universiteti i gjakovËs “ fehmi agani” i... · 3 punimi i diplomës me temën “roli i...

35
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” Fakulteti i mjekësisë Programi infermieri PUNIM DIPLOME Tema: Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës Mentori: Kandidati: Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha Selmir Gašini Gjakovë 2020

Upload: others

Post on 01-Mar-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”

Fakulteti i mjekësisë

Programi infermieri

PUNIM DIPLOME

Tema: Roli i asistences infermierore të pacientët me

traum të kokës

Mentori: Kandidati:

Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha Selmir Gašini

Gjakovë 2020

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”

Fakulteti i mjekësisë

Programi infermieri

PUNIM DIPLOME

Tema: Roli i asistences infermierore të pacientët me

traum të kokës

Mentori: Kandidati:

Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha Selmir Gašini

Gjakovë 2020

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

3

Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me

traum të kokës” është prezantuar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në

fakultetin e mjekësisë, programi: Infermieri.

Mentori: Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha

Punimi përfshinë: 34 faqe, 4 figura, 1 tabelë.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

4

DEKLARATË STUDENTORE

Unë Selmir Gašini me numër të ID-së 160306096, deklaroj se kjo temë e diplomës me titull “

Roli i asistences infermierore te pacientët me traum te kokes” është punimi im origjinal.

E gjithë literatura dhe burimet tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në

referenca dhe plotësisht të cituara.

Punimi është përgaditur sipas udhëzuesit për punimin e temës së diplomës të Univesitetit të

Gjakovës “ Fehmi Agani”.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

5

Falënderimet

Falënderim të posaçëm i shpreh udhëheqëses të këtij punimi Prof.Idriz Berisha , për mbështetjen

e vazhdueshme që më ka dhënë gjatë periudhës së punimit, për motivimin, konsultimet dhe për

këshillat e dhëna në vazhdimësi.

Falënderoj komisionin vlerësues të pranishëm gjatë mbrojtjes së kësaj teme të diplomës.

Gjithashtu meritat më të veçanta i takojnë familjes sime dhe do t’i falënderoja për mbështetjen

e pakursyeshme gjatë këtyre viteve. U jam mirënjohës gjithë jetën..

Falëminderit miqëve të mi për mbështetjen që më dhanë në çdo çast.

Ju falëminderit të gjithëve!

Me respekt: Selmir Gašini

Gjakovë, 2020

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

6

Përmbajtja Abstract ......................................................................................................................................................... 8

Qëllimi i punimit ......................................................................................................................................... 10

Metodologjia e punimit ............................................................................................................................... 10

I. TRAUMA ............................................................................................................................................... 11

Etiologjia sipas shkaktarit ........................................................................................................................... 12

Llojet e lëndimeve ....................................................................................................................................... 13

Klasifikimi i traumave ................................................................................................................................ 14

II. TRAUMA E KOKËS ........................................................................................................................... 15

Lëndimet e trurit ......................................................................................................................................... 16

Thyerjet e kafkës ......................................................................................................................................... 17

Hematomat dhe kontuzionet intrakraniale .................................................................................................. 18

Menaxhimi i traumave – lëndimet e kokës ................................................................................................. 20

Diagnostikimi i lëndimeve traumatike të trurit ........................................................................................... 21

Ndihma e pare te lëndimet e kokës ............................................................................................................. 21

Mjekimi i lëndimeve traumatike të trurit .................................................................................................... 22

III. KUJDESI INFERMIEROR ............................................................................................................. 24

Roli i infermieres ........................................................................................................................................ 25

Shtrimi në spital .......................................................................................................................................... 26

Përgatitja pre-operatore ............................................................................................................................... 27

Edukimi shëndetsor i pacientit për periudhën post-operatore ..................................................................... 28

Menaxhimi i dhimbjes ................................................................................................................................ 28

Informimi i familjarëve ............................................................................................................................... 29

Përfundimi................................................................................................................................................... 29

Rekomandime ............................................................................................................................................. 30

Rezyme ....................................................................................................................................................... 31

Resume ........................................................................................................................................................ 32

Purpose: ...................................................................................................................................................... 32

Referencat ................................................................................................................................................... 33

Biografi e shkurtër e kandidatit – CV (Curriculum Vitae) ......................................................................... 34

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

7

Abstrakt

Në qendër të këtij punimi është shpjegimi i rëndësisë së rolit të infermieres dhe kujdesi ndaj

pacienteve me trauma të kokës.

Punimi fillon me prezantimin e hyrjes, qëllimin e këtij punimi, metodologjinë e këtij punimi, më

pas një analizë se çfarë është trauma, llojet e traumave, çfarë është trauma e kokës, , mënyra e

vlerësimit infermieror te pacientët me traum të kokës,dhe si bëhet trajtimi infermieror tek

pacientët me traum të kokës.

Dhe në fund të punimit vjen përfundimi dhe rezymeja.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

8

Abstrakt

At the center of this paper is the explanation of the importance of the role of the nurse and care

for patients with head trauma.

The paper begins with an introduction to the presentation, the purpose of this paper, the

methodology of this paper, then an analysis of what is trauma, what is trauma, what is trauma to

the head, how to evaluate nursing in trauma patients, and how nursing treatment is done for

patients with head trauma.

And at the end of the paper comes the completion and resume.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

9

Hyrje

Çdo ditë në mbarë botën vdesin nga traumat mijëra persona

Traumat në kokë paraqesin një grup të madh të lëndimeve të cilat janë me përqindje të lartë të

vdekshmërisë. Këto lloje të traumës janë mjaft të rëndësishme pasi që mund sjellin deri te

invaliditeti dhe çrregullime serioze mendore të personalitetit.

Lëndimet e rënda të kokës zakonisht ndodhin si pasojë e aksidenteve me makinë,

motoçikletë apo biçikletë.

