universiteti i gjakovËs - fakulteti xhanemi... · aba analiza e aplikuar e sjelljes [applied...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
PËRPILIMI I PLANEVE INDIVIDUALE – MËSIMORE I BAZUAR NË
KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE ME ATUTIZËM
Mentori: Kandidatja:Prof. Dr. Shefqet Mulliqi Dhurata Xhahnemi
GJAKOVË, 2017
2
Abstrakt
Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të diagnostifikuar me sëmundjen e Autizmit paraqet një
sfidë jo vetëm për prindërit e fëmijës por edhe për vet institucionet arsimore ku këta fëmijë
mësojnë të gjejnë përkrahje dhe integrim social në rrethin ku ata jetojnë dhe më gjërë.
Arsimimi i duhur dhe praktikat e ndryshme profesionale të zbatuara përgjatë punës me këta
fëmijë kanë treguar suksese mjaft të mira kur bëhet fjalë për integrimin e tyre social.
Përkundrejt sfidave dhe përvojave të rënda që prindërit dhe mësimdhënësit e këtyre fëmijëve
ballafaqohen përgjatë punës edukative me këta fëmijë, përdorimi i planeve individuale
arsimore adekuate për punë edukative është një ndihmesë e madhe në arritjen e objektivave
të cilat ndërlidhen me arsimimin dhe integrimin social të tyre.
Metodologjia: Metoda kërkimore e përdorur për studimin, ishte ajo sasiore. Për mbledhjen e
të dhënave u përdorën pyetsorët për prindër që kanë fëmijë me autizëm dhe ofrues të
shërbimeve të cilët merren me arsimimin dhe edukimin e këtyre fëmijëve.
Rezultati:
Plani individual arsimor është pjesërisht i përshtatshëm për punën me fëmijë me
autizëm dhe ka nevojë për plotësim në aspektin pedaogjik, duke përdorur forma dhe
metodologji bashkohore,
Fëmijët me autizëm kanë nevojë për mbështetje shtesë edukative, emocionale,
shëndetsore dhe sociale,
Prindërit e fëmijëve me autizëm kanë nevojë për shërbime të fokusuara nga ofruesit e
shërbimeve kur bëhet fjalë për trajtimin e fëmijëve të tyre.
Fjalët kyçe: Planet individuale arsimore, Autizëm.
Fusha: Edukim
3
Pasqyra e lëndës
Abstrakt............................................................................................................................................2
Pasqyra e lëndës..............................................................................................................................3
Lista e shkurtesave të përdorura në punim.....................................................................................6
Kapitulli 1. HYRJE.........................................................................................................................7
1.1. Objekti i hulumtimi...........................................................................................................7
1.2. Qëllimi i hulumtimit..........................................................................................................7
1.3. Objektivat e hulumtimit.....................................................................................................8
1.4. Detyrat e hulumtimit..........................................................................................................8
1.5. Aspektet praktike të hulumtimit..........................................................................................9
Kapitulli 2. RISHIKIMI I LITERATURËS...................................................................................9
2.1. Autizmi si patologji neurobiologjike................................................................................9
2.1.1. Çështë autizmi.........................................................................................................9
2.1.2. Llojet dhe karakteristikat e autizmit......................................................................9
2.1.3. Çfarë e shkakton autizmin......................................................................................10
2.1.4. Identifikimi i personave me autizëm.....................................................................10
2.1.5. Vështirsitë sociale dhe emocionale........................................................................10
2.1.6. Sjelljet dhe çrregullimet.......................................................................................11
2.1.7. Ndikimi i familjes te personat me autizëm...........................................................11
2.1.8. Problemet në familje............................................................................................11
2.2. Arsimimi i personave me autizëm................................................................................11
2.2.1. Konventa e të drejtave të fëmijëve.....................................................................11
2.2.2. Arsimimi sipas MASHT-it..................................................................................12
2.3. Ndihma profesionale dhe mbështetja...........................................................................13
2.3.1. Metodat e punës................................................................................................13
2.3.2. Organizimi i punës- mësimit.............................................................................14
2.3.3. Materialet mësimore.........................................................................................14
4
2.3.4. Organizimi kohor..................................................................................................15
2.3.5. Aktivitet me fëmijët me autizëm.............................................................................15
2.3.6. Përshkrimi dhe vlerësimi......................................................................................17
2.4. Plani individual arsimor (PIA).........................................................................................19
2.4.1. Çka përcakton PIA?..............................................................................................19
2.4.2. Struktura e Planit Individual Arsimor...................................................................19
2.4.2.1. Pjesa administrative...................................................................................19
2.4.2.2. Pjesa Pedagogjike......................................................................................20
2.4.2.3. Pjesa rehabilituese sipas nevojave individuale të fëmijës.........................21
2.5. Qëllimet dhe detyrat.........................................................................................................21
2.6. Dokumentimi i përpilimit dhe evolimi i efikasitetit të programit.....................................21
2.7. Hartuesit e PIA-së............................................................................................................21
2.8. Vendi i realizimit të PIA-së..............................................................................................22
Kapitulli 3. METODOLOGJIA.....................................................................................................22
3.1. Hartimi i studimit.............................................................................................................22
3.2. Historiku i studimit, përshkrimi i fazave..........................................................................22
3.3. Metoda kërkimore e përdorur...........................................................................................23
3.4. Popullata e studimit dhe kampioni i përzgjedhur.............................................................24
3.5. Hipoteza e hulumtimit.......................................................................................................24
3.6. Instrumenti........................................................................................................................24
3.7. Qëndrueshmëria dhe vlefshmëria e studimit....................................................................24
3.8. Çështjet etike.....................................................................................................................25
Kapitulli 4. REZULTATI I STUDIMIT......................................................................................25
4.1. Të dhënat e përgjithëshme............................................................................................26
4.1.1. Për ofruest e shërbimeve (mësimdhënës, mësimdhënës mbështetës, edukatore
joformale, logoped, psikolog, dhe asistent terapeutik...........................................26
4.1.2. Për prindërit e fëmijëve me autizëm..............................................................31
Kapitulli 5. DISKUTIMI............................................................................................................33
5
Kapitulli 6. PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET...............................................................34
6.1. Përfundimet....................................................................................................................34
6.2. Rekomandime.................................................................................................................35
BIBLOGRAFIA..............................................................................................................................37
SHTOJCA.......................................................................................................................................38
6
LISTA E SHKUTESAVE TË PËRDORURA NË PUNIM
ABA Analiza e Aplikuar e Sjelljes [Applied Behaviour Analysis]
ÇSA Çrregullimet e Spektrit të Autizmit [ASD - Autism Spectrum Disorders]
KB Klasët e Bashkangjitura
KK Kuvendi Komunal
MASHT Ministria e Arsimit Shkencës dhe e Teknologjisë
OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara
PECS Picture Exchange Communication System
PIA Plani Individual Arsimor
PIE Plani Individual Edukativ
TEACCH Treatamentand Education of Autistik and related Communication Children
UNESCO United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization
7
Kapitulli 1.HYRJE
Çrregullimet e spektrit të autizmit (ÇSA), janë një grup i vështirësive komplekse neurologjike të
zhvillimit që karakterizohen nga probleme me komunikimin, ndërveprimet shoqërore dhe
modelet e interesit dhe sjelljes. Simptomat e autizmit mund të shkojnë nga të lehta në të rënda.
ÇSA-të ndikojnë në të gjitha klasat shoqërore, racat dhe grupet etnike. Çrregullimet e spektrit të
autizmit prekin rreth 1 në 68 fëmijë. Fjala "spektër" përdoret për të theksuar se megjithëse
individët me këtë aftësi të kufizuar ndajnë të gjitha karakteristikat e caktuara si deficitet sociale,
komunikative dhe sjelljet e përsëritura ose stereotipike, niveli në të cilin individët funksionojnë
në të gjithë aftësitë intelektuale, sociale, adaptuese dhe të komunikimit ndryshojnë shumë.
Megjithatë, një gjë që të gjithë këta fëmijë ndajnë, është nevoja për udhëzime
efektive(PATTAN). Autizmi nuk njihet dhe nuk kuptohet mirë nga shoqëria. Simptomat jo
gjithmonë janë të dukshme dhe fëmijët me autizëm nuk kanë tipare që të dallohen nga të tjerët
(Malile, 2007). Fëmijët autikë paraqesin pamundësi për të krijuar njëmarrëdhënie shoqërore të
nivelit të moshës së tyre me fëmijët e tjerë dhe shprehin mungesë dëshire për të ndarë emocione
dhe interesa me të tjerë. Fëmijët autikë kanë karakteristikë dëmtimin në komunikim, ata kanë
vonesë në zhvillimin e gjuhës së folur ose mungesë totale të saj. Ka raste kur fëmijët autikë
mund të arrijnë të krijojnë gjuhë të folur, por vihen re vështirësi për të filluar ose mbajtur gjallë
një bisedë. Ka të tjerë që e përdorin gjuhën e folur në mënyrë steriotipike ose përsëritëse. Tek
fëmijët autikë vihet re mungesa e lojës imagjinare.
Autizmi nuk zgjedh.......
1.1. Objekti i hulumtimit
Objekti i hulumtimit në kuadër të këtij punimi ka qenë plani individual arsimor (PIA) dhe
zbatueshmëria e tyre përgjatë punës edukative me femijë me autizëm pranë institucioneve
arsimore.
1.2. Qëllimi i hulumtimit
Hulumtimi është realizuar me qëllim të marrjes së informacionit mbi planet individuale
arsimore (PIA) tek fëmijët me autizëm, si dhe aplikimin e tyre në përditshmërinë e punës
edukative me këta fëmijë, përmes të cilit informacion ne tentojmë ta njofim gjendjen faktike
të fëmijëve me autizëm si dhe të sugjerojmë rrugën për përmirsimin e gjendjes së
përgjithshme të tyre.
8
1.3. Objektivat e hulumtimit
Informacion mbi trajtimin edukativ të fëmijëve me autizëm bazuar në planprogramet aktuale
mësimore që përdoren në sistemin arsimor në Kosovë.
Përfshirja e fëmijëve me autizëm në sistemin arsimor përmes programeve të edukimit
inkuziv.
Trajtimi terapeutik dhe psikosocial i fëmijëve me autizëm brenda dhe jashtë institucioneve
edukativo-arsimore.
Identifikimi i hapsirave adekuate- infrastruktura e përshtatshme për punë me fëmijë me
autizëm.
