universiteti i gjakovËs fehmi agani fakulteti i ... zekaj_tema...fëmijët e këtij fshati e...

29
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME SISTEMI I ZANOREVE NË TË FOLMEN E LËBUSHËS MENTORI: KANDIDATJA: Prof. ass. dr. Fridrik Dulaj Ilirida Zekaj GJAKOVË, 2017

Upload: others

Post on 27-Feb-2020

50 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

SISTEMI I ZANOREVE NË TË FOLMEN E LËBUSHËS

MENTORI: KANDIDATJA:

Prof. ass. dr. Fridrik Dulaj Ilirida Zekaj

GJAKOVË, 2017

2

Përmbajtja

Abstrakti……………………………………………………………………………………

Hyrje……………………………………………………………………………………….4

Përshkrimi gjeografiko- historik…………………………………………...………………5

Zanoret……………………………………………………………………………………..6

KREU I

1.1 Zanoret gojore……………………………………………………..……………………9

1.1.1 Zanorja a………………………………………...…………………………………….9

1.1.2 Zanorja e………………………..…………………………………………………….12

1.1.3 Zanorja ë………...………………………………………………………….……..….13

1.1.4 Zanorja i………………….……………………………………………….…………..15

1.1.5 Zanorja u….…………………………………………………………………………..17

1.1.6 Zanorja o……………………………...………………………………………………19

1.1.7 Zanorja y…………..………………………………………………………………….21

KREU II

1.2 Zanoret hundore……….…………….………………………..………………….24

1.2.1 Zannorja ã…………..……………………………………….………………….25

1.2.2 Zanorja ê………………………………………………………………….…….……….26

1.2.3 Zanorja ë…………………………………………………………..………….…………26

1.2.4 Zanorja i……………………………………………..…………………………….….…26

1.2.5Zanorja ũ………………………………..……………………………………………..…27

1.2.6 Zanorja õ…………………..…………………………………………………………….27

1.2.7 Zanorja ŷ………………………………………………………………….……………...27

Përfundimi………………………………………..………………………………………….…28

Literatura…………….………………………………………………………………………....29

3

Abstrakti

Ky punim i diplomës është hartuar pas studimit, që i është bërë sistemit të zanoreve të të

folmes së Lëbushës.

Në këtë punim janë përdorur dy metoda: e analizës dhe e krahasimit.

Nga literatura e lexuar, e cila është përdorur në këtë punim u kuptua që gjuha standarede

ka 7 zanore, ndërsa të dy dialektet e gjuhës shqipe kanë gjithsej 22 fonema zanore, ndërsa kjo e

folme del se ka 19 fonema zanore dhe të gjitha gjejnë përdorim gjatë të folurit.

Gjatë leximit u kuptua që dialekti i gegërishtes ka dy seri zanoresh; gojore dhe hundore,

por edhe kjo e folme ka po këto seri zanoresh, pasi edhe ky fshat bënë pjesë në dialektin e

gegërishtes dhe gjendet në pjesën verilindore.

Në një pjesë janë dhënë disa shembuj për secilën zanore, në mënyrë që të shihet se si

përdoren këto zanore në këtë të folme, a ruhen apo jo dhe poashtu janë bërë disa krahasime me të

folmen e Rahovecit dhe Krushës, duke u mbështetur në atë çfarë ka thënë Prof. Fridrik Dulaj dhe

disa shembuj janë marrë nga "Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe", si pikë bazë është marë pika

32, ku kemi të bëjmë me të folmen e Junikut.

Fjalët kyçe: zanoret, Lëbusha, zanoret gojore, zanoret hundore etj.

4

Hyrje

"Fonetika (nga greqishtja phone- tingull) është ajo degë e gjuhësisë që studion mjetet

tingullore të gjuhës, shfaqjet dhe funksionet e tyre"1.

Kjo disiplinë gjuhësore studion strukturën tingullore të ligjërimit, tingujt (nyjëtimin e

tyre, veçoritë akustike dhe anatomo- fiziologjike), ligjësitë e bashkimit dhe të ndryshimit të

këtyre tingujve dhe sidomos funksionin e tyre në procesin e komunikimit. Fonetika nuk merret

vetëm me tingujt e një gjuhe, por edhe me dukuri të tjera si: theksin, rrokjen, intonacionin etj.

Dallimet fonetike mund të shihen nga ana tingullore, si dhe nga pikëpamja strukturore e

funksionale, d.m.th nga vlera që kanë në sistemin e fonemave të të folmeve.

Për të shprehur mendimet tona ne duhet të bëjmë lidhjen e tingujve, në mënyrë që ai

bashkim tingujsh të shpreh një kuptim, një përmbajtje.

Gjuha shqipe ka 36 tinguj, ato ndahen në zanore dhe bashkëtingëllore. Në këtë punim do

të flitet vetëm për fonemat zanore.

Gjuha shqipe ka 7 fonema zanore : (a, e, ë, i, o, u dhe y).

"Tiparet e përgjithshme nyjëtimore që sigurojnë dallimin e tyre janë: radha, ngritja dhe

buzorëzimi"2.

Zanoret janë tinguj rrokjeformues dhe gjatë nyjëtimit të tyre vetëm një pjesë e aparatit

është e tendosura, kurse te fonemat bashkëtingëlloret i gjithë aparati i të folurit është i tendosur

dhe njihen si tinguj të zhurmshëm.

Zanoret si tinguj të gjuhës shqipe kanë një përdorim të madhë, janë tinguj të

pashmangshëm në krijimin e një fjale me kuptim.

1 Anastas Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, f. 5.

2Po aty: f. 37.

5

Përshkrimi gjeografiko- historik

Deçani është një qendër komunale, në rrethinën e së cilës bëjnë pjesë rreth 40 fshatra me

madhësi të ndryshme. Në mesin e këtyre 40 fshatrave, bënë pjesë edhe fshati Lëbushë.

Lëbusha është një fshat i vogël i cili gjendet në pjesën verilindore të Deçanit, ka afër 300

shtëpi dhe rreth 2000 banorë. Thuhet që në fillim Lëbusha ka pasur vetëm 7 shtëpi dhe secila nga

këto 7 shtëpi ka pasur me nga 35- 40 banorë.

Lëbusha kufizohet me këto vende: në anën lindore me Strellcin, Lebeniqin, në jug me

fshatin Isniq, Dubovik, ndërsa në anën perëndimore me Deçanin, Carrabregun etj. Në veri

shtrihen malet e këtij fshati, të cilat e bëjnë edhe më të veçantë këtë vend.

Banorët e këtij fshati kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori.

Ky fshat ndahet në: Lëbushën e madhe në anën perëndimore dhe në Lëbushën e vogël në

anën lindore.

Gjendet në mes magjistrales: Pejë- Gjakovë- Prizren.

Në vitin 2002 iu ndërtua shkolla, një donacion nga KFORI, e cila u quajt "Jeta e Re".

Fëmijët e këtij fshati e vijojnë shkollën në vendlindje deri në klasën e pestë, pastaj nga

klasa e pestë deri në të nëntën në fshatin Isniq, kurse gjimnazin në Deçan , në gjimnazin

"Vëllezërit Frashëri". Afër shkollës gjendet xhamia, pasi që banorët e këtij fshati të gjithë janë

të besimit islam. Xhamia është shumë e vjetër, por e bukur dhe mund të themi, që është e veçantë

e të veçantë e bënë interieri që ka brenda.

Ajo për të cilën nuk u fol deri më tani janë banorët e saj, banorët e këtij fshati janë njerëz

të qetë, punëtorë, që i bënë të veçohen nga banorët e fshatrave përreth.

Në këtë pjesë të punimit, është folur për fshatin Lëbushë në pika të shkurta , në pjesën në

vazhdim do të flitet për sistemin e zanoreve gojore dhe hundore të kësaj të folmeje.

6

Zanoret

Gjuha shqipe ka 36 fonema prej të cilave 7 janë zanore, ndërsa 29 fonema janë

bashkëtingëllore. "Zanoret dhe bashkëtingëlloret dallohen midis tyre në tipare nyjëtimore, në

tipare funksionale dhe në tipare akustike"3.

