tirana kulturore 15 nentor 2014

13
NGJARJET E JAVËS 1 15 - 22 Nëntor ‘ 2014 15 Nëntor 14 / Nr. 312 Drejtoria e Turizmit & Promovimit Adresa: Rr. “Ded Gjo Luli”, Nr.4 Tiranë tel: +355 42 22 33 13 e-mail: [email protected] website: www.tirana.gov.al O pera “La Bohème” e kompozitorit të njohur Giacomo Puccini do të shfaqet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në datat 20, 22 dhe 24 nëntor 2014, ora 19:00. Kjo është një opera me 4 akte e Puccinit dhe libreti i shkruar nga Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa bazohet në novelën “Skena të jetës Bohemiane” nga Henri Murger. Është një lajm i mirë për të gjithë të dashuru- arit me operën të cilët do të mund të shohin një vepër që i ka munguar skenës prej 11 vitesh (ku performanca e fundit ka qenë në vitin 2003). Pavarësisht historisë tragjike të dy të rinjve dhe dashurisë së tyre të mundur nga varfëria dhe turbekulozi, ngjarja e vendosur në Parisin e shekullit XIX, në lagjen latine ku artistët përpiqen të mbijetojnë me artin e tyre do të ketë të qeshura dhe momente gazmore ashtu si edhe dhimbje e humbje tragjike. Do të lexoni T RANA T RANA KULTURORE KULTURORE T RANA T RANA KULTURORE KULTURORE T RANA T RANA KULTURORE KULTURORE Përmbledhja javore kliko këtu... Premiera "Liri në Bremen" shfaqet në TK vijon fq 2. Edicioni i 21-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës “Dritëhije të qytetit të Tiranës” në Qendrën TEN TKOB shfaq “La Bohème”

Upload: klodi-gjata

Post on 06-Apr-2016

252 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Tirana kulturore 15 nentor 2014

NGJARJET E JAVËS

1

15 - 22 Nëntor ‘ 2014

15 Nëntor ’14 / Nr. 312

Drejtoria e Turizmit & Promovimit Adresa: Rr. “Ded Gjo Luli”, Nr.4 Tiranëtel: +355 42 22 33 13e-mail: [email protected]: www.tirana.gov.al

Opera “La Bohème” e kompozitorit të njohur Giacomo Puccini do të shfaqet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në datat 20, 22 dhe 24 nëntor 2014, ora 19:00.

Kjo është një opera me 4 akte e Puccinit dhe libreti i shkruar nga Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa bazohet në novelën “Skena të jetës Bohemiane” nga Henri Murger.

Është një lajm i mirë për të gjithë të dashuru-arit me operën të cilët do të mund të shohin një vepër që i ka munguar skenës prej 11 vitesh (ku performanca e fundit ka qenë në vitin 2003).

Pavarësisht historisë tragjike të dy të rinjve dhe dashurisë së tyre të mundur nga varfëria dhe turbekulozi, ngjarja e vendosur në Parisin e shekullit XIX, në lagjen latine ku artistët përpiqen të mbijetojnë me artin e tyre do të ketë të qeshura dhe momente gazmore ashtu si edhe dhimbje e humbje tragjike.

Do të lexoni

T R A N AT R A N A K U L T U R O R EK U L T U R O R E T R A N AT R A N A K U L T U R O R EK U L T U R O R E T R A N AT R A N A K U L T U R O R EK U L T U R O R E Përmbledhja javore

kliko këtu...

Premiera "Liri në Bremen"shfaqet në TK

vijon fq 2.

Edicioni i 21-të i Panairit

Ndërkombëtar të Tiranës

“Dritëhije të qytetit të Tiranës” në

Qendrën TEN

TKOB shfaq “La Bohème”

Page 2: Tirana kulturore 15 nentor 2014

2

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 - 22 Nëntor ’14

vijon nga fq 1

KULTURËTKOB shfaq “La Bohème”

Dashuria e madhe e Mimisë dhe Rodolfos e cila vdes e re bashkë me protagonisten kryesore është në antitezë me Mussetën dhe Marcellon, të cilët luajnë me dashurinë e tyre.

Kjo opera është një bashkëpunim midis artistëve të TKOB me artistë italianë. Kështu në rolin e Mimisë do të jenë sopranoja Alisa Katroshi e cila prej vitesh zhvillon karrierën e saj në Itali dhe Evis Mula. Në rolin e Rodolfos do të jetë tenori italian Cristian Ricci. Armando Likaj (bariton) do të ketë rolin e Marcellos dhe Dorina Selimaj (soprano) do të jetë Musseta.

Në rolet e tjera interpretojnë: Schaunard – Ogert Islami (bariton); Collin – Enrico Marchesini (Bass bariton); Benoît– Sidrit Bejleri (Bass bariton); Alcindoro – Sokol Hidërsha (Bass bariton).

