tuma i e llashticës (gjilan) / the tumulus of llashtica (gjilan-kosovo) · 2018-04-28 · në të...

14
Iliria Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan- Kosovo) Selim Islami, Kemajl Luci Citer ce document / Cite this document : Islami Selim, Luci Kemajl. Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo). In: Iliria, vol. 36, 2012. pp. 47-59; http://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_2012_num_36_1_2382 Document généré le 12/10/2017

Upload: others

Post on 29-Feb-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

Iliria

Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo)Selim Islami, Kemajl Luci

Citer ce document / Cite this document :

Islami Selim, Luci Kemajl. Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo). In: Iliria, vol. 36, 2012.

pp. 47-59;

http://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_2012_num_36_1_2382

Document généré le 12/10/2017

Page 2: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

Kemajl LUCI, Selim ISLAMI*

TUMA I E LLASHTICËS (GJILAN)

Në ndryshim nga disa lokalitete arkeologjike, të cilat janë të evidentuara nga tëdhënat e autorëve antikë ose nga gjetje të rastit, për tumat e Llashticës kjo u bë emundur në kuadrin e ekspeditave përnjohëse arkeologjike që organizoi Muzeu i Kosovësnë vitin 1979. Kështu në fshatin Llashticë të komunës Gjilan u fiksuan 7 tuma osegumura, siç i quajnë vendësit (Fig. 1).

Fusha e Llashticës shtrihet rrëzë vargmaleve të Karadakut dhe njihet nga vendësitme emrin Dajanica. Tumat e Llashticës janë me përmasa të ndryshme: lartësia e tyreshkon prej 0,70 cm deri në 2,20 m, ndërsa diametri prej 7-28 m.

ILIRIA NR. XXXVI

Fig. 1. Shpërndarja e tumave.

Page 3: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

48

Në vitin 1980, gjatë muajit shtator dhe tetor1, nga një ekip i përbashkët nga Tiranadhe Prishtina filluan këtu gërmimet e para, për të vazhduar më pas në vitet në vazhdim1981-1982 me gërmimin e tumave të tjera2. Në këtë punim do të paraqiten rezultatete punimeve arkeologjike nga tuma numër I.

Ndërtimi i tumësTuma kishte ruajtur deri diku formën e rregullt, megjithëse punimet bujqësore kishin

cënuar sipërfaqen e saj.Si bazë fillestare për ndërtimin e tumës ka shërbyer një muranë qendrore në formën e

një kësule, me diametër rreth 9 m dhe lartësi 1,60 m, ndërtuar me gurë të përmasavemesatare (30x20 deri 15x10 cm), të vendosur njëri mbi tjetrin në trajtë të parregullt (Fig. 2).

Forma e bazës së muranës duket se ka lëvizur nga presioni i shtypjes së dheut,duke marrë trajtën e një elipsi. Pjesa lindore e majës së muranës, me një sipërfaqerreth 4 m2, ishte e dëmtuar nga ndërhyrjet e varreve mesjetare dhe punimet bujqësore.Në muranën qendrore, nuk u zbulua varri qendror dhe as objekte arkeologjike.

Ndoshta kemi të bëjmë me dukurinë e njohur dhe në tuma të tjera të Kosovës, atëtë përkushtimit, kenotaf, ndërtuar për nder të një luftëtari apo të një grupi luftëtarësh

1 Nga Muzeu i Kosoves në hulumtim morën pjesë arkeologët: Kemajl Luci, Dedë Palokaj, si dheXhavit Lokaj, vizatues dhe Menduh Nallbani fotograf, ndërsa nga Qendra e KërkimeveArkeologjike (sot Instituti i Arkeologjisë), Tiranë morën pjesë: Prof. Selim Islami, Prof. SkënderAnamali, Prof. Muzafer Korkuti dhe Dr. Aristotel Koka.2 Gërmimet e këtyre viteve u drejtuan nga autori i këtij punimi.

Fig. 2- Pamje e tumës.

