tirazhi 7500 kopje e diel 14 janar 2018 ndërkombëtarët ... · reforma në drejtësi pritet të...

24
Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë ngritja e organeve të reja, sidomos ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dje gazeta e deklaroi... CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Shpërthen skandali, Erinda Ballanca mbronte në Strasburg pallatin e vjehrrit të Bashës ditën që u zyrtarizua Avokate e Popullit, dalin faktet Ngritja e KLGJ dhe KLP, SHBA-BE në alarm nga ligjet që rrëzoi Gjykata Kushtetuese, grup pune për ndryshimin e neneve LUFTAR PAJA: Teatrot në rrethe inekzistentë, arti duhet të dalë jashtë kornizës së Tiranës... Thellohen përplasjet brenda Partisë Demokra- tike,sa i takon bashkëpunimit me Lëvizjen Socialsite për Integrim. Pas aleatëve të PD, të cilët pak ditë më parë u rreshtuan kundër Kryemadhit, pakënaqësia ka zbritur edhe në degët e Partisë Demokratike në rrethe. Prej disa ditësh lideri demokrat... Në skenën e teatrit, por dhe në ekranin e kine- masë, me rolet e tij gjithmonë ka marrë vlerësimin e publikut. Në jetën artistike rolet më të fundit në teatër janë në dy shfaqje teatrore, por dhe në kine- ma, personazhet e interpretuar... Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 ADEM MUHAMETAJ: Infrastruktura e mangët fatkeqësi e sportit tonë, s’bëhet basketboll me stërvitje me orar Nga sportet kolektive, basketbolli është sporti i dytë më i ndjekur e më masiv në Shqipëri pas fut- bollit. Por basketbolli ynë ka prej vitesh që lëngon mungesën e infrastrukturës, e cila po shndërrohet në një gangrenë për sportin... & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Zerim të gjërave me botën! Po mes nesh? Nga Artan Xh. DUKA Nga Sokrat NDREÇKA Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve Nga Gjon BUSHPEPA 10 dimërore për qeverinë Ndërkombëtarët hedhin hapin final për arrestime në nivele të larta, BE sjell ekspertë të posaçëm në Tiranë, SHBA jep 2 milionë USD, ja dokumentet Rama paralajmëron militantët e LSI: Administrata do të pastrohet nga parazitët dhe grabitqarët, kushdo që sorollat qytetarët do të ndëshkohet Faqe 18 Thellohen përplasjet, pas aleatëve edhe degët e PD kundër aleancës me LSI, zbardhen debatet në takimet e Lulzim Bashës Faqe 4 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Dokumentet e CIA, amerikanët dyshime se Mehmet Shehu u vra, ja përplasjet e Ramiz Alisë me Nexhmije Hoxhën për të marrë pushtetin Faqe 12,13 Sokol Hazizaj: Politika nuk e do reformën në drejtësi, ja nga kush varet roli i FBI, gjyqësori në ngërç nga mungesa e organeve të reja Faqe 20 Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani i saj, sa i takon pastrimit të administratës nga militantët. Nga qyteti i Rrëshenit, ku zhvilloi një bashkëbise- dim me banorët e zonës në kuadër të prezantimit të Platformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët, kreu i ekzekutivit Rama u bëri apel qytetarëve të regjistrohen në platformën ëëë.shqiperiaqedu- am.al dhe të bashkëpunojnë... Faqe 5 Faqe 8 Faqe 2,3 Faqe 7

Upload: dangdat

Post on 29-Aug-2019

213 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë ngritja e organeve të reja, sidomos ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dje gazeta e deklaroi...

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Shpërthen skandali, Erinda Ballanca mbronte në Strasburg pallatin e vjehrrit të Bashës ditën që u zyrtarizua Avokate e Popullit, dalin faktet

Ngritja e KLGJ dhe KLP, SHBA-BE në alarm nga ligjet që rrëzoi Gjykata

Kushtetuese, grup pune për ndryshimin e neneve

LUFTAR PAJA: Teatrot në rrethe inekzistentë,

arti duhet të dalë jashtë kornizës së Tiranës...

Thellohen përplasjet brenda Partisë Demokra-tike, sa i takon bashkëpunimit me Lëvizjen Socialsite për Integrim. Pas aleatëve të PD, të cilët pak ditë më parë u rreshtuan kundër Kryemadhit, pakënaqësia ka zbritur edhe në degët e Partisë Demokratike në rrethe. Prej disa ditësh lideri demokrat...

Në skenën e teatrit, por dhe në ekranin e kine-masë, me rolet e tij gjithmonë ka marrë vlerësimin e publikut. Në jetën artistike rolet më të fundit në teatër janë në dy shfaqje teatrore, por dhe në kine-ma, personazhet e interpretuar...

Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018

ADEM MUHAMETAJ: Infrastruktura e mangët fatkeqësi e sportit tonë, s’bëhet basketboll me

stërvitje me orarNga sportet kolektive, basketbolli është sporti

i dytë më i ndjekur e më masiv në Shqipëri pas fut-bollit. Por basketbolli ynë ka prej vitesh që lëngon mungesën e infrastrukturës, e cila po shndërrohet në një gangrenë për sportin...

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Zerim të gjërave me botën! Po mes nesh?

Nga Artan Xh. DUKA

Nga Sokrat NDREÇKA

Koha është e maskarenjve, por

Atdheu i shqiptarëveNga Gjon BUSHPEPA

10 dimërore për qeverinë

Ndërkombëtarët hedhin hapin final për arrestime në nivele të larta, BE sjell

ekspertë të posaçëm në Tiranë, SHBA jep 2 milionë USD, ja dokumentet

Rama paralajmëron militantët e LSI: Administrata do të pastrohet nga parazitët dhe grabitqarët, kushdo që sorollat qytetarët do të ndëshkohet

Faqe 18

Thellohen përplasjet, pas aleatëve edhe degët e PD kundër aleancës me LSI, zbardhen debatet në takimet e Lulzim Bashës

Faqe 4

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Dokumentet e CIA, amerikanët dyshime se Mehmet Shehu u vra, ja

përplasjet e Ramiz Alisë me Nexhmije Hoxhën për të marrë pushtetin

Faqe 1

2,1

3

Sokol Hazizaj: Politika nuk e do reformën në drejtësi, ja nga kush varet roli i FBI, gjyqësori

në ngërç nga mungesa e organeve të reja

Faqe 20

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani i saj, sa i takon pastrimit të administratës nga militantët.

Nga qyteti i Rrëshenit, ku zhvilloi një bashkëbise-dim me banorët e zonës në kuadër të prezantimit të Platformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët,

kreu i ekzekutivit Rama u bëri apel qytetarëve të regjistrohen në platformën ëëë.shqiperiaqedu-am.al dhe të bashkëpunojnë... Faqe 5

Faqe 8

Faqe 2,3

Faqe 7

Page 2: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

2 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

2,5,6,10,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

SOKOLHAZIZAJ:

Pengesa është që ligjet procedurale sikur nuk janë bërë në favor të qytetarit, por në favor të një strukture që do të krijohet kushedi kur, kur të dojë politika. Sepse pa u krijuar KLP, nuk mund të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, i mandatuar 7 vjet. Pa u krijuar KLGJ, nuk mund të funksionojë procesi gjyqësor...

“Nuk na ka munguar asistenca e ndërkombëtarëve, por në fund vendos faktori kombëtar”

Politika nuk e do reformën në drejtësi, ja nga kush varet roli i FBI, gjyqësori në ngërç nga mungesa e organeve të rejaAvokati Sokol Hazizaj,

gjatë një interviste për gazetën “SOT” në lidhje me ecurinë e

reformës në drejtësi, deklaroi se duhet thënë hapur që kjo re-formë nuk po gjen zbatim. Sipas tij, kjo gjë vjen si rrjedhojë e përdorimit të reformës në drejtë-si nga ana e forcave politike, të cilët vetëm kërcënojnë me emra. Ndërsa i pyetur për ndihmën e partnerëve ndërkombëtarëve dhe mbërritjen e agjentëve të FBI dhe ekspertëve të huaj për të asistuar në operacionin “Forca e Ligjit”, Sokol Hazizaj u shpreh se kushdo që të vijë, sërish nuk bën dot gjë sepse bëhet pengesë faktori kombëtar.

-Ditët e fundit kryeproku-rorja Arta Marku ka lëvizur disa prokurorë rrethesh. Si i shihni këto lëvizje dhe a është gjithçka në përputhje me ligjin sepse ka pasur edhe debate në lidhje me këtë çështje?

Në kuptim të karakterit formal ligjor, të ligjit për organ-izimin dhe funksionimin e or-ganit të prokurorisë, të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe proku-rorëve, të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që bëhet ligji i vetin-gut, të gjitha aktet e nxjerra nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme vijnë në kundërshtim nen për nen me atë ç’ka afirmojnë dhe formatojnë lig-jet. Në kuptim të frymës

së ligjit për organizimin dhe funksionimin e organit të proku-rorisë, frymës së ligjit dhe nenit 148 të Kushtetutës, është e drejtë e Prokurorit të Përgjithshëm, me frymën e ligjit, që për disiplinimin e organit të tij dhe funksionimin e organit të tij, të nxjerrë akte në trajtën e urdhrave.

-Janari pritej të ishte muaji i reformës në drejtësi, por akoma s’ka asnjë rezultat nga vetingu. Mendoni se ky proces do të jetë i suksesshëm sikurse pritej?

Rezervoj të drejtën për të deklaruar se për shkak të nxiti-mit që Kuvendi i Shqipërisë, lig-jbërësi, dhe të gjithë aktorët dhe faktorët që ndikuan në reformën e drejtësisë, në përpunimin e akteve ligjore, siç edhe e kam pohuar më parë, ligji do të kishte konflikte të përhershme sub-stanciale dhe procedurale, të cilat nuk sjellin efekte pozitive sa i përket misionit për të cilin u krijua, pse jo edhe u frymëzua, reforma në drejtësi. Të cilat ishin në tre dimensione: 1- shkurtimi në kohë i proceseve gjyqësore, se ky ka qenë frymëzimi i reformës në drejtësi; 2- rritja e kapaciteteve të aktorëve në dre-jtësi, që ka të bëjë me gjyqtarët

dhe prokurorët; 3- efikasitetin e ligjeve dhe transparenca

e vendimeve. Çfarë kon-statojmë sot? Sot kemi një organ procedural të hetimit që duhet t’i dre-jtohet gjykatës për çdo lloj shërbimi që i ofron qytetarëve, sepse he-

timi është shërbim. Shërbim ndaj të

vërtetës.

E dyta, kemi zgjatje të afateve kohore të proceseve në hetim dhe gjykim për shkak të zvar-ritjeve procedurale, pra ndrys-himeve procedurale penale, si edhe civile gjithashtu. E treta, kemi mungesë të transparencës të marrjes së vendimit dhe vendimeve gjyqësore gjithashtu. Mjafton t’i drejtohesh faqeve zyrtare të gjykatave, kujtdo gjykate qoftë ajo, nuk gjen dot as një numër vendimi, pa qenë brenda konfedincialitetit të gjyqtarëve në raport me vendi-met. Shikoni faqet e gjykatave, po gjetët një vendim do më thoni e kishe gabim. Drejtojuni gjykatës të merrni një vendim, e merr dot? Në këto kushte, tashmë reforma në drejtësi, frymëzimi për të cilën nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe kjo du-het thënë hapur. Nuk duhet fshe-hur kjo gjë. E vetmja gjë që ka ndikuar reforma në drejtësi, ose dëshira për të bërë reformë në drejtësi, është vetëm një histori politike, që nga mëngjesi deri në darkë bëjnë kërcënime. Do futet në burg filani, do shkojë në burg filani, rezultate objektive të reformës në drejtësi nuk ka.

-Në fund të janarit pritet të ngrihet KLGJ dhe KLP, por opozita pritet të nisë një valë protestash. A rrezikohet ngritja e organeve?

Unë mendoj që ka një nënk-uptim të marrëveshjes së bërë në majin e vitit të kaluar. Është një marrëveshje e pashkruar midis kryeministrit dhe liderit të opozitës dhe të gjithë faktorëve politikë, pse jo, ose politikës në përgjithësi për të penguar çdo lloj objektivi pozitiv që mund të kishte reforma në drejtësi. Ka një përplasje, ose do ta quajmë të kuptimit konfidencial dhe konspirativ, midis objektivit dhe ndërkombëtarëve për ta bërë Shqipërinë dhe poli-tikës shqiptare për ta mbajtur Shqipërinë peng të këtyre 27 viteve. Mbase nuk është çudi që sot ne nuk kemi asgjë më pak e asgjë më tepër sesa ish-byroja politike apo fëmijët e tyre në pushtet.

-Në Gjykatën Kus-htetuese janë dërguar disa ligje, më i fundit Kodi i Procedurës

Penale. A është kjo një shenjë se ka gjyqtarë

dhe prokurorë që i tremben vetingut?

Jo. Shiko, shoqata e proku-rorëve dhe e gjyqtarëve, nuk i janë drejtuar, mesa di unë, ndryshi-meve ligjore që kanë të bëjnë me statusin e gjyqtarëve dhe proku-rorëve. Të paktën shoqata e proku-rorëve i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e të drejtave procedurale penale, që s’ka lidhje fare me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

-Pak ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklar-oi se qytetarët kanë denoncuar vendime të dyshimta, por asnjë provë për aferat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mendoni se ky është një sinjal se do të jetë e vështirë të zbulohen shkeljet e tyre?

Në të vërtetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka të bëjë me rigjykimin e çësht-jeve gjyqësore. Ideja ime për reformën në drejtësi nuk ka të bëjë me sulmin ndaj humanit, ndaj njeriut. Ka të bëjë me sul-min ndaj karakterit profesional të njeriut. Për mua reforma në drejtësi fillonte dhe mbaronte me ndryshimet procedurale dhe materiale. Duke i kufizuar hapësirat gjyqtarit dhe proku-rorit për të manipuluar ligjin material dhe procedural, vetingu e kishte mbyllur procesin e tij. Që do të thotë kemi gjyqtarë dhe prokurorë të painteresuar, të korruptuarit, për të punuar në një organ që ligji nuk i lejon-te të manipulonin. Sot ne nuk flasim për një ligj që nuk krijon mundësi materiale dhe penale, civile dhe penale, që nuk krijon mundësi manipulimi. Sot ne flasim, reforma në drejtësi është e barasvlershme me emrat. Në momentin që një reformë fillon dhe mbaron me emrat, nuk është reformë, është ndryshim kuad-ri. Në këto kushte, kur bëhet fjalë për emrat, reforma është e pamundur të zbatohet. Shqipëria është vend i vogël. Ndrysho pro-cedurën, ndrysho materien, dhe i bëjnë njerëzit të painteresuar për t’u korruptuar. Kaq.

-Në Shqipëri kanë mbërritur dy agjentë të FBI dhe ekspertë të huaj. A është kjo një shenjë se tashmë ka ardhur koha për të bërë goditje në nivele “VIP”?

Ne nuk ka munguar asn-jëherë asistenca dhe përafri-mi ligjor i ndërkombëtarëve.

Çështja është se ai që vendos, është faktori kombëtar. Derisa këtu politika është e pa përqas-ur me dënimin ndaj krimit dhe është më e përqasur me bash-këpunimin me krimin, jo dy specialistë të FBI të vijnë, por të vijë gjithë FBI dhe CIA këtu nuk ka perëndi ta ndalë. Shiko-ni procesin zgjedhor, sistemin zgjedhor. Nëse sistemi zgjedhor nuk ofron votën ndaj qytetarit dhe qytetarin ndaj votës, pra interesin ndaj dy palëve, votën ndaj humanit dhe humanin ndaj votës, procesi ka mbaruar, është i mbaruar. Dhe këtu nuk është çështje hetimi, është çështje as-pirate, çështje idealiste. Sa kohë që qeverisja dhe opozita nuk kanë filozofi, për mua proceset janë të dyshimta.

-Ligjet e reformës kanë mbi një vit që kanë hyrë në fuqi, por shumica janë të pazbatueshme. A rrezikon kjo të fusë në ngërç sistemin e drejtësisë?

Pjesa më e madhe e ligjeve materiale dhe procedurale kanë hyrë në zbatim nga gjykatat. Çështja është që nuk ka hyrë në fuqi procesi i vlerësimit profe-sional, i integritetit dhe moral të gjyqtarëve dhe prokurorëve. KLP dhe KLGJ dhe disa të tjera pastaj që vijnë si pasojë e këtyre, që është jo organizimi i KLP dhe KLGJ, etj, këto janë ligje organikë. Ndërsa pjesa e ligjeve procedurale dhe materiale kanë hyrë në fuqi, pra ajo që i intere-son qytetarit. Por këtu është gjithë pengesa. Pengesa është që ligjet procedurale sikur nuk janë bërë në favor të qytetarit, por në favor të një strukture që do të krijohet kushedi kur, kur të dojë politika. Sepse pa u krijuar KLP, nuk mund të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, i mandatuar 7 vjet. Pa u krijuar KLGJ, nuk mund të funksionojë procesi gjyqësor i sistemit. Atëherë me kë kanë të bëjnë KLGJ dhe institucionet që krijojnë pavarësinë e sistemit? Me KLP dhe KLGJ. Në këto kus-hte, pa u krijuar këto, që varen nga politika, si mund të funk-sionojë sistemi? Është e thjeshtë kjo për tu kuptuar. Dmth, funksionimi i sistemit të drejtë-sisë, është i barasvlefshëm me sistemin e shëndetësisë. Ti mund t’i flasësh infermierëve, por kur të gjithë doktorët shkojnë në Gjermani, nuk ka sistem.

Intervistoi: Mimoza IBRA

Page 3: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rasti i më i njohur i luftës ndaj korrupsionit është ai i arrestimit të kryeministrit kroat. Ivo Sanader. Hetimi ndaj tij ka nisur nga in-formimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gazetarët raportonin që Sanader mbante ora dore shumë të shtrenjta, një prej të cilave vlente mbi 100.000 Euro. Hetimi ka nisur pas indicieve të para dhe ishte shumë i vështirë grumbullimi i provave. Hetimi u krye nga një skuadër, që konsistonte nga 7 Prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të Shtuna dhe të Diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluzionin se ish Kryeministri ishte përfshirë në aktivitete ko-rruptive kriminale. Dëshmitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndë-sishëm veçanërisht për fillimin e procesit. Ai është arrestuar në Austri më 10 Dhjetor 2010 dhe u dënua me 8 vjet burg.

SHEMBULLI KROAT

“Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta

“SOT”, SHBA do të japë për Shqipërinë gjatë vitit 2018, plot 7.4 milionë dollarë fonde, me

qëllim realizimin e reformave. Vendimi i marrë nga senati amerikan tashmë është në fuqi dhe shumë shpejt fondet do të mbërrijnë në Tiranë

dhe do të jenë një ndihmë e ma dhe për zba-timin e reformës në drejtësi...

Paralajmëron Ditmir Bushati: Vetingu do të zbatohet për të gjitha nivelet, reforma në drejtësi prioritet i qeverisë

Reforma në drejtësi është vendimtare sa i takon integrimit në BE. Një gjë e tillë u bë e ditur gjatë një vizite që ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi në Suedi, ku u takua me Kryetaren e Komi-sionit për BE në parlamentin suedez, Karin Enstrom. Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke ndarë mendimin për rëndësinë që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit dhe procesin e reformave në të. Ministri Bushati shprehu

mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme të Suedisë, përfshirë parlamentin suedez, për procesin e zgjerimit në një kohë kur BE po përballet me sfida të shumta dhe serioze. Ndërsa Enstrom rikonfirmoi qëndrimin suedez për anëtarësimin e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në Bashkimin Evropian bazuar në meritë dhe plotësimin e kritereve për këtë qëllim. Në kuadër të vizitës në Suedi, ministri Bushati zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Drejtë-sisë dhe Migracionit, Lars Uestbratt. Minis-

tri Bushati e njohu Sekretarin e Shtetit me ecurinë e reformave përafruese me BE, duke u ndalur veçanërisht në reformën në drejtësi, si prioritet kryesor jo vetëm në rrugën e in-tegrimit evropian të Shqipërisë, por dhe për qytetarin shqiptar dhe thithjen e investimeve të huaja në vend. “Shqipëria po zbaton një reformë gjithëpërfshirëse të drejtësisë që adreson mangësitë e deritanishme në lidhje me pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Zbatimi i legjislacionit tashmë në fuqi po zh-

villohet me një ritëm të qëndrueshëm, si dhe po punohet për zbatimin e procesit të vetingut në të gjitha nivelet”, vuri në dukje Ministri Bushati. Bashkëbiseduesit ndanë mendime në lidhje me krizën migratore dhe impaktin e saj, si dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve për frenimin e fenomenit të azil-kërkimit. Ministri Bushati zhvilloi edhe një takim me Sekretaren e Shtetit për zh-villimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Ulrika Modeer, si dhe me Sekretarin e Shtetit për BE-në dhe tregtinë Oscar Stenstrom.

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës dhe Bashkimi Europian, janë duke hedhur hapat e fundit për të nisur luftën në

politikën dhe drejtësinë shqiptare. Prej disa ditësh është ndërmarrë një proces i thellë reformimi në prokurori e polici, duke dhënë sinjale se po afron dita e arrestimeve në nivele të larta. Por autoritetet shqiptare nuk do të jenë vetëm në këtë aspekt, pasi do të ketë asistencë nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Dy ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se FBI do asistojë proku-rorinë, mirëpo nuk do të jetë vetëm kjo mbështetje, pasi Uashingtoni do të japë fonde dhe do të sjellë ekspertë sa i takon dhe reformës në drejtësi. Po e njëjta gjë do të ndodhë dhe nga Bash-kimi Europian. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta “SOT”, SHBA do të japë për Shqipërinë gjatë vitit 2018, plot 7.4 milionë dollarë fonde, me qëllim realizimin e reformave. Vendimi i marrë nga senati amerikan tashmë është në fuqi dhe shumë shpejt fondet do të mbërrijnë në Tiranë dhe do të jenë një ndihmë e madhe për zbatimin e reformës në drejtësi. Nga këto, 2 milionë do shkojnë për luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet. “2 milionë dollarë do të jenë asistencë nga SHBA për Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar, trafikut të njerëzve dhe narkotikëve, luftës ndaj korrupsionit, ndryshimin e ligjeve dhe ndaj shoqërisë civile, kjo e fundit si faktor ndihmues në luftën ndaj krimit e korrupsionit. Asistenca do të ndihmojë reformën në sektorin e drejtësisë dhe ngritjen e kapaciteteve në zbatimin e ligjit në të gjitha nivelet. Programet do të asistojnë planifikimin, menaxhimin, trajnimin për zbatimin e reformës në sektorin e drejtësisë, si dhe do të forcojnë transparencën, sho-qërinë civile dhe të drejtat e viktimave të krimit”, thuhet në raport. Kjo do të thotë se shumë shpejt do të alokohen këto fonde dhe amerikanët nisin punën për ngritjen e Byrosë së Hetimi dhe Prokurorisë Speciale Antikorrup-sion. Fondet po ashtu do të shkojnë dhe për policinë, e cila do të forcohet pas vetingut që ka ndërmarrë qeveria.

Angazhimi i BrukselitNdërkombëtarët janë duke ecur

RALIUS V. Në fazat e para, zyrtarët e EURALIUS IV do të takohen për të këmbyer eksperienca me EURALIUS V dhe për dorëzimin e materialeve”, thuhet në një dokument të siguruar nga gazeta. Nga ana tjetër, aty trego-het dhe pse këtë herë do të vijnë dhe ekspertë afatshkurtër, pasi deri më sot ka pasur ekspertë afatgjatë. “Ekspertët afat-mesëm duhet të punojnë për një

periudhë më të gjatë sesa ekspertët afat-shkurtër, kryesisht për një pe-riudhë disa mujore. Kjo do të sjellë mundësi përshtatjeje për aplikantin, që të reagojë ndaj situatave komplekse dhe nevojave”, thuhet aty. Sipas doku-mentit, përzgjedhja e ekspertëve do të bëhet përmes një procesi konkurrimi dhe do përzgjidhen njerëz të aftë që do të ndihmojnë institucionet shqiptare.

Sipas dokumentit të siguruar nga gazeta SOT, për vitin 2018 Shqipëria do të përfitojë 7.440.000 dol-larë nga SHBA dhe këto para do shkojnë për rreth 7 sektorë. 3 milionë do të shkojnë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. 2 milionë dollarë për luftën

ndaj krimit, korrupsionit dhe reformën në drejtësi. 0.5 milionë dollarë do të shkojnë për të ndihmuar sistemin tregtar. 1 milionë dollarë do të shkojë për demontimin e municioneve dhe rreth 1 milion tjetër për shoqërinë civile, median dhe projekte të ndryshme.

JA SI NDAHEN FONDET E SHBA

bashkërisht në luftën ndaj korrup-sionit në politikën shqiptare. Përveç, SHBA angazhim ka ndërmarrë dhe Bashkimi Europian. Vitin që lamë pas, misioni EURALIUS IV, i cili për-faqëson Brukselin, e mbylli mandatin e tij. Por BE ka vendosur që të vijojë asistencën për vendin tonë dhe në Tiranë do të vijë misioni EURALIUS V. Interesant është fakti se nuk do të qëndrojnë në detyrë ekspertë aktualë, por do të vijë një grup akoma dhe më i gjerë, ku do të ketë ekspertë afatgjatë. “Pjesa 6 e direktivave thotë se EU-RALIUS I, II, III e IV janë pritur nga autoritetet, por për arsye të kontekstit pas reformës, ka nevojë për një plan akomodimi të EURALIUS V. Në lidhje me këtë EURALIUS IV do të dorëzojë dy automjete dhe disa zyra për EU-

Sollaku: Arta Marku po vepron sipas ligjit

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ka folur dje për zgjedhjen dhe lëvizjet e fundit të kr-yeprokurores së përgjithshme të për-kohshme Arta Marku. Për shkarkimet dhe emërimet e reja të kryeprokurores Marku, ish-prokurori i përgjithshëm tha se nuk mendon që këto të jenë bërë për prapavijë politike apo për hakmarrje personale, edhe pse nuk i përjashton si mundësi. “Prokuroria nuk është më organ i centralizuar. Proku-roria nuk është më një institucion unik, por e copëzuar. Sot kemi krijuar Prokurorinë e posaçme, SPAKU-n që ende nuk është funksional. Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm por edhe ai që do vijë, nuk ka kompetencë të merret me krimin e organizuar, krimet e rënda apo çështjet e hapura për politikanë. Dua të them që prokurori i përkohshëm ka të drejtë të merret me vëzhgime e mbajtje shënim nëse ka shkelje të prokurorëve. Ka një dispozitë kalimtare që prokurori në de-tyrë, ka të drejtë të caktojë prokurorët në një prokurori për mirëfunksionimin e saj”, tha ai.

Gjosha: Duhet politikë më konstruktive

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se për të pasur pritshmëri të larta të integrimit të Shqipërisë në BE duhet një bashkëpunim politik. Gjosha u shpreh se dialogu konstruktiv mes palëve politika ka munguar. “Që të kesh pritshmëri të larta, ajo duhet të shoqërohet me një ambient politik konstruktiv, më një dialog politik mes palëve i cili për hir të së vërtetës ka munguar. Shqipëria duhet të lëvizë shumë shpejt për të plotësuar kushtet dhe kriteret që janë të ditur nga të gjithë shqiptarët, nuk është vetëm reforma në drejtësi, por janë çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar”, tha ajo. Në lidhje me ftesat që kryeministri Rama i ka bërë opozitës, Gjosha tha se ato janë hipokrizi që kryeministri i bën për shou politik. “Mënyra si luan kryeministri në politik është një shou që duhet të marrë fund. Nga njëra anë ti mund të ftosh opozitën me shumë hipokrizi do ta quaja unë dhe nga ana tjetër është mënyra si veprohet”, tha ajo.

Ndërkombëtarët hedhin hapin final për arrestime në nivele të larta, BE sjell ekspertë të posaçëm në Tiranë,

SHBA jep 2 milionë USD, zbardhen dokumentet

SHBA zbardh fondet për vitin 2018, EURALIUS me mision të ri në Shqipëri

Page 4: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

4 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deklarimin e papajtuesh më risë me Kushtetutën të:1. nenit 5; 2. nënseksionit II, III dhe IV të

Seksionit 2, Kreu I të pjesës II (nenet 19-58);

3. nenit 61; 4. nenit 103; 5. nënseksionit II, III dhe IV të

Seksionit 2, Kreu I të pjesës III (nenet 117-156);

6. nenit 159; 7. paragrafit 5 të nenit 169; 8. neni 235; 9. të pjesës VI; 10. si dhe nenit 285

Ja çfarë kërkonte PD në padi

për korrupsion, të rikthenin pagën vjetore. “Nëse magjistrati është dënu-ar me vendim të formës së prerë për vepra penale në fushën e korrupsionit, Këshilli vendos përveç shkarkimit të magjistratit edhe kthimin e shumës së

pagës bruto të vitit të fundit në detyrë të përfituar prej tij”, thuhej në nenin 112. Kjo pikë u cilësua e rëndësishme nga deputetët gjatë diskutimeve në komision, pasi kushdo që ka bërë korrupsion duhet të kthejë pas një

Komisionerët e vetingut 13 orë në punë për të mbyllur verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kërkojnë paga shtesë

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kual-ifikimit kanë kërkuar paga për orët shtesë që po qëndrojnë në detyrë, me qëllim realizimin sa më shpejt të vetingut. 12 komisionerët e Komisionit të Kualifikimit i kanë kërkuar Min-istrisë së Financave që t’u paguajë 5 orë shtesë në ditë, bazuar në Kodin e Punës, por Ministria e Financave ka refuzuar. Puna e anëtarëve të vetingut nis me orarin zyrtar dhe nuk përfun-don asnjëherë në orën 16.30. Komisionerët lënë ambientet pas orës 21.00 të mbrëmjes. Para-

doksi qëndron te niveli i pagave të njerëzve që punojnë në të njëjtën godinë dhe për të njëjtin qëllim: komisionerët e komisionit të pavarur të kualifikimit paguhen nga shteti shqiptar 280 mijë lekë, kurse një vend pune si punonjës protokolli pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që asiston procesin e vetingut, paguhet 2 mijë euro, ose rreth 267 mijë lekë. Por ONM respekton orarin zyrtar. Në kohën aplik-imeve për një vend në komisionet e vetingut, paga e premtuar ishte rreth 600 mijë lekë. Por

në momentin e miratimit të buxhetit, pagat u ri-shikuan me zbritje dhe u vendosën 280 mijë lekë në muaj për komisionerët. Ky reduktim drastik shkaktoi deri debate politike, sepse opozita aku-zoi mazhorancën se kishte folur pa pushim për vetingun dhe tani po i privonte komisionerët nga burimet e nevojshme financiare. Këtyre akuzave kryetari i komisionit të ligjeve i përgjigjej: “Edhe lekët nëse ka nevojë do tua japim prapë, vetëm vetingu do të bëhet”. Për shkak të presioneve të shumta, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

po punon me orare të zgjatura që rezultatet e para të jepen brenda këtij muaji. Momentalisht janë 57 emra që po verifikohen, ndërsa më pas do vijohet me 750 emrat e tjerë. Rezultatet prite-shin në fund të dhjetorit, por nuk u arrit një gjë e tillë. Më pas u fol për në fillim të janarit dhe sërish nuk ka pasur asgjë konkrete. Mbetet të shihet nëse muaji i janarit do të jetë koha kur do të dalin të dhënat për emrat e parë, që do të jenë me shumë gjasë drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive kryesore.

