universiteti i gjakovës ʻʻfehmi aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione:...
TRANSCRIPT
![Page 1: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/1.jpg)
Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ
Fakulteti i Edukimit
Programi fillor
PUNIM DIPLOME
Tema :
Aplikimi i metodave mësimore për mësim të diferencuar
Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr. Ruzhdi Kadrijaj Adriana Lajqi
Gjakovë, 2019
![Page 2: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/2.jpg)
2
Ky punim diplome u mbrojt me__/__/____para komisionit vlerësues në përbërje:
1.__________________________Udhëheqësi shkencor
2.__________________________Kryetari
3.__________________________Anëtari
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:
1.________________
2.________________
3.________________
Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën___________(____)
![Page 3: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/3.jpg)
3
Une, profesoresh e gjuhës dhe letërsisë, Zyrafete Lajçi, nën përgjegjësinë time morale dhe
materiale, me datën_________________________ jap këtë:
DEKLARATË
Deklaroj se kam lekturuar temën e diplomës me titull:
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
Pejë, nëntor 2019 Lektori-ja:
Emri dhe mbiemri
Prof. Zyrafete Lajçi
![Page 4: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/4.jpg)
4
PËRMBAJTJA
FALËNDERIMI……………………………………………………………...……I
ABSTRAKTI………………………………………………………………………II
HYRJA……………………………………………………………………………III
KAPITULLI I
I. MËSIMDHËNIA E DIFERENCUAR......................................................................................9
1.1 Të kuptuarit e diferencimit të mësimdhënies………………………………………………...13
1.2 Karakteristikat e klasës së diferencuar……………………………………………………….14
1.3 Shtyllat bazë të mësimdhënies……………………………………………………………….15
KAPITULLI II
II. ELEMENTET KYÇ TË MËSIMDHËNIES………………………………………………17
2.1 Ndërtimi i komunitet brenda klasës…………………………………………….……………19
2.2 Krijimi i grupeve të nxënësve në një komunitet brenda klasës……………………………...20
2.3 Ambienti fizik për të mbështetur procesin e të nxënit……………………………………….22
KAPITULLI III
III. FORMIMI I GRUPEVE TË NXËNËSVE PËR ORGANIZIMIN E TË NXËNIT DHE
MËSIMIT TË DIFERENCUAR NË SHKALLË TË NDRYSHME TË VËSHTIËSISË….24
3.1 Grupi i nxënësve me përparim mbimesatar (nxënës të talentuar)……………………………26
3.2 Grupi i nxënësve me përparim mesatar – nxënësit me nivel mesatar të mesëm……………..26
3.3 Grupi i nxënësve të prapambetur – me vështirësi në të nxënë……………………………….27
![Page 5: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/5.jpg)
5
KAPITULLI IV
IV. MODALITETE E STRATEGJI TË ORGANIZIMIT EFEKTIV TË MËSIMIT TË
DIFERENCUAR………………………………………………………………………………..29
4.1 Procedurat e llojllojshme dhe format e diferencimit të brendshëm………………………….30
4.2 Mësimi i diferencuar – individualizuar………………………………………………………31
4.3 Pse është e nevojshme mësimdhënia e diferencuar………………………………………….33
PËRFUNDIMI…………………………………………………………………………………..34
LITERATURA………………………………………………………………………………….35
![Page 6: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/6.jpg)
6
HYRJE
Mësimdhënia është më shumë sesa një punë. Ajo është ndër përgjegjësitë më të mëdha të
shoqërive të civilizuara. Roli i mësimdhënësit është që të bartë njohuritë e tij tek gjeneratat e
reja. Ndryshimi në mes të një mësuesi të zakonshëm dhe një mësuesi të mirë nuk është vetëm
aftësia për tʼi mësuar nxënësit, por edhe aftësia për tʼi frymëzuar ata.
Mësuesi duhet të krijojë bindje tek nxënësit se ata janë të dobishëm dhe se mund tʼi arrijnë
synimet e tyre me bashkëpunim të ndërsjellë. Mësimdhënia është ajo që e lehtëson procesin e të
nxënit të nxënësve përmes metodave, formave dhe strategjive të ndryshme. Shumë nga ana e
mësimdhënësve deri më sot aplikojnë dhe përdorin një formë të njejtë të ligjerimit, për çka lënë
për të nënkuptuar se nxënësit nuk mund të tregojnë rezultate dhe efekte në mësim. Në teorinë e
deri tanishme të mësimdhënies u paraqiten sisteme e metoda të ndryshme të organizimit të
mësimit. Gjatë këtij punimi do të ndalem veçmas në mësimin e diferencuar.
Siç e dimë, çdo nxënës është i ndryshëm; mënyra se si ata mendojnë, mësojnë ndryshon. Disa
nxënës marrin informatat më shpejtë e disa prej tyre më ngadalë, ca prej tyre preferojnë stilin
pamor-vizuel e të tjerët stilin dëgjimor-auditiv. Për këtë arsye mësimi i diferencuar është një
formë që i përshtatet secilit nxënës në mënyrë individuale. Gjatë këtij punimi ne do të sqarojmë
nocionin mësimdhënie e diferencuar, do të cekim elementet kyçe të mësimit të diferencuar si dhe
disa metoda e strategji efektive të organizimit të mësimdhënies së diferencuar.
![Page 7: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/7.jpg)
7
FALËNDERIMI
Rruga drejt përfundimit të këtyre katër viteve ishte mjaft sfiduese, por njëherësh një periudhë e
veçantë dhe shumë e bukur e jetës sime!
Falënderoj të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre kontribuan në përfundimin e këtij punimi. Për
ndihmën dhe këshillat e ofruara profesionale falënderoj udhëheqësin shkencor, Ruzhdi Kadrijaj.
E vitet e studimit pa dyshim që i bëjnë të bukura shoqëria, falëminderit shoqëri për momentet e
bukura dhe të paharrueshme. Një falënderim i veçantë shkon për miken dhe kolegen time
Abetare Bytyqi-n që ishte pranë meje gjithmonë.
Gjithsesi, falëminderit më e vlefshmja familja ime, që ishit mbështetja dhe motivi kryesor që unë
të arrij këtu ku jam sot. Do të ju jem gjithmonë mirënjohëse dhe falëminderuese juve Dr. Demë
Nikqi për mbështetjen financiare gjatë këtyre viteve studentore. Falëminderit shokut tim të jetës
Fatlum Krasniqi, për mirëkuptimin e treguar dhe vullnetin e dhënë.
Punimi im i dedikohet të shtrenjtës, Nënës simë të ndjerë.
![Page 8: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/8.jpg)
8
ABSTRAKTI
Synimi kryesor i këtij punimi është njohja me aplikimin e metodave mësimore për mësim të
diferencuar. Mësimi i diferencuar si një formë e re e mësimdhënies është zbuluar shumë pak tek
ne dhe mënyra e zbatimit është fare pak e njohur në shkollat tona dhe me anë të këtij punimi do
të jepen shpjegime se si zbatohet kjo formë e mësimdhënies dhe cilat janë përparësitë e
përdorimit të saj.
Mësimdhënia si një detyrë komplekse me përgjegjësi morale kërkon një posedim të gjerë të
njohurive për planifikim dhe organizim të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe mësim nxënies, në
mënyrë që ajo të jetë e suksesshme.
Ne duhet tʼi mbështesim fëmijët dhe të përkujdesemi për edukimin, shkollimin dhe mirëqënien e
tyre. Secili fëmijë që nga lindja është i ndryshëm, ata gjithashtu dallojnë edhe në mësimnxënie.
Njëri mëson më shpejtë, tjetri më ngadalë, disa mësojnë më lehtë përmes stilit audio-vizuel, të
tjerë përmes stilit dëgjimor-auditiv, pra mënyra se si ata i marrin më lehtë informacionet
ndryshon. Për këtë arsye është e nevojshme që të përdoret mësimdhënia e diferencuar. Kjo formë
e mësimdhënies përshtatë procesin e të nxënit sipas stileve që kanë nxënësit, është metodë e
efektshme që tregon rezultate positive tek nxënësit, por edhe tek mësimdhënësit. Krahas kësaj
mund të themi se mësimi i diferencuar është një modalitet i veçantë i organizimit të mësimit dhe
punës mësimore që u përshtatet nevojave dhe mundësive individuale të çdo nxënësi.
Fjalët kyçe: metodat, mësimi i diferencuar, mësimdhënia, mësimnxënia, nxënësit etj.
![Page 9: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/9.jpg)
9
KAPITULLI I
1. Mësimdhënia e diferencuar
Mësimdhënia e diferencuar nuk është një fenomen i ri. Ajo ka në themel parimin që nxënësit
janë të ndryshëm dhe kanë nevoja të ndryshme. Koncepti i mësimdhënies së diferencuar është
përshtatja e përmbajtjeve, proceseve, metodave dhe materialeve me ritme të nxënësve të
ndryshëm, për të arritur të njëjtat qëllime dhe objektiva.
