ulja e rimbursimit pËr fermerËt, kash: godet … · e premte, 28 dhjetor 2018 e përdyjavshme e...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 356 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 28 Dhjetor 2018 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 4 Faqe 6 Faqe 4 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Shërbimet dhe bujqësia formojnë 66 % të PBB, marrin 4% të diplomave Ngrica, dëme në bujqësi. Serrat me ngrohje diellore në Lushnje, më të rrezikuarat Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL PROJEKTET GJERMANE RISI ALBANIA Lehtësitë fiskale për agroturizmin Programi IPARD, Rrapaj: 36 mln euro duhet të rimbursohen brenda muajit Përmirësimi i performancës së sektorit të BMA (Bimëve Mjekësore dhe Aromatike) Skema Kombëtare mbështet investimet në blegtori Faqe 6 Faqe 2 Faqe 5 BLEGTORI Faqe 2 Projekte të reja gjermano-shqiptare për zhvillimin dhe punësimin në zonat rurale AGROBIZNESI REAGON PËR RIMBURSIMIN E TVSH NË BUJQËSI Kryetari i KASH (Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar) Agim Rrapaj, në një intervistë për median, shpreh argumente dhe sugjerime mbi efektet që ka ulja e rimbursimit të TVSH-së për sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesin Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Redaksia e Gazetës “Agrobiznesi” ju Uron Gëzuar Vitin e Ri 2019 dhe Mbarësi në familjet tuaja! ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET PRODHIMIN VENDAS Grumbullimi dhe Tharja e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike

Upload: others

Post on 07-Oct-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 356 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 28 Dhjetor 2018

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 4 Faqe 6 Faqe 4

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Shërbimet dhe bujqësia formojnë 66 % të PBB, marrin 4% të diplomave

Ngrica, dëme në bujqësi. Serrat me ngrohje diellore në Lushnje, më të rrezikuarat

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

projeKtet gjermane

risi albaniaLehtësitë fiskale për agroturizmin

Programi IPARD, Rrapaj: 36 mln euro duhet të rimbursohen brenda muajit

Përmirësimi i performancës së sektorit të BMA

(Bimëve Mjekësore dhe Aromatike)

Skema Kombëtare mbështet investimet

në blegtoriFaqe 6

Faqe 2

Faqe 5

blegtori

Faqe 2

Projekte të reja gjermano-shqiptare për zhvillimin dhe punësimin në zonat rurale

AGROBIZNESI REAGON PËR RIMBURSIMIN E TVSH NË BUJQËSI

Kryetari i KASH (Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar) Agim Rrapaj, në një intervistë për median, shpreh argumente dhe sugjerime mbi efektet që ka ulja e rimbursimit të TVSH-së për sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesin

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Redaksia e Gazetës

“Agrobiznesi” ju Uron Gëzuar Vitin e Ri 2019 dhe Mbarësi

në familjet tuaja!

ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET PRODHIMIN VENDAS

Grumbullimi dhe Tharja e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike

Page 2: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

2 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

risi albania projeKtet gjermane

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kash.org.al E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

Projekte të reja gjermano-shqiptare për zhvillimin dhe punësimin në zonat rurale

(Vijon në faqen 3)

Përmirësimi i performancës së sektorit të BMA (Bimëve Mjekësore dhe Aromatike)

Grumbullimi dhe Tharja e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA)Sektori i Bimëve Mjekësore

dhe Aromatike ka potencial për të rritur dhe përmirësuar performancën më shumë, duke përmirësuar praktikat e pas-vjeljes nëpërmjet investimeve në Qendrat e Grumbullimit, hallkë e rëndësishme e zinx-hirit të vlerave.

Kjo është arsyeja pse Ri-siAlbania në bashkëpunim me Albanian Food Industry (AFI) gjatë këtij viti promovoi bash-këpunimin e aktorëve në këtë sektor nëpërmjet Klasterit1, me qëllim përmirësimin e perfo-mancës së këtij sektori. RisiAl-bania është një projekt inova-tiv që financohet nga qeveria zvicerane përmes Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partners Albania.

Potenciali i Sektorit Sektori i BMA, kontribuesi

i dytë i eksporteve bujqësore, paraqet një potencial të madh zhvillimi. Në këtë sektor anga-zhohen rreth 100,000 familje rurale në shkallë vendi, të cilat sigurojnë nga aktiviteti i vjeljes dhe grumbullimit të BMA-ve një pjesë të madhe të të ardhurave për familjen. Rreth 95% e prodhimit të përgjithshëm të BMA-ve ek-sportohet duke përfaqësuar 20 % të vlerës së eksporteve bu-jqësore të vendit.

• 35 kompani përpunuese dhe eksportuese në shkallë vendi prej të cilëve 15 ekspor-tues të mëdhenj

• 150 grumbullues në shkallë vendi prej të cilëve 10 grumbul-lues rajonalë

• Rreth 30 milionë EUR siguruar nga eksportet e BMA në 2016

• Mbi 13,000 ton eksporte në 2016

Si mund të rritet më tej perfomanca e sektorit?Edhe pse një ndër sektorët

më potencialë të eksporteve dhe bujqësisë shqiptare, ai përballet me një sërë sfidash të cilat janë pengesë për rritjen e vlerës së produktit.

Nga intervistat e AFI-t me aktorë të zinxhirit të vlerave të BMA-ve, vjelës, grumbullues, përpunues dhe eksportues doli në pah se ndër problemet krye-sore të sektorit është sigurimi/plotësimi i standardeve të cilë-sisë dhe sigurisë së produktit.

Ky problem lidhet me: 1) praktikat e papërshtat-

shme të pasvjeljes; tharja2) kushtet e papërshtat-

shme në qendrat e grumbul-

limit me mungesë të pajisjeve tharëse që garantojnë cilësinë e produktit; dhe

3) ambalazhi i papërshtat-shëm i BMA-ve pas vjeljes.

Për këtë arsye kërkohen ndë-rhyrje për përmirësimin e prak-tikave të pasvjeljes nëpërm-jet investimeve në qendrat e grumbullimit për pajisjen me furra tharje dhe paketimit për sigurimin e standardeve të cilë-sisë dhe sigurisë për produktin përfundimtar.

FURRAT E THARJES, një teknologji e nevojshme për të përmirësuar cilësinë dhe standardet e BMA-veInvestimi fillestar për bler-

jen e një furrë tharje shkon

nga 25,000 - 35,000 EUR në varësi të sipërfaqes së njësisë, por ky investim rikthehet shpe-jt nëpërmjet rritjes së cilësisë së bimëve dhe minimizimit të humbjeve për shkak të tharjes jo të mirë të bimëve. Krahas tharjes së bimëve në furra thar-je ekzistojnë edhe alternativa të tjera si raftet tharëse dhe serrat e tharjes të cilat mund të jenë të pershatshme në zonat e largëta ku sasia e BMA-ve mund të jetë e vogël.

Në vendin tonë duhet të ndryshojë praktika që apliko-het nga fermerët sot, ku ata i dorëzojnë BMA-të të thara tek grumbulluesi. Fermerët duhet t’i dorëzojnë bimët të njoma dhe tharja të bëhet e qendërzuar nëpërmjet furrave të tharjes apo rafteve tharëse. Bimët e vjela vendosen brenda furrës tharëse në dysheme ose në rafte tharëse. Tharja bëhet nëpërmjet qarkullimit të ajrit të nxehtë poshtë - lart dhe ndërm-jet rafteve duke përhapur nxehtësinë në mënyrë të ba-rabartë. Ajri i lagësht nxirret jashtë në atmosferë nëpërmjet kanalit dalës dhe thithjes nga termogjeneratori, e njëjta sasi ajri e freskët rifutet në furrë duke siguruar mbajtjen kon-stante të parametrave të tharjes

dhe duke siguruar cilësi të lartë të produktit të tharë.

Përparësitë:• Cilësi e lartë e produktit në

sajë të zbatimit të teknologjisë së avancuar (parametrat e mik-roklimës brenda furrës)

• Cilësi e unifikuar e produk-tit duke qenë se zbatohet e njëjta teknologji e avancuar krahasuar me mënyra shumë të ndryshme dhe shpesh prak-tika të gabuara tharjeje nga një numër i madh fermerësh të vegjël

• Proces i shkurtër tharje – 8 deri 12, maksimumi 24 orë krahasuar me 5-20 ditë kur për-doren rafte tharëse ose tharje natyrale nga fermerët e vegjël

• Volume të mëdha të produktit të tharë duke qenë se fermeri dorëzon te grumbul-luesi produkt të njomë dhe nuk

shpenzon kohë për tharjen në shtëpi

• Volume të mëdha produk-ti cilësor për t’ju përgjigjur kërkesave në rritje të tregjeve të eksportit

• Rritje e të ardhurave për fermerët e vegjël (sasia dhe çmimi)

• Shërbim i ofruar për një numër të madh fermerësh në zonë në sajë të kapacitetit të dhomës tharëse

• Mundësi të reja punësimi (punonjës për funksionimin e dhomës së tharjes)

• Mbrojtje e mjedisit – mundësi për përdorim të biomasës, të mbetjeve të BMA dhe industrive të tjera (p.sh. bërsi ulliri) për të vënë në punë sistemin

Përveç interesit të drejtpër-drejtë të aktorëve të zinxhirit të vlerave BMA, këto investime mbështeten edhe nga skemat e granteve IPARD dhe skemat kombëtare, të cilat financojnë 50 - 65% të vlerës së investim-it. Përveç skemave të lartpër-mendura këto investime kanë mundësi të financohen edhe nga bankat e nivelit të dytë që kanë portofol për kreditim në agrobiznes.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi nënshkroi të Enjten në Tiranë, me zv.ambasadorin gjerman në vendin tonë, Johannes Dietrich, marrëveshjen e financimit me vlerë 10 milionë euro, për “Përmirësimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave në

zonat rurale në Shqipëri”.Në këtë mënyrë, Gjermania

dhe Shqipëria duan të krijojnë së bashku vende të reja pune në sektorin e bujqësisë dhe turizmit si dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës në zonat ru-rale të Shqipërisë.

Marrëveshja e Ministrisë së Bujqësisë me GIZ, e shtrirë në 4 vite, parashikon që vitin e ardhshëm të investojë për fermerët dhe zhvillimin rural rreth 2 milionë euro.

Përfitues janë para së gjithash gratë dhe të rinjtë në Alpet e Veriut të Shqipërisë si dhe prefekturat e Vlorës dhe Dibrës. Përveç kësaj, do të va-

zhdohet të mbështetet Minis-tria e Bujqësisë në përafrimin e direktivave kombëtare me standardet e BE-së si dhe në angazhimin e fondeve finan-ciare të BE-së (IPARD).

Ministri Peleshi, vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e qeverisë gjermane në zhvil-limin e sektorit rural në Shq-ipëri dhe u shpreh se, ky fond do të japë impakt kryesisht në diversifikimin e agroturizmit, ku qeveria ka nisur tashmë zbatimin e programit “100 fshatrat”.

“Gjithashtu - vlerësoi Pe-leshi - procesi që ka nisur tash-më për pajisjen e fermerëve me certifikatë të tokës bujqësore, i hap rrugë zhvillimit të tregut të tokës dhe përfitimit nga fondet e Programit IPARD”.

Z ë v e n d ë s a m b a s a d o r i Johannes Dietrich theksoi: “Përmes vizitave në rajone të

ndryshme të vendit tuaj kam mundur të krijoj vetë një ide se si fermerët përmes grant-eve dhe ekspertizës gjermane kanë mundur të rrisin në sasi dhe cilësi prodhimet e tyre. Me ndihmën tonë për shen-jimin dhe komercializimin e shtigjeve dhe ka përfituar edhe turizmi në zonat rurale. Kjo

është baza e sukseseve, mbi të cilën duam të ndërtojmë pro-jektin e ri”.

Problemet me pronat, zëvendësambasadori gjerman: Zgjidhni ngërçin e krijuar

Gjermania i ka bërë thirrje Shqipërisë që të zgjidhë sa më parë problemet e pronësisë. Zëvendësambasadori gjerman theksoi se e drejta e pronës në vendin tonë është një kusht i rëndësishëm edhe për anëtarësim në BE. Një fakt i tillë u pranua edhe nga vetë ministri i

Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili shtoi se po punohet për të gjetur një zgjidhje për vitin e ardhshëmProblemet e pronësisë në

Shqipëri vijojnë të mbeten një shqetësim edhe për ndërkom-bëtarët.

Zëvendësambasadori gjer-man gjatë nënshkrimit të një marrëveshje me Ministrin e Bujqësisë tha se duhet të mer-ren masa që çështja e pronave të marrë zgjidhje sa më parë.

Johannes Dietrich: Bujqë-sia në Shqipëri ka ende shumë potenciale që mund të shfrytë-zohen. Por pronësia mbetet një çështje e pazgjidhur dhe që sjell një sërë efektesh edhe në aspektin shoqëror. Qeveria duhet të punojë dhe të marrë parasysh të drejtat e përligju-ra të qytetarëve. Zgjidhja e çështjes së pronësisë është një element i rëndësishem edhe për anëtarësimin në BE.

Edhe ministri, Niko Peleshi, e pranoi një fakt të tillë, madje

shtoi se kjo gjë do të penalizojë shumë fermerë edhe në përfit-imin e fondeve IPARD.

Peleshi premtoi se gjatë 2019, të gjithë fermerët do pa-jisen me certifikatë për tokat bujqësore.

Niko Peleshi: Janë regjis-truar vetëm 50% e AMTP-ve, e

titujve të pronësisë së lëshuar nga 1991. Janë disa mijëra që ende nuk kanë marrë as AMTP-në. Për fat të keq, pa patur një titull pronësie dhe të regjistru-ar nuk mund të aplikosh që të përfitosh nga fondet e IPARD-it. Gjithashtu tregu i shitblerjes së tokës është i paralizuar.

Page 3: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

3 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

tVsH në bujqësi

?????????????????AGROBIZNESI SHQIPTAR REAGON PËR RIMBURSIMIN E TVSH-SË NË BUJQËSI

Kryetari i KASH (Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar) Agim Rrapaj, në një intervistë për median, shpreh argumente dhe sugjerime mbi efektet që ka ulja e rimbursimit të TVSH-së për sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesin

ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET

PRODHIMIN VENDAS

Ulja e rimbursimit të TVSH-së për fermerët nga 20 % në 6%, kundërshtohet nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar. Ata e cilësojnë të gabuar këtë vendim, që sipas tyre ndihmon impor-tuesit dhe dëmton prodhimin vendas. Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, i pyetur në lidhje me këtë vendim tha: “Rimbursimi i TVSH-së me 6% nuk do të funksionojë. Së pari sepse është provuar, së dyti nuk ka asnjë interes fermeri i paformalizuar që të formalizohet për 6% dhe së treti ata që kanë investuar në grumbullim për të blerë produk-te nga ato vendase nuk do ta bëjnë më pasi u ngelet 14%, një shifër e konsiderueshme që do të përfshihet në kosto”. Sipas Z. Rrapaj kjo është një goditje për prodhimin vendas ku do të rritet importi dhe do të ulet eksporti. Ai vijoi:

“Paguesi i vërtetë i 6% është konsumatori, nuk është as prod-huesi dhe as grumbulluesi. Ky zinxhir ndërpritet tek grum-bulluesi dhe tek eksportuesi, prodhuesit i jepet 6%, ndërsa eksportuesit dhe grumbulluesit i kërkohet 20%. Në këtë rast ai 14% nuk ka ku e shkarkon, do ia lërë prodhimin pa marrë fermerit dhe do e marrë në eksport ose do ngarkojë koston e produktit me 14%. Ne si KASH i jemi drejtu-ar Kryeministrit për rishikim, do t’u drejtohemi të gjitha instan-cave, në të kundërt do përbal-lemi me pasoja të rënda, si rritja e kostos dhe mungesa e shitjeve të prodhimeve të fermerëve”.

