universiteti i evropës juglindore - seeu.edu.mk · bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga...

21
UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE FAKULTET PËR GJUHË, KULTURË DHE KOMUNIKIME QENDRA E EDUKIMIT, TESTIMIT DHE CERTIFIKIMIT (QETEC) DORACAK për organizimin e kurseve, testimeve dhe marrjen e certifikatës nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/dytë. Tetovë, 2012

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE

FAKULTET PËR GJUHË, KULTURË DHE KOMUNIKIME

QENDRA E EDUKIMIT, TESTIMIT DHE CERTIFIKIMIT (QETEC)

DORACAK

për organizimin e kurseve, testimeve dhe marrjen e certifikatës nga gjuha

shqipe si gjuhë të huaj/dytë.

Tetovë, 2012

Page 2: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

PËR NE

Përgatiti:

Prof.dr. Mustafa Ibrahimi

Ekipi projektues:

Prof.dr. Mustafa Ibrahimi

Prof.dr. Vebi Bexheti

Prof.dr. Hamit Xhaferi

Prof.dr. Zeqir Kadriu

Mr. Bllagojka Zdravkovska-Adamova

Recensent:

Henri Dikson

Emil Lafe

Realizimi teknik:

Prof.dr. Vlladimir Radevski

Page 3: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

QENDRA E EDUKIMIT, TESTIMIT DHE CERTIFIKIMIT

(QETEC)

Qendra e Edukimit, Testimit dhe Certifikimit (QETEC) në gjuhën shqipe si gjuhë të huaj/dytë

është formuar në vitin 2009, në kuadër të projektit me titull “Përcaktimi i niveleve gjuhësore të gjuhës

shqipe dhe maqedonase sipas programit ALTE të EU”, e mbështetur nga Komiteti për hulumtime

shkencore të UEJL – Tetovë dhe nga programi i Senatit për formimin e Qendrës së Edukimit, Testimit

dhe Certifikimit në gjuhën shqipe.

QETEC paraqet qendër e vetme të llojit të tillë në Republikën e Maqedonisë, e cila kryen testim

dhe ndanë certifikatë për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë të huaj / dytë sipas standardeve

ndërkombëtare.

QETEC paraqet njësi organizative të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në

UEJL me seli në Shkup, ndërsa baza e saj ligjore është përcaktuar me rregulla të veçanta të procedurës,

e miratuar nga këshilli akademike-shkencor të fakultetit.

QETEC në gjuhën shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë ofron këto aktivitete:

1. Bën organizimin dhe realizimin e kurseve përgatitore nga gjuha shqipe për marrjen e

certifikatave në tre nivele gjuhësore (nivel fillestar, të mesëm dhe të lartë).

2. Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë.

3. Bën ndarjen e certifikatave për njohjen e gjuhës shqipe sipas nivelit të caktuar.

Qendra është e pajisur me literaturë të përshtatshme të cilën kandidatët do ta shfrytëzojnë për

testimet në tre nivelet gjuhësore.

PËR PROJEKTIN

Testet në gjuhën shqipe si gjuhë e huaj/dytë është rezultat i projektit dyvjeçar në UEJL, me

qëllim krijimi i standardeve për përcaktimin e niveleve të gjuhës shqipe. Ai u është caktuar folësve të

cilët gjuhën shqipe e kanë si gjuhë të huaj/dytë, dhe të cilët dëshirojnë të fitojnë një certifikim zyrtar

për njohjen e gjuhës shqipe sipas niveleve përkatëse, si gjuhë e huaj/e dytë.

Projekti i tillë ishte realizuar në pajtim me standardet e paraqitura në kornizën e përbashkët të

Europës, sipas programit ALTE të caktuar nga Këshillli i Evropës në vitin 2001. Të dhënët e këtij testi i

mundëson kandidatit të marrë një dokument të rëdësishëm i cili përcakton nivelin e njohurisë gjuhësore

dhe e vërtetuar zyrtarisht.

Mënyra dhe kriteret për kryerjen e testimit janë të përshkruara në rregullore të veçantë për punë,

të miratuara nga Këshilli akademik shkencor të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në

UEJL dhe senatit të UEJL.

Me këtë program është paraparë testim për njohuri të gjuhëve të përgjithshme për katër aftësitë

gjuhësore edhe atë:

• dëgjim (të kuptuarit e tekstit gojor),

• lexim (të kuptuarit e tekstit të shkruar)

• shkrim

• të folurit

Q në gjuhën shqipe si gjuhë të huaj/dytë ofron testim për të tre nivelet.

