universiteti i gjakovës “fehmi agani” idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit...

35
Univers Tema:“Muzika dhe ndërlidhja e s Mentori / ja : Studentja : Prof. asoc.Msc.Mimoza Kurshum Gjakovë, 2018 siteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi Parashkollor Punim Diplome saj me teatrin e kukullave dhe rëndesia e saj tek mlia Mirlinda Idrizi parashkolloret

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

20 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Parashkollor

Punim Diplome

Tema:“Muzika dhe ndërlidhja e saj me teatrin e kukullave dhe rëndesia e saj tek parashkolloret

Mentori / ja : Studentja :

Prof. asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia Mirlinda Idrizi

Gjakovë, 2018

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Parashkollor

Punim Diplome

Tema:“Muzika dhe ndërlidhja e saj me teatrin e kukullave dhe rëndesia e saj tek parashkolloret

Mentori / ja : Studentja :

Prof. asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia Mirlinda Idrizi

Gjakovë, 2018

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Parashkollor

Punim Diplome

Tema:“Muzika dhe ndërlidhja e saj me teatrin e kukullave dhe rëndesia e saj tek parashkolloret

Mentori / ja : Studentja :

Prof. asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia Mirlinda Idrizi

Gjakovë, 2018

Page 2: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

2

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

Ky punim diplome u mbrojt më__________ para komisionit vlerësues në përbërje:

1. ___________________ Kryetar2. ___________________ Anëtar3. ___________________ Mentor

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___________

Page 3: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

3

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

Këtë punim diplome ua dedikoj atyre qëmë përkrahën në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe qëgjithmonë janë ndjerë krenarë me punën time.Familjes sime…

Page 4: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

4

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

Përmbajtja:

I. Biografia………………………………………………………………….5

II. Abstrakti………………………………………………………………….6

III. Falënderim dhe mirënjohje……………………………...………………..7

IV. Hyrja…………………………………………………………………...…8

KAPITULLI I

1. Shpjegimi i nocionit muzikë………………………………………………….9

1.1. Krijimtaria muzikore në procesin edukativo-arsimor………………...…10

1.2. Edukimi muzikorë tek fëmijët parashkollor………………….……….….11

KAPITULLI II

2. Teatri ………………………………………………………………………..13

2.1. Teatri dhe muzika……………………………………………………….14

2.2. Ritmi muzikal……………………………………………………………14

2.3. Qëllimet e programit të teatrit…………………………………………...15

2.4. Teatri i kukullave………………………………………………………..16

2.5. Teatri i kukullave në vendin tonë………………………………………..17

2.6. Teatri i kukullave dhe fëmijët parashkollor……………………….…….17

2.7. Teatri i kukullave u jep shpirtë objekteve…………….…………………18

KAPITULLI III

3. Llojet e kukullave teatrore…………………………………………………….19

3.1. Kukullat teatrale…………………………………………………………..19

3.1.1.Marioneta……………………………………………………..………….20

3.1.2. Kukullat me hije ……………………………………………...…………21

3.1.3. Kukullat me çorapë…………………………………………...…………22

3.1.4. Kukullat në dorë……………………………………………...………….23

3.1.5.Kukullatme shufra………………………………….………….………...23

3.2. Festivali I aktorit të kukullave……………………………………..……….24

Page 5: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

5

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

3.4. Historia e kukullave………………………..……………..………………..25

3.5. Etika e autorit………………………………………………………………25

3.6. Dramatizmi………………………………………………………………...25

3.7. Dramatizmi për fëmijë……………………………………………………..25

3.8. Tregimet janë fuqi e madhe për fëmijë …………………………………….26

3.9. Roli………………………………………………………………………….26

3.10. Plani mësimorë…………………………………………………………….27

3.11. Drama e realizuar me fëmijët parashkollor………………………………..28

3.12. Rezyme…………………………………………………………………….30

3.13. Referenca…………………………………………………………………..31

3.13.1. Literatura…………...………………………………………………31

3.13.2. Burime nga internet………………………………………………..32

Page 6: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

6

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

I. Biografia

Emri im është Mirlinda Idrizi e lindur me 27.12.1993. Shkollen fillore e kam të perfunduar në

Bec, përkatesishtë në SHFMU “Ahmet Rrustemi”. Ndërsa arsimimin e mesëm në Gjakovë, në

Shkollen e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”. Më pas vazhdova rrugëtimin tim të studimeve në

Universitetin e Gjakovës Fakulteti i Edukimit në Drejtimin Parashkollor në vitin akademik

2013/2018, ku edhe sot para e jush mbroj temen e diplomes.

Page 7: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

7

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

II. Mirënjohje

Rruga drejt përfundimit të studimeve është një rrugë e gjatë dhe sfiduese. Por, gjithçka është më

e lehtë kur e kemi ndihmën, përkrahjen e të tjerëve. Një falënderim të veçantë ia kushtoj

profesorëve të cilët duke më pajisur me dituri të dobishme më lehtësuan rrugën për përfundimin

e këtyre studimeve në veçanti Prof.asoc.Msc.Mimoza Kurshumlia e cila është mbikqyrëse e ketij

studimi. Por, gjithmonë nevoja për mbështjetjen nga ana e rrethit të ngushtë, është ndihma

kryesore, ndihmë kjo e cila nuk ka ndaluar madje as për një moment. Edhe pse është e vështirë të

gjej fjalët më me peshë, për ta shprehur mirënjohjen time për përkrahjen, motivimin, mbështetjen

e pakushtëzuar dhe ndihmën sistematike, falenderimi im i dedikohet familjes sime e cila më

perkrahi në çdo hap që kam bërë.

Falënderime të pafundme edhe mikeve të çmuara, të cilat ia shtuan madhështinë këtyre viteve

studimore me praninë e tyre në çdo aspekt.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjet pa kushte, për kohën që ma keni kushtuar dhe për

mirëkuptimin që keni treguar. Mbështetja juaj ka qenë burim i energjive pozitive dhe frymëzim

për përfundimin e këtij punim të rëndësishëm.

Page 8: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

8

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

III. Abstrakt

Qёllimi dhe tematika kryesore e kёtij punimi ёshtё tё analizojё dhe tё paraqes ҫdo detaj qё ka tё

bёjё me nderlidhjen e muzikës me teatrin e kukullave dhe rëndesinë e saj tek parashkolloret.

Trajtimi i gjёrave mё tё rёndёsishme qё pёrjetojnё femijet gjatё viteve tё shkollimit ka tё bёjё me

atё se ҫfarё mbёshtetje ai posedon nga edukatori, familja dhe shoqёria.

Duke filluar nga sqarimi i dy termeve Muzikë dhe Teatër e pёr tё vazhduar mё tej tek analizimi

dhe shtjellimi i secilës pjesë tё sajëne bёhemi pjesё e shumё aktiviteteve tё cilat ndodhin çdo ditё

e pёr tё cilat nuk dimё se prej nga e kan prejardhjen.

Ёshtё detyra e ҫdo edukatori qё tё dijё se si të ndërlidhë muzikën me fëmijët dhe se si të bëj

ndërlidhjen e saj me teatrin e kukullave. Përmes aktivitetit muzikor femijet perjetojnë gëzim,

hare, relaksim dhe në këtë mënyrë muzika ndikon direkt në zhvillimin emocional dhe atë social

të tyre, i fisnikëron ata dhe njëkohësisht ndikon në zhvillimin e aftësive muzikore për të cilen

kanë prirje. Edukatori duhet të kultivojë ndjenjën e të degjuarti të zerit të tij, përderisa fëmija

këndon këngën, ta shoqëroj me levizje të përshtatshme (duke vallëzuar balet,vals, marsh etj).

Puna e ҫdo edukatori ёshtё qё tё arrijë tё motivoj fëmijët sidomos të moshës parashkollore për të

cilët po bëhet fjalë, nё ҫdo kohё dhe t’i ftojë tё gjithё qё tё jenё pjesё e aktiviteteve tё tij.

Gjatё kёtij punimi rёndёsi e veçantё i ёshtё dhёnё edhe njё grupi tё caktuar lojrash teatrale qё

realizohen me fёmijёt parashkollor.Poashtu ky punim është i ndërlidhur me faktorin (aktrim) i

cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, dhe motorik të fëmijës.

Mё pas trajtojmё mёnyrën se si fëmijët e përjetojnë muziken dhe në të njejten kohë teatrin e

kukullave.

