tirazhi 10000 kopje e mërkurë 26 dhjetor 2018 prapaskenat ... · vasili u shpreh se kriza në...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat, ja si Rama-Basha nxjerrin jashtë loje LSI me reformën zgjedhore, në janar partia e presidentit merr goditjen fatale Ç m i m i 2 0 l e k ë Viti 2018 i ka dhënë fund qetësisë dhe da- shurisë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Ndonëse ishin socialistët ata të cilët e bënë Metën president, ky i fundit u ka dhënë një sërë goditjesh në distancë... Faqe 9 Këshilli i Lartë i Prokurorisë është vënë në lëvizje për të zgjidhur brenda këtij viti çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Në dhjetor të vitit 2017 ky post iu besua përkohësisht Arta Markut deri në ngritjen e KLP, i cili është edhe organi... Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e mbylli punën e tij për vitin 2018. Seancat dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët nisën në muajin mars me ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese... Opozita shqiptare vijon të rrudhet nga dita në ditë. Aleancat e fundit të Lulzim Bashës kanë sjellë vetëm tensione dhe përplasje. Kështu ndodhi kur u arrit pakti me Monika Kryemadhin, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe pas afrimit... KLP nuk humb kohë, nis lëvizjet për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, bien tentativat bllokuese të opozitës Mbyllet vetingu për vitin 2018, 77 gjyqtarë e prokurorë në sitë për pasurinë dhe figurën, 36 të shkarkuar dhe 41 të konfirmuar në detyrë Ndryshojnë balancat në Parlament, Vangjel Dule del deputet i pavarur pas kalimit të Idrizit në opozitë, Robert Bitri zyrtarisht me PS Ilir Meta thyen rekordet e Bujar Nishanit, gjatë një viti ka rrëzuar 6 ligje dhe ka bllokuar 3 nisma të qeverisë Faqe 8 Faqe 4 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Asnjë “lifting” nuk vlen, kur s’je demokrativisht majtas! Sinja nuk është vendorigjina e Kastriotëve Nga Besi BEKTESHI Nga Ferit KËPUTA Nga Enver CAKAJ Pse duhet t’u ulet rroga deputetëve! Faqe 2,3 Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar drejt burgut nga drejtësia e re, ja strategjia që do të ndiqet gjatë 2019 për të ngelurit në veting Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim- it duket se nuk do t’ia hedhin paq. Për ta viti 2019 pritet të jetë një sfidë e madhe sepse gjatë këtij viti do të jetë gati edhe drejtësia e re. Sipas ligjit, deri në pranverë duhet që Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetim- it të jenë ngritur. Pikërisht hedhja e hapit final për kompletimin e drejtësisë... Banka e Shqipërisë sapo ka plotësuar vendet vakante të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa për Guvernatorin, i cili gjithashtu është pa mandat që në muajin nëntor, ende... Guvernatori Sejko vijon detyrën pa mandat, ligji i Bankës së Shqipërisë dhe precedenti “Malaj” parashikojnë largimin e tij që në muajin nëntor CIA tregon detajet, ja si u tentua rekrutimi i diplomatëve shqiptarë në OKB, zbardhen bisedat e agjentëve amerikanë me Bashkim Spahon dhe Ilia Zhulatin Faqe 10 Fq. 12,13 Faqe 7 Detajet, ja arsyet pse Rama refuzon të bëjë ndryshime në qeveri, nga afrimi i fushatës, te “lufta” me Ilir Metën Faqe 5 Faqe 6 LSI drejt shkrirjes para zgjedhjeve, rikthehet hegjemonia në pushtetin vendor, këshilltarët bashkojnë votat me PS në qarqet kryesore

Upload: others

Post on 08-Sep-2019

17 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018

Prapaskenat, ja si Rama-Basha nxjerrin jashtë loje LSI me reformën

zgjedhore, në janar partia e presidentit merr goditjen fatale

Çmimi 20 lekë

Viti 2018 i ka dhënë fund qetësisë dhe da­shurisë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Ndonëse ishin socialistët ata të cilët e bënë Metën president, ky i fundit u ka dhënë një sërë goditjesh në distancë...

Faqe 9

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është vënë në lëvizje për të zgjidhur brenda këtij viti çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Në dhjetor të vitit 2017 ky post iu besua përkohësisht Arta Markut deri në ngritjen e KLP, i cili është edhe organi...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e mbylli punën e tij për vitin 2018. Seancat dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët nisën në muajin mars me ish­anëtarin e Gjykatës Kushtetuese...

Opozita shqiptare vijon të rrudhet nga dita në ditë. Aleancat e fundit të Lulzim Bashës kanë sjellë vetëm tensione dhe përplasje. Kështu ndodhi kur u arrit pakti me Monika Kryemadhin, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe pas afrimit...

KLP nuk humb kohë, nis lëvizjet për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, bien

tentativat bllokuese të opozitës

Mbyllet vetingu për vitin 2018, 77 gjyqtarë e prokurorë në

sitë për pasurinë dhe figurën, 36 të shkarkuar dhe 41 të

konfirmuar në detyrë

Ndryshojnë balancat në Parlament, Vangjel Dule del deputet i pavarur pas kalimit të Idrizit në opozitë, Robert

Bitri zyrtarisht me PS

Ilir Meta thyen rekordet e Bujar Nishanit, gjatë një viti

ka rrëzuar 6 ligje dhe ka bllokuar 3 nisma të qeverisë

Faqe 8

Faqe 4

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Asnjë “lifting” nuk vlen, kur s’je

demokrativisht majtas!

Sinja nuk është vendorigjina e Kastriotëve

Nga Besi BEKTESHI

Nga Ferit KËPUTA

Nga Enver CAKAJ

Pse duhet t’u ulet rroga deputetëve!

Faqe 2,3

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar drejt burgut nga drejtësia e re, ja strategjia që do të ndiqet gjatë 2019 për të ngelurit në vetingTë gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e

shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it duket se nuk do t’ia hedhin paq. Për ta viti 2019

pritet të jetë një sfidë e madhe sepse gjatë këtij viti do të jetë gati edhe drejtësia e re. Sipas ligjit, deri në pranverë duhet që Struktura e Posaçme

Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetim­it të jenë ngritur. Pikërisht hedhja e hapit final për kompletimin e drejtësisë...

Banka e Shqipërisë sapo ka plotësuar vendet vakante të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa për Guvernatorin, i cili gjithashtu është pa mandat që në muajin nëntor, ende...

Guvernatori Sejko vijon detyrën pa mandat, ligji i Bankës së Shqipërisë dhe precedenti “Malaj” parashikojnë

largimin e tij që në muajin nëntor

CIA tregon detajet, ja si u tentua rekrutimi i diplomatëve shqiptarë

në OKB, zbardhen bisedat e agjentëve amerikanë me Bashkim

Spahon dhe Ilia Zhulatin Faqe 10Fq. 12,13

Faqe 7

Detajet, ja arsyet pse Rama refuzon të bëjë ndryshime në qeveri, nga afrimi i fushatës, te “lufta” me Ilir Metën Faqe 5

Faqe 6

LSI drejt shkrirjes para zgjedhjeve, rikthehet hegjemonia në pushtetin vendor, këshilltarët bashkojnë votat me PS në qarqet kryesore

Page 2: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

2 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

• Bashkia Fier, 7 këshilltarë• Bashkia Kuçovë, 2 këshilltarë• Bashkia Tiranë, 4 këshilltarë• Bashkia Gjirokastër, 3 këshilltarë• Bashkia Korçë, 4 këshilltarë• Bashkia Durrës, 4 këshilltarë• Bashkia Belsh, 3 këshilltarë• Bashkia Vlorë, 4 këshilltarë

• Bashkia Lushnjë, 2 këshilltarë• Bashkia Skrapar, 6 këshilltarë• Bashkia Kurbin, 3 këshilltarë• Bashkia Shkodër, 4 këshilltarë• Bashkia Pukë, 2 këshilltarë• Bashkia Korçë, 2 këshilltarë• Bashkia Devoll, 4 këshilltarë

JA TË GJITHA LARGIMET E KËSHILLTARËVE NGA LSI

LSI dhe PD shpërthejnë ndaj Ramës: Nuk ke mbajtur asnjë premtim ndaj qytetarëve, qeveria është në krizë dhe duhet të mbajë përgjegjësi

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë vijuar edhe ditën e djeshme me sulmet dhe akuzat e tyre në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Shkak janë bërë mosmbajtja e premtimeve elektorale dhe performanca e dobët e qeverisë, sipas tyre. Fillimisht, ka qenë kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili deklaroi ditën e djeshme se qeverisja aktuale po shkatërron ekonominë e vendit. Përmes një statusi në rrjete sociale, Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke

zhbërë në këtë mënyrë edhe premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. “Avokatia asgjë e një qeverisje hiçgjë! Kriza e qeverisjes është pa kthim. Pa prioritete, pa vepra, pa asnjë ideologji, me zhbërjen e çdo premtimi elektoral dhe çdo angazhimi në programet e saj të qeverisjes, e asfiksuar nga korrupsioni dhe paratë e pista, qeverisja ka arritur me shumë shpejtësi në stacionin e fundit. Pa asnjë identitet sektorial të qeverisjes, me një varfëri të mjerë të per-sonaliteteve, me mungesën ulëritëse të pro-fesionalizmit, me shitjen thjesht të imazheve

pa asnjë përmbajtje, recituese bajate e shtufit propagandistik”, deklaroi deputeti i LSI, Petrit Vasili. Ndërkohë që, në të njëjtën linjë me Vasilin dje është rreshtuar edhe deputetja e PD, Grida Duma. Gjatë një prononcimi për mediat, Duma deklaroi se qytetarët kanë ulur besimin për politikën, ndërsa bëri përgjegjëse për situatën politiko-social-ekonomike mazhorancën. “Men-doj se për hir të mazhorancës më shumë, se ajo duhet ta mbajë përgjegjësinë sot, mendoj se është një nga vitet që e ka ulur më tepër besimin tek politika. Kulmoi me protestën studentore.

Studentët kanë treguar mahnitshëm me kar-tat dhe batutat që kanë nxjerrë, duke kthyer përgjigje kështu për qeverinë. Ndaj nuk është çështja sot që të mos dinë ata të zgjedhin. Ne s’duhet të largojmë rininë nga bërja e politikës. Atë që shoh jashtë PD është një ngërç. Një nga kontratat që është vënë re me qytetarët, është kontrata e dhunës. Parlamenti po i ngjan shumë më tepër punë bërësve, kontrata lidhësve, apo dhe kriminelëve. PD duhet të ekzistojë për sho-qërinë dhe jo për vetveten. Kjo është filozofia”, deklaroi deputetja e PD, Grida Duma.

Rigels SELIMAN

Lëvizja Socialiste për Integ-rim rrezikon të shkrihet në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Një furtunë e madhe

largimesh ka nisur prej muajsh, ku shumë anëtarë të këshillave bashki-akë të LSI-së, janë larguar përfun-dimisht nga kjo forcë politike duke u bashkuar me Partinë Socialiste. Veprime këto që tregojnë se partia e Kryemadhit po tkurret nga dita në ditë. Por ditët e fundit është parë një tjetër fenomen, ku edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti që i përket frontit opozitar, ajo ka thyer vendimin duke u rresh-tuar krah mazhorancës. Sërish protagonistë janë bërë këshilltarët bashkiakë të LSI, të cilët kanë bashkuar votat me Partinë So-cialiste në disa qarqe kryesore të vendit, duke kaluar buxhetin e vitit 2019 në disa bashki që drejtohen nga mazhoranca. Bëhet fjalë për dy bashki të mëdha siç është ajo e Durrësit dhe Elbasanit. Madje, për ironi të fatit krerët e këtyre dy bashkive si zoti Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako kanë qenë target i sulmeve të opozitës gjatë gjithë këtij viti. Ndërkohë që nga ana tjetër, LSI i ndihmon me vota, duke u kaluar buxhetin. Fillimisht, thy-erja e vendimit të opozitës ndodhi në 20 dhjetor, ku Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi buxhetin për vitin 2019. Pas diskutimeve, ku nuk munguan as debatet, buxheti u miratua falë bashkimit të votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Socialiste. Buxheti i vitit 2019 u miratua me 27 vota, ndërsa 6 nga votat ishin të këshilltarëve të LSI, duke plotësuar kështu kuo-rumin e mbledhjes. Në mbledhje mungonin këshilltarët e Partisë Demokratike dhe ajo pak opozitë është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, këshilltarët e së cilës në përfundim bashkuan votat me socialistët. Ndërkohë që rasti më i freskët, ka ndodhur dy ditë më parë në Bashkinë e Elbasanit, ku Këshilli Bashkiak miratoi me 45 vota buxhe-tin e vitit 2019 në një mbledhje me diskutime të shumta për zhvillimin e qytetit dhe investimet. Buxheti i Bashkisë së Elbasanit u miratua me shumicë votash nga Këshilli Bashki-

LSI bashkon votat me PS në Durrës dhe Elbasan

LSI drejt shkrirjes para zgjedhjeve, rikthehet hegjemonia në pushtetin vendor, këshilltarët bashkojnë votat me PS në qarqet kryesore

Manjani: Qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtimIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli

Manjani komentoi ditën e djeshme deklaratën e kryeministrit Edi Rama se PS kishte bërë edhe gabime. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani i përmendi Ramës prem-timet e pambajtura, duke filluar që nga shëndetësia, arsimi, apo dhe infrastruktura. ““Kemi gabuar”- tha Edi Rama. A mund të quhen “gabime” bëmat e tyre?! Burimet natyrore nafte e gaz i dha me koncesion firmave Azere, të njohura për mashtrim ndërkombëtar dhe për pastrim par-ash korrupsioni. Fakt që e denoncojnë gazetarë, media e agjenci të huaja. Infrastrukturën gjithashtu me PPP dhe koncesion, me faturë të kripur për të gjithë ne dhe fëmijët tanë. Në shën-detësi paratë ja dha privatit kurse së-mundjet ja la shtetit. Spitalet publike rropaten me sëmundjet e njerëzve, ndërkohë check up rrujti të gjithë financimin e këtij sektori, pa ofruar asnjë lloj cilësie. Arsimin jo vetëm nuk e bëri cilësor, por e shtrenjtoi sa më s’ka”, deklaroi Manjani.

Braimllari: Qeveria po zhyt qytetarët në varfëri

Banorët e Unazës së Re kanë dalë edhe ditën e djeshme në protestë kundër shembjes së banesave të tyre, edhe pse dje ishte festë, pasi ishte Krishtlindja. I pranishëm në pro-testë ishte dhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari. Në fjalën e tij, Braimllari u shpreh se protesta e banorëve të Un-azës është e drejtë dhe dëshmon se qeveria ka arritur në pikën që vjedh edhe pronat e qytetarëve. Ai akuzoi Edi Ramën si të përfshirë direkt në këtë projekt. “Banorët e Unazës se Re janë në të drejtën e tyre. Të gjithë duhet të sakrifikojmë në mbrojtje të së drejtës së çdo qytetari. Këtu në këtë projekt u provua vjedhja e Edi Ramës tek Unaza e Re. Kemi një kryeministër që mbush xhepat ndërkohë qytetarët zhyten në varfëri. Edi Rama i bën dhuratë vetes së tij për Vitin e Ri qindra miliona euro, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës. Edi Rama grabiti studentët, ndërsa oligarkët ndajnë me Edi Ramën qindra miliona euro”, deklaroi Braimllari.

këtij viti, duke vijuar deri sot. Më konkretisht në Bashkinë Fier, janë larguar 7 këshilltarë nga LSI drejt PS; ndërsa në Bashkinë Tiranë 4 këshilltarë. Po ashtu edhe në Bashkinë Gjirokastër janë larguar 3 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Korçë 4 këshilltarë. Sakaq, largime këshilltarësh ka pasur edhe në Bashkinë Durrës, ku 4 këshilltarë të LSI iu bashkuan PS. Nga ana tjetër

në Bashkinë Belsh janë larguar 3 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Vlorë, 4 këshilltarë. Po ashtu lar-gime këshilltarësh ka pasur edhe në Bashkinë Lushnjë, 2 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Skrapar, 6 këshilltarë. Nga ana tjetër, në Bashkinë Kurbin dhe Shkodër kanë ikur 7 këshilltarë të LSI, ndërsa në Bashkitë Pukë, Korçë dhe Devoll plot 8 këshilltarë.

ak, 45 nga 51 që ka gjithsej, ndërsa 2 këshilltarë mungonin. Votave të 16 këshilltarëve të PS iu bashkuan edhe ato të këshilltarëve të partive të tjera, si nga LSI, PDIU, PR, FRD e PLL, ndërsa katër këshilltarë të PD që ishin në mbledhje u shprehën kundër projektbuxhetit 2019. Pra, rikthimi i hegjemonisë në pushte-tin vendor, ku shumë këshilltarët të Lëvizjes Socialiste për Integrim bashkojnë votat Partinë Socialiste në qarqe kryesore, tregon qartë se LSI me shumë gjasa do të shkrihet para zgjedhjeve vendore të 30 qer-shorit të vitit 2019.

Lëvizje këshilltarësh në rretheKjo nuk është hera e parë që

këshilltarët vendorë braktisin LSI për t’u bashkuar me PS, pasi rrjedhja e vrullshme pothuajse në çdo bashki nisi në muajt e parë të

Gazeta ka mësuar se drejtuesit më të lartë të PS, sidomos kryeministri Edi Rama kanë urdhëruar vartësit e tyre në bazë që të mobilizohen fort, me qëllim “shkrirjen” e LSI. Kështu, pas porosive të vazhdueshme të Ramës si në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PS, por edhe në mbledhjet e Asambleve, mësohet se baza socialiste ka nisur mobilizimin. Mësohet se një nga taktikat që socialistët do të përdorin kundrejt mili-

tantëve të LSI është se po do t’i ftojnë në PS duke iu kujtuar që në fillim kanë qenë socialistë. Ndërsa një tjetër taktikë që socialistët do të ndjekin për të joshur militantë, është gjatë takimeve me militantët do t’ju kërkojnë këtyre të fundit që t’i bashkohen PS, pasi LSI nuk do të vijë më në pushtet dhe se vetëm PS ua garanton vendin e punës. Ndërkohë që taktika tjetër është shkarkimi nga puna.

“SHKRIRJA” E LSI, PRIORITET I SOCIALISTËVE

Page 3: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD: Gati të votojmë draftin për reformën zgjedhore, por të kalojë më parë në komisionin e posaçëm

Partia Demokratike shprehet e gatshme të miratojë draftin e reformës zgjedhore. PS e ka çuar e vetme në Kuvend draftin, pro për demokratët ai duhet të kalojë në seancë plenare pasi të ketë marrë miratimin në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho tha se drafti që ka dorëzuar PS nuk është shqyrtuar ende në komision. “Nuk ka një projekt të tillë. Drafti është i papërfunduar dhe i pashqyrtuar në

Komisionin e Reformës Zgjedhore”, tha ajo. Në të njëjtën linjë me të ishte dhe deputetja Dhurata Çupi. Sipas saj, PD është gati të miratojë draftin, por së pari duhet të ndiqet rruga që ai të kalojë në komision. “Opozita është e gatshme të votojë propozimin e dakordësuar nga të gjithë palët dhe sjellë në Parlament, duke respektuar pro-cedurat ligjore”, tha ajo. Partia Socialiste prej disa ditësh i ka bërë thirrje opozitës të votojë draftin e reformës zgjedhore. Plani ishte që ai

ta kalonte javën që lamë pas, por për shkak të përplasjeve është shtyrë për në fillim të janarit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri disa herë thirrje. “Drafti adreson kërkesat e paraqitura nga PD, që kur ishte në çadër. Përmes këtyre ndryshimeve hapet rruga për testimin e teknologjisë në zgjedhje. Në këtë orë është vështirë që Basha ta kapë, pasi vjen gjithmonë me vonesë, pasi gjumi është problem. Erdhi pronari i ndërmarrjes, që ta drejtojë (Hyn

Berisha në Kuvend). Janë një për një të gjitha ata që keni kërkuar. Shumë faleminderit dhe mirëserdhët”, tha Balla. Në të njëjtën linjë ishin dhe ndërkombëtarët. Ambasadori i BE kërkoi që të mos ketë më vonesa. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të finalizojnë tani në Kuvend punën e mirë që është bërë në komitetin ad-hoc, duke miratuar ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor”, apeloi ambasadori.

Prapaskenat, ja si Rama-Basha nxjerrin jashtë loje LSI me reformën zgjedhore, në

janar partia e presidentit merr goditjen fatale

PD-PS strategji me komisionerët, detyrojnë LSI të ulë shpenzimet në fushatë

Kliti TOPALLI

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të marrë një goditje fatale përmes reformës zgjedhore. Në Parlament ka vajtur drafti i dakordësuar mes

PS dhe PD dhe nëse shihet me detaje, partitë e vetme që favorizohen janë ato kryesore. Paketa e reformës zgjedhore ishte pjesë e paktit të 18 majit mes Ramës dhe Bashës. Në fakt, përmes atij takimi PD e LSI i dhanë një goditje të fortë LSI. Ndërkohë janë dhënë sinjale se partia e presidentit Ilir Meta mund të marrë goditjen e dytë në zgjedhjet ven-dore. Në qershor 2017 ajo mori me vështirësi 20 deputetë dhe nëse në zgjedhjet vendore pëson disfatë, atëherë në 2021 rrezikon të zhduket nga Parlamenti. Gazeta ka anali-zuar me detaje draftin e reformës zgjedhore dhe sinjalet janë se LSI mund të marrë një goditje të fortë përmes tij.

Detajet e draftitPër të parën herë është futur koncepti i

depolitizimit të komisioneve zgjedhore, por dhe rrudhja e anëtarëve. Përpara zgjedhje, KQZ do hapë thirrjen për vende vakante në postin e zyrtarëve zgjedhorë. Të drejtë të aplikojnë kanë së pari personat që gëzojnë statusin e nëpunësit civil, por dhe personat që plotësojnë kushtet: të zotërojnë gjuhën shqipe, të jenë në kushte shëndetësore që i lejojnë të kryejnë detyrën, të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; ndaj tyre të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil dhe të kenë mbaruar arsimin e lartë ose të jenë duke e kryer atë. Pas kësaj faze KQZ zgjedh një numër të caktuar individësh, që sipas saj plotësojnë kushtet. Ata më pas do të ndahen nëpër qendrat e votimit, njësitë e numërimit apo ato të administrimit zgjedhor. Sipas ligjit, Njësia e Administrimit të Votimit do ketë 3 anëtarë. Ata do zgjidhen me short nga KQZ mes listës së zyrtarëve zgjedhore. Njësia e Votimit do ketë 2 anëtarë, po që do zgjidhen me short nga KQZ. Ndërsa Njësia e Admin-istrimit Zgjedhor do përbëhet nga 6 anëtarë dhe 2 sekretarë. Këtu kanë të drejtë partitë të propozojnë anëtarë nga lista e zyrtarëve zgjedhorë. PS ka të drejtë të propozojë 3, PD 2 dhe LSI 1. Ndërsa sekretarët i zgjedh KQZ. Të 8 emrat do zgjidhen jashtë politike.

Goditja që merr LSIDepolitizomi i komisioneve është një

hap shumë i rëndësishëm, pasi synimi është që të kemi një rezultat të drejtë në zgjedhje. Pyetja që shtrohet është se sa e lehtë është të zbatohet në vendin tonë? Nëse i shohim me radhë komponentët, emrat prioritarë për

JA PËRCAKTIMET NË DRAFTIN E REFORMËS ZGJEDHORE

Neni 29- Përbërja e NJAZ-it1.NJAZ-i përbëhet nga 6 anëtarë

dhe 2 sekretarë, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme:

a)dy anëtarë përzgjidhen dhe propo-zohen, me barazi gjinore, nga partia kryesore e shumicës parlamentare2 , dy anëtarë përzgjidhen dhe propozohen, me barazi gjinore, nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar përzgjidhet dhe propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar përzgjidhet dhe propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare;

b)sekretarët e NJAZ-it përzgjidhen, me barazi gjinore, nga KQZ-ja, me short.

Neni 36- Njësia e Administrimit të Votimit

1.Njësia e Administrimit të Votimit (NJAV-i) është struktura e administratës zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e pro-cedurave të votimit në qendrën e v timit. NJAV-i formohet, me përfaqësim të ga-rantuar gjinor, nga tri zyrtarë zgjedhorë: zyrtari mbikëqyrës, zyrtari i qartësimit, zyrtari i procedurave të votimit.

2.NJAV-i ka për detyrë të kryejë identifikimin e votuesve përpara voti-mit, të udhëzojë dhe drejtojë votuesit për ushtrimin individualisht, në liri dhe fshehtësi të së drejtës së votës, të kujdeset për zhvillimin dhe mbylljen e rregullt të procesit, si dhe të ruajë dhe administrojë nën përgjegjësinë e vet materialin zgjedhor.

Neni 42/1- Njësia e Administrimit të Numërimit

1.Njësia e Administrimit të Numërim-it (NJAN-i) është struktura e adminis-tratës zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave për numërimin e votave, kur numërimi kryhet manualisht.

2.NJAN-i formohet, me përfaqësim të garantuar gjinor, nga dy zyrtarë zg-jedhorë.

3.Zyrtarët zgjedhorë të NJAN-it janë individë të kualifikuar në ushtrim-in e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZ-ja, me short, midis personave të trainuar si administratorë zgjedhorë në sistemin e trajnimit të KQZ-së.

4.NJAN-i bën vlerësimin e votave, numërimin e tyre për çdo subjekt zgjed-hor dhe tabulimin e rezultatit të QV-së.

të qenë zyrtarë zgjedhorë janë nëpunësit civil. Sot personat që i përkasin kësaj kate-gorie, shumica janë të PS dhe PD. Të gjithë e mbajnë mend vitin 2013, ku Berisha detyroi Ramën që të votonte ndryshimet e ligjit për nëpunësin civil. Me këtë lëvizje Berisha i hoqi të drejtën PS që të shkarkonte shumë njerëz të tij në administratë. Ata sot janë ende në detyrë. Vetë PS po ashtu ka 5 vite në pushte dhe ka futur në shërbim civil shumë emra. Edhe LSI futi, por së fundmi është treguar se të gjithë janë bashkuar me PS. Pra, që këtu del që dominojnë PS dhe PD.

Komponenti tjetër është KQZ. Do jetë ky organ që do filtrojë kandidatët dhe aty sërish dominojnë PD dhe PS, ndërkohë që momen-talisht LSI nuk ka asnjë anëtar. Fakti që PS i ka lënë ende kryetarin opozitës tregon se pati i 18 majit vazhdon. Histori ka treguar se gjithë skandalet zgjedhore ndodhin gjatë numërimit dhe aty është futur koncepti i 2 komisionerëve. Pra sido që të ndodhë, si PS dhe PD nuk do ja lënë në dorë numërimin një personi çfarëdo. Drafti në fjalë do të miratohet në janar të 2019 dhe aty LSI do marrë goditjen finale.

Shuma e shpenzimeve të bëra nga një parti politike, përfshirë kandidatët e saj për një fushatë zgjedhore nuk duhet të jetë më shumë se 2 herë më e madhe se shuma më e larte që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore. Në përputhje me nenin 87/3 të këtij Kodi.

Çdo shpenzim i fushatës zgjedhore doku-mentohet dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Për zbatim të këtij Kodi, “shpenzim për fushatë”, është çdo shpenzim që bën një parti ose kandi-datet e saj për qëllime të fushatës zgjedhore, pavarësisht datës se kur është bërë.

SHPENZIMET NË FUSHATË NENI 31

Një tjetër goditje që mund të marrë LSI, është dhe sa i takon shpenzimeve në zgjedhje. PS dhe PD kanë propozuar që të mos ketë shpenzime dy herë më shumë se sa fondi që shteti ka ndarë për partitë. Të vetmet parti që nuk i pengon ky përkufizim janë PS dhe PD, pasi ato kanë marrë shumë fonde dhe nuk e kanë kaluar dyfishin e tyre. Por LSI e ka kaluar. Herën e fundit LSI ka marrë 26 milionë lekë fonde, ndërkohë që ka shpenzuar në zgjedhje 88 milionë lekë të reja.

Pra rreth 4 herë më tepër. Me draftin e ri, PS dhe PD i kanë bllokuar Kryemadhit dhe Metës që të hedhin lekë pa hesap në fushatë. Por ajo që i vë kapak se PS dhe PD mund të nxjerrin jashtë loje LSI është se drafti është hartuar vetëm nga dy persona, Bledi Çuçi dhe Oerd By-lykbashi. Partitë e tjera dhe anëtar e komisionit të posaçëm janë lënë në prapaskenë, përfshirë dhe përfaqësues të LSI. Mbetet të shihet nëse partia e presidentit do e pranojë këtë draft.

PS-PD “IZOLOJNË” FINANCAT E LSI

Page 4: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

4 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Lufta”e ftohtë Rama-Meta, presidenti bojkoton dhe kalon në heshtje ligjet e qeverisë

Nuk ka më asnjë dyshim se ka nisur një luftë e ftohtë mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Kronologjia e për-plasjeve mes Ramës e Metës nisi gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, kohë kur Meta ishte kryetar Kuvendi dhe i votuar nga Parlamenti si President i Republikës, por që nuk ishte betuar ende. Asokohe, Meta bëri fushatë të fortë elektorale, duke mbështetur fuqishëm Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Madje, Meta shkoi deri atje kur kërcënoi me skenar maqedonas, si ai i Ivanovit, se nuk do

ta dekretonte qeverinë “Rama 2”, nëse sipas tij, do të vinte në pushtet me paratë e krimit dhe drogës. Por zgjedhjet mbaruan dhe Partia Socialiste mori një mandat të dytë. Në shtator të vitit 2017 u betua qeveria “Rama 2” dhe u duk se marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës nuk ishin aq të ftohta, dhe se mes tyre ishte rikthyer si “qetësia” ashtu edhe “dashuria”. Por pas muajit nëntor të po atij viti, u riaktivizua sërish lufta Rama-Meta. Rasti që e tregoi më së miri një gjë të tillë ishte hezitimi nga ana e Ilir Metës për të dekretuar Helidon Bendon si pasardhës të Visho Ajazi Likës si drejtorit të

Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndërkohë që më pas, lufta e ftohtë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama u spostua edhe në kuadrin ligjor. Gazeta ka bërë një kërkim dhe rezultoi se janë 3 ligje të qeverisë që pres-identi Meta i ka kaluar në heshtje. I pari është ligji nr. 4/2018 datë 1.2.2018, Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menax-himin e Aeroportit të Vlorës. Ndërsa i dyti është

ligji nr. 5/2018 datë 1.2.2018 Për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të për-faqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A. për projektin me objekt “Studime fizibiliteti, hartim dhe planifikim në nivel përfundimtar dhe studim të ndikimit mje-disor në fushën e infrastrukturës. Ndërkohë nga kërkimi i gazetës rezultoi se në heshtje ka kaluar dhe ligji për ratifikimin e traktatit që themelon komunitetin e transportit. Pra, gjithë kjo kro-nologji përplasjesh Qeveri-Presidencë ka nisur gjatë kohës që Ilir Meta është në krye të shtetit.

