universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · falënderime dhe mirënjohje një falenderim dhe një...
TRANSCRIPT
-
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
STUDIME BACHELOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Muzika për të gjithë nxënësit
Mentorja: Kandidatja:
Prof.asoc.Mimoza Kurshumlia Dafina Krasniqi
Gjakovë, Janar 2020
-
Përmbajtja
Deklaratë …………………………………………………………………………………………...…..4
Falenderime dhe mirënjohje……………………………………………………………………….……5
Abstrakt……………………………………………………………………………………………..…..6
Hyrje………………………………………………………………………………………………...…..7
Qëllimi i punimit…………………………………………………………………………………….…..8
KAPITULLI I………………..……………………………………………………………………...….9
1.1.Muzika dhe historia e saj…………………………...……………………………………….....…..10
1.2.Muzika për të gjithë nxënësit…………………………………………………...……………..…...11
1.1.1.Ritmi………………………………………………………….………...…………….…..…...11
1.1.2.Harmonia dhe disonanca………………………………………….……..……………........…11
1.1.3.Melodia………………………….…………………………………….…………...……...…..12
1.1.4.Diksioni………………………………………………………………………………….….…12
1.1.5.Intonacioni……………………………………………………………………………..…...…13
1.3.Muzika dhe fëmijët………………………………………………………………….……………...13
1.4.Si ndikon muzika tek fëmijët………………………………………………………………….……14
1.5.Zhvillimi i muzikalitetit tek nxënësit…………………………………………………..…………...16
1.6..Efektet pozitive të muzikës tek fëmijët.……………………………………………………………17
KAPITULLI II……………………………………………………………………………………...…19
2.1.Mënyrat sesi muzika përmirëson jetën………………………………………………………….....19
2.1.2.Muzika si qetësim……………………………………………………………………………19
2.1.3.Muzika e egër përmirëson përformancën………………………………...…………..…...…19
2.1.4.Muzika pakëson dhembjen…………………………………………………………………..19
2.1.5.Muzika ndihmon në stërvitje……………………………………………………………..….19
2.1.6.Mzika mund t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë……………………………………………....20
2.1.7.Muzika mund të përmirësojë kujtesën………………………………………………………20
2.1.8.Muzika ndihmon në punë.……………………………………………………………….…..20
2.1.9.Muzika dhe zgjuarsia……..………………………………………………………………….20
2.1.10.Muzika na bën të ndjeshëm……………………………………………………………...…20
2.1.11Muzika për qetësi në gjumë……………………………………………………………..…..21
-
2.1.12.Muzika rrit inteligjencën……………………………………………………………….…...21
2.2.Disa fakte se si ndikon muzika në trurin tonë……………………………………………………...21
KAPITULLI III…………..……………………………………………………………………………24
3.1.Roli edukativ dhe rëndësia e edukimit muzikor në shkollat fillore………………………………...24
3.2.Rëndësia edukativo-arsimore e muzikës……………………….…………………...…………....…25
KAPITULLI IV…………..…...…………………………………………………...………….........….28
4.1.Ndërlidhja (korelacioni)midis edukatës muzikore dhe lëndëve tjera…………...……………….…28
4.2.Shenbuj sesi mund të ndërlidhen brenditë mësimore të lëndëve të tjera me muzikën……………..29
4.3.Planifikimi i orës mësimore.………………………………………………...……….….…….........30
KAPITULLI V...……………………………………………………………….…………………...…32
5.1.Marrëdhëniet prind-nxënës-mësues,çelësi i suksesit të fëmijëve…………………….…………….32
Përfundimi……………………………………………………………...…………………..…..……....33
Jetëshkrim………………………………………………………………………………………………35
Literatura………………………………………………………...…………………………….…….....36
Referencat……………………………………………………...………………….………………...…36
-
DEKLARATË
Në kë të punim diplome jam përpjekur që në përgjegjësi të plotë në këtë punim, materialin ta paraqes
në përputhje me rregullat akademike. Gjithashtu, deklaroj se, i gjithë materiali që është marrë nga
ndonjë burim i caktuar, poshtë tij ka fusnotën, referencën si dëshmi që autorësisë .
Poashtu deklaroj se, punimi i paraqitur këtu është origjinal dhe është kryer vetë, nuk është marrë nga
studentë tjerë apo punime tjera, nuk është kopje e ndonjë punimi në internet.
Punimi im respekton të gjitha kërkesat për të drejtat e autorit, duke saktësuar dhe cituar të gjitha
kontributet nga burimet tjera.
4
-
Falënderime dhe mirënjohje
Një falenderim dhe një mirënjohje e veçantë për udhëheqësen e temës sime Prof.Ass.Msc Mimoza
Kushumlia, ku ky punim është rezultat i ndihmës dhe mbështetjes së saj.
Falenderoj gjithë stafin pedagogjik të Fakultetit të Edukimit “Fehmi Agani" që më dhanë njohuri gjatë
këtyre viteve të studimit.
Një falenderim të veçantë kam për familjen time të cilët më mbështeten gjatë gjithë kohës së studimeve
moralisht dhe financiarisht.
I falenderoj për durimin, mirëkuptimin, kurajon dhe mbështetjen që më kanë ofruar në rrugën e gjatë të
arsimimit.
Ju falëminderit të gjithëve për praninë tuaj!
Autorja:
Dafina Krasniqi
5
-
Abstrakt
Në këtë punim diplome tema që do të trajtohet është:Muzika për të gjithë nxënësit.
Nëpërmjet këtij punimi diplome synohet të sqarohet në mënyrë të qartë roli, rëndësia dhe ndikimi që ka
muzika në jetën tonë dhe në edukimin fillor. Muzika është një formë arti dhe një mënyrë argëtimi që
bashkon tinguj të ndryshëm për të krijuar melodi interesante dhe ritme të ndryshme për veshin e njeriut.
Muzika është gjithmonë e nevojshme dhe e rëndësishme në procesin mësimor,sepse përmes muzikës
nxënësit motivohen për të vazhduar mësimin edhe me lëndët e tjera mësimore.
Fillimisht,do të ndalem pak,për të treguar se qka është muzika,qka na shërben ajo në përgjithsi, se si
ndikon muzika dhe sa e rëndësishme është ajo tek nxënësit (fëmijët) e moshave të ndryshme.
Më pas do të ndalem tek zhvillimi i muzikalitetit tek nxënësit,si paraqitet ai tek nxënësit,duke vazhduar
të tregoj për muzikën edhe tek të rriturit,gjë që ndikon pozitivisht tek ne, duke përmirësuar vetë jetën
tonë, dhe duke na bërë që të ndihemi më pozitiv dhe më të hapur me njerzit përrreth nesh.
Kam paraparë të rëndësishme të cek edhe rolin dhe rëndësinë e edukatës muzikore në shkollat
fillore,lidhshmërinë e saj me lëndët e tjera, poashtu edhe një plan ditor për të parë se si zhvillohet një
orë mësimore e muzikës apo edhe e ndonjë lënde tjetër të caktuar.
Për fund,kam zgjedhur të përshkruaj edhe për marrëdhëniet prind-mësues-nxënës,e cila ka një rol të
rëndësishëm tek fëmijët sepse kur mësimdhënësi ka marrëdhënie të mira me prindërit e fëmijëve,dhe
poashtu kur prindi përfshihet pozitivisht në edukimin e fëmijës,atëherë edhe fëmijët do të jenë më të
motivuar, më të vëmendshëm dhe më të suksesshëm në punën e tyre.
Mëndoj se kam japur informacione të duhura sa i përket kësaj teme diplome,në mënyrë që të sqarojmë
përmbajtjen e tërë kësaj teme që e kam trajtuar gjatë këtij punimi.
Muzika, edhe sot, përpos të rriturve edhe tek fëmijët e moshave të ndryshme,ka një rëndësi të veqant,
duke përfshirë të gjitha sferat e jetës.Muzika, ka qenë,është dhe do të jetë, me qëllime dhe objektiva të
qarta tek të gjitha moshat, në formimin dhe zhvillimin e shpirtit të njeriut.
Me njohjen e muzikës krijohet zhvillimi i personalitetit të fëmijëve, zhvillimi i aftësive të tyre për të
punuar në mënyrë të pavarur e sistematike si dhe për të menduar dhe gjykuar në mënyrë krijuese dhe
kritike.
Fjalët kyçe: Muzika,shkolla,nxënësit,qëllimet,rëndësia etj.