Ajo që i bën të dallohen fonemat zanore nga ato bashkëtingëllore është se kur shqiptojmë

zanoret, rryma e ajrit nuk has në ndonjë pengesë gjatë nyjëtimit, por del lirisht nga goja, ndërsa

kur shqiptojmë bashkëtingëlloret, përkundrazi, në rrugën e kalimit të ajrit krijohen pengesa, për

shkak të mbylljes së plotë ose jo të plotë, që formojnë organet e të shqiptuarit në vende të

ndryshme të aparatit të të folurit.

Gjithashtu këto dy grupe të fonemave të gjuhës shqipe dallohen në të shqiptuar, sepse kur

shqiptojmë fonemat bashkëtingëllore vetëm një pjesë e aparatit të të folurit është e tendosur,

ndërsa te zanoret është i tendosur i gjithë aparati i të folurit.

Dallimi i tretë është, se zanoret janë tinguj rrokjeformues pa të cilat një rrokje nuk bën

dhe aty ku ka fonemë zanore bie theksi (si njësi prozodike), ndërsa bashkëtingëlloret janë tinguj

që hyjnë në përbërjen e rrokjes, por ato vetë nuk mund të krijojnë rrokje.

Zanoret klasifikohen sipas radhës, ngritjes dhe buzorëzimit.

Rolin kryesor në formimin e timbrit të zanoreve e luajnë gjuha dhe buzët, prandaj

klasifikimi i zanoreve mbështetet pikërisht në tiparet, që lidhen me pozicionin e tyre.

"Pozicioni i gjuhës përcakton dy tipare të zanoreve: radhën dhe ngritjen"4.

Gjuha lëviz në dy drejtime kryesore: para-prapa (lëvizje horizontale), që ka të bëjë me

radhën e zanoreve d.m.th. vendi i ngritjes së gjuhës. Këtu duhet të kemi parasysh pjesën më të

ngritur të shpinës së gjuhës në drejtim të qiellzës.

Kemi zanore të radhës së përparme, kur trupi i gjuhës shtyhet përpara, ndërsa pjesa e

mesme e shpinës së gjuhës ngrihet drejt qiellzës së fortë. Zanore të tilla janë: i, y dhe e.

Zanore të radhës së prapme krijohen kur trupi i gjuhës tërhiqet prapa, kurse pjesa e

prapme e shpinës së gjuhës ngrihet drejt qiellzës së butë. Zanore të tilla janë: u dhe o.

Zanore të radhës së mesme janë: a dhe ë. Këto quhen edhe zanore qendrore (centrale),

sepse krijohen atëherë kur gjuha zë një pozicion midis zanoreve të përparme dhe të prapme.

3 Anasta Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, f. 35.

4Po aty: f. 38.

7

Kur gjuha lëvizë lart- poshtë, atëherë kemi (lëvizje vertikale) d.m.th. nga shkalla e

ngritjes së saj drejt qiellzës përcaktohet ngritja e zanoreve.

"Kemi zanore të ngritjes së ulët, kur gjuha ngrihet fare pak drejt qiellzës"5.Zanore e tillë

është a-ja, e cila quhet edhe zanore e hapur.

Kur gjuha i afrohet qiellzës artikulohen zanoret e mbyllura: i, y, u, ndërsa zanoret e

ngritjes së mesme: e, ë, o, formohen kur gjuha ngritet mesatarisht drejt qiellzës.

"Sipas pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes së buzëve në nyjëtimin e zanoreve këto mund

të jenë të buzorëzuara dhe të pabuzorëzuara"6.

Zanore të buzorëzuara janë: y, u, o dhe formohen, kur në nyjëtim marrin pjesë buzët, ato

zgjaten dhe rrumbullaksohen, ndërsa te zanoret e pabuzorëzuara nuk marrin pjesë buzët, janë

asnjanëse. Zanore të tilla janë: a, i, e, ë.

TREKËNDËSHI AKUSTIK I ZANOREVE TË SHQIPES

i y u

e o

a7

" Sipas tiparit të ngritjes së gjuhës, shqipja ka një sistem vokalik tri shkallësh: këtu

kundërvihen zanoret e ngritjes së ulët- të ngritjes së mesme- të ngritjes së lartë (ose respektivisht

e hapur, gjysmë e hapur, e mbyllur) /a/- /e, ë, o/- /i, y, o/"8.

Të folmet e të dy dialekteve kanë bashkërisht një inventar të përbërë prej 22 fonemash

zanore, prej të cilave 8 janë të serisë së zanoreve gojore të shkurta: ĭ, ă, ĕ, ë, o, u, y, ø; 9 janë të

5 Anastas Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, f. 38.

6 Po aty: f. 39.

7 Po aty: f. 49.

8 Po aty: f. 51.

8

serisë së zanoreve gojore të gjata: i:, e:, ë: a:, o:, u:, y:,ø:, æ: dhe 6 janë të series së zanoreve

hundore: ã,ê, ũ, ȋ, ŷ, ø.

Inventari i kësaj të folmeje përbëhet nga 19 fonema zanore prej të cilave 7 janë të serisë

së zanoreve gojore të shkurta në mesin e të cilave mungon fonema Ø, 8 janë të serisë së zanoreve

gojore të gjata ku prapë mungon fonema Ø dhe 5 janë të serisë së zanoreve hundore edhe këtu

mungonë e njëjta fonemë. Pra e folmja e Lëbushës përbëhet nga sistemi i zanoreve gojore dhe

hundore, si të gjitha të folmet e gegërishtes.

Inventarin e njëjtë të fonemave zanore me të folmen e Lëbushës e kanë edhe disa të

folme të gegërishtes veriperëndimore si: ato të Malësisë së Madhe, të Gropës së Shkodrës, të

Bregut, të Bunës dhe të Ulqinit, Tuzit, Krajës, Trieshit, Plavës nëMalin e Zi. Në të folmet e

përmendura nuk është prezente zanorja ë, kurse në të folmen e Lëbushës po.

Ekzistojnë 7 areale, që dallohen nga inventari i fonemave.

"Areali me inventarin më të vogël ka gjashtë fonema zanore, kurse areali me inventarin

më të madh ka nëntëmbëdhjetë fonema zanore"9.

Siç duket e folmja e Lëbushës radhitet në arealin më të madh të fonemave zanore. Arealet

e tjera kanë një inventar që lëviz nga shtatë deri në shtatëmbëdhjetë fonema zanore në inventarin

e tyre.

Kjo e folme ka 3 seri të zanoreve, sikurse disa të folme të gegërishtes. E folmja e

Lëbushës ka sistemin e zanoreve gojore të shkurta, të gjata dhe atë të zanoreve hundore.

Dallohen variantet fonetike absolute dhe variantet fonetike të kushtëzuara.

Variant fonetik të kushtëzuar kemi atëherë, kur tingujt fqinjë dhe pozita fonetike ndikojnë

në shqiptimin e një zanoreje me ngjyrim ose timbër të ndryshëm nga varianti kryesor i fonemës

përkatëse p.sh. aborr për oborr, daktor për doktor (në Lëbushë doktorr), vetëll për vetull, flutër

për flutur etj.

Ndërsa variantet fonetike të pakushtëzuara nuk lidhen sot me pozitën fonetike në fjalë ose

me ndikimin e tingullit fqinj, por edhe ato dikur kanë dalë në kushte fonetike të caktuara p.sh.

zëmër për zemër, vënd për vend, e ënjte për e enjte, pë për pe, frë për fre etj.

9 Jorgji Gjinari- Gjovalin Shkurtaj, "Dialektologjia", Perlat Voshtina, Tiranë, 2003, f. 179.

9

KREU I

1.1 Zanoret gojore

Në të folmen e Lëbushës janë prezente dy seritë e zanoreve gojore, ajo e serisë së zanoreve

gojore të shkurta, e cila përbëhet nga shtatë fonema të cilat janë cekur tek kapitulli për zanoret

dhe ajo e serisë së zanoreve gojore të gjata, e cila përbëhet nga shtatë fonema.

Sistemi i zanoreve gojore ndryshon edhe në gjuhët indoeuropiane.

"Vokalizmin indoeuropian ne nuk e njohim, po e nxjerrim nga një krahasim i gjuhëve

indoeuropiane në mes tyre. Kemi vokalet a, e, i, o, u dhe (ë) që quhet shva, me një fjalë të

gramatikës hebraike"10. Seria e vokaleve të gjata është: a:, e:, i:, o:, u:.

Në pjesën në vazhdim do të flitet për secilën zanore gojore të shkurtë dhe të gjatë ku

paraqitet, si shqiptohet etj.

