u polis gazetë informative - · pdf fileinstituti co-plan i ... i phd në...

1
U POLIS GAZETË INFORMATIVE UNIVERSITETI //////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// ////////// Korrik 2014 Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe U_POLIS - Kryeministri Edi Rama viziton Universitetin POLIS - U_POLIS dhe Co-PLAN përfshihen në reforma të rëndësishme të qeverisë - TAW Tirana Architecture Weeks - “IF” Laboratori më i ri në U_POLIS - Znj. Donna Richardson vizitoi Universitetin POLIS dhe Institutin Co-PLAN - Ekspozitat në MAD Center UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universite Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Polikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kua Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitepolis.edu.al NR.23 Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe U_POLIS Në muajin Mars 2014, në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit mes kësaj ministrie dhe U_POLIS. Në emër të POLIS marrëveshja u nënshkrua nga Kancelarja e Universitetit Zj. Alma Sulstarova, e cila theksoi se ky moment shënon formalizimin e një marrëd- hënie të nisur më parë me këtë Ministri dhe siguroi që POLIS do të jetë në krah të ministrisë për ta mbështetur me ide dhe ekspertizë profesionale në mënyrë që projektet e zhvillimit urban dhe turizimit të përmirësojnë gjëndjen e rënduar aktuale dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Ministrja Gjermeni deklaroi se fryma e re e bashkëpunimit që Ministria përçon do të sigurojë që asnjë ligj të mos kalojë pa u konsultuar dhe pa marrë ekspertizën akade- mike të universiteteve. Palët angazhohen përmes kësaj marrëveshje të gjejnë rrugët efikase për zgjidhjen e problemit të strehimit dhe hartimiit të një platforme që synon t’i japë zgjidhje sa më të shpejtë problemit të të pastrehëve në vend. Bashkëpunimi do të përfshijë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, publikimet në revistat shkencore të universiteteve si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta. Kryeministri Edi Rama viziton Universitetin POLIS: Instituti Co-PLAN i akordon Zv.Kryeministrit të Kosovës Z. Behgjet Pacolli çmimin special “Lidershipi Shqiptar 2014”. Në Maj 2014, Bordi Drejtues i Co-PLAN, Instituti origjinë i Universitetit POLIS, akordoi çmimin special “Lidershipi Shqiptar 2014” për Z. Behgjet Pacolli, ish-President, ish-zv/Kryeministër i Kosovës dhe një sipërmarrës i suksesshëm me përgjegjësi sociale e kontribute të spikatura në fushat e interesit të POLIS e Co-PLAN. Këtë çmim më parë e kanë fituar: Edi Rama (Shqiperi 2004), Fatmir Sejdiu (Kosovë 2007), Arbër Xhaferri (Maqedoni 2009). Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e POLIS morën pjesë mjaft personalitete nga Shqipëria e Kosova, përfshi Kryeministrin Z. Edi Rama dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla. Kryeministri Rama me prezencën dhe në fjalën e tij konfirmoi mbështetjen e Qeverisë për të dy institucionet organizatore të eventit dhe inkurajoi angazhim të mëtejshëm në sfidën e modernizimit të vendit. U_POLIS dhe Co-PLAN përfshihen në reforma të rëndësishme të qeverisë: Reforma e Arsimit të Lartë, Reforma e Ndarjes Administrative-Territoriale dhe Reforma e Planifikimit Hapësinor. Në kuadrin e kontributit për Reformën Territoriale Administrative, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Çështjet Vendore, U_POLIS dhe Co-Plan organizuan më datë 11 Mars 2014 një tryezë diskutimi. Krahas procesit mësimor dhe kërkimor U_ POLIS po kontribuon në procese reformuese të ndërmarra nga autoritetet kohët e fundit si: Reforma e Arsimit, Reforma e Planifikimit Hapësinor dhe Reforma e Ndarjes Adminstrativo Territoriale. Në këto angazhime ekspertët tanë po mbajnë një peshë të rëndësishme