6
-
Hyrje
Gjatë punimi tdo tëshfrytëzojë literaturën dhe materiale të ndryshme, punime shkencore,praktikë
pedagogjike, ligjeratat e marrura gjatë studimeve dhe të gjitha elementet praktike të nevojshme për
arritjen e realizimit sa më të suksesshëm të këtij punimi shkencor, përkatësisht punimi të diplomes.
Muzika si pjesë e jetës së njeriut,dhe si pjesë të artit,ka qellime dhe objektiva të ndryshme tek njeriu në
përgjithsi dhe në formimin e përsonalitetit në veqanti.
Besohej se muzika është njëra ndër pjesët përbërëse të shpirtit të njeriut, dhe si e tillë duhej zhvilluar.
Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu.Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të
qarta tek fëmijët edhe tek të rriturit.
Detyra e lëndës së edukatës muzikore është që fëmijët t’a njohin dhe ta duan artin muzikor.Duke u
marr me muzikë,fëmijët zhvillohen më mirë emocionalisht sepse në mënyrë aktive kultivohet tek ata
ndjenja për të bukurën.
7
-
Qëllimi i punimit
Muzika në përgjithsi,luan një rol mjaft të rëndësishem në jetën tonë të përditshme,e sidomos tek
fëmijët.
Qëllimi i këtij pumini është që përmes mësimit të muzikës në shkollë apo edhe në shtëpi,
fëmijët t’a njohin dhe ta duan artin muzikor.Duke u marr me muzikë,fëmijët zhvillohen më mirë
emocionalisht sepse në mënyrë aktive kultivohet tek ata ndjenja për të bukurën. Ajo begaton jetën
emocionale duke e zhvilluar të menduarit dhe aftësitë krijuese të fëmijëve.
Mësimi i muzikës në shkollë ka të bëjë me njohjen, të kuptuarit dhe të zbatuarit e koncepteve dhe
shprehive muzikore, përmes njohurive muzikore dhe mënyrave të të gjykuarit dhe vlerësuarit të
muzikës në veçanti dhe arteve në përgjithësi.
Vazhdimi i rrugëtimit të njohjes me muzikën është një vlerë e madhe për të mundësuar edukimin dhe
formimin kulturor,zhvillimin e përsonalitetit të nxënësve,zhvillimin e aftësive të tyre për të punuar dhe
rijuar në mënyrë të pavarur si dhe për të menduar në mënyrë kritike dhe krijuese.
“Pa muzikën,jeta do të ishte një gabim”.
(Friedrich Nietzsche)
8
-
KAPITULLI
Muzika dhe historia e saj
Muzika është art i vjetër sa vetë njerëzimi.Mjet të shprehjes i ka tonet (tingujt muzikorë).
Fjala muzikë vjen prej greqishtes së lashtë (Musa-Muza) me të cilën kuptoheshin dituria dhe arti.
Më vonë, me këtë shprehjhe kuptohet vetëm arti që shprehet me tone dhe tinguj muzikorë.
Pra,muzika është art që shprehet nëpërmes tingujve muzikorë.Muzika është pjesë përbërëse dhe shumë
e rëndësishme e kurikulës,e cila lidhet ngushtë me zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të
nxënësve.
Duke punuar me kurrikulën e re të muzikës, mësuesit u japin mundësin nxënësve të përfitojnë aftësinë
për të zhvilluar, jo vetëm krijimtarinë e tyre dhe shpirtin krtik, por dhe aftësinë për të punuar
individualisht ose në grup.
Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi.
Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë të pasur torike e praktike-pedagogjike, e cila ndihmon në
njohjen e rrugës së zhvillimit historik të saj.
Njohja e bazës historike ka rëndësi të madhe për edukatën muzikore, meqë muzika ka lindur me
krijimin e shoqërisë njerëzore. E në këtë histori mësojmë ecurinë dhe zhvillimin e saj si dhe mënyrat se
si është bartur e mësuar muzika deri në ditët e sotme.
Që të kemi një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit të historisë së edukatës muzikore, le të rikthehemi në
gjenezën e saj: Në shoqërinë primitive nuk dihet me saktësi se si janë marrë njerëzit me muzikë, por më
saktësi dihet se ata kanë kënduar dhe kanë ekzekutuar në instrumente muzikore primitive.
Këto të dhëna janë të bazuara në hulumtime shkencore. Në shpella të ndryshme janë gjetur vizatime
apo gdhendje me gurë me motive nga jeta muzikore e kohëve më të lashta.
9
-
Edhe në varrezat e moçme janë gjetur sende të ndryshme,e ndër to edhe instrumente muzikore, gjë që
tregon se i vdekuri i asaj kohe i takon periudhës së përdorimit të atyre instrumenteve muzikore.
Janë gjetur edhe vizatime me motive të vallëzimit, ku paraqiten loja shpesh e përcjellur edhe me
instrumente muzikore. Aty muzika ka pasur rol lutjesh gjatë ceremonive të ndryshme, sidomos kur
magjinë e përdornin si mjet, i cili do t’u ndihmonte në plotësimin e kërkesave të ndryshme.
Ata mendonin se fuqitë mbinatyrore do t’u sillnin të mira dhe do t’i mbronin nga të këqiat.Në ato kohë
nuk ka pasur institucione të caktuara edukative , por nga përvoja e breznive është bartë dhe begatuar
muzika si dhe mënyra e të mësuarit të saj brez pas brezi.
Me shfaqjen e klasave shoqërore, edhe muzika ndahet në atë të rendit sundues dhe atij të sunduar.
Brezi i ri skllavopronar edukohej në institucione edukative, kurse fëmijët e klasës së sunduar me
muzikë merreshin vetë, gjatë punës apo kohës së lire. Gjatë këtyre periudhave pati mjaft njerëz të cilët
u morrën me muzikë në mënyra pak a shumë profesionale.1
1 “Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi-Gjakovë, faqe 3.
10
-
Muzika për të gjithë nxënësit
Muzika është art i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve të bashkërenduar në një
mënyrë të tillë ritmike që të tingëllojnë këndshëm, të formojnë një melodi e të kenë harmoni; tërësia e
veprave të këtij arti ose një vepër e tillë; melodia e një vepre të tillë; krijimtaria muzikore e një
kompozitori; mënyra e veçantë e krijimtarisë së tij muzikore.
Kombinimi i të gjitha këtyre elementeve e krijojnë një muzikë të mirë për veshin e njeriut.
Muzika është një disiplinë artistike e artit dhe gjuhë universale që ndihmon nxënësit të kuptojnë dhe
lidhin fenomenet dhe dukuritë muzikore, proceset dhe çështjet që i përkasin muzikës, duke vërtetuar
ligjshmërinë e tyre, si dhe duke shpjeguar mënyrat e interpretimit dhe ndërtimit të tyre, gjë e cila çon
drejt realizimit të një procesi të suksesshëm të mësimit të muzikës.
Mësimi i muzikës në shkollë ka të bëjë me njohjen, të kuptuarit dhe të zbatuarit e koncepteve dhe
shprehive muzikore, përmes njohurive muzikore dhe mënyrave të tëgjykuaritdhe vlerësuarit tëmuzikës
në veçanti dhe arteve në përgjithësi
Veçoritë e muzikës quhen shpesh «elemente muzikore». Këto elemente përfshijnë ngjyrimin e tingujve
të një instrumenti ose timbrin e tij.
Ndër elementet kryesore në muzikë janë:
Ritmi
Një nga elementet e para me të cilat ne familjarizohemi është ritmi.Ritmi bën pjesë në elementet më të
rëndësishme në muzikë.Te njeriu ritmi është element i vazhdueshëm i shprehive të tij në aktivitetet e
ndryshme të jetës.
Thuhet se reagimi që kemi ndaj ritmit muzikor mund të ndikohet në mënyrë të pavetëdijshme nga
rrahjet e zemrës ose madje edhe nga frymëmarrja jonë.Larmia e madhe muzikore që mund të krijojnë
këto elemente bëhet e dukshme kur shqyrtohen një varg instrumentesh dhe tingujt e meloditë që
nxjerrin ato.
Harmonia dhe disonanca
Harmonia krijon tinguj të këndshëm, ndërsa disonanca krijon tinguj të vrazhdë. Por në disa lloje
muzike këto elemente plotësojnë njëra-tjetrën.
11
Një pjesë muzikore që duket e harmonishme ndoshta ka në vetvete më shumë disonancë nga ç’mund ta
imagjinoni.
