universiteti i mitrovicËs “isa...
TRANSCRIPT
-
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”
FAKULTETI I GJEOSHKENCAVE
DEPARTAMENTI I XEHETARISË
LËNDA:TEKNOLOGJIA E SHFRYTËZIMIT NËNTOKSORE
TEMA: HAPJA DHE PËRGATITJA E OBJEKTEVE PËR SHFRYTËZIM TË
PUNISHTËS 158, NË MINIERËN “TREPÇA – SH.A” NJËSIA STAN TËRG
Kandidati: Mentori:
Ibrahim Januzi Prof. Asoc. Irfan VOCA
Mitrovicë, 2020
-
1
PËRMBAJTJA:
1.0. HYRJE ........................................................................................................... 3
I. POZITA DHE LIDHJA ME KOMUNIKACION ........................................... 5
II. METODAT E SHFRYTËZIMIT NË TREPÇË............................................... 6
III. KOEFICIENTI I SHFRYTËZIMIT ............................................................. 6
IV. KOEFICIENTI I VARFËRIMIT ................................................................. 7
V. KAPACITETI I PUNISHTËS DHE EFEKTET .............................................. 7
VI. METODA E SHFRYTËZIMIT ME HIDROMBUSHJE ............................. 7
VII. LLOJI I MAKINAVE NË SHFRYTËZIMIN E XEHES ............................. 7
2.0 . GJEOLOGJIA E MINIERËS “ TREPÇA-SH.A” NËJËSIA STAN TËRG 8
2.1. KARAKTERISTIKAT E TRUPAVE XEHEROR ................................. 12
2.2. KARAKTERISTIKAT FIZIKO-MEKANIKE TË XEHES DHE ........... 15
SHKËMBINJËVE PËRCJELLËS................................................................... 15
2.3. PËRBËRJA MINERALOGJIKE E VENDBURIMIT “TREPÇA-SH.A
”NË STANTËRG ........................................................................................... 18
3.0. MËNYRAT E HAPJES DHE PËRGADITJA E VENDBURIMIT
“TREPÇA – SH.A ”NJËSIA STARI TËRG ........................................................ 19
4.0. LARGIMI I UJRAVE ................................................................................ 24
5.0. METODAT E SHFRYTËZIMIT TË MINIERËS “TREPÇA –SH.A” .......... 26
5.1. METODAT E SHFRYTËZIMIT ME ETAZHE HORIZONTALE PREJ
POSHTI LARTË ME MBUSHJE TË THATË (METODA E TREPÇËS-SH.A)
........................................................................................................................ 26
-
2
5.2. PARAMETRAT THEMELOR TEKNIKO-EKONOMIK TË METODËS
SË SHFRYTËZIMIT ....................................................................................... 27
6.0. MËNYRA E SJELLJËS SË AJRIT NË MINIERË. ...................................... 28
PJESA SPECIALE .............................................................................................. 32
7.1. KARAKTERISTIKAT GJEOLOGJIKE TË TRUPIT MINERAR DHE
SHKËMBINJËVE NË PUNISHTEN 158 HRIZONTI XI ................................ 32
7.2. PUNIMI I OXHAKUT MBUSHËS .......................................................... 34
7.5. PËRSHKRIMI I KORIDORIT KRYESORË ............................................ 35
7.6. PUNIMI I SPIRALES (RAMPËS) ............................................................ 36
7.7. TRANSPORTI I MINERALIT ................................................................. 46
8.0. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME .................................................. 49
LITERATURA ....................................................................................... 50
-
3
1.0. HYRJE
Rajoni i Trepçës ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj e të vendit shumë kohë
përpara jo vetëm për interesin që paraqiste për mineral mbajtjen, por edhe për ndërtimin e tij
gjeologjik. Stan Tërgu është një minierë e lashtë plumbi, zinku, argjendi, kristaleve dhe
mineraleve të ndryshme në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Mitrovicës. Stan Tërgu në kohën e
shtetit Jugosllavi kishte shumë famë dhe ishte njëri ndër motorët e ekonomisë
Jugosllave.Miniera “Trepça” është minierë e vjetër e themeluar në vitin 1921 nga firma Angleze
Trepça Mine Limited, e aktivizuar në vitin 1927, kurse me eksploatim ka filluar nga viti 1930 si
rezultat i kërkimeve gjeologjike.
Koncentrati është eksportuar në Evropë deri në vitin 1938. Këtë vit fillon aktivitetin
shkritorja e plumbit në Zveçan me prodhimtari prej 28.000 t plumb për vit. Aktivitetet
minerare dhe metalurgjike vazhdojnë edhe gjatë Luftës se Dytë Botërore por me një rënie
në prodhimtari. Xehja është transportuar përmes transportit me teleferik ajror deri tek
flotacioni dhe shkritorja në Zveçan. Flotacioni i ri është ndërtuar me 1983 në Tunelin e
Parë kur edhe fillon punën në prodhimin e koncentratit.
Xehja nga pusi kryesor në nivelin 610-të, bartet përmes transportit me binar deri në
flotacion. Lokomotiva e transporton xehen deri në Tunelin e Parë duke e futur në
proceset e flotimit. Pas thërrmimit primar, vazhdon thërrmimi dhe ndarja e mëtutjeshme
përpara sitjes dhe flotimit në një qark për të prodhuar koncentratet e plumbit dhe
zinkut.Gjatë gjithë veprimtarisë minerare prej 70 vitesh, nga vendburimi janë nxjerr 35
milion tonë xehe.
Aktivitete minerare janë zhvilluar nga sipërfaqja e deri në nivelin 15 m, pra 745 m
thellësi. Nga viti 1945 deri me 1990 mesatarja e prodhimit vjetor ka qenë përafërsisht
580.000 tonë. Viti me prodhimtari më të lartë prej 704.000 tonë ka qenë viti 1984 (të
dhënat janë marr nga arkivi i minierës) . Kompleksi i minierave të Trepçës në Kosove
disponon rezerva minerale me vlere 13 miliardë euro. Të dhënat janë publike bërë nga
ekspertë të Komisionit të Pavarur për Minierat dhe Mineralet (ICMM), megjithëse
mendohet se kjo vlere te jete edhe me e madhe.
-
4
Pas luftës Trepça punëson rreth 1300 punëtorë. Produktet kryesore jan xehet dhe
koncentrati i plumbit dhe zinkut Trepça deri në vitin 2016 administrohet nga AKP (
Agjensia Kosoves për Privatizim ) .
Ku Kuvendi i Republikes së Kosoves aprovon ligjin Nr 05\L-120 për ndryshim statusin e
Ndrrmarjes Shoqrore NSH “Trepça” në “Trepça. SH.A” Trepça shoqri aksionare ku në
baz të këti ligji aksionart jan Trepça Sh.A. – shoqëri aksionare në pronësi 80% të Qëverisë dhe
20 % të punëtorëve.
Ku me daten 31- 10 – 2016 nga Presidenti i Republikes së Kosoves dekretohet ligji për
ndryshimin e statusit të NSH” Trepça “ në Trepça SH.A .
-
5
I. POZITA DHE LIDHJA ME KOMUNIKACION
Miniera “Trepça –SH.A” është një ndër minierat më të mëdha të Pb- Zn në Evropë. Kjo
minierë gjendet në fshatin StanTërg, në reliefët malore të brigjeve të shalës në një largësi prej 9
km në lindje të Mitrovice.
Fig.I Pozita gjeografike e minierës “StanTërg”
Kjominierë punon si repart i veçantë në kuadër të kompanisë xehetaro – metalurgjike –
kimike ‘‘Trepça-SH.A’’ në Mitrovicë. Me magjistralen e Ibërit miniera lidhet në afërsi të
qytetit të Mitrovicës, ndërsa fabrika e pasurimit për përfitimin e koncentratit gjendet në
Tunelin e Parë. Në anën e majtë të lumit Ibër, në Zveçan, gjendet shkritorja.
-
6
II. METODAT E SHFRYTËZIMIT NË TREPÇË
Kemi disa metoda të shfrytëzimit të xehes, të cilat janë përdorë në Trepçë prej fillimi të
eksplantimit :
1. Shfrytëzimi me etazhe horizontale prej poshtë-lartë me mbushje të thatë.
2. Shfrytëzimi me skelete kuadratike me etazhe horizontale prej poshtë-lartë me
mbushje të thatë.
3. Shfrytëzimi me magazinimin e xehes (metoda magazinore).
4. Metoda frontale e shfrytëzimit me lënien e hapësirës së hapur.
5. Metoda e re e shfrytëzimit me etazhe horizontale prej poshtë-lartë me ndihmën
e rampës (spirales) dhe me hidrombushje.
