unazën e madhe të tiranës kampi opozitar në alarm, basha ......tirazhi 10000 kopje e mërkurë...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Rama i pasigurt për rikandidimin e Veliajt, shmang kryebashkiakun gjatë inspektimit të punimeve në Unazën e Madhe të Tiranës Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha dhe Kryemadhi i shpallin luftë prokurorisë, urdhër deputetëve të sulmojnë Markun dhe Prelën & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Të jesh trashëgimtar i traditës pozitive, nuk do të thotë se je anakronik Ç’na bëre more Edi Rama, ç’na bëre! Nga Ramazan SHERJA Nga Enver CAKAJ Nga Riza HOXHA Turpi, që klasa politike na solli nga Brukseli Ç m i m i 2 0 l e k ë Borxhi publik shkaktoi dje një përplasje mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Ekonomisë e Financave. Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua projektligji“Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2017”, por... Kryeministri i vendit Edi Rama ka sqaruar dje nismën e ndërmarrë për të mbyllur bastet dhe kazinotë. Ai sqaroi se përse qeveria shkoi te një veprim i tillë, ndërsa u shpreh se... Përplasje mes KLSH dhe qeverisë në Kuvend, vartësja e Leskajt akuza për fshehje të borxhit publik, Ahmetaj nxjerr shifrat Kryeministri zbardh detajet: Ja si do të veprohet me bastet online, kazinotë vetëm në zonat turistike, nuk do tolerojmë asnjë shpifje Faqe 8 Faqe 7 Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, po tregon nga dita në ditë se është mosmirënjohës ndaj të gjithë atyre që e kanë mbajtur në politikë. Fatos Nano e bëri atë drejtorTatimesh e Doganash dhe ai refuzoi të jepte firmën që ai të dilte... Marrëdhëniet me ministrave dhe deputetëve socialistë duket se nuk janë fort të mira.Të enjten që lamë pas u dëshmua qartë në gjë e tillë, pasi deputeti Erion Braçe u përplas me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ndërsa... Del blof Shpëtim Idrizi, kreu i çamëve i mori mazhorancës 6 drejtori të rëndësishme, ushtroi presion përgjatë 2 viteve për t’u bërë ministër Debate brenda mazhorancës, deputetët të pakënaqur me punën e ministrave, ankohen te Gramoz Ruçi Faqe 6 Faqe 4 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] AFËRDITA ONUZI: Pas 1989 nuk blihen objekte, arkivi etnografik po mbahet me dhurata Faqe 18 CIA zbardh detajet, ja si veriu i Shqipërisë ishte kthyer në qendër spiunazhi, Tito nisi furnizimin me armë për të luftuar regjimin e Enver Hoxhës Fondet etnografike janë të rrezikuara nga mungesa e kushteve. Edhe pse bëhet një punë e madhe nga punonjësit që merren me fondet dhe studiuesit, kushtet në të cilat janë prej... Faqe 2,3 Luftë në horizont për drejtimin e KLSH, zbardhen 5 kandidaturat e para të Ilir Metës, nga këshilltarët e tij, te ish-drejtori i LSI Drejtimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se do të jetë beteja e radhës mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Gazeta prej disa kohësh ka raportuar se po bëhet një “luftë” underground për të zotëruar këtë institucion dhe tashmë kjo duket se po faktohet. Sipas burimeve të sigurta të gazetës pranë Presi- dencës, janë pesë emra që konkurrojnë midis tyre për të marrë postin e Bujar Leskajt... Faqe 9 Faqe 5 Faqe 12,13 Zvarritja e KLP, SHBA-BE strategji për të mos lejuar bllokimin e SPAK, në veting kandidati i KLGJ dhe anëtarët e Krimeve të Rënda

Upload: others

Post on 05-Sep-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Rama i pasigurt për rikandidimin e Veliajt, shmang kryebashkiakun gjatë inspektimit të punimeve në Unazën e Madhe të TiranësTirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018

Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha dhe Kryemadhi i shpallin

luftë prokurorisë, urdhër deputetëve të sulmojnë Markun dhe Prelën

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Të jesh trashëgimtar i traditës pozitive, nuk do të thotë se je anakronik

Ç’na bëre more Edi Rama, ç’na bëre!

Nga Ramazan SHERJA

Nga Enver CAKAJ

Nga Riza HOXHA

Turpi, që klasa politike na solli nga Brukseli

Çmimi 20 lekë

Borxhi publik shkaktoi dje një përplasje mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Ekonomisë e Financave. Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2017”, por...

Kryeministri i vendit Edi Rama ka sqaruar dje nismën e ndërmarrë për të mbyllur bastet dhe kazinotë. Ai sqaroi se përse qeveria shkoi te një veprim i tillë, ndërsa u shpreh se...

Përplasje mes KLSH dhe qeverisë në Kuvend, vartësja e Leskajt akuza

për fshehje të borxhit publik, Ahmetaj nxjerr shifrat

Kryeministri zbardh detajet: Ja si do të veprohet me bastet online, kazinotë

vetëm në zonat turistike, nuk do tolerojmë asnjë shpifje

Faqe 8

Faqe 7

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, po tregon nga dita në ditë se është mosmirënjohës ndaj të gjithë atyre që e kanë mbajtur në politikë. Fatos Nano e bëri atë drejtor Tatimesh e Doganash dhe ai refuzoi të jepte firmën që ai të dilte...

Marrëdhëniet me ministrave dhe deputetëve socialistë duket se nuk janë fort të mira. Të enjten që lamë pas u dëshmua qartë në gjë e tillë, pasi deputeti Erion Braçe u përplas me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ndërsa...

Del blof Shpëtim Idrizi, kreu i çamëve i mori mazhorancës 6 drejtori të rëndësishme, ushtroi presion përgjatë 2 viteve për t’u bërë ministër

Debate brenda mazhorancës, deputetët të pakënaqur me punën e ministrave, ankohen te Gramoz Ruçi

Faqe 6

Faqe 4

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

AFËRDITA ONUZI: Pas 1989 nuk blihen

objekte, arkivi etnografik po mbahet me dhurata

Faqe 18

CIA zbardh detajet, ja si veriu i Shqipërisë ishte kthyer në qendër

spiunazhi, Tito nisi furnizimin me armë për të luftuar regjimin e Enver Hoxhës

Fondet etnografike janë të rrezikuara nga mungesa e kushteve. Edhe pse bëhet një punë e madhe nga punonjësit që merren me fondet dhe studiuesit, kushtet në të cilat janë prej...

Faqe 2,3

Luftë në horizont për drejtimin e KLSH, zbardhen 5 kandidaturat e para të Ilir Metës,

nga këshilltarët e tij, te ish-drejtori i LSIDrejtimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit duket

se do të jetë beteja e radhës mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, Ilir

Meta. Gazeta prej disa kohësh ka raportuar se po bëhet një “luftë” underground për të zotëruar këtë institucion dhe tashmë kjo duket se po faktohet.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës pranë Presi-dencës, janë pesë emra që konkurrojnë midis tyre për të marrë postin e Bujar Leskajt...

Faqe 9

Faqe 5

Faqe 1

2,1

3

Zvarritja e KLP, SHBA-BE strategji për të mos lejuar bllokimin e SPAK, në veting kandidati

i KLGJ dhe anëtarët e Krimeve të Rënda

Page 2: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

2 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l t i k e www.sot.com.al

Prokurori Adnan Xholi rikonfirmohet në detyrë, KPK: Rezulton i pastër në të gjitha shtyllat e vlerësimit

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi është emri i radhës që i bash-kohet listës së gjyqtarëve e prokurorëve të rikonfirmuar në detyrë. Ditën e djeshme trupa gjykuese e Komisioni të Pavarur të Kualifi-kimit dha lajmin e mirë për prokurorin, duke deklaruar se do të vijojë të qëndrojë në detyrë sepse ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e vlerësimit. Xholi ishte edhe vetë i pranishëm në seancë kur u dha vendimi. Por cilat ishin gjetjet që KPK listoi gjatë seancës dëgjimore

me prokurorin të zhvilluar pak ditë më parë? Gjatë hetimit të thelluar të KPK, ka rezultuar se prokurori zotëron: një apartament 107 m2 porositur për tu blerë në vitin 2004 në Tiranë me vlerë 50 mijë euro, për të cilin Xholi ka deklaruar se burim të ardhurash ka patur kredi 5 milionë lekë dhe hua 5 mijë dollarë, si edhe pagat e tij e të bashkëshortes; automjet “Mercedes Benz” i blerë në vitin 2004 për 4 mijë euro, i blerë nga shitja e mjetit të mëparshëm; kursime në llogari bankare dhe cash 2 milionë

e 500 mijë lekë; tokë bujqësore are 22 mijë me-tra katrorë përfituar me ligjin 7501 ndodhur në Lushnje në emër të bashkëshortes. Për të gjitha këto pasuri KPK ka konstatuar se përputhet deklarimi i Adnan Xholit dhe nuk ngrihen dyshime. Prokurori nuk kishte probleme as me figurën dhe aftësitë profe-sionale. Para trupës gjykuese Xholi shprehu vlerësimin e tij për vetingun. Ai theksoi se gjatë karrierës ka hetuar bandat kriminale në Shqipëri. “Kam hetuar disa nga krimet

më të rënda të ndodhura në Shqipëri. Kam hetuar emra të njohur të botës së krimit. Kam kërkuar disa dënime me burg përjetë. Kam sekuestruar miliona euro pasuri të mafias. Kam hetuar bandën e Lushnjes, bandën e Durrësit, po ashtu dhe degë të Sacra Corona Unita”, tha Adnan Xholi gjatë seancës dëgji-more të mbajtur javën e kaluar. Aktualisht, Xholi është drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Zvarritja e KLP, SHBA-BE strategji për të mos lejuar bllokimin e SPAK, hyjnë në veting

kandidati i KLGJ dhe anëtarët e Krimeve të Rënda

Ndërkombëtarët plan për të ngritur më parë KLGJ që t’i hapet rruga SPAK

Mimoza IBRA

Ndërkombëtarët janë an-gazhuar shumë fort që refor-ma në drejtësi në vendin tonë të rezultojë e suksesshme, e

për këtë arsye ata kanë krijuar një plan rezervë edhe për ngritjen e organeve të reja. Deri tani është parë një peng-esë e vazhdueshme si nga politika, ashtu edhe nga drejtësia për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilat më pas do t’i hapnin rrugë edhe ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por me qëllim që ky proces të mos zgjatet më shumë dhe SPAK të jetë gati sa më parë, SHBA-BE kanë vendosur që momentalisht të fokusohen tek ngritja e KLGJ. Deri para pak kohësh për KLGJ mungonin kandidatët nga Gjykatat e Apelit të Rretheve, por pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, një problem i tillë u zgjidh dhe shfaqën interes dy emra: Brikena Ukperaj, e cila e ka kaluar vetingun dhe Luan Dervishi, i cili nuk ka kaluar akoma në sitë. Ngërçi momental për konstituimin e KLGJ qëndron tek Luan Dervishi sepse duhet që më parë edhe ai t’i nënshtrohet procesit të vetingut e më pas mund të zhvillohet edhe Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve.

Veting për kandidatin e KLGJGazeta ka arritur të mësojë se

Luan Dervishi do të futet në veting gjatë këtyre ditëve. Sipas burimeve, shorti për të është hedhur që në datën 16 maj dhe është përcaktuar trupa gjykuese që do të skanojë figurën, anën profe-sionale dhe pasurinë. Luan Dervishi bën pjesë tek lista prioritare e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kalojnë në veting sepse para se të shprehte interes për KLGJ, ai ka kandiduar edhe për anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Sapo ai të futet në veting dhe të jepet vendimi, atëherë hapet rruga për Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, ku zgjidhen 6 emrat e mbetur të KLGJ, duke e ngritur një herë e mirë këtë organ. Ngritja e KLGJ i hap rrugë ngritjes së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Në Kushtetutë është përcaktuar që SPAK ngrihet 2 muaj pasi është ngritur KLGJ. Në listën prioritare të shortuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëjnë pjesë edhe një sërë gjyqtarësh nga Krimet e Rënda. Midis tyre mund të përmendim: Albana Boksi, Dhimitër Lara, Dhurata Haveri,

Komisioni për monitorimin e reformës, ja 3 kandidatët

Komisioni për Monitorimin e organeve të reja të sistemit të dre-jtësisë duket se është drejt ngritjes. Pak kohë më parë në Parlament u votuan 4 anëtarë të këtij komisioni, por ligji përcakton që numri total i anëtarëve duhet të jetë 5. Në këto kushte, Kuvendi i Shqipërisë hapi edhe një herë garën për të aplikuar të interesuarit, ndërsa dje janë bërë të ditur emrat e pretendentëve. “Në përfundim të afatit të parashikuar në shpalljen për hapjen e procedurës së aplikimit për një vend vakant për anëtar të Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe nd-jekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, kanë paraqitur shpre-hjen e interesit dhe dokumentac-ionin shoqërues kandidatët: Besnik Kaçurri; Muhamed Kavaja dhe Petrit Plloçi”, thuhet në njoftim. Sot ata do të zhvillojnë një seancë dëgjimore tek Komisioni i Ligjeve, ndërsa pritet që të enjten në Parlament njëri prej tyre të zgjidhet anëtar.

PD: Po prishen provat kundër Saimir TahiritDeputeti i PD, Klevis Balliu shtoi

dje dozën e sulmeve ndaj qeverisë. Në rrjetet sociale, Balliu deklaroi se mazhoranca po zgjat qëllimisht he-timet për ish-ministrin Saimir Tahiri që të prishen provat kundër tij. “Më shumë kohë për hetimet e ish-minis-trit Saimir Tahiri për përfshirjen e tij në trafikimin e narkotikëve. Kjo do të thotë më shumë kohë për shkatër-rimin e çdo prove që implikon Saimir Tahirin, e natyrisht edhe vetë Edi Ramën. Edhe Shullazit, edhe Tahirit njësoj po i shkojnë punët. Zgjat e zgjat, shtyj e shtyj. A mendoni se kjo është koiçidencë apo bandat njësoj veprojnë?”, tha Balliu. Më herët ai hodhi akuza edhe sa i takon zhvillimeve të fundit politike. “Ti ke për detyrë të tregosh mesazhet me Alizotin, Ballat dhe rrumpallat që solle nga droga tek Parlamenti. Ti je përgjegjës për kriminalizimin e çdo institucioni publik, e do të jesh ti që do të mbash në kurriz dhe shkatër-rimin e demokracisë dhe të ardhmes evropiane për vendin”, tha Balliu.

Gurali Brahimllari, Gjovalin Përnoca, Sokol Binaj, etj., të cilët janë të gjithë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Të gjithë këta emra, nëse kalo-jnë me sukses sfidën e vetingut dhe nëse pranojnë që të jenë gjithë kohën nën monitorim e të heqin dorë nga privatë-sia, mund të jenë anëtarë të SPAK sipas ligjit. Një gjë e tillë e lehtëson akoma më shumë punën për ngritjen e këtij organi të rëndësishëm.

Plani i ndërkombëtarëveDuket sikur në një kohë kur nga

politika dhe drejtësia po shfaqen pengesa të shumta për konstituimin e organeve të reja të drejtësisë, SH-BA-BE kanë plane rezervë që procesi të mos hyjë në ngërç. Plani është që fillimisht, për të mos humbur kohë, të ngrihet KLGJ, duke qenë se ky proces është drejt fundit e më pas nisin procedurat për ngritjen e SPAK. Por gjatë kohës që pritet ngritja e SPAK, mund të bëhen hapa përpara edhe për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurorët e Apelit

të Tiranës deri tani janë bërë bashkë për të penguar ngritjen e këtij organi sepse mungon një kandidat. Por me thirrjet e vazhdueshme të ndërkom-bëtarëve dhe me rihapjen e garës nga Prokuroria e Përgjithshme pritet që ky problem të marrë zgjidhje gjatë kohës që pritet për ngritjen e SPAK. Sapo të sigurohet edhe kandidati i nevojshëm për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve dhe zgjidhen 6 anëtarët që mungojnë për të vijuar më pas me ngritjen e Proku-rorisë së Posaçme Antikorrupsion.

“Prokurori në detyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rën-da të Shkallës së Parë ose të Apelit qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e sta-tusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje

me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë Prokurorisë cakton në mënyrë të përhershme prokurorët në Prokurorinë e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në ligj. I njëjti përcaktim vlen dhe për gjykatësit.

PËRCAKTIMET LIGJORE PËR ANËTARËT E SPAK

KANDIDATËT PËRFUNDIMTARË

PËR KLGJ

11

1.Medi Bici2.Ilir Toska3.Nertina Kosova4.Luan Dervishi5.Brikena Ukperaj6.Alma Brati7.Astrit Faqolli8.Brunilda Kadi9.Manjola Xhaxho10.Marçela Shehu11.Dritan Hallunaj

Plani është që fillimisht, për të mos humbur kohë, të ngrihet KLGJ, duke qenë se ky proces është drejt fundit e më pas nisin procedurat për ngritjen e SPAK. Por gjatë kohës që pritet ngrit-ja e SPAK, mund të bëhen hapa përpara edhe për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë...

Page 3: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilat dyshja Mar-ku-Prela dhe shërbëtorët e saj në Prokurori do të mbajnë përgjegjësi. Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbimi ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit. Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime se do t’i mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti

i Edi Ramës ka marrë fund – rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë. Përpjekjet e tij të dëshpëruara për të kërcën-uar, për të shantazhuar, apo për të shpërqendruar opinionin publik, janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur. Me të drejtë. Ato që nuk do ta shpëtojnë dot as atë dhe as bashkëpunëtorët e tij në manipulimin e drejtësisë për të mbrojtur krimin”, tha Lulzim Basha të hënën.

JA SULMET E LULZIM BASHËS

“Kemi një Prokurore të Përgjithshme, që deri dje unë e mendoja si një kukull, por në fakt është një levë lëvizëse e krimit të organizuar. Kemi një Prokurore të Krimeve të Rënda që e mendonim si një grua e cila nuk përballonte dot presionin e të tjerëve dhe detyrohej të mbyllte sytë para dosjeve të kriminelëve apo të bandave dhe krimit të organizuar. Por kemi edhe një kryemi-nistër, i cili në mënyrën më perfekte ka kapur jo vetëm sistemin e drejtësisë, ka kapur jo vetëm institucionet

e shtetit, por tashmë kërkon të kapë edhe fjalën e lirë. Kërkon tu mbyllë gojën shqiptarëve. Kemi një rast flagrant, se si Prokuroria e Përgjithshme përgjon me vendim gjykate dëshmitarin e saj dhe hapur fare, janë edhe aq të paaftë saqë në fashikujt që dorëzojnë në gjykatë apo palës të akuzuar tregohet shumë mirë, se si të famshmit dëshmitar Alizoti e thërret Drejtori i Policisë, i jep pakon në dorë dhe kjo është e zbardhur në fashikuj”, tha të hënën Monika Kryemadhi.

JA SULMET E MONIKA KRYEMADHIT

Prokuroria pushon hetimet ndaj Ramës, Basha e Vasili: Organi i akuzës ju dorëzua krimit, mban qëndrime me dy standarde

Partia Demokratike dhe opozita edhe dje vijuan me sulmet e koordinuara ndaj prokurorisë. Fillimisht ishte kreu i grupit par-lamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale akuzoi prokurorinë se ka pushur hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama, pas një padie që ndaj tij u ngrit nga opozita. Ai nuk kurseu sulmet dhe akuzat duke deklaruar se organi i prokurorisë është rreshtuar krah krimit. “Prokuroria e dorëzuar kokë e këmbë te krimi dhe që pacipësisht dënon me arrest gazetarët që denoncojnë

të vërtetat e mëdha. Prokuroria që thërret kryetarin e Partisë Demokratike për çështje ordinere. Prokuroria që mbulon provat në au-dio-përgjimin e Agron Xhafës. Sot prokuroria pas kallëzimit të opozitës ndaj Edi Ramës që gjoja kishte kryer ekspertizën e audio-përg-jimit ja mbylli pacipësisht sot çështjen. Gaze-tarët në burg, Edi Ramës i mbyllet çështja. Prokuroria i mbylli me parë çështjen Edi Ramës me një falje me Facebook kur i bëri i bëri thirrje policisë të hiqte uniformat e të bënte vota për rilindjen”, tha Vasili dje. Në të

njëjtën linjë me të ishte dhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Edhe ai përmes një deklarate akuzoi prokurorinë se ecën me qëndrime me dy standarde. “Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë eksper-tizë private të audio-përgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka

lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë luksin në të cilin jeton. Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë. Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt”, tha Basha.

se do mbajë përgjegjësi për veprimet. Ndërsa Berisha reagoi kur Basha u thirr në prokurori për rastin “Xhisiela”, duke sulmuar ashpër prokurorinë se është në zotërim të Ramës. Ndërkohë të hënën erdhi dhe reagimi i presidentit Ilir Meta, i cili po në mënyrë të drejtpërdrejtë kritikoi prokurorinë. Ai kërkoi që të qëndrojë larg ndikimit politik dhe tha se ka ngritur një grup paralel për të hetuar rastin “Xhisie-la”. Pra duket se kampi opozitar është

bërë bashkë dhe target kanë prokurorinë. Lëvizjet e fundit të organit të akuzës duket se i kanë trembur të gjithë. Kur ministri i Jashtëm gjerman dhe zv/ndi-hmës Sekretarja e Shtetit ishin në Tiranë, patën takime me organet e drejtësisë dhe u treguan të prerë se duhet të nisë goditja në nivele të larta. Fakti që krerë të poli-tikës po thirren në prokurori dhe janë në hetim, dëshmon që pas këtyre lëvizjeve mund të jenë dhe ndërkombëtarët.

Kliti Topalli

Lëvizjet e fundit të prokurorisë kanë rritur panikun në radhët e opozitës. Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Tiranës kanë

thirrur ditët fundit personalitete të larta të politikës shqiptare, gjë që më parë nuk ndodhte kurrë. Deputetë të PD e të PS, kreu i opozitës Lulzim Basha, drejtori i policisë Ardi Veliu dhe shumë persona të tjera janë paraqitur pranë prokurorisë gjatë këtij muaji për të dhënë sqarime mbi ngjarjet e fundit dhe akuzat publike. Gjatë kohës që në krye të prokurorisë ishte Adriatik Llalla, pati hetime e akuza ndaj shumë deputetëve të PD, ndaj deputetëve të PS, madje dhe ndaj ministrave aktualë dhe askush nuk u thirr për t’u marr në pyetje. Po ashtu Llalla kishte në dorë dosjen e CEZ dhe e mbylli për 10 ditë, ndërsa prokuroria ka thirrur deputetë e ish-ministra të PD. Pra sinjalet janë se diçka po lëviz në horizont dhe se pushtetarët nuk janë të paprekshëm kur vjen puna te hetimet e prokurorisë. Por të gjitha këto lëvizje duket se kanë shqetësuar jashtë mase kampin opozitar. Gazeta ka bërë një monitorim të deklaratave publike gjatë dy javëve të fundit të krerëve të opozitës, deputetëve të tyre dhe të gjithë kanë nisur një sulm frontal ndaj prokurorisë dhe veçanërisht ndaj kryeprokurores Arta Marku e shefes së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Por përveç kësaj, gazeta ka mësuar se Basha e Kryemadhi kanë udhëzuar dhe deputetët pranë tyre që sa herë dalin në media të sulmojnë organin e akuzës. Sipas burimeve, ata janë poros-itur që të mos bëjnë asnjë tolerim nëse pyeten për ngjarjet e ditëve të fundit, pasi sipas Bashës e Kryemadhit, prokuroria është zgjatim i qeverisë dhe duhet të sul-mohet. Nëse shihen deklarimet e ditëve të fundit, kryesisht deputetët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, si Alibeaj Bylyk-bashi, Vasili, Braimllari, etj., kanë sulmuar shumë fort organin e prokurorisë. Pra sinjalet janë se opozita po bëhet bashkë për të sulmuar organin e akuzës, i cili ka thelluar ditë e fundit hetimet për çështjen “Babale” apo rastin “Xhisiela”.

E gjithë opozita kundër drejtësisëLulzim Basha, Sali Berisha, Mon-

ika Kryemadhi dhe deri diku Ilir Meta janë bërë bashkë kundër prokurorisë. Basha të hënën doli në një deklaratë shtypi dhe u bëri thirrje prokurorëve që të nisin rebelimet ndaj Markut. Dje doli

Ja si përfaqësuesit e opozitës kanë nisur një sulm të koordinuar ndaj prokurorisë

Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha dhe Kryemadhi i shpallin luftë prokurorisë, urdhër

deputetëve të sulmojnë Markun e PrelënJa si opozita po kërcënon

e sulmon prokurorinëLULZIM BASHA: Ju bëj thir-

rje prokurorëve të ndershëm që t’i rezistojnë urdhrave të paligjshëm dhe arbitrarë të Arta Markut dhe Donika Prelës që janë vënë në shër-bim të Edi Ramës dhe krimit për të shkatërruar hetimet dhe provat. Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë në Prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Pol-icisë së Fierit.

MONIKA KRYEMADHI: Në kohën kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë së Rilindjes, prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e opozitës. Në kohën kur kryetari i grupit parlamentar të PS është dukshëm dhe faktueshëm i përfshirë në afera kriminale, Arta Marku dhe Donika Prela, në shurd-hësi dhe verbëri kriminale zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, duke shënuar fundin e një shteti normal dhe duke firmosur regjimin kriminal dhe të diktaturës mafioze të tij.

SALI BERISHA: Të dashur miq, sot Kallam Dështaku, në një akt hakmarrës primitiv, thirri në proku-rorinë e tij kreun e Partisë Demokra-tike gjoja për llogari të Taulant Bego/Yaris. Në të vërtetë ai me këtë akt dëshmoi tmerrin, terrorin shpirtëror të pashërim që përjeton, i zhytur nga krimet, skandalet e brendshme dhe i damkosur tashmë si i përçmuari ndërkombëtar.

ILIR META: Këto janë çështje në proces dhe shpresojmë që edhe Prokuroria, edhe Policia e Shtetit, edhe institucionet e tjera të cilat janë të përfshira në hetimin e kë-tyre çështjeve, të mos kenë asnjë ndikim politik.

PETRIT VASILI: Prokuroria ka marrë përsipër të jetë avokate dhe kamikaze e kryeministrit. Dy padi të pakapërcyeshme rëndojnë keqas mbi kryeministrin. Prokuroria nuk guxon ta thërrasë, ta pyesë, ta procedojë kryeministrin e paditur, të vetëshpallur fajtor. Prokuroria ka vendosur të jetë kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër Kushtetutë.

po me një deklaratë zyrtare ku sulmoi prokurorinë se është rreshtuar krah qeverisë, kjo pasi organi i akuzës pushoi hetimet për një padi që opozita kishte ngritur ndaj kryeministrit. Edhe Petrit Vasili reagoi dje dhe sulmoi ashpër Arta Markun. Një ditë më parë dhe javën që lamë pas ishte Monika Kryemadhi ajo e cila kërcënoi hapur Markun. Ajo i kujtoi se si u arrestua kryeprokurorja e Ruman-isë, ndërsa disa herë e ka paralajmëruar

Page 4: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

4 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qordja rezulton punonjës i Gardës që prej Marsit të vitit të kaluar, ndër-sa prej 8 muajsh shërbente si shofer

i Ministrit të Brendshëm. Shkëlzen Qord-ja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vdekur mëngjeset e djeshme në garazhin e Gradës së Republikës më herët ka punuar edhe si shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjith-shëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku...

“Dua të informoj Konferencën e Kryetarëve që dy bashkëkryetarët në fakt kanë rakorduar, por që draftet finale të marrin edhe vlerësimet e Komisionit të Venecias, po të kemi parasysh që Komisioni i Venecias i ka të përcak-tuara sesionet e veta plenare, në tetor i pari dhe në fillim të dhjetorit i dyti për këtë vit. Shpresat që të kapin të parin janë të vogla, por maksimalisht fillim dhjetorin duhet ta kapim me qëllim që të respektojmë dhe standardin e nor-mave më të mira dhe praktikave më të mira të ODHIR-it, që ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk mund të bëhen më vonë sesa 6 muaj nga dekretimi i zgjedhjeve, po të kemi parasysh gjithashtu që, shumë shpejt, Presidenti i Repub-likës hyn në afatet nga 9 deri në 6 muaj të dekretimit të datës të zgjedhjeve”, tha kreu i grupit të PS, Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve.

Draftet e reformës zgjedhore në Venecia“Mendoj që të paktën të lëmë mënjanë të gjitha

debatet politike dhe të analizojmë, ka ardhur koha se përse jemi në këtë situatë dhe kush janë rrugët për ta kapërcyer këtë situatë në të mirë të interesave të qyte-tarëve dhe funksionimit të shtetit. Mendoj që duhet të kemi një diskutim thellësisht do të thosha, qoftë në nivel teknik, qoftë edhe në asistencë ndërkombëtare për të bërë atë që është më e mira duke bërë mendimet të përkohshme për të kaluar radhën por për të parë në thelb sesa funksionon Kushtetuta Shqiptare dhe sa ga-rantojmë ne në një pushtet gjyqësor të pavarur. Mendoj që është një situatë jashtëzakonisht problematike, e cila duhet të na preokupojë si qytetarë dhe si deputetë se në qoftë se do vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha në mbledhje kreu i PR, Fatmir Mediu.

Mediu: Të lëmë pas debatet politike

Kliti TOPALLI

Marrëdhëniet me minis-trave dhe deputetëve socialistë duket se nuk janë fort të mira. Të en-

jten që lamë pas u dëshmua qartë në gjë e tillë, pasi deputeti Erion Braçe u përplas me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ndërsa deputeti Bashkim Fino lëshoi kriti-ka ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Por duket se këta nuk janë të vetmit deputetë të pakënaqur. Anëtarët e Komisionit të Ligjeve i kanë dërguar një shkresë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku ankohen mbi cilësinë e ligjeve të paraqitura nga ministrat, por dhe për pjesëmar-rjen e tyre në komision. Ky detaj është bërë ditur në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 3 shtator, procesverbali i së cilës është zbardhur dje nga Parlamenti. “Një shqetësim i dytë që ngrihet përsëri për qeverinë nga Komisioni i Ligjeve është për relacionet shpjeg-uese që shoqërojnë projektligjet që depozitohen në Kuvend. Ato duhet të jenë shumë më të detajuara dhe të përmbajnë informacione të plota për ndikimin social, ekonomik, financiar e mjedisor që do të kenë këto ligje të qytetarët. Edhe për këtë zonja zëvendëskryeministre, ju lutem mbani në konsideratë sug-jerimet e anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve. Shkresa besoj se Ju ka ardhur, por edhe nëse nuk ka ardhur, duhet t’iu vijë”, ka thënë në mbledhje kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Ai i ka bërë dhe një apel zv/kryeministres Senida Mesi, e cila është përgjegjëse për marrëdhëniet e qeverisë me Kuvendin sipas Ruçit, nuk ka përfaqësim të denjë në komisionet parlamentare nga ana e qeverisë. “Komisioni i Ligjeve ka ngritur një shqetësim mbi nivelin e përfaqësimit të ministrive në mbledhjet e komisionit të Ligjeve, por jo vetëm edhe në komisionet e tjera. Për një përfaqësim sa më të mirë dhe përfshirjen në debatet ak-tive dhe konstruktive në komisione, është e domosdoshme pjesëmarrja e përfaqësuesve të ministrive, jo vetëm në nivel teknik por edhe në nivel politik, pasi në shumë raste specialistët e ardhur në Kuvend nga

Rasti “Xhisiela”, Rraja dëshmon në prokurori Ditën e djeshme ka dëshmuar

në Prokurorinë e Tiranës edhe babai i Rexhep Rrajës, deputeti socialist Rrah-man Rraja. Me paterica dhe këmbë të thyer, Rraja është pyetur rreth një orë në prokurori lidhur me dijeninë e tij për këtë çështje. Vetë Rraja ka thënë se është pyetur nga prokurorja Elsa Miha dhe se nuk ka njohje me ish-oficerin Emiljano Nuhu. Për Rrahman Rrajën, e gjitha është një sajesë. “U pyeta nga prokurorja Elsa Miha, sa jam kthyer nga Italia. Nuk e njoh Nuhun dhe nuk kam qenë në komisariat. Tabulatet tele-fonike tregojnë se është një sajesë”, tha ai. Dosja Xhisiela ka rreth 1 muaj që është në qendër të vëmendjes në poli-tikën shqiptare. Rasti u bë publik nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Ndërkohë që Rexhep Rraja është i arrestuar për akuzën e përndjekjes, deputeti Taulant Balla, ka hedhur poshtë akuzat se ka qenë në komisariatin e Fushë-Krujës.

