universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale ... · përhap dhe përgjithëson...

222
1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I FILOZOFISË FILOZOFIA E GYLENIT, NJË PËRQASJE PRAKTIKE NË DIALOGUN NDËRKULTUROR Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” Punoi: M.A. Genti Kruja Udhëhequr nga: Prof. Dr. Gjergj Sinani Tiranë 2015

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

1

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I FILOZOFISË

FILOZOFIA E GYLENIT, NJË PËRQASJE PRAKTIKE NË DIALOGUN NDËRKULTUROR

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”

Punoi:

M.A. Genti Kruja

Udhëhequr nga:

Prof. Dr. Gjergj Sinani

Tiranë 2015

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

2

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I FILOZOFISË

FILOZOFIA E GYLENIT NJË PËRQASJE PRAKTIKE NË DIALOGUN NDËRKULTUROR

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”

Punoi: Genti Kruja Udhëhequr nga: Prof. Dr. Gjergj Sinani

Mbrohet më dt. 09.03.2015 para jurisë:

1. Prof. Dr. Dhori Kule (Kryetar) ________________________ 2. Prof. Dr. Gjergj Pendavinji (Oponent) _______________________ 3. Prof. Dr. Ferit Duka (Anëtar) _______________________ 4. Prof. Asoc. Dr. Edlira Haxhiymeri (Oponent) _______________________ 5 Prof. Asoc. Dr. Gentiana Skura (Anëtar) _______________________

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

3

Konfirmoj se e kam lexuar këtë studim doktoral dhe e aprovoj. Kështu sipas

mendimit tim është e përshtatshme në qëllim dhe cilësi për të fituar titullin Doktor i Shkencave.

_________________________

Prof. Dr. Gjergji Sinani

Udhëheqës Shkencor

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

4

Deklaratë statuore Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është

prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara.

_____________________________

Deklaruesi

M.A. Genti Kruja

© Copyright, Genti Kruja. Të gjitha të drejtat të rezervuara 2015

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

5

Abstrakt Sot bota ka nevojë me shumë urgjencë për dialog ndërmjet kulturave dhe

qytetërimeve më tepër se kurrë më parë. Shkenca dhe teknologjia e armatimeve - mbase jo krejtësisht, por në një masë domethënëse - mund të jetë e shqetësuar prej shpërdorimit të saj për manipulime ideologjike. Ky lloj i manipulimit ideologjik të shkencës dhe teknologjisë, përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike.

Në këto kushte thirrja e mendimtarit dhe filozofit bashkëkohor Gylen për dialog, gjendet e afishuar në shumë vende ku standardet njerëzore janë nëpërkëmbur. Thirrja e tij nuk është pasive, thjesht një humanizëm filozofik, apo një platformë diskutimesh elite, ku vetëm përsiatjet teorike zënë vend. Për qindra institucione edukative dhe arsimore, që shtrihen në të gjithë botën, ky projekt, që tashmë sillet si një shembull model, është i aplikueshëm në jetën e përditshme, ku themelet e shoqërisë, si dialogu dhe toleranca, janë nëpërkëmbur dhe ku përpjekjet janë bërë për t’iu përgjigjur nevojës për qytetërim bashkëkohor.

Pikërisht edhe ky studim ka të bëjë me këtë figurë bashkëkohore të botës së sotme, filozofia e të cilit është kthyer në praktikë në mbarë globin, duke bërë që tashmë veprimtaria e shumëllojshme e iniciuar nga Gylen, të njihet me emrin “Lëvizja Gylen”, si një shkollë filozofike me ndikim mbarëbotëror. Lëvizja e ka zanafillën rreth viteve 70 të shekullit XX, si një iniciativë, e cila synonte përmirësimin e kushteve dhe mundësive të arsimimit për komunitetin dhe shoqërinë ku lindi. Gjatë tri dekadave e gjysmë që nga atëherë, ajo është rritur në një lëvizje edukative ndërkombëtare dhe ndërkulturore, me një numër pjesëmarrësish prej miliona njerëzish, si dhe me një numër institucionesh të respektuara dhe mbi baza solide (të llojeve të ndryshme, por kryesisht shkolla, kolegje dhe universitete), të shtrira në çdo kontinent të botës (deri në vitin 2012 janë hapur shkolla, kolegje, ose universitete në 140 vende të botës, ndërsa së bashku me qendrat kulturore, ose të ngjashme me to, ekzistojnë në 165 shtete).

Lëvizja Gylen ka filluar të tërheqë vëmendjen e dijetarëve dhe studiuesve, duke bërë që tashmë ajo të studiohet dhe të bëhen kërkime në lidhje me të, si teza masteri dhe doktorature nga qindra studiues në të gjithë botën, madje në lidhje me studimin e veprave dhe filozofisë së Gylenit, janë hapur disa katedra studimi, të quajtura “Katedra Gylen”, në Teksas (SHBA), Melburn (Australi), etj., ku shumë shkencëtarë të shkencave sociale, prej vitesh studiojnë dhe hulumtojnë rreth Gylenit dhe lëvizjes globale që ka iniciuar ai.

Fjalë kyçe: Gyleni, dialog, tolerancë, harmoni, bashkëjetesë, mirëkuptim, falje,

ndërfetar, ndërkulturor.

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

6

GULEN’S PHILOSOPHY – A PRACTICAL APPROACH ON INTER-CULTURAL DIALOGUE

Abstract

Today, more than ever before, the world needs urgently a dialogue between

cultures and civilizations. The science and technology of armaments - maybe not completely but in a significant level - may be aware of its misuse for ideological purposes. This kind of ideological manipulation of science and technology, propagates and generalizes religious, cultural and social threats and regional and ethnic differences.

In these circumstances, the appeal of the contemporary thinker and philosopher in field of dialogue, Gülen, can be observed in many countries where human standards are being infringed. His appeal is not passive; it is simply a philosophical humanism, or an elite discussion platform, where only theoretical meditation takes place. For hundreds of educational and teaching institutions established across the world, this project which is already seen as a model example, is applicable in everyday life, where the foundations of society such as dialogue and tolerance, are trampled and where efforts are made to address the need for modern civilization.

Precisely this study has to do with this contemporary figure in the today’s world, whose philosophy is implemented around the globe, making the already diverse set of activities initiated by Gülen, known as "The Gülen Movement", being recognized as a philosophical school with a global impact. The movement originated around 70’s of the twentieth century as an initiative aimed at improving the educational conditions and opportunities for the community and the society where it was born. For over three and half decades since then, it has grown into an international and inter-cultural educational movement, with a number of participants of millions of people, as well as a number of respected institutions on a solid basis (of several types, but mostly schools, colleges and universities), established in every continent of the world (up to 2012, schools, colleges, or universities were opened in over 140 countries around the world, and if taken into account the cultural centers or similar institutions, the number exceeds 165 countries).

The Gülen movement has begun to attract the attention of scholars and researchers, who have already made it an object of studies and researches in field of master and doctoral theses by hundreds of researchers worldwide. Furthermore, in relation to the study of the works and philosophy of Gulen, some departments have opened study centers called "Gülen Chair", in Texas (USA), Melbourne (Australia), etc., where many social scientists have studied and investigated from many years about Gulen and the global movement he initiated.

Key words: Gulen, dialog, tolerance, harmony, coexistence, interfaith, inter-culture.

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

7

Mirënjohje Dua të falënderoj dhe t’i jem mirënjohës të gjithë atyre që më mbështeten në këtë

punim, studiuesit dhe profesorët nga të cilët përfitova për të realizuar tezën time të doktoraturës, udhëheqësin tim Prof. Dr. Gjergji Sinani, rektorin e Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dhori Kule, përgjegjësen e Departamentit të Filozofisë Dr. Adriana Anxhaku, Prof. Dr. Zyhdi Dervishin dhe shumë të tjerë që m’u gjenden pranë me këshillat e tyre dhe sidomos dhe familjen time që më mbështeti gjatë gjithë këtyre viteve, për ta përfunduar këtë punim teze doktorature

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

8

FILOZOFIA E GYLENIT,

NJË PËRQASJE PRAKTIKE NË DIALOGUN NDËRKULTUROR

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

9

Përmbajtja

Abstrakt 5 Abstract 6 Mirënjohje 7 HYRJE 12

Rëndësia e studimit 15 Objekti i studimit 16 Mbledhja e të dhënave 16 Metodologjia 16 Kërkimi bibliografik 16 Teoritë 17 Hipotezat e kërkimit 17 Gjetjet 18 Risitë që sjell kërkimi 19 Përfundime 19 Rekomandimet 19

I. NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI KONCEPTIN E DIALOGUT 1. Dialogu filozofik përgjatë historisë 21 2. Drejt dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar 26 3. Historia e Dialogut mes Islamit dhe Krishtërimit 28 3.1. Pikat e ndarjes dhe bashkimit mes Islamit dhe Krishtërimit 31 4. Toleranca ndërfetare në Islam sipas Kur’anit dhe Traditës Profetike 33 4.1. Toleranca në Kur’an 34 4.2. Toleranca në traditën profetike 36 5. Toleranca mes fermanëve 40 5.1.1. Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët 41 6. Dialogu mes myslimanëve dhe Vatikanit 43 6.1. Letra e prijësve myslimanë drejtuar Papës dhe të gjitha Kishave të krishtera 44 7. Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i një të krishteri 48 8. Laicizmi, feja dhe globalizimi i marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit 51 9. Dialogu ndërfetar në Shqipëri 56 II. NJË VËSHTRIM SOCIOLOGJIKO-FILOZOFIK MBI

FILOZOFINE E GYLENIT 1. Një biografi e shkurtër e Gylenit 59 1.1. Vepra e Fethullah Gylenit si shkrimtar e poet 61 1.2. Leximi dhe lidhja e tij me letërsinë 63

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

10

2. Një vështrim analitik mbi Gylenin dhe filozofinë e tij 64 3. Dashuria, Toleranca dhe Dialogu në filozofinë e Gylenit 70 3.1. Dashuria 70 3.2. Falja 71 3.3. Toleranca 74 4. Demokracia dhe dialogu ndërkulturor 79 4.1. Islami dhe Demokracia në vizionin e Gylenit 80 5. Themelet kulturore të tolerancës dhe dialogut tek Gyleni 82 5.1. Ndikimi i Gylenit nga Said Nursi 87 6. Etika në filozofinë e Gylenit 89 III. NJË VËSHTRIM SOCIOLOGJIKO-FILOZOFIK MBI LËVIZJEN

GYLEN 1. Një vështrim analitik mbi rrjedhojat metodologjike të studimit të një Lëvizjeje 92 2. Vlerat dhe dinamikat e lëvizjes 96 3. Një vështrim i përgjithshëm mbi fillesat e Lëvizjes Gylen 98 4. Hapat e parë drejt dialogut dhe arti i bashkëjetesës 100 5. Dinamikat bazë të Lëvizjes 103 6. Lëvizja Gylen, toleranca dhe dialogu ndërkulturor 110 7. Bazat e dialogut dhe të tolerancës në filozofinë e Gylenit 113 8. Aksioni i Gylenit, teoria, qëllimi dhe principet themelore të tij 117 9. Lëvizja Gylen dhe Islami 119 IV. NJË KËNDVËSHTRIM FILOZOFIKO-SOCIOLOGJIK PËR BASHKËSINË NË FILOZOFINË E GYLENIT 1. Koncepti i bashkësisë dhe formimi i bashkësive 124 2. Bashkësitë dhe kriza e identitetit 125 3. Perceptimi i Gylenit në lidhje me bashkësinë 126 4. Bashkësia dhe socializmi 128 V. KONTRIBUTI I FILOZOFISË SË GYLENIT PËR DIALOGUN, NËPËRMJET ARSIMIT 1. Shkenca dhe mendimi perëndimor në këndvështrimin e Gylenit 130 1.1. Racionalizmi dhe objektiviteti - dimensione universale 132 1.2. Një vështrim mbi pozitivizmin dhe progresin 132 1.3. Feja dhe metafizika 134 2. Gyleni si edukator 135 2.1. Realizimi i projekteve të para në fushën e arsimit 136 3. Shkollat e iniciuara nga Gyleni 139 4. Arsimi dhe edukimi në filozofinë e Gylenit 144

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

11

5. Roli i mësuesit dhe kontributi i kolegjeve në dialogun ndërkulturor 147 5.1. Roli dhe cilësitë e mësuesit në filozofinë e Gylenit 150 6. Edukimi, shkolla dhe familja 154 7. Ndikimi pozitiv i kolegjeve dhe medreseve në familjet e nxënësve, rasti Shqipëri 160 VI. BAZAT FILOZOFIKE TE GYLENI 1. Filozofia e jetës 165 2. Një qasje krahasuese mes Gylenit dhe filozofëve klasikë 167 3. Sufizmi dhe bashkësia te Gyleni 171 4. Koncepti i krizës së identitetit dhe koncepti i islamizmit 174 5. Trashëgimtarët e tokës 180 VII. KONTRIBUTI I DIALOGUT TEK GYLENI 1. Teknologjia, shkenca, sportet dhe procesi i dialogut 182 2. Regjimet e diktaturës dhe mesazhi lidhur me sulmet e 11 Shtatorit 183 3. Rendi i ri botëror 185 4. Epoka e informacionit, përplasja e qytetërimeve dhe Bota Islame 186 VIII. FILOZOFIA E GYLENIT NGA TEORIA NË PRAKTIKË 1. Çfarë është dija dhe njeriu? 188 2. Dialogu dhe mirëkuptimi në veprimtarinë e Gylenit 189 3. Media dhe Lëvizja Gylen 193 4. Aktivitetet e dialogut të Lëvizjes Gylen 196 5. Vlerësimet e intelektualëve ndaj Gylenit 200 6. Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve dhe ndikimi i tij social-kulturor 208 7. Spitalet dhe fondacionet humanitare 210 8. Sistemi i bamirësisë dhe financimi i projekteve 211 Përfundim 214 Referenca 217

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

12

HYRJE

Shekulli XXI, krahas vrullit të jetës dhe problematikave që sa vijnë e

globalizohen, ka gjithashtu dhe vlerat bazë, siç janë pluralizmi i mendimit, urat e komunikimit midis diversiteteve kulturore, politike dhe fetare. Për shumë njerëz modernizmi ka ndërthurur jetën vetjake dhe shoqërore, duke krijuar forma të reja të jetës kulturore dhe pluralizmit politik. Edhe pse trajtohet në pikëpamje të ndryshme, modernizmi ka krijuar dy nënfenomene ideologjike: zhvillimin dhe globalizmin. Teoricienë të ndryshëm e kanë përshkruar modernizmin nga perspektiva e shtimit të sovranitetit njerëzor përtej kufirit të tij dhe përparimit të shkencës. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë e vendosur midis shkencës, nga njëra anë dhe aftësive e sovranitetit nga ana tjetër, ka treguar mundësinë që u jepet shteteve të fuqishme për të sjellë forma të reja të dominimit të vendeve dhe popujve të tjerë, duke prodhuar kështu edhe pasoja.

Meqë globalizmi ka një kuptim të tillë ideologjik, shumë e shohin të jetë thjesht një imperializëm klasik nën një emër tjetër. Ideologjik ose jo, globalizmi ka shkaktuar një ndryshim themelor në të gjitha fushat, nga ato ekonomike dhe të shkencave shoqërore, në marrëdhëniet e politikës, në fushën e ligjeve, në historinë dhe gjeografinë e administrimit të shtetit. Në fakt, globalizmi ka vulgarizuar pasurinë, teknologjinë, pluralizmin demokratik, prodhimin dhe konsumin. Dhe pas kësaj, përsëri, ka ndihmuar të shpalosen të gjitha llojet e përdhosjes: njerëzore, mjedisore, ose politike. Varfëria, ndotja ekologjike, armët e shkatërrimit në masë, terrorizmi dhe dhuna janë globalizuar shumë.

Globalizimi i dijeve, pushteteve dhe teknologjive është pasuar prej teorisë së një konflikti të mundshëm midis kulturave dhe qytetërimeve. Për pasojë, të gjitha këto, që janë rezultat i modernizmit apo globalizmit, kanë vendosur një numër të madh konceptesh në rend të ditës. Shumë koncepte janë përcaktuar ose ripërcaktuar brenda kontekstit të modernizmit, demokracisë dhe pluralizmit: të qenët njerëzor, individualizmi, liria e të menduarit, feja, politika, shoqëria dhe toleranca kulturore, konflikti me konkurrencën, dialogu me konfliktet, etj..

Nuk ka dyshim se bota sot ka nevojë me shumë urgjencë për dialog ndërmjet kulturave dhe qytetërimeve më tepër se kurrë më parë. Shkenca dhe teknologjia e armatimeve - mbase jo krejtësisht, por në një masë domethënëse - mund të jetë e shqetësuar prej shpërdorimit të saj për manipulime ideologjike. Ky lloj i manipulimit ideologjik të shkencës dhe teknologjisë, përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Reagimet më të mëdha kundër globalizmit vijnë nga vendet në zhvillim. Ky reagim nuk mund të shihet si një kundërpërgjigje ndaj modernizmit. Dimensionet ideologjike të modernizmit janë perceptuar, në një sens të gjerë, si një kërcënim ndaj feve, kombësive, historisë, kulturës dhe identitetit. Atëherë një situatë e tillë mund të shkaktojë grindje të reja në konfliktet e ngjallura.

Nga njëra anë, për gati tre dekada, platformat e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë dëshmuar një proces me diskutime të ashpra, të rëndësishme dhe me një rrezik të madh, të tillë si një përplasje qytetërimesh. Me ngjyrimet e tyre politike dhe ideologjike, këto janë teza që kanë ardhur nga shekuj të trazuar. Ndoshta akoma mijëra dijetarë, mendimtarë dhe burra shteti gjykojnë dhe mendojnë për të ardhmen e njerëzimit. Tezat e Hantingtonit për konfliktin e qytetërimeve kanë qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe kanë fituar një vend të gjerë dhe shumë fundamental në diskutimet globale të dy dekadave të fundit. Jehona dhe efektet e kësaj teorie në marrëdhëniet ndërkombëtare vazhdojnë akoma.

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

13

Kështu, urrejtja ushqehet nga ndjenja si, frika, pasiguria, pakënaqësia, padrejtësia. Kësaj i shtohet edhe prirja që kanë njerëzit për të besuar në një fajësi kolektive me të gjitha pasojat negative që tërheq pas vetes. Po kështu, shpesh, justifikohen aktet terroriste duke i bërë thirrje fajësisë dhe përgjegjësisë kolektive. Sigurisht, urrejtja fetare nuk është e vetmja formë e urrejtjes, por meqë pranohet se feja duhet të ketë pronë të saj dashurinë dhe tolerancën, urrejtja fetare është tepër revoltuese.

Krahas këtyre ka gjithashtu edhe një instrumentalizim të fesë për qëllime politike. Luftërat e viteve 90' në ish-Jugosllavi janë një ilustrim tragjik, se si mund të përdoret feja në një konflikt për interesa etno – politike, pse jo edhe fetare.

“Por, përveç këtyre dy tipeve të dhunës kemi edhe një përmasë të tretë të saj; dhuna kulturore. Këtu kemi të bëjmë me disa aspekte të kulturës, që kanë të bëjnë me sferën simbolike të ekzistencës sonë, që shprehet nga feja dhe ideologjia, gjuha dhe arti etj. – që mund të përdoren për të legjitimuar dhunën direkte ose strukturore.”1

Atëherë, a nuk kemi mundësi të lexojmë brenda këtij konteksti, si dhe atij të modernizmit dhe globalizmit një synim të shëndoshë? A mundet që modernizmi dhe globalizmi të mos realizojnë më shumë konstruktivitet, a mundet që ata të mos përqendrohen më shumë te vlerat njerëzore dhe etike? Ata që mendojnë t'u përgjigjen këtyre pyetjeve, përpiqen t'i minimizojnë ato ose t'i shohin thjesht si një problem për t'u perceptuar. A janë modernizmi dhe globalizmi, në fakt, fenomene kaq të thjeshta që ta minimizojnë problemin thjesht për t’u perceptuar dhe për t’u kuptuar? Globalizmi dhe modernizmi, në terma ideologjike, janë kuptuar nga popuj, kultura dhe qytetërime të ndryshme, si mundësi për përplasje kulturash. Në këtë mënyrë, këto teza janë të njëjta me ato të Hantingtonit (Huntington) dhe Fukujamas (Fukuyama), që deri diku parashikimet e tyre, duken sikur marrin jetë në skaje të ndryshme të globit.

Në anën tjetër, bashkë me problemet kronike të qytetërimit modern, të tilla si përhapja e terrorizmit global, dhuna dhe armët e shkatërrimit në masë, të cilat shkojnë në mbështetje të tezave të konflikteve, ka edhe përpjekje serioze, që vënë në dukje përputhjet midis shoqërive me kultura dhe qytetërime të ndryshme, që arrihen përmes demokracisë, tolerancës, dashurisë dhe dialogut. Këto kanë spikatur më tepër në çerekun e fundit të shekullit XX. Këto përpjekje nuk kanë shkaktuar, direkt ose indirekt, ndonjë konflikt të brendshëm me modernizmin ose globalizmin. Ato kanë prodhuar më shumë vlera etike universale dhe themelore njerëzore, si edhe dinamizëm për të kapërcyer aspektet negative të modernizmit dhe globalizmit. Fatmirësisht iniciativa të tilla për dialog midis qytetërimeve dhe kulturave kanë qenë miratuar gjithmonë prej shumicës, kurse për disa kanë qenë gjithmonë vetëm zhurmë mediatike dhe asgjë tjetër.

Por një pjesë e medias ndërkombëtare, duke mos iu përmbajtur etikës dhe vlerave njerëzore, ka popullarizuar pa mëshirë dhe pa maturi vetëm terrorizëm, dhunë, shkatërrim vlerash e rezultatesh dhe në këtë mënyrë, fatkeqësisht ka zmadhuar numrin e këtyre mbështetësve. Reagimin e ashpër kundër tezave të Hantingtonit, në fakt, e shfaqi nevoja e zjarrtë për konkurencë dhe dialog, ndonëse veprimet konkrete që janë marrë në drejtim të vënies së themeleve për konkurencën dhe dialogun, janë fare pak për t'u përmendur, ose përpjekje të tilla nuk kanë pasur efekt global. Arsyet e këtij qëndrimi të përgjithshëm të heshtur dhe indiferent duhen kërkuar në efektet e transformimeve moderniste tek njerëzit dhe shoqëria. 1 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Dialogu ndërfetar e ndërkulturor si vlera integruese”, Prizmi, Tiranë, 2008: 60-61; kumtesë e mbajtur në simpoziumin me të njëjtën temë dhe botuar si artikull në librin e mësipërm me titull “Dialogu kulturor e ndërfetar në perspektivën e paqes sociale; rasti shqiptar si vlerë pozitive”.

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

14

Modernizmi ka nxitur individualitetin, materializmin dhe instinktet vetjake të njerëzve në kundërshtim me shoqërinë, i ka larguar njerëzit nga gjëra që ata mbajnë të shenjtë, humane dhe etike. Kur vështrojmë degradimin e shoqërisë, ajo që kuptohet është se për çfarëdolloj arsye, gjithçka përfundon tek problemi i njeriut. Kur njerëzit janë destruktivë, të dëmshëm, armiqësorë dhe agresivë, atëherë ata skllavërojnë bashkësinë shoqërore dhe njerëzore në të cilën bëjnë pjesë edhe vetë. Rruga për të shpëtuar qytetërimin bashkëkohor prej shkatërrimit të shpejtë është të riedukohen qeniet njerëzore në bazë të dashurisë, tolerancës dhe dialogut, duke qenë të bashkuar.

Sipas Tokëvilit, “Njerëzit nuk ndryshojnë shumë në Amerikë dhe në Evropë dhe ata kanë të njëjtat pasione, që janë karakteristike për gjendjen sociale demokratike; padurimi për fatin e tyre, shqetësimi për t’u dukur, dëshira për atë që janë më lart. Këtë gjendje shpirtërore amerikanët e kanë bërë natyrë të shoqërisë së tyre dhe motorin e saj, por merita e tyre është se ata i kanë kanalizuar këto përmes të drejtës, fesë, institucioneve dhe zakoneve.”2

Tokëvili gjithashtu shton se, “Materializmi, mediokriteti, individualizmi dhe izolimi, që lindin, e marrin forcën nga barazia e kushteve dhe përbëjnë thelbin e mësimit të Tokëvilit mbi demokracinë. Një regjim, në të cilin këto pasoja nuk zbuten, në një mënyrë ose një tjetër, një regjim në të cilin nuk inkurajohen aftësitë më të larta, në të cilin shoqëria do të ndalej dhe virtytet publike të shkonin drejt shuarjes, një regjim i tillë mund ta vinte në dyshim mundësinë, që i ka dhënë vetë Providenca që e krijoi.”3

Në këto kushte thirrja e mendimtarit dhe filozofit bashkëkohor Fet’hullah Gylen për dialog, gjendet në shumë vende ku standardet njerëzore janë nëpërkëmbur. Thirrja e tij nuk është pasive, thjesht një humanizëm filozofik, apo një platformë diskutimesh elite, ku vetëm përsiatjet teorike zënë vend. Për qindra institucione edukative dhe arsimore, që shtrihen në të gjithë botën, ky projekt, që tashmë sillet si një shembull model, është i aplikueshëm në jetën e përditshme, ku themelet e shoqërisë, si dialogu dhe toleranca, janë nëpërkëmbur dhe ku përpjekjet janë bërë për t’iu përgjigjur nevojës për qytetërim bashkëkohor.

Pikërisht edhe ky studim ka të bëjë me këtë figurë bashkëkohore të botës së sotme, filozofia e të cilit është kthyer në praktikë në mbarë globin, duke bërë që tashmë veprimtaria e shumëllojshme e iniciuar nga Gylen, të njihet me emrin “Lëvizja Gylen”, si një shkollë, apo ekol filozofik me ndikim mbarëbotëror. Lëvizja e ka zanafillën në Turqi rreth viteve 70 të shek. XX, si një iniciativë, e cila synonte përmirësimin e kushteve dhe mundësive të arsimimit për komunitetin dhe shoqërinë. Gjatë katër dekadave që nga atëherë, ajo është rritur në një lëvizje edukative ndërkombëtare, ndërkulturore dhe ndërfetare, me një numër pjesëmarrësish prej miliona njerëzish, si dhe me një numër institucionesh të respektuara dhe mbi baza solide (të llojeve të ndryshme, por kryesisht shkolla, kolegje dhe universitete), të shtrira në çdo kontinent të botës (deri tani në vitin 2012 janë hapur shkolla, kolegje, ose universitete në 140 vende të botës, ndërsa së bashku me qendrat kulturore, ose të ngjashme në 160 shtete).

Lëvizja Gylen ka filluar të tërheqë vëmendjen e dijetarëve dhe studiuesve, duke bërë që tashmë ajo të studiohet dhe të bëhen kërkime në lidhje me të, si teza masteri dhe doktorature nga qindra studiues në të gjithë botën, madje në lidhje me studimin e veprave dhe filozofisë së Gylenit, janë hapur disa katedra studimi, të quajtura “Katedra Gylen”, në Teksas (SHBA), Melburn (Australi), etj., ku shumë shkencëtarë të shkencave sociale, prej vitesh studiojnë dhe hulumtojnë rreth Gylenit dhe lëvizjes globale që ka iniciuar ai.

2 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Alexis de Tocqueville: 200 vjet pas”, (pa vend dhe vit botimi), f. 212-213. 3 Po aty, f. 222.

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

15

Në lidhje me këtë studim kam bërë disa udhëtime në Turqi dhe vende të tjera me probleme etnike dhe fetare, ku Lëvizja Gylen është prezente dhe aktive, duke marrë pjesë jo vetëm në konferenca ndërkombëtare në lidhje me dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar, por duke vizituar edhe shumë institucione të hapura nëpër botë. Në këtë punim i jam referuar kryesisht veprave të vetë Gylenit, si dhe krahas shfrytëzimit të veprave dhe studimeve të shumë personaliteteve, që kanë shkruar rreth filozofisë së Gylenit, jam takuar edhe me vetë ata personalisht, si p.sh. Dr. Ergun Çapan, akademikun dhe shkrimtarin Enes Ergene, Prof. Dr. Thomas Michel, Dr. Ahmet Kurucan, e shumë të tjerë, nga të cilët kam përfituar shumë për të sqaruar shumanshmërinë e filozofisë së Gylenit. Ndërsa nga ana filozofike dhe sociologjike, një mbështetje të madhe kam pasur nga udhëheqësi i këtij punimi Prof. Dr. Gjergj Sinani, Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, i cili ka qenë udhëheqësi im në tezën e masterit, Prof. Dr. Adriatik Kallulli, etj., me të cilët kam në shumë aktivitete dhe takime, brenda dhe jashtë vendit, kryesisht konferenca ndërkombëtare, të iniciuara nga filozofia gyleniane.

Ky studim fillon me një historik të dialogut filozofik, duke kaluar në sfondin teorik të personalitetit të Gylenit dhe filozofisë së tij, e cila shërbeu për lindjen e Lëvizjes Gylen.

Muhamed Çetin, studiues i Lëvizjes Gylen thkeson se, “Lëvizja Gylen meqenëse lindi si një lëvizje e shoqërisë civile e frymëzuar nga besimi, motivet për pjesëmarrje, përfshijnë burimet shpirtërore dhe vlerat morale të nxjerra nga tradita islame, si altruizmi dhe stimuj të tjerë jo-materialë. Besimi është me të vërtetë një forcë motivuese dhe ndihmon për të ndërtuar kapitalin shoqëror për lëvizjet paqësore të shoqërisë civile, e jo vetëm për ngjallje kundërshtimesh dhe ai nuk mund të jetë asnjëherë i zhvlerësuar, apo analizuar në drejtim të diçkaje tjetër përveç vetvetes.”4

Teoritë e tanishme sociale të lëvizjeve të ndryshme, janë të paafta për të përshkruar Lëvizjen Gylen në mënyrë adekuate, për shkak të reduktimit të tyre politiko-social, si dhe për shkak të trajtimit të mangët të ideve të lëvizjeve të frymëzuara nga besimi në përgjithësi dhe lëvizjeve islame në veçanti. Vlerësimi i Lëvizjes Gylen kërkon një mënyrë shumë të ndryshme të analizave nga ato të llojit të perspektivave teorike të zhvilluara për llogari të lëvizjeve sociale, të shfaqura në përvojën evropiane dhe atë amerikane. Kjo është arsyeja pse duhet përdorur një qasjeje multi-polare, për analizimin e lëvizjeve të shoqërisë civile, të frymëzuara nga besimi dhe të krahasueshme me Lëvizjen Gylen.

Rëndësia e studimit

• Dialogu dhe bashkëjetesa sot janë sfida më e madhe e njerëzimit. • Të gjitha luftrat kanë filluar për shkak të mospranimit “të tjetrit”. • E kundërta pranimi i tjetrit dhe bashkekzistenca në paqe ka sjellë mirëqenie dhe

zhvillim ekonomik, politik dhe kulturor, si p.sh. SHBA dhe BE. • Sot shumica e tezave të dialogut dhe harmonisë ndërkulturore, ndërfetare dhe

ndëretnike janë në nivele studimesh dhe qasjesh teorike. • Aty ku ekziston praktika, ajo vjen kryesisht nga tradita dhe jo nga një praktikë e

organizuar nga ana e institucioneve zyrtare, arsimore, apo sociale. • Studimi i filozofisë së dialogut të Gylenit është një rast i mirë për

institucionalizimin dhe kalimin nga teoria në praktikë të bashkëjetesës ndërkulturore në botë, por edhe në Shqipëri.

4 Çetin, Muhamed, “The Gulen Movement-civic service without borders”, Blue Dome, Izmir, 2010: xviii.

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

16

Objekti i studimit • Historiku i dialogut filozofik. • Dialogu ndërkulturor si një nevojë globale për paqen botërore. • Filozofia e Gylenit për dialog, si një tezë më vete, e cila është kthyer në praktikë të

ndërtimit të një bote të përbashkët, ku ka vend për të gjithë, duke e pranuar njëri-tjetrin ashtu siç është.

• Arritja e dialogut dhe bashkëjetesës nëpërmjet institucioneve arsimore dhe edukative, në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim race, feje, gjinie, kulture dhe ndryshimi tjetër.

Mbledhja e të dhënave

Parësore: Studimi i veprave të Gylenit. Vizita në institucione të hapura nëpër botë sipas filozofisë së Gylenit. Mbështetja në studimin e historikut të dialogut filozofik, për gjatë historisë dhe

lidhja me filozofinë e dialogut tek Gyleni. Dytësore: Shfrytëzimi i librave dhe studimeve të shumë personaliteteve, që kanë shkruar

rreth filozofisë së Gylenit. Takimi me disa prej këtyre autorëve personalisht, për të sqaruar shumanshmërinë e

filozofisë së Gylenit. Pjesëmarrje nëpër konferenca ndërkombëtare në lidhje me dialogun ndërkulturor

dhe ndërfetar.

Metodologjia Metodat krahasuese: • Krahasimi i Gylenit me filozofët klasikë, në fusha të tilla si: trashëgimia e vlerave njerëzore dhe dinjiteti moral, koncepti i lirisë, ideali njerëzor, edukimi, Përgjegjësia, etj. • Krahasimi i dialogut filozofik, duke filluar nga antikiteti e mesjeta, e më pas te

renesanca, modernia dhe dialogu bashkëkohor sot.

Kërkimi bibliografik: 165 burime gjithsej. 33 libra dhe vepra të Gylenit në shqip, turqisht dhe anglisht; përmbledhje studimesh në lidhje me temën; artikuj të botuara në revista shkencore; konferenca ndërkombëtare lidhur me temën, sidomos me Gylenin dhe filozofinë e

tij për dialogun ndërkulturor dhe bashkëjetesën globale; disa burime prestigjioze nga web faqet zyrtare, që kanë të bëjnë me filozofinë e

Gylenit; si dhe 74 libra lidhur me temën; - Punimi ka rreth 240 faqe dhe 536 fusnota.

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

17

Teoritë 1. Debati mbi kulturën kozmopolite. 2. Globalizmi dhe globalizimi i teknologjisë, prodhimit, konsumit, ndotjes ekologjike, armëve të shkatërrimit në masë, terrorizmit, dhe i dhunës: njerëzore, mjedisore, e politike. • Globalizimi i dijeve, pushteteve dhe teknologjive është pasuar prej teorisë së një

konflikti të mundshëm midis kulturave dhe qytetërimeve. 3. Nevoja për dialog ndërmjet kulturave dhe qytetërimeve. 4. Arsimi dhe edukimi rruga më efikase për bashkëjetesë midis të barabartëve. 5. Filozofia e Gylenit e kthyer në praktikë kudo në botë, duke bërë që veprimtaria e

shumëllojshme e iniciuar nga ai, të shihet si një shkollë filozofike me ndikim mbarëbotëror dhe si një lëvizje edukative ndërkombëtare dhe ndërkulturore.

Hipotezat e kërkimit

Hipoteza kryesore: 1. Dialogu rruga e vetme për paqen globale. Për të vërtetuar këtë shtrohen disa pyetje: Cili është vështrimi i përgjithshëm mbi konceptin e dialogut gjatë historisë? Pse dialog ndërkulturor dhe ndërfetar? Cilat janë marrëdhëniet e kulturave, etnive dhe feve të ndryshme sot dhe kush janë

pasojat e përplasjes së tyre? Po në rastin e Shqipërisë si shihet bashkëjetesa dhe harmonia ndërfetare? Hipotezë 2: filozofia e gylenit dhe ndikimi i saj në dialogun ndërkulturor • Kush është Gyleni dhe përse filozofia e tij duhet të studiohet? • Çfarë vendi zë dashuria, toleranca dhe dialogu në filozofinë e tij? • Cila është pikëpamja e Gylenit në lidhje me demokracinë dhe dialogun

ndërkulturor? • Cila është etika në filozofinë e Gylenit? Hipotezë 3: lëvizja Gylen, filozofia e kthyer në praktikë • Cili është vështrimi analitik mbi rrjedhojat metodologjike të studimit të një

lëvizjeje? • Cilat janë vlerat dhe dinamikat e lëvizjes? • Kush janë fillesat e Lëvizjes Gylen? • Cilat janë hapat e parë drejt dialogut dhe kush është arti i bashkëjetesës? • Cilat janë lidhjet e Lëvizjes Gylen me tolerancën dhe dialogun ndërkulturor? • Cilat janë bazat e dialogut dhe të tolerancës në filozofinë e Gylenit? • Cili është aksioni i Gylenit, teoria, qëllimi dhe principet themelore të tij?

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

18

Hipotezë 4: kontributi i filozofisë së gylenit për dialogun, nëpërmjet arsimit • Çfarë vendi zë shkenca dhe mendimi perëndimor në këndvështrimin e Gylenit? • Si lindën shkollat e iniciuara nga filozofia e Gylenit? • Cili është vendi i arsimit dhe edukimit në filozofinë e Gylenit? • Cili është roli i mësuesit dhe kontributi i kolegjeve në dialogun ndërkulturor, nisur

nga pikëpamja e filozofisë së Gylenit? Hipotezë 5: kontributi i dialogut nëpërmjet filozofisë së Gylenit • Çfarë rëndësie ka teknologjia, shkenca, sportet dhe procesi i dialogut te Gyleni? • Cilat janë mendimet e tij për regjimet e diktaturës dhe mesazhi lidhur me sulmet e

11 Shtatorit? • Kush duhet të jetë “Rendi i ri botëror”? • Çfarë lidhje kanë epoka e informacionit dhe përplasja e qytetërimeve? Hipotezë 6: filozofia e gylenit nga teoria në praktikë • Çfarë është dija dhe njeriu në filozofinë e Gylenit? • Cili është vendi i dialogut dhe mirëkuptimit në veprimtarinë e Gylenit? • Cilat janë lidhjet e medias dhe Lëvizjes Gylen? • Cilat janë aktivitetet e dialogut të Lëvizjes Gylen? • Cili është roli social-kulturor i institucioneve si, Fondacioni i Gazetarëve dhe

Shkrimtarëve, spitaleve dhe fondacioneve humanitare, të themeluara nga Lëvizja Gylen?

Gjetjet 1. Sipas Gylenit shekulli XXI do të jetë, shekulli i tolerancës, mirëkuptimit dhe

bashkëpunimit ndërkombëtar, që do të sjellë përfundimisht përmes dialogut ndërkulturor dhe pjesëmarrjes së vlerave të njësuara, qytetërimin gjithëpërfshirës.

2. Për ta realizuar këtë ai ka iniciuar krijimin e një networku botëror institucionesh arsimore, një rrjet ndërkombëtar mediatik, si dhe një numër të madh fondacionesh bamirëse, deri tek spitalet në disa vende të botës.

3. Për realizimin e projektit të paqes botërore, kalimi nga dialogu filozofik në atë praktik nëpërmjet takimeve të rëndësishme. (takimi me Papa Gjon Pali II në Vatikan, 1998).

4. Plani i përbashkët me Vatikanin për shuarjen e konfliktit në Lindjen e Mesme. 5. Filozofia gyleniane e kthyer tashmë në një veprim ndërkombëtar, përfaqëson

sintezën e arsyes, arsimit, botës shpirtërore, si dhe të bashkekzistencës paqësore në shoqëri të ndryshme.

6. Gyleni është dëshmia e tradicionales në epokën moderne. 7. Ai përbën një shembull unik për t’u studiuar, për arsye se ka frymëzuar një

lëvizje globale që synon pajtimin, tolerancën dhe respektimin e çdo njeriu ashtu siç është, në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet qytetërimeve janë acaruar së tepërmi.

8. Gyleni dhe lëvizja që ai ka frymëzuar, i ofrojnë botës një këndvështrim të ri në lidhje me marrëdhëniet midis kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme, sidomos në botën e pas 11 shtatorit.

9. Nevoja e rindërtimit të themeleve kulturore të tolerancës, mirëkuptimit dhe të dialogut brenda një sistemi më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës, i cili do të ngrihet mbi të gjitha praktikat ekzistuese demokratike.

