universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · shqiptare, e jo literaturës. një vlerësim i tillë...

28
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA - GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Tema: “Meshari” i Buzukut dhe rëndësia e saj si vepra e parë në shqip Mentori: Kandidatja: Prof. asoc. dr. Kamber Kamberi Drinora Iberhysaj Gjakovë, nëntor 2018

Upload: others

Post on 05-Nov-2019

16 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA - GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: “Meshari” i Buzukut dhe rëndësia e saj si vepra e parë nëshqip

Mentori: Kandidatja:

Prof. asoc. dr. Kamber Kamberi Drinora Iberhysaj

Gjakovë, nëntor 2018

2

3

PërmbajtjaDeklarata .......................................................................................................................................................4

Abstrakti........................................................................................................................................................5

Hyrje .............................................................................................................................................................6

“MESHARI” .................................................................................................................................................7

Biografia e Gjon Buzukut..........................................................................................................................7

Monument historik i gjuhës dhe letërsisë sonë. ........................................................................................8

LIBRI ..........................................................................................................................................................10

Hulumtimet për Mesharin ...........................................................................................................................11

ALFABETI. ................................................................................................................................................13

SISTEMI GRAFIK. ....................................................................................................................................14

TRANSKRIPTIMI I TEKSTIT. .................................................................................................................15

TRANSKRIPTIMI FONETIK I TEKSTIT. ...............................................................................................16

Nëndialekti i gegnishtes së Mesharit ......................................................................................................17

Për leksikun dituror te “Meshari” i Gjon Buzukut ..................................................................................18

Rëndësia e “Mesharit” si vepra e parë në shqip ......................................................................................19

LIBRI I PSALMEVE..................................................................................................................................25

Përfundimi...................................................................................................................................................27

Literatura.....................................................................................................................................................28

4

Deklarata

Unë Drinora Iberhysaj, deklaroj me përgjegjësi se ky Punim Diplome dhe puna e trajtuarkëtu, ka përbërje tërësisht origjinale.

Informacioni i marrë nga puna e botuar ose e pabotuar e të tjerëve është e cituar në tekstdhe referencat janë dhënë në listën e burimeve.

5

Abstrakti

“Meshari” i Gjon Buzukut, si vepra e parë e plotë, apo libri i parë i botuar nëgjuhën shqipe, që njohim deri më tani, ka një rëndësi të veçantë për historinë e shkrimit etë letërsisë shqipe, dhe sidomos për gjuhësinë tonë. Ajo na bënë të njohur me përpjekjet epara shumë të rëndësishme për lëvrimit e shqipes si gjuhë e shkruar në një periudhëshumë të rëndë të historisë së popullit shqiptar. Kjo vepër, si lëndë trajtimi, e bën më tëpasur fushën në kërkimet e studimet e shqipes,si të historisë së brendshme të gjuhës sonëtë folur dhe veçanërisht të historisë së gjuhës së shkruar shqipe.

Që nga koha e botimit ederi më 1740, që përbën gati dy shekuj “Meshari’’ ishtenjë vepër e pa njohur për shqiptarët, pra një vepër që ishte e humbur. Më 1740 ky libër uzbulua nëBibliotekën e Propaganda të Fides, afër Romës. Mesharin e Gjon Buzukut ezbuloi ipeshkvi i Shkupit Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Libri mendohet te jetë ishtypur ne Venedik,është i shkruar me alfabet latin, duke shtuar disa shenja nga alfabeticirilik. Ashtu siç është i ruajtur edhe sot, ka 188 faqe. Këtij libri i mungojnë 16 faqet epara, por edhe disa të tjera në mes që janë të grisura ose të dëmtuara. Kështu që, dukemos pasur as koperinë, as fletët e para, nuk dimë as titullin e tij te vërtetë dhe as saktësinëe vendit të botimit. Vepra në përgjithësi ka karakter fetar dhe qëllimi i autorit ishte qëpajisja e kishës katolike shqiptare të bëhej me tekste në shqip, pra që të përmbusheshinnevojat e përditshme në shërbesat fetare.Pra, në përgjithësi disa pjesë që gjinden në libërjanë tekste biblike të përkthyera dhe të përshtatura ku përfshihen dhe disa lutje që kanëshërbyer asokohe për tu përdorur në mesha të ndryshme.

Zbulimi i këtij libri bëri bujë të madhe, sepse është vepra e parë e njohur nëgjuhën shqipe. Kjo vepër prandaj, dëshmon një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe nëkushtet e rrethanat e vështira të pushtimit osman. Kulturë qemë parë nga humanistët upërfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine. Gjuhë që ishte në gjithë Europën si gjuhëe kulturës. Kjo traditë e shkrimit në shqip u pasurua në vazhdimësi me vepra të tjera si të:Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit etj.

Fjalët kyçe:

Alfabet, libri i parë, mesha, sistem grafik, shenja grafike.

6

Hyrje

Në këtë punim synojmë që përmes hulumtimeve e trajtimeve të paraqesimzanafillën dhe historikun e librit të parë në shqip, analizimin e argumenteve e fakteve sidhe një vështrim të përgjithësuar të kësaj vepre që është me interes për kulturën epopullin shqiptar dhe më gjerë.

Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.Më e vjetra prej tyre që njihet dhe që ka mbërritur deri në ditët tona, është “Meshari” iGjon Buzukut (1555).

Në përzgjedhjen e kësaj teme ka ndikuar rëndësia e saj, duke marrë parasysh sevepra është dëshmi e një tradite të mëparshme e shkrimit të shqipes kishtare dhe mbaseedhe letrare, traditë që rrebeshet dhe kohërat e vështira që kaloi Shqipëriapërgjatëshekujve e bëjnë të mjegulluar dhe të pa definuar saktësisht. Vepra me titullin ehamendësuar “Meshari” është një qenësi kulturore, gjuhësore dhe letrare. Përgjithësishtletërsi nëtraditën e shqipes së shkruar, po edhe të përkthimit të lirë, apo të përshtatjes.

Hartimi i këtij punimi me temë “Meshari i Buzukut dhe rëndësia e saj si vepra eparë në shqip” paraqet,jo pak vështirësi në trajtim nga shumë aspekte për shkak tëkompleksitetit që ka. Në këtë vështrim, është vështirë të bëhet një studim i gjithanshëmdhe një trajtimi saktë në kontekste të ndryshme të “Mesharit” të Buzukut si ai letrar,gjuhësor, historik e religjioz, si njëra nga komponentët e historisë së gjuhës së njëpopulli. Për hartimin e kësaj vepre kryesisht kam përdorur metodën hulumtuese,historike, sociologjike, induktive, deduktive,analizuese dhe përgjithësuese.

7

“MESHARI”

Biografia e Gjon Buzukut

Për biografinë e autorit të Mesharit, ka shumë pak të dhëna. Kryesisht janë vetëm ato qëna i ofron vetë Buzuku në pasthënien e librit, ku pohon se: është i biri i Bdek Buzukut, e asgjëmë shumë. Pra mbeten të pandriçuara viti i lindjes, viti i vdekjes, vendlindja, shkollimi dheshërbimi kishtar në një apo më shumë vende. Përkundër hulumtimeve të shumta të bëra në arkivadhe biblioteka të ndryshme evropiane, nuk kemi arritur të gjejmë as edhe një të dhënë të vetme,për Gjon Buzukun. Përjashtohet mundësia që të ketë studiuar në ndonjërin nga kolegjetekzistuese të kohës, në Itali, ngase asnjëri nga librat amzë të studentëve, që u shkolluan atje, nukpërmban të dhëna për një student, me emër të tillë. Nuk mund të thuhet asgjë të sigurt, as përpozitën e tij kishtare! Një gjë është e sigurt, se emri i Gjon Buzukut nuk figuron në emrat erelatorëve të kohës; po gjithashtu nuk gjendet as në regjistrat e Arkivit Sekret të Vatikanit, siipeshkëv apo kryeipeshkëv.

