tipografia dhe grafiku

17
TIPOGRAFIA DHE GRAFIKU UNIVERSITETI I PRIZRENIT FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE SOFTWARE DESIGN Profesor: Astrit Hulaj Punuar nga: Albiona Hoti Mergim Kransiqi Tema: Lënda: MULTIMEDIA DHE MEDIA E RE

Upload: mergim-krasniqi

Post on 30-Jul-2015

107 views

Category:

Education


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tipografia dhe grafiku

TIPOGRAFIA DHE GRAFIKU

UNIVERSITETI I PRIZRENITFAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

SOFTWARE DESIGN

Profesor:

Astrit Hulaj

Punuar nga:

Albiona HotiMergim Kransiqi

Tema:

Lënda:MULTIMEDIA DHE MEDIA E RE

Page 2: Tipografia dhe grafiku

TIPOGRAFIA Me termin Tipografi përfshihet një fushë e dizajnit grafik që mirret me

ndërtimin e llojeve të shkronjave. Lidhet ngusht me Tiposhtypin si mënyrë e shtypit, pastaj me pununën e radhitësit me dorë (me shkronja të plumbit), radhitësit me makinë dhe me makinistët e shtypit (tipomakinistit).

Tipografia merret me zgjidhjen dhe organizimin e formës së shkronjave dhe karakteristikave të tjera nga ana e shtypit. Ajo mirret me të gjitha pyetjet të cilat ndikojnë në pamjen e faqes dhe ndihmojnë në efikasitet të modelit të. Përpos kësaj, tipografët duhet të interesohen për gjëra si që janë llojet e ngjyrave të shtypit, zgjidhjen e letrës dhe teknikës së shtypit.

Deri te koha e digjitalizimit tipografët duhej të kishin njohuri më të gjëra edhe në teknikat mekanike të punës prandaj në shumicën e rasteve ishin edhe grafistë e madje edhe makinistë. Në ditët tona tipografët si krijues të tipit të shkronjave në fonte tashmë kanë filluar të jenë më të specializuar ekskluzivisht në formësimin e shkronjave dhe përshtatjen e tyre për përdorime të ndryshme.

Page 3: Tipografia dhe grafiku

ETIMOLOGJIA

Fjala tipografi rrjedh nga fjala greke, e cila në përkthim kuptohet presion (typo) dhe shkrimi (graphia). Tipografia rrënjët e saja i ka në mbushjen e kallëpeve të parë (matricave për shkrirje) të cilët i kanë shfrytëzuar për punimin e vulave dhe valutave në kohërat e vjtëra. Tipografia me module metalike lëvizëse është shfaq në shekullin XIII në Korejë, ndërsa është zhvilluar gjatë shkullit të 15 me specializimin e teknikës së shkrirjes dhe kombinimin e kopjeve të lira të shkronjave, të kërkuara për shtypjen e numrit të madh të kopjeve të tekstit.

Page 4: Tipografia dhe grafiku

RRËNJËT E TIPOGRAFISË BASHKOHORE

Derisa forma e shkronjave ka mbetur kryesisht e njëjtë në këto 500-600 vjetët e fundit (prej fillimit të shtypshkronjës) nevoja për ri-paraqitjen e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tipet e shkronjave si Garamond (1540) dhe Bodoni (1798) kanë mbijetuar gati të pandryshuara deri në ditët tona. Ato sot përdoren kryesisht në libra dhe revista ku dizajni preferohet të jetë i padukshëm në raport me përmbajtjen. Helvetica e dizajnuar në vitin 1957 nga Max Miedinger është një tip tjetër i shkronjave me ndikim shumë të madh. Mungesa e emocioneve dhe thjeshtësimi i shkronjave për nga forma e bënë këtë tip shumë të përshtatshëm për faqosje dhe dizajnim, sidomos kur dizajneri dëshiron të ketë një distancë në raport me përmbajtjen. Helvetica paraqet gati e vetme idetë e dizajnerëve të periudhës që njihet si modernizmi në dizajn (prej Bauhaus deri te paraqitja e postmodernizmit).

Page 5: Tipografia dhe grafiku

SFIDAT E TIPOGRAFIT Ndër problemet kryesore që kanë pasur tipografët dhe që mbeten sfida edhe

sot qëndrojnë në raportin e tipit të shkronjave me shtypin dhe ekranin (piksellin). Që një tip i shkronjave të performojë mirë në shtyp, duhet bërë një serë ndryshimesh dhe grackash për ngjyrën që shtypet. Problemet që mund të shfaqen për shkronjat pa këto gracka mund të vërehen sidomos në shtypin e shkronjave në madhësi të vogël. Në anën tjetër ekranet e kompjuterëve dhe televizorëve tanë formojnë pamjen përmes disa poqëve shumë të vogla të cilat ndizen për të formuar një pamje. Këto poqe ndryshe edhe njihen si piksella. Për të dhënë pamjen sa më reale të një tipi të shkronjave përmes piksellave duhet bërë poashtu ndryshime dhe përshtatje. Ky proces njihet si hintim dhe është zhvilluar sidomos në këto 20 vjetët e fundit kur edhe kompjuteri ka nisur të zë vend në të gjitha shtëpitë. Ndër tipografët e parë që ka aplikuar hintim është Mathew Carter, autor i Verdana dhe Georgia (të dy këto tipe shkronjash shumë të përshtatshme për ekran).