Unë kam vendosur të marrë këtë temë në mënyrë të bëhet një analizë më e hollësishme rreth

traumes së kokës, që të bëhet sensibilizimi i pacientëve për rrezikun të cilin e shkaktojn këto

trauma si dhe për mundësinë që të bëhet trajtimi më i herëshëm dhe në mënyrë që të jetë më i

lehtë.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

10

Qëllimi i punimit

Qëllimi i këtij punimi është të tregohet mënyra se si realizohet kujdesi infermieror tek pacientët

me traum të kokës, që t’i njohë simptomat të cilat paraqiten te pacientët me traum të kokës, dhe

për mënyrën se si parandalohet, të njihemi se çka janë lëndimet, cilat janë shkaktarët, llojet e

lëndimeve si dhe mjekimi i këtyre lëndimeve. Poashtu, do të paraqesim rolin e infermieres në

kujdesin e pacientit me këto lëndime.

11

Metodologjia e punimit

Metodologjia e përdorur është në funksion të qëllimeve të vëna në fillim të studimit.

Studimi është mbështetur në një kërkim empirik.

Duke e kontrolluar literaturën në mënyre taksative e kam prez1antuar rolin e infermieres në

diagnostikimin dhe trajtimin e pacientit me lëndime të kokës.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

11

I. TRAUMA

Fjala traumë rrjedhë nga gjuha greke do të thotë “plagë apo lëndim”.

Trauma paraqet tronditje të thellë psikike dhe për rrjedhojë trupore për shkak të ekspozimit të të

goditurve ndaj ngjarjeve negative.

Lendimet (trauma) shkaktojnë çrregullime patofiziologjike në organizmin e njeriut që shoqërohet

me ose pa dëmtimin organik të strukturave anatomike të indeve apo të organeve, varësisht nga

ajo se është trauma e lehtë apo e rëndë. Në traum organizmi reagon me stres lokal dhe të

përgjithshëm ku marrin pjesë mekanizmat mbrojtës dhe kompensatorë të tij për të ruajtur

funksionin e organeve të lënduara.

Mirëpo, nëse pas traumës organizmi nuk mund të reagojë me reaksione të mekanizmit mbrojtës

për t’i plotësuar nevojat në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe nevojat metabolike, atëherë

organizmi përgjigjet me reaksion patologjik ndaj traumës, që mundëson:

- zhvillimin e gjendjes së shokut,

- insuficiencën respiratore

- çrregullimin e funksionit të veshkave dhe

- zhvillimin e infektimit.

➢ Definimi

Traumatologjia (gr. Trauma= dëmtim; logos=shkenca)

Degë e shkencave kirurgjike e cila merret me dëmtimet e hapura dhe të mbyllura të shoqëruara

me çrregullime anatomike dhe fiziologjike të shkaktuara nga veprimi i forcave të jashtme të cilat

shkaktojnë dëmtime trupore të menjëhershme dhe të papritura. Traumat janë akute dhe kronike

(veprimi përhershëm i vazhdueshëm i forcave të vogëla dëmtuese).

Traumat psikike ‘lëndimet shpirtërore’.1

1 Dr.sci. Nexhat N. Miftari “ Kirurgjia dhe perkujdesja” faqe 126.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

12

Etiologjia sipas shkaktarit

1. Traumat mekanike –veprimi forcës

2. Traumat termike- temperaturave të larëta, ulëta

3. Kimike- acide, baza

4. Aktinike - rrezatimi

• Faktorët etiologjikë të traumave

Ka disa lloj faktorësh që shkaktojnë lëndimin e organizmit të njeriut.

Këta faktorë janë:

- faktorët fizikë (më së shpeshti nga energjia e forces mekanike),

- faktorët kimikë (nga ndikimi i acideve dhe i bazave),

- faktorët biologjikë (ndikimi i baktereve aerobe dhe anaerobe),

- intoskimi me medikamente në kohë të fundit (nga sedativët, barbituratët dhe alkooli) dhe

- faktorët psikikë.

Lëndimet më të shpeshta shkaktohen në fatkeqësinë e trafikut, më së shpeshti nga energjia e

forces mekanike.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

13

Llojet e lëndimeve

Lëndimet mund të jenë:

1. Lëndime te hapura (plagët) ku është i ndërprerë kontinuiteti i lëkurës dhe i mukozave

të dukshme. Në lëndimet të hapura bëjnë pjesë:

1. Lëndimet e hapura të shkaktuara me mjete të topitura

2. Lëndimet e hapura të shkaktuara me mjete të mprehta

2. Lëndimet e mbyllura (janë ato lëndime ku kontinuiteti i lëkurës është intakt, i

pandërprerë). Forca që shkakton këto lëndime mund të veprojë në mënyrë të

drejtpërdrejtë dhe në mënyrë indirekte.Në lëndimet të mbyllura bëjnë pjesë:

1. Compresio (shtypje e indeve),

2. Commotio (tronditje e indeve),

3. Contusio (ndrydhje),

4. Dystrosio (pëlkim),

5. Luxatio (përkryerje e nyjeve),

6. Frakturat e mbyllura (thyerjet) dhe

7. Sindroma krash (sindroma postkompresive).

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

14

Klasifikimi i traumave Klasifikimi sipas aktiviteteve të njerëzve:

• 1. Traumatizmi industrial

• 2. Traumatizmi bujqësor

• 3. Traumatizmi rrugor

• 4. Traumatizmi shtëpiak

• 5. Traumatizmi sportiv

• 6. Traumatizmi luftës

Klasifikimi i traumës sipas sistemeve

1. Trauma lokomotore = kockave, nyjeve dhe indeve të buta

2. Trauma kraniocerebrale

3. Trauma maksillofaciale

4. Trauma torakale

5. Trauma abdominale

6. Trauma urogjenitale

7. Trauma vaskulare

Klasifikimi anatomo-patologjik

• Të hapura

• Të mbyllura

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

15

II. TRAUMA E KOKËS

Lëndimet në kokë paraqesin një grup të madh të lëndimeve të cilat janë me përqindje të lartë të

vdekshmërisë. Këto lloje të traumës janë mjaft të rëndësishme pasi që mund sjellin deri te

invaliditeti dhe çrregullime serioze mendore të personalitetit. Numri i lëndimeve në kokë arrin

rreth 300 në 100.000 njerëz në vjet, me vdekshmëri prej 9 deri 25 raste në 100.000 njerëz.

Lëndimet në kokë janë shkak i shpeshtë për mjekim spitalor te fëmijët.

Lëndimet e kokës ndahen:

• të mbyllura,

• të hapura.

