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

14

kryesisht vajzat. Por aty recituan edhe pjesëtarët e grupit tonë, poetët Z.Hasa e N.Selmani, që u duartrokitën nga të pranishmit për vjershat e krijuara posaçërisht në këtë vizitë. Juria shpalli tre nxënëse fituese, nga Bujanoci e Presheva. Po kështu, gjatë asaj dite, ishin mjaft mbresëlënëse edhe takimet e përzemërta me kryetarin e klubit letrar “Feniks”, Bilal Maliqi; me arsimtarin e poetin e talentuar nga Bujanoci, Arsim Halili; me kryetarin e Shoqatës së Arsimtarëve, Xhemale-din Rexhepi etj.Plot mbresa të bukura ishte hapja e një ekspozite me vizatime në shkollë, me temë Çamërinë, nga mësuesi e poeti Namik Selmani. Gjithashtu, për teleshikuesit e Preshëvës folën e iu përgjigjën disa pyetjeve të drejtueses së TV lokal, për de-tyrat e veprimtaritë e I.I.K.SH, nga Dr. I.Gashi,

Prof.E.Lafe e Prof. H.Hako.Në mbarim të vizitës në Preshëvë, patëm një takim me kryetarin e Komunës, Ragmi Mustafa e përgjegjësin e kabinetit të saj, Fatlum Mustafa dhe me drejtoreshën e shkollës 8-vjeçare “Ibra-him Kelmendi”, Hafize Shaqiri. Ata shprehën kënaqësinë për vizitën tonë aty dhe pohuan se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për studimin e teksteve ekzistuese, me synim kryesor përaf-rimin e tyre dhe që të kenë përmbajtje kombëtare shqiptare.Deri në kufirin me Kosovën, përsëri na sho-qëruan mikpritësit tanë të pandarë, Alixhemali e Xhemaledini. Aty bëmë foto së bashku dhe premtuam se ky do të ishte vetëm fillimi i bash-këpunimit tonë të ndërsjelltë.3.Vendqendrimi ynë, i tretë dhe i fundit, ishte Prishtina. Disa nga ne e kishin vizituar atë edhe më parë. Megjithatë, emocione provoi secili nga ne, qëkur kaluam nëpër qytetin e Gjilanit dhe arritëm në qendrën kryesore administrative të Kosovës. Menjëherë, arritën aty mikpritësit, Prof. Skënder Skënderi, Prof.Gani Pllana e Prof. Fasli Hajrizi, të papërtuar e dashamirë. Pastaj na shoqëruan në takimin me zv.kryetarin e Komunës së Prishtinës, Abdulla Hotin, drejtorin e arsimit Remzi Salihi, drejtoren e kulturës pranë saj, Vlora Dumoshi dhe arsimtaren e palodhur Mereme Berisha. Këta na uruan mirëseardhjen edhe në emër të kryetarit të Komunës, Isa Musta-

