ujerat lumenjtë/liqenet

11
[Type here] UJERAT Lumenjtë/Liqenet #MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet

Upload: mesueseaurela-elezaj

Post on 22-Jan-2018

551 views

Category:

Education


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

[Type here]

UJERAT Lumenjtë/Liqenet #MesueseAurela

Ese Dhe Projekte Per Studentet

Page 2: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

UJERAT

Lumenjtë/Liqenet dhe cilësia e ujrave sipërfaqësor. Qarku i Kukësit është shumë i pasur në

mjedise ujore dhe burime hidrike.

Ajo që e bën të veçantë janë grumbullimi i të gjitha rrjedhave dhe lumejve që derdhen në

Lumin Drin, që nga Liqenet e Prespës dhe Pogradecit, Bjeshkët e Namuna e deri tek bashkimi i

Lumit Drin me Lumin Buna. Lumenjte kanë shpejtësi të madhe, 0.8 -3.14 m në sek. Në më pak

pak se 30 - 40 km gjatësi përrenjte janë në gjendje të zbresin nga lartësitë 1500 – 2000 m

mbi nivelin e detit në kuotën e Liqenit të fierzës 300 metër mbi nivelin e detit.

Ky disnivel i bën ato të rrëmbyer, gërryes, transformues luginash. Ka mbi 30 ujmbledhës të

shpërndarë në rajon të cilët përdoren për vaditjen e mijërave hektarë tokë dhe gjithashtu ato

janë edhe burim të ardhurash edhe me perdorimin e pishikulturës. Liqeni i Fierzës është qendra

e të gjitha rrjedhave dhe mjediseve ujore. Perreth brigjeve të tij jeton një komunitet prej rreth

8000 familjesh që i kanë të lidhura interesat e tyre direkt me ujrat e Liqenit.

Ai është shumë i përshtatshëm për rritjen e peshve të llojeve të ndryshme. Megjithattë, si

ujmbledhësi kryesor i të gjitha ujrave rrjedhëse ky liqen përballet më shumë se të gjithë me

ndotjet mjedisore. Ndotjet kanë natyrë urbane.

Ato janë ndotje dentritesh organike dhe shplarja e tokave agrare. Kjo sjell përveç mbeturinave

lundruese plastike, edhe një ndotje kimike të ujrave me sasira të konsiderueshme të azotit dhe

fosforit.Ujrat e lumit Drin cilësohen si ujra të cilësisë së mirë për nga përmbajtja e oksigjenit të

tretur në to e cila është brenda intervalit 8.5-9.91 mg l O2 dhe për nga përmbajtja e fosfateve

(0.007-0.011 mg/l P). Vetëm për pjesën e lumit (stacioni Bahcallek) që është nën ndikimin e

shkarkimeve urbane të qytetit të Shkodrës cilësia është e keqe sepse vlera e nitrateve në ujë

është e lartë.

Ndërkohë ne stacionin tjetër të matur të Drinit (Topojan) ato bien në vlera mesatare.Pasuritë

ujore të rajonit përdore edhe si burime energie. Në liqenin e Fierzës është ndërtuar diga e

Hidrocentralit të Fierzës mbi lumin Drin.

Ky hidrocentral shërben si rregullator i furnizimit me ujë për dy hidrocentralet e ngritura në

kaskadën e Drinit, atë të Vaut të Dejës dhe Komanit. Liqeni i Komanit ka të zhvilluar edhe

transportin e brendshëm ujor për pasagjerë e mallra.

Page 3: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

Ujërat e Oqeanit Botëror, oqeani botëror, ose oqeani global, është sistem i ndërlidhur i

Oqeanisë së Tokës (apo detare) me ujëra, dhe përbëhet nga pjesa më e madhe e hidrosferës së

Tokës, duke mbuluar pothuajse 70% të sipërfaqes së Tokës, me një volum total prej

1332000000 kilometra kub ujë.

Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës.

Në Tokë, 96.5% e ujit të planetit gjendet në oqeane, 1.7% janë ujërat nëntokësore, 1.7% janë

akullnajat dhe kapele në akujt e Arktikut, Antarktidës dhe Grenlandës (Danimarkës), një fraksion

i vogël në organet e tjera të mëdha të ujit, dhe 0,001% në ajër si avujt e reve, (të formuar nga

grimca të ngurta dhe të lëngshme të ujit të pezulluar në ajër), dhe reshjeve atmosferike. Vetëm

2.5 % e ujit të Tokës është e ujërave të ëmbla, dhe 98.8% të atij uji është në akull dhe ujëra

nëntokësore. Më pak se 0.3% e të gjithë ujërave të ëmbla është në lumenj, liqene, dhe

atmosferë, dhe një sasi edhe më e vogël e ujërave të ëmbla të Tokës (0.003%) është që gjendet

brenda organeve biologjike dhe të produkteve të prodhuara.

