universitetet, rama, kld

24
Vlerësimi nga Unioni Posta Shqiptare merr Certifikatën e Artë të Cilësisë në Katar MBLEDHJA E PARË E OSBE-së NË SHQIPËRI »3 EDI RAMA/ INTERVISTA Në zgjedhje do të fitojmë mazhorancën edhe pa LSI »7 Berisha: Jemi për zgjedhje të lira, Zanieri: Do t’ju monitorojmë »4-5 MBLEDHJA Në KLD PEZULLOHET GJYQTARI, LIROI VRASëSIN E KOMISARIT Prokurorisë i hapet rruga për hetime të mëtejshme. Masa ndëshkimore dhe ndaj gjyqtarëve të tjerë PëRPLASJET Tekstet shkollore të minoritetit diskriminojnë shqiptarët KTHEHET PANARITI Meta: Greqia për herë të parë i kërkoi falje Shqipërisë VETRO ENERGY Taçi: Do ulim çmimin dhe do të rritim cilësinë e karburantit »6 »8 »2 Nga ODISE PLAKU Rëndësia e vizitës së ministrit Panariti në Greqi Nga NEBIL ÇIKA Kapiteni që ngriti flamurin më 26 nëntor 1912 Nga SELAM MEZIU Zjarri mitologjik dhe realiteti shqiptar MINISTRIA E ARSIMIT RENDIT SHKOLLAT E LARTA SIPAS LICENSëS. NDDRYSHIMET MES UNIVERSITETIT, INSTITUTIT DHE SHKOLLëS Së LARTë JA CILËT KANË LICENCË DHE U NJIHET DIPLOMA UNIVERSITETET »7 Opinion »8 E SHTUNË 6 TETOR 2012 VITI VIII, NR. 2789 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com Kreu socialist flet mbi marrëdhëniet në koalicion si dhe bashkëpunimin e mundshëm me Topin dhe Spahiun »15 PRESIDENCA SHBA Rritet doza e agresivitetit, Obama nervoz Debatet e analistëve për zgjedhjen e presidentit të amerikës. Nis sulmi i ashpër ndaj kundërshtarëve »10 »11 »16-17 »4-5

Upload: gazeta-metropol

Post on 30-Mar-2016

299 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

UNiversitetet, Rama, KLD

TRANSCRIPT

Page 1: UNiversitetet, Rama, KLD

Vlerësimi nga Unioni

Posta Shqiptare merr Certifikatën e Artë të Cilësisë në Katar

Mbledhja e parë e OSbe-së Në Shqipëri »3

Edi RAmA/ intERviStA

Në zgjedhje do të fitojmë

mazhorancën edhe pa LSI

»7

Berisha: Jemi për zgjedhje të lira, Zanieri: do t’ju monitorojmë

»4-5

Mbledhja në Kld

PezuLLohet gjyqtarI, LIroI vraSëSIN e komISarItProkurorisë i hapet rruga për hetime të mëtejshme.

masa ndëshkimore dhe ndaj gjyqtarëve të tjerë

PëRPlASJEttekstet shkollore të minoritetit diskriminojnë shqiptarët

KthEhEt PAnARitimeta: Greqia për herë të parë i kërkoi falje Shqipërisë

vEtRo EnERGy

taçi: do ulim çmimin dhe do të rritim cilësinë e karburantit

»6

»8

»2

Nga OdiSe plakU

Rëndësia e vizitës së ministrit Panariti në Greqi

Nga Nebil Çika

Kapiteni që ngriti flamurin më 26 nëntor 1912

Nga SelaM MeZiU

Zjarri mitologjik dhe realiteti shqiptar

mINIStrIa e arSImIt reNdIt ShkoLLat e Larta SIPaS LIceNSëS. NddryShImet meS uNIverSItetIt, INStItutIt dhe ShkoLLëS Së Lartë

Ja cilët kanë licencë dhe u nJihet diploma

universitetet»7

opinion

»8

e shtunë6 tetor 2012Viti Viii, Nr. 2789tEl: 04 2 233 991FAx: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Kreu socialist flet mbi marrëdhëniet në koalicion si dhe bashkëpunimin e mundshëm me Topin dhe Spahiun

»15

preSideNca Shba

Rritet doza e agresivitetit, obama nervoz

Debatet e analistëve për zgjedhjen e presidentit të amerikës. Nis sulmi i ashpër ndaj kundërshtarëve

»10

»11

»16-17

»4-5

Page 2: UNiversitetet, Rama, KLD

02 E shtunë 6 tetor 2012 •

« POLITIKE

KREU I LSI-SË VLERËSON VIZITËN E KREUT TË MINISTRISË SË JASHTME NË GREQI Meta: Panariti ka kërkuar abrogimin ligji të luftës

Apel socialistëve të votojnë ligjet me 3/5: Lini mënjanë kapriçotKryetari i LSI-së Ilir Meta

vlerësoi përmes një dalje të posaçme për shtyp, vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, në Greqi, si një vizitë të rëndësishme, re-zultatet e së cilës do të kon-tribuojë vërtet për një stad të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai vlerësoi trajtimin e të gjitha atyre çështjeve të konsideruara çështje të vështi-ra dhe të mbartura nga e kalu-ara, si dhe çështje që kanë të bëjnë me progresin e marrëd-hënieve midis dy vendeve sa i takon kujdesit ndaj qytetarëve. “Dua të vlerësoj faktin e ngritjes së çështjes çame dhe

pronave të shqiptarëve në Greqi në të gjitha takimet zyr-tare. Në mënyrë të veçantë dua të theksoj rëndësinë që ka jo thjesht ngritja por edhe përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje si një hap i rëndësishëm për të forcuar në mënyrë edhe më parimore, edhe më substanciale mar-rëdhëniet midis dy vendeve. Edhe fakti që ministri Panar-iti ka kërkuar abrogimin për-fundimtar të një ligji absurd, atij të luftës me Shqipërinë, mendoj se është një tjetër hap i rëndësishëm për të larguar hijet e së kaluarës nga marrëdhëniet midis dy

vendeve”, - theksoi Meta në fjalën e tij. Të rëndësishme ai vlerësoi evidentimin e vull-netit dhe gatishmërisë së palëve për të evituar në të ar-dhmen incidente të cilat krijo-jnë shqetësime për qytetarët por edhe krijojnë mundësi për të helmuar klimën politike midis të dy vendeve sikurse janë penalizimet e padrejta në disa raste ndaj qytetarëve shqiptarë në respektimin e afateve të hyrje-daljeve nga shteti grek. Sa i takon zhvil-limeve politike në vend, Meta i kërkoi PS-së të lënë mënjanë kapriçot politike dhe të votojë ligjet me 3/5.

Përgjimet

Braçe: Procedim penal për përgjegjësit

Partia Socialiste nuk i ndaloi edhe dje aku-zat ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Deputeti i kësaj partie Erion Braçe kërkoi procedim penal ndaj zyrtarëve që kanë blerë pajisje në kundërshtim me çfarë sanksionon ligji për Shërbimin Informativ Ushtarak. “Gjithë opozita dhe çdo shqiptar pret përgjigje nga autorite-tet që ngarkon ligji me detyrimin e procedimit të menjëhershëm penal ndaj zyrtarëve përgjegjës që kanë blerë pajisjen e përgjimit dhe e kanë për-dorur atë në kundërshtim me çfarë sanksionon ligji për Shërbimin Informativ Ushtarak. Nëse kjo gjë vonon, atëherë unë do t’i drejtohem Prokurorisë me gjithë dokumentacionin përkatës që provon këtë veprimtari të paligjshme nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ish-drejtori i SHIU-t dhe të tjerë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes”, - u shpreh Braçe gjatë komunikimit të tij me mediet. Sipas ministrit Imami, Braçe duhet të kërkojë falje për shpifjet.

Tregtia e armëve

Ministri Imami: Braçe është i papërgjegjshëm

POLIÇAN - Nga Kombi-nati Mekanik i Poliçanit, ku ka qenë për të inspektuar procesin e demontimit, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u është përgjigjur akuzave të socialistit Erion Braçe, duke thënë se deklaratat e tij janë të papërgjegjshme. “Gjithë sulmet që po i bëhen tregtisë së ligjshme të armëve në Shqipëri kanë një prapavijë: mbrojtja në mënyrë koshiente apo jo e interesave të vendeve të tjera në këtë tregti. Ky kombinat vetëm nga shitjet ka fituar mbi 1 milion dollarë, të cilat janë përdorur për rrogat e punëtorëve”, - tha Imami, i cili u ka bërë thirrje so-cialistëve: “Mos përsëritni atë që bëtë në vitin 2011, kur me një fushatë të pa-drejtë përgjysmuat shitjen e municioneve shqiptare. Perspektiva jonë është prodhimi me cilësinë e duhur të municioneve në këtë kombinat dhe të shit-en në një treg të hapur dhe të lirë. Unë mendoj se z. Braçe nuk i do banorët e qytetit të Poliçanit, mendoj se ai nuk do që të prodhohen municione në këtë kombinat.” S. G

ARMATIMI

“Në marrëdhëniet midis vendeve fqinje ndodhin edhe incidente, rëndësi ka trajtimi i tyre. Gjatë këtyre 100-viteve asnjëherë, të paktën mesa mbaj mend unë, pala greke nuk ka kërkuar falje për incidente të tilla. Por në këtë rast është kërkuar falje tre herë zyrtarisht pa u bërë 24 orë, gjë që do të thotë se në çdo rast ajo që ka ndodhur nuk mund të ishte diçka e organi-zuar nga autoritetet e larta të këtij vendi mik.”

Inci

dent

i

SHKAK PJESËMARRJA E KRYEMINISTRIT NË PËRURIMET E SHKOLLAVE

Kryesia e PS-së akuza të ashpra qeverisëProcesi zgjedhor në parti, kupola rozë zgjedh kandidaturat

“Të gjithë prindërit, nëpu-nësit e shtetit, mësuesit dhe drejtuesit lokalë të distancohen nga aktet e papërgjegjshme të Kryeministrit dhe të protesto-jnë në mënyrë civile ndaj kësaj pedofilie politike të Sali Ber-ishës”, - ky ka qenë apeli i ardhur dje nga kryesia e Partisë Social-iste lidhur me pjesëmarrjen në përurimet e shkollave të reja apo të rikostruktuara të Kryemi-nistrit Sali Berisha. Kështu, pas mbledhjes së zhvilluar dje kjo strukturë ka zgjedhur që të bëjë publike vetëm kundërvënien ndaj këtyre takimeve, duke lënë në hije vendimet e tjera të këtij takimi. Burime pranë selisë rozë konfirmuan se gjatë mbledhjes anëtarët e kryesisë socialiste zgjodhën kandidaturat për kr-erët e PS-së në qytetet ku pro-cesi zgjedhor në parti ka mbetur ende i pambyllur. Njëkohësisht kryesia vendosi që brenda 10 ditëve të thirret Asambleja Kom-bëtare e PS-së. Kësaj mbled-hjeje kryesia e PS-së do t’i del-egojë për miratim strategjinë elektorale me të cilën kjo parti do të zhvillojë fushatën elekto-rale për zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë përmes një deklarate të posaçme, të publikuar pas mbledhjes, kryesia e PS-së aku-zoi Kryeministrin Sali Berisha se gjatë përurimeve të shkollave ka ndërmarrë një propagandë politike. “Berisha po shkel në mënyrën më të papranueshme ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Re-publikën e Shqipërisë, neni 8 dhe neni 32, pika 4, të miratuar me konsensus jo më larg se qer-shori i këtij viti, sipas të cilave arsimi parauniversitar jo vetëm është i depolitizuar, por ndalo-het në mënyrë eksplicite dhe kategorike organizimi në këto institucione i veprimtarive par-tiake”, - thuhej në deklaratë.

Asambleja Kombëtare

Forumi do të miratojë programin dhe strategjinë e PS

Javën e ardhshme Partia Socialiste do të thërrasë në një mbledhje të posaçme Asamblenë e saj Kombëtare. Vendimi u mor dje nga kryesia e PS-së. Në këtë takim pritet që të miratohet projekti për planin e veprimit afatshkurtër dhe afatgjatë për mënyrën se si do të organizohet dhe do të funksionojë PS-ja për periudhën tetor deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky projekt, i miratuar dje në kryesi, do t’i kalojë Asamblesë Kombëtare për diskutim e më pas do të shpërndahet në të gjitha strukturat e PS-së për ta vënë në zbatim atë. Krahas me këtë strategji përfaqësuesit e PS-së do të ketë në dorë dhe programin e ri politik mbi të cilin do të përqendrohet dhe fushata elektorale e partisë më të madhe opozitare, i përmbledhur në broshurë substanciale të të gjithë tematikave që trajton, i bazuar në shtyllat kryesore në të cilat Partia Socialiste do të synojë që të bindë vo-tuesit shqiptarë për t’u rikthyer pas 8 vjetësh në pushtet.

Fushata elektorale, kryetari i PS në Elbasan

Takimet - pjesë e turit paraelektoral të Ramës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas një puaze të shkurtër ka rimarë sërish takimet e tij në kuadër të turit paraelektoral. Kështu, duke zgjedhur që bisedat e tij me përfaqësues të PS-së në rrethe të përkojnë dhe me zgjed-hjet në forumin e gruas, Rama është ndalur dje në qytetin e Elbasanit. Në qendër të takimeve me përfaqësuesit socialistë ishte pikërisht keqqeverisja. “Premtimi i duarve të pastra është kthyer në një realitet duarsh të zhytura në batakun e një korrupsioni që e bën këtë qeveri më të korruptuarën e 100 vjetve shtet shqiptar”, - u shpreh Rama gjatë takimit të zhvilluar me Forumin e Gruas Socialiste në qytetin e Elbasanit. Kreu socialist e ka vënë theksin në situatën alarmante në të cilën ndodhet vendi, ndërkohë që sipas tij korrupsioni i qeverisë sa vjen e bëhet më galo-pant. Sipas tij, qeverisja socialiste do të angazhohet që në Shqipëri të ketë drejtësi, ekuilibër social dhe gjinor.

Page 3: UNiversitetet, Rama, KLD

03• E shtunë 6 tetor 2012

»POLITIKE

Për herë të parë

OSBE vlerëson si model vendin dheKryetaren Topalli

Mblidhet për herë të parë në Shqipëri Asamble-ja Parlamentare e OSBE-së. Mbi 200 deputetë nga tri kontinente të botës ni-sin punimet e Asamblesë me temë “OSBE - pro-motore e mirëqeverisjes dhe integrimit, bazë për stabilitetin dhe sigurinë”. Nën angazhimin e Kuv-endit të Shqipërisë dhe posaçërisht të Kryetares Jozefina Topalli, ky event i një rëndësie të madhe politike dhe diplomatike organizohet në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, ku Shqipëria ka arritje të jashtëzakonshme, siç është të qenët vend anëtar i NATO-s, i lirë, pa viza në BE dhe presidente e radhës e Këshillit të Evropës. Asambleja Par-lamentare filloi punimet dhe në të marrin pjesë presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Riçardo Migliori, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier, mbi 200 deputetë nga 56 shtete të tri kontinenteve të botës, përfaqësues të trupit diplomatik etj. President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Riçardo Migliori, në çeljen e punimeve falënderoi Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë për mik-pritjen dhe organizimin e Asamblesë në Ti-ranë. “Shqipëria mban brenda vetes një forcë të jashtëzakonshme për të luajtur një rol të madh në Europë dhe brenda vetë OSBE-së”, - vlerësoi presidenti i Asamblesë. Duke e vlerësuar vendin tonë si një vend model për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare Migliori tha se Shqipëria është një tokë tolerance dhe e një lirie themelore e thelbësore fetare dhe si një prej vendeve më të izoluara të botës ajo rriti ndërgjegjen e Europës se liria na është dhuruar. Ai vlerësoi gjithashtu Kryetaren e Kuvendit si modelin e kurajës dhe të arritjeve të një gruaje politikane, edhe pse e rritur me liri të ndaluar. “Ne të mëdhenjtë dukemi të vegjël përpara këtyre modeleve”, - tha Migliori. Punimet e ditës së djeshme vijuan në dy se-sione rreth bashkëjetesës fetare, sigurisë dhe lirisë, promovimit dhe mbrojtjes së shoqërive multietnike dhe multikulturore në vendet anëtare të OSBE-së, rreth ndikimit të krizës ekonomike dhe financiare etj. Asambleja parlamen-tare e OSBE-së do t’i vijojë punimet edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër me të tjera çështje.

ASAMBLEJA Presidenti i Asam-blesë Parlamentare të OSBE-së, Riçardo Migliori, foli për zhvillimet që vendi ynë ka pësuar që nga anëtarësimi në OSBE në vitin 1991. “Shqipëria ka treguar e ka dëshmuar zhvil-lime të prekshme për sa i përket demokra-tizimit, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Kryemin-istri Berisha duhet të jetë krenar, sepse ka kontribuuar në një mënyrë të jashtëza-konshme së bashku me politikën e këtij vendi për arritjen e kësaj mrekullie: të një Shqipërie të re, moderne e demokra-tike”, - tha Presi-denti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Pre

side

nti

Sekretar i Përgjith-shëm i OSBE-së, Lamberto Zani-eri, falënderoi për mikpritjen Kuvendin e Shqipërisë dhe Kryetaren Topalli për organizimin e këtij eventi. Ai tha se Shqipëria luan një rol shumë aktiv në OSBE dhe nismat e saj dhe me këtë rast vlerësoi institucionet shqip-tare për bashkëpun-imin efikas. Duke iu referuar temave të punimeve të Asamblesë, Sekretari i Përgjithshëm tha se mirëqeverisjes dhe integrimi janë çështje prioritare të axhendës së punës së OSBE-së dhe në këtë pikë ai theksoi rolin parësor të të gjithë parlamen-tarëve të Asamblesë.

Am

basa

dori

Kryeministri Berisha tha se në 100-vje-torin e Pavarësisë mbajtja e sesionit të Asamblesë Parla-mentare të OSBE-së në Shqipëri përbën një perlë në kurorën e këtij 100-vje-tori. Ai theksoi se OSBE-ja ka qenë për Shqipërinë një partner i shkëlqyer, që ka dhënë një kontribut thelbësor në promovimin dhe zhvillimin e demokra-cisë në vendin tonë. “E themeluar mbi parimin më të rëndësishëm të lirive dhe të drejtave njerëzore, mbledhja juaj këtu përbën dëshmi të një suksesi të madh të kësaj organizate në mbrojtjen e këtij parimi universal”, - tha Berisha.

Kry

emin

istr

i

KRYEMINISTRI PRET SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË OSBE-së

Berisha: Procesi i 2013-s i lirë. Zanieri: Do t’ju mbështesim

Albana Lika

Kryeministri Berisha ga-rantoi dje Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së

Lamberto Zanieri se qeveria që ai kryeson do të zhvillojë zgjed-hje të lira dhe të ndershme në pranverën e vitit të ardhshëm. Pas takimit që pati me amba-sadorin e OSBE-së, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të hapjes së sesionit të vjeshtës të Asam-blesë së Përgjithshme të OSBE-së, Kryeministri nuk iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë konkluzioneve të raportit të ambasadorit Eudgen Volfart për zhvillimet në vendin tonë, por kërkoi ndihmën e organizatës së tij për procesin e 2013-s. “Lidhur me raportin e OSBE-së për zgjed-hjet komenti im është: Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Unë e bazoj këtë në një vendosmëri të madhe të qeverisë për të bërë gjithçka që ka në dorë, dhe ka jo pak në dorë, për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Unë e bazoj këtë në interesin jetik të opozitës për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm”, - tha numri një i qeverisë shqiptare. Sa i takon kërkesës për ndihmë, Berisha tha: “Unë i kërkova Sekretarit të Përgjithshëm që të bëjmë çdo gjë për të mbështetur praninë e saj në Tiranë, ODIHR-in dhe Asamblenë Parlamentare, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri të jenë zgjedhje që plotësojnë tërë-sisht standardet ndërkombëtare të OSBE-së.” Për këtë shefi i ekzekutivit mori mbështetjen e pakursyer nga mysafiri i tij Za-nieri. “OSBE-ja, prezenca e saj në Shqipëri, mbetet e gatshme për të mbështetur rritjen e një angazhimi midis forcave politike

dhe e vendosur të mbështesë procese të tjera, siç janë zgjed-hjet e ardhshme, për shembull”, - tha Zanieri. Për sa i përket rolit të prezencës së OSBE-së në Sh-qipëri ambasadori vlerësoi an-gazhimin e OSBE-së në një sërë suksesesh të arritura në shumë fusha. Në këtë kontekst ai për-mendi edhe çështje të tjera që ende duhen adresuar, si për shembull, në fushën e shtetit të së drejtës, si dhe vazhdimi i

një dialogu të mëtejshëm poli-tik. “Sa u përket problemeve me shtetin e së drejtës, këto janë probleme që hasen jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shteteve të tjera pjesëmarrëse të OSBE-së, ku të gjitha këto vende duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme për reformimin e sektorit të drejtësisë. Unë kam kontakte të vazhdueshme me komsion-erin Fyle, me qëllim që të ndi-hmojmë qeverinë në procesin

TOPALLI U PREZANTON SHQIPËRINË 200 DEPUTETËVE

Krenare që Asambleja Parlamentare e OSBE-së për herë të parë zhvillon punimet në vendin tonë, Kry-etarja Topalli shfrytëzoi rastin për t’u prezantuar deputetëve të 56 vendeve jo vetëm sukseset e Shqipërisë postdiktaturë, por dhe vetë vendin tonë të bukur. Për këtë kryeparlamentarja kishte menduar të organi-zonte një ekspozitë modeste të traditës shqiptare, shfaqjen e një filmi të shkurtër me titullin “Të drejtët”, që tregonte se si Shqipëria para dhe gjatë Luftës së II Botërore u bë streha e shpëtimit të hebrenjve. “Jam e emocionuar dhe nuk mund ta fsheh se do të doja shumë që ju të njihnit përtej kësaj salle më afër këtë vend të bukur, të vogël, të cilin shumë prej jush e vizitojnë për herë të parë. Do të isha e gëzuar nëse do të gjenit kohën për të parë edhe bregdetin tonë, edhe trashëgiminë kulturore mijëravjeçare”, - tha Topalli.

e saj integrues”, - u përgjigj ai. Sa për reformimin e OSBE-së Zanieri tha se do të vazhdohet sikurse deri tani “të rishikojmë strukturën dhe aktivitetet e OSBE-së, në mënyrë që ajo çka ajo bën të jetë një vlerë e shtuar për vendin”. Ambasa-dori Zanieri u prit dje edhe nga Presidenti i Republikës, Bujan Nishani dhe ministri i jashtëm, Edmond Panariti dhe kryepar-lamentarja Topalli.

Kryeministri Berisha nuk ndau të njëjtin vlerësim ashtu si edhe OSBE sa i takon kulturës së ndëshkueshmërisë në vendin tonë. Në përgjigje të interesit të medias, ai tha se ka një rekord shumë të qartë të luftës kundër korrupsionit. “Në rast se reformat kanë pasur një sukses të pamo-hueshëm, në themel të këtij suksesi ka qenë e mbetet lufta kundër korrupsionit. Ndërkohë janë penalizuar me qindra zyr-tarë të rangjeve nga zëvendësministër, në punonjës të institucioneve. Ndaj jam i vendosur që kjo luftë e betejë të shkojë më tej, me vendosmërinë më të madhe. Një gjë është e sigurt, që çfarëdo të themi për sistemin e drejtësisë, për institu-cionin e akuzës, zgjidhje tjetër përveç reformave e reformimit nuk ka e nuk mund të ketë”, - tha kryeministri Berisha.

KO

RR

UP

SIO

NI

Partitë politike duhet të nxitojnë që të konstituojnë KQZ-së. Apeli ka ardhur nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Vollfart, i cili vlerëson se ngutja për këtë proces lidhet me nevojën për të trajnuar njerëzit që do të administrojnë zgjedhjet e 2013-ës. “Do të kishte qenë shumë më mirë të ishin respektuar afatet. Por kjo tashmë ka ndodhur. Ajo që është më e rëndësishme tashmë, është që të ndiqen rregullat që këtej e tutje, në mënyrë të shpejtë por dhe të sigurt. Sepse do të ketë rëndësi shumë kjo gjë për trajnimin e anëtarëve të KQZ-së dhe komisonerëve të niveleve të tjera”, - deklaroi Volfart gjatë një prononcimi për mediat. Sa i takon kandidaturave për kreun e institucionit, am-basadori e sheh si ogur të mirë vendosjen në duart e një gruaje të drejtimit të tij.

KO

NST

ITU

IMI

Page 4: UNiversitetet, Rama, KLD

04 E shtunë 6 tetor 2012 •

« INTERVISTË

KREU I SOCIALISTËVE NË “VIZION PLUS”, FLET PËR STRATEGJINË E FUSHATËS ELEKTORALE

Rama: Fitojmë edhe pa koalicion me LSI

Në një intervistë të dhënë për “Vizion Plus” në emisionin e Al-fred Pezës, kryetari i PS-së, Edi Rama, ka theksuar se nuk do t’i lutet kreut të LSI-së Ilir Meta për një koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke iu referuar rezultateve në disa

zona ku PS-ja garoi pa LSI-në, Rama tha se so-cialistët i kanë të gjitha mundësitë që të fitojnë mazhorancën e duhur për zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetër, ai u shpreh i hapur për ato parti që do të kërkojnë koalicion me PS-në, por shtoi se partia e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi nuk do të pranojë kurrsesi të kalojë me forcat e majta, pasi ajo i ka rrënjët te PD-ja.

- Kur pritet të konstituohet KQZ-ja?- Fatkeqësisht, e gjithë procedura e ndjekur

nuk ka qenë e bazuar në ligjin e miratuar bashkërisht dhe pjesa më flagrante e procedurës ka qenë futja me votën e shumicës e dy kandida-turave që nuk plotësonin as kriteret, ndërkohë që ligji është shumë i qartë dhe ka kritere strikte për këtë rol. Megjithatë, në kushtet kur është e rëndësishme që KQZ-ja të fillojë punë një orë e më parë duke u riformatuar, ne kemi mbajtur një qëndrim shumë të thjeshtë për ato katër kandi-datura, që për ne janë të tëra me probleme, kemi skartuar sipas ligjit, se ishin tërësisht jashtë kritereve.

- Mos keni rënë pre e një taktike të ndjekur nga PD-ja në këtë rast?

- Nuk është çështje kurthi, sepse në ligj pro-cedura është e ndërtuar e tillë që kryetari i takon vullnetit të shumicës. Dhe kjo është normale, them unë, pavarësisht se shumica e këtushme është një shumicë që nuk ka asnjë legjitimitet moral, pasi ka dalë nga votat e vjedhura. Ajo çka bënë pala tjetër, përkatësisht opozita, skarton dy kandidatura dhe lë dy nga ato katër që mbeten në fund.

- Në fund votohet njëra nga këto të dyja?...

- Ne nuk do të marrim pjesë në atë votim pikërisht sepse e gjithë procedura ishte me shkelje të vazhdueshme të vetë ligjit. Nuk ka asnjë arsye për ne të marrim pjesë në kurorëzi-min e kësaj procedure.

- Pra, do të bojkotoni?- Nuk do të bojkotojmë, por nuk do të marrim

pjesë në procesin e votimit. Është vullnet i shu-micës, le të bëj ç’të dojë.

- Meqë po flasim për reformat e parla-mentit, një prej tyre është dhe reforma për parlamentin. Berisha ka pranuar barazinë mes kohës së fjalës në parlament. Ka një pikë tjetër që lidhet me votimin e dekreteve në mënyrë të fshehtë. Tërhiqeni ju nga kushti i vënë për votimin e dekreteve?

- Së pari, kam dëshirë të sqaroj se fjala “kusht” nuk është pjesë e kulturës sonë opozi-tare. Ne nuk vëmë kushte, ne shtrojmë prob-leme, paraqesim propozime edhe në formën e pikave, por këto nuk janë kushte. Saliut i pëlqen t’i quaj kushte dhe pastaj të sillet siç është sjellë dhe me këtë aspekt të reformës parla-mentare, ku në mënyrë të vazhdueshme e ka dezinformuar opinionin publik dhe e ka bllokuar reformën. E ka bllokuar reformën me pretendimin se opozita donte t’i mbyllte gojën, ndërkohë që këto dy pika të mbetura kanë pasur të bëjnë me dy kërkesa: e para, për të garantuar barazinë në trajtim të kryetarit të shumicës me atë të paki-cës, jo të Saliut me Gramoz Ruçin, por të krye-tarit të shumicës dhe opozitës sot dhe nesër, kur ne do të jemi në qeveri; dhe e dyta ka të bëjë me votën e fshehtë për dekretet. Në rastin e parë, pra atë të kohës, ne nuk kemi pranuar asnjë lloj rishikimi të pozicionit tonë, sepse ky është një standard në të gjitha vendet e BE-së. Në rastin e dytë nuk kemi të bëjmë me një standard në të gjitha vendet e BE-së. Ka edhe ndonjë vend që e ka të hapur votën për dekretet. Në këto kushte,

ne pranojmë që për hir të përfundimit të kësaj reforme dhe për hir të procesit të integrimit të votojmë reformën me këto ndryshime të fundit. Kështu përmbyllim një proces që do të krijojë kushtet që parlamenti të funksionojë në mënyrë demokratike, por kjo do të jetë e garantuar vitin e ardhshëm, kur ne të kemi pushtetin.