Lëndimet e mbyllura të kokës - mund të shkaktohen nga mjete e topitura, zakonisht ky

lloj lëndimi mund të shkaktohet si pasojë e goditjes me ndonjë objekt.

Objekti që godet kockat e kokës mund t’i rezistoj forces së jashtme goditëse duke mos shkaktuar

thyerje.

Kontuzioni i trurit mund të vijë si pasojë e lëndimit të mbyllur në vendin goditës “Coup” ose në

anën tjetër prej vendit të lëndimit “Contercoup”.

Lëndimet e hapura të kokës – trupi i huaj mund të depërtojë përmes kafkës deri në indin

truror. Lëndimet e hapura të kafkës sidomos të pjesës frontale dhe okcipitale kanë prognozë të

mirë, prej lëndimeve depërtuese në lëndime të thella të strukturave të trurit.2

Fig.1 Lëndimet e kokës

2 Mr.Sc.Dr Basri Lenjani, Mr.Sc.Dr Besnik Elshani, Dr. Agron Ruva “ Ndihma e parë te lëndimet e kokës” faqe 297.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

16

Lëndimet e trurit

Megjithëse truri është i mbrojtur nga një kockë e forte (kafka) dhe mbushja (membranat), ai

përsëri mund të lëndohet.

Lëndimet e kokë që janë mjaft të ashpra dhe ndikojnë në funksionimin e trurit quhen lëndime

traumatike të trurit. Dëmtimet mund të shkojnë nga të lehta në të rënda, pasi truri mund të

ndikojë në çdo gjë që bëjmë.

Lëdimet akute të trurit mund të ndahen në:

• parësore,

• dytësore.

Lëndimet parësore vijnë si pasoj e dëmtimeve në nivel celular dhe vdekja si rezultat direkt nga

forca e lëndimit. Vdekja primare neuroneve është ireversibile.

Lëndimi dytësor i trurit vjen si pasojë e reaksioneve zinxhirore që shtrijnë lëndimin të neuronet

që nuk ishin te sulmuara më parë po ashtu apo ishin në fazen reverzibile.

Evoluimi nga orët e para në javë pas lëndimit manifestohen me iskemi, e cila shkaktohet nga

forcat kompresave apo lëndimet vaskulare, po ashtu të cilat dërgojnë në lëndime dytësore në

nivel celular preventive nga iskemia dhe hipoksia janë ndër qëllimet kryesore për trajtimin e

këtyre pacientëve.

Simptomat te lëndimet traumatike të trurit Simptomat gjatë lëndimeve të trurit varen nga vendi ku ka ndodhur lëndimi dhe nga shkalla e lëndimit. Te

lëndimet më të lehta traumatike, për shembull tronditja në tru, shpesh nuk ka humbje të vetëdijes dhe nëse

ka, kjo zgjat disa sekonda. Krahas kësaj mund të paraqiten edhe simptoma tjera si: dhimbje koke, gërditje,

vjellje, humbje e koordinimit, marramendje, humbje e baraspeshës, humbje e ndjenjës së shijes,

rraskapitje dhe çrregullime të gjumit. Po ashtu mund të paraqitet ndryshim në disponim dhe sjellje si:

konfuzion, humbja e memories dhe përqendrimit, çrregullime në procesin e të menduarit.3

3 Mr.Sc.Dr Basri Lenjani, Mr.Sc.Dr Besnik Elshani, Dr. Agron Ruva “ Ndihma e parë te lëndimet e kokës” faqe 298.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

17

Thyerjet e kafkës

Thyerjet e kafkës të izoluara dhe lineare që nuk përcillen me depresion të indit kockor në thellësi

janë më të zakonshme dhe nuk përcillen me ndonjë intervenim emergjent apo trajtim të

menjëhershëm. Kurse gjakderdhjet intrakraniale mund të rezultojnë si pasojë e lacerimit të

arteries meningeale, mediale dhe sinuseve durale për shkak të thyerjes eventuale.

Thyerjet depresive ndahen të hapura dhe të mbyllura. Thyerjet bazilare ndodhen më shpesh në

pjesën petroze të kockës temporal edhe pse nuk përjashtohet mundësia të paraqiten edhe në pikat

tjera të bazës së kraniumit.

Simptomat dhe shenjat

Te thyerjet e bazës së kraniumit mund të gjejmë: gjakderdhje në membranen e veshit,

gjakderdhje nga veshi, rhinorrhoea, echymosa periorbitale të ashtuquajtura “raccoon eyes” si dhe

ekimoza retroaurikulare (Bettle sign).

Lëndimet difuze të trurit

Komocioni apo tronditja e trurit është lëdim i cili zakonisht shoqërohet me humbje të shkurtë të

vetëdijes dhe zakonisht paraqitet si pasojë e traumas të shkaktuara nga mjetet e topitura jo

depërtuse në kokë. Kohëzgjatja e humbjes së vetëdijes është zakonisht mjaft e shkurtë dhe

manifestohet për disa sekonda apo minuta.

Simptomat në formë të amnezionit dhe konfuzionit janë gjetje kyçe. Zakonisht kalojnë plotësisht

pa ndonjë ndërhyrje të caktuar edhe pse kokëdhembja mund të perziston për një kohë si dhe po

ashtu simptomat në formë të marramendjes, anksiozitetit dhe insomnisë mund të perzistojnë te

disa pacientë për disa javë pas lëndimit.

Lëndimet fokale të trurit

Në lëndimet fokale bëjnë pjesë kontuzioni i trurit dhe hemorragjitë intrakraniale.

Lokalizimi më i shpeshtë te rastet me kontuzione të trurit është lobi frontal, korteksi subfrontal

dhe lobi temporal anterior.

Kontuzionet mund të ndodhin direkt nën vendin impaktit d.m.th forces goditëse apo në anën

kontralaterale po ashtu (contrecoup).

Fusha kontuzive është zakonisht hemorragjike me edemë përreth dhe hemorragji

subarachnoidale të shoqëruar nganjëherë.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

18

Manifestohet me simptoma neurologjike me konfuzion mendor deri në koma. Deficitet

neurologjike fokale janë zakonisht prezente.4

Hematomat dhe kontuzionet intrakraniale

Lëndimet e mëdha traumatike në kokë mund të klasifikohen si hematoma epidurale,supdurale

dhe si kontuzione. Kjo plagë krijohet në hapësira potenciale mes shtresave durale dhe

araknoidale. Njohuritë tradicionale përcaktojnë origjinën e trombozave subdurale në venat e

holla që formojnë urë në hapësirën mes korteksit cerebral dhe kanalit venoz.