Tuma I e Llashticës (Gjilan)

Page 4: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

49

të vrarë diku larg vendbanimit. Muranën e rrethon një unazë, me diametër 23-25 metra,ndërtuar me 1-2 rreshta gurë të mëdhenj e mesatarë. Unaza përcakton kufirin e tumësbrenda së cilës është bërë varrimi (Fig. 3/a-b).

a

b

Fig. 3 a-b. Unaza e tumës.

Kemajl LUCI, Selim ISLAMI

Page 5: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

50

Tuma e ndërtuar me gurë është mbuluar me dhé të përbërë nga dy shtresa (Fig. 4):Shtresa e parë përbëhet nga dhé me ngjyrë dhe i përket ndërtimit fillestar të

tumës.Shtresa tjetër me trashësi 1,80 m, e cila mbulonte muranën qendrore dhe unazën,

lidhet me fillimet e ndërtimit të tumës. Theksojmë se në këtë shtresë janë zbuluargjetje që i përkasin periudhës parahistorike, ndërsa gjetjet e përhapura në pjesën esipërme të kësaj shtrese me sa duket janë groposur në njëjtën kohë me ngritjen etumës si dhuratë. Ato u gjetën jashtë varreve, janë të ruajtura mirë dhe me treguestipologjikë të rëndësishëm; janë tri fibula bronzi, një rruazë bronzi dhe një enë balte.

a) Fibul bronzi, me trup të harkuar e të përdredhur. Gjilpëra del nga dy spirale dhembështetet në një këmbë në formë disku, të zbukuruar me motive gjeometrike dhe nëqendër ka një thëmth. Fibula ka të dëmtuar pjesërisht diskun. Lartësia e harkut është8 cm, me diametër të diskut 13,5 cm (Fig. 5).

b) Fibul bronzi me trup të harkuar e të zbukuruar me rruaza bikonike. Dy skajet esaj përfundojnë me spirale, nga të cilat zhvillohet këmba e fibulës dhe në krahun tjetërgjilpëra jo e plotë. Lartësia e harkut 6 cm (Fig. 6).

c) Rruazë bronzi, trup bikonik, me vrimë në mes, me diametër 3x2,5 cm.d) Enë balte dyvegjake, trup bikonik me fund të sheshtë. Supet e enës janë të

zbukuruara me trekëndësh të incizuar, të vendosur në mënyrë të vargëzuar. Fusha esecilit trekëndësh është brendashkruar me trekëndësha më të vegjël. Ena ka të dëmtuarvegjët dhe pjesë nga gryka. Është e përgatitur me baltë të ashpër ngjyrë gri të errët,me pjekje të dobët. Lartësia e ruajtur 8,5 cm, me diametër 11 cm (Tab. III,3).

Nga gjetjet jashtë varreve vlen të përmenden disa enë të zbukuruara me motivin etrekëndëshit të vargëzuar, përgatitur me teknikën e incizimit, që janë karakteristike për enëte gjetura në varrezat e Rrafshit të Dukagjinit, Kukësit dhe Matit. Midis stolive, interes të

Fig. 4. Prerja stratigrafike e tumës.

Tuma I e Llashticës (Gjilan)

Page 6: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

51

veçantë paraqesin fibulat me kokë në formë mburoje që përfaqësojnë një variant lokal tëkëtij tipi fibule, perlat bikonike, si dhe unaza prej bronzi. Këto gjetje janë me vlerë përstudimin e kulturës materiale të Dardanisë gjatë periudhës se hekurit të hershëm.

Shtresa e 2-të (e sipërme) që mbulon tërë tumën nuk e kalon trashësinë 40 cm. Nëqendër tuma është e dëmtuar si rezultat i përdorimit të saj në periudhën mesjetare. Nëtë u gjetën 19 varre, pjesa më e madhe pa inventar dhe të dëmtuar nga punimetbujqësore.

Përshkrimi i varreveVarri 1 u gjet në sek. III, 2,60 cm, në distancë 1 m nga qendra, nga profili lindor.

