universiteti i gjakoves - edukimi.uni-gjk.org gashi.pdf · posalindurit është katër herë më i...

35
GJAKOVË, 2017 UNIVERSITETI I GJAKOVES FAKULLTETI I EDUKIMIT “FEHMI AGANI” PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Ligjshmeritë e përgjithshme të zhvillimit fizik, trupor motorik, emocional dhe të folurit Mentori Kandidatja Prof.Dr.sc. Behxhet Gaxhiqi Rina Gashi

Upload: others

Post on 06-Feb-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

GJAKOVË, 2017

UNIVERSITETI I GJAKOVESFAKULLTETI I EDUKIMIT “FEHMI AGANI”

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Ligjshmeritë e përgjithshme të zhvillimit fizik, trupormotorik, emocional dhe të folurit

Mentori Kandidatja

Prof.Dr.sc. Behxhet Gaxhiqi Rina Gashi

2

Ky punim diplome u mbrojt me:_________________________________ para Komisionit.

Vlerësues në përbërje :

1.______________________(Kryetari)

2.______________________(Anëtar)

3.______________________(Anëtar)

Komisioni e vlerësoi punimin me notën :______________________

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:

1.______________________________

2.______________________________

3.______________________________

3

PËRMBAJTA E TEMES

Abstrakt ..................................................................................................................................... 4Hyrje .......................................................................................................................................... 5

Kapitulli I ................................................................................................................................. 61. Zhvillimi trupor ..................................................................................................................... 6

1.1. Gjatësia dhe pesha ........................................................................................................... 71.2. Eshtërat dhe muskujt ....................................................................................................... 81.3. Dhëmbët .......................................................................................................................... 91.4. Proporcionet trupore ...................................................................................................... 101.5. Sistemi nervor ............................................................................................................... 101.6. Gjendrat endokrine ........................................................................................................ 11

Kapitulli II ............................................................................................................................. 152. Zhvillimi motorik ................................................................................................................ 15

2.1. Të ecurit vertikal ........................................................................................................... 152.2. Perdorimi i dorës dhe të rrokurit preciz ........................................................................ 172.3. Dominanca në perdorimin e njerës dorë dhe rrëmaktësia ............................................. 172.4. Të shkruarit ................................................................................................................... 18

Kapitulli III ............................................................................................................................ 193. Zhvillimi i të folurit ............................................................................................................. 19

3.1. Faza paralinguistike ....................................................................................................... 193.2. Faza linguistike ............................................................................................................. 213.3. Çrregullimet e të folurit ................................................................................................. 23

Kapitulli IV ............................................................................................................................ 244. Zhvillimi i emocioneve ....................................................................................................... 24

4.1. Emocionet e të posalindurit ........................................................................................... 254.2. Si zhvillohen emocionet ................................................................................................ 264.3. Emocionet dhe moshat .................................................................................................. 284.4. Mllefi ............................................................................................................................. 294.5. Frika .............................................................................................................................. 304.6. Xhelozia ........................................................................................................................ 314.7. Simpatia ......................................................................................................................... 32

Përfundimi ............................................................................................................................... 34Literatura ................................................................................................................................. 35

4

Abstrakt

Studimi i zhvillimit të fëmijëve ka një rëndësi të veqantë. Qellimi i kësaj teme është: 1.Njohja

me kuptimin e përgjithshëm mbi zhvillimin e fëmijës, 2. Studimi i ndryshimeve të caktuara që

ndodhin në qeniet njerëzore që nga lindja deri në vdekje, 3. Ndryshueshmërinë e fëmijës me

kalimin e kohës. Fëmija zhvillohet si tërësi, pra në të gjitha fushat zhvillimore. Mbivlerësimi

apo nënvlerësimi i cilësdo fushë është gabim sepse fëmija nuk zhvillohet njëherë në aspektin

fizik, pastaj atë emocional, motorik etj. Prandaj, edhe ndarja në mes fushave është kryesisht

formale. Ashtu si zhvillimi i fëmijës është tërësor edhe fushat e veçanta të zhvillimit duhet të

shikohen si pjesë të një tërësie, efikasiteti i të cilave kryesisht varet nga niveli i integrimit në

mes tyre. Standardet e zhvillimit në këtë temë bazë, trajtojnë këto fusha zhvillimi: Zhvillimin

fizik, motorik, emocional, të folurit. Përmbajtja e dokumentit ndihmon për të kuptuar sa më

mirë gatishmërinë e fëmijëve për t’u zhvilluar dhe për të mësuar. Përmes realizimit të kësaj

përmbajtjeje, përmes krijimit të ambientit socioemocional të përshtatshëm, përmes krijimit të

kushteve fizike dhe përmbajtësore për zhvillimin e aktiviteteve të shumëllojshme, përmes

stimulimit të lojës dhe ndërveprimit të fëmijëve, synohet të rritet edhe më tej cilësia e

veprimtarisë edukative pa marrë parasysh se ku realizohet kjo veprimtari, në familje,

institucion parashkollor, qendër me bazë në komunitet, qendër të kujdesit ditor apo

institucione shkollore.

Fjalët ky̩çe: emocionet, të folurit, zhvillimi fizik, zhvillimi motorik, i posalinduri, fëmija.

5

Hyrje

Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike, trupore, motorike, emocionale

dhe të folurit. Zhvillimi fizik dhe motorik përfshijnë zhvillimin e shkathtësive fizike dhe

motorike që fillojnë të paraqiten që në moshën kur fëmijët janë ende në gji ose fëmijë të

vegjël. Zhvillimi emocional ka të bëjë me aspektin se si ndjehet fëmija për vetveten dhe për

botën që e rrethon, si i shpreh ndjenjat, emocionet ndaj vetes dhe të tjerëve. Poashtu përmes

zhvillimit emocional të fëmijës bëhet rritja dhe edukimi i ndjenjës së besimit, miqësisë dhe

bashkëpunimit. Zhvillimi i emocioneve ndikohet nga mjedisi shoqëror dhe mënyra se si

njerëzit u përgjigjen atyre. Të folurit është mjet me anën e të cilit fëmijët vendosin kontakte

sociale. Pos kësaj, ai është edhe mjet i rëndësishëm i të menduarit. I posalinduri nuk është në

gjendje të flasë e as të kuptojë të folurit. Zhvillimi i të folurit rrjedh paralelisht me zhvillimin

e aftësive motorike e intelektuale.

Ndryshimet në zhvillim mund të përshkruhen si sasiore dhe cilësore. Ndryshimet

sasiore përfshijnë ndryshimet fizike që maten lehtë si për shembull, gjatësia, pesha etj.

Ndryshimet cilësore përbëjnë ndryshime më komplekse, si p.sh rritja e fjalorit vihet re përmes

një numri më të madh fjalësh që perdoren nga një fëmijë (sasiore), ndersa zhvillimi i fjalorit

shihet në kompleksitetin e të kuptuarit të rregullave të perdorimit të gjuhës.

Psikologët e zhvillimit ende nuk kanë përcaktuar se në ç’përmasë janë përfshirë në

zhvillimin e sjelljes njerëzore trashegimia dhe sjellja. Maturimi është proces i rritjes i

kontrolluar gjenetikisht, i cili shpie në ndryshime të sjelljes që ndodhin sipas një rregulli të

përcaktuar; në vend të ndryshimeve thjesht sasiore, ai shkakton ndryshime të mëdha në

kapacitetin për të funksionuar ( për shembull zhvillimi fizik i organeve seksuale ndodh

perpara se të bëhet i mundur riprodhimi seksual). Të mesuarit, ndryshimi relativisht i

vazhdueshëm në sjellje që është pasojë e eksperiencës, është një faktor, i cili sipas

psikologëve mendohet që të ketë ndikimin më të madh mbi sjelljen. Kjo ka të bëjë me debatin

e njohur mbi rolin e trashegimisë dhe mjedisit. Për shumë tipare, si gjatësia duket se ndikimi

gjenetik është më i fuqishëm se mjedisi i jashtëm. Për tipare si p.sh ndrojtja duket se mjedisi

ka një rol më të madh. Shumica e studiuesve janë te një mendjeje se maturimi dhe eksperienca

ndërveprojnë për ta përqendruar dhe për t’i dhënë formë zhvillimit.

6

KAPITULLI I

1. Zhvillimi trupor

Zhvillimi trupor është shumë i rëndësishëm. Zhvillimi i sistemit nervor, gjendrave me

tajim të brendshëm, eshtërave, muskujve, ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për jetën

mentale dhe emocionale si dhe për zhvillimin e personalitetit. Sikur te fëmija mos të

zhvilloheshin eshtërat, muskujt, sistemi nervor do të mungonin edhe funksionet psikike, siç

është të folurit, emocionet, kujtesa etj 1.

Se sa është i rëndësishem zhvillimi normal fizik, mund të shihet sidomos në rastet e

zhvillimit të zhdrejtë trupor dhe të defekteve fizike. Mosfunksionimi i rregullt i disa organeve

dhe sëmundjet e fëmijës mund të shkaktojnë prapambeturinë mentale dhe probleme në sjellje.

Për shembull tajimi i pamjaftueshëm i hormonit të gjendrës tiroide në periudhën paranatale

dhe në fëmijërinë e hershme shkakton shfaqjen e kretenizimit d.m.th shfaqjen e defomimeve

fizike dhe prapambeturisë mentale.

1.1. Gjatësia dhe pesha

Gjatë zhvillimit të fëmijës ekzistojnë dy periudha të rritjes së vrullshme: njëra prej

lindjes gjer në gjashtë vjet, e tjetra në periudhën e pubertetit. Vajzat dhe djemtë rriten me

shpejtësi të ndryshme. Zakonisht kur lindin, djemtë janë më të rëndë dhe më të gjatë se sa

vajzat. Ata mbesin të tillë deri në moshën njëmbëdhjetë ose dymbëdhjetë vjeqare. Prej kësaj

moshe deri në moshën trembëdhjetë ose katërmbëdhjetë vjeç, vajzat janë më të gjata dhe më

të rënda se sa djemtë. Afër moshës katërmbëdhjetë vjeqare, si djemtë, ashtu edhe vajzat janë

me gjatësi dhe peshë të njejtë. Pas kësaj periudhe djemtë janë përsëri me të gjatë dhe më të

rëndë se sa vajzat dhe këtë superioritet e mbajnë gjithmonë. Vajzat e arrijnë gjatësinë

maksimale në moshën njëzet vjeqare, kurse djemtë në moshën njëzet e pesë vjeç.

