universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË … · 2019-12-03 · bota ime është ashtu siç e...

1

Upload: others

Post on 13-Aug-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I FINANCËS

Disertacion

SFIDA E FINANCIMIT TË SH.A. UJËSJELLËSAVE NË

SHQIPËRI NË PERSPEKTIVËN EUROPIANE

Në kërkim të gradës shkencore “Doktor”

Doktorant: Udhëheqës shkencor:

Fjona ZENELI Prof. Dr. Lavdosh ZAHO

Tiranë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

ii

© E drejta e autorit Fjona ZENELI, 2018

Përmbajtja e këtij punimi është tërësisht origjinale. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim,

përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje,

depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim

cënues me çfarëdo mjet apo formë pa lejen përkatëse me shkrim të autorit.

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

iii

DEKLARATË

Unë, e nënshkruara Fjona ZENELI, deklaroj se: (i) ky punim përfaqëson punimin tim

origjinal i cili nuk është përdorur më parë në këtë institucion apo në ndonjë tjetër

institucion arsimor dhe nuk është botuar më parë si dhe (ii) brenda kodit etik dhe

akademik janë cituar dhe evidentuar si referencë të gjithë materialet e përdorur që janë

ose jo punë të miat origjinale.

Fjona ZENELI

Tiranë, 2018

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

iv

Të mirës dhe të ëmblës, nënës time!

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

vi

MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME

Gjithnjë kam menduar dhe besuar fort se gjërat e bëra mirë dhe me shumë dashuri e

përkushtim, kanë nevojë edhe për ndihmën e çmuar të njerëzve të mirë që nuk e

kursejnë atë.

Ju falenderoj ju, Profesor Zaho, për besimin që patët te unë për realizimin e një

disertacioni të strukturuar mirë, në një fushë jo fort të eksploruar më parë në Shqipëri.

Praktikisht, të gjitha idetë e mia u mirëpritën nga ju, që me profesionalizëm u dhatë një

kornizim dhe formë të qartë atyre. Uroj që koha juaj dhe këshillat e pakursyera të jenë

shpërblyer në këtë punim. Ju jam mirënjohëse pafund!

Ju falenderoj ju, drejtues e kolegë të nderuar të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i

Tiranës dhe atij të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” për gjithçka akademike,

institucionale, profesionale dhe njerëzore që keni ndarë me mua.

Faleminderit ty, familja ime e vogël, streha ime më e ngrohtë, që nuk reshte së

investuari kohë, energji, mbështetje dhe projekte te unë. Më keni dhënë rrënjët më të

forta, më puthët ballin e më latë të fluturoja kaltërsive. Bota ime është ashtu siç e doja

sepse ju kam ju me vehte.

Të falem Zoti im !

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

vii

Abstrakt

Aksesi në shërbimet e ujit të pijshëm, kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të

përdorur është një e drejtë themelore e njeriut. Në direktivat e Bashkimit Europian, kjo

çështje ka marrë rëndësi tejet të veçantë nxitur nga ndryshimet klimatike dhe trendet

demografike të viteve të fundit të cilat kanë reduktuar resurset natyrore të ujit të

pijshëm. Jemi përballë paradoksit të shekullit ku, në disa rajone të globit, uji i pijshëm

shpërdorohet në emër të zhvillimit dhe industrializimit, ndërkohë që rajone të tjera

vuajnë mungesën e shërbimeve të ujit të pijshëm të pastër dhe të sigurt për konsum.

Shqipëria, e pozicionuar gjeografikisht në Europën Juglindore, njihet si një vend

me burime të mëdha natyrore të ujit të pijshëm, mjaftueshëm për të plotësuar nevojat

në rritje të popullsisë. Megjithatë, normat e larta të saj dhe migrimi nga zonat rurale

drejt atyre urbane kërkon nevojën për një manaxhim më të mirë të burimeve natyrore

ujore. Analiza e situatës reale të sektorit të ujit në Shqipëri, në dekadën e fundit, tregon

për një numër të lartë operatorësh në treg me gjendje financiare në vështirësi dhe në

pamundësi për përmbushjen e nevojave të popullsisë me shërbim të vazhdueshëm, të

pandërprerë dhe brenda standardeve sanitare.

Në kushtet e një Reforme të Re Administrative Territoriale dhe të mundësisë së

hyrjes së operatorit privat, sektori në fjalë do të kërkonte të nevojshme një reformim në

terma financiarë duke eksploruar kështu mundësi të tjera financimi dhe operimi në

sektor për të plotësuar nevojat e popullsisë.

Punimi i strukturuar në tre ese shkencore do të trajtojë teorikisht dhe empirikisht

çështje si: struktura e kostove, vlerësimi dhe matja e nivelit të efiçiencës së operatorëve,

gjurmimi i ekonomive të shkallës në sektor, vlerësimi empirik i faktorëve përcaktues

në kërkesën për ujë të pijshëm duke u përqendruar kryesisht në faktorë demografikë

dhe mjedisorë si dhe eksplorimin e mundësive alternative të financimit të operatorëve

duke shënuar fundin e procesit të tyre të decentralizimit dhe operimin në një treg

konkurrues në qoftë se faktori privat bëhet pjesë e sektorit të marrë në studim.

Punimi do të prezantojë një fushë të eksploruar pothuajse fare në terma të

ekonomisë shqiptare duke përdorur teknika të thelluara empirike dhe gjetjet do të bëhen

baza e sugjerimeve të nevojshme për nivelet vendimmarrëse si një punim që skanon në

terma ekonomikë dhe financiarë sektorin e ujit të pijshëm në Shqipëri për dekadën e

fundit.

Fjalë kyçe: sektori i ujit, struktura e kostove, efiçienca, ekonomitë e shkallës, kërkesa

për ujë, financim alternativ, perspektivë Europiane.

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

viii

Abstract

Having access on safe, continued drinking water and sewerage services is a

fundamental human right. This issue, included in European Union directives, has raised

a wide debate, due to the climate changes and the increasing demographic trends all

around the world. We are facing a paradoxal situation when, in some regions of our

Planet, the water resources are wasted, meanwhile the other regions suffer the lack of

clean and safe drinking water and sewerages services.

Albania, located geographically in Southeastern Europe, is well – known for its

many natural water resources, enough to meet the demand of the population, but due to

the increasing population growth rates and the migration from rural to urban region, it

is required the need for a better and responsible management of natural water sources.

The analysis of the real situation of the water sector in Albania, for the last

decade, shows a large scale of sector fragmentarization, many operators are facing

financial distress and for them is not possible to meet the population needs for continued

and safe drinking water, sewerage and used water treatment services.

The new Administrative Territorial Reform and the possibility of private

operator entering the sector would require a reform process in financial terms from the

operators and policymakers, exploring in this way, alternative and new financing

sources and operating activities in the sector to meet the population needs.

This dissertation is structured into three scientific essays exploring theoretically

and empirically issues such as: costs structure, estimation and measurement of

operators’ efficiency level, identification of economies of scale’ evidences, empirical

evaluation of determinant factors of water demand, focusing on demographic and

environmental factors especially, and evaluation of real financing alternatives for water

and sewerage services’ providers, ending in this way the decentralization process and

entering in a future competitive market with private operators.

The dissertation will treat an almost not explored field in terms of Albanian

economy, using empirical advanced techniques for quantitative findings that will be a

consolidated base for recommendations for sector’ reformation, useful for decision

makers related to Albanian water sector, starting from the last decade.

Keywords: water sector, costs structure, efficiency, economies of scale, water demand,

alternative financing sources, European perspective.

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

ix

Tabela e Përmbajtjes

Lista e Figurave.......................................................................................................... xiii

Lista e Tabelave ........................................................................................................... xv

Lista e Ekuacioneve .................................................................................................... xvi

Lista e Shkurtimeve ................................................................................................. xviii

ESEJA E PARË SHKENCORE

Analiza e strukturës së kostove, niveli i efiçiencës dhe ekonomitë e shkallës të

shoqërive në sektorin e ujit në Shqipëri. ........................................................................ 1

Hyrje... ........................................................................................................................... 2

A. Një vështrim i përgjithshëm ................................................................................ 2

B. Pyetja(et) kërkimore dhe objektivat .................................................................... 3

C. Metodologjia dhe teknikat e përdorura ............................................................... 3

D. Struktura .............................................................................................................. 5

E. Rezultatet e pritshme ........................................................................................... 5

F. Kontributi shkencor i punimit ............................................................................. 6

G. Kufizimet e punimit ............................................................................................ 7

1.1. Rishikim kritik i literaturës ................................................................................. 7

1.2. Korniza reale e situatës ..................................................................................... 14

1.2.1. Shqipëria ................................................................................................ 14

1.2.2. Vendet e rajonit ...................................................................................... 19

1.3. Specifikimi i modeleve dhe të dhënat ............................................................... 20

1.3.1. Specifikimi dhe vlerësimi i funksionit të kostove.................................. 20

1.3.2. Vlerësimi i nivelit të efiçiencës dhe teknika DEA ................................. 26

1.3.3. Vlerësimi i ekonomive të shkallës dhe të outputit ................................. 27

1.3.4. Të dhënat ................................................................................................ 29

1.4. Rezultatet empirike ........................................................................................... 29

1.4.1. Modelet e specifikuara të kostove .......................................................... 30

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

x

1.4.2. Matja e nivelit të inefiçiencës ................................................................ 36

1.4.3. Vlerësimi i gjurmëve të ekonomive të shkallës dhe të outputit ......... 43

1.5. Përfundime dhe rekomandime .......................................................................... 45

Shtojcë.......................................................................................................................... 49

ESEJA E DYTË SHKENCORE

Faktorët përcaktues të kërkesës për ujë të konsumatorëve shqiptarë. ......................... 60

Hyrje... ......................................................................................................................... 61

A. Një vështrim i përgjithshëm .............................................................................. 61

B. Pyetja kërkimore dhe objektivat ....................................................................... 62

C. Metodologjia dhe teknikat e përdorura ............................................................. 62

D. Struktura ............................................................................................................ 63

E. Rezultatet e pritshme ......................................................................................... 64

F. Kontributi shkencor i punimit ........................................................................... 64

G. Kufizimet e punimit .......................................................................................... 65

1.1. Rishikim kritik i literaturës ............................................................................... 66

1.1.1. Kërkesa afatshkurtër për ujë e konsumatorëve familjarë ....................... 66

1.1.2. Kërkesa afatgjatë për ujë e konsumatorëve familjarë ............................ 68

1.1.3. Modelimi i kërkesës, metodat e vlerësimit, variablat ............................ 70

1.2. Përmbledhje e treguesve mbi burimet ujore natyrore ....................................... 73

1.2.1. Rrjeti hidrografik ................................................................................... 73

1.2.2. Efektet e ndryshimeve klimatike ........................................................... 78

1.2.3. Përdorimi i ujit ....................................................................................... 81

1.2.4. Kërkesa e vlerësuar për ujë të pijshëm ...................................... 83

1.3. Modelet teorike dhe variablat ........................................................................... 84

1.3.1. Specifikimi dhe vlerësimi i funksionit të kërkesës për ujë .................... 84

1.3.2. Variablat ................................................................................................. 88

1.3.3. Të dhënat ................................................................................................ 89

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

xi

1.4. Rezultatet empirike ........................................................................................... 90

1.4.1. Specifikimi i ujit të faturuar te konsumatorët familjarë ......................... 90

1.4.2. Përcaktimi i kërkesës për ujë për frymë sipas Marshallit ...................... 91

1.4.3. Përcaktimi i kërkesës për ujë për frymë sipas Stone – Geary ................ 96

1.5. Përfundime dhe rekomandime .......................................................................... 97

Shtojcë........................................................................................................................ 101

ESEJA E TRETË SHKENCORE

Vlera ekonomike e ujit dhe investimi në sektor: mes financimit publik dhe Partneritetit

Publik – Privat.......................................................................................................... 109

Hyrje... ....................................................................................................................... 110

A. Një vështrim i përgjithshëm ............................................................................ 110

B. Pyetja kërkimore dhe objektivat ..................................................................... 110

C. Metodologjia dhe teknikat e përdorura ........................................................... 111

D. Struktura .......................................................................................................... 112

E. Rezultatet e pritshme ....................................................................................... 113

F. Kontributi shkencor i punimit ......................................................................... 114

G. Kufizimet e punimit ........................................................................................ 114

1.1. Vlera ekonomike e ujit .................................................................................... 114

1.1.1. Parime të përgjithshme ........................................................................ 115

1.1.2. Përbërësit e kostove të plota ................................................................ 115

1.1.3. Elementët e vlerës së ujit .................................................................... 117

1.1.4. Kostot e plota: rast studimor sektori shqiptar i ujit. ............................. 119

1.2. Oportunitetet e investimit në sektorin e ujit .................................................... 122

1.2.1. Perceptimi mbi risqet e sektorit të ujit ................................................. 123

1.2.2. Oportunitetet e ujit ............................................................................... 124

1.2.3. Indekset e riskut në sektorin e ujit: alfa dhe beta ................................. 126

1.2.4. Sektori i ujit në vendet në zhvillim ...................................................... 129

1.3. Decentralizimi në sektorin e ujit ..................................................................... 130

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

xii

1.3.1. Problem shpërndarje apo mungesë e ujit? ........................................... 130

1.3.2. Procesi i qeverisjes ............................................................................... 132

1.3.3. Kuadri ligjor ......................................................................................... 132

1.3.4. Struktura e kompanive Ujësjellës Kanalizimeve ................................. 135

1.3.5. Tarifat dhe financimet në sektor .......................................................... 135

1.4. Privatizimi në sektorin e ujit ........................................................................... 138

1.4.1. Privatizimi në sektorin e ujit në vendet në zhvillim ............................ 139

1.4.2. Privatizimi: pros dhe cons .................................................................... 141

1.5. Pse Partneriteti Publik – Privat nuk funksionon? ........................................... 144

1.5.1. Çfarë janë PPP – të? ............................................................................. 144

1.5.2. Kriza financiare dhe PPP – të .............................................................. 146

1.5.3. Perspektiva e PPP – ve ......................................................................... 148

1.5.4. Efektet e promovimit të PPP – ve ........................................................ 149

1.5.5. Problemet e përgjithshme të PPP – ve ................................................. 151

1.6. Partneriteti Publik – Privat dhe Shqipëria ....................................................... 155

1.6.1. PPP – të në sektorin shqiptar të ujit ..................................................... 155

1.7. Në qoftë se jo PPP atëherë çfarë? Alternativa e financimit publik ................. 156

1.7.1. Kostot e kapitalit .................................................................................. 157

1.7.2. Kostot e ndërtimit ................................................................................ 158

1.7.3. Efiçienca dhe konkurrueshmëria e tregut ............................................ 159

1.7.4. Kostot e transaksionit ........................................................................... 160

1.7.5. Pasiguria e “kontratave jo të plota” ..................................................... 161

Përfundime dhe rekomandime ................................................................................... 163

Përfundime dhe rekomandime të përmbledhura ........................................................ 167

Referencat .................................................................................................................. 176

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

xiii

Lista e Figurave

Figura 1: Operatorë të licensuar, 2009 – 2018. ............................................................ 14

Figura 2: Parametrat e mbulimit me shërbim dhe uji pa të ardhura, 2010 – 2017. ...... 16

Figura 3: Parametrat e matjes, arkëtimit dhe mbulimit të kostove, 2010 – 2017. ....... 16

Figura 4: Kohëzgjatja e furnizimit me ujë dhe efiçienca e stafit, 2010 – 2017. .......... 17

Figura 5: Elementët e kostove tërësore të shoqërive, 2009 – 2017. ............................ 18

Figura 6: Mbulimi me shërbim uji të pijshëm në rajon, 2010. .................................... 19

Figura 7: Konsumi ditor i ujit për vendet e rajonit, 2010. ........................................... 20

Figura 8: Kufiri i efiçiencës punonjës – vëllim uji . .................................................... 40

Figura 9: Kufiri i efiçiencës punonjës – popullsi e shërbyer. ...................................... 40

Figura 10: Kufiri i efiçiencës energji elektrike – vëllim uji. ........................................ 41

Figura 11: Kufiri i efiçiencës energji elektrike – popullsi e shërbyer. ........................ 41

Figura 12: Kufiri i efiçiencës materiale dhe kapital – vëllim uji. ................................ 42

Figura 13: Kufiri i efiçiencës materiale dhe kapital – popullsi e shërbyer. ................. 42

Figura 14: Rrjeti hidrografik në Shqipëri. .................................................................... 74

Figura 15: Elasticitetet e kërkesës për ujë në vendet e rajonit. .................................... 95

Figura 16: Varësia e kërkesës për ujë dhe tarifave. ................................................... 105

Figura 17: Varësia e kërkesës për ujë dhe të ardhurave për frymë. ........................... 105

Figura 18: Varësia e kërkesës për ujë dhe lartësisë mbi nivelin e detit. .................... 106

Figura 19: Varësia e kërkesës për ujë dhe popullsisë rurale. ..................................... 106

Figura 20: Kostot e plota të përdorimit të ujit. ........................................................... 117

Figura 21: Elementët e vlerës të përdorimit të ujit. ................................................... 118

Figura 22: Kostot e plota, grupi 1 i kompanive (>15,000 lidhje). ............................. 120

Figura 23: Kostot e plota, grupi 2 i kompanive ( 3,000 – 15,000 lidhje). ............... 121

Figura 24: Kostot e plota, grupi 3 i kompanive ( < 3,000 lidhje). ............................. 122

Figura 25: Përdoruesit e ujit në nivel global. ............................................................. 125

Figura 26: Norma e rritjes së CAPEX (në %), 2013 – 2015. ..................................... 126

Figura 27: Indeksi FTSE EO dhe MSCI, 2010 – 2012. ............................................. 127

Figura 28: Struktura e operatorëve në sektorin shqiptar të ujit. ................................. 135

Figura 29: Ecuria e tarifave të shërbimit me ujë, 2008 – 2015. ................................. 136

Figura 30: Ecuria e tarifave të shërbimit të kanalizimeve, 2008 – 2015. .................. 136

Figura 31: Shpërndarja e investimeve sipas prefekturave. ........................................ 137

Figura 32: Përbërja e investimeve në sektor. ............................................................. 138

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

xiv

Figura 33: Spiralja e çmimeve të ulëta. ..................................................................... 143

Figura 34: Ndarja e PPP – ve sipas rajoneve, 1985 – 2009. ...................................... 147

Figura 35: Ndarja e PPP – ve sipas sektorëve, 1985 – 2009. ..................................... 147

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

xv

Lista e Tabelave

Tabela 1: Përmbledhje e literaturës e esesë së parë. .................................................... 12

Tabela 2: Operatorë të licensuar, viti 2018. ................................................................. 15

Tabela 3: Regresionet e vlerësuar OLS të kostove. ..................................................... 30

Tabela 4: Regresionet e vlerësuar Frontier të kostove. ................................................ 31

Tabela 5: Regresionet e vlerësuar Maximum Likelihood të kostove. ......................... 32

Tabela 6: Regresionet e vlerësuar trans – log të kostove. ............................................ 34

Tabela 7: Përmbledhje e analizës mbi të dhënat panel. ............................................... 35

Tabela 8: Renditja e shoqërive sipas efiçiencës, teknika SF. ...................................... 37

Tabela 9: Renditja e shoqërive sipas efiçiencës (dts = 0), teknika DEA. .................... 38

Tabela 10: Renditja e shoqërive sipas efiçiencës (dts = 1), teknika DEA. .................. 38

Tabela 11: Përmbledhje e rezultateve, teknika DEA. .................................................. 43

Tabela 12: OLS dhe testet shtesë, të dhënat cross – sectional. .................................... 49

Tabela 13: Frontier dhe testet shtesë, të dhënat cross – sectional. ............................... 50

Tabela 14: Maximum Likelihood dhe testet shtesë, të dhënat cross – sectional. ........ 51

Tabela 15: Kostot trans – log dhe testet shtesë, të dhënat cross – sectional. .............. 53

Tabela 16: GLS dhe testet shtesë, të dhënat panel. ...................................................... 55

Tabela 17: Frontier dhe testet shtesë, të dhënat panel. ................................................ 57

Tabela 18: Maximum Likelihood dhe testet shtesë, të dhënat panel. .......................... 57

Tabela 19: Renditja e shoqërive sipas efiçiencës, teknika SF. .................................... 59

Tabela 20: Përmbledhje e literaturës e esesë së dytë. .................................................. 72

Tabela 21: Pasqyrë përmbledhëse e treguesve të baseneve ujore. ............................... 77

Tabela 22: Parashikime për kërkesën për ujë të pijshëm. ............................................ 83

Tabela 23: Variablat që sqarojnë kërkesën për ujë dhe efektet e tyre. ........................ 88

Tabela 24: GLS për vëllimin e faturuar të ujit, të dhënat panel. .................................. 90

Tabela 25: GLS për vëllimin e kërkuar të ujit, të dhënat panel. .................................. 92

Tabela 26: Standardet Europiane të ujit të pijshëm ................................................... 108

Tabela 27: Korrelacioni i indeksit të ujit me indekse të tjera, 2004 – 2014. ............. 129

Tabela 28: Specifikat e kontratës konçesionare, Elbasan. ......................................... 141

Tabela 29: Specifikat e kontratës konçesionare, Kavajë. .......................................... 141

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

xvi

Lista e Ekuacioneve

Ekuacioni 1: Kostot e vlerësuara, Stewart (1993). ........................................................ 8

Ekuacioni 2: Kostot e vlerësuara, Price (1993). ............................................................ 8

Ekuacioni 3: Kostot e vlerësuara tërësore, Crampes et al. (1997). ................................ 9

Ekuacioni 4: Ekuacioni i vlerësuar i kostove mesatare, Crampes et al. (1997). ............ 9

Ekuacioni 5: Modeli teorik i kostove. .......................................................................... 21

Ekuacioni 6: Kostot tërësore Cobb – Douglas. ............................................................ 21

Ekuacioni 7: Kostot tërësore të loglinearizuara. .......................................................... 21

Ekuacioni 8: Përbërja e termit të gabimit. ................................................................... 21

Ekuacioni 9: Shpërndarja gjysmë normale e termit të gabimit. ................................... 22

Ekuacioni 10: Vlerësimi i inefiçiencës, Jondrow et al. (1982). ................................... 22

Ekuacioni 11: Llogaritja e nivelit të efiçiencës. ........................................................... 22

Ekuacioni 12: Kostot tërësore, rasti i parë. .................................................................. 23

Ekuacioni 13: Kostot tërësore trans – log, rasti i parë. ................................................ 23

Ekuacioni 14: Kostot tërësore, rasti i dytë. .................................................................. 24

Ekuacioni 15: Kostot tërësore trans – log, rasti i dytë. ................................................ 24

Ekuacioni 16: Algoritmi teorik i teknikës DEA. ......................................................... 26

Ekuacioni 17: Elasticiteti i kostove në lidhje me outputin. ......................................... 27

Ekuacioni 18: Elasticiteti i kostove në lidhje me shumë outpute. ............................... 28

Ekuacioni 19: Matësi i ekonomive të shkallës së produkteve specifike. ..................... 28

Ekuacioni 20: Funksioni i ekonomive të shkallës. ....................................................... 28

Ekuacioni 21: Funksioni i ekonomive të outputit. ....................................................... 29

Ekuacioni 22: Elasticiteti për ekonomitë e shkallës. ................................................... 29

Ekuacioni 23: Regresioni OLS i kostove, të dhënat cross – sectional. ........................ 30

Ekuacioni 24: Regresioni Frontier i kostove, të dhënat cross – sectional. .................. 31

Ekuacioni 25: Algoritmi Maximum Likelihood, të dhënat cross – sectional. ............. 32

Ekuacioni 26: Regresioni teorik i elasticitetit të kostove me outputin. ....................... 43

Ekuacioni 27: Regresioni i vlerësuar i elasticitetit të kostove me outputin. ................ 44

Ekuacioni 28: Regresioni teorik i elasticitetit të kostove me outputin dhe numrin e

konsumatorëve. ............................................................................................................ 44

Ekuacioni 29: Regresioni i vlerësuar i elasticitetit të kostove me outputin dhe numrin e

konsumatorëve. ............................................................................................................ 44

Ekuacioni 30: Kërkesa teorike sipas Marshallit për ujë të pijshëm. ............................ 85

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

xvii

Ekuacioni 31: Elasticiteti i kërkesës për ujë kundrejt çmimit. ..................................... 86

Ekuacioni 32: Elasticiteti i kërkesës për ujë kundrejt të ardhurave. ............................ 86

Ekuacioni 33: Regresioni i kërkesës afatgjatë për ujë. ................................................ 86

Ekuacioni 34: Elasticiteti i kërkesës afatgjatë për ujë kundrejt çmimit. ...................... 86

Ekuacioni 35: Kërkesa teorike Stone – Geary për ujë. ................................................ 87

Ekuacioni 36: Regresioni i kërkesës Stone – Geary për ujë. ....................................... 87

Ekuacioni 37: Elasticitetet kundrejt çmimit dhe të ardhurave, sipas Stone – Geary. .. 87

Ekuacioni 38: Regresioni për vëllimin e ujit të faturuar. ............................................. 90

Ekuacioni 39: Regresioni për vëllimin e ujit të kërkuar për frymë. ............................. 92

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

xviii

Lista e Shkurtimeve

BE Bashkimi Europian

BOT Build – operate – transfer

CAPEX Capital Expenditures

DEA Data Envelopment Analysis

DKU Direktiva Kuadër e Ujit

DPUK Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve

EOD Elasticity of output density

ERRU Enti Rregullator i Ujit

ES Elasticity of scale

ETF Exchange Traded Funds

FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar

GLS Generalized Least Squares

INSTAT Instituti i Statistikave

OM Operative dhe të Mirëmbajtjes

ML Maximum Likelihood

NGO Non governmental organisations

OECD Organizata për Bashkim Ekonomik dhe Zhvillim

OLS Ordinary Least Square

PBB Produkti i Brendshëm Bruto

PIF Private initiative of financing

PPP Partneritet Publik – Privat

PSP Privat Sector Partnerships

SF Stochastic Frontier

TFP Total factors productivity

UK Ujësjellës Kanalizime

UNDP Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara

VKM Vendim i Këshillit të Ministrave

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

1

ESEJA E PARË SHKENCORE

Analiza e strukturës së kostove, niveli i efiçiencës dhe ekonomitë e

shkallës të shoqërive në sektorin e ujit në Shqipëri

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

2

Hyrje

A. Një vështrim i përgjithshëm

Duke ju referuar Raportit Vjetor për vitin 2017 të Entit Rregullator të Ujit, mund

të analizohen disa tregues të performancës dhe tendencave të sektorit në tërësi për vitin

që lamë pas. Treguesi i performancës “Mbulimi mesatar me shërbim me ujë të pijshëm”

është në nivelin 78.67% ndërsa “Mbulimi me shërbim kanalizimesh” është në nivelin

50%. Po t’i referohemi “Normës së arkëtimit” ajo është në masën 84% (duke shënuar

një rënie prej 8% krahasuar me një vit më parë), “Mbulimi i kostove operative dhe të

mirëmbajtjes” janë në masën 113% (duke shënuar një rënie prej 5% krahasuar me vitin

2016) dhe “Kohëzgjatja e furnizimit me ujë” regjistrohet në nivelin rreth 11 orë në ditë

(e pandryshuar me atë të një viti më parë dhe shumë larg parametrave të vendeve të

Bashkimit Europian, 24 orë në ditë shërbim të pandërprerë).

Këto nivele të parametrave të performancës së sektorit janë shqetësuese dhe

tregojnë qartë një situatë me tendenca të lehta përkeqësimi. Për treguesit e performancës

së vitit 2017 mund të gjenden justifikime si: viti në fjalë ishte vit elektoral, kjo rrit

prirjen për shtim të stafit të shoqërive duke rritur shpenzimet, kjo e parë nga ana e

shoqërive ndërsa nga ana e konsumatorëve rënia e nivelit të arkëtimeve përkeqësoi edhe

më tej situatën. Sipas raportimeve të bëra, u janë shpërndarë rreth 11 milionë lekë

shoqërive në formën e subvencioneve operative apo për mbulimin e diferencës kosto –

çmim. Pra, në sektor ka shoqëri që rezultojnë me humbje financiare dhe vazhdojnë t’i

rëndojnë buxhetit të shtetit çdo vit.

Mund të vazhdohet të ilustrohet me tregues problematikë mbi këto shoqëri

specifikisht për mbulimin e kostove operative dhe të mirëmbajtjes (minimumi që duhet

të mbulohet për vazhdimësinë e aktivitetit të shoqërisë): vetëm 18 shoqëri i mbulojnë

këto kosto në masën 100% e përkthyer në 56% të popullsisë së shërbyer ndërsa 24 të

tjera (22% të popullsisë së shërbyer) e kanë këtë tregues në nivele tejet të ulëta. Në total

janë 58 shoqëri operuese dhe vitin e kaluar morën licencën sipas Reformës së Re

Administrative Territoriale vetëm 19 shoqëri (Raporti vjetor, 2017). Këta janë tregues

të strukturës problematike, larg optimales të kostove të shoqërive operuese. Do të ishte

interesante të analizohej empirikisht struktura e kostove të shoqërive operuese në

sektorin e ujit dhe kanalizimeve, për të kuptuar dhe vlerësuar rrjedhimisht edhe nivelin

e efiçiencës së tyre. Kjo analizë do të jepte informacionin e duhur edhe për të gjurmuar

mundësitë për ekonomi të shkallës në sektor, motivuar edhe nga reforma e fundit (Tetor,

2017) mbi reformimin e sektorit të ujit dhe kanalizimeve.

Kjo ese do të fokusohet në identifikimin e strukturës së kostove të shoqërive

operuese të sektorit, duke ju referuar literaturës së përzgjedhur për referencë. Përftimi

i modelit të specifikuar të kostove tërësore, duke përfshirë mes të tjerëve dhe variabla

specifikë të rrjetit të shpërndarjes (gjatësia e tij apo numri i lidhjeve) krijon hapësirën

për evidentimin e ekonomive të shkallës në rang sektori. Gjithashtu mundësohet edhe

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

3

vlerësimi i treguesve të efiçiencës së shoqërive si parametër krahasues mes tyre për një

renditje të kompanive lidhur me këtë parametër të vlerësuar empirikisht në kohë dhe

mes shoqërive operuese.

B. Pyetja(et) kërkimore dhe objektivat

Pyetja kërkimore bazë mbi të cilën ndërtohet kjo ese shkencore formulohet si

vijon: Cila është struktura e kostove të shoqërive operuese në sektorin e ujit dhe

kanalizimeve në Shqipëri?

Objektivi i parë lidhur me këtë pyetje të gjerë do të jetë një analizë përshkruese

e strukturës së kostove të shoqërive për vitin 2017 e më parë. Kjo fazë fillestare e

studimit do të na jepte një panoramë të parë të përbërjes së kostove të shoqërive dhe

ecurisë së tyre në kohë. Një nënpyetje e parë me interes të kishte përgjigje, do të jetë:

“Cilët faktorë ndikojnë më së shumti nivelin e kostove tërësore?” Përgjigjia e kësaj

pyetje do të na japë informacion empirik të vlefshëm për formulimin e sugjerimeve

lidhur me reduktimin e kostove pasi do të përftohej një model i specifikuar i

shumëfishtë dhe agregat i kostove. Një nënpyetje e dytë vijuese do të jetë: “Sa është

niveli i vlerësuar i efiçiencës për shoqëritë operuese të sektorit dhe si është renditja e

shoqërive sipas këtij treguesi të matur të performancës?” Interesi dhe objektivi i radhës

qëndron në përdorimin e teknikës joparametrike Data Envelopment Analysis (DEA)

dhe asaj parametrike Stochastic Frontier (SF), për të vlerësuar qëndrueshmërinë e

rezultateve. Nënpyetja e tretë lidhet me konceptin e ekonomive të shkallës. Duke parë

nivelin e popullsisë së shërbyer nga ana e shoqërive, numri i operatorëve, madhësia e

popullatës së shërbyer e të cilëve është më e madhe se 50,000 banorë, është 10 nga 57

në total në vitin 2015 (viti më i afërt i raportimit të treguesve agregatë, Drejtoria e

Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime – DPUK). Për shoqëritë e tjera (rreth 83%)

madhësia e popullatës së shërbyer të të cilave është me e vogël se 50.000 banorë, nuk

ka mundësi reale për përfitime nga ekonomitë e shkallës (Padeco CO, 2009). Për t’u

mos u mjaftuar vetëm më këtë interpretim teorik dhe për t’i dhënë përgjigje empirike

nënpyetjes së tretë kërkimore: “A ka gjurmë të ekonomive të shkallës në sektorin e ujit

të pijshëm dhe kanalizimeve në Shqipëri?” do të gjurmohet empirikisht prania e

ekonomive të shkallës dhe ekonomive të outputit (diferencat mes tyre do përmenden në

literaturën e zgjedhur) përmes informacionit të përftuar nga modelimi i strukturës së

kostove.

C. Metodologjia dhe teknikat e përdorura

Përsa i përket identifikimit të strukturës së kostove dhe formulimit të modelit të

shumëfishtë të tyre, literatura sugjeron pikënisjen e modelit të varësisë së kostove

operative (shpenzimeve operative apo kostove tërësore) nga variabla si: vëllimi i ujit të

shitur, gjatësia e rrjetit, numri i pompave të nevojshme, numri i konsumatorëve të

shërbyer apo variabla përafrues (Proxy) për teknologjinë e përdorur (numri i lidhjeve

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

4

në rrjet për numër punonjësish) apo për humbjet teknike në rrjet (raporti i vëllimit të

ujit të faturuar me atë të prodhuar) (Stewart, 1993; Price, 1993; Crampes et al., 1997).

Këto modele të para ndihmojnë në specifikimin e modeleve të kostos, por rezultojnë të

pamjaftueshëm për shkak të mungesës së informacionit mbi çmimet e inputeve në

model.

Studimet e sipërpërmendura janë përzgjedhur si të vlefshme vetëm për

specifikimin e modeleve të kostos, por janë të pamjaftueshme për shkak të

mospërfshirjes së variablave me informacion për çmimet e të gjithë inputeve (përfshirë

edhe çmimin e kapitalit). Kështu që përfshirja në modelin e kostove, të outputit dhe

çmimeve të inputeve (përfshirë edhe atë të kapitalit) do ta përmirësonte këtë problem

specifikimi. Modeli më i përshtatshëm do të ishte ai i formës funksionale Cobb –

Douglas (Kim, 1987; Kim dhe Clark, 1988). Deri në këtë fazë gjithçka duket mirë.

Megjithatë është një detaj i rëndësishëm që merret në konsideratë dhe aplikohet

empirikisht edhe në ketë ese: natyra specifike e sektorit të ujit.

Uji nuk është një output i përftuar nga transformimi teknologjik i inputeve të

punës dhe kapitalit. Sipas pionerëve të kësaj ideje Spady dhe Friedlander (1978) dhe

më vonë përpunuar nga Feigenbaum dhe Teeples (1983), procesi i prodhimit të ujit të

pijshëm qëndron vetëm në ndryshimin e “vendndodhjes” së tij duke i përmirësuar

cilësinë. Pra, modeli i specifikuar i kostove që do të aplikohet në të dhënat e kësaj eseje,

do të përfshijë edhe variabla hedonikë si: numri i konsumatorëve të shërbyer, një

variabël Proxy për dendësinë e popullsisë, një tjetër për humbjet në rrjet etj. Do të

përdoret një formë funksionale translogaritmike e funksionit të kostove që do të

plotësojë një bashkësi supozimesh dhe modeli do të vlerësohet përmes metodave që do

të mundësojnë vlerësimin e parametrave të kufirit stokastik të kostove dhe variablit të

inefiçiencës.

Për vlerësimin e parametrit të efiçiencës së operatorëve do të përdoren dy

teknika të ndryshme: DEA dhe SF. E para është një teknikë joparametrike që mundëson

llogaritjen e koeficientit në fjalë, i cili do të mundësonte krahasimin e operatorëve mes

tyre, renditjen e tyre sipas këtij parametri të performancës dhe për më tepër kjo teknikë

të mundëson edhe gjetjen e modeleve më të mirë të performancës që operatorët e tjerë

inefiçientë duhet të ndjekin për t’u përmirësuar. Teknika e dytë është një metodë

parametrike, e cila mundëson llogaritjen e parametrit të inefiçiencës direkt nga

vlerësimi i funksionit translogaritmik të kostove.

Së fundmi, për identifikimin e gjurmëve të ekonomive të shkallës apo

ekonomive të outputit, fillimisht do të vlerësohet lidhja regresive mes kostove, outputit

dhe variablave elementë të rrjetit shpërndarës (literatura teorike dikton lidhje të

rëndësishme negative për praninë përkatësisht të ekonomive të outputit dhe të shkallës).

Më pas nga funksioni i kostove do të llogariten elasticitetet përkatëse të kostove në

lidhje me variablat e interesit, inversi i të cilëve do të jetë parametri i pranisë së

ekonomive të shkallës apo të outputit.

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

5

Programe kompjuterike si Stata 14.2 dhe gjuha e programimit R do të përdoren

për aplikimin e teknikave të sipërmendura.

D. Struktura

Kjo ese e parë e disertacionit hap punimin duke përfshirë një analizë të thellë

dhe të detajuar ekonomike dhe statistikore lidhur me strukturën e kostove të operatorëve

të sektorit të ujit. Motivimi qëndron pas faktit që shoqëritë operuese në sektor janë larg

strukturës efiçiente të kostove duke regjistruar humbje të vazhdueshme financiare dhe

duke mos përmbushur misionin e tyre të sigurimit me shërbim të pandërprerë dhe

cilësor me ujë të pijshëm dhe shërbim kanalizimesh, popullatën nën juridiksionin e tyre.

Përpara se të kërkohen mënyra financiare të mbulimit të këtyre humbjeve financiare,

duhen analizuar shkaqet e brendshme të shoqërive të cilat ato mund t’i kontrollojnë dhe

përmirësojnë. Një përshkrim i përmbledhur i seksioneve përbërëse është si vijon:

Seksioni “Rishikim kritik i literaturës” do të përmbledhë në mënyrë të

organizuar punimet teorike dhe empirike të përdorur si referencë. Punimet e tjera të

ngjashme janë zgjedhur veçanërisht për sektorin e ujit, meqë sektori në fjalë është

specifik dhe dallon nga sektorët e tjerë të ekonomisë si: sektori i energjitikës,

telekomunikacionit, transportit e kështu me rradhë.

Në seksionin vijues “Korniza reale e situatës”, do të analizohet sektori në

tërësinë e parametrave të performancës së shoqërive për vitin 2017 (viti më i fundit me

të dhëna të publikuara të disponueshme). Më së shumti fokusi është në analizën e

parametrave lidhur me kostot e shoqërive, krahasuar dhe me situatën e viteve të

mëparshme.

“Specifikimi i modeleve dhe të dhënat” si seksion vijues do të nisë pjesën e

Metodologjisë dhe do të formulojë teorikisht modelet dhe teknikat që do të përdoren në

analizën empirike të esesë shkencore. Gjithashtu së bashku me prezantimin e burimit

të të dhënave sekondare të përdorura, do të sqarohen variablat dhe justifikimet përkatëse

të përfshirjes së tyre në model.

Seksioni vijues “Rezultatet empirike” do të përmbledhë në mënyrë të strukturuar

gjetjet empirike të analizës dhe përfundimet paraprake të formuluara.

Punimi do të mbyllet nga seksioni “Përfundime dhe rekomandime” i cili do të

përmbledhë të gjithë përfundimet e esesë së parë dhe rekomandimet e bazuara në gjetjet

empirike. Testet plotësuese të bëra, të nevojshme për vlerësimin e qëndrueshmërisë së

modeleve të zgjedhur, përfundimeve të gjetura si dhe të tjera si këto do të parashikohen

në një seksion të veçantë, “Shtojcë” për esenë në tërësi.

E. Rezultatet e pritshme

Punimi pritet që të jetë në të njëjtën linjë me punimet e ngjashme të fushës, për

sektorin e ujit me karakteristika të ngjashme me atë në Shqipëri: shkallë e lartë

fragmentarizimi e sektorit (numër i lartë i operatorëve në krahasim me numrin e

popullsisë së shërbyer) dhe sektor subjekt i reformave të shpeshta riorganizuese për

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

6

përmirësimin e manaxhimit të burimeve ujore dhe të cilësisë së shërbimit me ujë të

pijshëm dhe shërbime kanalizimesh.

Përsa i përket seksionit të përcaktimit të strukturës së kostove, pritet që faktorë

si: numri i punonjësve, vëllimi i ujit të pijshëm të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet,

çmimet e inputeve energji elektrike dhe materiale dhe kapital, tipi i sistemit të përdorur

për prodhimin e ujit të pijshëm, sasia e humbjeve teknike dhe ekonomike në rrjet etj.,

të shpjegojnë më së shumti strukturën e kostove të operatorëve të marrë në studim.

Pritet gjithashtu që, edhe pse do të përdoren shumë teknika për formalizimin e

strukturës së kostove, përfundimet do të jenë të qëndrueshme dhe të pavarura nga

teknika e përdorur.

Lidhur me seksionin e matjes së nivelit të efiçiencës së operatorëve përmes dy

teknikave, pritet që renditja e kompanive lidhur me këta tregues të jetë e ndryshme nga

renditja e publikuar në raportet vjetore apo ato të performancës nga ERRU apo DPUK.

Kjo do të jetë si pasojë e përdorimit të treguesve të ndryshëm në analizë (do të përdoren

treguesit e kufirit të kostove dhe jo treguesit e produktivitetit në matjen e performancës

së operatorëve).

Së fundmi, duke parë madhësinë e popullsisë së shërbyer nga operatorët

individuale (shumica u shërbejnë më pak se 50.000 banorëve) dhe strukturën jooptimale

të kostove që pritet të rezultojë, pritet gjithashtu mungesë e pranisë së ekonomive të

shkallës në sektorin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në Shqipëri.

F. Kontributi shkencor i punimit

Vihet re në literaturën akademike mbi rregullatorët, një prirje në rritje për t’u

mbështetur në treguesit e vlerësuar të kufirit të prodhimit dhe kostove për të vlerësuar

impaktin e vendimarrjes së rregullatorëve në efiçiencën e operatorëve. Kjo ese e parë e

disertacionit tenton të kontribuojë në këtë pjesë të literaturës. Kontributi në këtë fushë

të literaturës do të jetë përfshirja e variablave hedonikë në funksionin e kostove (numri

i konsumatorëve apo një variabël Proxy mbi dendësinë përftuar si raport i popullsisë së

shërbyer dhe gjatësisë së rrjetit, etj.) duke ndjekur idenë e Spady dhe Friedlander (1978)

përpunuar nga Feigenbaum dhe Teeples (1983) se operatorët publikë nuk prodhojnë ujë

prej inputeve si punë dhe kapital, prodhimi i ujit është proces i transformimit të

“vendndodhjes” së ujit dhe përmirësimi cilësor i inputeve të ujit.

Përveç një kontributi teorik në literaturë, do të investohet edhe në përmasën

empirike të punimit në përdorimin e teknikave më të përshtatshme, për natyrën e të

dhënave të disponueshme për sektorin specifik të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve dhe

për anën praktike të përdorimit të përfundimeve në aspektin e formulimit të politikave

reformuese për sektorin specifik të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në Shqipëri.

Gjithashtu një kontribut me rëndësi praktike lidhet me përpilimin e një baze të

dhënash e tipit panel dhe baza të dhënash të kryqëzuara (cross – sectional) për çdo vit

në formate të ndryshme për përdorim të gjerë nga kërkuesit e interesuar. Rezultatet

mund të jenë të përdorshme nga Enti Rregullator i Ujit të Pijshëm për disa qëllime mes

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

7

të tjerash: për përshtatjen e procesit rregullator të vendosjes së tarifave të shërbimit me

ujë të pijshëm, kanalizimeve apo ujërave të përdorur dhe për identifikimin e pranisë së

ekonomive të shkallës në këtë sektor.

Për t’u theksuar është origjinaliteti i punimit në strukturë, konceptim e fushë

studimi, ndër të paktët për rastin e Shqipërisë.

G. Kufizimet e punimit

Në qoftë se do të radhiten kufizime të punimit, ato do të lidhen kryesisht me: (i)

besueshmërinë e të dhënave sekondare të përdorura për analizën, (ii) periudhën

relativisht të shkurtër të të dhënave, (iii) mungesën e deklarimit publik të pasqyrave

financiare të operatorëve si dhe (iv) mungesën e punimeve të ngjashme për Shqipërinë

për analizë krahasuese në kohë dhe referencë për teknikat.

Të dhënat janë të dhëna sekondare, mikroekonomike, për secilën nga shoqëritë

operuese në sektorin e ujit të pijshëm në Shqipëri. Të dhënat janë të publikuara për

periudhën 2008 – 2015, në faqen zyrtare elektronike të DPUK – së, si detyrim ligjor i

tyre për bërjen publike të parametrave ekonomike të tyre. Përfundimet e nxjerra

empirike bazohen në këto të dhëna, niveli i besueshmërisë së të cilave nuk është

plotësisht i garantuar.

Njësitë ekonomike, kanë detyrim ligjor vetëm depozitimin e pasqyrave

financiare pranë organeve përkatëse tatimore dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit,

sigurimi i pasqyrave financiare të 57 operatorëve të sektorit të ujit për periudhën 2008

– 2015 për shfrytëzimin e elementëve financiarë në analizë kërkon kohë dhe mbledhje

manuale të tyre (në rastet që institucionet në fjalë do të pranonin të jepnin këtë

informacion).

Së fundmi, mungesa pothuajse fare e punimeve në fushën dhe tematikën e

zgjedhur për rastin e Shqipërisë, krijon përgjegjësinë e një punimi thuajse të vetëm

shkencor mes raporteve vjetorë apo të performancës së sektorit të ujit, pa mundësinë e

një analize krahasimore mes punimeve dhe gjetjeve.

1.1. Rishikim kritik i literaturës

Në këtë seksion do të vlerësohen kritikisht punime të përzgjedhura empirike të

mëparshme në fushën e analizës së kostove, shkallës së efiçiencës dhe identifikimin e

pranisë së ekonomive të shkallës për kompanitë që ofrojnë shërbimet e furnizimit me

ujë të pijshëm dhe të mbledhjes së ujërave të përdorura (kanalizimet). Punimet e para i

referohen literaturës empirike lidhur me specifikimin dhe modelimin e kostove dhe

rrjedhimisht edhe të efiçiencës së firmave të sektorit të ujit të pijshëm.

Stewart (1993) publikoi një raport duke vlerësuar një funksion të kostove për

sektorin anglez të ujit. Duke pasur parasysh tre fazat e biznesit të sektorit të ujit:

prodhimi i ujit (nxjerrja e tij nga burimet natyrore), trajtimi i ujit dhe shpërndarja e tij,

kostot lidhen me secilën nga këto tre faza dhe mund të ndahen në tre tipe: operative, të

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

8

mirëmbajtjes dhe kthim kapitali. Stewart u fokusua vetëm në kostot operative duke

përzgjedhur si variabla shpjegues: madhësinë e rrjetit të shpërndarjes, vëllimin e ujit të

shitur, vëllimin e ujit të vendosur në rrjetin shpërndarës, numrin e banesave të dhëna

me qera apo vëllimin e ujit të shitur përdoruesve jorezidencialë. Për më tepër, ai pati

parasysh fazat e ndryshme të ofrimit të shërbimit të ujit të pijshëm (prodhimi, trajtime

të ndryshme, shpërndarja dhe mbledhja e ujërave të përdorur), ku secila prej tyre ka

etapat e veta që ndikojnë në modelimin e nivelit të kostove. Përshembull, kostot e

trajtimit të ujit variojnë nga mënyra e nxjerrjes së ujit nga burimet natyrore: nëntokësore

apo të sipërfaqes. Zakonisht (por jo gjithnjë) ujërat nëntokësorë kanë nevojë për më pak

trajtim se ujërat e sipërfaqes dhe kjo ndikon rrjedhimisht në vlerësimin e kostove.

Stewart shtoi si variabla kontrolli edhe ciklet e kërkesës për ujë apo nevojën për

mirëmbajtje apo zëvendësim të pompave elektrike të amortizuara dhe vlerësoi kufirin

e kostove (cost frontiers) për periudhën 1992 – 1993 për një kampion të kompanive

angleze të privatizuara të sektorit të ujit të pijshëm:

𝑙𝑛𝐶𝑂𝑆𝑇𝑆 = 3.34 + 0.57𝑙𝑛𝑆𝐴𝐿𝐸𝑆 + 0.38𝑙𝑛𝑁𝐸𝑇𝑊𝑂𝑅𝐾 − 0.62𝑆𝑇𝑅𝑈𝐶 + 0.13𝑙𝑛𝑃𝑈𝑀𝑃,

Ekuacioni 1: Kostot e vlerësuara, Stewart (1993).

ku costs është për kostot tërësore operative të sektorit të shprehura në mijë paund

anglezë, sales është vëllimi i ujit të shitur i shprehur në mijëra litra në ditë, network

është gjatësia e rrjetit e shprehur në kilometra, struc është vëllimi mesatar i ujit të shitur

për klientët jorezidencialë / vëllimit total të ujit të shitur dhe pump është numri mesatar

i pompave të ujit të nevojshme. Të gjithë variablat dolën statistikisht të rëndësishëm

për nivelin 10% të rëndësisë me një koeficient shpjegueshmërie tejet të lartë, R2 =0.99.

Price (1993) më herët kishte vlerësuar të njëjtin ekuacion duke përfshirë

variabla të tjerë si mëposhtë:

𝐴𝑉𝑂𝑃𝐸𝑋 = 17.4 + 1.8𝑊𝑆𝑍 + 10.3𝑇𝑇 + 0.1𝑃𝐻 – 1.9𝐵𝐻𝑆𝑍 – 12.1𝑀𝑁𝐻𝐻 + 21.4𝐵𝐻𝐷𝐼𝑆,

Ekuacioni 2: Kostot e vlerësuara, Price (1993).

ku avopex janë shpenzimet operative për njësi të ujit të shpërndarë (paund/m3), wsz

është përqindja e ujit të nëntokës të trajtuar (jo vetëm disinfektim) nga njësitë trajtuese

që gjenerojnë më pak se 25 milionë litra në ditë, tt është shuma e përqindjes së ujit të

sipërfaqes (subjekt jo vetëm i trajtimit fillestar) me përqindjen e ujit të nëntokës, subjekt

jo vetëm i disinfektimit, ph është numri mesatar i pompave, bhsz është madhësia e

puseve si raport me vëllimin e ujit total të përftuar nga ky burim, mnhz është përqindja

e vëllimit të ujit total të shpërndarë në përdorues jorezidencialë dhe bhdis është pjesa e

vëllimit të përftuar nga puset dhe subjekt vetëm i desinfektimit. Modeli kishte një

koeficient shpjegueshmërie R2 = 0.851.

Crampes et al. (1997) vlerësuan një funksion kostoje për sektorin e ujit në

Brazil, duke përfshirë variabla si: vëllimi i ujit të prodhuar (parametër i madhësisë),

lidhja mes vëllimit të ujit të faturuar dhe vëllimit të ujit të prodhuar (si variabël

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

9

përafrues (Proxy) për humbjet teknike dhe ekonomike) dhe numri i lidhjeve në rrjet për

punonjës (një variabël përafrues (Proxy) për tipin e teknologjisë). Variabli i fundit i

përmendur mund të shihet dhe si Proxy për efiçiencën, kur përfundimet e arritura

përdoren për të diskutuar mbi kostot, në të kundërt, nuk mund të përdoret në qoftë se

funksioni i kostove përdoret si vlerësues i kufirit të kostove (cost frontier), meqë

variabli i fundit nuk mund të përdoret për të vlerësuar efiçiencën. Modeli i vlerësuar

për kostot tërësore është si mëposhtë:

𝐶𝑂𝑆𝑇𝑆 = 5.599 + 0.380𝑃𝑅𝑂𝐷 – 0.01𝑃𝑅𝑂𝑃1 + 0.590 𝑆𝐴𝐿𝐴𝑅 – 0.71𝑃𝑅𝑂𝑃2

+ 0.689𝐶𝑂𝑁𝐸 – 0.004𝑃𝑅𝑂𝑃3 ,

Ekuacioni 3: Kostot e vlerësuara tërësore, Crampes et al. (1997).

ku costs janë kostot tërësore, prod është vëllimi i ujit të prodhuar, prop1 ësht lidhja

mes shpenzimeve operative dhe të ardhurave, salar është paga mesatare, prop2 është

lidhja mes numrit të lidhjeve në rrjet dhe numrit të punonjësve, cone është numri i

lidhjeve në rrjet dhe prop3 është lidhja mes vëllimit të ujit të faturuar dhe atij të

prodhuar. Modeli kishte një koeficient shpjegueshmërie R2 = 0.841.

Ndërsa për kosto mesatare modeli i vlerësuar është:

𝐶𝑂𝑆𝑇𝐴𝑉𝐸𝑅 = 13.954 – 0.674𝑃𝑅𝑂𝑃4 – 0.01𝑃𝑅𝑂𝑃1

+ 0.598𝑆𝐴𝐿𝐴𝑅 – 0.907𝑃𝑅𝑂𝑃2 – 0.005𝑃𝑅𝑂𝑃3,

Ekuacioni 4: Ekuacioni i vlerësuar i kostove mesatare, Crampes et al. (1997).

ku costaver janë kostot mesatare dhe prop4 është lidhja mes ujit të prodhuar dhe numrit

të lidhjeve në rrjet. Modeli kishte një koeficient shpjegueshmërie R2 = 0.46.

Literatura vijuese përmbledh disa punime referuese empirike mbi llogaritjen e

treguesve të performancës (kryesisht mbi treguesit e kufirit të kostove) si parametra të

besueshëm për renditjen e njësive operuese në sektorin e ujit sipas nivelit të efiçiencës.

Një punim i rëndësishëm empirik vjen nga Tupper dhe Resende (2004), të cilët

përdorën një formë të modifikuar të teknikës DEA për të përllogaritur efiçiencën

relative të 20 operatorëve me pronësi shtetërore të sektorit të ujit në Brazil për periudhën

1996 – 2000. Autorët përdorën tre inpute (shpenzimet e punës, kostot operative dhe

kosto të tjera operative) dhe katër outpute (vëllimi i ujit të prodhuar, i ujit të trajtuar,

numri i popullsisë së shërbyer me ujë dhe i popullsisë së shërbyer me shërbim trajtimi

ujërash të përdorur dhe kanalizime). Për të shpjeguar pjesërisht efiçiencën relative të

firmave autorët përdorën edhe teknika standarde ekonometrike.

Gjithashtu, një punim i fushës i ngjashëm është i ai i llogaritjes së kufirit të

kostove për kompanitë aziatike të ujit duke shfrytëzuar një bazë të dhënash publikuar

nga Banka Aziatike e Zhvillimit (Asian Development Bank Report, 1997). Kampioni

përmblidhte 50 firma të vrojtuara përgjatë vitit 1995. U përdor informacioni mbi kostot

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

10

operative dhe ato të mirëmbajtjes, numri i klientëve, prodhimi ditor, dendësia e

popullsisë së shërbyer në rajonin e aktivitetit, numri i lidhjeve, përqindja e ujit nga

burimet sipërfaqësore, kapaciteti trajtues i ujërave, struktura e tregut (e përfaqësuar nga

lidhja e shitjeve te rezidentët dhe shitjeve tërësore shprehur në m3), numri i orëve me

shërbim uji të pijshëm, numri i punonjësve, pagat dhe një bashkësi variablash të tjerë

cilësorë (dummy) mbi tipin e trajtimit të përdorur të ujërave (trajtim konvencional =1,

përndryshe 0), mbi përdorimin e filtrave të shpejtë me rërë (=1 në qoftë se filtri përdoret,

përndryshe 0), e filtrave të ngadaltë me rërë (=1 në qoftë se filtri përdoret, përndryshe

0), mbi klorifikimin (=1 në qoftë se ndodh, përndryshe 0). Strategjia e përdorur për

vlerësimin e modelit kalon në dy faza: në fazën e parë të gjithë variablat që mendohen

se ndikojnë në vlerësimin e kostove përfshihen në model dhe pastaj në fazën

pasardhëse, variablat eliminohen në mënyrë sekuenciale duke nisur nga variabli më pak

i rëndësishëm (për nivelin e rëndësisë 10%), duke rifutur në secilin fazë eleminimi,

variablin e eleminuar në fazat e mëparshme për t’u siguruar se variablat tashmë të

larguar nga modeli nuk janë më të rëndësishëm (në të kundërt, ripërfshihen në model).

Nga modeli final, vlerësohen dy matësa të efiçiencës që përdoren për renditjen e

firmave në terma të efiçiencës.

Sabbioni (2006) publikoi një studim mbi një bazë të gjerë të dhënash të firmave

në Brazil (e mbledhur në vitin 2002). Në vend të teknikës DEA, autori përdori modelet

parametrike (modelet stokastikë të kufirit të kostove) dhe kjo ishte një metodologji

tjetër për vlerësimin e efiçiencës së operatorëve në sektorin e ujit. Studimi në fjalë

kurrësesi nuk përqendrohet në krahasimin e avantazheve dhe limitimeve të përqasjeve

parametrike dhe joparametrike mbi vlerësimin e performancës së operatorëve në

sektorin e ujit. Kontributi i kësaj pjese të disertacionit në literaturën e sipërmendur, do

të jetë përdorimi i të dy metodave (parametrike dhe joparametrike) për vlerësimin e

performancës së operatorëve në sektorin e ujit.

Pjesa e fundit e literaturës empirike që duhet shqyrtuar është identifikimi i

ekonomive të shkallës. Punimet e radhës i referohen asaj pjese të literaturës së lidhur

me efiçiencën e kompanive të sektorit të ujit të pijshëm dhe kryesisht me identifikimin

e pranisë së ekonomive të shkallës ndikuar nga procesi i privatizimit në sektor. Lidhur

me një analizë specifike të evolimit të efiçiencës në kohë të firmave, literatura është jo

shumë e gjerë. Janë përzgjedhur disa punime lidhur me gjurmët mbi ekonomitë e

shkallës dhe inefiçiencën e firmave, studime empirike pa përfundime finale.

Ashton (1998) studioi 10 kompani shtetërore Ujësjellës Kanalizime angleze, të

privatizuara për periudhën 1987 – 1997. Ai gjeti gjurmë të rëndësishme mbi ekonomitë

e shkallës. Interesant është fakti që Saal dhe Parker (2000, 2001, 2004) mori në

konsideratë të njëjtat kompani për periudhën 1985 – 1999 dhe ata nuk gjetën prani të

ekonomive të shkallës. Studimet dallohen nga modelet e ndryshme të përdorur (Ashton

përdor funksionin stokastik të kostove ndërsa Saal dhe Parker përdor përqasjen e numrit

të indeksit mbi produktivitetin e punës dhe të inputeve të tjera (Total Factor

Productivity – TFP). Përfundimet rezultuan tërësisht të kundërta.

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

11

Antonioli dhe Filippini (2001) vrojtuan një kampion prej 32 firmash italiane për

periudhën 1991 – 1995 duke gjetur gjurmë të dobëta të ekonomive të shkallës në rastin

e ekonomive të forta të përqendrimit të outputit (economies of output density) në lidhje

me ndryshimet në vëllimin e ujit të ofruar, duke mbajtur të pandryshuar karakteristikat

e rrjetit shpërndarës. Modeli i përdorur nga autorët konsiston në një funksion të tipit

Cobb – Douglas të kostove dhe përfundimi i tyre mbi kampionin ishte mungesë e

ekonomive të shkallës.

Bhattacharyya et al. (1994) studiuan impaktin e privatizimit në kosto dhe në

ekonomitë e shkallës. U morën në studim 257 kompani në SHBA, vetëm 32 private

gjatë vitit 1992. Modeli i përdorur është ai stokastik i kostove dhe përfundimi kryesor

i punimit ishte që firmat publike rezultuan më efiçiente se ato private, duke identifikuar

prani të të ardhurave të shkallës rritëse.

Fabbri dhe Fraquelli (2000) u morën me analizën e ekonomive të shkallës për

173 firma publike italiane. Vet zgjedhja e variablave (variabla hedonikë) dhe forma

funksionale e modelit të zgjedhur (funksioni translogaritmik i kostove, funksioni Cobb

– Douglas i kostove) influencuan përfundimet mbi praninë e ekonomive të shkallës.

Garcia dhe Thomas (2001) analizuan industrinë e ujit në Francë gjatë viteve

1995 – 1997. Duke studiuar 55 kompani ata gjetën të dhëna që dëshmonin praninë e

ekonomive të shkallës për një nivel mesatar produkti prej 0.41 m3 uji të prodhuar.

Bottaso dhe Conti (2004) studiuan industrinë e ujit në Angli dhe Skoci, gjatë

1995 – 2001 mbi efiçiencën e kostove operative duke përdorur modelin heteroskedastik

dhe stokastik të kufirit të kostove dhe variabla si: vëllimi i ujit të ofruar në rrjet,

inventari i kapitalit, gjatësia e rrjetit, variabla cilësorë mbi ofrimin e shërbimeve të

kanalizimeve apo të tipeve të burimeve ujore. Rezultatet nxorrën gjurmë të rëndësishme

për ekonomitë e shkallës në periudha afatshkurtra dhe për struktura të vogla

organizative.

Studimet e përmendura mësipër ofrojnë një bashkësi të gjerë variablash të

përdorur. Përveç outputit lidhur me vëllimin e ujit të ofruar, janë përdorur dhe variabla

të tjerë si: vëllimi dhe cilësia e ujit të ofruar në rrjetin shpërndarës, vëllimi i ujit të

humbur në rrjet, numri i klientëve, dendësia e popullsisë, madhësia e firmës, tipet e

burimeve ujore, si dhe të dhëna mjedisore.

Një përmbledhje tabelare e literaturës së kësaj eseje të parë është paraqitur në

Tabelën 1.

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

12

Tabela 1: Përmbledhje e literaturës e esesë së parë.

Autori/Autorët Fokusi Shënime përkatëse mbi punimin

Antonioli B., Filippini M.,

(2001)

Përdorimi i një funksioni të kostove variable si

rregullator për industrinë e ujit. (Itali)

U gjetën gjurmë të dobëta të ekonomive të shkallës në rastin e ekonomive të forta të përqendrimit

të outputit (economies of output density) në lidhje me ndryshimet në vëllimin e ujit të ofruar,

duke mbajtur të pandryshuar karakteristikat e rrjetit shpërndarës.

Ashton K.J.(1998) Efiçienca e kostove në sektorin anglez të ujit

dhe kanalizimeve.(Britani e Madhe)

Ai gjeti gjurmë të rëndësishme mbi ekonomitë e shkallës për operatorët e privatizuar të sektorit

të ujit duke përdorur funksionin stokastik të kostove.

Bhattacharyya, A. et al. (1994) Efektet e një infrastrukture publike dhe private

të sektorit të ujit. (USA)

Firmat publike rezultuan më efiçiente se ato private, duke identifikuar prani të të ardhurave të

shkallës rritëse.

Bottaso, A., Conti, M., (2004) Efiçienca e kostove në tregun konkurrues të

rregulluar. (Britani e Madhe)

Duke përdorur modelin heteroskedastik dhe stokastik të kufirit të kostove u nxorrën gjurmë të

rëndësishme për ekonomitë e shkallës në periudha afatshkurtra dhe për struktura të vogla

organizative.

Crampes, C. et al. (1997)

Specifikim i modelit të kostove për operatorët

e sektorit të ujit.(Brazil)

U përfitua një funksion kostoje duke përfshirë variabla si: vëllimi i ujit të prodhuar (parametër i

madhësisë), lidhjen mes vëllimit të ujit të faturuar dhe vëllimit të ujit të prodhuar (si variabël

përafrues (Proxy) për humbjet teknike dhe ekonomike) dhe numri i lidhjeve në rrjet për punonjës

(një variabël përafrues (Proxy) për tipin e teknologjisë).

Fabbri, P., Fraquelli, G., (1997) Kostot dhe struktura e teknologjisë në

industrinë e ujit. (Itali)

Përqasja hedonike e funksionit të kostove është më e qëndrueshme se ajo tradicionale.

Feigenbaum S., Teeples R.

(1983)

Përqasje hedonike mbi shpërndarjen private

dhe publike.

Përmirësimi i idesë së aplikuar nga Spady dhe Friedlaender (1978).

Garcia, S. dhe Thomas, A.,

(2001)

Struktura e kostove të ujit të pijshëm. (Francë) U gjetën të dhëna që dëshmonin praninë e ekonomive të shkallës për një nivel mesatar produkti

prej 0.41 m3 uji të prodhuar.

Kim, H. (1987) Ekonomitë e shkallës për një firmë me shumë

produkte.

Funksioni Cobb – Douglas i sugjeruar i kostove.

Kim, H., Clark, R. (1988) Ekonomitë e shkallës për sektorin e ujit.

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

13

Padeco CO, LTD. (2009) Studimi i fizibilitetit për operatorët e sektorit

të ujit. (Shqipëri)

U përdor si një ndër raportet e pakta mbi sektorin e ujit në Shqipëri.

Price, J. (1993) Impakti i kostove operative në kostot e

kompanisë. (Britani e Madhe)

U përfitua një funksion i kufirit të kostove: shpenzimet operative, numri mesatar i pompave,

madhësia e puseve si raport me vëllimin e ujit total të përftuar nga ky burim dhe pjesa e vëllimit

të përftuar nga puset.

Saal D.S., Parker D. (2000) Impakti i privatizimit dhe i rregullatorëve në

sektorin e ujit. (Britani e madhe dhe Skoci)

Përmes një përqasje të një funksioni translogartimik të kostove, gjetën mungesë të ekonomive të

shkallës për operatorët e privatizuar të sektorit të ujit.

Saal D.S., Parker D. (2001) Produktiviteti dhe performanca e çmimeve në

firmat operuese të privatizuara në sektorin e

ujit. (Britani e madhe dhe Skoci)

U studiuan ekonomitë e shkallës pas privatizimit.

Saal D.S., Parker D. (2004)

Sabbioni, G. (2006) Vlerësues ekonometrikë të efiçiencës relative

të operatorëve të sektorit të ujit. (Brazil)

Përdorimi i modeleve parametrike (modelet stokastikë të kufirit të kostove) si një metodologji

tjetër për vlerësimin e efiçiencës së operatorëve në sektorin e ujit.

Spady R. H., Friedlaender A. F.

(1978)

Kostot hedonike në industrinë e transportit. Përfshirja e variablave hedonikë në funksionin e kostove në sektorin e ujit.

Stewart, M. (1993) Impakti i kostove operative në kostot e

kompanisë. (Britani e Madhe)

U përfitua një funksion i kufirit të kostove: kostot operative ndikoheshin nga vëllimi i ujit të

shitur, gjatësia e rrjetit, vëllimi mesatar i ujit të shitur për klientët jorezidencialë / vëllimit total

të ujit të shitur dhe numri mesatar i pompave të ujit të nevojshme.

Tupper, H., Resende, M.

(2004)

Aspekte rregulatore dhe efiçienca në sektorin

e ujit dhe kanalizimeve. (Brazil)

Përdorimi i teknikës DEA për të përllogaritur efiçiencën relative të 20 operatorëve duke përdorur

tre inpute (shpenzimet e punës, kostot operative dhe kosto të tjera operative) dhe katër outpute

(vëllimi i ujit të prodhuar, i ujit të trajtuar, numri i popullsisë së shërbyer me ujë dhe i popullsisë

së shërbyer me shërbim trajtimi ujërash të përdorur dhe kanalizime).

Burimi: Autori.

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

14

1.2. Korniza reale e situatës

Për një shoqëri operuese në sektorin e ujit, një situatë e shëndetshme

financiarisht nënkupton tregues të aktivitetit nën nivelet problematike si uji pa të

ardhura, norma e arkëtimeve, efiçienca e stafit dhe e energjisë elektrike, tregues këta të

lidhur mes tyre dhe që ndikojnë të vlerat e njëri – tjetrit (Zeneli dhe Zaho, 2016). Me

raportimin më të fundit nga ERRU dhe DPUK, duke shfrytëzuar edhe raportimet e

viteve të kaluara, analiza përshkruese e performancës së sektorit niset me analizën e

disa treguesve të performancës së operatorëve.