fa e dhanë një informacion të pasur për arsimin e kulturën në kryeqendrën e shtetit të tyre. Në këtë takim, si të ishin “ndërlidhësit” e të dyja palëve, natyrshëm u futën dhe kolegët e miqtë tanë, publicistët e gazetës arsimore “Shkëndija”, Vezir Ukaj e Sabit Jaha.Në takimin e mësipërm, nga ana e grupit tonë folën Dr.I.Gashi, Prof.H.Hako, N.Selmani e ndonjë tjetër. Ndërsa edhe vendësit u shprehën për nevojën e studimit e përafrimit të teksteve mësimore për të gjitha shkollat shqipe, në trojet shqiptare e në diasporë: S.Skënderi, M.Berisha e R.Salihi. Pikëtakimi ynë i përbashkët ishte puna për një lidhje më të frytshme ndërmjet institu-cioneve të Shqipërisë e të Kosovës, në fushën e arsimit tonë kombëtar.Pjesë e rëndësishme e kësaj vizite, në Prishtinë, ishin takimet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me drejtues të saj, si Prof.Idriz Ajeti-Akademik. I një niveli të lartë ishte edhe pritja, që na u bë nga zv.ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Nehat Mustafa. Ndër të tjera, ai e përshëndeti nismën e IIKSH dhe tregoi se mendohet që së shpejti, në Ulqin të Malit të Zi, do të organizohet seminari i përvitshëm, për të diskutuar rreth abetares e tek-steve tjera dhe, në përgjithësi, për mbarëvajtjen e shkollave shqipe në diasporë.Në vazhdim të këtij turneu, ishte vizita e kënd-shme në mjediset e shkollës teknike “Xhevdet Doda”. Aty na pritën me ngrohtësi zv.drejtori Naim Janova dhe anëtarët e këshillit pedagogjik, ndër ta Hysen Zenuni, si dhe nxënësit. Në emër të tyre, përshëndeti drejtori, Azem Jaha. Nga ana jonë foli Dr.I.Gashi, i cili dhuroi disa libra. Ndërsa mikpritësit na dhuruan punime të nxënësve. Kjo shkollë e mesme, me drejtim shkencat e natyrës, feston vitin tjetër 40-vjetorin e krijimit dhe tani ka mbi 1.500 nxënës, me 34 paralele e 50 mësimdhënës. Sivjet janë mbi 450 maturantë dhe, zakonisht, 80% e tyre i ndjekin shkollat e larta. Kjo shkollë e mesme është binjakëzuar me Gjimnazin “Petro N.Luarasi” të Tiranës. Këto ditë, maturantët e saj po bëjnë vizita në Durrës,Tiranë, Krujë etj.Ne u “ngarkuam” me shumë mbresa e kujtime të bukura, kudo që shkuam gjatë atyre katër ditëve. Por, e paharruar e befesuese për të gjithë ne, ndoshta edhe pa dijeninë e drejtuesve të shkollës “Xh.Doda”, pasi bëmë jashtë një foto kolektive në hollin e mbrendshëm të ndërtesës dhe po largoheshim, nga të katër katet e saj, në forme katërkendshe, shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet e qindra nxënësve, me një akustikë të jashtëzakonshme, me të cilat na përshendetën e na nderuan, që vizituam shkollën e tyre, njëra nga më me tradita, në Republikën e Kosovës.Megjithëse pak “jashtë portokollit” të këtyre vizitave të mësipërme, në shoqërinë e poetes Shefqete Goslaci, me mbresa të paharruara e të pashlyera ishte takimi me këngëtaren brilante të Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Me atë biseduam shumë ngrohtësisht, N.Selmani, Z.Hysa e M.Gecaj.Është për t’u shënuar se në të

gjitha takimet e bisedat: në Shkup, Preshevë e Prishtinë, kudo ne bëmë fotografi të pahar-ruara me mikpritësit: nxënës e mësues dhe drejtues të arsimit, me poetë e shkrimtarë, me personalitete të jetës politike, arsimore, kulturore, shkencore etj. Ato do të mbeten si kujtime të paharruara në mendjen dhe zemrën e secilit prej nesh.…Por veprimtaritë e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare nuk mbarojnë me kaq. Me një zë, të gjithë ramë në një mendje se përsh-typjet tona nga ky udhëtim do t’i shkruajme e t’i botojmë në një libër. Në Preshevë na treguan se po përgatiten për një kuvend, që do të mbahet në muajin qershor 2011. Aty do të lexohen disa tema për punën e bërë, deri tani, për studimin e gjendjes së teksteve shkol-

lorë, me boshtin e tyre kombëtar. Një vizitë e pritshme e grupit tonë parashikohet që të bëhet së shpejti edhe në Malin e Zi. Ndërsa sivjet, në shtator, do të jetë pika kulmore e këtyre veprimtarive, me një konferencë kombëtare, në kryeqytetin Tiranë. Të gjithë besojmë e shpresojmë se kjo nismë me vlera të shuman-shme arsimore e pedagogjike, por mbi të gjitha me theks atdhetar, do të gjejë mbështetjen e institucioneve të interesuara shtetërore, si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Diasporë, por dhe të fondacio-neve e shoqatave të ndryshme. Se ketë gjë e kërkojnë edhe synimet tona të përbashkëta, për ta integruar arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare në rrjedhat e shoqërisë së përparuar europiane e më gjerë.Gjemë rastin që t’i përshëndesim dhe t’i falënderojmë nga zemra të gjithë mikpritësit tanë: në Shkup, Preshevë e Prishtinë, për mjedisin vëllazëror e komod, që na krijuan kudo dhe për bashkëpunimin e mbështetjen e shprehur, në plotësimin e të gjitha detyrave, që ka për të realizuar në të ardhmen, Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë.

