udhËzues pËr azilkËrkues 2011 - eure

36
1 MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME, TEJOQEANIKE, BASHKËSIVE TERRITORIALE DHE IMIGRIMIT Sekretariati i pËrgjithshËm pËr imigrim dhe integrim UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 Informatë dhe orientim

Upload: others

Post on 28-Oct-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

1

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME,

TEJOQEANIKE, BASHKËSIVE TERRITORIALE DHE IMIGRIMIT

Sekretariati i pËrgjithshËm pËr imigrim dhe integrim

UDHËZUES PËR AZILKËRKUES

2011

Informatë dhe orientim

Page 2: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

2

UDHËZUES PËR AZILKËRKUES

PËRMBAJTJA

1 – FORMAT E NDRYSHME TË MBROJTJES .......................................................... 3

1.1 – STATUSI I REFUGJATIT 3

1.2 – MBROJTJA SUBSIDIARE 3

1.3 – STATUSI I PERSONAVE PA SHTETËSI 4

2 – QËNDRIMI GJATË PROCEDURËS SË AZILIT ................................................... 5

2.1 – DOKUMENTET QË DUHET TË PREZANTOHEN 7

2.2 – PËRCAKTIMI I SHTETIT PËRGJEGJËS PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS SUAJ TË AZILIT 8

2.3 – PRANIMI OSE REFUZIMI PËR TA PRANUAR QËNDRIMIN 9

2.3.1 – PROCEDURA NORMALE .................................................................................................. 9

2.3.2 – PROCEDURA PARËSORE .............................................................................................. 10

3 – KUSHTET E SHQYRTIMIT TË KËRKESËS SË AZILIT ..................................... 11

3.1 – OFFICE FRANÇAIS DE PROTECTION DES RÉFUGIÉS ET APATRIDES (OFPRA)- ZYRA FRANCEZE PËR MBROJTJEN E REFUGJATËVE DHE PERSONAVE PA SHTETËSI 11

3.2 – COUR NATIONALE DU DROIT D’ASILE (CNDA)- GJYKATA KOMBËTARE PËR TË DREJTËN E AZILIT 14

3.3 – REFUZIMI I KËRKESËS SË AZILIT 18

4 – RISHQYRTIMI .................................................................................................... 20

5 – STATUSI I PERSONIT PA SHTETËSI ............................................................... 21

6 – NDIHMAT E AKORDUARA AZILKËRKUESVE .................................................. 22

6.1 – STREHIMI 22

6.2 – NDIHMA E PËRKOHSHME FINANCIARE NË PRITJE TË STATUSIT - ALLOCATION TEMPORAIRE D’ATTENTE (ATA) 23

6.3 – QASJA NË KUJDESIN SHËNDETËSOR 24

7 – TË DREJTAT E REFUGJATËVE ....................................................................... 26

7.1 – MBROJTJA NË FRANCË 26

7.2 – QËNDRIMI NË FRANCË 26

7.3 – UDHËTIMI JASHTË VENDIT 27

7.4 – QËNDRIMI DHE MBROJTJA E FAMILJES SË NGUSHTË 27

7.5 – PRITJA DHE INTEGRIMI 28

7.6 – SHËNDETI 29

7.7 – NDIHMAT SOCIALE DHE FAMILJARE 30

7.8 – MARRJA E SHTETËSISË 30

8 – NDIHMA ME RASTIN E KTHIMIT TUAJ NË VENDIN E PREJARDHJES .......... 31

8.1 – NDIHMA ME RASTIN E KTHIMIT 31

8.2 – NDIHMA PËR RIINTEGRIM NË VENDIN E PREJARDHJES 31

9 – PROCEDURA E AZILIT DHE E QËNDRIMIT TË AZILKËRKUESIT E PARAQITUR SHKURTIMISHT ................................................................................. 32

10 – ADRESAT E NEVOJSHME .............................................................................. 33

10.1 – ADRESAT VENDORE 33

10.2 – ADRESAT DEPARTAMENTALE 36

Page 3: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

3

1 – FORMAT E NDRYSHME TË MBROJTJES Në Francë ekzistojnë 3 forma të mbrojtjes: statusi i refugjatit, mbrojtja subsidiare dhe statusi i personave pa shtetësi. 1.1 – STATUSI I REFUGJATIT Statusi i refugjatit mund t’ju jepet në basë të 3 fundamenteve: - konventa e Gjenevës e datës 28 korrik 1951 lidhur mes statusin e refugjatëve : statusi i refugjatit i jepet “secilit individ që duke pasur frikë me arsye se është i persekutuar për shkak të racës së tij, fesë, kombësisë, për shkak se i përket një grupi të caktuar shoqëror ose për shkak të bindjeve të tij politike, gjendet jashtë vendit shtetësinë e të cilit e ka dhe nga fakti i kësaj droje nuk mundet ose nuk dëshiron të kërkojë mbrojtje nga ky vend”. - azili i ashtuquajtur kushtetues, i cili e ka origjinën nga aliena 4 e preambulës së Kushtetutës së vitit 1946 : statusi i refugjatit i jepet “çdo individi të persekutuar për shkak të veprimtarisë së tij në dobi të lirisë “ ; - mandati i Haut Commissariat des Nations Unies pour les Réfugiés (HCR) (Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë): nëse jeni pranuar refugjat nga Komisariati i Lartë për Refugjatë në bazë të neneve 6 dhe 7 të statutit të tij.. 1.2 – MBROJTJA SUBSIDIARE Statusi i mbrojtjes subsidiare i jepet çdo personi që nuk i plotëson kushtet e dhënies së statusit të refugjatit (...) dhe që jep prova se ne vendin e tij u është ekspozuar kërcënimeve të rënda si vijon :

a) dënimi me vdekje ; b) tortura ose dënimet a trajtimet jonjerëzore ose degraduese ; c) bëhet fjalë për një civil, për një kërcënim të rëndë, të drejtpërdrejtë ose individual kundër jetës së tij ose të vetës së tij për shkak të një dhune të përgjithësuar që gjeneron një situatë konflikti të armatosur të brendshëm ose ndërkombëtar ».

Vazhdimi i mbrojtjes subsidiare mund të refuzohet nga Office français de protection des réfugiés et apatrides (OFPRA) -Zyra franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi) nëse arsyet që e kanë justifikuar dhënien e saj nuk ekzistojnë më. Në Francë, statusi i refugjatit dhe mbrojtja subsidiare jepen nga OFPRA, nën mbikëqyrjen e Gjykatës kombëtare për të drejtën e azilit (Cour nationale du droit d’asile (CNDA)).

Page 4: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

4

1.3 – STATUSI I PERSONAVE PA SHTETËSI Sipas Konventës së New York-ut të datës 28 shtator 1954 lidhur me statusin e personave pa shtetësi, statusi i personit pa shtetësi mund t’i jepet secilit njeri « që asnjë shtet nuk e konsideron si shtetas të vetin me legjislacionin e vet ». Ky status është ndryshe nga dy format e tjera të mbrojtjes dhe ka të bëjë kryesisht me njerëzit që nuk kanë shtetësi. Ky status nuk merr i parasysh rreziqet nga persekutimi. Ai mund të kërkohet në të njëjtën kohë me azilin. Statusi i personit pa shtetësi jepet nga OFPRA, nën mbikëqyrjen e gjykatës administrative.

Page 5: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

5

2 – QËNDRIMI GJATË PROCEDURËS SË AZILIT

Për të paraqitur kërkesë për azil, së pari ju duhet të shkoni në prefekturë dhe të dorëzoni një kërkesë për pranimin e qëndrimit në emër të azilit. Kjo procedurë është e detyrueshme që nga mosha 14 vjeçe. Ju duhet të parqiteni sa më parë në prefekturë. Nëse keni vizë është e këshillueshme të shkoni në prefekturë para të skadimit të afatit të vizës suaj. Prefekturë kompetente për pranimin e kërkesës suaj për lejimin e qëndrimit në emër të azilit, sipas rregullës së përgjithshme, është prefektura e departamentit kryesor të rajonit.

Rajonet / departamentet ku banoni

Prefektura kompetente për pranimin e qëndrimit të

azilkërkuesve

ALSACE - Bas Rhin - Haut Rhin

- Bas-Rhin (Strasbourg) - Haut-Rhin (Colmar)

AQUITAINE Gironde, Dordogne, Landes, Lot-et-Garonne dhe Pyrénées-Atlantiques

Gironde (Bordeaux)

AUVERGNE Puy-de Dôme, Allier, Cantal dhe Haute-Loire

Puy-de-Dôme (Clermont-Ferrand)

BOURGOGNE Côte d’Or, Nièvre, Saône-et-Loire dhe Yonne

Côte d’Or (Dijon)

BRETAGNE Ille-et-Vilaine, Côtes d’Armor, Finistère dhe Morbihan

Ille-et-Vilaine (Rennes)

CENTRE Cher, Eure-et-Loir, Loir-et-Cher dhe Loiret

Loiret (Orléans)

CHAMPAGNE-ARDENNE Marne, Ardennes, Aube dhe Haute-Marne

Marne (Châlons-en-Champagne)

CORSE - Corse-du-Sud - Haute-Corse

- Corse du Sud (Ajaccio) - Haute Corse (Bastia)

FRANCHE-COMTE Doubs, Jura, Haute-Saône dhe Territoire de Belfort

Doubs (Besançon)

LANGUEDOC-ROUSSILLON Aude, Gard, Hérault, Lozère dhe Pyrénées-Orientales

Hérault (Montpellier)

ILE-DE-FRANCE - Paris

- Préfecture de Police de Paris

Page 6: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

6

- Seine-et-Marne - Yvelines - Essonne - Hauts-de-Seine - Seine-Saint-Denis - Val-de-Marne Val-d'Oise

- Seine-et-Marne (Melun) - Yvelines (Versailles) - Essonne (Evry) - Hauts-de-Seine (Nanterre) - Seine-Saint-Denis (Bobigny) - Val de Marne (Créteil) - Val-d'Oise (Cergy Pontoise)

LANGUEDOC-ROUSSILLON Hérault, Aude, Gard, Lozère, Pyrénées-Orientales

Hérault (Montpellier)

LIMOUSIN Haute-Vienne, Corrèze dhe Creuse

Haute-Vienne (Limoges)

LORRAINE Moselle, Meurthe-et-Moselle, Meuse dhe Vosges

Moselle (Metz)

MIDI-PYRENEES - Ariège, Gers, Haute-Garonne dhe Hautes-Pyrénées - Aveyron, Lot, Tarn dheTarn-et-Garonne

- Haute-Garonne (Toulouse) - Tarn-et-Garonne (Montauban)

NORD-PAS-DE-CALAIS Nord et Pas-de-Calais

Nord (Lille)

BASSE-NORMANDIE Calvados, Manche dhe Orne

Calvados (Caen)

HAUTE-NORMANDIE Seine-Maritime dhe Eure

Seine-Maritime (Rouen)

PAYS-DE-LA-LOIRE Loire-Atlantique, Maine-et-Loire, Mayenne, Sarthe dhe Vendée

Loire-Atlantique (Nantes)

PICARDIE Somme, Aisne et Oise

Oise (Beauvais)