Metodat e shfrytëzimit me etazhe horizontale prej poshtë lartë me mbushje të thata
(metoda e Trepçës)
Në fillim prerja e trupave xeherore është bërë 5 [m]., mbi nivelin horizontal, kështu që
shtresat e xehes e lënë mbi korridore e ka mbrojtur korridorin nga minimi dhe rënia e
xehes mbi të.
Në kohën e fundit prerja është bërë në nivel të korridorit. Korridoret kryesore
transportues hapen në pjesën dyshemore të trupave xeheror, kurse në korridore tërthore
takohet trupi xeheror. Këtyre korridoreve ju paraprijnë shpimet e thella me të cilat bëhet
konturimi paraprak i trupit xeheror.
Parametrat themelor tekniko – ekonomik të metodës së shfrytëzimit
III. KOEFICIENTI I SHFRYTËZIMIT
Humbjet e xehës shkaktohen nga lënja e shtyllave siguruese dhe nga humbja e xehes së
imtë në materialin mbushës. Vlerësohet që në fazën primare të shfrytëzimit mbesin 5 ÷
10 [%] xehe e pa mihur, që do të thotë shfrytëzimi i xehes sillet rreth 90 ÷ 95 [%].
-
7
Në fazën sekondare, shfrytëzohen shtyllat e mbetura. Sipas eksperiencës së deritashme,
numër i shtyllave të mbetura të cilat shfrytëzohen me një metodë speciale shfrytëzohen
është 70 [%], që don të thotë se humbjet reale të rezervave të xehes të cilat mbeten
definitivisht pa u shfrytëzuar është 3,5 [%].
IV. KOEFICIENTI I VARFËRIMIT
Për metodën e cila është përdorur për shfrytëzim primar në punishtet e Stantërgut në
literatur merret një varfërim mesatar prej 15 ÷ 20 [%].
V. KAPACITETI I PUNISHTËS DHE EFEKTET
Kapacitetet e punishtës me pajisje klasike (shpimi me makina individuale, ngarkimi me
T2GH ose CAVO 310, lëvizë në kufijtë të gjerë dhe sillet prej 20 ÷ 80 [t/ndërrim],
gjegjësisht për tri ndërrime arrihet kapaciteti ditor 60 ÷ 240 [t/ditë].
VI. METODA E SHFRYTËZIMIT ME HIDROMBUSHJE
Kjo metodë, konsiston në përdorimin e materialit steril nga flotacioni në Tunel, për
mbushjen e hapësirave të zbrasta të punishteve në minierë. Materiali steril nga flotacioni
deri në punishtet e minierës transportohet me qypa dhe me pompim (në pjesën
horizontale) dhe me gravitacion në pjesën vertikale, deri në punishtë.
VII. LLOJI I MAKINAVE NË SHFRYTËZIMIN E XEHES
Në bazë të krahasimit të hargjimeve me aplikimin e makinave bashkohore dhe me
hidrombushjet të hapësirave të zbrasta. Me metodën e shfrytëzimit me mbushje të thatë,
në bazë të analizes tekniko-ekonomik mund të përfundojmë:
-
8
Që për trupat xeheror deri në 500 [m2]., mund të përdoret metoda klasike (ka
arsyeshmeri).
Për të gjithë trupat me sipërfaqe mbi 500 [m2]., është e arsyeshme të hapet
rampa (spiralja) dhe të përdoret mekanizim bashkohorë.
Mbushja më e përshtatshme tek të gjithë trupat xeheror është hidrombushja.
Makinat e vetëlëvizëse bashkohore mundësojnë që me një spirale (rampë) të
përgatitën dy apo më shumë trupa xeheror që gjenden në distanca të caktuara.
2.0 . GJEOLOGJIA E MINIERËS “ TREPÇA” NË STAN TËRG
Miniera “Trepça” në Stantërg është e lidhur me një antiklinal me orientim të rrafshit
aksial me shtrirje VP-JL. Në bërthamën e antiklinalës kemi depërtimin e andeziteve të
përcjellura me brekçet e copëtuara dhe të rreshpezuara. Mendohet se ky depërtim
(intrudim) i andeziteve ka krijuar kushtet e qarkullimit të tretjeve xeherore nëpër
çarjet gjatë kontaktit brekçe-gëlqeror, rreshpor dhe gëlqeror.
Në strukturën gjeologjike të “Trepçës” janë të mbërthyera (integruar) anëtarët
vullkanogjen dhe sedimentet që japin një faktor të rëndësishëm kontrollues për
mineralizimet ekonomike me interes për kërkim. Trupat xeheror, në varësi nga
proceset metasomatike në gëlqerorë na paraqiten në këto kontakte:
-
9
- Në kontakt në mes brekçeve-gëlqerorëve dhe
- Në mes rreshpeve dhe gëlqerorëve
Për gjatë këtij kontakti janë të vendosur trupat xeherorë në krahët e strukturës së
antiklinalës “Trepça” (krahu jugor dhe verior). Trupat xeherorë takohen në
vendburim më së shpeshti në shkëmbinjtë gëlqerorë. Trupi xeherorë qendror është
më i madhi për nga madhësia dhe është hapur nga lart deri në horizontin XI.
Sipërfaqja e trupave xeherorë me prerje horizontale sillet afër 100-6000m2. Këndi i
rënies ndryshojnë nga 30-800. Trupat xeherorë në krahët e antiklinalës kanë
sipërfaqe më të vogël dhe në rënie përcillen në shumë horizonte. Në kontaktin
tabanor (dyshemore) paraqiten gëlqerorët, kurse në atë tavanor paraqiten rreshpet
dhe brekçet.
Tektonika e vendburimit para dhe pas mineralizimit ndikon gjatë shfrytëzimit të
xeherorit dhe heqjes së ujit nga vendburimi.
Fusha xeherore e Trepçës karakterizohet nga disa vendburime të mëdha, siç janë:
Stan Tërgu, Zjaça, Melenica, Xhidova, Rashani, të cilat janë të hulumtuara në detaje
dhe janë përcaktuar rezervat dhe cilësia e xeherorit, si dhe shfaqje të shumta të
hulumtuara në shkallë më të ultë.
Në tabelën nr. 1 janë pasqyruar rezervat e përafërta për rajonin e “Trepçës”.
Tabela 1. Rezervat për rajonin e Trepçës
Vendburimi Xeheror (t) Pb(%) Zn(%) Ag(gr/t)
Stan Tërgu 10.000.000 3.40 2.18 55
Zjaça 4.500.000 2.22 1.04
Melenica 1.100.000 2.0 2.23 65
-
10
Maxhera 400.000 4.21 4.23 -
Xhidova 700.000 6.70 3.60
Rashani 900.000 3.64 2.70
Gjithsejtë 25.900.000 2.90 2.00 45
Seria e Trepçës - Ndërtohet prej shkëmbinjve sedimentarë më shkallë të ulët të
metamorfizmit. Mosha e kësaj serie supozohet se është e Triaskut në bazë të faunës
konodonte. Në këtë seri marrin pjesë: filitet, koneglomeratet kuarcore, alevrolitet dhe
ranorët e metamorfizuar, të cilët pjesërisht kalojnë në rreshpet sericitikie.
Prej shkëmbinjve karbonatikë dallohen: gëlqerorët dhe gëlqeroret mermerizuar.
Shkëmbinjtë e gjelbër përfaqësohen nga rreshpet kloritike, amfibolitike, amfibolo-
kloritike dhe metadiabazet. Në prerje horizontale vendburimi ka formën e një
potkoni të zgjatur, cili me rritjen e thellësisë zgjerohet kurse trupi xeheror gjithnjë
e më tepër degëzohet ( fig 2 ).
-
11
-
12
2.1. KARAKTERISTIKAT E TRUPAVE XEHEROR
Deri më tash në vendburimin “Trepça” në nivele të ndryshme janë hapur më tepër se
dyzet trupa xeheror. Këta trupa xeheror gjinden në kontakt: gëlqeror-rreshpe,
gëlqeror-brekçe dhe vet gëlqerorin.
Të gjithë trupat xeheror, pa marrë parasysh se në cilat kontakte janë krijuar kanë
forma të çrregullt-gypash. Kufiri tavanor i xeheve të cilin e përmbajnë rreshpet
dhe brekçet është mjaftë e çartë, kurse ai i dyshemes- gëlqeror, është i pa çartë
dhe i çrregullt.