Studimet gjuhësore, duke u mbështetur në gjuhën e Mesharit, kanë ndihmuar deri dikupër lokalizimin e vendlindjes ose vendshërbimit të Buzukut! Kjo kërkohet në zonatveriperëndimore gege, që do të ishte: rrethi i Liqenit të Shkodrës, me një pjesë të Malësisë sëMadhe deri në detin Adriatik. Mirëpo, gjuha e veprës, jo gjithmonë është shprehje e gjuhës sëvendlindjes së autorit, sepse ajo, gjuha e veprës, mund të ishte edhe gjuhë e shërbimit. Kështu,edhe mbështetja në gjuhën e Mesharit, nuk mund të llogaritet si argument shumë i sigurt, përzgjidhjen e problemit të vendlindjes ose vendshërbimit të Buzukut!

Libri në gjendjen ekzistuese është i lidhur me kopertina lëkure, por është shumë idëmtuar, ka 94 fletë ose 188 faqe; nga 110 fletë ose 220 faqe sa duhej të kishte, kur është botuar,pra kanë humbur 16 fletë ose 32 faqe, të paginuara me numra romakë. Mund të sillen të dhëna tëshumta, që nga Papa Inocenti IV, i cili në vitin 1248 u kishte lejuar kroatëve, të ishujve tëKvarnerit dhe të Dalmacisë ushtrimin e liturgjisë, në gjuhën e tyre kombëtare, në gjuhën kroate,por edhe botimin e librave fetare me alfabet glagolik.

Të dhëna të tërthorta flasin se Vatikani me këtë libër, ka dashur të forcojë besimin elëkundur te shqiptarët, si nga lëvizja reformiste e heretike, (bogumile) gjithashtu edhe ngakonflikti i ashpër kishtar ndërmjet dy kishave, asaj të Lindjes dhe të Perëndimit, që ishte mjaft itheksuar në atë kohë, në Ballkan, e gjithashtu edhe nga përhapja e islamizmit, përhapje kjomjaftë shqetësuese për Vatikanin.

8

Monument historik i gjuhës dhe letërsisë sonë.

I pari i plejadës së autorëve të parë të veriut të shekullit të 16-të që kanë shkruar nëgjuhën shqipe (për jetëshkrimin e të cilit dihet fare pak, pa u ditur bile as data e lindjesdhe e vdekjes) do të jetë prifti nga veriu i Shqipërisë, mendohetse ishte nga Ulqini.1 GjonBuzuku, një profil modest, prift katolik, i cili më 1555 në një nga shtypshkronjat eVenedikut botoi veprën e tij liturgjike “Meshari”.2

“Meshari” shoqërohet edhe me një parathënie në të cilën gjejmë plot të dhëna përpersonalitetin e autorit si dhe për synimet e tij. Nëpër faqet e veprës së tij autori futë edhevargje nga psalmet, këngët “Kënga e këngëve” dhe disa himne origjinale me rreth 40vargje. Ky botim i Gjon Buzukut do të ishte një model që do ta ndjekin edhe autorët emëvonshëm me hartimin dhe botimin e veprave fetare në gjuhën shqipe siç do të jetë, biefjala. Pjeter Budi, vepra e të cilit do të përbëhen nga përkthime të librave fetare katolike,nga parathënie dhe pasthënie dhe nga plot poezi,të gjitha në gjuhën shqipe me frymëzimefetare. Kur flasim për këtë libër si më të vjetrën vepër të shqipes, ne kuptojmë këtë në njëvështrim të veçantë: atë vepër si nga koha si nga madhësia zë vend jo vetëm në fushën egjuhësisë, por edhe të literaturës shqiptare. Në këtë kuptim mbeten jashtë atëherë ato tëpakta dokumente si:“Formula e pagëzimit”(1462), “Fjalorthi i Arnold Von Harff”(1497),“Ungjilli i pashkëve”, të cilat, ndonëse pak më të moçme, i përkasin gjuhësisëshqiptare, e jo literaturës.

Një vlerësim i tillë natyrisht nuk përjashton ekzistencën e ndonjë shkrimi shqip mëtë vjetër. Kjo çështje mbetet gjithmonë e hapët dhe e shtruar vazhdimisht. Kur mendojmëpër dokumentet më të lashta të gjuhës, ne bashkohemi më mendimin e Norbert Joklit, icili, duke u nisur nga të dhënat e Buzukut, që thotë “shqipja ka qenë shkruar shumë kohëpërpara këtij”. Duke e shikuar këtë çështje nga ana e historisë së vendit, me një vështrimtë gjithanshëm të gjendjes kulturore në Shqipërinë mesjetare, kjo tezë do të dilte më fort epërforcuar sesa e kundërshtuar; sepse shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohënuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve përreth.3

Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare.Kryesisht ka pjesë liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në

1“Asht pra nji prift katolik, gegë, emnit Don Gjon, i biri i Ded Buzukut.Prej djalektit e dishmon vendin, se ashtmalsuer i krahut të MbiShkodrës, ndoshta i malsis së Krajës”.Namik Resuli, Shkrimtarët shqiptarë, PAKTI, 2007, f. 14.2Zija Xholi, Pesë mendimtarët më të vjetër të kulturës sonë kombëtare, Tiranë, 2003, f,693Vepra e cituar, f,70

9

shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Për ilustrimpo sjellim një pjesë nga kjo vepër:

"...Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndëkallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetëfajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë...Përse nukëçuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për tëvepruom ndë gluhët tanë..."

(...Ne vitin 1554 me njezet mars e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë.E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai qëtë jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar,duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t'u punuar në gjuhën tonë).

Në kohën e protestantizmit në Europë - kërkesa kryesore e kësaj lëvizje ishte qëshërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare. I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzukupër t'u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejtpërdrejt në gjuhenamtare shkrimin e shenjtë. Puna e tij nuk shërbente vetëm për dëgjimin e kuptimin epërmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Meveprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk kavetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën epopullit shqiptar për çlirim e përparim. Ai shkruan në pasthënie:

"...u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonënukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsëbotësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pakmendetë e atyne që ndiglonjinë...".

Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për tëcilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku veprën e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara. Në"Meshar" gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:

"Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. OZot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut."

Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditëqë rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha eveprës e ka bazën në të folmen Verilindore.

10

LIBRI

Përbërja e lëndës së librit është po thuajse krejt fetare. Më shumë se gjysma e libritka të bëjë me meshët e motit të krishterë. Pjesët liturgjike renditen: Oficja (radhë fjalëshpsalme e lutje) e Zojës Mari, 7 Psalmet pendestarë, Litanit (të luturat për të kërkuarmëshirën e Zotit)e Mëdhaja, Pjesë Rituali e Katekizmi.

