universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · 8 hyrje muzika është gjuha më universale e...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Muzika gjuhë e kuptueshme nga të gjithë fëmijët
MENTORJA: KANDIDATJA:
Prof.asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia Floriana Zekaj-Gashi
Gjakovë, 2019
2
Ky punim diplome u mbrojt më __________________ para komisionit vlerësues në përbërje:
1. _____________________________ Kryetar
2. _____________________________ Anëtar
3. _____________________________ Anëtar
Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën ____________
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:
1. ____________________
2. ____________________
3. ____________________
3
PËRMBAJTJA:
DEDIKIM………………………………………………………………………………………5
FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE……………………………………………………….. 6
ABSTRAKT…………………………………………………………………………………….7
HYRJE……………………………………………………………………………………….….8
KAPITULLI I…………………………………………………………………………….……..9
1 .Muzika- Nocioni i Edukatës muzikore…………………………………………………….….9
1.1 Muzika dhe roli i saj në zhvillimin e fëmijëve……………………………………………....10
1.2 Muzika dhe aftësitë e zhvillimit- Të mësuarit e një instrumenti……………………..……..11
1.3 Muzika dhe fëmijët 0-5 vjet…………………………………………………………..……..12
1.4 Roli dhe rëndësia e Edukatës muzikore në shkollat fillore…………………………….........15
1.5 Këndimi dhe intepretimi me vegla muzikore…………………………………………..…....17
1.6 Edukata muzikore i bën fëmijët më inteligjent…………………………………………..…..19
KAPITULLI II……………………………………………………………………………..……20
2.Gjuha e muzikës………………………………………………………………………………..20
2.1 Si i ndihmon muzika fëmijët të mësojnë gjuhët?.....................................................................21
2.2 Lidhjet e muzikës me gjuhën amtare………………………………………………….……..22
2.3 Lidhjet e muzikës me matematikën…………………………………………………….…....23
2.4 Lidhjet ndërmjet muzikës dhe fushave të tjera…………………………………………....…24
2.5 Lojërat muzikore fëmijërore……………………..…………………………………………..25
KAPITULLI III……………………………………………………………………...….………27
3.Qëllimet e programit të muzikës…………………..……………………………………….......27
3.1Përshkrimi i punës praktike…………………………………………...……………………...29
3.2 Plani i një ore mësimore në lëndën “ Edukatë muzikore”……...……………………………30
PËRFUNDIMI…………………………………………………………………………………..31
4
LITERATURA…………………………………………………………………………………..32
LITERATURA NGA INTERNETI…………………………………………………………......33
5
Dedikuar
Aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë nuk mbaron!
Familjes…
6
FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE
Rrugëtimi im drejtë një profesioni të shenjtë, nuk do të ishte i lehtë dhe i
mundur pa ndihmën e gjithë atyre që më përkrahën dhe më qëndruan
afër gjatë katër viteve.
Profesoreshës shumë të nderuar Prof.asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia që
me udhëzimet, këshillat dhe përkushtimin e saj,më ka ndihmuar në
realizimin e sakt të punimit të diplomës.
Falenderoj të gjithë profesorët e Fakultetit të Edukimit, që nuk hezituan
në asnjër rast që të jepin maksimumin në përgatitjen tonë profesionale.
Falenderime nga zemra kam edhe për familjen time, për kontributin,
durimin, dhe mirëkuptimin që kanë dëshmuar. Faleminderit për
edukatën dhe këshillat e bukura. Falë jush unë jamë sot ku jamë…
Mirënjohëse gjatë gjithë jetës!
7
ABSTRAKT
Në këtë punim diplome do të trajtohet tema: “Muzika, gjuhë e kuptueshme për të gjithë fëmijët”.
Punimi shtjellohet në 3 kapituj. Në të gjitha kapitujt synohet të sqarohet rëndësia e muzikës dhe
ndikimi i saj në jetën e përditshme, dhe në edukimin fillor. Gjithashtu është bërë edhe analizimi
se si ndikon muzika në procesin e të menduarit dhe të mësuarit. Në fillim do të ndalem në atë se
çfarë është muzika. Pastaj në kapitullin e parë do të flasë konkretisht për nocionin e edukatës
muzikore, roli edukativ i edukatës muzikore, për rolin e saj në zhvillimin e fëmijëve duke
theksuar disa karakterisitka, aftësitë që fitojnë fëmijët gjatë kohës që ata dëgjojnë muzikë. Më
pas do të flas për zhvillimin në faza kohore të jetës së fëmijëve duke filluar nga foshnja në
barkun e nënës e gjerë në moshën 5 vjeçare. Do të flitet për ndikimin e veglave muzikore dhe
këndimit tek fëmijët, si dhe për ndikim e muzikës në inteligjencën e fëmijëve. Një numër i madh
i studimeve e lidhë muzikën me përmirësimin e rezultateve shkollore.
Në kapitullin e dytë, sqarohet se pse muzika është gjuhë e kuptueshme për të gjithë fëmijët,
gjuha muzikore përfshinë simbole si notat muzikore të cilat janë te kuptueshme dhe lexohen
njejtë në të gjitha shtetet, dhe kontinentet e botës. Në këngët që i këndojmë dhe i luajmë, melodia
është e shkruar me nota të ndryshme muzikore. Kur ne dëgjojmë një pjesë të muzikës, qoftë nga
kultura jonë apo nga ndonjë tjetër, ne nxjerrim në pah emocione në bazë të melodis. Pastaj, do të
përpiqem të sqarojë se si mund të mësojnë fëmijët më lehtë gjuhë të ndryshme përmes muzikës.
Të kuptuarit se si muzika mund të ndihmojë në mësimin e një gjuhe është e rëndësishme, se
ndërkohë që dëgjon muzikën, ndjek tekstin melodinë dhe ritmin duke e bërë më të lehtë për të
kujtuar informacionin sesa thjesht duke lexuar. Më pas, do të sqarohen lidhjet e muzikës me
gjuhën amtare dhe matematikën, por, edhe me lëndë të tjera mësimore. Lojërat muzikore janë
pjesë e rëndësishme e edukimit muzikor të fëmijës. Do të sqarohet ndikimi i lodrave në
zhvillimin social, si dhe do të bëjë një ndarje për lodrat që konsiderohen të duhura në varësi të
moshës së fëmijëve. Lojërat muzikore sjellin gjithmonë në klasë gjallëri dhe gëzim. Do të
tregohen ato lojëra që janë më efikasë dhe interesant, të cilat mund t’i zbatojmë në klasë. Në
kapitullin e tretë përgjithësisht do të flasë për qëllimet e programit muzikor në shkollë, si dhe do
të paraqes planin e një ore mësimore në lëndën “Edukatë muzikore”.
Fjalët kyçe: muzikë, veglat muzikore, lodrat muzikore, melodi, inteligjencë, integrim.
8
HYRJE
Muzika është gjuha më universale e njerëzimit, të cilën të gjithë e kuptojnë, është art i shprehjes
së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve.Vetë fjala ose nocioni “muzikë” është me
origjinë nga Greqia, që dikur kishe kuptim më të gjerë se kjo fjalë sot. Ajo është pjesë e jetës
sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e transmetimit të ideve përmes
tingujve dhe simboleve muzikore. Edukimi i veshit muzikor, dëgjimi, mësimi i notave, praktika
vokale dhe instrumentet, shprehja dhe krijimi zhvillohen të ndërthurura së bashku.1 Muzika është
formë e artit, mendiumi i së cilës është zëri i organizuar në kohë. Elementet kryesore të muzikës
janë toni (ku përfshihet melodia dhe harmonia), ritmi (bashkë me konceptet e afërta që janë
tempo, metri dhe artikulimi), dinamika, si dhe kualiteti zënor.
Muzika sipas përmbajtjes, karakerit dhe natyrës së saj, mund të jetë muzikë popullore, artistike
ose serioze-klasike,dhe muzikë argëtuese ose zbavitëse. Më e vjetra ndër këto është, muzika
popullore. Ajo është muzikë që krijohet nga populli, muzikë anonime, që nuk i dihet autori.
Muzika ka ndikim edhe në formimin e personalitetit të njeriut, sidomos tek fëmijët dhe rinia.2
Muzika është një disciplinë artistike që ndihmon nxënësit/et të kuptojnë dhe lidhin fenomenet
dhe dukuritë muzikore, proceset dhe çështjet që i përkasin muzikës, duke gjykuar dhe vërtetuar
ligjshmërinë e tyre. Shpjegimi i mënyrave të krijimit, intepretimit dhe ndërtimit të formave
muzikore, çon drejt realizimit të një procesi të suksesshëm të të mësuarit në muzikë. Muzika
është disiplina, e cila qëndron mes të gjithave formave të tjera inteligjente të njeriut (arteve në
përgjithësi, shkencave shoqërore e historike dhe shkencave artisitike), si një përbërës i barabartë
me to i progresit intelektual dhe i humanitetit. Ajo na shtyen t’i njohim dhe t’i prekim ndjenjat
tona më të komplikuara. Na ndihmon ta kuptojmë kush jemi ne, çfarë dëshirojmë dhe si ta
gjejmë veten tonë në botë? Meqenëse ne jetojmë në një botë shumë të pasur me vlera muzikore
ne, kemi mundësi që të zgjedhim muzikën që i shkon personalitetit tonë dhe disponimit. Muzika
na mundëson që ta prekim zemrën tonë përmes gishtave.
