universiteti i gjakovËs ”fehmi agani”edukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/63278-punim diplome...
TRANSCRIPT
Gjakovë, 2017
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ”FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT-PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA:Planifikimi i punes mësimore,me veshtrim të veçant.
Planifikimi Individual Edukativ
Mentori: Kandidatja:Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina Agnesa Raci
2
Ky punim diplome u mbajt me datë _______________________________
para Komsisionit Vlerësues në përbërje:
1. ___________________________________ Kryetar/e
2. ___________________________________ Mentor
3. ___________________________________ Anëtar
Komisioni e vlerësoj punimin me notën ___________________ ( __ )
3
PËRMBAJTJA
I. FALENDERIME……………………………………………………………….4
II. ABSTRAKTI………………………………………………………...…………5
III. HYRJE………………………………………………………………………….6
1.VËSHTRIM I PËRGJTHSHËM………………………………………………….7
2.PLANIFIKIMI PËR PUNË MËSIMORE………………………………………..8
2.1. Llojet e planifikimit…………………………………...…………………………10
2.1.1. Planifikimi vjetor………………………………………………………………10
2.1.2. Planifikimi mujor…………………………………………………………..….11
2.1.3. Planifikimi ditor………………………………………………………….……11
2.1.4. Planifikimi i një ore mësimore………………………………………………..12
3. PLANIFIKIMI INDIVIDUAL EDUKATIV……………………………….…..14
3.1. Kur dhe Si përdoret PIE? …………………………………………………….…15
3.2. Pse duhet PIE? ………………………………………………………………..…16
3.3. Përbërja e një Plani Idividual Edukativ…………………………………………16
3.4. Të dhënat se si PIE-ja të jetë e efektshme………………………………….……17
4.ELEMENTET E PLANIFIKIMIT TË SUKSESHËM TË PUNËS
MËSIMORE……………………………………………………………....………...19
6.PERFUNDIMI…………………………………………………………....………20
7.BIBLIOGRAFIA DHE WEBLIOGRAFIA……….....................................……21
4
FALENDERIME
Pas një kohe të gjatë i erdhi fundi dhe këtij niveli studimi. E lumtur që
arrita në fund të realizoj dhe këtë qellim të jetës sime dua përzemërsisht
të falënderoj të gjithë stafin e pedagogeve të Universitetit të Gjakovës.
Për realizimin e këtij punimi, falënderoj veçanërisht Prof.ass.dr.Shemsi
Morina, i cili me këshillat dhe sygjerimet e tij më ndihmoj për
përfundimin me sukses të punës time. E falënderoj për mbështetjen dhe
përkushtimin që ka treguar gjatë gjithë kësaj periudhe bashkëpunimi. I
jam thellësisht mirënjohëse.
Falënderoj gjithashtu familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen dhe
përkrahjen në kohën që kamë ndjekur studimet.
Faleminderit !
5
ABSTRAKTI
Pas një përkushtimi, pune të gjatë dhe angazhimi katër vjeçar të studimeve të mia
është nder dhe kënaqësi të madhe të përmbledhë njohurit e mija të fituara në këtë
punim diplome.
Që punimi im të jetë i kompletuar përveç njohurive të mia që kam fituar gjatë
studimeve kam shfrytëzuar edhe një numër të konsiderueshëm të literaturës përfshirë
atë elektronike dhe të shkruar.
Ky studim i imi synon të jap një informacion shpjegues për planifikimin e punës
mësimore në përgjithësi dhe për planifikimin edukativ individual.
Çdo fëmijë ka nevoja të veçanta, vetëm se të dikush ato nevoja janë më të theksuara.
Kështu që na takon neve mësuesve që të ju ndihmojmë e ti bëjmë ata të ndihen të
barabartë para shoqërisë.
Ne si shoqëri nuk është se jemi shumë përkrahës ndaj personave me nevoja të veçanta
dhe frikësohemi diçkaje që është më ndryshe se ne.
Kjo temë që kam përzgjedhur është një temë aktuale në vendin tonë dhe një temë
mjaftë e përfolur dhe unë jam munduar që në pika të shkurtra dhe të qarta të ju njoftoj
me zhvillimin e planifikimit individual që përdoret për fëmijët me nevoja të veçanta
,si dhe karakteristikat e dallimet e tyre. Për të arritur deri në fund të këtij punimi nuk
ishte edhe aq e vështirë falë mirëkuptimit të profesorit mentor për dhënien e
sqarimeve të duhura.