POITOU-CHARENTES Vienne, Charente, Charente-Maritime dhe Deux-Sèvres

Vienne (Poitiers)

PROVENCE-ALPES-COTE-D’AZUR - Alpes-de-Haute-Provence, Bouches-du-Rhône, Hautes-Alpes dhe Vaucluse - Alpes-Maritimes dhe Var

- Bouches-du-Rhône (Marseille) - Alpes-Maritimes (Nice)

RHONE-ALPES - Ardèche, Ain, Loire et Rhône - Drôme, Isère, Haute-Savoie dhe Savoie

- Rhône (Lyon) - Isère (Grenoble)

Guadeloupe (Guadëlup) Guadeloupe (Guadëlup) - (Basse-Terre) Martinique (Martinik) Martinique (Martinik) - (Fort de France) Guyane (Guajana) Guyane (Guajana) - (Cayenne) La Réunion La Réunion (Saint-Denis) Mayotte Mayotte (Dzaoudzi) Saint-Pierre et Miquelon Saint-Pierre et Miquelon (Saint-Pierre) Polynésie-française (Polinezia franceze) Polynésie française (Polinezia franceze)

- (Papeete) Nouvelle-Calédonie (Kaledonia e Re) Nouvelle Calédonie (Nouméa) Wallis-et-Futuna Wallis et Futuna (Mata-Utu)

Page 7: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

7

Ju mund të kërkoni azil edhe nëse keni hyrë në mënyrë të parregulltë në Francë ose nëse jeni me status të parregullt në territorin francez. Nëse kërkoni statusin e personit pa shtetësi në të njëjtën kohë kur kërkoni edhe azil, ju duhet të paraqiteni në prefekturë me qëllim që ajo së pari të vendos për kërkesën tuaj për pranimin e përkohshëm të qëndrimit në emër të azilit. Megjithatë, nëse ju kërkoni vetëm statusin e personit pa shtetësi, dhënia e lejes së përkohshme të qendrimit-Autorisation temporaire de séjour (APS)- nuk parashihet gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës suaj. Pra ju duhet t’i drejtoheni drejtpërdrejt OFPRA-s pa kaluar nëpërmjet prefekturës. 2.1 – DOKUMENTET QË DUHET TË PREZANTOHEN Për t’u pranuar qëndrimi në cilësinë e azilëkërkuesit ju duhet ta prezantoni një dosje që përbëhet prej një numri të caktuar dokumentesh lista e të cilave do t’ju dorëzohet nga prefektura. Bëhet fjalë për :

1. një formular të njëtrajtshëm të kërkesës për pranimin e qëndrimit (i disponueshëm në 18 gjuhë) që ju duhet ta plotësoni në frengjisht;

2. 4 fotografi të identitetit me kokë të zbuluar, të formatit 3,5 cm x 4,5 cm të reja dhe plotësisht të ngjashme ;

3. shënimet lidhur me gjendjen tuaj civile dhe në rast nevoje të bashkëshortit/es j dhe të fëmijëve tuaj;

4. dokumente ose shënime lidhur me kushtet e hyrjes suaj në Francë dhe me itinerarin tuaj që nga nisja nga vendi juaj.

Ju mund të kërkoni azil edhe nëse nuk keni pasaportë, vizë ose dokumenta identifikimi. Pra me këtë rast ju duhet të deklaroni me shkrim gjendjen tuaj civile.

5. një dokument vendbanimi : prefektura ka nevojë për adresën tuaj për t’ju dërguar letra me postë lidhur me qëndrimin tuaj në Francë. Nëse nuk keni një strehim të qëndrueshëm, ju mund ta tregoni një adresën të ndonjë personi privat, të një hoteli ose të ndonjë shoqate të autorizuar nga prefektura.

Në çdo rast, adresa të cilën e komunikoni duhet të dorëzohet në departamentin ose rajonin ku ju e paraqitni kërkesën për azil. Nëse e ndërroni adresën gjatë procedurës së azilit, ju duhet ta informoni prefekturën si dhe OFPRA-n ose CNDA-n

Page 8: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

8

2.2 – PËRCAKTIMI I SHTETIT PËRGJEGJËS PËR SHQYRTIMI N E KËRKESËS SUAJ TË AZILIT Me rastin e dorëzimit të dosjes suaj, prefektura do t’ju marrë shenjat e gishtrinjëve me qëllim që të përcaktohet nëse Franca është Shteti Evropian përgjegjës për shqyrtimin e dosjes suaj të azilit në zbatim të Rregullores së Këshillit të Unionit Evropian, të datës 18 shkurt 2003, e ashtuquajtur Rregullore Dublin II.

Shtetet që përfshihen më dispozitivin Dublin II Fjala është për 26 anëtarë të tjerë të Unionit evropian :

Gjermania, Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Danimarka*, Spanja, Estonia, Finlanda, Britania e Madhe, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Republika Çeke, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Suedia por edhe Zviclra, Islanda dhe Norvegjia. * Danemarka nuk i është nënshtruar Rreglullores "Dublin II",mirëpo vazhdon ta zbatojë Konventën e Dublin-it, të nënshkruar më 15 qershor 1990.

Në të vërtetë, mund të ndodhë që një shtet tjetër evropian, jashtë Francës, të jetë përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës suaj për azil, për shembull :

- nëse tashmë keni kërkuar azil në një shtet tjetër anëtar;

- nëse keni hyrë në terrritorin e Unionit Evropian duke kaluar së pari kufijtë e një shteti anëtar për të cilin nuk keni nevojë për vizë;

- nëse ka prova se e keni kaluar kufirin e një shteti tjetër anëtar në mënyrë jo të rregulllt nëpërmjet rrugëve tokësore, ajrore ose detare;

- nëse një shtet tjetër anëtar ju ka lëshuar një lejeqendrimi ose një vizë e cila është valide.

Marrja përsipër nga një shtet tjetër anëtar ; nëse një shtet tjetër anëtar jashtë Francës është përgjegjës për shqyrtimin e këseksës suaj të azilit, atëherë prefektura do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme pranë këtij shteti për të kërkuar që ai t’ju marrë përsipër. Prefektura do t’ju lëshojë një dokument që ju mundëson të qëndroni në Francë deri sa pritni për një përgjigje nga ky shtet. Nëse ky shtet jep pëlqimin, prefektura do të mund qoftë t’ju lejojë të shkoni në këtë vend me shpenzime tuaja, qoftë t’ju ftojë që t’i drejtoheni shërbimeve policore me qëllim që të merren me ju dhe me organizimin e largimit tuaj.. Në rast të refuzimit të arsyeshëm nga ky shtet, ose nëse Franca e ka për detyrë ta shqyrtojë kërkesën tuaj të azilit, procedura do të vazhdojë në kushtet e përshkruara në vijim :

Page 9: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

9

2.3 – PRANIMI OSE REFUZIMI PËR TA PRANUAR QËNDRIMIN Sidoqoftë, pasi ta keni dorëzuar dosjen, kërkesa juaj për azil do të shqyrtohet nga OFPRA. Varësisht nga situata juaj, ajo do të shqyrtohet qoftë me procedurë normale nëse prefektura do t’jua lëshojë një leje të përkohshme të qëndrimit (autorisation provisoire de séjour (APS)), qoftë me procedurë parësore , nëse prefektura nuk ju lëshon një APS. 2.3.1 – Procedura normale Sipas kësaj procedure, prefektura ju lëshon:

1. një formular të kërkesës së azilit që duhet ta plotësoni dhe ta dërgoni ose ta dorëzoni në OFPRA më së voni 21 ditë pas datës së dhënies APS-së Për shembull, nëse leja juaj e përkohshme e qëndrimit (APS) është lëshuar më 10 janar, ju duhet ta dorëzoni ose dërgoni dosjen tuaj në OFPRA më së voni më 31 janar;

2. një Leje e përkohshme qëndrimi (APS) me shënimin « En vue de démarche auprès de l’OFPRA » (me qëllim të hapave të mëtejmë pranë OFPRA-s) të vlefsheme 1 muaj . Kjo APS ju lëshohet 15 ditë pas paraqitjes suaj në prefekturë, bashkë me dosjen tuja të plotë të kërkesës për pranimin e qëndrimit (shih pikën 2.1).

Në mbarim të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së lejes së përkohshme të qëndrimit, ju duhet t’ia prezantoni prefekturës letrën e regjistrimit të kërkesës suaj për azil, të bërë nga OFPRA, përndryshe prefektura do të mund ta marrë vendimin për refuzimin e qëndrimit. Që nga pranimi i letrës së regjistrimit të OFPRA-s, ju do të mund të paraqiteni në prefekturë me këtë dokument dhe me një dëshmi të re të adresës. Tri ditë pas skadimit të afatit të vlefshmërisë së APS-së suaj (Leja e përkohshme të qëndrimit), prefektura ju jep « një vërtetim me të cilin kontatohet dorëzimi i kërkesës së azilit » Ky vërtetim vlen tre (3) muaj dhe mund të vazhdohet përë tërë periudhën e procedurës. Në vazhdimin e parë të këtij vërtetimi dhe me rastin e çdo vazhdimi tjetër, ju do të duhet të prezantoni një dokument të vendit ku banoni . Caktimi i vendbanimit me anë të postës, në parim, përjashtohet përveç në rast të pasigurisë së skajshme. Vërtetimi nuk ju mundëson të punoni pa leje.

Page 10: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

10

2.3.2 – Procedura parësore Prefektura mund të refuzojë dhënien e lejes së përk ohshme të qëndrimit- Autorisation provisoire de séjour (APS) dhe ta dërg ojë kërkesën tuaj në OFPRA për procedurë parësore. Ajo merr një vendim të tillë kur :

1. keni shtetësi: - të njërit nga vendet e Unionit Evropian ; - të vendit për të cilin OFPRA ka vlerësuar, në mënyrë të përgjithshme, se nuk

ka më rrezik nga persekutimet (Kili) ; - të një vendi që gjendet në listën e « vendeve të sigurta të origjinës ». Deri më

sot, vendet e regjistruara në këtë listë janë : Shqipëria, Benini, Bosna e Hercegovina, Kepi i Gjelbër, Kroacia, Gana, India, Kosova, Mali (për sa i takon kryesisht meshkujve), ish-republika jugosllave e Maqedonisë, Ishulli Maurice, Mongolia, Senegali, Serbia, Tanzania dhe Ukraina ;

2. prania juaj në Francë përbën një kërcënim të madh për rendin publik, sigurinë

publike dhe sigurinë e shetit; 3. kërkesa juaj konsiderohet se basohet në një mashtrim të qëllimshëm ose që

paraqet një ankesë abuzive për procedurat e azilit (për shembull, nëse keni dorëzuar shumë kërkesa për azil me identitete të ndryshme ose nëse ju kërkoni azil kur njoftoheni për masën e largimit ose të interpelancës deri sa jeni në Francë për një kohë të caktuar).

Nëse gjendeni në njërë nga këto situata, prefektura do t’ju dorëzojë një vendim me shkrim në të cilin jepen arsyet pse nuk ju është dhënë leja e përkohshme e qëndrimit dhe formulari i kërkesës suaj të azilit. Në të vërtetë, refuzimi për t ‘ju dhënë lejen e përkohshme të qëndirmit për arsyet e përmendura më lart, nuk ju pengon që t’i drejtoheni OFPRA-s nëpërmejt prefekturës. OFPRA (Zyra franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi) do të vendosë brenda një afati prej 15 ditësh.