Në katet e më afër sipërfaqes xehja ka qenë e përqendruar në më pak trupa
xeheror me sipërfaqe më të madhe, kurse me rritjen e thellësisë sipërfaqet e
trupave xeheror zvogëlohen kurse numri i tyre rritet. Duke pasur për bazë këtë,
sipërfaqe te përgjithshme në kate rriten me rritjen e thellësisë.
Sipërfaqet e trupave xeherore janë mjaftë të ndryshëm dhe sillen në kufirin prej
100 deri 7000m2. Sipas thellësisë vendburimi është i hapur prej kuotës + 930m deri
në kuotën +15m (kati i XI).
Në prerjen horizontale të antiklinales mundë të dallojmë trupat xeheror, jugor dhe
verior.
Trupi xeheror qëndror- paraqet trupin xeheror më të madh në vendburim dhe është
i hapur në të gjitha katet (fig 3). Është formuar ne kontaktin brekçe – rreshpe –
gëlqeror dhe e ka rënien gjenerale për afërsisht 450.
-
13
Sipërfaqet përbërëse të këtij trupi xeheror në kate sillen prej 2000 deri 7000m2. Në
katet e larta në masën xeherore kanë dominuar sulfitet e plumbit dhe zinkut, kurse
me rritjen e thellësisë kemi rritje te përqindjes së pirotinës.
Masa xeherore është e përqendruar dhe e gërshetuar me çarje të vogla.
-
14
Trupat xeheror jugor - janë formuar në kontaktin e rreshpeve dhe të gëlqerorëve.
Rënia e tyre është në drejtim verilindje dhe kanë rënie prej 600 gjeri 700 xehja
është mjaftë me çarje dhe e gërshetuar me çarje të mëdha.
Sipërfaqet prerëse për trupat e xehes sillen në kufijtë prej 200 gjer 2000m2,
përmbajtja e Pb-Zn në sulfite me rritjen e thellësisë zvogëlohet, mirëpo në shkallë më
të vogël në krahasim me trupin xeheror qendror.
Trupat xeheror veriorë - janë sikurse të më parshmit me formën mjaft të parregullt
dhe të formuar në kontaktin rreshpe-gëlqerore si dhe vetëm ne vetëm gëlqeror. Ka
rënie të butë dhe sillen në kufijtë 25-300.
Sipërfaqet prerëse për trupat xeheror në këtë pjesë luhaten 100 deri më 4000m2 dhe
këta trupa xeheror sot paraqesin zonën më produktive të xehes në vendburimin e
“Trepçës” edhe sa i përket përmbajtjes së metaleve në xehe dhe sasisë së masës së
xehes.
Me rritjen e thellësisë rritet edhe sipërfaqja shfrytëzuese e trupave xeheror kurse
përmbajta metaleve në xehe shumë pak zvogëlohet. Për shkak të përmbajtjes se lartë të
Pb-Zn në xehe sulfite të kësaj pjese, qëndrueshmëria e xehes është më e dobët
në krahasim me grupet e trupave xeheror të mëparshëm.
-
15
2.2. KARAKTERISTIKAT FIZIKO-MEKANIKE TË XEHES DHE
SHKËMBINJËVE PËRCJELLËS
Hulumtimet janë zhvillar në numër të madh të mostrave të marrë në xehe dhe
shkëmbinjë përcjellës në katin e VII, VIII dhe IX dhe kanë dhënë rezultate të
cilat do të jenë në tab 2.
Lloji i shkëmbit s v sh t f c
Gëlqeror 2.86 2.80 494.7 50.3 5.27 87.73 0.17
Rreshpe 2.83 2.76 441.3 65.7 4.45 85.84 0.17
Brekçe 3.00 2.90 608.7 64.3 6.08 109.59 0.17
Oligonite 3.67 3.48 821.2 73.5 7.43 136.11 0.19
Sulfite 4.26 3.70 780.0 58.8 7.80 122.81 0.19
Ku janë:
s -masa specifike
v - masa vëllimore
sh -qëndrueshmëria në shtypje
-
16
t - qëndrueshmëria në tërheqje
f – koeficienti i qëndrueshmërisë, sipas Protogjakonovit
c – kohezioni
- koeficienti i Poasonit.
Xehja -është kryesisht kompakte dhe e qëndrueshme. Disa trupa xeheror janë të
prishura me sisteme qarjesh në drejtim horizontal dhe me qarje te pjerrëta në
distance më të mëdha dhe më të vogla. Xehja sulfite e plumbit dhe e zinkut
posedon qëndrueshmëri më të ulëta dhe lehtë imtësohet, në krahasim me xehen që
përmban karbonate të konsiderueshme. Mund të thuhet se në mesatare xehja i
takon shkëmbit stabil dhe është e mundur në këto kondita ndërtimi i punimeve
minerare me gjerësi më të madhe e vetëm në disa raste është e nevojshme
këmbatisja apo armatimi i punimeve të ndërtuara.
Rreshpet –paraqesin pjesën tavanore të minierës dhe karakterizohen me
qëndrueshmëri të ulët deri në mesatare. Zakonisht shtresëzimi i rreshpeve është
paralel me kontaktin. Në fazën e shfrytëzimit duhet të sigurohet këmbatisja për arsye
se në distanca më të mëdha mund të vije deri te shembja e tij.
Gëlqerorët - paraqesin dyshemenë e minierës më një kompakshmëri
dheqëndrueshmëri. Kontakti i gëlqerorit me xehe nuk është i qartë dhe ai paraqet
një kalim prej xehes kompakte deri në mineralizim të dobët. Gëlqerori paraqet një
mes punues mjaftë të favorshëm dhe punime te ndërtuara në të shumtën e
rasteve nuk ka nevojë të këmbatisen.
-
17
Brekçet - janë përcjellëse të trupit qendror xeheror dhe gjendën në pjesën
tavanore anësore. Kontakti me xehen është i qartë bënë pjesë në shkëmbinj të
qëndrueshëm, mirëpo pas një periudhe kohore të gjatë në gjendje te hapur
dobësohet dhe kështu krijohet mundësia e shembjes se tij.
Përveç karakteristikave të cekura për xehe dhe shkëmbinj përcjellës është e
nevojshme që të epen edhe disa njohuri për materialin mbushës, pasi gjatë
eksploatimit shfrytëzimit te pllakave siguruese të xehes vihet tek materiali mbushës
i punishtes sipër apo shumë afër tij.
Materialet mbushës paraqesin rreshpet të cilët janë mjaftë të imtësuar gjatë rrugës
prej vendit ku përfitohet e deri në punishte. Lagështia që posedon si dhe uji që
përdoret gjatë shuarjes i cili depërton në material mbushës e bën të mundur
lidhjen e këtij materiali të shkriftë e masa që vijnë sipër vazhdimisht krijojnë truset
e tij për shkak të rritjes së shtyllës mbushëse.
Kështu që material i tillë mbushës paraqet një masë gjysmë lidhje i cili kësisoj nuk
posedon vetinë e derdhjes dhe mundë të qëndroj deri në një far shkalle
distancash i hapur. Gjatë shembjes së këtij krijohen qemerët të cilët më tutje
mund të shemben vetëm me përdorimin e eksplozivit apo me ndonjë lëkundje të
jashtme të forte.
Masa vëllimore e materialit mbushës është 3/84.1 mtmbushjeV ,kurse koeficienti i
qëndrueshmërisë luhatet në kufij prej 0,7deri më 1,5.
-
18
2.3. PËRBËRJA MINERALOGJIKE E VENDBURIMIT “TREPÇA”
Vendburimi “Trepça” është vendburim tipik hidrotermal metasomatik. Përpos
mineraleve me paragjenez hidrotermale ekzistojnë edhe mineralet më të vjetra
kontakto-pneumatik të cilët janë të lidhu kryesisht në pjesën më të trashë me Ca-
Mg silikate, granit piroksen (hidrargirit) amfibolet e gjelbërta.
Përfaqësues të këtij mineralizimi janë gjithashtu edhe magnetite pirotina dhe piriti.
Mineralet hidrotermale përfaqësohen në sulfite karbonate dhe okside. Prej
sulfiteve më të rëndësishme janë galeniti, sfaleriti, pirotina, piriti, arsenopiriti,
hallkopiriti, bulunzheriti, plumoziti dhe antimoniti.
Karbonatet dhe oksidet u takojnë xeheve përcjellëse ndërsa të paraqitur janë me
kuarcin kalcitin dolomitin.
