universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · 2019-10-16 · gjuha angleze te nxënësit e klasës...

33
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT Program Fillor PUNIM DIPLOME Tema: “Mësimdhënia e gjuhës angleze si gjuhë e huaj tek nxënësit e klasës së tretë” Kandidatja Udhëheqësja shkencore: Jetmira Llolluni Prof.Ass.Dr. Laura Naka Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 24-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Program Fillor

PUNIM DIPLOME

Tema:

“Mësimdhënia e gjuhës angleze si gjuhë e huaj tek nxënësit e

klasës së tretë”

Kandidatja Udhëheqësja shkencore:

Jetmira Llolluni Prof.Ass.Dr. Laura Naka

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

2

Punimi është lekturuar nga Venis Gecaj.

DEKLARATË MBI ORIGJINALITETIN E PUNIMIT

Unë Jetmira Llolluni deklaroj se ky punim me temë “Mësimdhënia e gjuhës angleze si

gjuhë e huaj tek nxënësit e klasës së tretë” është puna ime origjinale, e cila nuk është

prezantuar më parë. Pra, punimi im nuk cenon të drejtat e asnjë autori. Ky material është

ideuar në bazë të literaturës së përdorur, e cila është përmendur dhe është cituar në

referenca.................................……..

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

3

MIRËNJOHJE

Një falënderim për të gjithë profesorët e mi në Fakultetin e Edukimit, të cilët më mësuan

kulturën e punës dhe dëshirën për të ecur gjithmonë përpara.

Mirënjohja më e thellë dhe falënderimet e pashtershme, shkojnë për udhëheqësen time

shkencore, Prof.ass.Dr.LauraNaka. Me dashamirësinë, gatishmërinë dhe mbështetjen e

saj gjithçka ishte shumë më e lehtë. Kritikat e saj profesionale ishin thelbësore në

realizimin e këtij punimi.

Gjithashtu falënderoj kolegët dhe koleget e mia për mbështetjen dhe sugjerimet e vyera

që më kanë ofruar gjatë diskutimeve në lidhje me elemente të ndryshme të punimit.

Një falënderim shumë i madh shkon për familjen time, e cila më mbështeti jo vetëm gjatë

realizimit të këtij punimi, por gjatë gjithë këtyre katër viteve të plota studime. Babit,

nënës dhe vëllait njëkohësisht u kërkoj falje për të gjitha momentet kur mund të kem

përcjellë tek ata stresin dhe ngarkesën e punës, kurse gjyshin dhe gjyshen i falënderoj për

interesimin e vazhdueshëm dhe dashurinë pa kushte që më kanë falur çdo ditë.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

4

PËRMBAJTJA

MIRËNJOHJE ………………………………………………………………… 3

ABSTRAKT…….……………………………………………………………… 6

HYRJE…………………………………..……………………………………… 7

I. HYRJE

1.1. Rëndësia e gjuhës angleze dhe kurrikula e saj ……………………............... 8

1.2. Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ………………………………… 8

1.3. Gjuha angleze si gjuhë e huaj ………..…………..…………………….…… 11

1.4. Kurrikula e gjuhës angleze …………………………..………………….…... 12

II. SHQYRTIMI I LITERATURËS

2.1. Mësimdhënësi dhe roli i tij nëmësimin e gjuhës angleze……………….…… 14

2.2. Menaxhimi i klasës dhe disiplina……………………….…………………… 15

2.3. Ambienti i mësimnxënies së nxënësit……………………………………….. 17

2.4. Planifikimi i orës mësimore………………………………………………….. 18

III. SHKATHTËSITË E MËSIMNXËNIES SË GJUHËS ANGLEZE

3.1. Rëndësia e katër aftësive kryesore në mësimin e gjuhës angleze…………… 20

3.2. Rëndësia e mësimit të leximit………………………………………………… 20

3.3. Rëndësia e mësimit të shkrimit……………………………………………….. 21

3.4. Rëndësia e mësimit të të folurit……………………………………………….. 23

3.5. Rëndësia e mësimit të të dëgjuarit…………………………………………….. 25

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

5

IV. METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES SË GJUHËS ANGLEZE

4.1. Metoda dhe strategji të ndryshme të mësimdhënies………………………… 27

4.2. Motivimi në mësimin e gjuhës angleze…………………………………….. 27

4.3. Gjuha angleze dhe metodologjia e saj……………………………………… 29

PËRFUNDIME………………………………………………………………… 31

REKOMANDIME............................................................................................... 32

REFERENCA………………………………………………………………….. 33

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

6

ABSTRAKT

Në këtë punim diplome do të trajtohet si temë mësimdhënia e gjuhës angleze për nxënësit

e klasës së tretë si dhe rëndësia e mësimdhënies efektive në procesin edukativo-arsimor.

Punimi shtjellohet në katër kapituj, ku nëpërmjet tyre synohet të sqarohet rëndësia e

gjuhës angleze jo vetëm për nxënësit e klasës së tretë, por në përgjithësi te nxënësit e

programit fillor. Përveç kësaj, synohet të shpalosen edhe strategji të ndryshme në

procesin e mësimdhënies, të cilat lidhen me udhëzime të ndryshme me motivimin,

menaxhimin e klasës dhe të shpalosen taktika të ndryshme në mësimdhënien e gjuhës

angleze, sidomos në katër aspektet e të mësuarit, siç janë: të mësuarit, të lexuarit, të

dëgjuarit dhe të folurit. Sfida me të cilën ndeshen mësimdhënësit nuk është thjesht të

realizojnë mësime cilësore dhe t’i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre

gjuhësore, por, në radhë të parë, të zhvillojnë mësime ku respektohen stilet individuale të

nxënësve duke e përdorur gjuhën angleze për zhvillimin e tyre personal dhe progesional.

Fjalët kyçe: gjuhë angleze, mësimdhënie, nxënie, mësimdhënës, metodologji, etj.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

7

HYRJE

Mësimi i gjuhëve të huaja është në qendër të arsimit duke filluar që nga niveli fillor.

Mësimi i gjuhës angleze nuk është një proces që varet vetëm nga mësimdhënësi dhe puna

e tij, por është një proces shumë më i ndërlikuar, ku rolin kryesor e zë nxënësi me tiparet

e tij, strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi i tij ndaj shkollës në

përgjithësi dhe gjuhës angleze në veçanti, por kjo nuk do të thotë që mësimdhënësi nuk

duhet të jetë i pajisur me shkathësi shumëdimensionale. Mësimi i gjuhës angleze është

paraparë si lëndë obliguese për klasën e tretë sipas Kurrikulës së Kosovës. Me kurrikulën

e re të Kosovës mësimi i gjuhës angleze është paraparë të mbahet që nga klasa e parë.

I gjithë punimi im do t’i kushtohet procesit të mësimdhënies së gjuhës angleze, e cila

është efektive jo vetëm për nxënësit e klasës së tretë, por edhe të klasave tjera të nivelit

fillor. Pra, në këtë trajtesë të studimit tim teorik do të paraqes mësimdhënien e gjuhës

angleze, rëndësinë dhe strategji të ndryshme të saj.

Së pari, kam paraqitur rëndësinë e gjuhës angleze, zhvillimin dhe etapat e zhvillimit të saj

në vende të ndryshme. Pastaj vazhdoj me kurrikulën e gjuhës angleze në Kosovë.

Së dyti, në kapitullin vijues sqarohen aspekte të rëndësishme të procesit të mësimdhënies,

duke filluar që nga menaxhimi i klasës, mënyra se si mësimdhënësi arrin të krijojë

disiplinë në klasë dhe të ketë vëmendjen e nxënësve dhe planifikimin e orëve si një

aspekt shumë i rëndësishëm,i cili ndikon në një mësimdhënie të suksesshme dhe

mësimnxënie efektive.

Së treti, shpalosim disa ide dhe aktivitete kreative në mësimin e katër aspekteve të

rëndësishme të gjuhës siç janë: të shkruarit, të dëgjuarit, të folurit dhe të lexuarit.

Së katërti,do të shpalosim metoda dhe strategji të ndryshme të mësimdhënies, të cilat

ndihmojnë në një mësimdhënie më të efektshme. Është detyrë e çdo mësimdhënësi që t’i

motivojë nxënësit sa herë që t’i jepet mundësia dhe të ftojë të gjithë që të jenë pjesë e

aktiviteteve të tij, kjo do jetë një pjesë dhe një trajtesë mjaft e rëndësishme e punimit.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

8

1.1. RËNDËSIA E GJUHËS ANGLEZE DHE KURRIKULA E SAJ

Të mësuarit e gjuhëve të huaja, sidomos e gjuhës angleze, është në qendër të arsimit

fillor. Në bazë të rëndësisë që ka gjuha angleze është paraparë të mbahet si lëndë

obliguese duke filluar që nga klasa e parë.