Fjalët çelës: Planifikim vjetor, dy mujor, javor, ditor,PIE etj
6
HYRJE
Planifikimi në përgjithësi nuk është një punë edhe aq e vështir mirëpo për nxënësit me
nevoja të veçanta planifikimi i punës mësimore nuk është edhe aq i lehtë, këtij
planifikimi duhet ti hidhet një vështrim i veçantë.
Që fëmijët të jenë të edukuar dhe të arrin dituri,ata kanë shumë nevoja për këshilla,
edukim dhe njohuri të reja, e të gjitha këto fëmija i arrin me ndihmën e familjes,
shoqërisë si dhe planifikimit të punës mësimore të mësimdhënësit
Planifikimi është pjesë e rëndësishme e çdo mësimdhënësi, i cili duhet të jetë
organizator,por edhe vendimmarrës rreth planifikimit të mësimit “Të dështosh në
planifikim do të thotë të planifikosh dështimin”1.
Për një planifikim të mirë mësimdhënësi duhet të vendosë se cilat janë objektivat dhe
qëllimet për zhvillimin e çdo veprimi apo edhe të njësisë mësimore ,çfarë metoda dhe
teknika përdorë për përmbushjen e objektivave dhe mënyrën që duhet të bëjë për
vlerësimin e nxënësve,
Në shumë prej rasteve mësuesja-mësuesi janë një model, idhull për fëmijët andaj për
këtë arsye duhet të ketë kujdes maksimal për nxënësit e tyre nëpër shkolla. Synimi im
ishte të kuptoj planifikimin e punës mësimore në përgjithësi dhe tek nxënësit me
nevoja të veçanta, pastaj kam paraqitur elementet e planifikimit të suksesshëm dhe të
mirëfilltë , kam paraqitur edhe ndarjen e planifikimit.
Gjatë këtij studimi kam arritur në përfundim se ka pasur shumë mendime se edukimi i
fëmijëve me nevoja të veçanta ka qenë konsideruar si një çështje e veçantë e të ndarë
nga edukimi i fëmijëve të tjerë. Por vitet e fundit ka pasur një ndryshim shumë të
madh duke ndryshuar filozofin e edukimit dhe politikat arsimore duke theksuar me
forcë gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në edukimin e përgjithshëm.
1 Hyseni, Halim, Mita, Nikoet, Salihu, Januz, Pupovci, Dugagjin. Qeverisja dhe udhëheqja nëarsim,Prishtinë, Nëntor, 2003, faqe 109.
7
1. Vështrim i përgjithshëm
Dihet se si mësimdhënia ashtu edhe mësimnxënia janë procese mjaftë komplekse.
Andaj për t’i lehtësuar ato, detyrë kryesore e mësimdhënësit është planifikimi i drejtë
dhe me kohë i punës mësimore, me qëllim që puna mësimore të mos marrë karakter
të organizimit të rastit si dhe të evitohet çdo improvizim i panevojshëm që mund të
shkaktojë çrregullime didaktike në zhvillimin e procesit mësimor.
“Planifikimi si dhe përgatitja për punë mësimore janë veprime komplekse, të cilat në
esencë përfshijnë angazhimin e tërësishëm profesional dhe didaktiko-metodik të
mësimdhënësit” 2.Në këtë aspekt konstatojmë se detyrë primare e mësimdhënësit
është që përmes planifikimit të ndërtojë veprimtari mësimore të cilat përmbushin
arritjen e rezultateve në procesin edukativo-arsimor.
Mësimdhënësit model zotojnë tre tipare të përbashkëta:
a. “Zotojnë shprehi shumë të organizuara planifikimi
b. U përcjellin dhe u transmetojnë qartë dhe më efektshëm nxënësve
objektivat si dhe
c. Kanë nivel të lartë kërkesash për nxënësit e tyre”3.