1 Haskoviq, Mujo, Psikologji, Sarajeve/Prishtinë, 2006, fq. 23

7

Mirëpo këto janë vetëm tendenca të përgjithshme në zhvillimin fizik, sepse çdo fëmijë

e ka tempon e vet individual dhe ritmin, i cili është vetëm i tij dhe s’është e thënë që ky ritëm

i tillë të përputhet doemos me tendencat e përgjithshme2.

1.2. Eshtërat dhe muskujt

Eshtërat e fëmijëve janë të vegjël, të butë dhe kërcorë. Gjatë zhvillimit eshtërat rriten,

pjesët kërcore ashtërohen, ndërsa indi ashtëror bëhet më i dendur. Me rastin e lindjes në trupin

e fëmijës ka 270 eshtëra, kurse në moshën katërmbëdhjetëvjeçare 350. Prej kësaj kohe e më

tutje numri i eshtërave zvogëlohet për shkak se disa prej tyre bashkangjiten.

Në moshë të pjekur numri i eshtërave në trupin e njeriut bie në 206. Ashtërimi apo

forcimi i eshtërave, shndërrimi i indit kërcor në atë ashtëror, është proces i gjatë. Te vajzat ky

proces është diqka më i shpejtë se sa te djemtë. Pesha trupore e fëmijës rritet kryesisht me

zhvillimin e indit muskulor dhe atij yndyror. Zhvillimi i indit muskulor është rapid sidomos

në periudhën e pubertetit. Në këtë kohë muskujt zgjaten, trashen, bëhen me të fortë dhe me të

fuqishëm.

Fig 1.1. – Masazha e lehtë e foshnjës

2 Berger S., Kathleen (18 February 2011). The Developing Person Through the Life Span (8th ed.). WorthPublishers. pp. 273–278.

8

1.3. Dhëmbët

3Dhëmbët janë struktura të vogla të bardha ne gojën e njeriut. Dhëmbët e qumështit

fillojnë të dalin zakonisht gjatë periudhës gjashtë deri në tetë muajshe tek foshnjat, ku së pari

dalin dhëmbët e poshtëm prerës gradualisht të tjerë deri në moshën dy vjet e gjysmë. Dhjetë

dalin në nofullën e sipërme dhe dhjetë në nofullën e poshtme, pra në total 20. Dalja e

dhëmbëve mund të shoqërohet me simptoma të caktuara, si dhimbje ose kruarje të mishërave

të dhëmbëve dhe paraqitje të jargëve gjatë kësaj periudhe, temperaturë të lartë dhe të

vazhdueshme. Dhëmbët e qumështit luajnë rol të rëndësishëm në përtypjen e ushqimeve të

forta për femijët dhe në zhvillimin e nofullave. Ata ruajnë vendin për dhëmbët e përhershëm

që dalin më pas, gjithashtu dhëmbët e përparmë ndihmojnë fëmijët në arritjen e shqiptimit sa

me të qartë të tingujve (bashkëtingëlloreve s, f, v, th dhe dh). Dhëmbët e qumështit janë më të

vegjël se të tjerët dhe mes tyre ka hapësira. Dhëmbët “incisivë”(prerës) bien në moshën 6-10

vjeçare, dhëmbët “canine”(të qenit) bien në moshën 8-12 vjeçare, ndërsa para-dhëmballët dhe

dhëmballët bien në moshën 10-12 vjeçare. Kështu 20 dhëmbët e qumështit zëvendësohen

gradualisht me dhëmbë të përhershëm.

Fig 1.2. – Dhëmbët e qumshtit

3 https://sq.wikipedia.org/wiki/Dh%C3%ABmb%C3%ABt_e_njeriut

9

1.4. Proporcionet trupore

Proporcionet e fëmijës në zhvillim ndryshojnë prej proporcioneve të të rriturit. Kur

lind fëmija, kokën e ka të madhe ndersa këmbët e vogla. Koka rritet me të shpejtë edhe pas

lindjes dhe i mbërrin proporcionet maksimale kur fëmija t’i mbushë nëntë ose dhjetë vjet.

Fytyra me rastin e lindjes është e vogël dhe rrumbullake. Hunda është e vogël, nofullat janë të

vogla, sepse mungojnë dhëmbët. Në periudhën e adoleshencës fytyra rritet më shpejt. Kur

lind fëmija, trupi është i gjatë. Në fillim ai rritet vrullshëm. Rritja e tij ngadalësohet në

fëmijërinë e vonë dhe në fillim të periudhës së adoleshencës. Kah fundi i adoleshencës ai

përsëri rritet më të shpejtë. Me rastin e lindjes këmbët janë disproporcionalisht të vogla, kurse

duart në krahasim me to, të gjata. Edhe këmbët, edhe duart pas lindjes rriten me vrull. Në

pubertet dhe në fillim të adoleshencës këmbët dhe duart te djemtë dhe vajzat janë të gjata,

kështu që duket se po u pengojnë gjatë ecjes dhe kur kanë kontakt me objekte. Ky

disproporcion shfaqet për shkak se në këtë periudhë trupi rritet ngadalë.

Ndryshimet fizike gjatë rritjes nuk i vëren vetëm rrethi, por edhe fëmijët. Ato

ndikojnë në sjelljen e djemve dhe të vajzave . Shpeshherë, madje janë burim brengash dhe

problemesh të mëdha në sjelljen e tyre4.

1.5. Sistemi nervor

Sistemi nervor zhvillohet me vrull në periudhën paranatale dhe në fëmijërinë e

hershme, gjer në vitin e gjashtë. Pas kësaj kohe zhvillimi është më i ngadalshëm. Truri i të

posalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriut të rritur. Numri i qelizave dhe fijeve të

ndryshme në sistemin e tij nervor është i njejtë, sikurse te të rriturit, por në këtë periudhë nuk

ekzistojnë të gjitha funksionet nervore.

Gjer në vitin e gjashtë truri mbërrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve

të tij përfundimtare. Në vitin e nëntë, ose të dhjetë, truri i fëmijës arrin t’i ketë proporcionet

gati të njejta me ato të trurit të të rriturit. Qelizat dhe fijet nervore zhvillohen edhe më tutje.

Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit nervor është i përcjellur më tepër me ndryshime të

brendshme, kështu që nuk mund të matet me peshë dhe madhësi.

4 Berger S., Kathleen (18 February 2011). The Developing Person Through the Life Span (8th ed.). WorthPublishers. pp. 273–278.

10

Fig 1.3. – Fotografi X-Ray e kokës së njeriut

1.6. Gjendrat endokrine

5Gjendrat endokrine quhen ato organe ose grup qelizash, të cilat prodhojnë disa lëndë

organike, me funksion aktiv që marrin pjesë në rregullimin e funksioneve të organizmit.

Gjendrat me sekretim të brendshëm, lëndët e prodhuara prej tyre i derdhin drejtperdrejt në

gjak, në lëngun ideor ose në limfë, ndryshe nga gjendrat me sekretim të jashtëm, të cilat

lëndet e prodhuara prej tyre i derdhin ose në sipërfaqen e trupit ose në hapësirën e organeve të

brendshme, që komunikojnë me mjedisin e jashtëm

5 Elshani, Qazim, Edukimi fizik me metodologji, Prishtinë, 2012, fq.56

11

Gjendrat endokrine janë:

1. Hipofiza është një gjendër e vogël ndryshe quhet edhe ,, motor i fuksionit

endokrin’’. Ka formë të rrumbullakët ose vezake dhe vendoset në bazën e kafkës në të

ashtuquajturën sella turkica të kockës sfenoidale, ku bëhet kryqëzimi i inervimit të të gjithë

organizmit të njeriut, prej të majtës në të djathtë dhe prej të djathtës në të majtë. Në grupin e

parë përfshihen ato hormone, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e trupit, në tonusin e

enëve të gjakut, në formimin e urinës në veshkë etj. Në grupin e dytë bëjnë pjesë ato

hormone, të cilat ndikojnë në funksionin e gjëndrave tjera endokrine, dhe nëpermjet tyre në

procese të ndryshme të organizmit.6

2. Epifiza prodhon disa hormone të rendësishme për organizmin e njeriut. Kjo gjendër

ushtron veprim frenues në pjekurinë seksuale si dhe në rritjen e organizmit. Po të ulet

funksioni i kësaj gjendre në moshën fëmijërore, shkaktohet pjekuri seksuale para kohe, dhe

zhvillimi i hershëm i shenjave seksuale sekondare. Epifiza ka lidhje të ngushtë me gjendrën

tiroide, paratiroide, dhe gjendrën mbiveshkore. Funksioni i brendshëm i epifizës vihet re

vetëm në periudhën e fëmijërisë, ndërsa pas moshës 7-8 vjeqare, kjo gjëndër fillon të

atrofizohet. Funksioni endokrin i saj nuk është përcaktuar mirë deri në kohën e sotme dhe në

përgjithësi është pak e studiuar.

3. Gjendra tiroide gjendet në sektorin e qafës dhe është e pasur me enë gjaku. Brenda

një ore në gjëndër qarkullojnë rreth 5 litra gjak, d.m.th. gjithë sasia e gjakut që ka organizmi i

njeriut. Kur ulet funksioni i gjendrës tiroide në moshë të vogël, shkaktohet kretenizëm, që

karakterizohet me prapambetje të zhvillimit fizik(xhuxhët) dhe mendor, deri në idiotizëm.

Ndësa gjatë shtimit të funksionit të gjëndrës tiroide, në organizëm ndodhin ndryshime të një

karakteri tjetër. Në forma shumë të përparuara ajo quhet sëmundja e Bazedovit. Kjo sëmundje

shoqërohet me rënie në peshë, nxitje të sistemit nervor qendror , shpejtim të rrahjeve të

zemrës, të frymëmarrjes, ngritje të temperatures së trupit, etj. Të sëmurët lodhen dhe kanë

ekzoftalmus. Këta persona janë gjithmonë në levizje, dhe emocionohen shpejt etj.