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

19

Risitë që sjell kërkimi • Në themelin e të gjitha problemeve globale qëndron faktori njeri. • Për një rend shoqëror funksional apo të mesëm, forma më efektive është edukimi

dhe arsimimi. • Rëndësia e edukimit moral me vlera universale dhe ndjenja të vërteta kombëtare,

krahas atij shkencor dhe fizik. • Edukimi është i ndryshëm nga shkollimi. Shumë njerëz mund të mësojnë, por

vetëm shumë pak mund të edukohen. • Vendi i veçantë që zë shkolla dhe mësuesit, të cilët janë udhërrëfyesi i njeriut në

rrugën drejt përsosjes intelektuale dhe morale. • Mësuesit duhet të jenë përçues të vlerave të një shoqërie të virtytshme dhe shembuj

të individëve të devotshëm, të cilët aspirojnë për dialog dhe tolerancë. • Arritja e këtij qëllimi nëpërmejt filozofisë gyleniane, ku sistemi arsimor po i jep

një kuptim tjetër globit tonë të përbashkët, për të jetuar në paqe, harmoni dhe dialog njëri me tjetrin.

• Edukimi është mënyra më e mirë për t'i shërbyer njerëzimit dhe për të vendosur një dialog me të gjitha kulturat dhe qytetërimet.

Përfundime

Filozofia e Gylenit mund të përmblidhet në këto pika: Pranimi dhe manifestimi i drejtësisë, si një mënyrë jete sociale, familjare e

individuale. Mbështetje e aftësive individuale dhe e sukseseve të ndryshme. Përqafimi me të njëjtën ngrohtësi e dashamirësi i çdo individi të shoqërisë. Vlerësim i barabartë i nevojave dhe aspiratave të secilit dhe mbrojtja e barazisë së

secilit në çdo kusht. Respektim e tolerancë ndaj çdo mendimi. Një jetë e përkushtuar në rrugën e përsosmërisë dhe çdo çast e çdo hap i hedhur në

përputhje me këtë ideal. Vepra e Gylenit përbën një nxitje konstante për përpjekje, dije, vetëkontroll dhe

disiplinë më të madhe. Gyleni beson se virtyti nuk mund të injektohet me forcë dhe se shoqëria e

virtytshme nuk mund të ndërtohet me anë të dhunës. Motoja e Gylenit në lidhje me arsimin i shërben pikërisht qëllimit, që ai ka vënë që

në fillim të punës së tij, se padituria mposhtet me arsim, varfëria përmes punës dhe kapitalit dhe përçarja përmes bashkimit, dialogut dhe tolerancës.

Sipas Gylenit, “brezat e shpresës”, të cilët përbëjnë aktualisht përfaqësuesit e shkencës, dijes, moralit dhe artit, janë gjithashtu arkitektët e shpirtit të njerëzve.

Etika motivuese e Gylenit, siç del në pah mjaft qartë në aktivitete të shumta dialogu dhe iniciativa edukative, synon një paqe botërore tek e cila mund të arrijmë me pjesëmarrjen e të gjithë popujve, racave, feve, kulturave dhe qytetërimeve.

Rekomandimet

• Shkollat dhe universitetet duhet të nxisin më shumë me anë të teksteve teorike, por edhe praktikave, tolerancën dhe bashkëjetesën në një shoqëri si kjo e jona, jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri, me shumë kultura dhe nënkultura, si dhe me disa besime dhe

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

20

komunitete fetare, me ideologji dhe bindje të ndryshme politike, të gjendura si në një laborator ku ndërthuren substanca multifetare dhe multikulturore, të mundshme për të nxitur reaksione.

• Kështu nëse ndërtojmë një shoqëri të ushqyer me tolerancë dhe respekt për tjetrin, me harmoni dhe mirëkuptim, kjo do të pasqyrohet në çdo fushë të jetës, duke çuar në zbutjen sa më shumë të polarizimit të shoqërisë sonë dhe në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

21

I. NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI KONCEPTIN E DIALOGUT

I. 1. Dialogu filozofik gjatë historisë “Një civilizim nuk guxojmë ta çmojmë sipas pushtetit që ka krijuar, po në bazë të

asaj se sa dashuri ndaj njeriut ka shprehur në ligjet dhe arritjet e veta”5, thotë Tagore. Bota ka kaluar në faza dhe periudha të ndryshme historie, ku paqja ka pasur si

kundërshtare luftën, si dhe dialogu përplasjen. Këto kanë bërë që duke filluar, që nga individi dhe më tej shoqëria, shtetet, kulturat dhe qytetërimet, domosdoshmërish kanë pasur marrëdhënie njëra me tjetrën.

Ndërsa sot kemi ardhur në kohën e globalizmit dhe të globalizimit, ku marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dialogu ndërkulturor, ndëretnik dhe ndërfetar, ka marrë një rëndësi të përmasave të pazakonta.

Debati mbi kulturën kozmopolite fillon pa dyshim nga sqarimi i nocionit të kozmopolitizmit në kornizat e veta historike. Origjina e shprehjes kozmopolitizëm dhe kozmopolite në Evropë rrjedh prej grekëve, sidomos nga shkolla e stoikëve dhe idealet e tyre për qenien njerëzore me të drejta universale, të cilat i ka si qytetar i “kozmopolisit”. Ky term ka filluar të përdoret së pari në Evropën paraindustriale në punimet e elitave intelektuale evropiane dhe ka pasur të bëjë me universalizmin politik dhe kulturor që ka kontestuar partikularizmin e kombeve dhe shteteve në njërën anë dhe pretendimet e universalizmit fetar në anë tjetër. Kozmopolitizmi vjen nga fjala kosmos-botë, gjithësi, univers; dhe fjala polis-qytet, shtet. Sipas studiuesit Abazoviq, “kozmopolitizmi do të duhej të nënkuptonte një nocion me të cilin kushtëzohet qytetari i botës. Nocioni dhe historia e kozmopolitizmit janë të lashta dhe rrjedhin nga Greqia antike.”6

Kështu duke filluar nga mendimi antik, mund t’i hedhim një sy edhe mendimit mesjetar , deri te renesanca, iluminizmi dhe bashkëkohorja, nëpërmjet filozofëve të ndryshëm të këtij harku të gjatë kohor.

Në mendimin antik mund të fillojmë nga Tukitidi (rreth 460 p.e.s. – 395 p.e.s.), i cili konsiderohet themelues i teorive të para mbi raportet ndërkombëtare dhe atë si pjesëmarrës aktiv i luftërave të Peleponezit. Tukitidi pjesën më të madhe të jetës së vet ia ka kushtuar lindjes së konflikteve në shoqëri, faktorëve historikë dhe interesave të tyre. Sipas tij, përplasjet më të mëdha janë zhvilluar në trevat ku mundësia e pasurimit ka shkaktuar konflikte të brendshme, çka ka mundësuar paraqitjen e tiranisë dhe oligarkisë, të cilat kanë qenë të prirura për hegjemoni ndaj kundërshtarit, por edhe ndaj aleatëve të vet. Sipas Tukitidit, Drejtësia mund të jetë në funksion të ekuilibrimit të forcave. (Tukitidi, 1957) Ai sqaron se antagonizmat e mëdha mund të kapërcehen me fisnikëri dhe me kushte të mira të pajtimit, e jo me shfrytëzimin e madh të përparësisë.

Platoni (427 p.e.s. - 347 p.e.s.) siç dihet i ka kushtuar vëmendje të madhe edukimit të të rinjve dhe vetëm përmes edukimit të tyre të drejtë shteti mund të llogarisë se do të ketë stabilitet dhe lumturi.

Aristoteli (384 p.e.s. – 322 p.e.s.) ishte politikan, historian, botanist dhe filozof. Ai mendonte, që sa më i vogël të jetë hendeku ndërmjet shtresave në shoqëri (të pasurve dhe të varfërve) shteti është më stabil dhe propozonte, që më e rëndësishme është që në shtet të ketë më shumë pjesëtarë të shtresës së mesme.

5 Abazoviq, Dritan, “Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale, Qendra për Kulturë, Ulqin, 2009: 11. 6 Po aty, 11.

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

22

Në fund të vështrimit të filozofëve antikë nuk duhet të harrohet edhe Diogjeni, për të cilin mund të thuhet se ka prekur esencën e frymës kozmopolite, i cili polemizon në mënyrë shumë moderne, kundër dallimit të helenëve dhe barbarëve në kuptimin e të vetës dhe të huajës! Pa dashur të bëjë dallime, ai thjesht thekson se askush nuk duhet të shpallet armik që në fillim, por duhet shtrirë dora miqësore ngado që vjen dikush. Kur Diogjeni thoshte, “Unë jam qytetar i botës”, donte të thoshte qartë, se nuk dëshiron që të përkufizohet për nga origjina e tij lokale dhe përkatësia grupore. Stoikët e kanë vazhduar rrugën e tij dhe kanë zhvilluar pamjen kosmou polites (qytetar i botës), duke theksuar se çdonjëri prej nesh jeton në dy komunitete – në bashkësinë lokale sipas lindjes sonë dhe në bashkësinë e dialogut dhe tendencave njerëzore.

Duke e kuptuar këtë, kanë menduar trashëgimtarët e tij stoikë, nuk guxojnë të lejojmë që dallimet në kombësi, klasa, përkatësi etnike dhe madje gjini, të ngrenë kufij ndërmjet nesh dhe njerëzve të tjerë. “Duhet ta identifikojmë njerëzoren kudo që ajo të lajmërohet dhe mbi përbërësit e saj thelbësorë, mendjen dhe aftësinë morale, të sigurojmë besnikërinë tonë primare dhe respektin.”7

Kurse të menduarit mesjetar karakterizohet nga interesimi shumë i madh për formulimin e parimeve të përgjithshme të marrëdhënieve ndërmjet individëve dhe shteteve. Më këto tema janë marrë në atë kohë shumë filozofë, teologë dhe juristë, ku ndër ta mund të përmendim Toma Akvini (1225-1274), Pjer Dybua (1250-1322), Nikolo Makiaveli (1469-1525), Erazmo Roterdami (1465-1536), si dhe pa dyshim Ibn Halduni, i cili quhet ndryshe edhe si themeluesi i sociologjisë, ku teoritë dhe mendimet e veta i ka paraqitur në veprën e vet të titulluar “Mukadima”.

Në epokën e Renesansës dhe Iluminizmit mund të përmendet Maksimilie Dyk dë Suli (Maximilien Duc de Sully, 1560-1608), ministër francez dhe këshilltar i Henrikut të IV, i cili ka shkruar “Planin e madh mbi organizimin e paqes në Evropë”; Hugo Grotius (1583-1645), jurist dhe diplomat holandez, i cili ka shkruar librin “Mbi të drejtën e luftës dhe paqes”, që është paraprijës i të drejtës ndërkombëtare.

Njëri prej autorëve interesant ballkanas, është edhe boshnjaku Hasan Kafija Prushçak, i cili ka jetuar në shek. XVI-XVII. Veprimtarinë e vet të frytshme shkencore dhe kulturore-arsimore e ka publikuar në veprën e vet më të njohur “Bazat e diturisë mbi rregullimin e botës”. Ky autor ka qenë i gatuar sipas filozofisë së Platonit, të cilën e studioi gjatë kohës që ishte në Haxh nëpërmjet dijetarëve të Indisë, nga ku u ndikua shumë nga fjalët e Kur’anit: “Paqja është më e mirë (se lufta)”. Nga kjo filozofi del se, lufta është e mundimshme dhe e hidhur, kurse paqja është siguri dhe lumturi, si dhe “mëkati më i madh është të fillosh luftën kundër atij që dëshiron paqen.”8

Emerjo Krys (Emerio Cruce, 1590-1648) ishte jurist dhe pacifist francez, i cili në mënyrë të veçantë është marrë me çështjet e ruajtjes së paqes së përhershme dhe tregtisë së lirë për të gjithë popujt. Për luftën ai ka thënë se është mbetje e zakoneve barbare. Në vend të luftërave, thoshte Krys, do të ishte më mirë të ndërtohen rrugë, në mënyrë që të lehtësohet tregtia dhe të rritet bashkëpunimi ndërmjet njerëzve. Ajo që është posaçërisht interesante në mendimet e tij është krijimi i organizatës botërore, e cila do të tubonte sundimtarët nga Evropa, Lindja e Largët, madje edhe nga Perandoria Osmane e asaj kohe. Organizata e tillë do t’i tubonte të gjithë sundimtarët pa marrë parasysh dallimet fetare. Duke pasur ndërmend idenë e ndërtimit të paqes së përhershme, Krys ka dhënë kontributin e vet të pamatshëm sepse

7 Po aty, 16. 8 Po aty; Prushçak, 1996: 65.

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

23

ka menduar se nuk është efektive të krijohen bashkësitë e krishtera, që i kanë propozuar pararendësit e tij, por është me rëndësi, që të krijohet një institucion universal, i cili do të përfshinte edhe anëtarësinë e vendeve si Mongolia, Japonia, Kina, Persia dhe Perandoria Osmane.9

William Penn (1674-1718) ishte një pacifist anglez, i cili ka propozuar një sistem të ngjashëm me atë që ka propozuar Krys dhe është bazuar në krijimin dhe ruajtjen e paqes së përhershme. Penn ka ofruar një formë konkrete institucionale, që do të kishte të bënte me formimin e Parlamentit evropian me 86 përfaqësues. Ai ka propozuar që anëtarë të parlamentit të jenë edhe Perandoria Osmane dhe ajo Ruse.

Zhan Zhak Ruso (Jean Jacques Rousseau 1712-1778), shkrimtar dhe filozof francez, në veprat e veta të shumta është marrë me çështje të nacionalitetit njerëzor.

Emanuel Kanti (Immanuel Kant, 1724-1804) filozof gjerman, njëri nga ata që kanë vënë themelet e mendimit bashkëkohor mbi kozmopolitizmin dhe bashkësinë universale të bashkëpunimit pa konflikte. Në veprën e vet më të rëndësishme “Paqja e përjetshme” ka kërkuar mundësinë e krijimit të një rendi ndërkombëtar të tillë, që në radhë të parë do të theksojë të drejtën dhe mendjen, duke çuar drejt paqes.

Në periudhën e mendimeve bashkëkohore mund të përmendet edhe filozofi francez Zhak Derrida, një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit XX. Edhe Derrida shpesh në veprat e veta ka pasur parasysh kozmopolitizmin.

Ndërsa fundi i luftës së ftohtë dhe shkatërrimi i strukturës bipolare të botës në vitet 80-90 të shek. XX, ka nxjerrë në plan të parë të debateve politike dhe teorike temën e globalizmit, mirëpo globalizmi është proces shumë më i vjetër sesa duket në shikim të parë. Rrënjët e tij të para mund t’i vërejmë me lidhjen e botëve gjatë sundimeve me baza teokratike dhe atyre të qytetërimeve të mëdha, me pushtimet ushtarake dhe mbretëritë gjigande, me rrugët e mëndafshit dhe tregtinë detare në kohën e vjetër.

Globalizmi bashkëkohor e karakterizon ritmi i përshpejtuar dhe në të dominon procesi i lidhjes dhe ndërvarësisë gjithnjë e më të ngushtë me njëri-tjetrin. Friedman thotë: “Ashtu siç zgjohem çdo mëngjes dhe e di se dielli pashmangshëm lind, po ashtu edhe globalizmi paraqet një ngjarje të domosdoshme, e cila nuk është çështje e vullnetit por e zgjedhjes.”10

Konfliktet kulturore nuk janë të rralla, ato janë të pranishme në mikrokozmos dhe makrokozmos. Në mikrokozmos ato përfshijnë konflikte nacionale dhe fetare, kurse në nivelin makro, ato janë përplasje qytetërimesh dhe pikërisht mungesa e kulturës kozmopolite, respektivisht kulturës së pranimit të tjetrit çon në konflikte të tilla. Nuk janë të rralla gjithashtu rastet kur këto konflikte instrumentalizohen dhe vetëm shfrytëzohen për arritjen e disa qëllimeve të larta, ku shpeshherë pjesëtarët e secilit grup kulturor nuk janë madje as të vetëdijshëm.

Njerëz të kulturave të ndryshme jetojnë në shumë vende së bashku, ku në shumë vende të vogla kanë konflikte me njëri-tjetrin dhe është detyrë e të gjithëve që ta afirmojmë dhe propagandojmë dialogun dhe tolerancën dhe që ta nxisin bashkëjetesën dhe në atë mënyrë, si dhe të dëshmojnë se kultura kozmopolite është diçka që ekziston dhe madje ofron cilësinë e qartë të ruajtjes së dialogut dhe kërkimit të zgjidhjeve më të mira.

Sigurisht që, “në ndërtimin e kësaj kulture, rol të rëndësishëm kanë shtetet dhe lëvizjet e mëdha botërore. Sipas Aristotelit, qëllimi i shtetit është jo vetëm sigurimi dhe 9 Abazoviq, Dritan, “Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale, Qendra për Kulturë, Ulqin, 2009: 27. 10 Friedman, T., “The Lexus and the Olive tree, Understanding Globalization”, Ferar Struss, New York, 1999: 114.

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

24

avancimi i jetës fizike të qytetarit, por i jetës morale të qytetarit, sigurimi i jetës në përputhje me virtytet dhe me të mirën e përgjithshme. Kur është çështja te rregullimi më i mirë për shtetin, Aristoteli është angazhuar për atë koncept në të cilin qytetarët do të jetonin në harmoni me virtytet. Në përputhje me këtë, për Aristotelin detyra më e lartë e shtetit është që të arrijë edukimin moral të qytetarit për një jetë të mirë, të lumtur, sepse veç në shtet njeriu mund ta kërkojë dhe ta gjejë jetën në përputhje me virtytin.”11

Ideja e kozmopolitizmit është njëra nga ato të cilat në vend të luftës së qytetërimeve zgjedh dhe thekson dialogun ndërkulturor, e ai në vetvete nuk niset nga supozimi i kulturave kombëtare homogjene.

Qëllimi kozmopolit ofron edhe parafytyrimin e të ardhmes. Atë ardhmëri e përbën transparenca, liria, drejtësia, solidariteti, dashuria, paqja, siguria, mirëqenia dhe të gjitha anët e tjera të mira të jetës njerëzore.

Beck thekson se, “Rruga drejt asaj bote duhet të krijohet përmes, shoqërisë civile të fortë, modelit të ri të demokracisë, modelit të ri të integrimit përmes pranimit të diversiteteve (e jo përmes heqjes së tyre), propagandimit të një bashkësie të re politike, e cila duhet të jetë prijëse drejt kozmopolitizmit.”12

Ndërsa po të shohim origjinën e fjalës “kulturë”, vërejmë se është fjalë, që vjen nga latinishtja dhe ka kuptimin: përpunim, kultivim, ngritje racionale e ndonjë dege ekonomike. Kultura është gjithashtu zhvillim, arsimim, përsosje, fisnikërim dhe begatim i shpirtit. Ajo është e lidhur edhe me etikën, prandaj shpesh thuhet që kultura është ngritje e individit dhe e mbarë shoqërisë deri aty që idealet e tij të jenë: drejtësia, vërtetësia, njerëzia dhe respekti i ndërsjellë.

Gyleni e përkufizon kulturën, “si një burim të rëndësishëm, të cilës i drejtohet rregullisht një komb gjatë procesit të zhvillimit dhe përparimit të vet në atë vijë, që është e posaçme për atë vetë. Sipas tij, mes harmonisë dhe orientimit të jetës së kombit dhe kthjelltësisë së burimeve të kulturës ka ekzistuar gjithmonë një lidhje e ngushtë.

Kultura është tërësia e parimeve të lindura nga ndjenja të tilla si gjuha, edukata, zakonet dhe arti të një shoqërie, të shndërruara, më pas, duke u përpunuar vazhdimisht, në mënyrën e jetesës të asaj shoqërie, tërësia e parimeve, çdo fragment i të cilave është pothuaj shumë i rëndësishëm. Në përfundim të kontakteve të shumta a të pakta të kombeve me njëri-tjetrin, kultura, në një farë mase, ashtu si dhe qytetërimi, mund të kalojë nga një shoqëri në tjetrën. Ndërkaq, nëse në këtë kalim, distilatorët e shpirtit kombëtar nuk funksionojnë mirë dhe nuk kryhen mirë seleksionimet dhe kompensimet e duhura, si rezultat, amullia dhe depresioni kulturor-qytetërimor bëhet i pashmangshëm.”13

Kultura zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e çdo kombi. Kultura e lidhur ngushtë dhe e njësuar me të kaluarën e kombit dhe rrënjët e tij shpirtërore, hap dhe i ndriçon rrugët e gjallesës e të lartësimit për atë komb.

Ndërsa qytetërimi sipas Gylenit, “është pasuri ndiesore, delikatesë shpirtërore, thellësi pikëpamjeje dhe pranim i të tjerëve, duke u njohur edhe atyre të drejtën për të ekzistuar. Qytetërimi i vërtetë është mundur të vërtetohet vetëm në kushtet kur kanë prirë vazhdimisht dituria dhe morali bashkë. Ndërsa qytetërimi i së ardhmes do të hedhë shtat e zhvillohet në fidanishten ku kultivohen shkencat dhe teknologjia e Perëndimit, si dhe filozofia e besimit dhe moralit të Orientit.

11 Abazoviq, Dritan, “Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale, Qendra për Kulturë, Ulqin, 2009: 71. 12 Po aty, 98; për më tepër shih: Beck, 2006: 196. 13 Gylen, F., “Kriteret ose Dritat e Rrugës (ese, gjykime e aforizma)”, Prizmi, Tiranë, 2003: 44.

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

25

S'duhet pandehur se qytetërim do të thotë të kesh përparuar shumë në shkencat e natyrës e teknologji, të zotërosh mundësi moderne e të jetosh në qytete të mëdha, të ecësh në rrugë e bulevarde të gjera e të banosh në gradaçele. Qenia të qytetëruar e individëve, duhet kërkuar në përpjekjet e tyre për të fituar një natyrë të dytë, duke zhvilluar embrionet e gjërave të mira, që ndodhen në esencën e njeriut.”14

Duke u nisur që nga lojërat olimpike, monumentet e shumta të arkitekturës, që i vizitojnë miliona turistë nga e gjithë bota, veprat e shumta letrare, që lexohen njëlloj në të gjitha anët e globit, shumë piktorë, pikturat e të cilëve janë të njohura kudo, e të tjera, të gjitha këto përbëjnë tashmë kulturën botërore e në atë mënyrë edhe kulturën kozmopolite, apo globaliste.

Shumë studiues janë të mendimit se kultura kozmopolite është e pashmangshme, nëse dëshirohet të evitohet konflikti. Ajo i përjeton të gjitha kulturat dhe të gjitha qytetërimet si të vetat, pa dashur, që ta kushtëzojë askënd, që të flijojë asnjë specifikë të vetën për diçka. Duke u prezantuar si kulturë e përgjithshme botërore, specifikat dhe dallimet i çmon si pasuri. Po të shikonim vetëm për një çast në muzetë e Parisit, Brukselit, Berlinit, Romës, Nju Jorkut, etj., do të vinim re, se ato janë plot gjurmë nga Lindja, duke filluar nga qytetërimet e para e deri te historia më e re. Në këtë mënyrë mendojmë se ky është një argument i qartë, se njerëzit duhet që të gjitha qytetërimet dhe kulturat t’i quajnë të vetat, sepse të gjitha ato janë pjesë e trashëgimisë së tyre. Kultura kozmopolite është edhe antiksenofobike, ajo është garanci e marrëdhënieve të relaksuara ndërmjet kulturave. Në mënyrë që bota të mos bëhet dëshmi e përplasjes së kulturave, duhet që kulturat të mos jenë në rivalitet, por në bashkëjetesë.

Disa, kulturën e përjetojnë si kulturë, e cila është në shërbim të të fuqishmëve. Pa marrë parasysh shtetin, racën, fenë, gjininë, etninë, të gjithë duhet të jenë unikë rreth këtyre gjërave, kjo është kultura kozmopolite dhe ky është kozmopolitizmi kulturor.15

“Kultura kozmopolite nuk është përjashtuese, ajo nuk i përjashton as kulturat lokale, as projektimet ideologjike. Ajo thjesht i integron. Kështu trashëgimia e përgjithshme kulturore e botës është në të vërtetë kulturë kozmopolite. Qendra e interesimit të saj është Njeriu dhe e ardhmja e tij e ndritshme. Ajo gjithashtu nuk shkon në drejtim të mohimit të ndjenjës kombëtare me qëllim të ndjenjës për mbarë botën. Komunitarët thonë se, është marrëzi të pritet që ndonjë pjesëtar i një shteti të caktuar t’i mbrojë të drejtat e dikujt më shumë se të vetat.”16

Kultura globale nga të gjitha anët e botës, kontribut për të cilën kanë dhënë të gjithë njerëzit gjatë mijëra viteve, përmes librave, pikturave, muzikës, fesë, ndërtimeve, zbulimeve, filozofisë, letërsisë, etj., në të vërtetë i jep legjitimitet mendimit kozmopolit.

Mirëpo që të arrijmë në dialogun e kulturave dhe bashkëjetesën e tyre, një vend të rëndësishëm duhet të luajë edhe drejtësia. Drejtësia është një koncept filozofik, që kërkon qasje filozofike. Xhon Rols në librin e tij “Teoria e drejtësisë” sqaron se, “Drejtësia është virtyti i parë i institucioneve shoqërore, siç është e vërteta virtyti i parë i sistemit të menduarit. Një teori sado elegante dhe ekonomike që të jetë, duhet të hidhet poshtë ose të ndryshohet, nëse është e pavërtetë, po ashtu ligjet dhe institucionet sado efikase dhe të rregulluara që të jenë, duhet të hiqen nëse janë të padrejta.”17

14 Po aty, 48. 15 Abazoviq, Dritan, “Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale, Qendra për Kulturë, Ulqin, 2009: 115; për më tepër shih: Lencer dhe Boli, 2006: 58-64. 16 Po aty; për më tepër shih: Nusbaum, 1999: 35). 17 John Rawls, A theory of justice, Belknap Press of Harvard University Press, 1998: 21.

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

26

Drejtësia globale nuk është e mundur pa vetëdijen shoqërore. Ajo arrihet me nxitjen e shkencës, arsimit dhe diturisë për të krijuar shoqëri progresive. Gjithashtu, e rëndësishme është që të përtërihen edhe disa dije tradicionale dhe të lidhen me arritjet bashkëkohore. Drejtësia globale nënkupton krijimin e shoqërisë së jodhunës, përkrahjes dhe diversitetit. Për më tepër nënkupton kulturën e tolerancës, bashkëpunimit, si dhe bashkëjetesën e kulturave tradicionale dhe të reja, stileve të jetës dhe mentalitetit.

“Kozmopolitizmi është pikësëpari nocion filozofik, që pa një analizë të thellë dhe të bazuar nuk mund të zërë vend. Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale edhe pse në vetvete mund të quhen ide utopiste, në fakt praktikimi i metodave që të çojnë në dialogun dhe bashkëjetesën e kulturave dhe diversiteteve, tregon se çdo gjë është e arritshme.”18

Filozofi gjerman Ode Marqurad thotë: “Filozofi është kur mendohet pa marrë parasysh.”19 Po kështu kjo mund thuhet edhe për kulturën kozmopolite, pjesë e së cilës është edhe filozofia, të mendosh pa marrë parasysh kufizimet, të mendosh pozitivisht dhe të mendosh kthjellët. As drejtësia globale nuk është prodhim i pamundur i të menduarit të tillë!

I. 2. Drejt dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar Debatimi për dialog ndërfetar vetëvetiu nxit disponime dhe reagime të ndryshme,

nga ato mohuese, miratuese deri tek ato indiferente. Disa refuzojnë këtë ide që në fillesa - a priori, pa hyrë në hollësi. Disa miratojnë, por nuk kanë ndonjë ide, apo platformë për sendërtimin e dialogut në praktikë dhe disa, që numerikisht janë më të pakët, e miratojnë dialogun dhe kërkojnë me këmbëngulje zhvillimin e dialogut ndërfetar. Në fakt masat e gjera të popullit kërkojnë dialog, se janë më afër thelbit të problemit, se sa prijëtarët e tyre, të shkolluarit, të cilët zakonisht, janë të lidhur me ndonjë qendër ndikimi, intelektualisht ose politikisht.

Historia e dialogut ndërfetar pikënisjen e vet e përcakton tjetërkund edhe kohësisht edhe hapësinërisht, në tradita të ndryshme. Më e manifestuara deri tashti është ajo e quajtura ekumenizëm, që shtrihet në të gjitha traditat.

Dialogu ndërfetar, jo vetëm që është i dëshirueshëm, por është proces i domosdoshëm. Procesi i dialogimit ndërfetar nuk do të thotë njëkohësisht proces i kristianizimit, islamizimit, judaizimit, etj., respektivisht nuk është asimilim në ndonjë nga këto grupime ose organizata fetare, por është proces që ka disa funksione dhe më kryesori është komunikim i vazhdueshëm popujsh, kulturash e traditash.

Natyrisht, ekzistojnë edhe shumë pikëpamje dhe perceptime të kësaj dukurie dhe kjo e paraqitura është vetëm një nga shumë mundësi. Dialogu për mbarë botën nuk paraqet diçka të pamundur, por rrugë kah sendërtimi i plotë i dëshirës njerëzore për dialog.

Këto funksione të dialogut kërkojnë edhe diçka tejet të rëndësishme, e ajo është arsimimi për dialog, mirëkuptim e tolerancë. Aktualisht programet shtetërore dhe private në shumë vende të botës nuk ofrojnë ndihmesë të mjaftueshme në këtë pikëpamje. Shkollat mbeten shumë për të bërë në këtë fushë. Edukimi dhe arsimimi i gjerë dhe i thellë, moral dhe estetik, thuajse tërësisht është neglizhuar nëpër sistemet edukative-arsimore laike.

Kjo bën që dialogu të kalojë, siç e shpreh këtë Hans Kung20, nga injorimi, nëpër arrogancë deri te toleranca, që e përkthyer në gjuhë të përditshme do të thotë më shumë disa pranë disave dhe disa kundër disave, se sa disa me disa. Ka shumë të përbashkëta, por nuk ka 18 Abazoviq, Dritan, “Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale, Qendra për Kulturë, Ulqin, 2009: 157. 19 Po aty, 182. 20 Gazeta “Drita Islame”, Maj 2006: 9.

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

27

unitet; askush s’është kundër, por secili i përmbahet të vetes; ka tubime, por nuk ka veprime, ka afrime, por nuk ka dashuri; ka paralajmërime simbolike, por nuk ka orvatje serioze; ka zbutje kontekstesh, por nuk ka kapërcime të tyre; ka falje, por nuk ka harresë. Nuk ka takime të besimtarëve, por vetëm të institucioneve fetare, ose të përfaqësuesve të tyre.

Ne duhet të ecim drejt dialogut pa paragjykime, pa komplekse, pa paragjykime për popuj të zgjedhur ose të pazgjedhur, pa frikë, pa drojë, por me sinqeritet, me dije!

Nevoja për dialog midis popujve dhe besimeve është përforcuar prej ngjarjeve që kanë ndodhur vitet e fundit. Dialogu ndërfetar është parë si një prej alternativave për të shumëpërfolurën “përplasja e qytetërimeve”. Ata që nuk pajtohen me teorinë që përplasja e qytetërimeve është e pashmangshme, këmbëngulin në dialogun e qytetërimeve.

Bota sot ka nevojë për një dialog ndërfetar, ndëretnik dhe ndërkulturor, për një paqe botërore dhe një etikë globale. Njerëzit duhet të lënë pas paragjykimet, dyshimet dhe të vërtetat e cunguara, në mënyrë që të jenë në gjendje të kuptojnë të vërtetën e aludimeve.

Dialogu sot është një domosdoshmëri për të gjithë. Hapi i parë në vendosjen e tij është shmangia e debateve të panevojshme në lidhje me të kaluarën, largimi prej argumenteve polemizuese dhe theksimi me përparësi i pikave të përbashkëta, të cilat janë më të shumta se kundërshtimet e ndërsjella.

Në fazën e dytë të Koncilit të Vatikanit, Papa Pauli VI deklaroi: “Në njërën anë, Kisha Katolike është duke vështruar më larg, përtej horizonteve

të Krishtërimit. Ajo po kthehet drejt feve të tjera që ruajnë konceptin dhe kuptimin e Zotit si të Vetëm, Transcendental, Krijues, Sundimtar i Fatit dhe Njohjes. Ato fe e adhurojnë Zotin me sinqeritet, me aksione të përshpirtshme.”21

"Mjaft më me "dialog-përkëdhelës" me islamin", kjo dëgjohet kohë pas kohe nga ana e kishave - mendon Aiman Mazyek nga "Këshilli Qendror i Myslimanëve të Gjermanisë". Edhe Mazyek është kundër një dialogu të tillë "ledhatues"- pra kundër një dialogu ndërfetar, i cili i zbeh pikat kritike ose edhe i anashkalon. “Megjithatë nuk është e vërtetë se dialogu ndërfetar do të udhëhiqet në mënyrë jo kritike”, mendon Mazyek.22

Por si mund të jetë modeli ideal i dialogut ndërfetar? Cilat mund të jenë qëllimet e tij? Çfarë mund të arrihet? Për përgjigjen e pyetjeve të tilla, duhet në radhë të parë që njerëzit të dijnë kufijtë në mes të dialogut teologjik dhe atij shoqëror, shprehet Aiman Mazyek. Sqarimi teologjik është diçka që iu përket njerëzve të kësaj fushe dhe jo për opinionin e gjerë. Ai mendon se populli i thjeshtë duhet të përfshihet në dialogje shoqërore dhe thekson se: “Dialogu për çështje shoqërore, nuk mund të jetë i kufizuar në bashkësitë kishtare apo fetare. Të gjithë ata që bartin përgjegjësi në shoqëri, duhet të ndikojnë. Ne kemi kaq shumë probleme ekonomiko-shoqërore, diskutime vlerash prej kishave dhe myslimanëve. Mendoj se ky është një kontribut i rëndësishëm, të cilin duhet ta japin si të krishterët ashtu edhe myslimanët. Detyra kryesore e dialogut duhet të jetë që problemet e shoqërisë t'i zgjidhin bashkë”.23

Nëse do të bëhej një interpretim i saktë i mjaft prej parimeve udhëheqëse të vlerave të vërteta njerëzore fetare si, mëshira, qetësia shpirtërore, harmonia shoqërore, ndershmëria dhe besimi në një Zot, atëherë rezultati do të ishte mjaft pozitiv. Kudo në botë duhet të përforcohen thirrjet për liderët fetarë, për diskutime mbi përmbajtjen e idealeve të përbashkëta të tyre.

21 Turkish Daily News, 11-12 janar 2000 dhe The Fouintain korrik-shtator 2000:7-8. 22 AIL, Gjermani: 26.6.2006. 23 Po aty.

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

28

I.3. Historia e Dialogut mes Islamit dhe Krishtërimit Marrëdhëniet midis Islamit dhe Krishtërimit fillojnë që në kohën e Profetit

Muhamed me emigrimin e myslimanëve në Abisini tek mbreti i krishterë Nexhashiu, më tej vazhdojnë me Kartën e Medinës, e pastaj e pasojnë marrëdhëniet në kohën e kalifëve, etj. Në kohën e Kalifit Umer, kur u mor qyteti Humus me aprovimin e vendasve, një e katërta e kishës përdorej si xhami për t’u falur myslimanët.24 Kështu nga e njëjta derë hynin si të krishterët, ashtu edhe myslimanët. Kurse në Andaluzi kisha e San Vicentit me një marrëveshje dypalëshe, përdorej gjysma si kishë dhe gjysma si xhami. Ndërsa në Stamboll shihet se në një oborr gjendet kisha, xhamia dhe sinagoga.25 Kur shkoi kalifi Umer në Damask së bashku me Aliun (kalifi i katërt pas Profetit Muhamed), mori një ftesë nga të krishterët për drekë dhe pasi i pyeti se ku është shtruar sofra dhe mori përgjigjen “në kishë”, ai iu drejtua Aliut që të merrte myslimanët e tjerë dhe të shkonin të merrnin pjesë në tryezën e përbashkët.26

Kur’ani faktikisht e ka caktuar bazën doktrinare të marrëdhënieve myslimano-të krishtera, por për shumë të krishterë nuk arrihet të kuptohet ndikimi i fuqishëm i Jezuit mbi myslimanët. Krishterimi dhe Islami duhet të interesohen mbi mëtimet e njëri-tjetrit përmes mjeteve të dialogut, që është zgjatimi altruist i të dyja besimeve.

Që në fillesat e para të Islamit, përveçse disa rasteve, “Krishtërimi semit” u siguroi mbrojtje myslimanëve. Më pas, me hyrjen e Islamit në skenën e historisë, të krishterët kanë bashkëjetuar me myslimanët për 14 shekuj, duke ndërtuar së bashku historinë e tolerancës dhe bashkëpunimit.27

Ndikimi më i rëndësishëm i mendimit evropian në botën myslimane, daton në fillimin e shekullit të XIX, ndërsa mendimi islam e kishte dhënë ndikimin e tij në kulturën evropiane gjatë rrugës së gjatë drejt zhvillimit dhe teknologjisë, gati një mijë vjet më parë dhe gjatë një periudhe prej disa qindra vjetësh. Kështu për më shumë se një mijë vjet kultura evropiane përfitoi nga “iluminizmi” i hershëm islam në të gjitha fushat e kulturës dhe shkencës.

Është fakt historik, që formimi i jetës intelektuale të vërtetë evropiane në mesjetë, është ndikuar shumë nga qytetërimi i Andaluzisë në Spanjë. Gjatë pesë shekujve, pikërisht nga shekulli VIII deri në shekullin e XIII, historia e qytetërimeve të botës u pri në mjaft aspekte nga qytetërimi islam. Gjatë një periudhe afërsisht prej 200 vjetësh, ndeshja e Evropës me qytetërimin islam i mundësoi asaj zhvillimin e aftësive në fushat shkencore dhe të dijes, veçanërisht në filozofi, mjekësi, astronomi, kimi dhe matematikë. Një nga arritjet më të mëdha të dijetarëve myslimanë në mesjetë është ruajtja e thesareve të shkencës dhe filozofisë së lashtë greke për brezat e ardhshëm. Dijetarët e krishterë u njohën me konceptet e metafizikës aristoteliane nga filozofët myslimanë në Spanjë dhe nga përkthimet dhe komentet e tyre. Filozofi arab ibn Rushd (Averroes) i lindur në Kordovë në vitin 1126, ushtroi ndikimin më të madh me anë të komentit të tij mbi veprat e Aristotelit. Shkollat arabe (universitetet) në Kordovë, Sevilje, Granadë, Valencia dhe Toledo, tërhoqën një numër të madh dijetarësh të krishterë. Mendimtarët më të mëdhenj të krishterë të asaj kohe, si Alberti i Madh, Roger Bekon, Thomas Akuini, Williami i Ockham, Gerberti i Aurillac, që më vonë u bë Papa Silvester i II, zhvilluan aftësitë e tyre intelektuale në ato qendra mësimi.

24 Canan, Prof. Dr. Ibrahim, Diyalogun dini ve tarihi temelleri, Isik, Stamboll, 2006:127, shih: el-Belazuri, Futuhul Buldan, Bejrut, 1958:187. 25 Po aty, shih: Ozdemir, M., Endelus Muslumanlari, Ankara, 1994:68. 26 Po aty, shih: Ibni Kajjim el Xhevzije, Igasetu’l-lehfan, Egjipt, 1320:84. 27 Faruki, Ismail, “Islami dhe Krishtërimi, Konflikt apo Dialog”, Erasmus, Tiranë, 2009: 5, 8; Journal of Ecumenical Studies”, 1968:45-7.

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

29

“Biblioteka e madhe e Evropës” në Toledo, ku në vitin 1130 u themelua një shkollë përkthimi, tërhoqi studentë dhe studiues nga e gjithë Evropa. Shkenca mjekësore arabo-islame pati një ndikim të madh në zhvillimin e disiplinës mjekësore në Evropë. Në shekullin e XII profesorët e parë në universitetet e porsathemeluara të Evropës, ishin pothuajse të gjithë studentë të dijetarëve myslimanë. Për gjashtë shekuj, puna kryesore e dijetarit mjekësor më të famshëm, Ibn Sina (Avicenna), ‘Al-Kanun’ (canon medicinae), u mësua në të gjitha fakultetet e mjekësisë kryesore evropiane. Në vitin 1587 mbreti Henri III i Francës krijoi një katedër për gjuhën arabe në kolegjin Royal për t’i dhënë shtysë studimit mjekësor në Francë. Ndikime të ngjashme në zhvillimin e metodave shkencore mund të gjenden në fushën e matematikës, astronomisë, kimisë, arkitekturës, muzikës dhe teknikave industriale. Astronomi arab Al-Battani28, (Albatenius 858-929) hodhi poshtë prerazi dogmën e Ptolemeut të gjeocentrizmit, shumë kohë para se Koperniku të publikonte librin e tij të famshëm “De revolutionibus orbium coelestium” në shekullin e XVI-të. Periudha romane e artit evropian i detyrohej gjithashtu mjaft arkitekturës islame, veçanërisht në Spanjë.