Duke u mbështetur në këto tipare konsiderojmë se pikërisht zotërimi i
tyre,mësimdhënësin e përgatit që t’i:a. T’u ngjallë nxënësve interes për orën e mësimit duke planifikuar t’i
përfshijë ata në veprimtari të larmishme dhe të vazhdueshme duke i
organizuar ata në mënyrë individuale në çifte dhe në grupe
b. U mundëson t’i drejtojë nxënësit në situate të papritura
c. Flet qartë,kuptueshëm
d. Planifikon të shfrytëzoj burime të ndryshme informacionesh për të
zgjeruar njohuritë e tij dhe është në kërkim të vazhdueshëm të tyre
e. Ka vizion e koncepte të qarta të planifikimit dhe të organizimit në
përgjithësi dhe në veçanti të kohës prej 45 minutash.
2 Topuzovič, Šensudin, “Slobodne aktivnosti učenika” Sarajevë 1975, fq,883 Musai, Bardhyl, “Metodologji e mësimdhënies” Tiranë 2003, fq.80
8
Zotërimi i tipareve të përmendura më lartë krijon mundësi të duhura të të nxënit nga
ana e fëmijëve, pasi që bëhet i mundur interaksioni në procesin e të nxënit duke bërë
të mundur pjesmarrjen aktive të secilit nxënës në klasë.
2. Planifikimi për punë mësimore
Suksesi i punës mësimore mbeshtetet në planifikim të mirë. Planifikimi paraqet
një aktivitet të lartë intelektual kognitiv.
Të planifikosh do të thotë:
a. Të paramendosh
b. Të projektosh
c. Të modelosh
d. Të vizatosh të shkruash ejt.
‘’Si planifikimi ashtu edhe përgatitja për punë mësimore janë veprime mjaft
komplekse, të cilat në esencë përfshijnë angazhimin e tërsishëm profesionaldhe
didaktiko-metodik të mësimdhënësit.
Planifikimi i punës mësimore mbështetet në bazën materiale të përmbajtjeve
mësimore,për të cilën gjë plani dhe programimësimor në përmbajtjet e tyre
educative dhe arsimore përfshihen në procesin e veprimtarisë së planifikimit”4.
Planifikimi i tërë veprimtarisë educative përveç që garanton sukses në punën
edukative, gjithashtu bënë të mundur njohjen e përmbajtjeve nga mësimdhënësi,si
dhe rritë besimin e tij në atë që bënë. Po ashtu ky proces ndihmon edhe në
organizimin e drejtë didaktik të punës, shfrytëzimin racional të kohës si nga
mësimdhënësi ashtu edhe nga nxënësit.
“ Si veprimtari profesionale, didaktiko-metodike ky proces fillon, kryesisht para
fillimit të vitit shkollor dhe këto i bënë mësimdhënësi i klasës apo arsimtari për
lëndën përkatëse”5.
4 Zylfiu,Nijazi,”Didaktika”,Prishtinë 1997, fq.4015 Muka, Petrit, “Të mësuarit në objektiva”, Tiranë 1995, fq.41
9
Kur e analizojmë në hollësi procesin e planifikimit të punës mësimore duhet të
dimë se kjo veprimtari ka disa etapa punuese.njohja e të cilave bënë të mundur
organizimin më të mirë drejtë përgatitjes dhe jetësimit të planit punues.
Andaj shprehur ne mënyrë më të përgjithshme themi se puna në planifikim
përfshinë këto etapa:
a. Etapa preperative
Kjo jo etapë vënë theksin në njohjen e strukturës së nxënësve me të cilët do të
punohet në të ardhmen.Në këtë aspect duhet marrë parasysh nivelin e
paranjohurive të tyre,si dhe rrjedhjen e realizimit të planit dhe programit mësimor
në periudhat kohore, gjithashtutë merren parasysh edhe baza materiale,kushtet si
dhe rrethanat,ku do të realizohet përmbajtja e punës mësimore të cilët janë faktor
me rëndësi dhe kërkohet që çdo mësimdhënës t’i njohë mirë.
Në anën tjetër mësimdhënësit e lëndëve të shkencave natyrore duhet të njihen
mirë me mundësitë e realizimit praktik të punës si në shkollë ashtu edhe jashtë saj,
me qëllim të lidhjes së mësimit teorik me punë praktike.
Të gjitha këto komponente janë të lidhura ngushtë menjohjen e planprogramit
mësimor për klasë përkatësishtë lëndën përkatëse.