6 Elshani, Qazim, Edukimi fizik me metodologji, Prishtinë, 2012, fq.57

12

4. Gjendrat paratiroide kanë rendësi jetike për organizmin. Njeriu ka 4 gjendra të tilla,

të cilat janë të vendosura prapa gjendres tiroide. Këto gjendra prodhojnë hormonin paratiroid

që merr pjesë në rregullimin e shkëmbimit të kalciumit dhe fosforit, duke mbajtur normal

përqendrimin e tyre në gjak. Ulja e funksionit të kësaj gjendre ulë përmbajtjen e kalciumit në

gjak. Gjatë uljes për një kohë të gjatë të kalciumit në gjak ndodhin ndryshime trofike, si tharja

e lekurës, dobësimi muskulor etj. Në hipërfunksionin e gjendres paratiroide, rritet përqindja e

kalciumit dhe e fosforit në gjak, si pasojë kockat humbasin sasi të konsiderueshme kalciumi,

ato zbuten dhe shtrembërohen.7

5. Timusi është i vendosur në zgavrën e gjoksit dhe funksionon normalisht deri në

periudhën e pjekurisë seksuale. Pas kësaj periudhe pëson zhvillim të kundërt d.m.th. qelizat e

tij zëvendësohen nga indi dhjamor, pakësohen përmasat dhe pesha. Hormoni që prodhohet

prej tij ndihmon në rritjen e organizmit, mbajtjen e aftësisë së muskujve për punë dhe frenon

zhvillimin e gjendrave seksuale.

6. Gjendrat mbiveshkore janë të vendosura në të dy anët e kolonës kurrizore, mbi

polin e sipërm të veshkave. Secila prej tyre përbëhet prej dy shtresash; prej shtresës korikale

dhe shtresës medulare, të cilat ndryshojnë midis tyre si nga ndërtimi ashtu dhe nga

funskionimi. Heqja e gjendrave mbiveshkore shkakton vdekjen. Hormonet që prodhon shtresa

medulare janë: Adrenalina në sasi 80% dhe norepinefrina 20% te cilat pasi bien në gjak

oksidohen shpejt , prandaj veprimi i tyre është i shkurtër. Adrenalina ndikon në organizëm në

menyrë të gjithanshme. Ajo shpejton veprimtarinë dhe shton forcën tkurrëse të zemrës , rritë

ngacmueshmërinë dhe përcjellshmërinë e rritjes në zemër.

7. Gjendra e pankreasit kryen dy funksione në organizëm; 1.Funksion të jashtëm,

sepse qelizat e gjendrave të tij prodhojnë lengun pankreatik të pasur me enzime, i cili derdhet

në zorrën dymbëdhjetë gishtore, duke ndihmuar në tretjen e lëndeve ushqimore. Funksion të

brendshëm sepse prodhon hormonin ‘‘insulinë’’, që derdhet drejtperdrejt në gjak. Insulina

rregullon metabolizmin e organizmit dhe prodhohet nga ishujt e Langerhansit. Gjatë uljes së

funksionit të gjendrës së Pankreasit, te njeriu shfaqet semundja e sheqerit, që karakterizohet

me rritjen e përqindjes së sheqerit në gjak në shifra më të lartë se norma, dhe duke kaluar

pragun renal, në urinë shfaqet glukozë.

7 Elshani, Qazim, Edukimi fizik me metodologji, Prishtinë, 2012, fq.59

13

8. Gjendrat gjinore kanë funksion të dyfishtë në organizëm: 1.Funksion të jashtëm,

sepse prodhojnë qelizat gjinore mashkullore dhe femërore. 2.Funksion të brendshëm, sepse

prodhojnë hormone gjinore, të cilat janë shumë të rendësishme për organizëm. Hormonet

gjinore sigurojnë zhvillimin e pjekurisë seksuale. Sekretimi i brendshëm i gjendrave gjinore,

fillon në moshën 12-14 vjeq për femrat dhe 15-18 vjeq për meshkujt. Në qoftë se bëhet heqja

e gjendrave gjinore para pubertetit nuk zhvillohen organet gjinore dhe njeriu mbetet në

gjendje 8fëmijërore, shenjat gjinore sekondare nuk shfaqen. Ndërsa nëse bëhet heqja e tyre pas

pubertetit, aparati gjinor pjesërisht regreson, kurse shenjat sekondare ruhen deri diku të

pandryshuara. Në organizmin e njeriut, në të njejtën kohë prodhohen të dy llojet e hormoneve

gjinore, por me sasira të ndryshme.

8 Elshani, Qazim, Edukimi fizik me metodologji, Prishtinë, 2012, fq.60

14

KAPITULLI II

2. Zhvillimi motorik

Zhvillimi motorik ka të bëjë me ndryshimet që ndodhin në shkallën e kompleksitetit

në kryerjen e funksioneve të caktuara dhe në fitimin e shkathtësive të caktuara, ku gradualisht

shkohet prej ndryshimeve më të thjeshta nga ndryshimet më komplekse në të nxënit dhe

fitimin e shkathtësive të reja në lëvizjen e trupit, në mbajtjen e drejtpeshimit, në vendosjen e

kontrollit në pjesët e trupit, si dhe në forcimin e koordinimit senzitiv-motorik. Zhvillimi

motorik i balancuar është i lidhur dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në fushat e

tjera zhvillimore, siç janë: zhvillimi i të folurit, zhvillimi kognitiv, kompetenca sociale dhe

zhvillimi emocional. Për shembull, foshnjet, kur mësojnë të zvarriten ose të ecin, e rrisin

mundësinë e tyre ta hulumtojnë hapësirën, e me atë ta nxisin edhe zhvillimin e tyre kognitiv.

Në saje të zhvillimit motorik, në radhë të parë të ecjes vertikale dhe aftësisë së

perdorimit të dorës me opoziten e gishtit të madh, njeriu është bërë qenie inteligjente dhe ka

krijuar mjete të nderlikuara në të cilat mbështetet civilizimi. Kontrolli dhe shkathtësitë

speciale motorike janë të rendësishme për zhvillimin intelektual, jo vetëm të llojit njerëzor,

por edhe të individit. Të shkruarit për shembull, duhet të përvetësohet, si shkathtësi motorike,

para se të bëhët mjet i domosdoshëm i intelektit.

2.1. Të ecurit vertikal

Lëvizja në hapësirë është faktor i rëndësishëm në zhvillimin mental, social dhe

motorik të fëmijës. Zhagitja dhe të ecurit i ofrojnë fëmijës mundësi të gjithanshme për arritjen

e përvojës së re.

Në procesin e të ngriturit në këmbë tek fëmijët ekziston ky rend, me ç’rast fëmija:

-e ngrit kokën kur është i shtrirë barkas;

-e ngrit kokën dhe gjoksin kur është i shtrirë barkas dhe i mbështetur në bërryla;

15

-ulet në prehër;

-ulet duke u mbajtur me duar për platformë;

-ulet pa ndihmën e askujt dhe pa u mbajtur me duar për platformë,

-qëndron në këmbë me ndihmën e dikujt;

-qëndron në këmbë duke u mbajtur për karrigë;

-ec vetë me ndihmën e ndokujt;

-ngritet vetë në këmbë duke u mbajtur për karrigë;

-qëndron në këmbë pa ndihmën e askujt;

-ec vetë dhe ngrihet vetë në këmbë dhe ec pa ndihmën e askujt,

Procesin e të ngriturit në këmbë e kanë studiuar shumë psikologë, ndër ta A.Gezel

M.Shirli, Sh.Byler, N.Belji. Të gjithë hulumtuesit kanë konstatuar të njëjtin rend në paraqitjen

e formave të veçanta të kontrollit të trupit, mirëpo rezultatet e tyre nuk janë përputhur në

pikëpamje të kohës së paraqitjes së tyre, për shkak të ndryshimeve të dukshme individuale në

zhvillimin motorik të fëmijëve. Megjithatë, tërë ky zhvillim merr fund më së largu kur fëmija

të ketë mbushur një vit e gjysmë.

Shumica e fëmijëve ecin në vitin e dytë. Para se të fillojë të ecë, fëmija herë pas herë

zvarritet. Mirëpo zvarritja nuk i prin ecjes te të gjithë fëmijët. Ka fëmijë të cilët fillojnë të

zvarriten edhe pasi të kenë mësuar të ecin nëse hasin në vështirësi. Zvarritja nuk e ngadalëson

shfaqjen e ecjes vertikale, ajo e zëvendëson atë madje atëherë, kur fëmija ende nuk është në

gjendje të ecë, ose kur frikohet prej ecjes. Kushtet e ambientit nuk kanë ndonjë ndikim serioz

në kohën e ndikimit të ecjes.9

9 Karaj, Theodori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijes, Tiranë,2005, fq.96

16

2.2. Perdorimi i dorës dhe të rrokurit preciz

Dora është pjesë shumë e rëndësishme e trupit, sepse përmban shumë organe shqisore.

Me anën e saj fëmija njihet me shumë gjëra të botës që e rrethon. Kur të mësojë të kap

objektet me maje të gishtërinjëve, duke e ndarë gishtin e madh prej gishtit tregues, atëherë

mundësitë e fëmijës për njohjen e objekteve të cilat e rrethojnë rriten edhe më shumë.

Zhvillimi i përdorimit të dorës, mund të ilustrohet me një shembull: para fëmijëve me

mosha të ndryshme, prej 16 gjer 60 javësh vehet kubi, tehu i të cilit është 2.5cm. Fëmijët prej

16 javësh vetëm e vërejnë kubin dhe në të shumtën e rasteve nuk janë në gjendje ta kapin. Kur

fëmija të arrijë për herë të parë ta kap kubin, ai këtë e bën me tërë shuplakën e dorës, duke

mos e ndarë gishtin e madh prej të tjerëve. Me këtë rast shuplaka e dorës e mbulon terësisht

kubin. Në moshë diqka me të vjetër, përafërsisht 32 javësh, fëmija me rastin e të kapurit e

ndan gishtin e madh, kështu që kubi shihet ndërmjet gishtit të madh dhe atij tregues. Kur ta

mbushë një vit, fëmija e kap kubin në menyrë precize, do të thotë me majën e gishtit tregues

dhe gishtit të madh. Ky zhvillim i kontrollit të dorës ia bën të mundshme fëmijës t’i kapë

lodrat e objektet tjera dhe të manipulojë me to.