Karli i Madh (747-814 e.r.) kishte marrëdhënie të mira me Abasidët në Bagdad. Harun Rashidi e respektonte atë si mbrojtësin e të krishterëve orientalë me disa të drejta zyrtare mbi Jeruzalemin. Në një periudhë më të vonshme historike, perandori Frederiku II (1194-1250 e.r.), “Mbreti i Siçilisë dhe Jeruzalemit”, pavarësisht nga pjesëmarrja e tij në kryqëzata, tregoi një çiltërsi të vërtetë ndaj qytetërimit islam dhe ishte i etur për të mësuar nga dijetarët myslimanë. Megjithatë duhet të theksohet se interesi i dy sundimtarëve ishte drejtuar në lindje, jo në tokën evropiane të përqendruar në Kordovë.

Historia politike e marrëdhënieve islamo-të krishtera në Evropë mbizotërohet nga lëvizja e kryqëzatave, që filloi në shekullin e XI, me anën e të cilave u mundua të krijohej hegjemonia e padiskutueshme e Vatikanit ndaj vendeve të krishtera të Perëndimit.

Ekzekutimet, konvertimet me dhunë, apo dëbimet e myslimanëve nga Spanja prej të krishterëve, pasuan humbjen politike të myslimanëve. Kështu mbaroi edhe bashkëjetesa tetë shekullore ndërfetare dhe ndëretnike.

Shumë shpejt kryqëzatat u kthyen në sipërmarrje kolonizuese, me anë të të cilave shtetet kolonizuese donin të siguronin interesat e tyre jetike ekonomike dhe tregtare. Feja ishte thjesht një pretekst për planet kolonizuese, jo vetëm ndaj myslimanëve në Tokën e Shenjtë (Jeruzalem), por edhe kundër perandorisë së krishterë bizantine, gjë që u tregua më qartë nga kryqëzata e katërt, gjatë së cilës, Enriko Dandolo, pushtoi Konstantinopojën e plaçkitur në vitin 1204. Ndërsa myslimanët qenë të suksesshëm në marrjen e Jeruzalemit nga Salahudini, ripushtimi solli përfundimisht fundin e pranisë islame në Evropë me rënien e Granadës në vitin 1492. Megjithatë, në pjesën lindore të Evropës perandoria e re e myslimanëve, ajo osmane kishte marrë jo vetëm Konstantinopojën, qendrën e krishtërimit lindor në 1453, por i kishte zgjeruar tokat e saj gradualisht, deri tek portat e Vjenës në vitin 1683.

Kjo histori e ndërlikuar konfrontimesh mes të krishterëve dhe myslimanëve në Perëndim, Jug dhe në Lindje të Evropës dhe në Lindjen e Afërme, e ka bërë praktikisht të pamundur një “dialog të vërtetë të qytetërimeve”, pavarësisht nga ndikimi i madh i kulturës islame në zhvillimin e mendjes evropiane. Në kontekstin e konfrontimeve politiko-ushtarake, feja shërbeu si një mjet ideologjik nga ana e të krishterëve për të mbrojtur interesat e

28 Al-Battani (Albatenius 858-929). Një nga arritjet më të njohur në astronomi të Batannit, ishte llogaritja e vitit si 365 ditë, e 5 orë, e 46 minuta dhe 24 sekonda. Battani kishte një ndikim të madh edhe në astronomë të njohur evropianë si, Koperniku, etj. Bota moderne, për nder të Batannit dhe kontributi të e tij në botën shkencore, i dha emrin e tij Albategnius, një zone në hënë. Ai njihet gjithashtu edhe si matematikan për zbulimet e veta në trigonometri.

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

30

drejtuesve evropianë. Kjo shpjegon historinë e keqkuptimeve, që shoqëron përplasjen islamo-të krishtere në Evropë gjatë shekujve.

Stereotipet anti-islame në Evropë, janë pasqyrimi i kësaj historie të hershme antagoniste të bashkëveprimit islamo-të krishterë, gjatë zgjerimit të sundimit mysliman në Evropë, që nga shekulli i VIII dhe nga rezultati i ripushtimit dhe i kryqëzatave.

Në historinë e etikës islame, që nga fillimet e vërteta të besimit islam, Kur’ani ka mbetur një burim frymëzimi i patjetërsueshëm. Ai u plotësua nga një numër i madh i recetave të detajuara nga koleksioni i madh i haditheve, traditës profetike. Qysh nga fillimet e hershme të Kalifatit Abasit të Bagdadit, të rinjtë arabë të perandorisë ndjenë nevojën për përkthime nga qytetërimi i vjetër grek. Kalifi Al-Mansur (754-775) pati punësuar në stafin e tij mjekësor mjekun e krishterë Georgius Bokhtishu të qytetit nestorian të Gunde-Shapur, rreth 150 km në verilindje të Basras së sotme. Mjeku pati sjellë filozofinë greke në Pallatin e Bagdadit dhe kjo traditë u pat zhvilluar shpejt. Kalifi El-Mamun (813-833) pati themeluar Shtëpinë e Mençurisë apo Bejt el-Hikmah, si një bibliotekë, një qendër për përkthime dhe botime, e cila shërbente për të kopjuar dhe shumëfishuar përkthimet. Myslimanët arabisht-folës, të afërt me nestorianët persishtfolës, prodhuan përkthime të reja në të gjitha fushat e shkencës. Përkthyesi më i njohur është Hunejn ibn Ishak (808-873), i cili ishte i pari që përktheu Nicomachea Ethica, veprën e madhe klasike të Aristotelit. Lidhja mjekësore vazhdoi me pas me filozofët e mëdhenj Ibn Sina (Avicena) dhe Ibn Rushd (Averroes), të cilët gjithashtu kanë punuar si mjekë.

Ibn Miskavajh (932-1030) ka qenë "Babai i Traditës Humanistike Islame". Ai shkroi një vepër të madhe historike, por ai është i mirënjohur për punën e tij të konsiderueshme në fushën e etikës. Studiues modernë si Arkoun (1982) dhe Goodman (2003) e konsiderojnë atë si një shembull të madh të humanizmit islam. Vepra e tij e madhe në fushën e etikës është Tahdhīb al-akhlāq, "Përpunimi i karakterit". Ajo është një përmbledhje e plotë e temave kryesore të ideve etike të Platonit dhe të Aristotelit, të paraqitura në kontekstin e pikëpamjeve të botës myslimane.29

“Origjina e harmonisë dhe bashkëpunimit ndërmjet feve e shohim si element mjaft mahnitës në trashëgiminë intelektuale të Ibn Miskavajh. Mësuesi i tij më i drejtpërdrejtë ka qenë myslimani Ibn al-Khammār, një nxënës i të krishterit Jakobit Yahya ibn Wadi, i cili nga ana e tij ka qenë nxënës i myslimanit al-Farabi dhe i të krishterit nestorian Abu Bishr Mattā.”30

I. 3.1. Pikat e ndarjes dhe bashkimit mes Islamit dhe Krishtërimit Për të kuptuar karakterin dhe natyrën ideologjike të shumë prej konfrontimeve të

përshkruara më lart, duhet reflektuar shkurtimisht në ngjashmëritë e pamohueshme metafizike mes Islamit dhe Krishtërimit, që mund të jenë baza e një dialogu erudit mes dy feve në fushat teologjike dhe kulturore.

Përsa i përket aspektit teologjik si Islami, ashtu edhe Krishtërimi, bazohen tek besimi në një Zot. Monoteizmi është thelbi i fesë së tyre. Koncepti i njëshmërisë së Zotit është më i qartë në Islam, ndërsa koncepti i krishterë mund të shihet ndryshe në konceptimin e trinitetit. Koncepti i fesë islame për Zotin mund t’i ndihmojë të krishterët të sqarojnë konceptimin e tyre të monoteizmit dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike elementet

29 Faruki, Ismail, “Islami dhe Krishtërimi, Konflikt apo Dialog”, Erasmus, Tiranë, 2009; Walzer, 1962, fq. 236, 240. 30 Po aty; Goodman, 2003, 105.

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

31

antropomorfë në dogmën e tyre të trinitetit të Zotit të vetëm.31 Për më tepër të dyja fetë kanë një natyrë universale dhe si rrjedhim janë të hapura për të gjithë njerëzimin. Ky universalitet i mesazhit të tyre mund të përbëje një rivalitet mes dy feve, por në të njëjtën kohë nënvizon mungesën e paragjykimeve kundrejt të gjitha besimeve të njerëzimit. Një faktor tjetër lidhës në fushën e teologjisë është roli që Islami i jep Jezusit. Besimet e krishtera në lindjen virgjërore të Maries dhe në pamëkatshmërinë e Jezusit përkrahen fuqishëm nga Islami. Konceptime të ngjashme ekzistojnë në të dyja fetë, në lidhje më ringjalljen e njerëzve, si dhe gjyqin e madh.

Mirëpo këto ngjashmëri strukturore të doktrinës metafizike, nuk janë bërë baza për një dialog mes dy feve. Për krishtërimin në veçanti, ndryshimet doktrinore kanë qenë më të rëndësishme dhe emërtimi i profetit Muhamed si “heretik” ka helmuar marrëdhëniet mes komuniteteve për gjatë shekujve. Një mungesë besimi, si dhe një mosbesim i thellë ka mbizotëruar mes dy komuniteteve, që pjesërisht mund të shihen si rezultat i qindra vjetëve konfrontimi të armatosur në Evropë dhe në Lindjen e Afërme, e që akoma sot vazhdon në formën e paragjykimit.

Një pengesë tjetër e mirëkuptimit dhe dialogut të vërtetë përbëhet nga fakti se për një kohë të gjatë studimi për Islamin ishte në duart e orientalistëve jomyslimanë, të cilët e trajtuan këtë çështje në një mënyrë shumë polemizuese. Kjo krijoi një imazh të ndryshuar të Islamit në aspektet fetare, morale dhe shoqërore. Një pozicion i tillë doktrinar, ka pasur një ndikim shumë negativ në perceptimin evropian të Islamit, deri në ditët e sotme. Ashtu siç është thënë edhe nga Eduard Said:

“Orientalizmi për strategjinë e tij varet në një superioritet pozicional, që e vendos perëndimorin në një sërë marrëdhëniesh të mundshme me lindjen, pa ia hequr atij epërsinë relative”.32

Kjo lloj metode ka qenë një nga pengesat kryesore të një mirëkuptimi mes myslimanëve dhe të krishterëve aktualisht. Orientalizmi, shpallja e “Studimeve Islamike”, ka qenë në shumë aspekte pjesë e një rrymë eurocentrike e shekullit të XX.

Një nga stereotipet që ka ndikuar në marrëdhëniet islamo-të krishtera, që nga koha e kryqëzatave dhe luftërave me Perandorinë Osmane, ka qenë stereotipi i interpretimit të termit xhihad dhe mund të shërbejë si shembull i punës, që duhet të bëhet për t’u përgatitur për një përfaqësim dhe interpretim të ekuilibruar dhe të drejtë të mesazhit Islam në Evropë. Dijetarët e krishterë mësonin se Islami justifikon në përgjithësi dhe hapur luftën kundër jomyslimanëve, domethënë ndaj vetë të krishterëve. Disa fjali të Kur’anit merreshin dhe akoma merren jashtë kontekstit me pikësynimin dashakeqës për të “vërtetuar” një natyrë agresive të islamit. Për këtë qëllim përdorin shpesh kapitullin (suren) 22, El-Haxh, vargu 39, dispozitat e qarta të së cilës nuk merren parasysh qëllimisht. Në këtë sure thuhet se forca është e lejuar vetëm në rast vetëmbrojtjeje:

“Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi…”33 dhe në kapitullin (suren) El-Bekare, vargu 190, ky parim shprehet më saktësisht:

“Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që ju luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin”34

31 Po aty; Koechler, Hans, The Concept of Monotheism in Islam and Christianity, Vienë, International Progress Organization/Braumüller, 1982. 32 Said, Edward, Orientalism, Reprint, New York, Vintage Books, 1979:7. 33 Kur’an, botim i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë 2006, kaptina El-Haxh, vargu 39:337.

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

32

Keqinterpretimi i përdorimit të forcës në Kur’an është një shembull kryesor i keqkuptimit, ose më saktësisht i keqinterpretimit të Islamit, që ka krijuar një atmosferë mosbesimi të thellë duke e rritur perceptimin e gabuar të Islamit si një kërcënim për qytetërimin në Evropë dhe duke mohuar të drejtën e tij të ekzistencës. I lidhur me këtë paragjykim të natyrës “armiqësore” të Islamit është një stereotip tjetër, sipas të cilit Islami nuk e pranon lirinë fetare dhe si rrjedhim është i papajtueshëm me pikëpamjen botërore liberale të Evropës së laicizuar, e cila megjithatë e përcakton identitetin e saj në bazë të historisë së saj të Krishtërimit. Shumë orientalistë dhe ekspertë të Islamit duket se nuk e marrin parasysh me qëllim formulimin e qartë në suren El Bekare, vargu 256: “Nuk ka detyrim (dhunë) në fe.” 35

Si rrjedhim, xhihadi kurrsesi nuk mund të përdoret për të vërtetuar një natyrë armiqësore apo agresive të Islamit ndaj Krishtërimit. Edhe në kohët e sotme stereotipe të këtij lloji propagandohen në leksionet akademike dhe me anë të teksteve shkollore. Shtrembërimi i qëllimshëm, mos-shpjegimi i fjalive shtesë dhe veçimi i disa formulimeve nga konteksti i tyre në Kur’an, tregojnë nevojën e një metode të re në dialogun mes myslimanëve dhe të krishterëve në Evropë. Në shumë simpoziume dhe katedra akademike në Evropë dhe SHBA, tashmë theksojnë nevojën urgjente për t’i korrigjuar këto stereotipe:

“…një nga pengesat kryesore për një mirëkuptim dhe bashkëpunim kuptimplotë mes Islamit dhe Krishterimit, është ekzistenca e vazhdueshme e stereotipeve të rreme në tekstet shkollore. Nevojitet krijimi i një programi konkret veprimi për të shqyrtuar dhe korrigjuar të gjitha tekstet shkollore në këtë pikë, në mënyrë që të krishterët që në një moshë të re të mësojnë nga kultura e vërtetë e islamit dhe shkallën e afërsisë dhe ngjashmërisë me krishterimin.”36

Në lidhje me ato çfarë u tha më sipër, mund të themi se i përkasin kryesisht aspektit teologjik dhe interpretimit të rrjedhojës së saj. Ndërsa përsa i përket veprimit politik dhe atij mediatik, marrëdhëniet islamo - të krishtera në Evropë, ndikohen nga ata që, Islamin e përshkruajnë si një kërcënim ndaj identitetit dhe sigurisë evropiane (teza e Samuel Hantingtonit e “përplasjes së qytetërimeve”37, shërben si një justifikim për mbijetesën e stereotipeve historike të përshkruara më parë).

Ekzistenca e komuniteteve të konsiderueshme islame, kryesisht punëtorë emigrantë në Evropë, ka çuar në reagime armiqësore në rritje. Këto komunitete përshkruhen shpesh si kërcënim ndaj kohezionit social dhe kulturor të Evropës. Në këto rrethana është mjaft e vështirë ruajtja e një klime dialogu dhe bashkëpunimi, në një kohë kur lëvizjet politike në Evropë përdorin me qëllim dhe madje nxisin paragjykimet anti-islame.

Edhe mediat përgjithësisht kanë luajtur një rol negativ dhe pengues, duke qenë nën ndikimin e palëve të jashtme me interesa të veçanta.

Aktualisht një faktor tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve islamo - të krishtera është konflikti arabo-izraelit dhe polemika për statusin e Jeruzalemit. Një mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të krishterëve dhe myslimanëve nuk është në interes të një pale të tretë, të

34 Po aty, 190:29. 35 Po aty, 256:42. 36 The Concept of Monotheism in Islam and Christianity, simpozium, Romë 1981:133. 37 "The Clash of Civilizations" in Foreign Affairs, vëll. 72, nr. 3:22-46, shih gjithashtu edhe librin e tij The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order, New York: Simon & Schuster, 1996. Termi fillimisht është artikuluar nga orientalisti Bernard Lewis, "The Roots of Muslim Rage," në “The Atlantic Monthly”, vëll. 266, 1990:60.

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

33

shtetit hebre në Palestinë dhe të mbështetësve të saj në Evropë e gjetiu.38 Nga ana tjetër, pushtimi i Jeruzalemit nga Izraeli nuk është i pranueshëm si nga myslimanët edhe nga të krishterët. Në fakt çështja e Jeruzalemit ofron një mundësi për veprim të përbashkët mes dy komuniteteve të besimit.

Marrëdhëniet sot dhe në të ardhmen mes myslimanëve dhe të krishterëve në Evropë, duhen përcaktuar kundër kësaj të kaluare. Duke pasur parasysh tensionet e reja, orientues nuk mund të jetë modeli i Hantingtonit, “përplasje qytetërimesh”. Perspektivat e ardhshme, duhet të bazohen në idenë e dialogut mes qytetërimeve në bazë të barazisë mes partnerëve në një sipërmarrje të tillë. Dogmat e vjetra eurocentrike të orientalizmit dhe ideologjisë së superioritetit, duhet të tejkalohen efektivisht. Një dialog i sinqertë mund të bazohet në ngjashmërinë strukturore të mesazhit monoteist të Krishtërimit dhe Islamit. Prania e komuniteteve myslimane në Evropë, duhen parë si një mundësi për të ndërtuar ura mirëkuptimi mes Islamit dhe Perëndimit, si pjesë të njëra-tjetrës. Realiteti i një shoqërie multikulturore në Evropë, lipset të pranohet nëse duam ta ndalojmë largimin mes dy besimeve dhe komuniteteve brenda dhe jashtë Evropës.

Prof. Koechler, i Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Innsbruck, Austri, thekson se, “do të jetë e një rëndësie mjaft të madhe, që të dyja palët, myslimanët dhe të krishterët, t’i zhvillojnë dialogjet e ardhshme në mënyrë të drejtpërdrejta dhe të mos përcaktohen apo ndikohen nga interesat gjeopolitikë të palëve të jashtme. E ardhmja e marrëdhënieve mes myslimanëve dhe të krishterëve, duhet të drejtohet nga një vetëdije e ndërsjellë e të vërtetave me bazë teologjike dhe vlerave morale, që këto dy qytetërime kanë të përbashkëta. Ngjashmëria strukturore e mesazhit shpirtëror të dy feve, mund të shërbejë si bazë për një mirëkuptim më të mirë politik, shoqëror dhe kulturor.”39

Disa dhjetëvjeçarë më parë shumë njerëz, jo vetëm sociologët dhe filozofët e feve, kërkuan për një thelb të përbashkët të të gjitha feve. Atëherë pati një interes të gjerë të ngjashmërive mes feve. Kështu esencializmi karakterizohet mjaft nga theksimi i veçantisë dhe ndërprerjes. Në shumë raste faktet sociologjike të myslimanëve, larmia e kushteve të tyre politike dhe kulturore, shihen në thelb si të njëjta.

Është e tepërt të themi se përdorimi i një çelësi shpjegues nuk na e bën të mundur ta kuptojmë kompleksitetin e marrëdhënieve të gjera mes të krishterëve dhe myslimanëve përgjatë historisë.

I.4. Toleranca ndërfetare në Islam sipas Kur’anit dhe Traditës Profetike Në Kur'an dhe Sunnet (jeta dhe vepra e Profetit Muhamed) nuk ka gjurmë të

ndonjë qëndrimi, që është në kundërshtim me dashurinë, tolerancën ose dialogun në kuptimin për pikëpjekjet me të gjithë.

Edhe kur Profeti Muhamed ishte duke ndërruar jetë tha: “Unë po i lë në besën tuaj Popujt e Librit, të Krishterët dhe Hebrenjtë”.40

Edhe Umeri, pasuesi i dytë pas Profetit Muhamed, si udhëheqës shteti, pati lënë të njëjtin amanet:

38 Said, Edward, "Roli e Izraelit në mediatizimin në Perëndim…të të parit të botës Islame deri në luftën e dytë botërore", Covering Islam, How the Media and the Experts Determine How We See the Rest of the World. London/Henley: Routledge & Kegan Paul, 1981: 31. 39 Hëna e re, Shkup, nr. 204, Maj 2008:14; shih: Koechler, H., Departamenti i Filozofisë në Universitetin e Innsbruck/Austri. 40 Ebu Davud, Imarat, 33; Muttaki el-Hindi, Kenzu’l-Ummal, IV, 362.

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

34

“Unë po e lë Popullin e librit që gjendet midis nesh, në besën tuaj. Frikësojuni Zotit në lidhje me ta dhe silluni me drejtësi ndaj tyre”.41

Kështu që nëse në vitet e ardhshme myslimanët do t'i zbatojnë mësimet e fesë së tyre, atëherë ato vite do të jenë vitet e tolerancës dhe mirëkuptimit, duke respektuar kështu popujt e tjerë me kulturë, qytetërim, besim dhe botëkuptim të ndryshëm. Burimet dhe argumentet e konflikteve nuk do të kenë më asnjë hapësirë. Kur'ani gjithashtu shpall: "Pajtimi është më i dobishmi!"42

Synime dhe ide humane e fisnike janë vetëm ato, të cilat për qëllim final kanë mirëqenien dhe lumturinë e përbashkët të të gjithë njerëzve pa dallim race, kombësie e feje. Këto janë dallime të lindura bashkë me njeriun dhe në to nuk ka asgjë negative. Të jesh ndryshe nga të tjerët nuk është e metë, mëkat as krim dhe askush nuk është përgjegjës për këtë. Urrejtja, e cila buron nga dallimet e tilla, është njëra nga fatkeqësitë më të mëdha të njerëzimit në histori, prej nga lindi dhe racizmi, nazizmi, shovinizmi, etj.

Njerëzit janë krijuar të ndryshëm për t’u njohur në mes vete dhe jo për të treguar urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Këtë e theksoi Kur’ani që në fillim të shpalljes së tij:

“O njerëz! Ne ju kemi krijuar prej një mashkulli e një femre dhe ju kemi bërë popuj e fise që ta njihni njëri - tjetrin.”43

Çështja e trajtimit të tolerancës ndërfetare dhe e bashkëjetesës ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme është temë themelore dhe e domosdoshme për njerëzit. Të flasësh për çështjen e tolerancës ndërfetare është sikurse të flasësh për jetën në teori dhe në praktikë. Toleranca e një feje është kriter i aftësisë së saj jetësore. Sa më fisnike të jenë dispozitat e një feje, aq më të mëdha do të jenë predispozitat e saj për t’u bërë fe universale, fe e gjinisë njerëzore.

Kur’ani dhe Sunneti (tradita e Profetit Muhamed), janë burimet kryesore të Islamit dhe që të dy me normat dhe rregullat e tyre e trajtojnë në mënyrë reale çështjen e tolerancës dhe të lirive fetare.

Në fenë islame nuk mund të imagjinohet teoria pa praktikën në asnjë pikëpamje dhe meqë problematika është me rëndësi teorike dhe praktike, atëherë në vazhdim do të shohim tolerancën islame, si reflektim ideor dhe praktik.

I.4.1. Toleranca në Kur’an Fillimisht mund të citojmë një ajet kur’anor, që është parim themelor i besimit

Islam dhe dispozita më madhështore me të cilën theksohet liria e plotë e besimit: “Nuk ka dhunë në fe.”44 Në një vend tjetër, Kur’ani thekson qartë, se zgjidhja përfundimtare e besimit

është çështje private, vetjake: “Thuaj: E Vërteta është nga Zoti juaj, prandaj kush do, le të besojë, kush do, le të

mos besojë.” 45 Vargu i mëposhtëm kur’anor e bën edhe më të qartë parimin e lirisë së besimit,

apo të mosbesimit individual.

41 Jahja bin Adem, Kitabu’l-Haraxh, 54. 42 Kur’an, en-Nisa, 4:128. 43 Kur’an, Huxhurat, 13. 44 Kur’an, El-Bekare, 256. 45 Kur’an, El-Kehf, 29.

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

35

“Thuaj: “O besimtarë. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni. As ju nuk adhuroni atë që adhuroj unë. Unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni. Ju keni fenë tuaj, unë kam fenë time.”46

Ky koncept i tolerancës ndaj besimeve të tjera shtrihet edhe më tej dhe Kur’ani përkufizon qartë rolin dhe kufijtë e profetësisë.

Kur’ani i porosit myslimanët të jenë tolerantë, zemërgjerë, të mëshirshëm dhe komunikues me pjesëtarët e feve të tjera:

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi, këshillime, të mira dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë.”47

Ose vargu tjetër: “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. E përse

atëherë t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë.”48 Kur’ani, nga myslimanët jo vetëm që kërkon tolerancë, mirëkuptim, sjellje e

qëndrim korrekt ndaj pjesëtarëve të feve të tjera, por ai shkon edhe më larg dhe nga toleranca kalon në shkallën e njohjes, që është shkalla më e lartë e tolerancës dhe garanci për bashkëjetesë. Judaizmin dhe krishtërimin i njeh si fe monoteiste, fe që kanë librat e tyre të shpallur nga Zoti dhe bashkë me Islamin, që te tre religjionet, i quan fe qiellore, ndërsa hebrenjtë dhe të krishterët, si “Ehlu’l-Kitab” - “Ithtarë të Librit”.

Në një ajet i fton për bashkim me këto fjalë: “O ithtarë të Librit, ejani të bashkohemi rreth gjërave të përbashkëta edhe për ju,

edhe për ne: të adhurojmë vetëm Zotin e mos t’i bëjmë asnjë shok Atij dhe mos ta marrim njëri-tjetrin për Zot, në vend të Perëndisë.”49

Në favor të asaj që Kur’ani i njeh popujt e tjerë shkon edhe njohja e profetëve të tyre. Kur’ani në të vërtetë nuk bën kurrfarë dallimi në mes të profetëve, duke filluar prej Ademit (Adamit) nëpërmjet Ibrahimit (Abrahamit) e Musait (Moisiut) e deri tek Muhamedi. Ndërsa për Isain (Jezusin) - të birin e Merjemes (Marisë), vërtetues i Teuratit (Toras), thotë:

“Ne dërguam në gjurmët e profetëve - Isain (Jezusin). Dhe ne i dhamë atij Inxhilin (Ungjillin), në të cilin ka udhëzim e dritë, vërtetues i Tevratit (Toras), të cilin e kanë para vetes – udhërrëfim dhe këshillim për ata që i druhen Zotit.” 50

Kur’ani flet mbi Jezusin (Isain) në mënyra që nuk shprehen as për Muhamedin: Jezusi ka lindur nga një e virgjër dhe lindja e tij u lajmërua nga një engjëll. Historia e lajmërimit të lindjes së Jezusit që përmban Kur’ani është mjaft e ngjashme me atë të Ungjillit të Lukës. Sipas Kur’anit, Jezusi predikoi edhe në fëmijëri, kreu mrekulli që fëmijë (siç tregohet në ungjijtë apokrifë) dhe gjatë misionit të tij kreu mrekulli të tjera të mëdha. Ai gjithashtu paratha se do të vinte një profet tjetër me emrin “Ahmed” (më i nderuari) dhe sipas Kur’anit ai nuk vdiq në kryq, por u pranua menjëherë në qiell, për t’u rikthyer në botë në “kohën e fundit” (ahirzaman).

Jezusi është quajtur Abdullah (rob, shërbëtor i Zotit) dhe në Kur’an kalon si “minel mukarrabin” (ai që është afër Zotit).

Kurse Maria (Merjemja) citohet 34 herë në Kur’an, ndërsa në Besëlidhjen e Re, 19 herë. Merjem është e vetmja grua e thirrur me emrin e saj në Kur’an, duke marrë emrin edhe

46 Kur’an, El-Kafirun, 1-6. 47 Kur’an, En-Nahël, 125. 48 Kur’an, Junus, 99. 49 Kur’an, Ali Imran, 64. 50 Kur’an, El-Maide, 46-47.

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

36

një prej sureve (kapitujve të Kur’anit). Merjemes ngaqë i është dhënë një zbulesë nëpërmjet engjëllit Xhebrail (Gabriel), nga disa myslimanë pranohet që ka pasur edhe mision profetik.

Kur’ani rrëfen paraqitjen në tempull, lajmërimin dhe lindjen e Jezusit, me tregime të ngjashme me ato të ungjijve apokrifë. Merjemja (Maria) ishte pa mëkat dhe me forcë e ruajti virgjërinë e saj. Ajo është quajtur “më e madhja ndër të gjitha gratë”. Në devotshmërinë popullore ndër myslimanë ajo merret si model për të gjitha gratë. Shenjtoret e saj në Damask, Jeruzalem, Efes dhe Deir el Mukaddes në Egjipt, vizitohen shpesh nga myslimanët dhe ekziston edhe një “agjërim marian”, që mbahet nga gra të cilat presin fëmijët e tyre të parë.51

Kur’ani bën thirrje gjithashtu për dialog dhe marrëdhënie të mira me pasuesit e Librit (siç i quan hebrenjtë dhe të krishterët).

“Të krishterët janë të drejtë; ata recitojnë mbulesat e Zotit gjatë orëve të natës dhe përulen në adhurim. Ata besojnë në Zotin e në Ditën e Gjykimit. Urdhërojnë për të mirë, ndalojnë të keqen dhe garojnë në kryerjen e veprave të mira. Ata janë, sigurisht të drejtë.”52

“Dhe mes ithtarëve të Librit më pranë do të gjenden ithtarët e librit dhe ata që thonë se janë të krishterë; pasi shumë prej tyre janë priftërinj dhe asketë dhe janë të përulur.”53

“Në zemrat e tyre, Ne kemi mbledhë dhembshuri dhe mëshirë.”54 Kështu Kur’ani i bëri liritë fetare pjesë fundamentale të besimit islam. Ai thotë se

roli i Profetit është të transmetojë porosinë e Zotit. Profeti nuk është kompetent ta detyrojë dikë, as nuk është përgjegjës për pranimin ose mospranimin e fesë që ai predikon.

Kur’ani gjithashtu lavdëron njerëzimin për ngjyrat, gjuhët dhe besimet e ndryshme, i lavdëron ata që janë të ndryshëm, por që bëjnë gara për vepra të mira. Prandaj, lirisht mund të themi se Kur’ani konfirmon se krijimi nga Zoti është i mundshëm vetëm si krijim dallimesh! Kur’ani pohon se, shpërblimi i Zotit do t’i përfshijë të gjithë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Në këtë kuptim duhet të përkujtojmë gjithmonë vargun kur’anor, i cili thotë:

“Me siguri ata që kanë besuar, por edhe ata që janë hebrenj, të krishterë dhe abejë* - që i kanë besuar Zotit dhe botës tjetër dhe kanë bërë vepra të mira, do të shpërblehen nga Zoti i tyre, për ata nuk do të ketë as frikë, as pikëllim.”55

I.4.2. Toleranca në traditën profetike Një prej shembujve më interesant i tolerancës së Profetit Muhamed, është statuti i

privilegjeve të të krishterëve, dhënë nga Profeti për murgjërit e Manastirit të Shën Katerinës. Në vitin 628, Profeti Muhamed garantoi një Statut privilegjesh për murgjërit e

Manastirit të Shën Katerinës në Malin Sina. Ai përbëhej nga disa klauzola të cilat mbulonin të gjitha aspektet e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu tema të tilla si, mbrojtja e të krishterëve, liria e adhurimit dhe lëvizjes, liria për të caktuar gjykatësit e tyre dhe për të patur dhe mbajtur pronat e tyre, përjashtimi nga shërbimi ushtarak dhe e drejta e mbrojtjes në kohë lufte.

“Ky është një mesazh nga Muhamed ibn Abdullah, si një pakt për ata që mbajnë Krishtërimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta.

51 Michel, Thomas, Për të kuptuar kristianizmin: Një i krishterë i paraqet myslimanëve fenë e tij, isg edizioni, pa vit botimi, Tiranë, f. 43-45. 52 Kur’an, al Imran, 3: 113. 53 Kur’an, el Maideh, 5: 82. 54 Kur’an, el Hadid, 57: 27. * Një sekt judeo-kristian. 55 Kur’an, El-Bekare, 62.

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

37

Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit dhe ndjekësit e mi, i mbrojnë ata, sepse të krishterët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata.

Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta. As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërit e tyre nga

manastiret e tyre. Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo

të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e myslimanëve. Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i

bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurtë kundër gjithçkaje që ata urrejnë.

Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t’i obligojë për luftë. Myslimanët duhet të luftojnë për ta.

Në qoftë se një femër e krishterë martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur. Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t’u ndalohet riparimi i tyre, as shenjtërimi i pakteve të tyre.

Asnjë njeri nga ummeti (bashkësia myslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt ...”56 Ky statut i privilegjeve ka qenë nderuar dhe zbatuar me besim të plotë nga gjithë

myslimanët nëpër shekuj dhe nëpër të gjithë tokat ku ata sunduan. Profeti Muhamed, si komentator legjitim i Kur’anit, i shpjegoi më gjerësisht

parimet dhe idealet kur’anore, për tolerancën dhe lirinë e besimit dhe me shembullin e vet vuri në jetë dhe i bëri traditë praktike edhe për brezat pasardhës.

Duke i quajtur hebrenjtë dhe të krishterët “Dhimijj” - “të mbrojturit”, d.m.th. ata që shteti islam e ka për detyrë t’i mbrojë, Profeti tha:

“Kush torturon një dhimijj, unë jam armik i tij dhe atë armiqësi do ta shfaq edhe në Ditën e Gjykimit”.

Në një letër që ua dërgon hebrenjve dhe të krishterëve të Nexhranit, Profeti thotë: “Nexhrani dhe fqinjësia e tij, nga Zoti dhe profeti i Tij Muhamed e kanë të

mbrojtur - pasurinë e tyre, kishat e tyre dhe gjithçka që kanë në pronësi”.57 Fjalimi i njohur lamtumirës i Profetit i ka përmbledhur mësimet islame për

veprimet e qarta e të drejta ndaj njerëzve, më vonë ajo do të bëhet një deklaratë e paprecedentë për të drejtat e njeriut. Gjatë kohës së Haxhit të fundit (Pelegrinazhit islam) dhe pak para se të ndërronte jetë Profeti tha:

“O njerëz, dëgjoni ç‘do t’ju them, sepse nuk e di se a do të takohemi në këtë vend pas këtij viti.

Me të vërtetë, gjaku juaj, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë, në këtë muaj dhe në këtë vend. O ju njerëz, ju keni një Krijues dhe një të parë. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, e Ademi është prej dheut. Nuk është i pranueshëm kurrfarë dallimi në mes jush. Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit! I bardhi nuk është më i mirë se i ziu, as i ziu më i mirë se i bardhi. E vetmja gjë e rëndësishme është devotshmëria personale...

56 Kruja, Genti, “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, Prizmi, Tiranë, 2008: 116; Zahur, Dr. A. & Hak, Dr. Z., gazeta Drita Islame, 2004. 57 Grup autorësh, libri “Simpoziumi Ndërkombëtar-Profeti Muhamed-Mëshira dhe dashuria universale”, Botimet KMSH-SEMA, Tiranë, 2007: 109.

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

38

Jini të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit. Ju jeni vëllezër e motra në mes vete. Mbështeteni njëri-tjetrin sikurse tullat dhe ashtu mbajeni të fortë ndërtesën e bashkësisë suaj.

Bëhuni të drejtë dhe ruajeni shpirtin tuaj nga padrejtësia e dhuna. Mos mbillni urrejtje, veç dashuri...”.58 Janë pikërisht këto fjalë që themelojnë kushtetutën islame e cila ndalon

gjakmarrjen, racizmin, padrejtësinë dhe dhunën. Ndërsa se si është zhvilluar kjo tolerancë praktikisht, mund të përmenden dy

shembuj nga jeta e Profetit Muhamed: Shembulli i parë: Në zenitin e fuqisë së tij, në kohën kur ushtarët e tij

ngadhënjimtarë hynë në Mekë si çlirimtarë, në vendin ku ai dhe pasuesit e tij, njëzet vjet me radhë pësuan tortura dhe u detyruan të braktisin atë vend, Muhamedi, ndonëse i fuqishëm si një prijës, me butësinë dhe mirësinë e tij, qëndroi pranë Qabes. Me mijëra shpata të zhveshura ishin duke pritur hakmarrjen mbi kurejshët (idhujtarët) dhe duke i shikuar armiqtë më të mëdhenj të Islamit, Ebu Sufjanin dhe gruan e tij Hindin, të cilët masakruan trupin e Hamzait, xhaxhait të Profetit, duke ia përtypur mëlçinë e tij, ishin duke shikuar Ikrimen, të birin e Ebu Xhehlit dhe Safvanin dhe ... pikërisht atëherë Muhamedi i pyeti:

“O kurejshë! Ç’mendoni se do t’ju bëjmë juve sot?” Ata të gjithë e njihnin shëmbëlltyrën dydimensionale të Muhamedit (Isain, Jezusin e mëshirshëm dhe hidhërimin e pezmatuar të Musait, Moisiut). Ata panë mëshirën në sytë e tij dhe iu përgjigjën: “Ti je vëllai ynë i madh”. Atëherë me një zë plotë falje dhe mirësi të ngrohtë ai u tha: “Shkoni! Të gjithë jeni të lirë!”

Rasti i dytë: Një delegacion i të krishterëve të Nexhranit kishte shkuar në Medine dhe atje kishte zhvilluar diskutime të gjata me Profetin në xhami. Gjatë kohës së takimit të tyre, të krishterët kërkuan pushim për kryerjen e riteve të tyre fetare, por nuk dinin se ku mund t’i kryenin ato. Muhamedi e kuptoi shqetësimin e tyre dhe i ftoi të kryejnë shërbesën e tyre fetare në xhami, në vendin e dytë më të shenjtë të Islamit, pas Qabes në Mekë. Ky është një shembull i tolerancës, zemërgjerësisë dhe mirëkuptimit, i ofrimit të vendit të shenjtë për lutje, i cili në të ardhmen do të bëhet normë e sjelljes islame.59

Këtë praktikë të Muhamedit do ta ndjekin më vonë edhe kalifët dhe drejtuesit e parë myslimanë pas vdekjes së tij, të cilët në pajtim me dispozitat e Sheriatit dhe porosive profetike do të japin shembuj të shumtë të tolerancës fetare.

Ebu Bekri, kalifi i parë, pason shembullin e Muhamedit në fushën e tolerancës, marrëdhënieve ndërnjerëzore e humanitetit, madje edhe në kohën e luftës. Ai porositi Usame ibnu Zejdin, para se të nisej për Siri, të sillej njerëzishëm me të nënshtruarit, t’i linte të qetë në kënaqësitë e begative të tyre.

“Mos i shkelni zotimet tuaja, mos përdorni hipokrizitë, mos e teproni në të drejtat tuaja. Mos i gjymtoni kufomat, mos i digjni të mbjellat, mos flijoni as dash, as deve, që të ushqeheni ju. Nëse në rrugë takoni priftërinj, murgj ose fetarë që soditin, i lini të lirë dhe mos i shqetësoni.”60

Pas Ebu Bekrit në krye të shtetit islam do të vijë kalifi Umer bin Hatab, i cili konsiderohet ndër udhëheqësit më të denjë në historinë islame dhe simbol i zbatimit të drejtësisë dhe tolerancës.

58 Ramiq, Jusuf, “Hutbe të zgjedhura të Muhamedit (s.a.s.)”, Botimet KMSH, Tiranë, 2008: 100. 59 KMSH, libri “Simpoziumi Ndërkombëtar-Profeti Muhamed-Mëshira dhe dashuria universale”, Botimet KMSH—SEMA, Tiranë, 2007: 109. 60 Kruja, Genti, “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, Prizmi, Tiranë, 2008: 96.

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

39

Në dokumentet që Umeri u kishte dhënë banorëve të qytetit të Jeruzalemit, Elionit dhe qyteteve tjera, u kishte garantuar të drejtën e lirisë personale, paprekshmërinë e pronës, paprekshmërinë e kishave, të tempujve, të manastireve, etj.

Ky prijës i shquar edhe para se të vdiste nuk harroi ta këshillojë trashëgimtarin e vet për sjelljen e mirë ndaj jomyslimanëve, që jetonin në shtetin mysliman. Në këtë testament ai kërkoi që me jomyslimanët të veprohet drejt dhe sipas dispozitave të së drejtës së Sheriatit.