- A është në rrugën e zgjidhjes problemi i qarkut të Fierit?

- I takon palës tjetër të lëshojë rrugën që ka zënë për Partinë Socialiste dhe të aleatëve tanë, që të administrojnë qarkun e Fierit sipas vullnetit të 300 mijë zgjedhësve.

- Do ta votoni ligjin për Gjykatën e Lartë pa u zgjidhur çështja e Fierit?

- Jo, jo, në asnjë mënyrë! Dhe për asnjë arsye, sepse nuk ka asnjë arsye më madhore se kjo, nuk ka një moment më kyç se ky për të shtruar këtë problem, ligji në letër dhe ligjshmëria në realitet. Një ligj në letër për të përmirësuar punën e Gjykatës së Lartë dhe ligjshmëria në realitet, ku qeveria, që kërkon votën tonë për ligjin në letër, nuk pranon të zbatojë një vendim të Gjykatës së Lartë. Dhe përfytyroni se bëhet fjalë për gjykatat e nënshtruara përgjithësisht ndaj vullnetit të pushtetit të Saliut! Kur tërë këto gjykata kanë dhënë vendime në favor të PS-së, mendoni se sa flagrante është ajo që bënë pala tjetër! Është thjesht marrje peng e institu-cionit të qarkut, i godinës së qarkut dhe ndalimi forcërisht i hyrjes së njerëzve që mandatin ua ka dhënë populli.

- Gjithmonë është diskutuar kontributi i ndërkombëtarëve në Shqipëri, duke filluar nga zgjedhjet e 2009-s, të 2011-s apo 21 janari e me radhë. Sa të kënaqur jeni me ndërkombëtarët?

- Besoj se ajo çka kam shkruar edhe në librin tim mbetet sot e gjithë ditën e vërtetë. Komu-niteti ndërkombëtar në Shqipëri ka pasur orë më të mira. Por, nga ana tjetër, kjo nuk lidhet thjesht me komunitetin ndërkombëtar, lidhet edhe me vullnetin e qeverisë për të dëgjuar dhe me qasjen e atyre që qeverisin apo të atij që qeveris ndaj vetë procesit të demokratizimit dhe modernizimit të integrimit të Shqipërisë. Sepse, në fund të fundit, duhet të jemi shumë realist: ndërkombëtarët nuk janë këtu për të qeverisur Shqipërinë apo për të bërë opozitën ndaj qeverisë, ndërkombëtarët janë këtu për të ndihmuar dhe mbështetur Shqipërinë. Sigurisht, edhe vetë Zoti thuhet se thotë “më ndihmo që të ndihmoj”, e jo më pastaj miqtë dhe partnerët mund të na ndihmojnë më shumë, sa më shumë t’i ndihmojmë ne ata.

- Sa nga ata që sot janë deputetë të PS-së nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm?

- Tani që po flasim nuk ka arsye për të pasur asnjë prej tyre jashtë listës, sepse deri në fund secili ka jo vetëm mundësinë për t’u afirmuar, por edhe të drejtën që të afirmohet.

- Nard Ndoka iku te Berisha...- Nuk dua të bëj komente për këtë. Kemi pas-

ur një periudhë marrëdhëniesh edhe njerëzore, edhe miqësore dhe politika nuk mund të jetë një arsye për t’i cenuar marrëdhëniet njerëzore, por besoj se nuk do ta cenojë marrëdhënien njerë-zore dhe miqësinë duke thënë se Nard Ndoka ka bërë një batutë që është unikale: “Duke qenë se opozita nuk ishte efiçente në luftë kundër opoz-itës, unë shkova me Berishën”. Kjo është unikale dhe flet shumë.

- Mos do ta kompensosh këtë largim me ardhjen e Nikollë Lesit? Ai ka deklaruar se do të kthehet në origjinë, pra tek e majta?

- Rruga e Nikollës drejt origjinës është një rrugë që as e shpejton dhe as e ndal kush.

- Spartak Ngjela a është duke shkuar drejt Bamir Topit, siç flitet?

- Nuk e di, por di që jemi aleatë dhe partnerë. E çmoj për rezistencën e tij të fortë opozitare dhe besoj se përpara se të vendoste të shkonte te Bamir Topi duhej të ishte më shumë sesa i

Page 5: UNiversitetet, Rama, KLD

05• E shtunë 6 tetor 2012

»INTERVISTË

sigurt se ku do shkonte Bamir Topi pas zgjedhjeve.

- Po paralajmëroni një rezultat negativ për Bamir Topin?

- Jo, jo, unë e kam thënë dhe e përsëris: mendoj që Bamir Topi vjen nga e djathta, është i lidhur pazgjidh-shmërisht me të djathtën dhe ka më shumë arsye të besoj se pas zgjed-hjeve do të ishte i gatshëm që të rib-ashkohej me atë pjesë të kalbëzuar të së djathtës, që sot i është kundërvënë, sesa të bënte një zgjedhje tjetër. Dhe në këtë pikë nuk besoj se do të kishte me vete Spartak Ngjelën.

- Pra, po thoni se është më afër me ju pas zgjedhjeve sesa?...

- Jo, jo, po them të kundërtën.- Me Vangjel Dulen si i keni mar-

rëdhëniet?- Shumë mirë.- Me sa vagonë do të jetë treni

socialist në zgjedhjet e 2013-s?- Unë mendoj se PS-ja ka ende

shumë rezerva të pashfrytëzuara ash-tu siç duhet në trupën zgjedhore dhe aleatin më të fortë ka pikërisht këtë potencial, në rast se arrin ta kthejë në aleat: potencialin e shumë zgjedhësve, që kanë nevojë të na dëgjojnë më shumë, të na kuptojnë më mirë dhe të na besojmë më shumë për të mundur të na bashkohen.

- Një nga telenovelat e politikës së Tiranës është ajo e marrëd-hënieve me Ilir Metën. Ka diçka tjetër për të thënë në këtë pikë?

- Thjesht kemi vendosur një komu-nikim normal në kuptimin e një komu-nikimi formal. Një gazetar në Bruksel më tha se u takuam si parti simotra. Unë i thashë: “Jo, u takuam si dy parti komshije, ne në një anë të rrugës, që është trotuari i opozitës, dhe LSI-ja në anën tjetër të rrugës, që është trotuari i qeverisë.”

- Ka dhe një mit urban, i cili qarkullon dhe te mbështetësit tuaj, sipas të cilit PS-ja dhe e majta nuk kthehen dot në pushtet pa një koalicion me LSI-në?

- Ju e quani “mit”, ndërsa unë do ta quaja “një qasje e gabuar”. Më lejoni të jap pak shembuj, se janë shembuj që ndihmojnë: PS-ja bashkë me LSI-në në Durrës fitoi me afro 300 vota më 2007-n dhe pa LSI-në fitoi me më shumë se 3 mijë vota më 2011; PS-ja bashkë me LSI-në në Elbasan fitoi me kutinë e fundit më 2007 dhe fitoi me mbi 5 mijë vota në vitin 2011; PS-ja bashkë me LSI-në nuk fitoi dot as në Laç, as në Kavajë, madje as në Mal-lakastër dhe as në Tepelenë, ndërsa më 2011-n pa LSI-në i fitoi këto dhe më shumë se këto. Ka një arsye në këto fitore.

- Që është?- Në dy vjet PS-ja në këto territore

arriti që të krijojë një sinergji fantas-tike mes betejës politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një organi-zimi njerëzor për të përfshirë në pro-cesin zgjedhor shumë më tepër njerëz dhe shumë nga ata njerëz që nuk ishin përfshirë më parë. Prandaj ja ku është ajo që unë thashë më parë se, nëse ne do të kthejmë sytë dhe do të dëgjojmë me vëmendje dhe do t’u flasim me pa-sion politikë dhe me vendosmëri për të ardhmen shumë e shumë shqiptarëve që nuk duan më t’i dëgjojnë zërin dhe as t’i shohin bojën kësaj qeverie, por që kanë ende dyshime të arsyeshme lidhur me çka mund të bëjmë ne, atëherë pa dyshim që ne do të jemi fitues bindës të zgjedhjeve të ardh-shme dhe nuk kemi arsye për t’u futur në dilema të tilla. Dua ta them një herë e mirë se ne do t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme si opozitë me frontin opozitar dhe me këdo që do të jetë në opozitë. Dhe as nuk do të presim kënd, aq më pak pastaj nuk do t’i lutemi kujt të bashkohet me ne. Kush do që të bashkohet, vija e frontit opozitar është e hapur dhe ne nuk vëmë kushte për

askënd. Nga ana tjetër, asnjë forcë nuk e kushtëzon fitoren tonë përveç forcës sonë të brendshme.

- E paskeni ndarë mendjen për të mos qenë në koalicion me LSI-në?

- Unë kam ndarë mendjen se do t’i fitojmë zgjedhjet. Dhe kam ndarë mendjen se ne mund dhe do t’i fitojmë zgjedhjet duke pasur si gravitet të betejës sonë Partinë Socialiste, elektoratin socialist dhe progresist, sh-qiptaret dhe shqiptarët që pavarësisht nëse janë apo jo socialistë, janë të dëshiruar për një ndryshim dhe për të vënë në provë këtë forcë të re politike.

- Edhe me ndihmën e Frymës së Re të Bamir Topit dhe të AK-së të Kreshnik Spahiut?

- Fryma e Re e Bamir Topit është një PD e re. Sesa e madhe është, këtë do ta tregojë procesi zgjedhor dhe vota. E kam thënë dhe e përsëris: vija e frontit opozitar është e hapur. Për mendimin tim, këtu nuk jemi në një sistem demokratik normal, ku ka vend edhe për forca që rrinë në mes. Forcat që rrinë në mes nuk janë asnjë garanci për votuesin opozitar, ndërkohë që Bamir Topi dhe Fryma e Re mund të jenë një garanci për votuesin e djathtë që është i zhgënjyer apo dyshues për-ballë këtij bataku korrupsioni, por që nuk e këput dot kërthizën me të djath-tën për t’u hedhur, siç janë hedhur guximtarë të djathtë si Spartak Ngjela, në një vijë të qartë fronti opozitar me këtë pushtet, që nuk është një qever-isje politike, por një regjim.

- Si maksimalizohet vota opozitare, duke u bërë të gjithë bashkë apo duke e futur FRD si sanduiç në mes?

- Eksperienca e vitit 2005, por edhe ajo e vitit 2009, sidomos kur kishte një forcë që nuk ishte as me njërin as me tjetrin, se i donte të dyja jashtë loje, tregoi se nuk përbën pikë referimi të sigurt për ata që janë opozitarë dhe që duan me çdo kusht rotacionin dhe ndryshimin politik. Por është po kaq e rëndësishme që, sido-qoftë, një PD e re, një forcë mirëfilli e djathtë, që nuk këput dot kërthizën nga e djathta e vjetër e partisë së vjetër të PD-së, është krijuar dhe po i flet atij elektorati për disa të vërteta që ai elektorat ka nevojë t’i dëgjojë. Edhe për Aleancën Kuqezi besoj se sh-trohet i njëjti problem. Çfarë pozicioni do të marrin sot dhe çfarë garancish japin se nesër nuk do të bëjnë atë kapërcimin e madh e t’i lënë me gisht në gojë ata që do t’i votojnë për të larguar Saliun, nëse i shohin në prerin e Saliut?

- Pra, ju po thoni se më e sigurt dhe më e qartë fitorja do të ishte një front i gjerë opozitar bashkë me Topin dhe AK-në?

- Unë nuk vë në dyshim fitoren tonë, dhe këtë nuk e them për kon-sum. Jam i bindur në fitoren e PS-së dhe aleatëve të saj. Në rast se më pyetni se cili është qëndrimi ynë për këto dy forca, unë jua përsëris se të dyja këto forca janë forca të lindura djathtas për arsye të njohura dhe që duhet të japin garanci të plota karshi elektoratit opozitar për atë që do të bëjnë me votën që do të marrin. Nga ana tjetër, duke thënë se edhe këto dy forca janë plotësisht të pranuara, nëse rreshtohen në vijën e frontit tonë opozitar, them nga ana tjetër se abso-lutisht janë në interes afatgjatë të së djathtës, por janë forca të djathta dhe nuk japin asnjë lloj garancie për fitoren duke qëndruar në një pozicion evaziv.

- Është një lloj ftese kjo?- Unë kam qenë qysh ditën e parë

i hapur për këtë proces të një fronti të madh opozitar. Por, nga ana tjetër, e përsëris se fitorja e këtij fronti nuk do të varet nga asnjë nga ato forca. Fitorja është e sigurt, por do të ishte një fitore edhe më e gjerë.

Marrë me shkurtime nga emi-sioni “Debat” në “Vizion Plus”

Page 6: UNiversitetet, Rama, KLD

06 E shtunë 6 tetor 2012 •

« EKONOMI

Aktivitet për 20-vjetorin

Parashikimi i BB-së: Rritja ekonomike e Shqipërisë 1 %

Ndryshe nga Fondi Monetar Ndërkom-bëtar, Banka Botërore është më optimiste për sa i përket rritjes ekonomike të Sh-qipërisë, duke e vlerësuar me rritje 1 për qind për vitin 2012. Në një aktivitet më rastin e 20-vjetorit të bashkëpunimit mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë institucioni financiar vlerëson se, edhe pse në kohë krize, Shqipëria shënon ritme pozitive të rritjes ekonomike. Deklaratat u bënë në Tiranë nga Jane Armitage, drejtoresha e kësaj banke për Evropën Juglindore, e cila theksoi se në vend u ruajt rritja ekonomike, megjithëse kriza reduktoi të ardhurat nga emigrantët dhe eksportet. “Kriza ekonomike globale me epiqendër në Europë është ende subjekt i pasig-urisë në rritje. Shqipërisë, si fqinjët e saj, do t’i duhet të zhvillojë strategji të mëtejshme për të nxitur rritjen, për të ndërtuar kapitalin njerëzor dhe për të siguruar një rrjet të besueshëm të asist-encës sociale për shumicën e njerëzve vulnerabël”, - deklaroi Armitage. Sipas saj, Shqipëria është një nga vendet e para në Europë që ruajti ritme pozitive të rritjes me 3.3 për qind në vitin 2009 për shkak të ekspozimit të kufizuar në tregjet financi-are ndërkombëtare dhe falë një politike fiskale ekspasioniste. Por pavarësisht këtij optimizmi, Armitage gjithsesi i kërkon qeverisë të jetë e vëmendshme, pasi kriza reduktoi remitancat dhe eksportet që çoi në moderimin e rritjes dhe të ardhurave fiskale. Perspektiva e rritjes ekonomike për vitin 2012 llogaritet të jetë me rreth 1 për qind, kryesisht për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të mjedisit të jashtëm. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili falënderoi këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar për ndërtimin e ekonomisë shqiptare pas daljes nga sistemi diktato-rial. “Ekspertiza e tyre, përkushtimi i tyre, universi i reformave, të për të cilat këta u bënë promotorë së bashku me autoritetet shqiptare, u shndërruan në faktorë kryesorë të transformimit epokal të Shqipërisë”, - deklaroi Berisha. Ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode, duke u ndalur te procesi i privatizimeve theksoi se ky proces ka sjellë një fluks të kapitalit të huaj. “Programi i guximshëm i privatizimeve strategjike i ndërmarrë nga qeveria edhe përgjatë kësaj periudhe së krizës globale solli një fluks të konsiderueshëm të kapitalit të huaj, duke rritur në mënyrë të ndjeshme produktivite-tin dhe efiçencën në sektorë kyç të ekono-misë sonë”, - u shpreh Bode. Ky aktivitet është përshëndetur edhe nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Etore Sekui.

Banka Botërore vlerëson se paratë e

privatizimit të kompanisë “Albpetrol”

duhet të përdoren për të shlyer detyrimet

e prapambetura dhe për të ulur borxhin

publik, pasi mosshlyerja në kohë e detyri-

meve ndaj shoqërive kontraktore është

një sinjal negativ për investitorët e huaj.

PREZANTOHEN AKSIONERËT E KONSORCIUMIT QË BLEU ALBPETROLIN

“Vetro Energy”: Ulim çmimin e naftësRezart Taçi aksioneri më i madh, 51 për qind të aksioneve

Konsorciumi “Vetro En-ergy”, që bleu kompaninë e naftës “Albpetrol”, do

të ketë si synim kthimin e Shqipërisë në qendrën e en-ergjisë në rajon si dhe uljen e ndjeshme të çmimit të kar-buranteve për qytetarët shqip-tare. Pas vendimit të qeverisë për shpalljen fituese të kompa-nisë “Vetro Energy” në tender-in për privatizimin e Albpetrolit janë prezantuar dje në Tiranë aksionerët e konsorciumit “Vetro Energy”, që është i për-bërë nga dy kompani: “Silkroad Equity” me 49% të aksion-eve, president i së cilës është Matheu Roszak; dhe “Ypo Hold-ings” me 51% të aksioneve, me president biznesmenin e naftës shqiptare Rezart Taçi. “Vetro Energy” ka fituar ten-derin për privatizimin e kompa-nisë “Albpetrol”. “Ne paraqitëm një ofertë impresionuese dhe premtojmë se do të punojmë shumë për të rritur potencia-lin e Albpetrolit. Ne erdhëm me disa konsiderata për Shqipërinë. Këtu ka sistem politik të qën-drueshëm. Shqipëria është anëtare e NATO-s, ndodhet në një pozicion gjeostrategjik të rëndësishëm, pasi këtu ndër-thuren projektet e transmetimit të gazit. Albpetroli do të zgjerojë aktivitetin e tij në Europën Lin-dore dhe Ballkan, duke e bërë Shqipërinë qendër energje-tike”, - deklaroi Matheu Roszak, president i kompanisë “Vetro Energy”. Kompania fituese veç ofertës prej 850 milionë euro që ofroi për 100 % të aksioneve të Albpetrolit, në pesë vjetët e ardhshëm do të investojë 220 milionë dollarë. “Grupi ynë në këtë projekt plotëson ciklin e tij të biznesit, ose siç thuhet ndry-she në terminologjinë e fushës, integrohet vertikalisht, që do të thotë se nxjerr, rafinon dhe shet te konsumatori fundor. Nëpërm-jet këtij integrimi konsumatori shqiptar do të marrë produkt sh-qiptar e me kosto të ulët. E dyta, përfitojnë punonjësit shqiptarë, sepse nëpërmjet rafinerimit në industrinë vendase të naftës, që janë pasuri kombëtare, do të sjellë të ardhura shtesë edhe për ta. Së treti, do të përfitojë ekonomia shqiptare nëpërmjet hapjes së mundësive për indus-trinë mbështetëse dhe rritjes së të ardhurave nga taksat, që de-rivojnë nga përpunimi në vend i naftës bruto”, - deklaroi Rezart Taçi, përfaqësues i “YPO Hold-ing”. Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave shpalli zyrtarisht kompaninë “Vetro Energy” fitu-ese të tenderit për privatizimin e kompanisë shqiptare të naftës “Albpetrol”. Kompania kishte of-ruar 850 milionë euro për bler-jen e Albpetrolit dhe pak ditë më parë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë e kishte vlerësuar atë të parën në renditje, duke i dhënë pikët maksimale. Ndër-kohë qeveria ka vendosur një kusht, sipas të cilit pagesa do të bëhet me një këst të vetëm.

Qeveria shpall zyrtarisht fituesin

Kryeministri Berisha firmos vendimin për privatizimin e Albpetrolit

Kryeministri Berisha firmos vendimin për miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit të tenderit për privatizimin e shoqërisë së vetme shqiptare për nxjerrjen e naftës “Albpetrol”, sh.a, Patos, duke shpallur kandidatin “Vetro Energy PTE. Ltd” fitues të procedurës së tenderit. Ky vendim përbën një

zhvillim shumë të rëndësishëm në thellimin e mëtejshëm të reformave ekonomike nga kjo qeveri, e cila ka si përcaktim kryesor të politikave ekonomike privatizimin. Shqipëria është vend i privatizimeve të mëdha dhe ajo disponon aktualisht fushën më të madhe të naftës në Evropë. Si e tillë, është në inter-esin më të mirë të vendit menaxhimi

sa më efiçent i burimeve ekzistuese në fushën e hidrokarbureve, por edhe i kërkimit të burimeve te reja. Privatizimi në fjalë synon para së gjithash dhe mbi të gjitha rritjen e efiçencës eksploruese të vendit, duke e koncesionuar këtë në një kompani private. Në të gjithë këtë proces qeveria ka si qëllim madhor të saj shfrytëzimin sa më efiçent të potencialeve të vendit në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që pasuritë e fjetura të nëntokës të shndërrohen në vlera monetare dhe punësimi për këta qytetarë.

Procedurat, si do të paguhen 850 milionë euroPërpara se të bëhet pagesa totale e blerjes së kompa-nisë “Albpetrol” duhet të kalojnë disa hallka dhe qeveria duhet të plotësojë disa kushte, një ndër të cilët është inspektimi i kontratave koncesionare. “Vetro Energy” ka depozituar paraprakisht 85 milionë euro si garanci, pas nisjes së negociatave me qeverinë për kontratën do të derdhë në bankë 20 % të shumës, një vlerë prej 170 milionë euro. Brenda një jave do të nisë negocimi i kon-tratës me Ministrinë e Ekonomisë si dhe me kontratat ekzistuese, ku do të bëhen vlerësimet, certifikimet për çdo marrëveshje koncensionare që ka kompania “Albpetrol”. Pas miratimit nga qeveria trajtimi i kontratës kërkon 1-2 muaj dhe më pas do të jetë ratifikimi i kontratës në Kuvend. Ditën e bërjes efektive të saj do të bëhet pagesa, që do jetë me një këst dhe e vetme, si kusht i qeverisë. Kompania “Albpetrol” u shit përmes procesit të tenderit, ku fillimisht paraqitën ofertat 6 kompani: “Bankers Petroleum”, “Win Bussines”, “Vetro Energjy”, “Gaz Prom”, “Ecolog” dhe “Amber Shine”. Fillimisht u s’kualifikuan nga gara kompania “Gaz Prom”, pasi nuk kishte garanci, dhe “Ecolog”, pasi kompania e parë nuk ishte totalisht në rregull me kriteret e kërkuara dhe s’kishte garancinë bankare, ndërsa e dyta nuk kishte garanci oferte dhe as ofertë financiare.

Konsorciumi “Vetro Energy”, cilët janë partnerët Aksionerët e “Vetro Energy” janë “YPO Holdings” dhe “Silk Road Equity”. “Silk Road Equity” është një firmë globale investimesh me portofole të diversifikuara të kompanive publike dhe private. Dy partnerët menaxhues janë “Huddleston Energy Advisors” dhe “Home Creek Energy”, të dyja kompani me përvojë në fushën e naftës dhe të inxhinierisë gjeologjike, e para e përqendruar në analiza për naftën e gazin dhe vlerësime gjeologjike dhe e dyta një operator direkt nxjerrës i naftës dhe i gazit natyror. “Home Creek” ka për president dhe njëkohë-sisht drejtor të përgjithshëm ekzekutiv Anthony Maye. Ndërsa “Huddleston” ka si president Peter Huddleston dhe është një kompani që operon në treg që nga viti 1967. “Vetro Energy” është e certifikuar me ISO 9001, duke plotësuar kështu kërkesën bazë të ligjit për formulën e privatizimit, pa të cilën, pavarë-sisht nga shuma e lartë e ofertës, komisioni nuk mund të jepte miratimin për vijimin e saj në fazat e mëpasshme të tenderimit. Në faqen zyrtare në internet të kons-orciumit shkruhet se titullarët e “Vetro Energy” kanë punuar virtualisht në çdo bazë prodhuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Kanada, ashtu si dhe në çdo kontinent ku prodhohet gaz dhe naftë nëpër botë.

Page 7: UNiversitetet, Rama, KLD

07• E shtunë 6 tetor 2012

»SOCIALE

Emërtimet e plota dhe liçencimet e IAL-ve private sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave

Nr Emri i IAL Nr. i VKM dhe data e licencimit

1 SHLUJ "Universiteti i New Yorkut, Tiranë" VKM Nr. 397, datë 15.08.2002 2 SHLUJ "Luarasi" VKM Nr. 611, datë.11.09.2003 3 Universiteti privat "Albanian University" VKM Nr. 197, datë 10.04.2004 4 Universiteti katolik "Zoja e Këshillit te Mire" VKM Nr. 567, datë 27.08.2004 5 SHLUJ "Marubi" VKM Nr. 652, datë 30.09.2004 6 SHLUJ "Universiteti "Marin Barleti" VKM Nr. 571, datë 12.08.2005 7 SHLUJ "Universiteti Kristal" VKM Nr. 761, datë.06.12.2005. 8 SHLUJ "Justiniani I" VKM Nr. 156, datë 15.03.2006 9 ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi" VKM Nr. 274, date 10.05.2006

10 Universiteti Europian i Tiranës VKM Nr. 636, date 20.09.2006 11 SHLUJ "Justicia" VKM Nr. 671, date 27.09.2006 14 SHLUP "Wisdom University" VKM Nr. 672, date 27.09.2006 12 SHLUJ "Aldent" VKM Nr. 673, date 27.09.2006 13 SHLUJ "Medikadent" VKM Nr. 674, date 27.09.2006 15 SHLUJ "Universiteti Polis" VKM Nr. 698, date 11.10.2006 16 IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës VKM .Nr. 259, datë 27.02.2008 17 IALP "Shkolla e Larte "Epoka" VKM Nr. 281, date 12.03.2008 19 IPAL "ISSAT" VKM Nr. 466, datë 16.04.2008. 20 IP "Shkolla e Lartë Europiane për Turizmin" VKM Nr. 829, datë 04.06.2008 22 IALP "Shkolla e Lartë "Nehemia" VKM Nr. 830, datë 04.06.2008 21 IALP "Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë" VKM Nr. 1133, datë 05.08.2008 23 ShLUJ "Illyria" VKM Nr. 1360, datë 10.10.2008 24 "Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë" VKM Nr. 177, datë 19.02.2009 25 Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent & Partners" VKM Nr. 178, datë 19.02.2009 27 ShLAP "Pavarësia" Vlorë VKM Nr. 279, datë 12.03.2009 28 IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës" VKM Nr. 281, datë 18.03.2009 29 SHLUP "Vitrina" VKM Nr. 608, datë 06.05.2009 30 Kolegjet Profesionale, private "Medicom" VKM Nr. 797, datë 22.07.2009 31 Kolegji Profesional privat "New Generation" VKM Nr. 798, datë 22.07.2009 32 Shkolla e Lartë Private e Edukimit VKM Nr. 830, datë 29.07.2009 33 SHLP "Logos" VKM Nr. 1055, datë 29.07.2009 34 SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës" VKM Nr. 911, datë 26.08.2009 36 SHPAL "Universiteti Metropolitan Tirana" VKM Nr. 357, datë 12.05.2010 35 SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër VKM Nr. 392, datë 19.05.2010 37 SHLP "Universiteti Elite" VKM, Nr. 491, datë 23.06.2010 38 SHLP "Tirana Business University" VKM, Nr. 794, datë 06.10.2010 39 SHLP "Hëna e plotë" (Bedër) VKM, Nr. 286, datë 06.04.2011 40 Akademia e studimeve të aplikuara "Reald" VKM, Nr. 650, date 14.09.2011 41 Akademia Profesionale e Biznesit VKM, Nr. 651, datë 14.09.2011 42 Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës VKM, Nr. 693, datë 12.10.2011 43 Akademia e Ndertimit, Tiranë VKM, Nr. 775, datë 02.11.2011 44 SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë" VKM, Nr. 781, datë 10.11.2011

45 Akademia Pedagogjike, Tiranë VKM Nr. 894, datë 21.12.2011 46 Kolegj profesional "Argent", Shkodër VKM, Nr 137, datë 22.02.2012 47 IPAL "Kolegji Profesional i Sporteve, Fier" VKM Nr. 494, datë 01.08.2012

Legjenda e shkurtimeve: IALP: Institucion i Arsimit te Larte Privat IP: Institucion Privat IPAL: Institucion Privat i Arsimit te Larte SHLUJ: Shkollë e Lartë Universitare, Jopublike SHLP: Shkolle e Larte Private SHPAL: Shkolle Private e Arsimit te Larte

Vlerësimi nga Unioni i Përbotshëm Postar

Posta shqiptare vlerësohet meCertifikatën e Artë të Cilësisë

Mangësitë në ofrimin e shërbimeve

Invalidët e punës kërkojnëilaçe falas dhe rritje pensioni

Konsultimet në të gjitha njësitë bashkiake

Pëlqimi i qytetarëve vendimtarnë miratimin e planit urbanistik

Shërbimet e postës shqiptare marrin vlerësimin maksimal nga Agjencia e Specializuar e OKB-së (UPU). Kjo agjenci para disa ditësh, në Kongresin e 25-të që u zh-villua në Doha të Katarit, i ka dhënë Certifikatën e Artë të Cilësisë kreut të përgjithshëm të Postës Shqiptare Arqile Gorea. Ky vlerësim i Postës Shqiptare me Certifikatën e Artë të Cilësisë vjen në 100-vjetorin e Pavarësisë, që përkon edhe me 100-vjetorin e krijimit të saj. Kanë qenë vetëm gjashtë administrata postare nga 450, të cilat u vlerësuan me këtë çmim të rëndësishëm. Unioni i Përbot-shëm Postar e kishte organi-zuar ceremoninë e ndarjes së certifikatave të cilësisë sipas

Pavarësisht përcaktimeve të bëra në ligj, vetëm një pjesë e vogël e personave me aftësi të kufizuara arrijnë të marrin përfitimet sa u takon shërbimeve mjekësore apo pensioneve. Kundrejt kësaj situate invalidët e punës u kanë kërkuar dikastereve përgjegjëse që të rishikojnë skemën e ndarjes së shërbi-meve mjekësore, veçanërisht barnave. Përfaqësuesit e shoqatës së invalidëve të pu-nës bëjnë me dije se aktual-isht vetëm 2 për qind e tyre i përfitojnë medikamentet pa para, ndërsa ligji parashikon që për një pjesë të ketë edhe rimbursim deri në masën 50 %. Në kongresin e pestë të invalidëve të punës u kërkua edhe rritja e pensionit, duke

Miratimi i planit urban-istik të Tiranës do të vijë vetëm pasi të kenë dhënë pëlqimin të gjithë qytetarët. Konfirmimi është bërë nga kryebashkiaku Lulëzim Basha në seminarin e zhvil-luar dje nën moton “Rritja e pjesëmarrjes demokratike qytetare në vendimmarrjen në nivel lokal”. Basha ka vënë në dukje se prej një viti në Bashkinë e Tiranës qytetarët janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes mbi mira-timin e të gjitha projekteve të rëndësishme që sigurojnë zhvillimin e Tiranës. Sipas Bashës, të gjitha kanalet e komunikimit janë të hapura, që nga ato elektronike deri tek takimet personale dhe çdo gjë që ndodh bëhet publike. Plani

niveleve të përfituara nga administratat postare pas testit të matjes së cilësisë së shërbimit nga auditët e Post-Evropës dhe UPU-së. Në bazë të vlerësimeve të bëra certifikatat janë ndarë për 31 administrata postare në katër kategori, përkatësisht kategoria A e artë, kategoria B e argjendtë, kategoria C e bronztë dhe kategoria – niveli hyrës. “Do të thosha se ky çmim është dhe një vlerësim që Organizata Botërore e Postave u bën përpjekjeve të Postës Shqiptare për t’u integruar në familjen e madhe dhe cilësore të UPU-së, por mbi të gjitha është një pasaportë evropiane e Postës Shqiptare”, - vuri në dukje kreu i këtij shërbimi Arqile Gorea.

pohuar se janë penalizuar dhe nga rritja e pensioneve të thjeshta me 500 lekë. “Në ligj është përcaktuar se rimbur-simi i ilaçeve dhe medika-menteve për invalidët e punës jepet falas për diagnozën që kanë dhe për invalidët e pjesshëm me 50 për qind të çmimit. Kjo e drejtë respekto-het vetëm në 2% të rasteve. Shumë i rëndë është fakti që invalidët e punës janë të detyruar të paraqiten pranë autoriteteve shëndetësore çdo vit për të përsëritur KEMP-in. Me keqardhje duhet të pranoj këtu para jush se invalidët e punës shpenzojnë deri në tri pensione mujore për të bërë kontrolle për të përsëritur KEMP-in”, - thotë kreu i shoqatës Abdulla Omuri.

urbanistik është hartuar nga specialistët më të njohur të fushës dhe ka kaluar në filtrin e grupeve të interesit dhe është analizuar nga gjykimi i rreptë i botës akademike. “Parimet kryesore që kanë udhëhequr ekspertët kanë qenë drejtësia në zhvillimin e pronës dhe zgjerimi i hapësir-ave publike, pra më shumë am-biente të gjelbra, më shumë hapësira çlodhëse, më shumë infrastrukturë sociale, kopshte, shkolla dhe çerdhe. Sot ky projekt është në vazhdën e konsultimit me qytetarët e Tiranës për të marrë pëlqimin e tyre. Unë mund t’ju them se pritshmëria, por dhe entuzi-azmi me të cilin është pritur ky konsultim, është i madh”, - u shpreh Basha.