Kështu fëmija prej 16 javësh mund të luajë me rraketake, kurse prej 20 javësh ta vëjë

objektin prej një dore në tjetrën. Më vonë mund të kryejë veprime edhe më të nderlikuara.

2.3. Dominanca në përdorimin e njërës dorë dhe rrëmaktësia

10Fëmija nga pikëpamja anatomike lind simetrik. Gjatë zhvillimit njëra anë bëhet

dominante përkah fuqia, shkathtësia dhe shpejtësia e kryerjes së disa veprimeve. Te shumica e

njerëzve është dominante ana e djathtë, prandaj te ata në të përdorur dominon dora e djathtë.

Është e vogël përqindja e atyre te të cilët dominon dora e majtë. Me rastin e shfaqjes së

rrëmaktësisë të ndonjë fëmijë, prindërit, edukatorët dhe arsimtarët bijnë zakonisht në dilemë

a të bëjnë presion që ai të orientohet në të përdorurit e dorës së djathtë, apo të frenohen për një

gjë të tillë. Në të parë kjo çeshtje nuk duket e ndërlikuar. Ndërkaq, praktika shkollore si dhe

një numër i madh studimesh në këtë lëmi tregojnë se rrëmaktësia është e lidhur me

çrregullime të mëdha emocionale, me disa forma të të metave në të folur dhe me mossuksesin

10 Juniku, Neki, Kaptina nga psikologjia, Prishtinë, 2005, fq.57

17

në të lexuar. Çrregullimet emocionale paraqiten kryesisht te ata fëmijë te të cilët bëhet presion

që prej perdorimit të vazhdueshëm të dorës së majtë të kalojë në të perdorurit e dorës së

djathtë. Ky presion te ata fëmijë shkakton trazira, pavëndosshmëri. Si duket, trazirat e

vështirësitë shfaqen edhe te ata fëmijë te të cilët nuk është bërë presion që të riorintohen në të

perdorurit e dorës së djathtë. Besohet se kjo rrjedh ngase shumë objekte dhe instrumente janë

përshtatur për dorën e djathtë. Fëmija tek i cili dora e majtë është dominante, e ndien vetën të

veçuar, madje edhe atëherë kur në të nuk bëhet kurrfarë presioni.

Përpjekjet e prindërve, edukatorëve dhe arsimtarëve që të ndikojnë se cilën dorë do ta

përdorë fëmija në pjesën më të madhe të rasteve mbesin pa sukses. Shumë psikologë

mendojnë se riorientimi prej dorës së majtë në të djathtën është praktikisht e parealizushme.

Suksesi mund të arrihet vetëm në ato raste kur dominimi i dorës së majtë nuk është shumë i

madh. Sot edukatorët, arsimtarët dhe prindërit këshillohen që rrëmaktësinë ta pranojnë si gjë

krejtësisht normale, kështu që mos të shkaktojnë çrregullime emocionale në sjelljen e tyre të

cilat paraqiten zakonisht te ata fëmijë te të cilët kjo dukuri është tejet e dukshme11

2.4. Të shkruarit

Fëmija në fillim, kur mëson të shkruajë, lëviz gati me tërë trupin. Ai e lëviz edhe

kokën, edhe qafën, edhe shtatin, madje edhe këmbët. Me përsosjen e të shkruarit levizjet e

panevojshme eliminohen, kurse disa pjesë trupore vetëm bashkëpunojnë në atë mënyrë që të

vëhet në pozitë më të përshtatshme për të përdorurit efikas të dorës dhe të shuplakës së dorës.

Gjer në kohën e nisjes në shkollë, shumica e fëmijëve e arrijnë kontrollin motorik të dorës dhe

të shuplakës së dorës , gjë që e bën të mundshëm mësimin e të shkruarit.

Fig 1.4. – Fëmijët duke shkruar

11 Juniku,Neki, Kaptina nga psikologjia, Prishtinë, 2005, fq.61

18

KAPITULLI III

3. Zhvillimi i të folurit

Të folurit është mjet me anën e të cilit fëmijët vendosin kontakte sociale. Pos kësaj, ai

është edhe mjet i rëndësishëm i të menduarit. I posalinduri nuk është në gjendje të flasë e as të

kuptojë të folurit. Në zhvillimin e të folurit, i cili rrjedh paralelisht me zhvillimin e aftësive

motorike e intelektuale mund të dallojmë dy faza: fazën paralinguistike dhe fazën linguistike.

Faza linguistike fillon me shqiptimin e fjalës së parë, e cila ka ndonjë domethënie apo

kuptim. Pas kësaj fjale kemi pasurimin e vazhdueshëm të fjalorit, të përdorurit e llojeve të

ndryshme të fjalëve si dhe fjalive, të cilat në pikëpamje strukturale bëhen gjithnjë e më të

ndërlikuara.

3.1. Faza paralinguistike

12Me vokalizëm kuptojmë, atëherë kur fëmija lëshon zërin spontanisht. Britma e parë

është forma më e hershme e vokalizmit. Kjo britmë na tregon që organet të cilat e prodhojnë

zërin funksionojnë qysh me rastin e lindjes. Fëmja prodhon zëra edhe kur qan, edhe kur është

i kënaqur. Ndër këto zëra në fillim dominojnë vokalet, për ç’arsye edhe e tërë kjo dukuri

quhet vokalizim. Prej vokalizimit më vonë zhvillohet të folurit. Të rriturit e numrit të zërave,

të cilat i shqiptojnë fëmijët në muajt e parë pas lindjes, quhet ekspansion zëror. Në zhvillimin

e tij të metutjeshëm, nën ndikimin e të mësuarit të gjuhës së bashkësisë në të cilën jeton,

fëmija i dëgjon dhe i përserit zërat që bëjnë në gjuhën e tij amnore. Këta zëra për shkak të

përseritjes së vazhduar përvetësohen, kurse të tjerët, meqë nuk përdoren, humbin

përgjithmonë. Për këto arsye njeriu i rritur nuk është në gjendje t’i prodhojë të gjithë ata zëra

të cilat ka qënë në gjendje t’i shqiptojë si fëmijë. Procesi i humbjes së zërave, të cilat nuk

përdoren në të folur quhet kontraksion zëror.

Para se të kombinohen në fjalë me kuptim, zërat te fëmija pesëmuajsh shfaqen si

grupe vokalesh e konstantesh- në formë të llomotitjes së fëmijës. Fëmija i shqipton nga disa

12 Haskoviq, Mujo, Psikologji , Sarajeve/Prishtinë, 2006, fq. 141

19

gjëra bashkarisht, si p.sh., ,,eda’’, ,,nga’’, ,,bla’’, eng’’ etj. Këto rrokje nuk kanë kurrfarë

domethënie dhe është vështirë të shënohen ose reprodukohen, sepse fëmija shpeshherë i

perdor edhe disa zëra, të cilat nuk ekzistojnë në gjuhë. Duke i shqiptuar këto grupe zërash ,

fëmija në të vërtetë luan. Mirëpo kjo lojë ka rëndësi të madhe për zhvillimin e të folurit dhe

është hap i metutjeshëm në fazën e tij paralinguistike. Në zhvillimin e mëtejshëm të të folurit

kemi dyfishimin e rrokjeve të përmendura, kështu që fëmijët i shqiptojnë ,,ma-ma’’, ,,eda-

eda’’, ,,ba-ba’’. As këto rrokje të dyfishuara nuk kanë domethënie. Fëmija shqipton rrokje

prej muajit të pestë e gjer në fund të muajit të dymbëdhjetë, kur shfaqet fjala e parë. Këto

rrokje të dyfishuara laike shpesh i interpretojnë si fjalë të para. Të shqiptuarit e këtyre

rrokjeve paraqet lojën e fëmijës me organet e të folurit. Fëmija e dëgjon vetën, imiton zërat e

veta dhe në këtë mënyrë argëtohet. Me anën e këtyre rrokjeve ai askujt nuk i komunikon

asgjë, as që kërkon gjë. Në atë çast kur ta shqiptojë fëmija rrokjen e dyfishuar perkitazi me

ndonjë person, objekt, veprim ose disponim, ajo rrokje e dyfishuar fiton njëfarë kuptimi dhe

bëhet fjalë. Krahas me vokalizmin dhe llomotitjen, zhvillohet edhe përceptimi i gjuhës si dhe

të kuptuarit e të folurit të të tjerëve. Gjer në muajin e dytë, fëmija nuk e dallon zërin e njeriut

prej tingujve të tjerë rreth vetes. Rreth moshës gjashtë muaj ai është në gjendje të dallojë tonin

idhnak të zërit të njeriut prej atij përkëdhelës. Kah fundi i vitit të parë fëmija tregon interesim

më të madh për fjalë. Në këtë kohë ai kupton të ndaluarit. Fëmija më parë arrin ta kuptojë të

folurit, se sa ta përdorë atë.

Fëmija i kupton fjalët dhe fjalitë të cilat i shqiptojnë të rriturit, më së pari në bazë të

strukturës se tyre ritmike dhe melodike. Ai reagon, dallon urdhërin edhe atëherë kur ndërrohet

struktura e zërave, kurse ruhet intonacioni i fjalës dhe fjalisë. Psikologu sovjetik F.J. Fraktina

ka bërë këto eksperimente ndër fëmijë. Ai, për shembull, u ka shqiptuar fjalën: ,,kapitan-

kapitan’’(që do të thotë ,,kapiten-kapiten’’) me të njejtin intonacion dhe ritëm me të cilin

shqiptohet ,,lladushki-lladushki’’(,,tapshin-tapshin’’) kështu që fëmijët kanë duartrokitur. Pak

më vonë fëmija i kupton fjalët dhe fjalitë në bazë të perceptimit të strukturës së tyre zërore,

gjë që shihet nga pjesa e dytë e eksperimentit të J.F Fraktinës. Ajo në fillim e ka krijuar

refleksin kushtor të fëmija me një fjalë. Pastaj këtë fjalë e ka zëvendësuar me një fjalë tjetër e

cila ka pasur të njëjtin numër të rrokjeve dhe ka qënë e shqiptuar me të njëjtin intonacion.13

13Haskoviq, Mujo, Psikologji, Sarajeve/Prishtinë, 2006, fq.142

20

3.2. Faza linguistike

14Fjala e parë është grup zëresh, të cilën e shqipton fëmija, por që ka domethënie.