Informacion mbi politikat e arsimit të fëmijëve me autizëm në Kosovë dhe sa është e qartë
kjo politikë në dokumentet ligjore dhe dokumentet tjera zyrtare.
Identifikimi i efikasitetit dhe sfidat e zbatimit të planprogrameve mësimore për fëmijët me
autizëm.
Informacion mbi praktikat e mira të planprogramit mësimor përgjat zbatimit të tij nëpër
institucione edukativo arsimore dhe punës me fëmijë me autizëm.
Qasjet e ardhëshme dhe ndryshimet që do të ishin të qëndrueshme dhe pozitive në zbatimin e
planprogrameve mësimore për fëmijë me autizëm.
Roli dhe përgjegja jonë si shoqëri në krijim e kushteve për integrimin dhe përmirsimin e
personave me autizëm.
1.4. Detyrat e hulumtimit
Planifikimi i aktiviteteve në kuadër të hulumtimit ,
Përcaktimi i grupit/ individit/ institucionet e synuara,
Përpilimi i pyetësorve,
Mbledhja e të dhënave dhe analizimi i tyre,
9
Paraqitja e rezultateve/ gjetjeve përgjat hulumtimit.
1.5. Aspektet praktike të hulumtimit:
Përcaktimi i grupit punues në hulumtim,
Përcaktimi i kohës/ afatit për hulumtim (intervistat, vëzhgimet, vlerësimi i pyetsorëve,
vlerësimi i literaturës, etj)
Kapitulli 2. RISHIKIMI I LITERATURËS
2.1. Autizmi si patologji neurobiologjike
2.1.1. Çështë autizmi?
Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme, e cila ndikon në mënyrën se si personi
komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre.
Fjala Autizëm – Autizm rrjedh nga greqishtja αυτός, avtos që do të thotë- vetë dhe që në realitet
është çrregullim neurobiologjik i cili karakterizohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim
shoqëror dhe sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash.
Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës dy vjeçare dhe shkalla e dëmtimit të
këtyre tri fushave dallon nga individi në individ.
Autizmi përkufizohet si një çrregullim që karakterizohet nga:
Dëmtim cilësor i marrëdhënieve sociale
Dëmtim cilësor i komunikimit dhe
Karakter të kufizuar dhe stereotipik të sjelljes (https://sq.wikipedia.org/wiki/Autizmi, 2017)
2.1.2. Llojet dhe karakteristikat e autizmit
Për herë të parë autizmi është identifikuar në vitin 1943 edhe pse ende është një
patologji e cila vazhdon të studiohet dhe ngelet e panjohur në shumë çështje.
Vlerësohet se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej
10
çrregullimeve nga spektri autik. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara
fizike dhe pamja e tyre është si e çdo personi pa aftësi të kufizuara.
Çrregullimi i autizmit- problemi në të folur e bashkëveprim.
Çrregullimi Aspeger- problemi është kuptimi i emocioneve dhe gjuhës trupore të tjetrit.
Sindroma Rett- preken kryesisht vajzat, nga lindja deri në 5 muaj. Nga 5-48 muaj, fëmiu
humb aftësinë motorik edhe bashkëveprimin social, humb dëshira për të mësuar gjuhën.
Çrregullimi digestiv- problem socializimi me fëmijët tjerë, humb afësinë motorike,
shihen sjellje obsesive dhe lëvizje të përsëritura. Është lloji më i rrallë dhe më ekstrem i
autizmit.
Sindromi Kanner, lloji më i zakonshëm i autizmit.
2.1.3. Çfarë e shkakton autizmin
Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por studimet tregojnë që faktorët gjenetik
janë me rëndësi. Po ashtu, nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me
gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pas
lindjes së foshnjës.
2.1.4. Identifikimi i personave me autizëm
Ka fëmijë, tek të cilët ndonjë vlerësim apo shenjat autike fillojnë e shfaqen në të fourit, që u
vonohent dhe kjo gjë i çon prindërit drejt një konsulte te pedopsikiatri, psikologu ose logopedi.
(Saqellari, 2011). Ka fëmijë që kanë dhe elemente autike dhe vijojnë mësimin në kopësht të cilët
identifikohen më pas nga edukatorja.
2.1.5. Vështirsitë sociale dhe emocionale
Fëmijët autik nuk kanë asnjë orientim në hapësirë, vështërsi motorike apo hiperaktivitet. Mund të
duken si të paorientuar në hapësirë, janë të braktisur nga shqisat, që do të thotë se nuk egzistojnë
të gjitha shqisat. Shumë nga ta nuk mund të zotërojnë më shumë se një shqisë në të njëjtën kohë.
Kur ata duhet t’i përdorin shqisat së bashku, ndihen të tronditur. Fëmijët me ÇSA janë shoqërisht
dhe socialisht të çorientuar, nuk kuptojnë emocionet e të tjerëvë. Kjo çon në çorientim social dhe
11
emocional, duke e bërë shumë të vështirë apo dhe të pamundur zhvillimin e miqësisë apo
marrëdhënjeve me të tjerët (Hoxhaj, 2013).
2.1.6. Sjelljet dhe çrregullimet
Shoqërizimi-nuk imitojnë të tjerët, nuk luajnë me fëmijë të tjerë, nuk kanë reagime emocionale
apo nëse kanë, janë të çuditëshme, janë indiferent, nuk shfaqin interesim, nuk janë të
ndërgjegjëshëm për egzistencën e tjetrit, etj.
Komunikimi- të kuptuarit lidhet me rutinën e përditëshme, vonesë në zhvillimin e gjuhës, thot
gjëra palidhje, etj.
Sjellje të çuditshme- dëshirë apo vëmëndje për gjëra që përsëriten, dëshirë për t’i bërë gjërat
rutinë me detaje, shfletim faqesh pa ua hedhur sytë,etj (Saqellari, 2011).
2.1.7. Ndikimi i familjes te personat me autizëm
Shumica e prindërve e përjetojnë shumë keq diagnostifikimin e fëmijëve të tyre me
autizëm. Këta fëmijë kanë ndikim emocional, shkaktojnë lodhje tek prindërit e në raste
prindërit paragjykohen për shkak të sjelljeve të fëmijëve me autizëm, në vendet publike.
2.1.8. Problemet në familje
Fëmijët me autizëm kanë ndikime tek fëmijët tjerë, ndikojnë në ekonominë familjare,
ndonjëherë janë dhe shkaktarë të divorcit mes prindërve.
2.2. ARSIMIMI I PERSONAVE ME AUTIZËM
Fëmija me nevoja të veçanta ka të drejtë për kujdes të veçantë, për arsimim dhe trajnim, për t’i
nihmuar që të gëzon jetë të përshtatshme me dinjitet të plotë dhe të arrij dinjitetin më të lartë të
vetbesimit dhe mundësi të integrimit social (Zabeli, 2001).
2.2.1. Konventa e të drejtave të fëmijëve
Neni 23: Fëmijët që kanë çfardo lloji të aftësisë së kufizuar, kanë të drejtë për
kujdes të veçantë nga shteti, për përkraje dhe arsim, në mënyrë të tillë që ata të
12
bëjnë jetë të plot dhe të pavarur deri në maksimumin e aftësive të tyre (Sylhasi,
2010).
2.2.2. Arsimimi sipas MASHT-it
Në Kosovë, funksionojnë disa shkolla, institucione speciale dhe klasa të bashkangjitura që
merren me asimimin e fëmijëve me autizëm.
MASHT- sa i përket arsimimit të fëmijëve me autizëm në kuadër të gjithpërfshirjes, ka
ndërmarr legjislacione, dokumente, nene, strategji, dhe ka krijuar një PIA dhe PIE, për
fëmijët e KB, dhe fëmijët që janë të integruar në klasët e rregullta. Ndërsa sa i përket klasëve
parafillore, ka vetëm udhëzues administrativ.
Legjislacioni (neni2): Arsimimi gjithëpërfshirës - përcaktuar në bazë të dispozitave të
Konventës së OKB-së për të Drejta të Fëmijës (1989), të Deklaratës së Salamankës të
UNESCO-s (1994) dhe Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të
Kufizuara (2007) (MASHT, 2006).
Strategjia e MASHT-it për vitin 2017-2021: Është vërejtur një mobilizim për të rritur
përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në shkolla të rregullta dhe gjatë vitit 2013
janë përfshirë 6093 nxënës në 23 shkolla të rregullta. Përkundër kësaj, përfshirja e fëmijëve me
nevoja të veçanta në arsimin e rregullt, është shumë e vogël dhe MASHT-i ka përgatitur planin e
veprimit për arsimin gjithëpërfshirës 2016-2020. Arsimi i Veçantë - MASHT-i i ka kushtuar
vëmendje të madhe përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe me mbështetjen e
partnerëve zhvillimor, në veçanti të Qeverisë së Finlandës, ka krijuar një mjedis më të mirë për
ta. Pesë shkolla të veçanta janë shndërruar në qendra burimore me qëllim të lehtësimit të
integrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e rregullta në vend të ndarjes së tyre në
shkolla të veçanta. Vëmendje e veçantë i është kushtuar gjithashtu edhe trajnimit të
mësimdhënësve për arsimin gjithëpërfshirës (MASHT, 2017). Gjithashtu, MASHT-i për
edukimin në dokumentet bazë të arsimit komponentë të saj ka gjithpërfshirjen. Gjatë periudhës
së sensibilizimit, me 2 prill MASHT-i kontribuon rregullisht e po ashtu edhe me lëshimin e
hapësirave për trajnime. Por, nevojat e këtyre fëmijëve në fushën e arsimit janë shumë më të
mëdha. Nuk mjafton të thuhet se çdo kush ka të drejtë të shkollohet, por këtyre fëmijëve duhet
krijuar kushte plotësuese që mësimi të jetë i mirëfilltë. Duhet që mësuesit të trajnohen dhe të
13
kenë beneficione të caktuara, numri i asistentëve të rritet, të hapen klasa të mirëfillta të
bashkangjitura me staf profesional dhe të mjaftueshëm. Për shumicën e rasteve duhet stimuluar
përfshirja dhe jo izolimi, kurse për rastet më specifike pranë qendrave burimore duhet të rritet
numri i stafit profesional (AUTIZMI, 2017).