0,48 m thellë. Varr me gropë pa konstruksion, orientimi lindje-perëndim.Skeleti shumë i dëmtuar. Ruhen gjurmë të pakta të kafkës, disa dhëmbë, si dhe

pjesë të krahut të djathtë. Vendosur në pozicion të shtrirë. Pa inventar.Varri 2 u gjet në sek. III. Ruhet vetëm kafka dhe pjesë të krahut. Pa inventar.Varri 3 u gjet në sek. III, 4,80 m nga qendra, 0,40 m nga profili jugor, 0,23 m thellësi

Është ruajtur vetëm kafka, shumë e dëmtuar. Pa inventar.Varri 4 u gjet në sek. II, 4,80 m nga qendra, 0,40 m nga profili jugor dhe në thellësinë

0,30 m. Ruhet vetëm pjesa e kafkës. Pa inventar.Varri 5 u gjet në sek. I, 1,50 m nga qendra, 0,40 nga profili verior dhe në thellësinë

0,30 m. Ruhen gjurmë të një skeleti shumë të dëmtuar. Pa inventar.Varri 6 u gjet në sek. III, 6,20 m nga qendra, 1,70 m nga profili jugor dhe në

thellësinë 0,40 m. Varr me gropë, pa konstruksion, ruhet vetëm kafka dhe pjesë tëgjymtyrëve shumë të dëmtuara. Orientimi lindje-perëndim. Pa inventar.

Varri 7 u gjet në sek. III, 6,20 m nga qendra, 2,40 m nga profili jugor dhe nëthellësinë 0,49. Varr me gropë pa konstruksion. Është ruajtur kafka dhe pjesë ngagjymtyrët. Orientimi juglindje-veriperëndim. Pa inventar.

Fig. 6. Fibul.Fig. 5. Fibul.

Kemajl LUCI, Selim ISLAMI

Page 7: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

52

Varri 8 u gjet në sek. II, 3,20 m nga qendra, 2,60 m nga profili lindor dhe nëthellësinë 0,40 m. Ruhen vetëm pjesë të kafkës. Pa inventar.

Varri 9 u gjet në sek. IV, 2 m nga qendra buzë trapit verior, thellësia 0,30 m. Skeletishumë i dëmtuar. Pa inventar.

Varri 10 u gjet në sek. II, 2,80 m nga qendra, 2,60 m nga profili jugor dhe thellësia0,48 m. Ruajtur vetëm pjesë të kafkës. Pa inventar.

Varri 11 u gjet në sek. III, 5,70 m nga qendra, 2,30 m nga profili perëndimor ngakoka dhe thellësia 0,68 m, me orientim veriperëndim-juglindje. Skeleti i ruajtur në gjatësi1,50 m. Inventari: dy vathë argjendi dhe dy byzylykë bronzi.

a) Vathët prej argjendi përbëhen prej një rrethi me prerje rrethore dhe një varësejebikonike, punuar prej një pete të hollë argjendi, e kapur në dy ekstremet me rrethin evathit. Mesin e saj e zbukuron një unazë e stolisur prej një gërshete, të cilën e kufizojnënë të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhurastolisin telin e vathit në dy skajet e varëses. Përmasat: 4,5x4 cm.

b) Byzylykët: i pari është i punuar prej një pete bronzi, anët e sipërme të së cilësjanë të rrumbullakuara. Në skajet petëza hollohet dhe përfundon e lakuar. Faqja ejashtme është e zbukuruar me gropëza që alternohen.

c) Rreth i incizuar i zbukuruar me gropa në skajet. Diametri 5,7 cm, trashësia epetëzës 1 cm. Rreth i punuar prej teli me prerje rrethore; skajet petëzohen dhepërfundojnë me dy maja të rrumbullakuara. Një zbukurim me vija të incizuara zbukuronskajet e byzylykut. Diametri 5 cm, trashësia 0,5 cm.

Varri 12 u gjet në sek. III, 6,80 m nga qendra, 2 m nga profili jugor dhe thellësi0,45m, me gropë të thjeshtë. Ruhen pjesë të kafkës.