Ky lloj i mësimdhënies është shumë i nevojshëm. Kjo nevojë buron nga diversiteti i nxënësve,
pasi që nuk ka nxënës që përparojnë me të njejtën shpejtësi, apo me të njejtat teknika të të
studiuarit, me sjellje apo me interesa të njëjta. Mësuesi e ka të veshtirë të gjejë detyra unike që të
stimulojnë në mënyrë të njejtë të gjithe nxënësit. Që të realizohet mësimdhënia e diferencuar,
mësuesi duhet të njohë mirë përmbajtjen e mësimit dhe karakteristikat e nxënësve.1
Mësimdhënia e diferencuar përfshin përgjigjen konstruktive ndaj asaj që nxënësit dinë. Kjo do
të thotë se duhet të përshtatet qasja ndaj aftësive të të nxënit që ka nxënësi me pedagogjinë më të
përshtatshme, qëllimet e korrikulës dhe mundësitë për të treguar njohurinë e fituar. E tëra kjo
kërkon diferencimin e korrikulës së rregullt. Për të gjithë ata nxënës që kanë vështirësi në të
mësuar, diferencimi shihet si përgjegjësi e mësimdhënësve të tyre.
1 http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/nxenesit-jane-te-ndryshem-kane-nevoja-te-ndryshme
![Page 10: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/10.jpg)
10
Mësimdhënësit mund të diferencojnë mësimdhënien e tyre kur ata:
1. Kuptojnë se si nxënësit e tyre mësojnë dhe mendojnë;
2. Njohin një sërë opsionesh për të diferencuar mësimdhënien e tyre;
3. Mund të aplikojnë mësimdhënien e diferencuar në tema të ndryshme në klasë;
4. Kanë motivin e duhur;
5. Mund të kuptojnë kulturën dhe klimën në klasën e tyre për sa i përket diferencimit.
Sipas Carol Ann Tomlinson mësimdhënësit duhet të vlerësojnë gatishmërinë e nxënësve,
interesat e tyre dhe profilin e tyre të të mësuarit (i cili përfshin njohjen e kulturës dhe prapavijën
e një nxënësi), në mënyrë që të kuptojnë nevojat e tij në raport me njësinë mësimore specifike
apo qëllimet e të mësuarit dhe tʼa përdorë këtë në përzgjedhjen e qasjes që do të përdorë në
mënyrë që tʼa ndihmojë nxënësin që të mësojë më së miri. Për shembull, përderisa disa fëmijë
mund të jenë duke punuar me një tregim dhe janë duke zhvilluar një projekt me shkrim për një
tregim, mësimdhënësit mund tʼi lejojnë të tjerët të tregojnë se çfarë janë duke mësuar, përderisa
të tjerët mund të jenë duke vizatuar apo duke bërë diagrame. ʻʻKjo gjë, thjeshtë, nuk e bën klasën
më të hapur ndaj të gjithëveʼʼ thotë Tomlison. Van Tassel-Baska dhe Stambaugh kanë
identifikuar një numër arsyesh për mungesën e mësimdhënies së diferencuar. Sipas tyre, kjo
ndodh për shkak se mësimdhënësit:
1) Kanë mungesë njohurish përmbajtësore të nevojshme për të zgjeruar dhe diferencuar
disa fusha të përmbajtjes së korrikulës tipike, për tʼiu qasur të gjithë nxënësve;2
2) Kanë mungesë të aftësive menaxhuese të klasës për të përkrahur mësimdhënien e
diferencuar;
3) Kanë mungesë të besimit të nevojshëm për të implementuar mësimdhënien e
diferencuar, siç është besimi se nxënësit dallojnë për nga mënyra se si mësojnë,
nxënësit mund të fitojnë njohuri qe nuk janë të kuptueshme nga mësimdhënësi;
4) Nuk dinë si tʼi qasen nxnësve të talentuar që vijnë nga grupe të ndryshme kulturore
(etnike, sociale) apo ndaj atyre nxënësve që janë nën nivelin e duhur;
5) Kanë vështirësi që të gjejnë dhe të përdorin në mënyrë efektive burimet e nevojshme që
do tʼi ndihmonin në mësimdhënie;
2 Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Çela. “Hyrje në mësimëdhënien e diferencuar”,Tiranë, 2006, fq3
![Page 11: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/11.jpg)
11
Kur bëhet fjalë për efikasitetin e mësimdhënies së diferencuar, mësimdhënësit duhet të jenë të
kujdesshëm në përzgjedhjen sa më të mirë të strategjive si dhe aplikimin e tyre, duke u bazuar në
njohjen e nxënësve dhe të stileve të tyre të të nxënit. Prandaj, rol të rëndësishëm luan edhe
shkolla, duke u dhënë hapsire mësimdhënësve që tʼia përshtatin korrikulën nevojave të nxënësve
të tyre. Shkollat të cilat synojnë të jenë të suksesshme në arsimimin e fëmijëve, duhet të kenë
parasysh nevojat, interesat dhe nivelin e tyre të përgatitjes. Këto shkolla do tʼa fillojnë suksesin e
tyre vetëm atëherë kur tʼa kuptojnë dhe tʼu qasen respektivisht këtyre nevojave, interesave dhe
mënyrave të të mësuarit. Duke ditur se diversiteti i të zhvilluarit në mesin e nxënësve në çdo
klasë është i madh, përshtatja e korrikulës sipas nivelit të të kuptuarit të nxënësve është një punë
mjaft sfiduese. Po ashtu, përveç niveleve të ndryshme të zhvillimeve dhe stileve të të nxënit
duhet të merren parasysh edhe prapavija të ndryshme kulturore apo edhe përvojat jetësore të
fëmijëve. Përpjekje të shumta, kohëve të fundit janë bërë për tʼi përfshirë edhe nxënësit me
nevoja të veçanta qe patjetër të individualizohen si në përmbajtjen, ashtu edhe në metodat e
mësimdhënies.3 Në mënyrë që të gjithë nxënësit të arrijnë suksesin që ata deshirojnë, të punuarit
me tʼa në shkollë duhet tʼi përshtatet talentit të secilit individ. Nxënësit nuk kanë të njejtin nivel
të zhvillimit, prandaj për këtë arsye mësimdhënësit duhet të bëjnë të pamundurën që nxënësit tʼa
shohin suksesin e tyre në mënyra të ndryshme. Të priturat e mësimdhënësve duhet të reflektojnë
të kuptuarit e dallimeve në klasë. Mënyrat e paraqitjes së dijes duhet të mbushin pabarazitë në
talentet apo dispozitat e fëmijëve, në mënyrë qe ata të mund të shfaqin njohurinë e fituar. Prandaj
mësimdhënësit e së ardhmes duhet të jenë të përgatitur që tʼi shërbejnë dhe të vlerësojnë një grup
të shumëllojshëm të fëmijëve dhe familjeve të tyre sesa në të kaluarën. Të zhvilluarit dhe të
nxënit ndodhin në nivele të ndryshme, duke dalluar nga njëri fëmijë në tjetrin. Dallimi individual
ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të
zhvillimit dhe të qenurit unik në rastin e secilit fëmijë si individ. Për të qenë sa më efektiv,
mësimdhënësit duhet tʼa njohin sa më mirë fëmijën mbrenda grupit. Këtë duhet tʼa bëjnë duke
përdorur metoda të ndryshme siç janë: observimi, intervistat klinike, egzaminimi i punës së
fëmijës, vlerësimi individual i fëmijës si dhe bisedat me familjet e tyre. Nga informatat e marra
në këtë rast, mësuesit mund të bëjnë plane dhe përshtatje të nevojshme për të promovuar
zhvillimin individual dhe të nxënit të fëmijës sa më shumë që të jetë e mundur.