1.2. Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë

Nxënësit e klasës së tretë sillen rreth moshës tetë deri në dhjetë vjeç. Fëmijët tetë vjeqarë

janë kryesisht të matur me karakteristika të një adulti dhe të një fëmije. Disa nga

karakteristikat e përgjithshme të një tetëvjeçari janë:

Konceptet e tyre themelore janë të formuara. Ata kanë një pamje të qartë rreth

botës.

Ata dinë dallimin mes faktit dhe trillimit.

Ata bëjnë pyetje vazhdimisht.

Ata janë të aftë që të marin vendimet për të nxënit e tyre.

Ata kanë një pamje të qartë rreth asaj se çka duan dhe çka nuk pëlqejnë.

Ata kuptojnë se çfarë po ndodh në klasë.

Ata janë të aftë që të punojnë me të tjerët dhe të mësojnë nga të tjerët.

Sa i përket zhvillimit të gjuhës angleze, nxënësit e klasës së tretë kanë njohuritë

elementare të gjuhës. Ata janë folës të aftë të gjuhës amtare dhe janë të vetëdijshëm për

rregullat kryesore gramatikore. Nga mosha tetë deri në dhjetë vjeç nxënësit janë të aftë:

Të kuptojnë gjërat abstrakte;

Të njohin shkronjat;

Të përgjithësojnë dhe sistematizojnë.

Kjo u referohet nxënësve me aftësi të përgjithshme njohëse të gjuhës. Askush nuk ka

zbuluar një model për mësimin e gjuhës, me të cilin të pajtohen të gjithë. Disa mendojnë

se mësimi i gjuhës varet nga gjuha amtare nga faktorët emocionalë të fëmijës. Një gjë

është e sigurt: një nxënës i moshës tetë vjeçare duhet të jetë i pajisur me njohuri dhe

gatishmëri, të cilat e shpien në klasë për mësimin e gjuhës angleze.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

9

Periudha prej pesë deri në dhjetë vjeç përcillet me ndryshime dramatike te fëmijët, por

nuk mund të thuhet kur konkretisht, sepse kjo varet dhe dallon nga personaliteti i secilit.

Mosha magjike për të mësuarit e gjërave besohet të jetë diku rreth moshës shtatë apo tetë

vjeç.

Mendoni pak për një shaka që mund të tregojë dikush, katër ose pesëvjeçarët qeshin

sepse shohin të tjerët duke qeshur, ata jo gjithmonë e kuptojnë shakanë. Nëse kërkojmë

nga ata që ta ritregojnë shakanë, ritregimi i tyre nuk do ketë kuptim. Shtatëvjeçarët i

kuptojnë shakatë për të qeshur dhe i mësojnë ato përmendsh. Ata shpesh nuk e kuptojnë

pjesën kryesore të shakasë ose duhet të shtyhen drejt saj. Dhjetë dhe

njëmbëdhjetëvjeçarët I kuptojnë shakatë apo mund t’i kuptojnë ato nga situata e

paraqitur. Sistemi i gjuhës vendoset në vend për shumë fëmijë në të njëjtën mënyrë.

Çfarë rëndësie ka kjo për mësimdhënien?

Words are not enough (Fjalët nuk janë të mjaftueshme)

- Mos u mbështetni në gjuhën e folur. Shumica e aktiviteteve të gjuhës duhet të

përfshijnë lëvizjen dhe gjërave t’u jepet kuptim. Do t’ju duhet një numër i madh

objektesh dhe ilustrimesh për të punuar me to. Tregoni para tyre se çfarë doni që ata të

nxënë. Kreativiteti gjithmonë do t’i ndihmojë nxënësit që të nxënë.

Play with the language (Luani me gjuhën)

- Lejojini nxënësit që të flasin me gjuhën. Krijoni ritme, këndoni këngë, tregoni ngjarje.

Thjesht luani me gjuhën, lejojini nxënësit që të flasin pakuptim, të eksperimentojnë me

fjalë dhe me tinguj. “Let’s go – pets go”, “blue eys- blu pies”. Loja me gjuhën në këtë

mënyrë është shumë e njëjtë me fazat e para të mësimit të gjuhës dhe është një fazë

shumë natyrale në mësimin e gjuhës angleze.

Language as language (Gjuha si gjuhë)

- Shumica e nxënësve të moshës tetë vjeçare kanë informacione në gjuhën e tyre amtare.

Gjuha e folur zakonisht shoqërohet me fjalë me kuptim, me shprehje shoqërore, lëvizje

etj. Kur nxënësit fillojnë të flasin gjuhën angleze, gjuha bëhet e vazhdueshme, nxënësit

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

10

marrin libra për në shtëpi dhe i lexojnë, ndalen e mendojnë strukturën e gjuhës dhe

vazhdojnë punën. E njëjta gjë ndodh edhe me të shkruarit. Të lexuarit dhe të shkruarit

janë shumë të rëndësishme për rritjen e njohurive të gjuhës, por që të dyja marin shumë

kohë dhe kërkojnë shumë durim për t’u mësuar.

Variety in the classroom (Shumëllojshmëria në klasë)

- Përveç koncentrimit dhe vëmendjes që nganjëherë mund të jetë pjesë - pjesë,

shumëllojllojshmëria duhet të jetë një domosdoshmëri në klasë, shumëllojllojshmëri në

aktivitete, shumëllojllojshmëri në organizimin e klasës, shumëllojllojshmëri në zë. Edhe

pse disa nxënës mund të jenë të koncentruar për një kohë më të gjatë, gjithmonë duhet të

ketë shumëllojllojshmëri të punës në klasë.

Routines ( Përditshmëria)

- Nxënësit përfitojnë nga rregullat dhe të qënët familjarë me to. Gjithmonë duhet të keni

një sistem, një përditshmëri, të krijoni planin, të krijoni aktivitete. Përsëritni tregime,

ngjarje etj.

Cooperation not competition (Bashkëpunim jo garë)

- Shmangni dhënien e shpërblimeve dhe çmimeve. Disa forma të tjera të shtytjes janë

shumë më efektive.Në klasë gjithmonë krijoni një atmosferë të bashkimit. Shumica prej

nxënësve kënaqen me ndjenjën e bashkimit. Grupojini nxënësit shumë shpesh. Kjo nuk

do të thotë që të punojnë gjithmonë në grupe, por shumica e nxënësve ndihen shumë

mirë, kur punojnë në grupe. Është e rëndësishme të dimë se disa nxënës preferojnë punën

individuale.

Grammar (Gramatikë)

- Nxënësit kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mësuar gjuhën përmes lojës dhe disa

aktiviteteve të tjera, në të cilat nxënësit ndiejnë kënaqësi. Sa të mirë janë ata në gjuhën

angleze nuk varet nga rregullat gramatikore që kanë mësuar. Shumë pak nxënës janë të

aftë që të përballojnë gramatikën edhe në moshën tetë vjeç. Si mësimdhënës duhet të

shpjegoni te nxënësit rregullat, strukturat gramatikore, por gjithmonë duke shkuar te

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

11

rregullat minimale. Mënyra më e mirë për të shpjeguar gramatikë të thjeshtë është kur

një nxënës kërkon shpjegim ose kur mendoni se nxënësi do të përfitojë për të mësuar pak

gramatikë. Kjo mund të bëhet kur kontrolloni të shkruarit e ndonjërit. Shembull për

dallimin mes did she dhe does she. Nxënësit e klasës së tretë mund të pyesin për dallimin

e did dhe does pasi që të dyja përdoren për pyetje dhe, në këso rastesh, mund të

shfrytëzoni mundësinë të shpjegoni gramatikë. Është e rëndësishme se, kur nxënësit

bëjnë pyetje, sqarimet duhet të jenë të tjeshta, në mënyrë që nxënësit të marrin

informacionet e duhura dhe të përfitojnë nga shpjegimi.

Assessment (Vlerësim)

- Është shumë e dobishe që mësimdhënësi të mbajë shënime të rregullta për progresin e

secilit nxënës. Do t’u duhen edhe që të njoftoni prindërit për rezultatet e fëmijëve të tyre.

Ju gjithashtu duhet që vazhdimisht të bisedoni me nxënësit për punën e tyre .Që në fillim

kjo mund të bëhet me detaje shumë të thjeshta, të vetëdijësoni nxënësin për gjërat që nuk

i ka zotëruar shumë mirë. (Scott, Ytreberg ,1995 f.3).