Fjalёt kyҫe : muzikë, teatri i kukullave, edukator, parashkollor,fëmijë etj

Page 9: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

9

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

IV. Hyrje

Ky punim i diplomës, i nivelit bachelor, i hartuar dhe i sistemuar në këtë mënyrë, është rezultat i

një pune të gjatë e të pareshtur .Nuk kemi pse t’i bindim njerëzit se edukata muzikore është një

mjet shumë i rëndësishëm në të ngriturit e aftësive të Fëmijeve dhe të bërit e tyre më të

zgjuar,sepse kjo është vetëm një nga rezultatet e shumta pozitive që ka edukimi muzikorë. Në

qoftë se fëmijëve do t’u jepej mundësia të zgjidhnin ndërmjet matematikës dhe muzikës, me

shumë mundësi ata do të zgjidhnin muzikën. Kjo ndodh për shkak se fëmijët insistojnë të

zgjedhin gjërat më argëtuese në jetë, ato që i bëjnë të ndihen mirë dhe aty ku e gjejnë veten.

Padyshim që muzika është njëra ndër to. Muzika është një element esencial në zhvillimin

mësimorë dhe atë psiko-motorik të fëmijëve,muzika është arti i shprehjes së ndjenjave dhe

mendimeve me anë rrëfimin të tingujve. Janë emocionet që vijnë nga një shijim estetik,

gëzimi,ose dëshpërimi që herë-herë muzika i mbush. Dashuria e femijëve për muziken shpesh

fillonë falë këngeve të para që i vënënë gjumë apo disa ninullave të rimuara qënëna ja këndon

kur e vënë shtrat.Teatri është nocion që nënkupton një ngjarje të skenuar, që e

realizojnë artistët, aktorët, komunikimi i të cilëve bartet edhe tek publiku. Teatri është arti i fjalës

së folur.Teatri i kukullaveështë një formë e teatrit apo performancës. Kjo përfshin manipulimin e

kukullave - objekteve të pajetë, që i ngjan shpesh një lloj figure njerëzore ose kafshe, që

animohen ose manipulohen nga një njeri i quajtur kukullar. Performancë e tillë është e njohur

edhe si një lojë kukullash. Kukulltaripërdor lëvizjet e duarve të tijë, për ti kontrolluar apo për të

manipuluar me kukullat, si psh të tilla si me shufra ose tel për të lëvizur trupin, kokën,

gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari flet në zërin e karakterit të

kukullave, dhe pastaj sinkronizon lëvizjet e gojës së kukullave me këtë pjesë të folur. Veprimet,

gjestet dhe pjesët e folura të luajtura nga kukulla zakonisht përdoren në tregim.Ka shumë lloje të

ndryshme të kukullave, dhe ato janë bërë prej forma tëndryshme materialesh, varësisht nga

forma dhe përdorimi i tyre. Ato mund të jenë shumë komplekse ose shumë të thjeshta në

ndërtimin e tyre. Të jemi fëmijë apo të rritur në jetën e shumicës prej nesh ka kaluar njëshfaqje

apo tregim me kukulla. Ata që janë pak në moshë të thyer kur upërmend kukullën në mendje u

vjen menjëherë “Pinokio”, me hundë të gjatë,faqe të kuqe dhe këmbë prej druri. Edhe fëmijët e

sotëm kanë personazhe tëndryshme të kukullave.

Page 10: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

10

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

KAPITULLI I

1. Shpjegimi i nocionit Muzikë

“Muzika është pjesë e jetes sonë të përditshme dhe një formë jo verbale e komunikimit dhe e

transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore”.Edukimi i veshit muzikor,

dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dhe instrumentale, shprehja dhe krijimi zhvillohen tëndërthurura sëbashku”. Muzika është arti i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të

tingujve.Edukimi muzikor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e kurrikules, e cila

lidhet ngusht me zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të fëmijëve.Duke punuar me

kurrikulen e re të muzikës, edukatoret u japin mundësi fëmijeve për të zhvilluar jo vetëm

krijimtarinë e tyre dhe shpirtin kritik por edhe aftësinë për të punuar individulisht ose në grupe.

Po ta krahasojmë me gjuhën, mund të themi se në muzikë nuk ka emra, sepse nuk ka bartës të

veprimit, muzika mbështetet në mbiemra dhe folje, pra, në fjalë që tregojnë pamje, lëvizje,

lëkundje.Muzika ekziston aty ku qëndron domethënia e saj. Dhe, me të vërtetë, shumë raste të

jetës sonë janë të përshkruara me muzikë.

Kumbimet tingëllore e përcjellin njeriun gati në të gjitha situatat jetësore. Muzika i jep shpirt

gëzimit dhe haresë.

Muzika edukon dhe arsimon me mjetet e sajë shprehëse tingujt muzikorë të organizuar në

pikëpamje melodike, metro-ritmike, harmonike, formale, stilistike, dinamike, koloristike.

Muzika, ndryshe nga disa arte të tjera, është e zhveshur nga vizualiteti dhe semantika e ngushtë

dhe e drejtëpërdrejtë. Ajo shprehë gjendjen emocionale të njeriut duke i mundësuar përjetim dhe

përceptim estetik të realitetit “ muzika është njohje emocionale e botes shpirtërore”.

Fëmijët, duke kënduar, dëgjuar muzikë ose duke luajtur me instrumente, bashkë me fëmijet e

tjerë, e përjeton veten si pjestar i grupit, duke kordinuar dhe duke përshtatur aktivitetetin e vet

me kërkesat e përbashkëta, ai në këtë mënyrë mëson të krijojë raporte shoqërore, mëson të ketë

Page 11: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

11

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

konsideratë ndaj shokëve. Edukimi dhe arsimimi muzikor ka ndikim të dukshëm në formimin e

ndjenjës morale te fëmijet, si dhe në formimin e përgjithshëm pozitiv dhe kulturor të tij.

1.1. Krijimtaria muzikore në procesin edukativo – arsimor

Funksioni shoqëror i krijimtarisë muzikore ndërtohet me veprimtari të llojllojshme, ndër të cilat

vend të posaqëm zë procesi edukativo – arsimor.Krijimtaria muzikore në procesin edukativo –

arsimor mund të trajtohet si veprimtari që duhet përfshirë në rrjedhën e vazhdimësisë historike

(përmes lëndëve të caktuara profesionale muzikore ) dhe si burim i materialit mësimor me rastin

e zgjedhjes së çështjeve të ndryshme teorike- praktike.

Trajtimi i krijimtarisë muzikore në kuadër të procesit edukativo – arsimor kërkon të ndalemi

edhe në mënyrën e përfaqsimit të krijimtarisë botërore në krahasim me atë kombëtare,

përaktësisht të vendit. Në këtë drejtim gjithnjë imponohet një pjesëmarrje e shprehur me

përqindje, e cila sado që mund të ketë të meta është e paevitueshme sepse mundëson krijimin e

një drejtëpeshimi në edukimin dhe arsimimin muzikor adekuat. Kjo çështje i referohet edhe

ideshmërisë së planifikimit dhe programit të procesit edukativo – arsimor ngase përfaqësimi

adekuat ikategorive të përmendura të krijimtarisë janë vendimtare në krijimin e personalitetit të

gjithëanshëm muzikor të fëmijëve. Në qarqet jashtë muzikore, por që kanë ndikim në krijimin e

planprogrameve muzikore, qofshin ato për shkollat e kulturës së përgjithshme ose të shkollave

profesionale, ndonjëherë potencohet mendimi për univerzalitetin e artit muzikor si arsyetim të

mjaftueshëm për mos përfaqësimin adekuat të kategorisë-krijimtari kombëtare, përkatëisht e

vendit. Praktika e tillë është krejtësisht e gabueshme sepse është i mirënjohur fakti se shprehja

muzikore, sa është univerzale po aq është e veçantë. Përfaqësimi i krijimtarisë kombëtare

përkatësisht të vendit duhet t’i kushtohet rëndesi e jashtëzakonshme si nëprogramet muzikore

ashtu edhe në literaturen shkollore.