3 Po aty, fq, 4-6
![Page 12: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/12.jpg)
12
Fëmijët dallojnë edhe në shumë aspekte të tjera. Gjithashtu këtu përfshihen anët e tyre të forta,
interesat dhe preferencat, personalitetet, qasjet në të mësuar, njohuria dhe aftësitë bazuar në
përvojat paraprake. Fëmijët, po ashtu, mund të kenë nevoja të veçanta në të mësuar. Këto
ndonjëherë janë diagnostifikuar e ndonjëherë jo. Faktorë të tjerë që mësuesit duhet të marrin
parasysh, për të rritur përshtatjen ndaj të nxënit te secili nxënës, janë edhe rrethanat në të cilat
ata jetojnë, si p.sh jeta në varfëri, të qënurit i pastrehë, zhvendosjet e shpeshta të vendbanimit apo
edhe situatat e tjera sfiduese. Prandaj njohja e nevojave individuale të nxënësve u mundëson
mësimdhënësve që të përcaktojnë saktë individualitetin e secilit. Sipas autores Hatixhe Vojka –
Ismajli nxënësit mund të përfitojnë nga mësimi i individualizuar në shumë dimensione:
• Efikasitet dhe vetëdijësim më i lartë në mësim për rëndësinë që ka shkolla në
zhvillimin e personalitetit; 4
• Më shumë mundësi për zhvillimin e kreativitetit të secilit nxënës dhe po ashtu edhe
mësimdhënësve;
• Më shumë fleksibilitet në përgatitje, organizim dhe realizim të procesit mësimor për
mësimdhënësin;
• Atmosferë pozitive në klasë;
• Nxënës të aftësuar për të treguar më shumë mirëkuptim dhe tolerancë;
• Ndërlidhja e nxënësit me planprogramin mësimor;
• Marrja e komenteve nga mësimdhënësi, të cilat shërbejnë si motivim për nxënësin që
të mësojë edhe më tej;
• Nxitja e punës së pavarur dhe konkurrencës në klasë;
• Lirim i mësimdhënësit nga qasja rutinore në mësim;
4 Bardhyl Musai: “Metodologjia e mësimdhënies”,Tiranë,2003,fq, 16
![Page 13: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/13.jpg)
13
1.1 Të kuptuarit e diferencimit të mësimdhënies
Ka disa keqkuptime në mesin e mësimdhënësve te rinj lidhur me diferencimin. Këto keqkuptime
sipas Carol Ann Tomlinson dhe Marcia B. Imbeau në librin e tyre ʻʻUdhëheqja dhe menaxhimi
i klasës së diferencuarʼʼ sqarojnë si më poshtë:
1. Keqkuptim: Diferencimi është një seri e strategjive udhëzuese.
E vërtetë: Diferencimi është filozofi – një mënyrë e të menduarit rreth mësimdhënies. Në
fakt është një seri parimesh.
2. Keqkuptim: është adekuate për një udhëheqës shkolle që tʼu tregojë mësimdhënësve se si
të diferencojnë udhëzimet në mënyre efektive.
E vërtetë: Të mësosh se si të diferencosh udhëzimet sa më mirë kërkon që të rimendohet
praktika e përdorur në klasë nga mësimdhënësit dhe rezulton vetëm nga një proces i
shumë përvojave, reflektimeve dhe përshtatjeve në klasë të secilit mësimdhënës.5
3. Keqkuptim: Diferencimi është diçka që mësimdhënësi e bën ose nuk e bën (sikur se në
rastin e ʻʻunë tashmë e bëj atëʼʼ, apo ʻʻunë mund të them se mësimdhënësit tanë tashmë e
bëjnë diferencimin e udhëzimeveʼʼ).
E vërtetë: Shumica e mësimdhënësve që qëndrojnë në klasë për më gjatë se një ditë u
kushtojnë vëmendje dallimeve në mesin e nxënësve dhe deri diku u përgjigjen atyre,
sidomos në rastet me nxënësit që prishin rendin apo qetësinë e klasës. Mirëpo, janë të
paktë ata mësimdhënës që në mënyrë proaktive planifikojnë mësimdhënien, ashtu që në
mënyrë të vazhdueshme tʼu qasen dallimeve të nxënësve në përgatitje, interesa dhe
profile të të nxënit.
4. Keqkuptim: Diferencimi ka të bëjë vetem me udhëzimet e mësimdhënies.
E vërtetë: Edhe pse diferencimi është një qasje udhëzuese, mësimdhënia efektive e
diferencuar është pjesë e pandashme e një ambienti pozitiv të të nxënit, e një korrikule të
cilësisë së lartë, një vlerësimi që informon vendimmarrjen e mësuesit, dhe një menaxhim
fleksibil të klasës.
5 Tracey Hall: “ Differentiated Instruction”, New York,2007,fq.55
![Page 14: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/14.jpg)
14
Të kuptuarit sa më qartë i elementeve individuale të diferencimit, dhe se si ato ndërlidhen dhe
formësojnë sistemin e klasës, e shtrojnë rrugën për një eksplorim më të thellë të filozofisë së
diferencimit (e cila i udhëzon mësimdhënësit se si të menaxhojnë dhe udhëheqin një klasë të
diferencuar në mënyrë sa më efektive).
1.2 Karakteristikat e klasës së diferencuar
Diferencimi mund të përshkruhet si praktikë e klasës, me theks të veçantë mbi nxënësit
individual dhe mbi përmbajtjen e lëndës. Me fjalë të tjera, një klasë e diferencuar në mënyrë
efektive nënkupton:
• Nxënësit dallojnë nga njëri - tjetri si mësimnxënës për sa i përket përvojës
kulturës, gjuhës, gjinisë, interesave, gatishmërisë për të mësuar, mënyrave të të mësuarit,
shpejtësisë të të mësuarit, sistemeve perkrahëse për të mësuarit, vetëdijësimi si
mësimnxënës, vetëbesimi si mësimnxënës dhe të qenurit i pavarur si mësimnxënës.
• Dallimet ndikojnë thelbësisht në faktin se si mësojnë nxënësit, si dhe në natyrën e
klasifikimit që do tʼu duhet atyre në moment të caktuara gjatë procesit të nxënies.6
• Mësuesit kanë përgjegjësinë që të sigurojnë të gjithë nxënësit e tyre të mësojnë
përmbajtje më të rëndësishme.
• Mësuesit duhet të bëjnë plane specifike dhe vazhdimisht tʼripërtërijnë ato plane, në
mënyrë që të ndërlidhin secilin nxënës me përmbajtjen kryesore.
• Përpos që mësimdhënësit duhet të kuptojnë mirë përmbajtjen që ata ligjerojnë, ata po
ashtu duhet tʼa kuptojnë natyrën e secilit nxënës.
• Një mësimdhënie me qasje fleksibile ʻʻu krijon hapsirëʼʼ nxënësve për të shfaqur dallimet
e tyre.
• Mësimdhënësit duhet të pyesin vazhdimisht : Për çfarë ka nevojë ky nxënës në këtë
moment? Që të jetë në gjendje të përparojë në të kuptuarit e përmbajtjes, dhe ʻʻÇfarë
duhet të bëj unë që kjo gjë të ndodhë?ʼʼ
6 Tomlinson, Carol Ann, “How to Differentiate Instruction in Mixed-Ability Classrooms”, USA,
p.35
![Page 15: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/15.jpg)
15
Një nga gjërat më të rëndësishmë të praktikave të diferencimit që duhet të aplikohen në klasë
është edhe modifikimi i katër elementeve të cilat ndërlidhen me korrikulën, e këto janë:
përmbajtja, procesi, produkti dhe ndikimi, të cilat bazohen në tri kategoritë e nevojave dhe
dallimeve të nxënësve, siç janë: përgatitja, interesi dhe profili i të nxënit.7
1.3 Shtyllat bazë të mësimdhënies së diferencuar
Sipas W. Powlle dhe O. Kosuma-Powlle, në punën që mësimdhënësit bëjnë në klasë janë
identifikuar katër shtylla kryesore të cilat shërbejnë si bazë për udhëzimet e diferencuara. Këto
shtylla janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe funksionojnë vetëm si të tilla për mësimnxënien e
nxënësve.
1) Njohja e nxënësve (dhe e vetvetes si mësimdhënës) – procesi i zbulimit të një dimensioni
kritik të një mësimdhënieje të diferencuar fillon me pyetjen ʻʻÇfarë njohurie duhet të
kemi rreth nxënësve, në mënyrë qe tʼa zhvillojmë të nxënit e tyreʼʼ. Duke njohur
nxënësit, ne marrim më shumë sesa thjeshtë informata sociale apo administrative. Që të
rritet në maksimum nxënia tek nxënësit, mësimdhënësi duhet të gërmojë shumë më thellë
sesa informatat sipërfaqësore te llojit: emri, mosha, informatat rreth rrethit shoqëror apo
edhe informatat rreth familjes.
2) Si mësimdhënës ne duhet tʼa njohim fëmijën si nxënës ne fusha specifike, si gatishmëria,
interesi dhe profili i të nxënit.
3) Njohja e korrikulës – të njohësh korrikulën nuk do të thotë thjeshtë të njohësh lëndën që e
ligjëron. Të njohësh korrikulën do të thotë edhe tʼi referohesh më në thellësi njohurive që
i mundësojnë mësimdhënesit të identifikojë konceptet primare dhe të bëjë dallimin në
mes të kuptuarit të qëndrueshëm dhe informatave periferike, të cilat mund të jenë
interesante për tʼi ditur, por jo edhe esenciale për të kuptuarit esencial.