Rigels SELIMAN

Viti 2018 i ka dhënë fund qetë-sisë dhe dashurisë mes pres-identit Ilir Meta dhe kryem-inistrit Edi Rama. Ndonëse

ishin socialistët ata të cilët e bënë Metën president, ky i fundit u ka dhënë një sërë goditjesh në distancë. Gazeta ka bërë një përmbledhje të përplasjeve Qeveri-Presidencë dhe rezulton se Ilir Meta ka ecur më keq se paraardhësi i tij, Bujar Nishani. Kjo pasi në një vit e gjysmë të Presidencës së tij, Ilir Meta ka thyer rekordin e Nishanit, duke bllokuar plot 9 nisma të qeverisë. Sipas përllog-aritjeve të gazetës, tregues i përplasjeve Rama-Meta janë kthimi mbrapsht i 6 ligjeve që mazhoranca i ka dërguar presidentit për t’i dekretuar. Dy prej tyre kanë të bëjnë me teatrin, pasi Meta ktheu dy herë nismën për shembjen e godinës, siç është ligji për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ligji tjetër që Meta ka kthyer mbrapsht është ligji për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit. Ndërsa një tjetër ligj që nuk ka marrë “bekimin” e Metës duke mos u dekretuar është ai për tarifat gjyqësore. Ndërkohë që më tej kreu i shtetit i ka kthyer mbrapsht qever-isë për rishqyrtim ligjin për buxhetin e vitit 2019. Ndërsa ligji i gjashtë që Meta i ka kthyer mbrapsht qeverisë ka të bëjë me ligjin për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për dividentin. Pra të gjitha, këto lëvizje të kreut të shtetit, i cili i ka kthyer mazhorancës plot gjashtë ligje duke mos ia dekretuar, tregojnë qartë se Ilir Meta ka thyer rekord e Bujar Nishanit. Kjo pasi ky i fundit, edhe pse ishte një president i emëruar në atë post nga opozita e sotme, brenda vitit 2016 i ktheu qeverisë vetëm 2 ligje. Megjithatë, edhe mazhoranca e sotme nuk është kursyer ndaj Metës, pasi të gjithë ligjet që presidenti i ka kthyer, ia ka rrëzuar, ndërsa po ashtu i rrëzoi edhe kandida-turën e zonjës Vitore Tusha për në krye të KLSH. Ndërkohë që mazhoranca i ka marrë për rishqyrtim Metës vetëm ligjin për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Nismat e qeverisëNjë tjetër provë që dëshmon qartë

se ka një luftë të ftohtë mes presi-

Ja kronologjia e përplasjeve mes Ramës e Metës

Ilir Meta thyen rekordet e Bujar Nishanit, gjatë një viti ka rrëzuar 6 ligje

dhe ka bllokuar 3 nisma të qeverisë

që ta dekretojë si kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror. Por, Meta e la SHISH pa titullar, duke e votuar Ben-don pas një viti në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, me pretendimin se nuk ishte bindur. Ndërkohë nisma e 9 që shënon përplasjen Rama-Meta, ishte bllokimi dhe mosdekretimi i Sandër

Lleshit si ministër i Brendshëm, edhe këtë të fundit e bllokoi me arsyetimin se nuk kishte krijuar bindje. Megjithatë, kreu i shtetit e dekretoi më pas Lleshajn si ministër, pasi kryeministri Edi Rama ia ridërgoi emrin e tij, sëbashku me informacionet shteruese të kërkuara nga presidenti Ilir Meta.

dentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama është marrëveshja me Greqinë sa i takon çështjes së detit. Qeveria shqiptare dhe ajo greke ranë dakord mes tyre që të negociojnë kufirin detar. Në shkurt ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ju drejtua me një kërkesë Metës, ku kërkonte autorizimin për nisjen e bisedimeve. Meta e zvarriti procesin për 3 muaj, ndërsa më pas ia dha autorizimin ministrit Bushati dhe negociatat vijuan në nivel ekspertësh. Ndërkohë që momentalisht Meta vijon ta mbajë të bllokuar paktin me detin, me pretendimin se nuk është funk-sionale Gjykata Kushtetuese. Ndërsa një tjetër përplasje Rama-Meta nisi për institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Një vit më parë ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga ky institucion. Dhe kryeministri Edi Rama i propozoi Metës, Helidon Bendon

Komisionin e Ligjeve diskutoi pak ditë më parë buxhetin e vitit 2019 për institucionet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre institucionale brenda fushës së përgjegjësisë së komisionit. Por kulmi arrit gjatë disku-timit të buxhetit të Presidencës, ku relatori Bashkim Fino replikoi me përfaqësuesit e Ilir Metës. Fino deklaroi se institucioni i Presidentit të Republikës është i fryrë dhe se ka një staf me një numër më të lartë punonjësish sesa

duhet. “Institucioni i Presidentit të Republikës ka më shumë staf dhe burimesh njerëzore se sa duhet. 85 veta për një president për mua janë shumë. Sa i takon fond-eve, ky institucion ka realizuar shumë pak nga fondet e investimeve. Nëse nuk i bëni, jua japim të tjerëve. Kështu që nuk besoj se pengohet veprimtaria e Presidentit të Republikës, pasi ka më shumë se ç’duhet po ta shohim nga pikëpamja financiare”, deklaroi Fino.

JA PËRPLASJET E PS ME PRESIDENCËN PËR BUXHETIN

“Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij zotit Sandër Lleshaj për postin e ministrit të Brendshëm. Unë vetë nuk e kam humbur besimin te Presidenti i Re-publikës, edhe pse koha ka mbaruar ai mund të thotë ndonjë gjë me vlerë. Ky është një moment delikat se është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm institucional i vendit.

Uroj me gjithë zemër që gjithë këto të mos bëhen me qëllim që shkon përtej dekretimit të gjeneral Sandër Lleshit. Ne s’jemi ata që krisjet i kthejmë në fyerje. Krisja në këtë rast nuk është personale, as politike. Ne do t’i japim disa ditë kohë Presidentit të Republikës të krijojë një bindje të plotë”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Bllokimi i Lleshajt, ja akuzat e Ramës për Metën

1. Dekreti nr. 10656, datë 22.11.2017 “Për kthimin e ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”;

2. Dekret nr. 10850, datë 30.07.2018, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shte-sa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndry-shuar””;

3. Dekret nr. 10849, datë 27.07.2018, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””;

4. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 10.908, datë 11.10.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 datë 20.09.2018 “Për përcak-timin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Pro-jektimi dhe realizimi i pro-jektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””;

5. Dekret i Presidentit të Re-publikës me nr.10997, datë 13.12.2018, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”;

6. Dekret i Presidentit të Re-publikës me nr.11015, datë 20.12.2018 “Për kthimin e ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shte-sa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998. “Për tatimin mbi të ardhurat””, të ndry-shuar”.

6 ligjet që Meta i ka kthyer Ramës

Një tjetër provë që dëshmon qartë se ka

një luftë të ftohtë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama është mar-rëveshja me Greqinë sa i takon çështjes së detit. Qeveria shqip-tare dhe ajo greke ranë dakord mes tyre që të negociojnë kufirin

Page 5: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Edi Rama, kryeministër2. Senida Mesi, zëvendëskryeministre3. Ditmir Bushati, ministër për Evropën e Punët e Jashtme4. Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes5. Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm6. Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë7. Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë8. Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

9. Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë10. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës11. Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural12. Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale13. Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit14. Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën15. Sonila Qato, ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

JA PËRBËRJA E QEVERISË “RAMA 2”

Veliaj në alarm nga rreziku i mosrikandidimit, Krishtlindjen e përdor për fushatë dhe i dërgon mesazhe Ramës

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Rama pritet që sërish të mos bëjë ndryshime në qeveri. Ashtu siç u fol në qershor dhe në shtator, edhe

tani flitet për ndryshime në qeveri, por kryeministri ka dhënë sinjale se nuk do të ketë largime ministrash. Sytë janë te Asambleja e PS më 28 dhjetor, por gaze-ta ka mësuar se ajo do përqendrohet vetëm te organizimi i partisë dhe nuk do flitet për lëvizje ministrash. Por pse kryeministri nuk pranon të ndryshojë kabinetin, ndonëse ka shumë ministra që po sulmohen nga media dhe opozita? Arsyeja e parë janë zgjedhjet. Qershori po afron dhe zgjedhjet vendore janë shumë të rëndësishme për PS. Nëse largohen ministrat aktualë, ata që do vinë duan kohë të ambientohen dhe kjo do të ndikojë në fushatë dhe investime. Arsyeja tjetër është Ilir Meta. Kohët e fundit presidenti ka goditur ashpër qeverinë dhe rasti i Sandër Lleshajt ishte më flagranti. Nëse Rama largon disa ministra, atëherë do shkojë sërish në dorë të Ilir Metës, i cili sigurisht do nxjerrë pretekste të ndryshme për të zvarritur dekretimin. Kjo do të thotë se Rama mund të përballet me një ngërç qeveritar para zgjedhjeve, gjë që do e dëmtonte qeverinë si para zgjedhjeve, ashtu dhe sa i takon integrimit në BE. Arsyeja tjetër është besnikëria e min-istrave. Pavarësisht se Rama lëshon kritika në distancë ndaj tyre, të gjithë i ka besnikë pas vetes. Asnjë prej minis-trave nuk është rebel dhe kjo e ndihmon Ramën në qeverisje. Pastaj një tjetër el-ement është se Rama asnjëherë nuk ka bërë ndryshime në qeveri në Asamble, pasi nuk i takon kësaj të fundit. Nëse ndodh që aty të ikin emra dhe të vihen të rinj, do i ngjajë një gjyqi publik. Pastaj elementi final është se kryeministri nuk e pranon presionin. Opinionistë dhe shu-mica mediave janë shprehur të sigurta se do ketë ndryshime në qeveri. Madje ka dhe nga ata që kanë folur me emra konkretë që duhet të largohen. Gazeta ka mësuar se Rama nuk i pranon të tilla thirrje dhe për këtë arsye pritet që deri në zgjedhjet vendore të mos ketë asnjë lëvizje ministri. Madje Rama të gjithë analistëve u dërgoi një mesazh të artë dy ditë më parë. “I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia

Çdo ditë që kalon, shtohen zërat e krye-bashkiaku Erion Veliaj mund të mos jetë kandidat i PS në zgjedhjet vendore. Gazeta e tregoi pak ditë më parë se si Rama nuk e mori në inspektimet për konviktet, ndërsa në PS janë shtuar zërat se mes tyre ka plasur një sherr i fuqishëm. Gazeta e ka deklaruar prej kohësh se Veliaj, Xhafaj e Meta janë bërë bashkë kundër kryeministrit dhe ky i fundit po jep sinjale se mund të mos e rikandidojë Veliajn. Kjo gjë nuk po përjetohet mirë nga kryebashkiaku,

i cli mundohet t’i dërgojë sinjale në distancë Ramës se sa mirë ka punuar. Ai edhe Krisht-lindjen e përdori për fushatë. Pas një takimi me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Jannullatos, Veliaj kërkoi hapur një mandat të dytë. “Uroj që ky fundvit dhe këto festa, të na bëjnë pak më të mirë. Kur mendon se sa shumë çirremi dhe grindemi me njëri-tjetrin, ndonjëherë për gjëra kot, shumë zhurmë për asgjë, dhe në fund të ditës punët gjithsesi bëhen, harrojmë kush ulërinte më

shumë në fillim. 2019 do të jetë një vit punësh, një vit shumë më i mirë se sa ky që lamë, edhe pse ndihem mirë që falë solidaritetit të njerëzve kemi pasur një 2018 jo pak suksesshme”, deklaroi ai. Por fushata ka vijuar koma dhe më tej. Dje stafi i bashkisë, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit bashkiak shërbyen në të gji-tha mensat sociale të Tiranës, që ofruan vakte të ngrohta për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe në pamundësi ekonomike. Veliaj bëri me dije se vitin që vjen plani i Bashkisë

së Tiranës do të jetë hapja e qendrave të tjera sociale. “Plani është që vitin tjetër të hapim më shumë qendra sociale. Nga takimet që pata sot edhe me Kishën Katolike, Ortodokse, dhe Protestante, kuptova se komunitetet duan të përfshihen, të marrin një pjesë të barrës sociale. Ju e dini fare mirë, Tirana është vend ku vijnë të gjithë, vijnë ata që kanë talent, që kërkojnë punë, por vijnë edhe ata që kanë nevojë. Për këto nevoja, Tirana do të jetë gjithmonë hapë-sirë për sa më shumë kontribute”, tha ai.

Asambleja e PS do fokusohet vetëm te organizimi i partisë

Detajet, ja arsyet pse Rama refuzon të bëjë ndryshime në qeveri, nga

afrimi i fushatës, te “lufta” me MetënJa mesazhet e Bashës dhe Kryemadhit për Krishtlindje

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka postuar në Facebook disa foto nga një familje varfër, ku theksoi se ka kaluar Krishtlindjen. Basha tha se mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja. “Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja. Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin. Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”, tha Basha. Ndërsa Monika Kryemadhi, u shpreh se vepra më e mirë është besimi në zot, pasi vetëm ai mund të na drejtojë politikën në rrugën e duhur. “Ne duhet ta duam Zotin të besojmë te ai, sepse vetëm besimi në zot do të na drejtojë në rrugën e mbarë e të drejtë . Këto krishtlindjet shpresoj t’i sjellin shqiptarëve mbarësi dhe shëndet në familjet e tyre”, tha Kryemadhi.

Meta: Krishtlindja 2019, me negociata të hapura me BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uroi sot që Krishtlindjet e vitit të ard-hshëm ta gjejnë vendin me negociata të hapura për anëtarësimin në Bash-kimin Europian. “Është një ditë që na fton të gjithëve të shtojmë urtësinë dhe mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar, më të bashkuar dhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në Bash-kimin Europian”, tha Meta në urimin e tij për besimtarët e krishterë nga Katedralja Ortodokse në Tiranë. Kreu i shtetit u vlerësoi gjithashtu punën e komuniteteve të besimit në vendin tonë për sa i përket harmonisë fetare. “Dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme që bëjnë komunitetet e besimit në vendin tonë, jo vetëm për besimin tek Zoti, jo vetëm për besimin tek e drejta, tek e mira, tek paqja, por mbi të gjitha atë punë të shkëlqyer dhe shembull që japin komunitetet tona duke e rritur çdo ditë harmoninë ndërfetare në vendin tonë dhe kjo harmoni duhet të reflek-tojë kudo dhe në radhë të parë duhet të reflektojë në politikë”, nënvizoi Meta.

dhe jo kur duna të tjerët. “Çdo gjë hap pas hapi. Ju e dini që unë nuk e them asnjëherë fjalën e fundit të parën. Nga ana tjetër, unë di gjithmonë radhën e lëvizjeve pasi gjithmonë mendohem gjatë përpara se sa të bëj çdo lëvizje. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi sepse ne e kuptojmë se ka ende shumë për të bërë dhe pavarë-

sisht rezultateve të padiskutueshme që janë arritur njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma dhe në këtë aspekt ne kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabi-met tona. Gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë, punojnë dhe që përpiqen të s’postohen nga diku në diku tjetër dhe të marrin përsipër sfidat si sfidat që ne kemi marrë përsipër, por e rëndësishme është që të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama zbardhi të hënë detaje nga mbledhje Kryesisë. “Kemi pasur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm në kuadrin e një procesi të premtuar reflek-timi, që sigurisht merr shtysë nga protesta e studentëve, por është në ADN-në tonë dhe është një tjetër shprehje e vetëdijes se çdo ditë ka gjëra për të përmirësuar, se nuk jemi të pagabueshëm, përkundrazi dhe se mbi të gjitha në vakumin e madh të lënë nga opozita, në mungesën e një

opozite të besueshme, është një sfidë më vete që të vetëko-rrigjohemi në vijim. Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë, ku shoqëria dhe zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe të gjejë dëgjimin që meri-ton në partinë tonë dhe partia të ketë kapacitetin të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë më të natyrshme dhe në mënyrë më të dobishme në shoqëri”, tha ai.

JA DISKUTIMET NË KRYESINË E PS

Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë. Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, deklaroi Rama në rrjetet sociale pak ditë më parë.

Paralajmërimi i RamësPas mbledhjes së Kryesisë, Rama

mbajti një fjalë për mediat ku as mohoi dhe as paralajmëroi ndryshime në qeveri. Por ai tregoi qartë se ndryshimet në qeveri do vinë në kohën e duhur

Page 6: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

6 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Të shkarkuarit (36)1. Fatos Lulo 2. Fatmir Hoxha3. Besim Trezhnjeva4. Altina Xhoxhaj 5. Besa Nikëhasani6. Artan Lazaj7. Luan Kaloçi 8. Gentian Trenova9. Adriatik Cama10. Gani Dizdari11. Admir Thanza12. Artan Zeneli13. Tom Ndreca 14. Rovena Gashi15. Elsion Sadiku16. Arben Nela17. Ervin Metalla18. Bledar Abdullai19. Shkëlzen Selimi20. Artan Broci21. Dritan Rreshka22. Bujar Hoti23. Entela Prifti24. Ahmet Jangulli25. Sotiraq Lubonja26. Artor Ylli27. Ramadan Troci28. Alma Liçaj29. Shpëtim Kurti30. Artur Selmani31. Luan Dervishi32. Fatos Qato33. Admir Belishta34. Agron Vavla35. Izet Kadana36. Bashkim Dedja

Të rikonfirmuarit (41)1. Vitore Tusha2. Xhezair Zaganjori3. Alma Brati4. Astrit Faqolli5. Brunilda Kadi6. Dritan Hallunaj7. Ilir Toska8. Manjola Xhaxho9. Marçela Shehu10. Medi Bici11. Nertina Kosova12. Anila Leka13. Antoneta Sevdari14. Arben Dollapaj15. Arta Marku16. Besnik Muçi17. Dritan Prençi18. Gentian Osmani19. Kostaq Beluri20. Vate Staka 21. Brikena Ukperaj

22. Fatjona Memçaj23. Gentjan Medja24. Ardian Dvorani25. Edmond Islamaj26. Artur Malaj27. Adnan Xholi28. Sokol Stojani29. Bujar Sheshi30. Arnisa Këlliçi31. Miranda Nakaj32. Arta Vorpsi33. Fjona Papajorgji34. Enton Dhimitri35. Besnik Cani36. Emona Muçi37. Eloida Goxhi38. Alfred Progonati39. Arben Kraja40. Alma Kolgjoka41. Adnan Kosova

Të ankimuarit (36)Ankimime nga subjektet

1. Fatos Lulo2. Besim Trezhnjeva3. Besa Nikëhasani4. Fatmir Hoxha5. Altina Xhoxhaj6. Luan Kaloçi7. Gentian Trenova8. Artan Lazaj9. Tom Ndreca10. Adriatik Cama11. Shkëlzen Selimi12. Rovena Gashi13. Artan Zeneli14. Admir Thanza15. Gani Dizdari16. Bledar Abdullai17. Elsion Sadiku18. Artan Broci19. Arben Nela20. Bujar Hoti21. Ervin Metalla22. Dritan Rreshka23. Ahmet Jangulli24. Sotiraq Lubonja

Ankimime nga IKP1. Edmond Islamaj2. Bashkim Dedja3. Alma Brati4. Astrit Faqolli5. Antoneta Sevdari6. Gentjan Medja7. Nertina Kosova8. Xhezair Zaganjori9. Artur Malaj10. Besnik Muçi11. Gentjan Osmani12. Arben Dollapaj

Kolegji i Apelimit forcon radhët, merr staf të ri për të shtuar goditjet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë vitit 2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit po rifreskon stafin. Teksa për këtë vit puna e tyre është mbyllur sepse kanë marrë pushimet dimërore, viti 2019 pritet të jetë shumë i ngjeshur me punë sepse janë shumë çështje që presin për shqyrtim. Me qëllim kryerjen e një pune sa më efikase, KPA ka nxjer-rë në faqen e saj zyrtare njoftime ku kërkon të punësojë njerëz të rinj. Një nga vendet e lira për të cilat mund të aplikohet është për përkthyes. “Ai du-het të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe

të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht – Shqip; Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie. Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 dhjetor deri më 10 janar 2019”, thuhet në njoft-

imin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë, organi kolegjial po kërkon të punësojë edhe dy këshilltarë ligjorë, nga ku njëri do të qëndrojë në detyrë sa gjyqtarët e KPA, ndërsa tjetri do të jetë i punësuar për një periudhë jo më pak se 6 muaj dhe jo më shumë se një vit. “Ai duhet të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësu-ar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të

parashikuar me ligj;Të ketë një përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose administratën publike jo më pak se 7 vjet; Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si dhe për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal; Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momen-tin e aplikimit; Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze”, thuhet në njoftimin e KPA.

shkarkuarve nga vetingu bien në sy ish-prokurorja Rovena Gashi, e cila mbahet mend si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adri-atik Llalla. Po ashtu, aty bën pjesë edhe ish-kryeprokurori i Tiranës, Dritan Rreshka, i shkarkuar po ashtu për shkak të problemeve me pasurinë.

Çështjet në ApelInteresant është fakti se me

shumë se gjysma e prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i janë drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të kërkuar prishjen e vendimit. Nga 36 të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, 24 prej

tyre kanë kërkuar pranë KPK që të rikthehen në detyrë. Por për ata emra që janë shqyrtuar nga KPA, është lënë në fuqi vendimi i shkarkimit të KPK. Teksa numri total i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë çështje në organin ko-legjial është 36, prej tyre 12 janë ankimuar nga Komisionerët Publikë. Hera-herës të iniciuar nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e hera-herës me nismën e tyre, Komisionerët Publikë kërkojnë nga Kolegji shkarkimin e 12 em-rave që KPK i ka lënë në detyrë. Këtu ia vlen të përmendim edhe rastin e ish-kryetarit të Gjykatës

Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili u shkarkua pas ankimimit të Komisionerit Publik. Po ashtu, midis emrave të tjerë të njohur për të cilët Komisioneri Publik është drejtuar në KPA është edhe ai i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. I rikonfirmuar në detyrë nga KPK, Zaganjori pritet të kalojë në një veting të dytë në KPA. Midis emrave të ankimuar nga Komisionerët Publikë janë edhe disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (Gentian Osmani, Antoneta Sevdari dhe Arben Dollapaj) dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor (Besnik Muçi).

Mimoza IBRA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e mbylli punën e tij për vitin 2018. Seancat dëgji-

more me gjyqtarët dhe proku-rorët nisën në muajin mars me ish-anëtarin e Gjykatës Kus-htetuese, Fatos Lulo, i cili u për-jashtua nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Muaji dhjetor shënoi edhe muajin e nëntë e të fundit të punës për komisionerët e vetin-gut për këtë vit. Seanca e fundit dëgjimore e zhvilluar për vitin 2018 ishte ajo për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova, ndërsa më pas komisionerët e vetingut morën pushimet e fundvitit. Sipas buri-meve të gazetës, gjatë dhjetorit nuk do të ketë më asnjë subjekt rivlerësimi që do të dalë para trupës gjykuese për të dhënë llogari për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale. Teksa pritet që puna e vrullshme e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të nisë vitin e ardhshëm me kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, gazeta bëri një bilanc të të gjithë subjekteve që kanë kaluar në sitë në këtë vit që po lemë pas. Sipas të dhënave, numri total i gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nën-shtruar procesit të vetingut është 77. Midis tyre, pjesa më e madhe janë të rikonfirmuar në detyrë, plot 41 të tillë, ndërsa të shkarkuar nga detyra janë 36 emra. Midis të rikonfirmuarve ka emra mjaft të njohur për publikun: kryep-rokurorja e përkohshme, Arta Marku; prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, i cili përflitet edhe si një emër që i plotëson kriteret për Prokuror të Përgjithshëm. Po ashtu, pjesë e listës është edhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i cili u zgjodh edhe kryetar i Këshil-lit të Emërimeve në Drejtësi. Gjithashtu mund të përmendim edhe emrin e Vitore Tushës, e cila është anëtare e KED. Emri i saj është i njohur për publikun sepse presidenti Ilir Meta e propozoi për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por mazhoranca ia rrëzoi këtë propozim. Ndërsa mes të

36 ankimime pranë KPA, 24 nga të shkarkuarit dhe 12 nga Komisionerët Publikë

Mbyllet vetingu për vitin 2018, 77 gjyqtarë e prokurorë në sitë për pasurinë dhe figurën,

36 të shkarkuar dhe 41 të konfirmuar në detyrëNëse i hedhim një sy listës së të shkarkuarve

nga vetingu, bie në sy që dy gjykatat më problem-atike në vend kanë qenë ajo e Larta dhe Gjykata Kushtetuese. Që të dyja këto gjykata momental-isht janë jashtë funksionit sepse nuk mblidhen dot për shkak të mungesës së kuorumit. Nga Gjykata Kushtetuese zyrtarisht mund të themi se nuk ka mbetur më asnjë anëtar. E vetmja nga radhët e

gjyqtarëve të këtij organi që kaloi vetingun me sukses ishte Vitore Tusha, por asaj i ka mbaruar mandati dhe momentalisht është anëtare e Këshil-lit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa Gjykata e Lartë ka vetëm 4 anëtarë: Xhezair Zaganjorin, Ar-dian Dvoranin, Medi Bicin dhe Edmond Islamajn. Fati i këtij të fundit është në fije të perit sepse po i nënshtrohet një vetingu të dytë në KPA.

GJYKATA E LARTË DHE KUSHTETUESJA MË PROBLEMATIKET

Gjatë 9 muajve punë, nuk kanë munguar as sulmet ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe komisionerëve të vetingut. Shpesh procesi i vetingut është konsideruar nga përfaqësuesit e opozitës si i ndikuar dhe i manipuluar nga qeveria. Doza e sulmeve u shtua veçanërisht kur KPK rikon-

firmoi në detyrë anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. PD e cilësoi atë si njeri dhe shërbëtor të mazhorancës. Ndërkohë, sulme ka patur edhe ndaj komisionerëve të vetingut, ku anëtari i trupës gjykuese, Lulzim Hamitaj u akuzua nga demokratët se ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze.

SULMET NDAJ KPK GJATË NJË VITI

Ja të shkarkuarit dhe rikonfirmuarit në detyrë për 2018

Page 7: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nga një verifikim i bërë nga gazeta tek të gjitha vendimet e shkarkimit të dhëna nga KPK, rezu-lton se pjesa më e madhe e emrave janë shkarkuar për shkak të prob-lemeve me pasuritë. Ata kanë kryer deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim të formularit, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me kreditë. Mes emrave ka dhe të tjerë që kanë kryer evazion fiskal. Sipas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në

3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg, ndërsa falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Edhe mashtrimi me kredi është vepër penale, e cila dënohet deri në 7 vite burg. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që i kanë kryer të gjitha këto vepra penale rrezikojnë deri në 17 vite burgim sapo të nisin hetimet nga prokuroria. Por përveç dënimit me burg, ata rrezikojnë po ashtu që t’iu sekuestrohen pasuritë, duke hyrë në lojë këtu ligji antimafia.

JA DËNIMET QË RREZIKOJNË TË SHKARKUARIT

Panariti: Qeveria të plotësojë kërkesat e studentëveDeputeti i LSI, Edmond Panar-

iti deklaroi dje se kërkesat e stu-dentëve janë minimaliste dhe duhet të plotësohen. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se sistemi arsi-mor është i mjeruar. “Në rast se do të shikojmë ato 8 kërkesa që studentët në mënyrë këmbëngulëse por edhe nëpërmjet në proteste qytetare dhe të vazhdueshme përballë qeverisë, përballë Parlamentit, ato janë kërk-esa minimaliste. Kërkesa minimale që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave të cilat janë penalizuese në raport me të ardhurat që familjet e tyre dhe ata personalisht kanë. Dhe kushtet mjerane në konvikte në salla studimi, por edhe një sërë kërkesash të tjera, që duhen plotësuar pa asnjë lloj diskutimi. Pati një mundësi të artë qeveria për të bashkuar votat me opozitën dhe për të bërë ndry-shime në buxhet sepse Presidenti i Republikës e ktheu buxhetin për të gjetur një shteg shfryrjeje për të plotësuar kërkesat e studentëve”, tha Edmond Panariti.

Mehmetaj: LSI, partia kryesore e rinisë

dhe qytetarëveDeputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj

ka komentuar ditën e djeshme ak-tualitetin politik. Gjatë një deklarate për mediat, ajo u shpreh e bindur se LSI është parti që mbështet rininë. “Edhe PD dhe PS kanë organizatat e tyre rinore politike dhe realisht puno-jnë mirë. Por për të qenë realist LRI shquhet si një organizatë luftarake në shërbim jo vetëm të vendit, por të krejt shtresave sociale. Çdo parti ka defektet e saj, qoftë në strategji apo taktika momentale. E pranueshme, ndërsa LRI përherë mbetet një skalion që gjeneron demokraci, kurajë, stoicizëm, bile mund të thu-het edhe lidership. LRI merr përpara LSI, në sensin e forcës shpirtërore dhe kurajës. Në Kodin e ri Zgjedhor e mira do të ishte që përqindja nga rinia për deputetë në çdo parti të jetë standarde të përcaktuara në kufi dysheme mbi 25 %, sepse kështu rinovon vetveten çdo forcë politike. Kështu rinohet edhe kultura politike, edhe e ardhmja vjen më shpejt si Evropë”, deklaroi Mehmetaj.

4

Mimoza IBRA

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se

nuk do t’ia hedhin paq. Për ta viti 2019 pritet të jetë një sfidë e madhe sepse gjatë këtij viti do të jetë gati edhe drejtësia e re. Sipas ligjit, deri në pranverë duhet që Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe By-roja Kombëtare e Hetimit të jenë ngritur. Pikërisht hedhja e hapit fi-nal për kompletimin e drejtësisë së re me “krijesat e reja” do të rrezikojë edhe gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu. Pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga sis-temi i drejtësisë për shkak të prob-lemeve me pasurinë. Shumë prej tyre kanë kryer fshehje pasurie dhe deklarime të rreme, të cilat përbë-jnë edhe vepra penale e që dënohen me burg. Por deri tani të shkarkuar-it nga vetingu kanë shpëtuar nga hetimet penale. I vetmi për të cilin është hapur një hetim është ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Pak kohë më parë ai u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për shkak të falsifikimit të formu-larit të dekriminalizimit. Por për 35 të shkarkuarit e tjerë nuk ka pasur asnjë lëvizje nga organi i akuzës. Megjithatë, burime nga Ministria e Drejtësisë i thanë gazetës se diçka e tillë do të ndryshojë sapo të jenë gati SPAK dhe BKH. Vendimi i KPK për t’i shkarkuar nga detyra të gjithë ata me probleme me pasur-inë është vetëm faza e parë. Sipas informacioneve, për ta do të ketë edhe një fazë të dytë dhe do të jetë pikërisht nisja e hetimeve për ta. Ka tre mënyra sesi mund të arrihet diçka e tillë: hetimi të nisë nga vetë SPAK dhe BKH për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë fshehur pas-urinë; organet e vetingut të bëjnë kallëzim për pjesën më të madhe të të shkarkuarve nga vetingu ose në lëvizje për këtë pjesë të vihet In-spektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Ekziston një detyrim ligjor për çdo institucion shtetëror që të kallëzojë nëse bie në kontakt me një vepër penale. Pjesë e këtyre organeve është edhe ILDKP, e cila duhet të kallëzojë gjyqtarët e prokurorët që kanë fshehur pasuritë e tyre.