Balla tjetër padi për Bashën e Salianjin

Kreu i grupit parlamentar të PSD, Taulant Balla, ka sulmuar dje opozitën në kaudër të akuzave që ajo ka ngritur ndaj tij. “Lulzim Basha është zyrtarisht në hetim për “Kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim” me shpifës Nuhun. Pse nuk shkon PD t’i shohë kamerat e komisariatit dhe praninë time në komisariatin e Fushë-Krujës, apo edhe të vetë Nuhut? Ti Lulzim si person në hetim ke të drejtë t’i shohësh. Apo hajt se do harrohet. Nuk e le unë në harresë, Lulzim! Sepse dje turpërove Shqipërinë aspak mua, me një paçavurre që i dhe të lexojë Pollua. Edhe Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me Babale&co. Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallëzim të plotë për vepra penale të kryera në bash-këpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton”, tha ai.

Prokuroria zgjeron hetimet për çështjen “Babale”, merret në pyetje Ardi Veliu, kreu i policisë mohon takimin me Alizotin

Hetimeve të prokurorisë për rastin “Babale” nuk u ka shpëtuar as Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Pas publikimit të videos nga deputeti Ervin Salianji, në të cilën shfaqet Fredi Alizoti dhe deklaron se u mor në makinë nga vetë kreu i policisë, dje prokuroria ka marrë në pyetje Veliun. Ai hyri në ambientet e prokuror-isë në orën 13:00, përfundoi dëshminë duke u larguar në orën 13:55 minuta, ndërsa nuk dha asnjë prononcim për mediat. Prokurorët që e morën në pyetje ishin Gentjan Osmani dhe

Përparim Kulluri. Sipas burimeve, Veliu ashtu si në deklaratën e policisë pak ditë më parë, ka mohuar njohjen me Fredi Alizotin. “Nuk kam asnjë njohje dhe kontakte me Fredi Alizotin, nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk e di se përse më akuzon, gjithçka që ka thënë nuk është e vërtetë”, tha ai. Në kuadër të dosjes “Babale”, specifikisht videos së kunatit të Albert Veliut, Fredi Alizoti sot do të dëshmojë te Krimet e Rënda edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Në videon e dytë Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe i është bërë presion për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Ndërkohë, dje është bërë një padi në gjykatë ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Në një studio televizive

ai tha se Alizoti ka folur shpesh në telefon me Sali Lushajn dhe lëshoi akuza ndaj këtij të fundit. Por Lushaj ka bërë padi dhe kërkon 2 milionë lekë dëmshpërblim. Lushaj në një prononcim për mediat ka thënë: “Ne nuk jemi banda e Berishës, unë me Gjokmakajn jemi pishtarë të demokracisë. Kam derdhur gjak për këtë demokraci, vëllanë e kam dëshmor të demokracisë. Bashkë me Avdyl Gjomakaj, të dy jemi përmendur me datë 11 në Opinion. Zoti Balla të vijë në gjykatë".

Zbardhen diskutimet në Konferencën e Kryetarëve

Debate brenda mazhorancës, deputetët të pakënaqur me punën e ministrave, ankohen te Gramoz Ruçi

ministritë kanë qenë në nivel drejtor drejtorie apo shef sektori. Prandaj zonja zëvendëskryeministre, si përfaqësuese e ekzekutivit për mar-rëdhëniet Qeveri-Parlament, lutem të merrni masat e nevojshme që të mos përsëriten më të tilla raste në marrëdhëniet ministër-komision”, ka thënë më tej Ruçi.

Shqetësimet e PD Në mbledhjen e Konferencës

së Kryetarëve, e cila ishte e para për këtë sesion, ishin të pranishëm

të Lartë dhe pa Gjykatë Apeli. Jemi vendi i vetëm në botë, nuk di të ketë ndonjë vend tjetër, ku tre gjykata kryesore të vendit nuk funksiono-jnë. Nuk funksionojnë për shkak të qëndrimit të mazhorancës, e cila eci sipas një projekti të dizenjuar qartë, me objektiva për t’i kapur këto in-stitucione dhe për të emëruar njerëzit e tyre, e cila u shpreh në hartimin, miratimin dhe zbatimin në mënyrë të njëanshme të 6 ligjeve të reformës në drejtësi”, tha ai.

dhe përfaqësuesit e opozitës. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, e ndali theksin te reforma në drejtësi. “Problemi i dytë, që desha të ngre ka të bëjë me reformën në drejtësi, dështimin e saj tërësor dhe rolin thellësisht negativ të mazhorancës në tentativa për ta kapur këtë sistem. Sot zoti kryetar duhet të jemi të shqetësuar dhe në radhë të parë Ju, si Kryetar i Kuvendit, që jemi pa gjykata. Pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë

Page 5: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gazeta prej disa kohësh ka raportuar se po bëhet një “luftë” underground për të zotëru-ar këtë institucion dhe tashmë kjo duket

se po faktohet. Sipas burimeve të sigurta të gazetës pranë Presidencës, janë pesë emra që konkurrojnë midis tyre për të marrë postin e Bujar Leskajt...

Një person që pretendon të bëhet kryetar i KLSH duhet të plotësojë një sërë kushtesh si: të ketë arsim të lartë në ekonomi, financë ose drejtësi; të ketë përvojë profesionale në çështje financiare; të ketë kualifikime të larta profesionale dhe përvojë pune në profesion jo më pak se 10 vjet; të gëzojë integritet të lartë

moral dhe profesional dhe të mos jetë dënuar për krim. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, nuk mund të jetë anëtar i Kuvendit, anëtar i Këshillit të Ministrave, i zgjedhur në organet e pushtetit vendor, apo në organet e ndonjë partie ose organizate politike.

KUSHTET PËR TË QENË KRYETAR I KLSH

Spartak Ngjela: Të gjithë të rrezikuar nga reforma në drejtësi, me ngritjen e SPAK dhe BKH do të hetohet gjithçka

Avokati Spartak Ngjela deklaroi ditën e djeshme se Struktura e Posaçme Antikorrup-sion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të sjellë ndryshim rrënjësor në arenën politike. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Ng-jela paralajmëroi se të gjithë politikanët janë të rrezikuar nga reforma në drejtësi dhe organet e reja. “Sigurisht që të gjithë janë të rrezikuar. Më i rrezikuari nga mazhoranca është Rama, të tjerët nuk i shoh edhe aq. Sepse ai nuk ka stabilitet në qëndrimin pro-amerikan. Kjo nuk

është çështje politike, por vjen në funksion të reformës në drejtësi”, u shpreh Ngjela. Në vijim të intervistës, avokati komentoi edhe zhvillimet politike. Sipas tij, marrëveshja Rama-Basha është prishur me urdhër të ndërkombëtarëve. “Mezi e prishi marrëveshjen me Bashën. Atë ia kërkuan amerikanët. Prandaj unë them se referuar deklaratës së Ramës pak ditë më parë se Basha i ka kërkuar pushtetin në tavolinë, për mua marrëveshjen e ka kërkuar Rama, jo Basha. Por nëse e ka kërkuar ai, pse e prishi

marrëveshjen. E thjeshtë ia ka kërkuar një forcë madhore. Pyetini Ramën kur e ka thënë dhe ku e gjeti kurajën që e ka kërkuar. Kjo ka qenë marrëveshja në 5 orëshin e famshëm. Këtë e prishi Rama, me vullnetin e tij, apo me kërkesë ultimative të amerikanëve, kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që e ka prishur”, tha Ngjela. Ai komentoi edhe nismën e qeverisëse për të dënuar shpifjen. Spartak Ngjela e shikon pozitivisht këtë propozim sepse sipas tij, politikës i duhet një

klimë më serioze. Megjithatë, avokati theksoi se edhe nëse nuk bëhet nga qeveria, problemi i shpifjes do të zgjidhet nga SPAK dhe BKH kur të ngrihen. “Shpifja është në Kodin Penal, këtë gjuhë vulgare dhe shpifjet vulgare në politikën shqiptare i ka futur Berisha. Pala tjetër nuk ka barbarizëm të atij niveli. Por edhe për të kot lodhen, pasi këto çështje do i hetojë dhe gjykojë BKH dhe SPAK. Këto organe do të hetojnë çdo gjë”, u shpreh ditën e djeshme avokati Spartak Ngjela.

ngushtë se drejtimin e KLSH do ta marrë ai. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, Angjeli është shprehur me miqtë e tij te Universiteti Mesdhetar se ka marrë bekimin si të Metës, ashtu edhe të Ramës dhe tashmë vendosja e tij në krye të KLSH është thjesht çështje procedurash. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Luftë Qeveri-PresidencëFakti që nga 5 kandidatë, 3 janë të LSI

e Angjeli së bashku me Muçajn gëzojnë respektin e Metës, pritet të shkaktojë për-plasje mes Qeverisë dhe Presidencës. Frika e mazhorancës momentalisht është se Meta mund të kapë KLSH, një institucion mjaft i rëndësishëm që merret me auditime dhe kallëzime penale në prokurori kur shikon shkelje dhe abuzime me fondet publike. Pra sinjalet janë se fundi i nëntorit do sjellë një përplasje të fortë mes palëve.

Mimoza IBRA

Drejtimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se do të jetë beteja e radhës mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Gazeta prej disa kohësh ka raportuar se po bëhet një “luftë” underground për të zotëruar këtë institucion dhe tashmë kjo duket se po faktohet. Sipas burimeve të sigurta të gazetës pranë Presidencës, janë pesë emra që konkur-rojnë midis tyre për të marrë postin e Bujar Leskajt. Ajo që bie në sy është se shumica e këtyre emrave njihen si mbështetës të Ilir Metës. Më konkretisht, pesë kandidaturat momentale për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë: Anastas Angjeli, Bajram Muçaj, Bahri Shaqiri, Ilirian Muho dhe Alqi Bllako. Por cila është biografia e emrave që pretendojnë të marrin drejtimin e KLSH? Të gjithë e njohin Anastas Angjelin si deputetin e Partisë Socialiste, por ai njihet po ashtu si një mik mjaft i afërt i Metës. Angjeli ka lindur në vitin 1956 në Sarandë dhe përgjatë vitesh ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, si: ministër Financash, ministër Ekonomie, ministër i Çështjeve Sociale, Zv. Guvernator i BERZH-it /Londër, këshilltar në Bashkinë e Tiranës, ndërsa momentalisht zotëron Univer-sitetin Mesdhetar dhe është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Bahri Shaqiri është emri i të cilit kreu i shtetit i ka besuar çështjet e Sigurisë Kombëtare sepse e ka emëruar këshilltar në Presidencë. Shaqiri më herët ka qenë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa para emërimit të tij si Këshilltar i Presidentit të Re-publikës, ai ka mbajtur postin e zëvendësmin-istrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, prej muajit shkurt 2016.

Emrat e tjerëBajram Muçaj është drejtori ekzekutiv

i “Fondit Besa”, një ndër institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Shqipëri. Ai është nga Skrapari, nga vendlindja edhe e vetë presidentit Meta. Edhe Ilirian Muho është një emër mjaft i afërt me LSI. Ai ka mbaruar studimet për drejtësi dhe gjatë kohës kur LSI ishte në qeveri me PD, ka qenë përfaqësuesi i LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pasi u prish aleanca, Muho u largua nga KQZ, ndërsa demokratët asokohe e kanë akuzuar si të lidhur me krimin. Në vitin 2013 ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave. Ndërsa sa i takon kandidatit të pestë, Alqi Bllakos, momentalisht është Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë dhe e ka marrë këtë detyrë kur Meta u vu në krye të Presidencës. Duhet thek-suar fakti se teksa gara është ende e hapur dhe mbetet të shihet nëse do të ketë pretendentë të tjerë. Ndërkohë gazeta ka mësuar se Anastas Angjeli ka përhapur fjalë në rrethin e tij të

Ja emrat që po synon Meta të vërë në krye të KLSH

Luftë në horizont për drejtimin e KLSH, zbardhen 5 kandidaturat e para të Metës, nga këshilltarët e tij, te ish-drejtori i LSI

Biografia e 5 kandidaturave të Metës për KLSH

Anastas Angjeli- Ka lindur në vitin 1956 në Sarandë. Ai është diplomuar në Uni-versitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Financës. Në vitet 1980-1982 ka punuar si ekonomist në Bankën e Shqipërisë. Në prill 1998-tetor 1998 ka qenë ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, ndërsa në tetor 1998-janar 2002 sërish ministër i Financave. Në vitin 2000 u bë rek-tor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ndërsa nga qershori 2013 është deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Angjeli njihet për marrëdhëniet e mira me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Kur diskutohej për kandidaturën e presidentit në 2017, Angjeli u shpreh se Meta ishte i duhuri.

Bahri Shaqiri- U emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare në muajin tetor 2017. Para kësaj, Shaqiri ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Transporteve. Shaqi-ri ka shërbyer pranë Ministrisë së Mbro-jtjes, në postin e Këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes, në periudhën 2014 – 2015. Ai ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit prej vitit 2005 deri në vitin 2012. Ai ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit Juridik, Universiteti i Tiranës.

Ilirjan Muho- Është i datëlindjes 11 nën-tor 1968. Ka lindur në Vlorë dhe ka kryer Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në vitin 1986-1990, dega Drejtësi. Ka filluar të punojë në organet e drejtësisë në dhjetor të vitit 1990. Në vitin 1994 është titulluar prokuror dhe deri në vitin 2003 ka punuar si i tillë në disa rrethe. Ka qenë drejtor i Drejtorisë së Kompensimit të Pronave në Agjencinë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ka qenë zëvendësministër i Transportit. Po ashtu ka qenë përfaqësues i LSI në KQZ, gjatë kohës kur LSI ishte në aleancë me PD. Ndërsa me prishjen e aleancës në 2013, ai u shkarkua për tu emëruar më pas drejtor Hipotekash.

Alqi Bllako- Ka lindur në Kolonjë në 1987. Ka përfunduar studimet e larta pranë Uni-versitetit të New York-ut në Tiranë. Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjatë periudhës shta-tor 2013 – korrik 2017. Tani mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Presidencë.

Bajram Muçaj- Është me origjinë nga Skrapari. Ai është drejtori ekzekutiv i “Fondit Besa”, një ndër institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Shqipëri.

5KANDIDATURAT

E METËS PËR KLSH

1. Anastas Angjeli

2. Bahri Shaqiri

3. Bajram Muçaj

4. Ilirian Muho

5. Alqi Bllako

Page 6: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

6 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Juridiku e Ekonomiku degët më të kërkuaraJuridiku, ekonomiku dhe inxhin-

ieritë janë degët me regjistrimet më të larta të maturantëve këtë vit akademik në universitetet shtetërore dhe ato private. Deri më tani rezulton se në Universitetin e Tiranës kryeson dega e Juridikut, ku nga 700 kuota të vënë në dispozicion kanë mbetur vetëm 7 vende të lira. Dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha, konfirmon se kërkesat për këtë degë janë rreth 10 maturantë për një kuotë të lirë. Ekonomiku është dega e dytë më e kërkuar, Financa me 454 të regjistruar dhe vetëm 6 kuo-ta bosh e ndjekur nga administrim biznesi me 449 të regjistruar dhe vetëm 11 kuota bosh. Universiteti Politeknik këtë vit akademik ka pasur më shumë të regjistruar në degët Inxhinieri Ndër-timi me 143 të regjistruar nga 150 kuo-ta gjithsej, e ndjekur nga ajo Mekanike me 142 të regjistruar nga 145 kuota të ofruara dhe ajo Elektronike me 118 të regjistruar nga 120 kuota gjithsej. Duket se situate është e njëjtë edhe në ambientet e Universiteteve Private. Menaxhim biznesi është dega me më shumë të regjistruar pranë tyre.

Terrorizmi, zyrtari i DASH vizitë në TiranëNathan Sales, Koordinatori i

SHBA-së për Kundër-terorrizmin, do të vazhdojë vizitën e tij zyrtare në Ballkan deri më 20 tetor, duke vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën, të gjitha vendet që kanë hasur probleme me radikalizmin is-lamik. “Ai do të angazhohet në disku-timet dypalëshe me homologët e tij mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit, luftën kundër terrorizmit, ndjekjen penale të terroristëve dhe sigurinë kufitare,” thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2017, të publikuara muajin e kaluar, thanë se vendet e Ballkanit bashkëpunojnë mirë me partnerët ndërkombëtarë kundër ter-rorizmit, por përballen me mungesë të burimeve dhe probleme bashkëpunimi midis institucioneve. Sipas raportit, ideologjitë ekstremiste dhe grupet nacionaliste rajonale mbeten burime të mundshme të terrorizmit.

PDIU ka marrë minimialisht 6 drejtori të mëdha dhe shumë të tjera të vogla, pa përfshirë këtu që kishte një post zv/ministri dhe zv/kreu Kuvendi. Nëse i marrim me radhë, rezulton se pasi Rama

afroi Idrizin në “tepsinë e pushtetit” në 2015, PDIU mori disa drejtori të mëdha. Drejtoria e Parë që mori ishte Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kontrollit Shëndetësor...

Rritet bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare në luftën ndaj krimit dhe terrorizmit, Komisioni i Sigurisë miraton ligjin

Komisioni për Sigurinë Kombëtare mira-toi dje projektligjin që mundëson aderimin e Republikës së Shqipërisë në dy protokolle ndërkombëtare të cilat synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Shqipërisë dhe Or-ganizatës Ndërkombëtare Detare për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të organi-zuar, terrorizmit, në aspektin e sigurisë detare. “Aderimi i Republikës së Shqipërisë në këto dy protokolle, synon forcimin e bashkëpunimit

dhe përmirësimin e shkëmbimit të informa-cionit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare Detare për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, në aspektin e sigurisë detare duke bashkëvepruar me organet përgjegjëse dhe mar-rjen e masave të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, nëpërmjet rrugëve detare; realizimin e objektivave nga palët në lidhje me evidentimin e shkeljeve të rregul-lave të përcaktuara në protokollet e Konventës

dhe legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi”, tha zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, lidhur me përfitimet e Republikës së Shqipërisë nga aderimi në dy protokollet. Relatori i projektligjit, Vullnet Sinaj, shprehu dakordësinë e tij me projektligjin dhe vlerësoi në fjalën e tij aderimin e Shqipërisë në dy pro-tokollet e ndryshuara në vitin 2005. Komisioni, në drejtimin e kryetares, Ermonela Felaj, miratoi në këtë mënyrë projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin 2005 të

Konventës për Ndalimin e Akteve të Paligjshme Kundër Sigurisë së Lundrimit Detar, aderuar me ligjin nr.8850/2001, dhe Protokollin 2005 të Protokollit për Ndalimin e Akteve të Paligjshme Kundër Sigurisë së Platformave Fikse në Shelfin Kontinental, aderuar me ligjin nr. 8850/2001”. Një ditë më parë, në cilësinë e komisioneve për dhënie mendimi, projektligji ishte miratuar nga komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme dhe komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Më tej mësohet se çamët morën dhe dre-jtori rajonale, siç ishte Hipoteka e Sarandës apo spitali i Fierit. Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, PDIU mori postin e zv/ministrit të Jashtëm, i cili u mbajt nga Halil Hyseni po i PDIU. Vetë Shpëtim Idrizi mbajti postin e nënkryetarit të Parlamentit, të cilin ja rrëmbeu Vangjel Dules. Përveç kësaj, nga

viti 2015 deri në 2017, Idrizi në çdo studio televizive ushtronte presion ndaj Ramës që të bëhej ministër. Ai kërkonte krijimin e Ministrisë së Diasporës që ta drejtonte ai. Pra nga gjithë lista e mësipërme duket qartë se PDIU jo vetëm që ka qenë parti e vënë pas pushtetit dhe posteve, por gjith-monë ka luftuar për të kapur qeverinë.

Kliti TOPALLI

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, po tregon nga dita në ditë se është mosmirënjohës ndaj të gjithë atyre që e kanë mbajtur në politikë. Fatos

Nano e bëri atë drejtor Tatimesh e Doganash dhe ai refuzoi të jepte firmën që ai të dilte si kandidat për president. Berisha e mbajti në koalicion dhe sapo PD humbi, shkoi me Ramën. PS i dha një sërë postesh, ndërkohë që Idrizi deklaron se nuk mori asgjë nga mazhoranca. Pak ditë më parë kreu i çamëve ju përgjigj të gjithë kritikëve që e quajnë par-ti klienteliste, duke deklaruar se PDIU nuk përfitoi asgjë nga koalicioni me PS. Por si qëndron e vërteta? Kryeministri Edi Rama në qendër të fushatës zgjedhore të 2017 kishte eliminimin e klientelizmit dhe dy partitë që goditi më shumë ishin LSI dhe PDIU. Për LSI dihet që kapi mbi 80 drejtori, por nuk mbeti pas as PDIU. Nëse kthehemi pas në kohë, rezulton se PDIU ka marrë minimialisht 6 drejtori të mëdha dhe shumë të tjera të vogla, pa përfshirë këtu që kishte një post zv/min-istri dhe zv/kreu Kuvendi. Nëse i marrim me radhë, rezulton se pasi Rama afroi Idrizin në “tepsinë e pushtetit” në 2015, PDIU mori disa drejtori të mëdha. Drejtoria e Parë që mori ishte Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kontrollit Shëndetësor, i njohur si FSDKSH. Në krye të kësaj drejtorie u emërua Vjollca Braho. Pak muaj më pas kjo e fundit lëvizi nga ky post dhe u emërua në krye të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, drejtori që i kaloi po PDIU. Rama i dha Idrizit dhe Arkivin e Shtetit. Në krye të tij u emërua Ardi Bido, dikur zëdhënës i PDIU. Si për ironi ai vijon të jetë sot ende në këtë detyrë. Një tjetër dre-jtori akoma më e madhe që ju besua çamëve nga mazhoranca, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi në krye të tij u emërua Dritan Sejko që në vitin 2016, i cili vjen nga radhët e PDIU. Para tij ishte Isuf Shehu po i PDIU. AKU ka me qindra inspektorë në të gjithë vendin dhe fakti që ditët e fundit po blloko-hen me tonelata produkte të skaduara apo të pacertifikuara, tregon se në çfarë gjendje e la PDIU këtë institucion.

Karburantet dhe automjetetAKU, ISSH, FSDKSH nuk janë të

vetmet drejtori të rëndësishme që Idrizi i mori PS. Një tjetër sektor që ju dha çamëve është ai i karburanteve. PDIU emëroi kreun e Inspektoratit të Kontrollit të Cilësisë së Karburanteve, i cili ishte Gazmend Osm-ani. Shpëtim Idrizi mori dhe Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve pasi në krye të këtij institucioni u emërua Galip Taho, i cili përfaqësonte po PDIU. Pra në rang kom-bëtar PDIU mori 6 drejtori të rëndësishme.

Idrizi kundër akuzave që PDIU është parti klienteliste

Del blof Shpëtim Idrizi, kreu i çamëve i mori mazhorancës 6 drejtori të rëndësishme, ushtroi presion përgjatë 2 viteve për t’u bërë ministër

Pak ditë më parë kreu i PDIU, Shpëtim Idri-zi, lëshoi kritika të forta ndaj atyre që e cilësojnë partinë e tij që di të bredhë vetëm pas pushtetit. “Nuk kam asnjë përgjigje për njerëz punëkotë që merren me thashetheme. Ne nuk kemi qenë kurrë në pushtet, nuk kemi pasur asnjëherë 1 ministër dhe qenkemi “klientelistë”?! Na

kanë vjedhur votat, na kanë djegur mandatet dhe qenkemi “klientelistë”?!As 1 për qind të pushtetit nuk ka ushtruar PDIU dhe qenka “klienteliste”?! Ne kërkojmë hapjen e dosjeve për politikanët dhe qenkemi “klientelistë”?! Ne kërkojmë bashkimin kombëtar dhe qenkemi ‘klientelistë’”, tha ai.

1. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kon-trollit Shëndetësor

2. Instituti i Sigurimeve Shoqërore3. Arkivi i Shtetit

4. Inspektorati i Kontrollit të Cilësisë së Kar-buranteve

5. Drejtoria e shfrytëzimit të Automjeteve6. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

6 DREJTORITË E MËDHA QË MORI PDIU

IDRIZI: NUK JEMI PARTI KLIENTELISTE

Page 7: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama: Krimi në vend ka rënë, opozita di vetëm të shpifë

Kryeministri zbardh detajet: Ja si do të veprohet me bastet online, kazinotë vetëm në zonat turistike, nuk do tolerojmë asnjë shpifjeKryeministri i vendit Edi

Rama ka sqaruar dje nismën e ndërmarrë për të mbyllur bastet dhe ka-

zinotë. Ai sqaroi se përse qeveria shkoi te një veprim i tillë, ndërsa u shpreh se po shihet mundësia e konsolidimit të basteve online dhe po bëhet një studim që të bllokohen dhe bastet online në faqet ndërkom-bëtare. Në një intervistë për Rudina Xhungën në “News 24”, ai foli dhe për sigurinë në vend, kanabisin apo dhe paketën antishpifje.

-Keni deklaruar edhe më parë për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë herë mundeni t’i mbyllni të gjitha?

Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë e cila u materializua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronike. Në atë kohë nuk u dis-kutua për bastet por kazinotë elek-tronike. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë por sot e ka. Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.

-Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë?

Do ikin kudo se janë një mortje. Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ende informalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.

-Po monopolizohen dhe nuk po mbyllen?

Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifi-kohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes. Kjo bëhet se s’ka shtet që të kontrollojë apo si masë për të bërë një spostim masiv të parasë nga bastet tek ekonomitë për familjet. Nëse do ishte se nuk e kontrollojmë dot, le të shikojmë si e kanë vende më të forta se ne. Shko vër baste në Neë York. Shko tek Trump dhe vër bast. Ne kemi punuar për këtë për disa muaj. Është e vërtetë që e nxorëm menjëherë por kemi punuar disa muaj me një grup të ngushtë. Nëse do e kishim hapur më parë dhe më shumë do kishin hedhur baltë. Në 31 janar mbyllen të tëra. Mbyllen kazinotë, mbyllen bastet, mbyllet online që është këtu. Po punojmë që të mbyllim dhe online që janë jashtë që të mos kenë akses këtu. Baste tek bordura para hotel Dajtit viheshin në kohën e Enverit. Është njësoj si të krahasosh një flotë të tërë në det me kalamajtë

që kapin peshk tek liqeni me kava-noza. Ne po mbysim një flotë të tërë kriminale që shkatërroi këtë qytet.

-Po me bastet online çfarë do të ndodhë?

Tek online është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues, është i taksueshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Me 1 janar do të mbyllen të gjitha. E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për ti hedhur baltë. FaceBook është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë.

-Pse nuk i mbyllët që në 2016? Në 2016 nuk kishim mazhorancë.

Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë.

-Në 2013 keni premtuar…Nuk e kam premtuar. Pyetjen

bëjeni mbi fakte. Jo mbi bazën e një gënjeshtre. Shpifjet do t’i luftoj.

-A mund të themi se Fundi i Marrëzisë ka dështuar dhe qeveria ka dështuar për ta luftuar këtë plagë sociale në 5 vite që keni qenë në pushtet?

Ne jo vetëm që nuk kemi dësh-tuar por përkundrazi kemi ven-dosur goxha rregull në një fushë ku ka shumë llum dhe ka shumë informalitet ende. Kemi vendosur goxha rreg-ull. Këto i rrëzon vetëm një fakt. Unë e kontestoj raportin e KLSH-së. Kom-panitë që merren me këtë punë janë përgjysmuar dhe të ardhurat që merr shteti janë dyfishuar.

-Kompanitë mund të jenë përg-jysmuar por pikat e basteve janë shumëfishuar.

Ka shumë më tepër formalizim se ç’kishte.

-Ka katërfishim të pikave të basteve.

Në bazën e legjislacionit në fuqi ne nuk jemi marrë asnjë herë me bastet, por ka qenë për kazinotë elektronike.

-Po flas për kumarin si plagë sociale

Unë po flas për një drejtë ele-mentare, mos më ndërprit. Gazetarët marrin kryeministrin dhe i ndërpresin fjalën.

-Nuk keni pse nxeheni.E thashë që në këtë sektor kemi

bërë shumë, por ka shumë llum akoma. Ndalimi i basteve nuk ka qenë temë. Bastet kanë hyrë si shqetësim sepse filluan të lulëzojnë. Jemi në kushtet ku kemi mundësinë të sfidojmë këtë llum. Ofertat do jenë duke u rritur. Unë jam këtu për të thënë se nuk ka më asnjë lloj diferencimi se nuk do ketë asnjë lloj basti. Po punojmë se çfarë do bëjmë për online në të ardhmen. Pra a mundemi ne të bllokojmë edhe ato që janë jashtë vendit.

-Ky vendim u duk sikur erdhi pas vrasjes në bllok.

Kemi bërë një studim të kësaj situate. Nuk ka lidhje fare me këtë që thua ti. Goditja është bërë blic.

-Unë përmenda emrin e Dakos për shkak të autobusëve të Durrësit me reklamat e basteve.

Autobusat janë linja private dhe

nuk pyesin bash-kinë se çfarë reklame të bëjnë. Pra ti duhet të bësh investigimin p a s a s a j

që ke parë. Mos flisni me hamendje.

-Është ofenduese për qytetarin që reklamat të bllokojnë autobusët.

Unë jam babai i një djali 4-vjeçar dhe një 30 vjeç. Unë nuk i kam borxh askujt që djali im të rritet në terrorin e shpifjes. Unë jam babai i një djali 4 vjeç… Nuk e harroj atë momentin kur djali im ishte futur poshtë krevatit se kishte te dëgjuar se ai nuk ishte djali im. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve.

-Me 25 shtator, kishte një emisio-ni, ku në gjimnazet e Tiranës shitej drogë si të ishte kanabis?

Doja një fakt, por mund të ver-ifikonin bazën, Ministri austriak erdhi në Tiranë. Kërkoi të bash-këpunojmë në fushën e oficerëve në shkolla. Po të dëgjoni se çfarë thoshte se si është gjendja edhe në vendet e tjera, do habiteshit.

-Shqipëria është renditur si ven-det e para për konsum kokaine?