7 Tomlinson, Carol Ann: “ How to Differentiate Instruction in Mixed-Ability Classrooms “,
USA,p.36
![Page 16: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/16.jpg)
16
4) Zhvillimi i një serie stragjish - gjithëpërfshirëse udhëzuese nuk sigurojnë patjetër një
cilësi të lartë të nxënies tek nxënësit. Ne si mësimdhënës, të gjithë e dimë kur një
mësimdhënës ka përgatitur një aktivitet në klasë, i cili është edhe argëtues për nxënësit,
por nuk është menduar shumë nga mësimdhënësi për objektivat e të nxënit, atëherë
nxënësit thjeshtë kalojnë mirë në klasë, mësimdhënësi është shumë i dashur për tʼa, por të
nxënit nuk është arritur. Ndërkaq strategjitë efektive udhëzuese përfshijnë tri
karakteristika kryesore të klasës: rezultatet e të nxënit përmbajtjen e korrikulës dhe vetë
nxënësit. Është mirë që mësimdhënësit tʼi emërojnë strategjitë e tyre dhe tʼu tregojnë
atyre se përse i përdorin ato. Duke u treguar nxënësve për llojin e aktivitetit që po
përdorim në klasë, ne zbulojmë dhe e ndajmë bashkë me ta teorinë e nxënies dhe në këtë
mënyrë asistojnë në zhvillimin e njohjes së vetvetes si nxënës.
5) Mësimdhënie e thjeshtë dhe sociale – mësimdhënia e diferencuar mund të hasë në
vështirësi të mëdha kur përdoret nga mësimdhënës, të cilët mendojnë që e kuptojnë
diferencimin që të mendojnë se e aplikojnë atë në klasë, mirëpo e bëjnë një gjë të tillë
vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Ngase, në fakt diferencimi është një udhëtim shumë i
gjatë, e kuptojnë që mjeshtëria e profesionit të tyre nuk është kurrë plotësisht e arritur dhe
se gjithmonë ka nevojë për një zhvillim të mëtutjeshëm. Fillimisht është shumë e
rendesishme që të fillohet sa më thjeshtë. Kjo do të thotë që të vihen objektiva reale dhe
të arsyeshme për veten e tyre si mësimdhënës. Asnjë mësimdhënës nuk mund të bëhët
mjeshtër profesional brenda klasës.
Mund të fillohet duke zgjedhur një shtyllë te diferencimit dhe pastaj të përcaktohen një
apo dy strategji specifike, të cilat ai apo ajo do tʼi përdorë në praktikë. Dhe vetëm pastaj
mund të vazhdohet gradualisht drejt përsosjes së shtyllave të tjera. Dhe, në fund e cila
është shumë e rëndësishme, përpjekja jonë duhet të përmbajë edhe aspektin social, që do
të thotë se na duhet bashkëpunimi i kolegëve që të na përcjellin dhe përkrahin në
udhëtimin tonë drejt diferencimit efektiv.8
8 Petar Mandić: “Inovacija u nastavi”, Sarajevo, 1972, str.30-31
![Page 17: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/17.jpg)
17
KAPITULLI II
2. Elementet kyç të diferencimit të mësimdhënies
Elementet kyçe të një mësimdhënieje të diferencuar janë: a. Përmbajtja, b. Procesi, c. Produkti,
d. Ndikimi, e. Përgatitja, f. Interesi, g. Profilet e të nxënit.
a) Përmbajtja
Dituria, të kuptuarit dhe aftësitë që ne duam tʼi mësojnë nxënësit. Gjatë diferencimit ne vëmë
theksin mbi metodat që nxënësit mund tʼi përdorin për tʼiu qasur përmbajtjes kryesore (p.sh. të
lexuarit e pavarur, të lexuarit në dyshe, CD-të, tekstet me fotografi, hulumtimi online, puna në
grupe etj.) në vend se të ndryshohet përmbajtja. Megjithatë, ka raste kur disa nxënës kanë nevojë
që tʼi rikthehen edhe një herë rikthimit të përmbajtjes që tʼa kuptojnë më mirë, derisa nxënësit e
avancuar e kuptojnë para nxënësve të tjerë.
b) Procesi
Si nxënësit arrijnë të kuptojnë apo përceptojnë përmbajtjen. Të nxënit e vërtetë – e llojit që u
mundëson nxënësve të marrin, të aplikojnë dhe të transferojnë përmbajtjen duhet të ndodhë në
nxënësin dhe jo tʼu ndodhë atyre. Fjala proces shpesh përdoret si sinonim apo aktivitet.
Megjithatë, mund të mos ndërlidhen me qellimet e përmbajtjes dhe kështu të deshtojë në
kërkimin nga nxënësit që të analizojnë apo të përdorin njohurinë themelore, të kuptuarit dhe
aftësinë.
c) Produkti
Si nxënësit arrijnë të demostrojnë atë që kanë mësuar, kuptuar dhe atë që janë në gjendje të bëjnë
pas një periudhe të gjatë të të nxënit. Produkti nuk është diçka që nxënësit e nxjerrin në një njesi
të vetme mësimore dhe as rezultat i një apo dy aktiviteteve. Produkti, në fakt është pika
kulminante e vlerësimit që kërkon nga nxënësit të aplikojnë dhe zgjerojnë atë që kanë mësuar
gjatë një periudhe kohore.9
9 Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Çela: “Hyrje në mësimëdhënien e diferencuar”. Tiranë, 2006,
fq.9
![Page 18: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/18.jpg)
18
d) Ndikimi
Si ndikojnë emocionet ashtu dhe ndjenjat e nxënësit në të mësuarit e tyre. Emocionet dhe
ndjenjat vijnë nga truri dhe bazohen nga përvoja, nga e kaluara dhe regimet nga përvojat aktuale.
Ato ndikojnë në motivin tonë për të mësuar, aftësinë për të bashkëpunuar me të tjerët, dhe vetë
konceptin si mësimnxënës ai hap dyert për një arritje akademike.
e) Përgatitja
Aftësia aktuale e nxënësit nga një njohuri specifike, të kuptuarit dhe aftësitë. Është shumë e
rëndësishmë që të mos harrohet se përgatitja nuk është sinonim për aftësinë. Aftësia është ajo çka
ne ndonjëherë besojmë të jetë një veçori pak a shumë e lindur. Ndërkaq, përgatitja është një
gjendje e përkohshme që duhet të ndryshojë rregullisht si rezultat i një mësimdhënieje cilësore.
f) Interesi
Ajo që përfshin vëmendjen, kurreshtjen dhe angazhimin e nxënësve. Interesi i nxënësve lidhet
drejtpërdrejt me motivimin që ai ka për të mësuar. Kur nxënësi shfaq interes, motivi për të
mësuar është më i lartë dhe të nxënit arrihet më lehtë. Interesat personale ndërlidhen me anët e
forta të nxënësit, kontekstin kulturor, përvojat personale dhe nevojat e tij.
g) Profilet e të nxënit
Preferenca për të absorbuar, eksploruar apo për të shprehur përmbajtjen. Profili i të nxënit të një
nxënësi formësohet nga katër elemente dhe ndërveprimet në mes tyre:10
1. Stili i të nxëni – një qasje kontekstuale e të nxënit. Stilet e të nxënit përfshijnë punën
individuale apo një partner, qoftë në një vend të qetë apo duke dëgjuar muzikë, në një
ambient të ndriçuar apo të errët, duke qëndruar në një vend apo duke levizur.
2. Preferenca e bazuar në inteligjencë – një preferencë neurologjike për të nxënë apo për
të menduar. Për shembull, preferenca e bazuar në inteligjencë përfshin inteligjencën
10 Po aty, fq. 10-11
![Page 19: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/19.jpg)
19
verbale – linguistike, logjike – matematike, kinestetike, interpersonale,
intrapersonale, muzikore – ritmike, hapësinore, analitike, praktike dhe kreative.
3. Gjinia – qasjet në të mësuar që mund të formësohen gjenetikisht apo nga rrethi
shoqëror për gjininë mashkullore apo femërore. Edhe pse jo të gjithë meshkujt apo
femrat mësojnë në të njejtat mënyra, egzistojnë edhe karakteristikat e të mësuarit që
bazohen në gjini.
4. Kultura –qasjet ndaj të nxënit që mund të jenë të formësuara nga konteksti, në të cilin
individi jeton si dhe nga mënyrat unike, të cilat kanë kuptim për mënyrën e jetesës për
njerëzit që jetojnë në atë kontekst. Për shembull, si njerëzit komunikojnë,
ndërveprojnë me gjeneratat e tjera, festojnë dhe vuajnë dhe si tregojnë respekt janë të
formësuara nga kultura.
2.1 Ndërtimi i komunitetit brenda klasës
Komuniteti është një grup njerëzish të bashkuar rreth një mundësie për të zbuluar, riorganizuar,
vlerësuar dhe për të arritur një qëllim të përbashkët.