Mos pagimi i dietave dhe orëve shtesë për policët, sindikata letër me 11 kërkesa kryeministrit Edi Rama

Sindikata e Policisë vijon të jetë e pakënaqur me qeverinë, duke akuzuar këtë të fundit se nuk po mban premtimet e saj bazike sa i takon punonjësve të uniformave blu. Për këtë arsye, mësohet se Sindikata e Policisë i ka adresuar letër kryeministrit Edi Rama. Sipas asaj që thuhet në letër, punonjësit e Policisë së Shtetit kërkojnë plotësimin e 11 kërkesave me karakter ekono-mik, ku më kryesorja janë paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë

efektivëve, sipas te cilëve kushtet e vështira në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre. “Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me ho-mologët Evropianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje. Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minimumin jetik”, thuhet në letër. Po ashtu, mësohet se letrën e

tyre drejtuar të parit të qeverisë, punonjësit kërkojnë pagesën e dietave të prapambetura nga 2017. “Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplemen-tare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës. Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në

punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të de-tyrës. Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani”, thuhet në letër. Ndërkohë, Sindikata e Policisë bën me dije se është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore të Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje.

Me ngritjen e SPAK dhe BKH, priten hetime penale për të shkarkuarit

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar drejt burgut nga drejtësia e re, ja strategjia që do të ndiqet gjatë 2019 për të ngelurit në veting

Stepja e deritanishmeOrganet e vetingut dhe ILD-

KP kanë hezituar deri tani për të kallëzuar emrat e shkarkuar nga detyra për fshehje pasurie sepse nuk kanë pasur besim tek drejtësia momentale. Stepja e tyre nisi që me rastin e ish-anëtarit të Gjykatës

Kushtetuese, Besnik Imeraj. Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi hetim për Imerajn për shkak të shkeljeve që kishte gjetur gjatë hartimit për dosjen e tij në kuadër të procesit të vetingut. Por proku-roria më pas vendosi pushimin e hetimeve. Nisur nga ky precedent,

“Deri para disa muajsh na rezulton vetëm një çështje e dërguar nga organet e vettingut në Prokurori, për një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që gjatë hetimit administrativ i dolën probleme të përgjegjësisë penale, dhe për këtë person u vendos mosfillimi i procesit penal. Për të gjithë subjektet e tjera që ne kemi parë në media sa i takon pasurisë tejet të lartë, nuk kemi asnjë informa-

cion nëse ka filluar apo jo paralelisht hetimi penal nga organi i Akuzës. Ndaj mendoj se krijimi i SPAK-ut do të kontribuojë në këtë proces, sepse Prokuroria nuk është një institucion që vihet në lëvizje vetëm me kallëzim. Kur ka vepra të rënda duhet të vihet në lëvizje automatikisht”, u shpreh pak ditë më parë drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj.

KSHH: SPAK DO KONTRIBUOJË NË HETIMIN E TË SHKARKUARVE

organet e vetingut dhe ILDKP vendosën që të mos kryejnë asnjë lëvizje derisa organet momentale të drejtësisë të mos ekzistojnë më dhe të jenë ngritur ato të rejat. Sipas burimeve të gazetës, argu-menti kryesor i organeve për mos-kallëzimin penal për të shkarkuarit nga vetingu është pikërisht mung-esa e besimit tek drejtësia aktuale. Gjyqtarët dhe prokurorët do të hezitonin në hetimin e kolegëve të tyre, duke bërë kështu që pjesa më e madhe e kallëzimeve dhe hetimeve të pushoheshin. Për këtë arsye, organet e vetingut dhe ILDKP po presin drejtësinë e re dhe ngritjen e SPAK dhe BKH. Me ngritjen e këtyre të fundit, pritet që të tron-diten edhe pjesa më e madhe e të shkarkuarve të vetingut të cilët kanë kryer veprën penale të fshe-hjes së pasurisë. Ata do të duhet të japin llogari para drejtësisë së re, madje rrezikojnë edhe burgun.

Page 8: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT8 E Mërkurë 26 Dhjetor 2018

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Edi Rama: Do ulim numrin e studentëve në universitete, të rinjtë të kthejnë sytë nga arsimi profesional

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje se pjesë e reformës në universitet do të jetë edhe reduktimi i studentëve. Gjatë një vizite në Marikaj të Vlorës, ku pa nga afër banesën e re për familjen e Ilir Kocit, Rama u ndal te shqetësimet e studentëve. Sipas tij duhet t’i jepet më tepër prioritet arsimit profesional. “Ne tani do shtojmë edhe shkollat profesionale, kolegje profesionale sepse nuk ka kuptim që të shkojnë kaq shumë në universitet dhe pastaj ngelen rrugëve. Të shkojnë në universitet më pak, por të tjerët të shkojnë në

shkolla profesionale që të marrin një zanat. Të shkojnë në kolegje profesionale pas shkollës së mesme”, ka deklaruar Rama. Kreu i ekzekutivit ka premtuar se qeveria do të përqendrohet edhe në familje të tjera që janë në nevojë, të cilat janë të regjistruara. Rama ka thënë se mbështetja do të jetë edhe për punën dhe shkollimin e fëmijëve të familjeve në nevojë. “Nuk janë shumë familje në gjendjen që ishit ju, nga pikëpamja e gjendjes së shtëpisë por sidoqoftë janë disa, por ne i kemi regjistruar dhe do ti ndihmojmë të gjitha pak nga

pak. Por pastaj është puna dhe shkolla, nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë ai. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rezultatet e larta në mësime të fëmijëve të familjes Koci, ku i ka këshilluar të vazhdojnë po me të njëjtat rezultate, pasi do ju vlejë në të ardh-men. Kreu i ekzekutivit ju ka thënë fëmijëve që të vlerësojnë sakrificat e prindërve duke dalë sa më mirë me shkollën. “Tani si e kemi bisedën, jo mirë, tani vetëm dhjeta. Qiraja e shtëpisë paguhet vetëm me dhjeta, çdo dhjetë lan borxhin çdo dhjetë lan borxhin. Dhe borxhin e keni ndaj prindërve jo ndaj

meje. Ca do fusësh në kokë sot do kesh nesër”, ka thënë Rama. Dy muaj më parë, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Ilir Kocit, në Marikaj të Vorës, në një banesë të rrënuar ku pamundësia ekonomike e prindërve ua vështirësonte jetesën 6 anëtarëve të saj. Dy muaj më pas, familja Koci mori çelësat e një vile të re dykatëshe, me hapësira të bollshme për 4 fëmijët e rritur dhe e arreduar sipas kohës.

Ndryshojnë balancat në Parlament, Vangjel Dule del deputet i pavarur pas kalimit të Idrizit

në opozitë, Robert Bitri zyrtarisht me PS

Idrizi përçan opozitën pas paktit me Bashën

Elisjeda KIKO

Opozita shqiptare vijon të rrudhet nga dita në ditë. Aleancat e fundit të Lulzim Bashës kanë sjellë vetëm

tensione dhe përplasje. Kështu ndodhi kur u arrit pakti me Monika Kryema-dhin, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe pas afrimit të Shpëtim Idrizit. Ndonëse aleatët tradicionalë të Bashës lëshuan kritika për paktin me PDIU, më i revoltuari ishte kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Ai kërcënoi hapur Bashën se do të largohej nga aleanca me PD dhe së fundmi duket se e ka zyrtarizuar një gjë të tillë. Nëse bëhet një verifikim i thjeshtë në internet në faqen zyrtare të Parlamentit, Dule nuk rezulton pjesë e grupit parlamentar të PD, por ka dalë si deputet i pavarur. Pra ky është një sinjal se, afrimi i Idrizit në opozitë ka tensionuar marrëdhënien Basha-Dule. Pas afrimit të Idrizit, Dule zhvilloi një takim urgjent me Bashën, ku përmes një prononcimi për mediat paralajmëroi largimin nga PD. “Në një axhendë të tillë temat për diskutim ish-in të shumta. Flasim për një axhendë politike aktuale jo për hamendësime. Ne kemi një profil të theksuar. Nuk besoj se ka hapësirë për interpretime. Vangjel Dule nuk ka asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të parimeve të partisë që përfaqëson. PDIU ka prior-itetet e veta. PBDNJ në radhë të parë ka prioritetet e veta dhe për aq kohë janë në afrimitet me një forcë tjetër do të vijojë bashkëpunimi me PD-në. Që nga momenti që nuk ekziston kjo bazë e realitetit të zhvillimeve poli-tike atëherë mungojnë premisat për një gjë të tillë. Besoj se isha i qartë”, është shprehur Dule mbas takimit me Bashën, në muajin shtator të këtij viti.

Bitri zyrtarisht deputet i PSPërveç daljes së Dules si deputet i

pavarur, një tjetër zhvillim ka ndodhur ditët e fundit. Gazeta e paralajmëroi pak kohë më parë se deputeti Robert Bitri është bashkuar me PS. Një gjë e tillë tani ka ndodhur dhe zyrtarisht. Fillimisht Bitri iku nga LSI dhe doli si i pavarur, ndërsa sipas faqes zyrtare të Kuvendit, Bitri është zyrtarisht deputet i PS. LSI ka marrë një goditje të fortë mbas bashkimit të Bitrit në strukturat e PS. Është e dukshme se pas largimit të Ilir Metës nga LSI, deputetët dhe këshilltarët nuk po i

Policia merr masa për festat e fundvititDrejtoria për Kufirin dhe Migra-

cionin ka hartuar një plan masash të detajuar për muajin dhjetor, me qëllim përballimin e fluksit në hyr-je-dalje në Aeroportin e Rinasit, në porte, por edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Policia ka planifikuar një plan masash për mbajtjen në kon-troll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare, lokale dhe restorante apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive, si dhe në objektet e rëndësisë së veçantë e ambasada. Policia fton qytetarët që përdorin Aeroportin e Rinasit, portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar për të udhëtuar jashtë vendit apo për të ardhur në Shqipëri, që të denon-cojnë në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin “Komisariati Digjital”. Gjithashtu edhe në numrin 0800 90 90 mund të denoncojnë çdo parregullsi, çdo vonesë si dhe çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e policisë, duke iu garantuar një reagim të shpe-jtë profesional e të paanshëm.

Moti i keq, ndërpritet energjia në disa zonaPër festat e fundvitit Korça është

kthyer në qytetin më të vizituar. Kjo ka një ngarkim në rrjetin e energjisë elektrike, duke sjellë kështu dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Ditën e djeshme gjatë mesnatës, nënstacioni i Korçës pësoi avari duke sjellë mungesë të energjisë për disa zona, por situata u normalizua bren-da 2 orësh. Aktualisht furnizohet me energji elektrike qyteti i Korçës, Dardha dhe Voskopoja. Nga rapor-timet e fundit është normalizuar situata në Bashkinë e Bilishtit. Për të menaxhuar situatën, me rastin dhe të festave kur është shtuar konsumi i energjisë elektrike në rrjet, kompa-nia OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të saj, për të garantuar një furnizim sa më cilësor me energji. Kjo solli përmirësim të furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin me 70%, sipas OSHEE-së. Brigada e Tensionit të Lartë të OSHEE, ka ngarkuar dhe nisur drejt Korçës një transformator të ri, për ta vënë në punë dhe stabilizuar situatën.

binden më Kryemadhit, sidomos pas aleancës me Bashën, dhe kanë filluar zyrtarisht largimet nga kjo parti. Sipas burimeve të gazetës, përveç largimit të Bitrit pritet që dhe disa deputetë të tjerë të LSI të largohen nga kjo forcë dhe të bashkohen më Partinë Socialiste ashtu siç bënë një numër i madh këshilltarësh nga radhët e LSI, të cilët pas braktisjes u bashkuan me socialistët. Veprime që po tregojnë

se zyrtarisht ka nisur shkrirja e LSI. Lëvizja Socialiste për Integrim prej disa kohësh është përfshirë nga një krizë e brendshme. Edhe pse krye-tarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka evituar këtë fakt, duke mos e pranuar një krizë e tillë, sa vjen dhe bëhet më e dukshme sidomos pas largimit të Robert Bitrit. Por edhe deputetë të tjerë të LSI, si Vangjel Tavo, Nasip Naço, Lefter Koka, Agron Çela dhe

Edmond Haxhinasto, nuk kanë mbështetur mendimet e Kryemadhit përsa i takon aksionit opozitar. Me bashkimin e Bitrit në radhët e PS, mazhoranca shkon në 79 vota në sallën e Kuvendit. PS në zgjedhje doli me 74 deputetë. Me bashkimin e Rob-ert Bitri dhe të Reme Lalës shkon në 76. Po ashtu kemi votën e Tom Doshit dhe të dy deputetëve të tjerë të PDIU. Pra në total bëhen 79 vota.

Ndonëse i pari që reagoi zyrtarisht kundër ardhjes së PDIU në koalicionin opozitar ishte Vangjel Dule, nuk kanë munduar as reagimet nga radhët e aleatëve tradicional të Partisë Demokra-tike. Kreu i PDK, Nard Ndoka nuk i ka kursyer sulmet në drejtim të partisë së Idrizit. Në një postim në “Facebook”, Ndoka teksa e ka cilësuar koalicionin PD-PDIU si pemë pa kokrra për shkak

se Idrizi u braktis nga deputetët, gjatë një përgjigje të dhënë për një komentues e akuzoi PDIU-në si një parti që pas dësh-timit po rikthehet sërish tek PD. “PDIU ka programin dhe interesat e veta politike për kauzën dhe më gjerë, me PD-në ka patur një histori suksesi, me rilindjen pabesi. Çdo parti politike ka profil të veçante poli-tik; rilindja është pjellë e dështuar”, është shprehur Nard Ndoka disa muaj më parë.

NDOKA: PD-PDIU PEMË PA KOKRRA

Për ardhjen e Idrizit në opozitë kanë shprehur pakënaqësi vetë deputetët demokratë, ku sipas informacioneve deputetët e kanë cilësuar gjithashtu si jo të hijshme që të bashkëpunojnë me një parti që deputetët e saj votojnë krah Partisë Socialiste. Ndërkohë, dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë për gazetën

disa kohë më parë, u shpreh se kundër aleancës me PDIU. Sipas Shehit, PDIU vijon të jetë një parti pa një qasje politike të caktuar. “Por nga ana tjetër besoj se PDIU do të korrigjojë zigzaget dhe qasjen politike. Madje, kam bindjen se një forcë politike si ç’është PDIU, që dy javë majtas dhe dy javë djathtas sikur nuk shkon kjo punë.

SHEHI: PDIU PA QASJE POLITIKE

Page 9: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: Shqipëria ka qenë e pushtuar nga korrupsioni politik, ka ardhur koha ta luftojmë

Avokati Spartak Ngjela kërkoi ditën e djeshme që të nisë lufta kundër korrupsionit sa më parë. Gjatë një interviste televizive, ai komentoi protestën e studentëve, ndërsa thek-soi se kjo lëvizje erdhi për shkak të varfërisë dhe të qeverive të korruptuar në këto 28 vite. Sipas tij, ka ardhur koha që vendi të nxirret nga kriza, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ndodhet përpara sfidës nëse do e ar-rijë dot diçka të tillë. “A do të dalim dot nga kriza? Tani PS duhet të dalë nga kriza dhe të nxjerrë edhe vendin nga kriza. Kriza vjen

nga varfëria. Beteja e studentëve është beteja kundër varfërisë dhe korrupsionit. Varfëria është paaftësi e të gjitha qeverive që në 28 vjet kanë rrokur korrupsionin dhe kanë harruar shoqërinë. Këtë thanë edhe studentët. Pati edhe një tendencë që me anë të tyre të kri-johej një destabilizim, madje të korruptuarit e tjerë tentuan t’i rroknin. Por ata ishin në drejtimin e tyre. Duket qartë që Rama e ka kuptuar që është në krizë, të shohim a do të dalë dot nga kriza”, u shpreh avokati. Duke e parë si diçka imediate daljen nga kriza,

Spartak Ngjela theksoi se nëse diçka e tillë arrihet nga kryeministri Edi Rama, ai meriton të duartrokitet. Ai shtoi se studentët do të vijojnë protestën e tyre deri në përmbushjen e qëllimit, ndërsa nënvizoi se ata nuk do të lejojnë më lojëra politike dhe korrupsion. “Nëse e nxjerr vendin nga kriza, do meritonte lavde. Shoqëria shqiptare sot kërkon dhe ka nevojë për investime në intelekt. Që nga viti 1992 e deri më sot qeveritë s’e kanë dashur këtë. Do të kthejë rrugë për të lënë mbrapa këtë periudhë dhe ta kalojë shoqërinë shqiptare në rrugën e

investimit në intelekt? Studentët treguan se janë njerëz me intelekt. Studentët i morën për rrecka dhe i hodhën në Lanë ata që tentuan t’i përçajnë. Ata ishin një masë kompakte dhe ishin të bindur se vetëm kështu do të arrihet përmbushja e qëllimit. Ata do të vijojnë pro-testën, por nuk do të pranojnë asnjë nga katër politikanët kryesorë. Shqiptarët kanë shumë shpresë tek ata dhe kanë të drejtë që të kenë shpresë sepse nuk i dinë dhe s’do i lejojnë lo-jërat politike dhe korrupsionin. Ata kanë hyrë në histori tani”, tha avokati Spartak Ngjela.

KLP nuk humb kohë, nis lëvizjet për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, bien

tentativat bllokuese të opozitës

KLP pritet të mblidhet këtë javë për të hapur garën për kryeprokurorin

Mimoza IBRA

Këshilli i Lartë i Prokuror-isë është vënë në lëviz-je për të zgjidhur bren-da këtij viti çështjen e

Prokurorit të Përgjithshëm. Në dhjetor të vitit 2017 ky post iu besua përkohësisht Arta Markut deri në ngritjen e KLP, i cili është edhe organi përgjegjës që hap garën për kryeprokuror. Ai po ashtu ka rol vendimtar në përzgjedhjen e 3 kandidaturave, të cilat i rendit në bazë të kritereve duke ia çuar për votim Parlamentit. Por momental-isht KLP i mungon infrastruktura: nuk ka faqe zyrtare në internet për publikimin e njoftimeve dhe i mun-gon vula zyrtare. Për të diskutuar rreth këtyre çështjeve dhe për të gjetur një mekanizëm zhbllokues me qëllim hapjen e garës për kryep-rokuror brenda këtij viti, anëtarët e KLP pritet të mblidhen këtë javë në godinën e Ministrisë së Drejtësisë, në ish-ambientet e Avokaturës së Shtetit. Sipas burimeve të gazetës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka si qëllim hapjen e kësaj gare brenda këtij viti që të mos humbet kohë dhe në janar të vijohet me procedurat për përzgjedhjen e zëvendësuesit të Arta Markut.

Pretendentët për kryeprokurorEnde pa u hapur gara për krye-

prokuror, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e prokurorëve që shihen si më favoritët për të zëvendësuar Arta Markun. Për të marrë postin e kryeprokurorit për 7 vjet duhet që emrat që garojnë të kenë kalu-ar procesin e vetingut me sukses, të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të kenë dok-toraturë si edhe të kenë 15 vite punë në sistemin e drejtësisë. Këto kritere i plotëson edhe drejtuesja aktuale e organit të akuzës, Arta Marku. Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe ajo e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën, ka gradë shkencore në fushën juridike. Në listën e prokurorëve që plotësojnë kriteret bëjnë pjesë edhe Besnik Muçi, Sokol Stojani dhe Arben

Balliu: Arta Marku të largohet ose

qytetarët do e heqinDeputeti i PD Klevis Balliu kërkoi

ditën e djeshme largimin e kryeproku-rores së përkohshme, Arta Marku. Teksa ishte i pranishëm në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”, Balliu deklaroi se Arta Marku duhet të nisë hetime për tenderin e projektit, ose në rast të kundër të largohet. Ai madje e kërcënoi se nëse nuk ndërmerr asnjë veprim, do ta largojnë qytetarët. “Qën-dresa juaj është heroike. Rama është autori i vjedhjes. Çdo qytetar duhet t’i bashkohesh Unazës së Re për t’i dhënë stop vjedhjes. Tepsia e tij nuk ekziston më, tani qytetarët vendosin. Pse nuk kemi të arrestuar lidhur me aferën? Arta Marku të largohet nëse nuk ka guxim të hetojë, në të kundër do ta largojnë qytetarët. Falënderoj banorët për qëndresën e tyre. Po qëndruan do të fitojmë dhe ata do të dështojnë”, deklaroi deputeti demokrat, Klevis Balliu ditën e djeshme.

Sondazhi, 93% e shqiptarëve pro

anëtarësimit në BEShqiptarët ëndërrojnë të jenë

pjesë e Bashkimit Evropian. Edhe pse vetë familja evropiane nuk po kalon kohë fort të qeta dhe gjatë vitit të ard-hshëm planifikon të hyjë në zgjedhje, shqiptarët janë të vendosur që vendi i Shqipërisë është në BE. Komisioni Evropian ka kryer një sondazh, nga ku del që rreth 93 për qind e shqiptarëve kërkojnë që vendi të jetë pjesë e BE. Anketa, e cila përfshin pesë vende kandidate për anëtare në BE, tregoi se shumica e qytetarëve serbë, 42 për qind e tyre, besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte pozitiv për vendin, 22 për qind mendojnë se anëtarësimi do të jetë i keq, ndërsa 28 për qind mendojnë se nuk është as i mirë e as i keq. Në vendet e tjera kandidate, 58% e maqedonasve, 45% e malazezëve dhe 35% e turqve mendojnë se anëtarësimi në BE është pozitiv. Por pavarësisht këtij optimizmit të qytetarëve në vendet kandidate, në BE, vetëm 43 për qind e qytetarëve e mbështesin zgjerimin me anëtarë të rinj në vitet e ardhshme.

“Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profe-sional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës

ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në ad-ministratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandi-dati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar. Pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në gjykatën e apelit”, thuhet në nenin 148/a të Kushtetutës.

JA NENI QË RRËZON TENTATIVAT BLLOKUESE TË OPOZITËS

Dollapaj. Por askush nuk mund të shprehë interesin e tij për këtë post pa u hapur më parë gara nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Bien tentativat bllokuese të opozitës

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri pritet të sjellë edhe trazira në politikë. Nëse ka diçka që mbahet mend nga zgjedhja e kryeproku-rores së përkohshme Arta Marku, ajo është sjellja e opozitës. Që nga momenti i zgjedhjes dhe deri më sot PD-LSI kanë hedhur vazhdimisht akuza ndaj Markut, nuk e pranuan emërimin e saj në këtë post si edhe kërkuan shkarkimin e saj. Por si-pas burimeve të gazetës, një sjellje

të ngjashme pritet që opozita të shfaqë edhe për zgjedhjen e Proku-rorit të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar. Me ngritjen e KLP, nisën edhe sulmet e Partisë Demokratike kundër këtij organi. Duke qenë se në krye të KLP u zgjodh Genti Ibrahimi, i cili është kunat i Mimi Kodhelit, demokratët deklaruan se ky organ i ri është i kapur nga mazhoranca. Duke përdorur këtë argument, pritet që opozita të kundërshtojë edhe çdo vendim të KLP, përfshirë këtu edhe renditjen e 3 kandidaturave më të mira për kryeprokuror që do t’i shkojnë për votim Parlamentit. Sipas informa-cioneve të gazetës, opozita do ta

bojkotojë procesin e votimit, duke bërë që kryeprokurori të mos zgjid-het nga Parlamenti sepse kërkon 84 vota, të cilat mazhoranca e vetme nuk i ka. Por tentativat e opozitës për të bllokuar zgjedhjen e kryep-rokurorit të ri bien me ngritjen e KLP. Ligji i jep të drejtë këtij organi që nëse Parlamenti nuk arrin kon-sensusin për të zgjedhur Prokuror-in e Përgjithshëm mes 3 kandidatu-rave të dërguara nga KLP, atëherë ky i fundit ka të drejtë që brenda 30 ditëve të zgjedhë kryeprokuror kandidatin e parë të renditur. Pra, opozita nuk e bllokon dot zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pavarësisht planeve dhe tentativave.

Page 10: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT10 E Mërkurë 26 Dhjetor 2018

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Listimi i OSHEE në bursë, privatizohet kompania furnizuese

Gati koncesioni i TEC, gara hapet brenda muajit dhjetor

Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është një prej 3 kompanive të krijuara nga ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë El-ektrike do të privatizohet brenda shtatorit të vitit që vjen, ndër-kohë që një pjesë e aksioneve të saj do të listohen në bursë, për t’u blerë nga publiku shqiptar. Gjithçka përcaktohet në Planin Strategjik për Reformimin e Sektorit të Energjisë, që është dokumenti më i rëndësishëm për ndryshimet e sektorit në 2 vitet e ardhshme. Referuar dokumentit, pjesa më e madhe e aksioneve

të kompanisë furnizuese do të privatizohet nga një investitor strategjik, çka do të lehtësonte zbatimin e transformimit në një kompani biznesi private dhe konkurruese. Ndërkohë që një pjesë e aksioneve do të jenë në dispozicion të publikut shqiptar. Listimi në Bursë i një pjese aksionesh është paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, por në atë kohë nuk u dhanë detaje se cila prej kom-panive të krijuara nga ndarja e OSHEE-së do t’i nënshtrohej procedurave të privatizimit.

Brenda muajit dhjetor, Min-istria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të hapë garën koncesionare për rehabilitimin dhe vënien në punë të termo-centralit të Vlorës si dhe të ndër-timit të tubacionit Fier-Vlorë të furnizimit me gaz të kësaj vepre energjetike. Kontrata që do të nënshkruhet është parashikuar të jetë e tipit R.O.O.T., që përf-shin rehabilitimin, operimin dhe më pas transferimin pranë autoriteteve shtetërore. Hapja e kësaj gare u paralajmërua nga ministri Damian Gjiknuri, i cili

ka deklaruar se lidhja me rrjetin e gazit është e vetmja mënyrë që mund ta vërë në funksionim. TEC-i i Vlorës, me kapacitet 97 MË është përfunduar në tetor të vitit 2011, por si rrjedhojë e një defekti në tubacionin e ujit, që shërben për ftohjen e turbinës ai nuk është vënë asnjëherë në punë. Nga viti 2004 deri në vitin 2011, Korporata e Elektroenerg-jitike Shqiptare ka harxhuar 130 milionë dollarë si pjesë e një projekti të financuar nga Banka Botërore, ndërsa edhe sot vijon të paguajë këstet e kredisë.

Pikat e basteve ulin qepenat, mbyllen 4985 adresa sekondare

Një jave nga hyrja në fuqi e ligjit për mbylljen basteve dhe kazinove elektronike, të dhënat nga qendra kombëtare e biznesit flasin për një mbyllje masive të pikave në vend. Duke ju referuar shifrave zyrtare deri në datën 23 dhjetor janë mbyllur 4985 adresa sekondare nga pi-kat e basteve sportive. Ndërsa sa i përket llotarive janë 235 pika të tilla të mbyllura në QKB. Sipas adresave sekondare të regjistru-ara aktive në QKB janë edhe 320 të tjera që priten të mbyllën në fund të dhjetorit. Sipas ligjit, nga

janari i 2019 nuk do të ketë pika bastesh dhe kazino elektronike, bingo si dhe lojëra elektronike në distancë. Parashikohet që zhven-dosja e tyre të bëhet në hotelet me 5 yje kur ato të ndërtohen. Ligji parashikon po ashtu se do të jetë vetë shteti qe do të merret me ndërmjetësimin dhe organizimin e lojërave të fatit. Por deri më tani nuk ka ende një nismë të tillë konkrete nga qeveria. Paralelisht me këtë fakt mbyllja e vitit do të shoqërohet edhe me një numër të shtuar të papunëve që do të dalin nga mbyllja e këtyre bizneseve.

Guvernatori Gent Sejko vijon detyrën pa mandat, ligji i Bankës së Shqipërisë dhe precedenti

“Malaj” parashikojnë largimin e tij që në nëntor

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraSejko zëvendësoi Fullanin, ende asnjë masë për zëvendësimin e tij

Banka e Shqipërisë sapo ka plotësuar vendet vakante të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa

për Guvernatorin, i cili gjithashtu është pa mandat që në muajin nëntor, ende nuk është marrë asnjë masë zëvendësi-mi. Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të vijuar mandatin e lënë përgjysmë nga ish Guvernatori Ardian Fullani. Ky i fundit ishte zgjed-hur për një mandat të dytë në Bankën e Shqipërisë në nëntor të vitit 2011. Si pasojë e përfundimit të mandatit 7 vjeçar të guvernatorit, këtë vit duhej rihapur gara për Guvernatorin dhe 5 anëtarë të Këshillit të Mbikëqyrjes, të cilët duhet të rizgjidhen ose të ikin nga pozicionet jo më vonë se nëntori i këtij viti.

Çfarë thonë Kushtetuta dhe Ligji i Bankës

Neni 161 i Kushtetutës përcakton se, Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Gjithash-tu, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një man-dat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Po ashtu, ligji për Bankën e Shqipërisë, parashikon se Guvernatori ka mandatin fillestar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Pra, ai zgjidhet guvernator vetëm pasi të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Neni

Gent Sejko u emërua Guverna-tor i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 për të vijuar mandatin e lënë përgjysmë nga ish Guvernatori Ardian Fullani. Ky i fundit ishte zgjed-hur për një mandat të dytë në Bankën e Shqipërisë në nën-tor të vitit 2011...

Agjencia e Prokurimit Publik ka tërhequr vëmendjen e bizneseve, pak para përfundimit të vitit, duke argumentuar se cilat janë rastet ku kontraktorit i lejohet që të zgjasë afatin e kontratës së fundit, në rast se kërkohet plotësimi i nevojave me mallra apo shërbime për vitin e ar-dhshëm. APP, në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13, pika 2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, nisur nga pyetjet e shpeshta, me të cilat autoritetet kontraktore kanë kërkuar sqarim, mbi mundësinë e nënshkrimit të amendimit

të kontratave ekzistuese që ato kanë për mallra/shërbime, me qëllim mbulimin e nevojave të fillim vitit 2019, me anë të këtij njoftimi, sqaron sa më poshtë vijon: Referuar parashikimeve të nenit 76 të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndrysh-uar, autoritetet kontraktore për plotësimin e nevojave me mallra dhe shërbime të vazhdueshme, në fillim të çdo viti, lejohen të zgjasin afatin e kontratës së fundit, të lidhur pas përfundimit të një procedurë konkuruese, nëpërmjet nënshkrimit të një kontrate shtesë me të njëjtin kontraktues,

deri sa të kryhen procedurat e prokurimit. Në çdo rast, autoriteti kontraktor duhet të argumentojë në mënyrë të detajuar nevojën për zgjatjen e kontratës. “APP tërheq vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore, që nuk mund të lidhin amen-dime kontrate, vetëm në rastet kur janë ezauruar mundësitë e mëposhtme: Së pari, gjatë vitit 2018, autoritetet kontraktore janë udhëzuar të prokurojnë marrëveshje kuadër për objekte, mallra apo shërbime të vazhdueshme. Sqarojmë se, me përfun-dimin e vitit 2018, përfundon kontrata e lidhur për këtë vit, në bazë të marrëveshjes

kuadër, por jo afati i marrëveshjes kuadër. Në këtë kuptim, autoritetet kontraktore për plotësimin e nevojave në fillim të vitit 2019, duhet të vijojnë me lidhjen e kontratave të reja, brenda afatit të marrëveshjes kuadër ekzistuese. Së dyti, bazuar në udhëzimet dhe rekomandimet e vazhdueshme të APP, edhe për ato raste kur nuk ka pasur mar-rëveshje kuadër por kontratë, e cila përfun-don më 31.12.2018, autoriteti kontraktor duhet të kishte marrë masat për shpalljen e procedurës prokuruese, në bazë të reko-mandimit të dhënë nga APP Nr. 9941 Prot., datë 08.11.2018”, përfundon sqarimin APP.