Të gjitha këto kërkesa janë përmbajtja që krahas literaturës konkrete
profesionale dhe didaktiko-metodike bëjnë pjesë në realizimin e suksesshëm të
punës konkrete të planifikimit që shprehet në etapën e dytë të veprimit.
b. Etapa operative
Është etapë në të cilën përcaktohen dimensionet e përmbajtjeve si dhe
dimensionet kohore sipas përmbajtjeve të tërsive mësimore. Në këtë etapë
punuese gjatë planifikimit bëhen dimensioned e përmbajtjeve lëndore në të cilat
përfshihen tërësitë mësimore më të gjëra.
Tërë procesi i planifikimit zhvillohet në këtë etapë ku në bazë të planit mësimor
njihemi me strukturën e lëndëve mësimore.
10
Nga plani mësimor mësojmë për numrin e orëve gjatë një jave për lëndë
përkatëse, kurse nga programi mësimor si konkretizim i planit mësimor mësojmë
për brendinë e përmbajtjeve mësimore të lëndëve përkatëse.procesi i planifikimit
të punës mësimore si veprimtari tejet komplekse dhe me përgjegjësi të posaçme
zhvillohet nga format më të përgjithësuara kah ato përmbajtje të veçanta të
planifikimit të mikrostrukturave kohore dhe të përmbajtjeve të punës.Përgatitja e
planifikimit të punës mësimore fillon nga ato forma më të përgjithësuara ndërsa
zbatohet nga ato më të veçanta.
2.1. Llojet e planifikimit
Sa i përket ndarjes apo llojeve të planifikimit të punës mësimore mund të kemi dy
lloje ndarjesh:
1. ndarja e parë mund të klasifikohet në këto lloje:
a) Planifikimi i programeve mësimore
b) Planifikimi i përmbajtjese të lëndëve mësimore
c) Planifikimi i një tërsie programore
d) Planifikimi i një grupi temash mësimore
e) Planifikimi i një teme mësimore
2. ndërsa ndarja tjetër e cila duhet të jetë më e kuptueshme dhe më
gjithëpërfshirëse përfshinë:
a) Planifikimi vjetor
b) Planifikimi për gjysëmvjetor
c) Planifikimi mujor
d) Planifikimi ditorë
Në vazhdim do të shtjellojmë secilin llojë të planifikimit të punës mësimore:
3.1.1. Planifikimi vjetor- është planifikim ku zakonisht hapsira kohore
paraqet vitin e tërsishëm shkollor. Gjatë këtij planifikimi duhet të kemi parasysh
veçoritë punuese të gjysëmvjetorit të parë dhe të dytë, si dhe të gjitha atyre
kërkesave që rrjedhin nga karakteristikat e të dy periudhave të punës mësimore.
11
Gjatë planifikimit vjetor të punës e përpjestojmë në mënyrë propocionale.
Meqë këtu kemi të bëjmë me punën globale të planifikimit të punës për
gjysëmvjetor, përmbajtja lëndore e shtruar në programe mësimore në planifikim
zbërthehet prej tërësive tematike kah tërësitë mësimore që kanë karakter të
grupacionit metodik, e deri të njësit mësimore konkrete .
Edhe gjatë planifikimit vjetor po ashtu edhe në llojet tjera të planifikimit gjatë tërë
këtij procesi duhet të udhëhiqemi nga standardet dhe rregullat didaktiko-metodike
të punës mësimore, të cilat mundësojnë procese të suksesshme të planifikimit
duke e përputhur përmbajtjen programore me aftësitë psiko-fizike dhe punuese të
nxënësve.
2.1.2. Planifikimi mujor- është pjesë përbërëse e planifikimit vjetor e që në
vete përfshinë njësitë mësimore që planifikohen të zhvillohen Brenda një muaji të
shkoqitur nga planifikimi vjetor i punës mësimore. Në këtë llojë planifikimi në
mënyrë më të detajuar planifikohen njësitë mësimore për katër javë duke përfshirë
në këtë process edhe mjetet, teknikat, format dhe metodat që do të zbatohen për
realizim të suksesshëm të përmbajtjeve programore në procesin mësimor.
2.1.3. Planifikimi ditor- është veprim ku problematika e zbërthimit të
përmbajtjeve mësimore fillon të detajizohet në elementet konkrete dhe operative
të veprimeve mësimore praktike të organizimit të punës në njësi kohore.