1.2.1. Shqipëria

Situata e licensimit është e rëndësishme sepse shoqëritë operuese në sektor

duhet të kenë të zgjidhur statusin e tyre të operimit në përputhje me kornizën

rregullatore aq më shumë që produkti që ato ofrojnë në treg është utilitet (shërbimi me

ujë të pijshëm dhe kanalizime). Për të pasur një ide të këtij treguesi në kohë, Figura 1

jep një paraqitje grafikore të situatës që prej vitit 2009.

Figura 1: Operatorë të licensuar, 2009 – 2018.

Burimi: Të dhënat nga ERRU, përpunimi i autorit.

Ajo që duhet të ishte në prirje rritëse duhet të ishte përqindja e shoqërive të licensuara,

gjë e cila nuk vihet re në grafik (përveç 2009 – 2012).

Duke ju referuar Tabelës 2, për vitin 2018 , vihet re se nga 59 shoqëri, 38 shoqëri kanë

licensë të vlefshme, 14 janë në proces rinovimi (për shkak të mbarimit të afatit,

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018

Situata e licensimit në sektor

Të licensuar Në proces Të palicensuar Afat i mbaruar - Jo në proces

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

15

ndryshimit të drejtuesit ligjor apo teknik, apo ndryshim të zonës së shërbimit) dhe 7

prej tyre janë pa licensë.

Tabela 2: Operatorë të licensuar, viti 2018.

Me licensë të vlefshme Në proces rinovimi Pa licensë

UK Bulqizë UK Himarë U Këlcyrë

UK Gjirokastër U Selenicë UK Mallakastër

U Orikum UK Sarandë UK Fushë Arrëz

UK Elbasan U Tropojë UK Peqin

UK Fier UK Peshkopi U Novoselë

UK Devoll UK Rrogozhinë U Has

UK Lushnjë U Përmet UK Krastë

UK Lezhë U Elbasan fshat

UK Tepelenë UK Libohovë

UK Peshkopi UK Kavajë

UK Korçë U Divjakë

UK Durrës UK Fier fshat

UK Mat UK Pustec

UK Delvinë UK Kamëz

UK Berat – Kuçovë

UK Patos

UK Tiranë

U Kurbin

U Ura Vajgurore

UK Librazhd

U Gramsh

U Malësi e Madhe

UK Kukës

UK Vorë

UK Kolonjë

UK Pogradec

UK Krujë

U Poliçan

UK Vau i Dejës

UK Bashkia Pukë

UK Belsh

UK Maliq

UK Cërrik

UK Vlorë

UK Skrapar

UK Mirditë

UK Roskovec

UK Shkodër

Total = 38 Total = 14 Total = 7

TOTAL = 59 Shoqëri

Shënim: U – Ujësjellës, UK – Ujësjellës dhe Kanalizime,

U Divjakë është ndërmarrje, të tjerat janë shoqëri aksionere.

Burimi: ERRU, 2018.

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

16

Në vijim po përmbledhim prirjen e disa parametrave të tjerë karakterizues të

performancës së shoqërive prej vitit 2010.

Figura 2: Parametrat e mbulimit me shërbim dhe uji pa të ardhura, 2010 – 2017.

Burimi: Të dhënat ERRU, përpunimi i autorit.

Treguesit “Mbulimi me furnizim me ujë të pijshëm” dhe “Mbulimi me shërbime

kanalizime” kanë ruajtur një normë pothuajse të pandryshuar, përkatësisht rreth nivelit

80% dhe 50%. Këto janë shifra mesatare në nivel sektori, në qoftë se merren në

shqyrtim nivelet individuale të këtyre treguesve për secilën shoqëri, shifrat nuk janë

edhe kaq pozitive. Ndërkohë treguesi “Uji pa të ardhura” që karakterizon humbjet në

rrjet mbetet në nivele të larta shqetësuese përgjatë gjithë periudhës së përzgjedhur në

studim. Nivelet e tij mesatare janë përreth shifrës 65% (në nivelin më të lartë në vitin

2013, 67.4%).

Figura 3: Parametrat e matjes, arkëtimit dhe mbulimit të kostove, 2010 – 2017.

Burimi: Të dhënat ERRU, përpunimi i autorit.

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

Ecuria e treguesve të performancës së sektorit

Mbulimi i furnizimit me ujë

Mbulimi me kanalizime

Uji pa të ardhura

30%40%50%60%70%80%90%

100%110%120%130%

2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

Ecuria e treguesve të performancës së sektorit

Niveli i matjes Mbulimi i kostove totale

Mbulimi i kostove O-M Norma e arkëtimit

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

17

Në Figurën 3 paraqitet grafikisht ecuria e katër treguesve të tjerë të

performancës së shoqërive. Treguesi “Niveli i matjes” me prirje rritëse në kohë është

një shenjë pozitive e formalizimit të sektorit dhe pajisjen e klientëve me matësa. Kjo

lejon gjurmimin e lidhjeve të paligjshme në rrjet dhe redukton edhe humbjet e ujit të

prodhuar nga këto të fundit. Lidhur dhe me këtë fakt, treguesi “Norma e arkëtimit” që

shpreh predispozitën e konsumatorëve për pagesën e shërbimeve të marra ka pasur

tendencë mesatare rritëse, me nivelin më të lartë në vitin 2015, në masën 92%.

Ndërsa përsa i përket treguesve të lidhur me mbulimin e kostove vihet re se

treguesi “Mbulimi i kostove Operative dhe të Mirëmbajtjes O – M” ka nivel mesatar

mbi 100% me normën më të lartë të shënuar në vitin 2016, në masën 122%. Këto shifra

japin një sinjal pozitiv që të ardhurat e shoqërive (kryesisht niveli i arkëtimeve) arrijnë

të mbulojnë kostot operative dhe të mirëmbajtjes, gjë kjo që lejon vazhdimin e

aktivitetit kryesor të shoqërive, ai i furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime.

Humbjet financiare të shoqërive janë produkt kryesisht i mosmbulimit të plotë të

kostove tërësore. Përgjatë periudhës së marrë në studim, ky tregues, edhe pse me prirje

mesatare rritëse, mbetet nën nivelin e mbulimit 100% (vlera më e lartë në nivel sektori

është arritur në vitin 2014 dhe 2016, në masën 87% të mbulimit). Situata e paraqitur

është tregues i parë i një strukture jooptimale të kostove të shoqërive e cila do të

trajtohet më hollësisht në vijim.

Figura 4: Kohëzgjatja e furnizimit me ujë dhe efiçienca e stafit, 2010 – 2017.

Burimi: Të dhënat ERRU, përpunimi i autorit.

Figura 4 paraqet ecurinë e dy treguesve të fundit të përzgjedhur për analizë.

Treguesi “Kohëzgjatja e furnizimit me ujë” gjatë periudhës 2010 – 2017, ka qenë në

nivelin mesatar rreth 11 orë në ditë me shërbim, larg objektivave të sektorit (18 orë në

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

9.0

10.0

10.0

10.5

11.0

11.5

12.0

12.5

2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

pu

no

një

s p

ër 1

,00

0 li

dh

je

orë

dit

ë

Ecuria e treguesve të performancës së sektorit

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë Efiçienca e stafit

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

18

ditë) dhe akoma më larg standardeve të vendeve të Bashkimit Europian për furnizimin

me ujë të pijshëm (24 orë në ditë pa ndërprerje).

Përsa i përket treguesit të fundit të kësaj analize “Efiçienca e stafit” e shprehur

në numër punonjësish për 1,000 lidhje në rrjet, vihet re që performanca më e mirë është

në vitin 2016 në masën 5.5 punonjës për 1000 lidhje me tendenca rritëse përgjatë vitit

2017, si vit elektoral me tendencë shtimin e punësimeve dhe rritjen fiktive të stafit.

Strategjia Kombëtare Sektoriale e Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve

2011 – 2017, ka pasur efektet e saj në këtë tregues përgjatë 2013 – 2016.

Përsa i përket strukturës së kostove përgjatë periudhës së zgjedhur të studimit,

mëposhtë po analizojmë grafikisht ecurinë në kohë të elementëve të kostove tërësore.

Figura 5: Elementët e kostove tërësore të shoqërive, 2009 – 2017.

Burimi: Të dhënat ERRU, përpunimi i autorit.

Elementët që zënë pjesën më të madhe të kostove tërësore si shpenzimet e

punës, energjia elektrike dhe shpenzimet e amortizimit kanë një prirje rritëse përgjatë

viteve duke arritur vlerën më të madhe si përqindje e kostove tërësore në vitin 2016,

përkatësisht 46% dhe 34%. Kostot e punës lidhur dhe me treguesin “Efiçienca e stafit”

në Figurën 4, tregojnë për një strukturë “të fryrë” të stafit në shoqëritë në fjalë.

Shpenzimet në rritje të faturave të energjisë elektrike dhe përqindja e lartë e

shpenzimeve të amortizimit në strukturën e kostove flasin për një gjendje pompash të

2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

Struktura e kostove të operatorëve në vite

Kostot e punës Energjia

Riparim dhe mirëmbajtje Materiale dhe kimikate

Shpenzime shërbimesh financiare Shërbimet e kontraktuara

Amortizimi dhe të tjera

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

19

vjetëruara dhe joefiçiente në shfrytëzimin e burimeve nëntokësore ujore përmes

sistemit të pompimit të ujit në sipërfaqe.

1.2.2. Vendet e rajonit

Me qëllimin e vlerësimit të situatës së sektorit të ujit në Shqipëri, e krahasuar

me vendet e rajonit, ky nënseksion përmbledh ecurinë e treguesve të ndryshëm për

vende si Bullgari, Qipro, Greqi, Hungari, Itali, Maltë, Rumani, vende këto me sektor

relativisht të krahasueshëm me sektorin shqiptar të ujit të pijshëm por edhe për të cilat

ishin të publikuara të dhënat në raportet e Komisionit Europian për Ujin e Pijshëm për

vitin 2010. Figura mëposhtë (Figura 6) jep një paraqitje të treguesit “Mbulimi me

shërbim uji të pijshëm” mes vendeve të sipërpërmendura duke përfshirë edhe

Shqipërinë.

Figura 6: Mbulimi me shërbim uji të pijshëm në rajon, 2010.

Burimi: Të dhënat nga Komisioni Europian, përpunimi i autorit.

Shqipëria ka një mbulim me shërbim në nivelin 80%, nga vendet e përzgjedhura

në krahasim, Malta siguron mbulim me shërbim për të gjithë banorët, ndërsa Greqia

renditet më ulët, vetëm me 46% të popullsisë të mbuluar me shërbim. Theksohet që

vendet e marra në krahasim, janë vende anëtare në Bashkimin Europian; janë

përzgjedhur si vende me sektor relativisht të krahasueshëm me sektorin shqiptar të ujit

të pijshëm.

Figura 7 paraqet grafikisht treguesin “Konsumi ditor për frymë” të ujit të

pijshëm për kampionin e vendeve të mësipërme. Treguesi është përllogaritur në rang

sektori si raport i vëllimit të ujit të shitur te konsumatorët me numrin total të popullsisë

së shërbyer.

79%

100%

46%

68%

81%

95%

52%

80%

Bullgaria Qipro Greqi Hungari Itali Maltë Rumani Shqipëria

Mbulimi me shërbim (në %)

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

20

Figura 7: Konsumi ditor i ujit për vendet e rajonit, 2010.

Burimi: Të dhënat nga Komisioni Europian, përpunimi i autorit.

Vihet re që treguesi i Shqipërisë ka vlerën më të ulët prej 103.09 litra/frymë, në

kampionin e vendeve të përzgjedhura për krahasim. Kjo është e lidhur me treguesin e

“Kohëzgjatja e mbulimit me shërbim”, që për vitin 2010, për Shqipërinë ishte në nivelin

e ulët rreth 11 orë në ditë në rang sektori (DPUK, 2010). Mungesa e ujit të pijshëm të

pandërprerë nga rrjeti shpërndarës mbulohet me blerjen e ujit të ambalazhuar, me

depozitat private në zonat urbane dhe me hapjen e puseve në zonat rurale.

1.3. Specifikimi i modeleve dhe të dhënat

Studimet e përmendura në seksionin e literaturës janë përzgjedhur si të vlefshme

vetëm për specifikimin e modeleve të kostos, por janë të pamjaftueshme për shkak të

mospërfshirjes së variablave me informacion për çmimet e të gjithë inputeve (përfshirë

edhe çmimin e kapitalit).

1.3.1. Specifikimi dhe vlerësimi i funksionit të kostove

Në terma të agjentëve rregullatorë në sektorin e ujit, problemi që ata përballen

është të sigurohen që kompania, në kornizën rregullatore, të minimizojë funksionin e

kostove tërësore, subjekt i një kushti limitues të outputit. Zgjidhja e këtij problemi

optimizimi është bashkësia optimale e inputeve e cila varet nga niveli i outputeve dhe

198

284 283

142

331

205

279

103.09

Bullgaria Qipro Greqi Hungari Itali Maltë Rumani Shqipëria

Konsumi ditor i ujit(litra/për frymë )

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

21

çmimet e inputeve. Pra, lind e nevojshme vlerësimi i një funksioni kostoje në nivel

firme, që varet vetëm nga niveli i outputit dhe çmimeve të inputeve të saj. Specifikimi

teorik i këtij modeli është:

𝐾𝑇 = 𝑓(𝑄, 𝑍𝑖 , 𝐶𝑃, 𝐶𝐾) ,

Ekuacioni 5: Modeli teorik i kostove.

ku KT është kostoja tërësore, Q është outputi i firmës, Z është një vektor i – dimensional

i variablave egzogjenë të rëndësishme për krahasimin mes firmave, CP është çmimi i

inputeve të punës dhe CK është çmimi i kapitalit. Për këto raste, dy janë format

funksionale më të përdorshme.

Forma funksionale Cobb – Douglas e kostove tërësore

Është forma në të cilën termi që mat inefiçiencën 𝜀 shtohet në mënyrë multiplikative

në model si mëposhtë:

𝐾𝑇 = 𝐴𝐶𝑃𝛽𝑃𝐶𝐾

𝛽𝐾𝑄𝛾0 ∏ 𝑍𝑖𝛾𝑖

𝑖=1𝑒𝑥𝑝𝜀 ,

Ekuacioni 6: Kostot tërësore Cobb – Douglas.

ku 𝐴 është teknologjia.

Duke loglinearizuar (logaritëm natyror) Ekuacionin 6 mësipër përftohet:

𝑘𝑡 = 𝛼 + 𝛽𝑝

𝑐𝑝 + 𝛽𝑘

𝑐𝑘 + 𝛾0

𝑞 + ∑ 𝛾𝑖𝑧𝑖 + 𝜀𝑖 ,

𝑖=1

Ekuacioni 7: Kostot tërësore të loglinearizuara.

ku 𝛼 = ln (𝐴), 𝑘𝑡 = ln (𝐾𝑇), 𝑐𝑙 = ln(𝐶𝐿), 𝑐𝑘 = ln(𝐶𝐾), 𝑞 = ln (𝑄), 𝑧𝑖 = ln(𝑍𝑖), 𝛽𝑖 dhe

𝛾𝑖 janë parametrat që duhet të vlerësohen dhe 𝜀𝑖 është termi i gabimit.

Pjesa sistematike e modelit përcakton kostot minimum që arrihen për një

bashkësi të dhënë inputesh dhe variabla të tjerë kontrolli dhe në literaturë njihet me

emrin kufiri i kostos (cost frontier). Termi i gabimit është i përbërë nga dy elementë:

𝜀𝑖 = 𝑢𝑖 + 𝑣𝑖 ,

Ekuacioni 8: Përbërja e termit të gabimit.

ku 𝑣𝑖 e pakufizuar kap efektet (për firmën i) të gabimit stokastik, supozuar të jetë iid

(independent and indentically distributed), me një shpërndarje normale 𝑁(0, 𝜎𝑣2) dhe

𝑢𝑖 > 0 është parametri i inefiçiencës së kostove (i supozuar i pavarur nga regresorët

dhe 𝑣𝑖) dhe me shpërndarje të ndryshme në autorë të ndryshëm: gjysmë normale

(Aigner, Lovell dhe Schmidt, 1977), normale e ndërprerë (truncated) (Stevenson, 1980)

apo dhe eksponenciale (Meeusen dhe Van den Broeck, 1977). Më e përdorshmja nëpër

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

22

punime empirike të fushës është shpërndarja gjysmë normale duke pranuar për

rrjedhojë se pjesa më e madhe e firmave janë pothuajse – efiçiente (quasi – eficient).

Kjo teknikë vlerësuese kërkon disa supozime shtesë teorike. Termi konstant

është i devijuar dhe duhet modifikuar duke i zbritur mesataren e termit 𝑢. Në rastin e

shpërndarjes gjysmë normale:

𝐸(𝑢) = 𝜎𝑢(2/𝜋)1/2.

Ekuacioni 9: Shpërndarja gjysmë normale e termit të gabimit.

Edhe pse elementi i inefiçiencës nuk mund të vrojtohet, ai mund të vlerësohet nga termi

i gabimit 𝜀𝑖. Një teknikë për këtë është propozuar nga Jondrow et al. (1982). Vlera e

pritur (E) dhe moda (M) e shpërndarjes së termit të inefiçiencës, kushtëzuar nga termi

i gabimit mund të përdoren në vlerësimin e 𝑢𝑖:

E(ui/εi) = σλ(1 + λ2){φ(εiλ/σ)/Φ(−εiλ/σ) − εiλ/σ}

M(ui/εi) = εi(σu2/σ2) për ≥ 0, përndryshe 0 për εi < 0.

Ekuacioni 10: Vlerësimi i inefiçiencës, Jondrow et al. (1982).

ku σ = (𝜎𝑣2 + 𝜎𝑢

2)1/2, 𝜆 = 𝜎𝑢/𝜎𝑣, 𝜑(. ) është funksioni i densitetit probabilitar të

shpërndarjes dhe 𝛷(. ) funksioni i densitetit të akumuluar të shpërndarjes normale të

standardizuar. Parametrat 𝜎𝑢 , 𝜎𝑣 llogariten nga momentet e modelit Zener (Standard

Linear Solid – SLS). Efiçienca llogaritet thjesht si:

𝐸𝑓𝑖ç𝑖𝑒𝑛𝑐𝑎 = 𝐸(−𝑢𝑖).

Ekuacioni 11: Llogaritja e nivelit të efiçiencës.

Disa veti të rëndësishme të shpërndarjes gjysmë normale vlejnë për t’u

përmendur në këtë pikë. Nga ndërtimi, shpërndarja e termit të gabimit ε është asimetrike

dhe jonormale. Asimetria karakterizohet nga parametri λ: sa më i madh parametri λ, aq

më e madhe asimetria. Në aplikime empirike, mbetjet e regresionit duhet të testohen që

parametri i asimetrisë (skewness) të jetë pozitiv. Në të kundërt, në qoftë se mbetjet kanë

asimetri në drejtimin e kundërt, vlerësuesit e duhur janë OLS (Ordinary Least Square)

dhe 𝜎𝑢2 = 0. Kjo nënkupton që firmat janë duke operuar në kufi të kostove (janë 100%

efiçiente). Praktikisht kjo mund të provohet duke treguar që të dhënat janë jo të

qëndrueshme me specifikimet funksionale të zgjedhura më parë (Waldman, 1982).

Në të njëjtën linjë me përqasjen e prezantuar mësipër, mund të përdoret një

përqasje e dytë: vlerësimi i parametrave të funksionit të kostove në mënyrë të

drejtëpërdrejtë përmes teknikës së maksimizimit probabilitar (Maximum Likelihood –

ML) dhe pastaj të vazhdohet po njësoj si mësipër me shpërbërjen e termit të gabimit në

dy elementë, mes të cilëve ai i efiçiencës. Avantazhi i kësaj teknike të dytë është se

teknika vet merr parasysh shpërndarjen asimetrike të termit të gabimit për të

përllogaritur koeficientët teknologjikë. Në thelb, teknikat e sipërpërmendura janë në

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

23

kontekst të përqasjes së Stochastic Frontier (SF), për matjen e treguesve të

performancës së kompanive. Teknika Stochastic Frontier (SF) është metodë e

modelimit ekonomik, prezantuar për herë të parë nga Aigner, Lovell dhe Schmidt

(1977), Meeusen dhe Van denk Broeck (1977). Për vlerësimin e efiçiencës së kostove

është përdorur për herë të parë nga Kumbhakar dhe Lovell (2003) duke synuar të matet

sa larg minimizimit të kostove tërësore janë operatorët e sektorit të ujit.

Forma funksionale translogaritmike e kostove

Konkretisht, duke ndjekur edhe idenë e Spady dhe Friedlander (1978)

përpunuar nga Feigenbaum dhe Teeples (1983) do të përfshihen edhe variabla

hedonikë në funksionin e kostove (numri i konsumatorëve, një variabël Proxy mbi

dendësinë përftuar si raport i popullsisë së shërbyer dhe gjatësisë së rrjetit, volumi i ujit

të blerë nga firma dhe raporti i kostove të trajtimit me kostot tërësore etj.) për një

specifikim më të mirë të modelit të kostove, të përshtatshëm për sektorin e ujit dhe për

përfshirjen e variablave specifikë të rrjetit shpërndarës për mundësinë e identifikimit të

ekonomive të shkallës dhe outputit në një moment të dytë.

Me qëllimin për të dhënë informacion të vlefshëm dhe për modelimin e

përllogaritjes së tarifave të shërbimeve të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve,

specifikojmë funksionin e kostove tërësore si vijon:

𝐾𝑇 = 𝑓(𝑄, 𝐶𝑃, 𝐶𝐸 , 𝐶𝑀𝐾 , 𝐺𝐽𝑅, 𝑑𝐻𝑅, 𝑑𝑇𝑆) ,

Ekuacioni 12: Kostot tërësore, rasti i parë.

ku: KT janë kostot tërësore të operatorit (shprehur në milionë lekë), Q është outputit i

matur si vëllimi i ujit të shpërndarë në rrjet (shprehur në m3), 𝐶𝑃 , 𝐶𝐸 , 𝐶𝑀𝐾 , janë

përkatësisht çmimet e punës, energjisë elektrike të blerë dhe materialeve dhe kapitalit

(shprehur në mijë lekë), GJR është për gjatësinë e rrjetit shpërndarës (shprehur në

kilometra), dHR është një dummy mbi humbjet në rrjet (=1 n.q.s. vlera e humbjeve në

rrjet të shoqërisë është mbi mesataren e kampionit), dTS është tipi i sistemit (një

variabël dummy që do marrë vlerën 1 n.q.s. vëllimi i ujit të prodhuar me ngritje

mekanike është më i madh se ai me rrjedhje të lirë).

Specifikimi translogaritmik (trans – log) përkatës do të ishte:

𝐾𝑇𝑖 = 𝛽0 + 𝛽𝑄𝑄𝑖 + 𝛽𝐶𝑗𝐶𝑗𝑖 + 𝛽𝐺𝐽𝑅𝐺𝐽𝑅𝑖

+ 1/2 ∑ ∑ 𝛽𝐶𝑗𝑛𝐶𝑗𝑖𝐶𝑛𝑖 + 1/2𝛽𝑄2(𝑄𝑖)

2 +

𝑛𝑗

1/2𝛽𝐺𝐽𝑅2(𝐺𝐽𝑅𝑖)2

+ ∑ 𝛽𝑄∗𝐶𝑗𝑄𝑖𝐶𝑗𝑖

𝑗

+ ∑ 𝛽𝐶𝑗∗𝐺𝐽𝑅𝐶𝑗𝑖𝐺𝐽𝑅𝑖 +

𝑗

𝛽𝑄∗𝐺𝐽𝑅𝑄𝑖𝐺𝐽𝑅𝑖 + 𝛽𝑑𝐻𝑅𝑑𝐻𝑅𝑖

+ 𝛽𝑑𝑇𝑆𝑑𝑇𝑆𝑖 + 𝛽𝑡𝑡𝑖 + 𝑣𝑖 + 𝑢𝑖 , 𝑗, 𝑛 = 𝐶𝑃, 𝐶𝐸.

Ekuacioni 13: Kostot tërësore trans – log, rasti i parë.

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

24

Funksioni trans – log i kostove duhet të plotësojë disa kushte: duhet të jetë linear

dhe homogjen në lidhje me çmimet e faktorëve, monotonik jozvogëlues në çmimet e

faktorëve dhe outputin, simetrik dhe konkav1. Vlerësimi i parametrave të modelit

realizohet me Metodën e Zakonshme të Katrorëve më të Vegjël (Ordinary Least

Squares – OLS) ose Maksimizimi Probabilitar (Maximum likelihood – ML) për

vlerësimin e njëkohshëm edhe të parametrit të inefiçiencës.

Një model i ngjashëm me përfshirjen e një variabli tjetër do të ishte:

𝐾𝑇 = 𝑓(𝑄, 𝐶𝑃 , 𝐶𝐸 , 𝐶𝑀𝐾 , 𝐷, 𝑑𝐻𝑅, 𝑑𝑇𝑆) ,

Ekuacioni 14: Kostot tërësore, rasti i dytë.

ku: D është një variabël Proxy për dendësinë (përftuar si raport i popullsisë së shërbyer

dhe gjatësisë së rrjetit).

Specifikimi trans – log përkatës do të ishte:

𝐾𝑇𝑖 = 𝛽0 + 𝛽𝑄𝑄𝑖 + 𝛽𝐶𝑗𝐶𝑗𝑖 + 𝛽𝐷𝐷𝑖

+ 1/2 ∑ ∑ 𝛽𝐶𝑗𝑛𝐶𝑗𝑖𝐶𝑛𝑖 + 1/2𝛽𝑄2(𝑄𝑖)

2 +

𝑛𝑗

1/2𝛽𝐺𝐽𝑅2(𝐷𝑖)2

+ ∑ 𝛽𝑄∗𝐶𝑗𝑄𝑖𝐶𝑗𝑖

𝑗

+ ∑ 𝛽𝐶𝑗∗𝐷𝐶𝑗𝑖𝐷𝑖 +

𝑗

𝛽𝑄∗𝐷𝑄𝑖𝐷𝑖 + 𝛽𝑑𝐻𝑅𝑑𝐻𝑅𝑖

+ 𝛽𝑑𝑇𝑆𝑑𝑇𝑆𝑖 + 𝛽𝑡𝑡𝑖 + 𝑣𝑖 + 𝑢𝑖 , 𝑗, 𝑛 = 𝐶𝑃, 𝐶𝐸.

Ekuacioni 15: Kostot tërësore trans – log, rasti i dytë.

Ashtu sikundër dhe në rastin e parë janë të nevojshme disa supozime mbi

funksionin e kostove2. Çmimi i punës është përftuar nga raporti i kostove tërësore të

punës me numrin e punonjësve, çmimi i energjisë elektrike si raport i shpenzimeve

tërësore për energjinë elektrike me ujin e shpërndarë në rrjet si dhe çmimi i materialeve

dhe kapitalit si raport i kostove të ndryshueshme me gjatësinë e rrjetit.

1 Homogjeniteti arrihet duke normalizuar variablin e varur dhe çmimet e inputeve me çmimin e

materialeve dhe kapitalit (kështu vektori i çmimeve reduktohet në dy). Njësoj do të ishte n.q.s. do të

vendoseshin kushtet fillestar:

∑ 𝛽𝐶𝑗= 1 ; ∑ 𝛽𝐶𝑗𝑛

= 0 ; ∑ 𝛽𝑄∗𝐶𝑗= 0 ;

𝑗𝑗

𝑗

∑ 𝛽𝐺𝐽𝑅∗𝐶𝑗= 0 ;

𝑗

Simetria plotësohet nga vendosja e kushtit: 𝛽𝐶𝑗𝑛= 𝛽𝐶𝑛𝑗

. Monotonia dhe konkaviteti testohen pas

vlerësimit të funksionit të kostove, duke kontrolluar n.q.s. matrica Hessian-e është një matricë semi-

negative (negative semi-definite matrix) dhe n.q.s. kostot marxhinale janë pozitive. 2 Kushtet janë të njëjta me rastin e parë, në vend të variablit gjatësia e rrjetit, përdoret variabli Proxy mbi

dendësinë (përftuar si raport i popullsisë së shërbyer dhe gjatësisë së rrjetit):

∑ 𝛽𝐶𝑗= 1 ; ∑ 𝛽𝐶𝑗𝑛

= 0 ; ∑ 𝛽𝑄∗𝐶𝑗= 0 ;

𝑗𝑗

𝑗

∑ 𝛽𝐷∗𝐶𝑗= 0 ;

𝑗

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

25

Në model u përfshinë edhe variabla karakteristikë të rrjetit dhe të sistemeve të

përdorura të prodhimit të ujit, si variabla egzogjenë që ndikojnë në teknologjinë e

firmës dhe largësinë nga kufiri i kostove. Gjithashtu, përsa i përket variablit dummy

mbi humbjet në rrjet dHR, është marrë si referencë vlera mesatare e humbjeve në rrjet

si fenomen strukturor i sektorit të ujit. Në këtë mënyrë evidentohen shoqëritë me

humbje mbi mesataren e sektorit, efekti i tyre në nivelin e kostove, si indeks i një

infrastrukture të dobët. Përfshirja e variablave si gjatësia e rrjetit lejon të bëhet diferenca

mes ekonomive të shkallës dhe ekonomive të outputit.

Që prej mesit të viteve 1990, akademikë të specializuar në çështje rregullatore,

nisën të interesoheshin në zhvillimin e treguesve të standardizuar të performancës për

monopolet e sektorit të infrastrukturës (Schleifer, 1985). Këta tregues mund të përdoren

për vlerësimin absolut dhe relativ të performancës së kompanive operuese në sektorë të

rregulluar në terma ligjorë. Njihen dy kategori kryesore të treguesve të performancës:

(i) treguesit e produktivitetit dhe (ii) vlerësuesit e kufirit të prodhimit dhe kostove.

Kategoria e parë përmbledh treguesit që përfaqësojnë lidhjen input – output (si

përshembull: numri i punonjësve për klient ose lidhje në rrjet), ndërsa e dyta përmbledh

tregues që marrin në konsideratë lidhje më të komplikuara input – output:

(i) treguesit e kufirit të kostove i shohin kostot si funksion i nivelit të outputit

(outputeve) dhe çmimeve të inputeve, shumë e vlefshme për rregullatorët që

mund të ndërhyjnë në diferencën mes tarifave dhe kostove minimum;

(ii) treguesit e kufirit të prodhimit vënë në pah lidhje teknike mes inputeve dhe

outputeve të firmave, të përdorshme në rastin e mungesës së të dhënave.

Përfshirja e variablave të kontrollit në specifikimet e marrëdhënieve funksionale

të vlerësuara lejon krahasimin e operatorëve të ndryshëm në të njëjtin sektor.

Sapo përcaktohet kufiri, efiçienca e një operatori specifik mund të vlerësohet në

krahasim me performancën e operatorëve më të mirë të industrisë apo sektorit, në

kushtet e efektit të faktorëve të njëjtë ndikues në performancë. Edhe pse teorikisht

treguesit e produktivitetit janë inferiorë ndaj treguesve të kufirit të prodhimit dhe

kostove, janë më të përdorshëm nga rregullatorët në vlerësimin e performancës së

operatorëve. Për disa ekonomi, ku ka mungesë të të dhënave, i bën këta tregues

kombinuar me disa tregues të cilësisë, të jenë të vetmit për të përfituar një pamje të

performancës së firmës. Për më tepër, edhe treguesit e kufirit të prodhimit dhe kostove

nuk janë pa të meta. Ndonjëherë nuk është e mundur të ndahet shkalla e efiçiencës që

një firmë mund të kontrollojë, nga faktorët që ndikojnë në kosto por që firma nuk i

kontrollon dot (Burns dhe Jones, 1994).

Mëposhtë përmblidhen kategoritë e treguesve të performancës, varur edhe nga

disponueshmëria dhe cilësia e të dhënave mbi operatorët. Treguesit e performancës:

1. Treguesit e produktivitetit (të lehtë në përdorim por jo të plotë, duhet të përdoren

së bashku me tregues të tjerë të faktorëve të jashtëm: cilësia, dendësia e

popullsisë për zonë e operimit, teknologjia kur jepet egzogjene etj.):

raporti punë / output,

raporti kapital / output.

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

26

2. Treguesit e kufirit të kostove (lejojnë krahasimet në shumë përmasa por

kërkojnë sasi të madhe të të dhënave cilësore):

deterministë dhe joparametrikë (Data Envelopment Analysis – DEA: për

të dhëna të plota dhe jo “noisy” – nuk përmbajnë shumë informacion jo

të rëndësishëm);

stokastikë dhe parametrikë (Treguesit stokastikë: për të dhëna jo të plota

dhe “noisy”).

1.3.2. Vlerësimi i nivelit të efiçiencës dhe teknika DEA

Është e nevojshme të përmblidhet teorikisht edhe përqasja Data Envelopment

Analysis (DEA) e cila së bashku me Stochastic Frontier (SF) do të aplikohen në

seksionet vijuese.

Data Envelopment Analysis (DEA) është një teknikë e re joparametrike për

vlerësimin e performancës së njësive vendimarrëse (Decision Making Units) të cilat

shndërrojnë inputet e shumëfishta në outpute të shumëfishta. Është një procedurë

programimi linear që përllogarit raporte output / input të krahasueshme për çdo njësi

vendimarrëse, të cilat raportohen si pikë (score) të efiçiencës relative.

Thanassoulis (2001) shpjegon se në teknikën DEA, burimet janë “inputet” dhe

rezultatet janë “outputet”. Identifikimi i këtyre të fundit është sa i vështirë aq edhe

thelbësor. Inputet duhet të përmbledhin gjithë burimet që ndikojnë outputet. Outputet

nga ana tjetër, duhet të reflektojnë secilin rezultat të dëshiruar nga njësitë vendimarrëse.

Pikët e efiçiencës janë të shprehura në vlera të vazhduara pozitive në [0,1]. Një njësi

vendimarrëse me pikë më pak se 1 konsiderohet joefiçiente dhe për të ka potencial të

prodhojë të njëjtin nivel outputi me një nivel më të ulët të inputeve të përdorur (ato me

pikë 1 konsiderohen efiçiente). DEA është prezantuar për herë të parë në 1978

(Cvetkoska, 2011) dhe gjerësisht dhe me shpejtësi u pranua si një metodë e thjeshtë për

modelimin e proceseve operative për vlerësimin e performancës.

Modeli teorik bazë mbi të cilin funksionon DEA (Sherman dhe Zhu, 2006) është

si vijon:

max θ =∑ 𝑢𝑟𝑦𝑟𝑗

𝑠𝑟=1

∑ 𝑣𝑖𝑥𝑖𝑗𝑠𝑖=1

,

subjekt i :

∑ 𝑢𝑟𝑦𝑟𝑗𝑠𝑟=1

∑ 𝑣𝑖𝑥𝑖𝑗𝑠𝑖=1

≤ 1 ,

𝑢𝑟 ≥ 0, 𝑣𝑖 ≥ 0 ,

Ekuacioni 16: Algoritmi teorik i teknikës DEA.

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

27

ku: θ përfaqëson pikët e efiçiencës, 𝑢𝑟 , 𝑣𝑖 janë peshat e caktuara për outputin e r – të

dhe inputin e i – të respektivisht (që duhet të llogariten), j është numri i njësive

vendimarrëse që krahasohen në terma të efiçiencës, 𝑦𝑟𝑗 është sasia e outputit të r – të

për njësinë vendimarrëse të j – të dhe 𝑥𝑖𝑗 është inputi i i – të i njësisë vendimarrëse të

j – të, i – inpute dhe j – outpute të gjeneruara.

Duhet pasur parasysh se një nga tipet e modeleve të përdorshme në këtë teknikë,

modeli CCR (Charnes, Cooper, Rhodes, 1978), llogarit të njëjtë koeficientë të

efiçiencës pavarësisht se është e orientuar nga inputi (një njësi vendimarrëse inefiçiente

bëhet efiçiente përmes reduktimit proporcional të inputeve ndërkohë që proporcionet e

outputeve mbahen konstantë) ose nga outputi (një njësi vendimarrëse inefiçiente bëhet

efiçiente përmes rritjes proporcionale të outputeve, ndërkohë që proporcionet e

inputeve mbahen konstantë).

1.3.3. Vlerësimi i ekonomive të shkallës dhe të outputit

Studimi i ekonomive të shkallës është veçanërisht i rëndësishëm për

riorganizimin e sektorit të ujit të pijshëm për minimizimin e fragmentarizimit të sektorit

në terma të numrit të operatorëve dhe të manaxhimit të gjithë ciklit të ujit (prodhimi,

shpërndarja, kanalizimi i ujërave të përdorur dhe trajtimi i tyre). Krijimi i operatorëve

të mëdhenj krijon mundësi për përfitim nga ekonomitë e shkallës (Fabbri dhe Fraquelli,

1997) dhe riorganizimi është i motivuar nga nevoja për përdorim racional të burimeve

ujore. Në varësi të përzgjedhjes së modelit dhe supozimeve mbi tipin e teknologjisë, në

rastin e një outputi të vetëm një matës i ekonomive të shkallës reflektohet nga

elasticiteti i kostove në lidhje me outputin:

𝜀𝐶,𝑌 =𝑑𝐶

𝑑𝑌

𝑌

𝐶=

𝑀𝐶

𝐴𝐶 .

Ekuacioni 17: Elasticiteti i kostove në lidhje me outputin.

ku 𝜀𝐶,𝑌 është elasticiteti i kostove në lidhje me outputin, 𝐶 janë kostot tërësore, 𝑌është

niveli i outputit, 𝑀𝐶 janë kostot marxhinale dhe 𝐴𝐶 kostot mesatare.

Firma do të ketë të ardhura të shkallës rënëse, konstante dhe zbritëse respektivisht kur

elasticiteti i kostove në lidhje me outputin 𝜀𝐶,𝑌 është më i vogël, i barabartë ose më i

madh se 1.

Në rastin e shumë outputeve të firmës, merren në konsideratë dy matësa të

ndryshëm: ekonomitë e rangut të shkallës (ray scale economies – RSCE) dhe ekonomitë

e shkallës së produkteve specifike (product – specific economies of scale). I pari tregon

se si ndryshojnë kostot tërësore kur çdo output ndryshon me të njëjtën masë:

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

28

𝜀𝐶,𝑌𝑅 =

∑ 𝑌𝑖𝑑𝐶𝑑𝑌𝑖

𝑖

𝐶

Ekuacioni 18: Elasticiteti i kostove në lidhje me shumë outpute.

ku 𝜀𝐶,𝑌𝑅 është matësi i ekonomive të rangut të shkallës.

Ekonomitë e shkallës të produkteve specifike masin se si ndryshojnë kostot për

çdo output, kur sasitë e outputeve të tjerë mbahen të pandryshuar. Duke përkufizuar

kosto mesatare rritëse ( average incremental cost – AIC) si një rritje në kostot tërësore

lidhur me prodhimin e një outputi të dhënë, krahasuar me rastin e mosprodhimit të tij,

pjesëtuar me produktin total, matësi i ekonomive të shkallës së produkteve specifike

është:

𝜀𝑌𝑖

𝑃𝑆 =𝑀𝐶𝑖

𝐴𝐼𝐶𝑖

Ekuacioni 19: Matësi i ekonomive të shkallës së produkteve specifike.

ku 𝜀𝑌𝑖

𝑃𝑆 është matësi i ekonomive të shkallës së produkteve specifike, 𝑀𝐶𝑖 janë kostot

marxhinale për produktin e 𝑖-të dhe 𝐴𝐼𝐶𝑖 janë kostot mesatare rritëse për produktin e 𝑖-

të.

Meqënëse do të përfshihen variabla hedonike në funksionin e kostove, ky fakt

lë hapësirë në mundësinë e përdorimit të matësve të tjerë të ekonomive të shkallës dhe

dallimin e ekonomive të outputit dhe ekonomive të shkallës. Elasticiteti i kostove në

lidhje me outputin (ekonomitë e outputit) tregon rritjen në kosto kur rritet outputi dhe

variablat hedonikë mbahen të pandryshuar. Në qoftë se numri i konsumatorëve dhe

vëllimi i outputit rriten proporcionalisht, rritja në kosto e lidhur me zgjerimin e

madhësisë së firmës matet si vijon:

𝜀𝑆 = 𝜀𝑌 + 𝜀𝑈𝑇 ,

Ekuacioni 20: Funksioni i ekonomive të shkallës.

ku 𝜀𝑌 =𝑑𝐶

𝑑𝑌

𝑌

𝐶 dhe 𝜀𝑈𝑇 =

𝑑𝐶

𝑑𝑈𝑇

𝑈𝑇

𝐶 dhe UT është numri i konsumatorëve të shërbyer.

Në qoftë se supozojmë se kemi një operator të madh në madhësi, kjo sjell një

rritje proporcionale të vëllimit të ujit të shpërndarë dhe numrit të konsumatorëve të

shërbyer dhe 𝜀𝑆 jep një matës të ekonomive të shkallës. Kujtojmë se teorikisht,

elasticiteti i kostove në lidhje me një variabël të dhënë është derivati i funksionit të

kostove në lidhje me të njëjtin variabël. Inversi i elasticitetit të kostove jep të ardhurat

e shkallës. Antonioli dhe Filippini (2001) bënë diferencën mes ekonomive të densitetit

të outputit (economies of output density – EOD) dhe ekonomive të shkallës (economies

of scale – ES). Nga përkufizimi i ekonomive të densitetit të outputit, ato lidhen me

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

29

rritjen relative të kostove tërësore nga rritja në output (ceteris paribus) dhe maten si

inversi i elasticitetit të kostove në lidhje me outputin:

𝐸𝑂𝐷 =1

𝜀𝐶,𝑌=

1

∂ 𝑙𝑛𝑇𝐶∂ 𝑙𝑛𝑌

.

Ekuacioni 21: Funksioni i ekonomive të outputit.

ku 𝐸𝑂𝐷 është inversi i elasticitetit të kostove në lidhje me outputin dhe matës i

ekonomive të densitetit të outputit, 𝑇𝐶 janë kostot totale dhe 𝑌 niveli i outputit.

Ekonomitë e shkallës përkufizohen si rritje relative në kostot tërësore nga një

rritje proporcionale e outputit dhe gjatësisë së rrjetit të shpërndarjes LEN:

𝐸𝑆 =1

𝜀𝐶,𝑌,𝐿𝐸𝑁=

1

∂ 𝑙𝑛𝑇𝐶∂ 𝑙𝑛𝑌

+∂ 𝑙𝑛𝑇𝐶

∂ 𝑙𝑛𝐿𝐸𝑁

.

Ekuacioni 22: Elasticiteti për ekonomitë e shkallës.

ku 𝐸𝑆 është matësi i ekonomive të shkallës. Ky matës tregon për kursim të kostove kur

𝐸𝑆 > 1.

1.3.4. Të dhënat

Të dhënat e përdorura janë sekondare mikroekonomike, në nivel firme, për disa

tregues ekonomikë përgjatë periudhës 2008 – 2015. Informacioni disponohet për të

gjithë popullatën (për 57 shoqëri që shfaqen përgjatë periudhës së marrë në shqyrtim,

në deklarimet e të dhënave pranë DPUK – së dhe ERRU – së), në këtë mënyrë gjetjet

empirike dhe rekomandimet e formuluara mbi to do të jenë gjithëpërfshirëse.

Burimet kryesore të të dhënave për këtë ese të parë janë Raportet e Treguesve

të Performancës dhe Raportet Vjetore publikuar nga ERRU, si dhe Treguesit Agregatë

të Performancës ndër vite publikuar nga DPUK.

Kjo ese do të ketë edhe një kontribut lidhur me përpilimin e një baze të dhënash

e tipit panel dhe baze të dhënash të kryqëzuar (cross – sectional) për çdo vit në formate

të ndryshme për përdorim të gjerë nga kërkuesit e interesuar.

1.4. Rezultatet empirike

Në këtë seksion do të analizohen empirikisht modelet e prezantuara teorikisht

në seksionet e mësipërme. Pas analizës së rezultateve sipas teknikave të ndryshme do

të krahasohen gjetjet për të vlerësuar teknikën më të përshtatshme sipas rastit. Testet

mbështetëse të kontrollit sipas rastit janë të parashikuar në seksionin “Shtojcë”.

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

30

1.4.1. Modelet e specifikuara të kostove

Fillimisht do të bëhet analiza e një baze të dhënash të kryqëzuara (cross –

sectional), për vitin 2015 (viti i fundit i treguesve agregatë të sektorit, publikuar në

faqen zyrtare të DPUK – së).

Forma funksionale Cobb – Douglas e kostove tërësore

Modeli i parë i vlerësuar sipas teknikës OLS do të ketë formën e sugjeruar nga

literatura:

𝑘𝑡𝑖 = 𝛼 + 𝛽𝑝

𝑐𝑝,𝑖 + 𝛽𝑚𝑘

𝑐𝑚𝑘,𝑖 + 𝛽𝑞

𝑞𝑖

+ ∑ 𝛾𝑖𝑧𝑖 + 𝜀𝑖

𝑖=1 ,

Ekuacioni 23: Regresioni OLS i kostove, të dhënat cross – sectional.

ku 𝑘𝑡 janë kostot tërësore, 𝑐𝑝 është çmimi i punës (matur si raport i kostove të punës

dhe numrit të punonjësve), 𝑐𝑚𝑘 është çmimi i materialeve dhe kapitalit (matur si raport

i kostove variable me gjatësinë e rrjetit), 𝑞 është vëllimi i ujit i prodhuar me të dyja

sistemet (me ngritje mekanike dhe rënie të lirë), dhe 𝑧𝑖 janë variabla të tjerë specifikë

si d_pop është dendësia e popullsisë (e matur si raport i popullsisë së shërbyer dhe

gjatësisë së rrjetit shpërndarës), gjr është gjatësia e rrjetit dhe 𝜀𝑖 është termi i gabimit.

Në versione të tjera të këtij modeli do të përfshihen variablat si numri i punonjësve 𝑛_𝑝

në vend të çmimi të punës 𝑐𝑝 motivuar nga numri relativisht i lartë i punonjësve të

punësuar (efiçiencë e ulët e shprehur në numër punonjës për 1000 lidhje në rrjet) apo

çmimi i energjisë elektrike 𝑐𝑒 (matur si raport i shpenzimeve për energji elektrike me

vëllimin neto të ujit të shpërndarë në rrjet), me motivimin që shpenzimet e energjisë

elektrike në strukturën e kostove vijnë pas atyre të punës për nga madhësia.

Tabela 3: Regresionet e vlerësuar OLS të kostove.

kt (1.a) (1.b)

(1.c)

𝑞 .0167524

(0.68)

.0978327*

(1.86)

.0943004**

(2.36)

𝑐𝑝 .1509914

(0.88)

.2599477

(1.92)

𝑐𝑒 – .127087***

(3.40)

.0921706***

(3.78)

𝑐𝑚𝑘 .8554331***

(15.74)

– –

𝑛_𝑝 – – .5545586***

(4.63)

𝑑_𝑝𝑜𝑝 .1079885**

(2.42)

.698402***

(13.02)

.3870977***

(4.56)

𝑔𝑗𝑟 1.013976***

(34.75)

.8615758***

(12.93)

.4260442***

(3.86)

𝑐𝑜𝑛𝑠𝑡 – .0365266

( – 1.25)

– .0041035

( – 0.07)

– 2.62503***

( – 4.48)

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

31

R2 0.9847 0.9305 0.9558

Nr.i vrojtimeve

57

57

57

Në kllapa janë testet t, rëndësia statistikore * 0.10, **0.05, ***0.01.

Burimi: Llogaritje të autorit.

Siç shihet nga Tabela 3, modeli më i mirë shpjegues i funksionit të kostove sipas

literaturës është ai i varësisë së kostove tërësore nga vëllimi i ujit të prodhuar, çmimi i

inputit energji elektrike, numri i punonjësve, dendësia e popullsisë së shërbyer dhe

gjatësia e rrjetit shpërndarës.

Shpjegueshmëria e modelit 1.c është R2=0.9558 dhe të gjithë variablat

egzogjenë janë të rëndësishëm për nivelin e rëndësisë 1% përveç variablit vëllimi i ujit

të prodhuar (i rëndësishëm statistikisht për nivelin e rëndësisë 5%).

Të gjithë variablat janë mesatarizuar me vlerat mesatare përkatëse në rang

sektori dhe më pas shprehur në logaritëm natyrorë. Kjo na jep mundësinë e interpretimit

të tyre si koeficientë elasticiteti. Në lidhje me të gjithë variablat shpjegues, kostot

tërësore janë inelastike (më elastike ndaj numrit të punonjësve, gjatësisë së rrjetit,

dendësisë së popullsisë dhe më pak ndaj vëllimit të ujit të prodhuar dhe çmimit të

energjisë elektrike).

Modeli i dytë i vlerësuar me teknikën Frontier i funksionit të kostove ka formën

teorike si vijon:

𝑘𝑡𝑖 = 𝛼 + 𝛽𝑝

𝑐𝑝,𝑖 + 𝛽𝑚𝑘

𝑐𝑚𝑘,𝑖 + 𝛽𝑞𝑞

𝑖+ ∑ 𝛾

𝑖𝑧𝑖 + 𝑣𝑖 − 𝑠𝑢𝑖

𝑖=1 ,

Ekuacioni 24: Regresioni Frontier i kostove, të dhënat cross – sectional.

ku s = – 1 meqë po specifikohet një funksion kostoje dhe parametri 𝑢𝑖 mat inefiçiencën

ndërsa 𝑣𝑖 është parametri idiosyncratic. Elementët e përmendur mësipër dhe të tjera

lidhur me këtë formë funksionale të modelit të dytë do të përdoren në vijim.

Tabela 4: Regresionet e vlerësuar Frontier të kostove.

kt (2.a) (2.b) (2.c)

𝑞 .009747

(0.46)

.1254678**

(2.33)

.1031708**

(2.51)

𝑐𝑝 – .0146812

( – 0.12)

.3369683

(1.25)

𝑐𝑒 – .129656***

(4.40)

.0890259***

(3.78)

𝑐𝑚𝑘 .9189203***

(30.66)

– –

𝑛_𝑝 – – .572016***

(5.43)

𝑑_𝑝𝑜𝑝 .0385475

(1.46)

.6738824***

(10.75)

.3604094***

(4.43)

𝑔𝑗𝑟 1.031209***

(50.31)

.8394836***

(12.39)

.3987576***

(3.96)

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

32

𝑐𝑜𝑛𝑠𝑡 – .2194769***

( – 6.39)

– .1980528**

( – 2.28)

– 2.859079***

( – 5.40)

Wald chi2(5) 8801.53***

(p=0.000)

737.19***

(p=0.000)

1123.76***

(p=0.000)

sigma_v .0378623 .2578856 .222109

sigma_u .1813487 .213903 .1491319

sigma2 .0343209 .1122594 .0715727

lambda 4.789695 .8294492 .6714357

LR test:

sigma_u=0

chibar2(01) = 11.11

(p = 0.00)

chibar2(01) =0.58

(p = 0.223)

chibar2(01) = 1.65

(p = 0.1)

Nr.i vrojtimeve

57

57

57

Në kllapa janë testet z, rëndësia statistikore * 0.10, **0.05, ***0.01.

Burimi: Llogaritje të autorit.

Përsa i përket variablave, vlerat e tyre janë mbajtur të mesatarizuara me

mesataren e sektorit dhe të logaritmuara. Elementi idiosyncratic 𝑣𝑖 supozohet të jetë iid

(independent and indentically distributed), me një shpërndarje normale 𝑁(0, 𝜎𝑣2) dhe

𝑢𝑖 > 0 është parametri i inefiçiencës së kostove (i supozuar i pavarur nga regresorët

dhe 𝑣𝑖) dhe me shpërndarje eksponenciale duke ndjekur Meeusen dhe Van den Broeck

(1977). Shpërndarja gjysmë normale, është më e përdorshme në literaturë, mirëpo niset

nga një hipotezë bazë shumë e fortë ku pothuajse të gjithë firmat janë efiçiente prandaj

nuk është përdorur në këtë analizë.

Modeli i tretë funksional është vlerësuar sipas teknikës Maximum Likelihood,

duke ruajtur specifikat e variablave si mësipër. Ana teorike e teknikës përmbledh një

variabël rasti y për të cilin interesohemi dhe një vektor K – variablash shpjegues. Duke

supozuar se 𝐸(𝑦|𝑥) = 𝑚(𝑥, 𝜃0), ku 𝑚(𝑥, 𝜃) është një funksion i dhënë, 𝜃 vektori i

parametrave dhe 𝜃0 përfaqëson vlerat “e vërteta”. Me supozimin se të dhënat janë një

kampion rasti me madhësi N e popullatës, parimi probabilitar (likelihood) nënkupton

zgjedhjen e një vlerësuesi 𝜃0 që maksimizon probabilitetin e vrojtimit të kampionit

aktual. Maksimizimi i funksionit probabilitar është ekuivalent me maksimizimin e

funksionit logaritmik probabilitar dhe vlerësuesit e këtij problemi zgjidhin kushtin:

∂ 𝑙𝑛 𝐿𝑁(𝜃)

∂ 𝜃= ∑

∂ ln f(𝑦𝑖|𝑥𝑖, θ)

∂ 𝜃

𝑁

𝑖=1

= 0

Ekuacioni 25: Algoritmi Maximum Likelihood, të dhënat cross – sectional.

Tabela 5: Regresionet e vlerësuar Maximum Likelihood të kostove.

kt (3.a) (3.b)

(3.c)

𝑞 .0167524

(0.65)

.0978327*

(1.81)

.0943004**

(2.25)

𝑐𝑝 .1509914

(1.34)

.2599477

(0.95)

𝑐𝑒 – .127087*** .0921706***

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

33

(4.48) (4.10)

𝑐𝑚𝑘 .8554331***

(18.42)

– –

𝑛_𝑝 – – .5545586***

(5.74)

𝑑_𝑝𝑜𝑝 .1079885**

(2.45)

.698402***

(10.90)

.3870977***

(5.14)

𝑔𝑗𝑟 1.013976***

(31.11)

.8615758***

(12.48)

.4260442***

(4.51)

𝑐𝑜𝑛𝑠𝑡 – .0365266

( – 1.23)

– .0041035

( – 0.06)

– 2.625029***

( – 5.69)

Wald chi2(5) 3674.47***

(p = 0.00 )

736.54***

(p = 0.00 )

1189.69***

(p = 0.00 )

lnsigma

_cons

– 1.84929***

( – 19.75)

– 1.096981***

( – 11.51)

– 1.323315***

( – 13.88)

Nr.i vrojtimeve

57

57

57

Në kllapa janë testet z, rëndësia statistikore * 0.10, **0.05, ***0.01.

Burimi: Llogaritje të autorit.

Siç shihet nga Tabela 5, modeli më i mirë edhe me metodën Maximum

Likelihood i kostove është ai që përfshin variblat vëllimi i ujit të prodhuar, çmimi i

inputit energji elektrike, numri i punonjësve, dendësia e popullsisë së shërbyer dhe

gjatësia e rrjetit shpërndarës në përcaktimin e kostove tërësore. Të gjithë variablat

rezultojnë të rëndësishëm për nivelin e rëndësisë 1% dhe 5%. Në përfundim të kësaj

nënçështje, vihet re se pavarësisht teknikës së përdorur (OLS, Frontier apo Maximum

Likelihood), për formën funksionale Cobb – Douglas të kostove, modelet më të mira të

vlerësimit të kostove tërësore janë ata që përfshijnë variablat si vëllimi i ujit të prodhuar,

çmimi i inputit energji elektrike, numri i punonjësve, dendësia e popullsisë së shërbyer

dhe gjatësia e rrjetit shpërndarës.

Forma funksionale translogaritmike e kostove

Forma funksionale për modelin e katërt të funksionit të kostove tërësore është

ajo translogaritmike e specifikuar në varësi të variablave shpjegues, variablave

shpjegues në katrorë dhe ndërveprimeve mes variablave (të dhënat janë logaritmike).

Variablat shpjegues të zgjedhur janë: vëllimi i ujit të shpërndarë në rrjet, çmimet e

punës (ose numri i punonjësve), energjisë elektrike të blerë dhe materialeve dhe

kapitalit, gjatësia e rrjetit shpërndarës, një variabël dummy mbi humbjet në rrjet (=1

n.q.s. vlera e humbjeve në rrjet të shoqërisë është mbi mesataren e kampionit), një

variabël dummy mbi tipin e sistemit të prodhimit të ujit që do marrë vlerën 1 n.q.s.

vëllimi i ujit të prodhuar me sistemin me ngritje mekanike është më i madh se ai me

rrjedhje të lirë dhe 0 në të kundërt dhe një variabël Proxy për dendësinë (përftuar si

raport i popullsisë së shërbyer dhe gjatësisë së rrjetit) (me supozimet teorike të

parashtruara në seksioni teorik).

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

34

Tabela 6: Regresionet e vlerësuar trans – log të kostove.

kt (4.a) (4.b)

𝑞 .6843105

(0.79)

.97527***

(6200)

𝑛_𝑝 – .5646647

( – 0.65)

– .5176691***

( – 1700)

𝑐𝑒 .4371687

(1.40)

.3352659***

(1300)

𝑔𝑗𝑟 .6786288

(0.90)

𝑑 – 1.02609***

(4000)

𝑞2 .0024858

(0.08)

.0541108***

(4100)

𝑛_𝑝2 .1601692**

(2.20)

.1582062***

(4600)

𝑐𝑒2 .0463363***

(3.24)

.0360414***

(3500)

𝑔𝑗𝑟2 – .1719017*

( – 1.67)

𝑑2 – .0065527***

(2396.64)

𝑞 ∗ 𝑛_𝑝 – .078103

( – 0.55)

– .1703146***

( – 5400)

𝑞 ∗ 𝑐𝑒 .0633354*

(1.75)

.0177761***

(6013.39)

𝑞 ∗ 𝑔𝑗𝑟 .2341695

(1.15)

𝑞 ∗ 𝑑 – .3463813***

(6100)

𝑛_𝑝 ∗ 𝑐𝑒 – .0437685

( – 0.71)

– .0259272***

( – .5400.11)

𝑛_𝑝 ∗ 𝑔𝑗𝑟 – .1638525

( – 1.21)

𝑐𝑒 ∗ 𝑔𝑗𝑟 – .0693554

( – 1.31)

𝑛_𝑝 ∗ 𝑑 – – .1310195***

( – 2500)

𝑐𝑒 ∗ 𝑑 – – .0557925***

( – 2500)

𝑑ℎ𝑟 .0633821

(0.97)

.0175767***

(3233.27)

𝑑𝑡𝑠 .1076927

(0.46)

.1205555***

(2000)

Wald chi2(16) 2827.57***

(Prob > chi2=0.0)

2.88e+12 ***

(Prob > chi2=0.0)

sigma_v .096901 3.69e – 09

sigma_u .2541589 .2775185

sigma2 .0739865 .0770165

lambda 2.622871 7.52e+07

LR test:

sigma_u=0

chibar2(01) = 14.25

(p= 0.0)

chibar2(01) = 41.98

(p = 0.0)

Nr.i vrojtimeve 57 57

Në kllapa janë testet z, rëndësia statistikore * 0.10, **0.05, ***0.01.

Burimi: Llogaritje të autorit.

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

35

Modeli më i mirë i kostove në formën translogaritmike është ai i varësisë së

kostove tërësore nga vëllimi i ujit të shpërndarë në rrjet, çmimet e punës (ose numri i

punonjësve), energjisë elektrike të blerë dhe materialeve dhe kapitalit, gjatësia e rrjetit

shpërndarës, një variabël dummy mbi humbjet në rrjet ( =1 n.q.s. vlera e humbjeve në

rrjet të shoqërisë është mbi mesataren e kampionit), një variabël dummy mbi tipin e

sistemit të prodhimit të ujit që do marrë vlerën 1 n.q.s. vëllimi i ujit të prodhuar me

sistemin me ngritje mekanike është më i madh se ai me rrjedhje të lirë dhe 0 në të

kundërt dhe një variabël Proxy për dendësinë (përftuar si raport i popullsisë së

shërbyer dhe gjatësisë së rrjetit).

Të gjitha supozimet teorike të parashtruara në seksioni teorik janë marrë në

konsideratë dhe të gjithë variablat kanë dalë të rëndësishëm për nivelin e rëndësisë 1%.

Për t’u përmendur që modelet me të mira të përzgjedhur sipas secilës metodë i kalojnë

të gjitha testet pas – vlerësimit të parametrave. Testet janë parashikuar në seksionin e

shtojcës së esesë.

Për të marrë në konsideratë edhe përmasën e kohës në studim, analiza e

mësipërme do të përsëritet për një bazë të dhënash panel për periudhën 2008 – 2015.

Asnjë ndryshim nuk ndodh në variablat që do të përdoren, as në teknikat e

sipërpërmendura përveç mospërdorimit të funksionit translogaritmik të kostove për

shkak të multikolinearitetit mes variablave shpjegues. Forma funksionale Cobb –

Douglas e kostove do të jetë më e përshtatshme.

Testet shtesë të kësaj analize do të jenë përfshirë në shtojcën e kësaj eseje.

Përmbledhja e rezultateve empirike për të dhënat panel është paraqitur në Tabelën 7 si

vijon.

Tabela 7: Përmbledhje e analizës mbi të dhënat panel.

kt RE GLS regresion

[me interferenca

AR(1)]

Frontier

ML

𝑞 – .2509007***

(z=7.96)

.3037071***

(z=8.18)

𝑛_𝑝 1.011129 ***

(t=37.21)

.7492091***

(z=18.04)

.6307212***

(z=12.83)

𝑐𝑒 .0349721***

(t=2.61)

.06786***

(z=5.11)

.047096***

(z=3.09)

𝑔𝑗𝑟 – .0903329**

(z=2.16)

𝑑_𝑝𝑜𝑝 – – .0722808*

(z=1.89)

𝑑ℎ𝑟 .0575247**

(2.06)

– .0676369**

( – 2.07)

– .1277034***

(z= – 2.90)

𝑑𝑡𝑠 .1174292**

(t=2.43)

.0821714*

(z= 1.84)

.1758468***

(z=3.11)

_𝑐𝑜𝑛𝑠𝑡 6.704095***

(t=61.04)

5.549391***

(38.98)

5.269764***

(z=29.45)

R2

within = 0.7491

between = 0.9226

overall = 0.9073

– –

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

36

rho_ar .50092681 – –

sigma_u .2680934 – –

sigma_e .20050455 – –

rho_fov .64129679 – –

Wald chi2 – 1810.82*** 5066.60***

sigma_v2 – .0357497 –

sigma_u2 – .1346171 –

sigma2 – .1703667 –

gamma .7901606 –

lnsigma

__cons

– – – 1.165486***

(z= – 31.49)

Nr.i vrojtimeve 393 393 365

Në kllapa janë testet t dhe z, rëndësia statistikore * 0.10, **0.05, ***0.01.

Burimi: Llogaritje të autorit.

Siç vihet re nga tabela mësipër, modeli Maximum Likelihood për bazën e të

dhënave panel është më i mirë duke përfshirë më shumë variabla shpjegues për kostot

e operatorëve në sektorin e ujit për periudhën 2008 – 2015.

1.4.2. Matja e nivelit të inefiçiencës

Nga seksioni mësipër, do të përdoret modeli (4.b) (për të dhënat cross –

sectional) si një model i mirë në terma të lidhjeve individuale (të gjithë variablat

rezultojnë të rëndësishëm) dhe të identifikimit të nivelit të inefiçiencës së firmave sipas

teknikës Frontier dhe DEA. Mbi këtë model do të llogaritet niveli i efiçiencës së

operatorëve dhe do të bëhet renditja e tyre për të njëjtin vit të të dhënave.

Teknika parametrike Stochastic Frontier

Sipas kësaj teknike sistemi i hipotezave që do të kontrollohet mbi praninë e

elementit të inefiçiencës teknike në modelet tashmë të vlerësuara të kostove sipas

teknikave të ndryshme formulohet si mëposhtë:

Hipoteza bazë: 𝜎𝑢2 = 0 (firmat janë efiçiente)

Hipoteza alternative: 𝜎𝑢2 > 0 (firmat nuk janë efiçiente)

Vlera e testit LR është chibar2(01) = 41.98 (p = 0.000) për modelin (4.b), kjo nënkupton

që sipas teknikës Frontier, për formën funksionale translogaritmike të kostove, nuk

pranohet hipoteza bazë, rrjedhimisht ka inefiçiencë në strukturën e kostove të

operatorëve.

Do të përllogariten parametrat e efiçiencës për secilën shoqëri dhe renditen prej

asaj më shumë efiçiente te ajo më pak efiçiente. Tabela e plotë gjendet në shtojcë.

Rikujtojmë Ekuacionin 11, të nënseksionit 1.3.1 mbi llogaritjen e efiçiencës pas

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

37

vlerësimit të parametrit 𝑢𝑖 të inefiçiencës nga modelet e kostove. Mëposhtë jepet një

version i përmbledhur me 20 shoqëritë më mirë dhe më keq në terma të efiçiencës.

Tabela 8: Renditja e shoqërive sipas efiçiencës, teknika SF.

ID Shoqëria Parametri i efiçiencës Renditja

UM015

UM014

UM030

UM011

UM010

UM021

UM013

UM033

UM006

UM057

Tiranë UK Sh.A.

Durrës UK Sh.A.

Fier UK Sh.A.

Shkodër UK Sh.A.

Elber UK Sh.p.k.

Elbasan (F) U Sh.A.

Vlorë U Sh.A.

Kavajë UK Sh.A.

Berat Kuçovë UK Sh.A.

Patos U Sh.A.

2.638554

2.06126

0.911948

0.7555417

0.3813537

0.3336662

0.275947

0.2542756

– 0.01868

– 0.0868111

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

...

UM047

UM019

UM037

UM056

UM028

UM024

UM018

UM038

UM003

UM025

Ersekë UK Sh.A.

Pukë fshat UK

Libohovë UK Sh.A.

Krastë UK Sh.A.

Fushë Arrëz UK Sh.A.

Gjirokastër (F) U Sh.A.

Këlcyrë Sh.A.

Selenicë U Sh.A.

Vau i Dejës U Sh.A.

Rubik UK Sh.A.

– 2.539969

– 2.548934

– 2.6066

– 2.671817

– 2.735951

– 2.743541

– 2.797811

– 2.82124

– 2.873967

– 3.013261

48

49

50

51

52

53

54

55

56

57

Burimi: Llogaritje të autorit.

Kjo renditje e përftuar nga një teknikë parametrike do të përftohet edhe nga metoda

joparametrike DEA që vijon këtë analizë.

Teknika joparametrike DEA

Kjo teknikë joparametrike do të vlerësojë efiçiencën e njësive vendimarrëse

orientuar nga inputet për prodhimin e outputeve. Në qoftë se koeficienti i vlerësuar

është më i vogël se 1, operatori është inefiçient (në të kundërt, në qoftë se është 1 është

efiçient). Për këtë analizë janë marrë në shqyrtim të dhënat e operatorëve në vitin 2015

(DPUK, 2015). Për teknikën në fjalë janë përdorur për secilin nga 57 operatorë të

sektorit inputet numri i punonjësve, kostot e punës, kostot e energjisë elektrike, kostot

e materialeve dhe kapitalit si dhe outputet vëllimi i ujit të shpërndarë në rrjet dhe

popullsia e shërbyer. Shoqëritë janë ndarë në dy grupe të mëdha: ato për të cilat vëllimi

i ujit të prodhuar me ngritje mekanike është më i vogël se ai me rrjedhje të lirë dhe e

kundërta (variabli dummy dts = 0,1). Rezultatet janë paraqitur në tabelat vijuese.

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

38

Tabela 9: Renditja e shoqërive sipas efiçiencës (dts = 0), teknika DEA.

