universiteti i tiranË s fakulteti i historis Ë dhe ... · profili: marr Ë dh Ë nie nd Ë rkomb...

221
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË PROFILI: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE DOKTORATË POLITIKA E JASHTME E ITALISË NË BALLKANIN POSTKOMUNIST: RASTI I SHQIPËRISË Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Msc. Jeta Goxha Prof. Dr. Petrit Nathanaili Tiranë, 2017

Upload: lykiet

Post on 06-Jun-2018

254 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

PROFILI: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

DOKTORATË

POLITIKA E JASHTME E ITALISË NË BALLKANIN POSTKOMUNIST:

RASTI I SHQIPËRISË

Kandidati: Udhëheqës Shkencor:

Msc. Jeta Goxha Prof. Dr. Petrit Nathanaili

Tiranë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

i

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

PROFILI MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

Tel. Fax. +355 4 369 987, www.fhf.edu.al

Adresa: Rruga e Elbasanit

Disertacion i paraqitur nga

Jeta GOXHA

Në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

POLITIKA E JASHTME E ITALISË NË BALLKANIN POSTKOMUNIST:

RASTI I SHQIPËRISË

Kandidati: Udhëheqës Shkencor:

Msc. Jeta Goxha Prof. Dr. Petrit Nathanaili

Mbrohet me datë……….…2017

1…………………………………….., Kryetar

2…………………………………….., Anëtar (oponent)

3…………………………………….., Anëtar (oponent)

4…………………………………….., Anëtar

5…………………………………….., Anëtar

Tiranë, 2017

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

iii

© E drejta e autorit: Jeta Goxha

Ky punim shkencor është formatuar sipas kërkesave të Rregullores “Për Organizimin e

Programeve të Studimit të Doktoratave”, miratuar në Mbledhjen e Senatit Akademik të

Universitetit të Tiranës me vendimin nr. 20, të datës 13.11.2008. Ndalohet çdo prodhim,

riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje,

huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo

formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo

forme, pa lejen përkatëse me shkrim të autorit.

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

iv

Desarit, tim biri

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

v

FALËNDERIME

Ky disertacion nuk do të quhej i realizuar nëse nuk do të shprehja mirënjohjen kundrejt

gjithë personave që më kanë mbështetur për arritjen e kësaj sipërmarrje.

Së pari dëshiroj të falënderoj udhëheqësin tim shknecor, Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i

cili pranoi të më asistojë në këtë kërkim shkencor disavjeçar. E falenderoj,për ndihmën

e pakursyer, gjithashtu sugjerimet dhe vërejtjet e tij kanë përmirësuar vazhdimisht këtë

punim, deri në fazën përfundimatare.

Falenderoj për këshillat e vazhdueshme, Prof. Dr. Valentina Duka, Prof.Dr. Eva Hyskaj

dhe Prof.Dr. Ilira Caushi.

Gjithashtu falënderoj Drejtoreshën e Arkivës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Prof.

Dr. Pranvera Dibra për disponibilitetin dhe këshillat e saj gjatë hulumtimit kërkimor

Shkencor.

Një falënderim special shkon për familjen time, pa ndihmën dhe mbështetjen e tyre ky

disertacion nuk do të përfundonte asnjëherë. Falë mirësisë, kurajës dhe përkrahjes së

palodhur të tyre munda të realizoj këtë punim shkencor. Mbi të gjtha i falënderoj për

kohën dhe vëmendjen që i kanë kushtuar tim biri. Me siguri kjo është një prej arritjeve

më të mëdha në fushën akademike, por më ka bërë që shpeshherë të mos përmbush

detyrën më të rëndësishme, atë të nënës.

Bashkëshortit i jam mirënjohëse për të gjitha sakrificat që ka bërë. E falënderoj për

përkrahjen, mirëkuptimin dhe durimin.

Falënderoj mikeshën Ermira Sela e cila nuk është kursyer asnjëherë për të më

inkurajuar dhe mbështetur, për të më sugjeruar madje edhe kritikuar. Gjithashtu

mirënjohje dhe falënderime për mikeshën Blerina Keçi, për mbështetjen gjatë fazës

kërkimore.

Falënderime për të gjithë miqtë dhe kolegët, që në mënyra të ndryshme më kanë

ndihmuar dhe asistuar gjatë këtij punimi disavjeçar.

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

vi

PASQYRA E LËNDËS

Tabelë shkurtimesh.....................................................................................................vii

Parathënie.....................................................................................................................ix

Hyrje............................................................................................................................xviii

KAPITULLI I

KONTEKSTI POLITIK I BALLKANIT

1.1 Çështja e Ballkanit pas rënies së regjimeve diktatoriale: Aspekti gjeopolitik......... 24

1.2 Përparësitë dhe kufizimet e politikës italiane në Ballkan..........................................31

1.3 Riformulimi i politikës së jashtme të Italisë dhe rizbulimi i Adriatikut....................36

1.4 Politika e jashtme e Italisë dhe ripërcaktimi i objektivave strategjike.....................53

1.5 Vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.........................................59

KAPITULLI II

DIPLOMACIA ITALIANE NË BALLKAN NË SHËRBIM TË INTERESAVE TË SAJ

EKONOMIKE

2.1 Ballkani Perëndimor në vëmendjen e politikës së jashtme italiane..........................69

2.2 Qasja e Italisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë postkomuniste................76

2.3 Zhvillimi ekonomik në Shqipërinë postkomuniste dhe roli i Italisë........................86

2.4 Kooperimi dhe ndihma e Italisë për zhvillimin e Shqipërisë....................................94

2.5 Politikat italiane në përballjen e emigracionit klandestin shqiptar..........................99

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

vii

KAPITULLI III

MARRËDHËNIET POLITIKO-EKONOMIKE MIDIS ITALISË DHE

SHQIPËRISË

3.1 Kriza e vitit 1991 dhe roli i Italisë në përballimin e saj: Operacioni Pelikan.…… 110

3.2 Menaxhimi i krizës së vitit 1997: Operacioni Alba dhe masat për stabilitetin e

Shqipërisë................................................................................................................. 116

3.3 Marrëdhëniet Italo-Shqiptare gjatë krizës së Kosovës .........................................130

3.4 Iniciativat Italiane në Shqipëri për periudhën 1997-2005.......................................139

3.4.1 Italia dhe krijimi i nismës Adriatiko-Joniane.......................................................143

3.4.2 Ndikimi i Italisë për projektin e “Korridori VIII”………………………………147

3.5 Kooperacioni italian në Shqipëri.............................................................................150

KAPITULLI IV

ROLI I ITALISË NË INTEGRIMIN EVROPIAN TË SHQIPËRISË

4.1 Qasja e Italisë në Paktin e Stabilitetit për Europën Juglindore................................159

4.2 Qëndrimi i Italisë rreth Samitit të Selanikut dhe Konferencës së Sarajevës...167

4.3 Italia dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ……….177

4.4 Mbështetja e Italisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë…………................185

PËRFUNDIME............................................................................................................197

BIBLIOGRAFI............................................................................................................205

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

viii

Lista e shkurtimeve:

AQSH-Arkivi Qëndror Shtetëror

AMPJ- Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme

BE - Bashkimi Evropian

CARDS- Ndihma Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim

EQL – Evropa Qëndrore dhe Lindore

EJL-Europa Juglindore

GJEDNJ – Gjyka Evropiane e të Drejtave të Njeriut

IHD-Investimet e huaja Direkte

IPA-Ndihma financiare per periudhë n e para-anë tarë simit

INSTAT- Instituti Shqiptar i Statistikave

ISTAT-Instituti Italian i Statistikave

KE-Komisioni Evropian

KKIE– Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian

MSA – Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit

MPJ– Ministria e Punëve të Jashtme

MEI – Ministria e Intgrimit Evropian

NAJ-Nisma Adriatiko-Joniane

NMV-Ndërmarrje të vogla të Mesme

PESD-Politika Evropiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes

PBB-Prodhimi i Brendshëm Bruto

PD – Partia Demokratike

PS – Partia Socialiste

PSEJ-Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore

PKSH – Partia Komuniste Shqiptare

PKPL-Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit

PPSH – Partia e Punës e Shqipërisë

PKIE – Plani Kombëtar i Integrimit Evropian

RPSH – Republika Popullore e Shqipërisë

RPSSH – Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

RFJ – Republika Federative e Jugosllavisë

RD Gjermane – Republika Demokratike Gjermane

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

ix

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës

TNL– Takimi I Nevelit të Lartë për Pesë Prioritetet Kyçe

ODIHR – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut

SKZI-Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

x

PARATHËNIE

Ky punim ka marrë në analizë Politikën e jashtme italiane në rajonin e Ballkanit

Perëndimor pas rënies së murit të Berlinit, por më specifikisht, dhe në mënyrë të

detajuar trajton rastin e Shqipërisë pas viteve 90, rënien e regjimit diktatorial, fazën e

tranzicionit dhe rrugëtimin e saj drejt familjes evropiane, duke pasur si objektiv kryesor

zbardhjen e qëndrimit italian ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por në thelb

qasjen e saj ndaj rastit shqiptar.

Termi Ballkan Perëndimor shfaqet për herë të parë në Nëntor të vitit 2000 në

Samitin e Zagrebit, por përdorimi i tij bëhet gjithomë dhë më prezentë, pasi Bullgaria

dhe Rumania në vitin 2007 u bënë anëtare të Bashkimit Evropian. Në të vërtetë është

më tepër një term politik sesa një përkufizim gjeografik që BE-ja i ka atribuar vendeve

të Europës Juglindore. BP nënkupton Shqipërinë dhe Shtetet që dolën nga shembja e

ish-Jugosllavisë. Pra shtete si Kosova, Shqipëria, Mali I Zi, Bosnje-Hercegovina,

Maqedonia, Serbia dhe Kroacia. Në këtë studim nuk do të trajtohet rasti i Kroacisë,

pasi ajo tashme është anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, prej 1

Korrikut të vitit 2013.

Risia e këtij punim qëndron tek analiza dhe ndikimi që ka pasur Italia, me anë të

politikës së jashtme lidhur me procesin e rimëkëmbjes dhe të integrimit të Shqipërisë në

Bashkimin Evropian. Kjo qasje që përbën thelbin e këtij punimi synon të paraqësë me

objektivitet shkencor rëndësinë që ka Italia në këtë proces kaq të rëndësishëm. Studimi

përqëndrohet në analizën e politikës së jashtme të Italisë dhe kontributin e saj, në

rimëkëmbjen, stabilizimin dhe në integrimin evropian të vendit tonë.

Duke u mbështetur në analizën historike të burimeve të periudhës pas komuniste,

punimi përpiqet të trajtojë në mënyrë tërësore dhe të detajuar rolin dhe kontributin e

Italisë në këtë proçes kaq të rëndësishëm.

Pothuajse gjysmë shekulli më vonë, Italia e sheh integrimin evropian si

objektivin e saj themelor, si një instrument të privilegjuar të veprimit të saj në politikën

e jashtme. Anëtare themeluese e Komunitetit Evropian1, Italia ka luajtur një rol kyç në

1Themelet e krijimit të organizatës që sot njihet si Bashkimi Evropian, i gjejmë në Deklaratën e Robert

Shuman, me 9 Maj 1950. Këto ide u jetësuan me Traktatin e Parisit, i cili themeloi Komunitetin Evropian

te Qymyrit dhe të Çelikut. Fillimisht bënin pjesë gjashtë shtete si: Franca, Gjermania, Italiae vendet e

Beneluksit, Belgjika Hollanda dhe Luksemburgu. Traktati, hyri në fuqi vetëm dy vite më vone, pikërisht

ne vitin 1952 me një kohëzgjatje prej 50 vitesh.

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xi

ndërtimin e tregut të brendshëm 2 ; mbështetëse kryesore në forcimin gradual të

institucioneve të Komunitetit; një nga vendet më në favor të zgjerimit të Bashkimit

Evropian, duke e konsideruar këtë të fundit si një bashkim historik të kontinentit pas

ndarjeve të krijuara nga Lufta e Ftohtë. Midis vendeve më të mëdha evropiane, Italia ka

qenë një nga aktorët tradicionalisht më të bindur për potencialin e projektit evropian,

sepse një Europë e unifikuar, u përgjigjet kërkesave të Italisë, vendeve të tjera anëtare

të BE-së dhe ekulibrave ndërkombëtar që u krijuan pas vitit 19893.

Nevoja për një politikë të jashtme efektive është edhe më evidente në faza të tilla,

si në momentet aktuale, ku sistemi ndërkombëtar është në një situate të vështirë, për

shkak edhe të konflikteve gjithmonë dhe në rritje në zonat e Lindjes së Mesme.

Rënia e regjimeve komuniste në të gjithë Ballkanin perëndimor pas viteve 90 e

riktheu rajonin në radarët e diplomacisë italiane, rajon nga i cili italianët kishin dalë në

mënyrë katastrofike pas luftës së Dytë Botërore. Roli i Italisë në rajon zë një vend të

veçantë edhe për faktin se gërshetohet me përpjekjen e këtyre vendeve për tu integruar

në Bashkimin Evropian. Italia nën këtë perspektivë pozicionohet si një urë lidhëse mes

Komunitetit evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pas ndryshimeve politike në Shqipëri, marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë

rritur ndjeshëm. Në perpjekjet e para për demokraci, Italia u evidentua si një nga

partnerët më të rëndësishëm strategjikë të vendit tonë, duke ndihmuar dhe kontribuar në

reformat institucionale. Më tej marrëdhëniet dypalëshe janë karakterizuar nga një

aktivitet intensiv. Mbështetja italiane ishte e pranishme në pothuajse të gjitha fushat në

vendin tonë, duke rikonfirmuar faktin se Italia ishte donatori kryesor dypalësh në

Shqipëri. Ky intensifikim u jetësua edhe më tej në aspektin e takimeve dypalëshe në

nivele të larta, edhe në kontakte të shpeshta, që ofrojnë përmbajtje konkrete dhe

efektive.

Ky hulumtim ka për qëllim të ofrojë një tablo të përgjithshme të marrëdhënieve

politiko-ekonomike mes Italisë edhe vendeve të rajonit, por duke u fokusuar te një

analizë e detajuar e marrëdhënieve Italo-Shqiptare. Hulumtimi do të shqyrtojë

dimensionet e ndryshme të pranisë italiane në Shqipëri. Qëllimi i autores është të hetojë

2Më 25 Mars 1957, me Traktatin e Romës u krijuan dy Komunitete, Komuniteti Ekonomik Evropian

(KEE) dhe Komuniteti Evropian I Energjisë Atomike (Euroatom). Këto komunitete patën në themel të

tyre, krijimin e një tregu të përbashkët evropian, I cili do të bënte të mundur liberalizimin e tregëtisë për

produktet dhe faktorët e prodhimit si dhe harmonizimin e një sërë politikash që lidheshin me të. 3 Marcello Pera, L’Italia in Europa, Senato della Repubblica, Konrad Adenauer Stiftung Berlino, 25 Prill

2002, fq 5.

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xii

në detaje dinamikën e marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë, varësitë dhe

sinergjive në ditët e sotme, për të kultivuar një kuadër faze embrionale për zhvillimin e

ardhshëm.

Ky studim nuk do të ndalet vetëm nën aspektin politik, por duke zgjeruar fokusin,

edhe nën profilin ekonomik dhe social. Ky nivel marrëdhëniesh është në përputhje të

plotë me orientimin e të gjitha qeverive shqiptare, të cilat e kanë konsideruar dhe

vazhdojnë të mbajnë po të njëjtin qëndrim ndaj Italisë, e shohin si partnerin kryesor për

një partneritet strategjik. Megjithatë, nuk mund të mohojmë se marrëdhëniet ndërmjet

vendeve tona janë karakterizuar nga një intensitet i ndryshueshëm gjatë viteve të

demokracisë shqiptare.

Marrëdhëniet italo-shqiptare, janë analizuar në mënyrë të ndërthurur me

politikat e ndërmarra nga të dyja vendet, por më tepër është analizuar politika e

jashtme e Italisë, si një shtet i madh dhe i rëndësishëm, gjithashtu edhe për shkak të

rolit dhe pozicionit që ky shtet ka në rrafshin e politikbërjes kundrejt vendeve të rajonit.

I gjithë veprimi politiko-diplomatik i Italisë dhe përgjigjet e autoriteteve

shqiptare evidentohen qartazi në këtë punim me ndihmën e burimeve arkivore të viteve

`1987-1991, kjo për arsye objektive. Hulumtimi i burimeve arkivore për periudhën

1987-1991 është një burim i rëndësishëm për të paraqitur tablon e raporteve midis dy

vendeve tona përpara përmbysjes së regjimit dhe politikën e ndjekur nga Italia

menjëherë pas ndyshimeve politike në vendin tonë.

Një tjetër burim i rëndësishëm për këtë temë disertacioni ka qenë Revista

Shkencore Italiane “L’Italia e la politica internazionale”, janë marrë në analizë vitet

1988-2013. Gjithashtu studimi është trajtur duke marrë në konsideratë dhe analizë

burimet ligjore të të dyja vendeve, marrëveshjet e përbashkëta të bashkëpunimit dhe

strategjitë kombëtare.

Situata e Ballkanit pas ndryshimeve politike ka nxitur shumë autorë dhe grupe

autorësh, të cilët janë përpjekur të hedhin dritë mbi këtë periudhë nëpërmjet studimeve

të tyre. Studime që trajtojnë këtë çëshjte janë shfaqur që në fundin e viteve 90. Një

numër i madh autorësh janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi me

politikën e jashtme të Italisë ndaj Shqipërisë.

Qëllimi i këtij punimi është që të ofrojë një pasqyrë të Ballkanit Perëndimor pas rënies

së regjimeve diktatoriale. Ndriçimin e arsyeve që shpunë në riformulimin e politikës së

jashtme italiane me rizbulimin i Adriatikut. Ky studim do të analizojë periudhën pas

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xiii

rënies së komunismit në Shqipëri, por pa lënë mënjanë dhe zhvillimet e viteve të fundit

të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në strukturat

evropiane. Analiza e këtij studimi bën të qartë dhe njeh kontributin e Italisë në

ndërtimin dhe stabilizimin e Shqipërisë pa lënë mënjanë kontributin e saj për integrimin

evropian të Shqipërisë.

Gjithashtu është analizuar angazhimi i Italisë në proçesin e stabilizimit dhe

rindërtimit të Ballkanit, evolucioni i politikës së jashtme italiane në Ballkan dhe

Shqipëri, duke i paraprirë ndryshimeve sociale, ekonomike. Është trajtuar qëndrimi i

Italisë ndaj integrimit të Shqipërisë në BE nga fillimi i viteve 90 deri në vitet e fundit.

Këshilli Evropian në vitin 2000 vendosi se "Bashkimi Evropian do të marrë

parasysh të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si kandidate potenciale për"

anëtarësim. Mbi një dekadë më vonë, Sllovenia është anëtare e "BE-së (që nga viti

2004) dhe Kroacia (me 1 Korrik 2013). Megjithë progresin e konsiderueshëm të bërë

nga shumë vende të Ballkanit në rrugën drejt zgjidhjes se mosmarrëveshjeve dhe

stabilizimin rajonal politik dhe ekonomik, procesi i integrimit drejt BE-se ka treguar

shumë vështirësi. Në dekadën e fundit, politika e jashtme e qeverive ballkanike është

pozicionuar në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke u përpjekur të

përshtat legjislacionin kombëtar me atë evropian.

Autorë të ndryshëm kanë marrë në studim rastin e Ballkanit në periudha të

ndryshme, por nuk ekziston një studim i cili mund të ndriçonte fatin e e vendeve të

Ballkanit në saj të politikës së jashtme të Italisë pas rënies së murit të Berlint.

Sipas autorit Lisen Bashkurti në librin e tij, Diplomacia shqiptare ndërmjet të

kaluarës dhe së ardhmes, trajton problematikat e diplomacisë shqiptare në një konteskt

bashkëkohor, sipas këndvështrimit të tij, vonesa e integrimit të popujve të Ballkanit në

rrjedhat evropiane ka shkaqe të thella historike, politike, ekonomike.

Sipas autorit Federico Niglia në e punimin e tij, L’Albania nella politica estera

italiana dagli anni novanta ad oggi, ku trajtohet qëndrimi i politikës së Italisë prej

fillimit të viteve 90 deri në vitin 2010. Sipas qasjes së autorit, “Objektivi i stabilizimit

të Ballkanit Perëndimor i ka sjellë Italisë një angazhim në rritje, në fillim me karakter

ushtarak dhe dhe më pas civil”. Sipas interpretimit të autorit ndryshimet në fillim të

viteve 90’ bënë që “Shqipëria të luante një rol qëndror. Rënia e diktaturës shkaktoi një

kolaps të të gjithë sistemit institucional dhe ekonomik, duke shkaktuar problematika

sociale që çuan, ndër të tjera në braktisjen e vendit nga mijëëra njerëz.

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xi

Sipas autorit Roberto Morozzo Della Rocca, në librin e tij, Albania le radici

della crisi, Politika e jashtme italiane nuk mund ta konsideroj Shqipërinë si një vend

çfarëdo. Sipas qëndrimit të tij shqiptarët janë të orientuar të drejtohen drejt brigjeve

italiane, Italia për Shqipërinë është një vend referimi historik.

Sipas autorit Georges Castellan ne librin e tij Histori e Ballkanit, trajton rajon

e Ballkanit ne rrjedhën e gjashtë shekujve, sipas këndvështrimit të tij për të kuptuar

dukuritë e sotme të Ballkanit duhet t’i kthejme sytë nga historia4.

Sipas autorit italian Luciano Bozzo, në librin e tin, La questione Illirica” La

politica estera italiana in un’area di instabilità; scenari di crisi e metodi di

risoluzione, trajton rajonin e Ballkanit pas përfundimit të diktaturave dhe shpërthimit të

krizave me karakter të ndryshëm. Sipas opinionit të tij, krizat që janë prodhuar në

vendin tonë e kanë origjinën në brendinë e vetë shtetit dhe mënyrës së qeverisjes. Sipas

këndvështrimit të autorit“shkaku kryesor i krizës shqiptare të vitit 1997 është dobësia e

sistemit të brendshëm, si ekonomike edhe politike”.

Trajtimi i kësaj çështje ka nxitur autorë të ndryshëm të kryejnë studime në lidhje

me politikën e jashtme të Italisë, por nuk ekziston një studim i integruar mbi dinamikat

që lidhin Italinë me këtë zonë. Hulumtimi, shqyrton dimensionet e ndryshme të pranisë

Italiane në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë, si në dimensionin politik

dhe ekonomik, në kuadrin e ri të politikës së para-anëtarësimit të nisur nga Bashkimi

Evropian, duke theksuar karakteristikat, potencialet, pikat e forta dhe kufizimet. Duke

vendosur si objekt studimi ecurinë e politikave të jashtme dhe ekonomike Italiane në

Shqipëri, me anë të këtij studimi është trajtuar një analizë e përparimeve që janë bërë

gjatë dy dekadave të fundit, gjithashtu do të ndalemi tek vitet e fundit (2010-2016).

Nën aspektin ngushtësisht ekonomik autorja ka si qëllim të shqyrtoj Italinë në

rolin e saj si partneri ekonomik kryesor i vendit tonë. Natyrisht që Italia gëzon një

interes të veçantë studimor për sa i përket evolucioneve në marrëdhëniet tregtare mes

dy vendeve. Synim i autores ka qenë hulumtimi me imtësi i dinamikave të marrëdhënieve

midis dy vendeve, sinergjitë dhe varësitë e krijuara në shumë sektorë në të tashmen dhe

natyrisht të kultivojë edhe pse në një faze embrionale një kuadër zhvillimi për të

ardhmen duke nënvizuar rolin që kanë luajtur nga fillimi i viteve nëntëdhjetë deri në

ditët tona. Nuk mund të lemë pa përmendur faktin se gjatë punës së këtij disertacioni

4 Pikënisja është në një shkallë të lartë simbolike : gjysmëhena që zvendëson kryqin në Shën Sofi. Ishte

kjo etapa e rivalitetit të gjatë midis Perandorisë së vjetër Bizante, trashëgimtare e gjysmës lindore të

Perandorisë Romake dhe shtetit osman.

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xii

shqyrtohet, roli iItalisë si në linjën e frontit të shteteve anëtare të BE-së dhe një prej

vendeve anëtare me të fuqishme të NATO-s, ndërkohë Shqipëria dhe vendet e tjera të

Ballkanit janë të angazhuara drejt rrugëtimit evropian.

Parë në këtë këndvështrim, zhvillimet brenda BE-së, qasja e BE-së ndaj rajonit

si dhe roli që luan Italia në këtë proçes, siguron një sfond dinamik në të cilin

marrëdhëniet dypalëshe janë marrë në shqyrtim.

Që prej vitit 2005, pas përmirësimit të marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit

dhe BE-së, në kuadër të kompetencave të Komisionit Evropian për Ballkanin

Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme i transferoj objektivat e saj nga Marrëdhënie me

Jashtë në atë te zgjerimit. Sot niveli i përshtatjes dhe qasjes ndaj BE-së ndryshon sipas

vendeve: Kroacia është tashmë anëtare që prej datës 1 korrik 2013, ndërsa Mali i Zi,

Maqedonia, Serbia5 dhe Shqiperia6 janë kandidate zyrtare për anëtarësim.

Shqipëria arriti të kalonte me sukses fazën e parë, të merrte statusin e vendit

kandidat më 23 Qershor 2014. Të gjitha shtetet në rajon, së fundmi edhe Kosova, kanë

nënshkruar marrëveshje dypalëshe dhe Stabilizim-asociimi me BE-në. Është pikërisht

në këtë perspektivë që dallohet roli i Italisë si faktor impakti në Shqipëri, për zhvillimin

ekonomik dhe integrues evropian. Në këtë kontest roli i Italisë merr një rendësi të

veçantë në një shoqëri si Shqipëria e cila ka përjetuar periudhën e kalimit nga një

regjim totalitar drejt demokracisë të mbështetur në shtetin e së drejtës dhe ekonomisë së

tregut.

Objektivi kryesor ku mbështetet ky punim konsiston në shqyrtimin e politikës së

jashtme italiane në nxitjen e proçesit të integrimit shqiptar brenda familjes së madhe

evropiane. Gjatë këtij punimi jemi përpjekur t’u japim përgjigje disa çështjeve kryesore.

Si ka evoluar politika e jashtme italiane në Ballkan dhe më konkretisht në Shqipëri,

duke i paraprirë ndryshimeve sociale, ekonomike. Gjithashtu është trajtuar në detaj

angazhimi i Italisë në proçesin e stabilizimit dhe rindërtimit në Ballkan, iniciativat që

ka ndërmarrë gjatë viteve të para të proçesit të demokratizimit të vendit. Qëndrimi i

Italisë ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, si ka evoluar, gjithashtu qasja e saj viteve

të fundit. Cilat kanë qenë synimet e politikës së jashtme italiane, përgjatë këtyre viteve

në Ballkan dhe konkretisht në Shqipëri. Nga ana tjetër është trajtuar qëndrimi që ka

5Serbia arriti të merrte statusin e vendit kandidat më 1 mars 2012. 6 Bashkimi Evropian vendosi më 23 Qeshor 2014 t'i hapë dritën jeshile Shqipërisë drejt anëtarësimit në

BE, duke vendosur pro statusit të vendit kandidat. 28 Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit

Evropian kanë vendosur unanimisht pro statusit për Shqipërinë.

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xiii

mbajtur dhe në të njëjtën kohë si ka reaguar diplomacia shqiptare përballë iniciativave

të politikës italiane.

Gjatë këtij punimi jemi përpjekur të evidentojmë problematikat e Shqipërisë në

lidhje me zbatimin e politikave drejt integrimit evropian. Nga ana tjetër gjatë dy

dekadave të fundit Shqipëria ka qenë e orientuar drejt strukturave evropiane, por ky

proçes nënkupton përmbushjen e një sërë kriteresh. Integrimi evropian nënkupton

përballjen me një sërë sfidash, përshtatjes së legjislacionit Shqiptar me standartet e BE-

së. Ky këndvështrim na ka ofruar një kuadër më të qartë të qëndrimit të Italisë në

rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në bazë të tematikës dhe rëndësisë së

çështjes që është marrë në shqyrtim, puna fillon me hyrjen, vijon me katër kapituj dhe

mbyllet me përfundimet.

Hyrja. Hyrja trajton situatën politike të Ballkanit Perëndimor gjatë viteve 1989-

1991 ku, disa kriza të karakterit kombëtar, të cilat kishin qenë prezentë dekada më parë,

tronditën gjithë Gadishullin e Ballkanit, duke theksuar probleme të karakterit kombëtar

dhe ndërkombëtar të të gjithë rajonit. Ngjarjet e viteve 1989-1991 konfirmuan edhe një

herë bashkëjetesën e diversiteteve të këtij rajoni. Në mënyrë të ngjashme u zhvilluan

ngjarjet që shpunë në rënien e regjimit komunist në Shqipëri, një nga regjimet më të

ashpra në të gjithë Europën Lindore. Përmbysja e regjimeve diktatoriale në këtë rajon,

ishte një proçes tejet i vështirë, i cili u shoqërua me zhvillime të ndërlikuara, sidomos në

planin gjeopolitik, duke shpënë në lëkundjen e ekuilibrave asokohe të konsoliduar.

Shpërbërja e ish Jugosllavisë çoi në krijimin e shteteve të reja.

Në Kapitullin e parë trajtohet aspekti gjeopolitik i Ballkanit pas rënies së

regjimeve diktatoriale, kjo panoramë do të na ofrojë mundësine për të kuptuar

ndërveprimin e Italisë në Ballkanin Perëndimor, shkaqet dhe arsyet pse u gjend e

papërgatitur për të krijuar raporte me subjekte të rinj të së drejtës ndërkombëtare,

arsyet pse i mëshonte më tepër marrëdhënieve historike që kishte me shtetin federativ të

Jugosllavisë. Në fillim të viteve '90, Italia nuk arriti të njohë në mënyrë të

menjëhershme ndryshimet që ndodhën në anën tjetër të Adriatikut. Ministria e Jashtme

italiane kishte projektuar një politikë e cila shpesh ishte e paqartë në lidhje me Shtetet e

sapokrijuar ose ato që sapo kishin dal nga vendet komuniste. Politika e jashtme e Italisë

është trajtuar në këndvështrim politiko-historik ku rol të veçantë kanë përparësitë dhe

kufizimet e politikës italiane në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri, riformulimi i

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xiv

politikës së jashtme të Italisë dhe rizbulimi Adriatikut pas një periudhe ftohje në

marrëdhëniet me këto vende prej katër dekadash.

Kapitulli vijon me trajtimin e çështjes Shqipëria dhe politika Italiane në

Ballkanin Perëndimor. Heqja e barrierave kufitare në fund të viteve 80-të dhe fillimit të

viteve 90 e zbuloi rajonin përpara ndërkombëtarëve më afër nga ç’pritej në realitet.

Duke filluar prej kësaj periudhe historia e ngjarjeve në rajonin e Ballkanit mori

rëndësinë e saj, histori e cila do të merrte konotacione të ndryshme. Në këtë

këndvështrim është përshkruar situata politike në Shqipëri dhe pasojat që solli

përmbysja e regjimit komunist, jo vetëm në profilin politik, ekonomik por edhe atë

shoqëror. Kapitulli mbyllet me pozitën aktuale dhe sfidat e vendeve të Ballkanit

Perëndimor për t’ju bashkruar familjes evropiane.

Në kapitullin e dytë trajtohet diplomacia italiane në Ballkan në shërbim të

interesave ekonomike. Trajtohen politikat strategjike të Italisë në Ballkanin

Perëndimor. Në fillim të viteve 90’ Ballkani Perëndimor kthehet në vëmendjen e

politikës së jashtme italiane, pasi konsiderohet një zonë e rëndësishme për ekulibrat

strategjik. Analizohet qasja e Italisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe më konkretisht

Shqipërisë postkomuniste. Kapitulli vijon me trajtimin e Kooperimit dhe ndihmës së

Italisë për zhvillimin e Shqipërisë. Me rizbulimin e Adriatikut, politika italiane në

Shqipëri, synonte forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve të ngushta mes dy

vendeve, më tej marrëdhëniet dypalëshe janë karakterizuar nga një veprimtari intensive

në fushën politiko-diplomatike dhe social-ekonomike. Për shkak të pozicionit gjeografik

vendet e rajonit e shohin Italinë si pikë referimi, kjo i dha mundësi Italisë të ketë një rol

thelbësor në të gjithë rajonin, nga Tirana në Beograd. Marrëdhëniet dypalëshe midis

vendit tonë dhe Italisë në dekadën e parë janë përqëndruar në katër momente të

rëndësishme: ndihma e menjëhershme gjatëviteve 90 dhe 91; Operacioni Pelikani në

1991-1992; Vitet e biznesit italian në vitin 1996 ku operonin 500 sipërmarrës italianë,

të cilët përbënin 68% të investimeve të huaja në vendin tonë; ndërhyrja ushtarake-

humanitare, e quajtur ndryshe Operacioni Alba, një aksion humanitar ndërkombëtar, ku

Italia pati rolin kryesor, atë të liderit.

Kapitulli mbyllet me evoluimiìn e politikave të shtetit italian për tu përballur me

flukset migratore me origjinë nga Shqipëria. Qeverisë italiane ju desh të merrte masa

konkrete për të përballuar situatën e krijuar nga mbrritja e një numri të madh

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xv

refugjatësh shqiptar. Bashkëpunimi midis qeverive të dy vendeve tona për të penguar

zbarkimin e refugjatëve dhe rikthimin e tyre të menjëhershëm.

Në kapitullin e tretë vëmendja është spostuar në analizën e marrëdhënieve

politiko-ekonomike midis italisë dhe Shqipërisë. Është trajtuar qëndrimi i politikës së

jashtme së jashtme italiane pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Është studiuar roli i

Italisë në stabilizimin e shtetit shqiptar përgjatë krizave të viteve 1990-1992,

Operacioni Pelikan. Është analizuar mënyra e menaxhimit të krizës së vitit 1997 dhe

masat që ndërmori Italia për të dhënë kontributin e saj në stabilizimin politiko-

ekonomik të vendit tonë. Është trajtuar në mënyrë të detajuar, Operacioni Alba. Arsyet

dhe shkaqet që e shpunë drejt një vendimmarrje të tillë. Janë analizuar instrumentat e

kooperacionit italian në Shqipëri pas përfundimit të Operacionit Alba, kryesisht për

periudhën 1997-2005. Është trajtuar Nisma Adriatiko-Joniane dhe Korridori VIII. Janë

studiuar nismat e ndërmarra nga Italia për përmbushjen e projekteve për rimëkëmbjen

e vendit tonë. Ky kapitull mbyllet me shqyrtimin e kooperacionit italian në Shqipëri, ku

analizohen protokollet e bashkëpunimit për zhvillim midis Italisë dhe vendit tonë,

kryesisht për periudhën 2010-2012, 2012-2014 dhe 2014-2016.

Në kapitullin e Katërt trajtohet qasja e Italisë në Paktin e Stabilitetit për Europën

Juglindore. Ndryshimet që u hasën pas tij në të gjithë BP. Kapitulli vijon me qëndrimin e

Italisë rreth Samitit të Selanikut dhe Konferencës së Sarajevës, ku u ideua perspektiva

evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është analizuar roli Italisë në integrimin e

Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe më në specifik Shqipëria drejt

integrimit evropian.

Janë shqyrtuar problematikat e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian,

në mënyrë të detajuar është analizuar roli i Italisë në integrimin evropian të Shqipërisë.

Kapitulli vijon me trajtimin e marrëdhënieve Be-Shqipëri gjatë dekadës së parë të

tranzicionit dhe ndryshimet që u hasën pas Paktiit të stabilitetit për Europën

Juglindore. Gjithashtu dhe më në specifikë me nënshkrimin e marrëveshjes së

Stabilizim-Asociimit. Hapat konkrete që janë marrë nga shteti shqiptar për realizimin e

rekomandimeve të Be-së. Evidentohen fushat ku vendi ynë duhet të bëjë përpjekje për të

bërë të mundur ndryshimet e pritshme, pa të cilat rrugëtimi evropian do të jetë i

pamundur. Shqipërisë i mbeten akoma sfida të rëndësishme për tu përballur.

Për të realizuar qëllimin e këtij studimi është studiuar veprimtaria jo vetëm e

shtetit italian dhe faktorit të impaktit në integrimin evropian të Shqipërisë, gjithashtu

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xvi

edhe orientimi i qeverive shqiptare drejt strukturave evropiane. Janë studiuar

strategjitë kombëtare për integrimin evropian përkatësisht e viteve 2009-2013 dhe

2016-2020. Punimi mbyllet me paraqitjen e përfundimeve përfundimtare.

Puna për përgatitjen e këtij punimi kërkimor ka konsistuar në mbledhjen e të

dhënave dhe nëpërmjet monografive, studimeve, revistave shkencore, punimeve të

ndryshme të paraqitura si disertacione, artikujve të gazetave, periodikëve, raporteve të

institucioneve të ndryshme ndërkombëtare dhe të qeverisë shqiptare, materiale të marra

nga, arkivat etj.

Metodologjia, që është përdorur në këtë studim është e vështrimit analitik,

historik, përshkruese dhe krahasues. Burimi i parë i orientimit ka qenë grumbullimi i

dokumentacionit dhe i të dhënave nga burime zyrtare në lidhje me zbatim e politikave të

jashtme të Italisë në Ballkan dhe veçanrisht marrëdhënieve Shqipëri-Itali, si dhe të

strategjisë kombëtare të ndjekur në sektorin e politikave të jashtme. Studimi do të

bazohet në analizën e ngjarjeve historike.

Fillimisht në studim është përdorur metoda përshkruese dhe historike, dy

kapitujt e parë janë analizuar përmes metodës analitiko-politike duke u gërshetuar edhe

me metodën e krahasimit. Ndërsa në dy kapitujt e fundit është përdorur metoda e

analizës politiko-ekonomike. Përdorimi i një sërë metodash në këtë punim është bërë

për shkak të natyrës së temës së marrë në studim. Qasja ndërdisiplinore, e cila përbën

edhe thelbin e këtij studimi përfshin metodat e diplomacisë, të politikës, ekonomisë dhe

historisë. Punimi prek një sërë problemesh të cilat jemi përpjekur t’i shtellojmë gjatë

këtij punimi. Burimet parësore arkivore për këtë punim janë: Arkivat e Minsitrisë së

Punëvë të Jashtmne (A. MPJ) dhe Arkivi i Shtetit Shqiptar (AQSH Fondi nr. 14).

Hulumtimi i burimeve arkivore për periudhën 1987-1991, është një mjet i rëndësishëm

për të paraqitur tablon e marrëdhënieve midis dy vendeve tona pas vdekjes së Enver

Hoxhës dhe pas ndryshimeve të para të ndërmarra nga pasardhësi i tij, për të kuptuar

se si ka ndryshuar politika e Italisë me ndryshimin e situatës politike. Për arsye

objektive materialet arkivore të marra në analizë në këtë punim janë kryesisht materiale

të arkivave shqiptare.

Për mbledhjen e të dhënave për realizimin e këtij studimi përpos kërkimit të

materialeve arkivore, janë analizuar ligje, marrëveshje dhe akte të ndryshme

nënligjore. Evidentimii marrëveshjeve midis dy vendeve tona i kanë dhënë punimit një

vlerë të shtuar duke e plotësuar edhe më tepër. Për të trajtuar probleme të ndryshme të

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

xvii

këtij studimi janë shqyrtuar dhe analizuar artikuj në revista shkencore, monografi dhe

artikuj në gazeta.

Për pasurimin e këtij punimi i jemi referuar edhe faqeve zyrtare të internetit të

institucioneve përkatëse, si Ministriveë të Punëve të Jashtme, Institucioneve të çështjeve

ndërkombëtare, Komisionit Evropian, Organizatave italiane që operojnë ne Shqipëri.

Me anë të materialeve të marra në shqyrtim, ky punim shpjegon cili është raporti

shkak-pasojë i shumë aspekteve të marrëdhënieve midis Italisë dhe vendit tonë.

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

17

HYRJE

Rajoni i Ballkanit ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm gjeostrategjik.

Një rajon që laget nga një mori detesh, për shkak të pozicionit të tij gjeografik, si një

udhëkryq midis Lindjes, Perëndimit, Veriut dhe Jugut ka qenë objekt i interesave të

fuqive të mëdha në periudha të ndryshme7.

Në shekujt XIX dhe XX, kur popujt e Ballkanit njëri pas tjetrit po shkëputeshin

nga Perandoria Osmane ata u përpoqen ta harronin “kohën e turpshme” dhe të shkonin

drejt formave të bashkimeve me karakter etnik. Dje “fuçi baruti e Europës”, sot një

përzierje shtetesh të vegjel të cilët, pas një gjysmë shekulli në kampin socialist,

rizbuluan nevojën për të ripohuar identitetin e tyre kombëtar duke i shprehur në grindje

ndëretnike dhe në rivendikime arkaike kufijsh8.

Nga këndvështrimi gjeografik, kur flasim për rajonin e Ballkanit i referohemi

Gadishullit Ballkanik, gadishullit më lindor krahasuar me të tre gadishujt e mëdhenj të

Evropës Jugore. Në konceptin e gjeografëve, është një gadishull i botës mesdhetare, që

shkon përtej ishullit të Siterit në jug deri në Danub dhe në Savë në Veri. Megjithëse

gjeografikikisht Ballkani është pa dyshim pjesë e pandarë e Europës, historia

konfliktuale e tij, ka lënë gjurmë dhe është vështirëtë c’rrënjosen ndasitë mbi baza

etnike, fetare, kulturore etj.

Dhjetë vjet luftë në ish-Jugosllavi bënë që termat “Ballkan” dhe “Ballkanizëm”

të gjenin përsëri përdorim të gjerë. Rreth fillimit të shekullit të XX, termat e mësipërm

qenë bërë sinonime me dhunën politike, konfliktet etnike dhe copëzimin e shteteve që

çuan në rrënimin e Perandorisë Osmane. Në momentin kur fundi i ndarjes bipolare të

Europës, shënonte mundësinë e një rendi të ri paqësor, luftrat në Jugosllavinë e mbetur,

risollën luftrat në Europë9.

Shumica e studiuesve ndërkombëtar i kanë lidhur ngushtësisht krizat e

prodhuara në rajonin e Ballkanit me krizën lindore, e cila ngrinte problematikat që

mund të shfaqeshin nëse do të shembej Perandoria Osmane. Diplomacia e Fuqive të

Mëdha të kohës tregoi paaftësinë e saj në perballjen e problematikave që rilindën.

7 Lisen Bashkurti, Diplomacia shqiptare ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes, Akademia Diplomatike

Shqiptare, Geer, Tiranë 2004, fq 38-39. 8 Georges Castellan, Histori e Ballkanit, Shtëpia Botuese Cabej, Tiranë 1996, fq 11. 9 Pregrad Simic, A gjallon Ballkani? në Ballkani i Jugut: Perspektiva nga rajoni, Onufri, Tiranë 2001, fq

33-34

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

18

Ndërsa nga pikëpamja historike, duhet të përfshihet në rajon edhe Sllovenia. Në të

kaluarën, përpara shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë, përpara viteve 90 të shek të XX-të,

Sllovenia ka qenë pjesë e integruar dhe e pandarë e shtetit federativ; kështu që, edhe

sot, kur flasim ose trajtojmë rastin e Ballkanin Perëndimor, disa dijetarë e pranojnë

faktin e mësipërm10.

Në qoftë se do të përpiqemi të ofrojmë një pamje të rajonit nga pikëpamja

ekonomike, vihet re një dallim i qartë midis Sllovenisë dhe pjesës tjetër të rajonit.

Përmes të dhënave të disponueshme në faqen e internetit të Statistikave te Bashkimit

Evropian (Eurostat) dhe ato në faqet e dy institucioneve të mëdha financiare

Ndërkombëtare (Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar), ajo që vërehet

është ekzistenca e një diference të qartë midis Sllovenisë dhe pjesës tjetër të grup

shteteve që janë pjesë e këtij rajoni.

Nyja e krizës Ballkanike fillon me proçesin e rënies së Perandorisë Osmane11,

me ngritjen e interesave hegjemoniste dhe gjallërimin e lëvizjeve nacionaliste shtet-

formuese në Ballkan. Ishte ora e nacionalizmit të Klemansoit dhe të demokracisë së

Uillsonit. Në këtë gadishull kishte popuj, qeveritë e të cilëve e kishin zgjidhur mirë

anën, atë të fitimtareve: këta ishin serbët, rumunet dhe pjesërisht grekët, ndërsa

hungarezët dhe bullgarët kishin marrë anën e të mundurit. Traktatet e Parisit theksuan

irredentizmat e të parëve në dëm të të dytëve12.

Mbas luftës së dytë botërore, Ballkani u pozicionua në një strukturë politike

gjeopolitike të komplikuar. Kështu, Rumania, dhe Bullgaria u përfshin në Bllokun

Sovjetik; Greqia dhe Turqia u përfshine në Bllokun Perëndimor, Jugosllavia brenda

levizjes së të paangazhuareve, ndërsa Shqipëria e vetëizoluar13. Gjatë verës së vitit 1989

disa kriza të karakterit kombëtar, të cilat kishin qenë prezentë dekada më parë, tronditën

gjithë Gadishullin e Ballkanit, duke theksuar probleme të karakterit kombëtar dhe

ndërkombëtar të të gjithë rajonit.

Me fundin e luftës së ftohtë, Ballkani Perëndimor u përball me dy probleme

serioze; së pari, ringjalljen e nacionalizmit etnik, i cili filloi të lulëzoj kryesisht në

10 Ndërkohë, nga ana tjetër, Sllovenet nuk e identifikojnë popullin dhe njezëri historinë e tyre me termin

Ballkanas. 11 Konflikti i parë botëror çoi në zhdukjen e perandorive, në radhë të parë të asaj osmane, por më pas edhe

të asaj ruse e austriake, që kishin ndërhyrë aq shpesh në Ballkan. 12 Georges Castellan, Histori e Ballkanit, Vepër e Përmendur fq 15. 13 Lisen Bashkurti, Krizat ndërkombëtare, Akademia diplomatike shqiptare, Universiteti Mbretëror Iliria,

Tiranë 2008, fq 128-130

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

19

Federatën Jugosllave në fillim të viteve 80. Ndëra problemi i dytë, ka të bëjë me

stabilitetin e brendshëm politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor14.

Shpërbërja e ish Jugosllavisë çoi në krijimin e shteteve të reja. Kombet

evropiane të shekullit të XX-të bazoheshin në gjuhën dhe kulturën e përbashkët dhe

sipas teknologjisë së kohës, jepte kuadrin maksimal për sigurinë, rritjen ekonomike dhe

për ndikimin në marrëdhëniet ndërkombëtare15. Krijohen subjekte të rinj të së drejtës

ndërkombëtare, me të gjithë kriteret për të qenë të tillë, por si do jetë ndërveprimi i tyre

në arenën ndërkombëtare, nuk mund të varej vetëm nga vullneti i tyre për ndryshim, për

demokraci dhe prosperitet, sepse këto vende e kanë një histori dhe kjo e fundit ndikoi në

pozicionin e tyre ndërkombëtar.

Një pjesë e turbullimit që shoqëron lindjen e një rendi të ri botëror, vjen nga

fakti se, të paktën tre shtete që e quajnë veten kombe, ndërveprojnë, ndërkohë që ndajnë

pak atribute historike të kombeve-shtet. Janë fragmente nga Perandoritë e shpërbëra, siç

janë shtetet pasardhëse të Jugosllavisë apo Bashkimit Sovjetik16.

Një nga sfidat e para dhe serioze mbas rënies së Murit të Berlinit ishte sërish

kriza e Ballkanit, ose e njohur ndryshe kriza e ish-Jugosllavisë. Proçeset në Europën

Lindore mbas rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik vetëm e

përshpejtuan krizën jugosllave dhe e drejtuan atë në një impas shumë problematik17.

Duket qartë nga ajo ç’fare ndodhi në verën e vitit 1991, në Jugosllavi shpërthen lufta,

popuj të së njëjtës gjuhë nuk janë më të bindur për format e bashkimit, edhe pse kanë

bashkëjetuar midis tyre për disa dekada, janë kundër sistemit federativ.

Viti 1989 i flaku tutje regjimet e Europës Lindore pas katër dekada shtypjesh.

Pjesa më e madhe e këtyre popujve nuk e kishte pasur më parë mundësinë të merrte

pjesë në zgjedhje demokratike apo të shprehte lirshëm mendimin e tyre18. Në mbarë

Europën Lindore miliona qytetarë shprehnin gëzimin e tyre, edhe pse në disa vende19,

fitorja mbi regjimin e vjetër nuk kishte përfunduar ende. Rënia e regjimeve komuniste

14 Enika Abazi, Perspektivat dhe sfidat e zhvillimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shiko në

Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare, Albanian Institute for International Studies, fq 363-365. 15 Henry Kissinger, Diplomacia, Shtypur ne shtypshkronjën Laert, Tiranë1999, fq 807. 16 Po aty. 17 Po aty. 18 Neni 55 i Kodit Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë, vepra penale Agjitacion e propaganda

kundër shtetit, Agjitacion e propaganda fashiste, antidemokratike, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si

edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e literaturës me përmbajtje të tillë për të dobësuar ose

minuar shtetin e diktaturës së proletariatit, dënohet: me heqje të lirisë nga tre gjer në dhjetë vjet. Po këto

verpa, nëse kryheshin në kohë lufte ose shkaktonin pasoja të rënda, dënoheshinn: me heqje të lirisë jo më

pak se dhjetë vjet ose me vdekje. 19 Rumania dhe Bullgaria

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

20

në Europën Qëndrore dhe atë Lindore hapi një fazë tranzicioni, tiparet e të cilit ishin të

pasigurta dhe komplekse. Sa u përmend më sipër evidentohet më së miri në të gjithë

rajonin e Ballkanit.

Shume shpejt evropiano lindorët do të ndesheshin me rutinën e përditshme, me

domosdoshmërine për të ç’rrenjosur gjithë trashëgiminë e së kaluarës dhe për të

ndërtuar një jetë të re ekonomike dhe shoqërore. “Përmbysja e regjimeve komuniste

erdhi si një rrufe në qiell të pastër”20.

Gjatë verës së vitit 1989 disa kriza dhe tensione të karakterit kombëtar të cilat

ekzistonin asokohe, tronditën Gadishullin Ballkanik, duke theksuar kështu tensionet

kombëtare dhe ndërkombëtare të rajonit21. Ndryshimet që u evidentuan qartësisht në

fundin e viteve 80’ dhe fillimin e viteve 90, shoqëruan këtë pjesë të Europës, e shkuara

e së cilës do të ndikonte të ardhmen e këtyre vendeve. Shtete të cilat do të ndesheshin

me gjykime për shkak të historisë së tyre, por mbi të gjitha për shkak edhe të zonës ku

ata jetonin. Ballkani ishte një emërtim që ngjalte diskutime.

Rënia e regjimeve komuniste hapi një fazë tranzicioni në Europën Qëndrore dhe

në atë Lindore, karakteristikat e të cilit ishin të paqarta dhe komplekse. Në Jugosllavi

nacionalizmi serb gjithmonë dhe më tepër prezent, gjeti mënyrën për të rinisur

rrugëtimin e tij, në 29 Qershor 1996 festoi përvjetorin e betejës se Kosovës, që kishin

humbur kundër turqve 600 vjet më parë22.

Ngjarjet e viteve 1989-1991 konfirmuan edhe një herë bashkëjetesën e

diversiteteve te këtij rajoni. Në mënyrë të ngjashme u zhvilluan proçeset që shpunë në

rënien e regjimeve komuniste në këtë zone, sidomos në Rumani dhe Shqipëri. Në më

pak se dy vjet u rriten tensionet etnike, të cilat i kishin rrënjët në të shkuarën e largët.

Rënia e regjimeve komuniste në Ballkan nuk u shoqërua vetëm me një ndryshim

ideologjish, të liderëve politike dhe lindjes së shoqërive pluraliste të orientuara drejt

ekonomisë së tregut. I gjithë ky proçes u vu në lëvizje dhe është shoqëruar me zhvillime

të ndërlikuara, sidomos në planin gjeopolitik, i cili shkaktoi lëkundjen e ekuilibrave

asokohe të konsoliduar. U theksua ndjenja e pasigurisë së Shteteve dhe popujve, duke

20 Uollter Laker, Europa në kohën tonë 1945-1992, Shtëpia Botuese “Dituria” , Tiranë 1996. Fq. 439. 21L’Italia nella politica internazionale. Anno diciottesimo 1989-1990, Istituto Affari Internazionali, Frano

Angeli, fq 59 22 Po aty.

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

21

kushtëzuar çdo përpjekje për të ndryshuar ekonominë dhe favorizimin e demokratizimit

të këtij rajoni23.

Kundërshtitë ndëretnike, u shndërruan në pengesën më të fuqishme në

evolucionin demokratik të Europës Juglindore dhe modernizimit të tij24. Gadishulli

Ballkanik u ka bërë gjithmonë përshtypje vëzhguesve me morinë e popujve që e

banojnë. Në një hapësire të ngushtë gjeografike takohen, në fakt, gjuhë shumë te

ndryshme, pjesa më e madhe e së cilës i përkasin familjes së madhe indo-evropiane25.

Historia e Ballkanit gjatë shekullit të XX-të është e përqendruar dhe projektuar rreth

ideve të unitetit të grupeve etnike, dhe njëkohësisht të luftrave me karakter kombëtar, të

cilat përgjatë gjithë shekullit të kaluar u intesifikuan duke ndjekur drejtime të ndryshme.

Theksohet më së miri me luftën e parë Ballkanike, por jo vetëm kaq me fillimin e një

luftë të dytë, si produkt i prishjes së marrëdhënieve midis aleatëve të vjetër.

Me luftën e dytë botërore popujt e Europës Juglindore u ndanë në mënyrë

tragjike. Pavarësisht periudhës së ashpër që po kalonte historia e njerëzimit, midis

flakësh dhe luftrash, pati përpjekje nga ana e forcave të rëndësishme, të cilat vendosën

si lajtmotive të tyre vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit nëpërmjet integrimit.

Ky ndryshim do të bazohej në rikonceptimin e gjeopolitikës rajonale mbi baza

federative, me shpresën për t’ia dal mbanë me anë të ideologjisë komuniste. Lufta e

ftohtë, por mbi të gjitha fraktura e krijuar midis Jugosllavisë dhe Kominformit

ringjallën përçarjet e vjetra në rajonin e Ballkanit26.

Shpërbërja në vitet 1989-1991 e sferave të ndikimit të jashtëm që ushtronin

kontrollin e tyre në Ballkan duhet të përfaqësonte një lajm të mirë për popullsinë e

rajonit, me gjithë avantazhet e mundshme, si për popullsinë e Jogusllavisë si për ato të

vendeve kufitare, me kthimin e çështjeve të pazgjidhura që rridhnin nga epoka e

Traktatit të Versajës27. Natyrisht disa sfera influence ishin akoma prezente, si P.sh

Greqia anëtare e Komunitetit Evropian dhe njëkohësisht NATO, Turqia, e cila është

anëtare e NATO por njëkohësisht u kthye në një ndër aleatëve më të ngushtë të SHBA-

së kjo si shkak i luftës së Gjirit të vitit 1991.

23Bianchini Stefano, Spano’ Roberto, Jugoslavia e Balcani: Una bomba in Europa, Frano Agneli,

Milano 1992 fq. 8 24 Po aty. 25 Bernard Lory, Europa Ballkanike nga vitet 1945 në ditët tona, Shtëpia Botuese DITURIA, Tiranë 2007,

fq 186 26 Po aty, fq 187-189. 27 Civic Christopher, Rifare i Balcani, Il Mulino 1991, fq 137.

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

22

Në euforinë e përgjithshme të vitit 1990, kontinenti shihet si një i vetëm, i

bashkuar ku antagonizmat lihen mënjanë për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij

“bashkimi”. Mirëpo pritshmëritë nuk përputhen aspak me realitetin, vetëm pak kohë më

vonë, pikërisht gjatë verës së vitit 1991 nisin konfliktet e para; në Jugosllavi shpërthen

lufta. Popuj të të njëjtës gjuhë shfaqen hapur kundër formës së shtetit federativ, ata

kërkojnë shpërbërjen e saj. Përballë një situate të tillë, këto vende i kishin sytë drejt

vendeve perëndimore dhe kryesisht organizmave ndërkombëtare (OKB, OSBE, KE etj).

Nga ana tjetër duket qartë mosefektiviteti i këtyre organizmave ndërkombëtarembi të

cilat mendohej se mund të mbështeteshin.

Më 1991, konflikti jugosllav tërhoqi vëmendjen e të gjithë komunitetit

ndërkombëtar si rrjedhojë e shkërmoqjes së dhunshme përfundimtare të Republikës

Socialiste Federative të Jugosllavisë. Bashkësia ndërkombëtare e trajtoi konfliktin si një

konflikt të vetëm, por nëse do të përpiqemi ta trajtojmë problemin në thelb do të

kuptojmë se rrënjët e tij janë të thella. Që prej disa vitesh Jugosllavia kishte ndjekur

rrugën e decentralizimit gradual nga federata te Republikat, kjo shkëndijë disa vite më

vonë do të shkaktonte përmbysjen e kësaj bashkësie etnish, popujsh etj. Nga fundi i vitit

1990, pas revolucionit antikomunist që kishte nisur në Europën Lindore, të ndikuar nga

këto ndryshime, shtetet e para që përbënin këtë bashkësi dhanë shenja të qarta të

copëzimit28.

Kalimi në ekonominë e tregut dhe në pluralizëm politik dhe demokratik të

vendeve “post socialiste” të Ballkanit pas Luftës së ftohtë, rezultoi një proçes më i

ndërlikuar në krahasim me vendet e tjera të Europës Qëndrore dhe Lindore29. Disa

zhvillime politike ndikuan negativisht në Ballkan, Jugosllavinë e përfshinë flakët e pesë

konflikteve të armatosura të njëpasnjëshme; embargoja kundër Jugosllavisë;

problematikat lidhur me emrin e Maqedonisë, gjenocidi kundër shqiptarëve, ndërhyrja e

Nato-s kundër Jugosllavisë etj. Pritshmëritë që mendohej se do të realizoheshin me

ndryshimet politike që u hasen në të gjithë Ballkanin, realisht nuk u bënë të mundura.

Situata percipitoi dhe disa raste u desh ndërhyrja e organizmave dhe istitucioneve

ndërkombëtare për të qetësuar situatën.

28 Geert-Hinrich Ahrens, Diplomcia mbi tehun e thikës. Pengimi i konfliktit etnik dhe grupimi i punës për

minoritetet i konferencave për Jugosllavinë, Botimet Toena, Tiranë 2010, fq 37. 29 Bashkim Rama, Ballkani pas rënies së murit të Berlinit. Vetëvendosja versus tërësia territoriale.

Botimet M&B, Tiranë 2013, fq 181

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

23

Dekada e parë e tranzicionit ballkanik nga komunizmi drejt demokracisë, siç e

pamë edhe më sipër ishte e mbushur me tensione dhe luftëra. Andaj krijimi i një sistemi

demokratik në të gjithë Ballkanin gjatë kësaj periudhe ishte totalisht i pamundur. Krizat

dhe problemet e ndryshme në brendinë e rajonit ndikuan edhe në marrëdhëniet me

ndërkombëtarët, të cilët nuk i dhanë rëndësinë e duhur, nuk ofruan konktributin e duhur,

i cili do “të ndihmonte në shmangien e konflikteve të brendshme dhe të ruajtjes së paqes

rajonale”.30

Mundësia për stabilizimin e Ballkanit, nuk u paraqit deri sa ndodhën ndryshimet

politike në Serbi, ku fitorja e Partisë demokratike kundër regjimit të Millosheviçit hoqi

në Shtator të vitit 2000 mbetjet e fundit të murit të Berlinit31.

Nuk mund të lëmë pa theksuar se pavarësisht përpjekjeve të shumta për

ndryshimë të mëdha në rajonin e Ballkanit Perëndimor, referuar kryesisht zhvillimeve

të fundshekullit të kaluar, problematikat që lindën gjatë kësaj periudhe në një farë mase

nuk janë plotësisht të zgjidhura. Për ta bërë më qartë këtë situate, mund t'i referohemi

tensioneve që vazhdojnë të shoqërojnë njohjen e plotë dhe çështjen e stabilitetit të

kufijve të Kosovës. Këto mosmarrëveshje dhe marrëdhënie të tensionuara kanë krijuar

mëndësinë se "Ballkani Perëndimor" dhe "integrimi evropian", janë dy qenësi të

papërputhshme, pra aftësia evropianizuese e vendeve të rajonit është vënë shpesh në

dyshim. Gjatë viteve të fundit, të gjitha këto vende kanë bërë progres, edhe pse

rrugëtimi evropian i secilit prej tyre është i ndryshëm. Duket sikur mëndësia e krijuar

gjatë dy dekadave të para pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe rënies së regjimit

komunist në Shqipëri qartë është tashmë kapërcyer.

30 Lisen Bashkurti, Diplomacia shqiptare ndërmjet së kaluarës dhe së ardhmes, Vepër e përmendur, fq.

52-53.

31Bashkim Rama, Ballkani pas rënies së murit të Berlinit. Vepër e Përmendur, fq. 181.

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

24

KAPITULLI I PARË

KONTEKSTI POLITIK I BALLKANIT

1.1 Çështja e Ballkanit pas rënies së regjimeve diktatoriale: Aspekti gjeopolitik

Në periudhën 1989-1990 edhe në Ballkan, si në të gjithë Evropën Qëndrore dhe

Lindore, regjimet komuniste ranë, regjime të cilat kishin izoluar edhe vendet që

gjeografikisht ndodheshin afër me njëri-tjetin. Si shkak i këtyre ndryshimeve, në anën

tjetër të botës (në Perëndim) nisi një proçes i gjatë dhe i vështirë në mënyrë që këto

vende të mund të kapërcenin fazën e izolimit dhe të bashkoheshin me pjesën tjetër të

botës.

Gati gjysmë dekade pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vendet që

përbënin Ballkanin hynë në një epokë të re të karakterizuar nga ndryshime dhe

zhvillime të rëndësishme si në planin kombëtar, po ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Transformime të brendshme radikale shoqëruan të gjitha këto grupshtete, gjithashtu

edhe ndryshime të rëndësishme gjeostrategjike që tronditën botën32.

Shtetet të cilat përbënin rajonin e Ballkanit, menjëherë pas rënies së sistemit të

vjetër, hynë në fazën e parë të tranzicionit për ndërtimin e sistemit të ri të mbështeur në

demokracinë dhe në ekonominë e tregut. Por ndryshe nga vendet e Europës Qëndrore, të

tilla si Polonia, Hungaria apo Çekosllovakia, në vendet e Ballkanit mungonte një

opozite e mirëfilltë, e cila të udhëhiqej nga karakteri i saj demokratik.Mund të themi se,

Shqipëria ishte shembulli më i mirë i këtij vakumi, ku pjesa dërrmuese e themeluesve të

Partisë Demokratike ishin anëtarë të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Situata që u kristalizua në fillimin e viteve 90’, evidentoi se problemet që po

rrënonin rajonin nuk mund të zgjidheshin brenda kufijve të një shteti apo nëpërmjet

veprimeve dypalëshe, por duheshin ndërmarrë masa konkrete dhe të përfshiheshin të

gjithë aktorët. Me fjalë të tjera, problematikat që ekzistonin në brendi të rajonit të

Ballkanit duheshin zgjidhur brenda një kuadri rajonal, i formuar nga dy palë të

rëndësishme, grupi i parë përbëhej nga të gjitha shtetet që përbënin rajonit e shumë

diskutuar të Ballkanit, ndërsa nga ana tjetër nevojiteshin gjithashtu aktorë

ndërkombëtar, me në krye BashkiminEvropian.

32Bashim Rama, Ballkani pas rënies së murit të Berlinit, Botimet M&B, tiranë 2013, fq 43-54.

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

25

Konflikti që ndodhi brenda ditëve të para të vitit 1990’ ishte pasojë e një sërë

arsyesh; politike, ekonomike dhe sociale pas vdekjes së Titos33. Për të kuptuar të gjithë

këtë proçes nuk mund të lemë pa përmendur orientimin e Titos përpara këtyre viteve.

Tito e inkuadroi Jugosllavinë në Lëvizjen e të Paangazhuarve, pa midis dy Blloqeve

kryesore të Luftës, për këtë motiv ai në disa raste fitoi mbështetjen e Perëndimit, i cili

ishte i kënaqur për shkëputjen e tij nga Moska34.

Ndërsa mbas dekades së parë të luftës së Ftohtë, Ballkani u pozicionua në një

strukturë gjeopolitike më të komplikuar, por mjaft të balancuar. Gjithsesi kjo strukturë

qëndroi në këmbë deri me shembjen e murit të Berlinit, fakt i cili shënon edhe

përfundimin e Luftës së Ftohtë. Ajo filloi në vitin 1991 me shpalljen e deklaratave të

pavarësisë së Kroacisë, Sllovenisë dhe Maqedonisë, vijoi me krizën e Bosnje-

Hercegovinës që arriti kulmin në vitin 1994-1995, dhe u rishfaq sërish me Krizën e

Kosovës në vitin 1998-1999, dhe përfundoi me konflikte dhe luftën në Maqedoni në

vitin 200135.

Rënia e Murit te Berlinit shënoi ndryshime të mëdha gjeostrategjike, por

njëkohësisht ishte edhe arsye për krijimin e krizave të reja në rajonin e Ballkanit, një

prej sfidave më të mëdha ishte kriza e Ballkanit, ose siç njihet ndryshe si kriza e ish-

Jugosllavisë. Dëshira për pavarësi të këtyre shteteve manifestohet në fund të viteve 80’,

edhe pse në brendi kishte ndryshime nga një republikë në një tjetër.

Sa u tha më sipër duket qartë se rënia e modelit jugosllav nuk mund të evitohej,

si rrjedhojë edhe Shtetit federativ jugosllav po i vinte fundi. Kjo u evidentua në ngjarjet

që pasuan, pas mbledhjeve sekrete të tre krerëve të shteteve që përbënin shtetin

federativ. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti (1991), pikërisht janar-mars, presidentët e

Serbisë, Sllovenisë dhe Kroacisë36, në dy takime sekrete të veçanta, “ranë dakord për të

ndarë vendin, por pa arritjen e një marrëveshje të mirëfilltë” se si do të realizohej kjo

ndarje. Mungesa e një marrëveshje tregon se krerët e këtyre vendeve nuk i kishin idetë e

qarta se si ky projekt mund të bëhej konkret. Në të vërtetë, kjo tregoi se konfliktet midis

këtyre shteteve do të ishin të pashmangshme37.

33 Josip Broz Tito viq me 4 maj të vitit 1980, në Lubjanë. 34 Lisen Bashkurti, Krizat Ndërkombëtare, Akademia Diplomatike Shqiptare, Universiteti Mbretëror

Iliria, Tiranë 2008, fq 127-129. 35 Po aty. 36 Milloshevic, Kucan dhe Tuxhman. 37 Bashkim Rama,Ballkani pas rënies së komunizimit, Vepër e Përmendur, fq 127-130.

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

26

Shpërbërja e Jugosllavisë me shpërthimin e luftës civile dhe represionit të

ushtruar ndaj forcave për autonomi të Kosovës paraqesin ngjarjet më të rëndësishme që

kanë ndikuar rajonin që nga viti 1990 deri në ditet tona. Këto ngjarje bënë të mundur që

vëmendja e komunitetit ndërkombëtar të përqendrohej në këtë zonë, përmes

organizatave të saj kryesore, në fillim u drejtua në Bosnjë dhe më pas në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare reagoi me ngadalësi ndaj krizës jugosllave, po jo vetëm kaq,

nuk kishte një strategji të mirëpërcaktuar, se si do të vepronte në këtë rajon. Por koha

nuk priste, kjo si shkak i krizave të para që prodhoi shembja e regjimeve diktatoriale.

Në këtë mënyrë ndërmjetësimi ndërkombëtar u bë i detyrueshëm.

Rënia e regjimit komunist u pasua nga ngjarje të cilat nuk ishin parashikuar.

Popujt e Ballkanit, nuk ishin përgatitur për tu bërë ballë ndryshimeve që ndodhën. Për

këto ndryshime, nuk ishin përgatitur as ndërkombëtarërt, të cilët nuk e prisnin që pas

mureve të Ballkanit të fshiheshin situata komplekse dhe që do të prodhonin kriza të reja.

Edhe pse Ballkani është konsideruar “fuçi baruti”, nuk e menduan se mund të kthehej

në vëmendjen e ndërkombëtarëve si “një nga rajonet më problematike”38.

Problemi i parë që u shtrua, ishte: se kush do të mund të merrte drejtimin nga

aktorët ndërkombëtar, do të ishte një vend i vetëm, një bashkësi shtetesh, apo një

organizatë ndërkombëtare.

Kandidatët ishin si në rangun evropian (KSBE, KE), po ashtu edhe SHBA-të.

Po në të vërtëtë kjo e fundit ndoqi një politikë shpesh të paqartë dhe kontradiktore.

Mund të themi, se nuk ishte në favor as të njërës dhe as të tjetrës, u shfaq njëkohësisht

mbështeste e demokracisë dhe e unitetit të Federatës. Sidoqoftë nuk mund të mohojmë

se Shtetet e Bashkuara vazhduan të ndikojnë në zhvillimin e këtyre vendeve, edhe pse

politika e saj përpara nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Dejtonit, karakterizohej

nga kontradikta te caktuara dhe mungesës së zgjidhjes në praktikë39.

Ballkani, papritmas u kthye në vëmendjen e aktorëve të rëndësishëm

ndërkombëtar, një prej të cilëve ishte SHBA-ja, e cila u interesua për këtë rajon për

interesat e saj gjeostrategjike40. Duke nisur prej vitit 1991, SHBA-ja zuri një pozitë të

veçantë, të paprecedentë në historinë moderne. SHBA nuk kishte asnjë kundërshtar

38 Lisen Bashkuri, Diplomacia shqiptare ndërmjet së kaluarrës dhe së ardhmes, Akademia Diplomatike

Shqiptare, Geer, Tiranë 2004, fq 37. 39Geert-Hinrich Ahrens, Diploamcia mbi tehun e thikës, Vepër e Përmendur. fq 37-39. 40Situazione Nei Balcani, In Caucaso Ed In Asia Centrale. Orientamento Di Politica Estera, Opzioni E

Strategie Possibili Per La Difesa, Centro Alti Studi Per La Difesa Istituto Superiore Di Stato Maggiore

Interforze, fq 7. Shiko në www.difesa.it/.../Situazione_nei_Balcani_in_Caucaso_

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

27

strategjik të aftë për të duke vënë në pikëpyetje ekuilibrin planetar për një të ardhme të

pa parashikueshme. Nga ana tjeter, Rusia ia kishte dalë mbanë të kishte një ndikim të

madh në këtë rajon deri në fillim të viteve 90’, për këtë arsye mendonte se do te ishte në

gjendje të ushtronte ndikimin e saj në Europë, me anë të ndikimit që kishte pasur në

rajonin e Ballkanit, duke përsorur si mjet të nevojshëm resurset energjitike dhe flukset

tregtare që vinin nga Lindja e Mesme.

Shteti federal i Jugosllavisë në fillim të viteve 90, pa dështimin e projektit politik

të Qeverisë Markoviç, i cili mëshonte kapërcimin e krizës së krijuar me anës të krijimit

te institucioneve demokratike, në kuadër të një bashkimi të ri, mbi baza federale ose

konfederate midis gjashtë republikave41.

Tre ngjarje që ndodhën në pranverën e vitit 1990, krijuan pasoja vdekjeprurëse

për ekuilibrat e vjetër: vendimi i Serbisë për ndryshime kushtetuese duke kufizuar në

mënyrë drastike autonominë e Kosovës, zgjedhjet e lira që u zhvilluan në Slloveni dhe

në Kroaci, gjithashtu humbja e monopolit politik të mbajtur për 40 vite me radhë nga

komunistët, shkaktuan një sërë pasojash të cilat u reflektuan përtej kufijve gjeografike të

këtyre vendeve. Me të njëjtin ritëm, në muajt që pasuan, u zhvilluan zgjedhje të lira në

Serbi, Malin e Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Herzegovinë. Por në të vërtetë, në

kompleksitetin e tyre, zgjedhjet në këto vende manifestuan mungesën e një opozite të

mirfilltë, kjo si shkak edhe i mentalitetit të vështirë të një zone kaq të ashpër.

Më 22 dhjetor 1990, Parlamenti kroat miratoi një Kushtetutë të re, e cila hapte

rrugën e pavarësisë së plotë në nenin 140 të saj. Ndërkohë, një ditë më vonë e njëjta

situate gjendej edhe në Slloveni, ku 88 përqind e sllovenëve votuan me anë të

referendumit për pavarësinë e republikës së tyre42.

Skenari i mësipërm tregonte gjithmonë dhe më shumë margjinalizimin e

qeverisë federale, e cila shfaqej e paaftë përballë këtyre ndryshimeve të mëdha,

gjithashtu i mungonte legjitimiteti demokratik, të cilin liderët politik të këtyre shteteve

tashme “kishin arritur ta fitonin”, te cilët gjithashtu akuzonin formën e mëparshme të

qeverisjes të këtyre vendeve si përgjegjësin kryesor për situatën ekonomike43.Përplasja

mbi modelin e ri institucional, u përqendrua për disa muaj midis Sllovenisë dhe

Kroacisë nga njëra anë dhe nga ana tjetër Serbia dhe Mal i Zi. Ndërkohë dy shtetet e

41 Ferfila. B, Yugoslavia: Confederation or disintegration? Problems of Communism, XL 4, July-August

1991, fq 18-30 . 42 Geert-Hinrich Ahrens, Diploamcia mbi tehun e thikës, Vepër e Përmendur fq 37-39. 43 L’Italia nella politica Internazionale, Anno Dicianovesimo: 1990-1991, Istituto Affari Internazionali, fq

42-43.

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

28

para ishin pro ndryshimeve, për formë të re qeverisjeje, nga ana tjetër Serbia shfaqej

besnike kundrejt modeleve të vjetra, derisa përdori forma kërcënuese kundrejt të parëve

për mbyllje kufijsh në rast shpërbërje, se do tu vinte në ndihmë minoriteteve të saj në

Kroaci.

Qëndrimi i Beogradit, i cili nuk e pranoi zgjedhjen e presidentit të Kroacisë dhe

politika e ndjekur kundrejt Kosovës bënë që të përshpejtohej lëvizja strategjike e

Lubjanës dhe Zagrebit, duke e parë shkëputjen si të vetmen mënyrë shpëtimi, për të

zgjidhur krizën që ishte krijuar44. Pra vendimi për shpallje të pavarësisë në këto dy

vende, Kroacisë dhe Sllovenisë45 shënonte virtualisht shembjen e Jugosllavisë. Shpallja

e pavarësisë në këto vende nuk mjaftonte, shtetet e sapo krijuara u nevojitej njohja

ndërkombëtare nga shtete të tjerë dhe nga organizata të rëndësishme. Në të vërtetë

rrugëtimi i tyre ishte i vështirë, nuk ishte ajo që prisnin, shumë shpejtë e gjithë shpresa

kthehet në një zhgënjim. Vitet në vazhdim shoqërohen nga kriza të brendshme, të pesë

shtetet që perbënin ish-Jugosllavinë, të paintegruar në organizata rajonale apo

ndërkombëtare, gjenden të rrethuar nga njëri-tjetri, të vegjël dhe ekonomikisht të

pafuqishem46.

Në rastin Slloven fqinjësia me Italinë dhe Austrinë përbënte një avantazh për

këtë shtet i cili kërkonte forma të reja bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare. Një

shtet kaq i vogël për nga sipërfaqja tokësore dhe për nga numri i banorëve, e kishte

absolutisht të pamundur për t’u bërë pjesë e konkurrencës ekonomike në vendet

perëndimore, këtë e bënte edhe më të veshtirë kriza ekonomike e fillimit të viteve 90’.

Nga analiza qe kemi ndermarrë, mund të themi se Europa nuk i priti me krahë hapur

sllovenet, ketë e vërejmë edhe nga koha relativisht e gjatë që i është dashur KEE-së të

njohë Slloveninë si shtet të pavarur, njohja nga ana e KEE-së bëhet më 25 Janar 199247.

Edhe në kontekstin Evropian, çështja për njohjen ose jo të pavarësisë së

Sllovenisë dhe Kroacisë përbënte një çështje jashtëzakonisht të mprehtë. Vendet anëtare

të KE-së ishin zyrtarisht të bashkuar në afirmimin e Jugosllavisë së bashkuar dhe

konfederatë, por në të vertetë, vendet anëtare u ndanë në dy kampe: pjesa më e madhe e

44 L’Italia nella politica Internazionale 1990-1991, Vepër e Përmendur, fq 42-43 45 U shpallën vende të pavarura më 25 Qershor 1991. 46 Bernard Lory, Europa Ballkanike nga viti 1945 deri në ditët tona, Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë

2007, fq 261-262. 47 Sllovenia shpallet shtet i pavarur më 25 Qershor 1991. Si rrjedhojë edhe anëtarësimi në organizma të

tjerë ndërkombëtar ndodh rreth një vit më vonë. Anëtarësimi në OSBE ndodh më 24 mars 1992 dhe në

OKB më 22 maj 1992.

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

29

tyre, të kryesuar nga Franca dhe Britania e Madhe, ishin absolutisht kundër njohjes, të

cilët theksonin fuqishëm faktin nëse do të njihnin pavarësinë e këtyre dy shteteve,

konflikti do të shtrihej në Bosnjë dhe Maqedoni, e drejta e një minoriteti për të kërkuar

shkëputjen, do të legjitimonte në mënyrë implicite gjithë të tjerët48.

Ndërsa nga ana tjetër kampi i kryesuar nga Gjermania, deklaronte se Jugosllavia

nuk ekzistonte më dhe ajo që po ndodhte nuk ishte një luftë civile por një luftë kundër

shtypjes dhe kjo ishte një arsye e drejtë për ndërhyrje ndërkombëtare. Ky kamp

mendonte se njohja ishte e nevojshme dhe e domosdoshme49.Gjatë vjeshtës së përgjakur

të vitit 1991, shumë vende evropiane të cilat më parë ishin pro Federatës Jugosllave,

filluan të kishin dyshime për qëndrimin e tyre. Por Gjermania nuk ju la kohë për

diskutim: në fund nëntori, deklaroi se deri në dhjetor do të njihte pavarësinë e këtyre dy

vendeve, pavarësisht parimit të unanimitetit në gjirin e vendeve të komunitetit

Evropian. Nga ana gjermane kjo ishte një përpjekje e qartë për tu treguar aleatëve

evropian se pesha e saj politike ishte bërë vendimtare.

Vendimi i ndërmmarrë nga Gjermania e gjeti të papërgatitur Romën, por u prit

me kënaqësi nga radhët e opozitës. Politika e qeverisë së asaj periudhe vihej gjithnjë e

më shumë në dyshim, në të tilla kushte mundësia e njohjes dukej diçka e

pashmangshme. Pak para nënshkrimit të memorandumit të Brionit, të detyruar duhet të

përballonin situatën e krijuar, për këtë motiv liderët evropian vendosën të ndërmerrnin

hapa konkrete. Në fazën e parë, më 1 korrik 1991 arritën të bindnin serbët dhe

malazezët të zgjidhnin Stipe Mesic’ si President të Federatës Jugosllave. Kjo zgjedhje

ishte një mënyrë për të forcuar pozitën e Marcovic, njeriut që evropianët e mendonin si

të vetmin person për të shpëtuar situtën që po kalonte Jugosllavia. Ndërsa në 8 korrik të

vitit 1991 në fund të një takimi, u nënshkrua në ishullin e Brionit, në shtëpinë

residenciale të Titos një marrëveshje bashkëpunimi, sipas të cilës sllovenët zotoheshin

të ndërprisnin për 3 muajt e ardhshëm deklaratën e pavarësisë (bashkë me Kroacinë),

dhe të respektonin të drejtat themelore të grupeve minoritare, sipas Deklaratës së

Helsinkit. Më 4 korrik, Ministri i Jashtëm italian De Michelis, gjatë një debati në

dhomën e Deputetëve kishte ekspozuar qëndrimin e ri të qeverisë, sipas të cilit, prioritet

48 Girasole Laura, La politica estera italiana e la disgregazione jugoslava, Osservatorio Balcani e

Caucaso, fq 28-29. Shiko në www.balcanicaucaso.org/.../PDFLa%20politica%20estera%20italian. 49 Po aty.