Korikula e Kosovës: Mjedis mësimor që mundëson qasje, akomodim dhe mbështetje për të
gjithë nxënësit, promovimin e nxënies dhe pjesëmarrjen aktive në procesin mësimor për të gjithë
nxënësit, përfshirë nxënësit me nevoja të veçanta, talentët, gjenitë dhe ata me vështirësi në të
nxënë, planifkim të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat, përvojat dhe stilet e ndryshme të
mësimnxënies së secilit nxënës (Masht, 2017).
2.3. Ndihma profesionale dhe mbështetja
Fëmijët me autizëm kërkojnë qasje të njëjtë me fëmijët tjerë, duke iu përshtatur edukimin në
bazë të afësive të tyre të vërteta dhe duke shfrytëzuar potencialet e tyre. Autizmi në varësi nga
lloji dhe shkalla është e ndryshueshëm dhe jo të gjithë fëmijët do të tregojnë të njëjtën shkallë të
vështirësive dhe do të kenë nevojë për mbështetje të ndryshueshme.
2.3.1. Metodat e punës
Metoda TEACCH-është metodë dinamike, shfrytëzon shumë të dhëna nga kërkimet në
fushën e spektrit autik. Objektivi i saj madhor është aftësimi i fëmijës për t’u bërë zot i vetës.
Kjo metodë favorizon autonominë në të gjitha nivelet e funksionimit dhe më shumë
rrezultate në rritjen e aftësive të reja.
Metoda PECS- kjo metodë bën dallimin në mes të folurit dhe komunikimit, duke i dhënë
përparësi komunikimit nëpërmjet shkëmbimit të imazheve, dhe gjësendeve konkrete duke
përdorut foto të sendeve, kafshëve, veshje, ushqim, transport, etj. Fillimisht, kjo metodë
kërkon praninë e dy terapistëve me një fëmijë. Gjatë një seance, njëri terapist e nxit të merr
imazhin e një sendi ndërsa tjetri e nxit t’ia jap. Nga kjo metodë fëmiut i zhvillohet
komunikimi, mirëpo mund të bëhen dhe të varur.
Metoda ABA- kjo është një nga metodat më të përdorura në botë. Me këtë mëtodë punon
shoqata ‘AUTIZMI’ në Kosovë. Qëllimi i kësaj metode është integrimi i fëmijëve në çerdhe.
14
Objektiv i kësaj metode është të mësuarit e fëmijës si të nxen, duke synuar rritjen e aftësive
përqëndruese si ato të vëmendjes, imitimit të kuptuarit, të shprehurit e gjuhës, si dhe
shkathtësimin e fëmijëve. Si metodë mbështetet në tri elemente, që nënkupton se çdo
aktivitet kalon në tri etapa: mbështetja-ndihma me anë të udhëzimeve që u jepen për
kryerjen e aktiviteteve, përgjegja dhe sjelljet e fëmijës, gjatë kryerjes së aktivitetit që mund
të jenë të mira, të kënaqëshme apo mungojnë fare dhe reagimi i terapistit, ku në rastin e
parë ai mund të jetë inkurajues, ta shpërblej, në rastin e dytë me një shpërblim ‘të kursyer’
dhe në rastin e tretë me një ‘jo’ (Saqellari, 2011).
2.3.2. Organizimi i punës- mësimit
Një orë mësimi, në një klasë me një nxënës me autizëm, është shumë ndryshe nga një orë e
zakonshme. Për një mësuese të vetme, përballë një klase me më shumë se 30 nxënës dhe e
patrajnuar për të punuar dhe me një fëmijë me aftësi ndryshe, eksperienca e parë është shumë
e vështirë. Puna nuk fokusohet vetëm te nxënësit me autizëm, por edhe te pjesa tjetër e
klasës. Atyre u duhet folur për mënyrën se si të sillen me këta fëmijë dhe si t’i shohin si pjesë
e tyre. Të gjithë fëmijët me autizëm janë të ndryshëm, por ata kanë vështirësi në pesë fusha
kryesore. Këtu përfshihen: komunikimi, ndërveprimi social, sjellje të përsëritura apo interesa
të kufizuara, vështërsi në përpunimin e informacionit dhe në stile të nxënit, vështërsi në
përpunimin ndijor. Kuptimi i një mësuesi për karakteristikat e autizmit dhe ndikimi i tyre në
mësimin dhe angazhimin, ka implikime për rezultatet e arsimimit të nxënësve të moshës
shkollore në spektrin e autizmit (Australia, 2016). Organizimi i mësimit duhet përshatur
fëmijëve me autizëm, atyre duhet tu jepet mundësia, dhe koha e mjaftueshme për kryerjen e
detyrës. Mësimdhënja duhet të jetë e qartë, e zëshme, të bëhet me foto dhe t’iu sigurohen
mjete të cilat ata mund t’i prekin dhe ndjejnë. Për fat të keq, tek ne ka shkolla, kopshte, që
merren me arsimimin e këtyre fëmijëve mirëpo mungojnë hapsira, material e kuadro. Pas
çdo suksesi të treguar, fëmiu duhet të motivohet dhe të shpërblehet.
2.3.3. Materialet mësimore
Materialet mësimore që duhet përdorur me fëmijët autik janë: autidive, vizuele dhe audio-
vizuele.
15
Nxënësit me autizëm shpesh kanë nevojë për model të asaj që pritet ta realizon, sepse ata nuk
mund ta “imagjinojnë” si do të duket një produkt i përfunduar. Kryesisht, punohet me libra
që janë prekë dhe ndjejë, të mësuarit përmes shqisave, dhe me karta të ilustruara. Po ashtu,
edhe terapia me muzikë ka treguar se është një ndërhyrje efektive për njohjen e deficiteve
emocionale tek autizmi.
2.3.4. Organizimi kohor
Organizimi kohor nënkupton përcaktimin dhe përcjelljen e planit të mësimit në mënyrë që
organizon dhe përcakton prioritet gjatë mësimit:
- Përcaktimi i qëllimeve të mësimit
- Planifikimi i orientuar kah realizimi i qëllimit
- Planifikimi kohor dhe
- Ndarja e detyrave në pjesë.
2.3.5. Aktivitetet me fëmijët me autizëm
Emërtimet- shoqërimi i figurave identike: vendosim dy figura në tavolinë dhe kërkojmë nga
fëmiu të marr dy figura identike dhe të vepron njëjtë sikurse mësuesja. Komanda duhet të
jetë: “Vendos njësoj”.
Shoqërimi i figurave të ngjajshme- vështërsia e ushtrimit duhet të rritet. P.sh vendosim figura
si çanta, fletore, laps. Fëmijëve do t’i ipen një nga një figurat dhe më pas shoqërohen nga
figura tjera. Qëllimi i këtij aktiviteti është të emërtojë objektet e punës së përditëshme në
shkollë.
Më jep! Faza në të cilën mësuesi kupton se fëmiu me ÇSA, njeh dhe emërton objektet, etj.
Elementet e shkrimit- bashkimi i pikave, mund të fillohet me bashkimin e dy pikave dhe
duke i ndihmuar për t’i dhënë siguri, më pas ai të vazhdon vetëm. Modelimi me vija të
ndërprerëra, ku nga bashkimi i pikave mund të kalohet në këtë fazë. Imitimet, janë të
rëndësishme për afësimin e fëmijëve për të imituar një model që sapo u demonstrua. Në fletë
të bardha shënohen vija vertikale, gjysëm rrethi, formë kryqzore, etj. Ndërsa shkrimi i
shkronjave fillon duke bashkuar një herë vijat e më pas pikat e duke kaluar në shkronjën.
16
Kuptimi për shkronjën dhe grafiku- paraqitet shkronja e shoqëruar nga figura, shqiptimi
duhet të jetë i sakët dhe tingulli gjatë shqiptimit të shkronjës dhe emërtimit. Më pas kërkohet
që nxënësi ta përsërit. Pasi ata të kenë mësuar disa shkronja, mësuesi vendos dhe shkronja
tjera që nuk i kanë mësuar dhe fëmiut i kërkon një shkronjë që ata e dinë, etj. Pasi të jenë
mësuar shkronjat, kalojmë tek fjalët p.sh fëmiut i vendoset shkronja e shoqëruar nga figura
dhe atij i kërkohet të merr shkronjat e dhëna dhe ta emërtoj figurën.
Elemente të mësimit të matmatikës- format gjeometrike: ka veprimtari të ndryshme ku
fëmiut i ipet figura e vizatuar në letër të bardhë e ai duhet ta ngjyros. Vendosen dhe tre forma
të ndryshme gjeometrike me të njejtën ngjyrë me qëllim që nxënësi të fokusohet vetëm te
forma, i emërton mësuesja e më pas kërkon nga nxënësi t’i emërton ai. Më pas mësuesja
ndërron vendet e figurave dhe kërkon që ai t’i emërton. Vizatimi i figurave fillon me vija të
ndërpera, pastaj kalohet në bashkimin e pikave dhe plotësimin e figurave pasi janë të dhëna
vetëm gjysëm.
Koncepti matematikor i madh i vogël- vie pas përvetësimit të figurave gjeometrike p.sh
trekëndëshi i madh trekëndëshi i vogël: hap pas hapi fëmijëve u jepen figurat me ngjyra të
ndryshme që ai të dallon madhësitë e jo ngjyrën, etj.
Kuptimi i numrit- mund të jepet me anë të konkretizimit, fëmiut i tregojmë numrin një, dhe
më pas i shoqërojmë nga një element, ku më pas japim kuptimin e numrit duke e
konkretizuar me mjete mësimore p.sh një laps, një fletore. Pas kësaj fëmiut i japim numrin ta
shoqëron me figurën që ka një element, etj (Hoxhaj, 2013).
Ngjyrat- në këtë rast mësuesja për veprimtaritë e reja fillon me bisedë hyrëse, apo ndonjë
detyrë që u është dhënë në shtëpi. P.sh mësuesja kërkon të sjellin diçka që ka ngjyrë të kuqe,
ku ajo e shënon në fletoren e shënimeve të fëmiut. Mësuesja ka vizatuar mollë, qershi, lule
dhe mbi model fëmijëve u hedh ngjyrë të kuqe dhe nxënësit e përhapin me gisht ngjyrën mbi
figurën e dhënë (gjatë gjithë kohës kërkohet t’i ofrohet ndihma), më pas priten figurat e
dhëna me ndihmën e mësueses. Fëmijët duhet të nxiten pasi që zakonisht ata shfaqin sjellje të
acaruar kur bëjnë një veprimtari të re ose jashtë dëshirës së tyre. Duhet të kemi parasysh se
pas çdo pune të kryer nga fëmiu ai duhet të shpëblehet.