Page 11: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

11

3 – KUSHTET E SHQYRTIMIT TË KËRKESËS SË AZILIT

Prefektura sapo ju ka dhënë një formular të kërkesës së azilit. Me rastin e dorëzimit të kërkesës suaj të azilit, ju nuk keni nevojë ta saktësoni llojin e mbrojtjes që dëshironi ta keni (statusi i refugjatit ose mbrojtja subsidiare). Bëhet fjalë për një procedurë të vetme gjatë së cilës OFPRA do ta shqyrtojë kërkesën tuaj, së pari nga këndi i statusit të refugjatit, pastaj nëse situata juaj nuk varte nga kjo, nga këndi i mbrojtjes subsidiare. Nëse OFPRA ju refuzon statusin e refugjatit dhe të drejtën e mbrojtjes subsidiare, ju mund të ankoheni pranë Gjykatës kombëtare për të drejtën e azilit (Cour national du droit d’asile (CNDA)). Po ashtu, ju mund të ankoheni pranë CNDA-së nëse dëshironi ta kundërshtoni vendimin e OFPRA-s për t ‘ju akorduar mbrojtjen subsidiare. Informatat që gjenden në kërkesën tuaj të azilit janë konfidenciale dhe në asnjë rast nuk do t’u komunikohen autoriteteve të vendit tuaj. 3.1 – OFFICE FRANÇAIS DE PROTECTION DES REFUGIES ET APATR IDES (OFPRA)- ZYRA FRANCEZE PËR MBROJTJEN E REFUGJATËVE DHE PERSONAVE PA SHTETËSI Për ta plotësuar formularin e OFPRA-s - Ju duht ta nënshkruani dhe ta shënoni datën e dosjes suaj, përndryshe OFPRA nuk do të mund ta regjistrojë (për të mitur, është përfaqësuesi ligjor ai që duhet ta nënshkruajë) ; - Dosja duhet patjetër të jetë e shkruar në frengjisht ; - Ju duhet ta shënoni adresën tuaj të lexueshme shumë qartë ; - Ju duhet t’i plotësoni të gjitha rubrikat që gjenden në formularin e OFPRA-s dhe të jeni të kujdesshëm që :

- ta saktësoni gjendejn tuaj personale dhe familjare ; - të përshkruani të gjitha arsyet personale që ju kanë shtyrë të ikni nga vendi juaj dhe arsyet për të cilat ju nuk mund të ktheheni atje ; - të bëni kujdes për renditjen kronologjike dhe logjike të fakteve ; - t’i shënoni datat, vendet dhe emrat e njerëzve ;

- Ju mund t’i shtoni dosjes çdo element që gjykoni të dobishëm për të njoftuar për kërkesën tuaj. Nëse keni kërkesa të posaçme lidhur me dëgjimin (intervistën) tuaj, ju mund t’ia bëni me dije OFPRA-s

Page 12: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

12

Dokumentet që duhet t’i dorëzoni në OFPRA Ju duhet patjetër të dorëzoni:

- një fotokopje të lejes suaj të përkohshme të qëndrimit të vlefshme dhe të lëshuar nga prefektura ; - 2 fotografi të reja të identitetit.

Nëse keni, ju duhet të dorëzoni,:

- origjinalet e dokumenteve të identifikimit që i posedoni (pasaportë, letërnjoftimin kombëtar, certifikatën e lindjes...) ; - dokumentet që mbështesin rrëfimin tuaj.

Dërgimi i dosjes - Nëse dosja juaj shqyrtohet me procedurë normale: Është e domosdoshme ta dërgoni dosjen tuaj më së voni 21 ditë pas dhëni es së lejes suaj të përkohshme të qëndrimit në adresën e mëposhtme :

Office français de protection des réfugiés et apatr ides (OFPRA)

201, rue Carnot 94136 FONTENAY-SOUS-BOIS CEDEX

Nëse e tejkaloni këtë afat prej 21 ditësh ose nëse dosja juaj nuk është komplete, kërkesa juaj nuk do të regjistrohet nga O FPRA. Këshilloheni që dosjen tuaj ta dërgoni « rekomande me vërtetim pranimi » duke shënuar lexueshëm emrin tuaj në pjesën e « dërguesit » Po ashtu, ju mund të depononi kërkesën tuaj në shërbimin e pranimit të OFPRA-s ndërmjet orës 9 dhe 15 , në të njëjtën adresë. - Nëse dosja juaj shqyrtohet me procedurë parësore: Ju duhet ta dorëzoni kërkesën tuaj të azilit, të plotë dhe të nënshkruar nga prefektura në një afat prej 15 ditësh në pliko të mbyllur . Prefektura nuk duhet të dijë për elementet e kërkesës suaj të azilit që janë konfidenciale. Pasi ta marrë dosjen e azilit, prefektura ia dërgon OFPRA-s, duke shënuar karakterin e saj parësor. Çfarëdo qoftë situata juaj, ruani mirë provat e dërgesës dhe të deponimit të postës suaj. Nëse ka mundësi ruani fotokopjet e të gjitha letrave tuaja (duke përfshirë këtu edhe atë të formularit të OFPRA-s dhe të të gjitha dokumenteve që ia drejtoni OFPRA-s. Gjatë procedurës, ju mund t’i dërgoni OFPRA-s elemente shtesë për dosjen tuaj. Mos harroni që në secilën letër që ia dërgoni OFPRA-s ta shënoni numrin e dosjes suaj që gjendet në letrën e regjistrimit të kërkesës suaj të azilit.

Page 13: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

13

Dëshmia e regjistrimit Nëse dosja juaj është e plotë dhe nëse arrin brenda afateve, OFPRA ju dërgon një letër me të cilën ju informon për regjistrimin e kërkesës suaj dhe për numrin e dosjes suaj. Ky dokument dëshmon zyrtarisht për regjistrimin e kërkesës suaj të azilit. Kjo letër duhet në parim t’ju arrijë një muaj para se të skadojë afati i vlefshmërisë APS-së suaj(Leja e përkohshme të qëndrimit). Megjithatë është me rëndësi t’i mbani me vete dëshmitë e dërgesave të dosjes suaj me qëllim që, në rast nevoje, t’ia prezantoni prefekturës me rastin e sakdimit të afatit APS-së suaj. Nëse dosja juaj arrin e pakompletuar në OFPRA, por para se të skadojë afati prej 21 ditësh, OFPRA jua kthen prapa në tërësi me një kërkesë shtesë. Ju duhet ta dërgoni përsëri ose ta depononi në OFPRA me të gjitha elementet e kërkuara sa më shpejtë që të jetë e mundshme, për të mos kaluar afati prej 21 ditësh. Në të kundërtën, kërkesa juaj nuk do të regjistrohet nga OFPRA dhe leja juaj e përkohshme e qëndrimit nuk do të vazhdohet. Intervista në OFPRA OFPRA ju fton për një intervistë, përveç :

1. nëse elementet e prezantuara në dosjen tuaj i mjaftojnë OFPRA-s për t’ju pranuar azilin;

2. nëse keni shtetësi të një vendi për të cilin OFPRA ka vlerësuar, në mënyrë të përgjithshme, se nuk paraqet më rrezik persekutimi;

3. nëse elementet e paraqitura në dosjen tuaj janë qartë të pabazuara, do të thotë, nëse arsyet që i përmendni nuk lidhen me kriteret e parapara me tekstet që kanë të bëjnë me azilin ;

4. nëse shkaqet shëndetësore e pengojnë zhvillimin e intervistës. Nëse ftoheni, ju duhet të shkoni në selinë e OFPRA-s. Aty do t’ju intervistojë një funksionar i OFPRA-s i ashtuquajtur « zyrtar i mbrojtjes ». OFPRA siguron praninë e një përkthyesi në gjuhën që e flisni, të cilën e keni deklaruar në kërkesën tuaj të azilit për të cilën është e arsyeshme të mendohet se e flisni. Intervista është konfidenciale. Zyrtari i mbrojtjes i përsërit deklaratat tuaja në një raport. Ekziston një përfaqësi e OFPRA-s në Basse-terre (departamenti i Guadëlupë) që është kompetente për kërkesat e azilit të deponuara në 3 departamentet franceze të Amerikës, si : Guadëlupë, Martinikë dhe Guajanë. Nëse keni paraqitur kërkesë të azilit në njërin nga këto tri departamente, ju do të ftoheni për intervistë në Basse-Terre dhe jo në Fontenay sous Bois. Nëse nuk paraqiteni në këtë intervistë, mungesa juaj do të ketë pasoja negative për kërkesën tuaj të azilit. Pra është e domosdoshme ta njoftoni OFPRA-n në rast pengesash, të paktën 48 orë më heret, ose në rast vonese.

Page 14: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

14

Në rast ndryshimi të adresës, po ashtu, është e domosdoshme që ta informoni OFPRA-n me postë në një afat sa më të shkurtër dhe sipas preferencës » me postë rekomande bashkë me vërtetim pranimin ». Në të vërtetë, OFPRA do t’ju informojë nëpërmjet postës për vendimin e saj në adresën e fundit që ia keni komunikuar. Ruajeni një kopje të letrës me të cilën informohet OFPRA për ndryshimin e adresës si dhe provat e dërgimit dhe pranimit të letrave (postës). Vendimi i OFPRA-s Afatet për ta marrë një vendim të OFPRA-s janë variabile (15 ditë gjatë procedurës parësore deri në disa javë gjatë procedurës normale). Heshtja e gjatë e OFPRA-s nuk do të thotë se kërkesa juaj është hedhur poshtë. Nëse OFPRA nuk mund të marrë një vendim për kërkesën tuaj brenda 6 muajsh, ajo do t’ju informojë me postë. Ju duhet të jeni vigjilent dhe ta kontrolloni shumë shpesh postën tuaj.

� Nëse kërkesa juaj rezulton me përgjigje të favorshme, ju qoftë do të : - pranoheni refugjat nga OFPRA e cila do t’jua komunikojë një vendim për pranimin e statusit të refugjatit me letër rekomande me kërkesën për vërtetim pranimi

- qoftë do t’jua pranojë të drejtën e mbrojtjes subsi diare. Prandaj OFPRA do t’jua komunikojë me anë të letrës rekomande bashkë me vërtetim pranimin, një vendim me të cilin ju jepet e drejta e mbrojtjes subsidiare.