Regjia është e Andrea DeManincor-it. Interpreton Orkestra Simfonike e TKOB drejtuar nga Daniela Candiotto, kori i TKOB drejtuar nga Dritan Lumshi dhe kori i nxënësve të Liceut drejtuar nga Irida Bega. Skenografia është përgatitur nga Lele Luzzati dhe kostumet nga Santuzza Calli.

Për më tepër informacion: Tel: +355 4 222 4753. www.tkob.gov.al

Panairi i 17-të i Librit “Tirana 2014″

Panairi i 17-të i Librit “Tirana 2014″ që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve po i afrohet fundit, 16 nëntori është dita e mbylljes së tij.

Ky është Panairi i 17-të që zhvillohet radhazi në Tiranë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës që prej vitit 1998.

Panairi i dedikohet 200-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Jeronim de Rada, duke filluar që nga hyrja e Pallatit të Kongreseve, ku është vendosur një portret i De Radës, dhe deri te aktivitetet e shumta po zhvillohen gjatë panairit.

Organizimi i këtij panairi është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm

brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Në këtë panair marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese vendase e të huaja, institucione të arsimit të lartë, dhe organizata të tjera që punojnë me librin.

Për Panairin e Librit 2014, Shoqata e Botuesve ka vendosur të jepen këta çmime:1) Autori i vitit 2014; 2) Përkthyesi i vitit 2014; 3) Libri më i mirë për fëmijë 2014; 4) Çmimi i veçantë i Jurisë “Jeronim de Rada”, me rastin e 200-vjetorit të lindjes.

Page 3: Tirana kulturore 15 nentor 2014

3

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 - 22 Nëntor’14

Premiera "Liri në Bremen" shfaqet në TK

“Në skenën e Teatrit Kombëtar do të shfaqet premiera e veprës "Liri në Bremen" në datat 21, 22, 23 nëntor, ora 19:00. Kjo vepër mban emrin e dramaturgut gjerman Rainer Werner FassBinder.

"Liri në Bremen" frymëzohet nga një ngjarje e vërtetë e ndodhur në qytetin gjerman Bremer në vitin 1831.

Ekzekutimi i fundit publik me prerje koke në këtë qytet të Gjermanisë, ishte ai i një gruaje që kish helmuar me arsenik pesëmbëdhjetë

persona të familjes e të rrethit të saj.

Gjenia e autorit Rainer Werner Fassbinder nxjerr nga kjo ngjarje e kronikës së zezë një tragjedi agresivisht «naive» të jetës sociale.

Personazhi kryesor i veprës, Geshja e tij, vjen si një luftëtare spontane e përpjekjes së gruas për emancipim. Dhunën e pjell ëmbëlsia e saj dhe ajo ç`ka duket si diabolike vjen nga marrëdhënia e saj me zotin, nga

respekti për atë çka ajo e ndjen si të shenjtë: Ajo vret për të çliruar si shtypësin ashtu edhe të shtypurën.

Vepra vjen me regji të Sesilia Plasarit dhe në role interpretojnë aktorët: Gladiola Harizaj; Ndriçim Xhepa; Anastas Kristofori; Vasjan Lami/Pjerin Vlashi; Aneta Malaj; Sokol Angjeli; Bujar Asqeriu; Anila Bisha; Naun Shundi; Gert Ferra; Indrit Çobani dhe Anil Frashëri.

Për më tepër informacion kontaktoni në: Tel : +355 42 223 022

Për më tepër kontaktoni: Tel: +355 4 2224753 ; e-mail [email protected] dhe [email protected]

“Ata hyjnë pa trokitur” në Metropoll

“Ata hyjnë pa trokitur” është vepra më e re, që ka çelur sezonin artistik në Qen-drën Kulturore “Tirana” e cila do të vazh-dojë të shfaqet më 16, 21, 22, 23 nëntor, në orën 19:00, te salla“Çehov” në Teatrin e Metropolit. Kjo vepër është një komedi dramatike, e shkruar vite më parë nga autori Armand Bora, njëkohësisht edhe regjisor i veprës, e cila të fton të qeshësh e të qash me jetën e personazheve. Vepra në aspektin dramaturgjik bën përpjekje për ta parë në largësi kohën, familjen, historinë e shoqërisë shqiptare, në periudhën e diktaturës dhe sistemit komunist.

“Ata hyjnë pa trokitur” është historia e një çifti intelektualësh të izoluar brenda ambienteve të shtëpisë së tyre në kërkim të pjesës së fajit. Në këtë kërkim ata i kthehen dhe i rikthehen jetës së tyre duke e parë dhe e analizuar, për të gjetur gabimin. Kjo situatë të çon në situ-ata të ngjashme absurde dhe kjo është arsyeja, që trajtimi do të jetë në formën e teatrit bashkëkohor ku përzihen elementë të teatrit absurd, ekzistencialist, ku përzihet komikja me tragjiken, sarkazma dhe ironia.