Page 4: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

TESTET

TEST PËR PËRCAKTIMIN E KOMPETENCËS THEMELORE

Niveli i kompetencës bazike A2

Kompetenca e gjuhës së kandidatit në këtë nivel korrespondon me kompetencën gjuhësore të

ALTE A2, sipas (CEFR).

Dëgjimi

Kandidati duhet të ketë aftësi të identifikoj dhe të kuptoj fjalë të caktuara dhe njësi më të mëdha

leksikore, të interpretojë drejtë intonacionin gjatë dëgjimit të teksteve të shkurtra ose dialogëve të

vogla, t’i lidh informacionet me paraqitjen e tyre grafike, të nxjerr informacione specifike nga tekste

më të mëdha.

Leximi

Kandidati duhet të ketë aftësi të kuptoj shënime të përgjithshme, letra personale, përshkrime dhe

thënie, ta nxjerr informacionin e nevojshëm nga tekstet.

Shkrimi

Kandidati të ketë aftësi të shkruaj lajmërime të thjeshta dhe shënime, të përshkruaj njerëz, vende,

ngjarje dhe sende dhe të shkruaj letra.

Bashkëbisedimi

Kandidati duhet të ketë aftësi të merr pjesë në bisedime lidhur me situatat e përditshme dhe të bëj

bisedime me situate të dhëna. Ai duhet të kuptoj dhe të parashtroj pyetje në dialogë.

Page 5: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

Provim ne ore

Tekst/ lloj detyre

Koha e

realizimit

Notimi

(pikë)

(pikë)

minimale

Dëgjimi

5 detyra:

Të dëgjohen: lajmërime dhe

dialogë te shkurtra dhe të

zgjidhen dhe të nënvizohen

përgjigjet e sakta; ndiqen

shënime

Tipat e teksteve

Lajmërime me numra, krijime që

kërkojnë përgjigje spontane të

kandidatit; krijime për

parafrazimin e tekstit i cili

përmban informacione për disa

persona, dialog situate

40 min

55

28

Leximi

2 detyra

Te lexohen: tekste dhe të

zgjidhen dhe të nënvizohen

përgjigjet e sakta te pyetjeve nga

teksti.

Tipat e teksteve

Tekste të shkurtë bisedor (të

adaptuar); tregim i shkurt;

lajmërime reklamuese dhe

mbishkrime, shënime.

30 min

35

18

Shkrimi

6 detyra

Detyra për: plotësimin e vendeve

të zbrazëta; formimi i dialogëve;

të shprehin pyetje; parafjalë; fjalë

urdhëruese; shkrimi i teksteve;

përshkrimi; dialog; paragrafë

90 min

135

68

Bashkëbisedimi

Detyra

Intervistë e përgjithshme: 5-10

pyetje për identifikim personal;

dialogë situatash për tema të

përditshme; monolog në të cilët

shprehet mendimi personal dhe

jepet përshkrim.;

20 min

60

30

Gjithsej 180 min. 285 144

Page 6: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

Test për përcaktimin e kompetencës mesatare

Niveli i kompetencës bazike B2

Kompetenca e gjuhës së kandidatit në këtë nivel korrespondon me kompetencën gjuhësore të

ALTE B2, sipas (CEFR).

Dëgjimi Në kët nivel kandidati mund të kuptojë idetë kryesore të një fjalimi kopleks gjuhësor mbi tema konkrete

dhe abstrakte të thëna në gjuhë standarde, duke përfshirë diskutime teknike të fushës sime të specializimit. Mund

t’i ndërlidhin ngjarjet dhe situatat nga tekstet më të mëdha, dhe mund të përgjigjen pyetjeve të cilat në mënyrë

semantike janë të njëjta, mirëpo formalisht ndryshojnë.

Leximi

Në këtë nivel kandidati pa vështirësi mund të lexoj dhe të kuptoj artikuj dhe raporte rreth problemeve

aktuale në të cilat shkrimtarët shprehin synime dhe pikëpamje të veçanta, përmbajtjen dhe kritikat e temave

kulturore ( filma, shfaqje, libra, koncerte) të shkruara me stil të thjeshtë

Shkrimi

Kandidati ka aftësi të shkruaj tekste të thjeshta por më të gjata, dialogje të gjata, të përshkruajnë

person, vend, ngjarje. Nëse paraqiten gabime gramatikore nuk duhet të ndikojnë në thelbin e tekstit.

Bashkëbisedimi

Kandidati duhet të ketë aftësi të merr pjesë në bisedime lidhur me situatat e përditshme dhe të bëj

bisedime me situate të dhëna. Ai duhet të kuptoj dhe të parashtroj pyetje në dialogë.