Por, muzika është shumë më shumë se kaq. Muzika është kaq e natyrshme sa të folurit me njëri-
tjetrin, të prekurit, dhe të afruarit me njëri tjetrin. Muzika është magjike, ajo mund të përcjellë
përmes tingujve fjalët që s’do të mund t’i thonim kurrë. I shtyen njerëzit të lëvizin, ta prekin
trurin përmes tingujve, të mbërrijnë në zemrat e të tjerëve dhe kjo thjeshtë është magjike.
Nxënësit, mund të mësojnë të ndihmojnë njëri-tjetrit përmes muzikës dhe të bëhen bashkë për
çështje të caktuara. Në sporte ka vetëm një fitues, në muzikë fitues janë të gjithë.3 Të gjitha
veçoritë e muzikës dhe karakteristika e saj do të paraqiten në kapitujt vijues:
1 Msc.Majlinda Hala, Violeta Shamku (2011): “Libër mësuesi Edukim Muzikor 1,2,3,4,5. fq.5
2 Engjëll Berisha, “Arti muzikor 10”, Prishtinë 2015. Fq.3-5.
3 https://shkollaime.al/pluginfile.php/29/mod_page/content/70/Muzika%208.pdf
9
KAPITULLI I
1. MUZIKA-NOCIONI I EDUKATËS MUZIKORE
Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kultures muzikore. Është faktor vendimtar e me
rëndësi në formimin e personalitetit të fëmijës. Në formimin e gjithanshëm të personalitetit të
njeriut, rol vendimtar kanë edukata dhe arsimi. Eduka muzikore fillon që në fëmijëri në familje,
në entet e parashkollore, në kopshte ë fëmijëve. Në shkollat fillore dhe të mesme Edukata
muzikore është lëndë e obligueshme.
Muzika, shpesh ka forcë më të madhe se fjala. Sa më shumë që fëmijët të merren me muzikë, ajo
do të ndikojë së tepërmi në sjelljet e tyre të kulturuara.P.sh nxënësit që në fillim dallojnë se
kënga me tekstin e saj ka shprehje më të fortë dhe më të bukur nëse përcillet me ndihmën e
mjeteve muzikore (instrumentit, zërit, ritmit, etj.). Sidomos në veprimtaritë muzikore, nxënësit
kanë zhvillim të fantazisë fëminore. Ata, gjatë të krijuarit muzikor, gjithnjë janë të preokupuar
nga ngarkesat intelektuale, të cilat bëhen kërkesë e tyre.
Në zhvillimin muzikor, edukata dhe mësimi janë të lidhur e me ndikim të ndërsjellë. Pra, nuk ka
mësim që nuk mund të jetë edhe edukativ. Në mësim në mënyrë të organizuar arrihet procesi i
zhvillimit të diturisë, shkathtësive dhe shprehive muzikore. Edukata zhvillon disa virtyte morale
e shoqërore si pjesë të pandara të edukimit estetik.4
Muzikaliteti i përgjithshëm është komponente qenësore në formimin e personalitetit të fëmijës.
Edukata ndikon në të përshtaturit e jetës së fëmijëve në shoqëri. Gjatë veprimtarive muzikore
kolektive, siç është kori, orkestra, grupi, etj, mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre
kolektive, të cilat gjithnjë ngrihen në vlera më të larta. Në edukimin bashkëkohor ka vlerë të
madhe edukimi i jetës shoqërorenë punë dhe gjatë kohës së lirë, si nevojë e re edukative. Edukata
sot duhet të mbështetet në arritjet kulturore, duke ndërlidhë e gërshetuar muzikën kombëtare me
atë botërore dhe anasjelltas.5
4 Ajmone Dhomi (2000): “Metodikë e Edukatës Muzikore” , Prishtinë, fq.8
5 Po aty, fq.14
10
1.1 Muzika dhe roli i saj në zhvillimin e fëmijëve
Dashuria e fëmijëve për muzikën shpesh fillon falë këngëve të para që e vënë në gjumë apo disa
ninullave të rimuara që nëna ja këndon kur e vë në shtrat. Me rritjen, muzika nis të luaj një rol të
rëndësishëm në çdo etapë të edukimit të fëmijës.
Artet në përgjithësi kanë fuqinë të ndryshojnë tërësisht energjinë në procesin e të mësuarit.
Është forcë mendimi kur arrin të krijosh një lidhje mes muzikës, arteve dhe lëndëve të tjera bazë
në shkollë. Fuqia e muzikës është pare në mjaft shkolla, ku secila prej tyre e integron këtë lëndë,
në klasat e saj, sipas mënyrave të ndryshme. Mësuesit në shkolla zakonisht gjejnë shumë lidhje
mes muzikës dhe historisë. Duke e ilustruar muzikën me aspekte të ndryshme të historisë, si
përshembull me kostumet, mësuesit e bëjnë lëndën më ndërvepruese dhe fëmijët i mbajnë mend
konceptet më mire.
Fëmijët mësojnë më mirë përmes përsëritjes, nuk ka shembull më të përkryer për këtë sesa
muzika. Për të luajtur në instrument duhet shume përsëritje. Përsëritja ndihmon në përmisimin e
dorës, syve, apo edhe të aftësive motorike. Përdorimi i një instrumenti është në një shkallë të
madhe edhe njohje nga disa elemtente të shkencës.
Muzika i ndihmon fëmijët të kuptojnë më mirë lëndët bazë dhe efektet e saj mund të vihen
re edhe në aspekte të tjera të zhvillimit. Është thelbësor ndikimi pozitiv që ka muzika në
vetëvlersimin e fëmijës dhe në shkallën e ndërveprimit të tij me të tjerët. Kur fëmijët përfshihen
në aktivitete muzikore, mes tyre krijohet një lidhje e bazuar në një interes të përbashkët. Kjo
lidhje i ndihmon mjaft të formojnë karakterin. Ka shumë studime që tregojnë fakte se fëmijët e
përfshirë në arte kanë edhe nota më të mira se sesa ata që nuk përfshihen.
Fëmijët mësojnë se, përmes studimit të rregullt mund të arrish rezultate më të mira.
Rezultatet janë të rëndësishme për fëmijët dhe i motivojnë që të bëjnë më shumë përpjekje edhe
në fusha të tjera të jetës.
Në nivel të zhvillimit muzika thekson rritjen intelektuale përmes një tërësie kanalesh
psikomotore. Në dallim nga disa funksione të tjera siç është për shembull e folura, që bazohet në
pjesë të caktuar të trurit, muzika ka lidhje me të gjitha zonat e trurit.
Muzika përkrah arteve të tjera, përbënë një pjesë të rëndësishme për edukimin e fëmijëve
që nga vegjëlija derisa ata të bëhen gjimnazistë apo student.6
6 http://opusalb.com/sq/shqip-muzika-dhe-roli-i-saj-ne-zhvillimin-e-femijeve/
11
1.2 Muzika dhe aftësit e zhvillimit- Të mësuarit e një
instrumenti muzikor
Për të shtuar kreativitetin muzikës tek fëmijët, të studjuarit e muzikës kultivon shumë aftësi që
do të vazhdojnë ta ndjekin fëmijën përgjatë gjithë jetës së tyre. Më poshtë do të shohim disa nga
aftësitë që fëmijët fitojnë gjatë kohës që ata dëgjojnë muzikë, apo marrin mësime në lëndën e
muzikës pra, studiojnë një instrument.
Koncentrimi
Të mësuarit e një instrumenti muzikor ndihmon fëmijët të koncentrohen për arsyen se ata duhet
të fokusohen në një aktivitet të veqantë për një periudhë të gjatë kohore. Të zhvilluarit e
koncentrimit në këtë mënyrë ndihmon fëmijët kur atyre i duhet të fokusohen në shkollë gjatë
kohës që atyre i duhet të përqendrojnë vëmendjen në shkollë.
Relaksimi
Muzika është përdorur edhe më herët por, akoma më shumë po përdoret në kohët e sotme si mjet
relaksimi duke komplimentuar më shumë format tradicionale të ilaçeve mjekësore. Kërkimet
shkencore bëjnë me dije që disa tipe muzikore mund të ndihmojnë në relaksimin e fëmijëve dhe
të rriturve duke ulur shpejtësinë e rrahjeve të zemrës dhe tensionin në gjak.