Ekonomikisht minerali më i rëndësishëm është galeniti i cili përmban argjent dhe
bismut, pastaj vjen sfaleriti (mormatit) me 11-12% Fe te i cili përmbajtja e
argjendit është më e vogël dhe përmban gjithsej 10 (gr/t) të koncentratit, sfaleriti
përmban 0.02% kadmium.
Piriti ka qenë përfaqësues në pjesën e sipërme të vendburimit ndërsa në thellësi
varfërohet në llogari të pirotinës. Në pjesët më të thella sidomos në trupat
qendror të xeherorit pirotini përfshin vendin e pare
-
19
Shikuar në mënyrë gjenerale përmbajtja e Pb (plumbit) dhe e Zn (zinkut)
varfërohet me thellësinë e sidomos në qendër të trupit xeheror ndërsa për trupat
xeheror të veriut dhe të jugut mund të thuhet se përqindja është më e
pandryshuar.
3.0. MËNYRA E HAPJES DHE PËRGADITJA E VENDBURIMIT
“TREPÇA-SH.A”
Konfiguracioni i terrenit, pozita, shtrirja e vendburimit dhe vetit fizike mekanike të
shkëmbinjve rrethues kanë kushtëzuar hapjen e vendburimit “TREPÇA-SH.A” ne
kombinimin e tri llojeve të punimeve minerare:horizontale, vertikale dhe të pjerrëta
(Fig.4.)
Horizontet më të sipërme janë të hapura me traverbank dhe atë në nivel 865m,
830m, 795m dhe 760m, të lartësisë mbi detare. Ndryshimi ndërmjet horizonteve
është 35m.
Në pikën më të lartë të prronit të “Trepçës” 610m është ndërtuar traverbanku i gjatë
2660m i cili është lidhur me kuotën 760m me pusin vertikal. Po ashtu janë të
hapura edhe tri kate (horizontale) në kuotën 730m, 670m dhe 640m, më ndryshim
të lartësisë 30m.
Hapja e punimeve më të thella të vendburimit është realizuar me anë të katër
pjetiposhtëve në pjerrtësi prej 450 të vendosur në pjesën verilindore të
vendburimit, funksionimi i këtyre pjetiposhtëve sot del nga përdorimi.
-
20
Në vitin 1948 ka filluar ndërtimi i pusit të ri Ø5,5m i cili ka pasur për detyrë të
lidhë horizontet në kuotat: 610m, 545m, 485m, 435m, 375m, 315m, 255m, 195m
dhe 135m d.m.th nga horizonti i I(parë) deri në horizontin e IX-të.
Afër këtij pusi, për nga nevoja hulumtuese dhe thellimin e minierës është hapur
(ndërtuar) pusi i verbët prej horizontit V 375m deri në nivelin -45m horizontin e
XII.
Përpunimi i vendburimit në fillim ka qen i përbërë në ndërtimin e horizonteve me
ndryshim të lartësisë së horizontit 35m horizontet me kuotat 795m, 830m dhe
865m dhe horizontet 610m, 640m, 670m, 700m, 730m dhe 760m.
Për shkaqe të manifestimeve të shtypjes dhe mirëmbajtjes së korridoreve më vonë
është kaluar në lënien e pllakave tavanore ndërsa ndryshimi i lartësisë së
horizonteve është rritur në 60m. Mirëpo të gjitha këto horizonte që u cekën më
lart llogariten si punime të vjetra dhe të shfrytëzuara.
Kjo rritje e ndryshimit të lartësisë së horizonteve ka anët negative sepse e ka
vështirësuar ajrimin e ka penguar hulumtimin detal të vendburimit dhe fitohet
numër i vogël i pikave sulmuese. Prandaj në disa horizonte janë ndërtuar edhe
nën horizonte.
Së pari është hapur nga një horizont ndërsa tani për shkak të rasteve specifike të
largimit të ujit hapen nga dy horizonte njëkohësisht.
Korridori kryesor transportues me seksion 3,6X2,3m ndërtohet me hekurudhë të
dyfishtë prej 600(mm) në pjesën dyshemore të vendburimit (gëlqeror).
Projektimi i korridorit bazohet në vlerat e fituara me shpime të thella nga
horizontet më të larta dhënë bazë të elementeve të shtrirjes së trupave xeheror.
Në gjatësi të korridorit ndërtohet kanali për largimin e ujit. Pozita e saktë e
trupit xeheror ndërtohet korridori tërthor, me ndihmën e të cilëve kryhet përgatitja
-
21
për shfrytëzimin e korridorit tërthorë shkojnë deri në kontakt e prenë trupin
xeheror dhe prej tyre në metodën e brezave merren provat për përcaktimin e
kualitetit të xehes.
Për nevojat e ajrimit dhe të mbushjes hapen oxhaqe me pjerrtësi prej 55-600 deri
në nivelin e horizontit të sipërm. Më këtë përfundon faza e përpunimit dhe e
përgatitjes.
Në ndërtimin e korridorit parashihet sistemi i thyerjeve në shpime paralele gjatësia
e të cilave është 2m ashtu që avancimi mesatar 1.8-1.9 m. Organizimi i punës
është ashtu që në njërin ndërrim kryhet shpimi ndërsa në ndërrimin e dytë
ngarkimi i materialit të rrëzuar.
Ngarkimi i materialit realizohet me anën e lopatës mekanike “EMCO-12” për
seksione më të vogla ndërsa tipi “EMCO-21” për seksione më të mëdha të
korridoreve në S=10m2 tani hapen gjegjësisht ngarkim i materialit bëhet me
makina produktive të ashtuquajtura “TORRO” me vëllim te lugës 1,5m3.
Shpimi kryhet me ndihmën e çekanëve pneumatik dhe më këmbë pneumatike për
profile të vogla me peshë 21kg, 28kg (RK-21, RK-28) kurse për profile të mëdha
të korridoreve në horizontin e X-të me makina produktive, BOMMER 126, 127,
282 me gjatësi të shuarjes deri në 4m.
Sigurimi i pjesës tavanore bëhet me ndihmën e ankerave. Me rëndësi është se
përpunimi, përgatitja dhe shfrytëzimi kryhen paralelisht ndërmjet veti ashtu që
kushtëzon prodhim kontinual. Në këtë organizim të punës kushtohet kujdes i madh
-
22
ashtu që kur një horizont ose punishte të vijë në fazën e kryer të shfrytëzimit të
tij kati ose punishtja tjetër duhet të jetë në fazën e kryer të përgatitjes.
I. MËNYRAT E HAPJES TË MINIERËS
-
23
-
24
4.0. LARGIMI I UJRAVE
Ujëmbledhësi kryesor gjendet në horizontin e XI-të pra uji lëshohet në horizontin e mëposhtëm
në ujëmbledhës afër stacionit të pompave.
Nga horizonti XI-të uji me ndihmën e gypave prej Ø200mm dërgohet në horizontin e IX-të
(nëntë) nga horizonti i IX-të (nëntë) po ashtu me ndihmën e pompave përmes gypave
dërgohet në horizontin e V-të (pestë) nga horizonti i
V-të (pestë) dërgohet në horizontin e I (parë) gjegjësisht në kuotën 610m pastaj nëpër
traverbank përmes kanalit më rënie të lirë uji derdhet në lumin në Tunel të Parë afër
flotacionit.
Dihet që në minierën e “Trepçës” kemi një rrjedhje natyrale të ujit prej 3-3,5m3/min
varësisht prej stinës në të cilën jemi.
Skema e largimit të ujërave është paraqitur në fig. 5.
-
25
Fig 5. Skema e largimit te ujrave
-
26
5.0. METODAT E SHFRYTËZIMIT TË MINIERËS “TREPÇA-SH.A”
Prej fillimit të eksploatimit, në minierën “Trepça” përdoren këto metoda të shfrytëzimit:
1. Sistemi i shfrytëzimit me feta (etazhe) horizontale nga poshtë lart me mbushje të thatë.
2. Sistemi i shfrytëzimit me kunstruksione kuadratike me feta (etazhe) horizontale nga
poshtë lart me mbushje të thatë.
3. Sistemi i shfrytëzimit me magazinimin e xehes
4. Metoda frontale e shfrytëzimit me lënien e hapësirës së hapur.
5. Metoda e shfrytëzimit me feta horizontale nga poshtë lart me hidrombushje, që mund të
jetë metoda klasike ose e re me ndihmën e rampës (spirales).