Interpretojnë: Alfred Trebicka e Rozi Kostani, të cilët janë edhe protagonistët e kësaj komedie dramatike. Drejtor artistik është Suela Konjari. Skenografia është e Hysni Lokës dhe kostumet nga Ina Elezi. Për më tepër kontaktoni:Tel : +355 42 270 668.

Page 4: Tirana kulturore 15 nentor 2014

4

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 -22 Nëntor ’14

“Perla klasike në PIANODROM…”

Të mërkurën, më 20 nëntor, ora 19:00; në sallën e Universitetit të Arteve do të mbahet recitali i Kostandin Tashkos (Shqipëri). Recitali titullohet “Perla klasike”.

Tashko ka marrë Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar “Città di Palmanova” në Palmanova (Itali).

Në program do të jenë: 1- L. V. Beethoven: Sonata N.23 Op. 57 in fa min. “Appassionata”; 2- F. Chopin:

Etudes Op. 10 N. 1,2,5,6,7 - Nocturne Op. 27, N.2; 3- A. Peçi: Mega ison Meg shtresor; 4- S. Prokofiev: Sonata N.7 Op. 83; 5- F. Liszt: Rapsodia Spagnola S. 254.

Për më tepër informacion klikoni:www.facebook.com/events/372368732925945

Koncert nga Tukiçi dhe orkestra e RTSH

Të premten, më 21 nëntor, ora 19:00, në sallën e Teatri të Operës dhe Baletit, do të jepet një koncert me pjesëmarrjen e pianis-tit Genc Tukiçi dhe baritonit Armando Likaj.

Koncerti realizohet nga orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar me dirigjent dhe drejtues artistik David Tukiçin në bashkëpunim me TKOB.

Në program janë: 1) Koncert për piano dhe orkestër Nr.2 në tre kohë – 1.Allegro moderato, 2.Lento dhe 3.Allegro vivo me pianistin solist Genc Tukiçi.

2) “Shfaqu Zot” – Simfonia Nr.1 për bariton, kor e orkestër simfonike në katër kohë ku do të interpretojë baritoni solist Armando Likaj dhe kori i Teatrit të Operës dhe Baletit. Mjeshtër kori Dritan Lumshi.

“Shiko kush erdhi” në TKEKS

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po shfaqet me sukses, çdo të premte, të shtunë e të diel, ora 19:00, e do të vazhdojë deri në fund të vitit

2014, komedia “Shiko kush erdhi” e Ray Cooney-t. Interpretojnë aktorët: Florian Agalliu, Roland Saro, Ermira Hysaj, Oriana Camaj, Klodiana Keco, Endri Cela, Xhevahir Zeneli.

"Shiko kush erdhi" e Ray Cooney, i njohur si ‘mjeshtri i farsës’, sjell një tjetër farsë këtë herë duke qenë kontemporan me fenomene më sociale të kohës.

Interneti është një nga këto risi dhe Cooney ka gjetur korsinë e tij të udhëtimit në autostradën e madhe të komedisë për ta sjellë për publikun këtë fenomen me të mirat dhe të këqijat e tij.

Regjisori i komedisë është Endri Çela, përkthimi nga Marelba Fushekati dhe skenografia/ kostumografia nga Ines Karanxha.

Për më tepër informacion: Tel: +355 4 2243354; e-mail: [email protected]

Page 5: Tirana kulturore 15 nentor 2014

5

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 - 22 Nëntor ’14

TK vazhdon me "Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë"

Në skenën e Teatrit Kombëtar do të vijojë të shfaqet në datat 15 e 16 nëntor, ora 19:00, komedia me titull "Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë”.

Kjo është një vepër që mban emrin e dramaturgut amerikan Christopher Ferdinand Durang dhe vjen me regji të Driada Dervishit. Interpretojnë aktorët: Vanja - Neritan Licaj; Sonja - Olta Daku; Masha - Yllka Mujo; Skorpionsi - Besmir

Bitraku; Nina - Adelina Muça dhe Kasandra - Valina Mucolli.

"Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë” është një komedi që nga kritika rezulton nga më të suksesshmet e dy viteve të fundit, por edhe nga pjesët më të zgjuara të komedive bashkëkohore. Bëhet fjalë për Çehovin të zhvendosur dhe të rifreskuar e të sjellë në vitet 2000. Një miksim i komedisë dhe dramës, bazuar në temat dhe personazhet e dramaturgut rus, një komedi ku përmblidhen ndjeshmëria tipike e tij por dhe humori.

Në vepër janë dy motra dhe një vëlla. Kjo shfaqje u mundësua nga Fondacioni Kulturor "BluEpidamus" në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar ,Teatrin "Aleksander Moisiu" dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Për më tepër informacion kontaktoni në: Tel : +355 42 223 022

“Dritëhije të qytetit të Tiranës” në Qendrën TEN

Ekspozita kolazh “Dritëhije të qytetit të Tiranës” e artistit Florian Sallo do të çelet ditën e hënë, më 17 nëntor, në Qendrën Multifunksionale TEN të Bashkisë Tiranë.