Bashkëbisedimi

Mund të filloj, vazhdoj dhe të përfundoj lehtësisht një bashkëbisedim pa përgatitje paraprake, mund të

zhvillojnë bisedime për tema të përgjithshme nga jeta e përditshme, si p.sh. ushqim, veshje, dalje gjatë ditës dhe

natës, udhëtime, studime/ punë, aktivitete të zakonshme. Mund të marrë pjesë në bisedime të gjata mbi shumë

tema të përgjithshme, të parashtrojnë pyetje dhe të japin përgjigje nga pyetjet e parashtruara, të japim mendime

të veta etj.

Page 7: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

Provim ne ore

Tekst/ lloj detyre

Koha e

realizimit

Notimi

(pikë)

(pikë)

minimale

Dëgjimi

4 detyra:

Të dëgjohen: lajmërime dhe

dialogë te shkurtra dhe të

zgjidhen dhe të nënvizohen

përgjigjet e sakta; ndiqen

shënime

Tipat e teksteve

Lajmërime me numra, krijime që

kërkojnë përgjigje spontane të

kandidatit; krijime për

parafrazimin e tekstit i cili

përmban informacione për disa

persona, dialog situate

40 min

55

28

Leximi

6 detyra

Te lexohen: tekste dhe të

zgjidhen dhe të nënvizohen

përgjigjet e sakta te pyetjeve nga

teksti.

Tipat e teksteve

Tekste të shkurtë bisedor (të

adaptuar); tregim i shkurt;

lajmërime reklamuese dhe

mbishkrime, shënime.

40 min

60

30

Shkrimi

4 detyra

Detyra për: plotësimin e vendeve

të zbrazëta; formimi i dialogëve;

të shprehin pyetje; parafjalë; fjalë

urdhëruese; shkrimi i teksteve;

përshkrimi; dialog; paragrafë

80 min

125

63

Bashkëbisedimi

3 detyra

Intervistë e përgjithshme: 5-10

pyetje për identifikim personal;

dialogë situatash për tema të

përditshme; monolog në të cilët

shprehet mendimi personal dhe

jepet përshkrim.;

20 min

60

35

Gjithsej 180 min. 300 156

Page 8: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

Test për përcaktimin e kompetencës së lartë

Niveli i kompetencës së lartë C1

Kompetenca gjuhësore e kandidatit përputhet me ALTEC1 sipas kornizës së përgjithshme

evropiane (CEFR)

Të dëgjuarit

Kandidatit duhet të ketë aftësi të kuptojë lloje të ndryshme të fjalive dëftore, t’i parafrazon dhe të

mban shënime.

Të lexuarit

Kandidati duhet të ketë aftësi të kuptojë tekste, të fushave të ndryshme, të diskutojë tema të

ndryshme, ta kuptojë thelbin në tekstin e shkruar (bashkangjitur edhe atë profesional) dhe të nxjerr

informata relevante.

Të shkruarit

Kandidati duhet të ketë aftësi të hartojë tekste të strukturuara mirë, duke përdorur mjete të

ndryshme shprehëse.

Të folurit

Kandidati duhet të ketë aftësi të diskutojë lirshëm në tema të ndryshme, ta shpreh drejtë

mendimin e tij.

Page 9: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

Pjesa e provimit Tekst / Lloj detyre Kohë për

realizim

Notim

(Pikë)

Minimum

(Pikë)

Dëgjimi

3 Detyra

Të dëgjohen: shprehje të ngjashme fonetike dhe të

zgjidhet përgjigjja e sakta; të mbahen shënime për

tekstet.

Llojet e teksteve

Dialogë dhe tekste, mënyra dëftore, pyetëore dhe

urdhërore dhe shprehje idiomatike.

40 min 55 28

Leximi

3 Detyra

Të lexohen: tekste të pasura me informata dhe të

zgjidhen përgjigjet e sakta; tekste të shkurtra dhe

të kuptohen shprehjet frazeologjike

Llojet e teksteve

Tekste të pasura me informata (autentike);

40 min 60 30

Shkrimi

6 Detyra

Të shkruhen: 5 tekste të shkurtra; vazhdim të

rrëfimit; ese

85 min 125 63

Bashkëbisedimi

3 Detyra

Intervistë e përgjithshme: pyetje për identifikim të

përgjithshëm; dialogë me situata për tema të

përditshme dhe profesionale; komentimi i

ndodhive aktuale.