Kjo është një idiotësi. Nuk mund të jetë Shqipëria në vendet

e para, sepse kokaina është më e shtrenjta. E para kjo. E dyta:

Ne kemi futur të gjithë oficerët e shkollave për

të ndihmuar prindërit, nxënësit, ata janë

të formuar në

shkollën e policisë, por kanë njohuri edhe në aspektin sociologjik. Tjetër është opinion, keni lirinë të keni një opinion negativ për qeverinë, për të shkuar deri në fyerja. Mund ta merrni guximin ti thoni kryeministrit palaço. Po i nxini jetën këtij mileti, por e bom-bardoni : krimi, krimi, droga. Shqipëria ka patur, por ju nuk doni fakte. Ne e hapëm luftën ndaj kanabisit, ju ishit pajtuar. Dilte në TV si vend ekzotik. As s’i hyri gjë në këmbë.

-Dhe ju e hapët në të gjithë Shqipërinë

Kjo është shpifje. Ju jeni të de-tyruar t’i verifikoni në çdo cep të Shqipërisë. Deri në 2013 policia nuk nxirrte komunikata. Ato që kapeshin ishin minimale, në krahasim me atë që prodhoheshin. Parametrat e raporti shtet-ligjit.

-Avioni me drogë, doli, thoshit po spërkasim mushkonjat?

Nuk kemi pasur dhe nuk kam pasur të them të jenë avionë. Unë jam më shumë kritik se ju, sepse jam nga brenda, unë merrem me fakte, jo me shpifje. Nëse ti më akuzon mua për gjëra konkrete dhe nuk ke fakte, kjo është shpifje. Shpifja është konkrete. Kur i thua tjetrit, vëllai, yt, kunati, motra dhe i akuzon për gjerë të palig-jshme, kjo është shpifje.

-Kultivimi dhe trafikimi i kanabis-it, në mbledhjen e grupit parlamentar të 8 tetorit ju keni thënë se e keni çrrënjosur përfundimisht kanabisin. Ndërkohë në ditët e mëpasme janë kapur 1 ton e gjysmë kanabis të ka-pur në Itali nga Shqipëria. Pyetja ime është keni fakte alternative?

Kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria dhe këtë thotë raporti i Guardia di Finanza i cili dhe vjet ishte i qartë dhe u prit me entuziazëm nga komuniteti ndërkombëtar. Këtë vit është rrafshuar komplet. Ndërkohë që ka tek tuk. Janë stoqe të së kaluarës. Nga kapjet që janë bërë andej është më shumë se 1/10 e asaj që transportohej vetëm nga Lazarati dhe janë stoqe të së kaluarës. Janë stoqe të së kaluarës.

-Unë kam dëgjuar sa drogë u mboll me Berishën me Ramën…

Nga duart e krimit janë hequr 180 mln euro.

-Këto janë para në kohën e ha-shashit.

Ne po flasim për raportet e pro-porcioneve të luftës ndaj krimit. Këto janë asete kriminale. Vilat nuk u ndër-tuan për dy vite, por i kanë pasur. Keni parë ju në Itali dhe në Greqi, ku ka vetëm krim.

-Ju i bëni vetë statistikat.Statistikat që nxjerr ministria e

Brendshme ju mund t’i verifikoni. Shihni indeksin e krimit si e ka Athi-na e Roma. Shqipëria nuk është e fundit në Evropë për situatën e krimit. Shqipëria ka probleme me krimi-nalitetin, por nuk mund tu këndohet njerëzve krimi krimi se i bëtë njerëzit të flasim me vete.

Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopo-lin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përp-jekje se do intesti-fikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kom-pani ku fshihet një segment i krimit të organizuar...

Page 8: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

8 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ilir Meta me princin e Monakos, nënshkruhen 2

marrëveshje bashkëpunimi Tiranën e ka vizituar ditën e

djeshme Princi Sovran i Monakos, Alberti i II, i cili është monarku i parë i Principatës së Monakos që vjen në Shqipëri. Princi u prit nga Presidenti Meta i cili vlerësoi rëndësinë e bash-këpunimit konkret, në fushat ku ekspe-rienca dhe ekspertiza e Monakos është shumë e njohur ndërkombëtarisht, si në turizëm e në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër. Presidenti Meta kërkoi nxitjen e biz-nesit të Monakos që të eksplorojë dhe investojë në tregun shqiptar. Në fund të bisedimeve zyrtare, në praninë e të dy Krerëve të Shteteve, u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi: një për intensifikimin e shkëmbimit dy palësh dhe nj tjetër për të financuar zonat e mbrojtura të Vlorës. Gjithashtu, u nën-shkrua edhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert i II me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës dhe Shoqatës për mbrojtjen e burimeve natyrore “Pisha Flamur”.

Kulluri: PD drejtohet nga një elitë mediokrishAnëtari i Këshillit Kombëtar të

Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar ditën e djeshme sherrin e dy ditëve më parë në Parlamentin Europi-an, ku deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja, duke lënë një shije të hidhur tek eurodeputetët. Gjatë një pro-noncimi për mediat Kulluri ka thënë se këto skena nuk duhet të ndodhin jashtë vendit, në organizma që nuk kanë lidhje direkte me debatin politik në Shqipëri. “Këtu nuk ka më asgjë serioze për të diskutuar. Mire do ishte të mos kishte ndodhur jashtë Shqipërisë. Unë hyj vetë tek kritikët për BE-në, por se cakton Parlamenti Europian nëse do ishte Balla ose jo. Nuk janë të mira që të ndodhin këto skena. Nuk e pengon hapjen e ne-gociatave kjo që ka ndodhur dje. Kemi një axhendë në BE, që duhet ndjekur. Opozita, e paqartë. Duhet të ndajë mendjen, o do rrijë në parlament, o do djegë mandatet. Opozita duhet të mbajë përgjegjësi para popullit”, deklaroi ai.

PD në sulm ndaj mazhorancës, Boçi akuza të forta Gjylametit dhe Demos, Paloka reagon për sherrin në Bruksel

Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e djeshme me sulmet e saj në adresë të mazhorancës qeverisëse dhe kryeministrit Edi Rama. Fillimisht, ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili denoncoi dje një skandal, në të cilin sipas tij, janë përfshirë një deputet i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, si dhe një zëvendësministër i Arsimit të qeverisë së Edi Ramës. Gjatë një deklarate për mediat, Boçi theksoi se deputetja Blerina Gjylameti dhe zv/Ministri i Arsimit Ervin Demo kanë vjedhur punimin shkencor të studiuesit të njohur dhe kërkuesit shkencor, mjekut Taulant Muka. Madje,

deputeti demokrat u shpreh se Ministria hesht në një kohë që vjedhja e punës intelektuale bëhet një vepër shumë e rëndë, kur hajdutët janë ekspo-nentë të lartë të qeverisjes së Edi Ramës në arsim. “Prej disa ditësh, është bërë i njohur denoncimi publik dhe me fakte i një studiuesi të njohur dhe kërkuesi shkencor, mjekut Taulant Muka, lidhur me një botim-plagjiaturë që mban nënshkrimet e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo. Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull “Uni-versitetet dhe transferimi i teknologjisë”, botuar në vitin 2011, rezulton se në të vërtetë nuk është

punë origjinale e tyre. Ata kanë përvetësuar idetë dhe punën e të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale. Ministria e Arsimit, e cila është ftuar publikisht të deklarohet lidhur me denon-cimin, ka heshtur, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve publike të vetë studiuesit Muka, por edhe interesimit të mediave dhe opinionit publik intel-ektual”, deklaroi ai. Ndërkohë akuza në adresë të mazhorancës qeverisëse dje ka hedhur dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka. Ai ka reaguar pas mesazhit të një eurodeputeti që publikoi Rama në rrjetet sociale, lidhur me situatën e krijuar

një ditë më parë në PE, ku opozita hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Paloka shprehet se turp është që Rama nuk gjen dot një ministër rendi të pa lidhur me krimin dhe një deputet që nuk është shërbëtor i krimit për të përfaqësuar PS-në në BE. “Turp që Rama nuk gjen dot një ministër rendi të pa lidhur me krimin. Turp që nuk dëshiron të gjejë një deputet i cili nuk është shërbëtor i krimit, për të përfaqësuar PS në BE. Edvin Rama dhe qeverisja e tij janë faqja më e zezë e Shqipërisë post komuniste dhe opozita ka detyrimin ti shpëtojë shqiptarët nga kjo”, deklaroi ai.

Lartë të Shtetit, Ministria e Financave tha se ato që KLSH klasifikon si borxh i prapambetur janë riskeduluar në marrëve-shje me vetë kompanitë. Arben Ahmetaj shtoi se financat e shtetit janë forcuar nga viti në vit dhe këtë e certifikoi dhe tregu ndërkombëtar. “Ne skanohemi çdo muaj. Shifrat janë të skanuara edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Arritëm të emetonim një bono evropiane, me një çmim 3,5 %. Që është një sukses i ekonomisë”, u shpreh ai. Ministri e ndali theksin edhe

tek risqet, ku nuk la pa përmendur edhe marrëveshjen e 17 majit. “Ka patur një tendencë për shthurje të financave publike. Një nga risqet ishte edhe marrëveshja e 17 maji, ku nuk kishte Ministri Finance. Risk tjetër janë detyrimet e prapambetura apo edhe kursi i këmbimit të lekut, që dëmtoi të ardhurat doganore me 6 mld lekë”, tha Ahmetaj. Në fund, pavarësisht mospër-puthjes së theksuar në shifra, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi buxhetin faktik të vitit 2017.

Mimoza IBRA

Borxhi publik shkaktoi dje një përplasje mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Ekon-omisë e Financave. Në Komisionin

e Ekonomisë u diskutua projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2017”, por u vu re se dy institucionet që ishin për raportim dhanë shifra të ndryshme për borxhin publik. Për Arben Ahmetajn, borxhi publik në vitin 2017 ka shënuar një rënie me 2% sepse nga 72.3% që ka qenë, ka shkuar në 70.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Në vitin 2017 shënuam një ulje të borxhit publik. Ekonomia shqiptare performoi mjaft mirë, rritja ka qenë 3.84% nga 3.4% në vitin 2016. Buxheti duhet të ulet deri në nivelin 45%. Qeveria nuk krijoi borxh të ri edhe pse ishte vit elektoral. Shifrat janë në për-puthshmëri të plotë me ligjin dhe me detyr-imet që Parlamenti i ka vendosur qeverisë. Në vitin 2017 treguesi i borxhit publik ka një rënie me 2 për qind dhe nga 72.3 për qind ky borxh ra në 70.1 për qind”, tha Ahmetaj. Por krejt ndryshe mendon Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në komision nuk ishte i pranishëm Bujar Leskaj, por institucioni u përfaqësua nga Manjola Naço, drejtoreshë në KLSH. Sipas saj, borxhi publik është 72% e PBB sepse vlera e detyrimeve të prapambetura nuk është raportuar në tabelën e treguesve fiskalë. “Në disa zëra buxhetorë, përfshirë deficitit dhe borxhit publik janë bërë devi-jime në drejtim të hartimit, zbatimit, mon-itorimit dhe raportimit. Vlera e detyrimeve të prapambetura, si shpenzim i konstatuar, nuk është raportuar në tabelën e treguesve fiskalë, çka do të sillte një deficit mbi 2% të PBB, por është raportuar si shpenzim i periudhave të ardhshme. Nëse merren në konsideratë këto detyrime, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,088 miliardë lekë, do të ishte në rreth 1,104 miliardë lekë, i cili në raport me PBB do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 71%. Nëse marrim në konsideratë edhe shlyerjen e stokut të rimbursimit të TVSH në vlerë 11 miliardë lekë borxhi publik do të jepte një tregues në nivelin 72% të PBB”, tha Manjola Naço. Sipas saj, ky fakt ka ardhur nga mos dekla-rimi i plotë i të gjitha detyrimeve që qeveria ka ndaj biznesit, përfshirë edhe mosrim-bursimin e TVSH. Ajo theksoi se fenomeni i detyrimeve të prapambetura vijon të jetë një kërcënim për buxhetin përfshirë këtu edhe ato që rrjedhin nga kontratat koncesionare.

Argumentet e AhmetajtNë kundërpërgjigje të Kontrollit të

Ahmetaj deklaron se borxhi publik është ulur, KLSH akuzon qeverinë për devijime

Përplasje mes KLSH dhe qeverisë në Kuvend, vartësja e Leskajt akuza për fshehje

të borxhit publik, Ahmetaj nxjerr shifratMinistri i Ekonomisë dhe Financave, Arben

Ahmetaj deklaroi dje se ekonomia gjatë vitit 2017 shënoi një rritje, ndërsa numëroi edhe sektorët që sipas tij, patën një trend pozitiv në vitin që lamë pas. “Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rriten me 8.9%, Importet me 8.2%, shkalla e pa-punësisë ra në 14.1% nga 15.6% në 2016. Punësi-

mi u rrit me 2.7% Investime publike faktike arrijnë 5% te PPB. Përmirësim në administrimin e taksave dhe ulja e informalitetit, shpenzimet për investime në qeverisjen vendore janë 15% më të larta . Përshpejtim i investimeve publike me impakt rritjen ekonomike”, tha Ahmetaj dje tek Komisioni i Ekonomisë.

AHMETAJ: PUNËSIMI U RRIT ME 2.7%

“Ministria e Financave duhet të rrisë disiplinën financiare dhe të forcojë zbatimin e ligjit. Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të kishte paraqitur në mënyrë më të plotë masat dhe rekomandimet e këtij institucioni për borxhin publik. KLSH duhet të kryejë audi-time me fokus të veçantë buxhetin e shtetit dhe

të informojë për problematikat e konstatuara. Mbledhja e borxhit tatimor dhe doganor duhet të përmirësohet duke forcuar punën e admin-istratës tatimore për të mbledhur detyrimet e prapambetura”, deklaroi dje në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë deputetja e PS, Blerina Gjylameti.

REKOMANDIMET E KUVENDIT PËR KLSH DHE MEF

Page 9: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Opozita nis akuzat ndaj qeverisë për paketën antishpifje, reagon Rama: Nuk mundet kundërshtari duke hedhur baltë

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë përplasur ditën e djeshme në distancë me njëra-tjetrën. Fillimisht, ka qenë kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, ho-dhi akuza ndaj AKEP dhe kryeministrit Edi Rama, se me nismën antishpifje synojnë të burgosin lirinë dhe të çojnë në gijotinë të vërtetën. “AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar

dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, deklaroi Basha. Por i menjëhershëm, ishte reagimi i AKEP. Ka qenë kreu i AKEP, Ilir Zela, i cili i është përgjigjur dje akuzave të kreut të PD Lulzim Basha, i cili u shpreh se in-stitucioni që drejton Zela është Policia e Mendimit të Ramës. Në një status në rrjetet sociale, Zela i sugjeroi Bashës të shohë punën e tij, ndërsa theksoi se në rastin më të mirë e konsideron deklaratën e Bashës të papjekur. “Zoti Basha, ju sugjeroj të shikoni punën tuaj e cila uroj t’ju shkojë më mirë,

e jo të përqendroheni në përçmimin e punës së të tjerëve. Përkundrazi. Deklarata juaj për AKEP është në rastin më të mirë e papjekur, ndërsa në rastin më të keq gjejani vetë emrin. AKEP-i nuk synon të mbyllë asnjë media online, sepse po ta kishte këtë synim do të mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, mirat-uar me votën tuaj, për të mbyllur një pjesë të madhe të tyre”, shkruan ai. Ndërkohë që ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, për paketën Anti-shpifje, të propozuar dhe lançuar prej tij që pak ditë më parë. Rama shkruan se të gjithë duhet të imag-

jinojnë, qoftë edhe për një moment, sikur shpifja dhe gënjeshtra të ishte e lejuar për fëmijët dhe t’ju mësohej atyre si një mjet i nevojshëm. Rama thotë se shpifja, gënjeshtra, hiletë dhe sharjet po iu mësohen shqiptarëve dhe politika dhe media. “Imagjinoni për një moment sikur fëmijëve t'u mësonim se shpifjet, sharjet, hiletë e gënjeshtrat, janë mjete jo vetëm të lejueshme, po edhe të nevojshme për të mundur një kundërshtar! Sot këto mjete po u tregtohen përditë shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë”, deklaroi Rama.

Rama i pasigurt për rikandidimin e Veliajt, shmang kryebashkiakun gjatë inspektimit

të punimeve në Unazën e Madhe të Tiranës

Rama: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas të gjitha rregullave

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama vijon të japë sinjale se është i pasigurt për rikandidimin e Erion

Veliajt në zgjedhjet vendore të 2019. Ditën e djeshme shefi i qeverisë inspektoi punimet në zonën lindore të Unazës së Madhe të Tiranës, e cila pritet të pësojë ndryshim rrënjësor urban edhe të zonës përreth. Rama u shoqërua në këtë kantier ndërtimi nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe nga drejtoi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Ajo që ra në sy ishte mung-esa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ç’ka forcon edhe një njëherë zërat se marrëdhëniet e kreut të qeverisë me kryebashki-akun Veliaj nuk janë fort të mira. Gazeta e ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se Rama nuk e ka me shumë qejf Veliajn, sidomos për t’i dhënë “bekimin” për një rikandidim të dytë për Bashkinë e Tiranës. Dhe për të vërtetuar të gjitha këto, gazeta ka bërë një sërë gjetjesh nga takimi i djeshëm dhe jo vetëm, që pasqyrojnë fare mirë “krisjen e madhe” që ekziston prej disa muajsh mes shefit të qever-isë dhe kryebashkiakut Veliaj. Së pari, dje gjatë inspektimeve Rama mbajti edhe një fjalim të shkurtër në prani të ministrit Gjiknuri, ku në asnjë rresht të deklaratës së tij nuk përmendi kryebashkiakun Veliaj. “Nga investimet në këtë zonë do të duhet të bëhen shpronësime për familjet që preken, familje të cilat kryeministri theksoi se do të kompensohen sipas ligjit përkatës. “Shpronësimet do t’i bëjmë sipas të gjitha rregullave. Ata që janë para ’90, atyre u takon 100% pavarësisht se tek letrat kanë ato problematikat e tyre se ka pasur gjithmonë prob-lematike kjo zonë por ata do trajto-hen me maksimumin e vëmendjes. Ata që janë në hava, do tu jepet një zgjidhje sociale dhe kaq. Nuk ka tjetër, si kudo”, deklaroi Rama. Ndërsa rasti tjetër që tregon se mes Ramës dhe Veliajt ka “krisje” ishte pak ditë më parë, kur Partia Socialiste çeli fushatën e anëtarësi-meve të reja dhe ndezi motorët për

Unaza e Madhe në Tiranë, Gjiknuri jep detaje

Kanë nisur dje punimet në zonën lindore të Unazës së Madhe në Tiranë, e cila pritet të pësojë ndry-shim rrënjësor urban edhe të zonës përreth. Projekti për këtë zonë, e cila integron Shkozën me unazën e madhe të qytetit, do të plotësojë të gjitha standardet e kategorive urbane të nivelit A. I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi nga afër punimet në këtë lot në Shkozë, i sho-qëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe nga drejtoi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Gjatë fjalës së tij, ministri Gjiknuri deklaroi se investimet në këtë segment nga ana e qeverisë janë mbi 40 milionë dollarë. Sipas tij, e gjithë vëmendja e mazhorancës qeverisëse gjatë gjithë mandatit do të jetë infrastruktura rrugore.“Ne po investojmë dhe 40 milionë dollarë të tjera, për ta bërë me parametrat e duhur, me 3 korsi, me ndriçim, me gjelbërim, me par-ametrat e një unaze që vlen dhe për zonat urbane”, deklaroi ai.

Drejtori i ARRSH: Ja ku kalon Unaza e MadheDrejtori i Autoritet Rrugor

Shqiptar, Afrim Qendro deklaroi ditën e djeshme se projekti i mëpar-shëm për këtë zonë, parashikonte një unazë me 2 korsi nga njëra anë dhe 2 nga tjetra dhe nuk kishte asnjë mbikalim, ndriçim apo gjelbërim të përfshirë në projekt. Ndërkohë që nga ana tjetër, drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro theksoi se me për-fundimin e këtij investimi, kjo nyje lidhëse sipas tij, do të sjellë lehtësi në qarkullim dhe do të shmangë edhe përmbytjet që shkaktonte Lana gjatë periudhës së dimrit në zonat e ban-uara. “Ky është një projekt që fillon faktikisht nga materniteti, ka gati 1.6 kilometra sistemim Lane nga të dyja anët me të gjitha elementët dhe pastaj fillojmë unazën nga mbikali-mi i Shkozës deri në fund ku lidhet me lotin tjetër tek helikopterët, ku fillon projekti i lotit të tretë”, deklaroi Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro ditën e djeshme, ndër të tjera në fjalën e tij.

zgjedhjet vendore tek Amfiteatri. Mes shumë eksponentëve të lartë të PS, në atë aktivitet ishte i pran-ishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili përgjatë gjithë kohës nuk dha asnjë sinjal se do ta rikandidojë Veliajn. Madje, Rama e la gjatë gjithë kohës në hije kryebashki-akun, teksa shumë eksponentë të lartë të Partisë Socialiste u ftuan nga Rama që të shpërndanin disa karta anëtarësie për qytetarët që iu bashkuan PS. Ndërkohë që Veliaj jo vetëm që nuk u thirr nga Rama, por nuk u pa gjëkundi.

Ja si Veliaj sfidon RamënArsyet kryesore se për kryem-

inistri Edi Rama është i pakënaqur me kryebashkiaku e Tiranës, Erion Veliaj, është se ky i fundit vijon të sfidojë hapur shefin e qeverisë. Edhe pse Rama po përballet çdo ditë me Metën, Berishën, Kryemadhin, Idrizin, Topin, etj, Erion Veliaj vijon bashkëpunimin me ta. Gazeta ka bërë një monitorim të situatës në Bashkinë e Tiranës dhe në Këshillin Bashkiak rezulton se njerëz të PDIU, LSI, FRD, apo dhe të PD janë ende në poste të larta. Shpëtim Idrizi deklaroi

kalimin në opozitë dhe prej ditësh ka filluar të sulmojë kryeministrin Edi Rama. Por edhe pse ai është kthyer në rival të qeverisë, është personi që përfiton më shumë nga Veliaj. Një nga nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës është e PDIU. Bëhet fjalë për Kozeta Mesitin. Idrizi nga ana e tij i ka garan-tuar Veliajt se 3 këshilltarët që ka në Këshill do mbështesin vendimet e tij. Pra, edhe pse Idrizi është zyrtarisht në opozitë, në Bashkinë e Tiranës ai është me mazhorancën. Po ashtu Meta një ditë më parë tha se ka marrëdhënie shumë të mira me Veliajn.

Takimet dhe “flirtet” e kryebashkiakut Erion Veliaj me kundërshtarët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, nuk janë të panjohura për publikun. Gazeta e ka deklaru-ar më parë se teksa zgjedhjet vendore po afrojnë, Veliaj përveç aleancës me Shpëtimi Idrizin është afruar edhe me Kryemadhin, parti e së cilës herë pas here i kadhën votat

e nevojshme sa i takon vendimeve të Këshillit Bashkiak. Madje, disa prej këshilltarëve të LSI kanë kaluar zyr-tarisht me Veliaj. Ndërkohë së fundmi Veliaj është afruar dhe me Bamir Topin. Ky i fundit në çdo dalje publike e ka vlerësuar, ndërsa Veliaj mban ende në detyrë nënk-ryetarin e bashkisë të FRD dhe shumë punonjës të saj.

VELIAJ “FLIRTON” ME TOPIN DHE LSI

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ditën e djeshme teksa inspektoi punimet e Unazës së Madhe, nuk la pa përmendur edhe dallimin mes cilësisë së punimeve në kohën e qeverisë paraardhëse dhe qever-isë së tij. “Ajo vrima aty me gjithë ato tubat qenka si partia jote me Babalen aty, ndërkohë që ne vazhdojmë

rregullojmë dhe fillojmë nga e para dhe transformojmë gjithë gungat dhe bërdungllat që latë ju. Ju na turpëruat dhe në Bruksel dje por ne nuk kemi rrugë tjetër. Ne do ta shembim ato, do vazhdojmë drejt kështu që të marrin shembull nga bashkëpunimi jonë si shtet me sipërmarrjen”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

RAMA VLERËSON PUNËT E KRYERA NGA QEVERIA

Page 10: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

10 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Megjithëse qeveria “Rama” ka ndërmarrë disa masa në lehtësimin e klimës së biznesit, këta të fundit

vazhdojnë të hasin jo pak probleme në raport me institucione të ndryshme. Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes raporton se në muajin shtator, pranë këtij dikasteri janë para-qitur 32 ankesa nga biznese të ndrys-hme. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga kjo ministri, 16 prej këtyre ankesave kanë marrë zgjidhje, ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar me ndjekje, verifikim dhe kthim përgjigje. Nga sa vërehet, ankesat e biznesit kanë të bë-jnë kryesisht me tatimet dhe doganat, por nuk përjashtohen dhe institucionet tjera si QKB, ZRPP, ISHPM, APP, ADI-SA, etj. Afro gjysma e këtyre ankesave të regjistruara pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes shihet t’i përkasin pikërisht fushës së tatimeve dhe doganave.

Si të ankohemi Shqetësimet e biznesit tashmë nuk

kalojnë pa u dëgjuar. Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka vënë në dispozicion prej 1 viti një mënyrë që ankesat e biznesit të arrijnë drejtpërdre-jt pranë personit përgjegjës. Gjithçka çfarë një pronar biznesi duhet të bëjë është të drejtohet tek portali i kësaj min-istrie, në faqen ‘Regjistri i Ankesave’. Këtu hapet një formular, i cili kërkon të dhënat e individit dhe të subjektit, si: emri, mbiemri, NIPT-i i biznesit,

Minimumi jetik peng i pingpongut institucional, s’ka studim nga 2001

Shoqata e Industrialistëve Italianë kundër koncesionit të pompave

Shqipëria nuk ka një studim të plotë që përcakton minimumin jetik që nga viti 2001 duke mbetur peng i disa dokumenteve të mirat-uara nga njëri institucion tek tjetri por asnjëherë të miratuar për-fundimisht me VKM. Duke bërë lidhjen e përcaktimit të minimu-mit jetik dhe skemës së ndihmës ekonomike, KLSH kërkon në një auditim që të merren masa për të kryer një studim që do të prodhojë një shifër zyrtare për të ardhurat minimale që i duhen një personi për të plotësuar nevojat bazë. Stu-dimi i fundit që ka prodhuar një

shifër të tillë është zhvilluar rreth 17 vite më parë ku MPÇS nxori si shifër të minimumit jetik vlerën 7975 lekë. Por kjo shifër nuk u konkretizua asnjëherë në ndonjë akt ligjor apo nënligjor. Vetë IN-STAT sipas KLSH ka nxjerrë në disa studime kufirin e llogarisë në vitet 2002, 2005, 2008 dhe 2012 të cilat rezultojnë respektivisht në 4,891 lekë, 5,272 lekë, 5,722 lekë dhe 6,407 lekë. Tentativa e fundit për llogaritjen e minimumit jetik u bë nga Avokati i Popullit në vitin 2016 kur vlera e nxjerrë nga studimi ishte 16 mijë lekë.

Procedura e dhënies me koncesion të shërbimit të kolau-dimit të pompave të naftës në vlerësim nga Komisioni i Prokurimit Publik duket se mbe-tet ende shqetësim për biznesin. Në një reagim të fundit Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, shprehet se po moni-toron me kujdes procedurën e shpallur nga Ministria e Finan-cave dhe Ekonomisë “Për kon-trollin ligjor te instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit te instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit ëe

lëngshëm të naftës”, e tashmë të pezulluar nga Agjencia e Prokurimeve Publike. “Confin-dustria Albania kundërshton planin për dhënien me kon-cension të këtij aktiviteti tek subjektet private për arsyet e mëposhtme: Nuk ka pasur kon-sultim me publikun dhe grupet e interesit, siç parashikohet në ligjin Nr. 146/2014 “Për njoft-imin dhe konsultimin publik”. Nuk ka pasur kurrë strategji sektoriale as të diskutuar dhe as të miratuar për privatizimin e këtij shërbimi.

OSHEE nis blerjen e energjisë, vetëm në tetor hapi dy procedura

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur blerjen e energjisë elektrike. Për muajin tetor, janë hapur 2 procedura, nga të cilat njëra është përfunduar, ndërsa kërk-esa tjetër është hapur në datën 16 tetor, përmes së cilës OSHEE kërkon të blejë 106.480 MWh energji. Përfaqësues të këtij dikasteri thanë se blerja bëhet për plotësimin e nevojave të tre-gut për furnizimin me energji elektrike, çka normalisht me afrimin e stinës së dimrit pëson rritje. Ndërkaq, në procedurën

e parë, Operatori i Shpërndarjes shpenzoi 9.32 milion euro për blerjen e 112 mijë MWh. Pas 4 raundesh të optimizimit të portofolit ekonomik te OSHEE, 67,200 MWh energji u blenë me një çmim mesatar prej 77. 45 euro/MWh, ndërkohë që pjesa tjetër u ble me një çmim mesatar prej 91.99 euro/MWh. Megjithatë, pavarësisht shpenzi-meve për blerje energjie situata e këtij viti pritet të jetë më e favorshme në krahasim me vitin e kaluar për shkak të situatës hidrike që po kalon vendi.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAnkesat e biznesit kanë të bëjnë kryesisht me tatimet dhe doganat, nuk përjashtohen dhe QKB, ZRPP, ISHPM, APP, ADISA

Bizneset 32 ankesa për 1 muaj në Ministrinë e Sipërmarrjes, ja institucionet

më problematike për tatimpaguesit

Shqipëria ka fituar katër vende në raportin e konkurrueshmërisë globale 2018 të Forumit Ekonomik Botëror, i cili këtë vit vjen ndryshe, me një metodologji tjetër. Ky raport është një ndër dy më të rëndësishmit në nivel global, së bashku me “lehtësinë e të bërit biznes” të Bankës Botërore. Raporti është mjaft i zgjeruar dhe analizon ecurinë e secilës prej 140 ekonomive të ekzaminuara, në bazë të faktorëve të ndryshëm që përcaktojnë edhe nivelin e konkurrueshmërisë së atij vendi. Këtë vit, Shqipëria renditet në vendin e 76-të në botë. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit ndërkohë, Serbia dhe Mali i Zi kanë një performancë më të

mirë, ndërsa Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina janë më pas në renditje. Vitin e kaluar, Shqipëria i linte pas të gjitha vendet e tjera të rajonit, përfshirë Malin e Zi dhe Serbinë. Me raportin e këtij viti, përmirësimi në harkun e katër viteve të fundit është i ndjeshëm. Duke qenë se këtë vit raporti vjen me një ndryshim rrënjësor të metodologjisë, krahasimi me vitet e mëparshme do të ishte i kotë. Indeksi bazohet mbi 98 nën-indikatorë në 12 shtylla të ndryshme, dhe në secilin prej tyre matet performanca e një prej 140 ekonomive në krahasim me performuesin më të mirë. Raporti Global i Konkurrueshmërisë është kartolina e

secilit vend në sytë e të tjerëve, e sidomos në sytë e investitorëve të huaj, duke qenë se është raporti më prestigjioz në drejtim të ecurisë së një vendi, në thuajse çdo fushë, dhe ku krahasimi me vendet e tjera është mëse i mundshëm. Performancën më të mirë ndër 12 shtyllat, Shqipëria e ka në atë të tregut të punës, ku renditet e 34-ta në botë, duke pasur një pikëzim më të lartë se mesatarja europiane apo e Amerikës së Veriut. I vetmi indikator tjetër që e sheh Shqipërinë mbi mesataren e kontinentit dhe atë të grupit të vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta është ai i dinamizmit të biznesit, në të cilin Shqipëria renditet në vendin e 48-të në botë.