Hematoma epidurale

Hematoma epidurale është grumbullimi akut i gjakut në mes të sipërfaqes së brendshme të

kockës kraniale si dhe dura mater (ekstradural), 80% shoqërohet me fraktura të kafkës të cilat e

lacerojnë arterien meningjeale mediale.

Rreth 45-65% këto lëndime mund të konsiderohen si lëndime të rënda, kurse 20% të rasteve e

humbin vetëdijen pas lëndimit. Është mjaftë karakteristike “intervali lucid” që nënkupton

mosparaqitjen e simptomave për një periudhë kohore, kurse më vonë që manifestohet me alterim

të statusit mendor. Hematoma epidurale shfaqet si pasojë e lëndimit të enëve të gjakut të trurit të

arterieve, më shpesh venave dhe sinuseve venoz.

Hematoma epidurale ndahet:

• akute

• subakute

• kronike

- Hematoma epidurale akute manifestohet në tre ditët e para pas lëndimit, me shpesh në 6-12

orë pas lëndimit.

- Hematoma epidurale subakute manifestohet pas ditës 4-14 të lëndimit.

- Hematoma epidurale kronike manifestohet pas ditës 14 të lëndimit.

Hematoma subdurale

Hematoma subdurale nënkupton grumbullimin e gjakut venoz në mes të dura matter dhe

arachnoids, dhe zakonisht vjen si pasojë e lëndimit të sistemit venoz që shtrihet në hapsirën

subarachnoides, dhe zakonisht vjen si pasojë e lëndimit të sistemit venoz që shtrihet në hapësirën

subarachnoidale në sinuset venoze (bridging veins).

Mekanizmi është akcelerimi dhe decelerimi i papritur i kokës. Pacientët me të ndieshëm në këtë

lloj lëndimi janë ata me atrofi te trurit, siç janë: alkoolistët dhe moshat e periudhës kohore 14

4 Mr.Sc.Dr Basri Lenjani, Mr.Sc.Dr Besnik Elshani, Dr. Agron Ruva “ Ndihma e parë te lëndimet e kokës” faqe 299.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

19

ditore pas lëndimit, por mund të shoqërohen me simptoma pas 24 orëve të lëndimit.

Në rast se paraqiten me simptoma pas dy javëve këta pacientë klasifikohen si raste kronike.

Simptomat mund të variojnë nga letargjia deri në koma dhe vdekje. Mjaft me rëndësi është

dallimi në mes të hematomës subdurale akute me atë kronike e cila realizohet përmes

anamnezës, ekzaminimit fizikal, si dhe CT-së që shumë mirë mund të detektohen.5

Kontuzioni i trurit

Është një lëndim funksional i trurit që rezulton pa humbje të vetëdijes ose me humbje të plotë të

vetëdijes si dhe lëndim lokal organik i trurit. Nëse gjaku absorbohet në LCS mund të shkaktojë

dëme të përhershme neurologjike. Kontuzionet janë të pranishme në 20% deri në 30% tek të

gjitha lëndimet e rënda të kokës. Pacientët që vuajnë nga kontuzioni mund të ndjehen të dobët

dhe të mpirë, të humbasin koordinimin dhe të luftojnë me kujtesen ose problemet kognitive.

Hemorragjia subarachnoidale

Te çdo pacient me dëmtim të kokës, pritet të ndodhë një ekstravazim i vogël i gjakut në

hapësirën subarachnoidale. Në shumicën e rasteve, gjaku subaraknoid dallohet vetëm nëpërmjet

ekzaminimit të LCS dhe nuk ka ndonje rëndësi të madhe klinike. Në dëmtimet më serioze, kur

çahen enët më të mëdha të gjakut që kalojnë përmes hapësirës 6 subarachnoidale, nëpërmjet CT

mund të dallohet hemorragjia subarachnoidale difuze ose fokale. Në këto raste, gjaku shpesh

përhapet mbi konveksitete; në ndryshim, hemorragjia aneurizmale rezulton në koleksione gjaku

që kufizohen në cisternat bazale. Megjithëse prania e një sasie të madhe të gjakut subarachnoid

është një shenjë e keqe e prognozës, ndërlikimet e vonshme të hemorragjisë subarachnoidale

akute, të tilla si hidrocefalia dhe ishemia nga vazospazma, janë të pazakonta pas hemorragjisë

subarachnoidale traumatike.6

5 Mr.Sc.Dr Basri Lenjani, Mr.Sc.Dr Besnik Elshani, Dr. Agron Ruva “ Ndihma e parë te lëndimet e kokës” faqe 300. 6 Stephan A. Mayer, Lewis R. Rowland “Neurologjia Merritt” kap64, faqe 489.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

20

Menaxhimi i traumave – lëndimet e kokës

Menaxhimi:

o Kryjeni vlerësimin primarë, DRS ABCD.

o Kërko ndihmë mjekësore.

o Nëse është pa vetëdije dhe me frymëmarrje adekuate, vendoseni në pozitë stabile.

o Kur e lëvizni viktimën, imobilizojeni viktimën duke e mbështetur kokën dhe qafën me ë

dy duart.

o Kontrolloni gjakderdhjet e jashtme.

o Nëse viktima ka gjakderdhje nga veshët pozicionojeni me veshin që gjakderdh të

vendosur poshtë, megjithatë mbulojeni veshin me vatë sterile.

o Bëj vlerësimin e dytë.

o Pushim dhe siguri për viktimën.

Menaxhimi i traumave – Tronditja

• Është humbje e përkohshme ose çrregullim i nivelit të vetëdijes, si pasojë e lëndimeve të

kokës ose e ndikimit në regjionin e kafkës.

• Tronditja e lehtë mund të mos ketë humbje të vetëdijes (ndjehet i trullosur) ose humbje

shumë e shkurtë e vetëdijes (rënie nokaut).

• Tronditja e rëndë mund të shoqërohet me humbje të vetëdijes për kohë të gjatë.