� Nëse kërkesa juaj e azilit hudhet poshtë : OFPRA do t’ju dërgojë një vendim mbi refuzim, të përpiluar në frengjisht dhe një dokument në gjuhën të cilën e flisni, që ju tregon kuptimin e këtij vendimi. Vendimi për refuzim shoqërohet me një kopje të raportit të intervistës të cilën e keni dhënë në OFPRA. Ju do të mund ta kundërshtoni vendimin e OFPRA-s me të cilin hedhet poshtë kërkesa juaj e azilit pranë Gjykatës kombëtare për të drejtën e azilit ( Cour national du droit d’asile (CNDA)). Nëse nuk paraqitni ankesë pranë CNDA –së , ju duhet ta lëshoni territorin francez. 3.2 – COUR NATIONALE DU DROIT D’ASILE (CNDA)- GJYKATA KOMBËTARE PËR TË DREJTËN E AZILIT Afati i ankesës Ju keni në dispozicion një afat prej një muaji, duke filluar nga data e njoftimit për refuzimin e kërkesës nga ana e OFPRA-s, për ta dërguar ankesën tuaj në Gjykatën kombëtare për të drejtën e azilit (Cour nationale du droit d’asile (CNDA)). Ju mundeni qoftë të kërkoni t’ju lejohet mbrojtja në rast të vendimit për refuzim nga ana e

Page 15: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

15

OFPRA-s, qoftë të kërkoni statusin e refugjatit në rast të refuzimit për t’ju ofruar ndihmën subsidiare. Në këtë rast CNDA mund t’jua refuzojë statusin e refugjatit por nuk mund të kthehet në dhënien e mbrojtjes subsidiaire. Kjo ankesë duhet t’i arrijë para se të skadojë afati prej një muaji (për shembull, nëse e tërhiqni vendimin tuaj të refuzimit në postë më 20 janar, ankesa juaj duhet të regjistrohet në Gjykatën kombëtare për të drejtën e azilit (CNDA), para datës 21 shkurt). Pra, ankesa juaj duhet të dërgohet rekomande me vërtetim pranimi, disa ditë para datës së caktuar për ta pasur parasysh afatin e rrugëtimit të postës. Nëse kalon ky afat prej një muaji, ankesa juaj do të konsiderohet e papranueshme, do të thotë e hedhur poshtë pa seancë, as pa u shqyrtuar. Nëse nuk jeni në shtëpi, posta ju lëshon « një vërtetim të kalimit të postierit » i cili ju informon për arritjen e postës (që përmban vendimin e OFPRA-s. Posta e ruan këtë letër për 15 ditë. Nëse pas 15 ditësh nuk e reklamoni këtë letër, posta e kthen në OFPRA. Në këtë rast, afati i ankesës prej një muaji fillon me datën e njoftimit për kalimin e postierit (dhe jo me datën e kthimit të letrës në OFPRA. Ankesa - Fillimisht lexoni mirë të gjitha shpjegimet që gjenden në faqen e dytë të refuzimit të OFPRA-s.

- Ankesa duhet të jetë e hartuar në frengjisht në letër të rëndomtë (nuk ekziston ndonjë formular specifik) në të cilën ju shënoni emrin tuaj, mbiemrin, gjendjen civile të plotë, profesionin dhe vendbanimin. Ju duhet të tregoni se bëhet fjlaë për ankesë dhe ta shënoni numrin e dosjes së OFPRA-s.

- Ju duhet patjetër t’ia bashkangjitni kërkesës suaj vendimin origjinal të OFPRA-s ose kopjen e tij.

- Ju duhet ta arsyetoni ankesën tuaj, do të thotë, të shpjegoni pse nuk pajtoheni me arsyetimin e refuzimit të OFPRA-s ose me arsyetimin që e ka shtyrë OFPRA-n për t’ju dhënë të drejtën e mbrojtjes subsidiare e jo t’jua pranojë statusin e refugjatit. Shpjegoni arsyet që ju pengojnë të ktheheni në vendin tuaj.

- Ju duhet t’ia bashkangjitni dokumentet që vërtetojnë identitetin dhe kombësinë (shtetësinë) tuaj. - Po ashtu, ju duhet t’ia bashkangjitni dokumentet që e plotësojnë rrëfimin tuaj.

Për dokumentet që vërtetojnë shtetësinë tuaj, preferohet t’ia bashkangjitni një kopje dosjes suaj dhe ta ruani origjinalin e pasaportës suaj ose të letërnjoftimit tuaj gjë që ju mundëson t’i tërhiqni në postë letrat që ju dërgohen rekomande nga juridiksioni. Ju do të mund t’i prezantoni origjinalet ditën e seancës me kërkesën trupit gjykues.

Për dokumentet që vërtetojnë rrëfimin tuaj, preferohet që t’ia bashkangjitni origjinalet dosjes duke e ruajtur një kopje. Këto dokumente do të mund t’ju kthehen ditën kur mbahet seanca nëse i kërkoni, ose do t’ju dërgohen më vonë me postë. Dokumentet që vërtetojnë rrëfimin tuaj duhet të përkthehen në frengjisht. Nëse nuk përkthehen,

Page 16: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

16

Gjykata kombëtare për të drejtën e azilit nuk do të mund t’i shfytëzojë. Nuk është e domosdoshme që përkthimi të bëhet nga një përkthyes i autorizuar gjyqësor.

- Ju duhet ta nënshkruani ankesën tuaj. Nëse jeni i mitur, ankesën duhet ta nënshkruajë përfaqësuesi juaj ligjor.

- Ruajini mirë dëshmitë e dërgesës dhe të dorëzimit të ankesës suaj si dhe një kopje të saj. Informojeni CNDA-n lidhur me çdo ndyshim të adresës. Ju mund të sillni informata shtesë deri tri ditë para seancës së gjykimit. Për shembull, nëse ftoheni në seancë të mërkuren më 20 korrik në orën 14, ju duhet ‘i dërgoni në të gjitha mënyrat, dokumentet plotësuese deri më 16 korrik. Po ashtu, ju mund të kërkoni me shkrim komunikimin e dosjes suaj. Nëse ankesa juaj nuk paraqet elemente serioze që dyshohet se i vënë në pyetje arsyetimet e vendimit të OFPRA-s, Gjykata kombëtare për të drejtën e azilit (CNDA) mund të vendosë me urdhër pas shqyrtimit të dosjes suaj nga një raportues, pa ju ftuar fare në seancë.. « Pranimi i një ankese » Pas dërgimit të ankesës suaj, CNDA ju kërkon ta dërgoni në adresën që ia keni shënuar, një dokument me titull “Reçu d’un recours” (Pranimi i ankesës) . Ky dokument dëshmon se ankesa juaj është regjistruar. Është ky dokument që ju duhet ta prezantoni në prefekturë me qëllim që ta vazhdoni vërtetimin tuaj për tre muaj. Pasatj në vazhdim mos harroni që, në çdo korrespondencë tuajën me CNDA-n, ta shënoni numrin e ankesës suaj (6 shifra) që gjendet në dëshminë tuaj të dorëzimit të anksesës.. Ndihma e avokatit Gjatë seancës në CNDA ju keni mundësi të ndihmoheni nga një avokat Ju mund të kërkoni shërbimet e avokatit në emër të ndihmës jurdike. Shpenzimet do të merren përsipër plotësisht ose pjesërisht nga shteti, kurse avokati nuk duhet të kërkojë honorare përderisa ju gëzoni ndihmën jurdike. Për këtë ju duhet t’i drejtoheni Zyrës për ndihmë juridike (Bureau de l’aide juridictionnelle (BAJ)) të CNDA-s në adresën e mëposhtme:

Cour nationale du droit d'asile 35, rue Cuvier

93558 MONTREUIL-SOUS-BOIS CEDEX

Page 17: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

17

Pagesa e avokatit në emër të ndihmës juridike mund të merret përsipër vetëm :

- nëse burimet tuaja nuk e tejkalojnë një kufi të caktuar; - nëse ankesa nuk paraqitet si e papranueshme ose pa bazuar.

Ju mund ta shënoni emrin e avokatit që do ta pranonte ndihmën juridike ose të kërkoni që Gjykata kombëtare për të drejtën e azilit t’jua caktojë një avokat. Nëse përfitoni ndihmë juridike, ju në asnjë rast nuk duhet ta paguani avokatin e caktuar, madje edhe nëse ai e kërkon një gjë të tillë. Seanca në CNDA CNDA do t’ju thërrasë në seancë për ta shqyrtuar ankesën tuaj. Kjo thirrje do t’ju arrijë me postë përafërsisht tre (3) javë para datës së seancës. Kjo seancë do të mbahet në lokalet e CNDA-s, që gjenden në Montreuil-sous-Bois ose me rastin e zhvenosjes së trupit gjykues së gjykatës, në departamentin tej-oqeanik ku ju e keni bërë kërkesën. Trupi gjykues i CNDA-s që e shqyrton ankesën tuaj udhëhiqet nga një gjyqtar.. Ai është sidomos një personalitet i kualifikuar, i emëruar nga - Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuar për Refugjatë (Haut Commissaire des Nations Unies pour les Réfugiés (HCR)). Trupi gjykues deklarohet për ankesën tuaj pasi ta ketë dëgjuar një raportues i cili e bënë përmbledhjen e kërkesës suaj për azil dhe propozon një zgjidhje, pasi t’i ketë dëgjuar sqarimet tuaja dhe ato të avokatit tuaj, nëse e keni një të tillë. CNDA-ja garanton pjesëmarrjen e një përkthyesi në gjuhën që e flisni, të cilën e keni shënuar në formularin e OFPRA-s ose në gjuhën të cilën mund të supozohet se e kuptoni., Prania juaj rekomandohet fuqishëm. Në rast se nuk mund të paraqiteni ose në rast vonese, duhet ta njoftoni CNDA-n. Nëse nuk mund të merrni pjesë në seancë, ju mund të kërkoni raportin e seancës, duke i shpjeguar me shkrim arsyet për të cilat ju nuk mund të vini. Është kryetari i trupit gjykues të Gjykatës kombëtare për të drejtën e azilit ai që do të vendosë vetë për mundësinë e shtyrjes së çështjes suaj për një datë tjetër të mëvonshme. Seanca është publike. Sidoqoftë, ju mund të kërkoni nga kryetari i trupit gjykues që ta shpallë me dyer të mbyllura, do të thotë që rasti juaj të zgjidhet pa parninë e publikut. Vendimi i CNDA-s CNDA ju dërgon vendimin e saj në frengjisht « rekomande me vërtetim pranimi », dhe një dokument të përkthyer në gjuhën që mendohet se e flisni, në të cilin shënohet përmbajtja e këtij vendimi. CNDA mund ta :

- anulojë vendimin për refuzim të OFPRA-s dhe t’jua njohë statusin e refugjatit ose të drejtën e ndihmës subsidiare. Pra ju i gëzoni të njëjtat të drejta sikur të ishtit pranuar në njërën nga këto dy mbrojtje nga OFPRA ; - konfirmojë vendimin e refuzimit të OFPRA-s dhe ta hedhë poshtë ankesën tuaj;

Page 18: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

18

- anulojë vendimin e OFPRA-s për t’ju akorduar mbrojtjen subsidiaire dhe t’ju japë statusin e refugjatit.