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

30

për Italinë ishte uniteti i Jugosllavisë, por nuk mund të përjashtonte njohjen në rast të

zgjidhjeje të negociuar me Komunitetin Evropian50.

Konfliktet që lindën brenda Ballkanit i dhanë fund një tërësie federative, e cila

më vonë çoi në ringjalljen e nacionalizmit kombëtar tek serbët, kroatët për të fituar dhe

dominuar më shumë territor dhe pozitë gjeostrategjike në rajon. Me pak fjalë kolapsi

Jugosllav, shënoi hapin e parë për ndryshime rrënjësore në gadishullin e Ballkanit,

kryesisht ato te karakterit gjeopolitik. Do të shohim që këto tendenca u shoqëruan me

ndikimin e aktorëve të rëndësishëm ndërkombëtar, NATO dhe sidomos BE-ja, e cila

brenda pak viteve ndryshon kriteret për anëtarësim, duke nisur tendencen e saj për

zgjerim drejt vendeve të lindjes, kjo evidentohet në “Kriteret e Kopenhagenit51”.

Ndërkohë që ndryshimet kishin prekur pothuajse të gjitha vendet e Europës

Lindore, në Shqipëri ndryshe nga këto vende, rënia e regjimit diktatorial dhe nisja e një

rrugëtimi të gjatë tranzicioni drejt demokracisë ndodhën një vit më vonë. Në vitin 1990,

Qeveria komuniste, me dëshirën e madhe për të evituar dështimin e atij regjimi, kishte

marrë një sërë masash për reforma, gjithashtu duke u bërë sërish subjekt i së drejtës

ndërkombëtare, duke bërë përpjekjet e para për t’u bërë pjesë e KSBE-së.

Në dekadën e dytë të këtij mijëëvjeçari, ndryshimet midis Ballkanit Lindor dhe

Ballkanit Perëndimor janë bërë më të theksueshme. Pikërisht një prej këtyre

ndryshimeve e shohim tek anëtarësimi i Rumanisë dhe Bullgarisë në Bashkimin

Evropian52, ndërsa në anën tjetër shohim vendet e BP të cilat herë pas here janë prekur

nga kriza të ndryshme. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, fakt i cili nuk u pranua

unanimisht nga vendet e bashkësisë ndërkombëtare, rihapi një sërë problematikash të

karakterit kombëtar dhe etnik, gjithashtu shërbeu si element tjetër per

paqëndrueshmërisë në këtë zonë.

Nëse do të përpiqemi të theksojmë ndryshimet që kanë ndodhur në rajonin e

Ballkanit, nga njëra anë e medaljes shohim ndryshime pozitive, të tilla si; përfshirja e

sistemit politik shumëpartiak, zhvillimin e zgjedhjeve relativisht të lira, tregtinë e lirë,

lëvizja e lirë te personave, lirinë e shtypit dhe medias, pavarësinë e sistemit gjyqësor,

nga ana tjetër, është krijuar një vakum i madh pothuajse në pjesën më të madhe të

50 Po aty. 51 Kriteret e Kopenhagës, janë vendosur nga Këshilli Evropian në Kopenhagë më 1993. Kriteret e

Kopenhagës ndahen në tri grupe kryesore: ato politike, ekonomike dhe në aftësinë e shteteve për të marë

përsipër detyrimet për një anëtarësim të mundshëm, përfshirë këtu edhe ndjekjen e objektivave për një

bashkim politik, ekonomik dhe monetar. 52 Rumania dhe Bullgaria u antëaresuan në Bashkimin Evropian ne vitin 2007.

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

31

këtyre shteteve, si rrjedhojë e mungesës së autoritetit të shtetit dhe të institucioneve. Kjo

nënkupton se ka pasur dominim të krimit dhe probleme të ligjshmërisë, duke i dhënë

hapësirë për trafikimin e personave, armëve, narkotikëve. Problematikat nuk kanë

munguar edhe nën aspektin ekonomik, kjo si shkak i informalitetit të lartë.

1.2 Përparësitë dhe kufizimet e politikës italiane në Ballkanin post-komunist

Në fillim të viteve '90, Italia nuk arriti të njohë në mënyrë të menjëhershme ndryshimet

që ndodhën në anën tjetër të Adriatikut. Ministria e Jashtme italiane kishte projektuar

një politikë e cila shpesh ishte e paqartë në lidhje me shtetet e sapokrijuar ose ato që

sapo kishin dalë nga vendet komuniste. Italia e tronditur nga Tangentopoli53 dhe nga

fundi i Republikes së parë, u përqendrua në punët e saj të brendshme duke mos marrë

aspak në konsideratë ç’farë po ndodhte përtej brigjeve të Adriatikut.

Por pavarësisht problematikave ose qëndrimeve shpesh të paqarta në momentet e

fillimit, marrëdhëniet me vendet e Ballkanit në panoramën e politikës së jashtme

italiane janë një prioritet natyror, si rezultat i traditës politike, vendndodhjes gjeografike

dhe afiniteteve kulturore. Ngjarjet në rajonin e Adriatikut kanë efekt të menjëhershëm

për sigurinë e brendshme dhe në marrëdhëniet e jashtme të Italise54.

Politika e jashtme e Italisë, e cila do të identifikonte objektivat dhe prioritet

kryesore përmes një procesi të gjatë, u formësua gradualisht. Përveç rikonfirmimit jo

vetëm te lidhjeve formale me Atlantikut dhe Evropën, Italia bëri zgjedhje në lidhje me

politikën rajonale, e cila do të përqëndrohej në zonën e Ballkanit.

Jugosllavisë i kishte ardhur fundi. Ajo kishte mbetur pa institucione dhe pa baza

për një dialog të përbashkët midis vendeve që kishin themeluar shtetin federativ.

Jugosllavia u transformua në një lloj vartësie të trefishtë, nga njëra anë Kroacia dhe

Sllovenia, të cilat ishin të projektuara drejt perëndimit dhe ekonomisë së tregut. Në anën

tjetër, Serbia dhe Mali i Zi, ku zgjedhjet pluraliste konfirmuan legjitimitetin e

53 Është 17 Shkurt i vitit 1992 në Milano, kur u arrestua kryetari i Pio ALBERGO Trivulzio, Mario

Chiesa duke marrë një ryshfet prej 7 milionë lireta. A priori, duket një ngjarje si shumë të tjera, por në të

vërtetë është vetëm fillimi i nje cikloni të quajtur Tangentopoli dhe në pak vite i jep fund te

ashtuquajturës Republika e parë dhe një klasë të tërë politike. Një grup gjyqtarësh të Milanos, të emëruar

“duar të pastra”, vënë ne bankën e të akuzuarve një grup sipërmarrësish dhe liderësh politik, ministra etj. 54 Sllovenia ndërkohe përpiqej për tu bere pjesë e Komunitetit Evropian përcillte mesazhin:"Unë jam një

vend evropian, ndërsa Kroacia nuk është e tille." Të njëjtën mënyrë është zhvilluar edhe retorika që ka

ndjekur Kroacia kundër Serbisë dhe Bosnjës.

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

32

Millosheviçit. Ndërsa Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina 55 ndodheshin midis dy

kahëve, e kishin të vështirë të shpresonin jashtë kontekstit Jugosllav, ku gjendeshin prej

disa dekadash. Nërsa Kosova pas një kohë relativish të gjatë si provincë autonome e

Serbisë, e nisur nga ndryshimet që po ndodhnin në vendet e tjera që përbënin shtetin

federativ, u vetëdeklarua Republikë. Shpallja e Republikës u pasua me një akt tjetër,

shpalljen e sovranitetin (22 shtator 1991) dhe më pas me anë të një referendumi

klandestin shpall pavarësinë nga Beogradi.

Në të vërtetë, fundi i Jugosllavisë për Italinë ishte parë më shumë si një problem

sesa si një mundësi e re, kjo si shkak i ndryshimeve që ndodhën në disa prej këtyre

vendeve, sidomos në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë. Dy vendet e krijuara nga

shpërbërja e ish Jugosllavisë, nuk u konsideruan aspak si pikë referimi për mundësi të

reja për ekonominë italiane. Përpara së Jugosllavisë t’i vinte fund, “marrëdhëniet midis

Italisë dhe Jugosllavisë ishin përmirësuar dukshëm, në këtë kontekst vërehet qëndrimi i

Ministrisë së Punëvë të jashtme të Italisë si mbështetëse kryesore e këtyre

marrëdhënieve” 56 . Një mentalitet që ndryshonte nga ai i Ballkanit Qëndror, i cili

vazhdonte të mbizotëronte në këto vende. Pikërisht për sa u tha më sipër, gjithë ky

ndryshim u pa më shumë si një rrezik për humbjen e dialogut dhe atyre pak ekulibrave

që këto shtete kishin arritur të krijonin në periudhat paraardhëse.

Ndryshe kishte ndodhur në marrëdhëniet Itali-Shqipëri. Pas ardhjes në pushtet të

Enver Hoxhës, marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona u venitën. Edhe pas

rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Romës dhe Tiranës dhe riaktivizimit të

një tregtie modeste ndërkombëtare, kontrolli i ngurtë politik dhe struktura e shoqërisë

dhe ekonomisë shqiptare kishte përjashtuar mundësinë që midis dy brigjeve te

Adriatikut të vendoseshin kontakte jashtë kanaleve zyrtare. Pavarësisht përpjekjeve për

të rritur këtë nivel marrëdhëniesh, ai mbeti pothuajse i pandryshuar deri pas rënies së

komunizmit.

Fundi i regjimit komunist në Shqipëri, përcolli shqetësime me natyrë të

ndryshme për vendin fqinj. Një nga problemet e shumta që lindën gjatë viteve të para të

90’ ishte emigracioni i paligjshëm; kjo edhe si fakt se qytetarët shqiptarë ndiheshin disi

më të lidhur me Italinë, sesa me vendet e tjera të Europës Perëndimore. Por nuk mund të

55 Këto dy vende për shkak të problematikave gjithmonë dhe më të mëdha që po ndodhnin nga ushtrimi i

presionit gjithmonë dhe më i madh nga e serbëve, zgjodhën pavarësinë, Maqedonia në 17 shtator 1991dhe

Bosnje-Hercegovina më 3 mars 1992. 56 La politica estera italiana e la disgregazione della Jugoslavia, fq 3.

Shiko në www.balcanicaucaso.org/.../PDFLa+politica+estera+italiana+e+la+di.

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

33

mohojmë faktin se midis dy vendeve tona kishte jo vetëm lidhje gjeografike, por edhe

historike.

Për të parandaluar këtë fenomen, por njëkohësisht për t’i ardhur në ndihmë

popullisisë shqiptare, u vu në jetë Operacioni Pelikan; me të vetmin qëllim për të

rehabilituar situatën e krijuar nga emigracioni ilegal i qytetarëve shqiptarë në Itali dhe

në të njëjtën kohë për të qetësuar opinion publik italian. Por faktet treguan se ky

operacion nuk arriti të përmbushte qëllimin e tij kryesor. Nuk mund të mohohet se një

tjetër qëllim i Romës zyrtare në kuadër të këtij bashkëpunimi me Tiranën, qëndronte në

faktin se ajo duhej të mbronte investitorët italianë të cilët kishin filluar të zhvillonin

biznese në Shqipëri. Pas fazës fillestare, Italia nuk ia doli mbanë të arrinte pritshmëritë

e saj. “E zhgënjyer nga situata e përgjithshme u përqëndrua në çështjet e saj të

brendshme, të lëna pas dore për ç’farë po ndodhte përtej Adriatikut”57.

Pjesëmarrja e Italisë në veprime ushtarake në Jugosllavi ishte negative; i

mungonte vetëdija për të marrë përgjegjësi për atë që po ndodhte në vendet fqinje e cila

në mënyrë të pashmangshme, do të ndikonte në punët e brendshme. Marrëdhëniet

dypalëshe, politike dhe diplomatike midis qeverisë italiane dhe qeverive të Ballkanit

janë një kuadër i domosdoshëm i veprimit Evropian ndaj rajonit, veçanërisht, duke

filluar nga viti 1999 dhe në fund të luftës në Kosovë, kur politika evropiane në rajon u

ri-formësua në mënyrë të konsiderueshme dhe mori një motivim të rëndësishëm. Në

këtë kontekst, Italia ka një rol të veçantë, afërsia gjeografike, ekspozimi i lartë i

paqëndrueshmërisë politike, ndikimet ekonomike, sociale dhe mjedisore që vijnë nga

Ballkani paraqesin një interes strategjik për Italinë.

Faktorët e mësipërm janë gjeneza e rrjetit të dendur dhe të ndërlikuar të

marrëdhënieve midis Italisë dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo vërehet qartë dhe në

përfshirjen masive të shoqërisë civile në përpjekjet për të ndaluar konfliktin dhe

rivendosjen e paqes në këtë zonë.

Ndërkohë në fillim të viteve 90’, zgjerimi i Bashkimit Evropian në drejtim të

Europës Lindore dhe Qëndrore ishte një proçes i vazhdueshëm, vendet e Ballkanit

Perëndimor nuk ishin të përfshirë në listat e BE-së, jo vetëm për shkak të konflikteve

që kishin mbërthyer këtë rajon, por edhe për shkak të paragjykimeve negative për këto

vende Ballkanike. Ishte ky një prej motiveve kryesore që shkaktoi pothuajse një

57 Roberto Morozzo Della Rocca, Albania Le radici della crisi, Edizioni Angelo Guerini e Associati SpA,

Milano, 1997 fq 45-50.

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

34

arratisje nga identiteti Ballkanik. Shtete të cilat bënin pjesë në rajonin e Ballkanit, jo

vetëm gjeografikisht, historikisht por edhe kulturalisht i shoqëronte ideja dhe ndjenja se

për ta nuk kishte vend në Bashkimin Evropian.

Nuk mund të lemë pa përmendur faktin se ajo që ka shoqëruar këtë grup vendesh

pas shpërbërjes së Jugosllavisë është ndjenja e përçmimit kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa

disa vende theksonin faktin e "të qënit evropian", ata vazhduan të akuzonin vendet e

tyre fqinje e “të qënit Ballkanik”58. Në mënyrë të ngjashme, Rumania dhe Sllovenia

refuzojnë të identifikohen si vende të Ballkanit. Për të shpëtuar nga i ashtuquajturi

“identitet ballkanik”, disa vende të Ballkanit pas viteve 90’ kanë zhvilluar një

historiografi të re.

Politikat evropiane drejt Ballkanit kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme

pas luftës së Kosovës dhe veçanërisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA),

e cila përmban referenca të qarta mbi "perspektivën e integrimit evropian". Dhënia e një

mundësi të qartë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor ishte një hap i parë i

rëndësishëm në kontekstin ndërdisiplinor mes institucioneve dhe vendeve të rajonit.

Kroacia, ishte vendi i parë nga 1 korrik 2013 e cila është pjesë e familjes evropiane të

BE-së.

Në këtë kontekst, roli i Italisë në formimin e politikës së BE-së tregon dy

pikëpamje të ndryshme. Në njërën anë, pjesëmarrja e Italisë në grupe të ndryshme të

vendimmarrjes në Ballkan, në kuadër të Bashkimit Evropian, duke filluar nga Këshilli

Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), në grupe të ndryshme

pune dhe në organe drejtuesve të marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit janë konsideruar

nga shumë vëzhgues si efektive.

Politikat në Ballkan janë konsideruar si një nga fushat në të cilat ndikimi i Italisë

ka një rol të rëndësishëm, edhe për shkak të pranisë së saj në vende të tjera, të tilla si

Grupi i Kontaktit59 të cilat lejojnë një ndikim të drejtpërdrejtë në rastin e Kosovës.

Angazhimi i Italise në Ballkan, shihet edhe në perspektivën e një integrimi të ardhshëm

në BE, njekohesisht shërben si një shembull pozitiv i politikës dypalëshe, parë nën një

perspektivë shumëpalëshe. Veprimtaria e Italisë në rajon është rritur në mënyrë të

58 Megjithëse Kroacia ka garantuar anëtarësimin e saj në BE sot, ajo ende vazhdon të mbrojë qëndrimin e

saj se nuk është një vend ballkanik, duke shpjeguar me fakte kulturore dhe historike. 59Grupi i Kontaktit është një grup jo formal i cili është i përbërë nga një numër vendesh si, SHBA,

Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Rusia, e themeluar fillimisht për të koordinuar përpjekjet

e bashkësisë ndërkombëtare dhe për t'iu përgjigjur krizës boshnjake; luajti një rol të rëndësishëm për

zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

35

vazhdueshme gjatë viteve të fundit, kjo edhe si shkak i paqëndrueshmërisë së

vazhdueshme në ciklin ekonomik dhe politik në rajon, por edhe në bazë të një plani

strategjik, nga frika e një dobësimi të mundshëm në angazhimin për zgjerimin e BE-së,

si dhe afirmimin e Ballkanit si qendër kryesore për plotesimin e interesave italiane60.

Mbi bazën e veprimeve dypalëshe, Italia është angazhuar për forcimin e marrëdhënieve

me të gjitha vendet e rajonit, duke u kujdesur që të mos nxis tensionet ende të

pazgjidhura midis shteteve, dhe njëkohësisht është duke promovuar evropianizimin e të

gjitha këtyre vendeve në mënyrë graduale.

Në periudhën e fundit, Italia është shquar për përpjekjet e saj për të frenuar

përhapjen e të ashtuquajturit “përthithje” dhe jo zgjerim si një parim që do të mund të

ndikojë për zgjerimet e ardhshme. Njëkohësisht, roli dhe përpjekjet e Italisë nuk kanë

qenë gjithmonë të projektuara të vendosin objektivat dhe interesat e tyre në kuadër të

politikës evropiane. Në këtë mënyrë, mund të supozojmë shfaqjen e një mungesë

tradicionale koordinimi brenda sistemit kombëtar.

Së pari, kjo reflektohet në përfaqësimin e dobët të Italisë në kuadër të Bashkimit

Evropian, në të cilën veprimet politike dhe diplomatike në Bruksel nuk janë mbështetur

nga shumica e aktorëve italianë (ekonomik, social, territorial) që kanë një rol të

rëndësishëm në rajonin e Ballkanit. Prania italiane në Bashkimin Evropian do të jetë

ndoshta më efektive nëse fuqitë e ndryshme që përbëjnë mozaikun italian në Ballkan të

koincidojnë në mënyrë të qartë.

Së dyti, niveli evropian bëhet i rëndësishem në një situatë ku burimet janë të

kufizuara, të ndikuara nga kufizimet e jashtme të vendosura nga Traktati i Mastrihtit.

Traktati i Mastrihtit njihet ndryshe si traktati që themeloi Bashkimin Evropian, midis të

tjerash, vendosi zbatimin e një politike të jashtme të përbashkët dhe të sigurisë për

inkuadrimin eventual të një politike të përbashkët të mbrojtjes, e cila mund në një

moment të dytë të çonte në një mbrojtje të përbashkët, duke përforcuar identitetin

evropian dhe pavarësinë e saj, për të promovuar paqen, sigurinë dhe progresin në

Evropë dhe në botë61.

Politika e jashtme e Italisë do të përshtatej ngadalë, dhe do të kalonte nëpër një

proces të identifikimit të një sërë objektivash prioritare. Përveç riafirmimit të lidhjeve 60 La Politica Estera Italiana A 150 Anni Dall’unitá:Continuitá, Riforme E Nuove Sfide, Rapporto

introduttivo dell’Edizione 2011 dell’Annuario La politica estera dell’Italia. Istituto per gli studi di Politica

Internazionale, fq 8. 61TRATTATO DI MAASTRICHT, Trattato sull'Unione Europea Gazzetta ufficiale n. C 191 del 29 luglio

1992, fq 2.

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

36

me vendet evropiane, Italisë ju desh të përcaktonte edhe zgjedhje rajonale, e cila do t’i

jepte rëndësinë e duhur rajonit të Ballkanit.

Jo vetëm në momentet aktuale, por edhe gjatë periudhave precedente, Italia ka

kërkuar përshpejtimin e procesit të pranimit në BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor,

duke këmbëngulur në një përcaktim të qartë brenda një afati kohor të mënyrës së shtet-

ndërtimit. Aktualisht, objektivi kryesor italian është stabilizimi i Ballkanit Perëndimor.

1.3 Rifomulimi i politikës së jashtme të Italisë dhe rizbulimi i Adriatikut

Shqipëria e vitit 1989, ishte në kufijtë e ndryshimeve të mëdha që po ndodhnin në

Europën Lindore, edhe pse pjesërisht, i ndjeu efektet e atyre ngjarjeve. Rasti shqiptar

tregon qartë natyrën endogjene apo ekzogjene të ndryshimit të ndodhur në Ballkan62.

Rënia e regjimeve komuniste, nuk e kishte shtrirë sferën e vet të influencës edhe në

vendin tonë, Shtet i cili kishte afirmuar pozitën e vet “kundër-rryme”. Në veçanti,

regjimi i Tiranës u trondit me rënien e regjimit të Çausheskut me të cilin kishte krijuar

lidhje të ngushta63.

Përmbysja e regjimeve komuniste në Evropë përfundon me rënien e regjimit të

Tiranës. Në Janar, u përhapën zëra, për fillimin e protestave qytetare në Shkodër dhe në

Jug të vendit, ku protagonistët kryesorë ishin përfaqësuesit e minorancave fetare, atyre

katolike dhe ortodokse. Me përjashtim të pozitës së Sigurimit, pjesa tjetër e jetës së

brendshme në Shqipëri mbeti pothuajse e pandryshuar. Revolucionet që po ndodhnin në

Europën Lindore dhe rëndimi gjithmonë e më shumë i situatës ekonomike në Shqipëri,

çuan në humbjen graduale të kontrollit shtypës të regjimit komunist që zgjati për 46

vite. Premtimet e pambajtura të vitin 1989 për reforma, shkaktuan demostrata që

përfshinë një pjesë të mirë të popullsisë, sidomos studentët dhe punëtore që

kundërshtonin kushtet e vështira të jetesës dhe situatën ekonomike në përgjithësi.

Në këto kushte, në shkurt te vitit 1990 qeveria u përpoq t’u jepte përgjigje pakënaqësive

që vinin nga radhët e popullit, duke premtuar tentativat e para për reforma ekonomike.

62 Bernard Lory, Europa Ballkanike nga vitet 1945 deri në ditët tona, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë

2007, fq 231. 63 Italia Nella Politica Internazionale Estera, Anno Diciassettesimo: 1989-1990, Istituto Affari

Internazionale, Franco Agneli, fq 63.

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

37

Përpjekjet e para për transformime ekonomike, u shoqëruan nga një ndryshim

gradual i politikës së jashtme të Shqipërisë, duke ç’rrënjosur në këtë mënyrë vetë-

izolimin ndërkombëtar. Shqipëria e ndjeu nevojën e ndryshimeve, por hapat duhet të

hidheshin me kujdes. Ndoshta ky ishte edhe motivi, pse drejtuesit politik të kohës

zgjodhën kompromisin e heshtur. Ndryshimet e mëdha që kishin përfshirë gjithë

Europën nuk mund të mos ndikonin edhe zhvillimet në Shqipëri. Edhe në vendin tonë

ndiheshin presionet që vinin nga lindja, presione të natyrës së ndryshme, politike,

ekonomike, sociale etj. “Këto ndryshime nuk erdhën vetëm për të përmbysur

komunizmin, por për ta shpëtuar atë nga rreziku që e kërcënonte”64.

Në politikën e jashtme të Shqipërisë u morën disa vendime të cilat do të

ndikonin në hapjen e vendit dhe vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis

vendeve të cilat ishin të ndaluara për ideologjinë e kohës. Gjithashtu do të

intesifikoheshin marrëdhëniet me vende të tjera, me të cilat ekzistonin marrëveshje në

disa fusha të caktuara.

Pikërisht, në prill të vitit 1990 Presidenti Ramiz Alia mbajti Pleniumin e

Komitetit Qëndror, ku deklaronte mundësinë për rivendosjen e marrëdhënieve

diplomatike me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, BRSS dhe Komunitetin Evropian65.

Ministrat e jashtëm të Ballkanit u takuan për herë të parë në Tiranë në tetor të po të

njëjtit vit, ndërsa për sa u përket lidhjeve diplomatike me SHBA-në, ato u rivendosën

më 15 mars 1991, pas një ndërprerje prej më shumë se 52 vjeçare.

Element tjetër që është për tu theksuar gjatë Pleniumit të Prillit të Presidentit

Alia është, se përveç orientimeve të reja në politikën e jashtme të Shqipërisë, ai shprehet

në mënyrë të qartë se dëshiron të bëhet pjesëe KSBE dhe e proçesit të Helsinkit. Është

e rëndësishme të kujtojmë se Shqipëria gjatë kësaj periudhe, ishte i vetmi vend i

Ballkanit që nuk ishte akoma vend anëtar i KSBE.

Sipas kujtimeve të Ramiz Alisë, përpjekjet që u ndërmorën për të ndryshuar

gjendjen nëpërmjet reformave, për demokratizimin e vendit, sidomos në fushën

ekonomike nuk dhanë rezultatet e duhuara për një sërë arsyesh. Së pari, sepse nuk u

zbatuan në mënyrë të menjëhershme; Së dyti, sepse nuk u paraprinë ngjarjeve; Së treti,

nga jashtë, nuk u dha ndihma e duhur. Presioni i ndryshimeve që po ndodhnin në vendet

64 Ramiza Alia, Jeta ime, Vepër e Përmendur, fq 320-324. 65Albania, News from Helsinki watch, Tirana,19 April 1991, fq. 2.

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

38

e tjera, filloi të ndihet në mënyrë të ndjeshme edhe në Shqipëri. Ngjarjet që pasuan,

treguan se destabilizimi i Shqipërisë po kërkohej me këmbëngulje 66.

Në vigjilje të rënies së diktaturave komuniste, iniciativat për integrim ekonomik

dhe kulturor morën jetë, po jo vetëm kaq, ajo që aq shumë i kishte munguar rajonit arriti

të bëhet konkrete. Një formë e re e bashkëpunimit rajonal shumëpalësh u bë e

qenësishme. Shënjohen dy momente të rëndësishme, të cilat për arsye të ndryshme

njihen si të vetmet e këtij karakteri.

Për herë të parë në historinë e Ballkanit morën pjesë në Konferencën e Beogradit

të vitit 1989 dhe Konferencën e Tiranës në vitin 1990 të gjashtë vendet njëkohësisht.

Turizmi, transporti dhe shkëmbimet teknologjike ishin çështjet thelbësore në zhvillimin

e bashkëpunimit rajonal. Ndërsa për çështje të tjera, të cilat deri në ato momente nuk

mund të diskutoheshin, si lufta kundër trafikut ilegal të lëndeve narkotike, të armëve

dhe të terrorizmit ndërkombëtar u arrit të zhvillohej në një mbledhje midis vendeve

pjesëmarrëse67.

Samiti i Beogradit krijoi kushtet për kapërcimin e pengesave ideologjike dhe

politike, duke inkurajuar Shqipërinë të braktiste izolimin ndërkombëtar. Gjatë këtij viti

drejtuesit politik të Shtetit shqiptar u gjendën përballë faktit se mënyra e tyre e

politikbërjes nuk mund të vazhdonte më në këtë rrugëtim, e izoluar nga pjesa tjetër e

botës. Ky orientim u konfirmua në Tiranë në vitin 1990, brenda kuadrit politik të

Ballkanit plotësisht të ndryshuar, e nxitur për të parë më optimizëm intensifikimin e

lidhjeve midis këtyre vendeve dhe Komunitetit Evropian, Kartës së Parisit dhe në vija të

përgjithshme me proçesin e integrimit evropian etj68.

Presioni i popullatës, izolimi i stërzgjatur ndërkombëtar dhe problematikat e

mëdha në bujqësi, e bënë shumë të vështirë jetën në Shqipëri: e cila shkaktoi në gjashtë

mujorin e parë të vitit 1990, një tendencë në rritje të flukseve klandestine, “kjo si shkak

i disa ndryshimeve të vogla të Shqipërisë në politikën ndërkombëtare”69.

Periudha e tranzicionit që pasoi rënien e regjimit komunist, nuk ishte më pak

dramatike se vetë diktatura gati gjysmë shekullore. Vitet nëntëdhjetë për shqiptarët dhe

për popujt e tjerë të Ballkanit, ishin vite dramatike dhe të dhunshme, këto vite krijuan

hapjen e mundësive për konfigurime të reja politike.

66 Ramiz Alia, Jeta ime, Vepër e përmendur, fq 337. 67Bianchini Stefano, Spano’ Roberto, Jugoslavia e Balcani: Una bomba in Europa, fq. 13 68 Po aty. 69 L’italia Nella Politica Internazionale, anno 1989-1990, fq 63-64.

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

39

Ndryshimet ideologjike dhe politike bënë të mundur për Italinë, të rizbulonte

Adriatikun. Nëse do të përpiqemi të gjejmë gjenezën e marrëdhenieve midis dy vendeve

tona, do të shohim se historia e tyre ka nisur prej shumë kohësh, dhe vazhdon të jetë

ende e pranishme, pavarësisht ngadalësimit apo venitjes gjatë regjimit diktatorial.

Regjim i cili ndikoi rrjedhën politiko-ekonomike të vendit tonë.

Italia dhe Shqipëria janë dy vende fqinje që i ndan një distancë relativisht e

vogël prej 40 miljesh detare. Kjo afërsi gjeografike ka diktuar një marrëdhënie të

ngushtë midis dy brigjeve të Adriatikut.

Lidhjet diplomatike mes vendit tonë dhe Italisë u rivendosën në vitin 1949. Gjatë një

periudhe relativisht të gjatë marrëdhëniet Italo-shqiptare kanë qënë të kufizuara.

Referuar notes “Mbi marrëdhëniet e vendit tonë me Italinë “, ky kufizim është shkaktuar

nga qëndrimi i ftohtë i palës italiane70.

Me kalimin e viteve këto marrëdhënie kanë ardhur duke u përmirësuar, kryesisht rreth

fillimit të viteve 80’. Gjatë kësaj periudhe midis dy vendeve pati shkëmbime

delegacionesh, shkëmbime tregtare, kulturore etj. Marrëdhëniet kulmojnë në vitin 1984,

ku Sokrat Plaka, Zëvendës/ministri i Punëve të Jashtme pati një vizitë miqësore në Itali.

Pas këtij përmirësimi gradual pati nje kthim pas, strehimi i familjesë Popaj në ambientet

e ambasadës italiane në Tiranë, bëri që marrëdhëniet midis dy vendeve të frenoheshin

në një masë të konsiderueshme71.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u përmirësuan pas zhbllokimit të kësaj situate. Gjatë

vitit 1990, një delagacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, të kryesuar nga

zvendësiministri Ivo Butinini vizitoi Shqipërinë. Gjithashtu një delegacion shqiptar

viziton Romën në muajin dhjetor, i kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme Muhamet

Kapllani. Duket qartë që të dyja palët janë të prirur për bashkëpunim72.

Nga hulumtimi i kryer pranë AQSH, Fondi nr.14, vërejmë se gjatë regjimit

komunist kontaktet janë me sfond ideologjik, kryesisht korrespodenca e grupeve

komuniste të Italisë drejtuar Kongresit të VIII-të PPSH-së. Sipas një telegrami që

Komiteti për riorganizim i dërgon Kongresit të VIII-të, i përcjell urimet më të mira,

drejtuesit dhe njëkohësisht themeluesit të Partisë në 40 vjetorin e themelimit të Partisë.

70 Arkiva e Ministrisë së Punëve të Jashtme , Emri i fondit: Italia, Dosja 481, viti 1991. Mbi marrëdhëniet

e vendit tonë me Italinë, fq. 14. 71 Po aty, fq 15. 72 Po aty.

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

40

Dënon në mënyrë të ashpër kapitalizmin e vendeve perëndimore dhe lavdëron, duke e

ngritur ne piedestal Partinë komuniste73.

Përtej mesazhit të urimeve, drejtuesit e partisë “La nostra lotta”, shprehin

shqetësimin e tyre për kapitalizmin e vendeve evropiane, duke e cilësuar si shkaktar i

një lufte të ashpër. Nuk janë aspak dakord me qëndrimin që mban shteti italian në

marrëdhënie me SHBA-në, të cilin e emërojnë si fajtorin më të madh, i cili po përdor

Italinë, ndërsa kjo e fundit nuk po vepron, duke vepruar në këtë mënyrë po shet

pavarësinë e saj74.

Nga korrespondenca duket qartë vizioni i këtij grupi dhe mbështetja që ka për

drejtimin e partisë së Punës së Shqipërisë...“Te dashur shokë, lufta e juaj është edhe e

jona, sukseset tuaja janë edhe tonat, prandaj ndodhemi pranë jush në këtë kongres të

lavdishëm, prej ku do të ngrihet i fuqishëm nëpër botë zëri i një populli me të vërtetë të

lirë e të lumtur, heroit të punës së Shqipërisë, zëri i socializmit” 75 . Përtej

korrespodencës së përmendur dallohen edhe urimet e grupeve të tjera komuniste, të cilët

ishin mbështetës të PPSH-së. Një prej telegrameve të shkëputur nga AQSH, është edhe

korrespodenca e Bruno Brunetti, ish komisariat politik i Batalionit “Antoni Gramsci”76,

i cili falënderon drejtuesit e Partisë për mikpritjen dhe miqësinë e krijuar pas rënies se

Fashizmit77.

Situata merr një tjetër drejtim pas vdekjes së Enver Hoxhës, marrëdhëniet midis

dy vendeve duken të marrin një orientim pozitiv. Ndoshta shkëndija që acaroi

marrëdhëniet midis dy vendeve, ishte çështja e familjes Popa, e cila u kthye në një

çështje ndërkombëtare. Në dhjetorin e vitit 1985, vetëm tetë muaj pas vdekjes së

Hoxhës, familja Popa, dy vëllezër dhe katër motra, hynë në ambasadën italiane në

Tiranë78. Autoritet shqiptare kërkuan dorëzimin pa kushte të të gjashtëve, por Italia

73 AQSH, Komiteti Qëndror i Partisë së Punës së Shqipërisë, Fondi n.14, Dosja 104 - Telegram drejtuar

Kongresit të 8-të nga Komiteti Kombëtar për Riorganizim (Grup kundërshtar i Partisë së Dinucit, të cilët

u shkëputën në vitin 1979). Kjo parti drejtohet nga Pietro La Gamba dhe Alberto Spagnoli. Fq 37 74 AQSH, Komiteti Qëndror i Partisë së Punës së Shqipërisë, Fondi n.14, Dosja 105 - Telegram drejtuar

Kongresit të 8-të Komiteti Qëndror i Organizatës “La Nostra Lotta” (Lufta Jonë), fq 70 75 Po aty. 76 Një tjetër formacion italian, batalioni Antonio "Gramsci”, u integrua direkt në ushtrinë partizane, dhe

njësitë e shumta të izoluara ushtarake së shpejti u bashkuan me Shqipërinë, ku te cilëve shpesh u janë

besuar detyra të specializuara. 77 AQSH, Komiteti Qëndror i Partisë së Punës së Shqipërisë, Fondi n.14, Dosja 107 - Telegram drejtuar

Kongresit të 8-te nga Bruno Brunetti, Datë 25 Tetor 1981, fq 16-17. 78Pak orë mbas njoftimit për futjen e shtetasve shqiptarë në ambasadë, territori i ambasadës italiane u

rrethua me policë, duke u vënë krejtësisht nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme. Sipas dëshmive të

mbledhura nga ajo kohë atë mbrëmje, televizioni italian e transmetoi lajmin duke e cilësuar ngjarjen

shkak të mundshëm për krizë diplomatike mes dy vendeve.

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

41

nguli këmbë që ata të lejoheshin të dilnin nga Shqipëria79. Çështja e familjes Popa

tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtareve dhe njëkohësisht u bë motiv për zbehjen e

marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në 21 tetor 1987 ambasadori Italian Francesco Carlo Gentile takohet me

ministrin e punëve të jashtme Reiz Malile, ndër të tjera bisedojnë për krijimin e një linje

ajrore Romë-Tiranë. Ambasadori i sugjeron ministrit tonë, që Shqipëria të bëhet anëtare

e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil. Në takimin midis dy palëve, midis të

tjerash, ministri italian dha mendimin e tij për sa i përket rivendosjes së marrëdhënieve

diplomatike midis Shqipërisë dhe RF Gjermane. Xhentile u shpreh se këtë informacion

e kishte marrë nga një deklaratë që kishte bërë disa ditë më parë Shtrausi, të njëjtin gjë

ia kishte konfirmuar edhe ambasadori italian në Bon80.Ministri ynëduket qartë se nuk e

pëlqen ndërhyrjen e homologut të tij, do të kishte pëlqyer një evitim total të këtij

argumenti. Kjo duket qartë nga proçes-verbali i takimit midis dy palëve, ja si shprehet

Reiz Malile...“marrëdhëniet diplomatike nuk janë vendosur akoma, nuk kam dijeni për

deklaratën e Shtrausit e se me këtë çështje merren sektorë të tjerë në ministri”81. Pra,

pavarësisht se informacioni i Ministrit italian ishte zyrtar, duke marrë në konsideratë

burimin e informacionit, përfaqësuesi shqiptar nuk dëshiron aspak të preket një

argument i tillë.

Incidenti i vitit 1985, bëhet shpesh objekt diskutimesh midis përfaqësuesve të dy

vendeve. Këtë e vërejmë edhe në bisedimet midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Z.

Reiz Malile dhe Ministrit të punës së Italisë, Rino Formika në datë 25 maj 1987. Gjatë

këtij takimi, Reiz Malili është i qartë në qëndrimin dhe objektivat që dëshiron të

realizojë Shqipëria me fqinjin e saj, ai shprehet...Qeveria jonë është që marrëdhëniet

tona dypalëshe të zhvillohen në rrugë miqësore; në tërësi ato ecin pozitivisht, por duhet

të bëjmë edhe më tepër, sepse ka shume punë për dy ambasadorët, të cilët duhet t’i

aktivizojmë82.

Reiz Malile nuk përfundon me kaq, ai vazhdon të shprehet me entuziazëm për

vizitën e zotit Forrmika, pasi i uron mirë se ardhjen, ai vazhdon të mbajë të njëjtin

qëndrim për marrëdhëniet midis dy vendeve...”mendoj se duhet ta konsiderojmë këtë

79 Elez Biberaj, Shqiperia ne tranzicion, Vepër e përmendur, fq 84. 80 Arkiva e Minsitrisë së Punëve të jashtme, Emri i fondit: Italia, Dosja 483, vitit 1987. Informacione për

takime me ambasadorin Italian Xhentile, 23-25 Maj 1987. 81 Po aty. 82 Arkivi i MPJ, viti 1988, Dosja 550, Proçes-verbal, mbi takimin e shokut Reiz Malile me ministrin

italian të Punës, Formika, më 17 Tetor 1988, fq 74.

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

42

vizitë si një impuls të ri për marrëdhëniet tona”. Në të njëjtën kohë zoti Formika ndan

të njëjtin mendin me atë të zotit Malile, dhe jo vetëm kaq, ai mendon se marrëdhëniet

midis vendeve tona duhet të marrin një gamë të gjerë, dhe jo vetëm ato me karakter

ekonomik, por edhe më gjerë që janë të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe83.

“Duhet të largojmë me fantazi dhe zgjuarsi pengesat që janë krijuar vitet e fundit”84.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja palëve për ta evituar këtë çështje, ai padashur

gjendet ndër problematikat më të mprehta të kësaj periudhe. Reiz Malile shprehet

qartësisht, ai e vlerëson zgjerimin në pozitiv të të dy vendeve...Bashkëpunimin dypalësh

ne e kemi konsideruar si prioritet me Italinë, sepse jemi fqinj. Njëkohësisht nuk mund të

qëndrojë neglizhent ndaj çështjes që ka rënduar marrëdhëniet dypalëshe, duke i bërë

ballë problemit, ai shprehet: “Ju e përmendet incidentin në formë të mbyllur, ndërsa

unë do të flas hapur. Për ne 6 personat që janë futur në ambasadën tuaj, nuk kanë

rëndësi, nuk kanë vlera. E rëndësishme është që të dy palët përpiqen për miqësinë”85.

Duke nisur prej këtij momenti historik, bashkëpunimi ndërkufitar kthehet në

prioritet, për shkak të lidhjeve historike që ekzistojnë midis vendeve tona, por jo vetëm

kaq, vendet tona lagen nga i njëjti det dhe njëkohësisht kanë interesa të përbashkëta.

Për të gjitha arsyet e sipër përmendura, të dyja vendet vendosin t’i lënë mënjanë

mëritë, antagonizmat dhe zgjedhin rrugën e bashkëpunimit, e cila a priori duket

pozitive, madje shumë më thjeshtë se ajo e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe

Italisë86.

Vdekja e Enver Hoxhës në prillin e vitit 1985 ngjalli shpresat se më në fund

Shqipëria do të ndiqte shembullin e vendeve të tjera komuniste, do t’i jepte fund

izolimit ndërkombëtar dhe do të fillonte reformat e rëndësishme politike, ekonomike

dhe shoqërorë87.

Pasardhësi i tij Ramiz Alia, ndodhej midis “dy zjarreve”, nga njëra anë

elementëve konservatorë, orientim të cilin kishte ndjekur Hoxha dhe nga ana tjetër,

elementeve liberal brenda partisë. Mirëpo, megjithëse dukej se po e kuptonte se kushtet

ekonomike, politike dhe shoqërore, në të cilën përpëlitej vendi, Alia nuk ishte për

83 Po aty. 84 Çështja e Familjes Popa. 85 Po aty fq 76-77. 86Mbas atentatit që iu bë Papës në Sofje, marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve u vështirësuan, por në

vitin 1986, në momentin kur Formika ishte minister i tregëtisë së jashtme, njëkohësisht me iniciativën dhe

ndihmën e Andreotit, u nënshkruan marrëveshje me karakter tregtar. 87 Elez Biberaj, Shqipëria në tranzicion. Rruga e vështirë drejt demokracisë 1990-2000, Instituti i

Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë 2011, fq 57.

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

43

reforma rrënjësore. Përkundrazi, ai theksonte se ishte për vazhdimësinë e politikes së

Enver Hoxhës88

Krerët e Shtetit nuk mund të injoronin ndryshimet rrënjësore që po ndodhnin në

vendet e tjera komuniste, për këtë arsye, në mënyrë shumë të kujdesshme veproi me

perestrojka, duke hapur mundësitë për turizmin dhe prezencën e përfaqësuesve të

vendeve kapitaliste në Shqipëri89. Investimet e huaja do të josheshin nga mungesa e një

borxhi publik me jashtë, kjo si shkak i një izolimi të paprecedentë në histori. Edhe

regjimi shqiptar u përfshi në krizën e përgjithshme të vendeve të Ballkanit, krizë e

shkaktuar nga rënia e murit të Berlinit në vitin 1989. Përgjatë gjithë vitit pasardhës u

shfaqën tensione në vendin tonë, kryesisht me karakter studentor, të cilat qeveria e

atëhershme u përpoq t’i qetësonte duke premtuar reforma dhe ndryshime në politikën e

jashtme, duke u hapur drejt perëndimit, kryesisht dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë.

Në këtë kontekst, rritja e bashkëpunimit me Italinë ishte një nga qëllimet e Tiranës

diplomatike. Në prill të vitit 1990 Zëvendëskryetari i Senatit italian, Paolo Emilio

Taviani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku takoi Ramiz Alinë dhe Ministrin e

Jashtëm Reis Malile. Udhëheqësit shqiptar theksuan aspiratat e Shqipërisë për të

zhvilluar kontakte të ngushta me Italinë dhe ishin në favor të përfshirjes së Shqipërisë

në format e bashkëpunimit evropian. Malile gjithashtu ngriti çështjen e Kosovës, i cili

shfaqi qëndrimin e tij kritik për politikën e Jugosllavisë ndaj popullësisë në këtë rajon.

Pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të mirë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve,

Ministri i Jashtëm shqiptar, nuk mund të mos përmendte rastin e familjes Popa, të cilën

e konsideroi si një pengesë serioze për përmirësim e qëndrueshëm në marrëdhëniet

dypalëshe. Nga ana e tij Taviani konfirmoi interesin e Italisë në përparimin e kontakteve

midis dy vendeve, njëkohësisht ai u përqëndrua në çështje konkrete të cilat ai mendonte

se mund të ishin një hap i parë i rëndësishëm në këtë drejtim, si forcimi i komunikimit

ajror dhe detar90.

Pak ditë më vonë pas takimit të dy palëve në kryeqytetin e Shqipërisë, pikërisht

në maj, qeveria Alia ndryshoi qëndrim dhe vendosi t’i jepte zgjidhje "çështjes Popa".

Gjashtë vëllezërit mundën të dilnin nga Ambasada italiane dhe të shkonin në Itali.

Rezultati pozitiv i këtij rasti u interpretua nga shumë shqiptarë si një simptomë e

88 Elez Biberaj, Po aty, 58. 89 Biagini Antonello, Storia delllAlbania Contemporanea, Tascabili Bampiani, Roma 2005, Fq 147 90ILS, GAA, ‘Albania’, box No. 329, tel. No. 244, Ambasada italiane në Tiranë drejtuar Ministrisë së

Punëve të Jashtme italiane (Romë), 12 Prill 1990.

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

44

dobësisë së regjimit komunist. Për më tepër, në dritën e reformave të premtuara nga

qeveria Alia, popullsia ishte duke përjetuar me shpejtësi përkeqësimin e kushteve

ekonomike dhe ngjarjet që po ndodhnin në shtetet e ish-bllokut sovjetik u bënë pikë

referimi për disa sektorë të opinionit publik shqiptar. Në të njëjtën kohë qasja e

programeve televizive perëndimore, veçanërisht ato italiane, kanë luajtur një rol të

rëndësishëm në ndryshimin e qëndrimit rreth shqiptarëve91.

Strehimi i qytetarëve shqiptarë në ambasadat e huaja, duke filluar nga ajo e

gjashtë vëllezërve Popaj në Ambasadën italiane, e çuan Shqipërinë në qendër të

vëmendjes të shtypit ndërkombëtar. Është interesante të theksohet se Ministria e

Jashtme italiane ishte e frikësuar se sapo gjendja ekzistuese e refugjatëve të zgjidhej

pozitivisht, ky episod do të ndikonte në qytetarët e tjerë shqiptarë për të kërkuar strehim

në ambasadat perëndimore. Gjë që u vërtetua me vërshimet masive në ambasadat

perëndimore që operonin në kryeqytetin shqiptar.

Negociatat e mëvonshme bëjnë të mundur largimin e disa mijëëra shqiptarëve

drejt vendeve të huaja. E gjendur përballë këtyre fakteve qeveria e Tiranës e kuptoi se

nuk mund të përkeqësonte marrëdhëniet e saj me Italinë, Greqinë dhe të Shteteve të

tjera me të cilat Alia shpresonte në një plan konkret të bashkëpunimit ekonomik92. Sipas

interpretimit të diplomacisë italiane, ngjarjet e sipër përmendura u shfrytëzuan nga

Partia Komuniste, për të ndërmarrë reforma të guximshme.

Në situatën e përgjithshme që po përjetonte vendi dhe shumë pranë zgjedhjeve

për Kuvendin Popullor, Alia mendoi se reformat që ishin ndërmarrë duhet të çoheshin

më tej. Në këto kushte, filloi përpunimi i Kushtetutës së re, e cila do të përmbante idetë

e një trasformimi rrënjësor të shoqërisë shqiptare. Por hedhja e një hapi të tillë nuk do të

ishte e mjaftueshme, nevojitej çelja e pluralizmit politik. Në këtë mënyrë do t’i hapej

rrugë zhvillimit gradual të proçesit drejt fazës finale93.

Në situatën e rëndë që po kalonte vendi u shfaq një dukuri e re, “hyrja e njerëzve

në mënyrë masive në përfaqësitë e huaja diplomatike”94 . Më dy korrik 1990, regjimi

komunist pësoi një tronditje të madhe, rreth 6 mijëë banorë të kryeqytetit dhe rretheve të

tjera u dyndën në ambasadat e huaja të Francës, RFGj, Italisë në Tirane. Kjo ngjarje

91Antonio Varsori, Italy and the end of communism in Albania, 1989-1991 in Cold Ëar History, Vol 12, nr

4, novembre 2012, fq 615-635. 92 Antonello Biagini, Storia dell’Albania Contemporanea, Vepër e Përmendur, fq 147. 93 Ramiz Alia, Jeta ime, Vepër e përmendur, fq 357-359. 94 Historia e popullit shqiptar IV, Shqiptarët gjatë luftës së dytë botërore dhe pas saj 1939.1990, Botimet

Toena, Tiranë 2009, fq 356.

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

45

ishte rezultat i një sërë arsyesh, të karakterit politik, ekonomik, por mbi të gjitha

jetësor.

Nga hulumtimet e kryera pranë Arkivës së Ministrisë së Punëve të Jashtme,

përshkrim që i bëjnë përfaqësuesit e ministrisë sonë njgjarjes së dy korrikut nuk është

aspak e pranueshme, në një farë mënyre nuk duan ta pranojnë se këto ngjarje erdhën si

shkak i presionit të madh. Duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi për situatën

ekonomike, fajësohen vendet perëndimore, si shkaktare kresore të këtyre ngjarjeve.

Sipas drejtuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, këto ngjarje u nxitën nga vendet

perëndimore duke marrë në konsideratë zhvillimet e rëndësishme në vendet e lindjes95.

Sipas tyre këto vende kishin për qëllim destabilizimin e vendit, gjithashtu u bënë

përpjekje nga ana e tyre për të arritur ndryshime thelbësore. Përshkrimi vazhdon:

Ambasada italiane këtu ishte ndër më aktivet që përgatitën ngjarjet e 2 korrikut96.

Shqiptarët pas rastit të familjes Popa, patën një fill shprese dhe e panë si të vetmen

rrugëdaje ndaj depresioni ekonomik që kishte mbërthyer vendin.

Në qëndrimet zyrtare të palës italiane vihen re dy qëndrime të ndryshime,

kryeministri Andreoti mban një qëndrim më të moderuar, ndërsa Ministri i Punëve të

Jashtme De Michelis mban qëndrime të qarta dhe të hapura kundrejt vendit tonë97

Në të vërtetë këto ngjarje dëshmoi një urrejtje të thellë të qytetarëve shqiptar

kundër diktaturës komuniste. Motivi i ngjarjes ishte një motiv i vërtetë politik,

pavarësisht faktit se varfëria dhe papunësia kishte arritur kulmin dhe kriza ekonomike

ishte në momentin më kritik98.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur qytetarëve u ishte njohur e drejta e pajisjes me

pasaporta për udhëtime jashtë shtetit. Në kujtimet e Ramiz Alisë për këtë ngjarje, ai

shprehet:..”ishte përpjekja e parë e rinisë për t’u lidhur me Evropën, një përpjekje

dramatike dhe e dhimbshme”99. Vërshimi i qytetarëve shqiptar drejt ambasadave filloi

në mbrëmje pas orës nëntë të darkës. Policia bëri përpjekje për të evituar këtë ngjarje, ju

desh të qëllonte në ajër dhe të urdhëronte largimin e turmës, por ishte e pamundur. Në

këtë mënyrë filloi futja në ambasadat e Italisë, e Francës dhe Gjermanisë, etj. Zgjidhja

95 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Emri i Fondit: Italia, Dosja 481, vitit 1991, Mbi marrëdhëniet

e vendit tonë me Italinnë, fq 68 96Po aty. 97 Po aty. 98 Agim Leka, Albanian migration during the post communist transition and the European integration in

global era, An intercultural reflection, Academicus-International Scientific Journal MMXIII, fq 201, ne

ëëë.academicus.edu.al 99 Ramiz Alia, Jeta Ime, Vepër e përmendur. Fq 337-341.

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

46

që iu dha këtij problemi, ishte ndërhyrja e OKB-së, qeveritarët shqiptar kërkuan

ndihmën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Perez De Kuelar, i cili dërgoi një

specialist në Shqipëri. Ky i fundit mori kontaktet e para si me autoritetet shqiptare po

ashtu edhe me ambasadat e huaja, duke evituar në këtë mënyrë si konfliktin e

brendshëm, po ashtu edhe atë me ndërkomëtarët100.

Me gjithë përpjekjet e shqiptarëve për të krijuar marrëdhënie të posaçme me

SHBA, si një vend tek i cili kishin shpresa, në të vërtetë Tirana zyrtare, bëri një zgjedhje

tjetër, iu drejtua vendeve Perëndimore me në krye Italinë, Gjermaninë, Francën dhe

Britaninë e Madhe.

Më 6 Korrik 1990 filloi Pleniumi i XI-të i Komitet Qendror të PPSH, çështja

kryesore për të cilin u mblodh ky plenium ishte çështja e arsimit, por në të vërtetë thelbi

ishte gjithçka tjetër. Ramiz Alia, pranoi se tashmë nuk kishte kthim prapa, ndryshimet

kishin marrë rrjedhën dhe nuk mund të bënte gjë për t’i ndaluar ato. Ai shprehej:

...ndryshimet ishin të pakthyeshme, por masat duhet t’i udhëhiqte partia...101. Për të

qenë koherent me mendimet e tij, atij i duhej të ndërmerrte iniciativa të cilat do të

bindnin qytetarët shqiptarë që ndoshta mendësitëe tij po ndryshonin, nuk mund të

mbetej një konservator i përjetshëm. Për këtë arsye më 7 Korrik 1990, i jep jetë një

dekreti, i cili amnistonte të gjithë ata që kishin hyrë në amabasat e huaja dhe njëzëri u

jep të drejtën këtyre të fundit për t’u pajisur me pashaporta.

Kjo lëvizje e mirë menduar e Ramiz Alisë shërbeu si provë e ndryshimeve që po

ndodhnin. Por, pavarësisht përpjekjeve për të zbutuar apo qetësuar situatën në vend,

vetëm pak të rinj e besuan, “të tjerët qëndruan të palëkundur në kërkesat e tyre për

largimin nga Shqpiëria nëpërmjet ambasadave të huaja”102.

Krahas ndryshimeve që priteshin të ndodhnin brenda pak kohësh, ajo që vlen të

theksohet është një formë e re bashkëpunimi midis vendeve ballkanike, që njihet

ndryshe si iniciativa ndërballkanike. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera të

rajonit, u bë e qenësishme një ide e re, ndryshe nga vitet parardhëse ku evidentoheshin

ndasitë dhe antagonizmat në gjirin e këtij rajoni kaq të përfolur.

100 Po aty. 101 Zëri I Popullit, po aty. 102 Historia e Popullit shqiptar IV, Vepër ë Përmendur, fq 357.

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

47

Ndryshimet që po evidentoheshin në rajonin e Ballkanit nuk mund të mos

shqetësonin Italinë, si një prej 5 vendeve anëtare të pesë vendeve të Pentagonales103, ajo

që duhet evidentuar, është fakti se Italia ishte përpjekur disa herë që të dërgonte një

përfaqësues në cilësinë e vëzhguesit në mbledhjen e radhës së bashkëpunimit

ndërballkanik. Kjo bëhet edhe më e qartë nga telegrami që Zoti De Michelis, i dërgon

homologut të tij Reiz Malile më 12 Gusht 1990. Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë

përpiqet të bindë palën shqiptare të marrë në konsideratë kërkesën e tij. Ja si shprehet

ai...në takimin e Venecias të 5 vendeve anëtare të Pentagonale, të zhvilluar më 1 Gusht,

u fol disa herë mbi temën e marrëdhënieve midis iniciativës dhe vendeve së

Pentagoanles, grupvendeve dhe rajoneve fqinje104.

Për shkak të afërsisë gjeografike dhe fakteve historike që kanë lidhur dy vendet

tona, duket qartë se Italia e sheh si prioritet kryesor angazhimin e fqinjit të saj në këtë

formë bashkëpunimi....Do të ishte oportune një shkëmbim informacionesh të

vazhdueshme, siç do të ishte e dobishme nëse iniciativa e Pantagonales të dërgonte një

vëzhgues të saj në mbledhjen e ardhshme ndërballkanike 105 . Gjatë kësaj periudhe

presidencën e radhës së Pentagonales e kishte Italia, kjo është edhe arsyeja kryesore pse

gulmonin kaq shumë, sepse mendonin se ishte me interes ekzaminimi i mundësive dhe

marrëdhënieve midis ketyre grupimeve të reja, asaj të Europës Qëndrore dhe asaj të

Europës.

Qëndrimi i palës shqiptare përsa i përket kërkesës së De Micheles duket se është

pro pjesëmarrësit të një vëzhguesi, sepse kjo do të ishte në harmoni me interesat e

shteteve pjesëmarrëse dhe proçeset e përgjithshme të kontinentit evropian. Gjithsesi një

vendim kaq të rëndësishëm nuk mund të merrej pa u konsultuar me anëtarët e tjerë, kjo

çështje do të shtrohej për diskutim në mbledhjen e Zvendësministrave të jashtëm të

Ballkanit më 12 -14 Shtator në Bukuresht.

103 Iniciativa e Evropës Qëndrore (IEQ) është organizata më e vjetër rajonale që vepron në Evropën

Juglindore dhe Qëndrore. Është themeluar më 11 nëntor 1989 në Budapest nën emrin "katërkëndësh", në

kuadër te dialogut politik midis Italisë, Austrisë, Hungarisë dhe pastaj Republikës Socialiste Federative të

Jugosllavisë, e cila u bë "Pentagonale" me kontributin e Çekosllovakisë në vitin 1990 dhe "Estagonale"

me hyrjen e Polonisë në vitin 1991, në vitin 1992 ai u emërua Iniciativa e Evropës Qendrore.

Sot, IEQ është një forum ndërqeveritar rajonal bashkëpunimi që ka 18 vende anëtare, 10 prej të cilëve

janë anëtarë të BE-së (Austria, Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia,

Sllovenia, Hungaria), 5 janë të përfshira në zgjerimin e ardhshëm (Shqipëria, Bosnja-Hercegovina,

Maqedonia, Mali i Zi, Serbi) dhe 3 janë përfitues të politikës së fqinjësisë (Bjellorusia, Moldavia dhe

Ukraina). 104 Arkivi MPJ, viti 1990, Dosja 1248, fleta 23. 105 Arkivi MPJ, po aty.

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

48

Ja si shprehet Zoti Malile në telegramin e dërguar Ministrit De Michelis më 5

shtator 1990...për sa më sipër jam duke marrë hapat konkrete për konsensusin e

nevojshëm106. Për këtë motiv, Zoti Malile më 10 Shtator u dërgon një kopje të letrës së

De Michelis Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, të cilëve u kërkon që

për këtë çështje duhet të shkëmbej mendime në takimin që do të ketë në Asamblenë e

Përgjithshme të OKB-së, gjatë punimeve të sesionit të 45-të107.

Pjesëmarrja e një vëzhguesi në kuadër të mbledhjes së radhës në Tiranë, ishte

një çështje që ndezi diskutime të shumta jo vetëm brenda vendit por edhe me

përfaqësuesit e palës italiane. Kjo evidentohet edhe gjatë takimit që pati

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petraq Pojani me ambasadorin italian Giorgio

De Andreis, i cili shprehu indinjatën e tij kundrejt qëndrimit të palës shqiptare për

mohimin e pjesëmarrjes në cilësinë e vëzhguesit të një përfaqësuesi italian, ai kërkon

shpjegime dhe shprehet se situata nuk është aspak e qartë, sepse në letren e tij Ministri

ynë ishte pozitiv për këtë formë të re bashkëpunimi, njëkohësisht edhe vendet e tjera

gjatë bisedimeve në New York nuk ishin aspak kundër. Petraq Pojani, thekson se rreth

kësaj çështje nuk vendos vetëm Shqipëria, edhe pse është organizatore e mbledhjes së

radhës, ja si shprehet ai...pjesëmarrja e Italisë në mbledhjen e Tiranës nuk varet nga

pala shqiptare, pasi për këtë çështje vendoset me konsensusin e palëve108. Në fakt

qeveria shqiptare e kërkoi prezencën e Italisë, por vendet e tjera pjesëmarrëse e

kundërshtuan atë.

Gjithçka zhvillohet në këto telegrame midis dy perfaqësuesve diplomatike të dy

vendeve tona, na bën të mendojmë, se të dyja janë të interesuara të përfshihen dhe të

bashkëpunojnë në kuadër të nismave të reja që kanë lindur në Ballkan por edhe më

gjerë, në kontinentit evropian. Arsyeja kryesore e këtyre komunikimeve na beson të

mendojmë se ishte më e vështirë për Italinë të bindë një vend që ishte udhëhequr nga

izolimi, gjithashtu sepse Shqipëria ishte organizatore e mbledhjes së radhës në Tiranë.

Proçeset që po ndodhnin në Europë gjatë kësaj periudhe shërbejnë si nevojë

urgjente për të reflektuar mbi format e reja të bashkëpunimit në Ballkan, por edhe më

gjerë, në Kontinentin Evropian. Midis vendeve që ndajnë të njejtën afërsi gjeografike,

marrëveshje të tilla në kuadrin rajonal krijojnë kushtet e nevojshme për forma të reja

bashkëpunimi. Marrëveshje të cilat kanë ndikuar katërcipërisht dhe kanë dhënë një

106 Arkivi MPJ, fq 30. 107 Po aty, fq 31. 108 Arkivi i MPJ, Viti 1990, Dosja 1248, fq 52.

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

49

kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin dhe sigurinë në kontinentin Evropian.

Ndryshim tjetër që vlen të theksohet, është një tjetër formë bashkëpunimi në Kuadër të

“Nismës së Adriatikut” në të cilën ishin të angazhuar Shqipëria, Italia, Jugosllavia dhe

Greqia.

Këtë orientim e vëmë re dhe në disa mendime për konsultën e disa titullarëve të

disa dikastereve dhe institucioneve për nismën e Adriatikut dhe përgatitjen e Deklaratës

së re katërpalëshe me pjesëmarrjen e TPE...duke mbajtur parasysh interesat tona

politike dhe ekonomike, si vend i Adriatikut dhe Evropian, si dhe faktin se koperimi në

nivel rajonal nuk përjashton, por pasuron, koperimin në nivel dypalësh midis vendeve të

Adriatikut, u vendos që vendi ynë të marrë pjesë si anëtar aktiv109.

Bashkëpunimi midis vendeve të Ballkanit nuk ishte e vetmja zgjidhje për të

ndryshuar rrjedhën politike të Shqipërisë. Ngjarjet që pasuan në fillim të dhjetorit do të

shërbenin si katalizator për ndryshime radikale. Gjendja e rëndë kishte pllakosur vendin.

Të nxitur disi nga situata e përgjithshme, në muajin dhjetor studentët e Universitetit të

Tiranës, filluan një proteste, kryesisht për shkaqe ekonomike, për logjistike dhe

infrastrukturë brenda qytetit studenti. Këto kërkesa devijuan nga ekonomike në politike,

ndër të cilat edhe kërkesa për pluralizëm politik. Për këtë arsye studentë bashkë me

padagogë kërkuan të takoheshin me kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor,

Ramiz Alia. Ata kërkuan që Universiteti i Tiranës të mos mbante më emrin e diktatorit,

por në të vërtetë kërkesat e tyre i kanë bazat edhe më të thella. Objektivi kryesor i

studentëve ishin reformat sociale dhe ekonomike, sepse mendonin që bashkimi me

pjesën tjetër të Evropës do të ndryshonte fatin e tyre.

Në këtë moment nisi ajo që quhet si lëvizja studentore, ky një fenomen i ri për

Shqipërinë, ku të rinjtë kundërshtuan hapur politikën që ndiqte shteti. Lëvizja studentore

filloi në Tiranë duke marrë shkas nga kushtet me të cilat përballej vendi, por në thelb ky

veprim ishte më shumë politik sesa ekonomik. Studentët kërkuan të takoheshin me

Ramiz Alinë. Pasi u takuan me të, studentët patën një kërkesë të vetme, të bisedonin

sepse kishin humbur besimin, nuk mendonin se dikush mund të zgjidhte problemet e

tyre.

Kundërshtimi ndaj regjimit Alia ishte rritur në mënyrë të ndjeshme, veçanërisht

në qytetet e mëdha dhe midis studentëve. I ndodhur përballë këtij presioni, Alia premtoi

reforma të guximshme dhe zgjedhje të lira, por këto premtime nuk ishin të mjaftueshme

109 Arkivi i MPJ, Viti 1990, Dosja 1244, fq 3

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

50

për të qetësuar sektorë të shumtë të popullsisë dhe Partinë Demokratike që sapo ishte

themeluar, PD-ja pretendonte ndryshime radikale në aspektet ekonomike, sociale dhe

politike. Në janar të vitit 1991, u zhvilluan protesta në Tiranë, ndërsa minatorët hynë në

grevë duke kërkuar rritje të pagave deri në vlerën 40%. Situata u rëndua nga kushtet e

mjera ekonomike, në të cilën jetonte shumica e popullsisë.

Ndikim të veçantë në vendimmarrjen e Ramiz Alisë, pati kryengritja e

përgjakshme antikomuniste në Rumani. Alia u detyrua të ndërmerrte disa reforma. Kjo

zgjedhje nuk erdhi aspak nga hiçi, por si rezultat i një sërë faktorësh: së pari, si rezultat i

gjendjes ekonomike në të cilën ndodhej vendit; së dyti, edhe nga frika e ndryshimeve të

menjëhershme që mund të ndodhnin edhe në vendin tonë.

Ndërkohë, në këtë moment kritik për Shqipërinë, ideologjia zë gjithmonë e më

pak vend. Pika e vetme referuese është “Perëndimi i zhvilluar”110. Këto ndryshime

synonin të shpëtonin komunizmin duke e modifikuar dhe përmirësuar atë. Por

pavarësisht përpjekjeve, reformat që u ndërmorën rezultuan sipërfaqësore, të destinuara

për një varg arsyesh që të dështonin në përmirësimin e situatës.

Zhvillimet brenda vendit po ndryshonin me shpejtësisë e dritës, ajo që ishte

rrënjosur prej dekadash kishte nisur rrugëtimin drejt ndryshimeve të mëdha. Ndryshimet

detyruan udhëheqjen e kohës të zhvillonte në nëntor të këtij viti (1990) një mbledhje të

posacme të Komitetit Qëndror. Objekti i kësaj mbledhje ishte marrja e masave konkrete

për përshpejtimin e reformave me qëllimin e vetëm për të ndalur përkeqësimin e

mëtejshëm të gjëndjes111.

Alia u ndërgjegjësua se në kushtet në të cilat ndodhej vendi, metodat e vjetra nuk

mund të vazhdonin. Shpërthimi i një proteste në Shkodër në fillim të dhjetorit, bëri që

Alia të merrte një vendim të rëndësishëm, të dërgonte kardiologun më të njohur të asaj

kohe si ndërmjetës, Dr Sali Berishën, për të negociuar me grupin e studentëve radikal të

Universitetit të Tiranës, duke u kërkuar atyre të tregoheshin më të matur dhe të mos

ngriheshin në revoltë.

Përballë presionit në rritje të lëvizjes studentore, por jo vetëm, edhe asaj

popullore, Ramiz Alia, në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë, thirri më 11 Dhjetor

110 Po aty. 111 Historia e Popullit Shqiptar, Vepër e Përmendur, fq 358-359.

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

51

1990 Pleniumin e Komitetit Qëndror, i cili lejoi krijimin e partive politike, duke i hapur

rrugën pluralizmit “duke hequr dorë nga roli i partisë-shtet”112.

Vetëm një ditë pas një vendimi kaq të rëndësishëm për historinë e shtettit

shqiptar, Ramiz Alia mban një fjalim publik, ku bëri publike dhe zyrtarizon krijimin e

partive politike opozitare. Nga ana tjetër, një grup studentësh dhe padagogësh entuziast

për këtë ndryshim, nuk humbin kohe. Më 12 dhjetor 1990 themelohet Partia

demokratike e Shqipërisë, “partia e parë opozitare në vend”113.

Ndryshimet e ndodhura në Lindje, udhëheqja komuniste në Shqipëri i priti me

keqardhje. Drejtuesit e saj vazhdonin të shpreheshin se ishin shkëputur prej tyre, tre

dekada më parë, pikërisht në vitin 1960, se në këto vende kishte nisur një proçes

rinovues që nuk kishte aspak lidhje me Stalinizimin e aplikuar në Shqipëri. E gjithë sa u

tha më sipër reflektohet në mënyrë të qartë në fjalimin që mbajti Ramiz Alia më 22

Dhjetor 1990, në Pleniumin e Komitetit Qëndror...”Ngjarjet në Lindjen Evropiane në

kuptimin e përgjithshëm nuk janë të papritura. Ndodhi ajo që pati parashikuar prej

dekadash partia jonë dhe Shoku Enver dhe që, në atë kohë, në botën e jashtme, pakkush

e besoi”...114. Pak ditë më vonë, u bënë të njohura edhe vendimet e Plenumit në fjale,

me të cilat kërkoheshin disa reforma të vogla brenda sistemit të atëhershëm.

Pavarësisht reformave të ndërmarra dhe të tjera të premtuara, lëvizjet studentore

nuk u mjaftuan me premtimet që vinin nga krerët politike, po ashtu edhe nga përpjekjet

për negocim. Të gjendur përballë fakteve që ndodhën në Europën Qëndrore dhe

Lindore, të rinjtë shqiptare nuk mund të qëndronin aspak indiferent. Si rrjedhojë e të

gjitha fakteve të përmendura më sipër, situata do të kulmonte më 20 shkurt 1991, ku

statuja e Enver Hoxhës shkatërrohet nga studentët të cilët protestonin në sheshin

Skënderbej. Ditët e mëvonshme sollën një reagim të fuqishëm, sidomos në qytet e

mesme dhe të vogla, po ashtu edhe në zonat rurale.

Duke vepruar në mënyrë dredharake, Ramiz Alia bëri në këtë mënyrë të mundur

shmangien e rrëzimit të qeverisë, kjo u evidentua edhe më tepër me zgjedhjet e marsit të

vitit 1991. Zgjedhjet ishin një test shumë i rëndësishëm115 për zhvillimin e mëtejshëm të

Shqipërisë. Zgjedhjet u zhvilluan më 31 mars 1991, të cilat u fituan bindshëm nga

PPSH , me një përqindje thelbësore fal kontrolleve të ashpra në fshatra. Zgjedhjet e vitit

112 Po aty, 360-361. 113 Po aty. 114 “Zëri i Popullit” 25 janar 1990 115 Ylli Buf, Shqipëria në Tranzicion, Vepër e Përmendur, fq 16-18.

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

52

1991 dallojnë për faktin se për herë të parë pranohen lista me shumë kandidatë. Mund të

quhen zgjedhjet e para pluraliste, ku njihet edhe opozita, gjë e cila ishte totalisht e

pamundur për ideologjinë e paraardhësit të tij. Komunistët mundën të fitonin zgjedhjet

me një përqindje tepër të lartë 66% të votave kundrejt 27% të Partisë Demokratike116.

Pavarësisht përpjekjeve për të shmangur percipitimin e situatës, brenda disa

javësh gjendja në Shqipëri u përkeqësua dhe strukturat shtetërore filluan të

shpërbëheshin. Në fund të shkurtit, Ramiz Alia favorizoi emërimin e një kabineti të ri, i

cili udhëhiqej nga Fatos Nano. Ky ndryshim ndodhi në një atmosferë të trazirave në

rritje. Tirana dhe qytete të tjera qenë teatër i protestave të dhunshme. Në këto rrethana,

disa anëtarë të qeverisë shqiptare i bënë thirrje autoriteteve italiane për ndihmë të

menjëhershme ekonomike. Qeveria Andreotti vendosi të dërgojë ushqime dhe ilaçe në

Shqipëri për një total prej 10 miliardë lireta dhe një grup i Ministrisë së Jashtme Italiane

vizitoi Tiranën për këtë qëllim. Këto masa, megjithatë, nuk ishin të mjaftueshme për të

zgjidhur krizën shqiptare.

Sipas një telegrami të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë të datës

29 mars 1991 drejtuar ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Tiranë kërkohet nga

pala shqiptare që ndihmat t’i shiten popullit. Sipas këtij telegrami, qeveria shqiptare i

kërkon ambasadës italiane t’i përcjell lutjen organeve kompetente që këto ndihma të

mund t’i shiten qytetarëve dhe nga shumën ta përdorin për të plotësuar nevojat e

vendit117.

Në kushtet e vështira ku gjendej vendi, sidomos ato ushqimore, Qeveria italiane mori në

konsideratë akordimin e ndihmës prej 20 miliard lireta. Duket absurde sesi trajohen

ndihmat ushqimore, në vend që ti shpërndaheshin popullsisë vendase, për të shmangur

problemet jetike, pala shqiptare e çmon më të rëndësishme nevojat ekonomike të

vendit118.

Italia duke marrë në konsideratë situatën e rënduar ne Shqipëri dhe takimet në

nivele të larta midis përfaqësuesve të dy vendeve, kryesisht të datës 15 maj 1991,

qeveria Italiane i akordoi Shqipërisë një ndihmë të dytë emergjente prej 10 miliard

lireta. Sipas telegramit që ambasadori italian Torquato Cardilli i dergon

Zëvendësministrit të Punëve të jashtme Sokrat Plaka, në datën 24 maj 1991, veprimi i 116 Populli shqiptar nuk ve në dyshim premtimet e qeverisë së atëhershme, ndoshta sepse një ndryshim

radikal në politiken e shtetit do të frikesonte këdo, të mësuar tashmë me ideologjinë e sistemit të vjetër

për ta është e pakonceptueshme një ndryshim i këtij lloji. 117 Ministria e Punëve të Jashtme, Fondi: Italia, Dosja, 1244, fq. 14. 118 Po aty.

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

53

ndërmarrë nga Italia është tejet i rëndësishëm, njëkohësisht nënkupton qëllimet e Italisë

për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, ja si shprehet ai…konsideron këtë përpjekje tjetër,

tregues efektiv të angazhimit konkret të Qeverisë sime…119.

1.4 Politika e jashtme e Italisë dhe ripërcaktimi i objektivave strategjike

Politika e jashtme e një shteti të caktuar është produkt i një sërë aktorësh,

strukturash kombëtare dhe ndërkombëtare, të gjitha së bashku krijojnë një kombinacion

të caktuar, i cili e bën këtë fushë studimi gjithmonë e më të ndërlikuar. Kjo politikë

zhvillohet në mjedise komplekse kombëtare dhe ndërkombëtare, thelbi i saj lind nga

çështje të politikës së brendshme dhe të asaj ndërkombëtare dhe përfshin proçese të

negocimit dhe të kompromisit që prekin interesat e grupimeve kombëtare dhe

ndërkombëtare120.

Nuk mund të trajtohet rasti i Shqipërisë, pa hedhur shikimin edhe në vendet

fqinje, sidomos ato kufitare, zona në të cilat banon popullsi shqipfolëse (grupe

minoritare shqiptare), por parë në një trajtë më të gjerë në gjithë gadishullin e Ballkanit.

Ballkani në këndvështrimin e përgjithshëm, por edhe atë aktual përshkruhet si një rajon

problematik, si zonë e vazhdueshme konflikti. Vendet e Ballkanit janë një zonë

veçanërisht e turbullt. Dhënia e një përcaktimi të qartë të kësaj zonë, ka qenë një prej

vështirësive më të mëdha që kanë hasur gjeografë, historianë, etnologë etj.

Heqja e barrierave kufitare në fund të viteve 80-të dhe fillimin e viteve 90 e

zbuloi rajonin përpara ndërkombëtarëve më afër nga ç’pritej në realitet. Duke filluar

prej vjeshtës së vitit 1989, historia e ngjarjeve në zonën Ballkanike mori rëndësinë e

saj, histori e cila do të merrte konotacione të ndryshme, por gjithsesi linjat e forcës së

saj, është e vështirë t’i përcaktosh edhe në ditët tona.

Zhvillimet e Ballkanit të Shek XX tregojnë se pas dështimit të reformave të

fundit të shek XIX, pas zvarritjes së reformave nacionale të periudhës midis dy luftërave

botërore si dhe pas eksperimentimit komunist, qasja ndaj çështjes nacionale etnike,

evidentoi në mënyrë të përsëritur specifiken e qartë rajonale të nevojës objektive për të

çliruar hapësirën e penguar transnacionale dhe përthyerjen e kornizave fikse të

119 Po aty. 120Steve Smith, Amelia Hadfield, Tim Dunne, Politika e Jashtme, Teori, Aktorë, Raste, UET Press, 2012,

137 138.

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

54

komunikimit e të informacionit nëpërmjet një gjuhe, një kulture dhe një feje të vetme121.

Shpallja e pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë (qershor 1991) ishte “sulmi i parë”

ndaj Federatës Jugosllave dhe marrëveshjes evropiane të vendosura nga dy luftërat

botërore, e ndjekur më pas nga shkëputja e Maqedonisë (shtator 1991), gjithashtu

shkëputja e Bosnjës dhe Hercegovinës një vit më vonë.

Ndasitë dhe barrierat e krijuara gjatë luftës së ftohtë u eleminuan, në vend të një

sistemi ndërkombëtar të krijuar mbi integrimin, shumëkombësinë dhe sovranitetin e

limituar, në fillim të viteve 90’ po krijohej një sistem i ri, një sistem marrëdhëniesh

ndërkombëtare të bazuara mbi sovranitetin e plotë të çdo shteti. Ky evolucion shkatërroi

kufijtë kulturor në brendinë e të cilëve u ushqye për 40 vite.

Sipas tezës integrazioniste, proçeset e rikombëtarizimit që po zhvilloheshin në

rajonin e Ballkanit, mund te identifikoheshin si patologji e tranzicionit, e krijuar nga

kundërpeshat e shpërbërjes së Jugosllavisë122. Kjo patologji, sipas orientimit të ri që

lindi në gjirin e politikës së jashtme të Italisë në fillim të viteve 90, duhet kuruar. Në

bazë të kontekstit botëror, për motive teknike, ekonomike dhe kulturale, e gjitha sa u

përmend më sipër kërkonte një riorganizim ndërkombëtar dhe një motiv për integrim123.

Në këtë mënyrë, Italia mund të themi se u ndihe disi e detyruar nga ndryshimet e

mëdha që po ndodhnin në vendet fqinje, të ndryshonte rrjedhën e politikës së saj të

jashtme. Nëse do të përpiqemi të gjejmë ndryshimet pas rënies së blloqeve komuniste

dhe situatës gjatë luftës së ftohtë, këto ndryshime janë të mëdha. Sipas një orientimi

tjetër, ai kombëtarist, Italia gjatë luftës së ftohtë, nuk ka pasur një politikë të jashtme,

pra zgjedhja e ndryshimit të objektivave të saj strategjik erdhi disi e forcuar, pavarësisht

lidhjeve historike që ekzistonin me këtë rajon. Ballkani ka përfaqësuar gjatë gjithë

kohës një zonë interesi strategjik për Italinë. Gjatë 20 viteve të fundit, Italia dhe vendet

e tjera të rajonit kanë konsoliduar marrëdhëniet politike dhe vendosur marrëdhënie të

ngushta ekonomike.