Page 15: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Albana Jashari

Pavarësia

Ditë e madheDita e lirës17 Shkurti Dita e pavarësisë. Për këtë ditë të madhe,Luftuam një komb,Andaj 17 ShkurtinÇdo shqiptar feston.Anë e mban shqiptarëtGëzojnë e festojnë Të parët e tyreAta nuk harrojnë.

Albana Sheshi

MALLI

Jam larg shtëpisë,Larg atdheut tim,Jam pikërisht këtuNë Borås të Suedisë.

Kalova male e fusha,Përrenj e lumenj,Por diçka më mundonShpirtin tim e kam lënë peng.

I ndarë e copëtuar,Në disa pjesë,E në hall kamë renë cilës,Ti shtojë me shumë apo heqë.

Me ka marrë malliPër ty vogëlushja imeQë dockat zgjate çdo mbrëmjeE mua me mbulon me ledhatime.

Më fjalë zemre,Të ëmbla shumë,Që tani kur i kujtojLotët me rrjedhin lumë.

Ja dielli që me ngrohëJa drita që më ndriçon,Je lule plotë aromëJe flutur dhe shqiponjë.

Ti je zemra ime,Jetën ma gëzonTë dërgojë me mija puthjeNga larg që të kujtoj.

Agim Gashi Drenica

LIVADHET E VENDLINDJËS

Nëna gjendet n’punëbabi s’është n’shtëpi,Linda me te vëllanë- dalin në sheti.

Pranë parkut t’lojraveLinda e ndalë marshimin,Eja te luajmë bashkë- e lutë vëlla Mërgimin.

Ai ndalët në vendshikimin e hedhë për dhe,ç’te gjeti i thotë Linda-pashë motrën ç’ke?!S’me pëlqejnë këto lojëra- dhe u ulë në bari,s’dua t’luaj tha aidhe buzët i vari.

Si s’te pëlqejnë vëllahe ti mbetesh pa mend,ku ka lojëra më te mira-se sa në këtë vend ?!

Ka!- si nuk kaia ktheu Mërgimi-Lindës,lojërat më të bukuran’livadhe t’vendlindjës.

NA THËRRASIN

Na thërrasin kullatna thërret bjeshka,- na pretë ara na pretë kreshta.

Na thërrasin lisatna thërrasin gurrat,-na presin plisat-na presin burrat.

Na thërrasin varretna thërrasin pragjet,- na presin nënat- t’ua terim faqet.

Agim Gashi Drenica

KAH ËSHTË KOSOVA

Tek shëtisnim bashkë- këtu në mërgim,ja ç’pyetje më bërinjë ditê nipi im.Shqetësimin e tijshpejtë e kuptova,kah i bien atdheukah është Kosova.E sheh atë malte mbuluar më dëborë,andej është Kosova- i tregoj me dorë.Fjala e tij -zemrën se ç’ma dridhi,andej gjysh i dashurçdo ditë lind dhe dielli.

LOTËT E GJYSHIT

Ia dërguan ftesëne mori dhe vizën,mezi priste gjyshit’vizitonte Zvicrën.Te takohej me nipindhe mbesat e ti’,kurrë s’i kish parë- pos në fotografiE gjatë iu duk rruga- në avion dy orë,qe t’i marrte n’prehërt’i përkëdhelë më dorëT’u flas për atdheun- për fusha e male ,- për farë e për fispër Loken e Madhe.Qëndroi veç një javë -kish ardhë për një muaj,më fëmijët s’u muar vesh-flisnin në gjuhë të huaj.Në ndarje tha gjyshime lotë këto fjalë,më mirë kishte qenëtë mos kisha ardhë!!!