1.1.1 Zanorja a

Nyjëtimi i kësaj foneme sipas Anastas Dodit.

"Në shqiptimin e zanores a, goja hapet më shumë se tek të gjitha zanoret e tjera"11.

Gjuha zë një pozicion të ndërmjetëm midis zanoreve të radhës së përparme dhe të prapme,

ndërsa pjesa e prapme e shpinës së gjuhës ngrihet fare pak në kufirin midis qiellzës së fortë dhe

asaj të butë. Buzët nuk marrin pjesë në nyjëtim, prandaj është zanore e pabuzorëzuar dhe qiellza

e butë te kjo zanore është e ngritur.

Në këtë të folme, pra në të folmen e Lëbushës dhe të fshatrave përreth të komunës së

Deçanit, zanorja a është zanore gojore, por në disa raste paraqitet si zanore gojore e gjatë e në

disa si e shkurtër.

Disa shembuj që të shihet se kur kemi zanore gojore të gjatë e kur zanore gojore të

shkurtër. Vlen të theksohet se disa nga shembujt janë marrë nga "Atlasi Dialektologjik i gjuhë

shqipe" dhe si bazë është marrë pika 32 , e cila ka të bëjë me të folmen e Junikut, si pika më e

afërt me Deçanin.

Kemi fjalën: plăk "plak" - pla:k"plakë".

10

Eqrem Çabej, Fonetikë historike e gjuhë shqipe, Gjakovë, 1969, f. 79. 11

Anastas Dodi, Fonetika dhe morfologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, f. 45.

10

Kjo fjalë është e njëjtë në disa vende nuk bëhet dallimi se për kë bëhet fjalë, por në të

folmen e Lëbushës po. Te fjala e parë kemi të bëjmë me një emër të gjinisë mashkullore, kjo

vërehet gjatë shqiptimit të zanores a, sepse ajo shqiptohet si zanore gojore e shkurtër ă, ndërsa te

fjala tjetër plakë, në të kemi zanoren a si zanore të gjatë a:, e cila poashtu vërehet gjatë shqiptimit

dhe kuptohet që bëhet fjalë për një emër të gjinisë femërore, ky emër dallohet edhe në të shkruar,

sepse pas ka zanoren ë të patheksuar.

Sipas Atlasit dialektologjik vërehet dallimi në mes këtyre fjalëve, siç u vërtetua edhe më

lart.

Një shembull tjetër: ma:n "mban" – măn " manaferr si bimë".

Edhe te këto dy fjalë vërehet dallimi, sepse te fjala e parë zanorja a është zanore gojore e gjatë,

kurse te shembulli tjetër kemi zanoren a si zanore gojore të shkurtë.

Pastaj kemi shembullin me fjalën: a:ri- ări- ări. Këtu kemi fjalë të njëjta, por që dallohen

në kuptimin, këtë dukuri e quajmë homonimi.

Fjala e parë ka kuptimin për flori, te kjo fjalë zanorja a është zanore e gjatë a:ri. Te

shembulli i dytë e njëjta fjalë por me kuptim tjetër, këtu ka kuptimin për një masë toke dhe

zanorja a është zanore e shkurtër ări, ndërsa te shembulli i tretë prapë zanorja a është zanore e

shkurtër si te shembulli i dytë, por ajo përdoret në kuptimin e një kafshe. Shembulli i dytë dhe i

tretë dallojnë në mes tyre te zanorja i, sepse te shembulli i dytë zanorja i është zanore e shkurtër,

kurse te shembulli i tretë është zanore gojore e gjatë.

Ba:ri- Bări- Edhe këtu kemi të bëjmë me dukurinë e homonimisë, por nuk është e

vështirë që të kuptohet se për çfarë bëhet fjalë. Te fjala e parë ba:ri, zanorja a është zanore

gojore e gjatë dhe kjo fjalë përdoret kur e kemi për një bimë zakonisht njëvjeçare, pa kërcell e

me gjethe të holla, kurse kuptimi i fjalës së dytë është për njeriun i cili i ruan delet, por te ky

shembull zanorja a është zanore gojore e shkurtër. Përdoret gjithashtu edhe fjala bar- i, për ilaç,

si bimë shëruese edhe këtu zanorja a është zanore e gjatë.

E njëjta gjë thuhet edhe në Atlasin dialektologjik, se te këto fjalë vërehet dallimi.

Gjithashtu në të folmen e Rahovecit dhe të fshatrat përreth sistemi zanor ka ruajtur vlerën

fonologjike, duke paraqitur dallime si për gjininë dhe për numrin p.sh. plak (gjinia

mashkullore)- pla:k(gjinia femërore), kunat (gjinia mashkullore)- kuna:t (gjinia femërore), një

lo:p- dy lop etj. dëgjohen zanoret e gjata te fjalët: liri:, rini:, shi:, sa:, tra:, tru:, dru:, pe:l, pu:l,

fu:sh, mo:ll, ho:ll, ba:r, bo:r, be:s, mi:r, fu:sh, py:ll etj.

11

Te e folmja e Lëbushës nuk kemi përzirje kodesh gjuhësore.

Pastaj në arealin e Krushës vërehet një dukuri, e cila është quajtur hipergjatësi. Dukuria e

hipergjatësisë është vërejtur edhe te autorët e vjetër si Buzuku, Budi. Dukuria e hipergjatësisë

ndikon në mosruajtjen e kundërvënies fonologjike.

Te e folmja e Lëbushës dhe te fshatrat përreth nuk vërehen këto dukuri, të cilat aspak nuk

janë të mira për një të folme, sepse krijojnë huti tek njerëzit e vendeve të tjera dhe nuk e kuptojnë

atë folës se për çfarë është duke folur.

Zanorja a në fillim të fjalës:

1. A:car– "të ftohtë i madh"12. Në të folmen e Lëbushës kjo fjalë zëvendësohet me fjalën

mraz. 2. A:çik apo haptas,- kurse në të folmen e Lëbushës ka kuptimin si i veçuar,

porpërdoret në të njëjtën formë. 3. A:dash-"ai/ajo që ka të njëjtin emër me një tjetër,

njëemërsh, emnak"13.Në këtë të folme nuk përdoret kjo fjalë. 4. A:det- apo zakon. Të

dy format përdoren në këtë të folme. 5. A:fat-"Një pjesë e caktuar kohe, që është e

nevojshmepër të bërë diçka"14. Në këtë të folme më parë është përdorur kështu, por tani

është duke dalur nga përdorimi e po zëvendësohet me fjalën kohë. 6. A:hishtë- "Pyll

ahu.Ahishtëshekullore. Hyrë në ahishtë"15. Njëjtë përdoret edhe në këtë të folme.

Fonema a në mes të fjalës:

1. A:grar- bujqësor. 2. A:gregat- "Grup makinash të ndryshme, të lidhura nënjë sistempër

të kryer një punë të përbashkët"16. 3. A:kreptar- "Ushtari i cili luftonte me një armë prej

metali, në formë grepi, në kohën e lashtë e në mesjetë"17.

A:ktualitet- rrethanat dhe ngjarjet e kohës së sotme. E tanishmja.

A:nalfabet- përdoret njëjtë dhe me të njëjtën kuptim, për atë që nuk di të shkruajë e të lexojë.

Fonema a në fund të fjalës:

1.A:koma-ende.Në këtë të folme përdoret hala. 2.A:rra, 3. Dorëza:-dorz-ë, kursezanorja ë

është zanore e patheksuar në këtë të folme. 4. Zgjua- Arkë e posaçme a kosh kumbahen bletët

12

Grup autorësh, Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1981, f.4. 13

Po aty: f. 5. 14

Po aty: f.7. 15

Po aty: f. 13. 16

Po aty: f.11.

17 Po aty: f. 18.

12

dhe ku e bëjnë mjaltin; kosherenë gjuhën standard, kurse në të folmeneLëbushës i thonë qylyn.

5. Thika etj.

1.1.2 Zanorja e

Edhe kjo fonemë gjendet në të folmen e Lëbushës, sikurse në të folmet e arealeve të tjera

të gjuhës shqipe dhe ka një përdorim të madh.

Nyjëtimi apo shqiptimi i kësaj foneme bëhet në këtë mënyrë.