15 min 60 35

Gjithsej 180 min 300 156

Page 10: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

SHEMBUJ NGA TESTET

DËGJIMI (5 detyra)

1/5

1 Shtypni pullën dhe dëgjoni: Cilën nga frazat e dhëna e dëgjuat dy here? Shtypni pullën A, B, C dhe D.

50 minuta

5 minuta

15 minuta

55 minuta

Leksiku dhe konteksti (5 detyra)

1/5

1 Plotësoni vendin e zbrazët në tekstin. Teuta nesër do të shkojë në ditëlindjen e shoqes. Në ditëlindjen do të jenë edhe Agroni dhe

Besniku.Tani janë në Qendrën tregtare dhe blejnë dhuratë. Në Qendrën tregtare ka shitore

për çanta, për tesha, për këpuca, por ka edhe librari. Do te blejnë dhuratë nga libraria. Dhurata do te jetë __________________.

Shtypni pullën A, B, C dhe D.

Çantë e madhe kafe

Bluzë e bardhë e të shtrenjte

Libër i bukur e interesant

Këpucë të zeza e të lira

Page 11: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

Situata 1:

Ju keni provim dhe jeni vonuar 10 minuta.

Si do t’i kërkoni falje profesorit për vonesën. Për çfarë arsye u vonuat.

Shkruani përgjigjen në gjuhën shqipe në fushën e bardhë

Përgjigje 1

Lexoni situatën.

Një burrë i ri që quhet Ardit takon një vajzë e re para kafenesë të universitetit. Bisedojnë 10

minuta. Pastaj Arditi hy në kafene, ndërsa gruaja shkon kah zyra.

1. Sipas jush:

Çfarë janë burri dhe gruaja ( kolegë, shokë, të panjohur, student dhe profesoreshë, të dashuruar, vëlla e motër, e tjera)?

Si quhet gruaja? Jepni emër.

Shkruani përgjigjen në gjuhën shqipe në fushën e bardhë

Përgjigje 1

Zgjidhni një nga temat e propozuara. Si të kalon dita? Ambienti jot (shtëpi, banese,

apartament). Shtëpia jote (banesë, shtëpi, apartament etj). Profesioni yt i ardhshëm. Ku

do të udhëtosh.

Shkruani në gjuhën shqipe dëshirat tuaja në fushën e bardhë Replika:

Page 12: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

MËSIMI

Për momentin mësimi në Universitetin Evropës Juglindore zbatohet në objektin e Tetovës dhe në

objektet e Shkupit. Sipas programit të këtij Universiteti, mësimi në lëndën e gjuhës shqipe dhe

maqedonase për fillestarë mbahet në dy semestra, dy orë në javë. Kjo është hera e parë të mbahen

kurse jashtë mësimit të rregullt, për të cilin, pas rezultatit të suksesshëm të testeve, kandidatët do të

marrin certifikatë. Pas mbarimit të çdo kursi kandidatët do të plotësojnë listë evoluimi të cilën do ta

rishikoj komisioni. Vërejtjet eventuale të këtyre listave do të shfrytëzohen për ta përmirësuar cilësinë e

mësimit.

PERIUDHA DHE MËNYRA E PARAQITJES NË KURSE

Paraqitja për stërvitje të kandidatëve për marrjen e certifikatës do të bëhet gjatë muajit shtator

dhe shkurt. Mësimi do të fillojë më 1 tetor dhe 1 mars (shiko formular)..

Periudha dhe mënyra e testimit për marrjen e certifikatës

Kandidatët mund të aplikojnë në çfarëdo kohe për marrjen e certifikimit, ndërsa komisioni në

mënyrë plotësuese do t’i informojë për terminin e caktuar (shih formular).

KRITERE (ZGJEDHJE TË KANDIDATËVE)

Për pjesëmarrje në kurset dhe për marrjen e diplomës mund të paraqiten të gjithë kandidatët e

interesuar të cilët i kanë mbushur 15 vjet.

KURSET (KOHËZGJATJA, MADHËSIA E GRUPIT)

Kurset do të organizohen dy herë në javë, gjatë tre muajve. Terminët do të caktohen sipas

marrëveshjes. Grupet do të jenë të përbëra nga dhjetë kandidatë. Gjithashtu do të organizohen edhe

mësim individual dhe mësim për dy kandidatë.

STËRVITËSIT

Për mësimin në gjuhën shqipe do të jetë përgjegjës prof. dr Mustafa Ibrahimi

([email protected]).