Poezi për fëmijë nga:

Page 16: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

16

Jam pjesë e këtij universi me të bëmat e mia. Poezia vjen tek një bio- kimiste për të shprish heshtjen e saj në bio-ritmet e jetës, për të shpërthyer si një vullkan. Teksa shumë të tjetër treten si tretësit kimik, pa e ditur kush janë. Një poetesh e cila është relativisht e re edhe në krijime edhe në moshë, një mërgimtare që valët e jetës e kanë hedhur matanë brigjeve të ujërave të Jonit, po pa e harruar asnjëherë vendlindjen e saj , jetën e saj për të cilën edhe është formuar e tillë sot është poetesha Lindita Prenga, një malësore, në karakter dhe bujare po me ato tipare Mirditore,edhe pse duke jetuar në një vend të urbanizuar dhe me qytetërim të lashtë. A është malli për vendlindjen, që e gërryen poeten nga brenda?! Sigurisht se po dhe në mos jeta e ka mësuar me ose pa pahir të adaptohet aty ku jeton. Megjithatë ajo kujton lexuesit e saj se edh mua me merr malli për ato ditë të rinisë, që kam kaluar në ato brigje, ku flitej e shkruhet shqipja e bukur. Ja se si e portretizon mallin për vendin e saj, poetja. PRITEM NËNË, PRITËM TEK DERAPritem nënë pritëm tek deraPritem nënë në krahët e tu.Pritëm nënë se po te vijnë fëmijaMallin tënd për ta shuar.E kush më shumë së nëna bartë thellë në supet e saj mallin për të pritë në derën e harruar fëmijët e saj, se ndoshta vijnë sot, apo ndoshta vijnë nesër. Duke qenë edhe vet Lindita, nënë ajo atë e përjeton këtë mall larg vendit të saje që shikon me syrin e saj largpamës nënën që me thinjat e saj, me kërrusen e saj dhe e mbështetur në shkopin e jetës, e përjeton poetikisht dhe emocionalisht përmes këtyre vargjeve. Lindita nuk sheh vetëm gjëra që të errësojnë, ajo herë pas here edhe komunikon edhe me vet engjëllin, i sjell dritë kur i mungon, e cila

çdo ditë shikon nga qielli që zbardhon dhe brenda saj edh e shumë të tjerëve e zbret dritën dhe mirësinë, janë këto shtigjet poetike e cila poetesha i shpreh përmes këtyre vargje DRITË ENGJELLORENe errësirën e natës shtegtoja Mendimet mblidhen kërkonin Një dritë prej qiellit vraponte Unë e vetme shikoja ç’po ndodhte.Poetja ndonjëherë di të qajë edhe hall, për sa e sa zemra të vetmuara ajo e ndjen e këtë ligshti shpirtërore sepse doemos njerëzit e vetëm prapa vetës bartin edhe dhembje të madhe në pa mundësi për t’i shëruar bashkë me ta, ajo i drejtohet me vargjet e cila apostrofon bukur përmes poezisë E VETMUARPikat e shiut me njomen trupin Lotët e mi me vranë zemrën . Rrezet e diellit u zemëruan me mua Ylberi shumëngjyrësh i fshehu ngjyrat .Duke përdorur me mjaft mjeshtri figurën krahasuese mes pikave të shiut dhe vet lotëve të vetmuarit nuk është që poetja nuk i mbyllë të gjitha rrugët. ajo megjithatë në instilacionet e saj portretizuese, përmes vargjeve kërkon pak rreze ngrohtësie edhe ndonjë herë kur dielli është idhnak dhe kur ylberi nuk shfaq fytyrën e buzëqeshur, pas shiut dhe zemërimit të diellit si do qoftë vetmia në nocionin e vet që e metablon organizmin shpirtëror e që në një formë a tjetër prishet këndëshmëria e saj duhet të kërkohet të bashkëdyzimi i ngrohtësisë diellit, pushimit të lotit, shfaqjen e ylberit me ngjyra e të bukura e veçmas buzëqeshjes së fytyrës çdo njeriu . Fundja të gjithë e meritojmë buzëqeshjen , askush nuk duhet të përjetoj vetminë. . Për poeten Lindita Prenga, ndonjëherë mbetet e enigmë dhe poezinë e ndërton duke pyetur kush jeni? dhe mbase edhe ne mund të them pse e ndërton poezinë e saj përmes fjalive pyetëse? Ku dëshiron ajo të dalë? Çfarë përgjigje pret ? Pse e ngarkojnë emocionalisht poeten këta njerëz? Çfarë kërkese artistike dhe cili është mesazhi vet poezisë. Vrasja nuk mjafton të jetë vetëm me plumb,vrasja ndonjëherë bëhet edhe me neglizhencë edhe me ndarje edhe me harresë , fakti që të le të përjetosh vuajtje është vrasje shpirtërore në mos asaj fizike. KUSH JENI JU Kush jeni ju qe fatet i vrisni Si hijet e natës pa pike mëshire Kush jeni ju qe shpresat e mbysni Ëndrra për ju s’po është e lirë Kush jeni ju që zemër nuk keni Besën e shkelni e jetën e vrisni Kush jeni ju qe s’paskeni fytyrë As ndjenje ne zemër as pak yndyrë