Te zanorja (e), goja hapet mesatarisht, buzët nuk marrin pjesë në nyjëtim, pra është

zanore e pabuzorëzuar sikurse zanorja a dhe disa zanore të tjera. " Trupi i gjuhës zhvendoset

përpara, ashtu si tek i-ja, kështu që hapësira e faringut zgjerohet "18.

Maja e gjuhës është e ulur dhe prek dhëmbët e poshtëm, kurse pjesa e mesme e shpinës së

gjuhës ngrihet mesatarisht drejt qiellzës së fortë, më shumë se tek zanorja a, por më pak se tek

zanoret i, u, y, anët e gjuhës ngrihen në qiellzën e fortë, por kontakti është më i vogël se tek i-ja.

Në të folmen e Lëbushës zanorja ë në disa raste paraqitet si zanore gojore e gjatë e në

disa si zanore gojore e shkurtër.

Disa shembuj në lidhje me këtë fonemë:

Vĕƒ"vesh"- ve:ƒ "veshë"- këto dy fjalë në këtë folme dallohen, sepse në rastin e parë

vĕsh ka kuptimin për organin e dëgjimit dhe zanorja e shqiptohet si zanore gojore e shkurtër,

ndërsa në të dytën ve:shë në kuptimin për veshë rrobat dhe e njëjta zanore shqiptohet si zanore

gojore e gjatë. E njëjta gjë thuhet edhe në Atlasin dialektologjik duke u mbështetur në pikën 32,

pra se këto dy fjalë dallojnë në të shqiptuar edhe pse shkruhen njëjtë.

bre:dh- brĕdh- e njëjta gjë ndodh edhe te këto dy fjalë, pra që dallojnë gjatë shqiptimit

dhe dëgjuesi apo bashkëbiseduesi se ka të vështirë të dallojë se çfarë po flet folësi. Edhe në atlas

thuhet që këto dy fjalë dallojnë.

Te fjala e parë bre:dh, kuptimi i së cilës është një dru halor përherë i gjelbër, me kurorë

në maje, që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më shumë për mobile. Kur e përdorim këtë fjalë

zanorja e është zanore e gjatë në shqiptim, ndërsa te fjala tjetër brĕdh, ka kuptimin për endem në

vende të ndryshme, sillem lart e poshtë, shëtit andej- këtej, në këtë rast e njëjta zanore është

zanore gojore por e shkurtër brĕdh.

18

Anastas Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, f. 44.

13

Pra këto dy fjalë që i morëm si shembuj dallohen në këtë të folme nga nyjëtimi i kësaj

zanoreje se si bëhet.

Njëjtë si zanorja a edhe zanorja e gjendet në çdo pjesë të një fjale p.sh.

Zanorja e në fillim të fjalës:

1. e:cë; 2. e:kip- grup; 3. e:kologji- degë e biologjisë, e cila studionmarrëdhëniet e ndërsjella

të qenieve të gjalla, në mjedisinku jetojnë.

4. e:ksploroj- hulumtoj. 5. e:ksploziv-shpërthyesetj.

Zanorja e në mes të fjalës:

vesh-organ dëgjimi; 2. ve:sh- vesh rrobat; 3. e:kspres- që i dërgohet dikuj diçka më shpejtë.

4. e:legji-vjershë vajtimi. 5. bredh- dru halor.

Zanorja e në fund të fjalës:

e:cje:; 2. e:pje:- prirja që ka njeriu nga natyra për diçka. 3. ve:rore:;

4. e:se:- shkrim i shkurtër. 5. e:dukatore:- mësuese etj.

1.1.3 Zanorja ë

Zanorja ë nuk shqiptohet aq shumë në këtë të folme, siç ndodh në mbarë gegërishten,

por edhe në disa të folme të toskërishtes, në ato raste kur nuk theksohet na del si ë e patheksuar.

Kjo zanore në disa raste bie e në disa raste zëvendësohet me zanoren a gojore.

Nyjëtimi i zanores ë sipas A. Dodi bëhet në këtë mënyrë:

"Zanorja ë shqiptohet me një hapje mesatare të gojës"19. Buzët nuk marrin pjesë në

nyjëtimin e kësaj zanoreje, si te zanorja a dhe e. Trupi i gjuhës zë një pozicion qendror në

zgavrën e gojës dhe është i ngritur mesatarisht drejt qiellzës, kurse maja e gjuhës është e ulur dhe

zakonisht prek dhëmbët e poshtëm.

Zanorja ë në të shumtën e rasteve në trup dhe në fund të fjalës bie , kjo ndodh edhe te

gjuhët indoevropiane.

19

Anastas Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, f.46.

14

Zanorja a përdoret në vend të zanores ë në tërë dialektin e gegërishtes, prandaj edhe

Lëbusha si pjesë e dialektit të gegërishtes e ka po këtë përdorim. Disa shembuj të zëvendësimit

të zanores ë me zanoren a p.sh.: dorë- dora, zemër- zemra etj.

Për kronologjinë del këtu një fakt me rëndësi: reduktimi i zanoreve atore në "ë" mund të

jetë i vjetër, po zhdukja e tyre është një dukuri relativisht e re, e cila ka ndodhur sidomos në këta

3000 vjetët e fundit, por në krahasim me rotacizmin kjo është dukuri më e re.

"Këtë e shohim tek fjalët si: venenum- vner sikur në vëner ë të kish rënë më përpara,

atëherë ndërrimi n: r nuk do të ndodhte, sepse ndrrimi n: r ndodh vetëm midis dy dialekteve"20.

Edhe në Kalabri, në katundin Auqua formus në vend të kësaj zanoreje para zanores ë

kemi o njëjtë si në perëndim p.sh. dhëndri- dhondri,kurse në Lëbushë dhonri, hëngri- hongri,

ëndrra- andrra ( në Lëbushë onrra) .

Në të folmen e Lëbushës folja jam- është përdoret jom dhe oshtë, pra në vend të zanores ë

kemi o.

Shembuj me zanorën ë:

bãn "bën"- Pra siç u tha edhe më parë në vend të zanores ë kemi a. Por në këtë të folme

asnjëra nga këto forma nuk përdoret, por përdoret një formë tjetër e cila është bon, pra kemi

zanoren o në vend të zanores ë. Tek kjo fjalë nuk vërehet një zanore gojore, por zanore hundore,

sepse ndikohet nga bashkëtingëllorja n.

këngë- kongë- në vend të përdorimit të fjalës këngë sipas gjuhës standarde, përdoret fjala

kongë, kjo nuk ndodh vetëm në të folmen e Lëbushës, por edhe në disa të folmet të tjera të

gegërishtes dhe në disa të folme të toskërishtes.

Njëjtë si zanoret a, e edhe kjo përdoret në pozicione të ndryshme në fjalë.

Fonema ë në fillim të fjalës:

1. Ë:ndërra- Õnrra, pra në vend të zanores ë kemi o dhe është o hundore. 2. Ë:mbëlsirë-

Õmelsinë; 3. Ë:mbël- Õmel.

Në këto tri raste dhe në rastet e tjera kjo zanore në fillim të fjalës na del si zanore

hundore.

20

Eqrem Çabej, Fonetikë historike e shqipes, Gjakovë, 1969, f. 86.

15

Fonema ë në mes të fjalës:

1. Arbër- Arbëresh, kurse te kjo e folme Arbresh, pra nuk shqiptohet zanorja ë.

2. Fërkoj; 3. Kërkoj- në këtë folme përdoret forma tjetër lyp për këtë fjalë.

Fonema ë në fund të fjalës:

1. Halë gruri- ë-ja nuk ruhet. 2. Qepë- kepë; 3. Kohë- vakt; 4. Menjë:herë- meniher; 5.

Kë:mbë-kom;etj.

1.1.4 Zanorja i

Kjo zanore në këtë të folme del në disa raste si zanore gojore e në disa raste si zanore

hundore, varësisht se afër cilës fonemë ndodhet dhe dëgjohet në dy seri: të gjatë dhe të shkurtër.

"A. Dodi mënyrën e nyjëtimit të zanores i e përshkruan kështu: zanorja i shqiptohet me

një hapje të vogël të gojës. Trupi i gjuhës shtyhet mjaft përpara, është i mbledhur, kështu që në

hapësirën e faringut formohet një hapësirë e madhe rezonuese"21.