Page 6: Tipografia dhe grafiku

SHTRIRJA E TIPOGRAFISË Në përdorimin bashkëkohore Tipografia gjenë shtrirje shumë të gjerë, duke

mbuluar të gjitha aspektet e dizajnimit në letër, si mekanike (shtypshkrimin dhe llojin e dizajnit) po ashtu edhe manuale (dorëshkrimin dhe kaligrafinë).

Tipografia mund të shfaqet në një game të gjerë të situatave, duke përfshirë: Dokumente Prezantime Veshje Harta dhe emërtime etj.

Që prej digjitalizimit, tipografia është përhapur në një fushë shumë më të gjerë në aplikacione, është paraqitur në faqe të internetit, në telefonat celular që posedojnë ekran LCD, po ashtu edhe në video lojrat.

Page 7: Tipografia dhe grafiku

Në tipografin tradicionale, teksti është i përbërë që të lexohet dhe të kuptohet, të shfaqë kënaqësi në syrin e lexuesit në mënyr të padukshme.

Zgjedhja e llojit të shkrimit është aspekti kryesorë i tekstit. Në të gjitha llojet e tekstit si prozë, editorial, tekste arsimore, tekste fetare , tekste shkencore etj, kanë karakteristika dhe kërkesa të ndryshme të llojit të shkrimit dhe përshtatjes së saj.

Tipografia është e modeluar me drejtëshkrim dhe gjuhësi, me struktura të fjalës, morfologji, konstrukte fonetike dhe sintaksë gjuhësore.

TEKSTI

Page 8: Tipografia dhe grafiku

NGJYRA

Në tipografi, ngjyra është dendësia e përgjithshme e ngjyrës në faqe e përcaktuar kryesishtë nga lloji i shkrimit, por edhe me hapsirë.

Në mediat e shtypura tipografët janë të shqetësuar me kufijtë e detyrueshme, me zgjedhjen e letrës si dhe me metodat e shtypjes ku edhe e përcaktojnë ngjyrën e saktë të faqës.

Page 9: Tipografia dhe grafiku

AFISHIMI I TIPOGRAFISË

Afishimi i tipografisë është një element shumë i fuqishëm në dizajnin grafik, ku ekzistojne më pak brenga për lexueshmëri dhe më shumë potencial për përdorimin e llojit në një mënyrë më artistike.

Lloji është kombinim mes hapsirave të pa përdorura, elementeve grafike si dhe fotografive, që formojnë lidhje mes fjalëve dhe imazheve.

Ngjyra dhe madhësia e llojit të elementeve janë më shumë të përdorura sesa tipografia e tekstit.

Afishimi i tipografisë përfshinë: Kopertinat e librit Simbolet tipografike Paketimet dhe etiketimet Mbishkrime Etiketime arkitekuore Komunikimi të biznesit dhe reklama Tipografi kinetike në filma dhe television.

Page 10: Tipografia dhe grafiku

KONCEPTE BAZIKE 1.MADHËSIA

Të gjitha llojet nuk janë krijuar njëlloj. Disa janë të trasha, të gjera, disa të holla, të ngushta. Lartësia e çdo karakteri është e njohur si (x-lartësi) (thjesht sepse është e bazuar në shkronjën 'x'). Kur të përdorim një lloj ndryshe për të paraqitur në një arenë të madhe vëmendjeje, është përgjithësisht e mençur të përdorim atë që ka një x-lartësi të thjesht. Gjerësia e çdo karakteri është e njohur si 'set width' , e cila i lë hapësirë trupit të shkronjës plus një hapësirë që ka rol si një zbutës me një shkronjë tjetër. Metoda më e përshtatur për të përcaktuar masën e një lloji është me pika.

2.HAPESIRA VERTIKALE MES VIJËS SË LLOJIT Për rehatin e leximit të një teksti, një rregull gjeneral është që vlera e rreshtit kryesor duhet të jetë më e madhe se sa madhësia e fontit, nga 1.25 deri 1.5 herë më e madhe .

Page 11: Tipografia dhe grafiku

KONCEPTE BAZIKE  3. NDJEKJE TË LEHTË(HIJE)

Përshkruan aktin e rregullimit të hapesirës midis karaktereve për të krijuar një si hije harmonike.

4. MADHËSIA PËRSHKRUAN GJERËSIN E NJË TESKTI

5. HIERARKIA DHE SHKALLA Nëse të gjitha llojet do të ishin me masë të njejtë atëher do të ishte e vështire të

dallohej se çka është informacioni më i rëndësishëm në faqe. Për ta udhëhequr ose për ti dhënë një drejtim lexuesit, kryetitujt, janë zakonisht të mëdhenj, nëntitujt janë më të vegjël dhe shkrimi i trupit është ende më i vogël.

