udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/ik40v_qg... ·...

12
Udhëzues i shpejtë i përdorimit CJB1FN2ALBTA

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

Udhëzues i shpejtë i përdorimit

CJB1FN2ALBTA

Page 2: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

2

www.sar-tick.com

Ky produkt plotëson kufizimet e zbatueshme kombëtare SAR prej 2,0 W / kg.Vlerat specifike maksimale SAR mund të gjenden në seksionin “Valët radio” të këtij udhëzuesi.Kur e mban ose e përdor produktin pranë trupit tuaj, përdor një aksesor të aprovuar, si p.sh. këllëf, ose përndryshe mbaj një distancë 5 mm nga trupi për të siguruar pajtueshmërinë me kërkesat për ekspozimin ndaj radiofrekuencave. Ki parasysh se produkti mund të jetë duke transmetuar edhe nëse nuk po e përdor në internet.

Siguria dhe përdorimiRekomandojmë që të lexosh këtë kapitull me kujdes para përdorimit të pajisjes. Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për dëmin, që mund të rezultojë si pasojë e përdorimit të papërshtatshëm të kësaj pajisjeje ose nga përdorimi në kundërshtim me udhëzimet e përfshira këtu.

Mos e ndiz pajisjen kur përdorimi i saj është i ndaluar ose kur përdorimi i pajisjes mund të shkaktojë interferencë ose rrezik.

Ndiq rregullat ose rregulloret në spitale ose ambiente të kujdesit shëndetësor. Fike pajisjen pranë aparaturave mjekësore.

Fike pajisjen brenda një mjeti fluturues. Pajisja mund të shkaktojë interferenca me sinjalet e kontrollit të mjetit fluturues.

Page 3: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

3

Fike pajisjen pranë pajisjeve elektronike me precizion të lartë. Pajisja mund të ndikojë në performancën e këtyre pajisjeve.

Mos u përpiq të çmontosh pajisjen ose aksesorët e saj. Shërbimin apo riparimin e pajisjes lejohet ta bëjë vetëm personeli i kualifikuar.

Mos e vendos pajisjen ose aksesorët e saj në kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike.

Mos vendos mjete ruajtëse magnetike pranë pajisjes. Rrezatimi nga pajisja mund të fshijë informacionin që ruhet në to.

Mos e vendos pajisjen në temperatura të larta ose mos e përdor atë në një vend me gaze të ndezshme si p.sh. në një stacion karburanti.

Mbaje pajisjen dhe aksesorët e saj larg fëmijëve. Mos i lejo fëmijët të përdorin pajisjen pa marrë udhëzime.

Përdor vetëm bateri dhe karikues të miratuar për të shmangur rrezikun e shpërthimit.

Respekto ligjet ose rregulloret rreth përdorimit të pajisjes. Respekto privatësinë e të tjerëve dhe të drejtat ligjore të tyre kur përdor pajisjen.

Rekomandohet që pajisjen ta përdorësh vetëm në një mjedis ku temperatura ndodhet mes -10°C dhe 60°C dhe lagështia është mes 10% dhe 90%.

KARIKUESITKarikuesit e rrymës do të operojnë me një temperaturë që shtrihet nga: 0°C në 40°C.

Page 4: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

4

Karikuesit e projektuar për pajisjen tuaj plotësojnë standardin për sigurinë e informacionit të pajisjeve të teknologjisë dhe përdorimit të pajisjeve të zyrës.Ata janë gjithashtu në përputhje me direktivën e projektimit eko 2009/125/EC. Sipas specifikimeve elektrike të ndryshme të zbatimit, një karikues i blerë në një juridiksion mund të mos punojë në një juridiksion tjetër. Ata duhet të përdoren vetëm për këtë qëllim.Duke pasur parasysh rregulloret e fluturimit, bateria e telefonit nuk është e karikuar. Karikoje atë në fillim.

1. Përmbledhje1.1 Përmbajtja e paketimit• LinkKey USB Dongle• Udhëzuesi i shpejtë i përdorimit• Karta e garancisë

1.2 Njohja me modemin

Page 5: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

5

Numri Përshkrimi

Kapaku

Ndërfaqja USB

Treguesi LED

Foleja e kartës Micro SD

Foleja e kartës SIM

1.3 Nisja e modemitHapi 1: Fut kartën SIM dhe kartën Micro SD në pajisje.

Karta Micro SD

Karta SIM

Hapi 2: Lidhe me kompjuterin.Hapi 3: Instalimi automatik, gati! Vazhdojmë!!!