Vendimi i Gjykatës kombëtare për të drejtën e azilit (CNDA) mund të jetë objekt i një ankese për anulim pranë Gjykatës supreme. Ky i fundit nuk e rishqyrton tërë kërkesën tuaj por vfetëm disa çështje juridike. Kjo procedurë është e gjatë dhe kërkon një avokat të specializuar (mirëpo mund të kërkohet ndihma juridike). Ajo nuk do ta bëjë të mundshëm vazhdimin e qëndrimit tuaj në Francë dhe nuk do të pengojë që ju të ktheheni në vendin tuaj. Këshillohuni pranë ndonjë shoqate ose me ndonjë avokat. 3.3 – REFUZIMI I KËRKESËS SË AZILIT Pasojat e refuzimit të kërkesës së azilit në të dre jtën e qëndrimit Nëse OFPRA e refuzon kërkesën tuaj të azilit, ju mund ta kundërshtoni vendimin e saj pranë Gjykatës kombëtare për të drejtën e azilit (Cour nationale du droit d’asile (CNDA)). Nëse kërkesa juaj shqyrtohet me procedurë normale dhe nëse prefektura ju ka lëshuar një APS, kjo ankesë pezullohet. Kjo tregon se ju nuk mund të largoheni nga territori francez përderisa nuk e merrni njoftimin për vendimin e CNDA-s Nëse kërkesa juaj shqyrtohet me procedurë parësore dhe nëse nuk keni APS (Leje të përkohshme qëndrimi), ankesa nuk pezullohet, gjë që tregon se ju mund të jeni objekt i procedurës për largim, që zbatohet edhe nëse ankoheni pranë CNDA-s, madje edhe nëse kjo e fundit nuk ka vendosur ende. Nëse nuk ankoheni pranë CNDA-s, refuzimi i bërë nga OFPRA i jep fund vlefshmërisë së dokumentit tuaj të qëndrimit të përkohshëm. Refuzimi i kërkesës suaj nga CNDA, po ashtu, i jap fund vlefshmërisë së dokumentit tuaj për qëndirm të përkohshëm, përveç nëse kërkoni rishqyrtim të kërkesës suaj në kushtet e përcaktuara në pikën 4. Kur dokumenti juaj më nuk është i vlefshëm, ju duhet ta lëshoni Francën, përveç nëse ju mund të kërkoni ta rregulloni qëndrimin tuaj në tjetër cilësi nga ai i azilit. Kthimi në vendin e prejardhjes Prefektura do t’ju njoftojë për vendimin e refuzimit të qëndrimit tuaj bashkë me Detyrimin për ta lëshuar territorin francez- (obligation de quitter le territoire français) OQTF. Pra, ju do të keni një muaj afat për ta lëshuar vullnetarisht Francën.

Page 19: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

19

Brenda këtij afati njëmujor ju mund të kërkoni të përfitoni nga ndihma për kthim në vendin tuaj të prejardhjes. Ju duhet të kontaktoni Zyrën franceze për imigrim dhe integrim (Office français de l’immigration et de l’intégration (OFII)), sipas kushteve të përshkruara në pikën 8. Nëse brenda këtij afati njëmujor nuk e lëshoni territorin, ose nëse nuk e keni kërkuar ndihmën për kthim vullnetar nga OFII, ose nëse nuk bëni ankesë kundër OQTF-së, ju do të gjendeni në situatë të parregullt në territorin francez. Pra policia do të mund t’ju shoqërojë deri në kufi. Kjo masë e largimit mund të shoqërohet me një vendosje në një qendër administrative të mbajtjes me qëllim që të bëhet kthimi në vendin tuaj. OQTF mund të kundërshtohet pranë gjykatës administrative në një afat prej një muaji, pas datës së njoftimit. Për të bërë këtë ankesë, ju duhet të kërkoni që të përfitoni nga ndihma juridike pranë gjykatës kompetente administrative. Gjykata administrative ka në dispozicion 3 muaj për të vendosur. Sidoqoftë, nëse jeni vendosur në qendrën e mbajtjes pas kalimit të afatit njëmujor të caktuar nga OQTF , gjykata administrative do të deklarohet brenda 72 orësh. Ankesa kundër OQTF-së pezullohet : ju nuk mund të largoheni brenda afatit njëmujor për të bërë ankesë dhe nëse ankesa ka shkuar në gjykatën administrative, para se ajo të jetë deklaruar. Po ashtu, ju mund të jeni objekt i një Vendimi i prefekturës për shoqërim deri në kufi- (Arrêté préfectoral de reconduite à la frontière (APRF)) që mund të kundërshtohet në një afat prej 48 orësh pranë gjykatës administrative. Atëherë vendimi i gjykatës merret brenda 72 orësh. Kjo ankesë, po ashtu, pezullohet.

Page 20: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

20

4 – RISHQYRTIMI

Pas refuzimit të kërkesës së azilit nga ana e CNDA-s ju keni mundësinë të kërkoni nga OFPRA që ta rishqyrtojë kërkesën tuaj por vetëm nëse keni një « element të ri », do të thotë :

- që është pas datës së vendimit të CNDA-s ose para kësaj date por për të cilin ju jeni vënë në dijeni vetëm pas vendimit ;

- dhe qëi arsyeton frikën tuaj personale nga persekutimit ose nga rreziku i kërcënimeve të rënda që mund t’i keni në rast se ktheheni.

Ju mund të merrni këshilla nga ndonjë shoqatë ose nga avokati. Ju duhet të paraqiteni sërish në prefekturë për të kërkuar APS. Prefektura e shqyrton kërkesën tuaj për APS sikur për kërkesën e parë. 2 raste paraqiten:

- prefektura ju lëshon një leje të përkohshme të qënd rimit prej 15 ditësh dhe formularin e rishqyrtimit të OFPRA-s. Pra ju keni në dispozicion 8 ditë për ta dorëzuar dosjen tuaj të plotë në OFPRA e cila e regjistron dhe vendos nëse situata juaj duhet të shqyrtohet përsëri. OFPRA do t’ju njoftojë për vendimin e saj.

- prefektura refuzon t’ju japë APS për njërën nga arsyet e numëruara në pikën 2.3.2. Prefektura ju jep një formular për ta plotësuar dhe një ftesë për t’u paraqitur në prefekturë brenda 15 ditësh me dosjen tuaj komplete dhe të nënshkruar, në zarfë të vulosur dhe të mbyllur. Prefektura nuk duhet t’i dijë elementet e kërkesës suaj për rishqyrtim të cilat janë konfidenciale. Pasi ta ketë pranuar dosjen për rishqyrtim, prefektura ia përcjell OFPRA-s) duke shënuar kerakterin e saj parësor. OFPRA do t’ju njoftojë për vendimin e saj.

Në rast të refuzimit të kërkesës suaj për rishqyrtim nga ana e OFPRA-s, ju mund të bëni ankesë pranë CNDA-s, në të njëjtat kushte me ato të shënuara në pikën 3.2.

Page 21: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

21

5 – STATUSI I PERSONIT PA SHTETËSI

Për dallim nga azilkërkuesi, shtetasi i huaj që kër kon statusin e personit pa shtetësi nuk gëzon të drejtën e qëndrimit të përkoh shëm gjatë periudhës së shyqrtimit të kërkesës së tij. Pra ju nuk duhet t’i drejtoheni prefekturës, por t’i shkruani drejtpërdrejt OFPRA-s, duke shënuar emrin, mbiemrin dhe adresën tuaj si dhe shkaqet që e arsyetojnë kërkesën tuaj. OFPRA do t’ju dërgojë një formular të kërkesës së statusit të personit pa shtetësi. Ju do të duhet ta plotësoni dhe t’i shpjegoni rrethanat që ju shtyjnë të mendoni se nuk jeni shtetas i asnjë shteti Formularin duhet t’ia ktheni OFPRA-s me « letër rekomande dhe me vërtetim pranimi » Ju do të ftoheni në OFPRA për një intervistë.

- Nëse ju njihet statusi i personit pa shtetësi , prefektura do t’ju lëshojë një kartelë qëndrimi të përkohshëm që përmban shënimin « Vie privée et familiale » (Jetë private dhe familjare ). Një kartelë e tillë do t’i jepet edhe bashkëshortit/es tuaj (nëse martesa është bërë para sa ta fitoni statusin e personit pa shtetësie ose nëse martesa është lidhur të paktën para një viti) si dhe fëmijëve tuaj të mitur kur ata ta arrijnë moshën 18 vjeç (ose 16 vjeç nëse duan të punojnë). Kjo kartelë vlen një (1) vit Ajo vazhdohet dhe hap të drejtën për punë. Nëse dëshironi të udhëtoni ju duhet t’i drejtoheni prefekturës për të marrë një leje udhëtimi për personat pa shtetësi.

OFPRA do t’ju japë dokumentet tuaja të gjendjes civile nëse nuk keni

mundësi t’i nxirrni pranë autoriteteve të vendit në të cilin janë zhvilluar ngjarjet e gjendjes suaj civile.

- Nëse OFPRA refuzon kërkesën tuaj , ju mund ta kundërshtoni këtë vendim pranë gjykatës administrative të vendit ku banoni në një afat prej 2 muajsh, duke llogaritur nga data e njoftimit për vendimin e refuzimit. Kjo ankesë nuk ka efekt pezullues, gjë që tregon se ju mund të bëheni objekt i masësë së largimit nga territori Ordre de quitter le territoire français (Urdhër për ta lëshuar territorin francez) ose Arrêté préfectoral de reconduite à la frontière (Vendim i prefekturës për shoqërim deri në kufi) i cili do të mund të zbatohet pa pritur fare gjykatën administrative që të marrë një vendim mbi ankesën me të cilën kërkohet anulimi i refuzimit të OFPRA-s për t’jua njohur statusin e personit pa shtetësi.

Page 22: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

22

6 – NDIHMAT E AKORDUARA AZILKËRKUESVE

Statusi i azilkërkuesit ju mundëson qasje në një numër të caktuar ndihmash : strehim, ndihmë financiare, qasje në kujdesin shëndetësor. Këto ndihma të financuara nga shteti, ndyshojnë sipas situatës administrative të personit, lejes së qëndrimit dhe kohëzgajtjes së vlefshmërisë së saj. Informata më të sakta mund të jepen nga qendrat e pritjes që gjenden në secilin rajon. 6.1 – STREHIMI Strehimi në qendrën e pranimit të azilkëkuesve- Centre d’accueil pour demandeurs d’asile (CADA) Janë mbi 300 qendra për pranimin e azilkërkuesve- Centre d’accueil pour les demandeurs d’asile (CADA), të shpërndara në tërë territorin francez. Në to mund të kenë qasje vetëm azilkërkuesit dhe familjet e tyre të drejtpërdrejta. Për ta fituar të drejtën e strehimit, duhet të keni lejen e përkohshme njëmujore të qëndrimit ose vërtetimin tremujor të lëshuar në emër të kërkesës së azilit. Në departamentet ose kolektivitetet tejoqeanike nuk ka CADA. Në CADA, ju do të gëzoni përkujdesje administrative (përcjellja e procedurës së kërkesës së azilit), përkujdesje sociale (qasje në kujdesin shëndetësor, në shkollimin e fëmijëve, etj...) dhe ndihma financiare e ushqimore. Kjo qendër financohet dhe koordinohet nga shteti. Qendrat e pranimit në përgjithësi drejtohen nga shoqatat. Ofrimi i strehimit në CADA, ju prezantohet nga prefektura e departamentit ku ju keni bërë kërkesën për azil, gjatë kohës së pranimit tuaj për të qëndruar. Nëse e refuzoni këtë ofertë, ju nuk mund të gëzoni të drejtën e Ndihmës së përkohshme financiare në pritje të statusit- (allocation tmporaire d’attente (ATA)), që u paguhet azilkërkuesve para se të pranohen në CADA, Kur ta pranoni kërkesën e strehimit në prefekturë, ju duhet ta prezantoni kërkesën tuaj të pranimit në CADA , pranë qendrave të pritjes së azilkërkuesve, që kryesisht gjenden ndë departamentet kryesore të rajonit. Kërkesa juaj pë t’u strehuar në CADA, do të shqyrtohet nga shërbimet e shtetit varësisht nga vendet e lira në departament, rajon ose në tërë territorin francez.