Se rimet e jetës janë një maratonë e cila në vazhdimësi kërkohet të vrapohet, por rrallë ose asnjëherë nuk arrihet në cakun e dëshiruar, pa dyshim se kjo filozofi interpretohet edhe përmes vargjeve të poetes Prenga. Njeriu vazhdimisht duhet të bëjë shumë që të marrë të paktën, atë që është meritore dhe këtë ndjesi poetike më së miri poetesha e shpreh në vargjet në vijim:SHTEGTIM MENDIMESHNe mes te maratonës së jetës jetojFlladet e ëmbla më qetësojnë dhembshurinëMe rendjen e botës shtegtoj Si ëmbëlsi për të gjetur lumturinëVërejmë se vokabulari i saj edhe poetik edhe artistik anon gjithë një ana shkrimore saj dialek-tore, të variantit gegë . Konceptiuualisht poezitë e poetes Lindita Prenga, janë të kapshme për lexuesin nuk i hermetizon shumë, por nuk do të thotë se nuk vijnë në shprehjet dhe figurat stil-istike si: krahasim, metafora, antitezë. Ligjërimi saj poetik të shumtën e rasteve është emocional dhe shtrohet pyetje: Pse vijnë si të tilla vargjet e poetes?Këtu kemi një gërshetim ëndrrash, të cilat sfi-dojnë here pas here realitetin e shumë, prej tyre mbesin vetëm ëndrra, në qarkun e mbrëmjeve të gjata, disa prej tyre vihen në sprovë për të parë se deri ku mund të përballoj dhe sfidoj vet njeriu. Dhe nga ky këndvështrim më së miri e shohim përmes vargjeve që vijojnë: ENDERRA E JETES SIMENe zemrën time dëgjova një dridhje Më tundi zemrën si pa e kuptuar Kërkova me sytë e lodhur Vallë çka ndodhur Kush me është zemëruar Kundruall gjithë kësaj që shprehem për strukturën impenjuese të vargjeve të poeteshës Prenga, shohim se ajo mund të hapëroj, mund të sfidoj përballë atyre furtunave që dalin në jetën e saj letrare, natyrisht se nuk duhet të kënaqet me të sotmen, gjurmimet për më të bukurën i ka të fshehta thellë në shpirtin e saj poetik dhe pa dyshim në sipërfaqen saj do të shpërthejnë nga brendësia e muzave poetike e që për momentin janë sekrete të kohës. Lindita ka një inercion pozitiv dhe atë inercion duhet ta shfrytëzoj në momentin e duhur, duke e kënaqur lexuesin dhe duke mbetur nga lexuesit e saj e kënaqur me atë që ja ofron, sigurisht të dihet është me vlera e lartë artistike dhe kjo gjë duhet t’i shërbej si model Linditës, e cila një ditë do të jetë në karvanin e poetëve të shumët të letërsisë sonë.

Nga Arsim Halili INERCION POZITIV NË HAPRIMIN E VARGJEVE POETIKE TË POETËS LINDITA PRENGA Sikur se shumë intelektuale të tjera, që nuk duan të mbesin vetëm në margjinat e profesionit, për çka edhe përgatiten për jetë, po kjo nuk do të thotë e gjitha, pasioni është ai që të bënë ndonjëherë të ngrehesh kokën dhe të tregosh, ja ku jam edhe unë.