konstruktive dhe konsensuale në favor të interesit publik, duke ofruar ekspertizë profesionale e përgjegjësi sociale. Ndërkohë edhe këtë vit akademik studentët dhe stafi u angazhuan në hartimin e planeve rregulluese në disa komuna e bashki të vendit Fillojnë përgatitjet për Bienalen: TAW Tirana Architecture Weeks, Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe partnerë vendas e të huaj rikonfirmojnë mbështetjen. Emra të shquar të fushës së arkitekturës pritet të vijnë në POLIS. Është viti i dytë rresht që Universiteti POLIS bëhet pro- tagonist për organizim të suksesshëm të bienaleve të Arkitekturës dhe të Dizajnit në Shqipëri. Kjo është bërë e mundur falë një pune të përbashkët me Bashkinë Tiranë dhe me AUA, Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve e Planifikuesve Shqiptarë. Natyrisht evenimenti u mundësua edhe nga mbështetja financiare e vetë U_POLIS, por sidomos e Institutit origjinë Co-PLAN. Mbështetje u dhanë edhe nga partnerë të tjerë vendas e të huaj, gjë që mundësoi sjelljen në Shqipëri të mjaft evenimenteve profesioanale e publike, si: workshope, seminare, leksione, forume, ekspozita, projektim filmash, etj. Edhe në këtë rast u kordinua me sukses me Akademinë Marubi dhe Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut (HRFF). Bienalja e Dizajnit TDW kishte për temë diskutimi Design Made In duke u përqëndruar tek marrëdhënia e indus- trisë së kreativitetit me sipërmarrjen publike e private në Shqipëri e Ballkan në kuadër të proceseve integruese të rajonit drejt BE-së, dhe rritjen e kompetivitetit dhe konkurueshmërisë të ekonomive lokale në këtë treg të madh. Themelohet “IF, Innovation Factory” Laboratori më i ri në U_POLIS. POLIS i angazhuar fort edhe në Inovacion. Në fillim të muajit Qershor 2014, themelohet në POLIS “Fabrika e Inovacionit” (IF). IF është një njësi hulumtimi e themeluar së fundmi në U_PO- LIS. Fabrika e Inovacionit është menduar si entitet brenda POLIS dhe lokalizimi i këtij laboratori në hollin qëndror të POLIS do te inkurajojë gjenerimin e ideve inovatore brenda komunitetit POLIS dhe më gjerë. Qëllimi kryesor është promovimi i të gjitha praktikave të projektimit, me- todologjive dhe qasjeve ,duke shpalosur përmbajtje të reja në fusha të ndryshme si shkenca e teknologjia e deri në shkencat humane. Fabrika e Inovacionit vepron si një re ndër- disiplinore ,që ndërthur aktivitetet e Fakultetit të Arkitekturës me atë të Planifikimit me qëllim gjenerimin / provokimin e zgjidhjeve të reja kreative, drejt zhvillimit te prototipeve dhe patentimit ne fushat e industrise kreative dhe qëndrueshmërisë NDËRKOMBËTARIZIMI: Zyrtarja e Departamentit të Shtetit në SHBA Znj. Donna Richardson vizitoi Universitetin POLIS dhe Institutin Co-PLAN Ne muajin Maj Universitetin POLIS e vizitoi zyrtarja e Departamentit të Shtetit të SHBA Znj. Donna Richardson - në cilësinë e Drejtoreshës për Fondet e Asistencës. Ajo u takua me stafin dhe drejtues të POLIS dhe Institutit Co-PLAN si organizata model që kanë marrë mbështetjen e Asistencës së SHBA në Shqiperi për shumë vite. Prezente në takim ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Fokusi i bisedës ishte gjendja aktuale e sektorit të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike në Shqipëri, dhe projektet e financuara nga Ambasada e SHBA dhe nga Qeveria Amerikane. Vëmendje e veçantë ju kushtua rezultateve të prekshme, e sidomos impaktit dhe qëndrueshmërisë së ketyre projekteve. Përveç një historiku të gjërë bashkëpunimi disa vjeçar vlen të përmëndim që Co-PLAN / POLIS kanë mbështetur fuqishëm dhe në mënyrë të vazhduar iniciativën ACT NOW të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, dhe në Janar 2013 u shpall Kampione e ACT NOW për projektin eskperimental të stacionit të autobuzit realizuar