OBJEKTE MËSIMORE

Kurset do të organizohen në objektet e UEJL në Shkup. Nëse ka kandidat të interesuar, do të

organizohen kurse edhe në objektet e UEJL në Tetovë.

MATERIALE MËSIMORE

QETEC ofron materiale mësimore që i referohet çdo niveli, gjithashtu kandidatët u ofrohet edhe

literaturë plotësuese. Stërvitësit janë të obliguar që të sigurojnë materiale përkatëse lidhur me nivelin e

caktuar.

Page 13: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

Literaturë që ofrohet:

Ibrahimi, M, (2011), Të mësojmë shqip (niveli 1 + CD), UEJL, Shkup.

Ibrahimi, M, (2011), Të mësojmë shqip (niveli + CD), UEJL, Shkup.

Ibrahimi, M, (2011), Të mësojmë shqip (niveli 3 + CD), UEJL, Shkup.

Ibrahimi, M, (2005), Fjalor bashkëbisedues Maqedonisht-shqip “Interlingua”, Shkup.

CD multimediale për mësim të gjuhës shqipe (projekt i UEJL, 2008), Tetovë.

FORMULARE

Këshilla për plotësimin e formulareve

Formularin mund ta gjeni në faqen e internetit të UEJL (www.seeu.edu.mk).

Emri i kandidatit i shënuar në formularin për regjistrim duhet patjetër të përputhet me

emrin e dokumentit për identifikim personal, të cilin kandidati e plotëson para se të hyje në

provim.

Në formularin duhet të shënohen kërkesa të veçanta të kandidatit që të jetë në gjendje të bëjë

përgatitje në kohë.

Page 14: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

FORMULAR REGJISTRIMI për ndjekjen e kurseve në gjuhën shqipe

TË DHËNAT1

1. Mbiemri2: __________________________________________________________

2. Emri: ______________________________________________________________

3. Data e lindjes: ___________________________________________________

dita muaj viti

4. Vendi i lindjes: ___________________________________________________

qyteti shteti

5. Adresa (në të cilën doni të merrni dokumentet)

______________________________________________________________________

6. Telefoni: ___________________________________________________________

7. Adresa elektronike: ________________________________________________

8. Shkalla e arsimit: ______________________________________________

9. Profesioni: _________________________________________________________

10. A keni mësuar shqipen deri tani?3 PO JO

(rrethoni)

11. Ku dhe sa kohë keni mësuar shqipen deri tani?

12. Për cilin nivel paraqiteni? i parë i mesëm i lartë

(rrethoni)

Data Nënshkrimi i kandidatit

________ _____________________

1 Nëse formularin e mbushni me shkrim dore, ju lusim të shkruani qartë dhe shkronja shtypi.

2 Mbiemri dhe emri duhet të jenë identik me të dhënat e dokumenteve për identifikim personal.

3 Nëse në pyetjen e 10 përgjigjeni me PO, përgjigjuni edhe në pyetjen e 11.

Page 15: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

FORMULAR REGJISTRIMI Për dhënien e testit dhe marrjen e certifikatës

TË DHËNAT4

13. Mbiemri5: __________________________________________________________

14. Emri: ______________________________________________________________

15. Data e lindjes: ___________________________________________________

dita muaj viti

16. Vendi i lindjes: ___________________________________________________

qyteti shteti

17. Adresa (në të cilën doni të merrni dokumentat)

______________________________________________________________________

18. Telefoni: ___________________________________________________________

19. Adresa elektronike: ________________________________________________

20. Shkalla e arsimit: ______________________________________________

21. Profesioni: _________________________________________________________

22. A keni mësuar shqipen deri tani?6 PO JO

(rrethoni)

23. Ku dhe sa kohë keni mësuar shqipen deri tani?

24. Për cilin nivel paraqiteni? i parë i mesëm i lartë

(rrethoni)

Data Nënshkrimi i kandidatit

________ _____________________

4 Nëse formularin e mbushni me shkrim dore, ju lusim të shkruani qartë dhe shkronja shtypi.

5 Mbiemri dhe emri duhet të jenë identik me të dhënat e dokumenteve për identifikim personal.

6 Nëse në pyetjen e 10 përgjigjeni me PO, përgjigjuni edhe në pyetjen e 11.

Page 16: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

ÇMIMET DHE MËNYRA E PAGESËS

1. REGJISTRIM PËR KURSE

Para se të fillojnë kurset kandidati duhet të bëjë pagesën e paraparë prej 200 euro për një nivel në

kundërvlerë me denarë sipas kursit mesatar të Bankës popullore të RM në ditën e pagesës.