Komponenti krijimtari në mësimin e Kulturës muzikore është pjesë e reagimit të femijëve

tëvegjel ndaj muzikës. Ajo nënkupton si përfytyrimin e shoqërimit ritmik, ashtu edhe përjetimin

e muzikës përmes vizatimit ose përmes ndonjë tjetër shprehjeje. Frymën e krijimtarisë në orën e

mësimit, edukatorja e nxit edhe me vetë atmosferën, në të cilën femijëve u lejohet që të vijnë

Page 12: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

12

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

spontanisht deri tek krijimi vetjak muzikor, duke improvizuar ose duke kërcyer sipas përmbajtjes

së ofruar p.sh duke luajtur krijojnë tinguj dhe zëra nga natyra dhe mjedisi jetësor i tyre., luan

lojra të shoqëruara me muzik, me vegla muzikore krijon ndonjë ngjarje etj.

1.2. Edukimi muzikor tek fëmijët parashkollor

Muzika është e pranishme në shumë aktivitete që bëjmë në jetë. Ajo na gëzon, na vendos përpara

një tërësi idesh, na ndihmon të kuptojmë mendime, ngjarje, na nxit etj. Por tek njerëzit ka një

dallim të madh mes mënyrës së dëgjuarit të muzikës. Kjo lidhet me dallimet në ndjeshmëri nga

njëri tek tjetri, me parapelqimet por së pari lidhet me mjedisin muzikor dhe me edukimin

muzikor qe merr njeriu si fëmijë. Ndaj edhe është me kaq rëndesi që edukimi muzikor të filloj që

në moshën parashkollore. Në kopësht edukimi muzikor kryhet në mënyre të organizuar dhe

sistematike, me metoda dhe mjete specifike. Duke u nisur nga ajo se nuk ka fëmijë afonik por

vetem fëmijë të edukuar në mënyre të pamjaftueshme, kopshti duhet t’i jap vëmendje të posaqme

kultivimit të zërit të fëmijëve, dëgjimit muzikorë, zhvillimit të ritmit, melodisë dhe dinamikës.

Falë punës që bëjnë edukatoret, fëmijët e moshës parashkollore fitojnë aftësi dhe ndjesi, që janë

baza e shijes për të bukurën dhe për kuptimin e vlerësimin e saj. Këngët dhe lojrat me tekste dhe

përmbajtje të tyre ndikojnë tek tiparet e karakterit të fëmijës, ata mësojnë të jenë të mirë,

punëtorë, të duan familjen, të duan fëmijërinë, të duan popullin e tyre, të duan atëdheun, natyren

etj.

Fëmijët parashkollor ndjejnë një kënaqësi të veçantë duke dëgjuar dhe duke interpretuar këngë

që i bëjnë më të gjallë, më të gëzuar, më të shoqërueshme, më të diciplinuar etj.

Të gjitha këto janë elemente që kultivojnë tek fëmija lidhjen me kolektivin. Mjetet që përdoren

në parashkollor gjatë edukimit muzikor, zhvillojnë mendimin, imagjinatën, nxisin vëmendjen,

zhvillojnë kujtesen auditive etj. Edukimi muzikor ndikon edhe në zhvillimin fizik të fëmijës.

Lëvizjet e bëra në mënyre ritmike i japin bukuri trupit, e bëjnë më të plotë, e ndërkohë lëvizjet

Page 13: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

13

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

bëhen edhe më shprehëse. Përmbajtja e edukimit muzikorë duhet të jetë e pasur dhe e ndryshme

si dhe duhet të jetë e ndarë sipas veçorive që ka mosha.

Muzika është një nga artet më të vështira dhe ndërlikuara sepse ajo nuk ka te bëjë me imazhin

pamor, siç ndodh për shembull me artin plastik dhe as nuk përdor mjetet e komunikimit siç

ndodh me letërsinë. Por në dallim nga të tjerat ajo ndikon drejtpërdrejt dhe më fuqimisht tek

ndjenjat e fëmijeve. Që muzika të krijojë një gjendje emocionale është e nevojshme të zhvillojëte fëmijët aftësinë për ta kuptuar, duke edukuar interesin dhe dashurinë për muzikën e duke

mësuar të dëgjojnë, të këndojnë, të lëvizin në ritmin e saj. Në fillimin e vitit shkollor për këtë

grupmoshë është mirë të niset nga konsulidimi i njohurive që fëmija i ka marrë në vitet e

mëparshme. Kur bëhet fjalë për grupe fëmijësh që nuk kan qenë ndonjëherë në kopsh apo që nuk

e kanë frekuentuar rregullisht atë, puna duhet të niset me mësimin e disa aftësive elementare

dhe konkretisht me të mësuarit e fëmijëve të këndojnë në grupe, të nisin këndimin menjëherë

sapo të marrin sinjalin, të shqiptojnë saktë fjalët, të marrin frymë në mënyren e duhur, të kenë

veshjen e duhur dhe të përfundojnë të kënduarit.

Page 14: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

14

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

*Fëmijë afonik- fëmijë që kan probleme në frymemarrje edhe janë të nxire në lekurë qënën kupton janë më cianoze(nxirje).

*Arti plastik-apo arti pamor, është art i cili si formë komunikimi përdor gjuhën pamore.

KAPITULLI II

2. Teatri

Teatri është një nga artet më të vjetra në botë dhe sado që deri në fillim të shekullit të shkuar

ishte parë si një art që përmblidhte bashkë fjalën e interpretuar, muzikën, artet pamore dhe të

tjera elemente artistike. Antropologët dhe shkollat moderne të teatrit e shohin gjithënjë e më

shumë këtë art si një rrjedhojë të natyrshme njerëzore, e cila rrjedhë drejtëpërsëdrejti nga rituali.

Njeriu ka një nëvojë të brendshme për të shkuar tek teatri, ai ka nëvojë të krijojë art me trupin e

zërin e tij dhe një realitet artistik ku të shfaqë probleme madhore, si një mjet spastrimi ose

argëtimi të mirëfilltë, ai ka nevojë ta shohë botën me sytë e tjetrit dhe të shpërndajë mesazhe

përmes fjalës së përpunuar artistike. Teatri ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me zhvillimin

njerëzor, në cilëndo fazë të zhvillimit shoqëror apo në çfarëdo terreni kulturor. Këto tipare të

teatrit e bëjnë atë të jetë sa i natyrshëm për të gjithë, aq edhe i ndërlikuar kur është në formën e

tijë më të zhvilluar, ndaj kur ndërthuret me proceset e arsimimit është një ndihmë e madhe për

kulturën e secilit individ dhe të shoqërisë në përgjithësi. Një nxënës që e njeh teatrin di ta

vlerësojë,si dhe do ta vlerësojë atë edhe në të ardhmen, ai është në gjendje të marrë mesazhet e

duhura dhe emocione të plota kur ndjek një shfaqje, madje një takim që në vogëli me teatrin ndez

në individë të caktuar edhe dëshirën për t’u marrë me teatër, në një kohë kur kjo prirje nuk nxitet

në asnjë formë tek të rinjëtë, përveçse nga familja. Njohja e teatrit mbart një vlerë të madhe në

zhvillimin e personalitetit të nxënësve, të aftësisë së tyre për të punuar në grup, për të

konsideruar mënyrën si e sheh botën tjetri, për të folur në mënyrë të denjë në publik dhe për të

zhvilluar prirjet e tyre artistike, krijuese e kritike.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është lidhja e teatrit me të gjitha lëndët e tjera brenda fushës së

arteve dhe fushat e tjera të kurrikulës, si dhe me temat ndërkurrikulare, me qëllim që të zotërohen

sa më mirë kompetencat kyçe. Teatri është emëruesi i përbashkët i një sërë elementesh artistike:

Page 15: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

15

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

letërsisë (lënda që interpretohet), pikturës (skenografi, kostume), muzikës, ndriçimit,imazheve

pamore, etj

2.1. Teatri dhe Muzika

Teatri i kukullave nuk mund të mendohet pa muzikë. Muzika gjithkund epërcjellë atë dhe shpesh

bëhet shpirti i shfaqjes, duke mos folur tanimë përato llojet të teatrit të kukullave, si opera e

kukullave, baleti i kukullave,pantomima muzikale ose pika muzikale koncertale. Thënë shkurt

muzikamerr pjesë në të gjitha llojet e kukullave. Kjo paraqitet si rrjedhë enatyrës sintetike të

mjeshtërisë së teatrit të kukullave, e cila i shfrytëzon tëgjitha format teatrale, mjetet dhe mënyrat,

vetëm se ato nuk duhet t’ipengojnë specifikës bazë. Nëse ka pauza gjatë të cilave tingëllon

fjala,atëherë ato fjalë janë shpesh strukturë muzikale ritmike e spektaklit. Atothuajse e

zëvendësojnë muzikën duke mos e ndërruar ritmin.