Midis hulumtuesve ekzistojnë mospajtime në përcaktimin e normës së të shfaqurit të fjalës së

parë. Sipas disa psikologëve ajo paraqitet në muajin e njëmbëdhjetë, sipas disa të tjerëve në të

katërmbëdhjetin. Fjala e parë i ka disa karakteristika. Ajo formalisht është një fjalë, por e ka

domëthenien e një fjale të tërë. Kur fëmija thotë p.sh ,,na-na’’, ai me këtë shpreh mendimin e

tërë ,,nënë, më merr’’, ose ,,nënë, jam i uritur’’. Për këtë arsye është gabim që kjo fjalë të

klasifikohet si emër apo si çfarëdo lloji tjetër i fjalëve. Kjo nuk vlen vetëm për fjalën e parë,

por edhe për të tjerat, numri i të cilave bëhet gradualisht gjithnjë më i madh. Fëmija përdor

nganjëherë me domethënie të emrit, kurse emrin si folje. Përveç kësaj që u tha, fjala e parë

shpreh zakonisht ndonjë gjendje emocionale, ndonjë dëshirë, tendencë, nevojë etj.

Në muajin e njëmbëdhjetë fëmijët dinë të përdorin mesatarisht një fjalë. Kur t’i

mbushin një vit i përdorin 3 fjalë. Gjatë vitit të dytë numri i fjalëve që i njeh fëmija, rritet me

vrull. Me mbarimin e vitit të dytë ky numër ngritet ne 272, në vitin e tretë 896 dhe në të

katërtin më se 1500(1540), në të pestin mbi 2000. Këto janë të dhëna të autorëve amerikanë.

Ndërkaq, norma të ngjashme të zhvillimit të të folurit japin edhe psikologët sovjetikë. Sipas

psikologut Ljublinskaja (A.L) fëmija kah fundi i vitit të parë i shqipton disa fjalë, kah fundi i

të dytit 260, ndërsa kah fundi i vitit të tretë prej 800 gjer 1000.( Ndër ne mungojnë studime të

ngjashme me këto, por besohet se tendenca në zhvillimin e të folurit është e ngjashme me të

folurit edhe të fëmijët tonë ).

Në moshën dy vjeqare, më se gjysma e fjalëve, me të cilat disponon fëmija janë emra. Edhe

pse këto fjalë formalisht mund të klasifikohen si emra, ato shpesh në esencë janë folje. Thirrja

e fëmijës ,,nënë’’ mund të thotë ,,Më merr’’, ,,Po frikësohem’’ etj. Përemrat fëmijët dine t’i

përdorin shumë më vonë . Përemri i parë paraqitet kah fundi i vitit të dytë. Me zhvillimin e

fjalorit numri i foljeve rritet, kurse i emrave zvogëlohet.

Kah fundi i vitit të dytë, fëmija është në gjendje t’i kombinojë dy fjalë në një fjali.

Orvatja e parë e fëmijës për ta formuar fjalinë janë zakonisht emri dhe folja (,,Fëmija luan’’’),

ose mbiemri dhe emri (,,Qeni i madh’’). Pastaj së shpejti fëmija përpilon fjali me nga tri fjalë

si ,,Ana, gjuaje topin’’. Në zhvillimin e mëtejshëm, krahas me zgjerimin e fjalorit, rritet edhe

numri i fjalëve, kurse kombinimi i tyre në fjali bëhet gjithnjë e më kompleks.

14 Karaj, Theodori, Psikologjia e zhvillimit të femijes, Tiranë, 2005, fq.92

21

Funksionin e të folurit fëmijëror i pari e studioi psikologu zvicran Zhan Piazhe (J.

Piaget), pas tij edhe psikologu amerikan Doroti Mekarti (D.Mc Carthy). Ata konstatuan se një

pjesë e madhe e asaj që flasin fëmijët e vegjël nuk e ka funksionin e vendosjes së kontaktit me

të tjerët, kështu që të folurit e tillë e kanë quajtur egocentrik. Me të folur egocentrik për

fëmijën nuk është me rëndësi ta degjojë ndokush, ai flet për veten dhe zakonisht flet mbi

vetveten. Gjatë rritjes, të folurit egocentrik zhduket duke i’a lëshuar vendin të folurit të

socializuar. Piazhe vuri re se të folurit egocentrik paraqitet gjer në moshën tri vjeqare 56%,

kurse në moshat e mëvonshme bie në 27%. Pikëpamjet e Piazheut mbi të folurit egocentrik i

kritikojnë disa psikologë sovjetik. Ata konsiderojnë se të folurit egocentrik nuk është funksion

i moshës, siç thotë Piazhe, por varet prej kushteve sociale të jetës. Përkundër Piazheut,

psikologu sovjetik Vigodski pas një vargu eksperimentesh përfundon se të folurit e fëmijëve

që në fillim është i socializuar dhe se të folurit egocentrik shfaqet për shkak të diferencimit të

pamjaftueshëm të të folurit individual. Sipas tij, të folurit egocentrik nuk zhduket, por

shëndërrohet në të folur të brendshëm, bëhet mjet i të menduarit, fiton funksionin e

planifikimit në zgjedhjen e detyrave. Të folurit e socializuar është ai me anën e të cilit fëmija

shkëmben mendimet me të tjerët dhe dëshiron të ndikojë në bashkëbiseduesin.

3.3. Çrregullimet e të folurit

Ekzistojnë shumë shkaqe të çrregullimit të të folurit. Ato nganjëherë janë të natyrës

fizike, por më së shpeshti pasojë socialo-emocionale. Shkaqet fizike janë zakonisht defektet

në organet që marrin pjesë në të folur. Këto janë ,,buza e lepurit’’, dhëmbët e renditur jo si

duhet, qiellëza e ndarë etj. Përveç këtyre, shkaktarë mund të jenë edhe defektet e të dëgjuarit,

për shkak të të cilave fëmija nuk e ndien plotësisht as të folurit e të tjerëve, as të vetin, si dhe

sëmundjet nervore, të cilat e pengojnë kontrollin motorik të organeve të të folurit.

Çrregullimet e të folurit nganjëherë janë pasojë e të mësuarit të gabueshëm, e nganjëherë

shkaktohen nga pengesat socialo-emocionale dhe psikoneurozat. Manifestimet më të shpeshta

të këtyre çrregullimeve janë shqiptimi i zhdrejtë i fjalëve dhe të belbëzuarit. Me rastin e parë

22

kemi të bëjmë me një artikulim te gabueshëm, kurse në të dytin me çrregullimin e ritmit të të

folurit.15Shqiptimi i zhdrejtë i fjalëve nganjëherë është pasojë e të mësuarit të gabueshëm.

Nganjëherë mund të jetë shenjë e prapambeturisë mentale. Nëse këtu kemi të bëjmë me një

shprehi të gabueshme, kjo e metë mund të evitohet relativisht lehtë. Vështirësitë emocionale si

edhe situata e përshtatshme sociale dhe familjare krijojnë një teren të volitshëm për belbëzim

tek fëmijët. Fëmija xheloz si dhe ai ndaj të cilit veprohet në menyrë të vrazhdë mund ta

përvetësojnë këtë të metë në të folur. Prej saj vuajnë fëmijët e frikshëm dhe të pasigurtë. Me

rritjen e fëmijëve, numri i atyre që belbëzojnë zvogëlohet, sepse te shumica e fëmijëve kjo e

metë zhduket pa ndonjë shërim special. Ndërkaq në disa raste shërimi është i nevojshëm. Për

procesin e terapisë rëndësi të posaçme ka ajo se qka mendon vetë fëmija për të metën e tij. Në

shërim duhet të marrin pjesë edhe arsimtarët, edhe prindërit.

15 Karaj, Theodori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijes, Tiranë, 2005, fq.96

23

KAPITULLI IV

4. Zhvillimi i emocioneve

Zhvillimi i emocioneve në foshnjëri dhe fëmijëri karakterizohet nga ndryshime

progresive. Fëmijët përjetojnë gëzim të vërtetë (kur janë rreth gjashtë javësh), zemërim (kur

janë rreth katër muajsh), trishtim ( kur janë pesë deri në shtatë muajsh) dhe frikë (kur janë 6

deri në 9 muajsh). Këto emocione bazë të hershme janë tepër të forta, gjë që shpjegon edhe

faktin pse foshnjat dhe fëmijët që ecin shfaqin shpërthime të forta dramatike emocionale. Nga

fundi i vitit të tretë të jetës, emocionet e fëmijëve bëhen shumë të diferencuara si p.sh. gëzimi,

që është një emocion bazë, ndryshon nga kënaqësia dhe joshja16.

Një tjetër karakteristikë e zhvillimit emocional të foshnjave dhe fëmijëve që ecin

është ajo që reagimet e tyre emocionale ndryshojnë shumë shpejt. Për një çast fëmija mund të

bërtasë “Jo!”, ndërsa pas pak, ai qendron i qetë për t’u përkëdhelur në prehrin tuaj. Nuk mund

të ketë ndjenja të drejta dhe të gabuara, të gjitha emocionet luajnë një rol të madh në jetën e

fëmijëve. Emocionet u japin fëmijëve dhe edukatorëve - të dhëna për mirëqenien e tyre.

Ndjenja pozitive, siç janë lumturia dhe besimi, u krijojnë fëmijëve një ndjenjë sigurie.