Page 23: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

23

Strehimi mund t’ju propozhet jashtë rajonit ku e keni bërë kërkesën tuaj. Nëse e kundërshtoni këtë propozim, ju nuk mund të merrni më ATA dhe nuk do t’ju bëhet asnjë propozim tjetër për strehim në CADA. Nëse në CADA nuk ka asnjë vend të lirë, ju do të viheni në listën e pritjes për një pranim të mëvonshëm në këto qendra dhe do të mund të orientoheni për zgjidhje të përkohshme të strehimit. Nëse prahoheni në CADA, ju do të përfitoni nga ky strehim gjatë gjithë kohës së procedurës suaj të azilit, duke përfshirë këtu, në rast nvoje, edhe peruidhën e ankimimit pranë CNDA .. Nëse vendimi final i OFPRA-s ose i CNDA-s është pozitiv, ju duhet ta lini qendrën brenda afat prej 3 muajsh, të cilin mund ta shtyni një herë. Nëse vendimi është negativ, ju duhet patjetër ta lini qendrën brenda një afati njëmujor. Strehimi emergjent Nëse qendra kombëtare për pritjen e azilkërkuesve nuk ka mundur t’ju pranojë në CADA, do t’ju propozohet një strehim urgjent në një qendër kolektive ose në një hotel, varësisht nga mundësitë e territorit ku gjendeni. Nëse nuk u është propozuar asnjë zgjidhje, ju mund të thërrisni falas nga çdo kabinë telefoni, çdo ditë në numrin e telefonit : 115. Duke shënuar emrin dhe mbiemrin tuaj dhe vendin ku gjendeni, për ju do të kujdeset dikush që ta kaloni natën diku dhe do të strehoheni në një qendër emergjente të pritjes. Shpeshherë ky numër është i zënë. Mos ngurroni ta përsëritni thirrjen tuaj.. 6.2 – NDIHMA E PËRKOHSHME FINANCIARE NË PRITJE TË S TATUSIT - ALLOCATION TEMPORAIRE D’ATTENTE (ATA) Duke qenë se jeni azilkërkues, ju nuk lejoheni të p unoni. Megjithatë, ju mund të keni qasje në tregun e punës, nëse kërkesa juaj e azilit është duke u shqyrtuar pranë OFPRA-s për më se një vit, ose nëse jeni në fazën e ankimimit pranë CNDA-s. Ju mund kërkoni leje pune në prefekturë, duke prezantuar një kontrate pune të lidhur me punëdhënësin. Kjo leje do të mund t’ju refuzohet, sidomos kur merret parasysh situata e punësimit në rajon ose në sektorin në fjalë, përve nëse kërkoni një punë që figuron në listën e zanateve « të kërkuara ». Azilkërkuesit që presin të pranohen në CADA mund të kërkojnë të përfitojnë Ndihmën e përkohshme financiare në pritje të statusit ( allocation temporaire d’attente (ATA)). Kjo ndihmë mund t’ju paguhet nëse banoni në një departament përtej detit

Page 24: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

24

(tejoqeanik). Në të kundërtën ATA nuk u paguhet personave që kanë bërë kërkesë në një qendër kolektive përtej detit (tejoqeanike). Për të përfituar këtë ndihmë, ju duhet ta keni një vërtetim prej tre muajsh dhe të mos keni refuzuar ofertën për strehim në qendrën e propozuar nga prefektura gjatë kohës së pranimit të qëndrimit, si dhe propozimin eventual për t’u pranuar në CADA. Njëkohësisht, ju mund të përfitoni nga ndihma financiare në pritje të statusit, i takoni procedurës parësore. Për këtë duhet të bëni kërkesë pranë Zyrës së punësimit- Pôle emploi, duke prezantuar një kopje të letrës së regjistrimit në OFPRA dhe një dokument që dëshmon se nuk keni burim të ardhurash dhe se nuk përfitoni një strehim me të drejtë në ndihmë sociale nga shteti. Shuma ditore e ATA-s për vitin 2011 është caktuar 1 0,83 €, ose 324,90 € për një muaj prej 30 ditësh . Kjo ndihmë financiare i paguhet çdo të rrituri që nuk është i strehuar në CADA dhe që nuk e ka refuzuar ofertën e strehimit gjatë gjithë kohës së procedurës së kërkesës së azilit. Në anën tjetër, në rast të refuzimit përfundimtar të kërkesës suaj nga ana e OFPRA-s ose CNDA-s, këto pagesa ndërpriten. Pas gjashtë muaj pagese të ATA-s ju duhet t’ia tregoni Zyrës së punësimit – Pôle emploi gjendjen e burimeve tuaja financiare në mënyrë që pagesa të vazhdojë. Në të kundërtën, ajo do të ndërpritet. 6.3 – QASJA NË KUJDESIN SHËNDETËSOR Kujdesi shëndetësor emergjent Duke pritur mbrojtjen sociale që u ofrohet azilkërkuesve të pranuar përkohësisht për të qëndruar në kuadër të Mbulimit të shpenzimeve të përgjithshme shëndetësore,(Couverture maladie universelle (CMU)) ju mund të shkoni në Shërbimet e pandërprera të qasjes në kujdesin shëndetësor (permanences d’accès aux soins de santé (PASS)) që gjenden në spitale. Për ju do të kujdesen mjekët dhe do t’ju jepen ilaçe falas. Përndryshe, disa shoqata propozojnë shërbime të pandërprera për qasje në kujdesin dentar, oftalmolgjik ose psikologjik pa pasur nevojë ta keni sigurimin social. Varësisht nga vendi i strehimit, shpeshherë në shtëpitë e departamentit ekzistojnë shërbime për mbrojtjen e nënave dhe fëmijëve ( Services de protection maternelle et infantile (PMI)) që janë të ngarkuara për kontrollimin e rregullt të fëmijëve dhe për vaksinimin e tyre, si dhe qendra për planifikimin dhe edukimin familjar- (Centres de planification et éducation familiale) , të destinuara për gratë (informata mbi prezervativat dhe kontrollin gjinekologjik). Ju mund të përfitoni nga këto shërbime edhe para se të pranoheni në CMU.

Page 25: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

25

Couverture maladie universelle (CMU) -Mbulimi i shpenzimeve të përgjithshme shëndetësore) Si azilkërkues ju mund të përfitoni nga couverture maladie universelle (CMU)- Mbulimi ishpenzime të përgjithshme shëndetësore themelore dhe shtesë. Ky mbulim i shpenzimeve ofrohet që nga dorëzimi i kërkesës së azilit duke ia prezantuar prefekturës qoftë një ftesë, qoftë një dokument të përkohshëm të qëndrimit (APS ose vërtetim) bashkë me një vërtetim të vendbanimit. Ky vërtetim ju mundëson që, ju, bashkëshorti/ja dhe fëmijët tuaj t’i keni falas të gjitha shpenzimet tuaja shëndetësore dhe spitalore. Për të përfituar nga mbulimi i shpenzimeve të përgjithshme shëndetësore CMU, ju duhet të bëni kërkesë pranë Fondit primar të siguri mit shëndetësor ( Caisse primaire d’assurance maladie (CPAM)) të vendit ku ju banoni. Për t’i kryer këto veprime, ju mund të kërkoni ndihmë nga shioqata të caktuara, nga qendrat komunale ose ndërkomunale për punë sociale ose nga shërbimi social i një spitali. E drejta për CMU themelore është e vazhdueshme; ajo vlen 1 vit për CMU shtesë. Pra duhet të kërkoni çdo vit ta vazhdoni të drejtën për CMU shtesë Pastaj CPAM mund t’ju kërkojë dokumente shtesë (sidomos vërtetimin tuaj 3 mujor) me qëllim që t’jua ndajë numrin përfundimtar dhe ta shtyp një kartelë shëndetësore elektronike të quajtur « Carte vitale” (kartelë jetësore). Nëse nuk ju është pranuar qëndrimi dhe nëse kërkesa juaj e azilit shqyrtohet në procedurë parësore, ju mund të përfitoni nga Ndi hma shëndetësore shtetërore (Aide médicale de l’Etat (AME)) me kusht që të dëshmoni qëndrimin 3 mujor në Francë. Kërkesa juaj për ndihmë shëndetësore shtetërore duhet të bëhet pranë CPAM ose në PASS të spitaleve.

Page 26: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

26

7 – TË DREJTAT E REFUGJATËVE

Nëse jeni pranuar refugjat ose nëse ju ofrohet mbrojtja subsidiare, ju mund të kërkoni të gëzoni të drejta dhe pagesa të ndyshme.. 7.1 – MBROJTJA NË FRANCË Ju tashmë jeni vënë nën mbrojtje të autoriteteve franceze. Është OFPRA ajo që ju garanton mbrojtje administative dhe juridike, gjë që tregon se kjo administratë do t’ju pajisë me dokumente të gjendjes civile dhe me dokumente administrative, pasi ta keni riformuluar gjendjen tuaj civile. Nëse e merrni nismën për të vënë kontakt me autoritetet diplomatike ose konzullare të vendit tuaj, OFPRA do të mund ta tërheqë mbrojtjen e akorduar Sidoqoftë, në rast të heqjes së mbrojtjes subsidiare, OFPRA, në hipoteza të caktuara, mund të vlerësojë se ju duhet tu drejtoheni autoriteteve konzullare të vendit tuaj për t’i marrë dokumentet e gjendjes civile dhe pasaportën. 7.2 – QËNDRIMI NË FRANCË

- Si refugjat ju do të keni të drejtë në kartelë banimi 10 vjeçare, me të drejtë të plotë të vazhdimit, e cila ju mundëson qarkullim të lirë në territorin francez.

Që nga momenti kur e pranoni letrën me të cilën ju njihet statusi i refugjatit, ju do të duhet t’i drejtoheni prefekturës së vendit ku banoni e cila do t’ju japë vërtetimin e parë prej 3 muajsh, që mund të vazhdohet, me shënimin « Reconnu réfugié» (Refugjat i pranuar).. Pastaj, në bazë të prezantimit të dokumenteve të gjendjes civile të elaboruar dhe të dërguar nga OFPRA, prefektura do t’ju lëshojë një vërtetim me shënimin «ka kërkuar t’i lëshohet leja e parë e qëndrimit ». Ky vërtetim, i vlefshëm tre muaj, do të vazhdohet deri sa të lëshohet kartela përfundimatare e banimit.

- Si shfrytëzues i mbrojtjes subsidiare, ju do të ken i të drejtë për një kartelë të qëndrimit të përkohshëm njëvjeçar , e cila mund të vazhdohet, dhe që ju mundëson qarkullimin e lirë në terrirorin francez.