Ngritja e KLGJ dhe KLP, SHBA-BE në alarm nga ligjet që rrëzoi Gjykata Kushtetuese,

grup pune për ndryshimin e neneve

Padia e PD në Kushtetuese sjell të tjera probleme për zbatimin e reformës

Kliti TOPALLI

Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me prob-leme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

ngritja e organeve të reja, sidomos ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dje gazeta e deklaroi se tani PD e LSI nuk e bllokojnë dot përzgjedhjen e anëtarëve, pasi nëse gjatë 34 raun-deve nuk ka konsensus, anëtarët e dy organeve do të quhen të miratuar. Por problemi më i madh është se pas ngritjes së tyre, mund të ketë probleme në funksionimin e organeve. Në janar të vitit 2017, Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku kërkoi që të rrëzohej ligji për organet e reja në sistemin e drejtësisë, pra ligji që mundëson ngritjen e KLGJ dhe të KLP. Mirëpo gjykata përmes një ven-dimi të marrë në muajin prill, pranoi pjesërisht kërkesën e PD, duke rrëzuar vetëm 5 nene nga ligji. Më konkretisht u cilësuan antikushtetues: neni 5; neni 61, neni 103, neni 159 dhe neni 169, pika 5. Por nga këto 5 nene, dy janë më të rëndësishmit, neni 61 dhe neni 159, pasi kanë të bëjnë mbledhjet e KLGJ dhe KLP. Nëse këto nene nuk ndrys-hohen, vendimmarrja e organeve vihet në vështirësi. Për këtë arsye, ditët e fundit janë vënë në lëvizje ndërkom-bëtarët, për të ndryshuar ligjet. Dy ditë

më parë kryeprokurorja Arta Marku zhvilloi një takim me ekspertë të EU-RALIUS dhe aty u kërkuar prej tyre që të jepet asistencë për ndryshimin e ligjeve. Po ashtu, ata kanë rritur dhe presionet ndaj Kuvendit. Ditën e hënë fillon sezoni i ri parlamentar dhe sipas informacioneve, do të nisë puna për të hartuar ndryshimet në ligji, për nenet në fjalë. Por dilema është se si do të jetë vota e PD dhe LSI, pasi ligji kërkon 84 vota? Megjithatë mësohet se Parlamenti do të nisë procedurat për të bërë ndryshimet përkatëse, pasi puna e organeve vihet në shumë vështirësi.

Ligjet e tjeraPërveç ligjit për organet e sistemit

të drejtësisë, Kushtetuesja rrëzoi pjesërisht dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Këtë herë ishte Unioni i Gjyqtarëve, ai i cili dërgoi në gjykatë ligjin. Pas shqyrtimit, plot 22 nene të tij u rrëzuan. Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, detyronte të gjithë njerëzit e drejtë-sisë që në momentin që dënoheshin

JA ÇFARË PARASHIKONIN 2 NENET QË RRËZOI GJYKATANENI 61

Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor

1. Këshilli i Lartë Gjyqësor or-ganizohet dhe e ushtron veprimtarinë e tij në komisione ose në mbledhje plenare. Kompetencat e Këshillit që nuk përmenden në pikën 2, të këtij neni, ushtrohen nga komisionet. Kompetencat që përmenden në pikën 2, të këtij neni, ushtrohen nga mbledhja plenare, bazuar në propozimet e komisioneve përkatëse.

2. Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ushtron kompetencat e mëposhtme:

a) miraton akte nënligjore nor-mative, në zbatim të këtij ligji ose të ligjeve të tjera, me efekt të përgjith-shëm detyrues mbi të gjithë gjyqtarët, administratën gjyqësore, personat privatë dhe organet publike;

b) miraton akte për rregullimin e procedurave të brendshme të Këshillit;

c) emëron dhe ngre në detyrë gjyqtarët mbi propozimin e Komision-it të Zhvillimit të Karrierës;

ç) vendos masën disiplinore të shkarkimit mbi gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me dy të tretat e votave mbi propozimin e Komisionit Disiplinor;

d) shqyrton ankimet kundër vendimeve të komisioneve, me për-jashtim të atyre vendimeve që rrëzojnë vendimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimeve ose pushimin e hetimeve, sipas pikës 14, të nenit 62, të këtij ligji;

dh) miraton udhëzime të përg-jithshme jodetyruese;

e) miraton rregulla të detajuara për funksionimin e administratës së

Këshillit;ë) miraton përbërjen e komision-

eve të përhershme, të komisioneve të përkohshme...

NENI 159Mbledhja plenare e Këshillit të

Lartë të Prokurorisë1. Këshilli i Lartë të Prokuror-

isë organizohet dhe e ushtron vep-rimtarinë e tij në komisione ose në mbledhje plenare. Kompetencat e Këshillit që nuk përmenden në pikën 2, të këtij neni, ushtrohen nga komi-sionet. Kompetencat që përmenden në pikën 2 të këtij neni ushtrohen nga mbledhja plenare bazuar në propozimet e komisioneve përkatëse.

2. Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ushtron kompe-tencat e mëposhtme:

a) miraton akte nënligjore norma-tive, në zbatim të këtij ligji ose të lig-jeve të tjera, me efekt të përgjithshëm detyrues mbi të gjithë prokurorët, administratën e prokurorisë, personat privatë dhe organet publike;

b) miraton akte për rregullimin e procedurave të brendshme të Këshillit;

c) emëron dhe ngre në detyrë prokurorët mbi propozimin e Komi-sionit të Zhvillimit të Karrierës;

ç) vendos masën disiplinore të shkarkimit mbi prokurorët e proku-rorisë së posaçme kundër korrup-sionit me dy të tretat e votave mbi propozimin e Komisionit Disiplinor;

d) shqyrton ankimet kundër vendimeve të komisioneve, me për-jashtim të atyre vendimeve që rrëzojnë vendimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimeve

ose pushimin e hetimeve, sipas pikës 13, të nenit 160, të këtij ligji;

dh) miraton udhëzime të përg-jithshme jodetyruese;

e) miraton rregulla të detajuara për funksionimin e administratës së Këshillit;

ë) miraton përbërjen e komision-eve të përhershme, të komisioneve të përkohshme, si dhe rregulla të deta-juara për veprimtarinë e tyre;

f) shqyrton ankimet kundër ud-hëzimeve të Prokurorit të Përgjith-shëm ose të drejtuesve të prokurorive;

g) miraton rregulla të detajuara mbi menaxhimin dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit nga in-stitucionet e sistemit të prokurorisë në bashkëpunim me qendrën e teknolog-jisë së informacionit për sistemin e drejtësisë...

masë të caktuar të parave. Por gjykata me vendimin e marrë e ka shfuqizuar këtë nen, duke i lehtësuar gjyqtarët, të cilët vetëm sa mund të shkarkohen dhe vuajnë dënimin përkatës. Përveç këtij neni, janë shfuqizuar dhe shumë të tjerë, të cilët përcaktonin largimin e menjëhershëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse nuk e kalonin pro-cesin e vetingut. Ligji parashikonte që gjyqtarët apo prokurorët e afërm të mos punonin në një institucion, por edhe kjo është shfuqizuar. Janë shumë çështje,që dhe në këtë ligj duhet të rishikohen me qëllim zbatimin e ligjit.

1. Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe të për-

faqësuesve të shoqërisë civile.2. Anëtarët gjyqtarë zgjidhen nga Mbledhja e Përg-

jithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve.3. Anëtarët jo gjyqtarë që zgjidhen nga radhët e avokatëve,

trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe shoqërisë civile zg-jidhen nga Kuvendi.

PËRBËRJA E KLGJ

Page 5: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 5

2,5,6,10,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Fatmir Xhafaj: Vetingu në polici do largojë nga sistemi ata efektivë që s’përmbushin kriteret, të kapim standardet e BE

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, reformat e ndërmarra nga qeveria shumë shpejt do të prekin edhe Policinë e Shtetit. Deri më tani ka pasur akuza të ndryshme mes policisë dhe trafikantëve të drogës, por tanimë ekzekutivi ka vendosur ta luftojë këtë fenomen deri në bërthamë. Kështu, nga qyteti i Lezhës ku ishte i pranishëm në 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Fat-mir Xhafaj deklaroi se procesi i vetingut do të pastrojë sistemin e policisë nga ata punonjës që nuk përmbushin kriteret. “Procesi i Vetting-ut që nis së shpejti do të reformojë në kapacitetet

e saj njerëzore Policinë e Shteti duke synuar të promovojë pjesën më të shëndetshme të saj, punonjësit më me integritet, ata më të trajnuar-it, më të arsimuarit, të cilët për hir të së vërtetës janë shumicë në këtë organizatë”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Xhafaj u shpreh optimist se poli-cia do reformohet, falë mbështetjes së qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. “Ne jemi duke realizuar, me mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe kontributin aktiv të partnerëve ndërkombëtar një projekt ristrukturimi të policisë që do ta bëjë atë shumë më prezente dhe më eficente në kontrollin e territorit dhe

do të mundësojë një lidhje më të drejtpërdrejtë të punonjësit të policisë së zonave policore me komunitetin përkatës dhe kryesorja në shër-bim të çdo familje e çdo qytetari banorë të atij komuniteti”, u shpreh ai. Ndërkohë, ministri i Brendshëm theksoi se kryefjala e Policisë së Shtetit, sipas tij, është kapja e ritmit të or-ganizatave europiane e të mbërrijë kësisoj në standardet e vendeve të BE-së. “Sfida e ditës për Policinë e Shtetit është kapja e ritmit të or-ganizatave europiane e të mbërrijë kësisoj në standardet e vendeve të BE-së. Me reformat e gjithanshme të ndërmarra vitet e fundit, qoftë

ligjore, infrastrukturore, në burime njerëzore, kemi tashmë një Polici më të përgatitur dhe më reaguese, në mbrojtje të sigurisë publike, jetës dhe pronës së shtetasve. Jemi të përgjeg-jshëm për të qenë në lartësinë e standarteve të BE dhe jam i bindur se do ta përmbushim këtë detyrim brenda këtij mandati qeverisës”, nënvizoi ai. Duke iu referuar operacionit “Forca e Ligjit”, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se ky projekt i qeverisë do të vendosë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe punonjësit të Policisë në luftë me krimin dhe organizatat kriminale.

Rama paralajmëron militantët e LSI: Administrata do pastrohet nga parazitët dhe grabitqarët,

kushdo që sorollat qytetarët do të ndëshkohet

Kryeministri: Kush abuzon me lejet e legalizimit do shkarkohet

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani i saj, sa i takon pas-

trimit të administratës nga militantët. Nga qyteti i Rrëshenit, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës në kuadër të prezantimit të Platformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët, kreu i ekzekutivit Rama u bëri apel qytetarëve të regjistro-hen në platformën www.shqiperi-aqeduam.al dhe të bashkëpunojnë për të rigjeneruar administratën, si vetmja mënyrë për të larguar këta grabitqarë nga zyrat e shetit. “Platforma “Shqipëria që duam” është instrument i bashkëqeverisjes sonë me njerëzit. Mënyrë e mirë për këdo për të trajtuar me qeverinë drejtpërdrejt një problem konkret që mund të ndodhë në një zyrë, apo për të trajtuar ide e nisma që janë në interes për komunitetin. Platforma hasi nënqeshjen kombëtare si pasojë e një periudhe të gjatë premtimesh e zhgënjimesh, dhe që nuk besuan tek kjo platformë, faktet tregojnë të kundërtën. E kam përsëritur gjith-monë, që nëse duam të pastrojmë më shpejt zyrat e shtetit nga parazitët e grabitqarët që marrin frymën e njerëzve të zakonshëm, këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku”, deklaroi ai.

Rama fton qytetarët të denoncojnë burokracitëShefi i qeverisë ka nënvizuar

edhe një herë rëndësinë që ka plat-forma “Shqipëriaqëduam.al”, teksa ftoi qytetarët të bëjnë denoncimet e tyre në rast se nuk marrin të drejtën që u takon në institucionet shtetërore. Madje, Rama premtoi se çdo nëpunës i shtetit që nuk kryhen si duhet punën, do të shkarkohet. “Ne i kemi marrë 1640 shqetësime të ngritura drejtpërdrejtë nga njerëz në gjithë Shqipërinë dhe prej tyre 1412 janë probleme të zgjidhura, të të gjitha natyrave, njerëz që janë zvarritur për muaj e vite në hipotekë, që e kanë pro-vuar dhe edhe pse nuk e kanë besuar, e kemi marrë pas edhe falenderime, por jo vetëm është zgjidhur problemi, ajo që ka ndodhur, është që kur një qytetar i drejtohet ministres së dre-jtësisë për një problem me hipotekën dhe pas verifikimit që bëhet brenda

10 ditësh rezulton që qytetari ka të drejtë, jo vetëm që e merr të drejtën, por personat përgjegjës largohen nga administrata”, u shpreh ai.

Kryeministri: Kemi shkarkuar edhe socialistë nga puna

Kreu i qeverisë, përmendi edhe rastin e një emigranti që kishte 3 vjet që kërkonte të merrte legalizimin e shtëpisë dhe që sipas tij, e morri vetëm pasi u shkarkua nga puna drejtuesi socialist i hipotekës. “Më ka mbetur në mendje një informacion nga platforma e bashkëqeverisjes. Meqë ra fjala për Aluiznin, një emigrant që s’është fare në Shqipëri kishte 3 vite që kërkonte

të merrte legalizimin e shtëpisë. Në 10 ditë jo vetëm që mori përgjigjen, por edhe kush është përgjegjësi që do iki nga puna. Le të jetë socialisti më i flaktë, flaka e atij që i pengon ëndrrën emi-grantit të legalizojë shtëpinë e tij, nuk i duhet partisë,” nënvizoi ai. Më herët nga qyteti i Lezhës, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria që ai drejton është e vendosur për të çuar tepsinë për skrap. “Kemi miratuar sot një projekt për portin e Shëngjinit për një

rindërtim, por aty duhet një reformë e thellë e administratës, është një nga çuditë e mëdha që kemi trashëguar nga tepsia. Nëse ka një proces të hapur penal për portin e Durrësit, ku është bërë një hata e madhe dhe prokuroria të bëjë punën e vet dhe këtu rruga e ndëshkimit duhet të jetë pjesë e këtij procesi. Vendosmëria ime për t’i shkuar deri në fund çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe se kur jam zotuar”, deklaroi ai.

Jaupi: Policia e Shtetit është reformuar nga kjo qeveri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Rebani Jaupi ishte dje i pranishëm në Lezhë me rastin e festimit të 105 vjetorit të krijimit të këtij institucioni. Në vijim të fjalës së tij përshëndetëse në këtë event, Jaupi deklaroi se gjatë viteve të fundit, Policia e Shtetit i është re-formuar falë kësaj qeverie , ndërsa veçoi disa arritje të këtij institucioni. “Këto vitet e fundit Policia e Shtetit ka marrë një vëmendje të veçantë nga Qeveria Shqiptare, duke iu nën-shtruar një reformimi të thellë, që e ka ndryshuar dhe po e bën atë: a) Një shërbim policor më pranë qytetarëve dhe nevojave për siguri: Raportimin në kohë reale nga qytetarët të shkeljeve të konstatuara nëpërmjet komisariatit dixhital; Një shërbim policor më të mirë-trajnuar. b) Një shërbim policor të besueshëm në krah të partnerëve ndërkombëtarë: Me platforma bash-këpunimi rajonale dhe Euro-Atlantike në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha Jaupi.

105 vjetori i policisë, Meta dekoron Sokol Barajn

dhe FNSH ShkodërNë kuadër të festimeve të 105

vjetorit të Policisë së Shtetit, Presidenti Ilir Meta ka dhënë ditën e djeshme disa dekorata. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, dje Meta ka dekoruar pas vdekjes Sokol Barajn, ish drejtorin e policisë në 1997 me dekoratën e Artë të Shqiponjës. Gjithashtu, në njoftim thuhet se dje kreu i shtetit ka dekoruar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtës të Shkodrës. “Në 105 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, Repartit të Ndë-rhyrjes së Shpejtë Shkodër i jepet “De-korata e Artë e Shqiponjës”. Presidenti i Republikës, i ka akorduar Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër “Deko-ratë e Artë të Shqiponjës”, me motiva-cion: “Në vlerësim të kontributit për të ruajtur dhe forcuar rendin dhe sigurinë në vend, për akte të guximit qytetar në luftën kundër krimit dhe për shpëtimin e jetës së shtetasve dhe pronës gjatë situatave emergjente”. Ndihemi krenar me ju, Suksese të gjithë ekipit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Nga qyteti i Lezhës, kryem-inistri Edi Rama deklaroi se drejtorët e rinj në drejtoritë e Burgjeve, të Hipotekave, apo edhe në sektorë të tjerë, do të jenë tre muaj në provë. Sipas Ramës, gjatë këtyre muajve do të shihen rezu-ltatet që do të arrijnë dhe më pas do të vendoset. “Mos harroni se të gjitha pozicionet që ne po bëjmë ndryshime kanë kushtin e provës. Kemi drejtorë të rinj në spitale, janë tre muaj në provë. Kemi dre-jtorë të rinj në burgje, në hipotekë, etj; janë 3 muaj në provë. Është një sfidë. Padyshim janë gjëra që nuk mund t’i ndërrojnë sot për nesër, sa hap e mbyll sytë, dhe nuk është diçka që lidhet me emrin e partisë. Ka nivele të ndryshe të përgjegjë-sisë, por çështja është e thjeshtë, t’i gjejmë punës njeriun. Në harkun e këtij mandati, ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama: Drejtorët e rinj janë tre muaj në provë

Platforma hasi nënqeshjen kombëtare si pasojë e një periudhe të gjatë premtimesh e zhgënjimesh, dhe që nuk besuan tek kjo platformë, faktet tregojnë të kundërtën. E kam përsëritur gjithmonë, që nëse duam të pastro-jmë më shpejt zyrat e shtetit nga parazitët e grabitqarët që marrin frymën e njerëzve...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar dje pas deklaratave të kryeminis-trit Edi Rama në një takim për platformën “Shqipëria që duam” në Rrëshen. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi deklaroi se kreu i qeverisë shpall si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së. Por sipas saj këto shantazhe nuk do i frikësojnë aspak në luftën e tyre opozitare. “Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i sub-

stancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI. Nga Mirdita , ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkod-ër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me obor-rtarët e tij të pushtetit”, shkruan ajo.

KRYEMADHI I PËRGJIGJET RAMËS: NUK E TREMB DOT LSI

Page 6: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

6 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

2,5,6,10,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Jemi në një situatë, për hir së vërtetës në një udhëkryq. Gjendemi përballë një situate ku kryem-inistri i Shqipërisë dhe kryeministri i Rilindjes nuk dua të them më i socialistëve sepse socialistët janë më të pakënaqurit nga mënyra e sjelljes së tij. E ka vendosur Shqipërinë, nëse do të shkojë dhe do të jetë pjesë e BE apo nëse do të marri zgjedhje dhe drejtim tjetër drejt qëndrimeve ekstremiste qofshin

këto në drejtime të kundërta. Sigurisht që shqiptarët po ti pyesësh sot të gjithë duan të jenë anëtarë të BE, është një nga popujt më pro amerikanë. Kështu ajo çka dua të them është që Edi Rama po kërcënon qëndrueshmërinë dhe pozicionin jo vetëm politik por edhe të politikës së jashtme të Shqipërisë”, deklaroi kreu i LSI, Monika Kryemadhi dje gjatë takimit në Vlorë.

KRYEMADHI: RAMA PO KËRCËNON QËNDRUESHMËRINË POLITIKE

Ristani: Protesta nuk mbaron pa largimin e Ramës, kemi mbështetje nga bazat, PD-LSI vetëm bashkëpunim

Protesta e 27 janarit duket se është fillimi i lëvizjes opozitare për largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. Një gjë të tillë e ka konfir-muar dje vetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, i cili deklaroi se pro-testat nuk do të përfundojnë pa largimin e kryem-inistrit nga qeveria. Ristani, gjatë një interviste për një media tjetër, gjithashtu u shpreh se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje politike. “Opozita e bashkuar me në krye Partinë Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë

në protestë. Për të protestuar për rritjen e taksave apo për kapjen e politikës nga krimi. Strategjia e Partisë Demokratike është një strategji klasike. Përfundimi sigurisht do të jetë me realizimin e qël-limit të protestës dhe qëllimi i protestës është largi-mi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie antimafia. Pra duam që të kemi një qeveri të denjë që i qever-isë shqiptarët dhe pa u arritur ky qëllimi protesta nuk do të mbarojë”, tha sekretari i përgjithshëm i PD. Por pavarësisht kësaj deklarate, Ristani u ndal dhe tek bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për

Integrim ku theksoi se mes këtyre dy forcave ka vetëm një bashkëpunim opozitar. “Në këtë mo-ment që jemi, jemi në një bashkim të natyrshëm të forcave. Unë do të preferoja dhe besoj se si unë dhe shumë demokratë të tjerë, dhe kështu do të ndodh në realitet për shkak të llogarive elektorale që, forcat politike të garojnë dhe të masin veten, më vete në zgjedhje. Pastaj është populli që dikton me votë se si do të jenë koalicionet”, tha Ristani. Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani theksoi se paralelisht me protestën që do

të mbajë Partia Demokratike do të vazhdojë edhe procesi i ristrukturimit organizativ të PD. Sipas Ristanit në bazë të statutit të PD, mandatet janë drejt përfundimit. “Paralelisht me protestën do të vazhdojë edhe procesi i ristrukturimit organizativ të PD sepse sipas statutit të PD mandatet janë drejt përfundimit të tyre”, u shpreh Ristani. Ndërkohë, ai gjithashtu, duke u ndalur tek protesta deklar-oi se opozita ka një mbështetje të madhe nga qytetarët dhe, sipas tij, numri i pjesëmarrësve ë protestë do të jetë shumë i madh.

Opozita vijon takimet për protestën, Lulzim Basha: Të bashkuar kundër qeverisë. Kryemadhi: Të ndalim kapjen e institucioneve

Kreu demokrat: Rama po shkatërron ekonominë e vendit

Kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha dje, gjatë takimit me strukturat në qytetin e Vlorës, u shpreh se qeveria është e lidhur me krimin. Basha, gjithash-tu, deklaroi se shumë shpejt kësaj qeverie do t’i vijë fundi. “Habilajt, Saimir Tahirin, Haki Çakon, Fat-mir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimit se mos Sajimir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet–nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha dje.

Basha: Qeverisë shumë shpejt do i vijë fundi

Endri ARIZI

Fronti opozitar ka vazh-duar takimet nëpër baza sa i takon organizimit të protestës së 27 janarit. Të

dy liderët e opozitës, si kreu i PD, Lulzim Basha ashtu dhe kreu i LSI, Monika Kryemadhi u ndalën dje në qytetin e Vlorës, ku u bënë thirrje të gjithë militantëve që të jenë pjesëmarrës në protestë. Vetë kreu i PD, gjatë takimit që pati me demokratët e Vlorës u shpreh para këtyre të fundit se vetëm një bashkim do të mund t’i jap fund qeverisë. Basha, gjithashtu, tha se koha e qeverisë ka mbaruar pasi, sipas tij, shqiptarët nuk do të pranojnë rënien drejtësisë në dorë të krimit. “Dua t’i jap një mesazh të qartë Edi Ramës. Më 27 janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës në mes të Tiranë. Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit. Banditët në burg dhe jo në qeveri. Shqiptarët e bashkuar e kanë marrë vendimin”,u shpreh Basha. Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, teksa u ndal tek situata ekonomike, nuk i kurseu sulmet ndaj qeverisë pasi, sipas tij, shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje të vështirë është Rama. “Ky që nuk thotë një fjalë për kryefamiljarët që vdesin në qeli për 32 mijë lek, si Qamil Zela në Rrogozhinë, ky ka ngritur të gjithë qeverinë në këmbë, për të mbrojtur Saimir Ta-hirin. Sepse këto nuk janë dosjet e Saimir Tahirit, këto janë dosjet e Edi Ramës, kapobandës dhe kreut të kupolës mafioze në Shqipëri. Nuk mund të jetë preokupimi i Edi Ramës, sipërmarrja e cila ka hyrë në një cikël të përshpejtuar falimentimi. Vetëm javën e parë, 250 biznese të falimentuara dhe me të njëjtin ritëm, kanë shkuar drejt falimentit gjatë gjithë vitit të kaluar, 13 mijë sipërmarrje të shqiptarëve”, tha ai.

Kryemadhi nis organizimin për protestën Ashtu si PD, edhe LSI ka zbri-

tur dje në qytetin e Vlorës ku or-ganizoi një takim me strukturat e saj për organizimin e protestës së

27 janarit. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, gjatë fjalës që mbajti para strukturës, akuzoi kryemi-nistrin Edi Rama se po tenton të marrë në dorë të gjitha institucio-net e drejtësisë. “Edi Rama i është turrur të gjitha institucioneve. Mbasi detyroi Kryetarin e Shër-bimit Informativ Visho Ajazin të jepte dorëheqjen, pasi rrëmbeu dhe vodhi Prokurorin e Përgjith-shëm në Parlament tani kërkon të kapi të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë sepse mendon që duke kërcënuar dhe nënshtruar shqiptarët ai mund të kontrollojë çdo gjë, por nuk do t’i ndodhi asgjë tjetër, vetëm i gjithë ky nënshtrim që ai kërkon ti im-ponojë shqiptarëve do t’i kthehet në revoltë dhe në protestë”, tha ajo. Ndërkaq, Kryemadhi, u ndal edhe tek protesta, ku deklaroi se qëllimi

Paloka: Rama vazhdon thirrjet antikushtetuese

Deputeti i PD, Edi Paloka ka sulmuar dje kryeministrin Edi Rama në kuadër të takimit që po mban në Lezhë. Përmes një postimi në profi-lin e tij zyrtar në “Facebook”, Paloka duke ironizuar u shpreh se kryemi-nistri nuk ka armik kriminelët, por ka opozitën. “Rama deklaron hapur në Lezhë se sipas tij “armiku më i madh i policisë nuk është krimi...” por opozita. Nuk është hera e parë që ky kryeministër bën thirrje an-tikushtetuese drejtuar policisë. E nuk mund të jetë ndryshe për atë që policinë e bëri pjesë të krimit, që edhe Parlamentin e qeverinë i ka vënë nën thundrën e krimit. I vetmi “premtim” që Rama ka mbajtur për rendin ka qenë pikërisht deklarata e tij në 2013 se do ta hiqte krimin nga rruga. E hoqi nga rruga dhe e futi në qeveri, në Parlament dhe në polici. Ramës as policia dhe as drejtësia nuk i duhen për të luftuar krimin, po për të luftuar opozitën, qytetarët e për të mbrojtur e forcuar krimin, përfaqësuesi më i shpifur i të cilit është ai vetë”, u shpreh Paloka.

Vasili: Rama po rrëmben institucionet Kreu i grupit parlamentar të LSI,

Petrit Vasili dje përmes një komenti në rrjetet sociale, duke u ndalur tek zgjedhjet për kreun e Federatës së Futbollit, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, po përpiqet të rrëmbejë çdo institucion në vend. “Ky Edi Rama do të bëhet edhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Edi Rama do që t'ju rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve, të vetmin gëzim që ju ka mbetur atyre. Ashtu si përbindëshat gjakatarë politikë të Afrikës së Zezë, që ishin edhe presi-dentë, edhe kryeministra, edhe krye-tarë parlamentesh, edhe presidentë të futbollit, ashtu edhe Edi Rama do që të gllabërojë edhe futbollin. Ditë më të zezë futbolli shqiptar nuk ka parë, që nga dita e parë që në Shqipëri luhet futboll. Edi Rama do që ta izolo-jë dhe ta mbysë futbollin shqiptar vetëm sepse nuk është në duart e tij. Shqipëria e sukseseve më të mëdha aktuale historike në futboll është më e rrezikuar se kurrë. Statuti i FIFAS është i qartë dhe i kristaltë”, tha ai.

Fronti opozitar ka vazhduar dje takimet nëpër baza për organizimin e protestës së 27 janarit. Të dy liderët e opozitës, si kreu i PD, Lulzim Basha ashtu dhe kreu i LSI, Monika Kryemadhi u ndalën dje në qytetin e Vlorës, ku u bënë thirrje të gjithë militantëve që të jenë pjesëmarrës në protestë. Vetë kreu i PD, gjatë takimit që pati me...i vërtetë i protestës është që të sensibilizojë qytetarët. “Kjo është një protestë e cila përfshin që të gjithë, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike dhe burgosen kur ndër-kohë trafikantët dhe kriminelët lihen të lirë. Prandaj dhe ne jemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë

ashtu sikurse kemi ardhur dhe sot këtu Nnë Vlorë, duam që të organ-izohemi, të sensibilizojmë njerëzit, t’i zgjojmë qytetarët, kudo që janë sepse gjumi në të cilin Edi Rama ka vendosur shqiptarët është shumë i rrezikshëm. I cili po fillon dhe po e kthen Shqipërinë në një vend të shpërbërë”, u shpreh Kryemadhi.

Page 7: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi gjatë një prononcimi për gazetën deklaroi se Partia Demokratike duhet të vazhdojë të mbajë linjën e saj politike dhe nuk duhet të ndiko-het nga LSI. Madje, Shehi theksoi se bashkëpunimet duhet të bëhen në periudha zgjedhjesh dhe jo në opozitë. “Unë në gjykimin tim per-sonal jam që e djathta me PD-në në krye duhet t’i mbahet linjës së vetë tradicionale. Ne kemi një histori politike që është gati 30 vjeçare dhe mendoj se duhet t’i përm-bahemi kësaj. Nuk jemi kundër bashkëpunimit por unë si kreu i LZHK mendoj që bashkëpunimet bëhen në periudha zgjedhjesh. Dhe kështu që në një farë mënyre nuk jam shumë entuziast mbi këto lloj aleancash”, u shpreh kreu i LZHK, Dashamir Shehi para pak kohësh.

Shehi: PD t’i mbahet linjës tradicionale, jo aleancë me LSI

Ish-deputetja e PD, Arbjola Halimi gjatë një prononci-mi për gazetën pak ditë më parë deklaroi se bashkëpunimi mes PD dhe LSI i vlen më shumë kësaj të fundit. Madje, Halimi deklaroi se ky është një bashkëpunim që nuk ka pëlqimin e strukturave të PD pasi sipas saj, LSI është një forcë e spektrit të majtë. “Bashkëpunimet janë të frytshme atëherë kur edhe ngjisin apo janë të besueshme në popull.

Kështu do ishte me vend një bashkëpunim midis partive që më së shumti njihen si opozitë. Është pak e besueshme në perceptimin e popullit një LSI në opozitë. Ajo është një parti e një spektri të majtë e cila qëndron gjithnjë në mes e bën koalicion qeveritar. E kam theksuar ky bashkëpunim i shërben më shumë LSI për tu konfirmuar si opozite sesa PD”, deklaroi Halimi për gazetën.