Pjesa e përparme dhe e mesme e shpinës së gjuhës janë të ngritura lart në drejtim të

qiellzës së fortë dhe në këtë mënyrë formohet një shteg i vogël. Anët e gjuhës ngrihen dhe

mbështeten në qiellzën e fortë më shumë se te zanoret e tjera, ndërsa maja e gjuhës prekë

dhëmbët e poshtëm, sepse është e ulur dhe buzët nuk marrin pjesë në nyjëtimin e kësaj zanore,

pra është zanore e pabuzorëzuar. Kjo zanore është e radhës së përparme dhe e ngritjes së lartë.

Në disa raste ndodh që kjo zanore të jetë zanore gojore e shkurtë e në disa raste si zanore

gojore e gjatë , por jo në hipergjatësi, si në arealin e Krushës.

Zgjatimi apo hipergjatësia e zanores vërehet në të gjithë emrat e përveçëm të gjinisë

mashkullore dhe te pak emra të gjinisë femërore në të folmen e Krushës p.sh. Bedri::, Beki::m,

Bleri::m, Bashki::m, Valmi::r, Ili::r, Fadi::l etj., te disa emra të përgjithshëm njërrokësh si:

vi::ç, bri::sk, msi::t, li::s, pli::s, pi::s, bi::sht, thi::k etj. por edhe te emrat dyrrokësh e trerrokësh

si: simi::t, kepeni::k, reseni::k etj.

Të gjitha këto fjalë thuhen në këtë formë në të folmen e Lëbushës, por dukuria e

hipergjatësisë nuk është, dallimi vërehet vetëm te fjala kepenik, sepse në këtë të folme thuhet

kepanik, të tjerat thuhen njëjtë. 21

Dr. Fridrik Dulaj,E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016, f. 90.

16

Disa shembuj me këtë fonemë:

Pĭ- pi:- këto fjalë siç shihet shkruhen njëjtë, pra janë homonime, por ajo që i bënë të

dallohen është kuptimi që kanë dhe shqiptimi se si i bëhet kësaj zanoreje.

"Homonimet janë fjalë me formë të njëjtë e me kuptime të ndryshme"22.

Fjala e parë pĭ ka kuptimin për unë pi lëng apo ujë, në këtë rast kjo zanore shqiptohet si

zanore gojore e shkurtër, ndërsa në përdorimin e dytë pi:, përdoret për njeriun i cili pi shumë pije

alkoolike dhe përdoret shprehja "u pi u bo drrasë", në këtë rast kjo zanore është zanore gojore e

gjatë.

Hĭ- hi:- në të folmen e Lëbushës këto dy fjalë përdoren, mirëpo në njërin rast kemi të

bëjmë me zanore gojore të shkurtë, kurse në rastin e dytë me zanore gojore të gjatë.

Kuptimi i fjalës së parë është kur i themi dikuj hyr brenda, por te kjo e folme përdoret hi-

hi mrena për hyr brenda, kurse fjala e dytë përdoret në këtë të folme për ta larguar një kafshë,

përkatësisht lopën.

Dy dĭt- një di:të edhe këtu, këto fjalë dallohen në të shqiptuar, sepse te rasti i parë edhe

pse kemi të bëjmë me numrin shumës, e cila kuptohet nga numërori dy, por zanorja i është

zanore gojore te ky shembull, ndërsa te shembulli tjetër edhe pse kemi të bëjmë me numrin

njëjës zanorja i është zanore e gjatë.

Kështu është edhe sipas Atlasit, ku mbështetemi në pikën 32, e cila ka të bëjë me të

folmen e Junikut.

Edhe kjo zanore njëjtë si zanoret e tjera gjendet në të gjitha pjesët e një fjale.

Zanorja i në fillim të fjalës:

I:dealist-ai që ndjek dhe mbron pikëpamjet e filozofisë idealiste. 2. I:laç-bar.

3. Imun- i-e qëndrushëm. 4.I:deologji:- sistem idesh e pikëpamjesh politike, filozofike,

juridike, estetike, morale e fetare, që shpreh interest, qëndrimini kërkesat e një klase, grupi,

shoqërie etj. 5. I:legal- jashtëligjshëm.

Zanorja i në trup të fjalës:

1. I:brik-enë, që shërben për të mbushur ujë a për të pirë me të. 2. I:dentitet; 3.

I:mperialist- kapitalist ose veprimtar në shtetet e mëdha kapitale.etj

22

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2006, f. 138.

17

Zanorja i në fund të fjalës:

1. Ari:; 2. Apati:-frikë. 3. Ecuri:-zhvillimi i një pune. 4. Egërsi:-të qenët iegër. 5.

I:mtësi:- diçka e vogëletj.

Edhe kjo fonemë si fonemat për të cilat folëm deri tani ka një përdorim të madh.

1.1.5 Zanorja u

Edhe kjo zanore si zanoret e tjera të gjuhës shqipe është ruajtur në këtë të folme, por në

disa fjalë ka pësuar rënie si p.sh.fjala lepuri që është në të shquarë në këtë të folme thuhet lepri,

petulla- petlla, kumbulla- kumlla, vetulla- vetlla,flutura- flutra etj., kjo rënie e kësaj zanoreje

vërehet edhe te disa emra të përgjithshëm e jo vetëm tek ata të përveçmit.

Nyjëtimi i kësaj zanoreje bëhet në këtë mënyrë, prapë duke u mbështetur në atë çfarë ka

thënë A. Dodi.

Zanorja u shqiptohet me një hapje të vogël të gojës, si te zanorja i dhe u, buzët marrin

pjesë në nyjëtimin e kësaj zanoreje e jo si te zanoret e tjera, tek të cilat buzët nuk merrnin pjesë

në nyjëtim, pra kemi të bëjmë me zanore të buzorëzuar.

"Trupi i gjuhës tërhiqet prapa, kështu që hapësira e faringut ngushtohet"23. Maja e gjuhës

ngushtohet dhe është e tërhequr prapa, prandaj si prek dhëmbët. Pjesa e përparme dhe e mesme e

shpinës së gjuhës janë të ulura dhe nuk ngrihen drejt qiellzës, ndërsa pjesa e prapme e shpinës së

gjuhës ngrihet lart drejt qiellzës së butë. Zanorja u paraqitet si një zanore e buzorëzuar, e prapme

dhe e ngritjes së lartë.

Kjo zanore në të shumtën e rasteve paraqitet si zanore gojore e shkurtë, apo e gjatë e në

pak raste si hundore.

Disa shembuj me këtë fonemë:

"l g"lug-u" - lu:g "lugë""24. Edhe këta shembuj si shembujt e analizuar deri më tani

dallojnë vetëm te një zanore me ç'rast dallon edhe kuptimi i tyre.

23

Grup autorësh, Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, 2003, f. 42. 24

Po aty: f. 73

18

Lŭg- në këtë rast kemi zanoren u si zanore gojore të shkurtë dhe kuptimi i së cilës është

ulluk prej druri, prej teneqeje, nëpër të cilin rrjedhin ujërat. Lug druri apo drrase, llamarine etj.,

përdoret për tu dhënë kafshëve ujë.

Ndërsa te shembulli tjetër zanorja u është zanore e gjatë dhe kuptimi i asaj fjale është

përdorëse prej metali a prej druri, që ka një kupë të vogël në trajtë vezake e një bisht të gjatë dhe

që shërben për të ngrënë gjellë ose ushqime te tjera, sidomos të lëngshmet.

Tru:- tru- edhe këto fjalë përdoren në këtë të folme dhe tek të dyja kjo zanore, pra zanorja

u është zanore e gjatë por te njëra vërehet më shumë.

tru:-pjesa qendrore e sistemit nervor të njerëzve e të kafshëve, që përbëhet nga një lëndë e

butë, me ngjyrë të bardhë, e cila mbush kafkën dhe është e mbështjellë me tri cipa…, në gjuhën

standarde dhe në dialektin e toskërishte përdoret truri, kurse në dialektin e gegërishtes dhe në

këtë të folme në disa raste duke u përshtatur me kontekstin e fjalës përdoret truni.