Politika ballkanike e Italisë nuk lindi nga hiçi, apo nga dëshira e mirë për të

riformësuar marrëdhënien e saj me këtë rajon. Në fakt ky orientim i Italisë ishte pjesë e

traditës që ishte ruajtur në forma të ndryshme me gjithë ndryshimet e mëdha që kishin

ndodhur përgjatë shekujve. Me synim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe

121 Bashkim Rama, Ballkani pas rënies së Murit të Berlinit. Vetëvendosje versus tërësia territoriale.

Botimet M&B Tirane 2013, fq 131-132 122Italia nella Politica Internazionale, Anno Ventesimo, Edizione 1993, SIPI, fq 20 123 Po aty, fq 21.

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

55

konsolidimin e stabilizimit rajonal, Italia gjatë viteve të fundit ka treguar se mbështet

fuqishëm rrugën evropiane të vendeve të rajonit. Kjo është bërë edhe më evidente pas

pranimit në BE të Sllovenisë dhe Kroacisë, qëllimi i fundit është zgjerimi i BE-së drejt

vendeve te Ballkanit Perëndimor.

Fakti që Ballkani paraqet një realitet kompleks është i njohur. Për sa i përket

kësaj duhet të kujtojmë shprehjen që ka thënë Winston Churchill, “Ballkani krijon me

shumë histori se sa prodhon”. Ngjarjet, pozitive dhe negative, që janë prodhuar në rajon

kanë pasur një ndikim në zonat fqinje dhe ndikojnë dukshëm pozicionet e aktorëve më

të rëndësishëm ndërkombëtar, në këtë drejtim historia e Kosovës është tregues, e cila ka

parë një qëndrim të ashpër dhe hapi një konfrontim në komunitet ndërkombëtare.

Me grindjet, mosmarrëveshjet, konfliktet midis popujve, etnive, kombeve,

kulturave dhe traditave është formësuar mentaliteti se rajoni është një zonë e

qëndrueshme konflikti, ndërsa mungesa e stabilitetit është shndërruar në një specifike të

Ballkanit124.

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor e ka gjenezën në një motiv historik dhe

në një dështim politik. Motivi i parë i ka rrënjët në një raport të qëndrueshëm, që prej

sinjaleve të para të rënies të Perandorisë Osmane, midis qëndrueshmërisë se rajonit dhe

sigurisë së kontinentit të vjetër. Ndërsa, motivi i dyte i ka gjurmët në paaftësinë e

Europës që në fillimet e para të viteve 90’ të reagonte ndaj shpërbërjes se Jugosllavisë,

të zhvillonte një strategji për të parandaluar konfliktet që zaptuan gjithë rajonin125.

Nuk mund të mendohet Ballkani si pjesë e ndarë e Europës, përkundrazi ai është

një pjesë specifike e saj. Në përgjithësi me gjithë specifiken e tij rajoni i Ballkanit, por

në veçanti pjesa perëndimore e tij vazhdon të zhvillohet duke ndjerë në mënyrë

sistematike mbështetjen dhe tërheqjen e faktorëve ndërkombëtare, sidomos atë të BE-së.

Ne verën e vitit 1991 Komuniteti Evropian u gjend i papërgatitur përpara deklaratave të

pavarësisë së Kroacisë dhe Sllovenisë dhe “me kthimin e luftës në Europë. Më 25

Qershor 1991 Slovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë, këto vendime shkaktuan

reagime në Beograd dhe konfrontim të armatosur në Lubjanë dhe Zagreb. Më 3 Mars

1992 edhe Bosnje-Hercegovina shpalli pavarësinë, e cila u shoqërua me armiqësitë

124 Bashkim Rama, Ballkani pas rënies së Murit të Berlinit. Vetëvendosje versus tërësia territoriale.

Botimet M&B Tiranë 2013, fq 14. 125 Luca Gori, L’Unione Europea e i Balcani Occidentali. La prospettiva europea della regione (1996-

2007), Rubettino 2007, fq 21.

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

56

ushtarakë që vijuan një muaj më pas.”126. Mungonin mjetet operative për të ndërhyrë në

mënyrë të drejtë, por mbi të gjithë mungonte vendosmëria politike dhe bashkëveprimi i

domosdoshëm midis vendeve anëtare. Në këtë mënyrë KE u tregua e pasigurt dhe e

ndarë. Për t’i dhënë zgjidhje çështjes, duhej bashkërendim midis vendeve anëtare,

Europa duhej të tregohej e bashkuar, por në të vërtetë ndodhi krejt e kundërta.

Ndoshta e ndikuar edhe nga sa po ndodhte në brendinë e këtij organizmi, për të

mos qënë në kundërshtim të vullnetit të shumicës, ndoshta edhe nga frika e

ndryshimeve të mëdha, politika e jashtme italiane u shfaq pa një plan politik, jo vetëm

në Shqipëri dhe sidomos në Jugosllavi, por në të gjithë Ballkanin. Në fillim të viteve

nëntëdhjetë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, në kuadrin e referencave si brenda dhe

jashtë vendit, politika e jashtme italiane ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore, duke i

detyruar politikëbërësit e Italisë të trajtonin me urgjencë problemin e ripërcaktimit të

objektivave strategjike, prioriteteve gjeopolitike dhe metodat e vepimit në arenën

ndërkombëtare të Italisë127.

Politika e Jashtme italiane midis viteve 1989-1990 kishte si objektiv kryesor

krijimin e formave të reja bashkëpunimi midis Romës, vendeve të Europës Juglindore

dhe asaj Qendrore, me përpjekjen për të lënë mënjanë ndarjet që ekzistonin midis dy

blloqeve dhe armiqësitë e vjetra. Në veçanti u krijuan marrëdhënie të ngushta me

Jugosllavinë, me të cilën kontaktet në nivelet e kryeminstrave dhe të ministrave të

jashtëm u intensifikuan në mënyrë evidente.

Në gushtin e vitit 1989 u hodhën bazat për “Iniziativën Adriatike”, në të cilën

specifikoheshin përmbajtja dhe strategjitë. Çeshtjet ekologjike mund të shërbenin si

katalizator, për të lehtësuar proçesin e hapjes së vendit tonë kundrejt Perëndimit, pa

qenë e nevojshme zgjidhja brenda afateve të shkurtra të çështjeve politike, të cilat sipas

regjimit të Tiranës, nuk u kishte ardhur akoma koha për t’u dhënë zgjidhje. Nga ky

moment u krijua një lidhje efektive me Shqipërinë.

Italia pas përfundimit të luftës së ftohtë përballët me dy kriza të mëdha ajo e

vendeve Ballkanike dhe ajo e Lindjes së Mesme. Për gjatë kësaj periudhe dobësitë e

Italisë janë më evidente dhe pësojnë një rritje të konsiderueshme, për faktin se gjendet

përballë dy sfidave të mëdha, ajo e Lindjes dhe ajo e Perëndimit. Vendimet e politikës

126 Komuniteti Evropian nuk u tregua i vëmendshëm ndaj efekteve të rënies së murit të Berlinit dhe nga

ndikimet e luftës së Golfit e cila pasoi luftën e Irakut ne Kuvajt. 127 Valter Coralluzzo, Le missioni italiane all’estero:problemi e prospettive, Analysis, Istituto per gli

studi di politica internazionale, 2012, fq 2.

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

57

së jashtme, sipas ministrit të kohës De Michelis u udhëhoqën nga “një skelet teorik”.

Sipas tij, Italia ka pasur historikisht tre akse të politikës së jashtme: një aks i “Europës

Perëndimore", një aks i "Europës Qëndrore-Ballkanike" dhe aksi i tretë i "Mesdheut128.

Lufta e Ftohtë kishte penguar aftësinë e Italisë të ndikonte në në dy nga këto tri

akse, kryesisht në Europën Qëndrore dhe në Mesdhe. Objektivi kryesor i Italisë në këtë

periudhë ishte krijimi i ekulibrave, jo më të përqëndruar vetëm në Europën

Perëndimore. Ministri thekson se “çdo vend evropian ka një përgjegjësi të veçantë

politike në një fushë të caktuar. Është e qartë se Italia duhet të ketë një rol në Ballkan,

në kontekstin Komunitar129.

Rënia e murit të Berlinit është një moment historik sepse i dha fund epokës

bipolare, u bashkuan dy Gjermanitë. Nga ky moment prodhohet efekti domino edhe në

vendet e tjera, shpërbëhet Ish-Jugosllavia, shpërbëhet Bashkimi Sovjetik. Nga ana tjetër

është momenti ku SHBA ndërhyjnë ushtarakisht në Irak. Italia për shkak të pozitës së

saj gjeografike u gjend e ekspozuar përballë një situate paqëndrueshmërie, kryesisht në

zonën e Ish-Jugosllavisë, ku poroçesi i shpërbërjes arriti kulmin e tij me pavarësinë e

Kosovës, gjithashtu dhe Lindjen e Mesme ku përfshihet Iraku dhe Afganistani. Përballë

një situate të tillë ishin të pranishëm rreziqe të tilla si; krimi i organizuar, trafiku i

paligjshëm, emigracioni klandestin etj.

Në të vërtetë Qeveria italiane, përballë ndryshimeve që po shfaqeshin në

Europën Lindore dhe Qëndrore, shprehte domosdoshmërinë e një faktori ekulibri në

mesdheun evropian, duke identifikuar forma të reja bashkëpuinimi në drejtim të

Europës Juglindore. Fitimi i lirisë i popullsisë ballkanase kishte çmimin e saj,

pavarësisht faktit nëse ishin në favor apo kundër këtyre ndryshimeve, e gjithë kjo mund

të shkakonte margjinalizimin ndërkombëtar të gjithë rajonit. Në këtë moment të

rëndësishëm historik, një vend i vogël si Shqipëria për nga sipërfaqja tokësore,

gjeografikisht, por shumë e rëndësishme në një rajon si Ballkani, ishte zgjidhja e duhur

për Italinë e cila kishte qënë e lidhur historikisht me vendin tonë. Komunizmi u shemb

dhe parimet e pluralizmit politik dhe ekonomisë së tregut u adaptuan në mënyrë

progresive në të gjithë Ballkanin, me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi, vende të

128 G. De Michelis, Così cercammo di impedire la guerra, in Limes, n 1/1994, pag 235 129 Po aty.

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

58

cilat, Partia komuniste, duke ndryshuar emrin e saj, vazhdonte të drejtonte akoma

pushtetin130.

Në vitet ’90, në rajonin e Ballkanit, dhe në çdo shtet të tij në veçanti, ndodhën

ndryshime të cilat përcaktuan politikën e tyre të jashtme, të orientuar drejt BE-së dhe

NATO-s si dhe të rishikimit të marrëdhënieve të tyre me Rusinë. Marrëdhëniet midis

vendeve të Ballkanit dhe Rusisë u zhvilluan në këtë periudhë në mënyrë

kontradiktore131. Marrëdhëniet Sovjeto-Shqiptare, më vonë Ruso-Shqiptare kanë qënë

mjaft të vështira dhe problematike. Në korrik të vitit 1990 u rivendosën marrëdhëniet

politike dypalëshe, të ndërprera që prej vitit 1961. Rivendosja e tyre ndodhi në sfondin e

kapërcimit të trashëgimisë totalitare të së shkuarës.

Rusia në të vërtetë dëshironte të ushtronte akoma ndikimin e saj në rajonin e

Ballkanit, duke luajtur një rol aktiv, por kjo varej padyshim edhe nga gjendja e saj në

atë periudhë, nga regjimi i saj, por mbi të gjitha nga marrëdhëniet që ajo kishte me

Perëndimin. Kohëzgjatja e varësisë së fortë ekonomike nga Perëndimi, dukej se

përjashtonte kthimin e saj si një supërfuqi në rajonin e Ballkanit, siç ndodhi në

periudhën para fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Revolucioni në Europën Lindore në vitin 1989 duhet parë si përfundimi i një

periudhe gjatë të cilës Bashkimi Sovjetik u përpoq të impononte një sistem politik e

shoqëror, të huaj për popujt të cilët nuk e dëshironin atë. Ngjarjet e vitit 1989 dhe të vitit

që pasoi, shakatërruan strukturat ekzistuese, të cilat ishin vendosur gjatë periudhës së

pasluftës. Ky revolucion, nëse do të ishte shprese, njëzëri i kishte të thella rrënjet në

dëshpërim dhe po i hapte rrugën një të ardhmje të pasigurt132.

Mirëpo nuk mund të mos marrim në konsideratë faktin se politika e Jashtme e

Rusisë në Ballkan, në gjysmën e parë të viteve 90’, në vetvete pësoi ndikimin e disa

faktorëve të rëndësishëm. Ndër të cilat mund të përmendim: rënien e Bashkimit

Sovjetik, ngjarjet dhe zhvillimit brenda vetë Gadishullit Ballkanik, gjithashtu edhe

situata në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare në përgjithësi, të cilat nuk mund të

mos ndikonin në rrjedhën e politikës Ruse në këtë rajon kaq problematik. Pavarësisht

dëshirës së Rusisë të kthehej në epiqendrën e gjithë sistemit politik të rajonit, ngjarjet e

fundit nuk ishin në favor të saj, gjë e cila dobësosnte ndikimin e saj.

130 Civic Christopher, Rifare i Balcani, Veper e permendur.., Fq 138-139. 131 Bashkim Rama, Ballkani pas rënies së murit të Berlinit, fq 360. 132 Uollter Laker, Vepër e Përmendur, fq 450.

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

59

Viti 1989 konsiderohet si fundi i Luftës së Ftohtë. Për këtë motiv si simbolik

është zgjedhur rënia e Murit të Berlinit, fakt ky që u pasua me rënien e regjimeve

komuniste në Europën Qëndrore dhe Lindore. Fundi i epokës bipolare dhe

karakteristika e ndryshimeve të ardhshme në arenën ndërkombëtare, nuk e kanë

zvogëluar aspak rëndësinë e integrimit evropian të politikës së jashtme italiane, por në

të vërtetë është rritur rëndësia e referencës evropiane133. Gjithsesi nuk mund të mohohet

se kohët e fundit, konteksti i jashtëm i integrimit evropian ka ndryshuar rrënjësisht, si

rezultat i përfundimit të bipolaritetit dhe si shkak i rritjes në mënyrë graduale të fuqisë

ekonomike, politike dhe madje edhe asaj ushtarake134.

Sot, më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftërave për shpërbërjen e

Jugosllavisë, çështja e Ballkanit, vazhdon të jetë më shumë se kurrë një çështje me

interes për Europën. Në sytë e shumë evropianëve në vitin 1990, Bosnja ishte simbol i

një dështimi kolektiv, ndërsa Kosova më vonë u kthye në katalizator për një Politikë të

Jashtme për sigurinë e përbashkët135.

1.5 Vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian

Historiku i marrëdhënieve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit

Evropian e ka gjenzën në fundin e viteve ’80, me përmbysjen e regjimeve të vjetra, me

përjashtim të vendit tonë, ku kjo marrëdhënie mori jetë vetëm në vitin 1991. Gjithsesi,

institucionalizmi dhe forcimi i këtyre marrëdhenieve u jetësua në vitin 1999, vit i cili

shënjon një iniciativë të rëndësishme për këtë rajon.

Ndryshimet që ndodhën në fillimin e viteve 90’ u shoqëruan me aspiratën e

këtyre vendeve per t’ju bashkuar familjes së madhe evropiane. Shtete që kishin dalë nga

regjime diktatoriale do të shoqëroheshin nga një proçes i gjatë ndryshimesh që kryesisht

kishin si objekt kryesor demokracinë dhe ekonominë e tregut. Për këtë motiv Bashkimi

Evropian, duhet të merrte masat e duhura për tu bërë ballë këtyre ndryshime. Vendet e

Europës Qëndrore dhe Lindore në një moment të dytë do përpiqeshin të integroheshin

në gjirin e kësaj strukture. Për anëtarësime të reja Bashkimi Evropian nuk mund të

mjaftohej me kriteret e mëparshme, krerët poltik menduan se situata duhet të ndryshonte

133 Rapporto 2020, Le scelte di Politica Estera, Gruppo di Riflessione Strategica, Unita di Analizi e

programmazzione, fq 10-11. 134 Po aty, fq 16. 135 European Union Institute for the security studies, The Ëestern Balkans and the EU: “The hour of

Europe”,Edited by Jacques Rupnik, Chaillot Papers, June 2011, fq 9.

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

60

pasi për vende të cilat vinin nga sisteme të mbyllura, nuk ishin gati për t’u përshtatur në

një rend të ri. Për këtë motiv duheshin vendosur kritere shtesë, të cilat do të shërbenin si

katalizator për integrimin e tyre, këto kritere, të nohura ndryshe si kriteret e Kopenhages

ishin politike, ekonomike dhe ligjore.

Zhvillimet politike gjatë kësaj periudhe në vendet e ndryshme të rajonit të Ballkanit,

si shpërbërja e Ish-Jugosllavisë dhe si rezultat krijimi i një sërë shtetesh të reja bënë që

BE-ja të adoptonte në vitin 1996 të ashtuquajturën “Qasje Rajonale” për të gjitha vendet

e Ballkanit. Objektivi kryesor i kësaj qasje ishte implementimi i plotë i marrëveshjes së

Dejtonit, e cila përfshinte një sërë kriteresh, të cilat duhet të respektoheshin:

1. Konsolidimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës;

2. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve;

3. Ekonomia e tregut.

Objektivi kryesor i vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi evropian, një

proçes shumë i rëndësishëm jo vetëm për këto shtete por njëkohësisht për të gjithë

Europën, sepse stabilizimi i plotë i kësaj zone mund të bëhet i realizueshëm vetëm me

integrimin e plotë në BE. Realizimi i këtij objektivi është sfidë për të gjitha vendet

përbërëse, zhvillimi i sistemeve politike të qëndrueshme është një prej kritereve

thelbësor136

Bashkimi Evropian ka një tendencë të vazhdueshme për zgjerim, ky proçes nuk

është automatik, por është subjekt i plotësimit të kërkesave të mirëpërcaktuara, kërkesa

të cilat ngarkojnë më detyrime të gjitha shtetet të cilat aspirojnë të anëtarësohen në këtë

organizëm. Nëse do të përpiqemi të evidentojmë kriteret që duhet të përmbushem, mund

të përmendim disa prej tyre, ato më të rëndësishmet janë:

ekzistenca e një shteti demokratik;

respektimit të të drejtave të njeriut.

Proçesi i zgjerimit nuk duhet kuptuar thjeshtë si një shtrirje më e madhe

gjeografike dhe rritje demografike, por edhe si konfirmim i sundimit të ligjit,

demokracisë si dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve të ndryshëm të Evropës137.

136 Rexhep Meidani, Kontratë me vetveten, Refleksione Qershor 2003-Gusht 2004, Botimet Toena, Tiranë

2004,

fq 62. 137 Bekim Baliqi, Kosova dhe Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit: Perspektiva dhe sfidat në proçesin e

integrimit ( Nëntor 2013) , fq. 4.

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

61

Zgjerimi i vazhdueshëm i Bashkimit Evropian138, ka bërë që edhe procedurat e

anëtarësimit në BE të ndryshojnë dukshëm në krahasim me proçedurat që ekzistonin në

fillimin e tij. Kjo bëhet edhe më e qartë në rastin e shteteve që përbëjnë rajonin e

Ballkanit Perëndimor. Zhvillimet politike dhe ekonomike të këtyre vendeve në vitin

2000 pas mbledhjes së Këshillit Evropian në Fiera, në Qershor të vitit 2000, u vendos që

të gjitha vendet e përfshira në PSA janë kandidate potenciale për anëtarësimin në BE.

Proçesi i integrimit varet në mënyrë të veçantë nga niveli i demokracisë së

vendeve aspiruese, stabiliteti politik si dhe nga pozicioni që kanë ndërmarrë qeveritë

dhe elitat politike që këtë proces ta çojnë përpara pavarësisht interesave partiake dhe

luftës për pushtet. Perspektiva evropiane e shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk varet

vetëm nga progresi i vetë rajonit, por njëkohësisht edhe prej zhvillimeve brenda BE-së.

“Qytetarët e këtij rajoni janë të vetëdijshëm që zgjerime të reja nuk janë në krye të

rendit të BE-së”139.

Përpos faktorëve të sipërpërmendur, influencë të konsiderueshme kanë edhe

faktorët e jashtëm, për shkak të politikave jo-koherente dhe joefikase të vetë BE-së ndaj

Ballkanit, por në masë më të madhe për shkak të paaftësisë së qeverive të këtyre

vendeve që të arrijnë standardet e kërkuara.

Në rrugën drejt Bashkimit Evropian, janë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia,

Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, në përpjekje të plotësimit të kushteve paraprake për

përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE-ja.

Kriteri politik;

Bashkëpunimi rajonal ;

Bashkëpunimi kufitar;

Respektimi i të drejtave të njeriut;

Ekonomi tregu funksionale.

Progres raportet e fundit të publikuara nga ana e Komisionit Evropian tregojnë

hapat e rëndësishëm që kanë bërë vendet e rajonit në drejtim të anëtarësimit në BE. Të

gjitha vendet e rajonit janë përfshirë në proçesin e integrimit me Bashkimin Evropian.

Sfidat kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së kanë të bëjnë

138Nga 6 Shtete themeluese, sot numëron 28 vende anëtare. Anëtarja e fundit është Kroacia, e cila u bë

anëtare me të drejta të plota në 1 Korrik 2013. 139 Dominik Tolksdorf, The EU and the Ëestern Balkans: Challenges for the Pre-Accession Process in

2013, (Atlantik Council-Ideas, Influence, Impact. January 2013), 2.

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

62

me angazhimin dhe përkushtimin e qeverive, të cilat duhet të trajtojnë integrimin

evropian si një prej prioriteteve më të rëndësishme, duke themeluar institucione,

strategji, plane koherente dhe të qëndrueshme, që të sigurojnë zhvillim ekonomik dhe

përshpejtim të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian. Megjithatë disa prej kushteve të

vendosura nga BE-ja mund të kenë efekte të mëdha në sistemin politik dhe ekonomik të

vendit aplikant, kjo si shkak i natyrës ndërhyrëse të BE-së.

Serbia ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2009 dhe në mars

2012. Por pavarësisht përpjekjeve për të kaluar në një stad tjetër të marrëdhënieve me

BE, rrugëtimi ka qenë i kushtëzuar jo vetëm për përmbushjen e kritereve të

Kopenhagës, por edhe nga një kusht tjetër të rëndësishëm për stabilizimin e Ballkanit,

normalizimin e marrëdhenieve me Kosovën. Kjo evidentohet qartësisht pas

përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën, (pas marrëveshjes historike Daçiç-Thaçi

për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve) në veçanti në kuadër të dialogut

mes Beogradit dhe Prishtinës, kjo fal nismave dhe kontributit të dhënë nga BE-ja,

Serbia mori statusin e vendit kandidat. “Këshilli i Evropës në mbledhjen e qershorit të

vitit 2013 miratoi rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave për pranimin e

Serbisë në BE”140.

Italia e sheh integrimin e vendeve të BP si faktor të rëndësishëm për

qëndrueshmërinë e gjithë Europës dhe mbi të gjitha si një mundësi e rëndësishme për

përmbushjen e interesave kombëtare. Gjithsesi Italia midis vendeve të tjera të Ballkanit

Perëndimor, përpos integrimit të Shqipërisë ka shfaqur një interes të veçantë edhe për

Serbinë. Gjatë një vizite zyrtare që pati Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve

të Jashtme të Italisë Michele Valensise në Serbi, më 6 shkurt të vitit 2014, ku pati

takime me përfaqësues të palës serbe, konfirmoi mbështetjen e Italisë në integrimin

evropian të Serbisë dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik për të krijuar mundësi

të tjera për ndërmarrjet italiane141.

Ky takim u ndërmor nga Michele Valensise disa muaj përpara se Italia të

drejtonte presidencën e Bashkimit Evropian (Korrik-dhjetor 2014) për të vënë theksin

140 Parlamento Europeo, Note sintetiche sull’Unione Europea, I Balcani Occidentali. Shiko në

http://ëëë.europarl.europa.eu/ 141 Serbia-Italia: segretario generale Farnesina Valensise a Belgrado, in agenda Europa e sostegno a

imprese, Agenzia Nova., fq 1. Shiko në ëëë.ambbelgrado.esteri.it

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

63

për mbështetjen Italiane të Serbisë drejt rrugëtimit evropian dhe për nënvizuar rolin

strategjik që kanë vendet e Ballkanit në politikën e jashtme të Italisë142.

Gjate takimit që Vensise pati me zv. Kryeministrin Aleksander Vucic, ministrin

e agrikulturës Dragan Glamovic dhe përfaqësues të tjerë të cilët vlerësuan rolin e Italisë

në integrimin e Serbisë. Ja si shprehet ai:..vura re një mirënjohje dhe vlerësimin për

Italinë në kuadër të angazhimit për integrimin evropian të Serbisë143.

Mbështetja e Italisë ndaj Serbisë konfirmohet edhe gjatë konferencës

ndërqeveritare për hapjen e negociatave për kapitullin 23 dhe 24 në lidhje me drejtësisë,

lirinë dhe sigurinë ku ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Paolo Gentiloni.

Gentiloni u shpreh se marrëveshjen me Beogradin e sheh si “një sinjal të rëndësishëm

për Serbinë dhe për rajonin e Ballkanit e cila konfirmon, perspektivën për integrim dhe

inkurajon vendin të vazhdojë në rrugën e reformave të rëndësishme për modernizimin e

vendit, forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit144"

Krahasur me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, rasti i Kosovës paraqet një

rëndësi të veçantë, nga njëra anë për faktin se është shteti më i ri i rajonit dhe nga ana

tjetër integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëhej i qëndrueshëm, pa

zgjidhjen e statusit të Kosovës. Mos njohja e Kosovës nga ana e Serbisë ka ngjallur

debat jo vetëm në gjirin e Bashkimit Evropian, por edhe ne vendet e rajonit.

Rrugëtimi i Kosovës në BE është ndikuar nga një sërë faktorësh, si gjendja e

përgjithshme, situata politike në vend dhe marrëdhënieve të ndera midis Kosovës dhe

Serbisë. Duket sikur situata u zhbllokua pas nënshkrimit më 19 prill 2013 të

marrëveshjes historike nga kryeministri Hashim Thaçi për palën kosovare dhe Ivica

Daçiç për palën serbe.

Referuar dokumentit të Parlamentit Evropian të datës 13 tetor 2013 kjo

marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm dhe forcon përgjegjësinë e autoriteteve të

Kosovës për të zbatuar marrëveshjen në mirëbesim, për të shkuar përpara në

normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për të vazhduar zbatimin e reformave të

nevojshme në rrugën e integrimit evropian145.

142 Po aty, fq 2. 143 Po aty. 144 Gabrielle Pescia, L’allargamento ad’est. Serbia nell’UE, un’opportunita’ L' adesione della Serbia

all'Unione Europea rappresenta una vasta gamma di opportunità per l'Italia, 28 lugjio 2016. Shiko në

http://ëëë.lindro.it/serbia-nellue-unopportunita-italiana 145 Paralamento Europeo, Documento di seduta, Risoluzione del Parlamento europeo sul processo di

integrazione europea in Kosovo , 18 tetor 2013, fq 3.

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

64

Marrëveshja u cilësua e një rëndësie të veçantë sepse midis të tjerash palët

kontraktuese u zotuan të mos pengojnë procesin e integrimit evropian të secilit prej tyre,

gjithashtu të kontribuonin për zgjedhje të lira në komunat në veri të Kosovës. Por ajo

që dallon është fakti se kjo marrëveshje u realizua fal ndikimit të përfaqësueve të BE-

së, pas një sërë përpjekjesh të dështuara. Bashkimi Evropian besonte fort te arritja e

kësaj marrëveshje, në njëfarë mënyre nuk do donte të pranonte një dështim tjetër. Sa u

tha më sipër bëhet evidente, kur më 16 prill 2013, vetëm 3 ditë para marrëveshjes,

Komisioni Evropian shtyu prezantimin e marrëdhenieve midis Serbisë dhe Kosovës për

rrugën e tyre për në BE, pikërisht “për të përmirësuar mjetet diplomatike dhe presionin

ndaj dy vendeve”146.

Pavarësisht përpjekjeve nga qeveria e Kosovës dhe premtimeve për të çelur

negociatat për MSA në vitin 2014, realizimi i saj ishte i pamundur. Negociatat për

Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit midis BE-se dhe Kosovës u hapën në tetor të vitit

2015. Qëllimi i së cilës është ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregullonte

proçesin e përafrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Marrëveshja

e Stabilizim-Asocimit u nënshkrua ndërmjet BE-së dhe Kosovës147. Sipas Komisionit

Evropian, negociatat për marrëveshjen supozohej të përfundonin deri në fund të vitit

2014148.

Në të vërtetë kjo periudhë kohe është zgjatur disi edhe për shkak të situatës

politike në vend. Marrëveshja e Stabilizim- Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe

Bashkimit Evropian, u nënshkrua në Strasburg më 27 tetor 2015, midis Kryeministrit të

Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të

Jashtme dhe Politikës të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian,

Federica Mogherini.

Hapja e negociatave midis dy vendeve ka konfirmuar perspektivën evropiane të

vendit dhe përshpejtimin e marrëdhënieve me Brukselin 149 . Pas këtij hapi të

rëndësishëm të ndërmarrë nga të dy qeveritë, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë

zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

146Camera dei Deputati, Servizio Studi, XVII Legislatura, Note di Politica Internazionale, L'accordo tra

Serbia e Kosovo per la minoranza serbo-kosovara del Nord. n° 7 - 29 aprile 2013, fq 2-3.Shiko në

http://documenti.camera.it/Leg17/Dossier 147 Për nënshkrimin e marrëveshjes nuk do të kërkohet pëlqimi i pesë shteteve anëtare të BE-së që ende

nuk e njohin pavarësinë e Prishtinës nga Serbia. 148 Davide Denti, Allargamento UE: promossi Serbia e Montenegro, rimandate Albania e Macedonia,

East Journal, 18 Dhjetor 2013. Shiko ne ëëë.eastjournal.net 149 Sipas Kryeministrit Daçiç, hapja e negociatave është konsideruar si një objektiv historik.

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

65

Sipas kryeminsistrit të Kosovës, Isa Mustafa:“nënshkrimi i kësaj Marrëveshje,

konfirmon vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës drejt perspektivës euro-

integruese dhe hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën. Kjo Marrëveshje vulos rrugën e

Kosovës drejt BE-së, rrugë e cila nuk ka kthim, por i hap mundësi Kosovës drejt

reformimit, përshtatjes dhe implementimit të reformave në të gjithë sektorët. Është

rrugë e forcimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, rrugë e stabilitetit

politik dhe e perspektivës ekonomike, rrugë e përfundimit të tranzicionit drejt një

ekonomie funksionale të tregut, e forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe e

zgjidhjeve politike”150.

Nuk mund të mohojmë faktin se nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk

është shkopi magjik që me një klik t’i zgjidhë të gjitha problemet politike, ekonomike,

sociale, të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit me shtetet fqinje, në radhë të parë me

Serbinë. Nënshkrimi i MSA është një hap cilësor për bashkëpunimin dhe për ndihmën

konkrete të Kosovës për integrimit e saj në BE. Gjithsesi, jetësimi i saj në praktikë varet

nga angazhimi konkret i institucioneve përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës,

dhe jo nga BE-ja.

Për sa i përket Shqipërisë, ndryshimet e mëdha ndodhën në vitin 2014,

ekzaktësisht më 24 qershor 2014, kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat pas një

serë përpjekjesh precedentë të dështuara151. Ky stad shënon një hap të rëndësishëm,

sepse Procesin e Stabilizim-Asocimit e transformon në një proces zgjerimi.

Referuar raportit të Komisionit Evropian, për vitin 2014, Shqipëria ka bërë hapa

të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga BE-ja. Komisioni është

shprehur se janë marrë hapa të mëtejshëm në drejtim të reformës së gjyqësorit. Qeveria

ka treguar vullnet politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën

kundër korrupsionit. Korniza legjislative është forcuar dhe koordinimi i politikave dhe

monitorimi në nivel qendror janë përmirësuar152.

Progres-Raporti për vitin 2015, evidenton qartë përparimet që janë bërë nga

vendi ynë, por duke mos lënë mënjanë, por përkundrazi, duke vënë theksin te

problematikat që duhen zgjidhur, të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti në ngadalësimin e

rrugës për në Europe. Referuar përmbushjes së kriterit politik, zhvillimi i zgjedhjeve

150 U nënshkrua Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Shiko në

ëëë.kryeministri-ks.net 151 European Commission, Albania Progress Report, October 2014, fq 1. 152European Commission, Albania Progress Report, October 2014, po aty.

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

66

vendore të vitit 2015, të cilat u zhvilluan pa incidente edhe pse për sa i përket

profesionalizmit dhe paanësisë të organeve zgjedhore dhe gjithë procesit zgjedhor në

përgjithësi ka akoma për të bërë. Referuar kritereve ekonomike, Shqipëria ka bërë

përpjekje të moderuara për zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Janë bërë

disa përparime në përmirësimin e stabilitetit dhe rritjes së perspektivës

makroekonomike 153.

Vendimi për dhënien e statusit të vendit kandidat, reflekton jo vetëm progresin

që ka bërë Shqipëria në zbatimin e reformave të domosdoshme për ecurinë e këtij

proçes, njëkohësisht tregon dhe angazhimin e strukturave evropiane për ta mbështetur

vendit tonë për arritjen e këtij objektivi. Anët e medaljes bëhen më të qarta gjatë vitit

2016, i cili ka qënë një vit i rëndësishëm për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, pasi u

votua një nga kushtet thelbësore të vendosura nga BE, reforma në drejtësi. Më 9 nëntor

2016 është dorëzuar progres raporti për Shqipërinë, në të njëjtën ditë Komisioni

Evropian rekomandoi çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Përpos hapave cilësor

të bëra nga Shqipëria, plotësimi i kritereve të mbetura tregon qartësisht që prespektiva

evropiane është sa afër edhe larg.

Bosnja-Hercegovina ka qënë qendër konfliktesh të vazhdueshme. Në vititn 1995

marrëveshja e Dejton shënjoi fundin e luftës, prej këtij momenti janë hedhur hapa të

rëndësishëm drejt strukturave evropiane. Në janar të 2006 u hapën zyrtarisht negociatat

për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Komisioneri i BE-së për zgjerimin Oli Rehn

dhe kryeministri boshnjak Nikola Spiriç firmosën ratifikimin, duke bërë të mundur

fillim e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Që kjo marrëveshje të jetësohej, vendi duhej të ndërmerrte hapat e nevojshme në

drejtim të reformave. Komisioni Evropian theksoi se për nënshkrimin e marrëveshjes

duhej një bashkëpunim më i plotë. Kushti kryesor ishte detyrimi për të bashkëpunuar

me gjykatën e krimeve të luftës. Më qershor të vitit 2008, u negociua për nënshkrimin e

MSA, por hyrja e tij në fuqi u pezullua, kryesisht sepse vendi nuk kishte zbatuar një

vendim të rëndësishëm të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut154.

Qasja e BE-së drejt Bosnje-Herzegovinës ndryshoi në vtin 2014. BE specifikoi

në mënyrë të detajuar kushtet që duhet të përmbushte vendi për të arritur progresin e

duhur, kryesisht kushte të karakterit social-ekonomik. Qeveritarët dhe institucionet e

153European Commission, Albania Progress Report, October 2015, fq 4-6. 154 Parlamento Europeo, Note sintetiche sull’Unione Europea, I Balcani Occidentali. Shiko në

http://ëëë.europarl.europa.eu/

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

67

Bosnje-Herzegovinës u zotuan se do të angazhoheshin maksimalisht. MSA hyri në fuqi

në 1 qershor 2015, duke zvendësuar marrëveshjen e përkohshme të vitit 2008.

Qeveritarët e Bosnje-Herzegovinës nuk humbën kohe, vetëm disa muaj nga hyrja në

fuqi e MSA, më 15 shkurt 2016, bënë zyrtarisht aplikim për anëtarësim në BE. Rruga e

BH drejt Bashkimit Evropian në një farë mënyre ka bërë progres, edhe pse ka akoma

probleme thelbësore të cilat duhet të zgjidhen. Aktualisht Bosnje-Herzegovina është

kandidate potenciale.

Maqedonia është vend kandidat që prej vitit 2005, por, pavarësisht mendimeve

të vazhdueshme pozitive të Komisionit dhe Parlamentit, Këshilli i BE-së ka refuzuar për

të hapur negociatat për shkak të vetos greke. Mosmarrëeshja e hershme me Greqisë për

termin “Maqedoni” përbën një pengesë thelbësore për integrim evropian të vendit.

Nga njëra anë, Këshilli i BE-së ka vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë për vitin

2015, duke dhënë vlerësim pozitiv për hapjen e negociatave për 5 kapituj të rinj, të

ratifikuar nga Konferenca BE-Mali i Zi më 18 Dhjetor 2015155. Nga ana tjetër vihet

theksi tek prioritet dhe reformat. Referuar progres raporteve të Komisionit Evropian për

vitin 2015 dhe 2016, zbatimi i marrëveshjes politike të qershorit / korrik të vitit 2015 (e

njohur si marrëveshje e Przino) është kusht thelbësor. Por pavarësisht përpjekjeve të

përfaqësuesve dhe rekomandimeve të institucioneve të BE, edhe përgjatë vitit 2016 ka

pasur probleme të karakterit politik. Mosmarrëveshja midis elitave poltike dhe

mosrespektimi i marrëveshjes po e vështirësojnë edhe më tepër rrugëtimin për në BE.

Referuar raportit të politikës së jashtme te Italisë, zgjerimi i Bashkimit Evropian

drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor vitet e fundit ka bërë progres, por ky ka qenë një

proces i ngadaltë, është evidentuar mungesë e vullnetit politik dhe mungesë prioriteti e

BE-së156

Sipas orientimit të politikës së jashtme italiane do të ishte një gabim i rëndë të

braktiset perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Italia

është e orientuar të siguroj rrugëtimin e këtij rajoni si një garanci e stabilitetit, të

marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”157.

Mund të themi se zgjerimi është një proces i rreptë, edhe pse disi i padrejtë

kundrejt vendeve të kësaj pjese të rajonit tonë. Pavarësisht përparimeve në shumicën e

155 COMMISSION STAFF ËORKING DOCUMENT The former Yugoslav Republic of Macedonia 2016

Report, Brusseles 97/11/2016, fq 6. 156La prospettiva europea dei Balcani Occidentali in Rapporto sulla politica estera italiana, Quaderni IAI

fq 32-35. 157Po aty.

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

68

këtyre vendeve, në shumë fusha, gjatë dy-tre viteve të fundit, secili prej këtyre vende në

një farë sensi është ballafaquar me sfida të tilla që asnjëri prej tyre nuk do të mund të

jetë i përgatitur që të bëhet pjesë e BE-së gjatë mandatit aktual të Komisionit, i cili do të

përfundoj në fund të vitit 2019.

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

69

KAPITULLI II

DIPLOMACIA ITALIANE NË BALLKAN NË SHËRBIM TË INTERESAVE TË

SAJ EKONOMIKE

2.1 Ballkani Perëndimor në vëmendjen e politikës së jashtme italiane

Italia mund të konsiderohet një lloj ure natyrore midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor,

për këtë motiv rajoni i Ballkanit është një përparësi e natyrshme për politikën e jashtme

italiane, ndoshta kjo është edhe arsyeja kryesore pse Italia është në krye të përcaktimit

të politikave evropiane në drejtim të rajonit. Nga njëra duke u siguruar burime të

përshtatshme për politikat mbështetëse, dhe nga ana tjetër, duke vendosur në një

kontekst më të gjerë evropian disa nga prioritetet kombëtare. Me përfundimin e

përplasjeve bipolare politika e jashtme italiane hyri në një fazë tranzicioni të shkaktuar

nga humbja e disa elementëve themelore mbi të cilat ishte përqëndruar veprimi

ndërkombëtar i këtij te fundit158.

Me shpërthimin e krizës Jugosllave, në vitet 1990-1991, asakohe në drejtim të

Ministrisë së Punëve të Jashtme, socialisti Gianni De Michelis kishte përpiluar një sërë

skenarësh, ku në secilin prej tyre, një Jugosllavi e bashkuar paraqiste një element kyç. E

gjithë kjo, nuk është aspak e çuditshme, sepse De Michelis ishte një mbështetës i

Jugosllavisë dhe këtë e kishte bërë edhe publike. Kjo mbështetje ishte derivat edhe i

hamendësimit të Italisë dhe liderëve të saj politik, (e cila i kishte rrënjet historike) se

ishte më lehtë të mbante marrëdhënie politiko-ekonomike me Beogradin sesa do të ishte

me Lubjanën dhe Zagrebin159. Në të vërtetë serbët plotësonin aspiratat dhe interesat e

Italisë në rajonin e Adriatikut, ndërsa me kroatët dhe mbi të gjitha sllovenët situata

ishte më e vështirë.

Shpërbërja e Jugosllavsië mund t’i krijonte probleme të mëdha Italisë, ajo ishte e

friksuar nga flukset e mundshme migratore të këtyre vendeve, qytetarët e këtyre

vendeve për të kërkuar një jetë më të mirë, do të përpiqeshin të largoheshin nga vendet e

tyre të origjinës dhe do të mund të zbarkonin në brigjet e Italisë, frikë e cila u vërtetua

me ardhjen e numrit të madh të refugjatëve shqiptare gjatë viteve 1990-1991. Por, në të

vërtetë Italia për të gjitha vendet e rajonit, ndërmori një qasje pragmatike dhe në

158 La prospettiva europea dei Balcani Occidentali, literaturë e përmendur, f.27 159 Christofer Civic, Rifare i Balcani, Mulino/Contemporanea, fq 162-165.

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

70

momentin kur proçesi i shpërbërjes ishte i pa evitueshëm, u dorëzua duke u rakorduar

me Gjermaninë për njohjen diplomatike të Sllovenisë dhe Kroacisë.

Pas këtij momenti Italia krijoi marrëdhënie të ngushta politike dhe tregtare me

këto dy vende, nëpërmjet konsullatave të saj në Zagreb dhe Lubjanë me qeverinë

Sllovene dhe Kroate. Ky bashkëpunim i kishte bazat solide në shkëmbimet frytdhënëse

dhe aspak sipërfaqësore, sepse këto dy Republika këtë formë bashkëpunimi e zhvillonin

prej kohësh me katër rajone të Italisë.

Pavarësisht zbehjes së marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë regjimit komunist,

Shqipëria, menjëherë pas ndryshimeve politike u kthye në vëmendjen e politikës së

jashtme italiane. Jetësimi i marrëdhënieve Italo-Shqiptare ishte rezultat i proçesit të

ndryshimeve të prioriteteve të politikës së jashtme italiane, të nisur prej fillimit të viteve

nëntëdhjetë dhe është ende në vazhdim. Afërsia gjeografike, lidhjet historike,

shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe sociale kanë bërë Shqipërinë një vend prioritar

për bashkëpunimin italian160.

Sipas autorit Andrea Stocchiero në shkrimin e tij, “Alla ricerca del sistema italia

nei balcani occidentali”, prania italiane në Shqipëri, në disa raste ka arritur nivele të

larta, por gjithsesi kanë ekzistuar vështirësi të përbashkëta në promovimin dhe zbatimin

e një aksioni të vërtetë, të identifikimit të prioriteteve sektoriale dhe gjeografike dhe mbi

të gjitha për të ndërtuar, një strategji kombëtare161.

Në periudhën e parë pas rënies së regjimit komunist, Italia ishte vendi me të

cilin Shqipëria post-komuniste krijoi raporte intensive. Sidomos në fazën delikate të

kalimit nga forma e qeverisjes së vjetër në atë të re, ndihma italiane ishte jetike për

Shqipërinë. Në mosmarrëveshjet që kishin marrë jetë ndërthureshin pakënaqesitë për

krizën ekonomike që po kalonte vendi dhe prezenca e eksponentëve të regjimit të rënë

në qeverinë e stabilitetit. Në këtë kontekst kapërcimin e situates emergjente e bëri të

mundur prezenca e ndërkombëtarëve. Rol kryesor në këtë fazë luajti Italia, e cilia në

bazë të një memorandumi bashkëpunimi të datës 26 gusht 1991, u angazhua me

shpërndarjen e të mirave parësore dhe garantimin e ndihmës mjekësore për popullsinë

shqiptare162. Karakteri global dhe shumëdimensional, është realizuar përmes miratimit

160 La cooperazione italiana in Albania. Cooperazione italiana allo sviluppo, Ministero Affari Esteri. P. 5

in http://ëëë.cooperazioneallosviluppo.esteri.it 161Alla ricerca del sistema italia nei balcani occidentali. Rapporto per il CeMiSS, a cura di Andrea

Stocchiero Marzo 2007, p 3. 162L’Italia Nella Politica Internazionale, SIPI, Edizione 1993, Fq 187-188.

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

71

të disa instrumenteve legjislative, të cilat bëjnë të mundur lidhjet e qëndrueshme dhe

reciprokisht të dobishme midis dy vendeve fqinje. Janë krijuar programe bashkëpunimi

dhe janë nënshkruar marrëveshje të shumta bilaterale,.

Politika italiane në Shqipëri, me rizbulimin e Adriatikut, synonte forcimin dhe

konsolidimin e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve, më tej marrëdhëniet

dypalëshe janë karakterizuar nga një veprimtari intensive në fushën politiko-

diplomatike dhe social-ekonomike. Italia, duke bashkuar traditën e marrëdhënieve

historike dhe kulturore me Ballkanin pati mundësinë të ketë një rol thelbësor në të gjithë

rajonin, nga Tirana në Beograd.

Dekada e parë e marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë është përqëndruar

në katër momente të rëndësishme: ndihma e menjëhershme gjate viteve 90 dhe 91;

Operacioni Pelikani në 1991-1992; Vitet e biznesit italian; Ndërhyrja ushtarako-

humanitare", Misioni Alba.

Pas dekadës së parë, politika e jashtme italiane drejt Shqipërisë dhe kundrejt gjithë

Ballkanit ka luajtur një rol të rëndësishëm, duke dhënë kontributin e saj në ndërmarrjen

e iniciativës së aktorëve ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian. Ndër marrëveshjet me

të rëndësishme dallon Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Italisë ju desh të ndërmerte nisma të mirfillta ligjore, të cilat i përgjigjeshin

plotësisht interesave të saj në rajonin e Ballkanit. Kjo evidentohet qartësisht në ligjin n.

84/2001, Dispozitat për pjesëmarrjen italiane në stabilizimin, rindërtimin dhe zhvillimin

e vendeve të Ballkanit. Me hyrjen në fuqi të këtij akti normativ, Italia përvetësoi një

instrument ad hoc për të menaxhuar dhe financuar operacionet në një zonë që

konsiderohet vendimtare për qëndrueshmërinë gjeopolitike, dhe shërben njëkohësisht

për evoluimin dhe ndërtimin e shtëpisë së përbashkët evropiane. Sa u tha më sipër është

në koherencë të plotë me politikën e jashtme të Italisë, dhe njëkohësisht në mbështetje

të plotë të politikave të Bashkimit Evropian dhe të aktorëve të tjerë ndërkombëtare163.

Italia ka qenë e përfshirë thellësisht në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit

Perëndimor. Politika e jashtme e Italisë ka luajtur një rol të rëndësishëm, duke dhënë

kontributin e saj në ndërmarrjen e nismave të aktorëve ndërkombëtar dhe Bashkimit

Evropian. Qasja e e Italisë ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi thekson nevojën për

të arritur një bashkëpunim të ndërsjellë në nivel rajonal. Pasqyron domosdoshmërinë

163Cocco. E, Paolo. P, “Le Relazioni Politiche E L’applicazione Degli Strumenti Di Cooperazione Del

Sistema Italia Con I Balcani Occidentali” fq. 13 shiko në ëëë.cespi.it/Balcani

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

72

për të krijuar marrëdhënie të mirfillta midis Italisë dhe Shqipërisë, dhe marrëdhënie

pozitive midis vendeve fqinje.

Hyrja në fuqi e ligjit nr. 84/2001, i cili rregullonte format e pjesëmarrjes italiane

në proçesin e stabilizimit, rindërtimin dhe zhvillimit të Ballkanit; kishte për qëllim

koordinimin e ndërhyrjeve kombëtare me nismat e ndërmarra nga BE-ja. Italia në këtë

mënyrë u pajis me kornizën e nevojshme ligjore për të ndërmarrë nisma konkrete në

Ballkan. Italia është një prej partnerëve më të rëndësishëm të rajonit, për këtë motiv ky

ligj i përgjigjet prioriteteve të Italisë, e cila kishte si objektiv kryesor koordinimin e

ndërhyrjeve në këto vende164. Ky ligj i dha Italisë “një pozicion të rëndësishëm, i cili

me kalimin e kohës, është forcuar gjithmonë e më shumë. Italia në këtë pjesë të rajonit

gëzon marrëdhënie preferenciale ekonomike dhe ka luajtur një rol të qenësishëm në

rindërtimin dhe paqen e përhershme në rajonin e Ballkanit165. Neni 3 i këtij ligji ndër të

tjera parashikon krijimin e një fondi për pjesëmarrjen Italiane në stabilizimin,

rindërtimin dhe zhvillimin e Ballkanit, e cila administrohej nga Ministria e Jashtme në

bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë me jashtë.

Përpos iniciativave ligjore, një seri vendimesh dhe iniciativash të vazhdueshme

intensifikuan ndjeshëm shkallën e përfshirjes ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit:

emërimi i Romano Prodit si President i Komisionit Evropian, pas

dorëheqjes së presidentit Santer dhe Komisionerëve të tij në mars 1999;

propozimi dhe miratimi i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore në

Këln më 10 qershor.

Fill pas Paktit të Stabilitetit166, Italia merr një dimension të vërtetë rajonal në një

kontekst më të gjerë në bashkëpunimin ndërkufitar. Nisja e nismës Adriatike-Jonike

(NAJ) në nivelin politiko-diplomatik në vitin 2000 dhe Ligji 84 i viti 2001 (84/01) kanë

sanksionuar kalimin nga faza emergjente drejt zhvillimit të një politike të jashtme dhe

bashkëpunimi ndërkombëtar, me qëllim lehtësimin e proçesit të integrimit të vendeve të

ndryshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për të siguruar stabilitetin

dhe rritjen ekonomike në të gjithë rajonin.

164Po aty, fq 12-15. 165 Gazzetta Ufficiale n. 76 del 31 marzo 200, Legge 21 marzo 2001, n. 84"Disposizioni per la

partecipazione italiana alla stabilizzazione, alla ricostruzione e allo sviluppo di Paesi dell'area

balcanica”. 166 Dështimi i negociatave në Rambuje dhe ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në pranverën e vitit 1999

theksuan edhe një herë pamjaftueshmërinë e thellë politike dhe institucionale të Bashkimit Evropian

përballë krizës akute jashtë kufijtë të saj.

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

73

Edhe pse në fillim të viteve 2000 Ballkani përbënte thelbin e përqëndrimit italian

në Ballkan, pas vitit 2005 është vërejtur një rënie progresive. Angazhimi i Italisë në

Shqipëri, është ngadalësuar për shkak të vështirësive ekonomike dhe tensioneve midis

partnereve. Sipas autorëve Emilio Cocco dhe Pietro Paolo Proto, interesi strategjik dhe

politik i aktorëve ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe Italinë, kundrejt rajonit të Ballkanit

“pësoi një rënie për shkak të tensioneve dhe krizave në këtë zonë duke e spostuar

vëmendjen kundrejt zonave dhe rajoneve të tjera”167.

Një tjetër shkak është sulmi që ju bë ShBA më 11 shtator të vitit 2001. Ky

spostim i vëmendjes gjeostrategjike ndërkombëtare shkaktoi një reduktim edhe të

vëmendjes italiane në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një tjetër faktor që ndikoi në këtë

rënie të interesit italian ndaj rajonit në përgjithësi, por veçanrisht në Shqipëri ishte

situata e përgjithshme politiko-ekonomike, e cila nuk u ofronte siguri investitorëve

italianë.

Gjatë një takimi të mbajtur në Senat më 6 dhjetor 2006, midis perfaqësuesve të

dy vendeve, Zvëndësministrit dhe njëkohësisht Ministrit të Punëve të Jashtme,

Gianfranco Fini me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha, çështja e investimeve të huaja

do të përbënte një nga objektivat e qeverisë shqiptare. Berisha pasi bëri një përmbledhje

të javëve të para të qeverisë së tij, theksoi nevojën për të rinisur proçesin e një

marrëdhënie më të ngushtë me Italinë dhe të zhvillimit të ekonomisë, me qëllim

krijimin e një kornizë të favorshme për investime të huaja në vend168.

Ministri Fini theksoi angazhimin tradicional të Italisë në vendin tonë, ja si u

shpreh ai... do ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e tij reformist në pershtatje me

standardet evropiane. Ndërsa për sa i përket përthithjes së investitorëve italian në

Shqipëri, Fini u tregua skeptik, duke e kushtëzuar palën shqiptare për zgjidhjen e disa

problematikave të cilat ishin akoma të pasigurta dhe të paqarta169. Ai gjithashtu vuri në

dukje se transparenca, siguria juridike dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve ekzistuese me

karakter tregtar do të shërbenin si nxitja më e mirë për investitorët italianë170.

167 Emilio Cocco, Pietro Paolo Proto, Le relazioni Politiche e l’Applicazzione degli strumenti di

cooperazzione… Vepër e Përmendur, fq 26-30. 168ALBANIA, Incontro tra il vice Presidente del Consiglio e Ministro degli Esteri Fini e il Primo Ministro

albanese Sali Berisha (Roma, 6 dicembre)TakimmidisZëvendëskryeministritdhe Ministrit të Jashtëm

italian Fini dhe Kryeministrit shqiptarSali Berisha (Romë, 6 dhjetor) (Nota Informativa del Ministero

degli Affari Esteri) Ministero Degli Affari Esteri Unità Per La Documentazione Storico-Diplomatica E

Gli Archivi 2005 La Politica Estera Dell’italia Testi E Documenti Fq 274 169Po aty. 170 Po aty.

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

74

Midis të tjerave Fini theksoi se prezantimi që do t’i bëhej Shqipërisë një ditë më

vonë, synonte pikërisht informimin e sipërmarrësve italianë, në të njëjtën kohë mund të

prodhoheshin nisma të reja në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat, krahas

programeve për bashkëpunim dhe zhvillim, financuar nga qeveria, të cilat shohin Italinë

si një partner të Shqipërisë171.

Politika e jashtme italiane në rajonin e Ballkanit është e lidhur ngushtë me atë të

integrimit evropian, politik, ekonomik dhe social. Shqipëria paraqet një përparësi për

Italinë nën dy drejtime kryesore, atë politik dhe ekonomik, kjo është në përputhje të

plotë me projeksion italian në drejtim të zonës Adriatiko-Joniane172 dhe objektivave

strategjik për integrimin e plotë të vendit drejt familjes së madhe Evropiane.

Motua që shoqëron drejtuesit politik të Italisë, jo vetëm në politikën e saj të

jashtme, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, por njëkohësisht edhe si një prej

anëtarëve themelues të Bashkimit Evropian, është stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe

më pas integrimi i tij në Bashkimin Evropian. Këtë qëndrim e vërejmë edhe në

periudhën kur Italia drejtonte Bashkimin Evropian. Sipas sintezës së bërë nga Italia në

përmbyllje të semestrit të saj në krye të Bashkimin Evropian (Korrik-Dhjetor 2014),

“Nëse Ballkani nuk do të stabilizohet, do të jenë Italia dhe Evropa që të

destabilizohet” 173 . Por të stabilizohet ky rajon do të thotë tu përgjigjesh lloje të

ndryshme sfidash:

eleminimi i tensioneve nacionale-etnike disi të pazgjidhura, edhe pse jo

plotësisht të pranuara, që rrjedhin nga proçesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë;

Krimi i organizuar;

Lufta kundër korrupsionit

Trafikimi;

Emigracioni i paligjshëm

Reduktim i ekonomisë informale;

Zhvillim i shëndetshëm i faktorëve të ekonomisë lokale

171Po aty. 172 Nisma Adriatiko Joniane (NAJ) u zyrtarizua në Ankona, Itali, më 20 Maj 2000. Në aktivitetin

themelues, morën pjesë shtatë vende, midis të cilëve ishte edhe Shqipëria. Sot vendet anëtare të Naj-Janë

tête dhe përkatësisht Shqipëria, Bosnje dhe Erzegovina, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Serbia dhe

Sllovenia. Synimi i Nismës Adriatiko Joniane është nxitja dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal, i parë ky

si një kontribut për integrimin evropian të vendeve anëtare. 173Sintesi dei risultati della Presidenza Italiana del Consiglio dell’Unione Europea, 1 Luglio -31 Dicembre

2014, fq 16.

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

75

Nuk mund të mohohjmë se një pjesë e madhe e këtyre fenomeneve e kanë origjinën në

këtë rajon, ose ky i fundit shërben si zonë tranziti për të lidhur vendet e Lindjes me

Europën. Por t’u dhënë zgjidhje këtyre sfidave do të duhet një bashkëpunim dhe

bashkëveprim i ngushte midis këtyre shteteve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian.

Në vizionin e Italisë, zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit

Perëndimor, në planin afatgjatë, është një politikë më pak e kushtueshme për Evropën,

sesa ajo e viteve të manaxhimit të krizave të prodhuara nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Zgjerimi evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor për politikën e jashtme italiane

është një veprim konstant dhe i pashmangshëm, për shkak të afërsisë gjeografike me

këto vende. Por arritja e këtij objektivi kërkon një angazhim maksimal. Kryesisht

kërkon angazhimin e politikës dhe diplomacisë italiane për të ushtruar fuqishëm zërin e

saj brenda institucioneve të BE-së, në Këshill, Parlament, Komision.

Italia beson se Bashkimi Evropian duhet të marrë angazhime më konkrete ndaj

vendeve të rajonit, duke u mundësuar dhënien e statusit të vendit kandidat, në terma afat

shkurtër, por në të njëjtën kohë të kërkojë një angazhim më specifik në lidhje me

plotësimin e kritereve të detyrueshme. Kjo linjë veprimi do të kishte avantazhin ta bënte

përsëri të besueshëm zgjerimin, si për vendet anëtare dhe për vendet kandidate. Në

vizionin e Italisë, proçesi i anëtarësimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian duhet të

ndjekë një qasje rajonale174..

Ballkani është një zjë zonë që qëndron në vëmendje të politikës së jashtme

italiane. Këtë e vërejmë gjatë një Konference në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2007)

me objektiv kryesor “Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor”, Zëvendës

Ministri i Jashtëm i Italisë Famiano Crucianelli në fjalën e tij të hapjes shprehet

...”Ballkani nuk është më ai i pesëmbëdhjetë viteve më parë, ne duhet të jemi të

vetëdijshëm se ka ende shumë sfida, por ne nuk duhet të harrojmë dhe të kuptojmë, po

për të kuptuar ne duhet të dëgjojmë"175.

Ndërsa sipas qasjes së Umberto Ranieri Italia "ka përgjegjësinë historike për të

sjellë këto vende drejt integrimit euroatlantik". Italia ka një rol shumë të rëndësishëm në

integrimin e këtyre vendeve, kryesisht atë të karakterit ekonomik. Ranieri u shpreh se...

"Italia radhitet në vendin e parë ose të dytë midis partnerëve tregtarë në rajonin e

174 Rapporto 2020, Le scelte dell’Italia nella Politica Estera, fq 57-59 175 Luca Zannoni, I Balcani priorita della politica estera, Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa

Shiko në http://www.balcanicaucaso.org

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

76

Ballkanit176 . Mund të themi se, sfida e vërtetë e Italisë gjatë kësaj periudhe ishte

rikonfirmimi si aktor i rëndësishëm në Balkan, siç kishte pas qënë në të kaluarën, nga

Shqipëria në Serbi. Përtej marrëveshjeve dypalëshe, dhe veçanërisht përmes mbështetjes

së vendeve aspiratate të BP që Italia arriti të ketë rolin e partnerit të privilegjuar.

2.2 Qasja e Italisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë postkomuniste

Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Italia filloi të shfaq një ambicie në rritje për të

marrë rolin e një fuqie të madhe. Edhe pse këto aspirata ishin shpesh të paqarta, qeveria

italiane e përqëndroi vëmendjen e saj në Ballkan, sidomos në Shqipëri, në një nga

rajonet më të varfra dhe më të pazhvilluara177.

Italia ka qenë e përfshirë thellësisht në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit

Perëndimor. Politika e jashtme italiane ka luajtur një rol të rëndësishëm, duke dhënë

kontributin e saj në ndërmarrjen e iniciativës së aktorëve ndërkombëtar dhe Bashkimit

Evropian. Ndër marrëveshjet më të rëndësishme dallon Pakti i Stabilitetit për Evropën

Lindore i vitit 1999, i cili thekson nevojën për të arritur një bashkëpunim të ndërsjellë

në nivel bilateral dhe rajonal midis Italisë dhe këtyre vendeve, per të siguruar

marrëdhënie pozitive midis vendeve fqinje dhe koordinimit të planeve dhe programeve

për mbështetje financiare.

Pas ndryshimeve të mëdha, stabilizimi politik dhe ekonomik i vendeve të

Europës Qëndrore dhe Lindore u bë detyrë parësore e vendeve evropiane. Gjatë kalimit

në sistemin demokratik dhe në ekonominë e tregut, qeveritë e rajonit u gjenden përballë

detyrave që nuk mund t’i trajtonin të vetme. Për këtë motiv shpresat e qeveritarëve,

gjithashtu dhe qytetarëve të thjeshtë u drejtuan nga perëndimi178. Për shkak të afërsisë

gjeografike, vendi i parë, i cili dha kontributin e tij për këto transformime të mëdha,

ishte Italia. Që prej fillimit te viteve nëntëdhjetë, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, janë

ndërmarrë aksione humanitare me pjesëmarrjen e shoqatave dhe shoqërisë civile, në sajë

të koordinimit të operacioneve të udhëhequr nga Qeveria Italiane, e cila u pasua nga një

176po aty. 177Albania verso l’Unione Europea: Il ruolo dell’Italia, Literaturë e përmendur, fq 29-33. 178 Vernern Vajdenfeld, Demokracia dhe ekonomia e tregut në Europën Lindore, Vepër e Përmendur, fq

16-17.

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

77

fazë e re zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-

së179.

Në secilën prej ekonomive të këtyre shteteve kanë ndikuar një sërë faktorësh, të

cilët kanë ngadalësuar zhvillimin e këtyre ekonomive, të tilla ishin efektet shkatërruese

në fillim të tranzicionit dhe rrugën drejt kapitalizmit, shpërbërja e shtetit federativ, etj.

Gjithashtu kriza që kaloi Ballkani, konflikti i përgjakshëm gjatë viteve të para të 90’

ndikuan në mënyrë të drejtëpërdrejtë drejt një faze komplekse rehabilitimi, e cila mund

të kapërcehej vetëm me ndërmmarrjen e një sërë reformash strukturore në kuadrin

ekonomik dhe institucional180.

Interesat ekonomike të Italisë drejt kësaj zone, ishin një prej elementeve më të

rëndësishëm të politikave të ndërmarra nga Italia në rajonin e Ballkanit. Për Italinë këto

vende u panë si një mundësi e mirë për të zhvilluar bizneset e tyre. Zhvillimi ekonomik

i kësaj zone dhe hapja e mundësive të reja për prodhimin italian, ishin të lidhura direkt

me pjekurinë institucionale të këtyre vendeve181. Në të vërtetë, këto vende ishin të

paqëndrueshme, për këtë motiv, Italisë i duhej të ndërmerrte një veprim strategjik për të

forcuar institucionet, veçanërisht në fushat e qeverisjes ekonomike, funksionimin e

drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Për këtë arsye, në fillim të viteve 90’ politika

e Italisë, me konkretisht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Tregtisë, kanë

shfaqur orientime të diskutueshme. Në fillim kanë ndjekur një politikë asistence, dhe

më vonë janë orientuar me programe koordinimi dhe mbështetje kombëtare për

ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve italiane në rajonin e Ballkanit. Politika, të cilat i

përshtaten një dinamike të zhvillimit kapitalist, por jo domosdoshmërisht përballen me

një politikë imperialiste.

Politika e jashtme italiane në rajonin e Ballkanit është e lidhur ngushtë me atë të

integrimit evropian, politik, ekonomik dhe social. Shqipëria paraqet një përparësi për

Italinë nën dy drejtime kryesore, atë politik dhe ekonomik, kjo është në përputhje të

plotë me projeksion italian në drejtim të zonës Adriatiko-Joniane182 dhe objektivave

179 Po aty. 180Andrea Agostinucci, Transizione economica e sviluppo locale nei Balcani occidentali, Riferimenti per

un’analisi trasversale, CeSPI, fq 2-3. Shiko ne ëëë.cespi.it/.../dossierBalcani/agostinucci. 181 Po aty. 182 Nisma Adriatiko Joniane (NAJ) u zyrtarizua në Ankona, Itali, me 20 Maggio 2000. Në aktivitetin

themelues, morën pjesë shtate vende, midis të cilëve ishte edhe Shqipëria. Sot vendet anëtare të Naj-Janë

tete, përkatësisht Shqipëria, Bosnje dhe Erzegovina, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Serbia dhe

Sllovenia. Synimi i Nismës Adriatiko Joniane është nxitja dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal, i parë ky

si një kontribut për integrimin evropian të vendeve anëtare

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

78

strategjik për integrimin e plotë të vendit drejt familjes së madhe Evropiane. Ndërsa

vendet që kishin dalë nga Federata Jugosllave përfaqësojnë në mënyrë dramatike një

rast unik. Një sistem ekonomik i përzier dhe pjesërisht i hapur në pjesën e jashtme

kishte bërë të mundur që Federata Jugosllave të kishte normat më të larta të rritjes

ekonomike në Evropën Juglindore, duke filluar proçesin e reformave dhe tranzicionit në

një pozicion relativisht të avantazhuar me vendet fqinje. Ekonomia Jugosllave, ishte e

strukturuar të ndërvarej nga flukset e kapitalit të jashtëm (në masë të madhe nga kredi

koncesionare nga institucionet financiare ndërkombëtare).

Rënia e komunizmit në Evropë solli ndryshime të mëdha si aspektin politik po

ashtu edhe në atë ekonomik. Shqipëria ishte një prej vendeve që u bë pjesë e këtyre

ndryshimeve. Në fillim të viteve '90, marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë, në sajë

të një veprimi strategjik janë karakterizurar nga veprimtari në fusha të ndryshme, si

politike, ekonomike, sociale, kulturore etj. Marrëdhëniet e para diplomatike midis dy

vendeve u stabilizuan pas përfundimit të sundimit komunist. Pas rënies së regjimit

komunist, Italia ka ndryshuar strategji, në varësi të nevojave të momentit. Janë marrë

masa emergjente, për t'iu përgjigjur nevojave urgjente të popullsisë, gjithashtu janë

ndërmarrë iniciativa strukturore, për të ndihmuar institucionet shqiptare në procesin e

reformave. Në këtë kontekst Italia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm.

Me përfundimin e përplasjeve bipolare politika e jashtme italiane, hyri në një

fazë tranzicioni të shkaktuar nga humbja e disa elementëve themelore mbi të cilat ishte

përqendruar veprimi ndërkombëtar i këtij të fundit 183 . Pavarësisht ngadalësimit të

marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë regjimit komunist, Shqipëria, menjëherë pas

ndryshimeve politike u përfshi në rafshin e politikës së jashtme italiane. Intesifikimi i

marrëdhënieve Italo-Shqiptare është rezultat i proçesit të ndryshimeve të prioriteteve të

politikës së jashtme italiane, të nisur prej fillimit të viteve nëntëdhjetë dhe është ende

në vazhdim.

Një sërë faktorësh kanë ndikuar dukshëm në rikthimin e vëmendjes nga ana e

shtetit fqinj; afërsia gjeografike, lidhjet historike, shkëmbimet ekonomike kanë bërë

Shqipërinë një vend prioritar për bashkëpunimin Italian184. Referuar raportit të Qendës

së Studimeve për Politikën Ndërkombëtare, Në kërkim të sistemit Italian në vendet e

Ballkanit Perëndimor, prania italiane në Shqipëri, në disa raste ka arritur nivele të larta,

183 Po aty, f.27 184 La cooperazione italiana in Albania. Cooperazione italiana allo sviluppo, Ministero Affari Esteri. P. 5

shiko ne http://www.cooperazioneallosviluppo.esteri.it

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

79

por kanë ekzistuar vështirësi në promovimin dhe zbatimin e një aksioni të vërtetë, të

identifikimit të prioriteteve sektoriale dhe gjeografike185.

Pas marrëveshjes për Bosnjën në vitin 1995, mendohej që problematikat në

Evropën Juglindore do të kishin marrë fund. Angazhimi i SHBA ishte i domosdoshëm

për ristrukturimin e përgjithshëm dhe në një moment të dytë për t’i lëne vend integrimit

evropian. Vizioni optimist kishte prekur pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit

Perëndimor, pavarësisht problemeve akoma të pazgjidhura, si ai i rastit të Kosovës,

statusit të saj të diskutueshëm.

Me normalizimin e përkohshem në rajonin e Ballkanit, pikërisht me fundin e

luftës në Bosnjë dhe stabilizimin e raporteve me Slloveninë dhe Kroacinë, Italia u

shndërrua në lojtar aktiv në Europën Lindore duke ndërmmarrë nisma të reja. Gjatë dy

vjeçarit 1996-1998, Qeveria Prodi, dhe më konkretisht Ministri i Punëve të Jashtme,

Lamberto Dini, nisi një sërë iniciativash që synonin të bënin Italinë, partnerin e

përzgjedhur për këtë zonë dhe "sponsor" kryesor i tyre në Evropë, një "lajmëtar i

integrimit në lindje", me të gjitha përfitimet politike dhe ekonomike që do të ishin

arritur.186 Gjatë kësaj periudhe Italia e ka kthyer Stabilitetin e Shqipërisë prioritet të

politikës së saj të jashtmë, fushë ku italianët nuk janë pa eksperiencë në aktivitetet që

kërkojnë të nxisin dialog dhe kooperim të brendshëm dhe ndërkombëtar me kombin

Ilir187.

Pas përmbysjes së diktaturave komuniste, Europa Juglindore ishte kthyer në “një

kantier të madh”, ku objektivi kryesor i këtyre vendeve ishte rrugëtimi drejt

demokracisë dhe ekonomisë së tregut188. Në një lloj mënyre, Italia e shfrytëzoi këtë

mundësi, me pretekstin se prezenca e saj do ishte e nevojshme në këtë rajon. Në këtë

mënyrë Italia do të mund të përfitonte nga mundësitë e mëdha që ofronte kjo zonë e

Europës, të ndërmerrte nisma ekonomike dhe njëzëri të forconte rolin politik në arenën

ndërkombëtare.

Gjatë kësaj periudhe marrëveshjet me Italine u bënë gjithnjë dhe më prezente. U

nënshkrua marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Qeverisë së

185Alla ricerca del sistema italia nei balcani occidentali. Rapporto per il CeMiSS A cura di Andrea

Stocchiero Marzo 2007, p 3. 186Fassino Piero, Per passione, Che cosa significa Ostpolitik; in «Limes», 1998, n. 3, pp. 263-26111119. 187 Federico Eichberg, Agim apo perëndim dielli? Shqipëria është një nga problemet shqetësuese për

Italinë, në Endri Bahja, Italia dhe ballkani, Globus. R, Tiranë 2001 fq 70-85. 188 BucarelliMasiimo, L’Italia e le crisi jugoslave di fine secolo (1991-1999) In: BOTTA F., GARZIA I.,

Europa adriatica. Storia, relazioni, economia, Roma-Bari, Laterza, 2004, pp. 73-74.

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

80

Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, e cila mban datën 12

gusht 1991, edhe pse në të vërtetë kjo marrëveshje hyri në fuqi në 26 Janar 1996. Sipas

marrëveshjes së nënshkruar në gusht të vitit 1991 nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare

dhe asaj italiane, Italia u angazhua për të siguruar ndihmë ekonomike nga Shtatori deri

më 31 dhjetor të vitit 1991. Kur Italia u përball me ardhjen e refugjatëve shqiptarë,

Ministria e Jashtme italiane përcaktoi si një ndër prioritetet e saj, rastin emergjent

shqiptar. Megjithatë, si pasojë e situatës emergjente e kishte të nevojshme një qasje më

radikale, e cila u konkretizua me Operacionin Pelikan189.

Kur filloi procesi i transformimit institucional në Shqipëri, organizatat

joqeveritare italiane nisën të ushtronin aktivitetin e tyre në vendin tonë. Në fazën e

emergjencës fillestare (1991-1993), puna e OJQ-ve u realizua duke ofruar mikpritje dhe

ndihmë për refugjatët shqiptarë dhe më vonë, në prag të operacionit "Pelikan", u

përqëndrua në dërgimin dhe shpërndarjen e ushqimit dhe veshjeve në vend190.

Pavarësisht ndërhyrjes për qëllime humanitare, nuk munguan iniciativa të tjera

për të lehtësuar bashkëpunimin midis dy vendeve tona. Referuar nënshkrimit të

marrëveshjeve midis dy vendeve, vlen të kujtojmë, marrëveshjen për heqjen e vizave

për pasaportat e shërbimit dhe ato diplomtike. Kjo marrëveshje u nënshkrua në vitin

1991, në kuadrin e Aktit Final të Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim, të

nënshkruar në Helsinki më 1 gusht 1975 e cila përcaktoi marrëveshje mbi disa çështje të

rëndësishme si: kompensimin e dëmit; nacionalizimi dhe shpronësimi; transfertat e

fondeve; mosmarrëveshjet midis investitorëve.

. Italia ka qenë e përfshirë thellësisht në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit

Perëndimor. Politika e jashtme italiane ka luajtur një rol të rëndësishëm, duke dhënë

kontributin e saj në ndërmarrjen e iniciativës së aktorëve ndërkombëtar dhe Bashkimit

Evropian. Ndër marrëveshjet më të rëndësishme dallon Pakti i Stabilitetit për Evropën

Lindore i vitit 1999, i cili thekson nevojën për të arritur një bashkëpunim të ndërsjellë

në nivel bilateral dhe rajonal midis Italisë dhe Shqipërisë, per të siguruar marrëdhënie

pozitive midis vendeve fqinje dhe koordinimit të planeve dhe programeve për

mbështetje financiare.

189 Pelikani ishte një mision humanitar, i projektuar për të ofruar ndihmë për popullsinë shqiptare. Italia

dërgoi një kontingjent ushtarak mbi bazën e një memorandumit bashkëpunimi të nënshkruar midis

Qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.Operacioni Pelikan filloi më 1 shtator 1991 dhe përfundoi me 20

shtator të vitit 1992. 190 Po aty.

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

81

Politika e jashtme italiane në rajonin e Ballkanit është e lidhur ngushtë me atë të

integrimit evropian, politik, ekonomik dhe social. Shqipëria paraqet një përparësi për

Italinë nën dy drejtime kryesore, atë politik dhe ekonomik, kjo është në përputhje të

plotë me projeksion italian në drejtim te zonës Adriatiko-Joniane191 dhe objektivave

strategjik për integrimin e plotë të vendit drejt familjes së madhe Evropiane

Në të vërtetë marrëdhëniet me Italinë do të ndikoheshin fuqishëm nga situata e

brendshme e Shqipërisë. Kjo evidentohet qartë në ndryshimet e shpeshta të kryetarëve

të qeverive, element i cili nënkuptonte paqëndrueshmëri politike dhe mungesë

bashkëpunimi. Gjithashtu tregon paaftësinë e drejtuesve të kohës për t’u bërë ballë

ndryshimeve të mëdha, sidomos në aspektin ndërkombëtar. Nga zgjedhjet pluraliste, u

krijua qeveria me në krye Fatos Nanon, e njohur ndryshe si Qeveria Nano 2. Qeveria

mori votëbesimin e Parlamentit, kryesisht nga shumica, pra anëtarët e PPSH. Nga ana

tjetër, PD nuk e mirëpriti qeverinë e re, për këtë motiv nisi demostratat dhe

manifestimet kundër saj. Kjo ishte një prej arsyeve kryesore pse zgjedhjet u kontestuan,

sepse sipas konceptit që mbizotëronte në radhët e anëtarëve të PD, zgjedhjet do të

konsideroheshin demokratike vetëm nëse do të fitonin shumicën e votave192. Midis

kërkesave të demostruesve kërkohej që Qeveria Nano të jepte dorëheqjen edhe pse

kishte vetëm pak ditë që kishte nisur veprimtarinë e saj. Situata në vend ishte e vështirë

për shkak edhe të gjëndjes ekonomike, po jo vetëm kaq qytetarët nuk u besonin më

drejtuesve të qeverisë, të nxitur disi edhe nga partia opozitare. Në kushte të tilla

kryeministri i vendit Fatos Nano dha dorëheqjen. U krijua një qeveri e re në të cilën

merrnin pjesë antëtarë të PS, të PD si dhe anëtarë të Partisë Agrare dhe

Socialdemokratët193. Qeveria e Stabilitet bëri përpjekje për të lidhur marrëveshje me

vendet perëndimore. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore dhe

Bankës për Rindërtim të Vendeve të Lindjes, krijoi lidhje me FMN, u pranua në KSBE

dhe vendosi lidhje me TPE e KE.

Gjatë kësaj periudhe Italia ka patur role dhe funksione të ndryshme, si përmes

oganeve institucionale dhe nëpërmjet organizmave joqeveritare. Në vitin 1991 u

191 Nisma Adriatiko Joniane (NAJ) u zyrtarizua në Ankona, Itali, me 20 Maggio 2000. Në aktivitetin

themelues, morën pjesë shtate vende, midis të cilëve ishte edhe Shqipëria. Sot vendet anëtare të Naj-Janë

tete, përkatësisht Shqipëria, Bosnje dhe Erzegovina, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Serbia dhe

Sllovenia. Synimi i Nismës Adriatiko Joniane është nxitja dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal, i parë ky

si një kontribut për integrimin evropian të vendeve anëtare 192 Kjo praktikë ishte ndjekur edhe ne vendet e tjera ish-socialistë, si në Poloni dhe Bullgari. 193 Verner Vajdenfeld, Demokracia dhe Ekonomia e Tregut në Europën Lindore. Strategji për Europën.

Shtëpai e Librit&Fondacioni Soros, Tiranë 1999, fq 239-241.

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

82

nënshkrua në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi midis Qeverisë shqiptare dhe asaj

italiane për ruajtjen e brigjeve nga ana e marinës ushtarake italiane194. Marrëveshjet me

Italinë u bënë gjithnjë dhe më prezente. U nënshkrua marrëveshja për nxitjen dhe

mbrojtjen e investimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë

së Republikës së Italisë, e cila mban datën 12 gusht 1991, edhe pse në të vërtetë kjo

marrëveshje hyri në fuqi në 26 Janar 1996. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në gusht të

vitit 1991 nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, Italia u angazhua për

të siguruar ndihmë ekonomike nga Shtatori deri më 31 dhjetor të vitit 1991.

Për sa i përket rastit të Shqipërisë, do të shohim që vendi gjatë dekadës së parë

është shoqëruar nga kriza të cilat ngadalësuan zhvillimin ekonomik të vendit. Edhe pse

Italia që prej vitit 1991 ka qenë një prej vendeve të para, e cila i ka ardhur në ndihmë

Shqipërisë, shumë herë ka pasur një tërheqje për shkak të situatës në vend. Nëse do të

përpiqemi, të identifikojmë faktorët e zhvillimit ekonomik në Shqipëri, do të shohim se

ka pasur ngjarje negative që ngadalësuan në masë të madhe proçesin e demokratizimit

të ekonomisë Shqiptare:

- kolapsi financiar në vitin 1997;

- lufta e Kosovës në vitin 1999.

Sigurisht, faktori i parë ka qenë më shkatërrues nga të gjithë arsyet e tjera. Kriza që

pasoi, bllokoi plotësisht ecurinë e reformave të Shtetit sipas modelit perëndimor.

Themelet e brishta të rritjes ekonomike në Shqipëri janë shfaqur në 1997 me krizën e

firmave piramidale, kompanitë financiare të bazuara në grumbullimin e të hollave,

ofronin norma shumë të larta interesi, duke përdorur kursimet e qytetarëve depozitues.

Pa mbikëqyrjen e një autoriteti rregullator dhe pa ndërhyrjen nga ana e Bankës së

Shqipërisë, si bankë qëndrore, vendi u gjend në një katastrofe financiare, e cila i

reflektoi pasojat në të gjitha drejtimet.

Shembja e skemave piramidale nxiti revoltën e armatosur që fshiu pushtetin e

qeverisë në pjesën më të madhe të vendit. Paaftësia e qeverisë së atëhershme për të

qetësuar situatën dramatike që ishte shtrirë në pjesën më të madhe të Shqipërisë,

njëkohësisht përgjegjësia e institucioneve për të kontrolluar trazirat që shtoheshin me

kalimin e orëve, dëshmoi se Qeverisë Berisha po i vinte fundi. Përveç kësaj, Berisha

ishte nën presionin e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe vendeve të

Europës Perëndimore. Ky presion i reflektoi pasojat edhe në proçesin e vendimmarrjes

194 Antonello Biagini, Storia dell’Albania contemporanea, Tascabili Bompiani, Milano 2005, fq 156-160

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

83

në Tiranë dhe nuk u dërgoi mesazhin që duhej opozitës dhe protestuesve195. Në këto

rrethana nuk ishte për të çuditur që perspektiva e një ndërhyrjeje ndërkombëtare aty

ishte një çështje jo e mirëpritur dhe e kundërshtuar196.

Megjithatë, problemi i vërtetë, qëndronte në destabilizimin e vendit dhe në

pasojat që kjo mund të kishte në të gjithë rajonin, në një kohë kur çështja e Kosovës po

përkeqësohej progresisvisht. Ndryshe nga opinioni publik, politika italiane u tregua e

aftë për të përballuar sfidat që kishte përpara 197 . Në kuadër të kësaj strategjie të

përgjithshme, midis vitit 1996 dhe 1997 në Shqipëri nisi edhe një ndërhyrje politike dhe

ushtarake italiane në Shqipëri, me qëllim nxitjen e stabilizimit dhe demokratizimit të

vendit.

Në një atmosferë të ndarjeve dhe të kontradiktave të thella, Shqipëria u ndesh

me zgjedhjet parlamentare. Votimi nisi që orët e para të mëngjesit të 26 Majit, vetëm

disa orë pas fillimit të procesit u shfaqën pakënaqësitë e para të Partisë Socialiste, për

vota të manipuluara. Opozita prerazi refuzoi të merrte pjesë më tej në proces, duke

pretenduar për kërcënime dhe manipulime të votave nga ana e PD-së 198 dhe duke

pretenduar përsëritijen e plotë të zgjedhjeve 199 . Nga ana e saj Partia Demokratike

triumfonte fitoren, duke pranuar se gjatë procesit zgjedhor kishte pasur parregullsi, por

ishin relativisht të vogla, të cilat nuk mund të ndikonin në rezultatin e përgjithshëm

zgjedhor. Raporti paraprak i OSBE kritikonte parregullsinë në zona të ndryshme votimi

dhe bënte thirrje për zgjedhje të reja të pjesshme200. OSBE/ja u bënte thirrje partive

politike të shqyrtonin të gjitha masat, që do të mund të përmirësonin situatën e nderë që

ishte krijuar. Situatë, e cila përveç efekteve të brendshme, do të kishte pasojat e saj edhe

në arenën ndërkombëtare.

Mangësitë e zgjedhjeve parlamentare të majit 1996, dëmtuan rëndë imazhin

demokratik të Shqipërisë dhe penguan procesin e konsolidimit demokratik. Zhvillimi i

diskutueshëm i zgjedhjeve, tregoi se elitat politike shqiptare nuk i kishin përvetësuar

kriteret e duhura për zgjedhje të rregullta dhe demokratike. Në tetor të po njëjtit vit u

195 Elez Biberaj, Shqipëria në Tranzicion, Vepër e përmendur, fq 433-436. 196 James Pettifer. Miranda Vickers, Çështja Shqiptare. Riformësimi I Ballkanit. Bota

Shqiptare& Edicioni “Libri” Tirane-Neë York, 2007. 197 Federico Niglia L’Albania verso l’Unione europea:il ruolo dell’Itali. Istituto Affari

InternazionaleDocumentiI IAI 09 | 12 – giugno 2009, fq 28 198 Miranda Vickers, James Pettifer, Shqipëria nga anarkia te një identitet ballkanik, Vepër e përmendur,

fq 280-283. 199 Po aty. 200 Parliamentary Elections, 26 May and 2 June 1996, Shiko në

ëëë.osce.org/odihr/elections/albania/111357

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

84

zhvilluan edhe zgjedhjet vendore, nën vëzhgimin e vëzhguesve të OSBE/ Odhir, të cilat

konfirmuan po të njëjtin rezultat zgjedhor. Kjo ishte një tronditje e thellë për opozitën

dhe forcoi më tej pozitat e partisë në pushtet. Në këtë kontekst, besimi në institucionet

shqiptare u vu në dyshim.

Situata e ndërlikuar në Shqipëri, sidomos mosmarrëveshjet midis opozitës edhe

mazhorancën, bënë që Italia të merrte hapa konkrete për të rikthyer jetën politike

shqiptare "në kushtet e normalitetit të plotë demokratik". Në kuadër të kësaj strategjie të

përgjithshme, midis vitit 1996 dhe 1997 në Shqipëri nisi një ndërhyrje politike dhe

ushtarake italiane në Shqipëri, me qëllim nxitjen e stabilizimin dhe demokratizimit të

vendit. Më 18 korrik 1996 me vendim të menjëhershëm, Ministri i jashtëm Dini gjatë

një takimi me homologun e tij shqiptar, Tritan Shehu, bëri me dije se kishte emëruar

"Përfaqësuesin Special të Italisë201, Luigi Ferraris, detyra e të cilit ishte të krijonte

"kontakte" me Shqipërinë, të shërbente si urë lidhëse midis këtyre dy vendeve. Ministri

i Jashtëm Dini dërgon në Tiranë Ambasadorin Luigi Ferraris202 si një "Përfaqësues i

Posaçëm", me detyrën për të afruar forcat politike shqiptare dhe për të ndihmuar në

rikthimin e proçesit demokratik203. Ambasadori Ferraris arriti të bindë qeverinë për të

kaluar në një ligj zgjedhor, që do të lejonte zhvillimin normal të votimeve

administrative nën monitorimin e vëzhguesve italian, dhe opozita socialiste të hiqte dorë

nga bojkotazhi204.

Shembja e skemave piramidale nxiti revoltën e armatosur që fshiu pushtetin e

qeverisë në pjesën më të madhe të vendit. Paaftësia e qeverisë së atëhershme për të

qetësuar situatën dramatike që ishte shtrirë në pjesën më të madhe të Shqipërisë,

201 Vendimi u mor qartësisht në lidhje me rezolutën e miratuar më 11 korrik të po të njëjtit vit, nga

Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës se Deputeteve, e cila bënte thirrje, pas polemikave mbi

rregullsinë e zgjedhjeve të zhvilluara ne muajin Maj. Nevojitej hapja e një dialogu politik midis qeverisë

dhe opozitës për të kthyer në kushte normale të plotë dhe demokratike gjitashtu ftoheshin palet për të

punuar në favor të zhvillimit te zgjedhjeve të rregullta lokale te cilat do te zhvilloheshin në vjeshtë. 202 Luigi Ferraris lindi në Romë. U diplomua në Drejtesi, në të Drejtën Ndërkombëtare në Hagë në vitin

1951. Ndoqi rrugen diplomatike nga viti 1952 deri më 1987, ky u bë pjesë e shërbimit diplomatik në

pjesë të ndryshme të botës. Ka qenë ambasador i Italisë në Bon nga 1980 deri 1987; 1987-2000 ka qenë

Këshilltar politik i Shtetit dhe nga viti 2000, është President Nderi i Seksionit të Këshillit të Shtetit.

Përveç karrierës diplomatike, ka dhënë mesim në Universitete të ndryshme të Italisë, gjithashtu është

autor i librave i një sërë librash që trajtojnë çështje të së Drejtës Ndërkombëtare; Ai është autor i rreth 400

artikujs dhe ese për çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, historinë e marrëdhënieve, politikës

ndërkombëtare dhe politikës në Evropën Lindore. 203 Përpara përmbysjes dramatike të Shqipërisë, që ndodhi në vetëm pak javë midis muajit Shkurt-Mars

1997, pati një përpjekje nga ana e qeverisë italiane në gjysmën e dytë të vitit 1996, për të arritur një

dialog politik midis palëve. Kjo përpjekje në të vërtetë nuk arriti rezultate e pritshme, ndoshta edhe për

shkak të ngadalësisë në vendimmarrje. 204 L. V. FERRARIS, Diario di una missione a Tirana, in «I quaderni speciali di Limes supplemento al n.

1 del 1997, fq. 73.

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

85

njëkohësisht përgjegjësia e institucioneve për të kontrolluar trazirat që shtoheshin me

kalimin e orëve, dëshmoi se Qeverisë po i vinte fundi.

Më 2 Prill 1997 kryeministri italian Romano Prodi viziton Shqipërinë. Pasi

kthehet në Itali ai hedh idenë e një plani ndërhyrjeje, i cili duhej t’u përgjigjej tre

prioriteteve të politikës së jashtme të cilat i kishte vendosur vetë ai. Së pari, të arrihej

stabiliteti në vend; Së dyti, ndërhyrja me ndihmat ndërkombëtare dhe së treti zhvillimi

afatgjate205.

Në datën 9 Prill shqyrtohet përpara Dhomës së Deputetëve aksioni

shumëpalësh për ruajtjen e paqes206. Pavarësisht kundërshtimeve nga forcat opozitare,

Senati voton pro. Në datën 14 Prill merr jetë Operacioni Alba 207 . Sidoqoftë, me

misionin Alba u themelua një kornizë e bashkëpunimit dypalësh, e cila do të krijonte

rrugën të cilën do të ndiqnin marrëdhëniet midis dy vendeve: në partneritetin ushtarak

janë përfshirë projekte të bashkëpunimit civil dhe ekonomik që janë zhvilluar më vonë

në mënyrë autonome208.

Ngjarjet e 97’ shkaktuan një zbehje të marrëdhënieve të bashkëpunimit të

zakonshëm, duke krijuar hapësira të reja për situatën emergjente, deri në vitin 1998 për

shkak të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme të sistemit institucional dhe social

shqiptar. Qeveria italiane, pas krizës identifikoi në mënyrë të menjëhershme

mbështetjen e saj për Shqipërinë në forcimin e institucioneve. Pas zgjedhjeve,

komuniteti ndërkombëtar dhe Italia në veçanti, rinisën kontakte të qëndrueshme me

Shqipërinë209.

Me rivendosjen e rendit u kalua në mënyrë të menjëhershme, në një plan tre-

vjeçar 1998-2000. Plani shënon kapërcimin nga faza e emergjencës. Pika e parë, ishte

konsolidimi i institucioneve shqiptare ku duhej ndërhyrë me asistencë teknike dhe

furnizimin me pajisje të nevojshme. Pika e dytë e strategjisë qëndron në zhvillimin

ekonomik të bazuar në ekonominë e tregut. Në qendër të strategjisë së bashkëpunimit

205 Marta Caragnani, Italia e Albania: dall’unione alla cooperazione, p. 32, shiko ne

www.santiangelicustodi.mo.it 206 11 vende janë të përfshirë në këtë operacion, Italia, Franca, Turqia, Greqia, Spanja, Rumani, Austri,

Danimarkë. Ky operacion zgjati për rreth 4 muaj dhe përfundoi në datën 12 Gusht 1997. Gjatë kësaj

periudhe janë shpërndarë mjete të nevojshme për jetesën, veshmbathje, medicinale dhe njëkohësisht janë

vëzhguar zgjedhjet parlamentare etj. 207 Caragnani. M, Po aty. 208 Niglia. F, L’Albania verso l’Unione europea:il ruolo dell’Italia. F.29 209 Italia krijoi figurën e Komisionerit të jashtëzakonshme për Shqipërinë, me objektiv kryesor

koordinimin efektiv të veprimtarisë së organeve të administratës shtetërore. Me përgjegjësinë për të

mbështetur institucionet shqiptare, në Tiranë është themeluar një delegacion i posaçëm diplomatik.

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

86

me Qeverinë italiane pas krizës së vitit 1997, është mbështetja për ristrukturimin e

institucioneve210.

2.3 Zhvillimi ekonomik në Shqipërinë postkomuniste dhe roli i Italisë

Rënia e regjimit komunist e drejtoi Shqipërinë në të njëjtat gjurmë që po kalonin vendet

e tjera të Evropës Lindore: fundi i komunizmit, pritshmëritë për rritje ekonomike,

kërkesat për standarde më të larta jetese brenda afateve të shkurtra, gjithashtu

premtimet e pambajtuara nga qeveritë rezultuan një zhgënjim i madh për popullin

shqiptar. Populli i mbajtur në izolim për gati pesë dekada e kishte ëndërruar për vite të

tëra modelin e stilit perëndimor si një sinonim për mirëqenie të menjëhershme

Përpjekjet për pluralizëm politik dhe kalimi nga ekonomi e centralizuar në

ekonomi tregu në Shqipëri, rezultoi një proces tejet i ndërlikuar në krahasim me vendet

e Evropës Qëndrore dhe asaj Lindore. Ndryshe nga vendet e tjera, rasti shqiptar

ndryshonte në mënyrë thelbësore, sepse mungonte një aparat produktiv. Ndërsa vendet e

rajonit, në një farë mënyre kishin arritur të krijonin një aparat produktiv, edhe pse

shumë herë u shfaq ineficent dhe me një sërë mangësish, kishin hedhur themelet e para

për të rinisur ekonominë. Pavarësisht morisë së ndihmave ndërkombëtare nga ana e

Bashkimit Evropian dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtare, Shqipëria e pati të vështirë

stabilizimin e saj ekonomik dhe social, duke u gjendur në kriza ekonomike dhe në

ngadalësimin e reformave.

Shqipëria pas një periudhe të gjatë vetëizolimi krijon raporte ndërkombëtare,

rivendosen marrëdhënie diplomatike me SHBA-në, me Rusinë, Britaninë e Madhe,

Vatikanin. Shqipëria merr pjesë në KSBE, bëhet anëtare e FMN-së, Bankës Botërore211.

Sipas analistëve ndërkombëtare, pushteti i ri, i cili u deklarua për kalimin në demokraci

dhe në ekonominë e tregut, arriti me sukses të bëjë hapa konkrete, vetëm në drejtim të

një privatizimi dhe të një politike liberale, por u zvarrit në proçeset transformuese212.

Gjatë periudhës së Qeverisë së Stabilitetit dhe të periudhës së fundit të qeverisjes

së Alisë, marrëdhëniet ndërkombëtare ishin kaotike.

210 Niglia. F, L’Albania verso l’Unione europea:il ruolo dell’Italia. Istituto Affari Internazionale

Documenti I IAI 09 | 12 – giugno 2009, f 101 211 Bernard Lory, Evropa Ballkanike nga 1945 në ditët tona. Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2007, fq

233-234. 212 Bashkim Rama, Ballkani pas rënies së murit të Berlinit. Vetëvendosja versus tërësia territoriale.

Botimet MB, Tirane 2013, fq 212

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

87

Referuar arkivës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, përfshirja e Italisë në

aspektin ekonomik kishte pësuar një rritje përpara se të ndodhnin ndryshimet e mëdha

në Shqipëri, gjithashtu edhe në marrëdhëniet dypalëshe. ...marrëdhëniet ekonomike

pësuan një ngritje graduale. Në vitin 1988 volumi i përgjithshëm tregtar midis dy

vendeve u realizua në vleftën 48.8 milion dollare, ndërsa në vitin 1990, ai u realizua në

vlerën 65 milion dollarë213.

Gjatë vitit 1990 nga pala shqiptare janë bërë përpjekje për bashkëpunim

ekonomik dhe tregtar edhe me rajone të veçanta të Italisë, rajonin e Pulias. Në qendër të

këtij bashkëpunimi ishte zhvillimi i tregëtisë dhe e bashkëpunimit ekonomik midis

qyteteve bregdetare (Vlorës, Durrësit, Sarandës) dhe Italisë së jugut. Nëpërmjet këtyre

marrëveshjeve u arrit një shkëmbim prej 5 milion dollarë214.

Ndërsa për vitin pasardhës (1991) marrëdhëniet midis dy vendeve patën një

impuls të ri. Të nisur disi edhe nga situata ekonomike dhe politike, për përfaqësuesit e

Italisë, shqipëria rikthehet në qendrën e vëmendjes. Kjo bëhet evidente në takimin që

pati delegacioni italian, i kryesuar nga Alesandro Grafini, i dërguari i posacën i De

Mikelis më 8 shkurt 1991 me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Sokrat Plaka. Gjatë

këtij takimi të dyja palët theksuan gadishmërinë për t’i dhënën një shtysë marrëdhënieve

dypalëshe215.

Gjatë kësaj periudhe, Italia i akordon Shqipërisë një ndihmë-kredi me një vlerë

financiare prej 25 miliard lireta, të cilat do të përdoreshin për përmbushjen e disa

objektivave, si dhe një ndihme falas prej 3 miliard lireta. Pas kërkesës së palës

shqiptare, kjo vlerë u rrit në 10 miliard lireta, të cilat do të lëvroheshin deri në 30 mars

1991216.

Ndryshimet rrënjësore në Shqipëri, kryesisht ato të karakterit politik bënë që

shkëmbimet ekonomike dhe tregtare me Italinë të zhvilloheshin në një impas të ri. Edhe

pse në vitet precedente marrëdheniet ekonomike me Italinë ishin prezente, kryesisht

import-eksport, gjatë vitit 1991 u vunë në zbatim forma të reja bashkëpunimi. Në

kuadër të konkretizimit të bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë,

përgjatë këtij viti një delegacion italian i përbërë nga investitorë dhe operatorë

ekonomik vizituan Shqipërinë. Investitorët italian ishin të interesuar të investonin në

213 Arkiva e MPJ, Mbi marrëdhëniet e vendit tonë me Italinë, Fondi: Italia, Viti 1991, Dosja 481, fq 15. 214 Po aty. Fq 70. 215 Po aty, fq 16. 216 Po aty.

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

88

vendin tonë, por më parë duhet të stabilizohej situata ekonomike. Nga shqyrtimi i

materiale arkivore të vitit 1991 duket qartë se pas rënies së regjimit marrëdhëniet midis

dy vendeve u bënë më intesive...viti 1991 ishte një vit i veçantë i vendit tonë me Italinë

në tërësi217.

Nga fillimi i viteve '90, Italia ka mbështetur Shqipërinë përmes një

shumëllojshmërie projektesh, programesh, asistencë teknike, ekonomike, financiare dhe

investime të drejtpërdrejta, ndërsa nga viti 2000 janë promovuar më shumë ndërhyrje

strukturore. Nësë do të përpiqemi të ndajmë në peridha praninë italiane në Shqipëri prej

vitit 1991, është shfaqur në katër faza kryesore:

- Faza e parë (1991 -1993) e ndihmës emergjente, konsiston kryesisht në dhënien e

ndihmave me karakter humanitar;

- Faza e dyte (1993-1997), ndryshe njihet si faza e asistencës për ngritjen dhe forcimin

e institucioneve dhe proçeseve liberalizuese në fillimet e tranzicionit demokratik;

- Faza e tretë e jashtëzakonshme (1997 - 1999), si pasojë e krizës pas falimentimit të

skemave financiare piramidale në Shqipëri;

- Faza e katërt (nga 2000 e këndej), gjatë së cilës është tentuar të vihet në zbatim një

strategji afatgjatë në kuadër të Planit të Investimeve Publike të Qeverisë Shqiptare dhe

të ligjit nr 84/2001, i miratuar nga Parlamenti italian218.

Ndikimi italian ishte shumë i madh gjatë periudhës, korrik 1991 deri në Mars

1992, por u zbeh pasi u zgjodh qeveria e Berishës. Që në fillimet e qeverisjes së

Berishës dukej qartë se aktori më i rëndësishëm i marrëdhënieve me jashtë do të ishin

Shtetet e Bashkuara, të cilët kishin mbështetur fuqishëm demokratizimin e vendit.

Gjithsesi gjatë kësaj periudhe nuk mund të mohohet roli i Italisë në këndvështrimin

ekonomik, pasi ishte një ndër aktorët më të rëndësishëm tregtar të vendit tonë. Kjo

vërëhet edhe në numrin e lartë të shoqerive italiane që operonin në Shqipëri.

Berisha dëshironte që t’i jepte fund sa më parë të ishte e mundur bashkëpunimit

ushtarak në formën e Operacionit Pelikan, pavarësisht mirënjohjes për kontributin

ekonomik, i cili ishte vendimtar për vendin tonë. Sapo erdhi në pushtet ai zgjodhi të

hidhte poshtë kërkesën e Romës për të zgjatur afatin e operacionit “Pelikan”.

Pavarësisht qëndrimeve qeveritare, shumë shqiptare shihnin me dyshim qëllimet

afagjate të Italisë në vendin tonë, mendonin se vendosja e ushtarëve italian në territorin

217 Arkivi i Ministrisë së Punëve të jashtme, Fondi: Italia, Mbi shkëmbimet ekonomike tregtare të vendit

tonë me Italinë për vititn 1991, Dosja 510, viti 1991, fq 7-8. 218Gazzetta Ufficiale n. 76 del 31 marzo 2001.

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

89

shqiptar, realisht përbënte shkelje të sovranitetit. Por, pas ndryshimit të qeverisë

Italiane, ku në krye të Qeverisë erdhi Giuliano Amato, marrëdhëniet midis dy vendeve

tona u përmirësuan, Italia u bë partnerja kryesore tregtare e Shqipërisë, e cila kryesonte

klasifikimin në sasinë e përgjithshme të investimeve të huaja në Shqipëri.

Faza e emergjencës humanitare u përball fillimisht me ndihmën italiane të

përbërë në ushqime dhe mallra të tjera të nevojës së parë me një vlerë prej 143 milionë

lireta. Italia duke përdorur organizata qeveritare dhe jo qeveritare, menjëherë ndërmori

një politikë, e cila pati për qëllim të përfundojë emergjencën përmes një programi për

mbështetjen e importeve shqiptare dhe më vonë misionin Pelikan219.

Ndihma që siguroi Italia gjatë viteve 1991-1992 ishte vendimtare për

rimëkëmbjën e Shqipërisë. Shpërndarja e këtyre ndihmave u bë e mundur në kuadër të

Misionit ndërkombëtar Pelikan që ushtronte veprimtarinë e tij nën drejtimin e Italisë.

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për bashkëpunimin Italo-

shqiptar220, të kryesuar nga ministrat e punëve të jashtme të të dyja vendeve, u theksua

nevoja për të nisur një program të strukturuar bashkëpunimi. Komisioni i Përbashkët

përcaktoi sektorët strategjike ku duhej ndërhyrë. Për realizimin e kësaj strategjie, për

përmbushjen e këtyre projekteve u vendos një afat 3-vjeçar221.

Në proçesverbalin e mbledhjes së Komisionit Dypalësh, të mbajtur në Romë,

delegatët e dy vendeve ranë dakord për një Plan Zhvillimor tre-vjeçar (1992 - 1994) me

qëllim kalimin nga ndihma emergjente në "ndërhyrje për nxitjen e një zhvillimi

ekonomik të pavarur të bazuar në ekonominë e tregut të lirë222 . Programi i viteve

1992¬1994 përfshinte iniciativa zhvillimore kryesisht në infrastrukturë, bujqësi,

ndërtim, zhvillim institucional me një vlerë të përgjithshme prej 218.5 milionë lira.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në këtë fazë të re u bë shumëdimensional.

Angazhimi i Italisë ishe i pranishëm pothuajse në të gjitha fushat, duke rikonfirmuar

faktin se Italia ishte donatori kryesor i Shqipërisë, si në aspektin e financimeve, ashtu

edhe në gjerësinë e spektrit të ndërhyrjeve. Ky intensifikim u evidentua më tej në

aspektin e takimeve të ndërsjella në nivele të larta, por edhe në kontakte të shpeshta në

219Federico Eichberg, Agim apo perëndim dielli? Shqipëria është një nga problemet shqetësuese për

Italinë, Vepër e përmendur, fq 80-81. 220Mbledhja e pëbashkët Italo-Shqiptare është mbajtur në Romë më 17-18 nëntor 1992. 221 Federico Eichberg, Agim apo perëndim dielli? Shqipëria është një nga problemet shqetësuese për

Italinë, Vepër e përmendur, Po aty. 222Processo verbale della Grande Commissione Mista per la cooperazione italo-albanese, Roma 17-18

Nov. 1992

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

90

nivele të tjera, duke bërë që marrëdhëniet midis të dy vendeve të marrin përmbajtje më

konkrete dhe më efektive. Këto marrëdhënie erdhën gjithnjë duke u rritur e

intensifikuar, duke u shndërruar në marrëdhënie të mirëfillta partneriteti. Ecuria e

bashkëpunimit dhe e rolit që ka luajtur Italia ndaj vendit tonë ka njohur zhvillime mjaft

pozitive.

Me Protokollin e Mirëkuptimit në dhjetor të vitit 1997, Cooperazione Italiana

allo Sviluppo vendosi një strategji të re bashkëpunimi. Këtij Protokolli iu bashkua një

Deklaratë Ndërqeveritare e bazuar në një program zhvillimi dhe bashkëpunimi nga viti

1998 deri në vitin 2000.

Gjatë viteve '90 marrëdhëniet "ekonomike midis Italisë dhe Shqipërisë janë

karakterizuar nga ndërhyrje emergjente dhe mungesës së strategjive afatgjata, për shkak

të krizës së rëndë të përjetuar nga shoqëria dhe ekonomia shqiptare. Pas vitit 1999 ka

pasur një tendëncë nga ana e qeverisë italiane për të ndërtuar dhe zbatuar një strategji të

koordinuar në Ballkanin Perëndimor223.

Italia edhe pse në fillim u shfaq e paqartë në Shqipëri, në fund të viteve 90’

zhvilloi strategji afatgjatë të partneritetit ekonomik. Gjatë fillimit të viteve 2000, Italia

mbetet partneri i parë tregtar i Shqipërisë pasi ajo tërheq rreth 75% të eksporteve

shqiptare, ndërsa 30% e importeve përbëhet nga mallra italiane, dhe bilançi tregtar

vazhdon të jetë aktiv në favor të Italisë: në vitin 2002, importet italiane nga Shqipëria

arritën në 339 milion euro dhe eksportet në 584 milion euro. Dimensioni ekonomik

është shquar në aspektin e investimeve private, mbështetje dhe përfshirje të

drejtpërdrejtë në projektet e zhvillimit dhe infrastrukturës së tregtisë ndërkombëtare, në

mënyrë që të bëhej e mundur që Italia të ishte partneri më i madh tregtar224 në vendet e

rajonit të Ballkanit225.

Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe nuk bie në kundërshtim, përkundrazi,

forcon më tepër qasjen shumëpalëshe të politikës italiane në rajon, e cila sheh

anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE si faktor përcaktues për stabilizimin e tyre.

Në fakt, është qysh pas vitit 1999 dhe sidomos pas pjesëmarrjes italiane në ndërhyrjen e

forcave të NATO-së në Kosovë, që tendenca e qeverive italiane është të ndërtojë dhe

223 Juliana Marko, Economi relations betëeen Itali and Albania 1993-2000, in Academicus International

Scientific Journal, fq 138. 224Partnertregtar kryesori Shqipërisë dhe Kroacisë, i treti iBosnje-Hercegovinësdhe Serbisë. 225 La Politica Estera Italiana A 150 Anni Dall’unitá:Continuitá, Riforme E Nuove Sfide,Rapporto

introduttivo dell’Edizione 2011 dell’Annuario La politica estera dell’Italia. Istituto per gli studi di Politica

Internazionale, fq 8.

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

91

zbatojë një strategji të koordinuar në Ballkanin Perëndimor, pjese e integruar e së cilës

është edhe Shqipëria 226 . Për këtë qëllim, përveç krijimit të organizatave rajonale

tradicionale, Italia në vitin 2010 mbështeti idenë e krijimit të një makro-rajoni, në zonën

midis Adriatikut dhe Jonit227, i modeluar sipas Rajonit të Detit Balltik dhe të rajonit të

sapoformuar të Danubit228.

Në të vërtetë vërehet se marrëdhëniet ekonomike midis vendit tonë dhe Italisë

janë shembulli tipik i marrëdhënieve asimetrike. Rëndësia e tyre është kritike për

Shqipërinë, ku Italia është partneri kryesor, por edhe për sistemin ekonomik italian,

duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe lidhjeve që janë vendosur mes dy

vendeve. Në të vërtetë këto marrëdhënie duhen parë në një kuadër më të gjerë, atë të

proçesit të stabilizimit dhe zhvillimit të Ballkanit, në të cilën kalimi në sistemin e tregut

kontribuoi për të përgatitur kushtet për një të ardhme në Bashkimin Evropian.

Pavarësisht përballjes me vështirësitë ekzistuese, burokracive dhe brishtësisë së

sistemit ligjor, sipërmarrësit italian shfrytëzuan mundësinë për të përfituar nga zhvillimi

i ekonomisë vendase dhe kostoja e lirë e krahut të punës. Pavarësisht dëshirës së

qeveritarëve për ta orientuar ekonominë drejt sistemit të hapur, Shqipëria ishte në

përpjekjet e saj të para drejt ekonomisë së tregut, edhe pse nuk mund të ishte absolutisht

e konceptueshme një trajtim i tillë, pasi një vend si Shqipëria, kishte aplikuar për 40 vite

ekonominë e centralizuar, nuk i kishte as mjetet dhe njohuritë për një sistem të ri

ekonomik.

Në planin ekonomik, Italia përgjatë këtyre viteve ka eksperimentuar me këto

vende një integrim më të gjerë dhe më të thellë se ai tradicional, duke mos u kufizuar

vetem në operacione tregtare, por duke zgjeruar fokusin edhe në investime direkte, në

zhvendosjen e prodhimit, transferimin e teknologjisë dhe kapitalit njerëzor, prani në

sektorin e shërbimeve, duke përfshirë ketu edhe segmentin financiar229.

Marrëdhëniet shumë dimensionale me fqinjin perëndimor, nuk u pritën në të

njëtjën mënyrë nga qytetarë të ndryshëm të Shqipërisë. Ajo pjesë e popullsisë, të cilët

226 Juliana Marko,Economic Relations betëeen Italy and Albania 1993–2000, in Academicus

International Scientific Journal, fq 138. 227Ky projekt përfshinShqipërinë,Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Greqinë, Italinë, Serbia, Slloveniadhe

Mali i Zi. 228 Ky projekt ishte parashikuar të merrte jetë në vitin 2014, pikërisht viti ku Greqia dhe italia kishin

respektivisht radhën e drejtimit të presidencës në BE, por në të vërtetë, ky projekt nuk arriti të jetësohej

edhe për shkak të problematikave më të mëdha për tu zgjidhur. 229 Emilio Cocco e Pietro Paolo Proto, Le Relazioni Politiche e l'Applicazioane degli Strumenti di

Cooperazione del Sistema Italia con I Balcani Occidentali in Alla Ricerca del Sistema Italia nei Balcani

Occidentali, Roma, CeMISS, 2009, fq 38.

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

92

me anë të valëve të televizionit italian interesosheshin gjithmonë dhe më shumë për

mirëqënien e tyre, karakterizohej nga pozitiviteti, sepse, në njëfarë sensi, kjo endërr po

“kthehej në realitet”. Ndërsa nga ana tjetër, pjesa tjetër e popullsisë qëndronte skeptike,

kishte dyshime për qëllimet ekspansioniste të Italisë, ndërkohë që gjeneratat e reja, ishin

të prirur të pohojnë një pritje pa rezerva të italianëve në vendin tonë. Vështirësitë që

hasën sipërmarrësit italian në Shqipëri, kishin të bënim me një klasë drejtuese me

mentalitet planifikues afatshkurt, pa freskinë dhe elasticitetin që karakterizonte një

sistem kapitalist. Sistem të cilit iu desh një rrugëtim i gjatë të përshtatej me ndryshimet

që po ofronte tregu.

Për të gjitha arsyet qe u thanë më sipër, fillimet e marrëdhënieve ekonomike

midis dy vendeve tona, i gjen sipërmarrësit italian në orvatje për ta shndërruar vendin

tonë nga një vend prodhimi me kosto të ulët, në një treg për artikujt e tyre të konsumit.

Problemi që hasën ishte mungesa e krahut të punës së specializuar dhe fakti që vendi

vuante një situatë politike krejtësisht të pastabilizuar dhe kaotike në atë masë, sa që

edhe furnizimi i impianteve industriale me energji elekrike ishte i parealizueshëm230.

Përpos investimeve në fusha të ndryshme, në shenjë përkrahje, Italia çeli të

parën Bankë Italo-Shqiptare, me kapital të përbashkët, edhe pse vlen të përmendet fakti

se fqinji ynë ishte aksioneri kryesor per themelimin e kësaj banke231.

Sipas Institutit Italian të Statistikave (Instat) që prej vitit 1996, numri i

ndërmarrjeve italiane në Shqipëri ka qenë gjithmonë në rritje, me përjashtim të vitit

1997, kjo si shkak i krizës së shkaktuar nga falimentimi i firmave priamidale. Gjatë

përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve disa sipërmarrës italianë, të shtyrë nga

kostua e ulët e punës, vendosin të themelonin shoqëritë e tyre në Shqipëri. Në vitin 1996

në Shqipëri operonin 500 sipërmarrës italianë, të cilët përbënin 68% të investimeve të

huaja në Shqipëri.

Gjithsesi Italia gjatë kësaj periudhe, pavarësisht tërheqjes së investitorëve të saj

nga territori shqiptar ishte një prej vendeve të para që i erdhi në ndihmë vendit tonë,

duke kryesuar Misionin Alba. Ritmi i rritjes së ndërmarrjeve italiane ka qenë 19% në

vit, duke arritur në 70% në vitin 2006. Përsa i përket shpërndarjes gjeografike kemi një

përqëndrim të theksuar në dy kryeqendrat e Shqipërisë, pikërisht qytetin e Tiranës dhe

230 Morone Gianni, Svilluppo umano e sostenibile in Albania, Bari, 1999, fq 35. 231 Po aty

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

93

Durrësit, ndërsa zonat më me pak prezencë janë ato të Shqipërisë Veriore, si Kukësi dhe

Dibra232.

Nëse do të hedhim një vështrim të situatës së përgjithshme ekonomike, indikator

i rëndësishëm, në proçesin e rritjes dhe të zhvillimit të një vendi, investimet e Italisë në

Shqipëri, kanë bërë të mundur zhvillimin e ekonomisë pas viteve 90-të, pavarësisht

shkëputjeve të shkaktuara nga krizat që ka prodhuar ky rajon.

Italia mbetet një nga donatorët ekonomik kryesor për ekonominë shqiptare, ky

fakt pasqyrohet qartë në periudhën 2000-2010 ku Italia ishte dhuruesi i dytë me 332

milion euro të angazhuara dhe 40% të shpërndara233.

Vëmendja e investitorëve italiane, të cilët mbështeten edhe nga strukturat e tyre

shtetërore për stimulimin e investimeve në Shqipëri, e kanë përqendruar vëmendjen e

tyre në sektorin energjitik. Aspekt vantazhues për Shqipërinë është përhapja e gjuhës

italiane në të gjithë vendin më shumë se në çdo vend tjëtër të rajonit, gjithashtu vlen të

përmendet afërsia gjeografike e cila ndikon në kostot e trasportit.

Italia përfaqëson partnerin kryesor tregtar me 33% të importit, e ndjekur

menjëherë nga Greqia me vetëm 9% 234 . Si frut i investimeve të huaja direkte

eksportohen në tregun shqiptar artikuj ushqimor, veshmbathje, karburante, produkte

farmaceutike etj. Gjithashtu ndër ndërmarrjet me kapital të huaj dhe të përzier nga vendi

i origjinës dhe aktiviteti ekonomik kryeson Italia me një total prej 1903, prej të cilave

696 janë prodhues të mirash dhe pjesa tjetër 1209 prodhues shërbimesh235.

Italia është partneri i parë tregtar, me një pjesëmarrje prej 37% në shkëmbimet

tregtare të Shqipërisë me vendet e huaja me një vlerë mbi 2 miliardë euro. Në vitin

2013 importet nga Italia arritën vlerën 1,211 milion Euro, duke pësuar një rritje të lehtë

prej 0.2% krahasuar me vitit 2012236 . Kompanitë italiane janë aktive në sektorë të

ndryshëm të ekonomisë si në fushën e energjisë, ndërtimit, infrastrukturës, tekstilit,

agrobiznesit etj. Në Shqipëri, gjithashtu veprojnë dy banka të mëdha italiane, Intesa

SanPaolo Bank Albania dhe Veneto Bank. Një sektor tjetër mjaft i përhapur së fundmi

në vendin tonë, që është zhvilluar me ritme të shpejta është ai i call center237.

232 Instat Italian Report, Prezenca e sipërmarrësve italian në Shqipëri, fq 2. 233 Totali I asistencës nga donatorët në periudhën (2000-2010) në milion euro. 234 INSTAT, 2013, ëëë.instat.gov.al 235 Republika e Shqipërisë, Istituti Shqiptar i Statistikave, Investimet e Huaja . 236 Po aty. 237 Italian Trade Agency, Agenzia per la promozione all’estero e l’internazionalizzazione delle imprese

italiane, Sezione per la promozione degli scambi dell’Ambasciata d’Italia, Albania, Nota Congiunturale,

Ufficio di Tirana, aggiornamento Giugno 2014, fq 29-30.

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

94

Në fund të vitit 2012, stoku i IHD-ve me origjinë nga Italia arriti vlerën 343

milionë euro, me 12% të totalit të investimeve të huaja në Shqipëri. Sipas prurjeve të

investimeve të huaja direkte me origjinë nga Italia për periudhën 2004-2011, ka pasur

një rritje nga viti 2006 deri në 2010, ndërsa për vitet pasardhëse kjo vlerë është ulur

në12%238. Vlen të theksohet se pjesëmarrja e lartë e investitorëve italianë në Shqipëri,

është edhe shenjë e dobësisë së ndërmarrjeve të vendin tonë, duke pasur parasysh se

niveli i disa prej tyre qëndron larg standarteve dhe nivelit të zhvillimit. Marrëdhëniet

ekonomike midis dy vendeve tona janë tejet të zgjeruara por është vërejtur mungesa e

një vizioni stratetigjik ku qeveritë e dy vendeve tona duhet të fokusohen në mënyrë më

të detajuar.

2.4 Kooperimi dhe ndihma për zhvillim e Shqipërisë

Duke filluar prej vitit 1990, vit i cili shënon edhe hapjen e Shqipërisë ndaj perëndimit,

Italia ka përqendruar bashkëpunimin e saj me Shqipërinë, përmes një sërë nismash,

projekteve, programeve, ndihmës teknike, ekonomike, financiare dhe investimeve

direkte. Gjatë periudhave kritike, viteve ku stabiliteti i shtetit shqiptar ka pësuar një

tronditje, viteve të vështira (vitit 1997 dhe 1999), Italia u përpoq që me anë të

veprimeve dhe nismave të ndërmarra të parandalonte konfliktet, duke u dhënë zgjidhje

emergjencave humanitare.

Ndërsa në një moment të dytë, ndërveprimi i Italisë në vendin tonë, është kthyer

në përpjekje për siguri dhe stabilitet. Bashkëpunimi Italian për Zhvillim ka operuar në

vendin tonë që nga fillimi i vitit 1990. Nëse do të përpiqemi që të evidentojmë fazat e

angazhimit të Italisë në bashkëpunimin për zhvillim në vendin tonë, mund t’i ndajmë në

3 faza të karakterizuara me zhvillimin dhe zbatimin e marrëveshjeve përkatëse të

bashkëpunimit.

Faza e parë e cilësuar ndryshe si faza e emergjencave të viteve '90 dhe iniciativat

strukturore të ndërmarra në kuadër të punës së Komisionit të përbashkët Italo-Shqiptar,

ngritja e të cilit daton në vitin 1992, dhe në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit

për Bashkëpunim Teknik dypalësh të vitit 1997. Bashkëpunimi Italian për Zhvillim u

përball me emergjencë humanitare, që ndodhi si pasojë e rënies së regjimit komunist në

vendin tonë, i cliësuar si një prej regjimeve më të ashpra në të gjithë boten, duke ofruar

238Foreign Direct Investment Report – Albania 2010”, Banka e Shqipërisë.

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

95

ndihmë, kryesisht ushqimore dhe të nevojave primare. Për këtë motiv, qeveria italiane

vuri në dispozicion një shumë prej 143 miliardë Lireta239.

Duke nisur prej vitit 1992 dhënia e ndihmës zhvillohet në kuadrin operacional të

misionit ndërkombëtar Pelikan, nën komandën italiane. Në nëntor të vitit 1992 u

zhvillua mbledhja e parë e Komisionit të përbashkët italo-shqiptar, të dyja qeveritë u

përpoqën të nisnin një program të strukturuar ndërhyrjeje. Referuar kësaj çështje

delegacionet e të dyja palëve, ranë dakord për Planin e Zhvillimit tre vjeçar 1992-1994

për të lehtësuar kalimin nga ndihmë e përqendruar ekskluzivisht në situata emergjente

në ndërhyrje direkte, për të promovuar zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të bazuar

në ekonominë e tregut.

Programi për periudhën 1992-94 përfshin një vlerë të përgjithshme prej 218.5

miliardë lireta, për nisma të fokusuara në fushat e infrastrukturës, bujqësisë, ndërtimit,

trajnimit dhe forcimit institucional. Sipas proçes-verbalit të Komisionit të Përbashkët

Italo-shqiptar, realizimin e këtij programi 3-vjeçar do të përdoreshin mjetet e

parashikuara nga ligji 49/87, të cilat do të shpërndaheshin në grante dhe kredi, të

artikuluara në ndërhyrje të jashtëzakonshme apo të zakonshme në varësi të urgjencës së

objektivit që do të arrihej240.

Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar nga Paskal Milo për palën shqiptare

dhe Lamberto Dini për palën italiane, u bë i mundur vetëm në dhjetor të vitit 1997, pasi

një sërë shtyrjesh për shkak të krizave që kishin pushtuar vendin. Për periudhën 1997-

2000, Italia vuri në dispozicion një shumë prej 210 miliard lireta, shumë e cila do të

shkonte për iniciativa të ndryshme, deri në një vlerë të përgjithshme prej 317 miliardë

lireta. Plani shënoi kalimin nga faza emergjencës drejt stabilizimit dhe ndërtimit të

vendit241.

Me Memorandumin e Mirëkuptimit të dhjetorit 1997, Bashkëpunimi Italian për

Zhvillim dhe bashkëpunim përcaktoi një strategji të re shumë-vjeçare. Memorandumit

iu bashkëlidh një deklaratë e përbashkët e të dy qeverive duke krijuar një program

zhvillimi për periudhën 1998-2000242. Cështjet mbi të cilat u dakordësuan palët ishin në

239 Commissione mista Italia-Albania, Processo verbale della Grande Commissione mista per la

cooperazione italo-albanese (Roma 17-18 novembre 1992), fq 11. 240 Commissione mista Italia-Albania, Processo verbale, 18-19 Novembre 1992, po aty. 241 Federico Niglia, L’Albania verso l’Unione Europea: Il ruolo dell’Italia, Literaturë e Përmendur, fq

100-103. 242Dichiarazione Di Intenti Sulla Cooperazione tra il Governo della Repubblica Italiana eil Governo della

Repubblica di Albania, PROTOCOLLO D'INTESA fra it Governo della Repubblica Italiana ed it

Governo della Repubblica d'Albania per to cooperazione tecnica bilaterale negli anni 1998-99.

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

96

harmoni të plotë me udhëzimet e përgjithshme për zhvillimin ekonomik dhe social, të

identifikuara nga Shqipëria, për forcimin institucional, promovimin e ndërmarrjeve të

vogla dhe të mesme, infrastrukturës strategjike, etj243.

Faza e dytë hapet me nënshkrimin e Protokollit të Bashkëpunimit për zhvillim

per vitet 2002-2004, një program i rëndësishëm dhe ambicios, i cili përfshinte një numër

të madh sektorësh. Por afatet kohore për zbatimit e këtij Protokolli u zgjatën si shkak i

projekteve të ndryshme të dakordësuara nga të dy palët.

Ndërsa faza e tretë hapet me nënshkrimin e Protokollit të fundit për

Bashkëpunim dhe Zhvillim për vitet 2010-12, i cili shënjon dhe hapjen e fazës

përfundimtare të aktiviteteve të Bashkëpunimi Italian për Zhvillim në Shqipëri.

Qëndrimi i Italisë ndaj Shqipërisë ka qenë i kushtëzuar nga prezenca e krizave të

brendshme të karakterit ekonomik dhe social. Duke marrë në konsideratë afërsinë

gjeografike dhe marrëdhëniet midis dy vendeve, Italia ka ndjerë në mënyrë të

menjëhershme reagimin e krizës shqiptare, e cila reflektoi pasojat e para me ardhjen e

valës së emigrantëve të paligjshëm në bregdetin e rajonit të Pulias244.

Iniciativat e bashkëpunimit për zhvillim të financuara nga Italia kanë qenë faktor

shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Veprimi italian në Shqipëri,

u arrit nëpërmjet nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit. Gjithsesi, nuk

mund të mohojmë faktin se në kushtet ku ndodhej Shqipëria zhvillimi ekonomik i

vendit nuk mund të kishte ritmet e duhura, gjë e cila ishte totalisht e pamundur për një

sërë arsyesh:

së pari, sepse vendin e kishte kllaposur depresioni i madh ekonomik,

mungonin të mirat parësore të konsumit;

Së dyti, ishte prezentë një anomali e përgjithshme;

Së treti, vendi nuk kishte strukturat e duhura për të përballuar këtë

ndryshim rrënjësor.

Ngjarjet e vitit 1997 shkaktuan një rënie të aktiviteteve të bashkëpunimit të zakonshëm,

duke i lënë edhe një herë hapësirë gjendjes së emergjencës deri në fund të vitit 1998

edhe pas përfundimit të operacionit Alba, për shkak të paqëndrueshmërisë së

vazhdueshme të sistemit institucional shqiptar.

243 Po aty. 244 Rajon në jug të Italisë.

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

97

Më 18 Dhjetor 1997 qeveria italiane dhe ajo shqiptare nënshkruan

“Marrëveshjen për bashkëpunim dhe kooperim” sipas të cilës përcaktoheshin politikat e

kooperimit të Italisë në Shqipëri pas përfundimit të krizës së vitit 1997245.

Qeveria italiane identifikoi nevojën urgjente për të mbështetur Shqipërinë për të

kaluar një herë fazën akute të krizës. Iniciativat e bashkëpunimit ju besuan jo vetëm

Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), por edhe ministrive të tjera (Financave,

Drejtësisë, Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Punëve Publike, Bujqësisë, Shëndetësisë,

Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik) të cilat realizuan ndërhyrje mbështetëse

institucionale dhe strukturore, duke punuar me homologët e ministrive shqiptarë. "Rasti

Shqiptar" paraqet një risi të rëndësishme në politikën italiane, thënë ndryshe, përfshirjen

e drejtpërdrejtë të pushtetit qëndror në bashkëpunim ndërkombëtar, tradicionalisht

kompetencë ekskluzive e MPJ246.

Politika italiane në Shqipëri në vitin 1999 u zhvillua sipas linjave të përcaktuara

në vitin 1997, pikërisht me përfundimin e misionit Alba u nënshkruan një sërë

protokollesh bashkëpunimi dhe marrëveshje dypalëshe midis dy qeverive dhe

posaçerisht midis ministrive të ndryshme të të dyja palëve.

Me 2 Qershor të 1999, dekreti i Presidetit të Republikës emëroi gjeneralin

Franco Angioni, Komisionar të jashtëzakonshëm, me detyrën për të kordinuar

ndërhyrjet italiane në mbështetje të autoriteteve shqiptare për rindërtimin ekonomik dhe

social të Shqipërisë. Vetëm disa ditë më parë në Tiranë ishte dërguar një delegacion

diplomatik special me kompetencën për të mbledhur kërkesat e autoriteteve shqiptare

dhe të organizonte veprimtarinë e saj konkrete në Shqipëri.

Si rezultat, gjendja ekonomike dhe financiare e viteve 1998 – 1999 ishte shumë

e keqe dhe kapërcimi i krizës realizohej vetëm me ndihma nga jashtë. Dalja nga kriza që

kishte zaptuar vendin ishte gati e pamundur247. Përmirësimi i imazhit të vendit kërkonte

ndryshime të thella për përfitimin e këtyre ndihmave.

Italia një prej aktorëve më të rëndësishëm në rimëkëmbjen e Shqipërisë. Ligji

300/1998 autorizonte vënien në dispozicion të një shumë prej 60 miliard lireta për

245L’Italia e la politica internazionale, Edizione 1994, Istituto Affari Internazionali, Il Mulino, fq 193. 246 Flavia Orechini,Appendice documentaria La Cooperazzione italiana in Albania, in L’Albania verso

l’Unione europea: il ruolo dell’Italia, Istituto Affari Internazionali, DOCUMENTI IAI 09 | 12 – giugno

2009, fq 101-102. 247 Sonia Lucarelli, La presenza in Bosnia-Erzegovina e Albania,L’italia e la politica internazionale,

Edizione 2000, a cura di Robertp Aliboni, Franco Bruni, Alessandro Colombo e Ettore Greco, Societa

Editrice Il Mulino, fq. 192-196.

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

98

realizimin e projekteve të kërkuara nga ministritë përkatëse nën kordinimin e

Komisionerit të jashtëzakonshëm248. Nga fondet e vëna në dispozicion nga ligji 300/98,

50 miliard shkonin për financimin e projekteve të përcaktuara në Nenin 1 dhe 2 të këtij

ligji, ndërsa 10 miliard në mbështetje të projekteve nga strukturat e Këshillit të

Ministrave249. Pas zgjedhjeve, bashkësia ndërkombëtare dhe Italia nisën kontakte të

qëndrueshme me Shqipërinë.

Për shkak të krizës së refugjatëve kosovare në Shqipëri, gjatë vitit 1999 gjendja

ekonomike e krijuar në vend ishte tejet e vështirë, situata e rënduar tërhoqi vëmendjen e

të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Organizata ndërkombëtare dhe shtete të ndryshëm

ndihmuan shtetin shqiptar të kapërcente një tjetër krizë. Qeveria italiane më 18 qershor

1999, miraton ligjin n.186/1999, ku caktonte një shumë prej 70 miliard lireta për

ndërhyrjet në Shqipëri. E gjithë kjo shumë u përdor për të financuar projekte të

kordinuara nga Komisioneri i Jashtëzakonshëm për Shqipërinë Franco Angioni250.

Vitet e fundit (2010-2016) bashkëpunimi italian, si dhe ai ndërkombëtar, ka

pasur si objektiv nxitjen e veprimeve bashkëpunuese, integrimin e vendeve të Ballkanit

në strukturat euroatlantike. Në vitin 2015 midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe

qeverisë së Republikës së Italisë, u nënshkrua Protokolli për zhvillim dhe bashkëpunim

për periudhën 2014-2016. Partneriteti midis vendeve tona është në vazhdimësi dhe

supozohet që të jetë i pranishëm edhe për vitet e ardhshme251.

Angazhimi politik i Italisë në Shqipëri reflektohet edhe në strategjinë e qeverisë

italiane referuar grup vendeve të Ballkanit Perëndimor, strategji e cila synon nxitjen dhe

qëndrueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së. Në këtë kontekst, Shqipëria

konsiderohet si një vend prioritar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për shkak të

vendndodhjes strategjike dhe pozitës së saj stabilizuese që ka treguar me vendet fqinje

në një aspekt më të gjerë të Rajonit Makro-Adriatiko-Jonian të BE-së. Dialogu midis

248 Decreto Legislativo nr. 300 del 3 agosto 1998. 249 Fondet kryesisht u përdorën për ristrukturimin e Kryeministrisë, për organizimin e Ministrisë së

Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës, Shkollës së policisë dhe sistemit gjyqësor. 250 Legge 18 giugno 1999, n. 186 "Conversione in legge, con modificazioni, del decreto-legge 21 aprile

1999, n. 110, recante autorizzazione all'invio in Albania ed in Macedonia di contingenti italiani

nell'ambito della missione NATO per compiti umanitari e di protezione militare, nonché rifinanziamento

del programma italiano di aiuti all'Albania e di assistenza ai profughi"pubblicata nella Gazzetta Ufficiale

n. 144 del 22 giugno 1999. 251 Vendim Nr. 65, datë 28.1.2015, Për Miratimin e Protokollit për Bashkëpunimin për Zhvillim, 2014-

2016, Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Së Italisë.

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

99

qeverive të dy vendeve është i qëndrueshëm dhe është mbështetur në marrëdhënie të

thella bashkëpunuese në sektorë dhe fusha të ndryshme.

Në marrëdhëniet midis dy vendeve, përveç anës sasiore, ka edhe elementë

cilësorë, të cilët i kanë bërë më të afërta dhe kanë konfirmuar karakterin strategjik të

marrëdhënieve Italo-Shqiptare. Ky nivel marrëdhëniesh është në përputhje të plotë me

orientimin e qeverisë shqiptare252, e cila marrëdhëniet me Italinë i konsideron të një

rëndësie parësore dhe partneriteti strategjik253.

2.5 Politikat italiane në përballjen e emigracionit klandestin shqiptar

Emigrimi është një fenomen ekonomik, social dhe politik i cili prek shumë vende.

Lëvizje të popullsisë kanë ndodhur gjithmonë. Arsyet e eksodit masiv ishin të shumta,

së pari, situata ekonomike; së dyti, ndryshimet e mëdha që ndodhën në skenarin

ndërkombëtar, sidomos rënia e regjimeve komuniste në Europën Qëndrore dhe atë

Llindore. Pavarësisht ekzaltimit që ekzistonte në popullsitë e këtyre vendeve, të cilët

tashmë kishin fituar lirinë, por nga ana tjetër provokonte shqetësime të mëdha për

pasojat të cilat mund të sillnin lëvizjet migratore.

Nga fenomeni i emigracionit u prek edhe Shqipëria, por krahasuar me ish vendet

e tjera komuniste vështirësitë ka qenë më të mëdha, si shkak i dy arsyeve kryesore: së

pari, sepse, Shqipëria kur filloi këtë rrugëtim të ri, ekonomikisht ishte shume e brishtë.

Së dyti, Shqipëria ndryshe nga regjimet e tjera komuniste, dallon për një fakt tjetër, për

ashpërsinë e saj dhe izolimin ndaj vendeve të tjera. Për më tepër ajo çka ndërlikon

problematikat në rrugëtimin e ri është fakti që në Shqipëri nuk ishte konsoliduar ndonjë

kulture ose tradite demokratike apo kapitaliste, si pasojë e sundim të gjatë otoman dhe

luftrave të ndryshme gjatë gjysmës së parë të shek të XX. Ajo çka ka karakterizuar

fillimin e viteve 90’ ishte frika se ky fenomen do të merrte përmasa të tilla, të cilat

shtetet e ndryshme, por në rastin tonë, Italia nuk do të arrinte t’i kontrollonte.

252 Qeveria shqiptare përgjatë këtyre viteve ka qenë e orientuar drejt bashkëpunimit me Italinë.

Pavarësisht ndryshimeve politike, raportet midis dy vendeve nuk kanë pasur ndonjë” ngrirje, me

përjashtim te ndonjë zbehje në momente të caktuara. 253 Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Matteo Renzi, Rama vlerësoi

mbështetjen e dhënë nga Italia. Ai e vlerësoi Italinë si një partner strategjik për Shqipërinë në rrugëtimin

evropian dhe zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit tonë.

Shiko në ëëë.albeu.com/shqiperi/rama-italia-nje-partner-strategjik-perShqipërinë/182670/

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

100

Të joshur nga faktori ekonomik dhe nga shpresa për të gjetur një mjedis më të

qetë politik, fillon në këtë mënyrë eksodi shqiptar drejt brigjeve italiane, më 2 korrik të

vitit 1990, personat e parë të guximshëm që u përpoqën që të kalonin Otranton, ishin

gjashtë burra në bordin e një trapi. Pas liberalizimit të pashaportave, rreth pesë mijëë

shqiptarë u strehuan në ambasadat e vendeve perëndimore, nga të cilët 800 në

ambasadën italiane254. .

Në vitin 1991 rënia përfundimtare e regjimit komunist në Shqipëri përveç

ndryshimeve rrënjësore në të gjithë vendin, shkaktoi trazira politike dhe ekonomike,

duke ndikuar fuqishëm në popullsinë vendase, të cilët ishin të prirur për t’u larguar nga

Shqipëria, duke e parë si të vetmen rrugë shpëtimi. Filloi kështu "eksodi masiv ": në

mars në vendin fqinj mbërritën më shumë se 25.000 refugjatë, të cilët patën

mirëseardhjen nga shoqëria civile, kjo si shkak i mungesës së një organizimi nga ana e

strukturave shtetërore255.

Përballë rritjes së tensionit popullor, qeveria u dha mundësinë qytetarëve për tu

larguar nga vendi, duke shkaktuar në këtë mënyrë një eksod masiv drejt brigjeve

italiane, kjo situatë vazhdoi për disa muaj, deri në 15 gusht 1991, moment kur në

kryeqytetin shqiptar, në Tiranë u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi midis

qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për mbikëqyrjen e bregdetit të cilën ia besonte

marinës ushtarake, ndërsa shpërndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve ushtrisë

italiane.

Vështirësitë e mëdha ekonomike dhe sociale që po kalonte Shqipëria pas rënies

së regjimit komunist, i dhanë rrugën eksodit masiv të viti 1991, më shumë se 30,000

refugjatë iu drejtuan Italisë. Largimet masive nga Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, por

i shtoheshin vrullshëm brigjeve të Adriatikut, deri diku situata ishte kërcënuese për

Italinë. Qeveria italiane e gjendur përballë kësaj situatë, njëkohësisht edhe e frikësuar

nga vërshimet masive, i duhej të gjente një zgjidhje të menjëhershme, për të penguar

emigracionin e paligjshem dhe njëkohësisht të riatdhësonte ata që në mënyrë të

paligjshme kishin arritur në brigjet italiane.

254 Franco Pittau e Antonio, Gli albanesi e il superamento di cinque miti sull’immigrazione, Una rilettura

di 20 anni di immigrazione dal Paese delle Aquile, Intervento in occasione della Settimana della cultura

albanese, org. Patronato Acli, Acli e Ipsia,Milano 3 dicembre 2010, Ricci Dossier Statistico

Immigrazione Caritas/Migrantes, fq 2-3.

Shiko në http://ëëë.immigrazioneoggi.it/contributi/documenti/Albania-Milano-3dic2010.pdf 255 Valeria Pini, Vent’anni fa lo sbarco dei 27.000 Il primo grande esodo dall'Albania, in La Repubblica 6

Mars 2011.

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

101

Referuar një telegrami të datës 8 mars 1991 që zvendësministrit Sokrat Plaka, u

drejton Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së

Trasporteve dhe asaj të Industrisë së lehtë, të cilëve u bënë me dije rreth anijeve me

refugjatë shqiptar. Sipas përshkrimit që u bënë këtyre ngjarjeve, nga komunikimet që

pala shqiptare ka patur me palën italaine, Italia ka marrë masat për të parandalur ngjarje

të ngjashme. Dy anijet e mëdha me shqiptarë me rreth 6000 vetë që zbarkuan në

Brindizi do të kthehen pas pak ditësh256...telegrami vijon më tej me qëndrim që ka

mbajtur pala shqiptare, të cilët kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm të çdo mjeti

lundrues shqiptare, e cila do të përpiqet të hyj në ujrat territoriale italiane257 .

Muajt në vijim do të jenë të vështira për të gjithë shqiptar, ata më guximshin u

larguan drejt brigjeve italiane. Sipas një note të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës

7 maj, nga një takim që pati zvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka me

ambasadorin italian Torkuato Kardili. Fokusi i këtij takimi ishtë rasti i anijes 902.

Bisedimet midis dy palëve janë zhvilluar duke marrë shkas nga largimet e një grupi

marinarësh...pala italiane është e gatshme të bashkëpunojë për kthimin në Shqipëri të

anijes 902258...Pala italiane do të kthente marinarët nëse do t’i jepej garancia e palës

shqiptare se ata nuk do të kishin pasoja.

Cështja e emigracionit të paligjshëm dhe e numrit të madh të qytetarëve shqiptar

që i shtoheshin vrullshëm Italisë, ishte objekt i takimeve të përfaqësuesve të lartë të të

dy vendeve. Këtë e vërejmë edhe gjatë takimit që pati Kryeministri italian Xhani De

Mikelis me kryeministrin shqiptar Ylli Bufi më datë 13 qershor 1991. Tema e

refugjatëve shqiptar, nuk mund të mungonte, në të vërtetë ishte një prej arsyeve

kryesore që De Michelis vizitoi Shqipërinë. Orientimi i De Mikelis duket i dyzuar, përsa

i përket qytetarëve shqiptar të cilët përpiqeshin të hynin në tërritorin e Italisë. Ai mbajti

qëndrim të prerë, premtoi marrjen e masave konkrete për të ndalur këtë fenomen259.

Ndërsa nga ana tjetër qëndrimi që mbajti De Michelis për shqiptarët që kishin hyrë në

territorin italian, ishte shpresëplotë, ai premtoi jo vetëm ndihmë financiare por edhe

mundësi punësimi260

256 Arkiva e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Emri i Fondit: Italia, Dosja 488, Viti 1991, Mbi anijet tona

larguar me refugjatë, fq. 50. 257 Po aty. 258 Arkiva e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fondi: Italia, Dosja 488, Viti 1991, fq 94. 259 Ylli Bufi, Vitet e tranzicionit, Qeveria e Stabilitetit një marrëveshje politike apo një kompromis i

heshtur, Shtëpia botuese Uet Press, Tiranë 2016, fq 93. 260 Po aty.

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

102

Në fillim të marsit të vitit 1991 pati demonstrata të dhunshme, autoritetet e

humbën kontrollin e portit të Durrësit, ku mijëëra njerëz hipën në çfarëdo anije që mund

të gjenin dhe që lundronte drejt bregdetit të Puglia, pikërisht ku ata zbarkuan. Ky

zhvillim dramatik ishte krejtësisht i papritur për qeverinë italiane dhe brenda pak ditësh

rreth 28.000 shqiptarë kishin mbërritur në Itali.

Ky fenomen detyroi udhëheqjen italiane të krijonte një politikë të re, ndaj

Shqipërisë. Njëkohësisht edhe opinioni publik bëri të përballej me pasojat dramatike të

rënies së komunizmit në këtë vend ballkanik. Pothuajse menjëherë, Italia u përballë me

tre probleme kryesore:

a) të siguronte ushqimin dhe strehimin për refugjatët;

b) të rregullonte çështjen e trajtimit të tyre në këndvështrim juridik;

c) zhvillimin e një politike të re ndaj Shqipërisë.

Autoritetet italiane mobilizuan trupat dhe ngriten kampe për refugjatët të cilët u

vendosën përkohësisht në rajonin e Puglia-s. Qeveria kishte vendosur të shpërndante

refugjatët shqiptarë në parqe, ish-kazerma, etj, duke i shpërndarë në rajone të

ndryshme261.

Prodi dhe D'Alema paraqesin si një prej prioriteteve të politikës së jashtme

stabilizimin e Mesdheut, duke bërë në këtë mënyrë të mundur hyrjen në tregjet e

Evropës Lindore dhe Lindjes së Mesme dhe për të ndaluar ardhjen e refugjatëve. Gjatë

atyre viteve, për shkak të vështirësive në politikën e brendshme italiane nuk përcaktohet

një projekt strategjik afatgjatë dhe në mënyrë të menjëhershme, procedohet me fazën e

emergjencës në të cilin Shqipëria ishte në kulmin e saj.

Përballë klimës së pasigurisë që dominonte Shqipërinë pas rënies së komunizmit

dhe ardhjes masive së refugjatëve, në pranverën e vitit 1991, Italia përgjigjet me

ndërhyrje të dyfishtë, ushtarako-militare. Në këtë mënyrë fillon Operacioni Pelikan, një

mision ndërkombëtar i udhëhequr nga ushtarët italianë. Në këtë fazë opinioni publik

italian ishte dashamirës ndaj refugjatëve shqiptarë, ndryshe nga çdo të ndodhte në vitet

në vijim. Disa prej tyre u pritën nga familjet italiane, ndërsa Qeveria u kritikua ashpër

nga të dy autoritetet lokale, nga Brindizi dhe Bari dhe nga mediat vizuale dhe ato të

shkruara, për vonesë dhe mosefikasitet në përballimin e situatës së emergjencës.

261 Antonio Varsori, Italy and the end of communism in Albania, 1989-1991 in Cold Ëar History, Vol 12,

nr 4, novembre 2012, fq 623.

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

103

Përballë kësaj situatë, pikërisht më 8 mars, qeveria italiane i jep një përgjigje të

parë kërkesës së Kombeve të Bashkuara për të "Mos larguar refugjatët", por të

përballeshin me eksodin e madh të Shqiptarëve; u sigurua se refugjatët qe në atë

moment ndodheshin në territorin italian, nuk do ktheheshin pas. Në të njëjtën kohë,

qeveria u angazhua për të gjetur zgjidhjet e duhura që shkonin përtej ndihmës

emergjente dhe pritjes së parë262.

Më 28 shkurt 1990 Parlamenti italian miratoi projektligjin e datës 30 dhjetor

1989 n. 416, ligji rregullon emigracionin dhe azilin, i njohur ndryshe si "ligji

Martelli” 263 . Ky ligj në të vërtetë, nuk parashikonte një mbrojtje të veçantë, me

përjashtim të personave që përndiqeshin për arsye politike, për shkak të racës, së fesë,

etj, siç parashikonte edhe Konventa e Gjenevës. Gjithsesi, sipas opinionit publik, ky ligj

ishte shumë liberal, edhe pse parimisht e përkrahën rregullimin me ligj të emigracionit

klandestin. Sipas të dhënave të qeverisë italiane kishte një numër të madh azilkërkuesish

rreth 18000, prej të cilëve vetëm 600 i përbushnin kriteret për të marrë këtë status264.

Qeveria italiane ishte deri diku e frikësuar se shumë shpejtë situata mund të

ndryshonte dhe se dhënia e statusit të "refugjatit politik" do të bind shqiptarët të

largoshin prej vendit të tyre. Por jo vetëm për motivin e sipër përmendur, por edhe për

faktin se, gjendja jugosllave ishte përkeqësuar. Zyrtarët e lartë italian kishin frikë se

Italia do të përballej me një fenomen të ngjashëm dhe më serioz me origjinë nga

Jugosllavia. Në këto kushte qeveria italiane duhej të ndërmerrta masa konkrete për të

përballuar situatën, e cila në dukje ishte kontradiktore, nga njëra anë solidariteti i

popullit italian ndaj vendit fqinj dhe nga ana tjetër masat ligjore. Qeveria Italiane

pavarësisht vullnetit të mirë ndaj fenomenit të refugjatëve shqiptarë, arriti në

konkluzionin se qëllimi përfundimtar duhej të ishte riatdhesimi i tyre. Megjithatë,

çështja e emigrantëve shqiptar ishte e lidhur ngushtë me “situatën e pashpresë të

popullit shqiptar” dhe situatës së përgjithshme politike në vend. Në këtë drejtim qëllimi

kryesor i Italisë ishte në favor të demokratizimit dhe stabilizimin të fqinjit përtej

Adriatikut.

262 George Santayana , Chi dimentica il passato è condannato a ripeterlo, L’asilo, tra il terzo settore

e lo Stato: un’intesa ardua ma intensa, A cura di Caritas Italiana e Fondazione Migrantes, fq 21.

La ragione nel senso comune 263 Ligji Martelli, mori këtë emërtim në nder të personit që e propozoi, Claudio Martelli, u aprovua nga

Parlamenti më 28 Shkurt 1990 dhe rregullonte situatën e emigracionit klandestin dhe statusin e refugjatit. 264 George Santayana, Chi dimentica il passato è condannato a ripeterlo, fq 20

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

104

Qeveria italiane pasi emëroi ministren Margherita Bonvier si komisionere të

jashtëzakonshme për çështjen e refugjatëve shqiptare, u përpoq të shmangte flukset

migratore me anë të një ndërhyrje të dyfishtë, duke ndaluar imbarkimet dhe në të njëjtën

kohë duke ushtruar presion mbi qeverinë shqiptare për të marrë masa konkrete, për të

ndaluar këtë fenomen të paligjshëm. Në kushte tëtilla në mars të po të njëjtit vit,

zëvendës Kryeministri italian Claudio Martelli mbërriti në Tiranë, ku u takua me

Nanon265. Ai vuri në dukje qëllimin e Italisë për të favorizuar riatdhesimin e refugjatëve

shqiptarë dhe u përpoq të bind homologun e tij se ata që u kthyen nuk duhet të jetë

subjekt i masave represive. Gjatë kësaj periudhe qeveria italiane i premtoi qeverisë

shqiptare ndihmë të menjëhershme266.

Megjithatë këto zhvillime, nuk ishin në gjendje të zgjidhnin problemet dramatike

që kishte vendi, kryesisht ato të karakterit ekonomik dhe social. Qeveria shqiptare dal

nga zgjedhjet e reja, së bashku me opinionin publik, po i kërkonin ndihmë Italisë fqinje

dhe shteteve të tjera Perëndimore, të cilat mund të çlironin Shqipërinë nga depresioni i

madh ekonomik. Ndërkohë pala italiane ishte duke u përpjekur të përballonte problemet

dhe vështirësitë emergjente, të shkaktuara nga fluksi i papritur i disa mijëëra

refugjatëve.

Megjithatë, gjendja e Shqipërisë ishte larg nga të qenit e stabilizuar. Një krizë e

re shpërtheu, midis mesit të korrikut dhe fillimit të gushtit. Në qershor, Fatos Nano u

detyrua të japë dorëheqjen, kryeministër i vendit u emërua Ylli Bufi.

Sipas Gazetës “L’unita” e datës 13 Qershor, Ministri i jashtem italian hakmerret

kundër shtetit shqiptar duke i kërcënuar për gjendjen e rënduar të refugjatëve. Flukse

masive refugjatësh kanë mbuluar brigjet italiane, për këtë arsye ministri i jashtëm

ndërmerr një udhëtim drejt Tiranës zyrtare, duke i bërë të qartë situatën palës shqiptare,

nëse nuk marrin masa për të parandaluar imbarkimin e popullsisë, qeveria italiane do të

ndërpresë ndihmat ekonomike, por gjithsesi nuk do të mjaftohej me kaq, gjithashtu nuk

do ta mbështeste Shqipërinë drejt intregimit në strukturat Evropiane267.

Ndryshe nga De Michelis, komisionerja e jashtëzakonshme në të njëjtën kohë

edhe ministre për emigrimin, Margherita Bonvier, tregon që deri diku paktet me Tiranën

janë respektuar, ndërsa nga ana tjetër nuk është dakord me masat represive që janë

265 Fatos Nano ishte kryetari i Qeverisë së re të emeruar nga Ramiz Alia. 266 Kërkesa të ngjashme janë bërë nga ministri i jashtëm De Michelis, i cili u takua me kolegun e tij të ri

shqiptar Kapllani në Romë. 267 L’Unita , De Michelis minaccio ritorsioni contro Tirana, , Giovedi 13 Giugno 1991

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

105

marrë nga qeveria e Tiranës. Për këtë motiv ajo ju bëri me dije marinës bregdetare, se

mund t’u vijë në ndihmë vetëm kur klandestinët janë në rrezik për jetën, në çdo rast

tjetër, ata duhen të mos shkelin territorin italian se kjo do të ishte një mënyrë për të bërë

kërkesën për azil268.

Gjatë kësaj periudhe, trazira të reja shpërthyen në qytete të shumta shqiptare dhe

mijëëra shqiptarë të dëshpëruar nga situata ekonomike, politike dhe ajo shoqërore iu

drejtuan brigjeve të Italisë. Më 8 gusht anija tregtare "Vlora"269 mbërriti në Bari e

mbushur me mijëëra refugjatë. Prefekti i Pulias270, përballë situatës së krijuar kuptoi që

nuk mund të përballonte këtë numër të lartë refugjatësh që muajt e fundit ishte bërë

gjithmonë dhe më i lartë. Episodi tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, si në Itali dhe

jashtë vendit, si Qeveria Italiane zgjodhi një linjë të ashpër. Ndërhyri duke bërë të

mundur ndryshimin e itenerarit të anijes drejt qytetit të Barit.

Më 11 gusht, fillojnë operacionet e kthimit. Midis stadiumit dhe portit,

qëndrojnë dy mijëë 'të pabindur', njerëz të gatshëm të bëjnë gjithcka, vetëm për të mos u

kthyer në Shqipëri. Ndërkohë diplomacia italiane vihet në lëvizje. Disa delegacione

qeveritare vizitojnë Shqipërinë, midis tyre edhe ministrja për emigracionin Margherita

Boniver, e cila vjen me një deklaratë shqetësuese ... mos bëni gabim, ata do të kthehen

në pesëdhjetëmijëë. Pra, sipas opinionit të ministres masat e marra duheshin vënë në jetë

në mënyrë të menjëhershme, në të kundërt emigracioni i shqiptarëve nuk do të ndalej.

Gjithashtu, Shqipërinë e vizitoi më 13 Gusht edhe kreu i shtetit italian, Francesco

Cosiga, i cili u ndal në prefekturën e Barit ku shprehu edhe indinjatën e tij kundrejt

deklaratës që kishte bërë kryetari i Bashkisë së Barit, për gazetën Manifesto...ai shprehu

pakënaqësitë e tij kundër qeverisë në përballimin e krizës së refugjatëve dhe

keqtrajtimin që u ishte bërë atyre nga ana e Qeverisë italiane271.

Nga sa më sipër, situata e refugjatëve krijoi problematika brenda shtetit italian,

pikërisht midis pushtetit qëndror edhe atij vendor. Gjithsesi, situata e krijuar gjeti një

zgjidhje pozitive, ku kryetari i Bashkisë së Barit sqaronte se ...deklaratat e tij ishin

keqkuptuar, “emergjenca ishte trajtuar në këndvështrimin umanitar, por në të vërtetë,

nuk ishte vetëm një problem kombëtar por njëkohësisht edhe evropian272”.

268 L’unita, po aty 269 Mëngjesin e datës 8 Gusht 1991, Anija Vlora ishte nisur nga porti i Durrësit në të cilën ishin

imbarkuar rreth 20 mijë persona. Orët e para të mëngjesit shfaqej në horizont drejt brigjeve të Brindizit. 270 Rajon në jug të Italisë. 271 Nicola Mascellato, Una finestra nella storia 1991-1995, Edisud, fq 42. 272 Po aty.

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

106

Pra kriza e refugjatëve i kapërcen kufijtë duke përfshirë në mënyrë indirekte

edhe shtete të treta të cilat duhet t’i vinin në ndihmë Italisë, si vend anëtar i Komunitetit

Evropian. Mbas thirrjeve të njëpasnjëshme, ajo pjesë e refugjatëve të cilët mbanin

rezistencë arritën të bindeshin mbi premtime boshe se do të qëndronin në Itali, në të

vërtetë ndodhi krejt e kundërta, një ditë më vonë, pikërisht më datë 17 Gusht 1991,

arritën t’i riatdhësonin. Edhe pse në një farë mënyrë ia arritën qëllimit, në të vërtetë

pasojat edhe për palën italiane ishin të mëdha273.

Qeveria italiane ndryshoi qëndrim krahasaur me disa javë më parë. Ndërmori

politika të ashpra kundrejt numrit gjithmonë në rritje të refugjatëve, vendosi t’i

riatdhesonte të gjithë. Por përpara se të merreshin hapa konkrete duhej të krijohej një

mënyrë për t’i zbarkuar këtë numër personash dhe t’u jepej ndihma e parë. Por, në të

vërtetë, pavarësisht prezencës së forcave policore, situata doli jashtë kontrollit duke

mbajtur në ankth qytetarët e Barit dhe njëkohësisht gjithë opinion publik. Në këto

kushte, zgjidhja e vetme për një numër kaq të madh njerzish ishte stadiumi i qytetit, një

zgjedhje e këtij lloji krijoi një situatë të pakontrollueshme274.

Qeveria e Tiranës pranoi të bashkëpunonte me qeverinë Italiane për të penguar

zbarkimin e refugjatëve dhe rikthimin e tyre të menjëhershëm. Qeveria italiane vendosi

në një politikë të bazuar në katër pika kryesore:

riatdhesimin e menjëhershëm të refugjatëve;

kontrollin e ngushtë të bregdetit;

dërgesat e reja të menjëhershme për ndihma ushqimore në Shqipëri;

përfshirja e Komunitetit Evropian për zgjidhjen e krizës shqiptare.

Në muajt në vazhdim, situata e brendshme e Shqipërisë u karakterizua nga

paqëndrueshmëri në rritje, e cila në pranverën e vitit 92’ çoi në zgjedhje të reja, nga të

cilat doli fitimtare Partia Demokratike.

E njëjta situatë përsëritet përgjatë vitit 1997, shqiptarët zgjedhin sërish rrugën e

largimit. Falimentimi i firmave piramidale shkaktoi humbje të të ardhurave të 70% të

familjeve shqiptare. Strukturat shtetërore u tronditën, vendi ishte në kaos total, e gjithë

273 Po aty. 274 Mijëra qytatarë shqiptar u mbyllën në stadiumin Vitoria, duke mos pasur asnjë lloj mundësie për

ndihmë. Të vetmit ndërmjetës midis qeverisë italiane dhe refugjatëve, ishin një grup i vogël shqiptaësh.

Pavarësisht edhe kërkesave të krytarit të bashkisë së Barit, qeveria italiane nuk veproi përballë kësaj

situate dramatike.

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

107

kjo situatë shkaktoi një fluks të madh emigrantësh drejt brigjeve italiane. Me ardhjen e

valës tjetër të refugjatëve, shkaktoi për Italinë fazën e dytë të "emergjencës shqiptare".

Italia përballë kësaj situate u përgjigj me retorike mbrojtëse, shpeshherë u justifikua

se ishte e detyruar të veprontë në këtë mënyrë sëpse ndihej e “pushtuar nga Shqipëria".

Si fillim emigrantëve shqiptar ju dha leje qëndrimi me afat tre mujor dhe më pas zgjodhi

t’i dëbonte275.

Në 28 Mars një anije e nisur nga qyteti i Vlorës, të premten e zezë shkaktoi 80

viktima, si shkak i përplasjes së anijes Sibilla me anijen shqiptare, në të vërtetë ka

versione të paqarta akoma rreth kësaj ngjarje, e cila ka qenë një prej plagëve më të

rënda të kësaj periudhe. Situata ishte dramatike edhe në këtë rast u desh ndërhyrja e

ndërkombëtarëve për të qetësuar situatën. Në të njëjtën datë, në gjirin e Këshillit të

Sigurimit miratohet rezoluta 110179, e cila autorizonte krijimin e një force mbrojtëse

shumëkombëshe, me objektiv kryesor, rivendosjen e rendit të brendshëm. Italia, e cila

kishte paraqitur kërkesën pranë OKB-së, do të ishte vendi që do të kryesonte misionin.

Gjatë kësaj periudhe nga ana e shtetit fqinj u bënë përpjekje për ta ndaluar këtë fenomen

me anë të rojeve bregdetare.