me shishe plastike të ricikluara. Delegacioni i Ministrisë së Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural i Republikës Popullore të Kinës Viziton U_POLIS dhe Co-PLAN Në Qershor 2014 një Delegacioni kinez, i përbëre nga 6 përfaqësues të Departamentit të Reformës së Strehimit dhe Zhvillimit Urban ka shprehur interes të veçantë të njohë aktivitetin e POLIS dhe Co-PLAN në fushën e strehimit dhe zhvillimit urban, punës kërkimore, etj. Ky delegacion vizitoi POLIS dhe zhvilluan nje takim me drejtues të universitetit e stafin e eksperteve të Institutit Kërkimor, dhe Co-PLAN, të cilët bënë një prezantim të punës, filozofisë dhe sfidave në këto fusha. Gjatë vizitës u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe për të ndërtuar partneritete me Universitetin e Pekinit, dhe shkolla të tjera të specializura në fushat tona me interes të përbashkët. Universiteti POLIS nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi akademik dhe shkencor me Universitetin “La Sapienza” Romë Itali. Pas një përvoje dis vjecare bashkëpunimi në disa projekte ku një rol të spikatur kanë luajtur prof. Antonino Saggio dhe komuniteti i sfafit tonë shqiptar e Italian, janë diplomuar më parë në La Sapienza, në Mars 2014 të dy institucionet nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në nivel Rektorësh. Po punohet ndërkohë për të materializuar projekte të përbashkëta dhe europiane kërkimore sidomos në fushën e aplikimit të teknologjisë së informacionit në arkitekturë e dizajn, dhe në fushën e eficencës së energjisë, ku rol po luan prof. Alessandra Battisti. Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi midis U_POLIS dhe Akademisë së Shkencave. Rektori i Universitetit POLIS dhe Kryetari i Aka- demisë së Shkencave të Shqipërisë në Qershor 2014, nënshkruan në emër të dy institucioneve një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të zhvillimit të përbashkët të Shkencës, Inovacionit, Akademisë dhe projekteve të përbashkëta kombëtare, rajonale dhe evropiane. Ky është një zhvillim me rëndësi në kuadër të forcimit të POLIS përtej aspekteve mësimdhënëse. Z. Klaus Haupt, drejtor i programeve Tempus dhe Erasmus+ vizitoi Universitetin POLIS Kjo vizitë e parë në Shqipëri u mundësua falë rritjes së angazhimit të institucioneve akademike Shqiptare në këto programe në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë për faktin që tashmë edhe Shqipëria ka një institucion si POLIS që jo vetëm merr pjesë por drejton nje program me 11 partnerë evropian/rajonal në një nga këto programe. Z. Haupt vizitoi POLIS më 4 Prill 2014, ku pa in- frastrukturën moderne dhe bisedoi me drejtuesit e partnerët e projektit duke u shprehur mjaft optimist për menaxhimin e projektit, pritshmëritë e Brukselit, dhe avantaz- het e POLIS për bashkëpunim në projekte të tjera evropiane si “partner drejtues”, përfshi programin për shkencën “Horizon 2020” ku po përgatitemi për të marrë pjesë. MAD Center & Gallery: Ekspozitë me punime të piktorit të mirënjohur të arteve pamore, Sadik Kaceli. Në Mars 2014, U_POLIS dhe MAD_Center organizuan ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Retrospektive me vizatime të periudhës 1931 – 1945 të piktorit të mirënjohur të traditës sonë të arteve pamore Sadik Kaceli”. Ekspozita u realizua nga U _POLIS në bashkëpunim me arkivin e familjes KACELI me rastin e 100 vjetorit të lindjes së piktorit të shquar. Kurator i kësaj ekspozite ishte Dr. Gëzim Qëndro i cili para hapjes se ekspozitës beri një prezantim rreth veprës së piktorit të shquar. . Të reja nga Përfaqësia Studentore: Riorganizim, Kampionate Futbolli, Mbrëmje Sociale, si dhe Bashkëpunim me Sho- qata të tjera Universitare. Përfaqësia studentore është riorganizuar përmes një procesi elektoral demokratik dhe ekipi i ri