HALIMI: BASHKËPUNIMI I SHËRBEN LSI, JO PD

të LSI nuk di ç’të them pasi 30% e administratës vazhdon akoma të jetë pjesë e qeverisë dhe pse ka pesë muaj që qeveria mori vrull për t’i hequr”, deklaroi Murrizi. Më pas kundër bashkëpunimit me LSI është rresh-tuar edhe aleati i demokratëve, kreu i PR, Fatmir Mediu. Mediu deklaroi se nëse PD do të vazhdojë aleancën me LSI-në duke mënjanuar aleatët, këta

të fundit do të shkojnë drejt krijimit të polit të tretë politik. “Nuk kam ndonjë ide të qartë për këtë lëvizje, por nëse PD bashkëpunon sot me LSI-në, do ishte anormale që të mos vlerësojë nevojën e bashkëpunimit me aleatët historik apo të zgjedhjeve të fundit. Çdo ndarje nga pikëpamja elektorale është në dëm të opozitës dhe vetë PD-së”, deklaroi Mediu.

Rigels SELIMAN

Thellohen përplasjet brenda Partisë Demokratike, sa i takon bashkëpunimit me Lëvizjen Socialsite për In-

tegrim. Pas aleatëve të PD, të cilët pak ditë më parë u rreshtuan kundër Kryemadhit, pakënaqësia ka zbritur edhe në degët e Partisë Demokra-tike në rrethe. Prej disa ditësh lideri demokrat, Lulzim Basha ka nisu një tur takimesh në qytetet të ndryshme të vendit si Lezha, Kamza, Lushnja apo Vlorë. Por ajo që bie në sy gjatë këtyre takimeve ka të bëjë me faktin se Basha ka hasur në rezistencë të fortë, jo vetëm të krerëve të PD por edhe anëtarëve demokrat, sa i takon bashkëpunimit që kjo forcë ka nisur me LSI. Burimet i thanë gazetës se në çdo takim, simpatizantë dhe anëtar të PD i kanë kërkuar llogari liderit demokrat se përse duhej të bënte një bashkëpunim me LSI. Madje, burimet thanë se demokratët janë shprehur të shqetësuar, teksa kanë pyetur Bashën se deri ku shkon kjo aleancë me Lëviz-jen Socialiste për Integrim. Mirëpo edhe pse Basha është justifikuar para demokratëve se aleanca me LSI ka si synim vetëm rrëzimin e qeverisë, ata sërish kanë qenë të dyzuar. Megjithatë, kjo përplasje e demokratëve me Bashën nuk është e vetmja, pasi mëso-het se debate ka pasur edhe në disa degë të tjera të PD në qarkun e Korçës dhe Tiranës. Burimet thanë se edhe në këto degë, pavarësisht se Basha nuk ka shkuar ende, gjatë takimeve që po organizohen në kuadër të mobilizimit të protestave, demokratët kanë qenë kundër bashkëpunimit me LSI. Ndër-kohë që mësohet se të shqetësuar janë shfaqur edhe vetë krerët e PD, pasi gjatë takimeve të ndryshme janë kushtëzuar nga militantët, ku këta të fundit mësohet të jenë shprehur se Basha duhet të dilte i vetëm në protestë dhe jo me LSI. Madje, mësohet se baza demokrate është shprehur gjatë takimeve që më mirë të qëndrojnë në opozitë të vetëm dhe deri sa PD të vijë në pushtet, se sa me LSI. Sidoqoftë, mbetet për tu parë në ditët në vijim se si do të shkojë kjo përplasje në bazën e Partisë Demokratike.

Aleatët dhe deputetët e PD kundër LSI

Sa i takon bashkëpunimit mes

“Megjithatë, kjo përplasje e demokratëve me

Bashën nuk është e vetmja, pasi mësohet se debate ka pasur edhe në disa degë të

tjera të PD në qarkun e Korçës dhe Tiranës. Burimet thanë se edhe në këto degë, pa-varësisht se Basha nuk ka shkuar ende,

gjatë takimeve që po organizohen në kuadër të mobilizimit të protestave, demokratët kanë

qenë kundër bashkëpunimit me LSI...

Grida Duma: Duhen sqaruar rregullat e lojës brenda PD

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma deklaroi dje gjatë një prononcimi për mediat, se brenda kësaj force politike duhet të vendosen rregulla të qarta loje, në mënyrë që secili anëtar të vlerësohet sipas meritës. Madje, Duma theksoi se çdo demokrati duhet t’i njihen kontributet, angazhimi, dhe puna e bërë për Partinë Demokratike. “Ka shumë vend për përmirësim në PD. Madje, është me vend të thuhet se ajo duhet të shfrytëzohet e gjitha, dhe PD duhet të hyjë në një sistem të ri rreg-ullash loje. Padyshim që duhet të ketë përmirësim. Duhet çuar vëmendja aty ku fillon aseti i PD, tek qytetari tek simpatizanti, tek kontributori. Në këto kushte, sot një kontratë me rregulla loje të qarta për anëtarin e OPD është e nevojshme. Pra kush kontribuon du-het të shpërblehet, kush ka bërë punë duhet t’i njihet puna, kush është i aftë duhet të vlerësohet. Është me rëndësi qartësia e rregullave të lojës, pra si do të vlerësohen këta anëtarë”, deklaroi ajo.

Blushi i “vërsulet” Mimoza Hafizit: Je falsifikatoreKreu i Partisë LIBRA, Ben Blushi

ka intensifikuar dje sulmin politik ndaj ish-bashkëpunëtores së tij Mimoza Hafizi. Kjo e fundit kërkoi zgjedhje brenda partisë duke grumbulluar edhe votat e nevojshme për këtë. Ish-depu-tetja mblodhi 10 vota nga bërthama e LIBRA për të kërkuar shqyrtimin e zgjedhjeve të brendshme. Mirëpo, fill pas kësaj deklarate reagoi Blushi, i cili ka përdorur faqen zyrtare të partisë për të sulmuar ish-aleaten e tij më të afërt në mënyrë që të bllokojë procesin zgjedhor brenda partisë. “Si falsifikon Mimoza Hafizi! Dje pasdite Mimoza Hafizi ka shpërndarë përmes adresës së saj elektronike në njoftim, sipas të cilit është mbledhur Bërtha-ma Libra, e cila ka kërkuar zgjedhje për Bërthamën dhe Kryetarin. Së pari, duam të sqarojmë se dje pasdite pra ne 12 Janar, nuk ka patur asnjë mbledhje Bërthamë, pasi nuk ka patur kuorum të mjaftueshëm për ta mbledhur. Së dyti, Bërthama Libra u konstatua e shkrirë në datën 11 Janar”, shkruan LIBRA.

PD dhe LSI, pakënaqësi kanë shfaqur pak ditë më parë edhe aleatët e demokratëve si dhe deputetët e Par-tisë Demokratike. Fillimisht, ishte deputeti i PD, Myslim Murrizi, ai i cili gjatë një prononcimi për gazetën u shpreh se është kundër një aleance me Lëvizjen Socialsite për Integrim. Dhe për të argumentuar qëndrimin e tij, Murrizi deklaroi se 30% e mili-tantëve të LSI vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë. “Megjithatë nuk ka asnjë degë forumi të Partisë Demokratike, Këshill Kombëtar, grup deputetësh apo Kuvend Kombëtar që të ketë marrë një vendim të tillë që të ketë bërë aleancë apo koalicion me LSI. Ata janë në opozitë me qeverinë Rama ashtu siç jemi dhe ne. Sa i përket qëndrimit të këshilltarëve

Baza kundër Bashës: Bashkëpunimi me LSI po falimenton partinë

Thellohen përplasjet, pas aleatëve edhe degët e PD kundër aleancës me LSI,

zbardhen debatet në takimet e Bashës

Kryeministri: Do pastrojmë policinë nga efektivët e inkriminuar, krimi nuk luftohet nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje se policia do të pastrohet nga efektivët e korruptuar. Nga Lezha ku u mbajt ceremonia e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, kreu i ekzekutivit deklaroi se largimi i policëve të inkriminuar nga radhët e policisë së shtetit do jetë baza e punës së mandatit të dytë qever-isës. Dhe për të vërtetuar se do ta çojë deri në fund këtë premtim, Rama hoqi një paralele mes vetingut në radhët e drejtësisë dhe mes vetingut që pritet të nisë në polici, duke shtuar se të dy janë të rëndësishëm për qeverinë që ai drejton. Sipas shefit të qeverisë, krimi nuk luftohet nga

gjykatës dhe prokurorë të korruptuar. “Ky është një proces i cili do të nisë së shpejti dhe është për ne po aq i rëndësishëm sa vetingu që ka filluar në drejtësi. Krimi nuk mund të luftohet me prokurorë e gjykatës të korruptuar, nuk luftohet as me drejtorë, shefa komisariatesh e policë të korruptuar. Vetingu do largojë policët e përfshirë në veprimtari kriminale apo në burime të pajustifikuara të pasurisë. Kjo do të jetë baza e mandatit të dytë. Në fund të mandatit do i themi shqiptarëve se kjo është policia e Republikës së Shqipërisë, një polici e standardeve të BE”, deklaroi ai. Ndërkohë Rama deklaroi se në katër

vite qeveria reformoi policinë, ndërsa pranoi se në radhët e saj ka edhe të korruptuar apo të lidhur me krimin. “Në 4 vite Policia e Shtetit u shndërrua sipas statistikave të nxjerra nga an-ketimet e BE-së dhe jo sipas opinionit tim nga institucioni më pak i besuar në vend së bashku me gjykatat e prokurorinë në institucioni më të besuar të vendit. Nuk do të thonë se Policia e Shtetit ka qenë e paprekur nga korruptimi deri në nivele të larta, nuk do të thotë se drejtues të policisë nuk janë përfshirë në aktivitet kriminale me trafikantët e drogës”, u shpreh ai. Kreu i qeverisë foli edhe për operacionin “Forca e Lig-

jit”, duke theksuar se shtrirja e tij do jetë brenda dhe jashtë kufijve. “Operacioni Forca e Ligjit nuk është një operacion i izoluar i policisë, por është një operacion ndërkombëtar ku janë përfshirë të gjithë partnerët e Shqipërisë, jo sepse jemi të paaftë, por se kjo betejë nuk është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë ashtu sikurse beteja kundër trafikut e trafikantëve një betejë e Shqipërisë kundër shqiptarëve keqbërës, por një betejë kundër keqbërësve shqiptarë, italianë, holandezë. Një krim ndërkombëtar, do një përg-jigje ndërkombëtarisht të organizuar”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Page 8: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

8 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

p o l i t i k eReforma e ujit, institucionet publike debitorët më

të mëdhenj, qeveria do rrisë kontrollet ndaj UjësjellësitMinistri i Energjisë dhe Infrastrukturës,

Damian Gjiknuri ishte në union me kryeminis-trin Edi Rama dje, teksa nga Lezha, ku u mbajt mbledhja e parë e qeverisë për këtë vit, u shpreh se institucionet publike dhe ato bashkiake janë debitorët më të mëdhenj ndaj ujit. Sipas Gjik-nurit, këta institucione duhet të jenë të parët që e promovojnë këtë reformë, dhe jo të kapen edhe vetë me shkelje. "Kjo është e pafalshme. Ata duhet të jenë të parët që do promovojnë

këtë aksion. Do subvencionojmë qytetarët për instalimin e sahatëve. Nëse këto ujësjellës nuk do menaxhohen, atëherë do shkojmë drejt agregim-it, dmth bashkimit të këtyre ujësjellësve me ata që janë më të suksesshëm. Është një problem social furnizimi i popullatës me ujë të pijshëm", tha Gjiknuri. Po ashtu, ai u kërkoi bashkive të parashikojnë skema lehtësuese për debitorët e vjetër të ujit. "Bashkitë të parashikojnë skema lehtësuese për debitorët e vjetër të ujit. Hartoni

skema lehtësuese. Të rikuperohet të paktën 30% e borxhit të vjetër. Çdo investim që do të jepet këtej e tutje do të jetë në bazë të performancës" u shpreh Gjiknuri. Sakaq, në kuadër të reformës së ujit të ndërmarrë nga qeveria, pritet që kjo e fundit të marrë nën kontroll ujësjellësit që nuk performojnë. Gjatë një interviste televizive, Këshilltarja në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Lindita Sotiri, theksoi se në shkurt kontrollet do të jenë rigoroze dhe do të ketë edhe

ndjekje penale. “Në 1 shkurt kontrollet do të jenë derë më derë, nëse ka lidhje të paligjshme sank-sionet janë sipas parashikimeve që ka ligji, nd-jekje penale. Jemi duke bërë gati edhe ndërhyrjet ligjore, ku nëse kompanitë e ujësjellësve nuk arrijnë të përmbushin kriteret e performancës, ne nuk do t’i japim më mbështetje financiare, e në këtë rast nuk mund të lemë qytetarët pa këtë shërbim dhe do t’i kalojmë në administrim të pushtetit qendror”, tha Lindita Sotiri.

Shpërthen skandali, Erinda Ballanca mbronte në Strasburg pallatin e vjehrrit të Bashës ditën që u zyrtarizua Avokate e Popullit, dalin faktet

Taulant Balla: Ballanca u betua 2 muaj më vonë sepse iku në Strasburg

www.sot.com.al

Mimoza IBRA

Shpërthen skandali sa i takon prishjes së pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, Xhafer Isufi. Ditët e fundit ka pas-

ur debate të forta për këtë çështje sepse Gjykata e Strasburgut detyroi qeverinë të dëmshpërblejë pronarët e pallatit të prishur me 13 milionë euro me argumentin se prishja ishte e paligjshme. Por ky vendim ka nxjerrë në pah edhe diçka tjetër, pasi Xhafer Isufi, vjehërr i Lulzim Bashës, është përfaqësuar në Strasburg nga Erin-da Ballanca, sot Avokate e Popullit. Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, seanca ballafaquese në Stras-burg ka ndodhur në datën 23 maj, ndërkohë që në këtë datë Ballanca u zyrtarizua si Avokate e Popullit. Pas marrëveshjes së 18 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, u vendos që institucioni i Avokates së Popullit t’i jepej opozitës dhe kjo e fundit vendosi që këtë post ta merrte Erinda Ballan-ca. Seanca e zyrtarizimit të saj u bë në datën 22 maj 2017, kur u bë edhe emërimi i Ballancës. Një ditë më pas, vendimi u botua në Fletoren Zyrtare dhe zyrtarisht Erinda Ballanca në 23 maj ishte Avokate e Popullit. Edhe pse betimi i saj në këtë detyrë u bë shumë kohë më vonë, Ballanca e mori zyrtarisht postin e ofruar nga PD në datën 23 maj sepse në këtë datë u botua edhe në Fletoren Zyrtare. Du-het theksuar edhe fakti se ish-Avokati i Popullit, Igli Totozani e ndërpreu marrëdhënien e tij me institucionin në datën 23 maj dhe kjo tregon se posti i Avokatit të Popullit tashmë i përkiste Erinda Ballancës dhe se kjo e fundit e mori drejtimin e institucionit në 23 maj. Mirëpo sipas ligjit për Avokatin e Popullit, neni 10, Avokati i Popullit ndalohet të bëjë pjesë në parti apo organizata politike, të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore e profesionale dhe të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare. Aty theksohet se e vetmja veprimtari shtesë që mund të ushtrojë Avokati i Popullit është ajo e pedagogut. Pra, sipas të gjitha fakteve të renditura më lart, Erinda Ballanca ka qenë në konf-likt të pastër interesi me përfaqësimin që ka bërë në Strasburg.

Reagimi i Taulant BallësNdërkohë, në lidhje me këtë

çështje reagoi dje edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Në rrjetet sociale, Balla theksoi se betimin si Avokate e Popullit Erinda Ballanca e bëri dy muaj më vonë sepse ishte në Strasburg për të përfaqësuar vjehrrin e Lulzim Bashës për prishjen e pallatit në Vlorë. “Zgjedhja e zonjës Ballanca si Avokate e Popullit ishte një ndër kushtet e Lulzim Bashës për të dalë nga çadra dhe për të hyrë në zg-jedhje. Por zonja Avokate e Popullit e propozuar nga Lulzim Basha, për habinë tonë, edhe pse u votua nuk e bëri betimin atë natë, sikurse e përcaktonte procedura. E bëri pas dy muajve. Vetëm sot e kuptova se arsyeja pse zonja Ballanca nuk e bëri betimin, lidhet me faktin se ajo ishte nisur për në Strasburg për të për-faqësuar si trupë mbrojtëse vjehrrin

e Lulzim Bashës (dhe veten) kundër Shqipërisë, në ditën pasardhëse. Pra, më 23 Maj 2017 në Strasburg, në Gjykatë (GJEDNJ), gjendeshin përballë Avokatja e Shtetit në mbro-jtje të Shqipërisë kundër Avokates së Popullit (të zgjedhur) në mbro-

jtje të interesave të Lulzim Bashës. Pra, Lulzim Basha praktikisht ka përdorur një institucion shtetëror shqiptar për interesa të vetat, duke e shndërruar atë institucion në një mjet shpërblimi dhe shpërdorimi”, u shpreh Taulant Balla.

Bylykbashi thirrje qytetarëve t’i drejtohen

StrasburgutDeputeti i Partisë Demokratike,

Oerd Bylykbashi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut për të gjetur të drejtën e tyre. Duke iu referuar rastit të vendimit të Gjykatës së Strasburgut për dëmshpërblimin për pronarët e pallatit të shkatërruar në Vlorë në 2013, Bylykbashi theksoi se vetëm ky institucion nuk është “kapur” nga Edi Rama. “Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Strasburgut, asaj që vetingu i Ramës nuk ka shans ta prekë, që dënoi qeverinë e Ramës me 13,5 milionë euro për shkatërrim prone me veprime të paligjshme, me mijëra janë shqiptarët që kanë të drejtë t'i drejtohen asaj gjykate për të gjetur drejtësinë që nuk do ta gjejnë në gjykatat që janë nën kërcënimin e vetingut. Nëse kjo ndodh, fatura e padrejtësive të shtetit bandit të Ramës do të jetë e frikshme. Të besh shtet është të çosh para drejtësisë Edi Ramën për shkatërrim me eksploziv të pronës”, tha Oerd Bylykbashi.

Reformimi i Akademisë së Shkencave, Apollon

Baçe jep detajeAkademiku Apollon Baçe dha

dje disa detaje sa i takon reformës së Akademisë së Shkencave. Gjatë një interviste televizive, Baçe deklaroi se në Kryeministri do të krijohet një institucion që mund të quhet Këshilli i Shkencave dhe përmes tij do të arrihet komunikimi me shtetin. Sipas tij, procesi i reformimit pritet të përfundojë në mars të këtij viti. “Akademia e Shkencave do të ketë lidhje me një institucion që mund të emërtohet Këshilli i Shkencave dhe që do të ngrihet në Kryeministri. E kemi atë muaj, marsin që duhet përgatitur reforma. Pastaj neve kërkojmë që brenda dy viteve të jemi të kontrolluar për të parë se si po ecën kjo gjë. Dy vjet le të na marri, le të na monitorojnë. Deri tani nuk ka qenë kjo pikë që ne të jepnim në një fare mënyre llogari tek Kuvendi apo Këshilli i Ministrave. Pra, krijohet një formë simbioze. Ata janë organi që kanë lekët dhe që bën implemen-timet, por në një fare mënyre ka edhe një farë oponence nga ne”, deklaroi Apollon Baçe.

Avokati i Popullit ndalohet të bëjë pjesë në parti apo organizata politike, të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore e profesionale dhe të marrë pjesë në

organizmat drejtues të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare. Ai mund të ushtrojë të drejtën si autor e mësimdhënës.

NENI 10

PAPAJTUESHMËRITË ME FUNKSIONIN E AVOKATIT TË POPULLIT

Gjykata e Strasburgut vendosi 3 ditë më parë që qeveria aktuale t’i dëmshpërblejë me 13 milionë euro pronarët e pallatit të shembur në 2013 në Vlorë për ndërtimin e Lungomares. Sipas Gjykatës së Strasburgut, qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe urdhëroi që të dëmshpërblehen familjaret e dëmtuar nga shembja

e pallatit. Kompleksi “Jon” në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë u rrafshua përfundimisht pas marrjes së pushtetit nga Rama në vitin 2013. Shembja e pallatit me pronar vjehrrin e Lulzim Bashës shkaktoi shumë debate. Qever-ia kishte dëmshpërblyer me 11.6 milionë euro pronarët e pallatit, por çështja u dërgua në Strasburg.

VENDIMI I GJYKATËS SË STRASBURGUT

Page 9: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

parlamentar pasi partia e Metës nuk do të pranojë që të kufizohen veprimet e Presidentit.

Projektligjet në procedurë Sesioni i ri parlamentar do të nisë

me miratimin e një sërë projektligjesh që janë akoma në procedurë. Kështu fillimi i sesionit të ri do të fillojë me miratimin e projektligjit për “Stre-himin Social”, “Provimin e Shtetit për Profesionin e Juristit”, dhe atë “Për një

Ndryshim në Ligjin Nt.125/2013, “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, të Ndryshuar. Madje ky pro-jektligj i fundit pritet të shkaktojë debat pasi opozita i ka kontestuar shpesh koncesionet e dhëna nga qeveria. Ndër-kohë gjatë kësaj periudhe tre javore do të miratohet edhe projektligji për “Statusin e Minatorit”, i cili parashikon një sërë ndryshimesh në aspektin pro-fesional të kësaj kategorie.

Niko Peleshi: Miratuam standardet e strukturave agroturistike dhe paketën fiskale, fillojmë kontrollet për qumështin

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqë-sisë Niko Peleshi dje në kuadër të mbledhjes së qeverisë që u mbajt në qytetin e Lezhës, teksa zhvilluan disa takime në disa sipërmarrës së fushës së agroturizmit, përcaktuan dhe kriteret e klasifikimit të strukturave agroturistike si dhe mbështetjen financiare e fiskale për zhvillimin e këtij sektori. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi shpjegoi para sipërmarrësve se pas këtij vendimi të rëndësishëm për fushën, qeveria po punon për një incentivë të re, lidhur me investimet në agroturizëm. “Dje miratuam standardet e klasifi-kimit të strukturave agroturistike si të tilla. Tani po punojmë për një incentivë fiskale fantastike. Nuk

e themi dot të plotë deri në fund, sepse jemi duke punuar, por për gjithë investimet në agroturizëm në harkun e tre viteve, kjo iniciativë do të shtrihet pastaj në shumë vite të tjera e do të përjashtojë nga pjesa më e madhe e taksave investimet”, tha Peleshi. Sakaq, ministri i Bujqësisë Peleshi u shpreh se pas masave të marra për disiplinimin e tregtimit të mishit, do të vijohet me qumështin, si produkte për të cilat synohet arritja e standardeve evropiane, të domosdoshme për eksportimin e tyre. “Pasi disiplinuam mishin, tani do fillojmë me qumështin, pasi prodhimet shtazore janë delikate, janë të vështira për të siguruar garanci. Edhe nga ana ekonomike ka leverdi që të investojmë tek

këto produkte, sepse janë produkte që Evropa nuk na i pranon akoma t’i eksportojmë, sepse nuk vërtetojmë dot që prodhimi është i besueshëm. Për qumështin, gjithë aksioni mbështetet në dy anë. Njëra anë është ligji dhe tjetra, subvencionet. Ne do japim 100 lekë për litër për çdo fermer që arrin të prodhojë qumësht të cilësisë së parë. Kjo është një iniciativë që fermeri të investojë për kushtet higjieno-sanitare. Një nga problemet që shkakton ndotje janë enët që mblidhen. Ne do japim 1 milion dollarë për të pajisur fermerët me kova të certi-fikuara nga BE. Ne do paguajmë 70% të vlerës, ndërkohë baxhoja do të paguaj pjesën tjetër”, u shpreh ai. Ministri Peleshi bëri të ditur gjithashtu

se qeveria miratoi edhe një ndryshim në strateg-jinë e zhvillimit rural. Lidhur me këtë, ai shpjegoi se përqendrimi fillimisht do të jetë në 100 fshatra, të cilat do të kthehen në modele të zhvillimit rural. “Dje miratuam edhe një ndryshim në Strategjinë e Zhvillimit Rural. Ne jemi përqendruar në 100 fshatra. Kemi bërë një hartë nga veriu në jug, ku do përqendrohemi në këto 3 vite, për t’i bërë si modele edhe për fshatrat e tjerë. Fishta është një nga fshatrat, Ishull Lezha gjithashtu. Programet e qeverisë do jenë shumë intensive këtu”, tha ai. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se Strategjia për Zhvillimin Rural do të shtrihet gradualisht në të gjitha fshatrat e vendit.

Endri ARIZI

Ditën e hënë nis sesioni i ri parlamentar për vitin 2018 ku do të miratohet edhe kalendari i punimeve për

periudhën 15 janar-23 shkurt 2018. Por me nisjen e këtij sesioni parlamentar, përveç miratimit të programit të punës, pritet të ketë përplasje të shumta mes opozitës dhe mazhorancës sa i përket projektligjeve që do të miratohen. Sipas informacioneve, një ndër çështjet më sensitive që pritet të miratohet gjatë punimeve 3 javore të Kuvendit, është ajo e Kodit të Sjelljes. Një projektven-dim që është hartuar nga mazhoranca dhe do të miratohet brenda muajit janar si rezultat edhe i ngjarjeve që ndodhën në seancën e fundit plenare ku deputetët e opozitës përdorën një sjellje agresive kundrejt deputetëve të mazhorancës në lidhje me çështjen e kryeprokurorit. Pra duket se pas hedh-jes së flakadanëve nga ana e deputetëve të opozitës, Partia Socialiste ka filluar të marrë masa kundrejt PD-së dhe LSI-së. Ndërkohë një gjë e tillë, ndonëse ishte paralajmëruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u konfirmua edhe në Konferencën e Kryetarëve, të pak ditëve më parë, ku deputetët e përfshinë në kalendarin e punimeve tre javore të Kuvendit. Megjithatë, ndonëse mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës për të gjetur konsensus dhe për ta miratuar këtë ligj brenda afatit të punimeve tre javore, nëse opozita do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim si në Konferencën e Kryetarëve ku bojkotoi mbledhjen, mazhoranca do e votojë në mënyrë unanime këtë projektvendim.

Në fokus kompetencat e MetësNjë tjetër çështje sensitive që pritet

të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar-23 shkurt nga ana e socialistëve edhe pse deri më tani nuk është futur, është dhe ligji organik për rrudhjen e kompeten-cave të Presidentit të Republikës. Një ligj që pritet të shkaktojë përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Kjo për faktin se në kuadër të reformës në drejtësi është hartuar një ligj nga ndërkombëtarët që rrudh kompetencat e Presidentit. Ndonëse ky ligj nuk është miratuar deri më tani dhe pritet që të

Presidenti Ilir Meta me ligjin e ri nuk do mund të jetë kryetar i KLD, ose i KLGJ me emërtimin e ri. Po ashtu ai nuk ka të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas ligjeve të vjetra, në rastin e gjyqtarëve KLD vendoste emërimin ose shkarkimin dhe më pas ishte presidenti që vendoste. Në rastin e prokurorëve, ishte po presidenti që ven-doste për propozimet e kryeprokurorit për emërim,

transferim, komandim apo shkarkim të prokurorit. Një tjetër kompetencë që kishte presidenti i vjetër është se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese emëroheshin prej tij, me pëlqimin e Kuvendit. Pra i gjithë sistemi i drejtësisë kalonte në duart e residentit. Por me ndryshimet në ligj dhe në Kushtetutë, kreu i shtetit do të ketë rrudhje totale të kompetencave në këtë aspekt.

1. Hapja e Sesionit të II–të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë.

2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për peri-udhën 15 janar–23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të

Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit

për periudhën 15 janar–2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores)

JA KOMPETENCAT QË I RRUDHEN PRESIDENTIT ME LIGJIN E RI

JA RENDI I DITËS PËR SEANCËN PLENARE TË SË HËNËS

Strazimiri akuza kryeministrit për policinë

Deputeti i PD, Gent Strazimiri e ka cilësuar dje të turpshme deklaratën e kryeministrit për suksese të policisë. Me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Strazimiri u shpreh se deklaratat e Ramës flasin për arritje imagjinare të policisë, ndërkohë që e vërteta, sipas tij, tre-gon se në Shqipëri lulëzon krimi dhe droga.” Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri, është në hetim për bash-këpunim në trafikun ndërkombëtar të drogës, madje kërkohet ndihmë deri dhe nga FBI. Ministri aktual Fatmir Xhafaj, është vëllai i një të kërkuari ndërkombëtar për trafik droge. Katër drejtues policie janë në kërkim, 128 të tjerë të raportuar nga shërbimet për trafik droge. Për herë të parë mediat ndërkombëtare tregonin se si ndaheshin paratë e drogës mes kul-tivuesve dhe policisë. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, drejtues të policisë, ngarkonin hashashin që trafi-kohej në Evropë”, u shpreh Strazimiri.

Qato: Flotë e re peshkimi për përpunimin industrial

Industria shqiptare e prodhimit dhe tregtimit të produkteve të pesh-kut të konservuar do të pajiset me një flotë të re peshkimi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shtetit për Mbro-jtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, dje gjatë një vizite të mbajtur në fabrikën e ambalazhimit të peshkut në Lezhë. Sipas ministres së Shtetit dhe Mbro-jtjes së Sipërmarrjes, Sonila Qato, nevoja për krijimin e një flote të re lidhet me zhvillimin e menjëhershëm të kësaj industrie. “Kjo problematikë do të adresohet me qëllim rritjen e prodhimit të brendshëm dhe nxitjen e ekonomisë vendase”, u shpreh ministrja Sonila Qato. Ndërkohë kjo industri është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar, ku sipas ministres, gjatë këtyre viteve ajo ka arritur një pozicion ekselence në tregun e produkteve të peshkut. “Produktet e Lezhës mund t’i gjeni në stendat e supermerkatave europiane, aziatike dhe amerikane’, u shpreh më tej ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato.