Kandidati është i detyruar së bashku me formularin ta dorëzojë edhe fletëpagesën origjinale në

zyrat e UEJL në Shkup ose Tetovë . Me marrëveshje pagesa mund të bëhet në dy këste:

Në çmimin janë përfshirë:

- shpenzimet për kryerjen e ligjëratave,

- letërkëmbimi me kandidatët,

Vërejtje:

1.Të gjithë studentët e interesuar nga cili do universitet nga vendi dhe jashtë do të kenë zbritje të

zakonshme të çmimit prej 20 % (d.m.th. ata duhet të paguajnë 160 euro në kundërvlerë me denarë sipas

kursit mesatar të Bankës popullore të RM në ditën e pagesës).

2. Të gjithë kandidatët që do t’i ndjekin kurset mund të marrin certifikatë me zbritje të

zakonshme të çmimit prej 20 % (d.m.th. ata duhet të paguajnë 64 euro në kundërvlerë me denarë sipas

kursit mesatar të Bankës popullore të RM në ditën e pagesës).

3. Nëse ndjekin kurse në mënyrë të organizuar nga institucione tjera mund të marrin zbritje në

marrëveshje me drejtorin e Qendrës.

2. REGJISTRIM PËR MARRJE TË CERTIFIKATËS

Kandidatët që do të paraqiten për testim dhe marrjen e certifikatës duhet ta paguajë shumën e

paraparë prej 80 euro në ditën e pagesës, në kundërvlerë denari sipas kursit mesatar të Bankës

Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Kandidati është i detyruar ta dorëzojë formularin dhe

fletëpagesën origjinale 10 ditë para provimit në objektet e UEJL në Shkup ose Tetovë.

Në çmimin janë përfshirë:

- shpenzimet për kryerjen e provimit,

- letërkëmbimi me kandidatët,

- dërgimi i rezultateve nga testimi,

- lëshimi i certifikatës

Të gjithë studentët e interesuar nga cili do universitet, nga vendi dhe jashtë do të kenë zbritje të

zakonshme të çmimit prej 20 % (d.m.th. ata duhet të paguajnë 64 euro në kundërvlerë me denarë sipas

kursit mesatar të Bankës popullore të RM në ditën e pagesës).

Page 17: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

UDHËZIM PËR PLOTËSIMIN E FLETËPAGESËS

Llogaria: 200000877539010

Banka e pranuesit: Stopanska Banka

Qëllimi i pagesës: 1. Pagesë për mbajtjen e kurseve sipas niveleve

2. Pagesë për testim dhe certifikim

Kandidatët e interesuar nga diaspora mund ta bëjnë pagesën on-line.

Page 18: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

INFORMATA TË RËNDËSISHME PËR KANDIDATËT

1. Kandidati përcaktohet vetë për cilin nivel do të dëgjojë ligjërata. Pas

konsultimeve ligjëruesi mund t’i rekomandojë kandidatit se cilit nivel i përkasin njohuritë dhe

aftësitë e tij.

2. Ligjëruesit rekomandojnë që kandidatët para se të testohen duhet të ndjekin kurs

të nivelit të caktuar, megjithatë kandidati vendos vetë se a do të shkojë direkt në testim dhe për

cilin nivel do të testohet për marrjen e certifikatës.

3. Ndalohet përdorimi i fjalorëve gjatë testimit.

4. Koha e testimit është 180 minuta.

INFORMATA PLOTËSUESE PËR TESTIM

Koha para testimit

Informata për datën, kohën dhe vendin e testimit do t’ju dërgohet në adresën e shënuar në

formular.

Nëse dëshironi, para testimit, në faqen e internetit të Qendrës, mund t’i shikoni të dhënat në

vijim në lidhje me testin:

• llojin e testit;

• pjesët e veçanta nga të cilët përbëhet testi;

• numrin e pikave të cilët caktohen për çdo pjesë;

• llojet e detyrave dhe pyetjeve për çdo pjesë të testit;

Udhëzime për kohën para testimit

• Duhet të vini në kohë

• Në sallën e testimit duhet të jeni 15 minuta më herët para se të fillojë testimi.

• Nuk do të lejohet hyrja në sallë pasi të fillojë testimi.

Duhet patjetër të sillni dokument për identifikim personal

Patjetër të mbani me vete 2 stilografë.

Gjatë kohës së testimit celularët tuaj duhet të jenë të shkyçur.

Komisioni mund të përjashtojë çdo kandidat i cili mundohet ta pengojë procesin e

testimit ose ai i cili nuk punon në mënyrë të pavarur.