ZBATIMI I LIGJIT, VETËM 18 SUBJEKTE SHLYEJNË VULLNETARISHT GJOBAT Kontrollet kundër duhanit, 138 gjoba lokaleve

Nëse nuk shlyhet brenda 10 ditëve, paguhet me kamatë

Vetëm 18 nga 138 subjektet e ndëshkuara për moszbatimin e ligjit kundër duhanit kanë sh-lyer vullnetarisht gjobat që kanë marrë, ndërkohë për pjesën tjetër procedurat i kanë kaluar përmbarimit. Sipas ligjit, gjoba është 50 mijë lekë dhe duhet të paguhet brenda 10 ditëve, në të kundërt i kalon për ekze-kutim përmbarimit dhe paguhet së bashku me kamatëvonesën. Pavarësisht paralajmërimeve të dhëna, shumë prej lokaleve në kryeqytet vijojnë të tregohen indiferent ndaj ligjit, duke lejuar konsumin e duhanit në ambi-entet e mbyllura. Ekspertët e Autoritetit Rajonal Shëndetësor bëjnë e dije se gjatë ditëve të fundit janë shtuar inspektimet

në të gjitha lagjet e kryeqytet-it për të evidentuar dhe ndëshkuar subjektet që vijojnë t’i bëjnë rezistencë zbatimit të ligjit. Duke u ndalur te kontrollet e kryera, përfaqësuesi i shërbi-mit të higjienës pranë drejtorisë së shëndetit publik të Tiranës, Vladimir Janushi, ka bërë të ditur se që nga nisja e vitit e deri në mbyllje të muajit shta-tor janë kontrolluar mbi 4219 subjekte. Në rastet ku janë konstatuar shkelje në të pak-tën 130 bare dhe restorante, janë vendosur gjoba. Aktual-isht 18 gjoba janë pagur pranë ASHR dhe pjesa tjetër do t’i nisen për ekzekutim. Moni-torimet për zbatimin e ligjit gjatë këtij viti pohohet të jenë

më të ashpra, çka konfirmohet edhe nga penalizimet e vendo-sura për shkeljet e konstatuara. Një vit më parë u ndëshkuan vetëm 46 subjekte, ndërsa për 9-mujorin e parë të këtij viti janë ndëshkuar me gjobë plot 138 lokale e restorante, ndërkohë që janë lënë mbi 1615 procesver-bale për subjekte të tjera, në të cilat kanë konstatuar probleme. Janushi ka deklaruar se kontrol-let për zbatimin e ligjit kundër duhanit po vazhdojnë çdo ditë në kryeqytet dhe inspektorët sanitarë vendosin gjoba në ras-tet kur gjejnë tavlla duhani në tavolina në ambientet e brend-shme të lokaleve. Kontrollet do të jenë intensive edhe gjatë ditëve të pushimit.

STUDIMET NË PRIVAT, VERIFIKIMET QË DUHEN BËRË PARA ZGJEDHJES SË DEGËS

MASH orienton maturantët, ja universitetet që kanë licensën Pranvera Kola

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik 2012-2013 ekspertët e Minis-

trisë së Arsimit u kërkojnë mat-urantëve që të tregojnë kujdes maksimal në përzgjedhjen e programeve studimore private ku duan të vijojnë studimet e larta. Sipas tyre, kontrol-limi i statusit të licencës si dhe akreditimi i programeve stu-dimore janë dy këshillat bazë kundrejt të cilave maturantët duhet të jenë të vëmendshëm që t’i verifikojnë para lidhjes së kontratës me strukturat pri-vate. Jo të gjitha institucionet kanë statusin e universitetit, licensën për të ofruar stu-dime në degë të caktuara apo dhe akreditimin e kërkuar për lëshimin e diplomave të vlef-shme për tregun e punës. Për të orientuar maturantët që të rendin drejt zgjedhjeve sa më të drejta Ministria e Arsimit ka zbardhur listën e institucion-eve private të licensuara pas verifikimit të statusit të tyre gjatë muajit shtator. Listën e gjeni të detajuar në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Matu-rantët duhet ë jenë të ku-jdesshëm, pasi jo të gjitha këto institucione gëzojnë statusin e universitetit. Në varësi të li-censës, institucionet e arsimit të lartë jopublik mund të jenë universitete, akademi, shkolla të larta (SHPAL) apo kolegje dhe akademi. Universitetet ofrojnë programe të të gjitha cikleve të studimit (bachelor, master dhe doktoratë), përfshi-jnë shumë disiplina studimore dhe janë të orientuara për nga kërkimi shkencor e aplikativ. Akademitë ofrojnë gjithashtu të gjitha ciklet e studimit, por

ato janë të kufizuara në një ose dy disiplina studimore, si në atë të kulturës, të mbrojtjes apo të një profesioni të cak-tuar dhe bëjnë kërkime të ap-likuara (applied research) apo kërkime artistike (artistic re-search). Shkollat e larta ofro-jnë programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë në një sërë disiplinash, por janë kryesisht të kufizuara në mësimdhënie dhe në kërkime të aplikuara. Kolegjet profesionale ofrojnë vetëm programe studimi të ciklit të parë dhe studime pro-fesionale 2-vjeçare e janë të kufizuara në trajnim profesion-al. “Informohuni mbi programin e studimit. Kërkoni nga shkolla e lartë vendimin për licensimin e programit të studimit si dhe urdhrin e ministrit për akred-itimin e programit. Sigurohuni që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës si dhe të ketë peda-gogë të kualifikuar, me tituj “Master”, “Doktor”, “Profesor i asociuar” dhe “Profesor”, - këshillojnë specialistët. Për t’u informuar në vazhdimësi mbi statutin e licencimit apo akred-itimin e programit të studimit, drejtohuni në faqen e inter-netit të Ministrisë së Arsimit (www.mash.gov.al) si dhe faqes së Agjencisë Publike të Akreditimit të arsimit të lartë (www.aaal.edu.al).

Page 8: UNiversitetet, Rama, KLD

08 E shtunë 6 tetor 2012 •

«Deklarata e ministrit të Drejtësisë në takimin për gjykatën e Brukselit

Halimi: shqipëria respekton të drejtat e njeriutBeçaj: Janë zbatuar vendimet e kësaj gjykate edhe kundër Shqipërisë

aktualitet

itali - Policia italiane i shtoi akuzat në burg një trafikanti droge të qujtur Gazmend Ajdini, 28 vjeç. Ai u kap me disa kilogramë kokainë në shtëpinë e tij në Santa Maria Maddalena. Në rrjetin e klientëve apo konsumatorëve shqiptari ishte i njohur me pseudonimin “Heidi”. Shumica e konsumatorëve banon në Bondeno. Shpesh herë në baret e qendrës dhe në vende të tjera ata gjenin trafikantin shqiptar për t’u furnizuar

me kokainë. Hetuesit e antidrogës shkuan në Prato, ku tani mbahet “Heidi”, i cili ishte dënuar në shkallën e parë me 6 vjet në burg dhe kanë njoftuar akuzën e re, të lëshuar nga Gjykata e Ferraras me kërkesë të prokurorit. Pas kap-jes së Ajdinit, një tjetër shqiptar Ervis Myftiu që u arrestua me një kilogramë heroinë dhe një armë 7,65, në thelb kishte marrë vendin e bashkatdhetarit të tij.

Shqipëria ka dalë nga harta e shteteve me probleme në respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo u theksua dje nga ministri Halimi në workshopin me Temë “Mbi disa aspekte të implementimit të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Nivel Kombëtar”, me pjesëmarrjen e agjentëve qeveritar dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Kryesisë Shqiptare të Komitetit të Minis-trave të Këshillit të Evropës dhe në vijim të detyrimeve që rrjedhin për shtetet palë nga Deklarata e Brighton, Izmir dhe Interlaken. Në fjalën e tij mbajtur me këtë rast ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, e vlerësoi këtë takim si një mundësi e mirë për të diskutuar mbi implementimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe promovimin e

të drejtave të njeriu dhe theksoi se “Res-pektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si aspekt i qenësishëm i funk-sionimit të shtetit ligjor, përbën të vetmen rrugë ku çdo shtet duhet të hedhë hapat e tij. Shqipëria ka dalë nga harta e shteteve me probleme në respektimin e të drejtave të njeriut dhe i është bashkuar familjes së madhe të shteteve demokratike, ku të drejtat dhe liritë e njeriut përbëjnë shtyllën kryesore të funksionimit të shtetit”,-tha Halimi. Më tej ai shtoi se “Arritja e një har-monie perfekte në dialogun e hapur ndërm-jet Gjykatës Evropiane dhe autoriteteve të shteteve anëtare që merren me zbatimin e drejtpërdrejtë të detyrimeve për respek-timin e të drejtave të njeriut, kërkon kufij të qartë të marzhit të vlerësimit që i lihet në diskrecion shteteve për mënyrën se si e

aplikojnë dhe zbatojnë Konventën, në varësi të rrethanave të çështjes dhe të drejtat dhe liritë në fjalë”. Ndërkaq, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, tha se, “Gjykata e Lartë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë praktikës dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pozicioni i gjyqësorit shqiptar përkundrejt Konventës dhe jurisprudencës së GJEDNJ ka evoluar nga një mungesë totale e njohjes dhe zbatimit të tyre në një qasje shumë më të favorshme, duke shënuar një progres të dukshëm në këtë drejtim, ndonëse ende ka shumë vend për përmirësim të mëtejshëm”. Sipas saj, vendimet e GJEDNJ kundër Shqipërisë, sido-mos në rastet kur kjo gjykatë ka vendosur dhënien e dëmshpërblimit për shkeljen e të drejtës së kërkuesit, janë ekzekutuar plotë-sisht dhe brenda kohës së caktuar.

mariglen mulla

Gjyqtari që liroi nga burgu Ilir Xhakjan është pezul-luar nga puna, ndërsa

Prokuroria mund ta ndjekë pe-nalisht, pasi ai s’ka më imunitet. Ky ishte një ndër vendimet më të rëndësishme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili dje ka marrë masa ndëshkimore, “pe-zullim nga puna” ndaj gjyqtarit të Durrësit, Neritan Tabaku. Vendimi për pezullim nga puna për gjyqtarin Tabaku erdhi pas inspektimit të dosjes së lirimit nga burgu i Xhakjes nga inspektorët e KLD-së, dosje në të cilën ky institucion hasi në shkelje të ligjit, pasi gjyqtarit nuk zbardhi vendimin. Ndërkaq Ilir Xhakja gjendet pas hekurave nën akuzën për vrasjen e shefit të policisë së Shijakut, Adem Tahiri, në Sukth të Durrësit. Prokuroria kishte nisur më herët hetimet për gjyqtarin, i cili akuzohet se ka liruar Xhakjan. Sipas organit qendror të akuzës, gjykata e Durrësit e shpalli vendimin e saj për këtë çështje me numër 98, datë 9.2.2011, duke e deklaruar të pafajshëm shtetasin Ilir Xhakja për veprën penale të parashikuar nga neni 78/1 -25 dhe duke e pushuar çështjen ndaj tij për veprën penale të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal. Në seancën

antidroga në dy aksione

Bllokohen 20 kg hashash dhedisa gramë kokainë në tiranëMesditën e djeshme policia e Tiranës arriti të sekuestrojë 20 kg kanabis, si dhe ndaloi një 30-vjeçar me disa gramë kokai-në. Në aksionin e parë u vu në pranga 35-vjeçari Bardhok Bisha, i cili akuzohet dhe për vrasje. Droga ishte e destinuar për tregun e kryeqytetit, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë të përfshirë në trafik. “Gjatë ecurisë së veprimeve hetimore është bërë e mundur dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve të tjerë të implikuar si bashkëpunë-torë në këtë veprimtari kriminale, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore. Sa më sipër në kuadër të këtij procedimi, i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 20 kg Cannabis Sattiva e presuar, e cila ishte e përgatitur për shitje në tregun e Tiranës”, tha Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë së Tiranës. Ndërkohë ditën e djeshme blutë e kryeqytetit arritën të vinin në pranga dhe një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij në bule-vardin Zogu i Parë u gjet një sasi kokaine.

mungon prokurorja, reagojnë familjarët

shtyhet pretenca për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Për shkak të mungesës së prokurores në sallën e gjyqit, dje u shënua shtyrja e pretencës për të akuzuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopulli. Prokuroria e Krimeve të Rënda pritej të jepte dje pretencën për tri të akuzuarit kryesorë, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Ndërkaq, në dalje të gjykatës, Djali i Remzi Hoxhës, Ardiani, ka deklaruar se do t’i rikthehet Kanunit nëse nuk zbatohet ligjit, pasi prej 17 vjetësh nuk është zbardhur ende zhdukja e biznesmenit maqedonas. Edhe vëllai i Remzi Hoxhës kërkoi drejtësi. Në seancën e mëparshme SHISH dërgoi informacionin e kërkuar lidhur me funksionin që ata kanë pasur në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Sipas raportit të SHISH, institucioni nuk ka qenë në dijeni për ngjarjen dhe se ata kanë qenë ins-pektorë të thjeshtë. Aktualisht krahas drejtësisë shqiptare, Ilir Kumbaro është shpallur në kërkim dhe nga policia bri-tanike, pasi nuk u paraqit në seancën që do të zhvillohej për ekstradimin e tij, ndonëse është gjetur prej kohësh në Angli.

sherri për pronat

Policia e tiranës parandalonvrasjen mes dy vëllezërve

Mëngjesin e djeshëm, policia e kryeqytetit ka bërë të mundur parandalimin e një krimi brenda familjes. Efektivët e komisari-atit nr. 6 në Tiranë kanë ndaluar Fatbardh Drizën, 32 vjeç, i cili kishte me vete një pistoletë dhe një automatik. Policia tha se 32- vjeçari dhe vëllai i tij Riza Driza, 34 vjeç prej vitesh kanë një konflikt pronësie me njëri-tjetrin. Herë pas herë kanë pasur dhe përplasje, dhe fatmirësisht u ndalua në kohë krimi në familje.

pezullim taBakut, i jepet ok prokurorisë ta nDjekë penalisht

Ndëshkohet gjyqtari që liroivrasësin e komisarit tahiraj

një shqiptar tjetër mori “postin”

Zbulohet shqipari, “peshk” i madh i kokainës në itali

gjyqësore vendimi nuk u dha i arsyetuar dhe as i zbardhur. Ndërsa, Prokuroria e Durrësit e apeloi vendimin nr.98, datë 9.2.2011 megjithëse vendimi nuk ishte vënë në dispozicion i arsyetuar. Ilir Xhakja kon-siderohet i dyshuari i vetëm dhe kryesor për vrasjen në detyrë të kryekomisarit Adem Tahiraj, shef i komisariatit të policisë së Shijakut, ngjarje e ndodhur më 13 shtator në fshatin Katund Sukth.

Vendimi për TabakunNë njoftimin për shtyp

thuhet se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të datës 05.10.2012, pati në fokus të rendit të ditës shqyrtimin e kërkesave për procedime disiplinore të disa gjyqtarëve. Me vëmend-jen e veçantë të Këshillit, u trajtua kërkesa e Prokurorisë

së Përgjithshme për dhënien e autorizimin për procedim, ndaj gjyqtarit të gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, z. Neritan Tabaku. Në respektim të Kushtetutës dhe të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, këshilli unanimisht miratoi këtë kërkesë, duke i dhënë rrugë procedimit penal ndaj gjyqtarit të sipërcituar, për veprën penale të “Shpër-dorimit të detyrës”, e parashi-kuar në nenin 248 të Kodit Penal, si dhe duke pezulluar nga detyra gjyqtarin në fjalë. Në këtë kuadër, këshilli trajtoi edhe çështjen lidhur me vep-rime apo mosveprime nga ana e gjyqtarëve, në kundërshtim me ligjin, duke theksuar domo-sdoshmërinë dhe angazhimin maksimal për të evidentuar në kohë, nëpërmjet inspektimeve të vazhdueshme, të gjitha ato raste që përbëjnë mospërm-

bushje të rregullt të detyrës, si dhe një reagim të menjëher-shëm institucional”.

Gjyqtarë të tjerë Po kështu këshilli shqyrtoi

kërkesën e ministrit të Drejtë-sisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtares së gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, Dhu-rata Bilo, për të cilën u vendos masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”. “Këshilli, pasi shqyrtoi kërkesën e ministrit të Drejtë-sisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të gjykatës së rrethit gjyqësor Berat, Shyqyri Çobo, vendosi me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm, të rrëzojë kërkesën për masën disiplinore “shkarkim nga de-tyra”, me argumentimin se mos shqyrtimi përfundimtar nga Prokuroria i kallëzimit të bërë nga ILDKP ndaj gjyqtarit në fjalë, është kusht vendimtar për një vendimmarrje të drejtë nga KLD. Këshilli vendosi shtyrjen e mëtejshme të shqyrtimit të një kërkese tjetër të ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj një gjyqtari, pasi u konsiderua domosdoshmëri administrimi dhe njohja e anëtarëve me disa akte shtesë”, përfundon njoftimi i KLD-së lid-hur me vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme”.

Page 9: UNiversitetet, Rama, KLD

09• E shtunë 6 tetor 2012

»AKTUALITET

Konventa Kombëtare, përzgjidhen delegatët

Nasip Naço: LSI forcë e parë në rrethin e Kuçovës

KUÇOVË - Në mesditën e djeshme në ambientet e Shtëpisë së Oficerëve të këtij qyteti u realizua mbledhja e Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim për përzgjedhjen e delegatëve për konventën kombë-tare të LSI-së që do të realizohet në datën 28 tetor. Në takim morën pjesë Sekretari Politik për qarkun e Beratit Nasip Naço, Gledi Rahovica anëtari i kryesisë së LSI- në, Llambriola Misto, anëtare e kryesisë së LGI-së. Në takim morën pjesë gjithashtu anëtarë të Komitetit Drejtues e të kryesisë të rrethit të Kuçovës, kryetarja e gruas të këtij rrethi Krenare Çollaku, kryetari i LRI-së, Ilir Llangozi. Takimi u realizua nën drejtimin e të deleguarit për Konventën Kombëtare të LSI-së për qarkun e Beratit, Nasip Naço, njëkohësisht deputeti i qarkut të Beratit, i cili falënderoi qytetarët e Kuçovës për kontributin që kanë dhënë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 2011-ës, ku patëm dyfishim të votave dhe shprehu bindjen e plotë se në zgjedhjet e 2013-s, LSI në rrethin e Kuçovës do të jetë forcë e parë. Në takim u propozuan emrat e delegatëve që do të jenë pjesëmarrës në konventën kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në takim ranë dakord që të zgjidheshin sipas statutit 30% e delegatëve nga radhët e LRI-së dhe po 30% nga radhët e LGI-së. Nasip Naço gjatë takimit tha: Lëvizja Socialiste për Integrim në rrethin e Kuçovës ka ditur të tregojë vlerat e një partie në rritje dhe se në këtë rreth në zgjedhjet e kaluara ishte forca dom-inuese, ndërsa në vijim duke përsosur strukturat e saj në të gjitha lagjet e qytetit, si dhe të fshatrave të këtij rrethi”. Më tej Naço shtoj se numri i anëtarësimeve për Lëvizjen Social-iste për Integrim tashmë është trefishuar, ndërsa nga dita në ditë ky numër vjen duke u shtuar me më shumë të rinj dhe gra. “Ka qenë forca jonë politike ajo që në këtë koali-cion qeverisës tregoi vlerat e saj për integrimin e vendit në BE. Më së miri politikën integruese të vendit tonë në struk-turat evropiane e tregon dhe pritja për marrjen e statusit në javën e ardhshme. Më tej Naço tha se takimet e tjera në qarkun e Beratit do të zhvillohen në rrethin e Skraparit dhe në Berat, ku gjatë takimeve prioritet do të ketë zbatimi i statutit të LSI-s për Konventën Kombëtare të kësaj partie. Gjatë takimit Naço shpjegoi mënyrën sesi do të votohet për përzgjedhjen e kryetarit të LSI-së në konventën kombëtare që do të zhvillojë punimet e saj në datën 20 Tetor 2012. Ndërsa Gledi Rahovica tha në takim se: “LSI dega e rrethit Kuçovë ka ditur të tregojë vlera organizative në përsos-jen e strukturave rritjen e numrit të anëtarëve, si dhe në trajtimet politike të problemeve, ato sociale etj. Puna jonë në struktura duhet të përqendrohet në lagje, në fshatra për të ofruar elemente të rinj, duke vlerësuar dhe anëtarët e vjetër të LSI-së, të cilët kanë dhënë dhe vijojnë të japin një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen e kësaj force poli-tike. Selfo Kapllani kryetari i LSI-së për rrethin e Kuçovës u premtoi të pranishmëve se do të këtë një bashkëpunim të plotë me të gjithë qytetarët që kjo parti të përfaqësohet denjësisht në konventën kombëtare dhe në zgjedhjet par-lamentare të vitit të ardhshëm. E pranishme në këtë takim Llambriola Misto anëtare kryesisë së LGI-s tha se prioritet në zgjedhjet e delegatëve për në konventën kombëtare është zbatimi i statutit të LSI-së për përfaqësimin e gruas dhe rinisë. Gjithashtu falënderoi të gjithë të rinjtë dhe gratë e Kuçovës për mbështetjen që i kanë dhënë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në takim foli kryetari i LRI-s për rre-thin e Kucovës, Ilir Llangozi, ku shprehu përfaqësimin e të rinjve në këtë parti si dhe pas falënderimit premtoi shtimin e radhëve të LRI-së me anëtar të rinj. Kryetarja e LGI-së të rrethit Kuçovë, Krenare Çollaku tha se krahas punës së përditshme në shtimin e radhëve të kësaj organizate me gra dhe vajza po përgatiten që të kenë struktura të konsolidu-ara për zgjedhjet e 2013-ës. Sulo Gozhina

QËLLIMI EVIDENTIMI I BANORËVE TË REGJISTRUAR PRANË SHËRBIMIT SHËNDETËSOR

Mjekët regjistrim elektronik të pacientëveRegjistri elektronik, rimbursimi në masën e caktuar pa pengesa

Drejtoria rajonale e Siguri-meve të Kujdesit Shëndetësor Elbasan në bashkëpunim me qendrat shëndetësore po re-alizon regjistrimin elektronik të banorëve nga mjekët e familjes. Këto të dhëna do të hidhen on-line nga mjeku i familjes. Qëllimi i këtij procesi është evidentimi i saktë të numrit të banorëve të regjistruar pranë shërbimit shëndetësor. Lid-hur me ecurinë e këtij procesi Drejtoria rajonale e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka re-alizuar një takim me mjekët e

familjes në qarkun e Elbasanit. Drejtori i DRSKSH, Bashkim Vasku, tha se procesi po pen-gohet nga mungesa e kartave të identitetit nga banorët. Ata po hasin vështirësi në marrjen e certifikatave nga komunat dhe ky fakt sjell vonesa në ecurinë e procesit. Vasku tha në fund të muajit dhjetor do të bëhet i mundur regjistrimi i rreth 50% të pacientëve. Në qarkun e Elbasanit janë 47300 paciente, të cilët do të regjis-trohen në regjistrimin elek-tronik. Mjekët e familjes do të

kryejnë regjistrimit shtëpi me shtëpi të të gjithë banorëve nëpërmjet kartës së identitetit, si mënyra më e saktë e identi-fikimit. Regjistri elektronik i pacienteve rrit transparencën dhe i mundëson ISKSH-së të llogarisë në mënyrë të saktë buxhetin me numrin e banorëve, të cilëve u shërben një qendër shëndetësore. Kjo do të bëjë që rimbursimi të jetë në masën e caktuar, duke mos hasur mungesa për medika-mente sidomos sa i përket të sëmurëve kronikë. L. Lleshi

GJASHTË LIBRA TË PACERTIFIKUAR. MËSUESIT: MASH VENDOSI VETON

Tekstet shkollorë për minoritetin diskriminojnë shqiptarët

ANISA SHEHU

GJIROKASTËR – Gjashtë tituj shkollorë të arsimit 9-vjeçar, që janë prodhuar për nxënësit e minoritetit grek nga Shtëpia Botuese e Librit Universitar (SHBLU), me një vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk plotësojnë asnjë kriter metodik, madje ato nuk janë certifikuar nga “Al-bateksi”, si institucioni i vetëm që certifikon standardin e li-brave shkollorë. Lidhur me këtë skandal kanë reaguar mësuesit minoritarë, por dy drejtoritë rajonale të arsimit Gjirokastër dhe Sarandë, janë munduar ta fshehin një fakt të tillë.