“Sipas përkufizimit të librit “Akademia e shkencave e Shqipërisë”, libri është njëvëllim i lidhur me lëkurë format (20 X 14 cm,) me dy shtylla, gjendje jo e mirë ruajtje, injollosur aty-këtu, në shumë vende i fërkuar, me skajet e sipërme e sidomos qoshetvende-vende te grisura. Përbëhej prej 55 fletë prej 4 faqesh të numëruara me shkronjat ealfabetit të vetë librit, siç ishte zakon në tekstet e shtypura të kohës. Prandaj gjithsej duhejte përfshinte 110 gjysa fletësh, 220 faqe, 440 shtylla, përveç një shënimi të fundit tëautorit të shtypur në rreshta të plotë. Tani mbeten prej tij 188 faqe, plus 4 fragmente tëpara të lidhura në fund të vëllimit”.4

Me studimin e “Mesharit” të Gjon Buzukut janë marrë shumë studiues nga të cilëtkanë dalë shumë studime, qasje e trajtime të ndryshme shkencoresi: Ignjac Zamputi,Namik Resuli, Eqrem Çabej, Martin Camaj, Anton Berisha etj. Studiuesit që janë marrëme Mesharin kanë dhënë ndonjëherë edhe mendime të ndryshme që nuk përputhen nëpëcaktimet qoftë në vendlindjen e autorit, apo edhe të gjendjes së tashme të librit. NamikResuli në librin “Shkrimtarët shqiptarë” e përcakton vendin e tij të lindjes, “se ashtmalsuer i krahut tëMbi-Shkodrës, ndoshta i Malsis së Krajës”, dhe gjithashtu për gjendjene librit shprehet: “Libri, si asht sod, ka 94 fletë (188 faqe); por, prejse janë ba shumëgabime në njehsimin e parë, numri i vërtetë i fletvet do t’ishte:110. Blenit i mungojnë 16faqet e parae ndonji tjetër nepër te”.5

“Me gjithë pjesën e madhe që mungon në librin e Buzukut ( 16 gjysmëfletë, d.m.th32 faqe), ajo që mbetet përbën një dokument më rendësi të veçantë për historinë e gjuhësnë përgjithësi, e në veçanti të shqipes së shekullit XVl, është ende e pastër nga elementete shumta turke e pjesërisht skllave e greke që më vonë depërtuan në të. Në fazën në tëcilën dallimet fonetike, morfologjike e sintaksore mes dy dialekteve kryesore, gegërishtene toskërishtes, ishin vërtet të pakta, siç mund të shihet duke krahasuar gjuhën e Buzukut,në thelb gegërishten me toskërishten e ndonjërës prej zonave dialektore më të izoluara tëndalura në një fazë të zhvillimit gjuhësor. Puna e përkthimit, e ndoshta edhe shtypja e

4Akademia e shkencave e Shqiperisë, Buzuku dhe gjuha e tij, IGJL, Tiranë2005, f.2425Namik Resuli, Shkrimtarët shqiptarë I, PAKTI, 2007, f. 14,

11

librit të Buzukut, siç njofton vetë autori në pasthënien e vëllimit, zgjati nga 20 marsi derimë 5 janar 1555”.6

Hulumtimet për Mesharin

Meshari i Gjon Buzukut, është meshar i plotë, sipas zakonit të kishës romane mepërmbajtje, renditje, manifestime dhe infiltrime të njëjta, të Kishës Universale. Është i ndërtuarsipas mjedisit ku është krijuar, pra bart shumë elemente regjionale e kombëtare shqiptare, të cilatvërehen hapur në kultin e shenjtorëve lokalë e regjionalë, zakonet vendase dhe traditën e pasurfetare shekullore. Në qoftë se Mesharin e Buzukut e studiojmë me vëmendje, do të bindemi se ai,jo vetëm që është përfaqësuesi më i denjë dhe më tipik i tendencave letrare e fetare të kontinentitevropian të kohës, po ai është edhe pjesë përbërëse e kontributit shqiptar në rrjedhat krijueseletrare evropiane.

Meshari i Gjon Buzukut hap një faqe të re në historinë e letërsisë shqiptare. Me të fillonhistoria e librit të botuar, (të njohur deri sot) në gjuhën shqipe. Kur nga perspektiva e sotme uhedhim një vështrim studimeve për Buzukun, nuk ka si të mos befasohemi me këmbënguljen estudiuesve për t‘i ndriçuar çështjet e pa zbërthyera që nxit ky libër. Gjuha popullore, në kishatnacionale, me kohë filloi të përdoret jo vetëm në shërbimet kishtare dhe ceremoni të ndryshme,por edhe në takime me besimtarët, si dhe në komunikimin e klerit dhe të rendeve kishtare. Kjogjë është dëshmuar dhe argumentuar jo vetëm me dokumentet arkivore, por edhe me ruajtjen eteksteve të shumta, disa nga të cilat janë më të hershme se shekulli XIV. Kështu që nga periudhatmë të hershme, u zhvillua një letërsi [krijimtari] kishtare në gjuhë të ndryshme popullore, e cila,si pjesë përbërëse e nevojës së përhapjes së besimit të krishterë, më parë u dëshmua te popujt,gjuha e të cilëve largohej më shumë nga latinishtja, pastaj edhe te popujt romanë dhe në letërsinëe tyre kombëtare. Kjo letërsi kishtare, sipas dëshmive të ruajtura në dorëshkrimet e shumta, kaqenë e përfaqësuar në disa forma: krijime mësimore për klerin (manuale - doracak - me karaktertë ndryshëm), breviarë, leksionarë, libra lutjesh e lavdesh, mesharë, psalterë, ungjij, pastaj libratë mësimit fetar për të gjithë besimtarët, të njohura si katekizma, tekste të thjeshta letrare, rrëfimepër shenjtorët, krijime letrare si: himne, lutje, lavde, tekste të ndryshme skenike etj., të cilat kanëshërbyer për nevojat e përhapjes dhe ruajtjes së besimit të krishterë.

Fati i Mesharit të Gjon Buzukut, që nga botimi e deri në ditët e sotme, është shumëinteresant! Në vete mban një histori të çuditshme, për rrugën e mundimshme dhe tepër tëvështirë, për t‘i përballuar: kohës, shkatërrimit fizik, pakujdesisë, humbjes etj. Si libër, për herëtë parë e përmend shkrimtari shqiptar, Pjetër Bogdani, gjë kjo, që na bën të konsiderojmë, se deriatëherë, nuk ishte i humbur; përkundrazi konsultohej dhe shfrytëzohej nga prelatët shqiptarë,

6Akademia e shkencave e Shqipërisë, Buzuku dhe gjuha e tij, IGJL, Tiranë,2005, f.243

12

duke kaluar nga një dorë në tjetrën; këtë gjë më së miri na e ilustrojnë shënimet e shumta nëmargjinat e faqeve të ekzemplarit origjinal. Gjurmët Mesharit, pastaj i humbin deri në vitin 1743kur imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova, njofton at Gjergj Guzetën, themeluesin e Seminaritarbëresh të Palermos, për ekzistimin e një ekzemplari të vetëm, duke i dërguar atij, një fragmenttë kopjuar. Mesharit prapë i humbin gjurmët deri në vitin 1898

Në vitin 1909, imzot Pal Skiroi ishte i pari që nxori fotografinë komplete të Mesharit.Pas një pune këmbëngulëse, shumëvjeçare, Skiroi bëri transliterimin, transkriptimin fonetik dhenjë studim të veçantë për gjuhën e Mesharit, duke e krahasuar atë me shkrimtarët tjerë të Veriut,veçanërisht me Pjetër Budin. Vepra e Skiroit është edhe sot e kësaj dite në dorëshkrim dhe epabotuar. Me këtë dorëshkrim janë shërbyer: N. Resuli, E. Çabej dhe ne, gjatë hulumtimeve tëbëra në Vatikan. Justin Rrota, në vitin 1929, nxori tri kopje të filmuara të Mesharit, të cilat udepozituan në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, ku ruhen edhe sot. Më vonë, në vitet ‘50 tëshek. XX, dy studiues të shquar shqiptarë, E. Çabej dhe N. Resuli, secili në mënyrë të pavarurnga tjetri, përgatitën për botim, Mesharin, duke vënë në përdorim, kriteret e shkencësbashkëkohore, si dhe tri mënyra të riprodhimit të ekzemplarit origjinal, transkriptimin fonetik,transliterimin dhe fototipinë, të përcjella me analiza të thukëta kritike shkencore. Në fund tëviteve ‘90, Meshari depërtoi te masa e gjerë e lexuesve dhe u bë i mundshëm studimi i tij ishumanshëm.