Kryeministri Rama: Pajisja me NIPT i hap rrugë rimbursimit të fermerëveKryeministri Edi Rama lid-

hur me rimbursimin e TVSH për fermerët është shprehur se, pajisja me NIPT i hap rrugë rimbursimit të tyre, përpos fo-malizimit të sektorit bujqësor.

“Po morët NIPT-in do të hyni në sistemin formal dhe mund të merrni rimbursimin nga TVSH-ja që sot e merr grumbulluesi. Duke u formali-zuar, në momentin që ti i jep grumbulluesit një sasi prodhi-mi, në bazë të çmimit i kërkon mbrapsht edhe përqindjen e TVSH-së.”

Kjo ishte thirrja që kryemi-nistri Rama u bënte fermer-ëve në vitin 2015, ku fermerët mund të përfitonin nga rimbur-simi i TVSH-së në masën 20%

krahasuar me 6% që ishte më parë.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmetaj: “Rimbursimi imagjinar në qeverinë e mëparshme ka qënë 6% dhe nuk funksionoi” Ministri i Ekonomisë dhe

Finanacve Arben Ahmetaj lid-hur me këtë çështje deklaroi se, rimbursimi imagjinar në qever-inë e mëparshme ka qënë 6% dhe nuk funksionoi asnjëherë. Sot rimbursimi i TVSH-së për fermerin është 20% dhe po funksionon.

Agrobiznesi kundër TVSH-së së produkteve bujqësore të autofaturuara Ndërkohë në fund të muajit

dhjetor 2018, Kuvendi i Shq-ipërisë miratoi uljen në 6% të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bujqësinë, të cilin Këshilli i Agrobiznesit Shq-iptar (KASH) e konsideron një kthim mbrapa për ekonominë dhe sektorin e bujqësisë e ush-qimit. Ky ndryshim në fakt sjell situatën që ishte para vitit 2014.

Këshilli i Agrobiznesit Shq-iptar, përmes argumentesh, i kërkon institucioneve ndry-

shime ligjore që lidhen me çështjen e TVSH-së së produk-teve bujqësore.

Thelbi i këtyre ndryshimeve konsiston në faktin se:

- produktet bujqësore do të blihen përmes autofaturimit (që përbën mbi 90% të shitjeve nga fermerët) me TVSH të njohur 6% dhe do të tregtohet tek konsumatori fundor me TVSH 20%.

Ky ndryshim në fakt sjell situatën që ishte para vitit 2014!

Kur u ndryshua në 2014, ky nivel i diferencuar mes TVSH në blerje dhe në shitje të produkteve bujqësore, u kon-statua bindshëm që ishte një absurd dhe që kishte sjellë:

- përjashtimin e produkteve vendase nga zinxhiri i tregtimit formal (në supermarkete dhe

industri) të produkteve bujqë-sore dhe

- përbënte shtysën kryesore për të vijuar domosdoshmër-isht informalitetin

Ndërkohë që zbatimi i skemës së re u shoqërua me një interpretim thellësisht të gabuar nga Ministria e Fi-nancave, duke mos u thel-luar në argumentat e sjella nga Ministria e Bujqësisë që i paraprinë këtij ndryshimi të madh.

1. Kështu skema e re sh-triu efektet edhe për rastin e eksporteve të produkteve bu-jqësore duke njohur TVSH e autofaturuar si të rimbur-sueshme, ndonëse në këto raste as nuk mblidhet as nuk paguhet TVSH, pasi në eksport TVSH është zero.

2. Pra u deformua thellë

THASËT PËR GRUMBULLIMIN E BMAShqetësimi tjetër me të cilin

përballet sektori dhe që cënon cilësinë e produktit është edhe ambalazhi. Pas vjeljes në shumë raste bimët futen në thasë të papërshtatshëm, si p.sh. thasë për pesticide, miell etj., të cilët kontaminoj-në produktin dhe ulin cilësinë, vlerën dhe konkurueshmërinë e tij, jo vetëm në tregun vendas por ç’është më e rëndësishme në tregjet e eksportit.

Thasët nuk janë të per-sonalizuar, janë të paidentifi-kuar. Kjo krijon vështirësi me sistemin e gjurmueshmërisë për cilësinë. Zgjidhja që sugjerohet është përdorimi i thasëve plastikë me material të certifikuar për paketim ush-qimesh (polypropylene) që ofrohen nga dy kompani ven-dase. Dimensionet e mëdha të thasëve nuk e inkurajojnë

fermerin për t’i përdorur për qëllime të tjera.

Prodhuesit e thasëve për ambalazhin e bimëve mjekë-sore aromatike ofrojnë mad-hësi të ndryshme thasësh, Shirita me ngjyra të ndryshme në anë të thasëve për person-alizim (të kuqe, blu, të gjel-bër), Mesazhe të printuara në thasë – logo e grumbulluesit, përpunuesit, mesazh me fjalë lidhur me rëndësinë e për-dorimit të thasëve, etj. dhe Kode – barkode të furnizuesit të bimëve, grumbulluesit, për-punuesit, të rëndësishme për vendosjen e një sistemi gjur-mueshmërie. Në këtë mënyrë eksportuesit mund të ndërtojnë sisteme më të mira gjurmuesh-mërie dhe procesi i certifikimit bëhet më i lehtë.

Potenciali i këtij sek-tori është më i lartë nëse in-vestojmë në teknologji të reja dhe përmirësojmë cilësinë e produktit. Mbështetja për këtë sektor nuk është vetëm ndihmë që i jepet biznesit, por edhe

(Vijon nga faqja 2)

Përmirësimi i performancës së sektorit të BMA (Bimëve Mjekësore dhe Aromatike)

një investim në të ardhmen e vendit, pasi nxit punësimin e të rinjve në zonat rurale, ku e vetmja mundësi të ardhurash janë BMA-të. Duke u dhënë mundësi punësimi familjeve të zonave rurale, kontribuohet në mbajtjen e fuqisë punëtore në vend.

____________1 Klasteri, ky koncept i ri në

Shqipëri, është grupimi i biz-neseve që prodhojnë të njëjtin produkt ose produkte plotë-suese, në këtë rast bizneset dhe aktorët kryesore të sektorit të BMA. Pjesë e Klasterit janë biznese që përfaqësojnë akiv-itete kryesore dhe aktivitete mbështetëse e shoqëruese të sektorit, përfaqësues të qever-isë dhe autoriteteve publike, si dhe të komunitetit të kërkimit shkencor. Klasteri mund të jetë rajonal ose kombëtar. Filozo-fia dhe koncepti bazë i klasterit është bashkëpunim ndërmjet konkurrentëve, nën moton “ne, jo unë”

principi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH)

- skema me 6% në blerje dhe 20% në shitje të të njëjtit produkt deformon rëndë pa-rimin e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar, pasi operatori ndërmjetës përveç 20% tatim mbi vlerën që ai i shton produktit duhet të pa-guajë edhe 14% të vlerës së krijuar nga një operator tjetër (fermeri informal) para tij.

- në kushtet e pamundë-sisë objektive të qeverisë për të detyruar që çdo fermer të shesë me një faturë me TVSH, barazimi i TVSH së autofaturuar me TVSH në shitje rivendos parimin fiskal ku çdo operator paguan tatim vetëm mbi vlerën e shtuar prej tij dhe rrjedhimisht solli rezulatet e paralajmëruara në relacionet e Ministrisë së Bu-jqësisë dhe demonstrohen qar-tazi nga grafiku i mësipërm

- ndërsa rimbursimi i TVSH së autofaturuar (dhe jo i asaj të paguar nga ek-sportuesit) për produktet e ek-sportuara për të cilat TVSH e pagueshme është ZERO, për-bën deformim të plotë pasi në fakt operatori paguhet për një tatim që nuk e ka paguar kurrë: as ai as krijuesi i vlerës së më-parshme (fermeri)

Në këto kushte apeli i KASH është rishikimin e TVSH për produktet bujqë-sore. Duke analizuar ecurinë e eksporteve në bujqësi, të cilat vitet e fundit janë rritje, kreu i Këshillit të Agrobiznesir Shq-iptar, Agim Rrapaj, thotë se zbatimi i uljes së TVSH-së do të frenonte këtë trend dhe do të penalizonte prodhimin vendas bujqësor.

Page 4: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

4 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

bujqësia

Programi IPARD, Rrapaj: 36 mln euro duhet të rimbursohen brenda muajit

Agim Rrapaj, nga Këshil-li i Agrobiznesit, i ftuar në "Ekopolitikë", në Ora News, tha se brenda muajit duhet të rimbursohen 36 mln euro për fermerët.

Rrapaj: Edhe një muaj kohë kemi për të mbyllur çështjen e Ipardit. Brenda këtij muaji duhet të mbyllen të gjitha dos-jet. Nuk janë pak, janë 36 mln euro për t'u rimbursuar. Është e pamundur, nëse ne nuk fu-temi masivisht me këtë proces. Ne duhet të bashkëpunojmë ngushtësisht me fermerët. Kemi 100 aplikantë që kanë 100 vështirësi dhe vështirë-sia kryesore është certifikata e pronësisë. Sikur të kalojmë këta që kanë aplikuar do të jetë një sukses i madh. Këta

që aplikojnë kërkojnë kujdesin maksimal. Është e mundur që të kualifikohet sepse ekziston tek frutat dhe perimet, pse mos ta kualifikojmë edhe aty.

IPARD 2 është programi më i madh i Qeverisë Shq-iptare dhe Bashkimit Euro-pian në mbështetje të sektorit bujqësor. Fermerët dëmtohen nga fidanët. Bimët e

reja shiten pa kontroll dhe certifikatëNë stinën e dimrit, fermerët

mbjellin pemët frutore. Për të blerë fidanët duhet të drejto-hesh te farmacitë bujqësore.

Nga ana formale, tregtimi i tyre duhet t’i nënshtrohet disa

rregullave ligjore, si “subjekti duhet të jetë i licencuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushq-imit” dhe “të certifikuar me certifikatë garancie nga Enti Shtetëror i Farërave”.

Por, në terren është tjetër

realitet. Aty tregtohen fidanë të pacertifikuar dhe të prod-huar nga persona, të cilët nuk janë të autorizuar.

Fidanët shiten pa etiketa identifikuese të licencimit. Në

momentin që i kërkon doku-mentacion, tregtari thotë se mund ta rregullojë. Kjo bëhet duke blerë etiketat te një sub-jekt që është i regjistruar.

Tregtimi i këtyre fidanëve të pakontrolluar shkakton ko-

sto financiare dhe kohore mbi fermerët, pasi ata nuk kanë garancinë e varietetit.

Vlash Tirana, drejtor i Entit Kombëtar të Farërave, thotë se askush nuk i kontrol-lon personat që prodhojnë dhe tregtojnë të palicencuar.

“Enti Shtetëror i Farërave kontrollon të gjithë fidanët që hyjnë në Shqipëri, por kontrollon të gjithë personat që janë të licencuar. Më pas, e tërë puna për kontrollin e këtyre fidanëve i takon AKU-së. Duke parë etiketën, duke parë të gjitha dokumentet, a janë apo jo të regjistruar në katalogun kombëtar, si dhe kush është i licencuar. Ai kërkon licencën në radhë të parë. Personat që janë të palincencuar ka një gafë në ligj, që nuk kontrollohen nga AKU-ja, që nuk kontrollohen nga asnjë. Pra, tregu informal lulëzon, por problemi është se nuk kontrollohen dot nga AKU”, tha Vlash Tirana, Enti Shtetëror i Farërave.

Ngrica, dëme në bujqësi. Serrat me ngrohje diellore në Lushnje, më të rrezikuarat

Ulja nën zero e tempera-turave i ka alarmuar fermerët në Myzeqe. Këta fermerë po ruajnë nga ngricat farishtet

e kastravecit, duke i mbuluar me plastmas, apo duke vënë llamba për ngrohje.

Por, kjo mbrojtje shton

kostot.Për kastravecin, që shpejt

duhet të mbillet në serra, kjo lloj mbrojtjeje nuk mund të vazhdojë gjatë. Fermerët shpresojnë në ngrohjen e mo-tit, për të vijuar me mbjelljen.

Për ata që kanë mbjellë lakër duhet një tjetër mbulesë, e jo të gjithë e përballojnë.

Shumica e serrave në Lushnje nuk ka një sistem të mirëfilltë aspirimi dhe ngrohjeje, pasi të kesh një të tillë ka shumë kosto dhe këta fermerë nuk kanë mundësi ta kenë.

Ata detyrohen t’i ndërtojnë serrat me kosto më të ulët, që të arrijnë të nxerrin një fitim për t’u ushqyer.

Rregullat dhe ligji, kur një biznes quhet ‘agroturizëm’

“Agroturizmi” kryefjalë e axhendës së qeverisë Agroturizmi ka hyrë tash-

më si kryefjalë e axhendës së qeverisë, e cila ka hartuar një bazë ligjore të plotë dhe politika mbështetëse për zh-villimin e këtij sektori.

Në fillim të këtij viti, qeveria miratoi vendimin për kriteret që do të shërbe-nin si bazë për vlerësimin dhe dhënien e certifikatës në agroturizëm.

Ndër të tjera, këto kushte përfshijnë madhësinë e fer-mës. Sipas ligjit, ferma bu-jqësore duhet të ketë, të pak-tën, 1 hektar tokë të mbjellë me kultura bujqësore ose, minimalisht, 0,5 hektarë ser-ra. Ferma blegtorale, nga ana tjetër, duhet të mbarështojë, minimalisht, 10 krerë gjedhë

ose 100 krerë dele/dhi apo 200 krerë shpendë. Te fermat blegtorale klasifikohen edhe stanet.

Agroturizmi mund të zhvillohet edhe në njësi agrokulturore, që kanë si ak-tivitet përpunimin e produk-teve bujqësore, blegtorale, të peshkimit e akuakulturës (si p.sh., pika përpunimi të vajit të ullirit, kantina të përpunimit të rrushit/fru-tave, pika përpunimi të bul-metit/baxho, peshkut, ferma akuakulture etj.).

Gjithashtu subjektet agro-turistike mund të ofrojnë edhe akomodimin, por me një kapacitet nga 6 deri në 30 persona.