5.1. METODAT E SHFRYTËZIMIT ME ETAZHE HORIZONTALE PREJ
POSHTI LARTË ME MBUSHJE TË THATË (METODA E TREPÇËS)
Në fillim prerja e trupave xeheror është bërë 5 m mbi nivelin horizontal, kështu që shtresat e
xehes e lënë mbi korridore e ka mbrojtur korridorin nga minimi dhe rënja e xehes mbi të.
Në kohën e fundit prerja është bërë në nivel të korridorit. Korridoret kryesore transportuese
hapen në pjesën dyshimore të trupave xeheror, kurse në korridore tërthore takohet trupi xeheror.
Këtyre korridoreve ju paraprijnë shpimet e thella me të cilat bëhet konturimi paraprak i trupit
xeheror.
-
27
5.2. PARAMETRAT THEMELOR TEKNIKO-EKONOMIK TË METODËS SË
SHFRYTËZIMIT
Koeficienti i shfrytëzimit
Humbjet e xehes shkaktohen nga lënja e shtyllave siguruese dhe nga humbja e xehes së imtë në
materialin mbushës. Vlerësohet që në fazën primare të shfrytëzimit mbesin 5 – 10 % xehe e pa
mihur, që do të thotë shfrytëzimi i xehes sillet rreth 90 – 95 %.
Në fazën sekondare, shfrytëzohen shtyllat e mbetura. Sipas eksperiencës së deritashme, numëri i
shtyllave të mbetura të cilat shfrytëzohen me një metodë speciale, shfrytëzohen deri 70 %, që do
të thotë se humbjet reale të rezervave të xehes të cilat mbeten definitivisht pa u shfrytëzuar është
3,5 %.
Koeficienti i varfërimit
Për metodën e cila është përdorur për shfrytëzim primar në punishtet e Stan Tërgut në literatur
merret një varfërim mesatar prej 15 – 20 %.
Kapaciteti i punishtes dhe efektet
Kapacitetet e punishtes me pajisje klasike (shpimi me makina individuale, ngarkimi me T2GH
ose CAVO 310) lëvizë në kufijtë të gjerë dhe sillet prej 20 - 80 (t/ndërrim) gjegjësisht për tri
ndërrime arrihet kapaciteti ditor 60 – 240 (t/ditë).
-
28
6.0. MËNYRA E SJELLJËS SË AJRIT NË MINIERË.
Rregullimi i hapsirave minerare nëpër të cilat hynë ajri në minierë në periudhën kur është bërë
inçizimi kanë treguar këto rezultate, sipas vijimit:
- Koridori (galeria)- Tuneli i Parë (610 m)
- Pusi i ajrimit (nxjerrëse e ajrit të pa pastër).
- Koridori në nivelin 760 [m]., dhe nga hapsira nën kullën e minierës.
- Pusorja veriore (,,pusore servis”.)
Pusi e ajrimit, nën ndikimin e ventilatorit ajrin e nxjerrë nga miniera ku edhe është e lidhur
me hapsirat e minierës në nivelet e horizontit IV , VII , dhe X-të.
Pjesa prej horizontit të I-rë deri në horizontin e IV-të, ajroset me rryma dalëse.
Pjesa prej horizontit të IV-të deri në horizontin e VI–të, ajroset me rryma hyrëse.
Pjesa ndërmjet horizonteve VI-të dhe VII-të, ajroset me rryma dalëse .
Pjesa prej horizontit IX-të dhe VIII –të, ajroset me rryma hyrëse të ajrit.
Pjesa prej horizontit të XI-të dhe X-të , ajroset me rryma ngritëse .
Në mvarshmeri nga shpërndarja e ajrit në minierë, horizontet me pikat depresive janë : horizontet
IV , VII , dhe X-të.
Nga kjo paraqitje e gjendjes së ajrimit, shpërndarja e ajrit në minierë paraqitet, sipas
vijimit:
Horizonti i parë (I).
Ajri i freskët hynë (vije ) nga galeria e Tunelit të Parë, pusores së re si dhe një pjesë nga pusorja
veriore servis. Ajri i sjellur shkon deri në horizontet e poshtme nëpërmjet oxhaqeve të ajrimit –
mbushëse, një pjesë del nëpërmjet pusores së ventilatorit të vjetër.
-
29
Horizonti i dytë (II).
Ajri i freskët sjellet (vije) prej pusores së re gjerë sa teprica e mbetur e ajrit vjenë deri në nivelin
e horizontit të parë, nëpërmjet oxhaqeve mbushëse (ajrimit), punishteve dhe oxhaqeve kalimit
për njerëz.
Punishtet janë ajros me rryma dalëse të ajrimit.
Horizonti i tretë (III).
Ajri i pastërt sjellet në këtë horizont prej pusores së re dhe pusores servis, një ashtu ajri sjellet
edhe nga niveli i horizontit të dytë (II-të).Punishtet e horizontit të tretë ajrosen me rryma dalëse.
Horizonti i katërt (IV).
Në sistemin e ajrimit në minierë horizonti i IV-të është depresiv për pjesët e minierës prej
horizontit të I-rë deri në horizontin e V-të.
Horizonti i pestë (V).
Ajri i pastert (freskët) sjellet nga horizonti i pestë, nga pusorja e re dhe një pjesë nga pusorja
servis e veriut.
Horizonti i gjashtë (VI).
Ajri i pastërt hynë në nivelin e horizontit të gjashtë (VI-të) nga pusorja e re dhe nga pusorja
veriore servis. Ky horizont ajroset me rryma zbritëse.
-
30
Horizonti i shtatë (VII).
Ajri i pastërt hynë, një pjesë nga pusorja e re ndërsa pjesa tjetër nga pusorja servis veriore. Ky
horizont ajroset me rryma dalëse të ajrit dhe horizonti është depresiv.
Horizonti i tetë (VIII).
Ajri i pastër hynë nga pusorja e re ndërsa një pjesë e ajrit nga pusorja servis veriore. Punishtet e
këtij horizonti ajrosen me rryma hyrëse.
Horizonti i nëntë (IX).
Ajri i pastërt vjenë nga pusorja e re dhe pusorja servis ku punishtet respektivisht, horizonti i IX-
të ajroset me rryma hyrëse të ajrit.
Horizonti i dhjetë (X).
Ajri i freskët hynë nga pusorja e re, ndërsa pjesa tjetër më e madhe hynë nëpër oxhaqet mbushëse
respektivisht, nëpër oxhaqet e ajrimit të punishteve nga niveli i horizontit të IX-të me rryma
ajrimi zbritëse. Ky horizont është depresiv.
Horizonti i njëmëdhjetë (XI).
Ajri pastërt hynë nga pjesa e pusores së re dhe punishtet e ketij horizonti ajrosen me rryma
ngritëse (dalëse) për në horizontin e dhjetë (X) me ndihmën e oxhaqeve të ajrimit, ku pastaj
kalojnë në pikën depresive në horizontin e dhjetë (X).
Rritja e rregullt e stabilitetit dhe shpërndarja e rrymave në rrjetin e ajrimit. Ndikuesit që ndikojnë
në gjendjen e ajrimit të punishteve, janë të njohura dhe kanë një stabilitet të shpërndarjes së
rrymave të ajrit në rrjetin e ajrimit. Nga skema lineare të shpërndarjes së rrymave të ajrit që jepen
-
31
si në skemën e ajrimit (figura 1.), të minierës me çka shihet se ajri në minierë hynë nëpërmjet
pusores së re, pusores veriore të ashtu quajtur pusore servis dhe nëpërmjet galerisë së tunelit të
parë , prej pusit të ri ajri hyn edhe nëpërmjet koridoreve ndërlidhëse në horizontet I , II , III , IV
, V , VI ,VII , VIII , IX , X dhe XI-të.
-
32
PJESA SPECIALE
7.1. KARAKTERISTIKAT GJEOLOGJIKE TË TRUPIT MINERAR DHE
SHKËMBINJËVE NË PUNISHTEN 158 HRIZONTI XI
Në minjerën e Trepçës nga hulumtimet e bëra ne trupin minerarë dhe skëmbinjët rrethues janë
konstatuar këto karakteristika fiziko mekanike:
Xeheja Gëlqerori Rreshpet
400-600 kp/cm2 400-800 kp/cm2 150-230 kp/cm2
Ky trup minerar gjendet ne kuoten 15m dhe gjendet në pjesën veriore të horizontit XI, i formuar
mes shkëmbinjëve gëlqerorë në pjesën dyshemore dhe rreshpeve me brekqe në pjesën tavanore,
ky trup ka kënd rënje prej 40-450.