ID Shoqëria Parametri i efiçiencës Renditja

UM004 Tropojë U Sh.A. 1 1

UM015 Tiranë UK Sh.A. 1 1

UM028 Fushë Arrëz UK Sh.A. 1 1

UM040 Peshkopi U Sh.A. 1 1

UM042 Burrel UK Sh.A. 1 1

UM043 Bulqizë U Sh.A. 1 1

UM006 Berat_Kuçovë UK Sh.A. 0.949989 7

UM035 Gjirokastër (Q) UK Sh.A. 0.841713 8

UM049 Kukës UK Sh.A. 0.8238 9

UM002 Sarandë UK Sh.A. 0.808086 10

UM041 Gramsh U Sh.A. 0.769928 11

UM005 Krujë UK Sh.A. 0.678477 12

UM019 Pukë UK fshat 0.618259 13

UM046 Ersekë UK Sh.A. 0.440758 14

UM031 Librazhd UK Sh.A. 0.439661 15

UM001 Bashkia Pukë UK 0.431465 16

UM025 Rubik UK Sh.A. 0.377918 17

UM054 Krastë UK Sh.A. 0.318734 18

UM044 Tepelenë UK Sh.A. 0.317705 19

UM027 Mirditë UK Sh.A. 0.311185 20

Burimi: Llogaritje të autorit.

Tabela 10: Renditja e shoqërive sipas efiçiencës (dts = 1), teknika DEA.

ID Shoqëria Parametri i

efiçiencës

Renditja

UM008 Pogradec UK Sh.A. 1 1

UM009 Korçë UK Sh.A. 1 1

UM010 Elber UK Sh.p k 1 1

UM013 Vlorë U Sh.A. 1 1

UM022 Korçë (F) U Sh.A. 1 1

UM024 Gjirokastër (F) U Sh.A. 1 1

UM029 Rrogozhinë UK Sh.A. 1 1

UM038 Selenicë U Sh.A. 0.9937 8

UM026 Bilisht U Sh.A. 0.981738 9

UM036 UK Lushnjë (Q) Sh A. 0.953434 10

UM003 Vau Dejës U Sh.A. 0.915967 11

UM056 Kamëz Sh.A. UK 0.845603 12

UM033 Kavajë UK Sh.A. 0.834729 13

UM018 Këlcyrë Sh.A. 0.832591 14

UM011 Shkodër UK Sh.A. 0.792179 15

UM016 Bashkia Himarë UK 0.78532 16

UM034 Mallakastër UK Sh.A. 0.783808 17

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

39

UM052 Divjakë Sh.A. U 0.771085 18

UM014 Durrës UK Sh.A. 0.758229 19

UM030 Fier UK Sh.A. 0.709871 20

UM023 Lushnjë (F) U Sh.A. 0.680457 21

UM007 Lezhë UK Sh.A. 0.671523 22

UM012 Përmet U Sh.A. 0.637838 23

UM047 Has U Sh.A. 0.6335 24

UM053 Ura – Vajgurore U Sh.A. 0.615145 25

UM051 Delvinë UK Sh.A. 0.593922 26

UM037 Libohovë UK Sh.A.. 0.583253 27

UM017 Novoselë U Sh.A. 0.541087 28

UM050 Kurbin U Sh.A. 0.511753 29

UM057 Orikum UK Sh. A. 0.505176 30

UM045 Poliçan U Sh.A. 0.504269 31

UM032 Fushë – Krujë UK Sh.A. 0.499268 32

UM039 Peqin U Sh.A. 0.456008 33

UM021 Elbasan (F) U Sh.A. 0.449599 34

UM020 Shkodër (F) U Sh.A. 0.382002 35

UM048 Çorovodë U Sh.A. 0.362689 36

UM055 Patos U Sh.A. 0.328219 37

Burimi: Llogaritje të autorit.

Qëllimi i aplikimit të kësaj metode nuk është krahasimi i rezultateve me

metodën paraardhëse të aplikuar (nuk mund të krahasohen mes tyre një metodë

parametrike me një metodë joparametrike) por ofrimi i një teknike alternative

vlerësuese mbi nivelin e efiçiencës të operatorëve në sektorin e ujit në Shqipëri.

Për të krijuar intuitën pas gjetjeve të mësipërme, janë ndërtuar grafikët e

mëposhtëm të cilët, për të dy grupet e shoqërive (variabli dummy dts = 0,1), paraqesin

grafikisht se sa larg kufirit të efiçiencës janë shoqëritë të përfshira në analizë për

outputet vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet dhe numri i popullsisë së

shërbyer si dhe për inputet numër punonjësish, kosto e energjisë elektrike dhe kosto e

materialeve dhe kapitalit.

Figurat 8 dhe 9 paraqesin grafikisht si janë pozicionuar përkundrejt kufirit të

efiçiencës 57 shoqëritë e sektorit të ujit në terma të inputit numër punonjësish dhe të

outputeve vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet dhe popullsia e shërbyer.

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

40

Figura 8: Kufiri i efiçiencës punonjës – vëllim uji .

Burimi: Të dhënat nga ERRU, përpunimi i autorit në R.

Vihet re se në terma të efiçiencës numër punonjësish – vëllim uji shpërndarë në

rrjet (Figura 8), vetëm 4 shoqëri e kanë parametrin e efiçiencës 1 (7% e tyre), rreth 60%

e tyre e kanë në rangun 0 – 0.1, 14% në rangun 0.1 – 0.2, nga 3.5 % për rangjet vijuese

0.2 – 0.3 dhe 0.3 – 0.4, 5.3% në rangun 0.4 – 0.5, nga 1.8% (1 shoqëri) në rangjet 0.7 –

0.8 dhe 0.8 – 0.9 dhe 2 shoqëritë e fundit (3.5%) ndodhen në rangun 0.9 – 1.

Figura 9: Kufiri i efiçiencës punonjës – popullsi e shërbyer.

Burimi: Të dhënat nga ERRU, përpunimi i autorit në R.

Në terma të efiçiencës numër punonjësish – popullsi e shërbyer (Figura 9),

vetëm 5.3% e shoqërive (3 të tilla) janë efiçiente, shumica e tyre e kanë parametrin e

efiçiencës në rangun 0 – 0.1 (68.4% ose 39 shoqëri), 12.3% (7 shoqëri) e kanë në

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

41

rangun 0.1 – 0.2, 5.3% (3 shoqëri) në rangun 0.2 – 0.3, 2 shoqëri në rangun 0.3 – 0.5, 2

të tjera në rangun 0.5 – 0.6 dhe 1 në rangun 0.6 – 0.7.

Figurat 10 dhe 11 paraqesin grafikisht si janë pozicionuar përkundrejt kufirit të

efiçiencës 57 shoqëritë e sektorit të ujit në terma të inputit energji elektrike dhe të

outputeve vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet dhe popullsia e shërbyer.

Figura 10: Kufiri i efiçiencës energji elektrike – vëllim uji.

Burimi: Të dhënat nga ERRU, përpunimi i autorit në R.

Në terma të efiçiencës energji elektrike – vëllim uji i shpërndarë në rrjet (Figura

10) vetëm 5 shoqëri (8.8%) janë efiçiente, 39 (68.4%) janë në rangun 0 – 0.1 të

efiçiencës, 4 (7%) në rangun 0.1 – 0.2, 3 (5.3%) në rangun 0.2 – 0.3, nga 1 shoqëri (nga

1.8%) janë në rangjet 0.3 – 0.4, 0.4 – 0.5, dhe 0.6 – 0.7, dhe 3 të fundit (5.3%) në rangun

0.7 – 0.8 të efiçiencës.

Figura 11: Kufiri i efiçiencës energji elektrike – popullsi e shërbyer.

Burimi: Të dhënat nga ERRU, përpunimi i autorit në R.

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

42

Në terma të efiçiencës energji elektrike – popullsi e shërbyer (Figura 11) janë

vetëm 3 firma në kufirin e efiçiencës (vetëm 5.3%), 39 (68.4%) në rangun 0 – 0.1, 9

(15.8%) në rangun 0.1 – 0.2, nga 1 shoqëri (nga 1.8%) në rangjet 0.2 – 0.3, 0.3 – 0.4,

0.5 – 0.6 dhe 0.7 – 0.8 si dhe 2 të fundit (3.5%) në rangun 0.4 – 0.5.

Figurat 12 dhe 13 paraqesin grafikisht si janë pozicionuar përkundrejt kufirit të

efiçiencës 57 shoqëritë e sektorit të ujit në terma të inputit materiale dhe kapital dhe të

outputeve vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet dhe popullsia e shërbyer.

Figura 12: Kufiri i efiçiencës materiale dhe kapital – vëllim uji.

Burimi: Të dhënat nga ERRU, përpunimi i autorit në R.

Në terma të efiçiencës materiale dhe kapital – vëllim i ujit i shpërndarë në rrjet

(Figura 12), vetëm 5 shoqëri (8.8%) janë në kufirin e efiçiencës, shumica e tyre, rreth

28 (49.1%) janë në rangun më të ulët 0 – 0.1, nga 4 shoqëri (7%) janë në rangjet 0.1 –

0.2 dhe 0.8 – 0.9, 5 (8.8%) në rangun 0.2 – 0.3, 6 (10.5%) në rangun 0.3 – 0.4, nga 1

shoqëri (1.8%) në rangjet 0.4 – 0.5 dhe 0.6 – 0.7 dhe 3 shoqëritë e fundit (5.3%) gjenden

në rangun 0.5 – 0.6 të efiçiencës.

Figura 13: Kufiri i efiçiencës materiale dhe kapital – popullsi e shërbyer.

Burimi: Të dhënat nga ERRU, përpunimi i autorit në R.

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

43

Në terma të efiçiencës materiale dhe kapital – popullsi e shërbyer (Figura 13),

vetëm 3 shoqëri (5.3%) janë efiçiente, shumica e tyre, 39 shoqëri (68,4%) janë në

rangun më të ulët të efiçiencës 0 – 0.1, 7 (12.3%) janë në rangun 0.1 – 0.2, nga 2 shoqëri

(nga 3.5%) janë në rangjet 0.2 – 0.3 dhe 0.6 – 0.7, 3 (5.3%) janë në rangun 0.3 – 0.4

dhe 1 shoqëri e fundit pothuajse efiçiente (1.8%) në rangun 0.9 – 1.

Tabela 11: Përmbledhje e rezultateve, teknika DEA.

Efiçienca

Firmat më efiçiente

(koeficienti = 1)

(%)

Firmat më inefiçiente

(koeficienti ∈ [0 – 0.1])

(%)

numër punonjësish – vëllim uji i shpërndarë në rrjet 7% 60%

numër punonjësish – popullsi e shërbyer 5.3% 68.4%

energji elektrike – vëllim uji i shpërndarë në rrjet 8.8% 68.4%

energji elektrike – popullsi e shërbyer 5.3% 68.4%

materiale dhe kapital – vëllim uji i shpërndarë në rrjet 8.8% 49.1%

materiale dhe kapital – popullsi e shërbyer 5.3% 68.4%

Burimi: Autori.

Në përfundim të kësaj çështje, Tabela 11 përmbledh analizën e mësipërme. Efiçienca

energji elektrike – vëllim uji i shpërndarë në rrjet dhe ajo e materiale dhe kapital –

vëllim uji i shpërndarë në rrjet ka përqindjen më të lartë të shoqërive (8.8%) ndërsa më

pak firma inefiçiente, në rangun [0 – 0.1] (rreth 49.1% ) janë në terma të materiale dhe

kapital – vëllim uji i shpërndarë në rrjet.

1.4.3. Vlerësimi i gjurmëve të ekonomive të shkallës dhe të outputit

Në këtë nënseksion të fundit do të analizohen gjurmët e pranisë (ose jo) të

ekonomive të shkallës dhe të outputit në sektorin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve për

të dhënat e vitit 2015 për 57 shoqëritë operuese. Do të përdoret forma funksionale

translogaritmike për modelin e këtij nënseksioni i cili do të lejojë llogaritjen e

elasticitetit të kostove tërësore në pika të ndryshme. Elasticiteti i kostove tërësore në

lidhje me outputin do të jetë funksion i një variabli Proxy (variabël matës) për numrin

e konsumatorëve, numri i lidhjeve dhe dendësisë së popullsisë së shërbyer me ujë të

pijshëm dhe kanalizime:

𝜀𝑘𝑡,𝑞 = 𝛽0 + 𝛽1𝑛𝑟_𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒 + 𝛽2𝑑_𝑝𝑜𝑝 + 𝑢𝑖 ,

Ekuacioni 26: Regresioni teorik i elasticitetit të kostove me outputin.

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

44

ku 𝜀𝑘𝑡,𝑞 është elasticiteti i kostove tërësore të operatorëve në lidhje me numrin e

konsumatorëve të shërbyer (𝑛𝑟_𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒) dhe dendësinë e popullsisë së mbuluar me

shërbim (𝑑_𝑝𝑜𝑝). Është vlerësuar ky ekuacion për të dhënat cross – sectional për vitin

2015 si vijon:

𝜀𝑘𝑡,𝑞 = 0.143949 ∗ 𝑛𝑟_𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒 + 0.4442186 ∗ 𝑑_𝑝𝑜𝑝 ,

Ekuacioni 27: Regresioni i vlerësuar i elasticitetit të kostove me outputin.

Për nivelin e dendësisë së popullsisë të shoqërive për të dhënat e kryqëzuara

(cross – sectional) për vitin 2015, të fiksuar në mesataren e kampionit, është llogaritur

elasticiteti i kostove në lidhje me outputin për tre vlerat e variablit numri i lidhjeve

(minimum, mesatare, maksimum). Vlerat përkatëse të elasticitetit janë: 3.286, 3.632,

4.185. Ekonomitë e outputit përftohen si invers i elasticitetit të kostove në lidhje me

outputin dhe janë më të vogla se 1. Ky përfundim mbështet empirikisht mungesën e

pranive të ekonomive të outputit (diseconomies). Në të njëjtën mënyrë do të vlerësohet

elasticiteti në lidhje me outputin dhe numrin e konsumatorëve, inversi i të cilit mat

praninë e ekonomive të shkallës. Modeli teorik i tij si vijon:

𝜀𝑘𝑡,𝑞 = 𝛽0 + 𝛽1𝑞 + 𝛽2𝑑_𝑝𝑜𝑝 + 𝛽3𝑛𝑟_𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒 + 𝑢𝑖 ,

Ekuacioni 28: Regresioni teorik i elasticitetit të kostove me outputin dhe numrin e konsumatorëve.

dhe vlerësohet si mëposhtë:

𝜀𝑠 = 𝜀𝑘𝑡,𝑞 + 𝜀𝑘𝑡,𝑛𝑟_𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒 = 3.585 + 0.255 ∗ 𝑞 − 0.079 ∗ 𝑑_𝑝𝑜𝑝 + 0.7111 ∗ 𝑛𝑟_𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒 ,

Ekuacioni 29: Regresioni i vlerësuar i elasticitetit të kostove me outputin dhe numrin e konsumatorëve.

Për nivelin e dendësisë së popullsisë të shoqërive dhe numrit të lidhjeve për të

dhënat cross – sectional për vitin 2015, të fiksuar në mesataren e kampionit, është

llogaritur elasticiteti i kostove në lidhje me outputin dhe numrin e lidhjeve, 𝜀𝑠 , për tre

vlerat e variablit vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet (𝑞) (minimum,

mesatare, maksimum). Vlerat përkatëse të elasticitetit janë: 10.33, 10.44, 12.04.

Ekonomitë e shkallës përftohen si invers i elasticitetit të kostove në lidhje me outputin

dhe janë më të vogla se 1. Ky përfundim mbështet empirikisht mungesën e pranisë së

ekonomive të shkallës. Në përfundim të kësaj nënçështje mund të thuhet që mes

shoqërive operuese në sektorin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, për të dhënat e vitit

2015, nuk ka prani të ekonomive të outputit dhe të ekonomive të shkallës.

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

45

1.5. Përfundime dhe rekomandime

Ky seksion përmbledh në mënyrë kronologjike të gjitha gjetjet empirike të kësaj

eseje të parë shkencore të përqendruar në analizën e strukturës së kostove të shoqërive

operuese në sektorin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, në matjen e nivelit të efiçiencës

së tyre në përdorimin e inputeve (kryesisht punë, materiale dhe kapital, energji

elektrike) përmes metodave parametrike dhe joparametrike, si dhe identifikimin e

pranisë (ose jo) të ekonomive të outputit dhe ekonomive të shkallës. Për secilën gjetje

empirike do të formulohet një sugjerim i karakterit reformues mbi sektorin e marrë në

studim.

Përfundime

Së pari, nga analiza e elementëve dhe treguesve të performancës në rang sektori

(të dhënat e periudhës 2008 – 2015), u vunë re tregues të dobët ndër vite si: mbulimi i

kostove tërësore dhe atyre të operimit dhe mirëmbajtjes, norma e arkëtimit, mbulimi

me shërbim i popullatës, efiçienca e stafit, humbjet në rrjet, niveli i matjes (formalizimi

i sektorit) etj. Periudha e veprimit të Strategjisë Kombëtare të Furnizimit me Ujë dhe

Kanalizime 2011 – 20173, pati ndikimin e vet në përmirësimin e disa treguesve, por

pamjafueshëm në arritjen e objektivave të sektorit mbi shërbimet e furnizimit me ujë të

pijshëm dhe kanalizime.

Mund të deduktohet se treguesit “Mbulimi me ujë” dhe “Mbulimi me

kanalizime” patën përkeqësim për shkak të shtimit të popullsisë së zonave rurale në

zonën e shërbimit të shoqërive sipas Ndarjes së Re Administrative Territoriale.

Treguesi “Mbulimi i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes” shënoi rënie për shkak të

rritjes së të ardhurave nga shërbimet UK të shoqërive 5% më pak se sa rritja e kostove

O – M. Treguesi “Norma e arkëtimit” ka shënuar një rënie prej 8% krahasuar me vitin

2016, si rrjedhojë e shtimit në zonën e shërbimit të shoqërive me pjesën rurale të

bashkive me normë të ulët arkëtimi.

Gjithashtu, treguesi “Uji pa të ardhura” edhe pse shënoi një përmirësim prej

2% krahasuar me vitin 2016, ai mbetet në nivele kritike (vlerësohet se prodhohet 341

litra ujë në ditë për frymë dhe faturohet 96 litra). Treguesi “Niveli i matjes” shënoi një

përmirësim me 4% krahasuar me vitin 2016, për shkak të investimeve në sektor,

kryesisht në vendosjen e matësve për lidhjet në rrjet, treguesi “Efiçienca e stafit” shënoi

një përkeqësim si rezultat i punësimeve artificiale në sektor gjatë vitit elektoral, si dhe

treguesi “Kohëzgjatja e furnizimit me ujë” shënoi një reduktim relativ prej 0.9 orë në

3 VKM nr. 643, datë 14.9.2011, “Strategjia Kombëtare e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2011 –

2017” botuar në Fletore Zyrtare Nr. 141, datë 17.10.2011.

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

46

ditë (shoqëritë në sektor janë në proces riorganizimi sipas reformës4 dhe zona e

shërbimit të tyre është rritur).

Së dyti, struktura e kostove të shoqërive operuese është larg efiçientes:

përqindjen më të madhe ndër vite në kostot tërësore e zënë kostot e punës, energjisë

elektrike, të materialeve dhe shpenzimet e amortizimit.

Përmes regresioneve OLS, Frontier dhe Maximum Likelihood për formën

funksionale Cobb – Douglas të kostove tërësore u gjet se variablat shpjegues të kostove

tërësore ishin: vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet, çmimi i inputit energji

elektrike, numri i punonjësve, dendësia e popullsisë së shërbyer dhe gjatësia e rrjetit

shpërndarës të shoqërive të marra në studim, në një linjë me rezultatet e gjetura nga

punimet me të cituara të fushës, Stewart (1993) dhe Crampes et al. (1997). Edhe

shpjegueshmëria e modeleve ishte e përafërt (95.58% krahasuar përkatësisht me 99%

dhe 84.1%).

Përmes regresioneve Frontier për formën translogaritmike të kostove u provua

varësia e kostove tërësore nga variablat: vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në

rrjet, çmimet e punës (ose numri i punonjësve), energjisë elektrike të blerë dhe

materialeve dhe kapitalit, gjatësia e rrjetit shpërndarës, një variabël dummy mbi

humbjet në rrjet ( =1 n.q.s. vlera e humbjeve në rrjet të shoqërisë është mbi mesataren

e kampionit), një variabël dummy mbi tipin e sistemit të prodhimit të ujit ( =1 n.q.s.

vëllimi i ujit të prodhuar me sistemin me ngritje mekanike është më i madh se ai me

rrjedhje të lirë dhe 0 në të kundërt) një variabël Proxy për dendësinë (përftuar si raport

i popullsisë së shërbyer dhe gjatësisë së rrjetit), katrorit të secilit variabël të

sipërpërmendur dhe ndërveprimeve mes variablave sipas supozimeve teorike të formës

funksionale translogaritmike të kostove. Të gjithë variablat rezultuan të rëndësishëm

duke mbështetur empirikisht strukturën teorike të kostove tërësore.

Konkretisht me tre teknikat (OLS, Frontier, Maximum Likelihood) u gjet se

elasticiteti i kostove tërësore nga numri i punonjësve është rreth 0.55, nga vëllimi i ujit

të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet rreth 0.094, nga çmimi i energjisë elektrike 0.092,

nga dendësia e popullsisë së shërbyer rreth 0.39 dhe nga gjatësia e rrjetit të shpërndarjes

rreth 0.43. Me teknikën Frontier për formën funksionale translogaritmike të kostove

tërësore u gjet se elasticiteti i kostove tërësore nga vëllimi i ujit të prodhuar dhe

shpërndarë në rrjet ishte 0.97, nga numri i punonjësve rreth 0.52, nga çmimi inputit

energji elektrike 0.34, nga dendësia e popullsisë së shërbyer 1.03 (kostot tërësore

lehtësisht elastike ndaj popullsisë së shërbyer), rreth 0.018 ndaj humbjeve në rrjet mbi

mesataren e sektorit dhe 0.12 nga tipi i sistemit ngritje mekanike për prodhimin e ujit

të pijshëm. Gjetjet e mësipërme i përafrohen atyre të punimeve empirike të përdorura

si referencë.

4 VKM nr. 63, datë 27.1.2016, “Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e furnizimit me

ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura”.

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

47

Së treti, duke ju referuar raporteve të performancës së sektorit të publikuar nga

ERRU, mbi treguesit e performancës së shoqërive operuese në sektor ndër vite u pa se

për kategorizimin dhe renditjen e shoqërive janë përdorur vetëm treguesit e

produktivitetit (tregues të thjeshtë në përdorim por të papërdorur me tregues të tjerë si

cilësia e shërbimit, teknologjia etj., janë jo të plotë) si raporti punë / output ose kapital

/ output. U pa me vlerë të ofrohej përmes kësaj eseje shkencore, aplikimi praktik i

treguesve të performancës të kufirit të kostove ( tregues që mundësojnë krahasimin mes

shoqërive në shumë përmasa) si treguesit deterministë (joparametrikë) përmes metodës

Data Envelopment Analysis (DEA) dhe treguesit stokastikë (parametrikë) përmes

teknikës Stochastic Frontier (SF). Përmes këtyre treguesve u arrit një informacion

tërësisht empirik (llogaritja e parametrit të eficiencës) e cila mundësoi renditjen e

shoqërive nga ato me performancë më të mirë te ato me performancë më të dobët.

Së katërti, përmes funksioneve translogaritmike të kostove tërësore u vlerësua

funksioni i elasticitetit të kostove tërësore nga outputi dhe i kostove tërësore nga outputi

dhe numri i konsumatorëve (inverset përkatëse të secilit, vlerësuar në nivelet mesatare

të sektorit të variablave ndikues, janë matësa përkatësisht të ekonomive të outputit dhe

ekonomive të shkallës). U gjet mungesë e tyre në sektorin e marrë në studim për të

dhënat cross – sectional për vitin 2015. Kjo gjetje empirike mbështet gjurmët për një

fragmentarizim të madh të sektorit (rreth 59 shoqëri operuese në vitin 2018 për një

popullsi të vlerësuar në shifrat 2.870.324 banorë5).

Së fundmi, meqënëse të dhënat janë siguruar për të gjithë operatorët në sektor,

përfundimet e arritura kanë karakter gjithëpërfshirës për sektorin. Kjo ese shkencore,

përveç se një analize të detajuar përshkruese të situatës së sektorit të ujit të pijshëm dhe

kanalizimeve, sjell edhe aplikimin e teknikave të thelluara empirike mbi formulimin e

funksionit vlerësues dhe parashikues të kostove tërësore të shoqërive, mbi matjen

empirike të nivelit të efiçiencës përmes teknikave parametrike dhe joparametrike si dhe

ofrimin e teknikës së diktuar nga literatura teorike mbi gjurmimin e pranisë së

ekonomive të outputit dhe ekonomive të shkallës.

Rekomandime

Njohja e strukturës së kostove tërësore dhe gjetja e një funksioni të mirë

shpjegues të tyre do të ndihmonte në orientimin e ndërhyrjeve në sektor drejt atyre

elementëve të kostos që kanë efekt të matshëm statistikisht në nivelin e kostove

tërësore. Sugjerohet të orientohen ndërhyrjet në sektor ndaj elementëve, në lidhje me të

cilët kostot tërësore janë më elastike si:

i. numri i punonjësve: stafi i punësuar përveçse është mbi nevojat reale për

operimin e shoqërive, shpërndarja e tyre bëhet kryesisht në funksion të sigurisë

5 INSTAT, Janar 2018.

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

48

së depove dhe puseve të ujit si dhe stacioneve të pompimit. Të merret në

konsideratë plotësimi i kësaj kërkese ligjore në funksion të garantimit të

sigurisë së shëndetit publik përmes masave logjistike pa përfshirjen e stafit.

ii. inputi energji elektrike: sugjerohet të bëhen investime serioze apo të

shpërndahen ato të planifikuara tashmë, për zëvendësimin e pompave elektrike

të amortizuara dhe joefiçiente.

iii. inputet vëllimi i ujit të prodhuar ose dendësia e popullsisë së shërbyer:

sugjerohet që shoqëritë e vogla dhe të mesme të kenë motivimin individual të

shkrihen në shoqëri më të mëdha për të përfituar nga ekonomitë e shkallës si

mënyrë për rritjen e performancës financiare.

Teknikat parametrike Stochastic Frontier dhe ajo joparametrike DEA janë

lehtësisht të aplikueshme përmes një programi statistikor (është përdorur Stata 14.2 dhe

R studio) dhe ofrojnë një krahasim më real në terma të efiçiencës së shoqërive operuese

në sektor. Sugjerohet përfshirja e këtyre teknikave në raportet e ardhshme vjetore dhe

ato të performancës të sektorit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve.

Mungesa e gjurmëve të ekonomike të shkallës (e gjetur empirikisht në punim)

kërkon të nevojshme ndërhyrjen në zvogëlimin e shkallës së lartë të fragmentarizimit

të sektorit përmes motivimit të secilit operator individual në shkrirjen me operatorë të

tjerë për mbulimin me shërbim të një popullsie të paktën mbi 50,000 banorë (në vitin

2015 kanë qenë vetëm 10 operatorë të tillë). Literatura teorike sugjeron që është e

nevojshme për përfitimin nga ekonomitë e shkallës dhe ofrimi i të tre shërbimeve të

lidhur me ciklin e ujit të pijshëm: shërbimi i pandërprerë me ujë të pijshëm, shërbimi i

sistemit të kanalizimeve dhe ai i trajtimit të ujërave të përdorur.

Le t’i shërbejë kjo ese e parë grupeve përkatëse të interesit si një skanim empirik

i sektorit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në Shqipëri, si manual i aplikimit të

teknikave mbi matjen e parametrave të interesit për vlerësimin e performancës së

shoqërive dhe si burim i besueshëm në të dhëna e përdorura mbi rekomandimet e

formuluara të bazuara në gjetjet empirike.

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

49

Shtojcë

Të dhënat cross sectional, viti 2015

Variablat Vrojtimet Mesatarja Dev.standard Minimumi Maximumi

kt 57 – 1.01544 1.284427 – 3.01326 2.638554

q 57 – 1.30636 1.386014 – 3.89606 3.050083

c_p 57 – 0.02273 0.204514 – 0.33963 0.760421

c_e 55 – 0.69089 1.671851 – 5.65575 1.487764

gjr 57 – 0.68308 1.002193 – 2.58884 2.758173

c_mk 57 – 0.27263 0.799177 – 2.7258 1.361444

pop 57 – 1.01701 1.335398 – 3.49821 2.875097

d_pop 57 – 0.25375 0.848733 – 3.55053 0.985474

n_p 57 3.970631 1.066008 2.079442 7.094373

Modeli OLS

Tabela 12: OLS dhe testet shtesë, të dhënat cross – sectional.

Regresion Liner Nr. i vrojtimeve = 57

Variablat Mesatarja Dev.St. Min Max

kt – 0.965501 1.278281 – 3.01326 2.638554

q – 1.312049 1.419466 – 3.89606 3.050083

n_p 4.005931 1.060523 2.079442 7.094373

c_e – 0.690894 1.671851 – 5.65575 1.487764

d_pop – 0.242395 0.8416986 – 3.55053 0.9854741

gjr – 0.658989 1.010971 – 2.58884 2.758173

Regresion Linear

Nr. i vrojt. = 57

F (5, 51) = 294.11

Prob > F = 0.000

R2 = 0.9558

Root MSE = 0.28208

kt Koef.

Dev.St.

Robust t P>t [95% Interval besimi]

q 0.0943004 0.0400169 2.36 0.022 0.0138833 0.174717

n_p 0.5545586 0.1198614 4.63 0.000 0.3136881 0.795429

c_e 0.0921706 0.0243839 3.78 0.000 0.0431694 0.141172

d_pop 0.3870977 0.0848033 4.56 0.000 0.2166792 0.557516

gjr 0.4260442 0.1104621 3.86 0.000 0.2040622 0.648026

_cons – 2.625029 0.5855054 – 4.48 0.000 3.801646 – 1.44841

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

50

Variablat VIF 1/VIF

n_p 8.01 0.124846

gjr 6.94 0.144066

d_pop 3.07 0.326185

q 2.71 0.369558

c_e 1.08 0.928587

Mesat. VIF 4.36 Shënim: VIF <10 (Hair et al., 1995).

Modeli Frontier

Tabela 13: Frontier dhe testet shtesë, të dhënat cross – sectional.

Frontier Nr. i vrojtimeve = 57

Variablat Mesatarja Dev.St. Min Max

kt – 0.965501 1.278281 – 3.01326 2.638554

q – 1.312049 1.419466 – 3.89606 3.050083

n_p 4.005931 1.060523 2.079442 7.094373

c_e – 0.690894 1.671851 – 5.65575 1.487764

d_pop – 0.242395 0.8416986 – 3.55053 0.9854741

gjr – 0.658989 1.010971 – 2.58884 2.758173

Iteration 0 : log likelihood = – 5.04661

Iteration 1 : Log likelihood = – 4.97858

Iteration 2 : log likelihood = – 4.97005

Iteration 3 : Log likelihood = – 4.97002

Iteration 4 : log likelihood = – 4.97002

Modeli Stoc. Frontier normal/eksponencial Nr. i vrojtimeve = 57

Wald chi2(5) = 1123.76

log likelihood = – 4.9700176 Prob > chi2=0 = 0.0000

kt Koef.

Gabimi

standard z P>z [95% Int. besimi]

q 0.1031708 0.0410358 2.51 0.012 0.022742 0.1836

n_p 0.572016 0.1053915 5.43 0.000 0.365452 0.77858

c_e 0.0890259 0.0235662 3.78 0.000 0.042837 0.135215

d_pop 0.3604094 0.0813108 4.43 0.000 0.201043 0.519776

gjr 0.3987576 0.1007405 3.96 0.000 0.20131 0.596205

_cons – 2.85907 0.5293787 – 5.4 0.000 – 3.8966 – 1.8215

/lnsig2v – 3.00917 0.4305538 – 6.99 0.000 – 3.8530 – 2.165

/lnsig2u – 3.805848 1.108031 – 3.43 0.001 – 5.9775 – 1.63415

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

51

sigma_v 0.222109 0.0478149 0.1456539 0.338696

sigma_u 0.1491319 0.0826214 0.0503491 0.441723

sigma2 0.0715727 0.015529 0.0411365 0.102009

lambda 0.6714357 0.1236162 0.4291524 0.913719

Testi LR mbi sigma_u=0: chibar2(01) = 1.65 Prob >= chibar2 = 0.1

. linktest

Iteration 0 : log likelihood = – 4.54912

Iteration 1 : log likelihood = – 4.54006

Iteration 2 : log likelihood = – 4.53259

Iteration 14 : log likelihood = – 4.5277914

Iteration 15 : log likelihood = – 4.5277914

Modeli Stoc. Frontier normal/eksponencial Nr. i vrojtimeve = 57

Wald chi2(2) = 1223.24

log likelihood = – 4.5277912 Prob > chi2=0 = 0.0000

kt Koef.

Gabimi

standard z P>z [95% Int. besimi]

_hat 1.037782 .037984 27.32 0.000 .9633344 1.112229

_hatsq .0215774 .0169284 1.27 0.202 – .011601 .0547563

_cons .1339853 .2565402 0.52 0.601 – .368824 .6367949

/lnsig2v – 2.673 .1909312 – 14.00 0.000 – 3.04748 – 2.2990

/lnsig2u – 11.72 221.9008 – 0.05 0.958 – 446.6462 423.1889

sigma_v .2627284 .0250815 .2178946 .3167871

sigma_u .002839 .3149867 1.03e – 97 7.84e+91

sigma2 .0690343 .0132127 .0431378 .0949308

lambda .0108058 .3172091 – .6109126 .6325242

Shënim: Testi linktest është për specifikimin e modelit, _hatsq është statistikisht i parëndësishëm (p=0.202), variabli

i varur është i specifikuar drejt.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Modeli Maximum Likelihood

Tabela 14: Maximum Likelihood dhe testet shtesë, të dhënat cross – sectional.

. ml maximize

initial : log likelihood = – 91.070412

rescale : log likelihood = – 91.070412

rescale eq : log likelihood = – 91.070412

Iteration 0 : log likelihood = – 91.070412 (not concave)

Iteration 1 : log likelihood = – 45.993503 (not concave)

Iteration 2 : log likelihood = – 21.628372

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

52

Iteration 6 : log likelihood = – 5.2593145

Iteration 7 : log likelihood = – 5.2593145

Modeli Stoc. Frontier normal/eksponencial Nr. i vrojtimeve = 57

Wald chi2(5) = 1189.69

log likelihood = – 5.2593145 Prob > chi2=0 = 0.0000

kt Koef.

Gabimi

standard z P>z [95% Int. besimi]

xb

q .0943004 .0419883 2.25 0.025 .0120048 .176596

n_p .5545586 .0966914 5.74 0.000 .365047 .7440702

c_e .0921706 .0224898 4.10 0.000 .0480913 .1362498

d_pop .3870977 .0753713 5.14 0.000 .2393727 .5348228

gjr .4260442 .0944226 4.51 0.000 .2409794 .611109

_cons – 2.625 .4615108 – 5.69 0.000 – 3.5295 – 1.7204

lnsigma

_cons – 1.32332 .0953463 – 13.88 0.000 – 1.51019 – 1.136439

. ml check

Test 1: Calling lfols to check if it computes log likelihood and does not alter coefficient vector...

Passed.

Test 2: Calling lfols again to check if the same log likelihood value is returned...

Passed.

Test 3: Calling lfols to check if 1st derivatives are computed...

test not relevant for type lf evaluators.

Test 4: Calling lfols again to check if the same 1st derivatives are returned...

test not relevant for type lf evaluators.

Test 5: Calling lfols to check if 2nd derivatives are computed...

test not relevant for type lf evaluators.

Test 6: Calling lfols again to check if the same 2nd derivatives are returned...

test not relevant for type lf evaluators.

Searching for alternate values for the coefficient vector to verify that lfols returns different results when fed a different coefficient

vector: Searching...

initial: log likelihood = – <inf> (could not be evaluated) searching for feasible values

feasible: log likelihood = – 148.513 improving initial values ..........

improve: log likelihood = – 148.513

continuing with tests...

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

53

Test 7: Calling lfols to check log likelihood at the new values...

Passed.

Test 8: Calling lfols requesting 1st derivatives at the new values...

test not relevant for type lf evaluators.

Test 9: Calling lfols requesting 2nd derivatives at the new values...

test not relevant for type lf evaluators.

lfols HAS PASSED ALL TESTS.

Shënim: Testet default pas vlerësimit të modelit kalohen.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Modeli translogaritmik i kostove

Tabela 15: Kostot trans – log dhe testet shtesë, të dhënat cross – sectional.

Variablat Mesatarja Dev.Standard Minimum Maksimum

kt – 0.99712 1.288513 – 3.01326 2.638554

q – 1.33073 1.413432 – 3.89606 3.050083

n_p 3.975662 1.074972 2.079442 7.094373

c_e – 0.67856 1.659153 – 5.65575 1.487764

d – 0.26549 0.8517329 – 3.55053 0.985474

q2 3.732955 3.310118 1.57E – 13 15.17925

n_p2 16.94082 9.307633 4.324077 50.33013

c_e2 3.164072 6.998485 0.0000 31.98752

d2 0.78298 1.992839 1.50E – 07 12.60627

qn_p – 4.17395 6.323729 – 17.153 21.63842

qc_e 1.005791 3.88512 – 4.1794 16.6788

qd 0.79361 1.776444 – 2.09098 8.154753

n_pce – 2.41567 5.935805 – 20.0404 7.275685

n_pd – 0.58805 2.834034 – 9.7123 4.530857

c_ed 0.361108 1.607658 – 2.25682 7.500066

dts 0.660714 0.4777518 0 1

dhr 0.482143 0.5042031 0 1

Iteration 0: log likelihood = – 1.8944719(not concave)

Iteration 1: log likelihood = – 1.8117565

Iteration 2: log likelihood = 3.2777317(not concave)

…..

Iteration 38: log likelihood = 15.784592

Iteration 39: log likelihood = 15.784593

Modeli Stoc. Frontier normal/eksponencial Nr. i vrojtimeve = 57

Wald chi2(16) = 2.88e+12

log likelihood = 15.784593 Prob > chi2=0 = 0.0000

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

54

kt Coef. Dev.St. z P>z [95% Int. besimi]

q 0.97527 0.0000158 6.20E+04 0.0000 0.975239 0.975301

n_p – 0.51767 0.0000306 – 1.70E+04 0.0000 – 0.51773 – 0.51761

c_e 0.335266 0.0000254 1.30E+04 0.0000 0.335216 0.335316

d 1.02609 0.0000255 4.00E+04 0.0000 1.02604 1.02614

q2 0.054111 1.33E – 06 4.10E+04 0.0000 0.054108 0.054113

n_p2 0.158206 3.43E – 06 4.60E+04 0.0000 0.158199 0.158213

c_e2 0.036041 1.03E – 06 3.50E+04 0.0000 0.036039 0.036043

d2 0.006553 2.73E – 06 2396.64 0.0000 0.006547 0.006558

qn_p – 0.1703 3.18E – 06 – 5.40E+04 0.0000 – 0.17032 – 0.1703

qc_e 0.017776 2.96E – 06 6013.39 0.0000 0.01777 0.017782

qd 0.346381 5.69E – 06 6.10E+04 0.0000 0.34637 0.346392

n_pce – 0.0259 4.80E – 06 – 5400.11 0.0000 – 0.02594 – 0.0259

n_pd – 0.1310 5.35E – 06 – 2.50E+04 0.0000 – 0.13103 – 0.1310

c_ed – 0.0557 2.20E – 06 – 2.50E+04 0.0000 – 0.0558 – 0.0557

dts – 0.1205 5.92E – 06 – 2.00E+04 0.0000 – 0.12057 0.12054

dhr – 0.01758 5.44E – 06 – 3233.27 0.0000 – 0.01759 – 0.0175

_cons – 1.45519 0.0000655 – 2.20E+04 0.0000 – 1.45531 – 1.45506

/lnsig2v – 38.835 437.8895 – 0.09 0.929 – 897.083 819.4126

/lnsig2u – 2.5637 0.2672612 – 9.59 0.000 – 3.08756 – 2.0399

sigma_v 3.69E – 09 8.08E – 07 1.60E – 195 8.60E+17

sigma_u 0.277519 0.037085 0.213573 0.360610

sigma2 0.077017 0.0205835 0.036674 0.117359

lambda 7.52E+07 0.037085 7.52E+07 7.52E+07

Testi LR mbi sigma_u=0: chibar2(01) = 51.98 Prob >= chibar2 = 0.000

. linktest

Iteration 0 : log likelihood = – 13.251316

Iteration 1 : log likelihood = – 13.227899

Iteration 2 : log likelihood = – 13.212433

Iteration 12 : log likelihood = – 13.209899

Iteration 13 : log likelihood = – 13.209898

Modeli Stoc. Frontier normal/eksponencial Nr. i vrojtimeve = 57

Wald chi2(2) = 917.02

log likelihood = – 13.209898 Prob > chi2=0 = 0.0000

kt Coef. Std. z P>z [95% Int. besimi]

_hat 0.966926 0.0429193 2.2E+01 0.0000 0.882806 1.051046

_hatsq – 0.02046 0.0197326 –1.0E+00 0.3000 – 0.059 0.018211

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

55

_cons 0.302216 2.6E – 01 1.13E+00 0.2580 – 0.221 0.825792

/lnsig2v – 2.36612 1.8E – 01 –1.2E+01 0.0000 – 2.736 – 1.995

/lnsig2u – 12.0276 2.66E+02 – 0.05 0.9640 – 532.8 508.7964

sigma_v 0.306341 2.9E – 02 0.254525 0.3687

sigma_u 0.002445 3.2E – 01 2.E –116 3E+110

sigma2 0.093851 1.7E – 02 0.059033 0.1287

lambda 0.007981 3.2E – 01 –6.3E–01 0.6490 Shënim: Testi linktest është për specifikimin e modelit, _hatsq është statistikisht i parëndësishëm (p=0.300), variabli

i varur është i specifikuar drejt.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Të dhënat panel, vitet 2008 – 2015

Variablat Vrojtimet Mesatarja Dev.standard Minimumi Maximumi

ID 413 1 59

t 413 2008 2015

kt 398 10.85272 1.182277 8.634514 14.71629

q 398 7.248572 1.361896 4.712678 11.59958

n_p 398 3.939605 1.012501 1.871802 7.121091

c_e 393 1.477498 1.7937 – 5.3471 4.01827

gjr 370 4.147829 1.041874 0.262364 7.726565

d_pop 370 5.61085 0.928698 2.063751 10.05139

dts 398 0.655779 0.475712 0 1

dhr 398 0.477387 0.500117 0 1

Modeli GLS

Tabela 16: GLS dhe testet shtesë, të dhënat panel.

Random – effects GLS regression

Group variable: ID

R – sq: Obs per group:

within = 0.7495 min = 2

between = 0.9226 avg = 6.7

overall = 0.9073 max = 7

Nr. i vrojtimeve = 393

Nr. i grupeve = 59

Wald chi2(4) = 1652.30

corr (u_i, X) = 0 (assumed) Prob > chi2=0 = 0.0000

kt Koef. Gabimi standard z P>z

[95% Int. besimi]

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

56

n_p 1.016094 0.028147 36.1 0.000 0.960927 1.071262

c_e 0.040111 0.013579 2.95 0.003 0.013496 0.066725

dhr 0.061475 0.030512 2.01 0.044 0.001673 0.121276

dts 0.117827 0.047755 2.47 0.014 0.024228 0.211425

_cons 6.675237 0.114277 58.41 0.000 6.451258 6.899216

sigma_u 0.300106

sigma_e 0.203761

rho 0.684467 (fraction of variance due to u_i)

Wooldridge test for autocorrelation in panel data

H0: no first – order autocorrelation

F (1, 57) = 92.936

Prob > F = 0.0000

RE GLS regression with AR (1) disturbances

Group variable: ID

R – sq: Obs per group:

within = 0.7495 min = 2

between = 0.9226 avg = 6.7

overall = 0.9073 max = 7

Nr. i vrojtimeve = 393

Nr. i grupeve = 59

Wald chi2(4) = 1750.78

corr (u_i, X) = 0 (assumed) Prob > chi2=0 = 0.0000

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – theta – – – – –

– – – – – – – – – – – – – – – –

Min 5% Median 95% Max

0.4007 0.5493 0.5684 0.5684 0.5684

kt Koef. Gabimi standard z P>z

[95% Int. besimi]

n_p 1.011129 0.027175 37.21 0.000 0.957868 1.06439

c_e 0.034972 0.013129 2.66 0.008 0.009241 0.060704

dhr 0.117429 0.04824 2.43 0.015 0.02288 0.211978

dts 0.057525 0.027905 2.06 0.039 0.002831 0.112218

_cons 6.704095 0.109839 61.04 0.000 6.488815 6.919376

rho_ar .50092681 (estimated autocorrelation coefficient)

sigma_u .2680934

sigma_e .20050455

rho_fov .64129679 (fraction of variance due to u_i)

Variablat VIF 1/VIF

dts 6.69 0.1495

c_e 4.19 0.238776

n_p 3.9 0.256688

dhr 2.09 0.478972

Mesatarja VIF 4.22

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

57

Modeli Frontier

Tabela 17: Frontier dhe testet shtesë, të dhënat panel.

Iteration 0 : log likelihood = 1.8369991

Iteration 1 : Log likelihood = 18.474856

Iteration 2 : log likelihood = 21.938226

Iteration 6 : Log likelihood = 22.86833

Iteration 7 : log likelihood = 22.86833

Time – varying decay inefficiency model Nr. i vrojtimeve = 393

Nr. i grupeve 59

Wald chi2(5) = 1810.82

log likelihood = 22.86833 Prob > chi2=0 = 0.0000

kt Koef.

Gabimi

standard z P>z [95% Int. besimi]

q 0.2509007 0.031513 7.96 0 0.189137 0.312664

n_p 0.7492091 0.041527 18.04 0 0.667819 0.8306

c_e 0.06786 0.01327 5.11 0 0.041852 0.093869

dhr – 0.06763 0.032721 – 2.07 0.039 – 0.1317 – 0.003

dts 0.0821714 0.044599 1.84 0.065 – 0.0052 0.169584

_cons 5.549391 0.142369 38.98 0 5.270352 5.828429

/mu 0.3108416 0.186093 1.67 0.095 – 0.0538 0.675578

/eta – 0.02291 0.008516 – 2.69 0.007 – 0.0396 – 0.006

/lnsigma2 – 1.76980 0.361202 – 4.9 0 – 2.4777 – 1.061

/ilgtgamma 1.325894 0.461716 2.87 0.004 0.420948 2.23084

sigma2 0.1703667 0.061537 0.083932 0.345812

gamma 0.7901606 0.076556 0.60371 0.902985

sigma_u2 0.1346171 0.061431 0.014215 0.25502

sigma_v2 0.0357497 0.002777 0.030306 0.041193

. margins Nr. i vrojtimeve = 393

Modeli VCE: OIM Metoda Delta

Margin

Gabimi

standard z P>z [95% Int. besimi]

_cons 10.45752 0.057346 182.36 0 10.34513 10.56992

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Modeli Maximum Likelihood

Tabela 18: Maximum Likelihood dhe testet shtesë, të dhënat panel.

. ml maximize

initial : log likelihood = – 943.99435

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

58

rescale : log likelihood = – 943.99435

rescale eq : log likelihood = – 943.99435

Iteration 0 : log likelihood = – 943.99435 (not concave)

Iteration 1 : log likelihood = – 641.36484 (not concave)

Iteration 2 : log likelihood = – 475.73054 (not concave)

Iteration 10 : log likelihood = – 92.510291

Iteration 11 : log likelihood = – 92.510291

Modeli Frontier Nr. i vrojtimeve = 365

Wald chi2(7) = 5066.60

log likelihood = – 92.510291 Prob > chi2=0 = 0.0000

kt Koef.

Gabimi

standard z P>z [95% Int. besimi]

xb

q 0.304 0.0371423 8.18 0.000 0.23091 0.376505

n_p 0.631 0.049162 12.83 0.000 0.534365 0.727077

c_e 0.047 0.0152641 3.09 0.002 0.017179 0.077013

d_pop 0.072 0.0383337 1.89 0.059 – 0.0028 0.147414

gjr 0.09 0.0417307 2.16 0.03 0.008542 0.172124

_cons 0.176 0.0564639 3.11 0.002 0.06518 0.286514

lnsigma

_cons – 1.165 0.0370117 – 31.49 0.000 – 1.2380 – 1.09294

. ml check

Test 1: Calling lfols to check if it computes log likelihood and does not alter coefficient vector...

Passed.

Test 2: Calling lfols again to check if the same log likelihood value is returned...

Passed.

Test 3: Calling lfols to check if 1st derivatives are computed...

test not relevant for type lf evaluators.

Test 4: Calling lfols again to check if the same 1st derivatives are returned...

test not relevant for type lf evaluators.

Test 5: Calling lfols to check if 2nd derivatives are computed...

test not relevant for type lf evaluators.

Test 6: Calling lfols again to check if the same 2nd derivatives are returned... test not relevant for type lf evaluators.

Searching for alternate values for the coefficient vector to verify that lfols returns different results when fed a different coefficient

vector:

initial: log likelihood = – <inf> (could not be evaluated)

feasible: log likelihood = – 1626.8514 improving initial values ..........

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

59

improve: log likelihood = – 1340.6208

Test 7: Calling lfols to check log likelihood at the new values... Passed.

Test 8: Calling lfols requesting 1st derivatives at the new values... test not relevant for type lf evaluators.

Test 9: Calling lfols requesting 2nd derivatives at the new values...

test not relevant for type lf evaluators.

lfols HAS PASSED ALL TESTS.

Shënim: Testet default pas vlerësimit të modelit kalohen.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Tabela 19: Renditja e shoqërive sipas efiçiencës, teknika SF.

ID Shoqëria ID Shoqëria

1 UM015 Tiranë UK Sh. A 30 UM053 Ura – Vajgurore U Sh. A

2 UM014 Durrës UK Sh. A 31 UM051 Delvinë UK Sh. A

3 UM030 Fier UK Sh. A 32 UM027 Mirditë UK Sh. A

4 UM011 Shkodër UK Sh. A 33 UM047 Has U Sh. A

5 UM010 Elber UK Sh.p k 34 UM048 Çorovodë U Sh. A

6 UM021 Elbasan (F) U Sh. A 35 UM012 Përmet U Sh. A

7 UM013 Vlorë U Sh. A 36 UM052 Divjakë U Sh. A

8 UM033 Kavajë UK Sh. A 37 UM041 Gramsh U Sh. A

9 UM006 Berat_Kuçovë UK Sh. A 38 UM016 Bashkia Himarë UK

10 UM055 Patos U Sh. A 39 UM057 Orikum UK Sh. A

11 UM002 Sarandë UK Sh. A 40 UM032 Fush – Krujë UK Sh. A

12 UM036 UK Lushnjë (Q) Sh A. 41 UM029 Rrogozhinë UK Sh. A

13 UM020 Shkodër (F) U Sh. A 42 UM005 Krujë UK Sh. A

14 UM050 Kurbin U Sh. A 43 UM026 Bilisht U Sh. A

15 UM056 Kamëz Sh. A. UK 44 UM004 Tropojë U Sh. A

16 UM009 Korçë UK Sh. A 45 UM001 Bashkia Pukë UK

17 UM007 Lezhë UK Sh. A 46 UM043 Bulqizë U Sh. A

18 UM008 Pogradec UK Sh. A 47 UM046 Ersekë UK Sh. A

19 UM035 Gjirokastër (Q) UK Sh. A 48 UM019 Pukë fshat

20 UM044 Tepelenë UK Sh. A 49 UM037 Libohovë UK Sh. A.

21 UM023 Lushnjë (F) U Sh. A 50 UM054 Krastë UK Sh. A.

22 UM049 Kukës UK Sh. A 51 UM028 Fushë Arrëz UK Sh. A

23 UM039 Peqin U Sh. A 52 UM024 Gjirokastër (F) U Sh. A

24 UM034 Mallakastër UK Sh. A 53 UM018 Këlcyrë Sh. A

25 UM022 Korçë (F) U Sh. A 54 UM038 Selenicë U Sh. A

26 UM045 Poliçan U Sh. A 55 UM003 Vau i Dejës U Sh. A

27 UM040 Peshkopi U Sh. A 56 UM025 Rubik UK Sh. A

28 UM017 Novoselë U Sh. A 57 UM042 Burrel UK Sh. A

29 UM031 Librazhd UK Sh. A

Burimi: Llogaritje të autorit

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

60

ESEJA E DYTË SHKENCORE

Faktorët përcaktues të kërkesës për ujë të konsumatorëve shqiptarë

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

61

Hyrje

A. Një vështrim i përgjithshëm

Kjo ese do të përqendrohet në analizën dhe vlerësimin e kërkesës për ujë të

konsumatorëve shqiptarë. Edhe pse Shqipëria konsiderohet si një vend me pasuri të

mëdha natyrore ujore dhe me një popullsi rreth 2.870.324 banorë (INSTAT, 2018),

shërbimi me ujë të pijshëm dhe shërbime kanalizimesh nuk është i vazhdueshëm dhe i

siguruar për 24 orë në ditë. Edhe pse në sektor operojnë 59 shoqëri (ERRU, 2018),

treguesit “Mbulimi me furnizim me ujë të pijshëm” dhe “Mbulimi me shërbime

kanalizimesh”, kanë qenë në nivelin mesatar në rang sektori përkatësisht 80% dhe 50%

për periudhën 2010 – 2017. Ndërkaq, treguesi“Kohëzgjatja e furnizimit me ujë” gjatë

të njëjtës periudhë, ka qenë në nivelin mesatar 11 orë në ditë me shërbim, larg

objektivave të sektorit (18 orë në ditë) dhe akoma më larg standardeve të vendeve të

zhvilluara (24 orë në ditë pa ndërprerje).

Është e qartë se situata në sektorin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve nuk është

rrjedhojë e mungesës së burimeve ujore natyrore. Burimet tërësore ujore të

rinovueshme regjistrohen në 41.7 miliardë metër kub ose 13,300 metër kub për frymë

(65% e tyre gjenerohen brenda vendit, pjesa e mbetur vjen nga burimet ujore të

rrjedhshme të Kosovës, Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë)6. Edhe klima

kontribuon në furnizimin e burimeve ujore të shtershme të ujit. Klima varion me verë

të thatë e me dimër të lagësht me reshje në zonat bregdetare, e me verë të lagësht e

dimër me dëborë në zonat malore. Reshjet mesatare vjetore të shiut dhe dëborës

rregjistrohen 1,485 milimetra (mm) (rreth 1,000 mm në zonat bregdetare dhe rreth

3,000 mm në zonat malore).

Situata në sektor vjen nga një manaxhim shumë larg atij efiçient të burimeve

ujore që prej fazës së parë të procesit të prodhimit të ujit të pijshëm e deri te shpërndarja

te konsumatori final (si një produkt i sigurt dhe i kontrolluar për t’u konsumuar).

Burimet ujore luajnë përveç të tjerash rol të rëndësishëm edhe në ekonominë shqiptare:

rreth 97% e prodhimit të rezervave energjitike krijohet nga hidrocentralet kryesisht

përgjatë lumit Drin, Mat dhe Bistricë. Gjithashtu rreth 50% e tokave bujqësore ujitet

duke prodhuar rreth 80% të produktit agrikultural.

Një popullsi që shënon rritje pozitive vjetore (rreth 0.13 % prej vitit 2017 sipas

INSTAT), një shkallë e lartë urbanizimi e norma të larta migrimi nga zonat rurale do të

thellonin problemet e tanishme të sektorit. Një parashikim i mirë i kërkesës për ujë të

pijshëm dhe për kanalizime duke monitoruar në vazhdimësi madhësinë e burimeve

ujore natyrore, do të kërkonte domosdoshmërisht shkallë efiçience të lartë

manaxheriale dhe organizative të sektorit. Në ndihmë të kësaj do të vinte edhe një

6 “Water Resources Management in South Eastern Europe”, Volume 2, The International Bank for

Reconstruction and Development , 2003.

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

62

përmirësim i kuadrit ligjor në fuqi, për të parashikuar çdo ndërhyrje në sektor e për t’ju

përafruar normativave dhe direktivave të Bashkimit Europian mbi shërbimet e ujit të

pijshëm dhe shërbimeve të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të përdorur.

B. Pyetja kërkimore dhe objektivat

Pyetja kërkimore bazë mbi të cilën ndërtohet kjo ese shkencore formulohet si

vijon: Cilët janë faktorët përcaktues të kërkesës për ujë të pijshëm të konsumatorëve

shqiptarë?

Objektivi i parë për këtë pyetje të gjerë është të përdorë në specifikimin e funksionit të

kërkesës për ujë të pijshëm, tërësinë e faktorëve ndikues të sugjeruar nga literatura e

rishikuar. Dy janë momentet kryesore që duhet të ndalemi në këtë objektiv të parë:

1. Përfshirjen në funksionin e kërkesës të faktorëve që lidhen me karakteristikat

përkatëse të operatorëve të sektorit (me supozimin se kërkesa është e derivuar në

pjesën më të madhe nga oferta e ujit të pijshëm dhe shërbimeve me kanalizime).

Kjo përqasje ka kufizimet e veta të parashikuara në literaturë por ofron lehtësinë e

sigurimit të të dhënave për analizë.

2. Përfshirjen në funksionin e kërkesës të faktorëve demografikë, gjeografikë dhe

mjedisorë (duke u përqendruar tërësisht në faktorë të pakontrolluar nga operatorët

e sektorit). Kjo përqasje e dytë ofron mundësinë e ekplorimit të variablave të tjerë

në përcaktimin e kërkesës për ujë.

Objektivi vijues lidhur me pyetjen e formuluar kërkimore është zgjedhja e formës më

të përshtatshme funksionale për specifikimin empirik të funksionit të kërkesës për ujë

të pijshëm dhe shërbime kanalizimesh. Diktuar nga teoria, përsëri do të përdoren

funksionet Marshalliane të kërkesës dhe ato të formës funksionale Stone – Geary

(literaturë mikroekonomike).

C. Metodologjia dhe teknikat e përdorura

Synohet të përdoret një bazë e dhënash panel për treguesit e 57 operatorëve, në

12 prefektura, variabla të tjerë të lidhur me konsumatorët dhe variabla të mjedisit, për

periudhën 2008 – 2015 për të marrë gjithë informacionin empirik nga faktorët e veçantë

që ndikojnë në kërkesën për ujë të pijshëm. Rezultatet do të jenë përgjithësuese për

sektorin sepse informacioni mbi treguesit është në nivel kombëtar.

Përmes metodave OLS ose GLS (të korrigjuar për autokorrelacion dhe

heteroskedasticitet), duke pasur si referencë formën funksionale të kërkesës për ujë

sipas Marshallit dhe Stone – Geary, synohet të arrihet përcaktimi më i mirë i kërkesës

për ujë të pijshëm nga konsumatorët shqiptarë. Të dhënat e përdorura janë sekondare:

Të dhënat e deklaruara nga operatorët në DPUK, mbi treguesit agregatë vjetorë,

për një periudhë kohe mbulimi 2008 – 2015;

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

63

Të dhëna të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi ndarjen e

rajoneve sipas njësive statistikore, variabla si të ardhura për frymë etj.;

Tregues si lartësia nga niveli i detit i rajoneve të marra në studim dhe siguruar

përmes Maps.ie – GPS Coordinates në Google Maps.

Për aplikimin e teknikave të përmendura do të përdoret programi kompjuterik Stata

14.2.

D. Struktura

Kjo ese do të përfshijë një analizë të thellë ekonomike dhe statistikore të

burimeve natyrore ujore dhe të faktorëve përcaktues të kërkesës për ujë të pijshëm,

faktorë këta specifikë të operatorëve ofrues të shërbimit dhe konsumatorëve. Motivimi

i formulimit të kësaj eseje si pjesë organike e punimit shkencor vjen nga paradoksi i

situatës së sektorit shqiptar të ujit të pijshëm: nga njëra ana Shqipëria gëzon në territorin

e saj burime ujore natyrore të mëdha e përfiton nga derdhjet dhe kalimet e burimeve

ujore të fqinjëve që derdhen në detin Adriatik dhe Jon, nga ana tjetër kemi një popullsi

që mbulohet në tërësi me shërbim uji të pijshëm në masën 80% dhe me një vazhdimësi

shërbimi mesatar 11 orë në ditë në rang sektori. Në qoftë se flitet konkretisht për çdo

zonë shërbimi e jo në tregues mesatarë sektori, situata do të paraqitej më keq. Një

përshkrim i përmbledhur i seksioneve përbërëse është si vijon:

Në seksionin “Rishikimi kritik i literaturës” do të përmblidhen në një vështrim

kritik punimet e zgjedhura të fushës që trajtojnë posaçërisht problemin e ngritur nga

pyetja kërkimore e esesë. Literatura teorike dhe empirike e përzgjedhur do të orientojë

në: (i) zgjedhjen e modelit teorik më të përshtatshëm për specifikimin e funksionit të

kërkesës për ujë të pijshëm dhe (ii) në zgjedhjen e variablave më të rëndësishëm që

shpjegojnë më së shumti sasinë e ujit të kërkuar nga konsumatorët.

Në seksionin vijues “Përmbledhje e treguesve mbi burimet ujore natyrore” do

të përmblidhet informacion i hollësishëm mbi burimet natyrore ujore të Shqipërisë dhe

çështje të tjera të lidhura me to. Ky seksion do të japë panoramën e shpërndarjes së

burimeve ujore sipas zonave, si informacion paraprak i nevojshëm për formulimin e

politikave efiçiente të manaxhimit të burimeve ujore.

Seksioni i gjerë “Metodologjia” do të përmbledhë seksionet:

“Modelet teorikë dhe variablat” i cili do të shfrytëzojë gjithë literaturën teorike

të përdorur si referencë, për të formuluar dhe mirëspecifikuar funksionin e

kërkesës për ujë të pijshëm konsumatorëve shqiptarë.

Do të shfrytëzohen dy baza të dhënash të ndryshme (të dhëna panel dhe të dhëna të

kryqëzuara (cross – sectional)) për të mundësuar përfshirjen e sa më shumë të faktorëve

shpjegues të kërkesës për ujë të pijshëm. Gjithashtu dhe variablat do të kenë hapësirën

e tyre në seksion për të shpjeguar natyrën e tyre dhe motivimin e përfshirjes në model.

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

64

“Rezultatet empirike” do të përmbledhë në mënyrë kronologjike të strukturuar

gjetjet empirike të analizës ashtu sikundër edhe përfundimet paraprake të

formuluara.

Seksioni përmbyllës i titulluar “Përfundime dhe rekomandime”, do të përmbledhë

përfundimet e formuluara mbi gjetjet empirike të seksionit paraardhës. Për

rekomandimet e lidhura me problematikën e ngritur nga eseja do të parashikohet një

hapësirë e konsiderueshme. Testet plotësuese të bëra, të nevojshme për vlerësimin e

qëndrueshmërisë së modeleve të zgjedhur, përfundimeve të gjetura dhe derivime

teorike të ekuacioneve të përdorur do të parashikohen në një seksion të veçantë,

“Shtojcë” për esenë në tërësi.

E. Rezultatet e pritshme

Pritet që rezultatet empirike nga përpunimi i të dhënave të jenë në përputhje me

skenarët e ngjashëm të trajtuar nga literatura nga autorë të mëparshëm, si dhe të

reflektojnë më së miri veçoritë e sektorit shqiptar të ujit.

Pritet që variablat si tarifat e ujit, të ardhurat për frymë, lartësia mbi nivelin e

detit, përpjesa e popullsisë që jeton në zonat rurale etj., (atribute demografikë dhe

mjedisorë) apo gjatësia e rrjetit, orët e mbulimit me shërbim nga ana e operatorëve,

shkalla e formalizimit të sektorit (përpjesa e lidhjeve me matësa ndaj numrit gjithsej të

lidhjeve) (atribute të operatorëve) të shpjegojnë kërkesën për ujë të konsumatorëve

shqiptarë.

Meqënëse punimi do të sigurojë të dhëna për të gjithë operatorët, apo 12

prefekturat (të ponderuara), rezultatet empirike dhe rekomandimet e formuluara do të

kenë karakter përgjithësues.

F. Kontributi shkencor i punimit

Vihet re në literaturën teorike se në identifikimin e faktorëve përcaktues të

kërkesës për ujë, kërkohet të merren parasysh faktorë klasikë si tarifat, të ardhurat e

popullsisë dhe karakteristika të tjera të lidhura me të, atribute specifike të lidhur me

konsumatorët familjarë dhe faktorë të tjerë të lidhur me klimën dhe pozitën gjeografike.

Në shtesë të kësaj do të përdoren edhe faktorë të tjerë të kontrolluar nga ana e

operatorëve sikundër janë vëllimi i faturuar i ujit abonentëve familjarë, karakteristika

të rrjetit (gjatësia e tij, prania e matësve të ujit në sistem), tarifat e shërbimit për

abonentët familjarë apo mbulimi dhe kohëzgjatja me shërbim, motivuar nga supozimi

se kërkesa për ujë në sektor derivon edhe nga oferta e garantuar nga operatorët. Kjo ese

e dytë tenton të kontribuojë në këtë pjesë të literaturës.

Përveç një kontributi teorik në literaturë, eseja shkencore do të japë edhe një

përmasë empirike të gjerë nëpërmjet paraqitjes së teknikave më të përshtatshme të

formulimit të funksionit të kërkesës për ujë nga konsumatorët familjarë. Përdorimi i

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

65

modeleve me formë funksionale log – lineare në specifikimin e kërkesës për ujë (nisur

nga funksionet sipas Marshallit të kërkesës) do të mundësonte përftimin e vlerësuesve

që do të përfaqësonin elasticitetet përkatëse (afatshkurtra dhe afatgjata) të kërkesës për

ujë ndaj faktorëve egzogjenë të përzgjedhur. Do të formulohet funksioni i kërkesës për

ujë edhe sipas formës funksionale Stone – Geary (uji është e mirë e domosdoshme dhe

rrjedhimisht kërkesa për ujë nis nga një nivel fillestar jetësor konsumi për të) dhe kjo

do të përbëjë edhe kontributin e rradhës së punimit në aspektin empirik.

Gjetjet empirike të kësaj eseje janë të përdorshme për të vlerësuar dhe

parashikuar kërkesën për ujë të pijshëm dhe si rrjedhim për një shpërndarje efiçiente të

burimeve ujore mes zonave të shërbimit (duke qenë se burimet ujore janë të shpërndarë

në mënyrë jo të njëtrajtshme).

Për t’u evidentuar është konceptimi i esesë në strukturë e trajtim, ndër të vetmit

që tenton të specifikojë kërkesën për ujë të konsumatorëve shqiptarë7 brenda kufizimit

të të dhënave të disponueshme. Për më tepër, punime të ngjashme të fushës në vende të

tjera tentojnë të kenë karakter rajonal; kontributi i këtij punimi është dizenjimi i një

rasti studimor në nivel kombëtar.

G. Kufizimet e punimit

Kufizimet e punimit lidhen kryesisht me besueshmërinë e të dhënave sekondare

të përdorura që vijnë nga deklarimet vjetore të operatorëve pranë DPUK – së apo baza

të dhënash të publikuar nga INSTAT. Të dhënat e përdorur në këtë ese janë sekondare

në nivel mikro (njësitë e vrojtimit janë 12 prefekturat dhe 57 operatorët në sektor).

Përfundimet e nxjerra empirike bazohen në këto të dhëna, niveli i besueshmërisë së të

cilave nuk është plotësisht i garantuar.

Për identifikimin e variablave specifikë të konsumatorëve, mungon një bazë e

dhënash apo statistika mbi sjelljen e konsumatorëve përkundrejt veprimeve të kursimit

të ujit, apo të përzgjedhjes së patjes së depozitave private apo blerjen e ujit të

ambalazhuar përkundrejt konsumimit të ujit nga rrjeti shpërndarës. Përfshirja e këtyre

variablave në model do të shtonte gamën e faktorëve të shqyrtuar për përcaktimin e

kërkesës për ujë të pijshëm dhe do të rriste shpjegueshmërinë e modeleve të sugjeruar.