-
Bashkëveprimi i vazhdueshëm mes harmonisë dhe disonancës siguron një shtim luhatës, ndonëse në
përgjithësi të pandjeshëm, të gjendjes së pritjes, i cili gjen çlirim në ndjenjat tona.
Kjo lëkundje e butë emocionale është çlodhëse, ndërkohë që muzika vetëm me disonancë ose krejt e
paharmonishme mund të irritojë nervat dhe të ngjallë ndjenja të pakëndshme, ashtu si do të bënte
gërvima e thonjve mbi një pllakë shkrimi ose mbi një dërrasë të zezë.
Nga ana tjetër, nëse bazohet vetëm në harmoninë, muzika mund të jetë e mërzitshme.
Melodia
Melodia është renditja e një vargu notash. Sipas disa burimeve të mirënjohura, kjo fjalë e ka origjinën
nga fjala greke meʹlos, që do të thotë «këngë».
Melodi, sipas fjalorëve, është muzika e ëmbël, çdo tingull i ëmbël.
Sidoqoftë, jo thjesht vargu i tingujve formon një melodi të ëmbël. Për shembull, intervalet e gjata e të
shpeshta mes notave të njëpasnjëshme mund ta bëjnë një pjesë muzikore dramatike, por jo të ëmbël.
Nga ana tjetër, notat që rrjedhin njëra pas tjetrës me pak intervale të gjata mes tyre mund të formojnë
një melodi të këndshme.
Aranzhimet e ndryshme të notave e të intervaleve i japin një melodie karakter të trishtuar ose të
gëzueshëm.
Ashtu si në rastin e harmonisë, një melodi krijon gjendje pritjeje dhe shtendosje, duke prekur ndjenjat
tona me anë të ngritjes dhe uljes së tonalitetit, që është shkalla e lartësisë së një note.
Kur ndërthuren, të tëra këto elemente krijojnë forca të fuqishme, që mund të stimulojnë ose të qetësojnë
ndjenjat tona. Kjo ndodh për shkak të mënyrave të ndryshme në të cilat e percepton dhe e përpunon
truri ynë muzikën.2
Diksioni
Diksioni është të shqiptuarit e drejtë të tekstit muzkor dhe letrar.Edhe ky është një element shprehës me
rëndësi në këngë.Rrokjet shqiptohen drejt dhe me theks sipas kërkesave edhe të melodisë dhe është si
të thuash-skeleti i kompozimit vokal(këngës).
2https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722 12
https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722
-
Intonacioni
është një element i cili edhe pse duket i vogël,e bart tërë barrën e melodisëdhe mbarëvajtjen e
saj.Intonacioni kuptohet në fillimin e saktë të tonit të parë të këngës.Në fillim,mësuesja e kendon
rrokjen e parë,e pastaj e provon me të gjithë nxënësit.3
Muzika dhe fëmijët
Studimet kanë treguar se muzika ndikon gjithashtu në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.
Ajo krijon një mjedis të pasur që fuqizon vlerësimin e fëmijës për veten dhe nxit zhvillimin
social,emocional dhe intelektual.
Fëmijët e vegjël njihen me muzikën nëpërmjet marrëdhënieve që ata krijojnë më ju.
Nëpërmjet këngës,dëgjimit,kërcimit dhe lojës ju i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten siq duhet.
Muzika ndihmon trupin dhe mendjen për punë.Fëmijët e vegjël janë të tërhequr nga struktura dhe
lloji i muzikës.
Ata e shfaqin këtë në disa mënyra,si p.sh duke përplasur duart në fund të këngës,ose duke bërë lëvizje
të duarvë në pjesë të veqanta te këngës.
Gjithashtu muzika i njeh fëmijët me tinguj dhe kuptimin e fjalëve dhe ndihmon në forcimin e
kujtesës.Këngët me alfabet dhe numra e ndihmojnë fëmijën të mbajë mënd radhën e gërmave
dhe numrave.Muzika u jep fëmijëve një mundësi të bashkëveprojnë me fëmijët tjerë në mënyrë të
gëzueshme dhe me dashuri.
Duke qenë se muzika është një eksperiencë e pasur për të mësuarit,sa më shumë fëmijë të jenë,aq më
shumë mësojnë.Si përfundim mund të themi se muzika luan një rol të mrekullueshëm në jetën e
fëmijëve të vegjël dhe të prindërve.nëpërmjet muzikës,fëmijët lidhin ndjenjat e tyre dhe kuptojnë botën
që i rrethon.Ata veprojnë kështu që nga komunikimi më i hershëm me prindërit e tyre,deri tek loja
muzikore me shokët.
Kënga dhe muzika në përgjithsi është një mënyrë e mirë për fëmijët dhe familjen,pavarësisht
nga mosha,të luajnë dhe të zbaviten,te jenë të ëmbël dhe të butë,të lumtur dhe plot dashuri4
3https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722
4http://www.ikub.al/CONTENT_SHENDETI/902140015/Article_FeMIJeT-DHE-MUZIKA.aspx
13
https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722http://www.ikub.al/CONTENT_SHENDETI/902140015/Article_FeMIJeT-DHE-MUZIKA.aspx
-
Si ndikon muzika tek fëmijët
Nëse marrim një shembull nga jeta e përditshme sesi ndikon muzika tek fëmijët,do të ndalemi tek
dëgjimi i ndonjë kënge që mund të ju shtojë entuziazmin i cili është shumë të nevojshëm në jetë. Për
fëmijët, muzika mund të jetë mjaft e dobishme. Muzika ndihmon në ndërtimin e aftësive specifike në
grupmoshat e ndryshme.
Me anë të muzikës, fëmijët mësojnë dhe interpretojnë këngë dhe lojëra muzikore përmes teknikave të
këndimit, zbatojnë modele ritmike përmes njohjes me ritmet, luajnë me instrumentet, përmes zbatimit
të teknikave të luajtjes me to.Ndikimet e muzikës tek fëmijët janë të shumta,ajo ndikon në zhvillimin e
aftësive fizike të fëmijëvë,kultivon tek fëmijët ndjenjën e punës në grup,në edukimin e tyre,rrit
vetëbesimin e fëmijëve në punë,përcjell fëmijët me kultura të ndryshme etj.
Ju do të shihni se një preferencë e fëmijës dyvjeçar gjithashtu do të ndryshojë shumë në krahasim me
adoleshentët.
Nga lindja deri në 4 muaj: Edhe një fëmijë i porsalindur i përgjigjet stimujve të jashtëm muzikor.
Nëse këndoni apo lëshoni një këngë të lehtë, foshnja ka gjasa të qetësohet . Dinamikat e gjalla mund ta
bëjnë fëmijën pak më aktivë.
4 deri në 8 muaj: Fëmija fillon të ndjekë me vëmendje lloje të ndryshme të tingujve në mjedis.
Foshnja ka të ngjarë të kthejë kokën në anën e saj nga ku po luhet një këngë.
10 deri në 18 muaj: Preferencat muzikore fillojnë të shfaqen në këtë fazë. Bebet do të duartrokasin ose
do të tregojnë entuziazëm kur të dëgjohen një melodi e njohur dhe e pëlqyeshme. Shumë foshnje
preferojnë vokalët në muzikën instrumentale në këtë fazë.
18 muaj deri në 2 vjet: Fëmija fillon të eksplorojë tinguj të ndryshëm muzikor në mjedis. Muzika në
radio, reklama televizive dhe muzika “live”, gjithçka është një stimul për fëmijën.
2 deri në 3 vjet: Kur fëmija bëhet më i njohur me tingujt, ai/ajo do të përpiqet t’i përgjigjet duke u
përkulur në gjunjë ose duke u përpjekur të kërcejë. Gjatë kësaj periudhe, është e këshillueshme që të
prezantohen foshnjat në lojërat muzikore dhe në vjershat e çerdheve.
3.5 vjet deri në 4 vjet: Ndërgjegjësimi i fëmijës për muzikën rritet ndjeshëm gjatë kësaj periudhe.
Fëmija do të përpiqet të interpretojë muzikën në mënyra të ndryshme dhe fillon të bëhet një mjet për
komunikim dhe shprehje.
14
-
4 vjet deri në 5 vjet: Gjatë kësaj faze, fëmijët janë në gjendje të diskutojnë rreth muzikës. Nëse është i
inkurajuar mirë në këtë fazë, niveli i interesit të fëmijës në muzikë mund të rritet5
Më poshtë do të shohim një foto,ku shihet gëzimi dhe emocioni i fëmijës duke krijuar muzikë.