Ndërsa ushqimi dhe pijet e

ofruara në subjektet agrotur-istike duhet të jenë me origji-në nga ferma (të prodhuara ose të përpunuara në fermë/njësinë agrikulturore), mini-malisht në 30% të sasisë së tyre. Nga 30% deri në 70% të produkteve ushqimore/pijeve lejohet të jenë me origjinë lokale, të prodhuara apo të përpunuara nga prodhues lokalë, që kryejnë aktivitet në bashkinë ku ka selinë agroturizmi.

Janë këto disa nga kriteret kyçe për të kaluar fazën e certifikimit, i cili pritet të jetë një proces intensiv në pjesën e dytë të vitit, në kushtet kur gjatë pjesës së parë është menduar vetëm për kuadrin rregullator.

16 mijë qytetarë, 300 mijë lekë taksa më pak në vit

Nga data 1 janar, janë ulur ndjeshëm taksat për qytetarët dhe bizneset.

Ministrja në detyrë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen,

Sonila Qato, publikoi sot “Ra-portin XVI mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin dhjetor 2018”, ku informoi se prem-timet e dhëna nga Qeveria për lehtësimin e barrës fiskale të

biznesit në vend, tashmë janë bërë realitet.

Raporti publikon masat lehtësuese që kanë hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, që janë:

– 16 mijë qytetarë do pa-guajnë 300 mijë lekë taksa më pak në vit.

– 11 mijë biznese me xhiro deri në 14 milionë lekë do pa-guajnë gjithashtu 3 herë më pak tatim fitimi nga 1 janari, i

cili nga 15% shkon në 5%.– Nga ky nivel takse do të

përfitojnë gjithashtu sipërmar-rjet në agroturizëm dhe sho-qëritë e bashkëpunimit bujqë-sor.

– Sot 91% e sipërmarrjeve shqiptare paguajnë zero, ose 5% taksë dhe 98% e të punë-suarve paguajnë një mesatare prej 5,5% taksë pune nga 10% që paguanin deri dje.

– Ndërkaq TVSH-ja e reduktuar në masën 6% para-shikohet për shërbimet brenda strukturave për sipërmarrjet në turizëm dhe agroturizëm.

– Për t’u ofruar një shtysë të mëtejshme sektorit bujqësor dhe atij energjetik, do të për-jashtohen nga TVSH-ja inputet bujqësore si dhe investimet në energji diellore.

Ministrja Qato informon se qeveria mbetet e hapur, për të shqyrtuar kërkesat/ankesat e biznesit që i shërbejnë zh-villimi të vendit dhe të ekon-omisë.

Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Blendi Çuçi do të marrë detyrën e ministrit të Bujqë-sisë dhe Zhvillimit Rural, duke zëvendësuar në këtë detyrë Niko Peleshin.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Social-iste, Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kabine-tin qeveritar.

“Niko Peleshi është bash-këpunëtori që të gjithë do të donin ta kishin. E pata për 4 vjet zv/kryeministër dhe gjatë kësaj periudhe si ministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral”, tha Rama, ndërsa theksoi se, Niko Peleshi do të sjellë

rezultate më të mira se viti 2017 nga qarku i Korçës.

Page 5: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

5 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

Fed inVest

Si të bëjmë të aksesueshëm Instrumentet Financiare të EaSI-së – një workshop mikrofinance në Shqipëri

Peshkimi, kontribut të rëndësishëm në rritjen e prodhimit bujqësor

“Në kuadrin e rritjes së përgjithshme të sektorit të bujqësisë, një element tjetër i rëndësishëm është rritja e konsiderueshme e sektorit të peshkimit”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp të fund-vitit, ndërsa i cilësoi shumë pozitive arritjet në sektorin e peshkimit në vendin tonë.

Sipas statistikave zyrtare, sektori i peshkimit njohu një rritje të lartë gjatë këtij viti, jo vetëm në drejtim të sasisë së peshkut të zënë, të eksportit,

por edhe të numrit të të punë-suarve që siguroi ky sektor.

Në terma vjetorë zënia e peshkut u rrit me gati mbi 8%. Ndërsa një rritje të dukshme ka pësuar dhe zënia e mid-hjeve me rreth 50%.

Industria e peshkimit dhe akuakultura pritet të pësojë një zhvillim më të fortë vi-tin që vjen, pas disa masave lehtësuese që ka miratuar qeveria gjatë vitit 2018, pak ditë më parë dhe si një sek-tor në zhvillim, mundësitë për rritjen e punësimit në peshkim janë gjithë në rritje.

Lehtësitë fiskale për agroturizmin

Lehtësitë e paketës fiskale që hynë në fuqi, sot më 1 janar 2019, adresojnë tre ndryshime thelbësore në mbështetje të agroturizmit.

Një ndryshim në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, për-cakton që norma e tatimfitimit bëhet 5% për një periudhë 10-vjeçare, për të gjitha ato struk-tura agroturistike që deri në vitin 2021, do të përfitojnë certifikimin sipas rregullave të miratuara.

Në ligjin “Për taksat ven-dore”, sektori i agroturizmit përfiton nga heqja e detyrimit të taksës së ndikimit në infrastruk-turë. Aktualisht, taksa e ndikim-it në infrastrukturë aplikohet për çdo ndërtim të ri dhe është në masën 4% deri në 8% të çmimit të shitjes për metër katror.

Së treti, është trajtimi i diferencuar te Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Sipas ligjit që nis zbatimin nga 1 janari 2019, “shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6% aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit, restorantit, të ofruar brenda strukturave në të cilat zhvil-lohet veprimtari pritëse e cer-tifikuar si ‘agroturizëm’, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit, me përjashtim të furnizimit të pijeve, të ofruar në këto struktura.

Paketa lehtësuese adresuar agroturizmit, vjen komplekse duke i dhënë mbështetje bizne-sit në këtë sektor që nga mo-menti i nisjes së investimit e deri në zhvillimin e aktivitetit agroturistik.

Eksporti i agrumeve “Made in Albania” kryeson me vendet e BE-së

Trefishimi i prodhimit të agrumeve në vend gjatë viteve të fundit, ka rritur eksportin e tyre, kryesisht në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2017, rreth 38 mijë tonë portokalle janë eksportuar nga Shqipëria drejt vendeve anëtare të BE-së. Ndërsa gjatë vitit 2018, vetëm nga zona e Xarrës, Sarandë, u eksportuan 25 mijë tonë mandarina në të gjithë Europën.

Eksportet e agrumeve “Made in Albania” furnizojnë tashmë jo vetëm tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni, por është konsoliduar tashmë eksporti i mandarinave nga Shqipëria drejt Polonisë, Çekisë, Gjermanisë, Ukrainës.

Sipas INSTAT, në vitin 2016, sasia e prodhuar në

vend e agrumeve (portokalle, mandarina,) shënoi 40 mijë tonë, nga 13 mijë tonë që ishin gjashtë vite më parë, duke ndi-kuar në uljen e importit të tyre dhe rritjen e eksportit krahas furnizimit të tregut vendas.

Eurostat bën të ditur se, Shq-ipëria është një ndër 10 shtetet mesdhetare në Europë, ku prodhohet portokalli. Shqipëria është në vendin e 8-të për nga prodhimi vjetor, më mirë se Malta, që ka një sipërfaqe bind-shëm më të vogël të kultivimit dhe se Kroacia, vend që ka një klimë aspak favorizuese, si dhe sipërfaqe të vogël kultivimi si rrjedhojë. Ndërkohë që kryeson Spanja, Italia dhe Greqia për su-perprodhimin e agrumeve, bën të ditur agjencia e statistikave të Bashkimit Europian.

Komisioni Europian sponsorizoi një workshop për mikrofinancën në Shqipëri, organizuar nën ombrellën e programit për Asistencë Teknike për Mikrofinancë të EaSI-së

Kjo ka për qëllim të ndihmojë të gjithë institucionet shqiptare të mikrofinancës, që janë të interesu-ar, për të kuptuar më mirë se cilat janë shërbimet e disponueshme për ta, nga programi EaSI dhe si të aplikojnë në veçanti për instru-mente financiare.

Workshopi u bashkëorga-nizua nga Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës , në Tiranë, më 13 dhjetor, 2018.

Financimi është një çështje e rëndësishme dhe shpesh sfiduese për shumë institucione mikrofi-nance, veçanërisht për institucione të vogla të cilat jo gjithmonë janë në dijeni të të gjithë mundësive të disponueshme për ta.

Pjesëmarrësit nga institucio-net shqiptare të mikrofinancës mësuan se si të bëjnë të akse-sueshëm fondin e EaSI-së nën drejtimin e ekspertëve.

Workshopi përbëhej nga tre sesione:

1. Përmbledhje e Instrument-eve Financiare të EaSI dhe kush-tet e aplikimit

2. Një studim i shpërndarë nga Fondi Besa, një organizatë kolege, ku paraqitej procesi i tyre i aplikimit dhe marrëveshjet kon-traktuale

3. Shërbimet e disponueshëm të asistencës teknike për insti-tucionet e mikrofinancës për të rritur cilësinë e proceseve të tyre të brendshme

Përditësimi i Procesit për Rishikim të Kodit të Mirëadministrimit të Dispozitave të MikrokredisëKodi Europian për Mirëad-

ministrim të Dispozitave të

Mikrokredisë është një instru-ment për sigurimin e stan-dardeve cilësore në sektorin e mikrofinancës europiane. Ai është një instrument vullnetar, zhvilluar në përgjigje të nevojës për një unifikim të pritshmërive dhe standardeve të sektorit, për përfitime të përdoruesve, konsumatorëve, financuesve, investitorëve dhe organizatave partnere rregullatore.

Qëllimi i përditësimit është të rregullohen sa më mirë klau-zolat aktuale, aty ku janë të për-shtatshme, për të reflektuar sa më mirë realitetin e tregut dhe diversitetin e institucioneve në sektorin e mikrofinancës euro-piane. Për më tepër, mjeti ekz-istues i vetëvlerësimit të kodit dhe dokumenti i metodologjisë së kodit ka nevojë të rishikohet sipas tyre.

Versioni i përditësuar i kodit duhet të plotësojë dy kërkesa kyçe:

1) sigurimin e një standardi cilësor të fortë për sektorin dhe

2) kontributin në përhapjen e përdorimit të kodit si prak-tika më e mirë për veprimet në mikrofinancë në nivelet euro-piane dhe mbarëbotërore.

Duke ndjekur një proces konkurrues tenderimi, Univer-siteti i Salfordit është zgjedhur të drejtojë këtë proces. Kjo do

të përfshijë përpilimin e ndry-shimeve të përkohëshme për kodin, bazuar në reagimet nga sektori, përgatitjen e përm-bajtjes dhe lehtësive për pesë workshope, testimin e ndry-shimeve me një numër për-faqësuesish nga praktikantët dhe përgatitjen e rezultateve të testimit dhe konsultimit për përditësimin e kodit në lidhje të ngushtë me Komisionin dhe palët e interesuara.

Ekspancioni i mikrofinancës Shtrëngimi, deri në fund, i

rubinetit të kredisë nga bankat, po nxit zhvillime në tregun fi-nanciar jo bankar, sidomos në sektorin e mikrofinancës. Eko-nomia e Shqipërisë, e bazuar më së shumti në mikrondërmarrje (94% e totalit të bizneseve) është joshëse për kredi me kacidhe, por teksa tregu tenton të zgje-rohet, mbikëqyrja e tij është e vështirë dhe shpeshherë bie pre e pastrimit të parave. Vitin e kaluar, 5 operatorët e mikrofi-nancës që kanë licencë për këtë qëllim nga Banka e Shqipërisë, zgjeruan kredinë me ritmet 20%, kurse kredia nga bankat nuk pë-soi asnjë ndryshim.

Portofoli i kredisë mikro nga jo bankat arriti në 15,5 miliardë lekë, duke zënë vetëm 2.8% të totalit të kredisë bankare, por

po rritet me ritme të larta, duke zgjuar interesin e investitorëve të huaj. Tregu i mikrofinancës dominohet kryesisht nga opera-torët me kapital vendas, por së fundmi interesi i shoqërive të huaja për të operuar në këtë fushë është rritur. Zhvillimet interesante lidhen me faktin se investimet po vijnë nga vende jashtë BE-së ku dominon kapitali rus.

Gjatë vitit të kaluar, mori li-cencën nga Banka e Shqipërisë operatori më i ri i tregut Kredo-Finance, me kapital rus.

Banka e Shqipërisë aktualisht po shqyrton dokumentacionin për të licencuar në sektorin fi-nanciar jo bankar për mikrokre-di kompaninë tjetër, Digital Fi-nance, po me kapital rus.

Tregu shqiptar i mikrofi-nancës ka një histori zhvillimi rreth 25-vjeçare, por sot rreth 60% e tij zotërohet nga Fonda-cioni Besa, teksa operatorët e tjerë NOA, Iute Credit, FAF, Kredo Finance zotërojnë pjesën tjetër të tregut.

Aktorët e vjetër të tregut janë të shqetësuar për shtrembërime të konkurrencës. Altin Muça, drejtori i Marketingut në Fon-din Besa, tha se disa operatorë nuk po respektojnë rregulloret shqiptare për transparencën në lidhje me normat e interesit. Ai thotë se ka ardhur koha që të miratohet një ligj i ri për mikrofi-

nancën dhe mbikëqyrja duhet të forcohet pasi sektori, sipas edhe praktikave ndërkombëtare, bie pre e pastrimit të parave.

Banka e Shqipërisë, në di-jeni të këtij fakti, siguroi se vi-tin e kaluar, në kuadër të një rregulloreje të re për pastrimin e parave, u përfshi në deklarimin e transaksioneve edhe sektori i mikrofinancës. Burimet nga Banka e Shqipërisë pohuan se interesi për hyrje në këtë treg është i madh, porse aktualisht është në proces licencimi vetëm një kompani, përveç pesë opera-torëve aktualë.

Me rritje të qëndrueshmeSektori i mikrofinancës ar-

riti një total aktivesh 23 miliardë lekë më 2017, nga rreth 21 mil-iardë lekë që ishin më 2015 dhe 18 miliardë lekë më 2012. Sho-qata e Shoqërive të Mikrokredisë e konsideron një rritje e rëndë-sishme, duke marrë në konsid-eratë krizën financiare të viteve të fundit, si dhe ristrukturimin e sektorit. Portofoli i kredisë nga sektori jo bankar i mikrofinancës arriti në 15.4 miliardë lekë (115 mln euro), më 2017 duke u zgje-ruar me 20% vitin e kaluar.

Perspektiva me rritjeAltin Muça, anëtar, i sho-

qatës së Mikrofinancës, thotë se mikrokreditë do të jenë dhe për shumë vite një faktor i rëndë-sishëm i zhvillimit ekonomik në vend dhe i financimit të sipër-marrësve dhe fermerëve të veg-jël. Kërkesa për financim do të jetë ende në rritje, ashtu si dhe indikatorët makroekonomikë, të cilët janë ende larg nivelit të fq-injëve europianë, shtoi ai.

Raporti i kreditimit privat në vend është rreth 36% krahasuar me PBB, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian është me-satarisht mbi 100%. Në fjalë të tjera, nga niveli aktual prej 535 miliardë lekësh, kredidhënia ndaj sektorit privat mund të shkojë deri në 1 trilion lekë.