Page 6: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

6

Shënim:• Mos e hiq kartën SIM/Micro SD kur karta është në

përdorim.• Nëse dështon lidhja, hyr në http://192.168.1.1 për të

kontrolluar statusin.• Nëse nuk mund të hysh në http://192.168.1.1, shkëput

rrjetin, hiq modemin dhe rifute atë, ose rinis kompjuterin.

1.4 Treguesi LEDPërshkrimi për dritën LED si më poshtë:

LLOJI LED Treguesi LED Përshkrimi (gjendja)

Drita LED e rrjetit

Dritë lejla konstante për sekonda

Furnizimi me rrymë përfundoi

Pulsim i shpejtë dritë portokalli (5 Hz)

Kërkimi i rrjetit

Dritë konstante portokalli

Jashtë funksionimit

Pulsim i ngadaltë dritë e kuqe (1 Hz)

Po regjistrohet në rrjetin LTE

Dritë konstante e kuqe

U regjistrua në rrjetin LTE

Pulsim i ngadaltë dritë e gjelbër (1 Hz)

Po regjistrohet në rrjetin 3G

Dritë konstante e gjelbër

U regjistrua në rrjetin 3G

Pulsim i ngadaltë dritë blu (1 Hz)

Po regjistrohet në rrjetin 2G

Dritë konstante blu U regjistrua në rrjetin 2G

Page 7: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

7

2. Konfigurimi i shpejtëHap shfletuesin dhe fut adresën http://192.168.1.1 për të hyrë në faqen kryesore. Kliko “Cilësimet” për të konfiguruar cilësimet bazë.

CertifikimiMiratimi WEEEKjo pajisje është në përputhje me kërkesat thelbësore dhedispozitat e tjera të Direktivës së Mbetjeve të Pajisjeve Elektrikedhe Elektronike 2012/19/EU (Direktiva WEEE).

Ky simbol në pajisje do të thotë se këto produkte duhen dërguar në pikat e grumbullimit në fund të jetës së tyre:- Qendrat e mbetjeve të bashkisë me kazanë specifikë për këto lloje pajisjesh.- Koshat e grumbullimit në pikat e shitjes.

Ato më pas duhet të riciklohen, duke parandaluar që substancat të hidhen në mjedis dhe në mënyrë që përbërësit e tyre të mund të ripërdoren.Në shtetet e Bas hkimit Evropian:Pikat e grumbullimit janë të arritshme pa pagesë.Të gjitha produktet me këtë shenjë duhen dërguar në këto pika grumbullimi.Në juridiksionet jashtë Bashkimit Evropian:Artikujt e pajisjeve me këtë simbol nuk duhen hedhur në kazanët e zakonshëm nëse në juridiksionin ose rajonin ku ndodhesh ka fabrika të përshtatshme grumbullimi dhe riciklimi; përkundrazi ato duhet të dërgohen në pikat e grumbullimit që të riciklohen.

Page 8: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

8

KUJDES: RREZIK SHPËRTHIMI NËSE BATERIA NDËRROHET ME NJË BATERI TJETËR TË NJË LLOJI TË GABUAR. HIDHI BATERITË E PËRDORURA NË PËRPUTHJE ME INSTRUKSIONET.

Miratimi RoHsKjo pajisje është në përputhje me kufizimet e përdorimittë substancave të caktuara të rrezikshme në direktivën elektrike dhe elektronike 2011/65/EC (Direktiva RoHs).

Valët e radiosDëshmia e pajtueshmërisë me kriteret ndërkombëtare (ICNIRP) ose me Direktivën Evropiane 2014/53/EU (RED) është e nevojshme për të gjithë modelet e modemëve përpara se ato të hidhen në treg. Mbrojtja e shëndetit dhe siguria për përdoruesin dhe për çdo person tjetër është një kërkesë thelbësore e këtyre kritereve ose kësaj direktive.KJO PAJISJE PËRMBUSH DIREKTIVAT NDËRKOMBËTARE PËR EKSPOZIMIN NDAJ VALËVE TË RADIOS.Kjo pajisje është një radio transmetuese dhe radio marrëse. Ajo është projektuar të mos kapërcejë kufijtë e ekspozimit ndaj valëve të radios (fushave elektromagnetike të frekuencave të radios) të rekomanduara nga udhëzimet ndërkombëtare. Këto udhëzime janë hartuar nga një organizatë e pavarur shkencore (ICNIRP) dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të përcaktuar për të garantuar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht moshës dhe gjendjes shëndetësore.Udhëzimet e ekspozimit ndaj valëve të radios përdorin një njësi matëse të njohur si koeficienti specifik i absorbimit, ose SAR. Kufiri SAR për pajisjen celulare është 2,0 W/kg.Testet për SAR janë kryer duke përdorur pozicionet standarde operative me transmetimin e pajisjes në nivelin më të lartë të certifikuar në të gjithë bandat e frekuencave të testuara. Vlerat më të larta SAR sipas udhëzimeve të ICNIRP për këtë model pajisje janë:

