universiteti i gjakovËs f a fakulteti i edukimit gjakovË … rudi.pdf · loja dhe aftësitë e...

30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË PROGRAMI:PARASHKOLLOR Punim Diplome FORMIMI I KONCEPTEVE GJUHËSORE TEK PARASHKOLLORËT MENTOR: PUNOI: Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Florentina Rudi Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 24-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

UUNNIIVVEERRSSIITTEETTII II GGJJAAKKOOVVËËSS““FFEEHHMMII AAGGAANNII””

FFAAKKUULLTTEETTII II EEDDUUKKIIMMIITT –– GGJJAAKKOOVVËËPPRROOGGRRAAMMII:: PPAARRAASSHHKKOOLLLLOORR

Punim Diplome

FFOORRMMIIMMII II KKOONNCCEEPPTTEEVVEE GGJJUUHHËËSSOORREE TTEEKK

PPAARRAASSHHKKOOLLLLOORRËËTT

MMEENNTTOORR:: PPUUNNOOII::Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Florentina Rudi

Gjakovë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

2

Përmbajtja

- Abstrakt------------------------------------------------------------------------------------3

1. Hyrje ------------------------------------------------------------------------------------------- 4

1.1. Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët------------------------ 5

1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues dhe strategjitë e të mësuarit--- 7

1.3. Zhvillimi nëpërmjet simboleve---------------------------------------------------- 10

2. Gjuha e folur shprehëse--------------------------------------------------------------------- 12

2.1. Gjuha e dëgjuar---------------------------------------------------------------------- 16

2.2. Gjuha e shkruar--------------------------------------------------------------------- 19

3. Njohuri rreth librave dhe shenjave-------------------------------------------------------- 21

4. Tingulli i gjuhës----------------------------------------------------------------------------- 24

5. Roli i edukatores në promovimin e aftësive për

shkrim dhe lexim tek fëmijët në edukimin e hershëm----------------------------- 26

5.1. Aftësitë matematikore dhe loja në edukimin e hershëm--------------------- 27

- Përfundim------------------------------------------------------------------------------- 29

- Literatura-------------------------------------------------------------------------------- 30

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

3

Abstrakt

Meriton një vëmendje dhe rëndësi të veçantë që fëmijët e programit parashkollor të jenë

në gjendje të kuptojnë mjedisin të cilin i rrethon, të komunikojnë dhe ndjejnë përgjegjësi, si

formimit të koncepteve si gjuhësore, ashtu edhe komunikuese, të jenë ndërtues të një shoqërie të

përgjegjshme dhe bashkëkohore. Ky punim diplome ka në fokus qendror zhvillimin gjuhësor, si

dimension i sferës konjitive.

Fëmija orë e çast ndodhet në shkollë dhe në familje me praninë e të tjerëve. Jo të gjithë

partnerët e tij, jo të gjithë ata që merren me të, kanë të njëjtat kode etike. Zgjedhja dhe përdorimi

i drejtë i faktorëve mësimorë mundëson organizimin më efikas dhe më të suksesshëm të punës

edukativo-arsimore në shkollat tona, kontribuon që marrëdhëniet të jenë më humane në raportet

nxënës, mësues, prindër dhe komunitetit shkollor.

Thelbi i kësaj kulture të re perceptohet thellësisht si zhvendosje nga nxënie mekanike te

zhvillimi i subjekteve që nxënë. Në ditët e sotme kërkohet që nxënësi jo vetëm të ketë një

zhvillim të memorizimit të informacionit por dhe reagimin, pra duke dhënë mendimin e tij ndaj

këtij informacioni që merr.

Fjalët kyçe: mjedis, komunikim, lojë, observim, metodat ndërvepruese, fëmijë, institucioni

parashkollor.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

4

1. Hyrje

Fëmija gjuhën e mëson jashtëzakonisht shpejt dhe lehtë. Gjuha në mënyrë tejet dinamike

zhvillohet sidomos në pesë vjetët e parë të jetës së çdo individi. Në moshën katër vjeç fëmija ka,

për shembull, një fond prej afro 2.000 fjalësh dhe i zotëron strukturat elementare gjuhësore. Në

moshën parashkollore fëmija ka një fjalor aktiv (produktiv) prej afro 4.000 fjalësh. Fjalori pasiv

(receptiv) i tij është i dyfishtë. Pasuria leksikore e fëmijës rritet gradualisht.

Shumica e studiuesve përkrahin idenë se vitet prej 0 deri në 5 paraqesin periudhën më

kritike në zhvillimin e aftësive të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët si dhe aftësitë matematikore.

Ne e dimë që fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjuhën gjatë kësaj kohe dhe i përvetësojnë fjalët

shumë shpejt. Gjatë kësaj kohe ne duhet të sigurohemi që fëmijët sa më tepër të jenë të

ekspozuar gjuhës, librave dhe aktiviteteve të tjera ndërvepruese gjatë kësaj kohe.

Sot në vendet e zhvilluara dhe në shumë ambiente të edukimit parashkollorë janë hartuar

kurrikula të veçanta të cilat kanë për qëllim promovimin e aftësive të fëmijëve parashkollorë për

lexim dhe shkrim. Të gjitha këto programe inkorporojnë aktivitete të ndryshme, lojëra dhe

përdorimin e materialeve të ndryshme të cilat ndihmojnë dhe nxisin zhvillimin e këtyre aftësive.

Sidomos këta faktorë luajnë rol të rëndësishëm:

fëmija që nga lindja ka aftësi gjuhësore,

interaksioni social dhe mjedisi drejtpërdrejt ndikojnë në të mësuarit e gjuhës,

në masë të duhur po ashtu ndikon raporti mes faktorëve gjenetikë e biologjikë, nga

njëra anë, dhe situata individuale e familjare e fëmijës, nga ana tjetër.

Të mësuarit e gjuhës varet prej faktorëve të ndryshëm si, p.sh., njohja, interaksioni,

motorika, lidhja emocionale etj. Nëpërmjet kontaktit të fëmijës me individë dhe me gjësende nga

rrethi i drejtpërdrejtë, ai fillon ta zbulojë dhe ta mësojë gjuhën që në vitet e para të jetës së tij.

Kështu fillon të mësuarit e gjuhës: për shembull, thërritja e prindërve, pyetjet dhe komentet e

tyre tashmë nuk paraqesin vetëm “muzikë shoqëruese dhe përkëdhelëse”, por shndërrohen në

fjalë, të cilat përdoren nga personat përreth dhe kanë domethënie të caktuar.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

5

1.1. Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët

Loja në përgjithësi konsiderohet si konteksti edukativ “par excellence” gjatë viteve

parashkollore. Rëndësia e të mësuarit përmes lojës për herë të parë është përmendur nga

edukatori i parë gjerman Fridrih Froebel (1782 – 1852).

Shumë më vonë, Piazhe e ofron një arsyeshmëri nga aspekti psikologjik ndaj kësaj doktrine,

duke argumentuar se eksplorimi aktiv i fëmijëve me shumëllojshmëri të gjerë të objekteve është

një pararendës thelbësor e të kuptuarit të mëvonshëm verbal dhe kognitiv. Mohimi i mundësive

të fëmijëve për lojë mohon edhe mundësitë e tyre për zhvillim dhe edukim.