“Në këtë rritje, bujqësia do të ketë rol të jashtëzakonshëm, pasi dhe pse sektori angazhon mbi 40% të fuqisë punëtore në vend dhe sjell rreth 18% të PBB-së, ai kreditohet me vetëm 4% të totalit të portofolit të kredisë për biznes”, shtoi Muça. Dhe për shkak të specifikave që paraqet ekonomia rurale në vend (infor-maliteti, gjurmshmëria e pro-dhimit, problematikat e tokës, vështirësia e identifikimit të kostove etj.), mikrofinanca do-mosdoshmërisht do të ketë rol të madh në rritjen e kreditimit të fermerëve të vegjël. Institu-cionet e mikrofinancës kanë ap-likuar strategji komerciale dhe financiare të ndryshme dhe të shumta, me qëllim uljen maksi-male të ekspozimit ndaj riskut, rritjen e performancës operacio-nale, shtimin e trajnimeve për stafet, futjen e rregulloreve të reja dhe deri në lobimin në nivel ndërkombëtar e qeveritar për një rishikim të politikave financiare në drejtim të saj.

Page 6: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

6 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

inVestime në bujqësi

Skema Kombëtare mbështet investimet në blegtori

(Vijon nga gazeta nr. 354) 30 Dhjetor - 30 Janar 2019 Fermerët aplikojnë për fondet IPARD II

Udhëzimi përkatës dhe masat e financimit të Programit IPARD3.3 Investimet e pranueshme sipas Masës 3KohëzgjatjaPeriudha e zbatimit të investimit (projektit) të planifikuar duhet

të përcaktohet në kontratat individuale për dhënien e granteve ndërmjet AZHBR dhe përfituesve. Afati i periudhës së zbatimit të planifikuar të investimit duhet të jetë përpara dorëzimit të Kërkesës për Pagesë. Marrësit kanë të drejtë të bëjnë ndryshime në Kontratë në lidhje me investimin.

VendiTë gjitha investimet duhet të bëhen në territorin e Republikës

së Shqipërisë.

Sektorët e pranueshëmSipas Masës 3, janë të pranueshme investimet në sektorët e

mëposhtëm:1. Sektori i qumështit2. Sektori i mishit3. Sektori i frutave dhe perimeve4. Sektori i verës

Një aplikim mund të përfshijë investime vetëm në një sektor. Aplikimet që parashikojnë inves-

time në më shumë se një sektor të pranueshëm ose në sektorë bujqësorë jo të pranueshëm do të refuzohen. Sektori i fruta-perimeve konsiderohet si një sektor.

Objektivat specifike sipas sektorit dhe investimet e pranueshme janë dhënë më poshtë. një aplikim mund të synojë një ose më shumë objektiva të një sektori dhe të përfshijë një ose më shumë lloje të investimeve të listuara për një sektor. një listë e detajuar e shpenzimeve të pranueshme është dhënë në Aneksin 6.

Llojet e investimeve të lejueshme

Sektori i Qumështit• Ndërtimi dhe /ose rindërtimi i ambienteve dhe ndërtesave për

grumbullimin, magaziminim dhe përpunimin e qumështit;• Pajisje, makineri dhe pjesë këmbimi për grumbullimin, maga-

ziminim dhe përpunimin e qumështit;

Sektori i Mishit• Ndërtimi dhe /ose rindërtimi i ambienteve dhe ndërtesave për

përpunimin e mishit;• Pajisje, makineri dhe pjesë këmbimi për thertore dhe ndër-

marrje të përpunimit të mishit;

Sektori i Fruta Perimeve• Ndërtimi dhe /ose rindërtimi i ambienteve dhe ndërtesave;• Pajisje, makineri dhe pjesë këmbimi;

Sektori i Verës• Ndërtimi dhe /ose rindërtimi i ambienteve dhe ndërtesave;• Pajisje, makineri dhe pjesë këmbimiDetaje të mëtejshme jepen në Listën e Shpenzimeve të Pran-

ueshme.

4. Masa 7: “Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimi i Biznesit”

4.1 Intensiteti i ndihmës nën Masën 7Sipas Masës 7, shpenzimet totale të pranueshme për të cilat

mund të kërkohet një grant minimumi dhe maksimumi duhet të jetë:

• shuma minimale: 10,000 EURO• shuma maksimale: 400,000 EUROPërqindja e mbështetjes publike është e barabartë me 65% të

totalit të kostove të pranueshme të investimit. Kontributi i BE-së

(Vijon në faqen 6)

Skema Kombëtare 2019 mbështet investimet në sektorin e blegtorisëAgjencia për Zhvillimin

Bujqësor dhe Blegtoral, (AZH-BR) bën të ditur se, në vitin e ardhshëm mbështet sipërmar-rësit ruralë me 50% të vlerës së investimit për ndërtimin e ther-toreve, fabrikave të përpunimit të produkteve blegtorale dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 20 000 000 lekë për subjekt dhe për rikon-struksion/pajisje në thertoret ekzistuese për plotësimin e standardeve të legjislacionit në fuqi, jo më shumë se 10 000 000 lekë për subjekt.

Gjithashtu me 50 % të vlerës mbështet edhe investimin për ndërtimin e pikave të reja të grum-bullimit të qumështit dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 3 000 000 lekë për subjekt.

Ndërsa mbështetje me 50 % të vlerës por jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt, për ndërtimin e ambienteve,

për mbarështimin e kafshëve, stabilimenteve për rritjen e shpendëve si dhe makineri dhe pajisje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat blegtorale.

AZHBR bën të ditur se mbështetje me 50% të vlerës do të jepet edhe për blerjen e

sistemeve ftohëse të qumështit për pikat e grumbullimit dhe/ose përpunimit, jo më shumë se 1 000 000 lekë për subjekt.

Si dhe mbështetje me 50% të vlerës për përmirësimin e in-frastrukturës së tregjeve të kaf-shëve, jo më shumë se 4 000 000 lekë për treg.

Shërbimet dhe bujqësia formojnë 66 % të PBB, marrin 4% të diplomave

Një hendek i madh po zgjerohet vit pas viti ndërm-jet sektorëve që dominojnë ekonominë si në PBB dhe në punësim dhe sistemin arsimor në vend.

Sektorët e shërbimeve dhe bujqësisë formuan 66.5 për qind të Prodhimit të Brend-shëm Bruto në vitin 2017, ndërsa kontribuuan me 80.6 % të punësimit (42.4 shërbi-met dhe 38.2% bujqësia), po të diplomuarit për këto degë zinin vetëm 4.2 për qind të totalit të diplomuarve në vitin 2017.

Gjithnjë e më pak të rinj duan të studiojnë për vet-erinerë, ekspertë peshkimi apo agronomë, teksa sektori i shërbimeve dhe hotelerisë thuajse mbetet tërësisht i papërfaqësuar në arsimin e lartë publik.

Të diplomuarit në këto degë po bien nga viti në vit duke i çuar disa degë speci-

fikë që lidhen me bujqësinë drejt shuarjes. Në vitin 2013, 6.7 për qind e diplomave në arsimin e lartë ishin për bu-jqësinë dhe shërbimet, por kjo peshë po bie vit pas viti,

teksa po çdo vit e më shumë diplomohen studentë në një treg që tashmë është i mbin-

garkuar.Gjatë vitit 2017, 29.6

për qind e diplomave në ar-simin e lartë u dhanë për ata që mbaruan degë të ekono-mikut dhe juridikut, ndërsa

sektori shëndetësisë mori rreth 13.6% të diplomave të shpërndara më 2017.

Rruga e Lumit të Vlorës, impakt në turizëm e bujqësiPuna për projektin e rrugës së Lumit të Vlorës, një seg-ment jetik për gjithë qarkun, po ecën me ritme të shpejta.

Projekti për rikonstruksion-in e rrugës së Lumit të Vlorës është një investim i qeverisë shqiptare me mbështetjen e Fondit Saudit dhe atij Kuvaj-tian.

Rikonstruksioni i kësaj rruge, që përfshin edhe rindërtimin nga e para të shumë pjesëve të një segmenti që më shumë se rrugë ka qenë gjurmë e vjetër e asaj që ka ekzistuar dikur, parashikohet të ketë një impakt të jashtëza-konshëm për gjithë qarkun e Vlorës, për banorët, por edhe për zhvillimin e turizmit.

Fondi Shqiptar i Zhvillim-it bën të ditur se në rrugën e Lumit të Vlorës po vazhdon puna edhe për veprat e artit. Ka përfunduar puna për 2 ura që janë lidhur edhe me rrugën. Konkretisht ka për-funduar puna për vendosjen e pilotave në këmbët e urës pranë fshatit Kotë dhe urës ne km e 17-të, ndërkohë që është kryer edhe lidhja e tyre me rrugën.

Sipas FSHZH-së, po ecet me ritme të shpejta në LOT-in I, ku po përfundon asfaltimi dhe po punohet intensivisht me veprat e artit.

FSHZH sqaron se ndërkohë po punohet edhe me kanalet anës rrugës, ku do të shkarko-hen ujërat e shirave dhe prur-jeve të lumit.

“Në lotet e tjera të rrugës së Lumit të Vlorës pritet të fillojë puna në janar 2019”, bën të ditur Fondi Shqiptar i Zhvil-limit.

Rruga e Lumit të Vlorës do të krijojë një lidhje përfun-dimtare jo thjesht mes fsha-trave të Vlorës, por edhe mes Vlorës dhe Himarës duke i kri-juar mundësi edhe banorëve të Tepelenës apo edhe turistëve që vijnë nga ana tjetër e Shq-ipërisë, nga Gjirokastra dhe Tepelena për të pasur akses

më të shpejtë në bregdet.Bëhet fjalë për më shumë

se 90 km rrugë, një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë, krejtësisht e re që do t’i japë Vlorës një hapësirë të re në funksion të turizmit e gjithashtu edhe një impakt të qëndrueshëm e jetëgjatë në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë duke mundësuar dalje direkte dhe të shpejtë të produkteve në tregun ven-das, por edhe atë të huaj për eksport.

Rruga e Lumit të Vlorës siguron lidhje të re me breg-detin e Jonit dhe hap perspek-tiva të reja zhvillimi për fsha-trat e kësaj zone dhe banorët e saj.

Page 7: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

7 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

ipard ii

(Vijon në faqen 10)

(Vijon nga faqja 6) Udhëzimi përkatës dhe masat e financimit të Programit IPARDështë i barabartë me 75 % të totalit të mbështetjes publike. një aplikant mund të jetë përfituesi i më shumë se një projekti investi-mi, por totali i kostove të pranueshme të investimeve për aplikant, për këtë masë, nuk duhet ta kalojë vlerën prej 600,000 Euro për të gjithë kohëzgjatjen e periudhës së programit.

4.2 Aplikantët e pranueshëm nën Masën 7Marrësit e mbështetjes janë:i) Fermerët, si persona fizikë dhe/ose juridikë, përfshirë koop-

erativat/SHBB të regjistruar në regjistrin kombëtar të fermave dhe në QKB;

ii) Mikrosipërmarrjet dhe sipërmarrjet e vogla private jo-bujqë-sore:

Të pranueshme për të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit “Përpunimi dhe tregtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore”, janë:

• sipërmarrjet private, të themeluara dhe/ ose që kryejnë vep-rimtarinë e tyre në zonat rurale, të regjistruara si persona fizik ose juridik në QKB;

• subjektet private që janë të vendosura jashtë zonave rurale, gjithashtu mund të jenë të pranueshëm, nëse investimet për të cilat kërkohet mbështetje do të kryhen në zonat rurale;

• nga kapitali i marrësit të mbështetjes, jo më shumë se 25% mund të jetë në zotërim të një ose disa personave juridikë pub-likë;

Të pranueshëm për t’u mbështetur sipas nën-masës “Për-punimi dhe tregtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore” janë vetëm fermerët; Vetëm kooperativat/SHBB e fermerëve janë të pranueshme për të aplikuar për kryerjen e investimeve në aktiv-itete për dhënien me qira të mekanikës bujqësore anëtarëve të kooperativës. Marrësit e mbështetjes kanë përgjegjësinë e zba-timit dhe të financimit të investimit

Kriteret e përgjithshme të pranueshmërisë nën Masën 7• Vendodhja e investimit të mbështetur duhet të jetë në një nga

zonat rurale të renditura në Aneksin 7.• Të gjithë projektet e mbështetura duhet të përmbushin stan-

dardet minimale përkatëse kombëtare deri në përfundimin e in-vestimit.

• Aplikanti duhet të ketë aftësitë përkatëse profesionale, në rastin kur ato përcaktohen në legjislacionin përkatës.

• Aplikanti duhet të paraqesë një projekt propozimi teknik ose plan biznesi që vërteton rentabilitetin ekonomik të investimit në përfundim të realizimit të investimit.

• Për investimet në sistemet e ujitjes në nivel ferme, marrësi i mbështetjes, përpara dorëzimit të kërkesës për pagesë, duhet të provojë se është mbajtësi i një liçense, autorizimi, ose kon-çesioni për përdorimin e ujit. Investimet në sistemet e ujitjes në nivel ferme duhet të jenë në përputhje me nenet 38, 39 dhe 41 paragrafi 1/e të ligjit me nr. 111/2012 ‘Për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore’, si dhe me vendimin ‘Për miratimin e kushteve të posaçme, dokumenteve shoqëruese, afatit të vlefshmërisë, formularëve të aplikimit për autorizim dhe leje, procedurave të shqyrtimit dhe vendimmarrjes, si dhe formateve të autorizimit dhe lejes për përdorim të burimeve ujore’.

• Materiali shumëzues i fruta dhe/ ose perimeve dhe/ose far-ave dhe/ose fidanëve duhet të jetë i çertifikuar në përputhje me ligjislacionin përkatës në fuqi.

• Projektet e investimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e planeve të menaxhimit të zonave natyrore të mbrojtura ose të trashëgimisë kulturore, nëse ka të tilla, të cilat mbulojnë territorin ku gjendet vendndodhja e investimit subjekt i mbështetjes.

• Në rastet kur, MBZHR ka miratuar strategji lokale të zhvillimit rural, projektet e mbështetura në këtë masë duhet që të marrin vërtetim nga ana e grupit të veprimit lokal përkatës lidhur me fak-tin e të qënit në përputhje me këto strategji.

• Investimet në sektorët e mëposhtëm nuk janë të pranueshëm – tregtia me pakicë, me përjashtim të dyqaneve të specializuara në shitjen e suvenireve dhe artizanatit tradicional, ose dyqaneve të specializuara në pronësi të fermerëve për shitjen e prodhimeve bujqësore dhe produkteve nga përpunimi i prodhimeve bujqë-sore.

• Aplikantët duhet të kenë përmbushur të gjitha detyrimet në lidhje me pagesat e taksave, përfshirë taksën e tokës, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe nuk duhet të jenë në listën e borxhit të AZHBR-së;

• Aplikanti nuk mund të dorëzojë një aplikim të ri në këtë masë përpara marrjes së pagesës përfundimtare në bazë të një kon-trate granti të mëparshme.