Te shembulli i dytë zanorja u është më e gjatë se te shembulli i mëparshëm, sepse këtu

kemi të bëjmë më shumë me emocione, kryesisht kjo fjalë në këtë të folme përdoret kur i

drejtohemi dikujt a diçkaje me zemërim a me fjalë të rënda, që shprehin një dëshirë të keqe a

dënim- mallkim. Kjo fjalë në këtë të folme përdoret edhe nem, ndërsa në gjuhën standard nëm.

ri- u:ri- fjala e parë ka kuptimin për një kafshë të vogël gjitare, me turi të zgjatur me

këmbët e para si lopatë, me sy shumë të vegjël e me qime të dendura e të ndritshme, që jeton nën

tokë e gërmon dheun dhe që ushqehetme kandrra. Në ketë të folme ndëgjohet edhe huri, ndërsa

në gjuhën standarde urith. Kur dëshirojmë ta përdorim këtë fjalë atëherë zanorja u shqiptohet si

zanore gojore e shkurtër, kurse te shembulli tjetë kjo zanore është zanore gojore e gjatë dhe

kuptimi me të cilin përdoret kjo fjalë në këtë të folme është kur një person kadëshirë e nevojë të

theksuar për të ngrënë, në ketë formë perdoret në gjuhën standard, kurse në këtë të folme

untë(jom untë) në gjuhën standarde jam e uritur.

Njëjtë si zanoret e tjera edhe kjo zanore gjendet në të gjitha pjesët e një fjale.

Disa shembuj që kanë në përbërje këtë zanore.

Zanorja u në fillim të fjalës:

1. U:rë- ur; 2. U:ri-unt; 3. Uri- urith-huri; 4. U:dhë- rrugë; 5. Udhëheqës- ai që drejton

diçka, drejtues etj.

2.

19

Zanorja u në trup të fjalës:

1.Lugi-mjet që shërben për t'ju dhënë kafshëve ushqim. 2. Lu:gë- shërbenë për të ngrënë

ushqim, 3. Edukatë- formimi i përgjithshëm e i veçantë i njeriut. 4. Edukator; 5. U:thull-

ufull; etj.

Fonema u në fund të fjalës:

1. Livru:-; 2. Bujku:-bujki; 3. U:jku:- ujki; 4. Sillu:; 5. Hu:; 6. Llaku:- llaki;

Nga këta shembuj që u dhanë më lartë, kryesisht kur kjo fonemë gjendet në fund në vend të

kësaj zanore në të folmen e Lëbushës fjalët thuhen me i, pra fjalët nuk thuhen në trajtën e

pashquar por në trajtën e shquar, kjo vërehet jo vetëm në këtë të folme por edhe në të folme të

tjera të dialektit të gegërishtes dhe që është gabim, sepse emrat duhet të thuhen në trajtën e

pashquar.

1.1.6 Zanorja o

Nyjëtimi i kësaj zanoreje bëhet në këtë mënyrë.

"Zanorja o shqiptohet me një hapje mesatarisht të gojës"25.

Është zanore e buzorëzuar, sepse buzët zgjaten pak përpara dhe rrumbullakohen.Trupi i

gjuhës tërhiqet prapa, si tek u-ja, kurse maja e gjuhës është e ulur por nuk i prek dhëmbët e

poshtëm edhe pjesa e përparme dhe e mesme e gjuhës janë të ulura poshtë, kurse pjesa e prapme

e gjuhës ngrihet mesatarisht drejt qiellzës së butë.Te kjo zanore anët e gjuhës janë të ulura, nuk

ngrihen drejt qiellzës e dhëmbëve të sipërm. Në përgjithësi kjo zanore është e buzorëzuar, e

radhës së prapme dhe e ngritjes së mesme.

Kjo fonemë në disa raste paraqitet si a dhe u.

"Zanorja o kalon në a te pjesëzat mohuese ja, mas (jo, mos), te disa emra si: katalik,

Zaçisht, aborr, daktorr, (katolik, Zoçisht, oborr, doktor) si dhe te disa folje:vanohem, captohem

(vonohem, coptohem)"26.

25

Anastas Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, f. 43. 26

Dr. Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016, fq. 89

20

Këto fjalë përdoren në këtë formë me këtë zëvendësim të fonemës o me a, në të folmen e

Rahovecit, Krushës etj., kurse në të folmen e Lëbushës jo, kjo zanore shqiptohet si o gojore e

pastër. Më lartë u mor një shembull me fjalën daktorr , se si thuhet në këto vende dhe u vërejt që

pos kalimit të zanores o në a, ajo fjalë mer në fund jo bashkëtingëlloren r- e cila është një

dridhëse, por zanoren rr, që është dy a më shumë dridhëse, poashtu edhe në të folmen e Lëbushës

përdoret ajo formë ku kemi bashkëtingëlloren rr në fund të fjalës në vend të asaj r doktorr.

Zëvendësimi që i bëhet kësaj zanoreje me një zanore tjetër e që është zanorja u është te

disa fjalë si: laknur –laknor (në të folmen e Lëbushës dëgjohen të dy varianet), hamshur-

hamshor (forma e dytë dëgjohet në këtë të folme), kullem- kollitem ( dëgjohet forma e dytë),

kumunist- komunist (variant i dytë), gumë- gomë (variant i parë), kupil- kopil (të dy format

dëgjohen), trull- troll ( variant i parë dëgjohet). Të gjithë shembujt që u cekën më lartë janë

ashtu si përdoren në të folmet e Rahovecit dhe Krushës.

" Fonema o gojore e shkurtër, në një rrokje nistore të mbyllur ose të hapur, shqiptohet si

një zanore e prapme jobuzore e ngritjes së mesme [Ʌ] në të folmet e Ulqinit, të Krujës, të Bregut,

të Bunës dhe në të folmen e pjesës perëndimore të qytetit të Shkodrës: sɅt "sot", kɅs "kos",

bɅll "boll", mɅs "mos", lɅt "lot", shkɅn "shkon" etj"27.

Disa shembuj me këtë fonemës u:

"ɲa lŏt "një lot"- ƒum lo:t "shumë lotë""28. Edhe këto fjalë dallohen, jo vetëm nga pjesa e

cila gjendet përpara tyre, e cila është nyje e pashquarsisë, por edhe nga pjesa tjetër lotë, si një

tregues. Tek shembulli i parë "një lot", zanorja o është zanore gojore e shkurtë, ndërsa te rasti i

dytë "shumë lotë", zanorja o është zanore gojore e gjatë.

Po - mos Te pjesëza pŏ, e cila është pjesëz pohuese zanorja o është zanore gojore e

shkurtë, sepse në të ndikon bashkëtingëllorja mbylltore- buzore p, kurse te pjesëza tjetër mo:s, e

cila është pjesëz mohuese, ndonjëherë është zanore e gjatë e ndonjëherë e shkurtër, varësisht se

si e përdorë folësi, si urdhër, habi etj., p.sh. Mo:s dil jashtë! (urdhër), Mŏs më thuaj! (habi).

Te disa folje zanora o ka rënë p.sh.te folja lego- lexoj, ndërsa a-ja është reduktuar në ë,

prandaj mbaresat e gjinisë femërore p.sh. fushë, vajzë etj. janë reflektim i a-së lat. Rosa- fushë.

Edhe kjo zanore njëjtë si zanoret e tjera gjendet në çdo pjesë të fjalës, disa shembuj:

27

Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia,Perlat Voshtina, Tiranë, 2003, f. 187. 28

Grup autorësh, Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, 2007, f. 74.

21

Fonema o në fillim të fjalës:

1.O:azë- vend me ujë dhe I gjelbëruar në mes të shkretëtirës, ku mund të jetojnë njerëzit.

2. O:bjekt-çdo gjë material, që mund të kapet nga organet e shqisave si diçka më vete. 3. O:dë-

- dhomë. 4. O:ficerë- kuadër ushtarak a politik që kryen detyra të ndryshme drejtuese në

komandat dhe në shtabet e forcave të armatosura tokësore, ajrore, detare etj. 5. O:ligarki-

mbretëri. 6. Ofertë- nxjerrja e një malli në treg për ta shitur. 7. O:perë- vepër muzikore

dramatike… etj.

Fonema o në trup të fjalës:

1. Oborr- hapësira para dhe prapa shtëpisë. 2. O:borrtar- ai që bën pjesë në oborrin e

mbretit a të perandorit.3. Observato:r- qendër shkencore për vëzhgime astronomike,

meteorologjike etj. 4. O:ksidohet- bashkimi kimik i një metali a i një lënde tjetër me

oksigjenin dhe jep një oksid…. 5. O:ktapod- tetë këmbësh. 6. O:kupator- pushtues.

7. O:kupacion- pushtim. 8. O:perato:r- punëtor i përgatitur për ta vënë në punë një

mekanizëm të ndërlikuar ose për ta drejtuar prodhimin në një repart të caktuar.