APP: Ja kur lejohen të zgjaten afatet e kontratave me të njëjtin kontraktues

primet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për adminis-trimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Pres-identit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi. “Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët mund të japin dorëheqjen duke njoftuar me shkrim për-para jo më pak se tre muajve Kuvendin të Republikës së Shqipërisë. Çdo anëtar tjetër i Këshillit Mbikëqyrës mund të japë dorëheqjen duke njoftuar me shkrim përpara jo më pak se një muaj Kuvendin të Republikës së Shqipërisë. Çdo vend vakant në Këshillin Mbikëqyrës do të plotësohet me emërimin e anëtarit të ri

të Këshillit Mbikëqyrës, sipas dispozitave të nenit 44 të këtij ligji, i cili e ushtron këtë funksion brenda afatit të mbetur të anëtarit që ka zëvendësuar”, thuhet ekzaktësisht në nenin 48 të Ligjit për Bankën e Shëipërisë. Pra Sejko plotëson mandatin e Fullanit. Nëse këtij të fundit i mbaronte mandati këtë vit, atëherë edhe Sejkos i ka mbaruar mandati këtë vit, ndaj dhe duhej zëvendësuar.

Detyrat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, "Për Bankën e Shqipërisë", Guvernatori

vepron si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e ve-primtarisë së përditshme të saj dhe si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbi-meve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer ve-

Page 11: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDemokratët akuzojnë presidentin se fut vendin në kaos për Krishtlindje

Andi LAMKO

Presidenti amerikan Donald Trump ka rënduar insistuar dje se mbyllja e pjesshme e qeverisë do të vazhdojë deri

në plotësimin e kërkesës së tij për financimin e murit kufitar me Mek-sikën. Duke insistuar të mos firmosë buxhetin pa financat e kërkuara për murin në kufirin jugor, Trump tha se mbyllja e agjencive qeveritare mund të vazhdojë shumë gjatë. “Nuk mund të them se kur do rihapet qeveria, për këtë duhet të kemi murin kufit-ar, ose gardhin, çfarëdo që duan ta quajnë ata. Është barriera jonë për të ndalur që njerëzit të vërshojnë brenda, dhe për të ndaluar drogat”, tha Trump, i cili u akuzua nga mediat dhe demokratët se po prishte fry-mën e Krishtlindjeve. Rreth çereku i programeve federale të qeverisë, duke përfshirë departamentin e sigurisë, të drejtësisë e bujqësisë janë mbyllur prej të premtes. Ko-mentet e Trump vijnë pas akuzave të demokratëve se me veprimet e tij po fut vendin në kaos. “Jemi në Krishtlindje dhe presidenti fut vendin në kaos duke nisur një luftë personale me Rezervën Federale”, thonin në një deklaratë kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi, dhe kreu i minorancës demokrate të Senatit. Chuck Schumer. Mirëpo Trump u përgjigj se dhe mijëra punonjës federalë që janë pezulluar prej mbylljes së qeverisë, janë dakord me ndërtimin e murit, por nuk përmendi prova për këtë.Ritet e Krishtlindjeve

Presidenti Donald Trump e filloi dje Ditën e Krishtlindjeve në

Rusia: Djali i Gadafit duhet të ketë rol në politikën e Libisë

Clark: Erdogan i ka bërë shantazh Trump për largimin nga Siria

Saif al-Islam Gaddafi, më i njohuri nga djemtë e ish-lid-erit libian, duhet të luajë rol në politikën e vendit të tij, tha dje zv. ministri i Jashtëm i Rusisë Mikhail Bogdanov. Mediat ruse thanë se përfaqësuesit e Saif kishin dërguar në Moskë një letër të tij ku parashtronte idetë politike për të ardhmen e vendit. Fuqitë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara po përpiqen të organizojnë mba-jtjen e zgjedhjeve në vendin afrikano-verior vitin që vjen për t’i dhënë fund rreth shtatë

vjet konflikti që prej “Pranverës Arabe”. Babai i Saif u vra në revoltën e sponsorizuar nga Perëndimi në 2011 ndërsa Saif mbetet një figurë e rëndësishme që ka mbështetjen e besnikëve të Gadafit. Pas më shumë se shtatë vjetësh nga rënia e reg-jimit, vendi është në kaos të thellë prej luftës mes qeverisë së dobët të mbështetur nga perën-dimi dhe rebelëve të lidhur me grupet ekstremiste të cilët deri disa kohë më aprë kanë pasur nën kontroll industrinë e emi-gracionit në Mesdhe.

Ish komandanti i NATO-s, Wesley Clark, nuk dukej i bind-ur me lëvizjen e Donald Trump për të kthyer në shtëpi 2,000 trupat e saj në Siri duke thënë se beson se presidenti mund të jetë vënë në shantazhin e pres-identit turk Rexhep Tajip Erdo-gan për ta bërë këtë. Në një in-tervistë me rrjetin CNN, Clark foli për mungesën e "arsyeve strategjike për largimin", për çka shtoi se kjo i bën njerëzit të ngrenë dyshime. "Njerëzit në të gjithë botën pyesin se përse ndodhi kjo, a mos Erdogan bëri

shantazh ndaj presidentit? Mos ka pasur ndonjë shpërblesë apo diçka? Sepse të gjitha rekomandimet ishin kundër lëvizjes," tha Clark. Më tej ai shtoi se vendimi i Trump ngre pyetje mbi politikën e jashtme të SHBA. "Çfarë tregon kjo për politikën e jashtme të SHBA? Se ne nuk jemi të bes-ueshëm? Cili është ai person që e bën këtë?” tha Clark, një ditë pasi Trump njoftoi tërheqjen e SHBA, me argumentimin se do të jetë Turqia që do të çrrënjosë ISIS në Siri.

Turqia paralajmëron Francën kundër mbrojtjes së militantëve kurdë

Turqia ka paralajmëruar dje Francën kundër mbrojt-jes dhe mbështetjes ndaj mil-itantëve kurdë në Siri, duke thënë se forca e Ankarasë është e mjaftueshme për të mundur ISIS në rajon pas tërheqjes së SHBA. Vendimi i papritur i Uashingtonit për tërheqjen e rreth 2,000 trupave tokësore nga Siria ka habitur Francën. "Nëse Franca dëshironte kontribuojë në të ardhmen e Sirisë, jo është shumë mirë por nëse këtë e bëjnë duke mbrojtur militantët, atëherë nga kjo nuk përfiton

askush", tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu për të përditshmen Hurriyet. Turqia i konsideron militantët kurdë YPG si organizatë "terroriste" degë e Partisë Punëtore Kurde që është shpallur e jashtëligjshme që prej vitit 1984 në Turqia, BE dhe SHBA. Javën e kaluar pres-identi Donald Trump urdhëroi tërheqjen e forcave tokësore amerikane në Siri të cilat po trajnonin grupet kurde YPG në luftën kundër Shtetit Islamik, duke i lënë dorë të lirë Turqisë për ofensivën në verilindje.

Vladimir Putin viziton Serbinë në janar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Serbinë më 17 janar të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Mediat serbe argumentonin dy fuqitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po luftojnë për dominim në rajon. Pas letrës së presiden-tit amerikan Donald Trump, në të cilën iu bën thirrje Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç për të arritur marrëveshje historike, Serbia thotë presidenti rus nuk dëshiron të humbë kohë.

Mbi 40 të vrarë nga militantët në KabulZyrtarët afganë thanë se së

paku 43 persona janë vrarë pasi militantët sulmuan zyrat qeveritare në pjesën lindore të kryeqytetit Ka-bul. Militantët luftuan për orë të tëra me policinë. Ata fillimisht sulmuan hyrjen e kompleksit përmes një vetëvrasësi me bombë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi tha se rreth 350 punëtorë u shpëtuan pas një beteje tetorëshe me militantët. Për incidente të ngjashme në të kaluarën janë fajësuar në mil-itantët talibanë dhe shteti islamik.

Sudan, 38 protestues të vrarë nga policia Grupi i monitorimit të të drejtave

të njeriut Amnesty International tha dje se raportime të besueshme flasin për rreth 40 protestues të vrarë në Sudan gjatë demonstratave anti-qe-veritare që kanë shpërthyer në disa rajone të vendit prej javës së shkuar. "Fakti që forcat e sigurisë përdorin forcë fatale ndaj demonstruesve të paarmatosur është i patolerueshëm. Qeveria duhet të vërë nën kontroll përdorimin e forcës për të paran-daluar gjakderdhje të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e grupit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur dje kryeministres serbe, Ana Bërnabiç për taksën doganore duke thënë se për sa kohë Serbia vazhdon të veprojë kundër Kosovës, taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe nuk do të shfuqizohet. “Sa i përket taksës, është e drejtë e jona dhe me të mbrojmë sigurinë tonë. Kryeministrja e Serbisë, Bërnabiç vazhdon me letra për qeveri të ndryshme dhe nuk i ka ardhë turp t’ia dërgojë një letër edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta kërkuar tërheqjen e njohjes. Pra përderisa Serbia ka këtë lloj qasje, atëherë kuptohet shumë mirë se për çfarë kemi vepruar ne”, ka thënë Haradinaj, duke dënuar politikën e Serbisë si armiqësore ndaj idesë së dialogut dhe përmirësimit të marrëdhënieve.

Papa Françesku u ankua dje në meshën e Kris-htlindjeve në Vatikan në Romë se njeriu është bërë i pangopshëm dhe po humbet nocionin e dashurisë. "Një tendencë e pangopshmërisë së njerëzisë, deri në paradoks, ku disa kanë tepër e të tjerët vuajnë nga uria", ishte kritika qendrore e Papa Françeskut, i cili shtoi se kjo është në kundërshtim me mesazhin e fëmijës së lindur në vendin e shenjë të Bethlehem. “Ai ishte një model tjetër i jetës, ku hiqet dorë nga lakmia dhe çdo gjë i jepet e të ndahet me të tjerët”, tha ai. Papa Françesku u ka kërkuar njerëzve në vendet e zhvilluara të bëjnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.”Urimi im është vëllazërimi mes njerëzve të çdo kombi e kulture”, tha Papa.

Ramush Haradinaj: Me taksën, Kosova mbron sigurinë kombëtare Papa Françesku: Njeriu është bërë i pangopshëm deri në paradoks

Donald Trump: Mbyllja e qeverisë do të vazhdojë deri në financimin e murit

Shtëpinë e Bardhë, duke u thënë gazetarëve se nuk ka ende përpa-rim për arritjen e një marrëvesh-jeje për buxhetin federal, ndërsa qeveria amerikane është tashmë në ditën e katërt të mbylljes së pjesshme. Presidenti dhe Zonja e Parë Melania morën pjesë në një meshë të vigjiljes së Krishtlind-jes në Uashington, pasi anulluan pushimet në Florida për shkak të ngërçit me Kongresin. Trump nuk ishte shfaqur në televizion ditët e fundit, por e preku çështjen ndërsa po u përgjigjej telefonatave të fëmijëve dashamirës në prag të Krishtlindjes. "Asgjë e re për mbylljen e qeverisë. Asgjë e re, përveçse që na duhet siguria e kufirit”, u tha ai gazetarëve. Kreu i grupit demokrat të Senatit, Chuck Schumer, tha se mbyllja e qeverisë

nuk lidhje me sigurinë kombëtare në të vërtetë. “Administrata Trump as nuk ka shpenzuar dot fondet për sigurinë kufitare të vitit të kaluar. Pra, mbyllja e qeverisë prej tij nuk ka lidhje me sigurinë kufitare. Kjo po ndodh pasi Presidenti Trump kërkon miliarda dollarë për një mur të kushtueshëm dhe joefikas që shumica e amerikanëve nuk e mbështesin”, deklaroi Schumer.Muri i kushtueshëm

Presidenti Trump kërkon nga buxheti 5 miliardë dollarë për ngritjen e një muri përgjatë kufirit SHBA – Meksikë, por demokratët kanë refuzuar kategorikisht dhe kanë ofruar 1.3 miliardë dollarë për sigurinë kufitare. Shuma e llogaritur nga demokratët është qesharake dhe madje 5 miliardët e kërkuara nga Trump nuk dihet

me siguri nëse mbulojnë kostot e murit prej rreth 3000 kilometrash. Llogaritje të tjera nga ekspertë të Kongresit e kanë vlerësuar sipër-marrjen nga 8, 10, 12 deri në 16 miliardë dollarë. Trump madje ka publikuar dhe disa ide për murin që do të dëshironte, nga ku më të kritikuarat ishte ajo që presidenti përshkruante si ‘mur shumë i lartë, me gjemba të shpeshta dhe të mpre-hta në pjesën e epërme”. “Dizajni i barrierës me shufra të hekurit, e cila do të jetë shumë efektive dhe në të njëjtën kohë e bukur”, shkroi Trumpi në Tuitter. Komente të tilla skandaloze presidenti amerikan kishte bërë edhe me rastin e fillimit të fushatës bombarduese në Siri, duke i lavdëruar mjetet ushtarake dhe duke thënë se bombat ameri-kane janë inteligjente.

Asgjë e re për mbylljen e qeverisë. Nuk mund të them se kur do riha-pet qeveria, për këtë duhet të kemi murin kufitar, ose gardhin, çfarëdo që duan ta quajnë ata. Është bar-riera jonë për të ndalur që njerëzit të vërsho-jnë brenda, dhe për të ndaluar drogat...

Page 12: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

12 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Dhjetor 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Gjatë 45 viteve të regjimit komunist në Shqipëri, shër-bimi sekret amerikan tentoi vazhdimisht për rrëzimin e

tij. Në kuadër të dokumenteve të dekla-sifikuara nga CIA, që po publikohen prej disa ditësh nga gazeta, shërbimi amerikan ka zbuluar dhe emrat e disa zyrtarëve shqiptarë që bashkëpunonin me ta. Përveç shumë njerëzve të thjeshtë që CIA kishte rekrutuar, kishte dhe nga ata që ishin përfaqësues të qeverisë që jepnin informacione. Në një dokument të viti 1983 tregohet se si dy përfaqësuesit e vendit tonë në OKB diskutonin me CIA dhe e informonin atë mbi situatën politike në vend

Uashington (nëntor 1983)Subjektet: A- Bashkim Spaho,

i misionit të Shqipërisë në OKB; B- Ilia Permet Zhulati, sekretar i parë i misionit.

Në orën 14.00, më 4 nëntor, një prej agjentëve tanë u takua me sub-jektet A e B në BEACH CAFE, në 70-th Street. Takimi zgjati dy orë e gjysmë. Subjekti A është një mik i vjetër i agjentit tonë, dhe është takuar me të në Nju Jork në fund të viteve 70-të, kur subjekti A ishte me një mision shqiptar në Nju Jork. Takimi mes të treve ishte miqësor dhe subjektet A e B konsumuan shumë alkool, veçanërisht subjekti A. Subjekti A i tha agjentit tonë se misioni mund të zhvendosej në një tjetër vend, pasi nuk do të rinovonin kontratën me një qera prej 4000 dollarë në muaj. Subjekti B tha se do të largohej për në Shqipëri më 7 nëntor, për të kryer një operacion hemorroidesh, dhe do të kthehej në Nju Jork në dhjetor. Kur agjenti ynë shprehu çudi për kthimin e tij në Shqipëri për një operacion relativisht të vogël, të dy subjektet A e B mblodhën shpatullat, sikur të pranonin se ishte paksa e ekzagjeru-ar. Subjekti do të udhëtonte me linjat Alitalia drejt Romës e prej andej me linjat rumune Tarom, drejt Shqipërisë. Subjekti A e ftoi agjentin tonë të merrte pjesë në Ditën Kombëtare të Shqipërisë që do të zhvillohej në OKB në dhjetor, data e saktë e së cilës nuk ishte ende vendosur.

Deklaratat Të tre diskutuan për Shqipërinë

dhe subjekti A deklaroi sa më poshtë: Gjyqet e njerëzve të përfshirë në grush-tin e shtetit anti-Hoxha u zhvilluan këtë verë dhe 90 për qind e të gjykuarve u ekzekutuan. Njerëzve që kishin përf-shirje të vogël iu dhanë dënime me burg. Përgjithësisht mendohet se kryetari i këshillit të ministrave (Adil Çarçani) është trashëgimtar i Enver Hoxhës, por nuk është kështu. Njeriu më i fu-qishëm sot në Shqipëri është ministri i Brendshëm Isai (Hekuran) dhe ai do të marrë drejtimin e vendit nëse Hoxha vdes. Shqipëria dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Perëndimin dhe me SHBA: Asgjë nuk është bërë ende për këtë, por për subjektin priten të jepen instruksione në të ardhmen. Arsyeja ka të bëjë me gjendjen në zonat kufitare të Shqipërisë, veçanërisht në kufirin grek. Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë janë në gjendjen më të keqe të shumë viteve, për arsye të provokimeve në kufi, por Shqipëria është gjithashtu nervoze për marrëdhëniet e afërta greko-jugosl-lave, të cilat Shqipëria i konsideron si kërcënim për sigurinë e saj.

Përshtypjet e CIAAgjenti ynë dha përshtypjet e

mëposhtme për subjektin A: Pirës i shpeshtë duhani dhe alkooli. Ka një energji të madhe nervoze. Në fund të takimit subjekti A tha se shpresonte që të takohej përsëri me agjentin tonë në dhjetor, pas përfundimit të asamblesë së përgjithshme të OKB.

Të dërguarit në OKB jepnin informacione mbi situatën në Shqipëri

i Shtetit. Kjo nuk përfshinte lëshimet e vogla të teksteve që përdoren për të mbuluar operacione të veçanta.

Infiltrimet U përcaktua gjithashtu se dega

e OPC duhet të zgjerojë operacionet e saj, duke shtuar të infiltruarit dhe mbështetjen e tyre me deri 50 njerëz, deri në fund të vitit 1951, dhe më pas forca e agjentëve në vend të mbahej në këtë nivel. Agjentët do të përdoren për krijimin e grupeve të rezistencës, e pikave të sigurta si dhe detyra të tjera operacionale për të cilat do të marrin udhëzimet e nevojshme. Më tej u dis-kutua programi i luftës psikologjike, dhe u pranua nga të gjithë se kur ky aktivitet të përforcohej me bllokime të transmetimeve, do të kthehej në një program të plotë. Zoti..propozoi se një seri veprimesh të vazhdueshme duhet të zhvilloheshin në mënyrë që programi të mos humbiste efektivitetin e tij, në formën e lëshimeve nga ajri të qeseve të miellit apo furnizime të tjera. U pranua nga të gjithë se ky propozim kishte merita dhe duhej të ndiqej.

Stërvitja e agjentëveU ra dakord nga të pranishmit

se ishte e dëshirueshme për OPC që të krijohej një kuadër prej rreth 500 trupash shqiptare të stërvitura, që do të shërbenin si thelbi i rezistencës së dominuar nga SHBA, të aktivizuar në rast situatash të mundshme krize, si më poshtë:

Në rast se bëhej politikë e Shteteve të Bashkuara nxitje dhe përmbysja e regjimit komunist me anë të një revolucioni. Në rast se dëshirohej të ruhej influenca e SHBA në Shqipëri, për kushtet që mund të formoheshin në rast të një agresioni nga Jugoslla-via për përmbysjen e pushtetit. Një revolucion i tillë do të sillte padyshim edhe ndërhyrjen greke në Jug të vendit, prandaj një situatë e tillë e rrezikshme

do të sillte nevojën e një force ameri-kane që do të justifikonte dhe lejonte ushtrimin e influencës në situatën e komplikuar që mund të shpalosej. Në rastin e një pushtimi jugosllav e grek të Shqipërisë, prezenca e një force “parandaluese” e sponsorizuar nga SHBA do të shërbente për kontrollin e situatës... Përmendi se numri i madh i problemeve me të cilat po përballet aktualisht regjimi komunist shqiptar, e bëjnë të dëshirueshme rritjen e numrit të njerëzve të gatshëm për operacione

të OPC. Zyrtari përmendi se masa e kompanisë së gardës shqiptare mund të rritej në 500 me shpejtësi, pa shtuar rreziqe sigurie, dhe OPC do të merrte hapa për arritjen e kësaj. Zoti Rein-hardt sugjeroi që OPC të përgatisë një dosje me të gjithë aktivitetin e njohur të Jugosllavisë kundër Shqipërisë dhe kundër NCFA (Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë). Një tjetër mbledhje do të mbahej menjëherë si pikënisje e diskutimeve me jugosllavët, nëse sigurohemi se ata janë vërtet duke zgjeruar aktivitetet e tyre për marrjen e kontrollit në Shqipëri, në mënyrë të hapur ose të fshehtë.

7 qershor 1951Memorandum bisede

Pjesëmarrës: Joyce, Higgs, Camp-bell (Departamenti i Shtetit)

Pas diskutimit të subjektit me zotin Joyce, u takova me Higgs dhe Cambell të Departamentit të Shtetit, dhe u tërhoqa vëmendjen në pikat e mëposhtme: Natyra gjithnjë e më shumë ushtarake e aktiviteteve të or-ganizatave shqiptare të emigracionit në Jugosllavi, e cila po shkakton eksitim në rrethet e Komitetit Kom-bëtar të Shqipërisë së Lirë dhe grupet e tjera shqiptare të emigracionit në përgjithësi. Njoftimi i ekzistencës së grupit të sponsorizuar nga Jugosllavia në radion jugosllave, bënte të qartë se grupi ka si qëllim arritjen e përmbys-jes së regjimit Hoxha. Për më tepër, qasjet që janë bërë nga jugosllavët te përfaqësuesit shqiptarë të grupit,

CIA tregon detajet, ja si u tentua rekrutimi i diplomatëve shqiptarë në OKB, zbardhen bisedat e agjentëve amerikanë me Bashkim Spahon dhe Ilia Zhulatin

6 shtator 1951Diskutim mbi Shqipërinë

dhe çështje të tjera të lidhuraDepartamenti i Shtetit, CIA/OPC

Më datën 8 gusht është mbajtur një takim në zyrën e zotit Reinhardt, me qëllim rishikimin e politikave tona në lidhje me Shqipërinë. Si rezultat i kësaj, u vendos të hiqej masa e ndal-imit të Departamentit të Shtetit për lëshimin e broshurave të propagandës në Shqipëri dhe kryerjen e lëshimit të broshurave nga ajri në një të ardhme të afërt. Teksti i lëshuar do të jetë një formë reagimi ndaj tekstit të lëshuar nga jugosllavët mbi Shqipëri (në emër të Lidhjes së Prizrenit), i cili sulmonte Komitetin Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Teksti do të hedhë dyshime mbi vlefshmërinë e Lidhjes së Prizrenit si një lëvizje demokratike dhe e pavarur, dhe do të ngrejë lart Komitetin Kom-bëtar të Shqipërisë së Lirë, si një lëvizje e bazuar në parimet e demokracisë, me mbështetjen e të gjitha kombeve liridashëse. U ra dakord se nëse Lidh-ja e Prizrenit sulmon Komitetin me mënyra më të ashpra në të ardhmen, edhe Komiteti do të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë. U pranua gjithashtu se tekste të mëtejshme për t’u lëshuar do të aprovoheshin nga Departamenti

“Subjekti B tha se do

të largohej për në Shqipëri më 7 nën-tor, për të kryer një operacion hemor-roidesh, dhe do të

kthehej në Nju Jork në dhjetor. Kur ag-jenti ynë shprehu çudi për kthimin e tij në Shqipëri për një operacion rel-ativisht të vogël, të dy subjektet A e B mblodhën

shpatullat, sikur të pranonin se ishte

paksa e ekzagjeru-ar. Subjekti do të

udhëtonte me linjat Alitalia drejt Romës

e prej andej me...

Page 13: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Të dërguarit në OKB jepnin informacione mbi situatën në Shqipëri

kanë bërë të qartë se Jugosllavia është e gatshme të mbështesë një program shumë më të gjerë sesa ai që ka sponsorizuar SHBA në formën e Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA). Si rezultat i perspektivës atraktive për veprim të dhunshëm në të ardhmen e afërt, edhe anëtarët e komitetit tonë mund të joshen nga grupi jugosllav, duke bërë që NCFA të humbasë mbështetjen e liderëve dhe të publikut shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Aktivitetet jugosllave, siç është reklamuar nga publiciteti i grupit të sponsorizuar nga Jugosllavia dhe fushata e tyre e rekrutimit, tregojnë se shqetësimet e tyre nuk ishit të sinqerta kur sinjalizuan për qeveritë amerikane e britanike se aktivitetet e NCFA mund të shkaktonin një ndërhyrje sovjetike që mund të rrezikonte paqen në Ballkan. Vetë jugosllavët po përfshihen në një ak-tivitet shumë më provokativ sesa është kryer deri tani nga ne apo vende të tjera perëndimore. Në rast të një grushti shteti të sponsorizuar nga Jugosllavia, do të ishte e vështirë të ndalonim grekët në pushtimin e pjesës jugore të Shqipërisë, të cilën e konsiderojnë si interes legjitim, situatë e cila mund të jetë e vështirë dhe e sikletshme.

Ndërhyrja e SHBAUnë sugjerova se është e

dëshirueshme të sinjalizojmë me anë të ambasadorit tonë në Beograd, për paqartësinë e deklaratave jugosllave mbi rrezikun e ndërhyrjes sovjetike në rast të provokimeve perëndimore

me grupe rezistence, në një kohë kur vetë Jugosllavia ka krijuar një organizatë shumë më militante dhe po njofton hapur rekrutimin e një force për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Mendimi im për sugjerimin e përpjekjeve diplomatike, duhet të ndi-hmojë në perceptimin e qëllimeve të vërteta jugosllave, sipas të cilave do të konceptohet edhe politika amerikane në lidhje me këtë çështje. Unë sugjer-ova gjithashtu se meqënëse pezullimi dymujor i lëshimit të broshurave nga

jugosllavët i qëndrojnë politikave të tyre të një viti më parë. Politika e tyre është të vazhdojnë të ruajnë gjerat të ziejnë ngadalë në Shqipëri, por nuk pranojnë të bëjnë diçka që do të tra-zonte regjimin aktualisht, prej frikës së ndonjë reprezaljeje nga sovjetikët. Ata vazhdojnë të mendojnë se nëse Jugosllavia sulmohet nga Lindja, ata menjëherë do të pushtojnë të gjithë Shqipërinë, dhe me sa dihet, ata nuk pranojnë që në këtë pushtim të lejojnë pjesëmarrje nga Greqia apo vende të tjera. Jugosllavët besohet të kenë disa agjentë që hyjnë e dalin nga Shqipëria, të cilët janë mjaft të informuar mbi gjendjen aktuale në vend.

Afrimi me grekëtJavët e fundit, jugosllavët janë

ngrohur shumë me grekët dhe janë afruar me ta. Ka pasur disa biseda sekrete bilaterale, dhe me shumë gjasa subjekti i Shqipërisë është diskutuar. Do të ishte me rëndësi për ne të mësonim çfarë është diskutuar tjetër mes tyre dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje. Kj o është detyrë për shërbimet e inteligjencës dhe ato të diplomacisë. Zoti Beam është i bindur se shumë pak mund të bëhet në lidhje me Shqipërinë pa u rënë dakord më parë me Greqinë e Jugosllavinë dhe

pa asistencën e tyre. Kjo është një temë pune për diplomacinë amerikane e britanike. Zoti Beam është gjithashtu i mendimit se as Greqia e as Jugoslla-via nuk pranojnë përfshirjen e Italisë në ndonjë marrëveshje apo veprim që mund të merret në Shqipëri. Nëse atyre u propozohet kjo, ata do të rezis-tojnë dhe si rezultat do të kemi vonesa të shumta e ndoshta një prishje të planeve për veprim. Jugosllavët kanë raportuar se kohët e fundit një numër i madh zyrtarësh të administratës dhe të policisë janë importuar nga sovje-tikët në Shqipëri nga Bullgaria, për të ndihmuar në forcimin e administratës qeveritare dhe kundër-spiunazhit, ash-tu si dhe të policisë sekrete.

18 mars 1953Raport i përmuajshëm i operacioneve

15 shkurt – 15 mars 1953Çështja kryesore e kësaj periudhe

është sigurisht vdekja e Stalinit dhe zëvendësimi i tij me Malenkovin. Ne i kemi interpretuar këto rrethana me objektivat tanë, duke hedhur dyshime se Stalini është vrarë nga Malenkov dhe klika e tij. Vetë Malenkov përsh-kruhet si akoma më i ligë e më impe-rialist sesa Stalini, dhe se pozita e tij është e pasigurtë, çka shpjegohet me mbështetjen e tij te policia sekrete dhe ushtria. Kemi theksuar në materialet e propagandës se edhe spastrimet në Shqipëri vijnë si rezultat i fushatës së Malenkov për të konsoliduar pushtetin e tij, dhe se situata e paqëndrueshme në Shqipëri bie në kontrast me unite-tin e vendeve të tjera të Ballkanit, në të cilat ftohet edhe Shqipëria të bëjë pjesë. Tema të tjera të trajtuara gjatë kësaj periudhe ishin nxitjet për dezer-time të anëtarëve të Partisë Komuniste, si dhe vënia e theksit negativ ndaj huasë së tretë shtetërore.

Transmetimet radioTransmetimet klandestine në

radio janë kryer çdo ditë me përjash-tim të 18 e 25 shkurtit. Transmetimet nga ajri me avion u ndërprenë më 3 mars pasi u bë e qartë nga raportimet e grupit Apple Team që monitoron nga Brindizi, se ato nuk dëgjoheshin në Shqipëri. Inxhinierët e komuniki-meve mendonin se transmetuesi 50 vat që përdoret nga avioni, nuk është aq i fuqishëm për të transmetuar në zonat e caktuara. U informuam nga grupet se gjeneratorët me naftë për transmetuesit 2 dhe 3 mijë vat më në fund u lirua nga dogana greke dhe testimet e transmetimeve të nisin pas 2 javësh. Më tej pritet që transmetimet e propagandës të rinisin me një sinjal rreth dhjetë herë më të fuqishëm sa më parë. Ardhja e transmetuesve të rinj përfaqëson një fazë të re të oper-acionit pasi jo vetëm që do të dëgjohet qartësisht në Shqipëri, por do të ofrojë opsione të reja të radiove klandestine si “transmetimet fantazëm”, duke ndërprerë dhe transmetimet me valë të shkurtra të Radio Tiranës. Grupi i terrenit Apple Team na ka dërguar dy mesazhe për të na informuar se kanë mundur të dëgjojnë dy trans-metimet, të mëngjesit dhe të drekës, por jo transmetimin e mbrëmjes. Ata për momentin nuk mund të jepnin informacione nëse popullsia po dëgjon dhe po influencohet nga propaganda jonë, por kanë premtuar të sjellin informacionin sa më shpejt që të jetë e mundur. Agjenti ...pritet të largohet për në SHBA këtë muaj, por nuk i erdhi mirë që po zëvendësohej nga dikush tjetër me vizë prioritare. Ai dhe Juka po presin lajme për kuotat e tyre. Agjenti ...ka kërkuar që të dërgohet ...në Athinë, dhe që të jepen lejet për Niko Papalili dhe Thanas Gegën, duke marrë në konsideratë punën e madhe për projektin e shkrimit e librit mbi komunizmin në Shqipëri.

ajri ka skaduar, do të ishte mirë që të riniste lëshimi i teksteve ku ngrihet lart aktiviteti i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë për ruajtjen e prestigjit të SHBA dhe për të treguar shenja të aktivitetit tonë, duke ruajtur besimin e publikut e duke penguar dezertimin masiv nga Komiteti i spon-sorizuar nga SHBA drejt atij jugosllav. U pranua gjithashtu nga anëtarët prezentë të Departamentit të Shtetit se do të ishte e dëshirueshme ngritja e çështjes së mësipërme me shtetin jugosllav dhe zoti Higgs sugjeroi se kjo duhet të kryhej pas marrjes së përgjigjes së jugosllavëve nga ambas-adori ynë atje. Në rast se kjo përgjigje do të ishte jo e kënaqshme, ne duhet të rifillojmë lëshimet e broshurave me efektin e kërkuar si për Shqipërinë dhe qeverinë jugosllave. Zoti Joyce pyeti nëse mendoja se ishte e dobishme të ngrihej çështja e organizatës shqiptare të sponsorizuar nga Jugosllavia, me gjeneralin Popoviç. Unë u përgjigja se për karakterin jo-produktiv të bise-dave të deritanishme me të, do të ishte e panevojshme ngritja e debatit me të, prandaj mbrojta qëndrimin se çështja duhet të ngrihet me anë të kanaleve diplomatike në Beograd.