Trupi është prekur me shpime horizontale nga koridori kryesor i horizonti të XI cilin është
kontaktuar nga shpimi 1030 në piken 65 m dhe shpimi e ka kontaktu trupin në një gjatsi 15 m
përmbajtje sulfuri me kokriza të mëdha dhe mesatare të xehes në të cilin mbizotrojn mineralet e
galenitit dhe sfaleritit.
Karakteristikat e trupit ipen si në vijim:Sqarim: Trupi ka qenë në shfrytëzim më herët andaj për
të ipen vlerat aktuale.
Horizonti dhe punishtja XI – 158
Sipërfaqja 423 m2
Lartësia e shfrytëzuar 15.60 m
Lartësia e pa shfrytëzuar 44.40 m
Pesha specifike 3.7 t/m3
Rezervat (aktuale) 69803 tonë
Përqindja e Plumbit 4.2 %
Përqindja e Ziknkut 4 %
Sasia e Argjendit 80 g/
-
33
PUNISHTJA 158
Figura . Knturimi i e trupit sipas hulumtimeve gjeologjike
Punishtja 158 ndodhet në shpryëzim në etazhin e 4dhe jen bër 4 konturime nga shërbimi
gjeodezik .
-
34
7.2. PUNIMI I OXHAKUT MBUSHËS
Pas definimit të trupit xeherorë vazhdohet me punimin e spirales në pjesën dyshemore të trupit
dhe njëkohësisht bëhet hapja e oxhakut bartës në largësi 8 deri 10m nga trupi xeherorë, i ndërtuar
me dimensioned 1.5x1.5m ai shërben për bartjen e xehes nga punishtja drejt vagoneve
transportues në hoorizontin e XI, mbi të vendoset një grilë çeliku me dimensionet 400x400mm
duke kufizuar kështu madhësin e copave të xeherorit të thërmuar nga procesi i shpim-plasjes
ashtu siç e kërkon procesi i thërmimit.
Përveçë këtij oxhaku, ndërtohet nëpër trupin xeherorë edhe një oxhak tjetër i cili shërben për
ajrosje të punishtes, si dalje e dytë me shkallë druri dhe për futjen e hidrombushjes nga horizonti
sipër, oxhak i ndërtuar me dimensioned 2x1.8m.
Shpimet për hapjen e oxhakut kryhen me makina shpuese të dorës që punojnë me ajrë të
komprimuar pra, makina pneumatike ndërsa gjatë mbushjes kujdeste që të mos mbushet e plotë
punishtja porse të ruhet një distance prej 1 metri nga tavani.
7.3. ZGJEDHJA TEKNIKE E LOKACIONIT
Kordinatat e fillimit janë: Y=7 494 015 dhe X=4 755 515 kurse objekti në drejtim të punishtes
158 galeria-spiralja deri tek pikëprerja e kordinatave Y= 7 494 940 dhe X=4 755 537.
Pjertësia e objektit +50 me gjatësi L=30m dhe profil 3x2.8m nuk ka nevojë për këmbatisje të
tërsishme përveçë vendeve që vrehet ndonje çarje apo pavazhdueshmëri e rrezikshme.
Shfrytëzimi do të bëhet me etazhe një here 3m pastaj etazha e dytë 2.5m që në total i bije 5.5m
lartësi para se të filloj mbushja deri në 4.5 m lartësi për ti hapur rrugën etazheve të radhës.
7.4. PRERJA E TRUPIT XEHERORË
Ashtu siç u cekën më lartë, shfrytëzimi me metodën me hidrombushje nga poshtë lartë kërkon që
paraprakisht të ndërtohen objektet përgaditiore për shfrytëzim si: Spiralja dhe Punimet e
Oxhaqeve.
Prerja e parë fillon nga horizonti i XI me etazhe në total të një fete prej 5.5m në drejtim
shfrytëzimi kah horizonti i X në diferencë mes horizontesh prej 60m.
-
35
Pas përfundimit të një etazhe paralel me hidrombushjen vazhdojnë punët përgaditore për etazhën
e re deri në përfundimin e trupit xeherorë.
Figura . Skema e shfrytëzimit
7.5. PËRSHKRIMI I KORIDORIT KRYESORË
Koridori kryesorë përkatësisht koridori i horizontit të XI është objekti kryesorë minerarë që lidhë
pusin me trupat xeherorë, i vendosur në jug-perendim të trupitë xeherorë lidhet me çdo objekt
minerarë të punuar për shfrytëzim të trupave minerarë të këtij horizonti e njëkohësishtë edhe
spiralja e punishtes 158 dhe oxhaku i shkarkimit kan lidhje të drejtëpërdrejt në këtë punim
minerarë.
-
36
7.6. PUNIMI I SPIRALES (RAMPËS)
Punimi i spirales varet nga kushtet fiziko mekanike dhe gjeologjike të terenit njashtu edhe nga
koha e përdorimit apo jetëgjatësia e saj e nevojshme , marr parasysh se afatshërbimi është i vogël
dhe kushteve të mira fiziko mekanike dhe gjeologjike të minjerës, konsideroj se punimi minerar
me seksion tërthorë 3x2.8m me formë qemerore me një pjerrtësi prej 5 deri 150 do të jetë
mjaftueshëm stabil për kohën sa duhet të përdoret nga njerëzit dhe makineritë të cilat janë
plotësisht të lëvizëshme dhe përshtaten në këto dimensione të punimit.
Zgjedhja e formës dhe madhësia e prerjes tërthore
Format e prerjeve tërthore të punimeve minerare janë të ndryshme varësisht nga persionet
minerare që duhet ti përballojnë si: Kënddrejtë, katrorë, trapezë, qemerore, patkoji, rrethore etj.
Marrë parasyshë faktin se minjera e Trepçës është minjerë me stabilitetë bukur të mirë si dhe
forma më e përshtatëshme e punimeve ka dal të jetë ajo qemerore edhe në këtë rastë do jetë po
kjo formë ndërsa dimensioned e saj vendosen konform makinerive te cilat do të lëvizin nëpër
objektë.
Nëse shihet e nevojshme për rritjen e nivelit të sigurisë dhe stabilitetit objekti mund të ankerohet
dhe të kambatiset varësisht nga niveli i rrezikut i vrejtur nga minatorët.
Dimensionet e Spirales (Rampës)
Në bazë të asaj që u tha më lartë ne zgjedhim këto dimensione:
Gjerësia 3m
Lartësia 2.8m
Forma qemerore e llogaritur pa këmbatisje si në figurën më poshtë:
-
37
Figura . Seksioni tërthor i spirales
Metoda e ndërtimit dhe organizimi i punës
Punimi i spirales dhe hapja e saj është si e çdo punimi tjetër minerarë, karakteristikë e veçantë e
këtij punimi është pjerrtësia e saj dhe radius i rrezës së kthimit, parametra këta që janë plotësisht
të përcaktuar nga makineria që do të përdoret në spirale.
Operacionet për punimin e spirales
Operacionet e punës janë ato bazë si:
- Shpimi
- Minimi
- Ngarkimi i materialit
- Sigurimi dh këmbatisja
- Operacionet ndihmëse
-
38
Shpimi i birave
Operacioni i shpimit kryhet nga makinat shpuese pneumatike që ndryshe njihen si qekan shpues
që përdor shtangën shpuese apo daltën me kokë nga materiali i veçant tungsten carbid që
punojnë me ajër të komprimuar dhe varësishtë nga mënyra e shpimit mund të jenë:
- Shpim me goditje
- Shpim me rrotullim
- Shpim me rrotullim goditje
- Shpim goditje rrotullim
- Shpim teknikë
Tek ne në minjerën Trepça përdoren modelet Rk 21,28 dhe 30 nga një prodhues slloven.
Karakteristikë tjetër e këtyre çekiçëve është edhe këmba pneumatike që i mundëson minatorit
mbajtje më të lehtë dhe maovrim më të mirë të çekiçit.
Më poshtë është paraqitur një figurë e llojit të këtyre qekiqave pneumatik.
Figura . Çekiç pneumatikë i dorës
-
39
Numri, gjatësia dhe renditja e birave
Faktorët që ndikojnë në numrin, gjatësin dhe rënditjen e birave janë të shumtë duke filluar nga
kushtet fiziko mekanike të gjeomaterialit i cili duhet të shpohet, pastaj forma, prerja e skesionit
të spirales, lloji i eksplozivit i lejuar për gjeomaterialin dhe kushtet në fjalë, pastaj forca plasëse
dhe vetitë e eksplozivit që përdoret, madhësia maksimale e copave të lejuara për makinerit e
ngarkimit, faqja e lirë si dhe hapsira e lejuar për minim e gjëra të tjera.