Durimi dhe këmbëngulja
Në mënyrë që fëmijët të mësojnë një instrument muzikor duhet të zhvillojnë aftësitë e durimit
dhe të këmbënguljes, aftësi të cilat më vonë do ta ndihmojnë fëmijën kur të përballet me
problemet apo sfidat që do t’i dalin.7
Aftësitë që zhvillojnë fëmijët përmes mësimit të muzikës:
Zhvillimin e aftësive për të kënduar
Zhvillimi i aftësive për të dëgjuar muzikë
Zhvillimi i aftësive për të krijuar
Zhvillimi i ndjeshmërisë ritmike.
7 https://www.gazetaexpress.com/arte/muzika-ngre-nivelin-e-jetes-sone-emotive-52056/?archive=1
12
1.3 Muzika dhe fëmijët 0-5 vjet
Vitet e para të jetës janë një kohë e veçantë gjatë të cilës prindërit dhe fëmijët mund të luajnë së
bashku me muzikën dhe mund ta përdorin për të krijuar mes tyre lidhje të fuqishme.
Gjithnjë ne dëgjojmë zërin e ëmbël dhe ritmik të nënës që këndon fëmijës së saj. Kur foshnja i
përgjigjet, atëherë midis të dyve fillon një duet, që forcon dashurinë dhe besimin reciprok.
Muzika është gjithashtu një mënyrë e fuqishme që fëmijët të lidhen me origjinën, me rrënjët e
tyre. Një këngë popullore, një ninullë, e njeh fëmijën me trashëgimin kulturore të familjes.
Studimet kanë treguar se muzika ndikon gjithashtu në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve të
vegjël. Muzika ndihmon trupin dhe mendjen për punë. Fëmijët e vegjël janë të tërhequr nga
struktura dhe lloji i muzikës. Ata e shfaqin në disa mënyra, si për shembull, duke i përplasur
duart në fund të këngës, ose duke bërë lëvizje të duarve në pjesë të veçanta të këngës (si rosaku
që ul kokën poshtë dhe ngre bishtin liri)…
Gjithashtu, muzika i njeh fëmijët me tingujt dhe kuptimin e fjalëve dhe ndihmon në forcimin e
kujtesës. Këngët me alfabet dhe me numra e ndihmojnë fëmijën të mbajë mend radhën e
gërmave dhe numrave. Këngë të tjera u tregojnë atyre si funksionojnë gjërat. Muzika u jep
fëmijëve një mundësi të bashkëveprojnë me fëmijë të tjerë në mënyrë të gëzueshme dhe me
dashuri. Duke qenë se muzika është një experience e pasur për të mësuar, sa më shumë fëmijë të
jenë, aq më shumë mësojnë.
Shkëmbimi muzikor midis foshnjave dhe prindërve të tyre është një nxitim për krijimtarin dhe
imagjinatën. Fëmijët 1-2 vjeç pëlqejnë të krijojnë fjalë pa kuptim dhe tinguj të rinj për t’ju
përshtatur melodive të njohura dhe shpesh ato këndojnë gjatë kohës që kryejnë aktivitetet e tyre.
E gjithë kjo, ndihmon të zhvillohet mendja e vogëlushit, së bashku me gjuhën. Muzika gjithashtu
është një mënyrë e mirë për fëmijët dhe prindërit që të shprehen për veten. Fëmijët mund të
zemërohen, të kërcejnë nga gëzimi etj. Shumë prindër mund të shikojnë se duke kënduar me
fëmijë qetësohen edhe vetë. Si përfundim, mund të themi se muzika luan rol të rëndësishëm në
jetën e fëmijëve të vegjël dhe të prindërve. Nëpërmjet muzikës, fëmijët lidhin ndjenjat e tyre dhe
kuptojnë botën që i rrethon. Ata veprojnë kështu që nga komunikimi më i hershëm me prindërit e
tyre, deri tek loja muzikore me shokë. Kënga dhe muzika në përgjithësi është një mënyrë për
fëmijët dhe familjen, pavarësisht nga mosha, të luajnë dhe të zbaviten të jenë të ëmbël dhe të
butë, të lumtur dhe plot dashuri.
13
Në këtë periudhë moshe:
Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë të këndojnë, të kërcejnë vetë dhe së bashku
me të tjerët.
Fëmijët shpesh i këndojnë vetës për t’u ndier rahat.Ne mund ti dëgjojmë ata
të këndojnë nina- nana, për shembull mbasi i kemi puthur duke i uruar
natën e mirë.
Fëmijët do të kërkojnë të këndojmë përsëri këngën që pëlqejnë, ashtu sikur
duan që librin e tyre më të pëlqyer t’ia lexojmë me qindra here.
Muzika ndërton aftësinë e kujteses, kur fëmija meson të përsërisë fjalët e
këngës.
Fëmijët pëlqejnë të kërcejnë me njëri-tjetrin, gjë që forcon lëvizjen dhe
shoqërimin.
Fëmijët gjithashtu kërcejnë me kukullat apo kafshët prej pellushi, duke
imituar lëvizjet që kanë mësuar me kujdestarët e tyre.
Fëmijët shpesh shoqërojnë aktivitetet e tyre me këngë.
Fëmijët janë të shpejtë për të lidhur këngën me pamje apo aktivitete të
caktuara. Kjo tregon se fëmijët po bëjnë një hap përpara në të mësuar. Ata
kuptojnë më mirë se si janë të lidhura gjërat dhe mund të përdorin muzikën
vetë, si një rrugë për të kaluar këtë tranzicion.
Për shumë fëmijë në këtë moshë, jeta është një film muzikor. Ata do të
kthejnë gjithçka në këngë.
Fëmijët 2-3 vjeç shpesh luajnë së bashku me njëri-tjetrin duke përdorur dhe
instrumentet muzikore, apo edhe duke formuar një kompleks muzikor
Fëmijët do të eksperimentojnë, duke krijuar këngët e tyre dhe duke i lidhur
ato me këngë që kanë mësuar më parë.8
8 http://www.ikub.al/Femra/902140015/Article-FeMIJeT-DHE-MUZIKA.aspx?cookiesEnabled=false
14
Foshnja në barkun e nënës: Nga shtatzania, bebja rritet gjithashtu edhe shqisat e zhvillimit.
Midis javës së 24-të dhe të 26-të të shtatzanisë, dëgjimi bëhet funksional dhe fetusi mund atëherë
të dëgjoj tingujt. Ai vazhdon të kuptoj zhurmat e jashtme në muajin e 7 të shtatzanisë. Foshnja
njeh zërin e babait te tij dhe reagon ndaj zhurmave me volum të lartë. Ju atëherë mund ta lejoni
fëmijën tuaj të dëgjoj muzikë, që të komunikoni me të në mënyrë tjeter. Disa studime kanë
treguar që bebja që kishte dëgjuar muzikë, reagon në ridëgjimin e saj sapo ka lindur.9
Dëgjimi i një kënge mund të ju shtojë enuziazmin i cili është shumë i nevojshëm në jetë. Për
fëmijët, muzika mund të jetë mjaft e dobishme:
Nga lindja deri në 4 muaj: Edhe një fëmijë i posalindur i përgjigjet stimujve të jashtëm
muzikore. Nëse këndoni apo lëshoni një këngë të lehtë, foshnja ka gjasa të qetësohet. Dinamikat
e gjalla mund ta bëjnë fëmijën pak më aktiv.
4 deri në 8 muaj: Fëmija fillon të ndjek me vëmendje lloje të ndryshme të tingujve në mjedis.
Foshnja ka të ngjarë të kthej kokën në anën e saj nga ku po luhet kënga.
10 deri në 18 muaj: Preferencat muzikore fillojnë të shfaqen në këtë faze. Bebet do të
duartrokasin ose do të tregojnë entuziazëm kur të dëgjohen një melodi e njohur dhe e
pëlqyeshme. Shumë foshnje preferojnë vokalet në muzikën instrumentale në këtë fazë.
18 muaj derinë 2 vjetë: Fëmija fillon të eksplorojë tinguj të ndryshëm muzikore në mjedis.
Muzika në radio, reklama televizive dhe muzika “live”, gjithçka është një stimul për fëmijën.
2 deri në 3 vjet: Kur fëmija bëhet më i njohur me tingujt, ai/ajo do të përpiqet t’i përgjigjet duke
u përkulur në gjunjë ose duke u përpjekur të kërcejë. Gjatë kësaj periudhe, është e këshillueshme
që të prezantohen foshnjat në lojrat muzikore dhe në vjershat e çerdheve.
3.5 deri në 4 vjet: Ndërgjegjësimi i fëmijës për muzikën rritet ndjeshëm gjatë kësaj periudhe.