Kriteret specifike të pranueshmërisë nën Masën 7• Përpunimit në nivel ferme të prodhimeve bujqësore;• Lidhur me sektorin e turizmit të natyrës dhe atij rural, inves-

timet në ambientet e akomodimit kufizohen deri në një total prej 40 shtretër;

• Investimet për ngritjen e akomodimeve turistike kufizohen në ndërtimin dhe/ose rindërtimin e shtëpive dhe ndërtesave sipas stilit tradicional;

• Në rastet kur investimi parashikon blerjen e makinerive bujqë-sore, e pranueshme do të jetë vetëm blerja e traktorëve me fuqi maksimale prej jo më shumë se 70 kW. Gjatë gjithë periudhës së kohëzgjatjes së programit, çdo marrës i mbështetjes lejohet të blejë vetëm një traktor, me përjashtim të projekteve nga koop-erativat e fermerëve për dhënien me qira të mekanikës bujqësore anëtarëve të kooperativës (machinery rings). Për blerje traktorësh, nga totali i shumës së kontributit të BE-së për këtë masë, mund të shpenzohet maksimumi vetëm 20%;

• Në rastet e investimeve në impiantet e energjisë se rino-vueshme, përmes kësaj mase do të mbështeten vetëm projektet kapaciteti vjetor i prodhimit të të cilave i kalon nevojat e konsumit vetjak të marrësit të mbështetjes;

• Investimi konsiderohet i pranueshëm kur kapaciteti (teorik) i energjisë së impiantit të energjisë së rinovueshme (“investimi”) tejkalon konsumin mesatar prej 3 vjet të vetë fermës.

4.3 Investimet e pranueshme nën Masën 7

KohëzgjatjaPeriudha e zbatimit të veprimit të investimit (projektit) të plani-

fikuar duhet të përcaktohet në kontratat individuale për dhënien e granteve ndërmjet AZHBR dhe përfituesve. Afati i periudhës së zbatimit të planifikuar të investimit duhet të jetë përpara dorëzimit të Kërkesës për Pagesë. Marrësit kanë të drejtë të bëjnë ndry-shime në Kontratë në lidhje me investimin.

VendndodhjaInvestimet duhet të zbatohen në zonat rurale, siç renditen në

Aneksin 7.

Sektorët e pranueshëmSipas Masës 7, janë të pranueshëm investimet në sektorët e

mëposhtëm primarë bujqësorë:1. Prodhimi i Bimëve Aromatike Mjeksore (BAM), kërpudhave,

mjaltit, bimëve zbukuruese dhe kërmijve;2. Përpunimi në fermë dhe tregtimi direkt i produkteve bujqë-

sore (qumështi, mishi, frutat dhe perimet, ulliri, vera, etj);3. Përpunimi dhe tregtimi i BAM-ve të egra ose të kultivuara,

kërpudha dhe mjaltë;4. Akuakulturë;5. natyra dhe turizmi rural;6. Shërbimet për popullsinë rurale dhe biznesin;7. Zejtari dhe industria prodhuese;8. Prodhimi i energjisë së rinovueshme.

Një aplikim mund të përfshijë investime vetëm në një sektor. Aplikimet që parashikojnë investime në më shumë se një sektor të pranueshëm ose në sektorë bu-jqësorë jo të pranueshëm do të refuzohen.

Objektivat specifike sipas sektorit dhe investimet e pranueshme janë dhënë më poshtë. një aplikim mund të synojë një ose më shumë objektiva të një sektori dhe të përfshijë një ose më shumë lloje të investimeve të listuara për një sektor. një listë e detajuar e shpenzimeve të pranueshme është dhënë në Aneksin 6.

Lloji i investimeve të lejueshme1. Sigurimi dhe prodhimi i bimëve medicinale dhe

aromatike, kërpudhave, mjaltit, kërmijve dhe materia-leve për prodhimin e vajrave esenciale.

Ndërtimi dhe / ose rindertimi dhe / ose zgjerimi i dhomave dhe objekteve dhe mjediseve, si dhe blerja e pajisjeve të speciali-zuara, makinerive dhe pajisjeve për prodhimin / kultivimin dhe / ose trajtimin pas vjeljes.

2. Përpunimi dhe tregëtimi në nivel ferme i produk-teve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës):

• Ndërtimi dhe/ose rindërtimi i objekteve të përpunimit në nivel ferme dhe furnizimi me pajisjet përkatëse.

• Ndërtimi dhe/ose rindërtimi dhe blerja e pajisjeve të pikave të shitjes në fermë për tregtimin e drejtpërdrejtë të prodhimeve bujqësore të fermës.

3. Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave,vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, pro-dhimi dhe marketingu i vajrave esencialë:

• Ndërtimi dhe/ose rindërtimi i objekteve të përpunimit dhe pa-jisjeve për qendrat e grumbullimit për bimë medicinale dhe aro-matike dhe kërpudhat

• Ndërtimi dhe/ ose rindërtimi, blerja e pajisjeve për pikat e shitjes së produktit dhe marketingun e drejtpërdrejtë të produk-teve

4. Akuakultura (në ujë të ëmbël dhe të kripur):• Krijimi apo zgjerimi i prodhimit në fermat ekzistuese të

akuakulturës, përfshirë pajisjet;• Sistemet e menaxhimit të mbeturinave, pajisje për pastrimin

e ujit ne pellgje dhe rezervuare dhe monitorimi i karakteristikave dhe parametrave të cilësisë së ujit.

5. Natyra dhe turizmi rural:• Ndërtimi dhe/se rindërtimi i shtëpive dhe ndërtesave ne stilin

tradicional të cilat të mund të përdoren për aktivitete që lidhen me turizmin dhe që mund të shërbejnë si atraksione turistike dhe pajisjet përkatëse;

• Ndërtimi dhe/ose rindërtimi i objekteve dhe blerja e pajisjeve për sport dhe aktivitete rekreative.

6. Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale:• Ndërtimi dhe/ ose rindërtimi i objekteve dhe lokaleve për ku-

jdesin privat të fëmijëve, kujdesin e njerëzve të moshuar, ose me aftësi të kufizuara, arsimin dhe aftësimin e të rriturve, qendrat e internetit dhe furnizimi i tyre me paisjet e nevojshme.

• Ndërtimi dhe/ ose rindërtimi i objekteve dhe hapësirave për riparimin dhe mirëmbajtjen e makinerive bujqësore, marrja me qera e makinerive bujqësore, shërbime elektromekanike dhe furnizimin e pajisjeve të nevojshme;

• Makineri bujqësore dhe agregate bujqësore, dhënia me qira e makinerive bujqësore.

7. Punimet e artizanatit dhe industria e manifak-tures:

• Ndërtimi dhe/ ose rikonstruksioni i objekteve dhe pajisjeve për prodhimin e produkteve tradicionale të artizanatit, duke përf-shirë edhe shërbimet që i mundësojnë klientëve për të marrë pjesë në aktivitete artizanale;

• Pajisje të specializuara për prodhimin në shkallë të vogël, të tilla si përpunimi i drurit dhe tekstileve;

8. Prodhimi i energjisë së rinovueshme:• Ndërtimi dhe/ ose rindërtimi i impianteve për prodhimin e en-

ergjisë së rinovueshme• Detaje të mëtejshme jepen në Listën e Shpenzimeve të

Pranueshme.

5. Rregullat për shpenzimet e pranueshme

5.1 Shpenzime të Pranueshme

Kriteret e pranueshmërisë të aplikueshme për të gjitha masati) ndërtimi apo përmirësimi i pasurive të paluajtshme, deri në

masën e vlerës së tregut të pasurisë;ii) blerja e makinerive dhe pajisjeve të reja, përfshirë programe

kompjuterike, deri në masën e vlerës së tregut të pasurisë;iii) kostot e përgjithshme që lidhen me shpenzimet e investimet

(i) dhe (ii), si p.sh. tarifat e konsulencës të tilla si ato për arkitektë, inxhinierë etj, studime fizibiliteti, përgatitja e planit të biznesit, do të jenë të pranushme për tu rimbursuar deri në një tavan prej 12% të kostove të përcaktuara në pikat (i) dhe (ii). Maksimumi i shpenzimeve për përgatitjen e planit të biznesit duhet të jetë 4% i kostove të përmendura në pikat (i) dhe (ii) pa e kaluar vlerën e barabartë me 5000 Euro. Kostot e përgjithshme konsiderohen të pranueshme nëse projekti të cilit i përkasin është përzgjedhur dhe është kontraktuar prej AZHBR.

Aplikanti duhet të provojë pronësinë mbi tokën/ ndërtesën ose ndërtesat të lidhura me investimin ose të drejtën e përdorimit me afat të paktën 10 vjet që nga data e dorëzimit të aplikimit. Në rastin e investimeve në pasuri të paluajtshme, ujitje, ose bimë shumëvjecare, aplikanti duhet të provojë pronësinë mbi tokën/ ndërtesat e lidhura me investmin ose të drejtën e përdorimit të

Page 8: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

8 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

Page 9: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

9 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

Page 10: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

10 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

ipard ii(Vijon nga faqja 7)

tyre për një periudhë të paktën 10 vjet nga data e dorëzimit të aplikimit.

Janë të pranueshme shpenzimet e bëra pas firmosjes së kontratës së grantit mes marrësit të mbështetjes dhe AZHBR (me përjashtim të kostove të përgjithshme për shpenzimet e investimit përkatës). Projektet e investimeve mbeten të pran-ueshme për tu financuar nga BE-ja në të ardhmen, me kusht që të mos i nënshtrohen modifikimeve thelbësore brenda pesë vitesh nga pagesa e fundit e AZHBR, të tilla si:

• ndërprerje apo zhvendosje e aktivitetit prodhues jashtë zonës gjeografike që mbulon program IPARD II;

• ndryshime në strukturën e pronësisë, që i japin një sub-jekti apo organi publik një avantazh të padrejtë;

• ndryshime thelbësore që cënojnë natyrën, objektivat apo kushtet e zbatimit, që rezultojnë në dëmtimin e objektivave fillestarë.

në përcaktimin e pjesës së shpenzimeve publike si përq-indje e totalit të kostove të pranueshme të investimit nuk mer-ret parasysh ndihma kombëtare e dhënë me synim lehtësimin e aksesit në huamarrje pa pjesëmarjen e kontributit të BE-së në kuadër të Rregullores (BE) Nr. 231/2014.

Të gjitha pajisjet e blera duhet të jenë të reja.Të gjitha pajisjet e blera në kuadër të këtij programi duhet

të kenë origjinë nga një prej vendet në vijim:a) Shtetet Anëtare, përfituesit e IPA II, palët kontraktuese

të Marrëveshjes në Zonën Ekonomike Evropiane dhe ven-det partnere të mbuluara nga Instrumenti Europian i Fqin-jësisë, të listuara në Aneksi 9, Pjesa (a) dhe (b) Vendet për të cilat qasja reciproke në asistencën e jashtme përcaktohet nga Komisioni, të listuar në Aneksin 9, pjesa (b). Megjithatë, furnizimet mund të vijnë nga çdo vend në rastet kur shuma e furnizimeve që do të blihen është më e vogël se pragu i kërkuar për zbatimin e procedurës së prokurimit konkurues. Termi “origjinë” përkufizohet në nenin 23 dhe 24 të Rregul-lores së Këshillit (KEE) Nr. 2913/922. Ofertuesit, aplikantët dhe kandidatët nga vendet jo të lejueshme ose mallrat me origjinë jo të pranueshme mund të pranohen nga Komisioni në rast urgjence ose në mungesë të produkteve dhe shërbi-meve në tregjet e vendeve përkatëse, ose në raste të tjera të arsyeshme zbatimi i rregullave të përshtatshmërisë do ta bënte realizimin e një projekti, programi ose veprimi të pa-mundur ose jashtëzakonisht të vështirë.

5.2 Shpenzimet jo të pranueshmeShpenzimet e mëposhtme nuk janë të pranueshme për

mbështetje nga Programi IPARD II:• taksat, përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar;• tarifat doganore dhe tarifat e importit, ose detyrime të

tjera me efekt të barasvlefshëm;• blerja, dhënia ose marrja me qira e tokës ose nderte-

save ekzistuese, pavarësisht faktit nëse qiramarrja rezulton në transferim të pronësisë tek qiramarrësi;

• gjobat, penalitetet financiare dhe shpenzimet për padi gjyqësore;

• shpenzimet operative;• pajisjet dhe makineritë e përdorura;• tarifat bankare, kostot e garancive dhe detyrime të tjera

të ngjashme;• tarifat e këmbimit valutor apo humbje si pasoje e këm-

bimit valutor që lidhet me llogarinë në Euro të IPARD, si edhe shpenzime të tjera tërësisht financiare;

• kontribute në natyrë;• e drejta e blerjes mbi prodhimin bujqësor, e kafshëve, e

bimëve njëvjeçare dhe mbjellja e tyre;• çfarëdolloj mirëmbajtjeje, amortizimi apo kosto qiraje;• çfarëdolloj kostoje e rezultuar apo pagese e kryer

nga administrata publike gjatë menaxhimit dhe zbatimit të asistencës, përfshirë ato të strukturës menaxhuese dhe operacionale dhe sidomos ato të lidhura me shpenzimet e përgjithshme, qiratë dhe pagat e personelit të punësuar për aktivitetet e menaxhimit, zbatimit, monitorimit dhe kontrol-lit, përveç rasteve të justifikuara për nga natyra e masës së programit IPARD II.

• shpenzimet për ato projekte investimi të cilat, para përfundimit, kanë aplikuar tarifa për përdoruesit ose pjesë-marrësit, me përjashtim të rastit kur tarifat e arkëtuara janë zbritur nga kostot për të cilat kërkohet rimbursim;

• kostot promocionale, të ndryshme nga ato të cilat janë në interesin e publikut të gjerë;

• shpenzimet e bëra nga marrësi i mbështetjes, nga kapi-tali i të cilit, më shumë se 25% zotërohen nga një person (ose persona) juridik publik, me përjashtim të rastit kur Komisioni ka vendosur të kundërtën bazuar në kërkesën e arsyetuar të Autoritetit Menaxhues. Ky përjashtim nuk aplikohet në rastin e shpenzimeve të lidhura me infrastrukturën, qasjen LEADER dhe kapitalin njerëzor.

6. Procedura e Aplikimit

6.1 Përmbajtja e AplikimitAplikantët duhet të dorëzojnë Formularin e Aplikimit, Planin

e Biznesit dhe dokumentet mbështetëse të përmendura më poshtë. Aplikantët duhet të aplikojnë në gjuhën shqipe. Apli-kimet duhet të paraqiten të shtypura dhe jo me shkrim dore.

Aplikimet e shkruajtura me shkrim dore nuk do të pranohen.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë:

1. Formularin e Aplikimit duke përdorur modelin e dhënë në Aneksin 1:

Aneksi 1.1 nëse aplikohet për Masën 1;Aneksi 1.2 nëse aplikohet për Masën 3.Aneksi 1.3 nëse aplikohet për Masën 7.Formulari i aplikimit duhet të dorëzohet në origjinal, i prin-

tuar dhe në format elektronik. Formati elektronik i formularit të aplikimit duhet të ketë të njëjtën përmbajtje me versionin e prin-tuar.