përfaqësues është pozitiv dhe energjik. Synimi është rritja më tej e cilesisë së shërbimeve dhe procesit mësimor e gjenerimi i ideve të reja bashkëpunimi mes të rinjve. Gjatë vitit akademik janë organizuar takime dhe pyetësor me çdo gjeneratë studentore për të matur shkallën e kënaqësisë së tyre me shërbimet e ofruara, janë organizuar mbrëmje me tematike sociale e dëfrimi, kampionati i përvitshëm në futboll dhe volejboll, si dhe ka patur bashkëpunime me shoqatat homologe të Universiteteve të tjera në për- pjekje për të krijuar një Rrjet Studentor përfaqësimi (https://www.facebook.com/pages/Keshilli-Studentor-Polis). Ndërkohë disa studentë të POLIS kanë ripërtërirë traditën e Klubeve Studentore, duke dizenjuar dhe hapur vetë një tjetër guest house me emrin “De Stijl” ku zhvillohen aktivitete mjaft të pasura sociale dhe kulturore (https://www.facebook.com/DestilAlbania). KËRKIM-ZHVILLIM-INOVACION: Të reja nga IKZH/ Instituti për Kërkim e Zhvillim POLIS nuk është vetëm një institucion ku zhvillohet mësim, përkundrazi ne i kushtojmë shumë vëmendje kërkimit shkencor dhe të aplikuar. Programi ndërkombëtar i PhD në Arkitekturë dhe Planifikim Urban për të dytin vit radhazi organizoi një ekspozim ndërkombëtar dy javor të kërkuesve nga të dy shkollat partnere në këtë program Ferrara (Itali) dhe POLIS . Në këtë ballafaqim ndërkombëtar morën pjesë kërkues dhe staf nga 4 shkolla të tjera ndërkombëtare ne: Indi, Japoni, Kanada dhe SHBA. Së shpejti në Tetor 2014 kjo përvojë do të përsëritet edhe në Tiranë. Ndërkohe edhe këtë vit Studio Metropolis dhe Instituti Co-PLAN vijuan angazhimin e stafit dhe studentëve në disa projekte zhvillimi të rëndësishme për komunitetet dhe autoritetet vendore, rajonale qëndrore, por edhe për donatorët dhe biznesin (www.metropolis.al / www.co-plan.org). Ndërkohë Njësia e Publikimeve POLIS_Press po përgatit një sërë tekstesh dhe botimesh të reja. Është lançuar para pak kohe numri i fundit i revistës shkencore Forum A+P 13 me artikull kryesor nga Doc. S.Dhamo, me fokus në çështjet e arsimit në arkitekturë; si dhe dy revista të specializuara: MAD 3 - rreth çështjeve të Art Dizajnit në industrinë e videove muzikore; dhe HABITAT 2 - rreth çështjeve të planifikimit territorial në SHBA me autor Prof. Dr.B.Aliaj. Nderkaq teksti teorik mbi Artin Pamor hartuar nga Prof. G.Qëndro u shpall një nga pesë botimet më të mira për vitin e kaluar nga Çmimet “Kult”. Ekspozitë me Vepra Arti të Koleksionuara nga Filatelisti Thimi Nika Në Maj 2014, MAD_Center organizoi ekspozitën me vepra të koleksionuara nga filatelisti Thimi Nika e kurator Dr. Gëzim Qëndro. Ekspozita me vepra të koleksionit Nika është e para në linjën e disa ekspozitave të ngjashme që MAD Center dhe Galeria POLIS kanë në projekt të or- ganizojë në të ardhmen. Në fakt ,një pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare në artet pamore vazhdon të mbetet ende e panjohur për publikun, studiuesit dhe dashamirësit e artit, ndaj POLIS është përkushtuar nxjerrjes në dritë të tyre. Publikimi i fundit “IT Revolucioni në Arkitekturë” nga Dr.Antonino Di Raimo me titull: “Francois Roche: Eresie Macchinice d’Archirectture viventi”. Publikimi i fundit “IT, Revolucioni në Arkitekturë” është në qarkullim tashmë. Një libër i redaktuar nga Prof. Antonino Saggio (Nitro Saggio Group), shkruar nga Dekani i Polis nga Dr. Antonino Di Raimo me titull: “Francois Roche: Eresie Macchinice d’Archirectture viventi” të New Territories.com. Prof. Saggio nga Universiteti i La Sapienza, Itali është një lektor i jashtëm në Polis si dhe udhëheqës i iniciativës së përbashkët “Sicily-Lab”. Prof. Roche është një intelektual i shquar dhe mendimtar i arkitekturës në Universitetin Columbia SHBA, si dhe praktikues i profesionit në studion e tij në Paris dhe Bangkok.