Fig.1
5http://indeksonline.net/ja-se-si-ndikon-muzika-te-femijet-ne-mosha-te-ndryshme/
15
http://indeksonline.net/ja-se-si-ndikon-muzika-te-femijet-ne-mosha-te-ndryshme/
-
Zhvillimi i muzikalitetit tek nxënësit
Sikurse shprehitë tjera,edhe muzikaliteti te fëmijët paraqitet i ndryshëm.
Kjo lëmi është shumë e brishtë dhe për këtë është mirë që mësuesja të dijë më shumë për mundësitë
dhe aftësitë muzikore të fëmijëve,që nga fillimi i shfaqjes së tyre.
Vetëm kështu do të mund të organizohet drejtë procesi edukativ-mësimor në shkollë.
Muzikalitetin e zotërojnë të gjithë fëmijët,por varet se sa ka pasur kushte fëmija për zhvillimin e
tij.Vetëm në rast se fëmija ka një shurdhim të plotë,atëherë nuk mund të bëhet fjalë për
muzikalitet,përndryshe talenti është në qdo fëmijë,por atë duhet ta kërkojmë e ta zbulojmë.
Komponentet të cilat e përbëjnë muzikalitetin janë të shumta,por ato më të rëndësishmet
janë:ndjeshmëria melodike dhe ritmike,të mbajturit në mend i muzikës,të menduarit muzikor dhe
fantazia,gjallëria emocionale ose përjetimi i saj.
Mungesa e ndonjërës nga këto aftësi,nuk do të thotë se mungon muzikaliteti.
Secili fëmijë në mënyrën e vet i afrohet artit muzikor,Duhet të veprohet me dashuri,këmbëngulje
dhe optimizëm,që të zgjohen ndjenjat të cilat ndoshta kanë qenë të fjetura 6deri atëherë.
Muzikaliteti është një karakteristikë personale dhe integruese, e cila komprometon përceptimin
emocional dhe reagimin emocional, dëgjimin e muzikës, ndjenjën e ritmit, shkallën vokale,cilësitë e
aftësisë së të kënduarit si dhe mendimin muzikor dhe memorien muzikore.
Një shembull mund ta marrim nga jeta e përditshme kur në shkollë kur një fëmijë është i mërzitur ose
është duke qarë,dhe pasi të dëgjojë një tingull të ndonjë lodre që ndodhet në klasë apo duartrokitjen e
mësueses, aj fëmijë do të ndjejë një emocion duke u gjallëruar më shumë,gjë që manifestohet me të
buzëqeshur dhe dëshirën për t’a dëgjuar atë ritëm.
Një shembull tjetër për zhvillimin e muzikalitetit do të ishte lëshimi i një kënge në televizion e cila
përmbanë edhe vallëzim, dhe me të cilën prindërit mund të kërcejnë bashkë me fëmijën duke e ndjekur
atë vallëzim në TV.
Zhvillimi i muzikalitetit mund të shihet tek fëmijët gjatë vitit të parë të lindjes.
Aftësitë zhvillohen më së shumti gjatë asaj periudhe kur fëmiu tashmë ka mësuar të ecë këmbadoras
por nuk flet ende.
6“Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi-Gjakovë,faqe 20-24
16
-
Fëmija e ndjen natyrën e muzikës dhe I ndjen emocionet, përceptimi i të dëgjuarit stimulohet nga
ninullat, këngët e kërcimit.
Në moshën 6 muajshe fëmiu është në gjendje të nanuris dhe ta vë vetveten në gjumë duke krijuar tinguj
me zërin e tij.Në moshën 10 muajshe –buzëqeshë dhe reagon me lëvizje kur dëgjon muzikë me të cilën
mund të kërcehet.
Efektet pozitive të muzikës tek fëmijët
Kërkimet shkencore tregojnë se fëmijët në moshën 0 deri në 3 vjeç kanë aftësi muzikore dhe muzika
mësohet herët dhe spontanisht, madje edhe para lindjes. Nga muaji i gjashtë deri në muajin e shtatë të
shtatzënisë, fetusi është në gjendje të kuptojë stimujt që vijnë nga jashtë dhe në veçanti, mund të dallojë
zërin e nënës. Prandaj zhurma është forma e parë e komunikimit që mund të arrijë fëmijën dhe
nëpërmjet të cilit fëmija mëson të bashkëveprojë me mjedisin rrethues.
Fig.2
17
-
Përmes dëgjimit të muzikës dhe fjalëve dalëngadalë fëmija mëson të flasë. Për më tepër, këndimi në
shtëpi mes prindërve dhe fëmijëve rrit mirëqenien e tyre dhe forcon lidhjen. Jo rastësisht nënat në të
gjithë botën këndojnë ninulla kur vënë fëmijët në gjumë.
Vitet e para të jetës, në të vërtetë, për të qenë të saktë 1000 ditët e para të jetës, siç thonë shkencëtarët,
janë të vlefshme për rritjen e fëmijëve: truri i tyre është shumë plastik dhe për këtë arsye, shumë i
hapur. Sa më shumë që stimulohet, madje edhe përmes vjershave dhe këngëve, efektet më pozitive do
të shfaqen gjatë rritjes.
Pas kësaj periudhe kohore, bëhet më pak automatike për të mësuar gjëra të reja.
Është provuar nga studime të ndryshme shkencore se muzika stimulon vëmendjen, kujtesën, mësimin,
gjuhën, kreativitetin, emocionet dhe madje inteligjencën sociale. Për këtë arsye është e rëndësishme që
pediatër, muzikantë, edukatorë dhe persona të tjerë të përfshirë në kujdesin e fëmijës që nga shtatzënia
duhet të bashkohen për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbështetur prindërit në rrugën e rritjes,
duke i kushtuar rëndësi parësore muzikës7
7http://kidstime.al/efektet-pttozitive-te-muzikes-tek-femijet/
18
http://kidstime.al/efektet-pttozitive-te-muzikes-tek-femijet/
-
KAPITULLI II
Mënyrat sesi muzika përmirëson jetën
1. Muzika si qetësim
Kërkimet shkencore tregojnë se muzika është qetësuese. Nëse po kërkoni pak prehje, largohuni nga
muzika bashkëkohore, ajo xhaz apo pop, shkoni drejt klasikes. Kjo, për shkak se muzika klasike e ul
presionin e gjakut më shumë se llojet e tjera.
2. Muzika e egër përmirëson përformancën
Zemërimi perceptohet zakonisht si diçka e keqe. Por emocioni i zemërimit mund të përdoret edhe për
mirë, si për shembull për të kryer një punë në mënyrë të përkryer. Zemërimi na bën ta përqendrojmë
vëmendjen në një vend, duke na bërë të ndihemi më optimistë dhe më në kontroll të situatave.
3. Muzika pakëson dhembjen
Sipas studimeve, muzika jonë e preferuar na bën ta kalojmë më mirë një dhembje. Kjo ndodh për shkak
se muzika rrit tolerancën dhe na stimulon të ndihemi më të kontrolluar emocionalisht karshi dhembjes.
Gjithashtu ul ankthin.
4. Muzika ndihmon në stërvitje
Nëse jeni nisur për në palestër, mos harroni të merrni me vete muzikën e preferuar. Këngët tuaja të
parapëlqyera ju ndihmojnë të arrini rezultate më të mira gjatë stërvitjes dhe ju bëjnë të vazhdoni më
gjatë ushtrimet trupore.
5. Muzika mund t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë
Kërkoni të tërhiqni vëmendjen e dikujt? Muzika romantike do të bëjë efektin e saj. Hulumtimet
tregojnë se femrat kishin më shumë gjasa t’u jepnin numrin e celularit meshkujve, pasi kishin dëgjuar
këngë dashurie8
8https://ëëë.gazeta-shqip.com/2014/03/12/ndikimet-pozitive-te-muzikes-ne-jeten-e-perditshme/
19
https://www.gazeta-shqip.com/2014/03/12/ndikimet-pozitive-te-muzikes-ne-jeten-e-perditshme/
-
6. Muzika mund të përmirësojë kujtesën
Nëse po kërkoni të keni një kujtesë më të mirë, muzika është “ilaçi” i duhur. Studen
tët që mësojnë nën tingujt e muzikës mbajnë mend më shumë sesa ata që mësojnë në qetësi.
7. Muzika ndihmon në punë
Është një çështje shumë e debatuar nëse muzika të ndihmon gjatë punës apo ka efekt shpërqendrues.