Çelja e kësaj ekspozite bëhet në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Bashkia për Tiranën si një qendër urbane 400 vjeçare. Kjo ekspozitë përmban punime në grafikë si dhe fotomontazhe me foto të vjetra dhe të reja të Tiranës.

Qendra TEN ndodhet në Rrugën “Myslym Shyri” tek ish kinema Dajti.

Ekspozita “Nga Pranvera e Pragës në Revolucionin e

Kadifenjtë”

Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë ka çelur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar ekspozitën fotografike “Nga Pranvera e Pragës në Revolucionin e Kadifenjtë” e mbajtur me rastin e 25-vjetorit të “Revolucionit të Kadifenjtë” në Çekosllovaki. Revolucioni i Kadifenjtë hapi derën për të rifituar liritë e njeriut e sidomos dinjitetin njerëzor.

Ekspozita përbëhet nga punime të fotografëve të njohur çekë nga viti 1968 deri më 1989, ku nëpërmjet 60 fotove rrëfehet historia e regjimit komunist në Çekosllovaki duke filluar nga procesi i reformës Pranvera e Pragës në vitin 1968 e ndjekur nga vetëflijimi i studentëve të rinj Jan Palach dhe Jan Zajíc në fillim të vitit 1969, dhe përfundon me Revolucionin e Kadifenjtë – një manifestim paqësor i studentëve dhe protesta kundër regjimit komunist më 17 Nëntor 1989.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 18 nëntor 2014.

Artet Pamore

Page 6: Tirana kulturore 15 nentor 2014

“Retrospektivë” në GKA

Në Galerinë Kombëtare të Arteve është çelur për publikun në sallën e Ekspozitave të Përkohshme, ekspozita me titull “Retrospektivë” e një prej artistëve më të njohur shqiptarë të shekullit XX, piktorit Sadik Kaceli (1914 – 2000).

Ekspozita “Retrospektivë” prezanton një përzgjedhje të veprave të Kacelit duke marrë në shqyrtim një periudhë rreth 70 vjeçare krijimtarie, nga vizatimet e para të tij në fundin e viteve 1920, e deri në fund të viteve 1990.

Ekspozita përmban vizatime, grafika, piktura të shtrira në gjithë teknikat dhe gjinitë tyre.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 16 nëntor. 6

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 - 22 Nëntor ’14

“Nëntor 17” në galerinë FAB

Në galerinë FAB të Universitetit të Arteve është çelur ekspozita “Nëntor 17”. Në këtë edicion të 17- të, ekspozita konfirmon edhe njëherë misionin në ditët e krijimit, atë të prezantimit të një ekspozite pikture, që ashtu si kolegët e tjerë përgjatë shekullit të XX, ia dedikuan përditshmërinë dhe pasionin e tyre krijimit artistik.

Kjo ekspozitë e përvitshme më shumë se çdo aktivitet tjetër, hedh ura kuptimore mbi realizmin e shekullit të kaluar. Në të “mbijetojnë” heronjtë, peizazhi e kostumet tradicionale, ndërthurur me ato vepra që marrin spunto nga raporti shoqëri-individ, por edhe të tjera që ofrohen me tematika edhe më ekzistenciale.

“Nëntori 17” u realizua me pjesëmarrjen e piktorëve : Aleksander Filipi, Adrian Devolli, Andi Hila, Besim Tula, Buron

Kaceli, Eniela Veveçka, Gazmend Leka, Gjergji Marko, Hasan Çapari, Kujtim Buza, Llazar Myzeqari, Llazar Taçi, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Petro Kokushta, Qiriako Meniko, Robert Guci, Stefan Taçi (Stefos), Vilson Kilica, Zef Shoshi. Kordinator është Ermir Hoxha.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 16 nëntor.

MHK ekspozon “Vlora në telajo”

Ekspozita“Vlora në telajo” është çelur në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar (përballë Hotel Tirana Internacional).

Kjo ekspozitë realizohet me pjesëmarrjen e 60 artistëve të peizazhit: Bajrami, Gjongecaj, Devolli, Kadillari, Dine, Polovina, Filipi, Konstandini, Golemi , Morina, Cene, Kurti, Kucana, Mato, Mazreku, Previzi, Kaceli, Vathi, Kojani, Stasi, Bushati, Proko, Simoni, Haliti, Kalaja, Bani, Digoi, Finidiku, Mici, Gjikopulli, Sejdini, Arapi, Buza, Çika, Boriçi, Goxhabelliu, Kavaleshi, Jonuzi, Ivanaj, Selio, Pervathi, Prizreni, Mato, Shabani, Përmeti, Lako, Kuqli, Milliqi,etj.

Hyrja është e lire/falas. Çdo ditë ora 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 20 nëntor.