2.2. Ritmi muzikal

Shpirti i pantomimës dhe këndimit muzikal është gjithashtu bazë për vallëzim. Vallëzimi është

pjesë organike për natyrën lëvizëse të teatrit të kukullave. Kukulla në këtë rast i ka madje disa

përparësi në krahasim me njeriun. Në vallëzim ajo është e zonja tëbëjë mrekulli. Këndimi, fjala e

ritmizuar në muzikë, pantomima muzikale, loja, janë format e qarta të paraqitjes së muzikalitetit

në teatrin e kukullave. Ngjyra, vija, forma plastike, muzika, koloriti janë ngushtë të lidhura mes

vete. Në vitin 1958 në Bukuresht është shfaqur spektakli i regjisorit polak H. Rilj, i cili është

quajtur “Këngët me ngjyra”. Në atë spektakël këngët e popullarizuara të fëmijëve i kanë përcjellë

kukullat me lloj-lloj ngjyrash dhe forma të ndryshme kutish, katrorësh me ngjyra të ndryshme

Page 16: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

16

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

dhe lodra. Sipas idesë së regjisorit, shikuesi është dashur ta shoh muzikën dhe ta dëgjoj ngjyrën.

Muzika shpesh është përshkruese, e jo rrallë ilustrative-përshkruese.

*Jerzy Grotowski apo siç njihet me H.Rilij lindi më 11 gusht 1933 në qytetin e Rzeszów, Poloni.

2.3. Qëllimet e programit të teatrit

Programi i teatrit nëpërmjet përmbajtjes të përcaktuar sipas tematikave, ka si qëllim zhvillimin e

njohurive dhe koncepteve bazë për formimin artistik në teatër, të kuptuarit dhe të vlerësuarit e

elementeve teatrore që na rrethojnë, zhvillimin e aftësive interpretuese, të menduarit kritik dhe

krijues, zhvillimin personal, intelektual, social dhe kulturor të nxënësve, aftësimin e nxënësve

për të njohur dhe vlerësuar vepra të teatrit shqiptar dhe botërorë, nga periudha dhe kontekste të

ndryshme kulturore dhe historike, përfshirjen në veprimtari teatrore tradicionale apo skenike,

duke manifestuar vlerat e materialeve të interpretueshme kombëtare si pjesë e pandashme e

vlerave të artit shqiptar, pjesëmarrjen në jetën kulturore të klasës, shkollës, komunitetit, duke i

vënë në shërbim të mjedisit ku jeton, aftësitë dhe talentin e vet, ndërveprimin në mënyrë sociale,

kulturore dhe intelektuale me grupe të ndryshme kulturore apo etnike, zhvillimin e

kompetencave teatrore për të krijuar dhe realizuar pjesë të ndryshme të kësaj gjinie, dhënien e

kontributit personal në zhvillimet artistike teatrore në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë. Në

programin e teatrit nxënësi mëson të zbulojë ngjashmëritë, ndryshimet mes gjinive teatrore,

natyrën shkak-pasojë të marrëdhënieve njerëzore, eksperimenton interpretimin nëpërmjet trupit

dhe zërit të vet, hulumton punën në grup dhe kupton rëndësinë e ndërvartësisë nga njëri-tjetri. Ai

kupton dhe argumenton qëndrimet e veta, duke ua paraqitur të tjerëve, mësohet të vlerësojë e të

respektojë edhe qëndrimet e të tjerëve, arrin të krijojë siguri në komunikimin publik dhe të jetë

bindës, ndihet i suksesshëm në teatër.

Page 17: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

17

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

2.4. Teatri i kukullave

Mendohet që teatrot e para të kukullave kanë lindur në Kinë, me kukullat hije. Me këtë mund të

kuptojmë se shfaqjet me kukulla kanë ekzistuar shumë herët dhe në shumë vende njëherësh,

ndoshta përpara teatrit të hijeve. Kinezët i bënin kukullat nga lëkura e gomarit apo e deleve,

derrave ose peshkut. Në shekullin e XVI, teatri i kukullave ekzistonte në të gjithë

Evropën.Fëmijët e sotëm janë të pushtuar nga teknologjia më moderne që ka ekzistuar

ndonjëherë. Tërë bota e tyre po shndërrohet në një ylber elektronik me personazhe të llojllojshme

të krijuara nga mjeshtrit e mëdhenj të perëndimit, madje këto personazhe ata i kërkojnë edhe në

teatrin e tyre modest të kukullave. Po të mos shfaqeshin personazhet e filmave vizatimor,

interesimi i fëmijëve nuk do të jetë në nivel të lartë, ngase do ndeshen me një “konfuzitet” ose

absurditet të panjohur. Sa herë që përmendet ndonjë shfaqje me kukulla, menjëherë në mendje ju

vije “Pinokio”, me hundë të gjatë, faqe të kuqe dhe këmbë prej druri. Po të analizohet thellë ky

personazh, është tejet mbresëlënës, tërheqës, aspak i dhunshëm, i sinqertë me një ndërgjegje të

pastër, dhe shikuesit e vegjël i mban në një tension shumë të lartë, zhvillon fantazinë e tyre, me

skena të ndryshme surreale, e që i përkasin imagjinatës së fëmijëve. Ata përveç që këtë

personazh e shikojnë në ekran televiziv, ata me padurim do e shohin edhe në Teatrin e kukullave,

ngase këtu e kanë më afër, më të gjallë, me shumë shpirt, dhe më komunikues.Zanafilla e artit të

kukullave përkon me kohërat kur njeriu filloi të merret me gdhendjen e drurit. Gjatë këtij procesi

kukullat dhe shfaqjet me kukulla kanë vërtetuar veten si një art në vete dhe nuk mbetën të

kufizuara vetëm lodra prej druri të cilat i lëviznin me penjë. Brenda artit të kukullave sot kemi

teatro të hijeve, shfaqje kukullash, kukulla të prodhuara nga materiale të ndryshme dhe natyrisht

kukulla të bëra me kompjuter. Në këtë art bëjnë pjesë edhe vantrologët (njerëzit që të lënë

përshtypjen sikur flasin me bark) me kukullën e tyre në prehër. Ndoshta për shkak se bota e

kukullave mendohet në përgjithësi bashkë me fëmijët, shfaqjet me kukulla bëhen me lloje të

Page 18: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

18

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

pasura dhe të kënaqshme të kukullave. Por me shtimin e llojllojshmërisë së kukullave ka

ndryshuar edhe perceptimi i tyre. Në tërë botën filluan të jepen shfaqje me kukulla, ku kemi

ndërthurjen e disiplinave të videos, kërcimit dhe muzikës. Shembujt e satirës dhe ironisë që

demonstrohen në këto shfaqje rritën moshën e grupit të shikuesve. Edhe artistët e kukullave, së

bashku me anën fëmijërore, me këto shfaqje mundohen të tregojnë se këto shfaqje me kukulla

nuk janë vetëm për fëmijë.

2.5. Teatri i kukullave në vendin tonë

Në teatrin tonë, pak i kushtohet shikuesve të vegjël, pothuajse fare nuk ka shfaqje për ta, dhe

krejt kjo na vije si mungesë e bugjetit për realizmin e shfaqjeve të shumta për fëmijë, derisa

shfaqjet për të rritur janë mbushur me boshllëk antivlerash. Ku është edukimi dhe ngritja

kulturore për të vegjlit, apo ndoshta kur të arrijnë një moshë më madhore do shkojnë në teatër, e

atëherë teatri për ta do jetë një mister tejet i gjallë, sepse nga hapat e vegjël nuk janë mësuar të

ndeshen me të, nuk do dinë si të ulen, ose të reagojnë ngase në teatër ekzistojnë disa sisteme ku

edhe shikuesi mund të ketë rol. Këta të vegjël, të etur për botën e teatrit, nëse nuk e anashkalojnë

me sukses, në kokën e tyre gjithnjë do të jeton një zbrazëtirë e cila do t’i përcjellë tërë jetën.