Varri 13 u gjet në sek. III, 6 m nga qendra, në thellësi 0,60 m. Me gropë të thjeshtëme orientim veriperëndim-juglindje. Me duar të mbledhura mbi gjoks. Pa inventar.

Varri 14, sektori II, 7,15 m nga qendra, buzë trapit lindor dhe thellësi 0,40 m. Mepozicion të shtrirë, orientim veriperëndim-juglindje. Skeleti është i dëmtuar. Ruhet vetëmpjesa e kafkës, e gjymtyrëve të poshtme dhe gjurmë të karbonizuara të arkës së drurit.

Varri 15, sek. II, 5,65 m nga qendra, 6,55 nga profili jugor dhe thellësi 0,45 m. Varrme gropë të thjeshtë. Skeleti është i dëmtuar, ruhet vetëm kafka dhe pjesë të gjymtyrëve.

Inventari: byzylyk i ngjashëm me byzylykun e varrit 11; zbukuruar me pika tëngulitura.

Varri 16, sektori II, 7 m nga qendra, 2,40 nga profili lindor dhe thellësi 0,43 m. Varrme arkë druri, me orientim lindje-perëndim, duart e përthyera në gjoks. Skeleti ështëshumë i dëmtuar. Nga arka e drurit kanë mbetur pak gjurmë. Pa inventar.

Varri 17, sektori II, 7.20 m nga qendra, 6.20 m profili verior, thellësia 0.65 m. Varrme gropë, të thjeshtë me orientim lindje-perëndim. Krahët e përthyera në gjoks. Gjatësiae skeletit 1.65 m mjaft i dëmtuar. Pa inventar.

Varri 18 u gjet në sektorin II, 8.80 m nga qendra, 3.60 nga profili jugor dhe thellësi

Tuma I e Llashticës (Gjilan)

Page 8: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

53

0.30 m. Inventari: Byzylyk prej bronzi i punuar prej teli me prerje të rrumbullakët nëmes, ndërsa në anë i petëzuar. Skajet përfundojnë në trajtën e kokës së gjarpërit dhejanë të stolisura me vija të incizuara. Diametri 5,5 cm; trashësia e telit në mes 0,5 cm.

Varri 19 u gjet në sek. II, 5 m nga qendra dhe 5 m nga profili perëndimor, thellësia0.40 m. Varr me gropë, pa konstruksion, me vendosje trupi me orientim lindje-perëndim.Skeleti është i dëmtuar: janë ruajtur pjesë të kafkës dhe të gjymtyrëve të epërme.

Ndonëse materiali i zbuluar është i varfër dhe numerikisht i vogël, nga analogjitë ebëra mendojmë se varret i takojnë shek. IX-XI pas Kr. (Tab. I,1-8). Varret ishin pakonstruksion dhe shpeshherë të dëmtuara nga punimet bujqësore. Inventari i tyrepërfaqësohet kryesisht nga stolitë: byzylyk, unaza e vathë, të gjitha prej bronzi, mepërjashtim të një çifti vathësh prej argjendi. Këto varre dhe materiali i gjetur i përkasinshek. IX-XI pas Kr.

Siç tregon analiza e materialit arkeologjik për këtë periudhë, gjetjet e varrezës sëLlashticës u shtohen varrezave të tjera tumulare, si Përceva etj. (Tab. II dhe III), si dhevarrezave mesjetare të Matiqanit, Malishevës dhe Grabocit, të datuara në shekujt IX-XI.

PërfundimeTumat e Llashticës i përkasin mijëvjeçarit të parë, përkatësisht shek. VIII-VII

para Kr. Bartësit e varrezave tumulare të Llashticës janë dardanët, që në kohën antikedo të luajnë rol të rëndësishëm në skenën politike dhe ekonomike në këtë trevë.

Tumat e Llashticës kanë mjaft tipare të përbashkëta me tumat e zbuluara në visete tjera të Ilirisë; paralelizma të qartë vihen re në arkitekturën e tumave, në ritin evarrimit dhe në tipat e disa objekteve. Kjo dëshmon për një unitet kulturor dhe etnik tëkësaj krahine dardane me krahinat e tjera ilire.