Page 7: Tirana kulturore 15 nentor 2014

7

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 - 22 Nëntor ’14

Ekspozitë fotografike nga Jutta Benzenberg

Ditën e premte, më 14 nëntor, ora 20:00, çelet ekspozita e fotografes gjermane Jutta Benzenberg e titulluar “ Why would you ask them?” në ambientet e Tulla- Culture Center.

Ekspozita ka në fokus veteranët e Luftës së Dytë Botërore. Me anë të kësaj ekspozite autorja është njëjtësuar duke e tejkaluar kohën, duke dhënë një nderim për veteranët e të gjithë luftërave. Dhe, ky duket edhe misioni i saj në art, për ta përcjellë subjektin dhe ta bëjë universal.

Kjo ekspozitë është një homazh i madh për ata që i dhanë jetën lirisë së Shqipërisë, e nga ana tjetër një shikim tejet modern, përmes plastikës dhe kompozicionit të imazhit prej kësaj fotografe të jashtëzakonshme, sesi brezi i ri mund t’i perceptojë ata përmes fokusit të saj. Një mesazh i të shkuarës, me lentet e sotme, për të parë në sy të ardhmen.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 10 dhjetor.

Tulla - Culture Center ndodhet në Rrugën “Medar Shtylla”. Për më tepër vizitoni : www.facebook.com/tullacenter/info

Ekspozitë në galerinë Miza

“Shaking hands and fake smiles to high heels and thick ties” titullohet ekspozita që është hapur në galerinë Miza. Kjo ekspozitë trajton çështjet e rolit të artistit brenda sistemit të artit dhe se si imazhi i tij publik perceptohet nga publiku.Në një cikël që fillon nga politikat e artit, dhe elemente anonimë që kontribuojnë për të arritur në një produkt të vetëm.

Ky produkt mund të reduktohet në nocionin e një imazhi dhe ky imazh është një nga komponentët i cili mban një lloj seleksionimi natyror në këtë sistem. Duke përdorur shumësin “NE”, çdo artist është i vendosur në të njëjtin nivel, përfshirë edhe krijuesin e kësaj vepre, i cili merr guximin për të zbuluar atë që fshihet pas perdes.

Në çdo “vernissage” ky projekt shoqërohet me një performancë e cila konsiston në veshjen e një bluze të bardhë nga të gjithë artistët prezent të printuar ‘Actor’ me të zezë. Lloji i shkrimit i përdorur në veprën origjinale është i ndërtuar me një minimalizëm ekstrem dhe gjeometri të pastër. Kartela (që vendoset poshtë punës) që shoqëron pjesën, është një interpretim sarkastik i një ekspozite tipike “formale”.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 18 nëntor.

Galeria Miza ndodhet në Rr. “Vaso Pasha” Pall. 27 (afër Fakultetit të Drejtësisë)

Page 8: Tirana kulturore 15 nentor 2014

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 - 22 Nëntor ’14

TURIZËM

8

Edicioni i 21-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

“Panairi Ndërkombëtar i Tiranës do të zhvillohet më 22-26 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Organizatori i përhershëm i këtij panairi është Klik Ekspo Group, leader i industrisë së Panaireve Ndërkombëtare.

Nën sloganin “gjithë Tirana Panair”, që prej dy dekadave kryeqyteti u dëfton qindra sipërmarrësve, vizitorëve dhe mediave të huaja profilin e tij më të mirë dhe mikpritës.

Klik Ekspo Group nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Zhvillimit Urban, organizojnë shumëdimensionalin “3 Sallone në 1”. Expo Host – Salloni i Hotelerisë dhe Shërbimeve, Nautica & Auto Show - Salloni Ndërkombëtar i Aventurës dhe Turizmit Luksoz dhe ExpoFaith – Salloni i Turizmit Kulturor dhe Besimit.

Blatuar si Porta Rajonale për shkëmbimet ekonomike dhe të kulturave, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, në edicionin e tij të 21-të, përzgjidhet në mënyrë te përvitshme nga sipërmarrës nga më tepër se 20 vende, që vet ofrohen të investojnë dhe bashkëpunojnë përkrah sipërmarrësve nga trojet shqiptare në sektorë të tillë si : Energjitika, Burime Minerale, Turizëm, Bujqësi dhe Agro përpunim, Materiale Ndërtimi, Mbrojtje e Siguri.

Për më tepër vizitoni: www.klikekspogroup.com

Ecje në malin e Dajtit”

Albanian Mountain Team organizon ditën e diel, më 16 nëntor, një ecje në malin e Dajtit.

Nisja bëhet nga Qendra Stefan tek Sheshi “Avni Rustemi” në ora 9:00. Në orën 9:30 bëhet zbritja nga furgoni në Linzë dhe fillohet ecja.

Ora 11:30 arrihet te fushat e para të Dajtit ku do bëhet një pushim i shkurtër. Në orën12:00 vazhdohet ecja për tek tarraca e Dajtit.

Arritja tek tarraca e Dajtit në orën13:00 ku bëhet një pushim për të ngrënë diçka dhe do ven-dosen slackline. Në orën 14:30 fillohet zbritja nga e njëjta rrugë. Nisja nga Linza me furgon do bëhet në orën 16:30.