Raporti i WEF, Shqipëria fiton 4 vende në raportin e konkurrueshmërisë globale 2018

emri i administratorit, numri i letërn-joftimit, adresa elektronike dhe numri i telefonit. Më pas sipërmarrësi mund të shprehet për ankesën e tij, përmes një mesazhi ose mund të ngarkojë një dokument apo foto. Problematikat që bizneset mund të trajtojnë nuk duhet të kenë të bëjnë me çështje gjyqësore, pasi nuk janë në kompetencë të minis-trisë. Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes trajton të gjitha llojet e problemeve apo ankesave që kanë

lidhje me zvarritjet burokratike në dyert e administratës shtetërore.Propozimet e Ministrisë së Shtetit

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes pas disa tryezave sekto-riale me biznesin ka dalë pak kohë më parë me disa propozime konkrete për përmirësimin e klimës së biznesit, për secilën nga fushat ku sipërmarrja ush-tron aktivitetin në Shqipëri. Kështu, nga 81 propozimet e formuluara gjatë këtyre tryezave, 32 syresh u morën

përsipër nga zv. ministrat përkatës për t’u ndjekur në hallkat e tjera drejt implementimit final të tyre. Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmar-rjes sugjeron që grupet i interesit të jenë pjesë e vendimmarrjes, pasi mos zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nën-ligjore me grupet e interesit është një realitet i cili shkakton problematika të qenësishme tek sipërmarrja, e cila

kësisoj nuk përfshihet konkretisht në proceset vendimmarrëse. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmar-rjes propozon rishikim të ligjit për procedurat doganore mbi penalitetet dhe të drejtën e ankimimit me qëllim unifikimin e këtyre përcaktimeve sipas ligjit për procedurat tatimore. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes propozon rishikimin e Ligjit nr.10 433, datë 16.6.2011 Për In-spektimin në Republikën e Shqipërisë, për parashikimin e inspektimit online në të gjitha fushat e inspektimit. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes rekomandon rishikimin e Ligjit nr. 9723 dt. 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” për fshirjen e detyrimeve të prapam-betura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit, subjekt i grantit në mbështetje të fermerëve Shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes rekomandon gjithashtu rishikimin e Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë në disa nene të tij, përshembull: Rishikimi i 58 neneve që përcaktojnë gjoba për bizneset; Rishikim i masave të gjobave. (Nisin nga 20 rroga mujore deri në 250 rroga mujore.); Fleksibilitet më i lartë në zbatimin e orëve minimale, orëve jashtë orarit, dhënies së pushimeve; Lehtësimi i bizneseve nga detyrimet e kontrolleve mjekësore për punonjësit, përfshirë vendosjen e mjekut.

Page 11: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNë këmbim të mbështetjes, qeveria ofron amnisti për 27 prillin

Andi LAMKO

Maqedonia ka vazhduar dje debatin parlamentar të ndryshimeve kushtetuese të marrëveshjes së emrit

me Greqinë, ku kryeministri Zoran Zaev u përpoq me të gjitha forcat të përfshinte opozitën në kalimin e Mar-rëveshjes së Prespës. Megjithëse kishte deklaruar më herët se kishte siguruar numrat e nevojshëm të mbështetjes, Zaev u shpreh dje i gatshëm të takojë krye-opozitarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për të tejkaluar dal-limet ndaj ndryshimeve kushtetuese. Zaev tha se nuk ka qëllim të ndikojë ndaj institucioneve të drejtësisë për zbatimin e amnistisë për të akuzuarit e dhunës së 27 prillit në parlament, gjë që sipas mediave vendase sugjer-onte një kompromis i mundshëm me opozitën në lidhje me lirimin e aktiv-istëve të saj. Zaev pas referendumit kishte deklaruar se nuk ka për çfarë të takohet me kreun e opozitës, por dje ndryshoi mendje. “Është i nevojshëm pajtimi dhe falja. Pozitivisht ne pranojë propozimin që të ulemi me Mickoskin dhe të bisedojmë. Gjithmonë kam qenë për dialog dhe qëllimet e mia gjithnjë janë për bisedime. Unë jam i besimit se zgjidhjet vijnë përmes bisedimeve dhe për këtë i drejtohem në këtë mënyrë Kuvendit si dje dhe sot. Shumë ndarje na kanë kapluar në Maqedoni, tha Zaev, duke ofruar edhe një herë dorën për kompromis. “Absolutisht nuk më shkon në mendje të ndikoj në institucione, gjykata dhe prokurori, por të gjithë e dimë se duhet të qetëso-hemi dhe të falemi. Nga këtu fillojnë dallimet në shtet dhe gjithandej në nivel vertikal”, tha më tej Zaev, duke

Vulin reagon ndaj ambasadorit Scott për ‘Kosovën e pavarur’

Malta: Shpërblimi 1 mln euro për vrasësit e gazetares vlen ende

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka reaguar ashpër dje ndaj ambas-adorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, për deklaratën e dhënë më herët se “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”. Mediat vendase thanë se Vulin ka thënë se po ta thoshte Scott të njëjtën para presidentit serb, Aleksan-dar Vuçiç, do të "fluturonte" nga pozita e ambasadorit. “Scott ka treguar arrogancën e tij dhe ka harruar se Serbia nuk është një koloni që e hedhë poshtë

dinjitetin e saj. Mirë që Amba-sadori Scott nuk ka provuar që arrogancën e tij ta tregojë në prani të Presidentit Vuçiç, sepse ai do të fluturonte nga detyra. Serbia së paku po e sheh kush po e lufton atë”, citohet të ketë thënë Vulin. Komentet e tij u mbështetën më pas dhe nga vetë presidenti Vuçiç, i cili tha se ambasadori duhet të tregojë më shumë respekt. “Është e drejta e tyre, SHBA janë fuqi e madhe, por edhe e drejta jonë është që të mbrojmë qën-drimet tona”, tha Vuçiç.

Autoritetet në Maltë ku-jtuan sot se shpërblimi prej 1 milionë euro për gjetjen e vrasësve të gazetares më të njohur investigative në vend është ende në ofertë, një vit pas vrasjes së saj me bombë në makinë. 53 vjeçarja Daphne Caruana Galizia, opinioniste e njohur anti-korrupsion, u vra më 16 tetor 2017 pranë shtëpisë së saj. Tre njerëz të ar-restuar në dhjetor për vrasjen, deri tani e kanë mohuar. Poli-cia beson se një person ende i paidentifikuar ka porositur

aktin, të cilin ministri i dre-jtësisë Owen Bonnici e quajti “krimi më i rëndë që ka ndod-hur ndonjëherë në Maltë”. Kryeminsitri i vendit Joseph Muscat, i cili ka qenë shpe-shherë objektiv i shkrimeve kritike të Caruana Galizia, ofroi shpërblimin vitin e kaluar. Min-istri Bonnici ka thënë se paratë do të paguhen për gjithçka që mund të zbulojë fakte të lidhura me vrasjen. “Prandaj e përsëris që oferta është ende aty”, shtoi ai, në përvjetorin e vrasjes që tronditi vendin.

Aleksandër Vuçiç: Nevojitet caktimi i kufijve me shqiptarëtPresidenti i Serbisë, Alek-

sandër Vuçiç ka thënë dje në një prononcim se mendon që është e nevojshme të ngrihen kufijtë mes shqiptarëve dhe serbëve. “Termi përkufizim i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dimë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”, ka thënë Vuçiç. Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për detajet e

politikës së tij karshi Kosovës, në takimin Kina dhe partnerët “16+1” që po mbahet në Be-ograd. “Unë kam menduar se është e rëndësishme që të dimë të ardhmen tonë, të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët në 100 apo 200 vjetët e ardhshme. Qytetarët e Serbisë mendojnë se është më mirë të jemi as në tokë as në qiell. Mirëpo unë mendoj se kjo është gabim, nuk është pikëpamje e gjerë dhe strategjike por mua më takon të respektoj vullnetin e popullit” ka shtuar Vuçiç.

iu referuar të akuzuarve për dhunën e 27 prillit në parlament.

Opozita: Nuk do të detyrohemi të pranojmë marrëveshjen

Deputetët e VMRO kishin kërkuar takim mes Zaevit e Mickovskit, për ulje të presionit që sipas tyre po u bëhet me qëllim mbështetjen e ndryshimeve kus-htetuese. Ndërsa në lidhje me amnistinë e të akuzuarve të 27 prillit, VMRO nuk e ka pranuar si alternativë dhe zgjedh më mirë zgjedhje të reja. “Mos guxoni që deputetët t’i detyroni për atë që nuk du-het. Uluni me Mickoskin, bisedoni dhe sillni vendim të guximshëm. Ne jemi betuar këtu dhe çdo bindje tjetër nuk çon në drejtim të mirë”, tha Kërsto Jova-novski, Deputet i VMRO-DPMNE-së. Krye-opozitari Hristijan Mickoski kërkoi fjalën nga kryeparlamentari Xhaferi por kërkesa e tij u refuzua pasi

i adresohej personalisht Talat Xhaferit. Vendimi i Xhaferit nuk u prit mirë nga deputetët opozitarë. “Qëndroni në krye të detyrës që ushtroni nga ajo ulëse dhe lejoni që kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski të prononcohet para deputetëve dhe Kuvendit”, tha Dragan Danev, deputet i VMRO-DPMNE. Xhaferi porositi opozitën që me emrin personal t’i drejtohen në vendlindjen e tij, ndërsa në Kuvend t’i drejtohen në cilësinë e kryetarit. Xhaferi përsëriti se Mickoskit nuk mund t’i lejohet fjalimi para deputetëve.

Ademi: S’ka amnisti për 27 PrillinDisa nga zyrtarët e administratës

Zaev në Maqedoni kanë hedhur poshtë dje raportet në shtypin vendas, sipas të cilave kreu i ekzekutivit është shprehur i gatshëm për kompromise të dhimbshme me opozitën, siç do të

Burgoset ‘viktima’ e rreme e sulmit terrorist në Paris

Një grua franceze është dënuar dje me burg pasi listoi veten si një nga viktimat e sulmit terrorist në Paris në vitin 2015 për përfitime financiare. Alexandra Damien u dënua me gjashtë muaj burg për mashtrim dhe dëshmi të rreme. 32-vjeçarja raportohet se futi në xhep 20.000 euro nga fondet për viktimat e pas sulmit. Damien gjithashtu përfitoi seanca terapie në një hotel në Normandi të paguar nga Shoqata Franceze e Viktimave të Terrorizmit. Ajo kërkoi fjale në gjykatë për aktin e saj.

Eurostat: 1/3 e rumunëve e bullgarëve, në rrezik varfërie

Në studimin e fundit të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat thu-hej se një e treta e popullatës në vendet anëtare të BE, Bulgari e Romani janë në rrezik varfëria dhe përjashtimi shoqëror. Sipas studimit 38.9% e bull-garëve dhe 35.7% e rumunëve ishin në rrezik varfërie dhe distancimi social nga pjesa tjetër e shoqërisë. Mes ven-deve me shifra më të larta për temën ishin Greqia (34.8%), Italia (28.9%) e Spanja (26.6%) si dhe dy vendet ball-tike Lituania (29.6%) e Letonia (28.2%).

Dorëhiqet kryeministri në Armeni, i hap rrugë zgjedhjeve

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan shpalli dje dorëheqjen për të lejuar shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ish-krye-opozitari erdhi në pushtet me votë parlamentare në maj, pas disa javë protestash masive popullore kundër korrupsionit, nepotizmit e favorizimeve mes elitës. Pashinyan tha se nevojiten zgjedhje të reja pasi përbërja e parla-mentit nuk reflekton realitetin e ri poli-tik të vendit. "Qëllimi i dorëheqjes sime nuk është ikja nga përgjegjësia”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha dje se ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të hapet përgjithmonë për qarkullim dhe jo vetëm për një ditë, duke reaguar ndaj ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili kishte premtuar hapjen e saj. Me fjalën e tij Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haradinaj se për hapjen e urës duhet të krijohen kushtet e përshtatshme të komunikimit mes dy komuniteteve, dhe jo veprime arbitrare që mund të rezultojnë të parakohshme. “Ura duhet të hapet në të dyja anët dhe nuk duhet të krijohet situata kur në jug ka ndonjë koncert e festohet, kurse në veri vendosen barrikada”, tha Haradinaj, duke iu referuar komentit të kryebashkiakut, i cili tha se në ditën e hapjes “do të ketë një koncert nga një këngëtare nga SHBA”.

Shefi i Grupit Parlamentar të opozitarëve LDK, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratat e presi-dentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të shkaktojë probleme dhe ankth. Sipas Hotit kjo është e vërtetë vetëm për ata që kanë pretendime për ndryshime kufijsh e zaptime tokash. “Dje Presidenti i Serbisë Vuçiç formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktoj tmerr dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon, i kanë kamuflime për të realizuar ambicie të vjetra për ndryshime kufijsh në Ballkan dhe gllabërim tokash”, ka shkruar Hoti, duke shtuar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është një garanci për paqen dhe sigurinë e rajonit.

Haradinaj: Bahtiri të përmbahet nga deklaratat e urës në Mitrovicë Hoti: Ushtria e Kosovës, tmerr për ata që kanë ambicie territoriale

ishte falja e autorëve të sulmit të 27 prillit ndaj ligjvënësve në Parlament. “Mediat i kanë keqkuptuar fjalët e tij”, deklaroi ministri pa portofol përgjeg-jës për diasporën, Edmond Ademi. Thirrja e Zaevit për pajtim kombëtar sipas Ademit nuk nënkupton në asnjë mënyrë një amnisti. “Gjyqet që përfshi-jnë episodin e dhunshëm të prillit të kaluar nuk kanë lidhje me apelin për pajtim”, deklaroi ministri.

Maqedoni/ Zaev kërkon kompromis me opozitën për ndryshimet kushtetuese

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, në një letër dërguar kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka kërkuar që t’i mundësohet çdo deputeti të partisë së tij që lirshëm dhe pa kërcënime të shprehin qëndrimin e tyre dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për të zbatuar marrëveshjen për emrin, që i hap rrugën integrimit të Maqe-donisë në NATO dhe BE. “Nuk do t’ju befasojë fakti që ne kemi qenë të dëshpëruar nga qëndrimet e udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së sa i përket referendumit dhe hap-ave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Ju inkurajojmë që të krijoni hapësirë, publikisht dhe privatisht, për deputetët e koali-cionit tuaj që ata të vendosin vetë se si do të votojnë mbi ndryshimet kushtetuese, të lirë nga kërcënimet me dhunë, ndëshkim dhe forma të tjera të detyrimit”, ka thënë diplo-mati i lartë amerikan.

SHBA, e dëshpëruar me VMRO-DPMNE

Page 12: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

12 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Për shërbimin sekret amer-ikan, Tropoja ishte qendër e spiunazhit gjatë regjimit komunist. Në një doku-

ment të deklasifikuar nga CIA, theksohet se gjatë viteve 1950, aty operonin kryesisht agjentë të Sig-urimit të Shtetit dhe agjentë jugosl-lavë. Ndër të tjera tregohet se si në Tropojë dhe në zonat malore të Ver-iut kishte disa grupe shqiptarësh që ishin kundër regjimit dhe ata kishin kontakte me CIA. Por aty tregohet se si shumë prej tyre donin që të ar-ratiseshin, sepse dimri në Veri ishte i papërballueshëm. Nga ana tjetër tregohet se si regjimi i Titos arma-toste shumë shqiptarë të Veriut me shpresën se do të ngriheshin kundër regjimit të Enver Hoxhës. Në një dokument tjetër jepen të dhëna për dy operacione të cila në Shqipëri.

21 gusht 1950Memorandum për asistent-drejtorin

e koordinimit të politikaveNga një prej misioneve tona në

Shqipëri, i cili është në kontakt të afërt me lëvizjen e rezistencës, kemi marrë informacionin e shtjelluar në paragrafët e mëposhtëm. Sipas misionit tonë, shumë anëtarë të re-zistencës shqiptare besojnë se nuk mund të durojnë më vuajtjet që po heqin dhe kanë vendosur të arratis-en drejt Jugosllavisë në mundësinë më të parë. Ata do të preferonin të shkonin në Greqi, po të mos ishte për distancën e largët prej Veriut të Shqipërisë deri në kufirin grek. Megjithë përpjekjet e bëra për t’i bindur që të qëndrojnë në Shqipëri, ata duket qartë se nuk mund të qëndrojnë një tjetër dimër në male, pasi jeta është aq e vështirë sa po i çon drejt çmendisë.

Tropoja, qendër e spiunazhitLideri i këtij misioni ka kërkuar

të dijë nëse aktivistët politikë ju-gosllavë në Shqipëri (të raportuar më parë te ju) njihen prej nesh dhe nëse ata përfaqësojnë përpjekjen e aleatëve. Ata pyetën gjithashtu nëse aktivistët anti-komunistë nga Shqipëria do të priteshin mirë në Jugosllavi. Në lidhje me mbështet-jen jugosllave ndaj aleatëve, u pyet se cila ishte politika e Jugosllavisë në lidhje me Korenë. Mesazhi i mësipërm na informon se Tropoja është qendra e spiunazhit shqiptar dhe jugosllav, me agjentë jugosllavë dhe shqiptarë duke kaluar vazh-dimisht kufirin. Agjentët jugosl-lavë përshkruhen se të gjithë kanë qenë më parë anëtarë të grupeve shqiptare të rezistencës. Më 10 gusht 1950, misioni ynë në vend dërgon një kontakt për të hetuar mbi ftesën për të takuar një person të paidentifikuar që dëshironte të furnizonte me armë dhe municione jugosllave misionin.

Lëvizjet e jugosllavëveMes popullsive të Shqipërisë së

Veriut ka një bindje të madhe se ju-gosllavët po planifikojnë një lëvizje të armatosur në Shqipëri, me qëllim ngritjen e moralit të grupeve malore të rezistencës. Disa sasi armësh raportohet të jenë shpërndarë çdo ditë nga jugosllavët, të cilat janë pranuar edhe nga shqiptarët na-cionalistë, të cilëve u janë afruar edhe para, por kanë refuzuar duke pritur aprovimin nga misioni ynë. Lideri i misionit trembet se një bu-jari e tillë nga ana e jugosllavëve do të ketë efektin e fitimit të simpatisë së shumë personave që kanë vuaj-tur shumë duke punuar për ne. Në konkluzion, lideri i misionit tha se

Ja detajet e operacioneve të amerikanëve për të infiltruar spiunë

tribale të Veriut, duken se e bëjnë Shqipërinë një objektiv premtues për operacione klandestine me ob-jektiv përmbysjen e regjimit aktual komunist. Prezenca e një numri të madh refugjatësh shqiptarë në Evropë, sugjeron zhvillimin e një qendre politike jashtë Shqipërisë, të përbërë nga përfaqësues të elementëve anti-totalitarë dhe mi-qësorë ndaj politikave të SHBA për Ballkanin, që mund të shërbejnë si një pikënisje për elementët anti-ko-munistë brenda Shqipërisë. Shërbi-met e inteligjencës amerikane dhe britanike në verën e vitit 1949 ishin përgjegjës për formimin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA), që është një qendër poli-tike e përfaqësuesve të refugjatëve demokratikë shqiptarë, dhe që mund të shërbejë si një mbulim për operacionet e fshehta në Shqipëri. Dhe prej atëherë operacionet e degëve politike dhe ushtarake janë kryer në emrin e NCFA.

PropozimiNCFA është një grupim për-

faqësues i refugjatëve shqiptarë, që vepron si pikë fokusimi për ata që janë të interesuar përfundimisht për çlirimin e Shqipërisë. Grupimi vepron si një mbulim zyrtar për aktivitetet jozyrtare të CIA-s dhe shërben si një vegël për denoncimin publik të çështjes së shqiptarëve të robëruar në Shqipëri. Ai kon-trollohet nga CIA dhe shërbimet britanike të MI6. Krerëve të NCFA u është bërë e qartë se në asnjë rast nuk konsiderohen si “Qeveria në ekzil” e Shqipërisë.

Detyra dhe propozimeBotimi i gazetës Shqipëria

në gjuhën shqipe dhe përdorimi i përmbajtjes së saj kryesore për broshurat e propagandës së lësh-uar nga ajri në Shqipëri. Botimi në kohën e duhur të njoftimeve peri-odike mbi Shqipërinë, i publikuar

në anglisht, frëngjisht e italisht, i shpërndarë në agjencitë kryesore të shtypit perëndimor. (Përgatitja e përmbajtjes së botimit Shqipëria është kryer sipas projektit OB-TUSE, i cili mbështetet dhe asis-tohet nga OBLIVIOUS) Përgatitja e teksteve të broshurave të propa-gandës dhe shkrimet e transmeti-meve klandestine në radio. Opera-cioni i “letrave helmuese” me postë, kundër liderëve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri. Monitorimi i Radio Tiranës, monitorim i shtypit botëror për lajme mbi Shqipërinë, që mund të përdoren në programin tonë të propagandës. Lidhjet me grupet e emigrantëve, veçanërisht me ato që bëjnë pjesë në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë. Një

oficer i selisë kryesore do të mbajë lidhje me selinë kryesore të NCFA në Nju Jork. Të gjitha lidhjet e tjera të mbahen nga grupi i Shqipërisë së CIA-s, përveç kontakteve me agjentin e publikimit të Shqipërisë në Romë, i cili do të lidhet me një oficer të SE.

Grupet dhe liderët vendasNCFA është i përbërë nga

përfaqësues të grupeve kryesore politike të Shqipërisë si dhe nga të pavarur. Komiteti ekzekutiv i saj përbëhet nga liderë të të gjitha grupeve, pas riorganizimit të tij në dhjetor 1953 ku u përfshinë dhe elementë që më parë nuk për-faqësoheshin. Grupi i shënjestruar është populli shqiptar, në sensin që të gjithë përpjekjet e NCFA kanë si qëllim krijimin e një atmosfere rezistence kundër regjimit dhe për-fundimisht çlirimin e popullit prej tij. Qeveria komuniste e Shqipërisë të bëhet objektiv i talljeve dhe i tentativave për dezertim. Projekti OBLIVIOUS do të ketë kohëzgjatje të pacaktuar, dhe përfundimi i tij do të varet nga suksesi në objektivat e tij të përmbysjes së regjimit komu-nist në Shqipëri apo të vendosjes së një regjimi tjetër, miqësor ndaj Perëndimit.

SiguriaNCFA do të jetë organizata zyr-

tare që do të përdoret si mbulim për operacionet klandestine të kryera në emër të saj. Dijenia për aktivitetet:

CIA zbardh detajet, ja si veriu i Shqipërisë u kthye në qendër spiunazhi, Tito nisi furnizimin

me armë për të luftuar regjimin e Enver Hoxhës

puna e tij bindëse nuk do të ishte e mjaftueshme, prandaj kishte nevojë për instruksione urgjente për mënyrën e veprimit që duhet të ndiqte.

Projekti OBOPUSObjektivi: projekti OBLIVIOUS

ka si qëllim ruajtjen e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë si një mjet i deklaruar për aktivitetet ushtarake dhe propagandistike të CIA kundër regjimit në Shqipëri.

Origjina: Linjat kryesore të projektit BGFIEND i aprovuar në 22 qershor 1949 nga ADPC. Plani terri-torial për Shqipërinë. Plani i përket operacioneve të luftës politike dhe vjen nga selia kryesore e CIA.

SituataQë prej vitit 1948 kur regji-

mi i Titos u prish me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor me vendet satelite sovjetike. Kjo, përveç ter-renit të ashpër të vetë vendit dhe traditave të vjetra klandestine të shqiptarëve, veçanërisht në zonat

Lideri i këtij misioni ka kërkuar të dijë

nëse aktivistët poli-tikë jugosllavë në Shqipëri (të rapor-tuar më parë te ju)

njihen prej nesh dhe nëse ata përfaqëso-

jnë përpjekjen e aleatëve. Ata pyetën gjithashtu nëse ak-tivistët anti-komu-

nistë nga Shqipëria do të priteshin mirë

në Jugosllavi. Në lidhje me mbështet-jen jugosllave ndaj aleatëve, u pyet se cila ishte politika e

Jugosllavisë në lidhje me Korenë. Mesazhi i mësipërm na infor-

mon se Tropoja...

Page 13: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja detajet e operacioneve të amerikanëve për të infiltruar spiunë

Anëtarët e NCFA janë të vetëdi-jshëm për mbështetjen zyrtare dhe interesin e SHBA. Dega britanike e shërbimeve është përfshirë gjithash-tu në krijimin dhe funksionimin e komitetit, ndërsa qeveria greke është në dijeni të operacioneve të kryera nga Greqia kundër regjim-it në Shqipëri, në emër të NCFA. Oficerë të rëndësishëm amerikanë që punojnë me shqiptarët përdorin pseudonime. Megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit se SHBA mbështet qëlli-met e NCFA, nuk është informuar tërësisht për mbështetjen dhe ndi-hmën tonë financiare. Gazeta dhe buletinet e lajmeve publikohen haptazi nga NCFA, kurse materialet për lëshime nga ajri në Shqipëri

shtypen në Frankfurt në vende të sigurta. Aktivitetet klandestine të kryera në emër të NCFA nga Gre-qia, bëhen me dijeninë e plotë të palës greke dhe asistencën e tyre. Shqetësimi parësor i sigurisë është që mbështetja e qeverisë amerikane për NCFA të mos bëhet objekt i provuar me dokumente përpara enteve të rëndësishme si OKB apo organizata të tjera ndërkombëtare dhe artikujsh turpërues në gazeta e media. Metodat aktuale të frag-mentimit të operacioneve besohet të reduktojnë rrezikun e këtij skenari në minimum.

RrisqetEkspozimi ndaj OKB apo gru-

peve të tjera ndërkombëtare i

të anëtarëve të NCFA.

Komente të përgjithshmeProjekti OBLIVIOUS ka qenë

operativ që prej vitit 1949, si nën-de-gë e projektit OBOPUS (i njohur më parë si BGFIEND). Qëllimet e tij janë ndjekja e përpjekjeve për përmbys-jen e suksesshme të regjimit komu-nist në Shqipëri. Operacioni i përk-ushtohet disa anëtarëve të komitetit që kanë mbështetur me besnikëri politikat e SHBA, për mbështetje të vazhdueshme në rast nevoje. NCFA njihet në vend dhe konsiderohet si një pikë bashkimi e shqiptarëve në migracion. Ndër rezultatet e pritura janë ngacmimet e vazhdueshme të regjimit komunist në Shqipëri, nd-jellja e shpirtit të rezistencës, dhe kur suksesi të besohet i mundshëm, të sponsorizohet grushti i shtetit.

Vlerësimi i progresitEfektiviteti i operacioneve

survejohet periodikisht nga agjenti i caktuar i agjencisë, si dhe nga shërbimet britanike. Përcaktimi i politikave amerikane e britanike

për Shqipërinë bëhet nga Departa-menti i Shtetit dhe nga Ministria e Jashtme britanike.

14 shkurt 1951Rivlerësim dhe rishikim i planeve të degës OPCPika të përgjithshme

1. Disa ndryshime të situatës ndërkombëtare që prej hartim-it të planit aktual të OPC mbi Shqipërinë, sjellin nevojën e një ri-ekzaminimi të faktorëve që për-caktojnë politikat drejt këtij vendi, si dhe të objektivave dhe natyrës së veprimit.

2. Plani origjinal kundër Shqipërisë ishte aprovuar në 22 qershor 1949, në një kohë kur pozita e Jugosllavisë në lidhje me Bashkimin Sovjetik dhe zyrën e Cominform nuk ishte e qartë, dhe kur Shqipëria ishte një faktor i rëndësishëm për mbështetjen e guerrilasve komunistë në Greqi. Asokohe objektivi kryesor i përp-jekjeve ishte përmbysja e regjimit të Hoxhës me anë të një force që do të godiste shpejt, e cila do të rekrutohej nga refugjatët shqiptarë në Greqi dhe vende të tjera të Mesd-heut. Në dhjetor 1949, si rezultat i zhvillimeve të reja, duke përfshirë dhe një mendësi të re të SHBA dhe Britanisë ndaj regjimit të Titos në Jugosllavi, si dhe ndalimin e op-eracioneve guerile anti-komuniste në Greqi, projekti për Shqipërinë u modifikua duke përcaktuar ob-jektiva më modeste. Objektivi i përmbysjes së regjimit Hoxha është lënë mënjanë për momentin.

3. Arsyet kryesore për dorëheq-jen nga projekti origjinal dhe brak-tisja e rebelimit të përgjithshëm me anë të ndërhyrjes ushtarake guerile, janë si më poshtë:

a) Tentativa për përmbysjen e regjimit mund të sjellë veprim ushtarak të BRSS ndaj Jugosllavisë me pretekstin e dhënies së ndihmës ndaj operacionit shqiptar.

b) Trazira të masës së gjerë në Shqipëri mund të sjellin përdorimin e njësive taktike sovjetike dhe rritje të aktivitetit ushtarak sovjetik që jo vetëm do të sillte dështimin e rebe-limit, por dhe forcimin e kontrollit sovjetik në Shqipëri, dhe në zonën e Mesdheut.

4. Sipas rishikimeve, misioni për Shqipërinë duhet të përfshijë qëllimet e mëposhtme:

a) Reduktimin e rëndësisë së Shqipërisë për Bashkimin Sov-jetik me anë të dëmtimit të vazh-dueshëm të autoritetit të komu-nistëve dhe me anë të ngacmimeve të brendshme. Ngacmime të tilla kufizojnë rëndësinë e Shqipërisë në rast agresioni kundër fqinjëve të saj apo kundër vendeve perëndimore

b) Inkurajimi dhe asistimi i popullit shqiptar në rezistencën ndaj regjimit të Hoxhës dhe mbajtja e gjallë e shpresës së çlirimit prej tij. Përgatitja psikologjike për veprim të mundshëm për çlirimin e vendit nga tirania komuniste.

c) Krij imi dhe ndjell ja e mbështetjes klandestine për grupet e rezistencës që mund të përdoren më pas si baza e lëvizjes për çlir-imin e vendit.

5. Makineria e zbatimit të pro-jektit të OPC kundër Shqipërisë është krijuar tashmë dhe funksion-on. Ka disa operacione në zhvillim të cilat kanë dhënë rezultate, meg-jithë aktivitetin relativisht të vogël. Mbetet për t’u përcaktuar sipas vlerësimeve të reja, nëse është e ud-hës të ndryshohet masa, shpejtësia apo natyra e operacioneve.

mbështetjes për NCFA nga ag-jenci shtetërore amerikane, do të turpëronte qeverinë amerikane. Por për operacionet është ruajtur masa e distancimit dhe mospranimit të përgjegjësisë. Mbyllja e projektit do të sillte një problem për angazhimin e personelit të NCFA dhe tentativa të rivendosjes së tyre duhet të kry-hen. Plani i katastrofës: Personeli i rëndësishëm i NCFA përfshihet në planet e katastrofës/evakuimit drejt Italisë apo vendeve të tjera në Mesdhe, por jo drejt Shteteve të Bashkuara.