Kjo frymë e tolerancës do të vazhdonte gjatë gjithë historisë së kulturës dhe të qytetërimit islam. Në të gjitha periudhat e zhvillimit do të përsëritej shpirti tolerant i Profetit dhe i kalifëve, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik.

Tetëdhjetë vjet pas vdekjes së Profetit, myslimanët kishin ngritur një shtet të fuqishëm, i cili shtrihej që nga kufiri indian, nëpër Azi dhe Afrikë, përgjatë brigjeve jugore të Mesdheut e deri në Oqeanin Atlantik në Andaluzi, shkruan shkrimtari Lion Fojhtvanger, në romanin e tij “Çifuti i Toledos”. Ai theksonte:

“Zotërinjtë e rinj sollën me vete një kulturë të pasur dhe e kthyen atë vend në më të bukurin, në më të rregulluarin dhe në më të popullarizuarin e Evropës.

Myslimanët u treguan të butë ndaj të mundurve. Për të krishterët e tyre ata përkthyen Ungjillin arabisht. Hebrenjve të shumtë... u dhanë barazi qytetare. Nën pushtetin e islamit, hebrenjtë në Spanjë bënin një jetë të lumtur e të kamur si kurrë ndonjëherë më parë...”61

Edhe në jetën familjare kemi shembullin e martesës së Profetit me Safijen, e cila ishte nga një familje hebreje. Profeti i thotë asaj, që askush s’të detyron të pranosh Islamin, por nëse zgjedh Allahun dhe Profetin e Tij, unë të marr për bashkëshorte. Dhe ajo zgjedh Islamin dhe bëhet gruaja e Profetit. E kur e tallen disa si bija e hebreut, kur e mori vesh Profeti i tha asaj: “Pse nuk i the atyre, babai im është Musai (Moisiu) dhe xhaxhai Haruni (Aroni)?”62 Ashtu është edhe rasti i Rejhanes, një nga bashkëshortet e Profetit, e cila rridhte nga një familje hebreje, si dhe Maria, një grua egjiptiane, që rridhte nga një familje e krishterë.

Marrëveshja e Hudejbijes Në vitin e gjashtë të emigrimit të tij, Profeti Muhamed i pati dhënë fjalën t’i

dërgonte në Mekë për umre (vizitë në Qabe) sahabet (shokët të tij), që ndodheshin në një tendosje të plotë metafizike. Profeti mori me vete rreth 1.400 besnikë dhe u nis për rrugë.

Kurejshët ishin të vendosur t’i pengonin myslimanët të futeshin në Mekë edhe sikur për këtë t’u duhej të përdornin armët dhe ashtu vepruan. Ushtria e tyre kishte pushtuar kullotën Beladin. Një njësit prej dyqind vetash nën komandën e Halid bin Velidit dhe Ikrime bin Ebu Xhehlit kishte përparuar dhe kishin zaptuar zonën.

Në pamje të parë, aktet e marrëveshjes dukeshin krejt në dëm të myslimanëve, por duke u nisur nga përfundimi, Kur’ani e përshkruante këtë si një fitore.

Suhejli (përfaqësuesi i mekasve) do ta quante sukses të madh të vetin çdo lëshim që do të shkëpuste nga Profeti Muhamed, prandaj nuk druhej të ngrinte edhe çështjet më të vogla.

Për shembull, ai qysh në fillim e kundërshtoi fjalinë me të cilën fillonte marrëveshja: “Bismil-lahi Rrahmani Rrahim” (me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit). Ai nguli këmbë të shkruhej: “Bismike’ll-llahumme” (me emrin e Zotit tonë). Profeti Muhamed e pranoi.

61 Po aty, 97; shih: Fojhtvanger, L., “Çifuti i Toledos”, përkth. Robert Shvarc, Tiranë, 1962. 62 Canan, Prof. Dr. Ibrahim, Diyalogun dini ve tarihi temelleri, Isik, Stamboll, 2006:121.

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

40

Kundërshtimi i dytë i Suhejles ishte për atributin “Resulullah” (i dërguari i Allahut). Ai tha: “Po të kishim pranuar ne, se ti je i dërguari i Allahut, s’do të ishte nevoja për një marrëveshje të tillë!” Profeti i tha Aliut që po bënte punën e shkruesit, ta fshinte fjalën “Resulullah” dhe të shkruante “Muhamed bin Abdil-lah” (Muhamedi i biri i Abdullahut). Pas një ngurrimi, Aliu e bëri ndryshimin.

Pothuajse të gjitha aktet e marrëveshjes u bënë shkak për debate të gjata. Suhejli thoshte se, po të mos shkruhej siç donte ai, nuk do të hidhte firmën në marrëveshje, kurse Profeti, duke u nisur nga rezultatet e mëdha që do të sillte ajo marrëveshje, për shumicën e kërkesave të Suhejles thoshte “po”!

Kështu Profeti Muhamed arriti që me anë të tolerimit në disa pika dhe kërkesa të mekasve, të mund të hapte rrugën për një paqe të qëndrueshme. Megjithëse për shumicën e myslimanëve, nenet e kësaj marrëveshjeje ishin diskriminuese, Profeti arriti të shikonte përtej horizonteve drejt së ardhmes. Po të vërejmë me kujdes, profeti toleron në disa pika mjaft të rëndësishme për myslimanët; pranon që atë vit të mos bëhej umreja, gjë që pranohej me vështirësi nga shokët e tij, të cilët për një kohë kaluan tronditje shpirtërore.

Një pikë tjetër mjaft e vështirë për besimtarët, do të ishte se nëse dikush do të kërkonte të largohej nga Meka për në Medinë, nuk do të lejohej, kurse, po qe se dikush do të kërkonte të largohej nga Medina për në Mekë, nuk do të pengohej. Kjo do të thoshte që mekasit myslimanë apo jo, që do iknin në Medine, do t’u ktheheshin prapë kurejshve.

Me këtë sjellje profeti i tregoi botës në kohën kur nuk njihej toleranca dhe as mëshira apo lëshime të tjera të shikojnë ngjarjet me syrin e të gjithëve.

Siç shihet, në pamje të parë, të gjitha aktet e marrëveshjes dukeshin në dëm të myslimanëve. Sidomos akti që parashikonte ekstradimin e myslimanëve te kurejshët, i lëndonte shumë shokët e Profetit.

Kurse në fakt me paqen e Hudejbijes, garantohej që, për dhjetë vjet, kurejshët nuk do të përbënin shqetësim për myslimanët. Kjo periudhë paqeje dhjetëvjeçare kishte rëndësi jashtëzakonisht të madhe për myslimanët.

Një tjetër përfitim për anën e myslimanëve ishte se ata u njohën me Islamin në paqe. Kështu marrëveshja e Hudejbijes siguroi vajtje-ardhjet e dyanshme mes Mekës dhe Medinës. Gjer në paqen e Hudejbijes nuk kishte komunikim mes dy anëve. Por kur u lidh paqja, filluan vajtje-ardhjet nga të dy anët. Jeta në Medinë i magjepste ata. Prandaj Hudejbija ishte një triumf para triumfit të Mekës!

Si rrjedhojë e kësaj paqeje, të gjitha fiset dhe tributë filluan ta pranonin se Profeti dhe shteti-qytet që përfaqësonte ai, zotëronin mundësitë për të bërë marrëveshje me tërë personat apo entet politiko-ekonomike përreth. Ashtu siç ndodh sot që, kur themelohet një shtet i ri, ka nevojë të njihet zyrtarisht nga shtetet e tjerë, për rrjedhojë, të fitojë legjitimitet të cilin e përdor në vijim, si referencë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu dhe duke lidhur marrëveshjen e Hudejbijes, Profeti siguronte njohjen e myslimanëve dhe të shtetit të tyre. Në qoftë se i njihnin kurejshët, pse të mos i njihnin edhe fiset e tjera? Kështu aktet e njohjes ndoqën njëri-tjetrin!

I. 5. Toleranca mes fermanëve Po të shohim thellë në histori, shohim se uniteti dhe fuqia myslimane shekuj më

parë, përkuan me dobësinë bizantine. Ata nuk luftuan kundër krishtërimit dhe nuk i detyruan të krishterët të ndërrojnë fe, por u siguruan atyre lirinë për të praktikuar fenë e tyre dhe u ofruan mbrojtje nën mbikëqyrje. Këtë ne mund ta shohim në Kostandinopojën e kthyer në

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

41

Stamboll, ku vazhdoi ekzistenca e Patriarkanës Orthodhokse në kryeqendrën e re të Perandorisë Osmane.

Marrëveshjet e ndryshme `dhimma` 62F

63 pasqyruan këtë nocion me forma dhe shkallë të ndryshueshme të vartësisë së krishterë. Parimi udhëzues i marrëveshjes dhimma shpalli:

“Atyre u përkasin të gjitha ato që na përkasin ne dhe për ta është e detyrueshme gjithçka që është e detyrueshme për ne”. Një bindje politike, që përfshin një formë të caktuar nënshtrimi, u konkretizua me pagesën e një takse lokale, xhizjen. 63F

64 Historia e hershme islame është dëshmitare e mundësisë së fitimit dhe si pasojë e integrimit të kontributit, që të krishterët ishin të aftë dhe të gatshëm për ta ofruar. Ata patën gjithashtu mundësinë për të ndikuar në vetëvendosjen e komunitetit mbizotërues.

Mes intelektualëve, pati një dialog të hapur, paralel me apologjetikën, i ndërmjetësuar nga filozofia. Shumë figura shpirtërore nuk ishin të imunizuara ndaj ndikimit të tjetrës. Të krishterët nuk ishin të pandjeshëm ndaj asaj që thuhej për Jezusin (Isain). “Vula e Shenjtërisë” ashtu si e quan Ibn Arabi, Jezusi u nderua më tepër nga mistikët myslimanë.64F

65 Marrëveshja dhimma arriti formën e vet më të zhvilluar të kodifikimit në sistemin

e mileteve nën Perandorinë Osmane. Miletet nuk ishin kombe, siç sugjerohej zakonisht dhe perandoria një lloj bashkimi shumëkombësh. Ata ishin komunitete fetare shumëkulturore dhe shumëgjuhëshe. Fjala milet vjen nga arabishtja mil-la, që do të thotë besim ose rrugë fetare. Sistemi i miletit zbatoi parimin e dhimmas të marrëdhënies kontraktore.

Komunitetet fetare kishin institucionet e tyre juridike dhe administrative, sipas autoritetit të hierarkive të kishave. Pushteti qendror ushtronte një kontroll të përgjithshëm, por nuk ndërhynte në funksionimin e brendshëm të mileteve. Shumë shpejt u bë e qartë se miletet joterritoriale nuk ishin të imunizuara nga ndërhyrja e huaj. Mbështetja evropiane për komunitete të ndryshme të krishtera ndryshoi gradualisht ekuilibrin e pushtetit brenda Perandorisë Osmane. Projektet e ripërtëritjes dhe emancipimit kombëtar po funksiononin mes të krishterëve. Përbërja kulturore e shumicës fetare u prek mjaft. Përhapja e arsimit perëndimor nëpërmjet shkollave misionare theksoi ndryshimet mes komuniteteve. Të krishterët shkuan drejt një lloji të ri kulture, ndaj të cilës myslimanët kishin një hyrje të kufizuar. Kjo gjë u dha të krishterëve një mënyrë të re të vetafirmimit. Si rrjedhim u ndryshuan marrëdhëniet shumicë-pakicë. Mundësi të reja politike i lejuan disa komunitete të krishtera, ose fraksioneve të lëvizin më shpejt, nga pranimi i sistemit të miletit, tek një strategji militante nacionaliste dhe separatiste. Kjo hedh dritë mbi problemet e armenëve, asirianëve, grekëve dhe të tjerëve gjatë shek. XIX.

I.5.1. Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Kufijtë e Perandorisë Osmane në Evropë, kanë përfshirë një popullsi prej 40

milionë të krishterësh dhe vetëm 4 milionë myslimanë, ku 2 milionë prej tyre ishin shqiptarë, që sundonin deri në Portën e Lartë si sadrazamë (kryeministra), vezirë, etj. 65F

66

63 Dhimma, do të thotë “të mbrojturit”, ku bëhet fjalë për të krishterët, garancia e mbrojtjes së të cilëve është obligim në Islam. 64 Kruja, Genti, “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, Prizmi, Tiranë, 2008: 79; shih: Mitri, T., Marrëdhëniet mes myslimanëve dhe të krishterëve, 2007. 65 Po aty. 66 Zambaur, H., cituar nga Ferit Hafizi, Rrethimi i Shkodrës-10 tetor 1912-22 prill 1913, Shkodër, Camaj-Pipa, 2006: 133-134.

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

42

Historia e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe, është akoma e pastudiuar mirë, fermanë dhe regjistra të shumtë gjenden të pahapura në arkivat shqiptare e shumica e tyre në ato osmane, në Turqi. Megjithatë është botuar një libër me titull “Të shkruash historinë me tolerancë”, botuar në Tiranë më 2005, ku përfshin disa nga qindra fermane, duke dhënë edhe fotografitë e origjinalëve me disa tregues të shkurtër në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht. Megjithëse është një histori komplekse, për të parë shembujt e tolerancës mjafton t'i hedhim një sy disa prej fermanëve (dekreteve) osmanë dhe shohim se toleranca dhe harmonia ka rrjedhur nga nivelet më të larta të pushtetit suprem mbretëror, deri tek shtresat e thjeshta të popullit, në përgjigje të kërkesave qoftë edhe të zakonshme, si ankime për çështje pronash të kishave, apo edhe të individëve të thjeshtë me besim të ndryshëm fetar nga sunduesit e Portës së Lartë.67

Kështu në vitin 1736 lëshohet një ferman ku sulltani urdhëron mosndërhyrjen në ullishtën e një të krishteri. Në 1862 Fermani i Sulltanit lejon ndërtimin e kishës së rrënuar të Shën Harallambit në Kamenë të Sarandës.

Në 1712 Ferman i Sulltanit mbi të drejtat e zotërimit të pronave të priftërinjve të Delvinës.

Në vitin 1680 Fermani i Sulltanit ndalon spahitë t’u kërkojnë taksa arbitrare priftërinjve të kishës së Delvinës për pronat kishtare.

Në Fermanin e Sulltanit të vitit 1587 urdhërohet (të ndihmohen) të martohen vajzat jetime pa dallim feje.

Në 1910 Fermani i Sulltanit urdhëron Kadiun e Delvinës të verifikojë çështjen e ndërhyrjes së vojvodëve në pronat e kishës dhe nëse del se ankimi i priftërinjve është i drejtë, ndalohen ndërhyrjet arbitrare të vojvodëve.“Unë kështu urdhëroj dhe kështu le të bëhet”, firmosej nga supremi.

Në 1853 Fermani urdhëron valiun (prefektin) dhe kadiun e Beratit që të njohë të drejtat e kërkuara nga Mitropoliti i Beratit.

Me Ferman të Sulltanit i jepen dy medalje Bib Dod Pashës, ku e para në 1897 për ndihmat që ka dhënë në shumën prej 3.500 groshësh dhe e dyta në vitin 1902 për shërbimin që ka bërë në ndërtimin e hekurudhës Stamboll-Medine që do të përdorej nga haxhinjtë (pelegrinët) për në Mekë.

Në një nga fermanët e vitit 1856 shkruhej: “Meqenëse katolikët e Durrësit nuk kanë një faltore dhe meqë janë lutur të

ndërtojnë një kishë, jap lejen që të ndërtohet në një vend të përshtatshëm, sepse kështu është dëshira ime, që të gjithë qytetarët të gëzojnë qetësi të plotë. Urdhëroj që të mos i bëhet asnjë ndalim e pengesë dhe të mos iu merret asnjë para. Kështu le ta dini.”68

Në një ferman tjetër dërguar priftit si dhe dhe kadiut të Delvinës, ndalohej marrja e taksave për pronat e kishës në Delvinë.

Në fermanin e vitit 1849 urdhërohej rindërtimi i kishës së Elbasanit, kurse në vitin 1850 ndërtimi i Katedrales së Madhe të Shkodrës.

Në vitet 1854, 1860, 1868, 1886, 1906, 1911, 1912, janë dërguar disa fermanë drejtuar ipeshkvit dhe valiut të Shkodrës, Patriarkanës së Stambollit, drejtuesve të pushtetit vendorë në vilajetet shqiptare, konsullatave të ndryshme, etj., në të cilat lejohet dhe urdhërohet ndërtimi, meremetimi dhe regjistrimi i kishave (të paregjistruara) në Shkodër, Durrës, Prevezë, Rrashbull, Shënkollë, në bregun e Bunës, Llukaçaj, Bajzë, Bushat, Bërdicë, 67 “Të shkruash historinë me tolerancë”, botuar nga TIKA, Tiranë 2005, f. 56, 71, 72, 74, 85, 103, 115, 127-9, 135, 176, 179, 251, 252, 253, 254-9, 261-2, 279, AQSH, F. 128, 131, 140, D. 3, 5, 6, 17, 50, 186, fl. 1, 55. 68 Po aty.

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

43

Juban, Obot, Dhrovjan i Poshtëm, Koshovicë, Lugar, Pejë, Prizren, Delvinë, Sarandë, Cetinjë, Tiranë, Elbasan, Kastrat, Ohër, Pulaj, Rubik, Shëngjin, të një kishe rumune në Korçë, manastiri i Cepos, ngritja e këmbanores në kishën e Shën Mërisë në Korçë, Përmet, etj.69 Në vitin 1881 Sulltani me një ferman të tij dekoron arqipeshkvin e Shkodrës. Kurse me një ferman tjetër të 1888, emërohet Xhakomo Jungu si misionar apostolik në Shqipëri, Preng Doçi si abat i Mirditës, si dhe Paskal Guezini arqipeshkv i Shkodrës.70

Historianët e perandorisë osmane vërtetojnë se me ardhjen e Sulltan Fatihut në Stamboll, paraqiti shembullin e tolerancës. Ai menjëherë e ripërtëriu patriarkanën bizantine, ktheu lirinë dhe pavarësinë kishës lindore.

Fermani i Sulltan Fatihut mbi të drejta e njeriut shkruar me 28 Maj 1463, në Millodrazh, i cili llogaritet si njëri ndër dokumentet më të vjetra mbi të drejtat e njeriut, thotë:

"Unë Fatih Sulltan Han shpall para të gjithë botës se françeskanët e Bosnjës, për të cilët del ky Ferman, janë nën mbrojtjen time dhe urdhëroj:

As njerëzit, emrat e të cilëve shpallen këtu, dhe as kishat e tyre të mos shqetësohen e të mos dëmtohen. Le të jetojnë në paqë e të qetë brenda Perandorisë sime. Të gjithë këta njerëz të rënë në gjendje refugjati, le të jetojnë të lirë dhe të sigurtë. Le të kthehen ata në çdo pjesë të perandorisë e të vendosen e të sistemohen pa frikë nëpër manastiret e tyre.

Askush nga rrethi i nderuar i Padishahut, nga vezirët dhe nga nëpunësit e mi, nga shërbëtorët dhe qytetarët e Perandorisë, nuk do të cënojë dinjitetin e këtyre njerëzve dhe nuk do t'i dëmtojë ata. Askush të mos cenojë jetën, pasurinë dhe kishat këtyre njerëzve, të mos i shohë e trajtojë keq dhe të mos i rrezikojë. Edhe nëse sjellin njerëz të tyre nga një vend tjetër në shtetin tim, ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta.

Duke shpallur këtë ferman të Padishahut, betohem në Emër të All-llahut, (Krijuesit, Zotit të tokës e qiellit), të dërguarit të All-llahut, Profetit tonë të shenjtë, Muhamedit, e 124 mijë profetëve dhe në emër të shpatës që kam ngjeshur në brez, - se asnjë nga shtetasit e mi, të cilët do t'u binden urdhrave e do të mbesin besnikë të mi, nuk do të veprojnë në kundërshtim me ç’shkruhet në këtë Ferman".71

Kjo ishte toleranca që mbizotëronte në shtetin multietnik, i cili për disa shekuj me radhë udhëhoqi pjesë të tre kontinenteve, derisa edhe filluan lëvizjet mbi planin kombëtar.

I. 6. Dialogu mes myslimanëve dhe Vatikanit Koncili i II i Vatikanit (1962-1965) Koncili Ekumenik u thirr nga Papa Gjoni XXIII për të përtërirë Kishën Katolike,

duke u nisur nga nevojat e jetës moderne. Ata që morën pjesë në këtë Koncil ishin ipeshkvi nga e gjithë bota, si dhe vëzhgues të lartë nga Kishat Ortodokse, Protestanë, Myslimanë, Hebrenj e bashkësi të tjera fetare.

Gjatë këtij koncili, njëri prej dokumenteve me titull “Nostra Aetate”, flet për besimtarët e feve të tjera. Në kreun për Islamin është hera e parë që një Koncil flet për mbi fenë Islame. Disa nga vendimet e këtij Koncili janë këto:

-Të krishterët duhet t’i nderojnë e t’i çmojnë myslimanët; -Myslimanët e të Krishterët adhurojnë të njëjtin Zot të Vetëm, Krijuesi, i

Gjithëpushtetshmi dhe i Mëshirshmi; 69 Korrespondencë e valiut të Shkodrës me ipeshkvin dhe konsullin austro-hungarez, F. 132, D. 1, fl. 1-15; D. 8, fl. 59-65; D. 29, fl. 1; D. 2, fl. 55-61; D.21. 70 Dokumente të Arkivit të Shtetit, Tiranë, italisht-osmanisht, F. 64, 132, D. 3, 6, 7, 9, 23, 25; fl. 1-41. 71 Kruja, Genti, “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, Prizmi, Tiranë, 2008: 208.

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

44

-Ai i çon lajmin e vet njerëzimit; -Të dyja palët, myslimanë e katolikë, përpiqen që t’i nënshtrohen vullnetit të Tij; -Të dyja palët janë stërnipa të fesë së Abrahamit; -Myslimanët e nderojnë Krishtin si Profet dhe nderojnë Marien; -Myslimanët i japin rëndësi të madhe jetës së përgjithshme; -e adhurojnë Zotin me lutje, lëmoshë dhe agjërim..72 Kështu Koncili e mbyll sesionin mbi Islamin me këto fjalë: “Gjatë shekujve janë bërë shumë grindje e luftëra midis Katolikëve dhe

Myslimanëve. Ky Koncil i bën thirrje të gjithëve që të harrojnë të kaluarën e të bëjnë përpjekje të sinqerta për të kuptuar njëri-tjetrin. Për të mirën e mbarë njerëzimit kërkohet që të Krishterët e Myslimanët, ta ruajnë e t’i japin lëvizje paqes, lirisë, drejtësisë shoqërore e vlerave morale.”73

Më 1965, Papa Pali VI krijoi një sekretariat në Vatikan për dialogun ndërfetar dhe pak më vonë, ngriti edhe komisionin për Islamin, që u ngarkua të nxiste nderim për njëri-tjetrin, ta kuptonin njëri-tjetrin, të Krishterë e Myslimanë, duke ndërtuar lidhje miqësie, nëpërmjet konferencave akademike, nëpërmjet projekteve të studimit dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta midis Myslimanëve dhe të Krishterëve mbi çështjet humane, si problemet shoqërore, zhvillimin e bisedimeve mbi çështjet etike, etj.

Kurse Papa Gjon Pali i II, me udhëtimet e tij në Kazakistan në vitin 2001 dhe në Azerbajxhan në maj të vitit 2002, u bë Papa i parë, i cili vizitoi republikat e ish-Bashkimit Sovjetik me shumicë popullsie myslimane.

Para mijëra personave ai kishte folur për logjikën e dashurisë, që mund të afrojë dy besimet, duke thënë se feja nuk duhet të jetë arsye për konflikte. Ai gjithashtu ishte Papa i parë që puthi edhe Kur’anin. Këtë e bëri në Vatikan në vitin 1999 gjatë vizitës së një delegacioni nga Iraku. Ai ishte edhe i pari Papë, i cili hyri në xhaminë 1.300 vjeçare Umajad në Damask, në maj të vitit 2001. Klerikët dhe shkencëtarët islamë i kanë mirëpritur përpjekjet e Papës për promovimin e dialogut ndërmjet Islamit dhe Katolicizmit.

“Është e nevojshme që feja të mos jetë pjesë e problemit, por pjesë e zgjidhjes. Angazhimi për dialog mes kulturave dhe qytetërimeve është edhe një angazhim kundër terrorizmit. Çfarëdo lloj forme totalitarizmi është e papajtueshme me dialogun. Fetë duhet të jenë të afta për të dialoguar dhe t’i kontribuojnë dialogut social” 74, do të thoshte Peshkopi Hilarion Alfeyev.

I. 6.1. Letra e prijësve myslimanë drejtuar Papës dhe të gjitha Kishave të

krishtera “Të punojmë së bashku për paqen”, ka qenë motoja e letrës, që 138 intelektualë

myslimanë nga 43 kombe të ndryshme nga mbarë bota, që i kanë drejtuar Papa Benediktit XVI dhe liderëve të të gjitha Kishave të krishtera, duke propozuar bashkëpunim ndërmjet të krishterëve e myslimanëve për promovimin e paqes në botë. Në letrën, datuar 13 tetor 2007, shkruar me rastin e përfundimit të Ramazanit, theksohet se myslimanët dhe të krishterët së bashku përbëjnë më se gjysmën e popullsisë botërore. Prandaj ardhmëria e botës - pohohet në letër - varet nga paqja ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve. E në se ndërmjet tyre nuk ka paqe, as bota nuk mund të ketë paqe. 72 Po aty, 120. 73 Michel, Th., “Për të kuptuar kristianizmin: Një i krishterë i paraqet myslimanëve fenë e tij”, isg edizioni, pa vit botimi, Tiranë, f. 58. 74 Revista Elif, ‘Islami dhe Koha’, Nëntor 2005:11.

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

45

Kardinali Zhan-Lyi Toran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, në mikrofonin e Radio Vatikanit e komenton kështu letrën:

“Dhuna e feja nuk mund të kenë asgjë të përbashkët: atëherë, ç’duhet të bëjnë udhëheqësit fetarë? Duhet kryesisht t’i ftojnë ndjekësit e tyre të respektojnë tri bindjet, për të cilat shkruhet në letër, d.m.th. se Zoti është një i vetëm; se Zoti na do e se edhe ne duhet ta duam këtë Zot, si dhe se Zoti na fton ta duam të afërmin tonë. Them se kjo letër është shenjë shumë inkurajuese, që dëshmon se vullneti i mirë dhe dialogu ndërfetar janë në gjendje të fitojnë mbi paragjykimet.”75

Kurse Atë Federiko Lombardi thotë se, “Të krishterët e myslimanët janë vënë për udhë. Ishte një letër e rëndësishme, që vinte në dukje pjesët kryesore të Kur’anit e të Biblës së krishterë, që flasin për dashurinë ndaj Hyjit e ndaj të afërmit, me qëllim që të nxitej impenjimi i përbashkët për paqen në mbarë botën, mbi bazën e mirëkuptimit të ndërsjellë më të thellë. Fryma pozitive e Letrës ndjehet që nga titulli: “Një fjalë e përbashkët ndërmjet nesh e jush”, citim i një vargu të Kur’anit drejtuar ‘njerëzve të Librit’ hebrenjve e të krishterëve.”

“Përgjigja e Papës kujton se nuk është e nevojshme të nënvleftësohen ndryshimet, por edhe ajo vë në dukje posaçërisht atë që bashkon; i inkurajon të gjithë për respekt dhe njohje reciproke, për njohje reale të dinjitetit të çdo njeriu; shpreh besimin e sinqertë në udhën e përbashkët të mikpritjes, premtuese për promovimin e drejtësisë e të paqes. Papa beson në dialogun e sinqertë e të ndershëm, sepse ndërmjet myslimanëve ka shumë bashkëbisedues të urtë e me autoritet, të vetëdijshëm për sfidat e njerëzimit të sotëm; dhe është pozitiv fakti se ndërmjet tyre po rritet aftësia për të shprehur vullnetin e përbashkët për paqen. Duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin për të vijuar udhën e nisur” 76, thotë ndër të tjera, Radio Vatikan.

Pas kësaj dijetarët myslimanë, nënshkrues të Letrës së hapur drejtuar liderëve të krishterë e kanë falenderuar Papa Benediktin XVI për inkurajimin dhe interesimin e tij lidhur me dialogun katoliko-mysliman. “Arsyeja që na shtyn të dialogojmë, vijon Letra, është dëshira për të praktikuar atë që myslimanët, e quajnë rahmeh e ju keni kënaqësinë ta quani caritas”77.

Gjithnjë në fundvitin 2007 është botuar një mesazh nga ana e dijetarëve myslimanë drejtuar të krishterëve, me urime për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

Papa Benedikti XVI i jep përgjigje Letrës së hapur drejtuar atij dhe prijësve të Kishave e konfesioneve të tjera të krishtera, më 13 tetor 2007, nga një grup i përbërë prej 138 personalitetesh të shquara myslimane. Letra titullohej “Një fjalë e përbashkët ndërmjet Nesh e Jush”.

Në përgjigjen e Papës, shprehet vlerësimi i tij për nismën domethënëse të grupit të shquar të personaliteteve myslimane, ku ripohon rëndësinë e dialogut të bazuar mbi respektin e njëmendtë të dinjitetit të njeriut, mbi njohjen objektive të fesë së tjetrit, mbi shkëmbimin e përvojës fetare dhe mbi impenjimin e përbashkët për të promovuar respektin dhe pranimin e anasjelltë. Lidhur me këtë, kardinali Zhan-Lyi Toran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, në Radio Vatikan theksonte se:

“Në Letër, Papa e çmon shumë shpirtin pozitiv, jo polemik, që frymëzoi tekstin. Natyrisht, pa i fshehur ndryshimet tona, Papa mendon se të krishterët e myslimanët mund të punojnë së bashku, sepse të gjithë, si të krishterët, ashtu edhe myslimanët, besojnë në një Zot të vetëm që është Sovran, Krijues, Gjykatës universal e që në fund të kohëve do të na gjykojë për veprat tona. Pra, duhet të impenjohemi të gjithë për të qenë besnikët e Tij dhe për t’iu 75 Radio Vatikani, 27.12.2007. 76 Radio Vatikan, www.radiovaticana.org/alb/indice.asp?RedaSel=9&CategSel=14, 27/12/2007. 77 Po aty.

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

46

bindur vullnetit të Tij. E pastaj kujtohet edhe një fragment mjaft i rëndësishëm i Letrës së 138-ve, e pikërisht ai ku shkruhet se, “dashuria për Hyjin e dashuria për të afërmin është, në fund të fundit, thelbi i të gjitha feve.”78

Krahas këtyre marrëdhënieve të freskëta, me datat 4-6 Nëntor 2007, Papa ka pranuar një grup intelektualësh myslimanë, pas një seminari Katoliko - Mysliman që u mbajt në Vatikan, në të cilin ata u pajtuan të krijojnë një forum Katoliko-Mysliman dhe të organizohet një seminar i përbashkët, tema e të cilit ka qenë “Dashuria ndaj Hyut dhe dashuria ndaj të afërmit.79

Letra e hapur e 138 klerikëve myslimanë drejtuar liderëve të krishterë për paqen e madhe midis dy besimeve të mëdha, mund të përbëjë fillimin e procesit më të rëndësishëm në këtë fillim mijëvjeçari të tretë, atë të bashkekzistencës paqësore, respektit të ndërsjellë dhe shuarjes së konflikteve mbi bazën e fesë. Duket se atë që nuk kanë bërë në shekuj politikanët që në emër të interesave shtetërore veç kanë thelluar dasitë dhe shtuar urrejtjen, pritet ta marrin në dorë përfaqësuesit e lartë të dy besimeve monoteiste. Të dyja fetë që në frymën e Zotit predikojnë të njëjtat vlera morale të njeriut; kundër dhunës, urrejtjes dhe intolerancës, për t'i zëvendësuar ato me paqen, dashurinë njerëzore dhe mirëkuptimin, kanë karakteristika të përbashkëta që duhet t'i shërbejnë harmonisë midis tyre dhe besimtarëve të dyja palëve. Dita e zgjedhur për këtë letër të hapur, në prag të festës së Bajramit, që simbolizon ditën e Paqes, ka qenë rast i mirë për një apel të madh reflektimi. Në këtë periudhë të mbushur me vatra konfliktesh dhe ku urrejtja e përftuar mund të çojë në spirale më të rrezikshme të përfshirjes në të "e ardhmja jonë e përbashkët është në rrezik", shkruajnë klerikët myslimanë. Në fakt sipas Radio Vatikanit, kur mbi 55 % e popullsisë botërore u përkasin këtyre besimeve dhe kur të krishterët dhe myslimanët "janë të kryqëzuar me njëri-tjetrin si asnjëherë më parë", natyrshëm që bota nuk është në paqe, po nuk qenë ata midis tyre. Në një kohë kur armatimet e botës moderne janë më të rrezikshme se kurrë, marrëdhëniet midis dy komuniteteve më të mëdha botërore marrin rëndësi si faktori më i rëndësishëm i paqes në planet. Vetë "mbijetesa e botës është në rrezik", nëse të krishterët dhe myslimanët nuk bëjnë paqe midis tyre.

Kështu ka qenë koha e duhur për një iniciativë të tillë, që kësaj radhe nuk kufizohet në salla simpoziumesh, apo në takime të niveleve të larta, ku shtetarët më të fuqishëm të botës i kanë shtrënguar duart njëri tjetrit pasi kanë arritur veç zgjidhje të pjesshme për rajone të ndryshme të globit. Letra që i është drejtuar Papa Bendiktit të XVI, Patriarkut të Kishës Ortodokse të Stambollit, Bartholomeut të I-rë, të gjithë patriarkëve të tjerë ortodoksë si edhe Arqipeshkvit të Kanterbërit, Rouan Uilliams dhe liderëve të tjerë të kishave protestane në tërë botën, duke përfshirë edhe kreun e kishës ortodokse në Shqipëri Janullatos, ka ngjallë një lëvizje të re e masive në emër të paqes botërore, ku interesat e shteteve janë në plan të dytë në krahasim me interesin e përgjithshëm të të ardhmes së planetit. Dhe liderët më të lartë fetarë me ndikimin e tyre të madh në popullsinë shumëmiliardëshe të dy besimeve mund të arrijnë atë që krahasuar me nismën e globalizmit ekonomik të të fuqishmëve të politikës botërore, mund të shndërrohet në globalizmin paqësor të feve dhe kulturave të ndryshme.80

Natyrisht kjo sfidë nuk është e lehtë pasi duhet të përballesh me shekuj të tërë paragjykimesh, por përballë parashikimesh pesimiste siç është "përplasja e qytetërimeve" e Hatingtonit, ia vlen të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar njerëzimin. Dhe përveç mbushjes së hendekut midis dy komuniteteve të mëdha, një sfidë paralele është dhe kapërcimi i dallimeve midis vetë pjesëve përbërëse në gjirin e myslimanëve dhe të krishterëve. 78 Radio Vatikan, 29.11.2007. 79 Po aty. 80 Nesturi, P., Gazeta “Shekulli”, 13 Tetor 2007.

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

47

Gjithashtu izolimi në një botë që zvogëlohet çdo ditë e më tepër nga teknologjia, është zanafilla e moskuptimit të njëri-tjetrit, çka mund të përbëjë edhe bazën e konfliktit të nesërm.

Kardinali Zhan-Lyi Toran në Radio Vatikan do të thoshte se, në dialogun ndërfetar ka një pedagogji që ndihmon për të fituar vetëdijen e unitetit të gjinisë njerëzore, të dinjitetit të njeriut e që të çon në kërkesën e faljes e të njohjes reciproke.81

Besimi në Zotin dhe dashuria për të afërmin janë bazat e dialogut ndërfetar: kjo është pohuar edhe në deklaratën e Komitetit të përbashkët të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar dhe e Universitetit të njohur islam El-Ez’her, mbajtur në Kairo më 25 e 26 shkurt 2007. Dokumenti inkurajon njohjen e ndërsjellë ndërmjet islamit e krishtërimit, duke vënë theksin mbi impenjimin e feve monoteiste për paqen, drejtësinë e të vërtetën: rol gjithnjë më i rëndësishëm, në një epokë në të cilën shikojmë përhapjen e dhunës, njëherësh me përbuzjen për vlerat fetare e për gjithçka që konsiderohet si e shenjtë. Gjithashtu është menduar të krijohet kjo strukturë dialogu gjithnjë e më e hapur, një forum kristiano-mysliman, i cili jo vetëm do të mundësojë takime të rregullta, por edhe në rast nevoje, të zgjidhë menjëherë ndonjë keqkuptim, apo krizë.

Gjatë vizitës së Papës në SHBA në prill 2008, Konferenca Amerikane e Arqipeshkëve Katolikë, pranon se ka pasur një histori të vështirë në marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve, një e kaluar që përfshin kryqëzata dhe luftëra fetare përgjatë Mesjetës. Arqipeshkvët amerikanë e vënë theksin tek përpjekjet e fundit për pajtim nga Kisha Katolike, duke përmendur vizitën e Papa Gjon Palit të II-të në vende të shenjta të krishtera e myslimane në Siri në vitin 2001.

Disa studiues i referohen sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se tensionet midis myslimanëve dhe të krishterëve janë më të pranishme se kurrë më parë.

Gyleni lëshoi një deklaratë shtypi duke denoncuar aktet terroriste të 11 shtatorit në SHBA, të cilat i cilësoi si një goditje të madhe për paqen botërore, që padrejtësisht errësuan autoritetin e besimtarëve: “....terrori nuk mund të përdoret në emër të Islamit ose për interesa të çdo grupi islamik. Një terrorist nuk mund të jetë mysliman dhe një mysliman nuk mund të jetë terrorist. Një mysliman mund të jetë vetëm një përfaqësues dhe simbol i paqes, mirëqenies dhe prosperitetit!”82

Kurse historiani Xhon Volli në Qendrën për “Mirëkuptimin mes myslimanëve dhe të krishterëve” në Universitetin George Town thekson se mbi të gjitha, përgjigjja ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit ka qenë konstruktive. Kështu shumica e njerëzve donin të flisnin rreth asaj se çfarë mund të ndihmonin për organizimin e një dialogu midis myslimanëve dhe të krishterëve në komunitete lokale. Megjithëse dhuna zuri faqet e para të gazetave, shumë myslimanë dhe të krishterë rreth e qark botës u përfshinë në aktivitete të përbashkëta.

Gjatë katër dekadave të kaluara, Kisha Katolike ka nxitur pajtimin ndërfetar. Në vitin 1965 për shembull, Këshilli i Vatikanit i bëri thirrje të krishterëve dhe myslimanëve të lënë mënjanë mosmarrëveshjet mes tyre dhe të punojnë për paqe dhe mirëkuptim.

Në vitin 2001, Papa Gjon Pali i II-të u brohorit gjatë vizitës në Xhaminë e rindërtuar Umajad, në Siri dhe për thirrjen për dialog midis atyre që ai i quajti “dy komunitetet e mrekullueshëm fetarë”.

81 Po aty. 82 Çapan, Ergyn, “Një vështrim islam mbi terrorin dhe sulmet vetëvrasëse”, Prizmi, Tiranë, 2006: 11.

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

48

Teologu Xhon Borelli, Koordinatori Kombëtar për Dialogun Ndërfetar në Konferencën Amerikane të Jezuitëve në Universitetin Georgetown, thotë:

“Mendoj se kjo nismë e myslimanëve për dialog teologjik të mbështetur në parimet e dashurisë së Zotit dhe dashurisë për fqinjin, është tepër pozitive. Vatikani është përgjigjur dhe si rrjedhim të kësaj do të kemi dialogun më të gjerë mysliman, i bashkësponsorizuar nga Vatikani”.83

Profesor Borelli shton se konflikti midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe e ardhmja e Jeruzalemit janë problemet më të diskutuara që ndikojnë në marrëdhëniet midis myslimanëve dhe të krishterëve, duke theksuar se, Papa zemëroi shumë myslimanë nëpër botë kur citoi bizantinin e shekullit të XIV, i cili kritikonte mësimet e Profetit Muhamed, po më pas Papa shprehu respekt për të gjithë myslimanët.