Me mësimdhënien e diferencuar, mësimdhënësi duhet tʼi udhëheqë nxënësit që të krijojnë një
vision të përbashkët të një klase, ku ka vend për secilin individ që të angazhohet, si dhe të
ndihmojë të tjerët në mësimnxënie. Të jesh pjesë e një komuniteti duhet të plotësohet kriteri
kryesor njerëzor e që është nevoja për tʼu pranuar për tʼi takuar atij vendi, për të qenë i
respektuar dhe i dashur. Për nxënësit nga kultura me orientim kolektiv, të jesh pjesë e një
komuniteti është thelbësore për mënyrën se si funksionon bota, si dhe të kesh ndjenjën e
ʻʻfamiljesʼʼ në klasë u ofron nxënësve normalitet dhe siguri. Mësimdhënësit, të cilët i udhëheqin
nxënësit drejt një vizioni të përbashkët në një klasë të diferencuar e shohin klasën si një klasë
demokratike, e cila përshkruhet nga James Beane. Në klasa të tilla, dallimet mes nxënësve nuk
janë një problem, nxënësit nuk janë të ndarë sipas dallimeve të tyre dhe të qenit të gjithë të njejtë
nuk është obligative gjithmonë sipas Beane.
![Page 20: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/20.jpg)
20
Mësimdhënësit në këto klasë japin mesazh se diversiteti është një përparësi që çon drejt një
komuniteti origjinal demokratik, në të nxënësit jetojnë dhe punojnë së bashku.11
2.2 Krijimi i grupeve të nxënësve në një komunitet brenda klasës
Në një klasë ku aplikohet mësimdhënia e diferencuar, krijimi i grupeve studentore është një pjesë
integrale e ndërtimit të një komuniteti produktiv dhe pozitiv, por është i vetmi kriter. Në fakt, në
klasët me mësimdhënie të diferencuar në mënyrë të paevitueshme kërkohet nga nxënësit që të
punojnë në mënyrë të pavarur apo ne seksion që përfshin gjithë klasën. Kur puna në grup është
efektive për nxënësit, atëherë edhe nxënësit ndihen më të motivuar. Kjo ndodh ngase puna në
grup u mundëson atyre të shkëmbejnë ide, të marrin mendime të ndryshme, të njohin mënyra të
ndryshme të qasjes ndaj problemeve dhe detyrave, si dhe të gjejnë mbështetjen e njëri-tjetrit.
Puna në grup e bën klasën më efikase edhe për mësimdhënësit që e kanë më të lehtë të
përqendrohen në pesë apo gjashtë grupe sesa në 30 individë. Sipas Carol Ann Tomlinson dhe
Marcia B. Imbeau disa nga parimet e krijimit efektiv të grupeve që mbështesin praktikat e
mësimdhënies së diferencuar janë:
1. Të krijohen grupe fleksibile – një aspekt i domosdoshëm i mësimdhënies së
diferencuar është që mësimdhënësi të planifikojë një rrjedhë të vazhdueshme të
grupimeve të ndryshme të nxënësve brenda një njësie mësimore, duke u bazuar në
natyrën e punës dhe të nevojave individuale të nxënësve. Kjo u mundëson nxënësve
të shohin veten dhe të tjerët në kontekste të ndryshme të të nxënit, si dhe i ofron
mësimdhënësit mundësinë që të observojë secilin nxënës në kontekste të shumëfishta.
2. Të ligjerosh si mësimdhënës, ju duhet të krijoni detyrat në grupe për tʼu siguruar që
secili nxënës punon me një korrikulë të pasur dhe secili nxënës të mendojë dhe
aplikojë ide dhe aftësi esenciale. Mund të ndodhë që një nxënës apo një grup i caktuar
të ketë nevojë më shumë për kohë që të praktikojë një aftësi diskrete, por nuk duhet të
ketë grupe nxënësish të cilët vazhdimisht praktikojnë aftësi jashtë kontekstit,
përderisa grupet tjera iʼa arrijnë shumë mirë të jenë mendimtarë kritik, zgjidhës të
problemeve dhe krijues. Prandaj mësimdhënësit duhet të planifikojnë detyra sfiduese
për nxënësit e avancuar dhe tʼi nivelizojnë nevojat për nxënësit më pak të avancuar.
11 Bardhyl Musai: “Metodologjia e mësimëdhënies”, Tiranë, 2003,fq.15
![Page 21: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/21.jpg)
21
3. Të përdoren detyra me aftësi të shumëfishta – detyrat e tilla zakonisht kanë më shumë
se një përgjigje të saktë apo më shumë mënyra për të zgjidhur problemin, janë më
interesante dhe shpërblejnë nxënësit, u mundësojnë nxënësve të ndryshëm të japin
kontributin e tyre në zgjidhjen e detyrës dhe kërkojnë një shumëllojshmëri aftësish
dhe përparësish për kryerjen e suksesshme të detyrës.
4. Të caktohen role individuale brenda grupit – rolet individuale bëjnë të mundur që
secili nxënës të japë kontributin e vet akademik apo intelektual për të kryer një detyrë
të caktuar. Për shembull, nëse një nxënës brenda grupit ka detyrën e lexuesit dhe tjetri
të kohëmbajtësit, është e qartë për nxënësit që roli i lexuesit është më i rëndësishëm.
Prandaj është e rëndësishme që rolet të ndahen në mënyrë të barabartë, sipas
rëndësisë. Për shembull, në zgjidhjen e një detyre matematikore një nxënës mund të
vizatoje diagramin e hapave të zgjidhjes së detyrës, ndërsa tjetri e shkruan me fjalë
procedurën për zgjidhjen e detyrës. Në këtë mënyrë të dy nxënësit kanë kontribuar në
mënyrë të njejtë.
5. Të ketë qasje të lehtë ndaj përmbajtjes - në punën me grupe, mësimdhënësi duhet të
sigurohet që secili nxënës në grup mund tʼaset përmbajtjes me lehtësi. Për shembull,
në një grup të përzier ku përgatitja ë nxënësve ndryshon, nxënësit mund të lexojnë
material të niveleve të ndryshme për nga veshtirësia dhe pastaj të punojnë së bashku
për të kryer një detyrë të përbashkët.12
6. Të caktohen kompetenca – mësimdhënësi duhet të vrojtojë nxënësit në mënyrë të
kujdesshme, në mënyrë që të mund të vërejë përparësi të veçanta, aftësi dhe mendime
kritike që ata i sjellin grupit. Nëse mësimdhënësi vëren një kontribut të vlefshëm dhe
të ndershëm, duhet tʼia bëjë me dije atë që ka parë. Për shembull, mësimdhënësi
mund të thotë:ʻʻMendoj se pyetja që sapo i bëre grupit është shumë e rëndësishmeʼʼ.
Është shumë e rëndësishme për nxënësit që të marrin mirënjohje nga mësimdhënësit e
tyre për atë që bëjnë.
12 Tomlinson, Caorl Ann: “How to Differentiate Instrucion in Mixed-Ability Classroom”,USA,
fq.50
![Page 22: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/22.jpg)
22
2.3 Ambienti fizik për të mbështetur procesin e të nxënit
Sikurse edhe në rastin e të gjitha elementeve të tjera të klasës, qëllimi i planifikimit të ambientit
fizik të një klase është që të rriten në maksimum mundësitë për një mësimdhënie dhe mësim
nxenie të duhur.
Pikë së pari, ambient fizik në një klasë, ku aplikohet mësimdhënia e diferencuar, duhet të ketë
një strukturë të tillë që nxënësit të ndjehen të sigurt. Po ashtu, ky ambient duhet të mundësojë
fleksibilitet për tʼiu përshtatur nevojave individuale dhe grupore. Duke pasur parasysh që një
klasë ku aplikohet mësimdhënia e diferencuar fokusohet në nxënësin, nga nxënësi pritet që ata:
• Të rrisin aftësitë dhe rahatinë e tyre gjatë punës së pavarur, ne grupe të vogla apo
në klasë në tërësi;
• Të mendojnë në nivel të lartë – të kuptojnë dhe aplikojnë atë që kanë mësuar;
• Të mbështesin procesin e të nxënit të bashkëmoshatarëve të tyre, në mënyrë aktive
dhe efektive;
• Tʼi ndihmojnë mësimdhënësit që të bëjnë klasën funksionale.