Së fundmi, mungesa e punimeve të ngjashme për Shqipërinë për analizë

krahasuese në kohë dhe referencë për teknikat përbën një kufizim të punimit dhe krijon

përgjegjësinë e një punimi ndër të vetmit i aplikuar për Shqipërinë.

7 Një punim i ngjashëm i autorit është botuar në vitin 2016. Shih Zeneli dhe Zaho (2016): i vlefshëm on-

line në https://doi.org/10.1016/j.sbspro.2016.11.065 .

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

66

1.1. Rishikim kritik i literaturës

Në këtë seksion do të vlerësohen në mënyrë kritike, punime të përzgjedhura

empirike të mëparshme në çështjen e përcaktimit dhe vlerësimit të faktorëve shpjegues

të kërkesës për ujë të pijshëm të konsumatorëve. Për të qenë sa më i strukturuar seksioni

është ndarë në disa nënçështje në varësi të qëllimit të punimeve të zgjedhura për t’u

rishikuar.

1.1.1. Kërkesa afatshkurtër për ujë e konsumatorëve familjarë

Formalizimi i sektorit, monitorimi i konsumit familjar të ujit

Në fillim të viteve 1900, nisën tentativat e para për të kuptuar konsumin e ujit

të konsumatorëve familjarë dhe efekti i matësave dhe formalizimit të sektorit (Ofwat,

1993b). Russac et al. (1991) gjeti se përcaktuesit kryesorë të konsumit të ujit lidheshin

me atribute të ujit dhe kryesisht me madhësinë e familjeve. Më tej u vrojtua një

variacion i madh i konsumit mesatar ditor të ujit mes familjeve. Metodat e vlerësimit të

kërkesës bazuar në të dhënat e operatorëve të sektorit (të dhënat nga ana e ofertës)

kishin mungesa të identifikimit të sjelljeve individuale apo atributeve të tjera të veçanta

të konsumatorëve familjarë, me efekt në kërkesën për ujë.

Studime mikroekonomike

Interesi për studime mbi sektorin e ujit bazuar në përqasje me elementë

mikroekonomikë, ka nisur njësoj me rritjen e interesit për literaturën në këtë fushë

(Butler, 1993; Atkins, 2007). Teknologjitë e matjes së prurjeve të ujit zhvilluar me

kohën, lejonin që konsumi tërësor i ujit të familjeve të matej dhe të ndahej sipas

qëllimeve të përdorimit (higjenë personale, konsum dhe gatim, veprimtari për

mirëmbajtje kopshti etj.). Kombinuar me të dhëna mbi profilet demografike, punësimit

të anëtarëve të familjeve apo variablave klimatikë, këto të dhëna të mbledhura për çdo

familje mundësojnë kuptimin e përdorimit të ujit nga familjet. Kjo metodë dhe përqasje

shihet e përdorur më së shumti në Amerikë dhe Australi duke lejuar kërkuesit dhe

studiuesit të identifikojnë dhe masin përdorimet e ujit për familje (Makki et al., 2011).

Për më tepër, është me interes edhe studimi i efekteve të ndryshimit të klimës në

konsumin e ujit dhe vlerësimi i këtyre efekteve do të ishte me vlerë në manaxhimin e

burimeve natyrore të ujit.

Eduards dhe Martin (1995) janë pionerët e një studimi që për kohën ishte më i

madhi në Britaninë e Madhe në fushën e konsumit të ujit nga familjet. Ata ndërtuan një

bazë të dhënash prej 1000 pronash të përfshira në studim dhe u zgjodh një kampion prej

100 familjesh i quajtur “Njëqindëshja e artë”. Eksperimenti zgjati për 13 vite. U tregua

se me rritjen e numrit të pjesëtarëve të familjeve, konsumi i ujit për frymë zvogëlohej

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

67

dhe rritej me rritjen e të ardhurave të familjeve. U provua që zonat rurale kishin konsum

më të lartë për frymë se ato urbane duke mbështetur edhe gjetjet e Russac et al.(1991).

Bazat e të dhënave mikroekonomike mundësojnë matjen e vazhdueshme të

përdorimit të ujit dhe efektet në kërkesë të veprimtarive manaxhuese në nivel familjeje.

Për më tepër këto tipe të dhënash mundësojnë gjurmë sasiore të efektivitetit të kostove

dhe përputhjes së ofertës dhe kërkesës nga ana manaxheriale. Megjithatë mbledhja e

këtyre të dhënave është e kufizuar nga nevoja për kapital dhe kostot operative të

mbledhjes dhe mirëmbajtjes. Mbështetja e studimeve në këto tipe bazash të dhëna është

konceptualisht e kufizuar, përdorimi i kombinuar me të dhëna cilësore mikro mund të

diktojë informacion të pavrojtuar nga të dhënat sasiore mikro të përdorura (Sharp et al.,

2011).

Studime mbi kërkesën për ujë në stinën me kërkesë të lartë

Studime të vazhdueshme në kohë mbi kërkesën e matur për ujë, japin

informacion të brendshëm mbi faktorët që ndryshojnë me kohën (Kowalski dhe

Marshallsay, 2005). Studimi pioner mbi këtë mban emrin e Kowalski dhe Marshallsay

(2005), në sektorin e ujit në Britaninë e Madhe, me të dhënat e 13 kompanive për

përdorimin e ujit nga familjet. Të dhënat u kombinuan me të dhëna socioekonomike

dhe tregues të tjerë të stilit të jetës të mbledhur për 250 familjeve me konsum të matur

me matësa dhe 500 të tjera pa matësa dhe me lidhje të formalizuara në rrjetin

shpërndarës. Baza e të dhënave e krijuar është nga më të gjerat në Britaninë e Madhe.

Të dhënat u ndanë në: të dhëna për stinën e verës (si stina e pikut të përdorimit të ujit)

dhe të dhëna për pjesën tjetër të vitit. U gjet se 60% e ndryshimit të konsumit të ujit

gjatë stinës së verës, vinte nga sjelljet dhe treguesit e motit të përfshirë në model.

Modeli fatkeqësisht nuk u përdor nga autorët për të dhënat e stinës së verës me

justifikimin që vëllimi i kampionit të të dhënave ishte i vogël dhe “noisy”. Për rastin në

fjalë, u përdor analizë krahasuese dhe u analizua tendenca e atributeve mikro të ujit

gjatë fundjavave përgjatë stinës së verës dhe jashtë saj. U gjet se përdorimet më të

shpeshta të ujit ishin për higjenë personale, për makinën larëse të enëve dhe të teshave.

Për më tepër, një analizë më e sofistikuar e mëtejshme veçoi çdo ditë të javës dhe

bashkoi informacionin sasior nga matësat e vrojtuar me informacion cilësor prej

vrojtimit të familjeve dhe intervistave me grupet e fokusit. Gjetjet e dy autorëve

përdoren në shumë studime ndërkombëtare si referencë.

Studime me bazë ditore

Butler (1993) për studimin e efektit të ditëve të javës në përdorim e ujit përdori

një pyetësor ditor të strukturuar. U vrojtuan sjelljet dhe zakonet e përdorimit të ujit të

28 familjeve (76 pjesëmarrës individualë). Shumica e tyre (mbi 50%) ishin në nivel

manaxherial punësimi (një limitim i zakonshëm ky për studime të ngjashme ku synohet

të devijohet drejt studimit të personave më të edukuar dhe më të ndërgjegjshëm në

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

68

përdorimin e ujit). Qëllimi fillestar i studimit ishte të kuptuarit e përdorimeve të ujit.

Kampioni u mblodh për shtatë ditë me rradhë në muajin dhjetor 1987. Individët që

pranuan të jenë pjesë e studimit, mbanin shënime të hollësishme ditore mbi përdorimet

e ujit duke shënuar vëllimet mesatare dhe normat e prurjeve të ujit. Higjena personale

ishte përdorimi më i shpeshtë i ujit, ndjekur nga gatimi dhe larja e teshave. U vu re se

norma ditore mesatare individuale e konsumit të ujit ishte më përfaqësuese e kërkesës

për ujë se përdorimi i ujit në nivel familjeje. Studime cilësore si ky i Butler (1993),

mundësuan një mënyrë për të përfshirë rutinën ditore dhe zakonet në përdorimin e ujit

të individëve, konsideruar si përdorimi “normal” i ujit.

1.1.2. Kërkesa afatgjatë për ujë e konsumatorëve familjarë

Modelet e bazuar në lidhjen: pronësi – shpeshtësi – vëllim

Një nga studimet më të cituara të kërkesës afatgjatë të ujit në Britaninë e Madhe

e lidhur posaçërisht me ndryshimet e klimës është ai i Herrington (1996). Sasia e

kërkuar për frymë e ujit u parashikua deri në vitin 2020 duke përdorur të dhëna nga

oferta e ujit. Deri në atë kohë ishte pranuar gjerësisht se përdorimi i shkuar, aktual dhe

i ardhshëm i ujit nga konsumatorët familjarë mund të shpjegohet nga informacioni mbi

pronësinë e pajisjeve përdoruese të ujit, shpeshtësinë e përdorimit dhe ndërrimit të tyre.

Analiza përfshiu periudhën 1976 – 1991 për ndërtimin e një modeli për parashikimin e

kërkesës për ujë.

Duke supozuar mospatje të ndryshimeve të politikave të ujit dhe formalizimit

të sektorit përmes matjes, u parashikua se për periudhën 1991 – 2021 konsumi për

frymë i ujit në tre rajonet e marra në studim do të rritej me 20%. Autori përdori gjykim

eksperti për identifikimin e përdorimeve të ujit që janë me të ndjeshme ndaj

ndryshimeve klimaterike dhe vlerësoi ndikimin potencial të tyre. U parashikua se do të

kishte zvogëlim të përdorimit të ujit në tualet, meqë në të ardhmen parashikohej

dizenjimi i pajisjeve më kursyese të ujit dhe rritje e përdorimit të ujit për higjenën

personale dhe larje e pastrim meqenëse pritej dizenjimi i pajisjeve që përdornin më

shpesh ujin.

Analizë regresioni

Atkins (2005, 2007) përdori të dhënat e rajonit lindor të Anglisë për formulimin

e modeleve të regresionit për kërkesën për ujë të konsumatorëve familjarë bazuar në

përdorimet e ujit, mënyrat e faturimit, pozitën gjeografike të rajoneve dhe kushtet

meteorologjike. U gjet se modeli shpjegonte 80% të luhatjes së kërkesës ditore për ujë

të familjeve për periudhën 2001 – 2004. Megjithatë u vu re një prirje e modelit për të

nënvlerësuar periudhat e pikut (treguar nga Herrington, 1996) dhe efekti i përdorimit

individual të ujit ishte i korreluar me nivelin agregat të ujit të familjeve. U gjet se kishte

shumë volatilitet në përdorimet e ujit dhe potencial të rëndësishëm statistikisht, për

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

69

devijime për kampione të vogla. Megjithatë, informacioni mbi prirjet cilësore të

përdorimit individual të ujit dhe ndikimi i temperaturave dhe i pranisë së matësve ishte

i përdorshëm për planifikim të përdorimit të burimeve ujore.

Kërkesa afatgjatë për ujë në periudhat me kërkesë të lartë

Analiza e Herrington (1998) mbi rajonin e jugut dhe të lindjes së Britanisë së

Madhe mbi kërkesën për ujë të familjeve, u përdor gjerësisht si referencë sepse

identifikoi kërkesën në periudhat e pikut më tepër se kërkesën mesatare. Përbërës mikro

të kërkesës, të vrojtuar për shtatë ditë, u derivuan nga vrojtime të detajuara ditore të

përdorimeve të ujit të studimeve të mëparshme. Më tej, kërkesa për ujë në periudha të

kërkesës së lartë u parashikua deri ne vitin 2021 duke marrë parasysh ose jo ndryshimet

e klimës. Herrington (1998) gjeti që ndryshimet klimatike ishin faktori kryesor i

prirjeve vjetore dhe përgjegjës për 30 – 70% të luhatjes së kërkesës në periudhat e pikut

në 4 rajone. Ndjekur nga Goodchild (2003), kjo përqasje u materializua në një model

të shumëfishtë regresioni linear për një kampion prej 41 familjesh, për një periudhë

studimi 6 vjeçare duke shqyrtuar 10 variabla të klimës dhe motit. Modeli u përdor për

parashikimin e kërkesës për ujë deri në vitin 2020 duke marrë parasysh 4 skenarë të

ndryshëm të klimës8.

Mikrosimulime dhe modelime ekonometrike

Shumë studime për parashikimin e kërkesës për ujë përdorin një përqasje me

një përbërës mikro sepse mundëson analizën e kërkesës ndërmjet familjeve

(Herrington, 1996; Atkins, 2007). Megjithatë duhet vendosur mes analizave të

detajuara mikro dhe madhësisë së të dhënave (kosto të larta të mbledhjes së të dhënave

dhe vështirësi në pjesëmarrjen e familjeve në studim). Disa studime, si zgjidhje të

vështirësive të përmendura, përdorin mikrosimulime dhe modelime ekonometrike për

të krijuar një bazë të hollësishme të dhënash dhe sintetike mbi kërkesën për ujë të

familjeve për një zonë të vogël (Mitchell, 1999). Vlerësuesit derivojnë nga një rang i

gjerë variablash të lidhur me tregues klasikë si vendndodhja, tipi i banesës, mosha,

gjinia, përkatësia etnike. Popullata në nivel mikro krijohet duke lidhur probabilitetet e

kushtëzuara që lidhin variablat e sipërpërmendura.

Williamson et al. (2002) krijoi përqasjen e një “mikrosimulimi statik” dhe

përfshiu në studim 60 familje, për të rimatur përbërësit mikro të të dhënave duke

përdorur rregjistrime anonime të Censusit të vitit 1991 në Angli. Projektimet e

popullsisë qenë linearisht të shkallëzuara nga kampioni i përzgjedhur deri në nivel

distrikti. Ky supozim ishte i dobët për shkak të zhvillimeve demografike që nuk janë

lineare dhe nuk ruajnë të njëjtin profil moshe dhe gjinie. Të dhënat mikro nga 1.83

8 UK Climate Impacts Program (UKCIP).

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

70

milionë familje u përdorën për të parashikuar kërkesën për ujë të familjeve duke

prodhuar projeksione të serive kohore deri në vitin 2020.

1.1.3. Modelimi i kërkesës, metodat e vlerësimit, variablat

Modelimi i kërkesës për ujë

Me rritjen e kërkesës për ujë në dekadat e fundit, operatorët në sektorin e ujit do

të përballen me problemin e ofrimit të sasisë së kërkuar të ujit. Vendosja e çmimit të

ujit së bashku me reforma të tjera, rezultuan teknika efiçiente për të kontrolluar

konsumin e ujit. Shumë studime janë ndikuar nga vendosja e çmimit të ujit dhe efektet

e kësaj teknike. Shumë të tjera shfrytëzuan studime të mëparshme të ngjashme lidhur

me kërkesën për energji elektrike (Taylor, 1975).

Shumë prej studimeve përdorën modele regresioni bazuar në të dhënat e

mbledhura gjatë vrojtimeve të ndryshme në rajonet ku çmimi i ujit kishte pësuar rritje.

Përqasjet e përdorura janë të ndryshme dhe nuk ka një konsensus të përbashkët se cila

nga metodat është më e saktë në parashikimin e kërkesës për ujë. Kjo për faktin se secili

rajon i studiuar ka veçoritë e tij për treguesit socioekonomikë në përdorimin e ujit. Në

shumë studime, karakteristikat e familjeve, çmimet e ujit, ndryshimet klimatike dhe

sezonale kanë rezultuar se ndikojnë më së shumti në elasticitetin e kërkesës për ujë në

lidhje me çmimin. Studime të ngjashme datojnë që prej viteve 1960 në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës. Pas viteve 1990, metodat e kursimit dhe teknologjitë efiçiente

për ujin nisën të merrnin vëmendje të veçantë. Gjithashtu, në të njëjtën linjë, studime

të ngjashme janë bërë edhe për vende të Europës.

Specifikimi i modeleve

Shumë prej modeleve të kërkesës për ujë në literaturë janë modele regresioni.

Përdoret tipikisht modeli ku kërkesa për ujë varet kryesisht nga çmimi i ujit, të ardhurat

konsumatorëve dhe një vektor variablash si karakteristika të familjeve, moti dhe klima

etj. (Arbues et al., 2003). Format më të zakonshme funksionale të përdorura janë ato

lineare dhe logaritmike apo Stone – Geary dhe nuk ka një mendësi për formën që jep

rezultatet më të mira. Disa studiues përcaktojnë atë formë funksionale të kërkesës që

është më e përshtatshme me të dhënat.

Agthe dhe Billing (1996), argumentuan se forma logaritmike siguron

koeficientë të vlerësuar që shërbejnë si elasticitete të kërkesës për ujë në lidhje me

variablat egzogjenë të marrë në shqyrtim. Ndërsa sipas Arbués et al. (2003), forma

funksionale lineare ka disavantazhin se në disa nivele të çmimit, kërkesa për ujë do të

jetë zero, e cila nuk është logjike meqë individit i duhet një nivel minimal uji të

konsumuar për të mbijetuar. Përsa i përket metodave më të përdorshme të vlerësimit,

metoda OLS (Ordinary Least Squares), 2LS (Two – stages Least Squares) dhe ML

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

71

(Maximum Likelihood) janë metodat më të përdorshme në literaturë. Natyrisht zgjedhja

e metodës më të përshtatshme i takon studiuesit sipas qëllimit të studimit ose natyrës

së të dhënave në dispozicion.

Në këtë linjë të literaturës do të jetë edhe kjo ese: variablat e përzgjedhur do të

jenë ato që diktohen nga literatura teorike dhe modeli më i mirë nga forma funksionale

do të jetë ai që i përshtatet dhe shpjegon më mirë të dhënat e sektorit shqiptar të ujit.

Në tabelën mëposhtë (Tabela 20) përmblidhen disa nga punimet më kryesore të

përdorura për referencë teorike nga eseja.

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

72

Tabela 20: Përmbledhje e literaturës e esesë së dytë.

Autori/Autorët Fokusi Shënime përkatëse mbi punimin

Gaudin, S. (2006)

Çmimet në kërkesën për ujë. (Teksas,

USA)

U vlerësuan funksionet e formës Stone – Geary për kërkesën për ujë.

Hajispyrou, S. et al (2002)

Kërkesa rezidenciale për ujë. (Qipro)

U matën elasticitetet e kërkesës për ujë dhe u vlerësuan efektet në mirëqënie të konsumatorëve.

Hansen, L.G. (1996) Kërkesa rezidenciale për ujë. (Danimarkë) U matën elasticitetet e kërkesës për ujë në lidhje me çmimin përkatësisht në vlerën – o.1.

Periudha mbulonte vitet 1981 – 1990.

Hortová, J., Kristoufek, L. (2014) Elasticitetet e kërkesës për ujë.

(Republika Çeke)

U matën elasticitetet në lidhje me çmimin dhe të ardhurat e konsumatorëve. Elasticiteti

afatshkurtër në lidhje me çmimin rezultoi – 0.20 ndërsa ai afatgjatë – 0.54.

Martins, R., Adelino, F. (2007) Kërkesa rezidenciale për ujë. (Portugali) Me një studim për 5 bashki për periudhën 1998 – 2003, u gjet një elasticitet në lidhje me çmimin

në vlerën – 0.558 dhe variabli temperaturë rezultoi statistikisht i rëndësishëm pozitivisht.

Martínez – Espiñeira, R. (2002) Kërkesa rezidenciale për ujë. (Spanjë) Vlerësoi funkionin e kërkesës për ujë për një panel të pabalancuar të dhënash prej 132 bashki

dhe u vlerësua elasticiteti në lidhje me çmimin në rangun ( – 0.12; – 0.17). Uji rezultoi një e

mirë normale.

Mazzanti, M., Montini, A. (2006)

Kërkesa rezidenciale për ujë. (Itali) Përveç çmimit dhe të ardhurave, variablat socioekonomikë rezultuan me nivel të ulët rëndësie

ose statistikisht të parëndësishëm. Elasticitetet u vlerësuan përkatësisht – 1.33 dhe 0.99.

Nauges, C., Thomas, A. (2000)

Kërkesa rezidenciale për ujë. (Francë)

U gjetën gjurmë se çmimi i ujit varej nga karakteristikat e rajoneve dhe shkaktonte endogjenitet

të çmimit në funksionin e kërkesës. Elasticitetet e vlerësuar ishin të rëndësishëm dhe afër vlerave

të punimeve të ngjashme.

Nauges, C. , Reynaud, A. (2001) Variabla socioekonomike dhe meteorologjike u përfshinë në funksionin e kërkesës për ujë dhe

elasticiteti në lidhje me çmimin u vlerësua në dy rajone përkatësisht – 0.22 dhe – 0.08.

Statzu, V., Strazzera, E. (2011)

Kërkesa rezidenciale për ujë Sardenjë.

(Itali)

Përveç gjetjeve të ngjashme me punime të tjera të fushës, u gjet se lartësia mbi nivelin e detit

ndikon negativisht (statistikisht e rëndësishme) në kërkesën për ujë.

Vanhille J. (2012)

Politikat e çmimit të ujit.

(Belgjikë)

U eksplorua roli i karakteristikave sociodemografike të familjeve në Belgjikë duke përdorur

vëllimin e ujërave të përdorur të matur në sistemin shkarkues. U vu re një heterogjenitet në

vendosjen e çmimeve i cili u përdor për ndërtimin e një modeli kuadratik kërkese që lejonte

matjen e elasticiteteve të ndryshme ndaj çmimit të kërkesës për ujë të familjeve.

Burimi: Autori.

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

73

1.2. Përmbledhje e treguesve mbi burimet ujore natyrore

Ky seksion do të ndërtojë një panoramë përshkruese të gjithë burimeve ujore

natyrore në Shqipëri, si pikënisje e domosdoshme mbi politikat e manaxhimit të

burimeve ujore apo shpërndarjes (alokimit) të drejtë të tyre mes sektorëve të ekonomisë.

1.2.1. Rrjeti hidrografik

Për shkak të sasisë së madhe vjetore të reshjeve dhe për faktin se pellgu

hidrografik i Shqipërisë mbulon një sipërfaqe të gjerë pre 43,305 km2 (50% më e gjerë

se sipërfaqja e vendit) vendi ynë dallohet për rezerva të bollshme ujore9. Fluksi rrjedhës

vjetor është 39.22 bilion m3 në vit me 86% të fluksit vjetor gjatë stinës së lagësht të

dimrit (Tetor – Maj) dhe pjesa e mbetur gjatë stinës së thatë (Korrik – Shtator).

Sasia gjithsej e burimeve ujore të ripërtëritshme është 13,300 m3 për frymë, 65%

e të cilës është prodhuar brenda territorit dhe 35% nga rrjedhjet prej vendeve fqinje. Në

kombinim me karakteristikat poroze, karstike të rezervave të ujërave nëntokësorë, sasia

tërësore e burimeve ujore nëntokësore të ripërtëritshme është rreth 1,250 milion m3 në

vit, e shpërndarë në 5 shtresa kryesore gjeologjike.

Shtatë lumenj kryesorë në 6 pellgje të mëdhenj derdhen në detin Adriatik si

Drini, Mati, Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa. Rreth 25l liqene zënë rreth

4% të territorit; më të mëdhenjtë (Prespa, Ohri dhe liqeni i Shkodrës) i përkasin sistemit

lumor të Drinit. Përveç këtyre ka edhe shumë liqene të vegjël të vendosur në lartësitë e

maleve me origjinë karstike ose akullnajore.

Figura 14 na jep një paraqitje të 6 pellgjeve ujore të Shqipërisë. Ndarja e mësipërme

në 6 pellgje ujore10 ku 1/3 e sipërfaqes së tyre ndodhet jashtë territorit të shtetit shqiptar

(Mal i Zi, Maqedoni, Kosovë e Greqi) është bërë edhe në funksion të manaxhimit të

tyre dhe përbërja është si mëposhtë:

9 “Environmental Performance Reviews”, Second Review, United Nations Economic Commission For

Europe, 2012. 10 Selenica, A. (2018) “Water resources of Albania”, e vlefshme on-line :

http://medhycos.mpl.ird.fr/fr/project/who/pres/alb-pre.htm

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

74

Figura 14: Rrjeti hidrografik në Shqipëri.

Burimi: United Nations Cartographic Section, 2011.

Pellgu i Drinit

Për njësinë e Drinit dallohen tre rezerva të mëdha nëntokësore:

1. E para në veri të Shkodrës, përgjatë liqenit të Shkodrës, në zonën e Shkodrës

dhe Malësisë së Madhe. Përfshin pusin e Dobraçit, që furnizon me ujë

qytetin e Shkodrës me një kapacitet 80 litra për sekondë me ujë të pijshëm

të një cilësie të mirë. Kjo rezervë ujore nuk përmbush në sasi dhe cilësi me

shërbim ujë të pijshëm Koplikun dhe zonat përreth.

2. E dyta në anën e majtë të rrjedhjes së Drinit.

3. Për zonën e Hasit uji përftohet kryesisht nga puset.

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

75

Rezervat nëntokësore të Drinit furnizohen nga burimet, 65 prej tyre kanë një fluks gjatë

stinës së lagësht prej 100 litra në sekondë, kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe,

Tropojë, Kukës, Dibër dhe Bulqizë. Cilësia e këtyre burimeve është e mirë, prurja është

e qëndrueshme me një gradë të ulët fortësie (5 – 8 gradë German).

Pellgu i Matit

Në pellgun e Matit, një rezervë nëntokësore është gjetur, përreth origjinës së

lumit duke u shtrirë prej Lezhës në veri dhe në Mamurras në jug. Nxjerrja e ujit nga

puset varion nga 0.1 litër në sekondë në 80 litra në sekondë (puset në veri, në afërsi të

Lezhës kanë prurje lehtësisht më të madhe se të tjerët) ndërsa cilësia varion nga e mirë

në cilësi të keqe me sasi të tepërt klori dhe pH të lartë. Nivelet e ujit të pijshëm të

rezervuarit janë zëvendësuar nga ujërat bazikë, fakt ky që duhet të merret në konsideratë

në shfrytëzimin e këtij rezervuari. Teknika moderne modelimi duhet të përdoren për

përcaktimin e sasisë optimale që duhet nxjerrë në çdo pikë. Puset me vendndodhje në

jug të Matit, afër Laçit, rregjistrojnë prurje të niveleve të ulëta dhe përgjithësisht të

ujërave të kripura. Për pjesën tjetër të basenit, ujërat nëntokësorë janë në formën e

burimeve, rreth 13 të tilla me prurje 100 litra në sekondë në dimër, kryesisht gjatë zonës

së Matit. Burimi i Urakës ka një prurje prej 20 m3 në sekondë, me cilësi të mirë me

ujëra të butë të pijshëm.

Pellgu Erzen – Ishëm

Përmbledh dy rezerva të mëdha nëntokësore, një përgjatë lumit Erzen dhe një

përgjatë lumit Ishëm. Një pikë shfrytëzimi është në afërsi të Fushë Krujës, me një prurje

0.5 – 20 litra në sekondë me një cilësi të pranueshme të ujit të pijshëm. Një tjetër

ndodhet përreth Tiranës, me shumë puse të hapura me prurje që tejkalojnë 100 litra në

sekondë dhe me cilësi të ndryshueshme. Rezervat e Erzenit nuk përdoren në shkallë të

gjerë, disa burime gjenden përreth pellgut Erzen – Ishëm, disa ndodhen afër Krujës që

japin ujë me fortësi të lartë e të tjerat në afërsi të Tiranës, burime me fluks të lartë dhe

ciësi shumë të mirë të ujit që përdoret për furnizimin me ujë të popullatës së kryeqytetit.

Pellgu i Shkumbinit

Janë tre rezerva nëntokësore të basenit të Shkumbinit:

1. E para në afërsi të Rrogozhinës dhe Kavajës për përdorim të zonës.

2. E dyta deri në afërsi të Lushnjes, burimi tradicional i Kolonjës siguron ujë të

një cilësie të lartë; zhvillimet e reja në afërsi të shtratit të lumit Shkumbin (në

Çermë) nuk kanë cilësi të mirë, shpesh edhe me probleme në erë të ujit dhe me

disponibilitet të ujit rreth 160 litra në sekondë.

3. E treta përreth Elbasanit, në të dyja anët e lumit, ujërat nëntokësorë janë tepër

të bollshëm, me puse që sigurojnë mbi 100 litra në sekondë, me cilësi uji

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

76

përgjithësisht të mirë (me disa raste të rregjistruara të përmbajtjes së lartë me

sulfate).

18 burime kryesore janë identifikuar në basenin e Shkumbinit, me vendndodhje në

zonën malore dhe në afërsi të Elbasanit, me prurje të ndryshueshme dhe me fortësi

mesatare të ujit.

Pellgu i Semanit

Njihet për rezerva të pakta ujore nëntokësore e megjithatë përfshin dy “pellgje“

kryesore:

1. I pari që mbulon me ujë kryesisht Korçën, puset në këtë zonë kanë prurje

mesatare (disa litra në sekondë), me cilësi uji përgjithësisht të mirë që mbulon

nevojat e qytetit të Korçës me ujë të pijshëm (përveç disa rasteve me përmbajtje

të lartë të nitrateve dhe hekurit për shkak të aktivitetit intensiv agrikultural të

rajonit).

2. I dyti, në luginën e Osumit në afërsi të Beratit dhe Kuçovës, me prurje të

mjaftueshme për nevojat lokale për ujë të pijshëm, por me cilësi të dobët dhe

relativisht larg standardeve kombëtare të ujit.

18 burime kryesore janë identifikuar në basenin e Semanit, me prurje të variueshme,

me fortësi uji që varion nga e ulët në lehtësisht e lartë (kryesisht në Korçë dhe Berat).

Pellgu i Vjosës

Baseni i Vjosës është i pasur me ujëra nëntokësorë, duke përfshirë tre rezerva të mëdha

ujore:

1. E para, është përgjatë luginës së Vjosës, furnizon qytetin e Fierit me më shumë

se 1 m3 në sekondë më ujë të cilësisë së mirë prej pusit Kafaraj, e paprekur nga

ujërat e ndotur të mbartura nga Semani në zonat afër. Pusi në Novoselë afër

Vlorës, ka gjithashtu prurje të konsiderueshme (rreth 80 litra në sekondë) dhe

cilësi të mirë uji (përveç disa rasteve të rregjistruara me përmbajtje të lartë

nitritesh dhe nitratesh).

2. E dyta përreth Sarandës dhe Butrintit, e cila siguron pjesë nga furnizimi me ujë

të pijshëm i Sarandës, uji ka një cilësi të rregjistruar shumë të mirë dhe prurjet

janë në nivelet e 100 litrave në sekondë vetëm për Sarandën.

3. E treta është me vendndodhje në luginën e Drinos, përreth Gjirokastrës, e cila

furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Gjirokastrës. Cilësia e ujit është shumë e

mirë dhe me prurje të rregjistruar deri në 90 litra për sekondë vetëm për

Gjirokastrën.

Në pellgun e Vjosës janë 47 burime me prurje të qëndrueshme. 12 burime rregjistrojnë

prurje më shumë se 1 m3 në sekondë dhe disa prej tyre janë nga burimet më të mëdha

në rang vendi si: Syri i Kaltër (rreth 20 m3 në sekondë), Uji i Ftohtë në afërsi të

Tepelenës etj. Uji ka cilësi të mirë dhe fortësia luhatet nga e ulët në mesatare, përveç

në afërsi të bregdetit Jonian, që arrin nivelin e fortësisë 20 – 30 gradë German.

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

77

Prurja mesatare vjetore e lumenjve në Shqipëri, është rreth 1300 m3 në sekondë

(rreth 25 litra në sekondë për km2), një prej më të lartave në Europë. Uji në sipërfaqe

përfshin edhe liqenet natyrorë të Ohrit, Prespës dhe Shkodrës, një tërësi liqenesh të

vegjël dhe ujëmbledhës të ngritur përgjatë lumenjve kryesorë: Fierzë, Koman, Vau i

Dejës përgjatë Drinit, Ulza dhe Shkopeti përgjatë Matit dhe Banja në lumin e Devollit.

Laguna të shumta janë të pozicionuara përgjatë vijës bregdetare, më të mëdhatë janë

laguna e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit. Reshjet mesatare vjetore në Shqipëri

rregjistrohen në nivelin 1485 mm dhe vëllimi mesatar vjetor i ujit derdhur në det nga

lumenjtë është 41 km3. Ky vëllim i korrespondon derdhjeve mesatare prej 1300 m3 në

sekondë të lumit Po në Itali. Një përmbledhje e treguesve të rrjetit hidrografik paraqitet

në Tabelën 21 si vijon:

Tabela 21: Pasqyrë përmbledhëse e treguesve të baseneve ujore.

Parametri Drini – Buna Mati Ishëm –

Erzen

Shkumbini Semani Vjosa

Sipërfaqja (km2) 6,998 2,993 1,433 2,444 5,649 4,365

Numri i banorëve 437,686 134,027 1,012,150 295,827 968,459 247,816

Numri i lumenjve

kryesorë

2 1 3 1 1 1

Numri i degëve 5 2 3 1 3 3

Gjatësia e lumit

kryesor (km)

285 144 74 dhe 108 181 281 192

Prurjet vjetore

mesatare (m3/s)

680 103 55.5 63.6 83.2 176

Numri i liqeneve të

mëdha

3 – – – – 1

Numri i

rezervuarve

bujqësorë

80 40 95 85 115 95

Cilësia e ujërave

sipërfaqësore

Mirë –Shumë

mirë

Mesatare Moderuar Mirë –

Shumë

mirë

Mesatare Mesatare

Rezervuarët për

ujitje

Përdorim i

lartë

Përdorim

mesatar

Përdorim i

lartë

Përdorim

mesatar

Përdorim i

lartë

Përdorim i

lartë

Numri i

hidrocentraleve

4

2

0

2

0

Koncesionet e

hidrocentraleve

148 85 4 112 104 65

Përdorimi sipas

industrisë

Përdorim i

lartë

Përdorim

mesatar

Përdorim

mesatar

Përdorim

mesatar

Përdorim i

lartë

Përdorim

mesatar

Numri i akuiferëve

kryesorë të

përdorur 11

3

1

2

3

2

5

Rreziku nga

thatësirat

i Ulët i Ulët Mesatar Mesatar Mesatar Mesatar

Rreziku nga

përmbytjet

i Lartë Mesatar i Ulët i Ulët i Lartë i Lartë

Burimi: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.12

11 Banka Botërore (2012). 12 “Strategjia Kombëtare për Manaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore”, Ministria e Bujqësisë,

Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, 21 Dhjetor 2016.

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

78

1.2.2. Efektet e ndryshimeve klimatike

Studime të ndryshme13 kanë treguar se rajoni i Mesdheut është shumë i ndjeshëm ndaj

ndryshimeve klimatike. Si rrjedhojë, dukuri meteorologjike si temperatura ekstreme

apo ndryshime në vëllimin e reshjeve do të shkaktonin humbje ekonomike të

rëndësishme dhe do të vinin në rrezik zhvillimin ekonomik. Një shok klimaterik do të

rregjistronte rreth 20% ndryshim në prodhim dhe 10% ndryshim në vlerën e eksporteve.

Njësoj si vendet e tjera të Europës Juglindore, Shqipëria tregon për mungesë të

parashikimit dhe implementimit të masave paraprake për t’u përballur me ndryshime të

ardhshme klimatike. Duke u përqendruar në manaxhimin e sistemeve të ujit, efektet e

ndryshimeve klimatike pritet të shprehen si mëposhtë:

Situata ekstreme si thatësira apo përmbytje do të ndodhnin më shpesh dhe do të

ishin më intensive; kostot e punimeve për mbrojtjen nga përmbytjet do të

rriteshin së bashku me kostot e infrastrukturës përkatëse.

Për shkak të rritjes së temperaturave dhe shkallës së lartë të avullimit të ujërave,

thatësira do të ndikonte kryesisht në shkallën e ujitjes së zonave bujqësore.

Rënia e fluksit të lumenjve do të prekte ofertën e ujit të pijshëm (ofertë kjo që

edhe në kushte të zakonshme është shumë e ndryshueshme dhe e vështirë për

t’u parashikuar).

Mungesa e ujit do të jetë kryesisht e rëndësishme në verë, gjatë sezonit turistik

dhe gjatë periudhave të rritjes së konsumit të ujit të pijshëm, kryesisht në zonat

me dendësi të lartë të popullsisë.

Për territorin e Shqipërisë nuk janë realizuar kërkime të posaçme për ndryshimet e

klimës dhe ndikimet në sistemet e burimeve ujore, sikundër ndryshimet në intensitetin

dhe frekuencën e reshjeve të dendura, përmbytjeve apo thatësirave.

Parashikimet e ndryshimeve klimatike

Shqipëria ka një klimë subtropikale si pjesë e pellgut klimaterik të Mesdheut,

me temperatura që rriten gjatë stinës së verës, një verë e nxehtë dhe e thatë dhe me një

dimër të butë me vëllim të madh reshjesh. Në qoftë se do të rriteshin temperaturat në

Europë, zona e Mesdheut do të kishte rritje më të madhe të temperaturave dhe zvogëlim

të numrit të ditëve me reshje. Si pasojë rritet rreziku i prekjes nga thatësira14.

Nga ratifikimi i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet

Klimatike (UNFCCC), Shqipëria, ka raportuar disa simulime mbi ndryshimet e

klimës15 (Ministria e Ekonomisë, 2002) me një periudhë bazë 1960 – 1990. Skenarët e

13 UNEP, Mediterranean Action Plan (2009). “Evaluation of the economic impacts of extreme events in

Mediterranean countries”, Athens. 14 Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. 15 Ministria e Ekonomisë (2002), “The First National Communication of the Republic of Albania to the

United Nations Framework Convention on Climate Change”, Tirana, Albania.

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

79

simuluar parashikojnë një normë të rritjes së temperaturës me 1 gradë Celsius deri në

vitin 2025 dhe për 25 vite më pas një rritje me 0.8 gradë Celcius më shumë. Për vëllimin

e reshjeve deri në vitin 2025 parashikohet rënie me 3.8% dhe me 6.1% pas 25 viteve të

tjerëve (rreth vitit 2050 në zonat malore pritet që niveli mesatar i reshjeve të luhatet në

nivelin 2,650 – 2,850 mm). Në përmbledhje, ndryshimet e pritshme në temperaturë dhe

në nivelin e reshjeve do të sjellin në mënyrë të pashmangshme zvogëlim të burimeve

ujore me efekte të drejtpërdrejta në ekosistemet natyrore dhe popullsi.

Thatësirat

Zvogëlimi i pritshëm i vëllimit të reshjeve do të sillte drejpërsëdrejti zvogëlimin

e prurjeve të lumenjve. Studimet tregojnë se prurjet do të zvogëloheshin nga 1.2 – 2.1%

për çdo 1% zvogëlim të reshjeve (Arias et al., 2014). Deri në vitin 2050, nga studimet

e realizuara, burimet ujore shqiptare pritet të zvogëlohen më masën 14%. Nga

simulimet e skenarëve të ndryshëm, parashikohet se rrjedha e ujërave në stinën e nxehtë

do të zvogëlohet 2 – 4 herë krahasuar me rrjedhën aktuale deri në vitet 2050 (CESR,

2011). Më specifikisht është parashikuar që raporti mes nxjerrjes së ujit dhe

disponueshmërisë së tij në basenet Erzen – Ishëm do të shënojë rënie në verën e vitit

2050 (për skenarin e simuluar më pozitiv) ndërsa pellgu i Vjosës për të njëjtën periudhë

do të shënojë një mungesë mesatare të ujit (e pavlerësuar nga ana sasiore për skenarin

e simuluar më negativ) (CESR, 2011).

Uji nëntokësor i disponueshëm

Meqenëse në nënçështjet e mësipërme u fol për ndryshimet e pritshme të nivelit

dhe intensitetit të reshjeve apo ndryshimit të temperaturave, edhe vëllimi i ujit i

disponueshëm në sistemet ujore nëntokësore pritet të ketë ndryshim si parametër i varur

nga kohëzgjatja dhe intensiteti i reshjeve, nga luhatja e nivelit mesatar të temperaturave,

veçoria e dherave për avullim ose ruajtje të lagështirës dhe bimësia (UNFCCC, 2011).

Në mënyrë të veçantë, aftësia e rimbushjes së rezervave ujore nëntokësore varet edhe

nga tipologjia e dherave: sa më porozë të jenë dherat, në situatat e shirave jo të dendur

dhe jo të shpeshtë, aq më shpejt do të përthithnin ujin, shumë më shpejt se bimësia apo

procesi natyror i avullimit të ujit (UNFCCC, 2011).

Sipas simulimeve parashikohet që rezervat ujore të disponueshme do të

zvogëlohen në Mesdhe, niveli mesatar i avullimit do të rritet me 0.1 – 0.2 mm në ditë,

shoqëruar me rritjen e nivelit të detit, duke zëvendësuar ujërat e ëmbla me ujërat e

kripura të ujëmbledhësve nëntokësore (akuiferëve) me ujëra të ëmbël (DKU, 2012)16.

Në përmbledhje, ndryshimet e pritura në klimë, do të ndikonin në mënyrë të

pashmangshme në vëllimin e ujërave nëntokësorë të disponueshme (Portmann et al.,

2010).

16 Direktiva Kuadër e Ujit.

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

80

Përmbytjet

Të flasësh për përmbytjet nga reshjet e shiut kryesisht në periudhën mes

Nëntorit dhe Marsit është një problem i zakonshëm për Shqipërinë (Selenica, 2011).

Më të prirura për t’u përmbytur, përcaktuar edhe nga pozita gjeografike, janë ultësirat

perëndimore dhe basenet ujore të Vjosës dhe Drinit (Banka Botërore, 2013). Fenomeni

i përmbytjeve nga reshjet ka ndikim ekonomik sepse shkakton dëme në toka bujqësore,

dëmton infrastrukturën dhe ndërpret shërbimet e ujit të pijshëm. Aktualisht ky fenomen

është më i shpeshtë përgjatë baseneve ujore të Bunës, Semanit, Vjosës e Drinit.

Parashikohet se përmbytjet me vëllim të rritur do të preknin rreth 85,500 ndërtesash,

një sipërfaqe mbulimi 7,900 km2 dhe rreth 565,000 banorë (Pojani dhe Tola, 2010).

Sipas Bruci (2008), pritet rritja e nivelit të detit me 1 – 2 cm deri në vitin 2025

dhe 3 – 15 cm deri në vitin 2050. Kjo përkthehet në përmbytje të zonave bregdetare nën

nivelin e detit. Parashikohet zhvendosja e popullsisë aktuale të këtyre zonave, në zona

të brendshme, sidomos në plazhet e zonave Shëngjin, Tale, Ishëm, Patok e madje edhe

zonat më në lartësi, si Durrës, Divjakë, Golem, Himarë, Borsh. Kuptimi i këtyre

ndryshimeve klimatike, ndihmojnë në sqarimin e fenomenit të përmbytjeve nga reshjet

dhe zhvillimin e teknikave për parashikimin e tyre dhe formulimin e masave

parandaluese apo të minimizimit të pasojave të tyre mbi infrastrukturën, ekosistemet

dhe popullsinë.

Cilësia e ujit

Pritet që ndryshime klimatike si rritja e nivelit të temperaturave, ndryshimi i

nivelit të reshjeve, apo përmbytjet që ndikojnë në vëllimin e ujërave nëntokësorë do të

ndikojnë edhe në cilësinë e burimeve ujore. Një cilësi e ulët e burimeve ujore, ndikon

negativisht në shëndetin e popullatës, në kostot e veprimtarisë së operatorëve të sektorit

të ujit (IPCC, 2014). Rritja e pritshme në nivelin mesatar të temperaturave, do të rriste

edhe temperaturën e ujit, duke ndikuar në disa atribute të rezervave ujore si prurja,

shpejtësia e avullimit apo thellësia e rezervave ujore (Defra, 2012). Temperatura e lartë

e ujit përshpejton reaksionet kimike që ndodhin në të, favorizon shtimin e algave e duke

ndikuar kështu në shkallën e eutrofizimit të ujit (ai ndikon në nivelin e oksigjenit të

tretur në ujë, gradën e transparencës dhe fortësisë dhe nivelin e pH) (IPCC, 2014).

Meqenëse në Shqipëri, trajtimi i ujërave të ndotura mungon, rezervat ujore të

ndotura si pasojë e ndryshimeve klimatike janë një kërcënim real. Ndotësit bujqësorë

apo mbetjet urbane dhe industriale prekin ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë duke

kërcënuar cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm. Për më tepër, rrëshqitjet potenciale

të dherave (shkaktuar nga thatësira), mund të dëmtojnë infrastrukturën e rrjetit

shpërndarës të ujit duke lejuar ndotësit të hyjnë në tubacione apo duke gërryer

tubacionet e kanalizimeve dhe shkaktuar ujërat e ndotur të derdhen në tokë duke

rrezikuar edhe rezervat ujërave nëntokësore. Për operatorët e sektorit të ujit këto fakte

përkthehen në potencial të lartë të dëmtimit të tubacioneve të rrjetit shpërndarës, që

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

81

nënkupton ulje të jetëgjatësisë së aseteve dhe rritje potenciale të kostove të

mirëmbajtjes (IPCC, 2014).

Në përfundim të kësaj nënçështje është e kuptueshme se studimi i ndikimit të

drejtëpërdrejtë të ndryshimeve klimatike në cilësinë e ujit duhet të jetë parësor, meqë

uji ka lidhje organike me shëndetin e popullatës, aktivitetet bujqësore, ekosistemet ujore

dhe mjedisin në tërësi.

1.2.3. Përdorimi i ujit

Për shkak të mungesës së një sistemi monitorimi të përshtatshëm të

ndryshimeve të shpeshta të aktiviteteve ekonomike apo lëvizjeve të mëdha demografike

drejt qendrave urbane, nuk mund të matet me saktësi përndarja e përdorimit të ujit sipas

sektorëve. Megjithatë, ka vlerësime të përafruara mbi përdorimin e burimeve ujore

sipas sektorëve. Sipas Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën,

(2012) dhe politikave kombëtare të ujit janë përcaktuar 4 shtylla përdorimi:

Uji për konsum nga popullata: përfshin shërbimet e furnizimit me ujë të

pijshëm dhe shërbimet e kanalizimeve.

Mbulimi i nevojave të popullatës për ujë të pijshëm sigurohet kryesisht nga ujërat

nëntokësorë (rreth 80%) dhe pjesa e mbetur nga ujërat sipërfaqësorë. Përjashtim bën

Tirana, ku gjysma e ofertës së ujit vjen nga ujërat sipërfaqësorë të trajtuar dhe gjysma

tjetër nga ujërat nëntokësorë. 85% e popullatës furnizohet me ujë përmes rrjetit publik

të shpërndarjes deri në shtëpitë e tyre për zonat urbane dhe deri në çezmat publike në

zonat rurale. 60% e popullatës organizuar në 61 bashki përftojnë akses nga një sistem i

centralizuar i ujit të pijshëm të ofruar. Megjithatë, infrastruktura e ofrimit të ujit të

pijshëm në përgjithësi është e papërshtatshme dhe me një nivel të dobët mirëmbajtjeje.

Mungesa e matësve për të gjithë popullatën dhe infrastruktura e dobët e rrjetit ka sjellë

një nivel mesatar të humbjeve në rrjet gjatë viteve në nivelin 65% (ERRU, 2017). Në

zonat rurale më pak se gjysma e popullatës furnizohen nga rrjeti shpërndarës. Për shkak

të mungesës së një planifikimi të përdorimit të tokës, shumë individë ndërtojnë shtëpitë

e tyre nëpër fshatra, shpojnë dhe puset e tyre në mënyrë ilegale, duke ndërhyrë në

rezervat ujore dhe rrezikuar shëndetin nga cilësia e pakontrolluar e ujit.

Në Shqipëri, sistemi i kanalizimeve ka mbetur prapa sistemit të furnizimit me

ujë të pijshëm. Mbulimi me shërbime kanalizime në zonat urbane përafrohet me atë me

ujë të pijshëm, megithatë, niveli i ulët i mirëmbajtjes së kanaleve të ujërave të përdorur

dhe përmasat e vogla të kanalizimeve, shpesh bëhen rrezik për ndotjen e rrjetit të ujit të

pijshëm. Në zonat urbane, rreth 40% e popullsisë ka lidhje kanalizimesh, në zonat rurale

kjo është në një përqindje shumë e ulët. Më së shumti janë sisteme mbledhës pa tuba

shkarkues. Ritmet e larta të zhvillimit të infrastrukturës, ndërtimet e paligjshme të

banesave, kanë përkeqësuar gjendjen e sistemit të kanalizimeve.

Edhe veprimtaritë industriale me vendndodhje pranë lumenjve, shkarkojnë

ujërat e përdorur drejtpërdrejtë në lumenj, pa bërë një trajtim paraprak të tyre. Dy

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

82

sisteme trajtimi të ujërave të përdorur janë në Pogradec dhe Kavajë. Ky i fundit, siguron

trajtim mekanik për 25,000 banorë dhe është funksional që prej vitit 2006. Të tjera të

planifikuara apo në ndërtim janë në qytetin e Lezhës, Vlorës dhe Korçës.

Uji për përdorim industrial: përfshin ujin e përdorur nga aktiviteti industrial

si: hidro – energjitika, industria e rëndë dhe e lehtë, manaxhimi i mbetjeve,

burimet termike, peshkimi.

Monitorimi i nxjerrjes së ujërave nëntokësorë në sektorin industrial është i

dobët ose nuk egziston. Kjo sjell mungesë të të dhënave lidhur me të. Zhvillimi i shpejtë

ekonomik i viteve të fundit dhe zhvillimet e mëtejshme të pritshme, diktojnë që, në të

ardhmen, për të ulur kostot, firmat e mëdha industriale mund dhe duhet të fillojnë të

përdorin ujërat sipërfaqësorë në vend të përdorimit të ujit të pijshëm nga rrjeti publik

shpërndarës. Në Shqipëri shumica e energjisë elektrike prodhohet nga hidroenergjia, e

manaxhuar nga 83 hidrocentralë të vegjël dhe 9 të mëdhenj përgjatë lumenjve

kryesorë17. Programe të ndërmarrë synojnë reabilitimin e kaskadës së Drinit dhe

ndërtimin e dy hidrocentralëve në Drinin e poshtëm në Bushat dhe në Vjosë, në Kalivaç.

Pritet një rritje deri në 2,627 MW në kapacitetin e ardhshëm të hidrocentraleve. Shumë

prej tyre janë në gjendje të dobët për shkak të nivelit të ulët të mirëmbajtjes dhe nuk

operojnë me efiçiencë. Për më tepër, hidrocentralet egzistues nuk marrin parasysh

kërkesat e Direktivës Kuadër të Ujit të Bashkimit Europian18.

Uji për përdorim agrikultural: përfshin ujin e përdorur nga aktiviteti

bujqësor.

Bujqësia mbahet orientimi kryesor ekonomik i Shqipërisë. Për shkak të

kushteve klimatike përgjatë vijës bregdetare, aty ku gjenden pjesa më e madhe e tokave

me produktivitet të lartë, bujqësia varet nga sistemi ujitës. Sistemi egzistues është

amortizuar nga shkatërrimi fizik pas ndryshimit të sistemit në fillim të viteve ’90 ose

nga mungesa e mirëmbajtjes. Edhe pse fillimisht sistemi ujitës u ndërtua për të mbuluar

423,000 hektarë tokë bujqësore, faktikisht vetëm 180,000 hektarë mbulohen nga një

sistem ujitës funksional.

Për kapërcimin e kësaj mungese të sistemeve ujitës, praktikisht po shfrytëzohen

për ujitje ujërat nëntokësorë. Kjo praktikë dëmton ujëmbledhësit nëntokësorë

(akuiferët) të pellgjeve ujore, meqë janë jashtë çdo kontrolli dhe mund të çojë në

mbishfrytëzim të tyre duke kripëzuar tokat në zonat bregdetare. Janë ndërmarrë

programe rehabilitimi të sistemeve të ujitjes për rikthimin e funksionalitetit të tyre

fillestar.

17 Ministria e Industrisë dhe Energjitikës, Agjensia Kombëtare e Energjisë, (2005), “Versioni i

përditësuar i Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe Plani i veprimit, 2003”. 18 EU Water Framework Directive (2000/60/EC).

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

83

Uji për mjedisin: përfshin zonat e mbrojtura, ligatinat, pyjet.

Në përmbledhje të kësaj çështje mund të thuhet se Shqipëria përfiton edhe nga

burimet ujore ndërkufitare (Miho et al., 2013) me 35% të ujërave të saj nëntokësorë (të

ardhur nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia) dhe me prurje vjetore 42.25 miliardë m3 ujë

në vit (Eftimi, 2010), me përdorim sipas sektorëve si mëposhtë:

Ujë për konsum nga popullata – 1% (350 milionë m3 në vit);

Ujë për industri – 33% (14 miliardë m3 në vit);

Ujë për bujqësi – 2% (743 milionë m3 në vit);

Ujë për mjedis – nuk ka të dhëna apo vlerësime.

1.2.4. Kërkesa e vlerësuar për ujë të pijshëm

Nga sa u përmblodh mësipër, është e nevojshme identifikimi dhe vlerësimi i

burimeve të disponueshme ujore dhe përndarja e tyre sipas sektorëve për një

mirëmanaxhim të tyre. Në këtë ese interesohemi veçanërisht për atë pjesë të burimeve

ujore të përdorur për konsum nga popullata. Në Tabelën 22 jepet gjendja në Dhjetor

2016 dhe parashikimet deri në vitin 2027 për kërkesën për ujë të pijshëm19.

Tabela 22: Parashikime për kërkesën për ujë të pijshëm.

Reshjet (mm/vit)

1,450

Sipërfaqja e vendit (km2) 28,748

Basenet ujore(km2) 28,748

Burimet ujore

(109 m3/vit)

2016 2027

Prurjet brenda Shqipërisë 27.11 25.89

Prurjet nga jashtë Shqipërisë 14.59 13.93

Totali i ujërave sipërfaqësore 41.70 39.82

Nga të cilat ujëra nëntokësore 9.04 8.63

Totali i burimeve të

rinovueshme

41.70 39.82

Kërkesa për ujë

(109 m3/vit)

2016 2027

Bruto %20 Bruto %

Uji i përdorur për bujqësi

(përfshirë ujitjen)

0.74 1.8 1.10 2.8

Uji i përdorur për industrinë

(përfshirë hidroenergjinë)

14 33.5 19.20 48.2

Uji i përdorur si ujë i pijshëm 0.36 0.9 0.29 0.7

Kërkesa tërësore 15.10 36.2 20.59 51.7

Balanca e ujit 26.60 19.23

Burimi: Eftimi (2010), “Karakteristikat hidrogjeologjike të Shqipërisë”.

19 Parashikimet marrin parasysh ndryshimet klimatike. 20 Si përqindje e burimeve tërësore të ujërave të rinovueshme.

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

84

Tabela e mësipërme tregon se sasia e ujit që do të përdoret në bujqësi dhe

industri në dhjetëvjeçarin e ardhshëm parashikohet të rritet. Interpretimi i këtyre

shifrave duhet të marrë parasysh ndryshimet mes ujit të përdorur për ujitje, pjesa më e

madhe e të cilit avullon dhe nuk rikthehet pothuajse fare në lumenj apo burimet ujore

nëntokësore dhe ujit të përdorur për prodhimin e energjisë, pjesa e të cilit që hyn në

rezervuar të hidrocentraleve ripërdoret në rrjedhat e poshtme të lumenjve (përveç pjesës

që avullon).

Parashikimet mbi ujin e përdorur për ujë të pijshëm tregojnë rënie të nivelit të

kërkuar për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Edhe pse tingëllon çuditshëm, duke parë rritjet

e pritshme të numrit të popullsisë, shpjegimi është i arsyeshëm: gjatë procesit të

nxjerrjes së ujit një pjesë e konsiderueshme kthehet në burim nëpërmjet shkarkimit të

ujërave pas trajtimit në stacionet e trajtimit të ujërave të përdorur në lumenj, ose

nëpërmjet rrjedhjes në ujërat nëntokësorë. Rrjeti aktual i shpërndarjes së ujit të pijshëm

vuan humbje mesatare vjetore në masën 65%, humbje kjo teknike nga shkalla e lartë e

amortizimit apo nga numri në shtim i abonentëve pa matësa (lidhjet e paligjshme në

rrjet). Parashikohet që, në të ardhmen, për të plotësuar kërkesën në rritje të popullsisë

për ujë të pijshëm, kontrolli i këtyre humbjeve do të bëjë të mundur që sasia e ujit e

nevojshme për t’u nxjerrë nga rezervat e burimeve ujore të jetë më e vogël.

1.3. Modelet teorike dhe variablat

Ky seksion përmbledh modelet teorike të huazuar nga literatura për vlerësimin

e formës funksionale të kërkesës për ujë të pijshëm nga konsumatorët familjarë

shqiptarë. Nga njëra anë do të paraqitet një model që merr parasysh karakteristikat e

operatorëve në sektorin e ujit, të cilat ndikojnë në kërkesën e derivuar për ujë të pijshëm

të konsumatorëve familjarë. Por, ky model duhet të marrë parasysh edhe karakteristikat

e veçanta të konsumatorëve shqiptarë dhe variabla mjedisorë të diktuar nga literatura

empirike.

1.3.1. Specifikimi dhe vlerësimi i funksionit të kërkesës për ujë

Që prej regresionit logaritmik të dyfishtë të çmimit përkundrejt kërkesës për ujë

të Metcalf (1926), në literaturë nisi një fazë e fokusuar në modelimin ekonomik të

kërkesës për ujë të pijshëm e shprehur në shumë artikuj shkencorë të publikuar ose jo

(Gardner, 2011).

Kërkesa Marshalliane për ujë

Përqasja e funksionit të kërkesës për ujë të pijshëm bazohet në supozime

ekonomike standarde të shkollës neoklasike. Supozimi i parë lidhet me preferencat dhe

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

85

funksionin e dobisë së çdo konsumatori: ka një funksion dobie të vazhduar për

konsumin e shportës së të mirave, forma funksionale e të cilit varet nga pëlqimet e

veçanta të konsumatorëve. Supozimi i dytë lidhet me praninë e kufizimit buxhetor

(çmimet e të mirave të marra të njohura). Ky kufizim i kombinuar me problemin e

maksimizimit të nivelit të dobisë së individit jep sasitë optimale të çdo të mire.

Për këtë arsye, kërkesa për një të mirë supozohet se varet nga të ardhurat e

konsumatorit, nga çmimet e të mirave, nga prania e të mirave të tjera që mund të jenë

zëvendësuese ose bashkëplotësuese të të mirës të marrë në studim si dhe nga preferencat

e konsumatorëve. Shumë studiues kanë formuluar edhe supozimin e ndarjes së ujit të

pijshëm nga të mirat e tjera21. Sipas këtij supozimi konsumimi i ujit të pijshëm nuk do

të varet nga çmimet e të mirave të tjera të konsumuara. Sikundër është diskutuar nga

Arbués, Barberán dhe Villanúa (2004), supozimi i mësipërm është tërësisht i bazuar në

arsyetimin se:

së pari, shumë prej ujit të përdorur brenda shtëpisë (për higjenë personale apo

pastrim) nuk ka zëvendësues të plotë;

së dyti, zakonet e familjeve në periudha kohore afatshkurtra janë konstante (ose

mund të vlerësohen të tilla);

së treti, të mirat bashkëplotësuese të ujit të përdorur për përdorim shtëpiak janë

zakonisht të mira me përdorim afatgjatë (makinat larëse, pajisjet sanitare etj.) të

cilat kanë probabilitet të ulët të ndryshojnë brenda afateve të shkurtra ndaj një

ndryshimi në çmimin e ujit të pijshëm.

Nën supozimin e mësipërm, kërkesa Marshalliane për ujë të pijshëm mund të shkruhet

në trajtë të përgjithshme:

𝑦 = 𝑦∗(𝑝, 𝐼, 𝑍) ,

Ekuacioni 30: Kërkesa teorike sipas Marshallit për ujë të pijshëm.

ku, 𝑦 është kërkesa për ujë të pijshëm për frymë ose për familje, 𝑝, 𝐼 shënojnë

përkatësisht çmimin për njësi të ujit dhe të ardhurat për familje, 𝑍 është vektori i

variablave të tjerë egzogjenë që ndikojnë në sasinë e konsumuar të ujit (kushtet

klimatike, karakteristika të banesës apo të familjeve etj.).

Një supozim i nënkuptuar për ekuacionin mësipër është konsiderimi i ujit si një

e mirë homogjene. Në të vërtetë uji i përdorur nga familjet është një e mirë e përbërë.

Ai përfshin përdorimin e drejtpërdrejtë të ujit si ujë i pijshëm (në përgjithësi përbën një

pjesë të vogël të konsumit gjithsej të ujit) dhe përdorimin e tërthortë të ujit si

bashkëplotësues me veprimtaritë e përditshme të familjeve (higjena personale, pastrimi,

gatimi, mirëmbajtje e kopshtit etj.). Uji është i domosdoshëm për individin dhe për disa

veprimtari, nuk ka zëvendësues, ndërkohë që, për përdorime të tjera të tij, ku nuk është

i domosdoshëm pritet që kërkesa për ujë të jetë më e ndikuar nga ndryshimet e çmimit

21 E njohur si strong separability.

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

86

të ujit. Meqenëse shpeshherë nuk është gjithnjë e mundur të ndahen përdorimet e

ndryshme të ujit nga kërkesa e përgjithshme për të, elasticitetet e vlerësuar do bazohen

te kërkesa agregate për ujë e familjeve paraqitur në ekuacionin e kërkesës

Marshalliane22. Ky model i zbatuar për të dhënat e sektorit shqiptar të ujit na siguron të

dhëna empirike për lidhjen ndërmjet çmimit të ujit dhe sasisë së konsumuar të tij nga

familjet apo lidhjen e kësaj të fundit me të ardhurat për frymë ose me të ardhurat e

familjeve. Një mënyrë praktike për vlerësimin e këtyre lidhjeve është përllogaritja e

elasticitetit në lidhje me çmimin e ujit dhe në lidhje me të ardhurat e konsumatorëve.

Elasticiteti i sasisë së ujit të kërkuar kundrejt çmimit të ujit mat shkallën e reagimit të

sasisë së kërkuar të ujit ndaj një ndryshimi në çmim të ujit, kur të gjithë variablat e tjerë

mbahen të pandryshueshëm. Ekuacioni që shpreh këtë lidhje shprehet si mëposhtë:

𝜀𝑝 = 𝜕𝑦∗(. )

𝜕𝑝

𝑝

𝑦∗ .

Ekuacioni 31: Elasticiteti i kërkesës për ujë kundrejt çmimit.

Në mënyrë të ngjashme, elasticiteti i sasisë së kërkuar të ujit të pijshëm kundrejt të

ardhurave për frymë ose të ardhurat për familje mat reagueshmërinë në sasinë e kërkuar

të ujit ndaj një ndryshimi në të ardhura, kur gjithë variablat e tjerë mbahen të

pandryshueshëm si mëposhtë:

𝜀𝑝 = 𝜕𝑦∗(. )

𝜕𝐼

𝐼

𝑦∗ .

Ekuacioni 32: Elasticiteti i kërkesës për ujë kundrejt të ardhurave.

Funksionet e kërkesës për ujë mund të përdoren për llogaritjen e efekteve të politikave

të vendosjes të çmimeve alternative të ujit në sjelljen e konsumatorëve. Për më tepër

ato sigurojnë një mënyrë për të analizuar zhvillimin e mirëqenies konsumatore.

Përshembull, efektet në mirëqenie të një politike alternative në vendosjen e çmimeve

mund të maten duke përdorur funksionet e kërkesës për ujë të familjeve (teprica

konsumatore). Në qoftë se do të flitej për elasticitet afatgjatë të kërkesës kundrejt

çmimit dhe funksioni i kërkesës për ujë do të formulohej si:

𝑙𝑛(𝑦) = 𝛽0 + 𝛽1𝑙𝑛(𝑝) + 𝛽2𝑙𝑛(𝐼) + 𝛽3𝑙𝑛(𝑍)′ + 𝛽4𝑙𝑛(𝐿𝑎𝑔 𝑦) ,

Ekuacioni 33: Regresioni i kërkesës afatgjatë për ujë.

atëherë elasticiteti afatgjatë i kërkesës për ujë kundrejt çmimit do të jetë:

𝜀𝑃𝐿𝑇 =

𝛽1

1 − 𝛽4

.

Ekuacioni 34: Elasticiteti i kërkesës afatgjatë për ujë kundrejt çmimit.

22 Specifikime alternative, sikundër funksioni i dobisë Stone-Geary lejon identifikimin e vëllimit të ujit

që mbulon nevojat bazë, janë trajtuar nga Gaudin, Griffin dhe Sickles (2001).

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

87

Kërkesa Stone – Geary për ujë

Me të njëjtin arsyetim teorik si në seksionin e mësipërm, në këtë nënseksion do

të nxirret funksioni teorik i kërkesës për ujë sipas formës funksionale Stone – Geary

(shih Gaudin, 2006). Modeli Stone – Geary supozon se konsumatorët kanë një nivel të

dhënë të ardhurash dhe çmimesh. Konsumatorët fillimisht blejnë një nivel të

domosdoshëm nga secila e mirë dhe më pas shpërndajnë të ardhurat e mbetura, në

përpjestime të fiksuara, te çdo e mirë në përputhje me parametrat e preferencave

(Deaton dhe Muellbauer, 1980).

Duke u nisur nga funksioni i dobisë i formës Stone – Geary, përftohet kërkesa për ujë

si mëposhtë:

𝑄𝑤 = (1 − 𝛽𝑤)𝛾𝑤 + 𝛽𝑤

𝐼

𝑃𝑤 ,

Ekuacioni 35: Kërkesa teorike Stone – Geary23 për ujë.

ku 𝑄𝑤 është sasia e kërkuar për ujë, 𝛽𝑤 dhe 𝛾𝑤 janë parametrat strukturorë që

përfaqësojnë respektivisht përpjesën e shpenzimeve për ujë ndaj të ardhurave dhe

treguesin e fiksuar të konsumit, 𝐼 dhe 𝑃𝑤 janë të ardhurat dhe çmimi i ujit24 dhe 𝜀𝑡 termi

i gabimit. Ekuacioni i regresionit përkatës do të ishte:

𝑄𝑖𝑡 = (1 − 𝛽𝑤)𝛾𝑤 + 𝛽𝑤

𝐼𝑖𝑡

𝑃𝑖𝑡+ 𝛽𝑍𝑍𝑖𝑡 + 𝜀𝑡 ,

Ekuacioni 36: Regresioni i kërkesës Stone – Geary për ujë.

ku Zit është një vektor variablash egzogjenë ndikues në kërkesën për ujë.

Avantazhi kryesor i kësaj forme funksionale është se lejon elasticitete të luhatshëm që

mund të rriten me çmimin dhe ashtu sikundër sugjerohet nga shumë të dhëna empirike,

uji është një e mirë normale, joelastike ndaj çmimit. Sipas kësaj metode elasticitetet në

lidhje me çmimin dhe të ardhurat kanë të njëjtën madhësi, por kanë shenja të kundërta

(Ekuacioni 37). Meqenëse termi i gabimit shfaq prani të autokorrelacionit dhe

heteroskedasticitetit, për të vlerësuar modelin regresiv përdoret procedura GLS

(Generalized Least Squares). Në funksion të analizës, termi i gabimit supozohet se është

i korreluar në nivel paneli dhe i pavarur për vlerësuesit GLS.

𝜀𝑃 = −𝛽𝑤

𝐼

𝑃𝑤𝑄𝑤= −𝜀𝐼 .

Ekuacioni 37: Elasticitetet kundrejt çmimit dhe të ardhurave, sipas Stone – Geary.

23 Derivimet janë parashikuar në shtojcën e esesë. 24 Është marrë në konsideratë supozimi i ndarjes së ujit nga të mirat e tjera (strong separability).

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

88

1.3.2. Variablat

Në qoftë se përmbledhim variablat më të rëndësishëm statistikisht të përdorur

në literaturë për modelimin e funksionit të kërkesës për ujë të pijshëm, ata janë:

Tabela 23: Variablat që sqarojnë kërkesën për ujë dhe efektet e tyre.