KoordinimiProjekti OBLIVIOUS përf-

shihet në programin për vendin e Shqipërisë dhe lidhet drejtpër-drejt me projekte të tjera kundër Shqipërisë. OBLIVIOUS është pjesë integrale e programit për vendin e Shqipërisë. Zyrtarët... mbahen të informuar për aktivi-tetet e NCFA dhe japin udhëzimet e tyre. Drejtimet politike të pro-gramit jepen nga Departamenti i Shtetit. Propaganda e programit aprovohet në mënyrë të përbash-kët nga përfaqësuesit amerikanë dhe britanikë. Ministria e jashtme britanike konsultohet për politikat me Departamentin e Shtetit.

Mënyrat e kontrollit:Mbështetja financiare ndaj

NCFA, dhe motivimi ideologjik i anëtarëve të NCFA. Anëtarëve të NCFA u kërkohet të dorëzojnë një raport të përmuajshëm të aktivi-teteve të tyre sipas rregullave tona të terrenit 50-11. Përveç kësaj, të dhëna të plotë fiskale të NCFA mbahen në zyrat e tyre në Nju Jork.

Të dhëna të buxhetitPersonel, pajisje e furnizime

6000 dollarë; shpenzime të tjera operacionale 19 910 dollarë. Gat-ishmëria e fondeve të kërkuara: Fondet janë dhënë për programin e Shqipërisë. Valuta e huaj është dhënë nga stacionet tona lokale. Fondet depozitohen në formë ceku te llogaria e NCFA në Nju Jork. Ato administrohen dhe jepet përgjegjësi nga Komiteti. Rrogat e anëtarëve dhe të publikuesve të gazetës janë paguar nga TPTONIC. Shpenzime të tjera operacionale janë paguar nga operacioni OBOPUS (më parë i njohur si BGFIEND).

Materialet dhe komunikimetSelia e NCFA e marrë me qera

në Nju Jork. Zyra e NCVFA në Romë. Komunikimet: Departamenti i Shtetit ndihmon në çështjen e vizave, dhe departamenti i emigra-cionit ndihmon nga ana e tij për lëvizjen brenda dhe jashtë SHBA

CIA zbardh detajet, ja si veriu i Shqipërisë u kthye në qendër spiunazhi, Tito nisi furnizimin

me armë për të luftuar regjimin e Enver Hoxhës

Që prej vitit 1948 kur regjimi i Titos u prish me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor

me vendet satelite sovjetike. Kjo,

përveç terrenit të ashpër të vetë ven-dit dhe traditave të vjetra klandestine

të shqiptarëve, veçanërisht në zo-nat tribale të Veri-ut, duken se e bë-jnë Shqipërinë një objektiv premtues

për operacione klandestine me ob-jektiv përmbysjen e regjimit aktual ko-

munist...

Page 14: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

14 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Apeli i Shkodrës lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, mjekët e spitalit lihen të lirëMjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar

rreth tre javë më parë për shpërdorim detyre, kanë dalë ditën e djeshme përpara togave të zeza të apelit. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vlimin e Shkallës së parë me masën “Detyrim paraqitje” për mjekët. Ka qenë prokuroria e cila ka apeluar vendimin e e shkallës së parë, duke kërkuar burg për mjekët, por apeli nuk ka ndry-shuar vendimin duke lënë në fuqi atë. Gjykata, për mjekun kardiolog Luan Dragusha vendosi masën e sigurisë "Liri pa kushte", për ish dre-jtorin e spitalit Përparim Çela liri kundrejt ga-rancisë pasurore prej 500 mijë lekësh dhe mos

ushtrim i detyrave të shërbimit administrativ pranë spitalit. Detyrim me paraqitje për infer-mierin Renato Kepi, liri me garanci pasurore për farmacisten Karmen Kaçulini dhe pezullim i ushtrimit të detyrës administrative pranë spi-talit, liri me garanci pasurore u dha edhe për Amanda Matlijan dhe Juliana Zhurin, ndërsa për Albana Mehmetaj asnjë masë. Dy mjekët e tjerë, Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë në kërkim policor. Ashtu si në datë 23 shta-torë në vendimin e shkallës së parë edhe ditën e djeshme familjarët e mjekëve e pritën me entuziazëm vendimin. Rreth një muaj më parë,

pas një hetimi që zgjati dy muaj, prokuroria lëshoi urdhër-arreste për mjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Edhe ditën e djeshme avokatët mbrojtës e kundërshtuan apelimin nga ana e organit të akuzës. Ata kanë argumentuar se mjekët janë porositës të medikamenteve si-pas nevojave vjetore të spitalit, ndërsa tenderin e kryen ministria dhe më pas kalon në filtrin e drejtorisë së spitalit. Gjithashtu ato theksuan faktin se në farmacinë dhe depon e spitalit janë gjetur këto pajisje, duke shpjeguar më pas në detaje me gjuhë mjekësore edhe veprimin që ndiqet në rastin e një operacioni mjekësor të ko-

ronarografisë. Prokuroria i arrestoi mjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës pas një hetimi dy mujor, duke theksuar se në fund të vitit 2016, porositën 400 pako barnash për repartin e he-modinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione. Mjekët u arrestuan tre ditë më parë, me akuzën për “shpërdorim detyre”. Sipas prokurorisë ata kanë porositur e prokuruar ilaçe dhe materiale mjekësore për kabinetin e hemodinamikës, në një sasi jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti të spitalit rajonal të Shkodrës. Vlera e materialeve të porositura për vitin 2016-2017 e kalon shifrën e 570 milionë Lekëve.

5 mijë euro ryshfet për regjistrimin e pronës, Apeli i Shkodrës lë në burg ish drejtorin e Hipotekës

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAvokati i ish drejtorit kërkoi masë më të lehtë sigurie, gjykata e rrëzoi

Tragjedia e Butrintit në 2008, arrestohet një nga organizatorët

Policia e Fierit ka arrestuar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit, ku u mbytën 5 persona në vitin 2008. Në vijim të zbatimit të planit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, uniformat blu bënë të mundur arres-timin e 36-vjeçarit Albert Gega, banues në fshatin Kurjan. Ai akuzohet se në tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, në bashkëpunim me pesë persona të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku pesë prej të cilëve u mbytën në liqen. Gjykata e Sarandës e ka dënuar 36-vjeçarin me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”. Në tragjedinë e Butrintit humbën jetën Elvira Jaho, 22 vjeçe nga Lapard-haja e Beratit, Klara Jaho, 3 vjeçe, e bija; Festim Hoxha, 20 vjeç nga Vidhishti i Fierit, Amarildo Kuka, 25 vjeç, nga Kumani i Fierit dhe Ndriçim Myftari nga Imshti i Lushnjes. Ata humbën jetën në fund të detit Jon, në momentin kur drejtues të varkave kundrejt shumave të parave, tentuan ti kalonin ilegalisht nëpërmjet kanalit të Butrinit.

Trafik droge në Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Mëngjesin e djeshëm policia e Brescia dhe ajo e Bergamos, ka vënë në pranga nëntë persona, shqiptarë dhe italianë në kuadër të një operacioni antidrogë. Ata u arrestuan në kushtet e flagrancës, si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafik droge. Dyshohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe ishte e destinuar për në territorin e Brescias. Lënda narkotike dërgohej fillimisht në Valle Camonica, provincë e Brescia, për të dalë më tej në tregun e shpërndarjes. Në total gjatë këtij operacioni u se-kuestruan 12.5 kilogramë heroinë, 10 kilogram marijuanë, dhe një kilogramë kokainë. Gjithashtu u sekuestruan edhe 70 mijë euro para të thata, të cilat dyshohet të jenë fryt i aktivitetit kriminal. Policia e vendit fqinj nuk i ka bërë publikë emrat e të arrestuarve për shkak se hetimet dhe operacioni është në vijim. Mediat italiane shkruajnë se është duke u punuar për identifikuar dhe vënë në pranga persona të tjerë që ka lidhje me këtë grup kriminal.

Kapet me 16 kg drogë në çantë shpine, arrestohet 19-vjeçari

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet greke mesnatën e së hënës. Ai është një 19-vjeçar ndërsa u ndalua në Thesprotia, duke trafikuar rreth 16 kg lëndë narkotike kanabis sativa. I riu ishte duke ecur në këmbë, dhe në shpinë mbante një çantë plot me drogë. Pas kontrol-leve u kap sasia prej 16 kg kanabis sativa. Gjatë arrestimit atij i është sekuestruar edhe një telefon, nga ku policia greke mendon të zbulojë edhe rrjetin e trafikantëve. Ai akuzohet për import, transport, posedim dhe trafikimin e drogave dhe e hyrjes ilegale në vend. Droga ishte e ndarë në 15 pako me kanabis të pa përpunuar, me një peshë to-tale prej 16 kilogram dhe 362 gram. Droga dhe një celular u konfiskuan nga policia, ndërsa i riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua pranë prokurorisë së Thesprotia. Uniformat blu të vendit fqinj kanë marrë në pyetje të riun dhe po hetohet për të mësuar personit që do ti dorëzohej sasia e konsiderueshme e hashashit.

Elvis MYRTA

Apeli i Shkodrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në

fuqi atë të shkallës së parë, për ish drejtorin e Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka. Në se-ancën e djeshme të zhvilluar me dyer të mbyllura, avokati i ish zyrtarit të lartë të hipotekës së qytetit veriorë, të akuzuar për korrupsion kanë kërkoi një masë më të lehtë ndaj klientit të tij. Ndërsa vetë i pandehuri Leka, përpara togave të zeza ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat, ku gjatë të gjithë procesit ka këmbën-gulur në pafajësinë e tij. Por në përfundim të seancës gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për korrupsion në hipotekën e Shkodrës. Kryeregjistruesi Leka, u arrestua rreth një muaj më parë në zyrat e Hipotekës së Shkod-rës sëbashku me juristen Frida Mirashi, për këtë të fundit gjyka-ta ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Sipas prokuror-isë, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive gjatë kohës që drejton Hipotekën e Shkod-rës. Hetimet kanë nisur që më 30 gusht. Zamir Leka akuzohet se ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momentin që merrte paratë, atëherë praktikat përkatëse i ka-lonte tek juristët e zonave. Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, policia dhe prokuroria e arres-tojnë. Ai erdhi si kryeregjistrues në Shkodër pas ndryshimeve të bëra në rang kombëtar në drejtoritë vendore të hipotekave në gjithë Shqipërinë. Ndërkaq, Frida Mirashi, punonjëse e Hi-potekës, dyshohet se ka qenë seksere e drejtorit Leka.

HetimetSipas të dhënave të Proku-

rorisë, të arrestuarit dyshohen për korrupsion. Nga hetimi i kryer dyshohet se në abuzim me detyrën, ata kanë marrë shuma parash në këmbim të kryer-jes së regjistrimit të pasurive të ndryshme. “Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e pro-

vuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit etj., detyrë funksionale kjo e tij. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K. Penal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka dhe Frida Mirashi. Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar e provuar që shtetasi Zamir Leka, në kundërshtim me ligjin dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, mban praktika të caktuara, për të cilat më parë është marrë vesh për pagimin e shumave të kundërligjshme, deri ne 5000 euro apo i mban në pritje të ofertave nga të in-teresuarit, dhe në momentin

që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi. Kjo e fundit rezul-ton të ketë bashkëpunim të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, dhe ua kalon specialistëve të tjerë me shënimin, “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë. Gjatë he-timeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjistruar disa praktika tërë-sisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronë-sisë. Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shtetasin Zamir Leka”, thu-het në dosjen hetimore ndaj ish drejtorit të hipotekës Shkodër.

Ndërsa vetë i pandehuri Leka, përpara togave të zeza ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme

akuzat, ku gjatë të gjithë procesit ka këmbëngulur në pafajësinë e tij. Por në përfundim të seancës gjykata ka pran-uar kërkesën e prokurorisë për korrup-sion në hipotekën e Shkodrës...

Vendimi i gjykatësAshtu si Gjykata e Shkallës

së parë Shkodër edhe Apeli ka pranuar kërkesën e Prokuror-isë së Rrethit për të vendosur masat “arrest me burg” dhe “arrest në shtëpi” ndaj kreut të Hipotekës së Shkodrës dhe juristes së këtij institucioni. Më konkretisht, Gjykata pra-noi kërkesën e Prokurorisë Shkodër për caktimin e masës së sigurimit personal me kar-akter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale ndaj të dyshuarit Zamir Leka, me de-tyrë Regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funk-sione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal. Gjithash-tu, Gjykata pranoi caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K. Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale ndaj të dyshuarës Frida Mirashi, me detyrë juriste pranë ZVRPP Shkodër, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K. Penal.

Page 15: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Kërkonte 20 mijë lekë për një notë kaluese, arrestohet infermieri në KorçëNjë infermier i Spitalit të Korçës është

ndaluar nga Policia e Korçës pasi u prem-tonte studentëve marrjen e provimeve me lekë. Në prangat e uniformave blu të Korçës përfundoi, Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan, me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës. Ai u ndalua pasi Gjyka-ta e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. 31-vjeçari dyshohet se ka konsumuar ele-mentë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera

në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15-20 mijë lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalon-te në provimet e Fakultetit të Infermierisë Korçë, në lëndë të ndryshme. Po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe zbardhjen e rasteve të tjera që dyshohet se infermieri i ka marrë lekë studentëve për marrjen e notave kaluese në në lëndë të ndryshme të fakultetit të infermierisë. Ka qenë policia e qytetit juglindor e cila nëpërm-jet një deklarate për mediat ka dhënë detaje mbi arrestimin e infermierit. “Premtonte

marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermierisë, kundrejt përfitimit monetar. Policia ndalon infermierin e Spitalit të Ko-rçës. Specialistët kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit, Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan (me detyrë infer-mier pranë Spitalit të Korçës). Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg" pasi dyshohet se ka kon-sumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi

i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme. Po vijon puna për dokumentimin e plotë të saj. Materialet hetimore për nd-jekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë”, ka thënë zyrtarisht policia mbi këtë rast abuziv.

Përfituan 3 milionë euro nga grabitjet në Gjermani, Krimet e Rënda dënojnë me 12 vite burg kokën e grupit të “skifterëve”

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBABË E BIR AKUZOHEN PËR DISA VJEDHJE TË TJERA NË LEZHËKladjos Dervishi u dënua 7 vite pas arrestimit në Sarandë

Policia greke identifikon kapon e drogës, në pranga shqiptari Policia greke ka tre ditë pas shkatërrimit të një grupi

kriminal ka publikuar emrin e një 31 vjeçari shqiptar, i cili prej kohësh ishte shpallur në kërkim si drejtues i një grupi kriminal shqiptaro-grek të trafikut të drogës. Sipas njoftimit të policisë, shqiptari i identifikuar si Erius Tarifaj, 31 vjeç, është drejtues i një bande që akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës kryesisht kanabis, kokainë dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se hetimet ndaj tyre nisën korrikun e kaluar, ndërsa banda e kishte shtrirë aktivitetin e saj në Athinë dhe në dy qytete të tjera, Kaliforni dhe Peloponez. Në kuadër të operacionit të policisë greke tre ditë më parë, bëri të mundur arrestimin e 8 shqiptarëve, ku mes tyre ishte edhe 1 polic grekë, ndërsa thu-het se lidhur me këtë grup kriminal në kërkim është shpallur edhe një tjetër polic grek. Për të fshehur gjurmët e tyre, banda përdorte telefona me karta të regjistruara me identitet të rremë, ndërsa përdornin komunikim të koduar të tilla si gjalpë e tortë.

Dosja “Xhisela”, Apeli vendos sot për fatin e Rexhep RrahjësDosja “Xhisiela” nga Kruja rikthehet sërish në Tiranë këtë

herë në gjykatën e Apelit. Djali i deputetit Rraja ka apeluar vendimin e shkallës së parë duke kërkuar lirinë në Apel, ndërsa seanca do të zhvillohet mëngjesin e sotëm në orën 10:30. Rex-hep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përnd-jekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas tre javësh ai kërkon lirinë. Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo. Ndër provat-fakte që prokurorja e çështjes i ka dërguar gjykatës së Krujës është përgjimi ambiental që ka kryer në ambientet e prokurorisë mes dy protagonistëve të kësaj çështje, të pandehurit Rexhep Rraja dhe të dëmtuarës Xhisiela Maloku. Por nga ana tjetër, Xhisiela Maloku shprehet se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë.

Tentoi t’i shpëtonte policisë në Itali, arrestohet shqiptari

Një shqiptar i cili trafikant drogë, tentoi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë duke u larguar me biçikletë, por e pati të pamundur. Ndërsa patrulla e policisë po vëzhgonte zonën e Gardens Saliceta San Giuliano, pasditen e së hënës rreth orës 17:00, vuri re një burrë me biçikletë, që papritur për-shpejtoi udhëtimin për të shkuar larg sa më shumë që të jetë e mundur. Policia vendosi ta ndiqte për ta identifikuar, teksa zbuloi se ai ishte një 37-vjeçar shqiptar, me qëndrim të parregullt në territorin italian. Agjentët gjithashtu vunë re se çiklisti kishte tre telefona celularë. Duke parë nervozizmin e tij, policia ushtroi kontrolle të mëtejshme, duke gjetur dy doza kokainë në timon. Forcat e rendit më pas zhvilluan kontrolle në banesën e tij, duke zbuluar sasi të tjera droge. Aty u gjetën edhe 7 gram kokainë e pastër dhe një peshore, ndërsa në tavan u gjet një sasi tjetër droge e pa përpunuar me një peshë prej 67 gram.

Elvis MYRTA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 12 vite burg Kadjos Dervishin,

personin e akuzuar se ka grabitur biznese të ndryshme në Gjermani, ku vlera e përfi-tuar nga këto grabitje shkon në rreth 3.1 milion euro. Ai u gjykua në Shqipëri për gra-bitjet e kryera në Gjermani. Autoritet gjermane e konsid-erojnë Dervishin si një prej organizatorëve të një grupi kriminal shqiptaro-gjerman që kryenin vjedhje me thyer-je, në dëm të sipërmarrjeve të ndryshme në Gjermani. Një nga grabitjet më të bujshme të këtij grupi është ajo e pa-jisjeve të mediave që furnizo-ni të gjithë Evropën. Ndërsa referuar hetimeve, grabitjet kapnin shumën e 3.1 milionë eurove. Gjykata e Krimeve të Rënda dha verdiktin final për Dervishin, duke e shpallur fajtor për tre raste të grabit-jeve në vitin 2011, si dhe për akuzën e “Grupit të struk-turuar kriminal”, ndërsa e shpalli të pafajshëm për 3 raste grabitjesh, të ndodhu-ra në vitin 2009. Gjithashtu, është bërë konfiskimi i disa makinave që ka në pronësi Dervishi, duke kaluar në favor të shtetit. Referuar letër-porosive të mbërritura nga Gjermania, rezultonte se janë vërtetuar veprat në këto episode: Gjatë natës së datës 03 gusht 2011 në firmën “P.Smehyl MedientechniK”, ku janë vjedhur kamera shumë të shtrenjta me vlerë rreth 100 mijë euro. Gjithash-tu në hapësirën kohore nga data 22 janar 2011 deri në datën 23 janar 2012 në firmën “Arri rental gmbh” janë vjed-hur kamera dhe mediateka në vlerën 800 mijë euro.

Hetimet Gjithçka ka nisur në vitin

2013, kur autoritetet gjer-mane pas hetimeve të kry-era, kishin krijuar dyshimi e arsyeshëm se personi nën

hetim Klaudjos Dervishi, ishte një nga drejtuesit e një bande shqiptaro-gjermane, e cila ishte krijuar me qëllim për të kryer vjedhje me thy-erje. Autoritetet gjermane ranë në gjurmët e Dervishit pas një vjedhje të pajisjeve dixhitale. Ata në mbështetje të Konventës Këshillit të Ev-ropës për ndihmën e ndërs-jellët juridike, në fushën penale i kanë kërkuar au-toriteteve shqiptare nëpërm-jet letër-porosisë, me objekt “kontrolli dhe konfiskimi i aseteve në kuadër të një procesi hetimor kundër Klaudjos Dervishit”. Sipas autoriteteve gjermane duhej urdhëruar ngrirja e aseteve për sigurimin e të drejtave

civile të palës së dëmtuar, sepse ekzistonte shqetësimi se personi nën hetim pas marrjes dijeni për situatën objektive dhe ligjore, do të bënte gjithçka për të zh-vendosur pasurinë e tij. Si-pas informacioneve të tyre, malli i vjedhur ishte dërguar dhe përdorur në Shqipëri. Nga hetimet gjermane, në vitin 2013, me prezencën e oficerit të policisë gjer-mane z. Masel, i cili ishte krye komisar në Policinë Kriminale Komisariati nr.51 i Drejtorisë së Policisë së Mynihut, Gjermani, është bërë kontroll në disa tel-evizione private në vend, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin materia-

leve të grabitura, pasi kishte dyshime se ato ishin shitur në Shqipëri. Mësohet se ky kontroll nuk solli rezultatet që priteshin, pasi nuk u bë e mundur gjetja e tyre. Konk-retisht, në letër-porosi kër-kohej kontrolli në ambientet e televizionit privat “Top Chanel”, ambientet e kom-panisë private “Digitalb”, në ambientet e televizionit Privat “Tv Klan” dhe në am-bientet e televizionit “BBF”. Ndërkohë, po në vitin 2013, është bërë edhe konfiskimi i një hoteli në pronësi të Dervishit. “Në kërkesën e saj, Prokuroria ka par-ashtruar se nga hetimet e autoriteteve gjermane të drejtësisë, ka rezultuar se shtetasi Klaudjos Dervishi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka realizuar në disa episode vjedhje me dhunë/thyerje në sasi të mëdha që kap vlerën prej 3.129.616,000 euro. Duke dyshuar se këto sende të vjedhura (kam-era dhe aksesorë të tyre) janë shitur në Shqipëri, në kërkesën për ekzekutimin e letër-porosisë kërkohet konfiskimi i aseteve dhe ushtrimi i kontrollit dhe se-kuestrimit të sendeve në am-bientet e disa televizioneve private në vend”, shkruhej në vendimin për ekzekutimin e letër-porosisë.

Autoritetet gjermane e konsiderojnë Dervishin si një prej organizatorëve të një grupi kriminal

shqiptaro-gjerman që kryenin vjedh-je me thyerje, në dëm të sipërmarr-jeve të ndryshme në Gjermani. Një nga grabitjet më të bujshme të këtij grupi është ajo e pajisjeve të medi-ave që furnizoni të gjithë Evropën...

Page 16: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

16 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

Nga Ahmet BRAHIMI

Debatet mes Greqisë dhe Shqipërisë për detin dhe kufijtë që kërkohen të ndry-

shojnë sipas diktatit grek, janë një problem i krijuar enkas me qëllime të pabe-sa të Athinës zyrtare. Dhe gjithë këtë situatë grekët e kanë stisur me paramendimin tinëzar të përvetësimeve siç ka bërë në shekuj.

Vlen të themi se kur vjen problemi për detin e quaj me vend të sqaroj së pari se termi "mare nostrum" dhe Deti Jon, nuk nënkuptojnë të njëjtën hapësirë detare. Me termin "mare nostrum" sipas civilizimit romak dhe deri sot përfshihet gjithë Deti Mesdhe, ku bën pjesë edhe Deti Jon. Pra, kur themi Deti Jon, nuk nënkuptohet përkthimi në latinisht i këtij termi. Deti Jon përfshin hapësirën poshtë vijës që lidh Otranton me Vlorën dhe lag brigjet e banuara përherë nga shqiptarët si në Ballkan, ashtu edhe në gadishullin Apenin. Termi “JON” ka të bëjë me faktin se që në antikitet është konsideruar si i veçantë, domethënë në radhë të parë si joni, që

Nga Enver CAKAJ

Ca të mira i keni bërë, po me këtë që ke bërë këtë radhë, i ke prishur dhe ato.

Mos harro, që ne kishim ndërtuar një demokraci, ku njerëzit të bënin ç’t’u shkrepej në kokë. Të ngri-heshin në mes të ditës e të vidhnin cilin të mundnin, po dhe të rrëmbenin pushkën dhe të bënin qitje të lirë kundër çdo njeriu, që i shante gomarin. Të vinin te prona jote dhe të shtynin tutje, se ajo u duhej atyre. Të ofendonin e shpifnin me zhargonin më antinjerëzor ku t’u tekej. Edhe në Kuvendin e Shqipërisë të nxirrnin jashtë për zhele, edhe po të protestoje të vrisnin përpara Kryeministrisë. Nëse njerëzve u kanë mbetur edhe pak tru në kokë dhe e kanë ndjekur poli-tikën e opozitës, e dinë që ajo e filloi punën e saj me të sharë, me të shkatërruar e me të shpifur. Akuza për krime, vjedhje, drogë. Tërë këto vite në organet e drejtësisë nuk shpunë asnjë njeri. Si thoni ju, a mund të besojnë njerëzit një forcë politike që vetëm leh? Si mund t’i japësh pushtetin një opozite, që nuk ka paraqitur para njerëzve asnjë alternativë më të mirë nga ajo e pushtetit? Po ç’na bëre, more zoti Rama, ç’na bëre! I hoqe opozitës alternativën e vetme që kishte, shpifjen e sharjen, që ajo e quan fjalë të lirë! Dhe u ngritën si në kor lulushërinjtë e të akuzuan, se kërkon t’i mbyllësh gojën opozitës! E çfarë bën kështu, more zoti kryeministër me atë ligj që na propozon? Mos e bëj atë ligj, se na le opozitën pa alternativë. Ne i dimë ca gjëra, po që të jetë fjalë e lirë dhe alternativë e vetme shpifja e opozitës, nuk e dinim. Prandaj mos e bëj këtë ligj, që ndalon shpifjet e sharjet, se nuk ka kush na shan nga nëna e nga mo-tra. Jeni të lutur, zoti kryeministër, mos e lini opozitën memece, se nuk ka kush merret me problemet personale e familjare, siç u morën me Xinxifilet.

E nderuar opozitë, nëse jeni e tillë, nga e keni psonisur këtë fjalë të lirë, që cënon din- “

Brenda opozitës ka njerëz që të duken sikur heshtin, por janë ata që ndërsejnë ca mend-jefyle për t’i hedhur në greminë me ndonjë premtim, që nuk e kanë ende në dorë. Për t’u bërë një çikë ministër kur të hipi gomari në majën e arrës, korbi Salianji vajti u fut në një qorrsokak, që nuk dihet a do të dalë dot më. Kujt i duhet kjo armiqësi mes shqip-tarëve, që ka mbushur burgjet sa s’marrin më? Vrasje nëpër kazino, vrasje nëpër prona, vrasje mes subjekteve...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Deti është joni!

Ç’na bëre more Edi Rama, ç’na bëre!

lag tokat tona. Ndërsa në Kodin Romak "mare nostrum" njihte bashkëpërfshirjen ne detin Mesdhe, me të drejta të barabarta të të gjithë civilizimeve që ai lagte. Deti Jon si emërtim dhe si përkatësi nuk është përkthyer as në greqisht e as në latinisht. Vetëm pas lindjes së teorisë së Vorio Epirit në literaturën greke filloi të përdorej i përkthyer në greqisht.

Përveç termit të mësipërm, si në shkrimet e antikitetit edhe në hartografi, është emërtuar edhe me termin Fusha e Zonjës, si pjesë e pan-darë e bregut shqiptar, e parafytyruar si një fushë ujëmbledhëse e lumenjve shqiptarë që derdhen në të: Pavlla, Kalasa, Bistrica, Kalama (Thiamis) e lumi i Nartës (Artës).

Me pretekstin e shfrytëzimit të rezervave naftëmbajtëse, grekët kërkojnë legalizimin e aneksimit të Detit Jon, kësaj radhe si dhuratë nga vetë shqiptarët. Një grackë e denjë që për-puthet me termin dinakëri greke.

Me ligjërimin e detit, tërthorazi kanë lig-jëruar edhe tokën. I vetmi ndryshim është në formë. Tokën e aneksuan me forcë, me terror e genocid shtetëror, me bekimin e Evropës, detin (de juro) edhe tokën e kërkojnë me miratimin e vetë shqiptarëve.

Kërkojnë ligjërimin e kufirit detar, kur nuk

të naftës për popullin e thjeshte është vetëm një mirazh. Bile, edhe sikur nafta të rrjedhë si në vendet arabe, çmimi i saj vendoset në bursën e Nju Jorkut. Ata që do të përfitojnë, do të jenë ata pushtetarë e politikanë që do të firmosin kontratat dhe kompanitë e naftës.

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë katastrofe mjedisore mund të ndodhë në rast avarie me derdhjen në det të naftës bruto? Atëherë adio turizëm dhe punësim e zhvillim ekonomik për popullin e thjeshte, sepse bregdeti ynë shkëmbor nuk mund të pastrohet lehtë e në kohë të shkurtër nga nafta bruto. Dhe katastro-fat në puset e naftës ndodhin kudo, pavarësisht nga teknologjia moderne.

EpilogNëse i referohemi një shkrimi të Bilal

Xhaferit, shkrimtarit të shquar çam të botuar në Çikago të SHBA më 1976 “Grekët e kanë pushtuar Epirin me trastën e lypsit”, mund të themi me kurajo se veç tokës, grekët tanimë duan edhe detin që është i joni dhe më tej ako-ma siç kanë bërë me pabesi, si arma e tyre më e shtrenjtë, grekët duan edhe Vorio-Epirin. Dhe të gjitha këto ata i kushtëzojnë me lëshime të vogla që nuk mund të krahasohen me lëshimet që ata kërkojnë nga Shqipëria.

jitetin e tjetrit!? Nëse fjala e lirë fut në konflikt një fis të tërë, ajo e ka emrin shpërdorim i fjalës dhe krijon tragjedi si ajo e Matit e të tjera që kanë ndodhur në Shqipëri. Fjalori i drejtshkrimit tonë ka turli fjalësh që mund t’i zgjedhësh për të bërë debate politike ose biseda miqësore. Nëse demokracia erdhi vetëm për të shpifur e sharë, mos e gëzoftë asnjë nga ditët e saj. Shqiptarët nga natyra janë të ndjeshëm dhe nuk durojnë dot shpifje e sharje si këto që keni përdorur deri tani. Kjo që bëni ju dhe Kuvendi i Shqipërisë, është vetëm nxitje për konflikte e tragjedi të reja. Ç’patët që kërcyet nëpër ekrane sikur u ishte cënuar nderi? Juve u cënohet alternativa e vetme, që keni përdorur deri tani, shpifja e sharja, po harroni që njerëzve u keni cënuar nderin dhe dinjitetin me atë zhargon rrugaçëror. Nuk janë në natyrën e popullit tonë këto zhargone dhe ngjarje që kanë ndodhur këto vite të ashtuquajtur demokraci, kush na i psonisi si demokraci. Pavarësisht asaj pjese të vogël, që mbështeti pushtuesit, të tjerët kanë jetuar si vëllezër. Familjet vetëm burrat kishin të ndarë, të tjerat i kishin të përbashkëta. Dhe me atë pjesë që ishte e mënjanuar na është bashkuar kjo farë opozitë ballisto-legalisto-demokrate. Populli e deshi fjalën demokraci, po nga mënyra se si erdhi ajo, tani është bërë fjalë e ndyrë. Demokraci nuk do të thotë ndarje, siç bën i ashtuquajturi lider i PD, që deklaron, se nuk do të komunikojë më me kryeministrin! Nëse kryeministri ka ato që mund të ketë, opozita me argumente duhet të ngulë këmbë që kryeministrin ta nxjerrë nga Kuvendi, jo të iki vetë. Të mos pranosh të dialogosh me kryeministrin, do të thotë se të mungon au-toriteti politik e burrëror. Ajo që ka bërë deri tani kjo farë opozite ka qenë vetëm fjalë në erë, që i dëgjon vetëm ajo. Demokraci nuk do të thotë mëri ndaj njëri-tjetrit, por dialog. Nëse tjetri të bind me argumente, korrigjohu, ose nxirr alternativën tënde që ta bindësh. Po alternativë nuk është shpifja e sharja. Opozita vete merret me një teatër, që bëhet për popul-lin dhe nuk i prish punë as opozitës, po nuk merret me problemet themelore që ka vendi,

pranojnë kufirin tokësor edhe pse është padre-jtësisht në favor të tyre që nga viti 1913?! Pas një marrëveshjeje të firmosur si kufi kombëtar duam apo s’ duam, me mendjelehtësi, me paaftësi ose larg qoftë për motive më të errëta, ne bëhemi përgjegjës para çështjes madhore të kombit. Pas një ligjërimi të tillë grekët do të thonë: pse pretendoni që ato territore që na dha Europa në 1913 janë treva shqiptare, kur dihet që toka dhe deti janë të pandara në vijën e ujit? Domethënë ju me ndërgjegje reflektuat që si toka edhe deti i përkasin Greqisë deri aty ku fillon Deti Jon. Keni firmosur me paanësi, në paqe e pa u detyruar ose shtrënguar Greqia ose Europa. Mjaft na çatë kokën me teorinë e kombit shqiptar, që siç e thonë shkencëtarët greke e serbë, nuk egziston.