Kosova e rrethuar gati nga të gjithat anët me male të larta paraqet një territorkompakt në Ballkanin Qendror. Kjo kompaktësi ka mundësuar që të shtresohen kulturatspecifike autoktone. Në anën tjetër, përmes luginave të lumenjve është ndërlidhur mepjesë të tjera të Ballkanit dhe me detin Egje e Adriatik. Kjo ndërlidhje rrugore kamundësuar komunikimet me viset e tjera. Kjo e bën Kosovën territor specifik etno-kulturor në Ballkanin Qendror. Pozita gjeografike, rrjedhat e lumenjve, pasuritë memale dhe kullota, pasuritë minerale, si dhe kontaktet e saj me viset fqinje paraqesinpredispozita ideale për banimin e saj që nga parahistoria e deri më sot. Gjurmët e paratë banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i hershëm. Këto gjurmë janë dokumentuarnga gjetjet në shumë vendbanime prehistorike dhe dëshmojnë për një civilizim të lartënë periudhën e neolitit.

Vazhdimësia e banimit vijon edhe në kohën e metaleve, të bronzit dhe të hekurit(2000-1000 vjet para Krishtit), me intensitet edhe më të madh kur nisin fillet e formimittë shtetit dardan. Zhvillimi kulturor në periudhën e Hekurit nga shek. IX para Kr. kaqenë i lidhur ngushtë me përhapjen graduale të metalurgjisë, e cila u bë veprimtari e

Kemajl LUCI, Selim ISLAMI

Page 9: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

54

rëndësishme. Karakteristikë për këtë periudhë janë vendbanimet e vendosura në pikambizotëruese dhe të fortifikuara me ledhe dheu apo me mure gurësh të papunuar.

Monumente karakteristike për kulturën dardane janë tumat, monumente mbivarrore,në të cilat janë varrosur paria fisnore dhe të afërmit e tyre. Këto tuma hasen tëvetmuara apo në grupe, rit i posaçëm i varrimit në këtë hapësirë etnokulturore dardane.

Arkitektura e tumave përbëhet kryesisht prej unazave rrethore të ndërtuara prejgurëve, të cilët e kufizojnë tumën, varrin qendror dhe varret periferike. Tumat janë tëndërtuara me dhé e gurë.

Tumat kanë formë gjysmësferike, me diametër deri në 30 metra dhe lartësi deri në10 metra. Mënyra e varrimit është bërë kryesisht me anë të inhumacionit (vendosjetrupi) e më rrallë me incenerim (me djegie), por hasen edhe kenotafe (tuma ose varrepa skelet). Varrezat tumulare të periudhës së hekurit kanë shërbyer edhe për varrimegjatë mesjetës.

Varrezat tumulare të periudhës së hershme të hekurit kanë dhënë materiale tëbegatshme, që dëshmon për strukturën sociale të bartësve, të të varrosurve. Inventarii gjetur në këto tuma përbëhet nga enë balte, fibula - tipash dhe madhësish të ndryshme,byzylykë, qafore të punuara prej qelibari dhe paste qelqi, gjilpëra, aplika, objekte prejbronzi me forma zoomorfe, unaza etj. Në disa tuma hasen edhe objekte të importuaranga Greqia, gjë që dëshmon për marrëdhëniet tregtare dhe për forcën ekonomike tëparisë fisnore të shtetit dardan. Nekropolet tumulare janë dëshmi e gjallë e trashëgimisëetnokulturore të banorëve të kësaj treve gjatë shekujve IX-V para Kr.