“Pra planifikohet puna mësimore për një ditë mësimi e që ka kryesisht karakter të
orientimit kah veprimet operative mësimore, proces në të cilin dominon pyetja si
të realizohen mikrostrukturat(njësitë mësimore).
Pasi që në këtë lloj planifikimi fillojmë nga format më konkrete, themi se këtu ky
proces mbërrin shkallën më të lartë të konkretizimit të punës në të cilën bëhet
planifikimi I njësisë mësimore.
Si pjesë përbërse e planifikimit, njësia mësmore paraqet zbërthimin e lëndës
mësimore në pjesë konkrete që duhet realizuar në njësi kohore të caktuara të cilën
e quajmë orë mësimi. Gjatë realizimit të njësisë mësimore duhet të përqendrohet
vëmendja të lidhshmëria e përmbajtjeve të njësive mësimore, pasi që ato së
bashku paraqesin tërësinë lëndore”6.
6 Zylfiu, Nijazi, Didaktika, Prishtinë 1997, fq.410
12
2.1.4. Planifikimi i një ore mësimore- duke i planifikuar me kujdes orët e
mësimit, nxënësit ndihmohen të rikujtojnë njohuritë e përvetësuara më parë, mbi
të cilat krijohet baza ku do të ndërtohen njohuritë e reja.
“Duke menduar një varg veprimtarish, të cilat do të realizohen me ndihmën e
metodave e srategjive të ndryshme, lehtësohet dukshëm procesi i dhënies së
njohurive të reja dhe të realizimt të kuptimit. Me këtë rast mësimdhënësi krijon
një komunitet të fuqishëm të të nxënit”7.
“Si dhe të gjithë nxënësve u krijohet mundësia e barabartë në veprimtari, qoftë
individuale, në çifte ose në grupe”8.
Procesi i planifikimit të orës mësimore realizohet përmes tri fazave:
a. Përgatitja para mësimit është e barabartë me hartimin e planit ditor
b. Puna dhe veprimtaritë brenda 45 minutash
c. Reflektimi pas mësimit
a) Përgatitja para mësimit- në këtë etape planifikohet:
1) Struktura e orës së mësimit
2) Hartohen objektivat e orës së mësimit
3) Motivimi është element tjetër shumë me rëndësi
4) Mësimi duhet të planifikohet si dhe të ndërtohet mbi njohuritë paraprake
që kanë nxënësit
5) Të planifikohen saktë teknikat, strategjitë si dhe format organizative
6) Mesimdhënësi planifikon se cilën detyrë nxënësit do ta kryejnë në mënyrë
individuale, cilën do ta punojnë në çifte dhe cilën do ta kryejnë në grupe.
7 Nicholls,Gill, Learning to teach, “Kogan page” London8 Musai, Bardhyl, Psikologji Edukimi, “Pegi” Tiranë
13
b) Puna dhe veprimtaritë gjatë orës së mësimit-
1) Në këtë fazë fillon zbatimi i veprimeve të planifikuara
2) Respektohet struktura e orës mësimore
3) Përfillen metodat, strategjitë si dhe teknikat mësimore
4) Përfillet materiali lëndor, mjetet dhe pajisjet mësimore
5) Respektohet koha e planifikuar
6) Përfillet kontrolli dhe vlerësimi i planifikuar
c) Reflektimi pas mësimit-
1) Bëhet analiza e realizimit të orës mësimore e cila do të na shërbej si
mbështetje për të planifikuar në të ardhmen
2) Mësimdhënësi rishikon veprimtaritë e kryera në klasë dhe gjykon mbi
vlerat e këtyre veprimtarive
3) Nga shënimet nxjerrë se çka ka ecur mirë dhe çka nuk ka ecur si duhet,
duke ndryshuar qasjen pastaj
4) Kjo i ndihmon mësimdhënësit për qasje të re në planifikim në orët e
ardhme.
14
3.Plani Edukativ Individual (PEI)
Plani Individual i Edukimit(PIE), është një plan i shkruar për programin arsimor
individual tek nxënësit ku dhe përgatitet sipas nevojave individuale të edukimit të
nxënësit me paaftësi brenda një programi shkollor.”Edhe pse shihet si mjet plani
edukativ individual është më shumë një proces. Ai ndërtohet falë bashkëpunimit mes
shkollës,prindërve,nxënësit”9
Planet individuale edukative janë dokumenta të shkruar, te cilët përkufizojnë hapat që
merren për të ndihmuar fëmijët me nevoja arsimore të veçanta, që vijnë si rezultat i
aftësive të kufizuara që kanë fëmijët dhe i ndihmon ata në mënyrë të posaçme të
arrijnë objektivat akademike dhe shoqërizuese.