Italinë e shqetësonin emigrantët shqiptar, ky argument shpesh herë bëhet objekt

diskutimesh dhe debatesh në Dhomën e Deputetëve. Këtë e vërejmë gjatë një

interpelancë parlamenttare të Ministrit të Jashtëm Lamberto Dini. Sipas opinionit të

ministrit, Qeveria italiane ndërmori iniciativat e duhura ndaj eksodit shqiptar. Me

Dekretin nr. 60 të datës 20 mars të vitit1996, Qeveria përgatiti instrumentat ligjor,

kryesisht masa administrative. Ja si shprehet Dini.... ndërhyrjet kanë si qëllim për tu

siguruar strehim të përkohshëm; nga ana tjetër janë marrë masa për të kundërshtuar në

kohë flukset e emigrantëve të jashtëligjshëm, duke ushtruar kontrollin e duhur në kufi

dhe shtypjen e aktiviteteve kriminale të lidhura me trafikimin jashtëligjshëm276. Në një

tjetër drejtim, qeveria italiane në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ndërmori nisma

dypalëshe për të evituar fenomenin e eimgracionit, në mënyrë të veçantë:

intensifikim i bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe asaj italiane

me qëliim kryesor ushtrimin e një veprimi efektiv dhe parandalues, për të

275 Sipas të dhënave të Istitutit Italian të Statistikave dhe Ministrisë së Mbrojtjes, numri i shqiptarëve nga

viti 1996-1997 numri i shqiptareve u rrit nga 66 mije ne 84 mije. 276 Ministero degli Affari Esteri Audizioni alle Commissioni riunite Affari Esteri e Comunitari e Difesa

della Camera dei deputati del Ministro degli Esteri ono Dini e del Ministro della Difesa ono Andreatta

sulla missione di pace in Albania (20 maggio - Resoconto sommario) Testi e Documenti della Politica

estera dell’Italia, Uffici Studi Roma, 1997 , fq 217-219.

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

108

ndaluar dhe goditur aktivitetet kriminale, veçanërisht ato me karakter

mafioz dhe në fushën e emigracionit të paligjshëm;

ndalimin në ujërat territoriale shqiptare të anijeve që kryejnë transportin

e shtetasve shqiptarë, të cilët i largohen kontrolleve të kryera në territorin

shqiptar nga autoritetet lokale përgjegjëse.

Sipas ministrit Dini që ky bashkëpunim të ishte efektiv, duhet një përfshirje më e plotë e

palës shqiptare. Cështja emigracionit ishte një ndër pikat që ministri italian trajtoi me

përfaqësuesit e qeverisë shqiptare gjatë një takimi të mbajtur në aeroportin Ciampino

(Romë), në datë 10 maj (1997). Ja si shprehet ai, atyre u theksuan sërish nevojën për

një angazhim më të madh në parandalimin dhe pengimin e nisjeve të klandesitëve drejt

brigjeve tona277,

Numri i emigrantëve me origjinë nga Shqipëria drejt brigjeve italiane do të

vazhdonte edhe pas stabilizimit të situatës politike në Shqipëri. Qytetarët e shihnin

fqinjin përballë Adriatikut si një vend shpresëdhënës, si në këndvështrimin ekonomik

por mbi të gjitha në atë social. Nga ana tjetër, qeveria italiane nuk ishte aspak e kënaqur

me këtë situate, pavarësisht që numri i refugjatëve ishte reduktuar krahasuar me

periudhën kritike, ky fenomen nuk ndalej.

Një vit më vonë hyn në fuqi një akt ligjor, i cili trajton emigracionin e

paligjshëm, miratimi i aktit ligjor të datës 6 mars, n. 40/1998, i njohur ndryshe si ligji

Turco-Napolitano (në nder të ministrave të kësaj periudhe), kishte si objektiv kryesor

përmirësimin e disiplinës së flukseve migratore dhe trajtimin në mënyrë efikase të

emigracionit të paligjshëm278.

Baza ligjore mbi emigracionin e paligjshëm është ligji Martelli, i cili mbeti i

pandryshuar, edhe pse u bënë disa përpjekje pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Mastrihtit.

Ligji i parë i cili kulmon të gjitha përpjekjet e mëparshme është ligji i datës 30 korrik

2002, n. 189, i njohur ndryshe si ligji Bosi-Fini, ky ligj kishte si qëllim përmirësimin e

flukseve migratore dhe të luftonte emigracionin e paligjshëm në mënyrë më efikase. Në

përgjithësi natyra e këtij ligji ishte kufizuese kundrejt fenomenit të emigracionit, edhe

pse nuk mund të arrinte rezultatet e pritshme.

277 Po aty, fq 219. 278 Bruno Nascimbene, Nuove norme in materia di immigrazione. La legge Bossi - Fini: perplessità e

critiche, in Opinioni-Emmigrazzioni, Corriere Giuridico nr.4/2003, fq 1.

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

109

Duket se pas hyrjes në fuqi të ligjit të mësipërm situata është përmirësuar, numri

i emigrantëve të jashtëligjshëm është reduktuar ndjeshëm, kjo fal edhe bashkëpunimit

midis dy vendeve. Ky argument u diskutua gjatë një takimi të mbajtur, në Romë më 21

qershor 2003, midis kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe kryeministrit shqiptar

Fatos Nano. Kryeministri Berluskoni gjatë këtij vuri theksin mbi bashkëpunimin pozitiv

në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, “për herë të parë që nga shtatori i vitit

2002 numri i emigrantëve të jashtëligjshëm ishte pothuajse zero 279.

279Ministero Affari Esteri, Testi e documenti sulla politica estera dell’Italia 2003, Incontro del Presidente

del Consiglio Berlusconi con il Primo Ministro della Repubblica di Albania Fatos Nano (Roma, 21

gennaio) Il Presidente del Consiglio Silvio Berlusconi ha incontrato, Uffici Studi, Roma, fq 287.

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

110

KAPITULLI III

MARRËDHËNIET POLITIKO-EKONOMIKE MIDIS ITALISË DHE

SHQIPËRISË

3.1 Kriza e vitit 1991 dhe roli i Italisë në përballimin e saj: Operacioni Pelikan

Ndryshimet politike në Shqipëri do të shoqëroheshin me ndryshime të mëdha,

sidomos në aspektin e marrëdhënieve diplomatike. Në një kohë relativisht të vogël,

Tiranën zyrtare e vizituan delegacione të ndryshmë italiane, gjithashtu edhe pala

shqiptare ndërmori vizita zyrtare në Romë.

Në të njëjtën ditë që u krijua Qeveria e Stabilitetit Kombëtar, Shqipërinë e

vizitoi ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Xhani De Mikelis. Në vazhdën e takimeve

të parashikuara, ai u takua me anëtarët e Qeverisë së Stabilitetit, me kryeministrin Ylli

Bufi me Zv/Kryeministrin Gramoz Pashko, gjithashtu u takua dhe me Presidentin e

vendit, Z. Ramiz Alia. Referuar kujtimeve të Ramiz Alisë, Italia ishte e angazhuar ta

ndihmonte vendin tonë në zhvillimin ekonomik, ndërsa vazhdonte të realizonte ndihmën

e parë serioze humanitare që i ishte dhënë Shqipërisë deri atëherë nga një vend

Perëndimor280. Ndihma e dhënë nga shteti fqinj lidhej me faktin se Shqipëria po kalonte

një fazë tepër të vështirë. Situata e rënduar shkaktoi largime masive, mijëra shqiptar iu

drejtuan brigjeve italiane.

Nga biseda e zhvilluar midis ministrit të jashtëm italian dhe Ramiz Alisë, ky i

fundit theksonte se vendit nuk i interesonte të largoheshin kaq shumë të rinj...por arsyet

ekonomike dhe padurimi për të ndërtuar një jetë më të mirë në vend i detyronin ata për

të marrë rrugët e mërgimit. Vetëm duke marrë masa për të ndihmuar vendin, duke

krijuar mundësi punësimi në Shqipëri mund të ndalohej ky fenomen. Kërkesës së Ramiz

Alisë, De Mikelis i përgjigjet...”Ndoshta ju kanë vënë në dijeni se qeveria italiane, ka

vendosur të ndihmojë Shqipërinë për t’i kapërcyer këto vështirësi. Për këtë biseduam

me personalitet qeveritare, dhe me t’u kthyer në Itali, do të shohim se ç’mund të

bëjmë”281. Duket qartë se Italia do të kontribuoj me ndihmë ekonomike fqinjin e saj,

ndoshta, në këtë mënyrë mendonte të reduktonte numrin e shqiptarëve që i shtoheshin

çdo ditë brigjeve italiane.

280 Ramiz Alia, Jeta ime, Kujtime, Botimet Toena, Tiranë 2010, fq 442-444. 281 Po aty.

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

111

Italisë i interesonte një ndërhyrje e menjëheshme për të parandaluar probleme të

karakterit social. Nga sa duket, tema kryesore e takimit midis dy palëve ishte gjendja

ekonomike dhe fluksi i refugjatëve, por nuk mbetën pa u trajtuar edhe çështjet që

lidheshin me forcimin e marrëdhënieve politiko-kulturore midis dy vendeve282.

Siç e përmendëm më sipër, De Michelis u takua edhe me kryeministrin Ylli

Bufi, qeveria e stabilitetit sapo kishte përfunduar betimin përpara Presidentit të

Republikës. Një vizitë e ndërmarë në të njëjtën ditë që Bufi dekretohet nga Presidenti i

Republikës si kryetar i qeverisë. Sipas përshkrimit që ai i bën këtij momenti të

rëndësishëm në marrëdhëniet italo-shqiptare, sepse Italia u gjend pranë në momentet më

të vështira për Shqipërisë. Ja si e cilëson ai: “Italia do të ishte vendi i parë që do t’i

gjendej Shqipërisë në momentet e vështira që po kalonte283. Nga takimi që patën të dy

homologët, Kryeministri shqiptar e vë theksin tek ndihmat ushqimore, sepse në

momentet që po kapërcente Shqipëria, për shkak të gjendjes ku ndodhej, në limitet e

katastrofës humanitare, ndihma e Italisë do të ishte shumë e rëndësishme. De Mikelis

pas përshkrimit që i bëri Ylli Bufi situatës politiko-ekonomike të Shqipërisë u tregua i

predispozuar për të mbështetur palën shqipate, do të bëntë gjithçka kishte në dorë për të

mbështetur këtë proçes. Ja si shprehet ai...Italia do të ndihmojë Shqipërinë për shumë

arsye, ...për miqësinë e djeshme dhe të sotme midis popujve284.

Referuar kujtimeve të kryeministrit të kohës, Ylli Bufi...Italia do të rishfaqej si

partneri strategjik i Shqipërisë285 . Shqipëria ishte një vend shumë i rëndësishëm i

Ballkanit në nivelin strategjik, sepse shërben si një urë lidhëse midis Lindjes dhe

Perëndimit, një rol që në vërtetë nuk e kishte shfrytëzuar aspak, sepse kishte zgjedhur

me vetëdije izolimin ndërkombëtar. Për këtë arsye, Italia mendoi se marrëdhëniet me

këtë vend të vogël të Ballkanit nuk mund ta linte mënjane. Parë në një këndvështrim më

të gjerë, Shqipëria e gjendur ngushtë jo vetëm me situatën politike por edhe atë

ekonomike në vend, duhej të gjente mbështetje në Perëndim, dhe zgjidhja më e mirë

ishte Italia.

Takimi i parë që kryeministri shqiptar pati në Romë me homologun e tij Xhulio

Andreoti u realizua në Romë, në datë 3 korrik 1991. Takimi kishte si objektiv kryesor

282 Po aty. 283 Ylli Bufi, Në fillimet e tranzicionit, Qeveria e Stabilitetit një marrëveshje politike apo një kompromis i

heshtur, Shtëpia Botuese Uet Press, Tiranë 2016, fq 92-93. 284 Po aty. 285 Po aty 118-120

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

112

ndihmat ushqimore dhe artikuj të tjërë të nevojshëm. Ylli Bufi i paraqiti një panoramë të

përgjithshme të situatës ekonomike të vendit. Kryeministri italian i përgjigjet pozitivisht

kërkesës së Ylli Bufit, duke i dhënë mbështetjen e qeverisë së tij. Ja si shprehet ai...Kam

bindjen se në mund t’ju ndihmojmë, madje shpejt286.

Mënyra sesi e përshkruan Ylli Bufi, takimin me Andreotin, qetësia dhe

pozitiviteti mbizotroi gjatë këtij takimi. Por, pavarësisht trajtimit që i bën situatës,

brenda tij ishte i shqetësuar, kështuqë nismat që do të ndërmerrte nuk mund të vononin,

ato duhet të akordoheshin brenda një periudhe të shkurtër, sepse situata në Shqipëri po

rëndohej gjithmonë dhe më shume, kjo evidentohet në largimet e mëdha drejt Italisë.

Më 12 gusht Xhani De Mikelis, në kuadër të një vizite që do të bënte në Moskë ndalet

më parë në Shqipëri, për të biseduar me kryeministrin tonë, për listat përfundimtare të

ndihmave ushqimore.

Në datën 13 gusht 1991, vetëm një ditë pas takimit të të dy kryeministrave, në

Tiranë u zhvilluan takime midis përfaqësuesve të të dy vendeve. Delgacioni shqiptar

kryesohej nga zëvendësministri i Punëve të jashtme Ilir Bocka, ndërsa për palën italiane

nga amabasadori italian në Shqipëri Torkuato Kardilli. Këto takime vijuan edhe në ditët

në vazhdim më 14 dhe 15 gusht 1991, për të bashkërenduar zbatueshmërinë e programit

të asistencës287.

Nga bisedimet që patën, palët arritën të nënshkruanin një memorandum

mirëkuptimi, i cili mban datën 22 gusht 1991. Referuar memorandumit të mirëkuptimit

për bashkëpunimin Italo-Shqiptar për hyrjen në ujrat shqiptare dhe shpërndarjen e

ndihmave të emergjencës, parashikohej:

a. Hyrja e mjeteve italiane në ujrat shqiptare, për trasportin e ndihmave dhe

parandalimin e largimeve masive;

b. Krijimin e qendrave të asistencës për grumbullimin dhe shpërndarjen e

ndihmave në portin e Durrësit dhe të Vlorës;

c. Krijimin e qendrave shëndetësore për ndihmë mjeksore dhe shpërndarjen e

medikamenteve për qytetetarët shqiptar288.

Një prej detyrave të qeverisë së stabilitetit ishte sigurimi i ndihmave me karater

ushqimor. Në qendër të takimeve të kryeministrit të kohës me ndërkombëtarët, ishte

situata ekonomike e vendit. Ndihma e ndërkombëtarëve ishte e domosdoshme. Sipas

286 Po aty. 287 Ministria e Punëve të Jashtme, Fondi: Italia, Dosja 504, viti 1991, fq 90. 288 Po aty.

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

113

rrëfimeve të Ylli Bufit, ai pati dy takime me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, De

Michelis në datat 12 dhe 18 gusht të vitit 1991. Largimet masive të shqipëtarëve drejt

vendeve perëndimore do të shërbenin për një impuls të ri të përpjekjeve të qeverisë së

kohës për sigurimin e ndihmave të premtuara289.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në gusht të vitit 1991 nga përfaqësuesit e

dy qeverive përkatëse290, Italia pranoi të ofrojë ndihmë ekonomike nga shtatori deri më

31 dhjetor të atij viti.

Nga ana e saj qeveria shqiptare vendosi ngritjen e një komisioni qeveritar të

kryesuar nga ministri i i Tregëtisë dhe Turizimit, Agim Mero dhe ministrin e ushqimit

Vilson Ahmeti, i cili në një farë mënyre do të mbështeste detyrën e Operacionit Pelikan,

shpërndarjen dhe administrimin e ndihmës së dhënë nga qeveria italiane. Por në të

vërtetë, të dy ministrat e jashtëm kishin rënë dakord që shpërndarja e ndihmave

ushqimore për popullsinë vendase të bëhej me logjistikën e palës italiane. Si fillim këtë

kërkesë e bëri pala shqiptare, sepse kjo do të ishte totalisht e pamundur duke marrë në

konsideratë logjistikën e palës shqiptare. De Michelis ishte dakord me propozimin e

shprehur nga pala shqiptare, madje ai kishte propozuar që shpërndarja e ndihmave të

shoqërohej prej një kontigjenti të forcave të tyre të armatosura291.

Propozimi i mësipërm ishte bërë edhe gjatë një mbledhje me kryeministrin

italian Xhulio Andreoti, në prezencë të ministrave të të dyja vendeve. Një propozim i

tillë kishte ngjallur debat. Qëndrim të ashpër kishin mbajtur përfaqësuesit e PD, Eduard

Selami dhe Hazem Hajdari, sipas të cilëve ishte e papranueshme përfshirja e ushtrisë

italiane në këtë operacion.292.

Kryeministri i kohës për shkak të debateve që kishte shkaktuar propozimi i

qeverisë italiane, kishtë vendosur që kjo çështje të ishtë objekt i mbledhjes së Këshillit

të Ministrave. Por edhe në gjirin e ekzekutivit shqiptar do të kishte kundërshtime të

ashpra. Midis shumë të tjerësh, edhe ministri i Mbrojtjes Perikli Teta e kishte refuzuar

një gjë të tillë. Midis diskutimesh të shumta, qeveria shqiptare kishte rënë dakord t’i

propozonte qeverisë italiane që kontigjenti të mos ishte i armatosur. Ja si shprehet Yllli

Bufi ...pala italiane e refuzoi këtë propozim, duke e quajtur të pamundur...Kryeministri

shqiptar besonte në bindjen e tij gjithashtu edhe për shkak të diskutimeve të forta gjatë

289 Ylli Bufi, Shqipëria në tranzicion, Vepër e Përmendur, 178. 290 Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeministri shqiptar Ylli Bufi dhe Ministri i Punëve të Jashtme të

Italisë Gianni De Michelis. 291 Ylli Bufi, Në fillimet e tranzicionit, Vepër e përmendur, fq 179. 292 Po aty.

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

114

mbledhjes së qeverisë i duhej patjetër të gjente një zgjidhje. Për këtë arsye, zhvilloi një

bisedë telefonike me homologun e tij, të cilin arriti ta bindte293.

Misioni me bazë ushtarake u emërua Operacioni Pelikan294, ku u angazhuan një

numër prej 1000 personash, të shpërndarë në qytetin e Vlorës dhe atë të Durrësit.

Detyra e misionit ishte që të shpërndante ndihmat shqiptarëve të dërguara në

portet e Durrësit dhe Vlorës dhe sigurimin e "kujdesit te përgjithshëm shëndetësor, si

dhe shpërndarjen e barnave të popullsinë shqiptare të këtyre dy qyteteve. Misioni

zhvillohet në tre faza:

faza e Parë 295 , siguroi trasportin e produkteve që vinin nga Italia,

ekzaktësisht 90.659 ton296.

Faza e dytë297, konsitoi në shpërndarjen e ndihmave të dërguara nga

Komuniteti Evropian.

Ndërsa faza e tretë298 , edhe gjatë fazës së fundit, forcat ushtarake u

kujdesën për shpërndarjen e ndihmave të tjera që vinin nga Italia.

Qeveria italiane ishte e vetëdijshme se kapërcimi i krizës ekonomike dhe

perspektiva për përparimin e demokracisë shqiptare, nuk mund të shpërfillej pa

rivendosjen e rendit publik dhe luftës efektive kundër krimit. Krahas impenjimeve të

tjera, u harmonizuan projektet për bashkëpunim, duke siguruar nënshkrimin në Tiranë,

më 24 gusht 1991299, të një marrëveshje ndërmjet ministrit të Brendshëm italian dhe atij

të Rendit Publik Shqiptar, për parandalimin dhe kontrollin e trafikut të drogave dhe

substancave psikotrope dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Me Memorandumin e Mirëkuptimit u krijua një komitet dypalësh, i kryesuar nga

dy ministra, me parashikimin e takimeve vjetore dhe përkufizimin e masave teknike dhe

operacionale, të fokusuara sipas nën-çështjeve të mëposhtme: iniciativat e përbashkëta

në luftën kundër trafikut të drogës; Mënyra e kontrollit kufitar; masat për të garantuar

sigurinë në aeroportet dhe portet detare; programe për lidhje shkëmbimi i

293 Po aty, fq 180. 294 Operacioni Pelikan zgjati (Shtator 1991-Nëntor 1993). 295 Shtator-Mars 1992. 296 Unione Nazionale Ufficiale in Congedo d’Italia-sezione di Monza e Brianza, Le Missioni All’estero

Dell’esercito Italiano, fq 30. 297 Mars-Shtator 1993. 298 3 Shtator-Dhjetor 1993. 299 Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Rendit Publik të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë e

Brendshme të Republikës së Italisë në fushën e luftës kundër trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike e

psikotrope dhe kundër krimit të organizuar, si dhe Protokollin shtesë përkatës, nënshkruar në Tiranë më

24.09.1991.

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

115

informacionit300. Krahas kësaj marrëveshje, të dy ministrat nënshkruan më 24 Shtator

1991, një protokoll shtesë për shkëmbimin e informacioneve, parandalimin dhe

kontrollin e flukseve të emigracionit të paligjshëm midis dy vendeve tona, si dhe të

luftës kundër kontrabandës së duhanit.

Hapja e shpejtë dhe e papritur drejt perëndimit, kryesisht me vendin që lagej nga

i njëjti det, Italinë, njëkohësisht edhe marrëdhënieve me SHBA-në, të cilat ishin

shkëputur prej disa dekadash detyroi vendin të bënte llogaritë në mënyrë të

menjëhershme me botën e jashtme. Përballja me idetë dhe kulturat perëndimore do të

ndikonte shumë dimensionalisht për një popull të rritur dhe edukuar në izolim, një botë

të re, të cilën as nuk e kishte njohur dhe as nuk e kishte më të voglën ide se ç’priste.

Mund të themi se i gjithë proçesi i rizbulimit të Adriatikut ishte reciprok edhe për

vendet e perëndimit, pasi bëhej fjalë për një shtet të panjohur ose të lënë në harresë.

Në fillim qasja që ndoqën vendet perëndimore kundrejt vendit tonë ishte

elementare, u mjaftuan t’i jepnin Shqipërisë atë që i mungonte, kryesisht ndihma

ushqimore, e cila kishte si qëllim parandalimin ose reduktimin e emigracionit drejt

perëndimit. Krahas orientimit fillestar, me kalimin e muajeve dhe viteve, vendet

perëndimore, kryesisht Italia, evidentuan objektivat e tyre ekonomike drejt vendit tonë,

duke përmbushur në këtë mënyrë interesat e tyre.

Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë gjatë viteve 1992-1996 ishin disi të

lëkundura për shkak edhe të situatës politike në të cilën gjendej vendi. Gjatë kësaj

periudhe objektivat e Italisë ishin të përqëndruara kryesisht në ndihmë emergjente dhe

humanitare. Është e qartë se në fillim të viteve 90’ Italia ishte në një sforcim të

vazhdueshëm rreth politkës së duhet të ndiqte në Shqipëri. Duhet të tregonte kujdes të

veçantë. Kjo bëhet e qartë gjatë takimit të parë të Komisionit të Përbashkët Italo-

Shqiptar, në Nëntor të vitit 1992. Gjatë këtij takimi u hartua një program zhvillimi që

zgjati tre vjet 1992-1994, për të lehtësuar kalimin nga asistencë e përqendruar në

pothuajse ekskluzivisht ndihmë emergjente për ndërhyrje direkte në nxitjen e zhvillimit

ekonomik të mbështetur në bazë të një ekonomie Tregu 301 . Komisioni vuri në

300 Marrëdhëniet ndërmjet grupimeve të kriminelëve në vendet përkatëse dhe aktivitetet e tyre kriminale,

kryesisht në fushën e riciklimit e të ardhurave të paligjshme, të rreme, vjedhja e veprave të artit.Për më

tepër, ishin të parashikuara konsultime midis specialistëve të policisë, për të siguruar shkëmbimin e

përvojave për organizimin e veprimtarisë së luftes kundër krimit dhe informacionin mbi masat ligjore që

duheshin ndërrmarrë. 301 Agenzia Italiana per la Cooperazzione allo sviluppo, Accordi di Cooperazzione Italia-Albania. Shiko

në http://www.itacalbania.org/

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

116

dispozicion 218.5 miliardë lireta në sektorin e bujqësisë, ndërtimit të infrastrukturës,

krijimin dhe konsolidimit institucional302. Pavarësisht ndihmave me karakter ekonomik

presidenti i atëhershëm Sali Berisha, nuk pranoi propozimin e bërë në vitin 1993 nga

ambasadori Foresti pak para përfundimit të Operacionit Pelikan, t’i besonte Italisë

formimin e forcave të armatosura Shqiptare, në të vërtetë kjo mundësi iu dha NATO-s.

Pati një riafrim midis dy vendeve tona në vitin 1994 me hartimin e Programma

Paese në të cilën element strategjik dhe prioritet ishte ndërhyrja në kuader të

bashkëpunimit dypalësh. Ky dokument lejoi më pas nënshkrimin në tetor 1995 të

Deklaratës pikësynuese nga dy ministrat e jashtëm, në të cilën u planifikuan ndërhyrje

për zhvillim ekonomik dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe strukturave

administrative. Gjatë viteve 92-96 marrëdhëniet dypalëshe më të ngushta Shqipëria i

kishte me Italinë dhe Gjermaninë. Italia ishte dhuruesja kryesore e Shqipërisë në

Europën Perëndimore, duke i dhënë fqinjës së varfër 420 milionë dollarë amerikane303.

3.2 Menaxhimi i krizës së vitit 1997: Operacioni Alba dhe masat për stabilitetin e

Shqipërisë

Mangësitë e zgjedhjeve parlamentare të majit 1996 dëmtuan rëndë imazhin e

Shqipërisë. Zhvillimet zgjedhore treguan se elitat politike nuk kishin arritur akoma

rregulla të përgjithshme për procedurat zgjedhore. Mund të themi, se të dyja forcat

kryesore politike, ishin përgjegjëse për parregullsitë zgjedhore. Situata e krijuar në vend

i shtoi edhe më tej tensionet, jo vetëm ato politike, por edhe ato ekonomike dhe

shoqërore, duke bërë në këtë mënyrë të mundur tronditjen e “demokracisë së brishtë

shqiptare”. Si pasojë e zgjedhjeve katastrofike, qeveria e PD duhej të përballohej me

vështirësi të reja. E para ishte dëmtimi i imazhit për suksesin e marrëdhënieve publike,

që kishin fituar tre vitet e mëparshme, duke paraqitur një imazh të Shqipërisë si një

vend përparimtar dhe demokratik. Stereotipet e vjetër, të dhunës dhe turbullirave

sociale, ato të viteve 1990-1992 kishin dalë përsëri në pah304.

Gjendja në pothuajse të gjithë vendin ishte katastrofike, të gjendur përballë kësaj

situate më 28 shkurt të vitit 1997, pas një incidenti të shkaktuar para Universitetit të

302 Po aty. 303 Elez Biberaj, Shqipëria në tranzicion, Vepër e përmendur, fq 321. 304 Miranda Vickers, James Pettifer, Shqipëria nga anarkia te një identitet ballkanik. Botimet Toena,

Tiranë 1998, fq 288-299.

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

117

Vlorës, një grup i armatosur vrau dy anëtarë të Shërbimit Informativ Kombëtar 305. Nga

kjo gjendje, në mëngjesin e datës 1 mars 1997 Këshilli i Ministrave paraqiti menjëherë

dorëheqjen duke ofruar zgjidhjen politike. Në po të njëjtën ditë u mblodh Kuvendi

Popullor në mbledhje të Jashtëzakonshme, i cili një ditë më vonë miratoi gjendjen e

jashtëzakonshme, duke bërë interpretimin e dispozitës ligjore “për shpalljen e gjendjes

së jashtëzakonshme”. Sipas të cilës, “ligji hynte në fuqi kur kishte cënim të rëndë të

rendit publik”306. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u bë tepër vonë, ndaj nuk

mundi në të vërtetë të bënte gjë për shtypjen e revoltës. Grupe të armatosura kalonin sa

në një qytet në një tjetër në jug të vendit, duke bërë që të mos funksiononte asnjë

institucion vendor. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme shkaktoi një valë protestash

ndërkombëtare. Shumë prej tyre e shihnin këtë situatë si mekanizëm mbrojtës kundër

politikës shtypëse që po përdorte Berisha, gjithashtu u pa si një mënyrë për të kufizuar

ose shtypur lirinë e shtypit.

Më 3 mars 1997, Kuvendi Popullor zgjodhi Sali Berishën si President të

Republikës me një mandat të dytë me 113 vota pro. Në kulmin e situatës katastrofike që

po kapërcente Shqipëria, rizgjedhja e Berishës u kritikua ashpër nga ana e

ndërkombëtarëve. Në një farë mënyrë ndërkombëtarët i trembeshin faktit se e gjithë kjo

amulli mund të përdorej për t’i mbyllur gojën opozitës dhe të bënte të qenësishme

sundimin autoritar307. Duke marrë në konsideratë gjendjen politike në të cilën ndodhej

Shqipëria, një prej oraganizatave ndërkomëtare prezente në Shqipëri, ndërmori hapa

konkrete për të qetësuar dhe dhënë zgjidhje situatës. OSBE-ja, me 6 mars caktoi si

ndërmjetës në Shqipëri ish kancelarin austriak Franc Vranicki, i cili mbërrin në Tiranë

dy ditë më vonë.

Partia Demokratike e zënë ngushtë nga situata e krijuar pranoi të bënte një

marrëveshje me opozitën. Pjesë e kësaj marrëveshje ishin dhjetë partitë kryesore të

vendit, objektiv kryesor ishte krijimi i qeverisë së pajtimit kombëtar, dorëzimi i armëve

brenda një jave dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në qershor të po të njëjtit vit.

Mosmarrëveshjet dhe acarimet midis partive politike, kryesisht midis dy forcave

kryesore, PD-së dhe PS-së vazhduan deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së

datës 9 Mars 1997, marrëveshje, e cila u bë e mundur fal ndërmjetësimit të të dërguarit

305 Një grup i armatosur sulmoi godinën e SHIK-ut në Vlorë, duke vrarë oficeret Leke Qoku dhe Besnik

Hidri 306 Shpallja e ligjit mbi gjendjen e jashtëzakonshme u botua në Fletoren zyrtare të Republikës së

Shqipërisë, nr. 2 mars 1997, fq 44-45. 307 Ismet Elezi, Shqipëria në tranzicion, Vepër e përmendur 436-437.

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

118

të OSBE-së Franck Vranicky. Përpos të tjerash, ishte e rëndësishme që me anë të kësaj

marrëveshje të arrihej një kompromis për procedurat e zgjedhjeve, sipas të cilës sistemi

do të ishte i përzier.

Por pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes, gjendja në Shqipëri nuk ndryshoi

aspak, situata percipitoi gjithandej duke shkaktuar ardhjen e revoltave edhe në

kryeqendrën shqiptare, në Tiranë. Si shkak i revoltës popullore, vdiqën 2500 shqiptar.

Shteti ishte në krizë totale, për këtë motiv rreth mesit të vitit 1997 u krijua një qeveri e

përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Partia Socialiste, pasi marrëveshja

ishte nënshkruar pretendonte se Qeverinë duhet ta drejtonte një prej anëtarëve të saj, ose

në rastin më të keq, të drejtonin Ministrinë e Brendshme. PD pranoi që postin e

kryeministrit ta drejtonte një socialist, por nuk do të bënte asnjë kompromis mbi

drejtimin e qeverisë, nuk duhet të ishte anëtar kryesie i Partisë Socialiste. Midis

kandidaturave të tjera (Arben Malaj, Pandeli Majko, Eduart Allushi) u vendos Bashkim

Fino, i cili mori votëbesimin nga Parlamenti më 14 Mars308.

Është pikërisht në këtë moment historik ku ndërkombëtarët që ndodheshin në

Shqipëri u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largoheshin nga Shqipëria, duke marrë

masat e nevojshme për këtë evakuim. Më konkretisht, Qeveria italiane ndërmori masa

konkrete për të evakuar qytetarët e saj, të cilët jetonin dhe punonin në vendin tonë. Këtë

e vërejmë në fjalën e Piero Fasino, nënsekretar i Shtetit për marrëdhëniet me jashtë,

gjatë një interpelance të komisioneve të përbashkëta, ato të marrëdhënieve me jashtë

dhe të mbrojtjes. Piero Fassino e merr fjalën në mungesë të Ministrit Dini, i cili ndodhet

jashtë Italisë në kuadër të një mbledhje të ministrave të BE-së. Ja si shprehet ai...... një

prej objektivave tanë ishte mbrojtja e komunitetit italian që jeton dhe punon në

Shqipëri, duke vënë në lëvizje një plan gjithëpërfshirës për të realizuar gradualisht

evakuimin, për të cilën besoj se ministri Andreatta309 do të raportojë me më shumë

detaje dhe sqarime, pasi situata është menaxhuar dhe zbatuar në mënyrë efektive nga

forcat tona të armatosura.310 Në operacionet e evakuimit u përfshin jo vetëm qytetar

italian, por edhe qytetar shqiptar. Ajo që dallon në këtë moment është qasja e Italisë

kundrejt vendit tonë, nëse një vit para trazirave kishte një angazhim shumë dimensional,

gjatë këtij viti vihet re një zbehje.

308 Po aty. 309 Ministër i Mbrojtes së Italisë gjatë kësaj periudhës. 310 Commissioni Riunite III (Affari Esteri E Comunitari) E IV (Difesa), Audizione Seduta Di Sabato 15

Marzo 1997, fq 55.

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

119

Qeveria kishte si detyrë kryesore të vendoste rendin dhe qetësinë në të gjithë

vendin dhe të krijonte kushtet e nevojshme për krijimin e zgjedhjeve të qershorit në një

klimë qetësie dhe qytetarët shqiptar të mund të shprehnin vullnetitn e tyre të lirë.

Zgjedhjet e qershorit shiheshin si mundësia e fundit për Shqipërinë për të vendosur

qëndrueshmëri politike, për të rindërtuar sistemin e shkatërruar politik dhe për të

rikthyer besimin në demokracinë311. Mund të themi, se roli që luajti Qeveria Teknike

gjatë veprimtarisë së saj nuk i përmbushi pritshmëritë as të shqiptarëve, por sidomos ato

të ndërkombëtarëve, të cilët e shihnin situatën me dyshim të madh.

Qëndrueshmëria e parashikuar nuk u bë e mundur si shkak edhe e mungeses së

bashkëpunimit midis forcave politike. Vlen të përmendet fakti se nuk u arrit dialogu i

nevojshëm midis qeverisë dhe presidentit, kjo si shkak i faktit se të dy krerët e vendit

vinin nga parti të ndryshme politike, të cilat ishin në luftë të ashpër kundër njëra-tjetrës.

Edhe pse u arrit marrëveshja, ajo ishte më tepër frut dhe ndikim i ndërkombëtarëve në

vendin tonë, kryesisht me anë të përfaqësuesit të tyre, kancelarit austriak Franc

Vranicki.

Më 17 prill partitë politike shqiptare ranë dakord që zgjedhjet duhet të

mbaheshin më 29 qershor, dakordësimi midis forcave politike u pa nga ndërmjetësuesi i

OSBE-së, Franz Vranitzky si një përparim domethënës. Gjithsesi, pavarësisht vendosjes

së datës së zgjedhjeve, mosmarrëveshjet vazhduan edhe në maj, megjithatë, midis

Partisë Demokratike dhe grupeve opozitare u bënë ndryshimet legjislative për trajtimin

e mediave shtetërore, ndryshimet e propozuara në ligjin zgjedhor. Përpjekjet e

Vranitzky për të respektuar marrëveshjen e 9 marsit vazhduan deri në mbajtjen e

zgjedhjeve.

Marrëveshja e 9 Marsit midis kërkesave të tjera parashikonte dhe ligjin për

zgjedhjet. Sipas këtij ligji, i cili u botua në Fletoren Zyrtare parashikonte një numër të

përgjithshëm prej 155 vende në Parlament312.

Qëndrimi që mbajti Italia është në mbështetje të plotë të të dërguarit të OSBE,

këtë qëndrim e vërejmë edhe nga fjala e Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë,

Lamberto Dini i datës 8 maj 1997, ku thekson mbështetjen e Italisë ndaj përfaqësuesit të

OSBE-së. Ja si shprehet...është duke u mbajtur një takim në Tiranë midis Kancelarit

Vranitzky dhe partive politike shqiptare, qëllimi i së cilës është arritja e konsensusit

311Elez Biberaj, Vepër e përmendur, fq 449-450 312Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr. 6, Maj 1997, fq 105-117.

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

120

midis forcave politike shqiptare në mënyrë që të zhvillohen zgjedhjet e planifikuara.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se si përfaqësues i OSBE-së është bartës i një

linjë që ne ndajmë plotësisht dhe e mbështesim në mënyrë aktive”313.

Ndërhyrja nga ana e ndërkombëtarëve nënkuptonte se procesi i pajtimit

kombëtar i nisur më 9 Mars do të konsolidohej dhe marrëveshjet midis palëve do të

thelloheshin dhe zgjeroheshin edhe më tej. Midis të tjerash, Ministri Dini evidenton

rëndësinë që ka dialogu midis forcave politike...Qëllimi nuk mund të jetë vetëm për të

lehtësuar marrëveshjen midis forcave politike në Shqipëri, e cila do të lejonte zhvillimin

e zgjedhjeve sipas parashikimeve. Në këtë drejtim, dëshiroj të përsëris thirrjen time për

të mos tepruar shkallën e kontrasteve që janë shfaqur ditët e fundit midis forcave

politike shqiptare. Jemi duke punuar në kontakt të drejtpërdrejtë për të inkurajuar të

gjitha palët314.

Gjithashtu gjatë një tjetër seance dëgjimore në komisionet e përbashkëta për

çështjet me jashtë dhe ato të mbrojtjes përpara dhomës së deputetëve për misionin

paqeruajtës në Shqipëri, në datën 20 maj 1997, Ministri Dini konstatoi se “angazhimi

kryesor i Italisë në Shqipëri në nivel politik dhe diplomatik është konsolidimi i procesit

të pajtimit kombëtar që nisi me platformën e 9 marsit” 315 , e cila bëri të mundur

formimin e Qeverisë nën drejtimin e Bashkim Fino.

Sipas Ministrit Dini, pozita e qeverisë së Italisë në Shqipëri referuar zhvillimit të

zgjedhjeve dhe stabilizimit politik, ishte e mbështetur në disa pika kryesore:

formula e pajtimit kombëtar është mjeti i vetëm dhe i pazëvendësueshëm, që

lejon aktivizimin e ndihmave ndërkombëtare; vetë prezenca e forcës

ndërkombëtare në Shqipëri është e bazuar në premisat e pajtimit dhe avancimin

e shpejtë në këtë proces;

Zgjedhjet paraqesin një nevojë thelbësore për të rivendosur besimin e popullit në

institucionet e shqiptare dhe të ardhmen e tyre;

të gjitha partitë politike duhet të bashkëpunojnë në një frymë konstruktive në

veprimin e Vranitzky;

313Dichierazione del Ministero degli Esteri Dini, 8 Maggio 1997, Ministero Degli Affari Esteri, Unità Per

La Documentazione Storico-Diplomatica E Gli Archivi, La Politica EsteraDell’italiaTesti E Documenti,

Roma 1997, fq 325-327. 314Po aty. 315 Ministrero, degli Affari Esteri, Testi e documenti sulla politica estera dell’Italia, Servizio Storico e

Documentazione, Audizioni alle Commissioni riunite Affari Esteri e Comunitari e Difesa della Camera

dei deputati del Ministro degli Esteri ono Dini e del Ministro della Difesa ono Andreatta sulla missione

di pace in Albania (20 maggio - Resoconto sommario, Ufficio Studi, Roma 1997, fq 12.

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

121

është e nevojshme që zgjedhjet të zhvillohen në një atmosferë sa më të qetë.

Vërejmë se qëndrimi që mban ministri Dini gjatë kësaj interpelance, është i

qartë, zgjidhja është brenda Shqipërisë, pra bashkëpunimi midis forcave politike për

zhvillimin e zgjedhjeve sipas parashikimeve të bëra nga ndërkombëtarët. Gjithsesi,

Italia kishte si qëllim kryesor stabilizimin e vendit, por kjo nuk mund të realizohej nëse

nuk zhvilloheshin zgjedhje të lira dhe demokratike. Ja si shpreht ai për zgjedhjet që do

të mbaheshin në muajin qershor, “ne do të punojmë në çdo mënyrë, për bashkëpunimin

dypalësh dhe sensibilizimin e partnerëve tanë dhe selinë e OSBE-së, në mënyrë që të

organizohet një monitorim ndërkombëtar. Forca shumëkombëshe e mbrojtjes do të bëjë

çdo gjë të jetë e mundur, brenda mandatit të OKB-së, për të ndihmuar në krijimin e një

ambienti të sigurt për këtë ngjarje të rëndësishme;

Pra, në një farë mënyrë Dini, konfirmon synimin e Italisë në vijimin e ndihmës

ndaj Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë vazhdimin e kontributit ndërkombëtar, ku Italia

kishte një pozicion të veçantë, rolin drejtues. Përtej mbështetjes për stabilizimin e

vendit, Dini nënvizoi që Italia nuk do të ndalet por do vazhdoj bashkëpunimin me

Shqipërinë. Nga fjala e tij shkëputimin një tjetër pjesë të rëndësishme...”Në përgjithësi

konfirmojmë qëllimin në vazhdimin e iniciativave të planifikuara ose në zhvillim tw

mëtejshëm për Shqipërinë316. Por përtej dëshirës për ta vazhduar bashkëpunimin me

palën shqiptare, Italia e shikonte të domosdoshme kapërcimin e mosmarrëveshjeve që

ekzistonin në brendinë e shtetit shqiptar…” kemi nevojë për një përpjekje të

vazhdueshme të të gjitha autoriteteve shqiptare për të kapërcyer mosmarrëveshjet e

brendshme”317.

Në qershor 1997 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme, të cilat u fituan nga

socialistët: duke marrë në këtë mënyrë kontrollin e qeverisë. Qeveria e re priti vetëm

disa orë para se të merrte pushtetin, duke detyruar Berishën të jepte dorëheqjen,

presidenti i ri u zgjodh Rexhep Mejdani, ndërsa në krye të qeverisë u vendos Fatos

Nano318.

Qeveria e sapo zgjedhur bëri përpjekjet e para drejt stabilitetit demokratik, dhe

në vitin 1998 krijoi kushtetutën e parë demokratike, e cila ishte bazuar mbi një sistem

demokratik vlerash. Kushtetuta gjithashtu garantonte në mënyrë specifike liritë

316 Po aty, fq 215. 317 Po aty. 318 Eva Hyskaj Tafili, Tranzicioni politik në Europën Qëndrore dhe Lindore, Shtëpia Botuese e Librit

Universitar, Tiranë 2008, fq 115.

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

122

demokratike, të tilla si liria e shprehjes dhe e fesë, një sistem shumëpartiak, mbrojtjen e

pakicave dhe të drejtave të tyre. Gjithashtu pati një hap të parë drejt qëndrueshmërisë

makroekonomike dhe sistemit fiskal.

Në vitin 1997 rënia e të ashtuquajturave “firma rentale” kishte reduktuar

likuiditetin e kursimeve në të gjithë vendin, duke shkatërruar financiarisht një numër të

madh familjesh, duke e çuar Shqipërinë të varet financiarisht nga organizmat

ndërkombëtar. Në fakt humbja e vërtetë, nuk qëndronte në shumën e parave të

depozituara dhe as në humbjen e interesave që mund të ishin akumuluar, madje në thelb

çështja nuk qëndronte edhe në dështimin e piramidave financiare, veprimtaria financiare

piramidale i dha goditjen e fundit ekonomisë shqiptare, ekonomi e cila ishte në hapat e

saj të para, dhe në vijimësi do të kishte vështirësi të mëdha për tu rimëkëmbur.

Fillimi i proçesit të falimentimit të fondacioneve piramidale shënoi edhe fillimin

e revoltave masive kundër qeverisë, e cila ishte përgjegjëse në mënyrë të dyfishtë: për

faktin që i lejoi të krijoheshin dhe të vepronin këto firma mashtruese, gjithashtu sepse e

ndërpreu veprimtarinë e tyre, pikërisht atëherë kur qytetarët prisnin të merrnin interesa

të larta319. Shumë shpejtë revolta ekonomike u shndërrua në kryengritje të armatosur

politike320.

Nuk mund të mohojmë faktin se një ndër faktorët kryesor që ndikoi në revoltën

popullore, ishin thirrjet që opozita i bënte qytetarëve shqiptare, duke akuzuar si

përgjegjëse kryesore qeverinë shqiptare. Pavarësisht thirrjeve të mëparshme për vjedhje

votash, kësaj here qytetarët nuk mund të mos vepronin, pasi të gjithë kursimet e tyre,

por jo vetëm, çdo aset i tyre i shndërruar në vlerë monetare kishte përfunduar në

piramidat financiare, duke vënë në rrezik jo vetëm çështjen ekonomike por edhe atë

jetike. Problemi i atyre që quheshin “fondacione bamirësie” do të merrte përmasa vërtet

të madha. Një problem që duhej përballuar nga ana qeverisë së atëhershme. Pavarësisht

përpjekjeve, vendi u zhyt në anarki, në prag të luftës civile.

FMN dhe Banka Botërore ishin të alarmuar për gjendjen e krijuar në Shqipëri në

fund të vitit 1995, për këtë arsye, disa muaj më vonë, i kërkuan qeverisë të vinte nën

hetim firmat financiare dhe të ndalonte në mënyrë të menjëhershme përhapjen e këtij

fenomeni. Por pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, qeveria e atëhershme nuk i

319 Artan Fuga, Media, politika, shoqëria (1990-2000), Tiranë 2008, fq 334-337. 320 Po aty.

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

123

mori aspak në konsideratë duke i injoruar plotësisht. Nisi një hetim financiar kundrejt

këtyre organizmave vetëm kur situata ishte tejet kritike në të gjithë vendin.

Në vitin 1996 fenomeni i huamarrjes mori dimensione të mëdha, ku pjesa më e madhe e

shqiptarëve vendosën të depozitojnë kursimet në këto firma. Për sa u përmend me sipër,

Italia në këtë vit (1996) e ndjen rrezikun dhe bën përpjekje për të arritur një marrëveshje

me Shqipërinë për të rregulluar këtë fenomen: pala shqiptare nuk pranoi nënshkrimin e

kësaj marrëveshje. Nga ana tjetër Roma anulloi takimin e Komisionit të Përbashkët, i cil

do të miratonte programin e bashkëpunimit për vitet 1996-1998.

Në fillim të janarit të vitit 1997 filluan të haseshin problemet e para në këto

firma. Për shkak të situatës së krijuar, Kuvendi Popullor vendosi të krijonte një

komision hetimi për verifikimin e firmave huamarrëse, i cili filloi punën më 6 Janar

(1997). Në mes të janarit 1997, u mbyllën disa prej filialeve të tyre. Fill pas nisjes së

punës së Komisionit hetimor nisën arrestimet e para për drejtuesit kryesorë të këtyre

firmave321. Nga ky moment qytetarët shqiptar e kuptuan që nuk do t’i merrnin kursimet

e tyre, një realitet të cilin nuk donin ta pranonin. Në këtë mënyre nisën protestat e para.

Përballë krizës, qeveria e atëhershme u gjend në një situatë të cilën mund ta

kishte evituar nëse do të kishte kryer hetimet e duhura në momentin e duhur. Presidentit

Berisha i duhej të gjente një arsye për të fituar kohë dhe për të shmangur përkeqësimin e

situatës, në mënyrë dredharake u premtoi kthimin e parave të depozituara. Kjo zgjidhje

u kundërshtua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit një veprim i tillë do të

ishte katastrofike për ekonominë shqiptare.

Sipas autorit italian Luciano Bozzo, “shkaku kryesor i krizës shqiptare të vitit

1997 është dobësia e sistemit të brendshëm, si ekonomike edhe politike”. Në këtë

mënyrë ky dobësim e pengoi qeverinë e atëhershme të ecte paralelisht me ndryshimet

gjeopolitike që kishin ndodhur kohët e fundit. Edhe pse lideri shqiptar brenda vendit

arriti të mbante për një kohë të gjatë një pozicion force, falë aftësive të tij si

“balancues”, të shfaqura këto në planin ndërkombëtar322.

Ndërkohë këto ndryshime u reflektuan në brigjet përballë, ndryshime të cilat u

shoqëruan me zbarkime në Itali, duke shkaktuar një “ripushtimi” të gadishullit apenin,

ku një pjesë e madhe e italianëve rizbuluan ndjenjat ksenofobike që kishin ndodhur në

321Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar, Vepër e Përmendur, fq 859-863 322 Lucciano Bozzo, Carlo Sumon-Belli, “La questione Illirica”, La politica estera italiana in un’area di

instabilità: scenari di crisi e metodi di risoluzione. Centro militare di studi strategici, fq 154-155.

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

124

vitin 1991. Si rrjedhojë e pozitës së saj delikate gjeostrategjike, Shqipëria ishte për

ndërkombëtarët një problem që duhej zgjidhur sa më shpejtë të ishte e mundur.

Berisha duke e parë gjendjen në të cilën gjendej vendi u bëri thirrje Europës

Perëndimore për t’i dhënë fund kaosit të dhunshëm, me shpresën e vendosjes së paqes

dhe shtetin ligjor. Pavarësisht kërkesës së Presidentit të atëhershëm për ndërhyrje të

drejtëpërdrejtë ushtarake, pjesa më e madhe e shteteve të Europës nuk e pranuan atë.

Situata në Shqipëri e frikësonte anën tjetër të Adriatikut. Italia ishte vendi që u

prek drjtëpërsëdrejti nga situata kaotike që ishte krijuar në Shqipëri. Një numër i madh

shqiptarësh ishin larguar nga vendlindja në drejtim të brigjeve italiane. Në drejtim të

qeverisë italiane ishte Prodi, i cili ishte i zënë ngushtë në parlament me masat e

nevojshme, për të pranuar marrëveshjen për monedhën e përbashkët evropiane. Qeveria

reagoi ndaj psikozës së përgjithshme dhe shpalli gjendjen kombëtare të

jashtëzakonshme dhe duke vendosur një bllokadë detare në brigjet e Shqipërisë.

Situata ishte jashtëzakonisht serioze dhe mundësia për shpërthimin e një luftë

civile, ishte gjithmonë dhe më e pranishme për këtë arsye, më 3 mars Shtabi i

Përgjithshëm Italian i Mbrojtjes, me kërkesë të Departamentit të Shtetit, filloi

evakuimin e bashkatdhetarëve nga Shqipëria. Operacioni, i koordinuar me ambasadën

italiane në Tiranë, dha rezultate të pritshme, të cilat konsistuan në evakuimin e 16

italianëve dhe 19 të huajve. Në ditët që vijuan, u shoqëruan nga dy operacione të tjera,

pikërisht në datat 8-10 mars, ku u evakuan 43 italiane323.

Një ditë pas krijimit të Qeverisë, Zvendës Ministri i Punëve të Jashtme Piero

Fassino njoftoi se “Italia ishte e gatshme të bënte pjesën e saj si në pikëpamjen politike,

në fushën ekonomike dhe nëse do të ishte e mundur me një prani ushtarake”324. Fjalët e

Fassinos dhe takimet në rang evropian të ministrit të Jashtëm Lamberto Dini, bënë që

më 28 Mars të vitit 1997 miratohet në gjirin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,

Rezoluta nr. 110 179325 , e cila autorizon krijimin e një force shumëkombëshe me

karakter mbrojtës për të rivendosur rendin e brendshëm në Shqipëri dhe për të

shpërndarë ndihmat humanitare dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira në qershor të atij viti.

Italia, e cila kishte paraqitur kërkesën në OKB, njëkohësisht kishte mobilizuar dhe

323Colonel Riccardo Marchiö, "Operation Alba": A European Approach To Peace Support Operations In

The Balkans, U.S. Army Ëar College, Carlisle Barracks, fq 12 324 Ministero degli Affari Esteri, Servizio Storico e Documentazione, Testi e Documenti sulla Politica

Estera dell’Italia, 1997, Ufficcio Studi Roma, fq 278. 325 UNHCR, Resolution 1101 (1997) Adopted by the Security Council at its 3758th meeting, on 28

March 1997.

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

125

Bashkimin Evropian për ndihmë ekonomike dhe humanitare dhe OSBE-në për

restaurimin e institucioneve demokratike, ishte shteti që kishte detyrën dhe

përgjegjësinë të kryesonte misionin.

Sipas rezolutës së mësipërme, Italia do të udhëhiqte mision paqeruajtës në

Shqipëri. Vetëm një ditë më pas, shohim të njëjtin qëndrim nga pala shqiptare, pikërisht

më 28 mars, Përfaqësuesi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara me anë të një letre

kërkon ndërhyrjen e një force shumëkombëshe në Shqipëri, për të mbështetur

institucionet shqiptare dhe për të siguruar shpërndarjen e ndihmave humanitare në vend.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë nga ana e organit ekzekutiv të OKB-së, Këshilli i Sigurimit

miraton Rezolutën 1101 me një votim unanim326.

Këshilli i Sigurimit autorizoi krijimin e një forcë mbrojtëse shumëkombëshe të

përkohshme dhe të kufizuar, për të lehtësuar ofrimin e sigurt dhe të shpejtë të ndihmës

humanitare, njëkohësisht, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për

misionet e organizatave ndërkombëtare në Shqipëri 327 . Për Shtabin e Përgjithshëm

italian të Mbrojtjes, Operacioni Alba ishte rasti i parë pas përfundimit të Luftës së Dytë

Botërore, e cila pozicionin drejtues të një operacioni të përbashkët.

Italia nuk mund të humbiste kohë, stabiliteti i saj ishte kanosur nga kriza

shqiptare, gjithashtu mund të derivonin probleme të shumta nga përkeqësimi gradual i

saj. Për këto arsye, gjithashtu duke marrë në konsideratë edhe kërkesën e palës shqiptare

për të ndërhyrë në Shqipëri, Italia duhet të vepronte për të mundësuar shpërndarjen e

ndihmave humanitare dhe inkurajuar procesin e rindërtimit të vendit. Pas autorizimit të

formimit të forcës shumëkombëshe të Mbrojtjes në Shqipëri, Presidenti i Republikës

italiane pas propozimit të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, atij të Shëndetësisë,

gjithashtu mbështetur në nenet 77 dhe 87 të Kushtetutës italiane dekretoi projekt-ligjin i

cili parashikonte pjesëmarrjen e Italisë në Forcën shumëkombëshe që do të operonte në

Shqipëri328.

326 Një prej anëtarëve të përhershëm Kina, që ka edhe të drejtën të përdorë veton, votoi kundër këtij

vendimi, por nuk e bllokoi proçesin sepse nuk e përdori fuqin e vetos.

327UN Security Council, Resolution 1101 (1997) Adopted by the Security Council at its 3758th meeting,

on 28 March 1997, 28 March 1997, S/RES/1101 (1997), available at:

http://www.refworld.org/docid/3b00f16e64.html

328 Decreto-Legge 24 Aprile 1997, N. 108, pubblicata nella Gazzetta Ufficiale della Repubblica Italiana

n.144 del 23/06/1997

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

126

Ndërkohë në Itali, më saktë përpara nisjes së Operacionit ushtarak drejt

Shqipërisë, shohim një përplasje midis partive kryesore politike. Kjo bëhet edhe më e

qartë me shtyrjen e vizitës së parashikuar në Tiranë nga lideri i “Partito Democratico di

Sinistra” Massimo D’Alema. Udhëtimi ishte parashikuar si pjesë e përpjekjeve të PDS,

e cila ishte angazhuar për të përshpejtuar fushatën e solidaritetit me popullsinë

shqiptare" kjo sipas deklarimeve të Zvendës/Ministrit të Punëve të Jashtme të Italise,

Umberto Ranieri. Vizitë për të cilën Romano Prodi ishte i mendimit se ishte e

papërshtatshme, për shkak të situatës politike në Shqipëri, por edhe për situatën e

tensionuar në Itali, të cilët kërkonin një samit të maxhorancës329. Massimo D’Alema

shprehet se është dakord me arsyet e Prodit: “vendosa të shtyjë vizitën time në Shqipëri,

sepse jam i shqetësuar në këtë moment delikat, në vigjilje të një diskutimi të

rëndësishëm parlamentar, mund të jetë objekt i interpretimeve të gabuara dhe mund të

bëhet shkak për të shfrytëzuar situatën”330.

Referuar sa më sipër, shohim se jo të gjithë politikanët italian mbajnë të njëtin

qëndrim. Në momentin kur Prodi, D’Alema dhe Fini mendojnë se në atë moment kritik,

politikanët italian duhet të qëndrojnë në Itali, Pierferdinando Casini dhe Clemente

Mastella, në 4 prill u nisën drejt Tiranës. Dy përfaqësuesit theksojnë se vizita bëhet në

kuadër të kërkesës së palës shqiptare, e cila është bërë duke respektuar procedurat

diplomatike. Sipas tyre, nëse do të vendosnin të shtynin vizitën e parashikuar, një gjest i

tillë mund të konsiderohej “mungesë korrektese diplomatike”, përë këtë motiv menduan

se vizita do të zhvillohej sipas parashikimeve.

Në datën 4 prill (1997) u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Ekzekutiv të forcës

mbrojtëse shumëkombëshe që do të operonte në Shqipëri. Gjatë kërij takimi u ritheksua

detyra kryesore e misionit ndërkombëtar, i cili do shërbentë “për të lehtësuar përcjelljen

e ndihmës humanitare në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Gjithashtu do të kontribuonte

në krijim e kushteve të sigurisë të nevojshme për organizatat ndërkombëtare që

operonin në Shqipëri”331. Ky takim midis të tjerash bëri të mundur një koordinim më të

ngushtë midis vendeve pjesëmarrëse.

329 L’unità, D’Alema rinvia il viaggio a Tirana «Me lo ha chiesto Prodi...», 4 aprile 1997, fq 3. 330 Po aty. 331 Ministero degli Affari Esteri, Servizio Storico e documentazione, Testi e documenti sulla politica

estera dell’Italia 1997,. Riunione del Comitato di direzione della Forza multinazionale di protezione in

Albania (Roma, 14 aprile), Uffici Studi, Roma, fq 321-322

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

127

Një ditë përpara se të nisej drejt Shqipërisë Komiteti Ekzekutiv i forcës

mbrojtëse shumëkombëshe, mbajti një tjetër mbledhje ku morën pjesë përfaqësues të

lartë të Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe vëzhgues të Kombeve të Bashkuara,

OSBE-së, të Bashkimit Evropian dhe të Sllovenisë. Pasi u diskutua në terma të

përgjithshëm midis vendeve që do të merrnin pjesë në këtë forcë shumëkombëshe,

Komiteti Ekzekutiv bëri një prezantim politik të këtij aksioni autoriteteve shqiptare, të

përfaqësuar nga Ministri i Punëve të Jashtme Arjan Starova, dhe Sekretari i Ministrisë

së Mbrojtjes Ali Kazazi. Komiteti ekzekutiv i drejtuar nga Italia theksoi se forca

shumëkombëshe është e përkohshme dhe do të vepronte në mënyrë neutrale dhe të

paanshme në përputhje me Rezolutën 1101 të Këshillit të Sigurimit332. Gjithashtu u

konfirmoi autoriteteve shqiptare rëndësinë që do të kishin për vendet kontribuese në

këtë aksion zgjedhjet që do të mbaheshin në Shqipëri në muajin qershor, të cilat do të

shënonin në të njëjtën kohë daljen e vendit nga emergjenca dhe një fillim të ri të jetës

civile dhe politike të vendit333.

Pas përfundimit të aktivitetit paraprak, operacioni u zhvilluar në tri faza:

Faza e I-rë, filloi më 15 prill me ardhjen e njësive të para italiane, franceze dhe spanjolle

në portin e Durrësit dhe aeroportin e Tiranës. Më 22 prill, kjo fazë u përmbyll pas

bartjes së autoritetit nga Komandanti i Marinës (CINCNAV) komandantit të Korpusit të

Ushtrisë italiane.

Faza e II-te, përfshinte zgjerimin dhe konsolidimin e forcës shumëkombëshe, me qëllim

për të siguruar mbrojtjen dhe lirinë e lëvizjes të njësive ndërkombëtare, kontrollin në

qytetet dhe në fshatrat më të rëndësishme në vend. Mbrojtjen e misionit të OSBE-së.

Faza e III-të, ishte rikthimi.

Operacioni nisi më 15 prill 1997 me zbarkimin në Durrës të Forcave

shumëpalëshe për mbrojtjen, të përbëre prej rreth 7,000 ushtarë, prej të cilëve 2700

vinin nga Italia, ndërsa pjesa tjetër nga Austria, Danimarka, Franca, Greqia, Rumania,

Spanja dhe Turqia, gjithashtu misionit iu bashkuan Sllovenia, Portugalia dhe Belgjika.

Misioni përfundoi me sukses në 12 gusht 1997, duke i njohur ndërkombëtarisht Italisë

kontributin për menaxhimin e operacionit. Megjithëse vendosja e forces

shumëkombëshe pati efekt qetësues, misioni i saj nuk kishte të bënte me ndihmën që

ishte e domosdoshme për rendin dhe qetësinë në Shqipëri, kjo forcë shumëkombëshe

332 Po aty, fq 322-324 333Po aty.

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

128

kishte mandatin të siguronte mbrojtjen e ndihmave, kur të gjithë e dinin se Shqipëria në

të vërtetë nuk vuante nga një krizë humanitare334.

Nga analiza e bërë, mund të themi se në të vërtetë problematikat në Shqipëri

asakohe ishin të shumta. Nëse do të përpiqemi t’i evidentojmë, do të shohim se ndihma

humanitare nuk do t’i shuante problemet e tjera që ekzistonin në çdo skaj të vendit. Me

anë të kësaj force shumëkombëshe mund t’u ishte dhënë përparësi çështjeve të tilla si

rivendosja e rendit, ndalimi i një kryengritje të popullsisë shqiptate të cilët ishin të

acaruar për shkak të humbjes së kursimeve të tyre në fimrat piramidale, gjithashtu

parandalimi i lëvizjeve masive migratore edhe pse në thelb kjo ishte e pamundur.

Gjithsesi Operacioni Alba midis gjithë këtyre problemeve zgjodhi me përparësi

ndihmën humanitare.

Pavarësisht opinioneve të ndryshme që Shqipëria nuk kishte nevojë reale për

ndihmë ushqimore, sipas fjalës së mbajtur nga ministri Dini në një seancë dëgjimore

rreth veprimtarisë së Operacionit Alba, nuk duket aspak ashtu. Gjatë vizitave të tij në

Tiranë, dhe kontaktet që ka pasur me autoritetet shqiptare dhe atyre të vendeve fqinje që

ndjekin me vëmendje të veçantë krizën shqiptare, ka pasur mundësisnë të krijoj një

përshtypje më të kualifikuar. Gjatë këtyre takimeve është theksuar se edhe pse në

Shqipëri nuk ekziston një nevojë e përgjithshme për ndihma ushqimore, por është e

vërtetë se në shumë zona të vendit ka ende një nevojë të madhe për produkte ushqimore

të veçanta335. Pra siç vihet re, kriza e 97’ tregoi se problemet e Shqipërisë nuk ishin të

përqërndruara të produktet ushqimore, por ishin krejtësisht të tjera, stabiliteti politik,

rendi publik dhe largimi masiv i të rinjëve shqiptar ishin problemet thelbësore.

Ndryshe e trajton këtë çështje Miranda Vicker dhe James Pettifer në librin

Cështja shqiptare, Riformësimi i Ballkanit, sipas tyre politikat italiane kishin dështuar

plotësisht në zhvillimet politike në periudhën shkurt–mars të vitit 1997, në këtë mënyrë

misioni ndërkombëtar Alba i dha mundësinë Italisë për të rikthyer besueshmërinë

kundrejt vendit fqinj336. Në thelb, Operacioni Alba ishte nje forcë shumëkombëshe,

pavarësisht faktit se Italia pati fatin ta drejtonte, arsyet pse shpunë në këtë zgjedhje ishte

jo vetëm për lidhjet që ekzistonin midis dy vendeve tona, afërisë gjeografike, por në

këtë rast argumenti më i rëndësishëm pro kësaj teze është fakti se Italia kishte drejtuar

një tjetër mision të rëndësishëm në Shqipëri, Operacionin Pelikan, pra ishte e

334 Elez Biberaj, Vepër e Përmendur, fq 441-442. 335 Ministero Affari Esteri, Il problema degli aiuti umanitari, Dokument i cituar, fq 224-225. 336 Po aty.

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

129

familjarizuar me rastin shqiptar dhe do të mund të ishte më afër shqiptarëve për të gjitha

arsyet që u përmendën më sipër.

Nga hulumtimi i kryer, nuk mund të mohojmë kontributin e kësaj force

shumëkombëshe për zgjidhjen e disa prej çështjeve problematike të kësaj periudhe, lufta

civile u evitua, u mbajtjën zgjedhje parimisht të rregullta edhe pse në thelb të vështira si

dhe shmangia e emigrimit në masë337.

Veçantia e Operacionit Alba, dallon edhe për faktin se u miratua në Parlament

me votat kyçe të opozitës: partia e rithemelimit komunist, e cila ishte pjesë e koalicionit

të qeverisë Prodi, u shpreh në mënyrë të hapur kundër Operacionit Alba, pasi e quajtën

atë si Mision kolonizues. Për herë të parë që prej luftës së Ftohtë, te dyja kahët politike

votuan në mënyrë bipartizane për një çështje te rëndësishme të politikës së jashtme,

duke bërë që disa dijetarë të flisnin për rizbulimin kombëtar të Shqipërisë nga ana e

Italisë.

Me vendimin për t’u angazhuar në rastin shqiptar, qeveria Prodi konkretizoi

përgjegjësitë e saj duke e shqyrtuar në thelb problemin e emigracionit, edhe pse mund

të ishte diskutuar për kostot prej një miliard lireta në ditë, pavarësisht kostos kolosale

"ndërhyrja humanitare mund të ishte më efekase dhe më pak e rrezikshme338. Në këtë

periudhë interesimi i Italisë drejt Shqipërisë u kthye në linjë të detyrueshme të politikës

së saj.

Përgjegjësia kryesore e qeverisë Prodi, ishte pa dyshim e lidhur ngushtësisht me

politikën e brendshme, për këtë arsye angazhimi i Italisë në këtë fazë, konsistoi në

parandalimin që kriza shqiptare të kthehej në një problem për politiken Italiane. Krahas

këtij angazhimi në radhët institucionale, angazhimi ishte edhe strukturor, i cili erdhi disi

i kushtëzuar. “Loja politike” që qeveria italiane zgjodhi të luajë me ndërhyrjen në

Shqipëri, ishte një përpjekje për të rritur prestigjin e Italisë në arenën ndërkombëtare,

dhe me specifikisht në gjirin e familjes së madhe evropiane. Italia gjatë kësaj periudhe

kishte nevojë të siguronte mjetet e nevojshme për konkurrim ndërkombëtar, duke

ndjekur këtë orientim politik, në mënyrë të arsyeshme u përpoq të parandalonte ose të

paktën të shtynte në terma afatgjatë një përjashtim të mundshëm të "Italise nga bashkimi

monetar sipas kushteve dhe afateve te përcaktuara nga Traktati i Mastrihtit. Me fjalë të

tjera, Italia dëshironte të bindte partnerët e saj evropianë, se ishte një aktor

337 Miranda Vicker&James Pettifer, Cështja shqiptare, Riformësimi i Ballkanit, Bota Shqiptare& Edicioni

“Libri”, Tiranë Neë-York, fq 104-125 338Matteo Stocchetti,L’Albania e le responsabilita internazionali dell’Italia, Vepër e Përmendur, fq 378

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

130

ndërkombëtar me vullnetin, aftësinë dhe mjetet për të shprehur dhe për të zbatuar

politikën e saj në zonat e shpallura me interes prioritar339.

Pas zgjedhjeve të qershorit, situata në vend vazhdonte të ishte kaotike. Për këtë

motiv Operacioni Pelikan vazhdonte të ushtronte detyrën e tij në Shqipëri. Vendeve

pjesëmarrëse bënë përpjekje të shumta, në mënyrë që në Shqipëri të arrihej dialogu për

krijimin e qeverisë. Për këtë motiv më datë 23 korrik 1997 Komiteti Ekzekutiv i forcës

mbrojtëse shumëkombëshe, ku u ofrua një panoramë e përgjithshme e situates politiko-

ekonomike në vend. Komiteti i Menaxhimit u përsëriti thirrjen të gjitha forcave politike

në Shqipëri, për të bërë përpjekje për të kapërcyer vështirësitë e fundit sa më shpejtë,

për të bërë të mundur formimin e një qeverie që pasqyron vullnetin popullor340.

Në këtë mënyrë, kriza që lindi si shkak i rënies së firmave piramidale me

ndihmën e ndërkombëtarëve arriti të gjente zgjidhje. Ndërsa Shqipëria, një prej vendeve

ballkanike kishte përfunduar “kalimin në një regjim demokratik”, në skenarin Ballkanik

u shfaq një krizë tjetër: Lufta në Kosovë, e cila i reflektoi pasojat përtej kufijve të saj.

3.3 Marrëdhëniet Italo-Shqiptare gjatë krizës së Kosovës

Më 27 prill 1998 pas një vizite në Shkup, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve

të Jashtme Vatani vizitoi Shqipërinë, ku pati një takim me Ministrin e jashtëm shqiptar

Paskal Milo. Në qendër të këtij takimi ishte kriza e Kosovës dhe problematikat që

paraqiste. Edhe pse shpresohej që gjendja të gjente ndonjë përmirësim të mundshëm,

situata qëndronte e pandryshueshme. Nga njëra anë përpjekjet e Ibrahim Rugovës për

pavarësinë e Kosovës dhe nga ana tjetër Millosheviçi nuk lëshonte pe, ishte për zgjidhje

brenda Serbisë.

Sipas opinionit të Vatanit situata ishte e vështirë edhe për shkak të qëndrimeve të

ndryshme që mbaheshin në gjirin e grupit të Kontaktit, kryesisht vërehen qendrimet e

SHBA dhe Rusisë. Ndërsa Italia, ishte e mendimit se situata mund të zgjidhej me anë të

dialogut dhe jo me anë të sanksioneve të cilat nuk mund t’i jepnin zgjidhje

kompleksitetit të çështjes. Nëse do të vazhdohej me këtë gjuhë edhe Grupi i Kontaktit

nuk do të mund të ushtronte më funksionin e tij.

339Matteo Stocchetti, L’Albania e le responsabilita’ internazionali dell’Italia, Rivista Il Mulino, 1997, fq

374-375. 340 Ministero degli Affarri Esteri, Documenti sulla politica internazionale dell’Italia 1997, Dokument I

cituar, fq 334-335.

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

131

Përfaqësuesi i Italisë mendonte se situate ishte e nderë, madje edhe kërcënuese,

për këtë arsye “do të ishte e nevojshme një prezencë në territorin shqiptar e një force

ushtarake, e cila do të jepte idenë e sigurisë në këto zona dhe do të pengonte një

shkallëzim të dhunës” 341. Italia ishte e frikësuar nga gjendja e rënduar, por sidomos për

një fluks të mundshëm refugjatësh, për këtë motiv duhej të merrte masa parandaluese,

aq më tepër ishte e familjarizuar me nisma të tilla (Operacioni Pelikan, Operacioni

Alba).

Ministri shqiptar mbajti një qëndrim të ashpër edhe kritik ndaj Vatanit, kryesiht

u ndal te pozicioni që kishte mbajtur Italia gjatë kësaj periudhe, sidomos për mungesën

e bashkëpunimit midis Italisë edhe Shqipërisë për çështjen e Kosovës dhe qëndrimit në

gjirin e Grupit të Kontaktit. Për palën shqiptare, Italia po ngjallte një farë dyshimi, dukej

qartë që mungonte dëshira për të bashkëpunuar, edhe pse i interesonte stabilitteti i

rajonit, gjendej ngushtë sepse ishin dy vendet më të rëndësishme të rajonit, ndoshta një

qëndrim në favor të njërës palë do të shkaktonte pakënaqësi ndaj palës tjetër. Ja si

shprehet Paskal Milo...”ne do të dëshironim që Italia të mbante një qëndrim që do të

ndante qartë përgjegjësitë në rajon. Kjo do të ndihmonte qeverinë shqiptare në

vazhdimin e politikës së saj të moderuar dhe ekulibruese dhe do të rriste influencën e

saj në moderimin e situatës në Kosovë”342.

Vatani i zënë ngushtë nga qëndrimi i ministrit shqiptar, pranoi mungesën e

bashkëpunimit, e cila nuk kishte qenë në nivelet e duhura, në një farë mënyre u përpoq

të gjente justifikimet të përshtatshme. Sipas tij, qeveria italiane ishte e përqëndruar te

problemet që kishte paraqitur ideja e një monedhe të përbashkët. Gjatë këtij

bashkëbisedimi, shfaqet një orientim tjetër i ri, pas kritikës së bërë nga pala shqiptare,

theksoi se bashkëpunimi midis dy qeverive në fazën e parë kishte qenë i zbehtë, por ky

bashkëpunim nuk do të mungonte në periudhën në vijim. Gjithashtu çështja e Kosovës

do të përbënte objekt bisedimesh midis Shqipërisë dhe Italisë, pasi kjo “ishte dëshirë

edhe ministrit të Jashtëm të Italisë, Lamberto Dini”343.

Për sa i përket zgjidhjes së statusit të Kosovës, Vatani ishte i mendimit se

përdorimi i mjeteve diplomatike ishte një mënyrë e zgjuar, një rrugë më pak e vështirë ,

vetëm kështu Millosheviçi mund të pranonte kërkesat.

341 Paskal Milo, Ditari i një Ministri të Jashtëm, Konflikti i Kosovës 1997-2001, Botimet Toena, Tiranë

2009, fq 51. 342 Po aty, fq 55-56. 343 Po aty.

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

132

Ndërsa referuar mbledhjes së Grupit të Kontaktit Vatani u shpreh qartë se do të vihej në

evidencë roli moderator i Shqipërisë në këtë rajon. Pra ky takim shërbeu për të qartësuar

qëndrimin e Italisë rreth çështjeve prioritare të politikës së jashtme të Shqipërsisë,

stabilizimi i Kosovës ishte thelbësor, jo vetëm sepse ishin popullsi shqipfolëse, por pasi

gjëndja mund të rëndohej, dhe Kosova të gjendej në të njejtën rrugë të Bosnjës.

Ministri i jashtëm italian, Lamberto Dini, më 21 qershor 1998 i dërgon një letër

homologut të tij Paskal Milo, në të cilën shprehte shqetësimin për krizën në Kosovë.

“Vendit Tuaj e ndiejmë që duhet t’i kujtojmë, me të njëjtën forcë që duhet të evitojë

ndezjen e shpirtrave, me deklarata që mund të shkaktojnë zgjerimin e rrethit të dhunës.

Dhe në të njëjtën kohë, të adaptojë të gjitha masat e nevojshme për ndalimin e kalimit të

njerëzve dhe armëve, të cilat nga kufiri shqiptar mund të ushqejnë guerriljan ”344.

Përmbajtja e letrës ishte qortuese, i shqetësonte mënyra se si po e trajtonin çështjen e

Kosovës. Nëse do të lexohet me vëmendje, fragmenti i sipërpërmendur, mund të

konsiderohet si kërkesë llogarie. Kjo ishte një goditje për qeverinë shqipètare ndaj duhet

të gjente një mënyrë për të bindur qeverinë italiane që situata nuk varej prej tyre.

Më 22 korrik 1998, Paskal Milo pati një takim me ambasadorin e Italisë në

Tiranë, Spatafora. Ky takim ishte kërkuar nga vetë ambasadori, i cili do t’i siilte

personalisht një letër të ministrit të jashtëm të Italisë Lamberto Dini345. Paskal Milo i

kërkoi ambasadorit Spatafora të mundësonte një takim me Dinin, të paktën në këtë

mënyrë do të kishte mundësinë t’i qartësonte qëndrimin e Shqipërisë, por në të njëjtën

kohë për të zbutur disi marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat kishin pësuar një zbehje

periudhën e fundit.

Më 26 korrik 1998 Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, pati një takim

me ministrin e jashtëm të Italisë, Lamberto Dini dhe Zëvendësministrin Piero Fasino,

fokusi kryesor i këtij takimi ishte kriza e Kosovës, çështje e cila e shqetësonte shumë

Italinë fqinje. Lamberto Dini pasi bëri një paraqitje të informacioneve që kishte për

situatën në Kosovë, u ndal në disa argumente që për Italinë ishin shqetësuese. Lamberto

Dini lëshoi akuza ndaj qeverisë shqiptare, të cilët mbështesin aktivitetin e UCK-së.

Sipas tij i mbështesin jo vetëm moralisht, pasi diçka e tillë është normale, sepse i

përkasin të njëjtit komb. Misioni i trasmetuar nga TVSH, i cili përkrah publikisht

344 Shqetësim italian për krizën në Kosovë, po aty 384. 345 Italianët të pakënaqur nga qëndrimet tona për Kosovën, po aty, fq79-80.

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

133

aktivitetin e tyre sipas tij “përbëntë një dritare të rrezikshme”346. Për sa i përket statusit

të Kosovës ishte i prerë, ai ishte për një zgjidhje brenda kuadrit të RFJ, një statusi të

ngjashëm me një prej zonave të Italisë Veriore, Provincës autonome të Alto Adige347.

Paskal Milo pasi Dini përfundoi ndërhyrjen e tij, i duhej të sqaronte pozicionin e

qeverisë shqiptare, ai theksoi se qeveria shqiptare ishte për bashkëpunim me

institucionet ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje paqësore. Por nuk mund të mos

pranonte se kishte disa çështje të cilat e shqetësonin edhe atë vetë, të tilla si:

bashkëpunimi me opozitën;

thirjet e Berishës për bashkim me UCK

Milo vijoi ndërhyrjen e tij duke theksuar qëndrimin e palës shqiptare ndaj rastit të

Kosovës ..”Përpjekjet tona aktualisht i drejtohen shqiptarëve të Kosovës me qëllim që

ata të përfaqësohen nga një trup i vetëm”348 .

Në fund të takimit ministri Dini i propozon Paskal Milos nisjen e negociatave midis

Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas Dini një bashkëpunim i tillë do të ishte tejet i

rëndësishëm. Në të vërtetë një propozim i tillë ishte disi i pavend, duke pasur parasysh

situatën në Kosovë, ndoshta për këtë arsye e kishte lënë për ta diskutuar në fund të

takimit. Brenda tij Dini e dinte që ky ishte një argument delikat dhe për këtë arsye duhej

trajtuar me kujdes. Për këtë motiv, Paskal Milo i përgjigjet në mënyrë të prerë..”.sot për

sot është shumë e vështirë”349.

Në 15 janar të vitit 1999 një delegacion shqiptar i kryesuar nga kryeminstri Pandeli

Majko, Ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe ministra të tjerë patën një vizitë zyrtare me

kryeministrin italian, Massimo D’Alema. Një vizitë tejet e kushtëzuar nga pala italiane,

me marrjen e masave për ndalimin e flukseve klandestine që kalonin nga Shqipëria. E

gjendur me shpatulla pas murit, qeveria shqiptare ndërmori masat e duhura ligjore. Ky

ishte një nga argumentat më të rëndësishëm të këtij takimi. Këtë e verejmë edhe në

fjalën e Kryeministrit italian menjëherë pas takimit, i cili mbajti një fjalim për gazetarët,

ku tha: '' Ne e vlerësojmë tej mase ligjin shqiptar, i cili parashikon sekuestrimin e

skafeve me të cilat kryhet trafikimimi i qenieve njerëzore, një zgjedhje kurajoze që

qeveria shqiptare dhe Parlamenti ka miratuar pavarësisht presioneve të krimit "350

346 Lamberto Dini rekomandon statusin e Alto Adige për Kosovën, po aty, fq 80-81 347 Po aty. 348 Po aty, fq 82. 349 Po aty. 350 Ministero degli Affari Esteri, Albania, Visita del Primo Ministro Pandeli Majko, 15 Gennaio, Testi e

Documenti sulla Politica Estera dell’Italia 1999, Uffici Studi Roma, 1999, fq 269.