Për më tepër, në një klasë ku aplikohet mësimdhënia e diferencuar, nga mësimdhënësit pritet që:
• Tʼi studiojnë nxënësit vazhdimisht, në mënyrë që të mund tʼi mësojnë ata në mënyrë
efektive;
• Të ndërtojnë qëllimisht në mënyrë eksplicite një komunitet brenda klasës;
• Të punojnë rregullisht me individ, grupe të vogla dhe më klasë në tërësi;
• Të përdorin grupime fleksibile të nxënësve;
• Tʼu qasen gatishmërisë, interesit dhe nevojave të profilit të të nxënit të secilit
nxënës individualisht.13
13 Naser Zabeli: “Vështirësitë në të nxënë”, Prishtinë, 2004, fq.50
![Page 23: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/23.jpg)
23
Rregullimi i orendive brenda klasës – në librin ʻʻMenaxhimi dhe udhëheqja e klasës së
diferencuarʼʼ- paraqiten dy pyetje të dobishme që të gjithë mësimdhënësit duhet tʼi bëjnë para se
tʼa rregullojnë klasën e tyre. Një prej tyre është: ʻʻCilat janë të gjitha opsionet që i kam në
dispozicion?ʼʼ
Në po këtë libër Carol Ann Tomlison dhe Marcia B. Imbeau ofrojnë disa udhërrëfyes të cilat
duhet të merren parasysh nga mësimdhënësit kur planifikojnë regullimin e klasës:
• Sa herë të jetë e mundur, duhet të përdoren tavolinat në vend të bankave individuale.
Rënditja e rregullt e bankave në mënyrë tradicionale nuk i fton nxënësit për
bashkëpunim. Bankat e afruara me njëra tjetrën ose një rregullim më kreativ i bankave
nga ana e mësimdhënësit e bën më të lehtë punën në grupe.
• Është më mirë të merret parasysh rregullimi i ulësve dhe bankave për katër deri tetë
individ së bashku, në një hapsirë të caktuar të klasës.
• Klasa duhet të rregullohet ashtu që mësuesi mund të lëvizë lirshëm në mesin e nxënësve.
Kjo është thelbësore për nxënësit, që të ndjejnë praninë e mësimdhënësit, por është e
rëndësishme edhe për mësimdhënësin që të observojë dhe ndihmojë nxënësit, derisa ata
punojnë.
• Klasa duhet të rregullohet dhe të planifikohet ashtu që të inkurajojë diskutimet mes
nxënësve. Kjo nënkupton që tavolinat duhet të rregullohen në formë të shkronjës U,
rrethit apo gjysmërrathëve që ballafaqohen me njëri-tjetrin.
• Mësimdhënësi duhet të sigurohet që në klasë duhet të ketë rafte të ndryshme, tabela apo
kabinete, ku nxënësi mund tʼi lërë materialet, punimet apo pajisjet e ndryshme.14
14 Po aty, fq.51-5
![Page 24: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/24.jpg)
24
KAPITULLI III
3. Formimi i grupeve të nxënësve për organizimin e të nxënit dhe mësimit të diferencuar në
shkallë të ndryshme të vështirësisë.
Siç kemi theksuar edhe më herët për vlerën dhe rëndësinë e mësimit të diferencuar, patëm
theksuar se rezultatet nga hulumtimet, u shërbejnë mësuesve si mbështetje e sigurt në formimin e
grupeve të nxënësve për organizimin efektiv të mësimit të diferencuar. Puna në grupe është
formë më e përshtatshme për organizimin e mësimit të diferencuar.
Mësimi i diferencuar madje shumë shpesh edhe definohet si formim i grupeve të nxënësve me
qëllim të përparimit më efikas të tyre në të nxënë dhe në mësim. Ndër autorë të ndryshëm mund
të ketë edhe rekomandime të ndryshme, sa i përket formimit të këtyre grupeve të nxënësve për
mësim të diferencuar.
Për formimin e një grupi të nxënësve në fillim mësimdhënësi duhet tʼi shohë këto intenca për
mësim të diferencuar:
• Grupi i nxënësve me pengesa në zhvillim;
• Grupi i nxënësve që nuk dinë të lexojnë as të shkruajnë;
• Grupet heterogjene me detyra të njëjta;
• Grupet homogjene me detyra të diferencuara;
• Grupimet e nxënësve në klasën e tërë;
• Rigrupimet ndërgrupore.
Formimi i grupeve të nxënësve duke ndryshuar grupimin e metodave:
• Grup trajnimi, ose nxënieje;
• Grupe prodhuese;
• Grupet e të kuptuarit;
• Grupet e instruktimit;15
15 Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Çela: “Hyrje në mësimëdhënien e diferencuar” , Tiranë, 2006
fq.22
![Page 25: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/25.jpg)
25
Formimi i grupeve të nxënësve sipas niveleve ose homogjenitetit:
• Grupet e nxënësve sipas karakteristikave të dukshme;
• Grupet sipas karaktereve;
• Grupet e nxënësve sipas rezultateve të testimeve, ose vëzhgimeve.
Formimi i grupeve të nxënësve, duke përdorur kohë suplementare:
• Përdorimi i kohës shtesë brenda javës;
• Përdorimi i kohës gjatë disa javëve;
• Veprimtari bashkëpunuese;
• Koha për forcimin e punës së nxënësve.
Duke u nisur prej formimit të grupeve të nxënësve, në fillim është e mundshme, ndërsa në
aspektin metodik është e lejueshme, që prej të gjitha grupeve fillestare të formuara në fillim,
është e rrugës që më vonë të formohen tri grupe relativisht konstante të nxënësve.
Ndër grupet e nxënësve, të cilat duhet të formohen janë këto grupe:
• Grupi i nxënësve me përparim mbimesatar – nxënës të talentuar;
• Grupi i nxënësve me përparim mesatar – nxënësit e ngadaltë në të mësuar;
• Grupi i nxënësve të prapambetur – me vështirësi në të nxënë.
Tri grupet e përmendura më lartë, janë në fakt tri nivele të ndryshme vështirësie dhe tri shpejtësi
të përparimit të nismëtarëve të shkollës fillore në mësim.
Janë këto tri grupe relativisht konstante dhe të argumentuara, grupe të cilat nuk guxojmë më tutje
për tʼi zvogëluar. Mësimdhënësi me këto grupe të nxënësve duhet tʼi ketë parasysh këto
objektiva dhe hapa sipas të cilave duhet të orientohet.16
16 Po aty, fq.23
![Page 26: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/26.jpg)
26
3.1 Grupi i nxënësve me përparim mbimesatar (nxënës të talentuar)
Këta nxënës ndryshojnë nga nxënësit e tjerë në tre drejtime kryesore:
1. Ritmin me të cilin mësojnë;
2. Thellësinë e të kuptuarit;
3. Interesat që shprehin
Mësuesi që punon me këta nxënës, duhet të ketë parasysh që tʼa bëjë mësimin sa më interesant
dhe tʼu krijojë mundësi nxënësve të talentuar që të vënë në përdorim talentet e tyre. Për këtë
jepen disa sugjerime:
• Inkurajoni nxënësit e talentuar që të vënë në përdorim mendjen e tyre;
• Përdorni teknikën e zgjedhjes së problemeve;
• Këmbëngulni që nxënësit të eksplorojnë thellë lëndën;
• Stimuloni çdo herë mendimin e tyre, në mënyrë që këta të jenë të motivuar edhe më
shumë për të treguar rezultate më të mëdha në të nxënit në mësim;
• Kujdesuni që të talentuarit të arrijnë rezultate të larta mësimore.
• Ata duhet të inkurajohen që të punojnë në mënyrë logjike
• Duhet ofruar mundësitë që ata të jenë eksplorues në gjëra interesante dhe sfiduese; nuk
duhet lejuar që ata tʼa përsërisin atë që tashmë e dinë;
• Përdorni strategjitë e diskutimit nëpër seminare, në mënyrë që këta nxënës tʼa shprehin
talentin e vet. Kërkoni që diskutimet e tyre të karakterizohen nga një nivel i thellë i të
menduarit kritik.17
3.2 Grupi i nxënësve me përparim mesatar – nxënësit me nivel mesatar të mesëm
Roli i mësimdhënësit me këto grupe të nxënësve duhet të jetë si më poshtë. Zakonisht, që
mësuesit të punojnë në klasa me këta nxënës me qëllim që tʼa bëjnë mësimin sa më interesant, të
zhvillojnë shprehitë e të mësuarit, në mënyrë që ata të përparojnë në një nivel më të arsyeshëm.18
17Petrit Muka, Dhori Karaj,Liri Çela:“Hyrje në mësimëdhënien e diferencuar”, Tiranë,2006,fq.44 18 Web Article: Mapping a route toard Differentiated instruction
![Page 27: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/27.jpg)
27
Disa nga detyrat që mund tʼu rekomandohen mësuesve janë:
• Mësuesi duhet të përpiqet që të bëjë punën më të lehtë dhe më të kapshme për këta
nxënës, në mënyrë që përmbajtja e punës mësimore të jetë më e lehtë dhe më e kapshme
për tʼa bërë punën më të lehtë dhe më të kapshme për këtë nxënës, në mënyrë që
përmbajtja e punës mësimore të jetë më e lehtë dhe më e kapshme për ta;
• Duhet gjetur vështirësitë e nxënësve dhe njëherësh duhet ndihmuar ata që këto vështirësi
tʼi kalojnë së bashku me ndihmën tuaj. Siç dihet, para nismëtarëve të shkollës fillore
paraqiten shumë vështirësi të ndryshme dhe për këtë roli dhe rëndësia e mësimdhënësve
në këtë drejtim është shumë e madhe;
• Me nxënësit e kësaj kategorie duhet të përdoren materiale konkrete dhe materiale që
nxisin dhe shprehin ide në mendjen e tyre;
• Duhet të përdoren shumë materiale audiovizuele, të thjeshta dhe të qarta, por shumë
interesante;
• Duhet të krijohen sa më shumë situata që të menduarit e tyre të vihet më shumë në
veprim;
• Këtyre nxënësve duhet tʼu jepen më shumë mundësi për tʼi bërë detyrat në klasë. Mos
prisni që të kenë shumë sukses me detyrat. Në sesionet e të mësuarit me supervizim, ju
mund tʼi ndihmoni ata dhe ata të ndihmojnë njëri-tjetrin.