2. Projektet me kosto totale të pranueshme të investimit që nuk tejkalojnë 50,000 Euro duhet të dorëzojnë Propozimin Teknik të Projektit që përmban deklaratën e të ardhurave të thjeshtuara dhe llogarinë rrjedhëse duke për-dorur modelin e dhënë në Aneksin 3 të Udhëzuesit.

3. Projektet me kosto totale të pranueshme të investimit mbi 50,000 Euro duhet të dorëzojnë

Planin e Biznesit që përbëhet nga pjesa narrative dhe finan-ciare e dhënë në Aneksin 2 të Udhëzuesit.

• Pjesa përshkruese e Planit të Biznesit duhet të përgatitet duke përdorur modelin e dhënë në Aneksin 2.1 dhe duhet të dorëzohet në origjinal, e printuar dhe në format elektronik;

• Pjesa Financiare e Planit të Biznesit duhet të përgatitet duke përdorur modelin e dhënë në Aneksin 2.2 dhe të dorëzo-het i printuar dhe në format elektronik (CD-Rom). Çdo gabim apo mospërputhje në lidhje me pikat e përmendura në Formu-larin e Aplikimit dhe Planin e Biznesit apo çdo mospërputhje tjetër në Formularin e Aplikimit mund të çojë në refuzimin e aplikimit.

Sqarime do të kërkohen vetëm atëherë kur informacioni i dhënë është i paqartë, dhe si pasojë pengon në këtë mënyrë Autoritetin kontraktues që të kryejë një vlerësim objektiv.

4. Aplikimet duhet të shoqërohen me doku-mente mbështetëse, për verifikimin e të drejtës së apli-kuesit, investimet dhe shpenzimet. Dokumentet mbështetëse të kërkuara duhet të jepen në origjinal, ose në formën e fotoko-pjeve të origjinalit me firmën/vulën e fermerit/ përfaqësuesit ligjor ose në formën e fotokopjeve të noterizuara siç trego-het për secilin dokument në Formularin e Aplikimit dhënë në Aneksin 1.1. 1.2 dhe 1.3 në varësi të masës për të cilën është dorëzuar aplikimi.

nëse dokumentet origjinale nuk janë të lëshuara në gjuhën Shqipe, atyre duhet t’u bashkëngjitet një përkthim zyrtar në gjuhën Shqipe.

Duhet të dorëzohen dokumentet mbështetëse të mëposht-me:

1. Dokumentet që verifikojnë pranueshmërinë e aplikantit, të renditura në Formularin e Aplikimit sipas masave;

2. Dokumentet që verifikojnë pranueshmërinë e investi-meve, të renditura në Formularin e Aplikimit sipas masave;

3. Ofertat origjinale për të gjithë zërat e investimit (projektit), si dhe kopjet e faturave të shpenzimeve të grupit të kostove të përgjithshme (të tilla si ato për planet e biznesit, tarifat e arkitektëve, inxhinierëve dhe të konsulentëve të tjerë) që kanë dalë dhe janë paguar përpara bërjes së aplikimit. Lutemi vini re se për të gjithë zërat e shpenzimeve apo kontratat me një ofertues kërkohen tre oferta nga ofertues të pavarur.

Të gjitha ofertat duhet të përmbajnë informacionin e më-poshtëm:

• Numrin e referencës dhe datën e lëshimit;

• Emrin, adresën e ofertuesit (kompania);• Numrin e regjistrimit të ofertuesit (kompania);• Deklaratë mbi origjinën e mallrave që do të blihen (Çerti-

fikata e Origjinës nuk kërkohet në fazën e aplikimit por duhet të dorëzohet së bashku me Kërkesën për Pagesë);

• Specifikime teknike, në rastin e pajisjeve dhe makin-erive;

• Lista e detajuar e shpenzimeve të përfshira në faturë, në rastin e punimeve të ndërtimit/rikonstruksioneve;

• Çmimi, TVSH-ja dhe taksa të tjera të veçanta;• Vlefshmëria e ofertës;• Nënshkrimi i përfaqësuesit ligjor dhe vula, aty ku është e

aplikueshme.Secila ofertë duhet të përfshijë gjithashtu edhe një kopje të

certifikatës së regjistrimit të ofertuesit. Në mënyrë që ofertat të jenë të krahasueshme me njëra-tjetrën si pjesë të ofertës apli-kanti duhet të kërkojë nga ofertuesi edhe specifikimet teknike të detajuara.

E rëndësishme: Kontratat me ofertuesit duhet të firmosen përpara firmosjes së Kontratës së Grantit.

6.2 Dorëzimi i AplikimeveNjoftimi mbi Thirrjen për dorëzimin e Aplikimeve do të pub-

likohet në media dhe në faqen e internetit të AZHBR-së www.azhbr.gov.al dhe të MBZHR www.bujqesia.gov.al

Autoriteti Kontraktues do t’i kthejë mbrapsht të gjitha aplikimet që janë dorëzuar para publi-kimit të Thirrjes për Dorëzimin e Aplikimeve.

Aplikimet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura me titul-lin Thirrje për Dorëzimin e Aplikimeve, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet përpara dorëzimit”.

Aplikimet duhet të dorëzohen ose:• Nëpërmjet dërgesës postare rekomande, ose• Dorazi (duke përfshirë shërbimet koriere) direkt në Auto-

ritetin Kontraktues në këmbim të një mandati dorëzimi me firmë dhe datë nga:

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe RuralRruga “Muhamet Gjollesha”, Nr.56

Tiranë, Shqipëri

Aplikimet e dërguara nëpërmjet çdo mënyre tjetër (p.sh. me faks apo e-mail) apo të dërguara në adresa të tjera do të refuzohen.

Çdo aplikim i dorëzuar apo marrë pas për-fundimit të afatit do të refuzohet automatikisht. Autoriteti Kontraktues do të ketë pronësinë e të gjitha aplikimeve që do të dorëzohen. Si pa-sojë, aplikantët nuk do të kenë të drejtë t’i marrin mbrapsht aplikimet e tyre.

6.3 Informacione të Mëtejshme për AplikantëtSë bashku me njoftimin për publikimin e këtij Udhëzuesi për

Aplikantët do të publikohet edhe programi i takimeve inform-uese. Ky Udhëzues do të jetë gjithashtu i disponueshëm edhe në faqen e internetit të AZHBR-së www.azhbr.gov.al dhe të MBZHR-së www.bujqesia.gov.al.

Pyetjet duhet të dërgohen në adresën (adresat) e mëposht-me, duke treguar qartësisht emrin e Skemës së Grantit:

Adresa e –mail-it: [email protected][Faks: +355 4 222 8318 ]Përgjigjet do të jepen jo më vonë se 11 ditë përpara përfun-

dimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.Autoriteti Kontraktues nuk është i detyruar të japi sqarime

të mëtejshme pas kësaj date. Me qëllim trajtimin e barabartë të aplikantëve, Autoriteti Kontraktues nuk mund të japë opin-ion paraprak mbi pranueshmërinë e një aplikimi, një partneri biznesi, një veprimi apo aktiviteteve të veçanta.

Pyetjet që mund të jenë me interes edhe për aplikantët e tjerë, së bashku me përgjigjet, do të publikohen në faqet e sipërpërmendura të internetit. ndaj, rekomandohet konsultimi i rregullt me faqen e internetit të sipërpërmendur për t’u infor-muar mbi pyetjet dhe përgjigjet e publikuara.

Udhëzimi përkatës dhe masat e financimit të Programit IPARD

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Page 11: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

11 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE VLORë

KULTIVIMI I ARONIAS

Drejtoria e Teknologjive të Pemëtarisë: QTTB-VlorëE-mail: [email protected]

Origjina e bimës së aronias është Amerika e Veriut. në Europën Lindore, kjo bimë është njohur në vitet 1800. Sot kultivimi i kësaj bime po merr përmasa të mëdha për shkak të vler-ave që ajo paraqet.

Bima e Aronias është shkurre, me gjethe të errëta, të gjelbëra e cila në vjeshtë merr ngjyrë të kuqe. Lulet janë të bardha, çelin në

periudhën e pranverës. Përdoret si bimë zbu-kuruese.

në Amerikën e Veriut ekzistojnë dy kulti-varë të njohur, të cilët sipas ngjyrës së frutit janë cilësuar, Aronia e Zezë dhe Aronia e Kuqe, por ka dhe një tjetër me ngjyrë të pur-purt, origjina e të cilit është një hibrid natyror i të dyve. Gjithashtu është një specie e katërt, Aronia Mitschurini, e cila njihet edhe si Sor-baronia Mitschurini.

Aronia e Kuqe (Photinia pyrifolia), rritet në lartësi 2-4 m, rrallë deri në 6m dhe gjerësi 1-2m. Gjethet janë 5-8 cm të gjera dhe të den-dura. Lulet janë të bardha ose në ngjyrë të zbehtë rozë, me madhësi 1cm. Fruti është i kuq, me veti unike, të cilët përdoren si lëndë e parë për përpunim dhe klasifikohen si bimë medicinale për përbërjen e tyre kimike.

Frutat e Aronias përmbajnë vitamina të ndryshme si dhe sasi të konsiderueshme të vitaminës P, e cila konsiderohet të jetë burimi më i pasur në botë. Përbërja kimike e frutave të aronias mund të ndryshojë pa-varësisht nga rajoni dhe kushtet e motit gjatë periudhës së vegjetacionit. Frutat e freskëta të aronias së pjekur përmbajnë 74-83% ujë, 18% substanca të tretshme, si sheqerna, acide, taninë, pektinë, pigmente dhe kripra minerale. Pjesa më e madhe e substancave të tretshme janë sheqernat, përmbajtja e të cilave në masën e fruteve të freskët është 6.2-10.8%, ku 4.3-5.9% janë monosakaride, fruktoza dhe glukoza, ndërsa pjesa tjetër është saharozë.

Prania e taninave kontribuon në aromën e frutave të aronias, përmbajtja e të cilave në fruta të pjekur është 0.35%. Taninat i japin frytit aromën e tyre karakteristike, aq shumë të çmuar në industrinë e përpunimit të ushqimit. Për arsye të përmbajtjes së vi-taminave, Aronia klasifikohet si një bimë me-dicinale, veçanërisht e dobishme në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, gastritit dhe studimet e fundit tregojnë se frutat e Aronias ndihmojnë në neutralizimin e efektit të dëm-shëm të rrezatimi radioaktiv në trup.

Frutat e Aronias përmbajnë vitaminat: P,

C, PP, B2, B9, E dhe karoten (pro-Vitamina A). Midis tyre, përmbajtja e Vitaminës P është e lartë në krahasim me frutat e tjera - ajo ndry-shon midis 1200 dhe 3977 mg% në fruta të freskëta, mesatarisht 2500-3500 mg%.

Si mund ta kultivojmë bimën e Aronias Për kultivimin me sukses të bimëve të aronias

duhet të kihet parasysh:

1. Zgjedhja e vendit për kultivim të Aronias

Aronia si bimë përshtatet lehtësisht në kushte të ndryshme mjedisore. Aronia mund të rritet në të gjithë vendin. Kur zgjidhni vendin ku do të kul-tivoni Aronian, duhet të dini se Aronia është një bimë e cila ka nevojë për ndriçim të mirë për të dhënë prodhim të rregullt dhe cilësor.

Kërkesat vjetore të Aronias për ujë janë 500-600 mm shi, por është mjaft tolerante në kush-tet e mungesës së gjatë dhe sasisë së tepërt të lagështisë. Për shkak të strukturës së rrënjëve të saj, bima e aronias zhvillohet mirë në toka me ujëra freatike me nivel të ulët dhe të nivel të lartë. Periudhat e gjata e të thata mund të ndikojnë në prodhimin dhe cilësinë e frutave (të cilat mund të kthehen në të hidhura) sidomos në verë, në kohën e rritjes intensive të frutave.

Bima e Aronias, nuk rekomandohet të kul-tivohet me pemë apo shkurre të tjera frutore. Rendimenti i lartë merret vetëm në parcela ho-mogjene.

Bima e Aronias prodhon në toka të pasura dhe të ajrosura me kapacitet të lartë uji. Tokat gurore me përmbajtje të lartë zhavorri, si dhe tokat kënetore ose të kripura, janë pak të për-shtatshme për kultivimin e Aronias.

Aronia rritet mirë nëse shtresat aktive të tokës përbëhen prej argjilave ranorë me ajrim të mirë dhe kapacitet mbajtjeje uji të mjaftueshëm. Nëse tokat janë argjile të rënda, me sasi të tepruar të ujit, ndikojnë negativisht për zhvillimin e sistemit rrënjor.

2. Përgatitja e tokës Një tokë e përgatitur mirë para fillimit të mb-

jelljes së bimëve është e rëndësishme për pro-dhimin.

Toka, ku do të mbillet bima e Aronias fillimisht duhet të pastrohet nga barërat konkurrues, pasi bima është e ndjeshme në dy vitet e para të zh-villimit të saj. Pas vitit të dytë, Aronia është mjaft e fortë si bimë.

Para mbjelljes së fidanëve, duhet të kontrol-loni aciditetin e tokës, pH të jetë 6-7 nëse është e nevojshme të kryhet trajtimi me gëlqere. Toka para mbjelljes plugohet thellë, shoqërohet me plehërim fosforik, me qëllim që fosfori të depër-tojë në shtresat më të thella të tokës. Për toka të varfra para mbjelljes së Aronias rekomandohet plehërimi me pleh organik.

3. Mbjellja e AroniasPas piketimit të parcelës ku do të mbillet bima

e Aronias hapen gropat ku do vendoset fidani dhe bëhet shpërndarja e tyre duke i vendosur në anë të çdo grope.

Distanca e mbjelljes midis rreshtave është 4 m - 4.5 m dhe distanca e mbjelljes së bimës nga bima deri në 1.5 m. Në toka të varfra gropat hapen në thellësi më të madhe. Fidani mbillet në gropë në thellësi 3-4 cm më thellë se në fi-danishte.

Fidanët e aronias për mbjelljen në vendin e përhershëm duhet të jenë homogjenë, mundë-sisht dyvjeçarë ose të zhvilluar mirë njëvjeçarë. Pasi të jenë shkulur nga fidanishtet (e cila zakon-isht bëhet në muajin tetor), fidanët duhet të jenë të mbuluar pranë vendit të mbjelljes. Fidanët e shëndetshëm, garantojnë krijimin e një parcele model dhe prodhim cilësor.

4. Shërbimet pas mbjelljes Mirëmbajtja e tokës në mbjelljet e reja për dy

vitet e para është e rëndësishme. Toka punohet në midis rreshtave dhe nuk mund të përdoret herbicid për largimin e barërave konkurrues. Herbicidi mund të përdoret vitin e tretë e më pas.