Shenjat dhe simptomat tek tronditjet:

• Humbje e vetëdijes pas çdo traume të kokës

• Konfuzion i përkohshëm

• Konfuzion që zgjatë disa minuta

• Nauze

• Pamundësi për të kujtuar ndodhinë

• Shikim i trubullt

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

21

Diagnostikimi i lëndimeve traumatike të trurit

Diagnoza vendoset sipas anamnezës, fotografisë klinike dhe gjetjes neurologjike. Ekzaminimet

neurologjike ndihmojnë në caktimin e tipit të lëndimit, prognoza dhe trajtimi. Procedura më e

rëndësishme diagnostike te ky tip i lëndimeve është tomografia e kompjuterizuar e kokës. Kjo

është metodë e shpejtë dhe e saktë e cila mund të përdoret më shumë herë, që ndihmon për

vëzhgimin e lëndimit.

Ndihma e pare te lëndimet e kokës

Para se të fillojë ofrimi i ndihmës së pare, me rëndësi është të bëhet vlerësimi i situates dhe vendi

i ngjarjës, që jeta e shpëtimtarit të mos jetë në rrezik nga faktorët e mundshëm eventual.

• Siguria e shpëtimtarit dhe të lënduarëve në vendin e ngjarjes. Ofrimi i ndihmës së pare

mund të zbatohet vetëm atëherë kur vendi është i sigurt për veprim dhe nuk paraqet rrezik

për jetën e shpëtimtarit dhe të lënduarit.

• Aftësitë e shpëtimtarit, nëse nuk jeni të sigurt, më mire të jepni ndihmën e parë, për shkak

se mund të komplikoni edhe më shumë gjendjen e të lënduarit.

• Zhvendosja e të lënduarit nga vendi ngjarjes, nëse është e nevojshme.

• Mjetet improvizuese për afrimin e ndihmës së parë.

Te lëndimet e kokës, shpëtimtarit duhet të posedojë informata për personin e lënduar, dhe se si

ka ndodhur ngjarja. Vini re vendin e ngjarjes, pyetni se kush ishte afër ngjarjes dhe dëshmitarët

okularë.

Pytjet të cilat kanë rëndësi:

• Vendi ngjarjes

• I lënduari a është i vetëdijshëm

• Mekanizmi i lëndimit

• Lëndimet shoqëruese që ndërlidhen me lëndimet e kokës dhe simptomat e tjera.

Epidemiologjia

- Në SHBA ndodhja e dëmtimeve afër në afërsi të kokës është 200 ndër 100.000 persona.

- Bazuar në një popullat prej 260 milion banorë, kjo përkthehet në më shumë se gjysëm milioni

pacient në vit.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

22

- Rreth 1/7 e tyre kanë vdekur gjatë rrugës për në emergjencë.

- Rritja e të plagosërve në kokë nga armët gjithashtu kontribon në menyrë domethënse në këto të

dhëna të pamëshirshme.

- Dhe sa i përket gjinisë, meshkujt janë 4 herë me shumë të prekur sesa femrat.

- Lëndimet e kokës shfaqen në të gjitha moshat por maksimumi i tyre është tek të rriturit e rinj të

moshave ndërmjet 15 dhe 24 vjeç.

- Lëndimi i kokës është shkaku kryesor i vdekjes ndërmjet njerëzve të moshës nën 24 vjeç.7

Mjekimi i lëndimeve traumatike të trurit

Trajtimi kirurgjik te pacientët me lëndime të kokës më shpesh realizohen që të zvogëlohet

presioni mbi trurin (hematoma, kontuzione të trurit, fraktura kompresave të kafkës) ose të nxirret

predha nga koka. Gjithmonë krahas operacionit, veçanërisht te dëmtimet difuzive të trurit,

nevojitet edhe terapi konzervative.

Me terapinë duhet të fillohet sa më shpejt, në minutat/orët e para pas lëndimit. Nga vendi ku ka

ndodhur lëndimi deri te transporti në institucionin shëndetësor, qëllimi kryesor është të

stabilizohet pacienti dhe të pengohen lëndimet sekondare të trurit. Te lëndimet më të rënda

mjekimi realizohet në repartet për kujdes intensiv.

Si pasojë e lëndimeve të rënda traumatike të trurit mund të paraqiten komplikime edhe të

organeve tjera si ënjtje e mushkërive oseinfektim i kanaleve të frymëmarrjes, hipertenzion, aritmi

të zemrës, të thatët në lukth dhe zorrën dymbëdhjetëgishtore, infektim të kanaleve të urinës etj.

Prognoza e saktë për mjekim të një lëndimi traumatik të trurit, përveç te lëndimet më të lehta dhe

shumë të rënda, nuk mund të jepet që në fillim.

Gjendjet të cilat në mënyrë plotësuese e vështirësojnë mjekimin janë: mosha, qarkullimi i

çrregulluar në tru, diabeti, koma, kohëzgjatja e komës (sa më gjatë aq më keq) etj.

Shenjat e para të kurimit nga ky lloj i lëndimeve janë: pacienti fillon vetë të marrë frymë,

përfshirja e lëvizjeve rritet, pacienti vetë fillon të përtypë.

7 Mr.Sc.Dr Basri Lenjani, Mr.Sc.Dr Besnik Elshani, Dr. Agron Ruva “ Ndihma e parë te lëndimet e kokës” faqe 301.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

23

Për kurimin e tërësishëm të pacientit ndonjëherë nevojitet periudhë më e gjatë kohore, prej 1 deri

2 vjet, ndonjëherë edhe më shumë.

Pasojat nga ky lloj i lëndimeve mund të paraqiten edhe pas një viti dhe ato janë të përhershme.

Ato janë:

1. Dobësi neurologjike e njërës gjysmë të trupit, dobësi në muskujt e fytyrës, ndryshime në

fushën e shikimit etj.

2. Çrregullime psikologjike – psikiatrike të: menduarit, përqendrimit, të mësuarit, të mbajturit

mend, çrregullime në sferën emocionale, si dhe ndryshime në sjellje.

3. Çrregullime hormonale

4. Çrregullime estetike për shkak të prezencës së shenjave dhe defekteve në kafkë, ndërsa shpesh

edhe çrregullime në të ecurit.

Sa të zakonshme janë dëmtimet e trurit?