Nuk guxoni ta lëshoni sallën derisa zgjat koha e testimit (sigurisht nëse nuk është fjala

për probleme shëndetësore).

Nuk lejohet të sillni libra, fjalorë ose çdo lloj të pajisjeve tjera ndihmëse.

Kriteret për fillimin e testimit

Komisioni mund ta shënojë fillimin e testimit kur:

Anëtar i komisionit do ta kontrollojë identitetin e secilit kandidat,

Secilit kandidat do t’i caktohet vendi i tij nga një anëtar i komisionit,

Të gjitha palltot dhe çantat do të vendosen në vend të veçantë, të caktuar nga një anëtar i

komisionit.

Page 19: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

Komisioni hetues do ta kontrollojë identitetin tuaj dhe t’u drejtojë në vendin të siguruar

për ju.

Udhëzime të kandidatit për fillimin dhe mënyrën e plotësimit të testit

Mos e hapni testin pa lejen e komisionit.

Dëgjoni me vëmendje udhëzimet nga anëtari i komisionit. Nëse nuk i keni kuptuar

udhëzimet, kërkoni nga komisioni t’ua sqarojë përsëri.

Pasi t’u lejohet ta hapni testin, do të keni në dispozicion 10 minuta për ta shikuar testin

dhe të parashtroni pyetje në lidhje me testin nëse keni diçka të paqartë. Pastaj nuk do të lejohet

parashtrimi i pyetjeve dhe nuk do të lejohet që anëtari i komisionit të jep sqarime plotësuese.

Ndiqni saktësisht sqarimet e shënuara për çdo pyetje. Nëse përgjigjja e shënuar nuk

është e qartë ose janë të shënuara dy ose më tepër përgjigje, atëherë nuk do të merrni pika për

atë përgjigje.

Nëse kërkohet që të shkruhet tekst, duhet t’i kushtoni kujdes numrit të kërkuar të fjalëve.

Në pjesën Dëgjim tekstin do ta dëgjoni vetëm një herë, prandaj dëgjoni me kujdes.

Testi i plotësuar duhet të jetë i lexueshëm dhe i qartë.

Nga një anëtar i komisionit do të jeni të informuar për 15 minutat e fundit të testimit.

KËSHILLA PËR TESTIMIN GOJOR

Studioni me kujdes udhëzimet për pjesën e testimit gojor.

Të jeni të pranishëm në sallën për testim së paku 5 minuta para se të fillojë testimi gojor.

ORGANIZIMI I ORËVE DHA I DATËVE TË TESTIMIT

Për vendin, datën dhe orën e testimit kandidati do të informohet nëpërmjet postës

elektronike, do të informohet edhe me shkrim ku do t’i dërgohet në adresën e shënuar në formular.

Kandidati është i obliguar të dërgojë përgjigje të vërtetuar se do të merr pjesë në testimin në adresën

vijuese:

Të dhënat për vendin, datën dhe orën testimit do të shpallen në faqen e internetit të

QETEC.

ORARI I TESTIMIT TË VITIT MËSIMOR 2012/2013

Test Objekti Data Vendi

Test për të gjitha nivelet UEJL shkurt 2012 Shkup/Tetovë

Test për të gjitha nivelet UEJL qershor 2012 Shkup/Tetovë

Këto terminë i caktoi komisioni për kandidatët të cilët do t’i vizitojnë kurset e të gjithë

niveleve. Nëse kandidatët kanë marrë pjesë në ligjërata, dhe dëshirojnë të marrin pjesë në provim,

mund të paraqiten në terminët e caktuar ose komisioni i CUTIS-it sipas marrëveshjes t’u cakton termin

plotësues për pjesëmarrje në provim.

Page 20: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

Udhëzime për testim on-line

Kandidati duhet t’i lexojë me vëmendje udhëzimet e dhëna në QETEC (pdf).

Teksti me shkronja kursive (italik) është udhëzim për mënyrën e zgjidhjes së detyrës së

caktuar.

Në detyrat me më shumë përgjigje kandidati duhet të zgjedh vetëm një përgjigje.

Në pjesën Dëgjim kandidati shtyp në pullën e shënuar dhe mund ta dëgjon tekstin vetëm një

herë.

Pasi ta zgjidh detyrën kandidati duhet të shtyp në pullën TJETRA.

Pasi të kalon në pyetjen tjetër, kandidati nuk mund të kthehet në pyetjet e mëparshme.