13

ALFABETI.

Alfabeti i Buzukut është i tipit gjysmëgotik ose gotik langobard, d.m.th ai qëpërdoret përgjithësisht në tekstet e shtypura të shekullit XVl . Por në libër gjejmë pesëshenja të veçanta, të trankriptuara këtu, për ndërtimin e tekstit, në këtë mënyrë:

ȣ = u, më rrallë = y

Ԑ = z fishkëllyese e zëshme

ξ = dh, th ndërdhëmbore

λ = q, gj paraqiellzore, nganjëherë g grykore

Disa nga këto shenja i ndeshim të përdorura ende në tekstet shqipe të Budit(1618), te Bardhit (1635) dhe në librat e shtypur më pas nga Propaganda. Ato kanë shtyrëtë mendohet për ekzistencën e një alfabeti vendas shqiptar para atij latin.Tri nga shenjat eveçanta të përshkruara më sipër janë me prejardhje sllavo-cirilike, mund të jepej siargument që, ashtu siç njihej vlera fonetike e disa shenjave cirilike, të njihej edhe ajo e tëgjitha shkronjave të këtij alfabeti, dhe kështu në Shqipëri, para atij latin, të përdorej njëalfabet që mund ta quajmë ballkanik 7.

7Akademia e shkencave e Shqipërisë, Buzuku dhe gjuha e tij, IGJL, Tiranë,2005, f.244

14

SISTEMI GRAFIK.

Sipas librit të Akademisësë Shkencave të Shqipërisë “Buzuku dhe libri i tij”,alfabeti i Buzukut nuk është fonetik, pasi jo gjithmonë tingulli përkon me shenjën, dhembeten pasiguri të shumta nëse përpiqemi të përcaktojmë shqiptimin e saktë të disashkronjave në fjalë të caktuara me fjalët përgjegjëse të shqipes së sotme. Përdoret shpeshs-ja e thjeshtë apo dyfishe atje ku fonetikisht i përgjigjet sh-ja. Ndërsa shkronja epërdoret pa dallim për e-në e hapur dhe për ë-në e pazëshme, përdoret edhe u-ja latine,që është shkronja që përdoret zakonisht përy. Meriton të mendohet veçanërisht arsyeja epërdorimit thuajse të qëndrueshëm tëh-ës pas zanores fundore e nganjëherë përparazanoreve nistore të fjalës. Në qoftë se nuk është fjala prenjëgrafik të thjeshtë, duhetpërcaktuar në, këto raste përdorimi i kësaj h-je flet për ndjeshmëri të veçantë fonetike tëBuzukut për dukuri me natyrë dialektore. Në disa raste duket se h-ja e Buzukutpërfaqëson atë vlerë të spirantes, ende të ndjeshme në fjalët përgjegjëse të ndonjë dialektitë sotëm; për shembull në i saih = i saj, vinij për vini, raste në të cilat nuk kemi dalluar h-në me vizën e shkurtër ndarëse të përdorur në shembujt e tjerë, ku h-së nuk mund t’i jepetvlerë fonetike.8

8Akademia e shkencave e Shqipërisë, Buzuku dhe gjuha e tij, IGJL, Tiranë,2005, f.245

15

TRANSKRIPTIMI I TEKSTIT.

Nga pasiguria tipografike, që varej ndoshta nga fakti që, siç thotë autori nëpasthënien, shtypshkruesit punonin me shumë vështirësi për shtypjen e librit, në tekstdalin mjaft gabime shtypi: shpesh në fund të rreshtit është hequr viza bashkuese atje kufjala e fundit vijon ne rreshtin pasardhës, dhe janë përdorur viza tërthore ndarëse edheatje ku nuk duhen. Për të njejtat qëllime të leximit kemi futur një vizë të shkurtër midisfjalës veç që duhen ndarë ose të quhen si të ndara, dhe kemi vënë një shenjë lidhjeje meselementeve të bashkuara organikisht. Teksti i shtypur ka të njejtin numër rreshtash meshtyllën e librit të shtypur në përputhje me gjendjen e ruajtjes së tekstit, kemi shënuarpika poshtë shkronjave ato që janë fshirë apo dëmtuar ose që gjithsesi lexohen mevështirësi. Kllapat katrore tregojnë plotësimet që, sipas pikëpamjeve, rindërtimeve oseinterpretimeve tona, duhet të jenë edhe më të sigurta a më të mundshmet nga ana endarjes në rreshta, sidomos atje ku shkronjat janë zhdukur krejt në fund të faqes të tekstitshqip shënohet leximi i tekstit të shtypur vetëm atëherë kur na është dukur e nevojshmeose me vend për ta korrigjuar në tekstin e ndërtuar prej nesh.9

9Akademia e shkencave e Shqipërisë, Buzuku dhe gjuha e tij, IGJL, Tiranë,2005, f.245

16

TRANSKRIPTIMI FONETIK I TEKSTIT.

Siç e përcakton edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, “Buzuku dhe gjuha etij”, Në krahë të shtyllës së tekstit, të riprodhuar objektivisht për lehtësi të studiuesve. Nëpërgjithësi ky transkriptim e lë të pandryshuar pasurinë leksikore, morfologjike esintaksore të autorit. Në kufijtë që na lejon gjendja e karaktereve të shtypshkronjës, përlexim jemi përpjekur që transkriptimi t’u shërbej të gjithë Shqiptarëve, duke dalluarzanoret hundore në të shkurta e të gjata, e-n. e hapur nga e-ja e pazëshme. Fjalët që nukpërmbajnë theks duhet mbajtur si të ngatërresa. Asnjë fjalë njërrokëshe ose zanore nukpajiset me theks, përveç rastit kur e njëjta fjalë njërrokëshe ka një funksion të dyfishtëgramatikor. E-ja e hapur e theksuar shënohet me theksin e mprehtë, e-ja e hapur epatheksuar shënohet me theksin e rendë, kurse e-ja pa theks tregon të pazëshmen (ë ) . 10

10Akademia e shkencave e Shqipërisë, Buzuku dhe gjuha e tij, IGJL, Tiranë,2005, f.246

17

Nëndialekti i gegnishtes së Mesharit

Në të folmen e sotme të krahit perëndimor të Liqenit të Shkodrës , në nëndialektine banorëve të Krajës e të Shestanit ,-”qendra gjuhësore mjerisht tepër pak të studjueme”!-vetëm këtu ndeshemi me karakteristikat e gjalla të njasaj të folmeje, e cila i dallon qartëbanorët e këtyne viseve, si trashigimtarë të literaturës shqipe”. Ndërkaqë kemi mbërrijtëte argumentat pozitivë, që e forcojnë tezën tanë ;”d.m.th. se vendlindja e auktorit tëMesharit do të kërkohet ndër krahinat e naltpermendura të Krajës e të Shestanit”11.

a) Ndër tranformimet, që ka shkue tue veshë, simbas kohës e mbas vendesh, diftongu ivjetër uo, këtu vetëm këtu gjejmë edhe sot, mas katër shekujsh, në fazën primitive, sishkruen Buzuku (uo). Diftongu i vjetër uo, si dihet, ka dale dikur nja o-ja tonike. Përvërtetim të kontrollohet p.sh . refleksi identik i ksaj o-je ne latinishte. O-jatonikeshpërtheu, nëpër –ou, në diftongun – uo : Shko-shkou; do-duo; dor-duor. Ky, ipari zhvillim. Ma vonë erdh e muer të tjera tranformime, si pemë : -ua,-aue,-ue.Porgjithnjë atë më të vjetrin, diftongun tipik të Buzukut (-uo) e gjejmë edhe sot në këtë fazënbuzukjane, si ndër rrethet e Krajës, ashtu ndër emigrantët e Borgo Ericit.