Tekste skandalozë...Burime konfidenciale nga

Drejtoria rajonale e Arsimit për Qarkun e Gjirokastrës, pohojnë për gazetën “Metropol”, se 6 nga 30 tekste shkollore janë jashtë programit mësimor. Një tjetër abuzim në përmbajtjen e teksteve gjendet edhe në librin “Qytetaria 9”, ku një prej temave mësimore është diskri-minimi i shqiptarëve nga shteti grek. “Nuk e kuptoj si është e mundur që një temë e tillë është futur në librat shkollorë. Kjo është çmenduri”, shprehet një mësuese, e cila preferoi të ngelet anonim. Skandali thel-lohet akoma më shumë, ku në librin e klasës së gjashtë “Gju-ha Greke 6”, në faqen 41, flitet mbi lindjen e Jezu Krishtit, madje ajo është shoqëruar edhe me një fotografi. “Kjo temë është e ndaluar me ligj. Shkollat publike janë laike. Kjo tregon se tekstet shkollore për minoritetin grek janë realizuar me shpejtësi, pa u certifikuar nga ‘Albatekst’”, thotë Maluq K., mësues i ciklit 9-vjeçar. Situata rëndohet akoma në shkollat e minoritetit, ku nxë-nësit vazhdojnë të marrin dije me librat që janë prodhuar një

vit më parë, pasi SHBLU-ja ka dorëzuar pranë drejtorive arsi-more vetëm 1 kopje nga 100 kopje që ishin parashikuar në kontratë. “Tekstet shkollore duhet të marrin pëlqimin e mësuesve, por një fakt i tillë nuk ka ndodhur, përkundrazi, SHBLU dhe Ministria e Arsimit ka vendosur “veton”, duke mos pyetur fare stafin pedagogjik”, mendon Maluqi.

CEZ lë pa drita gjithë qytetin e Kukësit

U hiqet energjia, banorët mësyjnë nënstacionin elektrik

KUKËS- U hiqet energjia dhjetëra banorëve të qytetit të Kukësit pushtojnë nënstacion-in elektrik në shenjë proteste. Për shkaqe sigurie kompania CEZ ka stakuar energjinë duke lënë të gjithë qytetin pa drita. Prej orës 19:00 të ditës së djeshme ky qytet dhe disa rrethina janë pa energji elek-

trike. Banorët janë irrituar dje, ndërsa kompania çeke u ka ndërprerë enegjinë, pasi janë debitorë ndër vite ndaj kësaj kompanie. Kësisoj dhjetëra banorë të qytetit të Kukësit, të cilët janë ndeshur me punon-jësit e nënstacionit elektrik të qytetit, pasi tentuan të futen në brendësi me dhunë.

Që prej orës 19:00 qyteti i Kukësit vijon pa energji elek-trike, ndërkohë që debitorët kundërshtojnë vendimin duke tentuar të hyjnë me forcë për të disatën herë, pasi kundër-shtojnë vendimin e CEZ.

“Gjuha Greke 6”, në faqen 41, flitet mbi lindjen e Jezu Krishtit, madje ajo është shoqëruar edhe me një foto-grafi. “Kjo temë është e ndaluar me ligj. Shkollat pub-like janë laike. Kjo tregon se tekstet shkollore për mi-noritetin grek janë realizuar me shpe-jtësi, pa u certifi-kuar nga ‘Albatekst’”

Page 10: UNiversitetet, Rama, KLD

10 E shtunë 6 tetor 2012 •

« oPiNioN

Rëndësia e vizitës së ministrit Panariti në Greqi

nga oDise plaku

Vizita e ministrit Punëve të Jashtme Ed-mond Panariti në Greqi mund të cilësohet si një nga më të rëndësishmet e realizuara në axhendën e tij diplomatike. Pas tetë vjet mungese të shkëmbimit të vizitave të këtij niveli, ajo do të kryhej me ftesë të vetë ministrit të Jashtëm të shtetit grek Dimitris Avramopulos.

Që në fillim të bërjes së ditur të realizimit saj, shumë e pritur dhe e dëshiruar për të dyja palët, ajo u shoqërua në opinion e gjerë me hamendësime, më së shumti për atë që quhet “axhenda e bisedimeve mes dy homologëve”. Shumë çështje, probleme të vjetra dhe të reja kanë qenë në op-tikën e vazhdueshme të diskutimeve sa mediatike, të ek-spertëve të diplomacisë, politikës, ekonomisë etj.

Vizita u krye, por një incident me vendosjen e flamurit shqiptar në sallën e konferencës u kthye në qendër të lajmit. Incident i qëllimshëm apo një gabim i punonjësve të protokollit grek? Nëse deklaratat e dy homologëve kishin si kryetitull atë të hapjes së një faqeje të re të mar-rëdhënieve mes dy vendeve, a ishte Athina zyrtare e in-teresuar që përmes këtij incidenti të tregonte kapitullimin e Shqipërisë përpara politikës greke? Ky ka qenë një ndër komentet e bëra rreth këtij incidenti. Pa dyshim që çdo sh-qiptar është ndier i fyer dhe i prekur rëndë teksa ka parë atë pozicionim të flamurit tonë kombëtar. Por gjithçka është sqaruar pa kaluar shumë orë. Vetë kreu i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos, do të ritregonte se ishte i interesuar për një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Një telefonatë për homologun e tij shqiptar Edmond Panariti, një ndjesë për këtë incident, një falje publike dhe përmes një konference shtypi të vetë zëdhënësit të institucionit të diplomacisë helene. E ripërsëris: ky incident ka prekur gjithë shqiptarët kudo që janë, po edhe reagimi i palës greke duhet vlerësuar dhe jo anashkaluar. Një gjest i tillë nga ana e ministrit të Jashtëm grek tregon se ka ardhur koha që mes dy vendeve të mos vazhdohet më me gërc-mërce, por me dialog konstruktiv, bashkëpunim në nivele të larta dhe të ulëta, me qëllim që të përmbushet vërtet misioni i të qenit të dy vendeve si faktor stabiliteti, paqeje dhe bashkëpunimi model në Ballkan, rajon dhe më gjerë. Duke mbetur në çështjen e flamurit shqiptar, nuk mund të lë pa përmendur faktin se ai ka qenë i vendosur në hyrje të ndërtesës së Ministrisë së Jashtme greke, mes flamurit helen dhe atij të Bashkimit Evropian, por dhe në shumë mjedise të tjera të kësaj godine.

Në politikën e jashtme Shqipëria i konsideron strategjike marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë, si dy vende jo vetëm fqinje, por dhe anëtare të NATO-s e të Bashkimit Europian si dhe part-nerët kryesorë tregtarë e ekonomik të vendit tonë. Po cila ishte e rëndë-sishme në tërësinë e vetë të takimit të ministrit Panariti me homologun grek Avramopulos? Të hapim një faqe të re të marrëdhënieve mes dy vendeve. Min-istri i Jashtëm grek propozoi institucion-alizimin e bashkëpunimit ndërministror përmes takimeve periodike të një grupi ministrash të dy vendeve për të trajtuar çështje me interes reciprok, realizimin e takimeve më të shpeshta me homo-logun shqiptar dhe zhvillimin e konsul-timeve periodike mes të dy MPJ-ve, por është siguruar dhe mbështetja e plotë e Greqisë në procesin e integrimit evro-pian të Shqipërisë.

Po a u anashkaluan problemet që shqetësojnë Shqipërinë në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë? Nëse ana-lizohet me kujdes dhe me vështrim diplomatik, bie në sy fakti që gama e problemeve jo vetëm që nuk u

anashkalua, por u kërkua të futen në rrugën e zgjidhjeve. Në tërësinë e çështjeve të biseduara mes dy ministrave rëndësi të veçantë kishin dy prej tyre:

Së pari, në takimin me homologun e tij grek ministri Panariti ka theksuar faktin që çështja e kufirit detar mes dy vendeve do të trajtohet nga pala shqiptare në përputhje me interesat e vendit, kushtetutën dhe legjislacionin ndërkombëtar, duke mbyllur kështu shtegun për abuzime të mëtejshme, të cilësdo natyrë qofshin, ato politike apo mediatike, që politika shqiptare është e nënshtruar dhe e frikësuar nga politika e shtetit fqinj.

Së dyti, ministri Panariti i ka theksuar homologut të tij grek se çështja çame dhe e pronave të shqiptarëve në Greqi kërkon zgjidhje.

Këto janë dy çështjet për të cilat ka pasur një interes të madh në çdo pikëpamje në vendin tonë dhe janë shndër-ruar në mënyrë të vazhdueshme në fakte të diskutueshme. Të dyja u hodhën për diskutim e bisedim me maturi diplo-matike, por qartë dhe saktë. Qoftë për kufirin detar apo dhe për çështjen çame. Ndërkohë duhet të merret në konsid-eratë se pas tetë vjetësh një titullar i diplomacisë shqip-tare shkelte qoftë dhe fizikisht në godinën e diplomacisë helene. Pra, ishte koha që të futej në rrugën e bisedimeve për zgjidhje, apo të mbetej sërish në zonën e akullt, ku problematikat shqyrtohen në rrugë mediatike dhe biseda studiosh, pa arritur zonën në të cilën ato e meritojnë të debatohen, shqyrtohen dhe futen në proces zhvillimi dhe ecje përpara drejt zgjidhjes së tyre finale? Pikërisht takimi i realizuar është shenjë e qartë se duhet punuar në mënyrë reciproke për t’i çuar ato drejt fundit të tyre - zgjidhjes.

Duke qenë së në Greqi jetojnë e punojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, ministri Panaritit nuk ka anashkaluar dhe problemet jetike me të cilat përballen emi-grantët tanë atje. Gjatë shumë vjetve emigrantët shqiptarë ndeshen me një sërë pengesash në lëvizjen e tyre. Pikërisht ky problem ka qenë një nga të trajtuarit gjatë bisedës me ministrin e Jashtëm të Greqisë. Është kërkuar zyrtarisht zgjidhja e shpejtë e problemeve të vërejtura në lidhje me lëvizjen e lirë të shqiptarëve që udhëtojnë drejt Greqisë dhe dokumentet e tyre. Shmangia e legalizimit të doku-menteve të dy vendeve përmes hyrjes në fuqi në marrëd-hëniet reciproke të konventës për vulat apostille ishte një tjetër kërkesë e ministrit Panariti, e cila gjeti mirëkuptimin e ministrit Avramopulos. Ndërkohë integrimi i shqiptarëve në shoqërinë e jetën e vendit ku jetojnë e punojnë, sipas

Panaritit, duhet të shoqërohet me të drejtën e tyre legji-time për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe. Historik-isht rajoni ynë ka vuajtur jo pak nga fryma nacionaliste në trajtimin e problemeve mes tyre. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë bërë përjashtim nga kjo hartë. Të përgjegjshëm për ndikimin negativ që ato kanë në marrëdhëniet mes vendeve, dy krerët e diplomacisë shprehën vullnetin dhe angazhimin e tyre për një politikë që dekurajon çdo retorikë manipuluese e me ngarkesë nacionaliste që dëmton mar-rëdhëniet mes dy vendeve.

Një pikë që përsëri ka rëndësinë e vet dhe që meriton të ketë vëmendjen e duhur është fakti se ministri Panariti, duke vlerësuar raportet e vendosura mes qeverisë greke dhe asaj të Kosovës, ka kërkuar njohjen formale të pa-varësisë së Kosovës nga shteti helen. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur në çastet e bisedës dhe ndarjes së mendimeve lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, promovimin e mar-rëdhënieve të fqinjësisë së mirë e perspektivës euroatlan-tike të të gjitha vendeve të rajonit. E rëndësishme është që pas këtij hendeku në marrëdhëniet zyrtare të shkohet drejt një faze të re të zgjidhjes së problemeve për të cilat kanë munguar bashkëpunimet. Kurrsesi një çështje, shqetësim, problem nuk mund të zgjidhet pa u futur në analiza, bise-da konkrete, bazë ligjore të shëndoshë. Pikërisht këtë ka shënuar dhe vizita e ministrit Panariti në Athinë. Nga vull-neti dhe bashkëpunimi dypalësh, pa dyshim në varësi dhe të rëndësisë dhe peshës së tyre specifike si çështje, mund të marrin zgjidhje shumë çështje, të cilat bëjnë vite që kanë pritur thjesht një tryezë bashkëbisedimi. Dy vendet janë të gatshme të shtojnë bashkëpunimet në fusha të ndryshme, të rritin nivelin dhe cilësinë e bashkëpunimit. Gjatë vizitës së tij në shtetin helen ministri Panariti është takuar dhe me presidentin e Greqisë Karolos Papulias. Ministri Panar-iti vlerësoi personalitetin e zotit Papulias dhe kontributin e çmuar që ai ka dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë e Greqisë në interes të dy vendeve e popujve tanë, të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të të gjithë rajonit.

Mjaft domethënëse ishte pohimi nga vetë presidenti Pap-ulias në konsiderimin e vetes së tij si një mik i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Përsëri një qëndrim objektiv dhe domethënës nga ana e tij si president: dy vendet të trego-jnë vullnet për të forcuar bashkëpunimin mes tyre. Edhe në këtë takim ministri Panariti ka marrë mbështetjen e Greqisë në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Për

presidentin Papulias miqësia shqiptaro-greke është dhe duhet të mbetet një faktor themelor i stabilitetit në rajon.

Ministri Panariti shënon kështu një hap të mëtejshëm dhe shumë të vlefshëm për politikën shqiptare, di-plomacinë e saj në një vit tepër të rëndësishme për Shqipërinë, qoftë atë të statusit të kandidatit, por dhe për 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë. Një klimë e ngrohtë dhe produk-tive në marrëdhëniet mes dy vendeve do të jetë pa dyshim një vlerë shumë e shtuar në përpjekjet serioze për rritjen dhe forcimin e imazhit të vendit tonë, politikës dhe diplomacisë në tërësinë e vet. Por e rëndësishme është që kjo vizitë të vlerësohet për realitetin e saj, kohën kur u zhvillua dhe për produktin që ajo do të prodhojë në të ardhmen. Është hedhur hapi që ka munguar për kaq vjet me radhë. Diplomacia shqiptare është e qartë në atë çfarë kërkon të ar-rijë, pa shkelur mbi interesat kombëtare të vendit tonë, por dhe duke punuar në drejtim të mbrojtjes së interesave jetike të atyre qindra shqiptarëve që bëjnë vite që kanë ndërtuar jetën e tyre familjare në shtetin helen.

Page 11: UNiversitetet, Rama, KLD

11• E shtunë 6 tetor 2012

»oPiNioN

MendiMet e shprehura në faqet e opinioneve nuk shprehin doMosdoshMërisht politikën redaksionale të gazetës

Rishkrimi i historisë me kuptimin më të plotë në këtë 100-vjetor të pavarësisë sonë kom-bëtare pa dyshim që është një punë kolosale dhe detyrë e historianëve profesionistë, por gjithkush mund të kontribuojë për të vërtetën, në mënyrë të veçantë shtypi i lirë.

Rastësisht gjatë kërkimeve të mia në Arkiv u ndesha me një emër që me tingëllon-

te i njohur, gjë që më shtoi interesin për t’u thelluar më shumë në veprimtarinë e tij patriotike dhe vërtet u befasova nga rezultati i kërkimeve të mia, duhet theksuar të përcipta, por besoj të mjaftueshme për të sjellë në vëmendje të publikut, po dhe të institucioneve shtetërore përmasat e kësaj figure.

Është fjala për Hamit Lekën (Borshi), personi që sipas të gjitha dëshmive e dokumenteve të kohës ngriti me duart e tij më 26 nëntor 1912 flamurin kuqezi në Tiranë. Thashë se në fillim u habita, pasi, edhe pse kisha dëgjuar në bise-dat familjare emrin e tij si patriot, nuk e dija që kishte ngri-tur flamurin në atë që sot është kryeqyteti i Shqipërisë.

Faktin që Hamit Borshi kishte ngritur flamurin kom-bëtar në Tiranë më 26 nëntor 1912 e has për herë të parë në librin e mrekullueshëm “Patriotizma” të H. I . Dalliut, botuar në vitin 1930 në Tiranë, që në faqen 89 të tij shkru-an saktësisht kështu: “Mbas si e vari flamurin kapedani i xhadarmariës Z. Hamid Borshi me një drunë dy ngjyrëshe u lajmërue me telegraf Durrësi, Elbasani, Berati dhe Vlona. Dhe populli u soll qark tue ba shënllëk me aheng.”

Por ka edhe dokumente të tjerë që përmendin emrin e Hamid Borshit si njeriu që pati nderin të ngrinte me duart e tij flamurin kombëtar në Tiranë. Një tekst turk historie, “Garbi Rum –ilinën sureli, në kapitullin “Ballakn harbende grab xhehbesi” kur flet për humbjen nga perandoria të Rumelisë, thekson se pjesëtarët shqiptarë të adminis-tratës otomane zhveshën uniformat e u veshën civilë, duke iu bashkuar lëvizjes kombëtare. Si shembull për këtë përmendet emri i kapitenit të xhandarmërisë Hamit Bor-shi, që duke qenë deri atëherë komandant i policisë së Ti-ranës jo vetëm që braktisi detyrën, por ngriti me duart e tij flamurin shqiptar.

Por veprimtaria patriotike e Hamit Lekës (Borshit) nuk fillon e as mbaron këtu. Ngritja prej tij e flamurit në Tiranë shënon ndoshta majën e veprimtarisë së tij patriotike, por ai ka qenë aktiv në lëvizjen kombëtare shumë vjet para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Kush ishte Hamit Leka (Borshi)?

Hamit Leka (Borshi) lindi në Borsh të Sarandës në vitin 1869. në një prej familjeve më fisnike e më të njohura të Borshit dhe krejt Jugut të vendit. Mësimet civile dhe ato

ushtarake i kreu në Stamboll. Duhet thënë se nga familja Leka kanë dalë figura të njohura ushtarake e civile me karrierë të shkëlqyer gjatë sundimit të perandorisë, por dhe në shtetin shqiptar, një gur në themelin e të cilit e ka venë Hamit Leka. Ai e filloi veprimtarinë patriotike që në Stamboll, ku shumë borshiotë të tjerë ishin përfshirë seriozisht në këtë çështje. Në vitin 1900-1908 ai punon si oficer policie në krahinën e Çamërisë, ku shpërndan vetë libra në gjuhën shqipe në zonën e Çamërisë, Delvinës dhe Kurveleshit. Sipas dëshmi-tarëve të kohës, si pinjoll i një prej familjeve fisnike, ai ishte n j o h u r

me Naim Frshërin që kur ndodhej si nëpunës dogane në Sa-randë, njohje që e vazhdoi edhe gjatë qëndrimit për shkollim në Stamboll, lidhje që i vazhdoi me shpërndarjen e librave dhe mbrojtjen e patriotëve gjatë kohës kur shërbente në policinë perandorake, si Haki Rushitin e Musa Demin. Gjatë periudhë 1900-1911 ai përmendet edhe si furnizues me armatim i çetave të komitëve, që luftonin për pavarësinë, integrite-tin territorial në Jug të vendit. Viti 1912 e gjeti në krye të xhandarmërisë perandorake në Tiranë, post që e vuri në shër-bim të shpalljes së pavarësisë, duke kryer personalisht aktin e shenjtë të ngritjes dhe shpalosjes së flamurit kombëtar, një

nder që pa dyshim ia bënë patriotët e Tiranës, që e dinin dhe e çmonin rolin e tij në lëvizjen kombëtare. Në Arkivin e Shtetit ruhen disa telegrame të shkëmbyera midis Ismail Qemalit dhe Hamit Borshit, i cili u thirr për t’i shërbyer si ushtarak qeverisë së Vlorës, duke siguruar anën verip-erëndimore të saj në zonën e Semanit.

Hamit Borshi e vazhdoi aktivitetin patriotik deri në fund të jetës duke i shërbyer si ushtarak shtetit të ri sh-qiptar. Kontribut të madh ai ka në kongresin e Lushnjës, ku ishte një nga komandantët e lartë së sigurimit të këtij kongresim gjë që vërtetohet edhe nga fotot me Sulejman Delvinën dhe të tjerë burra të këtij kongresi. Një kontribut të jashtëzakonshëm si ushtarak e si patriot ai ka në luftën e Vlorës më 1920, i dërguar si një prej komandave nga qeveria e Kongresit të Lushnjës.

Hamit Leka (Borshi) vazhdoi shërbimin e tij si ushtarak i nderuar e patriot shqiptar derisa doli në pension në vi-tin 1997. Vdiq në vitin 1933 në Tiranë, ku nderohej nga bashkëkohësit e tij, të vetëdijshëm për veprimtarinë e tij patriotike. U varros në Delvinë me një ceremoni mad-hështore të qytetarëve të saj dhe përfaqësuesve nga krejt Jugu. Fjalën e lamtumirës e mbajti personaliteti e patrioti i njohur Namik Delvina.

Besoj se sa thamë më sipër janë mjaft për të kup-tuar përmasat patriotike të Hamit Lekës vendi i të cilit në histori, për arsye politike, u harrua në 50 vjet të diktaturës komuniste. Besoj se me rishikimin e histor-isë, një aksion që Kryeministri Berisha e ka deklaruar të hapur, edhe vepra e këtij patrioti do të nderohet e respektohet. Besoj se edhe Bashkia e Tiranës do të ku-jtohet në ketë 100-vjetor të Pavarësisë për ta nderuar flamurtarin e saj siç i takon. Në këtë qytet të mbushur me emra rrugësh të kriminelëve komunistë do të gjen-det një rrugë, shesh a institucion që të mbajë me nder emrin e Hamit Lekës (Borshi), flamurtarit historik të Ti-ranës. Është në nderin e Tiranës dhe drejtuesve të saj që në këtë 100-vjetor të Pavarësisë të nderojë me një shenjë publike flamurtarin e saj.

Hamit Leka (Borshi), kapiteni që ngriti flamurin kuqezi më 26 nëntor 1912

nga neBil Çika

Flamurtari i Tiranës

Page 12: UNiversitetet, Rama, KLD

12 E shtunë 6 tetor 2012 •

«GossiP

clooney nuk i heq duart nga stacy keibler

Nëse Stacy Keibler ka dashur të bjerë në sy në premierën e filmit më të ri të të dashurit të saj, George Clooney, ia ka arritur qëllimit më së miri. E veshur me një fustan të zi të hapur mbrapa duke ekspozuar lëkurën e sja të ton-ifikuar dhe të bronxuar. Ajo është dukur e mrekullueshme dhe tepër elegante. Ndërkohë që George Clooney nuk ia ka ndarë asnjë moment dorën nga beli të dashurës së tij bukuroshe duke provuar kështu në tapetin e kuq se ata nuk janë ndarë. Po ashtu edhe Clooney dukej më i pashëm se kurrë i veshur elegant me një kostum të zi.

këpucë të tilla blihen çdo 2 minuta në Britani – fajtor kate Middleton

Femrat britanike çdo dy minuta blejnë këpucë të lustruara bezh, të cilat kushtojnë rreth 200 euro, qysh kur zinxhiri tregtar “Marks & Spencer” i ka vënë në rafte këto këpucë që duken identike me ato që ka veshur shpesh dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton. Në Britani kanë një taktikë të përpunuar. Princesha Kate vesh dhe promovon markat bri-tanike të modës, madje edhe ato me çmime shumë të ulëta, të arritshme për të gjithë. Këpucët e lustruara me take të princeshës kanë emrin e L.K. Bennett, kreatorit të ri bri-tanik, të cilin dukesha e re e Kembrixhit e adhuron dhe këto këpucë i vesh aq shpesh, sa që tashmë është kritikuar për to. L.K. Benet nuk është në mesin e krijuesve luksoz dhe këpucët bezhë të princeshës kushtojnë pak më shumë se 200 euro, raportojnë mediat britanike. Drejtoresha e furni-zimit në “Marks & Spencer” thotë se kërkesat për “këpucët e princeshës” u rritën në sajë të princeshës, Kate Middleton, dhe nga kjo me siguri se do të përfitojnë markat britanike, “Limited Collection” dhe zinxhiri i “Marks & Spencer”.

J. lo nuk është fejuar, pavarësisht unazës me diamant

Edhe një herë tjetër Jennifer Lopez është detyruar të mo-hojë lajmet se ajo është fejuar me Casper Smart. Historia e fejesës u përhap pasi J. Lo vuri në gishtin e unazës, një unazë diamanti ndërsa morri pjesë në javëne modës në Paris. Këngëtarja ka vendosur të njëjtën unazë edhe ne koleksionin e stilistit Valentino. Por një burim bën të ditur se pavarësisht unazës, jen-nifer nuk është fejuar. Unaza mund të jetë një dhuratë nga Casper me rastin e përvjetorit të tyre. Burimi ka shtuar se Jennifer është në mes të turit dhe menaxheri i saj nuk do që ajo të shpërqëndrohet nga këto thashetheme. Ai dëshiron që ajo të jetë e fokusuar vetëm tek turi.

Siç thonë studiuesit, miqtë apo shokët me të cilët jemi të rrethu-ar në shkollë munden më mirë të vlerësojnë nga distanca karak-terin dhe popullaritetin. Shokët janë gjëja më e mirë që kemi në jetë, ndërsa sipas studimit të cilin shkencëtarët nga Universiteti Concordia në Montreal e kanë kryer për 35 vjet, shokët më të mirë na njohin më mirë se ne vetveten. Në studim është krahasu-ar mënyra me të cilën fëmijët kanë perceptuar veten me mënyrën si i kanë perceptuar shokët, dhe pas kësaj është përcjellë jeta e këtyre personave. Rezultati ka qënë në dobi të shokëve, të cilët në bazë të sjelljes dhe karakterit kanë parashikuar më saktë suksesin në jetë. Fëmijët të cilët janë perceptuar si të hapur dhe miqësorë kanë qënë më të vetëndërgjegjshëm në moshën e rritur dhe nuk kanë pasur probleme në krahasim me njerëzit, për dallim nga ata që veten e kanë konsideruar të hapur kur kanë qënë të vegjel. Nga ana tjetër, fëmijët të cilët shokët i kanë perceptuar si të tërhequr, sjelljen e tillë e kanë vazhduar edhe në moshën e rritur, duke u mbyllur në vete dhe më shumë. Siç thonë studi-uesit, shokët me të cilët jemi të rrethuar në shkollë munden më mirë të vlerësojnë nga distanca karakterin dhe popullaritetin, ndërsa ky hulumtim mund t’i ndihmojë prindërit për të orientuar fëmijet e tyre duke biseduar me shokët e tyre.

shokët na njohin më mirë se ne veten

Çka është shpejtësia

e metabolizmit

edhe pse epidem-ia e trashësisë në pjesën më të madhe është e shkaktuar me aktivizimin e mekanizmit të mbijetesës

apo ekzistencës, i cili de-poziton dhjamin apo yndyrat, megjithatë ka ekzistuar një numër i caktuar i njerëzve me mbipeshë. Shumica kanë pohuar se si nuk hanë shumë, dhe është dëshmuar që e kanë thënë të vërtetën. E kundërta e këtyre kanë qenë njerëzit që kanë ngrënë shumë, por kurrë nuk kanë shtuar ndonjë kilogram. Edhe pse shpejtësia e metabolizmit nuk luan rol aq të madh siç mendojnë njerëzit, fakt është që të gjithë ne kemi shpejtësi të ndryshme të metabolizmit dhe që ajo ndikon në atë që të fitojmë në peshë më shpejt apo më ngadalë dhe më vështirë. Kjo është bërë edhe më shumë e dukshme pas studimit kanadez për binjakët. Në atë studim 12 çifte të binjakëve gjatë njëqind ditëve, gjashtë ditë në javë, janë ushqyer me një mijë kalori më shumë sesa ka qenë e nevojshme. Sasia e ushtrimeve është kontrol-luar me kujdes dhe ka qenë e njëjtë për të gjithë. Prandaj, të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur konsumim të njëjtë të energjisë, e cila është shpen-zuar në mënyrë të barabartë në ushtrimet identike. Në fund të studimit çdo çifti binjak pesha i është shtuar në mënyrë të njëjtë, por në mes çifteve të ndryshme shtimi në peshë ka ndrysh-uar prej 4 deri 13 kilogramë. Ky studim ka vërtetuar që kontributi kryesor në rritjen e peshës është shpejtësia e metabolizmit, e cila kryesisht është e përcaktuar gjenetik-isht. E rëndësishme është që personat që i nënshtrohet dietës të kuptojnë këtë fakt, sepse shpejtësia e metabo-lizmit do të ndikojë në efektin e dietës dhe ushtrimeve. Mos

më shumë mund në ushtrime. Po kështu është krejtësisht e sigurt që çdokush do të dobësohet, pavarësisht kromozomeve ose çrregul-limeve hormonale apo cilado sëmundje të tjera të lid-hura me metabolizmin, nëse konsumon vlerën kalorike të ushqimit, e cila nuk është e mjaftueshme për mbulimin e nevojave ditore energjike.

u dekurajoni nëse metabo-lizmi juaj është i ngadalshëm. Thjesht, duhet të jeni pak më

të ndërgjegjshëm në mbajtjen e principeve për të ushqyerit e duhur dhe të investoni pak

Page 13: UNiversitetet, Rama, KLD

13• E shtunë 6 tetor 2012

»GossiP

taylor swift e ruan pasurinë për fëmijëtTaylor Swift është duke planifikuar që pasurinë e saj multi-milionare ta ruaj në një llogari për të ardhmen e fëmijëve të saj. Këngëtarja e muzikës kantri u cilësua së fundmi si një nga personat vip më të paguar me një pasuri prej 35.63milion paund vetëm për një vit. Dhe kjo falë suksesit që pati albumi “Speak”. Gjithashtu ajo është duke mbyllyr dhe një marëveshje me linjën e kozmetikës CoverGirl. “Keto para do të jenë për të dërguar fëmijët e mi një ditë në kolegj, ose ndoshta do të kem më shumë fëmijë se çe mendoj”, ka thënë Sëift për një revistë. Swift insiston se nuk ndihet gati për të krijuar familje por e shikon veten një ditë si një prind i ardhshëm.

chris Brown zyrtarizon ndarjen nga karruecheChris Brown ka bërë të ditur publikisht se ka lënë të dashurën e tij Karrueche Tran. Reperi amerikan ka kohë që është protagonist në faqet e para të gazetave rozë për shkak të marrëdhënies së tij me Rihanna dhe ka pranuar se miqësia që ka me këngëtaren e famshme ishte arsyeja e ndarjes. Në një ko-munikatë për mediat, Brown gjithsesi nuk pranoi se është i lidhur me këngëtaren e ‘Um-brella’. “Kam vendosur të jem beqar për tu përqendruar në karrierën time. E dua shumë Karrueche, por nuk dua që ajo të vuajë për shkak të miqësisë sime me Rihanna”, lexohet në komunikatë.

eva longoria nuk është shtatzënë

Zëdhënësi i aktores ka përgenjështruar raportet e fundit se Eva është shtatzanë me djalin e futbollistit amerikan Mark Sanchez. Aktorja e serialit Shtëpiake të dëshpëruara filloi romancën në fil-lim të kësaj vere, dhe sugjerohet se romanca e çiftit ka marrë një kthesë serioze dhe se janë të vendosur për t`u bërë prindër. Sido-qoftë raportusi i Evas ka treguar për TMZ, se thashethemet për Evan që është duke pritur një fëmijë, janë false dhe absolutisht jo të vërteta. Latinja seksi e cila ka qënë më përpara e martuar me basketbollistin Tony Parker, filloi romancën eme Sanchez, pasi përfundoi marrëdhënien me Eduardo Cruz në fillim të vitit.