Ja projektligjet që pritet të miratohen në javët në vijim

PS merr masa për PD-LSI pas hedhjes së flakadanëve, Parlamenti nis me Kodin e Sjelljes për deputetët, në fokus edhe kompetencat e Metës

miratohet gjatë kësaj periudhe, me miratimin e këtij ligji Presidenti Meta nuk do mund të bëj më emërime apo shkarkime në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pasi sipas ligjit aktual është presidenti ai që ka në dorë sis-temin e drejtësisë dhe është po ky që bën emërime dhe shkarkime në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Pikërisht rrudhja e kompetencave të Presidentit pritet të shkaktoj debat në këtë sesion

Page 10: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

10 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

2,5,6,10,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Qato: Flotë peshkimi për përpunimin industrial

Vendimi i Strasburgut, buxheti pa fond rezervë

Industria shqiptare e pro-dhimit dhe tregtimit të produk-teve të peshkut të konservuar do të pajiset me një flotë të re peshkimi. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e djeshme ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipër-marrjes, Sonila Qato, gjatë një vizite që ajo ka zhvilluar në fabrikën e ambalazhimit të pe-shkut në Lezhë. Sipas ministres Qato, nevoja për krijimin e një flote të re lidhet me zhvillimin e menjëhershëm të industrisë së prodhimit dhe tregtimit të produkteve të peshkut të kon-

servuar. “Kjo problematikë do të adresohet me qëllim rritjen e prodhimit të brendshëm dhe nxit-jen e ekonomisë vendase”, pohoi ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato. Ndër-kohë, kjo industri është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar, ku sipas ministres, gjatë këtyre viteve ajo ka arritur një pozicion ekselence në tregun e produk-teve të peshkut. “Produktet e Lezhës mund ti gjeni në stendat e supermerkatave europiane, aziatike dhe amerikane”, shtoi më tej ministrja Sonila Qato.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për dëmshpërblim-in e pronarëve të kompleksit Jon, asgjëson tërësisht fondin rezervë të buxhetit duke i lënë financat e shtetit të ekspozuara ndaj goditjeve të tjera deri në fund të vitit. Fondi rezervë është mburoja e buxhetit nga shpenzimet e paparashikuara, të cilat mund të vijnë nga fat-keqësitë natyrore si thatësirat apo përmbytjet, por edhe ng-jarje të tjera që kanë faturë buxhetore. Në buxhetin e këtij viti, qeveria ka programuar

rreth 11.3 milionë euro si fond rezervë për këto shpenzime.Por e gjithë kjo shumë, e madje edhe një shtesë tjetër parash mbi të do të shkojnë për të paguar pronarët e ish pallatit të ndërtuar nga vjehrri i Lulzim bashës, të cilin qeveria Rama e prishi në dhjetor të 2013. Rr-jedhimisht që në tremujorin e parë të vitit, buxheti i shtetit do të mbesë pa fond rezervë, një situatë që shton rreziqet për financat publike. Vitet e fundit fatkeqësitë natyrore janë bërë thuajse të përvitshme.

FMN: Qeveria të mos devijojë nga trajektorja fiskale

Fondi Monetar Ndërkom-bëtar parashikon formimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit të ardhshëm. Për-faqësuesi i Përhershëm i FMN, në Shqipëri, Jens Reinke deklaron se rritja ekonomike në Shqipëri do të vazhdojë të forcohet, për të arritur në rreth 4% në afatin e mesëm. Ndërkohë, sipas tij, rreziqet më të mëdha për ekonominë janë një devijim i politikave qever-itare nga rruga e tyre aktuale, veçanërisht nga trajektorja fiskale. Nga ana tjetër, rreziku

i goditjeve të jashtme duket të jetë në rënie. “Gjatë vitit 2018, ne presim që rritja ekonomike në Shqipëri të vazhdojë të forcohet, për të arritur në rreth 4% në afa-tin e mesëm. Kjo mbështetet në përmirësimin e kushteve ekono-mike në partnerët kryesorë treg-tarë të Shqipërisë. Rreziqet më të mëdha për ekonominë janë një devijim i politikave qeveritare nga rruga e tyre aktuale, veçanërisht nga trajektorja fiskale dhe prem-timet kryesore të reformës. Rrezi-ku i goditjeve të jashtme duket të jetë në rënie”, pohoi Reinke.

Strategjia 3 vjeçare e qeverisë për zonat rurale, rrjet agroturizmi, inkubatorë dhe markata

me produkte tradicionale në 100 fshatra

Zbardhet dokumenti, ja investimet nga viti 2018-2020 në të gjithë vendin

Qeveria ka bërë gati një strategji 3 vjeçare për zhvillimin modern të zonave rurale në të

gjithë vendin. Sipas dokumentit të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave, bëhet fjalë për një program për zhvillimin rural, i cili do të mundësojë ndërhyr-jen me financime në 100 fsha-tra. Investimet në hapësirën e mirëpërcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-sociale, të agroturiz-mit e turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore do të jenë nga buxheti i shtetit, donatorët dhe investime private. Kjo strategji synon që në 3 vite, pranga nga viti 2018 deri në 2020, në këta 100 fshatra të punësohen 600 persona, të çelen 150 biznese të reja (start up) të mbështetura për të rinj, të ngrihen 25 inkubatorë për pro-duktet tradicionale, 150 bujtina të mbështetura, 27 sipërmarrje të reja të agroturizmit si dhe 200 projekte të realizuara të përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Objektivat e programitStrategjia do të programojë

ndërhyrjet me investime të inte-gruara në 100 fshatra, nëpërmjet 3 objektivave; Përmirësimi i in-frastrukturës publike (mbështet-ja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komu-nitare, shërbime publike, infra-strukture mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kul-tutrore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedis-or etj.); Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të ak-tiviteteve ekonomike (përmirësi-mi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-fi-nanciare etj. Mbështetja për inkubatorë të produkteve rurale tradicionale, promovim dhe mar-

ketim të zonave rurale, shërbime transporti, panaire dhe festat lokale etj.); Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor (mbështetje për krijimin e rrjeteve rurale, grupeve lokale të veprimit si dhe shoqërinë civile në zonat rurale, trajnim profesional për të rinjtë dhe gratë, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështet-je për promovimin e traditave dhe të jetesës në fshat etj.)

Zbatimi i programit Në kuadër të programit të

100 fshatrave janë identifikuar

3 projekte strategjike dhe i pari është krijimi i rrjetit të agrotur-izmit shqiptar. Agroturizmi dhe turizmi rural janë veprimtari të cilat kanë një potencial të lartë zhvillimi për zonat rurale në Shqipëri dhe tashmë në shumë fshatra të Shqipërisë kanë filluar të funksionojnë ferma që ofro-jnë shërbime në agroturizëm dhe kanë arritur në një kohë të shkurtër rezultate shumë të mira ekonomike dhe sociale (Thethi, Voskopoja, Dardha etj.). Në kuadër të programit të 100 fsha-

trave do të mbështetet me instru-mente financiare dhe fiskale kri-jimi i një rrjeti fermash agrotur-istike, që plotësojnë kriteret dhe standardet e përcaktuara, të cilat do të jenë baza e rrjetit shqiptar të agroturizmit. Programi do të synojë mbështetje për rreth 27 sipërmarrje agroturizmi të reja dhe 150 bujtina. Mbështetja do të synojë, gjithashtu, edhe përmirësimin e fermave dhe staneve blegtorale për qëllime të veprimtarisë së agroturizmit dhe turizmit rural. Projekti tjetër

Kjo strategji synon që në 3 vite, pranga nga viti 2018 deri në 2020, në këta 100 fshatra të punësohen 600 persona, të çelen 150 biznese të reja (start up) të mbështetura për të rinj, të ngrihen 25 inkubatorë për produktet tradicionale, 150 bujtina të mbështetura, 27 sipërmarrje të reja të agro-turizmit si dhe 200 projekte të realizuara të përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike...

brenda këtij programi është rrjeti i inkubatorëve të produk-teve tradicionale. Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të shumta në prodhimin e produk-teve ushqimore tradicionale. Pro-duktet tradicionale shqiptare të prodhuara në mënyra artizanale, pavarësisht nga vlerat e mëdha dhe të interesit të konsumatorit vendas dhe të huaj, kanë treguar që depërtojnë me vështirësi në tregje për shkak të shkallës së vogël ekonomike që rrisin kostot për njësi të prodhimit, sasive të limituara të prodhimit si dhe të kërkesave të larta ligjore për standardet e ushqimit dhe ato higjieno-sanitare. Inkubatorët do të ofrojnë mbështetje për prod-huesit e vegjël të zonave rurale, në veçanti grave dhe të rinjve, të cilët mund të shfrytëzojnë inkubatorin për prodhimin, pa-ketimin, marketimin, standard-izimin dhe shitjen e produkteve të tyre, kundrejt një pagese të lehtësuar dhe të përballueshme për shërbimet që ofron inkuba-tori. Projekti i tretë është rrjeti i markatave/dyqaneve të pro-dukteve shqiptare dhe tradi-cionale. Produktet tradicionale shqiptare kanë treguar që e kanë të vështirë depërtimin në tregjet dhe dyqanet e shitjes me paki-cë, për shkaqet e shpjeguara në nënpikën “ii”). Në mbështetje të hallkës së fundit të zinxhirit të vlerës (shitja), programi do të synojë që të krijojë një rrjet të markatave/dyqaneve që do të jenë të specializuara në shitjen e produkteve shqiptare, në veçanti produkteve tradicionale. Do të synohet që ky rrjet të ketë emër-timin e tij (markën/brand-in) që e dallon nga rrjetet e tjera dhe ba-zuar në një strategji të posaçme marketingu dhe franchise, do të mund të krijojë një masë kritike të dyqaneve që do të bëjnë të mundur rritjen e përqindjes së shitjes së produkteve shqiptare/tradicionale. Mbështetja finan-ciare për ngritjen e këtij rrjeti do të parashikohet në kuadrin e programit të 100 fshatrave.

Page 11: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 11

2,5,6,10,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Çeki/ Vota presidenciale vë përballë filo-rusin Zeman

me pro-evropianin Drahos

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPërplasje Lindje-Perëndim për presidentin e ri të Çekisë

Andi LAMKO

Presidenti aktual Milos Zeman mori më shumë vota në raun-din e parë të zgjedhjeve pres-idenciale, por ndjekësi i tij Jiri

Drahos bëri që zgjedhjet të kalojnë në raundin e dytë final teksa janë numëruar më shumë se 96 për qind e votave. Lidhjet e afërta të Zeman me Rusinë dhe Kinën kanë ndarë opinionin publik, teksa një pjesë e madhe e elektoratit favorizojnë kan-didatët pro-evropianë, mes të cilëve dhe 68-vjeçarin akademik Drahos. Presidentët në Çeki kanë fuqi ekze-kutive të kufizuara por fjala e Zeman dhe pararendësve të tij ka peshë në debatet publike dhe janë vendimtarë në formimin e qeverive, proces në të cilin Çekia ndodhet aktualisht. Dra-hos ka fituar të paktën 26.4 për qind të votave kurse Zeman kryesoi me 39 për qind, por duke mos arritur pragun prej 50 për qind që do të eliminonte raundin final, ata do të përballen kokë më kokë. Disa kandidatë të tjerë me ide të ngjashme me Drahos arritën më shumë se 10 për qind të votave, që sugjeron se votuesit e tyre mund të japin mbështetjen për të në raundin eliminator të 26-27 janarit.

Drahos optimist“Rezultati duket i mirë. Milos

Zeman dhe këshilltarët e tij tani i pret një konkurrim i vështirë. Ejani të gjithë të votoni”, tha Drahos për mbështetësit në Pragë. Vota konsiderohet si një referendum për 73-vjeçarin Zeman,

Veseli: Kosova do respektojë obligimet për Gjykatën Speciale

Kosova kërkon ekstradimin e trafikantit izraelit të organeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvil-luar dje një takim me Ambasa-dorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, ku ka biseduar për zh-villimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018. Veseli në takim ka theksuar gjithashtu se Kosova do t’u qëndrojë pas obligimeve për Gjykatën Specialen. “Koso-va do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë

agjendën e integrimeve euroat-lantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA do të mbetet primar”, citohet të ketë thënë Veseli. Më 22 dhjetor, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e kësaj gjykate. Komuniteti ndërkom-bëtar ka reaguar kundër, duke i ftuar autoritetet kosovare të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar ligjin. Gjykata pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kosova i ka kërkuar dje Qipros ekstradimin e izraelitit të arrestuar për organizmin e trafi-kut ndërkombëtar të organeve. I dyshuari Moshe Harel akuzohet për organizmin e më shumë se 30 transplanteve ilegale të vesh-kave në një klinikë private pranë Prishtinës. "Ne do bëjmë çmos që ky person të dalë para drejtësisë, si për krimet e tij dhe për dëmin ndaj imazhit ndërkombëtar të Kosovës”, tha dje ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri. Rrjeti ndërkombëtar i trafikut doli në dritë në vitin 2008 kur një burrë

nga Turqia humbi ndjenjat në aeroportin e Prishtinës pasi i ishte hequr njëra veshkë. Policia më vonë bastisi klinikën Medi-cus e cila u mbyll pas skandalit. Në 2013, një gjykatë evropiane në Kosovë dënoi pesë doktorë kosovarë me tetë vjet burgim për trafik ilegal organesh. Dhënësit ilegalë të organeve ishin lënë pa kujdesin e duhur mjekësor dhe ishin trajtuar si "mbeturina", thanë prokurorët gjatë gjyqit. Por në 2016 gjykata e lartë e Kosovës anuloi dënimet dhe urdhëroi një hetim të ri i cili vazhdon.

Vetëvendosje, Shpend Ahmeti kërkon zgjidhje nga Kurti

Kreu i Bashkisë së Prisht-inës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, tha dje se nëse kriza në parti nuk zgjidhet në konferencën e të hënës, edhe ai do të japë dorëheqjen. Mediat vendase raportojnë se ky takim do të jetë vendimtari për pozi-cionimin e Ahmetit, i cili do të vendosë nëse do të qëndrojë në VV ose do bashkohet me grupin anti-Kurti të të dorëhequrve si Visari, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiut e të tjerë. Burimet thonë se kryetari i Prishtinës ka ndarë mendjen lidhur me fatin e tij në

parti dhe nëse nuk tejkalohen ndarjet, ai do të japë dorëheqjen. Dardan Molliqaj me anë të një postimin në Facebook, është shprehur i kënaqur me vendi-min e Kryesisë së Partisë, për t’i dhënë një shans përmirësimit të gjendjes. “Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë”, kishte shkruar Molliqaj pas mbledhjes së fundit.

i cili ka qenë në post prej vitit 2013 dhe një nga kritikët më të ashpër të emigracionit nga vendet myslimane dhe të sanksioneve evropiane ndaj Ru-sisë. Analistët thonin se Zeman kishte humbur mbështetje në zonat rurale, ku retorikat e tij kundër emigrantëve dhe korrektësisë politike janë pritur me entuziazëm. Drahos tashmë e di se ka një shans të mirë të rrëzojë nga karrigia presidentin e moshuar në votën e pas dy javëve. "Ne në gjuhën ceke themi se ‘peshku qelbet nga koka’ dhe kjo besoj se përkufizon më së miri mandatin e zotit Zeman", tha Drahos, i cili prej fillimit nuk e ka fshehur opozi-cionin ndaj presidentit. Raundi i parë i votimit kaloi pa shumë ngjarje, përveç një protestueseje gjysmë të zhveshur që u përpoq të prishte hedhjen e votës së Zeman në Pragë, duke e akuzuar

se është një kukull e Vladimir Putin. Ajo u përzu me shpejtësi nga siguria dhe Zeman hodhi votën e tij, por ishte dukshëm i tronditur nga incidenti.Zeman i mbështetur nga shumica

Shumica e çekëve kanë pikëpam-je të ngjashme me Zeman për emi-gracionin, por tendencat e tij drejt të djathtës radikale dhe lidhjet e ngrohta me Kinën e Rusinë duket se po ndajnë opinionin publik, teksa një pjesë e mbështetjes kaloi te kandidatët pro-ev-ropianë, duke përfshirë dhe Drahos. Zeman ka refuzuar debatet publike para raundit të parë, por pas zgjedh-jeve pranoi sfidën e Drahos në duel tel-eviziv, duke thënë se dëshironte të ndi-hmonte votuesit të bënin zgjedhjen e tyre. “Besoj se qytetarët kanë opinionin e tyre. Ata nuk janë kukulla që mund të manipulohen sipas vullnetit të gjith-

Athina paralizohet nga grevat e transportit publik

Sindikatat e transportit publik në Athinë kanë vendosur për një grevë 24-orëshe të hënën për të protestuar kundër projektligjit për transportin, që pritet të votohet të njëjtën ditë në Parlament. Kontrolli i trafikut ajror do të zhvillojë një grevë tre orëshe të hënën, që do të sjellë anulimin e flu-turimeve nga dhe në drejtim Athinën mes orëve 12:00 dhe 15:00. Kompanitë ajrore “Aegean Air” dhe “Olympic Air” do të ndryshojnë oraret në fluturime ndërkombëtare të brendshme. Heku-rudhat operojnë normalisht.

Maqedoni-Greqi, grupe pune për

negociatat e emritMaqedonia dhe Greqia kanë rënë

dakord dje të formojnë grupe të punës të cilat do të udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe e Greqisë. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov tha se takimi i parë i grupeve të reja të punës të mbahet në shkurt. “U ndamë të bindur se ka vullnet nga të dyja anët që të shkohet përpara”, tha ai, duke shtuar se identiteti kombëtar është shumë i rëndësishëm për palën maqedonase dhe duhet të gjendet mënyrë që pala greke të bindet se ekziston një ndarje e qartë.

Turqia do të eliminojë militantët kurdë në Afrin

Presidenti turk Tajip Erdogan tha dje se inkursioni i Turqisë në veri të provincës siriane Idlib do të eliminojë të gjitha forcat militante kurde që kanë marrë kontrollin e rajonit fqinjë kufitar Afrin. “Nëse ter-roristët në Afrin nuk dorëzohen, ne do t’i eliminojmë ata tërësisht”, tha Erdogan në një konferencë të partisë së tij në fuqi AK në qytetin lindor të Elazig. Militantët kurdë YPG thanë më herët se ushtria turke në Siri lëshoi predha artileria të shtunën në Afrin por nuk kishte të plagosur.

Zv. ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha dje se sanksionet e reja të pritura nga SHBA kundër Moskës, janë një tentativë për të influencuar çësht-jet e saj të brendshme para zgjedhjeve presidenciale. Washington-i pritet të vendosë penalitete të tjera kundër Rusisë në shkurt për akuzat e ndërhyrjeve në votën presidenciale të 2016 në SHBA, të cilat Rusia i ka mohuar vazhdimisht. Moska thotë se pret që SHBA të paraqesë dy raporte të tjera an-ti-ruse, tha Ryabkov për agjencinë vendase Tass, në të cilat një numër zyrtarësh e kompanish ruse do të përfshihen në listën e zezë të sanksioneve. “Ne e konsiderojmë këtë si një tjetër tentativë për të influencuar situatën e brendshme, veçanërisht ara zgjedhjeve presidenciale”, tha Ryabkov.

Presidenti amerikan Donald Trump i dha dje Iranit paralajmërimin e fundit dhe u kërkoi aleatëve evropianë të punojnë për përmirësimin e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore, ose të përballem me daljen e SHBA prej saj. “Meg-jithë tendencën time të fortë për ta refuzuar, unë vendosa të mos e tërheq SHBA nga akordi me Iranin, por kam parashtruar dy rrugët e vetme për të bërë përpara: ose riparimin e gabimeve të rënda të marrëveshjes, ose tërheqjen e SHBA”, tha Trump. Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif reagoi duke thënë se akordi nuk është i negociueshëm dhe se qëndrimi i Trump është një tentativë e dëshpëruar për të dëmtuar një marrëveshje solide multilaterale.

RUSIA: SANKSIONET E SHBA, NDIKIM NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TRUMP, ULTIMATUM PËR PËRMIRËSIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN

kujt”, tha Zeman nga selia e fushatës. Rezultati i presidencialeve mund të influencojë gjithashtu kryeministrin e ri, Andrej Babis, të njohur ndryshe si Donald Trump i Çekisë, i cili ende po përpiqet të formojë qeverinë. Tentativa e tij për të qeverisur me kabinet mi-norance pritet gjerësisht të refuzohet nga parlamenti javën që vjen. Zeman ka mbështetur biznesmenin milioner Babis dhe thotë se do t’i japë një tjetër shans për të tërhequr mbështetje nga partitë. Ish-kryeministër i qendrës së majtë dhe avokat i Evropës federale, Zeman gradualisht është zhvendosur nga qëndrimet e tij duke kritikuar BE dhe duke i bërë jehonë pasigurive publike për emigracionin. Ai është mbështetur nga ish-partia e tij Ko-muniste, dhe nga radikalët e djathtë anti-NATO e anti-BE, SPD.

Shumica e çekëve kanë pikëpamje të ngjashme me Zeman për emigracionin, por tendencat e tij drejt të djathtës radikale dhe lidhjet e ngrohta me Kinën e Rusinë duket se po ndajnë opin-ionin publik...

Page 12: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

12 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Dokumentet e CIA, amerikanët dyshime se Mehmet Shehu u vra, ja përplasjet e Ramiz Alisë

me Nexhmije Hoxhën për të marrë pushtetin

Shërbimi sekret amerikan vijon të nxjerr informa-cione dhe shumë detaje nga regjimi i ashpër komu-

nist në Shqipëri. Teksa që në vitin 1949 CIA nisi lëvizjet për rrëzimin e regjimit, një rëndësi e madhe i është kushtuar vitit 1985, periud-hë kur Enver Hoxha ishte shumë sëmurë dhe që më pas ndërroi jetë. Agjentët e CIA kanë grumbulluar mjaft informacione për këtë peri-udhë mbi mënyrën se si operonte pushteti dhe lëvizjet që kishin nisur për pasuesin e Enver Hoxhës. Në një dokument të deklasifikuar përmendet rasti i Mehmet Shehut, ku sipas CIA edhe pse ai zyrtarisht thuhet se kishte vrarë veten, ka in-formacione se është vrarë. Nga ana tjetër përmenden lëvizjet e Ramiz Alisë. Sipas dokumentit ai kishte filluar të grumbullonte njerëzit pranë tij për të marrë pushtetin me vdekjen e Enver Hoxhës, por kishte përplasje me Nexhmije Hoxhën.

23 maj 1949Memorandum

Shqipëria(Raport i agjentëve për dre-

jtuesit) Jam dakord me habinë tuaj si për masën e shpejtësisë me të cilën u prodhua plani Britanik ashtu dhe për influencën e pozitës angleze dhe ambiciet e saj për Greqinë. Unë besoj gjithashtu se britanikët do ta konsiderojnë këtë si një test për të përcaktuar masën e madhësisë së operacioneve tona të OPC, si dhe aftësinë e tyre për të influencuar në partneritetet që mund të zhvillohen me ne. Mendoj se do të ishte e kotë të pretendonim kontroll të operacioneve britan-ike siç ishte projektuar, prandaj ne duhet të marrin pozicionin se njohjes së dëshirave të tyre për të bërë diçka në Shqipëri, dhe se i urojmë fat në përpjekjen e tyre. Ne duhet t’u sugjerojmë një masë të mjaftueshme ndërlidhjeje me agjencive tona, aq sa për të evituar shkelje të rrugës së njëri-tjetrit. Në duhet të theksojmë se projekti ynë është i një shkalle më të madhe se i tyre, dhe në të njëjtën kohë, i hapur ndaj influencave politike të jashtme, prandaj përfundimi i tij i saktë nuk mund të parashikohet aktualisht. Ne duhet të shtojmë se gjatë shpalosjes së elementëve të tjerë, ne do t’i informojmë ata, dhe gjithashtu do të informojmë edhe stabilimentin politik e ushtarak amerikan në Greqi, për planet e britanikëve. Zoti ... ka përgatitur draftin e mëposhtëm operacional për Shqipërinë, me synimin për t’ia paraqitur më vonë britanikëve më datë 24. Përfitoj nga ku rast për ta sjellë në vëmendjen tuaj.

Draft i planit operacional për Shqipërinë

Formimi i komitetit të ekzilit. Dita e planifikuar për njoftimin e formimit të Komitetit është 1 korri-ku 1949. Tre anëtarët kryesorë të tij do të jenë Balli Kombëtar, Zogistët dhe Blloku Indipendent nën krye-simin e Verlacit. Lideri do të jetë Mit’hat Frashri dhe selia kryesore e tij do të jetë në Paris. Mbledhja e informacioneve për kriteret e oper-acionit do të vazhdojë. Faza e tij e propagandës do të jetë zbutëse dhe do të nisë menjëherë pas njoftimit të krijimit të Komitetit. Ajo do të përfshijë aktivitetin tonë në emër të Komitetit, siç janë programet në gjuhën shqipe, dhe shpresojmë

CIA: Fëmijët e Enver Hoxhës, të paaftë për të marrë pushtetin

dëshirueshme stërvitja dhe pajisja e një brigade shqiptare jashtë vendit, të krijohen plane për këtë qëllim. Gjatë gjithë zhvillimit të operacion-it, të ndiqet me vëmendje mendësia greke për Shqipërinë, dhe sa herë është nevoja të bëhen përpjekje

për ta influencuar. Aktivitetet ju-gosllave brenda Shqipërisë të jenë objektiv kryesor i inteligjencës.

Dërgesat e armëve sovjetike apo nga satelitët të jenë objekt monitorimi të rreptë dhe rastet e mundshme të përdoren metoda pengimi. Të përdoret në mënyrë maksimale çështja maqedonase për neutralizimin e pretendimeve territoriale ekspansioniste greke e jugosllave. Presioni më i fortë

të bëhet mbi qeverinë greke për dorëheqjen nga pretendimet për territorin shqiptar, dhe të japë një deklaratë publike ku ajo heq dorë publikisht nga pretendimet për Epirin e Veriut, në rast të zgjedhjes së qeverisë së lirë e të pavarur në Shqipëri nën mbrojtjen e OKB.

Korrik 1953 – korrik 1954Raport i transmetimeve

Demonstratat, trazirat dhe “

Që prej vrasjes së kryeministrit Shehu dhe eli-

minimit të qindra mbështetësve të tij në degë

të ndryshme të qeverisë dhe të

partisë shqiptare, lufta për pushtet ka vazhduar me

ashpërsi (koment: Shehu zyrtarisht

kreu vetëvrasje në 1981 por shumë zhurma qarkullo-

jnë se është vrarë) Dihet në të gjithë

Shqipërinë se En-ver Hoxha është i

sëmurë, dhe se ka zgjedhur sekretarin e partisë, kryetarin e presidiumit të ku-vendit, Ramiz Alia si pasues. Sido që të jetë, Alia është

kandidati më i fortë. Bijtë e Hoxhës

Sokoli e Iliri nuk kanë kurajën dhe

aftësinë e tij për të komanduar...

të ndihmohemi nga radio Anka-raja si dhe nga publikimet e vetë Komitetit në gazeta dhe broshura. Operacionet e errëta do të përf-shijnë zhurmues të Radio-Tiranës dhe instalimi i një transmetuesi i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, që do të veprojë nga brenda Shqipërisë.

Trajnimet Dita e caktuar për nisjen e

trajnimeve është 15 korriku. Disa mundësi bazash po merren në konsideratë aktualisht, mes të cilave janë ish-bazat ushtarake amerikane në Korsikë, Sardenja, si dhe një vend në Egjipt për të cilin Faruku thotë se mund të vihet në dispozicion për Zogun. Ky aktivitet do të bëhet në dy faza; e para do të jetë i dhjetë shqiptarëve të zgjedhur nga amerikanët, dhe e dyta do të jetë trajnimi i një force prej dyzet shqiptarësh me përfaqësues grupin e parë. Në këtë mënyrë, pjesëmarrja e amerikanëve në mision nuk do të kalohet menjëherë te çdo shqiptar që do të marrë pjesë në forcën e S.O. Zgjedhja e dhjetë agjentëve të parë do të bëhet në të ardhmen e afërt nga Frashëri apo zëvendësi i tij, në konsultim me kreun tonë op-eracional. Rekrutim i grupit të dytë duhet të bëhet me anë të rregulla të zgjedhjes nga nën-komisionet e Komitetit Kombëtar, që do të ve-projnë në koordinim me kreun tonë operacional. Organizmi i brend-shëm do të përfshijë kuadrin e të dyzetëve, të cilët do të infiltrohen me mjete të ndryshme duke përf-shirë lëshimet ajrore, zbarkimet në plazhe dhe kalimet kufitare, me qëllim vendosjen e komunikimeve, linjave të furnizimit dhe ndërlidhjes me grupet ekzistuese të rezistencës në Shqipëri, me një datë objektiv 15 gushtin deri në 1 shtatorin.

Kërkesat për nisjen e fazës finale të sulmeve

Suksesi i fazës pararendëse; Grupet e gatshme greke në jug të Shqipërisë; Garancia e qartë e mosndërhyrjes së Greqisë në jug të Shqipërisë në rast trazirash. Tito dhe jo sovjetikët të jenë në kontroll të Shqipërisë, ose të pa-ktën të zonave kufitare ku do të ndërhyjmë. Akordimi me NSC, JCS dhe Departamentin e Shtetit se zhvillime të tilla nuk konfliktohen me politika të tjera të përgjithshme. Koncepti i paraqitur është ai i një kryengritjeje integrale, i drejtuar dhe me pjesëmarrës shqiptarët e vendit, me përjashtim të skenarëve të përmendura më sipër. Nëse gjatë fazave të operacionit rezulton e

Page 13: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Dokumentet e CIA, amerikanët dyshime se Mehmet Shehu u vra, ja përplasjet e Ramiz Alisë

me Nexhmije Hoxhën për të marrë pushtetin

CIA: Fëmijët e Enver Hoxhës, të paaftë për të marrë pushtetin

spastrimet në Çekosllovaki, Ber-lin, Rumani, Hungari etj. Si dhe arrestimi kohët e fundit i Berias, i kanë dhënë programeve tona burime të pasura lajmesh për të interpretuar në Shqipëri. Përveç linjave të zakonshme të propa-gandës si korrupsioni dhe dobësia e sovjetikëve, apo bashkimi dhe këmbëngulja e popujve të shtypur, programeve tona i është dhënë një tjetër mundësi sulmi prej vazhdimit të përsëritjes nga Radio Tirana se të gjitha trazirat janë shkaktuar nga amerikanët, edhe pse disa agjenci dhe zyrtarë komunistë kanë pran-uar se trazirat erdhën si rezultat i administrimit dhe gjykimit të dobët nga komunistët. Në lidhje me arres-timin e Berias ne kemi theksuar në programet tona se që prej vdekjes së Stalinit ishte parashikuar lufta për pushtet brenda administratës dhe spastrimet e mundshme. Nuk janë bërë parashikime specifike për spastrime në Shqipëri, por kemi thënë se ato me siguri do të ndodhin, prandaj bota e lirë ishte e hapur për t’i dhënë azil të gjithë zyrtarëve e komunistëve të penduar.

Transmetimet radioNuk ka pasur shumë materi-

ale nga brenda Shqipërisë, përveç

njoftimit të Radio Tiranës se ishin fshirë të gjitha borxhet e vjetra bu-jqësore, për të cilën ne u përgjigjëm shpjet se ishte e gënjeshtërt pasi komunistët i kishin plotësuar pla-nin e vitit 1953 por fshatarët ishin në borxh dhe trembeshin për jetën e tyre. Për fat të mirë, një refugjat i arsimuar dhe i informuar, Dervish Bejleri është marrë në pyetje dhe na ka premtuar mjaft informacion që do të përdoret në transmetimet tona

hme shoqërore shqiptare, kryesisht ushtarakëve. Transmetimet tona janë kryer përditë në dy frekuenca, teksa do të nisin përdorimin trans-metuesit e rinj më të fuqishëm. Më tej në transmetime kemi reflektuar lajmet botërore, duke theksuar ar-ritjet e Perëndimit dhe dobësimin e Bashkimit Sovjetik në fushën ekonomike, sociale e politike; sol-idaritetin e botës së lirë dhe përv-jetorin e Paktit të Ballkanit.