Upload: trinhkiet

Post on 06-Feb-2018

239 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: U POLIS GAZETË INFORMATIVE - · PDF fileInstituti Co-PLAN i ... i PhD në Arkitekturë dhe Planifikim Urban për të dytin vit radhazi organizoi një ekspozim ndërkombëtar dy javor

GAZETËINFORMATIVEU POLIS GAZETË INFORMATIVEUNIVERSITETI

//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// //////////Korrik 2014Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe U_POLIS - Kryeministri Edi Rama viziton Universitetin POLIS - U_POLIS dhe Co-PLAN përfshihen në reforma të rëndësishme të qeverisë - TAW Tirana Architecture Weeks - “IF” Laboratori më i ri në U_POLIS - Znj. Donna Richardson vizitoi Universitetin POLIS dhe Institutin Co-PLAN - Ekspozitat në MAD Center

UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universiteti Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitetipolis.edu.al

NR.23

Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe U_POLISNë muajin Mars 2014, në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit mes kësaj ministrie dhe U_POLIS. Në emër të POLIS marrëveshja u nënshkrua nga Kancelarja e Universitetit Zj. Alma Sulstarova, e cila theksoi se ky moment shënon formalizimin e një marrëd-hënie të nisur më parë me këtë Ministri dhe siguroi që POLIS do të jetë në krah të ministrisë për ta mbështetur me ide dhe ekspertizë profesionale në mënyrë që projektet e zhvillimit urban dhe turizimit të përmirësojnë gjëndjen e rënduar aktuale dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Ministrja Gjermeni deklaroi se fryma e re e bashkëpunimit që Ministria përçon do të sigurojë që asnjë ligj të mos kalojë pa u konsultuar dhe pa marrë ekspertizën akade-mike të universiteteve. Palët angazhohen përmes kësaj marrëveshje të gjejnë rrugët efikase për zgjidhjen e problemit të strehimit dhe hartimiit të një platforme që synon t’i japë zgjidhje sa më të shpejtë problemit të të pastrehëve në vend. Bashkëpunimi do të përfshijë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, publikimet në revistat shkencore të universiteteve si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta.

Kryeministri Edi Rama viziton Universitetin POLIS: Instituti Co-PLAN i akordon Zv.Kryeministrit të Kosovës Z. Behgjet Pacolli çmimin special “Lidershipi Shqiptar 2014”. Në Maj 2014, Bordi Drejtues i Co-PLAN, Instituti origjinë i Universitetit POLIS, akordoi çmimin special “Lidershipi Shqiptar 2014” për Z. Behgjet Pacolli, ish-President, ish-zv/Kryeministër i Kosovës dhe një sipërmarrës i suksesshëm me përgjegjësi sociale e kontribute të spikatura në fushat e interesit të POLIS e Co-PLAN. Këtë çmim më parë e kanë fituar: Edi Rama (Shqiperi 2004), Fatmir Sejdiu (Kosovë 2007), Arbër Xhaferri (Maqedoni 2009). Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e POLIS morën pjesë mjaft personalitete nga Shqipëria e Kosova, përfshi Kryeministrin Z. Edi Rama dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla. Kryeministri Rama me prezencën dhe në fjalën e tij konfirmoi mbështetjen e Qeverisë për të dy institucionet organizatore të eventit dhe inkurajoi angazhim të mëtejshëm në sfidën e modernizimit të vendit.

U_POLIS dhe Co-PLAN përfshihen në reforma të rëndësishme të qeverisë: Reforma e Arsimit të Lartë, Reforma e Ndarjes Administrative-Territoriale dhe Reforma e Planifikimit Hapësinor. Në kuadrin e kontributit për Reformën Territoriale Administrative, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Çështjet Vendore, U_POLIS dhe Co-Plan organizuan më datë 11 Mars 2014 një tryezë diskutimi. Krahas procesit mësimor dhe kërkimor U_ POLIS po kontribuon në procese reformuese të ndërmarra nga autoritetet kohët e fundit si: Reforma e Arsimit, Reforma e Planifikimit Hapësinor dhe Reforma e Ndarjes Adminstrativo Territoriale. Në këto angazhime ekspertët tanë po mbajnë një peshë të rëndësishme konstruktive dhe konsensuale në favor të interesit publik, duke ofruar ekspertizë profesionale e përgjegjësi sociale. Ndërkohë edhe këtë vit akademik studentët dhe stafi u angazhuan në hartimin e planeve rregulluese në disa komuna e bashki të vendit