27 maj 1952Memorandum

Komente të Jacob T. Beam në lidh-je me Shqipërinë dhe çështje të lidhura

Në lidhje me dokumentet e strategjisë së Luftës së Ftohtë dhe për qëllime të përgjithshme operacionale, po ju kaloj disa deklarata dhe ob-servime të bëra nga zoti Beam, i cili është zyrtari i dytë i ambasadës tonë në Beograd. Ai sapo është kthyer nga Beogradi pas një mandati një-vjeçar. Beam është një observues i mprehtë politik dhe pikëpamjet e tij duhet të jenë me interes për ne. Në lidhje me Shqipërinë, zoti Beam mendon se

CIA tregon detajet, ja si u tentua rekrutimi i diplomatëve shqiptarë në OKB, zbardhen bisedat e agjentëve amerikanë me Bashkim Spahon dhe Ilia Zhulatin

“Të tre diskutuan për Shqipërinë dhe sub-jekti A deklaroi sa më poshtë: Gjyqet e njerëzve të përf-shirë në grushtin e shtetit anti-Hoxha u zhvilluan këtë verë dhe 90 për qind e të

gjykuarve u ekze-kutuan. Njerëzve që kishin përfshirje të vogël iu dhanë dëni-me me burg. Përg-

jithësisht mendohet se kryetari i këshil-

lit të ministrave (Adil Çarçani) është trashëgimtar i En-

ver Hoxhës, por nuk është kështu. Njeriu më i fuqishëm sot...

Page 14: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT14 E Mërkurë 26 Dhjetor 2018

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Vodhi 4 shtëpi brenda dy muajsh, arrestohet “Skifteri” i Elbasanit

Një 21-vjeçar është arrestuar në fla-grancë mesditën e djeshme pasi tentoi të vidhte një banesë në këtë qytet. Policia bën me dije se në momentin e arrestimit i riu ka kundërshtuar dhe forcat e policisë. Në prangat e policisë së Elbasanit për-fundoi Taulant Quku, banues në lagjen “5 Maj”. Pas shoqërimit për në komisariatin e qytetit rezultoi se ky shtetas ishte dhe autori i katër vjedhjeve të tjera banesash në këtë qytet. 21-vjeçari, vjedhjet i ka kryer brenda një afati kohor prej dy muajsh, ku ka marrë në to shuma të konsiderueshme parash në euro dhe lekë, televizorë plazma

si dhe bizhuteri. Uniformat blu të qytetit të Elbasanit, mëngjesin e djeshëm morën informacion në rrugë operative se një banesë në lagjen “5 Maj” të qytetit po kryej një vjedhje. Menjëherë policia shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur kapjen në flagrancë të “skifterit”. Ai u kap në banesën e shtetases me inicialet Sh. M., banuese në Elbasan. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i katër vjedhjeve të kryera më parë. Sipas burimeve zyrtare dysho-het se 21-vjeçari, më datë 20.10.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu”, dyshohet se ka

vjedhur me thyerje banesën e shtetasit me inicialet E. T.. Pasi ka hyrë në banesën e këtij shtetasi Quku ka arritur të marrë në këtë banesë 40.000 lekë të reja si dhe 200 euro. Gjithashtu sipas policisë i riu më datë 29.10.2018, gjatë natës në lagjen “Shënkoll” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit me inicialet B. C., ku ka vjedhur 2 televizorë plazma dhe disa vegla pune me vlerë rreth 2000 euro. 21-vjeçari nuk është ndalur me kaq pasi më datë 08.11.2018, ai ka hyrë në banesën e shtetasit me inicialet A. B.. Taulant Quku, ka arritur të marrë në banesën e këtij shtetasi vetëm një televizor

“Plazma”, 32 polësh. Vjedhja e fundit për të cilën akuzohet 21-vjeçari, Taulant Quku është ajo e datës 20.11.2018, në lagjen “Hax-hias” të qytetit të Elbasanit. Sipas policisë pre e vjedhjes ka qenë banesa e shtetasit me inicialet M. P.. Quku pasi ka hyrë në banesën e këtij shtetasit ka arritur të dalë nga aty me 70000 lekë të reja si dhe disa bizhuteri me vlerë. Burime policore bëjnë me dije se 21-vjeçari, i vidhte këto banesa pasi merrte informacion se në to nuk kishte njeri. Materialet hetimore ndaj Qukut, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme

Përplasja e makinës së policisë nga “Audi” në Elbasan, Gjykata e Krimeve

të Rënda liron Enea Bekteshin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra31-vjeçari u lirua për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit

Elvis MYRTA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar dhe personin e fundit që mbahej pas hek-

urave për ngjarjen e qershorit të 2017, ku një “Audi” i blinduar godit makinën e policisë. Togat e zeza të Krime të Rënda kanë liruar disa ditë më parë nga burgu, Enea Bekteshin. Gaze-ta “Sot” mësoi se 31-vjeçari, u lirua nga qelia për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Gjykata vendosi lirimin nga qelia të Bekteshit për shkak se 31-vjeçarit i ka kaluar afati 1-vjeçar që nga momenti i kryerjes së veprës penale. Për të gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Policia e Elbasanit rreth një vit më parë arrestoi Enea Bekteshin, i cili dyshohet se ka qenë në “Audi-n” e blinduar në ngjarjen e Elbasanit. Mjeti i policisë u godit gjatë opera-cioneve të kontrollit të policisë për verifikimin e makinave të luksit më 18 shtator 2017. Ndaj Enea Bekteshit, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda më 29 shtator, ka lëshuar urd-hër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA më datë 18.09.2017 në lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro-Ushqimor. Ishin gjurmët e gishtave të tij ato që tradh-tuan 31-vjeçarin. Mësohet se këto gjurmë kishin ngelur në mjetin tip “Audi” të blinduar, i cili u përplas me mjetin e zëvendësdrejtorit të policisë së qarkut Elbasan. Gjithashtu edhe qelizat telefonike të pro-vuara nga policia shkencore kanë treguar se 31-vjeçari ka qenë në ato momente pranë tregut agro-ushqimor. Bekteshi u arrestua me dyshimin se ka qenë drejtuesi i mjetit “Audi” që goditi makinën e zëvendës drejtorit të Policisë Elbasan, Gjergj Oshafi. Vetë Bekteshi,

pas arrestimit pranoi përballë togave të zeza të Krimeve të Rënda se ka qenë ai personi që ka përplasur makinën e policisë. Por pas hetimeve si-pas Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezultoi se mjetin “Audi” që goditi policinë e ka drejtuar Suel Çela. 31-vjeçari, njihet si një nga të fortit të Elbasanit. Ai akuzohet për tentativë vrasje të efektivëve të policisë së El-basanit dhe është shpallur në kërkim policor pasi gjykata ka vendosur “Arrest me burg” ndaj tij për veprën penale “Vrasje e punonjësve të policisë mbetur në tentativë”. Çela, i cili njihet edhe si Marjus Lulaj, konsid-erohet nga policia si një per-son me rrezikshmëri të lartë. Incidenti u bë shkak për një valë shkarkimesh që drejtori i Përgjithshëm i Policisë i asaj kohe, Haki Çako ndërmori në komisariat dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit.

NgjarjaMbrëmjen 18 shtatorit

të vitit 2017, Policia e Elba-sanit ka qenë duke zhvilluar një kontroll për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dy-shuara të trafikuara. Gjatë kontrollit në automjetin luk-soz me targa AA 040 OJ me vlerë 100.000 Euro, drejtuesit të mjetit iu kërkua që të sho-qërohej për verifikim të do-

kumentacionit. Në momentin që ky automjet po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e policisë me targa MB 002 AA. Më pas, mjeti që goditi policinë u fut në Tregun Ushqimor. Për ngjarjen e 18 shtatorit të 2017 në atë kohë u arrestuan 3 per-sona, ndërkohë që u sekues-truan edhe 7 automjete, 3 prej të cilave të blinduara si dhe një armë zjarri sportive. Në pranga u vunë Ledio Zhabeli dhe Kelmend Xhaferri, të cilët ndodheshin në mjetin “Range Rover” me vlerë 100 mijë euro, i cili ishte ndaluar për verifikim nga policia pasi dyshohej si i

trafikuar pasi në banesa iu gjet një sasi kanabisi dhe arma pa leje. Po ashtu, është arrestuar edhe roja i tregut ushqimor, i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë për të hapur derën ku u fut “Audi” që përplasi makinën e policisë. Uniformat blu në atë kohë thanë se kanë identifikuar drejtuesin e mjetit të blinduar që rrezikoi jetën e efektivëve dhe se po punohet për kapjen e tij ndonëse asnjë burim zyrtarë nuk pranoi të thotë emrin e personit. Ndër-kohë policia tre javë pas ng-jarjes arrestoi dhe Enea Bek-teshin, si personin që drejtonte automjetin e blinduar që goditi furgonin, ku pas hetimeve sipas prokurorisë rezultoi se drejtues ishte Suel Çela.

Togat e zeza të Krime të Rënda kanë liruar disa ditë më parë nga burgu, Enea Bekteshin. Gazeta “Sot” mësoi se 31-vjeçari, u lirua nga qelia për shkak të përfundimit të afateve të parabur-gimit. Gjykata vendosi lirimin nga qelia të Bekteshit për shkak se 31-vjeçarit i ka kaluar afati 1-vjeçar që nga momen-ti i kryerjes së veprës penale...

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë rrugor, me 5 persona të plagosur, ka ndodhur mesnatën e së kësaj të hënës në aksin rrugor Mi-lot-Lezhë, mbi urën e lumit Mat. Sipas policisë, një automjet tip Ford Focus dhe një tip Golf, janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të urës së Matit, ndërsa të plagosur kanë mbetur të 5 personat që udhëtonin në mjetet e përfshira në aksident. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë, ndërsa shtetasit me inicialet A. I., 26 vjeç, A. I., 67 vjeç, dhe A. T., 24 vjeç, të tre nga Shkodra. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Dy të tjerët që udhëtonin me mjetin tip “Golf”, me inicialet K. F., 34 vjeç dhe A. F., 33 vjeçe, janë banues në Tiranë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, për ndihmë më të specializuar, por edhe këta janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po heton edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor, ku kushtet e rënduara të motit dyshohen si shkaktari paraprak.

Dhunoi punonjësen e bashkisë, pranga 40-vjeçarit në Elbasan Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur

e kanosur verbalisht punonjësen e Bashkisë së Elbasanit. Në prangat e uniformave blu të Elbasanit ka përfunduar shtetasi me inicialet A. S, banues në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Ky shtetas u arrestua mëngjesin e djeshëm nga policia, pasi ndaj tij rëndon akuza e “goditjes për shkak të detyrës”. Burime zyrtare nga policia e qytetit të Elbasanit bëjnë me dije se ky shtetas në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen me inicialet M. D., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”. 35-vjeçarja është punonjëse e Bashkisë Elbasan. Motivet e dhunimit të punonjëses së bashkisë dhe kërcënimet që 40-vjeçarit, ende nuk dihen por policia thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”.

Plagos me armë zjarri kolegun, procedohet polici privat në FierNjë efektiv i policisë private në qytetin e Fier është bërë

protagonist i një plagosje me armë zjarri pasditen e së hënës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë kur Adriatik Mehmeti, 58-vjeç, banues në Fier, gjatë dorëzimit të shërbimit në ambientet e një Shoqërie Private te Sigurisë Fizike, ka shkrepur gabimisht armën e shërbimit duke plagosur në këmbë kolegun e tij 32-vjeç, me iniciale E. M.. Sipas burimeve zyrtare policore, 58 vjeçari, ishte kthyer nga shërbimi në një prej institucioneve që kjo kompani ruante dhe teksa ka bërë çarmatimin dhe po dorëzonte detyrën, arma ka bërë qitje të pavullnetshme. I plago-suri është dërguar menjëherë në Spitalin e Fierit nga kolegët e tjerë që ndodheshin në ambientet e shoqërisë private. Mësohet se 32-vjeçari, kishte marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosur nuk ka bërë kallëzim ndaj autorit, ndërsa ky i fundit do të procedohet në gjendje të lirë.

Page 15: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Eljon Hato kërkon lirinë për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi Eljon Hato që mbeti i plagosur në masakrën

e 4 tetorit në ish Bllok kërkon një masë më të butë ndaj tij. Ai i është drejtuar togave të zeza të kryeqytetit me këtë kërkesë, pasi kërkon që transferohet në një spital në Turqi për mjekim të specializuar. 32-vjeçari, i cili mori tre plumba në masakrën e ish Bllokut, ku një në nofull dhe një në qafë, kërkon lirinë pasi ai do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbave. Gjithashtu ka dalë dhe ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilën thuhet se qëndrimi në qelitë e paraburgimit i vë në rrezik jetën. Sipas ekspertëve 32-vjeçari, duhet të mbahet në

ambientet e një spitali civil, ku mund të marrë shërbim të specializuar. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e Mjekësisë Ligjore, për gjendjen e Hatos, një prej të plagosurve në masakrën e ish-bllokut mbrëmjen e 4 tetorit. Gjykatësi Artan Gjermeni e ka administruar në dosje ekspertizën mjekoligjore, por ende nuk ka dalë me një vendim. Kjo për faktin se prokurorët kanë kërkuar kohë për ta shqyrtu-ar ekspertizën që të mbajnë qëndrimin e tyre pro apo kundër kërkesës së të paraburgosurit. Eljon Hato është një personazh mjaft i njohur për policinë. I njohur ndryshe edhe me emrin

Esmeraldo ai akuzohej se më 12 maj të vitit 2014 në Shkodër pas një grindje banale, vau 22-vjeçarin Indrit Hylli, si edhe plagosi Jetmir Mollën. Ai u arrestua për këtë ngjarje së bash-ku me vëllanë e tij duke ndenjur prapa qelisë vetëm për një vit e gjysmë në burg. Gjithashtu Hato në kohën kur ishte në burg u akuzua dhe si porositësi i mjekut radiolog të qytetit të Shkodrës. Për këtë ngjarje në 2015 policia e qytetit verior arrestoi në flagrancë shtetasin Osman Malja pak përpara se të nxirrte armën kallashnikov për të ekzekutuar në qendër të Shkodrës mjekun radiolog. Policia mësoi se po-

rositësi i vrasjes së mjekut ishte pikërisht Eljon Hato, i cili vijonte të qëndronte në qeli. Arsyet përse Hato kishte kërkuar vrasjen e doktorit, mbetën të paqarta, por dyshimet kryesore ranë mbi djalin e tij, me inicialet R. T., i cili vuante gjithashtu dënimin në burgun e Shën Kollit. Ndërkohë, tre vite më pas Eljon Hato shfaqet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshi në konfliktin me armë që i mori jetën shtetasit Fabiol Gaxha. Nuk dihet ende se si Hato ka mundur të dalë kaq shpejt nga qelia ndonëse ndaj tij rëndonin akuzat për një vrasje, për një plagosje dhe për porosinë e një ekzekutimi.

Vrasja në ish Bllok, zbërthehet telefoni i Eljo Hatos, i kërkonte Fabian Gaxhës të shkonte në lokal me armë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraHetimet, prokuroria administron prova të reja

Elvis MYRTA

Detaje të reja kanë dalë në dritë për m a s a k r ë n n ë zonën e ish Bllo-

kut të ndodhur në muajin tetor. Dosjes voluminoze të Prokurorëve të çështjes i është shtuar dhe ekspertiza e telefonit të Eljo Hatos. Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije se pas ekspertizës së celu-larit të Eljon Hatos rezulton se ky person, i ka kërkuar viktimës Fabian Gaxha të vijë në lokalin ku ndodhi ngjarja me armë me vete. Këta dy persona ishin pjesë e grupit të Ervis Martinajt në masakrën e Bllokut. Burime nga prokuroria thanë se në aparatin celular janë zbuluar disa komunikime në Ëhats up mes Gaxhës dhe Elion Hatos. Pas ekspertizës së bërë në telefonin e Hatos mësohet se ky i fundit i ka kërkuar Gaxhës, i cili mbeti dhe viktimë në këtë ngjarje, që të vijë menjëherë me armë në lokalin “Monopol”. Pas këtij komunikimi Gaxha ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe ka qenë i pari që pasi ka ofenduar Ervin Matën dhe personat që ishin me to ka qëlluar në drejtim të tyre. Nga dinamika e ngjarjes në dosjen e proku-rorisë, pas debatit 26 vjeçari, ka qëlluar më armë. Sulmit i është kundërpërgjigjur Bilo, duke e lënë atë të vrarë, ndër-sa plagosi Ervis Martinaj dhe Elion Hato, të cilët u ndaluan në spital dhe vijojnë të mba-hen nën masën e arrestit me burg. Në kërkim për ngjarjen janë Ervin Mata dhe personi që dyshohet si autor Meviol Bilo. Të gjithë të arrestuarit e tjerë janë liruar nën masën e detyrimit për paraqitje. Ndërkohë prokuroria për këtë ngjarje ka shpallur në kërkim dhe Eldi Disdarin, i konsideruar si molla e sherrit në konfliktin që ndodhi në ish Bllok mbrëmjen e 4 tetorit.

Si nisi konfliktiKur kanë kaluar gati tre

muaj e tre javë nga ngjarja e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, çdo ditë nga hetimet dalin detaje të reja. Grupi i tre prokurorëve që po hetojnë këtë ngjarje të rëndë çdo ditë nxjerr detaje të reja, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se dyshimet që çuan në konfliktin në ish Bllok, është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Sipas prokurorisë, dyshohet Eldi Dizdari, ka pasur një konflikt me Ervin Matën. Në dosjen e proku-rorisë, ky person, nga Redi Popescu, është identifikuar si një ish mik i ngushtë i Matës, me të cilin ishin konfliktuar, pasi i kishte ngacmuar të fejuarën, por hetuesit dy-shojnë se shkak ka qenë tjetër çështje, që ka të bëjë me një borxh financiar në lidhje me një sasi droge. Në dosjen hetimore të Proku-rorisë së Tiranës, thuhet se rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke

folur në telefon dhe sipas deklarimit të dhënë nga Redi Popescu, Ervini del jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi, apo personat që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment, ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty, afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”. Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mev-jol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndod-hen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Po sipas deklarimit të Redi Popescu-t, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervin-i, se

personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish shoku i ngushtë i tij, dhe kjo duket edhe nga pamjet filmike ku Ervini largon Mevjol-in me qëllimin për tu sqaruar vet, megjithëse Mevjoli nuk largohet, por i qëndron aty pranë. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas Ervini me Mevjolin, largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Toëer”. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes Benz”, tipi “G-Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë por pa targë të identifikueshme. Duke këqyrur pamjet film-ike të “Monopol”, vërehet se Ervin Mata nuk futet brenda në dyqan, por vetëm Mevjoli i cili pasi futet del përsëri, dhe në pjesën e derës së daljes, në dukje ka një armë zjarri pistoletë, të cilën e fut në brez nga krahu i djathtë i tij me dorën e ma-jtë. Gjithashtu, në rend kro-nologjik, pas tij dalin Geldo Hoti, Fabio Alushi, një person i paidentifikuar, dhe në fund një person i identifikuar në rrugë operative si shtetasi Ardi Baku.

Qëllohet me armë shqiptari në Itali, rëndë në spital

Një 23-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur mesnatën e së hënës me një plumb në bark në Itali. Rrethanat e ngjarjes, mbeten të paqarta për policinë italiane. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se i riu është futur menjëherë në sallën e operacionit të spitalit të San Giuseppe Moscati d’Aversa, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale delikate. Sikurse raportojnë të njëjtat media, gjendja e tij shën-detësore është shumë e rëndë. Episodi ende nuk është i qartë për policinë, për të vlerësuar nëse i riu shqiptarë është qëlluar me thikë gjatë një tentative për grabitje apo gjatë një konflikti të agravuar. Sakaq, policia në Komisariatin e Aversa-s po heton për zbardhjen e krimit duke mbledhur edhe dëshmitë e personave që mund të kenë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes. Karabinierët italianë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen apo për identifikimin e autorit.

Sherr me badigardët e Pub-it, pranga 3 shqiptarëve

Tre persona u arrestuan në një klub nate në Mafalda di Rubano të Italisë, midis të cilëve edhe dy ishin shqiptarë. Në prangat e karabinierëve të vendit fqinj përfunduan Dedë Rro-shtaj, 27 vjeç, Rrok Toma, 37 vjeç si dhe italiani Fabrizio Argen-ton, 52 vjeç, të gjithë ta arrestuarit janë banues në provincën Montegrotto Terme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të së hënës në një klub nate. Të tre këta shtetas kanë tentuar të hyjnë në këtë lokal, ku po zhvillohej festa. Tre të arrestuarit u refuzuan nga truprojat, ata fillimisht u larguan nga lokali ku u refuzuan dhe shkuan në një lokal tjetër në të cilin konsumuan alkool. Pasi u dehën dy shqiptarët dhe italiani, u rikthyen në lokalin e natës që u refuzuan dhe sulmuan badigardët. Ata i goditën ata me grushte dhe sende të forta duke i shkaktuar atyre plagë të rënda. Policia e Selvazzano dhe Padovas i kanë identifikuar menjëherë ata dhe i kanë arrestuar. Ata akuzohen për lëndime personale, dhunë dhe kërcënime.

Merr flakë aksidentalisht automjeti në servis

Një makinë në Tiranë ka shpërthyer në flakë, gjatë para-dites së djeshme, duke u shkrumbuar e gjitha. Ngjarja ka ndod-hur në zonën e “Ali Demit”, ku mjeti i djegur është një makinë tip ‘Mercedes Benz A-class’. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar. Mësohet se mjeti i djegur me targë AA849GP në pronësi të shtetasit Sh. M., ka qenë në një pikë servisi për shërbim dhe pronari i mjetit nuk ka pretendime për zjarrin e rënë në mjet. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Për këtë ngjarje ka qenë policia e kryeqytetit e cila ka dhënë detaje, e cila thotë se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se pronari i automjetit nuk ka bërë asnjë kallëzim në organet ligjzbatuese. “Në zonën e “Ali Demit” ka rënë zjarr në mjetin me targë AA849GP në pronësi të shteta-sit Sh. M. Mjeti ka qenë në një pikë servisi për shërbim dhe pronari i mjetit nuk ka pretendime për zjarrin e rënë në mjet. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale”, sqaroi policia.

Page 16: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

16 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Dhjetor 2018

Nga Besi BEKTESHI

Pak ose shumë pak, vlen ndryshimi në kabinet dhe aq më pak një ndryshim

që nuk ka brendësi, por thjesht imazh! Desha të them makiazh, por nuk më duket e drejtë një lyerje para pasqyrës qoftë dhe nga një "mjeshtër" i madh ngjyrash dhe penelash! Biles asnjë "lifting" me zor, me pagesa të mëdha interesi, nuk vlen më! Aq sa i vlen Sali Berishës dhe Lulzimit të tij edhe në opozitë sot e kësaj dite! Bëju çfarë të duash, çoji ku të duash, paguaj sa të duash - nuk ke se çfarë ju bën, nuk i rregullon dot, nuk i bën dot as të bukur, as të paraqitshëm, sepse njerëzit kanë kuptuar brendinë! Jo kam frikë, por kam bindjen se qeveria e sotme, ka plotësuar kus-htet për tu konsideruar një ekzagjerim i madh, jashtë logjike, jashtë moralit socialdemokrat dhe të majtë, me rëndësinë e madhe dhe shërbimin e tillë, ndaj "zotave" të biznesit të madh dhe dashurisë së madhe natë ditë me to! Kjo e fundit e lirimit të taksës (për të liruar ekonominë) dhe modeli i asgjëdhënies si pag-esa ekstra (për festa) as shteti dhe as privati në Shqipëri, përbën aspektin më defiçent, më zemërgurë dhe "varfëri përçmues" të shtetit sot dhe shoqërisë tregtaruce e asgjë prodhuese në Shqipëri! Tregtarët shqiptarë (pothuaj) mbetën pikërisht tregtarucë, zemërgurë dhe nuk u kthyen asnjëherë në biznesmen të zg-juar të kapitalizmit modern europian! Mbetën folklorikë të parimit "blej sa më lirë dhe shit

Nga Enver CAKAJ

A e dini që deputetët nuk janë të pop-ullit? Mos kujtoni se po bëj humor!

Kanë qenë dikur të popullit, kur votuesit do t’i futnin du-art në dy kuti, por kokrrën, që zëvendësonte fletën e votimit, do ta lëshonin atje ku donin ata. Më kujtohet një rast në fshatin tim, kur një grua, që kishte dy komunistë në shtëpi, e hodhi kokrrën në kutinë e zezë. Për dy komunistët nuk u mor ndonjë masë, sepse gruaja ishte minoritare dhe nuk e kuptonte mirë shqipen. Po kur shikon deputetët e tanishëm, bindesh se ne e paskemi hedhur fletën e votimit në kutinë e zezë. Deputet do të thotë njeri i zgjedhur, që re-flekton kulturë, rrezaton dhe njerëzillëk. Dua të sjell në vëmendjen e të gjithëve deputetin Kahreman Ylli, që e votoi populli i Skraparit që në vitin 1945 derisa vdiq. Skrapari nuk ka për ta harruar në jetë të jetëve atë njeri, jo nga emri që kishte në gjendjen civile dhe në fletën e votimit, por nga emri që i vuri vetes, deputet i popullit. Si mundi ta bënte popullin për vete e si e bëri për vete populli deputetin e tij? Kahreman Ylli banonte në Tiranë, po kishte gjetur një mënyrë që të ishte gjithmonë pranë popullit të tij. Edhe sot, letrat me të cilat ai komunikonte dhe njihej me hallet e popullit, janë nëpër sepetet e shtëpive të skraparasve. Kur takoheshin zgjedhësit me Kahremanë nuk i mbanin dot lotët e mallit. Ai nuk vinte në Skrapar për të dëgjuar batakçinjtë, për të hequr e vënë në punë interesaxhinjtë. Ai u qante hallet të gjithëve prandaj e donin të gjithë dhe mbeti i të gjithëve. Na kishte marrë malli ta shikonim deputetin tonë të nervozuar.

Po e lëmë Kahremanin, po me cilin të merremi. Populli ka mall ta shikojë deputetin kur është në hall, jo t’i shtojë hallet. Tani nuk ka më sekretar të parë e kryetar komiteti, që

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Asnjë "lifting" nuk vlen, kur s'je demokrativisht majtas!

Pse duhet t’u ulet rroga deputetëve!

sa më shtrenjtë në cilësinë mundësisht më të keqe"?! Me parimet retro kulturore të lejuara nga qeveria, e cila ikën plotësisht nga e majta, lumpenproletarizohet (prandaj nuk ka ide humane) keqas si dikur në vendet e Amerikës Latine dhe fillon "plutokracinë" absurde, e cila ju bie në qafë më të dobtëve dhe shtresës së mesme! Ku pak km autostradë i bëjnë 260 milionë km, ku borxhet e koncesioneve nuk i di dreqi, si do të paguhen mbas 20 vitesh kur të kenë ikur dhe 200.000 shqiptarë të tjerë të rinj si forca pune! Ku ka filluar alarmi se "mirë ne që punuam dhe po paguajmë pensionin e urisë së prindërve", por kush do të punojë në 2025-ën për pensionin tonë - në Shqipërinë e histerisë së një kapitalizmi që nuk të shikon në sy kurrë dhe shet dhe pordhë pasurie përpara mizerjes! Nuk ka "lifting" qeveritar që e rreg-ullon plagosjen që i kanë bërë kapitalizmit normal "tenderat" e paracaktuar (të detajuar për të fituar plotokracia hipermonopoliste) dhe me bazë "ofshore-et" më idiote në botë! Në histerinë e koncesionit antivlerë e së majtës normale, privatizimeve alogjke, që do të ketë "moral" përpara zgjedhësve me shërbimin e shtetit ndaj tyre, të cilin po ja dorëzon - plu-tokracisë!? Një sistem i tillë i vjetër (qytetet shtete, republikat tregtare, dhe simptomat diku-diku) po bëhet te ne "gjëja më moderne" e papranueshme në botën e lirë dhe demokra-tike! E paralajmëruar nga sistemet globale si FMN dhe BB - për punë aspak të mira në ekonominë e vendit. Jeta jonë, ekonomia jonë, politika jonë është në duart e një grush-ti të pasurish me fuqi të jashtëzakonshme politike?! Në "dashurinë" lidership politik me atë ekonomik e financiar pa mbrojtje me

të dallojnë, figurë kryesore është deputeti. Po zonat e deputetëve kanë ngjarje të shumta, ku të gjithë pyesin: “Po deputeti ku është?” Është e çuditshme, por ka ndonjë deputet, që nuk e di kur është çliruar zona e tij, se po ta dinte nuk do të mungonte. Përse u duhet ky deputet, kur nuk u ndodhet pranë zgjedhësve në hidhërime e gëzime? Mirëpo deputeti s’ka si të jetë i popullit, se atë e ka zgjedhur partia. Dhe si i tillë, s’ka pse të merret me hallet e gëzimet e zonës. Ka dhe një fakt tjetër, që de-puteti vetëshkëputet nga populli. A e dini sa paguhen e ç’përfitime kanë deputetët dhe sa zgjedhës janë pa punë e me rroga minimale? Është e nevojshme që rrogat e deputetëve të barazohen me ato të popullit, që ta dijë dhe deputeti se ç’janë hallet e popullit. Një deputet, që vete e ikën fshehurazi nga zona, s’ka si të jetë i popullit. Dua të kthehem sërish tek i ndjeri Kahreman Ylli, që sa herë vinte, delte në qytet e fshat dhe kontaktohej me të gjithë zgjedhësit. Ai nuk kishte frikë se mos e kapte ndonjë hallexhi, se ishte deputet i hallexhinjve. Nuk e dimë kur do të kemi de-putet të popullit, që nuk i fshihet popullit të varfër. Në Skrapar janë bërë disa rrugë, që ka financuar TAP-i, por me një ndërhyrje të deputetit tek donatorët ose TAP-i, mund të bëheshin edhe ato gjashtë kilometra rrugë që lidhin Skraparin me Korçën, që të mos i bien rrotull botës për të vajtur në Korçë dhe anasjelltas. Po të ishin bërë ato gjashtë kilometra, Korça mbante vetëm dy orë nga

dhjetë orë e ca qe e bëjnë tani.A e dini përse mbahen mend deputetët e

sotëm? Kush të shajë e të shpifë më shumë për njëri-tjetrin. Fytyra e kuvendit është fy-tyra e deputetëve. Nuk na e merrte mendja që njerëzit e zgjedhur të bëheshin shembull i keq për popullin. A keni dëgjuar ndonjë deputet të flasë në Kuvend për problemet e zonës së tij? Opozita pretendon të vijë në pushtet me këta deputetë, që nuk kanë asnjë lidhje me popullin, sepse edhe Lulushi i tyre mban flamurin për fjalor rrugaçërie, aq sa e kupton edhe vetë e kthehet të bëjë autokri-tikë. Deputetët lipset të mbajnë flamurin për alternativa më të mira që zgjidhin hallet e popullit,jo të tregojnë përralla fëmijësh. Në pushtet nuk vihet me gënjeshtra. Na thoni çfarë i keni afruar popullit që të merrni votën e tij. Me të sajuar Babale, Sajmirë e Xhafa, nuk ta jep njeri votën. Populli kërkon njerëz të besuar, se me gënjeshtarë është ngopur. Kundërshtari mposhtet me argumente, jo me sharje e shpifje si kalamajtë. Nuk jemi në kohën që lamë pas, kur njerëzit ishin të bash-kuar sepse ishin të njëllojtë në pasuri e ide. Por fatkeqësisht, shumë prej deputetëve kanë mbetur me ato mendësi. Tani do ta afrosh zgjedhësin, jo me të përzënë nga takimi, po nga alternativa që i servir. Më kujtohet një takim që bënte Partia Socialiste në vitin 1995. U ngrit një nga salla dhe bëri ca vërejtje, por ndeshi në kundërshtinë e kryetarit, i cili urd-hëroi të dilte përjashta. Atëherë, i deleguari

që kishte ardhur nga qendra kërkoi të bëhej pesë minuta pushim. E thirri kryetarin dhe i tha: “Ore, babaxhan, jemi në kohë tjetër, se ai që nxore ti jashtë ikën dhe s’vjen më, ne na duhen të marrim njerëz jo të përzëmë”. Por tani ka një problem, se ka ca deputetë, por edhe drejtorë, që janë bravarë, që kur e shikojnë se partisë së tij po i shkasin këmbët, hidhen në partinë tjetër vetëm të kenë funk-sione. A mund të jenë besnikë këta pelivanë me dy-tre tesera partie në xhep?