Në lidhje me çështjet shqiptare vëmendje i është dhënë zgjedhjeve të marsit për këshillat popullorë, keqpërdorimit të punonjësve, dhe edukimit komunist në Shqipëri me komentet mbi emërimin e Bedri Spahiut në ministrinë e arsimit, emërimin e Edip Çucit në amba-sadën e Romës, dhe ditën e grave në Shqipëri. Vëmendja e Radio Tiranës gjatë kësaj periudhe është përqendruar në zgjedhjet lokale, festimet e Ditës së Grave, proceset bujqësore dhe realizimet e planeve shtetërore, përvjetorin e vdekjes së Stalinit dhe shpalljen e 5 marsit ditë zie kombëtare. Në pikat tona të propagandës kemi përdorur prej 15 shkurtit 1954, bombën në ambasadën ruse, spastrimet ko-muniste dhe zgjedhjet e këshillave popullorë. Prej 1 marsit 1954 kemi folur mbi shkrimtarit shqiptar Thi-mi Mitko dhe mbi kushtet aktuale të Shqipërisë. Në periudhën 9-15 mars kemi transmetuar një mesazh të rremë. Sa i përket fletushkave, kemi përgatitur tre tekste dhe janë aprovuar planet për fluturime lëshi-mi. Tekstet e përgatitura janë Apeli i Dezertimit dhe teksti i vëllezërve Nikola.

23 shkurt 1985Pasuesi i Enver Hoxhës

BurimiRefugjat shqiptar i arratisur në

korrik 1984, pasi kreu dënimin me 10 vjet burgim, të cilin e mbaroi në 1984. Informacionet e tij bazohen në bisedat me ish-liderë shqiptarë që ka takuar në burg, dhe nga njohuritë e tij personale. Përpara arrestimit të tij në Shqipëri në vitin 1974 për një tentativë të dështuar arratisjeje, ai ka kryer shkollën teknike, ka punuar në uzinë dhe ka shërbyer në ushtri në njësinë e tankeve.

TekstiQë prej vrasjes së kryeministrit

Shehu dhe eliminimit të qindra mbështetësve të tij në degë të ndryshme të qeverisë dhe të par-tisë shqiptare, lufta për pushtet ka vazhduar me ashpërsi (koment: Shehu zyrtarisht kreu vetëvrasje

në 1981 por shumë zhurma qa-rkullojnë se është vrarë) Dihet në të gjithë Shqipërinë se Enver Hoxha është i sëmurë, dhe se ka zgjedhur sekretarin e partisë, kryetarin e presidiumit të kuvendit, Ramiz Alia si pasues. Sido që të jetë, Alia është kandidati më i fortë. Bijtë e Hoxhës Sokoli e Iliri nuk kanë kurajën dhe aftësinë e tij për të komanduar. Alia po bëhet gati të zëvendësojë Hox-hën kur të vijë koha e duhur. Deri tani, ai po vendos njerëzit e tij nga Veriu i Shqipërisë në postet krye-sore, siç janë sekretarët e partisë në Durrës, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Nexhmije Hoxha është aktive si në qeveri dhe në parti, dhe vendi kontrollohet nga klani i saj. Enver Hoxha kalon shumicën e kohës në Himarë në jug të Shqipërisë. Në vi-tin 1984, djali i madh i Enverit Iliri, drejtonte dy ministri, atë të jashtme dhe atë të brendshme. Djali tjetër i tij Sokol Hoxha, rreth 43 vjeç, u emërua më 1984 këshilltar i tregtisë së jashtme, që do të thotë se ka në kontroll ekonominë e vendit (Ko-ment: Nuk mund të konfirmojmë masën e influencës së bijve të tij në qeveri, por asnjëri nuk është identi-fikuar publikisht në postet publike).

Situata ekonomikeBujqësia dhe industria e

Shqipërisë është në gjendje të keqe, prej mungesës së makinerive dhe pjesëve të këmbimit, njerëzit duhet të presin në radhë të gjata për mish të ngrirë, mish derri apo pule. Produkte si vaji i ullirit e peshku janë të racionuara dhe nuk gjenden përherë. Dy herë në vit njerëzit mund të marrin dy litra verë, ndërsa mjekimet, veçanërisht antibiotikët jepen vetëm për anëtarët e partisë dhe familjarët e tyre.

BurgosjetSi pasojë e spastrimeve politike

pas vrasjes së Shehut u ndërtua një burg i ri “Numër 302” në Pllanë të Lezhës. Burgu i ri mban kryesisht anëtarë të lartë të ushtrisë, mes tyre edhe një gjeneral i forcave ajrore Edi Ohri, rreth 58 vjeç, ish-zëvendës-ministër i tregtisë së jashtme nga viti 1964 deri në 1975, i cili u trans-ferua nga burgu i Burrelit te ai i Lezhës. Deri në vitin 1984 burgu i Burrelit strehonte 400 të burgosur, prej tyre rreth 150 anëtarë partie, përfshi dhe një ish ministër i bujqë-sisë dhe anëtar i komitetit qendror të partisë. Deri në vitin 1981, në burgun e Tiranës (303) kanë qenë anëtarët e mëposhtëm të komitetit qendror dhe të ushtrisë: Todi Lubon-ja, ish-gazetar, sekretar i rinisë komuniste dhe anëtar i komitetit qendror të partisë, i dënuar me 20 vjet burg në 1978 për deviacion politik. Fadil Pacrami, ish-drejtor i propagandës së partisë dhe anëtar i komitetit qendror, dënuar me 20 vjet për deviacion politik. Gjeneral ... (Rrahman Parllaku, zëvendës-ministër i Mbrojtjes nga viti 1970 deri të paktën 1972. Gjeneral Fr... Prodani, ish-komandant i forcave të armatosura. Gjeneral Halim ... Ramohito, zëvendës drejtor i minis-trisë së mbrojtjes popullore prej vitit 1973-1974. Gjeneralët e mësipërm kishin studiuar të gjithë në Bash-kimin Sovjetik dhe janë burgosur për anësi të mundshme sovjetike. Burimi komenton se ka gjithmonë një rrezik të përfshirjes sovjetike në Shqipëri, pasi ata nuk kanë hequr dorë nga qëllimet e tyre në Shqipëri, dhe sipas asaj që thuhet nëpër burg-je, ka shumë elementë pro-sovjetikë në të gjithë Shqipërinë.

Suksesi i fazës pararendëse; Gru-

pet e gatshme greke në jug të Shqipërisë;

Garancia e qartë e mosndërhyrjes

së Greqisë në jug të Shqipërisë në

rast trazirash. Tito dhe jo sovjetikët të jenë në kontroll të Shqipërisë, ose të paktën të zonave kufitare ku do të

ndërhyjmë. Akordi-mi me NSC, JCS dhe Departamen-tin e Shtetit se zh-villime të tilla nuk konfliktohen me

politika të tjera të përgjithshme...

të ardhshme. Kemi besim se ai do të jetë burimi më i mirë i informacion-it prej shumë kohësh. Në programet tona i bëhet apel grupeve të ndrys-

Page 14: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

14 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

2,5,6,10,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Shefi i Krimeve të Shkodrës: Të luftojmë të gjithë kundër krimit të organizuar

Shefi i Policisë Kriminale të Shkodrës, Saimir Rrustemi ka bërë një apel të fortë përmes rrjeteve sociale në ditën e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit. Ai, përmes këtij apeli i kërkon të gjithë institucioneve të drejtësisë të veprojnë drejt në dhënien e vendimeve. Ai i kërkon të gjithë shoqërisë të rrijë larg krimit të organizuar në mënyrë që çdo grup kriminal të shuhet njëherë e mirë nga vendi ynë. “Sot është 105 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit. Kjo ditë e gjen organi-zatën tonë në një moment kyç të historisë së saj ku ka filluar një luftë e fuqishme brenda dhe jashtë saj kundër krimit të organizuar. Një luftë që do ia ndryshojë faqen vendit tonë. Por të vetëm ne s’ia dalim dot, s’ia dalim pa ndihmën e çdo institucioni dhe të gjitha hallkave të këtij

shteti. Prandaj sot unë do ul kokën dhe do ju lutem duke u kërkuar ndihmë. Do ul kokën e do u lutem kolegeve të mi, vendosni në cilën anë të barrikadës do qëndroni. Do ul kokën para prokurorëve e gjyqtarëve, boll më! Vendi ka nevojë për pjesën tuaj të drejtë e të ndershme! Do ul kokën e do u lutem tatimeve, doganave, a nuk ju mjafton? Është edhe momenti i juaj! Do ul kokën e do u lutem bizneseve, mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbështetur tek paratë e krimit! Ato mund t’ju favorizojnë një moment, por ai moment do jetë fundi i biznesit tuaj. Dua të ul kokën e t’u lutem mësuesve tanë e t’iu them, ngrihuni në nivelin që kërkon puna juaj, edukojini të rinjtë tanë që të jenë të denjë për të qenë pjesë e pastër e vendit të tyre! Do ul kokën e do

ju lutem institucioneve fetare, zoti ju ka ngarkuar me një detyrë të rëndësishme, të edukoni shoqërinë e t’u tregoni se cila është rruga e drejtë dhe mos harroni se do jepni llogari para tij! Do ul kokën e do i lutem të rin-jve që të qëndrojnë larg veseve, përbuzeni atë ndjenjën e krenarisë për të qenë pjesë e grupeve kriminale të qytetit! Në pamje të pare mund t’ua marrë mendjen me pasurimin e shpejtë me makinat e bukura apo krenarinë për t’u dukur i fortë, por ju garantoj që kjo zgjedhje do ju shkurtojë jetën. Mbase jam patetik, mbase jam i dalë mode, siç më thonë jam kundër rrymës, por dua tua përsëris, vendi ynë nuk është ky! Vendi ynë s’mund të jetë ky! Vendi ynë nuk duhet të jetë kurrë ky! Zoti na ndihmoftë”, shkruan Rrustemi në rrjetet sociale.

Pranga shqiptarit në Itali, iu kap 70 kg drogë në makinë

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Firence pasi akuzohet për trafik droge. Policia italiane e qytetit të Firences ka arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin shqiptar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi në automjetin e tij të tipit 'Renault Koleos' janë sekuestruar rreth 70 kilogram marijuanë. Sipas medieve italiane droga e sekues-truar nëse do të shitej në doza të vogla, 38-vjeçari do të përfitonte rreth 350 mijë euro. Lënda narkotike ishte e paketuar në 4 thasë. Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur falë sinjalizimeve të hetuesve italianë që informuan se 38-vjeçari shqiptar një ditë më parë kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge. Ndaj tij u lëshua urdhri i arrestimit me burg dhe automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

Sherr në Komisariatin e Lezhës, pezullohen dy policë

Dy efektivë policie janë rrahur me njeri-tjetrin. Ngjarja është regjistruar brenda ambienteve të ko-misariatit të Policisë në Lezhë. Sipas njoftimit zyrtar të dhënë dje nga policia, bëhet e ditur se Oficeri i Pa-trullës së Përgjithshme me inicialet N. SH. ka goditur me grushte efektivin e Patrullës së Përgjithshme me inicialet M. M. edhe ky i fundit i është kundërpërgjig-jur. Për ti ndarë kanë ndërhyrë të tjerë efektivë, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Drejtorinë e Policisë Lezhë nisi një procedim disiplinor për dy protagonistët. “Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për hetime të mëtejshme.

Dhunonte bashkëjetuesen, policia shpall në kërkim 34-vjeçarin

Një 40-vjeçare ka denoncuar bashkëjetuesin e saj 6 vjet më të vogël pasi e dhunonte vazhdimisht. Pas denoncimit policia ka shkuar në banesën e çiftit për ta ndalur dhe marrë në pyetje 34-vjeecarin. Ndalimi i tij nuk është bërë i mundur pasi ai ishte larguar nga ambi-entet e banesës. Pasi ka konstatuar se ai ishte larguar pa lënë gjurmë policia e ka shpallur atë në kërkim. Policia thotë se dy ditë më parë është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë një grua e cila ka denoncuar bashkëjetuesin se e kishte rrahur më mëngjes pas një debati që kishin pasur. “Më datë 12.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit me inicialetA. Ç., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses me inicialet A. K., vjeç 40, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë

Tronditet Shkodra, atentat me tritol të “fortit” të qytetit, 8 të plagosur

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPistat e hetimit, e shkuara e 43 vjeçarit Lulzim Kulla

Elvis MYRTA

Atentat me tritol të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla, në lagjen "Rus", fare

pranë qendrës së qytetit. Rreth 300-400 gram lëndë eksplozive janë vendosur në një motor të parkuar në hyrje të një objekti dykatësh në pronësi të Kullës dhe është shpërthyer me telekomandë në momentin kur shënjestra po largohej me automjet. 43 vjeçari Kulla ka mbetur i pla-gosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa krahas tij, plagë kanë marrë edhe 7 persona të tjerë të cilët kanë qenë kalimtarë të rastësishëm, një prej tyre, i identifikuar si Ditmir Myftia, 32 vjeç, në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të tjerët jashtë rrezikut për jetën. Objekti ku u vendos tritoli është godinë dykatëshe multifunksionale si klinikë dentare, lokal, shoqata serbo-malazeze, parukeri, shitje tapetash. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla po hipte në automjetin e tij. Dysho-het se lëvizjet e Kullës janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai po merrte automjetin kanë bërë shpërthimin e telekomandu-ar. Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në drejtim të Tiranës për ndë-rhyrje më të specializuar. Mësohet që sapo biznesmeni po hipte në makinën e tij çdo gjë shpërtheu në flakë, ndërsa 43-vjeçari përfundoi disa me-tra më tutje i plagosur rëndë. Edhe një tjetër nga të plago-surit e shpërthimit është nisur gjithashtu drejt kryeqytetit, ndërsa gjashtë të tjerët mëso-het se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Emrat e të plago-surve nga atentati janë Lulzim Kullaj 43 vjeç, Arjola Gjonaj 32 vjeçe, Pjetër Arra 53 vjeç, Gentian Suça 40 vjeç, Ditmir Myftia 32 vjeç, Pjeter Daka 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq 50 vjeçe. Kjo e fundit është përfaqësuese e minoritetit serbo-malazez. Në katin e dytë

të ndërtesës ndodhet pikërisht një shoqatë e minoritetit ser-bo-malazez në Shkodër. Ngjarja mund të kishte pasoja fatale pasi zona është tepër e populluar në atë orë të ditës. Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar dyqanet në ndërtesën dykatëshe pranë së cilës ndodhej makina, duke iu shkatërruar dyert dhe xhamat. Banorët tregojnë panikun që përjetuan ato momente. Mëso-het se në lagjen “Partizani”, aty ku ndodhi shpërthimi, Kulla zotëronte një dyqan, të cilin e kishte lënë me qira. Biznesmeni rezulton një emër i skeduar në polici dhe i njohur në qytet si “i forti i Shkodrës”, me precedentë të theksuar kriminalë dhe të shkuar të errët.

E kaluara e errët e Lulzim Kullës

Lul Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si "i forti" i Shkod-rës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dysho-het se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush. Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për

Lëvizjet e Kullës janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai po merrte automjetin kanë bërë shpërthimin e telekomanduar. Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore...

kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë mua-jsh. Ndërkohë, kujtojmë se Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen "Rus". Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga

qyteti. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Blutë kanë se-kuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, pasi kanë qenë të pajisura me kamera sigurie dhe dyshohet të kenë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive në dyqan.

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Rebani Jau-pi ka mbërritur me urgjencë në Shkodër, pas atentatit me eksploziv në lagjen “Rus”, ku për pasojë mbetën të plagosur 8 persona, shënjestra e sulmit, Lulzim Kulla dhe 7 persona të tjerë, këta të fundit kalimtarë të

rastësishëm. Jaupi ka mbled-hur në një takim krerët e policisë së Shkodrës dhe ka kërkuar zbardhje të plotë të ng-jarjes dhe vënien përpara përg-jegjësisë ligjore të autorëve të krimit. Në takim merrte pjesë edhe kreu i Prokurorisë së Shkodrës, Anton Martini.

DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT, ME URGJENCË DREJT SHKODRËS

Page 15: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Në kasafortë janë marrë 10 mijë euro dhe 5.5 milionë lekë

Elvis MYRTA

Një sasi e konsid-erueshme parash në dy valuta është vjedhur mbrëmjen

e së premtes në një banesë në Fier. Sipas burimeve policore, në lagjen “Kryengritja”, është vjedhur banesa e shtetasit me inicialet K. M., 56 vjeç. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjed-hur 10 mijë euro si dhe 550 mijë lekë të reja në banesën e 56-vjeçarit. Asnjë nga famil-jarët nuk ka qenë në banesë në momentin e grabitjes çka ka ndihmuar autorët që ta bas-tisin shtëpinë të pashqetësuar. Anëtarët e familjes kishin dalë për një darkë familjare kur banesa e tyre u grabit. Kanë qenë vetë familjarët të cilët pasi kanë konstatuar se në shtëpi kishin hyrë persona të tjerë dhe kishin vjedhur kasafortën, e cila ndodhej në ambientet e dhomës së gjumit që kanë njoftuar policinë. Nga dëshmia e kryefamiljarit mësohet se hajdutët kanë hapur kasaforta kanë marrë 10 mijë euro si dhe 5 milionë e 500 mijë lekë. Për këtë ngjarje mësohet se nuk ka persona të dyshuar apo të ndaluar nga ana e Policisë së Fierit, pasi hajdutët nuk kanë lënë shenja dhe kanë vepruar me kujdes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Grabitja në KsamilTre persona të armatosur

dhe të maskuar kanë sulmuar tre ditë më parë një familje në Ksamil. Sipas policisë, ata kanë rrahur e lidhur me litar të zotin e ndërtesës trekatëshe që shërbente edhe si shtëpi pushi-mi. Pasi i kanë marrë çelësat e godinës, ata hynë dhe kontrol-luan të tre katet. Petro Lulo, 24 vjeç, pronari i shtëpisë në Ksa-mil të Sarandës është personi që ka rënë pre e grabitësve, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ishte ora rreth 07:30 minuta, ku tre persona të

minë e tij e ka konfirmuar dhe një e afërme që ka shkuar aty para policisë pasi jeton shumë pranë banesash trekatëshe të familjes Luta. Sipas dësh-misë së saj, i riu Petro Lula ka marrë goditje në kokë dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës, ku sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën "E lidhën, këmbët dhe duart komplet, e lidhën dhe e lanë atje. E rrahën mirë e mirë dhe e gjuajtën me qytën

e pistoletës në kokë", thotë e afërmja. 24-vjeçari Luta ndod-het në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autoritetet kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kap-jen e autorëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetuesit kanë marrë dëshmitë e disa personave, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar për t’u verifikuar.

“ Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur 10 mijë euro si dhe 550 mijë lekë të reja në banesën e 56-vjeçarit. Asnjë nga famil-jarët nuk ka qenë në banesë në momentin e grabitjes çka ka ndihmuar autorët që ta basti-sin shtëpinë të pashqetësuar. Anëtarët e familjes kishin dalë për një darkë familjare kur bane-sa e tyre u grabit...

maskuar dhe të armatosur me armë zjarri shkuan në shtëpinë e 24-vjeçarit. Sapo i riu doli nga shtëpia, grabitësit e sulmuan atë, duke e goditur me tytën e armës dhe më pas e lidhën. Pasi e kanë goditur dhe lidhur grabitësit i kanë marrë të riut çelësat nga xhepi dhe kanë kontrolluar të gjitha dhomat e shtëpisë trekatëshe. Gra-bitësit kontrolluan pothuajse të gjitha ambientet e shtëpisë derisa kanë gjetur dhe kanë marrë 700 euro, ndërkohë në momentin që po dilnin nga banesa ata kanë marrë edhe makinën tip “Benz” në pronësi të 24-vjeçarit. Automjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, dhe duke qenë se çelësat ishin në makinë grabitësit e kanë patur të lehtë për ta marrë atë, ku dhe janë larguar me shpe-jtësi nga vendi i ngjarjes. Ka qenë vetë i riu që ka lajmëruar policinë dhe të afërmit mbi ngjarjen pasi agresorët u lar-guan. Pas telefonatës në sallën operative nga i riu, menjëherë ka shkuar në vendngjarje forcat e Policisë së Sarandës. Ai u ka thënë se grabitësit ishin tre persona të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës e më pas e kanë lidhur. Gjithashtu dësh-

Fier/ Familja në darkë, u grabitet kasaforta me 20 milionë lekë

I fiksuar pas bixhozit, 43-vjeçari shet mobiliet e shtëpisë

Një 43-vjeçar, i fiksuar pas lojërave të fatit, nuk ka kursyer as mobiliet dhe orenditë shtëpiake të nënës së tij, të cilat i ka shitur. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku 62-vjeçarja me inicialet A. E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç me inicialet I. E.. Ky i fundit i cili sipas dëshmisë së të ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpi-ake për të siguruar para, për të luajtur në këto lojëra. Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62-vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komis-ariatit të policisë për ndihmë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Grabitet supermarketi në zonën e ish Parkut të Autobusëve

Një biznes në Tiranë ka rëndë pre e një vjedhjeje pak para mesnatës të së shtunës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish Parkut të Autobusëve, pasi ka mbyllur shërbimet për klientët. Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një supermarket në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Supermarketi është vjedhur pasi është mbyl-lur dhe janë larguar të gjithë punonjësit e tij. Grabitësi pasi është siguruar që në supermarket nuk ka njeri është futur brenda nga dritarja e mbrapa e tij. Sipas burimeve policore, janë marrë 31.500 lekë të reja dhe disa steka me cigare. Pasi ka marrë shumën e lekëve dhe stekat e cigareve ai ka dal po nga dritarja duke mos shkaktuar zhurmë dhe dyshime. Policia ka sekuestruar kamerat e supermarketit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë që materialet hetimore për rastin u referuan në Prokurorinë e Tiranës.

E merr rrjedha e lumit, humb jetën 5-vjeçari në Shkodër

Një fëmijë është mbytur në ujërat e lumit Kir në Shkodër. Mësohet se i mituri është i moshës 5 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije. Vogëlushi i mi-tur u transportua në spitalin e Shkodrës pa shenja jete. Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës 5-vjeçari, ishte duke luajtur kur e mori rrjedha e lumit. Vogëlushi i moshës 5-vjeçare është gjetur nga kalimtarë të rastit disa metra larg banesës së tij. Fëmija është dërguar nga familjarët në spitalin e Shkodrës, ku është deklaruar i vdekur. Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ng-jarja, ndërkohë që djali i vogël, mendohet se ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Banesa e vogëlushit është pranë rrjedhës së lumit Kir, mendohet se ai ka dalë për të lozur pranë banesës, dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Ndërkohë që nuk janë të qarta rrethanat se si është mbytur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ngacmonte nxënësen në rrjetet sociale, dënohet me 3 vite burg mësuesi Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite heqje

lirie ish mësuesin e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar. 64-vjeçari, Hasan Marti-ni akuzohet për veprën penale “veprime të turpshme me të mitura”. Ai u arrestua pasi ngacmoi një 14-vjeçare, nxënëse në shkollën ku ai jepte mësim. Mësuesi u arrestua në Maj të vitit që sapo lamë, pas denoncimit të nxënëses të klasës së nëntë. Gjatë seancës, i dyshuari ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke i cilësuar si të pavërteta. Ndryshe ka preten-duar prokurori në sallën e gjyqit, sipas të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se i dyshuari mund të ketë kryer veprën penale. Një nga këto prova kanë qenë edhe komunikimet elektronike, mesazhe të shkëmbyera në rrjetin

“Facebook”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i 64-vjeçarit pas kërkesës së prokurorisë. “A jeni në terezi more?! Ç’janë këto trillime? Janë të gjitha trillime”, mësohet të jetë shprehur ai. Më tej, gjatë shpjegimeve të dhëna, ai ka mohuar me forcë akuzën, duke thënë se nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Ndërkohë që avokati i tij mbrojtës i kërkojë gjykatës që të marrë në konsideratë punën e 64-vjeçarit si dhe ka kërkuar që të merret parasysh fakti që ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe nuk ka kryer vepra penale. Në lidhje me shkëmbimin e mesazheve në rrjetin social “Facebook”, mbro-jtësit kanë pretenduar se komunikimi është keqpërdorur nga nëna e kallëzueses. Sipas mbrojtësve, ka qenë një rastësi e dy adresave

me të njëjtin emër dhe se 64- vjeçari ka percep-tuar se ka qenë duke folur me një person tjetër dhe jo me të miturën. Kujtojmë që mësuesi i lëndës së matematikës në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Lleshi” u arrestua në maj të 2017 në ambientet e kësaj shkolle, pas një denoncimi të paraqitur në komisariat nga ana e një prej nxënëseve të tij. Nën shoqërinë e nënës së saj dhe të një psikologeje, e mitura ka rrëfyer disa episode ku, ishte ndjerë e ngacmuar nga ana e mësuesit Hasan Martini. Bashkëngjitur kallëzimit e mitura ka paraqitur edhe disa mesazhe që mësuesi ia kishte dërguar në “Facebook”. Mesazhet në rrjetin social ishin ato që fundosën 64-vjeçarin i cili u dënua me 3 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

Page 16: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

16 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

“Në Parlamentin tonë fla-sin e veprojnë deputetët,

secili sipas oreksit, in-teresit, sipas kërkesës, ofertës, që kanë klane

dhe nuk zë vend aspak instalimi i institucioneve për të bërë drejtësi dhe

shtet demokratik. Fjalori i deputetëve, ligjbërësve,

ligjzbatuesve, është për të ardhur keq. Kemi

dëgjuar të mandatuar në atë sallë, që është gjynah

t`i thuash Parlament. Sjellin në vëmendjen e dëgjuesve dhe shi-

kuesve fjalë dhe fjalor të pastër banal, thua se këta njerëz kanë zbritur nga pylli në atë kupolë,

që vetëm për respekt nuk bëhet fjalë...

Belbëzimi i ndritshëm i violinës së një artisti të madh

Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve

plasdarmit artistik shqiptar. Ishte një befasi e këndshme, - kujton po ky mik i vjetër. - Ai atë mbrëmje kërceu tangon e tij të fillimit të jetës. Të habitur, ne menduam thellë se si nga ky djalosh i ndrojtur elbasanas doli befasisht një violinist i gjallë, i freskët, plot temperament. E nënvizoj këtë, - vazhdoi ai, - sepse kjo natë qe edhe pedana e tij e parë nga ku ai do të ravijëzonte në kohë dhe në hapësirë gjithë imazhin e tij të talentuar artistik si violinist, si pedagog që krijoi një plejadë të shkëlqyer violinistësh të tjerë shqiptarë”.

Kujtimet e kursyera të mikut të tij dhe njëherësh edhe miku im, më angazhuan edhe për një kërkim spontan në faqet e internetit. Natyrisht, kjo biografi e dixhitalizuar ishte pak e prerë sipas meje, tepër e rrudhur dhe këtë rrudhje modeste unë e lidh më tepër me modestinë e tij si njeri i urtë, i cili i shmangej publiciteteve të tepërta, të bezdisshme për të, karakteristikë e artistëve të sinqertë që bezdiseshin nga pekulet

Nga Mustafa BERATI

Do të mbetet një parabolë artistike e madhe për të dhe familjen e tij, por

edhe për ne që e admironim adoleshentin e talentuar Ibra-him Madhi, debutimi i parë i tij në publik në një interpre-tim violinistik të koncertit të Mendelsonit. Siç kujton një i njohuri i tij, “... atë mbrëmje, ai, i shoqëruar bind-shëm nga orkestra simfonike e Radio-Televizionit Shqiptar nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja, krijoi befas një atmosferë mistike arti, një lojë violine perfekte, dridhjet e së cilës krijuan emocione të veçanta te spektatorët. Kjo ishte edhe porta në të cilën hyri violinisti i shquar “Artisti i Popullit” Ibrahim Madhi në zemrën e

e tepërta dhe dekori i një lavdie të supozuar.Për mua, Ibrahim Madhi nuk është një artist

kompleks i ndërlikuar. Ai dallohet, në radhë të parë, si violinist karizmatik i kalibrit evropian, gjë e cila është vërtetuar nga koncertet e shumta solo dhe në shoqërim me orkestër në mjaft skena të dëgjuara të botës, i rrethuar nga një publik i edukuar, me një edukatë të lartë artistike që e kanë admiruar vërtetësisht si në Radion e Pekinit, në atë të Gracit të Austrisë, në Radio-Prishtinën e kudo, gjë e cila më mbushi me një admirim të sinqertë.

Për mua “Artisti i Popullit” Ibrahim Madhi duhet parë në dy plane: Si një violinist inter-pretativ brilant, por edhe si një pedagog që plazmoi dhjetëra violinistë fanatikë si vetvetja. Në pikëpamjen e parë ai mbetet një sui generis në llojin e vet. Në pikëpamjen e dytë atë e ilus-tron vetë aktualiteti i dishepujve të tij të violinës. Disa nga nxënësit e tij, të shpërndarë në skenat e botës, luajnë suksesshëm po atë lojë telash

magjepsës, po atë lojë magjistarësh të mëdhenj violinistësh, po atë interpretim të pastër, besnikë të disa partiturave që janë firmosur nga kolosët e violinës botërore.

Prandaj, mua më fanitet i dyzuar. Kështu e përfytyroj edhe kur kaloj në rrugën e tij të fëmi-jërisë. Dhe kështu duhet të mbahet një dishepull i shkëlqyer i violinës, sepse në Elbasan , me sa di, violina ishte perëndi e shtëpisë. S’mund të kaloje indiferent në lagjet romantike të qytetit pa dëgjuar me ëndje disa ushtrime solfezhi në telat e saj, disa dridhje artistike që shpeshherë përcillnin në atmosferën e ngrysur të qytetit, tingujt e partiturave të Paganinit, Moxartit etj. Ky është Ibrahim Madhi, i njohuri im i fëmijërisë, një talent brilant, forca artistike interpretative e të cilit lëngëzon, zbut edhe sot zemrat e dëgjuesve shqiptarë me delikatesën e lojës, brishtësinë e dridhjes së telave, gjë që mbetet një pano e paha-rruar, fakt të cilin e dëshiron çdo artist i talentuar.

Nga Sokrat NDREÇKA

Politika shqiptare është përfaqësuesja më ek-selente e skenave trag-jikomike, që nuk i ka

parë kurrë shoqëria shqiptare, në tërë historinë e jetës së saj shoqërore e njerëzore. Ka politikanë,të mandatuar, për-faqësues të denjë të veprave penale, që nuk ka njohur ndon-jëherë një shoqëri, e cila kërkon të integrohet në botën moderne. Nuk e kuptojmë përse ka ndodhur kështu, por ky realitet nuk do këshilltar. Episode të frikshme janë dëshmi se si kanë rrjedhur ng-jarjet, që kanë ardhur deri në këtë farë feje, ku deputetët fyejnë e shajnë, akuzojnë njeri-tjetrin, për të mbrojtur “nderin dhe dinjitetin” përpara votuesve dhe subjektit politik që përfaqësojnë. Një Parlament që shërben si sekser trafikantësh e ka humbur misionin kushtetues. Po ku të lënë të kesh një Parlament funksional, ku fjalën ta ketë ligji dhe konsolidimi i shtetit ligjor të jetë zëri i parë. Në Parlamentin tonë flasin e vepro-jnë deputetët, secili sipas oreksit, interesit, sipas kërkesës, ofertës, që kanë klane dhe nuk zë vend aspak instalimi i institucioneve për të bërë dre-jtësi dhe shtet demokratik. Fjalori i deputetëve, ligjbërësve, ligjzbatuesve, është për të ardhur keq. Kemi dëgjuar të mandatuar në atë sallë, që është gjynah t i thuash Parlament. Sjellin në vëmendjen e dëgjuesve dhe shikuesve fjalë dhe fjalor të pastër banal, thua se këta njerëz kanë zbritur nga pylli në atë kupolë, që vetëm për respekt nuk bëhet fjalë. Harrojnë se fjala e keqe e thënë pa kujdes, e thënë me dashakeqësi, me cinizëm, mund dhe hapë shumë plagë, të cilat duan kohë të mbyllen ose qëndrojnë hapur, dhe maisja e tyre shkakton probleme që nuk ka mjekim në botë t’i shërojë.