Andaj, do ishte mirë që përgjegjësitë e kulturës të investojnë në teatrin e kukullave, në drama për

fëmijë, dhe në personazhe të njohura për të vegjlit.Ana pozitive e investimit dhe zhvillimit të

këtij teatri është se të vegjlit njoftohen me personazhe pozitive, negativ, dinak, koprraci, të

padijshme, të mençura etj. Ata zhvillojnë të menduaritngase imagjinojnë sikur atyre t’iu kishte

ndodhur kjo ngjarje e cila bartet si një mesazh shumë i shëndoshë në trurin e bardh të tyre.

Besimi i tepërt në ngjarjen e luajtur, i bënë personazhe edhe spektatorët e vegjël, të cilët me

padurim do presin ngjarjen në vazhdimësi, madje këta spektator janë më të sinqertë se ata të

rritur, fëmijët reagojnë në situata shumë të përjetuara nga aktorët prapa kukullave, çdo moment

duhet të servohet bindshëm, çdo batutëduhet të jetë e logjikshme.

Okupimi ndër shekuj dhe ky i fundit regjimit serb, e ka vënë teatrin nën administrim të

dhunshëm, duke i dëbuar nga teatri shumë nga artistët shqiptarë dhe duke vënë kontroll totalitar

mbi krijimtarinë artistike të këtij teatri. Gjatë kësaj periudhe në një sistem shkollor universitar

paralel të krijuar në kushtet e rezistencës aktive paqësore kundër regjimit totalitar serb, nëpër

shtëpitë – shkolla u krijuan shumë nga kuadrot artistike, të cilat tashmë janë pjesë e ansamblit

Page 19: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

19

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

profesionist të këtij teatri. Në vitin 1999 pas mbarimit të luftës në Kosovë, ky teatër pagëzohet

me emrin Teatri Kombëtar i Kosovës.Gjatë 10 viteve të pasluftës në këtë teatër janë vënë në

skenë tekste të shumta të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Teatri Kombëtar i Kosovës

është teatër me karakter shtetëror dhe, si i tillë financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe

Sportit të Republikës së Kosovës.

2.6. Teatri i kukullave zbatohet me fëmijët parashkollor

Teatri i kukullave është një lloj teatri pa ndonjë traditë shumë të zhvilluar në Kosovë, krahasuar

qoftë edhe me traditën më të gjatë të teatrit të kukullave në Shqipëri. Në Kosovënë përjashtimtë

teatrit të kukullave për fëmijë "Dodona", në asnjë qytet tjetër të Kosovës nuk kultivohet apo

zhvillohet. Është zhanër tipologji e lloj teatri i papranishëm e pa ndonjë zhvillim profesional të

specializuar. Këtu mungon edhe cirku, sikur ekziston për kohë të gjatë në Shqipëri! Në disa

teatro qytetesh të Kosovës, ka rrallëherë ndonjë shfaqje për fëmijë, por zakonisht janë edhe

shfaqje me 'maskota', aktorë të veshur në maska kafshësh apo personazhesh të ndryshme, por jo

edhe me lloj-lloj kukulle teatrore. Teatri i kukullave në vendin tonë, mungon madje edhe më

shumë në literaturë sesa në skenë. Sadopak teatri i kukullave "Dodona" ka shfaqje në Prishtinë,

por mungojnë studimet dhe literatura përkatëse në fushën e teatrit të kukullave. Teatri i

kukullave është teatër mjaft joshës jo vetëm për të vegjlit sikur e mendojmë shpesh, por edhe për

botën e të rriturve.

Teatri i kukullave u jep shpirt objektëve

Teatri i kukullave i ringjallë dhe u jep shpirt atyre që nuk kanë. U jep shpirt kukullave,

objekteve, gjësendeve. Paradoksi shpesh është kur aktorëve, kukullarëve apo kukulltarëve, u

thuhet për ndonjë lojë të dobët në skenë, se nuk i kanë dhënë shpirt kukullave, ndërsa ata/ato ta

kthejnë: "Kukullat nuk kanë shpirt!" E prej këtyre përgjigjeve të pasuksesshme del definicioni i

teatrit të kukullave: "Teatri i kukullave është kur aktori i jep shpirt kukullës, e bën atë të flas, të

lëviz, të shpreh emocion, të rrëfen, të ndërton dialogë, të interpreton, të vallëzon, të këndon, të

lexon, të luan, e tjerë e tjerë." Teatri i kukullave është shumë joshës në depërtimin e imagjinatës

Page 20: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

20

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

dhe vëmendjes së fëmijëve parashkollorë e të nivelit fillor, por nuk kufizohet vetëm në moshën e

tyre.

KAPITULLI III

3. Llojet e kukullave teatrore

Ka disa lloje kukullash teatrore, por në shumë burime informacionesh nga interneti, përmenden

sidomos këto në vijim: kukulla marionetë, kukulla në hije, kukulla në apo me gishta, kukulla në

apo e dorës, kukulla me shufra, kukulla çorape, etj.

3.1. Kukulla teatrale

Kukulla – e pa shpirt, instrument i punuar artistikisht nga njeriu. Aktori luan me instrument.

Tingëllon çuditshëm, jashtëzakonshëm. Kjo i përngjet asaj që ndodh në botën e muzikës. Vetëm

muzikantët e përdorin instrumentin e vet natyral- aparatin e zërit- ata këndojnë. Të tjerët

kërkojnë ndihmën e instrumenteve – të violinës, trumbetës, flautit, fagotit. Të cilat thuajse

artistikisht prodhojnë tingullin e zërit të njeriut. Ngjashmëria e kukullës me instrument muzikal

qëndron edhe në atë , që natyra jeta nuk të mëson ta zotërosh trupin, fytyrën, zërin. Që të luash

Page 21: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

21

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

me kukull, të krijosh me të figurë (shprehje) skenike, duhet mësim special, të fitosh shprehi të

veçanta.Por instrumenti muzikor, sado i mirë të jetë – ai është vetëm instrument, mjet teknik.

E kukulla pos asaj, vetëprodhim i artit, figurë artistike. Ajo është bërë nga krijuesi i ardhur nga

një sferë tjetër jo teatrale. E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ.

3.1.1. Marioneta

Kukulla marionetë lëvizë zakonisht nga lart-poshtë. Kjo kukull në disa informacione

të shkapërderdhura në internet e wikipedia thuhet se vjen nga frëngjishtja duke e

pasur kuptimin "Maria e vogël", pasi që në teatrot mesjetare u është kërkuar të luajnë

rolin e virgjëreshës Mari dhe prej andej ka marrë kuptimin marionetë. Në kuptimet e

tjera përdoret vetëm si kukull. Shpesh themi se politikanët tanë janë bërë si

marionetë, të kontrollueshëm. Kukullat marionëtë ofrojnë shumë mundësi për të

krijuar shfaqje tërheqëse. Ato blihen më së lehti përmes tregut online, ku mund të

blini lirë e mirë qindra lloje karaktere kafshësh, personazhe nga letërsia, filmat, etj.

Në Kosovë mungojnë shumë dyqane për këto lloje kukullash teatrore, veçmas

marionëtë, pasi këto të tjerat mund të bëhen e dizajnohen edhe nga vetë ne. Kukullat

çorape, për dallim nga marionetat janë më të përdorshme, duken më lehta në

përdorimin e tyre me parashkollorë por edhe llojet e tjera nuk janë të pamësuara.

Page 22: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

22

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

3.1.2. Kukullat në hije

Teatri i hijeve është shumë tërheqës për fëmijë e të rritur, për dallim nga tërheqja shumë e vogël

e të rriturve për teatrin e kukullave me gishta, kukullave në dorë, kukullave çorape etj. Teatri i

hijeve është shumë i popullarizuar edhe sot në Kinë e Indi, por ka marrë shtrirje edhe në shumë

vende të tjera. Kur ishim fëmijë luanim ndonjëherë me hijet e dritën, por jo aq sa ta zhvillonim

teatrin e hijeve sikur e kanë zhvilluar kinëzët, indianët, persianët, etj. Teatri i hijeve është mjaft

praktik për të joshur fëmijët të dëgjojnë përralla, tregime e fabula të ndryshme. Sidoqoftë ky lloj

teatri i pazhvilluar te ne do të ishte tepër me rëndësi me politika më të duhura kulturore, ta

nxisnim ngase nuk është i shtrenjtë dhe ndihmon shumë në zhvillimin e imagjinatës, pasionit e

motivimit për dije te fëmijët. Mjafton një karton i hedhur i pakos së vajit, smokave, etj.; një dritë,

figura të vizatuara e të prera me gërshërë, dhe të bëhet një shfaqje e mirë në hije. Fëmijët nxiten

mjaft shumë për t'i dëgjuar rrëfimet a përrallat, nëse i bëni teatër të hijeve, qoftë në dhomat tuaja

në shtëpi, qoftë në teatër, apo kudo që jeni. Teatri i hijeve është mjaft praktik.