PIE, filloi të përdoret në vitet e 60-ta duke parë arsyen e madhe për shumë nxënës si
në shkolla speciale, në klasë të bashkangjitura etj. Ku këta nxënës nuk tregonin
suksese të duhura në shkollë.
PIE lind si një dokument që përfshinë informacionet si në vijim:
Të dhënat e nxënësve
Informacione të lëshuar me nxënësit siç janë: mjekimi,pajisjet specifike etj.
Anëtarët e ekipit
Përparësitë në leximin e pikëqëllimit
Çelësin e stratëgjisë së mësimit
Paraqitjen e procedurave
Përgjegjësitë e anëtarëve të grupit etj.
Këto pikëpamje janë elemente të rëndësishme ne PIE, ku numëri i tyre ndryshon
varësisht nga nevojat individuale të nxënësve.
9 https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-
te-arsimit-pia-shqip-pdf-1.pdf
15
3.1.Kur dhe si përdoret PIE?
Vështirësit për fëmijet me nevoja të veçanta së pari mund t’i hetoj familja, sepse
fillimi i jetës deri në moshën parashkollore kalon në familje. Mirpo pas kësaj moshe
mund të hetojnë mësuesit që kanë për detyrë dhe obligim që t’i identifikojnë dhe t’i
vlerësojnë drejt këto probleme duke bashkëpunuar ngushtë me prindërit, ekspertët
profesional etj.
Kur të identifikohen shkaqet e vështirësive lidhur me pengesat që ja shfaqë fëmijës
gjatë jetës së tij, atëherë mësuesi në bashkëpunim me prindin do të përpilojnë së
bashku një PIE, i cili duhet të begatohet me mendimet dhe sygjerimet profesionale të
specialistëve lidhur me sigurimin e ndihmës shtesë, e cila duhet dhënë këtyre
fëmijëve, tejkalimin e vështirësive dhe pengesave që i paraqiten gjatë kohës shkollore.
PIE në mesin e të mirave te tjera duhet të ndihmoj në arritjen e këtyre të mirave. Tek
fëmijet me nevoja të veçanta duhet ta shtoj guximin në raport me fuqitë e tyre duke
nxitur vetëbesimin për t’u ndier i motivuar në shkollë dhe aktivitet të përditshëm.
PIE duhet t’u ofroj nxënësve pozitë të barabartë në arsim duke i ndryshuar disa
çështje në pajtim me zhvillimin dhe përparimin e nxënësve.
Sipas Bonnie: ” përmes nxitjes pozitive të motivoj nderimin, besueshmërinë e
nxënësit ndaj vetvetës, të gjej ndonjë fushë në të cilën çdo fëmijë dallohet ose për të
cilën së paku ka talent”10
PIE duhet t’u ndihmoj nxënësve në kapërcimin e problemeve të veçanta sa i përket
nxënies, të zhvilloj ndjenjën e socializimit dhe ndërveprimit pozitiv mes shokëve në
klasë, shkollë dhe jashtë saj.
Duhet pranuar se të kuptuarit e hershëm të disa veçorive paraprake që i ka nxënësi,
me të cilat fillon mësimi për herë të parë janë shumë të nevojshme të dijë mësuesi
sepse përmes tyre së bashku me prindin do ta kenë më të lehtë që ta përpilojnë PIE-
në. Kjo arrihet përmes informacionit vlerësues të cilin e plotëson prindi ose kujdestari
i fëmijës që ia dërgon mësuesit para se t’ia filloj fëmija mësimit.
10 Miller,Bonnie(2003)-Si të krijohet kontakti I suksesshëm me nxënësin, Prishtin
16
3.2.Pse duhet PIE?
Ky plan është një element i rëndësishëm i dispozitave normative , i detyrueshem
tashmë për çdo shkollë,si publike edhe jo publike.
”Një plan i individualizuar:
I jep mundësinë nnxënësit të ketë progres në një nivel që përputhet me
aftësit ë tij,
Inkurajon dhe përfshin bashkëpunimin mes të gjithë partnerëve.