Kurse Parvez Ahmad (Kryetar i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islame), thotë se ulja e vlerave të islamit në botën e krishterë është një sfidë serioze për tolerancën ndërfetare: “Shumë udhëheqës të rëndësishëm fetarë kanë thënë gjëra përçmuese rreth Profetit Muhamed, rreth Islamit në një mënyrë, që po të ishte thënë për ndonjë besim tjetër, do të krijohej një reagim i ashpër. Për fat të keq, këto figura të rëndësishme, fetare dhe politike, i bënë këto komente me urrejtje rreth Islamit dhe në një farë mënyre nuk u ndëshkuan. Myslimanët duhet të ndjekin mësimet e Islamit, por ata duhet të respektojnë edhe besimet e tjera për krijimin e marrëdhënieve më të mira.”84

Keith Ellison, i cili është myslimani i parë amerikan që zgjidhet në Kongresin amerikan, thotë se, “ajo që të gjithë myslimanët duhet të bëjnë për të pasur marrëdhënie më të mira me të krishterët është të ndjekin mësimet e besimit të tyre, të cilat flasin për tolerancë fetare, për barazi gjinore, gjëra mbi të cilat duhet të mbështetemi. Bota islame asnjëherë nuk duhet të veprojë me frikë, sepse nga frika vjen ndarja dhe veprime të dëshpëruara e të zemëruara.”85

Papa Benedikti, i cili ka bërë thirrje që t’i jepet fund konfliktit midis Izraelit dhe Palestinezëve në Lindjen e Mesme dhe dhunës ndërfetare në Afrikë, tha se dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor është i domosdoshëm për përparimin e paqes në botë.

Një tjetër aspekt që i shërben gjallërimet dhe ruajtjes së dialogut, është nevoja gjithnjë e në rritje për interesat e përbashkëta midis popujve.

Sot kjo është në të mirë të feve anembanë botës, është e nevojshme për njerëzit e virtytshëm, gjakftohtë, të matur, të sinqertë dhe me zemër të pastër, për njerëzit që nuk mendojnë ose veprojnë vetëm për vetveten dhe që parapëlqejnë mirëqenien e të tjerëve përpara mirëqenies së tyre. Nëse shoqëria mund t'i edukojë njerëzit me këto cilësi, atëherë një e ardhme më e mirë do ta presë shoqërinë njerëzore. Kuptohet nuk duhet të mungojë kujdesi për të vënë tolerancën në balancën e saj.

I.7. Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i një të

krishteri Në një libër të tij Thomas Michel86, do të shprehej kështu: “Më është mbushur

mendja se myslimanët e të krishterët, formojnë dy familje të mëdha feje që rrjedhin prej një

83 www.radiovaticana.org/alb/index.asp 84 Miller, Paul, Zëri i Amerikës (VOA), “Karikaturat e Profetit Muhamed dhe liria e shprehjes”, 13.02.2006. 85 Gazeta Start, on line, 16.4.2008. 86 Prof. Dr. Thomas Michel, pedagog i teologjisë katolike, njëkohësisht një klerik jezuit nga SHBA. Ai ka pasur gjithashtu edhe detyrën e sekretarit për dialog ndërfetar për shumë vite në Vatikan, si dhe ka dhënë mësim në

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

49

paraardhësi të përbashkët: Abrahamit (Ibrahimit). Është vullneti i Zotit të jetojmë së bashku, në nderim të anasjelltë e në paqe, e të punojmë të dyja palët, që mbi tokë të bëhet vullneti i Tij. Myslimanë e të krishterë mendojnë se kanë shumë gjëra të përbashkëta, për faktin se besojnë se Zoti na ka zbuluar natyrën e vet. Kështu ata e njohin, si sovran të jetës dhe nëpërmjet atyre që iu dha hiri i profetësisë, Zoti zbuloi vullnetin e vet për njerëzimin”.87

Myslimanët nuk reshtin së pohuari se nuk kanë asgjë me të krishterët e mirëfilltë, të cilët i vlerësojnë si aleatë natyrorë kundër shekullarizimit, por besojnë se të krishterët për t’u dukur modernë shpesh kanë dalë nga natyra e vet, pohon Thomas Michel, një prift katolik amerikan. Ndonjëherë të krishterët krenohen me të qënurit modern dhe thonë se myslimanët janë të prapambetur, thotë Michel, kurse për myslimanët, të krishterët nuk e kuptojnë se deri në çfarë mase ata e kanë komprentuar besimin e tyre me elemente të kulturës moderne dhe pikërisht mbi termat e modernizmit, të krishterët duhet të ndërmarrin një dialog të vërtetë me myslimanët.88

Dialogu i krishtero-mysliman, nuk duhet të ndahet kurrë nga dialogu mes kulturave dhe ajo çka është më e rëndësishmja, duhet të dialogohet me të varfërit. Dialogu ndërfetar mund të kthehet mjaft lehtë në një ushtrim elite, në të cilin studiues dhe autoritete fetare të krijojnë një vëllazëri të tyren në formë klubi për të përjetësuar dhe, në rastin më të keq, justifikuar status quo-në ekonomike dhe shoqërore.

Në dialogun me myslimanët, të krishterët nuk duhet të hezitojnë të kërkojnë bazën në traditën e madhe profetike të Shkrimeve të tyre, shembuj të cilët gjenden tek Gjon Pagëzori (Jahja-ja), në letrën e Jakobit (Jakubit), etj.89

Rrallëherë në situata dialogu mes të krishterëve dhe myslimanëve është dëgjuar të citohen këto elemente qendrore. Pikërisht janë këto gjëra që duhet t’i flasim me myslimanët, thotë Michel, këto janë aspektet e besimit tonë, që kemi nevojë t’i komunikojmë njëri-tjetrit. Kurse myslimanët kanë nevojë të njohin elementet e çlirimit për të varfërit. “Ne kemi nevojë të zbulojmë traditën e fortë profetike të pranishme në Kur’an, si dhe elementet e çlirimit që hasen në shtyllat e Islamit dhe në Sheriat”90, nënvizon Thomas Michel në librin e tij.

Gjithashtu ndër të tjera ai thekson se, është shenjë e paditurisë sonë fakti se shumë të krishterë përgjigjen: “Nuk e dinim se në Islam ishin të pranishme aq shumë elemente të çlirimit; mendonim se Islami i shtypte të varfërit, gratë, mëkatarët; kishim përshtypjen se Islami ishte pasiv dhe fatalist ndaj padrejtësive dhe të keqes.” Por, vazhdon Michel, mjafton të frekuentosh për gjysmë ore një librari myslimane për të zbuluar tituj si “Islami: feja e drejtësisë”, “Islami dhe çlirimi i grave”. Por edhe myslimanët në përgjithësi nuk janë më të informuar mbi Krishtërimin nga ç’janë të informuar të krishterët për Islamin.91

Një nga pengesat që i ndalojnë të krishterët të vlerësojnë dhe të zhvillojnë dialogun me myslimanët mbi elementet e përbashkëta të çlirimit është fakti i dhimbshëm se shpesh, si të krishterët, ashtu edhe myslimanët janë të mbyllur në konflikte të besimit, në të cilat përkatësia fetare, nëse nuk është arsyeja e konfliktit, luan një rol të rëndësishëm në

shumë universitete të vendeve myslimane, si lektor i teologjisë së krishterë në fakultetet e Shkencave Islame, si Turqi, Indonezi, Filipine, etj. 87 Michel, Thomas, “Për të kuptuar kristianizmin: Një i krishterë i paraqet myslimanëve fenë e tij”, isg edizioni, pa vit botimi, Tiranë, f. 4, 9. 88 Po aty, f. 114. 89 Për më tepër, shih: Mt 57; Lk 5, 12-49. 90 Michel, Th., Për të kuptuar kristianizmin: Një i krishterë i paraqet myslimanëve fenë e tij, isg edizioni, pa vit botimi, Tiranë, f. 118. 91 Po aty, f. 118.

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

50

vendosjen e njërës palë kundra tjetrës, duke e parë njëri-tjetrin si armiq dhe si një kërcënim të ndërsjellë.

Michel thotë se, në pjesën më të madhe të myslimanëve të zakonshëm, Islami është para së gjithash e mbi të gjitha një përgjigje ndaj Zotit, një mënyrë për të takuar Krijuesin dhe për të bërë vullnetin e Hyjit mbi tokë. Këta myslimanë nuk interesohen për politikën, për revolucione, apo konflikte civile, pikërisht se janë shumë të angazhuar për të mbajtur familjen, për t’u mësuar fëmijëve frikën ndaj Zotit, etj. Pikërisht me këta myslimanë, thotë ai, duhet të hapet dialogu mbi të Vetmin Zot, i aftë për të çliruar njerëzimin nga mëkati dhe nga strukturat shtypëse që kemi ndërtuar.92

Në praktikimin e drejtësisë shoqërore në Islam, shohim se në vitet 1980, Organizata e Konferencës Islamike përdori fondet e mbledhura nga myslimanët nëpërmjet pagesës së zekat-it* në ndihmesë të popullsive të goditura, kryesisht myslimane e më pas i dha një kontribut prej një milion dollarësh amerikanë në sadaka, Kepit të Gjelbër, një rajon në pjesën më të madhe me popullsi të krishterë. Kurse për të ndihmuar popullsinë e krishterë të Salvadorit, të dëmtuar nga tërmeti, organizatat më aktive në furnizimin me ushqime dhe ilaçe ishin Caritas-i dhe Ndihma Islamike Botërore (Islamic Relief Worldwide). Ata kanë ndihmuar bashkë, pa bërë elozhe dhe etiketa. Këto organizata të krishtera, islame, apo hebreje kanë mjaft ngjashmëri me njëra-tjetrën. Dhe kjo ndodh sepse kur mësimet e traditës së përbashkët profetike, vendosen konkretisht në praktikë, përkthehet me të njëjtën sjellje ndaj njerëzve në nevojë.

Ngjarjet e 11 shtatorit 2001, bombardimet në Afganistan dhe lufta në Irak, provokuan mendësinë se Islami dhe Perëndimi janë në luftë me njëri-tjetrin dhe se qytetërimet islame dhe të krishtera janë shumë larg njëra-tjetrës dhe se nuk mund të ketë dialog midis tyre. Duke u nisur nga kjo lindin vetëm pretendime epërsie kulturore dhe fetare. Por në fakt gjatë gjithë historisë së konflikteve, ato kanë qenë të bazuara në interesa gjeo-politike, ekonomike, etj. dhe radhë ndonjëherë në ndryshime teologjike. Kështu Krishtërimi dhe Islami janë dy universe shpirtërore, që kanë shumë për t’i thënë njëri-tjetrit. Dialogu i krishtero-mysliman, sot gjendet “në vendtakimin e dy deteve”, duke marrë fjalët e Kur’anit.93 Prof. Michel thekson se, bëhet fjalë që të takohen këto dy mënyra të ndërlikuara që i përgjigjen të Vetmit Zot, mënyra të cilat janë më tepër plotësuese, sesa kundërshtuese. Kështu që dialogu mes të krishterëve dhe myslimanëve nuk ka si qëllim shndërrimin apo pushtimin, por pasurimin dhe rritjen e ndërsjellët, jo ndarjet por përkimet. Nëse të krishterët dhe myslimanët do të jenë të zotët që së bashku t’u ofrojnë të gjithëve një rrugë për të jetuar në planetin tonë në mënyrë më paqësore, njerëzore dhe të çelur ndaj shpresës, ata do të mund të luajnë rolin për të cilin Zoti i ka krijuar.94

Prof. Dr. Thomas Michel shpjegon gjithashtu një ndodhi të veten në qytetin e Konias në Turqi në vitin 1988, kur kishte shkuar për të ligjëruar në universitetin e këtij qyteti për 7 muaj. Kur e pyetën njerëzit se çfarë detyre kishte, ai u përgjigj me fjalën origjinal që përdoret në Kur’an në arabisht, por që përdoret edhe në turqisht “rahib”. Ata menjëherë e

92 Po aty, f. 119-120. * Zekat-i është një prej shtyllave të Islamit, fjalë e cila nga arabishtja do të thotë pastrim, lëmoshë, e cila është një lëmoshë e detyrueshme një herë në vit që varion nga 2.5 % deri në 10 % të pasurisë, në bazë të të ardhurave vjetore, që siguron familja në gjendje të mirë materiale (Muharremi, Halit, Fjalori i teologjisë, Mirgeeralb, Tiranë, 2006: 361). 93 Kur’an, 18:60. 94 Michel, Thomas, “Për të kuptuar kristianizmin: Një i krishterë i paraqet myslimanëve fenë e tij”, isg edizioni, pa vit botimi, Tiranë, f. 138-140.

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

51

kishin pyetur se a kishte nevojë për ndonjë gjë, ndërkohë që ai sapo kishte zënë një shtëpi me qira pa plaçka dhe kishte nevojë për çdo gjë. Menjëherë komshinjtë e tij, familje punëtorësh, i kishin dhënë, kush një karrige, kush një tavolinë dhe për tre ditë ia kishin kompletuar shtëpinë të tërën, deri tek enët e kuzhinës.

Natën e dytë i kishin trokitur në derë dy burra në orët e vona të natës, dhe profesori kishte menduar se kush mund të ishte. “Vallë policia?” Ata kishin hyrë dhe kishin kontrolluar se çka i kishte mbetur mangët. Të nesërmen nuk mungonte asgjë. Më pas i kishin thënë se gratë e komshinjve do t’i sillnin ushqime, kur ishte në leksion në universitet, por dera kishte qenë e mbyllur. Kështu ai ishte detyruar që ta linte derën të pakyçur kur dilte në mëngjes. Kur kthehej pasdreke ai gjente shtëpinë e pastruar, të rregulluar, plaçkat e lara dhe të hekurosura dhe tavolinën e shtruar me gjellë të ngrohta.

Gjatë 7 muajve Prof. Micheli nuk i kishte parë asnjëherë ato gra, si duket ato e shihnin kur dilte dhe pastaj i bënin punët në banesën ku ai banonte. Kur kishte ardhur koha që ta linte qytetin, ai ishte përshëndetur me një burrë të lagjes dhe i kishte kërkuar që t’i takonte gratë që ia kishin bërë punët pa u lodhur gjatë gjithë atyre muajve, por ai kishte marrë një përgjigje befasuese:

“Nuk është e nevojshme t’i falënderosh, ato nuk e kanë bërë këtë për ty, e kanë bërë për hir të Zotit. Në Kur’an është shkruar se ne duhet t’i trajtojmë mirë murgjit. Ky është një akt besimi ndaj Zotit dhe Ai i sheh se ç’kanë bërë këto gra dhe i shpërblen ato”, i kishte thënë burri. Kështu që nuk kishte qenë e nevojshme që Prof. Thomasi t’i falënderonte ato.

Thomas Michel, ka botuar gjithashtu edhe librin me titull “Marrëdhëniet Islamo-të krishtera sipas Bediuzaman Said Nursiut” (2008). Autori ka bërë një studim të mirëfilltë në lidhje me argumentet që jep Nursi në marrëdhëniet e të krishterëve të vërtetë me myslimanët, në veprën e tij Risale-i Nur dhe në bashkëpunimin e tyre në kohët moderne kundër armiqve të përbashkët si ateizmi, darvinizmi, imoraliteti, etj., duke u bashkuar në besimin tek Zoti si një dhe i Vetëm.

Ai në këtë libër përmend katër emra të njohur si pacifistë me ndikim mbarëpopullor, ndër ta dy të krishterë (njëra protestane dhe tjetri katolik) Rosa Parks dhe Oscar Romero; dhe dy myslimanë Bediuzzaman Said Nursi dhe Muhammed Fethullah Gylen.

I. 8. Laicizmi, feja dhe globalizimi i marrëdhënieve mes Lindjes dhe

Perëndimit Sipas studiuesit Paul Weller95, në të gjitha shoqëritë tona ekzistojnë 'kundërshti'

ose 'kontradikta' lokale të veçanta dhe specifike, që mund të çojnë në konflikt. Por në botën bashkëkohore, kudo që jetojmë, për shkak të ndikimit në botën moderne të asaj që historiani britanik Arnold Toynbee e ka quajtur "asgjësimi i distancës"96, ne të gjithë jetojmë gjithashtu në një kontekst më të gjerë global. Në lidhje me këtë botë të globalizuar të komuniteteve etnike dhe fetare ndërkombtare, Gylen ka vërejtur se, mjetet moderne të komunikimit dhe transportit e kanë transformuar botën në një fshat të madh, global. Kjo kohë është një periudhë e marrëdhënieve ndërvepruese. Kombet dhe njerëzit janë më në nevojë dhe më të varur nga njëri-tjetri, gjë që shkakton afërsi në marrëdhëniet reciproke.97

95 Profesor i marrëdhënieve ndërfetare në Universitetin e Derbit, Britani e Madhe dhe pedagog i jashtëm, Qendrës për Krishterimin dhe Kulturën, Oxford, Regent College Park, Universiteti i Oksfordit. 96 Toynbee, A., “Krishtërimi mes Feve të Botës”, Oxford University Press, London, 1958: 87. 97Gülen, M. Fethullah, “Drejt një Qytetërimi Botëror të Paqes dhe Tolerancës” (vers. angl.), New Jersey: Light, 2004: 230.

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

52

Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, në të cilën të gjitha fetë janë duke u bërë gjithnjë e më tepër fe 'të diasporës', lidhjet ndërkombëtare mes feve kanë dobi pozitive për të ofruar kanale të pasqyrimit në kontekste të ndryshme kulturore. Por tragjikisht ato mund të bëhen edhe përçuese përmes të cilave konfliktet janë transportuar nga një pjesë e botës në një tjetër. Si pasojë e kësaj, ndërsa disa kundërshtime dhe kontradikta janë të veçanta për shoqërinë tonë, ka edhe të tjera, të cilat mund t’i quajmë 'kundërshtime globale', që vrapojnë thellë dhe gjerësisht në mes të të gjitha shoqërive dhe rajoneve të botës. Këto 'kundërshtime globale' përfshijnë ato në mes të 'fetarëve' dhe 'laikëve', si dhe mes atyre sferave, që në të vërtetë janë të lidhura ngushtë, por ngjan sikur janë të dallueshme nga njëra-tjetra, pra në mes "shkencës" dhe "fesë". Ato gjithashtu përfshijnë kundërshtitë mes 'Perëndimit' dhe 'Lindjes', si dhe atyre që gjithashtu lidhen, por që janë edhe të dallueshme mes njëra-tjetrës, pra midis "Krishterimit" dhe "Islamit".98

Duke menduar rreth laicizmit në drejtim të kundërvënies së tyre me botën fetare, Paul Weller ka vënë në dukje se:

1. Në tërësinë e një perspektive globale historike, është ndoshta me vlerë të rikujtohet se është "laicizmi", ai që duhet të konsiderohet një eksperiment i ri në organizimin dhe integrimin shoqëror.

2. Origjina reaktive e 'laicizmit' mund të gjendet në trashëgiminë evropiane të inkuizicionit, "monopolin shtetëror të fesë" dhe ndikimin e luftërave, që ka nxitur feja gjatë shekullit të XVII, gjë që solli si kundër-reagim lëvizjet revolucionare të liberalizmit ekonomik, republikanizmit, si dhe shfaqjen e socializmit dhe të marksizmit.

3. Rrënjët evropiane të 'laicizmit', të cilat mund ta bëjnë atë problematik për shoqëritë e tjera, përvoja e të cilit është importuar nga Evropa, ka qenë e lidhur me ndërmarrjet koloniale dhe imperialiste.

4. Është e nevojshme për t’u parë sidomos se si 'laicizmi' mund të lidhet me trashëgiminë civilizuese myslimane.

5. Njohja e nevojës të marrjes në konsideratë në mënyrë eksplicite të 'laicizmit', mund të rezultojë në formulimet e mëparshme me “sens të përbashkët” të problemeve dhe çështjeve që janë rikthyer si aktuale, duke bërë të mundur, që ato të shihen nga perspektiva të reja dhe të panjohura më parë.99

Në mënyra që flasin si për 'sekularizmin' ideologjik, ashtu edhe për "islamizmin" politik dhe me një rëndësi që shtrihet përtej kontekstit turk, Gylen bën dallim midis një kuptim të 'laicizmit', që ka të bëjë me pjesëmarrjen e qytetarëve të të gjitha feve në jetën publike të një shoqërie dhe një forme ideologjike të ‘laicizmit’, që ka të bëjë me të promovuarit e pozitave pozitiviste filozofike dhe pasojat e tyre filozofike dhe politike. Në lidhje me 'laicitetin' dhe të kuptuarit e tij në mënyrë më të sofistikuar dhe të diferencuar, sipas Weller, Gyleni e

98 Weller, Paul, kumtesë me temë: “Fethullah Gylen dhe Arti i Bashkëjetesës në një Epokë të Kundërshtive Globale”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 99 Për më tepër lexo artikujt mbi “të Drejtat e Njeriut”, “Fenë” dhe “Laicizmin”. Konfigurime të ndryshueshme të Fesë(ve), Shtetit(eve) dhe Shoqërisë(ve) u prezantuan nga Institute of Commonwealth Studies, Clemens Nathan Research Centre dhe Martinus Nijhoff Publishers në “Pyetësorin rreth të Drejtave të Njeriut dhe Fesë” të zhvilluar në Institutin e Studimeve të Komunuelthit, Londër më 28 Shkurt 2005. Këto forma të përmbledhura u prezantuan në një referat konference të pabotuar nga autori rreth “Të brendshëm dhe të Jashtëm? Grupimet Fetare, Shoqëria e Sjellshme dhe Shteti (post?)Modernist në St. Columb’s Park House, Forumi i 8-të i Inter-Isles rreth “Fesë dhe Shtetit: Mbajtja e Peshores Drejt”, mbajtur në University of Westminster, Londër, 27 Janar 2007.

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

53

përmbledh atë kështu: "Sekularizmi nuk duhet të jetë një pengesë për devocion fetar, as nuk duhet që devocioni të përbëjë një rrezik për laicizmin."100

Gyleni gjithashtu argumenton se materializmi shkencor ka sjellë edhe ndotjen e mjedisit si pasojë e një këndvështrimi se "natyra është një akumulim i gjërave që nuk ka asnjë vlerë jashtë aftësisë së saj për të përmbushur nevojat fizike."101 Ai shprehet gjithashtu se, "Njerëzit janë krijesa të përbëra jo vetëm nga një trup dhe një mendje, ndjenjat dhe një shpirt, përkundrazi, ne jemi kompozime harmonike e të gjitha këtyre elementeve".102

Shpesh ndodh që kundërshtitë globale në mes të "fesë" dhe 'laikes' dhe 'fesë' dhe 'shkencës', shihen si të lidhura me kundërshtitë globale mes "Lindjes" dhe "Perëndimit". Megjithatë, ndoshta është të paktën i argumentueshëm fakti se kundërshtitë globale në mes të 'Lindjes' dhe 'Perëndimit', janë gjithashtu një nga produktet e historisë së kolonializmit dhe imperializmit. Ndërsa këto fjalë dhe koncepte janë, në shumë mënyra, të dala mode në shoqëritë perëndimore dhe kapitaliste të sotme, ato përshkruajnë realitete historike me rëndësi të madhe për jetën bashkëkohore, duke përfshirë çështjen e bashkëjetesës mes grupeve fetare.

Siç ka vërejtur Gyleni në vlerësimin e tij realist të kontekstit aktual global: "Shoqëritë myslimane që hynë në shekullin e XX si një botë e shtypur, e padrejtë dhe e kolonizuar, në gjysmën e parë të shekullit ishin të zëna me luftërat për çlirim dhe pavarësi, luftëra që kishin nisur, që gjatë shekullit të XIX. Në të gjitha këto luftëra, Islami mori rolin e një faktori të rëndësishëm për t’i bashkuar njerëzit dhe nxitur ata për veprim. Meqenëse këto luftëra ishin zhvilluar kundër atyre që ishin parë si pushtues, Islami, pavarësia kombëtare dhe çlirimi, mbartnin në vetvete të njëjtën domethënie dhe kuptim."103

“Krishterimi” dhe “Islami” kanë qenë shpesh pjesë e diskursit të kundërshtive në mes të 'Perëndimit' dhe 'Lindjes'. Midis personazheve fetarë kardinali Joseph Ratzinger, para se ai të zgjidhej si Papa Benedikti XVI, në vitin 2004 u shkroi peshkopëve evropianë, duke u shpjeguar arsyet për qëndrimin e tij kundër anëtarësimin të plotë të Turqisë në BE, ku deklaroi se:

“Rrënjët që kanë formuar Evropën, që kanë lejuar formimin e këtij kontinenti, janë ato të Krishtërimit. Turqia ka përfaqësuar gjithmonë një kontinent tjetër, në kontrast të përhershëm me Evropën. Kanë ekzistuar (nga Perandoria Osmane), luftëra kundër Perandorisë Bizantine, rënia e Stambollit, luftërat ballkanike dhe kërcënimi kundër Vjenës dhe Austrisë. Do të ishte një gabim të barazoheshin dy kontinente... Turqia është themeluar mbi Islamin... Prandaj hyrja e Turqisë në BE do të ishte anti-historike.”104

Prof. Weller thotë se, është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi ndërmjet kundërshtive mes "Perëndimit" dhe "Lindjes", si dhe mes "Krishterimit" dhe "Islamit". Kjo nuk është pak për shkak se disa prej bashkësive më të lashta të krishtera, gjenden në vendet ku Islami predominon sot. Kështu, Iraku ka qenë streha e disa prej komuniteteve me vazhdimësinë më të vjetër të krishterë në botë, ndërsa kohët e fundit ne kemi parë që të krishterët Koptikë janë pjesë përbërëse të historisë dhe shoqërisë egjiptiane dhe përbëjnë 10 % të Egjiptit. Në mënyrë të ngjashme, myslimanët në Evropë kanë qenë jo vetëm fenomen

100 Ünal, A. and Williams, A., “Avokati i Dialogut”, Fairfax, Virgina: The Fountain, 2000:167. 101 Gülen, M. Fethullah , “Drejt një Qytetërimi Botëror të Paqes dhe Tolerancës”, (vers. angl.), New Jersey: Light, 2004: 197. 102 Po aty, 194. 103 Po aty, 239. 104 Weller, Paul, kumtesë me temë: “Fethullah Gylen dhe Arti i Bashkëjetesës në një Epokë të Kundërshtive Globale”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

54

emigrimi dhe lëvizjesh të refugjatëve gjatë kohëve të fundit. Përkundrazi, Islami ka qenë prezent qysh prej një kohe të gjatë në Evropë, si në Spanjë ashtu edhe në Ballkan, si dhe në vende të tilla si Polonia, ku popullsia myslimane Tatare jeton atje prej një kohe të gjatë edhe pse në përgjithësi ajo ka një histori, e cila është më pak e njohur. Megjithatë, si në mendjet e popullit të krishterë, ashtu dhe të atij mysliman, si dhe në shumë mendje të Perëndimit dhe Lindjes, predominon ky konfuzion.105

Për këtë arsye, përkushtimi i Gylenit në fushën e dialogun mes myslimanëve dhe të krishterëve (dhe format e tjera të bashkëpunimit), është i një rëndësie të madhe. Kjo ndoshta vërehet më qartë në artikullin e tij mbi "Domosdoshmëria e dialogut ndërfetar: Një këndvështrim islam." Është e rëndësishme të theksohet se ai është botuar përpara ngjarjeve të 11 Shtatorit.106

Vitet e fundit gjithashtu është bërë e vështirë heqja dorë nga efektet në formë jehone në disa pjesë të botës, të një bisede për përballjen globale mes Perëndimit dhe Islamit, edhe pse bota perëndimore bashkëkohore është vetëpërcaktuar kryesisht si laike dhe myslimanët gradualisht e perceptuan atë të tillë.

“Tabloja e mirëkuptimit, duke respektuar distancën ekzotike ndërmjet feve dhe kulturave, ishte reale derisa ndodhen ngjarjet e 11 shtatorit, të cilat patën një impakt të thellë në marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe botës perëndimore, si në marrëdhëniet e jashtme por edhe të brendshme. Një armik i ri kishte lindur: terrorizmi ndërkombëtar nën emrin e Islamit. Kjo ka influencuar thellësisht marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe jomyslimanëve; menjëherë u shfaq një perceptim i ri kërcënimi, kërcënim i cili tronditi thellë shoqëritë perëndimore dhe sensin e tyre te sigurisë.”107

Sipas Dr. Gunter, të gjithë bien dakord që mjetet ushtarake nuk janë një zgjidhje e drejtë për të kundërshtuar këtë rritje të dhunës. Duhen analizuar shkaqet dhe arsyet e saj dhe të zhvillohen strategji për t’i kundërshtuar ato. Pra, duhen sërish mënyra të tjera të bashkëveprimit paqësor. Marrëdhëniet dhe ndërveprimi ndërmjet një bote post-moderne dhe post-fetare me një botë fetare tradicionale, nuk janë kurrë të lehta. “Nëse duam të kemi rezultate që shkojnë përtej konfirmimit reciprok të paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit, na duhet të ndryshojmë konceptin tonë të dialogut si dhe atë të ndërveprimit dhe bashkëpunimit kulturor.”108

Në botën myslimane modelet e mendimit ideologjik e paraqesin perëndimin si egoist, materialist dhe mbizotërues. Në Perëndim modelet ekuivalente të mendimit e perceptojnë Islamin si irracional, fanatik dhe ekspansionist. Në epokën e komunikimit dhe të migrimit global, këto modele mendimi, në variacionin e tyre të shprehjeve të holla dhe jo të holla, ushqejnë antagonizmin. Është e vërtetë se çështja e Islamit dhe Perëndimit është më komplekse dhe e paparashikuar në problemet bashkëkohore, sesa do të nënkuptonin ithtarët dhe kundërshtarët e politikës kulturaliste. Shumë nga problemet, si ndërhyrja dhe hegjemonia e huaj, terrorizmi dhe kërcënimet ndërkombëtare, janë të ngatërruara dhe të zmadhuara. Faktikisht ato përcaktohen nga politika e forcës së shteteve dhe forcave brenda kombeve të

105 Weller, Paul, “Teza e Përplasjes së Qytetërimeve dhe Kundërpërpërgjigja Fetare”, në Gazetën Europiane të Studimeve Ekonomike dhe Politike, 2010: 83-100. 106 Ünal, A. and Williams, A., “Avokati i Dialogut”, Fairfax, Virgina: The Fountain, 2000: 241-256. 107 Mulack, Dr. Gunter (Drejtori ekzekutiv i Institutit Gjerman të Orientit – DOI, Berlin), kumtesë me temë: “Islami dhe Perëndimi – një marrëdhënie komplekse, impaktet në zhvillimin e bashkëpunimit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 108 Po aty.

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

55

ndryshme. Por mbetet i vërtetë fakti se fundi i ballafaqimeve ideologjike mbarëbotërore, ka favorizuar rishfaqjen e perceptimeve, ku Islami dhe Perëndimi ekzistojnë si koncepte imagjinare e subjektive, të cilat ndikojnë në mënyrën se si secila e konsideron tjetrën.

Duke përkrahur të drejtat e të krishterëve në botën myslimane, në një mënyrë që konfirmon dyshimin se mbrojtja e pakicave u shërben qëllimeve të ndërhyrjes së huaj, përforcohet perceptimi se ata janë të huaj në vendet e tyre. Duke mbrojtur të drejtat e të krishterëve në kundërshtim me bashkëqytetarët dhe fqinjët e tyre myslimanë, me të cilët ata ndajnë kulturën dhe identitetin kombëtar, ashpërsohet dyshimi i shumicave ndaj pakicave, që shihen si një mjet i një kërcënimi real dhe potencial i nxitur nga forcat e huaja dhe të fuqishme.

Parimet universale të bashkëqytetarisë, barazisë, forcës së ligjit dhe të të drejtave njerëzore, duhet të jenë në qendër të “dialogut të jetës” mes të krishterëve dhe myslimanëve. Universaliteti i tyre konfirmohet shpesh, duke mos përballuar ndryshimet në qëndrime dhe rëndësi. Nevoja e bashkëpunimit mes të krishterëve dhe myslimanëve në përkrahjen e këtyre vlerave në çdo rajon të botës është më e madhe. Këto çështje lipset të adresohen, teorikisht dhe praktikisht, me forcë të përtërirë dhe në të gjithë botën.

Shumë të krishterë dhe myslimanë janë bërë mjaft të vetëdijshëm, se të drejtat njerëzore nuk duhet të plotësohen me seleksionim. Për ata që besojnë, është vendimtare që të këmbëngulin në pandashmërinë e të drejtave njerëzore, të koordinojnë të drejtat individuale me ato të komunitetit dhe t’u gjenden pranë të dëmtuarve, pavarësisht nga identiteti i tyre fetar ose etnik.

Më shumë se asnjëherë më parë, të krishterëve dhe myslimanëve u bëhet thirrje të mbrojnë një sërë vlerash universale të përbashkëta, që i afrojnë më shumë me njëri-tjetrin. Në emër të këtyre vlerave atyre u kërkohet të bashkojnë përpjekjet në kontekstin e konflikteve dhe tensioneve të përbashkëta, që në mënyrë të zmadhuar identifikohen me ndryshim fetar. Disa pasqyrime të kësaj përgjegjësie propozohen nga një dokument studimi i hartuar nga një grup myslimanësh dhe të krishterësh partnerë në dialog dhe i botuar nga Këshilli Botëror i Kishave. Krishtërimi dhe Islami, edhe pse në mënyra të ndryshme që janë specifike për rajone të veçanta, mbartin kujtime historike. Ata bëjnë thirrje edhe pse në mënyrë të paqëndrueshme, për besnikëri universale.

Vëmendja ndaj rrethanave të veçanta lokale, ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve. Në konfirmimin e parimeve të përbashkëta të besimit, drejtësisë dhe pajtimit, palët e konflikteve lokale, ndihmohen që ta lirojnë Islamin dhe Krishtërimin nga përgjegjësia e interpretimeve egoiste dhe interesave lokale. Pra myslimanët dhe të krishterët mësojnë se Krishtërimi dhe Islami, nuk janë dy blloqe të pandashme që i kundërvihen njëri-tjetrit. Në dialog me njëri-tjetrin “ata kuptojnë drejtësinë si një vlerë universale të ngulitur fort në besimin e tyre dhe u bëhet thirrje të mbajnë anën e të shtypurve dhe të atyre që janë lënë mënjanë, pavarësisht nga identiteti i tyre fetar. Drejtësia është një shprehje e angazhimit fetar dhe shkon përtej kufijve të komunitetit fetar. Myslimanët dhe të krishterët përkrahin vlerat dhe idealet e tyre fetare kur mbajnë një qëndrim të përbashkët në solidaritet me, ose në mbrojtje te viktimave të shtypjes dhe dëbimit”. 108F

109 Në veprën “Eskatologjia myslimane në komedinë hyjnore” të autorit Asin

Palacios Miguel, thuhet se, “në kulturën kolektive janë fshehur kujtimet e ardhjeve të mëdha arabo-islame në Evropë, të cilat filluan në shekullin e VII. Në fakt në krijimin e kësaj linje të

109 Kruja, Genti, “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, Prizmi, Tiranë, 2008: 83; shih: Mitri, T., Marrëdhëniet mes myslimanëve dhe të krishterëve, 2007.

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

56

re mbrojtjeje, Perëndimi mori humanizmin, shkencën, filozofinë, sociologjinë dhe historiografinë e Islamit, të cilat ishin futur ndërmjet botës së Karlit të Madh dhe antikitetit klasik. Islami është brenda që në fillim, madje edhe Dante, “armiku” më i madh i Profetit Muhamed, duhej ta pranonte kur ai e vendosi profetin në qendër të ferrit të tij e më vonë doli se ai kishte kopjuar vargje nga Kur’ani.”110

Në Bashkimin Evropian sot jetojnë rreth 15-20 milionë myslimanë. Ato nuk janë komunitete koherente dhe kanë status të ndryshëm në vendet anëtare respektive të BE-së. Shumica vijnë nga ish-kolonitë. Disa janë të integruar mirë; 50% e myslimanëve në Francë, Britani dhe Belgjikë janë shtetas të këtyre vendeve. Ata formojnë një pjesë integrale të shoqërive evropiane dhe kontribuojnë në politikë, kulturë, shkencë dhe ekonomi. Në Gjermani kemi më shumë se 3.5 milionë myslimanë që jetojnë dhe janë të integruar në shoqëri, por ata kanë ardhur vetëm në vitet 60 të shek. XX, si punëtorë. Historikisht myslimanët e parë kanë ardhur këtu në shekullin e XVIII. Mbreti prusian Frederiku i Madh, i ka mirëpritur myslimanët në Prusi dhe i ka lejuar ata të ndërtojnë xhami. Disa prej tyre hynë madje edhe në ushtrinë prusiane. Sot në forcat e armatosura në Gjermani, ka më tepër se 1.000 ushtarë myslimanë nën armë111, thekson Dr. Gunter Mulack, Drejtori ekzekutiv i Institutit Gjerman të Orientit – DOI, Berlin.

Një problem shqetësues për bashkësitë myslimane në Evropë, është shkollimi, por edhe mungesa e integrimit shoqëror, vështirësia për të gjetur punë, e për rrjedhojë pakënaqësia në rritje mes të rinjve myslimanë. Dialogu me bashkësitë e myslimanëve është bërë një çështje tepër e rëndësishme dhe që po diskutohet kudo. Gjermania e ka institucionalizuar dialogun me bashkësitë e saj myslimane që nga shtatori 2006, nëpërmjet themelimit të Konferencës Islamike. Ky akt mundëson një dialog institucional ndaj të gjitha grupeve myslimane dhe shoqërisë e veçanërisht qeverisë gjermane.

Shumica e myslimanëve në Gjermani janë me origjinë turke e për rrjedhojë ata e kanë të lehtë të kuptojnë e madje edhe të pranojnë sistemin shoqëror laik të Gjermanisë. Tashmë ka mjaft funksionarë shtetërorë, profesorë universitetesh, biznesmenë dhe njerëz të medias myslimanë.

Stereotipet me portretizime negative rreth myslimanëve nëpër media, vetëm sa e kanë rritur më tej dyshimin ndaj tyre. Ekziston gjithashtu një mungesë e qartë e informacioneve rreth Islamit në shoqëritë perëndimore, me përjashtim të disa universiteteve dhe specialistëve të veçantë. Por ekziston gjithashtu edhe një mungesë e theksuar e informacionit rreth Perëndimit në shumë shoqëri myslimane.

I.9. Dialogu ndërfetar në Shqipëri Prania dhe bashkekzistenca e disa besimeve të popullit shqiptar, të shtrira në dy

themele kryesore, atij mysliman dhe të krishterë, ka bërë që bashkëjetesa ndërfetare të jetë një domosdoshmëri historike, duke shërbyer kështu, si mjet dhe faktor, që ka siguruar unitetin kombëtar dhe ekzistencën tonë si komb, megjithëse shqiptarët kurrë nuk e kanë ndarë përkushtimin fetar nga interesi kombëtar.

110 Miguel, Asin Palacios, “Eskatologjia myslimane në komedinë hyjnore”, Botues Averroes, Shkodër, 2003. 111 Mulack, Gunter (Drejtori ekzekutiv i Institutit Gjerman të Orientit – DOI, Berlin), kumtesë me temë: “Islami dhe Perëndimi – një marrëdhënie komplekse, impaktet në zhvillimin e bashkëpunimit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

57

Në fakt asnjë fe, nuk mund dhe nuk duhet të predikojë diskriminimin njerëzor për shkak të ndryshimeve të besimit, sepse të gjitha kanë në bazën e tyre barazinë e njerëzve para Zotit. Nocioni “vëllazërim” buron nga çdo fe me të njëjtin kuptim: paqe, mirëkuptim, respekt i ndërsjellët i njerëzve të çdo besimi dhe jo “homogjenizim” apo “supremaci”.

Restaurimi i lirisë së fesë në Shqipëri, ka ringjallur debate të ndryshme në literaturën e sotme rreth demokratizimit të mundshëm të shoqërisë multifetare shqiptare dhe përpjekjeve për të përballuar mundësitë për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve fetare. Në fakt, ndryshe nga disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, procesi i demokratizimit në këtë vend, nuk solli inate apo mëri fetare ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare. Çështja fetare ka hapur debate brenda shoqërisë shqiptare e jashtë saj, ndoshta më shumë në formë latente, mbi vendin e Shqipërisë në Evropë, ose në botën myslimane, si dhe në çështje të tjera të marrëdhënieve ndërmjet feve dhe identitetit kombëtar. Megjithatë, të gjitha këto debate lindin për arsye se shoqëria shqiptare nuk është më ateiste, e izoluar, statike, por ajo lëviz gradualisht drejt një faze, e cila përballet dhe lind një sërë çështjesh shekullare dhe fetare.