Më poshtë i kam sqaruar secilën veç e veç si faktorë më vehte.
Përcaktimi i numrit të birave për madhësin e rampës
Numri i birave varet direkt nga fortësia e shkëmbit dhe sipërfaqja tërthore që duhet të minohet.
Sipas Protogjakonovit kemi:
𝑛 = 2.7√𝑓
𝑆 (𝑏𝑖𝑟𝑎 𝑝ë𝑟 𝑚2)
f – fortësia e shkëmbit f = 5.27
S – sipërfaqja tërthore e punimit S = 8.4 m2
1.7 – është vlerë empirike për eksplozive me patrone diametri i të cilave është D = 32mm
𝑛 = 1.7√𝑓
𝑆= 1.7√
5.27
8.4= 1.34
Përvetësojmë n = 2 bira për m2
Numri i birave për sipërfaqe që duhet të minohet
𝑁 = 𝑛 ∙ 𝑠 = 2 ∙ 8.4 ≈ 16 𝑏𝑖𝑟𝑎
Nëse vrehet se numri i birave nuk është i mjaftueshëm për granulometrinë e materialit atëherë
mund të shtohet numri i tyre.
-
40
Renditja e birave minuese
Në skemën e vendosjes së birave dhe vendosjen më racionale të tyre ndikojnë një sërë faktorësh
- struktura dhe fortësia e shkëmbinjëve
- drejtimi i shtresëzimit dhe i çarjeve përkundër ballit
- konstruktimi i ngarkesës së eksplozivit
- numri dhe thellësia e birave
Skema e vendosjes së birave duhet të jape coptim të mirë të materialit dhe efikasitet në
përdorimin e energjisë së eksplozivit.
Fig . Skema e vendosjes së birave të shpimit
-
41
Punët minuese
Pas operacionit të shpimit vjena ai i minimit ku birat e shpuara mbushen me eksploziv dhe
detonohen por gjithmon duke pasur parasysh se nuk behet mbushja e plotë e birës, pjesa e cila
mbushet llogaritet për sasi eksplozivi që nevojitet ndërsa pjesa tjetër e mbetur taposet me
material shterp për efikasitet më të mirë eksplodues ose edhe lihet e lire.
Mbushja e minave bëhet në prezencen e minandezësit ndërsa ai është i vetmi person i autorizuar
për ndezjen e minave.
Sasia e eksplozivit
Duke marrë parasyshë se gjatësia e birave është 1.8m dhe prej tyre mbeten pa u mbush vetëm
30cm atëherë i bije që të kemi gjatësi mbushëse me eksploziv prej 1.5 metër për birë shpimi.
Lënda eksplozive me patron e cila ka diametër 30cm dhe e cila vendoset në birën me diameter
32mm ka gjatësi prej 30 cm dhe përmban më vehte 200 gramë lëndë eksplozive.
Tani, për një mbushje prej 1.5 metër sasia e patronave del të jetë:
𝑠𝑝 =1.5
0.3= 5 𝑝𝑎𝑡𝑟𝑜𝑛𝑎 𝑝ë𝑟 𝑛𝑗ë 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑚
Tani nëse e marim parasysh se kemi 26 shpime atëherë numri i patronave do të jetë:
𝑛𝑝 = 𝑠𝑝 ∙ 𝑛𝑠ℎ = 5 ∙ 16 = 80 𝑝𝑎𝑡𝑟𝑜𝑛𝑎 𝑝ë𝑟 𝑏𝑎𝑙𝑙 𝑝𝑢𝑛𝑒
Tani marrim parasyshë se për një patron kemi 200 gramë eksplozivë atëherë del se sasia totale e
lëndës plasëse të nevojshme për një ball pune me përparim spiralje prej 1.8m do të jetë:
𝐿𝑝 = 𝑛𝑝 ∙ 200𝑔 = 80 ∙ 200𝑔 = 16 𝑘𝑔
Gjatësia e spirales
Gjatësia e spirales variron varësisht nga sa ju afrohet trupit xeherorë mare parasyshë këndin e
rënjes së tij, ndërsa paralel me te punohen oxhaqet si ai i bartjes m këndrënje 700 ndërsa në fund
të tij vendoset dera e cila shërben për pritjen dhe lëshimin e kontrolluar të xehes në horizontin e
XI.
-
42
Mbushja e birës minuese
Mbushja e birës minuese bëhet nga minatori i kualifikim të lartë gjithmon nën prezencen e
minandezësit ndërsa mbushja bëhet patron pas patrone në birën e shpuar.
Për vendosjen më të mirë të patronave mund të përdoren shkopinjë nga druri ndërsa patrona
goditëse vendoset në pozicione të ndryshme por preferohet të vendoset e para në fun
Figura . Bira e mbushur me eksploziv
-
43
Ndezja e minave
Pas mbushjes me mina behet lidhja e tyre e cila mund të bëhet me disa sisteme si me fitil ndezës
ose me elektrodetonator apo sistemi me i avansuar ai me NONEL detonator.
Pas lidhjes sipas skemes së ofruar nga inxhinjerët, minandezësi i qertifikuar kryen ndezjen e
minave pasi paralajmron dhe sigurohet për të gjitha masat e sigurisë.
Figura . Lidhja e minave në seksionin e punimit minerar – spirales.
Koeficienti i shfrytëzimit të birës
-
44
Gjatë shpërthimit të lëndës plasëse dhe zhvendosjes së masivit, kjo zhvendosje nuk është se
ndodhë në gjith gjatësin e shpimit, prandaj raporti mes pjesë së mbushur të birës dhe gjatësisë së
birës jep koeficientin e shfrytëzimit të birës së minuar si më poshtë:
𝑘𝑏 =𝑙 − 𝑙𝑡
𝑙=
1.8 − 0.3
1.8= 0.83
Ku:
l – gjatësia e birës minuese
lt – gjatësia e taposjes
Taposja e birës
Taposja nënkuton mbushjen e birës nga detonatori i fundit i vendosur në birë deri tek fillimi i
birës në ballin e punës me material inert.
Arsyea pse bëhet kjo mbushje është efikasiteti më i madh i lëndës plasëse në masivë si shkak se
pas incimit të lëndës plasëse ajo shpërthen duke kaluar nga gjendja e saj e ngurtë në të gazët me
shpejtësi shum të lartë ku përveç temperaturës që lirohet vëllimi i saj i gazit rritet deri në 10 herë,
dhe për të mos kaluar ky gazë e cila njëherit është edhe valë goditëse nga bira e shpuar bëhet
taposja e saj e cila përveç se rrit efikasitetin bën edhe reduktimin e zhurmës ajrore të krijuar nga
detonimi.
Konsumi specifikë
Konsumi specifikë i lëndës plasëse paraqet raportin ndërmjet sasisë së lëndës plasëse dhe
vëllimit të materialit të rrëzuar dhe është nga faktorët kryesorë që monitorohet për të treguar më
drejtë dhe më saktë se a po kryhet puna në rregull në procesin e shpim-plasjes, ky koeficient sa
më i vogël të jetë është aq më mirë porse gjithmon në suaza të granulacionit të kërkuar.
𝑞𝑠 =𝐿𝑝𝑉
=16 [𝑘𝑔]
8.4 ∙ 1.8[𝑚3]=
16
15.2= 1.05
𝑘𝑔
𝑚3
Ku:
𝐿𝑝 – sasia e lëndës plasëse për një hapje 1.8 metërshe
-
45
V - vëllimi i masiviti të minuar
Orari dhe intervali i inicimit
Balli i punës ndahen në tri rende shpuese, në ato qendrore që nxjerrin formën e pykës dhe hapin
faqen e lirë pastaj rendi i shpimeve të produktit dhe shpimet anësore, të cilat dallohen në bazë të
detonatorëve me shpejtësi të ndryshme, ndezja inicohet në mes tek shpimet qëndrore pastaj ato të
produktit dhe në fund shpimet e ansoreve.
Minandezësi largohet në distance të caktuar me fitilin dotonues apo edhe me telat elektrik që
lidhen për elektrodetonatorit dhe japing shkëndij në detonatorët që janë të vendosur në lëndën
plasëse.
Përdorimi i eksplozivit NONEL
Ky lloj sistemi ndezës bazohet në largimin e veprimit elektrik në lëndën plasëse, pasi edhe vet
gypat plastikë të këtij sistemi brenda përmbajnë lëndë plasëse të veçantë e cila merr shkëndijen
nga elektrodetonatori në fijen dynoline dhe e percjell në konektor dhe detonator nëpërmjet lëndës
plasëse që e përmbanë.