b)Një trajtë që kemi në diskutim, asht pasthirrma buzukjane: Hinje, për të soçmen: Qe.Këtë tanën , nuk e njeh as ky, as kurrnjëni Auktoresh të vjetër. Bogdani ka gjithkundformën e shkurtueme të Buzukut: Nje.12 Ndërsa kemi në përdorim, si thamë gati vetëm evetëm pasthirrmën qe, trajtën një të Bogdanit e kemi vetëm ndër përemna dhe adverbdëftojsë. P.sh . Njeky, njëkesaj, njatu, njaty, njikë ashtu etj. Këto trajta erdhën me kohëtue ua lëshue vendim trajtavet: Qeky, qëksajt… (dhe dialektavet: qiky, qikështu, qitu etj.). Pasthirrma hinje nuk figuron në kurrnjë fjalorë të shqipes, as të ri as të vjetër . Nukkemi dijeni, a ndihet kund në ndonjë krah tjetër të Shqipnisë: E kemi te Buzuku, sithamë, dhe në Krajën e soçme!

c) Ndë reflekset e së folmes së Shqiptarëvet të të rretheve të Zarës, që përkojnë meAuktorin tanë të vjetër, e që i dëshmojnë këta nipa të Krajës, mbasardhës autentikë tëBuzukut, shënjojm. Verbin: “Lej”. Këtë verb përsa dijmë, gegë e toskë, bashkë MeFjalorin e fundit t’Institutit, e kanë dhe e shenjojnë të gjithë si verb pakalues. MirëpoBuzuku ynë e përdor pa nda edhe kuptimin kalues.

11Akademia e shkencave e Shqipërisë, Buzuku dhe gjuha e tij, IGjL, Tiranë, 2005, f.25612Vepra e cituar, f.257

18

d)Vjedmis. një trajtë metatetike e së soçmes ,mjedis, e cila nuk gjindet e përdorur kështukundër të vjetër e të tjerë. E ka edhe sot Kraja: Lëkura vjedmis kështenjës: d.m.th.pështjellsa e hollë, që gjindet ndërmjet (mjedis) lëvores së jashtëme e frytit 13

Për leksikun dituror te “Meshari” i Gjon Buzukut

Leksiku i “Mesharit” të Gjon Buzukut i nxjerrë nga prof. Kolë Ashta përmban2114 fjalë. Duke vjelë lëndën për këtë artikull, pashë se emërtimi leksik dituror nuk ishteaq i përshtatshëm për idenë time të parë, prandaj e zgjerova këndin e vështrimitdhepërfshiva këtu ku përveç fjalëve të mirëfillta diturore edhe fjalë me kuptim kryesishtabstrakt, që i përkasin sferës shpirtërore.

Le të shqyrtojmë tani më për se afërmi atë që, me sqarimet përkatëse, e quajtëmleksik dituror.

Së pari, janë një numër fjalësh të burimit vendës a të huazuar (kryesisht huazimelatine), si : arësye-arëseu (kjo fjalë gjendet edhe te Budi, Bardhi, Bogdani e të kuvendi iArbërit dhe më tej te Kristoforidhi), i denjë e i padenjë (del edhe te Budi e Bardhi),detour- detori dhe trajta detorës ( e zgjuar me prapashtesën -.s) me kuptimin ‘borgjli’(dalin edhe te Budi, Bardhi, Bogdani e Kuvendi i Arbërit, me tej te Kristoforidhi),dërpertuom dërpëtuom ‘depërtoj’ (del edhe te Budi, Bogdani, Bardhi e autorët e tjerë mëpas), dëshir, -i (edhe te Bardhi), dësheruom, dëshmi (edhe me kuptim ‘deshmitar’dëshminj të rreshim), dhunë ‘turp’ (edhe te Budi,Bardhi, Bogdani).14

Së dyti, një numër fjalësh të formuara me prapashtesa, emra abstraktë, emravepruesi e veprimi dhe disa folje:

- me prapashtesën –i (-ti): anmiqi (Budi, Bardhi e Bogdani anëmiqesi), bagati, dhuni‘fjalë e turpshme’ , këmbinj ‘marri’ ( te Budi, Bardhi e Bogdani këmbënjëni) etj.

- me prapashtesën–(ë )s: bas-i ‘auctor, factor, creator’, detorës ‘borxhli’.

- me prapashtesën–së: ndijesë;

13Vepra e cituar, f.25814Akademia e shkencave e Shqipërisë, Buzuku dhe gjuha e tij, IGJL, Tiranë,2005, f.404

19

- me prapashtesën–tyrë: shembëlltyrë , shërbëtyrë ‘ shërbim, ndërim’,

- me prapashtesën–im: mderim, ngadhënjim, shkushullim ‘hidherim’ (e kundërta engushëllimit);

- me prapashtesat– ar , - tar: gojëtare (gojëtarja jonë ‘ advocata nostra’ ); del edhe teBudi me këtë kuptim), letrar (edhe autorët e tjerë të vjetër, Budi), ndimëtar, rrogëtari,tregtar, udhëtar.

- me prapashtesën– or: fajtuor;

- me prapashtesën– shëm (mbiemra të nyshëm pre temash emërore e foljore): i ditëshim,i ndriçim (< i dritshim), i duroshim, i mëshirëshim, i ndërshim, i ngaeshim, i gënjyeshim ;qe gjënjen lehtë’, i nmnenshim; .

- me prapashtesën– (t)o-j (folje) : denjoum, deshmuom,dhunuom ‘turpëroj, bëj me turp’,frujtuom ;nxjerr fryt, mbin’, madhështuam, mjekuom, shenjëtuom, tregëtuom, vepëruom;

- me prapashtesën– isht (ndajfolje që shënojnë gjuhë të ndryshme): gërqishht, lëtinisht.15

Si formime me prapashtesa nga leksiku dituror duhet përmendur fjalët :

- me prapashtesënpa- (kryesisht mbiemra të nyjëshem, edhe të emërzuar): i padenjë, ipadrejtë, ‘ të pafet, të paligjë, i pamasë ‘immensus’ , i pamort, ‘liri’, pashërbëtore ‘ qëështë e lire, që nuk është robëresh. e dikujt’, i paurt. ‘i pa ditur’;

- me prapashtesënpër - : emra, mbiemra e ndajfolje, si i përhirshëm, përhjekës ‘prijës’,përmenishëm, folje, si përforuom ‘dhfarosur’, përgëzuom, përgatun, ‘përzgjatur’, ipergjoukom‘ idenuar’, perhikunë, përkuatënuom,përkujdesunë , përlavduom, përluftuom,përvum16.

Rëndësia e “Mesharit” si vepra e parë në shqip

15Akademia e shkencave e Shqipërisë, Buzuku dhe gjuha e tij, IGJL, Tiranë, 2005, f.40516Vepra e cituar, f.406

20

Siç shprehet edhe në librin “Pesë mendimtarët më të vjetër te kulturës sonëkombëtare”, me botimin e “Mesharit” Buzuku i bënte jehonë një lëvizjeje të tërëideopolitike të kohës që përfshinte gati të gjithë Europën katolike, kërkesat themelore e sëcilës ishte që çdo besimtar katolik të ketë mundësi të lexoja biblën dhe librat e shenjta nëgjuhën e vet amtare dhe jo në latinisht, që ishte gjuha zyrtare e Vatikanit dhe e kishëskatolike.