3.3 Grupi i nxënësve të prapambetur – me vështirësi në të nxënë
Në këtë kategori specifike të nxënësve në të nxënë dhe mësim, shumica nga të cilat nga studiues
të shumtë, kategorizohen si vështirësi me bazë të çrregullimeve neurologjike, përfshihen edhe të
tjera si:
- Hiperaktiviteti, dhe
- Mungesa e vëmendjes.
Nxënësit me probleme të këtilla kanë vështirësi në përqendrimin e vëmendjes, në përfundimin
me sukses të detyrave, në kalimin prej një aktiviteti në tjetrin, etj.
![Page 28: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/28.jpg)
28
Nxënësit e këtillë shfaqin edhe sjellje të tjera si: hutohen shpesh, harrojnë gjërat, nuk u kushtojnë
rëndësi hollësirave, zhvillojnë biseda të tëpruara, levizin shpesh nëpër klasë etj.
Siç duket, lista e vështirësive në të nxënë nuk ka fund. Mund të përmendim edhe shumë faktorë
të tjerë, të cilët ndikojnë tek nxënësit në mësim.
Faktorë të tjerë mund të jenë:
- Dëmtimet e ndryshme fizike, ku në këtë kuadër përfshihen fëmijët, të cilët kanë dëmtime
të muskujve, dëmtime ortopedike si dhe sëmundje kronike, ethet reumatike, etj.
Mirëpo në kuadër të vështirësive mund të përmendim edhe këta faktorë si:
- Dëmtimet në të parë:
- Dëmtimet në të dëgjuar.
Kohëve të fundit përmenden edhe shumë sindrome dhe diagnoza, si p.sh: Sindromi Down, i
Aspergerit etj. Ku secili nga këto sindrome mund të shkaktojë vështirësi në të nxënë.
Te ky grupim i nxënësve mund të përfshihen edhe vështirësi të tjera të cilat mund të jenë
momentale, si pasojë e problemeve shëndetësore, problemeve emocionale, raporteve brenda
familjes, raporteve brenda rrethit në të cilin jetojnë. Ndërsa një varg tjetër i vështirësive në të
nxënë i referohet problemeve që kanë të bëjnë me metodologjinë e papërshtatshme mësimore, në
kuadër të të cilit përmendim këta faktorë:
- Korrikulën e stërngarkuar;
- Kushtet e përgjithshme jo të favorshme shkollore ku organizohet mësimi;
- Ndihmesa jo aq adekuate e mësimdhënësve për tʼu dhënë ndihmë nxënësve për të nxënë
dhe mësuar;
- Bashkëpunimi jo i mjaftueshëm i prindërve me fëmijët e tyre;
- Si dhe mungesa e kushteve adekuate për mësim.19
19 Naser Zabeli: “Vështirësitë në të nxënë”, Prishtinë, 2004, fq.21-22
![Page 29: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/29.jpg)
29
KAPITULLI IV
4. Modalitete e strategji të organizimit efektiv të mësimit të diferencuar
Duke u nisur nga konstatimet e shumë ekspertëve të huaj, mund të themi se mësimi i diferencuar
nuk është një fenomen i ri.
Mjaft mësues dhe administrator shkollash me përvojë janë përpjekur të trajtojnë dallimet
individuale të nxënësve, edhe pse nuk kanë përdorur emrin mësimdhënie e diferencuar. Secila
nga fushat e veçanta të mësimdhënies ka modele dhe strategji të ndryshme të mësimdhënies,
prandaj edhe për mësimin e diferencuar egzistojnë një varg modelesh e strategji efektive, të cilat
kanë rolin dhe prioritetin e vet të veçantë në çdo modalitet të mësimit.Didaktikët mendojnë se
egzistojnë disa forma të modeleve për mësimin e diferencuar, të cilat edhe më tutje duhet të
përsosen dhe të zhvillohen.
Dr. Petar Mandiq përmend 6 mënyra të mësimit të diferencuar:
• Zgjidhja e detyrave të ndryshme, në kuadër të një program të gjerë, me qëllime të
ndryshme;
• Nxënësit shërbehën me materiale të ndryshme ose pajisje të ndryshme, duke i zgjidhur
detyrat e njejta me të njëjtin qëllim;
• Përsosja e temës së dhënë në situata të ndryshme;
• Nxënësi përcaktohet për punë me arsimtarin e caktuar gjatë përpunimit të një teme;
• Nxënësit mund të fitojnë dije dhe të formojnë aftësitë sipas metodave dhe formave të
punës mësimore, të cilat më së miri i përgjigjen mundësive të secilit nxënës.
• Nxënësit përfitojnë lëndën me tempon e vet të punës personale.20
20 Petar Mandić: “Inovacija u nastavi”,Sarajevo”, 1972, str, 46-47
![Page 30: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/30.jpg)
30
Pedagogu amerikan Edling identifikoi katër tipe programesh e procedimesh didaktike-metodike
për mësimin e diferencuar si:
- Programet e diagnostifikuara dhe të përgatitura në mënyrë individuale për secilin
nxënës, ku përgatiten sekuenca të veçanta mësimore, varësisht prej aftësive e veçorive të
tjera individuale që kanë;
- Programe vetë orientuese – ku këto programe i japin mundësi nxënësit të zgjedhë
material, metoda e procedime që i përshtaten nevojave, mundësive dhe veçorive tjera të
nxënësve në mësim;
- Programet e personalizuara – këto programe iʼa mundësojnë nxënësit të zgjedhë
programe të caktuara, por krahas tij të punojnë edhe në përvetësimin e një programi të
hartuar për të gjithë nxënësit;
- Programe për të nxënë të pavarur – këto programe iʼa mundësojnë nxënësve për të nxënë
dhe mësur në mënyrë të pavarur duke iʼu përshtatur nevojave edhe mundësive të tyre për
të nxënë dhe mësuar.21
4.1 Procedurat e llojllojshme dhe format e diferencimit të brendshëm
Ndahen në katër grupe:
1. Diferencimi social;
2. Diferencimi metodik;
3. Diferencimi medial;
4. Diferencimi tematik
Në mësimin e diferencuar është e domosdoshme të sigurohet minimum i detyrueshëm për të
gjithë nxënësit, e pastaj të përgatiten detyrat ndihmëse për ata më të dobëtit dhe obligimet shtesë
për nxënësit, të cilët e tejkalojnë minimumin e programuar. Këtu më poshtë do tʼi paraqesim
Postulatet e Burns-it. Nevoja e mësimdhënies së diferencuar, gjegjësisht e mësimit të diferencuar
buron nga diversiteti i nxënësve. Sot nuk gjen dy nxënës identik, qofshin këta edhe binjakë.22
21 Jovan Djordjević: “Individualizovana nastava – Nastava i vaspitanje”, Beograd, 1979, br.2 22 Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Çela: “Hyrje në mësimëndhënien e diferencuar”, Tiranë, 2006,
fq.9
![Page 31: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/31.jpg)
31
Më hollësisht këtë situatë e ka paraqitur BURNS në prostulatet e tij.
Postulatet e Burns-it
1. Nuk ka dy nxënës që të përparojnë me të njëjtën shpejtësi
2. Nuk ka dy nxënës që të jenë të gatshëm për të nxënë në të njëjtën kohë
3. Nuk ka dy nxënës që përdorin të njejtat teknika për të studiuar
4. Nuk ka dy nxënës që i zgjidhin problemet pikë për pikë në të njëjtën mënyrë
5. Nuk ka dy nxënës me të njëjtin profil interesash
6. Nuk ka dy nxënës të motivuar njëlloj dhe të arrijnë të njëjtat qëllime
7. Nuk ka dy nxënës me sjellje të njejta
Shumë studiues të natyrave dhe profileve të ndryshme kanë dhënë mendimet e tyre në shumë
sfera, pikërisht për problematiken e mësimit të diferencuar. Egzistojnë rrugët se si të realizohet
kjo formë e mësimdhënies.