9. O:po:zitë- veprimtari politike, që është kundër pikëpamjeve të një partie tjetër.etj.

Fonema o në fund të fjalës:

1. Vazo:; 2. Ego:- unë. 3. Jo:; 4. Po: etj.

1.1.7 Zanorja y

Për këtë zanore janë bërë shumë studime dhe janë dhënë shumë mendime, pasi është më e

reja.

"Ajo është trajtuar në aspektin historik dhe nga natyra e vendit të formimit në aparatin e

të folurit"29.

29

Dr. Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016, f. 92.

22

Në të folmen e Lëbushës kjo fonemë ekziston dhe përdoret e nyjëtohet në mënyrën e

duhur.

Nyjëtimin e kësaj zanore A. D e përshkruan kështu:

Gjatë nyjëtimit të kësaj zanoreje goja hapet pak (y). Buzët marrin pjesë në nyjëtim, zgjaten dhe

rrumbullaksohen më shumë se tek zanoret e tjera.Trupi i gjuhës zhvendoset përpara dhe hapësira

e faringut zgjerohet, kurse pjesa e përparme dhe e mesme e shpinës së gjuhës ngrihet drejt

qiellzës së fortë.

"Në përgjithësi ky variant i y-së është zanore e buzorëzuar, e përparme, e ngritjes së lartë."30.

Disa shembuj të marrë nga Atlasi dialektologjik dhe disa sipas mënyrës se si përdoren në këtë të

folme.

"byk"byk"- py:k "pyk""31 . Këto dy fjalë të dyja janë emra, por ato dallojnë në kuptim,

gjini dhe në të shkruajtur e jo si në shembujt e marrë deri më tani, që ishin të njëjta në të

shkruajtur, por dallonin në kuptim dhe në shqiptimin apo theksimin e një zanore (a, e, ë, i, o, u).

Tek fjala e parë byk në këtë rast zanorja y është zanore gojore e shkurtë, kuptimi së cilës

është kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i elbit, i grurit, i orizit etj. dhe

që përdoret si ushqim për kafshët, për shtrojë.

Fjala e dytë dallon në kuptim, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me një copë prej druri a

metali, e ngushtë dhe e mprehtë nga njëra anë, që futet në plasën e një trungu dhe goditet nga

sipër për ta qarë më lehtë dhe në këtë rast zanorja y është zanore gojore e gjatë py:k.

Edhe në atlas thuhet që dallojnë këto dy fjalë.

Y:myd- ymer. Këto dy fjalë përdoren në këtë formë në të folmen e Lëbushës, kurse

kuptimi i tyre në gjuhën standard është ymyd për fjalën shpresë, ndërsa ymer për fjalën jetë.

Tek fjala ymyd kemi zanoren y, si zanore gojore të gjatë, kurse te fjala tjetër ymer kemi

zanore gojore të shkurtë.

Edhe kjo zanore njëjtë si zanoret e tjera që u shtjelluan deri më tani në këtë punim

paraqitet në të gjitha pjesët e një fjale, mirëpo përdorimi i kësaj foneme është në një numër të

kufizuar, pra përdoret më pak se zanoret e tjera.

Fonema y në fillim të fjalës:

30

Po aty: fq.92. 31

Grup autorësh, Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, 2007, f. 72.

23

1. Y:je- ylla; 2. Y:lber; 3. Y:ndy:rë- ynyrë; 4. Y:mer- jetë; 5. Y:rrenek- gjedhe, model,

mostër, shembull për dikë a diçka. 6. Y:llës- "Lloj karafili i vogël, që ka zakonisht pesë

petla më ngjyrë trëndafili"32. 7. Yrt- "Kopsht ose arë që gjendet pranë shtëpisë, tokë e

thurur përreth shtëpisë".33

8.Y:zengji- " Secili prej dy harqeve të vegjël prej metali me paftë nga poshtë, që vëren në rrip

në të dyja anët e shalës e që i shërbejnë kalorësit për të vënë këmbët. Rripi i yzengjisë. Vuri

këmbët në yzengji"34.

Fonema y në trup të fjalës:

1.Bykë- buk; 2. Py:kë- pyk; 3. Kry:e- kry; 4. Y:rysh- "Hov, vrull, turr, vrap i shpejtë"35.

5.Y:shyr-"Taksë a e dhjetë në natyrë që u merrej bujqve gjatë sundimit osman"36.

Fonema y në fund të fjalës:

1. Sy:; 2. Dy:; 3. Hy :;

Pra siç shihet kjo zanore ka përdorim më të madh në fillim të fjalës e më pak në trup e fund

të fjalës.

32

Grup autorësh, Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Prishtinë, 1981, f. 2204. 33

Po aty: f. 2205. 34

Po aty: f. 2206. 35

Po aty: f. 2205. 36

Po aty: f. 2205.

24

KREU II

1.2 Zanoret hundore

"Idriz Ajeti , ndërsa po merrej me veprën e Tahir Efendi Boshnjakut, hundorësinë e

quante "punë të vështirë për t'i rënë në fije""37.

Dhe me të vërtetë është një punë e vështirë, që kërkon analizë të thellë, por përfundimet në lidhje

me këtë çështje (hundorësinë) janë shumë të rëndësishme për një gjuhë, njëjtë si çështja që ka të

bëjë me zanoret gojore.

Kur kemi në një fjalë hundorësi apo nazalizem?

Shqiptimi nazal i një zanoreje ndodh kur zëri nuk kalon në zgavrën e gojës por në zgavrën e

hundës.

Nazalizmi është dukuri e gegërishtes, por jo e gjithë gegëria e ka njëlloj, sepse ka

ndryshim intensiteti sipas krahinave p.sh. gegëria perëndimore e ka më të fortë se ana lindore.

Në disa krahina mungon dukuria e nazalizmit si në: Dibër, në të folmet e Ulqinit, poashtu

autorët e vjetër të veriut nuk e shquajnë, por me siguri më parë e kanë pasur.

Më lartë e cekëm, se jo të gjitha vendet e kanë këtë dukuri, por edhe ato vende që e kanë

nuk e kanë njëjtë, sepse në disa vende shkalla e hundorësisë është më e ulët e në disa më e lartë

p.sh. në Rahovec hundrësia është në një shkallë më të ulët, ndërsa në arealin e Krushës në një

shkallë më të lartë.

Kurse, sa i përket të folmes së Lëbushës, hundorësia paraqitet në një shkallë të lartë.

"Për këtë, mendojmë se ndikim kryesor ka pasur ruajta e bashkëtingëlloreve nd, mb dhe

ng"38. Nga ndikimi i këtyre grupeve të bashkëtingëlloreve, të cilat u ceken më lartë, krijohet një

situatë dinamike dhe në vend të rrafshimi ritmik, na del një ngritje në aspektin e theksit, që për

pasojë ka krijimin e zanoreve të hapura, të ngritjes së lartë p.sh. nder- ňer, ndash- ndaç, ndoshta-

nashta, ndihet- nihet, ndihm- nihm (h nuk dëgjohet edhe aq shumë), mbiell- mjell, mbas- mas,

mbërrij- mrrij, mbes- mes, ngat- ngat, ngrihem- çona, mangi- mongi etj.

37

Dr. Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016, f. 77. 38

Dr. Fridrik Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016, f. 77.

25

Siç u pa këto grupe të bashkëtingëlloreve nuk ruhen, kemi rënie të tingullit të dytë

p.sh.tek mb- m dëgjohet b bjen, ng- g bjen në disa raste, kurse grupi i bashkëtingëlloreve nd – d

nuk ruhet vetëm n.

Në të folmen e Pejës grupet e bashkëtingëlloreve ruhen.

Dukuria e hundorësisë në të folmen e Lëbushës është zhvilluar në përputhje me ato të të

folmeve të tjera të gegërishtes verilindore.

Zanore të mirëfillta hundore kemi atëherë kur pranë një zanore gjendet një

bashkëtingëllore hundore: lan- len, shkom- shkam, nonë- nënë, honë- hënë etj.

Tek të gjitha zanoret shfaqet dukuria e hundorësisë e sa do të shihet përmes shembujve të

dhënë për secilën zanore të të folmes së Lëbushës.

1.2.1 Zanorja a hundore

E folmja e Lëbushës, siç e kemi cekur edhe më parë bënë pjesë në anën verilindore, në

këtë pjesë gjendet edhe e folmja e Rahovecit.