17
2.3.6. Përshkrimi dhe vlerësimi
Vlerësimi i fëmijëve me autizëm bëhët në mënyra të ndryshme dhe metoda të ndryshme
varësisht nga plani që përdoret, mosha e fëmiut dhe shërbimi që ai merr. Në vazhdim do i
përmend disa nga sferat dhe pikat të cilat marrin parasysh anët specifike të zhvillimit të
fëmijëve autik.
Zhvillimi social- kjo sferë përmban 40 pika, ku fëmiu autik duhet ti mëson disa prej tyre.
Metoda kryesore për vlersimin e secilës pikë është krahasimi dhe kontakti me fëmijën gjatë
situatave joformale për një periudhë të gjatë kohore.
Komunikimi-kjo sferë është e ndarë në dy nënsfera: në gjuhën përceptuese dhe ate
ekspresive, ku kjo sferë është një nga pikat treguese e zhvillimit të dëmtuar tek fëmijët autik.
Gjuha perceptuese-kuptimi i gjuhës tek fëmijët fillon në mes të muajit të tetë dhe nëntë, ku
përmes melodisë, theksit dhe ngjyrës së zërit, fëmiu diferencon përmbajtjen. E kjo sferë tek
fëmijët autik shpesh herë është e dëmtuar. Në këtë sferë janë 57 pika, në mënyrë që vlerësimi
mund të influencojë gjendjen aktuale të fëmijës.
Gjuha ekspresive- një numër i madh i fëmijëve autik kanë probleme të mëdha në shprehitë
verbale. Pjesa joverbale e gjuhës tek këta fëmijë nuk kijohet në mënyrë spontane, dhe kësaj
pjese duhet kushtuar rëndësi. Menaxhimi i aftësive bazë joverbale është parashikim për
zhvillimin e pjesës ekspresive. Kjo sferë përmban 14 pika. Për vlerësimin e aftësive të të
shprehurit verbalisht, shfrytëzohet ndërvepriminë mes të fëmijës dhe prindit, i cili përmban
70 pika.
Imitimi- fëmijët e spektrit autik kanë deficit në këtë sferë, prandaj është e nevojshme
njohuria e mundësive dhe aftësimi i imitimit jo vetëm motorik dhe verbal por dhe social. Kjo
sferë ka 53 pika, 25 për imitimin motorik, 11 për imitimin social dhe 18 për atë verbal.
Vlerësimi bëhet përgjatë vëzhgimit, lojës apo punës individuale me fëmijë.
Motorika-zhvillimi i motorikës dhe niveli i saj padyshim influencon dhe në nivelin e
përgjithshëm të individit. Për këtë sferë janë caktuar: 43 pika për sferën e motorikës së butë
18
dhe 49 për sferën e motorikës së fortë. Vlerësimi bëhet përgjatë vëzhgimit, lojës apo punës
individuale me fëmijë, apo situatave joformale.
Grafomotorika dhe piktura-kanë lidhje me zhvillimin e motorikës së butë, me perceptimin,
kordinimin sy-durë dhe aftësitë njohëse. Kjo sferë përmbanë 23 pika dhe vlerësimi bëhet
gjatë punës individuale.
Vetpërgaditja- menaxhimi i kësaj sfere tek fëmijët autik ndihmon për të bërë më kualitative
jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Përsëritja e këtyre aktiviteteve duhet të jetë e
vazhdueshme. Kjo sferë përmban vendosjen e pijatave dhe ushhqimit në tavolinë 36 pika,
veshja 31 pika, larja 20 pika, përdorimi i tualetit 20 pika.
Perceptimi- interimi i secilit sens te këta fëmijë është i dëmtuar dhe kjo shkakton, që
përceptimi i botës prej tyre është i ndryshuar. Kjo sferë ndahet në përceptimin me sy, veshë
dhe prekje; 17 pika në përceptimin më sy theksueshëm lidhet me mendimin vizual, 11 në
sferën e të dëgjuarit, ndërsa 7 në përceptim të prekjes. Vlerësimi bëhet sipas vëzhgimit, lojës
dhe punës individuale.
Mendimi abstraktvizual- këtu kemi të bëjmë me aftësi siç janë: përcaktimi, kategorizimi,
dhe organizimi, që janë të nevojshme për organizimin dhe kuptimin e informacioneve, të
cilat vinë nga ambienti përreth. Tek kjo sferë janë gjithsejt 37 pika, vlerësimi bëhet gjatë
punës individuale me fëmijë, gjatë lojës dhe situatave jo formale.
Këto pikat e shënuara më lartë janë pyetje që duhet t’i përgjegjemi me shkallët vlerësuese:
plotësoi, tregon me shenja, nuk plotësoi.
Plotësoi (S) vlerësojmë atëher kur fëmija e kryen vet detyrën pa ndihmën e dikujt.
Tregoi me shenja (Na) vlerësojmë atëher kur fëmija gjatë kryerjes së detyrës duhet të
ndihmohet.
Nuk plotësoi (Ne), vlerësojmë atëher kur fëmija nuk kupton përmbajtjen e detyrës, nuk
tregon asnjë dëshirë për të kryer detyrën, ose gjatë plotësimit është i nevojshëm drejtimi i
plotë fizik i pedagogut (Cadilova & Zampachova, 2012).
19
2.4. PLANI INDIVIDUAL ARSIMOR (PIA)
Plani individual arsimor (PIA), është dokumet zyrtar pedagogjik i cili hartohet për
fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues dhe mbështetës i
fushave të ndryshme zhvillimore ka marrë vendimin për arsimim me nevoja të veçanta.
PIA shërben për planifikim sistematik të edukimit, mësimdhënie për mbështetjen dhe
përcjelljen e përparimit individual të fëmijëve në mësim. PIA duhet të zhvillohet përmes
një procesi bashkëpunues duke përfshirë shkollën, prindërit, fëmijët (kur është e
përshtatshme) dhe personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm
(konfidencial) dhe informatat për të, mund t’u ipen të tjerëve vetëm me lejen e
prindërve. Ai i referohet përshtatjes së programit edukativo arsimor dhe fokusohet në
nevojat me prioritet të të nxënit (MASHT, 2016).
2.4.1. Çka përcakton PIA?
- Qëllimet edukative, arsimore të fëmijës për periudhën që zgjat plani individual,
- Objektivat mësimore të fëmijës përmes të cilave realizohet qëllimi i vendosur,
- Metodat e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese,
- Burimet e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese,
- Përmbajtjen e lëndëve mësimore të idividualizuara ose fushave të aktiviteteve,
- Format e vlerësimit të fëmijës,
- Personat përgjegjës për hartimin e PIA-së dhe
- Procesin e monitorimit dhe rishikimit të tij.
2.4.2. Struktura e Planit Individual Arsimor (PIA)s
2.4.2.1. Pjesa administrative
Informatat e përgjithshme të fëmijës si: (emri dhe mbiemri, ditëlindja, prindi-kujdestarët,
gjuha amtare dhe komunikimi, telefoni, adresa elektronike, vendbanimi, shkolla, klasa,
grupmosha mësimdhënësi/ja klasor),
- Historiku i shkollimit paraprak,
- Gjendja shëndetsore paraprake dhe momentale: (rekomandimet mjeksore,
intervenimet, rehabilitimet, terapitë mjeksore, paisjet mbështetse, shërbimet e tjera),
20
- Përcaktimi për vendin ku do të vijon mësimin: (vendi, orari, lënda, emri i
mësimdhënësit/es),
- Shërbimet brenda institucionit: (psikologu, pedagogu, pediatri, mësuesi
gjithpërfshirës, asistenti i fëmijës, arsimtari udhëtues, logopedi, punëtori social),
- Shërbimet jashtë institucioneve edukativo arsimore,
- Planifikimi dhe rishikimi i planit individual arsimor,
- Data e rishikimit të vendimit për arsim me nevoja të veçanta,
- Data e përfundimit për arsim të vendimit për arsim me nevoja të veçanta,
- Leja nga prindi për bartjen e informacioneve për fëmijën tek personat përgjegjës që
punojnë me fëmijën.
2.4.2.2. Pjesa Pedagogjike
Fusha e zhvillimit të gjuhës dhe komunikimit, fusha e zhvillimiit fizik, fusha e zhvillimit
social-emocional, fusha e zhvillimit njohës, fusha e shkathësive të jetës së përditëshme,
Qëllimi- aftësitë dhe shkathtësitë e fëmijës-nevojat e fëmijës, objektivat mësimore, metodat
dhe tekniat e punës-paisjet mësimore individuale, shërbimet shtesë, metodat e vlerësimit të
fëmijës, vlerësimi i arritjes së qëllimit, kontrollimi i veprimtarive në zbatimin e qëllimit,
Lënda e individualizuar- aftësitë dhe shkathtësitë e fëmijës-nevojat e fëmijës, rezultatet e
pritshme, metodat dhe tekniat e punës-paisjet mësimore individuale, shërbimet shtesë,
metodat e vlerësimit të fëmijës, vlerësimi i arritjes së rezultateve të pritshme, kontrollimi i
veprimtarive në zbatimin e qëllimit,
Fusha e aktiviteteve- aftësitë dhe shkathtësitë e fëmijës-nevojat e fëmijës, rezultatet e
pritshme, metodat dhe tekniat e punës-paisjet mësimore individuale, shërbimet shtesë,
metodat e vlerësimit të fëmijës, vlerësimi i arritjes së rezultateve të pritshme, kontrollimi i
veprimtarive në zbatimin e qëllimit,
Vlerësimi i përgjithshëm i përparimit të fëmijës,
Vlerësimi i sistemit përkrahës.
21
2.4.2.3. Pjesa rehabilituese sipas nevojave individuale të fëmijës
Shërbimet rehabilituese, qëllimi i rehabilitimit, vendi ku ofrohen shërbimet rehabilituese,
aktivitete e përshtatura sipas llojit të rehabilitimit, kohëzgjatja dhe orari i ofrimit të
shërbimeve rehabilituese, vlerësimi dhe shkëmbimi i informatave nga ofruesit e shërbimeve
rehabilituese.