Fillojnë përgatitjet për Bienalen: TAW Tirana Architecture Weeks, Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe partnerë vendas e të huaj rikonfirmojnë mbështetjen. Emra të shquar të fushës së arkitekturës pritet të vijnë në POLIS. Është viti i dytë rresht që Universiteti POLIS bëhet pro-tagonist për organizim të suksesshëm të bienaleve të Arkitekturës dhe të Dizajnit në Shqipëri. Kjo është bërë e mundur falë një pune të përbashkët me Bashkinë Tiranë dhe me AUA, Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve e Planifikuesve Shqiptarë. Natyrisht evenimenti u mundësua edhe nga mbështetja financiare e vetë U_POLIS, por sidomos e Institutit origjinë Co-PLAN. Mbështetje u dhanë edhe nga partnerë të tjerë vendas e të huaj, gjë që mundësoi sjelljen në Shqipëri të mjaft evenimenteve profesioanale e publike, si: workshope, seminare, leksione, forume, ekspozita, projektim filmash, etj. Edhe në këtë rast u kordinua me sukses me Akademinë Marubi dhe Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut (HRFF). Bienalja e Dizajnit TDW kishte për temë diskutimi Design Made In duke u përqëndruar tek marrëdhënia e indus-trisë së kreativitetit me sipërmarrjen publike e private në Shqipëri e Ballkan në kuadër të proceseve integruese të rajonit drejt BE-së, dhe rritjen e kompetivitetit dhe konkurueshmërisë të ekonomive lokale në këtë treg të madh.

Themelohet “IF, Innovation Factory” Laboratori më i ri në U_POLIS. POLIS i angazhuar fort edhe në Inovacion. Në fillim të muajit Qershor 2014, themelohet në POLIS “Fabrika e Inovacionit” (IF). IF është një njësi hulumtimi e themeluar së fundmi në U_PO-LIS. Fabrika e Inovacionit është menduar si entitet brenda POLIS dhe lokalizimi i këtij laboratori në hollin qëndror të POLIS do te inkurajojë gjenerimin e ideve inovatore brenda komunitetit POLIS dhe më gjerë. Qëllimi kryesor është promovimi i të gjitha praktikave të projektimit, me-todologjive dhe qasjeve ,duke shpalosur përmbajtje të reja në fusha të ndryshme si shkenca e teknologjia e deri në shkencat humane. Fabrika e Inovacionit vepron si një re ndër- disiplinore ,që ndërthur aktivitetet e Fakultetit të Arkitekturës me atë të Planifikimit me qëllim gjenerimin / provokimin e zgjidhjeve të reja kreative, drejt zhvillimit te prototipeve dhe patentimit ne fushat e industrise kreative dhe qëndrueshmërisë

NDËRKOMBËTARIZIMI:Zyrtarja e Departamentit të Shtetit në SHBA Znj. Donna Richardson vizitoi Universitetin POLIS dhe Institutin Co-PLAN

Ne muajin Maj Universitetin POLIS e vizitoi zyrtarja e Departamentit të Shtetit të SHBA Znj. Donna Richardson - në cilësinë e Drejtoreshës për Fondet e Asistencës. Ajo u takua me stafin dhe drejtues të POLIS dhe Institutit Co-PLAN si organizata model që kanë marrë mbështetjen e Asistencës së SHBA në Shqiperi për shumë vite. Prezente në takim ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Fokusi i bisedës ishte gjendja aktuale e sektorit të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike në Shqipëri, dhe projektet e financuara nga Ambasada e SHBA dhe nga Qeveria Amerikane. Vëmendje e veçantë ju kushtua rezultateve të prekshme, e sidomos impaktit dhe qëndrueshmërisë së ketyre projekteve. Përveç një historiku të gjërë bashkëpunimi disa vjeçar vlen të përmëndim që Co-PLAN / POLIS kanë mbështetur fuqishëm dhe në mënyrë të vazhduar iniciativën ACT NOW të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, dhe në Janar 2013 u shpall Kampione e ACT NOW për projektin eskperimental të stacionit të autobuzit realizuar me shishe plastike të ricikluara.