Kur ishim fëmijë mundoheshim të mësonim përmes duarve, të bënim lloje të ndryshme kafshësh

pas pëlhurës e dritës reflektuese.

Page 23: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

23

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

3.1.3. Kukullat me çorape

Kukullat me çorape janë shumë të përshtatshme për parashkollorët, sikur thuhet në shumë

shfletime autorësh të huaj dhe burime të ndryshme interneti, sepse janë praktike, të kuptueshme

për fëmijët e vegjël dhe përmes tyre mund të ndërtohen rrëfime të ndryshme për t'i magjepsur

fëmijët. Institucionët parashkollore nuk e aplikojnë teatrin e kukullave në përgjithësi, prandaj ne

do të donim sa më parë që programet aq të thata me poezi me britma e ulërima në programet

shkollore e festive, t'i bëjmë më kreative, duke synuar që teatri i kukullave të bëhet pjesë e

traditës së zakonshme parashkollore e shkollore. Teatri i kukullave duhet të bëhet pjesë e

parashkollorëve edhe në praktikë, e jo vetëm ta mësojnë atë teoritikisht. Programet e

parashkollorëve në Kosovë janë të varfra me mungesë të mjaftueshme të teatrit të kukullave,

qoftë përfshirjen e përdorimit të kukullave çorape dhe mësimin e shumë përrallave nga ky lloj

kukullash teatrore.

Page 24: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

24

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

3.1.4. Kukullat në dorë

Janë shumë kukulla teatrore, mekanizmi i lëvizjes të së cilave është përmes dorës a krahut. Këto

kukulla dukeshin më të lehta se ato me gishta. Arsyeja kryesore ishte se gishtat lodheshin më

shumë, nuk koordinoheshin e ndaheshin lehtë e veç e veç dhe ngatërroheshin gishti i madh,

gishti tregues, gishti i vogël, gishti i 'unazës' etj., gjatë interpretimit të një teksti dramatik.

Pavarësisht kësaj teatri i kukullave me ushtrime, vendosmëri, mësime teorike e praktike nga

profesionistë, është teatër që mësohet dhe nuk është diçka e paarritshme edhe për edukatorë e

parashkollorë. Kukullat në dorë, mund të jenë edhe kukulla që blihen për argëtim të fëmijëve dhe

t'i bëhet një zbrazëtirë, një vrimë, etj., përmes të cilës mund të lëvizen në skenë. Nëse duam ta

bëjmë të njëjtën marionetë mund ta përdorim ndonjë lloj litari, ndonjë bazë drurore, etj. etj., dhe

ta lëvizim nga lart-poshtë. Nëse institucionët parashkollore do të punonin me mend, do të ndanin

një bugjet të vockël edhe për blerjen e ca kukullave teatrore përmes internetit. Ato janë shumë

tërheqëse për fëmijët por edhe të aplikojnë dizajnimin e tyre nga duart e edukatorëve. Nuk janë

të vështira për t'i bërë.

Page 25: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

25

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

3.1.5. Kukullat me shufra

Mekanizmi i lëvizjes së kukullave me shufra bëhet nga poshtë-lart dhe duken më të komplikuara

sa e kemi vërejtur nga praktika..Kukullat mund të jenë edhe me materiale të tjera, për të lëvizur

nga poshtë-lart. Kur ne mësojmë teatrin e kukullave jo çdo shfaqje me kukulla do të na pëlqen.

Nuk na pëlqen çfarëdo lëvizje e aktorëve-kukullarëve në skenë! E mësojmë artin e tyre, lëvizjet

dhe mundësitë e panumërta që mund të na krijojnë!

3.2. Festivali i teatrit të kukullave

Arti i luajtjes me kukulla është një art me mijëra vite i vjetër. Askush nuk e di se ku dhe kur janë

ndërtuar kukullat por një gjë është e qartë se kukullat, vazhdimisht kanë qenë prezente në mesin

e popujve të mëparshëm për qëllime tradicionale dhe fetare.

3.3. Aktori pa kukull

Aktori pa kukull paraqitet në skenë lehtë dhe natyrshëm. Ai nuk ka ardhurnga askund ai ka qenë

gjithnjë atje, vetëm atë e ka fshehur perdja. Ju kadashur vetëm të bëjë një hap në skenë, dhe atë e

ka parë shikuesi. Mesiguri dikur duke e mbajtur kukullën e vet në duar dhe duke e shikuar

medashuri atë, sukullari shumë herë është përpjekur të bisedojë me të.Fantazia e kthjelltë dhe

zotësia e sukullarit kanë bërë çudi.A mund të thuhet për sukullarin i cili në të njëjtën kohë luan

vetë mekukull, si ai luan si aktori pa kukull? Po gjithsesi sepse duke luajtur me kukull si

kukullar, ai njëherësh luan gjithashtu edhe me mjete të teatritdramatik. Ai në këtë rast është edhe

aktor me kukull edhe aktor pakukull. Kukullarit sot i duhet ta zotërojë edhe mjeshtrin e artit

dramatik.Është edhe qëllim i paraqitjes në skenë të aktorit pa kukull. Aktorikukullar fillon

nganjëherë t’i tregojë shikuesit procesin e formimit tëkukullës të skenës ose të teknikës skenike,

duke i zbuluar me këtë rastsekretet jo të veta por të piktorit. P.sh baba Karlo para syve të

shikuesve epunon kukullën Buratino. Detajet e kukullës janë të përgatitura më parë,por ai i

“Zdrukthëton”, mpreh, i ngjet njërën me tjetrën si artist i vërtetë.Ose në spektaklin e regjisorit

Jan Vilkovski “Aventurat e Ginjolit”, kukullatvetë vendosin paravanin dhe dekorin. Nganjëherë

aktorët pa kukulla parashikuesve e rregullojnë në skenë dekorin dhe veglat teknike, duke

Page 26: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

26

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

itërhequr kureshtarët në vetë procesin e rregullimit të tyre. Në disa rasteaktori në skenë e bënë

skicën e dekorit ose të kukullës, të cilat pastaj irealizon thuajse don ta bëjë të ditur se sukullari

është gjysmë actor egjysmë artist figurativ. Kështu aktori pa kukull fillon ta imitojë kukullënnë

reagime dhe lëvizje. Gjatë kësaj ai fiton ngjashmëri me mimikën oseaktorin bashkëkohor me

maskë. Nevojitet përputhshmëria si për kahkontrasti ashtu edhe për kah ngjashmëria. Kordinimi

sipas ngjashmërisë i përshtatet vetë kuptimit të shkrirjes, sintezës së dy fillimeve – të gjallësdhe

artistikes. Këtu paraqitet gjithashtu mbretërimi i aktorit, duke tentuart’ia nënshtrojë të gjitha

kukullës t’i sjellë të gjitha çka ka në skenë kahnjë stil i vetëm.

3.4. Historia e kukullave

Ekzistojnë kukulla të ndryshme të cilat interpretohen në teatër: disa vendosen në duar, të tjerat

lëvizen me litar, tela dhe më gjëra të ndryshme. Kukullat janë të lashta aq sa teatri. Mendohet se

kukullat e para janë krijuar në Indi dhe Egjipt. Më pas teatri i kukullave gjeti shtëpi të re në rrugë

dhe në panaire pranë njerëzve.Një kukull për teatër zakonisht kontrollohet nga dikush tjetër

nëpërmjet dorës, telave ose marionëtave.Disa nga kukullat më të vjetra kanë qenë maskat

tribale.Indianët amerikanë përdornin kukulla në festivalet e tyre dhe kërcimet ceremoniale.

Ndërsa edhe egjiptianët kanë krijuar kukulla prej balte. Kinëzët i bënin kukullat nga lëkura e

gomarit apo e deleve, derrave ose peshkut. Ata i krijonin figurat e vogla të cilat motivoheshin

nga heronjët, perënditë, kafshët dhe legjendat nga përrallat e ndryshme. Në shekullin e XVI

teatri i kukullave ekzistonte në të gjithë Evropën.Kukullat mund të jenë të madhësive të

ndryshme p.sh kukullat nga druri mund të jenë të gjata dhjetë centimetra por ekzistojnë edhe

kukullat e madhësive prej dhjetë metrash. Por, mund të krijohen kukullat me figura të kafshëve

aktrimi i të cilave është profesional.