Nëse kërkon të jesh deputet i popullit, mos iu fshi popullit dhe mos ja bëj borxh, se zg-jedhjet vijnë sërish dhe do të shoqërojë në jetë të jetëve urrejtja e popullit. Deputeti nuk hyn në konflikt me zgjedhësit, po bashkëpunon me ta për t’i zgjidhur jo vetëm hallet personale, por edhe të zonës. Deputeti nuk sjell në zonë konfliktet e Kuvendit, ku shoshin e shoshin po nuk gatuajnë. Pra, le t’u ulin rrogat që të mendojnë për hallet e popullit në Kuvend e në takime me ta. Më vjen një informacion nga Korça dhe nga Fieri, që nja dy hallexhinj nuk e gjejnë dot deputetin as me qentë e kufirit. Në zonën e ndonjë deputeti, pushtetin mund ta ketë një parti tjetër, po edhe ajo shqiptare është, por jo të mbajmë kokat mënjanë, se nesër ai mund të bëhet pjesë e partisë tënde. Zona ka nevojë për investime, por edhe do-natorë, të cilët deputeti duhet t’i afrojë që të mbahet mend se bëri një vepër për zonën e tij. Ju lutemi afrohuni dhe punoni për popullin, që nesër të mos e hedhin votën në kutinë e zezë.

tokracisë dhe sundimit të saj nga kryetari, përpara zgjedhësve, të cilët nuk ju mbetet asgjë tjetër vetëm të pranojnë sikundër kanë pranuar deri me sot! Sigurisht - ministra që nuk kishin asnjë lidhje me PS-në, asnjë lidhje me të majtën dhe as një lidhje me qeverisjen apo rekordet e saj si profesionalizëm?! Nuk ka bisturi, që e rregullon përmbajtjen reale dhe kthimin drejt së majtës demokratike në qeverisje! Kur akoma më keq përballë ka "stalinistë që vet quhen të djathtë"?! Kur PD-ja është kthyer në parti bolshevike që ka një luftë me menshevikët e vet dhe pastaj i shërben me kauzat e qelbura gjithmonë të humbura rradhazi, jo thjesht mazhorancës, por "Rilindjes së saj" e cila është absolutisht në konflikt zyrtar të madh të pa shërueshëm me PS-në dhe njerëzit e mirë të majtë të saj, në të gjithë Shqipërinë! Ky shërbim i doktorit dhe holandezit - ka në bazë teprimin në krim të tyre gjatë qeverisjeve idiote më përpara. Unë uroj që SPAK dhe BKH, miqtë në SHBA dhe Gjermani, në BE dhe afër saj, të fillojnë sa më shpejt dhe ndërkombëtarët të marrin kontrollin e demokracisë me anën e zbatimit të ligjit në këtë vend. Të goditjes së kësaj arrogance prej dy dekadash e më shumë, në qeverisje dhe vjedhje absurde deri në krime politike! Përndryshe nga arrogantët dhe aventurierët e ekonomisë, njerëzit do të ikin akoma më shumë, do të dëshpërohen akoma më shumë! Pse? Po sepse edhe njeriu që erdhi për të rritur entuziazmin, tani është kthyer në njeriun më "entuziazëm thyerës" në Shqipëri. Në njeriun që për fat të keq, ka monolog me veten! Po, për faqe të zezë monolog me veten dhe rrjetet sociale!

kondom, duke marrë sëmundjet e plota të një "ndërzimi" të tillë irracional! Po çfarë lidhje ka kjo me të majtën normale dhe demokra-tike?! Kurrfarë lidhje, asnjë lidhje, biles ka një gjë: ka armiqësi të jashtëzakonshme me të tillë ide zhvillimi dhe shtetërimi! Pasuritë, nëntoka, mbi toka, ujërat, nafta, gazi janë nën okelion (pronë) e qartë dhe të plotë të një plu-tokracie tregtare pak prodhuese dhe pothuaj aspak punëdhënëse! Janë pajtuar (dorëzuar) një dorë e të majtëve përpara një situate të tillë absurde, e cila sa do të vijë do të shtojë dozën e madhe të mungesës së shpresës! Më vjen keq, por e vetmja shpresë është të mos sabotohet "reforma në drejtësi" dhe të huajt të kenë akses sa më të madh, sepse përndryshe ajo mungesë katastrofike qetësie ekonomike, dëshpërimi për presionin e madh politik dhe fiskal financiar, do të bëjë akoma më të shumtë urrejtjen ndaj të këqijave të mëdha të politikës që janë partitë e një plutokracie arrogante deri në rrënim! Shenja e qartë e mos besimit, prishja e plotë e besueshmërisë në partitë tradicionale ose tre të mëdha (PSPDLSI) është një e moment i qartë, por që shton dëshirën për të ikur dhe në momentin e zgjedhjeve abandonimin e qytetarëve normalë të tyre! Po kthimin e zgjedhjeve në Shqipëri në domenin e militantit qorr dhe majmun të demokracisë plutokratike në Shqipëri!

Sepse e keqa e madhe është kodi zgjed-hur, i keq bërë, i keq përdorur dhe keqan i demokracisë! Ai kod që bën Kryetarin e PD PS dhe LSI, njeriun që ka në dorë shtrembërim-in e qartë të demokracisë ose përfaqësimin jashtë vullneti të popullit, të njerëzve! Po pra, vendos vullnetin dhe interesin e parti-

Page 17: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 17

Nga Ferit KËPUTA

Sa do të mblidhen pseudo historianë nga Dibra apo kushdo qofshin, të cilët mbledhin rrenat dhe mashtri-met e tyre duke ndërtuar muzeume

falsë, ata kurrë nuk do ta zhdukin derën fisnike të Kastriotëve nga Mati.

Ja ç’thonë faktet, argumentet, doku-mentet, që Sinja e Dibrës nuk ka lidhje fare me derën fisnike të Kastriotëve.

Sinja, një katund doli në skenën his-torike pas vitit 1960 nga disa historianë të Akademisë së Shkencave me në krye Kristo Frashërin. Këto u kacavjerrën pas një thënie nga Gjon Muzaka në “memorial-in” e tij, i cili përmend se: “Gjyshi i Skënder-beut quhej Pal dhe se zotëronte dy fshatra në Dibër, Sinjën dhe Gardhin”. E vërteta qëndron ndryshe.

1- Vetë Gjon Muzaka pohon se Gjon Kastrioti qe zot i Matit. Historiani Hopf, rreth gjenezës së Gjon Muzakës jep këto të dhëna të vërteta : “Gjon Kastrioti , i ati i zotit Skëndërbe ishte zot i vendit që quhet Mat”. Kronikë, faqe 301, sipas Nolit, faqe 62).

2- Mbasi mori Matin (Skënderbeu), pronën atërore, shtiu në dorë qytetin e Kru-jës. Po aty, faqe 298).

3- Ishte zot i Matit, por u bë dhe zot i Krujës, Dibrës, Birinës, (Randesinë, Tumen-ishtin, Misien, krahinë e Gjormit deri në bregdet, (Hopf, “Kroniques”, faqe 298-299, citim i Nolit, faqe 62). Pra, fjala pronë atërore përcakton qartë se nga ishin Kas-triotët. Në asnjë vend Muzaka nuk thotë se Kastriotët ishin zot në Dibër. Por Kristo Frashëri, duke kundërshtuar veten, pohon Palin e Sinjën si vend origjine, e cila nuk përputhet në të vërtetë dhe për disa arsye:

a) E thëna e Muzakës nuk gjendet në asnjë dokument dhe ai nuk jep asnjë gjenezë, as nga erdhi. Pra flet pa bazë, që përbëjnë dëshmi historike. I vetmi trashëgimtar , sipas defterit turk të vitit 1467, është një Dhimitër, i cili përmendet në Sinjë si fshatar i thjeshtë. Gjon Muzaka e trajton Skënderbeun me përçmim, sepse ai i aneksoi një pjesë të pronave familjare të Muzakajve.

b) Muzaka thotë se Pali zotëronte dy fshatra dhe jo se ishte nga këto fshatra. Pali nuk mund të ishte njëkohësisht nga dy fshatra, prandaj kjo nuk ka lidhje me fillimin e fisit të Kastriotëve, por me kohën e rritjes së fisit dhe copëtimin e tyre. Pra Kastriotët dhe sipas Barletit ishin fis, shumë kushërinj, një nga të cilët duhet të ketë qenë edhe Pali.

c) Nga ana tjetër nuk është provuar se Pali është gjyshi i Skënderbeut. Në këtë pikë i duhet besuar Andrea Engjëllit, i cili shënon Gjergjin si Gjysh. Dihet se Pal Eng-jëlli e Pjetër Engjëlli ishin bashkëluftëtarë të Skënderbeut dhe ata patjetër e dinin se kush ishte gjyshi i Skënderbeut. (D. Kurti, “Trashëgimnia Iliro-Arbërore”, faqe 326).

ç) Sipas gjenealogjisë së Kastriotëve, në asnjë brez nuk del emri Pal, kur dihet se sipas traditës Arbnore deri në ditët tona, emrat e fëmijëve përjetësojnë paraard-hësit si: gjyshin, babën, nënën dhe emra të dëgjuar. Në Mat përdoren deri në ditët tona shprehje të karakterit burrëror: “Burrit të mer nuk duhet t’i harrohet emri”, ose kur e mallkonin dhe i thonin: “T’u shoftë gjinsi! Tu harroftë emri!”. Kështu në vijim të kësaj tradite, Gjon Kastrioti, dy djemve të tij u vuri emrat e gjyshit (Konstandin) dhe të

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Sinja nuk është vendorigjina e Kastriotëve

babës (Gjergj). Dhe Skënderbeu i vendosi djalit të tij emrin e babës, Gjon. Kjo tregon se ai, Pali nuk ka qenë gjysh i Skënderbeut. (M. Demiri, Q. Alushi: “Skënderbeu”, të gji-tha pretendimet me përralla gazetarësh, se në Sinjë ka kulla Gjoni etj., që nuk lidhen fare me Skënderbeun janë pa asnjë bazë ).

d) Kulla Gjoni sipas defterit turk të vitit 1467 ka në Stelush, Shelli, Laç e thuajse në çdo fshat. Sa për të parë mendjen e historianëve dibranë se Gjoni dhe Skënderbeu kanë lindur në Sinjë, po japim një dokument nga Milan Shuflaj i cili citon: “Pas vitit 1380 Ballshajt u pajtu-an me Kastriotët dhe i dhanë Kastriotëve dy fshatra: Sinjën e Gardhin. Kastriotët në vitin 1383 dërguan në këta dy fshatra Palin, që sigurisht do të jetë një farefis me Kastriotët. (shif Milan Shuflaj, “Serbët dhe Shqiptarët”, faqe 240). Pra në vitin 1383 Pali nuk ka lindur Gjon Kastriotin, Gjoni në këtë vit ishte rreth 30 vjeç dhe ka qenë princ i Matit. Edhe Skënderbeu nuk ka lindur në kishën e Shëngjergjit, e para po të themi që Gjoni paska lindur në Sinjë, i bie që të ketë lindur Gjoni fëmijën e nëntë pas 18 vjeç, që është jashtë llogjik-ës mjekësore. E dyta Shëngjergji është festa baritore e daljes në verë e bagëtive dhe s’ka të bëjë me lindje Gjergji. Kjo pra është llogjika e historianëve dibranë dhe e mashtruesit Kristo Frashëri.

Dh) Gjon Kastrioti dhe i biri, Gjergji, nuk janë lindur në kulla fshati. Ata janë lin-dur në kala si në: Stelush, Petralbë e Krujë. Gjon Kastrioti qe zot i Matit dhe Mati ishte prona e parë e tij. Asgjëkundi nuk thuhet që ai qe zot i Dibrës (Sinjës), apo e kishte pronë të tij. Këto e shumë të tjera hedhin poshtë pretendimet për origjinën e Kastri-otëve nga Dibra (Sinja). Dihet se as në Sin-jë, as në Dibër e as në Mirditë nuk ka pasur derë fisnike të Kastriotëve, derë fisnike ka pasur në Mat.

Dokumentet e tjerë rreth vendorigjinës së Kastriotëve

1) Fan Noli në librin e tij “Gjergj Kastri-ot Skënderbeu” shpjegon se sipas Andrea Engjëllit, Flav Komnenit, stërgjyshi gjyshi i Skënderbeut quheshin pikërisht Konstan-din e Gjergj Kastrioti. Barleti, në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës” e prek pak qen-drën e Kastriotëve kur thotë: “Kastriotët sunduan plot 100 vjet në Mat dhe në Epir”.

2) Pra, që nga viti 1367, ata kanë qenë sundimtarë në Mat dhe para këtij viti ata kanë qenë familje fisnike që lidheshin herë me venedikas e herë me serbë, apo me Bal-shët. Kjo familje pati shumë zhvillime edhe në numrin e pjesëtarëve të saj. Duke marrë toka të tjera, ata përhapen nga Shqefni në Stelush qytet, në fshatrat e Matit e më vonë në Bende në fushë e deri në bregdet (shufa-da). Sigurisht këtë përhapje e realizuan me forcimin e fisit dhe të pushtetit të tyre. Për vjetërsinë e kësaj familje, flasin gojëdhënat, legjendat, toponimet e folklori, që i përcjell në breza dhe dokumente.

3) Aty nga viti 1438, Skënderbeu i biri i Gjonit, bashkë me kadinë e Krujës kanë lëshuar certifikatat (bitij mbi ndryshim timaresh), veprim ky që tregon se Skën-derbeu ka qenë emëruar subashi i Krujës, para se të emërohej në atë post për të dytën here Hazër Beu. Skënderbeu me këtë biti i siguroi Uranit si shtesë timari katundin Marmurr (Mamurras). Ky Urani ishte kont Urani, që kishte mbrojtur Krujën dhe Skën-derbeu e pati një ndër komandantët më të zot për mbrojtjen e Krujës. Nga një shënim

mbretërve, princave e zotëve, botuar në Romë më 1553 thotë se në luftën e Kosovës morën pjesë edhe gjyshi e stërgjyshi i Skënderbeut, Gjergj e Konstandin Kas-trioti. Gjon Muzaka bën të ditur se gjene-alogjinë e Kastriotëve ia kishte dërguar Andrea Engjëlli nga Roma nëpërmjet nipit të Skënderbeut, Konstandin Kastrioti. Pra A. Engjëlli jo vetëm ishte i njohur me Kas-triotët, por Konstandinit i kishte kërkuar edhe një kopje të gjenealogjisë, të cilën ai e dispononte.

5) Pjesëmarrjen në betejën e Kosovës të Gjergj e Konstandin Kastriotit e trego-jnë dhe dy akte autentike të lëshuara nga Napoli më 1467 (Gjon Muzaka memorie, Tiranë 1986, fq.60).

6) Edhe historiani i dëgjuar Hamner, dëshmon se në betejën e Kosovës ka marrë pjesë Gjergj Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut, sundimtar shqiptar (Hamner god VI, botim II, fq.176, citim Noli fq.61, 62 dhe Osmanën VI, fq.177 citim Noli fq.61 nota 24).

7) Athanas Gega pohon se Gjergji, pjesëmarrës në betejën e Kosovës është gjyshi i Skënderbeut (A.Gega, Shqipëria dhe sundimi turk në shek. XV, viti 1937, fq.36).

8) Edhe arbëreshi Skiroi bashkohet me mendimin e shprehur nga Flav Komneni, Hamneri e Gegaj se Kastriotët kanë marrë pjesë në betejën e Kosovës më 1389.

9) Lazari, mbreti serb, jep të dhënën se një ditë para betejës së Kosovës një sun-dimtar me emrin Jorgji bëri një propozim për t’u sulmuar armiqtë natën (Neshriu, ve-pra fq.78-79, Bitlis vepra e cituar 196 citim për epokën e Skënderbeut 1989, fq. 408.

10) Edhe Fatiha Namen e Luftës së Kosovës dërguar kadiut të Brucies “Evai-ti Sehir e Sabah 71 Hieri” përmendet me emrin Jorgji e jo me emrin Gjergji Bashaj II (Fetin Hamen Farudin Beu vepër citim VI, fq. 113-115, Studime mbi epokën e Skën-derbeut viti 1989, fq.408 nota 87).

Që Ballsha nuk ka marrë pjesë në bete-jë dëshmojnë edhe këto të dhëna:

a) Së pari, Ballshajt në vitin1387 lid-hen me paqe të veçuar me osmanët dhe u detyruan ta njohin Sulltanin kryezot. (Studime mbi epokën e Skënderbeut 1989, fq.406-409).

b) Së dyti, përjashton këtë pjesëmarrje direkt të Gjergj Balshës II edhe një letër që rauguzianët i dërguan atij në korrik 1389, në Ulqin. Historiani Gelçik ka argumentuar se Gjergj Balsha ditën e betejës së Kosovës, 27 qershor 1389, ndodhej në Ulqin (Gelçik Gelçiçker) fq. 154-155. citim, studime mbi epokën e Skënderbeut, 1989, fq.409, nota 98).

Pak më shumë për memorialin e Gjon Muzakës.

Sipas këtij memoriali, ai nuk nxjerr asnjëherë Palin në gjenealogjinë e Kastri-otëve. Dihet se Arbrit trashëgiminë e fëm-ijëve brez pas brezi emëronin në bazë të të parëve të tyre. Matjanët kanë zakon që burrit të mirë nuk duhet t’i harrohet emri, por të këqinjtë mallkohen duke iu thënë: “Iu shoftë xhinsi”. Gjon Katrioti, dy prej djemve e tij iu vuri emrin e gjyshit: Kon-standin dhe tjetrit emrin e babës Gjergj, po ashtu Skënderbeu i vendos emrin e babës së tij Gjon. Ai, Pali, nuk del asgjëkundi në gjenezën e Skënderbeut. Ai pra nuk ka qenë gjyshi i Skënderbeut, por mund të ketë qenë një kushëri gjyshi.

*Kryetar i grupit të historianëve të shoqatës “Mati”

në defterin shqiptar lidhur me Skëndër-beun, mësojmë se në maj 1438, nëntë katunde nga vilajeti Dimitri Gjonima (Mati i Sipërm) që i përkiste Skëndërbeut, ishin trashëgim i tokave të Gjon Kastriotit, ba-bait të Skënderbeut. Këto prona të cilësu-ara në defterin e Juvan Aliut, vërtetojnë se Kastriotët kishin prona të tjera në Mat.

4) Dokument që vërteton origjinën mat-jane të Skënderbeut është edhe përkrenar-ja që ai mbante në kokë. Në përkrenare shkruhet: J.N.P.E.R.A.T.O.R.E.B.T. e cila lexohet: Jezusi i Nazaretit, të bekon ty Skëndërbe, princ i Emathias, Mbret i Shqipërisë, Tmerr i Osmanllinjve, mbret i Epirit. Këtë emër në përkrenare e përcaktu-an të gjithë princat e mbledhur në Lezhë në vitin 1444.

5) Gjenealogjia e familjes së Kastri-otëve.

- Konstandin Kastrioti, zot i Matit dhe i Kosturit (Kastories), vdiq më 1390.

- Gjergj Kastrioti, bir i Konstandinit, ishte princ i Matit. U vra nga venedikasit më 1391.

- Gjon Kastrioti, bir i Gjergjit, ishte princ i Matit, Ujmishtit, Kosturit e më vonë deri në bregdet.

Djemtë e Gjon Kastriotit- Reposh Kastrioti, vdiq në Hilandar më

1431.- Stanisha Kastrioti, vdiq pas vitit 1445.- Konstandin Kastrioti, vdiq pas vitit

1469 në Itali. Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, u lind më

1405. Merret peng në moshë të vogël nga turqit pas vitit 1426. Vjen subash i Krujës 1437-8 (si vasal i turqve). Braktis radhët e ushtrisë turke dhe kthehet e merr pronat dhe zotërimet e të atit. Udhëhoqi luftën e popullit shqiptar kundër pushtimit turk pas viteve 1443. Martuar me Donikën, bijën e Gjergj Aranitit të Kaninës, më 1451. Vdiq më 17 Janar 1468 në Lezhë dhe u varros po aty në kishën e Shën – Kollit.

Në kundërshtim të mashtrimeve të pseudohistorianëve dibranë apo profe-sorëve mashtrues për Sinjën si fshat Kastri-ot po japim edhe disa dokumente:

1) Selami Pulaha na bën të ditur se kronistët e historianët osmanë nuk e përmendin asnjëherë Pal Kastriotin (shih S.Pulaha, “Luftërat shqiptaro-turke në shek.XV-XII, studime për epokën e Skënder-beut”, faqe 409, nota 96).

2) Gjon Muzaka në “Memorien” e vet ka shkruar gjatë në gjenealogjinë e derës së tij. Të çudit fakti se ky, që sipas tij paskësh qenë mik dhe i njohur me Kastriotin, nuk tha asnjë fjalë për Pal Kastriotin. Dhe më e çuditshmja është se Gjon Kastrioti, Skënderbeu dhe biri i Skënderbeut, Gjoni, asnjërin nga fëmijët e tyre nuk i pagëzuan me emrin Pal Kastrioti. Sipas traditës së Arbërit trashëgim emrash në linjën gje-nealogjike të familjes, ishte në nderin e prindërve familjarë të përjetësonin emrin e gjyshit, babait, gjyshes, memes etj. Kështu, Gjon Kastrioti i vendos njërit djalë emrin e gjyshit Konstandin dhe Gjergj, emrin e të atit.

3) Të dhëna të tjera për origjinën e Kastriotëve janë dhe pjesëmarrja e dy prej Kastriotëve, Konstandini e Gjergj Kastrioti në betejën e Kosovës më 1389 të cilën e konfirmojnë disa burime historike.

4) Andrea Engjëlli, princ i Drishtit dhe i Tivarit, farefisninë kryepeshkopin Pal Engjëlli të Durrësit (Fan Noli, “Skëndër-beu”, Tiranë), Romane të Konstandinopolit,

Page 18: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT18 E Mërkurë 26 Dhjetor 2018

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Drama “Prostituta” shkruar dhe me regji nga Leka Bungo shë-noi mbrëmjen e fundit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli. Mbrëmjet e datave 24 dhe 25 dhjetor vepra u shfaq për publikun në sallën Moliere. Autor dhe regjisor në shfaqje Bungo rolet në vepër ia besoi aktorëve Viktor Zhusti, Julinda Emiri, Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Natasha Sela, Vangjel Toçe. Skenograf dhe kostumografia nga Pano Kondo, formulimi muzikor Diana Ziu, as/regjisore Klaudia Bastari dhe producent Edmond Topi. Më herët autori Leka Bungo është shprehur se ka qenë një vepër, që nuk ka mundur dot ta realizojë më parë si premierë në skenën teatrore. “Një vepër, që është e shkruar nga unë dhe me regjinë time. Një produksion i pavarur. Në role janë ak-torë të teatrit që publiku i njeh, por dhe emra të rinj. Në shfaqjen luan dhe aktorja e re Julinda Emiri. Nuk kam pasur mundësi më parë për premierën në skenë, sepse në Teat-rin Kombëtar nuk e kanë miratuar”, pohon regjisori Bungo. Sipas tij, është një vepër teatrore që përcjell mesazhe të forta dhe një temë shqiptare. “Është një dramë serioze dhe profe-sionale, dhe besoj se do të ketë mjaft interes. Kjo sepse tema është shumë shqiptare dhe e bukur, por ka edhe emocione”, vijon regjisori Leka Bungo. “Mjeshtër i Madh” regjisori Leka Bungo për këtë vepër shprehet gjithashtu se është e shkruar para disa vitesh kur jetonte në Amerikë. “E kam shkruar para tetë vitesh kur isha në Nju Jork. Vepra ka vërtetë mesazh të kohës”, pohon ai. Si autor ai tregon se drama në thelb ka konflikt ndërmjet filozofisë së hakmarrjes dhe faljes, ku sipas tij duhet të triumfojë falja. “Drama rrek të prekë problemin e trafikimit të qenieve njerëzore. Në qendër është një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, një vajzë 16 vjeçare. Drama fillon kur ajo kthehet nga Italia në Shqipëri, dhe vjen për t’u hakmarrë ndaj atij që e çoi në Itali, por atë e gjen deputet. Ai ka qenë dikur skafist në Vlorë dhe kur vjen në Shqipëri e gjen deputet. Hakmarrja që kërkon të bëjë ajo është krejt origjinale sipas mendimit tim. Ajo përcjell një mesazh, që është pothuajse edhe në Bibël i shënuar, që do të thotë njerëzit duhet të falin jo të hakmerren, kjo është një nga tezat e Biblës”, pohon regjisori Leka Bungo.

Mbrëmja e 29 dhjetorit, në skenë solistët e njohur të muzikës

edhe udhëheqës artistik i koncertit. Ermiri është një nga dirigjentët me më përvoje dhe një emër në dirigjim, ndaj është kënaqësi ta kesh të ftuar të punojë me orkestrën e qytetit. Ky koncert ka dhe shumë të ftuar solistë dhe do të prezantohet nga Xhani Shqerra dhe Eva Murati”, shprehet drejtori Kapaj.

Përfundimi i aktiviteteveKliton Kapaj drejtor në Qendrën

e Artit Elbasan pohon se grand gala e mbrëmjes 29 nëntor është aktiviteti më i rëndësishëm i muzikës, që mbyll dhe vitin artistik. “Program i muzikës klasike me një orkestër simfonike të qytetit të Elbasanit. Është aktiviteti më i rëndësishëm i muzikës dhe ai që mbyll kalendarin e aktivitete të Qendrës së Artit, Bashkisë Elbasan”, thotë Kapaj. Sipas tij, tashmë është kthyer në traditë koncerti gala i fund-vitit. “Prioriteti im ka qenë ngritja e

cilësisë artistike dhe ndërtimi i një programi klasik dhe festiv si i takon kësaj mbrëmje”, shprehet ai mes të tjerave. Për drejtorin e Qendrës së Artit Elbasan Kliton Kapaj ky vit ka qenë vërtetë një vit i veçantë dhe me suksese për artistët. “Ky ka qenë një vit fantastik arritjesh ku Qendra e Artit ka marrë shumë çmime të para në të gjitha sektorët. Ansambli “Isuf Myzyri” ka marrë dy çmime të para, Banda Frymore gjithashtu çmim të parë, teatri me shfaqjen teatrore “Volpone” me katër çmime, Orkestra e Harqeve e qytetit çmim të parë. Prandaj ky vit mbyllet më së miri me një mbrëmje gala”, përfundon Kapaj në reagimin tij pak ditë para zhvillimit të mbrëmjes në teatrin “Skampa”. Këtë herë janë artistët e njohur që nën udhëheqjen artistike të maestro Krantjes do të përcjellin mbrëmjen gala.