SHPALLJA E REZULTATEVE

Rezultati do t’u dërgohet nëpërmjet e-mailit brenda 5 ditësh që nga dita e kryerjes së

provimit. Secilit kandidat do t’i dërgohet njoftim me shkrim në të cilin do të jenë të arsyetuara

rezultatet dhe do të jetë i shënuar numri i përgjithshëm i pikave, si dhe rezultatet e secilës pjesë në

veçanti.

Kandidatëve të suksesshëm dy javë pas shpalljes së rezultateve do t’u shpërndahen

certifikata për nivelin e caktuar gjuhësor.

ANULIM APO VONESË

ANULIMI I PROVIMIT

Kandidati mund ta anulojë provimin brenda pesë ditësh para afatit të caktuar të provimit.

Në këtë rast 80 % të shpenzimeve të paguara për provim i kthehen kandidatit ose në

marrëveshje me kandidatin shpenzimet transferohen në një prej afateve tjera të testimit

Kandidatit nuk i kthehen të hollat nëse ai heq dorë nga testimi pas afatit prej pesë ditësh

ose në qoftë se nuk merr pjesë në testim.

Nëse kandidati heq dorë nga testi gjatë testimit, nuk ka të drejtë të paraqitet për testim

muajin e njëjtë, si dhe ti transferojë mjetet e paguara për testimin tjetër.

TË VONUARIT NË PROVIM

Nëse kandidati nuk vjen me kohë në provim, nuk do t’i lejohet të hyjë në provim, ndërsa

në marrëveshje me të, mund të merr pjesë në një prej testimeve të ardhshme.

TË DREJTAT E KANDIDATËVE TË CILËT NUK E KANË DHËNË PROVIMIN

Kandidati i cili nuk e ka dhënë provimin ose nuk është i kënaqur nga pikët e fituara mund të

kërkojë nga QETEC që t’i mundësojë ta shikojë dokumentacionin e testimit.

Kandidati në afat prej 15 ditësh pas shpalljes së rezultateve ka të drejtë të paraqet një ankesë

në të cilën janë të shënuara vërejtjet e tij.

Komisioni nëpërmjet e-mailit do ta informojë kandidatin për ditën e caktuar të

konsultimeve. Atë ditë kandidati duhet të ketë dokument për identifikim personal.

Ankesa duhet të dorëzohet deri te udhëheqësit e QETEC. Për ankesën vendos komisioni i

formuar nga QETEC i përcaktuar në Doracakun.

Page 21: Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për

RIDHËNIA E PROVIMIT

Nëse kandidati nuk e jep provimin, mund të paraqitet përsëri pas 3 muajsh. Kandidati duhet të

testohet përsëri për katër pjesët e testit.

Nuk ka asnjë kufizim se sa herë duhet të marrin pjesë në testim, mirëpo për çdo paraqitje

kandidati përsëri e paguan shumën e caktuar.

KRITERET PËR MARRJEN E CERTIFIKATËS

Për të marrë certifikatë kandidati, duhet:

a. Për nivelin e parë nga gjithsej 285, për ta dhënë provimin kandidatit i nevojiten minimum

144 pikë, përkatësisht 55 % nga çdo pjesë e provimit (shihni tabelën më poshtë)

b. Për nivelin e dytë nga gjithsej 285 pikë, për ta dhënë provimin kandidatit nevojiten

minimum 144 pikë, përkatësisht 55 % nga çdo pjesë e provimit (shihni tabelën më poshtë)

c. Për nivelin e tretë nga gjithsej 300 pikë, për ta dhënë provimin kandidatit i nevojiten

minimum 156 pikë, përkatësisht 55 % nga çdo pjesë e provimit (shihni tabelën më poshtë)

Niveli i parë Niveli i dytë Niveli i tretë koha маk.

pikë

min

pikë

koha маk.

pikë

min

pikë

kohë маk.

pikë

min

pikë

Dëgjim 40 min. 55 28 40 min. 55 28 40

min

55 28

Lexim 30

min.

35 18 40 min 60 30 40

min

60 30

Shkrim 90

min.

135 68 80 min 125 63 80

min

125 63

Të folurit 20 min. 60 30 20 min 60 35 20

min

60 35

Gjithsej 180

min. 285 144 180

min 300 156 180

min 300 156

CERTIFIKATË

Certifikatën e lëshon Fakulteti për gjuhë, kulturë dhe komunikime në UEJL – Tetovë, në të

nënshkruan dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit dhe Drejtori i QETEC.

Me informimin e provimit të dhënë, kandidati pranon një ftesë për marrjen e certifikatës.

Nëse kandidati e humb certifikatën Qendra do t’i lëshojë kopje tjetër të certifikatës.