Fëmija do të përpiqet të intepretojë muziken në mënyra të ndryshme dhe fillon të bëhet një mjet
për komunikim dhe shprehje.
4 deri në 5 vjet: Gjatë kësaj faze, fëmijët janë në gjendje të diskutojnë rreth muzikës. Nëse është
i ikurajuar mire në këtë fazë, niveli i interesit të fëmijës në muzikë mund të rritet.10
9 http://www.ikub.al/Gjeniu/12/06/19/Si-te-luftoni-infeksionet-e-sinuseve-me-ingrediente-te-cilet-i-keni-ne-
kuzhine--0093.aspx 10 https://indeksonline.net/ja-se-si-ndikon-muzika-te-femijet-ne-mosha-te-ndryshme/
15
1.4 Roli dhe rëndësia e edukatës muzikore në shkollat fillore
Emersoni ka thënë: “ E bukura nuk ka nevojë për shpjegime”. Një shkollë pa muzikë, ka më pak
vlera njerëzore, është më pak e vlefshme, dhe e përgjysmuar.11
“Në shkollat fillore muzika nuk është privilegj i atyre fëmijëve që janë më të talentuar por i të
gjithëve”. Kjo lëndë i afëson që të gjithë të jenë pjesmarrës aktive në jetën shkollore, duke e bërë
atë më të bukur e më të begatshme. Secili nxënës në mënyrën e vet është i talentuar dhe detyrë e
mësuesit është që të përpiqet që secilit t’ia njohë aftësitë muzikore e ato t’ua zhvillojë më tej.
Qëllimi dhe detyra e lëndës së edukatës muzikore është që fëmijët ta njohin dhe ta duan artin
muzikor. Duke u marrë me muzikë, fëmijët zhvillohen më mirë emocionalisht sepse në mënyrë
aktive kultivohet tek ata ndjenja për të bukurën. Kështu ngadalë përgaditën për t’u marrë edhe
vetë me punë kreative dhe krijime artistike. Kjo lëndë ka për qëllim, që me anë të metodave dhe
formave të ndryshme të punës, të përvetësohen dituritë dhe shkathtësitë artistike-muzikore dhe
çdo njeri ta ndiejë domosdoshmërinë për muzikën. Kryesisht procesi muzikor në shkollë bazohet
nëpërmjet të përjetimit të muzikës gjatë dëgjimit të saj dhe duke e kënduar vetë këngën. Duke e
dëgjuar një melodi të bukur, vjen ngacmimi i emocioneve dhe në mënyrë stimulative ajo len
mbresa te nxënësit.
Kështu, zhvillohen shkathtësitë dhe shprehitë të cilat e fisnikërojnë nxënësin, gjë që vjen deri te
zhvillimi dhe formimi i personalitetit të gjithanshëm. Gjatë dëgjimit të muzikës, fëmijët
imagjinojnë pamje e paraftyrime nga më të ndryshmet, duke zgjuar e krijuar emocione, të cilat
manifestohen dhe kthehen në kënaqësi.
Çdo fëmijë mbart si individ shkathtësi dhe talente të caktuar, por për t’u zhvilluar ato, mësuesi
me durim e përkushtim, çdonjërin nga nxënësit duhet ta vëzhgojë gjatë punës dhe pastaj do të
dijë se si t’i qaset zhvillimit të tij të mëtejshëm.
Për të ngjallur kërshërinë e fëmijëve për muzikën, duhet që ndonjëherë të flitet edhe për
instituconet muzikore, profesionet muzikore dhe për talente të mëdha në muzikë e posaqërisht në
11 Ralph Waldo Emerson (25 maj 1803 - 27 prill 1882)
Ralph Waldo Emerson u lind më 25 maj 1803, në Boston, Massachusetts. ishte një poet amerikan transcendentalist,
filozof dhe eseist gjatë shekullit të 19-të. Një nga esetë e tij më të njohura është "Vetëbesimi.
Në vitet 1830 Emerson dha leksione që ai më pas publikoi në formë eseje. Këto ese, veçanërisht "Natyra" (1836),
mishëruan filozofinë e tij të zhvilluar rishtazi. "Dijetari Amerikan", bazuar në një leksion që ai dha në 1837, nxiti
autorët amerikanë të gjejnë stilin e tyre në vend që të imitojnë paraardhësit e tyre të huaj. Ai vdiq më 27 prill 1882,
në Concord, Massachusetts. Shkrimet e tij konsiderohen si dokumente të mëdha të letërsisë amerikane të shekullit të
19-të, të fesë dhe të mendimit.
16
këngë. Për moshën më të re të fëmijëve, edukata muzikore ka përmbajtje të veçantë edukative,
dhe program i saj përmbledh nevojën për muzikë dhe dëshirën që të mësojë.
Kështu aftësohen që të mirren në mënyrë aktive me muzikë, e kjo arrihet duke u ofruar vepra me
vlerë për t’u dëgjuar. Duhet të arrihet që fëmijët të jenë në një fare mënyre “kritikë” ndaj asaj
qka tregohet e pa vlerë në muzikë.
Në planprogramin mësimor për muzikën, në klasën I dhe II është planifikuar vetëm nga një orë
në javë, kurse në klasën III dhe IV nga dy orë.12
Duke e marrë parasysh mundësinë e çlodhjes së fëmijëve me anë të këngës dhe rëndësisë që ka
muzika në jetën e tyre, muzikës në shkollë i është dhënë një hapësirë e merituar, duke u marrë
me të edhe jashtë orëve mësimore. Në planprogramin e tërësishëm mësimore-shkollor udhëzohet
që muzika të ndërlidhet me të gjitha lëndët e tjera shkollore.
Kjo ndërlidhje në mes tyre është e nevojshme dhe e mundshme, sepse kënga për çdo here është e
mirëseardhur.
Mësimi i lëndës së edukatës muzikore ka veçoritë e veta, për këtë që në fillim duhet t’i
përmbahemi një rregulli, i cili e ndan programin në tri faza. Këto faza janë të kushtëzuara me
moshën e fëmijëve dhe përshtatjes së mundësive të tyre psiko-fizike për të përballur detyrat që
ua parashtron program përkatës.
Këto faza janë:
Klasa I dhe II- faza e parë,
Klasa III deri në VI - faza e dytë,
Klasa VII dhe VIII- faza e tretë.13
14
12
Ajmone Dhomi (2000) “Metodikë e Edukatës Muzikore”Prishtinë, fq.8-12 13
Po aty. Fq.16,17.
17
1.5 Këndimi dhe intepretimi me vegla muzikore
Mësimi dhe intepretimi i këngëve artistike dhe popullore zë një vend të rëndësishëm në mësimin
e “Kulturës muzikore”. Këndimi është i rëndësishëm në këtë moshë si për zhvillimin e
muzikalitetit, të veshit melodik e të aparatit zanor ashtu edhe për rëndësinë e përgjithshme që ka
kjo veprimtari në zhvillimin tërësor të fëmijëve.
Nxënësit e kësaj moshe e përvetësojnë këngën me vesh: si melodinë e saj, ashtu edhe tekstin
duke pasur parasysh se shkollimi sistematik zhvillohet në klasën e dytë. Një mënyrë e tillë e
përvetësimit të këngës zhvillon veshin muzikor dhe kujtesën përmes formave të ndryshme të
kujtesës asiocuese.
Gjatë zgjedhjes së këngëve është treguar kujdes për diapazonin melodik, për moshën psiko-fizike
të nxënësve, për muzikalitetin e tyre mesatar dhe për mjedisin ku ata jetojnë. Këngët që punohen
kanë karakterisitkat e caktuara
kanë një diapason të vogël (3-4 tone),
kanë karakter edukativ,
tematika e tyre është e lidhur me lëndet e tjera mësimore,
përmes tyre njihet krijimtaria muzikore popullore e vendit të vet dhe e vendeve përreth.
Roli i mësuesit-es është që t’u ofrojë nxënësve përmbajtjen, karakterin dhe atmosferën e këngës,
me qëllim që të nxisë tek ata intepretimin përjetues e shprehës. Reagimi i nxënësve ndaj tingujve
të ndryshëm gjatë procesit të këndimit dhe intepretimit me vegla muzikore duhet të stimulohet
përmes hulumtimit të tingujve dhe intepretimit të tyre mbi gjithçka që i rrethon ata.
Instrumentet nga instrumentari i Orfit (Karl Orfi (1895-1982), kompozitor dhe pedagog gjerman. Ka
shpikur grupin e instrumenteve të njohur me emërtimin instrumentet e Orfit) arrijnë t’i plotësojnë
mundësitë e shumëllojshme të krijimit të tingullit ose të ritmit me të cilën ndiqen këngët dhe fjalë
shpejtat (hapadollapat). Këndimi dhe intepretimi bashkarisht ndihmon edhe në zhvillimin social
të fëmijës, si komponentit qenësor të rritjes së tij, i cili përmbanë tolerancën e ndërsjelltë,
ndjenjën e punës ekipore, barazinë, shoqërizimin dhe gëzimin e krijimt të përbashkët.