Kardashian u kthehet

tabletave për rënie në peshë Kim Kardashian u është kthyer tabletave për rënie në peshë dhe një regjimi të ashpër stërvitor duke shpresuar të humbë 10 kilogramë për dëshirë të të dashurit të saj Kanye West. Ylli televiziv është e paepur të heqë peshën e tepërt të cilën e ka shtuar që kur është bërë bashkë me Kanye Ëest dhe i është kthyer një rutine intensive stërvitore dhe tabletave të rënies me qëllim për të krijuar në fig-urë më të dobët. “Si mundet që Kourtney Kardash & unë të kemi të njëjtën peshë për të humbur, kur ajo sapo ka lindur! SMH ndihmon!”, ka shkruar Kim të Twitter-in e saj pas një kohe të kaluar në palestër me motrën e saj Kourtney. “Që kur kam filluar QuickTrim (tabletat) sërish disa javë më parë, kam rënë tre kile!!! Është ndjenja më e mirë. Isha dekurajuar, por tani jam aq shumë e motivuar!”, ka shtuar bukuroshja.

kristen stewart

nudo në fiLmin e Ri

Në filmin e saj më të fundit me titull ‘On The Road’, Kristen Stewart është shfaqur nudo në një skenë dhe fotot janë publikuar në internet. Kjo është skena e parë nudo e 22-vjeçares në karrierën e saj kinematografike, por vetë ajo ka thënë disa ditë më parë se nuk e kishte aspak problem të xhironte skena të tilla. Gjithashtu protagonistja e sagës ‘Twilight’ shihet gjysmë

e zhveshur në sediljen e pasme të një makine në një skenë tjetër të filmit. Stewart theksoi për ‘MTV Neës’ muajin e kaluar: “Skena më erdhi natyrshëm. Regjisori Walter Salles na shpje-gonte gjithçka, ishte shumë i hapur për pyetje dhe na dha besim të plotë, kështu që nuk mund ta zhgënjeja.”Filmi ‘On The Road’ do të shfaqet për herë të parë në 22 dhjetor dhe në kastin e tij do të jenë edhe aktorët Amy Adams, Viggo Mortensen, Kirsten Dunst, Steve Buscemi, Terrence Hoëard dhe Elisabeth Moss.

Page 14: UNiversitetet, Rama, KLD

14 E shtunë 6 tetor 2012 •

«Bota

Në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë gjendja është qetësuar sërish. Madje

në mënyrë të tërthortë Siria i ka kërkuar falje Turqisë për sulmin. Por KS i OKB-së ka dënuar sulmin sirian ndaj Turqisë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka dënuar ashpër sulmin sirian me granata në fshatin kufitar turk Akcakale. Pas një mbledhje disaorëshe dhe me një kundërpropozim të dobët të Rusisë organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ra njëzëri dakord për një deklaratë, e cila në të vërtetë nuk bën fajtor askënd. Incidenti tregon se sa ndikime serioze mund të ketë kriza në Siri në sigurinë e fqinjëve, si dhe paqën dhe stabilitetin në rajon, thuhet në deklaratë. KS i OKB-së kërkoi që menjëherë të ndërpriten shkeljet e tilla të së drejtës ndërkombëtare dhe i bëri thirrje qeverisë siriane që të njohë sovranite-tin dhe integritetin territorial të fqinjëve. Turqia ka sulmuar të mërkurën dhe të enjten objektiva në Siri, por theksoi më vonë se vendi nuk është i interesuar për luftë.

Westerwelle bën thirrje për maturi

Pas sulmit sirian ndaj fshatiti kufitar turk, ministri i Jashtëm gjerman, Guido West-erwelle, bëri thirrje përsëri për maturi. "Ne kërkojmë që regjimi i Assad-it urgjentisht të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Turqisë dhe fqinjëve të tjerë të tij ... Unë dua të theksoj po ashtu: Ne qëndrojmë në krah të aleatit tonë të NATO-s, Turqisë. Për këtë nuk ka dyshim, por megjithatë ne bëjmë thirrje për qetësi dhe sjellje të matura në këtë situatë të përkeqësuar", tha Westerwelle.

Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje Rusisë dhe Kinës që tensionet e fundit në kufirin turko-sirian t’i shohin si një mundësi për të rishikuar qën-drimin e tyre ndaj konfliktit në Siri. "Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike dhe një fillim të ri për Sirinë", tha Westerwelle.

Siria tërthorazi i kërkon falje Turqisë

Ndërkohë në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë gjendja është qetësuar sërish. Bile në mënyrë të tërthortë Siria i ka kërkuar falje Turqisë për sulmin. "Ishte një aksident tragjik", thuhet në Damask. Zëvendëskryeministri turk,

ks i okB-së dënon

sulmin sirian ndaj turqisë

Beshir Atalay, tha të enjten mbrëma (4.10.) në Ankara: "Siria e ka pranuar se ajo qëndron pas sulmit dhe ka kërkuar falje. Ata kanë siguruar se diçka e tillë nuk do të ndodh më asnjëherë. Këtë pala siriane ia ka thënë Kombeve të Bashkuara si palë ndërmjetësuese".

SHBA, rënie surprizë e papunësisë

Papunësia në Shtetet e Bashkuara ra muajin e kaluar në kuotën më të ulët që prej janarit të vitit 2009, me shifrat e publikuara nga De-partamenti i Punës, që kanë habitur analistët që ishin skeptikë.

Muajin e kaluar kuota arriti në 7.8 për qind nga 8.1 për qind që ishte në muajin gusht. Të dhënat e fundit trego-jnë gjithashtu se ekonomia amerikane shtoi 114 mijë vende të reja pune në muajin shtator, më shumë nga sa pritej duke parë gjendjen e tregjeve.

Tregu i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara është një çështje kyçe në fushatën presidenciale. Kur kuota e papunësisë ishte kaq e ulët, Presidenti Barack Obama sapo do të merrte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Por kandidati republikan Mitt Romney ka mbetur skeptik duke thënë se nuk bëhet fjalë për një rimëkëmbje të vërtetë të ekonomisë, por për shifra të falsifikuara.

“Nuk duket një rimëkëmbje e vërtetë. Kuota e vërtetë e papunësisë është rreth 11 për qind. Të dhënat mbi rënien e saj janë falsifikuar nga ata që kanë rreshtur së kërkuari punë dhe kanë lënë popullsinë aktive”, ka deklaruar Romney. Ndërkohë, ekonomisti Sean Incremona

nga Nju Jorku thotë se të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia amerikane ka mbe-tur e ndrydhur. “Në përgjithë-si ne jemi ende në kërkim të një panorame që nuk është as shumë impresionuese dhe as shumë e tmerrshme”, ka deklaruar Incremona.

Ndërsa ekonomisti tjetër, Omer Esiner, ekonomia muajin që kaloi ka qenë më në ngjitje. “Parulla e ditës është e qartë, rënia e kuotës së papunësisë, që është një surprizë e madhe”, ka thënë Esiner.

Itali, protesta të dhunshme antikrizë

Gjithmonë e më shumë Roma po ngjason me rrugët e Athinës për shkak të protes-tave kundër masave anti-krizë të qeverisë së Mario Montit.

Qindra të rinj, shumica studentë, dolën në rrugët e kryeqytetit italian me moton “Të rimarrim qytetin”. Protesta, e parashikuar fil-limisht paqësore, u pasua nga përleshje e dhunshme me po-licinë kur të rinjtë e grumbull-uar nisën aktet vandale nëpër rrugë duke tentuar të djegin goma e makina, si dhe të thyejnë xhamat e dyqaneve. Forcat e sigurisë ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën. Dhjetëra të rinj, një pjesë e mirë e të cilëve nga 15 deri në 18 vjeç u arrestuan për t’u lënë të lirë vetëm pas verifikimeve të nevojshme.

Putin kultivon personalitetin e një lideri

Presidenti rus, Vladimir Putin, feston të dielën 60-vje-

torin e lindjes së tij dhe në këtë përvjetor janë parashi-kuar festime mbarëkombë-tare.

Vetë Presidenti, që pas një manovre ligjore të kritikuar ashpër nga opozita ruse, sig-uroi mandatin e tretë (pas dy të parëve radhazi) do të ud-hëtojë drejt qytetit të lindjes, Shën Peterburg ku do të organizohet një ceremoni fes-tive me familjarët dhe miqtë, përfshirë këtu bashkëpunë-torët ndërkombëtarë, ndoshta edhe ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

Por veç kësaj, jetë të gjatë “carit” do t'i urojnë të gjithë rusët, nga Kaliningradi në perëndim e deri në Vladiv-ostok në kufi me Korenë e Veriut dhe Kinën në Lindje. Në shumë qytete pritet të mbahen koncerte dhe panaire të ndryshme ku veç urimeve do të ofrohen edhe dhuratat për Presidentin.

Ndërsa televizionet pranë pushtetit rus pritet të transmetojnë një dokumen-tar mbi jetën e Putin, që nga lindja, vitet e angazhimit në agjencinë e inteligjencës së ish-Bashkimit Sovjetik KGB, ngjitja në krye të Kremlinit duke pasuar Boris Jelcin më 31 dhjetor të 1999-ës, ud-hëheqja për dy mandate rad-hazi e Rusisë, lëshimi i presi-dencës për katër vjet në duart e Medvedev e deri tek rifitimi i “besimit popullor” në zgjed-hjet e fundit presidenciale. Analistët ndërkombëtarë dhe opozitarët rusë komentojnë festimet si përpjekje për kultivimin e kultit të personit në Rusinë post-sovjetike dhe një hap drejt një neodiktat-ure të Moskës.

Page 15: UNiversitetet, Rama, KLD

15• E shtunë 6 tetor 2012

»Bota

Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romni, iu kthyen përsëri fushatës dje, një ditë pas dibatit, për të cilin shumë analishtë thonë se ishte fitore për zotin Romni. Kor-

respondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Kent Klain, na informon se presidenti po punon për të rikuperuar paraqitjen e tij në debatin e të mërkurës, i cili la të zhgënjyer shumë nga përkrahësit e tij. Shumë nga komentet për debatin e përshkruanin zotin Romni të qetë, konfident dhe energjik, ndërsa Presidentin Obama të lodhur, pasiv dhe madje të shqetësuar. Kur Presidenti mbajti fjalimin e tij të parë të fushatës pas debatit në Denver të Kolorados dje, ai filloi të sulmonte kundërshtarin e tij pothuajse menjëherë. “Kur u ngjita në skenë, takova një njeri shumë të en-tuziasmuar që pretendonte të ishte Mit Romni”.

Zoti Obama tha se duke mohuar shkurtimin e taksave me 5 trilionë dollarë që ish-guvernatori i Masaçusets kishte deklaruar më parë, ai kishte ndryshuar qendrim. “Por ai nuk mund të ishte Mit Romni, sepse Mit Romni i vërtetë ka udhëtuar nëpër gjithë vendin gjatë vitit të kaluar duke premtuar 5 trilionë shkurtime taksash në favor të të pasurve. Pesoni që ishte në skenë mbrëmë tha se nuk dinte asgjë për këtë”.

Zoti Romni tha të mërkurën se ai nuk kishte në plan të shkur-tonte taksat për amerikanët me të ardhura të larta. Ai premtoi të përqendrohej tek klasa e mesme, e cila siç u shpreh ai ishte shkatërruar gjatë mandatit të zotit Obama. “Njerëzit me të ard-hura të larta po kalojë mirë në këtë gjendje ekonomike. Ata nuk e kanë problem nëse ti je president apo jam unë president. Njerëzit që e kanë të vështirë tani janë amerikanët e shtresës së mesme. Në bazë të politikave të Presidentit, amerikanët me të ardhura mesatare janë varrosur. Ata janë duke u shtypur”.

Disa demokratë e fajësuan Presidentin që u tregua i përmba-jtur gjatë debatit dhe nuk e kritikoi zotin Romni për rolin e tij ud-hëheqës në firmën Bain Capital, një kompani që ata thonë se e ka transferuar vendet e punës jashtë Amerikës. Zoti Obama i rifilloi këto sulme dje. “Nuk kishte dëgjuar kurrë për shkurtime taksash për kompanitë që transferoojnë vendet e punës jashtë vendit. Ai tha se nëse kjo ishte e vërtetë ai kishte nevojë për një llogaritar të ri. Tani ne e dimë me siguri se ai nuk ishte Mit Romni i vërtetë, sepse ai duket se ndjehet rehat me llogaritarin që ka”.

Pas largimit nga Denveri, presidenti shkon në Medison të Viskonsinit, para se të kthehet në Uashington. Itinerari i tij i sotëm përfshin takime fushate në shtetet e Virxhinias dhe Ohajos. Zoti Romni dhe kandidati i tij për nënpresident, Pol Rajan, po ashtu iu kthyen fushatës dje me një ndalesë në Virxhinia.

Anketat tregojnë se një numër i madh votuesisht besojnë se fitorja e zotit Romni në debatin e të mërkurës do të shtojë pre-sionin ndaj nënpresidentit Xho Bajden kur ai të takohet me kon-gresistin Rajan në debatin e tyre të 11 tetorit. Presidenti Obama do të ketë më shumë presion kur të takohet me zotin Romni për dabatin e dytë më 16 tetor. Debati i tretë dhe i fundit mes tyre do të zhvillohet më 22 tetor.

ReagimetDebati i parë presidencial mes Presidentit Obama dhe kandi-

datit republikan Romney është shoqëruar me reagime të ndry-shme. Përfaqësues të të dy krahëve të politikës shprehen pozi-tivisht për paraqitjen e kandidatit të tyre. Ndërkohë me interes është ndjekur ky debat edhe nga votuesit e rinj. Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, republikani Rudy Guliani, tha se zoti Rom-ney goditi në shenjë duke i përshkruar politikat e zotit Obama si

Shumë nga komentet për debatin e përshkruanin zotin Romni të qetë, konfident dhe energjik, ndërsa Presidentin Obama të lodhur, pasiv dhe madje të shqetësuar. Kur Presidenti mbajti fjalimin e tij të parë të

fushatës pas debatit në Denver të Kolorados dje, ai filloi menjëherë të sulmonte kundërshtarin e tij

presiDenti rrit Dozën e agresivitetit

post debati, obama

më nervoz

nxitëse të një strukture më të gjerë qeverisëse. “Momenti im i preferuar ishin këto komente, ku guvernatori Romney, mendoj se ilustroi shumë qartë atë që zoti Obama i ka bërë ekonomisë sonë, se si ai e ka dëmtuar atë duke u përpjekur që të zmadhojë qeveri-në, duke krijuar përshtypjen se nëse krijohen më shumë struktura qeveritare, mund të krijohen edhe më shumë vende pune, por në fakt kjo e shkatërron ekonominë”.

Jen Psaki, është zëdhënëse për fushatën e zotit Obama. Ajo thotë se Presidenti donte t’u tregonte votuesve se ka një dallim të qartë mes tij dhe zotit Romney: “Mendoj se është një fushatë e ndryshme dhe në këtë debat qëllimi i tij ishte t’u shpjegonte amerikanëve se ku ishin dhe se ku duhet të shkojmë. Ai ka qenë president për katër vjet. Ky vend ka kaluar përmes kohërave të vështira, dhe atij i duhet të shpjegojë se çfarë do të ndodhë nëse vihet në zbatim një sistem që kufizon kujdesi shëndetësor për të moshuarit, nëse ndalim reformën e Wall Street-it, nëse zgjasim shkurtimet e taksave tek milionerët dhe miliarderët”.

Shumë analistë mediatikë dhe vëzhgues politkë e kanë qua-jtur paraqitjen e zotit Obama si të flashkët gjatë përballjes me rivalin e tij republikan, i cili u shfaq më agresiv gjatë debatit.

Ndërkohë shumë studentë në Denver të Kolorados, e ndoqën debatin për të kuptuar e për të qartësuar mendimin e tyre rreth kandidatit për të cilin duan të votojnë. Raleigh Marmorstein, stu-dent i psikologjisë thotë: “Mendoj se fatkeqësisht Mitt Romney nuk plotësoi pritshmëritë që kisha për të, dhe mendoj se do të votoj për Obamën”. George Apregan, student i gjeografisë thotë: “Ende po mendoj, por më duket se jam më shumë pro Mitt Rom-ney-it mbas këtij debati. Më duket sikur ai i përshkroi më qartë planet e tij. Më duket sikur ai është më pranë meje me idetë e tij dhe jam më dakord me planin e tij”. Debati i radhës mes kandi-datëve presidencialë do të zhvillohet më datën 16 tetor.

Page 16: UNiversitetet, Rama, KLD

16 E shtunë 6 tetor 2012 •

« STUDIM

Zjarri mitologjik dhe REALITETI SHQIPTAR

Dr.Selam MEZIU

HYRJE

Ashtu si larvat e krimbit të mëndaf-shit ua vodhi kinezëve një prift, me të njëjtën mënyrë, edhe Pro-meteu mori disa thëngjij dhe i futi në shkopin e drujtë të zgavëruar, të cilin e përdorte për t’u mbajtur. Dhe

me pëlhurat e prodhuara në kontinentet e tjera njerëzia filloi të vishej bukur e plotë shije.

Ndërsa thëngjijt u bënë zjarri i përdorur në funksion të njeiut duke ndryshuar thellësisht mënyrën e jetesës. E legjenda vjen në ditët tona e shkruar: ‘’…pastaj vrapoi drejt njerëzve, duke iu thirrur me zë të lart se iu kam sjellë juve dhuratën më të çmuar. Pas pak e gjithë hapsira toksore shkëlqente nga flakët, rreth të cilëve njerëzit kërcenine këndonin të gëzuar!,,(1)

Në mes të këtyre dy ndodhive që ndrysh-uan rrënjësisht mënyrën e jetesës se njerëzisë mbi tokë edhe pse i ndajnë mijëravjeçare. Por gjithashtu kanë mjaft pika bahkimi e kundër-shtish të brendshme, të cilat kanë lodhur e mun-duar mjaft shkencëtar e studiues të fushave të ndryshme në jetën shoqërore e të natyrës, edhe sepse kanë komplekset e bashkëlidhjet midis tyre.

Mitologji dhe histori. Nga spiralet e shekujve kërkojmë të gjejmë si

ndodhi që erdhi mbi tokë kjo mrekulli, në shërbim të njeriut dhe njëkohësisht me kalimin e mijëra vjeçarëve u kthye edhe në drejtim të kundërt në shkatrrimin e tij fizik, kultural, banues dhe të mjedisit të tij rrethues natyror.

Grekërit e tregojnë atë si një ide që shfaqi Zeusi kur shikoi nga lartësitë e malit të shejtë të Olimpit, natyrën e gjallesat, poshtë tijë:’’… Toka banohesh nga njerëz dhe kafshë, të cilët jetonin në një mjerim të thellë, fshehur nën strehë shkëmbinjsh e gropash, në shpella të thella, të cilët dilnin jashtë shumë rrall.,, ( 1)

Dhe i njëjti Zeus kur pa lumturinë e njerëzisë e të gjallesave me përdorimin e zjarrit, urdhëroi të dënohesh dhuruesi, e kështu u veprua:’’….E lidhën Prometeun me zingjir në masive shkëm-benjësh gjigandë e frikëndjellës ku duhesh të qëndronte përgjithmonë. Ndërsa një shqiponjë e ulur mbigjunjët e tijë, çdo ditë duhesh ti çukiste mëlqinë me sqepin e fortë duke ia ngrënë…,, ( 2)

Ndërsa shkencëtarët kanë shprehur idetë e tyre mbi mundësinë e krijimit të zjarrit duke u mbështetur në faktorët natyror, apo nga vep-rimet fizike të dy trupave të kryer nga njeriu etj.

Marrja e thëngjijve apo coprave të drurit të ndezura nga zjarri shkaktuar nga ‘’shkreptimat e rrufesë,, (2)

Mundësia e e djegieve të bimësisë nga ‘’ lla-vat vullkanike, pra shpërthimi i tijë.,, (2), dhe nga andej morën copra druresh apo prush të ndezur, pse jo copa gurësh vullkanik të flakëruar dhe ndiznin zjarre.

Një tjetër mënyrë ka qenë: ..’’duke goditur një gur të zakonshëm me një tjetër gur me përmba-jtje hekuri, që quhen pirite ose gur të zjarrit…,, (2) Në shqip e quajmë gurë stralli, i cili është shumë i fortë dhe me shkëlqim, ku më vonë u përdor duke u goditur me mjeshtri nga unori për të prodhuar shkëndija.

Ndërsa fërkimi i dy copave druri, ku njëri të jetë shumë i fortë, ‘’por gjithmonë të thatë e pa lagështi atmosferike..,,(2)kështu fillohesh zjarri.

Por si ka ndodhur në mjediset ku nuk ka pasur pyje? Si është vepruar vallë? Lexojmë: “Në krahinat me pak dru pyjor si në Verteszolos të Hungarisë njerëzit e fillonin zjarrin me dhjamin e kafshëve dhe me kocka.,, (2)

E mënyra të tjera tashmë të njohura në shkencat moderne të fizikës kimisë e të en-ergjisë atomike. Por kur e ka përdorur zjarrin për herë të parë njeriu? Arkeologët kanë vënë në dukje: ‘’Gjurmët e para të zjarrit të bëra nga njeriu, janë zbuluar në Kenia ( Afrika),argjila të pjekura, në forma drejtëkëndshi ose katrori të holla, të gjetura në afërsi të mjeteve të tjera, të përdorura në ato kohë, të datuara, para 1. 4 mil-ionë vjetësh.,, (2)

Në Greqinë e lashtë zjarrin e quanin pirros, nga ku në shqip përdoret Pira si mbiemër familje apo e gjejmë në toponomistikën e Shkodrës si emër fshati etj.

Johan Gjorgj fon Hahn duke arsyetuar mbi fjalet “Istiaian” ku grekët e Epirit vatrën e zjarrit

e thirrnin “stia” e më pas ai bën pyetjen: “A nuk mund të kemi një hyjni të vjetër të dritës ose të zjarrit dhe Pirra asht elementi i zjarrit.,, ( 3)

E më tej në bokërrimat e shekujve kërkojmë të zbulojmë se si shqiptari i djeshëm ( Pellazgo – Ilir) është sjellur dhe ka reaguar me këtë mjet të domosdoshëm jetese? Dhe ja përgjigjia: ‘’…Shqip-tari…Hënën e Zjarrin ashtu si dhe Diellin i konsi-deron si elementë shumë të çmueshëm, të cilët duhen respektuar gjithmonë e kushdoqoftë.,, ( 4) Dhe duke iu afruar shekujve të përhapjes së kristianizmit hynë në mes një ritë çudisjellës: “…Shqiptarët në ditët e pashkëve para kishës kri-jojnë një grumbull me dru, sejcili nga familjarët merr një copë dru nga vatra e shtëpisë së vetë dhe të gjitha së bashku i ndezin para kishës. Kujdesen që askush të mos hedh ndonjë gjë tjetër në këtë zjarr, më pas marrin hirin dhe e shpërndajnë nëpër shtëpi që të mos i kafsho-jnë insekte të ndryshme që mund të gjenden në shtëpi.,, (4) Janë shembujt e mësipërm që ndoshta të pakët, por që hedhin drite mbi res-pektin dhe traditat që populli ynë ka trashëguar në shekuj për zjarrin dhe trupat qiellor, të cilat përbëjnë elementë të rëndesishëm në kulturën tonë kombëtare.

Cili është roli zhvillues në lëmin ekonomik, kulturor, shoqëror në historinë njerëzore i zjar-rit? Dhe ja pergjigjia: “Elementi kryesor në civili-zimin e njeriut, objekt kulti, krenarie dhe jetese, zgjidhi dhe luajti rol të rëndësishëm në shumë besime primitive gjithashtu është konsideruar elementi i ndërtimit të tërë universit.,, (5) Mëny-ra e përgatitjes së ushqimeve, si zierja dhe pjek-ja e mishit, zierja e qumshtit etj, punimi i meta-leve, i argjiles i xhamave etj janë disa nga hopet sasiore e cilësore në zhvillimin e jetës njerëzore përgjat mijëvjeçarëve në të gjitha hallkat e vep-rimtarisë së gjithanshme të tij.

Reaksionet kimike dhe llojet e zjarreveGjatë procesit të djegies së materialeve të

ndryshme, kryhet një reaksion kimik, pra i shp-jeguar me fjalë ndodh kështu: Karboni lidhet me oksigjenin dhe na jep flakën pra ndriçon mjedi-sin intim të tij dhe çliron nxehtësi, si dhe ndodh bashkimi kimik i tyre duke na dhënë anhidritin karbonik, helmues për qeniet e gjalla.

Ndërsa kur oksigjeni është i pakët gjatë dje-gies, formohet një gaz që thirret oksid karboni, i cili jo vetëm që është helmues, por sjell vdekjen e njerëzve e çdo qenie të gjallë kur thithet dhe kalon në mushkëri.

Duke hyrë në shpjegimin më shkencor se çfarë përfaqëson një zjarr si dukuri fiziko – ki-mike, e cila kuptohet vetëvetiu nga përkufizimi enciklopedik: ‘’Është një bashkësi ndikimesh e veprimesh termike e ndriçuese nga një landë e caktuar që digjet, në të cilën vetëm flaka shiko-het.,, (6)

Llojet e zjarreve në të cilat në vazhdimësinë e kohërave njeriu ka njohur apo i ka krijuar në bashkëpunim me natyrën janë:

Zjarri i prodhuar nga druri, karboni, gazi e të tjetra lëndë djegëse të përdorura për të gatuar.

Fishekzjarret janë përzierje të lëndës ek-splozive dhe barutit, të cilat të përziera me lande ngjyruese japin pamje të ndryshme duke krijuar atmosferë festive. Të kundërtën kryejnë armët e zjarrit si topa, mitraloza, mortaja, pushkë etj., të cilat kanë sjellur e sjellin mijëra të vdekur. Vetëm në luftën civile të SH.B.A. 1861-1865 u vranë me armë të ndryshme zjarri gjashtëqind mijë njerëz.

Vetëtimat, rrufetë, shkëmbijtë e ndryshëm sjellin ndriçim të mjedisit rrethues, ndërsa duku-ria e parë dhe e dyta shkaktojnë humbjen e jetës në qëniet e gjalla.

Ndriçime friksuese, dhe herë herë të pashp-jegueshme janë ato të fosforit e të hidrogjenit të para në varreza apo nga kalbëzimet e mate-rialeve organike të vrojtuara në sipërfaqe këne-tore dhe varrezave të ndryshme.

Kuptimi poetik apo emocional i zjarrit. M’u dogj zemra…, Më digjet flakë koka nga tempera-tura. Një zjarmi e brendshme më ka hyrë mu në shpirt.

Nxehtësia që prodhojnë lentet, ose një sis-tem xhamash në rrafshe të ndryshme, me ndih-mën e rrezatimit diellor. Aposhkrepja e makinës fotografike, lëshon një dritë në të mijtat e se-kondit.

Të gjitha këto formojnë elementët e çmuar të trajtimit shkencor e përdoruesit praktik të kësaj dukurie kaq të domosdoshëm për vazhdimësinë e marshimit përpara të shoqërisë njerëzore.