Që të kemi një mësimdhënie më efikase, duhet veçuar programet dhe lëndët opsionale.
Mësimdhënia e diferencuar realizohet, duke iʼu dhënë mundësi nxënësve për të zgjedhur mes
programeve dhe lëndëve të ndryshme. Në këtë mënyrë nxënësit mund të përgatisin veten për tʼu
futur në shkallën e lartë, ose për të zgjedhur një profesion tjetër që ka një prespektiv më të madhe
në këtë drejtim. Krijimi i mundësive për të zgjedhur një program mësimor në nivelin e shkollës
së mesme është ndoshta metoda më e zakonshme për tʼiu mundësuar nxënësve një mësimdhënie
të diferencuar.23
4.2 Mësimi i diferencuar – individualizuar
Forma e punës individuale në mësim, me elementet e saj të komunikimit direkt, që zakonisht
shfaqet me karakterin instruktivo-kontrollues dhe stimulus të saj, paraqet një nga kërkesat
parësore të organizimit bashkëkohor të punës mësimore.
23 Po aty, fq.10
![Page 32: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/32.jpg)
32
Kjo formë e punës mësimore në literaturën didaktike quhet edhe formë e diferencuar e punës
mësimore. Individualizimi, shikuar nga aspekti i tanishëm, krahas formave të tjera paraqet po
ashtu një nga elementet përbërëse dhe të zhvillimit bashkëkohor të veprimtarisë edukative dhe
arsimore, sepse është gjithnjë në funksion të punës së pavarur të nxënësve dhe synon aftësimin e
tyre për vetëmësim dhe vetëarsimim. Këto karakteristika janë vetëm disa tipare pozitive të
mësimit individual dhe të organizimit didaktiko-metodik të kësaj forme mësimore.
Mësimi individual është një ndër çeshtjet mjaft komplekse në strukturën didaktike të organizimit
të veprimtarisë edukative dhe arsimore. Kjo formë kërkon angazhime të veçanta të punës së
arsimtarit dhe të personelit tjetër mësimor. Ky modalitet i sistemit të organizimit të punës
mësimore, i aktualizuar në mënyrë të veçantë në rrethanat e tashme të organizimit të veprimtarisë
edukative dhe arsimore, përkatësisht mësimore, shikuar nga aspekti i zhvillimit, ka arritur një
shkallë të lartë të përsosjes. Praktika e punës individuale, e mbështetur mbi bazën e zhvillimit të
përmbajtjeve teorike, është në funksion të kërkesave bashkëkohore që i shtrohen shkollës në
veprimtarinë e saj edukative dhe arsimore, në ngritjen e efikasitetit të punës mësimore.
Në literaturën pedagogjike, lidhur me shkaqet e individualizimit në mësim, kryesisht paraqiten
këta faktorë:
- Mosha e diferencimit kronologjik e nxënësve në mësim;
- Ndryshimet në shkallën arsimore dhe të paranjohurive;
- Ndryshimet në aftësitë psiqike dhe individuale të nxënësve;
- Faktori i mjedisit shoqëror dhe familjar të nxënësve.
Këto elemente flasin bindshëm për egzistimin e karakterit heterogjen të strukturës së përbërjes së
nxënësve në kuadër të një klase, gjë që shtron kërkesën për një fleksibilitet të nevojshëm si në
organizimin, ashtu edhe në realizimin e punës mësimore, duke bërë që individualizimi në punën
mësimore të jetë pjesë integrale e tërë procesit të organizimit të sistemit të shumëfishtë të punës
mësimore.24
24 Nijazi Zylfiu: “Didaktika”, Prishtinë, 2001, fq.272-274
![Page 33: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/33.jpg)
33
4.3 Pse është e nevojshme mësimdhënia e diferencuar
Kjo nevojë buron nga diversiteti i nxënësve të ndryshëm, pasi që nuk ka nxënës që përparojnë
me të njejtën shpejtësi, apo me të njejtat teknika të studiuari, me sjellje apo me interesa të njejta.
Mësuesi e ka të vështirë të gjejë detyra unike që stimulojnë në mënyrë të njëjtë të gjithë nxënësit.
Që të realizohet mësimdhënia e diferencuar, mësuesi duhet të njohë mirë përmbajtjen e mësimit
dhe karakteristikat e nxënësve.25
Megjithatë, tash duhet tʼa pranojmë se praktika e shkollës sonë deri me tani ka qenë e
përqendruar në modelin tradicional të mësimit, përmes së cilës pamundësohet marrja në
konsideratë e nevojave dhe kërkesave të nxënësve, gjë që kjo formë e tanishme, pra e mësimit të
diferencuar e forcon shumë ndjenjën e formimit të ndjenjave të nxënësve për punë në të nxënë
dhe mësim.
Përmes kësaj forme të mësimit përfitojnë të gjitha grupet e nxënësve, duke filluar nga ata me
vështirësi në të nxënë, që kanë problem në mësim, e deri tek shtresa më e lartë e të kuptuarit të
tyre, pra deri tek nxënësit e zgjuar dhe të talentuar.26
25 http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/nxenesit-jane-te-ndryshm-kane-nevoja-te-ndryshme 26 Islam Krasniqi: “Mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar”, Prishtinë, 2002, fq.235
![Page 34: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/34.jpg)
34
PËRFUNDIMI
Nga ajo që u tha më lartë, mund të themi se mësimi i diferencuar është një ndër çeshtjet mjaft
komplekse në strukturën didaktike edukative-arsimore. Kjo formë e mësimit kërkon angazhim të
madh nga mësimdhënësi dhe personeli tjetër arsimor. Diferencimi, i cili trajnohet në kuadër të
individualizimit dhe të punës individuale jep mundësi për angazhim direkt didaktiko-metodik në
punën mësimore, për nxitje të veçorive autentike të nxënësit, në kuadër të zhvillimit të drejtë dhe
të plotë të personalitetit të tij, si individ dhe pjesë përbërëse e kolektivit të punës mësimore,
mënyrë kjo e organizuar, në të cilën realizohen qëllimet dhe detyrat e edukatës sonë.
Aplikimi i modeleve dhe formave të vjetra të mësimdhënies është ballafaquar me vështirësi të
shumta, për arsye se organizimi i mësimit nuk ka qenë i organizuar sipas niveleve të ndryshme të
nxënësve në mësim. Pra modelet e vjetra nuk u janë përshtatur të gjithë nxënësve pasi siç e dimë
në klasë asnjë nga nxënësit nuk janë të njëjtë, të gjithë ndryshojnë në mënyrën se si mendojnë,
ndryshon inteligjenca e tyre, preferencat dhe interesat e tyre, pra kemi diversitet të nxënësve. Për
këtë arsye e shumë të tjera mësimi i diferencuar është një model i veçantë i organizimit të
mësimit dhe punës mësimore që ju përshtatet nevojave dhe mundësive individuale të çdo
nxënësi.
Pas shfletimit të literaturave të ndryshme dhe hulumtimeve në internet arrita në përfundim se
nevoja e organizimit të mësimit të diferencuar sipas niveleve të shkallëve të ndryshme të
nxënësve në mësim është e domosdoshme për arsye se efektet dhe produktiviteti i saj janë në një
shkallë të lartë të efikasitetit në të nxënë dhe mësim.
![Page 35: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të](https://reader030.vdocuments.pub/reader030/viewer/2022040101/5e54eb13c6e14a27463e62e9/html5/thumbnails/35.jpg)
35
LITERATURA
P. Muka, Dh. Karaj, L. Qela (2006): ʻʻHyrje në mësimdhënien e diferencuarʼʼ, Tiranë
Web Article: Mapping a route toeard Differentiated instruction, 2005
B. Musai (2003): ʻʻMetodologjia e mësimdhëniesʼʼ, Tiranë
Tracey Hall ʻʻDifferentiated Instructionʼʼ New York
Tomlinson, Carol Ann (2001): ʻʻHow to Differentiate Instruction in Mixed-Ability
Classroomsʼʼ, USA
N. Zabeli (2004): ʻʻVështirësitë në të nxënëʼʼ, Prishtinë
P. Mandić (1972): ʻʻInovacija u nastaviʼʼ, Sarajevo
J. Djordjević (1979): ʻʻIndividualizovana nastava – Nastava i vaspitanjeʼʼ, Beograd
I. Krasniqi (2002): ʻʻMësimi i leximit dhe shkrimit fillestarʼʼ, Prishtinë
N. Zylfiu (2001):ʻʻDidaktikaʼʼ, Prishtinë
Sh. Mulliqi (2008): ʻʻEdukimi special në Kosovëʼʼ, Prishtinë
Burime të tjera :
http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/nxenesit-jane-te-ndryshem-kane-nevoja-te-ndryshme
https://sites.google.com/site/spedstrategiesandresources/udl-differentiated-instruction