Delegacioni i Ministrisë së Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural i Republikës Popullore të Kinës Viziton U_POLIS dhe Co-PLANNë Qershor 2014 një Delegacioni kinez, i përbëre nga 6 përfaqësues të Departamentit të Reformës së Strehimit dhe Zhvillimit Urban ka shprehur interes të veçantë të njohë aktivitetin e POLIS dhe Co-PLAN në fushën e strehimit dhe zhvillimit urban, punës kërkimore, etj. Ky delegacion vizitoi POLIS dhe zhvilluan nje takim me drejtues të universitetit e stafin e eksperteve të Institutit Kërkimor, dhe Co-PLAN, të cilët bënë një prezantim të punës, filozofisë dhe sfidave në këto fusha. Gjatë vizitës u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe për të ndërtuar partneritete me Universitetin e Pekinit, dhe shkolla të tjera të specializura në fushat tona me interes të përbashkët.

Universiteti POLIS nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi akademik dhe shkencor me Universitetin “La Sapienza” Romë Itali.Pas një përvoje dis vjecare bashkëpunimi në disa projekte ku një rol të spikatur kanë luajtur prof. Antonino Saggio dhe komuniteti i sfafit tonë shqiptar e Italian, që janë diplomuar më parë në La Sapienza, në Mars 2014 të dy institucionet nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në nivel Rektorësh. Po punohet ndërkohë për të materializuar projekte të përbashkëta dhe europiane kërkimore sidomos në fushën e aplikimit të teknologjisë së informacionit në arkitekturë e dizajn, dhe në fushën e eficencës së energjisë, ku rol po luan prof. Alessandra Battisti.

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi midis U_POLIS dhe Akademisë së Shkencave. Rektori i Universitetit POLIS dhe Kryetari i Aka-demisë së Shkencave të Shqipërisë në Qershor 2014, nënshkruan në emër të dy institucioneve një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të zhvillimit të përbashkët të Shkencës, Inovacionit, Akademisë dhe projekteve të përbashkëta kombëtare, rajonale dhe evropiane. Ky është një zhvillim me rëndësi në kuadër të forcimit të POLIS përtej aspekteve mësimdhënëse.

Z. Klaus Haupt, drejtor i programeve Tempus dhe Erasmus+ vizitoi Universitetin POLIS Kjo vizitë e parë në Shqipëri u mundësua falë rritjes së angazhimit të institucioneve akademike Shqiptare në këto programe në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë për faktin që tashmë edhe Shqipëria ka një institucion si POLIS që jo vetëm merr pjesë por drejton nje program me 11 partnerë evropian/rajonal në një nga këto programe. Z. Haupt vizitoi POLIS më 4 Prill 2014, ku pa in-frastrukturën moderne dhe bisedoi me drejtuesit e partnerët e projektit duke u shprehur mjaft optimist për menaxhimin e projektit, pritshmëritë e Brukselit, dhe avantaz-het e POLIS për bashkëpunim në projekte të tjera evropiane si “partner drejtues”, përfshi programin për shkencën “Horizon 2020” ku po përgatitemi për të marrë pjesë.

MAD Center & Gallery:Ekspozitë me punime të piktorit të mirënjohur të arteve pamore, Sadik Kaceli. Në Mars 2014, U_POLIS dhe MAD_Center organizuan ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Retrospektive me vizatime të periudhës 1931 – 1945 të piktorit të mirënjohur të traditës sonë të arteve pamore Sadik Kaceli”. Ekspozita u realizua nga U _POLIS në bashkëpunim me arkivin e familjes KACELI me rastin e 100 vjetorit të lindjes së piktorit të shquar. Kurator i kësaj ekspozite ishte Dr. Gëzim Qëndro i cili para hapjes se ekspozitës beri një prezantim rreth veprës së piktorit të shquar..

Të reja nga Përfaqësia Studentore: Riorganizim, Kampionate Futbolli, Mbrëmje Sociale, si dhe Bashkëpunim me Sho-qata të tjera Universitare. Përfaqësia studentore është riorganizuar përmes një procesi elektoral demokratik dhe ekipi i ri përfaqësues është pozitiv dhe energjik. Synimi është rritja më tej e cilesisë së shërbimeve dhe procesit mësimor e gjenerimi i ideve të reja bashkëpunimi mes të rinjve. Gjatë vitit akademik janë organizuar takime dhe pyetësor me çdo gjeneratë studentore për të matur shkallën e kënaqësisë së tyre me shërbimet e ofruara, janë organizuar mbrëmje me tematike sociale e dëfrimi, kampionati i përvitshëm në futboll dhe volejboll, si dhe ka patur bashkëpunime me shoqatat homologe të Universiteteve të tjera në për-pjekje për të krijuar një Rrjet Studentor përfaqësimi (https://www.facebook.com/pages/Keshilli-Studentor-Polis). Ndërkohë disa studentë të POLIS kanë ripërtërirë traditën e Klubeve Studentore, duke dizenjuar dhe hapur vetë një tjetër guest house me emrin “De Stijl” ku zhvillohen aktivitete mjaft të pasura sociale dhe kulturore (https://www.facebook.com/DestilAlbania).