Shqipëria ka përjetuar histori të dhimbshme në këto vite tranzicioni. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve, me pasojë humbje jete në këtë për-ballje të deformuar nga politika. Kanë ndodhur vrasje, plagosje, rrëmbim të qenieve njerëzore. Janë rrëmbyer pasuri, janë grabitur banka, janë vrarë administratorë, deri politikanë. Të gjitha

këto kanë ardhur nga përdorimi i fjalës pa kriter. Fjala ka brenda vetes ngarkesë emocionale, ka fuqi dhe veprim, e cila duhet administruar me kujdes, që një fjalë e thënë keq, të mos kthehet prapa, të mos bëjë rikoshet, njëlloj si plumbi. Debatet politike, përplasjet midis deputetëve, të cilët kërkojnë zona influence, paprekshmëri, të mandatuar që duan të marrin copë të madhe, edhe kur s`e meritojnë, shënjestrojnë fjalët në vend të plumbave. Fjalët kthehen në predha dhe këtu nis hatërmbetja, nis një mision i hes-htur, i cili përfundon në vepra penale. Pra fjalët, kundërshtitë, mosdakordësitë, nuk kanë mëshirë kur ndodhen në krizë, kur ushqehen nga njerëz të vegjël, ato nuk kanë mëshirë dhe nuk u vihet dot gardh. Nga fjalët e hedhura në mjedise të caktuara ka ndodhur të vihen në gjak shumë njerëz, janë armiqësuar të tjerë, ka shumë syresh, që qëndrojnë të ngujuar, për shkak se një fjalë e thënë “të dalë ku të dale”, është kthyer në zënkë, në sherr, pse jo, është kthyer në një vepër krimi, plaga e së cilës nuk shërohet lehtë.

Kujtojmë organizimin e mitingjeve vite më parë kur Shqipëria mbante rekordin në botë për nga mënyra se si kryqëzonin mllefet liderët e partive politike. Kujtojmë se si mijëra njerëz protestonin, për inat të palës tjetër. Kur njëra palë mbyllte mitingun, të nesërmen vijonte mitingu i radhës dhe liderët mburreshin se kush kishte nxjerrë protestues më shumë në rrugë. Duken si lojë fjalësh ngjarje të tilla, por këto përballje kanë ardhur për shkak të keqpërdorimit të ar-syes, mungesës së logjikës së ftohtë të atyre që i japin fjalës peshën e plumbit. Mos të shkojmë më larg se ditët e sotme kur dëgjojmë të mos i vihet fre fjalës, edhe pse dihet që goditja e saj është vrastare. Kryeministri Rama, thotë shefja e opozitës së majtë, znj. Monika Kryemadhi, është koka e krimit në Shqipëri. Të tjerë, Ramën e bëjnë bashkëpunëtor të ngushtë me trafikantë të drogës. Një tjetër del kundër integrimit të vendit duke përdorur një togfjalësh, krejt të padenja për intelektualë apo përfaqësues të shqiptarëve në struktura europiane.

Një opozitë, një opozitar ka plot forma e mënyra të ndryshme për të shprehur mosda-kordësinë e tij në një institucion të huaj për arsye të

ndryshme. Por e rëndësishme është që ky qëndrim kërkohet të shprehet me diplomaci, me kulturë, me profesionalizëm. Të ngresh zërin për shkak të opozitarizmit duke fyer e sharë kundërshtarin poli-tik, nuk është dhe aq e thjeshtë, nuk është normale, nuk është dinjitoze. Përdorimi keq i shprehjes me dashje apo pa ndonjë qëllim të keq është varfëri mendimi, është mungesë logjike dhe argumenti. Mënyra e duhur e komunikimit të bën të ndihesh i denjë, i aftë për t i shkuar një çështjeje deri në fund. Siguron partnerë të besueshëm, siguron lidhje të forta institucionale, bëhesh më i qëndrueshëm, për rrjedhojë kështu duhet të funksionojë arsyeja dhe vizioni. Është momenti të thuhet se Shqipërisë i duhen njerëz që të promovojnë vlera europiane, institucionale e jo të humbasim kohë me cingërima, që nuk ngrenë peshë e të nxjerrin problematika, që s i hyjnë në punë shqiptarëve.

Kultura demokratike është kushti numër një, që e bën një shoqëri të emancipuar, që e bën shoqërinë të hapur dhe me status të plotë integrues. Duket se shqiptarët nuk e kanë një ngjizje, një dukuri të tillë, e cila në një farë mënyre i penalizon dhe nuk i lejon hunda të shohin me qetësi gjuhën e pastër të komunikimit, kudo dhe kurdoherë nga deputetë, intelektualë, diplomatë, ambasadorë, nëpunës shteti etj. Nuk është koha e fjalëve të lëshuara pa kursim, nuk është koha e hakmarrjes primitive, që gjakos e krijon lëndim. Është koha kur ky tempull, e gjithë shoqëria të zënë vendin që u takon, të marrin përgjegjësitë për ti zënë çdo shteg krimit. Demokracia nuk është pronë private, nuk administrohet nga një njeri. Demokracia është pronë e përbashkët dhe qeveriset nga çdo njeri. E kanë kot politikanët që sillen sikur çdo gjë varet nga vullneti i tyre. Pa demokraci shoqërore nuk ka shtet ligjor. Politikanët, jo të gjithë, një punë e realizojnë në mënyrë të përsosur: të ardhurat, kapitalet e majme i fshehin larg syve të shqiptarëve. Kishte plotësisht të drejtë poeti i madh Ali Asllani kur shkruante: Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/ hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot’ e maskarenjve; / Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole…/Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,/Koha është e maskaren-jve, po Atdheu i shqiptarve!”.

Page 17: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Zerim të gjërave me botën! Po mes nesh?

10 dimërore për qeverinë

qeveri që po i hap me zell “gropën” vetes duke u ekspozuar ndaj një sistemi të pa-varur drejtësie dhe standarteve imponuese e një monitorimi në rritje prej BE dhe një opozitë që refuzon “armët” që jep ligji dhe BE për të përshpejtuar apo garantuar rrota-cionin politik në vend!

Protesta e janarit nuk i sjell dobi Shqipërisë nëse i kundërvihet reformës në drejtësi dhe penalizon hapjen e negociat-ave me BE. Pa drejtësi dhe larg BE, qeveria do abuzojë më shumë, opozita do të mbetet njësoj e dëshpëruar dhe rrotacioni do të mbetet tensionues.

Të vetmit fitues nga turbullirat, saboti-mi i drejtësisë dhe integrimit në BE, janë qarqet antishqiptare në rajon. Me Serbinë në BE para nesh (me këtë rast Kosova do të pranohet nga serbët sepse Kosova nuk do jetë bashkë me të atje) fatura e inte-grimit do të rritet më tej dhe pa drejtësi, shteti shqiptar do të mbetet inferior ndaj gjeo-politikave dhe investimeve strategjike në rajon.

Atëhere ku i çon mushka ku janë ngje-shur PD e LSI bashkë? Nëse interesi i vendit kërkon mirëkuptim politik për këto dy çështje, atëhere kjo protestë pa kauzë (asgjë gjatë qeverisjes së PS nuk mund të krahas-ohet me bëmat e PD në pushtet) e pa moral (lidershipi i PD nuk mund bëjë sikur lindi dje), rrezikon t’i kundërvihet direkt interesit kombëtar. Esadizmi nuk ka brirë! Alibitë e protestave nuk pijnë më ujë. Vetëm për

Nga Artan Xh. DUKA

Hyri janari dhe prapë po mbar-set “mali” i PD. Pas asaj “Pran-

verë-Verë 2017” tek çad-ra, tani po troket sfilata “Dimër 2018”. Dihet çfarë do pjellë e prapë PD kutur-iset ndonëse, përjashto ‘97, protesta nuk rrëzon dot qeveri. Mesa duket një dëshpërim i madh për një hall të madh. Jo se qeveria është qelibar. Përkundrazi. Por rrotacionin e ndëshkimin nuk e bën rruga. Nuk është ‘97-a; as nuk krahasohet me të. Ka institucione dhe votë dhe “burri i shtetit” vlen për qever-itarin e opozitarin bashkë. Nëse qeveria, sipas opozitës, e ka mbushur kupën, o burra sa më shpejt reformën në drejtësi! Ku më e interesuara si rregull duhet të jetë opozita, por ja që kjo e paska një hall se çuditërisht po e anatemon dhe saboton e para atë. Dje me miratimin e kuadrit ligjor, sot me zbatimin e saj.

Nëse qeveria shkel e shpërfill të drejtat demokratike, o burra sa më shpejt integ-rimin në BE! Ku më e interesuara si rregull duhet të jetë opozita por ja që kjo paska një hall se çuditërisht po e tensionon klimën politike duke rrezikuar shtyrjen e hapjes së negociatave dhe lërë Serbinë të hyjë para nesh në BE. Paradoksalisht sot kemi një

hallin e popullit nuk i digjet barku PD e LSI. Se po t’u digjej, e shtynin atë një ditë pas hapjes së negociatave me BE. E bëri dikur PS pas Gërdecit me NATO-n në prag. Sot e kanë rradhën “burrat e shtetit” dhe “yjet në ngjitje”. Ndonëse nuk kanë asnjë arsye si Gërdeci dikur. Për më tepër, ndryshe nga PD dje që monopolizoi e kapitalizoi politikisht futjen në NATO, PS po shprehet e gatshme të ndajnë së bashku si klasë politike mer-itën për hapjen e negociatave me BE. PD, e lakuar si opozitë që po nëpërkëmb integ-rimin në BE, me ftesën e Ramës ka shansin të provojë gjithë kritikët gabim. Në këtë kontekst, ftesa e Ramës duhet të jetë më konkrete rreth bashkëpunimit parlamentar dhe strukturave ad-hoc për këtë qëllim.

Sa i takon reformës në drejtësi, opozita ka rastin të dëshmojë se nuk i ndruhet asaj sepse nga mënyra sesi i është kundërvënë dhe e ka trajtuar deri tani, veç shton dy-shimet rreth së kaluarës së saj në pushtet. Për më tepër do i jepte fund dhe absurdit politik teksa nga njëra anë deri dje preten-donte se të huajt po ndërhynin duke cënuar sovranitetin dhe parimet kushtetuese dhe nga ana tjetër sot akuzojnë Ramën për kapje të saj! Mos ia rritni kaq shumë vlerat Ramës sa të aludohet se dhe perëndimi bën lojën e tij! Një protestë dinjitoze në përkrahje të BE dhe ligjit në vend është gjithnjë shëndet për demokracinë. Dhe që të mos e ndajë fjalën nga vepra, opozita bën mirë të shtrëngojë, qoftë dhe me pahir,

dorën e bashkëpunimit për hapjen e nego-ciatave me BE dhe reformën në drejtësi. Tek e fundit, janë ca gjëra e rregulla loje që i leverdisin të gjithëve, në pushtet apo jo.

Ndërkohë që po negociojmë me Gre-qinë për “tabura”, është e paimagjinueshme të krijojmë “vija” të kuqe mes nesh. Opozita dhe qeveria bëjnë mirë të lëshojnë pe për hir të mbarë shqiptarëve. E kanë detyrim. E para për të spostuar në kohë pretendi-met vend e pavend të saj ndaj qeverisë dhe shpallur vullnetin për respektimin e institucioneve dhe qeveria vetë duke ofruar vullnet për ndryshime një ditë pas hapjes së negociatave.

Qeveria si më i “madhi”, duhet të bëjë gjithçka ia vlen për të sfumuar çdo ten-tativë absurde që i kundërvihet reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave me BE. Ndërsa bashkëqeverisja është anomali demokratike (sfidon votën dhe kompro-menton opozitën që ulet në tavolinë me qeverinë e “krimit”), lëvizjet në qeveri nuk kanë përse të jenë tabu. Boll të ruhet kursi i reformave sepse merita merret dhe në ikje. PS nuk soset për emra.

Sot “topi” është tek opozita dhe ajo nuk mund të bëjë më shejtan-budallanë. Nëse nuk bëjnë duvanë e tjetërkujt por e kanë hallin tek vetja, “shejtani” drejtësi ka dalë tashmë nga shishja dhe frika e tyre nuk ka pse merr peng vendin dhe agonia veç shpresë nuk është. Të paktën do mbahen mënd se bënë gjënë e duhur në fund.

Nga Gjon BUSHPEPA

Ky është një vlerësim i bërë nga ata që e shohin Shqipërinë nga jashtë, po për ne shqiptarët ky vlerësim është pak nota më posh-

të. Do të ishte objektive nota në mes 7 dhe 8, po ndoshta edhe ky vlerësimi im është subjektiv. Megjithatë, unë nuk do të ndalem në këtë vlerësim, por në paralajmërimet e opozitës për një sezon të pandërprerë të protestave sipas tyre, që do të fillojnë me 27 janar, një javë më vonë se demostrata e 21 janarit 2011, për të cilën akoma nuk kanë dhënë llogari para drejtësisë shkaktarët e krimit të asaj date. Për këtë krim duhet të japi llogari jo vetëm Basha, por edhe ai që i konsideroi protestuesit "kokë palarë".

Opozita e bashkuar siç e quajnë Basha e Kryemadhi, me 18 dhjetor 2017 organi-zuan një protestë të dhunshme, e cila ka shumë gjëra të përbashkëta me protestën e 14 shtatorit 1998. Ndryshimi është vetëm nga objekti i sulmit. Atëhere objekt i sulmit ishte Kryeministria, kurse me 18 dhjetor ishte Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë protestë morën pjesë emra të dëgjuar të krimit, njerëz historikisht të dhunshëm duke filluar nga vitet '90. Nuk u kuptua se përse ishin dyndur aq shumë kosovarë për të marrë pjesë në këtë protestë. Me siguri do të jenë vënë në lëvizje miqtë e Bashës, që u ka bërë shumë të "mira" gjatë saj periudhe që kryente detyrën e përkthyesit me forcat e huaja, që shumë kosovarë e kanë konsid-eruar si shërbëtor i serbëve.

Çfarë mbronin kosovarët duke mar-rë pjesë në këtë protestë? Kushtetuta e

Shqipërisë, atyre nuk u hyn në punë as për mirë as për keq. Shpeshherë kosovarët me pushtet apo pa pushtet kanë sjellë shumë probleme në vendin tonë. Me 14 shtator 1998 mbi 500 forca të Bujar Bukoshit, ish kryeministrit në mërgim që mbahej me 3 % e emigrantëve kosovarë iu bashkuan pro-testës të Berishës kundër Kryeministrisë. Me 18 dhjetor 2017 nuk u komunikua nga policia numri i tyre, po 100 prej tyre u nda-luan për kundërshtim të policisë. Opozita e bashkuar shqiptare akoma nuk e ka kuptu-ar se demokracia nuk vendoset nëpërmjet rrugës, por duke vendosur shtetin ligjor dhe kushdo të përgjigjet para tij. Me 18 dh-jetor nuk e kuptoi njeri se si do të vendosej demokracia duke sulmuar Kuvendin me shashka tymuese e me fishekë zjarri.

Opozita akuzon mazhorancën se duke zgjedhur prokuroren e përkohshme Arta Markun u kap Prokuroria e Përgjithshme nga E. Rama. Basha me mbështetësit e tij në Durrës deklaron se për më pak se tre javë i mbylli problemet që kishte E. Rama me drejtësinë! Po se çfarë problemesh nuk i tha. E.Rama, nëse ka bërë krime ashtu siç deklaron çdo orë e çdo ditë Basha, le të futet në burg dhe të shpëtojë Basha që ka bërë shumë krime, që çdo shqiptar i di, nëse ka pak kujtesë. Me sa di unë dhe shumë të tjerë, Rama nuk ka bërë krime, por të tjerët kanë bërë krime mbi shpinën e tij.

Me 18 dhjetor, sulmi mbi sallën e Kuvendit ishte i kombinuar nga jashtë dhe nga brenda sallës. Nga jashtë, deputetët e opozitës ndesheshin me policinë për të sulmuar sallën ku ishin në seancë shumi-

ca e deputetëve. Nga brenda ish ministri i Brendshëm i qeverisë "Berisha"që në çdo mbledhje të Komisionit Parlamentar të Sig-urisë krijon trazira dhe ofendon kryetaren e komisionit, një zonjë e nderuar, bllokon herë pas here foltoren që nuk lejon depu-tetët të flasin. Duhet theksuar një ndryshim i "vogël" se sulmi i 14 shtatorit 1998 ishte me armë e kundratank, kurse i 18 dhjetorit ishte ndeshje trup me trup dhe mjete rre-thanore si, këpucë e çizme të shtrenjta dhe me bomba tymuese.

Me 8 janar mblidhen në SHQUP aleatët të djathtë e të majtë, të cilët janë edhe shkaktarët e mbajtjes të PD 90 ditë në çadër dhe e nxorën në zgjedhjet e 25 qershorit me atë rezultat që tani dihet nga të gjithë. Ai sot deklaron se me fillimin e sezonit parlamentar do të fillojnë protes-tat dhe do të vazhdojnë deri në rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e qeverisë anti-mafia. Edhe një vit më parë në protestën e 18 shkurtit mblodhi shumë njerëz. Në ato të radhës, protestuesit erdhën duke u tkurrur dhe mbetën në çadër 100 veta që ndërro-heshin me turne, shumica e të cilëve vinin nga Bathorja. Fati i protestave të 2018 do të jetë i atyre të një viti më parë.

Humbja e zgjedhjeve është një gjë e hidhur për çdo forcë politike që kërkon të marrë pushtetin, por zhurma e madhe edhe 7 muaj pas zgjedhjeve është një gjë e pashijshme dhe me prapaskenë ligësinë. Opozita në vend që të analizojë shkaqet se përse mori rreth 250 mijë vota më pak se në zgjedhjet paraardhëse sulmon qeverinë për blerje të votave dhe ndërkombëtarët që nuk e zgjodhën për ta mbështetur.

Sipas tij, nuk janë votuesit shqiptarë që vendosin se kush duhet të fitojë po është dëshira e ndërkombëtarëve. Kjo është një marrëzi për një politikan. PD dhe LSI po abuzojnë shumë me fjalën popull. Është mëkat ta përdorësh atë si mish për top për plotësimin e interesave të pushtetit. Me 21 dhjetor, Kryemadhi shprehet se do të dali ndonjë Avni Rustem edhe tani në Shqipëri. Ky ishte një kërcënim për Ramën dhe i bënte thirrje të tërhiqet se do të ketë fatin e Esat P. Toptanit, kurse Rama nuk e vlerësoi këtë kërcënim duke e konsideruar si një politikane pa vlerë, e cila mund të jetë edhe objekt i vetingut. Kryemadhi po mbështet shumë tek PD dhe po propagandon me të madhe se protestat që fillojnë me 27 janar do të jenë të pandërprera deri në largimin e E. Ramës nga pushteti. Aleatët e PD, bash-këpunimin me LSI nuk e kanë pritur mirë. Njëri prej tyre u shpreh se opozita duhet të ketë një kokë dhe se ajo nuk ka përse të martohet me një grua të divorcuar.

Prapaskenat e këtyre protestave të opozitës janë të njohura. Ato kanë për qëllim të tensionojnë situatën politike në vend, të pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe të hapjes së negociatave me BE që priten të hapen në pranverën e këtij viti nga të cilat Shqipëria do të fitoi shumë si nga ana politike dhe ekonomike. Sipas BE, Shqipëria është në rrugë të drejtë drejt një stabiliteti ekonomik dhe politik. Analistë brenda dhe jashtë vendit flasin që opozita shqiptare duhet të bëjë detyrat e veta. Ajo duhet të bëjë detyrat e veta dhe të mos ka-pet me të kaluarën se lufta kundër drogës në 2017 është e fituar.

Page 18: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

18 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

2,5,6,10,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Teatri dhe filmiLuftar Paja lindi më 1 dhjetor

1941. Pas mbarimit të shkollës së mesme elektrike e pedagogjike në vitin 1963 mbaron studion 1 vjeçare për aktor në teatrin Popullor. Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor. Luftëtari është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969 për kontributin e dhënë në grupet amatore, është nderuar me medaljen “Naim Frashëri e klasit të parë”. Në vitin 1968 u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit. Në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e teatrit “Bylis” Fier. Luan në teatër në dramën "Hijet e natës", "Fejesa e Çehovit". Ndër rolet më të spikatura të aktorit Luftar Pajës janë: "Çobo Rrapushi me shokë" në rolin e Çobos. Në dramën "Vite të

paharruara", "Fytyra e dytë", e në qindra e qindra komedi me një akt. Në vitin 1979 merr titullin “Artist i Merituar”. Luftar Paja ka marrë pjesë dhe në shumë filma artistikë mes tyre "Ëndrra për një karrige", "Zëvendësi i grave" etj. Ai ka lua-jtur përkrah aktoreve të mëdhenj shqiptar si Rolan Trebicka, Sandër Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Ron-do, Kadri Roshi etj. Në vitin 1990 merr titullin e lartë “Artist i Pop-ullit”. Në vitin 2001 është shpallur Qytetar Nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli “Nder i Qarkut Fier”. Në skena në vijim të projekteve artistike ishte dhe në dy shfaqje “Made in Albania” dhe “Ferma e kafshëve” si dhe në filmin artistik “Yjet e së ardhmes”.

Aktori flet për problemet në jetën artistike dhe përgjegjësinë e institucioneve

Teatrot në rrethe inekzistentë, arti duhet të dalë jashtë kornizës së Tiranës...

LUFTAR PAJA: LUFTAR PAJA:

Në skenën e teatrit, por dhe në ekranin e kin-emasë, me rolet e tij gjithmonë ka marrë

vlerësimin e publikut. Në jetën artistike rolet më të fundit në teatër janë në dy shfaqje teatrore, por dhe në kinema, personazhet e interpretuar prej tij nuk mungojnë. Aktori i njohur Luftar Paja vjen në një rrëfim për punën me teatrin dhe kinemanë në vitin që lamë pas. Ai shpreson për të tjera projekte artistike në vijim, ndrësa pohon se ata artistë të vjetër që kanë mbe-tur, duhen angazhuar në role. Për “SOT”, aktori Luftar Paja “Artist i Popullit” ndalet dhe në mënyrën se si po bëhen vlerësimet për ar-tistët, që sipas tij ka raste që janë dhënë çmime dhe të pamerituara. Shqetësimi i tij mbeten problemet në teatër dhe në kinema. Sipas tij, sot teatrot në rrethe janë inek-zistentë, por dhe për Ministrinë e Kulturës ka një apel. Ai shpreson që ky institucion të bëjë atë që ka thënë për artin dhe kulturën.

-Si ka nisur ky vit për ju nëse flasim për krijimtarinë artistike, a keni projekte me role?

Për mua si zakonisht takimi i parë është me shokët e dikurshëm të kafes, me Sandrin, Xhelalin, Sazanin. Dhe aty kemi hasur dhe me disa talente të tjerë siç janë reg-jisorë, aktorë, dhe kemi shkëmbyer mendime se si do ta nisim 2018, pavarësisht se jemi në pension. Dhe parashikimet e mia janë optimiste, por kjo varet dhe nga mundësitë që do të krijohen. Ne jemi si puna e atij aeroplanit pa aerodrom. Ne kemi dëshirën dhe vullnetin e madh për krijimtari, por herë mungon salla e herë sponsori me buxhete, kështu që jemi pak të ndrojtur për këtë punë. Megjithatë me vullnetin e mirë do të krijohen dhe mundësi të mira.

-Vitin që kaloi e mbyllët me projekte, si në teatër apo dhe në kinema. Për ju, si ishte nga ana artistike?

Ishte një vit i mirë për mua. Unë kam marrë pjesë në dy spektakle, njëherë me regjisor Altin Basha në 2016 në “Made in Albania” dhe tjetra gjatë 2017 me Erion Isain te shfaqja “Ferma e kafshëve”. Gjatë kësaj kohe kam pasur dhe një rol tek filmi “Yjet e së ardhmes”, që po vijon në kinema me regjisor Edmond Topi. Pra ky është bilanci i vitit që lamë pas nga krijimtaria artistike. Per-spektiva është e mirë për këtë vit, por varet nga mundësitë, që do të më krijohen me projekte.

-Keni pohuar gjithmonë që du-het të krijohen më shumë mundësi dhe për të qenë talentet e reja në skena. Çfarë duhet bërë?

Kjo është kryesorja. Ne kemi talente, por duhen mbajtur vazh-dimisht në tension.

-Në çfarë kuptimi?Institucionet që janë për këtë

punë si Teatri Kombëtar, Eksper-

imental, Metropol apo dhe kom-pani të ndryshme private duhet të afrojnë dhe ti krijojnë mundësi talenteve të reja. E kam thënë dhe më parë dhe e kam dëgjuar dhe nga të tjerë, Shqipërisë i duhen regjisorë të kualifikuar në të gjitha zhanret. Ne sot kemi regjisorë të mirë, por këtë e them sepse Univer-siteti i Arteve nxjerr talente të reja, por duhet patjetër që këto të mos mbyllen në guackën e tyre, të mos jetë vetëm universiteti, por të ketë dhe specializime nga vetë shteti shqiptar. Duhet të krijojë mundësi që ti dërgojë për specializime në vende të ndryshme. Nëse do të shkonin 10-12 talente të regjisurës sikur 1 apo 2 të kthehen me sukses të madh, kjo është gjë e madhe për Shqipërinë . Por për teatrin ka probleme jo pak.

-Ku janë problemet në teatër? Teatri shqiptar në kohën e

diktaturës jo se ka shkëlqyer, por ka pasur një shtrirje pothuajse në të gjitha qendrat e mëdha të vendit dhe kanë qenë 10 teatro profesionistë. E keqja sot tek ne, teatri, arti dhe kultura konceptohet vetëm në Tiranë. Por nuk jetojnë njerëz vetëm në Tiranë, janë dhe në zona të tjera. Kështu që këto teatro me përjashtim të Tiranës në rrethe janë inekzistentë. Po kështu kemi pasur dhe 15 estra-da profesioniste, që u zhdukën. Po të kërkosh defektin kjo nuk është sot, por ka 27 vjet. Vërtetë ndryshojnë disa gjëra, sepse sot duhen krijuar kopani private,etj, por ama në fund të fundit ashtu sikurse subvencionon shteti për Teatrin Kombëtar në Tiranë apo dhe atë Eksperimental, ashtu duhet të ketë dhe një buxhet për teatrin e rretheve. Nëse nuk

kanë dorën e shtetit, teatrot nuk funksionojnë. Le të mundohen vetë këto institucione teatri sa të duan. E kemi thënë dhe më parë, nëse në kohën e diktaturës nuk ka pasur sadisfaksion material ka pasur dhe moral. Artisti në atë kohë kishte një tjetër vlerësim në publik. Vlerësohej maksimalisht. Ato vlera që iu jepeshin artistëve i diskutonte dhe i studionte mirë dhe populli. Që të merrej një tit-ull Artist i Merituar atë kohë do të diskutohej në disa kolektiva në Komitetin Ekzekutiv, aty ku punohet artit, por dhe te njerëzit që kishin shijuar vlerat e artit, dhe më pas e firmoste Ministria e Kulturës dhe shkonte në Kuvendin Popullor. Por sot fatkeqësisht më vjen keq për presidentët në largim, e traj-tojnë organin më të lartë ligjvënës të popullit shqiptar sikur e kanë pronën e tyre personale. Nuk bëjnë vlerësime sipas meritokracisë, por sipas nepotizmikracisë. Ky është i yni dhe ky jo. Po filluan figurat të parceliozhen do humbasim vlerat, që dhe mund të shkrepi ndonjë talent. Pa mbushur akoma 5 vjet nuk ke dhënë prova direkt dhe bëhesh mjeshtër i madh. Rri 20 vjet dhe bën kafe në Amerikë dhe kur kthehesh merr titullin “Nderi i Kombit”. Kjo është një padrejtësi e madhe, që i bëhet artit shqiptar.

-Në fushën e kinemasë ju erdhët në filmin e “Yjet e së ar-dhmes”. Me një rol pas shumë vitesh. Këtë herë regjisori ju besoi rolin e një pensionisti në azil...

Në film ky pensionisti në azil dikur ka pasur një funksion, ka qenë shef administrate dhe vijon si personazh në film me lavdinë e së kaluarës. Jep urdhra, sepse i duket vetja sikur është shef.

-Problemet sot në kinema, ku janë?

Kur thamë që teatri ka nevojë për njerëz të kualifikuar, këtu unë e kam dhe për kinemanë. Edhe në kinema kemi nevojë për njerëz të kualifikuar. Sigurisht që kemi dhe regjisorë dhe aktorë të mirë, por dhe problemet nuk mungojnë. Por po nuk dhembi dhëmballa nuk vete dot gjuha. Dhe kjo punë kështu është kineastët shqiptarë duhet të trajtojnë tema, që prekin popullin në shumë aspekte, që kur të vejë tjetri dhe kjo vlen dhe për teatrin të kemi tema që publiku të shikojë dhe një pjesë të vetes së tij. Prob-lemet me skenarin në filma sot janë të dukshme. Nuk bëhet filmi duke marrë skenarin në krah, dhe duke gjetur një sponsor se ku të bëj një film. Ju pohova që duhen gjëra me pikësynime të larta dhe të projek-tuara me mend në kokë në teatër dhe në kinema.

-Ju përmendët probleme, në gjykimin tuaj sa ka bërë Ministria e Kulturës?

Kritikat për Ministrinë e Kul-turës janë thënë dhe stërthënë, dhe është bërë pak si bajate. Ka gjoja njëfarë justifikimi, që do të ndërtojmë teatrin e ri, ja se do të shpërngulemi që këtu, etj., dhe këto gjëra shtyhen nga viti në vit. Ku ishe hiç gjëkundi, çfarë bërë hiç asgjë. Janë thënë e stërthënë gjëra për artin dhe kulturën dhe dashtë zoti i bëfshin nga 2018 e mbrapa.

-Ju keni pasur dhe kritika në përgjithësi për mënyrën se si puno-het me teatrin apo dhe kinema?

