tiranË - shqipËri 26-28 tetor 2018 - expocity.al · • materiale ndërtimi (artikuj betoni,...

4
EXPO & FORUM TIRANË - SHQIPËRI 26-28 TETOR 2018

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TIRANË - SHQIPËRI 26-28 TETOR 2018 - expocity.al · • Materiale ndërtimi (artikuj betoni, tulla, çimento, inerte, fasada dhe ndërtime xhami, etj). • Materiale për infrastrukturë

EXPO & FORUMTIRANË - SHQIPËRI

26-28 TETOR 2018

Page 2: TIRANË - SHQIPËRI 26-28 TETOR 2018 - expocity.al · • Materiale ndërtimi (artikuj betoni, tulla, çimento, inerte, fasada dhe ndërtime xhami, etj). • Materiale për infrastrukturë

• Materiale ndërtimi (artikuj betoni, tulla, çimento, inerte, fasada dhe ndërtime xhami, etj).

• Materiale për infrastrukturë (pllaka trotuari, bordura, puseta, tuba betoni, izolues dhe ngjitës, materiale metali: çelik, alumin, etj).

• Struktura, profile metalike (punime hekuri, dekorative, inox, etj).

• Vegla, mjete pune (gozhdë, buloneri, vida, upa, fasheta, disqe, pajisje saldimi, peshore elektronike, etj).• Hidrosanitare dhe pajisje.• Dyer, dritare dhe porta.

• Finiture (bojra dhe llaqe, pigmente, korniza dhe profile gipsi, letër murale, stuko, suva, kollë, allçi, vegla dhe mjete për lyerje dhe aksesorë).

• Pllaka dhe parkete.• Ndriçim dhe pajisje elektrike.• Mobileri dhe aksesorë të arredimit. • Makineri ndërtimi dhe shërbime të tjera.• Ashensorë dhe shkallë automatike.• Zhvilluesit e pronave (Real Estate).• Shoqatat e ndërtimit dhe të lidhura me të.

EKSPOZUESIT

Në muajin tetor në Expocity Albania do të organizohet Panairi i Ndërtim-

it, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban. Ky panair është konceptuar që të dimensiono-het jo thjesht në ekspozim apo shkëmbim informacioni por në një moment njohje-je, reflektimi, përditësimi dhe angazhimi të subjektit përkundrejt vetes, subjekteve të tjera dhe vizitorëve me qëllimin kryesor për t’u bërë pjesë e zhvillimeve të industrisë së ndërtimit, botës së arkitekturës dhe planifi-kimit urban në nivel kombëtar edhe rajonal.

Në tremujorin e parë të vitit 2018 janë miratuar gjithsej 221 leje ndërtimi për ndër-tesa të reja me sipërfaqe rreth 200’944 m2. Industria e ndërtimit përfaqëson një sektor i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë jetësor për ekonominë Shqiptare prej shumë vitesh, duke u kthyer në një nga motorët dhe pro-motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.

Në panair janë ftuar të marrin pjesë markat më të njohura të industrisë së ndërtimit së bashku me një numër të madh të subjekteve edhe profesionistëve të arkitekturës, planifikimit urban dhe real estate në një model interaktiv ekspozimi që do t’iu ofrojë vlera të shtuara industrisë në tregun shqiptar dhe atë rajonal. Ekspozuesit do të prezantojnë produktet dhe teknologjitë më të reja për çdo sektor të kësaj industrie renditur si më poshtë:

INDUSTRIAE NDËRTIMIT

Page 3: TIRANË - SHQIPËRI 26-28 TETOR 2018 - expocity.al · • Materiale ndërtimi (artikuj betoni, tulla, çimento, inerte, fasada dhe ndërtime xhami, etj). • Materiale për infrastrukturë

• Institucione shtetërore përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal.

• Institucione universitare publike dhe private.

• Iniciativa Smart City në Shqipëri dhe rajon.

• Projekte të donatorëve të ndryshëm në mbështetje të këtij sektori.

VIZITORËT

PLANIFIKIMURBAN

Një fushatë komplekse, e plotë dhe e targetuar komunikimi do të zhvillohet për të informuar dhe njohur të interesuarit për çfarë ofron ky panair, të cilët mund të jenë subjekte, individë apo shoqata; partnerë apo klientë; ofrues apo kërkues për punësim.

Markat e njohura, nismat e reja, produktet dhe zgjidhje

të fjalës së fundit të fushës së ndërtimit, arkitekturës, demonstrimet bashkëkohore teknologjike do jenë kryefjala e mesazhit të fushatës së komunikimit.

Eventi do të mbulohet gjerësisht në mass media, si klasike ashtu edhe të reja.

• Arkitekturë dhe konsulencë inxhinierike.

• Projekte dhe shërbime ndërtimi.

• Institucione arsimore publike dhe private.

• Investitorë dhe financues të projekteve.

• Projektues të sistemeve të kondicionimit dhe ventilimit.

• Projektues të platformave për njerëzit me aftësi të kufizuar.

• Projektues të sistemeve të prodhimit të energjise së rinovueshme.

• Projektues të zgjidhjeve Smart Building.

• Shoqatat e arkitekturës dhe të lidhura me të.

ARKITEKTURA

Page 4: TIRANË - SHQIPËRI 26-28 TETOR 2018 - expocity.al · • Materiale ndërtimi (artikuj betoni, tulla, çimento, inerte, fasada dhe ndërtime xhami, etj). • Materiale për infrastrukturë

Expocity Albania është organizues i Panaireve dhe Konferencave Kombëtare dhe Ndërkombëtare, i çertifikuar nga UFI, specializuar në organizimin dhe zhvillimin e panaireve, ekspozitave dhe evente biznesi të ndryshme, drejtuar tregut vendor dhe atij ndërkombëtar.

Expocity Albania ju ofron pjesëmarrësve në panaire një strukturë dhe infrastrukture të plotë, bashkëkohore dhe të plotësuar me të gjitha lehtësitë dhe stafin e nevojshëm.

Këto bashkë me 5’500 m² hapësirë të brendshme, 7’000 m² hapësirë të jashtme, 800 vende parkimi, Expocity Albania që nga viti 2015, ofron platformën më komplekse dhe më të përshtatshme për realizimin me sukses të këtij lloj komunikimi në Shqipëri.

EXPOCITY ALBANIAAutostrada Tiranë-Durrës, km 8, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 42 387 080 | e-mail: [email protected] | web: www.expocity.al