Variablat Efekti teorik i parashikuar

Çmimi i ujit dhe

tarifat

Shumica e studimeve kanë formuluar kryesisht funksione individuale kërkese për ujë të

pijshëm të familjeve. Mazzanti dhe Montini (2006) dhe Arbues et al.(2012), janë nga punimet

e vetme për Europën që gjetën kërkesë për ujë elastike kundrejt çmimit. Pjesa mbizotruese e

punimeve të fushës kanë arritur përfundimin se kërkesa për ujë është joelastike, elasticiteti i

vlerësuar në rangun 0.1 – 1.0. Ndër gjetjet më të shpeshta të punimeve po i listojmë më

poshtë:

1. Elasticiteti kundrejt çmimit varet nga qëllimi i përdorimit të ujit: për qëllimin bazë

të konsumit si ujë i pijshëm apo për gatim, kërkesa ka rezultuar joelastike, ndërsa

për qëllime të tjera dytësore kërkesa ka rezultuar më elastike kundrejt çmimit.

2. U gjet se elasticiteti i kërkesës për ujë ndaj çmimit është i luhatshëm në varësi të

kohës. Funksionet e kërkesës për ujë rezultuan më elastike me të dhënat e mbledhura

gjatë stinës së verës (Arbués, Garcia – Valiñas dhe Martina – Espiñeira, 2003).

3. Elasticiteti i kërkesës për ujë ndaj çmimit luhatet në varësi të atributeve të familjeve.

Është dokumentuar se elasticiteti ndaj çmimit varion sipas madhësisë së familjeve

(Vanhille, 2012); u gjet gjithashtu se elasticiteti ndaj çmimit luhatet në varësi të

nivelit të të ardhurave të familjes.

4. Elasticiteti i kërkesës për ujë ndaj çmimit luhatet edhe në varësi të periudhës së

studimit: afatshkurtër ose afatgjatë. Elasticitetet afatshkurtra rezultuan më të vogla

se ato afatgjata. Kjo lidhet me kohën e nevojshme të përshtatjes së kërkesës për ujë

pas çdo ndryshimi në çmim (Nauges dhe Tomas, 2003).

Të ardhurat e

konsumatorëve

Është pranuar gjerësisht teorikisht dhe e vërtetuar empirikisht që konsumi i ujit të pijshëm

lidhet pozitivisht me të ardhurat e familjeve. Arsyetimi është i thjeshtë: një nivel më i lartë i

të ardhurave sjell standard më të lartë jetese, që nënkupton një sasi më të madhe të konsumit

të pajisjeve që përdorin ujin si bashkëplotësues dhe rrjedhimisht një probabilitet i lartë për

kërkesë të lartë për përdorim të ujit në aktivitete të tjera dytësore sikundër pishina apo kopshti.

Karakteristikat e

popullsisë

Shpërndarja moshore mes pjestarëve të familjeve ndikon në konsumin e ujit (edhe pse kjo

pjesë e literaturës duhet të eksplorohet më tej). Është gjetur zakonisht se moshat e mëdha, kur

variablat e tjerë mbahen të pandryshuar, konsumojnë më pak ujë se moshat e reja (Nauges dhe

Thomas, 2000).

Ka dhe raste të kundërta të evidentuara (Schleich dhe Hillenbrand, 2009) ku ka rezultuar se

njerëzit e moshuar konsumojnë më shumë ujë për frymë për disa arsye: (i) njerëzit e dalë në

pension harxhojnë më shumë kohë në shtëpi dhe me aktivitetet e kopshtit, (ii) përdorin më

shumë ujë për higjenë personale dhe pastrim se sa të rinjtë ose (iii) arsyet shëndetësore i

detyrojnë njerëzit e moshuar të përdorin më shumë ujin.

Ndërkohë variabli “numri i pjestarëve të familjes” ndikon pozitivisht në kërkesën për ujë.

Karakteristikat e

banesës

Disa autorë kanë gjetur efekt statistikisht të rëndësishëm mbi konsumin e ujit, të madhësisë

së banesës apo pranisë së kopshtit si dhe të moshës së saj (Nagues dhe Thomas, 2000). U gjet

empirikisht se sa më e vjetër banesa aq më shumë ujë konsumohej.

Kushtet klimatike

Klima është një nga faktorët më të studiuar në literaturën e modelimit të kërkesës për ujë.

Variablat si temperatura apo sasia e reshjeve mund të influencojnë numrin dhe shpeshtësinë e

bërjes së aktiviteteve që lidhen me konsumin e ujit të pijshëm sikundër aktivitetet e ujitjes së

kopshtit, funksionimi i pishinës apo higjena personale (Romano, Salvati dhe Guerrini, 2014).

Marins dhe Adelino, me një punim mbi konsumatorët portugezë gjetën se temperaturat e larta

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

89

tentojnë të ndikojnë në një kërkesë më të lartë për ujë, ndërkohë që sasia e reshjeve nuk

rezultoi me një ndikim statistikisht të rëndësishëm.

Politikat e jo –

çmimit

Këto lloj politikash korrespondojnë me programe jo të bazuara në treg, të dizenjuara për të

rritur efiçiencën e përdorimit të ujit apo kursimit të tij dhe janë tre tipe: (i) programe edukimi

dhe ndërgjegjësimi, (ii) përmirësim teknologjik dhe (iii) kufizime të ujit.

Programet e edukimit dhe ndërgjegjësimit janë testuar që kanë efekte të limituara afatshkurtra

në përdorimin e ujit (Michelsen, McGuckin dhe Stumpf, 1999).

Ndryshimet teknologjike kanë pasur më shumë vëmendje në trajtim. E pritshme është një

zvogëlim i konsumit të ujit me zhvillimet tekonologjike. Përqafimi i teknologjive të

përmirësuara është parë e lidhur me faktorë si: pronësia e banesës, prania e matësve të ujit si

dhe faktorë të tjerë të sjelljes sikundër qëndrimet ambientaliste, normat sociale. Autorë të tjerë

janë marrë me studimin e efektit të kufizimit të ujit, që ka rezultuar në efiçiencë të përdorimit

të tij. Garcia dhe Valinas (2006) kanë dokumentuar një impakt në kërkesën për ujë gjatë një

periudhe kufizimi për shkak të thatësirës.

Faktorë të

qëndrimeve dhe

sjelljeve

Disa autorë si Grafton, Ward, To dhe Kompas (2011) kanë dokumentuar se karakteristika të

sjelljes dhe qëndrimeve ambientaliste, ndikojnë në probabilitet të shfaqjes së disa sjelljeve

vullnetare të kursimit të ujit. Një lidhje e tillë ka rezultuar e rëndësishme në një nga punimet

e pakta për këtë çështje (Domene dhe Sauri, 2006).

Burimi: Autori.

Disa nga këta dhe variabla të tjerë të veçantë për sektorin shqiptar të ujit janë përdorur

në seksionin empirik vijues. Pritshmëritë janë që edhe rasti i Shqipërisë të jetë nga rastet

e ngjashme të trajtuar teorikisht në literaturë.

1.3.3. Të dhënat

Të dhënat e përdorura janë sekondare. Baza e të dhënave ka trajtën e një baze

të dhënash panel i balancuar, përbërë nga:

(i) variabla të posaçëm për 57 operatorët e sektorit të ujit në Shqipëri, për

periudhën 2008 – 2015 (burimi i tyre janë treguesit agregate të DPUK – së);

(ii) variabla gjeografikë (lartësia mesatare nga niveli i detit për të gjitha njësitë

e vrojtuara, me burim Maps.ie – GPS Coordinates, Google Maps );

(iii) ndarja e territorit shqiptar në njësi statistikore (12+3 në total), apo të

ardhurat për frymë sipas këtyre njësive statistikore, të publikuara nga

Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe në përputhje me Reformën e Re

Administrative Territoriale (e cila numëron 12 prefektura dhe 61 bashki).

Të gjithë variablat janë të logaritmuar (është përdorur logaritmi natyror i tyre) si mënyrë

praktike për të përftuar koeficientë elasticiteti që thjeshtëzojnë interpretimin e gjetjeve

gjatë modelimit të funksionit të kërkesës për ujë nga konsumatorët familjarë.

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

90

1.4. Rezultatet empirike

Ky seksion përmbledh të gjitha gjetjet empirike nga modelet teorikë të

përzgjedhur. Motivuar nga gjetjet për sektorin shqiptar të ujit, në seksionin vijues

formulohen edhe rekomandimet përkatëse.

1.4.1. Specifikimi i ujit të faturuar te konsumatorët familjarë

Fillimisht interesohemi për ata variabla të veçantë ose karakteristikë për

operatorët që shpjegojnë vëllimin e ujit të shitur (të faturuar) te konsumatorët familjare

(ky i fundit i konsideruar si variabël Proxy për kërkesën për ujë). Forma funksionale e

modelit të regresionit është:

𝑞_𝑓𝑎𝑡𝑢𝑟𝑢𝑎𝑟_𝑡𝑜𝑡𝑖𝑡

= 𝛽0

+ 𝛽1𝑡𝑎𝑟𝑖𝑓𝑎𝑡

𝑖𝑡+ 𝛽

2𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒_𝑚

𝑖𝑡+ 𝛽

3𝑔𝑗𝑟

𝑖𝑡+ 𝛽

4𝑜𝑟ë_𝑠ℎë𝑟𝑏𝑖𝑚𝑖𝑖𝑡 + 𝑢𝑖𝑡 ,

Ekuacioni 38: Regresioni për vëllimin e ujit të faturuar.

ku 𝑞_𝑓𝑎𝑡𝑢𝑟𝑢𝑎𝑟_𝑡𝑜𝑡 është për vëllimin e ujit të faturuar konsumatorëve (me matësa dhe

pa matësa), 𝑡𝑎𝑟𝑖𝑓𝑎𝑡 është variabli për çmimin e ujit për m3, 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒_𝑚 është numri i

lidhjeve me matësa (tregon për shkallën e formalizimit të tregut), 𝑔𝑗𝑟 është gjatësia e

rrjetit total (kryesor dhe shpërndarës) shprehur në km dhe 𝑜𝑟ë_𝑠ℎë𝑟𝑏𝑖𝑚𝑖 është për

numrin e orëve në ditë me furnizim me ujë. Rezultatet janë përmbledhur si në Tabelë.

Tabela 24: GLS për vëllimin e faturuar të ujit, të dhënat panel.

RE GLS regresion

[me disturbanca AR(1)]

𝑞_𝑓𝑎𝑡𝑢𝑟𝑢𝑎𝑟_𝑡𝑜𝑡 (1) (2)

𝑡𝑎𝑟𝑖𝑓𝑎𝑡 – 0.2173066*

( – 2.09)

– 0.1997861**

( – 2.00)

𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒_𝑚 0.1016179***

(4.91)

0.088806***

(4.37)

𝑔𝑗𝑟 0.015295

(0.208) –

𝑜𝑟ë_𝑠ℎë𝑟𝑏𝑖𝑚𝑖 –

0.0275206

(0.48)

_𝑐𝑜𝑛𝑠𝑡 6.39312***

(17.69)

6.422465***

(17.40)

R2 within = 0.0335

between = 0.4143

overall = 0.4292

within = 0.0422

between = 0.3535

overall = 0.3708

sigma_u 0.81772964 0.89348586

sigma_e 0.22917441 0.20907137

rho_fov 0.92717594 0.94808861

rho_ar 0.7267881 0.73391747

Nr.i vrojtimeve 297 300

Në kllapa janë testet z, rëndësia statistikore * 0.10, **0.05, ***0.01.

Burimi: Llogaritje të autorit.

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

91

Siç mund të vihet re nga tabela, janë përmbledhur koeficientët e vlerësuar të dy

modeleve regresive për të dhënat panel. Metoda e përdorur është Generalised Least

Squares (GLS) i korrigjuar për autokorrelacion të rendit të parë. Midis dy efekteve,

efektet e rastit dhe ato fikse (random dhe fixed effects) janë përzgjedhur ato të rastit

sipas testit Hausman dhe Breusch – Pagan Langragian Multiplier me vlera testi chi2

statistikisht të rëndësishëm për 1% nivel rëndësie (p=0.0000) përkatësisht 76.51 dhe

248.60 (shih shtojcën në fund). Se sa modeli mbështetet te varianca mes njësive të

vrojtimit në panel e shpjegon R2 between dhe është për modelet (1) dh (2) përkatësisht

0.41 dhe 0.35, ndërsa se sa modeli mbështetet te varianca brenda njësive të vrojtimit në

panel e shpjegon R2 within dhe është për modelet (1) dh (2) përkatësisht 0.035 dhe

0.042.

Variablat e përdorur janë të shprehur në logaritëm natyrorë, prandaj koeficientët

e vlerësuar interepretohen si koeficientë elasticiteti. Për të dy modelet, ndryshimi i

variablit tarifat e ujit vendosur për konsumatorët familjarë ndikon negativisht në

vëllimin e ujit të faturuar te klientët familjarë (variabël Proxy për kërkesën për ujë të

pijshëm nga familjet). Kjo ka përputhje me ligjësinë e kërkesës në çdo literaturë

mikroekonomike dhe makroekonomike (sa më i shtrenjtë një produkt në treg, aq më e

ulët kërkesa për atë produkt, për një rang të dhënë çmimesh). Ajo që është interesante

dhe në përputhje dhe me punime të ngjashme në literaturën empirike është që vëllimi i

ujit të faturuar te konsumatorët familjarë është joelastik ndaj tarifave të ujit të vendosur

për klientët familjarë (për modelet (1) dhe (2) përkatësisht 0.21 dhe 0.19).

Nga variabli shkalla e formalizimit të sektorit (numri i lidhjeve me matësa në

rrjet), vëllimi i ujit të faturuar ndikohet pozitivisht. Shpjegimi është i arsyeshëm sepse

shtimi i klientëve me matësa rrit shkallën e formalizimit të sektorit, duke identifikuar

edhe atë pjesë të vëllimit të ujit që konsumohet nga klientët familjarë që kanë lidhje të

paligjshme në rrjetin furnizues dhe shpërndarës me ujë. Vlera e koeficientit

(përkatësisht 0.10 dhe 0.088) tregon për një lidhje joelastike mes variablave.

Variablat gjatësia e rrjetit të shpërndarjes dhe orët e mbulimit me shërbim me

ujë dhe kanalizime rezultojnë të parëndësishëm statistikisht. Kjo mund të shpjegohet

me nivelet e ulëta të këtyre treguesve në sektor (një rrjet i amortizuar deri në masën

67% dhe që nuk mbulon me shërbim gjithë popullsinë në zonën e juridiksionit të secilit

operator si dhe një normë mbulimi me shërbim të shprehur në orë shërbimi në ditë, larg

standardit të vendeve Europiane me 24 orë në ditë shërbim të pandërprerë).

1.4.2. Përcaktimi i kërkesës për ujë për frymë sipas Marshallit

Në këtë nënseksion do të vlerësohet një formë funksionale e kërkesës për ujë të

pijshëm, e vlerësuar nga vëllimi i ujit i faturuar te konsumatorët për numër lidhjesh me

matësa. Ky variabël përfaqëson më së miri, kërkesën për ujë nga konsumatorët e

formalizuar në rrjetin shpërndarës përmes një lidhjeje me matës. Forma funksionale

teorike e modelit të kërkuar do të jetë:

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

92

𝑞_𝑓𝑟𝑦𝑚ë𝑖𝑡

= 𝛽0

+ 𝛽1𝑡𝑎𝑟𝑖𝑓𝑎𝑡

𝑖𝑡+ 𝛽

2𝑡ë_𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟𝑎_𝑓𝑟𝑦𝑚ë

𝑖𝑡+ 𝛽

3𝑍𝑖𝑡 + 𝑢𝑖𝑡

Ekuacioni 39: Regresioni për vëllimin e ujit të kërkuar për frymë.

ku 𝑞_𝑓𝑟𝑦𝑚ë është raporti i vëllimit të ujit të faturuar te konsumatorët me numrin e

lidhjeve me matësa, 𝑡𝑎𝑟𝑖𝑓𝑎𝑡 është variabli për çmimin e ujit për m3,

𝑡ë_𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟𝑎𝑡_𝑓𝑟𝑦𝑚ë është variabli që përfaqëson të ardhurat për frymë të popullsisë së

shërbyer me shërbim uji të pijshëm dhe vektori 𝑍 përfaqëson të gjithë variablat e tjerë

egzogjenë të cilët nga literatura empirike janë vërtetuar si të rëndësishëm statistikisht

si: 𝑎𝑙𝑡 – lartësia mbi nivelin e detit të zonave të marra në studim, 𝑝𝑜𝑝_𝑠ℎë𝑟𝑏𝑦𝑒𝑟 –

popullsia e zonës së mbuluar me shërbim, disa variabla cilësorë (dummy) për rajonin e

zonës së marrë në studim sipas ndarjeve statistikore të INSTAT, disa ndërveprime mes

variablave të pandryshuar në kohë dhe atyre të ndryshuar në kohë (p.sh. alt * pop) etj.

Rezultatet e përmbledhura në tabelë paraqesin 4 nga modelet më të mirëspecifikuar.

Tabela 25: GLS për vëllimin e kërkuar të ujit, të dhënat panel.

FE GLS Regresione

𝑞_𝑓𝑟𝑦𝑚ë (1) (2) (3) (4)

𝑡𝑎𝑟𝑖𝑓𝑎𝑡 – 0.1272218**

( – 3.10)

– 0.0920211*

( – 2.22)

–0.0872197**

( – 2.12)

– 0.119909**

( – 2.99)

𝑡ë_𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟𝑎_𝑓𝑟𝑦𝑚ë 0.1469068***

(2.95)

0.1289114***

(2.63)

0.1283418**

(2.64)

.1138023**

(2.28)

pop_shë𝑟𝑏𝑦𝑒𝑟

0.1605745***

(3.34)

– –

alt*pop_shë𝑟𝑏𝑦𝑒𝑟

0.0394874***

( – 3.85)

𝑟𝑢𝑟𝑎𝑙

– .0713523

(0.34)

_𝑐𝑜𝑛𝑠𝑡 – 1.698737 ***

( – 2.92)

–2.956389***

( – 4.33)

–3.155661***

( – 4.63)

– 1.289551**

( – 2.11)

R2

within =0.13

between =0.02

overall =0.03

within =0.17

between =0.07

overall =0.09

within =0.18

between =0.01

overall =0.07

within = 0.12

between =

0.029

overall= 0.031

Nr.i vrojtimeve 283 283 283 243

Në kllapa janë testet z, rëndësia statistikore * 0.10, **0.05, ***0.01.

Burimi: Llogaritje të autorit.

Siç mund të shihet nga tabela përmbledhëse e regresioneve GLS me efekte të

fiksuara të zbatuara në të dhënat panel, në kërkesën për ujë për frymë për konsumatorët

shqiptarë, për periudhën 2008 – 2015, tarifat e ujit janë statistikisht të rëndësishme (në

5% dhe 10% nivel rëndësie) për të katërt modelet me kah negativ të ndikimit në

kërkesën për frymë për ujë. Kjo qëndron në përputhje me literaturën empirike dhe

teorike të konsultuar për këtë punim. Edhe variabli të ardhurat për frymë, ka rezultuar

i rëndësishëm statistikisht (në nivelet e rëndësisë 1% dhe 5%).

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

93

Variabli numri i popullsisë së shërbyer ka rezultuar statistikisht i rëndësishëm

së bashku me variablin e përbërë, ndërveprimi mes lartësisë mbi nivelin e detit dhe

popullsisë së shërbyer. Ky i fundit u desh të ndërtohej meqë variabli lartësia mbi nivelin

e detit nuk është i ndryshueshëm në kohë dhe pritet teorikisht të ketë lidhje negative me

temperaturën dhe rrjedhimisht dhe kërkesën për ujë (i rëndësishëm statistikisht për

nivelin e rëndësisë 1%).

Meqë variablat janë të shprehur në logaritëm natyror, koeficientët e vlerësuar të

regresit përfaqësojnë edhe elasticitetetet e kërkesës për ujë në lidhje me secilin variabël

egzogjen dhe ndihmojnë në këtë mënyrë në interpretimin më të përshtatshëm të tyre.

Elasticiteti i kërkesës për ujë në lidhje me tarifat e ujit varion nga – 0.1272 në – 0.0872.

Kahu i lidhjes është negativ: sasia e kërkuar e ujit, si e mirë e vlerësuar me një çmim

për konsumatorët familjarë, është në lidhje të zhdrejtë me tarifat e ujit. Megjithatë, ashtu

sikundër pritej teorikisht, kërkesa për ujë është inelastike ndaj tarifave të ujit,

koeficienti i elasticitetit në lidhje me tarifat është më i vogël se 1 (uji është një e mirë e

domosdoshme që konsumohet nga konsumatorët familjarë dhe pa të mira zëvendësuese

në treg). Elasticiteti i kërkesës për ujë në lidhje me të ardhurat e konsumatorëve varion

nga 0.1138 në 0.1469. Kahu i lidhjes ashtu sikundër pritej ëshë pozitiv: sasia e kërkuar

e ujit është në lidhje të drejtë me të ardhurat e konsumatorëve (uji është një e mirë

normale për konsumatorët). Megjithatë edhe kërkesa për ujë ndaj të ardhurave është

inelastike (koeficienti i elasticitetit është më i vogël se 1).

Lidhja e kërkesës për ujë me madhësinë e popullsisë së shërbyer është një lidhje

pozitive e pritshme dhe statistikisht e rëndësishme në modelin (2). Sa më e lartë

popullsia e shërbyer me ujë (e identifikuar përmes lidhjeve me matësa në rrjet për çdo

operator në sektorin e ujit), aq më e madhe kërkesa agregate për ujë. Koeficienti i

elasticitetit ndaj popullsisë së shërbyer është 0.161, kjo nënkupton se rritja e popullsisë

së shërbyer me 1% do të sillte rritjen me 16% të kërkesës për ujë, me variablat e tjerë

të mbajtur të pandryshuar (ceteris paribus).

Interesant është efekti i variablit të përbërë nga ndërveprimi i lartësisë mbi

nivelin e detit me popullsinë e shërbyer. Teorikisht pritet që, sa më e madhe lartësia nga

niveli i detit, aq më e ulët temperatura e cila ndikon në një kërkesë më të ulët për ujë

krahasuar me zonat me temperatura më të larta. Shenja e koeficientit të variablit të

ndërveprimit është negative ashtu sikundër pritej (numri i popullsisë së shërbyer ndikon

pozitivisht në kërkesën për ujë, ndërsa lartësia mbi nivelin e detit e zonës ndikon

negativisht).

Edhe pse ka rezultuar i parëndësishëm statistikisht për nivelin e rëndësisë 10%,

variabli përfaqësues i pjesës rurale të popullsisë së shërbyer ka shenjë pozitive.

Teorikisht kjo është e pritshme, popullsia e shërbyer në zonat rurale ka përdorim më të

gjerë të ujit për veprimtari dytësore të lidhura me ujitjen e tokave, me kafshët apo me

mirëmbajtjen e kopshteve (meqë shumica e shtëpive në zonat rurale mund të kenë

kopsht ose pishina të jashtme).

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

94

Shpjegueshmëria e katër modeleve (e matur nga koeficienti R2 within) luhatet

nga 12% në 18%, nivel i kënaqshëm shpjegueshmërie nëse i referohemi edhe punimeve

të ngjashme të marra si referencë si dhe duke ditur që kërkesa për ujë është komplekse

dhe variablat që e shpjegojnë atë janë të shumtë.

Paraqitjet grafikore të lidhjeve individuale të kërkesës për ujë me disa variabla

egzogjenë të vlerave të vrojtuara dhe ato të përllogaritura përmes regresionit të thjeshtë

individual janë paraqitur në shtojcën e kësaj eseje.

Modeli i parë GLS (1) për kërkesën për ujë do të përdoret për të llogaritur edhe

elasticitetin afatgjatë në lidhje me çmimin. Përveç çmimit dhe të ardhurave të

konsumatorëve, shpjegues i kërkesës për ujë do të jetë edhe variabli Lag i parë i sasisë

së kërkuar.

Rezultatet e një teknike GLS të zbatuar në të dhënat panel, korrigjuar për

autokorrelacion dhe heteroskedasticitet në panel janë si mëposhtë:

Tabela 26: GLS në panel data – kërkesa afatgjatë e ujit.

𝑞_𝑓𝑟𝑦𝑚ë Koef.

Gabimi

standard z P>z

[95% Int. besimi]

𝑡𝑎𝑟𝑖𝑓𝑎𝑡 –0.0795** 0.036679 – 2.17 0.030 – 0.1591 – 0.0076

𝑡ë_𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟𝑎𝑡_𝑓𝑟𝑦𝑚ë – 0.002485 0.042741 – 0.06 0.954 – 0.0863 0.081285

𝑞_𝑓𝑟𝑦𝑚ë

L1 0.46541*** 0.070927 6.56 0.000 0.3263999 0.604428

𝑐𝑜𝑛𝑠𝑡 0.7718035 0.532896 1.45 0.148 – 0.27265 1.81626

Nr. vrojtimeve = 206

Wald chi2(3) = 73.81

Prob > chi2 = 0.0000

Rëndësia statistikore * 0.10, **0.05, ***0.01.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Elasticiteti afatgjatë i kërkesës në lidhje me çmimin do të ishte:

𝜀𝑃𝐿𝑇 =

− 0.07953

1 − 0.46541= − 0.1484.

Krahasuar me situatën në periudha afatshkurtër, kërkesa afatgjatë për ujë ndaj

tarifave vazhdon të jetë joelastike (koeficienti i elasticitetit në modul është më i vogël

se 1), por është më elastike se ajo afatshkurtër (elasticiteti = – 0.1272).

Për të pasur një ide mbi rangun e elasticiteteve afatshkurtra dhe afatgjata të

kërkesës për ujë të pijshëm nga tarifat e ujit dhe të ardhurat e konsumatorëve edhe për

vendet e rajonit, janë përzgjedhur 7 vende anëtare të Bashkimit Europian, për të cilat

gjendet informacion mbi elasticitetet në fjalë, për t’i krahasuar me gjetjet e punimit për

rastin e Shqipërisë.

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

95

Duke i krahasuar rezultatet (metodologjia është e njëjtë25) vihet re se Shqipëria

renditet mes atyre vendeve me kërkesë afatshkurtër inelastike për ujë të pijshëm në

lidhje me tarifat (elasticiteti SR y,p), me kërkesë afatshkurtër inelastike në lidhje me të

ardhurat e konsumatorëve (elasticiteti SR y,I), shenja e elasticitetit përkatës është pozitiv,

për konsumatorët shqiptarë uji është një e mirë normale dhe me kërkesë afatgjatë

inelastike në lidhje me tarifat (elasticiteti LR y,p; më i madh në modul se ai afatshkurtër).

Figura 15: Elasticitetet e kërkesës për ujë në vendet e rajonit.

Burimi: Të dhënat Raynaud Report (2015), përpunimi i autorit.

Në përfundim të këtij seksioni, mund të flitet për përfundime përgjithësuese për

konsumatorët shqiptarë (të dhënat janë për 61 bashkitë sipas Ndarjes së Re Territoriale

Administrative) dhe me një shtrirje të konsiderueshme kohore për periudhën 2008 –

2015 (periudhë e disponimit të të dhënave).

25 Forma funksionale e kërkesës për ujë është sipas Marshallit.

-1.2

-1

-0.8

-0.6

-0.4

-0.2

0

0.2

0.4

0.6

0.8

1

1.2

Kroaci Qipro Greqi Hungari Itali Maltë Rumani Shqipëria

Elasticitetet e kërkesës për ujë

Elasticiteti SR y,p Elasticiteti SR y,I Elasticiteti LR y,p

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

96

1.4.3. Përcaktimi i kërkesës për ujë për frymë sipas Stone – Geary

Modeli i regresionit për kërkesën për ujë sipas formës funksionale Stone – Geary do të

ishte:

𝑞_𝑓𝑟𝑦𝑚ë𝑖𝑡 = (1 − 𝛽𝑤)𝛾𝑤 + 𝛽𝑤

𝑡ë_𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟𝑎𝑡_𝑓𝑟𝑦𝑚ë𝑖𝑡

𝑡𝑎𝑟𝑖𝑓𝑎𝑡𝑖𝑡+ 𝛽𝑍𝑍𝑖𝑡 + 𝜀𝑡 ,

ku Z është një vektor variablash egzogjenë ndikues në kërkesën për ujë si: lartësia mbi

nivelin e detit të bashkive të marra në studim, shkalla e formalizimit të sektorit

(shprehur si raport mes numrit të lidhjeve me matësa me numrin e lidhjeve tërësore në

rrjet) dhe numri i popullsisë së shërbyer. Rezultatet e përftuara janë si në tabelë:

Tabela 26: GLS në panel data – kërkesa e ujit Stone – Geary.

𝑞_𝑓𝑟𝑦𝑚ë Koef.

Gabimi

standard z P>z

[95% Int. besimi]

𝑡ë_𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟𝑎𝑡_𝑓𝑟𝑦𝑚ë

/𝑡𝑎𝑟𝑖𝑓𝑎𝑡

0.019776**

0.00461

4.29

0.0198

– 0.0030

0.024976

𝑓𝑜𝑟𝑚𝑎𝑙 – 3.907*** 0.394224 – 9.91 0.000 – 4.68051 – 3.13518

𝑝𝑜𝑝_𝑠ℎë𝑟𝑏𝑦𝑒𝑟 0.0262654* 0.014282 1.84 0.066 – 0.00173 0.054258

𝑎𝑙𝑡 – 0.010553 0.017441 – 0.61 0.545 – 0.044736 0.023629

𝑐𝑜𝑛𝑠𝑡 2.54443*** 0.248368 10.24 0.000 2.057647 3.03123

Nr. vrojtimeve = 280

Wald chi2(4) = 109.59

Prob > chi2 = 0.0000

Rëndësia statistikore * 0.10, **0.05, ***0.01.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Siç vihet re dhe nga tabela, variablat e interesit rezultuan të rëndësishëm

statistikisht (përveç lartësisë mbi nivelin e detit). Koeficienti i interesit është ai përballë

variablit të_ardhurat_frymë / tarifat në vlerën 0.019776. Nga llogaritjet sipas formulës

𝜀𝑃 = −𝛽𝑤𝐼

𝑃𝑤𝑄𝑤= −𝜀𝐼 , elasticiteti i kërkesës për ujë në lidhje me çmimin sipas formës

funksionale Stone – Geary është – 0.2382, ndërsa ai në lidhje me të ardhurat e

konsumatorëve është 0.2382.

Në përfundim të seksionit mund të themi se metodat e aplikuara për kërkesën

për ujë të konsumatorëve shqiptarë janë nga më të përdorshmet në literaturë. Zgjedhja

mes tyre është në varësi të qëllimit të studimit dhe disponibilitetit të të dhënave. Në këtë

pjesë empirike të esesë u vlerësuan kërkesa afatshkurtër për ujë dhe kërkesa afatgjatë

sipas Marshallit dhe ajo sipas formës funksionale Stone – Geary. Më tepër se të

zgjedhurit mes tyre, qëllimi i aplikimit ishte paraqitja e disa teknikave lehtësisht të

aplikueshme edhe për të dhënat e sektori shqiptar të ujit.

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

97

1.5. Përfundime dhe rekomandime

Seksioni përmbledh në mënyrë kronologjike të gjitha gjetjet empirike të kësaj

eseje të dytë duke evidentuar edhe rekomandimet e rastit për çdo gjetje. Vlen të

theksohet se gjetjet empirike janë motivuar dhe argumentuar sipas çdo skenari dhe

rekomandimet e formuluara përkatëse janë rrjedhojë logjike e këtyre të fundit.

Gjithashtu, për t’u përmendur është fakti se gjetjet empirike për sektorin e ujit në

Shqipëri qëndrojnë në linjë me gjetjet e literaturës empirike të autorëve dhe punimeve

të mëparshme të marrë si referencë.

Përfundime

Së pari, vlen të niset me faktin se Shqipëria është një vend i pasur me burime

ujore natyrore. Ato vlerësohen në shkallë vjetorë për frymë në nivelin 13,300 m3 (65%

e tyre e gjeneruar në territorin brenda vendit). Këto burime ujore janë potencialisht të

shfrytëzueshme prej popullsisë 2,870,324 banorë (INSTAT, 2018) dhe ushqehen nga

reshjet mesatare vjetore në nivelin 1,485 mm dhe vlerësohet se sasia e ripërtëritshme e

burimeve ujore vjetore është në nivelin 1,250 milionë m3. Mirëpo, situata reale e

sektorit të ujit flet për mbulim me shërbim me ujë dhe kanalizime përkatësisht vetëm

në masën 80% dhe 50% të popullsisë. Gjithashtu dhe kohëzgjatja me shërbim në ditë

është në nivelin mesatar 11 orë në ditë. Kjo nënkupton një situatë jo të mirëmanaxhuar

në sektorin e ujit. Situata pritet të komplikohet në të ardhmen për shkak të normave

pozitive të rritjes së popullsisë ( 0.13%, INSTAT), ritmeve të shpejta të urbanizimit dhe

normës së lartë të zhvendosjeve demografike drejt zonave urbane.

Së dyti, rezervat ujore natyrore të ujit përbëhen 80% nga ujëra nëntokësorë dhe

20% ujëra sipërfaqësorë. Rezervat janë të shpërndarë në 6 basene ujore, rreth 7

lumenjve më kryesorë, të cilët rregjistrojnë ndër nivelet më të larta të prurjeve në

Europë (rreth 1,300 m3 në sekondë ose 25 litra për sekondë për km2) dhe me derdhje

vjetore në det të rregjistruara në nivelin 41 km3. Këto rezerva janë shpërndarë në katër

sektorë të ndryshëm. Mirëpo nuk ka një sistem monitorimi të përshtatshëm të

ndryshimeve të aktiviteteve ekonomike apo lëvizjeve demografike drejt qendrave

urbane.

Së treti, burimet natyrore dhe kryesisht burimet ujore lidhen ngushtësisht me

ndryshimet klimatike. Për zonën e Mesdheut vlerësohet se një ndryshim klimatik në

rajon do të prekte në masën 20% sektorin e prodhimit dhe 10% eksportet. Fenomenet

natyrore si thatësirat, përmbytjet, rritja e temperaturave mesatare apo rënia e fluksit të

lumenjve do të kishte pasoja të drejtpërdrejta në sektorët e ekonomisë shqiptare:

përmbytjet dhe ngritja e parashikuar e detit në Shqipëri do të dëmtonte tokat bujqësore,

infrastrukturën e rajoneve bregdetare apo të atyre rreth baseneve ujore. Kjo nënkupton

parashikimin e zhvendosjes së popullsisë dhe rritjen e dendësisë në disa rajone që do ta

vështirësonte më shumë furnizimin me ujë të popullsisë. Rritja e temperaturave do të

prekte kryesisht sektorin e bujqësisë, prodhimi i të cilit varet nga sistemet e ujitjes. Për

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

98

më tepër sistemet ekzistuese të ujitjes janë të vjetëruar, jo të mirëmbajtur dhe joefiçientë

duke sjellë shpërdorim të rezervave ujore sipërfaqësore. Rënia e parashikuar e fluksit

të lumenjve do të vështirësonte më tej parashikimin e ofertës së ujit (në situatën aktuale

shfaq problematika të mëdha monitorimi dhe matjeje). Mirëpo Shqipëria nuk ka të

dhëna të vazhdueshme dhe të përditësuara mbi këtë çështje, edhe pse ka raportime reale

të vendit tonë në funksion të Direktivës Kuadër të Ujit të Bashkimit Europian.

Së katërti, sektori i ujit në Shqipëri nuk është formalizuar plotësisht. Mungesa

e matësve për çdo lidhje në rrjetin kryesor dhe atë shpërndarës vështirëson identifikimin

e klientëve të operatorëve, përkeqëson nivelin e mbledhjeve të arkëtimeve të vëllimit

të faturuar të ujit. Për më tepër, rritjet demografike të popullsisë kanë bërë që familjet

të ndërtojnë banesat e tyre mbi rezervuarët natyrorë nëntokësorë të ujit dhe të hapin

puse të paligjshme (të paplanifikuara) duke ndërhyrë në masën e shfrytëzimit të

burimeve ujore dhe duke rrezikuar cilësinë e tyre nga shkarkimi i mbetjeve apo ujërave

të përdorur dhe të patrajtuar.

Së pesti, sistemi i shërbimit me ujë të pijshëm duhet të shihet i pandarë nga ai i

shërbimeve të kanalizimeve dhe ai i mbledhjes dhe trajtimit të ujërave të përdorur.

Aktualisht shkalla e mbulimit me shërbime kanalizimesh në nivel sektori, për zonat

urbane është në masën 40% (DPUK). Ka vetëm dy qendra të trajtimit të ujërave të

përdorur në Pogradec dhe Kavajë, kjo nënkupton se ujërat e përdorur shkarkohen në

lumenj e det të patrajtuara, duke ndotur kështu tokat, rrezikuar burimet ujore

sipërfaqësore dhe nëntokësore egzistuese dhe duke përbërë një rrezik serioz për

popullatën dhe mjedisin (meqë cikli natyror i ujit është cikël i mbyllur).

Së gjashti, rëndësia e parashikimit të kërkesës për ujë lidhet drejtpërsëdrejti me

shëndetin financiar të sektorit të ujit; operatorët me këtë informacion modelojnë ofertën

e tyre duke shfrytëzuar burimet natyrore ujore të mjaftueshme. Një nga gjetjet empirike

të kësaj eseje është pikërisht fakti se uji konsiderohet e mirë normale nga konsumatorët

shqiptarë: lidhja mes të ardhurave për frymë dhe kërkesës për ujë rezultoi pozitive (në

përputhje edhe me literaturën empirike të konsultuar). Megjithatë, ashtu sikundër pritej,

kërkesa për ujë ishte joelastike ndaj të ardhurave (koeficienti përkatës i elasticitetit

rezultoi më i vogël se 1). Uji për natyrën e vet është një e mirë e domosdoshme dhe pa

zëvendësues të tjerë të disponueshëm.

Një tjetër gjetje lidhej me tarifat e ujit (çmimi i ujit): kërkesa për ujë rezultoi e

lidhur negativisht me tarifat e ujit, por përsëri joelastike, për shkak të natyrës së ujit si

e mirë konsumi. Më tej u provua empirikisht se kërkesa afatgjatë për ujë është me

elastike se ajo afatshkurtër kundrejt tarifave të ujit.

Një gjetje e rradhës ishte efekti i rëndësishëm në kërkesën për ujë të variablave

të tjerë si: lartësia mbi nivelin e detit të zonës së shërbimit, numri i popullsisë së

shërbyer, shkalla e formalizimit të tregut, përpjesa e popullsisë rurale mbi popullsinë

tërësore të shërbyer. Ky fakt jep të dhëna empirike, për sektorin shqiptar të ujit, të

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

99

ndikimit të faktorëve të tjerë përveç faktorëve klasikë (tarifat, të ardhurat për frymë) në

kërkesën për ujë të familjeve.

Rekomandime

Rekomandohet që operatorët e sektorit të ujit në Shqipëri të rrisin shkallën e

manaxhimit dhe organizimit të aktiviteteve në përmbushje të misionit të furnizimit të

popullsisë me ujë të pijshëm të sigurt, brenda kushteve higjeno – sanitare, të

pandërprerë dhe të mjaftueshëm. Kjo duhet parë dhe në perspektivën e përmbushjes së

objektivave në kornizën e Direktivës Kuadër të Ujit të Bashkimit Europian.

Këshillohet që, në kuadrin e nevojës së parashikimit dhe matjes së saktë të

përdorimit të ujit sipas sektorëve, të ngrihen sisteme monitorimi dhe matjeje për

përdorimin e ujit. Deri sot, për këtë çështje bëhen vlerësime kryesisht nga institucione

të huaja të fushës. Mungesa e të dhënave të kësaj natyre vështirëson mirëmanaxhimin

dhe përndarjen efiçiente të burimeve ujore sipas sektorëve.

Duhet kuptuar që Shqipërisë i duhet një sistem i brendshëm monitorimi dhe

parashikimi i ndryshimeve klimatike dhe efekteve të tyre në rezervat ujore. Kjo do të

ndihmonte në mirëmanaxhimin e tyre por edhe në formulimin e masave paraprake për

të përballuar çdo ngjarje natyrore.

Sugjerohet një mbulim me matësa i popullsisë së shërbyer në masën 100% sa

më shpejt të jetë e mundur. Kjo çështje përbën prioritet sepse shënon një mosrealizim

të objektivave të Strategjisë së mëparshme Kombëtare të Ujit dhe Kanalizimeve, 2010

– 2017 dhe për më tepër Reforma e Re Territoriale Administrative e dikton si të tillë.

Bashkitë dhe operatorët përkatës të ujit kanë zgjeruar zonat e juridiksionit të tyre

sidomos me zona rurale dhe kjo rëndon situatën e tyre financiare.

Gjithashtu çështja e monitorimit të cilësisë së ujit duhet të jetë në vëmendje të

vazhdueshme të institucioneve përgjegjëse. Mungojnë të dhëna të përditësuara mbi

testimin e kampionëve të ndryshëm të ujit në zonat e shërbyera. Kjo çështje duhet të

kërkojë vëmendje më të madhe meqë është e lidhur drejtëpërsëdrejti me shëndetin e

popullatës, ekuilibrat e ekosistemeve natyrore dhe mjedisin në tërësi.

Sugjerohet që çështja e vlerësimit, matjes dhe parashikimit të kërkesës për ujë

nuk duhet të ngelet vetëm në vëmendjen e kërkuesve apo institucioneve të huaja të

vlerësimit. Institucionet përkatëse të monitorimit të sektorit duhet të kenë një njësi apo

organizëm që të merret me këtë çështje. Ky informacion duhet të përdoret më së miri

në procedurën e vendosjes së tarifave të ujit për konsumatorët familjarë. Shpeshherë, si

masë për nxjerrjen e shoqërive nga situata e vështirë financiare është parë rritja e

tarifave për m3 ujë. Në kushtet e një sektori joefiçient, me mungesa në shërbim dhe

cilësi të shërbimit, kjo masë do të rriste lidhjet e paligjshme në rrjet (sidomos në zonat

rurale, ku lidhjet me matësa janë të pakta dhe furnizmi kryhet përmes çezmave publike),

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

100

shtimin e depozitave private të ujit në familje, duke rënduar buxhetin e tyre dhe

njëkohësisht duke cënuar funksionalitetin dhe estetikën e planifikimit urban.

Në të njëjtën linjë me sa u tha mësipër, rritja e papërligjur e tarifave, do t’i

drejtonte konsumatorët drejt ujit të ambalazhuar apo blerjes së ujit nga depozitat

private, veprimtari këto me kosto për buxhetin e tyre si dhe me risk për shëndetin

(kontrolli i cilësisë nga institucionet përgjegjëse vështirësohet). Në funksion të kësaj

rekomandohet të ketë vrojtime të vazhdueshme të konsumit të ujit përveç atij të ofruar

nga rrjeti publik shpërndarës. Një bazë e tillë të dhënash do të ndihmonte të kuptoheshin

treguesit individualë dhe subjektivë të konsumatorit që ndikojnë në kërkesën për ujë.

Në përfundim, le të shërbejë ky punim si evidencë empirike e formulimit të

kërkesës për ujë të familjeve shqiptare. Njohja dhe parashikimi i kërkesës për ujë, jep

informacion të vlefshëm për mirëmanaxhimin e burimeve ujore nga ana e operatorëve

në sektor dhe plotësimin nga ana e tyre e kërkesës për ujë të popullatës.

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

101

Shtojcë

Të dhënat panel, 2008 – 2015

Variablat Nr. i vrojtimeve Mesatarja

Devijimi

standard Minimum Maximum

ID 399 29 16.47261 1 57

Viti 399 2011.429 2.444209 2008 2015

Id_rajoni 399 24.33333 9.211729 11 35

veri_AL01 399 0.350877 0.477844 0 1

jug_AL03 399 0.491228 0.500551 0 1

qendër_AL02 399 0.157895 0.3651 0 1

të_ardhura_frymë 399 12.81719 0.267493 12.2271 13.4286

alt 399 4.776541 1.527853 1.609438 6.997596

pop_q 353 9.730471 1.235582 7.215975 13.57662

pop_f 347 8.731385 1.659119 4.787492 12.38844

pop_t 390 10.08115 1.233271 6.781341 13.80924

pop_shërbyer 390 9.71161 1.321004 6.764174 13.7233

tarifat 390 3.466625 0.355496 2.525729 4.185099

q_faturuar_m 299 4.939535 1.981442 – 2.81341 9.571126

q_faturuar_pam 372 5.656839 1.357716 – 1.60944 9.200522

q_faturuar_t 390 6.169021 1.214876 3.608212 9.997712

q_frymë 390 3.365166 0.445396 0.45283 4.45759

lidhje_m 300 7.164296 2.122976 – 1.38629 11.768

lidhje_pam 374 7.583333 1.294061 3.38439 11.00369

orë_shërbimi 390 2.259007 0.586659 0.277632 3.178054

gjr 387 4.434929 1.129289 1.704748 8.165648

dendësia_pop 387 5.64672 1.030321 0.632873 7.817071

Shënim: Të dhënat janë shprehur në logaritme natyrore.

Modelet GLS.

Tabela 26: GLS në panel data dhe testet shtesë – Modeli I.

Random – effects GLS regression

Group variable: ID

R – sq: Obs per group:

within = 0.0331 min = 1

between = 0.4687 avg = 6.3

overall = 0.4789 max = 7

Nr. i vrojtimeve = 297

Nr. i grupeve = 47

Wald chi2(3) = 16.63

corr (u_i, X) = 0 (assumed) Prob > chi2=0 = 0.0008

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

102

q_faturuar_tot Koef. Gabimi standard z P>z

[95% Int. besimi]

tarifat

– 0.2803112

0.1499051

– 1.87

0.061

– 0.5741

0.013497

lidhje_m

0.1196967

0.0523153

2.29

0.022

0.01716

0.222233

gjr

0.0433521

0.0180731

2.4

0.016

0.00793

0.078775

_cons

6.352454

0.4748915

13.38

0.000

5.4217

7.283224

sigma_u

0.47289467

sigma_e

0.19605293

rho

0.85333185 (fraction of variance due to u_i)

Wooldridge test for autocorrelation in panel data

H0: no first – order autocorrelation

F (1, 43) = 11.083

Prob > F = 0.0018

Shënim: Testi Wooldridge tregon për prani të autokorrelacionit në të dhënat panel. Është korrigjuar

përmes modelit GLS me efekte rasti duke korrigjuar për autokorrelacion të rendit të parë.

RE GLS regression with AR (1) disturbances

Group variable: ID

R – sq: Obs per group:

within = 0.03550 min = 1

between = 0.4143 avg = 6.3

overall = 0.4292 max = 7

Nr. i vrojtimeve = 297

Nr. i grupeve = 47

Wald chi2(4) = 26.02

corr (u_i, X) = 0 (assumed) Prob > chi2=0 = 0.0000

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – theta – – – – – – –

– – – – – – – – – – – – – –

Min 5% Median 95% Max

0.6222 0.6945 0.7290 0.7290 0.7290

q_faturuar_tot Koef. Gabimi standard z P>z

[95% Int. besimi]

tarifat – 0.101618 0.020714 – 4.91 0.000 0.06102 0.142216

lidhje_m 0.21731 0.104068 2.09 0.037 – 0.42128 – 0.01334

gjr 0.015295 0.01215 1.26 0.208 – 0.00852 0.039109

_cons 6.39312 0.361408 17.69 0.000 5.684774 7.101467

rho_ar

0.726788 (estimated autocorrelation coefficient)

sigma_u 0.81773

sigma_e 0.229174

rho_fov 0.927176 (fraction of variance due to u_i)

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

103

Variablat VIF 1/VIF

tarifat 2.176 0.459559

lidhje_m 2.009 0.49776

gjr 1.757 0.569152

Mesatarja VIF

1.980667

Hausman test

– – – – Koeficientët – – – –

(b)

random

(B)

fixed

(b – B)

Diferenca

Sqrt(diag(V_b – V_B))

tarifat – 0.2803112 – 0.15511 – 0.1252 0.055582

lidhje_m 0.1196967 0.055731 0.063966 0.008934

gjr 0.0433521 0.006187 0.037166 0.012149

b = consistent under Ho and Ha; obtained from xtreg

B = inconsistent under Ha, efficient under Ho; obtained from xtreg

Test: Ho: difference in coefficients not systematic

chi2(3) = (b – B)'[(V_b – V_B)^( – 1)](b – B)

= 76.51

Prob>chi2 = 0.0000

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Tabela 26: GLS në panel data dhe testet shtesë – Modeli II.

RE GLS regression with AR (1) disturbances

Group variable: ID

R – sq: Obs per group:

within = 0.0422 min = 1

between = 0.3535 avg = 6.4

Breusch and Pagan Lagrangian multiplier test for random effects

q_faturuar_tot[ID,t] = Xb + u[ID] + e[ID,t]

VAR sd=sqrt(VAR)

q_faturuar_tot 1.451105 1.204618

e 0.038437 0.196053

u 0.223629 0.472895

Test: Var(u) = 0

chibar2(01)= 248.60

Prob > chibar2 = 0.0000

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

104

overall = 0.3708 max = 7

Nr. i vrojtimeve = 300

Nr. i grupeve = 47

Wald chi2(4) = 20.17

corr (u_i, X) = 0 (assumed) Prob > chi2=0 = 0.0005

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – theta – – – – – – –

– – – – – – – – – – – – – –

Min 5% Median 95% Max

0.6743 0.7377 0.7670 0.7670 0.7670

q_faturuar_tot Koef. Gabimi standard z P>z

[95% Int. besimi]

tarifat – 0.19979 0.099666 – 2.oo 0.045 – 0.39513 – 0.00444

lidhje_m 0.088806 0.020313 4.37 0.000 0.048994 0.128618

ore_sherbimi 0.027521 0.057112 0.48 0.63 – 0.08442 0.139457

_cons 6.422465 0.369092 17.4 0.000 5.699058 7.145872

rho_ar

0.73391747 (estimated autocorrelation coefficient)

sigma_u 0.8934858

sigma_e 0.2090713

rho_fov 0.9480886 (fraction of variance due to u_i)

Variablat VIF 1/VIF

tarifat 2.762 0.362056

ore_sherbimi 1.682 0.594530

lidhje_m 1.489 0.671592

Mesatarja VIF

1.977666

Burimi:

Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Breusch and Pagan Lagrangian multiplier test for random effects

q_faturuar_tot[ID,t] = Xb + u[ID] + e[ID,t]

VAR sd=sqrt(VAR)

q_faturuar_tot 1.443142 1.201308

e 0.039345 0.198355

u 0.908449 0.953126

Test: Var(u) = 0

chibar2(01)= 644.51

Prob > chibar2 = 0.0000

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

105

Figura 16: Varësia e kërkesës për ujë dhe tarifave.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Figura 17: Varësia e kërkesës për ujë dhe të ardhurave për frymë.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

106

Figura 18: Varësia e kërkesës për ujë dhe lartësisë mbi nivelin e detit.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Figura 19: Varësia e kërkesës për ujë dhe popullsisë rurale.

Burimi: Llogaritje të autorit, output i programit Stata.

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

107

Derivimi i funksionit të kërkesës Stone – Geary (Geary, 1950)

Le të shënojmë me 𝑄𝑤 dhe 𝑄𝑧 përkatësisht kërkesën për ujë dhe për çdo të mirë tjetër

(e mirë e përbërë), me 𝑃𝑤 dhe 𝑃𝑧 janë shënuar çmimet përkatëse, me 𝛾𝑤 dhe 𝛾𝑧 janë

shënuar përkatësisht sasitë minimum të konsumuar nga çdo e mirë, me 𝛽𝑤 dhe 𝛽𝑧 janë

parametrat e preferencave (përpjesat e secilës të mirë në buxhet) dhe me 𝐼 janë shënuar

të ardhurat.

Funksioni i dobisë Stone – Geary i konsumatorit është:

U = 𝛽𝑤𝑙𝑛(𝑄𝑤 − 𝛾𝑤 ) + 𝛽𝑧𝑙𝑛(𝑄𝑧 − 𝛾𝑧 ) ,

ku 𝛽𝑤 dhe 𝛽𝑧 >0, 𝛽𝑤 + 𝛽𝑧 = 1, (𝑄𝑤 − 𝛾𝑤) > 0 dhe (𝑄𝑧 − 𝛾𝑧 ) > 0. Duke

normalizuar çmimin e të mirës së përbërë, kufizimi buxhetor do të shprehej:

I = 𝑄𝑤𝑃𝑤 + 𝑄𝑧

Për të zgjidhur problemin e maksimizimit të funksionit të dobisë, me kusht kufizimin

buxhetor dhe supozimet e sipërpërmendura mbi parametrat, funksioni i Langranzhit do

të shkruhej si vijon:

L = 𝛽𝑤𝑙𝑛(𝑄𝑤 − 𝛾𝑤 ) + 𝛽𝑧𝑙𝑛(𝑄𝑧 − 𝛾𝑧 ) + μ(I − 𝑄𝑤𝑃𝑤 − 𝑄𝑧)

F.O.C:

∂L

∂𝑄𝑤= 0 →

𝛽𝑤

(𝑄𝑤 − 𝛾𝑤 )= μ𝑃𝑤 ;

∂L

∂𝑄𝑧= 0 →

𝛽𝑧

(𝑄𝑧 − 𝛾𝑧 )= μ ;

∂L

∂μ= 0 → I = 𝑄𝑤𝑃𝑤 + 𝑄𝑧;

Me supozimin se 𝛽𝑤 + 𝛽𝑧 = 1:

𝑄𝑧 =𝛽𝑧𝑃𝑤(𝑄𝑤 − 𝛾𝑤 ) + 𝛾𝑧𝛽𝑤

𝛽𝑤 .

Duke e zëvendësuar shprehjen e 𝑄𝑧 te kufizimi buxhetor përftohet:

𝑄𝑤 = 𝐼𝛽𝑤 − 𝛾𝑧𝛽𝑤 + 𝑃𝑤𝛾𝑤 𝛽𝑤 − 𝑃𝑤𝛾𝑤

𝑝𝑤 = 𝛽𝑤

𝐼 − 𝑃𝑤𝛾𝑤 − 𝛾𝑧

𝑝𝑤+ 𝛾𝑤

Duke supozuar se 𝛾𝑧 = 0, funksioni i kërkesës për ujë jepet si:

𝑄𝑤 = (1 − 𝛽𝑤)𝛾𝑤 + 𝛽𝑤

𝐼

𝑃𝑤.

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

108

𝛾𝑤 është kufiri i konsumit të ujit i pandikuar nga çmimi i ujit. Prej këtij funksioni

kërkese derivohet edhe elasticitetet përkatëse në lidhje me çmimin dhe të ardhurat si

mëposhtë:

𝜀𝑃 = −𝛽𝑤

𝐼 − 𝛾𝑧

𝑃𝑤𝑄𝑤= −𝜀𝐼 .

Meqë 𝛾𝑤 është jo e rëndësishme për studimin elasticitetet shprehen si:

𝜀𝑃 = −𝛽𝑤

𝐼

𝑃𝑤𝑄𝑤= −𝜀𝐼 .

Standardet Europiane të ujit të pijshëm

Standardet e mëposhtme parametrike të përfshira në Direktivën e Ujit të Pijshëm dhe

priten të jenë të mbështetura nga legjislacion i posaçëm nga secili vend i Bashkimit

Europian. Niveli i lejuar i agjentëve të përmbajtur për një litër uji të pijshëm është si

mëposhtë:

Tabela 26: Standardet Europiane të ujit të pijshëm

Acrylamide 0.10 μg/l

Antimony 5.0 μg/l

Arsenic 10 μg/l

Benzene 1.0 μg/l

Benzo(a)pyrene 0.010 μg/l

Boron 1.0 mg/l

Bromate 10 μg/l

Cadmium 5.0 μg/l

Chromium 50 μg/l

Copper 2.0 mg/l

Cyanide 50 μg/l

1,2 – dichloroethane 3.0 μg/l

Epichlorohydrin 0.10 μg/l

Fluoride 1.5 mg/l

Lead 10 μg/l

Mercury 1.0 μg/l

Nickel 20 μg/l

Nitrate 50 mg/l

Nitrite 0.50 mg/l

Pesticides 0.10 μg/l

Pesticides — Total 0.50 μg/l

Polycyclic aromatic hydrocarbons 0.10 μg/l

Selenium 10 μg/l

Tetrachloroethene dhe Trichloroethene 10 μg/l

Trihalomethanes — Total 100 μg/l

Vinyl chloride 0.50 μg/l

Shënim: Janë ruajtur emërtimet origjinale të elementëve.

Burimi: Direktiva Europiane Kuadër e Ujit

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

109

ESEJA E TRETË SHKENCORE

Vlera ekonomike e ujit dhe investimi në sektor: mes financimit publik

dhe Partneritetit Publik – Privat

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

110

Hyrje

A. Një vështrim i përgjithshëm

Kjo ese e tretë do të përqendrohet në disa çështje specifike të lidhura me

konceptin e ujit si e mirë ekonomike (uji i pijshëm si i tillë ka një vlerë ekonomike dhe

kosto të plotë të ofrimit të tij) dhe me mundësitë e investimit në sektorin e ujit të pijshëm

në aktivitete të lidhura me të gjitha fazat e ofrimit të ujit të pijshëm. Gjithashtu çështje

si privatizimi, Partneriteti Publik – Privat (PPP) dhe financimi publik do të krahasohen

në kontekst të vlerësimit të alternativës më të mirë.

Të gjitha këto çështje do të vlerësohen në mjedisin e sektorit shqiptar të ujit të

pijshëm dhe kanalizimeve. Punimi në fjalë do të përmbledhë në mënyrë kritike shembuj

të përvojave të ngjashme në vende dhe në periudha historike të ndryshme si argumente

mbështetëse të qëndrimeve kritike personale të autorit ndaj financimit publik,

privatizimit apo Partneritetit Publik – Privat në sektorin e ujit të pijshëm.

B. Pyetja kërkimore dhe objektivat

Punimi është i ndarë në disa seksione sipas strukturës konceptuale dhe secili

seksion ndërtohet mbi bazën e një pyetje kërkimore. Gjithçka e trajtuar mbi konceptin

e procesit të privatizimit (në formën e kontratave private të manaxhimit apo kontratave

konçensionare) ka në bazë pyetjen kërkimore:

“A janë të leverdisshme nga ana ekonomike, sociale dhe mjedisore kontratat e

privatizimit të shërbimeve të infrastrukturës publike?”

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje kërkimore, objektivi i parë lidhet me një

përmbledhje kritike dhe analizë përshkruese – krahasimore të kontratave të mëparshme

të privatizimit, në vende të ndryshme të botës, në sektorin e shërbimeve publike, me

fokus sektorin e ujit të pijshëm. Objektivi vijues lidhet me analizën e kontratave të

privatizimit në sektorin shqiptar të ujit të pijshëm, duke analizuar kushtet e tregut kur

këto kontrata u nënshkruan, natyra e tyre dhe ecuria e tyre në kohë. Një bashkësi

argumentash do të sigurohet si mbështetëse të idesë dhe qëndrimit të autorit mbi

praktikën e privatizimit në sektorë të infrastrukturës publike duke nisur nga korniza

ligjore egzistuese deri te trajtimi i procesit të decentralizimit të sektorit, fokus i interesit

të punimit.

Gjithçka e lidhur me vlerën ekonomike të ujit, duke e trajtuar ujin e pijshëm si

një e mirë ekonomike dhe oportunitetet e investimit në këtë sektor kanë në bazë të tyre

pyetjet kërkimore vijuese:

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

111

“A mund të vrojtohen, maten dhe vlerësohen kostot e plota të ujit dhe vlera ekonomike

e tij në qoftë se uji konsiderohet një e mirë ekonomike?”

“Cilat janë oportunitetet e investimit në sektorin e ujit të pijshëm në rang botëror?”

Për të siguruar një përgjigje sa më empirike për dy pyetjet kërkimore mësipër, do të

aplikohen praktikisht modelet e vlerësimit të kostove të plota të ujit të pijshëm në

sektorin shqiptar të ujit. Gjithashtu do të analizohen teorikisht oportunitetet e investimit

në këtë sektor duke u mbështetur në informacione si indekset e ujit në bursat botërore,

numri i kompanive të listuara të sektorit të ujit të pijshëm, kriteret e listimit të

kompanive në këto bursa, kapitalizimit të tregut të ujit të pijshëm dhe projekteve të

lidhura me infrastrukturën e tij.

Së fundmi, gjithcka e lidhur me kontratat e Partneritetit Publik – Privat (PPP –

të) apo ato të iniciativave private të financimit (private initiatives of financing, PIF –

të) do të trajtohet në funksion të pyetjes së fundit kërkimore:

“A janë të leverdisshme nga ana ekonomike, sociale dhe mjedisore kontratat PPP dhe

a janë konkurruese me metodën tradicionale të financimit publik?”

Objektivi i lidhur me këtë pyetje është analiza kritike e rasteve në vende të ndryshme

të aplikimit të kontratave PPP në sektorë të shërbimeve publike dhe infrastrukturës

publike dhe efektet që ato patën në tregues të ndryshëm duke e krahasuar me metodën

klasike të financimit publik të projekteve të infrastrukturës publike. Krahasimi do të

shihet i gjerë në shumë tregues si: kostot e kapitalit, kostot e ndërtimit të projekteve dhe

ato të transaksionit, transferimi i riskut, efektet në fuqinë punëtore të ekonomisë apo

ato mjedisore nga nënshkrimi i kontratave PPP.

C. Metodologjia dhe teknikat e përdorura

Punimi bazohet mbi një analizë kritike – përshkruese – krahasimore të rasteve

studimore të sjellë si shembuj në mbështetje të argumentave dhe qëndrimeve të autorit.

Në seksionin e vlerës ekonomike dhe kostove të plota të ujit do të përllogariten

sipas skemës së sugjeruar të Roger et al. (1998) kostot e plota të ujit të pijshëm, në nivel

agregat të sektorit shqiptar të ujit (si mesatare për tre kategoritë e kompanive operuese).

Për këtë do të përdoret kategorizimi i kompanive operuese sipas Entit Rregullator të

Ujit (ERRU), në të cilin kompanitë ndahen në bazë të treguesit “Numri i lidhjeve në

rrjet”. Llogaritja e kostove të plota (jo vetëm ato operative apo tërësore) u jep

kompanive një instrument shumë të vlefshëm për përcaktimin e saktë të tarifave të

shërbimeve. Në seksionet e tjera, praktikat e kontratave të privatizimeve apo

Partneritetit Publik – Privat në vende të ndryshme në sektorë të infrastrukturës publike

(që prej vitit 1985 e në vazhdim) do të analizohen me detaje në analizën krahasimore

mes këtyre alternativave të financimit privat dhe praktikës tradicionale të financimit

publik.

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

112

Filozofia e analizës induktive do të përdoret në nxjerrjen e përfundimeve ndërsa

të dhënat për aplikimin e skemës të Roger et al. (1998) janë siguruar nga publikime dhe

raporte të ERRU dhe DPUK për të gjithë operatorët në sektor, për vitin 2015, viti më i

afërt me informacion për elementët e nevojshëm (duke u lejuar përfundimeve të nxjerra

të kenë karakter përgjithësues).

D. Struktura

Kjo ese është e strukturuar në disa seksione të veçanta me bosht logjik të

përbashkët, me fokus vlerësimin e alternativave për financim të projekteve në sektorin

e ujit të pijshëm.

Në seksionin e parë “Vlera ekonomike e ujit”, trajtohen nga ana teorike dhe më

pas e aplikuar në rastin e sektorit shqiptar të ujit të pijshëm konceptet si vlera

ekonomike e ujit dhe kostot e plota të ofrimit të tij. Skemat e përllogaritjes të huazuara

nga literatura teorike e përdorur si referencë do të shërbejnë për këtë. Vlen për t’u

përmendur se uji konsiderohet si një e mirë ekonomike, me një treg që funksionon sipas

ligjësive të tregut, me teknikat për llogaritjen e kostove të plota të ofrimit të tij (duke

marrë në konsideratë edhe eksternalitetet) dhe vlerës ekonomike të tij (duke ndjekur

disa parime të përgjithshme të teorisë ekonomike).

Në seksionin vijues të emërtuar “Oportunitetet e investimit në sektorin e ujit”

ofrohet një analizë e detajuar mbi perceptimin e gabuar të invesitorëve mbi risqet e

investimit në sektorin në fjalë, shoqëruar kjo me argumentat përkatëse teorike. Ky

perceptim i gabuar i frenon investitorët të përfitojnë nga oportunitetet reale të investimit

në ujë të pijshëm. Duke qenë se ofrimi i ujit të pijshëm është një cikël i plotë me

aktivitete dhe projekte infrastrukture, mundësitë e investimit në këto lloj projektesh

shfaqen të shumta (në kundërshtim me atë çfarë përceptojnë investitorët në lidhje me

sektorin e ujit: si një sektor me risqe të mëdha dhe përfitime jo të qëndrueshme). Për të

dhënë një argument bindës mbi një praktikë egzistuese të investimit në sektorin e ujit

të pijshëm, janë analizuar indekset e lidhura me kompanitë e sektorit në fjalë, prirja e

tyre përgjatë viteve, korrelacioni i tyre me indekse të sektorëve të tjerë, si një

informacion i përpunuar i vlefshëm për investitorët potencialë, që të përfshijnë në

portofolët e tyre të investimit edhe tituj financiarë të sektorit të ujit të pijshëm.

Seksioni i tretë “Decentralizimi në sektorin e ujit” jep një prezantim të gjithë

procesit të decentralizimit (ende i papërfunduar plotësisht) në sektorin e ujit në

Shqipëri. Gjithë analiza e procesit do të shoqërohet edhe me kornizën ligjore të

përshtatur ndër vite për të ndihmuar procesin në fjalë. Duhet theksuar se nga analiza e

bërë vihet re që problematikat në sektorin e ujit nuk janë të lidhura me mungesën e

burimeve ujore. Përkundrazi, burimet ujore egzistuese dhe të ripërtëritshme janë jo mirë

të manaxhuara duke sjellë mungesa të shërbimit me ujë të pijshëm në popullatë, apo

cilësi jo të mirë të shërbimeve të ofruara. Seksioni jep edhe një informacion të vlefshëm

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

113

mbi strukturën e kompanive operuese në sektor duke nxjerrë në pah problemet e

qeverisjes dhe manaxhimit të këtyre kompanive.

Seksioni vijues “Privatizimi në sektorin e ujit” jep një panoramë të praktikave

të privatizimit, duke qartësuar formën dhe veçoritë e këtyre kontratave që lejojnë

praninë e agjentit privat në sektorët e shërbimeve të infrastrukturës publike. Seksioni

ofron një përmbledhje të praktikave të mëparshme të privatizimit në vende të ndryshme

duke evidentuar përfitimet dhe problematikat e krijuara dhe duke u kujdesur t’i

kategorizojë ato në praktikat e ndjekura në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim në

funksion të analizës krahasimore.

Seksioni i pestë “Pse Partneriteti Publik – Privat nuk funksionon?” përmbledh

analizën e këtyre formave alternative dhe moderne të kontratave të privatizimit,

kontratat Partneritet Publik – Privat në sektorët e shërbimeve publike. Analiza

përmbledh konceptet bazë të këtyre kontratave, perspektiva e tyre, efektet e krizës

financiare të fundit në to duke përmbledhur në një nënseksion të fundit të gjitha

problematikat e lidhura me këto kontrata. Në mbështetje të analizës janë dhënë shembuj

të praktikave të ndjekura në botë përgjatë viteve të ndryshme, shembuj këta të shumtë

nga vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Seksioni vijues i gjashtë “Në qoftë se jo PPP atëherë çfarë? Alternativa e

financimit publik” krahason në mënyrë kritike alternativën kryesore private të

financimit (PPP – të) me metodën trandicionale dhe konvencionale të financimit publik

të projekteve të infrastrukturës publike. Analiza krahasimore është e përqendruar në

terma të parametrave ekonomikë, socialë e mjedisorë të dy alternativave për një

krahasim sa më të plotë dhe real. Edhe analiza krahasimore përmban shembuj të shumtë

nga praktikat reale të ndjekura në botë.