Page 27: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

27

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

Matrioshka: Kukulla dhe metafora e saj-Matrioshka është një kukull - ruse një grup

kukullash prej druri të vendosura brenda njëra-tjetrës me madhësi që vjen duke u

zvogëluar.Kukulla e parë fole ruse ështëgdhendur në vitin 1890 nga Vasily Zvyozdochkin dhe

dizenjuar nga Sergey Malyutin. Gjithsesi ideja e foleve nuk ka origjinë ruse. Kutitë foleza kanë

qenëtëprodhuar në Kinë qe në shekullin e XI. Në vitin 1700 u shfaqen kukullat e para fole në

Kinë dhe Japoni. Këto komplete ishin shumë tërheqëse me kukullen më të vogel që e ka

madhesinë e një kokrre gruri apo orizi.Tradicionalisht shtresa e jashtme tregon një grua të veshur

me sarafan, një veshje tradicionale fshatare ruse. Figurat e tjera brenda saj janë të të së njejtës

gjini dhe më të vogla në permasa. Kukulla më e vogel tregon një foshnje të gdhendur në një copë

të vogel druri.

*Matrioshka- fjalë e përkthyer nga rusishtja që dmth grua e vogel. Është një formë përkëdhelëse e emrit rus

Matryona.

3.5. Etika e aktorit

Aktori për veten e tij është një instrument. Ai është një subjekt i punës dhe në të njëjtën kohë

edhe tërheqës i vëmendjes tek publiku, varësisht tek cili publik. Trupi i aktorit duhet të jetë i

fortë të përballojë impulse individuale, “vibrimet” emotive dhe disa dëshira që nuk i përkasin

natyrës së tij. Për dallim nga lëvizjet gjimnastike dhe të balerinit, aktori nuk i ka lëvizjet e

kufizuara të cilat në mënyrë precize duhet ti përsërisë, por lëvizja e tij më shumë i përshtatet anës

subjektive shpirtërore. Ekzistojnë dy lloje aktorësh: të parët janë të lumtur me prezantimin, kurse

të tjerët në thelb e kanë frikën. Me këtë kuptojmë se të parët do të qëndrojnë në skenë më shumë

dëshirë derisa të tjerët mezi presin të përfundojë shfaqja ngase sytë e spektatorëve ju duken

sikurse shigjeta.

3.6. DRAMATIZIMI

Page 28: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

28

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

E gjithë shfaqja që ndiqej nga spektatorët në teatrin antik quhej dramë. Kjo fjalë prodhohet nga

folja veproj. Që do të thotë : veproj bëj diçka të rëndësishme në momentin që flas. Nuk rrëfej nuk

tregoj diçka por e bëj tani sikur të ndodh në këtë moment këtu para syve të të gjithëve.

3.7. Dramatizimi për fëmijë

Dramatizimi ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimit, përrallës të cilat

shndërrohen në tekste dramatike, më pastaj inskenohen në skenë. Studimet kan treguar se

zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjenden në natyrën e interpretimit teatror. Duke

ndjekur udhëzimet, të rinjtë do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të vetvetes dhe do të mësojnë:

1. Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar;2. Të futen me fantazi në një situatë imagjinare;3. Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të

personazheve të krijuara dhe rrjedhojat përkatëse;4. Të riinterpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet.

Thelbi i lojës dramatike është ndërtimi i një historie

nëpërmjetinterpretimit.Përpunimiihistorisëtëshpiedrejt

njëproblemi,njëseriveprimeshdhengjarjeshqëndërtohen

rrethnjëteme(njëpikënisjepërtëmbajturqëndrim).Në këtërasttemaështëpunaefëmijëve.

Në modulin e lojës me role nxënësi ka filluar të bëjë të vetat ndjenjat e fëmijës që punon.

Paralelisht moduli i shkrimit krijues ka përgatitur terrenin për të krijuar një dramë. Nëpërmjet

vënies në jetë të një pjese pra vënies në skenë të një historie të krijuar dhe të interpretuar nga

tërinjët,ngakëndvështrimiityresilletnjë dozëekënaqshmeezotërimitdheepërgjegjësisënëraport

meprojektin. Nëpërmjetdramatizimittërinjëtë do të pajisen me instrumente të reja për të

shprehur emocionet.

3.8. Tregimet janë fuqi e madhe për fëmijët

Page 29: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

29

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

Çdo tekst letrar qoftë përrallë apo tregim si bazë ka idenë dhe qëllimin. Më fuqinë e përrallës

fëmijët i dërgojmë në të gjitha rrugët fantastike, pikërisht këtu realiteti shndërrohet në fantazinë.

Qëllimi është që fëmijët t’i njohin personazhet, të mishërohen me ta, përjetojnë përvojë e cila i

ndihmon edhe në mësime. E rëndësishme është që fëmijët t’i dëgjojnë tregimet, por jo të

kalojnë në obligim, qëllimi është sipas interpretimit të zgjohet kureshtja për dëgjim të një pjese

letrare.

3.9. Roli

Mund të performohet spontanisht gjatë aktrimit, ngase mund të imponohet me rivalitet apo

imitim, duke mësuar ose identifikuar vetveten me dikë apo diçka. Në procesin e shqyrtimit,

miratimit dhe zhvillimit apo realizimit të rolit të tyre shpesh është konstatuar që shfaqja

zakonisht përfundon me të papritura, duke transformuar dhe plotësuar rolin .

Për shembull kur një fëmijë të marrë një rol për të aktruar ai zakonisht është në kërkim për të

përfituar ndonjë rol tjetër.E gjithë kjo mund të shihet për shembull në dramën e organizuar të

ilustruar me këngë tërheqëse , ritmike dhe plot ngjyra te “Fëmija dragua” ku Pera aktronte si

mjek ku vajza luante rolin e nënës, djali në rolin e një mjeku i cili kuron kukullën e saj të

sëmurë.

3.10. Planifikimi i ores mesimore

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Lënda: Shkathtësi për jetëShkalla e kurrikulës: 1 Klasa PërgaditoreTema(Nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës(nga plani dymujor):Teatri i kukullave, muzika .. Luajmë lojëra të ndryshme ku simbolizohen fjalët muzika,ninulla, lëvizjet muzikore etj.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës(të synuar):I5, I6, V7.

Page 30: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

30

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

Rezultatet e fushës së kurrikulës(të synuar):1.1, 1.6.

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: “Muzika dhe teatri i kukullave”Fjalët kyqe: Melodi, muzik, teater, kukulla, dramë etj

Rezultat-i/et e të nxënit të ores mësimore:Fëmijët tregijnë interesim për teatrin e kukullave.Kriteret e suksesit:Fëmijët mësojnë për teatrin e kukullave dhe muzikën.

Burimet,mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: ilustrime.

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështje nderkurrikulare dhe situata jetësore:

Ed. Muzikore- muzika, teatri i kukullave.Gjuhë amtare- teatri dhe kukullat.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARIT E PUNËS ME NXËNËS GJATËORËS MËSIMORETakimi i mesditës me fëmijë, pasi që e dimë tashmë rutinën e përditshme, fillojmë të ndajmë roletpër drama ,,Mbreteria e Luanit”. Secilit fëmijë i përcaktojmë përsonazhin, më pas i mësojn tekstetdhe fillojmë dalngadalë të luajnë dramën secili në rolin e vetë dhe në veshjen e tyre imagjinare.

Vlersimi i nxënësve: Vëzhgojnë protfolion.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR: Dramatizojmë fëmijët duke kënduar dhe luajtur dramën

Reflektimi për rrjedhën e ores mësimore: Fëmijët dramatizojnë shum bukur dhe marrin pjesë nëaktivitet.

3.11. Drama e realizuar me fëmijët parashkollor me kukulla teatrale

Page 31: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

31

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

Drama: Mbreteria e Luanit.