Sigurimi i vendit të minuar
Pas minimit dhe pastrimit të ballit të punës për një periudhë mesatarishtë 30 minuta ose 1 orë,
ekipi minues ktheht dhe shiqon për mbetje të mundëshme të materialeve eksploduese, shkatrron
mbetjet, shiqon dhe me raste siguron ndonje vend të rrezikshëm qoftë copa tavanore të mbetura
apo dhe tjera dhe pasi të jetë siguruar vend ii lirohet rrugë ekipeve të ngarkimit të nxjerrin
materialin e minuar.
Ajrimi i ballit të punës
Ajri i pastër vjen nga horizonti i XI nëpër oxhakun e ajrimit dhe kalon nëpër spirale duke
pastruar ballin e punes dhe dale kështu në horizontin X prej nga i drejtohet pikes depressive.
Ky ajër e ajros punishten 158 dhe spiralen e kësaj punishte porse sipas kushteve të punës nëse
vërehet munges e ajrit mund të vendosen venilatorët sepereativë për pjesë të caktuara të balleve
të punës.
-
46
7.7. TRANSPORTI I MINERALIT
Në horrizontin e XI trasporti i xehes bëhet nga punishtja në oxhak bartës transporti bëhet me
makineri lug ngarkuese dhe nga oxhaku ngarkues vazhdon trasporti i xehes me vagona, ndërsa
materiali shterpë hedhen në vende të zbrazta që kanë mbetur nga shfrytëzimi i mëparshëm.
Kapaciteti i lugë ngarkuesit është prej 1.5 m3 ndërsa ai i vagonit 1.8 m3.
Figura . Lugë ngarkuesi dhe kamioni minerarë
Llogaritja e koeficientëve të përgaditjesë
Koeficienti i përgaditjes paraqet raportin e punëve përgaditore të nevojshme për metodën e
caktuar dhe sasinë e tërsishme të xehes e cila do të nxjerret prej trupit xeherorë të caktuarë.
-
47
Për shkak se gjatë nxjerrjes kemi humbje të mineralit qoftë ato humbje teknike nga lënja e
shtyllave minerare qoftë ato gjatë shfrytëzimit nuk mund të llogarisim mbi rezervat gjeologjike
të vërtetuara porse meren rezervat sipas koeficientit të shfrytëzimit.
𝑄 =𝑄𝑟 ∙ 𝑆ℎ𝑛𝑥1 + 𝑆ℎ𝑣𝑓
=49034 ∙ 0.94
1 + 0.1= 41902 𝑡𝑜𝑛ë
Ku:
Qr – sasia e rezervave
Shnx – shkalla e nxjerrjes mirret si 94%
Shvf – shkalla e varfrimit mirret si 10%
Në tabelën më poshtë janë dhënë punët përgaditore të nevojshme për shfrytëzimin e trupit
xeherorë
Përgaditja e rampës transportuese 30 metra
Oxhaku i ajrimit 60 metra
Oxhaku bartës 24 metra
Gjithsejtë 114 metra
Koeficienti i përgaditjes është:
𝐾𝑝 =𝑃𝑝 ∙ 1000(1 − 𝑆ℎ𝑠ℎ𝑓)
𝑄=
114 ∙ 1000(1 − 0.2)
41902= 2.12
𝑚
𝑡𝑜𝑛ë
Ku:
Pp – gjatësia e objekteve përgatitore
Shshf – koeficienti i shfrytëzimit mirret si 20%
Vendosja e gypave dhe kabllove dhe paisjeve të tjera
-
48
Gjithmonë në miniera përveç energjisë elektrike, ka nevojë edhe për ajër të komprimuar dhe
paisje të tjera varësisht nga kërkesat e vendit të punës, gjithmon gjatë ndërtimit të objekteve
minerare lihet vend i posaqëm për këto paisje të domosdoshme të minierës.
Vendosja e tyre bëhet konform rregullave të sigurisë minerare dhe sipas kërkesave konkrete të
kushteve të punës.
-
49
8.0. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Në këtë punim është paraqitur elaborate i shfrytëzimit të punishtes 158 në minjerën Trepça-SH.A
në Stan Tërg, shfrytëzim i cili bëhet me ndihmën e objektit minerarë spirales ( rampë ).
Arsyeshmëria e punimit të spirales dhe aplikimit të sistemit të shfrytëzimit me feta horizontale
nga poshtë lartë me mbushje në minjerë bazohet tek këta faktorë:
[1] Vetitë fiziko mekanike të trupit xeherorë
[2] Këndi i rënjes së trupit xeherorë
[3] Vlerat e trupit xeherorë
[4] Madhësia e trupit xeherorë
[5] Shkëmbinjët rrethues të trupit xeherorë
Faktorë të cilët përmbushen mjaftë mirë nga minjera Trepça dhe kanë hapur rrug edhe për
sistemin e shfrytëzimit me hidrombushje që ka këto përparësi:
1. Vëllimi i vogël i punëve përgaditore
2. Skema e thjeshtë e ajrimit në frontin e nxjerrjes
3. Siguria e lartë në punishte
4. Mënjanimi i zjarreve gjatë sfrytëzimit
5. Humbja e vogël e xehes dhe zvoglimi i varfërimit të sajë
Porse gjatë shfrytëzimit me këtë metodë shfaqet domosdoshmëria e përdorimit të mbushjes
krahas zhvendosjes së frontit të nxjerrjes që përveqëse kufizon në kohë ka edhe ndërlikueshmëri
të madhe si dhe bartja e xehes nëpër hapsirat punuese.
-
50
LITERATURA
1. M.Boriçi; S.Guxho: “Ndërtimi i punimeve minerare (punimet horizontale dhe të
pjerrëta)” 1973 Tiranë
2. M.Dushi: “Makinat minerare” 1999 Prishtinë
3. R.Abrashi: “Ajrimi i Minjerave” 1985 Prishtinë
4. B.Mehmeti: “Mekanika e shkëmbinjëve dhe trrollit” 2008 Mitrovicë
5. S.Guxho: “Punimet minerare nëntokësore” 1974 Tiranë
6. G.Maliqi: “Ndërtimi gjeologjikë dhe strukturorë i rajonit të Trepçës” 2001 Tiranë
7. Arkive nga minjera “Trepça-SH.A”
1.0. HYRJEI. POZITA DHE LIDHJA ME KOMUNIKACIONII. METODAT E SHFRYTËZIMIT NË TREPÇËIII. KOEFICIENTI I SHFRYTËZIMITIV. KOEFICIENTI I VARFËRIMITV. KAPACITETI I PUNISHTËS DHE EFEKTETVI. METODA E SHFRYTËZIMIT ME HIDROMBUSHJEVII. LLOJI I MAKINAVE NË SHFRYTËZIMIN E XEHES2.0 . GJEOLOGJIA E MINIERËS “ TREPÇA” NË STAN TËRG2.1. KARAKTERISTIKAT E TRUPAVE XEHEROR2.2. KARAKTERISTIKAT FIZIKO-MEKANIKE TË XEHES DHESHKËMBINJËVE PËRCJELLËS2.3. PËRBËRJA MINERALOGJIKE E VENDBURIMIT “TREPÇA”
3.0. MËNYRA E HAPJES DHE PËRGADITJA E VENDBURIMIT “TREPÇA-SH.A”4.0. LARGIMI I UJRAVESkema e largimit të ujërave është paraqitur në fig. 5.5.0. METODAT E SHFRYTËZIMIT TË MINIERËS “TREPÇA-SH.A”5.1. METODAT E SHFRYTËZIMIT ME ETAZHE HORIZONTALE PREJ POSHTI LARTË ME MBUSHJE TË THATË (METODA E TREPÇËS)5.2. PARAMETRAT THEMELOR TEKNIKO-EKONOMIK TË METODËS SË SHFRYTËZIMIT
6.0. MËNYRA E SJELLJËS SË AJRIT NË MINIERË.PJESA SPECIALE7.1. KARAKTERISTIKAT GJEOLOGJIKE TË TRUPIT MINERAR DHE SHKËMBINJËVE NË PUNISHTEN 158 HRIZONTI XI7.2. PUNIMI I OXHAKUT MBUSHËS7.5. PËRSHKRIMI I KORIDORIT KRYESORË7.6. PUNIMI I SPIRALES (RAMPËS)7.7. TRANSPORTI I MINERALIT
8.0. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIMELITERATURA