universiteti i gjakovËs ³fehmi agani...4 androkli kostallari, vepra e naim frashërit për gjuhën...

28
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME FIGURSHMËRIA GJUHËSORE NË VEPRAT E NAIM FRASHËRIT MENTORJA: KANDIDATJA: Dr.Rovena Vata Liridona Bajrami Gjakovë, 2017

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

16 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

FIGURSHMËRIA GJUHËSORE NË VEPRAT E NAIM

FRASHËRIT

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr.Rovena Vata Liridona Bajrami

Gjakovë, 2017

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: FIGURSHMËRIA GJUHËSORE NË VEPRAT E NAIM FRASHËRIT

Komisioni:

Kryetar Kamber Kamberi

Anëtar Rovena Vata

Anëtar Emin Kabashi

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. RovenaVATA Liridona BAJRAMI

Gjakovë, 2017

3

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE ......................................................................................................................................................... 4

KREU I: Naim Frashëri dhe figurshmëria gjuhësore në letërsi .................................................... 7

1.1Naim Frashëri dhe vendi i tij në letërsinë shqipe ......................................................................... 7

1.2Figurshmëria letare dhe gjuhësore e Naim Frashërit .................................................................. 9

1.3Kuptimet e figurshme dhe përdorimet e figurshme ................................................................... 10

1.4 Analizë: “Bagëti e Bujqësi” dhe “Bukuria” .................................................................................. 12

KREU II: Vendi i figurshmërisë gjuhësore në veprat e Naimit ................................................... 14

2.1 Figurshmëria gjuhësore në veprat e Naimit .............................................................................. 14

2.2 Rendi gjuhësor te “Bagëti e Bujqësi” .......................................................................................... 15

2.3 Enumeracioni ................................................................................................................................. 16

2. 4 Përsëritja ........................................................................................................................................ 17

2.5 Fjalëforimimi ................................................................................................................................... 18

2.6 Lokocionet foljore folje+emër ....................................................................................................... 20

2.7 Lokocionet foljore të tipit: .............................................................................................................. 20

KREU III: Figurat thirrore ..................................................................................................................... 22

3.1 Apostrofi .......................................................................................................................................... 22

3.2 Pyetjet retorike ............................................................................................................................... 22

3.3 Alternimi të strofave katër dhe gjashtë vargëshe ..................................................................... 23

3.4 Prezenca e figurshmërisë gjuhësore në veprat e Naimit......................................................... 24

PËRFUNDIME: ......................................................................................................................................... 26

BIBLIOGRAFIA: ...................................................................................................................................... 27

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Çdo shkrimtar i madh hyn në një marrëdhënie të caktuar me gjuhën e kombit të tij dhe kjo marrëdhënie

varet nga dy faktorë të rëndësishëm të cilët natyrshëm i kontribojnë gjuhës që kombit të tij.

Së pari, sa dhe deri në ç’nivel e njeh ai gjuhën amtare dhe, së dyti, sa është i aftë ai për t’i përdorur në

mënyrë përzgjedhëse dhe krijuese mjetet gjuhësore.

Në punimin tonë kemi bërë objekt studimi figurshmërinë gjuhësore në veprat e poetit Naim Frashëri,

duke u përpjekur të studiojmë leksikun e krijimtarisë së tij me theks të veçantë veprën Bagëti dhe

Bujqësi : si dhe ciklin e poemës Bukuria duke u përpjekur të analizojmë lokocionet dhe

frazeologjizmat, e tipit foljor, përsëritjet e gjymtyrëve të ndryshme, numërimin, kompozitat si dhe

shumë elemente tjera.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar begatisë frazeologjike të veprave, duke u përpjekur që përmes

këtij punimi të pasqyrojmë pasurinë leksikore e frazeologjike të veprës së Naim Frashërit. Për realizimin

e këtij punimi kryesisht kemi përdorur metodën analitike e cila na ka ndihmuar të paraqesim çdo detaj

të tipareve leksiko-gramatikore, veçoritë strukturore-semantike të paradigmës sinonimike dhe

antonnimike të leksikut të figurshëm në veprat e Naim Frashërit.

Kjo metodë na ka lejuar të vemë në dukje dukuritë më karakteristike gjuhësore, në lidhje me përdorimin

e leksikut nga ana e Naim Frashërit, aftësitë e tij të veçanta e stilformuese në përzgjedhjen e mjeteve

gjuhësore, si edhe aftësitë e tij në krijimin e mjeteve të reja, gjë që pasuron ndjeshëm gjuhën shqipe.

Punimi me titull Figurshmëria gjuhësore në veprat e Naim Frashërit është realizuar në katër kapituj ku

në secilin prej tyre jemi përpjekur të shënojmë edhe nëntitujt të cilët natyrshëm i kontribojnë temës në

fjalë.

Në kapitullin e parë pasqyrohen elementet kryesore të jetës dhe veprës së Naim Frashërit, vendi që zë ai

në letërsinë shqipe, si dhe receptimi i veprës së tij nga studiues të ndryshëm.

Në kapitullin e dytë është përshkruar rruga e formimit tij, krijimi i leksikut të figurshëm të veprës, duke

analizuar mjetet e veçanta gjuhësore, përftesat stilistike, ndërtimet e lokocioneve në strukturë dhe

veçoritë më të shpeshta gjuhësore në veprat e Frashërit.

5

Ndërkaq në kapitullin e tretë jemi përpjekur të pasqyrojumë në mënyrë grafike përdorimin e

figurshmërisë gjuhësore në veprat Bagëti dhe Bujqësi dhe dhe në ciklin e veprave Bukuria . Dhe në

kapitullin e katër kemi arritur në përfundime dhe në bibliografinë e përdorur.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Metodat që përdoren për të realizuar këtë punim janë të larmishme, duke filluar nga metoda e analizës

apo metoda e krahasimit. Përdorimi i njërës metodë apo tjetër bëhet në varësi të asaj, që do të studiosh

dhe rezultati që do marrësh nga ky studim. Në rastin konkret në do studiojmë figurshmërinë gjuhësore

të veprës së Naim Frashërit.

3. Baza teorike e punimit

Në lidhje me bazën teorike të këtij punimi kemi shfrytëzuar artikuj, monografi dhe studime që lidhen me

figurën e Naim Frashërit dhe temën që kemi në fjalë. Mund të përmendimin Studime për fjalën shqipe

II1, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot

2, Poezia Shqipe-një histori letrare3,

Vepra e Naim Frashërit për gjuhën letrare të kombit4, Naim Frashëri dhe zhvillimi tipologjik i poezisë

shqipe5, Panteoni i rralluar

6.

4. Synimi i temës

Synimi i kësaj teme është nxjerra në pah e figurshmërisë gjuhësore që përbëjnë veprën e Naim Frashërit.

Gjuha është mjet bashkimi e marrëveshjeje, është gjaku që ushqen vetëdijen tonë kombëtare dhe nuk

mund të lejohet që dikush ta përdorë si mjet përçarjeje. Shqetësimet që kanë lindur në këto vite për të

ardhmen e gjuhës letrare janë një pjesë e tronditjeve dhe zigzageve në fushën e kulturës, që jemi të

detyruar të paguajmë si çmim pë rtë hyrë në rrugën e re të lirisë së mendimit, por edhe mendësitë e së

1 Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe II, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë,

2015. 2 Rexhep Qosja, Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, ë: Studi e filologjike , r. -4, Akademia e Shkencave

e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000. 3 Gazmend Krasniqi, Poezia Shqipe-një histori letrare, Prishtinë, 2003.

4 Androkli Kostallari, Vepra e Naim Frashërit për gjuhën letrare të kombit, ë: Studi e filologjike, r. , Akade ia e Shke cave

e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1990. 5 Jorgo Bulo, Naim Frashëri dhe zhvillimi tipologjik i poezisë shqipe, ë: Studi e filologjike , r. -4, Tiranë, 2000.

6 Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Naim Frashëri, Tiranë, 1988.

6

shkruarës dhe mungesën e frymës emancipuese, rethanat e reja ushqyen te dikush tjetër herostratizmin

dhe adhamutizmin7. Si synim i kësaj temë është fakti që të nxjerrim në pak figurat gjuhësore që

dominojnë në veprën e Naim Frashërit.

Gjuhësia në këtë mënyrë ka synuar t’u përgjigjet me veprat normative të nevojshme kërkesave që

shtronte vetë zhvillimin e lëvrimi i natyrshëm i gjuhës letrare. Kjo është një periudhë e zgjerimit të

dukshëm të botimeve të të gjitha llojeve dhe e shtimit të madh të prodhimit letrare e të përkthimeve.

Letërsia artistike i dha gjallëri të re visarit të leksikut e të frazeologjisë popullore dhe përcoi te masat e

gjera të lexuesve shqiptarë një shije më të ngritur të leximit dhe një imazh më të pasur të gjuhës letrare

përmes individualiteteve të shkrimtarëve e poetëve nga të gjitha trojet8.

7 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, ë: Studi e filologjike , r. 12, Akademia e Shkencave e

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6. 8 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, në Studime filologjike, nr. 12, Akademia e Shkencave e

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6.

7

KREU I: Naim Frashëri dhe figurshmëria gjuhësore në letërsi

1.1 Naim Frashëri dhe vendi i tij në letërsinë shqipe

Poeti i madh i Rilindjes Shqiptare, mendimtari dhe veprimtari i shquar i arsimit dhe kulturës shqiptare

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj

të Stambollit, ku edhe u varros.

Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike e cila shprehte aspiratat e

shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres. Gjuha shqipe, është

pjesa thelbësore e mjedisit kulturor, ku jeton shoqëria shqiptare dhe ky mjedis nuk është më pak i

rëndësishëm se mjedisi natyror, për mbrojtjen e të cilit ka një komitet dhe ligje të posaçme. Te lexuesi

shqiptar është edukuar tashmë shija e leximit në gjuhën letrare. Këtu ai ndien në mënyrë më të plotë

vlerat dhe rikombinimet artistike të fjalëve e të mjeteve shprehëse të gjuhës9.

Naim Frashëri është intelektuali dhe krijuesi i parë shqiptar, i cili e ka të qartë se çëshjet e mëdha

kombëtare, që shtronte koha, nuk mund të zgjidheshin si duhet me njeriun e vjetër, të paarsimuar apo

të padije, por me njeriun e ditur dhe shpirtërisht të ngritur. Naim Frashëri ka jetuar dhe ka krijuar në një

kohë kur vetëdija kombëtare shqiptare ishte në ndërtim e sipër dhe, pikërisht për këtë arsye ishte, e

lëvizshme te grupe të ndryshme të popullsisë dhe në krahina të ndryshme të vendit.

Naim Frashëri është intektuali dhe krijuesi i parë shqiptar, i cili ka të qartë se çëshjet e mëdha

kombëtare, që shtronte koha, nuk mund të zgjidheshin si duhet me njerun e vjetër, patriarkal, të

paarsimuar, të padije, bestyt, por me njerun e ditur dhe shpirtërisht të ngritur. Krijimit të vlerave që do

të ndikojnë në ndërtimin e këtij njeriu ai do t’ia kushtojë veprën poetike, veprën morale-filozofike dhe

libat shkollorë10.

Me vlerat që ka krijuar në poezinë ë tij, me idetë dhe me parimet që ka mbrojtur në shkrimet e tij

morale-filozofike dhe me prirjet që ka shprehur në gjuhën e tij, Naim Frashëri është bërë ndërtuesi i

9 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, ë: Studi e filologjike , r. , Akade ia e Shke cave e

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6. 10

Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, ë: Studi e filologjike , r. -4, Akademia e

Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000, f. 5.

8

sistemit të parimeve, të mendimeve dhe të ndjenjave, që në historinë e mendimit politik shqiptar, është

quajtur shqiptarizëm11.

Ky veprimtarë shqiptar u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale, u këndoi me pasion të rrallë

mallit dhe bukurive të atdheut dhe vazhdimisht bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij.

Ai diti t’i këndoi begatimit të vendit për një të ardhme demokratike dhe me theks të veçantë i këndoi

natyrës dhe dashurisë që kishte për të.

Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, duke nisur në gjuhën shqipe poezinë filozofike për

të vazhduar pastaj edhe proza për të vegjëlit përmes të cilave bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash

të La Fontenit12.

Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist dhe e gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore

ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e

masave të popullit.

Veprën e tij letraro-gjuhësore, filozofike-morale dhe shkollore. Naim Frashëri e ka mbështetur në vlerat

shpirtërore mbi të cilat ëhstë ndërtuar dhe në sajë të të cilave me shekuj është mbajtur kultura

shpirtërore e popullit e që janë: ideali i lirisë, qëndresa, mosdurimi i padrejtësisë dhe mosbërja e

padrejtësisë, nderi, besa, përkushtimi ndaj të vërtetës, përgjegjësia e njërit për shumicën dhe

anasjelltas13.

Epoka e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare vazhdimisht kërkonte mendje të ndritura dhe shkrimtari

Naim Frashëri kishte një botëkuptim të përparuar për kohën që jetonte.

Ai vazhdimisht ishte përkrahës i synimit dhe afirmimit të koncepteve dhe rrymave përparimtare të

filozofisë, të shkencave të natyrës dhe të vështrimit kritik të paragjykimeve të dogmave dhe të fesë.

Poetin për të cilin po flasim e karakterizon edhe botëkuptimi demokratik, që konsiderohet të jetë

përcaktuar nga afërsia që pati ai me Lëvizjen Patriotike Popullore, dhe idetë e përparuara, që kishin

nisur të depërtonin edhe në Turqi14.

Edhe pse poeti Naim Frashëri ngritet mbi baza idealiste, pikëpamjet e tij filozofike në thelb

konsideroheshin të ishin shumë përparimtare dhe përshkohen nga dashuria për atdheun, popullin, lirinë

e njërëzinë dhe nga besimi në të vërtetën e shkencës dhe rrugën drejtë së ardhmes.

11

Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, ë: Studi e filologjike , r. -4, Tiranë, 2000, f.

6. 12

Gasmend Krasniqi, Poezia Shqipe-një histori letrare, Prishtinë, 2003, f.123. 13

Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, ë: Studi e filologjike , r. -4, Tiranë, 2000, f.

12. 14

Gasmend Krasniqi, Poezia Shqipe-një histori letrare, Prishtinë, 2003, f. 124.

9

1.2 Figurshmëria letare dhe gjuhësore e Naim Frashërit

Naim Frashëri është një themelvënës i madh dhe një reformator i madh. Ai themeloi një sistem të ri

artistik në letërsinë shqipe; ai do të vinte bazat e sistemit të vjershërimit të shqipes modern, duke e

përtëritur atë me risinë dhe hirin e verbit të tij poetik, do të pasuronte prozodinë shqipe dhe larminë e

zhanreve poetike, do të kultivonte epin, poemën liriko-epike, lirikën e mirëfilltë, duke themeluar

traditën e stilit lirik në poezinë shqipe15.

Që nga Aristoteli e këndej ne e dimë se mjet për shprehjen letrare është gjuha. Mjeti nuk është arti, por

realizimi formal i tij. Gjuha është mjeti më i fuqishëm i komunikimit, njëkohësisht është mjeti më i

ndërlikuar, më i fortë që ka njeriu si qenie e veçantë në ekzistencën jetësore të tij.

Për të kuptuar letërsinë, si sipar duhet kuptuar natyra e ndërlikuar e gjuhës, si një krijim shpirtëror i

fuqishëm i natyrës njerëzore.

Pra letërsia është arti shpirtëror i njeriut, kjo nisur nga përkufizimi i gjuhës si krijim shpirtëror. Me të

vërtetë gjuha ka një natyrë të veçantë, por ajo nuk është vetëm baza e letërsisë, por ajo është mjet i

komunikimit njerëzor në përgjithësi, ajo është baza e teksteve të tjera, që nuk klasifikohen si letërsi16.

Gjuha shqipe dhe letërsia kombëtare (e traditës dhe ajo bashkëkohore) letërsia popullore përbëhët nga

figurat gjuhësore, këtij fakti nuk i shpëton edhe veprat e Naim Frashërit. Gjuha amtare është identiteti

më i spikatur i një kombi.

Opusi letrar dhe gjuhësor i poetit Naim Frashëri shpalohet përmes figurshmërisë, përmes një strukture

të plotë të figurshme, që nga mjetet shprehëse, loja në tanësi me tekstin, nëntekstin, gjuha jo vetëm si

fjalë, si shprehje, si sintaksë, por shprehje mendimi, dhe kjo linjë figurshmërie të krijon një çasje se opusi

tregimtar i këtij poeti përfshinë një plotni figurshmërie.

Mendimet e thella që përdori Naim Frashëri pothuajse në të gjitha veprat e tij tregojnë për një lëvizje të

figurshmërisë prej një libri në një tjetër duke u përpjekur të kriijoj një rehati të plotë në ekspozimin e

secilës figurë të përdorur17.

Me vlerat që ka krijuar në poezinë e tij, me idetë dhe me parimet q ëka mbrojtur në shkrimet e tij

moralo-filozofike dhe me prirjet që ka shprehur në gjuhën e tij. Naim Frashëri është bërë ndërtuesi i

sistemit të parimeve, të mendimeve dhe të ndjenjave, që në historinë e mendimit politik shqiptar, është

quajtuar shqiptarizëm. Në qoftë se ne sot mund të themi se kombi shqiptar është një komb modern, me

15

Jorgo Bulo, Naim Frashëri dhe zhvillimi tipologjik i poezisë shqipe, ë: Studi e filologjike , r. -4, Tiranë, 2000, f. 19. 16

Gasmend Krasniqi, Poezia Shqipe-një histori letrare, Prishtinë, 2003, f. 48. 17

Gasmend Krasniqi, Poezia Shqipe-një histori letrare, Prishtinë, 2003, f. 49.

10

vetëdijen kombëtare të ndërtuar jo mbi fenë, po mbi historinë, mbi gjuhën dhe mbi kulturën-si përbërës

të vetëqenies, mbi të cilët janë ndërtuar kombet evropiane, atëherë mund të besohet se njëri prej

ndërtuesve kryesorë të këtij ssitemi është pikërisht Naim Frashëri18.

Gjatë punës dhe përkushtimit tonë në secilën vepër të Naimit është vërejtur se zhanri i përdorur

pothuajse gjithmonë posedon elemente që e bëjnë atë të ndihet rehat me funksionimin e secilës figurë.

Po të shprehemi paksa figurativisht, tregimet e tij kanë kryefjalë, kallëzues, kundrinorë, kanë harmoninë

e plotë të përbërësve stilistikorë dhe pikëzimin maksimal të fijeve të mendimit.

Ndikimet e Naim Frashërit në letërsinë, në gjuhën, në arsimin shqiptar, e, përmes tyre, në krijimin e

vetëdijes kombëtare, nuk janë të gjitha ndikimet me të cilat ai e ka cuar përpara gjendjen shpirtërore të

popullit hqiptar19.

Vepra e Naim Frashërit sintetizoi prirjet më të mbara të zhvillimit historik të kulturës shqiptare, duke

krijuar gjedhen (modelin), e një kulture të një tipi të ri dhe duke mbyllur procesin e identifikimit të

letërsisë shqipe me vetveten, që do të thoshte, nga njëra anë, shkëputjen e saj përfundimtare prej

traditës utilitare-didaktike20.

Në krijimtarinë letrare të Naim Frashërit çdo mendim rrjedh si frymë, duke marrë rrugës ato mjete të

domosdoshme shprehimësie që rrëfimi të jetë sa më i natyrshëm.

Autori në disa raste përpjeket të bëj rikthimet e kohëmbaskohshme të cilat kanë të bëjnë me

përqendrimin maksimal të autorit që të ritregohet pjesa më e domosdoshme dhe duke i’a dhënë

mundësinë lexuesit që të merr atë çfarë rrëfehet si imazh, si figurë dhe si pikë orientimi.

1.3 Kuptimet e figurshme dhe përdorimet e figurshme

Në shkencat bashkëkohore gjuhësore pranohet se aspekti më intrigues i gjuhës është ai kuptimor, as

pekt që del me veçanti e ndërliqësi të panumërta në të gjitha strukturat e rrafshet dhe, sidomos, në

marrëdhënie me aktin e komunikimit21.

18

Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, ë: Studi e filologjike , r. , Akade ia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 6. 19

Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, ë: Studi e filologjike , r. -4, Akademia e

Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000, f. 6. 20

Androkli Kostallari, Vepra e Naim Frashërit për gjuhën letrare të kombit, ë: Studi e filologjike , 99 , r. , f. . 21

Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe II, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë,

2015, f. 11.

11

Plotshmëria e fjalës, si shenjë gjuhësore, shfaqet si tri anë: ekzistenca si shenjë konvencionale,

ekzistenca përmes lidhjeve apo në marrëdhënie me shenja të tjera (si marrëdhënie e jashtme), si dhe

ekzistenca e saj në komunikim ose në marrëdhënie me përdoruesin (përsëri si marrëdhënie e jashtme)22.

Këto tri anë, të cilat kanë krijuar shumë diskutime në qarqe studiuesish, e kanë fillesën te pikëpamjet e

studiuesit Ç. Morris. Perceptimi më i plotë i vlerës së fjalës realizohet duke parë atë në këtë në trinitetin,

në të cilin secila anë ka rëndësinë e saj.

Fjala shfaqet si njësi me rrafshin e shprehjes dhe atë kuptimor, përmes aktualizimit të kuptimeve të

ndryshme (që ekzistojnë në hierarkinë kuptimore) ose përmes krijimit të kuptimeve të reja gjatë

shfaqjes së saj në rrjedhën lineare ligjërimore23.

Në ligjërimin poetik, marrëdhëniet mes strukturave të pranueshme (normative) dhe strukturave të reja

semantiko-sintaksore mbeten të përҫudnuara vetëm në prezantimin fillestar ashtu si vetë struktura e

metaforës.

Në ligjërimin poetik fjalët hyjnë në marrëdhënie semantiko-formale dhe sintaksore të veçanta me njëra

– tjetrën. Rendi normal i lidhjeve nuk qëndron i tillë dhe shprishja e rendit normal të lidhjeve fillon që në

çastin e ngjizjes së sintagmës, natyrisht për qëllime stilistike24.

Krijimtaria letrare e Naim Frashërit është burim i marrëdhënieve të përçudnuara semantike, formale

dhe sintaksore. Në veprat e tij thyen tabutë e harmonisë formale të ligjërimit normal, gjejmë një

shprishje të shfaqjes verbale normale sipas vetëdijes gjuhësore të shqipfolësve. Me Naim Frashërin nis

poezia e re shqipe, poezia moderne me kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.

Naim Frashëri është i pari në poezinë shqipe që krijoi poemën-sintezë, poemën pa personazhe e

episode, si Bagëti e Bujqësi dhe Bukuria .

Poeti ynë i madh çeli shtigjet e para të vërteta në poezinë tonë dhe bashkë me këto shtigje vuri gurët në

themelet e gjuhës letrare kombëtare. Si kolos i fjalës artistike shqipe, Naimi mbetet, megjithatë, një

mister artistik, një habi, një joshje, gjithnjë mbresëlënës.

Sekreti i poezisë naimiane kërkohet pikërisht te fakti se vargu realizon përsiatje emocionale, që

thellohen në fshehtësinë e shpirtit njerëzor.

22

Grup Autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe-Morfologji, Tiranë, 2013, f. 231. 23

Po aty, f. 232. 24

Gjovalin Shkurtaj, Urgjenca gjuhësore, Tiranë, 2017, f. 46.

12

1.4 Analizë: “Bagëti e Bujqësi” dhe “Bukuria”

Me Naim Frashërin nis poezia e re shqipe, poezia moderne me kuptimin e vërtetë të kësaj fjale25. Naim

Frashëri është i pari në poezinë shqipe që krijoi poemën-sintezë, poemën pa personazhe e episode, si

Bagëti e Bujqësi dhe Bukuria .

Poema Bagëti e Bujqësi është botuar në vtin 1886 dhe nga kritika letrare konsiderohet si një nga

veprat më të bukura e më frymëzuese të poezis naimiane. Poema është e ndarë në dy pjesë , ku në

pjesën e parë flitet për punët e blegtorisë, për jetën dhe punën e bariut, kurse në pjesën e dytë për

punët e bujkut duke duke arritur të pasqyrojë dashurinë, mallin për atdhe, krenarinë kombëtare dhe

bukurinë e natyrës shqiptare me një gjuhë poetike shumë të ëmbël26.

Njëra prej figurave më tipësore të poemës Bagëti e Bujqësija është apostrofa. Kjo poemë, në të

vërtetë, në tërësi mund të merret si një apostrofë e natyrës së atdheut: e bagëtisë dhe e bujqësisë së

Shqipërisë. Fuqia emocionale e saj, në një pjesë të madhe, ëhstë e varur prej qëndrimit të subjektit

poetik ndaj natyrës që në të, në përgjithësi, ëhstë qëndrim teje veprues, gjallërues. Tregimin përshkrues,

më shpesh sesa në asnjërën prej poemave të tjera të Naim Frashërit, e ndërpresin ndërhyrjet njerëzore,

përkujtimet dhe thirrjet, që kanë trajtën e apostrofës, me të cilat gjallërohet bota e vdekur. Nuk ëhstë e

cudtishme, prandaj,ose poema edhe fillon si thirrje. Në të shumten e herëve Naim Frashëri habitet e

mahnitet, gëzohet a pikëllohet, flet me patos a përsiat i thelluar duke i thirrur sendet, fenomenet,

objektet, krijesat e ndryshme të natyrës27.

Poema në përgjithësi është një vepër romantike e pasur me dëshira dhe ndjenja për t’u arratisur nga

brengat, nga thashethëmet, nga rrëmuja e qytetit anadollak duke krijuar një gjendje emocionale të

veçantë.

Vjershat atdhetare zënë një vend posacërisht të rëndësishëm në krijimtarinë poetike të Naim Frashërit.

Ai nuk ka përmbledhje vjershash, madje, as përmbledhje vershash për fëmijë, në të cilin nuk e kam futur

ndonjë vjershë atdhetare. Në qoftë se poema Bagëti e Bujqësija ëhstë poema lirike më e njohur e

poezisë shqipe, poema Istori e Skënderbeut është, gjithashtu, poema më e njohur dhe më e

rëndësishme e epikës historike shqipe, në përgjithësi28.

25

Dritero Agolli, Jeta në letërsi, Naim Frashëri, Tiranë, 1978, f. 201. 26

Rexhep Qosja, Njeriu dhe fjala e tij, Prishtinë, 1978, f. 34. 27

Rexhep Qosja, Poezia atdhetare e Naim Frashërit, ë: Malësia , r. , Podgoricë, , f. . 28

Rexhep Qosja, Poezia atdhetare e Naim Frashërit, ë: Malësia , r. , Podgoricë, , f. .

13

Gjatë gjithë kohës vërehen vlera artistike të poemës të cilat janë të gjithanshme me një figuracion të

pasur dhe të larmishëm.

Apostrofa drejtuar natyrës shqiptare, enumeracionet e shumta që japin larminë e saj dhe të punëve,

krahasimet dhe semiltudat e goditura, epitetet e thjeshta dhe metaforat e shumta e bëjnë veprën

akoma më frymëzuese29.

Gjithashtu duhet potencuar se poeti në këtë vepër arriti edhe të krijoj simbole shprehësë siq ishte fjala

mëmë e cila përsëritet aq shpesh gjatë gjithë veprës sa edhe arrin të bëhet simbol përkushtimi.

Ndërkaq vepra Bukuria kosiderohet të jetë vepra me poezi lirike erotike të cilat poeti i shkroi për

dashurinë që kishte ndaj vashës në mënyrë abstrake, idealiste dhe platonike.

Cikli Bukuria përbëhet nga 16 këngë të cilat poeti i realizoj në kohë të ndryshme për ti përmbledhur

pastaj në një tërësi ë vetme30.

Dhe në këtë vepër poeti me mjeshtri arriti të përdorë rimën, epitetet, metaforën, krahasimin si dhe

pyejtet retorike.

Lëkundjet e këtilla emocionale të subjektit poetik, të shkaktuara si pasojë e mallit që ndien për natyrën

larg së cilës është i detyruar të jetojë, marrim trajta të ndryshme të shprehjes figurative. Për këto arsye

përmbajtje të apostrofës do të kenë edhe ato shprehje që nuk duken si apostrofa klasike.

Një figurë tjetër, mjaft e spikatur dhe mjaft e dendur e shprehjes së shikimit dhe të përjetimit të tillë të

emocionuar të natyrës është zmadhimi. Me ndryshim prej numrit më të madh të romantikëve të tjerë

shqiptarë.

Sikundër i apostrofon, Naim Frashëri i zmadhon temat e poemës së tij: bagëtinë dhe bujqësinë

shqiptare, bimësinë dhe shtatzërinë, domethënë tokën dhe natyrën paraqet të rëndomta, të

përditshme, sikundër mund t’i ngjasë në vjershat lirike apo, madje, në poemat e tjera.

Naimi është para së gjithash edukator. Poeti qëndron pas patriotit. Idealet artistike ia sakrifikoi kryesisht

përpjekjes nacionale-politike. Do të pranojmë se me përjashtim të disa pak vjershave vlera letrare e

poezisë së tij është e pakët. Sepse veprat e tij më fort se qëllimit estetik i shërbenin një qëllimi etik. Këtij

qëllimi, q ëtë bashkojë kombin e tij, ta lartësojë këtë në pikëpmaje morale e kulturore, poeti ia mbërriti.

Kështu Naimi i përket si literaturës ashtu dhe lëvzijes nacionale të shekullit XIX31.

29

Po aty, f. 36. 30

Po aty, f. 65. 31

Eqrem Çabej, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Çabej, Tiranë, 1994, f. 107.

14

KREU II: Vendi i figurshmërisë gjuhësore në veprat e Naimit

2.1 Figurshmëria gjuhësore në veprat e Naimit

Poema e mrekullueshme Bagëti e Bujqësi është botuar në vitin 1886 duke zënë kështu një vend

meritor në mesin e krijimtarisë së Naim Frashërit. Kjo vepër përshkon një fuqi të jashtëzakonshme

përmes së cilës autori pikturon tablo të mrekullueshme të natyrës së dashur shqiptare32.

Njëra prej veçorive të poetit në këtë vepër ka qenë polifonia e talentit të tij sepse shumë fuqi krijuese

Naimi i kushtoi krijimit të peizazhit të bukur të natyrës shqiptare.

Duke përdorur me mjeshtri lirikën, ajo konsiderohej në këtë vepër të ishte mundësia dhe arma e vetme

për të shprehur në mënyrë direkte mendimet, ndjenjat, përjetimet e veta.

Vargjet e pasqyrimit të natyrës në Bagëti e Bujqësi të Naimit, mund të theksojmë se te ky tekst

dominon diskursi gjuhësor jokonvencional, pra i motivueshëm, ku teksti e ka dominancë figuracionin,

gjuhën që nuk e ka vetëm një kuptim, prandaj edhe meriton të cilësohet si tekst letrar33.

Bagëti e Bujqësi aq figurshmëri që ka e ka për shkak të gjuhës dhe kjo mënyrë është rruga më e

vështirë për të bërë poezi. Ligjerimi neutral nuk ka konotacion shtesë, ka konotacion sa vetë gjuha mund

ta lejojë, por si e arrin emocionin poema e Naimit?- Duke përdorur fjalën me rend gjuhësor, me rend

origjinal, me formë gjuhësore vetjake dhe duke arritur të krijojë imazh. Liternatura, gjuhë dhe letërsi,

tekst është shumë pak, letërsi është vetëm në momentin e përjetimit. Gjuha dhe natyra e bëjnë

liternaturën, pra ikja prej natyre.

Semantikisht gjithë poema është ndërtuar duke thirrur para syve të lexuesit gjithçka fshihet në gjirin e

atdheut, ose gjithçka fle në kujtesën e tij. Kjo vjen prej vetë karakterit emotive të stilit, i cili në

relacionin midis folësit dhe referencës së ligjeratës së tij, theksin e vë në folësin . Në këtë rast është

subjekti lirik që, përmes intonacionit thirror të ligjeratës, hyn në dialog me gjithçka, ose në monolog me

vetveten, pa personifikuar askënd, por duke identifikuar ndjenjën e duke nxjerrë në pah domethënien

kontekstuale përpara domethënies kryesore që ka funksion dytësor. Poema hapet me një apostrofë

madhështore:

O malet e Shqipërisë! E ju o lisat e gjatë .

32

Po aty, f.36. 33

Po aty, f.37.

15

Këtu futet paramendimi i autorit për receptimin i cili i ka menduar të kënduara e jo të lexuara këtu

shkon deri tek koncepti i oralitetit, duke përdorur mjetet gjuhësore të thjeshta, me qëllim që i pari i cili

të lexonte vargjet, ai tjetri ta përcjellë gojarisht një grupi të gjërë dhe kështu të vazhdojë. Po Naim

Frashëri është eksplicit e jo implicit, prandaj me të drejtë dhe pa ndrojë mund të themi që Naimi e bëri

shqipën të flasë shqip dhe vetë fjala shqip është eksplicite. Poeti ynë i madh çeli shtigjet e para të

vërteta në poezinë tonë dhe bashkë me këto shtigje vuri gurët në themelet e gjuhës letrare kombëtare.

Figurë e rëndësishme është enumeracioni, i cili krijon pasuri pamjesh dhe përjetimesh të ndryshme

emocionale. Kjo poemë, në të vërtetë, në tërësi mund të merret si një apostrofë e natyrës së atdheut.

Fuqia emocionale e saj, në një pjesë të madhe, është e varur prej qëndrimit të subjektit poetik ndaj

natyrës që në të, në përgjithësi, është qëndrim tejet veprues, gjallërues. Tregimin përshkrues, më

shpesh sesa në asnjërën prej poemave të tjera të Naim Frashërit, e ndërpresin ndërhyrjet njerizuese,

përkujtimet dhe thirrjet, që kanë trajtën e apostrofës, me të cilat gjallërohet bota e vdekur. Për këto

arsye përmbajtje të apostrofës do të kenë edhe ato shprehje që nuk duken si apostrofa klasike34.

2.2 Rendi gjuhësor te “Bagëti e Bujqësi”

Gjatë analizës që i bëmë veprës Bagëti e Bujqësi , mund të themi se rendi gjuhësor këtu nuk ka prishje

të rendit sintaktik, por ka motivim të gjuhës duke e shndërruar atë në gjuhë të figurshme. Kur kemi

parasysh gjuhën e figurshme, nuk do të thotë se kjo gjuhë nuk duhet ta respektojë sintaksën ose rendin

e fjalëve në fjali dhe natyrshëm vërehet që në këtë vepër kemi shumësi figurash dhe në këtë kuadër

kemi menduar se çdo periudhë shkrimi e ka edhe figurën e vet dominuese.

Kështu, shikuar në prapavështrim, figurë dominuese në diskursin e figurshëm letrar të rrymës romantike

është metafora e brishtë, një metaforë e munguar, mund të themi, pastaj krahasimi, hiperbola,

enumeracioni, pyetja retorike, apostrofi e disa figura të tjera gjuhësore35.

Prezenca e figurshmërisë gjuhësore në Bagëti e Bujqësi bëhet përshkak të gjuhës dhe kjo mënyrë

konsiderohet të jetë rruga më e vështirë për të bërë poezi.

Subjekti lirik i veprës përmes intonacionit thirror të ligjeratës hyn në dialog me gjithçka apo në monolog

me vetëvetën pa personifikuar askënd, por duke identifikuar ndjenjën përmes së cilës mundohet të

34

Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Naim Frashëri, Tiranë, 1988, f. 36. 35

Gasmend Krasniqi, Poezia Shqipe-një histori letrare, Prishtinë, 2003, f. 76.

16

nxjerrë në pah domethënien kontekstuale përpara domethënies kryesore që në vepër luan funksion

dytësor.

2.3 Enumeracioni

Enumeracioni vjen nga latinishtja enumeratio - numërim. Është renditja njëra pas tjetrës e fjalëve, që

kanë lidhje nga kuptimi36. Kur Naim Frasheri te poema Bagëti e Bujqësi shkruan:

Kini gerxhe, lisa, lumenj dhe debore ne gji, përsiper lulëz e gjethe dhe brenda argjend e flori ai përdor

enumeracionin sepse përmend (numëron) dhe rëndit njera pas tjetres fjalët shkembinj, gerxhe, lisa,

lumenj, dëbore, lulëz, gjethe, argjend e flori.

Figurë e rëndësishme është enumeracioni, i cili krijon pasuri pamjesh dhe përjetimesh të ndryshme

emocionale. Kjo poemë, në të vërtetë, në tërësi mund të merret si një apostrofë e natyrës së atdheut.

Fuqia emocionale e saj, në një pjesë të madhe, është e varur prej qëndrimit të subjektit poetik ndaj

natyrës që në të, në përgjithësi, është qëndrim tejet veprues, gjallërues. Tregimin përshkrues, më

shpesh sesa në asnjërën prej poemave të tjera të Naim Frashërit, e ndërpresin ndërhyrjet njerizuese,

përkujtimet dhe thirrjet, që kanë trajtën e apostrofës, me të cilat gjallërohet bota e vdekur. Për këto

arsye përmbajtje të apostrofës do të kenë edhe ato shprehje që nuk duken si apostrofa klasike37.

Enumeracioni është një figurë retorike që konsiston në një grupim të veçantë koordinues të fjalëve si me

anë të asindetit ashtu dhe me anë të polisindetit. Objektet e numëruara mund të shkallëzohen dhe në

këtë rast ndajmë shkallëzimin ngjitës dhe zbritës. Në rastin tonë kemi enumeracion zbritës :

«Çuka, kodra, brinja, gerxhe dhe pyje të gjelbëruar »..

E kërkon nevoja gjuhësore, dmth gjatë ligjërimit dhe komunikimit njeriu kërkon që tek bashkëfolësi të

tërheqë vemendjen dhe të lerë gjurmë duke e bërë të folurit e tij sa më të besueshëm dhe kjo mënyrë

arrihet nëpërmjet numërimit të gjërave në mënyrë të njëpasnjëshme, radhazi, njëra pas tjetrës.

Si kolos i fjalës artistike shqipe, Naimi mbetet, megjithatë, një mister artistik, një habi, një joshje, gjithnjë

mbresëlënës. Fjala shfaqet si mbartëse jo thjesht e një mendimi dhe dëshire të individit, por si mishërim

hyjnor i thelbit të qenies njerëzore, i asaj problematike që ka të bëjë me jetën, vdekjen, të mirën, të

36

Bahri Beci, Gramatika e Gjuhës Shqipe për të gjithë, Tiranë, 2010, f. 43.

37

Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Naim Frashëri, Tiranë, 1988, f. 36.

17

urryerën., të cilat shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës së tij. Sekreti i poezisë naimiane kërkohet

pikërisht te fakti se vargu realizon përsiatje emocinale, që thellohen në fshehtësinë e shpirtit njerëzor.

Poeti Naim Frashëri në veprën Bagëti Bujqësi është përpjekur që përmes përdorimit të figurës së

enumeracionit të krijoj një pasuri pamjesh dhe përjetimesh emoconale në shumë vargje të kësaj poeme.

Si gjymtyrët kryesore poashtu edhe ato të dyta përmes figurës së enumeracionit bëhen homogjene si në

rastin: Yjet, hëna, djelli të cilat përkufiizojnë lindjen.

P.sh.;

Të shoh kecërit e shqerrat,

Deshtë, cjeptë,

Dhentë, dhitë

Apo në rastin:

Kush sjell gjeth e kërthij

E shkarpa, të këputur,

të mejtuar, të grisur e të rreckosur38

.

Enumeracioni është një figurë retorike që konsiston në një grupim të veçantë kordinues të fjalëve si me

anë të asindetit ashtu dhe me anë të polisindetit. Objektet e numëruara mund të shkallëzohen dhe në

këtë rast ndajmë shkallëzimin ngjitës dhe zbritës. Në rastin tonë kemi enumeracion zbritës:

«Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar»39

.

Këtë e kërkon nevoja gjuhësore, ku gjatë ligjërimit dhe komunikimit njeriu kërkon që te bashkëfolësi të

tërheqë vëmendjen dhe të lerë gjurmë duke e bërë të folurit e tij sa më të besueshëm dhe kjo mënyrë

arrihet nëpërmjet numërimit të gjërave në mënyrë të njëpasnjëshme, radhazi, njëra pas tjetrës.

2. 4 Përsëritja

Përsëritja është rimarrja, togfjalëshat e fjalive të njëjta, që shërbejnë për të forcuar shprehjen artistike,

për të theksuar, për të vënë në pah, ose për të përcjelle veçantinë e një gjendjeje emocionale a

psikologjike40.

38

Naim Frashëri, Bagëti e Bujqësi, Tiranë, 1886, f. 43. 39

Po aty, f.16. 40

Xhevat Lloshi, Gjuha Shqipe 12, Tiranë, 2006, f.57.

18

Përsëritja i jep edhe prozës ritëm, kur shërben për ta organizuar tekstin41. Fjala shfaqet si bartëse jo

thjesht e një mendimi dhe dëshire të individit, por si mishërim hyjnor i thelbit të qenies njerëzore, i asaj

problematike që ka të bëjë me jetën, vdekjen, të mirën, të urryerën, të cilat shoqërojnë njeriun gjatë

gjithë jetës së tij.

Përsëritja është një prej mjeteve më të speshta ekspresive të cilën me shumë mjeshtri e ka përdor poeti

tek vepra në fjalë42. Gjatë studimit tonë kemi vërejtur më shumë përdorimin e trajtave të njejta si:

Ver o e bukura verë!

Haj e zeza jetë haj!43

.

Gjithashtu është vërejtur edhe përdorimi i përsëritjeve të shpeshta të parafjalëve, të lidhëzave, të

pjesëzave para trajtave të ndryshme emërore dhe foljore.

Me mirësi,

Me bukuri,

Me gaz të madh

Me duar plot!

Apo:

Një bukuri, një mirësi

Një sht at, një e ë, një fëty ë….

Mos u zini, mos u shani,

mos u lavdonu, mos qërtohu!44

.

2.5 Fjalëforimimi

Fjalëformimi është një mjet i rëndësishëm në gjuhësi i cili shërben për të përmbushur nevojat gjuhësore

të folësve të një gjuhe. Në aspektin linguistik termi fjalëformim nënkuptonë krijimin e një fjale të re45.

41

Po aty, f. 58. 42

Po aty, f.59. 43

Naim Frashëri, Bagëti e Bujqësi, Tiranë, 1886, f.56. 44

Po aty, f.39. 45

Bahri Beci, Gramatika e Gjuhës Shqipe për të gjithë, Tiranë, 2010, f.

19

Gjatë studimit që ju kemi bërë gramatikave të ndryshme të gjuhësisë shqiptare vërejtëm se shumë

shpesh studiuesit e kësaj fushe kanë ngelur në kundërshti si rezultat i trajtesave të ndryshme që u janë

bërë fjalëve përsa i përket fjalëformimit dhe klasifikimit të mënyrave të ndryshme brenda një kategorie

të caktuar nuk përkojnë gjithmonë njejtë. Një tip fjalëformues quhet prodhimtarë atëherë kur arrin të

ofrojë një numër të konsiderueshëm fjalësh të atij tipi në fjalor46.

a) Kompozitat apo fjalët e përbëra

Poeti Naim Frashëri ka qenë shumë i kujdesshëm gjatë përdorimit të veçorive të ndryshme gjuhësore. Ai

me shumë mjeshtri ka përdorut edhe kompozitat të cilat i ka përdorur në struktura të ndryshme por më

shumë janë të pranishme në kompozita emër+emër dhe emër+mbiemër.

Psh: përkëdheloshe, zëmath, valëshumë, fytyrëqari, sylaroshe, fjalëëmbël, mendjeshkurtë, shpirtdashur.

Mirëpo pak më të rralla në përdorim mund ti gjejmë kompozitat me vlerë foljore dhe ndajfoljore të cilat

bëjnë pjesë në tipin e kompozitave (llërëpërveshur, fatbardhëson).

b) Fjalët e prejardhura

Edhe fjalët e prejardhura kanë gjetur përdorim në veprat e Naimit, e me theks të veçantë në veprat të

cilat jemi duke i trajtuar.

Fjalët si: ligëzia, urtësia, madhëria, ngashërima, durimi, mallëngjimi, vashëz, shqerrës, përdhese,

zbukurohet, shëmbëllen, përzgjerohet e shumë fjalë të tjera.

c. Fjalët e përngjitura në veprat e Naimit

Prania e fjalëve të përngjitura gjithashtu ka zënë vend në veprat të cilat jemi duke i trajtuar në kuadër të

veçorive gjuhësore. Gjatë analizës sonë më shumë janë vërejtur fjalët e përngjitura të tipit: gjithënjë,

gjithmonë, thashethëme, ecejake, sidomos e disa të tjera.

Gjithnjë duke u përpjekur të analizojmë sa më mirë veprat e Naimit, kemi hasur se me përkushtim autori

është përpjekur të përdor edhe thirrorin e thjeshtë dhe të zgjeruar sidomos në rastet kur ka përdorur

apostrofin dhe personifikimin si figura poetike stlistike.

Gjithashtu duhet shtuar se është vërejtur edhe përdorimi i togut përemror sidomos në përdorimin e

përemrave të pacaktuar (gjithë) dhe përemrit lidhor (që), si në rastet:

Gjithë ç’janë ngjalle e elen…

46

Kristaq Cipo, Gramatika Shqipe, Tiranë, 1949, f.34.

20

2.6 Lokocionet foljore folje+emër

Duke analizuar krijimtarinë letrare të Naim Frashërit krijohet përshtypja se poeti vazhdimisht është

përpjekur të ketë një laramani të figurshmërisë gjuhësore. Në veprat e tij gjymtyra e dytë emërore është

zakonisht e ngurosur në trajtën e pashquar e në disa raste ajo natyrshëm paraqitet edhe në trajtën e

shquar.

P.sh:

E merr uria, ka mëshirë, (e) zë gjumi, mban mëri, (e) merr shëndenë, (i) bën nderë, bënë fjalë, ngriti

krye, (i) dha brengë, heq brengë, (e) merr arratinë, (i) zu frenë) etj.

Të hapët trëndafili,

Atje ma ka ëndja të jem,

Zemëra s’thuhet zemrë,

Po të mos keshë mëshirë,

Nxitoj e s’lodhenë kurrë edhe kur i merr uria47

.

2.7 Lokocionet foljore të tipit:

a) folje+parafjalë+emër

b) folje+ndajfolje+folje

Përdorimi i lokocioneve foljore të tipeve folje+parafjalë+emër si dhe folje+ndajfolje+folje dukshëm janë

parë të përdorura nga Naimi në veprat të cilat i kemi analizuar.

Ato janë paraqitur sidomos në format:

(e) ka ndër mend, (i) ka ëndja, (më) vjen keq, (i) kam ndër mënd, ranë hidhërime, s’të vjen keq?

Por në disa raste është vërejtur edhe fakti se nuk është paraqitur e njejtë shkalla e mëvetësisë së

elementeve përbërëse ku në disa raste ajo ka filluar të zbehet shumë: vë re, marr vesh, zë n’gojë.

Trajtimi leksikologjik dhe leksikografik i kuptimeve të figurshme të fjalëve.

Fjalë me prapashtesa përkëdhelie (me ngjyrim emocionues pozitiv) gjejmë dendur sidomos në folklorin

gojor dhe letërsinë artistike.

Ju bregore bukuroshe e ju lumenj të kulluar,

47

Naim Frashëri, Bukuria, Tiranë, 1890, f.24.

21

O vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni,

Vashë bukuroshe e bariut, që vjen me llërë shpërveshur48

.

48

Naim Frashëri, Bagëti e Bujqësi, Tiranë, 1886, f.68.

22

KREU III: Figurat thirrore

3.1 Apostrofi

Apostrofa është ajo figurë me anën e së cilës autori u drejtohet këndonjësvet ose personazheve të

veprës së tij, ose gjërave të pashpirt, sikur ti kishte aty përpara tij e të gjallë

O nën‟ e dashur, Or‟e çast mendoj për ty!

Apostrofa lirike drejtuar ndonjë fenomeni të natyrës ose ndonjë fenomeni abstrakt krijon edhe

personifikimin duke na dhënë shembullin më të mirë tek vargjet:

O malet e Shqipërisë! E ju o lisat e gjatë!

Fushat e gjëra me lule, q‟u kam ndërmend dit‟ e natë;

Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt‟ e kulluar

Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!

Do të këndoj bagëtinë, që mbani ju e ushqeni;

O vendthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni49

.

Pra, shkrimtari duke shprehur me fjalë mendimin e tij figurativ, përpiqet që ndjenjat dhe gjendjen e tij

shpirtërore t’ua transmetojë lexuesve duke ndikuar fuqishëm mbi ndjenjat, mbi mendimet dhe mbi

fantazinë e tyre.

3.2 Pyetjet retorike

Përdorimi i pyetjeve retorike dukshëm ka qenë i pranishëm në ciklin e poemës Bukuria.

Përmes këtyre pyetjeve ai është përpjekur ta bëj poezinë më frymëzuese dhe më kuptimplotë si në

rastet:

Përse më ndjek zemrën.

Nga ana tjetër kemi edhe përdorimin e lidhores dhe shkallëzimit si në rastet:

Ti e msove trëndafilë,

Të çelët, të lulëzohet,

Të qeshnjë, e të zbukurohët50

.

49

Naim Frashëri, Bukuria, Tiranë, 1890, f.49.

50

Naim Frashëri, Bukuria, Tiranë, 1890, f. 72.

23

Poeti i shqetësuar nga dashuria, i mahnitur nga bukuria dhe i hutuar nga qëndrimi i saj mospërfilljen e

gruas e pasqyron edhe përmes përdorimit të antitezës si një figurë e fuqishme e shprehjes së ndjenjave

si në rastin:

Dielli zënë me rezë

Vera në qelqe të zezë

Shpiti brënda nën qivure

Zot’i madh nën katrë mure51

.

3.3 Alternimi të strofave katër dhe gjashtë vargëshe

Në veprat e Naimit vazhdimisht të bie në sy një paralelizim midis ndjenjës së dashurisë dhe peisazhit

natyror i cili natyrshëm gjen shtrirje në të dy veprat të cilët janë trajtuar në këtë punim.

Lulezetë e majit sa janë të mira

Po përpara teje m’erdhë të pështira

Zëri yt shpirt me jep mua

Nuk’i le shije bilbili52

.

51

Po aty, f.72. 52

Po aty, f.87.

24

3.4 Prezenca e figurshmërisë gjuhësore në veprat e Naimit

58% 23%

10% 9%

ENUMERACIONI 114 herë

FJALËFORMIMI 158 herë

LOKOCIONET FOLJORE DHE EMËRORE 45 herë

PËRSËRITJET 87 herë

alternimi i strofave 64 herë

pyetjet retorike 38 herë

epitetet 29 herë

përdorimi i lidhores dhe

shkallëzimit 12 herë

25

Disa të dhëna statistikore mbi përdorimin e sistemit fjalëformues:

Në rend të parë dhe në numër më të konsiderueshëm në veprat Bagëti dhe Bujqësi dhe Bukuria

është përdorur sistemi fjalëformues me anë pjesëve të ligjeratës.

Pjesët e ligjeratës sasia

Ndajfolje 16

Emra 21

Përemra të pacaktuar 37

Mbiemra 9

Pasthirma 7

Numërorë 8

Folje 21

Parafjalë 18

Pjesëza 7

Fjalë e ndërmjetme 3

lidhëza 11

gjithsejt 158

26

PËRFUNDIME:

Bilbili i gjuhës shqipe dhe mjeshtri i fjalës së shkruar poeti i madh kombëtar Naim Frashëri përgjatë

periudhës së angazhimit të tij në letërsi vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare. Tradita që krijoi Naimi,

është e gjallë dhe frymëzuese edhe në jetën e shoqërisë sonë të sotme sepse ai vazhdimisht nga kritika

u vlerësua si një mendimtar dhje veprimtrar i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare. Veprat e Naimit

dokumentojnë gjuhën e një epoke të caktuar, të një komuniteti gjuhësor me veçoritë fonetike,

morfologjike dhe sintaksore në raport me gjuhën letrare apo me atë të kohës kur është shkruar.

Gjatë studimit tonë gjuhësor në veprat Bagëti e Bujqësi dhe Bukuria jemi përpjekur vazhdimisht të

paraqesim tiparet e dialektalizmave, tiparet e tipave të tyre leksiko-gramatikorë, veçoritë strukturore-

semantike të paradigmës sinonim.

Naimi është, pa dyshim, poeti më i shquar kombëtar shqiptar, andaj motivi qendror në krijimtarinë e tij

është ai i atdhedashurisë, kurse poema Bagëti e Bujqësi , është vepra në të cilën ky motiv vjen në

shprehje më së miri.

Poema Bagëti e Bujqësi , e botuar në vitin 1886, është, pa dyshim, një nga veprat më të frymëzuara të

Naim Frashërit dhe mund të konsiderohet kryevepra e letërsisë së Rilindjes. Vargjet e saj i përshkon

patosi i qartë i dashurisë për atdheun, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptare. Gjuha e

poemës është e ëmbël, e thjeshtë dhe e bukur dhe vë në pah vlerat dhe mundësitë e larta shprehëse.

Në shikim të parë poema bën fjalë për punët e blegtorisë dhe ato të bujqësisë, megjithatë prej tyre

Naimi merr hov për të shprehur ndjenjat patriotike.

Nga shumë studiues, poema Bagëti e Bujqësi është quajtur, me të drejtë, himn i frymëzuar poetik

kushtuar natyrës dhe njerëzve të atdheut.

Ndërkaq në ciklin e veprës Bukuria poeti i këndon dashurisë për vashën në mënyrë abstrakte, idealiste

apo platonike.

Të 16 këngët e ciklit Bukuria të tajtuara si poezi lirike erotike, të cilat poeti i ka shkruar kohë pas kohe

për ti përmbledhur në një tërësi ë vetme mendohet se poeti gjatë gjitjhë kohës i këndoi një dashurie të

madhe, por të parealizuar.

27

BIBLIOGRAFIA:

Agolli, Dritëro, Jeta në letërsi, Naim Frashëri, Tiranë, 1978.

Ajeti, Idriz & Lafe, Emil, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, në: Studime filologjike , nr. 12,

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998.

Beci, Bahri, Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, Tiranë, 2010.

Beci, Bahri, Gramatika e Gjuhës Shqipe për të gjithë, Tiranë, 2010.

Bulo, Jorgo, Naim Frashëri dhe zhvillimi tipologjik i poezisë shqipe, në: Studime filologjike , nr. 3-4,

Tiranë, 2000.

Bulo, Jorgo, Naim Frashëri dhe zhvillimi tipologjik i poezisë shqipe, në: Studime filologjike , nr. 3-4,

Tiranë, 2000.

Çabej, Eqrem, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Çabej, Tiranë, 1994.

Cipo, Kristaq, Gramatika Shqipe, Tiranë, 1949.

Frashëri, Naim, Bagëti e Bujqësi, Tiranë, 1886.

Frashëri, Naim, Bukuria, Tiranë, 1890.

Frashëri, Naim, Cikli Bukuria, Tiranë, 1890.

Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe-morfologji, Tiranë, 2013.

Grup Autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe-Morfologji, Tiranë, 2013.

Kostallari, Androkli, Vepra e Naim Frashërit për gjuhën letrare të kombit, në: Studime filologjike, nr. 4,

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1990.

Krasniqi, Gazmend, Poezia shqipe-një histori letrare, Prishtinë, 2003.

Lloshi, Xhevat, Gjuha shqipe 12, Tiranë, 2006.

Memisha, Valter, Studime për fjalën shqipe II, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Qendra e Studimeve

Albanologjike, Tiranë, 2015.

Qosja, Rexhep, Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: Studime filologjike , nr. 3-4,

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000.

Qosja, Rexhep, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: Studime filologjike ,

nr. 3-4, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000.

Qosja, Rexhep, Njeriu dhe fjala e tij, Prishtinë, 1978.

Qosja, Rexhep, Panteoni i rralluar, Naim Frashëri, Tiranë, 1988.

Qosja, Rexhep, Panteoni i rralluar, Naim Frashëri, Tiranë, 1988.

28

Qosja, Rexhep, Poezia atdhetare e Naim Frashërit, në: Malësia , nr. 7, Podgoricë, 2012.

Shkurtaj, Gjovalin, Urgjenca gjuhësore, Tiranë, 2017.