Seksioni përmbyllës “Përfundime dhe rekomandime” do të përmbledhë gjithë

gjetjet e punimit, produkt i analizës përshkruese e krahasimore të alternativave të

trajtuara të financimit. Më së shumti seksioni do të përqendrohet në rekomandime

konkrete për sektorin shqiptar të ujit, duke pasur luksin e mësimeve të nxjerra nga

praktikat e dështuara në vende të tjera të ngjashme ekonomikisht me Shqipërinë si dhe

duke pasur si referencë ato praktika të mëparshme të realizuara në vendin tonë.

E. Rezultatet e pritshme

Në sintoni me literaturën teorike dhe empirike të përdorur si referencë, pritet që

edhe analiza për sektorin shqiptar të ujit të pijshëm të reflektojë të njëjta problematika

në praktikat e privatizimit apo mundësive të aplikimit të kontratave PPP. Shembujt e

praktikave të ngjashme në botë më tepër si ilustrim i ideve do të shërbejnë si argument

mbështetës i sugjerimeve dhe gjetjeve të autorit, duke u dhënë atyre karakter objektiv

dhe duke u përpjekur të minimizohen qëndrimet personale të autorit ndaj dukurive në

fjalë.

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

114

F. Kontributi shkencor i punimit

Vlen për t’u përmendur fakti se punimi mund të rreshtohet mes punimeve të

paktë akademikë që trajton në terma ekonomikë alternativat e financimit të sektorit

shqiptar të ujit të pijshëm dhe shërbimeve të kanalizimeve. Literatura e gjerë e

organizuar në punim (përdorur si referencë) ndihmon kërkuesit e tjerë të fushës duke i

përditësuar ata me punimet më në zë të fushës dhe autorët më me influencë në çështjet

e praktikave të financimit privat në sektorët e infrastrukturës publike.

Në mënyrë të aplikuar përmes skemave të Roger et al. (1998) ofrohet

përllogaritja e kostove të plota të ujit dhe ofrohet mënyra e përllogaritjes së vlerës

ekonomike të ujit (në pamundësi për ta aplikuar për shkak të mungesës së

informacionit) me shpjegimet përkatëse të elementëve të përllogaritjes.

Së fundmi një kornizë ligjore e përmbledhur dhe e organizuar në rend

kronologjik mbi decentralizmin në sektorin shqiptar të ujit të pijshëm ofrohet për

kërkuesit e interesuar të fushës.

G. Kufizimet e punimit

Kufizimet e punimit lidhen kryesisht me pamundësinë e përllogaritjes së vlerës

ekonomike të ujit të pijshëm sipas literaturës teorike për shkak të mungesës së

informacionit mbi elementët e përllogaritjes. Megjithatë skema e përllogaritjes ofrohet

qartësisht e sqaruar, në një moment të dytë ky kufizim mund të plotësohet.

Kufizimi i rradhës lidhet me mungesën e plotë të raporteve të treguesve të

performancës së atyre pak praktikave të kontratave të manaxhimit privat apo

konçensioneve në sektorin e ujit të pijshëm në Shqipëri, informacion ky i vlefshëm për

një analizë empirike të efekteve ekonomike, sociale dhe mjedisore të privatizimit.

Mungesa e këtij informacioni nuk mundëson as trajtimin e plotë të këtyre rasteve si

raste studimore të analizuara mirë. Megjithatë një analizë modeste brenda kornizës së

informacionit të munguar apo të paplotë është parashikuar në punim.

1.1. Vlera ekonomike e ujit

Në vitin 1992 uji është njohur zyrtarisht si një e mirë ekonomike prej

Konferencës Ndërkombëtare të Ujit dhe Mjedisit në Dublin. Koncepti i ujit si e mirë

ekonomike gjeti pranueshmëri nga shumë profesionistë të industrisë së ujit. Megjithatë

pati një paqartësi mes koncepteve të ujit si “e mirë ekonomike” dhe “e mirë ekonomike

dhe sociale”. Ky seksion do të shpjegojë hendekun në të kuptuarin e këtyre koncepteve

duke aplikuar praktikisht teknikat ekonomike për vlerësimin e përdorimit efiçient të ujit

(nga aspekti ekonomik, mjedisor dhe socal) për sektorin e ujit të pijshëm në Shqipëri.

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

115

1.1.1. Parime të përgjithshme

Ka disa parime të përgjithshme që udhëheqin vlerësimin e vlerës ekonomike të

ujit dhe kostove të lidhura me ofrimin e tij. Së pari, duhet bërë identifikimi i kostove

direkte dhe jodirekte në ofrimin e ujit. Së dyti, nga përdorimi i ujit mund të vlerësohet

vlera e tij, e cila ndikohet nga cilësia e ujit dhe oferta e tij. Kjo vlerë mund të përcaktohet

individualisht ose duke analizuar gjithë sektorin. Pavarësisht metodës së përdorur të

vlerësimit, idealja e përdorimit të qëndrueshëm të ujit do të ishte në rastin e balancimit

të kostove dhe vlerës së ujit: kostot e plota duhet të barazojnë vlerën e qëndrueshme të

përdorimit të ujit.

Për t’u theksuar, vlera e përdorimit të ujit dhe kostot oportune përcaktohen

njëkohësisht kur oferta për ujë barazon kërkesën nga përdoruesit në kohë dhe hapësirë.

Tregjet e ujit, në qoftë se janë funksionalë, do vetrregullohen në prani të politikave dhe

reformave të duhura që manaxhojnë eksternalitetet. Në mungesë të tregjeve perfektë

dhe funksionalë të ujit, shpërndarja efiçiente e ujit (me kostot dhe vlerën përkatëse)

përftohet nga përdorimi i modeleve të analizës së sistemeve me shumë periudha dhe

shumë vendndodhje (Harshadeep, 1995).

Edhe pse me përdorimin e kompjuterave të sotëm, është e mundur të përftohen

vlerësues empirikë të vlerës së përdorimeve të ujit dhe kostove të tij, modelet që

mundësojnë nuk gjejnë aplikim praktik. Për këtë sugjerohet përdorimi i përqasjeve të

ekuilibrave të pjesshëm. Kjo kërkon vlerësimin e kostove oportune të ujit për të

reflektuar kostot e shoqërisë nga limitimi i disa sektorëve nga përdorimi i ujit.

Përshembull, vlerësimi i kostove ekonomike të përdorimit të ujit nga sistemet e ujitjes

e ka të nevojshme vlerësimin e vlerës së ujit të përdorur nga sektori i industrisë apo ai

urban.

1.1.2. Përbërësit e kostove të plota

Në figurën që vijon, paraqitet skematikisht përbërja e kostove të përdorimit të

ujit. Elementët përbërës shpjegohen si mëposhtë:

Kostot e plota të ofertës: janë të lidhura me ofrimin e ujit te konsumatorët pa marrë

parasysh eksternalitetet e imponuara apo përdorimet alternative të ujit. Këto kosto

ndahen në:

i. kostot operacionale dhe të mirëmbajtjes: lidhen me aktivitetin e përditshëm të

sistemit ofrues të ujit që përfshijnë kostot e blerjes së ujit si lëndë e parë, kostot

e elektricitetit të pompave, kostot e punës, kostot e materialeve dhe kostot e

imputeve që lidhen me ruajtjen, shpërndarjen dhe trajtimin e ujit;

ii. shpenzime kapitali (të cilat duhet të vlerësohen për kostot e plota të inputeve):

lidhen me shpenzimet e amortizimit dhe ato të interesit të lidhura me

rezervuarët, sistemet e trajtimit të ujërave dhe impiantet e shpërndarjes.

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

116

Këto dy elementë në terma afatgjatë përafrojnë kostot afatgjata marxhinale.

Kostot oportune: këto kosto lidhen me faktin se duke konsumuar ujin një përdorues

privon një tjetër ta përdorë atë. Në qoftë se përdoruesi i dytë ka një vlerë të lartë të ujit,

atëherë shoqëria përballet me kosto oportune për shkak të shpërndarjes jo të mirë të

burimeve. Kostot oportune do të jenë zero vetëm kur nuk do të ketë alternative tjetër

përdorimi, pra kur nuk do të ketë mungesë uji. Mosmarrja parasysh e këtyre kostove

nënvlerëson ujin dhe sjell investime jo me përfitueshmëri duke shkaktuar shpërndarje

jo të mirë të burimeve mes përdoruesve.

Kostot e plota ekonomike: këto kosto janë shuma e kostove të plota të ofertës me kostot

oportune të lidhura me përdorim alternativ të të njëjtit burim uji dhe me eksternalitetet

e vendosura për rregullimin e konsumit të ujit nga një agjent.

Eksternalitetet ekonomike: meqë uji është një burim që mund të humbasë në sistem

është i shoqëruar me eksternalitete të vazhdueshme. Më të zakonshmet lidhen me

prodhimin e tepërt në krahasim me kërkesën, ose me ndotjen. Modelet e vlerësimit

zakonisht përpiqen t’i marrin parasysh këto duke i ndarë nga eksternalitetet mjedisore

që mund të jenë pozitive apo negative.

eksternalitete pozitive: një shembull është kur ujitja e tokës ka efekt te bimët që

ujiten por edhe te furnizimi i një rezervuari natyror nëntokësor;

eksternalitete negative: mund të imponojnë kosto për përdoruesit në qoftë se

përshembull uji kthehet në sipërfaqe pas vaditjes (Briscoe, 1996). Këto

eksternalitete duhet të nënkuptojnë kosto shtesë te përdoruesit që i imponojnë

ato te përdoruesit e tjerë.

Kostot e plota: janë shumë e kostove të plota ekonomike me eksternalitetet mjedisore.

Këto kosto duhen përcaktuar si kosto shtesë për trajtimin e ujit dhe kthimin e tij në

nivelin fillestar të cilësisë.

eksternalitete mjedisore: janë të ndryshme nga eksternalitetet ekonomike sepse

janë të lidhura me shëndetin publik dhe mirëmbajtjen e ekosistemeve. Ka

metoda të vlerësimit të tyre të trajtuara nga Dixon et al. (1994), Pearce (1976)

dhe Winpenny (1991).

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

117

Figura 20: Kostot e plota të përdorimit të ujit.

Burimi: Roger et al., (1998).

1.1.3. Elementët e vlerës së ujit

Sipas modeleve klasike ekonomike, vlera e ujit në ekuilibër e vlerësuar nga

vlera në përdorim duhet të barazojë kostot e plota të ujit. Vetëm atëherë mirëqënia

sociale maksimizohet (Zeneli, 2017). Praktikisht, pritet që vlera në përdorim të

vlerësohet më e lartë se kostot e plota për shkak të vështirësisë në vlerësimin e

eksternaliteteve mjedisore në llogaritjet e kostove. Vlera në përdorim e ujit është shuma

e vlerës ekonomike dhe asaj të brendshme (intrinsic value) siç tregohet në Figurën 21

si vijon.

Vlera e plotë e ujit është shumë e vlerës ekonomike dhe asaj të brendshme. Vlera

ekonomike është shumë e katër elementëve:

vlera për përdoruesit e ujit: për përdoruesit industrialë apo bujqësorë kjo vlerë

është vlera marxhinale e produktit. Për përdorim nga familjet, gadishmëria për

të paguar përfaqëson një kufi të poshtëm për vlerën e ujit (Griffin et al., 1995);

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

118

përfitimet neto nga flukset e kthyeshme: këto flukse përbëjnë një element të

rëndësishëm për sistemet hidrike dhe efekti i tyre në vlerën e ujit nuk mund të

lihet pa u marrë parasysh (Seckler 1996);

Figura 21: Elementët e vlerës të përdorimit të ujit.

Burimi: Roger et al., (1998).

përfitimet neto për përdoruesit indirektë: shembulli tipik për këto përfitime

është rasti kur sistemet e ujitjes sigurojnë edhe ujë për përdorim personal edhe

përmirësojnë shëndetin e popullatës së zonës;

rregullimet për objektiva socialë: për përdorimin e ujit në zona bujqësore mund

të parashikohen lehtësime me karakter social: lehtësimin e varfërisë apo tjetër.

Vlera e tyre nuk përcaktohet arbitrarisht por nga përdorimi i metodës më të mirë

për vlerësimin real të asaj që shoqëria fiton nga diferencimi i tarifave për sektorë

të ndryshëm.

Vlera e brendshme: paraqet vështirësi vlerësimi dhe matja e saj, në shumë raste

konsiderohet si eksternalitet i përdorimit të burimeve dhe kështu bëhet më e lehtë për

t’u marrë në konsideratë. Një mënyrë përafrimi është vlerësimi i “indeksi hedonik i

çmimeve” i lidhur me konsumin e të mirave dhe shërbimeve (Harrison dhe Rubinfeld,

1978).

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

119

1.1.4. Kostot e plota: rast studimor sektori shqiptar i ujit

Kjo nënçështje do të aplikojë skemën e Roger et al. (1998) në vlerësimin e

kostove të plota të ofrimit të ujit të pijshëm për sektorin shqiptar të ujit. Si teknikë ka

një rëndësi të madhe sepse mundëson përllogaritjen e kostove të plota reale të ofrimit

të ujit. Njohja e këtyre kostove reale jep argument mbështetës për kompanitë operuese

në procesin e vendosjes dhe propozimit të ndryshimit në tarifat e shërbimeve.

Të dhënat dhe teknika e përdorura

Të dhënat janë siguruar nga raportimi i të dhënave të agreguara nga DPUK të

vitit 2015 për të gjithë operatorët në sektor (viti më i afërt i të dhënave të raportuara).

Elementë të kostove direkte të operimit dhe mirëmbajtjes, shpenzimet e kapitalit, tarifat

e shërbimeve për furnizimin me ujë të klientëve familjarë dhe enteve publikë etj.,

përfshihen në llogaritjen e kostove të plota të operatorëve. Për kategorizimin e këtyre

të fundit, është përdorur kriteri ndarës i raportimit të ERRU, që është numri i lidhjeve

ujësjellës në rrjet. Nga totali prej 54 kompani me informacion të disponueshëm gjatë

vitit 2015, është përftuar ndarja në tre kategori si mëposhtë:

grupi I, 11 kompani, numri i lidhjeve ujësjellës > 15,000;

grupi II, 24 kompani, 3,000 < numri i lidhjeve ujësjellës < 15,000;

grupi III, 19 kompani, numri i lidhjeve ujësjellës < 3,000.

Përllogaritja e kostove të plota ndjek skemën e Roger et al. (1998). Çdo element është

i mesatarizuar mes kompanive brenda grupit, i shprehur në mijë lekë për m3.

Elementët e kostove të plota

Kostot operacionale dhe të mirëmbajtjes janë kosto direkte të operimit dhe kosto

të tjera. Në kostot direkte të operimit përfshihen kostot e punës, të energjisë elektrike

dhe të materialeve.

Kostot e plota të ofertës përfshijnë kostot operacionale dhe të mirëmbajtjes dhe

shpenzimet e kapitalit (shpenzimet e amortizimit dhe ato të interesave financiare).

Meqë uji përdoret për furnizimin e popullatës për përdorim individual kostot oportune

vlerësohen zero, ndërkohë që informacioni për eksternalitetet ekonomike mungon;

shuma e këtyre elementëve të fundit me kostot e plota të ofertës jep kostot e plota

ekonomike. Kostot e plota ekonomike të shtuara me eksternalitetet mjedisore japin

kostot e plota. Për vlerën e qëndrueshme të përdorimit të ujit përdoret për ilustrim tarifat

e shërbimit për klientët familjarë dhe entet publikë.

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

120

Rezultatet

Për të tre kategoritë e kompanive janë ndërtuar skemat e llogaritjes së kostove

të plota të ujit. Mungesa e informacionit për eksternalitetet ekonomike dhe mjedisore

nuk na jep një vlerë reale të kostove në fjalë. Megjithatë kuptojmë intuitën pas skemës:

kostot e plota janë shumë më të larta po të merren në konsideratë eksternalitetet

ekonomike dhe mjedisore, informacion ky i nevojshëm për një përcaktim të drejtë edhe

të tarifave të ujit për klientët e kompanive. Në Figurën 22 janë llogaritur kostot e plota

për grupin e parë të 11 kompanive (kompani me numër lidhjesh ujësjellës > 15,000).

Kostot janë të shprehur në mijë lekë për m3. Kostot operacionale janë përllogaritur

mesatarisht në nivelin 19.7 lekë/m3, shpenzimet e kapitalit në nivelin 5.9 lekë/m3.

Kostot e plota në mungesë të informacionit mbi eksternalitetet dhe kostot oportune të

supozuara janë llogaritur në nivelin 25.6 lekë/m3.

Figura 22: Kostot e plota, grupi 1 i kompanive (>15,000 lidhje).

Burimi: Llogaritje të autorit, të dhënat nga DPUK (2015).

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

121

Figura 23: Kostot e plota, grupi 2 i kompanive (3,000 – 15,000 lidhje).

Burimi: Llogaritje të autorit, të dhënat nga DPUK (2015).

Në Figurën 23, janë llogaritur kostot e plota për 24 kompanitë e grupit të dytë

(me numër lidhjesh ujësjellës mes 3,000 dhe 15,000) në nivelin 43.5 lekë/m3. Si vlerë

të qëndrueshme të përdorimit të ujit nga familjet dhe entet publike janë përdorur tarifat

përkatëse prej 39.1 lekë/m3 dhe 105.8 lekë/m3.

Në Figurën 24 janë llogaritur kostot e plota të 11 kompanive të grupit të tretë

(me numër lidhjesh ujësjellës < 3,000). Kostot e plota janë llogaritur në masën 36.4

lekë/m3. Në funksion të analizës krahasimore, vihet re që kompanitë e grupit të dytë,

rregjistrojnë nivelin më të lartë të kostove të plota në nivelin 43.5 mijë lekë/m3. Këto

vlera nuk e shpjegojnë faktin se pse është grupi i parë i kompanive ai me tarifat më të

larta për dy tipet e klientëve (familjet dhe entet publike), aq më tepër që këto kompani

kanë mundësi më reale për të përfituar nga ekonomitë e shkallës dhe të outputit.

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

122

Figura 24: Kostot e plota, grupi 3 i kompanive ( < 3,000 lidhje).

Burimi: Llogaritje të autorit, të dhënat nga DPUK (2015).

Limitimi i kësaj analize është mungesa e informacionit të eksternaliteteve

mjedisore dhe ekonomike të cilat do të na i rrisnin kostot e plota të llogaritura.

1.2. Oportunitetet e investimit në sektorin e ujit

Ndërkohë që kërkesa për ujë është projektuar të rritet me 41% deri në vitin

203026, duke marrë në konsideratë rezervat e burimeve ujore, mendohet se uji do të

tërheqë shumicën e investimeve në dekadat e ardhshme. Oportunitetet në sektorin e ujit

të pijshëm janë të shumta sepse procesi i përftimit dhe shpërndarjes së ujit përfshin

shumë aspekte: manaxhimi i infrastrukturës, dizenjimi i zgjidhjeve teknologjike, ruajtja

dhe përmirësimi i cilësisë së ujit. Këto oportunitete vijnë nga diferencat mes ofertës dhe

kërkesës së ujit, një diferencë në rritje që kërkon investime kapitali në “prodhimin“ e

ujit dhe në teknologjitë e trajtimit të ujërave të përdorura. Këto investime kanë nevojë

të kombinohen me njohuri dhe legjislacion, me kornizë rregullatore dhe zhvillime

26 Food and Agriculture Organisation (FAO): Dimensions of need – water: a finite resource

(http://www.fao.org/docrep/u8480e/U8480E0c.htm)

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

123

teknologjike. Ky seksion shërben në njohjen e tipeve të investimeve të njohura nga

literatura teorike dhe në identifikimin e oportuniteteve të investimeve në sektor.

1.2.1. Perceptimi mbi risqet e sektorit të ujit

Uji është një produkt i domosdoshëm, me burime natyrore të shtershme, pa

zëvendësues të tjerë, me një kërkesë që rritet me më shumë se sa oferta e cila

“kërcënohet” nga ndotja dhe degradimi i burimeve ujore natyrore. Uji i pijshëm është

një produkt thelbësor për jetën dhe shumë i rëndësishëm për prosperitetin e ekonomisë

globale si një nga lëndët e para të shumë industrive. Në ditët e sotme, më shumë se 800

milionë individë nuk kanë shërbime uji të pijshëm dhe 2.5 miliardë të tjerëve u

mungojnë shërbimet bazike të kanalizimeve27. Është vlerësuar se në qoftë se furnizimi

me ujë të pijshëm nuk është i manaxhuar mirë, 45% e Produktit të Brendshëm Bruto

(PBB) të planifikuar në rang global do të vihej në rrezik (rreth 63 biliardë dollarë). Në

qoftë se aplikohen zgjidhje të qëndrueshme për përdorimin e burimeve ujore, rreth 17

biliardë dollarë PBB mund të kursehen, duke mos harruar faktin se 1 miliardë

individëve do t’u ofrohet shërbimi i ujit të pijshëm.28

Në rang global, egzistojnë rreth 214 sisteme lumenjsh, të ndarë mes disa

vendeve dhe rreth 273 burime ujore nëntokësore. Rritja e konsumit të ujit do të rrisë

mundësitë që këto burime të keqpërdoren dhe të degradojnë. Për shmangien e riskut të

keqpërdorimit dhe shterimit të burimeve ujore, është menduar të ndërmerren investime

që kanë nisur qysh prej vitit 2015, për një periudhë 15 vjeçare me një vëllim prej 12

biliardë dollarë, duke prezantuar në infrastrukturën globale, investimin më të madh në

vëllim se sa investimet e bëra në hekurudha, porte, sektor energjitik të marra së

bashku29. Kjo ndërhyrje në sektor do të kishte qenë më efektive duke marrë në

konsideratë kërkesën e parashikuar për ujë të pijshëm, në qoftë se, alternativat e tjera të

investimit në sektor do të ishin të lehta për t’u identifikuar. Kjo ndodh sepse investitorët

e kanë të vështirë të shohin si pjesë të portofolit të tyre të investimit asetet e lidhur me

sektorin e ujit, aq më pak akoma të blejnë asete globale konkurruese në kthim dhe risk.

Megjithatë specialistët e investimeve alternative në sektorin e ujit dhe shërbimeve të

kanalizimeve sugjerojnë se investitorët duhet të marrin në konsideratë çështje si:

Burime natyrore të shtershme;

Tregje ekonomike në rritje;

Investime në infrastrukturë;

Blerje dhe shkrirje e kompanive në sektorin e ujit të pijshëm.

Nga perspektiva e ndërtimit të portofolit, letrat me vlerë dhe titujt e sektorit të

ujit të pijshëm shihen si burim potencial i një rritje afatgjatë. Investitorët i kanë përdorur

këto tipe investimesh të lidhura kryesisht me shpërndarjen e burimeve ujore në

27 WHO and UNICEF, “Progress on Drinking Water and Sanitation,” 2012. 28 Bank of America Merrill Lynch, A Blue Revolution – Global Water, December 2012 . 29 McKinsey & Co, “Infrastructure Productivity”, 2013.

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

124

industritë dhe sektorët ku uji është një element i rëndësishëm i infrastrukturës dhe

prodhimit, apo trajtohet si aset real në shpërndarjen e burimeve natyrore.

1.2.2. Oportunitetet e ujit

Më tepër se energjia apo nafta, uji është thelbësor për egzistencën e shoqërisë

njerëzore dhe për ekonominë e planetit. Më pak se 3% e burimeve ujore janë të freskëta

dhe rreth 0.5% e të gjithë rezervave natyrore ujore janë të përdorshme nga njeriu (2.5%

në Antarktidë, në akullnajat e Artikut dhe pjesa tjetër në dete dhe oqeane).

Uji nuk është i ripërsëritshëm dhe i zëvendësueshëm dhe nuk ka shumë burime

të reja të ujit të freskët. Rreth 60% e burimeve ujore të disponueshme janë në pronësi

të nëntë vendeve: Amerikë, Kanada, Brazil, Rusi, Kinë, Indonezi, Indi, Kolumbi dhe

Republika Demokrate e Kongos. Amerika e Veriut ka 8% të popullatës së botës dhe

15% të ofertës së ujit të pijshëm, ndërsa Kina ka rreth 21% të popullatës në botë dhe ka

në përdorim vetëm 7% të ofertës globale të ujit të pijshëm. Oferta e ujit të pijshëm ka

disa sfida të mëdha për shkak të mbipopullimit, zgjerimit të industrisë dhe bujqësisë,

ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.

Bujqësia dhe industria janë ndotësit më të mëdhenj të burimeve ujore nga

përdorimi i agjentëve kimikë.

Ndryshimet klimatike në vitet e fundit, kanë ndikuar në motin dhe cilësinë e

burimeve natyrore të ujit.

Rreth 33% e popullsisë në botë jetojnë në zona të mbipopulluara që nuk kanë

mjaftueshëm ofertë të ujit të pijshëm (të quajtura zona “water stressed”).

Rreth 1 miliardë individë nuk kanë shërbime të furnizmit me ujë të pijshëm (kjo

shifër pritet të dyfishohet në 20 vjeçarin e ardhshëm).

3 – 4 milionë individë vdesin çdo vit në vendet në zhvillim nga sëmundje të

shkaktuara nga uji i pijshëm i ndotur.

Bujqësia është sektori që konsumon më së shumti burimet ujore, duke përdorur

rreth 70% të ofertës për ujë në nivel global dhe në shumë raste përdorimi është inefiçient

(Figura 25). Në vendet e zhvilluara, sektori industrial është konsumuesi më i madh i

ujit, duke shndërruar shumë zona rezidenciale në zona me mungesa të shërbimeve të

furnizimit me ujë të pijshëm. Duke marrë në konsideratë shterimin e burimeve natyrore

të ujit, shumë konsumatorë gjenden në presionin e përmirësimit të përdorimit të

burimeve ujore, pa cënuar produktivitetin e rritjes ekonomike. Në Amerikë dhe në

vendet e tjera të industrializuara, humbjet teknike në rrjet për shkak të amortizimit të

rrjetit apo pompave të përdorura arrijnë nivelin 15 – 20%. Në vendet në zhvillim ky

parametër shkon deri në 40% për shkak të lidhjeve të paligjshme në rrjet apo klientëve

të paidentifikuar (klientë që nuk kanë lidhur një kontratë shërbimi furnizimi me ujë apo

shërbime kanalizimesh).

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

125

Figura 25: Përdoruesit e ujit në nivel global.

Burimi: NASDAQ OMX, 2012.

Duke marrë në konsideratë kërkesën në rritje për ujë të pijshëm nga ana e

popullsisë dhe parashikimin për nevojën për investim në sektor në vitet e ardhshme

(vlerësuar rreth 1 biliardë $ në nivel global), investitorët mund të identifikojnë një tërësi

oportunitetesh në sektor.

I konsideruar si një treg, sektori i ujit është në rritje konstante. “Tregu” i ujit

përfshin prodhimin e ujit, trajtimin e ujërave të përdorur, shpërndarjen e ujit në rrjet,

mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe procesin e monitorimit.

Është vlerësuar se vlera e këtij tregu në nivel botëror është 500 miliardë dollarë.

Në Figurën 26, shihet ecuria e parametrit “Shpenzime tërësore kapitali” (Total Capital

Expenditures – CAPEX), për kompanitë operuese në industrinë e ujit, në rajone të

ndryshme për periudhën 2013 – 2015. Ky parametër pritet të rritet me një normë prej

6.2% në vitet në vazhdim30.

30 GWI (Global Wellness Institute) Research, 2015.

70%

20%

10%

Përdorimi i ujit të pijshëm

Bujqësia Industria Konsum personal

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

126

Figura 26: Norma e rritjes së CAPEX (në %), 2013 – 2015.

Burimi: Global Wellness Institute, 2015.

Uji konsiderohet si një investim afatgjatë, i sigurtë. Literatura të ndryshme dhe

raporte tregojnë për kompanitë që operojnë në këtë sektor që karakterizohen nga një

rritje e ngadaltë ekonomike por e qëndrueshme. Edhe pse sektori është i ndjeshëm ndaj

ndryshimeve në terma të kornizave rregullatore apo ndryshimeve të shpeshta në industri

dhe bujqësi (dy nga konsumatorët më të mëdhenj të burimeve ujore), një prirje pozitive

vihet re në sektor në terma afatgjatë.

1.2.3. Indekset e riskut në sektorin e ujit: alfa dhe beta

Janë të njohura disa vështirësi në fushën e investimeve në ujin e pijshëm. Së

pari, nuk ka një sektor të mirëpërcaktuar të ujit të pijshëm, në mënyrë që investitorët të

kuptojnë grupin e kompanive që janë të përfshira në shërbimet e furnizimit me ujë të

pijshëm. Sektori vlerësohet të jetë i përbërë nga 300 – 400 kompani. Së dyti, egzistojnë

indekset e ujit, të cilët përfshijnë një numër të limituar kompanish për shkak të

specifikave të indeksit në fjalë, vëllimit të prodhimit, madhësisë së kompanisë dhe

likuiditeteve.

Duke anashkaluar limitimet në ndërtimin e indeksit, një bashkësi asetesh e

këtyre kompanive do të përbënte një tregues të mirë për identifikimin e kompanive lider

në sektor. Sipas Kleinwort Benson Investitors, sektori përkufizohet sipas cikleve të ujit,

të cilat përshkruajnë flukset e tij si mëposhtë:

nga burimi;

në rrjetin shpërndarës;

në pikat e shpërndarjes;

-2-10123456789

Norma e rritjes së CAPEX (në %)

Norma e rritjes së CAPEX (në %)

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

127

përmes rrjetit të kanalizimeve;

drejt sistemeve të trajtimit të ujërave të përdorur;

përsëri në mjedis.

Kompanitë që operojnë në këtë fushë, janë të grupuara në tre grupe:

i. operatorë të furnizimit me ujë të pijshëm dhe shërbime kanalizimesh;

ii. operatorët e infrastrukturës së ujit;

iii. operatorët e proceseve teknologjike.

Për përfshirjen në sektorin e ujit, kompanitë duhet të përmbushin disa kritere si vijon:

i. të sigurojnë 50% të të ardhurave nga aktiviteti kryesor: ofrimi i ujit të pijshëm;

ii. për kompanitë lider në produkt, shërbim e teknologji, minimumi i të ardhurave

nga aktiviteti kryesor është 10%.

Aktualisht janë rreth 150 tituj të tregtueshëm, me një kapitalizim tregu mbi 490

miliardë dollarë31. Sektori shfaqet dinamik: disa kompani të reja i shtohen sektorit dhe

disa të tjera dalin prej tij sepse ndryshimet që ndodhin në sektor nuk përballohen dot

prej tyre ose niveli i të ardhurave nga uji është nën limitin e kërkuar për të operuar në

sektor. Në Figurën 27, tregohen dy indekse të ujit të cilët janë dinamikë në nivel global.

Figura 27: Indeksi FTSE EO32 dhe MSCI33, 2010 – 2012.

Burimi: FactSet, 2012.

31 Kleinwort Benson Investitors. 32 FTSE EO – FTSE Environmental Opportunities (EO) Water Technology Index përfaqëson

performancën e kompanive globale EO (Environmental Opportunities), të renditura sipas kapitalizimit

të plotë të tregut në kategorinë e teknologjive të ujit sipas sistemit FTSE të klasifikimit. Investitorët nuk

mund të investojnë në mënyrë direkte në indeks. 33 Indeksi global MSCI konsiston në indekset e tregjeve të zhvilluara të 24 vendeve si vijon: Australi,

Austri, Belgjikë, Kanada, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hong Kong, Irlandë, Izrael,

Itali, Japoni, Hollandë, Zelandë e Re, Norvegji, Portugali, Singapor, Spanjë, Suedi, Zvicër, Britani e

Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prirja e paraqitur në grafik është neto, kjo nënkupton se

përfshin investimet në dividentë pas zbritjes së taksave.

90

95

100

105

110

115

120

125

130

135

Kth

imi k

um

ula

tiv

10

0 $

Prirja e dy indekseve të ujit

Indeksi FTSE EO

Indeksi MSCI

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

128

Parametri beta përfaqëson prirjen e kthimeve të një aseti, si përgjigje ndaj

ndryshimeve të tregut. Investitorët inteligjentë vërejnë se sa mirë një aset mund të

gjurmojë sjelljen e tregut. Pra parametri beta është matës i ndryshimeve të njëkohshme

të asetit me tregun, jo i riskut. Megjithatë është një tregues relativ i matjes së riskut. Ka

gjurmë se parametri beta i investimeve individuale është më pak i qëndrueshëm; me

rritjen e madhësisë së portofolit të investimit, qëndrueshmëria e betës rritet, duke

reflektuar në këtë mënyrë efektet e diversifikimit të portofolit (Alexander dhe

Chervany, 1980).

Alfa, konsiderohet shpesh kthimi aktiv nga një investim, duke reflektuar

performancën e investimit ndaj indeksit të tregut, konsideruar si referencë (benchmark).

Alfa shpesh matet me betën njëkohësisht dhe përfaqëson “kthimin shtesë” apo “normën

jo normale të kthimit”. Me qëllimin për të vlerësuar betën e një portofoli që përmban

letra me vlerë dhe tituj nga sektori i ujit të pijshëm, literatura sugjeron nevojën për

informacionin mbi kthimet e aseteve dhe indeksit të tregut; këto kthime mund të jenë

vrojtuar në terma ditorë, javorë ose tjetër. Duke përdorur formula standarde të

regresionit linear, ordinata në origjinë përfaqëson një vlerësues për parametrin alfa dhe

pjerrësia e vijës së vlerësuar të regresit sipas Metodës së Katrorëve më të Vegjël (OLS

– Ordinary Least Squares) përfaqëson betën e vlerësuar (Scholes dhe Williams, 1977).

Fondet e investimit ETFs (Exchange Traded Funds) ofrojnë mundësi për

investime me likuiditet të lartë dhe me kosto të ulëta shtesë. Megjithatë për shkak të

vëllimit të madh të kërkuar të transaksioneve, në këto fonde investimi mbizotërojnë

kompani të mëdha me likuiditet të lartë, ndërkohë që kompanitë e tjera kanë asete me

shpenzime të ulëta kapitali dhe me mundësi rritjeje në aktivitetet e teknologjive të reja.

Ndërtimi i një portofoli investimi me tituj të sektorit të ujit vjen pasi janë identifikuar

specifikat e sektorit në fjalë. Objektivat janë:

i. minimizimi i kostove, optimizimi i opsioneve të investimit, përdorimi i

sistemeve efiçiente të trajtimit të ujërave të përdorur, gjurmimi i investimeve

kosto – optimizuese;

ii. maksimizimi i flukseve hyrëse nga investimi, sigurimi i një burimi me prurje

konstante të ujit apo të ujërave të përdorur, humbjet teknike në rrjet të lidhen

me kapacitetet e financimit;

iii. përmirësimi i aftësisë për analizimin e një rangu të gjerë të alternativave të

investimit dhe sisteme te decentralizuara për t’i shërbyer më mirë popullatës.

Titujt dhe letrat me vlerë të sektorit të ujit ofrojnë mundësi për rritje. Duke përzier

ofrimin e ujit me strategji të tjera të kapitalit, mund të sigurohen kthime të diversifikuara

dhe risk – efiçiente.

Tabela që vijon (Tabela 27) tregon koeficientët e korrelacionit të kthimeve të titujve të

indeksit global MSCI World Index me ato të tregjeve të tjerë të njohura për normë rritje

të shpejtë.

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

129

Tabela 27: Korrelacioni i indeksit të ujit me indekse të tjera, 2004 – 2014.

Koeficientët e

korrelacionit

MSCI World

Growth

S – Network

Global Water

Index

Dax Global

Agribusiness

MSCI

ACWI

Info

Tech

MSCI

ACWI

Pharma &

Biotech

MSCI World Growth 1 S – Network Global

Water Index 0.19 1 Dax Global

Agribusiness 0.38 0.09 1 MSCI ACWI Info

Tech 0.48 0.12 0 1 MSCI ACWI Pharma

& Biotech 0.08 – 0.08 – 0.25 – 0.24 1

Burimi: Kleinwort Benson Investors.

Kur ndërtohet një portofol investimesh me përfshirjen e titujve nga sektori i ujit,

duhet të kërkohet për koeficientë negativë të korrelacionit të titujve të indeksit S –

Network Global Water Index me tituj të sektorëve të tjerë si: MSCI ACWI Pharma &

Biotech. Sa më pak të lidhur të jenë titujt e tregjeve të tjerë me titujt e sektorit të ujit,

aq më i ulët është risku i portofolit në tërësi.

1.2.4. Sektori i ujit në vendet në zhvillim

Në vendet në zhvillim, sektori i ujit manaxhohet kryesisht nga njësitë e qeverisjes

vendore si bashkitë dhe komunat. Veçojmë disa veçori karakterizuese të këtij sektori

në vendet në zhvillim si vijon:

Ofrimi i shërbimeve të furnizimit të ujit dhe shërbime kanalizimesh është një

sipërmarrje e gjerë ekonomike dhe kryesisht sociale: kostot e operimit të

aktiviteteve, linjat e shërbimeve të sistemit të kanalizimeve dhe rrjeti

shpërndarës, sistemet e pompimit të ujit të pijshëm dhe ato të trajtimit të ujërave

të përdorur, tokat dhe territoret që mbështesin këto shërbime, e bëjnë këtë sektor

një nga “industritë” më të mëdha në vendet e industrializuara. Tarifat e ujit

(direkte ose jo) zënë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve familjare. Një

pjesë e aseteve të sektorit “zotërohen” nga familjet si një e mirë publike dhe

janë pjesë e sistemit të organizuar me manaxhim shtetëror.

Ofrimi i shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe shërbimet e

kanalizimeve, kërkon një angazhim bashkëpronësor kapitali. Në shumë raste

mund të arrihen ekonomitë e shkallës, kapitali fizik tenton të jetë afatgjatë.

Vendimarrja për investime kapitali në këtë sektor duhet të jetë e kujdesshme

sepse mund të krijojë mbivendosje të risqeve të investimit, mund të ndërtojë

facilitete të panevojshme apo investime kapital – konsumuese. Financimi i

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

130

shpenzimeve të kapitalit është debat thelbësor i këtij sektori. Kjo kërkon të qartë

çështjen pronësore të entiteteve private për taksapaguesit, të cilët të ndihen të

sigurtë kur ndërmarrin këto investime.

Kërkesa e familjeve apo individëve për ujë të pijshëm është shumë joelastike në

lidhje me çmimin, sepse uji i pijshëm është një e mirë e domosdoshme. Në

mungesë të ujit të pijshëm, rregjistrohen tarifat më të larta të ujit. Në Tanzani

apo Mozambik, kostoja e blerjes së një litri uji të pijshëm e kalon deri në katër

herë koston e ofrimit të tij (Banka Botërore, 2012). Kërkesa inelastike për ujë

të pijshëm, krijon mundësi për çdokënd të arrijë nivele fitimi të lartë në qoftë se

plotësojnë objektivin e maksimizimit të fitimit si monopol mbi objektivin e

mirëqenies sociale. Kjo është arsyeja se pse në vendet në zhvillim, këto entitete

janë në dorën e një qeverisje të dobët me nivel të lartë korrupsioni (Lovei dhe

Whittington, 1993; Davis, 2004).

Nga perspektiva teknologjike, uji është i ndryshëm nga elektriciteti kur flitet për

transportimin dhe ruajtjen e tij. Ruajtja e tij është e lehtë ndërkohë që

shpërndarja e tij në distanca të gjata mes zonave urbane dhe drejt atyre rurale

ka kosto të lartë. Energjia elektrike, përkundrazi, ruajtjen e ka tejet të shtrenjtë

krahasuar me shpërndarjen që është shumë e thjeshtë dhe jo aq e kushtueshme.

Ka një lidhje mes mbulimit me shërbime të furnizimit me ujë të pijshëm dhe

shërbime kanalizime dhe me të ardhurat e konsumatorëve. Në qoftë se të

ardhurat rriten, në vendet në zhvillim, gjithnjë e më shumë familje marrin

shërbim të përmirësuar (Komives et al, 2002).

Njohja e këtyre veçorive të sektorit të ujit në vendet në zhvillim, ndihmon në të

kuptuarin se reformat e huazuara të sektorit të ujit nga vendet e zhvilluara, jo gjithnjë

janë lehtësisht të aplikueshme dhe të përshtatshme për sektorin e ujit në vendet në

zhvillim.

1.3. Decentralizimi në sektorin e ujit

1.3.1. Problem shpërndarje apo mungesë e ujit?

Shqipëria është duke u përballur me një problem shpërndarje të shërbimit me

ujë të pijshëm, jo problem të prodhimit dhe ofrimit të tij. Studime të ndryshme kanë

treguar se operatorët e sektorit mund të sigurojnë mjaftueshëm ujë për të përmbushur

kërkesën tërësore për ujë. Në shumë qytete, vëllimi i ujit të disponueshëm në burim

është rreth 500 – 700 litra ujë për frymë në ditë34 por humbjet teknike në rrjet

nënkuptojnë se vetëm një fraksion i vogël i ujit të prodhuar konsumohet, i vlerësuar në

masën 40% (DPUK).

34 Banka Botërore, 1998.

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

131

Problemet e mungesës së ujit mund të identifikohen dhe monitorohen përmes

matësve, të korrigjohen përmes minimizimit të rrjedhjeve në tubacione, mirëmbajtjes

së përgjithshme të rrjetit, identifikimit dhe ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme në rrjet,

optimizimit të depozitimit dhe sistemit shpërndarës. Shpërndarja e ujit ka një karakter

sezonal, më shumë ujë është rregjistruar i përdorur gjatë stinës së verës, kur sezoni i

shirave ka qenë i thatë, kur uji i pijshëm në zonat rurale përdoret për ujitjen e tokave

bujqësore dhe kur komplekset e mëdha në zonat turistike harxhojnë sasi të madhe uji.

Kohëzgjatja ditore mesatare e shërbimit me ujë është rreth 11 orë. Shërbimet e

kanalizimeve kanë gjendje më të dobët se ato të furnizimit me ujë. Në zonat urbane,

zona e mbulimit me shërbime kanalizimesh është pothuajse e njëjtë me atë të

shërbimeve të furnizimit me ujë ndërsa në zonat rurale, gjendja është më problematike.

Shumica e popullsisë që jeton në zonat rurale kanë sisteme individuale të mbledhjes së

ujërave të përdorur që përfundojnë në gropa septike pa tubacione kullimi. Po ashtu dhe

sistemet e trajtimit të ujërave të përdorur përveç në Pogradec e Kavajë, mungojnë në

zonat e tjera. Ujërat e përdorur dhe të patrajtuar shkarkohen në lumenj ose në dete

specifikisht në zonat bregdetare duke ndotur burimet ujore sipërfaqësore dhe

nëntokësore dhe duke u kthyer në rrezik për mjedisin dhe shëndetin e individëve.

Nëse e shohim në terma kronologjikë, zhvillimi i sistemit të furnizimit me ujë

dhe ai i shërbimit me kanalizime mund të ndahet në katër faza:

(i) viti i largët 1930 daton nisjen e ndërtimit nga disa kompani italiane të

rezervuarëve të ujit dhe të disa linjave të limituara të shpërndarjes në disa qytete

kryesore, disa prej këtyre sistemeve funksionojnë edhe sot, pavarësisht shkallës së ulët

të mirëmbajtjes së tyre dhe kohës së gjatë të përdorimit;

(ii) periudha 1950 – 1978 shënoi një rritje të shpejtë të këtyre shërbimeve

kryesisht në zonat urbane;

(iii) periudha 1978 – 1991 shënoi një amortizim gradual të shërbimeve të

furnizimit me ujë shoqëruar nga probleme të manaxhimit nga qeveria qendrore dhe

humbjen e ndihmave të huaja, uji konsiderohej një e mirë publike dhe tarifat e përfitimit

të këtij shërbimi ishin shumë të ulëta për të mbuluar koston e ofrimit të tij, shpërdorimet

e ujit ishin të larta dhe nuk kishte iniciativa të përmirësimit të shërbimeve;

(iv) faza e katërt 1992 – 2000, ku sistemi i furnizimit me ujë dhe ai i

kanalizimeve ishte amortizuar thuajse totalisht dhe ndihej nevoja për investime serioze

në sektor.

Në funksion të përmirësimit të kësaj situate, në fundin e muajit korrik të vitit

2000, qeveria shqiptare miratoi një ligj të ri që ua transferonte përgjegjësinë për

furnizimin me ujë komunave dhe bashkive. Për më tepër u lejua pronësia private dhe u

nxitën dhe mbështetën iniciativat për përmirësimin e shërbimeve të sektorit në nivel

lokal. Legjislacioni i ri fuqizoi qeveritë vendore dhe përfshiu aktorin privat në

shpërndarjen e ujit. Përgjegjësitë për shërbimet e furnizimit me ujë dhe ato të

kanalizimeve u decentralizuan nga qeveria qendrore te qeveritë lokave, edhe pse një

proces jo i plotë ky, sepse subvencionimet vazhduan me qëllimin e vetëm të mbroheshin

kategoritë e varfra dhe të mos privoheshin nga aksesi në këto shërbime. Qeveritë

vendore kontraktuan operatorë privatë për shërbimet e shpërndarjes, përgjegjësitë për

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

132

manaxhimin e shërbimeve në zonat rurale u transferuan te grupe të komunitetit dhe

fokusi ishte rekuperimi i kostove dhe qëndrueshmëria në përmbushjen e misionit të

furnizimit me ujë dhe shërbime kanalizimesh të popullatës.

1.3.2. Procesi i qeverisjes

Ka studime që tregojnë për një lidhje të fortë mes një niveli të ulët shërbimi në

sektor dhe një shkalle të lartë të mungesës së qeverisjes35. E përkufizuar nga Banka

Botërore, qeverisja shihet si “bashkësia e sistemeve politike, ekonomike, sociale dhe

administrative që dizenjohen për manaxhimin e burimeve ujore për realizimin e

shërbimit me ujë të të gjithë niveleve të shoqërisë.” Ky proces përfshin hartimin e

politikave publike dhe kuadrit institucional, zbatimi me efektivitet i tyre nënkupton

përfshirjen që në fazën e formulimit të tyre të të gjithë aktorëve duke u udhëhequr nga

parimet me fokus te barazia, pjesëmarrja, transparenca, efiçienca, decentralizimi dhe

integrimi.

1.3.3. Kuadri ligjor

Nga ana e kuadrit ligjor, procesi i decentralizimit, mund të konsiderohet i ndarë

në dy faza. Faza e parë nisi me miratimin e ligjeve dhe Vendimeve të Këshillit të

Ministrave (VKM – të) në korrik të vitit 2000 si mëposhtë:

i. Ligji Nr. 8652, datë 31 Korrik 2000, “Mbi organizimin dhe funksionimin e

qeverisë vendore”;

ii. Ligji Nr. 8744, datë 22 Shkurt 2001, “Mbi transferimin e pasurive të

paluajtshme shtetërore në pronësi të njësive të qeverisjes vendore”;

iii. Vendimi Nr. 550, 7 Nëntor 2002, “Për Decentralizimin e Shërbimeve të

Furnizimit me Ujë dhe të Ujërave të Zeza”36;

iv. VKM Nr. 81, datë 12 Shkurt 2004 “Për transferimin e pronave të paluajtshme

shtetërore të sistemit të ujësjellës – kanalizimeve, në pronësi të njësive të

qeverisjes vendore”37;

v. Vendimi Nr. 173, datë 26 Mars 2004 dhe Vendimi Nr. 809, datë 26 Nëntor 2004

u aplikuan përkatësisht në 9 operatorë, asetet e tre prej tyre u shpërndanë në 3

njësi të qeverisjes vendore dhe 19 operatorë, asetet e 18 prej tyre u shpërndanë

në 18 njësi qeverisëse vendore.

vi. Ligji Nr. 9352 i Marsit 2005 amendoi Ligjin Nr. 8102 “Mbi kuadrin rregullator

në sektorin e furnizimit me ujë dhe të ujërave te zeza” që u dha mundësi njësive

të qeverisjes vendore për ushtrimin e të drejtës të vendosjes së tarifave.

35 Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) (2004), “Qeverisja në Sektorin e Ujit për

Reduktimin e Varfërisë”. 36 U detajuan kriteret për shpërndarjen e të drejtave të pronësisë dhe transferimin e saj, proceset merreshin

në konsideratë rast pas rasti si një proces negociimi mes qeverisë qendrore dhe njësive të qeverisjes

vendore. Procesi nisi në 12 shkurt 2004. 37 Nuk u specifikua mbi asetet apo aksionet, u aplikua në 15 operatorë. Për 34 sisteme të pavarura, asetet

u morën nga 11 operatorë për t’u tranferuar në 15 njësi të qeversisjes vendore.

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

133

vii. Vendimi Nr. 711, datë 18 Tetor 2006, mundësoi transferimin e një kompanie te

një njësi e qeverisjes vendore për shkak të përputhjes së zonës së shërbimit me

zonën e juridiksionit dhe asetet e 18 sistemeve të pavarura u transferuan në 9

njësi të qeverisjes vendore.

Faza e dytë nisi me miratimin e Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM –

të) në gjatë vitit 2007 38 si mëposhtë:

i. VKM Nr. 660, datë 12 Shtator 2007, “Mbi transferimin e aksioneve të

kompanive të Ujësjellës Kanalizimeve në njësitë e qeverisjes vendore”;

ii. VKM Nr. 677, datë 3 Tetor 2007, “Mbi disa amendamente të VKM Nr. 642,

datë 11 Tetor 2005, “Mbi këshillat mbikëqyrës të shoqërive aksionere”;

iii. VKM Nr. 678, datë 3 Tetor 3 2007, “Mbi disa amendamente të VKM Nr. 271,

datë 9 Maj 1998 “Mbi aprovimin e modelit të statutit të shoqërive aksionere me

pronar shtetin”;

iv. Udhëzim Nr. 965, datë 11 Dhjetor 2007, “Mbi transferimin e aksioneve të

kompanive të Ujësjellës Kanalizimeve në njësitë e qeverisjes vendore” .

Mangësitë e kuadrit ligjor mbi decentralizimin e sektorit

Pavarësisht inciativës për dizenjimin e kuadrit ligjor në përputhje me procesin

e decentralizimit, korniza ligjore shfaqi disa mangësi të listuara si mëposhtë:

i. Ligji mbi decentralizimin e sektorit nuk mori parasysh ndërlikimet potenciale:

Pas vitit 2000, dizenjimi i kuadrit ligjor u shmang nga objektivi fillestar i

transferimit të plotë të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe shërbimeve të

kanalizimeve. Aplikimi në praktikë ishte i limituar, për shkak të sistemit të

brishtë dhe jo të stabilizuar të qeverisjes dhe mosnjohjes së potencialeve të

qeverisjes vendore. Nga monitorimi i zbatimit të ligjit u pa se njësitë e qeverisjes

vendore nuk mundën të plotësonin gjithë tërësinë e përgjegjësive të

parashikuara nga ligji sidomos me kompetencën e përcaktimit të tarifave sipas

llojeve të klientëve. Pati mungesë të amendimeve të duhura të ligjit, pas

pranimit nga gjithë forcat politike duke lënë të papërfunduar procesin e

decentralizimit, legjislacioni mbi transferimin e pronësisë rezultoi i paplotë.

ii. Kush është autoriteti përcaktues i tarifave: Në ligjin në fjalë, u kalohet

kompetenca e vendosjes së tarifave të shërbimit njësive të qeverisjes vendore

sipas nenit 73. Por në praktikë njohja e kësaj të drejte u rregullua me amendimin

e parë të ligjit dhe kufizimin e autoritetit të Entit Rregullator të Ujit në shkurt

2006.

iii. Ruajtja e organizimit dhe statusit ligjor të operatorëve të Ujësjellës

Kanalizimeve: Akti normativ (2007) që shoqëroi ligjin parashikonte që

38 Ministria e Brendshme, (2007) “Strategjia e Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore.”

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

134

kompanitë të ruanin statusin e shoqërive aksionere për dy vite pas transferimit

të të drejtave pronësore te njësitë e qeverisjes vendore, më pas këto të fundit

ishin të lira të krijonin kompaninë e tyre. Megjithatë Plan Reforma 2007 – 2009

dhe të tjera dokumente zyrtare39, favorizuan shkrirjen e sistemeve të shërbimeve

të furnizimit me ujë dhe shërbimeve të kanalizimeve, duke sjellë një

fragmentarizim të sektorit, shpërbërje të kompanive egzistuese dhe krijimin e të

rejave që i shërbejnë në shumicën e rasteve, popullatës nën juridiksionin e një

njësie të qeverisjes vendore. Me këtë ritëm, këshillat vendorë do të preferonin

të kishin kompaninë e tyre në kontroll e kjo do të krijonte hapësirë për përfitime

politike apo favorizim të situatës monopolistike.

iv. Ka një mospërputhje mes Ligjit në fjalë dhe VKM – së Nr. 660: kundërshtimi

nga njësitë e qeverisjes vendore lidhet me faktin që ato janë të kushtëzuara të

ruajnë formën e organizimit dhe statusin ligjor për një periudhë të caktuar (2

vite pas transferimit të pronësisë) dhe kjo është e lidhur dhe me detyrimin për

mbulimin e kostove të operimit. Shumicës prej kompanive, ky afat u ka mbaruar

dhe ato kanë vazhduar me fragmentarizimin e mëtejshëm.

v. Korniza ligjore e decentralizimit në sektor është e paplotë: për të përshpejtuar

procesin e transferimit të pronësisë aty ku ishte i papërfunduar, nga qeveria u

realizua faza e dytë e transfertave pa marrë paraprakisht masa shoqëruese dhe

pa marrë në konsideratë potencialin e plotë të njësive të qeverisjes vendore për

marrjen e kompetencave të reja dhe përgjegjësive shoqëruese.

vi. Pjesa e munguar e legjislacionit: Është i paqartë neni 10 i Ligjit Organik i cili

parashikon rastet e ndërhyrjes së qeverisë qendrore kur komunat dhe bashkitë

nuk kanë mjetet financiare për të përmbushur normativat dhe standardet

kombëtare. Edhe kriteret për përfitimin e subvencioneve dhe në shpërndarjen e

tyre nuk janë specifike, gjë që lë hapësirë për mungesë transparence.

vii. Decentralizimi i plotë do të plotësonte hendekun që lidhet me politikat që nuk

kërkojnë kornizë ligjore: një inventarizim i plotë për operatorët dhe përfshirja e

atyre me zonë rurale operimi për një administrim më të mirë dhe ofrim të

shërbimeve sipas normave. Gjithashtu një përndarje e fondeve për investimeve

sipas performancës operacionale të operatorëve, vendosja e kritereve specifike

mbi përfitimin e subvencioneve dhe përpilimi i planeve të biznesit nga çdo

kompani do t’i motivonte ata në ofrimin e një shërbimi cilësor.

viii. Strategjitë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve:

përpilimi periodik i këtij dokumentacioni në nivel kombëtar së bashku me

Master – Planin e Investimeve Kapitale në Sektor do të krijonte kornizën e

nevojshme për një tërësi reformash në sektor.

39 Grupi Ndërministror i Qeverisë Shqiptare (2010), “Rajonalizimi: Një Filozofi e Re ne Sektorin e

Ujësjellës Kanalizimeve”.

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

135

1.3.4. Struktura e kompanive Ujësjellës Kanalizimeve

Statusi ligjor i shoqërive operuese në sektorin e ujit në Shqipëri është ai i

shoqërive aksionere në përputhje me Ligjin e Shoqërive Tregtare40, por kanë pronësi të

përbashkët: asetet dhe detyrimet janë të kompanisë ndërsa aksionet e saj janë të

aksionerëve të qeverisë vendore.

Aksionerët përfaqësohen nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve e cila:

a. është e njëjtë me këshillat bashkiakë/komunalë të qeverive vendore, kur

kompania i shërben vetëm një njësie të qeverisjes vendore;

b. eshtë e përbërë nga përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore me të drejtë

vote pas rënies dakort me këshillat përkatës vendorë, kur kompania i shërben

më shumë se një njësie të qeverisjes vendore.

Struktura e tyre paraqitet si në Figurën 28.

Figura 28: Struktura e operatorëve në sektorin shqiptar të ujit.

Burimi: Banka Botërore, Raport 2011.

Kompanitë e Ujësjellës Kanalizimeve në sektorin shqiptar të ujit janë rast pa

precedent i kompanive publike me pronësi të përbashkët dhe struktura në vetvete

paraqet vështirësi, njësitë vendore kanë pak përvojë në monitorimin e këtyre shoqërive

dhe risku i politizimit të manaxhimit të tyre është prezent duke influencuar në

vendimarrje.

1.3.5. Tarifat dhe financimet në sektor

Është e nevojshme të jepet një informacion përshkrues mbi ecurinë e tarifave të

shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të shërbimeve të kanalizimeve për tre

kategoritë e konsumatorëve: konsumatorët familjarë, institucionet private dhe entet

40 Ligji Nr. 7638, datë 19 Nëntor 1992, që zbatohet për shoqëritë private dhe publike.

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

136

publike. Në Figurën 29 dhe 30 jepet ecuria e tyre për periudhën 2008 – 2015 (viti 2012

ka mungesë të dhënash).

Figura 29: Ecuria e tarifave të shërbimit me ujë, 2008 – 2015.

Burimi: Të dhënat nga DPUK, përpunimi i autorit.

Figura 30: Ecuria e tarifave të shërbimit të kanalizimeve, 2008 – 2015.

Burimi: Të dhënat nga DPUK, përpunimi i autorit.

Nga informacioni që marrim nga dy figurat mësipër, vihet re se prirja është

pozitive përgjatë periudhës së marrë në studim.Tarifat janë parë shpesh si zgjidhje e

shpejtë për të rritur të ardhurat e operatorëve. Kjo prirje nuk është efektive përsa kohë

nuk shoqërohet me përmirësim të cilësisë dhe kohëzgjatjes së shërbimeve të ofruara.

Nga njëra anë do të kemi operatorë që rrisin tarifat e shërbimeve pa siguruar mbulimin

e kostove, nga ana tjetër do të kemi konsumatorë të pambuluar me shërbim cilësor, të

cilët do t’i drejtohen burimeve alternative si depozitat private apo uji i blerë nga të tretë.

-13.0

7.0

27.0

47.0

67.0

87.0

107.0

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015

lekë

/ m

3

Tarifat e ujit

Klientë familjarë Entet publikë Institucionet privatë

-1.0

1.0

3.0

5.0

7.0

9.0

11.0

13.0

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015

lekë

/ m

3

Tarifat e kanalizimeve

Klientë familjarë Entet publikë Institucionet privatë

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

137

Me interes do të ishte edhe analiza e përbërjes së fondeve të investuara në

sektorin e ujit, apo shpërndarja e tyre mes 12 prefekturave. Prej kësaj analize

përshkruese do të përftohej informacion mbi prefekturat që “tërheqin” më shumë nga

fondet e donatorëve apo ato nga buxheti i shtetit. Në Figurën 31 jepet shpërndarja e

nivelit të investimeve tërësore (fonde nga donatorë të huaj dhe ato nga buxheti i shtetit).

Vihet re se prefektura e Tiranës dhe Durrësit ka vëllimin më të madh të investimeve në

infrastrukturën e sektorit të ujit. Shpjegimi me natyrë demografike do të ishte se këto

prefektura, së bashku, mbulojnë me shërbim furnizimi me ujë dhe shërbim

kanalizimesh pjesën më të madhe të popullsisë së shërbyer nga operatorët në rang

sektori.

Figura 31: Shpërndarja e investimeve sipas prefekturave.

Burimi: Të dhënat nga DPUK, përpunimi i autorit.

Gjithashtu, në qoftë se do të analizohej përbërja e fondeve të investuara në

sektor deri më tani (projekte që kanë përfunduar apo janë në proces përfundimi dhe që

lidhen me përmirësimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit shpërndarës,

depozitave apo impianteve të trajtimit të ujërave të përdorura), vihet se rreth 86% e

fondeve janë nga donatorë të huaj dhe vetëm pjesa e mbetur është me origjinë nga

buxheti i shtetit. Figura 32 ilustron grafikisht këto shifra.

0

10

20

30

40

50

60

70

80

mln

eu

ro

Investimet sipas prefekturave

Investimet tërësore

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

138

Figura 32: Përbërja e investimeve në sektor.

Burimi: Të dhënat nga DPUK, përpunimi i autorit.

Kuptohet që sektori shqiptar i ujit është i varur nga fondet e donatorëve të huaj

në projektet që lidhen me ndërhyrjet në infrastrukturë. Transferimi i pronësisë së

aseteve nga qeveria qëndore drejt njësive të qeverisjes lokale, solli me vehte edhe

shkurtimin e fondeve me origjinë nga buxheti i shtetit, dedikuar sektorit në fjalë.

1.4. Privatizimi në sektorin e ujit

Patja e shërbimeve të ujit të pijshëm, shërbimeve të kanalizimeve dhe të trajtimit

të ujërave të përdorur, është një e drejtë njerëzore e njohur në mënyrë eksplicite nga

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (rezoluta 64/292, Qershor 2010).

Patja e shërbimit me ujë të vazhdueshëm, të sigurt dhe brenda standardeve higjeno –

sanitare është thelbësore në zhvillim, aq sa vendet e zhvilluara bëjnë investime të

konsiderueshme në infrastrukturën e sektorit të ujit (prodhim, investime në sistemin e

shpërndarjes, pompat, sistemet e pastrimit të ujit dhe trajtimit të ujërave të përdorur),

në strukturat dhe kapacitetet manaxheriale. Situata është mjaft ndryshe në vendet në

zhvillim. Një nga problemet kryesore është mungesa e efiçiencës së sistemeve të ujit,

duke sjellë kështu një shkallë të lartë të humbjeve teknike në rrjet (nga rrjedhjet e

tubacioneve dhe lidhjet e paligjshme në rrjet) dhe një pamundësi për të mbuluar kostot

e plota të operimit për shkak të nivelit të ulët të mbledhjes së arkëtimeve. Në shumë

raste qeveritë dështojnë në subvencionimin e humbjeve financiare të operatorëve duke

dështuar kështu edhe në përmbushjen e nevojave të popullatës me shërbim ujë të

pijshëm dhe kanalizime apo trajtim ujërash të përdorur.

86%

14%

Investimet sipas burimit të fondeve

Investimet nga donatorë të huaj Buxheti i shtetit

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

139

1.4.1. Privatizimi në sektorin e ujit në vendet në zhvillim

Ky nënseksion do të trajtojë mundësinë e privatizimit në sektorin publik të ujit

të pijshëm si mundësi financimi. Gjithashtu, do të shihet kjo alternativë financimi edhe

për rastin e Shqipërisë, si një vend në zhvillim dhe që aspiron për t’ju bashkuar familjes

së madhe të Bashkimit Europian.

Privatizimi dhe përvoja e vendeve të tjera

Ofrimi i ujit të pijshëm, të pastër, të sigurt, të vazhdueshëm dhe të

përballueshëm si dhe i shërbimeve të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të përdorur

është shumë i kushtueshëm për vendet në zhvillim. Në qoftë se vendet e zhvilluara kanë

investuar mjaft në këtë sektor, në vendet në zhvillim situata paraqitet në të kundërt.

Privatizimi i sektorit publik të ujit të pijshëm është shfaqur si alternativë e mundshme

për të ndërhyrë në përmirësimin e situatës. Natyrisht procesi shoqërohet me pranim dhe

mospranim. Nga njëra anë, përfshirja e operatorit privat në sektorin e ujit (një sektor

publik) shihet si zgjidhje financiare sepse agjenti privat është më mirë i pajisur (kapital

dhe infrastrukturë) të ofrojë ujë të pijshëm të pastër dhe pa ndërprerje në krahasim me

burokracitë qeveritare dhe mungesën e financimit të plotë të humbjeve në sektor. Nga

ana tjetër, mendohet si një mundësi e pastër biznesi fitimprurës, e duke përfshirë

sektorin e ujit të pijshëm si një e mirë publike, situata bëhet mjaftueshëm riskoze. Që

prej fundit të viteve 1980, objektivi kryesor i disa institucioneve financiare

ndërkombëtare apo donatorëve të huaj prej disa agjensive të zhvillimit ishte privatizimi

i infrastrukturës publike. Kjo prirje nisi me sektorin e energjisë elektrike dhe atë të

telekomunikacionit dhe më pas me sektorin e ujit.

Ka shumë punime empirike që trajtojnë impaktin e privatizimit të firmave dhe

sektorëve, specifikisht të sektorit të ujit. Një punim i njohur në çështjen në fjalë, është

ai i Megginson et al. (1994), në të cilin u morën në studim 61 kompani për periudhën

1961 – 1989. U provua se një rënie në levën financiare çon në rritjen e nivelit mesatar

të punësimit. Megjithatë ky studim nuk siguroi një shpjegim mbi sektorin specifik të

ujit. Boubakri dhe Cosset (1998) studiuan 21 vende në zhvillim, për periudhën 1980 –

1992 (për një kampion prej 79 kompani) dhe matën rritje të rëndësishme statistikore në

output (shitjet reale) pas privatizimit. Një rritje u vrojtua edhe në investimet kapitale. I

njëjti studim u përsërit prej tyre në viti 2002 për 16 kompani Afrikane për periudhën

1989 – 1996.

Bayliss (2002) u mor me pjesën komplekse të procesit të privatizimit duke qenë

në favor të studimeve rast pas rasti. Ka studime mbi sektorin e ujit të trajtuara si raste

studimore apo studime empirike. Këto të fundit kanë një rezultat të përbashkët: procesi

i privatizimit sjell rritje të performancës ekonomike, ndërkohë që studime të bazuara në

raste studimore tregojnë për një mungesë të përfitimit të gjithë shoqërisë nga procesi i

privatizimit. Alcazar et al. (2000) studioi kontratat konçensionare në Buenos Aires për

sektorin e ujit duke vrojtuar një rritje të investimeve më shumë se dy herë, një mbulim

më të madh me shërbim dhe një përmirësim të cilësisë së shërbimeve të ofruara. Galiani

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

140

(2005) studioi në Argjentinë, lidhjen e normës së vdekshmërisë foshnjore dhe

privatizimit të ujit përgjatë 1991 – 2000 (gjatë kësaj periudhe u privatizua një e treta e

operatorëve të ujit në Argjentinë). Rezultatet ishin surprizuese: norma e vdekshmërisë

foshnjore ra nga 5 – 24% dhe gjithashtu u vërejt një rritje në investime dhe në nivelin e

efiçiencës në sektor.

Estache et al. (2001) u përqendruan në shqetësimin se procesi i privatizimit

(duke përfshirë pasojën direkte të rritjes së çmimit) prekte kryesisht individët më të

varfër. Operatorët privatë mund të harronin të përfshinin në vendimarrjen e tyre edhe

efektet në shtresat e marxhinalizuara të popullsisë. Kështu, për pjesën më të varfër të

popullsisë, rritja e efiçiencës së sektorit për shkak të privatizimit do të rriste kostot e

jetesës dhe do prekte cilësinë dhe standardin e të jetuarit.

Për Shqipërinë nuk ka punime të ngjashme empirike edhe për faktin e thjeshtë

se ka pasur vetëm disa tentativa jo të suksesshme për futjen e operatorit privat në

sektorin e ujit.

Privatizimi i sektorit të ujit dhe Shqipëria

Mungesa e investimeve të brendshme të sektorit shqiptar të ujit të pijshëm që

prej viteve 1970, ka sjellë një sistem të vjetër dhe të amortizuar prodhimi dhe

shpërndarje të ujit të pijshëm si dhe një sistem më pak të mirëmbajtur kanalizimesh.

Nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore deri në rënien e regjimit komunist në vitin

1991, sektori i ujit manaxhohej nga Ministria e Ndërtimit dhe përfshinte çështje si

përcaktimi i tarifave të shërbimeve, arkëtimi i faturave, investimet në sistem etj. Tarifat

mbaheshin të ulëta artificialisht. Kjo nënkuptonte, nga njëra anë, një nivel të ulët të të

ardhurave nga arkëtimet, duke mos mbuluar kostot e operimit të kompanive në sektor

dhe nga ana tjetër një nivel të lartë të ujit të shpërdoruar nga ana e konsumatorëve.