Veglat muzikore mund t’i ndihmojnë fëmijët të shprehin emocionet e tyre, veçanërisht kur ata
kanë një zotërim të limituar të gjuhës shprehëse. Instrumentet si daullja, trekëndëshat, këmbanat
e dorës dhe ksilofonët janë shumë popullore, por instrumetet e bërë vetë me mjete rrethanore
mund të jenë po aq zbavitëse- fasule/oriz/guriçkë në një kanoçe apo kavanoz, lugë druri dhe një
kovë plastike ose tenxhere metalike. Ata mund të luajnë muzikë të gëzuar, të dëshpëruar apo të
nervikosur me instrumentet e tyre,duke e përshtatur edhe me shprehjen e duhur të fytyrës dhe
14
https://www.google.com/search?q=muzika&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjyguKZtN_gAhWQblAKHbIoA-wQ_AUIDygC&biw=1242&bih=597
18
ndoshta duke u inkurajuar nga të rriturit që të flasin rreth gjërave që i bëjnë të lumtur, të mërzitur
apo të inatosur- ose të tregojnë me gisht figurat përkatëse. Veglat muzikore mund të luhen
gjithashtu nga fëmijët ose të rriturit dhe fëmijët të tjerë mund të ikurajohen që të lëvizin ose
këcejnë duke ndjekur ritmin.” Hajde të lëvizim në mënyrë të gëzuar. Si ndihemi ne kur jemi të
gëzuar?” “Hajde të lëvizim në mënyrë të inatosur”. Ky lloj aktiviteti do t’i ndihmojë fëmijët të
njohin ndjenjat e tyre dhe t’i shprehin ato me fjalë.15
Të kënduarit: Të kënduarit zhvillon veshin muzikor melodik. Këndimi i këngëve popullore dhe
i këngëve artistike për fëmijë, paralelisht me zhvillimin e veshit, muzikorë melodik, nxit
fantazinë dhe frymën krijuese. Para intepretimit të këngës, mësues/i-ja do të duhet t’i ushtrojë
nxënësit përmes një kënge të thjeshtë ose një melodie të njohur prej tyre. Pastaj, kalon në
mësimin e këngës duke e kënduar dhe duke e intepretuar atë në ndonjë instrument melodic
(piano,fizaromike,vegël frymor,kitarë,sintisajzer) ose lëshon incizimin, ndërsa pastaj e përsëritë
melodinë sipas fragmenteve me nxënësit.16
Informacion për mësuesin: Qëndrimi dhe pozicionimi i nxënësve gjatë të kënduarit përbënë një
nga çështjet kryesore për të siguruar cilësi. Pozicionimi më i përshtatshëm është të qëndruarit në
këmbë, me duar të lëshuar poshtë. Në praktikën e punës mësimore, për të shmangur lodhjen,
lejohet edhe pozicioni ndenjur me duar të lëshuar lirshëm mbi gjunjë. Koka dhe trupi mbahen
drejt, qafa e lirë, ndërsa gjoksi nxirret përpara me qëllim që marrja e ajrit nga mushkërit të bëhen
sa më lirshëm. Nuk lejohen shtrembërimet në fytyrë dhe lëvizjet e gojës duhet të jenë të lira.
Ngurtësimi i buzëve dhe i gjuhës ndikon për keq në cilësinë e tingullit.17
15
https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Playing%20%26%20Learning%20in%20the%20Early%20Years.pdf 16
Jelena Martinoviq-Bogojeviq, Milena Papiq, Bilana Durkoviq, “Mrekullia e muzikës 1” Manual ii mësuesit/es, Potgoricë, 2012, fq.5-6. 17
Msc,Majlinda Hala Violeta Shamku, “Libër mësuesi Edukim muzikor 1,2,3,4,5” Tiranë 2011. Fq.21
19
1.6 Edukata muzikore i bën fëmijët më inteligjent
Një numër i madh i studimeve e lidhin muzikën me përmisimin e rezultateve shkollore. Madje
edhe Platoni ka thënë” Mësoni fëmijëve muzikën, fizikën dhe filozofinë por më së shumti
muzikën, sepse muzika dhe të gjitha artet tjera, janë çelësi i teknikës së mësimit.”.
Ndjenja intuitive e fëmijës për muzikën, intelegjenca e tij muzikore, mbetet pjesë e përbërjes së
tij mendore për gjithë jetën e vet.
Ndjenja e ritmit, që ne e kemi të gjithë në drejtime të ndryshme, është e përqenruar kryeshisht në
hemisferën e djathtë të trurit (për njerzit që përdorin më shumë doren e djathtë), por intelegjenca
muzikore tregon disa lidhje shumë interesante me format e tjera të inteligjencës. Kur fëmijët
mësojnë shkrimin e notave muzikore, ata shfrytëzojnë aftësi të tjera që lidhen me intelegjencën
gjuhësore (kjo mund të jetë arsye pse mësimi në moshë të vogël i notave muzikore është
shoqëruar me një aftësi të përshpejtuar të leximit).
Ndëgjimi i muzikës në çfardo moshe, ndikon direkt në sistemin tonë të mbrendshëm të
kënaqësisë dhe aktivizon pjesët e trurit të cilat shkaktojnë eufori.18
Muzika gjithashtu është e lidhur ngusht me lëvizjet e trupit, si në shfaqjen fizike të lojës së një
instrumenti, ashtu edhe në reagimet trupore ndaj ritmit dhe melodies.
Marrëdhënjet e ngushta midis muzikës dhe vallëzimit, gjithashtu tregojnë lidhjet me
intelegjencën muzikore dhe trupore/kinetike.
Njerëzit që kanë një intelegjencë të forte muzikore jo vetëm kujtojnë me lehtësi pjesë muzikore,
por e kanë jashtëzakonisht të vështirë të largojnë muzikën nga mendja.
Përshkrimi i inteligjencës muzikore:
Kujton meloditë e këngëve,
Ka një zë të mire kur këndon,
I bie një instrumenti muzikor ose këndon në një kor ose grup,
Flet ose lëviz në mënyrë ritmike,
Troket ritmikisht gishtat në tavolinë ndërsa është duke punuar,
Është i ndjeshëm ndaj zhurmave të mjedisit,
Këndon këngë që i ka mësuar jo në shkollë.19
18
http://www.bebaime.com/femijet-dhe-mesimi/edukata-muzikore-i-ben-femijet-me-inteligjent 19
Dr.Bardhyl Musai, Rezana Vrapi, Elona Boce “Të gjithë ne jemi inteligjent”, Tiranë 2003.
20
KAPITULLI II
2. GJUHA E MUZIKËS
Në këngët që i këndojmë dhe i luajmë, melodia është e shkruar me nota të ndryshme muzikore.
Notat muzikore janë shenja që përfaqësojnë një tingull muzikor sipas shkallës dhe gjatësisë. Ato
janë të njejta në të gjithë botën. Të gjithë fëmijët e kanë aftësinë pë të shijuar dhe kuptuar
muzikën dhe melodinë. Melodia e muzikës është ajo që tregon kuptimin e këngës.
Studimet tregojnë se fëmijët janë mjaft të mirë në zbulimin e emocioneve të përhapura të
muzikës, domethënë të paktën dy emocione themelore: të lumturisë dhe trishtimit.
Karakteristikat specifike të melodies kontribojnë në shprehjen e emocioneve në muzikë. Ritmi
më i shpejt përcjell lumturinë, ndërsa e kunderta transmeton trishtimin.
Muzika njejt sikurse edhe gjuha ka melodinë. Ato kanë karakteristika të njejta që përdoren për të
transmetuar emocione në të folur, në një mënyrë që duket universal në të gjitha gjuhët. Nëse
dëgjojmë një bisedë në frangjisht ose japonisht ose në ndonjë gjuhë tjeter që nuk e flasim, ne nuk
e kuptojmë përmbajtjen , por do ta kuptojmë gjendjen emocionale të folësve. Ne e kuptojmë këtë
shkëmbim në një gjuhë të huaj sepse e dime se si tingëllon në gjuhë tonë. Në të njejten formë ne
e kuptojmë edhe muzikën.
Kur ne dëgjojmë një pjesë të muzikës, qoftë nga kultura jonë apo nga ndonjë tjetër, ne nxjerrim
në pah emocione në bazë të melodis. Në këtë kuptim, muzika është vërtet një sistem universal
për komunikimin e emocioneve.
Muzika me siguri nuk është një gjuhë universale në kuptimin që ne mund ta përdorim atë për të
shprehur ndonjë mendim për cilindo person. Por, muzika ka fuqinë që të zgjon ndjenja themelore
në bërthamen e experiences së njeriut. Ajo jo vetëm që lidhë kulturat, por edhe depërton thellë në
të kaluaren tonë që është zhvilluar dhe në këtë kuptim muzika është vërtet universale.20
20 https://www.psychologytoday.com/us/blog/talking-apes/201507/is-music-universal-language
21
2.1 Si i ndihmon muzika fëmijët të mësojnë gjuhët?
Muzika luan një rol shumë të rëndësishëm në mësimin si të gjuhës amtare ashtu dhe të një gjuhe
tjetër. Si fëmijë ne mund të imitojmë ritmin dhe strukturën muzikore të gjuhës tonë amtare
shumë më pare se ne të flasim. Muzika na ndihmon të ruajmë fjalë dhe shprehje në mënyrë më
efektive. Të gjithë prindërit e dinë se një ninullë e qetë mund t’a qetësojë një fëmijë nazeli.
Muzika është një nga aktivitetet e pakta që përfshin të gjithë trurin. Ajo është pjesë e pandarë e të
gjithave kulturave dhe mund të ketë përfitime suprizuese jo vetëm për të përfituar një gjuhë, për
të përmisuar kujtesën dhe vemendjen e fokusuar, por edhe për zhvillin dhe për koordinimin fizik.
Bebet kanë lindur me biliona qeliza truri. Gjatë viteve të para të jetës, këto qeliza truri formojnë
lidhje mes tyre.
Me kohën, lidhjet që i përdorim bëhen më të forta. Fëmijët të cilët rriten duke dëgjuar muzikë
zhvillojnë lidhjet që kanë të bëjnë me muzikën, të cilat nga ana e tyre forcojnë aftësitë gjuhësore.
Fëmijët që flasin dy gjuhë në veqanti mund të përfitojnë nga të kënduarit e këngëve në gjuhën e
tyre të dytë. Edhe nëse pjesa më e madhe e fjalëve janë jo familjare në fillim, imitimi i fjalëve në
një këngë mund t’i ndihmojë fëmijët të praktikoj në tingujt e prodhuar në një gjuhë të re.
Rrjedhimisht, tingujt i hapin rrugë kuptimit të duhur meqenëse kënga praktikohet përsëri e
përsëri. 21
Të kuptuarit se si muzika mund të ndihmojë në mësimin e një gjuhe është e rëndësishme, se
ndërkohë që dëgjon muzikën, ndjek tekstin dhe melodinë dhe ritmin duke e bërë më të lehtë për
të kujtuar informacionin sesa thjesht duke e lexuar.22
21 Music and your baby, S. Jhoanna Robledo, Shtator 2011 22
http://www.helendoron.al/mund-te-ndihmoje-muzika-ne-mesimin-e-nje-gjuhe/
22
2.2 Lidhshmëria e muzikës me lëndët e tjera mësimore
Lidhjet e muzikës me gjuhën amtare
Tërheqja e nxënësve në veprimtaritë muzikore dhe integrimi i muzikës me lëndë të tjera,
sigurisht, kërkon ralizimin e objektivave jo vetëm në muzikë, por edhe nga lëndë të tjera. Kjo
është një mënyrë efektive e të mësuarit dhe një nga parimet më të rëndësishme që ka kurrikula e
edukimit muzikor.
Temat e integruara kanë një motivim dhe kënaqësi të lartë për nxënësi. Ndërthurja e linjave me
njëra-tjetrën apo e njohurive në lëndë të ndryshme brenda një niveli, ndihmon në përforcimin më
të mirë të njohurive të nxënësit dhe i bënë veprimtaritë e kësaj lënde të këndshme dhe të dashura.
Në të gjitha nivelet, kurrikula e edukimit muzikor, ka si qëllim që nxënësit të dëgjojnë dhe t’i
përgjigjen muzikës në rrugë të ndryshme. Këngët sigurojnë të nxënësit një të kënduar të
rrjedhshëm dhe të saktë të tyre.
Gjithashtu ato kërkojnë të zhvillojnë më tej gjuhën amtare që ata mësojnë çdo ditë. Gjatë
mësimit të këngëve apo njohurive muzikore, nxënësit njihen dhe ushtrojnë konceptet: theksi në
gjuhën e fulour dhe muzikë ose koha e theksuar, e pa theksuar. Këto mund të demonstrohen pasi
një këngë është mësuar shumë mirë, duke u kërkuar nxënësve të gjejnë fjalë dyrrokëshe,
trerrokëshe dhe katërrokëshe. Duke gjetur këto fjalë, nxënësit mësojnë të vënë theksin aty ku
duhet.23
Shembull integrimi me gjuhën amtare: Theksi në muzikë dhe gjuhën e folur.
˃ - > - - > - - -
Mo-lla eks-kur-sion Ta-vo-li-na
1 2 1 2 3 1 2 3 4
Shenja > quhet theks i forte, dhe shenja – quhet theks i butë
23
Msc,Majlinda Hala Violeta Shamku, “Libër mësuesi Edukim muzikor 1,2,3,4,5” Tiranë 2011. Fq.8-9.
23
2.3 Lidhjet e muzikës me matematikën
Muzika dhe Matematika kanë role shumë të ndryshme në shoqëri, ky është përceptimi i
zakonshëm në jetë, mirëpo ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. Për shumë njerëz Matematika
është një enigmë e cila merret me zgjidhjen e problem të ndryshme dhe e karakterizuar nga
numrat natyrorë, racionalë, abstraktë, të njohur, të panjohur, të ftohtë dhe të pashpirtë. Nga ana
tjetër muzika është art i bukur, ka të bëjë me emocionin, me ndjenjat dhe me jetën.
Në kohë e grekeve të lashtë, matematika dhe muzika ishin të lidhura ngushtë. Muzika u
konsiderua si një diciplinë rigoroze matematikore, e cila trajtonte marrëdhëniet-raportet dhe
propocionet. Në korrikulin e shkollës muzika ishte e vendosur në të njëjtin nivel si aritmetika,
gjeometria, dhe astronomia.
Muzika ishte shkenca e “shëndoshë” dhe në harmoni me matematikën, e cila nuk duron paqartësi
sepse nuk tingëllon mirë, vetëm një harmoni në mes notash sjell rezultat të duhur, sikur edhe
matematika që kërkon saktësi në llogaritje.
Si lidhen muzika dhe matematika me njëra-tjetrën?
Ka aspekte të ndryshme, të cilat tregojnë këtë lloj marrëdhënie. Së pari, disa hulumtime kanë
dëshmuar se fëmijët duke luajtur në piano shpesh, tregojnë aftësi të përmisuara në shkenca të
aplikuara, në zgjedhjen e problemeve (enigmave), duke luajtur shah apo kryerjen e veprimeve
matematikore…
Në aspektin psikologjik ndjenjat që shkaktohen gjatë zgjidhjes së një problemi muzikor duhet të
jenë të ngjashme me zgjedhjen e një enigme matematikore. Muzika është ART, ndërsa
”Matematika ka shumë karakteristika te Artit. 24
Që nga koha e Pitagorës, është vënë re lidhja e ngushtë midis muzikës dhe matematikës
nëpërmjet koncepteve të përbashkëta të përpjestimit, shkallës dhe modelit. Kompozitori Klod
Debysi e quante muzikën “aritmetika e tingujve”
Hulumtimi amerikan ka zbuluar që fëmijët e moshës nga 5-7 vjeç, të vilët kanë ngecur në
rezultate shkollore, i kanë arritur moshatarët e tyre në lexim, ndërsa në matematikë pas 7 muajve
pas ndjekjes së orëve muzikore.25
24
http://illyriapress.com/lidhjet-e-muzikes-matematiken-dhe-fiziken 25
Dr.Bardhyl Musai, Rezana Vrapi, Elona Boce, “Të gjithë ne jemi inteligjentë”, Tiranë 2003.
24
2.4 Lidhja ndërmjet muzikës dhe fushave të tjera
26
26http://myschool.al/resources/programe/MUZIKE.pdf
Muzika
Shkenca e natyrës
-Harmonia,Dinamika,Valët
Edukimi fizik sportive dhe
shëndeti
Ecja marsh, Ritmi, Vallëzimi,
Melodia.
Shkencat shoqërore dhe
mjedisi
Kutura, Identiteti
kombëtar,Trashëgimia
kulturore, Kostumet.
25
2.5 Lojërat muzikore fëmijërore
Lojërat muzikore luan një rol të rëndësishëm në sicializimin e fëmijëve, pavarësisht prejardhjes
dhe gjuhës. Lojërat muzikore janë pjesë e rëndësishme e edukimit muzikor të fëmijës në ciklin e
mesëm të ulët. Ato zhvillojnë aftësinë për të kënduar një këngë dhe njëkohësisht për të luajtur
lojën duke ndërthurur edhe elemente të tjera. Disa elemente që përbëjnë një lojë muzikore, janë:
vija melodike, teksti, dramatizmi apo loja në role, të gjitha këto të shoqëruara me emocione.