Sapo ta merrni letrën e cila jua njeh të drejtën e mbrojtjes, ju duhet t’i drejtoheni prefekturës ku banoni, e cila do t’ju jap një vërtetim prej tre muajsh , me shënimin « A demandé la délivrance d’un premier titre de séjour »( Ka kërkuar lëshimin e lejes së qëndrimit), e cila mund të vazhdohet ». Ky vërtetim me afat tremujor do të vazhdohet deri sa t’ju jepet përfundimisht karta e qëndrimit Para se t’i skadojë afati kartës suaj të qëndrimit, ju do të duhet të kërkoni nga prefektura vazhdimin e saj.

Page 27: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

27

Prefektura do t’i drejtohet OFPRA-s e cila mund ta refuzojë vazhdimin e mbrojtjes suaj, nëse nuk ekzistojnë arsyet që e kanë justifikuar dhënien e saj. Prefektura mund të refuzojë t’jua lëshojë lejen e qëndrimit, nëse vlerëson se prania juaj në Francë paraqet kërcënim për rendin publik. Në disa rrethana, prefektura mund ta tërheq lejen tuaj të qëndrimit ; për shembull, nëse e lëshoni territorin francez për një periudhë më të gjatë se 3 vjet. 7.3 – UDHËTIMI JASHTË VENDIT - Nëse jeni refugjat dhe dëshironi të udhëtoni jashtë Francës, prefektura do t’ju japë një leje udhëtimi për një periudhë kohore dyvjeçare, me kërkesën tuaj. - Nëse jeni shfrytëzues i mbrojtjes subsidiare dhe nëse OFPRA vlerëson se nuk mund t’ju drejtoheni më autoriteteve të vendit tuaj të prejardhjes, ju njëkohësisht do të mund ta merrni në prefekturë një leje udhëtimi njëvjeçare. Këto leje udhëtimi nuk ju japin të drejtë të shkoni në vendin tuaj të prejardhjes. Në asnjë rast ju nuk duhet t’u drejtoheni autoriteteve diplomatike ose konzullare të vendit tuaj. Megjithatë, për shkak të rrethanave krejtësisht të jashtëzakonshme (vdekja e një të afërmi, për shembull), nëse bëni kërkesë në prefekturë, ju do të mund ta merrni një lejekalimi me afat të kufizuar, që ju mundësontë shkoni për pak çaste në vendin tuaj të prejardhjes. Mirëpo, nëse OFPRA nuk e sheh të nevojshme të nxirren rishtazi dokumentet e gjendjes civile që mund t’i merrni pranë autoriteteve të vendit tuaj të prejardhjes, ju e mbani pasaportën tuaj me të cilën ju mund të udhëtoni lirshëm. 7.4 – QËNDRIMI DHE MBROJTJA E FAMILJES SË NGUSHTË - Nëse jeni refugjat, bashkëshorti/ja juaj (nëse martesa është bërë para se ta fitoni statusin e refugjatit, ose , nëse martesa është lidhur të paktën para një viti dhe se jeta bashkëshortore nuk ka përfunduar) dhe se fëmijët tuaj të mitur kur ta arrijnë moshën 18 vjeçe (ose 16 vjeçe nëse ata duan të punojnë) do të mund të kërkojnë me plot të dejtë një kartelë vendbanimi 10 vjeçare. Bashkëshorti/ja dhe fëmijët tuaj do të duhet t’i drejtohen prefekturës së vendit ku banoni. Këta të fundit, po ashtu, do të mund të marrin mbrojtje nga autoritetet franceze pranë OFPRA mbi bazën e unitetit të familjes. - Nëse jeni shfrytëzues i mbrojtjes subsidiare, bashkëshorti/ja juaj (nëse martesa është bërë para se të merrni mbrojtjen ose nëse është lidhur të paktën para një viti dhe se jeta bashkëshortore nuk është ndërprerë) dhe se fëmijët tuaj të mitur kur ta

Page 28: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

28

arrijnë moshën 18 vjeçare (ose 16 vjeçe nëse ata duan të punojnë), do të mund të kërkojnë me të plot të drejtë një kartelë të përkohshme qëndrimi prej një viti. Bashkëshorti/ja dhe fëmijët tuaj do të duhet t’i drejtohen prefekturës së vendit ku banoni. Mirëpo, nëse familja juaj gjendet në vendin e prejardhjes në kohën kur juve ju pranohet statusi i refugjatit ose mbrojtja subsidiare, ju do të mund të kërkoni të vijnë në Francë nëpërmjet procedurës së bashkimit familjar duke e dërguar një kërkesë në adresën e mëposhtme : Ministère de l'intérieur de l'outre-mer, des collectivités territoriales et de l'immigration:

Direction de l'immigration Sous-direction des visas

Bureau des familles de réfugiés 11, rue de la Maison Blanche

BP 43605 44036 NANTES CEDEX 01

Nëse keni krijuar familje pas njohjes së mbrojtjes, familja juaj mund t’ju bashkohet në Francë në kuadër të bashkimit familjar. Pranimi i bashkimit familjar nënkupton se ju i plotësoni kushtet e ndryshme të kohëzgjatjes së banimit në Francë (18 muaj), të mjeteve financiare dhe të banesës. Për ta filluar procedurën ju duhet ta dorëzoni dosjen tuaj komplete në delegacionin e OFII-it të departamentit tuaj. 7.5 – PRITJA DHE INTEGRIMI Nëse jeni refugjat ose shfrytëzues i mbrojtjes subsidiare, ju do të duhet ta nënshkruani një kontratë të pritjes dhe integrimit (contrat d’accueil et d’intégration (CAI)). Kjo kontratë e lidhur ndërmjet jush dhe shtetit ka për qëllim lehtësimin e integrimit tuaj në shoqërinë franceze. Falë kësaj kontrate, ju do të përfitoni :

- një formim qytetar, do të thotë një ditë informim mbi institucionet, vlerat e Republikës, organizimin dhe funksionimin e shtetit;

- një takim informativ mbi jetën në Francë nëpërmejt të cilit ju do të merrni informata për jetën e përditshme ( punë, shkollë, sigurim social, banim...);

- kurs gjuhësor , sipas nevojave tuaja. Pas këtij trajnimi ju do t’i nënshtroheni provimit të « diplomës së nivelit fillestar të gjuhës frënga » (diplôme initial de langue française- DILF) ;

- një vlerësim të aftësive profesionale : ky vlerësim do t’ju ndohmojë sidomos të vërehen pikat e forta dhe dobësit tuaja, për të definuar projektin e kyqjes profesionale në Francë;

- një mbikëqyrje sociale, varësisht nga nevojat tuaj, nga shërbimi social i OFII ose nga ndonjë organizëm i caktuar me marrëveshje

Për informata më të hollësishme, ju do ta kontaktoni drejtorinë territoriale të OFII-it të rajonit ku banoni.

Page 29: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

29

Qasja në tregun e punës -Nëse pranoheni refugjat, ju do të keni qasje në tregun e punës që nga momenti i marrjes së vërtetimit që përmban shënimin « Reconnu réfugié » (është pranuar refugjat ). - Nëse jeni shfrytëzues i ndihmës subsidiare , njëkohësisht ju do të mund të punoni që nga momenti i marrjes së vërtetimit të parë me shënimin «« A demandé la délivrance d’un premier titre de séjour » ( Ka kërkuar t’i lëshohet leja e qëndrimit). Ju mund të kërkoni qoftë një Kontratë pune me kohë caktuar (Contrat à durée déterminée – CDD) qoftë një Kontratë me kohë të pacaktuar (Contrat à durée indéterminée – CDI ). Ju do të mund të regjistroheni në listën e punëkërkuesve dhe të përfitoni ndihmën që ju takon. Ju mund të filloni një trajnim. Disa profesione varen nga kushtet e diplomës ose shtetësisë. Një kartelë vendbanimi e lëshuar në një departament ose një qendër kolektive tejoqeanike, nuk i jap të drejtë bartësit të saj të punojë në metropol. Qasja në banim Nëse keni qenë të strehuar në CADA (Qendra e pranimit të azilkëkuesve ) gjatë kohës së procedurës së azilit, ju do të mund të qëndroni në këtë qendër për aq kohë sa nevojitet për të kërkuar strehim e që mund të zgjat der 3 muaj, që mund dtë vazhdohet një herë me pëlqimin e prefektit. Duke qenë person i mbrojtur, ju mund të kërkoni nga OFII që të shfrytëzoni një vend në Centre provisoire d’hébergement (CPH)- Qendra e përkohshme të strehimit. Nëse i plotësoni kushtet e pranimit, ju do të vendoseni aty për një periudhë gjashtëmujore e cila mund të vazhdohet një herë. Ekipi i qendrës do t’ju shoqërojë në kërkesat tuaja të përfshirjes. Pos kësaj, ju do të mund të kërkoni të keni qasje në strehim privat ose social duke dorëzuar një dosje pranë institucioneve ose organizmave kompetentë. 7.6 – SHËNDETI Nëse ju është pranuar qëndrimi gjatë procedurës së azilit, ju tashmë jeni pranuar në couverture maladie universelle (CMU) (Mbulimi i përgjithshëm i shpenzimeve themelore shëndetësore). Ky antëtarësim vazhdon. Megjithatë, ju duhet t’ia bëni me dije Fondit primar të sigurimit shëndetësor (caisse primaire d’assurance maladie- (CPAM)) ndryshimin e situatës suaj administrative të vendit ku banoni. Nëse kërkesa juaj e azilit është shqyrtuar në procedurë parësore, pa pranimin e qëndrimit, ju do të duhet të bëni kërkesa pranë CPAM të vendit ku banoni, për të përfituar nga CMU ..

Page 30: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

30

Nga momenti kur ju filloni ta ushtroni një punë me pagesë, ju do të duhet të bëni kërkesa pranë CPAM për t’ju pranuar në sistemin bazë të të punësuarve. 7.7 – NDIHMAT SOCIALE DHE FAMILJARE Si person i mbrojtur, ju mund të kërkoni ndihma të ndyshme financiare duke iu drejtuar Fondit për shtesa të fëmijëve- Caisse d’allocations familiales (CAF) ose organizmave këshillues të vendit ku banoni. Nëse i plotësoni kushtet e kërkuara, ju do të mund të përfitoni sidomos nga ndihmat e solidaritetit aktiv (revenu de Solidarité active (rSa)), shtesat e fëmijëve, ndihma financiare për banim, ndihma si prind i vetëm, ndihma për pritjen e fëmijës së ri ose edhe ndihma financiare për të rriturit me të meta. 7.8 – MARRJA E SHTETËSISË - Nëse jeni refugjat, ju do të mund të kërkoni ta merrni shtetësinë franceze nëpërmjet dekretit për njohjen e statusit të refugjatit . - Nëse jeni shfrytëzues i mbrojtjes subsidiare , ju do të duhet t’i arsyetoni 5 vjet qëndrimi të rregullt në Francë para se të kërkoni ta merrni shtetësinë. Mirëpo ju do të duhet të plotësoni kritere të ndryshme lidhur me asimilimin tuaj në komunitetin francez (sidomos njohja e gjuhës frënge) dhe me sjelljen. Vendi ku duhet ta dorëzoni kërkesën tuaj është prefektura e vendit ku ju banoni.