Page 17: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLITKujtim Agalliu ZOGU PENDËK

Shumë e shumë kohë me parë, diku pranë një pylli të madh e të dendur banonte një gjahtar i varfër me gruan e tij. Ata mezi e nxirrnin bukën e go¬jës. Atë pak tokë që kishin, ua kish¬te rrëmbyer beu i fshatit, një njeri i pangopur dhe lakmitar.Që të mbante shpirtin gjallë, gjahtari i varfër shkonte shpesh në pyll për të gjuajtur. Qëllonte rrallë të vris¬te ndonjë shpend ose kafshë të egër dhe të kthehej ne shtëpi i lodhur e i këputur.Një ditë, si zakonisht, shkoi të gjuajë në pyllin e dendur pranë shtë¬pisë. Çau përmes një shtegu, u çor e u shqye midis degëve të dendura, por asgjë nuk futi në torbë. Të gji¬tha leqet që kishte ngritur. ishin të pa shkrehura;I lodhur e i mërzitur sa më s’bë¬het, u ul të çlodhej nën hijen e një bungu të moçëm. Frynte një puhizë e lehtë dhe atë gati sa s’e zuri gjumi, kur papritur nga degët e bungut u dëgjua një këngë e ëmbël zogu.Hodhi sytë lart dhe vërtet, midis degëzave, dalloi një zog të vo¬gël me pendë të kuqe, të kuqe flakë. Zog më të bukur dhe zë më të ëm¬bël as kishte parë, as kishte dëgjuar kurrë me parë.Ndërsa gjahtari e shikonte me çudi e adhurim zogun pendëkuq, ai hapi sqepin e vogël dhe, që lart nga dega ku ishte, u dëgjuan këto fjalë:— E shoh, o gjahtar, që je i varfër e i uritur, prandaj dua të të ndih¬moj. — Gjahtari nuk po u besonte as syve, as veshëve. Ai s’kishte dë¬gjuar kurrë zog të fliste. Po të jap një pendë të kuqe, - vazhdoi zogu, — merre dhe, kur të shkosh në shtëpi, zieje në vorbë. Do të kesh ushqim për vete dhe për gruan tënde, dhe do të teprojë. Eja ne¬sër dhe do të të jap një pendë tjetër.Gjahtari nuk dinte si ta falënde¬ronte zogun. Mori pendën c vogël e të kuqe, e futi në gjoks me kujdes dhe me zemrën plot arriti në shtëpi. E thirri të shoqen dhe i tregoi fije për pe gjithçka që i kishte ngjarë në pyll. Pastaj nxori nga gjoksi pendën e kuqe dhe urdhëroi t’i sillte vorbën, por ajo e kundërshtoi:- Qyqja! Paske luajtur fare, more lumëmadh! Si mund të gatuhet një pendë kaq e vogël në një poç?Burri e urdhëroi përsëri:-Sille, të them!’Sapo e shoqja solli vorbën pranë tij, gjahtari hodhi pendën e vogël brenda në të dhe, pa qenë nevoja që ta vinte në zjarr, nga gryka e saj u përhapën ca avuj të këndshëm që ta shtonin oreksin.Burrë e grua hëngrën sa u dendën, dhe fjetën te kënaqur atë natë.Kështu vazhduan disa ditë me ra¬dhë. Mirëpo gruaja e gjahtarit na kishte qëlluar një llafazane dhe mbu¬rravece, që s’i gjendej shoqja në ato anë.Megjithëse i shoqi e kishte poros¬itur të mos nxirrte fjalë nga goja, ajo nuk duroi dot më shumë se shtatë ditë. Ditën e tetë i gjithë fshati ziente nga fjalët. Të gjithë flisnin për çudinë e pendëve të kuqe të zogut.Me të dëgjuar beu për zogun dhe pendët e tij magjike, thirri hyzme¬qarin t’i shalonte kalin dhe u bë erë. Kur u gjend përpara kasolles së gjahtarit, e thirri dhe kërkoi t’i jep¬te zogun magjik.- Ti ke gjetur një zog magjik në pronat e mia dhe ai me takon mua, - e kërcënoi beu gjahtarin.Gjahtari, që e kuptoi se e shoqja kishte llapur, u mundua të .gënjen¬te:- As kam parë dhe as kam dë¬gjuar për ndonjë zog, zotëri!- Do të ta zbut kurrizin po nuk tregove, harbut i dreqit! - iu hakë¬rrye beu.Si u mendua një çast, gjahtari i tha beut:- Meqë ngul këmbë zotrote, o bej, eja me mua të të çoj te vendi ku kam fshehur zogun. Ai gjendet në pyll.Gjahtari përpara, beu prapa, hi¬pur mbi kalë, u nisën për në pyll. Tek ecte rrugës, gjahtari mendonte:“Do ta lidh te pema këtë lakmitar. Nuk i dolën tokat që na grabiti, por edhe zogun që na mban shpirtin gja¬llë do të na e rrëmbejë!?”Kur u afruan te pema ku ndodhej Zogu, ata dëgjuan këngën e tij të bu¬kur dhe pas pak panë edhe zogun. Beut nuk iu prit më. Sapo e pa, ai bërtiti:- Zëre dhe sillma menjëherë! Mos u ngut, o bej, - u tall gjahtari, - punët nuk bëhen nxitimthi. Po ta pushtosh me krah trungun e këtijbungu, zogu vjen ve¬të te ne.- Që tani! - u tregua i gatshëm beu, por trungu ishte goxha i trashë.- Jep e merr, por hë-hë, ku push¬tohej gjithë ai trung!- Ndihmomë pak, qafir! — ur¬dhëroi beu. Pa humbur kohë gjahtari preu një kulpër të fortë aty afër dhe ia lidhi duart beut rreth trungut, pastaj preu edhe një fshikull të than¬të dhe më t’i hyri fap e fap mbi kurrizin e dhjamtë.Beu filloi të çirrej - e të ulërinte, por zëri i tij humbiste midis drurëve të pyllit.Pa ia varur fare, gjahtari thirri zogun dhe, kur ai erdhi, ndryshe nga ç‘e kishte zakon, i mori një tufëz me pupla. Nuk dihet se sa, por një gjë ishte e sigurt: atë natë banorët e kasolleve të varfra ranë të flenë të ngopur e të kënaqur.