Page 9: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

9

Maksimumi SAR për këtë model dhe kushtet sipas të cilave ishte regjistruar.

Trup-i veshur SAR WCDMA Band III 0.872 W/kg

Gjatë përdorimit, vlerat aktuale SAR për këtë pajisje janë zakonisht edhe më poshtë se vlerat e deklaruara më sipër. Kjo është sepse, për qëllimin e efikasitetit së sistemit dhe për të minimizuar interferencën në rrjet, fuqia operative e pajisjes celulare është ulur automatikisht kur e gjithë fuqia nuk është e nevojshme për telefonatën. Sa më e ulët energjia e nxjerrë nga pajisja, aq më e vogël është vlera SAR.

Testime SAR mbajtur në trup janë bërë në distanca të ndara prej 5 mm. Për të përmbushur udhëzimet për ekspozimin ndaj RF gjatë funksionimit të telefonit në trup, pajisja duhet të jetë e pozicionuar të paktën këtë distancë larg nga trupi. Nëse nuk je duke përdorur një pajisje shtesë të aprovuar sigurohu që çfarëdo produkti që po përdoret të jetë pa asnjë metal dhe që ta pozicionosh telefonin larg trupit në distancën e treguar. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjykon se informacioni aktual shkencor nuk paraqet nevojën për masa të veçanta paraprake për përdorimin e pajisjeve celulare. Ajo rekomandon se nëse interesohesh në reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit atëherë mund ta bësh këtë me lehtësi duke e përdorur ose duke e mbajtur pajisjen larg nga koka dhe trupi.Për më shumë informacion ju mund të shkoni te www.alcatel-mobile.comInformacion shtesë rreth fushave elektromagnetike dhe shëndetit publik janë të disponueshme në sajtin e mëposhtëm: http://www.who.int/peh-emfKjo pajisje është e pajisur me një antenë të integruar. Për operim optimal, duhet ta shmangësh prekjen ose dëmtimin e tij.

Page 10: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

10

Licencat

Logoja mikroSD është një markë tregtare.

Theksojmë se garancia për përdoruesin e fundit për shkeljen e DPI është e kufizuar vetëm për BE-në/ZEE-në/Zvicrën.Nëse dhe deri në masën që produkti eksportohet, merret apo përdoret nga konsumatori përfundimtar ose përdoruesi i fundit jashtë BE-së/ZEE-së/Zvicrës çdo përgjegjësi, garanci ose zhdëmtim i prodhuesit dhe furnizuesit të tij në lidhje me Produktin skadon (duke përfshirë çdo dëmshpërblim në lidhje me shkeljen e DPI-së).

Informacion i përgjithshëm Adresa e internetit: www.alcatel-mobile.comLinja 24-orëshe: shiko fletëpalosjen “SHËRBIMET” ose vizito uebsajtin tonë.Prodhuesi: TCL Communication Ltd.Adresa: 5/F, Building 22E, 22 Science Park East Avenue, Hong Kong Science Park, Shatin, NT, Hong Kong.Kjo pajisje radioje funksionon me brezat e frekuencës dhe fuqinë maksimale të radio-frekuencës si më poshtë:GSM900: 32.5dBmGSM850: 32.5dBmGSM1800: 29.5dBmGSM 1900: 29.5dBmUMTS 2100/1800/900: 23dBmLTE 2100/1800/2600/900/800: 23dBmPërmes kësaj deklarate, TCL Communication Ltd. deklaron se pajisja e radios e llojit Alcatel IK40V është në përputhje me Direktivën 2014/53/EU.Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së disponohet në adresën e mëposhtme të internetit: http://www.alcatel-mobile.com/EU_doc