1.3. Gjuha angleze si gjuhë e huaj

Ndër 4000 rreth 5000 gjuhë të botës, gjuha angleze është gjuha që përdoret më së

shumti. Si gjuhë amtare ajo renditet e dyta vetëm pas gjuhës kineze. Në anën tjetër

3000 milionë anglezë vendas gjenden në secilin kontinent. Pavarësisht racës, ngjyrës,

gjuha angleze është rritur nëpër botë dhe mbulon 1/6 e popullsisë. Gjuha angleze

është gjuhë e Bashkimit Evropian, Natos dhe është gjuha e parëzyrtare, e cila përdoret

në sported internacionale dhe në muzikën “Pop”. Në të vërtetë më shumë se 60% e

radiove dhe programeve janë në gjuhën angleze, por është edhe gjuha e 70 për qind e

shkëmbimeve postare elektronike në gjithë botën. Parë nga ky pozicion, para 400

vjetësh, gjuha angleze ishte vetëm një dialekt i njohur pak në Anglinë Jugore e që sot

është rritur në gjuhën me ndikimin më të madh në botë (Broughton, Brumfit, Flavell,

Hill, Picas, 2003, f.1).

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

12

Gjuha angleze është një gjuhë, e cila bën pjesë në të gjitha shtetet evropiane. Në bazë

të disa statistikave, për shumicën e familjeve, të mësosh një gjuhë të huaj do të thotë

të mësosh gjuhën angleze. Është për të ardhur keq se si ky mbizotërim i hedh në

prapaskenë sidomos 12 gjuhët e Komitetit Evropian, të cilat duhet të krijojnë lidhjet

me partnerët e tyre qofshin kulturore apo ekonomike. Një numër i madh i materialeve

gjuhësore gjenden në gjuhën angleze si në filmat, sportet, pastaj fjala “sandwich”, e

cila është pjesë e shumicës së gjuhëve (Brewster,Ellies, Girard, 1992, f.25).

Një arsye tjetër, e cila shfaq dëshirën për të lexuar në gjuhën angleze, është se

shpërndarja globale e letërsisë ka paraprirë shpërndarjen e gjuhës anglze. Në gjuhën

angleze janë të shkruara shumë kryevepra të letërsisë botërore, siç ka thënë edhe

Volteri: “Është e para ndër gjuhë, e cila zotëron numrin më të madh të veprave të

shkëlqyera” ( Broughton, Brumfit, Flavell,Hill & Pincas , 2003).

Pse duhet të mësohet një gjuhë e huaj në shkollën fillore?

Mësimi i gjuhës së huaj bëhet për arritje të kënaqësisë, dhe arritje profesionale më

vonë. Të mësuarit në shkollën fillore nuk është i strukturuar dhe i ashpër si në

shkollën e mesme. Një vit i të mësuarit në shkollën fillore nuk është i njëjtë me atë të

shkollës së mesme. Arsyeja më e madhe për të filluar për të mësuar një gjuhë në

shkollën fillore është padiskutim fakti që fëmijët e vegjël kanë aftësi më të madhe në

të kuptuarit dhe të imituarit e asaj se çfarë dëgjojnë. Qëllimet e të mësuarit të gjuhës

së huaj duhet të paraqiten në mënyrë atraktive te fëmijët duke u munduar të mos jeni

shumë ambiciozë dhe jorealë. Objektivi nuk është gjithmonë që mësimi të fillojë sa

më herët, por në mënyrë sa më të arsyeshme të përgatiten gjuhësisht, psikologjikisht

dhe në mënyrë kulturore. Qëllimi kryesor është që gjithmonë t’i përgatitim ata për

përfitimet që do t’i marin më vonë. (Brewster, Ellies, Girard, 1992)

1.4. Kurrikula e gjuhës angleze

Fëmijët e shkollës fillore mësohen që të përballen me jetën e shkollës, mësojnë të

lexojnë, të shkruajnë, të përvetësojnë koncepte të thjeshta si numra, figura deri te

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

13

konceptet komplekse. Kjo paraqet një sfidë emocionuese për mësimdhënësit.

Shumica prej tyre mendojnë si të krijojnë një mjedis efektiv për nxënësit që mësojnë

gjuhën angleze. Është e nevojshme për të zbuluar mënyra për aktivitete të cilat janë

motivuese, interesante, të cilat, në të njëjtën kohë nxisin mësimin e gjuhës angleze.

Një mënyrë shumë e mire është të bëhet lidhja me lëndët e tjera.

Mësuesit e gjuhës angleze në shkollat fillore mund të jenë të dy llojesh: të parët janë

diplomuar në mësimdhënie, por që nuk janë të diplomuar në Gjuhën Angleze. Të

dytët janë të diplomuar për Gjuhën Angleze, por nuk janë të familjarizuar me

edukimin fillor. Është e rëndësishmë që mësimdhënësit duhet të kenë aftësi në të dy

fushat.

Zonat më të përshtatshme të kurrikulës të cilat përdoren për të zhvilluar gjuhën

angleze janë:

Matematika: numrat, llogaritje,matje, tregimii orës.

Shkenca: kafshët, hapësira planetare, rritja e bimëve.

Histori: koha e shkuar, kafshët parahistorike.

Gjeografia dhe Mjedisi: sportet, lojërat, përdorimii hartës dhe atlasit, moti dhe

klima.

Art Figurativ: vizatime, ngjyrosje, përgatitja e figurave dhe posterave.

Muzikë: këngë, dramatizime, etj (Brewster, Ellies, Girard 1992, f.45).

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

14

2.1.MËSIMDHËNËSI DHE ROLI I TIJ NË MËSIMIN E GJUHËS ANGLEZE

Çfarë është një mësimdhënës i mirë sipas Jeremy Hammer? (1998, f.1,2). Disa nga

përgjigjet që ai kishte marrë gjatë disa intervistave ishin:

Ata duhet t’i bëjnë leksionet interesante, që të mos mërziteni me to.

Një mësimdhënës duhet ta dojë punën e tij. Nëse ai/ajo ndien kënaqësi, atëherë

edhe leksionet do të jenë më interesante.

E pëlqej mësimdhënësin që ka një personalitet në vetvete, që nuk fshihet para

nxënësve kështu që ai/ajo jo vetëm që është mësues, por është edhe personalitet

mbi të gjitha.

Pëlqej mësimdhënësin që ka njohuri të përgjithshme, jo vetëm në lëndën e tij.

Një mësimdhënës i mire është “zot shtëpie ne klasë” jo në kuptimin negativ, por

në kuptimin pozitiv.

Shumë njerëz janë dakord për aftësitë që duhet të ketë një mësimdhënës. Një

mësimdhënës nuk mund të ketë zotërime të mira të gjuhës angleze, por kupton nga ajo se

si nxënësit mendojnë dhe mësojnë ose një mësimdhënës tjetër i cili flet një anglishte të

rrjedhshme, por që nuk ka aftësi në mësimdhënien e gjuhës angleze. Qëllimi është që

mësimdhënësi t’i kombinojë këto të dyja në mësimdhënie. Dy mënyra shumë të

rëndësishme që mësimdhënësit pa aftësi të mëdha të gjuhës angleze mund t’i zhvillojnë

janë:

Parapërgatitja e orës

-Mësimdhënësi duhet t’i shikojë aktivitetet që ka planifikuar të mbajë dhe të

familjarizohet me fjalorin dhe fjalitë që do të përdoren në orën e mësimit. Ky lloj prove

është shumë efektiv.

Bashkëpunimi me mësimdhënësit e tjerë

- Është ide shumë e mirë që të bëni takime me mësimdhënësit e gjuhës angleze. Mund të

bëni takime kohë pas kohe, p.sh. një herë në muaj që të diskutoni për leksione apo për

shkëmbim idesh (Brewster, Ellies, Girard 1992, f.130)

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

15

2.2. Menaxhimi i klasës dhe disiplina

Menaxhimi i klasës ka një efekt shumë të rëndësishëm në atmosferen e saj dhe në sasinë

e të mësuarit, në të cilën bëjnë pjesë disiplina dhe kontrolli i klasës. Mjedisi më i

përshtatshëm për të mësuar është klasa në të cilën mësimdhënësi është i vendosur, i

sjellshëm, i dashur dhe mbështetës. Nxënësit shumë shpejt bëhen të vetëdijshëm kur një

mësimdhënës është në kundërshtim me standardet e tyre ose kush mban rregull e

disiplinë përmes shakave e talljeve e kush nga sforcimet e detyrimet. Kjo e fundit mund

të shpjerë në nxënës pasivë që janë të shkelur, në të cilën ne duam që nxënësit të përdorin

gjuhen angleze lirshëm dhe në mënyrë aktive. Në anën tjetër në një klasë me pak ose

aspak disiplinë mund të shkaktohet kaos ku nuk arrihet që të mësohet asgjë. Stili i

mësimdhënies për secilin mësimdhënës është personal dhe zhvillohet me anë të përvojës.