Ky është një aktivitet i mesëm dhe mund mund të bëhet nga të gjithë 5-6 orë ecje vajtje-ardhje, disniveli 700 m. Duhet veshje sportive me atlete ose këpucë mali, si dhe 1.5 l ujë me vete dhe ndonjë ushqim për gjatë ditës.

Për më tepër vizitoni faqen në F.B www.facebook.com/albanianmountainteam ose Tel: +355 69 32 58 465.

Page 9: Tirana kulturore 15 nentor 2014

9

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 - 22 Nëntor ’14

KINEMA Kinema Millenium

Në këtë kinema po shfaqen filmat: “Dumb and Dumber” dhe filmi shqiptar “Bota”.

Për rezervime kontaktoni në: Tel.: +355 42 253 654.

Kinema Imperial

Në rrjetin e kinemave Imperial po shfaqen filmat: “Welcome to New York”, “Let’s be Cops”, “Dumb and Dumber”, “Tirana 14” dhe “Interstellar”.

Për rezervime kontaktoni në: Tel.: +355 4 22 66396;

Memoriali “Post Bllok”

Ky memorial përkujton viktimat e regjimit komunist në Shqipëri. Memoriali përmban një pjesë të murit të Berlinit, një bunker në formë kërpudhe dhe disa shtylla nga kampi famëkeq i Spaçit.Memoriali është vepër e shkrimtarit dhe ish-disidentit politik, Fatos Lubonja si dhe e piktorit Ardian Isufi.

Pjesa e murit prej 2.6 ton e mbuluar me grafite është dhuratë nga qyteti i Berlinit. Shtyllat e betonit vijnë nga miniera në Spaç, ku mbaheshin të burgosur dhe kryenin dënimin me punë të detyruar shumë kundërshtarë të regjimit komunist, përfshirë dhe Lubonjën vetë.

Ndërsa bunkeri ka qene aty për të ruajtur hyrjen kryesore të bllokut rezidencial të ndarë nga pjesa tjetër e qytetit, ku në vitet 1945-1991 jetuan diktatori i fundit Enver Hoxha dhe zyrtarët e tjerë më të lartë komunistë.

Marubi shfaq

Akademia e Filmit & Multimedias “Marubi” do të shfaqë:

Të mërkurën, më 19 nëntor, ora 19:00, në bashkëpunimin me Ambasadën e Francës në Shqipëri dhe Institutin Francez, do të shfaqet një film francez në frëngjisht me subtitrat anglisht.

Ditën e premte, më 21 nëntor, ora 19:00, në bashkëpunimin me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri do të shfaqet filmi me titull “O Apòstolo” (The Apostle) i regjisorit Fernando Cortizo, i vitit 2012, 80 min, në spanjisht me subtitrat anglisht.

Hyrja si gjithmonë është e lirë/falas:

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” ndodhet në Kinostudio, Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr.78, AL 1005 - Tiranë - Albania

Për më tepër informacion:Tel/Fax: +355.42.365.188/157

Të njohim Tiranën

Page 10: Tirana kulturore 15 nentor 2014

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 -22 Nëntor ‘14

Metropoli jep dy shfaqje për fëmijë në fundjavë

Teatri i Metropolit do të shfaqë ditën e shtunë më 15 nëntor dhe të dielën më 23 nëntor, ora 11:00, në sallën “Shekspir” pjesën për fëmijë “Topsheqeri”.

Autore e fabulës është Anilda Koçaçi. Regjia nga Suela Xhonuzi. Në këtë shfaqje interpretojnë: Jurgen Caka, Armela Demaj, Rudi Koçibelli.

Koreografia është e Albi Minarollit dhe kostumet nga Ina Elezi, skena nga Hysni Loka. Drejtor artistik është Suela Konjari.

Ndërsa të dielën më 16 nëntor dhe të shtunën më 22 nëntor, për publikun e vogël do të shfaqet në sallën “Shekspir” të Teatrit Metropol, baleti “Kukullat”.

Kjo përrallë e përshtatur në balet, është një shfaqje gazmore, ku interpretojnë fëmijët e vegjël të grupit “Spektër”, në të cilën me libretin, regjinë dhe koreografinë ka punuar artisti i njohur, Llaqi Nako. Drejtor artistik është Suela Konjari.

Përralla bën fjalë, për Anën, një vajzë të vogël, e cila, gjithë ditën e kalon me gjyshen e saj. Ajo i pëlqen shumë kukullat dhe gjithë ditën luan me to, ndërsa gjyshja është një plakë e shkathët dhe gazmore, e cila merret me punë e gatime.

“Kukullat” është e shoqëruar me muzikë nga Minkus, Çajkovski etj. Skenografia është punuar nga Hysni Loka dhe kostumografia nga Ina Elezi.