Page 12: Tipografia dhe grafiku

KONCEPTE BAZIKE

1. Krahu vize përshkruse apo pe2. Fund terminal skaj3. Shpine shtylle kurizore4. Maja5. E ngjitur6. Veshi7. E zbritur8. Terthore shtylle horizontale9. Lart ngjitur10. Linja zbritëse11. X-lartësia12. Baza13. Lartësia e mbështjellur14. Majë: Pika më e lartë e një shkronje apo karakteri ku anën e majtë dhe të djathtë takohen

Pjesët e larta të një shkronje janë të rëndësishme për lehtësimin e leximit megjithëse kombinimi i shumë lartësive dhe x-lartësive jo të mjaftueshme mund të shkaktojnë probleme, linja bazë është vendi ku shkronjat kapitale ulen.

Page 13: Tipografia dhe grafiku

BURIME TË NEVOJSHME Interneti është një gjë e mrekullueshme, e mbushur me shumë burime dhe

mësime për njerëzit që dëshirojnë të frymëzohen dhe të mësojnë më shumë rreth disiplinave dhe të shohin shembuj të bukura të tipografisë së re.

Por, ndonjëherë shumë zgjedhje mund të jenë tejetë çorientuese, kështu që kemi zgjedhur disa burime që vërtetë do të ju ndohmojnë.

I Love Typography u themelua nga shkrimtari, botuesi, dhe dizajner grafiku i lindur në BritaniJohn Boardley. Tani është njëri nga fontet dhe shtypshkrimin e blogjeve më të njohura në botë.http://ilovetypography.com/

 Fonts.com ka një department të dedikuar vetëm për mësim, i cili siguron informata të dobishme dhe përkatëse për artet tipografike.Këtu ju mund të mësoni gjithçka nga themelet e llojit të shkrimit, praktikat e përdorimit të numrave, shenjave dhe simboleve si dhe bazat e teknologjis së tipit.http://www.fonts.com/

Typewolf ka për qëllim të ndihmojë Zhvilluesit dhe UebDizajnerët me tipografi duke u ofruar atyre frymëzim çdo ditë me tipografi të reja.Po ashtu demonstron përdorimin e llojit të shkrimit në faqen aktuale, informata rreth sfondit të shkronjave si dhe rekomandime të ndryshme për lloje te shkrimeve të ngjashme.http://www.typewolf.com/

Page 14: Tipografia dhe grafiku

GRAFIKU

Grafiku është një lloj informacioni që paraqet një tabelë numrash dhe të dhënash tjera të organizuara në një lakore ose në ndonjë formë tjetër pamore/ funksionale.

Grafiqet shpesh herë përdoren për të lehtësuar gjetjen, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave që nevojiten për të kuptuar sa më lehtë një grup të dhënash me një ose disa karakteristika të përbashkëta.

Grafiku është shumë më i lehtë për t'u lexuar dhe analizuar se sa një sasi të dhënash të shtrira në ndonjë tekst apo në ndonjë tabelë të caktuar. Gjithashtu, me anë të tij mundësohet edhe krahasimi i grupeve të ndryshme të të dhënave me një lehtësi shumë më të madhe se sa në çfardo forme tjetër të paraqitur.

Në varësi të llojit të të dhënave, ndërlikimit, strukturës dhe rëndësisë së tyre për paraqitjen e tyre përdoren lloje të ndryshme grafikësh. Kështu, për paraqitjen e një grupi të të dhënave mund të përdoret grafiku informativ ose diagrami, grafiku organizativ, grafiku Smith etj.

Page 15: Tipografia dhe grafiku

FUNKSIONALITETI I GRAFIKUT

Në mënyrë që grafiku të jetë përshkrim i pavarur i të dhënave, duhet: • t’i japim grafikut një titull të përshtatshëm; • t’i identifikojmë qartazi kategoritë ose vlerat e variablës; • të përmendim, për të dhëna me intervale/proporcione, njësitë e matjes; • të përmendim numrin e përgjithshëm të rasteve; • të përmendim burimin e të dhënave.

Page 16: Tipografia dhe grafiku

LLOJET E GRAFIQEVE

Poligrami Histogrami Grafiku me kolona Grafiku pite Grafiku linear Lakorja Bode Lakorja Dalitz Grafiku Gantt Lakorja Nichols Grafiku Nolan Lakorja Nyquist Grafiku Pournelle Grafiku i fluturimit

Page 17: Tipografia dhe grafiku

REFERENCAT

N. Beisha & A. Simnica BAZAT E TEKNOLOGJISË GRAFIKE, Libri shkollor, Prishtinë 2005, faqe 18, 19, 144, 146

Franjo Mesaros: Graficka enciklopedia, Tehnicka knjiga, Zagreb 1971, faqe 338, artikujt sipas radhës me nr, 6266, 6277, 6278

http://sq.wikipedia.org/wiki/Tipografia http://en.wikipedia.org/wiki/Typography http://www.creativebloq.com/typography/top-typography-resources-912816 http://sq.wikipedia.org/wiki/Grafiku http://en.wikipedia.org/wiki/Chart