Ekzistojnë edhe disa elemente, të cilat ndikojnë në disiplinën dhe kontrollin e klasës si:

shkalla e zhurmës, numri i nxënësve. Në disa klasa nxënësit mund të lëvizin lirshëm

nëpër klasë ose mund të japin përgjigje pa e ngritur dorën. Mësimdhënësit duhet të

mendojnë në mënyrë të kujdesshme se çka konsideroni sjellje të papërshtatshme te

nxënësit dhe hapat që duhet të ndërmerrni kur nxënësit i kalojnë kufijtë e vendosur.

Krijimi i raporteve të mira me nxënësit në klasë është thelbësore për një mësimnxënie

efektive. Mësimdhënësi duhet të vendosë shembuj të mirë duke komentuar punën e mirë

të bërë nga nxënësit, duke ofruar ndihmë te nxënësit, pret për qetësi para se të fillojë me

leksione apo me ndonjë aktivitet. Numri i rregullave duhet të vendoset herët në klasë dhe

të zbatohen me përgjegjshmëri. Numri i rregullave nuk duhet të jetë shumë i madh dhe

gjithmonë duhet që rregullat të sqarohen para nxënësve. Kjo bën që nxënësit të

inkurajohn për sjellje të mira dhe shoqërore. Nxënësit e klasave më të larta mund të

përfshihen që ata vetë të krijojnë rregulla të tilla dhe mbetet që mësimdhënësi t’i miratojë

ato.

Lavdërimi dhe inkurajimi janë shumë të rëndësishme në atmosferën e klasës dhe shfaqin

modele të mira para nxënësve, ku komentet negative, ngacmiment dhe bullizmi nuk kanë

vend. Gjithashtu ndjenja e dështimit dhe rënia e vetëbesimit ndikon jashtëzakonisht

shumë në gjendjen e nxënësit. Mësimdhënësi gjithmonë duhet të përpiqet që të gjeje një

fushë në të cilën nxënësit janë më të mirë p.sh njëri mund të jetë më i mirë në vizatim,

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

16

tjetri për bukurshkrimin, tjetri për tregimin e bukur që u bën ngjarjeve, tjetri nga ndihma

që u ofron të tjerëve.

Kur mësimdhënësi hyn në klasë është e natyrshme që nxënësit të bisedojnë mes vete deri

në momentin kur mësimdhënësi fillon me leksionet. Nëse dëshironi që të fitoni vëmendje

të menjëhershme nga klasa ndiqni këta shembuj:

Kërkoni vëmendjen me anë të disa fjalëve p.sh Right ose duke përplasur duart.

Jepni disa udhëzime të shkrurtra gojore të tilla si Put down your pens and listen.

Përmend emrat e nxënësve qëpo krijojnë zhurëm: Jules, stop talking please. Sapo

nxënësit të qetësohen fillo me leksionet.

Një mënyrë tjeter shumë efektive është qëndrimi në këmbë i heshtur deri sa të

largohet zhurma.

Në momentin kur fillon mësimi dhë nxënësit po punojë në detyrat që keni

vendosur, gjithmonë duhet të krijoni një listë dhe të shënoni rezultatet:

A mos ishte detyra shumë e vështirë ? Dhënia e udhëzimeve a ishte e qartë dhe a

kishin ata një model të detyrave për të ndjekur?

A mos ishte detyra shumë e mërzitshme dhe mekanike?

A mos ishte detyra shumë e lehtë ? Nxënësit kanë bërë detyra të tilla më parë dhe

përfundojnë detyrën shumë më shpejt.

Kur aktivitetet e gjuhës angleze janë në një nivel të gabuar ose janë shumë mekanike,

nxënësit bëhen shumë të frustruar dhe të zhurmshëm. Gjithmonë duhet të lëvizni nëpër

klasë të kontrolloni nevojat dhe aftësitë e nxënësve. Kur përgatitni planin, gjithmonë

duhet të mendoni për disa aktivitete shtesë për nxënësit më të shpejtë. Nëse nxënësit

punojnë punë në çifte apo në grupe, atëherë është e natyrshme që të ketë zhurmë.

Shumica e mësimdhënësve e konsiderojnë të arsyeshme derisa është “zhurmë pune”.

Zakonisht kërkohet nga nxënësit që të ngrenë duart kur duan të flasin. Kjo është një

mënyrë shumë e mirë që të mënjanohet zhurma, por, nëse aplikohet në mënyrë shumë

rigoroze, atëherë ajo e dëmton spontanitetin, natyralitetin dhe entuziazmin e nxënësit.

Mësimdhënësi duhet të mendojë rreth asaj se kur nxënësit duhet të ngrenë dorën që të

flasin. Një gjë është e sigurt: nxënësit duhet të jenë të lirë në klasë.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

17

Menaxhimi i kohës

- Mësimdhënësit e rinj pa përvojë e kanë pak të vështirë në planifikimin dhe menaxhimin

e kohës. Është shumë e rëndësishme që secili aktivitet dhe secila pjesë e orës të

përfundojë në kohë të paracaktuar. Gjatë përfundimit të orës gjithmonë duhet të keni

parasysh disa rregulla:

Mos e përfundoni në mes të aktivitetit.

Më mirë të përfundohet puna pak më heret se sa më vonë, sepse është më e lehtë

të plotësoni minutat e mbetur duke kënduar një këngë apo me lojë.

Nëse doni të jepni detyra shtëpie merni kohën e mjaftueshme për ta bërë atë,

asnjëherë mos e bëni në minutat e fundit të orës pa u sqaruar mirë udhëzimet e

duhura.

Gjithmonë jepni mbështetje dhe lavdërime rreth asaj se çka nxënësit mësojnë

në klasë (Brewster, Ellies, Girard 1992, f. 131)

.

2.3. Ambienti i mësimnxënies së nxënësit

Ambienti i mësimnxënies është një element shumë i rëndësishëm i fakorëve fizikë që

ndikon në të nxënit e tij. Në grupin e faktorëve fizikë bëjnë pjesë ata faktorë që

ndikojnë në zotërimin e përmbajtjes së lëndëve mësimore. Në grupin e faktorëve fizikë

bëjnë pjesë: klasa, e cila duhet të jetë e pajisur me mjete dhe orendi të nevojshme, drita,

temperatura, ajrosja, shkalla e ulët e zhurmës. Të gjithë këta faktorë janë të lidhur më

procesin e të nxënit.

Drita e dhomës së të nxënit

Të nxënit e përmbajtjeve varet shumë nga sasia e ndriçimit dhe cilësia e saj. Ky është

një element shumë i rëndësishëm që ndikon në të nxënit e suksesshëm. Kur dhoma

është vazhdimisht e pastër e muret janë të lyera me ngjyra të ftohta pastel dritësimi

natyrorë, ka një efekt më të madh. Natyrisht dritësimi natyror sigurohet lehtë, sidomos

gjatë ditëve të kthjellëta.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

18

Temperatura dhe ajrosja e dhomës së të nxënit

Sipas rezultatit të gjurmimeve është konstatuar se temperatura mesatare është prej

18-24◦C. Temperatura mbi këtë nivel e vështirëson dhe e pengon nxënësin në procesin

e të nxënit. Në të vërtetë temperatura mbi këtë nivel e pengon më shumë se sa

temperatura nën këtë nivel. Gjithashtu edhe ajrosja e klasës dhe sigurimi i mjaftueshëm

i ajrit është kusht për funksionimin e rregullt të qelizave dhe të organeve në sistemin

nervor. Klasa, drita, temperatura, ajrosja janë faktorë të rëndësishëm por të nxënit varet

edhe nga faktorë të tjerë, qoftë fizikë apo psikologjikë. (Garo, 2013, f.21).

2.4. Planifikimi i orës mësimore

Sipas Wilga Rivers “Planifikimi nuk është punë e çastit, por është një progres i

vazhduar, i cili përforcon të mësuarit e drejtë.” Libri i mësimdhënësit mund të

përmbajë detaje për planifikimin, cilat pika do të mësohen, pjesët e ndryshme të orës

dhe sugjerime për mësimdhënien e orës. Sidoqoftë ju mund të preferoni rrugë të tjera

alternative, jo ato që janë në librin e mësimdhënësit. Gjithmonë jeni të gatshëm që të

largoheni nga plani kur kërkesat e nxënësve nuk përshtaten me planifikimin e

përgatitur. Sidoqoftë ju gjithmonë duhet të planifikoni orët tuaja duke i’u përshtatur

kontekstit të të mësuarit. Para secilës orë është e rëndësishme të dini se cilat janë

qëllimet tuaja, çfarë prisni nga nxënësit dhe të keni parasysh që secila orë të ketë

lidhshmëri me orët e të tjera të kaluara.