Për më tepër informacion kontaktoni:Tel.: +355 42 270 668

Teatri i Kukullave shfaq “Çufo dhe Tipi Një Aven-turë mbi Verdhushka”

Në skenën e Teatrit të Kukullave do të shfaqet pjesa me titull “Çufo dhe Tipi Një Aventurë mbi Verdhushka”.

Shfaqja jepet të shtunën më 15 nëntor, dhe të dielën më 16 nëntor, ora 10:30 dhe 11:30.

Nga kërkesat e shumta që ka pasur kjo shfaqje do të jepet edhe të shtu-nën në dy orare si jepet çdo të diel.

Derrkuci i vogël Çufo dhe shoku i tij më i mirë Arushi Tipi, janë gjithmonë në kërkim të aventurave dhe atëherë kur aventurat mungojnë, të dy shokët janë të aftë ti krijojnë ato.

Por, këtë herë ata janë vënë në kërkim të diçkaje krejtësisht të veçantë - verdhushkave. A do t`ia dalin vallë mbanë...?Për më tepër informacion kontaktoni: Tel: +355 4 2234 473

10

F Ë M I J Ë T

Page 11: Tirana kulturore 15 nentor 2014

11

Dy premiera për fëmijë në TKEKS

Çdo të shtunë, ora 10:30, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, shfaqet muzikali për fëmijë me titull “E pabesueshmja dhe princesha”. Një shfaqje që ndërthur fjalën, tingullin dhe lëvizjen. Shfaqja fiton vëmendjen falë fantazisë dhe lojës së aktorëve.

Përralla e Hans Christian Andersenit është përshtatur për skenë nga Oriana Cama e cila është dhe regjisorja e pjesës. Skenografia është e Beqo Nanajt dhe koreografia e Aledia Kondaj.

Ndërsa shfaqja tjetër po për publikun e vogël me titull “Mbretëritë magjike” shfaqet, çdo të diel, ora 10:30, në skenën e TKEKS.

Një udhëtim fantastik në tri mbretëritë magjike, me të papritura argëtuese ku personazhi kryesor fiton njohuri dhe nxjerr mësime mjaft të dobishme të cilat nëpërmjet lojës përcillen tek publiku i vogël.

Shfaqja është ndërtuar me teknikën e projeksionit, duke sjellë një formë të re të shfaqjeve teatrore që do të kërkojë vëmendjen e fëmijëve.

Nëpërmjet lojërave dhe ndërveprimit të vazhdueshëm që aktorët realizojnë me fëmijët e pranishëm në

sallë shfaqja bëhet mjaft interaktive duke mos i lënë fëmijët thjesht si spektatorë.

Pjesa bazohet në tekstin e Giambattista Basilës dhe u përshtat për skenë nga Nelson Mulla, i cili është dhe regjisori. Video animator është Renato Aliçkolli.

Interpretojnë: Aldion Matarangasi, Elidon Alikaj, Adriana Tolka, Laura Nezha.

Për më tepër informacion kontaktoni: Tel: +355 4 2243354; Cel: +355 67 2013360; e-mail: [email protected]

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës 15 - 22 Nëntor ‘14

Lexim skenik “Një javë plot me të

shtuna”

Në skenën e Teatrit të Kukullave, ditën e shtunë, më 15 nëntor, ora 17:00, do të mbahet një lexim skenik i librit “Një javë plot me të shtuna”.

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e gjermanishtes “Goethe” në kuadër të Tetorit Gjerman.Regjia është e Stefan Çapalikut, nën interpretimin e aktorit Guliem Radoja.

Hyrja është e lirë/falas.Për më tepër vizitoni: www.goethe.de/tirana

Page 12: Tirana kulturore 15 nentor 2014

12

“Nektari i viteve” në Cirkun Kombëtar

Çdo të shtunë dhe të diel, ora 11:00, në arenën e Cirkut Kombëtar jepet shfaqja "Nektari i viteve”. Fabula apo linja e shfaqjes "Nektari i viteve” përmban sfidën midis artistëve dhe pseudo artistëve e personifikuar tek bleta e cila mbledh më të mirën e nektarit dhe nxjerr mjaltin dhe grenza e cila gjithë ditën zë zë zë dhe asgjë tjetër.

Është menduar kështu sepse grenza dhe kllouni pas çdo numri sfidojnë artistët me pantomima dhe kllounata të cilat pëlqehen aq shumë nga voglushët. Artistët që marrin pjesë janë të gjithë të rinj.

I ftuar special në këtë shfaqje është Sokrat Buzo, një nga mjeshtrat e xhonglerizmit me një potpuri xhongleristike.

Programi i shfaqjes përmban 16 numra që janë: Ekuilibër, intermexo e tullumbacit, topat, intermexo e magjisë, qeni, tablo me monocikla,

xhonglerim, intermexo prap ti këtu, inter-mexo maska, balerini, intermexo në rreth, hula hoop, fluturat, trau i ekuilibrit, intermexo e pikëve, rrathët.