Nisma për të botuar në gjuhën e popullit libra e shenja kishte prapa një levizje tëtëtë të njohur me emrin e ‘Reformës” dhe “Kunderreformës”, me mbledhje e vendime tërëndësishme te klerit katolik, si dhe me personalitete historike si Martin Luteri nëGjermani dhe Zhan Kalvini në Francë e në Zvicër, që të dy të gjysmës së parë tëshekullit të 16-të.17

Pra botimi i “Mesharit” ishte një heroizëm i vërtetë, akt i një guximi politik ngaana e autorit te tij, Buzuku e botonte këtë vepër në shërbim të besimtarëve katolikë në njëkohë më të vërtetë të rëndë për kombin, në kohën kur në Shqipëri ishte vendosur pushtimii një perandorie në ngritje e sipër, e cila për afirmimin e saj nuk ndalej para asnjë dhunedhe egërsie, nga e cila do t’a pasojnë vazhdimisht personalitete te tilla si Buzuku.

Ai ishte gjithashtu edhe një akt i një guximi intelektual. Duhej më të vërtetë njeguxim intelektual për të përballuar vështirësitë që nxirrte botimi i një vepre në gjuhënshqipe. Autori ynë atëherë nuk kishte ne dispozicion as alfabetin, as gramatikën, assintaksën, as fjalorin e gjuhës shqipe ku do të mbështetej për të shkruar veprën e tij.Buzuku me entuziazmin e tij diti t’i kapërcejë të gjitha vështirësitë dhe të bëhej, siçvëren me të drejtë prof. E.Çabej, një autor “me një zotësi jo të zakonshme”18

Me këtë vepër Buzuku bënte një hop më të vërtetë historik, kalonte nga gjuhashqipe e folur në gjuhën ë shkruar dhe më këtë hapte horizonte të reja dhe krijontemundësi të pakufizuara për lulëzimin e kulturës dhe te arsimit në Shqipëri. I botuar katërshekuj me parë libri merr edhe vlerën e një dëshmie historike që lejon të bëhen krahasimedhe të konstatohet se si ka qenë gjuha shqipe në të kaluarën dhe ç’evolucion ka bërë ajogjatë shekujve për të arritur në nivelet që ia njohim sot. Nuk është aspak e rastit pse libri iBuzukut ka tërhequr interesin dhe është bërë objekt studimi igjuhëtarëve më të shquar tëkohëve tona të prof. Eqrem Çabej dhe prof. Selman Rizës.

Me veprën Buzuku i jepte popullit shqiptar më tepër sesa mendonte ai vetë, “përme i ofrue popullit fjalen e zotit” Përveç lutjeve fetare dhe së bashku me to ai i jepte në

17Zija Xholi, Pesë mendimtarët më të vjetër të kulturës sonë kombëtare, Tiranë, 2003, f.6918Vepra e cituar, f,70

21

dorë popullit të voglën e tëpazëvendësueshme te afirmimit të tij si komb me vete, i jeptegjuhën e shkruar shqipe. Për këtë para së të gjithave ishte i ndërgjegjshëm edhe vetëBuzuku.19

Rëndësinë e veprës së Buzukut, Çabeji e ndërlidh me faktin se “jo vetëm ngapikëpamja e kohës, por përgjithësisht dhe e nivelit zë kryet e vendit në literaturën e vjetërshqiptare; e në fushën e prozës poetike edhe për më vonëështë vështirë t’i vihet ndonjëtjetër përkrah”20

Në rrafshin e parë – si fakt gjuhësor dhe si vlerë gjuhësore, Meshari njëmendështë i pakapërcyeshëm; shqipja, si gjuhë shtjelluese – shprehëse dhe komunikuese,paraqitet në formën e përmasën mjaft të gjerë, duke dëshmuar dy dialektet: gegë e toskë.Rreth kësaj atë Justin Rrota thotë: “Me gjithsej, po e persrisim, libri asht shkrue gegnisht,prap kemi te Buzukun mënyrat që janë sot të përdoruna ma fort kah krahi i Tosknis”.

Studiuesi i “Mesharit”, Namik Ressuli, vë në dukje se Buzuku “ do të jetëmbështetur në një traditë paraprake të ortografisë e ndryshme nga ajo e tij, që duhet tëpërligjë hipotezën tjetër interesante të lashtësisë së traditës së shkrimit në Shqipëri, padyshim para Buzukut, që sipas Joklit, duhet të zbresë bile edhe në Mesjetë”.

Rëndësinë e veprës së Buzukut duhet parë, para së gjithash, në dritën e gjuhësshqipe, po edhe të gjuhës biblike e liturgjike shqipe, që paraqiti bazën nga vazhduanautorët tanë të mëvonshëm. Rreth kësaj Martin Camaj thekson: “ Meshari i Buzukut ështëshprehje tipike e Shqipërisë së Mesjetës, ku takohen e njehsohen së bashku përbërësitfonetikë, morfologjikë, sintaktikë dhe psikologjikë të të folmeve të ndryshme, në veprëne Buzukut më parë se një gjuhë të përbashkët, kemi të bëjmë me një përzierje artificialetë formave të lashta dhe dialektore; të cilën e cilëson një traditë e vjetër e shkruar eteksteve të shenjta shqipe”21

Edhe studiuesi i shquar rumun, Gustavo Adolfo Loria Rivel, thotë se “Meshari” iBuzukut “nuk është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe”. Pra, sipas tij, duhet të ketëekzistuar një traditë paraprake e përkthimeve në shqip që përdoreshin në shërbimetkishtare e që mund të jenë bartur prej një kishe në tjetrën.

Në rrafshin e dytë – si vepër letrare, qenësia e “Mesharit”të Buzukut degëzohetnë dysh: me një anë ajo është vepra e parë e letërsisë, gjë që mund të konkretizohet medisa pjesë të saj, ndërsa, më anë tjetër, ajo është dhe dokumenti i parë i dëshmisë së

19Zija Xholi, Pesë mendimtarët më të vjetër të kulturës sonë kombetare, Tiranë, 2003, f,7120Anton Berisha, Meshari- vepër e hartuar nga Gjon Buzuku, Prishtinë, 2013, f,1521Vepra e cituar, f.15

22

qenies (ekzistimit) të letërsisë gojore shqipe, përkatësisht i disa llojeve të saj. Pra, disapjesë të veprës së Buzukut dëshmojnëpër lidhje të artit letrar shqiptar: letërsisë gojore dheletërsisë së shkruar.22

Buzuku kishte arsye të fortë të mbështetej në gjuhën, në stilin dhe në veçantitë ellojeve të letërsisë gojore e të komunikimit gojor shqip: mënyrat e tilla ishin mjaft tëzhvilluara, prandaj atij i mbetej vetëm që mbi atë bazë dhe mbi atë model t’i përshtaste,t’i shtjellonte dhe t’ua ofronte lexuesve (pse jo dhe dëgjuesve shqiptarë në kishë ose nëraste të tjera). Me një fjalë, “Historikisht kjo vepër nuk do shikuar e izoluar e në vetvete,po përbrenda një pamjeje më tëgjerë. Ajo atëherë nuk do të çmohet ndryshe veçse si fryt injë politike kishtare zhvilluar rreth mesit të shekullit të XVI”.23

Brenda disa çështjeve të rëndësishme, siç janë: studimi gjuhësor, si dhe përcaktimii veçantive të tekstit në veprën e Buzukut; ekzistojnë ndërlikime dhe poashtu ka mungesëtë një studimi rreth natyrës së shtjellimit, renditjes së teksteve, sidomos të veçantive tëdisa pjesëve të saj që janë përshtatje të lira ose hartime të vetë Buzukut, pra, si të tillë,nuk i përkasin asnjë teksti konkret biblik e liturgjik nga i kishte përkthyer. 24

Nga një studim i vëmendshëm i teksteve dhe i renditjes së lëndës në veprën eBuzukut nuk është vështirë të nxjerrësh përfundimin se vepra e njohur si “Meshari”,nëqenësinë e vet është e hartuar nga Buzuku. Këtë, në një mënyrë ose në një tjetër, na ethotë vetë Buzuku në Pasthënien , ku përmend se mbi të gjitha dëshironte t’a mbaronteveprën që t’i pëlqente Hyjit: “E u ma duo të mbaronj vepërën teme, Tinëzot tuepëlqyem”. Pra, vepra e Buzukut është hartuar nga ai, është një zgjedhje tekstesh biblike,liturgjike e ritual, që përdoren në kishë gjatë vitit liturgjik, po ka edhe tekste të tjera qënuk i përkasin drejtpërsëdrejti liturgjisë. 25

Në përkthimin e teksteve biblike, liturgjike, lutjeve të përfshira në veprën eBuzukut, herë – herë ka përshtatje shmangie të qëllimshme nga teksti i origjinalit latin,siç thotë Selman Riza: “ Shmangiet e vetëdijshme të Buzukut nga origjinali latin nëvetvete nuk janë as të pakta e as të parëndësishme”.

Çështja e përkthimit në kohën e Buzukut çmohej si një lloj rikrijimi. Bartja e njëstrukture gjuhësore shprehëse në një strukturë gjuhësore tjetër nënkuptonte shumë mëtepër sesa vetëm bartje të zakonshme të fjalëve nga një gjuhë në tjetrën.

22Krijimtaria letrare gojore shqipe dhe “Meshahri” i Gjon Buzukut, 1988, f 272-292.23Vepra e cituar, f,20-21.24Anton Berisha, Meshari- vepër e hartuar nga Gjon Buzuku, Prishtinë, 2013, f,20-21.25Vepra e cituar, f, 22

23

Në traditën tonë biblik, liturgjike dhe letrare: “Mund të thuhet se çdo fragment,citat nga tekstet biblike, lutje etj., në kuadër të tekstit të Buzukut, Budit, Bogdanit… ezhvendos ‘referencën’ kontekstuale origjinare duke e vendosur në relacione ndërvarësieme aktin e thënies. Në kontekstin e liturgjisë dhe ritualeve religjioze, dhe të komunikimitreligjioz, ato shndërrohen në akte të diskurseve të reja.

Dëshmia kryesore që “Meshari” është vepra e mbarështuar, e hartuar nga GjonBuzuku, janë disa tekste të hartuara nga ai në formën e lutjes – uratës, himnit (oratio), qëpër nga mënyra e të shprehurit te objektit të trajtuar afrohen me Psalmet dhe mund tëmerren edhe si poezi. Ato nuk mund të jenë përkthyer nga ndonjë tekst konkret i njëgjuhe tjetër. 26

Vepra e Buzukut dhe natyra e saj lidhen para së gjithash me qëllimin e hartimit etë botimit: për t’u ardhur në ndihmë priftërinjve shqiptarë dhe besimtarëve, që të kishinnjë libër në gjuhën shqipe, nga i cili do të kishin mundësi të lexonin e tëmësonin për disanga dukuritë më të rëndësishme të besimit të krishterë e të shërbimeve që bëheshin nëkishën katolike, jo vetëm në trevat ku Buzuku shërbente si prift, po në botën shqiptare nëpërgjithësi. Në mënyrë të veçantë vepra e Buzukut përfshin tekstet që përdoreshin nemeshë. Kjo arsyetohet edhe me të dhënën se pjesën më të madhe të veprës së Buzukut ebën teksti kushtuar meshës. Këtë na e thotë autori në shkrimin përmbyllës të librit tëtij, qëështë krijesë origjinale:

“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue kujtuom shumë herë se gluha jonë nukëkish gja të ndigluom n së Shkruomit shenjtë, n së dashunit së botësë sanë desha me ufëdigunë, për sa mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ndiglonjinë,përse ata të mundë mernë sa i naltë e I mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyneqi ta duonë m gjithë zemër. U lus mbas sodi ma shpesh të uini m klishe, përse ju kini megjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në mrarofshi, Zotynë të ketë mishërier mbi ju… “27

Nga ajo që u tha, mund të nxirret përfundimi se vepra e Buzukut është njëzgjedhje, përmbledhje tekstesh të karakterit të llojeve të ndryshme biblike, liturgjike,lutjesh e litanish, ku tekstet që përdoren në kremtimin e meshës ( edhe pse jo me të gjithëpërbërësit e rëndësishëm ) bëjnë pjesën më të madhe të saj.

Në punimin e “Meshari” i Buzukut vepër për kremtimin liturgjik, Don Pren Kolavë në dukje se vepra e Buzukut “ për nga struktura dhe tematika e shtrirëështë liturgjizyrtare”. Buzuku e shkroi dhe e botoi librin për ta forcuar unitetin e besimtarëve

26Vepra e cituar, 24-25.27Anton Berisha, Meshari- vepër e hartuar nga Gjon Buzuku, Prishtinë, 2013, f,29

24

shqiptarë, njerëzve të Gyjit kudo që e kuptojnë këtë gjuhë, dhe pikërisht ato janë shkakbashkimi në korpin mistik të Krishtit dhe lidhjeje me Krijuesin, përmes Krishtit,kryeshkaktarin dhe burimin e këtij uniteti”.

Vepra e Buzukut nuk është një libër i mirëfilltë doktrinar, as vetëm liturgjik, aslibër i mirëfilltë meshe. Njohësit e teksteve të natyrës së këtillë, do të mund tëpërcaktojnësasinë (përmasën) e llojeve të ketyre teksteve në veprën e Buzukut dhe arsyete futjes së tyre Brenda një tërësie, një libri, siç ngjet në “Mesharin” e tij. 28

Në zgjedhjen e teksteve, sidomos të atyre të nxjerra nga Shkrimi i Shenjtë, Buzukusynoi të ruante një drejtpeshim midis tyre të Besëlidhjes së Vjetër dhe të Besëlidhjes sëRe. Në shumicën e rasteve ai sjell dy shembuj: njërin nga Besëlidhja e Vjetër e tjetrin ngaBesëlidhja e Re. Edhe zgjedhja dhe gërshetimi, fjala vjen, i tekstit të Këngës së këngëveme pjesë të tjera të Besëlidhjes së Vjetër dhe të Besëlidhjes së Re., përligj dukurinë seBuzuku i kishte zgjedhur dhe i kishte renditur tekstet sipas një koncepti përkatës, dukedhënë shënime se nga ishin marrë ato dhe në ç’rast duhet të përdoreshin. Të përmendkëtu, fjala vjen, vetëm vargjet e Këngës së këngës (nga Besëlidhja e Vjetër) që ndërlidhenme bukurinë e Shën Marisë (nga Besëlidhja e Re).

Buzuku e krijoi veprën sipas një tradite që u zbatua nga Kisha që nga viti 1400.Hartimi i teksteve të këtilla teologjike e liturgjike, çfarëështë vepra e Buzukut, ështërrjedhojë e frymës që solli Humanizmi: “ i cili kërkonte që burimet e kulturës klasike mengulm të përktheheshin në gjuhët amtare. Kjo ndikoi që edhe në qarqet e Kishës tëpërktheheshin tekstet e Mesharit, pjesë e korit e sidomos himnet në gjuhën amtare. Kjorrethanë shtyri të përpilohej “‘Meshari popullor” , që e hasim të botuar në vitin 1400, tëquajtur pikërisht ‘Missale volgare’ (Meshari popullor) . Ky ‘Meshar popullor’ , përveçleximeve , përkthente lutjet nga ‘Messale Romanum’, ku i shtoheshin dhe forma (lloje)të ndryshme të përshtatshme për kremtimin e riteve të ndryshme liturgjike. 29

Edhe të dhënat që sjellin autorë të tjerë për ndryshimet e veprës së Buzukutpërballë librave të ngjashme, dëshmojnë për punën e mëvetësishme që bëri autori ynë.Kështu, nga krahasimet e teksteve liturgjike në gjuhën kroate të asaj kohe me“Mesharin” e Buzukut, Martin Camaj nxjerr përfundimin se “midis veprës së Buzukut emesharëve të tillë nuk ekziston asnjë lidhje. 30

Ne veprën e tij Buzuku hedh në qarkullim një varg idesh të reja me vlera të veçanta, siçjanë idetë plot ngarkesë atdhetare dhe plot frymëzime humane të lartësimit të atdheut dhe

28Anton Berisha, “Meshari” – Vepër e hartuar nga Gjon Buzuku, Prishtinë, 2013, f, 3229Vepra e cituar, f.3330Vepra e cituar, f.35

25

të shërbimit me vetëmohim popullit te tij. Shkrimi i gjuhës shqipe dhe përhapja e saj,arsimimi dhe ndriçimi i mendjeve të shqiptarëve në gjuhen e tyre amtare, lartësimi iatdheut Shqipëri dhe shpëtimi i popullit të tij, të formuluar e të shpallur me aq bindje ngaBuzuku në “Mesharin” e tij do të jenë idealet rreth të cilave, për shekujt që do të vijnëderi në pavarësinë e plotë, do të lindin dhe do të zhvillohen lëvizje të tëra popullore rrethte cilave do të rriten e do të afirmohen dhjeta mendimtarë e filozofë shqiptarë qe do tehedhin themelet e do të krijojnë thesarin e kulturës kombëtare shqiptare, atëthesar me tecilin mbahet gjallë dhe jeton e zhvillohet një komb. Por sado levizje te fuqishme që tëkenë lindur e të jenë zhvilluar në shekujt e mëvonshëm, sado lart që të jenë ngritur nëfushën e kulturës e të krijimit letrar e filozofik. Problemet e mbrojtjes sëgjuhës shqipedhe të shkollës amtare, si dhe ato të afirmimit të kombit shqiptar nëpërmjet historisësë tijkombëtare mbetet detyrë kryesore të të gjithë frontit të kulturës në të gjitha trevat Brendadhe jashtë atdheut, ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Rreth tyre edhe sot e kësaj ditezhvillohet një luftë e ashpër politike midis forcave përparimtare dhe atdhetare dhe atyreantipopullore e antikombëtare, siç e ka provuar në mënyrë aq dramatike historiashumëvjeçare e popullsisë nën studimin e egër serb. Të gjitha këto vlera që u përpoqëmt'i vemë në dukje janë arsye të mjaftueshme për t’i siguruar autorit të “Mesharit” , njëvend të përhershëm në historinë e kulturës dhe të kombësisë shqiptare dhe për t’a quajturatë me plot të drejtë, një njeri që “ shqiptarëve përgjithmonë e jetës u zbardhi faqen nëlëmin deri atëherë të palëvrueshmëm të kulturës së fjalës së shkrume.31

LIBRI I PSALMEVE.

Siç shkruan edhe autori Anton Berisha, në librin e tij -Gjon Buzuku poeti ynë iparë:” Libri i Psalmeve”është libër i rëndësishëm lutjesh për çdo kohë e rrethanë.

31Zija Xholi, Pesë mendimtarët më të vjetër të kulturës sonë kombetare, Tiranë, 2003, f.73-74

26

Paraqitet si formë, si model, i lutjeve që tradita biblike i dhuron popullit, të besimtarëveqë të bëhen ë tij, lutja jonë, mënyra jonë për t’iu drejtuar Hyjit.

Buzuku ishte plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e jashtëzakonshme tëPsalmevenë jetën e njeriut, të shprehur në formë të lutjes, lavdit, këngës etj.Nëqenësinë e tyrePsalmet janë lavdet që këndohen dhe recitohen drejtuar “Hyjit krijues”:

Do ta falënderoj Hyjin me gjithë zemër

Do t’i shpallë të gjitha mrekullitë e tua.

Do të gëzohem e do të lartësohem në ty,

Do t’i këndoj himne emrin tënd, o i Tejlrtë.

Një nga përbërësit që dëshmojnë mirëfilli rëndësinë e jashtëzakonshme të Psalmeveështë, siç u tha, vlera poetike e teksteve të tyre32.

Si veçanti te Psalmeve duhet dalluar sidomos paralelizmin dhe përsëritjet qëndodhin ne 150 tekstet e tyre, por edhe Brenda një psalmi. Ështëpërsëritja e vargut tëparë dhe e fundit, që është i shpeshtë në himne dhe në psalme te frytit. Duhet përmenduredhe një të dhënë që heq peshë në kuptimin dhe interpretimin e psalmeve që hartoiBuzuku ynë për se në to psalmet: “ Shëmbëllimet nuk shërbejnë për t’i shprehur idetë, pojanë të lidhura me konceptin e realitetit33”.

32Anton Berisha, Gjon Buzuku Poeti ynë i parë, f,5733Vepra e cituar, f,58

27

Përfundimi

Objekti i punimit të diplomës ishte nxjerrja në pah ehistorikut të librit të parë tëshkruar shqip “Meshari” i Gjon Buzukut dhe arsyet që e bëjnë këtë vepër të rëndësishme.Padyshim se vlerat e kësaj vepre janë të mëdha, sepse ajo hapi një etapë të re nëlëvrimine shqipes si gjuhë e shkruar kulture dhe edhe si referencë e një tradite më të hershme tëshkrimit shqip. Sidoqoftë me këtë vepër nis historia e librit të botuar në gjuhën shqipedhe zë fill një erë e re e vetëdijesimit të shqipes, si gjuhëe folur dhe e shkruar nëArbëri.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij libri për kulturën shqiptare prandaj,është enatyrshme qëky libër tëintrigojë e të tërheqë vazhdimisht vëmendjen e studiuesve,kryesisht shqiptarë. Vepër intriguese, por gjatë studimit çdoherë mund të provokojë nëmendjet intelektuale që tëkontribuojënë përzgjedhjen e shumë çështjeve të pazgjidhura qëdalin prej tij. Kjo çon pashmangshmërisht në nxjerrjen e tezave të qëndrueshme, porndonjëherë edhe mund të çojnë në lajthitje për të nxjerrë ndonjëherë edhe përfundime tëgabuara.

Është e natyrshme, që si e tillë,sidoqoftë, të nxisë shumë studiues të merret me të,por jo çdo njeri ka fatin të shënojëndonjë kthesë të rëndësishme, apo të veçantë nëstudimet e veprës së Gjon Buzukut. Ndërkaq, nga perspektiva e sotme nëse i hedhim njëvështrim studimeve të veprës dhe gjuhës së Buzkut, nuk ka si të mos befasohemi mekëmbënguljen dhe të arriturat e studiuesve. Me gjithë këto të arritura, mbeten për t’undriçuar, argumentuar dhe saktësuar edhe disa çështje. Këto të dhëna, që sigurisht do tëndodhin nga studiues tjerë, që do t’i qasen studimit më të zgjeruar dhe më të shtruar, dotaplotësojnë vakumin e hamendësimeve për të ardhur në përfundimet faktike.

28

Literatura

1. Berisha Anton, “Meshari”- Vepër e hartuar nga Gjon Buzuku, Prishtinë,2013.

2. Berisha Anton,Gjon Buzuku poeti ynë i parë, Prishtinë, 2013.3. Çabej, Eqrem, Meshari i Gjon Buzukut (1555), pjesa e parë, Prishtinë, 1987.4. Çabej, Eqrem,Meshari i Buzukut (1555), pjesa e dytë, Prishtinë,1987.5. Elsie, Robert, Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë 1997.6. Grup Autorësh, Buzuku dhe gjuha e tij, ASHSH, IGJL, Tiranë,2005.7. Resuli, Namik, Shkrimterët shqiptarë, PAKTI, 2007.8. Xholi, Zija, Pesë mendimtarët më të vjetër të kulturës sonë kombëtare, Tiranë,

2003.