Përfundon në teatër drama për trafikimin e qenieve njerëzore

Ermir Krantja me artistët, në koncertin e fundvitit në teatrin “Skampa”

Julia VRAPI

Mbrëmjen e 29 dhjetorit në skenën e teatrit “Skam-pa” në qytetin e Elba-sanit nën udhëheqjen

artistike të maestro Ermir Krantjes do të mblidhen një grup artistësh të njohur. Grand gala e fundvitit bën bashkë artistët për të përcjellë mo-mente të bukura muzikore. Koncerti i madh festiv vjen nën dirigjimin e maestro Ermir Krantjes dhe në skenë do të jenë Orkestra Simfonike e Elbasanit, me solistët e njohur nga publiku Kastriot Tusha, Ulpiana Aliaj, Jonela Golemi dhe Martin Kushi. Koncerti është me vepra muzikore vokale, instrumentale dhe orkestrale të autorëve të huaj, këngë napoletane dhe arie nga operat, por nuk mungon në këtë mbrëmje dhe një pjesë e krijuar nga maestro Ermir Krantja. Një vepër shqiptare për flaut dhe orkestër mbi tema shqiptare. Kjo pjesë muzikore, që nuk është dëgjuar shumë deri tani do të interpretohet nga flautistja Jonela Golemi. Uver-tura e operës “Carmen” nga kom-pozitori Georges Bizet, një nga vallet sllave të Dvorzhak, valsi i Çajkovskit “Bukuroshja e fjetur”, pjesë nga Brams, etj, janë në këtë koncert. Në skenë merr rëndësi dhe pjesëmarrja e tenorit të njohur Kastriot Tusha me dy këngë napolitane, por edhe sopra-no e njohur Ulpiana Alija do të vijë me dy arie për publikun. Dirigjenti Ermir Krantja është një nga emrat e vlerësuar në botën e muzikës. Me dhjetëra koncerte të dirigjuara brenda dhe jashtë vendit ai ka marrë jo pak vlerësime. Në nëntor të këtij viti mjeshtri Ermir Krantja dirigjoi operën “La Traviata” të Verdit për publikun në sallën e Pallatit të Kon-greseve. Kjo rivënie shënoi 150 herë dirigjimin prej profesorit Krantjes të shfaqjes operistike “La Traviata”, që është pohuar si kryevepra verdiane. Kliton Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan shprehet se ftesa për të qenë pjesëmarrës maestro Ermir Krantja vjen për kontributin e tij në skena me muzikën, por dhe përvojën e tij me koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. “Ky aktivitet, që është tashmë traditë dhe synimi ka qenë që çdo vit të ketë një dorë të re në dirigjim, pasi Ermir Krantja është

Filmi, në takim producentë e skenaristë

Teatri “Bylis”: Të shtohet numri i aktorëve

Qendra Kinematografike e Kosovës në partneritet me EAVE organizon një punëtori katër ditore (10-13 janar) për zhvillimin e projekteve filmike në Kosovë për producentët dhe skenaristët e 9 projekteve të filmave të metrazheve të gjata me potencial ndërkombëtar të bashkëprodhimit. Qëllimi i kësaj punëtorie është zhvillimi i skenarëve dhe përmirësimi i aftësive të bashkëprodhimit të pjesëmarrësve, duke sigu-ruar mjetet e nevojshme për të pasur sukses në tregun ndërkombëtar. Punëtoria ud-

hëhiqet nga ekspertët Jacques Achoti nga Franca, Rashanak Behesht Nedjad nga Gjerma-nia dhe agjenti i shitjes Gabor Greiner po nga Gjermania, të cilët do të kombinojë përvojën e EAVE në trajnimin dhe kri-jimin e rrjetit ndërkombëtar me një qasje të krijuar për producentët kosovarë dhe nevojat specifike të secilit pro-jekt. Punëtoria do të përbëhet nga ligjëratat nga ekspertët, seancat e punës në grupe dhe takime individuale për pjesëmarrësit-producentë dhe ekipet e tyre krijuese.

Teatri “Bylis” në Fier është në rikonstruksion, por drejtuesit e tij shprehen se problem mbetet dhe numri i paktë i trupës së aktorëve. Drejtori i teatrit Astrit Hasani shpreson që nga bashkia do të ketë një shtrim të numrit të aktorëve pas përfundimit të rikonstruksionit. Për realizmin e shfaqjeve u është dashur që të marrin edhe aktorë nga jashtë teatrit për disa vepra, pasi trupa përbëhet vetëm nga pesë artistë. “Që nga muaj shkurt i vitit 2018 ka nisur rikonstruksioni i teatrit “Bylis” në Fier. Megjithatë ne nuk e kemi pushuar punën, trupa e

teatrit tona ka dhënë shfaqje në të gjitha festivalet, brenda edhe jashtë vendit. Numri i aktorëve është paksa i zvogël-uar ne jemi vetëm pesë veta. Unë si drejtor nuk e shikoj të arsyeshme këtë, ne kemi bërë kërkesa për të përballuar shfaqjet, me mbarimin e rikon-struksionin e teatrit. Megjithatë e kemi përballuar, duke marrë aktorë nga trupat e tjera. Pra në këtë mënyrë kemi vepruar përherë edhe para se të niste rikonstruksioni, por është i domosdoshëm që të kemi një numër stabël”, shprehet Hasani.

Kishat në Himarë, në proces restaurimi

Një pjesë e kishave të Himarës janë në procese të restaurimit. Kryetari i Bash-kisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se nuk ka urim më të bukur për Himarën këtë Krishtlindje, ku ka lajme të mira me ndërtime kishash të reja, restaurime të disave të rralla, rrugëve dhe mureve rrethuese të kishave dhe ma-nastireve. “Kishat, të cilat i janë nënshtruar procesit të restau-rimit në Himarë janë Kisha e Shën Thanasit nga qeveria shqiptare në Dhërmi, Kisha e Shën Spiridhonit, Kisha e

Shën Sergjit dhe Bakut në Hi-marë-Fshat, Kisha e Shën Ilias në Dhërmi ndërtuar nga Komu-niteti Dhërmias, Kisha e Shën Kozmait në Dhërmi, Kisha e Shën Spiridhonit në Vuno, si dhe rindërtimi i mureve rrethuese në Dhërmi”, bën të ditur Goro. Së fundmi u bë me dije se përfundoi puna për restaurimin e Kishës së Shën Thanasit në Leshnicë. Specialistë të DRKK Vlorë in-spektuan punimet restauruese të kryera në këtë monument, të cilat konsistuan në konsolidimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, etj.

Page 19: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Drama “Tri gra dhe Misugi" vjen për tre mbrëmje me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për publikun. Më 27-28-29 dhjetor ora 19:00 vepra me regji nga Suela Bako shfaqet në sallën Goethe, duke shënuar dhe shfaqjet e fundit për këtë vit. Në role janë aktorët Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj, që sjellin për publikun një shfaqje ndryshe nga të tjerat. Një dramë nga kultura e largët orientale bazuar në novelën “Çiftja” të shkrimtarit japonez Yasushi Inoue. Sipas regjisores Sue-la Bako në dramën “Tri gra dhe Misugi” publiku do të gjejë ndjesitë njerëzore. “Publiku do marri dashurinë, pasion, trishtim, dhimbje. Kam një ndjesi timen që nuk do të flerë i qetë ai që do të vijë të shohë këtë shfaqje, sepse autori ka hyrë kaq thellë te femra dhe mashkulli, dhe të gjithë e ndjejnë veten brenda veprës të përfshirë. Është kaq pranë nesh me ato që përcjell vepra”, tre-gon regjisorja Suela Bako. Vepra “Tri gra dhe Misugi” vjen si një shfaqje brenda shfaqjes. Regjisorja Sue-la Bako shprehet se kjo pjesë vjen në kohë, por duke e ruajtur veprën. “Në një shfaqje të konceptuar si teatër brenda teatrit, përmes distancimit në in-tervalet mes monologjeve (letrave) zbërthejmë marrëdhënien njerëzore aktor- regjisor me kompleksitetin e saj, e cila shkon në rrafsh paralel me rrëfimin e personazheve të Inoues. Unë e kam sjell në kohë, duke ruajtur atë që ka vepra”, vijon regjisorja Bako. Vepra, që është një dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue dhe në thelb të saj janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët. Vepra teatrore ishte premierë në skenë më 18 tetor për të vijuar dhe net të tjera për publikun. Përkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Çikopano e Suela Bako, skena, kostumet dhe poster design nga Laedia Hajdari, lighting designer Edi Dingu, video dhe foto nga Gert Izeti dhe muzika Eliona Ismalaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i drejtohet qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës: Procesi jo i hapur

Ndërkohë, mbështetja që ka dhënë zoti Londo për kauzën e mbrojtjes së teatrit lë të mendohet që ka qenë me pasoja direkte për të. Ndërkohë që drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i cili ishte pro shembjes së ndërtesës së teatrit që drejton, mund të faktojë një numër shumë më të vogël shfaqjesh dhe publiku, konfirmohet edhe për një mandat në postin e drejtorit, për zotin Londo kjo as nuk merret në konsideratë që të ndodhë”, vijon deklarata.

Procesi jo i hapur për kandidaturat e tjera

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit duke dalë në mbështetje të drejtorit Kiço Londo shkruan se ekziston frika se qeveria nuk është tërhequr nga procesi tërësisht jo transparent i tjetërsimit të kësaj hapësire, ku ndodhet teatri. “Ende është e paqa-rtë se çfarë do të bëhet me Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar Eks-perimental dhe gjithë truallin publik pranë tyre. Ende frika ekziston se qeveria nuk është tërhequr nga pro-cesi tërësisht jotransparent dhe au-toritar i tjetërsimit të kësaj hapësire dhe me dy drejtorë pro shembjes mund ta çojë deri në fund qëllimin

e shpalosur përgjatë këtyre dhjetë muajve”, vijon deklarata e artistëve. Për Aleancën në Mbrojtje të Teatrit konkursi ka sjell përjashtimin e drejtorit Londo me kriteret e vëna nga Ministria e Kulturës. “Për më tej, procesi që në fillesë është i dënuar të paragjykohet. Ai nuk ka qenë i hapur dhe publik për të mirëpritur kandidatura të tjera, është vënë si kriter përjashtues gjuha angleze, që drejtpërdrejt çon në përjashtimin e zoti Londo nga gara dhe mbetjen në të të zonjës Beqo si kandidate e vetme”, shkruan AMT. Në këto kushte kërkohet që qeveria mos të mbyllë me ngut këtë proces që për artistët ka qenë jo transparent. “Ale-anca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon nga qeveria që këtë proces mos ta përmbyllë me ngut e në mënyrë jotransparente sikurse ka vepruar më herët në raste të tjera. Procesi duhet të jetë i hapur, platforma për zhvillim që paraqesin kandidatët të bëhet publike, vlerësimi për përzgjedhjen e kandidatit fitues të bëhet nga një komision me artistë të pavarur e të mirënjohur në skenën teatrore në Shqipëri”, shkruan Ale-anca për Mbrojtjen e Teatrit.

Drama “Tri gra dhe Misugi”, 3 mbrëmjet e fundit këtë vit në skenë

Artistët akuza Kumbaros: Konkurs fiktiv për drejtorin e “Eksperimentalit”, u përjashtua Londo për të favorizuar BeqonJulia VRAPI

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon Min-istrinë e Kulturës për mungesë transparence

me konkursin për drejtorin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shkruan se po ndjek me aq vëmendje sa është e mundur në kuadër të jotransparencës, procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental. Dy kandi-daturat e përfolura në shtyp në javët e fundit janë zoti Kiço Londo, aktu-alisht drejtor i këtij teatri dhe zonja Jonida Beqo, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Metropolit. Kiço Londo është i njohur për publikun e gjerë për angazhimin e tij shumëvjeçar për zhvillimin e skenës teatrore shqiptare dhe edukimin e fëmijëve përmes teatrit e për t’u drejtuar te teatri, por AMT bën me dije se dre-jtori i këtij teatri e përballoi aktivi-tetin artistik me shumë pak buxhet nga ministria. “Aktualisht sipas të dhënave në dispozicion, rezulton se me 3 përqind të buxhetit të vënë në dispozicion për teatrin nga Min-istria e Kulturës TKE prodhon 60 përqind të shfaqjeve teatrot në rang kombëtar, ndërkohë që me detyrim ligjor do të mjaftonte të prodhonte 3 përqind të shfaqjeve”, shkruan AMT. Në deklaratën drejtuar qeverisë dhe ministres së Kulturës Mirela Kumba-ro artistët dhe anëtarë të shoqërisë civile, që janë mbledhur rreth AMT bëjnë me dije se drejtoresha e teatrit të Metropolit ka qenë nga firmëtarët e shembjes së teatrit, ndërsa drejtori aktual Londo ka qenë mbështetës i kauzës në mbrojtje të teatrit. “Për ne si aleancë, Kiço Londo në 10 muajt e rezistencës sonë, ka spikatur me mbështetjen e fortë që i ka bërë kauzës së mbrojtjes së teatrit nga shembja. Nga ana tjetër, zonja Beqo ka spikatur me përfshirjen e saj në radhën e atyre që firmosen për shembjen e teatrit. Kjo gjë bën që përfshirja e saj në proces si kandi-date e vetme përballë zotit Londo të shfaqë dyshime për gjithë procesin.

Kumbaro: Kalaja e Tiranës, model për rijetëzimin e trashëgimisë

Kumbaro: Artistët i dhanë jetë skenës së re te “arTurbina”

Ministrja e Kulturës Mire-la Kumbaro e quan një suk-ses rijetëzimi i trashëgimisë kalanë e Tiranës. “Falë inves-timit të mençur të familjes Toptani, kalaja e vjetër në Tiranë është aty ku ka qenë, e paprekur! Tirana e vizionit të ri i rihap dyert kalasë duke ri-jetëzuar trashëgiminë. Bash-këjetesa e modernitetit me trashëgiminë kulturore nuk është e pamundur. Përkun-drazi! Faleminderit Familjes Toptani dhe Erion Veliaj për këtë model zhvillimi që ia doli të jetë i suksesshëm

përtej paragjykimeve dhe vështirësive. Faleminderit të gjithë specialistëve të Agjen-cia e Shërbimit Arkeologjik dhe të Instituti i Monument-eve të Kulturës që kanë nd-jekur hap pas hapi këtë projekt duke siguruar që rijetëzimi i trashëgimisë të zhvillojë të sotmen duke ru-ajtur të shkuarën”, shkruan Kumbaro ndërsa ka postuar dhe disa foto nga hapësirat që u inauguruan së fund-mi. Kalaja ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio.

“arTurbina”, qendra e re e artit, që nisi rrugëtimin në Tiranë në muajin korrik, ka mirëpritur rreth 19 mijë spektatorë. Minis-trja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shprehet se në “arTurbina” nga shtatori deri tani, të dyja sallat s’kanë pushuar thuajse asnjë natë. “Në këtë qendër të artit kanë dhënë shfaqjet e tyre Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Op-erës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, të cilët i kanë dhënë jetë skenës së re”, thekson Kum-baro. Sipas saj, Tirana e kulturës është më e bukur se çdo gjë dhe për të cilën çdo sfidë vlen.

Qendra e re teatrale “ArTur-bina” lokalizohet në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit. Ajo ka 2 salla me kapacitet 400 dhe 180 vende me një infrastrukturë dhe teknologji europiane (ske-na të motorizuara, ndriçim skenik, elemente akustikë) dhe 2 skena të hapura. Gjatë muajit shtator skena e re e artit “arTurbina” mirëpriti nga data 23-30 shtator një nga ngjarjet më të rëndësishme e cila bëri bashkë gjithë tre-vat shqipfolëse “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit”.

Viti mbyllet me dy botime të reja në Muzeun Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar është tashmë me dy botime të reja. MHK shkruan se revista "Studime Muzeologjike nr. 8" vjen me numrin special të saj me artikuj kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Me rëndësi është dhe katalogu "Thesare të Muzeut Historik Kombëtar" me përshkrimin e disa prej objekteve më për-faqësuese të trashëgimisë kul-turore shqiptare të periudhave të ndryshme të ekspozuara në pavione. Muzetë historikë kom-bëtarë janë ndër përçuesit më të

rëndësishëm të interpretimit zyr-tar të historisë së një vendi, kra-has dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Por muzetë dallojnë nga ajo çka jep historia e shkruar, pasi për një muze gjuha e të shprehurit janë objektet muzeore të ekspozuara, shoqëruar me të dhënat për to. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit.

Page 20: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT20 E Mërkurë 26 Dhjetor 2018

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

KLUBI

Vlonjatët edhe zyrtarisht në krizë, administratori përpiqet të zvogëlojë përmasën e revoltës

Adriatik BALLA

Flamurtari po kalon një mo-ment të vështirë në kampionat, pasi ndeshjen e fundit humbi dhe jo vetëm kaq, por shfaqet

me probleme serioze në menaxhimin financiar. Flitet për një krizë serioze financiare sepse lojtarët pretendojnë se nuk janë dhënë disa paga mujore. Gjithsesi, në valën e parë të ankesave qëndrojnë lojtarët e huaj, përfshi dhe kapitenin Bushiç. Edhe pse skuadra nuk ndodhet në pozita të vështira në klasifikim, sepse ndodhet pranë kryesuesve, me 9 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Partizani, sërish problemet e brendshme mund të jenë shkaktare e vërtetë e një gjendjeje të paqëndrueshme dhe jo serioze për vazhdimësinë e ekipit vlonjat. Nëse çështja nuk zgjidhet shpejt, atëherë Flamurtari rrezikon të humbasë disa prej kualiteteve të grupit në merkaton e janarit dhe Kukësi e Partizani janë gati të rrëmbejnë këdo futbollist të skuadrave rivale që çojnë në prishjen e ekuilibrave të garës për rivalët dhe fuqizimin e tyre drejt objektivave madhorë të fundsezonit. Mësohet se lojtarët kanë sjellë ankesat e para në FSHF, por klubi e mohon këtë situatë, duke bërë të paditurin.

Gjendja dhe pagesat e prapambetura

Flamurtari ndodhet në vend të gjashtë në klasifikim dhe ka 28 pikë,

por formula e garës dhe përplasja direkte me rivalët në dy raste,e i jep mundësinë të rikuperojë e të shpreso-jë që mund të bëjë goditjen e madhe për titullin në pjesën e dytë të sezonit. Pavarësisht humbjes me Tiranën në javën e fundit të gjysmës së kampi-onatit, Flamurtari është sërish aty pranë zonës europiane dhe në garë për të arritur objektivin. 28 pikë të grumbulluara në 18 javë, fitore ndaj pretendentëve për titull si Partizani dhe dy herë Kukësi janë rezultate që të bëjnë të mendosh se kjo skuadër ka potencialin për të arritur gjëra të mëdha. Sigurisht që edhe përbërja e ekipit dhe fakti që drejtohen nga tra-

jneri kampion Ilir Daja i katapulton kuqezinjtë si një nga ekipet më të forta të kampionatit. Kuqezinjtë kanë kaluar dy faza mes shumë vështirë-sive, ambientimi i lojtarëve të afruar në merkato, mungesat e shumta për arsye dëmtimesh dhe mbi të gjitha mungesa e financave. Sigurisht që kjo e fundit nuk është diçka e re në Vlorë pasi ekipi në gjithë këto vite ka vuajtur vonesat në pagesa ashtu si një pjesë e mirë e skuadrave, por tashmë lojtarët shpresojnë që babag-jyshi i Vitit të Ri të sjellë dhuratën e duhur, pagesat e munguara në mënyrë që vazhdimësia të jetë e sig-urtë në qytetin bregdetar. Një pjesë

Në sezonin 2006-2007 kur Bledi Shkëmbi ishte lideri i Teutës në rolin e organizatorit, skuadra rivalizonte për titullin me Tiranën dhe Vllazninë, por në fund ë mjaftohej me një vend të dytë, pas bardhebluve. Sprinti final i sezonit ishte i paharrueshëm pasi në 11 javë radhazi ose më saktë në fazën e tretë dhe të fundit skuadra nuk do të njihte humbje, duke regjistruar 9 fi-tore dhe 2 barazime. Edhe ekipi aktu-al ka 11 javë që nuk njeh humbje duke regjistruar 7 fitore dhe 4 barazime të cilat e kanë bërë një nga ekipet më të forta të kampionatit. Duket koin-cidencë e rastit por nuk është aspak kështu, pasi Shkëmbi ka ADN e një kampioni dhe nuk është asgjë rastësi por virtyt i punës së zhvilluar.

TEKNIKUShkëmbi përsërit

suksesin e Teutës kur luante vetë në fushë

e mirë e futbollistëve kanë bërë gati kërkesën për tu larguar dhe vetëm respektimi i kontratës mund t’i mbajë ata në Vlorë. Tashmë i takon Babagjyshit të vitit të ri të vendosë për të ardhmen, pasi gjithçka varet nga dhurata që do ti bëjë ekipit të Flamurtarit dhe Vlorës, pasi skuadra shihet si krenaria e qytetit.E ardhmja dhe rreziku i objektivave

Trajneri Ilir Daja është në garë për titullin kampion dhe për trofeun e Kupës së Shqipërisë, por vështirë se Flamurtari i tij do t’ia dalë të kri-jojë reputacionin e duhur në garë nëse vijojnë problemet e pagesave të prapambetura. Në këtë kundërshti janë ngritur të paktën dy lojtarë titul-larë e me peshë të skuadrës, që të dy sulmues, Bushiç dhe Danilo Alvesh. Ky i fundit kishte ardhur në formë javët e fundit dhe kishte peshë në sukseset e grupit. Edhe pse dukshëm në mbipeshë, braziliani ishte një armë e fortë në paravijën e formacionit të teknikut Daja. Gjithsesi, objektivat e Flamurtarit janë të realizueshëm nëse skuadra paguhet rregullisht dhe nëse lojtarët bëjnë një fazë përgatitore serioze për pjesën e dytë të sezonit. Administratori Sinan Idrizi ka shpre-hur habi për protestën e futbollistëve, duke pretenduar se Flamurtari nuk vuan për financa, por ai ende nuk i ka dhënë drejtim zgjidhjes së kësaj situ-ate, e cila mund të ketë ndikim negativ në objektivat e klubit në tërësi.

Kamza ka nisur lëvizjet e saj, me synimin vetëm për të afruare dhe për të mos i lënë pjesëtarët e grupit aktual të largohen. Kështu, vetëm pak orë pasi mbylli marrëveshjen e tij me Kukësin, Vangjel Zguro ka gjetur një skuadër të re për të vazhduar karrierën. Pogradecari që luan si mbrojtës i krahut të djathtë, ka arritur marrëveshjen për tu rikthyer te Kamza, klub ku spikati me lojën e tij gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar. Nga sa mësohet, 25-vjeçari ka qenë i pranishëm në darkën që kanë organizuar drejtuesit e klubit nga periferia e kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit. Te Kamza, Zguro do të ketë më shumë hapësira dhe me shumë gjasa do të

jetë një titullar fiks në gjysmën e dytë të këtij sezoni. Ndërkohë, trajneri Ernest Gjoka ka vënë në lëvizje klubin për të pasur lojtarë më cilësorë në dispozicion të tij, teksa nga ana tjetër u është vënë bllok daljeve. Kështu, faza e dytë e kampionatit për një pjesë të klubeve ka qenë e kënaqshme, teksa për pjesën tjetër pikërisht ky moment pushimi do t’u shërbejë jo vetëm për të reflektuar, por njëkohësisht edhe për të parë dhe punuar në lidhje me afrimin e elementëve të rinj që do të përforconin ekipin për në dy fazat e mbetura. Një prej këtyre ekipeve është Kamza. Klubi nga periferia e kryeqytetit e mbylli 2018-ën me një fitore përballë Skënderbeut, sukses që i ndihmon

lojtarët në aspektin psikologjik. Gjithsesi, tashmë Kamza ka nevojë për përforcime dhe në fakt duket se puna ka nisur më herët nga çfarë mund të mendohej. Pranë gjirit të skuadrës është afruar një ish, si Vangjel Zguro, i cili pasi mbylli marrëveshjen me Kukësin është rikthyer tek Kamza, klub ku spikati me lojën e tij gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar. Ndër-kohë që ndërhyrje kërkohet edhe në mbrojtje. Vetë trajneri Gjoka e ka shprehur hapur nevojën që ka Kamza në repartin e prapavijës, pasi dy lojtarë që janë aktivizuar në atë pjesë si Arrabal dhe Bonani, janë përshtatur dhe përpjekur të zëvendësojnë mungesat e Beqirit dhe Beqjas.

Kamza nis lëvizjet e para, merr Zguron dhe bllokon lëvizjet dalëse

Në Gjirokastër priten zhvillime në merkato. Mësohet nga mediat sportive online se takimi i krerëve të klubit të Luftëtarit është shtyrë për ditën e enjte. Gjithashtu, ka ndryshuar edhe vendi i takimit, që nuk do të zhvillohet në Gjirokastër, por në Tiranë. Trajneri Gentian Mezani, por edhe disa nga titullarët e Luftëtarit do të takojnë presidentin Grigor Tavo dhe bashkëpunëtorët e tij. Në qendër të bisedës me siguri do të jetë garancia financiare dhe ajo çfarë kanë në plan të bëjnë drejtuesit e Luftëtarit për gjysmën e dytë të sezonit. Skuadra ka nev-ojë për përforcime, madje nga më cilësoret, sepse nuk është e lehtë të zëvendësohen Rroca dhe Shkurtaj.

Shtyhet për të enjten mbledhja e Luftëtarit

MESFUSHORIVucaj “flirton”

me Luftëtarin, por mungon firma

Gentian Mezani është një tra-jner që ka nxjerrë nga kriza shumë ekipe. E ka bërë dy herë me Flamur-tarin që thuajse ka qenë i rënë nga kategoria, me Laçin që nga fundi i renditjes e çoi në Evropë e tashmë duket se historia po përsëritet te Luftëtari i Gjirokastrës. Bluzinjtë pritet që të likuidohen financiarisht, teksa mësohet se kanë nisur edhe merkaton. Erjon Vucaj është emri i parë në listën e Luftëtarit për mer-katon. Eksperienca në Superiore dhe largimi i Rrocës, duket se ka bërë bluzinjtë që të afrojnë fanta-zistin nga Shkodra. Vucaj pritet që të takohet të enjten në kryeqytet me drejtuesit e skuadrës bluzi, aty ku firma duket çështje kohe.

Nëse ka një futbollist që është bërë përcaktues në shumë ndesh-je të Laçit, ky është mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina. Ai luan mirë, ka krijuar eksperiencë dhe është në gjendje të bëjë dif-erencë. Kjo i jep atij një status të veçantë në radhët e Laçit. E thënë ndryshe, Shtubina padyshim që ka qenë lideri i Laçit në këtë pjesë të parë të sezonit në Superiore. Shkodrani që ka një eksperiencë të pasur në elitë, madje edhe me skuadra nga më të mirat në vend, në një prononcim që ka dhënë për

“TV1 Chanel” , në qytetin e Shkod-rës ka pohuar: “Jam i lumtur dhe mbi të gjitha i vlerësuar në radhët e skuadrës së Laçit. Uroj dhe shpresoj shumë që të kemi këtë ecuri deri në fund të sezonit për të realizuar edhe objektivat tona”. Shtubina nuk mund të harrojë pa përmendur edhe Vllaznisë dhe të analizojë ecurinë e saj, aty ku i bë i njohur, por ka kaluar edhe një pjesë të rëndësishme të karrierës. “ Nuk dua të ndalem shumë, por një këshillë kam. Duhet që të nisin që të mendojnë që tani për sezonin e

ardhshëm. Superiorja është mjaft e egër. Besoj se e kanë një shem-bull, Tiranën, që edhe pse u rikthye në elitë, por po vuan shumë. Ndaj edhe në Shkodër nuk duhet që të përsëritin gabimet e bardhe-bluve”, shtoi Ndriçim Shtubina, i cili ka realizuar deri më tani 6 gola shumë të rëndësishëm me skuad-rën e Laçit në Kategorinë Superi-ore. Dhe vetë skuadra kiurbinase mban vendin e katërt në renditje, me 30 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të pestë. Pra Laçi është në garë për titull këtë sezon.

Deklarata/ Shtubina: Laçi më ka vlerësuar, do të jap më të mirën

Kriza e Flamurtarit shpërthen në sipërfaqe, lojtarët “kërcënojnë” Idrizin për pagat e prapambetura

Page 21: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“SULMUESI

Tekniku kroat elozhe sulmuesit kuqezi. Ndërkohë, Gjimshiti e Berisha kthehen titullar me Atalantën

Adriatik BALLA

Myrto Uzuni po kalon një moment magjik me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat.

Edhe pse pati një start të vështirë, Uzuni ia doli të konkurrojë si duhet e të marrë rolin e titullarit dhe të jetë një yll në ngjitje në gjirin e skuadrës së Lokomotivës, duke bërë ndeshje të mëdha dhe duke shënuar gola me pe-shë. Kjo ecuri e mirë e tij nuk ka kalu-ar pa u vënë re nga mediat që mendo-jnë se Uzuni ka qenë përcaktues për Lokomotivën në shumë ndeshje dhe mund të jetë dhe më tej përcaktues për objektivat e grupit. Që Myrto Uzu-ni e ka kaluar me sukses testin e tij në kampionatin kroat e ka pranuar dhe trajneri Goran Tomiç, i cili besoj se Uzuni ka tejkaluar pritshmëritë dhe është sot një prej lojtarëve më të mirë jo vetëm të skuadrës së tij, por të krejt kampionatit kroat. Kështu, trajneri i Lokomotivës së Zagrebit, Goran Tomiç ka folur për mediat vendase në një intervistë të gjatë të tij, ku ka ana-lizuar sezonin e skuadrës së tij. Tomiç u shpreh shumë i lumtur me edicionin futbollistik që skuadra e tij bëri, duke e mbyllur kampionatin e rregullt në vend të katërt, në kuotën e 31 pikëve. Më shumë i impresionuar, trajneri ka qenë me dy shqiptarët, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati. Për dy futbol-listët kuqezi, Tomiç u shpreh: “Jam shumë i impresionuar me lojtarët e rinj. Uzuni dhe Kastrati kanë kaluar çdo pritshmëri timen, por nuk është koha për eufori. Duhet të vazhdojnë me këto ritme”, tha mes të tjerash

numri një i pankinës së Lokomotivës. Ndërkohë, Lirim Kastrati duket se po largohet nga Lokomotiva e Zagrebit, sepse mediat kroate flasin për oferta të shumta në adresë të tij. Kështu, e ardhmja e Uzunit është te Lokomoti-va, pasi sulmuesi kuqezi është trans-feruar vetëm këtë fillim sezoni, ndërsa për Kastratin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Sipas “infosport.mk”, për sulmuesin e talentuar 19-vjeçar ka interesim të disa skuadrave gjermane, por deri më tani nuk ka ndonjë emër konkret. Me shumë gjasa, Kastratin do e shohim në Bundesligën gjermane në të ardhmen. E nëse Kastrati po merr interesimin e klubeve gjermane, për Uzunin duket se ka ende kohë për të punuar në kampionatin kroat. E këtë sezon Uzuni me siguri që do ta

mbyllë me Lokomotivën e Zagrebit, për të pretenduar më pas një skuadër më cilësore në një kampionat cilësor.

Gjimshiti e Berisha titullar me Atalantën

Dy lojtarë shqiptarë po i japin emër të madh Atalantës dhe e bëjnë atë pretendonte për një vend nderi në renditje, pozicion që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës. nuk do të jetë e lehtë, por Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti janë lojtarë me peshë në Bergamo dhe trajneri Gas-perini ka të drejtë që u beson atyre. Atalanta pret sot Juventusin dhe trajneri Gasperini i ka bërë tashmë llogaritë se si do ta përballojë ekipin kryesues të kampionatit. Bergam-askët kanë mungesa të rëndësishme për këtë sfidë, ku De Ron dhe Varnier

Gazeta e njohur britanike, “Dai-ly Star”, ka bërë një vlerësim për të gjithë futbollistët e afruar nga Stiven Xherard gjatë merkatos së verës tek Rejnxhërs. Futbollisti më i mirë i afruar gjatë verës, është mesfushori Skot Arfilld i cili në 27 ndeshje me skocezët, ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 4 asiste. Ndërkohë, nga nota 10 që është edhe maksimumi, sulmuesi Grezda është vlerësuar me 6.5. “Eros Grez-da (6.5-10) – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte një afrim i vonshëm në ditët e fundit të merkatos. Mbërriti në “Ibrox Stadium” nga Osijeku dhe deri më tani ka treguar sinjale premtuese”, shkruan “Daily Star” për sulmuesin tonë kuqezi, Eros Grezdën.