Për shumicën e njerëzve, muzika është tepër e dobishme gjatë punës, madje rrit performancën. Kjo,
sepse rregullon gjendjen shpirtërore duke e bërë një njeri të lumtur. Zhurma i ndihmon disa njerëz të
përqendrohen. Gjithashtu muzika, teksti dhe zëri na bëjnë më bashkëpunues.
8. Muzika dhe zgjuarsia
Ekzistojnë shumë prova se mësimet muzikore përmirësojnë nivelin e inteligjencës. Një studim ka dalë
në përfundimin se dëgjimi i muzikës klasike fuqizon trurin. Mjaftojnë 15 minuta muzikë klasike që
përgjigjet e dikujt të përmirësohen ndjeshëm për nga aspekti i zgjuarsisë.
9. Muzika na bën të ndjeshëm
Si mund të zbutet zemra e dikujt veçse me muzikë? Dëgjimi dhe luajtja e muzikës i bën njerëzit më të
ndjeshëm. Në një program afatgjatë muzikorë, fëmijë nga 8-11 vjeç ishin më të sjellshëm dhe më të
lidhur me njëri-tjetrin, për shkak se ata kishin zhvilluar më shumë inteligjencë emocionale9.
10.Muzika për qetësi në gjumë
Sipas shkencëtarëve më e mira që mund të bëni përpara se të flini është të dëgjoni pak muzikë klasike.
Qelizat tuaja do të relaksohen teksa në sfond luhet Bethoven.
11.Muzika rrit inteligjencën
Është e rekomandueshme për nënat e reja që në periudhën e shtatzënisë të dëgjojnë sa më shumë
muzikë, pasi në këtë mënyrë foshnja do të lindë sa më i formuar dhe inteligjent.
9http://www.gazeta-shqip.com/2014ht/03/12/ndikimet-pozitive-te-muzikes-ne-jeten-e-perditshme/
20
https://www.gazeta-shqip.com/2014/03/12/ndikimet-pozitive-te-muzikes-ne-jeten-e-perditshme/
-
Disa fakte se si ndikon muzika në trurin tonë
Dëgjimi i muzikës – esencialisht, një kombinim të tingujve dhe ritmit – është një nga aktivitetet më
primitve të njeriut. Kur njeriu dëgjon muzikë, janë vërtetuar përgjigjet neurologjike që shkaktohen në
tru.Dëgjuesit nuk marrin vetëm ndjenjën e kënaqësisë nga muzika, por edhe ndjenja emocionale dhe
intelektuale.
Këto fakte për muzikën do të ju fusin në kompleksitetin e vet mendjes tuaj.
1.Të dridhurat që keni kur dëgjoni muzikë shkaktohen më së shumti nga dopamina që e liron
truri kur dëgjoni kulminacionin e një kënge.
Dopamina është një kemikale që të bën të ndjehesh mirë dhe lirohet nga truri. Ky komponent lidhet
drejt për drejtë me motivacionin si dhe varësinë. Studimet kanë gjetur një shpjegim biologjik për arsyen
se pse muzika luan një rol të madh në ngjarje emocionale nëpër të gjithë botën që nga fillimi i historisë
njerëzore.
2. Shumë pak aktivitete në jetë e fusin në funksion të gjithë trurin dhe muzika është një nga to.
Me Funksionin Magnetik të rezonancës Imagjinative (FMRI), një grup hulumtuesish kanë incizuar një
grup individësh që po dëgjonin muzikë. Ata gjetën se dëgjimi i muzikës ndikon në rritjen e qelizave
nervore në tru. Në fakt ata besojnë se mund të aktivizojë zona emocionale, motorike dhe kreative të
trurit.
20
3. Dëgjimi i rregullt i muzikës do të ndryshojë fizikisht strukturën e trurit tuaj.
Plasticiteti i trurit i referohet aftësisë së trurit për të ndryshuar gjatë jetës. Ndryshimet që lidhen me të
mësuarit ndodhin kryesisht në mes të neuroneve. Kur janë studiuar muzikantët , është gjetur se volumi i
‘cortex’ ishte më i lartë te muzikantët profesionistë, muzikantët mesatar, te muzikantët amatorë dhe më
i ulët tek jo muzikantët.
4. Truri reagon ndaj muzikës ashtu siç reagon ndaj ushqimit.
Siq e kemi përmendur më herët, dopamina lirohet nga truri. Kjo kemikale lidhet me ndjenjën e euforisë
që ndërlidhet me varësinë, seksin dhe ushqimin. Dopamina është ajo që mundëson njeriun të ndjejë
kënaqësi në gjërat e tilla. Një studim që ka përdorur vetëm muzikë instrumentale, tregon se ndjesia e
muzikës krijoji reaksione të njëjta sikur ajo e të ushqyerit.
21
-
5. Të dëgjuarit e muzikës gjatë ushtrimeve mund të rrisë performancën tuaj.
Disasociacioni është një teknikë që ul perceptimet për mundin. Kjo teknikë mund të largojë mendjen
tuaj nga ndjenjat e lodhjes dhe të rrisë ndjenjat pozitive. Duke përdorur muzikën në ushtrime të lehta
dhe duke iu rritur intensiteti do ta gjeni veten në një eksperiencë më të kënaqshme kur ushtroni
6. Një lidhje emocionale mund të jetë arsyeja për përzgjedhjen e këngës tuaj të preferuar.
Këngët e preferuara janë shpesh të varura prej kontekstit. Edhe pse njerëzit mund ta ndërrojnë shpesh
këngën e preferuar kur dalin këngë të reja, është vërtetuar se preferencat afatgjate bëhen për shkak të
lidhjes emocionale apo kujtimeve me një këngë të caktuar.
7.Rrahjet e zemrës tuaj imitojnë muzikën që po dëgjoni.
Muzika e modifikon rrahjen e zemrës, shtypjen e gjakut dhe frymëmarrjen. Sistemi kardiovaskular
pasqyronte dekreshendot dhe kreshendot e muzikës në një studim me katër vullnetarë. Ndryshime të
dukshme në formën e zërit janë vërejtur që kanë ndikim edhe në zhvillimin e një embrioni.
8. Të dëgjuarit e muzikës së pikëllueshme apo të gëzueshme mund të ndikojë në perceptimin e
botës rreth jush.
Truri gjithmonë e krahason informacionin që vjen nga sytë me çfarë ai njeri pret nga bota, duke u
bazuar në atë që di. Rezultatet finale janë perceptimi ynë mbi realitetin. Në këtë mënyrë, këngët e
gëzueshme që të ngrenë moralin bëjnë që ta shihni botën shumë më ndryshe se sa një person i
pikëlluar.
9. Një ‘krimb i veshit’, është një këngë që s’mund ta hiqni nga mendja.
Një krimb i veshit është një kruarje kongnitive në tru. Kjo ‘kruarje e trurit’, është një nevojë e tij për ti
mbushur zbrazëtirat me një ritëm kënge. Cortexi auditiv është një pjesë e trurit tuaj që do të mbushë
automatikisht ritmin e një kënge. Në fjalë të tjera , truri juaj ka vazhduar këndimin shumë gjatë pasi
kënga ka përfunduar.
10.Muzika ngacmon pjesën e njejtë të trurit që liron dopaminën ‘kemikalen e kënaqësisë’.
Accumbens nucleus’, është një pjesë e trurit që liron dopaminë gjatë ngrënies dhe seksit. Pjesa më
interesante është se kjo pjesë është shumë e vogël dhe ndikohet nga muzika. Muzika gjithashtu ndikon
amygdale që është një pjesë e trurit që proceson emocionet për muzikën.
22
-
11.Muzika shpesh i përshkruhet nga mjekët pacientëve me sëmundjen ‘Parkinson’ dhe viktimave
të sulmeve kardiake.
Terapia e muzikës ka qenë prezente për dekada të tëra. Muzika ngacmon neurone me lëvizje të
organizuara. Pjesa e trurit që proceson lëvizjet gjithashtu prek sistemin e të folurit. Këto dy elemente
kyqe i ndihmojnë pacientët që ti tejkalojnë pengesat që më së shumti i ndikojnë ata siç janë aftësitë
motorike dhe vështirësitë në të folur.
12.Sipas një studimi, të mësuarit e një instrumenti muzikor mund të përmirësojë
aftësitë motorike.