Topic-based (Tema themelore)

Fillimisht duhet të bëhet prezantimi i temave të reja për nxënësit. P.sh.

qëllimi i një ore mësimore është që të mësohen emrat e kafshëve.

Activity-based (Aktivitetet themelore)

Temat në gjuhën angleze mund të prezantohen edhe përmes aktiviteteve të

ndryshme të tilla si lojërat, përmes krijimit të gjërave, vizatimeve etj.

Functionally-based (Funksionet themelore)………………………………………

Qëllimi i orës mund të jetë të përshkruajnë objekte apo gjëra të ndryshme.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

19

Skills-based (Aftësitë themelore)..............................................................

Qëllimi i orës mund të jetë praktikimii të dëgjuarit ose i të folurit.

Kur janë të qarta qëllimet e një ore mësimore, është e rëndësishme që jo vetëm ju të

shfaqni aftësitë që do të prezantoni në të mësuarit, por edhe atë se çfarë nxënësit do

mësojnë nga ora mësimore. Lejoni disa kohë pas orës që të shikoni rezultatet e

planifikimit të orës. Gjithmonë duhet të jeni të sinqertë me vlerësimet tuaja.

Shprehjet të tilla si: “mendoj se shkoi mirë” apo “ora ishte e suksesshme” nuk

tregojnë asgjë për ju, gjithmonë fokusohuni më thellë te çështja. Këto janë disa

pyetje që mund t’ia parashtroni vetes.

A i arrita qëllimet e synuara? Nëse jo, pse?

A shkoi rrjedhshmëria e orës sipas planifikimit?

Si e bëra kalimin nga një pjesë e orës tek tjetra?

A isha i përpiktë me kohën?

A u kënaqën nxënësit gjatë mësimit?

A mësuan nxënësit atë që kisha për synim?

A kishte ndonjë problem? Nëse po, çfarë?

Çfarë duhet të ndryshoj në orët tjera?

Çfarë bëra më mirë tani se orët e kaluara?

Këto janë disa sugjerime të tjera që të mund të vlerësoni shkallën e suksesit në

klasë.

Bëni video apo regjistrime me zë.

Kërko nga nxënësit që të bëjnë komente rreth rrjedhshmërisë së orës.

Nëse është e mundur, fto një kolegë në orën tënde, duke kërkuar që të

shprehë mendimet për rrjedhshmërinë e orës dhe gjërat që mund të

përmirësohen (Brewster, Ellies, Girard, 1997, f.146).

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

20

3.1. RËNDËSIA E KATËR AFTËSIVE KRYESORE NË GJUHËN

ANGLEZE

Mësimi i gjuhës së huaj nuk nënkupton vetëm mësimin e një aftësie të ndarë siç mund të

jetë mësimi i leximit apo i shkrimit, por të katër aftësive. Se cilat janë këto katër aftësi

dhe cila është rëndësia e tyre do ta shohim më poshtë:

3.2. Rëndësia e mësimit të leximit

Mësimi i leximit i gjuhës angleze te nxënësit është i një rëndësie të veçantë, sepse gjuha

angleze shkruhet ndryshe dhe lexohet ndryshe. Leximi i teksteve në gjuhën angleze shfaq

mundësi të mira që nxënësit të studiojnë gjuhën edhe mëtej të tilla si fjalori, gramatika,

shqiptimi (Hammer, 1998, f.68).

Të lexuarit bën që të njihemi me fjalën dhe ta kuptojmë atë. Rruga kryesore në të cilën

nxënësit mësojnë si të lexojnë është vetëm përmes leximit. Leximi i fjalive i ndihmon

nxënësit që të njohin fjalë të reja, sepse ata mund të supozojnë për kuptimin e tyre nga

konteksti I fjalisë. Është e rëndësishme që nxënësit të praktikojnë leximin dhe të kuptojnë

thelbin e fjalisë që në faza të hershme.

Kur nxënësit fillojnë të lexojnë fjalë të panjohura, duhet që shkronjat t’i lexojnë një nga

një duke bërë lidhjen mes tyre. Në gjuhën angleze kjo është paksa e vështirë, sepse lidhja

mes shkronjës dhe shqiptimit është pak më e komplikuar. Për shembull: fjalët; by, buy,

fight, lie kanë pothuajse shqiptime të njëjta edhe shkronja “e” ka shqiptime të ndryshme

në fjalët yet, father, be, pale. Ekzistojnë rreth 200 rregulla të tilla dhe ne nuk i’a mësojmë

nxënësit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nxënësit bëhen më të vetëdijshëm rreth tyre në

mënyrë spontane.

Njohja me fjalët (shiko dhe thuaje) në fazat e hershme të mësimit të leximit është shumë

e rëndësishme që fillimisht nxënësit të njihen me fjalën. Një mënyrë shumë e thjeshtë për

ta bërë këtë është të shkruash fjalën në një pankartë. Ngrije pankartën para nxënësve dhe

thuaje fjalën, kërko nga ata që të bëjnë të njëjtën gjë. Vazhdo të njëjtën edhe me pankarta

të tjera. Përdorimi i pankartave mund të ketë ndikim më të madh në klasë, fjalët janë më

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

21

të qarta dhe janë më atraktive, sesa të shkruara në tabelë. Gjithashtu nuk marin shumë

kohë për përgatitje dhe mund të shfrytëzohen përsëri.

Shiko dhe bëje shfaq një demonstrim tjetër para nxënësve, në të cilin do të na duhen dy

pankarta, duke i shfaqur para nxënësve edhe e bejmë leximin e tyre pastaj kërkojmë nga

nxënësit që të veprojnë sipas fjalisë (Put your hands on your desk), kërkojmë që të

veprojnë sipas fjalisë. Ky aktivitet është pothuajse i njëjtë me “shiko dhe thuaje“ vetëm

se kanë para tyre fjalitë cilat duhet ti aplikojne me gjeste (Doff, 1999, f.105).

Përveç këtyre dy formave ekzistojnë edhe disa forma të tjera që nxënësit të mësojnë dhe

që mësimdhënësit të kuptojnë se a po i kuptojnë: për shembull të kërkojmë që të lidhin

fotografi me fjalët përkatëse, t’i plotësojnë fjalitë e pakompletuara etj.

3.3. Rëndësia e mësimit të shkrimit

Arsyeja e të mësuarit të shkruarit në gjuhën angleze përfshin zhvillimin e gjuhës, stilin e

të mësuarit dhe më e rëndësishmja shkrimi është një aftësi në vetvete. Si shumë aspekte

të tjera të mësimit të gjuhës angleze mënyra e të shkruarit që paraqesim para nxënësve

varet nga mosha, interesimet dhe nga niveli i njohurive. Ne mund t’u japim fillestarve të

shkruajnë ndonjë poemë, ne sigurisht ne nuk mund të kërkojmë nga ata qe të shkruajnë

raporte në planet e qytetit (Hammer, 1998, f.80). Shkruarja e fjalëve të reja ndihmon

nxënësit që të kujtojnë atë, të shkruarit bëhet në mënyrë më të kujdeshme dhe më të

ngadalshme se sa të folurit, të shkruarit bën që nxënësit të fokusohen tek fjala (Doff,

1999 f.148).

Shkruaje një fjalë në tabelë, kërko nga nxënësit ta shkruajne te njëjtën:

Ana goes to school by bus. Ky aktivitet është tërësisht në mënyrë mekanike. Nxënësit e

kopjojnë fjalinë pa e kuptuar fare kuptimin e saj. Për shkak se është kaq mekanike, nuk

shfaq interes tek nxënësit. Nxënësit në asnjë mënyrë nuk e përdorin imagjinaten dhe

mendimin kritik. Mësimdhënia gjithmonë duhet të bëhet në atë mënyrë që të zgjohet

kërshëria tek nxënësit………………………………………………………………………………..

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

22

- Ana_________ by bus ose Ana goes to school ______. Lejojini nxënësit që ata vetë të

shkojnë te përgjigja................................................................................................................

-Një mënyrë tjeter është duke i shkruar fjalët kryesore në tabelë p.sh Ana- school- bus,

nxënësit përpiqen që të shkruajnë gjithë fjalinë.…………………………………………

- Vizato një figurë që përfaqëson fjalinë:

- Këto aktivitete në të cilat nxënësit kanë gjasa që të bëjnë gabime por më e mira

është se ata mendojnë se çfarë po shkruajnë ( Doff,1999,f.149).

Diktim

1. Për të dallur përparimin e nxënësve, një formë shumë e mire është diktimi, një pjesë

të një teksti me tre deri në katër rreshta. Mesimdhënësi fillimisht lexon të gjithë tekstin

pastaj ndalet tek fjalët duke lexuar një nga një.