SULMUESI“Daily Star”:

Eros Grezda lojtar premtues i Rejnxhërsit

janë të dëmtuar, ndërsa në mbrojtje nuk janë të gatshëm Palomino dhe Toloi, të dy të skualifikuar për shkak kartonësh. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, do të luajë nga minuta e parë. Në mbrojtjen me tre, që aplikon trajneri Gasperini, ai do të vendoset në qendër, Mazielo në të majtë dhe Mançini në të djath-të. Titullar do të jetë edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha, i cili prej javësh ka fituar besimin e trajnerit dhe ka bindur me formën që ka shfaqur. Pa dyshim që do të jetë një ndeshje mjaft impenjative për dy kuqezinjtë, edhe pse Juventusi nuk do të ketë në fushë yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldon, për të cilin trajneri Alegri ka pohuar se do ta lërë pushim. Gjithsesi, Ber-isha dhe Gjimshiti kanë rastin të tregojnë vlerat e tyre ndaj një ekipi të madh. Me Interin ia dolën të fitonin, ndoshta edhe nesër fati do të jetë me ta dhe Atalantën.

Ai po shkruan historinë në ringun profe-sionist, pra në boks, por edhe në disiplinën e kik-boksit. Bëhet fjalë për Ferit Ketën, triumfa-torin e radhës së dinastisë Keta, i cili pak ditë më parë mposhtu turkun Fatih Karakius dhe siguroi titullin botëror në kik-boks. Sikurse shkruan “Supersport”, ishte një përballje e luftuar deri në sekondat finale ajo mes Ferit Ketës dhe Meh-met Karakus, e zhvilluar në fillim të këtij muaji, por gjithsesi në fund triumfi i shkoi “luftëtarit” shqiptar, i cili pasi titullit europian në Kik-boks në federatën ISKA, përfitoi edhe titullin botëror. Tashmë që ka kaluar pak kohë nga ai duel

29-vjeçari i rikthyer në Shqipëri, tregon se si e përjetoi përballjen me rivalin e tij, që për hir të së vërtetës ishte i një niveli të admirueshëm. “Vërtetë ishte një ndeshje e madhe, por që egoja ime dhe dëshira e madhe për ta fituar atë ndesh-je, më ndihmoi t’ia dal. Isha përgatitur vërtetë shumë mirë me vëllezërit e mi dhe kisha etje për të fituar atë ndeshje”, u shpreh Keta. Provokimet e vazhdueshme të Karakus përpara duelit e ndezën këtë supersfidë, Keta në ndryshim nga sa tregon në ring jashtë tij është një natyrë e qetë, gjithsesi fjalët e turkut nuk e kishin lënë krejtësisht indiferent. “Sado i qetë të jesh, fjalët

të ngacmojnë, sepse kuptohet që është një sport luftarak dhe duhet të jesh edhe pak agresiv. Megjithatë provokimet e tij u mundova t’i injoroj dhe u stërvita e u përgatita për përballjen në ring”, shtoi boksieri shqiptar. Titulli i kamponit të botës është i veçantë, por nuk ishte arsyeja e vetme që i shërbeu si motivim dhe shtysë djaloshit nga Bulqiza. “Kuptohet që edhe titulli ka rëndësinë e vet, por dëshira më e madhe e imja ishte që të mposhtja kundërshtarin dhe t’i jepja edhe një humbje të dytë në Kik-boks”, vijon Keta. Ferit Keta nuk zotëron vetëm titujt europian dhe botëror në Kik-boks, por është

edhe kampioni aktual i Gjermanisë në boks, ndoshta ka ardhur momenti që luftëtari shqiptar të përcaktojë përparësinë e tij. “Momentalisht kam dëshirë t’i bëj të dyja, pasi ndihem mirë në të dy disiplinat. Me kalimin e kohës besoj se do të fokusohem dhe kam përshtypjen në boks”, deklaroi ai. Vitin e ardhshëm 29-vjeçari do të ngjitet sërish në ring, por kundërshtari mbetet për tu përcaktuar. “Sfida e radhës do të jetë nga muaji mars dhe besoj në boks. Nuk kam kundërshtar dhe nuk di të them ekzaktësisht detaje, por besoj se do të jetë në atë periudhë”, përfundoi Ferit Keta.

Ferit Keta analizon fitoren me turkun dhe marrjen e titullit botëror

Një situatë e pakëndshme po për-jetohet nga sulmuesi kavajas Sokol Cikalleshi në kampionatin turk. Ai nuk po bind drejtuesit dhe për të fry-jnë erërat e merkatos. Kështu, mediat turke janë të sigurta: Sokol Cikalleshi do të largohet nga Goztepe. Sulmuesi shqiptar është në krye të listës së lo-jtarëve që do të largohen nga skuadra turke. Sipas portalit turk “Fanatik”, Cikalleshi dhe sulmuesi tjetër, Gufran, nuk kanë përmbushur pritshmëritë e trajnerit Tamer Tuna dhe të dy do të largohen në fillimin e muajit janar. Karriera e Cikalleshit ka pësuar një rënie drastike dhe përveçse ka hum-bur vendin në kombëtare, duhet të gjejë dhe një skuadër para mbylljes së merkatos së janarit.

Erdhi me bujë në merkato, Gëztepe po

largon Cikalleshin

TALENTIZhegrova i pëlqyeri

i madh i tifozëve të Genkut

Lojtari i Genkut, Leandro Tros-hard është një nga futbollistët më të kërkuar në këtë merkato janari, pasi disa ekipe nga Premier Liga angleze janë vënë pas tij. Vetë Troshard ka thënë për mediat belge se është gati të bëjë hapin e madh në karrierë dhe të largohet nga Genk. E kur pritej një reagim i ashpër i tifozëve ndaj tij, nuk ka ndodhur kështu. Në rrjetet sociale, shumë tifozë kanë komentuar në lidhje me një largim të mundshëm të Troshard dhe shumica e tyre nuk janë aspak të shqetësuar. Sipas njërit nga tifozëve të Genkut, Edon Zhegrova është mëse i aftë të zëvendësojë sulmuesin 24-vjeçar dhe e ardhmja e Genkut është në duar të sigurta. Pra fansat duan Zhegrovën

Në Greqi militojnë një numër i madh lojtarësh shqiptarë, por ndryshe nga Italia dhe Zvicra, në Greqi ende nuk kanë arritur në nivelin më të lartë, kjo dhe për shkak të një paragjykimi që është evident ndaj gjithçkaje shqiptare në Greqi. Gjatë merkatos së verës, mes shumë të larguarve nga Skën-derbeu ishte edhe mesfushori nga Kosova, Suad Sahiti i cili firmosi në kampionatin grek me ekipin e AEL Larisës. Por, mesa duket aventurës së tij në Greqi i ka ardhur fundi vetëm pak muaji pasi u transferua

dhe këtë e bëjnë të ditur mediat greke. Klubi i AEL-it ka vendosur që të largojë Sahitin bashkë me disa futbollistë të tjerë dhe që nga janari, ata do të jenë lojtarë të lirë dhe mund të kërkojnë një ekip të ri për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit. Shkak për këtë lëvizje në kampin e skuadrës greke, është bërë paraqitja e dobët e mesfushorit. Ai nuk ka arritur që të bindë trajnerin e tij dhe në këtë mënyrë, me hapjen e merkatos do të lihet i lirë nga skuadra dhe mund të largohet me parametra

zero në drejtim të një skuadre tjetër. Kujtojmë që Suadi luan me Kosovën, ndryshe nga vëllai i tij, Emir Sahiti që kanë zgjedhur të luajë për Shqipërinë dhe është pjesë e Shpresave. Ish-mesfushori i Skënderbeut, mund të jetë një element i rëndësishëm për skuad-rat në Kategorinë Superiore, duke qenë se e njeh mirë kampionatin. Kujtojmë që pak ditë më parë, ishte Aris klubi i cili i komunikoi Mavra-jt që të kërkojë për një skuadër tjetër, duke qenë se ai nuk bënte më pjesë në planet e skuadrës.

LËVIZJA/ Pas Mërgim Mavrajt grekët “përzënë” edhe Sahitin

Tomiç: Uzuni ylli i Lokomotivës së Zagrebit, tejkaloi pritshmëritë e mia

“Uzuni ia doli të konkurrojë si duhet e të marrë rolin e tit-ullarit dhe të jetë një yll në ngjitje në gjirin e skuadrës së Loko-motivës, duke bërë ndeshje të mëdha dhe duke shënuar gola me peshë....”

Page 22: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

22 GAZETA SOTE Mërkurë 26 Dhjetor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Pas 3 vitesh mungesë Rihanna rikthehet me albumin e ri

1- Aktori Ymer... 2-Ndenje e mungesës se ushqimit 3-Kontrolli i botimeve apo letrave të ndryshme para se të dorëzohen nga organi zyrtar 4-Kripë italine 5-Njëlloj si nr. 38 horizontalisht 6-Ish akademiku Popa në inc. 7-Oficeri i kohës së Sulltanit 8-Një shtet gjiton me Iranin 9-Ndodhet në kalendar, pa fund 10-Mamaqi i letrave në inc. 11-Një shte në jug të Europës 13-Figurë tek gurët e shahut 14-Detyrim apo taksë që i paguhet një shteti tjetër që e kishte mundur në luftë 16-Tepsi, ndryshe i thonë... 17-Personazh tek filmi “Komisari Dritës” pa fund 18-Këngëtarja sllave ...Brena 20-Ish futbollisti shkodran... Ragami 21-Per-sonazh tek komedia “Pallati 176 ” 22-Politikani Rizvan... 23-Sëmundje e rëndë që bashkohen dy skajet e harkut të rrethit 25-Gjoja 26-Bashkëpunëtor 27-Kali me qime me qime të kuqe e të kuqerremtë 29-Nofkë e humorit italian Antonio Dekurti 30-Një ndër shfaqet e para të baletit shqiptar 31-Këngëtarja Babaramo 33-Romani “...Ulenshpigel” 34-Fuçi druri për bulmet 35-“Mbreti” i Shekpirit 36-Repart Industrial 37-Karaçi i ka në fund...

1-Qeni femër 4-Atje rri bagëtia gjatë verës dhe ku bëheet edhe për-punimi i qumështit 7-Zinedin..., ish trajner i Realit, i shquar 12-Ngastër e mbjellë 13-...Çutra, ish futbollist i Dinamos 14-Abraham..., ish pres-ident i Amerikës, u vra më 15 Prill 1865 17-Ka për kryeqytet Maroku 18-Notë në pentagram 19-Janë 114 Kapitujt e Kuranit 20-Shtëpia e pulës 21-Aktori amerikan ... Gibson 22-Piktori Kujtim... 23-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht 24-Vendosja e gjërave mbi njëra-tjetrën 25-Një shtet gadishull në Lindjen e Largët 26-I vogli i gomaricës 27-Filmi artistik “... e ngrohtë” 28-Ndryshe për mendimin 29-Një qytet në veriperëndim të Italisë, i pashquar 30-...kafe 32-Përemër vetor 33-Qytet spanjoll në jug të Madridit, i pashquar 34-Shtëpi publike 36-Lëvizje që kryhet në mënyrë të njëtrajtshme 37-Diana shkrimtare 38-Kompani e telefonave celulare në Itali 39-Pje-sa përmbyllëse e një letrare 40-Zamira e skenës 41-Eli e këngës

Këngëtarja Rihanna do të rikthehet me një album të ri muzikor vitin që vjen. Pas 3 vjetësh, këngëtarja e kandiduar për çmim “Grammy” njofton se do të publikojë një album të ri në 2019. Artistja nga Barbadosi e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në “Instagram”, duke ju përgjigjur kureshtjes së një përdoruesi. Gjithashtu, producenti i saj foli për albumin e ri të këngëtares, duke e përshkruar si të mrekullueshëm. Sipas tij, albumi do të quhet “R9”. Data e publikimit nuk është njoftuar ende. Më herët, Rihanna ka bërë të ditur se prodhimi i saj më i ri do të jetë i muzikës rege. 30-vjeçarja është përfolur së fundmi për letrën dërguar Donald Trumpit, ku i kërkonte

presidentit të mos e përdorte më muzikën e saj në ak-tivitete. Ajo refuzoi gjithashtu të performonte në Super Bowl, në shenjë mbështetje ndaj Colin Kaepernick. Një vit më parë Rihanna u përzgjodh si humanistja e vitit nga Universiteti i Harvardit.“Rihanna ka ndërtuar një qendër për trajtimin e kancerit të gjirit në Spitalin Mbretëresha Elizabeth në Bridgetown, Barbados”, tha S. Allen Counder, drejtori i Fondacionit të Harvard -it. Ndërkohë, ky çmim i rëndësishëm nuk është i vetmi për 30 vjeçaren, pasi ajo u shpërblye edhe me çmimin për vepër jetësore në MTV Music Awards, duke u bërë kështu një ndër këngëtaret më të vlerësuara.

KujtesaNjë çift i moshuar ishte i sëmurë

nga kujtesa. Një ditë plaku i thotë plakës:

- Më merr në frigorifer një akullore dhe që të mos harrosh shkruaje në një letër se çfarë të thashë.

Plaka kundërshton:- Pse si kujton ti se nuk arrij të

mbaj mend unë porosinë tënde deri në kuzhinë?

Dhe niset plaka tek frigoriferi dhe merr prej andej, jo akulloren por një kokërr portokall, sepse sigurisht që e kishte harruar porosinë. Plaku merr portokallin në dorë dhe i thotë plakës:

- Të thashë që do të harroje, ndaj dhe duhej të shkruaje, unë të thashë të më sillje një kokërr mollë, ndërsa ti më ke sjellë këtë portokallin.

Djali i vogëlNjë mëngjes, ndërsa djali po

hante bukë pyet nënën e tij:- Mami, pse babi ka mbetur pa

flokë në kokë?Nëna përgjigjet:- Po ngaqë mendon shumë

madje ndonjëherë edhe gjëra të kota.Djali pasi pi edhe gotën e

qumështit pyet sërish:- Po ti pse ke kaq shumë flokë?

Pesha e mishitBurri doli në pazar dhe bleu një

të diel 2 kilogramë mish qengji dhe e çon në shtëpi për ta gatuar gruaja. Më pas ai del sërish nga shtëpia për tu kthyer për drekë. Gjatë kësaj kohe gruaja tepër e fiksuar pas mishit të qengjit e pjek në furrë dhe e ha të gjithin për vete. Kur erdhi burri në shtëpi i thotë gruas:

- A u bë mishi i qengjit?Gruaja:- U, mor burrë atë e hëngri

macja.Burri tepër i mërzitur i thotë

gruas:- Mirë sille macen këtu ta pe-

shoj.Gruaja merr macen dhe ia çon

të shoqit. Burri e peshon macen e cila ishte fiks 2 kilogramë. Atëherë i thotë të shoqes:

- Mirë që mishi na qenka i gjithi këtu, po macja ku është?

4 5

2

9 6 8 5 1

4 8 9 2

8 3 6 5 7 9

5 1 7 6

3 4 1 9 8

6

6 3

6

8 7 2

4 7 9 6

1 2 7 9

2 4 5 6

5 3 9 1

1 2 7 5

1 8 9

1

9 8

4 2 1 9

1 6 2 4 5

1 8 5

7

8 3 5 9 6

5 2 9

2 5 6

4 6 3 1

Page 23: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Do nisni të mbillni “farat” për projekte të reja, të cilat do ti përfundoni në muajt në vijim. Keni nevojë për shtysë edhe sektorët e tjerë të jetës.

23 shattor - 22 tetor

Do mund të rikuperoni një situatë mjaft të luhatur në sferën sentimentale. Pavarësisht ndon-jë kritike, në fund të ditës do arrini të dilni me sukses.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të jeni mjaft të lodhur për shkak të angazhimeve të fundit. Do të jeni të përfshirë nga një humor i luhatur, sido-mos në sferën sentimentale.

Do jeni nën ndikimin nega-tiv të Saturnit gjatë gjithë kësaj dite, megjithëse ka mundësi të shumta rikuperimi në sektorin familjar dhe sentimental.

Mund të përfshiheni në disa polemika dhe kritika. Mundohuni që të tregoheni më të matur në sferën profe-sionale dhe sentimentale.

Dashi Demi

Të lindurit e kësaj shenje janë të tensionuar dhe nervoz, si pasojë e ditëve negative të kaluara. Do ruajnë qetësinë sidomos në fushën profesionale.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Dita do jetë e të karakteri-zuar nga një pozitivitet i fortë, i shtrirë në të gjithë sektorët. Mjaft e favorshme do të jetë sfera sentimentale.

Dita do të jetë mjaft e favorshme! Por në raportet ndërpersonale dhe sentimen-tale nuk do të jeni aspak toler-ant dhe do të bëni mirë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do shfaqeni të pakënaqur dhe me humor të keq gjatë gjithë kësaj dite. Mundohuni të ruani qetësinë, pasi çdo situatë është kalimtare në ditën tuaj.

Starship, raketa kozmike, e cila të çon në Hënë

Yjet kanë ndikim tejet të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen mundësi të mira rikuperimi në planin ndërpersonal dhe profesional.

Horizontal

Yjet do kenë një ndik-im ideal, për ta bërë këtë të mërkurë perfekte. Mjaft të fa-vorizuara janë edhe sfera sen-timentale dhe profesionale.

Duhet të mundoheni të përqendroheni maksimalisht në të çlodhur. Yjet do të kenë ndikim mjaft pozitiv në të gjithë sektorët.

Elon Musk nuk merr pushim as për festat e fundvitit. Miliarderi gjenial afrikano jugor, i njohur në të gjithë botën për krijimin e aplikacioneve si PayPal dhe makinave Tesla, ka vendosur së fundmi të përqendrohet seriozisht te kompania e tij SpaceX, me të cilën ëndërron të çoj turistë të thjeshtë në hapësirë. SpaceX ka arritur deri më tani të finalizojë 20 testime me raketa të madhësive të ndryshme, por Elon Musk ka plane gjithmonë më shumë ambicioze. Ai sapo ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografinë e raketës së re, që po ndërtohet nga kompania e tij në Teksas, dhe që synon të transportojë së shpejti pasagjerë në planetin Hënë. Raketa hapësinore do të quhet Starship.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Zbukuroj 6-Aktori Vangjel 7-Nevojë e ngjashme për të ngrënë 8-Sektori Ekono-mik 9-Lloj cigareje e jashtme 10-...Spencer 11-Behari ihumorit 12-Forcë e egër ushtru-ar ndaj njëri-tjetrit 16-Profesion 17-Morena e këngës lirike 18-Ulje mbi gjunjë 19-Gjika e skenës 20-Ka për kryeqytet Maroku 22-Përemër vetor 23-Bashkëpunëtor 24-Teatri i Operas 25-Kundërshtar, sfidant 26-Ish futbollisti anglez Bobi... 27-Janë të përmenduar ato të Linosit 29-Shkoi, në dialekt 30-Është aneks i kombinatit 31-Një opera (Karmen) e shkruar nga kompozitori Zhorzh...32-Thuhet porsa mbaron lutja 33-Takitje prej cohe që mbajnë myzeqarët në kokë 35-Fjalë që vihet para emrit të një prifti katolik 36-Janë kafshë nga Peruja me lesh të mirë 37-Enver Rada 38-Kujdestar 39-Kompozitori Krajka në inc. 40-...Sha-ron, ish Kryeministër izraelit 41-Stacion televiziv...Neës 42-Mineral me fije të holla që nuk digjen përdoret në industri dhe në ndëtim 43-Një opera e Pjetër Maskanjit

1-Totali 2-Ai i Pojanit, pa fund 3-Lumë në Rusinë Lindore, rrjedh nga malet Verkojansk dhe dergjet në Detin e Veriut 4-Notë në pentagram 5-Fletë me të dhëna të ndryshme që zakonisht i përdor biblioteka 8-Zejtar që merret me punime meshini, lëkurëpunues 10-...Musolini, pa fund 11-Lloj vere, pa fund 12-Lumi i Gjirokastrës 13-Një planet satelit i diellit 14-Ish vole-jbollisti i Dinamos Shaban... 15-Shkrimtari turk Nesin në inc. 16-Tokë e papunume, dru e shkurre të dendura 18-Stërqokat, femrat e gallofit 20-Këngëtarja lirike ...Dilo, pa fund 21-Fenomen atmosferik që ndodh në dimër 23-Medikament kundër malarjes 24-Kujdesi tepruar për dikë, kujdestari e rreptë që ndrydh inisia-tivën dhe lirinë e mendimit 25-Pikë turistike në veri në Malsinë e Madhë 26-Është lëndë djegëse 28-Gjendër e huaj në trupin e njeriut 29-Poeti Zhusti 31-Ntë në pen-tagram që tregon se një notë muzikore duhet të ulet që gjysëm toni 32-...Noriega aktore e dëgjuar e teleno-velave 33-Ndodhet përballë hipotenuzës 34-Kastile, me qëllim 36-Karl..., legjenda e atletikës amerikane kampion në vrapim 38-Një numër 39-Kafshë e egër pyelli që ndodhet në pyjet tona 40-Alibali i këngës në inc. 41-Organizatë Radikale

Mynih, bredhi me flori mbi 2 milionë euroNë Gjermani festat vlejnë po

aq sa ari. 63 kilogram flori i pastër, është përdorur nga “Pro Aurum” një tregtar i madh në fushën e metaleve me vlerë, që për të cele-bruar denjësisht festat e fundvitit, krijoi këtë bredh Krishtlindjesh dhe që vlen plot 2.3 milionë euro. Pema vezulluese 3 metra e lartë, është krijuar duke përdorur një mbajtëse plastike mbi të cilën janë vendosur 2018 monedha ari të Filarmonisë së Vjenës. Bredhi i artë u ekspozua në Mynih. Që pas vendosjes në qytet bredhi duket se ka marrë menjëherë shumë vëmendje. Bredhi është pohuar si një ndër më të shtrenjtët në botë dhe që ruhet nga shumë policë.

Page 24: Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 26 Dhjetor 2018 Prapaskenat ... · Vasili u shpreh se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë

GAZETA SOT24 E Mërkurë 26 Dhjetor 2018

3,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Franca siguroi titullin kampion në Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi në verën e

vitit 2018, duke u ngjitur në majën e futbollit botëror për këtë edicion. Në fakt, ky ishte trofeu i dytë për francezët, të cilët e kishin fituar kupën e parë të botës në vitin 1998, me një brez të artë futbol-listësh që kryesoheshin nga legjenda Zinedin Zidane. Këtë edicion, në radhët e “gjelave” francezë ka milituar një lojtar me moshë fare të re, vetëm 19 vjeç, Kilian Mbape, që bëri një Botëror fantastik dhe ishte madje lojtari më i mirë i ri i Botërorit “Rusi-2018”. Mbape vinte pas një sezoni mjaft të mirë me Paris Saint Germain, por edhe në Champions League. Ai fitoi në Francë çdo titull të mundshëm dhe në Botëror u kuotua edhe si një prej zbulimeve më të mëdha. Ishte i riu më i mirë dhe u kandidua për “Topin e Artë”, krahas Luka Modriçit, Kristiano Ronaldos e Antuan Griezmanit. Pikërisht me këtë të fundit ka fituar edhe trofeun e lojtarit më të mirë francez

STATISTIKAT/ U dëmtua Bonaventura, Milanit i bie pesha e realizimit të golave

BOLONJA-LACIO Serie A do të luajë javën e 18-të të saj në këtë fundviti, ku skuadrat synojnë të marrin maksimumin për të përmbushur objektivat e tyre. Bo-lonja-Lacio do të jetë një nga sfidat e kampionatit italian, që do të luhet mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa fakti që dy skuadrat stërviten nga dy vëllezërit Inzagi, e bën vërtetë të veçantë këtë përballje. “Emilianët” drejtohen nga më i madhi i famil-jes, Pipo Inzagi, i cili shkëlqeu më shumë në karrierën si futbollist, por

që nuk është ngjitur në të njëjtin nivel në atë si trajner, pasi rrezikon seriozisht shkarkimin, madje duke filluar që nga mbrëmja e nesërme, nëse Bolonja do të humbë. Nga ana tjetër, Simone është duke bërë shumë mirë me Lacion dhe nesër do të udhëtojë drejt Bolonjës për të marrë fitoren e radhës, që do t’i konsolidonte disi pozitat në zonën Champions, ndonëse pasojat te i vëllai mund të jenë fatale. Kjo pasi në rast se Lacio do t’ia dalë të fitojë

në “Dall’Ara”, atëherë Pipo mund të shkarkohet dhe “pesha e përgjegjë-sisë” do të bjerë edhe mbi vëllanë e tij, Simonen, ndonëse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli. “Do të jetë shumë e vështirë, por shpresoj që të fitojë më i miri. Në stadium do të jenë prindërit dhe fëmijët tanë, ndaj besoj se do të dhurojmë një ndeshje të bukur. Këto lloj sfidash fitohen vetëm me paraqitje perfekte, ndaj duhet të bëjmë maksimumin”, tha Filipo Inzagi pas ndeshjes.

MESFUSHORI MERKATO DEKLARATA

Junajtid kërkon Dagllas Kostën, Juve vë kushte

Guardiola: Siti i tanishëm është më i mirë se vjet

Reali nuk heq dorë nga Hazard, tjetër ofertë për belgun

“Ethet” e merkatos kanë nisur. Sipas gazetës së njohur spanjolle “AS”, Mançester Junajtid është i interesuar për brazilianin e Juventusit, Dagllas Kosta. Klubi anglez ka në plan të bëjë një ofertë, që kap shifrën e 60 milionë eurove për bardhezinjtë. Por këta të fundit duan të futin në bisedime edhe francezin Pol Pogba, të cilin duan ta kenë sërish në ekip. Pra, nga Ju-ventusit kërkohet që Pogba të shkëmbehet me Dagllas Kostën. Junajtid ndërkohë nuk ka dëshirë që ta futë Pogbanë në këtë lëvizje, sepse dëshira e francezit

Merkato do të hapet zyr-tarisht më 1 janar 2019 dhe klubet po nxitojnë të futen në treg për të mundësuar blerjen e më të mirëve e një prej këtyre klubeve është Re-ali i Madridit. Pas largimit të Kristiano Ronaldos, Reali ka pasur një sezon me luhatje. Një zëvendësues i denjë për portugezin, shihet futbollisti i Çelsit, belgu Eden Hazard. Ekipi që drejtohet nga San-tiago Solari është vënë në ndjekje prej kohësh dhe vetë lojtari i Bluve ka shprehur interesimin për një transfer-im në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët janë të gatshëm

Mançester Siti e fitoi vjet titullin kampion në Premier League me 100 pikë, meg-jithatë Pep Guardiola beson se ekipi i tij sivjet është edhe më i mirë. Vitin e kaluar Siti u shpall kampion me 19 pikë më tepër se ndjekësi i parë, Mançester Junajtid, derisa kishte pësuar vetëm dy humbje ndaj Liverpulit e Çelsit. E sivjet deri tani ka pësuar dy humbje, nga Kristal Palace e Çelsi. “Në detaje të vogla jemi më të mirë se sezonin e kaluar, gjë që është normale sepse kemi më shumë kohë së bashku. Procesi ynë, ndërtimi, presin-gu, mund të përdorim lëvizje

për t’u larguar nga skuadra nuk është më, pas largimit të trajnerit portugez Hoze Murinjo, me të cilin ai kishte marrëdhënie të këqija.

të ndryshme, kemi më shumë alternativa për t’u mbrojtur kur jemi në sulm, e jemi më solid kur mbrohemi”, është shprehur ai për “Sky Sports”.

për vitin 2018, duke ngjallur një farë zilie në gjirin e grupit të trajnerit Didier Deshamps. Dhe për ironi, çmimin e lo-jtarit më të mirë francez për këtë vit e ka dhënë “France Football”, revista e shquar franceze që organizon edhe dhënien e çmimit të madh të “Topit të Artë” për lojtarin më të mirë në botë.

VlerësimiSulmuesi i Paris Saint

Germain dhe kombëtares franceze, Kilian Mbape, shpal-let futbollisti më i mirë francez

Kilian Mbape lojtari më i mirë francez i vitit 2018, “zhduket” Antuan Griezman

Ai që i mungon më shumë se askush tjetër Milanit është Xhakomo Bonaventura, i op-eruar më 19 nëntor në gju, pas probleme kronike që kishte shfaqur. Një problem që u duk se do të zgjidhej në pak javë, por më pas u pa se duhej patjetër operacioni. Koha e rikuperimit për të është nga 5 deri në 8 muaj, kështu që mesfushori do të kthehet në fushë në fund të verës së ardhshme. Milani i këtij sezoni e ka ndjerë jashtëzakon-

isht mungesën e tij. Numrat flasin qartë. Mesatarja e golave dhe loja e kuqezinjve kanë shkuar piki-atë. Me Bonaventurën në fushë, Milani kishte shënuar 15 gola në 8 ndeshje kampionati, mes të cilave me kundërshtarë të fortë si Napoli, Roma dhe Interi. Në janar vjen Lukas Pakueta, i cili mund të mbulojë rolin e Bonaventurës, por trajneri Gatuzo ka kërkuar që mbi brazilianin të mos krijohet presion, pasi ai së pari duhet të ambientohet me futbollin italian.

për vitin 2018, sipas revistës prestigjioze “France Football”, që jep gjithashtu çmimin e “Topit të Artë”. 20-vjeçari ka lënë pas krahëve dy shokët e skuadrës tek kombëtarja, me të cilët u shpall kampion bote, Rafael Varane dhe Antuan Griezman. Në 2017, lojtari më i mirë francez u shpall mes-fushori i Çelsi, N’Golo Kante. Ky vit ka qenë i shkëlqyer për lojtarin e Paris Saint Ger-main, që përveç Botërorit me “Les Bleus”, fitoi gjithashtu kampionatin dhe Kupën e

Përplasen dy vëllezërit Inzagi, njëri mund të shkarkojë tjetrin

GOLA në nëntë ndeshjet e fundit ka realizuar skuadra e Milanit, një koeficient mjaft i ulët për një skuadër të profilit të lartë në Serinë A italiane.

Pra, mesatarja e golave të realizuar ka shkuar nga 1.875 gola për ndeshje në 1 gol për ndeshje.

9

Talenti 20-vjeçar francez siguroi një sukses të pazakontë këtë vit, sepse fitoi kampionatin me PSG, si dhe trofeun Botërorit me kombëtaren franceze

që të ofrojë shërbimet e Iskos dhe Mateo Kovaçiç, që ak-tualisht është në huazim te anglezët e Çelsit, për të trans-feruar belgun.

Francës me klubin e tij. Në total, Mbape ka shënuar 34 gola gjatë gjithë 2018, 25 me PSG dhe 9 me kombëtaren. Ky është çmimi i dytë që ish-futbollisti i Monako merr nga “France Football”, pas “Trofeut Kopa”, si lojtari i ri më i mirë. Kur fitoi atë çmim, Mbape madje deklaroi se ky ishte vetëm fillimi i diçkaje të bukur, dhe 2018 nuk do të jetë një vit unik. Mbape kon-siderohet si një prej talenteve më të mëdhenj në histori, ku që në fillim të karrierës së tij ka fituar jashtëzakonisht shumë. Madje, vetë legjenda braziliane, Pele, e ka krahasu-ar veten me të riun francez, duke u shprehur se në të ar-dhmen ai do të konsiderohet si një prej më të mirëve në të gjitha kohërat. Mbetet të shihet ecuria e mëtejshme e talentit francez, por të paktën në dy vitet e fundit, edhe pse në një moshë fare të re, ai ka shkëlqyer në të gjithë dimensionin e tij sportiv, një lojtar ku gërshetohet talenti dhe puna e madhe. Një çmim mëse i merituar, për më tepër që “zhduku” nga qa-rkullimi Antuan Griezman, të cilit ia zbehu arritjet.