Në krijimin e një fryme tolerante, krahas feve dhe përfaqësuesve të tyre ndër vite, ka ndikuar edhe trashëgimia socio-antropologjike e shqiptarëve, sistemi shoqëror tradicional dhe ai i vlerave. Faik Konica do të përforconte: “Unë besoj se dihet gjithkund që shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare”.112 E kaluara flet qartë për shkallën e tolerancës ndërmjet shqiptarëve të besimeve të ndryshme.

Me ndalimin e institucioneve dhe propagandës fetare në Shqipëri më 1967, u shënua një keqtrajtim i barabartë ndaj të tre feve. “Duan dëshmi prej meje, dëshmonte Hafiz Dërguti, që mandej të thonë se i vranë priftërinjtë me dëshmitë tona.... Por unë i kam thënë, më vrisni, por mos e prisni diçka të tillë nga unë”....113 Në të njëjtën qeli dhe varr do të përfundonin myftiu i Durrësit Mustafa Varoshi dhe arqipeshkvi Vinçens Prendushi...

Toleranca fetare është shfaqur si një përbërës i rëndësishëm i modelimit psikokulturor të shqiptarëve, duke kaluar drejt një vetëdije kombëtare për këtë vlerë. “Mungesa e fanatizmit fetar duhet trajtuar si një tipar etnokulturor”.114 Autori Karaman Ulqini me tolerancë në këtë kontekst ka parasysh “mendësinë e shqiptarëve, të cilët e pranonin njëri-tjetrin pavarësisht nga besimi fetar”.115

Por, a mjafton të flasim për tolerancën fetare vetëm si vlerë kulturore tek shqiptarët, ndërkohë që sot koncepti i tolerancës konsiderohet si një prej shprehive themelore qytetare demokratike? Mbështetur në historinë e këtij vendi, besnikëria ndaj tij nuk mund të fiksohet vetëm tek fetë dhe toleranca fetare, por në një gjykim bashkëkohor të përbashkët të“shqiptarisë demokratike”, që do të thotë një gjykim qytetarie, barazi para ligjit, harmoni dhe solidaritet kombëtar, përfaqësim sa më i drejtë i komuniteteve fetare në strukturat civile, shpirt tolerance dhe mirëkuptimi mbi çështje të ndryshme të jetës së përditshme, etj.. Komunitetet fetare në Shqipëri: myslimanët dhe të krishterët, janë kolona të së njëjtës lartësi dhe gjymtyrë të të njëjtit komb, ku mbështetet identiteti kombëtar dhe demokracia shqiptare.

Këto fakte, kanë bërë që prej disa vitesh harmonia dhe mirëkuptimi ndërfetar ndër shqiptarët, të bëhet temë studimesh dhe kumtesash në mjaft konferenca dhe studime ndërkombëtare. Në fakt kjo duket si një çështje e madhe për t'i kushtuar rëndësi një vend i vogël si Shqipëria. Shqiptarët si popull i vogël dhe pa ndonjë peshë në përcaktimin e 112 Konica, F., 1993:431. 113 Basha, A., simpozium, 2003. 114 Ulqini, Karaman, 1999: 25. 115 Po aty, 26.

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

58

rrjedhave botërore, janë mjaftuar të ndjekin çfarë vendosin të mëdhenjtë e globit. Por Shqipëria, si një vend ku bashkëjetojnë komunitete fetare të ndryshme, mund të jetë një shembull i mirë jo vetëm i bashkekzistencës paqësore midis tyre, por edhe i forcimit të mëtejshëm të kësaj tradite të krijuar prej shekujsh.

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

59

II. NJË VËSHTRIM SOCIOLOGJIKO-FILOZOFIK

MBI FILOZOFINE E GYLENIT

II. 1. Një biografi e shkurtër e Gylenit Muhammed Fethullah Gylen ka lindur në Erzurum të Turqisë më 1941. Ai është

studiues, mendimtar, filozof, shkrimtar dhe poet i shquar me përmasa ndërkombëtare. Gyleni u arsimua në shkencat teologjike nga dijetarë dhe mësues shpirtërorë të dëgjuar të kohës. Ai gjithashtu studioi parimet dhe teorinë e shoqërisë moderne dhe shkencat e natyrës. Mbështetur në aftësitë e tij të jashtëzakonshme autodidakte në të mësuar, ai shpejt i la pas moshatarët e tij. Më 1958, pasi arriti rezultate të shkëlqyera në provime, u shpërblye me diplomën e predikuesit zyrtar dhe u emërua shumë shpejt ligjërues në Izmir, qyteti i tretë për nga madhësia në Turqi. Kjo ishte koha kur Gyleni filloi të kristalizonte temat dhe të zgjeronte bazat e audiencës të tij. Në predikimet dhe ligjëratat e tij, ai vinte theksin mbi shtypjen shoqërore përgjatë kohërave, ku qëllimi i tij ishte të inkurajonte brezin e ri për të harmonizuar ndriçimin intelektual me urtësinë shpirtërore me anë të përkujdesjes dhe aktivizimit njerëzor.

Gyleni nuk i kufizonte predikimet vetëm në qendrat e qyteteve. Ai udhëtoi nëpër provincat e Turqisë dhe predikoi jo vetëm në xhami, por edhe në tubime shoqërore dhe në kuvendet të ndryshme. Kjo e mundësoi atë të arrinte një përfaqësim model në popull dhe të tërhiqte vëmendjen e komunitetit akademik, posaçërisht të trupës studentore. Përmbajtja e temave në ligjëratat e tij, nuk kufizohej vetëm në çështjet religjioze. Ai gjithashtu bisedonte rreth arsimit, shkencës, darvinizmit, ekonomisë dhe drejtësisë shoqërore. Ishte thellësia dhe kualiteti i ligjëratave të tij në tema të tilla të gjera, që bëri shumë përshtypje në komunitetin akademik, duke fituar vëmendjen dhe respektin e tyre.

Në vitin 1977, Gylen edhe pse ishte vetëm 36 vjeç, njihej si një nga ligjëruesit më me ndikim të Turqisë. Atë vit, kryeministri dhe personalitete të larta shtetërore, kur shkuan për të dëgjuar një ligjëratë në xhaminë Sulltan Ahmet (Xhamia Blu) në Stamboll, u thirr për ligjërim, pikërisht Gyleni.

Ai tërhiqet nga detyra zyrtare e ligjëruesit më 1981 pasi ishte bërë frymëzimi i një brezi të tërë të rinjsh dhe studentësh. Përpjekjet e tij që datojnë qysh prej vitit 1960, posaçërisht me reformën edukative, e kanë bërë atë një prej figurave më të mirënjohura dhe të respektuara në Turqi. Prej vitit 1988 e gjer më 1991, ai mbajti një varg predikimesh, si ligjërues nderi, në qendrat më të populluara, ndërsa vazhdonte të dërgonte mesazhin e tij në formën e bisedave popullore jo vetëm në Turqi, por edhe në Evropën Perëndimore.

Idetë Kryesore të Gylenit Në ligjëratat dhe shkrimet e tij, Gyleni e përfytyronte shekullin XXI si shekullin

në të cilin do të dëshmohet lindja e një force shpirtërore, që do të gjallëronte vlerat morale, një shekull të tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, që do të sillte përfundimisht përmes dialogut ndërkulturor dhe pjesëmarrjes së vlerave të njësuara, qytetërimin gjithëpërfshirës. Në fushën e edukimit, ai kishte drejtuar krijimin e shumë organizatave bamirëse, që punonin për mirëqenien e komunitetit, brenda dhe jashtë vendit. Ai kishte frymëzuar përdorimin dhe shfrytëzimin e mjeteve të komunikimit masiv, veçanërisht të radios e televizionit, gazetës, revistave, etj., në informimin e publikut, në lidhje me problemet e tyre imediate, personale dhe shoqërore.

Gyleni besonte se rruga e drejtësisë për të gjithë, varet nga përgatitjet për përvetësimin e një edukimi universal të saktë. Vetëm atëherë do të ishte i mjaftueshëm

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

60

mirëkuptimi dhe toleranca për të siguruar respekt për të drejtat e të tjerëve. Për këtë qëllim, ai arriti gjatë viteve, të inkurajojë elitën shoqërore dhe drejtuesit e komuniteteve, industrialistët e fuqishëm, si dhe biznesmenët e vegjël, të mbështesnin arsimin cilësor. Me donacionet prej këtyre burimeve, organizmat edukative kanë qenë në gjendje të hapin shumë institucione arsimore, që nga kopshti, e deri në universitete, si në Turqi, ashtu dhe në mbarë botën.

Gyleni ka treguar se në botën moderne, e vetmja rrugë për t’i bërë të tjerët të pranojnë idetë tuaja, kalon nëpërmjet besimit dhe bindjes. Ai i përshkruan ata që përdorin forcën si qenie intelektuale të rrënuara. Njerëzit gjithmonë do të kërkojnë liri për të zgjedhur në rrugën ku ecin, idealet e tyre dhe në shfaqjen e tyre, vlerat fetare dhe shpirtërore që ata mbartin. Gyleni arsyeton se, me gjithë të metat e saj të shumta, demokracia është tashmë i vetmi sistem politik që mund të jetojë dhe njerëzit duhet të përpiqen t'i modernizojnë dhe konsolidojnë institucionet demokratike, për të qenë në gjendje të ndërtojnë një shoqëri ku liritë dhe të drejtat e individit të jenë të mbrojtura dhe të respektuara, një shoqëri ku mundësia e njëjtë për të gjithë është më shumë se një ëndërr.

Aktiviteti ndërfetar dhe ndërkulturor Që prej tërheqjes nga detyra zyrtare, Gyleni i përqendroi përpjekjet e tij në

vendosjen e dialogut ndërmjet fraksioneve, që përfaqësojnë ideologji, kultura, besime fetare dhe kombësi të ndryshme. Më 1999, studimi i tij “Domosdoshmëria e dialogut ndërfetar” u paraqit në Parlamentin e Feve Botërore në Keip Taun (Cape Town), mbajtur më 1-8 dhjetor 1999. Ai deklaronte që “dialogu është një domosdoshmëri” dhe që popujt, për shkak të pakujdesisë së shteteve ose kufijve politikë, janë shumë larg në gjërat e përbashkëta nga ato që paraqesin realisht.

Duke dhënë gjithçka për tezat e tij, Gyleni konsideronte se ia vlen dhe është e nevojshme që, për një dialog të sinqertë, të jesh i vendosur në qëllimin për rritjen e mirëkuptimit të ndërsjelltë. Për këtë qëllim, ai ndihmoi në krijimin e Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve (1994), aktivitetet e të cilit, për të promovuar dialogun dhe tolerancën janë pritur ngrohtë nga njerëzit e pothuajse gjithë fushave të jetës. Përsëri për këtë qëllim, Gyleni vizitoi dhe priti figura udhëheqëse jo vetëm nga ata që gjendeshin midis popullit turk, por prej anembanë botës. Papa Gjon Pali i II në Vatikan, më vonë Xhon O’Konor, arqipeshkv i Nju Jorkut, Leon Levi, përfaqësues i lartë hebre, ish-presidenti i The Anti - Defamation League, janë disa nga udhëheqësit që përfaqësojnë botën fetare me të cilët Gyleni është takuar dhe ka diskutuar rreth dialogut dhe kanë marrë iniciativa në këtë kontekst. Në Turqi, ambasadori i Vatikanit për Turqinë, patriarku i Kishës Ortodokse Turke, patriarku i komunitetit të armenëve të Turqisë, Rabini i Madh i komunitetit të hebrenjve të Turqisë dhe shumë figura të tjera udhëheqëse, janë takuar shpesh me të, portretizim ky, i një shembulli, se si mund të krijohet një dialog i sinqertë mes popujve me besim fetar të ndryshëm.

Në takimin me papën Gjon Pali II në Vatikan (1998), Gyleni paraqiti një propozim për të ndërmarrë hapa të sigurtë në shuarjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, parapërgatiti rrugën e bashkëpunimit në këtë vend, ku e kanë origjinën të tre fetë hyjnore. Në propozimin e tij, ai gjithashtu nënvizonte faktin që shkenca dhe feja janë në të vërtetë dy aspekte të ndryshme që rrjedhin nga e njëjta e vërtetë:

“Njerëzimi kohë pas kohe ka mohuar fenë në emër të shkencës dhe ka mohuar shkencën në emër të fesë, duke provuar që të dy rastet paraqesin konflikt pikëpamjesh. Të gjithë dijet i përkasin Zotit dhe feja është prej Zotit. Si mund të jenë atëherë ato në konflikt?

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

61

Prandaj, përpjekjet tona të përbashkëta drejtohen në dialogun ndërfetar që mund të bëjë shumë në përmirësimin e mirëkuptimit dhe tolerancës mes popujve”116, do të thoshte Gylen.

Përpjekjet e Gylenit, për paqe botërore, kanë pasur jehonë në konferenca dhe simpoziume të ndryshme në përmasa botërore. “Simpoziumi i Heronjve të Paqes” (11-13 prill 2003) në Universitetin Agustinian të Teksasit, paraqiti një listë të luftëtarëve të paqes në mbi 5.000 vjet të historisë njerëzore. Gyleni përmendej midis heronjve bashkëkohës të paqes, në një listë në të cilën përfshiheshin emra të tillë si Jezusi, Buda, Mohandas Gandi, Martin Luter Kingu dhe Nënë Tereza.

Gyleni ka kontribuar për një numër gazetash dhe revistash. Ai ka shkruar faqet editoriale për revista të ndryshme, si dhe ka shkruar artikujt kryesorë për revistat The Fountain, Yeni Ümit, Sızıntı, dhe Yagmur, botime që përfaqësojnë mendimin e gjerë shpirtëror sot në Turqi dhe jashtë saj. Ai ka shkruar më shumë se dyzet libra, qindra artikuj, dhe ka qindra incizime në kaseta dhe videokaseta, CD dhe DVD. Botimet shoqërore dhe fetare përmbajnë fjalime të panumërta të Gylenit. Disa prej librave të tij - shumë prej të cilëve janë ndër më të shiturit në Turqi - janë të disponueshëm në shumë gjuhë, si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, shqip, japonisht, arabisht, indonezisht, spanjisht, etj, madje dhe në shqip.

Një nga fushat, ku Gyleni ka dhënë kontributin e tij më të madh në fushën e mendimit islam është në eksplorimin e tij në drejtim të metodave të të mësuarit. Gyleni është një përkrahës i pasionuar i të mësuarit në kuptimin e gjerë në çdo fushë të hulumtimit dhe të dialogut. Kjo është pasqyruar edhe në angazhimin e drejtpërdrejtë në lëvizje me anë të iniciativave arsimore dhe me një gamë të gjerë të mediave dhe iniciativave botuese projektuar për të informuar dhe për të nxitur njerëzit drejt së mirës.

Organizmat edukative të frymëzuara nga Gyleni kanë krijuar fondacione dhe organizata vullnetare të panumërta jofitimprurëse në Turqi dhe jashtë saj, të cilat japin bursa studimi të shumta.

Ndonëse një figurë e mirënjohur publike, Gyleni gjithmonë ka qëndruar larg angazhimit në politikën formale. Ndër admiruesit e Gylenit përfshihen gazetarë, akademikë, personalitete të medias, politikanë dhe shumë autoritete shtetërore turke dhe të huaja. Ata shohin tek ai një novator të vërtetë dhe një reformator të rrallë shoqëror, i cili zbaton atë që ka predikuar. Ata e shohin atë, si një aktivist paqeje, si intelektual, si një dijetar, filozof, një udhërrëfyes, shkrimtar dhe poet, një mendimtar të madh dhe drejtues shpirtëror, që ia ka kushtuar jetën e tij kërkimit të zgjidhjeve për sëmundjet shoqërore dhe nevojave shpirtërore. Ata e shohin lëvizjen, që ai e ndihmoi të rritej, si një lëvizje kushtuar edukimit, por një edukimi për zemrën dhe shpirtin dhe po ashtu edhe për mendjen, me synim ripërtëritjen dhe fuqizimin e tërë qenieve, për të arritur kompetencën dhe mundësinë e të mirave dhe shërbimeve në dobi të të tjerëve.

II.1.1. Vepra e Fethullah Gylenit si shkrimtar e poet Fethullah Gylen është njëkohësisht një shkrimtar, që shkruan rregullisht e pa

ndërprerje. Ndonëse shumica e librave të tij është hedhja në letër e predikimeve, bisedave e pyetjeve, që i janë drejtuar, në veprën e tij nuk mungojnë aspak veprat e shkruara drejtpërsëdrejti nga ai. Gyleni është ndër autorët më të lexuar dhe më të përkthyer në Turqi. Shumica e shkrimeve të tij janë në formë artikujsh, të cilët spikasin për origjinalitetin e metodikën individuale të trajtimit të tyre, ku që në Shkurt të 1979-s, janë botuar rregullisht në

116 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007.

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

62

revistën shkencore-morale-letrare “Sızıntı/Burimi”, më pas që nga 1988 në revistën shkencore-kulturore “Yeni Umit/Shpresa e Re” dhe që nga 1998 në revistën kulturore-artistike-letrare “Yagmur/Shiu”.

Artikujt e tij të përkthyer në anglisht janë botuar që nga 1993 fillimisht nga Truestar në Angli e më vonë nga Light Inc. në SHBA, në revistën periodike The Fountain, kurse të përkthyer në gjermanisht janë botuar në periodiken Die Fontane, në rusisht Novije Grani dhe në arabisht vazhdojnë të botohen në periodiken Hira.

Mund të thuhet se figura intelektuale dhe karakteri aktiv i Gylenit dhe i lëvizjes së tij, ka lënë në hije qenien e tij si shkrimtar, që në fakt do të analizohej e do të tërhiqte vëmendjen e gjithë instancave letrare ndërkombëtare. Gyleni si shkrimtar shpreh origjinalitet e talent kryesisht në dy pika. E para është gjuha, që ai u ngarkon fotografive. Që nga numri i parë i revistës së përmuajshme Sızıntı, Gyleni vijon në çdo numër të shkruajë një artikull të tërë nën një fotografi, duke dhënë një mesazh të ndërthurur me atë foto, duke i dhënë gjuhë asaj dhe duke shprehur me këtë mënyrë origjinale, një mesazh të gjallë e ndikues, të pasuruar me vlera e kritere nga më efikaset. Një tjetër mënyrë origjinale e të shkruarit të Gylenit, është shprehja e mendimit dhe transmetimi i mesazhit me anë të paragrafëve ose fjalive të tij tipike, metodë kjo pothuajse e panjohur më parë në Turqi dhe shumë pak e zbatuar në botën e letrave. Këto “Shkëndija meditimi”, të cilat vijojnë të botohen në çdo numër të revistës Sızıntı, janë përmbledhur në veprën e njohur të Gylenit, “Kriteret ose Dritat e Rrugës”, e cila është botuar edhe në shqip.

Një tjetër temë me rëndësi që ia vlen të trajtohet është poezia e Gylenit dhe poetika e veprës së tij. Ndonëse Fethullah Gylen personalisht nuk e sheh asnjëherë veten si poet, ai është një poet universal, i cili njeh mirë gjuhët Turke, Perse dhe Arabe, Osmanishten dhe gjithë pasurinë e saj letrare, poetët e shquar të Lindjes dhe të Perëndimit, njeh shumë mirë ekzistencialistët si Sartri dhe Kamy, të cilët i lexon në origjinalin e tyre në frëngjisht dhe ruan në memorien e tij mbi 1.000 poezi në gjuhë të ndryshme. Këto poezi janë botuar edhe në shqip me titullin “Penza e Thyer”.

Në përgjithësi të gjitha veprat e Gylenit janë ndër librat më të lexuar në Turqi. Këto libra janë shtypur gjithsej 463 herë dhe kanë shitur rreth 4.200.000 kopje.117

Një pjesë e konsiderueshme e librave të Gylenit që përmendëm, janë përkthyer në afro 23 gjuhë dhe vazhdojnë të përkthehen e të botohen në shumë vende të botës. Gjithashtu edhe shumë intervista të zhvilluara nga gazetarë të shumtë me Gylenin, kanë botuar në format libri, mes të cilëve mund të përmendim “Udhëtim në Horizont” i gazetarit Ejup Xhan, “Bisedat e New York-ut me Fethullah Gylenin” i gazetares së njohur Nevval Sevindi, “11 Ditë me Fethullah Gylenin” i gazetarit Mehmet Gyndem, etj. Gjithashtu, ligjëratat dhe bisedat e Gylenit gjatë viteve 1989-1990 në Stamboll, Ankara e Izmir, janë regjistruar dhe vazhdojnë të shiten nëpër librari, e po ashtu edhe bisedat e regjistruara në audio gjatë viteve 1973-1980, janë përhapur dhe shitur përmes kasetash prej disa dekadash.

Gylenin e tërhoqën në të njëjtën kohë shkencat religjioze dhe ato pozitive, mes edukimit shpirtëror e atij artistik, duke i dhënë atij mundësinë që njëkohësisht të formohet edhe në letërsi, histori e filozofi. Edhe Risale-i Nur, vepra të cilat ai i njohu që në rininë e hershme, patën një ndikim të madh në këtë edukim. Si përfundim, ai vazhdoi pa ndërprerje zhvillimin e aftësive, në ekuilibër me zhvillimet bashkëkohore. Edukimin modern, që nisi të merrte në shkollën fillore, e vazhdoi në mënyrë autodidakte, kryesisht në lëndët e filozofisë,

117 Këto të dhëna janë deri në vitin 2011, të marra nga kontaktet personale nga Qendra e Botimeve të Librave të Gylenit, Stamboll.

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

63

shkencave pozitive, letërsisë e historisë. Ndërsa nga njëra anë arriti të përftonte njohuri të thella në parimet themelore të shkencave moderne, që nga fizika, te kimia, biologjia e astronomia, nga ana tjetër u njoh seriozisht me filozofinë ekzistencialiste e me rrymat kryesore të filozofisë lindore e perëndimore. Të gjithë këta faktorë, nxorën në pah një pasion e njohje të jashtëzakonshme, të shoqëruar me një dije të rrallë, logjikë të mprehtë e gjykim të thellë e njëkohësisht me urtësi, emocion, me largpamësi e qetësi, që ekuilibron gjithçka; pastaj me kthjelltësi, zemërbutësi, bujari e përkushtim, me ndershmëri, dashuri, mëshirë e mirëkuptim e bashkë me këto, me një atdhedashuri të pafund, me shpresë, ideal e disiplinë, duke formuar kështu një karakter kaq të mirënjohur nga opinioni publik, një shembull durimi e përkushtimi, një aktivist edukimi e mirësie; atë që njerëzit do ta njihnin si Mësuesin e tyre.

II.1.2. Leximi dhe lidhja e tij me letërsinë Gyleni është një njeri që lexon së tepërmi. Ai lexon mesatarisht 150-200 faqe në

ditë. Kjo veti ka nisur që në fëmijërinë e tij, kur lexonte libra shkencorë, religjiozë e filozofikë. Ndërkohë, përveç klasikëve të lindjes, ai lexon në rininë e tij pothuaj edhe të gjithë klasikët e perëndimit. Sikur ka studiuar e njohur klasikët e lindjes si Mevlana, Saadiu, Hafizi, Molla Xhamiu, Firdeusi e Enveri, po ashtu njeh edhe Shekspirin, Balzakun, Volterin, Rusoin, Kantin, Zolan, Gëten, Kamynë e Sartrin. Përveç këtyre ai ka studiuar shumë edhe Bertrand Rasëllin, Pushkinin, Tolstoin, Dostojevskin, e të tjerë. Shpeshherë në bisedat e tij, ai citon e përdor si referencë Logjikën e Bekonit, Logjikën Teorike të Rasëllit, Dialektikën e Paskalit e të Hegelit, Komedinë Hyjnore të Dantes, e pse jo edhe lidhjen objekt-subjekt të Pikasos. Gjithashtu ai njeh me hollësi klasikët e letërsisë turke si Fuzuliu, Bakiu, Nef’iu, Sheh Galipi, Lejla Hanëmi, kolosët e kësaj letërsie si Jahja Kemal, Nexhip Fazëll, Mehmet Akif Ersoj e Sezai Karakoç, po ashtu edhe emrat e mirënjohur të letrave, si Namik Kemal, Tevfik Fikret, Shinasi e të tjerë. Megjithatë, ai pëlqen edhe bisedat rreth artit dhe letërsisë, pasi këto janë nga fushat e tij të preferuara.

Arsimimi i Gylenit ishte në fushat e shkencës, filozofisë, letërsisë dhe të historisë. Ai ngrihej në orët e vona të mesnatës dhe merrej me parimet themelore të shkencave moderne në fushat e fizikës, kimisë, biologjisë dhe të astronomisë. Pa i ndarë në fetarë dhe jofetarë, ai studioi burimet origjinale të filozofëve të Lindjes dhe të Perëndimit.

Një kuptim më i saktë i misionit të lëvizjes Gylen, lidhet me konceptin e traditës oratorike në botën myslimane. Tradita oratorike ka qenë një nga metodat më domethënëse për ushqimin kulturor dhe komunikimin e vlerave tradicionale të këtyre popujve. E ndërsa medreseja ka qenë një mjet për sistemimin e ideve religjioze, ligjërimi publik dhe oratoria kanë shërbyer si kanale të transmetimit të tyre në publik. Përvoja e tij fillestare në predikimet e tij të para, e bëri të kuptonte sesa e efektshme ka qenë tradita oratorike përgjatë shekujve, ashtu si edhe ndikimi i saj pozitiv dhe thelbësor mbi njerëzit. Ky art i oratorisë do të përcaktonte gjithë modelin e përpjekjeve dhe mënyrës së tij të jetesës. Ai iu përkushtua përdorimit të këtij arti, si një mjet për mobilizimin e potencialeve të plota të shoqërisë, shtetit dhe kombit. Në sensin historik, “fuqia e fjalës” do ta shfaqte veten edhe njëherë në oratorinë e tij të fuqishme.

Dija dhe interesi i jashtëzakonshëm në fushën e studimeve islame dhe në shkencat perëndimore moderne, për vite me radhë janë eklipsuar nga mjeshtëria oratorike e Gylenit. Për shumë vite, ai ka studiuar disiplina, që lidhen me historinë, filozofinë, sociologjinë, letërsinë dhe artin. Megjithatë, të gjitha aspektet e kësaj dijeje të akumuluar, do të dilnin në sipërfaqe ose nëpërmjet modelimit të masave dhe transformimit të tyre në “mësues”, ose në instanca të tjera ku ato u praktikuan.

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

64

Ndërsa i shtrinte kontaktet e tij me masat, Gyleni familjarizohej gjithmonë e më tepër me problemet e tyre sociale dhe kulturore. Ky kontakt i ngushtë e vendosi atë në një pozicion, ku duhej t’i ndeshte këto probleme dhe të kërkonte zgjidhjen e tyre.

Si rezultat i këtij udhëtimi intelektual, ai arriti në përfundimin se problemi më i madh për vendin e tij e ndoshta edhe për mbarë qytetërimin botëror ishte edukimi i njerëzimit. Pasi arriti në këtë konkluzion, në fillim të viteve 70’ kur u bë drejtues i një qendre arsimore, ai nisi përpjekjet për të vënë në jetë një metodë të ndryshme edukimi.

Zyrtarisht ishte një predikues, por nga ana tjetër organizonte klasa dhe kampe verore për studentët. Në ligjëratat e tij thoshte se në kohën tonë është më e rëndësishme të hapësh shkolla sesa xhami, duke kanalizuar kështu drejt tyre entuziazmin shpirtëror të publikut. Megjithatë kjo politikë u kundërshtua menjëherë prej disa elementeve konservatorë përreth. Për shumë vite, Gyleni u përpoq të motivonte njerëzit rreth tij për të përmbushur projekte edukative, më së shumti në formën e hapjes së shkollave private të arsimit të detyrueshëm. Njëkohësisht ai sigurohej që këto projekte të perceptoheshin, si iniciativa qytetare prej zyrtarëve qeveritarë dhe si produkt i shpirtit shoqëror e kombëtar, pa ndonjë objektiv politik apo ideologjik. Procesi i institucionalizimit të këtyre projekteve ka qenë i gjithi veprimtari civile. Ai nuk ka marrë kurrë formën e opozitës ideologjike, apo politike.

Gjatë viteve 70’, luftërat ideologjike që shokuan mbarë botën, prekën thellësisht edhe Turqinë, e cila u shndërrua në fushë beteje për rrymat intelektuale, politike dhe ideologjike. Gjatë këtyre konflikteve humbën jetën dhjetëra mijëra të rinj. Në këto vite, Gyleni arriti t’i mbante njerëzit rreth tij dhe të ndikonte mbi masat, të cilave u bënte thirrje të qëndronin larg këtyre luftërave me një kujdes dhe durim të pashembullt. Në vitet 70’ dhe 80’, Gyleni ishte ndoshta një nga predikuesit e rrallë, ligjëratat e të cilit ndiqeshin me vëmendje nga një audiencë me një numër të madh të shkolluarish, si dhe nga njerëz të tjerë të të gjitha kategorive. Me fillimin e viteve 90’, institucionet e para edukative si shkollat tetëvjeçare dhe të mesme, nisën të shfaqnin aftësitë e tyre, duke bërë që suksesi i nxënësve të këtyre shkollave të njohë rritje nëpër olimpiadat shkencore në mbarë botën. Kjo solli për pasojë konsolidimin e bazave të këtyre institucioneve, duke i shndërruar ato në institucione që vinin në jetë të vërtetat shkencore. Me fjalë të tjera, ato ishin shndërruar në manifestim të nevojës dhe të vijimësisë së hapjes së institucioneve të tjera arsimore të lëvizjes Gylen. Si rezultat, Gyleni u bë fokusi i vëmendjes së politikanëve, që ishin jashtë sistemin burokratik të shtetit, i njerëzve të fushave të ndryshme, që nga akademikët e deri tek bota e artit, që nga media e deri tek qarqet intelektuale. Vitet 90’ ishin vitet e hapjes ndaj botës së jashtme, por dhe vite të cilat ndezën një proces të gjerë dialogu me njerëzit që qëndrojnë në pararojë të fushave të tyre. Kjo përpjekje inicioi një proces të tillë dialogu, i cili nuk ishte vërejtur më parë gjatë historisë së Turqisë moderne.

II.2. Një vështrim analitik mbi Gylenin dhe filozofinë e tij Në prag të rënies së Evropës nën pushtimin nazist, Hyserli do të theksonte se nuk

mund të konceptohet një njerëzim i denjë në qoftë se filozofët do të mungojnë dhe filozofët, me punën e tyre filozofike janë funksionarë të njerëzimit. Prandaj, «përgjegjësia jonë, krejt personale kundrejt vetë qenies sonë të vërtetë si filozofë… përbën reciprokisht përgjegjësinë kundrejt qenieve të vërteta të njerëzimit, që është drejtuar drejt një Telos dhe që, në qoftë se

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

65

do të arrijë ndonjëherë në realizimin e saj, do të arrijë vetëm përmes filozofisë përmes nesh, në qoftë se ne jemi seriozisht filozofë».118

Prof. Sinani do të theksonte në një kumtesë shkencore se, sipas shumë studiuesve dhe hulumtuesve rreth tij, janë të mendimit se këto fjalë i përshtaten fare mirë edhe Gylenit, sepse ai shtroi detyrën e një njerëzimi të denjë, duke theksuar rëndësinë e kuptimit të njëri-tjetrit dhe frymës së tolerancës, duke shtuar edhe vlerat morale dhe shpirtërore. Por, veçoria e tij është se ai është origjinal në mendime dhe veprime. Në mendimin e tij përfshihet gjithë njerëzimi dhe ky njerëzim do të jetë i denjë ku padrejtësia, devijimi dhe mosbesimi të mos ia zënë vendin vlerave morale, që lartësojnë dinjitetin e personit njerëzor. Besimi, mendimet dhe ndjenjat e tij janë të thella dhe të sinqerta, ndërsa idetë dhe analizat e tij ndaj problemeve, që shqetësojnë shoqëritë moderne janë të mençura dhe racionale. Vetë jeta e tij është një model i unitetit të mendimit, veprimit dhe dashurisë dhe në mendimet, veprimet dhe trajtimin e çështjeve ai është jashtëzakonisht i balancuar në trajtimin e tyre. Për më tepër, ai është edhe modest dhe nuk ka dëshirë për famë, sepse fama është si një “mjalt i helmatisur” që të largon nga jeta e vërtetë e njerëzve.119

M. Fethullah Gylen, është aktualisht një nga dijetarët më me ndikim në botën e mendimit bashkëkohor. Idetë e tij kanë frymëzuar miliona njerëz për të marrë pjesë në një lëvizje dialogu ndërkulturor, atij ndërfetar dhe aktivizmi arsimor. Kjo ka bërë të mundur hapjen e qindra shkollave cilësore dhe të organizatave e forumeve të dialogut, në më shumë se 150 shtete të botës. Filozofia gyleniane e kthyer tashmë gjithmonë e më tepër në një veprim ndërkombëtar, ka përfaqësuar sjellje dhe këndvështrime origjinale në sintezën e arsyes, arsimit, botës shpirtërore, si dhe të bashkekzistencës paqësore në shoqëri të ndryshme. Duke qenë një mendimtar mjaft produktiv, me libra të shumtë e të botuar në mjaft gjuhë, Gylen fitoi një famë të madhe në mbarë botën, kur u shpall si dijetari i gjallë më me ndikim në një studim vjetor të titulluar “Njëqind intelektualët publikë më të mëdhenj”, të kryer nga Revista prestigjioze “Foreign Policy/Prospect” në maj 2008. Megjithatë “Gylen nuk njihet aq sa duhet në Perëndim për përpjekjet e tij të mëdha në përmirësimin e dialogut ndërmjet besimeve fetare dhe kulturave të ndryshme për gjithë ato vite”, vëren Dr. B. Jill Caroll e Rice University, Houston, Texas. Studimi i saj ndërton një kornizë të analizave të ndryshme, që nga ato të ideve tradicionale filozofike dhe sociologjike, analiza këto të bazuar në hulumtimet e një personi të kultivuar në lidhje me këtë figurë të jashtëzakonshme dhe brezat që ai ka mobilizuar për “vepra pozitive.”

Gyleni gjithashtu kërkon një brez që të kombinojë zgjimin intelektual me dijen, përshpirtshmërinë e sinqertë dhe veprimtarinë e vazhdueshme.

Ky studim përbën një përpjekje për të kuptuar përse mendimet e Gylenit, emërtuar si “lëvizje”, ka një fushë të tillë ndikimi, që ka marrë përmasa globale. Aktive në mëse 150 vende, nëpërmjet shkollave dhe qendrave ndërkulturore, lëvizja Gylen konsiderohet si një nga lëvizjet më domethënëse shoqërore që ka lindur ndonjëherë, sidomos në botën myslimane.

Koncepti i “Rendit të Ri Botëror”, bën të mundur pozicionimin e realiteti të ri në një kontekst të caktuar. Shkaktarët e vërtetë të tragjedive të ditëve tona, ndoshta nuk do të njihen ndonjëherë, sepse sasia e vogël e informacionit të besueshëm në lidhje me konfliktet e ndryshme, e bën këtë portret inkoherent në skenën e konflikteve ndërkombëtare. Kur vërejmë valën e propagandës sistematike, nxjerrim si konkluzion se Lufta e Ftohtë nuk ka përfunduar; 118 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, kumtesë me temë: “Një analizë e filozofisë së Gylenit nga një perspektivë humaniste”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 119 Po aty.

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

66

ajo thjesht ka ndryshuar drejtim. Megjithëse nuk duhet të flitet mbi koncepte të reja ndërkombëtare, ekzistojnë shumë njerëz të cilët përpiqen të fabrikojnë një koncept të ri: “Përplasjen e Qytetërimeve.”

Qytetërimet që sipas tyre janë të destinuara të përplasen sot, janë kryesisht Islami dhe Perëndimi. Shumica e analistëve ndërkombëtarë i shohin ngjarjet e ditëve tona, si pjesë e koncepteve të rendit të ri botëror. SHBA është e angazhuar qartësisht për një projekt të tillë, që mund të luajë një rol më të madh, pse jo primar, në modelimin e botës së sotme. Dyshimet, teoritë konspirative dhe krizat politike, kërkojnë analiza të thelluara, ndaj Islami qëndron në mes të kësaj axhende të re botërore. Në këtë kontekst, rëndësia e studimit të këtyre lëvizjeve shoqërore, vijon të rritet, shprehet një prej analistëve më të mirë të filozofisë teorike dhe praktike të Gylenit, Enes Ergene.120

Kështu një analizë filozofiko-sociologjike e një lëvizjeje të caktuar shoqërore, duhet të bazohet në referencat e veta intelektuale dhe kulturore, po ashtu si edhe në traditat dhe dinamikat e brendshme. Gyleni është dëshmia e tradicionales në epokën moderne. Ai posedon një identitet shoqëror të përcaktuar qartë. Në këtë pikëpamje, ai përbën një shembull ideal për t’u studiuar, për arsye se ka frymëzuar një lëvizje globale që synon pajtimin, tolerancën dhe respektimin e çdo njeriu ashtu siç është, në një kohë kur epoka moderne është duke u ndeshur me kultura të ndryshme në të gjithë botën dhe kur marrëdhëniet ndërmjet qytetërimeve janë acaruar së tepërmi. Gyleni dhe lëvizja që ai ka frymëzuar, i ofrojnë botës një këndvështrim të ri në lidhje me marrëdhëniet midis kulturave dhe qytetërimeve të ndyshme, sidomos në botën e pas 11 shtatorit.

Një tjetër dimension i lëvizjes Gylen, ka të bëjë me traditën oratorike. Përçimi i dijes nëpërmjet traditës oratorike përbën një prej shfaqjeve më të rëndësishme social-kulturore të shoqërisë myslimane. Aktiviteti i hershëm shoqëror i Gylenit, gjeti jehonë tek kjo traditë oratorike. Gylen fillimisht tërhoqi vëmendjen e publikut me fuqinë e tij oratorike. Ajo kontribuoi mjaft për konturimin e lëvizjes. Ligjëratat e tij aktivizuan mekanizmat e dijes, po aq sa stimuluan ndjenjat njerëzore. Për këtë arsye, Gyleni konsiderohet brenda ligjeve të traditës oratorike, përkrah shkrimeve dhe veprimtarive të tij shoqërore. Kur arrijmë të identifikojmë efektet sociale të kësaj tradite, ne jemi në gjendje të kuptojmë sesi fjalët dhe këshillat e një udhëheqësi opinionesh si Gyleni, arrijnë të sigurojnë një ndikim kaq të madh mbi masat e njerëzve. Ai nuk është ndonjë pjesëtar aktiv i strukturës hierarkike të ndonjë organizate, prandaj duhet të kërkojmë arsyet e efektit kaq të gjerë dhe pranimit të fjalëve, ideve dhe këshillave, duke u bazuar në këtë traditë oratorike jetëgjatë.

Studimet e studiuesve të ndryshëm mund të shërbejnë, që t’i kthjellojnë aspektet e kësaj lëvizjeje, por edhe të faktorëve të panumërt shumëdimensionalë, që konvergojnë në formimin e saj, përpara se ata të përdorin paradigmat social-analitike. Kështu për ta kuptuar plotësisht një komunitet, apo një lëvizje, një studiues duhet të përqendrohet në raison d’être (arsyen e ekzistencës) shoqërore dhe kulturore të saj.

Gyleni i ka përqendruar përpjekjet e veta në arsim dhe dialogun ndërkulturor. Me çështje të tilla fillestare si racionalizmi, objektiviteti, pozitivizmi, progresi dhe metafizika në shkollën perëndimore të mendimit, ku nxjerr në pah rëndësinë që i jep Gyleni reformës në arsim, misionit të gazetarëve dhe Fondacionit të Shkrimtarëve, si dhe filozofisë së tij sunduese të përputhjes së Islamit me modernizmin.

120 Ergene, M. Enes, “Një analizë e Lëvizjes Gylen, Dëshmia e traditës moderne”, Prizmi, Tiranë, 2009:9.

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

67

Padyshim që, kur hedhim vështrimin mbi karakteristikat e saj strukturore dhe aktivitetet e saj globale, mund të vërejmë se filozofia gyleniane, ka një vizion mjaft të gjerë dhe një identitet të qartë social-kulturor.

Gyleni është mjaft i përgatitur në kulturën dhe filozofinë perëndimore, por edhe në problemet e sotme sociale dhe kulturore të botës. Ne e shikojmë atë, në thelbin e tij si një mendimtar racional në të gjitha këto fusha.