Pronësia, qeverisja dhe drejtimi teknik i pyjeve

Shkatërrimi i një regjimi, i cili mohoi në thelb pronën private dhe shenjtëroi deri në absurditet atë shtetërore, kërkonte ndryshime të thella në riorganizimin nëpërmjet ligjeve e reformave të thella, në ndarjen sipërfaqes pyjore në tre lloje pronësie: private në bazë frymësh, familjeve apo fiseve, komunale, të një ose më shumë fshatrash, dhe në atë shtetëror për masivet py-jore në largësi të mëdha nga qendrat e banuara.

Filluan hartimet e strategjive të zhvillimit të pyjeve, takime e konsultime me ekspert nga vende të ndryshme të botës, me ato të FAO etj. Inxhinier pyjesh, juristë, profesor e doktor shkencash ‘”mprehën” penat “shtrydhën” trutë, shfletuan literatur të bollshme dhe shkruan: Stavri Pllaha ( 2001), Mehmet Meta (2001), Fer-dinand Liçaj ( 2006), Vullnet Tafa (2007), Rex-hep Ndreu ( 2008, 2012) në të njëjtin vit boton studimin e tij skrupuloz Dr Thimaq Lako me titull “Analiza e gjëndjes aktuale. Analiza e pylltarisë komunale e private në Shqipëri dhe roli i tyre në procesin e strategjisë kombëtare të pyjeve.,,

Dhe në katër vitet e fundit hedhin mendimet e tyre në organet e shtypit edhe mjaft special-ist të tjerë ku shquhet inxhinieri Haki Kola, i cili trajton atë që nga perandoria Bizantine vazhdon me ligjin e pyjeve të vitit 1870 të qeverisë turke, me “Kanunin e maleve” me përvojën e shumë shteteve perëndimore sidomos modelit anglez etj, duke rekomanduar edhe zgjidhje konkrete.

Megjithë materialin e bollshëm teorik, përvo-jën që ka ardhur duke u pasuruar, dhe me drej-torët e përgjithshëm të pyjeve pas viteve ‘’90 si Mahmut Xhelili, Thimaq Lako, Maxhun Dida, Kolë Malaj, Nihat Çallaku, Arsen Proko të gjithë inx-hiniera pyjesh me përvojë pune, me tituj doktor shkencash zaten edhe profesora, ende nuk ka marrë fund stablizimi përfundimtar i pronësisë mbi pyjet.

Cilët janë faktorët objektiv e subjektiv që nuk është realizuar kjo reformë? A mos vallë do të mësojmë e veprojmë si qeveritë kineze që e kanë filluar reformën mbi pyjet që në vitin 1980 dhe vazhdojnë akoma? Apo janë fraksio-net politike, grupet parlamentare të partive të ndryshme që s’kanë as dëshirë, as aftësi dhe as përgjegjësi morale e atdhetare për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem madhor të një rëndësie mbarëkombëtare kombëtare?

Ligji i pyjeve dhe kullotave dekretuar më 27. 5 1925, i cili me nen të veçantë njihte pronarët privat mbi pyllin. Që tek ky ligj, si dhe matreriale të Kadastrës Pyjore të krijuar në vitin 1937, si dhe toponomistika përreth fshatrave përbëjnë

Page 17: UNiversitetet, Rama, KLD

17• E shtunë 6 tetor 2012

»STUDIM

çelësin për të hyrë në organizimin praktik dhe interpretimet teorike e formulimet e ligjeve. Vetëm kështu realizohet ndarja administrative dhe pronësore sipërfaqes pyjore dhe ndalohet shkatërrimi drastik i masiveve pyjore me gjithë biocenozën e tyre.

Dhe më pas “ Për të disiplinuar kriteret tekni-ke të zbatuara në sipërfaqet pyjore private, ko-munale dhe shtetërore, i duhet lënë e drejta dhe dhënë iniciativa e personelit inxhiniero teknik për të kontrolluar në menyrë të vazhdueshme zbatimet e kritereve teknike dhe ligjieve në bazë, duke iu dhënë direktiva teknike të qarta e rigoroze dhe ndjekur ato në vazhdimësi se vetëm kështu bashkohet dhe shkrihet në një, interesi i individit dhe i atije mbarë kombëtar, vetëm kështu, ruhet vazhdimësia e prodhimit dhe e peisazheve natyrore gjithmonë dobi-prurëse e bukurindjellëse.,, ( 7)

Por në këto vite a mund të zbatohen porositë e mësipërme? E pamundur, sepse, Policia Pyjore nuk ka pajisjet e domosdoshme për të kryer këtë detyrë, mungojnë mjetet e transporit dhe të ndërlidhjes, uniforma etj, nga tridhjetë e gjashtë ndërmarrje në tridhjetë e dy prej tyre janë ven-dosur në drejtim të kuadrit inxhiniero teknik, ithtarët, aktivistët, të devotshmit e partive në pushtet me profesionet, agranom e veteriner, in-xhinier minierash e teknikësh ndërtimi e të tjera profesione. Si vallë do të diskutohet e aprovo-het një projekt, si do të zgjidhet e jepet drejtim një problemi inxhinierik? Kuptohet vetëvetiu peshku është qelbur nga koka.

Si përfundim pa vendosjen e pronësisë mbi sipërfaqet pyjore, pa organizimin e struk-turave të qeverisjes nga baza në majë të piramidës qeveritare së kësaj pasurie të madhe kombëtare nuk mund të mbrohen e zbatohet silvoteknika në grumbujt py-jor, nuk mund të realizohen pyllëzime e ripërtritja e pyjeve, nuk mund të kryhen përmirësime pyjore e sistemime malore nuk mund të sigurohet prodhimi i vazhdueshëm me druzjarri, lendë ndërtimi. Gjithashtu më tej nuk ruhen fondet e pastra gjenetike, pasuria shtazore, shkurrore e barishtore që përbën bashkëjetesën e natyrshme mi-jëravjeçare të tyre. Pra, kështu përgatitet katstrofa mjedisore, duke krijuar shtratin e ngrohtë të varfërisë dhe ashpërsimin e krizës ekonomike e shoqërore të banorëve përreth dhe të mbarë kombit.

Mjedisi pyjor nën kërcënimet marramendëse

Janë shkruar mbi luftrat gjakatare e shkatrruese të Atilës, mbi betejën e Trojës, mbi masakrat greke e serbe në Shqipërinë e Jugut e të Veriut përgjatë shekujve, janë filmuar, hedhur në letër të bardhë fjalët, fjalitë, paragrafët e kështu me radhë duke shkruar dhjetëra libra mbi tragjedinë e bombës atomike në Hiroshima e Nagasak të Japonisë. Duke lënë mënjanë vitin më shkatërrimtar të ekonomisë e pasurive kulturore shqiptare, atë të vitit 1997, po shkëpusim një pjësë nga Gazeta “Republica” njëmbëdhjetë vjet më vonë, ( 16 Mars 2008 Itali)‘’Shpërthimi i një depoje armësh. Kurthi i një zjarri të fuqishëm në Shqipëri. Të paktën 30 të vdekur, por mungo-jnë ende njëqind punëtor ( tragjedia e Gradecit S.M.),,

Në kurthin e zjarreve kanë rënë cep më cep pyjet, anembanë vendit të shqiptarëve. “Situata e zjarreve doli dje ( 23.08 2012) jashtë kontrollit për autoritetet e vendit dhe gjuhët e flakëve nuk kursyen as shtëpitë e banorëve në disa fshatra. Nga jugu në veri, gjithë vendi dje ka qenë nën darën e flakëve, ku vatra të shumta zjarri janë kthyer në një kërcënim të madh jo vetëm për pyjet, por edhe për banorët,, ( 8)

Masmedia, shtypi i përditshëm, revistat dhe i gjithë arsenali i mjeteve të informacionit japin njoftimet e zhdukjes nga zjarri të qindra e mi-jëra hektar pyje deri më tani këto kanë shkuar në dhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë hektar. Tragjedia e pylltarisë shqiptare thellohet edhe më, me 50.000 hektar pyjeqë priten pa leje. Pra, zhduken pa lënë as gjurmë ekonomike, as mon-etare, dhe pa përgjegjësi morale, qytetare apo qeveritarësh. Ku po shkojmë vallë me këto ritme zhdukjesh të dhimbshmetë mbulesës së gjallë jetë mbajtëse të natyrës?

Për të gjykuar se ku kemi qenë dhe ku po shkojmë me vandalizmat më kriminale, më të trishtueshmit për vete dhe për brezat që do të vijnë, do të perdorim metoden e ‘’përplasjeve,, të

shifrave, fakteve ideve, mendimeve etj. Dhe ja: ‘’Pyjet nuk janë vetëm një stoli e

bukur e Natyrës, por edhe një pasuri e madhe mbarëkombëtare. Ato zënë një sipërfaqe prej një milion hektar, ose tridhjetë e pesë për qind të sipërfaqes së Republikës, me një vëllim dru-sor rreth 86 milionë metrokub.,, ( 9)

Vallë pas plotë njëzetë e pesë vjetësh, si paraqitet tablloja e përgjithshme e zbatimit të masave silvoteknike në të kaluarën dhe si është në momentin që po e trajtojmë?

E nisim nga ‘’mëmedheu,, i pyjeve, Puka: “Në pragtë viteve ’90 ishte siguruar një ripër-tritje e kënaqshme natyrore. Grumbujt pyjor në Lak-Hithi, Tuç, Lumbardh, Kunorë-Dardhë, Krrab, Kaçinar etj ishin në fazat e ndërhyrjeve me prerje kulturore,…ata u goditën mjaft ashpër nga prerjet në gjithë sipërfaqen deri dhe në zh-dukje të tyre. Zjarret e viteve 1997, 1998 ku në shumë zona zhdukën gjithçka…,, ( 11)

Përsëri i pandalshmi zjarr në verën e vitit 2009 do të “korr,, sukses tjetër: ‘’.. një zjarr ra edhe në pyjet me pisha të Pukës, pranë fshatrave Tuç e Lumbardhë,, ( 11) Ndërsa në kronikën e ‘’zjarrt,, të tre vjetëve më vonë shkruhet: “Vatra në malin e Krrabit në Midë, tek antenat në fshatin Orosh në Kryezi; në qafën e Sharrit.,,(12) ‘’Dhjetëra hektar pyje me pisha u shkrumbuan në Qerret të Pukës. Erërat kanë favorizuar ndjeshëm përhap-jen e flakëve në kodrat e fshatit Luth….,, ( 8)

Lind vetë vetishëm pyetja: Sa sipërfaqe py-jore me pyje të rinj e në moshën e shfrytëzuesh-mërisë i kanë mbetur qarkut të Pukës? Cilat janë dukuritë atmosferike, ndryshueshmeria e struk-

turës së tokës, shkalla e gërryerjeve, si është realizuar ripërtritje dhe krijimi i florës barishtore dhe i gjysëm shkurreve pas 14 dhe 25 vjetësh? Do ta trajtojmë më posht.

Kalojmë në skajin jugor të Shqipërisë dhe ja si përshkruhet situata: ‘’….janë djegur qindra hek-tar me përrall në rrethet Tepelenë, Gjirokastër e Vlorë dhe dhjetëra ha me xane, drizë, cfakë në Sarandë e Delvinë. ….përralli është lloji i shquar për mbrotjen e terreneve malore, nga shkreti-mi. Është në të njëjtën kohë, një kështjellë e gjallë ruajtjëse e shoqërimeve bimore, faunës dhe begatisë së jetës njerëzore…, por pamjet e krijuara pas djegieve masive, të shtangin dhe menjëherë në mendje të troket pyetja dram-etike: Ku vemi kështu?(13) Fatkeqësisht kjo tragjedi makabre vazhdon edhe pas shtatë vjetësh të këtij vlerësimi profetik. Lexojmë me dhembje për shkrumbëzimin e botës së gjelbert: ‘’Një zjarr i rënë në rrethin e Delvi-nës dogji një sipërfaqe kullosore prej dhjetë ha. Në Fushë Dukat flakët përpinë mbi 300 ha. Rreth 250 ha (pyje) u dogjën në Orikum, ( Vlorë).,,(11)

Në çdo stinë vere pse jo edhe vjeshte, në ‘’mëmëdheun,, e aheve, pishave lisave shkur-reve të ndryshme dhe kullotave, për njëzetë e dy vjet është luajtur me zjarrin, jo në skenat teatrale, por në kufij toksor e hapësinor të papërcaktueshëm, tragjedia me shumë akte e shkatërrimit të sipërfaqeve pyjore e kullosore, të peisazheve të mrekullueshme të parqeve të ndryshme kombëtare me anë të djegieve ma-

sive e prerjeve pa zbatuar kriteret silvoteknike e disiplinën e prerjeve dhe pa zbatuar ligjet në fuqi. Çfarë ka ndodhur vallë me shpatet e ma-leve dhe të kodrave, me bazenet e lumenjëve e rreth liqeneve artificial e natyrale? Cilat janë ndryshimet sasiore e cilësore në mjedisin pyjor gjatë veprimit shkatrrimtar të tijë?

Bashkëbisedim me realitetet.Ishte zjarri burim zhvillimi, dhe shtysa e rritjes

së mirëqenies e zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor për njerëzimin. Por s’ka ndodhur gjith-monë kështu. Në vitin dyzetë e tetë para erës sonë Jul Qezari dogji Muzeun dhe bibliotekën e Aleksandrisë me 700 000 volume, në qershor 1997 digjet biblioteka e Institutit Bujqësor Kamëz me mijëra libra, traktate, revista, diserta-cione etj. Në vitin gjashtëdhjetë e tetë të erës sonë Nerone, Luio Domizio i vuri flakën Romës. Ngjarje të tilla të kobshme dhe shkatërrimtare janë të shumta në arqipelagun e shekujve. Zëv-endësimi i tyre është një ndërmarrje utopike, hiri i tyre është lënda inorganike më e shëmtuara nga pamja dhe pa kurrfarë dobie në krahasim me atë që ka zhdukur njëherë e përgjithmonë.

Në rastin e parë dhe të tretë faji është gjetur dhe është gjykuar rreptësisht nga perandoria ro-make, dhe ka emrat, të cilat historia i ka vënë në garderobën e saj. Por e dyta dhe katastrofa më tragjike e të sotmes e së ardhmes, shkatërrimet marramendëse të pasurisë shumë funksionshe të pyjeve, vallë kujt do t’ia veshim pallton e zezë të fajit? Më sipër i bëmë vetes shumë pyetje, morëm nga dëshmitë e realitetit shqiptar mjaft

shembuj, tashmë, ka ardhur koha të gjykojmë fajtorin dhe të mbledhim forcat për ta paranda-luar krimin, njëkohësisht të shtrojmë shinat për ta rivënë trenin e gjelbërt në dobi të njeriut e njerëzisë.

Viti 1987 troket në portat e gjelbërta me la-jmin margaritar: “Çdo vit pyllëzohet rreth 5000 ha dhe janë krijuar blloqe të mëdha si në kodrat e Pukës, në Londërtun të Shkodrës, te Guri i Bardhë në Burrel, te Krasta e Krujës, në Shmil të Elbasanit, në Moravë në Korçë, te Mali i Gjërë në Gjirokastë etj.,,( 9) Kronika e gushtit të vitit 2012, të përlot sytë e të përgjak mushkritë: ‘’…me qindra hektar pyje të mbjellura nga dora e pukianëve dhe që përbënin Kurorën e Gjelbërt të Pukës, nuk janë më. ( 14)

Ndërsa Krasta e Krujës projektuar e zbat-uar ng inxh. Muharrem Loka e Fadil LLubani është mbushur me varre gjigande, ku vjellin pa pushim tymëra e pluhura, duke zhdukur qindra hektar masive pishe të egër, duke kri-juar kështu një vullkan helmrash shekullor të pashuar dhe sterrëzuar peisazhet me bukuri përrallore të dikurshme, në shëmtira si të një masakre automike. Politika anti njeri dhe anti mjedis i gjelbërt ne këto dy dhjetëvjeçar ka dhënë këto rezultate. Ndërsa për vendet dikur të gjelbëruara, përmendura më sipër nuk kemi burime informimi, por duhet së paku të jenë përgjysmuar sipërfaqet. Ndërsa sa për siperfaqe të reja të pyllëzuara, as që mundet që pena të shkruaj ndonjë shifër. Sigurisht vetëm: gënjesh-tra, de jure, në letra e raporte qeveritarësh.

Edhe pse shkruar në vitin 2001 po i konsid-erojmë të vërteta së paku emrat: ‘’Po ashtu, kemi dhe parqe kombëtare si ai i Mali të Dajtit( Tiranë), Bredhi i Bozdovecit( Korçë), Pylli i Llogoras (Vlo-rë), Pylli i Divjakës (Lushnjë),Thethi ( Shkodër), Liqenet e Lurës (Dibër) etj, që arrijnë në 12 mijë hektarë.,, ( 15) Kronika mbytëse, e pabesu-eshmja dhe e papërsëritshmja (shpresojm!) e gushtit 1912: ‘’ …u dogjën pyjet e mbetura dhe të ripërtrira në parqet kombëtare të Dajtit, Lurës, Bozdovecit etj.,,( 16) Të gjithë gjallesat brenda piramidës shtetërore nuk shqetësohen, veçse kur iu afrohet rreziku përvëlues e vdekjeprurës pranë strëhës së tyre, atëherë dhe vetëm atëherë, veprojnë energjetikisht, duke hedhur për t’u mbrojtur, forcat ushtarake me të gjithë arsenalin e tyre. Kështu që ato nuk kanë pësuar humbje në njerëz. Rasti i zjarrit dhjetëditor në malin e Dajtit e tregoi shkoqur këtë. Ndërsa për gjallesat e pyjeva as që e vrasin mendjen ato. Sa qesharake! Çfarë tragjedie ekologjike! Po të keni kohë lexoni këtu poshtë edhe ju qeveritar dhe parlamentar: ‘’Llogaritni dobitë që sjellin ato( kafshët e shpendët e pyllit):një Kukuvake shpë-ton një ton drithë në vit nga minjtë, një Gargull han 22 kg. Karkaleca në muaj, Qukapiku shpëton plepishtet nga Superda, Qyqja shpëton pishnajat nga Procesionaria..,, ( 17) Foleja, shtëpia e tyre në mjedisin e qetë, klimë e pastër dhe të bukur që quhet grumbull pyjor, ua ka bërë shkrumb e hi zjarri, ky invadues barabar i pamëshirshëm. Fatkeqësisht ka ndodhur kështu! Politikanët e sotëm ngrohen në zjarrin e krimeve.

Po në siperfaqet kullosore çfarë është zh-dukur? Njihuni me mendimin e specialistit dhe gjykoni:

1-‘’Ul prodhimtarine e tyre, zhduk barërat e dobishme shumëvjeçare dhe iu jep mundësi instalimit të barërave të këqija dhe helmuese.

2- Djeg farërat e bimëve të dobishme shumëvjeçare në tokë dhe pengon ripër-tritjen natyrore të tyre.

3- Prish strukturën e tokës, varfëron atë dhe favorizon erozionin.

4- Paksojnë lëndën organik, zhdukin mik-rorganizmat e tokës dhe për pasojë mungo-jnë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e Bimëve.,, ( 18)

Kuptohen pasojat e vetëshkatrrimit të mjedisit kullosor me anë të zjarrit, prandaj parandalimi i këtyre veprimeve është e de-tyrueshme për propogandën e natyralistëve dhe veprimet konkrete të të gjitha struk-turave të Policisë Pyjore. Dhe ja si paraqitet situata e bazës ushqimore të blegtorisë në natyrë: ‘’Prej 1 248 000 ha kullota që kishte në vitin 1938, janë vetëm 400 mijë ha në vi-tin 2000, shtimi i popullsisë e konsumit kanë si pasojë rritjen e tejskajshme të degradimit të bimësisë e erozionit në këtë balancë të prishur në fshatrat malor.,, (19)Duke ndjekur kronikat e zjarreve e shkatrrimeve për rrugë e ndërtime për gjatë 22 vjetëve, zvoglimi i

këtij fondi ka humbje të paimagjinueshme. Shi-frat zyrtare e jo zyrtare të sipërfaqeve pyjore dhe volumeve të materialit drusor, janë të mbar-sura me kontradikta e pasaktësi dhe ato janë, sikur hynë në një xhungël të vërtetë, ku s’mund të orientohesh e të gjykosh.

E çfarë mund të zhduk pa lënë gjurmë një zjarr sipërfaqësor (pra jo i kurorave) në një pyll? Kuptohet lehtësisht nga shpjegimi i mëposhtëm: ‘’Në 35për qind të sipërfaqes(1700 ha; Zallë Goçaj) ka rënë gjatë viteve 1990-1994, zjarr sipërfaqësor, i cili ka shkaktuar:

Djegjen e Grathatelit dhe të gjithë florës bar-ishtore bashkëshoqëruese.

Djegjen plotësisht apo tharjen e filizërisë të pishës së zezë e Arnenit, përmasat e të cilave lu-haten nga diametri një cm dhe lartësi tetëdhjetë cm, si dhe me diametër 4 cm. e lartësi 2.2 metër.

Shkatërrimin plotësisht të shkurreve e shkur-rëzave shoqeruese si Grathateli, Vodhëza, Druna Kuqi, Trëndafili i egër etj.

Djegia e mbeturinave të drurëve të prerë, të gjithë pasqyrës së rrëshinimit, e folesë mba-jtëse të rrëshirës, duke ulur prodhimtarinë dhe dobësuar rezistencën për përballimin e erërave furtunave e peshën e borës e të akullit.,, (20)

Shkatërrimi i të ardhmes së pyllit, ulja e prod-hmtarisë së tij këto janë dy kollonat e ‘’ther-muara,, nga zjarri siperfaqësor, duke vënë në rrezik real, kushtet mekaniko-fizike dhe struk-turor të tokës, e cila përbën bazën ushqyese të bimësisë pyjore, sigurisht edhe të ardhmen.

(Vijon)

Page 18: UNiversitetet, Rama, KLD

18 E shtunë 6 tetor 2012 •

« Kulturë

Ka zgjedhur 100 figura të rëndësishme të histor-isë së shqiptarëve për të bërë 100 portrete, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Nën titullin “Imazh dhe histori”, Dije Bllaca ka hapur ekspoz-

itë personale në galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, “Qafa”. Skënderbeu, Nënë Tereza, vëllezërit Abdyl, Sami e Naim Frashëri, Ismail Qemali, Fan Noli, e deri te Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Arbën Xhaf-eri, Rexhep Qosja, Adem Jashari e Hashim Thaçi janë personalitetet që kanë zënë vend në panon e gjerë të artistes. “Kam zgjedhur thjesht ata që unë kam mendu-

ar se kanë dhënë kontribut të çmuar”, ka thënë Bllaca. Ajo shpjegon se ka punuar në dy linja, që janë dy mënyra të punës së saj. “E para është ajo me portrete të 100 personaliteteve, që është më shumë punë përshkruese e historisë, ndërsa e dyta është pjesa më kreative, ajo që unë e bëj zakonisht janë kryesisht peizazhe ekspresive”, ka thënë Bllaca. Ajo ka ekspo-zuar edhe dhjetë piktura të saj, të gjitha të punuara në teknikën e vajit në pëlhurë. “Kjo është shumë e rëndësishme për mua, sepse po kurorëzohet një punë e gjatë”, ka thënë Bllaca, së cilës i është dashur një vit punë për të përfunduar veprat e saj. Profe-sori i saj, piktori Esat Valla, në fjalën e tij ka zgjedhur një citat të vetë autores. “Burim i

frymëzimit tim është vetë jeta ime që e jetoj për çdo ditë, dhe çdo ditë përjetoj diçka të re. E gjithë kjo përvojë dhe ky shqetësim që rri diku thellë në shtresat e pavetëdijes, balla-faqimi me jetën, me realitetin, bartet tek unë në depon e kujtesës sime dhe pret momen-tin të dalë në shesh, të shpërthejë”, ka cituar Valla. Sipas tij, Bllaca arrin të realizojë imagji-natën e saj. “Përpos kësaj, ajo shpreh vullnet për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe i bën 100 portrete. Vepra e saj është mjaft ekspresive, teksa paraqet botën që e rrethon mjaft të gjallë, herë me tone të ftohta e herë të ngrohta”, ka thënë më tej Valla. Kjo është ekspozita e dytë personale e Dije Bllacës, pas ekspozitës së parë të çelur në po të njëjtën hapësirë, pesë vjet më parë.

“Resident Evil Retribution 3D” mbërrin në Tiranë

Një horror që është ngjizur nga videolojërat, një pro-dhim plot aksion dhe fantashkencë që do të thotë shumë sidomos për fansat e kësaj gjinie ka filluar projeksionet në kinema në Tiranë. Dhe jo vetëm fansat e kësaj gjinie mund të kënaqen duke parë aventurën më të re të “Resident Evil” që edhe këtë herë vjen në 3D, por edhe ata që admirojnë aktoren Milla Jovovich kanë mundësi të shohin edhe njëherë këtë aktore në rolin e Alice, një superheroine që ka misionin e vështirë për të shpëtuar tokën. Historia nis pak a shumë në atë linjë ku përfundoi filmi i katërt i sagës. Virusi vrasës i korporatës Umbrella vazhdon të shkatërrojë jetën në Tokë duke i shndërruar njerëzit në legjione zom-bish të uritur për mish njeriu. Shpresa e fundit e njerë-zimit është Alice (Milla Jovovich), e cila zgjohet brenda një strukture të fshehtë të Ombrellës. Duke kryer hetime të plota, ajo zbulon disa nga sekretet e së shkuarës së saj misterioze. Pa një strehë të sigurtë, Alice vazhdon të kërkojë përgjegjësit për shpërthimin, një ndjekje që do ta çojë atë nga Tokio në Nju Jork, Uashington dhe në fund në Moskë. Udhëtim që do të kulmojë me një zbulim tronditës që do të detyrojë atë të vërë në pikëpyetje gjithçka që ishte e sigurtë më parë. Me ndihmën e aleatëve të rinj dhe miqve të vjetër, Alice duhet të luftojë për të mbijetu-ar dhe për të shpëtuar një botë në prag të harresës.

Rikthimet e aktorëveNga filmat e mëparshëm të sagës ka një sërë aktorësh

që gjenden në këtë prodhim të ri. Natyrisht që listën e kryeson protagonistja, Alice që vjen sërish me fytyrën dhe shpirtin e Milla Jovovich. Po kështu kthehen në historinë e “Resident Evil” aktorët Sienna Guillory ( në rolin e Jill Valentine) dhe Boris Kodjoe ( në rolin e Luther West). Nga seritë e shkuara rikthehen Colin Salmon dhe Michelle Rodriguez, Oded Fehr. Mungojnë në film aktorët Ali Larter (Claire Redfield), Wentworth Miller (Chris Red-field) dhe Spencer Locke (K-Mart) e kjo për faktin se fati i personazheve të tyre ka humbur nga Umbrella. Por ekipit i është shtuar edhe aktorja Aryana Engineer.

Një sagë më e suksesshme se të tjerat

Filmi i ri i sagës u projektua menjëherë pas daljes në kinema të kapitullit “Resident Evil: Afterlife”. Regjisori dhe skenaristi Paul W. S. Anderson mori sërish drejtimin e filmit, ndërsa në ekipin e tij u përfshinë edhe Glen McPherson drejtori i fotografisë, Kevin Phipps si producent dizajni dhe Nick Poëell si regjisor i dytë. Saga e “Resident Evil” është padyshim një ndër prodhimet më fatlume që kinemaja ka krijuar mbi videolojërat dhe kjo jo vetëm nga jetëgjatësia e saj (saga ka filluar në vitin 2002 e me sa duket do të ketë edhe një pjesë të gjashtë), por edhe për sa i përket arkëtimeve botërore. Një sukses i tillë i dedikohet regjisorit dhe skenaristit ekspert në këtë gjini, Paul W. S. Anderson, ndërsa suksesi tjetër i atribuohet gruas së tij, Milla Jovo-vich, një mishërim i plotë adrenaline dhe sensualizmi nën kostumin e personazhit të saj Alice Abernathy.

Filmi “Shkurta” i Arzana Krajës, projekt i produksionit “Circle Production” nga Kosova, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është zgjedhur në edicionin e 22-të të “Rio de Janeiro Inter-national Short Film Festival”, në programin zyrtar në katego-rinë e Filmit Ndërkombëtar. Në këtë shfaqje filmi i Krajës do të ketë edhe premierën e tij botërore.

“Rio de Janeiro International Short Film” është festivali më i madh i filmit të shkurtër që kualifikon fituesit në Akadem-inë Amerikane të Filmit, Oscar. Bëhet e ditur po ashtu se filmi “Shkurta” do të marrë pjesë edhe në programin zyrtar për kategorinë e filmit të shkurtër në njërin nga festivalet e njo-hura të filmit në Evropë, ku do të shfaqet si premierë evro-piane, por për shkak të rreg-ullave të Festivalit duhet të presim publikimin e programit të tyre. “Shkurta” është një rrëfim i heshtur për Shkurtën, vajzën e pestë të familjes. Ajo

“Shkurta” e Arzana Krajës shkon në festivalin e Rio-de-Zhaneiros

dhe babai i saj pasi mbijetojnë luftën përballen me dhimbjen, ndjenjën e fajit dhe moskomu-nikim mes tyre. Ky film zgjat 20

min. Me skenar dhe regji të Ar-zana Krajës, producent: Besnik Krapi, interpretojnë: Kaona Sylejmani Bislim Muçaj. Drejtor

i fotografisë është Fitim Sha-la, kostumografe Vesa Kraja, kurse montazhi është realizuar nga Faton Hasani.