Në të folmen e Lëbushës paraqiten dy seri të zanoreve hundore, ajo e zanoreve hundore të

gjata dhe të shkurtra p.sh. te fjalët mã::z, fllã::d, fã::ll, mã::ll, hã::jr, kemi zanoren a si zanore

hundore të gjatë, kurse te fjalët si: hŏ:në- hënë, kŏ:më- këmbë, vŏ:në etj. e kemi hundorësinë në

një shkallë më të ulët.

Disa fjalë që të shihet se në cilën shkallë është e paraqitur hundorësia.

1. Aeroplan-" Mjet fluturues më i rëndë se ajri, zakonisht me krahë, që punon me motor dhe

që përdoret për udhëtime, për qëllime ushtarake"39.

Te ky shembull nuk shfaqet dukuria e hundorësisë. 2. Amanet- "Porosi që i japim dikujtpër të

na bërë patjetër një punë"40. Prapë nuk kemi hundorësi. 3. Analfabet-"Që nuk di të shkruajë e të

lexojë"41. Nuk kemi hundorësi. 4. Akoma- "Deri në kohën kur flasim, ende"42. Në të folmen e

Lëbushës përdoret fjala hala, për të njëjtën fjalë.

5. Anekdota-te ky shembull hundorësia nuk vërehet te fonema a po te fonema e.

6. Ekran- në këtë fjalë nuk vërehet dukuria e nazalizmit.

39

Grup autorësh, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Prishtinë, 1981, f. 6. 40

Po aty: f. 26. 41

Po aty: f. 30. 42

Po aty: f.17.

26

1.2.2 Zanorja e hundore

Gjatë analizës që i është bërë të folmes së Lëbushës janë marrë disa shembuj dhe që

pranë zanores e kemi zanoret hundore, por në ata shembuj nuk vërehet që kemi zanore e hundore

p.sh.

1. Ekstrem- e tepruar 2. Ekuivalent- që ka vlerë të barabartë me një tjetër, i barasvlefshëm.

3. Ekzistencë- mbijetesë,me jetu 4. Fonemë- njësia më e vogël e pakuptimshme e gjuhës.

5. Ende- hala etj.

Ndoshta për faktin sepse kjo zanore shqiptohet e ndarë dhe nuk ndikohet nga

bashkëtingëlloret hundore m, n, nj.

1.2.3 Zanorja ë hundore

Në të folmen e Lëbushës fonema ë nuk ka hundorësi, sepse kjo zanore zëvendësohet me

zanoren o ose e, ose është zanore e pathksuar.

Disa shembuj që në përbërje të tyre kanë fonemën ë:

1. Ëndërra-õnrra; 2. Ëmbëlsirë- õmelsinë, zanorja ë nuk dëgjohet. 3. Ëmbël- õmel;

4. Ënjtur- Ajë, zanorja ë është ë e patheksuar. 5. Ëndërrues- onrrus; 6. Ëmbëltore- õmeltore;

7. Mëndje- menje- menja; 8. Femër- femen; 9. Falënderim- falenderim;

10.Fëmijëri- fëmini etj.

Pra siç u pa në vend të zanores ë kemi një zanore tjetër, e cila është zanorja o, që përdoret

në këtë të folme. Në këta shembuj, kur ishte zanorja ë nuk kishte hundorësi, por kur

zëvendësohej me zanoren o atëherë kishte hundorësi, pikërisht te zanorja o.

1.2.4 Zanorja i hundore

Hundorësia nuk vërehet në këta shembuj, që janë marrë me këtë zanore.

27

Disa shembuj:

1.Identitet-; 2. Imazh- pamje; 3. Apelim- thirrje; 4. Armik- ai që i do të keqen një tjetri.

5.Imëtak- i, e imt 6. Imigroj- vendosja në një vend të huaj , aty jeton dhe punon.

7. Importim- mallrat që blihen jashtë shtetit e sillen për nevojat e vendit.

8.Impulsive- që vepron menjëherë e vrullshëm pa menduar gjatë për atë që thotë apo bën.

9. Imitim- kur bën diqka si dikush tjetër. 10. Inatçi- personi që zemërohet shpejt, që

humbet gjakftohtësinë, durimin etj.

1.2.5 Zanorja o hundore

Njëjtë si te zanoret e mëparshme, që nuk dallohet hundorësia, as te kjo zanore nuk

vërehet, në këta shembuj që janë mare.

Disa shembuj në përbërje, të së cilave është zanorja o:

1.Ombrellë- çader; 2. Onkologji- degë e mjkësisë, që merret me studimin e tumoreve si

dhe mjekimin e tyre. 3. Onomastkë- degë e gjuhësisë, e cila studion emrat e përveçëm etj. 4.

Onomatope- tingullimitim, 5. Oman- shkurre me helmë etj.

1.2.6 Zanorja u hundore

Disa shembuj me këtë zanore:

1.Univers- gjithësi; 2. Universitet- shkollë e lartë që përfshin shumë fakultete.

3. Trungu; 4. Huni; 5. Kungji etj.

Prapë edhe te kjo zanore nuk vërehet dukuria e hundorësisë.

1.2.7 Zanorja y hundore

Shembuj:

1.Yndyrë- ynyrë; 2. Ymër- jetë; 3. Yç- lloj loje, që luhet me dy lojtarë, 4. Yçkëll- lloj

rrene, shkak i sajuar etj.

Në shembullin e parë kemi dukurinë e hundorësisë, kurse në shembujt e tjerë jo.

28

Disa fjalë të cilat përdoren në këtë të folme dhe është dukuria e hundorësisë:

1.Hõna, 2. Nõna, 3. Sõna, 4. Kõnga, 5. Kungũlli, 6. Hũni, 7. Mõna, 8. Kũmbulla,

9. Pllũmbi, 10. Plũmi etj.

Përfundimi

Si rezultat i punës së bërë në këtë punim diplome, në lidhje me sistemin e zanoreve në

këtë të folme, pra në të folmen e Lëbushës, vij në përfundim që të dy seritë e zanoreve ruhen dhe

përdoren në këtë të folme.

Gjatë punës që u bë në realizimin e këtij punimi u vërejt që dukuria e hundorësisë është

në një shkallë të lartë, por edhe dy seritë e zanoreve gojore përdoren në këtë të folme, kjo bënë

që dy fjalë të cilat shkruhen njëjtë të dallohen në të shqiptuar.

Nga shembuj e marë vërehet që zanoret gojore të shkurta përdoren rreth 28. 44…% ,

kurse ato të gjata rreth 88. 07…% . Kjo përqindje është nxjerr nga 109 shembuj dhe ka pasur

raste që brenda një fjalë njëra zanore ka qenë e shkurtë, ndërsa tjetra e gjatë. Por siç shihet nga

kjo përçindje zanoret e gjata kanë përdorim më të madh, zanore të gjata kemi në fillim dhe në

fund të fjalës, kurse zanore të shkurta vetëm në mes të fjalë.

Seria e zanoreve hundore është njëra ndër çështjet për të cilën u fol në njërin nga kapitujt

e këtij punimi dhe u pa që hundorësia është në një shkallë të lartë.

Në këtë punim diplome u morën rreth 181 shembuj. Shembujt që u morën ndihmuan që

të analizohen ato zanore se në cilën seri paraqiten, a përdoren siç duhet apo zëvendësohen me

ndonjë zanore tjetër siç ishte rasti me fonemën ë, e cila në këtë të folme zëvendësohet me

zanoren o te seria e zanoreve hundore.

29

Literatura:

Dodi, Anastas, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004;

Kostallari, A. , Thomai, J. , Lloshi, Xh. , Samara, M. , Kola, J. , Daka, P., Haxhilazi, P., Shehu,

H., Leka, F., Lafe, E., Sima, K., Feka, Th., Keta, B., Hidi, A., Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,

Prishtinë, 1981;

Çabej, Eqrem, Fonetika historike e shqipes, Gjakovë, 1969;

Dr. Dulaj, Fridrik, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016;

Gjinari, Jorgji, Beci, Bahri, Shkurtaj, Gjovalin, Gosturani, Xheladin, Atlasi dialektologjiki

gjuhës shqipe, 2007;

Gjinari, Jorgji, Shkurtaj, Gjovalin, Dialektologjia, Perlat Voshtina, Tiranë, 2003;

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2006.