Ashtu si edhe këngët ose një pjesë muzikore, edhe loja muzikore përbëhet nga ritmi, tingujt,
karakteri. Në këngën-lojë fillimisht mësohet teksti, pastaj vija melodike e më pas zhvillohet si
një lojë, duke kombinuar lëvizjet trupore dhe duke i ekzekutuar ato, në përputhje me tekstin dhe
melodinë.27
Muzika nëpërmjet lojës gjithnjë del disi më e fuqishme dhe bashkë me lëvizjet, bëhet më e afërt
dhe interesante. Këtu shpesh shprehet krijimtaria e vetetishme për t’u shprehur aftësitë muzikore
fëminore. Në këto klasë, më tepër zgjidhen këngë me ritëm më të ngadalshëm, në mënyrë që loja
dhe lëvizja në të, të zhvillohen me shkathtësitë e duhura.
Lojërat muzikore gjithnjë sjellin në klasë gjallëri dhe gëzim që duke u mëshiruar me muzikën,
bëjnë që më lehtë të mbahet në mend. Ato lojëra, të cilat tregohen më efikase dhe interesante,
paraqiten edhe para prindërve ose në ndonjë orë mësimi me klasë të tjera. Numëroret muzikore
kanë ritëm natyral, të cilin edhe para se të vijnë fëmijët në shkollë, e kanë të njohur dhe e
shqiptojnë me ndjeshmëri.28
Lojëra me muzikë në kasë:
Loja ”Karriget e muzikës”. Për këtë lojë duhet të formohet rrethi me karrige, të cilat duhet të jenë
të kthyera në drejtim përjashta. Numri i karrigeve është një më i vogël se numri i nxënësve(p.sh.
6 karrige-7 nxënës). Mësuesi/mësuesja lëshon incizimin e këngës p.sh “Eja të shoqërohemi”.
Fëmijët luajnë rreth karrigeve dhe kur mësuesi/mësuesja e ndal muzikën të gjithë ulen, ndërsa
një nxënës mbetet pa karrige. Ky nxënës del nga loja dhe hiqet një karrige. Loja vazhdon, deri
sat ë mbeten dy nxënës rreth një karrige. Kush ulet i pari kur ndalet muzika, ai është fituesi. 29
27
Msc,Majlinda Hala Violeta Shamku, “Libër mësuesi Edukim muzikor 1,2,3,4,5” Tiranë 2011.Fq.24. 28
Ajmore Dhomi (2000) “ Metodikë e Edukatës Muzikore”Prishtinë, fq 19. 29
https://telegrafi.com/femijet-luajne/
26
Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psikik
Shumica e lodrave muzikore janë interaktive dhe kërkojnë koordinim të lëvizjeve të
vogëlushëve. Për këtë arsye këto lodra ndikojnë pozitivisht në zhvillimin motorik, si dhe
përmisojnë koordinimin e syve dhe duarve. Përveç kësaj, loja me lodra muzikore dhe përdorimi i
ndonjë instrumenti i mëson fëmijët që të jenë më të kujdesshëm, të fokusohen në dëgimin e
muzikës dhe në përqendrim.
Muzika ndihmon zhvillimin social tek vogëlushët
Loja me lodra muzikore apo përdorimi i ndonjë instrumenti frymëzon fëmijët të bëhen më të
pavarur por edhe të cilësojnë punën në grup. Loja me këto lodra në grup rrit zhvillimin e aftësive
sociale. Gjithashtu, është vërtetuar që fëmijët të cilët luajnë me lodra muzikore formojnë shoqëri
më lehtë sesa moshatarët të cilët nuk luajnë
Lodrat me muzikë i argëtojnë fëmijët
Lodrat muzikore janë veçanërisht interesante dhe fëmijët i adhurojnë sepse ju dhurojnë argëtim.
Nëse fëmija është i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i ndihmon që të krijojë dhe të ndërtojë,
interes për muzikën dhe për zhanre të ndryshme.30
Lodrat e duhura, në varësi të moshës së fëmijës
2-4 muajsh: Që nga muaji i dytë që fillon të dallojë tingujt, është mire të blini objekte të sigurta
që tunden. Në muajin e 3-të, fillon të shijojë”lojërat e djepit”. Preferoni ato që kanë ngjyra të
gjalla dhe forma tipike e luajnë melodi. Që nga muaji i katërtë, fëija mund të zhbirojë më duar,
zgjidhni një lojë që mund ta prekë, si ato me pelush, në përmasat e tij duke shmangur rraket.
4-8 muajsh: Lodrat muzikore, si dhe lodrat që fëmija mund t’i mbajë në dorë, konsiderohen
ideale. Një zgjidhje e mire janë topat e butë me zile të vogla në pjesën e brendshme të tyre dhe
lodrat veshur me rrobë. Gjithashtu lodra shtrati pë fëmijë vendosen në krevat, kanë formë të
arinjëve të vegjël, lëshojnë tinguj dhe rrotullohen, dhe janë ideale për kohën e gjumit për beben
tuaj. Janë shumëngjyrëshe dhe funksionojnë me bateri.
30 https://www.gazetaexpress.com/shneta/perse-lodrat-me-muzike-jane-te-mira-per-femije-
51999/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
27
Kapitulli III
3. QËLLIMET E PROGRAMIT TË MUZIKËS
Program i muzikës, nëpërmjet përmbajtjeve të përcaktuara sipas tematikave, ka si qëllim
zhvillimin e mëtejshëm të njohurive dhe koncepteve për plotësimin e formimit muzikor dhe
artistik, zhvilliin e aftësive muzikore të të menduarit kritik dhe krijues, zhvillimin personal,
intelektual, social dhe kulturor të nxënësve, për të njohur dhe vlerësuar vepra të muzikë shqiptare
ku përfaqësohet trashëgimia jonë kombëtare muzikore.
Në programin e muzikës nxënësi mëson të zbulojë ngjashmëritë, ndryshimet, marrëdhëniet në
muzikë, eksperimenton nëpërmjet krijimit dhe dëgjimit, zhvillon më tej gjykimin dhe
argumentin, duke krijur një qëndrim të vetin e duke ua paraqitur të tjerëve, edukohet të punojë në
grup, ndihet i suksesshëm në muzikë.
Mësimi i muzikës në shkollë ka të bëjë me njohjen, të kuptuarit dhe të zbatuarit e koncepteve dhe
shprehive muzikore, përmes njohurive muzikore dhe mënyrave të të gjykuarit dhe vlerësuarit të
muzikës në veçanti dhe arteve në përgjithësi.31
Rubrikat kryesore mbi të cilat zhvillohen temat mësimore
1. Objektivat- përcaktojnë se çfarë elementesh muzikore, shprehish dhe qëndrimesh
duhet të arrijë nxënësi në fund të çdo ore mësimore. Në disa raste janë formuluar
edhe objektivat social.
2. Mjetet mësimore/didaktike-synojnë ta bëjnë konkrete orën mësimore. Mësimi i
familjarizon me to duke aftësuar ata në përdorimin e tyre. Të tillë janë CD me
maerialet didaktike (këngë, lojëra muzikore, pjesë të ndryshme për dëgjim,
shembuj të llojeve të tingujve ose të zhurmave. Gjithashtu, me vlerë janë edhe
mjetet rrethanore dhe si ato me përdorim kolektiv, magnetofon, postera dhe veglat
me goditje (shkopinj, gurë, lugë, zilka) etj.
31
http://myschool.al/resources/programe/MUZIKE.pdf
28
3. Metoda mësimore-teknikat dhe metodat e përdorura në këtë manual janë:
brainstorming, kaster, diagram i Venit (metoda që nxisin mendimin kritik), dhe
(metoda me në qendër nxënësin), puna në grup, loja në role.
4. Rubrika “Zhvillimi i mësimit”- thekson hapat dhe veprimtaritë që mund të ndiqen
nga mësuesi gjatë mësimit. Kësaj rubrike i kushtohet pjesa më e madhe e kohës
mësimore.
5. Integrimi me lëndë të tjera-synon të integrojë lëndën e muzikës me lëndë tjera.
Nxënësit do të mësojnë të zbulojnë lidhjet midis muzikës dhe edukimit figurative,
gjuhës, edukatës qytetare, edukimit fizik dhe të kuptojë rëndësinë e muzikës si
burim kënaqësie.