Page 31: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

31

8 – NDIHMA ME RASTIN E KTHIMIT TUAJ NË VENDIN E

PREJARDHJES Nëse OFPRA ose CNDA e refuzojnë kërkesën tuaj të azilit, prefektura ju njofton për Detyrimin që ta lëshoni territorin francez (obligation de quitter le territoire français (OQTF)) brenda afatit njëmujor. Brenda këtij afati, ju mund të zgjidhni që të ktheheni vullnetarisht në vendin tuaj. Për këtë qëllim ekzistojnë programe dhe ndihma që drejtohen nga OFII Nëse dëshironi, ju mundeni në çdo kohë të qëndrimit tuaj në Francë, të shfrytëzoni ndihmën me rastin e kthimit në vendin tuaj, sikur edhe bashkëshorti/ja dhe fëmijët tuaj të mitur nën moshën 18 vjeç. 8.1 – NDIHMA ME RASTIN E KTHIMIT - Në fillim një ndihmë materiale Kjo ndihmë nënkupton heqjen e shpenzimeve të udhëtimit që nga qyteti i nisjes në Francë deri në qytetin e arritjes në vendin e prejardhjes, heqjen e pagesës për valixhet që tejkalojnë peshën 40 kg për të rritur dhe 10 kg për fëmijë të mitur, si dhe ndihmën për marrjen e dokumenteve të udhëtimit.

- Një ndihmë financiare Shuma e ndihmës financiare ndyshon sipas situatës suaj administrative për sa i përket qëndrimit dhe mund të shkojë deri 2000 € për të rritur, 3500 € për një çift të martuar, 1000 € për fëmijë të mitur për familjet që kanë deri 3 fëmijë, kurse nga 500€ pas fëmijës së tretë. 8.2 – NDIHMA PËR RIINTEGRIM NË VENDIN E PREJARDHJES Përveç ndihmës me rastin e kthimit të përshkruar më lart, ju do të mund të përfitoni edhe një ndihmë nga OFII për të zhvilluar një veprimtari ekonomike që ju sjell të ardhura, nëse dëshironi ta hapni një ndërmarrje në vendin tuaj. Kjo ndihmë e siguruar në vendin tuaj nga organizmat e caktuar me marrëveshje nga OFII, nënkupton ndihmën në themelimin dhe jetësimin e projektit tuaj ekonomik si dhe një ndihmë financiare për fillimin e projektit që mund ta arrijë deri në 7000 €, varësisht nga projekti që bartni. Kjo ndihmë për krijimin e ndërmarrjeve aktualisht ka të bëjë me vendet në vijim : Armenia, Bosna e Hercegovina, Kameruni, Republika demokratike e Kongos, Guinea Konakri, Gjeorgjia, Mali, Moldavia, Rumania, Senegali dhe Ukraina. Kujdes : kjo listë nuk është përfundimtare. Mos ngurroni ta kontaktoni përfaqësuesin e OFII-it në rajonin ku banoni për informata më të hollësishme.

Page 32: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

32

9 – PROCEDURA E AZILIT DHE E QËNDRIMIT TË AZILKËRKUESIT E PARAQITUR SHKURTIMISHT

PREFEKTURA

QËNDRIMI I AZILKËRKUSEVE DHE REFUGJATËVE OFPRA - CNDA

PROCEDURA E AZILIT

Refuzimi i

qëndrimit : Futja në procedurë parësore (PP) dhe dorëzimi i formularit për kërkimin e azilit

Rrregullorja

Dublin: dorëzimi i një "dokumenti Dublin" deri në transferim në një vend tjetër anëtar ose zbatimi i procedurës së azilit në Francë

Prefektura E drejta e qëndrimit

Dëshmia e ankesës

Refugjat ose Mbrojtje

Nëse është PN : Vërtetimin për 3 muaj që vazhdohet

Kthimi vullnetar

OQTF (DLTF)

Karta e vendbanimit për 10 vjet (refugjat)

Kartela e qëndrimit të përkohshëm për 1 vit (PS)

Karta e vendbanimit për 10 vjet (refugjat)

Kartela e qëndrimit të përkohshëm për 1 vit (PS)

Procedura normale (PN) Procedura parësore (PP)

Procedura në fazën e CNDA

Procedura Dublin

OFPRA

Nëse është PN : çështja i drejtohet drejtpërdrejt OFPRA-s për t’u zgjidhur brenda një afati prej 21 ditësh Nëse është PP : çështja zgjidhet nëpërmejt prefekturës brenda 15 ditësh

Regjistrimi i kërkesës

Vendimi

Pranimi i

qëndrimit : Leja e përkohshme e qëndrimit APS

prej 1 muaji dhe dorëzimi i formularit për kërkimin e azilit

Nëse është PN : Vërtetimi 3 mujor që vazhdohet gjatë gjithë procedurës

Marrëveshje : Refugjat ose Mbrojtje subsidiare (PS)

Refuzimi Kthimi vullanetar

OQTF (DLTF)

CNDA

Ankesa branda afatit njëmujor

Këshilla dhe intervista

Këshillime dhe audienca

Vendimi

Refuzimi

Page 33: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

33

10 – ADRESAT E NEVOJSHME

Kjo listë nuk është plotë 10.1 – ADRESAT VENDORE Office français de protection des réfugiés et apatr ides (OFPRA) Zyra franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetë si 201, rue Carnot 94136 FONTENAY-SOUS-BOIS CEDEX tél : 01 58 68 10 10 fax : 01 58 68 18 99 http://www.ofpra.gouv.fr/ Cour nationale du droit d’asile (CNDA)- Gjykata kombëtare për të drejtën e azilit 35, rue Cuvier 93558 MONTREUIL-SOUS-BOIS Cedex tél : 01 48 10 40 00 fax : 01 48 18 41 97 http://www.commission-refugies.fr/ Haut Commissariat des Nations-Unies pour les Réfugi és (HCR)- Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë 9, rue Kepler 75116 PARIS tél : 01 44 43 48 58 fax : 01 40 70 07 39 http://www.unhcr.org/ Office français de l’immigration et de l’intégratio n (OFII)- Zyra franceze për imigrim dhe integrim 44, rue Bargue 75015 PARIS tél : 01 53 69 53 70 fax : 01 53 69 53 69 http://www.ofii.fr Association des chrétiens pour l’abolition de la to rture (ACAT)- Shoqata e të krishterëve për heqjen e torturës 7, rue Georges Lardennois 75019 PARIS tél : 01 40 40 42 43 fax : 01 40 40 42 44 http://www.acatfrance.fr/ Act’up 45, rue Sedaine 75011 PARIS tél : 01 48 06 13 89 fax : 01 48 06 16 74

Page 34: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

34

http://www.actupparis.org/ Amnesty International - section française ( sektori francez ) 76, boulevard de la Villette 75019 PARIS tél : 01 53 38 65 16 fax : 01 53 38 55 00 http://www.amnesty.fr/ Association Primo Lévi- Shoqata Primo Lévi 107, avenue Parmentier 75011 PARIS tél : 01 43 14 08 50 fax : 01 43 14 08 28 http://www.primolevi.asso.fr/ Association d’accueil aux médecins et personnels de santé réfugiés en France (APSR)- Shoqata për pranimin e mjekëve dhe personelit shënd etësor që janë refugjatë në Francë Hôpital Sainte Anne 1, rue Cabanis 75014 PARIS tél : 01 45 65 87 50 fax : 01 53 80 28 19 http://www.apsr.asso.fr/ Comité d’aide exceptionnelle aux intellectuels réfu giés (CAEIR)- Këshilli për ndihmë të jashtëzakonshme për intelektualët refugja të 43, rue Cambronne 75015 PARIS tél : 01 43 06 93 02 fax : 01 43 06 57 04 Centre d’action sociale protestant (CASP)- Qendra protestante për ndihmë sociale 20, rue Santerre 75012 PARIS tél : 01 53 33 87 50 fax : 01 43 44 95 33 http://www.casp.asso.fr/ CIMADE - Service oecuménique d’entraide- Shërbimi igumenik për ndihmë të ndërsjellë 64, rue Clisson 75013 PARIS tél : 01 44 18 60 50 fax : 01 45 56 08 59 http://www.cimade.org/ Comité médical pour les exilés (COMEDE)- Këshilli mjekësorë për të mërguarit Hôpital de Bicêtre 78, rue du Général Leclerc BP 31 94272 LE KREMLIN BICÊTRE

Page 35: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

35

tél : 01 45 21 38 40 fax : 01 45 21 38 41 http://www.comede.org/ Croix rouge française- Kryqi i kuq francez 1, place Henry Dunant 75008 PARIS tél : 01 44 43 11 00 fax : 01 44 43 11 69 http://www.croix-rouge.fr/ Fédération des associations de soutien aux travaill eurs immigrés (FASTI)- Federata e shoqatave për mbështetjen e punëtorëve i migrantë 58, rue des Amandiers 75020 PARIS tél : 01 58 53 58 53 fax : 01 58 53 58 43 http://www.fasti.org/ Forum réfugiés- Forumi i refugjatëve 28, rue de la Baïsse BP 1054 69612 VILLEURBANNE CEDEX tél : 04 72 97 05 80 fax : 04 72 97 05 81 http://www.forumrefugies.org/ France Terre d’Asile (FTDA)- Franca tokë e azilit 24, rue Marc Seguin 75018 PARIS tél : 01 53 04 39 99 fax : 01 53 04 02 40 http://www.france-terre-asile.org/ Groupe accueil solidarité (GAS) 17, place Maurice Thorez 94800 VILLEJUIF tél : 01 42 11 07 95 fax : 01 42 11 09 91 http://pagesperso-orange.fr/gas.asso/ Groupe d’information et de soutien des immigrés (GI STI)- Shoqata për informim dhe mbështetje të imigrantëve 3, villa Marcès 75011 PARIS tél : 01 43 14 60 66 fax : 01 43 14 60 69 http://www.gisti.org/ Ligue des droits de l’homme (LDH)- Lidhja për të drejtat e njeriut 138, rue Marcadet 75018 PARIS

Page 36: UDHËZUES PËR AZILKËRKUES 2011 - Eure

36

tél : 01 56 55 51 00 fax : 01 56 55 51 21 http://www.ldh-france.org/ Mouvement contre le racisme et pour l’amitié entre les peuples (MRAP)- Lëvizja kundër racizmit dhe për miqësi ndërmjet popujve 43, boulevard Magenta 75010 PARIS tél : 01 53 38 99 99 fax : 01 40 40 90 98 http://www.mrap.asso.fr/ Secours catholique- Ndihma katolike 23, boulevard de la Commanderie 75019 PARIS tél : 01 48 39 10 92 fax : 01 48 33 79 70 http://www.secours-catholique.asso.fr/ Service national de la pastorale des migrants (SNPM )- Shërbimi kombëtar protestant për të mërguarit 269 bis, rue du Faubourg St Antoine 75011 PARIS tél : 01 43 72 47 21 fax : 01 46 59 04 89 http://www.eglisemigrations.org/ 10.2 – ADRESAT DEPARTAMENTALE Lista e asdresave të nevojshme në departamentin tuaj gjendet në prefekturë.