Në një studim të fëmijëve, u zbulua se ata që kishin trajnim prej tre apo më shumë viteve në muzikë
performonin më mirë në aftësi motorike sesa ata që nuk kishin fare trajnim. Ata gjithashtu u treguan më
të mirë në fjalor dhe arsye edhe pse këto elemente janë të ndara nga trajnimi në muzikë10
10
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=281628
23
-
KAPITULLI III
Roli edukativ dhe rëndësia e edukimit muzikor në shkollat fillore
Në formimin e gjithanshëm të përsonalitetit të njeriut,rol vendimtar kanë edukata dhe arsimi.
Edukimi muzikor në pedagogjinë bashkëkohore ka vend parësor dhe është komponent me rëndësi
në zhvillimin e gjithanshëm të përsonalitetit.
Edukimi mbështetet në zhvillimin pozitiv të cilësive të pëesonalitetit duke i përvetsuar vlerat
morale,si në shoqëri ashtu edhe në punë.
Edukata estetike dhe muzika si mjet i saj,i përgatit nxënësit që ta kuptojnë dhe përjetojnë të
bukurën në shumë aspekte të jetës.
Ajo begaton jetën emocionale duke e zhvilluar të menduarit dhe aftësitë krijuese të fëmijëve.
Në shkollat fillore muzika nuk është privilegj i atyre nxënësve që janë më të talentuar por i të
gjithëve,
Kjo lëndë i aftëson ata të jenë pjesmarrës aktivë në jetën shkollore.
Secili nxënës është i talentuar sipas mënyrës së vet dhe detyra e mësueses është që të përpiqet që secilit
nxënës tja njohë aftësitë muzikore e ato tua zhvilloj më tej.
Më e rëndësishmja për zhvillimin e talentit është të kënduarit,duke ekzekutuar dhe duke dëgjuar
sa më shumë muzikë të përshtatur me moshat e tyre.
Gjatë veprimtarive muzikore,zhvillohet tek nxënësit përgjegjsia shoqërore,morale e patriotike në
mënyrë qe më vonë, me dituritë e fituara të aftësohen dhe të jenë pjesmarrës me vlerë në
rrethin ku ata jetojnë dhe veprojnë11
Muzika synon të edukojë dhe formojë nxënësit nga pikëpamja muzikore, duke i orientuar ata
mekreativitet drejt kuptimit të veçorive të ligjërimit muzikor nga më e thjeshta te më e ndërlikuara
përmes gjuhës dhe komunikimit muzikor, drejt marrjes pjesë dhe interpretimit në veprimtaritë
muzikore individuale dhe në grup përmes teknikave dhe procesit muzikor, drejt formimit dhe krijimit të
një vlerësimi dhe qëndrimiartistik në njohjen me muzikën shqiptare dhe atë botërore, përmes formave
dhe gjinive të ndryshme muzikore.
11
“Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi-Gjakovë,faqe7-11
24
-
Rëndësia edukativo-arsimore e muzikës
Artet edukojnë dhe arsimojnë nëpërmjet mjeteve shprehëse specifike si me: fjalë artistike, artet
figurative me linja, ngjyra, figura, vallëzim me lëvizje etj.
Muzika, ndryshe nga disa arte të tjera, ështëe zhveshur nga vizualiteti dhe semantika e ngushtë dhe e
drejtpërdrejtë. Pjesë thelbësore e edukimit të përgjithshëm dhe synim i çdo sistemi arsimor është edhe
edukimi estetik, i cili realizohet në shkollë si komponent i veçantë i tij (përmes lëndëve të caktuara si:
Edukatë muzikore, Edukatë qytetare,Art figurativ, Edukatë fizike,Letërsi e gjuhë shqipe, etj).
Edukimi dhe arsimimi muzikor merr pjesë në edukimin estetik duke e zhvilluar muzikalitetin e
nxënësit, duke e aftësuar për ta përjetuar dhe kuptuar të bukurën muzikore.
Sipas Shilerit, “Çelësi i edukimit në përgjithësi është edukimi për të bukurën,kurse shumë më herët
Aristoteli thoshte: “Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është edukim”.
Përjetimi emocional dhe nxitja e veprimtarisë krijuese muzikore e pasurojnë personalitetin e nxënësit
në aspektin estetik, gjë qëe çon drejt burimit dhe formimit të ndjenjave muzikore estetike.
Edukimi në vete përmban si objektiv krijimin e idesë, shijes, dëshirës dhe vullnetit të nxënësit për të
bukurën në art, në punë e në jetë, pastaj aftësimin e tij për ta vërejtur, për ta përjetuar, vlerësuar,
kultivuar dhe, krahas këtyre, edhe për ta krijuar ai vetë të bukurën.
Muzika ka rëndësi edhe në formimin moral e shoqëror të individit, sepse nxënësi, duke kënduar,
dëgjuar muzikë ose duke luajtur në instrument, bashkë me nxënësit e tjerë, e përjeton veten si pjesëtar i
grupit, duke koordinuar dhe duke përshtatur aktivitetin e vet me kërkesat e përbashkëta.
Ai në këtë mënyrë mëson të krijojë raporte shoqërore, mëson të ketë konsideratë ndaj shokëve.
Ndjenja e qëllimit të përbashkët shoqëror gjen udhërrëfyes të vërtetë në edukimin dhe arsimimin
muzikor.
Edukimi dhe arsimimi muzikor ka ndikim të dukshëm në formimin e ndjenjës morale të nxënësit, si
dhe në formimin e përgjithshëm pozitiv dhe kulturor të tij.
Kompozimet e ndryshme, sidomos këngët me përmbajtje letrare -muzikore qëkanë karakter atdhetar,
heroik, liridashës, fuqishëm ndikojnë në kultivimin e ndjenjës patriotike që është atribut i formimit
shoqëror.
Në procesin edukativo-muzikor nxiten dhe zhvillohen proceset psikike në mënyrë specifike, pikë së
pari nëpërmjet përjetimit dhe njohjes së vetëdijshme.
25
-
Format e ndryshme të punës edukativo -arsimore zhvillojnë vëmendjen herë në ritëm, herë në melodi,
herë në të dyjat.
Po ashtu, duke e nxitur dhe trimëruar të shprehurit e lirë muzikor, sidomos spontanitetin në
improvizime muzikore, ndikohet në zhvillimin e imagjinatës krijuese të nxënësit.12
Edukimi dhe arsimimi muzikor ka rëndësi edhe në zhvillimin e emocioneve të nxënësit. Duke dëgjuar
muzikë,nxënësit bëhen më të ndjeshëm, më të drejtpërdrejtë në përjetimin,në kuptimin e të bukurës
muzikore.
Këndimi ka rëndësi të madhe në përsosjen e të folurit,prandaj ai përdoret si stimulues emocional edhe
në mësimin e gjuhëve të huaja, në përmirësimin e pengesave në të folurit e fëmijëve, sidomos në
zbutjen e belbëzimit.
Inkurajimi i proceseve psikike në të njëjtën kohë prek edhe proceset e zhvillimit fizik,sepse ato janë të
ndërthurura dhe të kushtëzuara.
Kjo është krejtësisht e kuptueshme kur dihet se muzika gjithashtu ndikon në qenien fizike të njeriut.
Muzika ndikon në lëvizjet, frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut.
Këndimi në veçanti zhvillon aparatin e këndimit, sepse të gjitha organet pjesëmarrëse funksionojnë në
sinkronizim.13
Muzika dhe lidhjet e lëvizjes janë të thella dhe të shumëfishta.Sidomos lojërat dhe vallet janë një formë
e shkëlqyer e punës arsimore përmes së ciles harmonitë zhvillojnë lëvizjet ritmike të nxënësve.
Ndikimi i plotë i muzikës në zhvillimin shpirtëror dhe fizik të nxënësve është i rëndësishëm, sepse bart
një gëzim dhe vitalitet (gjallëri fizike) shpirtëror në jetën e tij.
12
Fridrih Shiler, “Mbi edukimin estetik të njeriut”, Tiranë, 2004, f. 86) 12
Fridrih Shiler, “Mbi edukimin estetik të njeriut”, Tiranë, 2004, f. 86)
26
-
KAPITULLI IV
Ndërlidhja (korelacioni) midis edukatës muzikore dhe lëndëve tjera
Vetë fjala korelacion14
(lat.correlatio) d.m.th. bashkëpunim,e në edukatën muzikore nënkuptohet
bashkëpunim dhe ndërlidhje me lëndët tjera mësimore që zhvillohen në procesin e tërësishëm
shkollor.