KËRKIM-ZHVILLIM-INOVACION: Të reja nga IKZH/ Instituti për Kërkim e Zhvillim POLIS nuk është vetëm një institucion ku zhvillohet mësim, përkundrazi ne i kushtojmë shumë vëmendje kërkimit shkencor dhe të aplikuar. Programi ndërkombëtar i PhD në Arkitekturë dhe Planifikim Urban për të dytin vit radhazi organizoi një ekspozim ndërkombëtar dy javor të kërkuesve nga të dy shkollat partnere në këtë program Ferrara (Itali) dhe POLIS . Në këtë ballafaqim ndërkombëtar morën pjesë kërkues dhe staf nga 4 shkolla të tjera ndërkombëtare ne: Indi, Japoni, Kanada dhe SHBA. Së shpejti në Tetor 2014 kjo përvojë do të përsëritet edhe në Tiranë.

Ndërkohe edhe këtë vit Studio Metropolis dhe Instituti Co-PLAN vijuan angazhimin e stafit dhe studentëve në disa projekte zhvillimi të rëndësishme për komunitetet dhe autoritetet vendore, rajonale qëndrore, por edhe për donatorët dhe biznesin (www.metropolis.al / www.co-plan.org).

Ndërkohë Njësia e Publikimeve POLIS_Press po përgatit një sërë tekstesh dhe botimesh të reja. Është lançuar para pak kohe numri i fundit i revistës shkencore Forum A+P 13 me artikull kryesor nga Doc. S.Dhamo, me fokus në çështjet e arsimit në arkitekturë; si dhe dy revista të specializuara: MAD 3 - rreth çështjeve të Art Dizajnit në industrinë e videove muzikore; dhe HABITAT 2 - rreth çështjeve të planifikimit territorial në SHBA me autor Prof. Dr.B.Aliaj. Nderkaq teksti teorik mbi Artin Pamor hartuar nga Prof. G.Qëndro u shpall një nga pesë botimet më të mira për vitin e kaluar nga Çmimet “Kult”.

Ekspozitë me Vepra Arti të Koleksionuara nga Filatelisti Thimi Nika Në Maj 2014, MAD_Center organizoi ekspozitën me vepra të koleksionuara nga filatelisti Thimi Nika e kurator Dr. Gëzim Qëndro. Ekspozita me vepra të koleksionit Nika është e para në linjën e disa ekspozitave të ngjashme që MAD Center dhe Galeria POLIS kanë në projekt të or-ganizojë në të ardhmen. Në fakt ,një pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare në artet pamore vazhdon të mbetet ende e panjohur për publikun, studiuesit dhe dashamirësit e artit, ndaj POLIS është përkushtuar nxjerrjes në dritë të tyre.

Publikimi i fundit “IT Revolucioni në Arkitekturë” nga Dr.Antonino Di Raimo me titull: “Francois Roche: Eresie Macchinice d’Archirectture viventi”. Publikimi i fundit “IT, Revolucioni në Arkitekturë” është në qarkullim tashmë. Një libër i redaktuar nga Prof. Antonino Saggio (Nitro Saggio Group), shkruar nga Dekani i Polis nga Dr. Antonino Di Raimo me titull: “Francois Roche: Eresie Macchinice d’Archirectture viventi” të New Territories.com. Prof. Saggio nga Universiteti i La Sapienza, Itali është një lektor i jashtëm në Polis si dhe udhëheqës i iniciativës së përbashkët “Sicily-Lab”. Prof. Roche është një intelektual i shquar dhe mendimtar i arkitekturës në Universitetin Columbia SHBA, si dhe praktikues i profesionit në studion e tij në Paris dhe Bangkok.