Page 18: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

18

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Oborri

Në një oborr ka rosa, pula dhe lepuj, gjithsej 102 krerë. Një djalë numëroi këmbët e tyredhe vuri re se rosat dhe lepujt kishin gjithsej 66 këmbë, ndërsa pulat dhe lepujt 84 këmbë.Sa rosa, sa pula dhe sa lepuj ka në oborr?

Zgjidhje:

Shënojmë përkatësisht me x, y, z numrin e rosave, pulave dhe lepujve. Formojmëekuacionet:

15x+y+z= 102; x+z= 66; y+z= 84Mbledhim dy ekuacionet e fundit dhe marrim:(x+y+z)+z = 66+84 ose 102+z= 150, nga ku z= 48.

Nga ekuacioni i parë delx= 66-48= 18dhe nga ekuacioni i dytëy= 84-48= 36

Përgjigje: 18 rosa, 36 pula dhe 48 lepuj.

Page 19: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demaku.

Eh, sikur t’i kishte patur katra!...

Shkon njëri mysafir te një mik i veti. Pas pak kohe shtrohet buka, dhe për darkë rastësisht paskësh qëlluar pulë. I zoti i shtëpisë ja ndau një këmbë të pulës mysafirit dhe nga një pjesë mëshkujve të vet. Mysafiri e përlau. I zoti i shtëpisë ja dha edhe pjesën e vet - këmbën tjetër të pulës mysa-firit. Mysafiri e përlau edhe atë dhe po shikon a ka më. I zoti i shtëpisë po i thotë: -lum miku pula veç dy këmbë i ka, e ti të dyja i hëngre...

-Eh, sikur t’i kishte katra, –ja priti mysafiri.

Si ta këndojmë Vjen një Sylë Luboveci tek Imer Beqa dhe i thotë se të kam pru një fjalë nuseje për djalë. Kërset defi e daireja, dreka e kafeja e bëhet për hajr nusja. Vajzat që e këndonin nusen po e pyesin shkuesin se si e ka emrin nusja. -Ky edhe i zënë ngusht thotë: -këndoni sonte oj Lulije e pastaj do t’iu tregojë. Pas pak ditësh Imeri mbledh farefisin dhe ja mësyen “mikut të ri”, mirëpo “miku i ri” nuk kishte vajzë fare. Imer Beqa, rrugës, në të kthyer në shtëpi po këndonte: Oj Lulije me limana, A po e sheh se m’u kajt nana!

Page 20: DITURIAti e shkrimtari N.Dragoi dhe botuesi i librave të V.Konës, E.Vathi. Bisedat ishin mjaft të ngrohta e vëllazërore. Me atë tipin pak të heshtur, Nuriu u shkathtësua e

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected], Griselda HallulliBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected]; Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”