Toka Sipërfaqja milion km2

Sipërfaqja e planetit Tokë 510.066 milion km2

Sipërfaqja tokësore e planetit 29.1% 148.647 milion km2

Sipërfaqja e Oqeaneve 335.258 milion km2

Sipërfaqja e përgjithshme me ujë 70.9% 361.419 milion km2

Ujë i njelmët 97%

Ujë i freskët (i ëmbël)

Oqeani sipas madhësisë

Sipërfaqja milion km2

Thellësia më e madhe

Pacifik 155.557 milion km2 Mariana Hendeku 10920 m

Atlantik 76.762 milion km2 Puerto Riko Hendeku 9219 m

Indian 68.556 milion km2 Java Hendeku 7455 m

Jogor 20.327 milion km2 Oqeani Jugor 7235 m

Arktik 14.056 milion km2 Arktik bazeni 5625 m

335.258 milion km2

Page 4: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

Lumenjte ne Shqiperi

Lumi Drin

Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve

shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër

Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u

formua pas një përmbytjeje në shekullin e

19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me

bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit

të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë dhe

Drinit të Zi që buron në Shën Naumi,

Maqedoni. Drini ka prurje ujore prej 340

m³/sek [1], i dyti për nga kapaciteti pas

Bunës. Për shkak të liqejve artificial të

krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të

Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i

lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në

zonen e Lezhës janë të përvjetshme edhe sot

e kësaj dite

Drini i Bardhë

Lum që përshkon pjesën perëndimore të

Kosoves, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit.

Drini buron nga një gurrë në Bjeshkën e

Rusolisë, sipër fshati Katundi i Ri në vendin e

ashtuquajtur Radavci (afer qytezes Burimi)ku

krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të

zbresi në rrafshira dhe bashkohet afër

qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të

formuar Drinin që në antikitetë njihet më

emrin Drillon. Në territorin e Kosovës, Drini

gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug.

Ai mbledhë me vete edhe ujërat e

Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit

të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km²,

bazeni i Drinit është më i madhi nga katër

bazenet ujëmbledhëse të Kosovës.

Drini i Zi

Drini Zi: burimi nga Liqeni i OhritDrini i Zi

buron nga burimi i Shën Naumit dhe rrjedha

e tij kalon mes përmes Liqenit të Ohrit deri

në qytetin e Strugës të cilin lumi e ndanë në

dy pjesë.

Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të

Zi i japin Strugës epitetin "Qyteti i Urave".

Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të

Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e

shënon një pjesë të kufirit Maqedoni -

Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e

Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha

e lumit është e ndërprerë nga dy liqene

artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e

rrymës elektrike.

Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet

me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e

bashkuar

Drini që ka derdhje në Detin Adriatik. Në

ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh

peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.

Lumi Buna

Lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri. Buron

nga Liqeni i Shkodrës dhe pasi bashkohet me

lumin Drin derdhet në detin Adriatik pak

kilometra në veri të Velipojës.

Është lumë fushorë i gjatë 44 kilometra dhe

në grykëderdhje ka formuar një deltë te

gjerë. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin

670m kub/sek, kjo e bënë këtë lumë të jetë

ndër lumenjët me prurjen më të madhe në

Mesdheun verior.

Page 5: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

Lumi Mat

Lumi Mati buron në malin e Kaptinës

(Shqipëri) dhe duke përshkruar një lugin me

zgjerime e gryka mbi të cilat gjenden

Hidrocentralet (Hidrocentrali i Ulzes dhe

Hidrocentrali i Shkopetit) derdhet në Detin

Adriatik. gjatësia e këtij lumi është 115km

ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare

vjetore prej 103m kub/sek.

Lumi Shkumbin

Lumi Shkumbin buron në malin e Valamares

(Shqipëri) dhe duke rrjedh nëpër një lugin të

ngusht e reliev të thyer derdhet në Detin

Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181km

ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare

vjetore prej 61m kub/sek. Shkumbini është

një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për

ekonominë shqiptare dhe që ndanë

pothuajse në dy pjesë të barabarta

Shqipërinë.

Lumi Valbona

Lumi Valbona është për një gjatësi rreth 50

km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në

Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga

malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër

fshatit Rragam dhe kalon pas rreth dy

kilometrash kufirin ndarës me rrethin e

Tropojës. Pas disa kilometrash diku para

qytetit Bajram Curri, ai kthen për nga fshati i

Gashit dhe pas Bajram Currit vërshon

djathtas drejt fshatit Llukaj, për tu derdhur

më në fund në Liqenin e Komanit.