Ndjenja të tjera krijojnë një gjendje të keqe dhe sinjalizojnë rrezik ose pakënaqësi. Zemërimi i

bën fëmijët të përballen me pengesa. Frika i detyron fëmijët të vetëmbrohen. Afeksioni i

ndihmon fëmijët të kuptojnë se ata janë të dashur, me vlera dhe të aftë. Meqenëse të gjitha

ndjenjat na mësojnë diqka, të rriturit duhet të punojnë bashkë me fëmijët t’i ndihmojnë ata për

t’i kuptuar ndjenjat e tyre, të bëhen më të ndjeshëm ndaj ndjenjave të tjerëve e të gjejnë rrugë

efikase për të përballuar të gjitha emocionet e ndryshme që ata përjetojnë. Kjo përvojë fillon

menjëherë pas lindjes dhe vazhdon gjatë gjithë periudhës parashkollore. Hapat e parë, që

ndërmarrin edukatoret dhe prindërit per të mbeshtetur zhvillimin emocional te fëmijëve, janë

te kuptuarit e menyrës se si dhe kur lindin këto si dhe detyrat emocionale që zënë shumë prej

kohës së tyre.

16 https://psikologjia.it.gg/Emocionet.htm

24

4.1. Emocionet e të posalindurit

17Studimet e para sistematike të emocioneve të të posalindurit janë bërë në dekaden e

dytë të shekullit XX. Këto studime i bëri psikologu i njohur amerikan Xhon Uoston. Ai i ka

vërejtur fëmijët e posalindur dhe ka bërë eksperimente me ta. Në bazë të reagimit të fëmijëve

në disa situata dhe sjelljes së tyre në përgjithësi, Uotsoni konkludoi se te fëmija i posalindur

ekzistojnë tri emocione të lindura: frika, mllefi, dashuria.

Sipas Uotsonit, tingulli i fortë shkakton shfaqjen e frikës, pengimi i lëvizjeve

shkakton mllefin, kurse të përkëdhelurit dashurinë.

Prej njëzet viteve të këtij shekulli e gjër më sot shumë psikologë e kanë shqyrtuar

saktësinë e konstatimeve të tij. Ata i kanë përseritur eksperimentet e Uotsonit. Është parë se

ngacmuesit, të cilët i ka aplikuar Uotsoni nuk kanë shkaktuar gjithmonë dhe te të gjithë

fëmijët e posalindur reaksione, të cilat i ka përshkruar ky shkenctar. Njëri prej këtyre

psikologëve ka konkluduar se emocionet e të posalindurit nuk janë të diferencuara dhe se

fëmija i posalindur nuk ndien as frikë, as mllef, as dashuri. Prej sjelljes së tij, mendon ky

psikolog, mund të konstatojmë vetëm se a ndien fëmija kënaqësi apo pakënaqësi.

Shermani, shkenctar i njohur amerikan, i ka thumbuar fëmijët e posalindur me

gjilperë, ua ka vonuar ushqimin, ua ka heqë platformën në të cilën kanë qënë të shtrirë dhe ua

ka penguar levizjet. Sjelljen e fëmijëve e ka inçizuar me kamerë. Nga filmi më parë i ka heq

pjesët në të cilat shfaqet mënyra e të ngacmuarit, pastaj e ka projektuar para personelit i cili

është kujdes për fëmijët para psikologëve e medicinarëve. Ai ka vepruar edhe në një mënyrë

tjetër; prapa perdes i ka ngacmuar fëmijët në mënyrat e përmendura, kurse vërejtësit i ka

lejuar t’i shikojë vetëm reaksionet. As në eksperimentin e parë, as në të dytin, vërejtësit nuk

kanë mundur të pajtohen se për cilin emocion është fjala të fëmijët, as për atë se me çka është

shkaktuar ndonjë sjellje e caktuar. Vetëm atëherë kur e kanë vërejtur edhe veprimin e

ngacmuesve edhe reaksionet, ata kanë qënë në gjendje t’ia qellojnë se për cilin emocion është

fjala.

Sipas rezultateve të psikologes Katarina Brixhesit(K.Bridges), emocionet e fëmijës

janë të padiferencuara. Fëmija menjëherë pas lindjes gjendet në një gjendje të pacaktuar

17 Karaj, Theodori, Psikologjia e zhvillimit të femijes, Tiranë, 2005, fq.65

25

emocionale, të cilën ajo e quan shqetësim i përgjithshëm.Kjo gjendje zgjat një kohë të

shkurtër prej saj, më vonë, diferencohen gradualisht emocionet e ndryshme.

18Disa psikologë amerikanë, duke qënë të interesuar për emocionet e të posalindurit, e

kanë studiuar reagimin e fëmijës ndaj tingullit të fortë. Që të mund të analizojnë më mirë

reaksionet, ata i kanë inçizuar fëmijët me kamerë, madje në mënyrë të shpejtësuar. Në saje të

kësaj, ata kanë konstatuar se tingulli i fortë shkakton ,,reaksionin e dridhjes’’. Ky reaksion

nuk është emocion, por një lloj gjendje paraemocionale . Kjo nuk duhet të përzihet me frikën.

Psikologët konstatuan se vetëm ky reaksion ka lidhje me ato që më vonë e quajmë reaksione.

Prej tij formohen të gjitha emocionet, jo vetëm frika, por edhe të qeshurit, habia, mllefi etj.

Në bazë të hulumtimeve të përmendura vihet në përfundim se fëmija i posalindur nuk

i ka emocionet e diferencuara dhe se ato zhvillohen më vonë.

4.2. Si zhvillohen emocionet

Emocioni është një shtytje nervore që shkakton një organizëm të veprojë. Të mësuarit

dhe pjekuria në zhvillimin e emocioneve janë komponentë tejet të ndërlikuara, kështu që është

vështirë të caktohet se çka është te emocionet rezultat i pjekurisë dhe çka rezultat i të

mësuarit.

Emocionet të fëmijët paraqiten edhe pa kurrfarë të mësuari. Në moshën prej 6 deri në

8 muaj fëmija fillon të frikohet prej njerëzve të panjohur. Posa të paraqitet personi i panjohur,

fëmija fillon të qajë pështillet për nënën ose për personat e njohur. Kjo frikë shfaqet

papritmas. Psikologët këtë sjellje e sqarojnë me pjekurinë e fëmijës, në të vërtetë e

konsiderojnë si rezultat të rritjes së aftësive të fëmijës për dallimin e ndryshimeve. Fëmija në

moshën e përmendur i dallon njerëzit e huaj prej atyre të shtëpisë, gjë që përpara nuk ka mund

ta bëjë. Ai madje e parandjen rrezikun që mund të paraqesë për të personi i huaj.

Më herët konstatuam se fëmija nuk lind me emocione. Nën ndikimin e pjekurisë ai në

një mënyrë gjithnjë e më të plotë percepton rrethin e vet. Disa objekte, persona, dhe situata,

ndaj të cilëve fëmija më parë ka qënë indiferent, fillojnë t’i nxisin reaksionet e tij emocionale.

Përveç kësaj, ai edhe fillon të reagojë ndaj një numri gjithnjë më të madh ngacmuesish.

18 Karaj, Theodori, Psikologjia e zhvillimit e fëmijës, Tiranë, 2005, fq.66

26

19Sipas Uotsonit emocionet formohen me anën e formës më të thjeshtë të të mësuarit-

me anën e kushtëzimit. Prej veprave të tij është i njohur eksperimenti me një fëmijë, te i cili

Uotsoni në vitin e parë të jetës së tij e ka krijuar frikën me anë të kushtëzimit. Fëmija në fillim

ka pasur frikë prej tingullit të fortë, por jo edhe prej miut. Më vonë te fëmija është krijuar

frika prej miut të bardhë në këtë mënyrë: në çastet kur i është treguar fëmijës miu i bardhë i

madh dhe kur ai është përpjekur ta kap, në afërsi të tij është prodhuar një tingull i fortë.

Fëmija është tronditur dhe ka filluar të qajë. Ky eksperiment është përsëritur disa herë. Fëmija

çdo herë ka filluar të qajë. Në fund, po në këtë mënyrë ka reaguar edhe kur i është paraqitur

vetëm miu i bardhë- pa veprimin e tingullit të fortë përcjellës. Pas këtij eksperimenti është

vënë re se fëmija është frikësuar jo vetëm prej miut të bardhë, por edhe prej çdo gjëje tjetër, e

cila kishte për t’ia kujtuar atë- prej lepurit, qenit, gëzofit, pambukut, leshit, mjekrrës etj.

Në jetën e përditshme kemi mjaft raste te emocioneve, të krijuara me anën e

kushtëzimit. Disa studime tek ne (V.S.Qollanoviq) kanë treguar p.sh., se frika prej mjekut

dhe prej atyre që fëmijës i përkujtojnë mjekun, është emocion që arrihet kryesisht me anën e

kushtëzimit. Të gjithë fëmijët frikohen prej dhembjes. Takimet me mjekun të lidhura me

injeksione që dhëmbin bëjnë që fëmijët me vonë të qajnë vetëm më të parë mjekun - në të

gjithë njerëzit me mantilla të bardhë.

Përveç kushtëzimit, ekzistojnë edhe forma tjera të arritjes së emocioneve si p.sh me

anën e imitimit, ose të të rriturve ose fëmijëve. Është konstatuar se fëmijët frikësohen në

shumë raste prej gjërave të njejta, prej të cilave frikohen edhe prindërit e tyre, madje edhe

atëherë kur, prindërit mundohen ta fshehin atë frikë prej fëmijëve të tyre. Nëse nëna

frikësohet prej bumbullirës, fëmija do të mësojë prej saj të njejtën frikë. Sipas disa

psikologëve, fëmija në muajt e parë i përjeton emocionet e nënës. Ata thonë se fëmija mund ta

refuzojë gjirin për shkak se nëna është nervoze. Madje edhe kur të kalojë në ushqim të

zakonshëm, ai refuzon për të ngrënë kur është në atmosferë nervoze, kurse fëmija ushqehet

mirë kur ta ushqejnë pa nervozitet.