Artistët e rinj dhe të vjetër mund ta vuajnë këtë që po u them, por po nuk derdhët djersë nuk ke produkt, nuk ke prodhimtari. Unë vetë kam marrë pjesë në shumë evenimente të reja pa i përmendur tani jo ky regjisor më i mirë apo ky auditor më i mirë, etj, po shpe-shherë puna është bosh sepse nuk bëhen më analiza për rolet sot. Para se të fillojë këtë spektakël bëhet analiza e kësaj vepre, zbërthehet

vepra, idenë kryesore, qëllimet, dëshirat, por këtu ka një koncept të gabuar të shumë regjisorëve që mendojnë: ju shikoni tekstin aty se këto i di unë. Por arti kolektiv nuk presupozon këtë çdo gjë në dorën e regjisorit, por duhet që ky kult të jetë i veshur me kontributin e të gjithëve. Pse lavdërohet dhe kritikohet aktori? Presupozohet nëse ka bërë punë apo jo të mirë. Pse lavdërohet dhe kritikohet regjisori, sigurisht për punën si e ka bërë. Drejtuesi kryesor është regjisori, por njerëzit nuk shtro-hen tamam në punë që të krijojnë një vepër. Në kohën e Pirro Manit dhe Pandi Stillu mendohej mirë aktori para se të hynte në studio. Tani artisti vjen sipas qejfit. Unë nuk jam dakord sot me këtë lloj metode pune, sepse nuk ke rezultat. Ka dhe punë të mira dhe shumë të mira në teatër dhe duken artistët që punojnë. Përmend këtu dhe regjisorë që kanë rezultat si Altin Basha sepse punon. Përshembull shfaqja e fundit me dy aktorë të mrekullueshëm “Rojat e Taxhit” ishte plot salla, por ata ishin dy aktorë të mrekullueshëm që nga Gazmend Gjoka me një potencë të admirueshme por dhe Lulzim Zeqja. Përmenda këta sepse kanë qenë në skenë së fundmi, por sido që të jetë nuk mundet që të admirosh një shfaqje apo dy, sepse viti është i madh janë 12 muaj.

-Drama shqipe ka qenë mjaftueshëm në skena?

Të vjen keq se zhvillohen festi-vale, por ne nuk kemi një të dramës shqipe. Duhet të kemi festival për dramën më të mirë shqipe në skenë dhe duhet punuar me shumë seri-ozitet për këtë. Por sot dhe buxhetet në art janë jo pak problem. Maqedo-nia dhe Kosova kanë më shumë bux-het për artin dhe kulturën. Kosova sot ka disa gjëra më të mira në trajtimin e artistëve se sa në Shqipëri. I uroj suksese artistëve të rinj dhe ata pak të vjetër që kanë mbetur ti shfry-tëzojnë me nikoqirllëk.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 19

2,5,6,10,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Biblioteka “Musine Kokalari” në njësinë nr. 7 ka çelur am-bientet e reja për lexuesit. Kryebashkiaku Erion Veliaj në in-augurimin e saj tha se po fitojmë betejën me bingot dhe llotot. Sipas tij nëse më parë ishin bastet, bingot, llotot në ofensivë ndaj kulturës qytetare po punohet për të kthyer këtë energji në më shumë terrene sportive, kënde lojërash dhe aktivitete. “Pra, e kemi filluar ofensivën ndaj bingove e basteve, jemi në avantazh, por ende s’e kemi fituar betejën. Për këtë duhet që të kemi një vit të mbushur me investime të tilla”, pohoi kreu i Bashkisë së Tiranës. Ai tha se është shumë e rëndësishme që këto hapësira të mbushen me lexues dhe aktivitete të ndryshme, që të afrojnë sa më shumë qytetarë”, tha Veliaj. Më tej kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se nuk ka nisje më të mirë për vitin 2018 se sa përfundimi i këtij projekti, ndërsa u shpreh se Bashkia synon që këto investime t’i shpërndajë në çdo lagje. “E fillojmë vitin 2018 me një bibliotekë moderne, e cila ka ven-dosur shembullin se çfarë quhet hapësirë publike cilësore në komunitet. Është shumë e rëndë-sishme që të kemi ndër-tesa me hapësira ikonë për ngjarje kombëtare, por besoj se ajo që është më e rëndësishme është se nëpër lagje të kemi të njëjtën cilësi që kemi parë te sheshi “Skënder-bej”, Pazari i Ri, Parku Olimpik apo Bulevardi i Ri”, u shpreh ai. Për t’i kompletuar këto biblioteka, edhe me bazën e nevojshme për lexim, Veliaj tha se është e nevojshme bashkëpunimi dhe kontributi i të gjithëve, ashtu siç edhe vepruan këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës të cilët dhuruan një fond modest librash. Në 100 vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit, gruas së parë të letrave shqipe, e cila luftoi për demokratizimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare, Bashkia e Tiranës, vendosi që njërën ndër bibliotekat e qytetit, ta emëroj pikërisht me emrin “Musine Kokalari”. Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939.

Vepra e Ferdinand Hysit me regji nga Elma Doresi, premierë në Teatrin Kombëtar

nikimit me publikun. Janë gjithë ato pyetje që ne presim ti ndajmë pas disa orësh me publikun”, u shpreh Doresi në reagimin e saj. Regjisorja Elma Doresi tregon se si përherë do të jetë brenda stilit të saj dhe shijes së saj. Rolet në vepër regjisorja ia ka besuar aktorëve Sokol Angjeli, Bujar Asqeriu, Ola Harizaj, Dritan Boriçi, Raimonda Bulku, Klod Hoxha, Devis Muka dhe Klea Huta.

Vepra shqipe në teatërKjo ësh të e para vepër

shqiptare këtë vit në skenën e Teatrit Kombëtar. Një vepër, e cila erdhi nga “Netët e leximit të dramës shqipe”, që janë zhvilluar më herët në Teatrin Kombëtar. Kjo është vepra e gjashtë shqiptare që regjisorja Doresi sjell në skenë. Por e pyetur në lidhje me hapësirën që ka drama shqipe në skenë, regjisorja ka mesazhin që edhe dramaturgët duhet të afrohen me shumë pranë teatrit. “Jam pro hapësirave për dramën shqipe në skenë, ashtu sikurse është dhe një moto e Teatrit Kombëtar që të ketë hapësirë, dhe ja ku jemi me

një vepër të tillë. Ka qenë në dis-pozicion gjithë stafi i aktorëve si dhe ai teknik i teatrit. Por jam dhe me dramaturgët, do të këshilloja të jenë sa më pranë teatrit. Ata duke qëndruar pranë, duke parë një vepër teatrale të inskenuar dhe të shohin si duhet ndërtuar struk-tura e veprës, sepse ka shumë vepra shqiptare që nuk mungojnë pena ka dhe gjetja, kemi fabula të bukura nga autorët, karaktere të tillë, por në shkrime ka dhe që nuk çohen problemet deri në fund. Çështje linjash, strukture që më pas i kalon regjisorit dhe aktorit”, thotë regjisorja Doresi. Sipas saj duke qenë më pranë teatrit kjo do ta ndihmojë autorin e veprës. “Një dramaturg, duke parë se si ndër-tohet një vepër fillon dhe piqet siç piqemi dhe ne nga shfaqja në shfaqje, fillon dhe dramaturgu krijon një tekst veprues. Edhe me veprën e Ferdinand Hysit që u fut dhe në një proces laboratori kemi ndryshuar disa gjëra, kemi sjell tekstin sepse teksti ndryshon nga shkrimi në veprim”, vijon regjisorja Doresi.

Hapet biblioteka “Musine Kokalari”

në kryeqytet

Kaosi dhe problemet e administratës, në komedinë “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”Julia VRAPI

Teatri Kombëtar çeli se-zonin artistik të këtij viti me veprën shqiptare “Vdiq mbret i , r rof të

mbreti”. Regjisorja Elma Doresi këtë herë sjell në skenë për pub-likun veprën e autorit Ferdinand Hysi. Një kastë aktorësh të njohur, por dh e emra të rinj janë pjesë e kësaj shfaqje premierë që do të vijojë për publikun dhe net të tjera në skenën e Teatrit Kombëtar. Ka-osi dhe problemet në administratë janë këtë herë në këtë komedi shqiptare, që vjen me titullin “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”. E shkru-ar në vitet ‘90 sipas regjisores Elma Doresi vepra teatrore i flet aktualitetit shqiptar. Këtë herë administrata shtetërore e parë me një sy ironik dhe grotesku në skenën e Teatrit Kombëtar “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”. Një shef i vjetër i le vendin një të riu dhe këtu fillon lufta e brendshme mes të vjetrës dhe të resë, duke nxjerrë në pah korrupsionin, imoralitetin e burokracinë e institucioneve tona. Regjisorja Doresi një thirr-je ka dhe për administratën tonë që ta ndjekë këtë shfaqje. “Jo se nuk më pëlqen administrata. Unë kam punuar me shumë dashuri me treshen e administratës në vepër që është me role. Është një anë, e cila kalon shpesh në hije ndërkohë le ta themi ajo është pjesa e padukshme e gjithë punës. Unë i bëj thirrje administratës shtetërore dhe asaj private për ta parë veprën në teatër. Kjo sepse do të shohim me anë të tre njerëzve në administratën tonë në shfaqje problematikat e tyre, hallet e tyre dhe zgjidhjet, por dhe trofetë ose dhe zhgënjimet që ata marrin”, pohon regjisorja Doresi. Pak orë para se vepra të ngjitej në skenën e Teatrit Kombëtar ajo pohoi dhe emocionet që nuk janë të pakta para një premiere teatrore. “Janë disa orë para premierës dhe emo-cionet janë të mëdha, duke qenë se është një vepër shqiptare dhe vjen për herë të parë në skenë. Janë ato pikëpyetjet që gjithsecili nga ne i krijon, me atë se si do të pritet, a do të kuptohet, a kemi arritur të gjejmë çelësin e komu-

Rrjetet evropiane të kinemasë prezantojnë “Bloodlands”

Homazhet, i jepet lamtumira mjeshtrit Rexhep Çeliku

Rrjetet evropiane të kin-ematografisë kanë nisur të prezantojnë me entuzi-azëm filmin e ri të titulluar “Bloodlands” si i pari i zhan-rit horror nga Shqipëria. Sipas videos së “trailer-it” filmi përfshin temën e gjak-marrjes dhe mbijetesës në konfrontimet tradicionale të vendeve të Ballkanit. Në film luajnë Gëzim Rudi, Suela Bako, Emiljano Palali, e Alesia Xhemalaj. Skenar-ist, producent e regjisor i filmit është Steven Kastris-sios. “Një familje tradicion-

ale me vështirësi mundohet të përshtatet në Shqipërinë moderne. Prindërit janë në presion financiar, kurse fëm-ijët adoleshentë përpiqen të çlirohen nga rruga tradi-cionale e jetës e përcaktuar nga babai. Kur një shtrigë dhe klani i saj nisin perse-kutimin e familjes, ndodh konfrontimi i dhunshëm që është e zakonshme në vendet e Ballkanit. Mes tyre shpal-let gjakmarrja dhe familja bashkohet për të mbijetuar”, thuhet në përmbledhjen zyr-tare për filmin.

Në Muzeun Historik Kom-bëtar në Tiranë u zhvilluan homazhe në nderim të mjesh-trit të valles “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku. Miq, kolegë dhe personalitete të artit dhe politikës i dhanë lamtumirën e fundit. Partnerja e tij në skenë, Liliana Cingu tha se ai ishte një legjendë. “Sa e vështirë është të flasësh për këtë humbje. Kur Rexhepi dhe unë u dekoruam, ishte një ditë shumë emocionuese. Ai iku sot, po fluturon dhe si krenar që ka qenë në skenat e vendit dhe jashtë ka nderuar vendin

dhe nderi i kombit i takonte atij. Ai ishte një legjendë, fluturonte kudo që shkelte, edhe gurët e sokakut po qajnë për Rexhepin. Unë i them sot, Rexhep të kam në krahë dhe po kërcejmë akoma vallen e bukur të shqipeve. Kjo është humbje e madhe për vendin, për vlerat e ansamblit. Pengu më i madh ishte që edhe sot ai po fluturon, që vallja të mos ndalet, të vazhdojë dhe Shqipëria të jetë një shqipon-jë ashtu si e meriton” tha ajo. Ai ishte vërtetë fluturues në skenë, por edhe i rëndë në tokë.

Portë e re për banesën e familjes Çeka monument kulture

Banesa karakteristike shkodrane me stil oriental, Filip Çeka, e cila që nga viti 1963 gëzon statusin monument kul-ture i kategorisë së parë, do të ketë tashmë një portë të re. Kjo portë po ndërtohet nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e Shkodrës në respekt të traditës së banesës shkodrane. “Banesa Filip Çeka, monument kulture i kategorisë së I-rë tashmë do ketë dhe portën e re në respekt të traditës së banesës Shkod-rane. Restaurojmë dhe ruajmë traditën, ruajmë vlerat”, thu-het në një postim të DRKK-së

Shkodër. Banesa dy katëshe mbi 250-vjeçare, e ndodhur përballë konviktit të shkollës së gjuhëve të huaja, duket si në ndonjë muze etnografik apo kështjellë e vjetër mesjetare, të cilat i ndesh rrallë. Muret e larta rrethuese nuk lejojnë që ajo të vërehet nga jashtë, por hapësirat e bollshme, gdhendjet me dru janë dëshmi e vlerave të saj kulturore. Origjinal-itetin e saj, aktualisht vazhdon ta ruajë një nga dhomat e katit të dytë, të cilën Ëngjëll Çeka e ruan me shumë kujdes e përkushtim dhe e ka kthyer në një minimuze të familjes së tij.

Page 20: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

20 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

2,5,6,10,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tekniku i njohur i basketbollit analizon kampionatin dhe gjendjen infrastrukturore të sportit të koshit

Infrastruktura e mangët fatkeqësi e sportit tonë, s’bëhet basketboll me stërvitje me orar

ADEM MUHAMETAJ:ADEM MUHAMETAJ:

Nga sportet kolektive, bas-ketbolli është sporti i dytë më i ndjekur e më masiv në Shqipëri pas futbollit. Por

basketbolli ynë ka prej vitesh që lëngon mungesën e infrastrukturës, e cila po shndërrohet në një gangrenë për spor-tin tonë në tërësi. Janë bërë disa puni-me, është ndërtuar dhe Parku Olimpik, por asnjë gjë nuk ka shkuar deri në fund dhe kjo është e dhimbshme. Impiantet me standarde janë domosdoshmëri dhe pa to nuk mund të pretendohet të kemi sport cilësor. Kjo nuk është punë e fed-eratës, por e qeverisë qendrore, e cila, në bashkëveprim me pushtetin lokal duhet të mendojë për përmirësimin e impianteve ekzistuese dhe të ndër-tojë të reja sipas kushteve të reja demografike të krijuara në rang vendi. Gjithsesi, kampionati i basketbollit zhvillohet dhe talente ka. Interesimi nga të rinjtë jep shpresë dhe rivaliteti në garë ofron emocion dhe jep besim për të ardhmen. Kështu mendon dhe një nga teknikët e njohur të basketbollit, Adem Muhametaj, i cili prej disa vitesh drejton Kamzën, një skuadër që ka një peshë të rëndësishme vitet e fundit në kam-pionat. Muhametaj e thotë realitetin ashtu siç është, duke u dhënë “hakun” si gjërave të mira, që kanë të bëjnë me rivalitetin në garë, përpjekjet e klubeve për përmirësim, angazhimin e federatës me ekipet kombëtare etj, por edhe fenomeneve negative që ai i përmblodhi në dy drejtime: në infrastrukturë e cila vijon të jetë gangrenë për basketbollin dhe pasojë e kësaj stërvitjet me orar që kushtëzojnë cilësinë.

Kampionati po pret të rifillojë me intensitet, ku skuadrat kanë ambiciet e tyre. Skuadra që ju drejtoni, Kamza, në çfarë pozitash ndodhet dhe çfarë objektivash ka?

Për momentin Kamza nuk është shumë mirë, le të themi që ndodhemi në një pozicion jo të mirë, në vend të pestë, një pozicion që nuk na shkon për shtat, sepse Kamza nuk është mësuar gjatë këtyre viteve të jetë e parafundit. Por kjo nuk na pengon të bëjmë plane të jemi në “play-off”, pasi nëse ia dalim në fund të sezonit të jemi në katër vendet e para e realizojmë këtë objektiv dhe kjo na bën automa-tikisht pretendentë për titull.

Po, këtë e mundëson formula e garës, por Tirana, rivalja kryesore është nivel tjetër. Si do ta rivalizoni një skuadër dukshëm më të fortë?

Tirana është skuadër shumë e fortë, sigurisht, por është pikërisht formula që na lejon të shpresojmë, pasi nëse shkojmë në “play-off” na jepet shansi të luftojmë për titull, kjo është e vërteta. Që të arrijmë objektivat duhet të bëjmë blerje, pra të hyjmë në merka-to. Edhe rivalët do të futen në merkato, kjo mbetet të shihet sa do t’i realizojmë këto objektiva. Tirana është skuadër me cilësi më të lartë se është forcuar më shumë me lëvizjet që ka bërë. Në këndvështrimin tim, edhe Partizani, Vllaznia apo Teuta, janë skuadra të forta, sepse kanë bërë lëvizje në treg.

Edhe aktualisht, këto skuadra po synojnë të bëjnë blerje.

Po Kamza, konkretisht, çfarë syn-imi parësor ka?

Të jemi ata që ishim, domethënë të rivalizojmë në garë për trofetë sepse realisht Kamza i ka mundësitë. Dhe unë kam besim te kjo skuadër.

Ju do të hyni në merkato, duket qartë, çfarë lojtarësh do të merrni?

Duke qenë se ne kemi objektiv futjen në katërshen e parë, që të jep mundësinë të marrësh pjesë në “play-off”, dëshirojmë të bëjmë blerje që të realizojmë objektivat tona. Do të bëjmë merkato me lojtarë të huaj, pasi lojtarët vendas janë të zënë në këtë periudhë. Merkato është e hapur deri më 31 mars dhe kjo kohë është e mjaftueshme për të menduar lëvizjen e duhur dhe për të realizuar blerje cilësore.

Nga vijnë lojtarët?Nga vendet ish-jugosllave, sigur-

isht, këto vende kanë basketboll cilësor dhe lojtarë mjaft profesionistë. Ne syn-ojmë të marrim dy lojtarë serbë. I kemi pikasur dhe shpresojmë t’i sjellim në radhët tona në kohën e duhur.

A jeni i kënaqur nga ekipi juaj?Po, jam i kënaqur. Të them të dre-

jtën pozicioni që mbajmë në renditje nuk është i përshtatshëm për ne, pasi loja që kemi bërë është të kishim më shumë pikë. Them i kënaqur, pasi ne kemi luajtur si të barabartë me rivalët tanë në garë. Jam optimist sepse ne kemi një skuadër me moshë mjaft të re, nën 20 vjeç, dhe në këtë aspekt kemi një skuadër të perspektivës. Mund t’ju siguroj se Kamza është ekip premtues.

Kur flisni për ekip në moshë të re, a keni ju lojtarë që janë pjesë e skuad-rave kombëtare të moshave?

Sigurisht që kemi dhe janë bërthama e skuadrës kombëtare të 18-vjeçarëve. Janë tre lojtarë tanët pjesë e kësaj skuadre. Ata ishin më parë edhe te ekipi i U-16, kështu që kanë vazh-

dimësi dhe janë cilësorë. Janë lojtarë që janë pjesë e Kamzës dhe luajnë si të barabartë në kampionat përballë Shimës e Hysenagollit.

Folëm për Tiranën si pretend-ente. Pse lind kjo vëmendje ndaj Tiranës këtë sezon? A është ajo e pakapshme në garë?

Tirana merr vëmendje sepse luan në Balkan League, pra ka cilësi që du-het t’i përshtatet nivelit të atij aktiviteti. Por unë mund të vë theksin në faktin se ajo në kampionat nuk është para-qitur dhe aq mirë. Ndoshta nuk e ka vlerësuar sa duhet apo nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për t’i kushtuar rëndësi ngaqë luan në Balkan League. Gjithsesi, mbetet pretendentja krye-sore, sepse ka bërë blerje, ka lojtarë të huaj dhe ka kualitet.

Cili është mendimi juaj për garën në tërësi, domethënë nivelin e kampionatit dhe pozicionimin e forcave në garë?

Për mendimin tim niveli është rritur dhe kjo rritje është në tërësi. Kjo ka ndodhur për shkak se klubet pothuajse të gjitha kanë bërë blerje në tregun e huaj. Me përjashtim të vendit të fundit në tabelë, gjithë klubet e tjera bëjnë blerje.

Merkato është në dorë të spon-sorizimit dhe klubet me president kanë avantazhe ndaj atyre të bashkive....

Kjo mund të qëndrojë teorikisht, por në rastin e Kamzës, Bashkia është treguar jo vetëm e fortë, por mbështetësja jonë më e madhe. Falën-derimi më i madh i takon pikërisht Bashkisë së Kamzës dhe kryetarit të saj Xhelal Mziu, i cili ka bërë një punë të madhe për të mbajtur skuadrën në nivele konkurruese e pretendente për trofe. Është meritë e pikërisht e bash-kisë dhe zotit Mziu që ne konkurrojmë dhe rivalizojmë me klube të forta si Tirana e Vllaznia që kanë kaq shumë traditë. Mos harrojmë, Kamza sot është

një klub superfuqi në basketboll, sepse i ka të gjitha ekipet e moshave dhe të femrave. Ka ekipe meshkujsh U-16 dhe U-18, skuadër të parë meshkujsh e femrash, pra një strukturë të tërë të organizuar për basketbollin, së bashku me pallatin e sportit. Asnjë sponsor nuk e zëvendëson punën që ka bërë bashkia e Kamzës për basketbollin dhe sportin në tërësi në këtë bashki.

E megjithatë basketbolli lëngon, ta themi këtë. Ne kemi diskutuar dhe më parë për problemin e infrastrukturës në rang vendi, që e pengon zhvillimin e basketbollit. Si mund të dilet nga kjo situatë?

Fatkeqësisht basketbolli e vuan këtë mangësi. Pavarësisht vrullit dhe punës së federatës dhe disa klubeve, sërish ka mangësi dhe nuk është e rastësishme që gishti drejtohet vazh-dimisht tek infrastruktura. Nuk dua të fajësoj federatën për diçka që nuk e ka. Puna e federatës duhet përshën-detur, sepse ka mundësuar të marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare me 7 skuadra, gjë që nuk e kishim më parë. Marrim pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare me U-16, U-18 dhe U-20 meshkuj, me dy ekipe femrash (U-16 dhe U-18) dhe dy ekipet kombëtare kryesore meshkuj e femra. Por gjithë kjo punë e madhe dhe ky angazhim i madh, që ka kosto të lartë, kërkon një infrastrukturë moderne dhe e meriton këtë. Por ne nuk e kemi infrastrukturën dhe kjo është mangësi e vetë shtetit.

Kemi marrë pjesë me shumë ek-ipe, por është fakt që kemi dështuar, madje shpesh me rezultate që kanë diferencë mjaft të thellë. Mund të kën-aqemi thjesht me pjesëmarrjen apo jo?

Për momentin po, duhet të kën-aqemi me pjesëmarrjen, për të krijuar rrugën dhe shtratin e duhur të suksesit, i cili nuk mund të vijë menjëherë. Suk-seset duan punë të madhe dhe vite që të vijnë, duhet të jemi koshientë për këtë.

Ne duhet të gëzohemi që këtu talenti nuk mungon, interesim nga fëmijët e të rinjtë ka, punohet me përkushtim nga stafet, por fatkeqësia jonë janë mungesa e impianteve ose mungesa e standardeve në infrastrukturë. Impi-antet i bën vetëm shteti dhe që të jenë me standarde është pikërisht punë e shtetit. Në botë janë privatizuar, por atje me kohë shteti i ka ndërtuar këto impiante. Fat i zi për ne që edhe një sallë moderne që kemi në Parkun Olimpik, në verë plas nga të nxehtët e në dimër ngrin nga të ftohtët, sepse nuk e kanë çuar deri në fund kompletimin.

Vitet e fundit në Shqipëri kanë ardhur plot lojtarë e lojtare të huaja. Ka mendime të ndryshme nga specialistët për rolin e tyre. Ju, çfarë mendimi ndani për ta?

Është e vështirë të gjesh një me-satare. Kjo pasi të huajt sjellin diçka pozitive në kampionat që lidhet me kualitetin, eksperiencën etj. Por nga ana tjetër dëmtojnë moshat tona, sepse bëhen pengesë për aktivizimin e të rin-jve. Por nëse ne u kushtojmë rëndësi moshave U-16, U-18 dhe U-20, jam i sigurt se për të huajt do të ketë më pak vend. Pra, nëse nuk investojmë dhe mbështesim moshat tona, prania e shumë lojtarëve të huaj kthehet në regres, në të kundërt ata sjellin përvojë dhe kjo është gjë pozitive. E thënë ndryshe, duhet një kontroll dhe analizë në këtë drejtim. Personalisht jam i mendimit që në formacionin e një ekipi që zbret në fushë, të mos ketë më shumë se dy të huaj.

Si e shihni të ardhmen e prezanti-mit tonë ndërkombëtar në basketboll?

Nëse ne duam rezultate atëherë duhet të përmirësojmë infrastrukturën. Që të kemi rezultat duhet të ngremë godina sporti. Gjendja te meshkujt është më e mirë se tek femrat, për disa rrethana. Shumë gjëra janë bërë mirë, por nuk mjaftojnë, vështirësitë janë komplekse, duke nisur nga infrastruk-tura e deri te buxheti. Mos harrojmë, buxheti për basketbollin është qeshar-ak, një shifër financiare me të cilën s’mund të bësh asgjë. Ka dhe probleme organizative nga vetë klubet, por kjo është pasojë e infrastrukturës. Stërvitje me orar, që zhvillohet në 10 deri në 12 të natës. Pse stërvitje është kjo? Ku do të shkojnë femrat në këtë orë? Prandaj ka dhe vështirësi edhe të kësaj natyre. S’mund të pretendojmë për basketboll cilësor kur në mungesë të infrastruk-turës bëhet stërvitje me turne. Nuk flas për Kamzën se ajo e ka të zgjidhur problemin, por për Shqipërinë në tërësi. Që këtu vihet në pikëpyetje cilësia. Problemi i infrastrukturës në sport është problem kombëtar, të mos e har-rojmë këtë. Me 3 seanca stërvitore në javë nuk bëhet basketboll profesionist e cilësor, prandaj e vëmë theksin te infrastruktura. Megjithatë, jam optimist se gjërat do të përmirësohen. Unë dua të shfrytëzoj rastin të përshëndes sportistë e trajnerë dhe komunitetin e sportit dhe uroj që të kenë një vit të suksesshëm në veprimtarinë e tyre gjatë 2018-s.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“S’mund të preten-dojmë për basketboll cilësor kur në mung-esë të infrastrukturës bëhet stërvitje me turne. Nuk flas për Kamzën se ajo e ka të zgjidhur problemin, por për Shqipërinë në tërësi. Që këtu vihet në pikëpyetje cilësia. Problemi i infrastrukturës në sport është problem kombëtar, të mos e harrojmë këtë...”

Page 21: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 21

2,5,6,10,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Merkato po ecën me ritme të

larta në radhët e klubeve tona, pasi, diktuar nga nevojat për të përmbush-ur objektivat e tyre të fillimsezonit, klubet po kërkojnë blerje cilësore. Në kryeqytet Kamza synon të bëjë më të mirën brenda kushteve të saj. Flitej prej ditësh për një kalim të tijin te Kamza, por tashmë gjithçka është zyrtare. Vangjel Zguro është futbollisti më i ri i skuadrës nga per-iferia e kryeqytetit. Lojtari te Kamza do të mbajë fanellën me numrin 31. Mbrojtësi i majtë i afruar pas prishjes së kontratës me Luftëtarin, firmosi kontratë dy-vjeçare dhe u prezantua nga drejtori i Kamzës, Xhesjan Qa-rri. Duhet thënë në fund se Kamza ka ambicie për Europa League dhe është në rrugën e duhur.

MESFUSHORI

MIQËSORET

MERKATO

Verilindorët barazuan në Antalia me gjigantët turq 2-2, por dueli ishte mjaft i tensionuar

Kukësi barazon mes tensioneve dhe sherrit me Fenerbahçe, grushte në pankina

Adriatik BALLA

Kukësi barazoi 2-2 në mi-qësoren e djeshme ndaj Fenerbahçesë, një takim miqësor i luajtur në Anta-

lia, por që pati jo vetëm lojë të fortë, por edhe tensione e deri në sherre masive mes futbollistëve dhe stafeve teknike. Ishte një përleshje e vërtetë në fundin e takimit, pasi gjyqtari akordoi penallti dhe mes lojtarëve pati zënka. Ndërsa lojtarët e Kukësit po debatonin me ata të Fenerbahçes dhe me gjyqtarin rreth ndërhyrjes së Allës, një nga pjesëtarët e stafit të ekipit turk shtyu një nga ata të Kukësit. Kjo bëri që menjëherë të shpërthente një zënkë mes dy skuad-rave, ku u përfshinë nga lojtarët deri te pjesëtarët e stafit dhe u desh ndërhyrja e gjyqtarit dhe zyrtarëve më të lartë të klubeve që të qetëso-heshin gjakrat. Sa i takon ndeshjes, Kukësi konfirmohet si një skuadër shumë e fortë këtë sezon, sidomos me ardhjen e trajnerit Peter Pakult, i cili e ka shtrënguar Kukësin dhe ekipi jo vetëm luan mirë, por arrin të marrë rezultate mjaft të mira. Është pikërisht meritë e trajnerit që ka bërë që mbrojtja kuksiane të forcohet mjaft dhe falë lojës së ndërtuar me kujdes dhe me strategji taktike, Kukësi po përballet me dinjitet edhe në ndeshjet miqësore që po luan në Antalia në kuadër të fazës përgatitore dimërore. Dje kuk-sianët barazuan me Fenerbahçe, por mund të kishin fituar ndeshjen, pasi udhëhiqnin në pjesën e parë me shi-frat 2-0, me golat e shënuar nga Elis Bakaj dhe Idrizi. Turqit barazuan në pjesën e dytë me dy gola të shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Fillimisht me anë të Xhulianos në minutën e 50-të e në fund të takimit, pikërisht në minutën e 90-të me anë të Fernandos. Në fakt, ishte pikërisht penalltia e dytë e shkaktuar nga ndërhyrja e Albi Allës që solli ten-sionin në fushë, sepse turqit ishin të irrituar e po kështu u irrituan dhe tanët që iu sulën gjyqtarit në mënyrë mohuese, duke mos e pranuar që rasti ishte penallti, apsi ishte rast i diskutueshëm. Si përfundim, gjyqtari akordoi penallti dhe Fenerbahçe barazoi. Tensioni në pankina ishte i pakuptimtë por erdhi nga sharjet mes palëve. Kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar në Antalia nga skuadra e Kukësit. Tri ditë më parë verilindorët fituan ndaj Bursasporit 2-1, duke u konfirmuar kështu në rritje të vazhdueshme dhe nën dre-jtimin e Peter Pakultit po shndërro-hen në një makineri shumë të fortë që mund të kthehen si pretendentë për titull në pjesën e dytë të sezonit.