Që kur filloi lundrimi e deri në ditët tona, ujërat kanë shërbyer si autostrada pa taksë e tarifë. Me këtë kufi ujor grekët duan të ndër-tojnë një autostradë ushtarake për realizimin e ëndrrës së tyre vorio epiriote. Është e pa-pranueshme, jo vetëm marrëveshja për detin, por çfarëdo marrëveshje tjetër me Greqinë, pa u hequr më parë ligji i luftës dhe pa u pranuar e vërteta historike pa infektimin shovinist të qarqeve ekstremiste greke.

Ideja e pasurimit nga shfrytëzimi i rezervave

të cilat s’janë të pakta. Fakti që ajo merret me vogëlina do të thotë se nuk ka aftësi të tjera. Atëherë si pretendon të marrë pushtetin e të drejtojë vendin? Në opozitë ka shumë kuadro që dinë t’u japin rrugë problemeve, po përse rrinë në heshtje? Ata presin ç’do të ndodhë, se edhe po flasin nuk i dëgjon më njeri. Brenda opozitës ka njerëz që të duken sikur heshtin, por janë ata që ndërsejnë ca mendjefyle për t’i hedhur në greminë me ndonjë premtim, që nuk e kanë ende në dorë. Për t’u bërë një çikë ministër kur të hipi gomari në majën e arrës, korbi Salianji vajti u fut në një qorrsokak, që nuk dihet a do të dalë dot më. Kujt i duhet kjo armiqësi mes shqiptarëve, që ka mbushur burgjet sa s’marrin më? Vrasje nëpër kazino, vrasje nëpër prona, vrasje mes subjekteve politike! Armik kemi veten tonë! Dhe opozita me lulushërinë kundërshton ligjin që ndalon vrasjet, se shpifjet në vrasje të shpjenë. Lu-lushëria propozon të rikthehet ligji me vdekje! A nuk u duket një çudi kjo? Pak shqiptarë po vriten, po të vrasë dhe ca ligji. A e dini, që shumica e atyre që janë në burg, me rikthimin e ligjit për vrasjet, të gjithë pushkatohen?

Opozita e ka detyrë funksionale të kundërshtojë e të korrigjojë gabimet e qeverisë, por jo t’i bëjë nul të gjitha arritjet e saj. Ato të mira që bëhen nuk i shërbejnë qeverisë, por të gjithë popullit. Por kjo politikë që ndjek opozita deri tani ka qenë kundër Shqipërisë. Ata nuk e kuptojnë që janë edhe kundër vendit, edhe kundër vetes. Megjithatë ndërkombëtarët e kanë kuptuar dhe nuk ua kanë vënë veshin rrumpallës së tyre, edhe pse ajo u është kundërvënë edhe atyre si të blerë nga Rama! Ndërkombëtarët nuk e besojnë opozitën tonë, se tek ajo nuk shikojnë asnjë alternativë në të mirë të vendit, por vetëm fjalëtogsh toktançe. Na vjen keq, po kjo lloj politike nuk e sjell dot kurrë në pushtet këtë farë opozite, që me këtë nakatosje që ka bërë, do të ndezi sherrin brenda vetes. Pas miratimit të ligjit kundër shpifjeve, opozita ose do të kthehet në rrjedhën normale të shoqërisë, ose do të jetë e tëra në burg. Po ç’na mëre, more zoti Rama, ç’na bëre!

Page 17: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 17

Nga Riza HOXHA

Çfarë ndodhi dy ditë më parë në Bruksel me shqiptarët askush nuk e kishte llogaritur.

Edhe pse për shumëkënd në këtë kontinentin plak pyetja nëse, “shqiptarët janë të aftë të vetëqeverisen?”, po merr gjithnjë e më tepër përgjigje negative: Jo, nuk kanë aftësi. Ata gjithnjë e më tepër janë vënë nën hyqmin e miqve ndërkombëtarë, veçanërisht të amerikanëve.

Çfarë ndodhi në Bruksel nuk e prisnin as vetë shqiptarët e stërlodhur nga një varfëri që e ka përf-shirë aq shumë këtë vend me shumë pasuri, sa ka edhe uranium. Ka gjithçka në këto 28 mijë kilometra tokë. E çuditshme është se ka mbi krye sundimin e varfërisë. Në Bruksel, askujt nuk i shkonte mendja se do të kishte shqiptarë që do të niseshin nga Tirana, me paratë e taksapaguesve më të varfër të Evropës, do të talleshin me Shqipërinë dhe me ato para do të shtroheshin edhe në një prej mensave më luksoze të kryeqytetit evropian. Pa ua ndjerë hiç për mënyrën si u tallën me vendin e tyre. Ata çuditën evropianët jo pse u tallën me vendin e tyre, këtë e kanë parë shpesh ata, po pse bënë gjithë atë rrugë nga Tirana në Bruksel për t’u tallur me Shqipërinë, kur këtë mund ta bënin në Tiranë. Sepse në Tiranë mund t’ua bënin të qartë edhe shqiptarëve se deputeti Taulant Balla nuk e meritonte më të ishte bashkëdrejtuesi i komisionit të përbashkët BE – Shqipëri. Evropianët mbetën të çuditur, kur panë shqiptarë që kishin bërë mijëra kilometra, thjesht për të sabotuar një takim nga i cili përfituesit e vetëm do të ishin shqiptarët.

Evropianët, duke i njohur mirë vuajtjet e shqiptarëve, nuk ua vunë veshin birbove të politikës albaneze, po miratuan deklaratën përfundimtare të komitetit të Stabilizim – Asocimit BE – Shqipëri. Bile, bash në kohën, kur birbot shqiptarë ishin

Nga Ramazan SHERJA

Miku im pensionist, që ka qenë oficer dhe është rritur me një disiplinë

të fortë e një jetë përgjithësisht të ashpër, nëpër dasma kërcen vetëm valle dyshe me daulle, ose nuk ngrihet fare. Kur ulet në sofrat e gëzimit dhe ua thotë me shpirt atyre këngëve të vjetra tërë nerv burrëror e patriotik si, “ke leu dielli, perëndoi hëna/theren burrat si kurbana”, apo “nda-lu hasëm se këtu ka burra/ta shtrojmë vendin pllam me plumba”, duke e mbyllur si zakonisht me vargjet e këngës kundra pleqnisë se “robi s’plaket kur vjen mosha /robi plaket kur do vetë”, jo vetëm të mosh-uarit, por edhe të rinjtë i ulen pranë, e ca mundohen ta ndihmojnë me zërin e tyre, e ca të tjerë heshtin e dëgjojnë plot seriozitet. Janë valle me taban e këngë që nuk kanë vetëm figuracion emocionues e simbo-likë të fuqishme, por përcjellin edhe kulturë, traditë, histori, burrëri e frymëzim. Kur ulet në biseda me mosha të ndryshme, ish oficeri përmend shpesh edhe disa gjëra të mira të socializmit, si rregullin e disiplinën, respektin reciprok e sedrën burrërore, por edhe kritikon shumë gjëra të atij sistemi, ashtu siç nuk pajtohet me mjaft prapësira të kësaj kohe që e quajmë demokraci. Mirëpo nipi, që ka jetuar këtë periudhë tranzicioni jashtë shtetit, e që është kthyer këto muajt e fundit, shpesh bën debat të ashpër me të, duke e quajtur anakronik, anadol-lak, nostalgjik i së kaluarës. Edhe në gëzimin që patën kohët e fundit, përsëri debati dajë e nip ishte i ashpër. “Sa anakronik që je o dajosh –nisi vërejtjen nipi. Akoma kërcen valle me daulle si në kohën e qepës. Këngët që pëlqen janë të mesjetës, ora të ka mbetur tek rregullat e Enverit. Merr gazetën dhe lexon vetëm ata artikuj që kanë të bëjnë me historinë, traditën e politikën. Behu pak më modern, kuptoje kohën”. “Ti nipçe dhe disa shokë si puna

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Turpi, që klasa politike na solli nga Brukseli

Të jesh trashëgimtar i traditës pozitive, nuk do të thotë se je anakronik

shtruar nën një nga mensat luksoze të Brukselit duke pirë, pasi ishin tallur aq rëndë me shqiptarët. Pinin me paratë e taksapaguesve që po varfëro-hen nga dita në ditë. Po ata e dinë mirë, se prej 28 vitesh nuk i kanë dhënë kujt llogari edhe pse e kanë plaçkitur në mënyrën më të përbindshme këtë vend duke e varfëruar në ekstrem, gjë që i ka detyruar shqiptarët e shkretë t’ia mbathin me të katra sa më larg këtyre monstrave që vetëm të lëshojnë karrigen nuk dinë. Bile është kjo arsyeja që sot shqiptarët këtë klasë politike e mbiquajnë hale-klasë politike.

Ndoshta çfarë ndodhi dje në Bruksel nuk do të ndikojë shumë në vendimmarrjen e tij vitin e ardhshëm. Po një gjë është e sigurt. Dje çuditëm Brukselin, ndërsa klasa jonë politike e zhytur në një llum nga e ka të vështirë të dalë nuk mund të arrijë të pastrohet ndonjëherë. Ndërsa ne shqiptarëve duhet të na mbushet njëherë e mirë mendja se, largimi i saj nga skena është një detyrë imediate, që mund të na shpëtojë ne dhe brezat e ardhshëm nga lukunia e maskarenjve që sot janë bërë mbisundues në këtë vend të mbytur në varfëri.

Ne vetë e dimë mirë se këtyre politikanëve tanë, as u shkon mendja të largohen vetë. Pavarë-sisht të këqijave që i kanë sjellë këtij vendi. Në poli-tikë kanë gjetur një strehë të sigurtë për t’u pasuruar pa fre, duke plaçkitur sa të mundin gjithë pasurinë kombëtare, duke lënë shumicën e shqiptarëve në

nën mbrojtjen e gjyqtaro – prokurorëve, plazhistë të Durrësit. Natyrisht, shqiptarët shpresojnë se kjo reformë nuk do të dështojë si rrjedhojë e mbrojtjes nga miqtë ndërkombëtarë, pa po të mbeste vetëm në duart e politikanëve tanë, sot ajo do të ishte harruar ende pa lindur.

Sot në Shqipëri, demokracia mund të vlerëso-het “e mbaruar” me këtë klasë politike. Ndaj rilindja e saj kërkon pa tjetër një klasë të re politike, një klasë të re që të mund t’i varrosë poshtërsitë e panumërta të kësaj klase politike që na drejtoi këto 28 vjet nga humbja në humbje. Të paktën të ngremë një klasë politike me një moral të ri që t’u shërbejë shqiptarëve e jo vetëm maskarenjve, siç ka ndodhur deri tani me klasën politike që ende e kemi nëpër këmbë, me këtë klasë politike që ende vazhdon pa ndërprerje të na poshtërojë, bile edhe në sy të miqve tanë të mirë. Tamam siç ndodhi dje në Bruksel. Po edhe ngjarja e djeshme ka një të mirë. U tregoi miqve tanë, se kjo klasë politike është e mbytur në llumin që vetë ka ngritur. Ndaj zëvendësimi i saj sot është i domosdoshëm.

Nga Brukseli, klasa jonë politike na solli një turp, për të cilin ajo as zverdhet, as kuqet. Pasi është mësuar të sjellë vetëm turpe. Nuk ia ka idenë se si mund të arrijë të na sjellë një prodhim të mirë që të na shërbejë për një të nesërme më të mirë. Bash kjo është arsyeja që kjo klasë politike meriton të hidhet në gropën e llumit, që vetë e ka ngritur.

postiqe. Atëhere të gjithë këta, sipas teje t’i quajmë anakronikë, injorantë, që nuk e kuptojnë kohën. E ke gabim shumë nipçe. Mëso ta shijosh modern-izmin nëpërmjet afeksioneve të së kaluarës. Pse, gjithë këtë ringjallje të traditave të vjetra që nuk u humbet vlera kombëtare asnjëherë, si t’i quamë in-jorancë e anakronizëm? Biles, mirë thonë se moda e re nuk është gjë tjetër, veçse përsëritje e së vjetrës”.

Kjo bisedë në formë debati midis dajës dhe nip-it, në një ambient publik, mu duk me vlerë dhe më nxiti të bëj këtë shkrim, si thirrje për ruajtjen e një raporti të drejtë midis tradicionales dhe modernes, që të kuptohet drejt nga të rinjtë e t’i shërbejë më së miri kulturës së zhvillimit. “Atdheu shkatërro-het-thoshte Balzaku -kur shkelen me këmbë etërit”. Pra, tradita janë etërit dhe gjyshërit, këngët dhe vallet, dasmat dhe vdekjet. Nga fundi i viteve ’80, disa krijues që u vetëquajtën modernë, u munduan t’i kundërvihen letërsisë së traditës, sidomos poe-zisë duke lënë në harresë sonetin, testinën, trioletin, hajkun e rimën tetëshe, por në fakt nuk qullosën gjë se një traditë e tillë nuk zhbëhet kollaj, pasi ajo i ka rrënjët që tek Homeri, Anakreonti e Safo, Fishta e Naimi, dhe kështu ata mbetën po anonimë. A mund të quhet anadollak e kundra rrjedhës së kohës sot një që bën një dasmë të thjeshtë, me daulle e currla të kombinuara edhe me orkestrën moderne. Ka gjë më të bukur se kombinimi i traditës me modernen, i folklorit tonë të mrekullueshëm me instrumentet popullorë të kohës. Të ndalemi pak vetëm tek kërcimi i valles dyshe. Sa kolorit temp e burrni ka në interpretimin e saj. Ajo përcjell ndër breza rregull, disiplinë, burrëri e besë. E si mund ta quash anakronik një ish oficer që kërcen me aq mjeshtëri vallen dyshe, apo një gjysh 70 -vjeçar, i cili ndoshta mezi hedh këmbët në rrugë, por ama në vallen dyshe bëhet me fletë! Gjatë rregullit në kërcim shprehet edhe një farë kulture e respektit për moshën e kontributin familjar, por mbi të gjitha duhet vlerësuar e respektuar talenti i atij që merr përsipër të kërcejë vallen. E kjo shkëlqen vetëm në vallen dyshe. Dikur në dasma, rrallë ngriheshin të

një varfëri ekstreme. Është kjo klasë politike së cilës nuk i shkon mendja as të punojë ndonjë sekondë për shërimin e kësaj sëmundjeje të llahtarshme që i ka zhytur shqiptarët në vorbullën e varfërisë së tejskajshme. Më keq akoma, secili prej tyre flet sa herë i teket për “rritjen ekonomike 4,5 herë më të madhe në krahasim me atë të vitit 2013” apo, “për rritjen ekonomike më të lartë në kontinentin plak, ku vetëm Gjermania ka mundur të na e kalojë për pak gjë”. Idiotizma të tilla, që kjo klasë politike i artikulon sa herë ndodhet në vështirësi, për ne shqiptarët, janë bërë të zakonshme.

Rritja me ritme të përshpejtuara e varfërisë, për shumicën e shqiptarëve është një sëmundje që duket se me këtë klasë politike nuk do të mund të shërohet ndonjëherë. Një kancer që i ka shtrirë tentakulat e tij në çdo organ jetësor të këtij vendi të vogël, sa edhe ndihma e miqve ndërkombëtarë nuk po arrin t’i pastrojë të gjitha tentakulat e infektuara me lloj-lloj poshtërsish që kjo klasë politike i mbolli gjatë këtyre 28 viteve që po e sundon këtë vend në mënyrën më idioteske të mundshme.

Se ç’klasë politike kemi, e vërejmë edhe ne. Çfarë nuk po bën të zvarrisë sa më shumë të jetë e mundur, reformën në drejtësi. Sepse ajo e di mirë, zbatimi i shpejtë i kësaj reforme shënon fillimin e dënimit të lloj-lloj poshtërsive që kjo klasë politike ka kryer gjatë këtyre viteve dhe nuk është ndësh-kuar qoftë edhe një herë. Sepse gjithnjë ka qenë

gjithë në ato vallet rrethore që i quanin “saramaçe”, e kërcenin sipas një melodie, pavarësisht se padija e tij që nuk dinte të hidhte këmbët, mbulohej nga ata që tërhiqnin vallen me talent. Tradita është një gjë e bukur dhe ajo merr akoma më shumë vlerë kur kombinohet natyrshëm dhe estetikisht me modernen. A nuk është diçka e bukur, që nuset nga transporti me kalë për në derë të dhëndrit, u ngjitën në “Benz-a” luksozë e gjer në avionë, tani përsëri po rikthehen tek pajtonet. Ne nuk duhet të marrim nga tradita e dasmave tona, apo e cere-monive përkujtimore shpenzimet e mëdha. E çfarë kuptimi ka një dasmë, ku shpenzohen miliona, apo në një drekë përkujtimore ku bëhen shpenzime që e kalojnë një dasmë të zakonshme. Traditë e respektueshme , humane, është pjesëmarrja e sa më shumë njerëzve në varrimin e të ndjerit,e cila me keqardhje duhet thënë se po zbehet. Një zviceran, para ca kohësh u ndodh në fshatin tim, kur kishte bërë një vaki. Tek pa gjithë atë grumbull njerëzish që shoqëronin xhenazen, i habitur pyeti se ç’kishte ndodhur, duke pandehur për protestë e miting. Dhe kur ia sqaruam arsyen e atij grumbulli të madh njerëzish, nuk i mbajti lotët. “Ja një mrekulli njerëzore, që nuk ndodh tek ne –mërmëriti ai. Këtu sot mësova se ç’do të thotë të jesh njeri e respekt njerëzor. Atje në vendin tim nuk ndodh kështu, nuk është kurrë ky ngushëllim e kjo ngrohtësi njerëzore. Ceremonitë bëhen ftohtësisht në kishë e pastaj shërbimet funerale të çojnë në varr. Më shumë se dhembja për të vdekurin, tek ne vret ftohtësia e njeriut”! Qëndrimi i tij ishte më shumë se sa vlerësim për një traditë e ndjenjë shqiptari, që jo vetëm duhet ruajtur, por duhet zhvilluar më tej. Mos vallë është anakronizëm të respektosh të moshuarin e të mos flasësh shumë para tij!? Mos vallë është modernizëm t’i thuash nënës “plakë”, apo babait t’i drejtohesh “o plako”, sikur me qenë një jabanxhi fatkeq! E kaluara, që s’kthehet më duhet respektuar për çdo gjë të mirë. Nëse vrasim të kaluarën me kapriçot e modernizmit, atëhere kemi mbyllur rrugët e së ardhmes sonë.

jote, jeni bërë servilë të kohës-nisi argumentimin qetë e thjeshtë dajo. Për çdo gjë të mirë apo të keqe që ndodh, thoni shkurt: “i ka ardhur koha”! Koha nuk e sundon njeriun, por njeriu e vë kohën në dispozicion të tij. A je në gjendje ta nënshtrosh kohën e ta bësh historinë ashtu siç është realisht, jo ta deformosh, por të harmonizosh traditën me të sotmen. Ti, që më quan mua anakronik, nuk je në gjendje të bësh as dallimin midis anakronikut dhe trashëgimtarit- vazhdon dajo, e të gjithë e dëgjojnë. Anakroniku është kundra kohës, mundohet të pengojë rrjedhën e natyrshme të saj, depërtimin e normave e sjelljeve të reja që janë të nevojshme, kurse trashëgimtari e do modernen brenda caqeve të saj, por ama ruan e përcjell nga e kaluara atë që është e mirë, e kulturuar, e ndershme dhe që i shërben zhvillimit të modernes. Unë mundohem të ruaj vijueshmërinë e traditës së mirë në rrjedhën e kohës moderne dhe them se kështu bëjnë shumica e shqiptarëve. Tjetër është të jesh anadollak e tjetër të jesh nostalgjik për të bukurën, apo të mirën që nuk e ke shfrytëzuar sa duhet, sepse nuk i ke patur mundësitë. Tjetër është injoranca, primitivizmi e tjetër është nostalgjia njerëzore për të mirën. Kishim një shtëpi të bukur në fshat, dy katëshe, ndërtuar me gurë të gdhendur me dritare të vogla, të harkuara nga ana e sipërme, shkallët ishin të drunjta, tavani gjithashtu po prej druri. Të kënaqte me aromë pylli e ngrohtësi njerëzore. Brenda, si në dimër e në verë, kuqëlonte zjarri bubulak. Po sot, o nipçe, a nuk po i kthehen shumica po asaj tradite. Dikur kuzhinën e kishim ndërtuar me mur guri, në njërën faqe të murit varnim sofrën e bukës, përballë kishim oxhakun dhe vargun ku vareshin kusitë. Shikoji sot shumicën e lokaleve, a nuk po imitojnë kuzhinat tona të dikurshme. Oda e pritjes ishte shtruar me qilima, e mbi to hidheshin postiqet e deles, oxhaku me gur të gdhendur për merak, hijeshonte në ballë të dhomës. Shikoji sot, a nuk po i rikthehen atij komoditeti të dikurshëm dhomat e qytetarëve modernë. Biles edhe në turizëm, edhe tek Rogneri ke të tilla anekse shtruar me qilima dhe

Page 18: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

18 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Etnografia pohon se fondet etnografike qëndrojnë në mjedise pa kushte, nuk blihen më as objekte të reja

Pas 1989 nuk blihen objekte, arkivi etnografik po mbahet me dhurata

AFËRDITA ONUZI:AFËRDITA ONUZI:

Fondet etnografike janë të rrezikuara nga mungesa e kushteve. Edhe pse bëhet një punë e madhe nga punon-

jësit që merren me fondet dhe studi-uesit, kushtet në të cilat janë prej vitesh lënë për të dëshiruar. Etnogra-fia e njohur prof. dr. Afërdita Onuzi pohon se duhet të bëhen investime nga shteti, që kjo gjendje të ndrys-hojë, por fatkeqësisht sipas saj kjo ka munguar prej vitesh. Në interv-istën për “SOT” etnografia Afërdita Onuzi tregon se një tjetër problem shqetësues është dhe pamundësia për të pasuruar arkivin me objekte. Ajo tregon se që pas vitit 1989 e deri më sot arkivi po mbahet me objek-tet që janë kryesisht të dhuruara. Studiuesja e njohur pohon se arkivi etnografik u krijua që në vitin 1947, dhe kur kanë kaluar dekada sot është në kohën që nuk ka më mundë-si të blihen objekte, dhe po mbahet vetëm me dhurata. Për specialisten e trashëgimisë kulturore bëhet shumë pak për të investuar dhe promovuar trashëgiminë tonë. Ajo shprehet se përgjegjësia shkon në institucionet shtetërore që kanë nën varësi Insti-tutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.

-Ju zhvilluat një ligjëratë pranë Institutit të Antropologjisë Kultu-rore dhe Studimit të Artit me temë "Teknika dhe teknologjia e punimit të tekstileve popullore dhe veçoritë e tyre krahinore". Sa rëndësi ka në fushën e etnografisë?

Ideja e këtyre ligjëratave vjen si një nevojë për të bërë një kuali-fikim të mëtejshëm të punonjësve të arkivave, dhe studiuesve të rinj që për herë të parë janë orientuar drejt stu-dimit të kulturës materiale në mënyrë të posaçme. Auditori, që dëgjoi këtë ligjëratë ishte një kombinim direkt i punonjësve të arkivave dhe të dy degëve që kemi ne, siç i kemi të gru-puara. Njëkohësisht dhe të punonjësit të marrë si restaurator të objekteve etnografike, sepse ligjëratat konsis-tojnë në dhënien e informacionit për llojet e objekteve, teknikat e punimit, shtrirjen gjeografike, emërtimin e tyre, specifikën e zbukurimit, orig-jinën, përdorimin e tyre, etj. Pra për të bërë një transkiptim të gjithë historisë së këtyre objekteve. Siç e dini në Insti-tutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit është dhe qendra kryesore e të ruajtjes së të dhënave të trashëgimisë kulturore, të identiteti kulturor të popullit tonë. Unë do të desha, që këtu të përfshiheshin dhe punonjës të muzeve të ndryshëm në vend. Në kontributet e etnografisë dua të përmend me shumë respekt, duke filluar nga Rrok Zojzi, Hasan Çatipi, Andromaqi Gjergji, Abaz Dojaka, Spiro Shkurti, Mark Tirta, Fiqiri Hax-hiu dhe shumë të tjerë. Bazën e tyre e ka vendosur Rrok Zojzi, dhe fondi etnografik ka filluar të krijohet në vi-tin 1947. Falë nuhatjes, mençurisë dhe

parashikimit të një 37 vjeçari ato vite që ishte një njeri i apasionuar pas ud-hëtimeve, dhe duke shoqëruar të huajt ai u fut në magjinë e trashëgimisë kulturore. Ishte ky njeri, që vuri bazat e zhvillimit të shkencës së etnografisë në vend, i pasuar më pas dhe nga të tjerë. Por Rrokut i jemi mirënjohës, sepse përveçse krijoi fondet ai bëri dhe pajisjen me dokumentacionin shkencor të objekteve etnografike. Por punonjësit e sotëm nuk e kanë luksin për të pasur terren dhe për të blerë për fondet etnografike për arsye nga më të ndryshmet. Në kohën kur ne kemi mbledhur objektet, fondet ishin ende në qarkullim. Sot nuk para i gjen, por me ato bartës që kanë mbe-tur, me grupmoshat e vjetra mund të bëhet një identifikim. Por ne sot mund të mbledhim edhe të tjera prodhime. Mendoj se është gabim të thuhet, që shkenca etnografike e ka mbyllur shkencën e saj, pasi sa ka popull dhe etnografi kjo shkencë do të jetë. Pra duhet punuar që të identifikohen çfarë prodhon nga ana materiale dhe shpirtërore një popull në periudha të ndryshme historike. Ndaj këto ligjërata, që bëjmë ne sot janë dhe si një orientim që të mbledhin edhe prodhimet e sotme dhe të bëjmë të njëjtin dokumentim, por duke njohur. Traditat përbëjnë historinë.

-Sa blihen sot objektet për pas-urimin e arkivit në fushën e etno-grafisë?

Që nga viti 1989 nuk janë blerë fonde. Pas këtij viti fondi etno-grafik me objektet është pasuruar falë dhuratave. Pas ’89 falë faktit që jam ftuar nëpër festivale folk-lorike apo me ndonjë ekspeditë të sajuar sepse dhe për këto nuk ka buxhete, ndonjë grim-cë ka, kam arritur të mbledh objekte nga bartës apo gru-pet artistike dhe të krijohet një fond i veçantë i kësaj periudhe. Pas 1989 në formë dhurate fondi etnografik, por zero i blerë. Edhe për ekspeditat ka shumë pak buxhet. I pam-jaftueshëm për studiuesit. Edhe për ekspeditat ka qenë më shumë pasioni. Para ‘90 nuk është nos-talgjia për atë sistem, por për kohën e punës dhe vlerësimin. Ato vite për ekspeditat e studiuesve, për blerje fondesh etnografike apo dhe për botime është bërë mjaft.

-A mbahet dot fondi etnografik me dhurata?

A b s o l u t i s h t jo, sepse përditë prodhohet dhe krijohet. Sot nuk është e mundur të dokumentohen edhe format që janë të ng-jashme me objektet aut-

entike. Nuk kemi para për të blerë dhe futur objekte të tjera në fondet etnografike. Mungesa tjetër më e madhe është fakti që mungon muzeu etnografik.

-Për pavionin etnografik në Muzeun Historik Kombëtar ju keni kërkuar një përgjigje nga Ministria e Kulturës. Çfarë po ndodh?

Në Muzeun Historik Kombëtar është pavioni etnografik, projekt që filloi që në 2007. Unë ende nuk e kuptoj çfarë duan të thonë me rikon-ceptim. Ku konsiston rikonceptimi nga Ministria e Kulturës. Unë nuk po shikoj asnjë shenjë, dhe çfarë do të kemi me këtë rikonceptim, ndër-kohë që objektet po lëngojnë në vit-rinat që janë në pavionin etnografik. Manekinat e veshura në atë pavion, një pjesë e konsiderueshme janë të pambuluara dhe s’e di sa kohë do të na duhet dhe një herë t’i pastrojmë dhe restaurojmë. Unë nuk di kur do të vijë ai moment për t’i vendosur në vitrina. Po kalojnë stinët njëra pas tjetër në vite, dhe se kuptojmë pse ky pavion nuk po e hap derën e tij. Përgjegjësia është e Ministrisë së Kulturës, të thotë pse nuk po hapet pavioni i etnografisë në Muzeun Historik Kombëtar. Të më kthejnë dhe mua përgjigje për pavionin e etnografisë, që të di dhe të marr kën-aqësinë e hartimit të platformës dhe

zbatimit të saj. Ne si Institut varemi nga MAS, ndërsa pavioni i etnograf-isë në MHK që po vijon të qëndrojë mbyllur është një përgjigje që duhet ta japë Ministria e Kulturës.

-Në godinën që është Instituti sa janë shqetësuese kushtet në të cilat ruhen fondet etnografike. Është pohuar se ka probleme, çfarë ka ndryshuar?

Para disa kohësh pashë një zjarr në Brazil, dhe që aty më vajti mendja, çfarë mund të ndodh te ne me një rrjet të tillë elektrik, që është sot në mjediset tona ku janë fondet etnografike. Jo i vjetruar, por një minë me sahat, që pret të shpërthe-jë nga momenti në moment, sepse ende nuk është bërë vendosje e re e rrjetit elektrik në parametrat që e kërkojnë arkivat muzealë sot. Këtu fondi rrezikohet në çdo moment. Një fond për të cilën unë se di kur do të mendohet seriozisht. Këtë gjë ia kërkoj kush ka paratë për të ndrys-huar gjendjen. Nuk po kërkoj as për botime buxhet, sepse ato dhe presin, por fondet etnografike jo.