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

134

Perfaqësuesit e Shqipërisë të kryesuar nga kryeminstri Pandeli Majko, patën

gjithashtu një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Lamberto Dini. Çështja e

emigarcionit të paligjshëm u trajtua edhe me Ministrin e Jashtëm italian. Referuar

kujtimeve të Paskal Milos, duket sikur ky takim u karakterizua nga një gjëndje e

tensionuar. Kjo evidentohet në mënyrën sesi Dini sillet kur Pandeli Majko nisi të fliste

për Kosovën. Ja si e tregon këtë ngjarje Paskal Milo “Dini shprehu shqetësimin e tij për

përkeqësimin e situatës në Kosovë dhe fajtor bëri UÇK-në, siaps tij, ditëve të fundit

kishte sulmuar dhe pushtuar territore që ishin nën kontrollin e ushtrisë serbe, duke

prishur ekulibrat e brishtë të vendosur pas marrëveshjes”351. Pala shqiptare nuk duket

aspak e surprizuar nga reagimet e tij, sepse ata ishin në dijeni të ndjenjave të ministrit

italian dhe mbi të gjitha italianët disa herë kishin shfaqur pakënaqësi ndaj mënyrës se si

qeveria shqiptare po e trajtonte çështjen e Kosovës. Ministrin Dini e shqetësuan frazat e

lëshuara nga Majko...”faktori ndërkombëtrar e ka humbur kontrollin në Kosovë”352.

Situata ishte tejet e tendosur, për këtë motiv i takonte ministrit Milo të qetësonte

palën italiane. Për këtë motiv, ai i zgjodhi me kujdes fjalët kur ju drejtua homologut të

tij. “ardhja e dy-tre liderëve kosovarë nuk tregon se kemi ndryshuar qëndrim , ne veç

kemi kontribuar në bashkimin e faktorëve politikë në Kosovë, ndaj kërkojmë që të na e

vlerësoni këtë meritë”353. Ndërhyrja e Paskal Milos u bë në momentin e duhur, në të

kundërt situata mund edhe të kishte percipituar.

Ndryshe trajtohet takimi midis dy palëve në komunikatën e Ministrisë së Punëve të

Jashtme. Përshkruhet ky takim, por pa u ndalur në mënyrën sesi janë zhvilluar këto

takime. Ja si përshkruhet ky takim: “Ministri Dini në veçanti theksoi angazhimin e

Italisë në mbështetje të Shqipërisë, evidentoi se nga Tirana pret një bashkëpunim më të

ngushtë për problemet prioritare të rendit publik, në veçanti trafikut klandestin në

Adriatik, mbi bazën e aplikimit të marrëveshjeve midis dy vendeve”354. Duket qartë që

interesi kryesor i Italisë ishte lufta kundër emigrimit klandestin. Italia nuk dëshironte

aspak të përjetonte një tjetër rast të ngjashëm me ato të viteve të mëparshme (viti 91 dhe

97), këtë nuk mund ta lejonte më.

Gjatë vitit 1999 autoritete të ndryshme italiane vizituan Shqipërinë. Në datën 4

Prill mbërriti në Durrës kryeministri italian Massimo D’Alema, qëllimi kryesor i kësaj

351 Paskal Milo, Ditari i një ministri të jashtëm, Vepër e Përmendur, fq 83. 352 Dialog nervoz në farnezinë, 15, janar 1999, po aty, fq 130-131. 353 Po aty. 354 Ministero degli Affari Esteri, Albania, Visita del Primo Ministro Pandeli Majko, po aty, fq 269.

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

135

vizite ishtë ispektimi i operacionit Arkobaleno, çështja e refugjatëve kosovarë e

shqetësonte Italinë. Për këtë motiv ai u takua me homologun e tij, Pandeli Majko dhe

Presidentin Rexhep Mejdani, gjithashtu u takua dhe me vullnetarë të ndryshëm të

shoqatave italiane, të cilët asistonin refugjatët. Italia në thelb e vlerësonte solidaritetit e

Shqipërisë ndaj kosovarëve, kjo strategji e zgjedhur nga qeveria shqipatre për ta

administruar situatën brenda territorit të saj ishte një veprim fisnik, pavarësisht

vështirësive për administrim e tyre. Gjatë takimit me Pandeli Majkon, Kryeministri

D’Alema tha: “mendoj se vendimi i qeverisë shqiptare për të mirëpritur refugjatët, duke

u krijuar atyre kushtet për t’u sistemuar në Shqipëri dhe për mos inkurajuar skafistët,

është një zgjedhje shumë e rëndësishme, ku dëshiroj të nënvizoj anagazhimin

human355.” Por nga ana tjetër atij i pëlqente ta kujtonte se edhe Italia në këtë situatë

kishte luajtur një rol për të cilin ai vetë ishte krenar për nismën e ndërmarrë nga qeveria

e tij “Është një tragjedi njerëzore me përmasa të mëdha, për të cilën Italia po bën të

pamundurën”356.

Ndërsa më 8 maj, Shqipërinë e vizitoi Presidenti i Italisë Luixhi Skalfaro së bashku me

Ministrin e Punëve të Jashtme Lamberto Dini. Gjatë një takimi me Presidentin e

Shqipërisë, Rexhep Mejdani, Presidenti i Italisë i konfirmoi anagzhimin e Italisë për

kapërcimin e një faze kaq të vështirë dhe delikate drejt stabilizimit dhe arritjes së

ekulibrave. Ja si u shpreh ai: Italia dëshiron të bashkëpunoj me të gjithë aleatët, po

sidomos me këtë popull, në mënyrë që të shkojnë së bashku drejt paqës357.

Italisë i interesonte stabilizimi i ballkanit, për një sërë arsyesh, të cilat i kemi

përmendur në çështjet e mëparshme. Që kjo të bëhej e mundur, duhej bashkëpunim

midis shteteve të rajonit, por një gjë e tillë, ishte akoma e vështirë për të mos thënë e

pamundur. Nga ana tjetër Italia e kërkonte me këmbëngulje diçka të tillë, për të treguar

rëndësinë që ajo kishte në rajonin e Ballkanit. “Politika jonë në rajon është e bazuar, në

objektiva themelore të tilla si, pajtimi, bashkëpunimi mes shteteve në rajon dhe

bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik dhe social”358. Por arritja e këtyre objektivave

nënkuptonte një sërë parimesh që duheshin respektuar, të tilla si: mos diskriminimi mbi

355 Ministero degli Affari Esteri, Visita del presidente del Consiglio on. Massimo D’Alema, 4 Aprile, Testi

e Documenti sulla politica estera dell’Italia, Studi Storici, roma, 1999, fq 271. 356Po aty. 357 Visita del Presidente della Repubblica On. Scalfaro (10 maj), po aty, fq 272. 358 Ministero degli Affari Esteri, Audizione del Ministro degli Esteri on. Dini alla Commissione Affari

Esteri e Comunitari della Camera sulla presenza italiana nell'area balcanica, in particolare in Albania

(8 marzo- Resoconto stenografico), Testi e Documenti sulla politica estera dell’Italia, Studi Storici, Roma

2000, fq 54.

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

136

baza etnike, respektimi i sovranitetit shtetëror dhe pse jo, dhe një qasje e Bashkimit

Evropian për rajonin.

Për sa i përket pranisë në Shqipëri, duket sikur Italia dëshironte të kalonte në një

stad tjetër, dhe këtë e bëri publikisht. Nëse atmosfera e marrëdhënieve midis dy vendeve

gjatë vitit 1999 ishte e tensionuar, si shkak i numrit të madh të refugjatëve, kësaj here

qeveria italiane dëshironte të kapërcente përfundimisht situatat emergjente që kishin

shoqëruar veprimtarinë e saj në Shqipëri. “Në Shqipëri jemi duke shkuar nga faza e

emergjencës në programe konsolidimi dhe zhvillimi”359. Italia kishte në fokus të saj

zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, për të shmangur situata të pakënaqshme për vetë

Italinë. Këtë e vërejmë te fjalët e Ministrit Dini “Qeveria synon të vazhdoi veprimin e

saj në favor të Shqipërisë”360.

Ministri Dini u ndal edhe te çështja e Kosovës e cila kishte qenë shkak për

acarimin e marrëdhënieve italo-shqiptare në vitin 1998. Çështja e Kosovës kishte qenë

një çështje tejet delikate, u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të evituar një

dimension më të madh të katastrofës humanitare, në të cilën Italia pati një rol të

rëndësishëm duke dhënë kontributin e saj. “Situata dramatike e vitit të kaluar, me një

eksod të popullsisë në gati një milion njerëz, përbën në këtë rast një realitet, të cilin

duhet ta marrim si bazë për të përcaktuar rezultatet e arritura, dhe për të vlerësuar

c’farë mund të korrigjojmë”.361 Kosova nuk përbëntë një problem vetëm për Italinë,

apo vendet e tjera evropiane. Kosova ishte në vëmendjen e gjithë komunitetit

ndërkombëtar, nga BE te OKB.

Gjendja në Kosovë ishte katastrofike, kështu që qytetarëve të Kosovës, nuk u

mbetej tjetër veç të largoheshin nga vendi i tyre, duke ju drejtuar kufirit shqiptar. Numri

i refugjatëvë kosovarë në Shqipëri rritej çdo ditë. Qeveria shqiptare nuk i kishte

kapacitetet për t’i bërë ballë kësaj krize. Edhe kësaj here u desh ndërhyrja e

ndërkombëtarëve. Shqipëria u rikthye sërish në vëmendjen e tyre por kësaj here jo për

shkakun e saj. Për këtë motiv lindi operacioni Pelikan, një iniciativë solidariteti e

promovuar nga qeveria italiane në vitin 1999 për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve

shqiptarë të Kosovës. Në sajë të kësaj iniciative dhe me ndihmën e shumë vullnetarëve,

rreth 5.000 kosovarë u zhvendosën nga Jugosllavia. Ja si e kujton një prej vullnetarëve

italian këtë eksperiencë: “U nisëm nga Bari, më 2 prill 1999, në drejtim të Durrësit. Me

359 Po aty, fq 55. 360 Po aty. 361 Po atu fq 56.

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

137

ne ishin edhe 300 vullnetarë të tjerë që përfaqësonin shoqata të ndryshme italiane. Me

ardhjen e refugjatëve të parë, detyra jonë ishte të regjistronim emrat e kryefamiljarëve

dhe përbërjen e familjes së gjithësecilit” 362.

Qytetarët italian u treguan shumë të ndjeshëm ndaj këtyre ngjarjeve, duke

dhuruar ç’farë dhe sa të kishin mundësi. Kjo vërehet dhe në hapjen e llogarive bankare

dhe postare, ku u mblodhën shuma të mëdha. Për këtë shkruan edhe Kryeminstri italian

Massimo D’Alema në një letër të hapur në gazetën “la Repubblika rreth veprimtarisë së

misionit Arkobaleno.. Ja ç’farë shkruan ai “Misioni Arkobaleno ishte një operacion

kompleks ku morën pjesë subjekte të ndryshëm dhe sot është ende duke u zbatuar një

fazë e dytë. Menaxhimi i 129 miliardë të fondeve private që u mbledhën në llogaritë

rrjedhëse postare dhe bankare, i është besuar Komisionerit special, Marco Vitale, e

cicli garanton me kompetencë, efiçencë dhe me transparencë të plotë”363.

Në të vërtetë, Kjo nismë e ndërmarrë nga qeveria D'Alema kërkonte të mbante

sa më larg të ishte e mundur çështjen e refugjatëve përtej Adriatikut, duke organizuar

kampe pritjeje në territorin shqiptar, nën drejtimin e ushtrisë me bashkëpunimin e

mbrojtjes civile dhe organizatave vullnetare.

Edhe pse gjatë këtij viti marrëdhëniet italo-shqiptare kanë qenë të tensionuara

për shkak të situatës në Kosovë, nuk mund të mohohet kontributi që Italia pati në

përballjen e krizës së refugjatëvë. Ja si e cilëson D’Alema Misionin:“Misioni

Arkobaleno është një faqe fisnike që vendi ynë ka shkruar në ditët e vështira: ajo ishte

një mundësi për të treguar fytyrën bujare dhe mbështetëse të Italisë”364. Me anë të këtij

misioni u ndërtuan 11(njëmbëdhjetë) kampe për refugjatë, të shpërndarë në të gjithë

territorin shqiptar, nga Kukësi në Sarandë. Për këtë motiv, qeveria italiane alokoi 70

miliardë lireta, të cilat u menaxhuan nga Departamenti i Mbrojtjes Civile. Shumë e cila

mundësoi ngritjen e kampeve dhe asistencës së rreth 60 mijëë personave365

Ndryshe nga viti 1999 që u karakterizua nga situata të tendosuara dhe të

tensionuara mdis dy vendeve, duket se viti pasardhës (2000) është karakterizuar nga një

bashkëpunim intesiv, si në këndështrimin politik, po ashtu edhe atë ekonomik. Këtë e

shohim edhe në një komunikatë të ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë referuar një

takimi që pati ministri i jashtëm i Shqipërisë në Romë, më datën 22 shkurt të vitit 2000

362 Missione Arcobaleno, shiko në http://ëëë.volontariato.lazio.it/documentazione/documenti 363 Massimo Da’Alema, Perchè ha funzionato la Missione Arcobaleno, La Repubblica, 1 settembre 1999. 364 Po aty. 365 Po aty.

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

138

me homologun e tij Lamberto Dini. Ky takim ishte pjesë e marrëdhënieve të ngushta

midis dy vendeve. Takimi kryesisht u fokusua mbi marrëdhëniet midis dy vendeve,

gjithashtu shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën politike në Shqipëri dhe zhvillimet që po

ndodhin në rajonin e Ballkanit, por pa lënë mënjanë situatën në Kosovë. Italinë e

shqetësonte situata në Kosovë, sidomos ngjarjet e ditëve të fundit në Mitrovicës. Situatë

e cila kishte evidentuar domosdoshmërinë për zbatimin rigoroz të Rezolutës 1244 të

Këshillit të Sigurimit e pjesëmarrjen e të gjitha palëve dhe duke u bërë thirrje

autoriteteve shqiptare të vazhdojnë të ushtrojnë, kur është e mundur, një rol moderues

në Kosovë366.

Kjo vizitë u karakterizua nga pozitiviteti, “të dyja palët, rikonfirmuan

vlefshmërinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve, ku Italia është e vendosur të

vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në të gjitha fushat në zhvillimin dhe përparimin

ekonomik dhe social” 367. Italia pati një rol të rëndësishëm në përballjen e krizës së

refugjatëve kosovarë. Për kërë arsye, Paskal Milo i shprehu homologut të tij

mirënjohjen për rolin që Italia pati dhe vazhdonte të kishte në Shqipëri, i referohej

kryesisht, rëndësinë së Operacionit Pelikan.

Çështja e refugjatëve do të vazhdonte të shqetësonte Italinë. Këtë e vërejmë më 6

nëntor të po këtij viti (2000), Presidenti i Shqipërisë Rexhep Mejdani, pati një takim me

kryeministrin e Italisë, Xhuliano Amato. Në këtë takim ishin gjithashtu të pranishëm

Presidenti i Italisë Karlo Azelio Campi dhe zvendësministri i Jashtëm Ranieri. Ligji

kundër trafikantëve ishte një prej temave të trajtuara, i cili kishte vetëm pak kohë që

ishte miratuar. Emigracioni klandestin ishte një çështje që e shqetësonte Italinë. Për këtë

motiv, një ligj i tillë ishte një hap cilësor i qeverisë shqiptare. Në të tilla kushte

kryeministri italian theksoi se “angazhimi italian i pranishëm në Shqipëri synon të

mbështesë përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e stabilitet dhe të demokratizimit”368.

3.4 Iniciativat italiane në Shqipëri në periudhën 1997-2005

Më 27 qershor 1997, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve, partitë kryesore politike nënshkruan

një marrëveshje për një qeverisje të përbashkët. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1997 u

366 Ministero degli Affari Esteri, Visita del Ministro degli Esteri Paskal Milo (Roma, 22 febbraio ), Testi e

documenti sulla Politica Estera dell’Italia, Dok i Përmendur, fq 143. 367 Po aty. 368 Visita del Presidente della Repubblica Rexhep Mejdani, (6 novembre 2000) po aty, fq 144.

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

139

zhvilluan në një atmosferë të komplikuar. Këto zgjedhje u fitua nga koalicioni i majtë, i

cili fitoi thellësisht zgjedhjet e datës 29 Qershor.

Në pamje të parë rezultatet e këtyre zgjedhjeve u pranuan, por në të vërtetë

Partia Demokratike nuk do t’i pranonte këto rezultate zgjedhore, gjë e cila u vërtetua me

konfliktet pas-zgjedhore dhe kryesisht bojkotit në Parlament, kjo si protestë e mënyrës

së ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë. Ndërkohë opozita vazhdonte dhunën, e cila

arriti kulmin në mes të vitit 1998, kur Berisha, sfidon rezultatet e zgjedhjeve të gjykuar

nga vëzhguesit ndërkombëtarë “free and fair”(ndër vështirësitë e vetme që ishin hasur,

ishin ato me karakter organizativ të shkaktuara nga lëvizjet e vazhdueshme të popullsisë

dhe mungesa e regjistrimit të duhur sipas qarqeve). Protesta e opozitës, arrin kulmin, me

përpjekjet për një grusht shteti, i cili dështon por njëkohësisht dëmton edhe imazhin e

Fatos Nanos.

Ndryshimi i qeverisë në vitin 1997, nuk pati ndonjë ndikim të dukshëm mbi politikën e

jashtme të vendit. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Fatos Nano preferoi që marrëdhëniet

me jashtë t’i përqëndronte në Europë, më saktësisht tregoi interes më të madh drejt dy

vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë369.

Politika italiane e vitit 1999 vazhdonte të zhvillohej sipas linjave të përcaktuara

në vitin 1997, kur me përfundimin e Operacionit Alba u nënshkruan një numër i madh

protokollesh bashkëpunimi dhe marrëveshjesh dypalëshe midis qeverisë shqiptare dhe

asaj italiane, gjithashtu edhe midis ministrave italiane dhe homologëve të tyre shqiptar.

Ndër objektivat e Italisë pas përfundimit të krizës, ishte koordinimi i ndërhyrjeve

italiane në mbështetje të autoriteteve shqiptare për rindërtimin social dhe ekonomik të

Shqipërisë. Më 27 maj ishin vendosur në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, një

delegacion diplomatik i posaçëm me detyrën për të marrë në shqyrtim kërkesat e palës

shqiptare për asistence ad loco370.

Një ndër iniciativat e fundit për dy vjeçarin 1997-1998 të ndërmarra nga Italia,

ishte ligji n.300 i vitit 1998, i cili autorizonte një shpenzim prej 60 miliardë lireta për

përmbushjen e projekteve për rimëkëmbjen e Shqipërisë të autorizuara nga ministritë

përkatëse në koordinim me Komisionerin e Jashtëzakonshëm. Më 7 prill 1997 u krijua

pranë Departamentit për punët sociale në Këshillin e Ministrave një grup pune i cili do

369 Elez Biberaj, Shqipëria në tranzicion, Vepër e përmendur, fq 508-509. 370 Sonia Lucarelli, La presenza e impegni dell’Italia in Bosnia-Ercegovina e Albania, L’italia e la

politica internazionale, Edizione 2000, a cura di Roberto Aliboni, Franco Bruni, Alessandro Colombo e

Ettore Greco, Societa Editrice Il Mulino, fq 193-195.

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

140

të planifikonte ndërhyrjet në Shqipëri dhe njëkohësisht të mund të koordinonte punët e

organizatave joqeveritare të përfshira në këtë projekt371.

Më 18 qershor të vitit 1999 u aprovua ligji 186/1999, ky ligj vendoste në

dispozicion një tjetër fond për projektet në Shqipëri me një vlerë prej 70 miliardë lireta.

Ndërkohë vetëm pak kohë pas miratimin të këtij ligji, ekzaktësisht në muajin gusht të

vitit 1999, Këshilli i Ministrave bënte transparente shpërndarjen e fondeve, ku pjesa më

e madhe vihej në dispozicion të bujqësisë dhe blektorisë, ndërsa pjesa tjetër për

riorganizimin e policisë.

Ndërsa për sa i përket kooperimit, në vitin 1999 u vazhdua me aktivizimin e

planit dy-vjeçar 1998-2000, u vunë gjithashtu në dispozicion instrumente të posaçëm

për përballimin e krizës kosovare dhe pasojave që shkaktoi (me një vlerë 56 miliardë

lireta). Gjatë vitit 1999 Italia u konfirmua si partneri tregtar më i rëndësishëm i

Shqipërisë372.

Sipas të dhënave të bëra transparente nga qeveria italiane, numri i ndërmarrjeve

italiane në Shqipëri, ose e ndërmarrjeve të përbashkëta italo-shqiptare arrinte numrin

600, me një investim që në kompleksitet arrinte vlerën 600 miliardë lireta. Qeveria

italiane ishte e vendosur të kontribuonte në rindërtimin e gjithë Ballkanit dhe më

specifikisht të Shqipërisë, për këtë motiv një pjesë e mirë e shumës së financuar nga

qeveria italiane shkuan në mbështetje të ndërmarrjeve dhe shoqërive që do të merrnin

pjesë në projektet dedikuar rindërtimit dhe investimeve në këtë zonë373.

Shqipëria po bënte progres në drejtimin ekonomik gjatë vitit 1999. Këtë e

vërejmë edhe në fjalën e Ministrit të Jashtëm të Italisë Lamberto Dini gjatë një

interpelance përpara Komisionit për marrëdhëniet me jashtë për praninë italiane në

Ballkan, të mbajtur më 8 mars 2000, sipas të cilit “Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin

1999 ka qenë 8 për qind; nuk ka asnjë vend në zhvillim që ka arritur një nivel të

tillë”374. Kjo nënkuptonte që rrugëtimi ekonomik i Shqipërisë ishte pozitiv dhe mbi të

gjitha Shqipëria po anagazhohej për zhvillimin demokratik të të gjithë vendit.

371 Po aty. 372 Numri i shkëmbimeve midis,. dy vendeve tona e ka tejkaluar vlerën 25%. 373Radoslava stefanova, Il contributo di programmi di costruzione, in L’italia e la politica internazionale,

Edizione 2000, a cura di Roberto Aliboni, Franco Bruni, Alessandro Colombo e Ettore Greco, Societa

Editrice Il Mulino, fq 180-183. 374 Ministero degli Affari Esteri, Audizione del Ministro degli Esteri on. Dini alla Commissione Affari

Esteri e Comunitari della Camera sulla presenza italiana nell'area balcanica, in particolare in Albania

(8 marzo- Resoconto stenografico), Testi e Documenti sulla politica estera dell’Italia, Studi Storici, Roma

2000, fq 55.

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

141

Kontributi për rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk mund t’i atribuohej vetëm qeverisë

shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në vendet e huaja dhe

investonin kursimet e tyre në Shqipëri, por rol të rëndësishëm kanë luajtur kryesisht

vendet evropiane të cilët investuan në Shqipëri pas krizën së 97’. Ja si vazhdon ministri

Dini: “rritja ekonomike, është edhe rezultat i të gjithë veprimit të mbështetjes ekonomike

dhe financiare që vendet e Bashkimit Evropian i dhanë Shqipërisë, nga të cilat

kryesonte Italia ”375.

Gjatë kësaj periudhe, falë kontributit financiar dhe atij teknik nga ana e Italisë

nisi proçesi i rimëkëmbjes ekonomike dhe konsolidimit të institucioneve demokratike,

të cilat ishin një bazë e mjaftueshme për thellimin e marrëdhënieve kontraktuale midis

BE-së edhe Tiranës. Kjo ishte linja që ndoqi Umberto Ranieri në Këshillin e Punëve të

Përgjithshme, i mbajtur më 10 qershor të vitit 1999. Sipas tij strategjia e Paktit të

Stabilitetit për Europën Juglindore ishte në përputhje me strategjinë globale të

propozuar nga Italia për të përballuar problemet e rajonit ballkanik: në favor të një

integrimi në të ardhmen, të ketë mbështetjen e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

dhe të promovoj marrëdhënie të qëndrueshme, besim reciprok, siguri dhe bashkëpunim

ekonomik376 Edhe pse gjatë këtij viti nuk u bë e mundur hapja e negociatave për

nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis Tiranës dhe BE-së.

Më 28 korrik kryeministri italian Giuliano Amato377 viziton Shqipërinë, vizitë

kjo e kontestuar nga e djathta e qendrës në Itali. Kryeministri italian dhe Ilir Meta,

asokohe Kryeministër i Shqipërisë arritën të dakordësohen për dërgimin e disa

elikopterëve nga ana e palës italiane për mbikëqyrjen e brigjeve shqiptare. Gjithashtu

gjatë kësaj vizite u vendos krijimi i një force të përbashkët monitorimi, për të siguruar

kontrollin e qëndrueshëm dhe verifikimin e implementimit të masave kundër trafikut të

ndërmarra nga qeveria shqiptare. Përveç episodit të kanalit të Otrantos, ngjarje të tjera të

ngjashme u verifikuan gjatë këtij viti. Edhe pse ky fenomen ishte prezent, pavarësisht

përsëritjes pati një reduktim të dukshëm të flukseve të emigracionit klandestin me

prejardhje nga Shqipëria, gjithashtu numri i klandestinëve të riatdhesuar u rrit.

375 Po aty. 376Comunicato Stampa del Ministero degli Affari Esteri, 17 dicembre 1999

(www.esteri.it/archivi_arch/stampa/comunicati). 377Giuliano Amato, ka lindur në Torino, maj 1938) është një prej politikanëve më të rëndësishëm të

Italisë, një jurist i spikatur dhe akademik i shquar. Ka qenë kryeministër gjatë periudhave (1992 -1993)

dhe (2000 -2001). Prej vitit 2013 është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

142

E gjithë sa u tha më sipër u bë e mundur falë forcimit të bashkëpunimit

bilateral. Ndërkohë Italia vazhdonte me programet e saj të asistencës për popullsinë

shqiptare, me përpjekjen për t’i dhënë karakter më operativ. Ndërkohë në Parlamentin

italian, u kundërshtua aprovimi i dekret-ligjit n. 239, të datës 28 gusht 2000, me anë të

të cilit do të viheshin në dispozicion për trajnimin e policisë shqiptare një buxhet prej 21

miliardë lireta378.

Ky projekt u kundërshtua nga ana e Partisë e “Djathta e Qendrës”, e cila

mendonte se kjo vlerë duhet të vihej në dispozicion vetëm përballë plotësimit të disa

kushteve nga ana e qeverisë shqiptare të tilla si; angazhimi konkret nga detyrimet që

lindnin nga marrëveshjet e nënshkruara me Italinë; kontrolli në detaj i përdorimit të

fondeve të mëparshme. Qeveria italiane, ishte e mendimit se “ndërprerja e politikave

humanitare në Shqipëri, mund të shkaktonte një tjetër krizë nga e cila të parët që do të

përfitonin ishin grupet kriminale”379.

Qeveria Italiane, në një farë mënyrë nuk e përjashtoi shqetësimin e të “Djathtës

së Qendrës”, për këtë motiv mendoi se do të ishte e drejtë të krijonte mekanizma që

detyronin autoritet kompetente italiane në bashkëpunim me ato shqiptare të raportonin

në mënyrë periodike për mbarëvajtjen e programeve të bashkëpunimit. Për këtë arsye,

Italia u përpoq të ndërmerrte një sërë iniciativash që i vinin në ndihmë këtyre nevojave,

duke promovuar edhe takime trepalëshe me Greqinë dhe Shqipërinë, për problemet e

krimit të organizuar.

Gjithsesi gjatë vitit 2000 nismat kryesore të bashkëpunimit rajonal drejtuar Europës

Juglindore u zhvilluan në kontekstin e Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore. Të

promovuar nga BE-ja. Elementi kyç i këtij viti ishte konferenca e financuesve380, e cila

u zhvillua në Bruxelles më 29 dhe 30 mars, ku u financuan rreth 1.8 miliardë euro të

adresuara për përmbushjen e 160 projekteve. Italia vuri në dispozicion 304 miliardë

lireta për përmbushjen e projekteve për dy vjeçarin 2000-2001. Ndërsa në takimin e

tretë i mbajtur më 16 dhe 17 Tetor, në kuadër të Paktit për Stabilitetin për rindërtimin,

378Decreto legge 28 agosto 2000, n. 239, recante disposizioni urgenti in materia di finanziamenti per lo

sviluppo ed il completamento dei programmi italiani a sostegno delle Forze di polizia albanesi. 379 Senato della Repubblica, 914 Seduta Pubblica Resoconto Sommario E Stenografico Martediá 3

Ottobre 2000 (Pomeridiana) Presidenza Del Presidente Mancino, fq 18-24. 380 Regional Funding Conference.

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

143

zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik, u bë një vlerësim mbi mbarëvajtjen e

projekteve381.

Italia ka përdorur instrumenta të ndryshëm në strategjinë e saj për stabilizimin dhe

zhvillimin e Shqipërisë. Një mekanizëm i integruar i kooperimit në nivel kombëtar u

vendos në Shqipëri, në këtë nismë u përfshi Ministria e Punëve të Jashtme,

departamente të tjera ministeriale, presidenca dhe Këshilli i Ministrave382.

3.4.1 Italia dhe krijimi i nismës Adriatiko-Joniane

Një iniciativë e rëndësishme e ndërmarrë nga Italia gjatë vitit 2000 ishte krijimi i

kontekstit të ri për bashkëpunimin rajonal, iniciativa e Adriatikut dhe e Jonit, e cila u

prezantua në konferencën që u zhvillua në Ankona në 19 dhe 20 maj ku morën pjesë të

gjitha vendet bregdetare, me përjashtim të Jugosllavisë, gjithashtu 2 vende anëtare të

Bashkimt Evropian, Italia dhe Greqia383. Kjo iniciativë lindi nga një propozim i bërë në

shtator të vitit 1997 nga ana e Minisitrisë së Jashtme italiane në koordinim të

vazhdueshëm dhe ndërlidhje me departamentet e tjera qeveritare të përfshira dhe me

partnerët italianë përtej Adriatikut384.

Nisma Adriatiko Joniane (NAJ) u zyrtarizua në Ankona, Itali, më 20 Maj 2000.

Në aktivitetin themelues, morën pjesë shtatë vende, midis të cilëve ishte edhe Shqipëria.

Sot vendet anëtare të NAJ janë tetë, përkatësisht Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina,

Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Serbia dhe Sllovenia. Synimi i Nismës Adriatiko-

Joniane është nxitja dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal, i parë ky si një kontribut për

integrimin evropian të vendeve anëtare.

NAJ është një nismë shumë e rëndësishme jo vetëm në këndvështrimin ekonomik por

edhe atë politik, sepse me anë të saj Ballkani është kthyer në qendër të diskutimeve

evropiane. Ajo shërben si një provë e rëndësishme e bashkëpunimit midis vendeve

anëtare të BE dhe atyre që aspirojnë të anëtarësohen. Kjo strategji, gjithashtu është një

faktor stabilizues për të gjithë rajonin, i cili ka qenë qendër e vazhdueshme konfliktesh.

381 Ettore Greco, L’Italia e i Balcani: in L’Italia e la politica internazionale, Edizione 2001 a cura di

Franco Bruni e Natalino Ronzitti. Società editrice il Mulino. 382Margherita Paolini, ne Bahja Endri, Italia dhe Ballkani, Vepër e përmendur, fq 20-21. 383 Morën pjesë tre vende të cilët kishin dal nga shpërberja e ish-Jugosllavisë (Kroacia, Sllovenia dhe

Bosnje-Hercegovina), Shqipërisë dhe Malit të Zi iu dha mundësia të ishte prezente si mbikqyrës. 384Alessandro RossiCooperazione Adriatica: Progetti, Esperienze, Prospettive. Associazione Alessandro

Bartola, Studi e ricerche di economia e di politica agraria.

Shiko ne associazionebartola.univpm.it/pubblicazioni fq 17-18.

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

144

NAJ është njëkohësisht një mjet i qëndrueshëm dhe i rëndësishëm për politikën e

jashtme italiane përpos të tjerave, është një pilastër shumë i rëndësishëm ekonomik

sepse përthith investime jo vetëm në Shqipëri, por kryesisht në të gjithë Ballkanin

Perëndimor. Investimet në Shqipëri janë të përqëndruara kryesisht në portet më të

rëndësishme shqiptare (Durrës dhe Vlorë) dhe akseve rrugore midis veriut dhe jugut si

pjesë e integruar e NAJ. .

NAJ është e përbërë nga një strukturë ndërqeveritare, e cila mbështet dialogun

ndërparlamentar dhe marrëdhëniet midis qyteteve (Forumi i qyteteve Adriatiko-

Joniane). Nisma të tilla si strategjitë makro-rajonale, edhe pse janë krijuan në kuadër të

politikës rajonale, kanë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme të Italisë. Kjo

evidentohet qartësisht në rolin që ka patur Italia në themelimin e saj. Krijimi i së cilës

“u shënua nga vullneti i fortë politik i Italisë, kjo nënkupton besueshmërinë e rolit të

Italisë në Europë”385.

Italia pati një rol shumë të rëndësishëm për të bindur Komisionin Evropian për

rëndësinë e kësaj nisme. Komisioni Evropian shumë herë u shfaq skeptik rreth një

nisme të tillë. Skepticizmi i Komisionit ishte kryesisht i bazuar në situatën politike dhe

ekonomike të vendeve të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE. Pavarësisht gjithçkaje

Italia nuk u kthye mbrapsht, por theksoi nevojën dhe mundësinë për të ndërtuar një

strategji për zonën në fjalë. Hapat vendimtar drejt krijimit të saj ishin: deklarata e

Këshillit Adriatiko-Jonian në maj 2010, në favor të miratimit të strategjisë makro-

rajonale të BE-së i vërejmë në vendimin e Këshillit Evropian në qershor të vitit 2010 të

vitit 2011, dhe vendimi i Këshilli Evropian të datës 14 dhjetor 2012.

Nisma Adriatiko-Joniane përfaqëson një instrument që synonte forcimin dhe

konsolidimin e bashkëpunimit midis vendeve në dy anët e brigjeve në një gamë të gjerë

sektorësh386.

Konferenca u nda në katër grup sektorësh (tavolina të rrumbullakta) :

a) Bashkëpunimi në fushën ekonomike, turizëm, transport dhe siguri detare;

b) Mbrojta e ambientit dhe zhvillimi i resurseve detare;

c) Bashkëpunimi interuniversitar shkencor dhe kulturor;

d) Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikur klandestin.

385 Andrea Stochiero, La Strategia Dell’unione Europea Per La Regione Adriatico-Ionica E La Politica

Estera Italiana, CESPI, Marzo 2014, fq 11. 386 Po aty.

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

145

Për të gjitha nënçështjet që u përmendën më sipër, u nënshkruan 14 marrëveshje.

Gjithashtu u vendos krijimi i Këshillit të posaçëm për Adriatikun dhe Jonin, i cili do të

mblidhte të gjithë ministrat e vendeve pjesëmarrëse në bashkëpunim me BE-në.

Gjatë ndërhyrjes së tij në takimin e Ankonës, Ministri i Jashtëm italian

Lamberto Dini, u shpreh gjatë një interviste për gazetën “La Stampa”....“përfundimet e

konferencës së Ankonës treguan rëndësinë e qëndrimit të Qeverisë italiane, e projektuar

të nxisë jo me anë të forcës, por falë vullnetit të përbashkët dhe bindjeve për një botë të

re mendimi dhe veprimi”387. Ai theksoi rëndësinë e nënshkrimit të një numri të madh

marrëveshjesh midis vendeve bregdetare që morën pjesë, të cilat do të ishin të

rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian, jo vetëm si organizëm ekonomik, por

sidomos me funksionet e saja politike, në kuadër edhe të nismave të ndërmarra gjatë

vitit paraardhës nga BE-ja, për integrimin e këtij rajoni në BE, ...”korniza që përshkrova

i jep një mundësi Be-së për të shfrytëzuar në thelb, sidomos në fillim të këtij

mijëëvjeçari, ku përpjekjet tona janë të kthejnë Mesdheun në një vend paqje: zonë ku

BE-ja tashmë e pajisur edhe me personalitet juridik ndërkombëtar, do të thirret për të

dhënë kontributin e saj, për të siguruar një zhvillim në harmoni dhe në perspektivë të

një integrim të mundshëm388”.

Të gjitha nismat e mësipërme të marra nga Italia i përgjigjen interesave jo

vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më në specifike Shqipërisë, gjithashtu

edhe pritshmërive të bashkësisë ndërkombëtare në rolin drejtues të Italisë në

angazhimin për stabilizimin dhe rindërtimin e Shqipërisë pas “krizës së vitit të

mbrapsht”.

Gjithsesi pas vitit 2005 është vërejtur një rënie progresive e angazhimit të

drejtpërdrejtë Italian në Shqipëri, për shkak të vështirësive ekonomike dhe tensioneve

midis partnerëve. Gjithsesi nuk kanë munguar përpjekjet për të ndryshuar dhe forcuar

marrëdhëniet dypalëshe. Kjo evidentohen në një takim të mbajtur në senatin italian

midis përfaqësuesve të dy vendeve tona, Zvendësministrit dhe njëkohësisht Ministrit të

Punëve të Jashtme, Gianfranco Fini me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha389.

387 Shiko në gazetën “La Stampa” të datës 25 maj 2000. 388 Po aty. 389ALBANIA, Incontro tra il vice Presidente del Consiglio e Ministro degli Esteri Fini e il Primo Ministro

albanese Sali Berisha (Roma, 6 dicembre)TakimmidisZëvendëskryeministritdhe Ministrit të Jashtëm

italianFinidheKryeministrit shqiptarSali Berisha(Romë, 6 dhjetor)(Nota Informativa del Ministero degli

Affari Esteri)Ministero Degli Affari Esteri Unità Per La Documentazione Storico-Diplomatica E Gli

Archivi2005La Politica EsteraDell’italiaTesti E Documenti Fq 274

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

146

Gjatë takimit me përfaqësuesin e palës italiane, Berisha bëri një përmbledhje të

javëve të para të qeverisë së tij, duke theksuar nevojën për të rinisur proçesin e një

marrëdhënie më të ngushtë me Europën dhe të zhvillimit të ekonomisë, me qëllim

krijimin e një kornizë të favorshme për investimet e huaja në vend. Ministri Fini theksoi

angazhimin tradicional të Italisë, ja se si u shpreh ai...se do ta mbështesë Shqipërinë në

rrugëtimin e tij reformist në përshtatje me standardet evropiane390.

Midis tematikave të tjera në interes të palës shqiptare ishte përthithja e investitorëve

shqiptar në Itali. Në të vërtetë ky është një argument rreth të cilit Fini shfaqi

skepticizëm, duke e kushtëzuar palën shqiptare për zgjidhjen e disa problematikave të

cilat ishin akoma të pasigurta dhe të paqarta. Transparenca, siguria juridike dhe zgjidhja

e mosmarrëveshjeve ekzistuese me karakter tregtar do të shërbenin si nxitja më e mirë

për investitorët italianë391.

Prezantimi që do t’i bëhej Shqipërisë një ditë më vonë, synonte pikërisht

informimin e sipërmarrësve italianë, në të njëjtën kohë mund të shërbente si nxitës për

prodhimin e nismave të reja në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat, krahas

programeve për bashkëpunim dhe zhvillim, financuar nga qeveria italiane, të cilat

shohin Italinë si një partner të Shqipërisë.

Elementë të tjerë të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare ndikuan në

mënyrë indirekte në politikën e jashtme të Italisë kundrejt rajonit të Ballkanit. Pas luftës

kundër Jugosllavisë (1999), rënies së regjimit të Milloshevicit në Serbi (2000) dhe

pavarësinë e Kosovës (2008), interesi amerikan në rajon mund të themi se pësoi një

zbehje. Përballë zbehjes së veprimit Amerikan, ai evropian dhe në veçanti ai italian u

forcua. Në këtë zonë, nuk mund të mohohet se dekadën e parë të Shek. XXI edhe

ekuilibri ndërkombëtar pësoi ndryshime, për shkak të faktorëve të mësipërm.

Për shkak të vakumit të prodhuar nga shpërbërja e Federatës jugosllave, ndarjeve

midis vendeve evropiane dhe paqëndrueshmërisë institucionale të Ballkanit Perëndimor,

Rusia zgjeroi ndikimin e saj në rajon. Rusia është kthyer serish në Ballkan. Kjo si

pasojë e politikës së saj të energjisë392. Për këto motive, interesat strategjike të Italisë

ishin të mirë përcaktuara. Italia u përqëndrua në arritjen e ekulibrave istitucional, ligjor

390 Po aty. 391 Incontro tra il vice Presidente del Consiglio e Ministro degli Esteri Fini e il Primo Ministro albanese

Sali Berisha, burim i cituar, fq 274. 392Me ndërtimin e tubacioneve të naftës dhe të gazit drejt Europës nëpërmjet Ballkanit, investimi të

fuqishëm dhe të drejtpërdrejte në rajon, dhe më në fund, në një masë më të vogël, për afërsitë kulturore

dhe fetare (sidomos me Serbinë).

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

147

dhe si perkrahëse kryesore e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Të

gjitha këto, kërkonin plotësimin e një sërë kriteresh, pa të cilat, gjithçka do të ishte e

pamundur 393 . Së pari, rritjen e stabilitetin të brendshëm të vendeve të Europës

Juglindore dhe funksionimin e institucioneve. Konsolidimi i shteteve demokratike është

në fakt masa më efektive për të reduktuar trafikun e paligjshëm të Europës jugore; b) të

mbështesë integrimin progresiv të të gjitha vendeve të Ballkanit në Bashkimin

Evropian; c) promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të rajonit të Ballkanit394.

3.4. 2 Ndikimi i Italisë për projektin e “Korridori VIII”

Korridori VIII bën pjesë në korridoret pan-evropiane i ideuar në fillim të viteve '90, kur

planifikimi i transportit ishte parë më tepër me karakter lokal. Me korridoret Pan-

Evropiane për herë të parë në planifikimin e transportit evropian prezantohet koncept i

një rrjeti ndërkombëtar që ka për qëllim të inkurajojë transportin (infrastruktura dhe

pajisjet) në dobi të një zonë të madhe gjeografike dhe ndërkombëtare.

Korridori VIII është një prej dhjetë projekteve trans-evropiane me objektiv

kryesor lidhjen midis rajonit Adriatiko-Jonian, zonës së Ballkanit dhe vendeve të detit të

Zi. Për të lehtësuar qarkullimin e njërëzve dhe të kapitaleve, Komisioni Evropian

vendosi të krijoi këtë nismë kaq të domosdoshme për lidhjen Lindje-Perëndim, e cila

përfshin porte, aeroporte, rrugë, hekurudha etj.

Itinerari i Korridorit VIII lidhet në veçanti me portet italiane të Barit dhe

Brindisit, me Shqipërinë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Bullgarinë. Nga

porti i Durrësit, aksi shkon drejt Shkupit, duke kaluar nëpër Tiranë, vazhdon drejt

Sofjes (Bullgari) për të arritur në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi. Për një

total prej gati 1,300 km të të rrjetit hekurudhor dhe 960 km të rrjetit rrugor.

Ky korridor ka si qëllim zgjerimin drejt Evropës Juglindore, së pari për të zgjidhur

problemet që vijnë nga mungesa e lidhjeve me këtë zonë të Europës. Në fakt, lidhjet për

trasportin rrugor janë tepër të vështira, vështirësia është e pranishme edhe te lidhjet

hekurudhore, të cilat në disa vende pothuajse mungojnë.

393Albania verso l’Unione Europea: Il ruolo dell’Italia, a cura di Federico Niglia, Documenti IAI, Giugno

2009, fq 29-33. 394 Kjo nënkupton ndër të tjera, një angazhim më të madh kombëtar për zhvillimin e lidhjeve

infrastrukturore: në veçanti Trieste-Rijekën

dhe korridorin 8, te cilat jane thelbësore për stabilizimin e Ballkanit jugor.

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

148

Korridori VIII ka një rëndësi të veçantë, sepse paraqet një mundësi të shkëlqyer

zhvillimi si për vendet e Evropës Juglindore, po ashtu edhe për rajonet e Adriatikut

italian, të cilat do të kenë mundësinë për të zgjeruar marrëdhëniet e tyre në

bashkëpunimin ndërkombëtar, kryesisht ato me karakter industrial dhe tregtar, të cilat

edhe pse ishin të pranishme, por jo nivelet e duhura.

Italia është përfshirë në realizimin e Korridorit Trans-Evropian, i njohur ndryshe

si Korridori VIII, në jug të Ballkanit. Në këtë projekt, Italia ka marrë një rol kyç pasi në

këndvështrimin gjeopolitik, është një zonë nevralgjike, gjithashtu edhe për përmbushjen

e interesave të saj kombëtare. Koridori VIII mbulon një zonë të Europës Juglindore, ku

infrastruktura është e vështirë. Shqipëria është terminali ballkanik i korridorit të VIII,

vijë lidhëse e Kaukazit me Evropën Perëndimore. Ndërtimi i Koridorit VIII është i

rendësishëm jo vetëm për shkëmbimet tregtare por edhe për komunikimin mes popujve

dhe kulturave. Italia është bërë pjesë e këtij projekti ambicioz duke realizuar vepra të

mëdha rrugore dhe detare (rruga Lushnje- Fier-Vlorë dhe rehabilitimi i portit të Vlorës)

të cilat janë të rëndësishme për t’i ofruar Shqipërisë një sistem komunikimi dhe

transporti efikas395.

Projekti për ndërtimin e Korridorit VIII ka qenë objekt i një debati nga ana e

Presidencës Italiane në vitin 1996, ku u theksua rëndësia e dy prej porteve italiane më të

rëndësishëm të Brindizit dhe Barit, si polet Perëndimore të Korridorit VIII. Pas

nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për ndërtimin e Korridorit VIII, më 9

Shtator 2002, midis Greqisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Turqisë, Shqipërisë dhe Italisë,

kjo e fundit dha një shtysë të re për realizimin e Korridori VIII.396

Ndërtimi i Korridorit paraqet një vlerë të dyfishtë strategjike:

a. Shërben si një aks i vërtetë transporti, e cila krijon lidhje me zonën e Ballkanit,

përkatësisht portet jugore të Adriatikut (Bari, Brindisi dhe Taranto);

b. Shërben si mjet për integrimin ekonomik midis këtyre rajoneve, gjithashtu

promovon zhvillimin ekonomik të vendeve të përfshira.

Në 30 qershor 2003 në Tiranë u takuan ministrat e jashtëm të vendeve nënshkruese të

Memorandumit të Mirëkuptimit për Korridorin VIII. Takimi u organizua nga ministri i

Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta. Italia ishte e përfaqësuar nga Ministri Franco

395Koperacioni italian në Shqipëri, Cooperazione italiana allo sviluppo, Ministero degli Affari Esteri,

Ambasciata Italiana a Tirana, fq 19. 396 Dal Documento Strategico Regionale Preliminare Per La Politica Di Coesione 2007-13shiko në

http://www.sito.regione.campania.it/ufficio_di_pian

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

149

Fratini, i cili gjatë fjalës së tij tregoi angazhimin e Italisë për të vazhduar një

bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë ndërmjet vendeve firmëtare. Ja si shprehet

ai...”Për Italinë, marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore kanë pasur gjithmonë një

rëndësi të veçantë397.

Korridori VIII mund të kontribuojë në mënyrë efektive në zhvillimin e

rajoneve italiane të Italisë jugore, një pjesë integrale e ekonomisë italiane, janë

veçanërisht të interesuar në rritjen e tregtisë dhe investimit me vendet e Evropës

Juglindore. Për këto arsye, Italia i kushton rëndësi të madhe, gjithashtu dhe profil të

lartë politik për zbatimin e Korridorit VIII. Sipas ministrit Frattini, Korridori VIII është

“një ndër çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Europës, gjithashtu është një

test i rëndësishëm për ekonominë398” Qëndrimi që mban Fratini gjatë këtij takimi është

në koherencë të plotë me qëndrimin e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, të cilat e cilësojnë

një nismë të tillë si faktor i stabilizimit politik, dhe integrimit social.

Italisë drejt vendeve të Ballkani, por njëkohësisht, sipas tij kjo ioniciativë do të shërbej

si guri i themelit për zgjerime të ardhshme dhe integrim ekonomiko-social. Ja si

vazhdon..”Evropa me siguri do të përfitoj jo vetëm në aspektin e zhvillimit ekonomik,

dhe për mundësi të reja tregu.399.

Në të vërtetë Korridori VIII përfshin një rast të veçantë, sepse përshkon një

zonë të gjerë dhe heterogjene. Në këtë projekt përfshihen vende të cila karakterizohen

nga nivele të ndryshme zhvillimi, pra edhe efektet infrastrukturore janë të ndryshme në

vende të ndryshme. Kështu që zgjedhja e një politike bashkëpunuese midis këtyrë

vendeve është vendimtare për mbarëvajtjen e kësaj nisme. Nësë vende të ndryshme për

shkak të interesave të tyre, do të zgjidhnin të mos bashkëpunonin atëherë ky proçes do

të haste vështirësi dhe do të ngadalësohej. Për këtë motiv duhet krijimi i një mjeti

ndihmës për vendimmarrësit që të ofroj një vizion më të plotë se sa ai tradicional.

Italia në këtë projekt ka marrë rolin kryesor, duke qenë një zonë nevralgjike gjeopolitike

në shërbim të interesave kombëtare, kryesisht në këndvështrimin ekonomik, ku ka një

numër të gjerë të kompanive italiane. Realizimi i Korridorit në fakt paraqet një vlerë të

dyfishtë strategjike.

397 Ministero degli Affari Esteri, Testi e documenti sulla politica estera internazionale, Intervento del

Ministro degli Esteri on. Frattini alla Riunione dei Ministri degli Esteri dei Paesi Firmatari del MoU sul

Corridoio VIII (Tirana, 30 giugno), Uffici Studi, Roma 2003, fq 287-288. 398 Po aty. 399 Po aty.

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

150

3.5 Kooperacioni italian në Shqipëri

Kooperacioni italian në vendin tonë është aktiv prej rënies së regjimit diktatorial, ka

luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin politik dhe ekonomik të vendit tonë. Nëse

do të përpiqemi të analizonim prezencën në Shqipëri, për shkak të ndryshimeve politike,

ekonomiko dhe sociale, Italia në momente të ndryshme është angazhuar në mënyrë të

drejtëpërdrejtë duke ndërmarrë iniciativa konkrete, pra Kooperacioni italian në vendin

tonë është ndarë në disa faza dhe vazhdon të jetë akoma prezent. Është i pranishëm në

Shqipëri që prej vitit 1991, me një impenjim financiar të përgjithshëm prej më se 700

milionë euro. Janë aktive projekte për zhvillim që arrijnë shumën prej rreth 300 milionë

euro, të cilat e bëjnë Italinë një nga donatorët kryesorë ndërkombëtarë aktiv në vend400.

Qeveria italiane në shumë raste ka shprehur vlerësime përgjithësisht pozitive

për situatën në Shqipëri, si në këndvështrimin ekonomik po ashtu edhe në atë politik, ku

Italia ka marrë përsipër një përgjegjësi speciale prej fillimit të viteve 90’, fakt ky i

njohur edhe nga vendet e tjerë perëndimore. Për këtë është shprehur edhe Lamberto

Dini, gjatë një Komisioni të përbashkët Italo-Shqiptar, të mbajtur në vitin 2002401 ,

“...ekonomia shqiptare është rritur me ritme progresive. Në kuptimin progresiv janë

bërë hapa drejt stabilizimit makroekonomik, me uljen e vlerës së inflacionit dhe

reduktimit të defiçitit të brendshëm”.

Italia vazhdon të kontribuoj me mbështjen e saj në zhvillimin ekonomik dhe

shoqëror të vendit, gjithashtu dhe në proçesin e integrimit evropian. Kjo pjesëmarrje, e

disiplinuar dhe e nxitur nëpërmjet instrumentave të ndryshëm legjislativ italianë dhe

evropian ka ardhur duke u forcuar në mënyre progresive në vitet e fundit, duke

kontribuar në procesin e stabilizimit, rindërtimit dhe zhvillimit të Vendeve të rajonit të

Ballkanit402.

Aktualisht Kooperacioni italian financon 15 projekte të promovuara nga OJF –

të, me një vlerë prej rreth 12,6 milionë Euro. Sektorët kryesorë të projekteve janë

bujqësia dhe zhvillimi rural, shëndetësia, transport dhe infrastrukturë, mbështetja e

shtresave të dobëta e të margjinalizuara dhe promovimi i modelit të ndërmarrjes sociale.

Nismat e financuara kanë si qëllim kryesor përmirësimin e kushteve të jetesës së

400Koperacioni italian në Shqipëri, Cooperazione italiana allo sviluppo, Ministero degli Affari Esteri,

Ambasciata Italiana a Tirana, fq 5. 401 Komisioni i përbashkët është mbajtur më 2-3 Korrik te vitit 2000. 402 Koperacioni Italian në Shqipëri, po aty, fq 21.

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

151

popullsisë me anë të aktiviteteve të vlerësimit të burimeve vendore, mbështetjen e

politikave sociale, fuqizimin e sistemit arsimor, përmirësimin e shërbimeve primare,

mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe promovimin e kulturës dhe të barazisë403.

Italia pas rizbulimit të Adriatikut deri në momentet aktuale ka mbështetur

Shqipërinë drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomiko-social në rrugëtimin e saj në

Bashkimin Evropian përmes prezencës të një numri të madh të programeve

bashkëpunimi.

Sipas të dhënave te Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, për periudhën

2013-2015, Portofoli përfshinte iniciativa në progres ose të planifikuara, për një shumë

prej rreth 307,7 milionë euro, duke përfshirë alokimet e fundit Programma Paese (51

milion Euro), diferenca e konsiderueshme e mbetur është shpenzuar për programe të

mëparshme404. Gjithashtu 15 milion euro të financuara nga Koperacioni italian, janë

vënë në dispozicion për përmirësimin në kompleks dhe zgjerimin e kapacitetit

përpunues të portit të Vlorës. Ky projekt është pjesë e një programi të gjerë në fushën e

transportit dhe infrastrukturës me një vlerë të përgjithshme me më shumë se 100 milion

euro405.

Gjatë këtyre viteve, Italia ka luajtur një rol kyç në integrimin evropian të

Shqipërisë, shumë herë në rolin drejtues, edhe pse shpesh është përballur me sfida të

ndryshme, ndoshta kjo është edhe arsyeja kryesore që justifikon fillimin e një programi

shumëvjeçar të mbështetjes financiare të Italisë për vendin tonë.

Angazhimi për bashkëpunimin e përgjithshëm financiar italian në Shqipëri arrin

në më shumë se 700 milionë Euro, duke nisur prej vitit 1990 për përgjigje ndaj situatës

emergjente, për mbështetjen dhe modernizimin e infrastrukturës publike, promovimin e

demokratizimit, forcimit dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale, promovimin e

rritjes së qëndrueshme ekonomiko-sociale, në vitet e fundit, promovimin e iniciativave

në mbështetje të integrimit në BE406.

Sa u përmend më lart, është parashikuar nga Marrëveshja Kuadër për

Bashkëpunim midis Italisë dhe Shqipërisë, e cila u nënshkrua më 2 dhjetor 2008.

403 Po aty, fq 22 404Scheda Paese “Stream” 2013-2015Albania, Cooperazione Italiana allo Sviluppo, Ministero degli Affari

Esteri, fq. 1 Shiko në ëëë.cooperazioneallosviluppo.esteri.it. 405Harilla Koçi, 5 milionë euro nga Italia, nisin punimet për modernizimin e portit të Vlorës, Agjencia

Telegrafike shqiptare, 3 gusht 2015. 406Scheda Paese “Stream” 2013-2015, po aty.

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

152

Ndërsa Programma Paese është përcaktuar nga Protokolli dypalësh i Bashkëpunimit

për Zhvillim 2010-2012, i nënshkruar më 12 prill 2010.

Gjatë periudhës 2000-2010, Italia ka qenë donatori i dytë më i madh dypalësh

duke siguruar ofrimin e një angazhimi financiar prej rreth 228 milion € (ose 15.5% të

totalit të huave). Huatë italiane janë fokusuar kryesisht në: infrastrukturë, energji dhe

zhvillimin e sektorit privat. Ndërsa Protokolli i Bashkëpunimit për Zhvillim 2010-2012

përfshinte 28 milion € në hua, për të mbështetur projekte në bujqësi dhe sigurinë

ushqimore, zhvillimin e NVM-ve dhe sektorin privat si dhe në transport407.

Ndër donatorët dypalësh, Italia ka dhënë vlerën më të madhe të granteve gjatë

2009-2010 me 44 milion € (ose 12% të vlerës totale të granteve). Nga 56 projekte

aktualisht në zbatim, 45 nisma janë në grante. Protokolli i Bashkëpunimit për Zhvillim

2010-2012 i ka siguruar Shqipërisë 3 milion € grant për asistencë teknike si edhe 20

milion € si marrëveshje borxhi, për të financuar projekte në arsim, shëndetësi dhe

punësim408.

Referuar të dhënave për huatë dypalëshe dhe shumëpalëshe për vitet 2009-

2010, donatori kryesor dypalësh për Shqipërinë ka qenë Gjermania, fill pas saj Italia, e

cila gjatë këtij dyvjeçari ka dhënë 71 milion €, ose 17% të totalit të huave409.

Italia në Shqipëri është e përfshirë shumë dimensionalisht, përpos nismave të

mësipërme është aktive edhe nëpërmjet OJF-ve që punojnë kryesisht në fushat e

shëndetësisë, arsimit, zhvillimit rural, përfshirjes sociale, mundësitë e barabarta,

veçanërisht në mbështetje të grupeve në nevojë. Si pjesë e Instrumentit të Para-

Anëtarësimit (IPA), bashkëpunimi Italian për Zhvillim ka zbatuar, nëpërmjet

menaxhimit të centralizuar indirekt, procedurën e përzgjedhjes për "caktimin e

programit IPA 2013" Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Sipas Institutit Italian të Statistikave, agroturismi është një sektor shumë i

rëndësishëm i ekonomisë shqiptare, i cili luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe

social të vendit. Referuar të dhënave për vitin 2012, nga totali i eksporteve

agroushqimore, 43% shkon në Itali, ndërsa 49% e prodhimeve agroushqimore

importohet nga Italia410. Sipas të dhënave të ISTAT për vitin 2012 importi i produkteve

407 Ndihma e huaj në Shqipëri, Raporti I Progresit 2009-2010Departamenti i Bashkërendimit të

Strategjive dheKoordinimit të Ndihmës së Huaj, Këshilli i Ministrave, shtator 2011, fq 11. 408 Po aty, fq 13. 409 Baza e të dhënave e donatorëve për vitin 2011. 410 Sistema Statistico Nazionale, Istituto nazionale di statistica, Annuario Statistico Italiano, 2013, fq 339-

375.

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

153

ushqimore në vend u rrit me 6.9% në krahasim me vitin 2010 dhe 2.1% në krahasim me

vitin 2011. Italia për këtë periudhë mbante vendin e parë në shkëmbimet tregtare me

Shqipërinë411.

Italia është partneri kryesor tregtar me numrin më të madh të ndërmarrjeve të

përbashkëta dhe kompanive italiane në Shqipëri, të përfaqësuara kryesisht nga

ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Bashkëpunimi Italian, përmes Programit Italo-

shqiptar për Zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla të mesme, lehtëson qasjen në sistemin e

kredive412. Dialogu midis qeverive tëdy vendeve tona ka qenë i qëndrueshëm dhe është

bërë gjithmonë dhe më efikas me anë të marrëdhënieve të thella bilaterale në sektorë

dhe fusha të ndryshme. Në kuadër të këtij bashkëpunimi qeveritë e dy vendeve tona

kanë rënë dakord për një Protokoll të ri Bashkëpunimi për Zhvillim për periudhën 2014-

2016.

Protokolli i ri për Bashkëpunimin për Zhvillim, synonte krijimin e një pasurie

dhe mirqënieje më të madhe për Shqipërinë. Për këtë qëllim, qeveria italiane caktoi një

shumë të përgjithshme prej 81.7 milionë euro për periudhën 2014-2016. Kjo paketë

përfshinte instrumentet e mëposhtme financiare:

a. kredi të buta e të lidhura, të mbetura nga Protokolli i bashkëpunimit për

Zhvillim (PBZH) 2002-2004;

b. kredi të reja të buta e të palidhura, sipas rregullave të OBZHE-së

(Marrëveshja mbi udhëzimet për kreditë e eksportit të mbështetura

zyrtarisht -neni 36-a);

c. një fazë të re të programit të konvertimit të borxhit;

d. një komponent granti413.

Referuar memorandumit ndërhyrjet sektoriale për periudhën 2014-2016 janë si më

poshtë:

a. Zhvillimi ekonomik me fokus të veçantë në nxitjen e IHD/IND të reja.

Shpërndarja e fondeve: 20 milionë euro (kredi e butë);

411Po aty. 412 Scheda Paese “Stream” 2013-2015Albania, po aty, fq. 2. 413 Vendim Nr. 65, datë 28.1.2015Për Miratimin e Protokollitpër Bashkëpunimin për Zhvillim,2014 2016,

Ndërmjet Këshillit TëMinistrave Të Republikës SëShqipërisë dhe Qeverisë sëRepublikës së Italisë,

botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, nr. 14, 10 shkurt, viti 2015, fq. 529-530.

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

154

b. bujqësia dhe zhvillimi rural me fokus të veçantë në mbështetjen e

iniciativave që synonin rritjen ekonomike/punësimin dhe të sistemeve

produktive në sektor414.

Referuar protokollit për bashkëpunimin për zhvillim, prioritetet strategjike të

bashkëpunimit bilateral janë përqëndruar në disa fusha kryësore:

a. zhvillim i qëndrueshëm nëpërmjet përmirësimit të konkurrueshmërisë dhe

përdorimit efikas të burimeve, duke pasur parasysh veçanërisht forcimin e

konkurrueshmërisë dhe inovacionit për rritjen në sektorët kryesorë

ekonomikë, duke përfshirë bujqësinë dhe zhvillimin rural;

b. Investimi në njerëz dhe kohezionin social fokusohej kryesisht në zhvillimin

e burimeve njerëzore;

c. Qeverisja e mirë, demokracia dhe shteti ligjor415.

Bashkëpunimi Italian për Zhvillim ka investuar më shumë se dy milionë euro për

realizimin e studimeve të realizueshmërisë, ndikimit në mjedis dhe planifikim në

Shqipëri. Marrëveshja ndërqeveritare "Facility Project” për studimet e fizibilitetit dhe

projektimin e nivelit të fundit në sektorin e infrastrukturës", është nënshkruar në

periudhën e fundit (2016) midis Ministrit së Transportit dhe Infrastrukturës Edmond

Haxhinasto dhe ambasadorit italian në Tiranë, Alberto Cutillo416.

Në mënyrë të veçantë, marrëveshja përfshin disa projekte të cilat janë segmente

të rëndësishme të korridorit Adriatiko-Jonian dhe të Korridorit të 8. Specifikisht shuma

e vënë në dispozicion nga qeveria italiane do të përdoret për dyfishimin e rrugës

Shkodër-Milot, në forcimin e aksit veri-jug, kjo e fundit e rëndësishme për Malin e Zi,

pjesa e rrugës Vaqarr - Kavaje (Bashkia e Tiranës) dhe "by-pass "Elbasan, e cila ndikon

drejtpërdrejtë në linjën lindje-perëndim, duke qenë ky qytet ndodhet përgjatë rrugës nga

Durrësi në Qafë Thanë417.

Gjithashtu një fushë tjetër ku është përfshirë Italia, është lufta kundër

diskriminimit gjinor e bashkë-financuar nga “Cooperazzione Italiana allo Sviluppo” me

një kontribut prej rreth 800,000 €, akord i nënshkruar në praninë e Ministrit të

414 Vendim Nr. 65, datë 28.1.2015Për Miratimin e Protokollitpër Bashkëpunimin për Zhvillim,2014 2016,

po aty. 415 Po aty, fq 532. 416Gazeta Shqiptare, Haxhinasto dhe Cutillo firmosin marrëveshjen për studimin e fizibilitetit, 12 Prill

2016. 417 Po aty.

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

155

Mirëqënies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, Blendi Klosi dhe ambasadori italian në

Tiranë, Alberto Cutillo418.

Përfituesit e drejtpërdrejtë të iniciativës janë 1,648 njerëz (duke përfshirë 1,490

gra) të identifikuara përmes shërbimeve sociale, personeli i shërbimeve komunale

sociale, zyrat e punës, anti-dhunës dhe njësi anti-trafikim i Policisë së Shtetit dhe

gjykatat419. Qëllimi i kësaj iniciative është përmirësimi i shërbimeve për parandalimin

dhe mbrojtjen e grave, viktima të diskriminimit dhe abuzimit në tre qytete të Shqipërisë,

në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë me mbështetjen e institucioneve vendore për zhvillimin

e politikave gjinore dhe mbështetjen e shoqatave lokale në veprimet e fuqizimit të

grave420.

Një tjetër marrëveshje e rëndësishme është nënshkruar, më 22 dhjetor 2015, nga

ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe nga ambasadori i Italisë në

Shqipëri Alberto Cutillo, Memorandumi i Mirëkuptimit midis Shqipërisë dhe Italisë.

Memorandumi bazohet mbi protokollin dypalësh italo-shqiptar 2014-2016. Ky protokoll

parashikon në mënyrë të detajuar “kontributin italian në arsim dhe formim

professional”. Referuar këtij memorandumi, Italia gjatë vitit 2016 i jep Shqipërisë një

shumë prej 5 milion eurosh për arsimin professional.

Gjatë deklaratës për shtyp, Ministri Klosi nënvizoi se… “memorandumi merr një

rëndësi të veçantë, pasi kërkon të mbështesë ata sektorë të arsimit profesional, ku vendi

ynë ka një potencial të madh për zhvillim, siç është bujqësia dhe agrobiznesi421”.

Referuar deklartës së tij për shtyp, bujqësia dhe arsimi profesional janë për qeverinë

shqiptare prioritete që tashmë janë afirmuar edhe nëpërmjet një sërë projektesh të

suksesshme.“Orientimi i arsimit profesional në zonat e ndryshme të vendit do jetë i

studiuar, për të ofruar ato degë dhe zanate që u përshtaten më mirë nevojave të zonës”.

Ndërsa ambasadori italian, Alberto Cutillo deklaroi se zhvillimi i sistemeve

efikase i kualifikimit profesional është me një interes të madh dhe një angazhim i

vazhduar i Italisë në Shqipëri. Ndër të tjera ai tha… “Jam i bindur që sistemi Italian i

arsimit dhe formimit profesional mund të jetë një pikë referimi efikase, sepse sistemi ynë

418Albania: Italia a sostegno di progetti economici e contro discriminazioni di genere, in OnuItalia.com Il

giornale italiano delle Nazioni Unite, 15 Aprile 2016. 419Po aty 420.Albania: al via progetto contro la violenza di genere finanziato dall'italia in agenzia internazionale

stampa estero, 11/04/2016 (http://ëëë.aise.it/cooperazione-allo-sviluppo/albania-al-via-progetto-contro-la-

violenza-di-genere-finanziato-dallitalia/60299/160) 421 Nënshkruhet Memorandumi I Mirëkuptimit. Italia 5 milion euro për arsimin professional, 22 dhjetor

2015. Shiko në http://ëëë.abcneës.al/lajme/aktualitet/2/65075

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

156

i arsimit dhe formimit profesional është shumë i përgatitur, shumë i kualifikuar,

sidomos në disa sektorë dhe bëhet fjalë pikërisht në sektorin bujqësor dhe të ushqimit.

Është një sistem që ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe të drejtat për punësim dhe

forcimin e aftësive të nxënësve”422.

Memorandumi bazohet në Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-

2020, memorandumi përmban një panoramë të detajuar të nevojave për arsim dhe

formim profesional në përgjithësi, dhe në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit në

veçanti; objektivi i përgjithshëm është totalisht i harmonizuar me strategjitë kombëtare

dhe me qasjen sektoriale të procesit të integrimit evropian; objektivat specifikë që

përcaktojnë dy shkollat profesionale bujqësore të Qarkut të Fierit, si objekt i ndërhyrjes,

për shkak të potencialit të madh prodhues dhe pranisë së dendur të sipërmarrjeve

bujqësore dhe agropërpunuese në këtë Qark423.

Referuar intervistës së ambasadorit të Italisë në Tiranë, në kuadër të festës së

Republikës së Italisë (Qershor 2016); për Italinë edhe në këndvështrimin ekonomik,

Shqipëria vazhdon të mbetet një vend strategjik për invesititorët italiane, të cilët janë të

prirur të investojnë në Shqipëri. Dy vendet tona, që për gati pesë dekada ishin pothuajse

injoruar me njëra tjetrën për arsye politike, kanë njohur një lidhje të jashtëzakonshme

marrëdhëniesh ekonomike, pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri. Ja si shprehet

ambasadori Gaiani... përsa i përket fushës së ekonomisë, do të doja të thoja që ka një

marrëdhënie të veçantë dhe është në rritje interesi i sipërmarrjes dhe sipërmarrësve

italianë ndaj Shqipërisë, sepse tregu shqiptar dhe Shqipëria konsiderohen si një treg

dinamik me një popullsi relativisht të re në moshë424.

Mund të themi se, investitorët Italian janë të prirur drejt tregur shqiptar dhe

vendeve të tjera të rajonit si shkak edhe e krizës financiare që preku gjithë Europën.

Tregu ynë, është një treg favorizues për shkak edhe të taksave të ulta krahasuar me

vendet e Europës Perëndimore, gjithashtu edhe për efekt të kostos së ulët të krahut të

punës.

Përveç bashkëpunimit politik, bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve tona

ka një prirje në rritje, ka prezencë të madhe të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të

cilat janë të pranishme dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri, Italia gjithashtu

422 Po aty. 423 Italia, 5 milionë euro për arsimin profesional në Shqipëri, gazeta Shekulli, datë 22 dhjetor 2015. Për

më shumë shiko në ëëë.shekulli.com.al 424 Gazeta Shqiptarja.com, Gaiani: Ja misioni im në Shqipëri, 01 qershor 2016, fq 7.

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

157

mbështet Shqipërinë me me anë të projekteve të ndryshme, por ky bashkëpunim duhet

zgjeruar më së tepërmi, si investimi në biznese të mëdha të cilat do të ndikonin në

ekonominë shqiptare.

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Shqipëri, përbëjnë një forcë tërheqëse të

zhvilimit ekonomik vendor. Sipas të dhënave të Cooperazzione Italiana allo Sviluppo,

janë rreth 105 mijë dhe kontribuojnë në krijimin e katër të pestave të PBB si dhe thithin

më se 80% të krahut të përgjithshëm të punës425. Për këtë qëllim, Italia ka vënë në

dispozicion të sektorit bankar 40 milion euro për të mbështetur zhvillimin e

qëndrueshëm dhe të përhapur të tyre, të cilat do të mund të përdoren nga ky projekt në

formën e kredive me kushte lehtësuese. Ky projekt është aktiv prej vitit 2009.

Sipas ambasadorit bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve duhet shtrirë edhe

në fusha të tjera…. Sigurisht këtu vihet re një mungesë apo një numër më i vogël pranie

e sipërmarrjeve të mëdha, besoj se ky është dhe sektori që duhet nxitur më tej, krahas

sipërmarrjve të vogla dhe të mesme, pasi është e rëndësishme që në disa sektorë të

caktuar strategjik të ekonomisë të kemi praninë e shoqërive të mëdha, të cilat të japin

ndihmesën e tyre në zhvillimin e vendit426.

Sipas fjalës së ambasadorit, pavarësisht prezencës në sektorë të ndryshëm të

sipërmarrjeve italiane ekziston mundësia për të rritur më tej këto marrëdhënie dhe këto

marrëveshje. Ja si shprehet ai…”prania e sipërmarrjeve të mëdha, është disi e vogël,

megjithatë ekziston mundësia dhe gjithashtu ekziston interesi i lartë për të investuar në

Shqipëri dhe për të qenë të pranishëm në Shqipëri427”.

Për Shqipërinë, Italia përbën një prej partnerëve më të rëndësishëm në

shkëmbimet tregtare, për këtë motiv marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të prirura

të përmirësohen dhe zgjerohen, gjithsesi mbetet akoma për të bërë në disa sektorë të

veçantë. Nëse do të përpiqemi të evidentojmë sektorët ku duhet ndërhyrë, do të shohim

që turizmi dhe bujqësia përbëjnë dy fusha të rëndësishme, sepse vendi ynë ka potenciale

natyrore të cilat mund të ndikojnë ndjeshmën në progresin e ekonomisë shqiptare. Këtë

e vërejmë edhe në intervistën e ambasadorit italin, i cili thekson se prania e Italisë është

e rëndësishme në këto dy sektorë ...“Mendoj se në këto dy sektorë të rëndësishëm

Shqipëria mund dhe ka të gjitha potencialet për të dhënë më shumë, për t’u pasuruar

425Coperacioni Italian në Shqipëri, e cituar, fq 8. 426 Gazeta Shqiptarja.com, Gaiani: Ja misioni im në Shqipëri, 01 qershor 2016, fq7. 427 Po aty

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

158

dhe sigurisht për të njohur një zhvillim të duhur ekonomik dhe sigurisht prania dhe

ndihma e Italisë mund të jetë mjaft domethënëse në këto dy sektorë”428.

Sektorët ku duhet punuar akoma janë të shumtë, por ndërveprimi i shtetit fqinj

me veprime konkrete në vendin tonë do të ndikohet jo vetëm nga poltika e jashtme dhe

interesi i Italisë, por edhe nga zhvillimet në vendin tonë.

Sipas të dhënave të Institutit Italian të Statistikave për vitin 2013, vëllimi i

shkëmbimit total të Shqipërisë arriti në 5.4 miliardë euro, + 2.7% në krahasim me vitin

2012. Vendi që kryeson eksportet për këtë periudhë është Italia me (33.2%), gjithashtu

klienti kryesor për produktet e importuara jashtë vendit me (46.3%) të vlerës së stokut

total429.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2015, stoku i

investimeve të huaja direkte në vendin tonë arriti në vlerën 505 milionë euro, prej të

cilave 11% e stokut të përgjithshëm e kishin origjinën nga investitorë Italian430. Sektor

me interes të vecantë është ai i energjisë, duke patur parasysh potencialin e Shqipërisë, e

cila është e pasur me burime hidrike. Gjithashtu mund të ndërhyet edhe në sektorin e

shërbimeve (call-center), edhe pse është prezent dhe i përhapur pothuajse në të gjithë

vendin, mund të zgjerohet dhë të marrë forma të tjera bashkëpunimi.

428 Po aty. 429 Sistema Statistico Nazionale, Istituto Nazionale di Statistica, Annuario Statistico Italiano 2014, 499-

519. 430 Banka e Shqipërisë, Investimet e huaja direkte, Përshkrim me metodologjik dhe informacion

Statistikor për vitin 2015, Instituti I Statistikave Financiare, Shtator 2016, fq 8.

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

159

Kapitulli IV

Roli i Italisë në integrimin evropian të Shqipërisë

4.1 Qasja e Italisë në Paktin e Stabilitetit për Europën Juglindore

Aspirata e popujve të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar Evropës, mori jetë

në fillim të viteve 90’, pas shembjes së regjimeve komuniste. Për të gjithë banorët e

këtij rajoni, ideja e ndryshimit u njëhsua me bashkimin në familjen e madhe

evropiane431. Përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e regjimeve komuniste ngjallën

dëshirën për të bashkuar Kontinentin Evropian, duke krijuar premisat që popujt e këtyre

vendeve të realizonin ëndrrën e tyre për t’u bashkuar me familjen e madhe Evropiane.

Gadishulli Ballkanik ka përfaqësuar tradicionalisht një rëndësi të madhe politike,

dhe strategjike për shtetet më të fuqishme të sistemit ndërkombëtar, mungesa e

stabilitetit në rajon ka ndikuar drejt lindjes së problematikave serioze për paqen dhe

sigurinë e Ballkanit, si dhe të mbarë kontinentit evropian. Shqipëria, në këtë kontekst,

karakterizohet si një vend takimi i rëndësishëm mes Lindjes dhe Perëndimit432.

Për një sërë arsyesh, Brukseli në fillim të viteve 90’ nuk kishte një strategji të

mirëpërcaktuar për Ballkanin Perëndimor, rajon i cili historikisht ka qenë prodhues

krizash dhe tensionesh të vazhdueshme. Në këtë kuadër, e ardhmja e Evropës nuk mund

të ishte e sigurt, ku një pjesë e rëndësishme gjeografike e Evropës, prodhonte pasiguri.

Pas negocimit të marrëveshjeve të paqes së Dejtonit433, ndërmjet shkurtit 1996

dhe prill 1997, BE-ja nisi të hartojë një strategji zgjerimi duke hapur në këtë mënyrë

"perspektivën evropiane" për të gjitha vendet e rajonit434. Zgjerimi i Bashkimit Evropian

nga pikëpamja gjeografike, aktualisht është i mundur drejt vendeve Ballkanike, sepse sa

më shume largohet nga ajo që mund të quajmë "zemra e Evropës së vjetër”, rriten

dallimet kulturore dhe mbi të gjitha ato me karakter fetar.

431 Marko Bello, E Drejta Institucionale e Komunitare Evropiane, (Shtëpia Botuese Morava, Tiranë

2010), 352. 432 Ermal Xhelilaj, Roli i të drejtës së detit në marrëdhëniet ndërkombëtare, Teme Doktorature, Tiranë

2014, fq 217. 433 Marrëveshja që u arrit me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, në qytetin e Dejtonit të Shtetit të

Ohajos, në 21 nëntor 1995, e cila u firmos zyrtarisht në 14 Dhjetor të të njëjtit vit, i dha fund konfliktit më

të ashpër në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore dhe rivendosi paqen ne Bosnjë-Hercegovinë. 434 Luca Gori, The Balkans and the European Union in Federica Bindi. The Foreign Policy of the

European Union: Assessin Urope’s role in the Ëorld.( Brookings institution press, Ëashington, D.C), 148

.

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

160

Ballkani Perëndimor paraqet një realitet kompleks. Në terma strategjike, rajoni

është i rëndësishëm për Evropën, sepse shërben si urë kalimi drejt Evropës Qëndrore.

Në aspektin e shtet-ndërtimit, Ballkani Perëndimor kërkon qasje dhe instrumente të

veçanta për të trajtuar problemet dhe dilemat e mëdha, me të cilat përballet çdo shoqëri

në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit me të drejta të plota në BE435.

Shpërthimi i luftrave ndëretnike në Jugosllavi, të cilat shërbyen si nxitës për

shpërbërjen e Federatës, konflikti në Kosovë, dhe kriza politike në Shqipëri, ishin ndër

shkaqet kryesore që vonuan avancimin e disa prej këtyre shteteve drejt integrimit në

familjen e madhe evropiane436.

Pas përfundimit të luftës në Jugoslllavi, bashkësia ndërkombëtare u përpoq të

gjente një instrument përmes të cilit do të forconte zhvillimin ekonomik dhe demokratik

në rajonin e Europës Juglindore. Ballkani ishte një sfidë që duhej përballur me urgjencë

dhe me një strategji afatgjate e të përpunuar mirë. Në pranverën e vitit 1999, u duk se

BE përfundimisht e kuptoi ketë domosdoshmëri dhe duhet të vepronte pa humbur

kohë437.