Kukësi rrit ambiciet për titull Titulli i parë kampion në histori

nuk e ka ulur aspak urinë tek Kukësi, pavarësisht startit aspak pozitiv në pjesën e parë të sezonit aktual. Një skuadër që shfaq temperamentin e presidentit Safet Gjici, i cili vendosi të bëjë ndryshime të mëdha gjatë kësaj periudhe dimri, duke ndrysh-uar timonierin, por edhe një pjesë të mirë të futbollistëve. Austriaku Pa-kult i zuri vendin serbit Milinkoviç, në krye të skuadrës, Nderim Nexhipi u prezantua si drejtor sportiv, ndërkohë që janë shumë futbollistë të larguar dhe të afruar, investime këto që në përgjithësi i bën një skuadër, e cila synon titullin kampion. Kushdo në këto momente nuk e shikon Kukësin në pozitat e duhura për të mbrojtur titullin, pasi diferenca me Skënder-beun kryesues është e madhe, plot 12 pikë. Megjithatë kushdo që e njeh presidentin e kampionëve të vendit, e kupton që nuk heq dorë lehtë nga

Merkato për lojtarët e Kom-bëtares Shqiptare ka ecur mirë deri tani, por ka ende lojtarë që nuk e kanë zgjidhur përfundimisht situatën e tyre dhe nga kuqezin-jtë janë mbrojtësi Naser Aliji, si dhe mesfushori Ergys Kaçe. Sa i takon këtij të fundit, të hënën do të vendosen pikat mbi “i” për sa i përket të ardhmes së mesfushorit korçar të Kombëtares. Këtë e kon-firmon agjenti i lojtarit shqiptar, Nik Kagioulis. Në një intervistë të dhënë orët e fundit, ai qartëson

disi situatën, duke mohuar zërat për nisjen e bisedimeve me Pana-thinaikosin dhe duke nënvizuar se në fillim të javës do të ulet në një tryezë me drejtuesit e klubit të PA-OK-ut, për të diskutuar çështjen. “Nuk do të kemi asnjë problem të largohemi, nëse destinacioni do të jetë i dëshiruar. Ka disa detaje që duhen diskutuar me PAOK-un dhe ne jemi të hapur. Kaçe dëshi-ron të qëndrojë, por nëse nuk janë kushtet e duhura, do të synojë një skuadër ku të gjejë më shumë

hapësira”, thekson Kagioulis, i cili shton se ai është një profesionist dhe nuk ndihet aspak komod në këtë situatë. Një deklaratë që lë të hapur mundësinë e largimit nga Selaniku të mesfushorit shqiptar, që këtë sezon ka gjetur shumë pak hapësira dhe është lënë jashtë pro-jekteve të drejtuesve aktualë. Gjatë ditëve të fundit është përfolur pista që e çon lojtarin korçar te Panathi-naikosi, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.

MESFUSHORI/ Kaçe në negociata me Paokun, e ardhmja vendoset të hënën

Kamza bën blerje “big”, merr Zguron nga Luftëtari

Vila prezantohet me fanellën e Skënderbeut,

kontratë 1.5 vjeçare

objektivi i vendosur, madje edhe në prezantimin e trajnerit Peter Pakult, ka theksuar se mbrojtja e titullit është objektivi, për sa kohë që matematika e lejon. Investimet e bëra tregojnë për egon personale të presidentit, por edhe ambicien e tij për të mbaj-tur Kukësin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Në Antalia sinjalet e para janë pozitive, me testet miqësore që kanë treguar një skuadër të denjë për të mbajtur mbi supe statusin e kampionit, ndërkohë që kampionati do të tregojë forcën reale të Kukësit.

Federata Shqiptare e Futbollit doli me një qën-drim zyrtar rreth kontestimeve për anëtarësinë e shoqatave, që sipas kandidatit për postin e kreut të presidentit, Bashkim Fino nuk janë të regjistruara në gjykatë dhe nuk duhet të kenë të drejtë vote. “Federata Shqiptare e Futbollit ka 66 anëtarë, të cilët në bazë të statutit, mund të jenë Klube futbolli ose subjekte të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh, apo rajone të caktuara gjeografike. Ky numër aktual anëtarësh është vendosur me ndryshimet statutore të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, në mbledhjet e datës 26.04.2011, 28.02.2013, 28.02.2014

dhe 19.03.2015. Përmes këtyre vendim-marrjeve unanime, Asambleja e Përgjithshme si autoriteti më i lartë i FSHF-së, në përputhje me tagrin që i jep Neni 23/m i Statutit, ka definuar listën e plotë të anëtarëve të Federatës, listë e cila nuk është kontestuar as përmes mjeteve statutore, as përmes ankimimeve gjyqësore. Formalizimi i anëtarësisë është diskutuar në mënyrë shteruese më speci-fikisht në asamblenë e datës 28.02.2013, ku është bërë një fotografim i situatës së atëhershme, duke u pranuar unanimisht përfshirja e të 66 anëtarëve pjesëmarrës në Asamble. Ky vullnet është ligjëruar sakaq edhe përmes vendimeve gjyqësore, që kanë

regjistruar në regjistrin e OJF-ve, vendim-marrjet e Asamblesë. Rezulton se vullneti i anëtarëve themelues të këtyre shoqatave është shprehur përpara noterit publik, shumë kohë përpara se kjo të ishte objekt kontestimi, duke ekzistuar qysh nga viti 2011, statute, akte themelimi dhe evidenca të depozitimit pranë regjistrit përkatës të gjykatës. Vendimi i gjykatës ka më tepër efekt publicitar ose deklarativ dhe nuk e prek kurrsesi për mbarëv-ajtjen e aktivitetit të FSHF-së. Së fundmi, vlen të theksohet se këto entitete nuk janë “fantazmë”, siç po përflitet rëndom në disa medie, por kanë mbi 20 vjet që ushtrojnë aktivitet dhe përfaqësojnë realisht

pjesën më të madhe të futbollit të luajtur, që është ai amator. Ato organizojnë aktivitete në rang qa-rqesh dhe madje kanë edhe ekipe përfaqësuese që ndeshen midis tyre, ku janë 18 ekipe përfaqësuese rajonale, me 360 lojtarë dhe 48 ndeshje në sezon. Aktualisht janë 605 ekipe rajonale, me 13.310 lojtarë, të cilët zhvillojnë rreth 4840 ndeshje në sezon. Shoqatat Rajonale kanë në krye figura të nderuara të futbollit shqiptar, integriteti i të cilëve nuk mund të vihet në dyshim për interesa momentale”, thuhet në qëndrimin e federatës, përcjellë për mediat nga shefi i marrëdhënieve me publikun, Eduard Çarçani.

FSHF “sqaron” situatën e shoqatave sportive: Janë të rregullta

Ditën e djeshme janë zhvilluar disa ndeshje miqësore. Të tria ndesh-jet janë luajtur në Shqipëri dhe kjo është interesante. Kështu, Laçi ka mposhtur thellë Kastriotin, në ndesh-jen e zhvilluar në Krujë. Xhixha nuk ndalet, Beqaj gjen golin e parë bardhezi, shënon dhe Nika. Teuta ka pësuar një humbje minimale, duke u mposhtur nga çekët e Sllovakos. Erzeni po ecën mirë në këtë fazë për-gatitore dhe për të është miqësorja e dyta e fituar. Erzenit iu deshën pesë gola për të kaluar Tiranën B. Duhet thënë se, ndryshe nga Laçi që është një skuadër me pretendime për zonën europiane, Teuta ka mangësi dhe duhet të bëjë blerje të mbijetojë në Kategorinë Superiore këtë sezon.

Laçi i “abonuar” me fitoret, Teuta shfaq probleme

Mesfushori Emiliano Vila nuk u pa i arsyeshëm të qëndronte më tej në radhët e Partizanit dhe klubi i kuq e la të lirë lojtarin. Por ai gjeti menjëherë “ngushëllim” te Skënder-beu, i cili jo vetëm e pranoi, por edhe i ka bërë një kontrratë 1.5 vjeçare me bardhekuqtë korçarë. Kështu, referuar edhe mediave të shkruara sportive, futbollisti durrsak u bashkua që dje me ekipin në Turqi, duke qenë i gatshëm edhe për miqësoren me Beshiktashin, por nuk luajti. Prezan-timin e Vilës te Skënderbeu e ka bërë administrator i klubit, Gerhard Takaj. Ky është prezantimi i dytë i korçarëve në merkato, por përforcimi i katërt, pasi blerje mund të konsiderohen edhe Abazaj dhe Bregu.

“Tensioni në pankina ishte i pa-kuptimtë por erdhi nga sharjet mes palëve. Kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar në An-talia nga skuadra e Kukësit. Tri ditë më parë verilin-dorët fituan ndaj Bursasporit 2-1, duke u konfirmuar kështu në rritje të vazhdueshme...”

Page 22: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

22 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Eliza Dushku: Me mua abuzuan seksualisht që 12 vjeçe

1-Pjesë parash për të larë borxhin...2-Poeti kosovar Podrimja...3-Ka edhe një klinikë të tillë...4-Një opera e Puçinit...5-Tani, me dialekt...6-Hyrja në lokal...7-Njëlloj si delikatesë...8-...Sharif, ish-aktor egjyptian i lauru-ar...9-Gjysëm sonatë..10-Industri Ndërtimi...11-Kantja i muzikës...13-Spe-cialisti i sgurimeve shoqërore Fadil...14-Gjitar...16-Ndryshe për kapriçon...17-Një fhsat malor në veri të Tiranës...18-Një filozof grek, pa të fundit...20-Tip automjeti japonez...21-Përpmbledhje krijimesh letrare që botohen si vjetar...22-Ka për kryeqytet Jemeni në Gadishullin Arabik...23-Fjalë që tregon nga është marrë lajmi...24-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali, filmi...25-Djall, shejtan..26-Është lëndë djegëse...27-Një shtet ishull në Detin e Karaibeve...29-Mjet për tu ngrohur dhe gatuar...30-Copëz fheu që del nga punimi i qumështit...31-Vend në mal ku rrinë bagëtitë gjatë verës...33-...Jashin, ish portieri legjendar i BS...34-Dëshmori...Demi...35-Fenomen at-mosferik....36-Notë në pentagram...37-Humoristi anglez Atkinson në inic...

1-Gjykatës turk...4-Lloj qumështi i kondesuar me kanoçe...7-Kafshë ose bimë parahistorike të balsamosura...12-Profil metalik...13-Qytet në Ita-li...14-Kompozitori Gjoni...15-Në kmi quhet procesi ku prodhohen lëndë kimike nga bashkimi i elementëve...17-Këngëtari...Hoxha...18-Meksi e politikave në inic....19-Një lagje e vjetër në Shkodër afër kalasë...20-Statcion televiziv..Tv...21-Njeri kontinent...22-Arigo...ish trajner i përfaqsueses italiane...23-Hanga, mag-azinë e madhe drithi...24-Element kimik, i tretshëm në ujë, ka veti helmuese dhe oksiduese...25-Stavri...tek filmi “Vitet e para”...26-Emëri i mëparshëm i Egjyptit...27-Ka të tillë edhe internimi...28-Një nënë gjirokastrite...29-Janë konstruksione betoni për ndërtim....30-Është burimi i të gjitha të mirave materiale...32-Përemër vetor...33-Një qytet zviceran...34-Kanë qenë fis ilir që banonte në Shqipërinë e mesme...36-Lojë matematike...37-Gjergj Elez...që luftoi me bajlozin...38-Toka të punuara dhe të mbjella...39-Krahinat, viset, trevat...40-Një opera nga Pjetër Maskanji...41-Shkuan...

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka treguar se është ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare nga një prej koordinatorëve të dublantëve më të suksesshëm të Hollivudit. Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, Dushku thotë se ngacmimi ka ndodhur 25 vite më parë, gjatë xhirimeve të “True Lies” dhe bëhet fjalë për Joel Kramer. “Ia tregova prindërve dhe vëllait. Askush nuk dinte si të përballej me këtë subjekt tabu në atë kohë. As unë. Jam mirënjohëse ndaj femrave që janë rrëfyer përpara meje këto muajt e fundit. Ato më dhanë forcën edhe mua për t’u rrëfyer”, shkruan Dushku, para se të tregojë me detaje ngacmimin nga Kramer. “E mbaj

mend si më mori në dhomën e tij të hotelit në Majemi, duke i thënë prindërve se do më merrte për të notuar te pishina e stafit të filmit. Pasi hëngrëm sushi, nisi të ulte dritat, uli temperaturën e dhomës, vuri një film dhe u “zhduk” në tualet. Prej andej doli krejtësisht i zhveshur. Mbaj mend si u shtri mbi mua, si nisi të fërkohej dhe fjalët që më tha: “Mos bëj sikur po fle”. Kur “mbaroi”, më tha që nuk duhet t’i thoshim njeriu për këtë. Unë isha 12, ai 36”, lexohet në rrëfimin shokues të aktores Eliza Dushkut. Aktorja shton se mori guximin për këtë rrëfim pasi pa një foto të Joel Kramer duke përqafuar një vajzë të re dhe pasi mësoi se ai vazhdon të punojë në Hollivud.

Dy policëIshin dy polic në orën 2 të

natës, duke ecur për në shtëpi dhe bien në pusetë të ujërave. Përpiqet polici i parë për të dal dhe nuk mundet ndërsa tjetri i thotë provoje edhe një herë n.q.s nuk dalim hajde të ikim në shtëpi.

Gjirokastriti bën aksident

Përplas makina një gjirokas-trite.

Siç ishte i shtrirë në asfalt, nxjerr telefonin dhe bën një telefonatë. Shoferi, i tmerruar, del nga makina dhe i thotë:

-Zotëri, jeni mirë?Ju lutem zotëri, më falni!-Ju lutem mos e telefononi

policinë e di është faji im!-Ju lutem më falni!Në atë moment, personi

përgjigjet në telefon dhe gjiro-kastriti i thotë:

-Alo, grua… Më ka përplas-ur makina.

-Mos bëj gjellë sonte, sepse do ha nga spitali.

Vjedhësi i makinës

Pasi kanë njoftuar për një grabitje banese, policia shkon menjëherë për të dhënë ndihmën e parë në kapjen e hajdutëve. Në momentin që të gjithë janë shpërndarë, makina e tyre mbetet vetëm dhe hajduti përfiton nga rasti për të vjedhur edhe këtë. Kur kthehet shoferi, pasi nuk e kanë gjetur hajdutin i thotë, i shqetësuar komandan-tit të tij për vjedhjen e makinës së tyre:

-Komandant, komandant na kanë vjedhur makinën.

Komandanti i shqetësuar tashmë i përgjigjet:

-Mos, por të paktën e keni parë hajdutin?

Polici për këtë përgjigjet i lumtur:

-Jo zoti komandant. Por, i kemi marrë targat e makinës.

k u l t u r e www.sot.com.al

8 2 7 5

7 4

6 1

6 3 5 4 7

5 2 4 3

7 2 8 6 1

1 7

7 3

6 8 9 2

8 3 2 9

6 4 1

7 3 9

7 1 9 8

9 4 1 8

3 2 6

8 5 1

5 6 4 7

8 7 1 5 3

1 8 5 9

7

1 5 3

5 6

2 4 5

6

9 1 3 2

2 4 5 8 1

Page 23: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

GAZETA SOT E Diel 14 Janar 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Në sajë të ndikimit të Hënës dhe Uranit, do të ka-loni një të diel fantastike, të përhumbur në një atmosferë të gëzuar.

23 shattor-22 tetor

Edhe gjatë kësaj dite për shkak të së kaluarës do të për-jetoni momente tensioni dhe konflikti. Nuk do të keni shumë dëshirë për të takuar njerëz.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Yjet do të kenë ndikim të favorshëm tek të lindurit e kësaj shenje dhe çfarëdo që të vendosni në raport me part-nerin, do të shkojë shumë mirë.

Ndikimi i kundërt i Hënës, do të shkaktojë luhatje humori për të lindurit e kësaj shenje. Raporti i dashurisë do të sho-qërohet me ulje-ngritje.

Hëna dhe Urani do i mbështesin maksimalisht nismat tuaja në raport me partnerin. Me veprimet tuaja do të qëlloni në shenjë!

Dashi Demi

Marsi mund të shkaktojë disa telashe qysh në nisjen e kësaj të diele. Në sferën e dashurisë, mësoni të vlerësoni atë që keni.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Sfera sentimentale duket shumë e favorizuar, por gjatë kësaj dite edhe humori do të jetë në maksimum. Mos hiqni dorë nga një darkë me partnerin.

Gatishmëria juaj e pazako-ntë do ju bëjë të pëlqyeshëm dhe të dashur. Partneri do e vlerësojë këtë ndryshim tuajin, dhe rapor-ti do të jetë mjaft pozitiv.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Pritet të ketë shumë sur-priza për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak, ku mundësitë për të pasur takime premtuese janë shumë të mira.

Acer prezanton laptopin më të hollë në botë

Disa situata të favorshme, do ju ndihmojnë që të zgjidhni një çështje që e keni për zemër. E rëndësishme është të tregoni kujdes ndaj vështirësive reale.

Horizontal

Gjallëria dhe dëshira për të jetuar çdo moment nuk do ju mungojë. Do t'i përqendroni energjitë dhe dëshirat tuaja tek personi që dashuroni.

Në raportin në çift, do të jeni të pakënaqur për gjithçka që ju rrethon. Ata që janë vetëm do të kenë dëshirë për tu argëtu-ar dhe për të dalë nga rutina.

Duke e pasuruar serinë e pajis-jeve të reja të zbuluara në ngjarjen e teknologjisë CES 2018 të këtij viti, Acer ka modelin e saj më të ri të lap-topit Acer Swift 7 (SF714-51T), i cili po prezantohet si laptopi më i hollë në botë dhe vjen më modem të integruar 4G LTE. Laptopi i ri Acer është vetëm 8.98 mm i trashë, që e bën atë laptopin e ri ultra të hollë që mundësohet nga një procesor i gjeneratës së 7-të të Intel Core i7 dhe vjen me sistemin operativ Microsoft Windows 10. Për shkak të dizajnit të tij super të hollë, Acer ka nevojë të lëvizë dy portat USB C-port dhe një lidhje TRRS nga ana e djathtë në të majtë dhe ka hequr lexuesin e gjurmëve të gishtave nga touchpad.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Një 20-vjeçar nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar llotarinë prej 451 milionë dollarësh. Shane Missler tha se tani ka në plan të argëtohet me këtë shumë marramendëse që ka fituar. Ai shtoi se ka plane të mëdha për të ardhmen. “Unë jam vetëm 20 vjeç, por shpresoj që të ndjek disa pasione të miat, të ndihmoj familjen time dhe për të bërë bamirësi”, u shpreh i riu. Ndërsa avokati i tij tha se 20-vjeçari tashmë ka dalë në “pension” nga puna që bënte në kompaninë, ku ai punon-te deri më tani. Numrat fitues të llotarisë ishin 28, 30, 39, 59 dhe 70 dhe një “mega boll” 10. Pas fitores që e bëri atë milioner, Shane Missler u shpreh se ka mësuar që duhet të jesh gjithmonë njeri pozitiv dhe të kesh besim në mënyrë që të shpërblehesh.

Fjalëkryq i shifruar

1-Aktorja amerikane Stone...6-Fitimi, përfitimi..7-Gjika e skenës...8-Këngëtarja popullore Rasha në inic...9-Notë në penta-gram...10-Një kompani e telefonave celulare në Itali...11-Tip autoveture ruse...12-Mjek turk...16-Dete në mes të Francës dhe Italisë...17-Goditje e fortë dhe e menjëhershme..18-Ish aktori Hyskja...19-Është material inert...20-Njeri përbuzës dhe mospërfillës...22-Targa e Ti-ranës...23-Plikot...24-Pohojnë rusët...25-Fshat në veri të Himarës...26-I thonë maces an-glezët...27-Dëshmor...29-Guri kryesor i bilar-dos...30-Një shtet aziatik, mbrapsh...31-Al-eksandër...futbollist brazilian ka luajtur me Milanin...32-Zeshkan...33-Një mjet lundri-mi...35-Ikonat, pa të butat..36-Gozhdë ko-rçare...37-Simboli kimik i Nikelit...38-Vegël muzikore karakteristike greke...39-Ish-akade-miku dhe kardiologu Popa në inic...40-Hik-ja në rrëmuhë, të frikësuar..41-Qytet në Gjermani...42-Një vepër madhore e Gjon Buzukut...43-Aktori Edmond...ke filmi “Si të gjithë të tjerët”...

1-Veshje me kujdes, me teka, nazeli vishet për tu dukur...2-Pikë kufitare,...i Hotit...3-Parce-la të mbjella...4-Repart Indistruial...5-Aktori i humrit...Mindorm (Pitkini)...8-Drejtues par-tia...10-...Haziz, ish-Ministër i jashtëm Izrae-li...11-Cak, kufi...12-Ka për kryeqytet Sudani në afrikë...13-Lëng me erë të rëndë që përdoret në raste astiksije...14-Fitim, leverdi...15-Larg-ohu...16-Zë në opera...18-Në një kohë, shumë kohë më parë...20-Kaçak prej lëkure ku mban ushqimet bariu...21-Vend poshtë shtëpisë ku mbahej më parë bagëtia...23-Gjarpër i madh aziatik pa helm...24-Janë të gjitha pajisjet skeni-ke...25-Vie uji që del nga burimi...26-Pambuk, italian...28-Aviti, e pruri më afër... 29-Kocka e kofshës së këmbës...31-Flokë fallco...32-Shpre-hje algjebrike me dy terma të bashkuara me shenjën plus ose minus...33-Titull i Kryeministrit në kohën e Sulltanit...34-Ish-Cari i tmerrshëm i Rusisë...36-Është burimi i të gjithave të mirave materiale...38-Johan Sebastian...dramaturg gjerman...39-Partia ortodokse...40-Partia Social-iste...41-Simboli kimik i Borit...

k u l t u r e www.sot.com.al

Florida, 20-vjeçari fiton llotarinë 451 milionë dollarë

Page 24: Tirazhi 7500 kopje E Diel 14 Janar 2018 Ndërkombëtarët ... · Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë

24 GAZETA SOTE Diel 14 Janar 2018

2,5,6,10,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Milani mund të d a l ë s h p e j t si lajm i parë botëror për ng-

jarje negative, pasi pro-narët e klubit, kinezët që e morën në verë, dyshohet se e kanë bërë blerjen me qël-lim pastrimin e parave, para që vijnë nga aktivitetet e paligjshme në veprimtarinë e tyre të biznesit. Sikurse raportojnë mediat italiane që po e shohin shqetësimin dhe zhvillimet në klub me detaje, problemet e Milan-it, prej kalimit të klubit në pronësi të kinezëve, vazhdojnë të shtohen. Dy-shimi më i fundit është se blerja e “Djallit” u përdor për pastrim parash. Proku-roria e Milanos dyshon se shifra me të cilën u shit skuadra dhe e paguar nga kinezët nëpërmjet kanaleve ndërkombëtare, ishte jashtë realitetit dhe vlerës reale të klubit. Kjo është hipoteza në të cilën po punohet për të verifikuar prejardhjen e vërtetë të parave, plot 740 milionë euro, nëpërmjet të

VLERËSIMI/ Lionel Mesi asistuesi më i mirë në botë, në pesëshe edhe Nejmar

LA LIGA Barcelona mund të mendojë e qetë dhe e pashqetësuar për titullin kampion, sepse rivali i saj kryesor, Reali i Madridit, dje pësoi një disfatë të turpshme brenda në “Santiago Bernabeu” të Madridit, duke u mun-dur nga Vilareali dhe duke i thënë lamtumirë titullit për këtë sezon. kjo pasi mbetet gati 20 pikë prapa Barçës. La Liga luajti ndeshjet e javës së 19-të, ku “Los Blancos” nuk njihen më dhe janë të shpërfytyruar. Edhe vetë mediat spanjolle shkruajnë se Reali

i Madridit është zyrtarisht në krizë. Pas humbjes ndaj Barcelonës dhe barazimit në Vigo ndaj Celtës, “Los Blancos” pësuan një tjetër disfatë këtë herë shokuese me rezultatin 0-1 nga Vilareali në “Santiago Berna-beu”. Një humbje që jo vetëm nxjerr përfundimisht skuadrën e Zidane nga gara për titull por tashmë Reali rrezikon edhe një vend në Cham-pions pasi Vilareali dhe Sevilja janë shumë pranë. Ishte një ndeshje e dominuar nga madrilenët por Ron-

aldo me shokë nuk patën fatin me vete ndërsa për t’u vlerësuar edhe paraqitja spektakolare e portierit të Vilarealit Asenjo që priti gjithçka që i doli përpara. “Los Blancos” shpër-doruan shumë raste dhe në fund u ndëshkuan nga goli me parabol i Fornals që i dha fitoren nëndetëses së verdhë. Pas kësaj humbjeje pozicioni i trajnerit Zinedine Zidane mund të jetë në rrezik edhe pse gjasat janë që francezi ta mbyllë sezonin me klubin “merengues” dhe të largohet në verë.

PREMIER LEAGUE MERKATO QËNDRIMI

Çelsi “ngec” ndaj Leicesterit, vendi i dytë në rrezik

Venger: Ozil ka shanse të mbetet i Arsenalit

Skuadra e Antonio Kontes nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në takimin e sotëm ndaj Leicesterit, duke marrë kështu barazimin e dytë radhazi në ligë. Asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, dhe ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 0-0. Çelsi dominoi takimin dhe pati më shumë raste shënimi në drejtim të portës kundër-shtare, por pa efikasitet. Puna iu lehtësua kur në minutën e 68 kur Çillëell i Leicesterit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por as epërsinë e një lojtari më tepër në fushë

Merkato po bëhet intensiv-isht aktive gjatë këtyre ditëve dhe në skenë po del edhe Atle-tiko e Madridit, e cila mund ta kthejë vëmendjen për sulmues-in e Torinos, Andrea Beloti. Por kjo mund të ndodhë vetëm gjatë verës nëse zbret çmimi i italianit, që është 100 mln euro. 24-vjeçari ka kontratë me klubin deri në vitin 2021, ndërsa klauzola e tij tejet e madhe vlen vetëm për ekipet jashtë Italisë. Gjatë afatit kalimtar veror që shkoi, Beloti ishte edhe syn-im i Milanit, por megjithatë Torino arriti që ta bind atë ta mbajë në klub. Çmimi i

Arsenali mund të mbetet pa disa prej titullarëve kryesorë në fund të sezonit, për shkak se disa lojtarë dëshirojnë të larg-ohen. Por, për këtë çështje foli trajneri Arsen Venger, i cili tha se Mesut Ozil mund të mbetet në gjirin e Arsenalit edhe për shumë kohë dhe se janë krijuar kushtet që ai të vazhdojë të performojë në nivel të lartë në radhët e skuadrës londineze. Në fakt, mesfushori gjerman ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me “Gunners” dhe mediat e shohin atë gjithnjë e më larg skuadrës angleze. Por, strategu i ekipit ka thek-

Çelsi nuk arriti ta shfrytëzojë. Pas këtij barazimi Çelsi mban vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Leicesteri në vendin e tetë ka 31 pikë.

lartë i sulmuesit të talentuar mund të ulet për shkak se ai ka pësuar disa lëndime këtë sezon, dhe ka shënuar vetëm shtatë gola në 18 ndeshje.

suar se Ozil ka ende shanse të mbetet në radhët e Arsenalit. “Unë shpresoj dhe besoj se ka ende shanse për qëndrimin e tij”, deklaroi Venger.

Kinezët që kanë blerë Milanin në verë ishin përmendur nga mediat prestigjioze se kishin një të shkuar kriminale dhe po përdornin Milanin për pastrim parash

cilave Milani kaloi pas 31 vjetësh në duart e Silvio Berluskonit, te pronari i ri, Yonghong Li. Sipas tezave të hetuesve, në realitet kjo është një skemë për të fu-tur në Itali shifra të mëdha parash. Krimi lidhet me dyshimin për pastrim par-ash, megjithatë nuk është e qartë nëse të dyshuarit e vetëm janë pronarët e rinj të klubit, apo nëse i përfshirë është edhe Ber-luskoni. Gjatë muajve të

kaluar Milani u trondit nga hetimi i realizuar nga me-diet amerikane, “Nju Jork Tajms” dhe “Bloomberg”, të cilat ngritën dyshimet e para rreth rregullsisë së ndryshimit të pronësisë të një prej klubeve më të mëdhenj të futbollit botëror. Milani ndryshon objektivat,

përparësi rikuperimi i Bilias dhe KaliniçitMe 28 pikë pas 20 javësh,

zona Champions është një utopi për Milanin, që edhe

Skandal në futbollin italian, dyshohet se Milani u ble për të pastruar para

Atletiko i vë “syrin” Belotit, negociata për çmimin

Lionel Mesi shkëlqen jo vetëm si goleador, por mbi të gjitha si asistues. Një nga treguesit që e bën atë lojtar shumë të madh është pikërisht asistimi për shokët dhje saktë-sia në pasimin e fundit, gjë që i mungon thuajse tërësisht rivalit të tij te Realit i Madridit, Kris-tiano Ronaldo. Për të gjithë ta apasionuarit e futbollit, “Opta” ka bërë një vëzhgim të statis-tikave për sa u takon asisteve, të quajtur “Expected Assist”. Është një llogaritje e pasimeve që kthehen në gol më pas, por janë marrë në konsideratë shumë të dhëna të tjera për të kuptuar efikasitetin e pasimeve, jo vetëm të atij të fundit. Dhe e

gjitha kjo ka prodhuar një kla-sifikim të 5 lojtarëve më të mirë të asisteve në pjesën e parë të sezonit. I pari është Lionel Mesi, falë magjisë për Jordi Albën kundër Alaveshit dhe Seltës. Pas tij janë Nejmar dhe De Bryjne, kurse në vend të katërt është Aleksis Sançez, të cilin e dëshiron gjysma e Premier League. Mungon vendi i katërt dhe është një surprizë. Në mes të këtyre emrave të mëdhenj është edhe Filip Maks, anësori i majtë i Augsburgut. Lojtari i datëlindjes 1993 po ndiqet nga shumë klube të rëndësishme, pasi ka një cilësi shumë të lartë të kroseve. Gjithsesi, Mesi mbetet në vend të parë dhe i padiskutueshëm.

pas ndryshimit në pank-inë nuk po arrin të gje-jë vijimësi në rezultate. Ndonëse edhe Gatuzo nuk po realizon pritshmëritë, duket se drejtuesit e Milan-it nuk kanë ndërmend ta largojnë para verës, por me ndryshimin se tani i kanë ndryshuar objektivat. Për pjesën e mbetur të sezonit, Fasone dhe Mirabeli i kanë kërkuar trajnerit të Milanit, rikuperimin dhe kthimin në formën më të mirë të mesfushorit argjentinas, Lucas Biglia dhe sulmuesit kroat, Nikola Kaliniç. Të dy këta futbollistë, i kus-htuan kuqezinjve rreth 50 milionë euro dhe janë ndër elementët me më shumë ek-speriencë në Serinë A, ndaj edhe drejtuesit synojnë që të arrijnë të marrin më të mirën prej tyre, për t’u besu-ar frenat e lojës sezonin e ardhshëm. Biglia ka luajtur vazhdimisht si titullar në javët e fundit, ndërsa Kalin-iç ka përfunduar në stol, për t’i bërë vend të riut Kutrone, por duke filluar nga java e ardhshme, pritet që kroati të rikthehet titullar.

Rrëzohet Reali i Madridit, Vilareali i shkakton disfatë në “Bernabeu”