Page 11: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

11

Përshkrimi i aksesorëve dhe komponentëve, duke përfshirë softuerët, të cilët u lejojnë pajisjeve të radios që të funksionojnë sipas qëllimit të tyre, mund të merret në tekstin e plotë të deklaratës së konformitetit të BE-së në adresën e mëposhtme të internetit: http://www.alcatel-mobile.com/EU_doc

GaranciaPajisja është e garantuar kundër çdo devijimi nga specifikimet teknike për një periudhë prej dymbëdhjetë (12) (1) muajsh nga data e specifikuar në faturën fillestare.Sipas kushteve të kësaj garancie, duhet të njoftosh menjëherë shitësin në rast të ndonjë defekti në konformitetin e kësaj pajisjeje, dhe të paraqesësh provë të blerjes.Shitësi ose qendra e riparimit do të vendosin ta zëvendësojnë apo ta riparojnë këtë pajisje, siç është e përshtatshme.Riparimet ose artikujt e zëvendësuar në këtë pajisje janë të garantuar për NJË (1) muaj përveçse kur ka dispozita statutore për të kundërtën.Kjo garanci nuk do të aplikohet për dëmtimet ose defektet në këtë pajisje për shkak se:1) Nuk janë ndjekur udhëzimet e instalimit,2) Nuk janë zbatuar standardet teknike dhe të sigurisë të

aplikueshme në zonën gjeografike ku përdoret kjo pajisje,3) Nuk ka pasur mirëmbajtje të rregullt të burimeve të

energjisë dhe të instalimit të përgjithshëm elektrik,4) Kanë ndodhur aksidente ose pasoja të vjedhjes së

automjetit në të cilin është transportuar pajisja, akte vandalizmi, rrufe, zjarr, lagështirë, depërtim lëngjesh, mot i keq,

5) Janë lidhur ose janë integruar në këtë aparaturë pajisje që nuk janë dhënë apo rekomanduar nga prodhuesi,

(1) Periudha e garancisë mund të ndryshojë në varësi të shtetit.

Page 12: Udhëzues i shpejtë i përdorimitpic1.aotcloud.com/tclportal/20171204/01/03/59/IK40V_QG... · 2017-12-04 · kontejnerë me fusha të forta elektromagnetike. Mos vendos mjete ruajtëse

12

6) Është kryer ndonjë shërbim, modifikim apo riparim nga individë të paautorizuar nga prodhuesi, shitësi apo qendra e miratuar e mirëmbajtjes,

7) Kjo pajisje është përdorur për një qëllim ndryshe nga ai për të cilin është prodhuar,

8) Janë shkaktuar keqfunksionime nga shkaqe të jashtme (p.sh. interferencë radio nga pajisje të tjera, luhatje të tensionit),

9) Lidhje të gabuara si rezultat i transmetimit të pakënaqshëm radio ose të shkaktuara nga mungesa e mbulimit me valë radio.

Garancia përjashtohet për këtë pajisje në të cilën janë hequr ose janë ndryshuar shenjat apo numrat serialë.Kjo pajisje është e garantuar gjithashtu kundër defekteve të fshehta (defekte të trashëguara në projektim, prodhim, etj.).Nuk ka garanci të tjera të shprehura apo të nënkuptuara, të çfarëdo natyre, përveç kësaj garancie të printuar të kufizuar.Në asnjë rast prodhuesi apo ndonjë nga filialet e tij nuk do të jetë përgjegjës për dëmet të rastësishme ose rrjedhimore të çfarëdo natyre, duke përfshirë, por pa u kufizuar me, humbje tregtare, humbje financiare, deri në masën e plotë kur ato dëmtime mund të refuzohen me ligj. Disa vende/shtete nuk lejojnë përjashtimin ose kufizimin e dëmeve të rastësishme ose rrjedhimore, ose kufizimet në kohëzgjatjen e garancive të nënkuptuara, kështu që kufizimet ose përjashtimet mund të mos zbatohen për ty.

Alcatel është markë tregtare e Alcatel-Lucent dhe përdoret me licencë nga

TCL Communication Ltd.© Të drejtat e autorit 2017 TCL Communication Ltd.

Të gjitha të drejtat të rezervuara.TCL Communication Ltd. rezervon të drejtën të modifikojë materialet

ose specifikimet teknike pa njoftim paraprak.