“IMAZH dhe HISTORI” me portrete personalitetesh historike

Page 19: UNiversitetet, Rama, KLD

19• E shtunë 6 tetor 2012

»Kulturë“Apologjia e Sokratit” në sallën e OKB-së në Gjenevë

Mbrëmjen e 2 tetorit, “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit Kosta Varnalis u shfaq në sallën plenare të Kombeve të Bashkuara. Ky spektakël nën interpretimin mitik të Mirush Kabashit dhe ekipit të tij bëri që për herë të parë salla e OKB-së e mbushur me diplomatë dhe spektatorë, të ndjente në gjirin e vet emocione të rralla, të shprehura edhe në materialin e filmuar pas përfundimit të shfaqjes. “Apologjia e Sokratit”, pjesë-marrëse në shumë festivale ndërkombëtare ndoshta ar-riti një nga majat më domethënëse të saj, duke u shfaqur në sallën plenare të Kombeve të Bashkuara.

“Eurimages” shqyrton 36 projekte kinematografike në Shqipëri

Fondi i Këshillit të Evropës për Kinematografinë Evro-piane – EURIMAGES, kryesuar nga Presidenti z. Jobst Plog, mban mbledhjen e radhës në Tiranë. Takimi do të organ-izohet nga data 15-18 tetor 2012. Gjatë ditëve të mled-hjeve plenare do të shqyrtohen për financim 36 projekte kinematografike të pranuara në konkurrim, nga 36 vende anëtare të këtij organizmi. Qendra Kombëtare e Kinemato-grafisë është institucioni përfaqësues në këtë organizëm evropian shumë të rëndësishëm për kinematografinë që nga viti 2009. Gjatë këtyre viteve të anëtarësimit të Sh-qipërisë në EURIMAGES, kanë konkurruar dhe kanë fituar financim tre produksione shqiptare për filma artistikë me metrazh të gjatë: Filmi artistik “Amnistia”, me skenar dhe regji nga Bujar Alimani. Filmi artistik “Agon”, me skenar dhe regji nga Robert Budina dhe filmi artistik “Bota”, me skenar të Iris Elezit e Thomas Logorecit dhe regji nga Iris Elezi. Gjatë ditëve të zhvillimit të mbledhjeve plenare, janë planifikuar edhe disa aktivitete dhe takime të organi-zuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Nis puna për restaurimin e 4 flamujve historikë

Katër flamujt kryesorë që u iden-tifikuan në fondin e etnografisë të qen-drës Albanologjike shqiptare do të fil-lojnë të restaurohen në fillim të javës së ardhshme. Këtë e bën me dije drejtori i kësaj qendre Ardian Marashi. Sipas tij, në kuadër të 100-vjetorit flamujve do t’i realizohet një res-taurim i pjesshëm nga restauranti Ferderik Stamati dhe më pas objektet e ralla do të resturohen në tërësi. Marashi thotë se në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar flamujt kryesorë siç është ai që u valëvit në godinën e pavarësisë, flamuri që u përdor në ceremoninë mortore të Ismail Qemalit, si dhe ai i Kongresit të Lushnjës së bashku me objekte të tjera të rëndësishme do të prezantohen për publikun e gjerë përmes një ekspozite të rrallë. Më pas do të vijohet edhe me ekspozita të tjera siç është ajo e kostumeve të veçanta origjinale popullore nga gjithë trevat e Shqipërisë.

“Rituali i jetës” në Kosovë për 100-vjetorin e Pavarësisë

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar është hera e parë që Trupa e Baletit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të performojnë në Prishtinë. Dhe është pikërisht shfaqja “Ritual i jetës” me muzikë të Klodian Qafokut dhe koreografi të Arjan Sukniqit që do të perfor-mohet për publikun kosovar më 6 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të Prishtinës bën me dije drejtori Zhani Ciko. “Rituali i jetës” pasqyron përmes kërcimit të baletit tri rituale të shqiptarëve: ritualin e lindjes, martesës dhe vdekjes.

“Dear Albania”, ishte premiera e filmit dokumentar të realizuar nga aktorja shqiptaro-amerikane Eliza Dushku e shfaqur mbrëmjen e djeshme në kinema “Millenium”, në Tiranë. Në shfaqjen e filmit do të marrin pjesë personalitete të artit, kulturës, politikës dhe bi-znesit në vend. Shfaqja e doku-mentarit të Dushkut bëhet në kuadër të “Tirana Art Days”, të organizuar nga Bashkia e Tira-nës. Tirana është kthyer në këtë javë të parë të tetorit, në qytetin e artit, modës, arkitekturës dhe urbanistikës. Aktorë të Hollivu-dit, fotografë, modele e stilistë me famë botërore e arkitektë të njohur, janë mbledhur bashkë nën nismën e Bashkisë së Ti-ranës. Vetëm një ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, së bashku me ak-toren Eliza Dushku, fotografin Fadil Berisha modelen Lu Sierra, Ema Savah, me përfaqesues të studios “Grimshaw”, u mblodhën në qendër të Tiranës për të parë nga afër punimet e bëra nga arkitektë vendas dhe të huaj, për terminalin e ri të pasagjerëve. Të enjten kanë startuar 24 ak-tivitetet e “Tirana Art Days”. Eliza Dushku, Blerim Destani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigo-na Dragusha, Anxhela Martini, Ema Savah, Krenare Rugova, Feyzie Camer kanë mbërritur në kryeqendrën e shqiptarëve, për të ndarë në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, suksesin dhe famën e tyre.

“Dear Albania” konsiderohet prej vetë Dushkut si letër dashu-rie drejtuar Shqipërisë.

“Unë jam Eliza Dushku, jam aktore, ndërkohë që jam një qytetare mjaft e re shqiptare, vetëm vitin e kaluar unë kam marrë nënshtetësinë. Do të doja t’ju thosha se kjo është një për-vojë mjaft e re. Unë kam ardhur këtu së bashku me familjen time, së bashku me fotografin e nder-uar z. Fadil Berisha, në mënyrë që ne të festojmë dhe në fakt ky është një festim. Jemi shumë të kënaqur të shohim këtë lloj ndërthurje të artit, arkitekturës dhe të festës që ne bëjmë këtu. Në fakt, jemi këtu për të festuar

Utopitë individuale në filma të shkurtër

Utopitë mund të jenë një burim i mirë krijimi. Për pamundësitë, idealizmin, gjendjen dhe jo vetëm. “Tirana Institute of Contemporary Art” (T.I.C.A) shfaq të enjten më 11 tetor, filma të shkurtër dokumentarë të realizuar në kuadër të projektit rajonal: “Utopitë individuale dikur dhe tani”– Vazhdimësia e skizma e dialogut mes gjeneratave, apo ç’i lidh brezat me njëri -tjetrin?. Kjo seri dokumentarësh vjen si produkt i pjesës së projektit - Në kërkim të utopive individuale - dhe hulmtom mbi forma, të cilat mund të kapërcejnë të shkuarën nëpërmjetë produkteve kuturore dhe gjithashtu mbi faktin se si, i kupton dhe i përball, gjenerata e vjetër edhe ajo e re, çështjet që lidhen me fajin dhe autoritetin brenda shoqërive të tyre. Zh-villimi shoqëror vihet në pah duke vëzhguar skenën artistike dhe kulturore, me një qasje që i ngjan “gaze-tarisë kulturore”, e cila portertizon të përbashkëtat dhe nënvijëzon kufijtë kohor. Situata politike dhe shoqërore në të tre vendet është vetëm pikënisja e kësaj pjese të projektit, që në një sens më të gjerë kërkon të analizojë të tashmen dhe të shkuarën e këtyre shoqërive, identitetet individuale dhe kolek-tive, nën prizmin e Utopisë dhe të tjerave fjalëkyçe si: besimi, historia, kujtesa, pozicionimi dhe përfaqësimi. Ky projekt afatgjatë u realizua me bashkëpunim e tre organizatave: T.I.C.A. – Tirana Institute of Contempo-rary Art (Shqipëri), SÇA/pro.ba, Sarajevo (Bosnjë dhe Herzegovinë) dhe kuda.org, Novi Sad (Serbi).

Rolf Luginbuehl, muzikë akustike në Korçë, Tiranë e Shkodër

Ai preferon detin - kur ka stuhi, qiellin - kur ka re dhe mjegullën - në nëntor kur ajo është e dendur. Kështu shprehet këngëtari dhe kompozitori Rolf Luginbuehl. Ai është dikush, i cili ndjek kohën me sy hapur dhe atë çka sheh e kthen në një këngë; dikush të cilit i pëlqen të sillet si i vogël, por pa humbur rëndësinë. Rolf Luginbue-hl dhe banda e tij e muzikës akustike mbajnë concert këtë fillim tetori në Shqipëri. Ata do të fillojnë miniturin e tyre mbrëmjen e së dielës më 7 tetor me Korçën, për të vijuar të martën më 9 tetor në Tiranë dhe më pas të mërkurën, më 10 tetor në Shkodër. Muzi-ka e Rolfit është në gjendje të përkëdhelë shpirtin e dëgjuesit. Megjithatë, ajo shpeshherë duket të jetë berniane pragmatike apo të ngrejë pyetje ironike. Janë tregime të jetës së përditshme, të lindura në kitarën akustike dhe të rrituara në një muzikë që frymëzohet nga librat muzikorë të Folklorit, Bluzit dhe muzikës Country. Me këtë horizont muzikor, Rolf ofron një dialekt Bernes, i cili kërkon që publiku të përfshihet në muzikë dhe histori, duke luftuar mes rreshtave dhe duke i interpretuar ato. Hitet nuk janë në tipin e tij, sikurse edhe virtuoziteti i ndërtuar. Njeriu me kitarë i përshtatet mënyrës së tij të të shprehurit, e cila është zakonisht elegante, por mund të jetë edhe e ashpër. Ai i këndon me nuanca të holla mjegullës që shoqëron ekzistencën e njeriut. Kjo është ajo çka e bën publikun e tij të ulet. Grupi i tij prej dy-pjestarësh e shoqëron gjithmonë atë, ndjek frymën e çdo kënge dhe zhytet në to. Kjo është muzikë, që nuk bëhet, por shfaqet dhe përcjell ndjes-inë e të qenit ulur në një tryezë duke treguar histori. “Këngë dhe Histori Vol 1” është pjesa e parë e një trilogjie. Richard Causon (Alanis Morissette, Ryan Adams, Black Croëes) e kanë prodhuar atë. Rolf është duke punuar në një prodhim të ri.

“Dear Albania”, ELIZA DUSHKU NË TIRANË

Tiranën dhe jam këtu gjithash-tu për të treguar premierën e dokumentarit tonë, ‘E dashur Shqipëri’, letra ime e dashurisë për këtë vend. Është shumë kënaqësi të them se kemi marrë mbështetje edhe nga vende të ndryshme të rajonit, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera, të cilat do ta shfaqin këtë premierë në të gjithë kinematë e tyre, ndaj do të doja t’ju thoja se për mua është vërtet një emocion i jashtëzakonshëm”, është shpre-hur Dushku. Në kuadër të ak-tivitetit “Tirana Art Days” të or-ganizuar nga Bashkia e Tiranës përgjatë tre ditëve, krahas pre-mierës së dokumentarit të Eliza Dushkut, do të prezantohet sot një ekspozitë e fotografit Fadil Berisha. Ekspozimi i punëve të Berishës do të bëhet në hollin e Pallatit të Kongreseve, me foto-grafi të bukurosheve shqiptare, duke filluar nga Anxhela Martini, Marigona Dragusha, Ema Savah, por edhe stilistëve shqiptarë.

Page 20: UNiversitetet, Rama, KLD

20 E shtunë 6 tetor 2012 •

« dossieR

ideja e federatës ballkanike

“anciens regimes”sllav jo autentike

nga alBert kotini

(vijon nga numri i kaluar)

Koncepti real ndaj të ashtuquajturve “ballistë” (“reaksionarë”) në Kosovë

Luan Gashi, i biri i Ahmet Gashit, kosovar, jetoi në Tiranë dhe si profesor u hodhën në Kos-ovë në vitet ’40, kur ministër ishte Ernest Koliqi, për të ndihmuar popullin kosovar në kulturë e arsim sipas udhëzimeve të Mithat Frashërit. Luani ka vdekur në SHBA më 2004, ndërsa vël-lai i tij, Bato Gashi, deri në fund ishte arsimtar në një shkollë tetëvjeçare në Tiranë. Duke qenë në dijeni të ngjarjeve të ndodhura, si Islam Lleshi, ashtu dhe Bato Gashi, për mungesë burimesh të dokumentuara në lidhje me këtë çështje të suportuar nga Shqipëria në Kosovë, tregojnë: “Luan Gashi, mbasi mbaroi gjimnazin e Tiranës, shkoi për studime juridike në Torino të Italisë. Këtu u aktivizua me Ballin Kombëtar. I ati, Ahmet Gashi, ishte profesor i gjeografisë dhe drejtor në ndërmarrjen e Elbasanit, ku së bashku me Vasil Andonin menduan të kontribuonin për arsimimin e Kosovës. Kjo gjë lindi mbas kërkesës të minis-trit të Arsimit Ernest Koliqi dhe idesë për kulturë e patriotizëm të Mithat Frashërit. Vasil Andoni ishte sekretar i Ballit Kombëtar të Elbasanit dhe më vonë u bë sekretar i përgjithshëm i Ballit Kom-bëtar. Në vitin 1941, kur gjermani lejoi hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, Ahmet Gashi shkoi drejtor i shkollës normale në Prishtinë, ndërsa Vasil Andoni u bë drejtor i konviktit. Këta ishin në plejadën e afro 200 arsimtarëve që Ernest Koliqi i kishte nisur me idealin madhor për përhapjen e kulturës kombëtare në Kosovë. Mbasi mbaroi ju-risprudencën në Itali, Luani shkon si profesor në gjimnazin e Prishtinës. Atje u krijua bërthama e Ballit Kombëtar (Ahmeti, Vasili dhe Andoni). Më pas u aktivizuan Ahmet Gllavica, Jup Binaku etj. Kur aktiviteti nacionalist u ndesh me atë komu-nist, nacionalistët dolën në male, duke mbajtur lidhje nëpër qytetet e Kosovës, në veçanti me shkollat. Meqenëse Balli Kombëtar në Kosovë nuk mund të dilte me këtë emër, sepse serbët çdo antiserb e quanin “ballist” dhe “bashkëpu-nëtor me gjermanin”. Pra, i njëjti koncept: Tito–Rankoviç dhe Enver–Koçi Xoxe. Kështu që edhe Ballit Kombëtar në Kosovë i ka takuar të luftojë edhe kundër brigadave shqiptare nën të njëjtin emërtim - “reaksionarë”. Kur hyri Br. III S, në kufi u ndal në Morinë (Kukës), ku u mblodh shtabi për mënyrën se si do të hynin: me flamurin shqiptar apo jugosllav. Po të hyhej më flamurin shqiptar, do t’i mbetej hatëri Titos si jugosllav; po të hy-hej me flamurin jugosllav, do t’u mbetej hatëri kosovarëve. Për të marrë një vendim dërguan Musa Demnerin te Sulejman Lleshi, forcat e të ishin kapur rob nga kjo brigadë, por u pranuan si vullnetarë partizanë të saj, edhe pse kishin qenë ballistë. Kjo sepse komandanti i Brigadës, Hamit Keçi, dhe Hulsi Spahiu kishin qenë në shkollë bashkë në Itali. Këta e njihnin kulturën e Sule-jmanit, prandaj i kërkuan mendim. Sulejmani i thotë: “Në qoftë se hyjmë me flamur jugosllav, gjithë sa është Br. III S të përshëndetet këtu me njëri-tjetrin për në atë jetë, sepse kosovarët do na shuajnë të gjithë. Po të hyjmë me flamur shqiptar, kosovarët nuk do të na luftojnë, sepse jemi vëllezër për ta.”

Kështu Br. III u fut me flamur shqiptar dhe kosovarët me të parë flamurin shqiptar u shpre-hën: “Na erdhi shpëtimi këtej”, ulën armët dhe u bënë aleatë. (Ku e dinin ata të shkretë se sa komuniste ishte Br. II S?!) Në atë kohë Luani dhe Jub Binaku, Gjilan Mulla Idrizi etj. ishin me armë

pasur mbështetjen e tërë aleatëve (Angli–Rusi etj), u vendos largimi për në Greqi. E panë të ar-syeshme që të largoheshin në vitin 1946, që të mos dëmtonin popullin e Kosovës. Në lidhje me këtë kongres është bërë gjyqi i vitit 1946. Luan Gashi dhe Jub Binaku kaluan në Greqi, ndërsa të tjerët u arrestuan dhe pësuan një fat të hidhur. Luani nga Greqia shkon në SHBA, ku u vu në krye të komitetit “Shqipëria e Lirë”. Është tjetër çështje pastaj se në veprimtarinë e tij me Abaz Ermenjin do të vepronin kundër komunizmit në Shqipëri. Është e vërtetë që mbas vitit 1948, kur u prishën me jugosllavët, më 1949, anglo-amerikanët filluan të përgatitnin një kryengritje për të rrëzuar pushtetin komunist dhe fillimisht u hodhën Zenel Shehu, Hamit Matjani për të krijuan një mundësi nga brenda për të përm-bysur regjimin enverist. Me sa na kanë thënë vetë Abaz Ermenji dhe Luan Gashi, kur i kemi takuar kohët e fundit në Shqipëri, Perëndimi do të bënte të mundur që “komunizmi të mer-ret brendapërbrenda”, si një rrugë e mundshme për tërë Lindjen komuniste. Ishin gati dy batal-ione shqiptare, të cilët do të vepronin nga Gre-qia në Shqipëri. Sipas Abazit dhe Luanit, rusët kishin informacion të plotë se do të hapeshin vatra zjarri në Poloni, Gjermani, Rumani, d.m.th. në prapavijë të komunizmit. Për të çorientuar SHBA-të, Stalini filloi luftën e Koresë. Kështu që plani për çlirimin e Shqipërisë dështoi.”

Gjyqi i Shkupit kundër 18 anëtarëve të një or-ganizate terroriste-fashiste, që kishte lidhje me reaksionin e jashtëm.

Këta tituj shoqëruan procesin famëkeq më 29 janar 1947 ndaj organizatës nacional-sh-qiptare demokratike, për të cilën shpjeguam më lart. Deri më sot nuk është zbardhur e vërteta e këtyre “reaksionarëve”, “fashistëve”, “trad-htarëve”, e çdo nofke tjetër të mbetur në histori për ata nacionalistë, të cilët komunizmi i vrau me ato operacione të dokumentuara më sipër. Është në dosjen B IV-a/1 në Ministrinë e Pu-nëve të Jashtme, me titull “Botim në formë libri të procesverbaleve të seancave të gjyqit kundër organizatës nacional-çlirimtare demokratike në Shkup”. Botimi është bërë në gjuhën frëngjishte dhe përmban 81 faqe, duke përfshirë një pro-ces gjyqësor fars, të cilat u kopjuan më së miri

një kongres, i cili dështoi. Çështja ishte se si do të vepronte: të vazhdonin me armë kundër Serbisë apo të largoheshin për në Greqi, pasi situata ishte tejet e rënduar. Mbasi nuk mund të luftonin më tej, sepse komunizmi kishte

Autorja kosovare Sabie Keçmezi (Basha) në librin “Ilegalët” shkruan: “Komiteti më i fortë në Kosovë ishte ai i Gjakovës, me kryetar pro-fesor Sulejman Lleshin dhe anëtarë...” Në këtë organizatë këta nga Prishtina donin të bënin

për t’u mbrojtur nga komunistët serb. Sulejman Lleshi, kur hyri në Prizren, takon Zekiria Rex-hën, me të cilin njihej që në Itali në shkollë, por edhe më parë, si profesor i latinishtes në gjimnaz të Tiranës (viti 1940). Ky i propozoi kur e takoi Sulejmanin për të formuar një gjimnaz në Gjakovë. “Progjimnaz” i thoshin ata. Kështu që Sulejmani ndaloi në Kosovë, krijuan progjim-nazin në Gjakovë, ndërsa Br. III S u nis drejt Vishegradit. Është interesante se, kur u largua Br. III S për në Vishegrad, Sulejmani nuk i tha gjë Hamit Keçit. Kur u kthye në Shqipëri Hamit Keçi, komandanti i Br. III S u shpreh: “Na tradhtoi Sulej-man Leshi, sepse akoma nuk e dinte që kishte mbetur në Gjakovë. Sulejmani u bë drejtori i parë i shkollës progjimnaz me disa profesorë, si p.sh. me Skënder Currin, Zef Nekën, Nevruz Nurën etj. Është tjetër çështje se si i vranë më vonë serbët. Ndërsa Luan Gashi komandonte çetën kosovare, si irredentist, nacionalist, paçka se nga Jugu i Sh-qipërisë, i quanin ballistë dhe reaksionarë. Këta filluan të organizoheshin, si çeta nacionaliste në Kosovë. Ndërruan emrin e Ballit Kombëtar dhe dolën me Partia Nacionaldemokrate Shqip-tare (NDSH). Kështu vepruan me çetat në mal ndërsa në qytete krijuan komitete, si p.sh. në Gjakovë, Pejë, Prishtinë.

Page 21: UNiversitetet, Rama, KLD

21• E shtunë 6 tetor 2012

»dossieR

nga gjyqet shqiptare të këtyre viteve. Agjencia “Taniug” bën të ditur se më 26 janar 1947 filloi në Shkup gjykimi i një grupi prej 18 anëtarësh, anëtarë të organizatës terroriste fashiste na-cionale-shqiptare demokratike, kryesuar nga Ke-mal Iskënderi, anëtar i komitetit qendror të kësaj organizate. Prokurori i përgjithshëm i Republikës Popullore të Maqedonisë, Nikolla Vrazalski, lexoi aktin e akuzës, që parashtron të gjitha hollësitë ilegale terroriste që kanë bërë të pandehurit. Anëtarë të akuzuar të kësaj organizate paditen, veç të tjerave, se kanë vendosur ndërlidhje dhe kanë marrë udhëzime për veprimtarinë e organi-zatës së tyre nga konsulli turk në Shkup Shefki Erdexhan, i cili u dha pasaporta për kalimin e banditëve të monarko-fashistëve grekë dhe i këshilloi bashkimin midis shqiptarëve dhe tur-qve për të luftuar kundër Republikës Federative Popullore të Shqipërisë. Ata akuzohen gjithash-tu se kanë vendosur kontakte me konsullin an-glez në Shkup George Herbert Burton, nga i cili kërkuan udhëzime për veprimtarinë e ardhshme të organizatës. Pastaj një pjesë e banditëve u bashkuan me monarko-fashistët grekë. Në krye të kësaj organizate gjendej qysh prej muajit qershor të vitit 1946, Komiteti Qendror, me seli në Shkup dhe që përbëhej nga 6 anëtarë. Vep-rimtaria e organizatës së lartpërmendur shtrihej mbi gjithë Maqedoninë dhe në tokat e Kosovës e të Metohisë. Nën maskën e një propagande sho-viniste, organizata mundohej të rekrutonte një numër sa më të madhe shqiptarësh dhe turqish dhe në saje të luftës së armatosur të përkrahur dhe ndihmuar prej qarqeve reaksionare dhe duke krijuar kushtet për ndërhyrje do të prekte integ-ritetin e RFP-së. Qëllimi përfundimtar i organi-zatës ishte rrëzimi, me ndihmën e ndërhyrjes së huaj, të sistemit të sotëm shtetëror të RPSH-së dhe krijimi i “Shqipërisë së Madhe” të udhëhequr prej kuislingëve zogistë. Për realizimin e kësaj barre, organizata u lidh me mbeturinat e ban-dave ilegale në krahinën e Kosovës dhe të Meto-hisë, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Anëtarët e akuzuar të organizatës, hynë në marrëdhënie me komitetet e Barit, Kajros dhe të Greqisë, që u formua në këto vende prej elementëve trad-htarë kuislingë e shqiptarë dhe që nën mbrojtjen dhe në sajë të ndihmës të imperialistëve të huaj, luftojnë kundër RPFJ-së. Ata u lidhën pastaj me organizatën e Vanca Mihajlovit përjashta me mbeturinat e bandave ç’etnike të Drazha Mi-hajoviçit dhe me ndërmjetësinë e Halim Oranij, ish-konsull i qeverisë kuislinge pranë Paveliçit, me mbeturinat e bandave ustashe. Gjatë mbled-hjes së tyre, në qershor të vitit 1946, mbledhje të cilën e quajtën “Kongresi IV”, të akuzuarit vendosën ta përforcojnë veprimtarinë e tyre terroriste. Më urdhër të organizatës u vranë: heroi popullor Milan Popoviç; anëtari i Komitetit Qendror të Frontit Popullor të Maqedonisë; Rex-hep Zajazi; deputeti Mehmet Dauti; adjutanti i komandantit të batalionit Remzi Abdin; togeri Panda Cosnovska etj. Duke u bashkuar me mbe-turinat e bandave balliste të shpërndara në Gre-qi e Shqipëri punuan për shkatërrimin e sistemit të sotëm të RPSH-së, me qëllim që vendosin një pushtet antipopullor, të kryesuar prej shër-bëtorit me damkë të okupatorit dhe tradhtarit shqiptar Muharrem Bajraktari.”

Në procesin e organizatës nacional-shqiptare demokratike, sipas “Taniugut” dt.30.1.1947, sipas pyetjeve të bëra të pandehurit dalin në shesh marrëdhëniet e tyre me fashistët grekë. Janë 81 faqe të këtyre pyetjeve dhe përgjigjeve të zhvilluara në këtë pseudo gjyq, ku të pande-hurit flasin ato që duan prokurori dhe gjykata e Shkupit. Sot që mund t’i botosh, zbulojmë të gjitha inskenimet e gjyqeve tipike sllaviste të zhvilluara në Shqipëri në të njëjtën kohë. Në përfundim, dënohen me pushkatim të 17 vetat: Kemal Iskënderi Alim; Azem Idriz Morani; Rudi Hysni Muharrem dhe Mehmet Nezir Bushi. Gjyqi i publikuar me të madhe nga “Taniug” dhe të gjithë mediet jugosllave, u cilësua si një shpëtim i shtetit jugosllav, shtetit shqiptar dhe i të gjithë bllokut komunist të Lindjes.

Mbas prishjes me Jugosllavinë në vitin 1949, filloi dënimi i proinforbyristëve

Në vitin 1945 u vra fryma kombëtare, duke asgjësuar të gjithë nacionalistët nën em-rin “reaksionarë”, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta të partizanëve jugosllavë dhe shqiptarë, ku mbi të gjitha u vendos ideali i vëllazërimit internacionalist. Në vitet 1946-47 u bënë gjyqe kundër nacionalistëve për t’i dënuar dhe terrorizuar të gjithë ata shqiptarë

që u zhgënjyen nga mbetja e territoreve të tyre jashtë Shqipërisë, si dhe nga vetë diktatura ko-muniste enveriste. Deri këtu bashkëpunimi me serbët i komunistëve shqiptarë ka qenë në çdo hap jo vetëm i përbashkët, por në shërbim total të Jugosllavisë. Mbas prishjes me Jugosllavinë në vitin 1948, ku Stalini, sipas Informbyrosë, u prish me Titon dhe e shpëtoi Shqipërinë. Atëherë Titoja të gjithë shqiptarët, qofshin na-cionalistë, por mbi të gjitha komunistë, që ishin me Stalinin, Enverin dhe Inforbyronë, survejo-heshin, kapeshin, ose u sajoheshin aktivitetet armiqësore, ndaj të cilëve UDB-ja, vepronte duke i zhdukur, me ose pa gjyq. Dy autorë shqiptarë, Alisan Çako, ish-mësues në “Shkollën e Partisë” pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Maqedonase dhe mësimdhënës në normalen e Shkupit; Hadi Gashi, ish-mësues në Gostivar, botojnë në mënyrë ilegale shkrimin me titull “Zmadhimi i terrorit të UDB-së në Maqedoni”, ku në mënyrë të përmbledhur shkruhet: “Ter-ror i jeniçerëve të Rankoviçit është zmadhuar në shkallë shumë të çuditshme, si në të gjithë vendet e Jugosllavisë, ashtu edhe në Maqedo-ni. Shigjetat e helmuara të tij janë drejtuar ek-skluzivisht kundër komunistëve të ndershëm, njerëzve të mirë, të cilët nuk kanë dashur dhe nuk duan që të ecin drejt rrugës së tradhtisë së klikës titiste. Anëtarët e vjetër të partisë, njerëz të vendosur, që kanë dhënë prova të gjalla e besnikërie të tyre ndaj marksizëm-leninizmit, si në kohë të luftës nacional-çlirimtare, ashtu edhe mbas luftës po burgosen të parët dhe pasandaj, sipas kërkesës së UDB-së (mbasi atyre u merret triska e partisë), përjashtohen nga partia dhe në vend të tyre pranohen të tjerë elementë që janë të huaj për partinë, pikërisht ata që shajnë Bashkimin Sovjetik dhe shtetet më demokratike popullore. Në PKJ mund të figurojë si anëtarë gjithkush, përveç atyre që u kanë dhënë plotë-

sisht të drejtë kritikave të rezolutës së Byrosë Informative mbi gjendjen e PKJ-së. Numri i anëtarëve të partisë, të cilët janë përjashtuar nga partia nën pretekstin e informbyroistëve është i madh. Midis këtyre anëtarëve gjenden el-ementët më të shëndoshë të PKJ-së, më besnikë të ditëve internacionaliste të PKJ-së. Vendin e tyre e zënë të ashtuquajtur “anëtarë të rinj”, të cilët janë pranuar në parti në formë të ga-rave sportive. Kështu në PKJ tani mund të hyjë kushdo që mbron kapitalizmin në Jugosllavi dhe Titon, që shan Bashkimin Sovjetik etj. Një muaj mbas daljes së rezolutës së Byrosë Informative, përmbajtja e Komitetit të Partisë në Gostivar ishte kështu: Sekretar politik, ka qenë shoku Sali Lisi: anëtar i PK-së prej vitit 1941; anëtar i partisë prej vitit 1942; pjesëmarrës aktiv në luftën nacional-çlirimtare; mbajtës i dekoratës “vëllazërim dhe bashkim” i shkallës së dytë; de-putet i Kuvendit Popullor të Beogradit; deputet i Kuvendit Popullor të Maqedonisë dhe kryetari Këshillit Ekzekutiv në Gostivar.