Hapja e vendit dhe kalimi në sistemin e ekonomisë së tregut pas viteve 1991, solli

shumë ndihma financiare ndërkombëtare (Banka Botërore, 2003). Mbështetja nga

Banka Botërore drejtuar sektorit të ujit nisi rreth vitit 1994 në formën e partneriteteve

private në sektor (Private Sector Partnerships – PSP). Projekti i parë u zbatua në qytetin

e Durrësit, duke i siguruar njësisë së qeverisjes vendore mbështetje financiare në

mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e sistemit shpërndarës. Projekti u mbyll në vitin 2000.

Projekti tjetër siguroi fonde për përmirësimin e sistemit shpërndarës të ujit në qytetet si

Fier, Lezhë dhe Sarandë, projekt nga i cili përftuan 140,000 individë. Viti 2004 mbahet

si viti i zbatimit të projekteve pilot mbi partneritetet private (PSP) në sektor (Banka

Botërore, 2005).

Në Shqipëri, në sektorin e ujit të pijshëm janë dy forma të Partneritetit Publik -

Privat: konçensionet dhe kontratat e manaxhimit. Një kontratë konçensionare iu dha

operatorit ofrues të ujit të qytetit të Elbasanit nga kompania Berlin Wasser International

Company, mbështetur nga KfW Bankengruppe, me specifikat si në Tabelën 28. Kontrata

pushoi pas dy vitesh me marrëveshje të të dy palëve.

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

141

Tabela 28: Specifikat e kontratës konçesionare, Elbasan.

Data e fillimit të projektit 2002

Data e mbylljes së projektit 2027

Kontributi publik (në milionë euro) 17.8 (70%)

Kompania zbatuese KfW

Partneri privat Berlinwasser International

Kontributi privat (në milionë euro) 5.34

Burimi: OECD.org

Një kontratë tjetër, në formën e kontratës së manaxhimit u firmos në vitin 2002

për qytetin e Kavajës nga AquaMundo dhe disa të tjera nga Banka Botërore për katër

qytete të tjera. Specifikat janë si në Tabelën 29:

Tabela 29: Specifikat e kontratës konçesionare, Kavajë.

Data e fillimit të projektit 2002

Data e mbylljes së projektit 2005

Kontributi publik (në milionë euro) 1.5

Kompania zbatuese KfW

Partneri privat Me tenderim publik

Kontributi privat (në milionë euro) 11.70

Burimi: OECD.org

Nga viti 2008 e në vazhdim nuk ka prezencë të operatorit privat në sektorin e

ujit në pijshëm dhe kanalizimeve në Shqipëri (Zeneli, 2017).

1.4.2. Privatizimi: pros dhe cons

Me rritjen e nivelit të popullsisë dhe shkallës së amortizimit të infrastrukturës

së sektorit të ujit, alternativa e privatizimit të operatorëve të sektorit është proces i

leverdisshëm për qeverinë. Një agjent privat në sektor do të sillte fonde të reja të

nevojshme për zhvillimin e sistemeve të prodhimit dhe trajtimit të ujit dhe do të rriste

efiçiencën dhe cilësinë e ujit të ofruar. Këto përfitime janë në nivel makroekonomik

dhe mund të mos jenë të leverdisshme për kompaninë dhe situatën e saj financiare. Kjo

mund të çojë në vendimarrje jo në sinkron më interesin e publikut dhe me misionin e

ofrimit të ujit të pijshëm (e konsideruar si një e mirë publike). Një aspekt tjetër i lidhur

me procesin e privatizimit është natyra e ndryshme e sektorit të ujit nga sektorë të tjerë

ku privatizimi është i zakonshëm si sektori i telekomunikacionit apo energjitikës. Një

nivel i lartë i kapitalit të kërkuar për investimet në infrastrukturë i vendos kompanitë në

pozitat e një monopoli: nuk ka konkurrencë reale mes sistemeve të furnizimit me ujë të

pijshëm. Për më tepër, sektori i ujit nuk ndjek ligjësitë normale të tregut:

kërkesa për shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe shërbime kanalizimesh

është inelastike ndaj çmimit (meqë e mira në fjalë është një e mirë e

domosdoshme);

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

142

çmimet vendosen në formën e tarifave të vendosura nga ana e qeverisë (nuk

bazohen në ekuilibrin mes ofertës dhe kërkesës);

egziston një risk real që shtresat e varfra të popullsisë mund të mos kenë shërbim

uji të pijshëm ose kanalizimesh për shkak të tarifave në rritje në funksion të

mbulimit të kostove operacionale të kompanive në sektor.

Banka Botërore ka vërejtur se në vendet në zhvillim, nuk ka mjaftueshëm fonde

për të minimizuar hendekun mes kategorive të ndryshme ekonomike të popullsisë në

terma të ofrimit të ujit të pijshëm. Mendohet se procesi i privatizimit mund të rrisë

efiçiencën në qoftë se plotësohen dy kushte thelbësore:

i. projektet e investimeve në infrastrukturën e ujit të pijshëm apo në manaxhimin

e aktiviteteve duhet të gjenerojnë të ardhura për mbulimin e plotë të kostove

operacionale dhe ato të mirëmbajtjes;

ii. në qoftë se identifikohen risqe ato duhet të delegohen te agjenti që mund t’i

monitorojë dhe kontrollojë.

Ka disa institucione ndërkombëtare që mund të luajnë rolin e ndërmjetësit për

formulimin e procesit të privatizimit dhe dizenjimit të kontratave. Banka Botërore është

një nga këto, duke luajtur rolin e huadhënësit ndërkombëtar për kontrata të ndryshme

në sektorin e ujit. Gjithashtu, një kontratë Partneriteti Publik – Privat duhet të

formulohet jo vetëm në perspektivën e një vendimarrje por edhe në lentet e një rendi

privat – publik që gjeneron implikime dhe që siguron mësime të politikave publike që

shkojnë përtej organizimin industrial.

Ka një literaturë të gjerë lidhur me rëndësinë e nivelit të besueshmërisë së

qeverisjes dhe efektet e kornizës rregullatore në prezantimin e agjentit privat në sektorin

e ujit si sektor publik. Marrëdhënia mes dy agjentëve, atij publik dhe privat në

manaxhimin e sektorit të ujit, reflekton probleme si mbulim i ulët i popullatës me

shërbim, investime të limituara dhe cilësi e ulët shërbimi (Savedoff dhe Spiller, 1999).

Mënyrat se si dy entitetet reagojnë ndaj kornizës rregullatore dhe/ose strukturave

nxitëse janë të ndryshme: ndërkohë që kompanitë private i përdorin ato për të

maksimizuar kthimet dhe minimizuar risqet, entitetet publike (të cilat nuk realizojnë

fitim direkt nga pronësia mbi asetet) mund të kenë shpërdorime nga format jo efiçiente

të përdorimit të burimeve (si përshembull numër i lartë i punonjësve). Pra ka hapësirë

për oportunizëm qeveritar, i cili në qoftë se minimizohet, pronësia publike do të

limitohet në ofrimin e shërbimeve në sektorin e ujit.

Në Figurën mëposhtë (Figura 33), jepet spiralja e çmimeve të ulëta (aq të ulëta

sa nuk arrijnë dot t’i sigurojnë operatorëve, privatë ose publikë, aftësinë për të financuar

zgjerimin e biznesit). Kjo çon në një ekuilibër të qëndrueshëm edhe pse me çmime të

ulëta dhe cilësi të ulët. Në këtë ekuilibër, çmimet, norma e mbulimit me shërbim dhe

cilësia e tij është e ulët për shkak të transfertave qeveritare të kufizuara. Por duket se

asnjë nga agjentët (qeveria, konsumatorët apo entitetet private) nuk duan të ndryshojnë

këtë pozicion të arritur. Ka disa arsye pse ekuilibri konsiderohet i qëndrueshëm:

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

143

i. nuk ka motivim për rritje të çmimit për të mbuluar kostot operative;

ii. ka mungesë të shpenzimeve qeveritare për një njësi operuese të keqmenaxhuar;

iii. vetëm në qoftë se ka ndryshime bazë në nivel institucional, në çdo rast tjetër

çdo përpjekje për të përmirësuar manaxhimin do të dështojë.

Figura 33: Spiralja e çmimeve të ulëta.

Burimi: Savedoff dhe Spiller (1999).

Si mund të lëvizet nga ky ekuilibër joefiçient? Së pari, ky është një detyrim i

qeverisë. Sugjerimi i parë që vjen nga agjensitë ndërkombëtare është që tarifat e ujit

duhet të mbulojnë kostot operative, të mirëmbajtjes dhe ato të investimeve. Kjo reformë

duhet të shoqërohet me përmirësimin e shërbimeve të ofruara, përndryshe reforma ka

kosto sociale. Së dyti, janë disa kontrata të ashtëquajtura kontrata performance të

nënshkruara mes qeverisë dhe bordit të administrimit në këmbim të një përqindje të

fitimit (Shirley dhe Xu, 1998). Arsyeja pas kësaj është asimetria e informacionit mes

dy palëve. Së treti, ajo çfarë sugjerohet është decentralizimi i operatorëve dhe së

fundmi, ajo çka literatura sygjeron është implementimi i kontratave BTO (Build

Operate Transfer), kontrata që ndërtojnë facilitete specifike (si sisteme të trajtimit të

ujërave të përdorur) të cilat rrisin kapacitetet pa shumë ndryshime thelbësore në

strukturën menaxheriale. Për shkak të çështjes së besimit në praktikat qeveritare të

përfshira në këto kontrata, ato gabimisht perceptohen si kontrata të shtrenjta.

Nuk ka një model të vetëm të dizenjuar për procesin e privatizimit të faciliteteve

të ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve: ka kontrata konçensioni dhe kontrata manaxhimi,

të cilat u caktojnë risqe tregtare të ndryshme te operatorët. Gjithashtu është më

produktive të kërkohen politika dhe reforma që zgjidhin situatën se sa të diskutohet

rëndësia e patjes së shërbimeve të furnizimit të ujit si një e drejtë njerëzore.

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

144

1.5. Pse Partneriteti Publik – Privat nuk funksionon?

Për dekada të tëra dështimet në nivel global të privatizimeve në sektorin e ujit

të pijshëm, energjisë elektrike, transportit, shëndetësisë kanë bërë të qartë se promovimi

i privatizimit ofron premtime jo të vërteta. Shumë fushata zgjedhore janë fituar mbi

premtimet që shërbimet publike do të mbeteshin të tilla. Në sektorë si shëndetësia,

arsimi, uji i pijshëm, energjia elektrike dhe transporti, qëndrimi publik i fortë është për

shërbime tërësisht publike. Megjithatë privatizimi dhe i ashtëquajturi Partneriteti Publik

– Privat janë rikthyer përsëri vitet e fundit. Shumë qeveri përdorin PPP – të me shpresën

se sektori privat do të financojë infrastrukturën publike dhe shërbimet publike që janë

goditur nga kriza e fundit financiare. Kjo përqasje shfaqet në terma afatgjatë në politikat

e Bankës Botërore dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)

dhe vitet e fundit mes vendeve të G20 dhe në negociata në proces për Objektivat e

Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Në qoftë se negociatat rezultojnë

të suksesshme privatizimi mund të bëhet një politikë zyrtare e Kombeve të Bashkuara.

Pyetja që lind në mënyrë natyrale është: Pse kjo “ringjallje” pikërisht tani, kur

eksperienca e 30 viteve të fundit nuk flet në favor të privatizimit? Në qoftë se flitet në

kontekst të krizës financiare dhe ekonomike, qeveritë janë në presion të vazhdueshëm

për të zgjidhur problematikat e mirëmbajtjes së shërbimeve publike dhe financimit të

infrastrukturës. Sa më e gjatë të jetë kohëzgjatja e krizave të tilla, aq më i madh presioni

i qeverive dhe aq më e lartë mundësia drejt mungesës së rregullatorëve apo besimit të

tepërt te kompanitë private. Duke rishikuar praktikat e privatizimit ndër vite, mes

vendeve të zhvilluara apo në zhvillim, vihet re një gjë e përbashkët: proceset e

privatizimit shpesh shoqërohen me mungesë transparence për të mbrojtur interesat e

shoqërive tregtare private, nuk ka dëgjesa dhe konsultime me publikun, kontratat janë

shumë komplekse, të dizenjuara për të mbrojtur fitimet e agjentit privat dhe shpesh janë

dokumentuar edhe raste korruptive duke qenë se kontratat e privatizimit kanë vlerë

shumë të lartë financiare (Hall, 2015). Ky seksion shërben për të kuptuar natyrën

komplekse të të ashtëquajturit Partneritet Publik – Privat duke mbledhur argumenta mbi

risqet e këtij procesi.

1.5.1. Çfarë janë PPP – të41?

“Në qoftë se sektori publik është i mirëmanaxhuar, Partneriteti Publik – Privat nuk

është i nevojshëm, në të kundërt as nuk duhet t’i afrohet atij.” (Bain, 2009)

41 Termi Partneritet Publik – Privat është përdorur për dy koncepte: (i) i përdorur në Bashkimin Europian

për referencë të kompanive publike, aksionet e të cilave janë në zotërim nga qeveria qendrore apo njësitë

e qeverisjes vendore dhe nga kompani private dhe (ii) i përdorur në nivel lokal nga qeveritë dhe

institucionet pas viteve 1990 si eufemizëm për privatizimin i cili në ato vite gëzonte reputacion jo të

mirë. Nisur nga viti 2014 janë dhënë shenjat e para që institucionet ndërkombëtare e shmangin

përdorimin e këtij termi për shkak të të njëjtit reputacion jo të mirë sikundër privatizimi.

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

145

Koncepti në fjalë njihet si kontratë ligjore mes një kompanie private dhe qeverisë

përmes së cilës:

i. kompania private hyn në sektorin publik duke financuar disa elementë të tij;

ii. kohëzgjatja e kontratës është disa vjeçare përgjatë të cilës kompania private

paguhet nga përdoruesit e shërbimit publik (e njohur edhe si konçension), nga

autoriteti publik ose nga të dyja palët.

Koncepti i Partneritetit Publik – Privat (PPPs) i njohur edhe si konçension, ka

qenë një praktikë e njohur prej shekujsh. Këto kontrata janë kontrata afatgjata, duke

përfshirë investime të mëdha të parikuperueshme (sunk investments) në kushtet e një

shkalle të lartë pasigurie (Cruz, 2013). Filozofia ekonomike pas këtij koncepti është se

operatori privat investon kapitalin e vet dhe në këmbim qeveria i siguron pozitën e

monopolistit në ofrimin e shërbimit duke përfituar nga pagesat e përdoruesve të

shërbimit.

Si praktikë, konsiderohet një alternativë e përshtatshme për projekte komplekse

me kërkesa të konsiderueshme për mirëmbajtje dhe monitorim të vazhdueshëm.

Kompanitë private mund t’u ofrojnë këtyre partneriteteve inovacion, aftësi manaxhimi

të projekteve dhe ekspertizë në manaxhimin e riskut (Tahir, 2013). Përgjatë shekullit të

19 – të, konçensionet e sektorit të ujit, gazit apo energjisë elektrike ishin shumë të

zakonshme, sektorë këta të cilët kërkojnë një investim të lartë kapitali, në pamundësi

për të ofruar shërbimin e nevojshëm me tarifa të përballueshme kështu që u

zëvendësuan nga organizimi me pronësi publike duke përdorur financat publike.

I ashtëquajturi versioni modern i PPP – ve (kompani private që paguhen nga

qeveria dhe jo nga përdoruesit e shërbimit), u formulua në vitet 1980, në Britaninë e

Madhe. Huamarrja qeveritare ishte e kufizuar, megjithatë ishte e mundur të investohej

në sektorin e infrastrukturës publike dhe për këtë PPP – të u panë si zgjidhje. Në këtë

formë të PPP – ve qeveria zotohej të paguante për investimin, njësoj sikur t’i kishte

marrë hua vetes për një periudhë mbi 25 vite. Rregullat e kontabilizimit i trajtuan si

huamarrje private (jo publike) dhe në këtë mënyrë paratë e huasë nuk preken nga

rregullat fiskale. Gjithashtu, përgjatë këtyre viteve, lindi edhe një formë tjetër

privatizimi që lejonte kompanitë private të përfitonin prej shpenzimeve publike duke

kërkuar nga sektori i shërbimeve publike të krijonin oportunitete përfitimi tregu.

PPP – të bazohen në të njëjta parime dhe promovohen gjerësisht nga qeveritë.

Për kompanitë private të përfshira në proces (bankat, ndërtuesit apo kompanitë e

shërbimeve) PPP – të janë një oportunitet shumë tërheqës biznesi. Një kontratë e vetme

siguron fluks të ardhurash për 25 vite e më shumë (zakonisht qeveritë i nënshkruajnë

këto kontrata për më shumë). Kompanitë shpesh lobojnë te grupet qeveritare për të

siguruar që qeveria të nënshkruajë një kontratë PPP – je apo të rinegociojnë për shtyrjen

e kohëzgjatjes së kontratës. Megjithatë, kjo praktikë është pranuar nga të dyja krahët

politikë se është alternativë më e kushtueshme se financat publike si një truk për të

fshehur huamarrjen publike dhe shpenzimet reale. Origjinën kjo praktikë e ka në

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

146

Britaninë e Madhe, e cila, edhe pse në dijeni të pasojave, e aplikoi përmes një procesi

të përshpejtuar nga qeveritë dhe një njësie të krijuar nga egzekutivë të sektorit privat në

bashkëpunim me Thesarin për të qenë një faktor promovimi i projekteve të PPP – ve

brenda qeverive. Ky model u huazua nga shumë vende të botës42.

1.5.2. Kriza financiare dhe PPP – të

Numri i PPP – ve u rrit shumë deri në vitet 2000, më vonë, kriza financiare

ndikoi negativisht edhe në numrin e tyre. Në Europë, numri dhe vlera në treg e PPP –

ve në 2012 ishin më të ulëtat pas viteve 2000. Në këto vite ishin vetëm 66 marrëveshje

me vlerë 11.7 miliardë dollarë, gjysma e të cilave ishte në Britaninë e Madhe, pjesa

tjetër në Europë (Hall, 2015).

Në ditët e sotme këto praktika janë në nivel global të promovuara, kryesisht për

vendet në regjimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN – ja) dhe në vendet në

zhvillim ku ka një presion politik të vazhdueshëm dhe të zakonshëm. Duhet përmendur

se normat e interesit të huamarrjes së PPP – ve u rrit. Faktorët pas kësaj janë mungesa

e garancisë nga ana e qeverive dhe disa masa parandaluese pas krizës që çuan në

zvogëlim të planeve të shpenzimeve publike (EPEC, 2013).

Edhe pse PPP – të janë promovuar si zgjidhje për vendet me kufizime fiskale,

gjurmët kanë treguar se problemet fiskale janë thelluar me to. Vendet që duket sikur

kanë përdorur më shumë PPP – të janë Qipro, Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja dhe

Britania e Madhe. Spanja dhe Britania e Madhe u përballën me probleme të mëdha

fiskale ndërsa katër të tjerët ishin subjekt i ndihmave të shpëtimit “Troika”.

Në Portugali dhe Qipro, Fondi Ndërkombëtar Monetar dhe Bashkimi Europian

identifikuan PPP – të si shkaku i thellimit të problemeve fiskale duke kërkuar një proces

auditi, rinegociimin e PPP – ve egzistuese dhe pezullimin e një procesi të ri (Kappeler

dhe Nemoz, 2010)43. Në Amerikën Latine, PPP – të janë të përqendruara në pak vende:

Brazili dhe Meksika përbëjnë 65% të tyre ndërsa pjesa tjetër e ndarë në Kolumbi, Peru

dhe Kili.

Grafikisht ndarja e PPP – ve sipas rajoneve gjeografike është paraqitur në

figurën si vijon. Vihet re se Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja

kryesojnë për nga numri i kontratave PPP, ndërsa për nga vlera e tyre kryeson Europa

dhe Azia.

42 Shih on-line: http://www.parliament.uk/documents/commons/lib/research/rp2001/rp01-117.pdf 43 Shih on-line: www.eib.org/epec/resources/efr_epec_ppp_report.pdf

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

147

Figura 34: Ndarja e PPP – ve sipas rajoneve, 1985 – 2009.

Burimi: OECD, 2013.

Në Figurën 35 paraqiten grafikisht PPP – të në nivel global të shprehur në vlerë

(në miliardë dollarë) dhe numër, të ndara sipas rajoneve. Duhet përmendur se figura

nuk përfshin informacion mbi PPP – të në sektorin e energjisë elektrike. Ajo që vihet

re është se sektori mbi të cilin ndërtohet punimi, ai i ujit të pijshëm, numëron të njëjtin

numër të PPP – ve sikundër sektori i rrugëve, megjithëse vlera e këtyre projekteve është

sa gjysma.

Figura 35: Ndarja e PPP – ve sipas sektorëve, 1985 – 2009.

Burimi: OECD, 2013.

642

346

253

440

66

302.9

155

82.4

75.4

29.2

Europa

Azia

Amerika Latine

USA dhe Kanada

Afrika / Lindja e Mesme

PPP-të sipas rajoneve

Vlera e PPP-ve (mld $) Numri i PPP-ve

567

153

564

463

306.7

138.2

105.3

94.6

Rrugë

Hekurudha

Uji i pijshëm

Shkolla dhe spitale

PPP-të sipas sektorëve

Vlera e PPP-ve (mld $) Numri i PPP-ve

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

148

1.5.3. Perspektiva e PPP – ve

Edhe pse PPP – të kanë pasur promocion të shumtë, gjithnjë e më pak po marrin pjesë

nga investimet në infrastrukturë në nivel global. Fakti që financat publike mbeten

modeli mbizotrues në mbarë botën i financimit të sektorit të infrastrukturës publike

(duke mbuluar 90% të investimeve) tregon për kufizimet dhe risqet e përceptuara të

PPP – ve. Niveli i investimeve i nevojshëm në të gjitha vendet, sidomos ato në zhvillim,

është shumë herë më i lartë se ai që mund të sigurojnë kompanitë private. Zhvillimi i

infrastrukturës varet nga angazhimi i qeverive në shpenzimin e sasive të mëdha

monetare çdo vit. PPP – të nuk është se shtojnë kapital në gjithë këtë. Më së shumti ato

zgjedhin një numër të vogël projektesh (ato më të leverdisshme ekonomikisht) dhe

nxisin qeveritë për t’u dhënë prioritet shpenzimeve qeveritare pikërisht në këto

projekte, edhe pse kjo do të nënkuptonte një devijim të zhvillimit të shërbimeve publike.

Në Afrikë përshembull, financohen spitale të një teknologjie të lartë në disa qendra

urbane ku ka mjaftueshëm njerëz të pasur që mbështesin mjekësinë private dhe jo

sistemin tërësor të shëndetësisë, klinikat dhe stafin mjekësor që do t’u siguronte

shërbim shëndetësor njerëzve të varfër. Në Europë gjithashtu, është e shpeshtë që të

financohen disa rrugë me pagesë apo të tjera egzituese me trafik të dendur, por nuk

investohet në shtimin e rrugëve pa pagesë për të përmirësuar transportin mes zonave

rurale apo ato periferike – urbane.

Edhe në vendet ku përdorimi i PPP – ve është më i lartë, si Britania e Madhe

apo Australia, PPP – të zënë vetëm 15% të gjithë investimeve në infrastrukturë; për

shumë vende të OECD – së, ato nuk e tejkalojnë nivelin prej 5%, ose rregjistrojnë një

përqindje shumë afër zeros; mesatarja është te 4%. Suedia ka shprehur zyrtarisht

qëndrimin kundër përdorimit të kontratave PPP. Në të gjithë Europën, niveli i PPP – ve

është lehtësisht mbi 5% të investimeve në infrastrukturë, pjesa më e madhe vijnë nga

financat publike apo investime nga kompanitë me pronësi shtetërore apo që operojnë

nën një detyrim të lidhur me shërbimet publike (EIB, 2012)44. E njëjta gjë ndodh edhe

në vendet në zhvillim. Edhe pse është bërë një promovim i gjerë i PPP – ve nga ana e

institucioneve financiare ndërkombëtare apo donatorë të huaj, shifrat janë të kufizuara.

Në një studim të Bankës Botërore në vitin 2006, u arrit në përfundimin

se:”...pjesëmarrja private në infrastrukturë (Private Participation in Infrastructure –

PPI) ka qenë zhgënjyese. Ajo ka luajtur një rol shumë të vogël në financimin e

infrastrukturës së qyteteve që kishin vërtet nevojë, është e kufizuar në qëllimin e

financimit të infrastrukturës urbane të lidhur me shërbime tregtare si ofrimi i ujit të

pijshëm, sektor për të cilin subvencionet janë mbizotruese në mbarë botën. Qeveritë

lokale kanë nevojë për burime të mjaftueshme të financave publike për të investuar në

44 Shih online:

http://www.eib.org/attachments/efs/econ_note_2012_ppp_and_financing_in_europe_en.pdf

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

149

këto shërbime dhe disa forma të huamarrjes qeveritare nevojiten për investime më të

mëdha për të mos pasur mbivendosje investimesh.”

Një tjetër studim i Bankës Botërore në Afrikën Sub – Sahariane në vitin 2010,

gjeti se në sektorin e ujit dhe të shërbimeve të kanalizimeve, rreth 2.5 miliardë dollarë

investoheshin çdo vit nga sektori publik dhe agjensitë e donatorëve, ndërkohë që sektori

privat me vështirësi bëri ndonjë investim sporadik (rreth 0.01 miliardë dollarë) (Banka

Botërore, 2010). Në Indi, qeveritë qendrore dhe vendore janë përgjegjëse për 99.6% të

22.3 miliardë dollarë të investuara në sektorin e ujit dhe të kanalizimeve në periudhën

2007 – 2012 (PSIRU, 2012). Në sektorin e ujit të pijshëm, investimet më të rëndësishme

të bëra nga sektori privat janë në sistemet e trajtimit të ujit dhe ujërave të përdorur, në

sistemet e shkripëzimit duke përdorur modelet e kontratave BOT (build – operate –

transfer contracts). Por këto të fundit zakonisht janë të bazuara në parashikime të

egzagjeruara të nevojave, kështu që autoritetet publike e gjejnë veten duke paguar për

kapacitete të panevojshme apo për vëllime të tepërta uji të trajtuar (PSIRU, 2012).

Në një konferencë të vitit 2009 organizuar nga institucione ndërkombëtare u

diskutua dhe fakti që PPP – të po shfaqeshin jofunksionale për shkak të krizës financiare

(Hamilton, 2009). Një nga përfundimet e rëndësishme ishte: “...një situatë armiqësore

mes publikut dhe sistemit kapitalist, sistemi ka humbur besueshmërinë, kriza duket se

i ka pasur rrënjët e saj në kohën e mungesës së rregullatorëve, të cilët i kanë lënë vendin

rolit në rritje të shtetit në manaxhimin e kapitalizmit financiar, duke ushtruar funksione

të munguara në sistem më parë. PPP – të praktikisht janë si privatizimi i diskretituar

apo liberalizimi financiar.” U diskutua se ishin programet Keynesiane të ndihmës gjatë

vitit 2009 ato që sollën oportunitete për PPP potenciale sepse egzistonin nevoja

ekonomike, sociale dhe mjedisore për shpenzime publike. Gjithashtu u evidentua

egzistenca në ato kohë e nevojës për një mekanizëm për aftësuar përsëri bankat apo

institucionet e reja të formulonin politika në favor të PPP – ve, si një garanci e një

shkalle të lartë publike për të ruajtur nivelin e kontratave PPP (Hamilton, 2009).

1.5.4. Efektet e promovimit të PPP – ve

Pati një fushatë të gjerë promovuese ndërkombëtare të PPP – ve e cila përdori

rrjete dhe burime të ngjashme me promovimin e praktikave të privatizimit në vitet 1990

dhe më shumë agjentë të përbashkët: qeveri, institucione ndërkombëtare, banka. Pa

fushatën promovuese në fjalë shumë nga financimet do të ishin bërë nga sektori publik

duke përdorur financat publike dhe me siguri shumë pak PPP do të ishin implementuar.

Presioni ndërkombëtar krijon deformime dëmtuese dhe ka efekte të listuara si

mëposhtë:

i. deformon debatin publik dhe vendimarrjen;

ii. çon në firmosjen e më shumë kontratave PPP (qëllimi primar i rrjetit të

promovimit të PPP – ve);

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

150

iii. orienton politikat publike drejt atyre që lehtësojnë krijimin e PPP – ve se sa drejt

optimizimit të infrastrukturës;

iv. u jep prioritet projekteve që janë më të përshtatshme për kontratat PPP, jo atyre

që kanë rëndësi për objektivat sociale, ekonomike dhe mjedisore të politikave

publike;

v. bën që paratë që përdoren për promovimin dhe financimin e PPP – ve të mos

përdoren për financim real të infrastrukturës përmes mbështetjes qeveritare;

vi. përfiton nga fondet publike për të mbështetur grupet e lobimit në favor të PPP

– ve dhe vet kompanitë private.

A ka pasur kundërshtime ndaj këtyre kontratave? Natyrisht që po dhe madje të

organizuara. Shumë organizata jo qeveritare (non govermental organisations – NGO),

në vitet e fundit janë angazhuar seriozisht në çështjen në fjalë duke nxjerrë raporte që

kritikojnë efektet e PPP – ve sidomos në vendet në zhvillim. Disa nga këto kritika

listohen si mëposhtë:

i. PPP – të rrisin detyrimet afatgjata të vendeve në zhvillim duke nënvlerësuar

sigurimin e shërbimeve nga sektori publik;

ii. financimi privat dhe PPP – të përqendrohen më së shumti në projekte të

leverdisshme ekonomike duke prekur në mënyrë të pashmangshme shtresat në

nevojë të popullsisë;

iii. kanalizimi i parave publike nëpërmjet fondeve private çon në mungesë të

transparencës duke forcuar strategjitë private të investimit;

iv. PPP – të janë mënyrë shumë e kushtueshme e mbledhjes së fondeve;

v. vendet kanë kapacitete të ulëta për negociimin e kontratave PPP, efektet e

pritshme janë jo fort të qarta dhe monitorimi i procesit është i dobët;

vi. promovimi ndërkombëtare i PPP – ve prek demokracinë në nivel vendor dhe

mund të krijojë oportunitete për afera korruptive.

vii. shumë praktika të mëparshme PPP kanë rezultuar të paafta për të përftuar

investimet e pritshme.

Ky mospranim i gjerë i PPP – ve ka rezultuar në nivel kombëtar si në vendet me

të ardhura të larta ashtu dhe në vendet në zhvillim (Britani e Madhe, Shtetet e Bashkuara

të Amerikës, Kanada, Francë, Gjermani, Portugali, Tunizi, Egjipt, Salvador, Brazil,

Indi, Indonezi, etj.). Pikërisht ky mospranim i publikut dhe pasiguritë politike kanë

pasur efektet e tyre në qëndrueshmërinë financiare të PPP – ve, kjo sepse pasiguria e

mbështetjes të qeverisë ndaj PPP – ve nuk motivon investitorët t’u huazojnë paratë e

tyre projekteve PPP.

Britania e Madhe përjetoi skandalin më të njohur lidhur me PPP – të. Edhe pse

shumica e partive politike në vend pranuan të mbështetnin përdorimin e PPP – ve si një

mënyrë e shmangies së rregullimeve fiskale, problemet u bënë publike përgjatë

raporteve parlamentare dhe në media dhe kjo solli pranimin e gjerë të publikut se këto

skema financimi ishin një “vjedhje” e pastër. Kjo solli në përfundimin zyrtar të

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

151

programit të mbështetjes ndaj kontratave PPP, të njohura ndryshe si iniciativa private

të financimit (private finance initiative – PFI).

1.5.5. Problemet e përgjithshme të PPP – ve

Ky seksion përmbledh arsyet pse kontratat PPP nuk gjenerojnë përfitimet e

premtuara duke radhitur problematikat sistematike që lindin nga procesi i krijimit të

tyre (si korrupsioni, fshehja e informacionit dhe parashikimet jo të besueshme) duke

vlerësuar në mënyrë kritike pse kontratat PPP kanë një efekt dëmtues në shërbimet

publike.

PPP – të dhe efektet në shpenzimet publike

Mendohet se PPP – të sjellin burime private në shërbimet publike dhe

infrastrukturë. Kjo nënkupton se autoritetet publike nuk do u duhet të paguajnë për

shkollat, spitalet etj., që ndërtohen nga agjenti privat, pra qeveritë dhe bashkitë do të

kenë para të mbetura për të mbuluar shërbime të tjera, domethënë do të reduktojnë

huamarrjen. Por për këta sektorë, qeveritë e paguajnë koston e PPP – ve përmes taksave.

Kjo nënkupton që PPP – të paguhen nga sektori publik, njësoj si projektet që

monitorohen nga autoritetet publike. Kur PPP – të financohen pjesërisht nga tarifat për

përdoruesit, këto tarifa paguhen po prapë nga përdoruesit njësoj si në rastin e një

shërbimi publik. Në të dyja rastet fondet janë të huajtura nga i njëjti institucion financiar

(bankë, fond pensioni apo investitor tjetër).

Kontratat PPP nuk japin mundësinë e burimeve “të reja” të financës, ato mund

ta shpërndajnë koston e projektit në disa vite, njësoj si format e tjera të huamarrjes.

Megjithatë, ato nuk e reduktojnë koston tërësore të një projekti, thjesht e shpërndajnë

në të ardhmen. Në praktikë, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit, PPP – të do të

përfshijnë më shumë shpenzime publike se një projekt tjetër konvencional, për shkak

të kostove të larta të kapitalit dhe sepse në praktikë nuk ka përfitim efiçient. Kështu që

operatorët privatë rrisin tarifat për përdoruesit sepse kanë pozicionin e monopolit në

sektor.

Një shembull i kësaj është situata e PPP – ve në Francë. Disa studime empirike

prej sektorit të ujit të pijshëm në Francë e ilustruan këtë prirje. Në Francë, ku 3/4 e

shërbimit të ujit të pijshëm ofrohet nga operatorë privatë përmes kontratave PPP, në

vitin 2004 u gjet se duke fiksuar gjithë faktorët e tjerë, tarifa e ujit sipas kontratave PPP

ishte 16.6% më e lartë se ajo e shërbimit të ofruar nga bashkitë (Chong et al., 2006).

PPP – të dhe transferimi i riskut

Koncepti i “transferimit të riskut ” luan një rol të rëndësishëm në justifikimin e

praktikave të PPP – ve. U përdor në Britaninë e Madhe për të justifikuar përdorimin e

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

152

PPP – ve të të cilat nuk rregjistronin ndonjë vlerë më të lartë ekonomike se alternativa

e sektorit publik. Në rregullat e kontabilitetit ky koncept vendoste në qoftë se borxhi do

të ishte në fletën e bilancit të qeverisë ose jo. Transferimi i riskut nuk është pa kosto,

zakonisht kontratat PPP e transferojnë riskun e vonesave të ndërtimeve te kontraktori

dhe kjo çon në një rritje prej 25% të kostove të këtyre kontratave krahasuar me kontratat

konvencionale.

Transferimi i riskut nuk është domosdoshmërisht politika më e mirë. Qeveritë

nuk janë si kompanitë: shumë shërbime publike parashikojnë qeveritë të ndërmarrin

risqe sepse kështu funksionohet më mirë. Një analizë e fundit e riskut të PPP – ve doli

në përfundimin se në përgjithësi, më e mira është që risqet të mbarten nga qeveritë, se

sa nga sektori privat (edhe në rastin e një PPP – je) sepse do të sjellë një shpërdorim

parash për një risk të transferuar te sektori privat (Engel et al., 2007).

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se mund të mbiçmohet

vlera e riskut të tranferuar dhe kështu do të mbikompensohet operatori privat për riskun

në fjalë duke rritur kostot e PPP – ve krahasuar me investimet direkte publike (FMN,

2004). Nuk ka pasur përpjekje për të monitoruar në qoftë se transferimi i riskut ndodh

në praktikë apo se sa përfitime reale sjell. Vetëm 3 nga 622 kontrata të firmosura deri

në vitin 2007, u monitoruan në terma të vlerës së riskut të transferuar (Pollock dhe

Price, 2008).

PPP – të, fshehja e informacionit dhe korrupsioni

Një konçension afatgjatë për shërbimet e ujit të pijshëm për një agjent privat

është një oportunitet ekonomik për të pasur flukse të ardhurash për 25 – 30 vite. Kjo

krijon hapësira për korrupsion, në mënyrë që shërbimi të ofrohet përmes një kontrate

PPP – je dhe jo nga sektori publik, për të krijuar një mundësi të vetme për të përfituar

kontratën. Sipas Paul Krugman (fitues i çmimit Nobel në ekonomi): “...sa më shumë

funksione qeveritare u kalohen agjentëve privatë, aq më shumë qeveritë bëhen

“parajsa” ku kontributet politike dhe kontratat për lidhjet shoqërore dhe familjare bëhen

një mekanizëm për transferimin e funksioneve qeveritare, në formën e aferave

korruptive të privatizimit kudo në Shtetet e Bashkuara Amerikane...” (Krugman, 2012).

Një shembull i ngjashëm është ai i sektorit të ujit në Francë, ku gjykatat kanë

gjykuar egzekutivë dhe oficerë publikë për ryshfet, paguar nga subvencionet e Suez dhe

Veolia në qytetin e Grenoblës. Në 1997, një njësi auditi kombëtar deklaroi se sistemi i

delegimit të manaxhimit që Suez dhe Veolia ndërtuan dominimin e tyre në nivel

kombëtar ishte një mashtrim: “...mungesa e monitorimit dhe kontrollit të shërbimeve të

deleguara publike përkeqësuan mungesën e transparencës dhe kjo solli abuzime.” Në

vitin 2002, një egzekutiv i Veolia (më parë Vivendi), u dënua për korrupsionin e

politikanëve të dy krahëve politikë në këshillin e qytetit të Milanos në mënyrë që të

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

153

fitohej tenderi për sistemin e trajtimit të ujërave të përdorur në jug të qytetit45. Ky lloj

korrupsioni mund të vërehet për një rang të gjerë kontratash, duke përfshirë shumë

shërbime dhe projekte në sektorë të ndryshëm të infrastrukturës publike.

Kompanitë private zakonisht i nënvlerësojnë kostot e investimeve dhe e

egzagjerojnë kërkesën e parashikuar për shërbimin. Një sistem i trajtimit të ujit sipas

formës BTO (Build Operate Transfer) ka shumë gjasa të miratohet nga bashkitë në qoftë

se është parashikuar një kërkesë më e madhe për ujë, më e madhe se burimet egzistuese

apo një taksë rruge do të miratohet në qoftë se trafiku i parashikuar do të ishte më i

madh se kapaciteti i rrugës. Një studim global gjeti se 90% e parashikimeve rezultojnë

më të larta dhe kjo prirje është e përsëritshme, nuk mundet kurrsesi të jetë një rastësi.

Autorët e studimit gjetën se problemi i keqinformimit është çështje përfitimi dhe fuqie

i cili duhet të trajtohet si i tillë, duke përdorur mekanizmin e transparencës dhe

kontabilizimit (Flyvbjerg et al., 2002).

Gjithashtu, ka një humbje të transparencës me PPP – të sepse kompanitë private

mbajnë shumë informacion të fshehtë në kontekst të konfidencialitetit tregtar. Në

Britaninë e Madhe ky fenomen nervozoi parlamentin: “...transparenca në kostot e plota

dhe përfitimet e projekteve të iniciativave private dhe publike në infrastrukturë është

minimizuar nga justifikimi i konfidencialitetit tregtar” (CEE, 2008). Në Egjipt dhe në

vende të tjera me ekonomi të ngjashme, një nga arsyet pse PPP – të dhe forma të tjera

të privatizimit janë shumë të papranuara pikërisht për faktin se pas tyre perceptohet

fshehje informacioni. Në një raport të OECD – së mbi klimën e biznesit në Egjipt vihet

në dukje se: “...në lidhje me procesin e privatizimit shumë problematike është mungesa

e transparencës...” (OECD, 2010).

PPP – të, shërbimet publike, punonjësit dhe mjedisi

PPP – të duhet të jenë të leverdisshme ekonomikisht që të firmosen nga

kompanitë private. Ky fakt devijon vendimarrjen: disa projekte zgjidhen fituese kur nuk

duhet, disa nuk financohen sepse nuk janë ekonomikisht mjaftueshëm tërheqëse.

Gjithashtu kjo prirje prek edhe detajet e projekteve. Kompanitë private heqin çdo

element nga shërbimet, në qoftë se ato mund të zvogëlojnë fitimet e mundshme. Në

vendimin për krijimin e një PPP – je pritet që autoritetet publike të vendosin mbi bazën

e kriterit të përfitimit publik në ofrimin e shërbimeve, por metodologjia e ndjekur në

Gana, është shembull që praktika shpesh nuk e reflekton këtë. Në Ganë (Afrikë), sistemi

kombëtar i furnizimit me ujë u ristrukturua në dy njësi: njëra furnizonte vetëm

kryeqytetin Accra, tjetra furnizonte pjesën tjetër të vendit. Ky riorganizim nuk kishte

kuptim në terma të politikës kombëtare të ujit, sepse zvogëloi aftësinë e sistemeve të

furnizimit për mbulimin me shërbim të zonave të varfra, por kompanitë private mund

45 Water and Power: The French Connection.

Shih on-line: http://www.publicintegrity.org/water/report.aspx?aid=47

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

154

vetëm të krijonin përfitim në kryeqytet, kështu që sistemi ishte krijuar vetëm për ta

(Dannin, 2009).

PPP – të kanë efekte të matshme në mjedis. Në sektorin e energjisë elektrike,

forma më e shpeshtë e PPP – ve janë stacionet private energjitike, të cilat varen në terma

afatgjatë nga qeveria për blerjen e outputeve. Politikat në këtë sektor të të gjitha

vendeve po i drejtohen formave të burimeve të rinovueshme të energjisë, larg atyre që

përdorin karburant, qymyr apo gaz që njihen si ndotës të mjedisit. Një raport i Bankës

Botërore (2013) gjeti se PPP – të investojnë më së shumti në inpute të njohur si ndotësa.

E njëjta situatë është parë edhe në sektorin e manaxhimit të mbetjeve. Në tre qytete në

Egjipt, PPP – të u firmosën me kompani private ndërkombëtare të manaxhimit të

mbetjeve në vitin 2002. Shumë probleme mjedisore u lidhën me këtë: riciklimi i

mbetjeve u fiksua në një nivel shumë të ulët prej 20% (Milik, 2010).

Efektet e kontratave PPP – të në forcën punëtore mund të kategorizohen në disa grupe:

i. Siguria e punësimit zvogëlohet sepse është e lidhur me vet kontratën apo

kompaninë private, më shumë se sa me autoritetin publik. Kompania private ka

nxitje më të madhe për të zvogëluar punësimin në mënyrë që të rrisin fitimin

marxhinal dhe të kenë sa më pak “probleme” si trajnimet e punonjësve. Natyra

e kontratave PPP mund të sjellë fenomenin e kontratave afatshkurtra apo

kontratave dytësore të nënkontraktimit.

ii. Punonjësit humbin statusin e tyre si nënpunës publik dhe mund të humbasin

nga benefitet e skemave të pensionit të sektorit publik.

iii. Mbrojta e punonjësve dhe përmirësimi i kushteve të punës bëhen më të

vështira. Kjo varet nga fakti në qoftë se në kontratë ka klauzola mbi pagat apo

marrëveshjet e shpërblimeve dhe bonuseve. Punëdhënësit privatë mund të

zbatojnë kushte të tjera punësimi për punëtorët e rinj krahasuar me punëtorët e

transferuar, duke ndryshuar strukturën e forcës së punës.

iv. Organizimet e sindikatave dobësohen sepse punonjësit janë të ndarë në njësi

më të vogla, duke dobësuar solidaritetin mes tyre. Duke qenë se manaxhimi i

kompanive private nuk është subjekt direkt i politikave publike të lidhura me

çështjet e punësimit, ato mund të jenë më pak mbështetëse ndaj organizmit të

sindikatave dhe të drejtave të punojësve.

v. Punonjësit e shërbimeve publike mund të preken si rrjedhojë e kontratës së

firmosur. Në qoftë se të ardhurat e autoritetit publik zvogëlohen, apo PPP – ja

bëhet më e shtrenjtë seç pritej, shkurtimet prekin punonjësit direkt të sektorit

publik, sepse kontratat PPP nuk mund të preken.

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

155

1.6. Partneriteti Publik – Privat dhe Shqipëria

1.6.1. PPP – të në sektorin shqiptar të ujit

Në Shqipëri, eksperiencat me praktika si Partneriteti Publik – Privat janë

relativisht të reja. Një pikë e fortë e lidhur me kornizën ligjore të PPP – ve është

egzistenca e një akti rregullues mbi PPP – të (konçensionet), një legjislacion që

parashikon dhe rregullon kontratat BTO (Build Operate Transfer) apo kontrata të tjera

derivate. Ligjet shqiptare të prokurimeve janë mjaftueshëm të qarta dhe pa hapësira për

keqinterpretime. Pas 11 viteve nga ligji i parë mbi konçensionet në sektorin publik

(1995) u miratua Ligji nr. 9663 ”Mbi konçensionet” (2006) dhe më vonë edhe Ligji nr.

125 “Mbi konçensionet dhe Partneritetin Publik – Privat ” (2013). Më specifikisht, ligji

që i shërbeu situatës së sektorit të ujit ishte Ligji nr. 7926 i datës 20.4.1995 “Për

transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”. Në kontekstin e

pjesëmarrjes së operatorit privat në sektor, ky ligj lejonte transformimin e ndërmarrjeve

shtetërore të furnizimit me ujë të pijshëm dhe shërbime kanalizimesh në shoqëri tregtare

me aksione të zotëruara nga shteti. Ky hap ligjor u motivua nga misioni për

përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm apo trajtimin e ujërave të përdorur për të rritur

efiçiencën e aktiviteteve të ofruesve operatorë të sektorit në fjalë. Dy format më të

zakonshme të pjesëmarrjes së sektorit privat në shërbimet publike në Shqipëri janë

konçensionet dhe kontratat e manaxhimit. Megjithatë, që prej vitit 2008, nuk ka prani

të sektorit privat në sektorin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në Shqipëri. Për të

kuptuar pse kjo praktikë e ndjekur në sektor pati rezultate të dobëta, mëposhtë po

listohen disa faktorë:

i. nxitja për pjesëmarrjen e sektorit privat në sektorin e infrastrukturës publike

ishte prej organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore dhe KfW

Bankengruppe (bankë zhvillimi me pronësi shtetërore gjermane). Qeveritë

shqiptare e përqafuan atë duke shënuar kështu normën më të lartë të privatizimit

në rajon;

ii. përgjatë dy dekadave të fundit të tranzicionit ekonomik, shqetësimi kryesor i

qeverive shqiptare ishte vëllimi i lartë i subvencioneve nga buxheti i shtetit për

sektorin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve. Operatorët e sektorit kanë

rregjistruar humbje të mëdha financiare (për shkak të kostove të larta të

energjisë elektrike dhe kostove të punës), humbje këto të mbuluara nga buxheti

i shtetit përmes subvencioneve operative;

iii. sektori i ujit të pijshëm dhe kanalizimeve reflekton një gjendje të përgjithshme

problematike, me një cilësi të dobët të ujit të pijshëm dhe shërbimeve të

kanalizimeve të ofruara, nivel shumë i ulët mbulimi me shërbim i popullatës

krahasuar me standardet e vendeve Europiane, për ofrimin e shërbimeve një

popullsie me një normë të shpejtë rritje dhe një shkalle të lartë urbanizimi;

iv. prania e operatorit privat në sektor u pa si një zgjidhje e nevojshme nga ana e

qeverive duke sjellë kështu rënie të përpjekjeve politike në gjetjen e zgjidhjeve

për manaxhimin dhe operimin e kompanive nga operatorët privatë;

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

156

v. nga një perspektivë tjetër, agjentët privatë ndërkombëtarë dështuan në

manaxhimin e aksionerëve përgjatë periudhës së tranzicionit dhe gjithashtu u

përballën me diferenca kulturore. I gjithë procesi i implementimit të strategjive

të PPP – ve apo i konceptit të qeverisjes së shoqërive në sektorin e ujit të pijshëm

ishte i ngadaltë për shkak të një qeverisje të dobët dhe mungesës së kapaciteteve

institucionale në Shqipëri;

vi. politikat e rritjes artificiale të stafit të shoqërive në sektorin e ujit (shpesh

politikisht e imponuar përgjatë viteve zgjedhore) apo të rritjes së tarifave të

shërbimeve ishin në kundërshtim me besimin e qenësishëm se patja e

shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe shërbime kanalizimesh është nje

e drejtë e njeriut. Shpesh gjithë procesi shihet si detyrim i qeverisë qendrore për

të siguruar shërbimin e nevojshëm popullatës, pavarësisht efekteve financiare

në shoqëritë operuese të politikave të ndjekura;

vii. angazhimi i sektorit privat në sektorin e infrastrukturës publike nuk ka qenë

fillimisht, plotësisht i transferuar te njësitë e qeverisjes vendore për shkak të një

implementimi të ngadaltë dhe jo korrekt të reformës së decentralizimit në

sektorin e ujit.

Në përmbledhje, mund të thuhet se mungesa e përvojës së pjesëmarrjes së

sektorit privat në sektorin e infrastrukturës publike ishte thelbësore në rezultatet e

dobëta (apo dhe dështimet) e iniciativave të ndërmarra edhe pse Shqipëria ka një

legjislacion të mirëformuluar dhe qeveria shqiptare ka dëshirën e mirë për të ndryshuar

situatën e sektorit të ujit të pijshëm dhe shërbimeve të kanalizimeve (Zeneli, 2017).

Aktualisht janë disa kontrata konçensionare në sektorë të tjerë firmosur nga qeveria

shqiptare por duhet përmendur se informacioni i nevojshëm apo korniza rregullatore

për PPP – të në Shqipëri nuk është e plotë. Mungesa e stafit të mirëtrajnuar në çështjet

e sektorit publik rreth procedurave në fjalë ka krijuar një paqartësi dhe pasiguri të

përgjithshme. Shpesh projektet e PPP – ve propozohen nga investitorët privatë të cilët

mbulojnë kostot fillestare të fillimit të projektit, analizat e vizibilitetit, draftet e

kontratave. Procesi i monitorimit të performancës së projekteve PPP ka qenë inefiçient

duke krijuar nevojën e domosdoshme për njësi të monitorimit të kontratave PPP.

Gjithashtu, në nivel qeveritar Ministria e Financave nuk mbështetet plotësisht në staf të

trajnuar me njohuritë e nevojshme për vlerësimin e risqeve të sektorit publik (detyrimet

e ardhshme potenciale) të kontratave PPP që qeveria shqiptare firmos. Sektori publik

gjendet përballë një risku konkret kur pranon kontrata PPP, atij të prodhimit të kostove

të larta krahasuar me burimet financiare të tij.

1.7. Në qoftë se jo PPP atëherë çfarë? Alternativa e

financimit publik

Një alternativë e sugjeruar nga literatura është financimi publik. Si praktikë, i

lejon qeveritë të përmirësojnë sistemet e furnizimit të ujit dhe shërbimet e kanalizimeve

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

157

duke përdorur financat publike si investim. Seksioni në fjalë do të përmbledhë

avantazhet e kësaj alternative duke e krahasuar me qëllim me alternativën e PPP – ve

duke sjellë gjurmë nga eksperienca ndërkombëtare në aspekte si: kostot e kapitalit,

kostot e ndërtimit, efiçienca, kostot e transaksionit, pasiguria e “kontratave jo të plota”

dhe impakti në politikat publike, shërbimet publike dhe komunitetin në tërësi.

Kur merret në konsideratë një kontratë PPP – je si alternativë, qeveritë duhet të

krahasojnë kostot e investimit publik dhe ofrimin e shërbimeve publike me kostot e

shërbimit të ofruar nga agjenti privat. Shpesh, qeveritë e shmangin këtë krahasim. Ato

duan të përdorin kontratat PPP pavarësisht kostove të tyre për të reduktuar nivelin e

dukshëm të huamarrjes qeveritare dhe borxhit; ato nuk janë të interesuar të krahasojnë

mes alternativave. Pra, shpesh, thuhet se “nuk ka alternativë” ndaj kontratave PPP për

shkak të kufizimeve në huamarrjen qeveritare dhe mundësisë për rritjen e taksave apo

tarifave të shërbimit.

Në qoftë se ka një vlerësim të një kontrate PPP ai është vetëm në terma të

leverdisshmërisë ekonomike për agjentin privat. Një krahasim real mes alternativës

publike dhe asaj private është e domosdoshme për të shmangur përdorimin e projekteve

PPP si një mënyrë për të hequr huamarrjen nga fleta e bilancit të sektorit publik, edhe

në rastet kur ato janë alternativë më e shtrenjtë (Massanet, 2007).

1.7.1. Kostot e kapitalit

Qeveritë, pothuajse gjithnjë, mund të marrin hua shumë më lirë se kompanitë private

apo individët. Kjo sepse risku i dështimit është shumë i vogël. Qeveritë janë aty, me të

ardhura nga taksa të larta, ndërkohë që asnjë kompani private nuk është imune nga risku

i falimentimit. Dhënia e huave kompanive private është më me risk dhe prandaj niveli

i interesit të huadhënies është i lartë.

Kostot e kapitalit të sektorit privat janë zakonisht më të larta se ato të qeverive (norma

e interesit të huadhënies në sektorin privat e tejkalon normën e interesit të huadhënies

në sektorin publik). Në qoftë se përfitimi nga efiçienca e një kontrate PPP – je bie për

shkak të kostove shtesë të interesit të huamarrjes, atëherë çmimi i shërbimit të ofruar

nga agjenti privat nuk mund të jetë më i ulët se sa çmimi që qeveria do të paguante në

rastin e një prokurimi publik (OECD, 2008).

Sipas Martin Wolf (2008): “...është e dukshme se financimi i aseteve është

funksion i sektorit publik i cili ka avantazhin e marrjes së huasë me norma interesi të

ulëta”46. Tregues nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë

për diferencat në praktikë në vendet me të ardhura të larta për frymë. Situata është e

ngjashme edhe për vendet në zhvillim. Një nga arsyet kryesore se pse kontratat PPP

46 Financial Times, 12 Qershor 2008.

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

158

janë të pranishme në vende si Brazili apo Indonezia është sepse ato lejohen me garanci

të qeverisë, sepse kështu kanë më tepër besueshmëri sesa kompanitë private. Një

shembull tjetër është ndërtimi i një stacioni privat energjitik në Filipine nga Shell dhe

Bechtel (dy nga kompanitë më të mëdha shumëkombëshe në botë), besueshmëria e tyre

kreditore u mbështet nga qeveria filipinase (në të kundërt nuk do të ishte e mundur prej

tyre të merrej hua bankare për projektin në fjalë).

Në vitin 2011, një përfaqësues i kompanive private britanike, i përfshirë në

kontratat PPP, përllogariti se shtesa në normën e interesit që sektori privat përballonte

ishte 2.2% në vit. Financial Times llogariti pas kësaj se ky fakt nënkuptonte që

“taksapaguesit britanikë do të paguajnë më shumë se 20 miliardë paund britanikë në

kosto shtesë të huamarrjes, ekuivalente kjo me ndërtimin e 40 spitaleve të mëdhenj, për

700 projektet që qeveritë kanë nënshkruar nën iniciativat private të investimit”47.

Diferenca mes kostove të financimit të PPP – ve (e vlerësuar 8%) dhe bonove qeveritare

(rreth 4%) është thelluar që prej krizë financiare të vitit 2008. Rritjet në kostot e

financimit privat janë një tregues i inefiçiencës së kësaj metode financimi48. Në Gusht

të vitit 2011, komiteti i përzgjedhur parlamentar për monitorimin e Thesarit Britanik

arriti përfundimin se financimi privat ishte shumë i shtrenjtë, duke rekomanduar jo

vetëm përfundimin e këtyre praktikave por qeveria duhej të kujdesej për praktikat në

proces të PPP – ve për të reduktuar kostot.

1.7.2. Kostot e ndërtimit

Është diskutuar gjithnjë se fazat e ndërtimit të projekteve PPP janë të pavarura

në kohë dhe nga buxheti duke u konsideruar një nga avantazhet e PPP – ve krahasuar

me projektet konvencionale të sektorit publik. Qeveria britanike pretendon se 76% e

projekteve PPP kanë përfunduar në kohë krahasuar me 30% të projekteve të prokuruara

tradicionalisht (Banka Europiane e Investimeve, 2005).

Megjithatë, ndërtimi i elementëve të projekteve PPP është më i shtrenjtë. Në një

studim të Blanc – Brude et al. (2006), u krahasuan kostot e projekteve PPP të ndërtimit

të rrugëve me projektet e prokuruara në mënyrë konvencionale dhe u gjet se të parat

ishin 24% më të shtrenjta. Shtesa e kostos reflekton pagesat e kontraktorit për të pranuar

riskun e ndërtimit dhe arrihet përmes kontratave kontraktuale me çmim të fiksuar të

cilat e bëjnë kontraktuesin përgjegjës për çdo vonesë (Banka Europiane e Investimeve,

2005).

Gjatësia e procesit të negociimit të kontratave PPP tregon që ato nuk e ofrojnë

më shpejt shërbimin e infrastrukturës. Ka gjurmë nga eksperienca në Britaninë e Madhe

47Financial Time, 11 Prill 2013 “Bond investors show generous side”.

http://www.ft.com/cms/s/0/2aef3e0a-a2cb-11e2-bd45-00144feabdc0.html#axzz2QR1l40uZ 48 Treasury Select Committee 17th Rep: Private Finance Initiative HC1146 Gusht 2011

http://www.publications.parliament.uk/pa/cm201012/cmselect/cmtreasy/1146/114602.htm

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

159

që projektet PPP nuk sigurojnë dizenjim më të mirë se prokurimet normale (Thesari

Britanik, 2011).

1.7.3. Efiçienca dhe konkurrueshmëria e tregut

Sektori privat ka promovuar një efiçiencë më të lartë (jo vetëm teorikisht), e

mjaftueshme për të mbuluar disa nga kostot shtesë të kapitalit privat. Edhe pse shumë

qeveri, politikanë apo analistë sigurojnë që sektori privat është gjithnjë më efiçient se

ai publik, gjurmë empirike të studimeve të shumta tregojnë se ky supozim është jo

korrekt. Në praktikë operatorët privatë nuk janë më efiçientë, shpesh inefiçienca është

e krijuar. Kur vlerësohen projektet PPP, nuk mund të niset nga supozimi jo real i

efiçiencës më të lartë të sektorit privat, procesi i vlerësimit duhet të nisë nga parimi i

neutralitetit.

Një përmbledhje e gjurmëve empirike mbi efiçiencën e sektorit publik dhe

privat u publikua nga Banka Botërore në vitin 2005. Për utilitetet si uji i pijshëm,

energjia elektrike, gazi, etj., u tregua se forma e pronësisë nuk kishte rëndësi statistikore

në nivelin e efiçiencës. Shumë studime të dhënash të kryqëzuara, mes vendeve treguan

se nuk kishte diferenca të rëndësishme statistikore mes niveleve të efiçiencës të sektorit

publik apo privat në ofrimin e të njëjtit shërbim.

Në sektorin e transportit u gjet i njëjti probabilitet që shërbimi i ofruar nga

sektori privat apo publik të ishte efiçient (Pina dhe Torres, 2006). Edhe në sektorin e

telekomunikacionit, një sektor ku operatori privat supozohet të performojë në nivele

më të larta efiçience se ai publik, një studim i nivelit botëror që krahasonte kompanitë

publike me ato private gjeti gjurmë për të kundërtën. Edhe pse, pas privatizimit kishte

një rritje të efiçiencës, kjo rritje ishte statistikisht më e vogël se ajo në sektorin publik

(Knyazeva, Knyazeva dhe Stiglitz, 2006).

Në sektorin e ujit të pijshëm, përvoja e rajonalizimit të bashkive tregoi që sektori

publik mund të përmirësojë ndjeshëm efiçiencën. Rajonalizimi bëri që tarifat e ujit të

zvogëloheshin me 8%, përmirësime të dukshme u rregjistruan edhe në procesin e

planifikimit dhe koordinimit të projekteve. Në përmbledhje të kësaj nënçështje, mund

të thuhet se përdorimi i kontratave PPP nuk sjell domosdoshmërisht përmirësim në

efiçiencën ekonomike krahasuar me prokurimet publike, prandaj duhet të tregohet

shumë kujdes në procesin e negociimit të PPP – ve, monitorimin e performancës së tyre

dhe të ripërsëritjes së kontratës.

Një tjetër aspekt është konkurrueshmëria në sektor. Për shkak të kompleksitetit

të shumë kontratave PPP, shumë pak kompani mund të hyjnë në tendera, për shkak të

kostove fillestare të ofertës. Kjo do të sillte më pak konkurrencë, për shkak të barrierave

të larta të hyrjes. Gjithashtu procesi i gjatë, kompleks dhe i kushtueshëm i prokurimit

kufizon kërkesën e kompanive për projekte dhe kjo sjell përfshirjen vetëm të atyre

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

160

kompanive që mund të përballojnë humbjen e miliona dollarëve në oferta jofituese. Në

shtesë të kësaj, procesi në fjalë bëhet më i ndikueshëm nga mundësitë e marrëveshjeve

të fshehta (collusion) apo karteleve mes atyre pak kompanive të afta për të bërë një

ofertë.

Në sektorin e ujit të pijshëm në Francë, kompanitë udhëheqëse në treg, shpesh

marrin pjesë në tendera të përbashkëta apo bëjnë marrëveshje të ndajnë zonat e

shërbimit mes tyre. Pas nënshkrimit të një kontrate PPP, ka mungesë të konkurrencës

në treg. Kompanitë private të përfshira në kontratën PPP mund t’u ofrojnë kontrata

degëve dhe filialeve të tyre pa përfshirë konkurrencën, duke rritur kështu tarifat e

shërbimit. Kjo është një praktikë shumë e zakonshme në Francë dhe një model i

përshtatur edhe në shumë vende të tjera. Në qytetin Szeged (Hungari), kur kompania

Veolia fitoi kontratën e konçensionit të ujit të pijshëm, ajo ua shpërndau gjithë kontratat

e punimeve degëve dhe nënkontraktorëve të saj. Një tjetër rast është ai i qytetit Santiago

në Kili ku ofertat për kontratën konçensionare të ujit të pijshëm ishin të ndikuara nga

informacioni që fituesi do të mund të shpërndante 300 milionë dollarë kontrata BTO

(Build Operate Transfer) për ndërtimin e një stacioni të trajtimit të ujërave të përdorur

(La Farfana – stacioni më i madh në Amerikën Latine) (Mitchell, 2010).

1.7.4. Kostot e transaksionit

PPP – të nuk monitorojnë veten e tyre. Egzistojnë disa kosto të përfshira në

procesin e krijimit të tyre, negociimit dhe rinegociimit të detajeve të tyre dhe të

monitorimit dhe lidhjes mes autoritetit publik dhe kompanisë private, duke përfshirë

edhe procese ligjore. Këto “kosto transaksioni” janë arsyeja pse është më efiçiente për

kompanitë publike dhe private t’i bëjnë gjërat vet, më tepër se të nënkontraktojnë një

specialist të jashtëm ta bëjë këtë.

PPP – të janë më të komplikuara se kontratat e zakonshme, kështu që edhe

kostot e transaksionit priten të jenë më të larta. Një studim i Bankës Europiane të

Investimeve (2005) mbi transportin në Europën Qendrore dhe Lindore, gjeti që rrugët

e reja të ndërtuara sipas prokurimeve tradicionale publike kishin vlerë ekonomike më

të lartë se ato të prokuruara nën një kontratë PPP, me kosto transaksioni të rëndësishme.

Edhe prokurimet publike të projekteve të hekurudhave kishin performancë që e

tejkalonin atë të kontratave të ngjashme PPP: u zbatuan më shpejt, ishin më pak të

kushtueshme, çuan në nivel më të ulët të ndryshimit të modaliteteve të rrugëve etj.

(Brenck et al, 2005).

Në studime të ngjashme Europiane u gjet se kostot e prokurimeve ishin në

nivelin mesatar të 10% të vlerës tërësore të çdo kontrate PPP. Gjurmë nga Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, treguan se monitorimi i performancës së partnerit të sektorit

privat në një kontratë PPP – je shtonte kosto në rangun 3 – 25 % të vlerës së kontratës.

Një aspekt tjetër është fakti se kompleksiteti i kontratave PPP, çon në

domosdoshmërinë e kostove të larta të asistencës ligjore, financiare dhe kontabiliste

(për periudha tenderimi mesatare deri në 34 muaj) (Iossa dhe Martimort, 2011). Nga

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

161

një vlerësim i Financial Times për kontratat PPP në Britani të Madhe (2011), u gjet se

mbi 2.8 miliardë paundë britanikë ishin fituar nga avokatët dhe mbi 4 miliardë të tjera

nga ndërmjetësit e marrëveshjeve në fjalë (Timmins dhe Giles, 2011).

1.7.5. Pasiguria e “kontratave jo të plota”

Kontratat PPP, si dhe kontratat e tjera janë jo perfekte (ose të paplota). Ato nuk

mund të parashikojnë çdo situatë të mundshme në ofrimin e shërbimit, sidomos kur

bëhet fjalë për 25 deri në 30 vite që është kohëzgjatja e zakonshme e kontratave PPP.

Ndryshimet që mund të ndodhin në kontekst të rinegociimit do të rrisnin tarifat e

shërbimit. Si një kontratë e pasigurtë në vetvete, mund të rezultojë jo e ligjshme apo

dhe me mundësi për afera korruptive me pasoja të shtrenjta për publikun.

Kontratat PPP mund të mos kenë performancë të kënaqshme apo të përfundojnë

para afatit në qoftë se nuk kanë më leverdi ekonomike. Qeverive u duhet të marrin

përgjegjësitë për vazhdimësinë e shërbimit dhe të shlyejnë bankat pavarësisht çfarë

përgjegjësie merr partneri privat. Këto detyrime janë shumë pak të mundshme për të

ndodhur, po në qoftë se ndodhin, ato janë të shtrenjta. Rinegociimet janë gjithnjë të

shtrenjta për publikun (gjithnjë në përfitim të kontraktorit privat), duke çuar në çmime

të larta apo investime të ulëta (Gómez – Ibáñez et al., 2004). Si shembull mund të

përmendim situatën në Britaninë e Madhe, ku rinegociimet ndodhën në 33% të

projekteve PPP të firmosura mes 2004 – 2006, çdo ndryshim ishte në masën 17% të

vlerës së projekteve mesatarisht. Vetëm në një vit (përgjatë 2006), ndryshimet e

kontratave PPP rregjistruan koston prej 180 milionë paundë britanikë (Iossa dhe

Martimort, 2011).

Në Francë, kostoja e kontratës PPP të ndërtimit të një spitali në Paris, u rrit me

115 milionë euro mbi vlerësimet fillestare duke sjellë në shkurtim të shërbimeve49. Në

Kili dhe Kolumbi, 3/4 e projekteve PPP të rrugëve u rinegociuan duke rritur kostot mes

20 – 140 %50.