2. Aplikimi i diktimit ka disa përparësi dhe disa të meta.

Përparësitë:

● Nxënësit rritin shkallën e fokusimit dhe koncentrimit.

● Mësimdhënësi ka nxënësit në kontrollë dhe është një teknikë e përshtatshme për

numrin e madh të nxënësve në klase.

● Një element tjeter shumë i rëndësishëm është se diktimi përveç që zhvillon të

shkruarit, zhvillon edhe të dëgjuarit.

Të metat:

● Aplikimi i diktimit si teknikë merr shumë kohë , sidomos nëse diktimi korrigjohet fjalë

për fjalë.

● Diktimi nuk zhvillon aftësitë e të shkruarit , nxënësit nuk paraqesin idetë e tyre në të

shkruar. Aftësia kryesore që zhvillohet është shqiptimi.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

23

Një alternativë shumë e mirë e diktimit, e cila zhvillon aftësitë e të shkruarit dhe të

dëgjuarit është që nxënësit të dëgjojnë një tekst dhe pastaj ta shkruajnë atë duke përdorur

fjalët kyçe. Duke i krahasuar këto dy teknika vërejmë që,tek i pari, nxënësit duhet të

dëgjojnë me kujdes që të kuptojnë fjalën, ndërsa tek e dyta nxënësit duhet të mendojnë se

çfarë po shkruajnë dhe si të ndërtojnë fjalinë (Doff,1999, f.152).

3.4. Rëndësia e mësimit te te folurit

Shumica e fëmijëve e barazojnë të mësuarit e gjuhës kur ata fillojnë të zotërojnë aftësi në

të folur, me sa duket ata mendojnë se mësimi i gjuhës amtare ishte i lehtë dhe presin të

njëjtën nga gjuha e huaj. Ata duan rezultate të menjëhershme dhe mezi presin t’u tregojnë

familjarëve apo shokëve se ata dinë të flasin gjuhën angleze. Në një sondazh të bërë në

Francë, kur disa fillestarë të gjuhës u pyetën se çfarë shpresonin të ishin në gjendje të

bënin me gjuhen angleze deri në fund të vitit, ata u përgjigjën kështu:

Dua ta flas.

Dua ta flas shumë mirë.

Dua ta kuptoj mirë dhe të përgjigjem pa hezitim.

Dua të kem komunikim me njerëzit anglezë.

Këto komente paraqesin motivim të madh për të mësuar. Nëse fëmijët janë të mbushur

me motivim, atyre duhet t’u jepet mundësia që të flasin gjuhën sa më shpejtë dhe sa më

shumë që është e mundur, të ndihen se kanë përparime dhe t’i largojnë dëshpërimet.

Ekzistojnë disa bashkëtingëllore, të cilat nuk janë në gjuhën tonë amtare, por këto nuk

paraqesin shumë probleme edhe pse disa prej tyre mund të jenë më të komplikuara se

disa të tjera. Është shumë e rëndësishme që te shqiptimi të demonstrohet dhe të

shpjegohet se çfarë po ndodh me buzë, gjuhën dhe dhëmbët. Zanoret kanë tendencë që të

paraqesin më shumë problem, përsëri mësimdhënësi duuhet të demonstrojë p.sh. nëse

goja është e hapur apo e mbyllur nëse buzët janë të mbledhura apo jo.(Brewster, Ellies,

Girard, 1992, f.85)

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

24

Është e rëndësishme që nxënësit të fillojnë mësimet e tyre me disa koncepte të thjeshta,

si: numrat, ngjyrat. Mësimet e para, kryesisht fokusohen në të mësuarit e përshendetjeve

dhe prezantimit, për shembull: “Hello! What’s your name?, My name is… , This is…

Shumica e programeve të gjuhëve fillojnë me nje leksion për të kuptuar nxënësit pse po

mësojnë gjuhen angleze. Për shembull ata pyeten për njerëzit e famshëm që flasin gjuhën

angleze, ku flitet gjuha angleze nëpër botë e kështu me radhë. Ata gjithashtu pyeten për

fjalët që dinë në gjuhen angleze të tilla si hamburger, sandwich, tennis, football, hotel,

taxi, television etj. Vëmendja e tyre përqendrohet në shiptimin e këtyre fjalëve dhe

krahasimi me gjuhën e tyre. Kjo do jetë një hyrje shumë efektive dhe qëllimii kësaj është

që të rritet besimii nxënësit, ndërtimi i vetëbesimit, duke i bërë ata të kuptojnë se sa

shumë dinë tashmë (Brewster, Ellies, Girard, 1992, f.64).

Gjuha e fillestarëve të rinj përbëhet nga:

Përshëndetje të thjeshta: Hello, How are you, Thank you, And you ?

Shprehje shoqërore: Did you have a nice weekend? Have a nice weekend

Shprehje të përditshme: What’s the date? What’s the weather like today?

Gjuha në klasë: Listen. Repet. Sit down. Work in pairs. Be quiet!

Kërkim lejeje: Do të ishte shumë efektive nese mësimdhënësi përgatit pesë ose

gjashtë pankarta me kërkesa të tilla si: Can I/ May I go to the toilet? Can I clean

the board? Can I wash my hands? etj. Vendosi këto afër tabeles në klasë dhe çdo

herë kur nxënësi kërkon diçka e mer pankarten dhe kërkon për leje. Kjo kombinon

të lexuarit me të folurit.

Strategjitë e komunikimit: Nëse dëshironi që nxënësit tuaj të përdorin gjuhën

angleze sa më shumë që te jetë e mundur, përdorni gjithmonë shprehje që nxisin

komunikim te nxënësit të tilla si: Can you say that again, please? How do you

say… in English, please ? What does… mean, please? I don’t understand! Can I

have a … please?

Duke e dëgjuar gjuhën vazhdimisht nxënësit kuptojnë se mund të parashtrojnë pyetje dhe

kërkesa . Shumë shpesh nxënësit do t’i dëgjojmë duke u treguar nxënësve tjerë që të

mbajnë qetësi nëse po pershpërisin me dikë, të dëgjojnë nëse po lëvizin nëpër klasë.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

25

Një mënyrë shumë e mirëështë që nxënësit të regjistrojnë vetën e tyre dhe të dëgjojnë atë.

Për shembull, ritregimi i një ngjarjeje mund të regjistrohet dhe pastaj të dëgjohet. Për

shumicën e nxënësve, ky aktivitet është shumë motivues dhe i ndihmon aty që të jenë të

vetëdijshëm për disa struktura, fjalorë dhe shqiptim si ritmi, intonacioni dhe vibrimii zërit

.(Brewster, Ellies, Girard, 1992, f.67).

3.5.Rëndësia e mësimit të të dëgjuarit

Një element shumë i rëndësishëm është që nxënësit të dëgjojnë thekse të ndryshme të

gjuhës angleze perveç zërit të mësueses. Në botën e sotme ata kanë nevojë të

ekspozohen para thekseve të ndryshme si Amerikan, Anglez, Australian, Anglishtja

Indiane, apo Anglishtja e Afrikaneve perendimorë (Hammer,1998,f.96). Nëse

mësimdhënësi përdor sa më shumë gjuhën angleze në klasë nxënësit janë më në kontakt

me të. Është e preferueshme që mësimdhënësi udhëzimet, shpjegimet t’i bëjë në gjuhën

angleze. Nuk mund të zhvillohen aftësitë e të folurit pa e pasur të zhvilluar aftësinë e të

dëgjuarit, nxënësit duhet të kuptojnë se çfarë po bisedojmë me ta. Ëshë shumë e

rëndësishme që nxënësit të zhvillojnë aftësitë e të dëgjuarit duhet të dëgjojnë shumë

gjuhën angleze në shpejtësi normale. Nxënësit duhet të kenë sa më shumë ekspozim me

gjuhën angleze atyre duhet t’ju jepen sa më shumë mësim dhe raste që të dëgjojnë

gjuhën angleze. Në jetën e përditshme ekzistojnë dy mënyra të dëgjimit: dëgjimi I

rastësishëm ne shpesh dëgjojmë gjëra për të cilat nuk jemi të koncentruar, shembuj të

këtij dëgjimi janë: të dëgjuarit në radio derisa jemi duke bërë detyra shtëpie, Zakonisht

ne nuk dëgjojmë me shumë vëmendje për gjëra që nuk na interesojnë dhe si pasojë e

kësaj ne nuk kujtojmë shumë nga ajo se çfarë kemi dëgjuar. Lloji i dytë i të dëgjuarit

është dëgjimi i përqendruar në këtë lloj ne dëgjojmë që të marim informacionin që

duam. Shembuj të këtij dëgjimi janë: të dëgjuarit e lajmeve, të dëgjuarit kur dikush

shpjegon për rregullimin e ndonjë mekanizmi. Zakonisht në klasë përqendrohet

vëmendja tek të dëgjuarit e llojit të dytë, nga nxënësit presim që të dëgjojnë me

vëmendje dhe të kenë mundësi që të shpjegojnë atë që kanë dëgjuar.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

26

Përdorimii CD-ve,përdorimii kasetave u jep nxënësve mundësi që të dëgjojnë lloje të

ndryshme të zërit përveç atyre të mësimdhënësit. Nxënësit të cilët kanë dëgjuar gjuhën

vetëm nga mësimdhënësi, zakonishtkanë vështirësi në të kuptuarit e fjalëve nga personat

e tjerë. Kur ne flasim me dikë “fytyrë për fytyrë”, gjestet, lëvizjet e buzëve na ndihmojnë

shumë në aspektin e dëgjimit dhe kuptimit (Doff,1998,f.204).

Këto janë disa sugjerime për zhvllimin e dëgjimit të gjuhës angleze:

Dëgjoni sa më shumë radio dhe shikoni televizion me programet që preferoni më

së shumti.

Bëni regjistrime të zërit (mos harroni të merni leje fillimisht).

Shfaqni titrat kur shikoni një film në gjuhën angleze.

Shkëmbeni zërin apo libra me miqtëtuaj. (Brewstr, Ellies, Girard, 1992,f.202)

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

27

4.1. METODA DHE STRATEGJI TË NDRYSHME TË MËSIMDHËNIES

Mësimdhënia e gjuhës angleze parashtron pyetje të ndryshme rreth llojeve të ndryshme të

metodave që mund të përdoren në klasën e tretë apo në klasa të ndryshme në përgjithësi.

4.2. Motivimi në mësimin e gjuhës së huaj

Ka shumë raste kur nxënësit nuk kanë aspak motivim personal siç ndodh zakonisht ne

shkolla, mësimdhënësit duhet të zgjedhin tema ose aktivitete që shfaqim motivimin

brenda një periudhe shumë të shkurtër. Nëse një aktivitet mund të stimujojë interese dhe

përfshirje në dhjetë minutëshin e ardhshëm të orës nxënësit mund të mësojnë diçka.

Suksesi dhe kënaqësitë janë faktor kyç të cilët mbështesin motivimin. Nëse nxënësit

ndiejnë sa kanë arritur diçka me përpjekjet e tyre individuale ata do te jenë të gatshëm që

të marin pjesë radhën tjetër. Inkurajimi ndihmon që të rritet motivimi.

Nganjëherë nxënësit fitojnë vetëbesim dhe kënaqësi nga aktivitetet si përsëritja e fjalëve

pas mësimdhënësit. Me këtë rast gjithmonë nëpër orë kaloni kohë duke bërë aktivitete.

Nxënësit veçanërisht kënaqen duke mësuar këngë, poezi ose edhe dialogë fjalë për fjalë.

Adoleshentët mendojnë se kjo i ndihmon që të përvetësojnë shqiptimin e tyre. Kjo u

ndihmon atyre që të njihen me tinguj të rinj dhe modele të intonacionit të cilat e rritin

besimin e tyre mbi karaktristikat fonetike. Ekspozimi, përdorimi dhe motivimi janë tri

kushte themelore për mësimin e një gjuhe. Njëra pa të dytat apo dy pa të tretën nuk do të

jenë te mjaftueshme (Willis,1996,f.14)

Ekzistojnë disa aktivitete në klasë, të cilat motivojnë nxënësit në klasë. Kjo ndikon që

nxënësit të relaksohen dhe të marrin një pushim të shkurtër. Janë disa lojëra të shkurtra të

cilat mund të luhen në klasë. Kjo i qartëson mendjet e tyre dhe i motivon ata të jenë të

fokusuar për orën e ardhshme mësimore.

Kur është koha e përshtatshme për aktivitete të tilla?

Janë disa arsye që ndikojnë në shpërqendrimin e nxënësve. Ata thjesht janë të

shpërqendruar dhe fillojnë të flasin.Janë disa arsye pse nxënësit shpërqendrohen:

Është ora e fundit.

Është pasditja e së premtes.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

28

Është mëngjësi i së hënës.

Përmbajtja e lëndës është e mërzitshme

Klasa është shumë e nxehtë apo shumë e ftohtë, e shumë arsye të tjera.

Nëse vëreni se te nxënësit ka humbur vëmendja dhe shpërqendrimi është koha të

mendoni për disa aktivitete në klasë. Aktivitetet e tilla gjithmoë do të sjellin ndryshime

pozitive në klasë. Këto janë disa aktivitete për nxënësit e ciklit të ulët fillor:

1. “Prrr” and “pukutu”

Kërkoni nga të gjithë që të imagjinojnë dy zogj. Njëri I quajtur “Prrr” dhe tjetri ”Pukutu”.

Kur mësuaesja thërret “Prrr” nxënësit duhet të ngriten në këmbë dhe të lëvizin krahët e

tyre, ndërsa kur thërret “Pukutu” nxënësit nuk duhet të lëvizin.

2. Buzz

Kërkoni nga nxënësit që të qëndrojnë në formë rrethi. Secili nga ata, fillon numërimin më

1, 2, 3. Por këtu qëndron truku, kur arrin te numri 4, nxënësi, në vend të numrit duhet

duhet të thotë BUZZ.

Shembull: 1,2,3, buzz, 5,6,7,buzz,9,10,11,buzz…

3. Pink toe

Mësuesja thotë një ngjyrë dhe një pjesë të trupit. Nxënësit duhet të gjejnë një objekt me

atë ngjyrë dhe pastaj ta prekin objektin me atë pjesë të trupit të caktuar nga mësuesja .

P.sh nëse mësusja thotë “red nose”, nxënësi duht të gjejë një objekt me ngjyrë të kuqe

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

29

dhe ta prekë atë me hundë. Mësuesja vazhdon me ngjyra dhe pjesë tjera të trupit me

nxënës të tjerë1

4.3.Gjuha angleze dhe metodologjia e saj

Sipas Grenfell dhe Harris (1999) fillimisht është e nevojshme që të flasim rreth rugëve që

na sollën deri tek termat e metodikës së sotme. Së pari,është e rëndësishme që të

kuptojmë se parimet për mësimin e gjuhës nuk kanë arritur tani në periudhën

bashkëkohore, po shumë kohë më parë. Sidomos në fillimet e këtij shekulli metodat janë

konsideruar si shumë efektive për mësimin e gjuhës angleze. Sipas Eric Hawkins janë

mbi dyzet metoda në mësimin e gjuhës angleze. Është mirë që të ndalemi pak te disa prej

tyre:

The New Method ………………………………………………... The Analytical Method

The Newer Method The Concrete Method

The Reform Method The Conversation Method

The Rational Method The anti-grammatical Method

The Natural Method The Reading Method

The Correct Method The Psychological method

The Sensible Method The Active Method

The Direct Method The Electric Method

The Phonetical Method The Dual Language Method

The Phonetical Transcription Method The Anti-classical Method

Secila nga këto metoda ka avantazhet dhe disavantazhet e vete. Një gjë është e sigurtë:

asnjëra nuk funksionin gjithë kohën, në të gjitha rastet. Në këso rastesh ekzistojnë shumë

variabla, të tilla si: mosha, kultura, preferencat personale, ndryshimet individuale në të

mësuarit etj. Ajo që funsionon në një kohë dhe në një vend, nuk do të thotë se duhet

patjetër të funksionojë edhe diku tjetër.

1https://www.bookwidgets.com/blog/2016/10/15-fun-classroom-energizers-for-students 11.7.2019; 16:21

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

30

Grammar-translation method

Metoda më dominante në mësimin e një gjuhë të huaj sigurisht që është metoda

grammar-translation. Origjina e saj vjen nga gjurmët e historise, ku gjuhët e vetme të cilat

konsideroheshin që ia vlente të mësoheshin, ishin gjuha latine dhe ajo greke. Mënyra se si

ata mësonin ishte me rregulla gramatikore dhe fjalor përgjatë teksteve. Edhe kur grekët

dhe latinët u bashkuan nga francezët dhe gjermanët në shekullin e nëntëmbëdhjetë si

pasardhës të gjuhëve të huaja moderne, të mësuarit përbëhej nga sistemimi i artikujve

gramatikorë. Të lexuarit, të shkruarit dhe aftësitë gojore ishin çështje dytësore. Qëllimi i

këtij mësimi ishte të rritej kultura dhe zgjuarësia individual edhe të shpreheshin aftësitë

mendore në çështje abstrakte. Rregullat gramatikore janë mësuar në mënyrë të

përgjithshme edhe janë përdorur për analiza dhe krahasime të ndryshme të teksteve. Tani

kjo metodë mund të shihet si demode, megjithë këtë është e shumëformuar dhe shprehëse

me të cilën janë rritur një numër i madh i çështjeve të ndryshme, të cilat vazhdojnë të

zënë vend edhe sot në mësimdhënien moderne në mësimin e gjuhëve (Grenfell, Harris,

1999, f.11).