Lumenjtë dhe liqenet e Shqipërisë

Drini i Zi dhe Drini i Bardhë

Lumenjtë Vjosa dhe Buna

Page 6: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

Lumenjtë Shkumbin dhe Mat

Liqeni i Ohrit dhe liqeni i Pogradecit

Liqeni i Prespës së Madhe dhe

Prespës së Vogël

Punoi : Ese Dhe Projekte Per Studentet

#MesueseAurela

Page 7: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

10 liqenet më të mëdha dhe qetësues në botë

Në botë gjenden një pafundësi me liqene, të mëdhenj e të vegjël, natyral ose artificialë, por sigurisht shumë të bukur, të karakterizuar nga ujërat e

tyre të qetë dhe (pothuajse gjithmonë) të ëmbël.

1. Deti Kaspik

Me një sipërfaqje prej 371.000 km katrorë, prek Ajzerbaxhanin, Iranin,

Kazakistanin, Rusinë dhe Turkmenistanin dhe është liqeni i kripur

më i madh në botë.

2. Liqeni Superior

Ndodhet mes Kanadasë dhe SHBA-ve, në zonën e Liqeneve të Mëdha. Është liqeni i parë me ujë të ëmbël në botë

me një sipërfaqje prej 82.414 kilometër katrorë.

3. Liqeni VIKTORIA

Është liqeni më i madh i Afrikës, ka një sipërfaqje prej 69.485 kilometra

katrorë dhe prek territoret e Kenias, Tanzanisë dhe Ugandës.

Page 8: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

4. Liqeni HURON

Është një nga 5 Liqenet e Mëdhenj të Amerikës së Veriut përsa i përket

sipërfaqjes, menjëherë pas liqenit Superior. Edhe ky gjendet mes Kanadasë dhe SHBA-ve. Sipërfaqja e

tij është 59.596 kilometra katrorë.

5. Liqeni MICHIGAN

Edhe ky liqen hyn tek Liqenet e Mëdhenj, edhe pse është i vetmi që

bën pjesë në territorin e SHBA-ve. Ka një siopërfaqje prej 57.750 kilometra katrorë dhe mbi brigjet e tij shtrihen

qytetet e Chicagos e Milëaukee.

6. LIqeni BAIKAL

Me sipërfaqje 31.500 kilometra katrorë i përket Rusisë aziatike. Bën diferencën sepse është liqeni më i

thellë në botë.

7. Liqeni TANGANIKA

Pas atij të Baikal, është liqeni i dytë më i thellë në botë. Ka një

sipërfaqjeprej 32.893 kilometra katrorë dhe shtrihet mes shumë

vendeve afrikane në të cilat; Burundi, Republika Demokratike e Congos,

Tanzania dhe Zambia.

Page 9: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

8. Liqeni i MADH i ARIUT

Mbulon një sipërfaqje prej 31.080 kilometrash katrorë dhe për këtë

është liqeni më i madh prej liqeneve që gjenden në territoret kanadeze

veriperëndimore.

9. Liqeni NYASA

Ka një sipërfaqje prej 30.044 kilometrash katrorë dhe3 shtrihet mes Malaui, Tanzanisë dhe Mozambikut,

është i njohur si liqeni i Nyasa, Nyassa ose Niassa.

10.Liqeni i Madh i Skllavit

Ndodhet në Kanada dhe është liqeni më i thellë i Amerikës së Veriut. Ka një

sipërfaqjeprej 28.930 kilometrash katrorë.

LIQENET DHE LUMENJTE ME TE

CUDITSHEM NE BOTE

Liqenet dhe lumenjte me te cuditshem

ne bote .

Natyra por edhe ndërhyrja e njeriut

krijojnë modele mahnitëse në liqene

dhe në lumenj në të gjithë botën.

Ndonëse disa nga ato janë krijuar

rastësisht por kanë disa modele shumë

të sofistikuar.

Sido që të jetë, modelet e tyre janë

shumë mahnitëse dhe disa herë ato

bëhen të dukshme vetëm duke i parë

nga lartësia

Page 10: UJERAT Lumenjtë/Liqenet

Ato që nuk janë bërë nga rastësia, në shumicën e rasteve fshehin ndonjë mesazh të veçantë përveç frymëzimit për krijimin e tyre. Por sigurisht kanë një kombinim shumë prefekt që i bënë sa të bukur aq edhe tërheqës për syrin. Kurse për ato që janë krijuar rastësisht shumë mendojnë se ato mund të fshehin ndonjë mesazh, por me sa duket kjo është një shaka e natyrës.

1. Liqeni në formë zëmre në Kerala të Indisë.

2. Liqeni në formë A

3. Liqeni Schulensmeer në Belgjik në formë pistolete.

4.Liqeni McKinley në Alaska.