Pakti i Stabilitetit u miratua në një moment të rëndësishëm, sepse përkoi me

përfundimin e konfliktit të Kosovës. Pakti synonte stabilizimin e një prej zonave më të

trazuara të Europës. Referuar kujtimeve të Ministrit të Jashtëm të kohës Paskal Milo, rol

të rëndësishëm për miratimin e kësaj nisme patën SHBA dhe Gjermania. Gjermania

ishte nismëtare e këtij projekti, gjithashtu drejtuese e semestrit të parë (janar-qershor

1999) të presidencës evropiane438.

Në nënshkrimin e këtij pakti ishin prezentë ministrat e jashtëm të vendeve

anëtare, SHBA, Rusisë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ministrat e jashtëm

të vendeve të Europës Juglindore. Gjatë konferencës së mbajtur në Këln, Ministri i

Jashtëm i Shqipërisë në parashtrimet e bëra kërkoi një trajtim të veçantë për Shqipërinë

pasi ishin përballur me krizën kosovare. Shqipëria nuk ishte përballur ndonjëherë me

një emergjencë të tillë, pavrësisht se kriza të tjera kishin qenë prezente. Ja si shprehet ai

435 Institute for regional and International studies, The Ëestern Balkans: Betëeen the Economics crisis and

the European Perspective ( Sofia, Setembre 2010), 3. 436 Marko Bello, E Drejta Institucionale Komunitare Evropiane, (Shtëpia Botuese Morava, Tiranë 2010)

345-346. 437 Paskal Milo, Bashkimi Evropian: Ideja, Integrimi, Identiteti, E Ardhmja, (Shtëpia Botuese “Albpaper”,

Tirane 2002) 276. 438 Paskal Milo, Ditari I një ministri të jashtëm, Konflikti I Kosovës 1997-2001, Botimet Toena, Tiranë

2009, fq 235-237.

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

161

në kujtimet e tij…”Kosovarët paguan jo vetëm për lirinë dhe të drejtat e tyre, por edhe

për prosperitetin e popujve të tjerë të rajonit”439.

Pakti i Stabilitetit ishte në thelb një mbështetje politike për të forcuar vendet e

Evropës Juglindore në përpjekjet e tyre për zhvillimin e paqes, demokracisë, respektimit

të të drejtave të njeriut dhe mirëqenien ekonomike, por njëkohësisht arritjes së

stabilitetit në të gjithë rajonin. Kjo nismë në një fare mënyre nënkuptonte mundësisë e

perspektivës evropiane për këto vende, gjithashtu do të mund të shërbente si katalizator

për ndërtimin e një Evrope më të sigurt dhe shumë më të mëdhe se sa mund ta kishin

imagjinuar themeluesit e projektit Evropian. Fill pas miratimit të Paktit, Italia merr një

dimension të vërtetë rajonal në një kontekst më të gjerë në bashkëpunimin

ndërkufitar440.

Ky reagim bazohej në dy koncepte baze: bashkëpunimi dhe mbështetja kundrejt

vendeve të rajonit. Kjo nismë ishte një hap cilësor, sepse deri në kohën e themelimit të

Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, nuk ekzistonte ndonjë bashkëpunim kaq

gjithë përfshirës midis vendeve të rajonit, gjithashu midis tyre dhe BE-së. Pra, kjo ishte

përpjekja e parë e rëndësishme e aktorëve ndërkombëtar për të zvendësuar politikën e

mëparshme të ndërhyrjes të krizave që ndodhën në këtë rajon, në një strument të

parandalimit të konflikteve të reja.

Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm në përcaktimin e strategjisë së përbashkët

të Bashkimit Evropian për stabilizimin e Ballkanit dhe ka mbështetur Paktin e

Stabilitetit për Europën Juglindore të nënshkruar më 10 qershor 1999. Qasja e Italisë

ndaj zonës së Ballkanit e bënë më të qenësishme fjala e nënsekretarit për punët e

jashtme Umberto Ranieri, i cili theksoi se “objektivat e paktit përputhen me strategjinë

globale të integruar me atë italiane për të përballuar problemet e rajonit Ballkanik:

favorizimin në perspektivën për të integruar, ankorimin e vendeve të rajonit në

Bashkimin Evropian dhe promovimin e marrëdhënieve konstruktive441”.

Viti 2000 ishte për Europën Juglindore vit i rëndësishëm, i cili u shoqërua me

ndryshime politike, të cilat të marra të gjitha së bashku shënuan ndryshime në një nivel

439 Po aty. 440 Interesi I Italisë për Ballkanin Perëndimor, është formalizuar me anë të një instrumentui legjislativ

ligjit 84/2001 I tiutlluar "Dispozitat për pjesëmarrjen e Italisë në stabilizimin, rindërtimin dhe zhvillimin e

vendeve të Ballkanit ". 441 Comunicato stampa del Minsitero degli Affari Esteri, 17 dicembre 1999 (Deklarata për shtyp e

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë e datës 17 dhjetor 1999). Shiko në ww.esteri.it/archivi/arch-

_stampa/comunicato

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

162

të konsiderueshëm për të ardhmen e rajonit. Në Kroaci, humbja e Partisë Nacionaliste

gjatë zgjedhjeve elektorale të 4 Janarit 2000 dhe fitimi i zgjedhjeve Presidenciale442

hapën një cikël të ri në historinë e këtij vendi, duke mundësuar rimëkëmbjen e proçesit

të demokratizimit të brendshëm dhe kooperimit me vendet euroatlanike. Zhvillime edhe

më të rëndësishme u verifikuan në Jugosllavi, fakti që i dha atributet kryesore këtyre

ndryshimeve, ishte përmbysja e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, në fillim të

tetorit 443 . Në këtë mënyrë u arkivua periudha e gjatë e izolimit ndërkombëtar të

Jugosllavisë, e cila u theksua për shkak të luftës së Kosovës, duke i lënë kushtet

ekonomike dhe sociale të vendit në nivele pasigurie ekstreme.

Përballë ndryshimeve të rëndësishme në këtë zone, qeveria italiane vazhdonte

t’i shihte problemet e të gjithë rajonit tepër të nderlikuara. Në një takim të ministrave të

jashtëm të NATO-s, ministri i jashtëm italian i asaj kohe Lamberto Dini theksoi se

“siguria dhe stabiliteti i tërë Europës Juglindore duhet të vazhdojë mbi bazat rajonale

dhe integruese 444 . Një zhvillim inkurajues për mbështetësit e paqes në rajonin e

Ballkanit ishte fitorja e zgjedhjeve bashkiake në Kosovë, nga partia e udhëhequr nga

lideri historik Ibrahim Rugova, mbështetës i përhershëm i perëndimit.

Në vitin 2000 Europa Jug Perëndimore u konfirmua si zona me angazhimin më

të madh italian, si në këndvështrimin politiko-diplomatik, po ashtu edhe në atë ushtarak.

Pushteti ekzekutiv ju përmbajt linjave kryesore të cilat kishin karakterizuar politikën

ballkanike në vitin 1999, me përfundimin e luftës në Kosovë. Si gjatë qeverisjes së

D’Alemës po ashtu edhe qeverisjes së Amato, Italia vazhdoi të veçohej kundrejt

vendeve të tjera perëndimore, për theksin që i dha nevojës për frenim të shkëputjes së

Malit të Zi dhe Kosovës, për t’u dhënë zgjidhje politike. Për këtë arsye Italia shprehu

qartë rezervat e saj kundrejt thirrjeve dhe nxitjeve për pavarësi të Kosovës dhe Malit të

Zi, nga ana e Shteteve të Bashkuara445.

Në të njëjtën kohë, qeveria italiane u përpoq të krijonte marrëdhënie mbi baza të

reja me Shqipërinë dhe Malin e Zi, me objektivin për të arritur në një angazhim më të

442 Zgjedhjet u humbën nga ish Presidenti Franjo Tudjman, ndërsa fiuesi ishte Stipe Mesic, ky i fundit

ishte pro integrimit dhe me ide perëndimore, për reforma, ky ishte dhe motivi kryesor pse i fitoi zgjedhjet.

Kroatët dëshironin t’i bashkoheshin strukturave evropiane. Tashmë historia e ka dhënë kontributin e saj,

Kroacia është anëtare e BE-së prej 1 Korrikut të vitit 2013. 443 Vojisav Kostunica fitoi zgjedhjet Presidenciale më 24 Shtator të vitit 2000. Gjithashtu me zgjedhjet

parlamentare të 23 dhjetorit, të po të njëjtit vit opozita demokratika fitoi në mënyrë derrmuese. Në këtë

mënyrë, iu dha përfundimisht fund siparit Milloshevician. 444 Miranda Vickers, James Pettifer, Cështja shqiptare, Vepër e Përmendur, fq 109-111. 445 Ettore Greco, Italia e i Balcani, in L’Italia nella Politica Internazionale, Edizione 2001, a cura di

Franco Bruni e Natalino Ronzitti. Societa’ Editrice Il Mulino, fq. 279-280.

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

163

madh nga ana e këtyre dy vendeve në luftën kundër trafikut të jashtëligjshëm në detin

Adriatik.

Qëndrimi i Italisë ndaj rindërtimit dhe stabilizimit të Ballkanit nuk ndalet vetëm

në bashkëveprimin e ndërmmarrë nga BE-ja, por bën hapa konrete për rindërtimin e

këtij rajoni. Më 9 korrik 1999 Kryeministri D’Alema firmosi një dekret, i cili

parashikonte krijimin e një komiteti ministrash për koordinimin e aksionit për

rindërtimin e Ballkanit. Me anë të këtij dekreti, të nënshkruar nga kryeministri D’Alema

u emërua një përfaqësues special për nismat e ndërmarra nga qeveria italiane në kuadër

të rindërtimit të Ballkanit, këtë funksion e mori Franco Bernabè446.

Për të përballuar të gjitha iniciativat e ndërmarra për rajonin e Ballkanit ishte e

nevojshme vënia e fondeve në dispozicion, për këtë motiv Këshilli i Ministrave aprovoi

një projektligj i cili parashikonte vënien në disipozicion të një shumë prej 400 miliard

liretash447.

Gjatë një interviste të ministit italian të Tregtisë Piero Fassio për gazetën “Il Sole

24 ore” është shprehur “Italia dëshiron të jetë protagonist kryesor i paqes me të njëjtën

vendosmëri siç ka qenë viteve të krizës”, pra këto nisma mund të themi se nuk kanë qenë

thjeshtë ekonomike, por objektiv kryesor kanë pasur atë politik...qëllimi strategjik që

bashkësia ndërkombëtare, dhe veçanërisht Bashkimi Evropian ka, është jo vetëm

rindërtimi i asaj që lufta ka shkatërruar, po është një plan i vërtetë stabilizimi politik,

rindërtimi, zhvillimi ekonomik dhe social i Ballkanit”448.

Alokimi financiar u nda në dy pjesë: një fond prej 280 miliardë liretash të shtuar

në ligjin për financat për një periudhë prej tre vitesh dhe një fond shtesë prej 120

miliardësh të parashikuar për kooperim dhe zhvillim të menaxhuar nga Ministria e

Tregtisë. Sipas Ministrit të Jashtëm, Lamberto Dini, gjithë këto fonde të vëna në

dispozicion nga Qeveria italiane, pra gadishmëria për të ndërhyrë me ndihma në një

zonë që është shkatërruar nga konfliktet “i jep mundësi Italisë të jetë në pararojë në

krahasim me vendet e tjera, për sa kohë ka resurse për zhvillimin dhe rindërimin e

zonës Ballkanike”449.

446 Radoslava Stefanova, Il contributo dell’Italia ai programmi di ricostruzione e sviluppo dopo il

conflitto, in L’Italia nella politica internazionale, Edizione 2001, a cura di Franco Bruni e Natalino

Ronzitti, Società editrice il Mulino, fq 177-179. 447 Camera Dei Deputati N. 6466, Disegno Di LeggePresentato Dal Presidente Del Consiglio Dei Ministri

(D’alema), XIII Legislatura — Disegni Di Legge E Relazioni — Documenti. 448 Intervista e Ministrit të Tregëtisë, Piero Fassino, Shiko në gazeta L’unita i datës 10 gusht 1999. 449Per i Balcani L’Italia stanzia 400 miliardi, shiko ne “ Il Sole 24 Ore”, 09 ottobre 1999, fq 7.

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

164

Italia mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Be, kjo qasje është vërejtur

edhe me fjalimin e mbajtur nga Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Frano Frattini,

gjatë takimit të datës 13 nëntor 2009 në Bukuresht për nismën e Europës Qëndrore. Ai

theksoi nevojën për përmbushjen e një përpjekje të përbashkët për rrugëtimin e këtyre

vendeve drejt integrimit evropian450.

Nga sa u tha më sipër më shumë se “nje kalkulim” proçesi i nje anëtarësimi të

ardhshëm kundrejt rajonit, siç kishte ndodhur drejt Europës Qëndore dhe Lindore u

përshpejtua edhe për shkak të situatës në këtë rajon, si kriza e Kosovës451.

Pakti i Stabilitetit do të shërbente si një promotor për nënshkrimin e

Marrëveshjes të Stabilizim-Asociimit. Edhe pse të dyja ishin përgatitur në të njëjtën

periudhë kohore, Pakti i Stabilitetit, i ngjizur nën drejtimin e Presidencës Gjermane të

Bashkimit Evropian, kishte si objektiv kryesor të përfshinte në mënyrë direkte në

Bashkimin Evropian, të gjitha vendet e Europës Juglindore dhe aktorë të tjerë

ndërkombëtarë për stabilizimin e Ballkanit, duke marrë në konsideratë momentin post-

konfliktual që po kapërcente ky rajon.

Sa u përmend më sipër, të bashkuara përmbajnë referenca të qarta mbi

"perspektivën evropiane" të Ballkanit Perëndimor. Origjina e kësaj referencë shërben si

pikënisje për rishqyrtim e politikave evropiane kundrejt rajonit. Në vetvete MSA,

përbën një lloj marrëveshje speciale, sepse nxit përqafimin e vlerave themelore prej

vendeve të Ballkanit Perëndimor, si mbrojta e të drejtave të njeriut, demokracia, shteti i

së drejtës dhe respektim i të drejtave të minoriteteve452.

Pakti i Stabilitetit përkon me një moment të rëndësihëm tërheqjen përfundimtare

të forcave të sigurisë nga Kosova dhe operacioneve ajrore të NATO453, vendim ky që u

përshëndet edhe nga ministrat e jashtëm të BE-së, të cilët po ndërmerrnin një qasje

rajonale shumë të rëndësishme. Mund të themi se politikat evropiane drejt Ballkanit

kanë përjetuar një rritje të ndjeshme pas përfundimit të luftës së Kosovës dhe në veçanti

me Procesin e Stabilizimi-Asocimit (MSA).

Proçesi i Stabilizim-Asocimit është i përbërë prej dy fazash:

450 L’Italia dai Balcani alla Russia fino alle repubbliche del Caucaso meridionale, in La Politica estera

dell’Italia, a cura di Gianni Bonvicini e Alessandro Colombo, Istituto Affari Internaziona-IAI, Istituto per

gli Studi di Politica Internazionale-ISPI; Edizione 2010, Società editrice Il Mulino, fq 121-123. 451 Luca Gori, The Balkans and the European Union, Vepr e përmendur, fq 44-45 452 Marko Bello, E Drejta Institucionale, Vepër e Përmendur, fq. 350. 453 Me 21 qershor u miratua rezoluta Nr. 1244 e Këshillit të Sigurimit.

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

165

Faza e parë ka të bëjë me momentin kur BE-ja merr vendimin pozitiv

mbi përshtatshmërinë e vendit të interesuar dhe aftësinë e këtij të fundit

për të përmbushur detyrimet e Marrëveshjes.

Ndërsa faza e dytë përfshin proçesin e negociatave, përfundimin dhe

zbatimin efikas të marrëveshjes. Dhënia e një mundësie të qartë

anëtarësimi vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishte një hap i parë shumë i

rëndësishëm në kontekstin e marrëdhënieve të ndërsjella midis

institucioneve të Be-së dhe vendeve të rajonit.

Marrëveshje e Stabilizim Asocimit nuk është vetëm një marrëveshje

bashkëpunimi, por ka një dimension të rëndësishëm për rajonin. Ndryshe, nga ç’ndodhi

në rastin e zgjerimit të Evropës Qendrore dhe Lindore, BE i ka kushtuar më tepër

rëndësi bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, duke e konsideruar angazhimin e secilit

prej këtyre vendeve, si një element kyç për të vlerësuar progresin drejt qasjes në

Bashkimin Evropian.

Në përfundim të samitit të Këshillit Evropian të Santa Maria del Fiera, të datës

19-20 qershor 2000 u mor një vendim shumë i rëndësishëm, të gjitha vendet e përfshira

në këtë proçes ishin potenciale kandidate për anëtarësim në BE. Më konkretisht shohim

konkluzionet e këtij samiti. Në Kapitullin e V-të, Seksioni D, pika 67-68 ku trajtohen në

specifike edhe vendet e Ballkanit Perëndimor...Këshilli Evropian konfirmon se objektivi

i tij mbetet integrimi sa më i plotë i vendeve të rajonit në rrjedhat politike dhe

ekonomike të Evropës përmes proçesit të Stabilizim-Asociimit, dialogut politik,

liberalizimit të tregtisë dhe bashkëpunimit në fushën e Drejtësise dhe çështjeve të

brendshme. Të gjitha vendet në fjalë janë kandidate potenciale për anëtarësim në BE.

BE do të mbështesë proçesin e Stabilizim-Asociimit përmes asistencës teknike dhe

ekonomike. Komisioni ka paraqitur tashmë propozime të Këshillit për të kanalizuar dhe

për të përshpejtuar procedurat për dhënien e ndihmës për zgjerim dhe benefitet për

liberalizim asimetrike të tregtisë në fushën e industrisë dhe bujqësisë në Shtetet e

Ballkanit454.

Një faqe e re dhe e rëndësishme në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian dhe

vendeve të Ballkanit Perëndimor, midis tyre edhe vendi ynë, u nënshkrua më 24 nentor

të vitit 2000 gjatë Samitit të Zagrebit. Gjatë këtij samiti, Be i ofroi vendeve të Ballkanit

454Consiglio Europeo Di Santa Maria Da Feira 19 E 20 Giugno 2000 Conclusioni Della Presidenza. Shiko

ne http://ëëë.europarl.europa.eu/summits/fei1_it.htm

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

166

perspektivën për një anëtarësim të ardhshëm në gjirin e familjes evropiane vetëm me

përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit dhe dakordësimin për një program ndihme për

të arritur këto objektiva. Ndërkohë këto vende u zotuan të respektonin kushtet e

vendosura nga Bashkimi Evropian dhe të përdornin marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit

për të përgatitur rrugëtimin e tyre për në BE. Gjatë këtij takimi BE vendosi të rrisë

bashkëpunimin me Shqipërinë, nëpërmjet krijimit të grupit të lartë drejtues Be-Shqipëri.

Grupi zhvilloi tre takime në Tiranë në përfundim të të cilave Komisioni Evropian hartoi

një raport vlerësimi duke shtuar rëndësinë e përmirësimeve.

Viti 2000 nisi me ndryshime demokratike në Kroaci, të cilat u shënuan me

zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. U pasuan me fitoren e forcave demokratike në

Maqedoni, në zgjedhjet e 24 shtatorit (2000). Këto ndryshime u panë me interes të

veçantë nga ana e krerëve të BE-së, sepse shënonin zhvillim për këto vende të rajonit

dhe njëkohësisht u jepte mundësinë për anëtarësime të reja.

Referuar Deklaratës përfundimtare të samitit të Zagrebit, Bashkimi Evropian

konfirmoi qëllimin e tij për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë dhe për të

dhënë mbështetjen e tij në procesin e pajtimit dhe bashkëpunimit mes vendeve të.

Rajonit. Kjo rikonfirmon perspektivën evropiane të vendeve pjesëmarrëse në proçesin e

stabilizim-asocimit, si kandidatë të mundshëm për anëtarësim në BE sipas

konkluzioneve të Samitit të Feira455.

Në muajin qershor të vitit 2001, Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi raportin e

Komisionit, të cilit i kërkoi që të paraqiste një projekt-mandat për hapjen e negociatave

me Shqipërinë, përpara fundit të këtij viti. Në kuadër të kërkesës së Këshillit, Komisioni

Evropian, në dhjetor të vitit 2001 i paraqiti projekt-mandatin e bisedimeve të një

marrëveshje Stabilizim-Asoccimi me Shqipërinë. Periudhë kjo që përkon me krijimin e

grupit të kontrollit për vendin tonë nga ana e Bashkimit Evropian. Ky projekt-mandat u

bë objekt diskutimesh dhe u shqyrtua në nivel teknik nga vendet anëtare të BE-së gjatë

periudhës Janar-Korrik 2002. Këshilli i Cështjeve të Përgjithshme të BE-së, i cili në

mbledhjen e datës 21 tetor 2002, vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë, të cilat

nisën zyrtarisht më 31 janar 2003, kjo përkon me periudhën ku në krye të presidencës së

Komisionit Evropian, ishte Romano Prodi456. Ky qëndrim në gjirin e ekzekutivit të

455 European Commission, Zagreb Summit 24 November 2000 Final Declaration, fq 2. 456 Romano Prodi ka qenë president i Komisionit Evropian nga shtatori 1999 deri në tetor të vitit 2004,

një nga periudhat më intensive dhe të mbushur me ndryshime në ekzekutivin e BE-së. Gjithashtu ka qenë

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

167

Bashkimit Evropian e bën edhe më të qartë orientimin e Italisë kundrejt integrimit të

vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe mbi të gjitha atë të rastit shqiptar.

Në datat 14-16 maj 2003, u zhvillua në Tiranë niveli i parë teknik i bisedimeve

për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ndërkohë niveli i dytë i këtyre bisedimeve u

zhvillua në Bruksel .

4.2 Qëndrimi i Italisë rreth Samitit të Selanikut dhe Konferencës së Sarajevës

Procesi i zgjerimit të Europës drejt Europës Qëndrore dhe Lindore është

zhvilluar në disa faza. Një moment i rëndësishëm i cili ka lidhje të ngushtë me rajonin e

Ballkanit është periudha 1998-2002. Konceptualisht eksperienca e zgjerimit në lindje

për Europën ka ekzistuar shumë kohë më parë, por në të vërtetë në planin e ndërhyrjeve,

nisma konkrete u vu në jetë vetëm në vitin 2002.

Në konkluzionet e tij, Këshilli Evropian i Kopenhagës prezantoi paragrafin në

lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor. Këshilli i Evropës, duke kujtuar konkluzionet

e Kopenhagës (dhjetor 2002) dhe (Mars 2003), theksoi vendosmërinë e tij për të

mbështetur plotësisht dhe në mënyrë efektive perspektivën evropiane të vendeve të

Ballkanit Perëndimor, e cila do të bëhet pjesë përbërëse e BE-së sapo të përmbushin

kriteret e përcaktuara457.

Samiti miratoi konkluzionet e Këshillit të datës 16 qershor mbi vendet e

Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aneksin "Axhenda e Selanikut për Ballkanin

Perëndimor: drejt integrimit evropian", i cili synonte forcimin e mëtejshëm të

marrëdhënieve të privilegjuara midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke marrë

parasysh përvojën e zgjerimit të vendeve të tjera. Procesi i Stabilizim Asociimit, do të

mbetet korniza kryesore për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në

anëtarësimin e tyre458.

Sipas konkluzioneve të këtij Samiti, progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor

drejt integrimit Evropian do të kushtëzohej nga tre kriteret e Kopenhagenit459. Ndërkohë

edhe kryeministri i Italisë dy herë duke mposhtur në të dy herët Silvio Berluskonin. Në shtator të vitit

2008 ai u emëruar në krye të Grupit të punës të BE-OKB-afrikane në misionet paqeruajtëse në Afrikë. 457Consiglio dell’Unione Europea, Nota di trasmissione, Concluzione del Conglio Europeo di Salonicco,

Bruxelles, 1° ottobre 2003 (Or. en) 11638/03 POLGEN 55, fq 12. 458 Po aty, fq 13. 459 Kriteret janë përcaktuar nga mbledhja e Këshillit Evropian në Kopenhagë në vitin 1993 dhe për këtë

njihen si Kritere të Kopenhagës. Tre janë kriteret: 1. kriteret politike, që e nënkuptojnë ekzistencën e

institucioneve stabile që e garantojnë demokracinë, sundimin e të drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

168

për vendet e ish-Jugosllavisë kusht i rëndësishëm ishte bashkëpunimi me Gjykatën

Penale Ndërkombëtare460. Presidenca greke e Bashkimit Evropian në bashkëpunim të

ngushtë me presidencën pasardhëse Italinë, bënë përpjekje të konsiderueshme për

hedhjen e ideve dhe propozimeve, por pavarësisht vështirësive arritën të nxitnin të

gjithë aktorët evropian të merrnin pjesë në mënyrë aktive në debat. Gjatë kësaj

periudhe, kjo ishte një detyrë vërtetë e vështirë, pasi Europa në këtë periudhë ishte e

ndarë për shkak të ndërhyrjeve ushtarake amerikane në Irak.

Në fillim Komisioni u tregua i ftohtë, njëkohësisht shfaqi skepticizëm kundrejt

propozimeve të presidencës greke, disi i trembur sepse mund të vihej në diskutin Pakti

për Stabilitetin e Europës Juglindore, i cili deri në ato momente konsiderohej si korniza

kryesore e poltikës së jashtme të Europës kundrejt rajonit. Ishte italiani Romano Prodi, i

cili gjatë kësaj periudhe drejtonte Komisionin Evropian, që i dha një impuls të vërtetë

kësaj nisme, duke bërë të mundur kapërcimin e pengesave që ekzistonin në gjirin e

Komisionit. Komisioni arriti të kishte një rol konstruktiv, duke publikuar komunikatën e

tij461.

Referuar nismës greke, shtetet anëtare të BE-së mbajtën qëndrime të ndryshme,

kryesisht u ndanë në tre pole. Italia dhe Austria, vendet që tradicionalisht kultivonin ide

të qarta për integrimin e këtyre vendeve e mbështetën fuqishëm dhe me vendosmëri

nismën e Presidencës greke. Britania e Madhe, Belgjika dhe të tjerë parapëlqyen të

vinin theksin mbi plotësimit e kushteve, kritereve dhe përgjegjësitë e këtyre shteteve.

Ndërsa Gjermania dhe Franca u munduan të evitonin ristë e kësaj nisme.

Në qershor 2003, Samiti i Selanikut, afirmoi në mënyrë të qartë perspektivën

evropiane të rajonit. Përpos rolit të tij të rëndësishëm për dhënien e mundësisë rajonit të

Ballkanit, ky samit miratoi edhe instrumentet e duhura për integrimin e këtyre vendeve

në gjirin e BE-së, duke u mbështetur në përvojën e vendeve të Evropës Qëndrore dhe

Lindore që u përfshinë në procesin e zgjerimit462.

njeriut dhe pakicave; 2. kriteret ekonomike, që e nënkuptojnë ekzistencën e ekonomisë funksionale të

tregut dhe kapacitetin; 3. kriteret juridike, që nënkuptojnë aftësinë për plotësimin e detyrimeve që

rrjedhin nga anëtarësimi në BE. 460Policy Paper Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të

Bashkimit Evropian. Shiko ne ëëë.soros.al/.../EMA%20Policy%20Paper%20-%20S. f.6 461 Luca Gori, Europea e Balcani Occidentali. La prospettiva europea della regione (1996-2007),

Rubettino 2007, fq 5-60. 462 Konfirmimi i Proçesit të Stabilizim-Asociimit dhe forcimi i mëtejshëm i tij; Forcimi i bashkëpunimit

politik dhe atij në fushën e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë;Angazhimi për liberalizimin e

regjimit të vizave të BE-së për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor;Politika e mbështetjes për

ndërtimin e institucioneve.

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

169

Në korrik 2003 i takoi presidencës italiane të vihej në lëvizje për të aktivizuar

nismat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian në gjirin e Samitit të Selanikut. Përgatitjet e

Presidencës italiane, u zhvilluan duke bashkëpunuar ngushtë me presidencën greke për

të shfrytëzuar plotësisht sinergjitë e prodhuara nga presidencat e dy vendeve, për të cilat

Ballkani është një prioritet strategjik.

Gjatë periudhës kur Italia ishte në krye të Presidencës evropiane bëri të mundur

që Ballkanit Perëndimor të kryesonte axhendën e Europës. Politika evropiane kundrejt

rajonit të Ballkanit krijoi objekt vendimmarrjeje në gjirin e Këshillit në kuadër të dy

mbledhjeve për çështjet e përgjithsme në marrëdhëniet me jashtë463.

Në kuadër të masave të ndërmarra në axhendën e Samitit të Selanikut, rezultatet gjatë

presidencës italiane janë si më poshtë;

a. Shtim i elementëve të ndryshuar në kuadër të procesit të zgjerimit; Për sa i

përket rezultatit të parë, Komisioni prezantoi një draft rregulloresh për aprovim,

në kuadër të bashkëpunimit evropian me të gjitha vendet e rajonit.

b. Dialogu politik; Në kuadër të forumit BE/Ballkani Perëndimor u përcaktuan

metodat për stabilzimin e dispozitave që i referoheshin dialogut politik dhe

bashkëpunimit të PJSP midis Be-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

c. Zhvillimi i Procesit të Stabilizim/Asocimit në secilin prej këtyre vendeve;

Midis të tjerash, Presidenca italiane mbajti negociata të tjera për PSA në nivelin

teknik dhe politik, ku midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian u organizua një

takim ministerial dhe finalizoi marrëveshjen e ripranimit.

d. Bashkëpunimi rajonal.

Përpos konferencës së ministrave të Tregëtisë në Rome, në kuadër të PSA, u firmos

në Athinë, në dhjtetor 2013 një memorandum bashkëpunimi mbi tregëtinë

energjitike të rajonit464.

Për rreth dy vite pas Samitit të Selanikut, konkretizimi i perspektivës evropiane të

Ballkanit Perëndimor mori një impuls dinamik edhe pse vëmendja ndërkombëtare ishte

e përqëndruar në prioritete të tjera dhe në zona të tjera gjeo-strategjike. Pas rezutateve të

arritura gjatë semestrit të presidencës italiane, në maj 2004 u aprovua Partneriteti i parë

463 Le conclusion dei CAGRE, del 21/07/2003; 20/09/2003; 13/10/2003. 464 Shiko. Il Documento com (2003) 748 del 03.12.2003, Preparing for the participation of the Ëestern

Balcan Countries in Community Programmes and Agencies.

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

170

evropian dhe midis dy vjeçarit 2004-2005 pati zhvillime të reja në marrëdhëniet

kontraktuale midis Europës dhe vendeve të rajonit465.

Objektivi, i cili duhej të realizohej edhe pse në një periudhë afatgjatë ishte anëtarësimi i

tyre në BE, një ndër objektivat kryesore të institucioneve të BE-së, njëkohësisht edhe të

shteteve anëtare466.

Debati rreth Ballkanit Perëndimor që u zhvilluan në Bruksel kishte të bënte

kryesisht me masat, kohën dhe mënyrat e aktivizimit. Duhej krijuar një instrument i ri,

për të përballuar prioritet e parashtruara në Summitin e Selanikut. Komisionit ju dhanë

rekomandimet e duhura për të përgatitur një propozim sa më shpejtë të ishte e mundur.

Një dokument i këtij lloji duhet të ishte i lidhur ngushtë me Raportin Vjetor të

Komisionit për Procesin e Stabilizim-Asociimit dhe do të duhet të ishte produkt i

konkluzioneve dhe rekomandimeve të dhëna nga Raporti Vjetor i Komisionit.

Këshilli Evropian rishikoi çështjen e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian

dhe Ballkanit Perëndimor, duke konfirmuar në Deklaratën e Selanikut se "e ardhmja e

Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian ", gjithashtu duke shtuar se proçesi

i zgjerimit nuk do të ishte i plotë deri kur ai nuk kishte përfshirë edhe Ballkanin

Perëndimor467.

Në deklaratën e Samitit të Selanikut të mbajtur një ditë më vonë, palët

nënshkruese, si Be-ja, po ashtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor duket se i kanë idetë

e qarta për përmbushjen e kritereve dhe objektivave...Miratimi nga Këshilli Evropian i

Axhendes së Selanikut për Ballkanin Perëndimor: “Drejt Integrimit Evropian"

përfaqëson një hap të ri të rëndësishëm në marrëdhëniet e privilegjuara midis BE-së

dhe Ballkanit Perëndimor. Ne e konsiderojmë përmbajtjen e saj si axhendën tonë të

përbashkët, dhe ne të gjithë angazhohemi për zbatimin e saj. Vendet në rajon do të

përqëndrojnë përpjekjet e tyre në plotësimin e rekomandimeve të kësaj axhende468.

Sipas vendeve nënshkruese proçesi për stabilizim dhe Asociim do të mbetet në

kuadrin e marrëdhënieve midis Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë

gjithë procesit drejt një anëtarësimi të ardhshëm. Proçesi dhe perspektivat që ofron

shërbejnë si përkrahëse për reformën në Ballkanin Perëndimor, sipas të njëjtës mënyrë

qe u aplikua për anëtarësimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Por gjithsesi

465 Regolamento del Consiglio nr. 533/2004, 22/03/2004. 466 Luca Gori, Vepër e përmendur, fq 69-71. 467 Allessandro Rotta, Il quadro Europeo e lo strumento di pre-adesione: una nuova struttura di

opportunità per il sistema italia. Shiko neëëë.cespi.it/.../2%20il%20quadro%20europeo.pdf 468Vertice di salonicco - UE - balcani occidentali Salonicco, 21 giugno 2003 Dichiarazione, fq 2.

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

171

krerët politikë të Be-së vënë theksin mbi faktin se integrimi i vendeve të BP do të jetë

individual, kjo sipas kapaciteteve të gjithsecilit prej këtyre grup shtetesh për të

përmbushur kriteret e Kopenhagenit dhe kushtet e vendosura për PSA, fakt ky i

konfirmuar edhe në deklaratën përfundimtare të Samitit të Zagrebit në nëntor të vitit

2000. Gjatë këtij samiti vendet e Ballkanit Perëndimor u zotuan se do të angazhoheshin

për të zbatuar rekomandimet e bazuara në raportet e Komisionit Evropian469.

Ndërkohë partnerët evropiane do të jepnin direktivat dhe rekomandimat e

nevojshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, detyra e tyre konsistonte në evidentimin

e masave dhe veprimeve që duheshin ndërmarrë me përparësi me qëllim për të

mbështetur përpjekjet e bëra nga këto vende për t’u afruar me Bashkimin Evropian,

gjithashtu do të shërbenin si bazë për të hartuar progres-raportet. Do të përshtaten me

nevojat specifike të secilit vend në fazën e përgatitjes për gjithsecilin prej këtyre

shteteve në mënyrë të posaçme, gjithashtu edhe në specifikat e proçesit të Stabilizim

Asociimit, duke përfshirë edhe bashkëpunimin rajonal. Në këtë mënyrë, proçesi i

Stabilizim-Asociimit mbetet korniza e përgjithshme për Ballkanin Perëndimor deri në

pranimin e tyre në Be470.

Me kërkesën e Këshillit Evropian në Qershor 2006, Komisioni ka hartuar një

raport të posaçëm mbi kapacitetin e BE-së për të integruar anëtarë të rinj, raporti është

botuar së bashku me strategjinë e zgjerimit dhe raport-progresi i vendeve kandidate dhe

kandidate potenciale në 8 nëntor 2006471.

Raporti i Komisionit për Procesin e Stabilizim-Asociimit për Shqipërinë doli në

mars 2004. Dokumenti analizonte ecurinë e Shqipërisë në sektorë të ndryshëm të cilat

ishin nën monitorimin e BE-së. Sipas këtij raporti, klima politike e vitit 2003 nuk ka

lejuar zbatimin e reformave dhe i gjithë viti ka qenë i karakterizuar me tensione midis

partive të mëdha dhe luftën brenda Partisë Socialiste që sundonte vendin.

Ndërsa dy vite më vonë, sipas vlerësimit që BE i bën Shqipërisë, është e qartë që

situata është përmirësuar. Kjo vërehet në një komunikatë për shtyp të Komisionit

Evropian për vitin 2006, duket se Shqipëria gjatë kësaj periudhe kishte bërë përpjekjet e

para për rrugëtimin e saj europain. Katalizator për ndryshimin e situatës, mund të themi

469Po aty. 470Bruxelles, 13.11.2003 COM(2003) 684 Definitivo 2003/0267 (CNS) Proposta Di Regolamento Del

Consiglio Relativo All'istituzione Di Partenariati Europei Nell'ambito Del Processo Di Stabilizzazione E

Di Associazione (Presentata Dalla Commissione), fq 4. 471 Në raport, Komisioni thekson se, strategjia aktuale e zgjerimit mbështet në tri parime themelore:

konsolidim, kushtëzim dhe komunikim.

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

172

se ka qenë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kjo marrëveshje ka

shërbyer për përmirësimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe vendit tonë. Prioritare në

këtë periudhë ishte dhe venia në zbatim, implementimi i marrëveshjes, kryesisht ato të

karakterit tregtar, e cila do të hynte në fuqi në 1 dhjetor 2006472.

Viti 2006 shënjon një moment të rëndësishëm për raportet midis Bashkimit

Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe pse në dukje shfaqet si një vit

pozitiv473, në të vërtetë ka paraqitur momente problematike në brendinë e tij, duke

nxitur destabilizimin e rajonit, për shkak të negociatave për statusin përfundimtar të

Kosovës dhe në të njëjten kohë për referendumin për pavarësinë e Malit te Zi. Viti 2006

u konsiderua si vit jo i qëndrueshëm për sa i përket politikave të Be-së kundrejt rajonit,

politika të cilat u vunë në diskutim gjatë samitit të Salsburgut474, ku një zgjerim i

ardhshëm i Bashkimit Evropian ngjalli debate kryesisht nga Franca dhe Hollanda. Gjatë

këtij samiti u theksua se ndryshe nga ajo që ndodhi në vitin 2004, vit i cili shënon

anëtarësime të reja në BE, një grup shtetesh nga Europa Qendrore dhe Lindore vetëm

për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, për anëtarësimet e ardhshme situata do të

ndryshonte, nuk do të mjaftonin vetëm plotësimi i kritereve të kërkuara.

Në kuadër të ngjarjeve të Salsburgut, Komisioni Evropian miratoi një

komunikate me titull: “Ballkani Perëndimor në rrugëtimin drejt BE-së: konsolidimi i

stabilitetit dhe përforcimi i prosepritetit”475. Nga njëra anë ky dokument hidhte dritë mbi

aplikimet e angazhimeve të marra në kuadër të Samitit të Selanikut (viti 2003), dhe nga

ana tjetër, për të rishqyrtuar ato që nuk ishin përmbushur plotësisht dhe përforcimin e

politikave të BE-së dhe marrjen e masave praktike për perspektivën evropiane të

vendeve të BP476.

Deklarata për shtyp e samitit të Salsburgut, e bënte të qartë situatën e vendeve

ballkanike dhe mundësinë e përthithjes së tyre në BE, debati për një zgjerim të

ardhshëm kundrejt vendeve të Ballkanit do të linte shenjë në politikat e ardhshme të

BE-së. Perspektiva e anëtarësimit të këtyre vendeve, ishte konceptuar prej kohësh si një

472Comunicazione della Commissione al Parlamento Europeo a al Consiglio Strategia di allargamento e

sfide principali per il periodo 2006-2007 comprendente una relazione speciale sulla capacità dell'Unione

europea di accogliere nuovi Stati membri, Bruxelles, 8.11.2006 COM(2006) 649 definitivo 473 Hapen negociatat me Kroacinë, dhënia e statusit të vendit kandidat për Maqedoninë, çelja e

negociatave pë r marrëveshjen e Stabilizim asociimit për Serbinë, Bosnje-Hercegonen dhe Malin e Zi. 474 Një mbledhje informale midis ministrave të puneve të jashtem të vendeve të Ballkanit. 475 Shiko në: Dokument i Komisionit Evropian 27, i dates 27-01-2006. 476Luciano Bozzo, Carlo Simon-Belli, “La questione Illirica” La politica estera italiano in un’area di

instabilità; scenari di crisi e metodi di risoluzione. Centro militare di studi strategici, fq 92-93.

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

173

prej mekanizmave të jashtëm të këtij organizmi, por gjithsesi mekanizmi më efikas për

t’i bërë këta vende më të sigurt dhe më evropian477.

Këshilli Evropian mori parasysh diskutimet fillestare mbi zgjerimin e Europës e

mbajtur gjatë takimit informal të Ministrave të Jashtëm të mbajtur në Salzburg më 11

mars dhe Klosterneuburg më 27 dhe 28 maj 2006. Referuar sa më sipër, Këshilli

Evropian konfirmoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Progresi i secilit

vend drejt Bashkimit Evropian do të vazhdojë dhe varet nga shkalla në të cilën, secili

prej tyre do të plotësojnë kushtet dhe kërkesat e përcaktuara në kriteret e Kopenhagenit

dhe në Procesin e Stabilizim Asociimit, duke përfshirë bashkëpunimin dhe ruajtjen e

marrëdhënieve të mira me vendet kufitare478. Pra në këtë mënyrë Samiti i Brukselit

theksoi se ritmi i zgjerimit duhet të marrë në konsideratë kapacitetin përthithëse të BE-

së.

Këshilli Evropian vlerësoi pozitivisht hapat e bëra nga secili prej këtyre vendeve

në rrugëtimin evropian, i cili do të finalizohet me anëtarësimin në BE. Gjithashtu

deklaruan mbështetjen e tyre me mjete praktike, për të patur rezultate konkrete në të

ardhmen479. Pavarësisht një sërë argumentesh në favor të anëtarësimit të vendeve të

Ballkanit Perëndimor në BE, me fillimin e krizës ekonomike dhe financiare, nga viti

2008, BE-ja ka ngadalësuar proçesin e anëtarësimit, i cili ishte nje ndër prioritetet

kryesore të Bashkimit Evropian. Liderët e BE-së janë bërë më të kujdesshëm per

zgjerimet e ardhshme.

Rënia e përgjithshme e entuziazmit drejt Evropës ka sjellë me vete edhe frikën,

kryesisht të bazuar në realitet se disa faktorë mund të ndikojnë në këndvështrimin

social, ekonomik, politik dhe kulturor, të tilla si:

Frika e kostos së ulët të punës, mund të ndikojë në rritjen e papunësisë në

kontinentin Evropian;

frika e rritjes së korrupsionit dhe krimit;

frika e humbjes së të drejtave për të shijuar ndihmë strukturore dhe

bujqësore;

frika e humbjes së vendim-marrjes në Evropë;

477 Po aty, fq. 96. 478 Conclusioni della Presidenza, Consiglio Europeo di Bruxselles 15-16 giugno 2006, fq 30-32. 479 Po aty.

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

174

frika e humbjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe identitetin fetar480.

Grupi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë ndjekur qëndrime te ndryshme.

Ideja e fillimit të negociatave njëherazi për të gjitha vendet, me Shqipërinë, me Malin e

Zi, Kroacinë, Maqedoninë dhe Bosnje-Hercegovinën, u hodh poshtë, duke vazhduar

negociatat e mëvonshme në mënyrë individuale me secilin prej shteteve të sipër

përmendura. Pavarësisht nga vlerësimet pozitive të proçeseve të formimit të Serbisë dhe

të Malit të Zi, ekspertët e BE-së konfirmonin se e ardhmja e tyre ende nuk ishte

vendosur, si edhe nuk ishte përcaktuar statusi përfundimtar i Kosovës481. Për sa i përket

Shqipërisë, në Shkurt të vitit 2006 u nënshkrua marrëveshje e Stabilizim Asocimit,

megjithëse një vit përpara këtij nënshkrimi, në Bruksel ishte deklaruar se mungonte

konsensusi i nevojshëm ndërpartiak lidhur me integrimin ne BE482.

Ndërmarrja e kësaj nisme u pa si një mekanizëm për të mbështetur të ardhmen e

përbashkët evropiane të vendeve që përbënin këtë pjesë të Ballkanit, i cili do të mund të

bëhej i mundshëm vetem me bashkëpunimin e vendeve anëtare dhe atyre aspirante. Për

arsyet e mësipërme, Italia ka ndërmarrë një sërë projektesh për të mundësuar këtë qasje

jo vetëm Italiane por edhe mbarë evropiane. Një prej të cilave ishte aktivizimi italian

drejt vendeve fqinje. Për këtë motiv politika italiane gjatë këtij viti dhe gjithashtu vitit

2010 ishte e projektuar në dy drejtime kryesore në mbështetje të plotë me orientimet

tradicionale të politikës së jashtme; njëra e përqendruar në lindjen e Mesme dhe Ballkan

dhe tjetra drejt anëtarësimit në Be të vendeve të Europës Lindore483.

Italia gjatë vitit 2010 tregoi se i konsideron akoma strategjike vendet e rajonit të

Ballkanit, për këtë motiv u angazhua me një veprimtari të gjithanshme për të

përshpejtuar evropianizimin e tyre. Kjo është shfaqur edhe në qëndrime të ndryshme të

ministrit të jashtëm në takime të ndryshme, sipas tij stabilizimi i kësaj zone, do të bëhet

i mundur vetëm me anë të anëtarësimit në BE484. Italia gjatë këtij viti bëri përpjekjet e

saj për një bashkëpunim rajonal dhe krijimin e një makro-rajoni Ballkanik. Gjithashtu

promovoi dhe organizoi konferencën ndërkombëtare në Ballkan, e cila u zhvillua në

Sarajevë.

480 Edlira Titini, Western Balkans’ Accession to the European Union, Intertëined Interests, Academic

Journal of Interdisiplinary Studies, Vol 3, nr. 3, June 2014, fq 406-407. 481 Basrhkim Rama, Ballkani pas rënies së murit te Berlinit, (Botime M&B Tirane 2013 ), 413. 482 Po aty. 483 Po aty 484 La politica estera dell’Italia, a cura di Bonvicini e Alessandra Colombo, Istituto Affari Internazionali,

Istituto per gli studi di Politica Internazionale, edizione 2011, Società editrice Il Mulino, fq 95.

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

175

Një moment i rëndësishëm për rrugëtimin e vendeve të BP në BE ishte

Konferenca e Sarajevës, e cila u zhvillua më 2 qershor 2010, me temë kryesore

integrimi i vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Në këtë konferencë morën pjesë

përfaqësuesit e rajonit të vendeve evropiane, gjithashtu SHBA; Rusia dhe Turqia. Italia

u përfaqësua nga ministri i jashtëm Franco Frattini, i cili u angazhua, së bashku me

Presidencën spanjolle të BE-së për realizimin e konferencës, e para në nivel të lartë

politik, pas atij të Zagrebit, në vitin 2000, i cili hodhi idenë e procesit të integrimit

evropian të Ballkanit Perëndimor. “Italia, në fakt, është një nga "sponsorët" kryesore të

Ballkanit Perëndimor, i cili konsiderohet një rajon strategjik për BE-në”485.

Por pavarësisht përpjekjeve të Italisë për të bërë pjesë të deklaratës finale të

Konferencës së Sarajevës një afat kohor për anëtarësimin e vendeve ballkanike në BE,

nuk ja doli dot mbanë. Edhe pse kjo iniciativë ishte ndërmarrë shumë vite më parë duke

vendosur vitin 2014 si afat përfundimtar për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

Konferenca e Sarajevës shënjon një moment të rëndësishëm historik për

stabilizimin e Ballkanik, sepse për herë të parë u ulen rreth të njëjtës tryeze, Ministri i

Jashtem i Kosovës dhe ai i Serbisë. Italia në vetvete ishte e bindur se stabilizimi i rajonit

ishte i kushtëzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me zgjidhjen e statusit te Kosovës. Në

fakt, u deshën javë të tëra ndërmjetësimi, për të gjetur një formulë që do të mundësonte

që Serbia dhe Kosova, të uleshin në të njëjtën tryezë. Kjo situatë u zgjidh edhe falë

ndihmës së ministrit të Jashtëm të Italisë Franko Fratini. Në këtë mënyrë u shmang një

tjetër dështimin siç kishte ndodhur në një tjetër samit BE-Ballkan (Bërdo, Slloveni, më

20 mars 2010)486.

Prania e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci në këtë takim shtyu asokohe

presidentin e Serbisë Boris Tadiq për të braktisur tërësisht takimin, ndërsa

Kryeministrin boshnjak ministri Nikola Spiriç, zgjodhi të largohej nga takimi në

momentin kur Thaçi mori fjalën. Situata e krijuar bindi Komisionerin e BE-së për

Zgjerimin, Stefan Fyle, për të mbaruar konferencën 45 minuta përpara kohës së

parashikuar. Për të shmangur një përsëritje të kësaj situate në konferencën e Sarajevës,

Fratini propozoi formulën "Gymniç". Ky është protokolli që përdoret për takime

joformale të ministrave të jashtëm të BE-së. Në takim do të vendoseshin emrat e

485 Ministero degli Affari Esteri, UE-Balcani: Conferenza di Sarajevo (2 giugno). Shiko në

http://ëëë.esteri.it/mae/it/sala_stampa/archivionotizie/approfondimenti/2010/06/20100601_balcani_saraje

vo.html 486 Alvise Armellini, Insieme a Sarajevo,in Osservatorio Balcani e Caucaso. Shiko në

http://ëëë.balcanicaucaso.org/eng/layout/set/print/Areas/Balkans/Insieme-a-Sarajevo-76779

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

176

përfaqësuesve, por pa theksuar lidhjen e tyre me vendin e origjinës. Ndër të tjera,

konferenca kishte si qëllim edhe vlerësimin e politikës së zgjerimit të BE-së për

Ballkanin dhjetë vjet pas samitit historik të Zagrebit në (viti 2000), moment i cili shënoi

formalisht fillimin e këtij procesi.

Vendet e Ballkanit janë prioritet për politikën e jashtme italiane, jo vetëm për

afërsinë gjeografike me këtë rajon, faktorë të tjerë ndikuan që Italia të theksonte

vëmendjen drejt rajonit. Çështje të tjera që ndodhën përgjatë këtij viti (viti 2010) bënë

që të përcaktoheshin me vendosmëri orientimet e Italisë drejt këtij rajoni. Italinë e

shqetësonin çështje ende të pazgjidhura në këtë zonë, të tilla si:

1. paqëndrueshmëria politike dhe afrimi i zgjedhjeve të para në Kosovën e

pavarur;

2. frika për një zbehje të angazhimit të BE-së për integrimin e këtyre vendeve

dhe spostimit të fokusit politik rreth zonave të tjera, ku disa prej vendeve anëtare kanë

një pozicion më të favorshëm dhe konfirmimi i Ballkanit si pikë nevralgjike per

interesat e Turqisë dhe të Rusisë487.

Italia nuk ka reshtur së përcaktuari progresin konstant të integrimit të vendeve të

Ballkanit në BE, si çelës kyç për kapërcimin e tensioneve pas luftës, stabilizimin e

rajonit në përgjithësi dhe zhvillimin e tij politik dhe ekonomik. Sipas një interviste të

dhënë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Franco Fratini për gazetën “La Repubblica” ai

thekson bindjen, se zgjerimi nuk do të jetë i mundur nëse opinioni publik ballkanik nuk

do të mund të ndërgjegjësohet, për këtë arsye është e nevojshme të theksohen benefitet

konkrete të cilat derivojnë nga respektimi i të drejtës evropiane488.

Gjatë një seance në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme, nënsekretari

për çështjet e jashtme Alfredo Mantica theksoi rëndësisnë që Ballkani Perëndimor ka

për Italinë. Sipas fjalës së tij, kjo zonë paraqet një prioritet madhor për politikën e

jashtme të Italisë, pasi ka zhvilluar një strategji të politikës energjetike, e cila ndikon në

të gjitha vendet. Italia mbështet procesin e pranimit në BE të të gjitha vendeve të

Ballkanit Perëndimor489.

487 La Politica estera dell’Italia, Vepër e përmendur, Edizone 2011, po aty. 488 Franco Fratini, Il futuro del Balcani, in la Repubblica, 13 prill 2010 489 Cronologia della politica estera italiane gennaio-dicembre 2010 , Documenti IAI, fq 9. Shiko në

http://ëëë.iai.it/sites/default/files/cronologia_2010.pdf

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

177

4.3 Italia dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Që në fillim të viteve '90, nga shkëputja e Sllovenisë dhe Kroacisë, momenti i shpalljes

së pavarësisë së Kosovës, deri më sot, ngjarjet politike në Ballkanin Perëndimor janë

karakterizuar nga një qëndrim i qartë në drejtim të ndarjes së territoreve. Që nga viti

1996, BE-ja është përpjekur të krijojë një qasje rajonale në kontekstin e krijimit të

marrëdhënieve me vendet e rajonit: Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, ish-Republikën

Jugosllave të Maqedonisë, Shqipërinë, Malin i Zi, Serbia dhe Kosovën. Funksioni i

kësaj qasjeje është mbështetur nga zbatimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit490 dhe

krijimi i stabilitetit politik dhe prosperitetit ekonomik, i cili do të bazohet në disa

parime:

a) mbrojtja e demokracisë dhe sundimit të ligjit;

b) respektimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve;

c) rikuperimi i aktivitetit ekonomik.

Në vitin 1999, Komisioni përcaktoi kushtet e një qasje të re ndaj territoreve të

vendeve të ish-Jugosllavisë, hedhjen e themeleve për një proces të ri, i njohur ndryshe

si Stabilizim-Asociimi, i cili njihet ndryshe si projekti i BE-së për Evropën Juglindore.

Kjo do të nënkuptonte përmbushjen e një sërë detyrimesh nga ana e ketyre shteteve.

Rrugëtimi i secilës prej tyre do të ishte i vështirë, për shkak të krizave që kishte kaluar

ky rajon. Italisë i interesonte stabilizimi i kësaj zone, mbi të gjitha i vendit përballë saj

si shkak i afërsisë gjeografike, për këtë arsye ka qënë që në fillimet e saj mbështetësja

kryesore e Shqipërisë. Referuar qëndrimit të Qeverisë italiane, për vitin 2000 ka

shprehur vlerësime pozitive rreth situatës ekonomiko-politike të Shqipërisë, shteti ku

Italia ka marrë përsipër një përgjegjësi speciale, detyrë që ju njoh edhe nga vende të

tjera perëndimore. Për sa u përmend më sipër është shprehur Ministri i Punëve të

Jashtme, Lamberto Dini gjatë një takimi të Komisionit të Përbashkët Italo-Shqiptar, të

mbajtur më 3-4 Korrik të vitit 1999. Kjo nënkuptonte që “Shqipëria kishte bërë

përmirësimë edhe për sa i përket stabilizimit makroekonomik”491.

490Marrëveshja kuadërpërPaqennë Bosnjë dhe Hercegovinë, e njohur ndryshe siMarrëveshja eDejtonit.

Marrëveshja u negociua në Ëright-Patterson ne Bazën e Forcave Ajrore afër Dejtonit, Ohajo në nëntor të

vitit 1995, dhe është nënshkruar zyrtarisht në Paris më 14 dhjetor1995. Kjo marrëveshje i dha fund luftës

boshnjake e cila kishte zgjatur për 3 vite e gjysmë, një prej konflikteve të armatosura në ish-

RepublikënFederativeSocialistetë Jugosllavisë. 491 Ettore Greco, Italia e i Balcani, vepër e Përmendur, fq 292-293.

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

178

Italia ka mbështetur faktin se stabilizimi makroekonomik dhe institucionet

demokratike në Shqipëri përbënin bazat e nevojshme për thellimin e mëtejshëm të

marrëdhënieve Tiranë-BE. Këtë linjë ka ndjekur Lamberto Dini përpara Këshillit të

Punëvë të Përgjithshme, të datës 10 Korrik 2000492. Pavarësisht përpjekjeve të fqinjëve

tanë për të hapur negociatat me vendin tonë, ishte e pamundur për shkak të mundësive

të brendshme. Gjithsesi, pavarësisht gjithçkaje, Italia vazhdoi të këmbëngulte në gjirin e

BE-së për hapjen e negociatave. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin

Evropian është një nga sfidat të cilën BE-ja ka në bazë të politikës së saj në dekadën e

fundit, si dhe një nxitje e fuqishme për modernizmin, stabilizimin dhe demokratizimin e

vendeve të rajonit.

Parë në një këndvështrim më të gjerë, ndryshe nga momentet e fillimit, kur u

krijuan marrëdhëniet e para me këto vende, diku më herët dhe diku më vonë, Be-ja, sot i

ka të gjitha instrumentet e duhura, eksperiencën dhe të gjitha strategjitë për të asistuar

dhe ardhur në ndihmë të gjitha vendeve të rajonit në rrugëtimin e tyre evropian493. Pra,

thënë ndryshe, ajo çka nevojitet në momentet aktuale është vazhdimi më vendosmëri i

iniciativave të ndërmarra nga BE-ja, ajo që duhet të jetë në krye të axhendës është

“Evropianizimi i Ballkanit”.

Paketa e zgjerimit, e prezantuar nga Komisioni Evropian në nëntor të vitit

2005, merrte në konsideratë edhe Ballkanin, në këtë mënyrë mundësoi një reflektim mbi

konturet dhe përmbajtjen e politikës evropiane kundrejt rajonit. Në përgjithësi

përmbajtja e dokumentit dhe rekomandimet përkatëse dhanë një mesazh pozitiv për të

gjithë rajonin e Ballkanit, ku sipas progres-raporteve të viteve 2004- 2005 i gjithë rajoni

kishte bërë hapa progresiv në termat e stabilizimit dhe integrimit evropian.

Thënë ndryshe, Komisioni Evropian theksoi bindjen se politika e Bashkimit

Evropian drejt Ballkanit Perëndimor do të funksiononte vetëm nëse do të kishte “një

kushtëzim” për perspektivën evropiane. Pra vendosja e kushteve drejt këtyre vendeve

shërbeu për progresin e tyre drejt integrimit evropian. Rrugëtimi i Ballkanit drejt

Brukselit u shoqërua me rekomandime për sa i përket hapave që duheshin ndërmarrë

dhe detyrimeve që duheshin përmbushur. Pra ky rrugëtim i gjatë do të kalonte në disa

faza të caktuara, do të fillonte me hapjen e negociatave për MSA, përfundimin e

492 Po aty. 493 I referohem vendeve të cilat nuk janë akoma pjesë e Bashkimit evropian, pra janë të përjashtuar,

Sllovenia dhe Kroacia të cilat janë anëtare më të drejta të plota në BE.

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

179

negociatave, implementimin e MSA, dhënien e statusit të vendit kandidat dhe do të

kulmonin me hapjen e negociatave për anëtaresim.

Në Mars të vitit 2006, në fund të takimit informal të ministrave të jashtëm

të Bashkimit Evropian të mbajtur në Salzburg, u lëshua një deklaratë në të cilën

argumentohet se proçesi i zgjerimit nuk lidhet vetëm me faktin e përmbushjes së

kritereve të Kopenhagenit nga ana e vendeve që kërkojnë të bëhen pjese e familjes

evropiane494, por edhe me kapacitetin e Bashkimit Evropian për të "përthithur" anëtarë

të rinj. Kjo na bën të mendojmë, se kjo çështje do të jetë pre e ndryshimeve të

vazhdueshme, në kuadër të politikës së jashtme të ndjekur nga Be-ja, po jo vetëm kaq,

njëkohësisht edhe e vullnetit politik të anëtarëve ekzistues. Pra, Bashkimi Evropian,

ndryshe nga eksperienca me vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, në Europën

Juglindore eksperimentoi një metodë të re kushtëzimi dhe vlerësimi të progresit për

anëtarësim, duke kombinuar qasjen rajonale me atë specifike sipas progresit të secilit

vend.

Në kuadër të takimit të Këshillit Evropian të muajit dhjetor të vitit 2006, ishte

Italia e cila, theksoi arsyet në favor në kësaj nisme kurajoze, integrimin e Ballkanit

Perëndimor në BE, Italia u mbështet fuqishëm nga Greqia, Austria, Sllovakia, Sllovenia

dhe Spanja. Sipas qndrimit që mbajti Italia arsyet pro ishin thelbësore:

Së pari, integrimi i këtyre vendeve ishte i rëndësishëm për stabilizimin e gjithë

rajonit.

Së dyti, Italia ka një interes primar në integrimin e këtyre vendeve për sigurinë e

saj të brendshme, dhe mbi të gjitha integrimin e vendit tonë, për shkak të

afërsisë gjeografike.

Italia nuk fshehu aspak interesat e saj drejt kësaj zone, madje vuri theksin mbi elementët

që për Italinë ishin thelbësore. Ballkani i intereson Italisë, edhe për arsye ekonomiko-

tregtare, sepse në këto vende mund të investoj me anë të ndërmarrjeve të vogla të

mesme. Pra interesat e Italisë të cituara gjatë Këshillit Evropian, duket qartë që janë në

koherencë të plotë me ato të Bashkimit Evropian dhe ato të shteteve anëtare. Pra

“trasformimi i Ballkanit Perëndimor dhe shpurja e tij në Europë, nuk është vetëm

mision i BE-së por edhe i Italisë”495.

494 Siç ka ndodhur me 10 Shtetet të cilat iu bashkuan Bashkimit Evropian në vitin 2004. Mbështetur

nganjëvullnet i fortë politiknga ana e15shteteveanëtaretëBE-aënë fakt anetaresimi i tyreu realizua me

hapa galopante, sapo këto vende, asokohe kandidate, arritëntë përmbushnin trekriteret eKopenhagenit. 495 Luca Gori, L’Unione Europea e Balcani Occidentali, Vepër e përmendur, 193-194.

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

180

Strategjia italiane për të promovuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit

në Bashkimin Evropian ka qenë një proçes i gjatë dhe vazhdon akoma të mbajë të

përfshirë diplomacinë italiane. Por ky proçes i gjatë do të kushtëzohet nga vendet

kandidate, se sa janë përfshirë këto vende për tu përshtatur me standardet e BE-së,

gjithashtu edhe nga aftësia e Italisë për të imponuar një përshpejtim të tillë për anëtarët

e tjerë të BE-së.

Një tjetër qëndrim shfaqet në gjirin e BE ne vitin 2008, Komisioni Evropian

rikonfirmoi perspektivën evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Që prej këtij

momenti, këto shtete kanë ecur me hapa të ndryshëm, diku me hapa galopante dhe diku

tjetër në mënyrë të ngadaltë, kjo është vërejtur edhe në progresin e tyre gjatë këtyre

viteve. Brukseli ka investuar kaq shume në Ballkan, duke shpenzuar miliarda euro, për

ndihmën humanitare, në ndërtimin material dhe atë institucional, duke e mbështetur me

përgjegjshmëri dhe me koston e pesë misioneve të PESM496.

Ballkani ka përfaqësuar një provë thelbësore për zhvillimin e rolit

ndërkombëtar të Be-së. Mund të themi në bazë të eksperiencës që ka kaluar BE-ja në

rajonin e Ballkanit nga momenti i rënies së regjimeve komuniste, ka treguar se ka arritur

të marrë leksionet e duhura për të zhvilluar PESK dhe njëkohësisht të luaj një rol

thelbësor në ngjarjet që çuan në rënien e Millosheviçit. Gjendur përballë kësaj situate

dramatike, BE-ja u vu, për herë të parë në provë, pavarësisht premtimeve fillestare për

krijimin e një qasje të re rajonale, tregoi se nuk i kishte mekanizmat e duhur për t’i

dhënë zgjidhje këtij problemi. Në të vërtetë funksioni i kësaj organizate, u kthye në rol

sekondar, në kuadër të nismës së ndërmarrë nga OSBE-ja së bashku me mbështetjen e

pakursyer të Italisë.

Katërmbëdhjetë vite më parë krerët e Bashkimit Evropian nën drejtimin e

Presidencës greke, hodhën idenë për projektin e madh që kishin për rajonin e Ballkanit:

duke vendosur në këtë mënyrë edhe një limit kohor, pikërisht vitin 2014. Por nga ai

moment kanë kaluar më tepër se një dekade dhe vetëm dy vende të Ballkanit

Perëndimor janë anëtare me të drejta të plota ( Sllovenia dhe Kroacia). Viti në të cilën u

hodh projekti i madh, ishte viti i entuziazmit evropian: monedha e vetme evropiane

qarkullonte prej pak më shumë se një vit dhe gjithashtu në të njëjtën periudhë u

nënshkrua Traktati i Athinës, i cili përfundoi proçesin e para-anëtarësimit të 10 vendeve

496Politika evropiane për Sigurinë dhe Mbrojtjen

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

181

të Evropës Lindore dhe Qëndrore të cilat në vitin 2004 u bashkuan në gjirin e familjes

së madhe evropiane me zgjerimin lindor të saj.

Qëllimi i këtij projekti ishte që edhe pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit të ishin

anëtare me të drejta të plota të BE-së në 100 vjetorin e fillimit të luftës së parë Botërore.

Por nëse do të përpiqemi të identifikojmë progresin që është bërë përgjatë këtyre viteve,

shohim që situata na paraqitet krejt ndryshe nga ç’farë realisht pritej të ishte realizuar.

Ndër prioritet e BE-së nuk shfaqet ai i zgjerimit drejt vendeve të reja, por thelbësore

është kapërcimi i situatës ekonomike. Pikërisht viti 2014, i hamendësuar si “viti i

ndryshimeve të mëdha në rajon”, nuk bëri gjë tjetër veç veniti shpresat e qytetarëve të

rajonit.

Nuk mund të themi aspak që integrimi evropian i vendeve të Ballkanit është

ndalur, realisht është një proces në vazhdimësi, por me ritme të ngadalta. Kroacia është

tashmë anëtarë me të drejta të plota në BE prej Korrikut të vitit 2013. Maqedonia, Mali i

Zi, Serbia dhe Shqipëria kanë marrë statusin e vendit kandidat, dy prej të cilëve kanë

filluar negociatat e anëtarësimit. Ndërsa Bosnje-Hercegovina497, më 16 Shkurt 2016,

paraqiti kërkesën zyrtare në Bashkimin Evropian për anëtarësim. Ky veprim është

konsideruar një pike e rëndësishme jo vetëm për rajonin por njëkohësisht edhe për vete

Europën, sepse shënon mundësinë e bashkimit të kontinentit të vjetër. Ndërkohë Kosova

ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pra është në fazën e parë drejt

integrimit evropian. Ndërkohë që dy vitet e fundit duket se situata ka ndryshuar.

Viti 2014, i quajtur ndryshe si viti i ndryshimit të madh, në të vërtetë nuk arriti

pritshmëritë e qeverive të Ballkanit dhe mbi të gjitha të etnive që ky rajon perfaqëson.

Më 28 gusht 2014 u zhvillua në Berlin konferenca mbi vendet e Ballkanit Perëndimor,

me shpresën e fillimit të një faze të re për integrimin evropian të rajonit. Aspiratat e

shprehura gjatë samitit të Berlinit ishin shumë më tepër modeste nga ajo ç’ka ishin

shprehur në samitin historik të Selanikut.

Konferenca u kërkua me ngulm nga kancelaria Gjermane Angela Merkel, e

mbështetur nga Austria, Franca dhe nga Italia, mblodhi së bashku liderët e gjashtë

vendeve të Ballkanit Perëndimor për të inkurajuar bashkëpunimin ndërqeveritar rreth

çështjeve të zhvillimit ekonomik, forcimin e rrjeteve të transportit, energjisë dhe gazit,

si dhe bashkëpunimin rajonal. Një iniciativë e tillë “shërbeu për t’i dhënë një sinjal të

497 Bosnja dhe Herzegovina kanë nënshkruar me Bashkimin Evropian marrëveshjen e Stabilizim-

Asociimit më 16 Qershor të 2008.

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

182

fortë mbështetës vendeve të Ballkanit, i cili kishte si qëllim forcimin e proçesit të

anëtarësimit dhe konsolidimin e bashkëpunimit rajonal”498.

Në të vërtetë procesi i Berlinit nuk është një nismë e ndërmarrë nga BE-ja, por

nga disa prej vendeve anëtare. Pavarësisht faktit se kjo është një përpjekje e disa prej

këtyre vendeve për të përshpejtuar integrimin e BP në Europë, nuk është aspak në

kundërshtim me politikat e BE-së në rajon. Nga analiza e progres-raporteve për vendet e

BP, Komisioni ka treguar mbështetjen për iniciativën dhe ka rikonfirmuar rëndësinë për

ecurinë e negociatave për anëtarësimin e këtyre vendeve. Procesi i Berlin ka bërë të

mundur që integrimi i Ballkani Perëndimor të kthehet në qendër të vëmendjes,

gjithashtu është vënë theksi në rëndësinë që ka bashkëpunimi rajonal në këtë zonë të

Europës.

Procesi i Berlinit nuk është nisma e parë, por një prej shumë nismave

diplomatike ndaj këtyre vendeve, por ajo që e dallon nga nismat e tjera është

mbështetja nga ana e Gjermanisë, të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor, e shohin si

protagonisten më të rëndësishme evropiane. Berlini përpos integrimit të BP i referohet

fondeve evropiane për zbatimin e iniciativave të planifikuara, projekte infrastrukturore

të identifikuara si prioritete. Por nuk do të mjaftonte vetëm proçcesi i Berlinit, këto

vende kanë nevojë edhe për Brukselin. “Iniciativat politike dhe diplomatike, janë të

dobishme në qoftë se janë të rrethuara nga punë e vazhdueshme dhe afatgjate nga ana e

institucioneve të BE-së499. Por pavarësisht dëshirës për të inauguruar një fazë të re, por

nga zemra e kryeqendrës së Europës, Brukselit, kjo duket absolutisht e pamundur. Kjo

bëhet edhe më tepër evidente nga deklarimet zyrtare të presidentit të Komisionit

Evropian Jean-Claude Juncker, i cili u shpreh qartazi se “Europa nuk do të pranoj vende

të reja anëtare për 5 vitet e ardhshme”.. nëse do të përpiqemi të bëjmë një llogaritje

matematikore, viti që do të arriti pritshmëritë që ishin parashikuar për 2014 do jetë viti

2019. Por a do të përmbushen objektivat e BE-së brenda parashikimeve, duke marrë në

konsideratë krizën që po kalon Europa në këto momente, e cilësuar ndryshe si një nga

krizat më të mëdha humanitare, ajo e refugjatëve të Lindjes së Mesme. Por jo vetëm

edhe sulmet terroriste në zemër të Europës do e ngadalësojnë edhe më tepër këtë proçes

kaq të shumë pritur. Pra e thënë me fjalë të thjeshta, askush nga ne nuk pret që për pesë

498Sasa Kulenoviç, Balcani: Da Selanicco 2003 a Berlino 2014, l’integrazione europea rimane un

miraggio, fq 2. Shiko në ëëë.cronacheinternazionali.com/balcani-occidentali 499Marzia Bona, Luisa Chiodi, Il futuro incerto dei Balcani in Europa, 12 dicembre 2016. Shiko në

ëëë.balcanicaucaso.org/aree/Balcani/Il-futuro-incerto-dei-Balcani-in-Europa-176215

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

183

vjetarin e ardhshëm vendet e rajonit të konkludojnë proçesin e anëtarësimit, sepse në

vetvete ky është një proçes që varet thellësisht nga progresit e secilit vend.

Kjo situatë tregon se brenda BE-së po rriten dallimet politike të cilat përputhen

me mungesën e një politike të qartë rajonale. Duket se kundër zgjerimit janë ato forca,

të cilat besojnë se BE-ja duhet së pari të normalizoj situatën ekonomiko-sociale dhe

financiare në brendinë e vet. Sipas opinionit të Profesor Boris Rubtsov të Akademise

Financiare, “Juncker beson se zgjerimi i mëtejshëm është i mbushur me rreziqe të reja

politike dhe ekonomike, ndërsa Brukseli ende nuk ka zgjidhur një sërë problemesh,

kryesisht me natyrë financiare”.

Konferenca e dytë Ballkanike u mbajt më 27 gusht 2015 në Vjenë midis

liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të gjashtë vendeve anëtare të

BE-së në kuadër të "procesit të Berlinit. Në Vjenë u bënë premtime solemne për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypaleshe që ende karakterizojnë rajonin. Marrëdhëniet

midis Serbisë e të Kosovës janë problemi më i vështirë për të zgjidhur, por nuk mund të

nënvlerësohen probleme që lindin brenda vendeve anëtare kundrejt rajonit nga kryesisht

qëndrimi i Greqisë ndaj Maqedonisë.

Kjo iniciative ka objektiv kryesor bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin

ekonomik dhe infrastrukturës, e cila shënon hyrjen e Gjermanisë si aktor mbizotrues në

politikën e jashtme evropiane ndaj Ballkanit500.

Në qendër të këtij samiti, ishte çështja ekonomike e zonës, u miratuan projekte

infrastrukturore për energjinë dhe transportin me një vlerë prej 615 milionë euro, nga të

cilat një e treta e fondeve evropiane të para-anëtarësimit (IPA), dhe pjesa tjetër në

formKjo iniciative ka objektiv kryesor bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik

dhe infrastrukturës, e cila shënon hyrjen e Gjermanisë si aktor mbizotrues në politikën e

jashtme evropiane ndaj Ballkanit kredie nga Banka Evropiane e Investimeve dhe

BERZH dhe Banka gjermane për investim501. Mendojmë se poltika e BE-së kundrejt

rajonit tonë, do të pësoj ndryshime të tjera, për këtë, nuk na mbetet gjë tjetër, veç të

presim.

Për vitim 2016 takimi vjetor në kuadër të proçesit të Berlinit u mbajt në Paris. Qëllimi i

këtij takimi ishte marrja e masave konkrete, kryesisht bashkëpunimi rajonal për të afruar

vendet e rajonit në Bashkimin Evropian. Italia ishte përfaqësuar nga Ministri i Punëve të

500 Davide Denti, Balcani dopo Viena. A cosa serve il processo di Berlino? Shiko në

http://www.eastjournal.net/archives 501 Po aty.

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

184

jashtme Paolo Xhentiloni, i cili gjatë një takimi më gazetarët në fund të Samitit të

Parisit, theksoi së Italia në Samitin e Triestes do të vazhdoi të njëjtën linjë por duke u

përpjekur të zgjeroj fokusin e disa elementeve të rëndësihëm. Ja si u shpreh ai: Ne do të

vazhdojmë angazhimin për të cilin jemi duke punuar këtu dhe do të shtojmë disa

element tipik italiane: nga njëra anë dimensionin kulturor, nga ana tjetër,

bashkëpunimin ekonomik ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që janë të

përhapura në Ballkanin Perëndimor"502.

Ndërsa faza e ardhshme e Procesit të Berlint, do të mbahet në Trieste, në korrik

të 2017. Është zgjedhur që takimi i radhës të zhvillohet në një qytet italian sepse Italia

është një prej vendeve që mbështet fuqishëm integrimin evropian, por në të njëjtën kohë

është mbështetëse e iniciativës të ndërmarrë nga Gjermania. Takimi i radhës do të

realizohet midis gjashtë shteteve anëtare të BE-së që mbështesin procesin (Gjermani,

Austri, Francë, Kroaci, Slloveni dhe Itali), vendeve të Ballkani Perëndimor dhe

Komisionit Evropian.

Italia e mbështet integrimin e PB në Europë sepse është plotësisht e bindur që

nuk do të ketë stabilitet nësë këto vende nuk integrohen. Këtë e vërejmë gjatë fjalës së

Zvëndës Ministrit të Punëve të Jashtme Giulio Amendola, gjatë një vizitë në Shkup, më

9 shkurt 2017 i cili tha: “Samiti i Triestes është një mundësi e çmuar për t'i dhënë një

shtysë të re procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, i cili është thelbësor për

prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit, me pasoja të menjëhershme në sigurinë dhe

stabilitetin e kontinentit"503.

Në të vërtetë integrimi i vendeve të BP përpos mbështetjes së disa prej vendeve

anëtare ka nevojë për një shtysë nga vetë BE-ja. Por ky organizëm periudhën e fundit ka

pësuar një tronditje të thellë, kjo eivdentohe në daljen e Britaninë së Madhe. Nëse 50

vitet e para te ekzistencës së tij, Bashkimi Evropian ka përfaqësuar një shembull për t’u

imituar, për mënyrën sesi ka krijuar dimensionin e tij të brendshëm, por me kalimin e

viteve kredibiliteti dhe autoriteti ndërkombëtar do të varen nga mënyra se si do të

përballoj sfidat e jashtme. Në kushtet aktuale, nevojitet një hap cilësor dhe në të njëjtën

kohë BE-ja duhet të kthehet në aktor global për të bërë të mundur arritjet që ka

mundësuar në planin rajonal. Në këtë kontekst, BE-ja ka një përgjegjësi parësore lidhur

me Ballkanin Perëndimor, edhe pse është angazhuar edhe në kontinente të tjera, si Azia,

502 Ministero degli Affari esteri, Parigi - Partecipazione del Ministro Gentiloni al Vertice sui Balcani

Occidentali, 05/07/2016. Shiko në http://www.esteri.it/mae/it/sala_stampa/archivionotizie 503 Balcani: Amendola a Skopje, fiduciosi in summit Trieste, 9 febbraio 2017. Shiko në ëëë.ansamed.info

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

185

Afrika dhe mbi të gjitha në Lindjen e Mesme. Për këto arsye Ballkani Perëndimor

përbën një sfidë për Be-në si në planin e integrimit, po ashtu edhe në atë të anëtarësimit.

“Stabiliteti i vendeve që përbëjnë këtë pjesë të rajonit është lidhur ngushtësisht me atë të

kontinentit të vjetër, kjo si shkak i pozicionit gjeografik dhe gjeostrategjik. Gjithashtu

besimi i BE-së si aktor ndërkombëtar varet në pjesën më të madhe nga ndërveprimi i saj

në rajon504.

4.5 Mbështetja e Italisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë

Menjëherë pas rënies së regjimit, Shqipëria ndryshoi linjën e saj politike duke u hapur

drejt perëndimit. Kontaktet e para me institucionet ndërkombëtare ishin me Komunitetin

Evropian. Që prej atij momenti në axhendën e të gjithë klasës politike shqiptare,

integrimi i Shqipërisë në strukturat e Be-së, shfaqet si çështja më e rëndësishme dhe

prioritare. Shqipëria e viteve 90’ si shumë vende të tjera të Europës Lindore dhe

Qëndrore e shikonte demokratizimin e vendit, kalimin nga ekonomi e centralizuar në

ekonomi tregu dhe reformimin e institucioneve të vendit me përpjekjet për t’u

anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Fill pas këtij momenti në qëndër të politikës së jashtme të Shqipërisë ishte

procesi i integrimit në strukturat Evropiane, një proces në të cilin Italia është evidentuar

si partner kryesor i qeverive shqiptare, përgjatë gjithë kësaj periudhe duke dhënë

kontributin e tyre për stabilizimin e institucioneve, ekonomisë së tregut etj, të cilat do t’i

shohim në mënyrë të detajuar më poshtë.

Data e parë në proçesin historik të zhvillimit të marrëdhënieve midis BE-së

dhe Shqipërisë daton në 11 maj 1992. Kjo datë shënon momentin kur në Bruksel, u

nënshkrua ndërmjet Komunitetit Ekonomik Evropian dhe Republikës së Shqipërisë,

marrëveshja mbi shkëmbimin tregtar dhe bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik505.

Vlen të theksohet se ajo që bën përshtypje në marrëveshjen e nënshkruar për

herë të parë midis këtyre dy palëve kontraktuese është preambula e saj, ku specifikisht

thuhet, “duke marrë në konsideratë zhvillimet politike, Shqipëria dëshiron stabilizimin

504 Luca Gori, Europea e Balcani Occidentali. La prospettiva europea della regione (1996-2007),

Rubettino 2007, fq 5. 505 Marrëveshja u negociua dhe u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i KEE, njëkohësisht ministër i

jashtëm i Portugalisë, João de Deus Pinheiro, Zëvendës-Presidenti i Komisionit të Komuniteteve

Evropiane Frans Andriessen, dhe përfaqësuesi i palës shqiptare, Ministri i Ekonomisë dhe Financave

Genc Ruli.