Dëmtimet traumatike janë të zakonshme, nga të cilat rreth dy here më shumë tek meshkujt.

Grupet me rrezik më të lartë janë foshnjat dhe fëmijët (moshat 0 deri në 4 vjeç) dhe moshat 15

deri 19 vjeç, ndësa të rriturit e moshës 75 vjeç e lart kanë shkallën më të lartë të hospitalizimit

dhe vdekjes. Rreth 75% e të gjitha lëndimeve traumatike të trurit janë tronditje të lehta.

Katër shkaqet kryesore të lëndimeve traumatike të trurit janë rëniet (28%), goditjet e automjeteve

(20%), goditja e kokës (19%) dhe sulmet (11%).

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

24

Fig.2. Llojet e lëndimeve të kokës.

III. KUJDESI INFERMIEROR

-Kujdesi infermieror tek pacientët është proces që zhvillohet hap pas hapi dhe fillon para se

pacitenti të shtrihet në spital dhe mbaron kur kompletohet shërimi dhe pacienti kthehet në

gjendje optimale të shëndetit.

Procesi i kujdesit infermieror përfshin:

• Vlerësimin fillestar

• Diagnozën infermierore

• Planifikimin

• Ndërhyrjen infermierore

• Zbatimin

• Vlerësimin përfundimtar

Procesi i kujdesit infermieror

-Është një procedurë që ndërtohet nga vetë i sëmuri dhe zbatohet nga infermierja dhe ekipi i

kujdesit. Shikohet si një proces problem-zgjidhës që punon sipas një përkujdesi infermieror të

individualizuar. Shërben si një guide për infermierët profesional dhe ka karakterin e një

strukture që siguron një përkujdesje infermierore për individët, familjet dhe komunitetet, e

rregullt dhe sistematike, indipendentë, karaktrin e përkujdesjes specifike për individët, familjarët

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

25

dhe komunitetet, që ka në qender klientin duke përdorur fuqitë e klientit. Procesi i kujdesit

infermieror përbëhet nga:

- vlerësimi,

- diagnoza infermierore,

- planifikimi,

- zbatimi dhe

- evaluimi.8

Roli i infermieres

Roli thelbësor i infermieres qëndron në ndihmën e individit, të sëmurë ose të shëndetshëm, në

ruajtjen ose rifitimin e shëndetit (ose në ndodhjen pranë çasteve të fundit), nëpërmjet kryerjes së

detyrave të cilat ai mund t'i përmbushë vetë nëse do të ketë forcë, vullnet ose do të zotërojë

njohuritë e duhura, dhe në lehtësimin e pjesëmarrjes aktive të tij, për ta ndihmuar të rifitojë

pavarësinë e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Roli infermieror është tepër i rëndësishëm, në radhë të parë informon dhe përgatit të sëmurin për

ndërhyrje si dhe ka karakter lehtësues, mbështetës dhe mbikqyrës për pacientin me trauma.

Për menaxhim të mirë të sëmundjes infermierja planifikon dhe organizon përkujdesjet e saj

ditore në mënyrë të tillë që disa procedura të grupohen dhe të kryhen në të njejtën kohë pa e

lodhur pacientin.

-Ankthi dhe frika janë shpesh shoqërues gjatë një ekzaminimi sidomos atë kur e kryen për herë

të parë.

8 E.Kraja “Bazat e infermierisë

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

26

-Infermierja jep informacione mbi procedurën e ekzaminimit si dhe e ndihmon klientin që të

tejkalojë dhimbjen dhe lodhjen në rastin e ndërhyrjeve të tilla.

-Infermierja duhet të ketë njohuri rreth përdorimit të barnave.9

-Infermierja duhet të informojë rreth efekteve anësore të medikamenteve si nauze, të vjellura etj.

-Infermierja duhet të këshilloj pacientën dhe familjarët për mjekimin e vazhdueshëm në shtëpi si

dhe ndjekjen e rregullt të kontrollave te mjeku.

-Të këshillojë pacientin për higjienën personale.

-Në raste të gjendjes terminale ku pacienti merr terapi paliative infermieri duhet të kujdeset në

zbatimin e mjekimit në shtëpi dhe t’i njoftoj familjarët për gjendjen e rëndë dhe stadin terminal

të pacientit.

-Infermierja në bashkëpunim me familjarët duhet të lehtësojë gjendjen psikologjike të pacientit

duke përdorur medikamente të udhëzuara nga mjeku për t’ia lehtësuar dhimbjen dhe depresionin.

Shtrimi në spital

Grupi me rrezik të ulët

Përgjithësisht mund të dalin nga reparti i urgjencës, pa CT, ndërkohë që një person është i

disponueshëm për të observuar pacientin për 24 orët e tjera. Në përgjithësi, këta janë pacientë të

cilët nuk kanë ndonjë komocion dhe kanë të dhëna normale në ekzaminimin neurologjik.

Pacientëve u jepet një liste me simptomat (p.sh., dhimbje koke, të vjella, konfuzion) dhe

instruktohen që të rikthehen menjëherë në repartin e urgjencës.

Grupi me rrezik të moderuar

Ndërmjet pacientëve të cilët kanë kaluar nje komocion, një pikaaverazh i komës sipas SHKG

prej 15 dhe CT normale , eliminon nevojën për shtrim në spital. Kriteret për shtrimin në spital

për pacientët me dëmtim të kokës janë:

9 E.Kraja “Bazat e infermierisë

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

27

- Hemorragji IC ose frakturë e identifikuar në CT të kokës

- Konfuzion, axhitim, ose nivel i depresuar i vetëdijes

- Shenja ose simptoma neurologjike fokale

- Konvulsione posttraumatike

- Intoksikimi nga alkooli dhe drogat

- Sëmundje tjetër bashkekzistuese me dëmtimin e trurit

- Mungesë për observim të saktë në mjediset e shtëpisë

Pacientët me deficite të lehta deri të moderuara neurologjike dhe me të dhëna të CT’s që nuk

kërkojnë ndërhyrje neurokirurgjikale, duhet të pranohen për observim në kujdes intenziv. Për të

kontrolluar për progression të hemorragjisë, shpesh është ndihmëse një ndjekjë për 24 orë me

CT.

Grupi me rrezik të lartë

Shtrohen në spital të gjithë ata pacientët me një dëmtim serioz të kokës. Një konsultim i hershëm

neurokirurgjikal është vendimtar për arsye se pasi pacienti stabilizohet, vlerësohet dhe ndiqet me

imazheri, menjëhere fillon të merret në konsideratë fakti nëse indikohet kirurgjia e urgjencës për

rastin në fjalë. Menaxhimi me medikamente i pacientëve me dëmtim të rëndë, duhet të kryhet në

një dhomë intensive.10

Përgatitja pre-operatore

Të gjithë pacientët duhet të sillen në një gjendje mjekësore sa më të mirë përpara se t’i

nënshtrohen anestezisë për këtë lloj kirurgjie madhore. Trajtimi për sëmundjet iskemike,

hipertensionin ose astmen në këta pacientë duhet të jetë sa më optimal që të jetë e mundur

përpara operacionit. Fizioterapia e toraksit përpara operacionit do të ishte shumë efektive për

këta pacientë. Atje ku është e mundur do të ishte shumë mirë që të përmirësoheshin çrregullimet

biokimike dhe hematologjike. Faza preoperative përfshinë fazën prej momentit kur merret

vendimi për ndërhyrje kirurgjikale nga ana e kirurgut ( dhe me pelqimin e pacientit) e deri në

momentin kur pacienti shtrihet në tavolinën për ndërhyrje në sallen e operacionit. Vlerësimi dhe

përgaditja e pacientit para ndërhyrjes kirurgjike përfshinë:

-Vlerësimi mbi historinë mjekësore/ të dhënat rreth sëmundjes

-Vlerësimi i pacientit rreth nivelit se sa ai e ka kuptuar proeduren e operimit të propozuar

-Dhënia informative rreth operacionit në form të shkruar dhe marrja e pëlqimit me shkrim nga

ana e pacientit

-Edukimi i pacientit

10 Goldman, Ausiell “Traktat mjekësor i Cecil-it” kap422, fq 2651.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

28

-Vlerësimi i përgjithshëm i përgatitjes fizike të pacientit

-Vlerësimi i shenjave vitale

-Administrimi i medikamenteve para operacionit duhet të bëhet nëse është përshkruar nga

mjeku.

Edukimi shëndetsor i pacientit për periudhën post-operatore

Edukimi shëndetësorë është një proces aktiv i të mësuarit, lidhur me shëndetin, si dhe aplikimi i

dijenive të fituara në mbrojtjen dhe përparimin e shëndetit personale dhe kolektiv.

Edukimi shëndetësor, synon ngritjen e mirëqenies dhe zvogëlimin e sëmundjeve, duke ndikuar

në njohuritë, besimet, qëndrimet, sjelljet e individëve dhe grupeve.

Ngrit vetëdijesimin mbi çështjet shëndetësore dhe faktorëve që ndikojnë në shëndetin, motivon

njerëzit për ndryshime në mënyrën e jetës së tyre drejt shëndetit.

Procesi i edukimit përfshin tretmanin e zvogëlimit të dhimbjes dhe parandalimin e përsëritjes,

dhe vet tretmanin nga pacientët, duke përdorur terapinë adekuate në rast të shfaqjes së dhimbjes.

Rezultatet e pritura nga edukimi shëndetësor:

Dhimbja është pakësuar; pacientët kanë një gjendje shëndetësore më të përmirësuar; pacientët

lëvizin me anë të një ndihmë minimale dhe e vetësiguri; pacientët arrin që t’iu nënshtrohen

ushtrimeve dhe kryerjen aktivitete jetësore; pacienti ushqehet në mënyrë të duhur, si dhe

pacientët përdorin terapinë me rregull.

Menaxhimi i dhimbjes

➢ Ka rëndësi dhe tipi i anestezisë së përdorur, i preskiptuar nga mjeku.

➢ Qetësimi psiqik i të sëmurit është një nga detyrat e rëndësishme të infermierit sepse

psiqika ndikon në ecurinë e sëmundjes.

➢ Pregatitja preoperatore psiqike bëhet nëpërmjet psikoterapisë e cila ka si synim të sqarojë

të gjitha problemet që e shqetësojnë atë.

➢ Sëmundjet që shoqërohen me dhimbje dhe pagjumësi japin tension të madh psiqik dhe

shkaktojn çrregullime funksionale në organizëm. Në raste të tilla duhet të përdorën

analgjezikë dhe qetësues.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

29

Informimi i familjarëve

Për shkak se TBI (lëndimet traumatike të trurit) ndikon në të gjithë familjen e pacientit, kujdes i

vazhdueshëm duhet tu drejtohet anëtarëve të familjes. Ata do të kërkojnë një mbështetje të

madhe emocionale dhe përgatitje për atë se do të jetë një shërim i zgjatur dhe mundësia e

mbetjes me aftësi të kufizuara. Anëtarët e familjes mund të kalojnë kohë të gjatë në spital, duke

pritur për ndonjë ndryshim në gjendjen e pacientit. Përgatitni për ditë të mira dhe të këqija, dhe

shpjegoni se përparimi i pacientit mund të jëtë i ngadalshëm. Dije se ruajtja e vazhdimësisë së

pacientit mund të ndihmojë në krijimin e një marëdhënje të mirë me anëtarët e familjes, aftësitë e

të cilëve mund të jenë të plogështa nga lodhja, frika, stresi, pikëllimi dhe zemërimi.

Në vitet ë fundit, menaxhimi i TBI (lëndimet traumatike të trurit) ka quar në përmirësimin e

rezultateve të pacientit. Megjithatë, pacientët dhe familjet e tyre kanë gjasa të kërkojnë

mbështetje të vazhdueshme. Duke i mësuar sa më shumë për kujdesin e duhur, do t’i ndihmoni

ata të përballen me pasojat e këtij dëmtimi e cila thellësisht mund të ndryshojë jetën.11

Fig.3. Komunikimi me familjarët

Përfundimi

Duke analizuar rëndësinë e lëndimeve si sëmundje që prek prek trurin dhe është shumë

dimensionale. Konkludojmë se infermierët të cilët janë të aranzhuar në njësit e përkujdesjes ndaj

pacientëve me lëndime në kokë duhet të jenë:

➢ Duhet të jenë të përgatitur në mënyrë maksimale që të përkujdesen për këta pacientë.