5. Plehërimi Plehërimi i Aronias duhet të paraprihet nga

analizat laboratorike të tokës. Sasia e mjaf-tueshme e lëndëve ushqyese në tokë është ngjyra e errët e gjetheve, madhësia e tyre, dendësia në fidanë dhe rritja e konsiderueshme e bimës. Aronia mund të plehërohet duke për-dorur plehrat natyralë (organikë) ose mineralë. Plehrat natyrorë janë plehrat organikë ose pleh-rat e lëngshëm. Me plehërim mineral duhet të mbani mend se plehrat, si fosfor dhe kalium nuk duhet të aplikohen në vjeshtë ose në pranverë

shumë të hershme, ndërsa plehrat e azotit rekomandohen dy herë ose tri herë gjatë gjithë sezonit të vegjetacionit, duke filluar nga muaji prill dhe i fundit në muajin qer-shor.

Sasitë e vlerësimit të një lëndë ushqyese në pleh janë si më poshtë:

N (azot; 100 deri 150 kg/ha) P (fosfor; 80 deri 100 kg/ha) K (potas; 100 deri në 150 kg/ha).

6. Krasitja Është një nga operacionet më të rëndë-

sishëm, qëllimi i të cilit është eleminimi i de-gëve më të dobëta ose të dëmtuara. Krasitja rekomandohet gjatë muaji shkurt dhe muajit mars. Në fillim eleminohen degët që vështirë-sojnë mbledhjen e frutave, degët të cilat bllokojnë hapësirën midis rreshtave dhe çdo degë e dëmtuar. Degët e vjetra largohen nga bima, duke lënë më të shëndetshmet, të cilat do të zëvendësojnë degët e vjetra për pro-dhimin e viteve të pasardhës.

7. Ujitja Aronia është një bimë ujëdashëse.

Kërkesat më të mëdha për ujë Aronia i ka në periudhën e rritjes së frutave nga muaji Maj deri në muajin Korrik. Gjatë kësaj periudhës vaditja e bimëve duhet e rregullt.

Mbrojtja e Aronias ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve nuk shfaq shumë probleme, sepse nuk ka dëmtues ose sëmundje në një sasi të tillë që të rrezikojë parcelat e mbjella me këtë kulturë. Fidanët e rinj të Aronias, preken nga aphids ose caterpillars të cilët hanë gjethet duke dëmtuar masën vegjeta-tive. në raste të tilla, duhet aplikuar spër-katja me insekticid.

8. Vjelja e Aronias Periudha e vjeljes së aronias është muaji

gusht, në varësi të kushteve atmosferike vjelja mund të fillojë 10-15 ditë më vonë. Vilen filli-misht frutat që kanë marrë ngjyrën karakteris-tike (ngjyrë e errët). Vjelja bëhet në disa duar në varësi të pjekjes së frutave në bimë. Frutat e vjelë vendosen në kuti kartoni ose plastike me qëllim që të mos dëmtohen. Frutat e Aro-nias mund të ruhen të paprekura në kutitë e vjela për pak ditë.

KësHilla në sHërbim të FermerëVe

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Page 12: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

12 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

KësHilla në sHërbim të FermerëVe

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE VLORë

PRODUKTIVITETI APO RREZJA E VAJIT ËSHTË PRIMARE NË PRODHIMIN E VAJIT TË ULLIRIT

Drejtoria e Teknologjive të Pemëtarisë: QTTB-VlorëE-mail: [email protected]

Cili nga këta dy faktorë është më i rëndësishëm për kultivuesit e ullirit?

Për fushatën 2017/2018 sipas të dhënave të ofruara nga COI, prodhimi Botëror paraq-itet 3,315,000 ton, një rritje prej 28%.

Grupi i vendeve Evropiane për fushatën 2017-2018 arrin në 2,183,000 ton vaj, të cilat së bashku përbëjnë një rritje prej 25%, Spanja me një prodhim prej 1,256,200 ton, ulet me 2,7%. Megjithatë, prodhimet në Itali rriten me 428.900 ton (135.3%); Greq-ia 346,000 ton (+ 77,4%) dhe Portugalia me 134,800 ton (+ 94,2%), vendet e vogla prodhuese evropiane gjithsej 17,100 ton (të dhëna COI).

Shqipëria prodhoi në fushatën e vjeljeve 2017-2018 rreth 11.000 ton vaj ulliri, importoi 1500 ton vaj dhe konsumi ka qenë 12,500 ton vaj (të dhëna COI).

Fermerët kanë pakënaqësi kur ulliri prod-hon pak por edhe kur rrezja është e ulët. Është e mundur të rrisim prodhimtarinë por është më e vështirë të ndërhyjmë tek rrezja.

Produktiviteti apo rrezja? Cilit nga këta dy faktorë duhet t’i kushtojë më shumë ku-jdes fermeri? Kjo është një pyetje që duket se është e parëndësishme, sepse përgjigjja mund të duket e qartë: të dyja.

Mundësitë e ndërhyrjes agronomike dhe teknologjike janë shumë të ndryshme në të dyja rastet gjithashtu edhe ndikimi ekono-mik.

ProduktivitetiMerret në konsideratë prodhimi për bimë

ose për hektar i ullishtes. Zakonisht konsid-erohet e para në rastin e ullinjve të vjetër dhe në pak bimë të shpërndara dhe e dyta pra, prodhim për ha në rastin e ullishteve të reja.

Produktiviteti varet nga faktorë të ndry-shëm si varieteti, mosha e pemëve, pjelloria, toka, kushtet klimatike dhe praktikat agrono-mike. Kultivuesi i ullirit për avantazhin e tij mund të ndërhyjë në fushë për të modifikuar disa nga këta faktorë.

Po përmendim shkurtimisht disa nga fak-torët që ndikojnë në prodhimtarinë e ullirit:

• Periodiciteti: Është karakteristikë bi-ologjike e çdo kultivari. në Qendrën e Trans-ferimit të Toknologjive Bujqësore Vlorë janë realizuar prova eksperimentale lidhur me indeksin e periodicitetit për kultivarët autok-tonë të ullirit të cilat paraqiten grafikisht më poshtë.

Indeksi Periodicitetit sipas kultivarëve - I ulët 0.1-0.4- I mesëm 0.4-0.6- I lartë 0.6-1.0 (Shihgrafikun)• Shërbimet AgronomikePlehërimi: në përgjithësi elementët e

kërkuar nga ulliri janë makroelementë. Ulliri në prodhim humbet mesatarisht në vit 144 gr Azot, 77gr fosfor dhe 255 gr Potas, ose për një Kv prodhim ulli kokër humbet 90 gr Azot, 200 gr Fosfor, 1000gr Potas. Duke u nisur nga këta tregues si dhe disa faktorë të tjerë si përmbajtja e elementëve ushqyes në tokë, prodhimi i pritshëm etj., çdo kultivues ulliri har-ton programin vjetor të plehërimit të ullishtes.

Ujitja: Megjithëse ulliri është bimë që e du-ron thatësirën (gjethe të trashë dhe me kutikul të papërshkueshme) kur flasim për rritje të pro-dhimit detyrimisht duhet të aplikojmë 2-3 ujitje në sezonin e verës, periudhë kjo që përkon me zmadhimin e frutave dhe grumbullimin e vajit

në frut.Krasitja: Kur flasim për krasitjen kujtojmë

proverbin e vjetër thënë nga Kolumela: “Kush punon ullirin i kërkon prodhim, kush e plehëron ja kërkon me insistim, ai që e krasit, e detyron që t´ia japë” Nëpërmjet krasitjes ruajmë ekuilibrin midis funksioneve vegjetative dhe produktive si dhe raportet gjethe/dru dhe gjethe/rrënjë

Menaxhimi i tokës: Ulliri është bimë që sistemin rrënjor e ka të shpërndarë horizontal-isht dhe jo në thellësi prandaj nuk rekomando-hen plugimet e thella dhe të shpeshta. Sot re-komandohen forma të tjera të mbajtjes së tokës në ullishte pa plugim, me mbulesë bimore (tapet) ose gjysëm pugim si dhe duke përdorur herbicid të alternuar me tapet ose me leguminoze.

Duke zbatuar praktikat korrekte bujqësore të mësiperme, është e mundur të arrihet një pro-dhim kostant prej 70-80 kv/ha në një ullishte që ka 300-600 bimë/ha

Sidoqoftë, nuk është e pazakontë që një pemëtore e ngjashme ulliri ka prodhimtari më të

ulët, rreth 50 kv/ha për shumë faktorë.

RrezjaRrezja mbi peshën e freskët ose në fabrikë,

ndikohet ndjeshëm nga tre faktorë: varieteti, kush-tet klimatike dhe efikasiteti i fabrikës së vajit.

Nga të tre faktorët vetëm efikasiteti i fabrikës është i varur nga ndërhyrjet njerëzore dhe kjo është arsyeja që fermerët e ullirit të cilët, duke u besuar fabrikave të përpunimit të ullinjve, presin “mrekullinë” falë teknikave dhe teknologjive të reja. Deri tani fabrikat kanë arritur nivele shumë të larta të ekstraktimit të ullirit, deri në 85% të va-jit që përmban fruti. Natyrisht, kushtet e shtypjes si psh: tipi dhe përdorimi i shtypjes, koha dhe temperatura e pastës, sasia dhe fluksi i pompës

që çon në dekanter, temperatura e ujit në hyrje të dekanterit, mund të ndikojë në rrezen. një shtypje më e butë (thika ose disqe), nxjerrja në të ftohtë dhe koha e shkurtër në gramola (30 minuta) mund ta reduktojnë rrezen në 1,5-2 pika. Këto janë kushte që favorizojnë cilësinë, por penalizojnë sasinë. natyrisht, nuk janë marrë në konsideratë efektet pozitive mbi rrezen por negative në cilësi, si për shembull kohëzgjatja e ruajtjes së ullinjve duke humbur lagështinë dhe duke rritur rrezen e vajit.

Analiza ekonomike: më mirë të mbajmë në kontroll produktivitetin apo rrezen?Analiza ekonomike e këtij artikulli bazohet

në një model ullishteje nga 300 bimë/ha me një prodhim mesatar 50 kv/ha ullinj duke tentuar të rriten deri në 25% me praktika agronomike kor-rekte dhe rreze mesatare 15%. në Itali, kostoja e menaxhimit të ullishteve vlerësohet në 5500 €/ha, me një rritje 500 € në rastin e ujitjes së ullishtes. Kostoja e fabrikës vlerësohet 15 €/kv (të dhëna marrë nga botim reviste italiane).

Bëjmë pak llogaritënjë ullishte e mbajtur sipas skemës tradi-

cionale, me 50 kv/ha ulli kokërr do të prodhojë 7,5 kv vaj me 15% për një kosto komplesive 5750 € (5000 € për menaxhimin dhe 750 € për fabrikën) ose 7,66 €/kg.

Shohim çfarë ndodh duke rritur produktivitetinnjë ullishte e mbajtur sipas skemave mod-

erne do të prodhojë 65 kv/ha ullinj (+30%) që i korrespondojnë 9,75 kv vaj për rreze 15%, me një kosto komplesive 6475 € (5500 € për koston e menaxhimit dhe 975 € për fabrikën) ose 6,64 €/kg.

Shohim çfarë ndodh kur rrisim rrezennjë ullishte e mbajtur sipas skemës tradi-

cionale me 50 kv/ha ullinj do të prodhojë 8 kv ullinj me 16% për një kosto komplesive 6750 € (6000 €për menaxhim dhe 750 € për fabrikën) ose 7,18 €/kg.

Natyrisht, përfitimi maksimal do të arrihet me rritjen e produktivitetit dhe rendimentit.

një ullishte e mbajtur sipas skemave mod-erne do të prodhojë 65kv/ha ullinj (+30%) që i korrespondojnë 10,04 kv vaj ulliri, me një kosto komplesive 6475 euro (5500 € kosto e menaxhimit dhe 970 euro për fabrikën) ose 6,44 euro/kg.

Përtej numrave absolutë, ajo që del nga kjo analizë përmbledhëse është se një rritje e produktivitetit, madje edhe më e ulët se ajo që tregohet në literaturën shkencore si rezul-tat i arritshëm nga një ullishte e prodhuar në mënyrë të pastër, mund të sjellë një reduktim të kostos së prodhimit që tejkalon atë të rritjes së rrezes.

Për më tepër, siç është përmendur më parë, është më e lehtë për të arritur një rritje në produktivitetin e pemës së ullirit sesa në rreze, veçanërisht nëse fabrika punon në kushte të standardizuara të efikasitetit maksi-mal, për të cilin rritja bëhet më shumë teorike sesa praktike.

Page 13: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

AGROBIZNESI13 E Premte, 28 Dhjetor 2018

Kalendari bujqësor

(Vijon në faqen 14)

Kalendari bujqësor, Janar 2019Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Pamja e qiellit gjatë muajit janarMë 3-4 janar, do të ketë

Dush meteorik Quadrantids. Quadrantids është një dush

mbi mesataren, me deri në 40 meteorë në orë në kulmin e vet. Mendohet të jetë prod-huar nga grimcat e pluhurit të lënë pas nga një kometë e zh-dukur e njohur si 2003 EH1, e cila u zbulua në vitin 2003. Dushi ndodh çdo vit nga 1-5 janari. Ai do të kulmojë këtë vit në natën e 3 janarit dhe në mëngjesin e 4 janarit. Hëna do të jetë një hark i hollë dhe nuk do të ndërhyjë me atë që mund të jetë një shfaqje e mirë këtë vit. Shikimi më i mirë do të jetë nga një vend i errët pas mesnatës. Meteorët do të rrezatojnë nga konstelacioni Bootes, por mund të shfaqen kudo në qiell.

Më 6 janar, do të jetë Hëna e re. Hëna do të vendoset në të njëjtën anë të Tokës si Dielli dhe nuk do të jetë e dukshme në qiellin e natës. Kjo fazë do të ndodhë në orën 01:28 UTC. Kjo është koha më e mirë e muajit për të vëzhguar objekte të zbehta si galaktikat dhe gru-pet e yjeve, sepse nuk ka dritë të hënës për të ndërhyrë.

Më 6 janar, Venusi do të jetë në zgjatjen më të madhe perëndimore. Planeti Venus arrin zgjatjen më të madhe lin-dore prej 47 gradësh nga Diel-li. Kjo është koha më e mirë për të parë Venusin, pasi që do të jetë në pikën më të lartë të saj mbi horizontin në qiellin e

mëngjesit. Shikimi më i mirë për planetin e ndritshëm është në qiellin lindor para lindjes së diellit.

Më 6 janar, do të ketë Eklips të pjesshëm diellor. Një eklips i pjesshëm diellor ndodh kur Hëna mbulon vetëm një pjesë të Diellit. Ky eklips i pjesshëm do të jetë i dukshëm në disa pjesë të Azisë Lindore dhe Oqeanit Paqësor verior.