Java e 13-të e Superligës

Të shtunën, më 22 nëntor, luhet java e 13-të e Kampionatit të 76-të Kombëtar në Futboll.

Në orën 17:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, zhvillohet takimi “Partizani - Kukësi”.

Partizani ndodhet në vendit e 4-t të tabelës së klasifikimit me 24 pikë ndërsa Kukësi në vendin e 2-të me 25 pikë.

Dy ekipet janë ndeshur së bashku 4 herë, nga të cilat Partizani ka fituar 3 takime, 1 barazim.

Superliga e Basketbollit

Meshkuj

Federata e Basketbollit, organizon Superligën e Basket-bollit në kategorinë e meshkujve. Për sezonin sportiv 2014- 2015, superliga zhvillohet me pjesmarrjen e 6 ekipeve më të mira të renditura në sezonin e kaluar.

Ekipet do të ndeshen ndërmjet tyre me dy faza, secila me sistem rrethi me vajtje – ardhje.

Të mërkurën, më 19 nëntor, do të zhvillohet java e 7-të e Superligës së Basketbollit. Në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në orën 17:00 do të takohen “Partizani - Kamza Basket”.

Ngjarjet e Javës 15 - 22 Nëntor ’14

SPORT

Page 13: Tirana kulturore 15 nentor 2014

Tir ana K ultur or e 1 5 - 2 2 Nëntor

Nr. f

aqe

15, e

shtu

16, e

dielë

17, e

hënë

18, e

mar

19, e

mër

kurë

20 , e

enjte

21, e

prem

te

22, e

shtu

23, e

dielë

TKOB shfaq “La Bohème” fq. 1 19:00 19:00Panairi i 17-të i Librit “Tirana 2014″ fq. 2 √ √

Premiera "Liri në Bremen" shfaqet në TK fq. 3 19:00 19:00 19:00“Ata hyjnë pa trokitur” në Metropol fq. 3 19:00 19:00 19:00 19:00

“Perla klasike në PIANODROM…” fq. 4 19:00Koncert nga Tukiçi dhe orkestra e RTSH fq. 4 19:00

“Shiko kush erdhi” në TKEKS fq.4 19:00 19:00 19:00 19:00 19:00TK vazhdon me "Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë" fq.5 19:00 19:00

Arte Pamore “Dritëhije të qytetit të Tiranës” në Qendrën TEN fq.5 √ √ √ √ √ √ √Ekspozita “Nga Pranvera e Pragës në Revolucionin e Kadifenjtë” fq.5 √ √ √ √

“Nëntor 17” në galerinë FAB fq.6 √ √MHK ekspozon “Vlora në telajo” fq.6 √ √ √ √ √ √

“Retrospektivë” në GKA fq. 6 √ √Ekspozitë fotografike nga Jutta Benzenberg fq. 7 √ √ √ √ √ √ √ √ √

Ekspozitë në galerinë Miza fq. 7 √ √ √ √Edicioni i 21-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës fq. 8 √ √

Ecje në malin e Dajtit fq. 8 9:00Të njohim Tiranën - Memoriali “Post Bllok” fq. 9 √ √ √ √ √ √ √ √ √

Marubi shfaq fq.9 19:00 19:00Kinema Millenium fq.9 √ √ √ √ √ √ √ √ √Kinema Imperial fq.9 √ √ √ √ √ √ √ √ √

Fëmijët - Metropoli jep dy shfaqje në fundjavë fq.10 11:00 11:00 11:00 11:00Teatri i Kukullave shfaq “Çufo dhe Tipi Një Aventurë mbi Verdhushka” fq.10 10:30;11:30 10:30;11:30 10:30;11:30 10:30;11:30

Dy premiera për fëmijë në TKEKS fq.11 10:30 10:30 10:30 10;30Lexim skenik “Një javë plot me të shtuna” fq.11 17:00

“Nektari i viteve” në Cirkun Kombëtar fq.12 11:00 11:00 11:00 11:00Java e 13-të e Superligës në futboll fq.12 17:00

Superliga e Basketbollit Meshkuj fq.12 17:00

13

TIRANA KULTURORE Ngjarjet e Javës

TIRANA KULTURORE administrohet nga Drejtoria e Turizmit & Promovimit e cila ka për qëllim promovimin turistik të qytetit. Për të siguruar buletinin TIRANA KULTUROR shkruani në adresën: [email protected]ër çdo pyetje, shqetësim, ankesë, sugjerim, ide shkruani në adresën: [email protected]ër promovimin e aktiviteteve tuaja në TIRANËN KULTURORE dërgoni informacionin në adresen: [email protected]ër promovimin e aktiviteteve tuaja në Tiranën Kulturore dergoni informacionin përkatës dhjetë ditë para zhvillimit të tij në adresen:

Për më shumë informacion rreth një aktiviteti klikoni mbi numrin e faqes përkatëse në tabelë.

15 - 22 Nëntor ’14