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

186

dhe konsolidimin e demokracisë dhe nxitjen e përparimit ekonomik dhe social”506. Në

këtë fazë kaq kritike për një vend kaq të vogël si Shqipëria, një shtet që kishte ndjekur

një politikë të ashpër duke u mbyllur drejt perëndimit, një marrëveshje e tillë ngjalli një

fill shprese për liderët politik shqiptar, por në të vërtetë kjo marrëveshje mbeti

parimore.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, u vendos jo vetëm zhvillimi i

bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimi i marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë, por

edhe vendosja mbi baza kontraktuale e orientimit politik të Shqipërisë, drejt integrimit

evropian, gjithashtu drejt një demokracie funksionale dhe ekonomie të tregut të lirë. Në

kuadër të kësaj marrëvëshjë, Shqipëria mundi të përfitonte nga regjimet preferenciale

tregtare, që Bashkimi Evropian u ofronte vendeve të treta. Pas këtij hapi cilësor,

marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian u bënë më të ngushta dhe u zgjeruan

në fusha të ndryshme. Marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Bashkimit Evropian bëhen

me konkrete një vit më vonë, në vitin 1993507, vit i cili përkon dhe me vendosjen e

kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin e shteteve të reja në Be, kjo si shkak i

ndryshimeve të mëdha që kishin ndodhur në Evropën Qëndrore dhe Lindore vitet e

fundit. Pikërisht në këtë moment historik vendoset në Tiranë Delegacioni i Komisionit

Evropian, i cili përbën Misionin Diplomatik të përhershëm që përfaqëson Komisionin

Evropian në marrëdhëniet me jashtë.

Një faqe e re dhe e rëndësishme në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe

vendeve të Ballkanit, midis tyre dhe vendi ynë, u nënshkrua më 24 nëntor të vitit 2000

gjatë Samitit të Zagrebit. Gjatë këtij samitit, BE i ofroi vendeve të Ballkanit

perspektivën për një anëtarësim të ardhshëm në gjirin e familjes evropiane vetëm me

përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit dhe dakordësimin për një program ndihme për

të arritur këto objektiva. Ndërkohë këto vende u zotuan të respektonin kushtet e

vendosura nga Bashkimi Evropian dhe të përdornin marrëveshjen e Stabilizim-

Asociimit për të përgatitur rrugëtimin e tyre për në Be508.

506Marrëveshjendërmjet Komunitetit EvropianEkonomikdheRepublikës së Shqipërisë, mbi tregtinë dhe

bashkëpunimintregtar dheekonomik, Fletore zyrtare e Komunitetit Evropian, date 25/11/1992 N. L 343/ 2 507 Kriteret e anëtarësimit, apo të Kopenhagenit, u konfirmuan në Dhjetor 1995 nga Këshilli Evropian i

Madridit, në të cilin u theksua edhe rëndësia për ngritjen e strukturave administrative në vendet aplikante

për t’u anëtarësuar në BE. Qëllimi ishte krijimi i kushteve për një integrim gradual dhe të harmonizuar në

BE. 508 European Commision, Zagreb Summit 24 November 2000 Final Declaration, fq 3. Shiko në

http://www.esiweb.org/pdf/bridges/bosnia/ZagrebSummit24Nov2000.pdf

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

187

Pakti i Stabilitetit dhe Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim përmbajnë referenca

mbi "perspektivën evropiane" të Ballkanit Perëndimor. Origjina e kësaj referencë

shërben si pikënisje për shqyrtim e politikave evropiane kundrejt rajonit. Ngjarjet e

viteve nëntëdhjete kanë treguar se si Bashkimi Evropian është e lidhur

domosdoshmërish me rajonin e Ballkanit nga një ndërvarësi e ngushtë.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, në vetvete përbën një lloj marrëveshje

speciale, sepse nxit përqafimin e vlerave themelore prej vendeve të Ballkanit

Perëndimor, si mbrojta e të drejtave tënjeriut, demokracia, shteti i së drejtës dhe

respektimi i të drejtave të minoriteteve. Negociatat me Shqipërinë për nënshkrimin e

Marrëveshjes se Stabilizim-Asociim, zyrtarisht u çelen në vitin 2003, por si shkak i

problemeve me karakter të ndryshëm, nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë i mundur më

18 shkurt 2006. Pas nënshkrimit të MSA, edhe pse hyri në fuqi në vitin 2009, Shqipëria

përfitoi nga ndihma financiare e dhënë nga BE-ja

Për Shqipërtinë, Italia mbetet një partner i rëndësishëm për shkak se ajo ka

qenë gjithmonë në krye, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e vështirë të tranzicionit

dhe rrugëtimin e saj evropian. Për të dëshmuar këtë lidhje, dhe për të sanksionuar gati

njëzet vjet bashkëpunimi dhe takime bilaterale, më 12 shkurt, 2010 u nënshkrua në

Romë ''Deklarata për themelimin e një partneritet strategjik” midis dy vendeve 509 .

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e dy qeverive, e cila fokusohet në shtatë aspekte

të rëndësishme të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë. Pika kyçe ku bazohet kjo

marrëveshje i referohet mbështetjes që Italia i ka dhënë Shqipërisë për procesin e

integrimit evropian, nga anëtarësimi në NATO-n në vitin 2009, liberalizimi i vizave në

dhjetor 2010510. Qëllimi i kësaj marrëveshje ishte promovimi i stabilitetit rajonal dhe

sigurisë ndërkombëtare, njëkohësisht dhe marrja e masave për përballimin e sfidave dhe

problemeve që duhen zgjidhur, të tilla si terrorizmi dhe krimi i organizuar. Të dyja

vendet u dakordësuan për të shtuar përpjekjet për bashkëpunimin e organeve gjyqësore.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i marrëveshjes ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik,

për të inkurajuar ndërmarrjet italiane të investonin në Shqipëri, gjithashtu për të ngritur

ndërmarrje të përbashkëta dhe për të krijuar mundësi të reja investimi, kjo si shkak edhe

509 Ambasciata d’Italia a Tirana, Italia-Albania: cooperazione politica. Shiko nw

http://www.ambtirana.esteri.it 510 Joint Declaration on the Estabilishment of Strategic Partnership between the Italian Republic and the

Republic of Albania. Shiko nw http://www.ambtirana.esteri.it

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

188

e rëndësisë gjeografike të Shqipërisë511. Nga ana tjetër marrëdhëniet midis dy vendeve

mund të shihen edhe në një optikë tjetër, si një formë e politikës rajonale që Italia luan

në Ballkan. Shqipëria karakterizohet për bashkëjetesën fetare, faktor i rëndësishëm edhe

në bashkëjetesën midis popujve. Për këto arsye, Italia vlerëson tej mase kontributin e

Shqipërisë për stabilitetin rajonal dhe forcimin e bashkëpunimit midis vendeve në

rajon.

Gjithashtu Italia në vitin 2010 hodhi idenë e krijimit të një “Partneriteti

strategjik" mes Shqipërisë, Italisë dhe Komisionit Evropian për të mbështetur procesin e

integrimit të Tiranës në BE512. Çështje e cila u trajtua në një konferencë të posaçme, e

organizuar nga Ambasada italiane në Shqipëri, ku morën pjesë autoritete shqiptare dhe

italiane, përfaqësues së shoqerisë civile, investitor italian etj. Partneriteti strategjik midis

Italisë, Shqipërisë dhe Komisionit Evropian në këtë proces që shoqëron Shqipërinë drejt

integrimit evropian, mendoj se është një element thelbësor dhe vendimtar. Nuk është një

objektiv, i cili mund të sjellë përfitime vetëm për Shqipërinë, por gjithashtu edhe për

Italinë. Kjo vërehet edhe në fjalën e Ministrit për Marrëdhëniet me Rajonet Italiane,

Raffaele Fitta, në konferencën "Mbështetja italiane për integrimin e Shqipërisë në BE:

Një partneritet strategjik mes Shqipërisë, Italisë dhe Komisionit Evropian" Ministri Fitta

tha...Italia ka një marrëdhënie të veçantë me Shqipërinë, një marrëdhënie që ka

zhvilluar gjatë viteve dhe bëhet e qartë edhe në këtë iniciativë të Ambasadës italiane....

Ky nuk është vetëm një moment festimi i kësaj miqësie të fortë, por edhe të qëllimeve të

përbashkëta 513.

Gjatë kësaj periudhe të rëndësishme për vendin tone,” Italia ka luajtur rolin e

avokatit kryesor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke dëshmuar se

marrëdhëniet prioritare e strategjike me Italinë orientohen drejt një perspektive të sigurt

evropiane, ku mbështetja e Italisë është thelbësore në rrugëtimin e gjatë evropian”, kjo

eviodentohet qartësisht kur në krye të Bashkimit Evropian ishte Italia (Korrik-Dhjetor

2014)514.

511 Po aty. 512Ministero degli Affari Esteri e della Cooperazzione Internazionale, Albania nell’UE: l’Italia propone

un "partenariato strategico" Tirana-Roma-Bruxelles, 14 maggio 2010. Shiko në www.esteri.it 513 Partenariato strategico per l’integrazione dell’Albania in Europa. Shiko në

http://www.oics.it/index.php/tutte-le-news/537-partenariato-strategico-per-lintegrazione-dellalbania-in-

europa 514Sintesi dei risultati della Presidenza Italiana del Consiglio dell’Unione Europea 1 Luglio -31 Dicembre

2014, fq 16.

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

189

Italia pas nënshkrimit të marrëveshjes për partneritetin strategjik duket se ka

dëshmuar interesin e saj për integrimin e Shqipërisë në BE, sidomos pas marrjes së

statusit të vendit kandidat. Italia është një ndër partnerët më të rëndësishëm tregtar për

Shqipërinë përsa i përket shkëmbimeve tregtare dhe investimeve direkte, mbështet

anëtarësimin e Shqipërisë në BE përmes asistencës teknike, me qëllim krijimin e

strategjive kombëtare për adoptimin e acquis communautaire në agro-industri,

infrastrukturë dhe energjisë së mjedisit.

Për të dëshmuar mbështjen e Italisë ndaj Shqipërisë mund të përmendim vizitat

më të rëndësishme zyrtare në vitin 2014 dhe dhe vitet në vijim. Më 5 mars 2014

Presidenti i Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano vizitoi Shqipërinë. Gjatë kësaj

vizite, ai u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryeministrin dhe

Kryetarin e Parlamentit. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Shqipërisë, ai theksoi

rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta midis dy vendeve. Ja ç’farë tha ai: “mundësia të

vizitoj Shqipërinë, për mua dhe për Italinë është një burim i veçantë kënaqësie dhe

njëkohësisht është mënyra më e mirë për të ripohuar përgjegjësitë e përbashkëta që

lindin nga një marrëdhënie aq të ngushtë dhe të artikuluar si ajo që i bashkon popujt

tanë dhe kombet tona”515. Që në momentet e fillimit, pas ndryshimeve politike në vitet

90 dhe në përiudhat në vazhdim, Italia i është gjendur pranë Shqipërisë, shpesh herë

duke marrë rolin drejtues, për t’i ardhur në ndihmë popullit shqiptar. Kjo vërehet në

fjalën e Napolitanos ...“lidhjet e forta dhe afërsia, që nuk është thjesht gjeografike mes

vendeve tona, kanë bërë që Italia të këtë një përgjegjësi për të cilat ne jemi plotësisht të

vetëdijshëm. Një përgjegjësi e përkthyer në mbështetje të vazhdueshme dhe aktive ndaj

nevojave të popullit dhe kombit shqiptar”516 . Në fjalën përpara krerëve të shtetit

shqiptar, anëtarëve të parlamentit, ambasadorëve të të dy vendeve, Presidenti italian

theksoi mbështetjen dhe angazhimin e Italisë jo vetëm si në kuadrin e marrëdhënieve

dypalëshe, por edhe si drejtues i presidencës evropiane. Ja si u shpreh ai...“jam i sigurt

se ky angazhim do të informojë marrëdhëniet tona dypalëshe në të ardhmen dhe

sidomos gjatë ardhshme Presidenca italiane BE”517.

Gjithashtu gjatë këtij viti, më 5-6 maj (2014) vizitoi Shqipërinë, Presidenti i

Senatit Italian Pietro Grasso. Vizitë kjo e ndërmarrë, për të dëshmuar vazhdimësinë e

515 Giorgio Napolitano in vizita in Tirana: discorso ufficiale, mercoledi 5 marzo 2014. Shiko nw

www.contesioto.blogspot.al 516 Po aty. 517 Po aty.

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

190

mbështetjes italiane për integrimin evropian të Shqipërisë. “Gjatë kësaj vizite, pata

rastin të shoh përparimet që ka bërë vendi juaj në vite, dhe shpreh bindjen se Italia do

të mbështesë më tej integrimin e Shqipërisë në BE518.

Më 24 qershor 2014, Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat pas një sërë

përpjekjesh precedentë të dështuara. Gjatë këtyre viteve, është bërë progres, por këto

ndryshime kanë ardhur si shkak i imponimeve nga ana e përfaqësuesve të BE-së,

ndërkohë si shkak i mungesës së dialogut politik midis forcave politike, ky proçes ka

hasur vështirësi. Dhënia e statusit të vendit kandidat në qershor të vitit 2014, dhe

periudha pas saj, konsiderohet vendimtare, pasi me përmbushjen e kritereve të kërkuara,

do të mund të hapen negociatat për anëtarësim në BE. Gjithsesi rrugëtimi i vendit tonë

në vetvete paraqet një sërë problematikash, të cilat duhen zgjidhur, për të kaluar në një

stad tjetër.

Por në të njëjtën kohë nuk mund të lihet mënjanë apo pa përmendur pozicioni i

vendit tonë kundrejt marrëdhënieve me Italinë. Një ditë pas dhënies së statusit të vendit

kandidat, në 24 korrik 2014 Federica Mogherini vizitoi Shqipëri në kuadër të një tour në

kryeqytetet kryesore të Ballkanit perëndimor. Me anë të kësaj vizite, Ministri italian i

Punëve të Jashtme ka dashur të jap një shenjë konkrete rëndësisë që i atribuon Italia

perspektivës evropiane të të gjithë rajonit. Zgjerimi i Bashkimit Evropian për Ballkanin

Perëndimor përbën një nga prioritetet e programit të Presidencës italiane, e cila ka për

qëllim të mbajë si objektiv kryesor të axhendës evropiane.

Në kuadër të vizitës në Shqipëri gjatë një interviste të dhënë gazetarit Carlo

Bollina shprehet ...Kam vendosur të përmbush në Ballkanin Perëndimor një nga

misionet e mia të para jashtë vendit që nga momenti kur Italia filloi presidencën

gjashtë-mujore në gjirin e BE-së, për të riafirmuar mbështetjen për integrimin dhe

perspektivën evropiane të të gjithë rajonit. Kjo është një nga prioritetet e presidencës

tonë dhe ne duam të jetë në qendër të axhendës evropiane. Kam kërkuar të vizitoj të

gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor për të theksuar faktin se problemet që do të

trajtohen në një këndvështrim rajonal, dhe jo vetëm bilaterale, duke inkurajuar

marrëdhëniet midis vendeve që janë pjesë e rajonit 519 .Referuar rastit shqiptar

Mogherini shpreh qartë mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në familjen

518 Il Presidente del Senato della Repubblica d’Italia, Pietro Grasso, in visita ufficiale in Albania. Shiko

nw http://www.ambtirana.esteri.it 519Intervista del Ministro degli Affari Esteri della Repubblica Italiana, Federica Mogherini, in occasione

della visita a Tirana il 25 luglio 2014, http://www.ambtirana.esteri.it/

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

191

evropiane... “Presidenca italiane synon të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin e Tiranës

drejt integrimit të plotë. Unë jam këtu për të ripohuar këtë angazhim dhe mbështetjen

tonë në procesin e reformave të nisur nga qeveria shqiptare për të përmirësuar vendin e

tyre dhe ta sjellë atë më afër standardeve evropiane”520.

Gjatë kësaj interviste Mogherini nuk harroi të përmendte faktin se rrugëtimi

evropian i grupvendeve të Ballkanit Perëndimor do të kushtëzohet nga ndërmarrja e

reformave në këto vende, por gjithashtu edhe nga mbështetja e vendeve të mëdha, si

Italia, Gjermania etj. Ja si shprehet ajo...”për të përfunduar këtë proces me integrimin

në BE të Ballkanit Perëndimor, do të jetë vendimtare angazhimi i vendeve të mëdha dhe

ato më aktive në rajon. Jam i bindur se për historinë e saj dhe vendndodhjen e saj

gjeografike Italia do të vazhdojë të luajë një rol të pazëvendësueshëm në këtë arenë. Së

bashku me të tjerët”521.

Mbështetja e Italisë për integrimin europian të Shqipërisë evidentohet edhe gjatë një

konference per shtyp të kryeministrit italian Mateo Renzi, gjatë një vizite zyrtare në

Shqipëri, më 30 Dhjetor 2014, në përmbyllje të semestrit italian të presidencës

evropiane. Mateo Renzi midis vendeve të tjera të PB, theksoi rëndësinë që ka integrimi

i Shqipërisë. Sipas tij Shqipëria është tashmë në Europë, edhe pse jo brenda

institucioneve evropiane. “Ne duhet të zgjerojmë dyert e familjes së madhe evropiane,

sepse është e drejtë dhe e dobishme, kjo i shërben më shumë Evropës sesa Shqipërisë

ose vendeve të tjerë kandidatë" . Kryministri italian nuk e zgjodhi rastësisht Tiranën për

të përmbyllur detyrën e tij në krye të BE-së, por të theksuar rëndësinë strategjike që ka

vendi ynë, ja si shprehet ai: "Sot ne përfundojmë semestrin evropian dhe kemi zgjedhur

ta bëjmë në Tiranë, sepse Shqipëria është një pjesë e të ardhmes së Evropës, dhe

gjithashtu një pjesë e së kaluarës tonë”522.

Aktualisht, diplomacia italiane vazhdon të jete e përqendruar në procesin e

konvergjencës të Bashkimit Evropian kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo

linjë veprimi është vërejtur edhe në orientimin që kanë aktorët kryesor të saj kundrejt

gjithë rajonit dhe në veçanti për Shqipërinë. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është një

520Intervista del Ministro degli Affari Esteri della Repubblica Italiana, po aty. 521 Po aty. 522 Renzi in Albania: "Senza Tirana Ue perde grande occasione, 30 Dicembre 2014. Shiko nw

http://www.iltempo.it/politica/2014/12/30/news/renzi-in-albania-senza-tirana-ue-perde-grande-occasione-

964203/.

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

192

përparësi strategjike për Italinë523. Të njëjtin qëndrim e vërejmë, gjatë një takimi të

mbajtur më 15 Shtator 2015, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë midis

Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës italiane, Paolo Gentiloni dhe homologut të

tij, Ditmir Bushati. Gentiloni theksoi se Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në

rrugëtimin evropian, për hapjen e negociatave për anëtarësim524.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Ministri Gentiloni u shpreh

se: …Italia është angazhuar për të dhënë ndihmesën e për të kontribuar sa më shumë

që të jetë e mundur në një ecuri pozitive, dhe nëse është e mundur në përshpejtimin e

rrugëtimit të çeljes së negociatave për sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sigurisht shërben një angazhim në vend, në lidhje me reformat që duhen ndërmarrë, por

Evropa nuk mund t’i fshihet faktit që duhet të japë përgjigje ndaj një pyetjeje në mënyrë

të shpejtë525. Ndër të tjera, gjatë kësaj interviste Ministri Gentiloni, nuk la pa përmendur

se përpos mbështetjes së Italisë, është thelbësor dhe i rëndësishëm një angazhim në

vend në lidhje me reformat që duhen ndërmarrë, njëkohësisht edhe vetë Bashkimi

Evropian nuk duhet të mbaj qëndrime të qarta rreth afateve kohore526.

Në komunikatën për Strategjinë e Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore per vitin

2014-2015, Komisioni ka paraqitur konkluzione dhe rekomandime për Shqipërinë.

Sipas të cilit në vitit 2014, Shqipëria ka bërë progres, janë ndërmarrë hapa të mëtejshëm

në drejtim të reformës së gjyqësorit. Qeveria ka treguar vullnet politik për të vepruar me

vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Korniza legjislative është

forcuar dhe monitorimi dhe koordinimi i politikave në nivel qëndror janë

përmirësuar527.

Ndërsa nga ana tjetër evidentohen fushat ku vendi ynë duhet të bëjë përpjekje

më të mëdha për të bërë të mundur ndryshimet e pritshme, pa të cilat rrugëtimi evropian

do të jetëi pamundur. Pra, Shqipërisë i mbeten akoma sfida të rëndësishme për tu

përballur. Për këtë motiv duhet të ndërmerren reforma të rëndësishme, sidomos në

fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shqipëria duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme për të adresuar

523 Rapporto 2020, Le scelte di politica estera. Unità di analisi e di programmazione. Gruppo di riflessione

strategica. P. 56 Shiko në ëëë.esteri.it/.../rapporto2020_sceltepoliticaestera 524Ministri Bushati pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës italiane, Paolo Gentiloni, 7

Shtator 2015. Shiko në http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit 525Po aty. 526Po aty. 527European Commission, EU Enlargment Strategy 2014-2015, October 2014, fq 2.

Page 197: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

193

zbatimin e prioriteteve kryesore të identifikuara për hapjen e negociatave për

anëtarësim528.

I njëjti qëndrim është mbajtur në konkluzionet dhe rekomandimet e dhëna nga

KE për Shqipërinë në progres-raportin e një viti më vonë (2015), sipas të cilit, Shqipëria

ka zbatuar detyrimet që i rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA).

Dialogu politik dhe ekonomik ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë ka vazhduar nëpërmjet

strukturave përkatëse në kuadër të MSA-s.Qeveria është angazhuar në ndërmarrjen e

reformave të cilat janë të lidhura ngushtë me rekomandimet për pesë prioritetet kryesore

të domosdoshme për hapjen e negociatave për anëtarësim529.

Në vijimësi Shqipërisë i duhet te përmbushë 5 kriteret kyçe për çeljen e

negociatave për anëtarësim, pra vendi ynë është një hap pranë familjes ëe madhe

evropiane, por i gjithë ky proçes vazhdon të duket më i ndërlikuar se ç’pritej. “Duam që

Shqipëria të jetë si gjithë Europa", ishte një nga sloganet e viteve të para të tranzicionit,

pas një gjysmë shekulli izolim të plotë, afrimi me Europën ka qenë dhe mbetet një

aspiratë themelore e popullit shqiptar. Bashkimi Evropian ka qenë i pranishem në

Shqipëri që nga ditët e para të tranzicionit. Ka mbështetur programet e reformave të

qeverive të njëpasnjëshme, të cilat kanë pasur si qëllim konsolidimin e sundimit të ligjit,

forcimin e sistemit gjyqësor, shërbimin civil, etj.

Shqipëria tashmë ka hyrë në dekadën e tretë të transformimeve politiko-

ekonomike dhe sociale për t’ju përafruar modeleve të vendeve perëndimore.

Konsolidimi i institucioneve demokratike, përgjegjshmëria e sistemit qeverisës dhe

proceset e politikëbërjes ku në qendër janë qytetarët, është një prej objektivave të

Shqipërisë. Në këtë kontekst, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, konsiderohet si një

sfidë por gjithashtu edhe një mundësi për t’iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve për

një demokraci funksionale, zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet.

Në disa fusha janë bërë progres, në disa të tjera nevojitet akoma punë për tu

bërë. I gjithë ky proçes, kërkon domosdoshmërisht bashkëpunim të ndërsjellë midis

strukturave të BE-së dhe palës shqiptare, e cila shumë herë ka demonstruar që mungesa

e vullnetit politik ka shkaktuatr ngadalësimin reformash. Ndoshta për shkak të ritmit të

reformave, Këshilli i Ministrave në vazhdën e orientimeve të fundit, me vendim nr. 74 i

datës 27/01/2016 vendosi miratimin e Stategjisë Kombëtare për Integrimin Evropian

528 Po aty. 529 European Commission, Commission Staff Ëorking Document, Albania 2015 Report, 10 November

2015, fq 2.

Page 198: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

194

2016-2020 530 që duhet të ndërmarrë Shqipëria. Integrimi Evropian është objektivi

gjeostrategjik dhe politik i Shqipërisë, që qëndron në thelb të politikës së brendshme

dhe të jashtme. Procesi i aderimit mori një hov të fuqishëm me vendimin e Këshillit

Evropian të qershorit 2014 që i dha Shqipërisë statusin kandidat, si vlerësim për

reformat e ndërmarra531.

Sipas Strategjisë çelësi i suksesit të Shqipërisë në rrugëtimin evropian, është

zbatimi i shpejtë i reformave, sipas akteve nënligjore të sanksionuara posaçërisht për të

arritur objektivin tjetër strategjik të Shqipërisë, anëtarësimin në BE, por kjo mund të

bëhet e realizueshme vetëm me përmbushjen e detyrimeve që ka vendi532. Planet e

parashikuara nga ekzekutivi shqiptar, ndonëse të sinkronizuar, janë të ndryshëm në

natyrën dhe qëllimin e tyre. Akti i parë i cili i referohet integrimit, i emëruar ndryshe si

udhërrëfyes, është plani i projektuar posaçërisht për të plotësuar pesë prioritetet kyçe të

Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, të vitit 2013, që përmban masa

zbatuese afatshkurtra të shënjestruara në fusha të ndryshme533.

Ndërsa përsa i përket aktit të dytë, më saktësisht Planit Kombëtar për

Integrimin Evropian, janë planet afatmesme dhe afatgjata të parashikuara për tu

realizuar deri në vitin 2020, me synimin që Shqipëria të ketë përafruar plotësisht

legjislacionin e saj me acquis të BE-së, si edhe që të gjithë sektorët të kenë përmbushur

standardet e përcaktuara534 .Ndër të tjera, duhet të theksojmë se statusi i vendit kandidat

duhet të shërbente si katalizator për të përshpejtuar ritmin e reformave. Referuar këtij

orientimi në nëntor të 2013, u shpalos nisma e Dialogut të Nivelit të Lartë me

Shqipërinë, me objektiv kryesor fokusin në procesin e integrimit evropian dhe

njëkohësisht të monitorohet progresi i bërë në fushat e pesë prioriteteve kyçe të

përcaktuara për hapjen e negociatave për anëtarësim. Pesë prioritetet janë: reforma në

administratën publike, reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër

krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Nëse do të përpiqemi të evidentojmë ndryshimet që janë realizuar gjatë kësaj

periudhe, pra nga viti 2013, momenti kur u jetësua nisma për Dialogun në Nivelin e

Lartë dhe takimit të fundit të mbajtur më 30 mars 2016, duket qartë se problematikat

530Fletore Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr . 17, datë 09 shkurt 2016. 531Plani kombëtar për integrimin evropian 2016-2020, janar 2016, fq 15. 532 Udhërrëfyesi për plotësimin e pesë prioritetet kyçe të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave

Nr. 330, datë 28.5.2014; dhe gjithashtu, Plani Kombëtar për Integrimin Evropian. 533 Fletore Zyrtare nr. 17, Plani Kombëtar për integrimin Evropian 2016-2020, Shkurt 2016, fq. 1059. 534 Po aty.

Page 199: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

195

mbeten po të njëjta, pavarësisht faktit, që në disa fusha Shqipëria po përpiqet të bëjë

progres. Takimi i parë u mbajt më 12 Nëntor në Tiranë, midis kryeministrit Edi Rama,

Komisionerit Fule, Ministrave të Qeverisë shqiptare dhe kryetaren e komisionit

parlamentar për integrimin evropian, Majlinda Bregu, që përfaqëson opozitën.

Objektivi kryesor i TNL është të siguroj mbështetje për procesin e integrimit të

vendit në BE, duke u fokusuar në prioritetet kyçe të reformave. Gjithashtu, për të

strukturuar bashkëpunimin midis BE-së dhe Shqipërisë dhe njëkohësisht, për të

ndihmuar Shqipërinë për integrimin në BE. E rëndësishme është gjithë përfshirja në

proces; si e qeverisë dhe opozitës, të cilët janë partnerët kryesorë. Në konkluzion të këtij

takimi, sipas rekomandimeve të Be-së, Shqipëria duhet të marrë masa të mëtejshme në

lidhje me administratën publike dhe reformën gjyqësore, të bëjë përpjekje të mëtejshme

në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të marri masa efektive për të

përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e romëve, dhe

politikat anti-diskriminuese, si dhe zbatimin e të drejtave pronësore535.

Ndërsa në takimin e fundit të Dialogut për Nivelin e Lartë për Prioritet Kyçe, u

vlerësuan disa masa të ndërmarra nga qeveria shqiptare për të bërë të mundur

përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, ndër të tjera, ngritjen e Këshillit Kombëtar për

Integrimin Evropian, gjithashtu edhe përpjekjet për reformën në drejtësi dhe draftin për

ndryshimet kushtetuese.

Element tjetër që vlen të përmendet, midis Komisionerit Johannes Hahn dhe

përfaqësueve të qeverisë, u dakordësua që Shqipëria të raportojë rregullisht mbi

zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për të hapur negociatat e pranimit. Nga ana e Be-së,

Komisioni do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen për Shqipërinë për përmbushjen e

kërkesave për hapjen e negociatave të pranimit536. Në gjashtë mujorin e dytë të vitit

2016 janë bërë hapa të rëndësishëm në kuadër të detyrimeve që rrjedhin për çeljen e

negociatave për anëtarësim në BE. Muaji korrik do të njihet ndryshy si muaji i suksesit,

pasi shënjoi miratimin e reformës në drejtësi, pikërisht një prej pesë prioriteteve kyçe që

duhet të përmbushë vendi ynë.

Komisioni i reformës në drejtësi miratoi draftin, edhe pse pa prezencën e

opozitës. Miratimi i hapi rrugën një iteri procedurial parlamentar deri në momentin e

miratimit të saj. Miratimi i reformës u votua me unanimitet 140 vota nga 140 të

535First High Level Dialogue on the Key Priorities, 12 November 2013, Joint conclusions, fq. 2. 536 Konkluzionet e Përbashkëta të takimit të 6-të të Dialogut të Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyce,

Tiranë, 30 Mars 2016, fq. 2.

Page 200: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

196

pranishëm, kjo fal edhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, si ambasadorja e Bashkimit

Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin dhe ambasori amrikan në Shqipëri Donald Lu.

Mund të themi se ky është një prej vendimeve më të rëndësishme të Shqipërisë në 10

vjeçarin e fundit. Data e 22 korrikut do të njihët ndryshe si një datë historike për

sistemin e drejtësisë, por jo vetëm kaq, ndoshta pas këtij momenti qytarët do të mund të

gjejnë pak besim.

Rrugëtimi i vendit tonë drejt bashkimit evropian është akoma i gjatë pasi duhen

përmbushur kriteret e tjera. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian në të

ardhmen, do të shtrojë sida të reja që duhen përballur.

Page 201: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

197

PËRFUNDIME

Ashtu si kishte ndodhur në Europën Qëndrore dhe Lindore përgjatë fundit të viteve 80

dhe fillimit të viteve 90’ transformime të rëndësishme shoqëruan edhe Ballkanin

Perëndimor, regjimet komuniste u shembën.

Situata që u kristalizua në fillimin e viteve 90’, evidentoi se problemet që po rrënonin

rajonin nuk mund të zgjidheshin brenda kufijve, por brenda një kuadri rajonal me

pjesëmarrjen e aktorëve ndërkombëtar.

Ballkani Perëndimor për shkak të pozicionit gjeografik ka një rëndësi të

madhe, ai shërben si një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Ngjarjet pozitive dhe

negative, që janë prodhuar në rajon kanë reflektuar pasojat në mënyrë direkte në zonat

fqinje. Nëkuadër të këtij skenari, Shqipëria, pavarësisht dimensioneve të saj, edhe pse

një shtet i vogël luan një rol të rëndësishëm strategjik.

Kolapsi jugosllav, shënoi hapin e parë për ndryshime rrënjësore në gadishullin e

Ballkanit, kryesisht ato të karakterit gjeopolitik. Ngjarjet që ndodhën në pranverën e

vitit 1990 shkaktuan pasoja fatale për ekulibrat e vjetër.

Fundi i Jugosllavisë për Italinë nënjë lloj mënyrë ishte parë më shumë si një problem

sesa si një mundësi e re, kjo si shkak i ndryshimeve që ndodhën në disa prej këtyre

vendeve, sidomos në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë.

Italia vazhdonte ta shihte prioritet unitetin e Jugosllavisë, por nuk përjashtoi njohjen në

rast zgjidhjeje të negociuar me Komunitetin Evropian, sipas akordit të Brionit.

Në fillim të viteve '90, raportet e para diplomatike midis Italisë dhe Shqipërisë,

u stabilizuan pas rënies së regjimit diktatorial.Këtomarrëdhënie kanë marrë forma të

ndryshme në varësi të politikbërjes të të dy shteteve.Në fillim të viteve '90, Italia nuk

ishte në gjendje të njohë menjëherë ndryshimet që ndodhën në anën tjetër të Adriatikut.

Italia ishte e tronditur nga problematikat e saj, për këtë motiv u përqëndrua në punët e

saj të brendshme duke mos marrë aspak në konsideratë ç’farë po ndodhte përtej brigjeve

të Adriatikut.

Politika e jashtme e Italisë gjatë përiudhës së parëështë ndikuar nga vullneti për

të zbatuar ndërhyrje të shpejta dhe komplekse qënë të vërtetëduken të paprecedente në

historinë e politikës së jashtme të këtij vendi, i tillë ishte Operacioni Pelikan.

Page 202: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

198

Ndërhyrjet që u realizuan në rajonin e Ballkanit u përgjigjen dy motiveve kryesore të

cilat konvergojnë objektivin kryesor të politikës italiane, në mënyrë që Italia të kthehej

në një prej aktorëve më të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare.

Për Italinë stabilizimi i zonave në kufi me Europën, është objektiv strategjik për të

evituar problematikat e brendshme po ashtu edhe tëgjithë Europës, gjithashtu Italia

besonte në parimet demokratike, të cilat bënë të mundur stabilizimin dhe prosperitetin

në Europën Perëndimore.

Përveç rikonfirmimit të lidhjeve formale me Atlantikut dhe Evropën, Italia

bëri zgjedhje në lidhje me politikën rajonale, e cila u përqëndrua në zonën e Ballkanit.

Afërsia gjeografike me këtë pjesë të rajonit të Ballkanit, përbën për Italinë një interes

strategjik në procesin e stabilizimit, konsolidimit demokratik dhe të integrimit të

Ballkanit Perëndimor. Italiaduke bashkuar traditën e marrëdhënieve historike dhe

kulturore me Ballkanin pati mundësinë të ketë një rol thelbësor në të gjithë rajonin, nga

Tirana në Beograd.

Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është një përparësi strategjike për Italinë.

Sipas drejtuesve të politikës italiane, është e rëndësishem që vendet që përbëjnë këtë

rajon, nuk mund të qëndrojnë jashtë Bashkimit Evropian. Motua që shoqëron drejtuesit

politik të Italisë, jo vetëm në politikën e saj të jashtme, por njëkohësisht edhe si një prej

anëtarëve themeluese të bashkimit evropian, është stabiliteti dhe integrimi i kësaj zone

“Nëse Ballkani nuk do të stabilizohet, do të jenë Italia dhe Evropa që të destabilizohet”.

Italia ka kërkuar përshpejtimin e procesit të pranimit në BE për vendet që bëjnë pjesë në

Ballkanin Perëndimor, duke vënë theksin në përcaktim e një afati kohor. Aktualisht,

objektivi kryesor italian është stabilizimi i Ballkanit Perëndimor.

Në strategjinë e përgjithshme politiko-diplomatike italiane, pozita e Shqipërisë

ka zënë një vend të veçantë. Shqipëria është vendi i rajonit të Ballkanit që më shumë se

çdo shtet tjetër që përbën këtë mozaik diversitetesh ka lidhje historike me Italinë, në

aspektin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare.

Italia në varësi të nevojave të momentit, ka ndryshuar strategji për t’ju

përgjigjur krizave të vendin tonë.Në këtë kontekst Italia ka luajtur një rol shumë të

rëndësishëm, duke marrë masa emergjente, për t’i ardhur në ndihmë qeverisë dhe

popullit të Shqipërisë, gjithashtu janë ndërmarrë iniciativa strukturore, për të ndihmuar

institucionet shqiptare në procesin e reformave.

Page 203: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

199

Vështirësitë e mëdha ekonomike dhe sociale pas rënies së regjimit komunist, i

dhanë rrugën eksodit masiv të vitit 1991, më shumë se 30,000 refugjatë iu drejtuan

Italisë. Largimet masive nga Shqipëria i shtoheshin vrullshëm brigjeve të Adriatikut,

deri diku situata ishte kërcënuese për Italinë. Qeveria italiane e gjendur përballë kësaj

situate, ndërmori mekanizma të posacëm për një zgjidhje të mënjëhershme, për të

penguar emigracionin e paligjshem dhe njëkohësisht të riatdhësonte ata që në mënyrë të

paligjshme kishin arritur në brigjet italiane.

Në fillim politika e jashtme e Italisë kundrejt Shqipërisë, ishte e

paqëndrueshme por ndryshoi në varësi të ndryshimeve politiko-ekonomike të

Shqipërisë, gjë e cila evidentohet qartësisht përgjatë vitit 1997.

Italia në këto vite, e përfshirë në proceset e Tangetopolit, nuk mund të ndiqte në

mënyrëtë qartëdhe koherente një numër të caktuar objektivash stratetegjik, mungonte në

politikën e jashtme italiane njohuria dhe vizioni i qartë për një vend post-komunist si

ky i yni, rrjedhimisht edhe ndërhyrjet në fusha të ndryshme rezultuan të pjesshme, edhe

pse për një periudhë kohore Shqipëria përfundoi nën një tutelë ekonomike dhe

financiare.

Në historikun e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dallon viti 1997, ku si

shkak i situatës politike-ekonomike u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve për

stabilizimin e situatës në vend, ide kjo e gjeneruar nga Romano Prodi.

Kryeministri italian pas një vizite një ditore në Shqipëri, duke marrë në

konsideratë situatën kaotike në shqipëri, hedh idenë e një plani ndërhyrjeje, i cili duhej

tu përgjigjej prioriteteve të politikës së jashtme italiane, si stabiliteti në vend, ndërhyrja

me ndihmat ndërkombëtare dhe zhvillimi afatgjate.

Vetëm pak ditë më vonë (9 Prill 1997), shqyrtohet përpara Dhomës së

Deputetëve aksioni shumëpalësh për ruajtjen e paqes. Pjesëmarrja e Italisë në një aksion

të tillë humanitar gjeti kundërshtime të ashpra nga forcat opozitare. Pavarësisht ideve

opozitare, Senati voton pro, në datën 14 Prill 1997 merr jetë Operacioni Alba.

Qeveria italiane, pas krizës së vitit 1997 identifikoi në mënyrë të menjëhershme

mbështetjen e saj për Shqipërinë në forcimin e institucioneve.Pas përfundimit të

proçesit zgjedhor, komuniteti ndërkombëtar dhe Italia në veçanti, rinisën kontakte të

qëndrueshme me Shqipërinë.

Në qendër tëstrategjisësë bashkëpunimitme Qeverinëitalianepaskrizës së vitit

1997, ështëmbështetjapërristrukturimin einstitucioneve. Pikërisht me anë të këtij plani,

Page 204: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

200

flitet për herë të parë për procese integruese, për përmbushje të kritereve të nevojshme

për integrimin evropian. Kjo periudhë përkon edhe me periudhën e lancimit të Paktit për

Europën Juglindore.

Me rivendosjen e rendit është kaluar në mënyrë të menjëhershme, në një plan

tre-vjeçar 1998-2000, i cili shënon kapërcimin nga faza e emergjencës. Plani

parashikonte konsolidimin e institucioneve shqiptare, ku duhej ndërhyrë me asistencë

teknike dhe furnizimin me pajisje të nevojshme. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij

plani ishte zhvillimi ekonomik i bazuar në ekonominë e tregut.

Në strategjinë e saj për stabilizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë,Italia ka

përdorur instrumenta të ndryshëm. Një mekanizëm i integruar i kooperimit në nivel

kombëtar u vendos në Shqipëri, në këtë nisëm është përfshirë Ministria e Punëve të

Jashtme dhe departamente të tjera ministeriale, gjithashtu presidenca dhe Këshilli i

Ministrave.

Një iniciativë tjetër e rëndësishme që u ndërmor nga Italia gjatë vitit 2000 ishte

krijimi i kontekstit të ri për bashkëpunimin rajonal, iniciativa e Adriatikut dhe e Jonit, e

cila u prezantua në konferencën që u mbajt në Ankona.

Aktualisht janë aktive një sërë projektesh të financuara nga qeveria italianeqë arrijnë

shumën prej rreth 300 milionë euro, të cilat e bëjnë Italinë një nga donatorët kryesorë

ndërkombëtarë aktivë në vend.

Kooperacioni italian është i pranishëm në Shqipëri që prej vitit 1991, me një impenjim

financiar të përgjithshëm prej më se 700 milionë euro. Italia është e përfshirë shumë

dimensionalisht në Shqipëri, ajo është aktive edhe nëpërmjet OJQ që punojnë kryesisht

në fushat e shëndetësisë, arsimit, zhvillimit rural, përfshirjes sociale, etj.

Pas dekadës së parë, vërejmë rolin qëka luajtur Italia në përcaktimin e politikës

e së Bashkimit Evropian për stabilizimin e Ballkanit dhe ka mbështetur fuqishëm

Paktin e Stabilitetit për Europën Juglindore. Këtu mund të përmendim deklaratën e

Umberto Ranierit, i cili shprehet qartësisht se objektivat e Paktit përputhen me

strategjinë e përgjithshme të propozuar nga Italia për të përballuar problemet e rajonit të

Ballkanit.Fill pas tij, Italia merr një dimension të vërtetë rajonal.

Lidhjet e Italisë me Ballkanin Perendimor, në epiqendër të së cilës është

Shqipëria janë sanksionuar në ligjin 84/2001, i cili shpreh në mënyrë eksplicite aftësinë

për të bashkëvepruar jo vetëm me nisma kombëtare por edhe në kuadër të nismave të

ndërmarra nga BE dhe aktorë te tjerë ndërkombëtarë.

Page 205: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

201

Pavarësisht kontributit të Italisë, si një prej vendeve themeluese të Be-së, shpesh

ky organizëm ka hasur probleme në gjetjen e instrumenteve të duhura për të adresuar

vendet që dilnin nga konflikte. Pothuajse, të gjitha shtetet e rajonit njëzet vitet e fundit

kanë qenë në transformim të thellë nga sistemi socialist drejt ekonomisë së tregut.

Si rezultat I hulumtimeve të kryera, arritëm në konkluzionin se fazën përgatitore

për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, BE-ja e paralelizoi me një proces të përbashkët

stabilizimi, referencë e qartë e të cilit është Pakti i Stabilitetit, i cili i përshtatej

kontekstit të një rajoni post-konfliktual dhe nga ana tjetër kushtëzonte anëtarësimin e

vendeve në bazë të progresit të shfaqur drejt bashkëpunimit rajonal.

Stabiliteti i Ballkanit është shumë i rëndësishëm si për Europën ashtu edhe për

Italinë, sepse një tensioni i ri në rajon do të kishte pasoja të menjëhershme edhe për to,

sidomos për shtetin italian, si një prej vende kufitare. Promovimi i stabilitetit të

Ballkanit është në interes të Italisë dhe të Be-së.

Politikat evropiane drejt Ballkanit kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme pas

luftës së Kosovës dhe veçanërisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), e

cila përmban referenca të qarta mbi "perspektivën e integrimit evropian".

Dhënia e një mundësi të qartë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor ishte një

hap i parë i rëndësishëm në kontekstin ndërdisiplinor mes institucioneve dhe vendeve të

rajonit. Në këtë kontekst, roli i Italisë në formimin e politikës së BE-së tregon dy

pikëpamje të ndryshme. Në njërën anë, pjesëmarrja e Italisë në grupe të ndryshme të

vendimmarrjes në Ballkan, në kuadër të Bashkimit Evropian, duke filluar nga Këshilli

Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), në grupe të ndryshme

punedhe në organe drejtuesve të Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit janë konsideruar

nga shumë vëzhgues si efektive.

Italia është përpjekur të lehtësoj rrugëtimin e Shqipërinë në periudhën post-

komuniste, duke dhënë kontributin e sajfinanciar dhe human për të përmbushur kriteret

e nevojshme për hapat e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit. Këtë e vërejmë nëqëndriminqë mbajti Këshilli i Cështjeve të Përgjithshme të

BE-së, i cili në mbledhjen e datës 21 tetor 2002, vendosi hapjen e negociatave me

Shqipërinë, të cilat nisën zyrtarisht më 31 janar 2003, kjo përkon me periudhën ku në

krye të presidencës së Komisionit Evropian, ishte Romano Prodi. Ky qëndrim në gjirin

e ekzekutivit të Bashkimit Evropian e bën edhe më të qartë orientimin e Italisë kundrejt

integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe mbi të gjitha atë të rastit shqiptar.

Page 206: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

202

Kooperacioni italian në vendin tonë është ndarë në disa faza dhe vazhdon të jetë

akoma prezent. Italia gjatë këtyre viteve, për shkak të ndryshimeve politike, ekonomiko

dhe sociale, në momente të ndryshme është angazhuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë duke

ndërmarrë iniciativa konkrete. Aktualisht janë aktive projekte për zhvillim që arrijnë

shumën prej rreth 300 milionë euro, të cilat e bëjnë Italinë një nga donatorët kryesorë

ndërkombëtarë aktivë në vend.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e cila u nënshkrua në vitin 2006 dhe hyri

në fuqi në vitin 2009, u bë baza e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian

si dhe njësia matëse e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit.

Takimi i ministrave të jashtëm të BE-së i mbajtur në Salzburg në Mars të vitit

2006, theksoi se proçesi i zgjerimit nuk lidhet vetëm me faktin e përmbushjes së

kritereve të Kopenhagenit nga ana e vendeve që kërkojnë të bëhen pjese e familjes

evropiane, por edhe me kapacitetin e Bashkimit Evropian për të "përthithur" anëtarë të

rinj. Kjo na bën të mendojmë, se kjo çështje do të jetë pre e ndryshimeve të

vazhdueshme, në kuadër të politikës së jashtme të ndjekur nga Be-ja, po jo vetëm kaq,

njëkohësisht edhe e vullnetit politik të anëtarëve ekzistues.

Mund të themi se Bashkimi Evropian, ndryshe nga eksperienca me vendet e

Europës Qëndrore dhe Lindore, në Europën Juglindore eksperimentoi një metodë të re

kushtëzimi dhe vlerësimi sipas progresit të secilit vend.

Komisioni Evropian ka ritheksuar qëndrimin e Bashkimit Evropian drejt

Ballkanit Perëndimor, duke bërë të qartë rrugën që duhet të ndjekin për t’i sjellë ato më

pranë BE-së, duke bërë më evidente perspektivën e tyre evropiane.

Për zbatimin efektiv të standardeve të kërkuara nga BE-ja, kritere të cilat janë të

përcaktuara në dokumentet e Partneritetit Evropian, BE-ja shpërblen secilin prej

vendeve aplikante me fonde plotësues të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) Për

implementimin e reformave të domosdoshme.

Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin pranimin si një perspektivë

afatgjatë, Bashkimi Evropian duhet të vendos për statusin e kandidatit në terma

afatshkurtër. Nëse do të vepronte në mënyrë të tillë, BE do të krijonte një strategji

aktive. Një veprim i tillë do të sigurojë stimuj brenda këtyre vendeve, do të shërbente si

katalizator për qeveritë e vendeve te këtij rajoni të ndërmarrin reformat në përputhje me

standardet evropiane. Një qasje e tillë do të kërkonte guxim politik dhe largpamësi

strategjike nga ana e shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së.

Page 207: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

203

Italia pas vitit 2010 ndër interesat e saj stratetgjik, është evidentuar si përkrahëse

kryesore e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Të gjitha këto,

kërkonin plotësimin e një sërë kriteresh, pa të cilat, gjithçka do të ishte e pamundur. Për

të mbrojtur këto interesa, thelbësor ishte angazhimi i Italisë për të ndikuar përmes

veprimit të përbashkët në vendimmarrjen e vendeve të mëdha evropiane të përfshira në

rajon. Mbështetja e Italisë në procesin e integrimit evropian, ka patur dhe vazhdon ende

të ketë një rëndësi parësore.

Italia pas nënshkrimit të marrëveshjes për partneritetin strategjik duket se ka

dëshmuar interesin e saj për integrimin e Shqipërisë në BE, sidomos pas marrjes së

statusit të vendit kandidat.

Gjatë e presidencës evropiane në vitin 2014, Italia u përpoq të nxiste

vazhdimësinë e perspektivës dhe besueshmërinë e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së,

duke marrë në konsideratë rrugëtimin e secilit prej këtyre vendeve. Italinë në një farë

mënyre e trembte “lodhja” e BE-së ndaj këtyre shteteve, gjë e cila mund të vinte në

pikëpyetje angazhimet evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Italinë këto

vende kanë një rëndësi strategjike, nëse diçka e tillë do të ndodhë, Italia është vendi i

parë e cila do të vuaj pasojat.

Pas ndryshimeve politike të më shumë se dy dekadave më parë, një nga sfidat kryesorë

të Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Arritja e këtij objektivi kërkon

zhvillim të gjithanshëm në vend, gjithashtu kërkon ndërmmarrjen e reformave të

shumta, të cilat do të shërbenin si katalizator për progresin drejt këtij rrugëtimi.

Integrimi i Shqipërisë parë nën këndvështrimin pan-evropian, referuar ndryshimeve të

viteve të fundit është relativisht i qëndrueshëm. Gjithsesi, vlen të përmendet se kuadri

Evropian është thelbësor për të ndihmuar Shqipërinë në kapërcimin e perceptimeve jo

pozitive dhe për t’i dhënë një shtysë të rëndësishëm këtij procesi. Në këtë kontekst,

Italia ka qenë një protagoniste e bashkëpunimit pozitiv, ka zgjidhur vështirësi ose

probleme që janë hasur në kuadrin e emigracionit dhe çështjeve me karakter ekonomik.

Një pyetje që ngremë është: a vlen të anëtarësohesh në këto kohëra, në një

moment paqëndrueshmërie dhe pasiguri nëpër Evropë. Pavarësisht problematikave në

gjirin e BE-së, mendojnë se janë më të mëdha problemet në brendinë e shtetit shqiptar.

Ndoshta ky është një prej motiveve kryesore pse të gjitha partitë politike nga fillimi i

viteve 90’ deri në sot kanë pasur si objektiv kryesor anëtarësimin në BE. Gjithsesi

Page 208: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

204

rrugëtimi në BE, hapja e procedurave për anëtarësim, nuk mund të bëhet e

realizueshme, pa ndihmën e drejtuesve të BE-së.

Autoritetet shqiptare kanë nevojë për ndihmë për t’u dhënë zgjidhje

problemeve të brendshme, por pa ndërhyre në sovranitetin kombëtar. Nga ana tjetër,

Bashkimi Evropian si organizëm politik, por edhe vendet anëtare të tij, nuk duhet të

injorojnë, por të përballojnë këto çështje, të cilat në një moment të dytë mund të

paraqesin një kërcënim potencial për stabilitetin më të gjerë evropian.

Ndërkohë Bashkimi Evropian duhet të respektojë angazhimet e ndërmarra

kundrejt vendeve tashmë në proçes, dhe njëkohësisht duhet të jetë shumë i kujdesshëm

në marrjen e angazhimeve të reja, të sigurojë që vendet kandidate të përmbushin kushtet

e nevojshme. Gjithsesi, duket mjaft ironike, të kërkosh të anëtarësoshesh në BE, në një

moment të tillë ku një prej anëtarëve më të rëndësishëm dhe të fuqishëm siç është

Britania e Madhe, vendosi me anë të referendumit të dalë nga BE-ja.

Page 209: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

205

BIBLIOGRAFIA

1. Dokumente Arkivore Shqiptar të Papublikuar

Arkivi Qëndror i Shtetit

AQSH, Komiteti Qendror i Partisë se Punës se Shqipërisë, Fondi n.14, Dosja 107 -

Telegram drejtuar Kongresit te 8-te nga Bruno Brunetti, Date 25 Tetor 1981.

Arkivi Qëndror i Shtetit: Ministria e Punëve të Jashtme

1. Arkiva e Minsitrisë së Punëve të jashtme, Emri i fondit: Italia, Dosja 483, vitit

1987. Informacione per takime me ambasadorin Italian Xhentile, 23-25 Maj

1987.

2. Arkivi i MPJ, viti 1988, Dosja 550, Proces-verbal, mbi takimin e shokut Reiz

Malile me ministrin italian te Punes, Formika, me 17 Tetor 1988.

3. Arkivi i MPJ, viti 1989.

4. Arkivi i MPJ, viti 1990.

5. Arkivi i MPJ, viti 1991.

Dokumenta arkivor italiane të botuara

1. Ministero degli Affari Esteri, Servizio Storico e Documentazione, Testi e

Documenti sulla Politica Estera dell’Italia, 1997, Ufficcio Studi Roma.

2. Ministero degli Affari Esteri, Servizio Storico e Documentazione, Testi e

Documenti sulla Politica Estera dell’Italia, 1998, Ufficcio Studi Roma.

3. Ministero degli Affari Esteri, Servizio Storico e Documentazione, Testi e

Documenti sulla Politica Estera dell’Italia, 1999, Ufficcio Studi Roma.

4. Ministero degli Affari Esteri, Servizio Storico e Documentazione, Testi e

Documenti sulla Politica Estera dell’Italia, 2000, Ufficcio Studi Roma.

5. Ministero degli Affari Esteri, Servizio Storico e Documentazione, Testi e

Documenti sulla Politica Estera dell’Italia, 2005, Ufficcio Studi Roma

Page 210: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

206

Ligje dhe Marrëveshje/Akte ligjore

1. Fletore Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr . 17, datë 09 shkurt 2016.

2. Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr. 2 mars 1997.

3. Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr. 6, Maj 1997.

4. Konkluzionet e Përbashkëta të takimit të 6-të të Dialogut të Nivelit të Lartë për

Prioritetet Kyce, Tiranë, 30 Mars 2016.

5. L I G J Nr. 9590, datë 27.7.2006 Për Rati Fikimin E “Marrëveshjes Së

StabiliziM-Asociimit Ndërmjet Republikës Së Shqipërisë Dhe Komuniteteve

Evropiane E Shteteve Të Tyre Anëtare.

6. Ligji Nr.8663, Datë 18.9.2000 Për Regjistrimin, Klasifikimin, Mënyrën e

Përdorimit Dhe Kontrollin E Mjeteve Lundruese Me Motor, Me Tonazh Nën 20

Nt.

7. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, Fjalorth i termave kryesorë. Ministria e

Integrimit Evropian, Tiranë, prill 2010.

8. Marrëveshje ndërmjet Komunitetit Evropian Ekonomik dhe Republikës së

Shqipërisë, mbi tregtinë dhe bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, Fletore

zyrtare e Komunitetit Evropian, date 25/11/1992 N. L 343 /

9. Marrëveshje për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Qeverisë së

Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, nënshkruar më

12.09.1991, hyrë në fuqi në 26 Janar 1996.

10. Plani Kombëtar për integrimin evropian 2016-2020, janar 2016.

11. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 404, datë 13.5.2015 Për miratimin e Planit

Kombëtar për Integrimin Evropian 2015 – 2020.

12. Vendim I Këshillit të Ministrave Nr. 65, datë 29.01.2015. Për miratimin e

protokollit për bashkëpunimin për zhvillim, 2014-2016, ndërmjet Këshillit të

Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë.

13. Vendim i Këshillit të Ministrave, datë nr. 74, datë 27/01/2016, Për Miratimin e

Planit Kombëtar Për Integrimin Evropian 2016 – 2020.

14. Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, viti 2015, nr. 14. e martë 10 shkurt.

Page 211: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

207

Burime të huaja të së drejtës

1. Atti Parlamentari, Senato della Repubblica n. 2656. XIII Legislatura – Disegni

Di Legge E Relazioni – Documenti

2. Bruxelles, 13.11.2003 COM(2003) 684 Definitivo 2003/0267 (CNS) Proposta

Di Regolamento Del Consiglio Relativo All'istituzione Di Partenariati Europei

Nell'ambito Del Processo Di Stabilizzazione E Di Associazione (Presentata

Dalla Commissione).

3. Commission Founding by country, Albania. Brussels: Enlargement, Instrument

for Preaccession Assistance (IPA), 2014

4. Commissione mista Italia-Albania, Processo verbale della Grande Commissione

mista per la cooperazione italo-albanese, Roma 17-18novembre 1992.

5. Commissioni Riunite III (Affari Esteri E Comunitari) E IV (Difesa), Audizione

Seduta Di Sabato 15 Marzo 1997.

6. Comunicato stampa del Minsitero degli Affari Esteri, 17 dicembre 1999.

7. Comunicazione Della Commissione Al Parlamento Europeo E Al Consiglio

Strategia di allargamento e sfide principali per il periodo 2006-2007

comprendente una relazione speciale sulla capacità dell'Unione europea di

accogliere nuovi Stati membri, Bruxelles, 8.11.2006 COM(2006) 649 definitivo.

8. Conclusioni Della Presidenza, Consiglio Europeo Colonia 3 - 4 Giugno 1999.

9. Conclusioni della Presidenza, Consiglio Europeo di Bruxselles 15-16 giugno

2006.

10. Conclusioni Della Presidenza, Consiglio Europeo Di Salonicco19 E 20 Giugno

2003.

11. Consiglio dell’Unione Europea, Nota di trasmissione, Concluzione Del Conglio

Europeo di Salonicco, Bruxelles, 1° ottobre 2003 (Or. en) 11638/03 POLGEN

55.

12. Consiglio Europeo Di Santa Maria Da Feira 19 E 20 Giugno 2000 Conclusioni

Della Presidenza.

13. Decreto-Legge 24 Aprile 1997, N. 108, pubblicata nella Gazzetta Ufficiale della

Repubblica Italiana n.144 del 23/06/1997.

14. European Commission, Albania, Progress Report, October 2014.

Page 212: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

208

15. European Commission, Albania, Progress-Report, November 2015.

16. European Commission, EU Enlargment Strategy 2014-2015, October 2014.

17. Gazzetta Ufficiale n. 76 del 31 marzo 200, Legge 21 marzo 2001, n.

84"Disposizioni per la partecipazione italiana alla stabilizzazione, alla

ricostruzione e allo sviluppo di Paesi dell'area balcanica”.

18. Il Documento com 748, Preparing for the participation of the Ëestern Balcan

Countries in Community Programmes and Agencies, 03.12.2003.

19. Joint conclusions, First High Level Dialogue on the Key Priorities, 12

November 2013.

20. Le conclusion dei CAGRE del 21/07/2003.

21. Le conclusion dei CAGRE 20/09/2003.

22. Le conclusion dei CAGRE 13/10/2003

23. Legge 18 giugno 1999, n. 186 "Conversione in legge, con modificazioni, del

decreto-legge 21 aprile 1999, n. 110, recante autorizzazione all'invio in Albania

ed in Macedonia di contingenti italiani nell'ambito della missione NATO per

compiti umanitari e di protezione militare, nonché rifinanziamento del

programma italiano di aiuti all'Albania e di assistenza ai profughi" pubblicata

nella Gazzetta Ufficiale n. 144 del 22 giugno 1999

24. Legge 26 Febbraio 1987. N. 49 “Nuova Disciplina Della Cooperazione

Dell'italia Con i Paesi in Via di Sviluppo”.

25. Nota Informativa del Ministero degli Affari Esteri) Ministero Degli Affari Esteri

Unità Per La Documentazione Storico-Diplomatica E Gli Archivi 2005 La

Politica Estera Dell’italia Testi E Documenti.

26. Protocollo D'intesa fra il governo della Repubblica Italiana ed il governo della

Repubblica d'Albania.Per Lo Cooperazione Tecnica Bilaterale Negli Anni 1998-

99.

27. PROTOCOLLO D'INTESA fra il Governo della Repubblica Italiana ed

il Governo della Repubblica d'Albania per la cooperazione tecnica

bilaterale negli anni 1998-99.

28. Rapporto 2020, Le scelte di Politica Estera, Gruppo di Riflessione Strategica,

Unita di Analizi e programmazzione, fq 10-11.

29. Rapporto 2020, Le scelte di politica estera. Unità di analisi e di

programmazione. Gruppo di ri LA

Page 213: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

209

30. Regolamento del Consiglio nr. 533/2004, 22/03/2004

31. Senato della Repubblica, Legislatura XIII, Disegno di Legge nr. 2656,

presentato dal Presidente del Consiglio Romano Prodi, di concerto col Ministro

degli affari esteri (DINI) di concerto col Ministro della difesa (ANDREATTA) e

col Ministro del tesoro e del bilancio e della programmazione

economica(CIAMPI) COMUNICATO ALLA PRESIDENZA IL 14 LUGLIO

1997. Conversione in legge del decreto-legge 14 luglio 1997, n. 214, recante

prosecuzione della partecipazione italiana alle iniziative internazionali in favore

dell’Albania.

32. Sintesi dei risultati della Presidenza Italiana del Consiglio dell’Unione Europea,

1 Luglio -31 Dicembre 2014.

33. TRATTATO DI MAASTRICHT, Trattato sull'Unione Europea Gazzetta

ufficiale n. C 191 del 29 luglio 1992.

34. UN Security Council, Resolution 1101 (1997) Adopted by the Security Council

at its 3758th meeting, on 28 March 1997, 28 March 1997, S/RES/1101 (1997).

35. UNHCR, Resolution 1101 (1997) Adopted by the Security Council at its 3758th

meeting, on 28 March 1997.

36. Vertice di salonicco - UE - balcani occidentali Salonicco, 21 giugno 2003

Dichiarazione

Literaturë

1. Bahja Endri, Italia dhe Ballkani, Globus R, Tiranë 2001.

2. Baliqi Bekim, Kosova dhe Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit: Perspektiva dhe

sfidat në procesin e integrimit. Nëntor 2013.

3. Banka e Shqipërisë, Investimet e Huaja Direkte, Përshkrim Metodologjik Dhe

Informacion Statistikor Për Vitin 2015, Departamenti I Statistikave Financiare,

Shtator, 2016.

4. Bashkurti Lisen, Krizat ndërkomëetare, Akademia diplomatike shqiptare,

Universiteti mbretëror Iliria, Tiranë 2008.

5. Bego Fabio, La storia dell’Albania dal 1997 e l’identita albanese del post-

comunismo, Editore: BraDypUS, 2014.

Page 214: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

210

6. Bello Marko, Evropa Politike. Historia, krizat, zhvillimet dhe perspektivat e

proçeseve të integrimit, Shtëpia Botuese Papirus, Tirane 2008.

7. Biagini Antonello, Storia delllAlbania Contemporanea, Tascabili Bampiani,

Roma 2005.

8. Bianchini Stefano, Spano’ Roberto, Jugoslavia e Balcani: Una bomba in

Europa, Franco Agneli, Milano 1992.

9. Bino Olivi, L’Europa difficile, Storia politica della comunita’ Europea, Il

Mulino, Bologna 1995.

10. Bogzeanu Cristina, STATES PROGRESSES AND OBSTACLES IN THE PROCESS OF

EUROPEAN INTEGRATION OF ËESTERN BALKAN «Progresses And Obstacles In

The Process Of European Integration Of Ëestern Balkan States», Strategic

Impact, N0.1, 2010.

11. Bozzo Luciano, Simon-Belli Carlo, “La questione Illirica” La politica estera

italiano in un’area di instabilità; scenari di crisi e metodi di risoluzione. Centro

militare di studi strategici.

12. Bruno Nascimbene, Nuove norme in materia di immigrazione. La legge Bossi -

Fini: perplessità e critiche, in Opinioni-Emmigrazzioni, Corriere Giuridico

nr.4/2003

13. Bucarelli Masiimo, L’Italia e le crisi jugoslave di fine secolo (1991-1999) In:

BOTTA F., GARZIA I., Europa adriatica. Storia, relazioni, economia, Roma-

Bari, Laterza, 2004.

14. Castellan Georges, Histori e Ballkanit, Sahtepai Botuese Cabej, Tirane 1996.

15. Coralluzzo Valter, Le missioni italiane all’estero:problemi e prospettive,

Analysis, Istituto per gli studi di politica internazionale, 2012.

16. Davis Benjamin, Stampini Marco, Zezza Alberto, A Country on the Move:

International Migration in Post-Communist Albania, The International

Migration Revieë, 2006.

17. Denti Davide, Allargamento UE: promossi Serbia e Montenegro, rimandate

Albania e Macedonia, East Journal, 18 Dhjetor 2013.

Page 215: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

211

18. Diplomazia Economica Italiana, Info Mercati esteri, Albania, Ambasciata

D’Italia-Albania.

19. Dixon Jeffrey C, Fullerton Andreë, For and against European Union

expansion: Examining mixed opinion on enlargement and specific countries’

entries,International Journal of Comparative Sociology 2014, Vol. 55.

20. Enika Abazi, Perspektivat dhe sfidat e zhvillimit të Shqipërisë në Bashkimin

Evropian. Shiko në Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare,Albanian Institute

for International Studies, fq 363-365.

21. Fassino Piero, Per passione, Che cosa significa Ostpolitik; in «Limes», 1998, n.

3, pp. 263-269.

22. Ferfila B, Yugoslavia: Confederation or disintegration? Problems of

Communism, XL 4, July-August 1991

23. Fföstl Eva, La creazione di una zona di pace e stabilita’ attorno all’Unione

Europea, Istituto di Studi Politici “S Pio V” Roma, 2006.

24. Fuga Artan, Media, politika, shoqëria (1990-2000), Tirane 2008.

25. G. De Michelis, Così cercammo di impedire la guerra, in Limes, n 1/1994.

26. Geert-Hinrich Ahrens, Diploamcia mbi tehun e thikës. Pengimi i konfliktit etnik

dhe grupimi i punës për minoritetet i konferencave për Jufosllavinë, Botimet

Toena, Tiranë 2010.

27. Hall Derek, Albania in Europe: Condemned to the

Periphery or Beyond, The Changing Geopolitics Of Eastern Europe,

Geopolitics, 2007.

28. Historia e popullit shqiptar në katër vëllime, Shqiptarët pas luftës së dytë

botërore dhe pas saj 1939-1990, Botimet Toena, Tiranë 2009.

29. Hyskaj Tafili, Eva Tranzicioni politik ne Evropen Qendrore dhe Lindore,

Shtepia Botuese e Librit Universitar, Tirane 2008.

30. Ickes Kevin, Albania: The Rebuilding and Stabilization of a Country, June,

2003.

31. Instat Italian Report, Prezenca e sipërmarrësve italian në Shqipëri.

32. Institute for regional and International studies, The ëestern Balkans: Betëeen the

Economics crisis and the European Perspective, Sofia, Setembre 2010.

33. Italian Trade Agency, Agenzia per la promozione all’estero e

l’internazionalizzazione delle imprese italiane, Sezione per la promozione degli

Page 216: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

212

scambi dell’Ambasciata d’Italia, Albania, Nota Congiunturale, Ufficio di Tirana,

aggiornamento Giugno 2014.

34. Kadare Ismail, Simic Predrag, Frckoski Ljubomir, Hysa Ylber, Ballkani i Jugut:

Prespektiva e Ballkanit, Shtëpia Botuese “Onufri”, Tirane 2001.

35. Kaser Michel, Albania and Foreign Protection, Published by: Association for

Slavic, East European, and Eurasian Studies, Slavic Revieë, Vol. 47, No. 3

36. Kissinger Henry, Diplomacia, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve,

Tiranë 1999.

37. Koperacioni italian në Shqipëri, Cooperazione italiana allo sviluppo, Ministero

degli Affari Esteri, Ambasciata Italiana a Tirana

38. Laker Uollter, Europa në kohën tonë 1945-1992, Shtëpia Botuese “Dituria,

Tiranë 1996.

39. Leka Agim, Albanian migration during the post communist transition and the

European integration in global era An intercultural reflection, Academicus-

International Scientific Journal MMXIII.

40. Leka Agim, The reflective philosophy of European integration – European

identity and the transition of post-communist societies. The case of Albania,

Academicus International Scientific Journal, 2011.

41. Bashkurti Lisen, Diplomacia shqiptare ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes,

Akademia Diplomatike shqiptare, Geer, Tiranë 2004.

42. Lory Bernard, Europa Ballkanike nga 1945 në ditët tona. Shtëpia Botuese

Dituria, Tiranë 2007.

43. Luca Gori, Europea e Balcani Occidentali. La prospettiva europea della regione

(1996-2007), Rubettino 2007.

44. Manuali i proçesit të integrimit evropian. European Movement in Albania,

Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese FLESH, Tiranë, Shkurt 2009.

45. Martin Philip, Martin Susan, and Pastore Ferruccio, Best Practice Options:

Albania, International Migration, Published by Blackëell Publishers Ltd,

Oxford, 2002.

46. Mascellato Nicola, Una finestra nella storia 1991-1995, Edisud

47. Milo Paskal, Bashkimi Evropian, Ideja, Integrimi, Identiteti, E ardhmja, Shtëpia

Botuese “Albprint”, Tirane 2002.

Page 217: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

213

48. Milo Paskal, Kosova nga Rambuje në pavarësi, Intervista 1997-2008, Botimet

Toena, Tiranë 2009.

49. Milo Paskal, Ditari i një ministri të jashtëm, Konfikti i Kosovës 1997-2001,

Botimet Toena, Tiranë 2009.

50. Morone Gianni, Svilluppo umano e sostenibile in Albania, Bari, 1999.

51. Niglia Federico, L’Albania verso l’Unione europea:il ruolo dell’Itali. Istituto

Affari InternazionaleDocumentiI IAI 09 | 12 – giugno 2009.

52. Niglia Federico, L’Albania verso l’Unione europea:il ruolo dell’Itali. Istituto

Affari InternazionaleDocumentiI IAI 09 | 12 – giugno 2009.

53. O’donnell James, A Coming Of Age Albania Under Enver Hoxha, East

European Monographs, Boulder.

54. Orizio Riccardo, Fjala e djallit, Ne gjurme te ish diktatoreve, Shtepia Botuese

“Bota Shqiptare” Tirane 2009.

55. Nathanaili Petrit, Marrëdhëniet ndërkombëtare nga origjina deri më sot,

Shtëpia Botuese e librit Universitar, Tiranë 2006.

56. Pettifer James; Vickers Miranda, Çështja Shqiptare. Riformësimi I Ballkanit.

Bota Shqiptare& Edicioni “Libri” Tiranë, Neë York, 2007.

57. Programi i Qeverisë 2005-2009, Shiko http://km.gov.al/?fq=preprog/programien

(30.12.2008).

58. Rama Bashkim, Ballkani pas rënies së murit të Berlinit. Vetëvendosja versuS

tërësia territoriale. Botimet MB, Tirane 2013

59. Rama Bashkim, Ballkani pas rënies së murit të Berlinit: vetëvendosja “|versus”

tërësia territoriale, Botime N&B, Tirane 2013.

60. Ramiz Alia, Jeta Ime, Kujtime, Botimet Toena, Tiranë 2010.

61. Rexhep Meidani, Kontratë me vetveten, Botimet Toena, Tiranë 2004.

62. Rotta Alessandro, Cooperazione Decentrata Italiana In Albania Stato E

Prospettive- CeSPI flessione strategica.

63. Sistema Statistico nazionale, Istituto nazionale di statistica, Annuario Statistico

Italiano, 2013.

64. Smith Steve, Hadfield Amelia, Dunne Tim, Politika e Jashtme, Teori, Aktorë,

Raste, UET Press, 2012.

65. Solidarieta’, Partnership, Sviluppo, La Nuova Cooperazione Italiana,

Documento di Programmazzione Triennale (2015-2017).

Page 218: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

214

66. Stafaj Genta, From Rags To Riches: Croatia And Albania’s Eu Accession

Process Through The Copenhagen Criteria And Conditionality,

Fordhaminternational La Ëjournal, Vol 37, 2014.

67. Titini Edlira, Ëestern Balkans’ Accession to the European Union, Intertëined

Interests, Academic JournL of Interdisiplinary Studies, Vol 3, nr. 3, June 2014.

68. Tolksdorf Dominik, The EU and the Ëestern Balkans: Challenges for the Pre-

Accession Process in 2013. Atlantik Council-Ideas, Influence, Impact. January

2013.

69. Varsori Antonio, Italy and the end of communism in Albania, 1989-1991 in Cold

Ëar History, Vol 12, nr 4, novembre 2012, fq 615-635.

70. Verner Vajdenfeld, Demokracia dhe ekonomia e tregut në Europën Lindore,

Strategji për Europën, Shtëpia e Librit&Fondacioni Soros, Tiranë 1999.

71. Vickers Miranda, Pettifer James, Shqipëria nga anarkia te një identitet

ballkanik. Botimet Toena, Tiranë 1998.

72. Voinea Raluca,Geographically Defined Exhibitions, The Balkans, Betëeen

Eastern Europe and the Neë Europe, Third Text, Vol. 21, Issue 2, March, 2007.

73. Xhelilaj Ermal, Roli i të drejtës së detit në marrëdhëniet ndërkombëtare, Teme

Doktorature, Tiranë 2014.

74. Zajmi Iva, E drejta evropiane. Shtëpia botuese EKD, Tirane 2008.

Artikuj në Revista Shkencore

1. Italia nella Politica Internazionale, Anno diciottesimo: 1988-1989, Istituto

Affari Internazionali, Franco Agneli.

2. L’Italia nella Politica Internazionale, Anno diciottesimo: 1993, Istituto Affari

Internazionali, SIPI.

3. Giuseppe Romeo, La politica estera italiana nell’era di Andreotti (1972-1992)

Rubetino, 1994.

4. L’italia e la politica internazionale, Edizione 1994, Istituto Affari

Internazionali.

5. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2000, a cura di Robertp Aliboni,

Franco Bruni, Alessandro Colombo e Ettore Greco, Societa Editrice Il Mulino.

Page 219: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

215

6. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2001, a cura di Franco Bruni e

Natalino Ronzitti, Societa Editrice Il Mulino.

7. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2002, a cura di Alessandro

Colombo e Natalino Ronzitti, Istituto Affari Internazionale, Istituto per gli studi

di politica Internazionale, Societa Editrice Il Mulino

8. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2003, a cura di Alessandro

Colombo e Natalino Ronzitti, Societa Editrice Il Mulino.

9. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2004, a cura di Alessandro

Colombo e Natalino Ronzitti, Istituto Affari Internazionale, Istituto per gli studi

di politica Internazionale, Societa Editrice Il Mulino.

10. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2005, a cura di Alessandro

Colombo e Natalino Ronzitti, Istituto Affari Internazionale, Istituto per gli studi

di politica Internazionale, Societa Editrice Il Mulino.

11. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2007, a cura di Alessandro

Colombo e Natalino Ronzitti, Istituto Affari Internazionale, Istituto per gli studi

di politica Internazionale, Societa Editrice Il Mulino.

12. Andrea Stocciero, Alla ricerca del sistema Italia nei Balcani Occidentali, Centro

militare d i studi strategici, 2007.

13. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2008, a cura di Alessandro

Colombo e Natalino Ronzitti, Istituto Affari Internazionale, Istituto per gli studi

di politica Internazionale, Societa Editrice Il Mulino.

14. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2009, a cura di Gianni Bonvicini e

Alessandro Colombo, Istituto Affari Internazionale, Istituto per gli studi di

politica Internazionale, Societa Editrice Il Mulino.

15. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2010, a cura di Gianni Bonvicini e

Alessandro Colombo, Istituto Affari Internazionale, Istituto per gli studi di

politica Internazionale, Societa Editrice Il Mulino.

16. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2010, a cura di Gianni Bonvicini e

Alessandro Colombo, Istituto Affari Internazionale, Istituto per gli studi di

politica Internazionale, Societa Editrice Il Mulino.

17. L’italia e la politica internazionale, Edizione 2012, a cura di Gianni Bonvicini e

Alessandro Colombo, Istituto Affari Internazionale, Istituto per gli studi di

politica Internazionale, Societa Editrice Il Mulino.

Page 220: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

216

Periodikë

1. Gazeta “L’Unita”, 13 qershor 1991

2. Gazeta “L’Unita”, 4 prill 1997

3. Gazeta “L’Unita”, 10 gusht 1999

4. Gazeta “Il Sole 24”, 30 korrik 2000

5. Gazeta “Il Sole 24 Ore”, 09 tetor 1999

6. Gazeta “La Stampa”, 25 maj 2000

7. Gazeta “ La Repubblica, 13 prill 2010

8. Gazeta “La Repubblica”, 11 mars 2011

9. Gazeta“Diritto del Mondo”

10. Gazeta “Zë ri i Popullit”

11. Gazeta “Rilindja Demokratike”, 11 mars 1997.

12. Gazeta Shqiptarja.com, 1 qershor 2016

13. Gazeta Shekulli, datë 22 dhjetor 2015, Italia, 5 milionë euro për arsimin

profesional në Shqipëri

14. Gazeta Rozafa, 4 qeshor 2016, Gaiani: Ja misioni im në Shqipëri.

15. Gazeta Panorama, 09 qershor 2016, Ylli Bufi rrëfen takimin kokë më kokë:

Sherri Berisha-Pashko për qeverinë e Stabilitetit.

16. Gazeta “Korça”, 27 prill 2011. Integrimii Evropian dhe Shqipëria Nga:

Prof.Asc.Dr Bashkim Jahollari

Artikuj shkencore/materiale interneti

1. Policy Paper Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit

të zgjerimit të Bashkimit Evropian. European Movement Albania, Janar 2011

Shiko në em-al.org/ë p-content/uploads/2014/01/Thesalonik.pdfù

2. Prodi Romano, “Albania’s European destiny,” Albanian Parliament, Tirana,

January 31, 2003, Available from

http://europa.eu.int/comm/external_relations/neës/prodi/spal03.m; accessed May

30, 2003.

Page 221: UNIVERSITETI I TIRANË S FAKULTETI I HISTORIS Ë DHE ... · PROFILI: MARR Ë DH Ë NIE ND Ë RKOMB Ë TARE ... Prof. Dr. Petrit Nathanaili, i cili pranoi t ë m ë asistoj ë në

217

3. Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa, I Balcani priorità della politica

estera italiana, shiko në http://www.balcanicaucaso.org/aree/Italia/I-Balcani-

priorita-della-politica-estera-italiana-35745

4. Rossi Alessandro, Cooperazione Adriatica: Progetti, Esperienze, Prospettive,

Associazione Alessandro Bartola, Studi e ricerche di economia e di politica

agraria,. Shiko ne associazionebartola.univpm.it/pubblicazioni

5. Rotta Allessandro, Il quadro Europeo e lo strumento di pre-adesione: una nuova

struttura di opportunità per il sistema italia. Shiko në www .cespi.it

6. Kulenoviç Sasa, Balcani: Da Selanicco 2003 a Berlino 2014, l’integrazione

europea rimane un miraggio.

7. La cooperazione italiana in Albania. Cooperazione italiana allo sviluppo,

Ministero Affari Esteri. In http://www.cooperazioneallosviluppo.esteri.it

8. Girasole Laura, La politica estera italiana e la disgregazione jugoslava,

Osservatorio Balcani e Caucaso. Shiko në

www.balcanicaucaso.org/.../PDFLa%20politica%20estera%20italian.

9. Gjurra Arselda, Comparative Economic Development: Albania-Ëestern Balkan,

Euroeconomica, Development Policies, 32/2013.

10. Caragnani Marta, Italia e Albania: dall’unione alla cooperazione, in

www.santiangelicustodi.mo.it

11. Cocco. E, Paolo. P, “Le Relazioni Politiche E L’applicazione Degli Strumenti

Di Cooperazione Del Sistema Italia Con I Balcani Occidentali in

www.cespi.it/Balcani