Më 21 janar, do të jetë Hëna e Plotë, Superhëna. Hëna do të vendoset në anën e kundërt të Tokës, nga Dielli dhe faqja e saj do të jetë e ndriçuar plotë-sisht. Kjo fazë do të ndodhë në 05:16 UTC. Kjo hënë e plotë ishte e njohur nga fiset e hershme amerikane si Hëna e Plotë e Ujkut, sepse kjo ishte koha e vitit kur kopetë e uritura të ujkut ulërinin jashtë kampeve të tyre. Kjo hënë ka qenë gjithashtu e njohur si Hëna e Vjetër dhe Hëna Pas Krishtlindjeve. Kjo është gjithashtu e para e tre superhë-nave për vitin 2019. Hëna do të jetë në distancën më të afërt me Tokën dhe mund të duket pak më e madhe dhe më e ndritur se zakonisht.

Më 21 janar, do të ndodhë Eklipsi Total i Hënës. Një eklips i përgjithshëm hënor ndodh kur Hëna kalon krejtë-sisht përmes hijes së errët të Tokës, ose Umbrave. Gjatë

këtij lloji të eklipsit, Hëna gradualisht do të errësohet dhe pastaj do të marrë një ngjyrë të ndryshkur ose të kuqe të gjakut. Eclipsi do të jetë i dukshëm në pjesën më të madhe të Amer-ikës së Veriut, Amerikës së Jugut, Oqeanit Paqësor lindor, Oqeanit Atlantik Perëndimor, Evropës ekstreme perëndimore dhe Afrikës ekstreme perëndi-more.

Më 22 janar, do të ndodhë ndërthurje e Venusit dhe Jupi-terit. Një ndërthurje e Venusit dhe Jupiterit do të jetë e duk-shme më 22 janar. Dy planetet e ndritshme do të jenë të duk-shme brenda 2.4 gradë të njëri-tjetrit në qiell në mëngjezin e hershëm. Kjo pamje mbresëlë-nëse mund të shihet në lindje pak para lindjes së diellit.

Parashikimi i motit për muajin janar 2019Muaji janar në Tiranë do

tëndikohet nga klima mesd-hetare bregdetare. Gjatë këtij muaji mund tëpriten gatiçdo ditë shira, stuhi të rastit, çdo herë mjegull, rrallë herë borë dhe pritet mot të ftohtë. Gama e temperaturave mesatare di-tore do të jetë rreth 8°C dhe 14°C. Zakonisht java e parë do të jetëmë e nxehta në janar, por duhet të kihet parasysh mundësia e shiut, stuhisë dhe

mjegullës.Ngjarjet e motit që mund të

ndodhin gjatë muajit janar në Tiranë: 17 ditë me shi, 8ditë kohë e vrënjtur dhe stuhi, 3ditë me Mjegull dhe më pak se 1 herë dëborë.

Tirana në janar do të ketë ditë të ftohta me qiell pothu-ajse tëmbuluar plot me re. Në mënyrë tipike temperatura do të jetë luhatet rreth 12°C dhe realisht ndjehet për 9°C dhe era do të jetë fllad i lehtë.

Temperaturat e larta të përditshme do tëjenë rreth 11°C , rrallë do të bien nën 7°C ose tëtejkalojnë 16°C. Temperatura e lartë ditore më e ulët do të jetë 11°C më 15 ja-nar. Temperaturat e ulta ditore do tëjenë 1°C, rrallë do të bien nën -5° C ose të tejkalojnë 6° C. Temperatura e ulët ditore do të jetë më e ulët në 0°C më 4 janar.

Për referencë, më 3 gusht, dita më e nxehtë e vitit, tem-peraturat në Tiranë zakonisht variojnë nga 18° C në 32° C, ndërsa më 4 janar, dita më e ftohtë e vitit, ato shkojnë nga 0° C në 11° C .

Zhvillimi i reveMuaji janar në Tiranë do të

karakterizohet nga një mbulim konstant i qiellit me re, me përqindjen e kohës që qielli është i mbuluar me re ose krye-

sisht me re, do të qëndrojë rreth 51% gjatë gjithë muajit. Dita më e qartë e muajit do të jetë 2 janari, me kushte të qarta, kryesisht të qarta ose pjesërisht me re, në50% të kohës. Shan-set më të larta të kushteve të mbuluara me re ose kryesisht me re, rreth 50% do të jetë më 2 janar.

Për referencë, më 7 dhjetor, dita më e vrenjtur e vitit, shansi i kushteve të mbuluara me re ose më së shumti me re është 55%, ndërsa më 21 korrik, dita më e qartë e vitit, mundësia e qiellit të qartë, është 91%.

ReshjetNjë ditë e lagur konsidero-

het një ditë me të paktën 1 mm të reshjeve. Gjatë muajit janar në Tiranë, shansi i një dite me shi do të mbetet konstant në rreth 27 %, shansi i një dite me borë dhe shi të përzier do të mbetet 1% konstante gjatë gjithë kohës dhe shansi i një dite vetëm me borë do të mbetet rreth 0% konstante gjatë gjithë kohës.

Gjatë muajit janar në Tira-në, parashikohen të bien rreth 207 mm shi, ndërsa në Korçë parashikohen rreth179 mm shi dhe rreth 24.7 cm dëborë dhe 23 mm akull.

Për referencë, shansi më i lartë ditor i ditës për një ditë të lagur në Tiranë është 36% më

5 dhjetor dhe shansi më i ulët është 10% më 7 korrik.

Lagështia e AjritNdryshe nga temperatura,

e cila zakonisht ndryshon në mënyrë të konsiderueshme mes natës dhe ditës, pika e vesës ka tendencë të ndry-shojë më ngadalë, kështu që ndërsa temperatura mund të bjerë gjatë natës, një ditë me zagushi zakonisht ndiqet nga një natë me zagushi.

Shansi që një ditë e caktuar do të jetë me zagushi në Tiranë do të jetë në thelb konstante gjatë janarit, duke mbetur rreth 0% gjatë gjithë kohës.

Lagështia mesatare e ajrit do të jetë79%, ndërkohë që lagështia më e përshtatshme që njerëzit të ndjehen rehat duhet të jetë rreth 45 %.

Për referencë, më 7 gusht, dita më me zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 35% të kohës, ndërsa më 17 dhje-tor, dita më pa zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 0% të kohës.

HumIndex është një treg-ues tjetër i rëndësishëm, i cili tregon shkallën e komoditetit ose shqetësimit të bazuar në kombinimin e temperaturës dhe lagështisë. Humindeksi relativ zakonisht varion nga 11 (pak ose aspak siklet) deri në 16 (pak ose aspak siklet) gjatë rrjedhës së një dhjetori tipik. Gjatë muajit janar, Humind-eksi do të jetë 12 që do të thotë

Page 14: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

AGROBIZNESI14 E Premte, 28 Dhjetor 2018

Kalendari bujqësor

(Vijon në faqen 15)

(Vijon nga faqja 13) Kalendari bujqësor, Janar 2019

se trupi do të ndjehet mirë ose pak në siklet.

EraKy seksion diskuton

vrojtimin mesatar të orëve me-satare të erës (shpejtësia dhe drejtimi) në 10 metra mbi tokë. Era e përjetuar në çdo vend të caktuar është shumë e varur nga topografia lokale dhe faktorë të tjerë dhe shpejtësia dhe drejtimi i erës ndryshojnë më gjerësisht se mesataret e orëve.

Shpejtësia mesatare vjetore e erës në Tiranë, në thelb do të jetë konstante gjatë mua-jit janar, duke mbetur brenda 0.1 metra për sekondë nga 3.7 metra për sekondë gjatë gjithë muajit.

Shpejtësia më e ulët mesa-tare ditore e erës gjatë janarit do të jetë 3.6 metra për sekondë më 14 Janar.

Drejtimi mesatar vjetor i erës në Tiranë gjatë janarit do të jetë kryesisht nga lindja, me një përqindje maksimale prej 52% më 13janar.

Për referencë, më 4 shkurt, dita më e trazuar e vitit, shpe-jtësia mesatare ditore e erës është 3.7 metra për sekondë, ndërsa më 1 qershor, dita më e qetë e vitit, shpejtësia mesatare ditore e erës është 2.5 metra për sekondë.

Periudha e vegjetacionit Përkufizimi i periudhës

së vegjetacionit varion sipas vendeve dhe ajo është e për-caktuar si periudha më e gjatë e vazhdueshme e temperaturave mbi kufirin e ngrirjes (≥ 0° C) në vit.

Periudha e vegjetacionit shpreh një masë të akumulimit vjetor të nxehtësisë që përdoret për zhvillimin e bimëve dhe kafshëve, dhe përcaktohet si integral i ngrohtësisë mbi një temperature bazë, e cila shpre-het me temperaturat aktive mbi 10° C dhe nën 30° C.

Periudha e vegjetacionit në Tiranë zakonisht zgjat 8.1 muaj (249 ditë), nga rreth 16 mars deri më 19 nëntor, rrallë duke filluar para 19 shkurtit ose pas 10 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 28 tetorit ose pas 14 dhjetorit. Ndërsa Sezoni i rritjes (Periudha e vegjeta-cionit) në Korçë (që përfaqë-son zonën e ftohtë të vendit), zakonisht zgjat 6.7 muaj (206 ditë), nga rreth 7 prilli deri më 30 tetor, rrallë duke filluar para 18 marsit ose pas 27 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 10 tetorit ose pas 22 nëntorit.

Muaji dhjetor në Tiranë ka më shumë gjasa të jetë jo plotë-sisht jashtë sezonit të rritjes, me mundësinë që një ditë e caktuar të jetë në sezonin e rritjes me shpejtësi në rënie nga 27% në 1% gjatë muajit.

Akumulimi mesatar i tem-peraturave ditore të rritjes në Tiranë, do tërritet gradualisht

gjatë muajit dhjetor, duke u rritur me 22° C, nga 2232° C në 2254° C, gjatë muajit.

Presioni atmosferik Gjatë muajit janar do të jetë i

ulët, në kufijtë 1014 hPa, ndër-kohë që presioni më i përshtat-shëm atmosferik për sistemin kardiovaskular të njeriut është 1016 hPa. Pra në janar, pre-sioni atmosferik do të jetë pak i ulët dhe njerëzit do t’a ndjejnë veten relativisht mirë.

Shikueshmëria, e cila tre-gon për pastërtinë e ajrit dhe transparencën e tij, gjatë muajit janar do të jetë 8.2 km.

Energjia dielloreKëtu jepet energjia diellore

me rreze të shkurtër që ndodh përditë. Rrezatimi me valë të shkurtra përfshin dritën e duk-shme dhe rrezatimin ultravjollcë.

Energjia diellore me valë të shkurtra mesatare ditore në Tiranë, do të rritet gradualisht gjatë muajit janar, duke u rritur me 0.6 Kwh, nga 1.8 kWh në 2.4 kWh gjatë muajit.

Gjatësia e ditësGjatë rrjedhës së një janari

tipik, gjatësia e ditës gradual-isht fillon të rritet dhe gjatë muajit ajo do të arrijë në rreth 47 minuta. Nga fillimi deri në fund të muajit, gjatësia e ditës rritet për 47 minuta, duke nënkuptuar një rritje mesa-tare ditore prej 1 minutë e 34

sekonda dhe rritje javore prej 10 minutash e 57 sekondash. Ky muaj do të ofrojë mesatar-isht 10 orë në ditë me ndriçim.

Indeksi i rrezatimit Ultraviolet (UV)Rrezet e diellit janë burimi

kryesor i rrezeve UV. Edhe pse rrezet UV përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të rrezeve të diellit, ato janë shkaku krye-sor i efekteve të dëmshme të

diellit në lëkurë. Sasia e rreza-timit UV që arrin tokën në çdo vend varet nga një numër fak-torësh, duke përfshirë kohën e ditës, kohën e vitit, lartësinë dhe mbulimin e reve. Efekti negativ i tyre është më i madh gjatë muajve të pranverës dhe verës dhe nga ora 10:00-16:00 e ditës. Në lartësi të mëdha rrezatimi është më i madh. In-deksi i rrezatimit UV përcak-tohet në një shkallë prej 1 deri

në 11+. Një numër më i madh do të thotë rrezik më i madh i ekspozimit ndaj rrezeve UV

dhe një shans më të lartë të dj-egieve nga dielli dhe dëmtimit të lëkurës. Mbrojtja kundë këtij rrezatimi është shmangja e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.

Indeksi i rrezatimit ultra-violet (UV), gjatë muajit dhje-tor, do të jetë i ndryshueshëm sipas ditëve të muajit dhe do të lëvizë në kufijtë 1-3 në Tiranë

Page 15: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

AGROBIZNESI15 E Premte, 28 Dhjetor 2018

(Vijon nga faqja 14)

Kalendari bujqësor

Kalendari bujqësor, Janar 2019

dhe në kufijtë1-3 në Korçë. (Shih pasqyrat më lart)

Punimet që mund të kryhen në Kopshtari gjatë muajit Janar 2019Duke u bazuar në fazat e

Hënës, mund të rekomandohen dhe punimet e ndryshme që mund të kryhen në kopshtari sipas muajve gjatë vitit.

Kalendari i ditëve më të mira të muajit Janar 2019 për disa aktivitete të përditshme të fermeritJeta dhe veprimtaria e

njerëzve duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me natyrën dhe ky është çelësi me të cilin

mund të zbulohen bukuritë e jetës. Në këtë drejtim është e rëndësishme të kuptojmë pa-rimin e thjeshtë se rendi naty-ror i gjërave është një grumbull i proceseve ritmike të përsërit-ura që ndikojnë shëndetin tonë, forcën fizike dhe gjëndjen shpirtërore. Mekanizmat që funksionojnë në natyrë ndikoj-në në qenien njerëzore, e cila është pjesë përbërëse e botës që na rrethon. Për të kuptuar më mirë realitetin rreth nesh dhe për të përshtatur ritmin e punës dhe të jetës sonë, duhet të kemi njohuri të mjaftueshme për këto fenomene, të cilat kanë ndikimin më të madh në këto procese.

Hëna ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve por dhe në veprimtarinë jetë-sore dhe të përditëshme të qën-

jeve të gjalla. Sipas traditës mendohet se kur hëna është në fazën e duhur dhe vendin

e duhur në zodiak, besohet gjërësisht se aktivitetet do të jenë më të frytshëm apo të çojnë në rezultate të mira. Pe-riudha në mes të Hënës së re dhe të plotë (çereku i parë dhe i dytë i Hënës), konsiderohet si koha më e mirë për të kryer de-tyrat që kanë lidhje me forcën, pjellorinë dhe rritjen. Periudha mes Hënës së plotë dhe Hënës së re (çereku i tretë dhe i katërt i Hënës), është koha më e mira për korrjet, rritjen e ngadalë-suar, etj. Merret në konsider-atë edhe për marrëdhënien që ka hëna me 12 shënjat sun-duese të zodiakut. Kështu në bazë të kombinimeve dhe mar-rëdhënieve të Hënës me trupat qiellorë që shprehen në shënjat zodiakale, përcaktohet në një farë mase ndikimi dhe rezul-tati i këtyre veprimtarive.

Page 16: ULJA E RIMBURSIMIT PËR FERMERËT, KASH: GODET … · E Premte, 28 Dhjetor 2018 E përdyjavshme e pavarur Këshilli i AgroBiznesit shqiptAr ... Skema Kombëtare mbështet investimet

16 AGROBIZNESI E Premte, 28 Dhjetor 2018