Fokusn strategjitë e mësimdhënies.
Kontribuon në të kuptuarin e njejtë nga ana e të gjithë pjestatarëve të stafit
mesimor për aftësitë, interesat dhe nevojat e fëmijes me aftësi të kufizuar.
Siguron që të mbahet shënim, e gjithë puna e bërë.
Përfshin prindërit dhe vetë nxënësit në procesin e ndërtimit të tij dhe
siguron se plani është realist e i arritshëm.
Motivon nxënësit e i bënë të qartë se çfarë pritet prej tyre
Mundëson vazhdimësi të punës kur nxënësi transferohet nga një vend në
tjetrin.”11
3.3.Përbërja e një Plani Individual të Edukimit
Është me rëndësi të ceket se të dhënat që jepen në PIE, mësuesi nuk ka të drejtë
t’ia jep askujt pa dëshirën dhe pa lejen e prindit apo kujdestarit të fëmijës.
PIE përshkruan elementet e edukimit special dhe të shërbimeve tjera përkatëse që
plotësojnë nevoja edukative e mësimore të nxënësve me nevoja të veçanta.
PIE hartohet nga ekipi që e përbëjnë: nxënësi, prindi, mësuesi, kurse personat që
marrin pjesë kanë rëndësi të veçantë dhe ata janë nga shërbimet përkatëse, si p.sh,
pedagogu special, psikiatri, mjeku, punëtori social, eksperti i edukimit special etj.
11 https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-
te-arsimit-pia-shqip-pdf-1.pdf
17
Kjo formë e punës ekipore i jep rast prindit dhe mësuesit të punojnë bashkarisht si
pjesëmarrës të barabartë.
PIE përfshinë informatat themelore që tregojnë të dhënat identifikuese për
nxënësin:
1. Emri, Mbiemri:
2. Data, Vendi i lindjes:
3. Adresa, Vendbanimi, Nr.i tel.:
4. Emri i prindërve, gjendja e tyre sociale:
Situata momentale ku sigurohen:
1.Duhet të kemi informata të sakta të cilat prezantojnë të dhënat e fundit lidhur
me vlerësimet, vëzhgimet formale dhe ajo joformale të fëmijës;
2.Niveli momental i aftësisë fizike e emocionale që cakton shkallën e cilësisë
edukativo-arsimore që duhet dhënë fëmijës;
3.Plani parashkruan se çka fëmija mund të bëjë duke përfshirë forcën dhe
mundësinë e tij, si dhe stilin e të mësuarit;
4.Të dhënat e veçanta se çka fëmija nuk është në gjendje të bëjë si dhe faktorin
ku duhet ndihmuar dhe përkrahur.
3.4.Të dhënat se si PIE-ja të jetë e efektshme
Secili nga anëtarët e PIE-së, prindi, mësuesi, fëmija, administratori apo ndonjë
anëtar tjetër i ekipit mund të kërkojë një takim në çdo kohë, me qëllim që të bëhet
plotësimi, korrigjimi apo edhe të shkruhet PIE i ri për këto arsye:
Fëmija ka plotësuar qëllimet e tanishme;
Fëmija ka vështirësi në arritjen e qëllimeve të tanishme etj.;
Sjellja e fëmijës është duke i bërë gjithnjë e më problematike;
Vlersimi dhe rishikimi i PIE-së
Anëtarët e ekipit në mbledhjen vlersuese të PIE-së dokumentet e shkruara më parë
i kontrollojnë, vlerësojnë si dhe bëjnë dizajnimin e detyrave të reja për
pjesëmarrësin.
18
Sipas kërkesave kurrikulare PIE duhet të rishikohet dhe vlerësohet së paku dy herë
në vit. Një pjesë e procesit të PIE-së është vlersim vijues rreth mbledhjes së të
dhënave të cilat do të përdoren për të përcaktuar përparimin edukativ të fëmijës
dhe të gjitha të dhënat e prezantuara duhet të jenë të kuptueshme për të gjithë.
Vlerësimi apo mbledhja e të dhënave duhet të përfshijë:
Modelin e punës së zhvilluar;
Vrojtimiet që janë bërë dhe që hasen gjatë punës;
Kriteret e përdorura;
Normat,testet e referuara.