Vitet e fëmijërisë së Gylenit ishin vitet kur Republika Turke sapo kishte humbur themeluesin e saj dhe i duhej ende punë të ndërtonte themelet e shtetit dhe institucionet e tij. Që nga periudha e Reformave të Tanzimatit, vendi kishte qenë dhe ende vazhdonte të ishte dëshmitar i shumë problemeve politike, ekonomike dhe social-kulturore. Ekzistonin një mori problemesh intelektuale, që diskutoheshin vazhdimisht. Demokracia turke ishte e brishtë, duke u lëkundur ndërmjet sistemit njëpartiak dhe atij shumëpartiak. Luftërat politike dhe klasore, konfliktet e brendshme, krizat e vazhdueshme ekonomike, varfëria dhe problemet e tjera të shumta, shqetësuan mendjen e Gylenit të ri. Ai i rishikonte këto probleme nëpërmjet prizmit të vlerave kulturore bashkëkohore. Ai mendonte se ishte e domosdoshme të rishikoheshin elementet më thelbësore, që kishin të bënin me çështjet e dështuara; të shikoheshin në detaje komplekse, në mënyrë që t’i organizonte ato edhe njëherë, për të përftuar hove të reja vullneti dhe entuziazmi.

Në dy shekujt e fundit, kanë ekzistuar dy linja mendimi me ndikim nga pikëpamja filozofike dhe politike. Ato janë shfrytëzuar për të shpjeguar dhe për t’i dhënë zgjidhje tatëpjetës në qarqet intelektuale të shoqërisë turke dhe për pasojë për të lehtësuar integrimin dhe pjesëmarrjen në botën moderne. Një nga këto ishte konservatorizmi ekstrem dhe tjetra bazohej në mohimin e trashëgimisë historike, si të traditave, ashtu dhe të praktikave sociale. Kjo e fundit parapëlqeu t’i bashkohej botës së qytetëruar perëndimore. Ajo e çliroi veten nga identiteti i saj tradicional social. Ndërsa e para, i interpretoi dinamikat e progresit brenda kufijve të traditës, me një mentalitet konservator; ndërsa e dyta e shikonte progresin nëpërmjet prizmit të vlerave kulturore dhe materiale të qytetërimit perëndimor, si dhe të mënyrës së jetesës që këto vlera prodhonin. Pati edhe nga ata të cilët propozuan një rrugë të tretë apo të katërt si dhe nga ata të cilët mbështesnin idenë e ndërthurjes së dy të parave.

Fethullah Gylen doli pikërisht nga radhët e një bashkësie tradicionaliste. Në përputhje me të, ai eci drejt një rruge të përgatitur nga modele të gatshme dhe norma tradicionale. Rrethi i tij i afërt nuk ishte shumë i gatshëm të mirëpriste interpretime të reja, të cilat gjykoheshin si “jashtë linje”. Kjo është arsyeja përse iniciativat e tij të para ndeshën në një reagim konservativ. Gyleni është një njeri i përkushtuar ndaj vlerave tradicionale. Nga kjo pikëpamje, sipërmarrja e tij përmban elemente që hapin rrugë të reja bashkëpunimi të modernes dhe tradicionales, si në pikëpamjen teorike, ashtu dhe në atë praktike. Që nga periudha e parë e veprimtarisë së tij shoqërore deri tek veprimtaritë e tij të fundme arsimore, misioni i tij ka qenë ai i ilustrimit të vlerave kulturore dhe tradicionale nga njëra anë dhe fakteve shkencore nga ana tjetër, duke argumentuar që ato nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato mbështesin njëra-tjetrën dhe mund të vihen në shërbim të njerëzimit në harmoni të përkryer. Mendimtarët bashkëkohorë në përgjithësi janë përqendruar tek shteti, qyteti dhe ekonomia. Nga ana tjetër, Gyleni e ka drejtuar vëmendjen drejt qenies njerëzore, e cila qëndron në thelb të gjithë këtyre. Sipas tij, problemi më i rëndësishëm i qytetërimit bashkëkohor është edukimi. Në qoftë se një individ është i virtytshëm, ai do të jetë i virtytshëm në çdo aspekt: në shtet, në qytet dhe në ekonomi. Megjithatë, Gyleni nuk e konsideron çështjen e qenies njerëzore si një çështje thjesht intelektuale. Ai i ka transformuar idetë e tij në projekte serioze të praktikës shoqërore. Gyleni njihet nga shoqëria më tepër me

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

68

përmasën e lëvizjes së tij dhe ky është edhe aspekti i tij më i spikatur. Janë të shumtë faktorët që e bëjnë atë të tillë, si shpirti i lëvizjes së tij, dinamizmi, synimi dhe rruga që kjo lëvizje ndjek.

Në lidhje me qytetërimet, Gyleni thotë se, vetëm ato qytetërime që kanë mbrojtur dinamizmin dhe veçoritë e veta, kanë arritur të mbijetojnë përgjatë historisë. Edhe qytetërimi perëndimor është njëri prej tyre. Ai ka vlerat dhe elementet e veta specifike, po është e pamundur, që ata të merren e të zbatohen një për një nga një qytetërim apo kulturë, që i përket një familjeje tjetër. Asnjëherë qytetërimet nuk mund të shndërrohen mes vetes. Po secili qytetërim ka elemente specifikë, që mund të krijojnë një përshtatje “trupore” me qytetërimet e tjera. Në këtë pikë paraqet rëndësi të veçantë përcaktimi dhe vendosja e tyre me saktësi në trupin tjetër. Gyleni i sheh nga ky këndvështrim marrëdhëniet me Perëndimin, duke kritikuar njëkohësisht, si imitimin e pandërgjegjshëm të Perëndimit, ashtu edhe mbylljen totale dhe sjelljen armiqësore ndaj tij.

Gylen nënvizon në mënyrë të veçantë rëndësinë e kulturës, shkencës, mendimit e besimit, si dhe të lidhjeve ndërmjet tyre dhe rolin e tyre të padiskutueshëm në zhvillimin e jetës shoqërore të një populli. Në renditjen e kushteve parësore për të qenë një vend i përparuar me një shoqëri të shëndoshë, Gylen cek edhe rëndësinë e ndërgjegjësimit historik.

Ai ndjek gjithashtu edhe parimin “E ardhmja i ka rrënjët tek e shkuara”, ndaj dhe flet për një të shkuar që mbart në vete potencialin e modernes dhe ndërtimin e një të ardhmeje me rrënjë te e shkuara, e cila nuk është thjesht “e shkuar”, po e shkuara e së tashmes.121

Edhe Bergsoni122, filozof francez, thotë që e kaluara jeton në të tashmen, fuzionon me të dhe e tashmja fiton një cilësi të veçantë, që buron nga fakti i këtij fuzioni. Ai e përkufizon kohën si një larmi pjesësh, të cilat, në dallim nga ato të hapësirës, ndërfuten te njëra-tjetra, e tashmja që përmban dhe të kaluarën. Ky organizim i kohës përbën veçanësinë e ndërgjegjes dhe është baza e lirisë, sepse e tashmja përmban të kaluarën në vetvete, e tashmja nuk përcaktohet nga e kaluara si diçka e jashtme për të, si shkaku dhe pasoja. E tashmja është një aktivitet jetësor dhe i lirë, e cila përfshin dhe e mban të nënvendosur të kaluarën përmes këtij akti të vet. Elementi themelor i teorisë së Bergsonit është koncepti i jetës mendore si një proces, në të cilin e kaluara nuk është thjesht një spektakël për të tashmen, por jeton në të tashmen.123

Ndërsa shpirtin altruist, Gyleni e përshkruan në një mënyrë të tillë, ku i shkrin cilësitë individuale e sociale, duke u dhënë atyre formën ideale. Kështu disa prej këtyre pikave mund t’i rendisim si më poshtë:

- Qëndrimi pranë të drejtës, ruajtja e të drejtës dhe respektimi i saj, pa e bërë atë vegël të dëshirave e interesave materiale.

- Mospranimi i dhunës dhe mospërkulja para dhunës e krimit. - Pranimi dhe manifestimi i drejtësisë si një mënyrë jete sociale, familjare e

individuale. Veprim me drejtësi, mendim me drejtësi dhe përpjekje për të qëndruar gjithmonë brenda kornizave të drejtësisë dhe ndershmërisë.

- Një mënyrë jetese e lidhur fort me kriteret e drejtësisë, ruajtjes të së drejtës së tjetrit me po atë ndjeshmëri, ndoshta edhe më tepër, me të cilin ruan e respekton të drejtën tënde.

- Një qëndrim i hapur ndaj dallimeve racore, fetare, familjare e shoqërore. 121 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:19. 122 Bergson (1859-1941), filozof francez, autor i shumë librave. Në filozofi Bergsoni reagoi kundër pozitivizmit dhe intelektualizmit të epokës së tij (Sinani, Gjergj, “Histroia e Filozofisë”, Tiranë, 1999). 123 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Filozofia e historisë”,Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1999: 59-138.

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

69

- Refuzim i strukturave nepotike dhe i pushtetit të një klase të vetme në çdo unitet shoqëror e jetësor.

- Mbështetje e aftësive individuale dhe e sukseseve të ndryshme, krahas këtyre edhe refuzimi i çdo monarkizmi në aspekte të ndryshme.

- Përqafimi me të njëjtën ngrohtësi e dashamirësi i çdo individi të shoqërisë. - Vlerësim i barabartë i nevojave dhe aspiratave të secilit dhe mbrojtja e barazisë

së secilit në çdo kusht. - Pranimi si burim i çdo të keqeje, si dobësi e mjerim i shpirtit dhe forcimi i

vullnetit individual dhe pastrimi nga ligësitë me besim. - Një vullnet i jashtëzakonshëm për të dhënë jetë e konceptim të lumturisë

personale vetëm nëpërmjet lumturisë të të tjerëve. - Rezistenca ndaj mungesave, padrejtësive dhe mosdorëzimi përballë vështirësive. - Dashuri e mirësi për këdo e në çdo kohë. - Respektim e tolerancë ndaj çdo mendimi. - Një jetë e përkushtuar në rrugën e përsosmërisë dhe çdo çast e çdo hap i hedhur

në përputhje me këtë ideal.124 Edhe Tokëvili vlerëson altruizmin, duke thënë se, në qoftë se njerëzit do të

tërhiqeshin plotësisht brenda rrethit shtëpiak, që fryma publike të mos zhduket plotësisht, duhet që njerëzit të mësojnë që, duke mbajtur një vështrim të ndriçuar ndaj vetvetes, duhet që vazhdimisht të ndihmohen reciprokisht dhe të sakrifikojnë një pjesë të kohës dhe pasurisë së tyre për mirëqenien e shtetit dhe të komunitetit. Çdo individ pranon opinionin se “njeriu duke u shërbyer të tjerëve i shërben vetvetes dhe se interesi i tij privat është që të bëjë mirë”.125

Gyleni gjithashtu është i mendimit, që njeriut i duhen rikthyer me çdo kusht ato vlera të larta që materializmi ia ka shkatërruar, në krye të të cilave janë virtyte si besimi, dashuria, drejtësia, ndershmëria, mbajtja e fjalës, guximi civil dhe respekti për të tjerët.126

Sipas Gylenit, morali përfshin disa nga kriteret më të larta të sjelljes së njeriut. Virtyti që i jep vlerë diturisë, sipas Gylenit, është pikërisht morali.

“Edhe nëse mashtrohesh, mos mashtro asnjëherë”, vazhdon Gyleni. “Edhe pse shpesh mund të bëhet shkak që të humbësh, mos u ndaj asnjëherë nga drejtësia e vendosmëria, sepse janë virtytet më të larta”.127

Cilësitë të cilave Gylen u jep më tepër rëndësi në marrëdhëniet me njerëzit, janë dashuria, toleranca, mirëkuptimi dhe mënyra e jetës në dobi të njerëzimit. “Njeriu, në marrëdhëniet me njerëzit dhe në sjelljet e tij pozitive dhe negative, duhet të marrë si kriter veten e vet dhe çdo veprim duhet ta masë me të; gjërat që i pëlqejnë për vete duhet t’i dëshirojnë edhe për të tjerët dhe ai nuk duhet të harrojë asnjëherë se ato që nuk janë të pëlqyeshme për të nuk janë të pëlqyeshme as për të tjerët”128, shprehet Gyleni dhe thekson se njeriu duhet të përpiqet gjithmonë që të gjejë mënyrën që t’i bëjë mirë të tjerëve. Në vazhdim të kësaj Gyleni vazhdon tej: “Të qenit i vlefshëm për njerëzit nuk ka kufi.”129

124 Gylen, F., “İslam Ruhu”, Yeni Ümit, Prill-Maj-Qershor 2000. 125 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Alexis de Tocqueville: 200 vjet pas”, f. 230; shih: “De la Democratie en Amerique, Flamarion”, 1981, Paris, V. II, f. 153 126 Gylen, F., “Yeşeren Düşünceler”, Nil, Izmir, 1999: 184-9. 127 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:53. 128 Gylen, F., “Kriteret ose Dritat e Rrugës”, Prizmi, Tiranë, 2003:111. 129 Po aty.

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

70

Fethullah Gylen i trajton gjithashtu marrëdhëniet me njerëzit dhe parimet morale në themel të këtyre marrëdhënieve gjithë delikatesë, por ai i jep një rëndësi të veçantë respektimit të së drejtës së njëri-tjetrit.

Në këtë kohë, ku qytetërimet janë ndërlidhur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë më në pah konceptet, qoftë edhe teorike, si liritë themelore, të drejtat e njeriut, toleranca e respekti për njeriun, Gyleni mbështet idenë e marrëdhënieve me njerëzit në kuadrin e dialogut dhe mirëkuptimit reciprok, ose me të tjera fjalë, nxjerrjen në pah të anëve të përbashkëta të shpirtit të feve abrahamike.

II.3. Dashuria, Toleranca dhe Dialogu në filozofinë e Gylenit Në kohët kritike që jetojmë ne sot në shekullin e XXI, është e domosdoshme që të

favorizohen mirëkuptimi, toleranca dhe miqësia ndërmjet njerëzve duke respektuar bindjet, fenë dhe kulturën e secilit dhe duke u mbështetur në parimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë. Respektimi i larmisë fetare dhe kulturore kërkon rritjen e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor në favor të lirisë dhe progresit. Shoqëria duhet të shqetësohet ndaj shfaqjeve të intolerancës dhe të diskriminimit, ndaj frikësimit dhe shtrëngimit, që janë rezultat i intolerancës fetare. Jo më kot, mendimtari i shquar i demokracisë, Tokëvili, porosiste që më 1830: “Lëreni shpirtin njerëzor të ndjekë prirjen e tij dhe ai do ta rregullojë në mënyrë uniforme shoqërinë politike dhe qytetin hyjnor; ai do të kërkojë, në qoftë se do të guxoja të thoja, të harmonizojë tokën me qiellin”130

3.1. Dashuria Gyleni e përkufizon dashurinë, si elementin më thelbësor për çdo qenie, si

ndriçimi më rrezatues dhe forca më e madhe, e aftë të rezistojë dhe të kapërcejë gjithçka tjetër. Është e pamundur për shpirtrat pa dashuri të ngrihen në horizontin e përsosjes njerëzore. Ata të cilët janë privuar nga dashuria, si dhe janë ngatërruar në rrjetën e egoizmit, janë të paaftë të dashurojnë njeri tjetër veç vetes dhe marrin fund pa e ditur, që dashuria është ngulitur thellësisht në shumë qenie.

“Një fëmijë është pritur me dashuri kur ka lindur dhe rritet në një atmosferë të ngrohtë të mbushur me dhembshuri, shpirtrat e dashur. Edhe nëse njeriu mund të mos gëzojë të njëjtën dashuri në të njëjtën masë në pleqërinë e vet, gjithmonë do të ketë mall për dashurinë dhe do ta kërkojë ngado në jetën e vet.

Çdo qenie merr pjesë në një orkestër të madhe me dashuri në univers, me simfoninë e veçantë të tij dhe provon të vërtetojë, me vullnet të lirë ose për shkak të gatishmërisë, një aspekt të dashurisë së thellë që ka gjetur në ekzistencë.”131

Ai e përkufizon dashurinë si diçka të rrënjosur shumë thellë në qeniet njerëzore, aq sa shumë njerëz lënë shtëpitë e tyre për hir të saj, shumë familje janë rrënuar dhe në çdo qoshe një Mexhnun rënkon me dashuri e me përmallim për Lejlanë e tij.132 Sa për ata të cilët nuk janë të aftë të zbulojnë dashurinë e natyrshme në qenien e tyre, e vështrojnë një manifestim të tillë të dashurisë si çmenduri!

130 Sinani, Gjergji, “Dialogu ndërfetar e ndërkulturor si vlera integruese”, Prizmi, Tiranë, 2008: 70; për më tepër shih A. dë Tocqueville, De la démocratie en Amerique, V. I, Flammarion, 1981: 392. 131 Gylen, F., Yitirilmis Cennete Dogru, Nil, Izmir, 1988, Towards the Lost Paradise, Kaynak, Izmir, 1988: 43-45. 132 Lejlaja dhe Mexhnuni janë të dashuruar legjendarë në letërsinë orientale.

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

71

Ndërsa për altruizmin shpreht se “është një ndjenjë e lartë njerëzore dhe burimi i tij është dashuria. Ai që ka një pjesë të madhe në këtë dashuri, është një hero i njerëzimit. Njerëz të tillë janë të aftë të çrrënjosin çdo ndjenjë urrejtjeje dhe smire në veten e tyre. Këta shpirtra, të cilët çdo ditë ndezin një zjarr të ri të dashurisë në botën e tyre të brendshme dhe i bëjnë zemrat e tyre burim dashurie dhe altruizmi, janë të mirëpritur dhe të dashur për njerëzit.

Një nënë që ka dhënë jetën për hir të fëmijës së saj, është një heroinë e dhembshurisë. Individët që ia kushtojnë jetën e tyre lumturisë për të tjerët, janë quajtur “heronj të devotshmërisë,” por ata të cilët jetojnë dhe vdesin për të gjithë njerëzimin, janë përkujtuar duke u fronëzuar në kujtesën njerëzore.”133

Asgjë më të vërtetë dhe të qëndrueshme se dashuria nuk ka në çdo komb ose shoqëri në botë. Dashuria nuk është vetëm një nga temat më të frekuentuara në diskutimet e ditëve tona, ajo është gjithashtu një prej debateve më esenciale. Marrëdhënia më e fortë midis individëve që i jep formë familjes, shoqërisë dhe kombit është dashuria. Dashuria universale shfaqet vetë kudo në kozmos, në faktin që çdo pjesëz ndihmon dhe mbështet një pjesëz tjetër.

Humanizmi është një doktrinë për dashurinë dhe ndjenjat njerëzore, artikuluar në mënyrë të pamatur këto kohë dhe që ka një potencial lehtësisht të manipulueshëm nëpërmjet interpretimeve të ndryshme.

Për Gylenin, dashuria është elementi më thelbësor i çdo qenieje, “një fuqi e madhe që mund t’i rezistojë dhe kapërcejë çdo forcë. Ajo e ngre çdo shpirt që e thith atë dhe e përgatit për ditët e përjetësisë”.134

3.2. Falja Dashuria është e lidhur edhe me faljen. Falja nuk mund të konsiderohet si e

shkëputur nga virtyti, ose virtyti si i ndarë nga falja. Ai sjell një maksimë të vjetër: “Gabimet për të vegjlit, falja për të mëdhenjtë”. Për të treguar madhështinë e këtyre dy virtyteve ai sjell shembullin e Jezusit. “Jezusi i tha turmës së njerëzve të etur për të goditur me gurë një grua: “Në qoftë se ndonjëri prej jush është pa mëkate, le ta hedhë i pari gurin mbi të”. A mundet ndokush që e kupton këtë ndalesë, pikë e bukur për ta konsideruar të goditurit me gurë të dikujt tjetër, kur ai ose ajo është gjithashtu kandidat për t’u goditur me gurë? Vetëm ata të pafat, të cilët kërkojnë që të tjerët ta kalojnë një test lakmues të caktur mund ta kuptojnë këtë!”135

“Dashuria, dhembshuria, toleranca dhe falja janë shtyllat e dialogut. Nga ligësia dhe urrejtja nuk prodhohet paqe dhe dialog.”136

Për më tepër, dashuria duhet të jetë e vërtetë. “Po qe se në një zemër dashuria është e vërtetë, armiqësia është simbolike; po qe se armiqësia është e vërtetë, dashuria është simbolike. Një çelës, ky, magjik që zbërthen shumë gjëra të vështira”137.

Tema e faljes, ka qenë për një kohë të gjatë pothuajse fushë ekskluzive e filozofëve dhe e teologëve. Megjithatë, në tre dekadat e fundit, faljes i është kushtuar rëndësi e veçantë nga një numër i madh studiuesish të fushave të ndryshme.

133 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007:32. 134 Gülen, Essays – Perspectives – Opinions, TUGHRA Books, 2010: 50-51. 135 Po aty. 136 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, kumtesë me temë: “Një analizë e filozofisë së Gylenit nga një perspektivë humaniste”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 137 Gylen, F., “Kriteret ose dritat e rrugës”, Prizmi, Tiranë, 2003: 104.

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

72

“Shumë nga shkrimet teologjike islame, që ekzistojnë mbi faljen, duket sikur i bëjnë lutje përkrahësve të falin, por shpeshherë nuk ofrojnë ndonjë proces të integruar dhe të plotë për mënyrën e vënies së saj në praktikë. Ndërsa Gyleni në shkrimet, fjalimet dhe predikimet e tij të shumta, ka propozuar një perspektivë koherente të faljes, të pozicionuar në kontekstin e gjerë të mëshirës, e cila është një nga aspektet madhore të spiritualitetit në mësimet e tij.”138

Kështu sipas Prof. Al-Mabuk fjala “falje” shfaqet 61 herë në një nga librat e Gylenit (Drejt një qytetërimi global me dashuri dhe tolerancë), i cili ka dhe një kapitull përkushtuar temës së faljes.139 Gyleni në fakt propozon një rilindje të re, atë të zemrës. Përpjekjet e tij në drejtim të kësaj rilindjeje e vendosën atë në majën e listës së “100 Intelektualëve Publikë më të mirë të Botës” nga revista “Foreign Policy & Prospect” në 2008.

Konceptet e dashurisë, paqes dhe tolerancës, të cilat janë kushte paraprake për faljen, qëndrojnë si cilësi të spikatura, që përcaktojnë njëkohësisht Gylenin dhe lëvizjen e tij.

Koncepti i faljes nuk është i ri; ai është një fenomen i lashtë dhe kompleks, të cilit i është kushtuar një vëmendje e konsiderueshme nga tre fetë më të rëndësishme të botës: Islami, Krishtërimi dhe Judaizmi, si dhe nga tradita të tjera shpirtërore, si Hinduizmi dhe Budizmi. Ajo gjithashtu ka qenë një temë tërheqëse studimore për filozofët falë funksioneve të saj. Për shkak të karakterit të natyrshëm teologjik që ajo ka, koncepti i faljes është injoruar në mënyrë të konsiderueshme nga shkencëtarët socialë, në veçanti nga psikologët deri në mesin e viteve 1980. Sipas Al Mabuk, kërkimet empirike mbi faljen filluan në Universitetin Winsconsin-Madison, të udhëhequra nga Prof. Robert Enright. Modeli i proçesit të faljes dhe teoria zhvillimore që Enright dhe Grupi i Studimit për Zhvillimin Njerëzor (1991) zhvilluan dhe testuan, si dhe hodhën themelet për eksplorimin shkencor modern të ditëve tona mbi faljen. Literatura bazë mbi faljen kaloi nga disa artikuj dhe libra, duke arritur në qindra artikuj, libra dhe shumë teza doktorature.

Falja, sipas profesor Al Mabuk, është një proces kompleks, i cili zakonisht ndodh pas një dëmtimi. Ajo ka të bëjë kryesisht me shërimin psikologjik përmes të cilit i dëmtuari çliron dëmtuesin nga çdo mëri e ndjerë dhe nga çfarëdolloj sjelljeje të mundshme hakmarrëse.140 Enright (2001) dhe Smedes (1984) përshkruajnë, se lëndimi që përshkon një krizë faljeje ka tre aspekte: ajo është gjithmonë personale, e padrejtë dhe e thellë. Falja është personale për arsye se ajo mund t’iu drejtohet vetëm personave, jo natyrës (p.sh. një uragani), ose një sistemi (p.sh. një institucioni). Ajo është gjithashtu e padrejtë në sensin, që personi nuk e meriton dhimbjen, ose që dhimbja ishte e panevojshme. Aspekti i tretë, thellësia, do të thotë që falja ndjek një dëmtim të thellë dhe të gjatë. Dëmtimi i padrejtë, personal, dhe i thellë mund të jetë psikologjik, emocional, fizik ose moral. Kështu një përkufizim i saktë i faljes është kyç për të kuptuar gjithashtu edhe perspektivën e Gylenit.

Sipas Al Mabuk, “falje nuk do të thotë harresë. Një dëmtim i thellë lë një shenjë të paharrueshme në përbërjen e qenies së dikujt, që është e vështirë ta zhvendosësh. Falje nuk është pajtim ose ribashkim. Falja është një deklaratë e brendshme ndërsa pajtimi është një bashkim, që ka të bëjë me sjelljen. Dikush mund të falë dhe ende të mos pajtohet, pasi ndonjë herë mund të jetë e rrezikshme, ose e pamundur për t’u pajtuar. Mund të jetë e rrezikshme për arsyen se dëmtuesi mbetet i pandryshuar, ose e pamundur për t’u pajtuar me atë, për shkak se

138 Al-Mabuk, Radhi, University i Northern Iowa, (Departmenti i Psikologjisë Edukative), “Perspektiva e Gylenit mbi Faljen”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 139 Për më tepër lexo: Gylen, “Drejt një qytetërimi global me dashuri dhe tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2004. 140 Për më tepër lexo: Augusburger, 1970; Droll, 1984; Fitzgibbons, 1985; dhe Smedes, 1984.

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

73

personi ose nuk gjendet, ose është i vdekur. Falja sidoqoftë, përfshin gatishmëri, ose pritje me shpresën se pala tjetër do të ndryshoje. Falja, sigurisht, i hap rrugën mundësisë për t’u pajtuar.”141

Pikëpamja e Gylenit në këtë çështje është e rëndësishme, por nga këndvështrimi i tij, falja nuk është as indiferencë, as ta lësh diçka të kalojë, as shfajësim.

Pavarësisht të gjitha karakteristikave përcaktuese të faljes, literatura përmban shkrime të njerëzve, që kanë ngritur disa kundërshtime filozofike. Fillimisht, Niçe (1887) hodhi poshtë faljen, si një praktikë vetëm për të dobëtit. Pozicionimi i tij mund të sfidohet në dy mënyra. Së pari, kur dikush fal me të vërtetë ai nuk e lë të kalojë fajin. Së dyti, një falës i vërtetë e njeh mirë dhimbjen. Personi i dobët, nga ana tjetër nuk e njeh dhimbjen; i dobëti nuk lufton për ta parë tjetrin nga një pikëvështrim tjetër. Për më tepër, falja e vërtetë nuk është dëshpërim; por një çlirim i guximshëm.

Perspektiva e Gylenit është e rrënjosur thellë në besimin e tij islam dhe faljen e shikon si një akt të zellshëm ose akt mëshire Ai gjithmonë i referohet dy burimeve, Kur’anit dhe traditës së Profetit për të ligjëruar në lidhje me faljen ose për të mbështetur qëndrimet e tij falëse dhe paqësore. Në një nga predikimet e tij, Gylen ka cituar këtë pasazh hyjnor, “Pa asnjë dyshim, Mëshira ime e paraprin Zemërimin tim”, dhe ajetet Kur’anore, “Mëshira ime shtrihet në të gjitha gjërat”142, dhe “Ata e gëlltisin zemërimin e tyre dhe i falin njerëzit. Zoti i do ato që bëjnë mirë”.143

Gyleni vë në dukje se atributi hyjnor i Mëshirës është themelor për konceptin e faljes. Zoti, pa bërë asnjë përjashtim, “edukon dhe mbron të gjitha qeniet njerëzore dhe Ai vazhdon të japë ushqim edhe për ata që e mohojnë atë.”144

Një pikë kyçe për të kuptuar prespektivën e Gylenit është koncepti i “qëndrueshmërisë në durim”, të cilën ai e nxjerr nga vargjet vijuese në Kur’an: “Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim, kjo është më e mirë për ata që durojnë.”145 Nocioni i “durimit” ku një person e varros dhimbjen në gjoksin e tij është sinonim i nocionit të krishterë të thithjes së dhimbjes, e cila në mënyrë paradoksale e çliron tjetrin nga dënimi. Ky akt i devotshëm i varrosjes së dhimbjes nuk duhet ngatërruar me konceptin psikologjik të shtypjes, e cila është një përgjigje e natyrshme ndaj dhimbjes.

Një tjetër term kyç që Gyleni përdor, që nganjëherë mund të zëvendësohet me faljen, është toleranca. Ai i referohet një shembulli nga Profeti Muhamed mbi tolerancën dhe faljen në veçanti me njerëzit e Mekës, të cilët ishin armiqësorë në mënyrë të dhunshme ndaj tij. Ata e luftuan atë, komplotuan për ta vrarë, e dëbuan nga vendi i tij dhe bënë çdo gjë për të asgjësuar atë dhe ndjekësit e tij. Kur ai çliroi Mekën, mekasit armiqësorë ishin në ankth për të parë se çfarë do t’u bënte profeti atyre, por si një shenjë e dhembshurisë dhe mëshirës së tij, profeti i fali të gjithë ata dhe nuk u hakmor ndaj tyre.

Përveç konceptit të “durimit” dhe tolerancës, Gyleni gjithashtu përfshin dinamikën e dhembshurisë, e cila ofron si dëshirën e mirë, ashtu edhe vullnetin për të falur të tjerët. Si

141 Al-Mabuk, Radhi, University i Northern Iowa, (Departmenti i Psikologjisë Edukative), “Perspektiva e Gylenit mbi Faljen”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 142 Kur’an, kapitulli Al-Araf 7:156. 143 Kur’an, kapitulli Al-Imran, 3:134 144 http http://en.fgulen.com/love-and-tolerance/269-forgiveness-tolerance-and-dialogue/1797-forgiveness.html 145 Kur’an, kapitulli An-Nahl, 16:126.

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

74

një shembull për dhembshurinë, Gyleni i kthehet jetës së Profetit Muhamed për t’u frymëzuar nga ajo. Në këtë mënyrë, ai përqafon dhe praktikon dashurinë pa kushte.146

Në lidhje me faktin se pse falja është aq qendrore në mendimet, ndjenjat dhe veprimet e Gylenit, ai e trajton këtë çështje duke thënë, “ne besojmë se falja dhe toleranca do të shëroje shumicën e plagëve tona, vetëm nëse ky instrument hyjnor do të jetë në duart e atyre që do ta kuptojnë gjuhën e saj”147 Gyleni e kupton fuqinë shëruese të faljes dhe e dallon efektin e fuqishëm transformues të saj tek individi dhe te shoqëria. Parakushti për të korrur rezultate pozitive nga falja, varet nga të kuptuarit saktë të gjuhës së faljes dhe zbatimit në mënyrë të duhur të procesit të saj.

Gyleni ka një besim të thellë në fuqinë e individit për ta transformuar shoqërinë drejt së mirës. Nevval Sevindi (2008) deklaroi se Gyleni beson në rolin qendror të individit në shoqëri, dhe citon fjalët e tij, “çdo gjë e së bukurës dhe çdo vlerë që shfaqet te individët shumëfishohet dhe reflektohet në shoqëri. Në të kundërt, çdo gjë që është e papërshtatshme, çdo pamjaftueshmëri është një skandal dhe si i tillë i bllokon rrugën shoqërisë dhe i shkakton plagë të rënda asaj”. 148 Përdorimi i gjuhës së faljes sjell individit dhe shoqërisë harmoni në zemër dhe mendje.

Mendimi përfundimtar mbi perspektivën e Gylenit ndaj faljes është se ajo bëhet një faktor i qëndrueshëm në jetën e dikujt. Falja gjithnjë ka qenë një seri e zakonshme në jetën e Gylenit.

3.3. Toleranca “Toleranca jonë, shkruan Gyleni, duhet të jetë aq e gjerë, sa ne mund t’i mbyllim

sytë tanë ndaj gabimeve të të tjerëve, të tregojmë respekt për idetë e ndryshme, dhe të falim gjithçka që është e falshme. Edhe kur shkelen të drejtat tona të patjetërsueshme, ne duhet t’i respektojmë vlerat njerëzore dhe të përpiqemi që të vendosim drejtësinë.”149

Gyleni e sheh "tolerancën", si një strehë të sigurt. Ai thekson se, duke ecur drejt së ardhmes si një komunitet i tërë, toleranca është streha më e sigurtë dhe fortesa kundër pengesave, që dalin për shkak të përçarjes, fraksioneve dhe vështirësive të natyrshme në arritjen e marrëveshjes së përbashkët; probleme këto, që rrinë duke pritur në çdo qoshe. “Ne duhet të kemi një tolerancë të tillë, që të jemi në gjendje të mbyllim sytë ndaj gabimeve të të tjerëve, të kemi respekt për idetë e ndryshme dhe të falim çdo gjë që është e falshme. Në fakt edhe kur ballafaqohemi me shkeljen e të drejtave tona të patjetërsueshme, ne duhet të mbetemi të respektueshëm për vlerat njerëzore dhe të përpiqemi për të vendosur drejtësi. Edhe nëse gjendemi përpara mendimeve më të poshtra dhe ideve më mizore, ide të cilat neve na duket e pamundur t’i përqafojmë, me kujdesin e një Profeti dhe pa humbur durimin tonë, ne duhet të përgjigjemi me butësi. Ne duhet të kemi tolerancë aq shumë, saqë të mund të përfitojmë nga idetë e kundërta, sepse ato na detyrojnë të mbajmë zemrën, shpirtin dhe ndërgjegjen aktive dhe të vetëdijshme edhe nëse këto ide nuk kanë asgjë për të na mësuar, direkt apo indirekt.

146 Gülerce, H. (14.10.2010). “Jam thjeshtë Fethullahu, djali i Ramizit”, gazeta Today’s Zaman, 2010. Marrë nga http://www.todayszaman.com 147 http://en.fgulen.com/love-and-tolerance/269-forgiveness-tolerance-and-dialog/1800 148 http://en.fgulen.com/about-fethullah-gulen/biography.html 149 M. Fethullah Gülen, Key concepts in the practice of SUFISM esmerald hills of the heart, V. 2, 2004: 51.

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

75

Nuk është e mundur të flitet për ide të përbashkëta ose për një vetëdije kolektive në komunitetet, ku individët nuk e shohin njëri-tjetrin me tolerancë, ose në vendet ku shpirti i vetëpërmbajtjes nuk është plotësisht i rrënjosur.”150

Ai mbron idenë e dialogut mes feve dhe qytetërimeve. Kështu aktivitetet e tij në fushën e dialogut kanë hapur shumë dyer mes qytetërimeve të ndryshme në të gjithë botën. Këto dyer dhe kjo lloj marrëdhënieje me "tjetrin", u jep të dyja palëve një shans për t'u njohur me stilin e jetës, kulturën, pikëpamjet botërore dhe mendimet e njëri-tjetrit, të cilat janë shumë të rëndësishme nëse duam të jetojmë së bashku në këtë botë. Ky dialog të hap sytë për të njohur njëri-tjetrin dhe nxit ta duam njëri-tjetrin.

Një tjetër aspekt i krijimit dhe ruajtjes së dialogut, është nevoja e rritjes së interesave të përbashkëta që kemi me njerëzit e tjerë. “Sot ka nevojë më shumë se kurrë për njerëzit, që janë të virtytshëm, gjakftohtë, të matur, të sinqertë dhe të pastër, ndihet nevoja e njerëzve të zemrës, që nuk vjedhin, ose mendojnë shumë lart për veten e tyre dhe të cilët preferojnë mirëqenien e të tjerëve para asaj të tyre dhe të cilët nuk kanë ndonjë lakmi rreth kësaj bote. Nëse shoqëria mund të edukojë njerëzit me këto karakteristika, atëherë kjo do të thotë se një e ardhme më e mirë është e pashmangshme.”151

Në këtë deklaratë, ai e vë fort thekson në "dashurinë", e cila është një element thelbësor i paqes dhe i bashkëjetesës në botë. Sipas Gylenit, “dialogu, toleranca, dhe besimi e përforcojnë njëri-tjetrin: të zhvilluara përmes dialogut dhe tolerancës ato ndihmojnë për të pranuar të gjitha dallimet, në mënyrë që të ecet më tej drejt qëllimit më të gjerë të bashkëpunimit”.152 Ky qëllim më i gjerë i bashkëpunimit është paqja prosperiteti dhe respekti.

Në një botë të globalizuar, ku diversiteti kulturor dhe fetar është i dukshëm, duhet të jemi më të vetëdijshëm për ekzistimin e feve të tjera dhe pikëpamjeve e tjera jashtë rrethit dhe shoqërisë sonë, ndaj kjo do të thotë rritje e ndërveprimit midis njerëzve të besimeve dhe prejardhjeve të ndryshme. Nevoja për njohjen e "tjetrit" në një shkallë të caktuar është thelbësore; mungesa e njohurive dhe bashkëveprimit mund të jenë të rrezikshme dhe mund të përforcojë idenë se "tjetri", është disi i huaj. Në momentin kur "tjetri" perceptohet si i huaj, apo i panjohur, ne hyjmë në rrugë të pasigurt. Si rezultat, arsimimi dhe dialogu janë bërë instrumente të fuqishme, që janë të domosdoshme për njerëzit të cilët kërkojnë paqe, duke siguruar se "tjetri" nuk është aq “i huaj”. Për sa i takon "Domosdoshmërsë së dialogut ndërfetar", të njohurit e njëri-tjetrit përmes dialogut është thelbësore për krijimin e një paqeje botërore.153

Gyleni në fund shpreh sigurinë e tij për të ardhmen e botës, duke thënë se, “të gjitha institucionet e jetës do të riformohem dhe gjeneratat që vijnë do të jenë të pajisur me njohuri, aftësi dhe botë shpirtërore të thellë. Rrugët do të bëhen si korridoret e shkollës, burgjet (nëse do të ketë) do të transformohen në ndërtesa të arsimit dhe shtëpitë do të kthehen në pallate të parajsës. E ardhmja do të përjetojë një botë të re të ndërtuar në krahët e shpresës, besimit dhe zgjidhjes së problemeve, një botë më të përmbajtur dhe më të begatë sesa utopitë e ëndërruara në Perëndim. Askush nuk duhet të thotë se jemi larg nga një botë e tillë. Ndoshta

150 Gulen, The Fountain, Njeriu i Ri, Korrik-Shtator 1995: 3-4. 151 Gulen, “Dialogu në Shpirtin dhe Domethënien Muhammedane”, 2006, 23 Mars 2011, nga Pearls.org: http://www.pearls.org/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=27 152 Korostelina, K., “Ripërkufizimi i “Ne” dhe “Ata”: Qëndrimi i Gylenit në lidhje me transformimin e perceptimeve ndërmjet myslimanëve dhe jomyslimanëve. Islami në Epokën e Sfidave Globale, Georgetown, 2008: 456-73. 153 Po aty; shih: Keskin, Z., “Përdorimi Efikas i Arsimit si një Mjet për Formimin e Sjelljeve: Përvoja Australiane”, The Fountain, Mars-Prill 2011: 15-16.

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

76

ne mund të jemi në pragun e saj. Tërë njerëzit do të shohin, në një të ardhme të afërt, që të tjerë ‘diej’ do të kenë lindur nga "mitra" e natës para se të dalë dita.”154

Sipas Gylenit, mirëkuptimi ngrihet dhe arrin përsosjen përmes natyrës njerëzore. Në këtë këndvështrim, ne mund të dëshmojmë mirëkuptimin më të madh dhe tolerancën më të paqortueshme në shembujt më të rëndësishëm të humanitetit.

“Hapja çdokujt zemrën sa mund t’ia hapësh, le të jetë si oqean! ...dhe për njeriun dashuri ndje, të mos mbetet zemër e dëshpëruar që s’u interesove për të e s’ia zgjate dorën!

Brohoriti të mirët për të mirat!.. Përgjigjju të keqes me të mirë! Çdo njeri, me sjelljet e veta, me karakterin e vet

reflekton. Ti zgjidh rrugën e tolerancës dhe mirëkuptimit dhe përballë atyre që s’dinë se ç’është tradita dhe edukata, tregohu bujar!