-Shqipëria bëri 60 vjet në UN-ESCO. Sipas jush sa është bërë për trashëgiminë?

Në UNESCO ne kemi shumë gjëra për të futur, por duhet të për-gatitemi vetë me politikat kulturore qoftë ato në institucione të veçanta, qoftë dhe si Ministri Kulture. Pasi ne ta bëjmë politikën kulturore këtu në vend, ta promovojmë vetë, ta bëjmë të bindshme dhe të gjejmë forma për ta promovuar dhe ruajtur si duhet trashëgiminë tonë, atëherë ne kemi të drejtë të trokasim në UNESCO. Por ne kemi në vendin tonë dhe disa organizma të tjerë ndërkombëtarë, që japin para për trashëgiminë kulturore, por çuditërisht nuk bien asnjëherë në dobi të arkivave, aty ku janë ata më bazikët dhe themelorët.

-Çfarë ndodh me këtë mbështetje financiare sipas jush?

Çuditërisht gjejnë mbështetje lloj -lloj njerëzish, që nuk merren mirëfilli me trashëgiminë kulturore,

si dhe gjejnë mbështetje edhe për botime. Ata arsyetojnë për ne që jemi institucione shtetërore, por shteti do të japë pjesën e vet dhe ata të japin të tyren. E them këtë, sepse studiuesit e mirëfilltë që e kanë në ngarkim dhe janë marrë me studimin trashëgimisë kulturore nuk e kanë këtë mbështetje. I bëj thirr-je këtyre organizmave të jenë më selektiv në dhënien e fondeve, duke kërkuar një garanci kush janë njerëzit, që ata mbështesin.

-Pse jeni shprehur se arkivat në vend janë në ulërimë?

Janë në ulërimë arki-vat në Shqipëri, e para

sepse ne nuk po mundemi të

fusim objekte të tjera. E dyta kishim një reformë në 2007, që u hoq nga qarkullimi edhe një laborator për restaurimin e objekteve. Ekzistonte një laborator, por nuk është më prej vitesh. U bë transferimi më pas i fondeve etnografike, dhe këtu ku janë sot nuk kanë kushte. Objektet dhe fondet muzeale ruhen në vende të sigurisë më të madhe. Madje unë do të kërkoja që të futemi dhe në ruajtjen e policisë, për ato që janë emergjente. Fondet etnografike duan kushte për ti ruajtur dhe nga agjentët atmosferikë, pluhurat, etj. Unë e di që është e kushtueshme, por ky investim i shtetit do të jetë për gjënë më të qënësishme, trashëgiminë tonë kulturore. Dhe këtu ku janë sot fondet etnografike të bëhen ndërhyrje në godinë, mos të jetë më tarracë edhe mola ka terrenin më të mirë për tu zhvillu-ar. Pra ne për objektet etnografike kërkojmë nga shteti kushte më të mira fizike për ruajtjen e tyre. Pas 2007 këto probleme janë ngritur herë pas here dhe asgjë nuk është bërë për fondet etnografike.

Intervistoi: Julia VRAPI

Që nga viti 1989 nuk janë blerë fonde. Pas këtij viti fondi etnografik me objektet është pas-uruar falë dhurat-ave. Pas ’89 falë faktit që jam ftuar nëpër festivale folklorike apo me ndonjë ekspeditë të sajuar sepse dhe për këto nuk ka bux-hete, ndonjë grimcë ka, kam arritur të mbledh objekte nga bartës apo grupet artistike dhe të krijohet një fond i veçantë i kësaj periudhe. Pas 1989 në formë dhurate fondi etnografik, por zero i blerë...

Page 19: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Shqipëria 60 vjet në UNESCO kulmoi me një aktivitet në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Kulturës bën me dije se në këtë aktivi-tet u evidentua puna kolosale e bërë ndër vite për të mbrojtur dhe pro-movuar vlerat e trashëgimisë kulturore. Mes tre ministrave të tjerë, Nikolla, Klosi dhe Bushati, si dhe ambasadorëve e përfaqësuesve të UNESCO-s, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bëri një kronologji të shkurtër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt kësaj organizate. Ajo përmendi Butrintin, si pasurinë e parë që u bë pjesë e trashëgimisë botërore në vitin 1992. “Butrinti dëshmonte se ishim dhe jemi banorë të një vendi ku ka gjurmë të rëndësishme të qytetërimeve të hershme, që nga ai ilir, helen apo romak. Jemi pjesëmarrës në ndërtimin e vler-ave të përbashkëta të qytetërimit europian. Është pikërisht ky stof i hershëm i thurur së bashku, që bëhet baza e së ardhmes sonë. Një e shkuar që ndërton të ardhme”, tha Kumbaro. Për Gjirokastrën dhe Beratin, ministrja u shpreh se këto dy qytete janë shembuj të rrallë që tregojnë edhe një dimension tjetër të ne shqiptarëve; bashkë-jetesën fetare. “Dëshmi edhe një here se paqja që mëtojmë ndërtohet përmes njohjes, pranimit dhe pasurimit nga tjetri, i ndryshmi prej teje. Ne mund ta japim një shem-bull të tillë bashkëjetese fetare pra edhe përmes trashëgimisë së pasurisë sonë kulturore ku ru-hen njëlloj pranë njëra tjetrës kisha, xhamia e teqe”, theksoi Kumba-ro. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se bash-këpunimi në fushën e kulturës nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm me pranimin e Butrintit, Gjirokastrës, Beratit apo Isopolifonisë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Aktualisht Shqipëria ka aplikuar pranë kësaj organ-izate me pasuri të tjera. “Kjo përpjekje nuk mbyllet këtu por do të vijojë me përpjekjet për praninë në po këtë listë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Liqenit të Ohrit për pjesën shqiptare, si zgjerim i pjesës maqedonase, dosja e së cilës është dorëzuar tashmë dhe pritet miratimi në sesionin e korrikut të 2019. E më pas me sitet në tentativë si qyteti antik i Apollonisë, Amfiteatri i Durrësit, Varret e Selcës apo Kështjella e Bashtovës”, tha Kumbaro. Duke vlerësuar bashkëpunimin me UNESCO-n, ministrja e Kulturës përmendi gjithashtu edhe punën e përbashkët për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut të Butrintit, që do të përfun-dojë në pranverën e ardhshme, miratimin e ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, ngritjen e muzeve të rinj dhe punën e nisur për rehabilitimin e Muzeut Historik Kombëtar.

Vepra, një dramatizim nga novela “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue

Drama në skenëSipas regjisores Suela Bako

në dramën premierë “Tri gra dhe Misugi” publiku do të gjejë ndjesitë njerëzore. “Publiku do marri dashurinë, pasion, trishtim, dhimbje. Kam një ndjesi timen që nuk do të flerë i qetë ai që do të vijë të shohë këtë shfaqje, sepse autori ka hyrë kaq thellë te fem-ra dhe mashkulli, dhe të gjithë e ndjejnë veten brenda veprës të përfshirë. Është kaq pranë nesh me ato që përcjell vepra”, tregon mes të tjerave regjisorja Suela Bako. Vepra “Tri gra dhe Misugi” vjen si një shfaqje brenda shfaqjes. Regjisorja Suela Bako tregon se kjo pjesë vjen në kohë, por duke e ruajtur veprën. “Në një shfaqje të konceptuar si teatër brenda teatrit, përmes distancimit në intervalet mes monologjeve (letrave) zbërthe-jmë marrëdhënien njerëzore ak-tor- regjisor me kompleksitetin e saj, e cila shkon në rrafsh paralel

me rrëfimin e personazheve të Inoues. Unë e kam sjell në kohë, duke ruajtur atë që ka vepra”, vi-jon regjisorja Bako. Regjisore dhe aktore në dramë, Suela Bako para publikut vjen me tre personazhe japoneze në skenë. Për aktoren Suela Bako vështirësia qëndron në faktin se si ato transformohen. “Në vepër jam nën petkun e tri per-sonazheve japoneze, të tri grave. Ato zhvillohen, transformohen në skenë. Mendoj që në këtë rast vështirësia qëndron pikërisht tek kalimi nga njëra tek tjetra”, shpre-het ajo. Premiera vjen në skenë me mbështetjen e Ministrisë së Kul-turës, Bashkisë Tiranë, Teatrit Ek-sperimental “Kujtim Spahivogli”. Përkthyer nga Anxhela Çikopa-no, dramatizuar nga Çikopano e Suela Bako, skena, kostumet dhe poster design nga Laedia Hajdari, lighting designer Edi Dingu, video dhe foto nga Gert Izeti dhe muzika Eliona Ismalaj.

Shqipëria 60 vjet në UNESCO, Kumbaro: Pjesëmarrës në ndërtimin e vlerave

Suela Bako sjell dramën “Tri gra dhe Misugi” premierë në Teatrin EksperimentalJulia VRAPI

Vepra “Tri gra dhe Misu-gi” vjen me regji nga Suela Bako premierë në skenën e Teatrit Kom-

bëtar Eksperimental “Kujtim Spa-hivogli”. Vepra është një drama-tizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue. Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët. Vepra teatrore vjen premierë në skenë më 18 tetor për të vijuar dhe net të tjera për publikun. Rolet në dramën premierë luhen nga Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj. E njohur në skenën e teatrit si aktore, këtë herë si regjisore Suela Bako tregon se ka qenë një vepër që e ka pasur në mendje për ta realizuar në skenë para disa vitesh. “Veprën e kam menduar që para 13 vitesh. Nuk kam mundur dot ta sjell më parë në skenë, kam tentuar herë pas here, por nuk ka qenë e mundur ta realizoja. Më në fund erdhi momenti për ta sjellë në skenën e teatrit për publikun”, pohon regjisorja Suela Bako. Për herë të parë si regjisore në skenën e teatrit, Suela Bako tre-gon se ka qenë një punë shumë im-penjative për realizimin e shfaqjes premierë. “Në Shqipëri ka ardhur para shumë vitesh me përkthimin e Elena Kadare, por unë veprën time e sjell me përkthimin e Anx-hela Çikopanos, që është dhe në dramatizimin e veprës bashkë me mua. Ne vijmë me një projekt me të cilën kemi ambicie për të sjellë një shfaqje të mirë dhe një frymë të re. E rëndësishme, që unë vij për herë të parë në teatër si regjisore dhe bashkëregjisore me Romirin. Vij me një punë kaq impenjative sa është dramatizimi dhe për-shtatje për në skenë e veprës”, vijon të tregojë regjisorja Suela Bako për shfaqjen, që do të jetë në skenë në datat 18-19-21-25-26-27-28 tetor në sallën Gëte, në Teatrin Eksperimental.

Dibër, punime konservuese në Xhaminë e Allajbegisë

Ekspozita “Unë jam shqiptar”, në galerinë e Maqedonisë

Specialistët e DRKK-së Shkodër kanë kryer punime konservuese dhe mirëmbajtjeje në Xhaminë e Allajbegisë, Dibër. Nisur nga teknika e ndërtimit dhe burimeve historike, ky objekt kulti i përket shek. XVI. Xhamia e Allajbegisë ndodhet në një fushë të hapur pranë fshatit Burim në rajonin e Di-brës. Ajo është ndërtuar në vitin 1578 dhe i takon tipologjisë së xhamive të vogla monumen-tale me kupolë, minare dhe hajat. Teknika e përdorur e klauzonazhit është një veçori e rrallë për rajonet verilindore të

Shqipërisë. Xhamija e Allajbegisë përbëhet nga salla e lutjeve në formë kubike e mbyllur me një kuve, minare dhe themelet e një portiku të shembur si pasojë e një tërmeti. Dera në anën veriore shërbente për të hyrë në sallën e lutjeve. Mihrabi dhe gjurmë të mimbar janë gjetur në murin jugor të dhomës të ndërtuar me dru. Salla e lutjeve është mbuluar nga një kupolë në formë sferike. Në muret perëndimore, jugore dhe lindore janë vendosur nga tre dritare në dy rreshta, ndërsa në murin verior ndodhen vetëm në një rresht.

Është hapur në Shkup ek-spozita fotografike me titullin “Unë jam shqiptar”, kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj. Ekspozita u realizua falë bash-këpunimit mes Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Galerisë kombëtare të Maqedonisë dhe In-stitutit të trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni. Ekspozita fillimisht është hapur në Shqipëri në ditën e emigrantëve, 17 Dhjetor 2017, më vonë është shfaqur në Kosovë dhe në fund zhvendoset në Maqe-doni. Ekspozita, e cila për tema-tikë ka emigrimin e shqiptarëve,

përfshin materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj. Të pranishëm në hap-jen e ekspozitës ishin ministri i Kulturës në Maqedoni Asaf Ademi, drejtori i Muzeut Kombëtar në Shqipëri Dori-an Koçi dhe i pari i institutit për trashëgimi kulturor edhe shpirtërore Skënder Asani, të cilët e bënë hapjen e ek-spozitës në mënyrë solemne. Drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Koçi u shpreh i kën-aqur nga bashkëpunimi dhe shumë entuziast për ekspozitën në Shkup.

KKR miraton projekt për restaurimin e murit në ApolloniInstituti i Monumenteve të

Kulturës ka hartuar projektin për “Restaurimin e fragmentit të murit të Temenosit në Apol-loni”, Fier. Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restau-rimeve parashikon ndërhyrje konsoliduese- restauruese në këtë fragment. Muri është ruaj-tur mjaft mirë në anën jugore, ku gjendet edhe hyrja monumen-tale me harkun tipik apolloniat. Në krahun e majtë të hyrjes vihet re periudha më e hershme e murit, datuar në shek. V p.kr. Vetë hyrja dhe muri në të djathtë të saj i takon mesit të shek. III p.

kr. Blloqet ranore apo gëlqerore dallohen për punimin kuadratik. Mbi to dallohen qartë dy sim-bole, gërmat Alfa dhe Delta të kombinuara në një monogram. Janë shkurtimi i fjalës damosios, që do të thotë shtetëror. Gërma-dhat e Apollonisë u zbuluan në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të ad-huruar të apolloniatëve.

Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misug-it, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët...

Page 20: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

20 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kombëtarja -19 mbylli fushatën eliminatore të Eu-ropianit me ndeshjen e lua-jtur në “Niko Dovana” ndaj Norvegjisë. Skuadra e dre-jtuar nga Erjon Bogdani nuk kishte shanse për kualifikim, por kërkonte të mbyllte me fitore këtë edicion, pasi ishte mundur më herët nga Ukrai-na dhe Sllovakia. Gjithsesi, mjaftoi një gabim i qendërmbrojtësit të Skënderbeut, Enes Isufi në minutën e 31-të të pjesës së parë, që kuqezinjtë të mposhteshin minimalisht 0-1 ndaj nordikëve.

Kështu kuqezinjtë mbyllën fushatën eliminatore të “Elite Round” me 3 humbje në po kaq ndeshje, ndërsa statistikat bëhen edhe më negative, kur llogarit që Kombëtarja U-19 ka pësuar 5 gola dhe nuk ka shënu-ar asnjë. Për Bogdanin ky është sezoni i dytë në drejtim dhe po sezoni i dytë ku përfaqësuesja

U19 humb të tre ndeshjet, edhe pse FSHF u mundua t’ia bënte pak më të thjeshtë punën duke organizuar turnetë në vendin tonë e duke deklaruar kualifikimin si objektiv.

Dy golat e Taulant Se-ferit nuk i mjaftuan ekipit kombëtar Shpresa për të marrë 3 pikë në grupin 2 dhe për t’i mbyllur eliminatoret e Europianit me fitore. Ndaj Estonisë së vendit të fun-dit skuadra e Alban Bushit nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 edhe pse ishte dy herë në avantazh. Shqipëria e mbylli grupin në kuotën e 7 pikëve me 1 fitore 4 barazime dhe 5 humbje, duke zhgënjyer plotësisht. Seferi kaloi në avantazh ekipin e Bushit në të 12-tën, pas një

inkursioni të shpejtë nga e majta, por Estonia barazoi me Livak në minutën e 32-të. Në fund të pjesës së parë, i njëjti futbollist gaboi nga pika e bardhë për vendasit, pas një 11-metërshi të dyshimtë të akorduar nga gjyqtari. Në të dytën, loja ishte e barabartë. Në minutën e 69-të, ishte përsëri Seferi që me një të djathtë nga

brenda zone nuk gaboi, dhe çoi përsëri në avantazh Shpresat. Por atëherë kur mendohej se kuqezinjtë po shkonin drejt fitores së dytë në grup, Livak barazoi shifrat në minutën e 87-të.

Mbrojtësi shtatlartë i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Mërgim Mavraj, nuk e fsheh zhgënjimin e humbjes me Izraelin. Mavraj luajti si titullarë, e madje mbajti edhe shiritin e kapitenit, që me sa duket do e mbajë edhe në vijim. Mërgim Mavraj konsiderohet si një nga pikat e forta të përfaqësues sonë, ndonëse ndaj Izraelit nuk ishte në formën e tij më të mirë. “Ndihem krenar, por edhe i zhgënjyer me rezultatin. Unë shpresoj se mund t’iu falim së shpejti një fitore. Çdo lojë me këtë fanellë është e veçantë”, ka qenë postimi i Mërgim Mavrajt ditën e djeshme në faqen e tij në “Facebook”. Mavraj mori jo pak kritika për paraqit-jen e tij në duelin kundër Izraelit.

Talenti Kristo Shehu ishte prej kohësh nën vëzhgimin e FSHF. Lojtari priste shansin e tij me përfaqësueset e moshave kuqezi por ai nuk erdhi, as tani, kur nevoja për një sulmues me pe-shë te kombëtarja U19 ishte e dukshme dhe ai po shkëlqente me Panathinaikos. “Trajneri Erjon Bogdani nuk e mori në konsideratë të afronte lojtarin dhe ky i fundit, i gjendur përballë një injorimi të tillë, vendosi të pranonte ftesën e Greqisë që e ndiqte prej kohësh”, shkruan “Vip Sport”. Në vitin e fundit është parë një situatë shumë e çuditshme, ku futbollistë të veçantë grumbullohen me U-21, edhe pse kanë moshën për U-19 për shkak të vendimeve të Bogdanit që ka afrimitet me një grup të caktuar lojtarësh.

KAPITENI

SULMUESI

DEKLARATA

Qeveria europiane e futbollit ka përmendur në analizën e saj domosdoshmërinë e fitores ndaj Skocisë

UEFA na e thotë troç: Shqipëria një hap larg rënies në Ligën D

Adriatik BALLA

Shqipëria nuk i ka punët në terezi në grupin e parë të Divizionit C në Ligën e Kombeve dhe për këtë ka shkruar pak rreshta

edhe UEFA. Edhe pse në fokusin e saj nuk ishte ndonjë skuadër me emër të veçantë por thjesht analiza që përmbajnë informacion për lexuesit, duket qartë se UEFA na paralajmëron zbritjen një kat-egori më poshtë, pra nga Liga C në Ligën D. Disfata ndaj Izraelit pak ditë më parë, ku humbëm 2-0 në Beer Sheva, ka bërë që Shqipëria të zbresë në vend të fundit në grup e në të njëjtën kohë të jetë më e rrezikuara për të rënë nga grupi e nga liga. Kemi vetëm tri pikë, ndërsa na ka mbetur për t’u luajtur vetëm një takim, ai ndaj Skocisë më 17 nëntor në Shkodër. Kurse Skocia, e cila ka po ashtu tri pikë por me golavarazh më të mirë se ne (plus që na ka mundur në ndeshje direkte), ka dy shanse për të qenë e para e grupit e për t’i ikur fundit, një ndeshje me kuqezinjtë tanë në Shkodër dhe një me Izraelin në Skoci. Pra skocezët kanë shanse të mëdha matematikore të mos bien nga liga. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në fushën e gjelbër, por UEFA ka paralajmëruar Shqipërinë se i duhet të mundë bindshëm Sko-cinë që të mbijetojë, në të kundërt kuqezinjtë do të luajnë edicionin e ardhshëm të LIgës së Kombeve me skuadra si Gjibraltari, San Marino, Andorra e të tjera, diçka që tifozeria kuqezi e ka të pamundur ta përtypë.

Situata Në fillim skuadra dhe trajneri Kris-

tian Panuçi premtuan mrekullinë, domethënë vendin e parë në grup,

kurse tani diskutojmë medoemos një fitore të shpëtojmë nga rënia. Pra, kishim objektiv ngjitjen në Ligën B dhe të kërkonim kualifikimin në Euro 2020 në “rrugën e shkurtër”, por pjesëmarrja e Shqipërisë në Ligën e Kombeve po kthehet në një dështim spektakolar. Sipas llogarive të vetë UEFA-s, për kuqezinjtë bëhet gati pjesëmarrja në Ligën D, atë të ekipeve shumë të dobë-

ta të kontinentit pas dy vitesh, kur ky turne të kthehet përsëri. Në fazën zyr-tare të saj, UEFA ka bërë përllogaritjet e asaj që i duhet çdo ekipi në ndeshjet e ardhshme për t’u ngjitur më lart, për të fituar pozicione në renditjen e gru-peve aktuale, apo për të evituar rënien. Përshkrimi i saj për Shqipërinë lë pak vend për diskutim dhe vë kuqezinjtë përballë një alternative të vetme në

Migjen Basha do me çdo kus-ht të jetë në fushën e lojës për ndeshjen derbi të Aris të Selani-kut kundër PAOK-ut dhe për këtë është gati të rrezikojë edhe karri-erën e tij apo të përjetojë situata të ngjashme me ato që ka kaluar në radhët e Torinos. Duket e çu-ditshme se si mesfushori shqiptar nuk ka mësuar nga ajo periudhë në Itali, pasi mediat greke in-sistojnë se i ka bërë të qartë stafit mjekësor të Aris se është gati që të luajë edhe me injeksione për të

mos humbur atë ndeshje. Basha la fushën e lojës në fundin e pjesës së parë të ndeshjes së përfaqësueses shqiptare ndaj Izraelit dhe pas kthimit në Greqi e rezonancës magnetike që bëri dje, u vu re se kishte një tërheqje të ligamentit të jashtëm në gjurin e djathtë. Stafi mjekësor ka zhvilluar terapi me futbollistin dhe po tentohet riaftësimi i tij. Por pjesëmarrja e Bashës në ndeshjen e të dielës është në dyshim, edhe pse lojtari insiston se është gati të përdorë in-

jeksionet për të mos humbur këtë duel të rëndësishëm për tifozerinë e Aris. Kjo është padyshim një sit-uatë tejet absurde po të kujtosh se pikëisht injeksionet e shumta ishin ata që lanë Bashën një vit pa lua-jtur futboll. Duke luajtur me shi-ringa, mesfushori i përfaqësueses përkeqësoi dëmtimin në gjurin e tij në periudhën kur ishte pjesë e Torinos e më pas iu nënshtrua ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të cilat për pak i kushtuan karrierën mesfushorit kuqezi.

Mesfushori/ Migjen Basha me shiringa, kërkon të luajë në derbin e Selanikut

Një tjetër talent i U-19 zgjedh Greqinë, në FSHF nuk e vlerësuan si duhet

Mavraj: Nuk e kemi humbur shpresën,

luftojmë për fitore

muajin nëntor, kur përballë do të kenë Skocinë në “Loro Boriçi”. “Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, është përshkrimi i UEFA-s për shanset e mëtejshme të Shqipërisë. Ajo llogarit se edhe barazimi, i kom-binuar me rezultatet e mundshme të skuadrave që mbajnë vendet e treta të tjera në Ligën C, nuk do u mjaftonte të përzgjedhurve të Panuçit për të siguru-ar qëndrimin në këtë Ligë. Kësisoj, ata do të përfundonin më poshtë, duke na dënuar të luanim një vit vetëm me emra si Andorra, Lihtenshtejn, Gjibraltar apo San Marino, të cilët me siguri do të largonin edhe ata pak tifozë që i kanë mbetur besnikë kombëtares.

E ardhmja e PanuçitMbetet dhe një ndeshje, për kual-

ifikim nuk kemi shpresa, megjithëse shanset teorike, çuditërisht ekzistojnë, me kushtin që Izraeli të humbasë thellë ndaj Skocisë, ndërsa kuqezinjtë tanë të mundim Skocinë me më shumë se katër gola. Teorikisht ndodh,. Praktik-isht duket e vështirë, pasi Shqipëria në ndeshjet e vitit 2018 ka shënuar vetëm dy gola dhe ka pësuar 12 gola. Një statistikë e tillë vë para përgjegjësisë trajnerin Kristian Panuçi, i cili nuk mundi dot të regjistrojë sukses me skuadrën në këtë edicion të parë të Ligës së Kombeve. Madje jo vetëm kaq, por edhe të rinjtë e shumtë që ai afroi apo eksperimentet e pambarimta që bëri me grupin, nuk dhanë kurrfarë sin-jali pozitiv dhe ndonjë fryt. Për pasojë, shkarkimi i Panuçit është vetëm çështje kohe. Nëse ndodh mrekullia mund të qëndrojë, por shanset më të mëdha janë që të shkarkohet menjëherë pas ndeshjes me Skocinë në Shkodër.

Dy ndeshjet e Valon Berishës me përfaqësuesen e Kosovës i kanë rënë në sy trajnerit të Lacios, Simone Inzagit. Sipas mediave italiane trajneri ka gjasa t’i japë rastin Berishës të luajë nga fillimi në fundjavë ndaj Parmës. Berisha luajti 74 minuta në ndeshjen e parë, të cilën Kosova e fitoi më 11 tetor në Prishtinë ndaj Maltës 3:1, kurse në barazimin 1:1 ndaj Ishujve Faroe, të dielën në Torshavn, luajti gjatë gjithë takimit. “Pas dy ndesh-jeve me ekipin kombëtar, Berisha do të jetë i gatshëm për Lacion ndaj Parmës. Është parë një nivel i lartë nga ana e futbollistit. Nga stafi i Inzagit janë nd-jekur me vëmendje ndeshjet që Kosova i luajti në Ligën e Kombeve”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Valon Berisha merr vëmendjen e Inzagit, pritet të luajë titullar në Serie A

Kombëtarja Shpresa e Alban Bushit barazon me Estoninë, e mbyll grupin në vend të parafundit

Shqipëria U-19 shkërmoqet nga Norvegjia, Bogdani dy vjet pa fitore në krye të kuqezinjve të rinj

““Shkarkimi i Panuçit është vetëm çështje kohe. Nëse ndodh mrekullia mund të qën-drojë, por shanset më të mëdha janë që të shkarkohet menjëherë pas ndeshjes me Skocinë në Shkodër më 17 nëntor...

Page 21: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Sulmuesi Sebino Plaku, është

optimist se Kamza e tij mund të fitojë duelin me Skënderbeun në fundjavë, një takim që luhet në Korçë. “Periudha e pushimit na bën shumë mirë. Trajneri ka qenë më i qetë për të reflektuar por edhe për të riparuar ato të meta që skuadra ka shfaqur, pastaj jemi të vetëdijshëm se rrallë ekipe mund të përballojnë një garë të ngjeshur. Duhet të shohim përpara për të marrë sa më shumë pikë. Si një ish-lojtar i Skënder-beut mund të them që është një ambi-ent shumë i mirë. Është një fushë ku të lejon të luash dhe të marrësh më të mirën. Trajneri i ri ka bërë më të mirën, ndërsa e ka përshtatur edhe grupin dhe këtë e tregon loja dhe pikët”, u shpreh sulmuesi i Kamzës, Plaku.

OFERTA

KLUBI

SULMUESI

Gjykata Sportive e Lozanës ende nuk ka dhënë një vendim prej pesë muajsh depozitim të ankesës

KAS “shpërfill” Skënderbeun, çështja e klubit korçar nuk shqyrtohet para dhjetoritAdriatik BALLA

Skënderbeu po kalon një moment të vështirë, pasi klubit i janë ngritur në pro-testë lojtarët, të cilët kanë

bojkotuar edhe stërvitjen në ten-tativën për të bindur klubin që t’u japë pagat e prapambetura. Sipas informacioneve që servirin mediat e shkruara sportive, klubi i ka vetëm ish-mesfushorit Sabien Lilaj mbi 100 mijë euro borxhe dhe bisedimet midis palëve për gjetjen e një zgjidhjeje po vijojnë. Ndërkohë, lojtarët kanë bërë protestën e parë me bojkot dhe presin reflektimin e klubit, në mënyrë që të marrin pagat e prapambetura. Duket qartë se situata vjen pas një pasigurie të krijuar nga vendimi në pritje i paardhur ende i Gjykatës Sportive të Lozanës (KAS), i cili nuk ka marrë ende vendim për çështjen e pezullimit të Skënderbeut nga komisionet disiplinore të UEFA-s. Siç dihet, Skënderbeu është dënuar nga UEFA me 10 vjet pezullim në garat europiane, si dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh. Në fillim KAS i Lozanës vendosi që Skënderbeu të mos marrë pjesë në Champions League, ndërsa më pas njoftoi se do të merrte një vendim të plotë në kohën e duhur. Edhe pse kanë kaluar kaq muaj vendimi nuk është dhënë dhe nuk duket të ketë për së shpejti ndonjë vendim për këtë çështje. Me siguri që Gjykata e Arbitrazhit Spor-tiv të Lozanës po e shqyrton këtë çështje me themel dhe është në pe-riudhën e mbledhjes së informacion-eve dhe analizës së tyre. Pra, e thënë ndryshe, te korçarët rëndon shumë edhe pasiguria rreth të ardhmes së

klubit, sa i përket konfirmimit apo përmbysjes së vendimit të dalë nga UEFA për përjashtimin 10-vjeçar nga kupat e Europës. Bëhet fjalë për se-ancën dëgjimore në KAS të Lozanës që do të përcaktojë fatin e klubit korçar. Fillimisht mendohej se gjyqi do të zhvillohej në shtator, rreth katër muaj pas vendimit të dalë nga UEFA, e më pas në tetor, siç janë shprehur drejtuesit më të lartë të klubit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu siç duket se nuk do të ndodhë edhe gjatë nëntorit. KAS i Lozanës ka publikuar sot datat e reja të shqyrtimit të çështjeve që do të tra-jtojë së afërmi dhe deri në fundit të nëntorit janë regjistruar 19 çështje të cilat do të merren në shqyrtim. Asnjë prej tyre nuk është ajo mes Skënderbeut dhe UEFA-s, që do të thotë se edhe për muajin nëntor nuk do të ketë asnjë të re në këtë drejtim. Në një kohë kur të gjithë lojtarët

deklarojnë se presin vendimin e KAS për të vendosur se çfarë do të bëjnë në të ardhmen, në radhët e klubit korçar shtohet pasiguria dhe nëse vendimi nuk del para mbylljes së vitit, në janar mund të përjetohet një tjetër eksod nga radhët e kësaj skuadre. Gjithçka varet nga vendimi i KAS-it, pasi, në rast të mbetjes në fuqi të pezullimit që ka dhënë UEFA, atëherë Skënderbeu nuk do të mund të luajë në Champions apo Europa League dhe rrjedhimisht nuk do të ketë fitimet e mëparshme. Duke mos marrë pjesë në Europë lojtarët që duan të spikasin dhe të luajnë në nivel të lartë nuk mund të kenë preferencë të luajnë me një klub që nuk të çon gjëkundi, prandaj situata nuk është premtuese. Një skuadër e dënuar nuk mund të afrojë në gjirin e saj lojtarët më të mirë, pavarësisht pagesave që mund të ofrojë. Në këtë kuadër, vendimi i Gjykatës Sportive

Në Kosovë basketbolli është një sport elitar dhe skuadrat kosovare të klubeve, por edhe ato kombëtare kanë pasur paraqitje të mira në rang ndërkombëtar. Ndërkohë, kapiteni i Për-faqësueses së Kosovës, Dardan Berisha po shihet si njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm këtë edicion në FIBA Europe Cup, që do të nisë të mërkurën (17 tetor). Sajti zyrtar i FIBA-s, të hënën ka publikuar një shkrim për dhjetë transferimet më të rëndësishme

që kanë bërë skuadrat që do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup, e ku është përfshirë edhe Berisha. Ai u kthye te Z Mobile Prishtina para fillimit të këtij edicioni pas gjashtë muajve në Çeki te CEZ Nymburku. Berisha pritet të jetë lider i Prishtinës në FIBA Europe Cup, garë në të cilën bardheka-ltrit po paraqiten për edicionin e katërt rresht. “Kthimi i Dardan Berishës te Z Mobile Prishtina është një prej lëvizjeve të tjera të profilit të lartë gjatë kësaj vere.