➢ Përkujdesjen ta bëjnë jo vetëm në aspektin profesional mjekësor por edhe në atë

psikosocial.

➢ Infermierët duhet të jenë empatik me këta pacientë duke e marrë parasysh kronicitetin

e këtij lëndimi si dhe komplikimet dhe invaliditetin që mund të shkaktojë.

11 Ann M. Price, Allison Gallagher “ Infermieria në raste kritike” 2003 vëllimi8, kap20, fq503.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

30

➢ Infermierja e cila kujdeset për pacientin me lëndime të kokës duhet të aftësohet të :

1. Vlerësojë klinikisht gjendjen e nevojat e pacientit, që ka lëndime të kokës.

2. Duhet të menaxhojë (e vetme ose në bashkpunim me mjekun) rastet kur pacienti ka lëndime

të kokës.

3. Administrojë mjekimet dhe këshillat për pacientët me lëndime të kokës.

4. Administrojë mjekimet terapeutike medikamentoze.

5. Menaxhojë pacientin përmes këshillave në lidhje me mjekimin si dhe me mënyrën e jetës së

pacientit duke filluar nga përkujdesja e ushqimit, aktiviteteve fizike etj.

6. Këshilloj jo vetëm pacientët por edhe familjarët mbi përkujdesjën ndaj pacientëve më lendimë

në kokë, në mënyrë që të bëjnë jetë të shëndoshë.

7. Plotësojë saktë dokumentacionin e pacientëve me lëndime në kokë dhe të njëjtin ta ruaj me

përkujdesje.

8. Të ofroj komunikim me individët target, kujdes infermieror me përkushtim.

9. Gjithashtu, duhet të ofrojë bashkëpunim, të koordinojë dhe të lëhtësojë punën me ta.

Rekomandime

Ndërgjegjësimi i personelit infermieror që të tregojë kujdesin e duhur në menaxhimin e

pacientëve me trauma të kokës.

Personeli infermieror të mos ketë neglizhencë në asnjë procedurë trajtuese të sëmundjes.

Personeli infermieror të ketë një kujdes të veçantë në parandalimin e infeksioneve gjatë

menaxhimit të pacienteve me trauma.

Koha e percjelljes të sëmurit në urgjencën e traumës.

Roli i ndihmës së pare të pacientët me trauma.

Traumat më të rënda janë traumat automobilistike, për këtë arsye, duhet të ndiqen me rigorozitet

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

31

kushtet e sigurisë personale dhe të mjetëve,

- vënia e rripit të sigurimit

- mjete të kolaudura.

Armët e zjarrit mbetën shkak kryesor për shkaktimin e traumave dhe vdekshmërisë më të lartë.

Këshillë

Mesazhimi im është se te gjithë të varësuarit e traumatizuar në mënyrë primare ose sekondare

duhet t`u nënshtrohen terapive nga ana e personave profesionit, siç janë psikiatërit dhe

psikologët me arsimime plotësuese në lëmin e psikotraumatologjisë.

Fig.4. Kontrolla të rregullta me psikologët

Rezyme

Qëllimi:

Qëllimi i këtij studimi është të tregojë se si kryhet kujdesi infermieror në pacientët me traumë të

kokës, për të identifikuar simptomat paraqitëse te pacienti me traumë të kokë, dhe si të bëhët

trajtimi i kësaj traume.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

32

Metodologjia:

Për realizimin e këtij punimi kam përdorur literaturë bashkëkohore, burime të internetit, ku kam

përdorur edhe një numër të madhë të punimeve shkencore.

Diskutim:

Lëndim (trauma) në kokë quhet çdo dëmtim në tru, kafkë apo në lëkurën e kokës. Lëndimet në

kokë mund të jenë të vogla, mesatare apo të rënda. Këto trauma janë të shpeshta në vendin tone.

Përfundim:

Në fund të këtij punimi, kam arritur në përfundimin se kujdesi infermieror për pacientët me

traumë të kokës është shumë i rëndësishëm dhe që pacientët me traumë të kokës duhet të

trajtohen me shumë kujdes.

Resume

Purpose:

The purpose of this study is to show how nursing care is performed in patients with head

trauma, to identify the presenting symptoms of the patient with head trauma, and how to treat

this trauma.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

33

Methodology:

For the realization of this work I have used contemporary literature, internet resources, where I

have also used a large number of scientific works.

Discussion:

Head trauma is any injury to the brain, skull or scalp. Head injuries can be minor, moderate or

severe. These traumas are frequent in our country.

Conclusion:

At the end of this paper, I have concluded that nursing care for patients with head trauma is very

important and that patients with head trauma should be treated very carefully.

Referencat 1. Dr.sci. Nexhat N. Miftari “ Kirurgjia dhe perkujdesja”

2. Stephan A.Mayer, Lewis R.Rowland “ Neurologjia Merrit”

3. Goldman, Dennis Ausiell “ Traktat mjekësor i Cecil-it”

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

34

4. Ann M. Price, Timothy J. Collins, Allison Gallagher “ Infermieria në raste

kritike”

5. Mr.Sc.Dr Basri Lenjani, Mr.Sc.Dr Besnik Elshani, Dr. Agron Ruva

“ Ndihma e parë te lëndimet e kokës”

6. E.Kraja “ Bazat e infermierisë”

7. E.Peka, L.Neçaj, E.Rustami, D.Bego, A.Imami-Lelçaj, M.Çela, A.Dervishi,

V.Zanaj, V.Mane “ Infermieristika në specialitete ”.

Biografi e shkurtër e kandidatit – CV (Curriculum Vitae)

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” I... · 3 Punimi i Diplomës me temën “Roli i asistences infermierore të pacientët me traum të kokës” është prezantuar në Universitetin

35

INFORMATA PERSONALE

Emri dhe Mbiemri

Selmir Gašini

Datëlindja

14/ 01/ 2017

Nr.personal

1230061722

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e mesme e lartë Ass.infermier i përgjithshëm SHMM “Luciano Motroni” Prizren

Universiteti

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti

Fakulteti i Mjekësisë

Programi

Infermieri

Statusi

I rregullt

Nr.ID

160306096