Mbreti Luan ishte i merzitur në mbreterin e tij ku nuk kishte shkel kush deri atëherë. Pasi që

ishte i mërzitur shumë vëndosi të bënte një festë të madhe. Dërgoi lajmetarët në katër anët e

pyllit për festën që do të mbahej në pallatin e tij mbreteror.Ai nuk harroj të ftonte edhe Ariun,

Majmunin, Dhelpren, Zogjet e shumë e shumë kafshë të tjera. Mirpo me të hyrë mbrenda në

pallatin e mbretit Luan, musafirët shtremberuan fetyrën nga era e keqe që vinte nga gjahu i

ngordhur që e kishte lënë luani , dhe pa njo pa dy Ariu tha: uhh çfarë erë keqe po vika këtu !

Luani mënjëherë e goditi . Pastaj e pyeti Majmunin, e ti Majmun a mos po njen ndonjë erë të

keqe këtu? Majmuni ohhh zoteri Luan unë kurr në jetë nuk kam ndjer erë më të këndshme se sa

kjo. Pastaj mbreti e pyeti dhelpren, pot i moj dhelper mos ndjen erë të keqe këtu? Ohhh

mbreteria e juaj unë para se të nisesha në dasmen e madhe bëra një dush me ujë të ftoftë dhe

rruges jam merdhier dhe me jan nxënë hundët dhe nuk ndjej asgjë, asnjë aromë me këto

hund.Këto ishin fjalet e dhelpres duke patur frikë se po e tha të vertetën do e pësoj fatin e njejtë

sikur të Ariut.ZhanDeLa Fonten.

Për të realizur dramen mbreteria e luanit, une dhe 3 fëmijët që ishim në rolet për të shfaqur

dramen i vendosëm në duart kukullat teatrale. Në rolet isha une dhe 3 fëmijët e tjerë, roli im ishte

Mbreti Luan 3 fëmijët e tjerë ishin Ariu, Majmuni dhe Dhelpera, ndërsa fëmijët tjerë ishin

Page 32: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

32

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

shikuesit. Drama u realizua në klasen parashkollore.Teksa luhej shfaqja teatrale në prapavijë

dëgjohej kënga Carmen Twillie, Lebo M.- The Lion King circle of life. Fëmijët shikues ishin

shum kureshtar për të ditur se si do të realizohej drama sepse ata nuk kishin shkuar asnjëherë në

ndonjë teater të kukullave për të parë ndonjë shfaqje me kukulla. Fëmijët me shumë interesim e

shikuan shfaqjen e drames Mbreteria e Luanit dhe ishin shumë të lumtur, reagimet e tyre ishin

shum pozitive. Dhe po e njejta procedur realizohet edhe me fëmijët të cilit po shikonin dramën.

Pasi që e perfunduam dramen fëmijët kërkuan nga unë që ta luaj përseri rolin e Mbreterit Luan

sepse gjatë luajtjes së drames fëmijëve ju lash shumë përshtypje se si e ndryshova zërin dhe ishin

shume kurreshtat të dinë se si ndryshove zërin dhe une ju tregova fëmijë të dashur edhe ju kur te

rriteni do të mësoheni qe ta ndryshoni zërin. Fëmijët ishin shumë të gëzuar, që morën pjes në një

dramë të till duke luajtur me rolet e preferuara të tyre. Realizimi i drames shkoj shumë me

suksese sepse fëmijët që i kisha në rolet e tyre e luajten rolin shumë bukur poashtu edhe fëmijët

shikues e ndoqen shfaqjen e drames me shumë interesim.

*Kukullat qe u perdoren per realizimin e kesaj drame quhen javajka dhe ginjole.

3.12. Rezyme

Page 33: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

33

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

Ngatë gjitha këto të cilat u përmenden më lart, si perfundim mund të nxerrim se muzika dhe

teatri ikukullave jan ndër faktorët tërëndëshishme në zhvillimin e fëmijëve. Këta dy faktor luajn

një rol mjaft të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të vegjël dhe janë mjaft të rëndësishme në

zhvillimin psiqik,fizik dhe atëpsiko-motor të fëmijëve. Muzika është arti i shprehjes së ndjenjave

dhe mendimeve me anë të tingujve. Fëmijet, duke kënduar, dëgjuar muzikë, duke shiquar një

shfaqje teatrale me personazhet e tyre të preferuara bashkë me fëmijet e tjerë, e përjeton veten si

pjestar i grupit, duke kordinuar dhe duke përshtatur aktivitetetin e vet me kërkesat e përbashkëta,

ai në këtë mënyrë mëson të krijojë raporte shoqërore, mëson të ketë konsideratë ndaj

shokëve.Falë punës që bëjnë edukatoret, fëmijët e moshes parashkollore fitojnë aftësi dhe ndjesi,

që janë baza e shijes për të bukuren dhe për kuptimin e vlerësimin e saj. Programi i teatrit,

nëpërmjet përmbajtjes të përcaktuar sipas tematikave, ka si qëllim zhvillimin e njohurive dhe

koncepteve bazë zhvillimin e aftësive interpretuese, të femijeve.Ai kupton dhe argumenton

qëndrimet e veta, duke ua paraqitur të tjerëve, mësohet të vlerësojë e të respektojë edhe

qëndrimet e të tjerëve, arrin të krijojë siguri në komunikimin publik dhe të jetë bindës, ndihet i

suksesshëm në teatër.

Pos tjerash karakteristik në këtë punim trajtohet fakti se muzika dhe teatri gjithashtu përbëjnë

një vend mjaft të veçantë në edukimin e fëmijëve parashkollorë duke qenë se ato pasurojnë

përsonalitetin e fëmijës duke mundësuar zhvillimin e fëmijës në drejtim të përsonalitetit të lirë

dhe autentik, i cili përmes ketyre dy faktoreve do të zhvilloje iniciativë, krijimtari dhe ndjenjë të

përgjegjsis. Rëndësi e veçantë e këtij punimi është edhe nje faktor tjeter që përveç se shpjegohet

në përgjithësi për muziken dhe shfaqjet teatrale rëndësi e veçantë i jepet edhe praktikimit të

këtyre aktivitete edukative në vendin tonë. Karakteristik tjetër e këtij punimi është se përmes disa

fotografive dhe shpjegimeve të detajuara është paraqitur pjesa praktike e këtij hulumtimi. Ku

fëmijët parashollor së bashku me mua në rolin e edukatores kemi realizuar nje shfaqje teatrale.

3.13. Referenca

Page 34: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

34

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

3.13.1. Burime nga literature

Metodika e mesimit te muzikes. Prof.mr Seniha Spahiu Prishtine-Shtepia Botuse Libri

Shkollor,2012.

Msc. Majlinda Hala, Violeta Shamku Libëri mësuesi Edukimi muzikor. Tiranë,2011.

Mirela Oktrova- Teatri si alternative, Botues/Dugagjini/Peje,2000.

Seniha Spahiu Muzika dhe edukimi-studime, persiatje,1966-2012

Skica për ligjeratë “Dramatizmi dhe shfaqja me kukulla” Ilir Muharremi 2017

3.13.2. Burime nga internet

Page 35: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Idrizi.pdf · cili ndikon në fushën e zhvillimit motorik socio-emocional, ... gjymtyrët, dhe në disa raste të gojës dhe sytë te kukulla.Kukullari

35

Punuar nga: Mirlinda Idrizi 2018

https://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fmobile.kosova-

sot.info%2Fkulture%2F229000%2Fteatri-i-kukullave-zbatohet-me-

parashkollore%2F&h=AT046CNarmY5ZjYACyHofV_J0a6VCQloKstBSNQPTQ-

Ht8kFzZAa9dV_XAPwz0vWINf-q4YmYcQ24NnBeLbMPyeXAXw9Y5wKyTKRN-

sqp3eYWHNGTzmDKkmr6ZbBx8zygUdy 24.09.2018

https://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fopusalb.com%2Fsq%2Fmusic-education-for-

pre-school-children%2F&h=AT046CNarmY5ZjYACyHofV_J0a6VCQloKstBSNQPTQ-

Ht8kFzZAa9dV_XAPwz0vWINf-q4YmYcQ24NnBeLbMPyeXAXw9Y5wKyTKRN-

sqp3eYWHNGTzmDKkmr6ZbBx8zygUdy 29.09.2018

http://shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/programi_-_teatri_shkalla_e_dyte_dhe_e_trete.pdf

10.10.2018

https://sq.wikipedia.org/wiki/Teatri 27.09.2018

https://en.wikipedia.org/wiki/Puppetry 13.10.2018

https://sq.wikipedia.org/wiki/Teatri_Komb%C3%ABtar_i_Kosov%C3%ABs 13.10.2018