Në të vërtetë, Berisha edicionin e shkuar luajti për gjashtë muaj te Prishtina përpara se të larg-ohej drejt CEZ Nymburk. Ylli i Kosovës, edicionin e shkuar në FIBA Europe Cup me fanellën e Prishtinës pati mesatare prej 16.6 pikëve, 5.0 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve për ndeshje”, ka shkruar "FIBA.com". “Ka pak lojtarë që mund të jenë kaq efikas për ekipet e tyre”, vijon komenti i sajtit zyrtar të federatës europi-ane të basketbollit.

Basketboll/ Dardan Berisha në dhjetë më të mirët e “FIBA Europe Cup”

Plaku: Kamza për fitore në Korçë ndaj

Skënderbeut

Besëlidhja pa trajner, lezhjanët kontaktojnë

Agim Canajn

të Lozanës pritet me interes të madh dhe me ankth në kampin korçar, sepse prej këtij vendimi varet dhe e ardhmja e skuadrës. Lojtarët janë të ndjeshëm ndaj gjendjes së krijuar dhe nëse Skënderbeu do të dënohet, pjesa dërrmuese e futbollistëve nuk do të rinovojnë kontratat me klubin korçar dhe kjo do të sillte rënien e cilësisë dhe rrezikun e rënies nga kategoria të ekipit bardhekuq. Për të evituar këtë drejtuesve do t’u duhet të gjejnë lojtarë veteranë që duan të mbyllin karrierën dhe që t’i paguajnë mirë, ose të rinj nga akademia që mund të spikasin në Korçë e më pas të kalojnë në klubet e tjera që kanë të drejtojnë të garojnë në kompeti-cionet e UEFA-s.

Superiorja po shërben si një vitrinë e mirë për lojtarët që kërkojnë ta shfrytëzojnë atë për të kaluar në një klub më të madh. Janë disa lojtarë, vendas e të huaj që duan të marrin shtysë nga klubet e Superiores drejt një kampionati më të fortë. Nga Partizani kryesues sigurisht që vijnë sinjale të mira, pasi përveç Asanit dhe shpërthimit të Jurgen Bardhit, po befason me lojën e tij edhe mes-fushori Esat Mala. Lorenc Trashi në të majtë mbetet më i miri në rolin e tij dhe në këto 8 javë ka treguar se e ardhmja mund të jetë larg Superiores. Tek Skënderbeu zbulim mund

të konsiderohet Nazmi Gripshi, jo sepse cilësitë e tij nuk njiheshin, por për faktin se në një sezon e gjysmë në Korçë kishte luajtur fare pak, duke harruar aromën e garës në Superiore. Zbulime në formacionin e Orges Shehit konsiderohen edhe Blerim Krasniqi e Beneyam Demte, dy lojtarë shumë të rëndë-sishëm në lojën e kampionëve. Tek Laçi pe-shën e skuadrës po e mban veterani Ndriçim Shtubina, me golat dhe lojën e tij, ndërkohë që 8 javët e para kanë konsoliduar pozitat e Gjonit, Fangajt, Jonuzit, Lushkes dhe Xhix-hës, si ndër më të mirët në pozicionet e tyre.

Rexhinaldo nuk ka shumë nevojë për fjalë pasi 5 golat e tij flasin vetë, ndërkohë që ka befasuar me cilësitë e tij francezi Chafik Tigroudja. Më në fund Latif Amadou po merr përsipër rolin e golashënuesit tek Teuta dhe mund të konsiderohet si zbulim i këtij edicioni. Nëse janë shumë zbulime, mbetet edhe shumë pikëpyetje për disa futbollistë. Rubin Hebaj u afrua me bujë të madhe, por ende nuk po tregon aftësitë që e bënë të njohur kur luante me Vllazninë. Francezi Guedj ka treguar shenja të mira me aktivizimin tek Skënderbeu, por mbetet

ende një mister që duhet zbuluar në të ar-dhmen, ashtu si dhe vlonjati Ardit Hoxhaj. Tek Tirana pikëpyetjet janë të mëdha dhe për këtë arsye faturën e dështimit e ka marrë ish trjaneri Ze Maria, që gjithsesi ka kritikuar shpesh afrimet e verës. Teuta in-vestoi tek të rinjtë si Kamara dhe Sidibe që në Durrës nuk po arrijnë të tregojnë vlerat e tyre si një sezon më parë tek Flamurtari. Një gjë është e sigurt që në majin e vitit të ardhshëm do të kemi shumë emra premtues për të përmendur si dhe shumë lëvizje drejt kampionateve më cilësore.

Superiorja mundësi e mirë për lojtarët e huaj, problem vetëm terrenet

Partizani mban kreun e renditjes me 19 pikë, ndërsa po përgatitet për sfidën e radhës, atë ndaj Luftëtarit të Gjirokastrës, një tjetër provë force për ekipin e Gegës. Përgjatë ditës së djeshme grupi ka punuar me ngark-esa të larta fizike në palestër. Pasdite, ndryshe nga ditët e tjera, skuadra është zhvendosur në ambientet e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Trajneri Gega ka aplikuar një seancë ri-kuperuese aktive, e cila është shoqëruar edhe me lojëra argëtuese. Në fakt edhe aty konkurrenca apo rivaliteti nuk ka munguar mes “djemve” të Gegës, të cilët tashmë janë të fokusuar totalisht te sfida e radhës, ku synimi i vetëm janë 3 pikët, për të mos e lëshuar kreun.

Partizani stërvitje me ritëm të lartë, ndaj

Luftëtarit kërkohet fitorja

Pas largimit të Ndriçim Kashamit nga stoli i skuadrës së Besëlidhjes, drejtuesit e skuadrës menduan që të afrojnë një trajner të njohur. Ndaj edhe për të mbajtur skuadrën mes vendeve të kreut, në Lezhë synuan një trajner që ta njohë mirë futbollin shqiptar. Bëhet e ditur, se krerët e skuadrës lezhjane kanë negociuar me trajnerin e mirënjohur kryeqytetas, Agim Canaj, duke biseduar dhe propozuar atij për të marrë drejtimin e skuadrës. Por, duket se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Aktualisht, lezhjanët kanë në krye Ledion Zenunin, i cili e ka bërë disa herë në periudha të ndryshme detyrën e trajnerit në Lezhë. Zenuni ka një eksperiencë të madhe në Kategorinë e Parë.

“Një skuadër e dënu-ar nuk mund të afrojë në gjirin e saj lojtarët më të mirë, pavarë-sisht pagesave që mund të ofrojë. Në këtë kuadër, vendimi i Gjykatës Sportive të Lozanës pritet me in-teres të madh dhe me ankth në kampin ko-rçar, sepse prej këtij vendimi varet dhe e ardhmja e skuadrës...”

Page 22: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

22 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Moby, me librin e kujtimeve “Then It Fell Apart” në 2019

1-Fitimi, përfitimi...2-Qoshe...3-Pajisje ku bëhet zbërthimi i bërthamës së atomit...4-Pjesë parash për të larë borxhin...5-Lëngu i syve...6-Organi-zatë Ndërkombëtare...7-Gaz pa erë që prodhojnë tokat e kënetës...8-Sheshi para shtëpisë...9-I thonë ndryshe dushkut...10-Demokraci Liberale...11-Nxito, rend...13-Qytet bregdetar francez me një gji karakteristik...14-Ka për kryeqytet Senegali në Afrikë...16-Ish aktori Qerimi...17-Specialisti i sigurimeve sho-qërore...Kepi...18-Aktori amerikan Kabir...20-Shkrimtari turk Aziz...21-Tokë e përpunuar me bare për ushqim të bagëtisë...22-Ndotja e ajrit...23-Fshat i Ko-rçës...24-...Veqilharxhi, mendimtar, iluminist e veprimtar i shkollës shqipe...25-Ato mund të jenë edhe kriminale...26-Plak që e ka lënë mendja...27-Ndërtesa ku ushtron funksionet e saj një organ drejtues...29-Është kryeqyteti i Tax-hikistanit...30-Ka për kryeqytet Jemeni...31-Shkrimtari Nasi...33-Legjenda, go-jëdhënë...34-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...35-Kumbarë...36-Dur-rësi në makina...37-Baballiu e këngës lirike në inic...

1-Ka të tillë edhe elektrik...4-Qytezë në rrethin e Rrëshenit...7-Banor i Kishinjevit...12-Një nënë gjirokastrite...14-Njeri i mefshët që s’para mbush...15-Njeri korrekt që thotë gjithmonë të vërtetën...17-Analisti Lubonja...18-Alibali i këngës lirike në inic...19-Pagesë për anëtarësim në një organizatë, pa të fundit...20-Njëlloj si zili apo smirë...21-Breg shkëm-bor i futur thellë në dete..22-Vend në mal ku rri bagëtia gjatë verës dhe ku bëhet përpunimi i qumështit...23-Sheshi i shtangës të ngritësit të pe-shës...24-Lakuriq...25-Element kimik përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni hyn në përbërjen e shumë kriprave...26-Emri i mëparshëm i Egjiptit...27-Patri-oti...Nivica...28-Grup këngëtarësh...29-Mikrob...30-Kryeqyteti i një shteti gadishull në Lindjen e Largët...32-Trupat Ganeze...33-Diku atje tej...34-Lloj peshku lumi që e pëlqen shumë ariu...36-Shumë kohë më parë...37-Një qytet i madh gjerman...38-Rrethi çiklistik i Francës...39-Një roman i njohur i Molierit...40-Një lloj uji që tregëtohet...41-Agjencia e lajmeve egjiptiane...

Muzikanti i njohur amerikan, Richard Melville Hall, i njohur me emrin artistik Moby, ka bërë me dije se do të sjellë librin e tij të kujtimeve me titull “Then It Fell Apart”. Revista “The Rolling Stone” bën të ditur se libri do të dalë vitin e ardhshëm. “Është fjala për rrugëtimin në zemrën e errët të famës dhe demonëve, që qëndrojnë prapa lavdisë dhe shkëlqimit të stilit jetësor të të famshmëve”, ka shkruar Moby në njoft-imin e tij në rrjetet sociale. Ky libër do të jetë vazhdim i shkrimit të memoareve të muzikantit nga vitit 2017, me titull “Porcelain: A Memoir”. Shtëpia botuese do ta

publikojë librin e memoareve të Mobyt më 11 qershor të vitit 2019. Në verën e vitit 1999, Moby publikoi albumin “Play”. Me albumin e tij të pestë në studio në vitin 1999, ai fitoi sukses ndërkombëtar. Albumi shiti 6000 kopje në javën e parë dhe në fillim të vitit 2000 u bë një hit i papritur, duke shitur mbi 10 milionë kopje në mbarë botën. Moby më pas solli albumin tjetër në vitin 2002 me 18 këngë, që ishte gjithashtu sukses, duke shitur mbi 5 milionë kopje në mbarë botën dhe duke marrë vlerësime pozitive. Në aktivitetin tij muzikor Moby mbetet një nga emrat më të vlerësuar në botë.

Pacienti dhe doktoriNjë burrë tepër i sëmurë është

shtruar në sallën e operacionit dhe gjatë kësaj kohe hyn mjeku i cili për ta qetësuar i thotë:

- Nuk duhet të shqetësoheni.Pacienti:- Por e di doktor, se operimi im

është tepër i vështirë.Kirurgu:- E di që është i vështirë, madje

një në njëqind persona shpëtojnë nga kjo ndërhyrje, por ju nuk duhet të shqetësoheni aspak.

Pacienti i frikësuar e pyet mjekun për sigurinë që ka ia në fjalët që thotë. Ndërsa mjeku i përgjigjet menjëherë:

- Sepse këtë muaj kam operuar nëntëdhjetë e nëntë dhe kanë vdekur të gjithë.

Gruaja e bukurDy burra përballë njëri- tjetrit të

shqetësuar në një qendër tregtare:- Më falni, pse jeni kaq i shqetë-

suar? Çfarë po kërkoni?Burri që i përgjigjet:- Po kërkoj gruan time, po ju

çfarë po kërkoni?.Tjetri:- Edhe unë gruan time po kërkoj.Burri i parë- Po si është gruaja juaj?.I dyti:- Është 1 metër e 75 e gjatë, me

flokë të kuq, me këmbët perfekte të gjata, me gjoks të bukur. Po gruaja juaj si është?

Burri i cili kishte mbetur i mah-nitur nga ky përshkrim i thotë:

- Lëre fare le të kërkojmë gruan tuaj.

Martesa Një çift në momentin e martesës.

Burri i ardhshëm shkon në studion e një arkitekti për të bërë prenotimin e mobilimit të shtëpisë:

- Më dëgjoni me vëmendje. Dua një shtëpi me të gjitha orenditë e saj në formë harku.

Arkitekti mbetet i çuditur:- Po, si gjithçka të rrumbullakosur.Burri konkretizon dëshirën e tij:- Mobiljet, muret dhe gjithçka, i

dua të rrumbullakosura.Arkitekti:- Por, më thoni të paktën arsyen e

kësaj dëshire.Dhe burri i ardhshëm i përgjigjet:- Vjehrra më ka thënë: në shtëpinë

e re do keni një cep edhe për mua.

1 7

9 4 5 3 1

8 1 9

6 8 7

7 6 4 8

5 4 6

5 2 8

9 2 6 7 1

5 9

1 2

7 6 1

2 3 5 9

7 5 9 2

3 4

8 3 9 7

5 8 1 2

9 6 7

7 5

5 3 2 6

9 7 4

7 8 3

2 6 3

5 4

3 8 6

4 7 1

8 2 4

6 4 9 5

Page 23: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

GAZETA SOT E Mërkurë 17 Tetor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Shmangni tepritë nga pi kë-pamja e sforcimeve fizike. Jeni përfshirë në angazhime shumë të lodhshme, të cilat mund të çekuilibrojnë ditën tuaj.

23 shattor - 22 tetor

Ka disa keqkuptime të cilat duhet ti mbani nën kon-troll. Duhet të jeni të gatshëm që në fushën e ndjenjave të bëni një hap përpara.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Qiell interesant për taki-met, qoftë të natyrës senti-mentale dhe profesionale. Intuita e mirë do ju lejojë që të ndryshoni interesat.

Kjo e mërkurë do të jetë disi e turbullt për shkak të disa keqkuptimeve që keni pasur në punë. Do të ndjeheni mjaft të lodhur ditën e sotme.

Shikoni përreth pasi para-shikohen mundësi të mira për njohje të reja. Kjo e mërkurë do ju shohë mjaft të zënë në realizimin e një projekti të ri.

Dashi Demi

Në dashuri po afrohet një fat i madh, i cili favorizohet nga një qiell i cili favorizon lidhjet e lindura së fundmi. Në punë do të jeni më të sigurt.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Ky është momenti për të menduar për veten. Dashuria do të marrë vëmendjen tuaj kryesore dhe rigjetja e harmo-nisë në çift do sjell ndryshim.

Do të jeni shumë të ten-sionuar gjatë kësaj dite, ndosh-ta për shkak të ndonjë tensioni ose keqkuptime me familjen ose partnerin/en.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do të jeni në kërkim të stimujve të rinj ku të kapeni, sidomos tashmë që ndiheni të kënaqur nga lidhja juaj apo nga puna.

Snapchat ofron filtra edhe për kafshët

Duhet të punoni fuqishëm për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Mundohuni të jeni më të sigurt në vete dhe fok-usohuni në prioritetet që keni.

Horizontal

Në dashuri parashikohen mundësi të mira, sidomos nëse jeni në kërkim të një stabiliteti që të zgjasë. Duhet të guxoni dhe të hidhni hapin e parë.

Para jush hapet një qiell i favorshëm i cili do ju mbushë me kurajo. Çuarja përpara e ideve të reja, do ju mundësojë realizimin e projekteve.

Filtrat e Snapchat-it po punojnë tani me macet, njoftoi aplikacioni për fotografitë. Më parë, teknologjia e njohjes së fytyrës mund t'i aplikonte filtrat vetëm tek njerëzit. Tani pronarët e maceve mund të përdorin aplikacionin Snapchat për të dekoruar kafshët e tyre me kapele, syze dhe feta bukë. Njoftimi erdhi disa javë pasi kompania njoftoi se numri i njerëzve që përdorin Snapchat kishte rënë. Numri i për-doruesve të përditshëm aktivë ra nga tre milionë në 188 milionë në mes të prillit dhe qershorit. Ishte hera e parë, që kompania kishte raportuar një rënie në përdoruesit e përditshëm aktivë. Kjo gjë mendohet se ndodhi për shkak të ndryshimit të përditësimit, të cilin e kritikuan shumë njerëz.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Është fenomen akustik...6-Kohë e cak-tuar për të kryer një punë...7-Patrioti...Pjetër Gega...8-Kompoiztori Arapi në inic...9-Cari Rus...10-Masë gjatësia sa pjesa e krahut nga brryli e deri tek gishtrinjtë...11-Shkritmarja Marko...12-Është nënprodukt i qumështit...16-Kundërsh-tar, sfidant...17-Goli në Sansiro...18-Një fsha i Vlorës...19-Përemër vetor...20-Tregim i shkurtër në vargje a prozë që ka si personazhe, kafshë, bimë ose sende...22-Vend i cekët për të kaluar lu-min...23-Fjalë që tregon burimin e një lajmi...24-Ish futbollisti i Tiranës Omuri në inic...25-Janë edhe ato të privatizimit...26-Markë ore zviceriane...27-Trego-j...29-Njëra anë e horizontit...30-Ramazoti i këngës italiane...31-Shkrimtari...Brahimi...32-Ai drejton një manastir...33-Ai gjithnjë bëhet mësim...35-Njël-loj si nr.10 horizontalisht...36-Vërshim i popullit në shesh...37-Republikë Socialiste...38-Takije prej cohe që mbajnë myzeqarët në kokë...39-Shkrimtari turk Aziz në inic...40-Xhenifer...këngëtare dhe aktore meksikane...41-Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit...42-Janë njëlloj si mar-rëveshje...43-Futbollisti i Juves...Khedira...

1-Lumë i gjatë në Kinë, rrjedh nga rrafshn-alta e Tibetit dhe derdhet në Detin e Kinës Lindore...2-Hapësirë ajrore...3-E meriton ose e ka...4-Organizatë Terroriste...5-Ish shahisti rus kampion...Karpov, pa fund...8-Erë e fu-qishme dhe shkatërrimtare...10-Janë kyçet e këmbëve, i pashquar...11-Shenjë matematike për këndet...12-Art i gdhendjes në dru, gurë e metal...13-Koha e ekzistencës...14-Italia në ta-belë...15-Shkrimtari francez Zola në inic...16-Ka për kryeqytet Maroku...18-I thonë gjelit të detit myzeqarët...20-Njëlloj si delikatesë...21-Ish fut-bollisti anglez...Çarlton...23-Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur...24-Ai mund të jetë edhe frymëzimi...25-Një qytet pothuajse në jug të vendit...26-Humoristi Kru-ja...28-Lojë matematike...29-Dëshmori i parë...Laçi...31-Njëlloj si nr.28-vertikalisht...32-Një kaf-shë e vogël helmuese...33-Mund të jetë edhe ato të naftës...34-Ish Cari tmerrshëm i Rusisë...36-Një lagje e vjetër në Shkodër afër kalasë...38-Një fjalë pa kuptim...39-Kompani e telefonave celulare në Itali...40-Lidhje komuniste...41-Notë muzikore

Gruaja fle 22 orë në ditë, arrin peshën 117 kgNjë grua që ka fjetur gjumë 22

orë në ditë për gati dy vjet ka zbu-luar se u zgjua e shëndoshur. Mise Coakley tha se kishte fituar peshë ndërsa flinte. 34-vjeçarja u sëmur nga meningjiti, fruthi dhe ethet. Ndërsa rrëfeu se mezi lëvizte dhe hante vetëm patatina e çokollata gjatë orëve të rralla të zgjimit. Mise, nga Whitby, North Yorkshire, ndihej aq i lodhur saqë familja e saj duhej ta çonte atë nga shtrati në divan. Gjatë qëndrimit shtrirë pesha e saj arriti 117 kilogramë. Pasi kuptoi se kishte shtuar shumë peshë, ajo iu nënshtrua një diete strike, duke humbur 50 kg që kishte fituar gjatë kohës që ishte sëmurë. "Jam më e shëndetshme se kurrë”, tha mes të tjerave Mise.

Page 24: Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha ......Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 17 Tetor 2018 Unazën e Madhe të Tiranës Kampi opozitar në alarm, Basha, Berisha

24 GAZETA SOTE Mërkurë 17 Tetor 2018

2,7,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Gjermania bëri lojën, Franca mori fitor-en. Kështu mund të përkufizohet dueli i

mbrëmshëm i luajtur në Paris midis “Gjelave” dhe “Pancer-ave”, fituar nga francezët 2-1. Një ndeshje e madhe për gjermanët, që kishin aktivi-zuar në fushë shumë të rinj, luajtën mrekullueshëm sido-mos në pjesën e parë, por ek-sperienca, qëndrueshmëria fizike dhe elementi fushë, por edhe një super Griezman, i dhanë avantazhe Francës që e fitoi këtë duel dhe shihet favorit për ta fituar Ligën e Kombeve.

NdeshjaFranca, kampione e botës,

priti mbrëmë Gjermaninë në “Stade De France”, ku dy emrat e mëdhenj të futbollit europian dhe atij botëror zh-villuan një superduel. Pritej të ishte një ndeshje e zjarrtë dhe ashtu ndodhi, për shkak se pozitat e Gjermanisë në grupin e parë të Ligës A ishin vështirësuar së tepërmi dhe rrezikohej një rënie nga grupi e “Manshaftit” si dhe shkarki-mi i trajnerit Joakim Lëv.

HOLANDEZI/ De Jong në “radarët” e Sitit, anglezët bëjnë ofertë të çmendur

MESFUSHORI Reali i Madridit nuk është më ai i sezoneve të shkuara dhe duket se largimi i Kristiano Ronaldos ka pasur efektet e veta negative. Largimi i por-tugezit ende komentohet në dhomat e zhveshjes së skuadrës madrilene dhe këtë e pranon edhe mesfushori kroat Luka Modriç. Pikërisht Modriç ka dhënë një intervistë për francezen “L’Equipe”, ku ka folur mbi të gjitha për largimin befasues të Kristiano Ronaldos dhe trajnerit Zinedine Zidane, pasi fituan 3 Champions

radhazi. Kapiteni i Kroacisë pranoi se largimi i të dyve ka qenë një befasi e madhe, jo vetëm për të, por për të gjithë ambientin madrilen, për më tepër, pas triumfit në Champions. “Largimi i Zidane ishte një befasi e madhe për ne. I Ronaldos gjithash-tu. Kur dëgjuam thashethemet për largimin e Kristianos, filluam të vëmë baste me njëri-tjetrin, që nuk do të largohet, pasi ishim të bindur që do të mbetej në Madrid. Megjithatë zgjedhjet e jetës së tij, ka të drejtë

t’i bëjë vetëm ai dhe askush tjetër”, deklaroi kroati. Luka Modriç ka qenë gjithmonë një lojtar i jashtëzakon-shëm, nga më të mirët në llojin e tij, si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren kroate, por ndryshe nga portugezi, ka qenë larg vëmendjes mediatike. “Ka qenë një zgjidhje e imja, që të mbetem larg vëmendjes së medias, pasi kështu më pëlqen. Ron-aldo është një tjetër nivel futbollisti dhe normal që do të jetë në qendër të vëmendjes”, tha Luka Modriç.

LËVIZJA SULMUESI TEKNIKU

Arsenali po prish planet e Milanit e Interit për Barelën

Shau gazetarët, Murinjo rrezikon pezullimin

Liverpul po bën çmos t’i marrë Napolit Insinjen

Arsenali i është bashkuar Milanit dhe Interit në garën për të blerë yllin e Kaljarit dhe Ital-isë, Nikolo Barela. 21-vjeçari bëri debutimin e tij me Italinë kundër Ukrainës muajin e kaluar dhe tani konsiderohet si një nga mesfushorët më premtues në Serie A. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, drejtues të Arsenalit kanë monitoruar Barelën kohët e fundit dhe kanë shfaqur interes për të. Klubi i Kaljarit pranoi se ka interes për mesfushorin, por nuk do ta shesë në muajin janar. “Kush i do shërbimet e 21-vjeçarit, duhet të presë deri në fund të sezonit, por

Lorenzo Insinje ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij, por së fundi mediat angleze rapor-tojnë se ka qenë Jurgen Klop ai që u ka kërkuar drejtuesve të Liverpulit të sjellin në “An-field Road” sulmuesin italian. 27-vjeçari shtatshkurtër ka gjetur veten nën drejtimin e Ançelotit, me të cilin po luan në një rol të ri, më pranë portës, ku ka treguar edhe aftësitë si goleador. Cilësitë e Insinjes për të luajtur prak-tikisht në të gjithë pozicionet e repartit të avancuar, kanë bindur teknikun gjerman të Liverpulit, që të provojë

Trajneri i Mançester Ju-najtid, Hoze Murinjo, është akuzuar nga Federata e Futbol-lit të Anglisë për përdorimin e gjuhës abuzive duke ecur drejt tunelit të “Old Trafford” pas fitores 3-2 kundër Njukasëll disa javë më parë. Federata Angleze (FA) publikoi një deklaratë sot, duke detajuar vendimin e saj dhe Murinjos i vunë kusht të reagojë deri në orën 6 paradite. “Preten-dohet se gjuha e tij në fund të ndeshjes, siç është kapur nga pamjet e transmetuara, ishte abuzive dhe/ose fyese dhe/ose e pahijshme”, citohet federata angleze. Junajtid përmbysi

për një lojtar të ri dhe me të ardhme si Barela, shumë skuadra janë gati të presin”, citohen drejtuesit e Kaljarit në mediat italiane.

nga 2-0 në 3-2 Njukasëllin dhe “Telegraph” shkroi se Murinjo mërmëriti në portugalisht, e nga përkthimi ai i quan gaze-tarët “ju bij, bush...”.

Në duelin e djeshëm kundër francezëve, të cilët luajtën pothuajse me të njëjtin for-macion që kishin në finalen e Botërorit, trajneri i Gjerman-isë Lëv aktivizoi shumë të rinj që vinin nga ekipi Shpresa, pa harruar sulmuesin e Sitit Leri Sane. Kishte bërë disa ndryshime të rëndësishme në formacion dhe në skemën taktike dhe pikërisht kjo skemë e nxori Francën nga binarët në pjesën e parë. Toni kros ishte dirigjenti, ndërsa në krah shpërthenin të rinjtë e papërmbajtshëm, që e çanë mbrojtjen franceze

Franca përmbys Gjermaninë dhe vë në rrezik pankinën e Joakim Lëvit

Mesfushori i Ajaksit dhe kombëtares së Holandës, Frenkie De Jong, po bind gjithmonë e më shumë me paraqitjet e tij, sidomos me “tulipanët”. 21-vjeçari ishte nga më të mirët në fushë edhe në triumfin 3-0 të Holandës ndaj Gjer-manisë, ndërsa të shumtë janë klubet që kërkojnë ta rrëmbejnë atë. Interes për të kanë shprehur Totenhemi dhe Barcelona, por duket se së fundi është futur në

garë edhe Mançester Siti, me Guardiolën që është i bindur ta marrë në “Etihad Stadium”. Tabloidi “The Sun” raporton se Mançester Siti po përgatit një ofertë prej 62 milionë paundësh, më e larta e shpenzuar ndonjëherë, për të blerë kartonin e De Jong. Kujtojmë që lojtari më i shtrenjtë i Sitit është fantazistit Rijad Mahrez, i cili u transferua për shumën e 60 milionë paundëve nga Leicesteri te “qytetarët”.nga krahët dhe në qendër

duke krijuar raste të shumta shënimi. Loja ishte e bukur dhe me sulme e kundërsulme nga të dy kampet, duke bërë që kjo përballje të shndërro-hej në spektakël. Në minutën e 14-të vjen një moment i dis-kutueshëm, kur topi i kthyer në zonë nga Kimiç preket me dorë nga Matuidi dhe gjyqtari akordon penallti. nga pika e bardhë godet sak-të Kros dhe shënon për Gjer-maninë, 1-0. Franca përpiqet të reagojë me Griezman, Zhirud dhe Mbape, por nuk ia del, sepse mbrojtja gjer-

Modriç: Vumë bast që Ronaldo nuk do të largohej nga Madridi

mln paund është gati të paguajë Mançester Siti që ta bëjë të vetin talentin holandez De Jong. Më herët lo-jtari që është blerë më shtrenjtë nga Siti është Mahrez

për plot 60 mln paund, që u ble nga Leicesteri dy vite më parë.62

“Gjelat” fitojnë me përmbysje 2-1 ndaj “Manshaftit”, dhe marrin të vetëm kryesimin e grupit të parë në Ligën A me 7 pikë, ndërsa Gjermania rrezikon të bjerë në Ligën B

transferimin në Angli të sul-muesit. Megjithatë, vështirë se presidenti De Laurentis do ta lëshonte sulmuesin e dashur për tifozerinë napolitane.

mane ka efikasitet dhe është e vëmendshme, ndihmuar dhe nga daljet e sigurta të Nojer. Statistikat e ndesh-jes në pjesën e parë, folën tërësisht për Gjermaninë, dhe sidomos domethënës ishte numri i korneve 5-0 dhe mbajtja e topit 61%-39% në favor të gjermanëve. Në pjesën e dytë francezët rritën presionin dhe duke parë rënien fizike të Gjer-manisë, ia dolën jo vetëm të barazonin por edhe ta fitonin takimin. Ishte pikërisht An-tuan Griezman që barazoi me kokë në minutën e 62-të, pas një krosimi perfekt nga krahu i majtë i sulmit. Goli i çliroi francezët dhe futi në kolaps gjermanët. Në minutën e 80-të vjen dhe goditja e rëndë për ekipin e Lëv, pasi ndë-rhyrja e Humels ndaj Zhirud iu cilësua e parregullt. Nga pika e bardhë e 11-metërshit Griezman u tregua i saktë dhe shënoi golin e fitores. Pra 2-1 për Francën, e cila kap kreun e grupit, ndërsa Gjermania pëson disfatën e radhës dhe vihet seriozisht në pikëpyetje pankina e trajnerit Joakim Lëv, shkarkimi i të cilit është çështje orësh.