2.5. Qëllimet dhe detyrat
Qëllimet tregojnë realizimet e dëshiruara të cilat priten pas periudhes së planifikuar që e ka
caktuar PIA. Shprehen si shprehje pozitive të nxënësve pas realizimit të PIA-së. Qëllimet
mund të jenë afatshkurtëra (javore, mujore) ose afatjate (gjysmëvjetori ose i tërë viti) në
varësi nga periudha kohore që destinohet.
Qëllimet duhet të jenë të definuara mirë, duhet të jenë konkrete, të arritshme në mënyrë që të
mund të matet arritshmëria e tyre. Është shumë me rëndësi renditja ose prioritetet përmes të
cilave arrihet qëllimi i përcaktuar. Ndonjëher është me rëndësi të madhe të kijohen kushtet që
fimija të jetë i sukseshëm në një aktivitet në mënyrë që të ngrisim nivelin e vetbesimit.
2.6. Dokumentimi i përpilimit dhe evolimi i efikasitetit të programit
Pjesë integale e PIA-së, është vlerësimi i përhershëm dhe grumbullimi i të dhënave të cilat do
të shfrytëzohen për përcaktimin e përparimit të fëmijës. Midis metodave për përcaktimin
gjenden: shkaqet e punës, shkaqet e vëzhgimit të sjelljes, shënime anegdotash, testet e
bazuara në kriteriumin e arritshmërisë, etj.
2.7. Hartuesit e PIA-së
Personat që marrin pjesë në hartimin e PIA-së, janë pesonat e përzgjedhur nga drejtori i
shkollës bashkë me mësimdhënësit e shkollave dhe mësimdhënësin udhëtues. Përgjegjësi e
tyre është që të organizojnë takime me personat që do jenë pjesmarrës në harimin e PIA-së.
Personat që marrin pjesë në takimin dhe hartimin e PIA-së janë: prindi-kujdestari, mësuesi
mbështetës, mësimdhënësi udhëtues, arsimtarët lëndor, dhe ofruesit e shërbimeve profesinale
(psikologu, pedagogu, logopedi).
22
2.8. Vendi i realizimit të PIA-së
Vendi i realizimit të PIA-së është shkolla. Për këtë duhet krijuar kushte për realizimin e tij në
kuadër të aktiviteteve të përbashkëta në klasë sa herë të jetë e mundëshme, sepse çdo ndarje e
fëmijës nga klasa mund të jetë destimulative. Pjesa e aktiviteteve të planifikuara duhet të
realizohet në shtëpi, në rrethin familjar. Përpos shkollës, vendi ku mundë të realizohet PIA
mund të jetë një qendër terapeutike, shoqatë apo organizatë që merret me trajtimin e fëmijëve
autik.
Kapitulli 3. METODOLOGJIA
Në këtë kapitull prezantohen metodat kërkimore të cilat u përdorën për realizmin e studimit.
Kapitulli përbëhet nga disa pjesë të cilat kanë të bëjnë me hartimin e studimit, fazat
nëpër të cilat kaloi, metodën kërkimore të përdorur dhe medodat për mbledhjen e të dhënave,
procedurat dhe instrumentet e përdorura, përzgjedhja e pjesëmarrësve, medodat për analizën e të
dhënave, procedurat për të siguruar besueshmërinë dhe vlefshmërinë e rezultateve, konsiderimin
e çështjeve etike, si dhe kufizimet e studimit.
3.1. Hartimi i studimit
Bazuar në shkrime të ndryshme publicitare, artikuj të ndryshëm, numri i fëmijëve me
autizëm çdo herë e më shumë po rritet. Përveç problemeve negative që autizmi shkakton tek
fëmija, ndkikimet janë dhe në familje, arsimim dhe shoqëri. Tek ne mungojnë studime të
cilat trajtojnë në mënyrë të veçantë arsimimin e fëmijëve me autizëm.Studimi do të bën të
mundur njohje më mirë të realitetit në asimimin e këtyre fëmijeve në komunën e Gjakovës.
Gjithashtu, studimi thekson rëndësinë që ka arsimimi i këtyre fëmijëve.
3.2. Historiku i studimit, përshkrimi i fazave
Historia e studimit fillon nga muaji Mars i vitit 2017 dhe përfundon gjatë muajit Qershor të
po këtij viti. E gjitha kjo vjen nga kontakti i parë me këta fëmijë tre vite më parë, pastaj puna
vullnetare njëvjeçare në një shkollë ku punova me këta fëmijë, kontakti me fëmijët,
mësimdhënësit, prindërit, psikologët, logoped dhe shoqata, më shtyen të kërkoj dhe studioj
23
më shumë këtë fushë. Fusha e autizmit është shumë e gjërë dhe përfshin në vete shumë
çështje dhe tematika. Orientimi i studimit ishte drejt arsimimit të fëmijëve autik dhe
shqyrtimi apo përshtatshmëria e planeve individuale arsimore që përdoren për këta fëmijë.
Realizimi i këtij studmi ka kaluar në disa faza, konkretisht:
- Faza e parë: ka qenë rishikimi i literaturës. Në këtë fazë qëllimi ka qenë rishikimi i
literaturës dhe çfarë është bërë deri më tani mbi këtë çështje që është marr mbi
studim. Rishikimi i literaturës ka bërë që të kem një koncept, variabla, idetë që lidhen
me temën e studimit.
- Faza e dytë: ka të bëjë me diskutimet me udhëheqsin shkencor, personat që merren
me trajtimin e fëmijëve me autizëm, qartësimi i qëllimit, objektivat dhe specifikimin
e pyetjeve kërkimore.
- Faza e tretë: në fazën e tretë fokusi ishte mbi dy fazat paraprake si dhe në qëllimin,
objektivat dhe pyetjet kërkimore. Në këtë fazë përqendrimi ishte tek metodat
kërkimore, popullata e studimit, dhe instrumenti kërkimor. Metoda e përdorur në këtë
hulumtimi ishte sasiore, në mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave.
Instrumenti i përdorur për mbledhjen e të dhënave, ishte pyetsori.
- Faza e katërt: në fazën e katërt të studimit u realizuan pyetsorët me personat që
punojnë me këta fëmijë, mësimdhënës, psikolog, logoped, mësimdhënës mbështetës
dhe prindër të fëmijëve me autizëm. Pas mbledhjes së pyetsorve u bë analizimi i të
dhënave.
- Faza e pestë: kjo fazë ka të bëjë me nxerrjen e rezultateve, arritjet përfundimtare,
rekomandimet dhe kërkimet e mëtutjeshme në këtë fushë.
3.3. Metoda kërkimore e përdorur
Metoda kërkimore e përdorur në këtë studim ishte metoda sasiore. Rishikimi i literaturës, analiza
e të dhënave dytësore dhe metoda sasiore të mbledhjes, analizimit dhe interpretimit të të dhënave
ishin pjesë e studimit. Metoda sasiore merret kryesisht me mbledhjen dhe grumbullimin e të
dhënave që janë të strukturuara dhe mund të paraqiten në formë numerike. Të dhënat sasiore
mund të mbidhen kur përdoret qasja epistemologjike pozitiviste dhe mbledhen të dhëna që mund
të analizohen nga ana stastikore (Matthews & Ross, 2010).
24
3.4. Popullata e studimit dhe kampioni i përzgjedhur
Kampioni i zgjedhur për këtë studimi përbëhet nga mësimdhënës, psikolog, lopgopede,
mësimdhënës mbështetës, që punojnë me fëmijët me autizëm dhe prindërit e tyre. Në hulumtim
janë përfshirë gjithsejt 20 respodentë, nga komuna e Gjakovës. Më konkretisht kanë qenë të
përfshirë:
14 respodentë kanë qenë përfaqësues të shërbimeve që ofrohen për fëmijët me autizëm
(70%)
6 respodentë kanë qenë prindër të fëmijëve me autizëm (30%).
Kampioni i përfshirë në hulumtim ka qenë shumë i vogël, dhe përzgjedhja e respodentëve ka
qenë në mënyrë të qëllimshme.
3.5. Hipoteza e hulumtimit
Plani individual arsimor (PIA) ndikon pozitivisht në përmirësimin psikosocialë, në aftësimin
dhe rehabilitimin e fëmijëve me autizëm, në krijimin e aftësive dhe shprehive profesionale të
tyre për t’u integruar në komunitet.
3.6. Instrumenti
Planet individuale arsimore të fëmijëve autikë.
Vëzhgimet e punës me fëmijë me autizëm.
Pyëtsorët me punonjësit që punojnë me fëmijët.
Pyetsorët me prindërit e fëmijëve.
Gjetjet e literaturës përkatëse.
3.7. Qëndrueshmëria dhe vlefshmëria e studimit
Të gjitha të dhënat e mbledhura dhe të përdorura në këtë hulumtim janë të ruajtura nga çdo lloj
deformimi; të dhënat e marra nga pjesëmarrësit në studim janë të sakta dhe të vërteta; të gjitha të
dhënat e këtij studimi janë mbledhur nga vetë kërkuesi.
25
3.8. Çështjet etike
Pavarësisht se pjesëmarrja ka qënë plotësisht vullnetare, në studim janë ndjekur parimet kryesore
të etikës: rrespekti dhe dinjiteti i pjesmarrësit në hulumtim, mirëqenja fizike. Edhe pse
pjesëmarrja në hulumtim, ishte vullnetare, të dhënat e mbledhura për këtë studim nëpërmjet
pyetësorit u ruajtën si materiale sekrete.
Kapitulli 4. REZULTATI I STUDIMIT
Në vijimësi të këtij studimi dhe si rezultat i analizimit të pyetësorëve të realizuar me ofrues të
shërbimeve, vijmë në disa përfundime konkrete lidhur me aplikimit e PIA-së në sistemin
arsimor të Kosovës. Rezultatet e dalura nga ky studim vënë në pah zbatimin e përgjithshëm të
PIA-së në sistemin arsimor si dhe problematikat e mundshme në zbatimin e tij gjatë punës me
fëmijë me autizëm. Rezultatet e dalura nga ky studim, bazohen në hulumtimin kuantitativ i cili
ku për njësi të hulumtimit e ka individin, analizimine të dhënave personale, gjendjes faktike,
qëndrimeve dhe mendimeve për qështje të caktuara. Gjithashtu, ky studim ofron informacion të
përgjithshëm për qasjen e familjes dhe kujdesin e saj ndaj fëmijëve me autizëm.