Tuma I e Llashticës (Gjilan)

Page 10: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

55

THE TUMULUS OF LLASHTICA (GJILAN-KOSOVO)

Unlike some archaeological sites, whose existence has been already been noticedby scholars or have been indicated by chance finds, the tumulus of Llashtica wasdiscovered during an archaeological survey of the area, organized by the ArchaeologicalMuseum of Kosovo in 1979. In addition, seven tumuli or “gumura” as known by localswere noticed in the village of Llashtica, in Gjilan municipality (Fig.1). The plain ofLlashtica, lies at the foot of Karadak mountain range, and is locally known as theDajanica plain. The tumuli have various dimensions: their height ranges between 0.70m and 2.20 m, while their diameter varies between 7 m and 28 m. The excavations werecarried out in September and October 1980, by a joint team of archaeologists fromTirana and Prishtina, and continued in the following years, 1981 and 1982, with theexcavation of the other tumuli. This paper presents the results of the excavation of thefirst tumulus.

Although the surface of the monument was damaged by agricultural activity in thearea, it still retained a regular shape. The initial construction consists of a central cairnof stones, with a diameter of about 9 m and a height of 1.60 m. Medium size mediumstones (15 x 10 cm to 30 x 20 cm) are placed irregularly, one above the other (Fig. 2). Thebase of the cairn is of ellipsoidal shape. Its eastern part, a surface of around 4 m2, hasbeen damaged by several medieval graves, as well as by agricultural activity. No centralgrave or any archaeological finds were discovered within the cairn. The samephenomena has been noticed in other tumuli excavated in Kosovo, and the centralcairns were probably cenotaphs, built in honour of a warrior or a group of warriors,somewhere away from the settlement. The cairn was surrounded by a stone circle,with a diameter of 23-35 m, built of one or two rows of medium to large sized stones.The stone circle defines also the limits of the tumulus (Fig. 3/a-b).

Two other layers of earth, above the central cairn, give the final shape to the tumulus(Fig. 4). The first layer represents the first interment phase. It is 1.80 m high, and was builtimmediately above the cairn, covering also the stone circle. A considerable number ofobjects found in the tumulus fill outside the graves were probably buried as ‘gifts” for thedead during the burial process. They are well preserved and represent importanttypological and chronological elements, comprising three bronze fibulae, a bronze beadand a biconical vessel of flat base. The handles and the rim of the vessel appear damaged.It is 8.5 cm high, with a diameter of 11 cm (Tab. III, 3). Its fabric consists of rough dark greyclay, and is the vessel is poorly fired. The shoulder of the vessel is decorated with incisedtriangles set in a wavy stripe. Each triangle is filled with smaller ones. The incised

Kemajl LUCI, Selim ISLAMI

Page 11: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

56

decoration of wavy triangle patterns is a characteristic feature evidenced in other tumuliin the Dukagjin plateau, Kukës and Mat valley. Among the jewellery, of a particularinterest are the two-loop arched fibulae with a disc-shaped foot (a local variant of thetype), the biconical beads and the bronze rings. They are all important elements of materialculture, characteristic of Dardania during the early Iron Age.

The second upper layer, which covers the whole tumulus, is around 40 cm thick. Itwas disturbed in the centre due to its use in the medieval period. To this period belong19 graves, which were simple pits, as well as some others damaged by the agriculturalactivity. Most of them had no grave goods. Beside the relatively small number of finds,the analogies of the existing ones date the graves to the 9th-11th centuries A.D. (Tab. I, 1-8). Their inventory is mainly represented by jewellery, which includes bracelets, ringsand earrings made of copper alloy, except for a pair of earrings made of silver. Based onthe study of the material culture of Llashtica tumulus, it appears that the finds presentclose parallels with those from other tumuli such as Përceva, and others. (Tab. II-III),and the medieval graves of Matiqan, Malisheva and Graboc, dated to the 9th-11th

centuries A.D.

The tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo)

Page 12: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

57

TAB. I

Kemajl LUCI, Selim ISLAMI

Page 13: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

58

TAB. II

Tuma I e Llashticës (Gjilan)

Page 14: Tuma I e Llashticës (Gjilan) / The Tumulus of Llashtica (Gjilan-Kosovo) · 2018-04-28 · në të dyja anët kokrriza të punuara në filigran. Kokrriza të tilla dhe fije të përdredhura

59

TAB. III

Kemajl LUCI, Selim ISLAMI