Gjithashtu kuptohet edhe një marrëdhënie e ndërsjellë,sidomos në procesin mësimor të klasëve
të ulëta,ku një mësues e udhëheq vazhdimisht tërë mësimin.
Sot,ndërlidhja midis lëndëve mësimore është proces i ligjshëm dhe nevojë objektive e procesit
mësimor.
Edukata muzikore bëhet më e thelluar,e plotë dhe unike kur bashkëpunon me artet e tjera dhe me
shkencën.
Muzika e ka këtë aftësi (në ndryshim nga lëndët tjera )që u vjen në ndihmë lëndëve
tjera mësimore duke i freskuar ato dhe duke i bërë më të lehta për tu përvetësuar nga fëmijët.
Vetë muzika nënkupton në radhë të parë gëzim tek fëmija,e ky gezim futet në qdo pore të
mësimit më lehtë me muzikë.
Mënyra e ndërlidhjes së lëndëve më shpesh praktikohet në pjesën hyrëse të orës,pikërisht nga
roli lidhës i parimeve didaktike.
Në përgjithësi ndërlidhja bëhet nga dy aspekte:
1).Kur edukatës muzikore i ndihmojnë lëndët e tjera me përmbajtjet e tyre,në mënyrë që më
lehtë të përvetësohen qëllimet.
2).Kur edukata muzikore me mjetet shprehëse të sa,lehtëson arritjet e qëllimeve për fitimin e
diturive në lëndët e tjera.
Ndërlidhja mësimore bën që nxënësit të bëhen më krijues,sepse edukata bashkëkohore muzikore
synon kah trajtimi sa më i plotë i materies mësimore.
14
“Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi-Gjakovë,faqe136-139
27
-
Shembuj se si mund të ndërlidhen brenditë mësimore të lëndëve te tjera me
muzikën
Në gjuhën shqipe apo edhe gjtatë mësimit të gjuhëve tjera,lidhja është e dukshmë me muzikën.
Një poezi është e mirë kur lexohet,edhe më e përjetuar kur recitohet,por edhe më thellë do të
përjetohet nëse ajo poezi këndohet apo percillet me instrument.
Në lëndën e diturisë së shoqërisë,apo të natyrës,muzika ka më tepër rol ilustrues.Shembull
mund ta marrim,kur mësohet ndonjë vend në lëndën e gjeografisë.Aplikimi I muzikës gjatë
njohjes së këtij vendi,duke I përshkruar vlerat muzikore e shpirtërore të popullit të atij vendi,dhe
duke dëgjuar këngën popullore nga ai vend,ua shton njohuritë nxënësve në këtë lëndë.
Edhe me matematikën muzika mund të bëjë ndërlidhje,siq janë numrat të cilët kanë karakter
teknik,por më lehtë mësohen nëse këndohen me ndonjë melodi.
Në artin figurativ ka burime të pashterrshme të bashkëpunimit me artin muzikor.është e vërtetë
se vizatimët që bëhen me dëgjim të muzikës,janë më emocionuese sesa ato që bëhen pa
dëgjimin e muzikës
Në orët e edukatës fizike,shpesh përmbajtja mësimore potësohet me muzikë.Duke marrë
parasysh dëshirën e natyrshme të fëmijëve për lëvizje,muzika i impresionon dhe ata ndjejnë
kënaqësi kur ajo i shoqëron.Muzika i frymëzon ata,dhe ora kalon me gëzim.Nëse nuk përcillet me
muzikë,ora do të ishte më monotone.
Me ndërlidhjen15
e lëndëve mësimore,arrihen dy gjëra të rëndësishme: ora bëhet më
interesante,kurse dituritë fitohen më lehtë dhe më shpejtë.
15
“Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi,Gjakovë-faqe136-139
28
-
Planifikimi i orës mësimore në lëndë e muzikës
Lënda:Edukatë muzikore
Klasa:V
Njehsia mësimore:Ora
Tipi i orës:Zhvillim
Fjalët kyqe:Këngë,tingull,melodi,orë etj.
Mjetet dhe burimet mësimore:Cd,magnetofoni,lapsi,libri i muzikës,fletorja,tabela,shkumsi etj.
Lidhja me lëndët tjera mësimore:Art figurativ, Gjuhë shqipe, Edukatë fizike etj.
Formae punës: individuale
Rezultatet e të nxënit:Në fund të orës nxënësit duhet të jenë në gjendje të;
1. shqiptojnë saktë tekstin e këngës
2. këndojë në intonacion këngën
3. mbajë poziconin e duhur gjatë këndimit
4. shprehë emocionet e tij rreth këngës etj.
Zhvillimi i mësimit
Evokimi(10min)
Stuhi mendimesh.Fillimisht bëj një përsëritje të këngës të mësuar nga ora e kaluar,për të vazhduar me
njehsinë e re.Kërkoj nga nxënësit që të hapin librat në faqe 25,pastaj kërkoj që të hapin librat e muzikës
dhe të shikojnë në foto dhe të flasin për atë që shohin p.sh për orën,akrepat e saj etj.
Pastaj pyes nxënësit se a dinë ndonjë këngë për orën,e më pas i njoftoj ata se sot do të mësojmë një
këngë të re për orën.
Realizimi i kuptimit:(20-25min.)
Punë e drejtuar.Kërkoj nga nxënësit që të nbajnë qetësi në klasë,duke dëgjuar regjistrimin e këngës në
magnetofon, ose në Cd,dhe më pas filloj t’ua mësoj tekstin dhe melodinë e asaj kënge.
Pastaj filloj t’a këndoj së pari unë dhe pastaj nxënësit ta përsërisin atë melodi.
Kërkon nga nxënësit që të këndojnë të gjithë dhe të jenë të vendosur në pozicionin e duhur dhe më pas
duke e kënduar të gjitë së bashku.
29
-
Reflektim: (5-10min.)
Punë individuale Kërkoj nga nxënësit të shprehin ndjenjat e tyre rreth këngës së mësuar duke sjellë
shembuj nga jeta e pëditshme,dhe u kërkoj ndonjë nxënësi që shprehë dëshirë t’a këndoj përsëri këngën
e mësuar.Jap detyrë shtëpie t’a shkruajnë në fletoret e tyre tekstin e këngës që mësuam sot.
30
-
KAPITULLI V
Marrëdhënia nxënës-prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës
Nëse mësuesi ka marrëdhënie të mirë me prindin e fëmijës dhe mendon se prindi përfshihet pozitivisht
në edukimin e fëmijës, atëherë ai ka tendencë të japë më shumë vëmendje dhe të nxitë më shumë
fëmijën.
Nxënësi është më i suksesshëm nëse mësuesi ka mendim të mirë për prindin!
Përfshirja e prindit është parë gjithmonë si thelbësore në suksesin akademik të nxënësit nga shumë
ekspertë edukimi dhe studiues.
Studiuesit e Universitetit të Missouri kanë gjetur se vlerësimet e mësuesve në lidhje me përfshirjen e
prindit në vitet e hershme akademike mund të parashikojnë me saktësi suksesin akademik dhe social të
fëmijës më vonë.
Studimet tregojnë se mësuesit kanë nevojë për mbështetje për të ndihmuar në përmirësimin e
marrëdhënieve të tyre me këta prindër dhe për t’i përfshirë ata në edukimin e fëmijës së tyre.
Raporti i fëmijës me mësuesen, ashtu si dhe raporti juaj me të, kërkon punë dhe përpjekje që të jetë e
saktë dhe efektive. Në këtë mënyrë roli juaj është i rëndësishëm gjithmonë.
Roli kryesor i mësuesit është që të ndihmojë fëmijën të përshtatet në ambientin e ri dhe të vijë në
kontakt me një sërë njohurish të panjohura.
Fuqizimi i rolit të prindit si pjesë integrale e procesit të edukimit dhe përfshirja e tyre në të gjitha
aspektet e jetës së fëmijës, është shumë i rëndësishëm, sepse kështu fëmijët shfaqin plotësisht
potencialin e tyre në shkollë e jetë, pasi ata kanë nevojë të ndihen mirë, të mësohen të marrin vendime,
të jenë përgjegjës për rezultatet e këtyre vendimeve. Dihet se edukimi fillestar nis në familje dhe prindi
është mësuesi i parë i fëmijës së tij. Por ky rol i prindërve duket sikur zvogëlohet me kalimin e viteve,
sepse shtohen pjesëmarrës të tjerë në këtë edukim.