Pyetsorët e përdorur gjatë këtij studimi, janë hartuar në dy forma:
Për ofruesit e shërbimeve (mësimdhënës, mësimdhënës mbështetës, logoped, psikolog
dhe asistent terapeutik),
Për prindërit e fëmijëve me autizëm.
Për shkak se mostra e përfshirë në këtë hulumtim ka qenë e vogël (me 20 respondent) si dhe për
shkak se mostra nuk është mostër reprezentative dhe e rastësishme por e qëllimshme dhe
aksidentale (vullnetare) të dhënat nga ky hulumtim nuk mund të shërbejnë për të bërë
përgjithësime kur bëhet fjalë për aplikimin e PIA-s ne nivelin e përgjithshem të sistemit arsimor
të Kosovës. Mirëpo, tregojnë gjendjen faktike në Komunën e Gjakovës.
Gjithashtu disa variabla (pyetje) të caktuara të përfshira në instrumentin e përdorur për
hulumtim, konsideroj se nuk janë marrur disa përgjegje valide nga respodentët (për shkak se nuk
kanë pranuar të përgjigjen, apo dhe ju ka munguar informacioni), prandaj duhet pasur rezerva në
rezultatet e përgjigjeve në këto variabla ( sidomos ato pyetje të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e
26
kapaciteteve profesionale nga ana e institucioneve përkatëse përfshirë këtu edhe MASHT-in). Në
përgjithsi, mund të konkludoj se të gjeturat nga ky hulumtim mund të përdoren për qëllime,
projekte, dhe nisma të reja në këtë fushë me qëllim të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme
kur bëhet fjalë për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me autizëm.
4.1. Të dhënat e përgjithëshme
4.1.1. Për ofruest e shërbimeve (mësimdhënës, mësimdhënës mbështetës, edukatore
joformale, logoped, psikolog, dhe asistent terapeutik
Në këtë hulumtin kanë qenë të përfshirë 14 ofrues të shërbimeve ndaj fëmijëve me autizëm, ku
përvoja e tyre varion nga 1-17 vite. Profesioni i tyre është: pesë (5) mësimdhënës, një (1)
mësimdhënëse mbështetës, një (1) edukatore joformale, një (1) logopede, pesë (5) psikologe,
dhe një (1) asistente terapeutike. (Fig.1)
Në pytjen e bërë se cili është roli juaj në trajtimin e fëmijëve me autizëm?-Pesë (5) janë
përgjegjur mësimdhënës, katër (4) janë përgjegjur mësimdhënëse mbështetëse, dy (2) janë
përgjegjur si psikologe, (1) një asistente e fizioterapisë, (1) një është përgjegjur si edukatore
joformale dhe një (1) është përgjegjur që punon si logopede. (Fig.1)
Fig.1. Përvoja e punës dhe kualifikimi i shërbyesve civil
27
Pyetja e radhës ishte:a keni ndonjë trajnim të kryer për punën me fëmijë me autizëm?-Pesë (5)
respondent janë përgjegjur që kanë trajnime të ndryshme për autizmin, tre (3) respondent janë
përgjegjur që kanë të gjitha trajnimet e ndjekura nga MASHT-i, një (1) respondent është
përgjegjur që ka ndjekur Indeksin për Inkluzion dhe ÇSA, një (1) respondent është përgjegjur
me ÇSA dhe zhvillimin e shëndetit seksual tek personat me autizëm, shkathësit sociale dhe
Fig.2.Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe paisja me mjete konkretizuese
menaxhimi i sjelljeve të papërshtatëshme, një (1) përgjegjje ka qenë trajnimi me temën ,,Autism
Awarness at International Open Academy,, dhe nivelin ABA, një (1) respondent është
përgjegjur me jo dhe dy (2) të tjerë jane përgjegjur se kanë ndjekur trajnime lidhur me ngritjen e
kapaciteteve profesionale (zhvillime profesionale), dhe trajnime në Prishtinë nga Shoqata e
Psikoterapistëve dhe Asociacioni i Psikologëve të Belgjikës.(fig.2)
Në pyetjen e bërë se,sa jeni të paisur me mjete për punën që bëni me fëmijë me autizëm?-
Dymbëdhjetë (12) respondent janë përgjegjur se janë të paisur mesatarisht me mjete të punës me
fëmijë, ndërsa dy (2) respondent janë përgjegjur se s’kanë mjete të mjaftueshme të punës me
fëmijë (fig.2). Në pyetjen e bërë,çfarë mjete përdorni për punën me këta fëmijë?- Dhjetë (10)
respondent janë përgjegjur se ata përdorin mjete audivizuele, tre (3) respondent përdorin mjete
të ndryshme të punes të cilat ata i kanë në shfrytëzim,(psh. Mjete didaktike,, prek e ndjej,,), një
(1) respondent është përgjigjur se përdor mjete vizuale, dhe një (1) tjetër me audio vizuele dhe
28
didaktike (Fig.3). Pyetja e radhës kishte të bëjë me metodat se cilën nga metodat e praktikonin
gjatë punës më fëmijë?:TEACH, PECS, ABA dhe tjera metoda?, dhjetë (10) nga respondent janë
përgjegjur se përdorin metoda tjera pa e cekur se cilën, tre (3) respondent janë përgjegjur
metodën ABA, dhe një (1) tjetër është përgjejur me metodën ABA dhe PECS. (Fig.3)
Fig.3 Përdorimi i mjeteve konkretizuese dhe metodologjia e punës me fëmijë autik
Ne pyetjen se sa herë brenda një viti e vlerësonin fëmijën në aspektin pedagogjik?-
Njëmbëdhjetë (11) respondent janë përgjegjur se vlerësojnë fëmiun çdo 6 muaj, dy (2) të tjerë
janë përgjegjur çdo 3 muaj, dhe një (1) është përgjegjur një herë në vit (Fig.4). Në pyetjen se
brenda institucioneve edukativo-arsimore a marrin shërbime tjera këta fëmijë?- Gjashtë (6)
Fig.4 Vlerësimi i fëmiut dhe asistenca shtesë në kuadër të Institucioneve edukativo arsimore
29
respondent janë përgjegjur që asnjë shërbim nuk e përfitojnë fëmijët me autizëm, tre (3)
respondent janë përgjegjur se brenda institucioneve përfitojnë ndihmën e psikologut, tre (3)
respondent janë përgjegjur se brenda institucioneve fëmijët me autizëm përfitojnë shërbim nga
asisitenti i fëmijës, dhe dy (2) të tjerë janë përgjegjur me tjetër (p.sh asistent fizoterapeutik).
(Fig.4)
Pyetja tjetër ishte sa ju kanë ndihmuar MASHT-i apo KK në punën e tyre si mësimdhënës?-
Shtatë (7) respondent janë përgjegjur shumë vetëm KK, dy (2) respondent janë përgjegjur vetëm
MASHT-i, dy (2) tjerë janë përgjegjur aspak, dhe tre (3) të tjerë pak. (Fig.5)
Fig.5 Ndihma e ofruar nga ana e Institucioneve- MASHT dhe KK Gjakovë
Pyetja tjetër ishte e ndërlidhur me pyetjen paraprake se me çfarë keni gjetur përkrahje nga
MASHT-i apo KK?-Pesë (5) respondent janë përgjegjur me trajnime nga MASHT-i (në nivel
lokal këta persona janë deklaruar si ndjekës të trajnimeve të ndryshme; në anën tjetër Shoqata
Autizmi e cila drejtpërsëdrejti merret me këtë qështje konfirmon pamjafueshmëri të këtyre
trajnimeve), tre (3) janë përgjegjur me mjete mësimore, transport, aktivitete të ndryshme, dy (2)
respondent janë përgjegjur me vlerësimin e fëmijëve nga ekipi i KK, një (1) është përgjegjur të
përgjithshme, dhe një (1) tjetër lehtësim në procedura për projektpropozimet e fituara në kuadër
30
të bashkëpunimit me KK dhe Save the Children. (Fig.5) Pyetja tjetër ishte sa janë bashkëpunues
prindërit apo kujdestari i fëmijës gjatë punës së tyre?-Pesë (5) respondent janë përgjegjur me
shumë, tetë (8) respondent janë përgjegjur mesatarisht, dhe një (1) respondentështë përgjegjur
pak bashkëpunues.(Fig.6) Pyetja tjetër ishte se çfarë mund të kontribonte prindi në punën
Fig.6.Bashkëpunimi me prindër
etyre?-Njëmbëdhjet (11) respondent janë përgjegjur me përcjelljen e aktiviteteve dhe vazhdimin
e ushtrimeve në shtëpi, dy (2) respondent janë përjegjur me informacion mbi gjendjen e fëmijës,
dhe një (1) tjetër është përgjegjur me të përgjithëshme sipas nevojave të fëmiut.(Fig.6).
Fig.7.Përfshirja dhe integrimi social i fëmijëve me autizem
Një pyetje tjetër ishte a mendoni se fëmijët me autizëm duhet të përfshihen në klasa të
rregullta?-Dymbëdhjetë (12) respondent janë përgjegjur me PO, ndërsa dy (2) persona janë
përgjegjur me JO (Fig.7). Në pyetjen e fundit a mendoni se fëmijët me autizëm janë të
31
pranueshëm nga fëmijët tjerë?- Njëmbëdhjetë (11) respondent janë përgjegjur me PO, dy (2)
respondent janë përgjegjur me JO dhe një (1) respondent është përgjejur në raste të sindromës së
autizmit të lehtë (Fig.7).
4.1.2. Për prindërit e fëmijëve me autizëm
Në këtë hulumtin kanë qenë të përfshirë 6 prindër të grupmoshave nga 29-55 vjeç, me banim në
qytet (Fig.1). Këta prindër vijnë me profesione të ndyshme si: mjek, profesor, ekonomist,
inxhinjer, amvise dhe zejtar (Fig.1).