19 Karaj, Theodori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijes, Tiranë, 2005, fq.96

27

4.3. Emocionet dhe moshat

Emocionet te të gjithë fëmijët paraqiten sipas një rendi të ngjashëm. Mllefi bie në sy

para emocionit të frikës, xhelozia pas këtyre të dyjave e kështu me radhë . Me kohë reaksionet

emocionale ndryshohen dhe përsosen ; ato bëhen gjithnjë e më të përcaktuara.

Katarina Brixhesi në bazë te hulumtimeve ka konkluduar se për gjendjen efektive pas

lindjes është karakteristik një emocion i padiferencuar- ngashërimi i përgjithshëm. Prej tij

përafërsisht gjer në tre muaj zhvillohen: më së pari shqetësimi, si emocion negativ; pastaj

kënaqësia- si emocion pozitiv. Ndërmjet muajit të tretë dhe të gjashtë, prej trungut negativ

formohen mllefi, neveria dhe frika. Prej muajit të gjashtë e gjer në të dymbëdhjetin prej

trungut pozitiv ndahen entuziazmi dhe simpatia ndaj të rriturve. Prej muajit të dymbëdhjetë e

gjer në të tetëmbëdhjetin zhvillohen simpatia ndaj fëmijëve (prej trungut pozitiv) dhe xhelozia

(prej atij negative), ndërsa prej muajit të tetëmbëdhjetë e gjer në të njëzet e katërtin zhvillohet

gëzimi (prej trungut pozitiv) 20.

Vaji i parë te fëmijët nuk është emocion, por lidhet shpejt me emocionet. Qysh gjatë

vitit të parë fëmijët me anën e këtij reaksioni i shprehin ndjenjat negative sikundër është

mllefi, frika dhe xhelozia. Gjatë zhvillimit ky reaksion ndryshohet, përsoset. Fëmija kah fundi

i muajit të dytë fillon të qajë me lot. Vaji gjthnjë e më tepër diferencohet, kështu që nëna me

pervojë shpesh mund të dijë se a është fëmija i uritur, i frikësuar apo është fjala për diqka

tjetër.

Vaji në muajt e parë është një mjet me anën e të cilit fëmija i pushton të rriturit.

Fëmija mësohet shpejt që me anën e vajit ta tërheqë vëmendjen e të tjerëve ndaj vetës dhe të

arrijë atë që dëshiron. Ai do ta shfrytëzojë atëherë kur e din se ndokush e përjeton, e ndien atë

vaj së bashku me të. Fëmija, kur gjendet vetëm dhe rrëzohet, ai zakonisht ngritet dhe vazhdon

të luajë. Ndërkaq, nëse gjendet aty afër nëna ose ndokush tjetër prej të rriturve që ndien

dhembshuri ndaj tij, ai do t’ia plasë vajit21.

20 Haskoviq, Mujo, Psikologj ,Sarajeve/Prishtinë, 2006, fq 70.21 Liljana Mileva, Kiril Kacarski - Psikologjia, Shkup, 2010, fq. 24

28

4.4. Mllefi

Te fëmijët e vegjël mllefi lind nëse pengohen aktivitetet e tyre, ose nëse nuk u

plotësohen dëshirat. Fjala është për pengimet fizike me rastin e të mbështjellurit, të veshurit,

formimit të shprehisë për tualet etj. Mllefin në këtë moshë e shkaktojnë edhe disa vështirësi

fizike, siç është urrejtja, vetmia, zënia e hundës, pelenat e lagëta etj. Kur të shfaqet ndonjë

pengesë, fëmija reagon me mllef. Sa më i madh të jetë fëmija, aq më i madh është numri i

situatave të cilat e shkaktojnë këtë emocion negativ22.

Bebja e mllefur bërtet, shqelmon, i ndalet fryma, skuqet. Fëmija pak më i madh

përveq këtyre formave, reagon edhe me fjalë- qorton dhe ,,përgjigjet’’. Gjatë rritjes reaksionet

kimike pakësohen, kurse rritet numri i atyre verbale, kështu që në kohën e pjekurisë

reaksionet fizike janë më të rralla. Agresionin e vet fëmija e drejton zakonisht ndaj objekteve

dhe personave, të cilët e shkaktojnë mllefin e tij. Shumë fëmijë qysh në moshë të hershme

fitojnë pervojë se me anë të mllefit mund ta tërheqin vëmendjen e të tjerëve ndaj vetes dhe t’i

realizojnë dëshirat e veta. Ndonjëherë i’a arrijnë qellimin që me sjellje agresive t’ua

imponojnë rrethit pushtetin dhe vullnetin e vet. Mirëpo nëse edukohen si duhet, ata do ta

kuptojnë se të rriturit nuk e durojnë mllefin dhe agresionin, se ata e ndalojnë atë madje dhe e

dënojnë. Në raste të tilla fëmijët zakonisht zgjedhin mjete dhe rrugë të tjera për t’ia dalë me

prindërit e tyre, kështu që heqin dorë prej mllefit dhe agresionit.

Mllefi është emocioni më i shpeshtë në kohën e fëmijërisë. Shpeshtësia e këtij

emocioni është më e madhe te djemtë, se sa te vajzat. Fëmijët janë më të ndjeshëm dhe

ngacmohen më lehtë, kur janë të uritur ose të sëmurë. Shpeshtësia e këtij emocioni varet edhe

prej rregullit shtepiak. Nëse të rriturit lejojnë që fëmija t’ia arrijë qellimet e veta, me sjellje të

quditshme, atëherë manifestimet e mllefit do të jenë më të shpeshta. Me largimin e shkaqeve

te mllefit mund të arrihet që se paku, të zvogëlohet shpeshtësia e shfaqjes së këtij emocioni.

Nëse është e pamundur që të largohet ajo që e shkakton paraqitjen e mllefit, atëherë fëmijëve

duhet t’u tregojmë se manifestimet e vrazhda të mllefit paraqesin një të metë. Edhe kur është i

mllefur fëmija, duhet të sillet siç duhet në pikëpamje sociale, ashtu siç kërkohet, si

parashtrohet në atë rreth.

22 Liljana Mileva, Kiril Kacarski - Psikologjia, Shkup, 2010, fq.26

29

4.5. Frika

Në vitet e para të jetës frikën e shkaktojnë gjërat, personat dhe situatat e panjohura

dhe të jashtëzakonshme. Mirëpo nuk është me rëndësi vetëm se çfarë është shkaktari, por

edhe në ç’mënyrë vepron ai. Ngjarjet dhe situatat e befasishme dhe të papritura janë më të

rëndësishme në të shkaktuarit e frikës. Fëmija frikohet prej çdo gjëje që shfaqet papritmas,

sidomos nëse ka të bëjë me përshtypje të fuqishme, siç janë: tingulli i fortë, të ndezurit dhe të

fikurit e dritës papritmas, ulurima dhe lëvizjet e kafshëve ne kopshtin zoologjik etj.23

Në vitet e para të jetës frika është reaksion ndaj gjërave konkrete dhe personave. Në

moshën 6 vjeqare e më tutje, këtë emocion e shkaktojnë qeniet dhe situatat e trilluara, joreale:

shtriga, gogoli, terri etj. Ndërkaq, pos kësaj, edhe fëmijët, edhe të rriturit mund të frikësohen

prej gjërave dhe situatave te llojllojshme prej gjarpërit, vozitjet në lift, ujit, qenit, vdekjes,

sëmundjes etj.

Nga analiza e formimit të frikës mund të dallojmë se shumë lloje të këtij emocioni

fëmijët i përkujtojnë me anën e të mësuarit. Eksperimenti i Uotsonit tregon se frika mund të

arrihet me anën e kushtëzimit. Mënyra e dytë e arritjes së frikës është bartja e drejtpërdrejtë

nga të tjerët. Mënyra e tretë është e lidhur me përjetime të pakëndshme, siç janë: marrja e

injeksioneve, mbytja në ujë, zjarret, kurse e katërta me disa mënyra të të frikësuarit që i

përdorin disa prindër si mjete edukative.

Për të luftuar kundër frikës përdoren dy lloje metodash- të parat në formë masash

preventive, kurse të dytat zbatohen për shërimin, zhdukjen e frikës, e cila tashmë është

krijuar.

Si masë preventive rekomandohet të larguarit e fëmijës nga situatat, të cilat

shkaktojnë frikën. Pasi që fëmija frikohet prej çdo gjëje të papritur, sa herë që të jetë e

mundur duhet ta përgatisim, kështu që të zvogëlohet efekti negativ i situatave të tilla. Nëse me

të bisedohet para se të dërgohet te mjeku, ai do të fitojë njëfarë sigurie. Para se të niset për

herë të parë në shkollë, fëmijën duhet ta njoftojmë me të gjitha detajet e punës shkollore.

Është me rëndësi që fëmija të mund të mbështetet në nënën në të gjitha çastet e vështira,

sidomos në moshën e tij më të re.

23 Berger S., Kathleen (18 February 2011). The Developing Person Through the Life Span (8th ed.). WorthPublishers. pp. 273–278.

30

Llojet e ndryshme të frikës shfaqen dhe zhduken pa ndonjë shërim të posaqëm. Frika

e fëmijës ndaj shumë situatave, personave dhe objekteve humb krahas me rritjen e përvojës së

tij. Frika nga njerëzit e panjohur p.sh., humb gjatë vitit të dytë. Frika e krijuar përkitazi me

ndonjë përjetim të pakëndshëm zvogëlohet me kalimin e kohës ,nëse ajo ngjarje nuk

përsëritet.

Në luftë kundër frikës nënat zakonisht e bëjnë sqarimin e situatave, të cilat e kanë

shkaktuar frikën si dhe kontaktimin e fëmijëve të frikësuar me atë situatë. Kjo metodë në të

shumtën e rasteve nuk ndihmon, mirëpo më mirë është të përdoret të paktën kjo, se sa mos të

ndërmerret asgjë. Një vogëlush 3 vjeqar (studimi I V.S. Qollanoviqit) nuk është frikësuar më

prej frizerit, pasi që babai i tij ka luajtur me të disa ditë i veshur me mantill të bardhë. Në këtë

rast kemi të bëjmë me lidhjen e të pakëndëshmes me të këndshmen, me procesin e

kushtëzimit, me ç’rast e pakëndshmja humbet nga dominimi i të këndshmes.