Loja përkrah në mënyrë të padiskutueshme qëllimet e të mësuarit duke ofruar mundësi për

zhvillimin e aftësive e të lexuarit, forcimin e shkathtësive të të shkruarit si dhe të aftësive vetë-

rregulluese. Kur loja aplikohet në ambientet akademike fëmijët mund ta pëlqejnë më tepër

procesin e të mësuarit e cila gjë i ndihmon ata të bëhen vetë-drejtues dhe nxënës të vetë-

motivuar. Në përgjithësi loja paraqet një komponentë thelbësore të procesit të të mësuarit dhe të

kuptuarit e rolit të lojës gjatë këtij procesi është e domosdoshme nga ana e prindërve dhe

edukatorëve.1

Në literaturën e sotme loja e fantazuar përmendet nga ana e shumicës së studiuesve për

rëndësinë e saj në procesin e të mësuarit sidomos tek fëmijët parashkollorë.

Loja e fantazuar përfshin forma të ndryshme të aktiviteteve “bëje dhe beso” përfshirë sjelljet

jashtë kontekstit (p.sh kur fëmijët bëjnë sikur hanë duke mos pasur ushqim), objektet

zëvendësuese (p.sh përdorimi i biberonit lodër për të ushqyer kukullën lodër). Loja e fantazuar

përbën 17% të lojës gjatë viteve parashkollore dhe 33% gjatë lojës në kopsht.

Psikologu Lev Vigotski ka sugjeruar se loja e pretenduar është aktiviteti më spontan gjatë

fëmijërisë gjatë të cilit fëmija funksionin në një nivel më të lartë intelektual dhe nivel më të lartë

të kompetencës në krahasim me të gjitha aktivitetet e tjera të tij. Gjatë lojës së fantazuar

zhvillohen këto aftësi: kujtesa e punës (prej kur fëmija pretendon të jetë dikush tjetër ai duhet ta

mbajë mend rolin dhe të qëndrojë brenda këtij karakteri), të menduarin fleksibil (ata duhet t’iu

përshtaten vendimeve që fëmijët e tjerë i sjellin gjatë lojës) dhe kreativitetin. Studiuesit e

ndryshëm kanë identifikuar disa prej përfitimeve akademike të lojës së fantazuar. Një studim ka

vërtetuar se kualiteti i lojës së fantazuar ka parashikuar aftësitë e hershme të të shkruarit -

1 Theodhori Karaj (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë, f. 57

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

6

teoritikisht loja e fantazuar është një formë e mediave simbolike sikurse është edhe të shkruarit,

dhe fëmijët të cilët arrijnë t’i bartin mendimet dhe ndjenjat në fantazi ata kanë shumë mundësi që

në të ardhmen të jenë më të aftë të bartin këto mendime gjatë të shkruarit. Në mënyrë të njëjtë,

fëmijët të cilët i kuptojnë historitë e ndryshme nga perspektiva e lojës së fantazuar do të jenë më

të aftë të kuptojnë përmbajtjet e historive që iu lexohen atyre.2

Duke e njohur rëndësinë e thelbësore të lojës në zhvillimin e fëmijës ekspertët kanë

dizajnuar kurrikula të cilat përdorin lojën për të nxitur dhe zhvilluar zhvillimin kognitiv të

fëmijëve por edhe për t’iu mësuar atyre aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit.

P.sh. Bodrova and Leong’s (2001, 2003) kanë hartuar programin “Mjetet e Mendjes” një

program që e dedikohet klasave parashkollore dhe fëmijëve që ndjekin kopshtin. Ky program i

kushton një rëndësi të veçantë aplikimit të lojërave socio-dramatike në promovimin e aftësive

për të shkruar dhe lexuar duke u mbështetur në parimet e teorisë së Vigotskit dhe punës së

nxënësit të tij Elkonit. Këta klasa përfshijnë hapësira ku zhvillohen lojërat dramatike dhe ku

fëmijët kalojnë një pjesë të mire të kohës duke u përfshirë në mjaft aktivitete dramatike.

Edukatorët mbështetin lojën e fëmijëve duke iu ndihmuar atyre të krijojnë situate

imagjinare duke iu ofruar materiale skenike dhe duke mundësuar zgjatjen e procesit të luajtjes së

lojës. Fëmijët me përkrahjen e edukatores hartojnë skenarët e lojës në të shkruar ku përfshijnë

temën, rolet si dhe rregullat mbi të cilat bazohet loja.

P.sh edukatori e ndihmon pasurimin e fjalorit me fjalë të reja tek fëmijët atëherë kur ajo

prezanton materialet e skenës p.sh: gjatë luajtjes së lojës “ordinance e mjekut” mësuesi prezanton

stetoskopin apo gjilpërën tek fëmijët). Aftësitë para të shkruarit pastaj zhvillohen kur fëmijët

mundohen të përshkruajnë recetat. Po ashtu edhe aftësitë numerike zhvillohen gjatë kësaj loje.

Aftësitë para-matematikore zhvillohen gjithashtu gjatë lojërave socio-dramatike (p.sh paraqitja e

një tabele matëse për gjatësinë dhe peshën në zyrën e mjekut).

Një mundësi tjetër e promovimit të aftësive të para për shkrim dhe lexim bëhet atëherë kur

edukatorët kërkojnë nga fëmijët të eksplorojnë ambientin jashtë klasave dhe të shënojnë në

tabelë se cilat bimë i kanë vëzhguar jashtë. Ndërsa më vonë ata mund ta përdorin edhe

enciklopedinë me figura të bimëve për t’i identifikuar ato me tej me fotografi. Ata po ashtu mund

2 Erlehta Mato, (1995), Disa veçori psikologjike dhe sociale të parashkollorit, Tiranë, f. 36

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

7

të krijojnë lista dhe grafikone për t’i organizuar observimet e veta të cilat aktivitete njëkohësisht

promovojnë shkathtësitë para matematikore.3

1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues dhe strategjitë e të mësuarit

Fillimi i mësimit të shkronjave dhe i leximit e shkrimit është një hap i madh - ani pse i

fëmijëve të vegjël - drejt së ardhmes për dije e dritë.

Prandaj është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë subjekteve dhe institucioneve relevante që

këtë fillim të njohjes dhe të përvetësimit të shkathtësive akademike, pavarësisht nga vështirësitë,

ta ndërmarrin me kënaqësi të veçantë. Në këtë rrugëtim drejtë përvetësimit të këtyre shkathtësive

mund të arrijmë sukses, në qoftë se të gjithë faktorët edukativë vetëdijesohen për rëndësinë dhe

mënyrën e përgatitjes së fëmijëve për përvetësimin e parë të shkronjave, të leximit dhe të

shkrimit.

Roli i edukimit parashkollor të institucionalizuar në përgatitjen e fëmijëve në përvetësimin e

shkronjave, të leximit dhe të shkrimit duhet kuptuar e shtruar në drejtim të përgatitjes së

përgjithshme të fëmijës parashkollor, që përshin, ndër të tjera, edukimin në aspektin senso-

motorik, psiko-social e intelektual.4

Përgatitja e parashkollorëve për njohjen dhe mësimin e shkronjave, të leximit dhe të shkrimit

nuk duhet kuptuar si përgatitje e veçantë e “kandidatëve” për shkollë. Një trajtim i tillë i fëmijës

do ta tjetërsonte; do ta shkëpuste atë nga gëzimi dhe përjetimet jetësore parashkollore. Sot akoma

ka qëndrime nga prindër, por edhe nga disa institucione parashkollore, që synojnë të zbatojnë

praktika të mësimit të leximit dhe të shkrimit te fëmijë parashkollorë me mënyra dhe metoda të

njëjta a të ngjashme me ato të të nxënit tradicional në shkollë.

Këto pikëpamje i kanë rrënjët në: shkallën e pamjaftueshme të ngritjes psiko-pedagogjike të

familjes, në informimin e papërshtatshëm për metodologjitë e të nxënit në fëmijërinë e hershme,

që nuk merr parasysh karakteristikat e veçanta të zhvillimit të fëmijës në moshën parashkollore,

në komunikimin e pamjaftueshëm dhe në mosrealizimin e partneritetit midis subjekteve

relevante brenda dhe jashtë institucionit parashkollor për veprimtaritë edukative dhe përmbajtjen

e kurrikulës së institucionit parashkollor etj.

3 Po aty, f. 374 Afërdita Mulla, (2012), Roli i institucioneve parashkollore në zhvillimin dhe përgatitjen e fëmijërisë së hershmepër përvetësimin e parë të shkronjave, të leximit dhe të shkrimit, Revista “Buletini” nr.12, Tiranë, f. 52

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

8

Rolin edukativ të institucionit parashkollor duhet ta vështrojmë në kontekstin e ndikimeve të

përbashkëta e të bashkërenditura në drejtim të realizimit të qëllimeve dhe objektivave të

përcaktuara në kurrikulën e edukimit parashkollor.5

Ndërkaq, sot shtrohet si imperativ që institucionet parashkollore të jenë të hapura dhe të

gatshme që veprimtarinë edukative ta mbështetin mbi parimet pedagogjike, të cilat krijojnë një

klimë të favorshme në shfaqjen dhe manifestimin maksimal të nevojave dhe interesave njohëse

në përgjithësi si dhe të njohjes së shkronjave, të leximit dhe të shkrimit në veçanti.

Institucioni parashkollor, si shkallë e parë e sistemit unik të arsimit, veprimtarinë e saj e

qendërzon dhe e mbështetë në filozofinë e edukimit me “fëmijën në qendër”, që afirmon ide të

ndryshme nga ato të edukimit tradicional.

Nëpërmjet veprimtarive të organizuara në të gjitha fushat e aktiviteteve të parapara në

kurrikulë, institucioni parashkollor me mjedisin e saj të strukturuar në harmoni me qëllimet e

objektivat konkretë ofron mundësi të shumëfishta për zhvillimin e aftësive të përgjithshme të

fëmijës, të cilat krijojnë kushte të volitshme për përgatitjen dhe gatishmërinë optimale për

mësimin e shkathtësive të leximit e të shkrimit. Aktivitetet, që po trajtojmë dhe që synojnë

realizimin e këtij objektivi konkret, burojnë dhe mbështeten në kontekstin jetësor të fëmijës në

përputhje me përmbushjen dhe inkurajimin e interesave njohëse për zhvillimin dhe thellimin e

njohurive për shkronjat, leximin dhe shkrimin. Në këtë aspekt fëmijëve nuk duhet imponuar apo

ndaluar interesimin që ata shfaqin për njohjen e shkronjave, leximin dhe shkrimin. Puna për

njohjen dhe mësimin e shkronjave me fëmijët e kësaj moshe nuk nënkupton detyrim programor,

sepse kjo është detyrë e shkollës e jo e institucionit parashkollor. Detyrimet shkaktojnë pasoja të

padëshirueshme, të cilat gjenerojnë çrregullime të natyrave të ndryshme psiko-neurotike. Puna e

tepruar dhe mbingarkesa e fëmijëve të kësaj moshe zvogëlon ose humb besimin e fëmijëve në

mundësitë e përballimit të vështirësive në mësimin e shkronjave, të leximit e të shkrimit fillestar.

Po ashtu, dobëson dhe humb interesat e tyre për vijimin e shkollës e të mësimit. Prandaj, për t’i

parandaluar këto pasoja negative, shtrohet si e domosdoshme kërkesa e një parapërgatitjeje të

përgjithshme, e cila fëmijës i ofron mundësi të transferimit dhe gjenerimit të shkathtësive në

fusha dhe përmbajtje të caktuara.6

5 Kurriikula e Edukimit Parashkollor në Kosovë, Prishtinë, 2006.6 Ross Vasta & Marshall M. Haith, Scott. Miller: Psikologjia e fëmijës, Tiranë, 2007

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

9

Strategjia më e përshtatshme për përgatitjen dhe gatishmërinë e fëmijëve për njohjen e

shkronjave dhe përvetësimin e leximit e të shkrimit është padyshim aktiviteti përmes lojës, që në

këtë rast paraqet një paradigmë për organizimin e aktiviteteve në fushat e integruara edukative në

institucione parashkollore.

Loja në funksion të edukimit për njohjen dhe mësimin e shkathtësive të shkrimit dhe leximit

krijon kushte të volitshme për një përgatitje të natyrshme në përputhje me karakteristikat e

veçanta të zhvillimit psiko-fizik, socio-emocional dhe intelektual të fëmijëve parashkollorë.

Mjediset e strukturuara didaktike në fusha të ndryshme edukative krijojnë rrethana e kushte të

favorshme për zhvillimin dhe edukimin e interesave njohëse, shkathtësive dhe shprehive në këtë

moshë.

Fushat e ndryshme të aktiviteteve në institucione parashkollore janë të shumta, si: edukimi

fizik e shëndetësor, edukimi gjuhësor, matematik, artistik, njohjes, i vetes dhe i botës etj.

Nëpërmes aktiviteteve të ndryshme e të llojllojshme në fushën e edukimit fizik e shëndetësor,

fëmijët gjatë ushtrimeve sistematike stërviten për lëvizje të koordinuara të dorës dhe të syrit, por

edhe të gjithë trupit. Këndet e pajisura në mjediset e strukturuara të institucioneve parashkollore

janë mjedise stimuluese për manipulime me mjete e materiale, si: letra, plastelina, glina, teli i

lakueshëm, shkopitë, fara etj. Në këto mjedise fëmijët jo vetëm që provojnë emocione pozitive,

por njëherit ata zhvillojnë dhe ushtrojnë muskujt e dorës dhe të gishtërinjve.

Lojërat me elemente sportive ndihmojnë gjithashtu zhvillimin e grupeve të ndryshme të

muskujve, si atyre të mëdha ashtu edhe të atyre më të imta, të cilat i aftësojnë fëmijët për saktësi,

për lëvizje të koordinuar e harmonike me ritëm e tempo të caktuar. Puna e organizuar dhe e

përgatitur me mjetet bashkëkohëse, që i ofron mjedisi pozitiv i institucionit, ndikojnë në krijimin

e mundësive të një zhvillimi motorik edhe më kompleks. Fëmijët aftësohen për aktivitete të

vetëdijshme motorike, të cilat me kohë fitojnë karakter volutiv; përkatësisht, fëmijët aftësohen

për krijimin e planit të paramenduar të punës, nëpërmjet të cilit do t’i renditin e t’i koordinojnë

lëvizjet. Këto aftësi psiko-motore zhvillohen e fuqizohen nëpërmjet organizimit të lojërave

funksionale, të ushtrimeve ritmike dhe të lojërave tematike deri tek ato me elemente sportive etj.7

Hulumtimet kanë treguar se fëmijët me përgatitje të institucionalizuar parashkollore jo vetëm

që i njohin shkronjat më mirë, por edhe manifestojnë shkathtësi gjatë të shkruarit të shkronjave.

(Shih diagramin nr. 1)

7 Afërdita Mulla, vep. cit., f. 53

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

10

Diagrami nr.1. Njeh dhe di t’i shkruajë shkronjat e shtypit8

Nga paraqitja grafike kuptojmë se fëmijët me përgatitje institucionale parashkollore i njohin

dhe dinë t’i shkruajnë shkronjat në masën 73,1% në krahasim me 37,79% të fëmijëve, të cilëve

iu mungon përgatitja institucionale parashkollore.

Në fushën e zhvillimit gjuhësor-komunikues mësuesit dhe prindërit duhet të punojnë duke u

mbështetur në disa komponentë: zhvillimi nëpërmjet simboleve, gjuha e folur, gjuha e dëgjuar,

gjuha e shkruar, njohuritë rreth librave dhe shenjave, tingulli i gjuhës dhe strategjitë e të

mësuarit. Në faqet e mëposhtme ju do të gjeni procesin e përmbushjes së standardeve të paraqitur

përmes treguesve dhe shembujve, shoqëruar me secilin nga këta komponentë të përmbajtjes. Së

bashku, përmbajtja dhe proceset e treguesve reflektojnë dimensione të ndryshme të zhvillimit

gjuhësor-komunikues për fëmijët e moshës 4-5 vjeç.

1.3. Zhvillimi nëpërmjet simboleve

Prezanton ndjenjat dhe idetë nëpërmjet lojës së pretenduar;

Prezanton ndjenjat dhe idetë nëpërmjet lëvizjeve;

Prezanton ndjenjat dhe idetë nëpërmjet muzikës;

Prezanton ndjenjat dhe idetë nëpërmjet artit dhe ndërtimit.

Prezantojnë idetë dhe ndjenjat në mënyra të larmishme. Arritja i referohet aftësisë së

fëmijëve për të interpretuar, krijuar dhe përdorur simbole në paraqitjen e diçkaje (një ideje, një

8 Po aty, f. 54

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

11

ndjenje apo një objekti). Katër janë treguesit e vlerësimit të zhvillimit nëpërmjet simboleve tek

fëmijët:

Strategjitë e mësuesit për të promovuar zhvillimin nëpërmjet simboleve

Të lejojë kohë dhe hapësira të mjaftueshme për të zhvilluar një lojë të thjeshtë.

Të sigurojë objekte teatrale për lojërat me role.

Të tregojë ose aktrojë histori të cilat janë të njohura për fëmijët e grupit, në mënyrë që

fëmijët ta “ritregojnë” vetë historinë.

Të sigurojë kukulla, kafshë pelushi dhe figura njerëzish prej kartoni pranë këndit të

blloqeve.

Të mbajë në kopsht mbetje të lejueshme riciklimi, në mënyrë që fëmijët të krijojnë vetë

mjetet apo objektet teatrale.

Të bashkëngjisë veprimtari lëvizëse në planin dhe veprimtaritë ditore.

Të bashkëngjisë muzikën dhe këngën në planin dhe veprimtaritë ditore.

Të sigurojë vegla dhe instrumente të ndryshme që fëmijët të luajnë.

Të sigurojë materialet me të cilat fëmijët të mund të krijojnë veglat dhe instrumentet e

tyre.

Të luajë lojëra ritmike (p.sh. duke trokitur duart ose duke përplasur këmbët).

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

12

T’u krijojë kohë dhe hapësirë të mjaftueshme fëmijëve për të ndërtuar me materiale të

ndryshme si dhe për të bërë punime artistike.

T’i lejojë fëmijët të eksplorojnë dhe krijojnë me materialet artistike si dhe t’i angazhojë

ata në projekte për të hartuar dhe për të finalizuar produkte jo identike.

Të sigurojë një sasi letrash, tabelash, pajisjesh artistike, të cilat të jenë të mjaftueshme

dhe të arritshme për fëmijët.

Të sigurojë një sasi të bollshme lodrash, kubesh etj. në mënyrë që të jetë e mundur të

përdoren nga një numër i madh fëmijësh.

Të sigurojë mjete ndihmëse dhe pajisje që ndihmojnë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe

fëmijët e pakicave etnike, të cilët mund të kenë vështirësi në të kuptuarin e mesazheve

lidhur me përfshirjen në aktivitete të ndryshme.9

2. Gjuha e folur shprehëse

Është me vlerë të theksohet se gjatë punës sistematike e të përgatitur me qëllim dhe me

objektiva specifikë, fëmijët gradualisht dhe natyrshëm zhvillojnë aftësitë e nevojshme senzo-

motorike, aftësi këto që kondicionojnë edhe zhvillimin e aftësive të tjera njohëse për

përvetësimin e leximit e shkrimit.

Lojërat sociale, në të cilat zhvillohen bashkëbisedime dhe ndërveprime midis fëmijëve dhe të

rriturve, janë të dobishme jo vetëm për përvetësimin e aftësive të nevojshme për njohjen e

shkronjave, të leximit dhe të shkrimit, por ndihmojnë edhe në nxitjen dhe motivimin e fëmijës

për të zhvilluar aftësitë e komunikimit.

Gjuha orale – Lojërat socio-dramatike ndodhin atëherë kur një grup i fëmijëve përpiqen të

ndajnë rolet dhe të performojnë ngjarje dhe situate të imagjinuara. Hulumtuesit kanë

dokumentuar një ndërlidhje të ngushtë mes këtyre lojërave dhe aftësive gjuhësore. Edhe lojëra e

fantazuar edhe gjuha përmbajnë përfaqësime simbolike. Në gjuhë tingujt përfaqësojnë objektet,

veprimet, qëndrimet dhe situatat. Në lojë fëmijët përdorin objektet dhe veprimet sikurse edhe

gjuhën për të përfaqësuar pamjet e tyre mentale. Prandaj është edhe mjaft e pranueshme edhe

ndërlidhja mes gjuhës dhe lojës. Bazuar në këtë fakt rezultatet e shumë hulumtimeve flasin se

9 Zenel Orhani, (1999), Psikologjia Kognitive, Shblu, Tiranë, f. 57

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

13

fëmijët të cilët një pjesë të kohës gjatë qëndrimit në klasat parashkollore e kanë kaluar në

aktivitetet sociodramatike kanë treguar aftësi më të larta gjuhësore në krahasim me fëmijët e

tjerë.

Shumë studime kanë vërtetuar se fëmijët me aftësi më pak të zhvilluara për lexim dhe shkrim

kanë qenë fëmijët të cilët kanë ardhur prej familjeve të varfra, fëmijët të racës të bardhë, fëmijët

për të cilët gjuha e institucionit parashkollorë nuk është gjuhë e tyre primare, fëmijët me

dëmtime në shqisat e të dëgjuarit, dhe fëmijët prindërit e të cilëve nuk e kanë aplikuar të lexuarin

së bashku.

Komunikimi verbal hap rrugë për ndërveprime sociale, të cilat krijojnë situata të favorshme

për të edukuar dëgjimin aktiv dhe pranimin e mesazheve në mënyrë të drejtë. Në këtë drejtim,

përzgjedhja e përmbajtjeve në fusha të ndryshme të aktiviteteve, që kanë për synim zhvillimin e

të folurit dhe pasurimin e fjalorit, po ashtu krijojnë rrethana atraktive për një të nxënë të drejtë të

kuptimit të strukturës së tërësishme të fjalisë, fjalës dhe të shqiptimit të drejtë e të qartë të

tingullit. Po për këtë qëllim, e për rastet e shmangieve më karakteristike nga norma shqiptimore,

ndihmojnë veçanërisht lojërat fonetike si dhe leximi i teksteve të ngjeshura me përdorimin e

drejtë të tingujve, të cilët ushtrojnë shqiptimin e drejtë dhe të normuar të të gjithë tingujve. Kjo

është vërtetuar edhe nga opinionet e prindërve, mësuesve dhe nga rezultatet e testimit.( Shih

diagramin nr. 2.)10

Diagrami nr.2. E njohin dhe kuptojnë më mirë tingullin e shkronjës, i shkruajnë dhe i lexojnë më lehtë fjalët dhe

fjalitë

10 Afërdita Mulla, vep.cit., f. 55

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

14

Ndërkaq, recitimet, tregimet, fabulat, gjëegjëzat e ushtruara e të realizuara sistematikisht në

edukimin e institucionalizuar parashkollor, krijojnë kushtet që fëmijët e kësaj grupmoshe

parashkollore të aftësohen për një të shprehur të ndërlidhur e me shqiptim logjik e të drejtë të

fjalës. Recitimet me emocione dhe të përjetuarit e ngjarjeve gjatë të lexuarit, gjatë rrëfimit të

përrallave dhe të tregimeve janë raste të natyrshme e tejet të përshtatshme për të edukuar fëmijët,

në shqiptimin e qartë të tingujve në strukturën e fjalës. Këto aktivitete ndihmojnë dhe lehtësojnë

shmangien e lokalizmave dhe edukojnë shqiptimin e normuar letrar.

Komunikon në familje dhe është i kuptueshëm nga të tjerët;

Përdor gjuhën për të pretenduar dhe krijuar;

Përgjigjet në bashkëbisedimet dhe diskutimet me të rriturit dhe bashkëmoshatarët;

Përdor fjali të plota, të shkurtra ose me gjatësi mesatare.11

Përdorin gjuhën për të komunikuar idetë, ndjenjat, pyetjet apo edhe për të zgjidhur problemet

Arritja i referohet aftësisë së fëmijës për të shprehur veten duke përdorur gjuhën. Katër

treguesit e vlerësimit të gjuhës së folur ekspresive të fëmijëve janë:

11 Po aty, f. 56

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

15

Strategjitë e mësuesit për të promovuar gjuhën e folur të fëmijës

Të planifikojë për fëmijët kohën e nevojshme për të realizuar bashkëbisedime rreth

çështjeve të rëndësishme për ta.

Të inkurajojë ndërveprimin me fëmijët përgjatë gjithë ditës.

Të zhvillojë vazhdimisht tema të ndryshme për të inkurajuar pjesëmarrjen gojore të

fëmijëve.

Të organizojë takime në grup për të zgjidhur konfliktet, për të bërë listën e përgjegjësive,

për të votuar etj.

Të shërbejë për fëmijët si shembull për sa u përket formave me të cilat ata duhet të pyesin

dhe të përgjigjen.

Të lexojë dhe të diskutojë histori në grupe të vogla (2-3 fëmijë për grup).

Të sigurojë mundësi dhe materiale për të prezantuar fjalë të reja të kuptueshme për

fëmijët (p.sh. “Po, kjo është lodër dhe quhet lodër konstruktive”).

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

16

Të nxisë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata të pakicave etnike që, nëse e kanë të

vështirë të përdorin gjuhën e folur, të komunikojnë përmes simboleve, vizatimeve,

gjesteve etj.12

2.1. Gjuha e dëgjuar

Mikromjediset e pajisura me ilustrime dhe vizatime të shoqëruara me përmbajtje tekstuale

janë stimuj përforcues në procesin e të nxënit dhe të njohjes vizuale të strukturës grafike të

shkronjave, por edhe për të kuptuar shkronjat në fjali apo fjalë.

Leximi global, veçori “e të lexuarit” të fëmijëve parashkollorë, krahas mundësive të tjera në

institucione parashkollore, gjen shprehje edhe në këndin e leximit. Këndi i leximit i strukturuar

për këtë qëllim, nxitë, motivon dhe gjallëron interesat e lexuesve të vegjël të shfletojë me kujdes

librat e ilustruar për t’i lexuar me kërshëri. Me ndihmesën e edukatores, tekstet e përzgjedhura

lexohen me kujdes dhe komentohen në mënyrë të përshtatshme, duke iu përgjigjur nivelit të

zhvillimit gjuhësor të fëmijëve, por gjithnjë duke ecur përpara nivelit faktik të zhvillimit

gjuhësor të tyre. Andaj zgjedhja, leximi e komentimi me shumë kujdes i përmbajtjeve nga

letërsia për fëmijë janë burime shumë të preferuara për nxitjen, ruajtjen dhe forcimin e

interesave, të dashurisë e të vullnetit të fëmijëve për njohjen e shkronjave, për të lexuar dhe për

të shkruar.

Edhe fusha e artit figurativ është një hapësirë tjetër e veprimit që ka funksione të shumëfishta

në përgatitjen e fëmijëve për njohjen e shkronjave, për të lexuar dhe për të shkruar. Mjetet dhe

materialet e ndryshme të artit janë në funksion të zhvillimit të aftësive të nevojshme për

përvetësimin e këtyre shkathtësive, vetëm atëherë kur janë në duart e fëmijës.

Letra e cila në duart e fëmijës merr forma, pozita, kahje të ndryshme, duke u transformuar në

objekte e gjësende të paparashikuara, si: lule, aeroplan, flutur etj., ofron mundësi që ata jo vetëm

të ushtrojnë muskujt e dorës dhe të gishtërinjve, por njëherit të zhvillojnë imagjinatën, të

plotësojnë kërshërinë, të shprushin e të gjallërojnë dëshirat për krijimtari, të fitojnë shprehi për të

përfunduar punën e paramenduar dhe të kënaqen në fund për punën e bërë.

12 Vidovic, V. V. (2001). Zhvillimi normal dhe programet e zakonshme të fëmijëve, Tiranë: Shoqata për NdihmëPsikosociale, f. 35

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

17

Vizatimi dhe pikturimi i përbashkët i fëmijëve në një pano me ngjyra të harmonizuara e të

gërshetuara me simbolikë është një shansë që rrallë mund ta gjejmë në ndonjë mjedis tjetër. Në

këto aktivitete manifestohet klima e tolerancës dhe bashkëveprimit, e cila motivon kreativitetin e

çdo individi.

Gjatë kësaj veprimtarie fëmijët, duke pikturuar jo vetëm “derdhin”, por edhe ngjyrat

gërshetojnë emocionet, projektojnë dëshirat, zhvillojnë komunikimin, ushtrojnë lëvizjet

harmonike të shuplakës së dorës dhe syrit dhe kultivojnë shijen për të bukurën. A nuk janë këto

mrekulli që një piktor i famshëm dhe një pedagog i mirë do t’i dëshironte në të mirë të kësaj

veprimtarie. Këto produkte do të aktivizonin potencialet, përkatësisht, do të vetërealizonin dhe

do të zhvillonin personalitetin e tyre.13

Edukimi matematik si fushë e veçantë e integruar me fusha të tjera edukative, po ashtu është

në funksion të zgjimit dhe aktualizimit të interesave njohëse për të nxënë, për të njohur e për të

kuptuar relacionet e elementet e shkronjave si dhe rëndësinë e tyre në kuptimin e tekstit të

shkruar. Përmbajtjet e aktiviteteve në fushën e matematikës mundësojnë përgatitjen e fëmijës për

orientimin në kohë e hapësirë, në njohjen e pozitës, formës, madhësisë, lartësisë dhe gjatësisë së

trupave të ndryshëm si dhe të shumë koncepteve të tjera. Fëmijët, përmes këtyre aktiviteteve,

ushtrohen për kahjen e veprimit gjatë procesit të shkrimit dhe leximit dhe aftësohen për

diskriminimin vizual të shkronjave dhe fjalëve si tërësi grafike.

Kjo është dëshmuar me rezultatet e opinioneve të mësuesve, të cilët deklarojnë se fëmijët me

përgatitje të institucionalizuar parashkollore janë më të aftë për të njohur dhe për të perceptuar

drejtë grafikun, pozitën dhe kahjen e shkronjave.(Shih diagramin,nr.3).14

13 Fatamir Vadahi, (2002). Pedagogji parashkollore, Camaj-Pipa, Shkodër, f.7714 Po aty, f. 78

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

18

Diagrami nr. 3. Nuk i shkruajnë në mënyrë të drejtë shkronjat, ngatërrojnë format dh kahjen e shkronjës

Rezultatet vërtetojnë se fëmijët me përvojë institucionale parashkollore janë më të gatshëm

për të manipuluar, krahasuar e gjetur dallimet e ngjashmëritë midis shkronjave; ata janë më të

aftë për të identifikuar format dhe figurat gjeometrike, për të perceptuar pozitën dhe për të

përfytyruar anët e drejtimit në hapësirë. Këto aftësi kanë bërë që fëmijët të jenë më të përgatitur

në përvetësimin e formës dhe pozitës së shkronjave.

Ndjek udhëzime të thjeshta;

Dëgjon dhe përfshihet në bashkëbisedimet me të tjerët;

U përgjigjet pyetjeve;

Dëgjon me vëmendje tregimin e historive dhe leximin e librave.15

Dëgjojnë për qëllime të ndryshme

Arritja i referohet aftësisë së fëmijëve për t‘u përqendruar dhe për të kuptuar gjuhën. Katër

treguesit e vlerësimit të gjuhës së dëgjuar të fëmijëve janë:

15 Erlehta Mato, Pranvera Kamani, Edlira Sina, (2010), Një botë për t’u zbuluar, Save the Children, Tiranë, f. 24

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

19

Strategjitë e mësuesit për të promovuar gjuhën komunikuese

Të lexojë shpesh me zë të lartë.

T’u japë fëmijëve mundësi për të bashkëvepruar me njëri-tjetrin përgjatë gjithë ditës.

Të krijojë hapësira për pyetjet dhe përgjigjet e tyre.

Të angazhojë fëmijët në bashkëbisedime me njëri-tjetrin.

Të bëjë të mundur që edhe fëmijët që e kanë të vështirë të përvetësojnë gjuhën e dëgjuar

për arsye të ndryshme të përfshihen në aktivitetet e planifikuara duke siguruar materialet

dhe udhëzimet e përshtatshme për ta.16

2.2. Gjuha e shkruar

Eksperimenton me pajisjet dhe materialet e të shkruarit;

Përdor shkarravina, forma të ndryshme vizatimi dhe letra për të shkruar;

U tregon të tjerëve për kuptimet e synuara në vizatimet dhe shkrimet e tij;

Përdor lloje të ndryshme burimesh për të lehtësuar të shkruarin.

Shkrimi si mënyrë komunikimi

Njohja e shkronjave përfshin të mësuarin se shkronjat emërohen, ndryshojnë njëra prej tjetrës

dhe se secila shkronjë ka tingullin e caktuar. Shembull i njohjes së shkronjave është atëherë kur

fëmija është i aftë të emërojë shkronjë B dhe të na tregojë tingullin që kjo shkronjë ka.

16 Po aty, f. 27

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

20

Njohja e shkronjave mund të zhvillohet duke përdorur e aktiviteteve të ndryshme argëtuese të

të lexuarit dhe shkruarit, sikurse të pikasurit dhe emërimi i shkronjave në abetare, në librat e

ndryshme me figura apo të shenjave të ndryshme.17

Arritja i referohet rritjes graduale të aftësisë së fëmijëve për të kuptuar se simbolet grafike

(shkrimi me dorë, shkronjat) kanë kuptimin e tyre dhe mund të përdoren për të komunikuar me të

tjerët. Katër treguesit për të vlerësuar gjuhën e shkruar të fëmijëve janë:

Strategjitë e mësuesit për të promovuar gjuhën e shkruar të fëmijëve

Të sigurojë një shumëllojshmëri mjetesh që bëjnë të mundur shkrimin (lapsa me ngjyra,

shkumësa, çfarëdolloj letre, zarfe, fletore vizatimi, shkronja me magnet etj.).

Të sigurojë këmbalecë për të vizatuar, pikturuar dhe shkruar.

Të organizojë një qendër shkrimi, të sigurojë gazeta dhe kohë për të shkruar.

17 Islam Krasniqi, (1997), Mësimi i leximit dhe i shkrimit fillestar, Prishtinë, f. 46.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

21

T’u krijojë fëmijëve mundësi për të shkruar për qëllime të kuptimshme si listat, firma,

letrat e falënderimit, bashkëbisedimet etj.

Të kompozojë librin e grupit së bashku me fëmijët.

T’u kërkojë fëmijëve të përshkruajnë vizatimet dhe të shkruajë fjalët që ata i diktojnë. T’i

lexojë fjalët disa herë me zë të lartë.18

3. Njohuri rreth librave dhe shenjave

Shfaq interes për të lexuarin dhe librat;

Shfaq aftësitë e mbajtjes së librit;

Bën sikur i lexon librat ose tenton “të lexojë” pjesën e historisë që i pëlqen më shumë;

I përgjigjet tekstit;

Tenton të lexojë shkronjat dhe simbolet në mjedis;

Identifikon disa shkronja të alfabetit;

Zhvillon një kuptim të thjeshtuar të historisë.

3.1. Fjalori

Fjalori apo të njohurit e emrave dhe gjërave është një shkathtësi shumë e rendësishme për

fëmijët gjatë kohës kur ata mësojnë shkrim dhe lexim. Shumica e fëmijëve e fillojnë shkollën

duke njohur 3,000 deri në 5,000 fjalë.

Fëmijët e pasurojnë fjalorin e tyre kur atyre iu lexohen libra të ndryshëm, dhe duke emëruar

gjërat që gjenden përreth tij.

Paraqet interesin dhe kënaqësinë e fëmijës ndaj librit. Një fëmijë me motivim të lartë ndaj librit

kënaqet kur atij i lexohet diçka, luan me libra, bëhet sikur shkruan dhe lexon, kërkon për t’ia

lexuar librat si dhe i pëlqen shkuarja në librari.

Fëmijët inkurajohen të kenë motivim më të lartë ndaj librave atëherë kur ndajmë kohë të

lexojmë libra me ta, iu mundësojmë qasjen në libra, si dhe t’ia lejojmë fëmijës ta përjetojë

18 Po aty, f. 49

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

22

kënaqësinë tonë duke lexuar libra. Është mire t’i shpjegohet si si shkruajmë dhe lexojmë në jetën

tonë të përditshme.19

3.2. Njohuritë për librin

Njohuritë për librin përfshin të mësuarin se të shkruarit bëhet sipas rregullave të caktuara

p.sh. Fillohet prej së larti poshtë, nga e majta në të djathtë, pastaj ndjekja e rreshtave me gisht,

ndërrimi i faqes etj.

Aftësitë e të Treguarit të Ngjarjeve

Aftësitë e të treguarit apo aftësitë narrative i referohen aftësive për të kuptuar dhe treguar një

ngjarje apo histori, përshkruaj gjëra, si dhe iu ndihmon fëmijëve të kuptojnë se çfarë janë duke

lexuar. Një shembull i aftësive treguese është kur fëmija është në gjendje të përshkruajë se

ngjarjet e festës së ditëlindjes, ose të përshkuar përjetimet e tij gjatë pushimeve verore.

Inkurajimi i fëmijës për të treguar dhe përshkruar gjërat e ndryshme që i ka bërë sipas

rendit të rregullt do të jetë një mundësi e mirë për zhvillimin e kësaj aftësie.20

3.3. Aplikojnë aftësi të hershme të lexuari

Arritja i referohet aftësisë në rritje të fëmijës për të njohur dhe kuptuar shkronjat dhe librat.

Ka tetë tregues për të vlerësuar njohuritë rreth shkronjave dhe librave te fëmijët.

19 Po aty, f. 5020 Necla Koytak, Inkubatori i Shoqërisë, Botim i shoqatës kulturore “Gruaja” 2007, f.27

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

23

Strategjitë e mësuesit për të ndihmuar fëmijët të kenë aftësi të hershme leximi

Të lexojë me zë të lartë çdo ditë.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

24

Të përdorë libra me përmasa të mëdha dhe të rekomandojë leximin e tyre rregullisht dhe

në mënyrë të përsëritur.

Të inkurajojë fëmijët që t‘u përgjigjen historive duke i nxitur ata të bëjnë pyetje të hapura

ose të mbyllura dhe duke i angazhuar në bashkëbisedime rreth këtyre historive.

Të mbajë në bibliotekë kopjet e librave më të pëlqyer nga fëmijët e grupit për një vit të

tërë.

Të lexojë të njëjtin libër në kohë të ndryshme duke përdorur teknika alternative.

Të ketë një kohë “të qetë” leximi të programuar në planin dhe veprimtarinë ditore.

Të përdorë etiketa dhe të promovojë ndërgjegjësimin nëpërmjet etiketave dhe shenjave në

mjedisin rrethues dhe përtej tij.

Të gjejë “kohën e librit” për të nxjerrë librat që duhen lexuar apo duhen marrë në shtëpi.

Të organizojë një kënd ose qendër leximi me libra të përshtatshëm për fëmijët (7-10 libra

për fëmijë) ku ata të mund të zgjedhin dhe të lexojnë qetësisht librat e tyre.

Të shkruajë, së bashku me fëmijët, ditarin e klasës për ta vendosur në bibliotekën e

klasës, material ky që mund të merret nga fëmijët në shtëpi për të biseduar me familjarët

e tyre.21

4. Tingulli i gjuhës

Përsërit vjersha, këngë të thjeshta, poema dhe lojërat me gishta;

Merr pjesë në lojërat me fjalë;

Ka vështirësi në shqiptimin e disa bashkëtingëlloreve ose eliminon disa tinguj në fjalë.

Njohin tingullin e gjuhës

Të njohurit fonologjik paraqet aftësinë për të manipuluar tingujt në fjalë. Kjo përfshin aftësinë

për të dëgjuar dhe krijuar ritëm, për t’i shqiptuar fjalët me tinguj ose aftësia për t’i bashkuar dy

pjesëza të fjalës në një fjalë të vetme. Shumica e fëmijëve që kanë vështirësi në të lexuar

paraqesin vështirësi edhe në të njohurit e tingujve.

Disa prej këshillave për zhvillimin e të njohurit fonologjik janë siç vijojnë:

Krijo fjalë qesharake p.sh.. makina, pakina, takina, ratina etj.

21 Stanisha Nikoliq, Bota e Psikikës Fëmijërore, Furkan ISM, Shkup 2005, f. 67

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

25

Fjalët të thuhen me një pauzë mes rrokjeve (le…pu….ri…) duke ia mundësuar

fëmijës t’ia qëllojë fjalën të cilën ju dëshironi t‘ia thuani.

Të lexuarit e vjershave me ritëm ose tingujve të tjerë.22

Arritja i referohet zhvillimit të ndërgjegjes fonologjike të fëmijës. Ka tre tregues për të

vlerësuar ndërgjegjen fonologjike të fëmijës.

Strategjitë e mësuesit për të promovuar ndërgjegjësimin fonologjik

Të krijojë lojëra fjalësh.

Të përfshijë fëmijët në të mësuarin e këngëve të ndryshme, lojërave me gishta dhe rimave

për fëmijë.

T’u mësojë fëmijëve vjersha dhe t‘i thotë ato me zë të lartë.

Të krijojë mundësi që fëmijët të luajnë lojëra me tinguj të ndryshëm, në mënyrë që të

mësohen të identifikojnë dhe të shqiptojnë si duhet tinguj të caktuar; sidomos kur

demonstrojnë defekte të shqiptimit të disa tingujve.23

22 Erlehta Mato, Pranvera Kamani, Edlira Sina, (2010), Një botë për t’u zbuluar, Save the Children, Tiranë, f. 3223 Po aty, f. 33

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

26

5. Roli i edukatores në promovimin e aftësive për shkrim dhe

lexim tek fëmijët në edukimin e hershëm

Fjalori i pasur i edukatores – Edukatorët duhet t’i përfshijnë fëmijët gjatë bisedave të pasura

në grupe të mëdha, grupe të vogla dhe në diskutimet sy më sy. Kur flisni me fëmijët:

Përdorini fjalë jo shumë të njohura të cilat fëmijët jo çdo herë mund t’i dëgjojnë gjatë

përditshmërisë

Zgjatni komentet që fëmijët japin në koment më përshkruese si dhe keni kujdes që

fjalitë të shqiptohen me gramatikë të rregullt

Diskutoni tema sfiduese për fëmijët – të cilat përmbajnë njohuritë për botën dhe të

cilat inkurajojnë shprehjen verbale të fëmijëve

Emëroni gjërat që gjenden përreth fëmijëve – përdorni sa më shumë përshkrime për

objektet që gjenden përreth p.sh..sillma topin me ngjyrë të kuqe apo sillma librin e cili

gjendet mbi tavolinën e verdhë në fund të klasës ne vend të : “sillma atë librin atje në

fund” etj

Dëgjoni fëmijën deri në fund dhe kthejani përgjigjen e duhur.24

Të lexuarit e librave me përralla. Librat me përralla i lexoni me zë një ose dy herë në ditë;

prezantoni para fëmijëve histori dhe ngjarje argëtuese, vjersha dhe libra me informata. Ofroni një

bisedë përkrahëse para, gjatë dhe pas të lexuarit.

Aktivitetet e të njohurit fonologjik - ofroni aktivitete të cilat rrisin njohuritë e fëmijëve për

tingujt dhe gjuhën. Këto aktivitete mund të përfshijnë: luajtja e lojërave dhe të dëgjuarit e

historive, vjershave dhe këngëve që përmbajnë ritëm

Aliteracioni – njohja e disa fjalëve të cilat fillojnë me tingull të njëjtë (vijnë vajzat valle

valle)

Përputhja e tingujve – të vendosur se cilat fjalë nga një grup i fjalëve kanë tingullin e njëjtë

(ia tregojmë fëmijës një fotografi ku janë të vizatuar zogu, qeni, macja, dhe i pyesim se emir i

cilës kafshë fillon me m). Përpiquni që këto aktivitete të jenë sa më argëtuese dhe fëmijët të

ndjenjë kënaqësi.

24 www.psikologjia.com

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

27

Aktivitetet e Alfabetit - Angazhoni fëmijët në materialet që mundësojnë identifikimin e

shkronjave të alfabetit përfshirë: Abetaret; letrat ngjitëse; blloqe me shkronja dhe puzzle; tabela

me shkronjat e alfabetit. Përdorini shpesh udhëzime që përmbajnë një kuptim personal për

fëmijët p.sh (Ema dhe Eris shikoni, emrat e juaj fillojnë me të njëjtën shkronjë).

Përkrahni aktivitetet e të lexuarit tek fëmijët; Inkurajoni fëmijët të provojnë të lexojnë libra

dhe materiale të tjera me shkrime duke u ofruar një kënd të librarisë brenda ambientit të klasave;

përsëritja e të lexuarit të librit të njëjtë dhe të preferuar të fëmijëve

Përkrahni të shkruarin e fëmijëve; të përkrahen fëmijët që të bëjnë shkarravina; shkruarjen e

shkronjave që njohin, etj

Ndarja e përvojave të librit – lexoni libra të mëdhenjë fëmijëve dhe ndiqni rreshtat me gisht.

Gjatë leximit kërkoni që fëmijët të bëjnë dallimin mes shkronjave dhe figurave; të lexuarit e

rreshtave nga e majta në të djathtë,

Fillimisht iu tregohet fotografia e Kopertinës dhe kërkohet nga fëmijët t’ia qëllojnë titullin,

pastaj gjatë leximit të përrallës fëmijët të japin ide se si do të vazhdojë tregimi dhe para mbarimit

të japin ide se cili do të jetë fundi i historisë. Si dhe në fund pas përfundimit të leximit të

kërkohet nga ta të japin ide për të ardhmen e personazheve në përrallë.25

5.1. Aftësitë Matematikore dhe Loja në Edukimin e Hershëm

Edhe para se të fillojnë shkollën fëmijët përvetësojnë disa aftësi para matematikore të cilat

shërbejnë si bazë për formimin e koncepteve matematikore në të ardhmen.

Loja në të gjitha format e saj ofron mundësi të shumta për zhvillimin e këtyre aftësive. Shpesh

here fëmijët arrijnë të bëjnë dallimin në sasi qysh në moshë të hershme: p.sh I dëgjojmë teksa

flasin për lodrat e tyre si”unë kam një kukull, ti ke dy etj.

Konceptet dhe aftësitë e hershme matematikore përfshijnë:

Të kuptuarit e madhësisë, formës dhe modeleve

Aftësia për të numëruar verbalisht (Aftësia për të numëruar para dhe mbrapsht)

Njohja e numrave

Identifikimi i një apo më shumë pjesëve

25 www.psikologjia.com

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

28

Të kuptuarit e ndërlidhjes një-nga një (p.sh përputhja e blloqeve; njohja se cili grup

ka 4 elemente e cili 5 etj).26

Pothuajse të gjitha format e lojërave japin mundësi për zhvillimin e aftësive matematikore

tek fëmijët; p.sh ndërtimi me blloqe mundëson që fëmijët të perceptojnë hapësirën, të arrijnë të

bëjnë dallimin mes lartësive gjatë ndërtimit të objekteve, mësojnë për gjerësinë etj.

Përdorimi i vjershave dhe këngëve që përmbajnë numra do të ishte një mundësi e mire që

fëmijët të njihen me numrat. Objektet me të cilat loz fëmija të numërohen me zë qoftë nga

edukatorja apo fëmijët.

Ekspozimi i flip-chartave, tabelave dhe grafikonëve që përmbajnë numra të jenë të

ekspozuar në ambientet e klasave nga na e edukatoreve.27

26 Ross Vasta & Marshall M. Haith, Scott. Miller (2007): Psikologjia e fëmijës, Tiranë, f. 5627 Po aty, f. 57

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

29

6. Përfundim

Në fund, mund të themi se qytetarë të vlefshëm janë ata, që jo vetëm bashkëpunojnë dhe

e ndërtojnë jetën e tyre në harmoni me rendin shoqëror, por tek të cilët mund të kesh besim, se

do të dinë t’i interpretojnë ndryshimet e situatave me kalimin e kohës dhe do të marrin vendime

të mençura sesi duhet të sillen në këto rrethana, në përputhje me të mirën e përbashkët. Për më

tepër, ata duhet të jenë të gatshëm t’u përmbahen vendimeve, që kanë marrë për mënyrën sesi

jetojnë në bashkësitë e tyre. Studiuesit thonë se, për t’u bërë qytetarë të vlefshëm, nxënësit duhet

të zhvillojnë këto tipare:

- ndjenjën e vënies së vetes në vendin e tjetrit, që në thelb ka të bëjë me këndvështrimet: të

kuptosh sesi mund t’i përjetojë dikush tjetër ngjarjet dhe, me kalimin e kohës, të jesh në

gjendje të përcaktosh disa synime të përbashkëta me të tjerët si dhe të punosh me ta për

përmbushjen e tyre;

- ndjenjën e efikasitetit, ndjenjën se pjesëmarrja në punët e bashkësisë (klasës, qytetit,

kombit) është e vlefshme, sepse veprimet tona do të sjellin diçka të vlefshme;

- ndjenjën e lidhjes së jetës vetjake me një tërësi më të madhe: pra ndërgjegjësimi për

vlerat dhe qëllimet e veprimeve tona në një kontekst më të madh se vetja jonë, qoftë kjo

lufta për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, puna për begatinë dhe të mirën reciproke në

bashkësi ose futjen në këtë apo atë kozmologji fetare;

- ndjenjën e integritetit midis bindjeve dhe veprimeve tona: për shembull, në qoftë se

dikush ka bindje të forta, se izolimi i të moshuarve është diçka mizore dhe e gabuar,

atëherë ky person duhet të jetë i gatshëm t’ia kushtojë një pjesë të kohës së vet

shoqërizimit me të moshuarit.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS F A FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË … Rudi.pdf · Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët-----5 1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues

30

Bibliografia

- Karaj, Theodhori (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë

- Krasniqi, Islam. (1997), Mësimi i leximit dhe i shkrimit fillestar, Prishtinë.

- Kincher, Johni. Psikologji për fëmijët, Logos, Shkup 2005.

- Koytak, Necla. Inkubatori i Shoqërisë, Botim i shoqatës kulturore “Gruaja” 2007.

- MASHT (2006). Kurrikula e Edukimit Parashkollor në Kosovë, Prishtinë,

- Mulla, Afërdita. (2012), Roli i institucioneve parashkollore në zhvillimin dhe përgatitjen

e fëmijërisë së hershme për përvetësimin e parë të shkronjave, të leximit dhe të shkrimit,

Revista “Buletini” nr.12, Tiranë

- Mato, Erlehta, Kamani, Pranvera, Sina, Edlira. (2010), Një botë për t’u zbuluar, Save the

Children, Tiranë.

- Mato, Erlehta. (1995), Disa veçori psikologjike dhe sociale të parashkollorit, Tiranë.

- Nikoliq, Stanisha. Bota e Psikikës Fëmijërore, Furkan ISM, Shkup 2005

- Orhani, Zenel. (1999), Psikologjia Kognitive, Shblu, Tiranë

- Väestöliitto, Kotipuu. Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve, Helsinki 2003.

- Pettijohn, Terry F. Psikologjia- një hyrje koncize, Dukagjini, Pejë 1997.

- (Vidovic, V. V. Zhvillimi normal dhe programet e zakonshme të fëmijëve, Shoqata për

Ndihmë Psikosociale, Tiranë 2001.

- Vasta Ross & Haith, Marshall M. Miller, Scott (2007) Psikologjia e fëmijës, Tiranë.

- Vadahi, Fatmir. Pedagogjia Parashkollor, Camak-Pipa, Shkoder 2002.

- www.psikologjia.com.