Fig.1.Të dhënat e përgjithshme mbi prindërit dhe fëmijët
Statusi i tyre përkon me të punësuar dhe me të papunësuar, katër nga këto familje marrin
asistencë sociale për kujdesin ndaj fëmijës me autizëm. (Fig.1). Grupmosha e fëmijëve të tyre të
përfshirë në sistemin arsimor është nga 5-17 vjeç ku sipas gjinisë këta fëmijë ndahen në 4
meshkuj (M) dhe 2 femra (F) (Fig.1). Kur bëhet fjalë për kohën e diagnostifikimit e fëmijëve të
tyre me sëmundjet e ÇSA-së nga ana e vet prindërve ata kanë arritur të bëjnë një gjë të tillë duke
filluar nga mosha 1-4 vjeçare (Fig.1). Në aspektin e marrjes së shërbimeve nga institucionet të
cilat i trajtojnë fëmijët e tyre ato ndahen në qëndrim ditor dhe të përkohshëm ku: 3 nga ata
marrin qëndrim ditor ndërsa 3 të tjerë qëndrim të përkohshëm. (Fig.1)
Në pyetjen e bërë se cili është roli juaj si prindër në arsimin e fëmijës tuaj?-Katër (4) janë
përgjegjur se ndihma e tyre konsiston në ndihmë rreth detyrave të shtëpisë, edukim të
përgjithshëm dhe aftësim për jetë; një (1) nga ata është përgjegjur shtytje dhe angazhim, ndërsa
32
një nga ata nuk është përgjegjur. (Fig.2) Në pyetjen tjetër se cilat kanë qenë përfitimet e fëmijës
tuaj gjatë arsimimit të tyre?-Një (1) prind është përgjegjur se socializimi me rrethin ku ata
jetojnë, një (1) tjetër prind është përjegjur së fëmija i tij socializohet, ndjen siguri dhe zhvillon
aftësi bazë të cilat atyre u duhen ( levizjet motorike fine), dy (2) të tjerë përgjigjen se fëmijët e
tyre ndjejnë siguri, zhvillojnë aftësi, socializohen dhe argëtohen si dhe dy (2) të tjerë janë
përgjegjur se socializohen dhe zhvillojnë aftësi. (Fig.2)
Fig.2 Roli i prindërve dhe përfitimet e fëmiut nga përfshirja e tij në procesin edukativo-arsimor
Kur bëhet fjalë për vështërsitë me të cilat fëmiijët e tyre përballen dhe që e vështirëson suksesin
e tyre?- Dy (2) prindër janë përgjegjur që si vështirësi bazë e shofin pranimin dhe integrimin e
Fig.3 Vështërsit e fëmiut, bashkëpunimi ndërmjet prindërve dhe interesimi i shtuar i fëmiut
fëmijëve të tyre në shkollë dhe shoqëri, katër (4) nga ata konsiderojnë mungesën e koncentrimit
dhe bashkëpunimit të fëmiut si problem bazë (Fig.3). Një pyetje tjetër e cila përkon me
33
bashkëpunimin dhe takimet në mes të vet prindërve?me qëllim të diskutimit dhe lehtësimin e
sfidave të përbashkëta që kanë me fëmijët me autizëm, të gjithë janë përgjegjur pozitivisht, se
duhet të kenë takime sa më të shpeshta mes tyre. (Fig.3).Bazuar në pyetjen që ndërlidhet me
interesimin e fëmiut ndaj metodës së të mësuarit më të lehtë?- Dy (2) nga prindërit janë
përgjegjur se fëmijët e tyre shprehin interesim për muzikë , dy (2) të tjerë në muzikë dhe lodra,
një (1) muzikë dhe vizatim dhe një (1) prind tjetër në lodra dhe vizatim. (Fig.3). Në përfundim
të këtij pyetsori për prindër në pyetjen e drejtuar atyre se si sillet me fëmijët tjerë fëmiu juaj?- Tre
Fig.4 Sjellja dhe socializimi i fëmijëve me autizëm me fëmijët e tjerë
(3) nga ata janë përgjegjur se fëmijët e tyre janë të shoqërueshëm dhe pëlqejnë kontaktin me të
tjerët, dy (2) të tjerë janë përgjegjur se janë të shoqërueshëm dhe një (1) tjetër është përgjegjur se
pëlqen kontaktin me të tjerët (Fig.4).
Kapitulli 5. DISKUTIMI
Studimi është i llojit të hulumtimit sasior me kohëzgjatje prej katër muajsh i realizuar gjatë
periudhës (mars-qershor), me qëllim të prezentimit të të dhënave të gjetura në formë të punimit
diplomik Universitar. Gjatë kësaj periudhe të studimit u zhvilluan disa aktivitete hulumtuese, ku
si instrument për matje u shfrytëzuan pyetsorët për prindër dhe ofrues të shërbimeve. Gjithashtu,
gjatë kësaj periudhe kohore u arrit që në masë të konsiderueshme të identifikohet situata e
fëmijëve me autizëm në komunën e Gjakovës dhe programet arsimore që shërbejnë për edukimin
dhe integrimin e tyre në shoqëri. Një nga gjetjet e studimit është se nga aplikimi i programeve
34
individuale arsimore i përdorur në edukimin e fëmijëve target grup të studimit referues, ndikimi i
PIA-së në përmirsimin e parametrave të tyre mendorë dhe fizikë, si dhe në përmirësimin e
sjelljeve të tyre në mënyrë progresive tek grupmoshat e ndryshme. Qasja në një klasë të veçantë
të arsimit, e quajtur “klasa e bashkangjitur”, krahas mundësive që u jep fëmijëve me aftësi të
kufizuara është e vlefshme në masë të konsiderueshme për fëmijët me autizëm. Fëmijët me
autizëm punojnë me mësimdhënesit e edukimit special në mënyrë individuale dhe grupore si dhe
trajtojnë problematikat të caktuara që kanë të bëjnë me edukimin e përgjithshëm të tyre. Marrë
në përgjithësi, aplikimi i PIA-së si program bazë i përdorur nga ofruesit e shërbimeve synon
krijimin e aftësive, shprehive dhe shkathtësive të fëmijëve për t’u integruar dhe pranuar në
shoqëri.
Rezultatet e studimit treguan se gjatë trajtimit dhe edukimit të fëmijëve me autizëm pranë
institucioneve edukativo-arsmore vërehet mungesë e kualifikimit adekuat të ofruesve të
shërbimeve për trajtimin e autizmit si patologji, mungesë e vlerësimit periodik dhe jo adekuat të
fëmijëve me autizëm (në disa raste), mungesë e infrastruktues aduekuate në institucione arsimore
përfshirë këtu materialet didaktike dhe paisjet adekuate të nevojshme për punë me këta fëmijë.
Po ashtu, në punën me këta fëmijë del si rezultat dhe mungesa e ofrimit të shërbimeve
rehabilituese brenda institucioneve arsimore dhe bashkëpunim jo i kënaqshëm me prindër dhe
komunitet, kur bëhet fjalë për aktivitete të përbashkëta që kanë rol dhe rëndësi të madhe në
integrimin e përgjithshëm të këtyre fëmijëve në shoqëri. Rezultatet e studimit treguan gjithashtu
se angazhimi i prindërve në arsimimin e fëmijëve me autizëm është i fokusuar në mbështetje në
detyra të shtëpisë. Ndërkaq, ngelen sfiduese aktivitetet jashtëshkollore dhe mungesa e
bashkëpunimit ndërmjet vet prindërve, mundësia e përkrahjes institucionale për ndihmë në
aspektin social të familjes si dhe sfidat paragjykuese dhe sterotipet e ndryshme në avansimin,
arsimimin dhe integrimin e përgjithshëm të fëmijëve të tyre.
35
Kapitulli 6. PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET
6.1. Përfundimet
Bazuar në këtë studim dhe hulumtimin e bërë në kuadër të tij, mund të përfundoj se hipoteza e
ngritur në kaudër të tij lidhur me ndikimin e PIA-së në edukimin e fëmijëve me autizëm, ndikon
pozitivisht në përmirësimin e parametrave psikosocialë dhe edukativ, mirëpo mungon pjesa
rehabilituese.
6.2. Rekomandimet
a) Rekomandimet për MASHT-in
Përpilim i planeve individuale arsimore (PIA) për kopshte dhe institucione parashkollore
krahas udhëzuesve administrativ që janë në shfrytëzim lidhur me edukimin e fëmijëve me
autizëm.
Hartimi i programeve trajnuese për specializimin profesional të punonjësve dhe
prindërve, për të trajtuar fëmijët me të njëjtat standarde nëpërmjet aplikimit të
programeve dhe të planeve individuale arsimore (PIA).
Hartimi i programeve të shërbimeve pranë familjeve nga profesionistët, për të
informuar saktë dhe shpejtë prindërit rreth nevojave të fëmijës dhe mënyrave efikase
të marrëdhënieve prind-fëmijë që ndikojnë në efektivitetin e progresit të fëmijëvetë tyre
që në moshë të hershme.
b) Rekomandimet për KK
Hartimi dhe zbatimi i strategjive që parashikojnë veprimtari komunitare bazuar në
parimin e vullnetarizmit të shërbimit edukativo-social ndaj fëmijëve me autizëm.
Hartimi i strategjive që zbutin dhe reduktojnë stigmatizimin dhe paragjykimin përaftësitë
e mësimnxënies së fëmijëve me autizëm, për t’u integruar në shkolla normale me qëllim
integrimin e tyre në komunitet.
Hartimi i programeve me paketa informative për prindërirt mbi llojet e terapive edukative
familjare që mund të ushtrojnë prindërit në familje për të përshpejtuar procesin e
rehabilitimit të fëmijëve të tyre.
36
Sigurimin e mjeteve të konkretizimit si infrastrukturë të domosdoshme për të
përshpejtuar procesin konjitiv të fëmijëve me autizëm.
c) Rekomandimet për mësimdhënës
Fëmijët me autizëm janë si të gjithë fëmijët e tjerë. Ndryshimi konsiston
në faktin se ekzistenca e një mangësie të lindur apo të pësuar gjatë jetës kërkon një
përkujdesje, mbrojtje apo mbështetje të veçantë. Kërkon një investim të madh kulturor,
shpirtëror dhe material nga familja, komuniteti që i rrethon dhe organet vendimmarrëse
për të përmirësuar në maksimum mundësinë e orientimit autonom ose të pavarur në jetën
normale.
Përkrajhje e vazhdueshme, durim dhe më shumë përkushtim në edukimin dhe arsimimin
e fëmijëve me autizëm.
Bashkëpunim në mes të shkollës dhe prindërve po ashtu në mes të shkollës dhe
institucione apo shoqatave që merren me trajtimin e këtyre fëmijëve.
d) Rekomandimet për prindër
Prindërit duhet të përfshihen sa më shumë në aktivitetet dhe jetën sociale, sepse
kjo është jo vetëm në të mirën e fëmijëve por edhe të tyre për të përballuar me
sukses paragjykimet.