Prindërit dhe arsimtarët e përdorin nganjëherë talljen dhe detyrimet e ndryshme fizike

për ta shëruar fëmijën nga frika. Mirëpo këto mjete nuk janë efikase.

4.6. Xhelozia

24Xhelozia është emocioni më i shpeshtë te fëmijët. Qdo fëmijë është i etur për kujdes

dhe dashuri. Sipas disa psikologëve xhelozia ndërmjet vëllëzërve dhe motrave është e

paevitueshme. Shumica e fëmijëve ndodhen nganjëherë në situata të ndryshme, të cilat

shkaktojnë xhelozinë.

Situatat të cilat shkaktojnë xhelozinë përgjithësisht janë të njohura. Si p.sh nëse

ndonjë fëmijë në familje është i sëmurë, fëmijët e tjerë e humbin kujdesin e prindërve me të

cilin janë mësuar. Fëmija mund të preket posaqërisht nëse ndonjë gjë e tij, të cilin ai e don

shumë, i jepet tjeterkujt. Njëra ndër situatat që shkakton më së shpeshti xhelozinë është lindja

e fëmijës tjetër. Shkaku i kësaj xhelozie është drejtimi i tërë kujdesit të nënës ndaj fëmijës së

lindur, kështu që asaj i mbetet pak kohë për t’i kushtuar fëmijës më të madh.

Xhelozia manifestohet në mënyra të ndryshme, me ç’rast fëmija mund të reagojë dy

llojesh: haptazi ose fshehtazi. Reaksion të hapur paraqet sulmi në fëmijët e tjerë , qoftë fizikë

24 https://nehatbe.page.tl/%2AXhelozia-tek-femijet%2A.htm

31

ose verbal, kurse me reaksion të fshehtë kemi të bëjmë atëherë kur fëmija fillon të sillet në

mënyrë jo të rendomtë dhe të padëshirueshme, e cila në fillim duket se nuk ka lidhje me

xhelozinë. Fëmija xheloz fillon të bëlbëzojë, të frikësohet , refuzon për të ngrënë ose shfaq

siptomë të ndonjë semundjeje. Qdo fëmijë e shfaq xhelozinë në mënyrën e vet të posaçme,

varësisht prej asaj se cili reaksion vepron në mënyrë më efikase në personin për kujdesin e të

cilit fëmija ndien nevojë. Të gjitha këto reaksione të xhelozisë janë të pavetëdijshme.

Hulumtuesit kanë vërtetuar së femijët e gjinisë femërore janë më shpesh xhelozë se

ata të gjinisë mashkullore. Shkaku i këtij ndryshimi qëndron në atë se fëmijët mashkullorë

janë me të dëshirueshëm. Shpeshtësia e xhelozisë ndryshon varësisht prej moshe. Ajo për herë

të parë, paraqitet te fëmijët 18muajsh. Fëmijët nën këtë moshë janë aq të vegjël dhe të varur

prej të rriturve, sa që as nuk mund të paramendohet që të lihen pasdore, madje edhe nëse

lindë fëmija tjetër. Ndërmjet vitit të tretë dhe të katërt xhelozia shfaqet më së shpeshti ; më

tutje ajo zvogëlohet me rritjen, ndërsa në periudhën e adoleshencës shpeshtohet përsëri. Për ta

penguar shfaqjen e xhelozisë për shkak të lindjes së fëmijës tjetër , psikologët këshillojnë që

nëna çdo ditë t’ia kushtojë një kohë të caktuar vetëm fëmijës së madh ose prindërit t’u

shmangen krahasimeve dhe konstatimeve në dobi të ndonjërit prej tyre.

4.7. Simpatia

25 Gjatë vitit të parë dhe të dytë të jetës diferencohen emocionet e këndshme:

simpatia,entuziazmi, kënaqësia. Në vitin e parë të jetës fëmijët shfaqin dëshirë që t’i

lazdrojmë dhe t’i duajmë. Ata tregojnë simpati ndaj të rriturve. Në këtë moshë objekt i

simpatisë janë të rriturit, sidomos nëna. Në vitin e dytë lind simpatia ndaj vëllëzërve dhe

motrave, respektivisht ndaj fëmijëve në përgjithësi. Objekt emocionesh të tilla mund të jenë

edhe kafshët, gjësendet dhe lodrat. Në shkallën e mëvonshme të zhvillimit të këtij emocioni

objekt simpatie bëhen më tepër fëmijët e të njejtës moshë e gjini. Në këtë kohë zhvillohen

shoqëria e ngushtë dhe përkushtimi ndaj shokut respektivisht shoqes. Fëmijët e shprehin

dashurinë me përqafime e puthje. Këto manifestime janë sidomos të dallueshme te vajzat. Në

shkallën e tretë në pubertet dhe pas tij, objekt simpatie janë djemtë dhe vajzat e së njejtës

moshë, por të gjinisë së kundërt. Kjo simpati herët ose vonë qon drejt martesës dhe i jep fund

përkushtimit të fëmijës ndaj nënës, babait, shtëpisë prindërore. Njeriu që si fëmijë nuk ka

25 Juniku, Neki, Kaptina nga psikologjia, Prishtinë, 2005, fq.101

32

kapërcyer nepër këto faza mbetet i papjekur në pikëpamje emocionale, i lidhur së tepërmi për

prindërit dhe i paaftë ta krijojë familjen e vet.

26Kënaqësia, gëzimi, entuziazmi paraqiten në vitin e parë të jetës dhe shprehen së pari me

buzëqeshje, e më vonë edhe më të qeshur me zë. Mirëpo në këtë moshë nuk është e lehtë të

bëhet dallimi ndërmjet kënaqësisë, gëzimit dhe entuziazmit.. Si shprehje e gjendjes së

këndshme emocionale, buzëqeshja zhvillohet edhe vetë. Disa fëmijë prej tetë javësh mund të

buzëqeshin kur ta shohin personin tjetër. Buzëqeshja lidhet së shpejti me emocionet e

këndshme. Kur t’i mbushë dymbëdhjetë javë, fëmija mund të qeshë edhe me zë. Si

buzëqeshja, ashtu edhe qeshja me zë shfaqen më shpesh në prezencën e personave tjerë, se sa

kur fëmija është vetëm.

26 Juniku, Neki, Kaptina nga psikologjia, Prishtinë, 2005, fq.102

33

PËRFUNDIMI

Gjatë kujdesit për fëmijët dhe punës me to, është me rëndësi të kuptohet zhvillimi i tyre.

Është e pamundur të mendohet për përmbushjen e nevojave të fëmijëve nëse nuk e dini se çka

pritet prej fëmijëve, fjala bie, në raport me të menduarit, komunikimin, ndjenjat e tyre dhe

aftësitë fizike. Me lindjen e njeriut në fakt ndodhë një ndryshim i jashtëzakonshëm nga dy

qeliza të vogla, siç janë qeliza vezë dhe spermatozoidi, të cilat bashkohen gjatë fekondimit të

tyre, deri në një organizëm të ndërlikuar, siç është bebja pas lindjes. Pastaj, nga një qenie e

pandihmë gjatë lindjes deri në moshën 16-vjeçare fëmija ndryshon në një personalitet të ri

kompleks, i cili i ka të gjitha shkathtësitë e nevojshme themelore për jetë, duke përfshirë të

folurit, vrapimin, shkrimin dhe aftësinë që të mendohet në mënyrë abstrakte. Pesha rritet nga

3 deri në 4 kg, që është gjatë lindjes, deri në peshën mesatare prej 65 kg të një djali apo vajze

të re. Gjatësia, që gjatë lindjes është rreth 35 cm, ndryshon në më shumë se 155 cm. Nga një

bebe relativisht e palëvizshme, fëmija mund të ecë, të kërcejë dhe të ngjitet diku. Nga

pamundësia për të folur, fëmija përvetëson aftësi për të komunikuar. Nga një bebe plotësisht e

varur, fëmija mësohet që vetë të vishet, të ushqehet dhe të mendojë. Nga lëvizjet me hapje të

duarve dhe kapje automatike të gjithë asaj që i jepet në dorë, fëmija mësohet se si ta kapë dhe

përdorë lapsin, e pastaj zhvillohet që të mund të mbajë dhe përdorë stilolaps, kompjuterë dhe

pajisje tjetër teknike. Fëmijët kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë që ashtu të inkurajohet

zhvillimi i tyre në të gjitha fushat që i kemi shqyrtuar. Roli i të rriturve është që t’i mbështesin

fëmijët në zhvillimin e tyre. Kjo mbështetje nuk është e mundur pa një planifikim të

kujdesshëm. Planifikimi i mirë është i bazuar në të kuptuarit të detajuar të nevojave të të

gjithë fëmijëve të përfshirë. Në fund, mbani mend se që të zhvillohen deri në potencialin tij të

plotë, fëmijët kanë nevojë për mbështetje të madhe dhe udhëheqje prej njerëzve të tjerë në

jetët e tyre. Mossuksesi i përmbushjes së të gjitha nevojave të bebes mund të ketë pasoja

serioze ndaj zhvillimit të tij.

34

LITERATURA

- Haskoviq, Mujo, Psikologji, Sarajeve/Prishtinë, 2006

- American Psychiatric Association, (2013). Diagnostic and statistical manual ofmental disorders (5th ed.). Arlington, VA: American Psychiatric Publishing.

- Berger S., Kathleen (18 February 2011). The Developing Person Through theLife Span (8th ed.). Worth Publishers. pp. 273–278.

- Liljana Mileva, Kiril Kacarski - Psikologjia, Shkup, 2010. fq 24

- H. Rot - Psikologjia e përgjithshme, Beograd, 1985.

- Karaj, Theodori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijes, Tiranë, 2005

- Elshani, Qazim, Edukimi fizik me metodologji, Prishtinë, 2012

35

Burime nga interneti :

- https://sq.wikipedia.org/wiki/Dh%C3%ABmb%C3%ABt_e_njeriut

- https://psikologjia.it.gg/Emocionet.htm

- https://nehatbe.page.tl/%2AXhelozia-tek-femijet%2A.htm