Suksesi i nxënësit arrihet 45% nga puna e tij, 30% mësuesve të tyre dhe 25% prindërve.
Është vërtetuar se sa më e madhe të jetë përfshirja e prindërve në edukim, aq më i përparuar është
fëmija në çdo aspekt.Mungesa e lidhjes prind- shkollë krijon prapambetje relative, mungesë arsimimi.
Shkolla ndikon në arritjet e nxënësve, por familja ndikon në përfundimet e tyre.16
16
http://www.portalishkollor.al/argetim/marredhenia-prind-mesues-celesi-i-suksesit-te-femijes
31
http://www.portalishkollor.al/argetim/marredhenia-prind-mesues-celesi-i-suksesit-te-femijes
-
Përfundimi
Nga ky studim kemi marr si përfundim se muzika ndikon në formimin e karakterit dhe personalitetin e
fëmijëve, si dhe ndikon në zhvillimin psiko-fizik dhe motorik të nxënësve.
Ndikon në koncentrimin më të mirë të nxënësve (fëmijëve) në mësim, ndimon në mësimin e gjuhëve të
ndryshme.
Me anë të muzikës, nxënësit mësojnë dhe interpretojnë këngë dhe lojëra muzikore përmes teknikave të
këndimit, zbatojnë modele ritmike përmes njohjes me ritmet, luajnë me instrumentet, përmes zbatimit
të teknikave të luajtjes me to, kuptojnë krijimin e muzikës, përmes njohjes së fenomeneve dhe dukurive
muzikore në natyrë etj.
Muzika synon të edukojë dhe formojë nxënësit nga pikëpamja muzikore, duke i orientuar ata
mekreativitet drejt kuptimit të veçorive të ligjërimit muzikor nga më e thjeshta te më e ndërlikuara
përmes gjuhës dhe komunikimit muzikor, drejt marrjes pjesë dhe interpretimit në veprimtaritë
muzikore individuale dhe në grup përmes teknikave dhe procesit muzikor, drejt formimit dhe krijimit të
një vlerësimi dhe qëndrimiartistik në njohjen me muzikën shqiptare dhe atë botërore, përmes formave
dhe gjinive të ndryshme muzikore.
Që një fëmijë të formohet në mënyrë të drejt ëdhe të jetë i suksesshëm në jetën dhe karierën e tij
profesionale, padyshim që muzika duhet të mësohet në mënyrë të rregullt dhe adekuate.Kjo arrihet
vetëm me një kuadër,i cili gjatë përgatitjes së tij profesionale i çaset punës me seriozitet dhe
përkushtim. Ashtu edhe në këtë punim jam munduar që me vullnet dhe dëshirë e punë të palodhshme të
arrijë nëpërfundimin e suksesshëm të këtij punimi.
Si përfundim,mund të themi se muzika luan nje rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të vegjël.
Nëpërmjet muzikës,fëmijët lidhin ndjenjat e tyre dhe kuptojnë botën që i rrethon.
Ata veprojnë kështu që nga komunikimi më i hershëm me prindërit e tyre,deri tek loja muzikore me
shokët në shkollë.
Kënga dhe muzika në përgjithësi është një mënyrë e mirë për fëmijët dhe familjen,pavarësisht nga
mosha,të luajnë dhe të zbaviten,të jenë të ëmbël dhe të butë,të lumtur dhe plot dashuri.
32
-
Conclusion
From this study we came to the conclusion that music influences the character formation and
personality of children, as well as affects the psycho-physical and motor development of students.
It affects the best concentration of pupils (children) in learning, helps in learning different languages.
Through music, students learn and play songs and music through singing techniques, apply rhythmic
patterns through rhythm recognition, play with instruments, apply playing techniques, understand
music creation, recognize phenomena and phenomena outdoor music etc. Music aims to educate and
shape students from a music standpoint, creatively orienting them to understand the features of musical
instruction from the simplest to the most complex through language and musical communication, to
participating and performing in individual and group music activities. through musical techniques and
process, towards forming and creating an appreciation and artistic attitude in acquaintance with
Albanian and world music, through different musical forms and genres.
For a child to be well educated and successful in his professional life and career, music certainly needs
to be taught properly and adequately. This is achieved only with a framework which, in its professional
preparation, approaches the work with seriousness and dedication. Even in this paper I have tried with
the will and desire and hard work to achieve the successful completion of this work. In conclusion, we
can say that music plays an important role in the lives of young children. Through music, children
connect their feelings and understand the world around them. Singing and music in general is a good
way for children and family, regardless of age, to play and have fun, to be sweet and gentle, happy and
full of love.
33
-
Jetëshkrim
Dafina Krasniqi,e lindur më 28.02.1995 në Pejë .
Shkollën fillore të mesme të ulët e kam përfunduar në shkollën “Jusuf Gërvalla”,në Prapaqan-
Deqan.
Shkollën e mesme të lartë e kam përfunduar në Gjimnazin “Vëllëzërit Frasheri”-Deqan.
Ndërsa,studimet bachelor kam përfunduar në Universitetin e Gjakovë s”Fehmi Agani”,Fakulteti i
Edukimit-Program Fillor.
Sot, para jush po e mbroj Temën e Diplomës, ku me këtë përfundoj Studimet Bachelor pranë këtij
drejtimi, përkatësisht Fakulteti.
34
-
Literatura
“Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi-Gjakovë, faqe 3.
“Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi-Gjakovë,faqe 20-24
“Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi-Gjakovë,faqe 8-10.
“Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi-Gjakovë,faqe7-11
Fridrih Shiler, “Mbi edukimin estetik të njeriut”, Tiranë, 2004, f. 86)
“Metodikë e edukatës muzikore”:Ajmone Dhomi-Gjakovë,faqe136-139 .
Referencat
http://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722
http://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722
http://www.ikub.al/CONTENT_SHENDETI/902140015/Article_FeMIJeT-DHE-MUZIKA.aspx
http:/kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet
http:/kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet
https://www.kultplus.com/muzika/muzika-eshte-e-natyrshme-se-sa-te-folurit-te-prekurit-dhe-te-
afruarit-njeri-tjetrin/
http://kidstime.al/efektet-pozitive-te-muzikes-tek-femijet/
http://www.portalishkollor.al/argetim/marredhenia-prind-mesues-celesi-i-suksesit-te-femijes
http://eseshkolle.blogspot.com/2014/07/mardhenja-mesues-nxenes-nxenes-prinder.
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=281628
35
https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722http://www.ikub.al/CONTENT_SHENDETI/902140015/Article_FeMIJeT-DHE-MUZIKA.aspxhttp://www.ikub.al/CONTENT_SHENDETI/902140015/Article_FeMIJeT-DHE-MUZIKA.aspxhttp://kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet-ja-cfare-duhet-te-dine-patjeter-te-gjithe-prinderit/http://kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet-ja-cfare-duhet-te-dine-patjeter-te-gjithe-prinderit/https://www.kultplus.com/muzika/muzika-eshte-e-natyrshme-se-sa-te-folurit-te-prekurit-dhe-te-afruarit-njeri-tjetrin/https:/www.gazeta-shqip.com/2014/03/12/ndikimet-pozitive-te-muzikes-ne-jeten-e-perditshme/https://www.kultplus.com/muzika/muzika-eshte-e-natyrshme-se-sa-te-folurit-te-prekurit-dhe-te-afruarit-njeri-tjetrin/https:/www.gazeta-shqip.com/2014/03/12/ndikimet-pozitive-te-muzikes-ne-jeten-e-perditshme/https://www.kultplus.com/muzika/muzika-eshte-e-natyrshme-se-sa-te-folurit-te-prekurit-dhe-te-afruarit-njeri-tjetrin/https:/www.gazeta-shqip.com/2014/03/12/ndikimet-pozitive-te-muzikes-ne-jeten-e-perditshme/http://kidstime.al/efektet-pozitive-te-muzikes-tek-femijet/http://www.portalishkollor.al/argetim/marredhenia-prind-mesues-celesi-i-suksesit-te-femijeshttp://www.portalishkollor.al/argetim/marredhenia-prind-mesues-celesi-i-suksesit-te-femijeshttp://www.portalishkollor.al/argetim/marredhenia-prind-mesues-celesi-i-suksesit-te-femijeshttp://eseshkolle.blogspot.com/2014/07/mardhenja-mesues-nxenes-nxenes-prinder.htmlhttps://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=281628
-
Lektura dhe korigjimi i punimit:
Besiana Krasniqi
Master i Gazetarisë
_______________
36