Gjatë vitit mësuesi apo secili anëtar i ekipit të shërbimit vlerëson përparimin e
fëmijës si dhe përcakton se plani a ka qenë dhe a është në të ardhmen i efektshëm.
Sipas Zabelit: ” perparimi dhe rezultatet duhet të shkëmbehen së bashku me
prindër, nëse nuk vërehet përparimi atëherë duhet kuptuar se diçka nuk është në
rregull me qëllimet”12
Dokumenti i shkruar me masat vlerësuese duhet dhënë prindit apo kujdestarit të
nxënësit.
12 Grup autorësh: Edukimi Special në Kosovë, Prishtinë, 2003,fq.51.
19
4. Elementet e planifikimit të suksesshëm të punës
mësimore
Si një aktivitet i lartë intelektual, planifikimi I suksesshem i punës mësimore varet
në masë të madhe se cilat elemente i parasheh mësimdhënësi për rëalizim të
suksesshëm të punës mësimore13.
Në qoftë se mësimdhënësi dëshiron të jetë i suksesshëm ne punën e tij edukativo-
arsimore atëherë ai duhet t’i kushtojë një pjesë të konsiderueshme të kohës
planifikimit duke vendosur se çfarë dhe si do të bëhet të nxënit më të lehtë.
Ndër elementet kryesore për planifikimin të suksesshëm janë:
a. Njohuritë për nxënësin
b. Njohuritë për qëllimet dhe objektivat
c. Njohuritë për lëndën
d. Strukturën, format, teknikat dhe metodat mësimore.
13 Muka, Petrit, Edukimi ndërkulturor dhe I të drejtave të njeriut në shkollw,UNESCO, ISP, Tiranë, fq55
20
5.Përfundimi
Në bazë të studimeve shkencore mbi planifikimin e punës mësimore mund të
përfundohet se mësimdhënia e mirë, mësues i suksesshëm.Marrja e një diplome
universitare, në asnjë mënyrë nuk jep garanci se mësuesi do të jetë i aftë i
suksesshem.
Mësimdhënia e mirë është vështirë të përcaktohet, sepse termi i mirë ka më shumë
ngjyrë emocionale.
Procesi i mësimdhënies si dhe të nxënit janë procese tejet komplekse, mirpo për t’i
lehtësuar ato si dhe për t’u mundësuar përvetsimin me të lehtë të njohurive
fëmijëve në procesin mësimor duhet që mësimdhënësi të bëjë një planifikim të
mirë për punën mësimore.
Pra si përfundim mundë të themi se planifikimi është një process I domosdoshëm
përmes të cilit mësimdhënësi parasheh sasinë si dhe mënyrat se si më lehtë të
realizojë përmbajtjet programore në procesin e punës mësimore me qëllim të
nxënies më të lehtë të njohurive nga nxënësit.
Me këtë punim diplome, jam munduar të prezantoj me dëshirën time punën dhe
procedurën se si duhet ta përpilojnë dhe aplikojnë mësimdhënësit planet
individuale tek nxënësit me nevoja të veçanta dhe se si formohet grupi, udhëheqja
e punës, rezultatet e punës qoftë pozitive apo negative se si duhet marr masa ndaj
këtyre rezultateve, nëse na shfaqen në punën tonë me këta nxënës. Njëkohësishtë
mund të themi se është punë humanitare, obligim i punëtorëve adekuat të kësaj
lëmie në bashkëpunim me të tjerët ku duhet të kemi kujdes të veçantë që këta
fëmijë të mos jenë të diskriminuar.
21
6. Bibliografia dhe webliografia
Zylfiu, Njazi(1997)-Didaktika,Prishtinë
Musai,Bardhyl-Psikologji e edukimit, Tiranë
Musai,Bardhyl(2003)-Metodologji e mësimdhënies,Tiranë
Muka, Petrit(1995)-Të mësuarit në objektiva, Tiranë
Miller,Bonnie(2003)-Si të krijohet kontakti I suksesshëm me nxënësin, Prishtin
Burimet nga interneti:
https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-
te-arsimit-pia-shqip-pdf-1.pdf
https://sq.wikibooks.org/wiki/Shkolla_dhe_komuniteti_dy_sisteme_t
%C3%AB_nd%C3%ABrvarura/8