Në një kohë të shkurtër, mbas fjalës së rezo-lutës, shoku Sali Lisi, thirret nga ana e sekretarit organizativ për kuadrin, i KQPK-së maqedonase, Vidoje Smileski-Batov, i cili midis të tjerash i paska thënë: “Ai paska disa sëmundje nacionaliste, ndo-nëse në 8 vjet, edukohet nga PKJ”. Kjo shpifje nuk ka qenë e mjaftueshme, por z. Vidoje, ka vazhduar ofendimin e vet kundër Sali Lisit, duke i ngjitur epitetin “Golemo-Albaneo” (shqiptaro-madh).

Kështu nga zotërinjtë e KQPK-së maqedo-nase, mjafton ndonjë shqiptar komunist të mos pranojë rrugën e tradhtisë së tyre e të mbiquhet “shqiptar i madh”, “anëtar i Gestapos”, “fash-ist” etj. Menjëherë mbas kësaj shoku Sali Lisi u tërhoq nga ana e KQ-së në Shkup me detyrën e ndihmës ministrit për punë komunale duke u bërë atje një anëtar i thjeshtë i partisë, dhe mbas dy-tre muajsh, prej këtu burgoset nga

UDB-ja. Së bashku me shokun Sali Lisi, u bur-gosën dhe shokët: Vejsel Hyseini, Ahmet Pere, Abdyrahman Aruçi, Idriz Selimi, përveç këtyre shokëve ish anëtarë të vjetër të partisë dhe titullarë në organet ekzekutive të Gostivarit, UDB-ja filloi ndjekjen ashpërsisht të të gjithë ko-munistëve me nënshtetësi shqiptare duke i bur-gosur. Në burgun e UDB-së gjenden: Myrtezan Kuzadej, Zyhdi Kajanuku, Qani Pagria etj. Mbas burgimit të këtyre shokëve filloi biografimania titiste, për demaskimin e tyre përpara popul-lit. Për këtë qëllim në Gostivar erdhën lakenjtë e Titos, duke na thënë “shqiptarë të fëlliqur”, midis të cilëve ministri shqiptar trockist Reiz Shaqiri, që mbajti një miting. Në këtë miting demaskoi shokët e vet, që janë të burgosur dhe për Sali Lisin shpifi, se ka qenë anëtar i Gesta-pos në kohë të luftës nacional-çlirimtare. Pop-ulli i Gostivarit, mbasi e dëgjoi këtë gënjeshtër filloi të thotë: “Po të ishin këta komunistë në krye me Saliun, si anëtarë të Gestapos, atëherë nuk paska më komunistë në Maqedoni, që nuk paskan bashkëpunuar me Gestapon”. Populli e njihte shumë mirë Saliun, por atë UDB-ja e tor-turoi akoma më keq. Sekretari politik u bë bërë Boro Isailleski, i cili është pranuar në parti mbas luftës nacional-çlirimtare, njeri që nuk ka asnjë virtyt komunisti, armik i Bashkimit Sovjetik dhe shërbëtor i verbët i UDB-së. Ali Mahmuti, anëtar i komitetit të partisë, shërbëtor i verbër i UDB-së, ish-polic në kohë të okupacionit në katundin Cajla të Gostivarit. Joshe Jovanoski, anëtar i par-tisë, prej vitit 1946, tani anëtar i Komitetit të Partisë në Gostivar, ish kryeplak fashist në kohë të okupacionit në kohë në katundin Peskovë të Gostivarit. Sandre Jakimeski, ish drazhizt i fam-shëm nga katundi Mitre Krat, tani anëtar i By-rosë së Komitetit të Partisë, shërbëtor i UDB-së dhe armik i madh i BS-së dhe i kampit të social-izmit. Në këtë mënyrë Komiteti i Partisë në Gos-tivar është i përbërë prej fashistëve të fëlliqur dhe populli këtë komitet e quan komiteti fash-ist. Komiteti i Partisë i Gostivarit është caktuar prej udhëheqësve trockistë të Shkupit. Të gjithë direktivat e KQ së, të PKJ-së, u zbatuan duke u përdorur metodat ushtarake dhe terrori i UDB-së në parti. Më tepër kjo, ndaj arsimtarëve, të cilët janë kërcënuar hapur prej agjentit të UDB-së, mësuesit Abdulla Çilku, i paparti. Janë marrë masa që, eliminimi i të gjithëve shqiptarëve që janë dakord me Byronë Informative të pastrohen dhe burgosen. Në këtë rrugë nuk i ndalohet dot dora terrorit jeniçerëve të Rankoviçit, që është më tepër se terrori i Hitlerit dhe Musolinit”. Edhe për sa i përket Sali Lisit në dokumentin nr. 120, Këshilli i Rethit, seksioni i drejtësisë i dërgon një informacion më datën 28.8.1945, në Gostivar shtabit të divizionit të V-të shqiptar të firmosur nga sekretari Sali Lisi, kryetari S. Matoski dhe Proçallnik Ziv Aleksovski, duke raportuar për keqpërdorimin e shqiptarëve që nuk duan të vo-tojnë për Jugosllavinë demokratike dhe për keq sjelljen e partizanëve të divizionit të V në disa familje shqiptare. Duket që ky informacion nuk i ka pëlqyer UDB-së.

Për sa më sipër, mbas prishjes me Titon në vitin 1948, të gjithë shqiptarët në ish-Jugoslla-vi u bënë të dyshimtë, ose u vunë në shërbim të UDB-së; ndërsa në Shqipëri po ndodhte e kundërta, por me të njëjtat metoda terrorizmi nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar. Letrat e Titos, dërguar Stalinit dhe përgjigja e KQ. të PKJ-së, ndaj akuzave të Partisë Sovjetike dhe të In-formbyrosë për herë të parë u bënë të ditura në Moskë pas 40 vjetësh, vetëm në vitin 1988. Në shkrimin e gazetës “Eho pllanjatej”, që e botoi agjencia sovjetike “Tass”, nxori një shkrim të vi-tit 1948, ku jepet me hollësi kronologjia e ngjar-jeve Tito-Stalin. Autori i shkrimit Grigori Pol-njegajev, ish korrespondent i agjencisë sovjetike në Beograd, vë në dukje se rezoluta e Informby-rosë për gjendjen në PKJ është një shembull i ndërhyrjes së Stalinit në punët e brendshme të njërës prej partive motra, shembull për të cilin duhet të na vijë turp. Në shkrim, në të cilin janë shfrytëzuar dokumente nga libri “Informbyro” të Dragan Markovicit dhe Sava Kërzhavës, si dhe disa tekste të Vladimir Dedijerit, ku jepen qën-drimet e PKJ-së ndaj sulmeve nga Moska. Boto-het edhe faksimilja e faqes së fundit të letrës së KQ të PKBS e 27 marsit 1948, me nënshkrimin e Stalinit. Për këtë çështje në vitin 1988, flitet gjerë edhe nga gazeta “Pravda”, e cila shkruan se “Kongresi i V-të i PKJ-së u mbajt “nën mbro-jtjen e tankeve dhe topave”. Hrushovi e përdori këtë çështje kundër Stalinit.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 22: UNiversitetet, Rama, KLD

22 E shtunë 6 tetor 2012 •

« SPORT

Një ish-interist, sulmuesi uruguaian, Alvaro Rekoba ka çuditur me deklaratën e tij se Juventusi ka merituar fitimin e Serisë A të vitit 2006. Në një dalje për shtyp ai thumboi ish-klubin e tij: “Për mendimin tim besoj se atë sezon kampionatin e meritonte Juven-tusi, pasi kishte me të vërtetë futbollistë të mëdhenj në përbërje, dhe nëse ata e kanë fituar titullin me ndihmën e gjyqtarëve, besoj se janë më të lumtur se mua. Unë di të them vetëm se futbollistët janë ata që mbeten më të ndershmit, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Kur mora vesh që titulli i atij viti iu dorëzua Interit, kuptova që dhe vetë futbollistët “zikaltër” nuk e ndienin atë të tyrin.”

Antonio Konte rikthehet me 9 dhjetor

Antonio Kontes i është ulur dënimi në 4 muaj dhe do të rikthehet në fushën e lojës në datën 9 dhjetor në sfidën mes Palermos dhe Juventusit. Ky mesa duket është vendimi përfundimtar i kolegjit arbitrar për sportin. Ky skualifikim ishte vendosur nga gjykata e futbollit, pasi An-tonio Konte përflitej të kishte qenë pjesë e manipulimit të takimit të zhvilluar në majin e vitit 2011, mes Albinolefes dhe Sienës. Ky padyshim që është një lajm i shkëlqyer për Juventusin, i cili pavarësisht se dhe në drejtim të Masimo Karrerës ka qenë mjaft efektiv, përsëri në drejtimin e An-tonio Kontes, “zonja e vjetër” kërkon të rifitojë profilin dhe dinjitetin e humbur.Avokatët e Kontes: Gjykata mori vendimin e duhur

“E dimë që ishim duke mbrojtur një njeri të pafajshëm, pavarësisht se në fund gjykata arriti që ta përfshinte atë në faktet e kontestuara.” Ky ishte komenti i trupit mbrojtës të Antonio Kontes, të cilit gjykata sportive i uli dënimin nga 10 në 4 muaj. Trajneri i Juventusi u mbrojt nga avokatët, Xhulia Buonxhiorno, Antonio De Rensis dhe Luixhi Çiapero.

Eshli Kol për federatën: Janë një tufë idiotësh

Ka marrë përmasa të tjera dënimi i dhënë nga federata angleze për mbrojtësin e Çelsit Xhon Terri. Kapitenit të Çelsit, Xhon Territ i është dhënë kohë deri më 18 tetor për të apeluar vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës në federatën angleze që e ka dënuar me 4 ndeshje pezul-lim për çështjen e shumëpërfolur të racizmit. Ndërkohë Komisioni që është marrë me hetimin e kësaj çështje ka bërë publike të gjithë vendimin, duke justifikuar dënimin prej 4 ndeshjesh për mbrojtësin. Komisioni rregullator i FA-së e ka cilësuar si “jo të besueshme” mbrojtjen që Xhon Terri i ka bërë vetes së tij për incidentin me Ferdinandin gjatë takimit Çelsi-QPR të tetorit 2011. Në një shkresë duke zbardhur vendimin e tij Komisioni ka bërë me dije se disa aspekte të mbrojtjes së Territ kanë qenë: “të pamun-dura, të pabesueshme dhe të manipuluara” dhe se: “nuk ka baza të besueshme që mbrojtja e tij të merret parasysh”. Gjithsesi dënimi i mbrojtësit të Çelsit është sa gjysma e dënimit të dhënë për të njëjtën arsye në dëm të sulm-uesit të Liverpulit, Luis Suarez, i cili u dënua për të njëjtën sjellje kundrejt mbrojtësit të Mançester United, Patris Evra në sezonin e kaluar. Diferenca e vetme ndërmjet dy çështjeve, asaj Terri dhe asaj Suarez sipas raportit të Komisionit të FA-së është se: “Ofendimet raciste të zotit Terri janë lëshuar vetëm njëherë nga mbrojtësi”, ndërkohë që për rastin e Luis Suarezit ato kanë qenë të përsëritura gjatë ndeshjes. Por nga ana tjetër Komisioni ka dalë në përfundimin se Xhon Terri nuk është racist. “Nga të gjithë personat e angazhuar në këtë proces është pranuar se zoti Xhon Terri nuk është racist.” Po kështu ky komision nuk ka marrë parasysh as dëshmitë e dhëna nga Eshli Kol në favor të Xhon Territ. Kol: Ata janë një tufë idiotësh

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mbrojtësit Eshli Kol pas zbardhjes së vendimit të komisionit të disiplinës në lidhje me Xhon Terrin. Mbrojtësi i Çelsit dhe i kombëtares angleze ka komentuar tepër ashpër këtë vendim të këtij komisioni duke i quajtur anëtarët e tij një tufë idiotësh. Këtë gjë Eshli Kol e ka bërë duke përdorur llogarinë e tij në rrjetin social “Tuiter”. “Punë e paqme! Jeni një tufë idiotësh” lexohet në komentin e lënë nga Eshli Kol. Kaq ka mjaftuar dhe reagimet kanë qenë të shumta. Sipas medieve britanike tashmë mbrojtësi rrezikon dhe vendin e tij në kombëtare. Pak kohë pas mesazhit të tij në “Tuiter”, Eshli Kol ka kërkuar ndjesë për fjalorin e përdorur. Megjithatë për të pritet një tjetër dënim.

Alvaro Rekoba: Juventusi meriton

kampionatin e 2006-s

“EL CLASICO” kthehet në luftë politikeIsh-presidenti i Barcelonës është munduar t’i japë ngjyrime politike

sfidës së të dielës, kur në “Camp Nou” do të vijë Reali i Madridit. “Barce-lona është Katalonja, Madridi është Spanja”, ka deklaruar Laporta

Dy ditë përpara sfidës së madhe ndërmjet Barcelo-nës dhe Realit të Madridit, ndeshja ka marrë ngjyrime

të forta politike. Natyrisht gjithnjë ka pasur ngjyrime të tilla, por kësaj here tonet duket vërtet të zjarrta. Dhe kjo gjë pritet të shfaqet edhe në sta-dium, kur i gjithë “Camp Nou” do të jetë i veshur me ngjyrat verdhekuq që përfaqësojnë flamurin e Katalonjës që prej vitesh kërkon pavarësinë nga Spanja. Ai që i ka hedhur dhe më shumë benzinë zjarrit për-para kësaj sfide ka qenë ish-presidenti i Barcelonës Joan Laporta që ka nënvizuar se për një “klasike” është normale që ajo të vishet me ngjyrime poli-tike. “Barcelona është një simbol i identitetit katalan ashtu siç është Madridi për Spanjën” – ka deklaruar ai. Më tej Laporta ka vijuar: “Sporti dhe futbolli gjith-një kanë qenë të politizuar dhe në disa raste kjo me të drejtë, pasi klubi i Barcelonës për-faqëson të gjithë Katalonjën, ndërsa Madridi përfaqëson Spanjën dhe ky realitet duhet të pranohet”. Këtë intervistë tashmë ish-presidenti i Bar-çës që i është futur politikës e ka dhënë për “Grada 360” dhe marrë nga “Europa Press”. Për këtë qëllim Laporta e ka vlerësuar më shumë se një ndeshje thjesht futbolli për-balljen kundër Realit të Ma-dridit. “Unë e shoh kështu dhe besoj se kështu e shohin dhe të gjithë tifozët. Kjo është më shumë se një ndeshje futbolli. Gjithsesi të gjithë fansat duhet të sillen në mënyrë të kulturu-ar”,- ka theksuar Laporta. Duke u larguar nga politika dhe duke iu kthyer futbollit të luajtur Lapor-ta ka theksuar se përballjet ndërmjet dy klubeve janë gjith-një të vështira. “Madridi është

një skuadër e shkëlqyer dhe shumë e vështirë për t’u mun-dur, pavarësisht diferencave që

mund të jenë. Të gjitha këto bien poshtë kur vjen puna në këtë 90 minutësh dhe ata duan të bëjnë

figurën më të mirë në Camp Nou”,- ka thënë ish-presidenti i Barcelonës Joan Laporta.

Pas ditës pushim si pasojë angazhimit në Ligën e Kampioneve Reali i Madridit i është kthyer sërish përgatitjeve në kampionat për përballjen e së dielës kundër Barcelonës. Ndryshe nga çfarë pritej, Murinjo e ka zhvilluar seancën e parë me dyer të mbyllura. Murinjo e ka ndarë grupin në tri pjesë, grupi i parë ku

ishin përfshirë lojtarët që luajtën kundër Ajaksit në Ligën e Kampioneve, një grup i përbërë nga portieri Iker Kasijas dhe grupi tjetër i futbollistëve të mbetur që më shumë kanë kryer veprime fizike. Murinjo duket se ka vendosur të mbajë sa më të fshehtë skuadrën e tij para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme.

Reali nis përgatitjet për klasiken me dyer të mbyllura

Page 23: UNiversitetet, Rama, KLD

23• E shtunë 6 tetor 2012

»

s t a f f

kryeredaktorarMand Maho

zv/kryeredaktor: Blerina spaho

Mariglen Mulla

politika: alBana lika, herion Mesi, oli xhilaga ekonomia: Brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: Blerina spaho kronika: Mariglen Mulla kultura: Blerina goce design&layout: daniel prifti, gëziM duzha

menaxhere marketingu: eligerta dyrMishi

cel: 067 20 62 200

adresa: rr. dull keta, nr. 5. (rr. e diBrës), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

horizontal1.Santana, kitarrist6. Mund të jenë banimi14. Kodi i celularit16. Mund të jetë ekspres18. Rene “krokodili” i tenisit20. Ishte vorfnore për jetimët22. Dikur quhej Mediolanum23. Një cigan25. Shkruhet në mars26. Janë shirat në tropik31. Në krye të kryesisë34. Në krye të bashkësisë35. Kështu janë lajmet tragjike36. Janë taksat39. Një pjesë e imagjinatës41. Ata keltë ishin druidë43. Graziano i Paul Newman44. Ai i Paridit ishte Hektori45. Janë edhe piktorët46. Ashtu si nuk tregohet frika-caku48. Eshtë e re pas Krishtit

49. ...and Bess, e kompozuar nga Gershwin51. Një libër me harta53. Në fund të fundit54. U këndua nga Gilbert Becaud56. Një bombë e Roger Federer58. Mund të jetë autonom60. Mbeten në fund61. Janë rryma63. Rocky i famshëm i ringut67. Gjysma e punëve68. Një pjesë e etiketës69. Kështu është ai që nuk lëviz70. Eshtë det i Napolit73. Del Piero për tifozët74. Skuadër greke.

vertikal1. Celulari në kartëvizitë2. Pak anakronike3. Një katror për sparring partner4. Mbyllin një simbol5. Mbajnë mumjet

6. Janë endacakë7. Ekstremet e dietës8. Jashtëtokësori i Spielberg9. Mbyllin një dritare10. Fundi i ndeshjes11. Një mund të jetë rococo12. Kërkojnë talent13. Një pjesë e territoreve14. Ishin romakë fisnikë15. Mbyllin një koment16. Kufizojnë një takim17. Një mund të jetë fetar19. Muzika në rodeo21. U vra nga Akili24. Bëhen nga starti.26. Veriu pa ekstreme27. Ion që qe tenist28. Redding që qe këngëtar i famshëm29. Eshtë e ardhur e firmës30. Agjenci ekonomike Tiranë32. Ishte Sri Lanka dikur33. David që qe aktor i famshëm

34. Liqen në Hungari35. Elsa, shkrimtare37. Gjysmë arrest38. Mjek kur nuk je40. Nuk e ha indiferentin41. Një gjellë gratis42. Një material për tastierë47. Eshtë mjeshtër50. Kujtohet me nostalgji në pleqëri52. Koleci për shokët 55. Kufizojnë një hektar56. I bëjnë artet me re57. Eshtë teto59. Sigla e kryqit60. Një... gjermane62. Ente sociale ekonomike64. Fundi i një samurai65. Raketa pa zë66. Mbyllin një distributor67. Fillojnë panikun71. Ente Autonome.72. Diku në qendër.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15

16 17 18 19 20 21

22 23 24 25

26 27 28 29 30 31 32

33 34 35 36 37 38

39 40 41 42 43

44 45 46 47

48 49 50 51 52 53

54 55 56 57 58 59 60

61 62 63 64 65 66

67 68 69 70 71 72

73 74

(Metropolitani) fjaLeKRyq

horizontal1. Një mal biblik. -Stacion televizv spanjol. -Inicialet e Penn aktor.2. Një mund të jetë cirku. -Me ta bëhen trima. -Eridani... tani.3. Një këshilltar për negus. -Eshtë Au për kimistin. -Mbeten në fund.4. Fillojnë transportin. -U krijua nga Chester Gould.5. Eshtë okupator.6. Varroseshin nga.. piratët.7. Një sëmundje kyçesh. -Eta që ha naftalinë.8. Ekstreme në trotuar. -Institute Informative Spanjole. -U vra në banjë nga Corday.9. NATO në Francë. -Kompozoi Il trillo del diavolo.10. Një sigël maunesh. -Ishte gjuha e trubadurëve. -Dalja në... aeroport.11. Nolde piktor. -Një fjalë pranë. -Fillojnë muzikën.12. Farrow aktore. -Një votë... njëzëri.

vertikal1. Janë memece pa kufij. -Një simbol lëkurëkuqsh.2. Një mund të veprimesh. -Mund të zhvillohet me temë të lirë.3. Gjëja e... romakëve. -Një pjesë e përparëses. -Këndohet në opera.4. Mbeten në fund. -Hoffman aktor.5. Qe gjeneral bizantin.6. Emri i Doppler.7. Janë fletëvolanti... klandestine. -Me Romeo në makinë.8. Një antitezë e vesit. -Inicialet e Ravel. -Enden fund e krye.9. Eshtë fjala që duhet thënë. -Një mund të jetë kundërajrore.10. Dashuron një Falbalá.11. I kuq... djeg. -Një fjalë si... tashmë.12. Një kalë xhuxh. -Një komandë pas... qetsohu!

fjaLëKRyqi Pa sKemë, fjalëkryqi i kaMpionëveDuHeT Të nxInI 23 KuTI

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

pe

rg

jig

je

pe

rg

jigje

M B B I G K M U S H K AP A R T I A K E S O R K A D H E T

A R T U R O A M E M E D I U M LL I A N E S I M B O L I Z M I P I E TA N N S E R I O Z I T E T M E K U R

C H E W A T E R G A T E E P I L O G UD I E T A C M A A D R E S A T N E N E TU P P E R C U T T A T E R T I R A N E

A R A R B E N T K R E M I ES T I N G A P A T I K E T I R A N I PK A L I O P I B K A R T E L A S II T T N P A R A L E L E N E T E T D

F I R M A G R U P E TA T A M T R R E L IT R E R R I S

S P I R I T U A L SS H E N I M E T A A TP A R A K A L I M AE M I R A T E A M E NC P T N P I R O G AI O O E B A N I T IA O N E T T A N O KL I R V I T E R B OE N T D R A I S I N A

Nuk do keni probleme te medha me partnerin tuaj sot por gjithsesi do debatoni per disa gjera te lena pezull prej kohesh. Beni leshime. Beqaret do kene takime me shumice por asnjeri nuk do fiksohet pas dikujt dhe te mendoje te krijoje nje lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshem me cdo hap qe do hidhni sepse te ardhurat do jene te ulta.

Do jete dite goxha eksplozive kjo e sot-mja per ciftet. Kujdes mos futeni neper debate te thella sepse me zor do dilni. Mos prisni as qe situata te qetesohet menjehere. Ata qe jane ende beqare duhet te presin per te filluar nje lidhje. Edhe pse do keni takime nuk duhet te nxitoheni. Ne planin financiar do perbal-leni me probleme te medha. Beni kujdes me shpenzimet e tepruara.

Komplimentat qe do iu beje partneri sot do iu entuziazmojne pa mase dhe do iu bejne te ndiheni te dashuruar. Mos harroni edhe ju ta perkedhelni ate dhe t’ia shprehni ndjenjat. Beqaret do enderrojne shume per dike qe pelqejne por ne fakt ai nuk do ua ktheje pelqimin. Situata financiare do filloje te permireso-het. Gjithsesi mire eshte tre tregoheni te matur me shpenzimet.

Ne sektorin e dashurise do keni me shume nevoje per siguri dhe qendrueshmeri. Flisni me partnerin per kete dhe si jo vetem qe do iu kuptoje por do beje cmos qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret duhet te dalin sa me shume ne menyre qe te njohin sa me shume persona. Dite me fat kjoe sot-mja. Ekuilibri financiar nuk do tronditet. Do shpenzoni pa pasur frike.

Dite harmonike per te gjithe ata qe jane ne nje lidhje. Nuk do keni me komplekse dhe kjo do iu beje ta shijoni cdo moment kur te jeni prane partnerit. beqaret do jene edhe me sinusale dhe do e gjejne personin qe kane kerkuar prej kohesh. Dita do jete me e bukur sesa e kishit imagjinuar. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla. Tregohuni te kujdesshem.

Klime ne jeten sentimentale te cifteve nuk do jete aspak e ngrohte gjate kesaj dite. Do kete debate te medha si dhe ndarje. Kujdes! beqaret qe deri me sot donin te josheshin nga nje person ideal ashtu si ata neper per-ralla, sot do e lene veten te lire dhe do pranojne cdo ftese. Edhe pse nuk do iu pelqeje, ne planin financiar duhet te ulni mjaft shpenzimet.

Fale ndikimit pozitiv te Jupiterit, marredhenia juaj me partnerin do per-miresohet ndjeshem gjate kesaj dite. Pasioni do rikthehet dhe ju do ndiheni mjaft mire. Beqaret nuk do kene aspak deshire te krijojne nje lidhje. Kjo eshte e drejta juaj keshtu qe mos degjoni cdo thon te tjeret. Mos luani me zjarrin ne planin financiar sepse do perballeni me probleme shume te medha.

Beni cmos sot ta ndryshoni rutinen e jetes suaj ne cift. Nese bashkepunoni me partnerin do e keni cdo gje me te lehte. Do jeni edhe me humor me te mire gjate kesaj dite. Beqaret nuk duhet te presin dashuri me shikim te pare sepse nuk kane per te ndodhur. Prisni ende. Financat do jene me te mira sesa ju e kishit menduar. Beni investimet e duhura dhe ato me te rendesishmet.

Kenaqesia dhe mireqenia do jene ne program diten e sotme. Do ndiheni me se miri prane partnerit dhe ne disa momente lumturia do iu pushtoje. Beqaret do kene shume deshire te kene prane dike dhe kjo do i shtyje te dalin me teper neper takime. Ne planin financiar gjerat nuk do shkojne aq mire sa ju mendonit. Shpenzoni me kursim qe mos keni probleme.

Do keni ndryshime pozitive ne jeten tuaj ne cift sot. Do jeni me entuziaste dhe do e shihni me optimizem te ardhmen me partnerin. Beqaret me ne fund do mund te krijojne nje lidhje. Ajo do iu sjelle kenaqesine dhe rehatine qe keni kerkuar prej kohesh. Me ne fund fati do jete ne anen tuaj ne planin financiar. Do mund te kryeni edhe disa transaksione te rendesishme dhe fitimprurese.

Influenca pozitive e planetit do e beje mjedisin ne cift mjaft sensual dhe bashkepunimi do te rritet. Partneri do ua plotesoje deshirat me te zjarrta. Beqaret sado qe te mundohen nuk do e gjejne personin e zemres. Beni durim. Sektori i financave do jete paksa delikat. Nuk rekomandohet as-nje investim apo transaksion i madh.

Sot ata qe jane ne cift do kene nje nga ditet e tyre me te bukura. Do flisni hapur me partnerin dhe do mendoni te pergatisni te ardhmen. Askush nuk do munde t’ua prishe atmosferen e ngrohte. Beqaret nga ana tjeter do kene nje takim te vecante dhe emocionues. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme sot. Degjoni me kujdes ke-shillat qe do iu japin miqte e ngushte.

dashi

luani

Peshorja

shigjetari

ujori

Binjakët

demi

Virgjëresha

akrepi

Bricjapi

Peshqit

Gaforrja

ZBaVitJe

Page 24: UNiversitetet, Rama, KLD

24 E shtunë 6 tetor 2012 •

« ReklaMË