Në përmbledhje të këtij seksioni eksperiencat ndërkombëtare dhe studimet mbi

kontratat PPP kanë treguar se:

kostot e kapitalit të projekteve janë më të lira pa kontrata PPP, për vendet me të

ardhura për frymë të larta dhe për vendet në zhvillim;

kostot e ndërtimit nën një kontratë PPP janë më të larta për shkak të kostove

deri sa produkti apo shërbimi të jetë final (turnkey costs), rreth 25% më shumë

e shtrenjtë;

49 Le Parisien 09.01.2012 Grands travaux: une bombe a retardement de 60 Mds€, Shih online:

http://www.leparisien.fr/economie/grands-travauxune-bombe-a-retardement-de-60-mdseur-09-01-

2012-1803940.php

50 http://www.imf.org/external/np/seminars/eng/2013/caribbean/pdf/ppps.pdf

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

162

sektori privat nuk është më efiçient, sektori publik ka avantazhin e fleksibilitetit.

kostot e transaksionit të tenderimit dhe monitorimit të PPP – ve i rrisin kostot

në masën 10 – 20%;

sektori publik përballet me risqe realë prej kontratave PPP të paplota, me

mundësi rinegociimi dhe detyrimesh në rast të falimentimit të kompanisë

private;

kontratat PPP kanë impakt negativ në shërbimet publike, mjedis dhe punonjës

për shkak të shkurtimit të kostove apo zgjedhjes së deformuar vetëm të atyre

projekteve që janë të leverdisshme ekonomikisht për PPP – të.

Qeveritë qendrore dhe ato vendore mund të vazhdojnë të zhvillojnë

infrastrukturën duke përdorur financat publike për investim dhe sektori publik të ofrojë

shërbimet. Kjo i jep sektorit publik disa avantazhe si fleksibiliteti, kontrolli dhe

efiçienca. Sektori publik mund të zhvillohet në terma afatgjatë, duke përdorur financim

me normë interesi më të ulët se ai për sektorin privat. Ky financim qëndron mes tarifave

të shërbimeve dhe taksave duke ndryshuar në kohë dhe në varësi të situatave. Qeveritë

mund të zgjedhin të financojnë investimet direkt nga të ardhurat nga taksat.

Shumë vende kanë zhvilluar mekanizma për financimin e investimeve të

bashkive dhe komunave me normë të ulët interesi. Sektori publik gëzon fleksibilitet,

kontroll dhe efiçiencë krahasuese për shkak të kostove të reduktuara të transaksionit

dhe ekonomive të shkallës. Duke përdorur punonjës të punësuar direkt në aktivitetet e

projekteve të investimeve dhe duke monitoruar sistemet e ofrimit të shërbimeve, duke

siguruar të mira dhe shërbime nga nënkontraktorët, qeveritë qendrore dhe ato lokale

kanë kapacitete afatgjata për të planifikuar shërbimet e infrastrukturës, duke ruajtur një

nivel të lartë fleksibiliteti në përgjigje të ndryshimeve në nevoja dhe teknologji, me

kosto të ulëta transaksioni. Krijimi dhe mirëmbajtja e forcës punëtore krijon një

“pishinë” punësh formale, si një alternativë për monitorimin e punësimit (që shpesh

mbahet si karakteristikë e sektorit privat, sidomos në industrinë nënkontraktore).

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

163

Përfundime dhe rekomandime

Ky seksion përmbledh në mënyrë kronologjike gjetjet dhe përfundimet e kësaj

eseje. Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet formulimit të rekomandimeve të aplikueshme

për situatën e sektorit shqiptar të ujit të pijshëm. Përfundimet janë produkt i analizës

përshkruese – krahasimore mes rasteve studimore të marra si referencë nga literatura

ndërsa rekomandimet kanë marrë parasysh kushtet reale të sektorit të ujit të pijshëm në

Shqipëri, duke përdorur si referencë reformat e ndërmarra nga vende të tjera të cilat i

kanë zbatuar më parë format alternative private të financimit në sektorët e

infrastrukturës publike.

Përfundime

Së pari, nga literatura vihet re një paqartësi mes konceptit “e mirë ekonomike”

dhe “e mirë ekonomike dhe sociale”. Për të ndihmuar në këtë aspekt, është i nevojshëm

identifikimi i kostove direkte, atyre indirekte dhe oportune në përllogaritjen e kostove

të plota të ofrimit të ujit. Nga ana tjetër duhet të vlerësohet qartë vlera e qëndrueshme

e përdorimit të ujit, shpesh e ekuivalentuar me tarifat e vendosura për shërbimet. Parimi

i përdorimit ideal të qëndrueshëm të ujit të pijshëm është kur kostot e plota barazojnë

vlerën e qëndrueshme të përdorimit të ujit.

Janë vlerësuar për sektorin shqiptar të ujit të pijshëm, për tre kategoritë e

kompanive operuese (kriteri ndarës është numri i lidhjeve ujësjellës në rrjet) kostot e

plota të ofrimit të ujit. Vihet re se edhe në qoftë se do të vlerësoheshin externalitetet

ekonomike dhe mjedisore (informacion i cili mungon), përsëri vlera e qëndrueshme e

përdorimit të ujit të pijshëm i tejkalon disa herë kostot e plota të ofrimit të tij. Kjo cënon

parimin e përdorimit të qëndrueshëm të ujit të pijshëm dhe jep informacion të vlefshëm

që edhe pse kompanitë propozojnë tarifa disa herë të larta mbi kostot ata vazhdojnë të

mos përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre financiare.

Së dyti, fakti që uji i pijshëm cilësohet si një e mirë ekonomike (dhe sociale!),

e bën këtë produkt të ketë një treg, jo fort perfekt në operimin e tij (për shkak të vetive

të ujit si një e mirë ekonomike që dallon nga të mirat e tjera), megjithatë është një treg

i organizuar me aktivitete të lidhura me çdo fazë të ciklit të ujit (prodhimi, trajtimi i

ujërave të përdorur, shpërndarja e ujit në rrjet, mirëmbajtja e infrastrukturës, procesi i

monitorimit). Si treg, dallohet të ketë një rritje konstante afatgjatë dhe duke marrë në

konsideratë kërkesën në rritje për ujë të pijshëm të popullsisë dhe nevojat për investim

në sektor, investitorë të shumtë mund të identifikojnë mundësi reale investimi në këtë

treg. Gjithashtu si treg, vlerësohet të jetë i ndikueshëm kryesisht nga ndryshimet në

kornizat rregullatore apo ndryshimet e shpejta në industri dhe bujqësi (dy nga

përdoruesit më të mëdhenj të ujit) dhe përsëri të rregjistrojë një rritje pozitive, të

qëndrueshme dhe afatgjatë. Fakti që interesi i investitorëve për këtë treg nuk ka lindur

rishtazi e tregojnë dy indekset e konsoliduara të ujit në tregjet financiare botërore.

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

164

Së treti, situata e sektorit të ujit në Shqipëri është një situatë problematike,

rrjedhojë e mungesës së një manaxhimi të mirë të burimeve ujore të mjaftueshme për

të përballuar nevojat e popullatës me shërbim uji të pijshëm. Kjo mbështetet nga shumë

studime që tregojnë një lidhje të fortë mes nivelit të ulët të shërbimeve në sektor dhe

shkallës së lartë të mungesës së qeverisjes. Një pikë e fortë e vendit tonë është korniza

ligjore e mirë, që parashikon dhe rregullon çdo situatë të lidhur me procesin e

decentralizimit në sektorin e ujit të pijshëm (transferimi i përgjegjësive për furnizimin

me ujë te njësitë e qeverisjes vendore). Megjithatë ky proces është jo i plotë,

subvencionet operacionale nga buxheti i shtetit vazhdojnë. Gjithashtu aplikimi i plotë i

ligjit mbi decentralizimin e sektorit nuk mori parasysh potencialet e limituara të njësive

të qeverisjes vendore dhe akti normativ për ruajtjen e statusit si shoqëri aksionere deri

në 2 vite pas transferimit të të drejtave pronësore i hapi rrugën fragmentarizimit të

sektorit.

Së katërti, alternativat private të financimit të sektorit të ujit të pijshëm, në

formën e kontratave të manaxhimit, kontratave konçensionare apo ato të Partneritetit

Publik – Privat duhen parë realisht sa të leverdisshme nga ana ekonomike, sociale dhe

mjedisore janë. Kjo nisur nga praktikat e vendeve të ndryshme të botës, të cilat që prej

viteve 1980 kanë pasur qëndrim kundër kontratave të privatizimit në sektorët e

infrastrukturës publike. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga gjetje të shumë

punimeve empirike të autorëve të ndryshëm për çështjen në fjalë. Gjetja që i bashkon

punimet është se privatizimi vërtet sjell rritje të performancës ekonomike të kompanisë

por kjo nuk shoqërohet me përfitim të gjithë shoqërisë në tërësi. Kompanitë gjatë

vendimarrjes për rritjen e tarifave të shërbimeve lënë jashtë procesit marrjen në

konsideratë të shtresës së marxhinalizuar të shoqërisë, e cila përballet me një rritje të

kostove të jetesës duke prekur cilësinë dhe standardin e jetesës.

Së pesti, forma alternative moderne e privatizimit, që mban emrin e Partneritetit

Publik – Privat ka lindur rishtazi pas rënies së reputacionit të privatizimit si proces. Në

thelb, këto kontrata janë version i modernizuar i praktikave të privatizimit, ku kompania

private hyn në financimin e elementëve të sektorit dhe paguhet për një kohëzgjatje disa

vjeçare duke u paguar nga përdoruesit e shërbimit apo autoritetet publike (ose të

kombinuar bashkë). Përsëri, nisur nga praktikat e ndjekura në vendet e tjera dhe

rezutatet e arritura, sidomos ato në vendet në zhvillim (ekonomi të ngjashme me

ekonominë shqiptare), u vu re se kontratat PPP u krijuan për të trajtuar huamarrjen e

qeverisë si private, e cila nuk prekej nga rregullat fiskale. Një formë tjetër ishte lejimi i

kompanive private të përfitonin nga shpenzimet publike në qoftë se krijoheshin

oportunitete përfitimi në treg. Si praktikë, rezultoi e kushtueshme, më e kushtueshme

se alternativa e financimit publik dhe e krijuar si një truk për fshehjen e huamarrjes

publike apo të shpenzimeve reale. Shumë punime empirike vunë në dukje faktin se këto

praktika janë më të shpeshta në vendet nën regjimin e FMN – së, po ashtu në vendet në

zhvillim ku presioni politik për aplikimin e tyre është i vazhdueshëm dhe shumë i

zakonshëm.

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

165

Së fundmi, mund të thuhet se financimi konvencional publik i sektorit të

infrastrukturës publike, në ekonomitë në zhvillim si Shqipëria dhe jo vetëm, ngelen

alternativa më e mirë për zhvillimin e infrastrukturës publike. Kjo për shkak të

avantazheve që gëzon sektori publik si fleksibiliteti, kontrolli dhe efiçienca (kosto të

reduktuara transaksioni, përfitime nga ekonomitë e shkallës etj.). Kjo do të bënte që

sektori publik të zhvillohej në terma afatgjatë, duke përdorur financim me normë

interesi më të ulët se ajo për sektorin privat. Gjithashtu qeveritë mund të zgjedhin të

financojnë investimet direkt nga të ardhurat nga taksat. Duke përdorur punonjës të

punësuar direkt në projektet e investimeve (alternativë e monitorimit të punësimit),

duke ruajtur një nivel të lartë fleksibiliteti në përgjigje të ndryshimit të nevojave apo

ndryshimeve teknologjike, qeveritë qendrore dhe lokale kanë kapacitetet e nevojshme

afatgjata për planifikimin e infrastrukturës publike.

Rekomandime

Sugjerohet që para procesit të vendosjes së tarifave, kompanitë operuese duhet

të bëjnë një vlerësim të kostove të plota të aktiviteteve të tyre (jo vetëm të kostove

tërësore të tyre). Duhet të merret parasysh shtesa në kostot e plota të ofertës të kostove

oportune dhe eksternalitetet ekonomike dhe mjedisore. Pas kësaj tarifat e shërbimeve

që përbëjnë vlerën e qendrueshme të përdorimit të ujit duhet të përputhen me këto kosto

të plota të përllogaritura. Përndryshe nuk flasim dot për një përdorim të qëndrueshëm

të ujit të pijshëm.

Ajo çka mund të sugjerohet duke parë organizimin e tregut të ujit në terma të

mundësive të investimeve është që kompanitë operuese në sektor, mund ta shohin si

mundësi reale tërheqjen e investitorëve të huaj për plotësimin e nevojave për shpenzime

kapitali në infrastrukturë. Atyre u ngelen të bëhen tërheqëse, me plane biznesi të

mirëplanifikuara dhe siguri financiare për investitorët.

Procesi i decentralizimit krijoji situatën që secili këshill vendor të krijonte

kompaninë e vet Ujësjellës Kanalizime për ta pasur në kontroll dhe të favorizonte

situatën monopolistike. Sugjerohet t’i kushtohet vëmendje strukturës së kompanive

Ujësjellës Kanalizime në kuadër dhe të Reformës së Re Territoriale Administrative,

sepse ato kanë pak përvojë në monitorimin e strukturës së kompanive publike me

pronësi të përbashkët (një rast pa precedentë) dhe risku i politizimit të vendimarrjes apo

manaxhimit të tyre është një risk real.

Për Shqipërinë, fakti se ka pasur disa tentativa jo të suksesshme të futjes së futjes

së operatorit privat në sektorin e ujit (kontratat janë pushuar me marrëveshje të

dyanshme para maturimit) dhe që prej vitit 2008 këto tentativa mungojnë tregon

mospërshtatje të sektorit me interesat e kompanive investuese private. Fondet e reja që

do të sillte agjenti privat në sektor, për zhvillimin e sistemeve të prodhimit dhe trajtimit

të ujit do të rrisnin efiçiencën dhe cilësinë e ujit të ofruar. Këto përfitime do të ishin në

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

166

nivel makroekonomik dhe mbase jo të leverdisshme për situatën financiare të

kompanisë private.

Një detaj që duhet marrë në konsideratë është se sektori i ujit është i ndryshëm

nga ai i energjitikës apo telekomunikacionit, sektorë këta që praktikat e privatizimit i

kanë të zakonshme. Niveli i lartë i kapitalit të kërkuar për investime në infrastrukturë e

vendos kompaninë në situata monopolistike. Gjithashtu kërkesa për ujë është inelastike

ndaj çmimit, çmime këto jo të përcaktuara nga ekuilibri midis kërkesës dhe ofertës në

treg (por nga njësitë e qeverisjes vendore) dhe të shoqëruara me riskun që shtresat e

varfra do të preken nga to. Këto elementë sugjerohen të merren parasysh kur merret në

konsideratë mundësia e një kontrate që mundëson hyrjen e agjentit privat në sektor.

Më tepër se kontrata të mirëfillta privatizimi apo Partneriteti Publik – Privat

(formë moderne alternative e privatizimit), nga literatura teorike sugjerohet zbatimi i

kontratave BTO (Build Operate Transfer), kontrata këto që ndërtojnë facilitete që rrisin

kapacitetet prodhuese pa shumë ndryshime në strukturën manaxheriale të kompanisë.

E vetmja pengesë është se këto kontrata perceptohen gabimisht si të shtrenjta për shkak

të besimit se në to përfshihen praktika qeveritare, besim ky që duhet ndryshuar meqë

përfitimet nga kontratat janë të konsiderueshme dhe me përfitim ekonomik dhe social.

Gjithashtu duhet të monitorohen parashikimet e fryra të nevojave, të zakonshme për

këto kontrata, që e detyrojnë qeverinë të paguajë për kapacitete të panevojshme.

Në thelb, përfitimi i shoqërisë nga kontratat e privatizimit apo të Partneritetit

Publik – Privat është i vogël. Në mbështetje të këtij qëndrimi vjen dhe fakti që financat

publike mbeten modeli mbizotrues i financimit në mbarë botën i sektorit të

infrastrukturës publike (duke mbuluar 90% të investimeve). Duhet të kuptohet se niveli

i nevojshëm i investimeve është i lartë, shumë herë më i lartë nga ai që mund të

sigurojnë kompanitë private. Zhvillimi i infrastrukturës është obligim i qeverive duke

planifikuar shpenzime publike të mëdha çdo vit. PPP – të nuk shtojnë kapital në këtë,

ato më së shumti zgjedhin një numër të limituar projektesh (ato më të leverdisshmet

ekonomikisht për to) duke nxitur qeveritë për t’u dhënë prioritet shpërndarjes së

shpenzimeve publike pikërisht në këto projekte e duke devijuar kështu zhvillimin e

shërbimeve publike. Studime të nivelit botëror e të natyrës empirike apo raste studimore

të praktikave të veçanta e mbështesin këtë.

Në përmbyllje, le të shërbejë ky punim si një analizë kritike e formave private

dhe publike të financimit të infrastrukturës publike, në shërbim të një vendimarrje të

drejtë dhe në funksion të mirëqenies ekonomike dhe sociale të përbashkët.

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

167

Përfundime dhe rekomandime të përmbledhura

Ky seksion i fundit përmbledhës, rradhit gjetjet dhe përfundimet kryesore të tre

eseve shkencore duke formuluar edhe rekomandimet dhe sugjerimet e mbështetura në

to.

Përfundime

1. Për periudhën e analizuar 2008 – 2017, treguesit e performancës së operatorëve

të sektorit shqiptar të ujit shfaqën një tendencë me prirje të lehtë përkeqësimi,

përveç disa ndikimeve pozitive (por të pamjaftueshme) të periudhës së veprimit

të Strategjisë Kombëtare të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2011 – 201751.

i. Treguesi “Mbulimi me ujë” dhe “Mbulimi me kanalizime” patën

përkeqësim për shkak të shtimit të popullsisë së zonave rurale në zonën

e shërbimit të shoqërive sipas Ndarjes së Re Administrative Territoriale.

ii. Treguesi “Mbulimi i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes” shënoi rënie

për shkak të rritjes së të ardhurave nga shërbimet UK të shoqërive 5%

më pak se sa rritja e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes.

iii. Treguesi “Norma e arkëtimit” ka shënuar një rënie prej 8% krahasuar

me vitin 2016, si rrjedhojë e shtimit në zonën e shërbimit të shoqërive

me pjesën rurale të bashkive me normë të ulët arkëtimi.

iv. Treguesi “Uji pa të ardhura” edhe pse shënoi një përmirësim prej 2%

krahasuar me vitin 2016, ai mbeti në nivele kritike (vlerësohet se

prodhohet 341 litra ujë në ditë për frymë dhe faturohet 96 litra).

v. Treguesi “Niveli i matjes” shënoi një përmirësim me 4% krahasuar me

vitin 2016, për shkak të investimeve në sektor, kryesisht në vendosjen e

matësve për lidhjet në rrjet.

vi. Treguesi “Efiçienca e stafit” shënoi një përkeqësim si rezultat i

punësimeve artificiale në sektor gjatë vitit elektoral 2017.

vii. Treguesi “Kohëzgjatja e furnizimit me ujë” shënoi një reduktim relativ

prej 0.9 orë në ditë (shoqëritë në sektor janë në proces riorganizimi sipas

reformës52 dhe zona e shërbimit të tyre është rritur).

2. Struktura e kostove të shoqërive operuese të marra në studim është larg

efiçientes: përqindjen më të madhe ndër vite në kostot tërësore e zënë kostot e

punës, energjisë elektrike, të materialeve dhe shpenzimet e amortizimit.

51 VKM nr. 643, datë 14.9.2011, “Strategjia Kombëtare e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2011 –

2017” botuar në Fletore Zyrtare Nr. 141, datë 17.10.2011. 52 VKM nr. 63, datë 27.1.2016, “Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e furnizimit me

ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura”.

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

168

3. Për formën funksionale Cobb – Douglas të kostove tërësore u gjet se variablat

shpjegues të kostove tërësore ishin: vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në

rrjet, çmimi i inputit energji elektrike, numri i punonjësve, dendësia e popullsisë

së shërbyer dhe gjatësia e rrjetit shpërndarës të shoqërive të marra në studim, në

një linjë me rezultatet e gjetura nga punimet me të cituara të fushës, Stewart

(1993) dhe Crampes et al. (1997). Edhe shpjegueshmëria e modeleve ishte e

përafërt (95.58% krahasuar përkatësisht me 99% dhe 84.1%).

4. Për formën translogaritmike të kostove u provua varësia e kostove tërësore nga

variablat: vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet, çmimet e punës (ose

numri i punonjësve), energjisë elektrike të blerë dhe materialeve dhe kapitalit,

gjatësia e rrjetit shpërndarës, një variabël dummy mbi humbjet në rrjet (=1 n.q.s.

vlera e humbjeve në rrjet të shoqërisë është mbi mesataren e kampionit), një

variabël dummy mbi tipin e sistemit të prodhimit të ujit (=1 n.q.s. vëllimi i ujit

të prodhuar me sistemin me ngritje mekanike është më i madh se ai me rrjedhje

të lirë dhe 0 në të kundërt) një variabël Proxy për dendësinë (përftuar si raport i

popullsisë së shërbyer dhe gjatësisë së rrjetit), katrorit të secilit variabël të

sipërpërmendur dhe ndërveprimeve mes variablave sipas supozimeve teorike të

formës funksionale translogaritmike të kostove.

5. Konkretisht për formën funksionale Cobb – Douglas të kostove tërësore u gjet

se:

i. elasticiteti i kostove tërësore nga numri i punonjësve është rreth 0.55;

ii. nga vëllimi i ujit të prodhuar dhe shpërndarë në rrjet rreth 0.094;

iii. nga çmimi i energjisë elektrike 0.092;

iv. nga dendësia e popullsisë së shërbyer rreth 0.39 dhe nga gjatësia e rrjetit

të shpërndarjes rreth 0.43.

6. Për formën funksionale translogaritmike të kostove tërësore (me teknikën

Frontier) u gjet se:

i. elasticiteti i kostove tërësore nga vëllimi i ujit të prodhuar dhe

shpërndarë në rrjet ishte 0.97;

ii. nga numri i punonjësve rreth 0.52;

iii. nga çmimi inputit energji elektrike 0.34;

iv. nga dendësia e popullsisë së shërbyer 1.03 (kostot tërësore lehtësisht

elastike ndaj popullsisë së shërbyer);

v. rreth 0.018 ndaj humbjeve në rrjet mbi mesataren e sektorit;

vi. rreth 0.12 nga tipi i sistemit ngritje mekanike për prodhimin e ujit të

pijshëm.

7. Përmes treguesve të performancës së kufirit të kostove (tregues që mundësojnë

krahasimin mes shoqërive në shumë përmasa) si treguesit deterministë (jo

parametrikë) përmes metodës Data Envelopment Analysis (DEA) dhe treguesit

stokastikë (parametrikë) përmes teknikës Stochastic Frontier (SF) u arrit një

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

169

informacion tërësisht empirik (llogaritja e parametrit të efiçiencës) e cila

mundësoi renditjen e shoqërive nga ato me performancë më të mirë te ato me

performancë më të dobët (duke mos u mjaftuar vetëm në informacionin e

treguesve të produktivitetit të përdorur në raportet e ERRU-së).

8. U gjet mungesë e ekonomive të shkallës dhe ekonomive të outputit në sektorin

e marrë në studim për të dhënat cross – sectional për vitin 2015. Kjo gjetje

empirike mbështet gjurmët për një fragmentarizim të madh të sektorit (rreth 59

shoqëri operuese në vitin 2018 për një popullsi të vlerësuar në shifrat 2.870.324

banorë53).

9. Egziston një paradoks mes burimeve të pasura ujore natyrore të Shqipërisë (të

vlerësuara në shkallë vjetore për frymë në nivelin 13,300 m3 ku 65% e tyre

gjenerohen në territorin brenda vendit) dhe mosmbulimit të plotë të popullatës

me shërbim apo kohëzgjatjes së mbulimit me shërbim në nivelin mesatar 11 orë

në ditë (nga 24 orë që është standardi i vendeve Europiane).

10. Rezervat e shumta ujore natyrore, të shpërndara në 6 basene ujore rregjistrojnë

ndër nivelet më të larta të prurjeve në Europë (rreth 1,300 m3 në sekondë ose 25

litra për sekondë për km2) mirëpo nuk ka një sistem monitorimi të përshtatshëm

të ndryshimeve të aktiviteteve ekonomike apo lëvizjeve demografike drejt

qendrave urbane që do të ndihmonte parashikimin e nevojave për ujë të pijshëm

sipas rajoneve dhe përdoruesve.

11. Burimet natyrore ujore lidhen ngushtësisht me ndryshimet klimatike por

Shqipëria nuk ka të dhëna të vazhdueshme dhe të përditësuara mbi këtë çështje,

edhe pse ka raportime reale të vendit tonë në kuadrin e Direktivës Kuadër të

Ujit të Bashkimit Europian.

12. Sektori i ujit në Shqipëri nuk është formalizuar plotësisht. Mungesa e matësave

për çdo lidhje në rrjetin kryesor dhe atë shpërndarës vështirëson identifikimin e

klientëve të operatorëve, përkeqëson nivelin e mbledhjeve të arkëtimeve të

vëllimit të faturuar të ujit. Për më tepër, rritjet demografike të popullsisë kanë

bërë që familjet të ndërtojnë banesat e tyre mbi rezervuarët natyrorë nëntokësorë

të ujit dhe të hapin puse të paplanifikuara duke ndërhyrë në masën e shfrytëzimit

të burimeve ujore dhe duke rrezikuar cilësinë e tyre nga shkarkimi i mbetjeve

apo ujërave të përdorur dhe të patrajtuar.

13. Shkalla e mbulimit me shërbime kanalizimesh në nivel sektori, për zonat urbane

dhe rurale mbetet shumë prapa asaj të mbulimit me shërbime furnizimi uji të

pijshëm. Gjithashtu mungojnë qendrat e trajtimit të ujërave të përdorur për

53 INSTAT, Janar 2018.

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

170

gjithë rajonet e shërbyera. Aktualisht janë vetëm dy në Pogradec dhe Kavajë,

kjo nënkupton se ujërat e përdorur shkarkohen në lumenj e det të patrajtuara,

duke ndotur kështu tokat, rrezikuar burimet ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore

egzistuese dhe duke përbërë një rrezik serioz për popullatën dhe mjedisin (meqë

cikli natyror i ujit është cikël i mbyllur).

14. Lidhur me kërkesën për ujë të konsumatorëve rezidencialë u gjet se:

i. uji konsiderohet e mirë normale nga konsumatorët shqiptarë: lidhja mes

të ardhurave për frymë dhe kërkesës për ujë rezultoi pozitive (në

përputhje edhe me literaturën empirike të konsultuar);

ii. kërkesa për ujë ishte joelastike ndaj të ardhurave (koefiecienti përkatës

i elasticitetit rezultoi më i vogël se 1);

iii. kërkesa për ujë rezultoi e lidhur negativisht me tarifat e ujit, por përsëri

joelastike, për shkak të natyrës së ujit si e mirë konsumi;

iv. u provua empirikisht se kërkesa afatgjatë për ujë është me elastike se

ajo afatshkurtër kundrejt tarifave të ujit;

v. u mat efekt i rëndësishëm në kërkesën për ujë të variablave të tjerë si:

lartësia mbi nivelin e detit të zonës së shërbimit, numri i popullsisë së

shërbyer, shkalla e formalizimit të tregut, përpjesa e popullsisë rurale

mbi popullsinë tërësore të shërbyer. Ky fakt jep të dhëna empirike, për

sektorin shqiptar të ujit, të ndikimit të faktorëve të tjerë përveç faktorëve

klasikë (tarifat, të ardhurat për frymë) në kërkesën për ujë të familjeve.

15. Nga literatura vihet re një paqartësi mes konceptit “e mirë ekonomike” dhe “e

mirë ekonomike dhe sociale” e cila është sqaruar praktikisht në punim përmes

identifikimit të kostove direkte, atyre indirekte dhe oportune në përllogaritjen e

kostove të plota të ofrimit të ujit dhe vlerësimit të vlerës së qëndrueshme të

përdorimit të ujit (e ekuivalentuar me tarifat e vendosura për shërbimet). Parimi

i përdorimit ideal të qëndrueshëm të ujit të pijshëm është kur kostot e plota

barazojnë vlerën e qëndrueshme të përdorimit të ujit.

16. Nga vlerësimi praktik për tre kategoritë e kompanive operuese (kriteri ndarës

është numri i lidhjeve ujësjellës në rrjet) i kostove të plota të ofrimit të ujit u vu

re se vlera e qëndrueshme e përdorimit të ujit të pijshëm i tejkalon disa herë

kostot e plota të ofrimit të tij. Kjo cënon parimin e përdorimit të qëndrueshëm

të ujit të pijshëm dhe jep informacion të vlefshëm që edhe pse kompanitë

propozojnë tarifa disa herë të larta mbi kostot ata vazhdojnë të mos përmirësojnë

qëndrueshmërinë e tyre financiare.

17. Uji i pijshëm si një e mirë ekonomike (dhe sociale!), ka një treg jo fort perfekt

në operimin e tij (për shkak të vetive të ujit si një e mirë ekonomike që dallon

nga të mirat e tjera), megjithatë i organizuar me aktivitete të lidhura me çdo fazë

të ciklit të ujit (prodhimi, trajtimi i ujërave të përdorur, shpërndarja e ujit në

rrjet, mirëmbajtja e infrastrukturës, procesi i monitorimit etj.) që dallon të ketë

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

171

një rritje konstante afatgjatë dhe me mundësi reale investimi. Gjithashtu si treg,

vlerësohet të jetë i ndikueshëm kryesisht nga ndryshimet në kornizat

rregullatore apo ndryshimet e shpejta në industri dhe bujqësi (dy nga përdoruesit

më të mëdhenj të ujit) dhe përsëri të rregjistrojë një rritje pozitive, të

qëndrueshme, afatgjatë. Fakti që interesi i investitorëve për këtë treg nuk ka

lindur rishtazi e tregojnë dy indekset e konsoliduara të ujit në tregjet financiare

botërore.

18. Situata e sektorit të ujit në Shqipëri është një situatë problematike, rrjedhojë e

mungesës së një manaxhimi të mirë të burimeve ujore të mjaftueshme për të

përballuar nevojat e popullatës me shërbim uji të pijshëm:

i. një pikë e fortë e vendit tonë është korniza ligjore e mirë, që parashikon

dhe rregullon çdo situatë të lidhur me procesin e decentralizimit në

sektorin e ujit të pijshëm (transferimi i përgjegjësive për furnizimin me

ujë njësive të qeverisjes vendore);

ii. megjithatë ky proces është jo i plotë, subvencionet operacionale nga

buxheti i shtetit vazhdojnë;

iii. gjithashtu aplikimi i plotë i ligjit mbi decentralizimin e sektorit nuk mori

parasysh potencialet e limituara të njësive të qeverisjes vendore dhe akti

normativ për ruajtjen e statusit si shoqëri aksionere deri në 2 vite pas

transferimit të të drejtave pronësore i hapi rrugën fragmentarizimit të

sektorit.

19. Nga praktikat e vendeve të tjera, nisur nga vitet 1980, qëndrimi nga privatizimi

ka qenë kundër:

i. u pa se privatizimi vërtet sjell rritje të performancës ekonomike të

kompanisë por kjo e pashoqëruar me përfitim të gjithë shoqërisë në

tërësi;

ii. kompanitë gjatë vendimarrjes për rritjen e tarifave të shërbimeve lënë

jashtë procesit marrjen në konsideratë të shtresës së marxhinalizuar të

shoqërisë, e cila përballet me një rritje të kostove të jetesës.

20. Në lidhje me formën alternative moderne të privatizimit, që mban emrin e

Partneritetit Publik – Privat, përsëri, nisur nga praktikat e ndjekura në vendet e

tjera dhe rezutatet e arritura, sidomos ato në vendet në zhvillim (ekonomi të

ngjashme me ekonominë shqiptare), u vu re se:

i. kontratat PPP u krijuan për të trajtuar huamarrjen e qeverisë si private,

e cila nuk prekej nga rregullat fiskale;

ii. si praktikë, rezultoi e kushtueshme, më e kushtueshme se alternativa e

financimit publik dhe e krijuar si një truk për fshehjen e huamarrjes

publike apo të shpenzimeve reale;

iii. këto praktika janë më të shpeshta në vendet nën regjimin e FMN – së,

po ashtu në vendet në zhvillim ku presioni politik për aplikimin e tyre

është i vazhdueshëm dhe shumë i zakonshëm.

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

172

21. Financimi konvencional publik i sektorit të infrastrukturës publike, në

ekonomitë në zhvillim si Shqipëria dhe jo vetëm, ngelen alternativa më e mirë

për zhvillimin e infrastrukturës publike për:

i. avantazhet që gëzon sektori publik si fleksibiliteti, kontrolli dhe

efiçienca (kosto të reduktuara trasaksioni, përfitime nga ekonomitë e

shkallës etj.); kjo do të bënte që sektori publik të zhvillohej në terma

afatgjatë, duke përdorur financim me normë interesi më të ulët se ajo për

sektorin privat;

ii. mundësitë që qeveritë mund të zgjedhin të financojnë investimet direkt

nga të ardhurat nga taksat dhe duke përdorur punonjës të punësuar direkt

në projektet e investimeve (alternativë e monitorimit të punësimit), duke

ruajtur një nivel të lartë fleksibiliteti në përgjigje të ndryshimit të

nevojave apo ndryshimeve teknologjik.

Rekomandime

1. Formulimi empirik i funksionit vlerësues dhe parashikues i kostove tërësore (i

arritur në punim) orienton ndërhyrjet në sektor ndaj elementëve, në lidhje me të

cilët kostot tërësore janë më elastike si:

i. numri i punonjësve: stafi i punësuar përveçse është mbi nevojat reale

për operimin e shoqërive, shpërndarja e tyre bëhet kryesisht në funksion

të sigurisë së depove dhe puseve të ujit si dhe stacioneve të pompimit;

të merret në konsideratë plotësimi i kësaj kërkese ligjore në funksion të

garantimit të sigurisë së shëndetit publik përmes masave logjistike pa

përfshirjen e stafit;

ii. inputi energji elektrike: sugjerohet të bëhen investime serioze apo të

shpërndahen ato të planifikuara tashmë për zëvendësimin e pompave

elektrike të amortizuara dhe joefiçiente;

iii. inputet vëllimi i ujit të prodhuar ose dendësia e popullsisë së shërbyer:

sugjerohet që shoqëritë e vogla dhe të mesme të kenë motivimin

individual të shkrihen në shoqëri më të mëdha për të përfituar nga

ekonomitë e shkallës si mënyrë për rritjen e performancës financiare.

2. Teknika parametrike Stochastic Frontier dhe ajo joparametrike DEA janë

lehtësisht të aplikueshme përmes një programi statistikor (është përdorur Stata

14.2 dhe R studio) dhe ofrojnë një krahasim më real në terma të efiçiencës të

shoqërive operuese në sektor. Sugjerohet përfshirja e këtyre teknikave në

raportet e ardhshme vjetore dhe ato të performancës të sektorit të ujit të pijshëm

dhe kanalizimeve.

3. Mungesa e gjurmëve të ekonomike të shkallës (e gjetur empirikisht në punim)

kërkon të nevojshme ndërhyrjet për zvogëlimin e shkallës së lartë të

fragmentarizimit të sektorit përmes motivimit të secilit operator individual në

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

173

shkrirjen me operatorë të tjerë për mbulimin me shërbim të një popullsie të

paktën mbi 50,000 banorë (në vitin 2015 kanë qenë vetëm 10 operatorë të tillë).

Në shtesë të kësaj është e nevojshme dhe ofrimi nga operatorët në sektor të tre

shërbimeve të lidhur me ciklin e ujit të pijshëm: shërbimi i pandërprerë me ujë

të pijshëm, shërbimi i sistemit të kanalizimeve dhe ai i trajtimit të ujërave të

përdorur.

4. Rekomandohet që operatorët e sektorit të ujit në Shqipëri të rrisin shkallën e

manaxhimit dhe organizimit të aktiviteteve në përmbushje të misionit të

furnizimit të popullsisë me ujë të pijshëm të sigurt, brenda kushteve higjeno –

sanitare, të pandërprerë dhe të mjaftueshëm. Kjo duhet parë dhe në perspektivën

e përmbushjes së objektivave në kornizën e Direktivës Kuadër të Ujit të

Bashkimit Europian.

5. Këshillohet që, në kuadrin e nevojës së parashikimit dhe matjes të saktë të

përdorimit të ujit sipas sektorëve, të ngrihen sisteme monitorimi dhe matjeje për

përdorimin e ujit. Deri sot, për këtë çështje bëhen vlerësime kryesisht nga

institucione të huaja të fushës. Mungesa e të dhënave të kësaj natyre vështirëson

mirëmanaxhimin dhe përndarjen efiçiente të burimeve ujore sipas sektorëve.

6. Duhet kuptuar që Shqipërisë i duhet një sistem i brendshëm monitorimi dhe

parashikimi i ndryshimeve klimatike dhe efekteve të tyre në rezervat ujore. Kjo

do të ndihmonte në mirëmanaxhimin e tyre por edhe në formulimin e masave

paraprake për të përballuar çdo ngjarje natyrore.

7. Sugjerohet një mbulim me matësa i popullsisë së shërbyer në masën 100% sa

më shpejt të jetë e mundur. Kjo çështje përbën prioritet sepse shënon një

mosrealizim të objektivave të Strategjisë së mëparshme Kombëtare të Ujit dhe

Kanalizimeve, 2010 – 2017 dhe për më tepër Reforma e Re Territoriale

Administrative e dikton si të tillë. Bashkitë dhe operatorët përkatës të ujit kanë

zgjeruar zonat e juridiksionit të tyre sidomos me zona rurale dhe kjo rëndon

situatën e tyre financiare.

8. Gjithashtu çështja e monitorimit të cilësisë së ujit duhet të jetë në vëmendje të

vazhdueshme të institucioneve përgjegjëse meqë është e lidhur drejtëpërsëdrejti

me shëndetin e popullatës, ekuilibrat e ekosistemeve natyrore dhe mjedisin në

tërësi.

9. Sugjerohet që çështja e vlerësimit, matjes dhe parashikimit të kërkesës për ujë

nuk duhet të ngelet vetëm në vëmendjen e kërkuesve apo institucioneve të huaja

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

174

të vlerësimit. Institucionet përkatëse të monitorimit të sektorit duhet të kenë një

njësi apo organizëm që të merret me këtë çështje Ky informacion duhet të

përdoret më së miri në procedurën e vendosjes së tarifave të ujit për

konsumatorët familjarë.

10. Një rritje e papërligjur e tarifave, do t’i drejtonte konsumatorët drejt ujit të

ambalazhuar apo blerjes së ujit nga depozitat private, veprimtari këto me kosto

për buxhetin e tyre si dhe me risk për shëndetin (kontrolli i cilësisë nga

institucionet përgjegjëses vështirësohet). Në funksion të kësaj rekomandohet të

ketë vrojtime të vazhdueshme të konsumit të ujit përveç atij të ofruar nga rrjeti

publik shpërndarës. Një bazë e tillë të dhënash do të ndihmonte të kuptoheshin

treguesit individualë dhe subjektivë të konsumatorit që ndikojnë në kërkesën

për ujë.

11. Sugjerohet që para procesit të vendosjes së tarifave, kompanitë operuese duhet

të bëjnë një vlerësim të kostove të plota të aktiviteteve të tyre (jo vetëm të

kostove tërësore të tyre). Duhet të merret parasysh shtesa në kostot e plota të

ofertës të kostove oportune dhe eksternalitetet ekonomike dhe mjedisore. Pas

kësaj tarifat e shërbimeve që përbëjnë vlerën e qëndrueshme të përdorimit të ujit

duhet të përputhen me këto kosto të plota të përllogaritura. Përndryshe nuk flitet

dot për një përdorim të qëndrueshëm të ujit të pijshëm.

12. Duke parë organizimin e tregut të ujit në terma të mundësive të investimeve

sugjerohet që kompanitë operuese në sektor, ta shohin si mundësi reale

tërheqjen e investitorëve të huaj për plotësimin e nevojave për shpenzime

kapitali në infrastrukturë. Atyre u ngelen të bëhen tërheqëse, me plane biznesi

të mirëplanifikuara dhe siguri financiare për investitorët.

13. Procesi i decentralizimit krijoi situatën që secili këshill vendor të krijonte

kompaninë e vet Ujësjellës Kanalizime për ta pasur në kontroll dhe për të

favorizuar situatën monopolistike. Sugjerohet t’i kushtohet vëmendje strukturës

së kompanive Ujësjellës Kanalizime në kuadër dhe të Reformës së Re

Territoriale Administrative, sepse ato kanë pak përvojë në monitorimin e

strukturës së kompanive publike me pronësi të përbashkët (një rast pa

precedentë) dhe risku i politizimit të vendimarrjes apo manaxhimit të tyre është

një risk real.

14. Një detaj që duhet marrë në konsideratë është se sektori i ujit është i ndryshëm

nga ai i energjitikës apo telekomunikacionit, sektorë këta që praktikat e

privatizimit i kanë të zakonshme. Niveli i lartë i kapitalit të kërkuar për

investime në infrastrukturë e vendos kompaninë në situata monopolistike.

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

175

Gjithashtu kërkesa për ujë është inelastike ndaj çmimit, çmime këto jo të

përcaktuara nga ekuilibri midis kërkesës dhe ofertës në treg (por nga njësitë e

qeverisjes vendore) dhe të shoqëruara me riskun që shtresat e varfra do të preken

nga to. Këto elementë sugjerohen të merren parasysh kur merret në konsideratë

mundësia e një kontrate që mundëson hyrjen e agjentit privat në sektor.

15. Më tepër se kontrata të mirëfillta privatizimi apo Partneriteti Publik – Privat

(formë moderne alternative e privatizimit), nga literatura teorike sugjerohet

zbatimi i kontratave BTO (Build Operate Transfer), kontrata këto që ndërtojnë

facilitete që rrisin kapacitetet prodhuese pa shumë ndryshime në strukturën

manaxheriale të kompanisë. E vetmja pengesë është se këto kontrata

perceptohen gabimisht si të shtrenjta për shkak të besimit se në to përfshihen

praktika qeveritare, besim ky që duhet ndryshuar meqë përfitimet nga kontratat

janë të konsiderueshme dhe me përfitim ekonomik dhe social. Gjithashtu duhet

të monitorohen parashikimet e fryra të nevojave, të zakonshme për këto

kontrata, që e detyrojnë qeverinë të paguajë për kapacitete të panevojshme.

16. Duhet të kuptohet se niveli i nevojshëm i investimeve është i lartë, shumë herë

më i lartë nga ai që mund të sigurojnë kompanitë private. Zhvillimi i

infrastrukturës duhet parë si obligim i qeverive duke planifikuar shpenzime

publike të mëdha çdo vit. Në thelb, përfitimi i shoqërisë në tërësi nga kontratat

e privatizimit apo të Partneritetit Publik – Privat është i vogël. Në mbështetje të

këtij qëndrimi vjen dhe fakti që financat publike mbeten modeli mbizotrues i

financimit në mbarë botën i sektorit të infrastrukturës publike (duke mbuluar

90% të investimeve).

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

176

Referencat

Agthe, D.E., Billings, R.B. 1996. «Water – Price Effect on Residential and Apartment

Low – Flow Fixtures.» Journal of Water Resources Planning and

Management.

Aigner, D., Lovell, C., Schmidt, P. 1977. «Formulation and estimation of stochastic

frontier production function models.» Journal of Econometrics, vol. 6, pp. 21

– 37.

Alcazar, L., Abdala, M.A., Shirley, M.M. 2000. The Buenos Aires Water Concession .

Policy Research Working Paper No. 2311., Washington, DC: World Bank.

Alexander, G.J., Chervany, N.L. 1980. «On the Estimation and Stability of Beta.» The

Journal of Financial and Quantitative Analysis Vol. 15, No. 1 pp. 123 – 137.

Antonioli, B., Filippini, M. 2001. «The use of a variable cost function in the

regulation of the Italian water industry.» Utilities Policy, vol. 10, n. 3, pp. 181

– 187.

Arbués, F., Barberán, R., Villanúa, I. 2004. «Price impact on urban residential water

demand: A dynamic panel data approach» Water Resources Research, vol. 40

(11).

Arbués, F., García – Valiñas, M.A., Martinez – Espiñeira R. 2003. «Estimation of

Residential Water Demand: A State of the art Review» The Journal of Socio

– Economics, vol.32(1), pp. 81 – 102.

Arias, R., Rodríguez – Blanco, M.L., Taboada – Castro, M.M., Nunes, J.P., Keizer,

J.J. and Taboada – Castro,. a.d. «Water Resources Response to Changes in

Temperature, Rainfall and CO2 Concentration: A First Approach in North –

West Spain» Multidisciplinary Digital Publishing Institute, ISSN 2073 – 4441.

Ashton, K.J. 1998. «Cost efficiency in the UK water and sewerage industry.» Applied

Economics Letters, n.7, pp. 455 – 458.

Asian Bank of Development. 1997. «Second water utilities data book: Asian and

Pacific region.» (National Library of the Philippines).

Atkins. 2007. «Micro – components analysis, statistical analysis and modelling of

micro – components.» Anglian Water Services Ltd.

Atkins. 2005. «Statistical modelling of the demand for water in the Anglian Region.»

Anglian Water Services Ltd. Region. Final report. Atkins.

Bain, R. 2009. «Review of Lessons from Completed PPP Projects Financed by the

EIB.»

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

177

Bayliss, K. 2002. «Privatization and Poverty: The Distributional Impact of Utility

Privatization.» Annals of Public and Cooperative Economics 73(4b) pp. 603 –

625.

Bhettacharyya, A.A., Parker, E.,Raffiee, K. 1994. «An examination of the effect of

Public and Private Water Utility.» Land Economics, n. 70, pp. 197 – 209.

Blanc – Brude, F., Goldsmith, H., Välilä, T. 2006. «Ex ante construction costs in the

European road sector: a comparasion of public – private partnerships and

traditional public procurement.»

Bottasso, A., Conti, M. 2004. «Regulated Competition and Cost Efficiency in the

English and Welsh Water Industry.» mimeo DIEM, Università di Genova.

Boubakri, N., Cosset, J.C. 1998. «The Financial and Operating Performance of Newly

Privatized Firms: Evidence from Developing Countries.» Journal of Finance

vol. 53(3) pp. 1081 – 1110.

Brenck, A., Beckers, Th., Heinrich, M., Von Hirschhausen, Ch. 2005. «Public –

Private Partnerships in New EU Member Countries of Central and Eastern

Europe: An Economic Analysis with Case Studies from the Highway Sector.»

Sector Management and Regulation Working Papers WP – PSM – 08, Vol. 10,

No. 2 pp. 82 – 112 .

Briscoe, J. 1996 . «Water as an Economic Good: The Idea and What it Means in

Practice.» Proceedings of the ICID World Congress. Cairo, Egypt.

Bruci, E. 2008. « Expected changes of climate and some likely impacts in Albania»

Presentation at the First Session of South – Eastern Europe Climate Outlook

Forum, Zagreb, Croatia.

Burns, P.,Weyman – Jones, T. 1994. «Privatisation and productivity growth in UK

electricity distribution.» CRI Discussion paper.

Butler, D. 1993. «The influence of dwelling occupancy and day of the week on

domestic appliance wastewater discharges.» Build Environ vol. 28 pp. 73–79.

CEE. 2008. «Never mind the balance sheet – the dangers posed by public – private

partnerships in central and eastern Europe.»

Charnes, A,, Cooper, W.W., Rhodes, E.L. 1978. «Measuring the Efficiency of

Decision Making Units.» EJOR 2, pp.429 – 444.

Chong, E., Huet, F., Saussier, S., Steiner, F. 2006 «Public – Private Partnerships and

Prices: Evidence from Water Distribution in France.» Review of Industrial

Organization vol. 29 pp.149–169.

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

178

Crampes, C., Diette, N., Estache, A. 1997. «What could regulators learn from

yardstick competition? Lessons for Brazil’s water and sanitation sector.»

Mimeo, The world Bank.

Cruz, C.O., Marques, R.C. 2013. «Flexible contracts to cope with uncertainty in

public – private partnerships.» International Journal of Project Management,

Vol. 31, Issue 3, pp. 473 – 483.

Cvetkoska, V. 2011. «Data Envelopment Analysis Approach and Its Application In

Information and Communication Technologies.» HAICTA.

Dannin, E. 2009. « Infrastructure Privatization Contracts and Their Effect on

Governance .»

Davis, J., Kang, A., Vincent, J., Whittington, D. 2001. «How Important is Improved

Water Infrastructure to Microenterprises? Evidence from Uganda.» World

Development, issue. 29:10.

Deaton, A., Muellbauer, J. 1980. Economics and Consumer Behaviour. Cambridge:

Cambridge University Press,.

Defra. 2012. «Climate Change Risk Assessment for the Water Sector. UK Climate

Change Risk.»

Dixon, J.A., Scura,L.F, Carpenter,R.A & Sherman, P.B. 1994. «Economic Analysis of

Environmental Impacts.» Earthscan Publications.

Domene, E., Saurí, D. 2006. «Urbanisation and Water Consumption: Influencing

Factors in the Metropolitan Region of Barcelona » Urban Studies, vol. 43(9),

pp. 1605 – 1623.

Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizmeve. 2015. «Treguesit agregatë për

vitin 2015.»

Edwards, K, Martin, L. 1995. « A methodology for surveying domestic water

consumption.» J Chart Inst Water Environ Manag vol. 9 pp.477–487.

Eftimi, R., 2010. «Hydrogeological characteristics of Albania» AQUAmundi Journal

10.4409/Am – 007 – 10 – 0012.

EIB. 2012. «PPPs and their Financing in Europe:Recent Trends and EIB

Involvement.»

Engel, E, Fischer, R., Galetovic, A. 2007. «The Basic Public Finance Of Public –

Private Partnerships.» Cowles Foundation Discussion Paper No. 1618.

Enti Rregullator i ujit. 2017. Raporti vjetor

EPEC. 2013. «The PPP Market European Trends and Developments.»

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

179

Estache, A., Gomez – Lobo, A., Leipziger, D. 2001. «Utilities Privatization and the

Poor: Lessons and Evidence from Latin America.» World Development, 29(7),

pp.1179 – 1198.

Europe Economic Commission of United Nations. 2012. « “Environmental

Performance Reviews», Second Review.

European Bank of Investment. 2005. «Evaluation of PPP projects Financed by the

EIB.»

European Commission. 2000. « Directive 2000/60/EC establishing a framework for

the Community action in the field of water.»

Fabbri, P., Fraquelli, G. 2000. «Cost and structure of technology in the Italian Water

Industry.» Empirica n. 27, pp. 65 – 82.

Fabbri, P., Fraquelli, G. 1997. «Costs and structure of technology in the Italian water

industry.» Ceris – CNR, W.P. n.14, pp.10 – 13.

Feigenbaum, S.,Teeples R. 1983. «Public versus private delivery: A Hedonic

approach.» Review of Economics and Statistics, n.1.

Flyvbjerg, B., Holm, M. K. S., Buhl, S. L. 2002. « Cost underestimation in public

works projects: Error or lie? .» Journal of the American Planning Association,

vol. 68(3) pp. 279–295.

Galiani, S., Gerther, P., Schargrodsky, E. 2005. «Water for Life: the Impact of the

Privatization of Water Services on Child Mortality.» Journal of Political

Economy, 113(1).

Garcia, S.,Thomas, A. 2001. «The structure of municipal water supply costs:

Application to a panel of French local Communities.» Journal of Productivity

analysis, n.16, pp. 5 – 29.

Garcia – Valinas, M. 2006. «Analysing rationing policies: drought and its effects on

urban users' welfare.» Applied Economics, vol. 38(8) pp.955 – 965.

Gardner, K. 2011. «Residential Water Demand Modelling and Behavioural

Economics» Phd dissertation, School of Economics and ESRC Centre for

Competition Policy, University of East Anglia.

Gaudin, S. 2006. «Effect of price information on residential water demand.» Applied

Economics vol. 38, pp. 383 – 393.

Gaudin, S., Griffin, R.C. & Sickles. R.C. a.d. « Demand Specification for Municipal

Water Management: Evaluation of the Stone – Geary Form» Land Economics,

77(3), pp. 399 – 422.

Page 197: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

180

Geary, R.C. 1950. «A note on A constant utility index of the cost of living.» Review

of Economic Studies, vol.18 pp.65 – 66.

Gómez – Ibáñez, J.A., Lorrain, D., Osius, M. 2004. The Future of Private

Infrastructure. Harvard.

Goodchild, C.W. 2003. « Modelling the impact of climatic change on domestic water

demand.» J Chart Inst Water Environ Manag vol.17(1) pp.8–12.

Grafton, R. Q., Ward, M.B, To, H., Kompas T. 2011. «Determinants of residential

water consumption: Evidence and analysis from a 10 – country household

survey» Water Resources Research, vol. 47(8),.

Griffin, C., Briscoe, J., Singh,B., Ramasubban, R., Bhatia, R. 1995. Contingent

Valuation and Actual Behavior: Predicting Connections to New Water

Systems in Kerala, India. The World Bank Economic Review, 9, 1.

Hair, J. F. Jr., Anderson, R. E., Tatham, R. L., Black, W. C. 1995. Multivariate Data

Analysis, 3rd ed,. New York: Macmillan.

Hajispyrou, S., Koundouri, P., Pashardes, P. 2002. «Household demand and welfare:

implications of water pricing in Cyprus.» Environment and Development

Economics pp. 659 – 685.

Hall, D. 2015. «Why public – private partnerships don’t work – the many advantages

of the public alternative.»

Hamilton, G. 2009. «Impact of the Global Financial Crisis – What Does It Mean for

PPPs in the Short to Medium Term?» Knowledge Sharing on Infrastructure

Public – Private Partnerships in Asia. Seoul, Korea.

Hansen, L. G. 1996. «Water and energy price impacts on residential water demand in

Copenhagen.» Land Economics pp. 66 – 79.

Harrison, D.Jr., Rubinfeld, D. L. 1978. «Hedonic housing prices and the demand for

clean air.» Journal of Environmental Economics and Management, vol.5.

Harshadeep, N.R. 1995. «Comprehensive multi – objective river basin planning:

fuzzy and game theoretic approaches. Ph.D. thesis. .» Harvard University,

Massachusetts.

Herrington, P. 1998. «Analysing and forecasting peak demands on the public water

supply.» J Chart Inst Water Environ Manag vol.12 pp.139–143.

Herrington, P. 1996. «Climate change and demand for water.» HMSO, London.

Hortová, J.,Kristoufek, L. 2014. «Price Elasticity of Household Water Demand in the

Czech Republic.» IES Working Paper 38/2014. IES FSV.

Page 198: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

181

International Monetary Fund. 2004. «Public – Private Partnerships.»

International Bank for Reconstruction and Development 2003. «Water Resources

Management in South Eastern Europe, Vol.2.»

Iossa, E., Martimort, D. 2011. «Risk Allocation and the Costs and Benefits of Public –

Private Partnerships .» CEPREMAP Working paper no. 1104.

IPCC. 20144. «Climate Change 2014: Impacts, Adaptation, and Vulnerability, Part A:

Global and Sectorial.»

Jondrow, J., Lovell, C.,Materov, I. , Schmidt, P. 1982. «On the estimation of technical

inefficiency in the stochastic frontier production function model.» Journal of

Econometrics, 19 pp. 233 – 238.

Kappeler, A., Nemoz, M. 2010. «Public – private partnerships in Europe – before and

during the recent financial crisis.» Economic and Financial Report.

Kim, H., Clark, R. 1988. «Economies of scale and scope in water supply.» Regional

Scientific Urban Economics 18: pp.479–502.

Kim, H. 1987. «Economies of scale in multi‐ product firms: An empirical analysis.»

Economica, 54(214), pp.185–206.

Knyazeva, A., Knyazeva, D., Stiglitz, J. 2006. «Ownership change, institutional

development and performance.»

Kowalski, M., Marshallsay, D. 2005. «Using measured microcomponent data to

model the impact of water conservation strategies on the diurnal consumption

profile.» Water Sci Technol Water Supply vol. 5(3–4) pp. 145–150.

Krugman, P. 2012. Privatization can lead to patronage and corruption . Sacramento

Bee 23.

Kumbhakar, S.C., Lovell, K.C.A. 2003. Stochastic Frontier Analysis. Cambridge

University Press.

Lovei, L., Whittington, D. 1993. «Rent – seeking in the water supply sector: A case

study of Jakarta, Indonesia.» Water Resources Research.

Makki, A., Stewart, R.A., Panuwatwanich, K. & Beal, C. 2011. «Revealing the

determinants of shower water end use consumption: enabling better targeted

urban water conservation strategies.» J Clean Prod.

Martínez – Espiñeira, R. 2002. «Residential Water Demand in the Northwest of

Spain.» Environmental and Resource Economics, vol. 21(2) pp. 161 – 187.

Martins, R., Adelino, F. 2007. «Residential water demand under block rates – a

Portuguese case study.» Water Policy vol. 9(2) pp. 217 – 230.

Page 199: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

182

Massanet, J.R. 2007. «Achieving Value for Money: Perspectives from PPP Audits.»

International Seminar on Strengthening Public Investment and Managing

Fiscal Risks from Public – Private Partnerships.

Mazzanti, M., Montini, A. 2006. «The determinants of residential water demand:

empirical evidence for a panel of Italian municipalities.» Applied Economics

Letters, vol. 13(2) pp.107 – 111.

Meeusen, W., Van de Broeck, J. 1977. «Efficiency estimation from Cobb – Douglas

production functions with composed error.» International Economic Review,

Vol. 8 pp. 435 – 484.

Megginson, W.L., Nash, R.C., Van Randenborgh, M. 1994. «The Financial and

Operating Performance of Newly Privatized Firms: an International Empirical

Analysis.» Journal of Finance, vol. 49(2) pp.403 – 452.

Metcalf, L. 1926. «Effect of Water Rates and Growth in Population Upon per Capita

Consumption » Journal (American Water Works Association), vol. 15(1) pp. 1

– 21.

Michelsen, A. M., McGuckin, J.T., Stumpf, D. 1999. «Nonprice water conservation

programs as a demand management tool » JAWRA Journal of the American

Water Resources Association, vol. 35(3).

Miho A., Kashta L., Beqiraj S. 2013. «Between the Land and the Sea – Eco guide to

discover the transitional waters of Albania », Chapter 5, Tirana, Albania.

Milik, S.M. 2010. «Assessment of Solid Waste Management in Egypt During the Last

Decade in Light of the Partnership Between the Egyptian Government and the

Private Sector.»

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. 2016.

«Strategjia Kombëtare për Manaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore.»,

Versioni 1.00al

Ministria e Industrisë dhe Energjitikës, Agjensia Kombëtare e Energjisë,. 2005.

«Versioni i përditësuar i Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe Plani i

veprimit, 2003.»

Ministria e Brendshme. 2007. «Strategjia e Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore.»

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. «Strategjia Kombëtare Sektoriale e

Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2011 – 2017. »

Mitchell, B. 2010. «Connecting The Underground .»

Page 200: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

183

Mitchell, G. 1999. «Demand forecasting as a tool for sustainable water resource

management.» International Journal Sustainable Development World Ecol

vol. 6 pp.231–241.

Ministria e Financave. 2002. «The First National Communication of the Republic of

Albania to the United Nations Framework Convention on Climate Change»

Tirana, Albania.

Nauges, C., Reynaud, A. 2001. «Estimation de la demande domestique d’eau potable

en France.» Revue économique, vol.52(1) pp. 167 – 185.

Nauges, C., Thomas A. 2000. «Privately Operated Water Utilities, Municipal Price

Negotiation, and Estimation of Residential Water Demand: The Case of

France.» Land Economics pp. 68 – 85.

Nauges, C., Thomas, A. 2003. «Long – run Study of Residential Water Consumption»

Environmental and Resource Economics, vol.26 (1), pp.25 – 43.

Nauges, C.,Thomas, A. 2000. «Privately Operated Water Utilities, Municipal Price

Negotiation, and Estimation of Residential Water Demand: The Case of

France.» Land Economics, pp. 68 – 85.

OECD. 2010. «Business climate development strategy Phase 1 Policy Assessment

Egypt Dimension I – 2 Privatisation Policy and Public Private Partnerships.»

OECD. 2013. «Capital budgeting and procurement practices

GOV/PGC/SBO(2013)2.»

Ofwat. 1993b. «Water metering trials, final report, the national metering trials

working group.» Birmingham.

Padeco CO, LTD. 2009. «Feasibility Study of Regional Utilities in the Water and

Wastewater Sector of Albania», pp.14.

Paper of Commons Research House. 2001. «The Private Finance Initiative (PFI) »

Pearce, D.W. 1976. Environmental Economics. Longman.

Pina, V., Torres, L. 2006. «Public – private efficiency in the delivery of services of

general economic interest: The case of urban transport.» Local Government

Studies (Local Government Studies, vol. 32:2) pp. 177 – 198.

Pojani, E., Tola, M. 2010. «The effect of Climate Change on the water sector with a

case study of Albania: An economic perspective.»

Pollock, M.A., Price, D. 2008. «Has the NAO Audited Risk Transfer in Operational

Private Finance Initiative Schemes?» Public Money and Management, pp 173

– 178.

Page 201: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

184

Portmann, F.T., Siebert, S., Döll, P., 2010. «MIRCA2000 global monthly irrigated

and rainfed crop areas around the year 2000: a new high resolution data set for

agricultural and hydrological modeling» J. Global Biogeochem. Cycles 24.

Price, J. 1993. «Comparing the cost of water delivered. Initial research into de impact

of operating conditions on company costs.» OFWAT Research Paper, n.1.

PSIRU. 2012. «Financing water and sanitation: public realities.»

Research Center for Environmental Systems – CESR , 2011. «Climate Adaptation –

modelling water scenarios and sectoral impacts»

Reynaud, A. 2015. «Modelling Household Water Demand in Europe: Insights from a

Cross-Country Econometric Analysis of EU-28 countries », European

Comission, Report EUR 27310 EN

Rogers P., Bhatia, R., Huber, A. 1998. «Water as a Social and Economic Good: How

to Put the Principle into Practice» . Stockholm, Sweden: Global Water

Partnership/Swedish International Development .Global Water.

Russac, D., Rushton, K., Simpson, R. 1991. «Insights into domestic demand from a

metering trial.» Water Environ J Promot Sustain Solutions, vol. 5(3) pp.242–

351.

Saal, D. S., Parker, D. 2001. «Productivity and price performance in the privatised

water and sewerage companies of England and Wales.» Journal of Regulatory

Economics, 20:1, pp. 61 – 90.

Saal, D. S., Parker, D. 2004. «The comparative impact of privatisation and regulation

on productivity growth in the English and Welsh water and sewerage industry,

1985 – 99.» International Journal of Regulation and Governance, 4:2, pp. 139

– 170.

Saal, D.S., Parker, D. 2000. «The impact of privatisation and regulation on the water

and sewerage industry in England and Wales: a translog cost function

approach.» Managerial and Decision Economics, 21:6, pp. 253 – 268.

Sabbioni, G. 2006. «Econometric measures of the relative efficiency of water and

sewerage utilities in Brazil.» PURC – Public Utility Research Center,

University of Florida.

Savedoff,W., Spiller P., 1999. «Spilled Water: Institutional Commitment in the

Provision of Water Services in Latin America». Washington DC:

Interamerican Development Bank.

Schleich, J., Hillenbrand T. 2009. «Determinants of residential water demand in

Germany, .» Ecological Economics, vol. 68 (6), pp.1756 – 1769.

Page 202: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

185

Scholes, M., Williams, J. 1977. «Estimating betas from nonsynchronous data.»

Journal of Financial Economics, Vol. 5 (3) pp. 309–327.

Seckler, D. 1996. New Era in Water Management. Colombo, Sri Lanka, International

Irrigation Management Institute. .

Selenica, A. 2018. «Water resources of Albania».

Selenica, A., Ardicioglu M., Kuriqi, A. 2011. «Risk assessment from flooding in the

rivers of Albania » International Balkans Conference on Challenges of Civil

Engineering. Tirana, Albania.

Sharp, L., McDonald, A., Sim, P., Knamiller, C., Sefton, C., Wong, S. 2011.

«Positivism, post – positivism and domestic water demand: interrelating

science across the paradigmatic divide.» Trans Inst Br Geogr vol. 36 pp.501–

515.

Sherman, D.H., Joe Zhu, J. 2006. «Improving Service Performance using Data

Envelopment Analysis (DEA) » Chapter 2. Publisher: Springer US, ISBN: 978

– 0 – 387 – 33231 – 4.

Shirley, M., Xu, L.C. 1998. «Information, Incentives and Commitment: An Empirical

Analysis of Contracts between Government and State Enterprises.» Journal of

Law, Economic and Organization pp.358 – 78.

Shleifer, A. 1985. «A theory of yardstick competition.» Rand Journal of Economics,

vol. 16, n. 3, pp.319 – 327.

Spady, R. H., Friedlaender, A. F. 1978. «Hedonic cost functions for the regulated

trucking industry.» The Bell Journal of Economics, n.1.

Statzu, V., Strazzera, E. 2011. «A panel data analysis of residential water demand in a

Mediterranean tourist region: The case of Sardinia.» Critical studies in

tourism, business and management serie.

Stevenson, R. 1980. «Likelihood functions for generalised stochastic frontier

estimation.» Journal of Econometrics, vol. 13, pp. 57 – 66.

Stewart, M. 1993. «Modelling water costs 1992 – 93: further research into the impact

of operating conditions on company costs.» OFWAT Research Paper, n.2.

Tahir, M. N. 2013. «Implementation constraints in social enterprise and community –

Public Private Partnerships.» International Journal of Project Management,

Vol. 31, Issue 4, pp. 638 – 651.

Taylor, D.L. 1975. «The Demand for Electricity: A Survey.» Bell Journal of

Economics, 1975, vol. 6, issue 1 pp. 74 – 110.

Page 203: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

186

Thanassoulis, E. 2001. «Introduction to the Theory and Application of Data

Envelopment Analysis: A Foundation Text with Integrated Software».

Springer Verlag New York, LLC.

Thesari Britanik. 2011. «Private Finance Initiative HC 1146.» Select Committee 17th

Report .

Timmins, N., Giles, Ch. 2011. «Private finance costs taxpayer £20bn.» Financial

Times.

Tupper, H., Resende, M. 2004. «Efficiency and regulatory issues in the Brazilian

water.» Utilities Policy, n.12, pp.29 – 40.

UNDP. 2004. « Qeverisja në Sektorin e Ujit për Reduktimin e Varfërisë.»

UNEP, Mediterranean Action Plan. 2009. «Evaluation of the economic impacts of

extreme events in Mediterranean countries» Athens.

Vanhille, J. 2012. «A Social Gradient in Households' Environmental Policy

Responsiveness? The Case of Water Pricing in Flanders» 32nd General

Conference of The International Association,. Boston, USA.

Waldman, D. 1982. «A stationary point for the stochastic frontier likelihood.» Journal

of Econometrics, n.28, pp. 275 – 279.

Winpenny, J.T. 1991. «Values for the Environment: A Guide to Economic

Appraisal.» Her Majesty’s Stationery Office. London, UK.

World, Bank. 2010. «Africa’s Infrastructure.»

World, Bank. 2003. «Albania Water Supply and Sanitation Sector Strategy.»

World, Bank. 1998. «Albania. Country Assistance Strategy.» Washington DC.

World, Bank. 2013. «Albania: Policy Briefs.»

World, Bank. 2011. «Decentralizimi dhe Realizimi i Shërbimeve në Shqipëri:

Qeverisja në Sektorin e Ujit.»

World Bank. 2012. «Inventory of Groundwater Resources and their Utilisation

Patterns.»

World Bank. 2005. «Project Performance Assessment Report Albania Durres Water

and Sanitation Project and Water Supply Urgent Rehabilitation Project.»

World Bank. 2013. «Revisiting Public – Private Partnerships in the Power Sector.»

Zeneli, F. 2017. « Uji i pijshëm si një e mirë ekonomike» Konferenca e Tretë

Kombëtare e Financës, .Tiranë, Albania

Page 204: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË … · 2019-12-03 · Bota ime është ashtu siç e doja sepse ju kam ju me vehte. Të falem Zoti im ! vii . Abstrakt . Aksesi në shërbimet

187

Zeneli, F., Zaho, L. 2016. «Ekonomitë e shkallës dhe efiçienca e strukturës së kostove

të agjentëve në sektorin e ujit të pijshëm në Shqipëri.» 2nd National Finance

Conference , Conference Proceedings ISBN: 978 – 9928 – 200 – 82 – 2.

Zeneli, F. 2017. «Between public – private partnerships and public finance in the

public infrastructure sector: the water and sanitation sector in Albania.»

AJBALS Journal (Austria) Vol. 3, pp. 205 – 212.