Prindërit duhet të shoqërohen me prindër të tjerë, sepse kjo do t’i ndihmojë ata në
kuptimin e të përbashkëtave dhe ndryshimeve të fëmijëve të tyre
Prindërit duhet të organizohen në organizata jofitimprurëse për të mundësuar lobimin
për të drejtat e tyre, për të organizuar aktivite psiko-sociale, si dhe për të shkëmbyer
përvojat dhe njohuritë.
“Keqardhja që unë shfaqja ndaj nxënësit tim me autizëm nuk i shërbente askujt dhe
vetëm tani e kuptoj se shprehja e mëshirës ndaj tij ishte e gabuar”.(Huazuar)
37
BIBLOGRAFI
1) Australia, A. S. (2016, may 23). Learning and other issues. Retrieved may 25, 2017,from http://ëëë.positivepartnerships.com.au/learning-and-other-issues
2) AUTIZMI. (2017). Retrieved MAY 23, 2017
3) Cadilova, V., & Zampachova, Z. (2012). Profli edukativo- vlersues! I femijes mesemundje te spektrit te autizmit. In V. Cadilova, & Z. Zampachova, Profli edukativo-vlerësues! I fëmijës me sëmundje të spektrit të autizmit (pp. 7-9). Chez Republic.
4) Hoxhaj, G. (2013). Të punosh me fëmijën, nxënësin, me crregullime të spektrit tëautizmit. In G. Hoxhaj, Të punosh me fëmijën, nxënësin, me crregullime të spektrit tëautizmit (p. 80). Tiranë: mediaprint.
5) https://sq.wikipedia.org/ëiki/Autizmi. (2017, april 15). Retrieved fromhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Autizmi.
6) Malile, E. (2007). Autizmi sa të përgaditur jemi. In E. Malile, Autizmi sa të përgaditurjemi (p. 18). Tirane.
7) MASHT. (2006, december 12). Retrieved may 12, 2017, from GOOGLE:http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/1-ligji-per-arsimin-parauniversitar.pdf
8) MASHT. (2016, June). Retrieved may 29, 2017, from https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-te-arsimit-pia-shqip-pdf-1.pdf
9) Masht. (2017, march 21). Retrieved may 13, 2017, from http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/03/korniza-kurrikulare-finale.pdf
10) MASHT. (2017, FEBRUAR 7). Retrieved MAY 13, 2017, from GOOGLE:http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/20161006-psak-2017-2021_1.pdf
11) Mattheës, B., & Ross, L. (2010). metodat e hulumtimit . Tirane: Qendra per ArsimDemokratik.
12) PATTAN. (n.d.).http://www.pattan.net/category/Educational%20Initiatives/Autism/blog/Summary_of_ABA_Outcomes.html. Retrieved JUNE 20, 2017, fromhttp://www.pattan.net/category/Educational%20Initiatives/Autism/blog/Summary_of_ABA_Outcomes.html
13) Saqellari, S. (2011). Autizmi. In S. Saqellari, Autizmi (pp. 54-55). Tirane: Onufri.
14) Zabeli, N. (2001). Nxënësit me nevoja të vecanta. Prishtinë: Qendra e Arsimit Kosovë.
39
PYETSOR PËR OFRUESIT TË SHËRBIMEVE
Përshëndetje!
Emri im është DHURATA XHAHNEMI, studente në Universitetin e Gjakovës, jam duke kryer një studim mbi Planet IndividauleArsimore (PIA) tek fëmijët me Autizëm . Kështu që, jam shumë e interesuar në mbledhjen e informacioneve nga mësimdhënësit,psikologët, logopedët e tyre në lidhje me këtë çështje. Sigurisht, pjesëmarrja në këtë studim është vullnetare. Gjithashtu, ju sigurojse të dhënat embledhura do të jenë plotësisht konfidenciale si dhe do të ruhet anonimiteti i çdopjesëmarrësi. Personalisht, do t’iujem shumë mirënjohëse në qoftë se ju do të pranoni tëbëheni pjesë e këtij studimi duke ju përgjigjur pyetjeve të mia.Për qfardoinformacioni ndjihuni të lirë të me kontaktoni në email adresën: [email protected]
Emri dhe Mbiemri: ______________Data e pyetsorit: ___ /___/______Profesioni: ____________________________________________________________Institucioni: ____________________________________________________________Sa vite përvojë pune keni me fëmijët me autizëm: _____________________________
1.Cili është roli juaj në trajtimin e fëmijëve me autizëm? (qarko)
a) Mësimdhënës b) Psikolog/e c) Logoped/e
d) Mësuësë mbështetëse e) Të tjera__________
2. A keni ndonje trajnim të kryer për punën me fëmijët me autizëm. Nëse po cilin? __________________________________
3. Sa jeni të paisur me mjete për punën që bëni me fëmijët autik? (qarko)
a) Shumë b) Mesatarish c) Pak d) Aspak
4. Çfarë mjetë përdorni për punën me këta fëmij?
a) Auditive b) Vizuele c) Audiovizuele d) Të tjera_____________
5. Cilën nga metodat e praktikoni gjatë punës me këta fëmijë? (qarko)
a)Metoda TEACCH b)Metoda PECS c)Metoda ABA d) Të tjera__________
6. Sa herë brenda një viti e vlersoni fëmiun? (qarko)
a) Çdo 3 muaj b) Çdo 4 muaj c) Çdo 6 muaj
d) Një herë në vit e) Tjetër____________________
7. Brenda institucioneve edukativo-arsimore a përfitojne shërbime tjera këta fëmije? Nëse Po cilat?
a) Psikologut b) Logopedit c) Asistent të fëmijës
d) Punëtorit social e) Tjetër____________________
8. Sa ju kanë ndihmuar MASHT-i apo KK në punën tuaj?a) Shumë c) Pak d) Aspak
40
9. Nëse ju kanë ndihmuar me çfarë keni gjetur përkrahje? _______________________________________________
10. Sa janë bashkëpunues prindërit apo kujdestari i fëmijës gjatë punës suaj? (qarko)
a) Shumë b) Mesatarish c)Pak d)Aspak
11. Çfarë shërbimesh mund të kontriboj prindi në punën tuaj? _______________________________________________
12. A mendoni se fëmijët me autizëm duhët të përfshihen në klasa të rregullta? (qarko)
a) Po b) Jo c) Nuk e di
13. A mendoni që fëmijët me autizëm janë të pranueshëm nga femijët tjerë? a) Po
Ju faleminderit për kontributin tuaj !
PYETSOR PËR PRINDËR
Përshëndetje!
Emri im është DHURATA XHAHNEMI, jam studente në Universitetin e Gjakovës, jamë duke kryer një studim mbi Planet Individualee Arsimore (PIA) tek fëmijët me Autizëm. Jam shumë e interesuar në mbledhjen e informacioneve nga prindërit e tyre në lidhje mekëtë çështje. Sigurisht, pjesëmarrja e juaj në këtë studim është vullnetare. Gjithashtu, ju siguroj se të dhënat embledhura do të jenëplotësisht konfidenciale si dhe do të ruhet anonimiteti i çdopjesëmarrësi. Personalisht, do t’iu jem shumë mirënjohëse në qoftë se judo të pranoni tëbëheni pjesë e këtij studimi duke ju përgjigjur pyetjeve të mia.
Për qfardo informacioni ndjihuni të lirë të me kontaktoni në email adresën: [email protected]
Të dhënat demografike
Data e plotësimit të pyetsorit: ___ /___/______
Emir i prindit: ______________
Të dhëna për familjenVendbanimi: a) Qytet b) FshatMosha: Nëna __________ Babai __________Punësimi: Nëna _________________ Babai ___________________
b.Të dhëna për fëmijën
Mosha: _________________Gjinia: ______________________Koha që nga diagnostikimi: ____________________Shërbimi që merr fëmija: a) Ditor b)Me qëndrim të përkohëshëmA përfitoni ndihmë ekonomike për fëmijën? a) Po b)Jo
1. Cili është roli juaj si prindër në arsimimin e fëmijës tuaj ? ___________________________________
2. Cilat kanë qenë përfitimet e fëmijes suaj gjatë arsimimit të tyre?
a) Argëtim b)Socializim c)Ndien siguri
d) Zhvillon afësit të cilat i duhën e) Të tjera_________________
3. Me cilat vështërsi përballet fëmiu juaj që e bënë më të vështir suksesin?
a) Pranimi b) Bashkpunimi
c) Integrimi d) Të tjera_________________
4. A mendoni se janë të nevojshme takimet në mes të prindërve?
a) Po b) Jo c)Ndoshta d) Nuk e di
5. Mbi ç’farë tregon fëmiu juaj intersim?
41
a) Lodra b) Muzik c) Vizatim d) Të tjera_________________
6.Si sillet me fëmijët tjerë fëmiu juaj?
a)Shoqërueshëmb) Pëlqen kontaktin me të tjerët
c) Është agresiv d) Të tjera_________________
Ju faleminderit për kontributin tuaj !
PIA i një nxënësi me autizëm në klasë të bashkangjitur. Ka nëntë (9) vite qëështë në KB.
Dokument i MASHT-it
42
PIAi një
nxënësi me autizëm në klasë të bashkangjitur.Ka nëntë (9) vite që është në KB.
Dokument i MASHT-it
43
PIA i një nxënësi me autizëm në klasë të bashkangjitur. Ka nëntë (9) vite qëështë nëKBDokument i MASHT-it
45
Pjesët e të dhënave të fëmijes mbuluara me të zeza në PIA dhe PIE, janë bërë për arsye tëkonfidecialitetit të fëmijës.
Protokoli i vëzhgimit të fëmijëve në institucionet parashkollore. Dokument i Save theChildren i ndarë sipas grumoshave 3-4 vjeç, 4-5vjeç dhe 5-6 vjeç.
46
Protokoli i vëzhgimit të fëmijëve në institucionet parashkollore. Dokument i Save theChildren i ndarë sipas grumoshave 3-4 vjeç, 4-5vjeç dhe 5-6 vjeç.
47
Protokoli i vëzhgimit të fëmijëve në institucionet parashkollore. Dokument i Save theChildren i ndarë sipas grumoshave 3-4 vjeç, 4-5vjeç dhe 5-6 vjeç.
48
Protokoli i vëzhgimit të fëmijëve në institucionet parashkollore. Dokument i Save theChildren i ndarë sipas grumoshave 3-4 vjeç, 4-5vjeç dhe 5-6 vjeç.