Nëse një mësimdhënës e pyet një nxënës: “What did you do last night?”, në përpjekje

për të vendosur raporte shoqërore dhe për të ditur më shumë rreth jetës së tij, atëherë ai

është i interesuar në kontekstin e përgjigjes. Nëse mësimdhënësi bën përsëri këtë pyetje

me qëllim për të ushtruar kohën e shkuar, me qëllim pedagogjik, mësimdhënësi është i

interesuar vetëm nëse nxënësi mund të japë përgjigje të saktë, I went ose I did ose I

watched apo sidoqoftë....…………………………………………………………………..

Në mënyrë të ngjashme, nëse një mësimdhënës i thotë një grupi nxënësish:

“Lëvizini këto dy banka dhe pastaj vendosini këto karrige mbi to!” me një qëllim

organizativ, ai vërtet dëshiron që bankat t’i lëvizin . Nëse ai jep të njëjtat udhëzime me

qëllim të të kuptuarit, të dëgjuarit, ai është i interesuar vetëm nëse nxënësit i kanë

kuptuar udhëzimet e tij apo jo dhe t’i ndjekin udhëzimet e tij në mënyrë të saktë.

Në të gjithë shembujt në rastin e pare ne kemi përdorur gjuhën në mënyrë konvencionale

për të arritur një qëllim shoqëror. Në rastin e dytë në kemi përdorur gjuhën në mënyrë

metodologjike për të arritur një qëllim pedagogjik (Malamah-Thomas, 1987, f.18).

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

31

PËRFUNDIME

Ndikimi në rritje i gjuhës së huaj në kontekstin e globalizimit ka zgjuar interes në gjetjen e

teknikave dhe strategjive të përshtatshme, të cilat ndikojnë dhe kontribojnë në përvetësimin e

një gjuhe të huaj, konkretisht të gjuhës angleze. Është vështirë në ditët e sotme të gjesh një

person që nuk e vlerëson rëndësinë e gjuhës angleze. Shumë vite më parë gjuha angleze ishte

gjuhë e ekonomisë dhe e kultures, kurse sot është bërë pjesë e rëndësishme e secilit person.

Me rastin e studimit të këtij punimi teorik mbështetemi në këto rezultate:

Nxënësit e klasës së tretë, ata tashmë flasin gjuhën amtare saktë dhe janë të vendosur në

regjimin e të mësuarit, kështu që e kanë më të lehtë të jenë më të organizuar të trajtojnë tema.

Në këtë moshë nxënësit kanë aftësi të mira të të folurit, mund të shqiptojnë shprehje në

gjuhën anglze dhe të shqiptojnë fjalë në mënyrë të saktë.

Përdorimi i metodave aktive, vendosja e nxënësit në qendër të mësimit ku ai merr vetë

vendimet dhe është pjesë aktive e procesit të mësimdhënies është shumë e rëndësishme.

Është shumë e rëndësishme të dimë se nxënësit motivohen nga ajo se çfarë ndodh në klasë.

Mësimdhënësi duhet të kuptojë ndikimin që ka motivimi në sukses. Motivimi është një faktor

kyç në procesin e mësimnxënies, sidomos në mësimin e gjuhës së huaj kemi nëvojë për

mësimdhënës dhe pedagogëtë motivuar, të cilët e kryejnë detyrën e tyre me përkushtim .

U pa edhe rëndësia e mësimit të katër fushave që përbëjnë gjuhën e huaj, siç janë:

leximi,shkrimi, dëgjimi dhe e folura duke i dhënë rëndësi secilës prej tyre si dhe rëndësinë që

ka mësimi i këtyre aftësive të ndërlidhura njëra me tjetrën.

Në këtë studim,një aspekt të veçantë i kemi dhënë edhe rolit të mësimdhënësit në procesin e

mësimdhënies. Sa ndikon ambienti dhe figura e mësimdhënësit në mësimin e gjuhëve të

huaja; sa i rëndësishëm është autoriteti i mësimdhënësit në vendosjen e besimit dhe në

arritjen e rezultateve konkrete; sa të rëndësishme janë aftësitë e mësimdhënësit dhe sa

bashkëpunues është ai me nxënësit.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

32

REKOMANDIME

Duke pasur parasysh atë që ne mësuam nga ky studim teorik rreth stategjive dhe taktikave të

ndryshme në procesin e mësimdhënies së gjuhës angleze, vëmë re se secila nga teoritë ka

avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk ekziston asnjë teknikë në të cilën studiuesit të

pajtohen plotësisht. Ka disa teori të cilat shpalosin mendimet e tyre se në cilën moshë duhet

të fillojë mësimi i gjuhës angleze. Duke u bazuar në mendimet e disa mësimdhënësve,

mësimi i gjuhës angleze duhet të fillojë në një moshë sa më të re, konkretisht prej moshës

trevjeçare, disa të tjerë mendojnë se periudha më e mire është rreth moshës 5 deri në 7 vjeç,

por nuk ekziston një teori e saktë, e cila përcakton moshën ideale për mësimin e gjuhës

angleze. Një rekomandim tjetër shumë i rëndësishëm, por jo më me pak vlerë, është që

mësimdhënësit të dinë vlerën e motivimit dhe të angazhimit të nxënësve si dhe ndikimi i

tyre në zhvillimin intelektual e social.

Edhe ndikimi i mësuesit në mësimin e gjuhës së huaj, ndikimi i nxitjesdhe interesit të

nxënësve dhe të mënyrës se si ata i qasen një teksti,është një çështje për studim. Thuhet që

mësuesit që nuk pëlqejnë të lexojnë, nuk mund të përçojnë dashurinë rreth leximit. Mësuesit

që lexojnë shumë, patjetër që do të mbjellin te nxënësit dashurinë për leximin.

Në përfundim, duke shpresuar që sugjerimet tona të ndihmojnë dhe të ndikojnë në

përmirësimin e gjendjes së mësimit veçanërisht në klasat ku mësohet gjuha angleze, do të

donim të mbyllnim punimin me thënien e Henry James-it më dëshiren dhe vullnetin e mirë

që të gjithë mësimdhënësit të punojnë dhe të bëjnë të pamundurën që tëedukojnë sa më mirë

brezat e gjeneratat e ardhshme.

Të besosh te fëmija, do të thotë t’i besosh së ardhmes. Përmes dëshirave ata do e ndryshojnë

botën. Me diturinë e tyre të ndërthurur, detrat e turbulluar të urrejtjes dhe padrejtësitë do të

qetësohen. Në mbrojtje të më të dobëtit ata do të farkëtojnë një shoqëri pa dallime klasore.

Njerëzimin do ta ushqejnë si kurrë më parëme muzikë e bukuri. Ata do të qëndrojnë të paepur.

Drejt këtyre synimeve unë e blatoj punën time. Do t’u jap fëmijëve mjete e dituri për të

kapërcyer pengesat. Mençurinë e viteve të mia do ta përcjell me durim e do të kaliste secili

fëmijë dëshirën për të përmbushur ëndrrat e tyre.

Unë do ti mësoj!

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-10-16 · Gjuha angleze te nxënësit e klasës së tretë ... strategjitë e të nxënit, ambienti, kultura e të mësuarit, qëndrimi

33

REFERENCA

Adrian Doff, (2012) Teach English, A training course for teachers, Cambridg University

Press, f.105-204

Broughton G, Brumfit Ch, Frawell.R, Hill P& Pincas A. (2003) „Teaching english as a

foreign language, Routledge f.1-18. Brewster J, Ellies G & Girard D (1992), The primary English Teacher’s Guide, Penguin

Books, London f.24-202

Garo S. (2013), Teoria dhe praktika e mësimdhënies, Albania university press, Tiranë,

f.21-26

Grenfell. M & Harris. V (1999), Modern Language and Learning Strategies in theory

and practice, Routledge, London, f.11-12.

Harmer J. (1998) “How to teach English” Longman, England, f.1-96.

Malamah-Thomas. A (1987), Classroom Interaction, Oxford University Press, Oxford,

f.18.

Scott.W & Ytreberg.L (1995). “Teaching English to children”, Longman, London, f.3-7

Willis. J (1996) A FRAMWEORK FOR TASK- BASED LEARNING, Longman,

fq.14,15

Burime nga interneti:

https://www.bookwidgets.com/blog/2016/10/15-fun-classroom-energizers-for-students 11.7.2019; 16:21