6. Vlerësimi-synon të përcjellë te nxënësit, rezultatet e punës së tij në veprimtaritë
praktike, d.m.th. përmes të kënduarit, të luajturit, etj. Vlerësimi bëhet në atë çka
nxënësi ka përvetësuar. Gjatë vlerësimit nxënësit mund të nxiten të vlerësojnë
njëri-tjetrin.32
32
Msc,Majlinda Hala Violeta Shamku, “Libër mësuesi Edukim muzikor 1,2,3,4,5” Tiranë 2011. Fq.16-17
29
3.1 PËRSHKRIMI I PUNËS PRAKTIKE
Unë praktikën e kam përfunduar në shkollën fillore“Asdren” në Pejë. Kjo ishte vërtet një përvojë
e duhur dhe i bukur. Mësuesja e klasës ka qenë gjithmonë prezente dhe e gatshme për ndihmë në
përgaditjen time profesionale.
Edukata muzikore është pjesë shumë e rëndësishme e kurrikulës. Duke punuar me kurrikulën e
re të muzikës, mësuesja u jep mundësi nxënësve të përfitojnë aftësi për të zhvilluar, jo vetëm
krijimtarinë e tyre dhe shpirtin kritik, por edhe aftësinë për të punuar individualisht ose në grupe.
Përveq asaj një ndër virtytet më të rëndësishme për një mësimëdhënës është edukata. Shpresoj që
në të ardhmen vijmi i praktikës do të vlejë.
30
3.2 Plani i një ore mësimore në lëndën “Edukatë muzikore”
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE Fusha kurrikulare:Artet / Lënda: Edukatë muzikore Shkalla e kurrikulës: I / Klasa:I
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I.2, II.2, II.3.
Rezultatet e fushës së kurrikulës : 1:3, 1:4, 2:5.
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE Njësia mësimore: Muzika ose kënga që më pëlqen
Fjalët kyçe: muzika, kënga, këndimi,
Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi do të jetë i aftë të: këndoj këngë të ndryshme
për fëmijë, dëgjojë dhe flasë për muzikën që i pëlqen më shumë.
Kriteret e suksesit: Shpreh me fjalë të thjeshta, pse i pëlqen kjo lloj muzike.
Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: magnetofon, CD, lapsa me ngjyra, foto të
ndryshme.
Përdorimi i TIK: Në disa raste
Çështjet e ndërlidhura: Edukim figurative, Edukatë fizike, Gjuhë shqipe.
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS
ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
PJESA HYRËSE(EVOKIM)-Stuhi mendimesh:
Mësuesja pyet nxënësit: Cila muzikë ju pëlqen më shumë? , nxënësit shprehin mendimet e tyre
secili individualisht. Pra kërkohet nga nxënësit të flasin rreth muzikës që ata pëlqejnë më shumë.
PJESA KRYESORE(REALIZIMI I KUPTIMIT):
Mësuesja inkurajon nxënësit të këndojnë, dhe të thonë disa karakteristika të këngës popullore.
PJESA PËRFUNDIMTARE(REFLEKTIMI)- Punë në grupe:
Mësuesja nxitë nxënësit të shoqërojnë këto këngë me leëvizje trupore .
VLERËSIMI: nxënësit vlerësohen për mënyrën e shprehjes së mendimeve të tyre përmes fjalës,
vizatimit.
DETYRË SHTËPIE: Rikujtoni këngët e mësuara gjatë vitit.
REFLEKTIMI PËR RRJEDHEN E ORËS MËSIMORE:Ora mësimore u realizua ashtu siç
është planifikuar.
31
PËRFUNDIMI
Edukata muzikore është një mjet shumë i rëndësishëm në të ngriturit e aftësive të nxënësve dhe
të bërit e tyre më të zgjuar, kjo është vetëm një nga rezultatet e shumta positive që ka edukimi
muzikor. Jam munduar që në mënyrë të thjeshtë të perkufizoj të gjitha karakterisitkat e bukura që
posedon muzika. Shumë e vështirë të gjesh njerëz të cilët vërtetë e kuptojnë ndikimin esencial që
ka në zhvillimin muzikor të fëmijëve.
Ka shumë arsye pse muzika duhet të jetë e përfshirë në kurrikulet arsimore. Muzika është
universale. Kudo që shkoni ju dëgjoni muzikë. Gjithmonë ne jemi të rrethuar me të, të zhytur
brenda saj. Të dëgjosh muzikë, ka të bëjë me thellësinë njerëzore. Duke ditur vlerat dhe ndikimet
që ka muzika në edukimin e njeriut, lënda Edukata Muzikore është pjesë standarde në programet
dhe planet shkollore.
Muzika nuk duhet të jetë një detyrë, një shtyerje kohe, apo qoftë dhe një hobi i sfocuar, muzika
duhet të përcillet në jetën e secilit për atë çfarë është! Muzika është lojë, është ndjenjë. Të gjitha
këto i kam paraqitur në punim duke treguar më zgjanimisht rëndësinë e muzikës në jetën e një
fëmije, ndikimi dhe roli i saj në zhvillimin e fëmijëve, roli dhe rëndësia e Edukatës Muzikore në
shkollat fillore, këndimi dhe intepretimi i veglave muzikore, është sqaruar se si Edukata
muzikore i bënë fëmijët më inteligjent, se si ndikon muzika në mësuarjen e gjuhëve të huaja,
integrimi i Edukatës muzikore me lëndët e tjera kurrikulare, rëndësia e lodrave dhe lojërave
muzikore, si dhe qëllimi i programit muzikor. Si përfundim kam arritur te përshkruj çart se përse
“muzika është gjuhë e kuptueshme për të gjithë fëmijët”.
E gjithë puna deri këtu ishte një nga më të bukurat dhe një nga punët më emocionuese, një temë
mjaft interesante dhe më shumë interes për t’u hulumtuar për të.
32
Literatura
1. Msc.Majlinda Hala, Violeta Shamku (2011): “Libër mësuesi Edukim
Muzikor 1,2,3,4,5
2. Engjëll Berisha, “Arti muzikor 10”, Prishtinë 2015.
3. Ajmone Dhomi (2000): “Metodikë e Edukatës Muzikore” , Prishtinë
4. Jelena Martinoviq-Bogojeviq, Milena Papiq, Bilana Durkoviq, “Mrekullia e
muzikës 1” Manual ii mësuesit/es, Potgoricë, 2012
5. Dr.Bardhyl Musai, Rezana Vrapi, Elona Boce “Të gjithë ne jemi
inteligjent”, Tiranë 2003.
6. Music and your baby, S. Jhoanna Robledo, Shtator 2011
33
Literatura nga internet:
1. https://shkollaime.al/pluginfile.php/29/mod_page/content/70/Muzika%208.pdf qasur më
13.12.2018
2. http://opusalb.com/sq/shqip-muzika-dhe-roli-i-saj-ne-zhvillimin-e-femijeve/ qasur më
13.12.2018
3. http://www.helendoron.al/mund-te-ndihmoje-muzika-ne-mesimin-e-nje-gjuhe/ qasur
më 16.12.2018
4. https://www.gazetaexpress.com/arte/muzika-ngre-nivelin-e-jetes-sone-
emotive-52056/?archive=1 qasur më 28.02.2019
5. http://www.ikub.al/Femra/902140015/Article-FeMIJeT-DHE-
MUZIKA.aspx?cookiesEnabled=false 15.12.2018
6. 1https://www.google.com/search?q=muzika&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahU
KEwjyguKZtN_gAhWQblAKHbIoA-wQ_AUIDygC&biw=1242&bih=597 qasur më
15.12.2018
7. http://www.ikub.al/Gjeniu/12/06/19/Si-te-luftoni-infeksionet-e-sinuseve-me-
ingrediente-te-cilet-i-keni-ne-kuzhine--0093.aspx qasur më 01.03.2019
8. https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Playi
ng%20%26%20Learning%20in%20the%20Early%20Years.pdf qasur më 01.03.2019
9. https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Playi
ng%20%26%20Learning%20in%20the%20Early%20Years.pdf qasur më 01.03.2019
https://indeksonline.net/ja-se-si-ndikon-muzika-te-femijet-ne-mosha-te-
ndryshme/ qasur më 26.02.2019
10. http://www.bebaime.com/femijet-dhe-mesimi/edukata-muzikore-i-ben-femijet-me-
inteligjent
11. http://illyriapress.com/lidhjet-e-muzikes-matematiken-dhe-fiziken qasur më
24.02.2019
12. http://myschool.al/resources/programe/MUZIKE.pdf qasur më 24.02.2019
13. https://telegrafi.com/femijet-luajne/ qasur më 01.03.2019
14. http://myschool.al/resources/programe/MUZIKE.pdf qasur më 03.03.2019
15. https://www.gazetaexpress.com/shneta/perse-lodrat-me-muzike-jane-te-mira-
per-femije-
51999/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyr
ight qasur më 01.03.2019.
16. https://www.psychologytoday.com/us/blog/talking-apes/201507/is-music-universal-language qasur më
08.03.2019.