Ti duaje njeriun, mahnitu pas njerëzores!”155 Këto janë principet bazë të filozofisë së Gylenit në lidhje me konceptin ndaj

dashurisë njerëzore. Ai thotë se, ne duhet të kemi një tolerancë të tillë që të jemi në gjendje të mbyllim sytë para dobësive të të tjerëve, të kemi respekt për idetë e ndryshme dhe të falim çdo gjë që është e falshme. Në fakt, edhe kur përballemi me shkeljen e të drejtave tona të patjetërsueshme, ne duhet të mbetemi të respektueshëm për vlerat njerëzore.

Këtë gjë ne mund ta shohim edhe në konceptin filozofik në lidhje me natyrën njerëzore, ku përparimi ynë në njohjen e natyrës njerëzore do të na zbulojë gradualisht vështirësitë nën të cilat ne punojmë dhe jeta njerëzore do të bëhet më e mirë dhe më e lumtur.

“Nga pikëpamja filozofike, në qoftë se përparimi në shkencën e natyrës njerëzore do të arrijë të zbulojë ligjet themelore, që drejtojnë shfaqjet ose manifestimet e saj, atëherë do të realizohet mijëvjeçari i ardhshëm, për të cilin fliste edhe Krishterimi. Kjo ide përforcohej edhe në analogji me zhvillimin e shkencave natyrore. Në qoftë se mendimi njerëzor arrin të kuptojë vetveten më mirë, atëherë ai do të operojë në mënyrë të re dhe të ndryshme dhe këto mënyra të reja të të vepruarit do të çojnë në probleme të reja morale, sociale dhe politike dhe kështu mijëvjeçari i ardhshëm i lumturisë do të jetë shumë i afërt.”156

Toleranca, një term që ne e përdorim herë pas here në vend të fjalëve respekt, mëshirë, bujari, ose vetpërmbajtje, është elementi më esencial për sistemet morale, burimi më i rëndësishëm i disiplinës shpirtërore dhe një virtyt me mjaft vlerë.

Ata të cilët nuk përqafojnë gjithçka për krijesat njerëzore me tolerancë dhe mirëkuptim kanë humbur vlerën e tyre për të pritur mirëkuptim dhe falje.

Në vendet ku mbizotëron korrupsioni, intoleranca dhe mungesa e mëshirës, nocione të tilla si liria e mendimit, kritika e qytetëruar, shkëmbimi i ideve në përputhje me normat e drejtësisë dhe debati i paanshëm janë të përjashtuara.

“Është e pamundur të bisedosh rreth ideve të përbashkëta ose një ndjenje kolektive në komunitetet ku individët nuk i vështrojnë të tjerët me tolerancë, ose në vendet ku shpirti i vetpërmbajtjes nuk është i mbrojtur plotësisht. Në këto vende, idetë do të përpijnë njëra tjetrën në vorbullën e konflikteve. Në një vend ku nuk ka tolerancë, është e pamundur të flasësh për zhvillimin e mjeteve të komunikimit masiv, për mendimin e përparuar ose, për më tepër, për aktivitetet kulturore që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.”157

154 Gulen, “Veprimi dhe Mendimi”, The Fountain, Janar- Mars 1996: 1-3. 155 Këto aforizma e kanë origjinalin në veprën Ölçü veya Yoldaki Isiklar përkthyer në shqip me titullin Kriteret ose dritat e rrugës, Prizmi, Tiranë, 2003: 115-117. 156 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Filozofia e historisë”, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1999: 59-60. 157 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007:75.

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

77

Tolerancë nuk do të thotë të jesh i ndikuar ose i lidhur me të tjerët, por t’i pranosh të tjerët siç janë dhe të dish si të ecësh përpara me ta. Askush nuk ka të drejtë të shprehë diçka rreth këtij aspekti të tolerancës, gjithsecili në këtë vend ka këndvështrimin e tij. Njerëzit me mendime dhe qëllime të ndryshme ose do të kërkojnë rrugët për të ecur përpara me synimin për harmoni, ose do të luftojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin. Gjithmonë ka pasur njerëz që mendojnë ndryshe nga njëri-tjetri dhe kështu do të jetë përherë.

Sot, më tepër se për çdo gjë tjetër, shoqëria ka nevojë për tolerancë. Në emër të dialogut të gjithë mund të bashkohen në tokën e përbashkët dhe të shtrëngojnë duart me njëri-tjerin.

Historia na informon se njerëzit e besimeve, racave, ngjyrave dhe gjuhëve të ndryshme, kanë jetuar së bashku në paqe. Ekziston një shpresë në rritje që grupet e ndryshme etnike do të mund të jetojnë së bashku. Prandaj, ka vetëm një mënyrë për të arritur paqen, të mësuarit për të jetuar së bashku siç thuhet në një nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara:

Rezoluta përcakton një kulturë të paqes, që përfshin vlerat, qëndrimet dhe sjelljet që, “(1) refuzojnë dhunën, (2) bëjnë përpjekje për të parandaluar konfliktet, duke trajtuar shkaqet rrënjësore dhe (3) synojnë zgjidhjen e problemeve përmes dialogut dhe negociatave. Aty propozohet që të dy palët, si shtetet ashtu edhe shoqëria civile të mund të punojnë së bashku për të promovuar një kulturë të tillë, duke bërë përpjekje për të promovuar tetë parimet bazë për një kulturë të tillë. Këto janë: (1) arsimi (dhe veçanërisht, edukimi për zgjidhjen paqësore të konfliktit); (2) zhvillimi i qëndrueshëm (duke përfshirë çrrënjosjen e varfërisë, reduktimin e pabarazive, dhe mbështetja për mbrojtjen e mjedisit); (3) të drejtat të njeriut, (4) barazia gjinore; (5) pjesëmarrja demokratike; (6) mirëkuptimi, toleranca dhe solidariteti (mes popujve, grupeve të rrezikuara, emigrantëve brenda vendit, si dhe midis kombeve); (7) pjesëmarrja në linjat e komunikimit dhe rrjedhja e lirë e informacionit; (8) paqja dhe siguria ndërkombëtare, (duke përfshirë çarmatimin dhe iniciativa të ndryshme pozitive.”158

Megjithatë, Gyleni është përpjekur për të arritur më shumë se kërkesat e kësaj rezolute. Me fjalë të tjera, misioni i tij për paqe ka filluar shumë më herët se shpallja e kësaj rezolute.

Botës së sotme të globalizuar i nevojitet paqja, vlerat morale, etike dhe natyrore të vetëdijes njerëzore, si dhe ndërgjegjësimi në mënyrë që njerëzit të jetojnë së bashku në harmoni.

Fethullah Gylen shpreh gjithashtu qëndrimin e tij edhe për filmin "Pasioni i Krishtit." Ai thotë se nuk është koha për një film të tillë, sepse edhe pse në pamje të parë nuk u prish punë myslimanëve, ai nxit urrejtjen dhe nuk i shërben aspak paqes në botë.

Sipas studiuesit Prof. Dr. Ibrahim Canan, “vepra e Gylenit dhe mendimet e tij janë universale. Qëllimet e tij nuk janë lokale, rajonale apo globale, por janë universale. Për këtë arsye, në qoftë se dikush e kategorizon atë si një nacionalist, apo dikush tjetër e konsideron vetëm si pjesë e umetit (komuniteti mysliman në mbarë botën), ose një regjionalist, një kategorizim i tillë do të ishte shumë i ngushtë.”159

Sipas Gylenit njerëzit idealë janë gjithmonë në paqe me veten e tyre. Ata janë të kënaqur dhe për më tepër vendosin gjithë bagazhin e njohurive dhe të kuptuarit të tyre në shërbim të njerëzimit. Ata përdorin me guxim përkushtimin e tyre për të zhdukur botën e

158 Çinar, Bekir, “M. Fethullah Gylen dhe kontributi i tij për Paqen Botërore”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011; shih: Rivera, J. d., Hyrje në J. d., Manual rreth Ndërtimit të Kulturës së Paqes, New York: Springer, 2009: 1-10. 159 Canan, Ibrahim, Fethullah Gulen'in Sunnet Anlayisi, Istanbul, Ufuk Kitap, 2007: 35.

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

78

padrejtësisë dhe tiranisë dhe nuk tremben kur bëhet fjalë për të mbrojtur tokën dhe nderin e tyre. Dhe gjithmonë ata me tolerancë shtrijnë dorën e pajtimit mbi vëllezërit dhe motrat e tyre.

Ata gjithashtu shqyrtojnë gjithçka që ndodh porsi një shkencëtar në laborator. Ata ia kushtojnë jetën e tyre njerëzimit dhe lënë pas një botë më të mirë për brezat që vijnë.

Njerëzit idealë përpiqen që të jenë të drejtë. As pasionet e tyre fizike e as qëllimet shpirtërore nuk hedhin dyshime mbi sinqeritetin e tyre. Në zemrat e tyre ata shkrijnë çdo vulgaritet, apo ndjenja të këqija që burojnë nga të tjerët, duke treguar se si mposhtet e keqja me mirësi.

Gyleni përpiqet të portretizojë një individ, apo një grup individësh, që do të ndryshojnë gjendjen e tanishme të botës, e cila aktualisht nuk është shumë pozitive në drejtim të paqes dhe prosperitetit. Këta persona përmenden me emra të ndryshëm në veprën e tij të tillë si: brez i ri, brezi i artë, të rinjtë, njeriu ideal, gjeneratat e lumtura, brezi i pritur, njerëzit e shërbimit, heronjtë e tolerancës, adhuruesit e dashurisë, njerëzit e dashurisë, heronjtë e dashurisë, etj.

Sipas Gylenit, njeriu i ri është një person që mendon, hulumton e beson dhe është i mbushur përplot me kënaqësitë shpirtërore. Ndërsa është në gjendje të përfitojë nga dobia në përdorimin e plotë të mjeteve moderne, ai nuk i lë pas dore vlerat e tij tradicionale dhe shpirtërore në ndërtimin e botës së tij të brendshme.

Ai do të përdorë çdo gjë për të mirën e njerëzimit dhe për të mbjellë botën me farat e një të ardhmeje të lumtur. Ai do t’ia kushtojë tërë jetën e tij kësaj rruge të së vërtetës.

Në mënyrë që të qëndrojnë në kontakt dhe të komunikojë me mendjet, zemrat dhe ndjenjat e njerëzve, njeriu i ri do të përdorë mjetet e komunikimit masiv dhe do të përpiqet të vendosë në botë një balancë të re pushteti mbi themelet e drejtësisë, dashurisë, respektit dhe barazisë midis qenieve njerëzore. Ai do të vërë pushtetin dhe fuqinë nën komandën e drejtësisë dhe nuk do t’i diskriminojë njerëzit në bazë të ngjyrës apo racës.

Njeriun e ri do të bashkojë në karakterin e tij thellësinë shpirtërore, gjerësinë e dijeve, të menduarit të shëndoshë, temperamentin shkencor dhe aktivizmin e mençur. Asnjëherë i kënaqur me atë që ai tashmë e di, ai vazhdimisht do të rritet në shkallën e tij të njohurive.

Sipas tij, i pajisur me moralin dhe virtytet të cilat e bëjnë një person qënie të vërtetë njerëzore, njeriu i ri është një altruist, i cili përfshin të gjithë njerëzimin me dashurinë e tij.

Njeriu i ri nuk është kurrë reagues. Ai nuk rend pas ngjarjeve; në vend që kthehet në motor të historisë, ai nis dhe formon vetë ngjarje dhe me perceptimin e drejtë për shkak të moshës dhe kushteve përreth tij, si dhe për shkak të përkushtimit ndaj vlerave esenciale, ai është në një gjendje të vazhdueshme vetë-rinovimi.

Gyleni është plot shpresë dhe i inkurajon njerëzit me fjalë të tilla si: “Bota jonë e brendshme duhet të jetë plot e përplot me dashuri dhe mëshirë për njerëzimin, nuk duhet të ketë vend në të gjithë zemrën tonë për armiqësi. Le të mos ketë asnjë dyshim se ky shekull i ri do të jetë një epokë kur dashuria dhe dialogu do të lulëzojnë. Antagonizmi do të çrrënjoset dhe frutet e dashurisë dhe tolerancës do të lindin kudo. Kjo nuk është një mundësi e largët, veçanërisht në një kohë kur bota është duke përjetuar globalizmin.”160

160 Gulen, “Yeni nesil”, Nil, Istanbul, 1995.

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

79

II.4. Demokracia dhe dialogu ndërkulturor Idetë demokratike vijnë nga kohët e hershme. Demokracia moderne liberale lindi

në Amerikë (1776) dhe me revolucionin francez (1789-1799). Në shoqëritë demokratike, popujt qeverisin vetveten, duke kundërshtuar të jenë të drejtuar nga dikush më lart. Individi ka përparësi mbi komunitetin në këtë model të sistemit politik, duke qenë i lirë për të vendosur, si ta jetojë jetën e tij ose të saj, megjithëse individualizmi nuk është absolut. Njerëzit jetojnë një jetë më të mirë, duke ekzistuar brenda një shoqërie dhe kjo kërkon që ata të korrigjojnë dhe kufizojnë liritë e tyre në përputhje me kriteret e jetës shoqërore.

Demokracia ka përparuar së bashku me kohën. Ashtu siç ajo ka përshkuar stade të ndryshme në të kaluarën, do të vazhdojë të evoluojë dhe përmirësohet në të ardhmen. Gjatë rrugës, ajo do të jetë shndërruar në një sistem më të drejtë dhe human, bazuar në drejtësinë dhe realitetin. Nëse krijesat njerëzore janë konsideruar si një e tërë, pa shpërfillur dimensionin dhe nevojat shpirtërore të ekzistencës së tyre, demokracia mund të arrijë kulmin e perfeksionit dhe të sjellë edhe më shumë lumturi për njerëzimin.

Demokracia është një sistem që i jep mundësinë çdokujt që gjendet në krahët e saj të jetojë dhe punojë duke shfaqur ndjenjat dhe mendimet e tij. Toleranca është një komponent i rëndësishëm i saj. Në fakt, nuk mund të flitet për demokraci në një vend ku toleranca nuk ekziston. Në një vend demokratik gjithsecili duhet të jetë në gjendje të marrë përgjegjësitë dhe të drejtat që i takojnë. Nëse një segment i shoqërisë bëhet pengesë për ekzistencën e një segmenti tjetër, atëherë është e qartë që ata të cilët përbëjnë rrezik për komunitetin nuk janë të sinqertë dhe kjo është më e pakta në pretendimin e tyre "ne jemi demokratë dhe e mbështesim demokracinë." Kështu nuk është e mundur që demokracia të zhvillohet në një vend ku mungon toleranca. Në të vërtetë, avokatët e demokracisë duhet të jenë të aftë t’i pranojnë edhe ata që nuk ndajnë të njëjtin vizion me ta dhe të hapin zemrat e tyre për të tjerët.

Edhe nëse ka ide dhe mendime të ndryshme, të gjithë janë pjesëtarë të kësaj shoqërie. Akoma mendohet që, nuk mund të arrihet në konkluzione të përbashkëta për shumë çështje, megjithëse të gjithë jetojnë në këtë botë dhe udhëtojnë në të njëjtën anije.

Në fakt, koha do ta tregojë se ata të cilët nisën të orientohen, duke u bazuar në tolerancën, kishin të drejtë. Vetëm synimet, që i ka pushtuar dashuria, mirëkuptimi, toleranca dhe dialogu do të përparojnë. Shoqëritë me tolerancë do të ndërtojnë një botë të bazuar në tolerancën.

Ndërsa dialog do të thotë takim i dy ose më shumë njerëzve për të diskutuar çështje të përcaktuara dhe kështu krijohet një lidhje mes tyre.

Gyleni është plotësisht i bindur që vitet e ardhshme do të jenë vitet e tolerancës dhe dashurisë. Ai thotë se: “Ne dëshirojmë ta sjellim botën në këto struktura dhe do ta realizojmë atë. Burimet dhe argumentet e konflikteve nuk do të kenë asnjë hapësirë dhe duke kuptuar edhe njëherë forcën e dashurisë, ne do të jemi në gjendje të hapim zemrat tona për të gjithë me dashuri. Ne do të jemi në gjendje të koncentrohemi në çështjet e rëndësishme me dialog dhe tolerancë, çështje për të cilat bota e sotme ka shumë nevojë.”161

Synimi për tolerancë dhe dialog që dëshirohet të arrihet nga filozofia gyleniane është shumë e çmueshme. Arritja e harmonisë shoqërore përmes dialogut dhe tolerancës është një çështje që vjen me finalizimin e këtyre dy gjërave të çmueshme.

Një aspekt që i shërben vendosjes dhe ruajtjes së dialogut, është gjithashtu nevoja gjithnjë e në rritje për interesat e përbashkëta me të gjithë popujt bashkë. Në fakt edhe nëse njerëzit me të cilët bisedohet, janë me përkatësi të ndryshme si hebrenj, myslimanë apo të

161 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007: 99.

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

80

krishterë, ky afrim përsëri duhet të arrihet medeomos dhe çështjet që i ndajnë, duhet të shmangen plotësisht.

Dialogu kulturor ndërmjet feve ka disa pika të përbashkëta, sidomos në nivelin e etikës. Së pari, të gjitha fetë i bashkon një kërkesë themelore; parimi i humanizmit, domethënë se çdo person duhet të trajtohet në mënyrë humane dhe dinjitoze. Ky parim buron nga karakteri i patjetërsueshëm i dinjitetit të njeriut dhe bazohet edhe nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu ne gjejmë, në të gjitha fetë dhe kulturat, një parim të dytë, i cili quhet edhe rregulli i artë i reciprocitetit. Së dyti, «Mos i bëj tjetrit, atë që nuk do të dëshiroje të ta bënin ty», ose, në mënyrë pozitive, «Vepro ndaj të tjerëve ashtu si do të dëshiroje që të vepronin ndaj teje».162

Ky rregull i artë ekzistonte që në kohën e Konfucit dhe ka qenë në të gjitha fetë. Ky parim është rimarrë edhe nga Kanti dhe filozofë të tjerë që nuk kanë patur lidhje me fenë. Në këtë kuptim, ai mund të shërbejë si bazament i një konceptimi etik ku të gjithë njerëzit, besimtarë ose jo, mund të gjenden së bashku.

Sot kjo është në të mirë të të gjitha feve, shoqërive dhe kulturave anembanë botës. Sot kjo është e nevojshme për njerëzit e virtytshëm, gjakftohtë, të matur dhe të sinqertë, për njerëzit që nuk mendojnë ose veprojnë vetëm për egon personale, që preferojnë mirëqenien e të tjerëve përpara mirëqenies së tyre. Nëse shoqëria mund t'i edukojë njerëzit me këto cilësi, atëherë një e ardhme më e mirë do ta presë njerëzimin. Kjo përbën edhe bazën esenciale në filozofinë e Gylenit.

II.4.1. Islami dhe Demokracia në vizionin e Gylenit Duke pasur parasysh se Gyleni vjen nga një traditë tradicionale vlerash, ai i

kushton një vëmendje të madhe analizës dhe sprovave demokratike të Islamit në veprat e tij, e sidomos periudhave të hershme të Islamit. Ai e vë theksin mbi faktin se ajo lloj demokracie ishte krejtësisht e bazuar mbi studimin e Kur’anit dhe zbatimin e praktikave të Profetit. Kur’ani thotë: “Ne dërguam Profetë nga gjiri juaj”.163 Kjo do të thotë se jeta e Profetëve nuk duhet të jetë e ndryshme nga ajo e bashkëkohësve të tyre.

Të gjitha veprat e Profetit Muhamed përbënin pasqyrimin e ideve të shprehura në Kur’an. Detyra e tij thelbësore ishte të sillte në jetë idenë e barazisë së të gjithë njerëzve para Zotit.

Studiuesi Dr. Nadir Adiliov, argumenton se, “Islami i dha fund ndarjes së njerëzve sipas racave, kombësisë apo pasurisë. Kjo është arsyeja përse Profeti Muhamed u foli të pasurve dhe të varfërve, zezakut Bilal dhe beduinëve të bardhë me të njëjtën lloj gjuhe.

Ai nuk sillej asnjëherë me arrogancë apo me ftohtësi zyrtare ndaj njerëzve të tjerë. Demokracia ishte metoda me të cilën ai arriti të fitojë mendjet dhe zemrat e njerëzve, për arsye se zemrat nuk fitohen me armë por me mirësi në sjellje. Nga thënie të ndryshme profetike mësojmë rreth sjelljes së Profetit me njerëzit dhe kuptojmë se si i fitoi zemrat e tyre nëpërmjet dashurisë dhe fisnikërisë së tij.”164

162 Sinani, Gjergji, “Dialogu ndërfetar e ndërkulturor si vlera integruese”, Prizmi, Tiranë, 2008: 65; kumtesë e mbajtur në simpoziumin me të njëjtën temë dhe botuar si artikull në librin e mësipërm me titull “Dialogu kulturor e ndërfetar në perspektivën e paqes sociale; rasti shqiptar si vlerë pozitive” (2008). 163 Kur’an, kapitulli el-Bekare, 129. 164 Adiliov, Nadir, kumtesë me temë: “Islami dhe Demokracia në vizionin e Gylenit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

81

Detyra më e vështirë dhe më e rëndësishme e një demokracie është të rrisë nivelin e ndërgjegjes së një personi si një mënyrë për t’u vetë-afirmuar. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe të jetojnë në përputhje me këtë vetëdije. Profeti zgjoi ndjenjat e dinjitetit të njerëzve nëpërmjet qëndrimeve të tij demokratike në përpjekje për t’i bërë njerëzit të kuptojnë rolin e tyre në tokë.

Kur një shok i shquar i Profetit, Ebu Dherri iu drejtua Bilalit me fjalët “o ti, biri i zezakes”, Profeti e qortoi atë duke i thënë: “Ti ke ende shenja të injorancës brenda teje.”

Profeti Muhamed ka përjashtuar çdo lloj forme të diskriminimit (social, konfesional, etik apo ndonjë tjetër). Falë cilësive të tilla karakteristike, si mirësia, modestia, bujaria dhe toleranca, ai mundi të udhëheqë jo vetëm fiset e Gadishullit, por gjithashtu edhe vende të tjera jashtë tij.

Demokracia e Islamit sipas Gylenit, bazohet në mirëbesimin e njerëzve. Çdo njeri është një bari, i cili përgjigjet për atë çfarë ka në varësi. Gyleni ecë gjithnjë me moton profetike, “Myslimani është një njeri prej gjuhës dhe duarve të të cilit njerëzit e tjerë janë të sigurtë dhe të garantuar.”165

Në kohën e Profetit Muhamed dhe menjëherë pas tij, gjatë periudhës së kalifëve të parë, kreu i Kalifatit zgjidhej drejtpërsëdrejti nga populli dhe kjo është arsyeja, përse ai, i cili paraqiste shenja të mbrojtjes të njëanshme të interesave të një fisi, apo një rryme, duke u rebeluar ndaj udhëheqësit, mbarte një kontekst antipopullor.

Sipas analizës dhe logjikës së Gylenit rreth marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe shoqërisë civile, ne mund të konkludojmë se Profeti Muhamed i ka detyruar zgjedhësit dhe të zgjedhurit të pajisen me përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë. “Ju duhet t’i bindeni personit që keni zgjedhur edhe në qoftë se ai është një skllav zezak.”166

Sistemi i rregullimit të marrëdhënieve gjatë periudhës së Profetit ishte unik, sidomos përsa i takon marrëdhënieve të tij me pjesëtarët e bashkësive të myslimanëve, të krishterëve, hebrenjve dhe atyre pagane.

Profeti shfaqte tolerancë edhe ndaj njerëzve të cilët abuzonin me të dhe i përgjigjej gjithmonë së keqes me të mirë. Ai nuk lejonte kurrë të poshtërohej një person tjetër pavarësisht racës, apo fesë së cilës i përkiste.

Profeti jo vetëm i ndiqte për vete parimet e demokracisë, por u bënte thirrje gjithashtu edhe shokëve të tij të vepronin në të njëjtën mënyrë. Kështu duke iu drejtuar Aliut, Profeti i tha: “Të jesh në mes njerëzve si njëri prej tyre.”167

Demokracia e bashkësive myslimane e ka zanafillën tek deklarata e Medines, e cila përbën një pararendëse të të gjitha deklaratave të mëvonshme rreth të drejtave të njeriut. Në deklaratën e Medines thuhet se, “Të gjithë qytetarët e Medines konsiderohen si të barabartë dhe kanë të njëjtat të drejta, pavarësisht fisit, apo fesë së cilës i përkasin. Ai i cili kryen një vrasje nuk duhet të kërkojë mbrojtje tek ndonjëri prej fiseve. Fiset nuk duhet të jenë armiq të njëri-tjetrit dhe nuk duhet të derdhin gjakun e njëri-tjetrit për çështje pronësie.”168

Profeti vetë i zgjidhi grindjet ndërmjet fiseve, por në të gjitha çështjet e tjera çdo fis ishte autonom dhe mund të hynte në marrëveshje me çdo fis tjetër jashtë rajonit të Medines. Bashkësia e myslimanëve në përgjithësi u pranua si një grupim autonom i cili kishte

165 Po aty. 166 Po aty. 167 Ibn Kethir, Al Bidoja, 8/5). 168 Adiliov, Dr. Nadir, kumtesë me temë: “Islami dhe Demokracia në vizionin e Gylenit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

82

të njëjta të drejta me grupimet e tjera në rajonin e Medines. Toleranca absolute fetare dominoi në të gjithë Medinen. Myslimanët, hebrenjtë, të krishterët dhe paganët kishin të drejta dhe mund ta ushtronin lirisht besimin e tyre fetar.

Pikat e kësaj deklarate u zbatuan edhe nga të gjithë kalifët e tjerë të mëvonshëm të cilët erdhën në pushtet. Pas vdekjes së Profetit, kreu i shtetit nuk zgjidhej më siç zgjidhej gjatë periudhës së tij dhe katër kalifëve të parë, por kalonte nga babai tek i biri. Kjo ishte në kundërshtim me shpirtin fillestar të Islamit dhe bëri që më pas të shfaqeshin kontradiktat ndërmjet udhëheqjes dhe shoqërisë civile. Siç mund të vërejmë edhe gjatë historisë, por edhe në disa vende në ditët e sotme, këto lloj kontradiktash qenë arsyet e ngjarjeve të pakëndshme, të cilat ndodhin në disa vende me shumicë myslimane.

Edhe për Gylenin, temat kyçe të tilla si demokracia, zhvillimi i individit, të menduarit e lirë dhe të përvetësuarit e identitetit vetjak, janë çështje të qenësishme të Islamit dhe etikës së tij. Në botën e mendimit të tij, ai pajtohet me vlera perëndimore të demokracisë. Ai në mënyrë specifike mbështet demokracinë, duke argumentuar se kjo është forma më e përshtatshme e qeverisjes në kohët moderne dhe se është plotësisht në përputhje me Islamin.

Gyleni mbështet fuqishëm avantazhet e zhvillimit vetjak, zgjedhjeve personale dhe lirisë, gjë që e bën atë një udhëheqës të një lëvizje të madhe ndërkombëtare me një numër që vlerësohet në disa milionë ndjekës, si dhe një figurë të rëndësishme në debatin bashkëkohor për çështjet etike në botën islame.

Ai shpesh e miraton sistemin e parimeve të demokracisë në mënyrë specifike, duke argumentuar se kjo është forma më e përshtatshme e qeverisjes për epokën moderne dhe njëkohësisht një formë qeverisjeje, që është plotësisht në përputhje me Islamin:

“Demokracia dhe Islami janë të përputhshëm me njëri-tjetrin. 95 % të rregullave islame kanë të bëjnë me jetën private dhe atë familjare. Vetëm 5 % merret me çështjet e shtetit dhe kjo gjë mund të rregullohet vetëm brenda kontekstit të demokracisë. Nëse disa njerëz janë duke menduar për diçka tjetër, të tillë si një shtet islamik, mund të themi se kushtet historike dhe sociale të këtij vendi nuk e lejojnë atë... Demokratizimi është një proces i pakthyeshëm në Turqi”,169 thekson gjithmonë ai.

II.5. Themelet kulturore të tolerancës dhe dialogut te Gyleni Meqenëse shtetet moderne janë të ndërtuara mbi bazën e shoqërive të urbanizuara,

edhe problemet që i përkasin njerëzimit, shoqërisë dhe vlerave demokratike janë komplekse dhe të shumëllojshme. Të gjitha veprimet tona, qofshin politike, ekonomike, sociale apo kulturore, kanë si synim të vetëm përfitimin. Mendjet tona nuk mund të veprojnë deri në lodhje pa pritur shpërblim, domethënë nuk mund të japin pa marrë gjë në këmbim. Bota është në prag të një epoke në të cilën “shërbimi ndaj njerëzimit”170 po përballet me zhdukjen. Ky është një proces krejtësisht mekanik i një bote dixhitale, ku të gjitha cilësitë njerëzore po shkojnë drejt asgjësimit. Kjo përbën rënie nga piedestali për specien njerëzore. Qeniet njerëzore janë duke u shndërruar në mjet për arritjen e komoditetit, apo në plaçkë tregu, në një

169 Gylen i intervistuar nga gazeta Sabah, 27.11.1995 dhe cituar nga Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 72; Yavuz, M. Hakan dhe Esposito, John (2003) ‘Hyrje: Islami në Turqi: Tërheqja nga Rruga Laike?’ në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq. 28., Yavuz, M. Hakan (2003) ‘Islami në Sferën Publike: Rasti i Lëvizjes Nur, në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq.1-18. 170 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009:18.

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

83

kohë kur dikur konsideroheshin, si themeluesit e parimeve të universit. Problemet me botën moderne janë pikërisht të qenieve njerëzore.

Sipas Tokëvilit, në qoftë se njerëzit do të tërhiqeshin plotësisht brenda rrethit shtëpiak, që fryma publike të mos zhduket plotësisht, duhet që njerëzit të mësojnë që, duke mbajtur një vështrim të ndriçuar ndaj vetvetes, duhet që vazhdimisht të ndihmohen reciprokisht dhe të sakrifikojnë një pjesë të kohës dhe pasurisë së tyre për mirëqenien e shtetit dhe të komunitetit. Çdo individ pranon opinionin se, “njeriu duke u shërbyer të tjerëve i shërben vetvetes dhe se interesi i tij privat është që të bëjë mirë”.171

Disa modele politike pretendojnë se institucioni i një demokracie multikulturore, gjithëpërfshirëse dhe pluraliste, do t’i zgjidhë të gjitha problemet sociale. Sipas këtyre teorive, që të gjitha problemet burojnë nga mungesa e një sistemi të tillë dhe nga papërshtatshmëria e demokracive dhe e sistemeve ligjore, të cilat janë të përjashtuara prej gjithëpërfshirjes dhe cilësive pluraliste. Argumenti që disa njerëz japin për t’i vërtetuar këto lloj tezash, është se të tilla papërshtatshmëri, shpien në konflikte. Sipas tyre ato vijnë në format e kërkesave dhe pretendimeve mbi baza etnike, kulturore, komunitare, politike, apo ideologjike. Sapo të vendosen të drejtat dhe institucionet demokratike dhe sapo këto institucione të fillojnë t’u shërbejnë që të gjithë qytetarëve, njerëzit nuk do të merren më me grupime etnike, komunitare, kulturore, apo të ngjashme me to. Nga ana tjetër, disa njerëz i konsiderojnë të tilla probleme si çështje anësore, thjesht një çmim, që duhet paguar për modernizimin. Kur këta persona arrijnë një nivel të veçantë zhvillimi dhe progresi ekonomik, punët nisin të funksionojnë siç duhet dhe ata do të pushojnë së qenuri problematikë, si dhe do të mund të integrohen në përputhje me normat e shoqërisë. Dikur njerëzit e përvetësonin konceptin e “tolerancës dhe të respektit reciprok”, duke ia bashkangjitur këtë demokracisë, duke bërë kështu që këto parime të udhëhiqnin marrëdhëniet e tyre personale dhe publike. Megjithatë realiteti dëshmoi që edhe pas vendosjes së kësaj lloj demokracie, kontradiktat mbi baza fetare, etnike apo kulturore vijuan të ishin burim konflikti.

Aktualisht ekzistojnë 192 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ndoshta 20 të tjera jashtë ombrellës së OKB-së. Në botë ekzistojnë sot më tepër se 600 grupe gjuhësore dhe më tepër se 5.000 grupe të ndryshme etnike. Në shumë pak vende, qytetarët flasin të gjithë të njëjtën gjuhë, apo i përkasin të njëjtit grupim etniko-nacional. Një shumëllojshmëri e tillë politike, sociale, kulturore, ushtarake dhe fetare përbën një rrezik potencial konflikti të përmasave ndërkombëtare. Ky potencial i bën shpesh sipërmarrjet demokratike, të pasigurta dhe të debatueshme. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, konfliktet mbi baza etnike dhe kulturore janë shndërruar në vatrën qendrore gjeneruese të dhunës politike.

Të tilla probleme kërcënojnë të ardhmen e të gjithë popujve në mbarë botën. Ndaj është e nevojshme të rindërtohen themelet kulturore të tolerancës, mirëkuptimit dhe të dialogut brenda një sistemi më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës, i cili do të ngrihet mbi të gjitha praktikat ekzistuese demokratike. Natyrisht, nuk ekziston një zgjidhje e thjeshtë dhe as një formulë e vetme për të kuruar sëmundjet globale. Shumë sugjerime mund të jenë të dobishme në rrethana specifike, por ato vështirë se mund të jenë të zbatueshme vazhdimisht në dimensione universale. Nëse heqim dorë nga paragjykimet për të tjerët dhe marrim në konsideratë eksperiencat e ndryshme, ne mund të pikasim se lëvizjet lokale mund të përmbajnë zgjidhje të mundshme për probleme të caktuara universale.

171 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Alexis de Tocqueville: 200 vjet pas”, f. 230; shih “De la Democratie en Amerique, Flamarion”, 1981, Paris, V. II, f. 153

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

84

Në momentet historike të transformimeve sociale, ekonomike dhe politike, elementin njerëzor e vërejmë në pararojë. Ekzistenca njerëzore dhe mënyra e arritjes së objektivave janë edhe njëherë në pikëpyetje. Të njëjtat çështje që trazonin mendjen e filozofëve të dikurshëm natyralistë, ziejnë edhe në mendjen e filozofëve të sotëm. Mesa duket, përgjigjet më të gjera dhe më të kënaqshme në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me ekzistencën, duhet të frymëzohen nga koncepti i “njeriut të virtytshëm”.

Prandaj edhe ekziston një nevojë për një përpjekjeje të vazhdueshme për të rijetuar vlerat e vërteta të individëve të virtytshëm. Qëllimi i këtyre përpjekjeve duhet të jetë asgjë më tepër sesa risjellja në jetë e njeriut të traditave, të sakrificës dhe idealeve, të pajisur me një botë të gjerë shpirtërore. Ky është një apel për një brez, i cili ia kushtoi jetën e vet shërbimit ndaj të tjerëve. Pa pasur në mendje dhe ndërgjegje një shpirt të tillë devocioni, truri bashkëkohor nuk mund ta perceptojë dot këtë lloj mënyre jetese. Individët, të cilët zotërojnë një shpirt të tillë, kanë luajtur role kyçe në themelimin e qytetërimeve dhe shteteve të mëparshme. Në kohën tonë ekzistojnë shumë filozofë, sociologë dhe studiues, të cilët përpiqen të sjellin në ekzistencë një model të tillë njeriu. Në fakt, qytetërimi modern është tmerrësisht i etur për të tillë shpirtra sakrifikues, të cilët ia përkushtojnë veten bashkësisë, por edhe për lëvizje të pastra, që kanë në themel dialogun dhe konsensusin.

Misioni filozofik i Gylenit ka një rëndësi të madhe në këtë aspekt. Krahas projeksionit historik dhe social, duhet përfshirë gjithashtu edhe personazhi karizmatik i vetë Gylenit, si një faktor kyç që sjell për pasojë kushtimin e një vëmendjeje të veçantë ndaj kësaj lloj lëvizjeje filozofiko-sociale.

Sipas Prof. Dr. Adriatik Kallullit, “në idenë rilindëse të mendimtarit dhe filozofit tonë Fethullah Gylen, theksohet se njeriu duhet ribërë, sepse ai është i shkatërruar nga trysnitë dhe mitet moderne. Koncepti i Gylenit është filozofik, i shfaqur nën një pasuri sinonimike me përcaktorët “tolerancë”, “dashuri”, “përvujtni”, “falje”. Duket se Gyleni kërkon që njeriu bashkëkohor - qoftë ai i traditës së qytetërimit judeo-kristian, qoftë i qytetërimit islam, duhet të fitojë aftësinë e humbur, të mahnitet dhe të dashurohet me të bukurën, me fuqinë e dashurisë prekëse për çdo gjë pozitive.”172 Sipas këtij modeli dhe duke e ndjekur atë, arrihet përsosja e njeriut. Shoqëria shqiptare, e cila përjeton një krizë vlerash dhe një sekularizim të skajshëm të saj, kryesisht në mospërputhjen e shpirtërores me fiziken, të mospërputhjes së kohërave, historisë, traditave, brezave dhe ndjenjës religjioze ka më shumë se kurrë nevojë për dashurinë dhe tolerancën.

Ideja e tolerancës është hapje e njerëzimit drejt trajtimit të çështjeve themelore, njohja e “tjetrit” dhe respektimi i lirisë së botëkuptimit. Roli i Gylenit me lëvizjen e tij, është e vetmja kundërpërgjigje për vështrimin pesimist futuristik të historisë së njerëzimit bashkëkohor, i cili mund të zhvillojë me mendjen dhe zemrën e tij një mbretëri të harmonisë në tokë, larg “përplasjeve” dhe konflikteve. Në fakt kjo është edhe nyja më e vështirë, që ndan qytetërimin tonë sot në oriental dhe oksidental, apo sipas shenjash e klasifikimesh të tjera. Ideja e Gylenit mbi mirëkuptimin, i jep fund situatës së rëndë e konfuze të izolimit. Mungesa e dialogut me tjetrin ka prodhuar dhe ka përcaktuar fatalisht një ide krejt tjetër nga e vërteta e vlerave të qytetërimit. Paragjykimet dhe fobitë janë ndërtuar edhe në mungesë të riprezantimit të qytetërimit islam me të gjitha dimensionet e të tij në rrafshet humane të tij, shpirtërore, morale, kulturore etj.

Gyleni e studion njeriun nga shumë aspekte të rëndësishme. Si produkt hereditar dhe gjenetik i të tjerëve dhe si një vetvete që synon të endë biografinë e tij brenda mjedisit

172 Kallulli, Adriatik, simpozium, Tiranë, 2006.

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

85

gjithënjerëzor. Njeriu i Gylenit, cilidoqoftë ai, nuk dallohet as nga kontinenti ku ndodhet, as nga stadi institucional, që i ka dhënë atij disa të drejta dhe detyrime. Njeriu i tij, është frymori i zhveshur nga grada, ofiqi, prosperiteti, reputacioni, lidhjet, etj.173

Idetë e Gylenit për tolerancë e për dialog, në kontekstin e projektit të tij unik, për ngritjen e një qytetërimi botëror harmonik, përbëjnë shenjën më të qartë të identitetit të tij intelektual e njerëzor. Mbarështrimi i këtyre ideve në ligjërata e në tekste të shumta, si dhe në aktivitetet e Lëvizjes së tij anekënd botës, e ka bërë këtë personalitet të jetë simbol i dialogut, i tolerancës dhe i mirëkuptimit në përmasa botërore. Sipas Dr. Milazim Krasniqit, “afirmimi i këtyre ideve, që në mënyrë unike burojnë nga interpretimi idealist i Islamit tolerant, ka ndodhur në një terren shumë të vështirë, së pari në vetë vendin e tij, i cili ka kaluar një periudhë të gjatë pa e gjetur ekuilibrin e vet ndërmjet fesë e shtetit, kombit e gjeografisë, historisë dhe të ardhmes.

Gyleni vetë ka qenë viktimë e këtyre disekuilibrave fetarë, ideologjikë e politikë. Por, ai e ka kuptuar kontekstin dhe njëherësh e ka kuptuar se ndryshimi nuk vjen nga konfrontimi, nuk vjen nga hakmarrja, por përkundrazi nga toleranca dhe nga dialogu brendakombëtar.”174

Edhe më i vështirë ka qenë terreni në arenën ndërkombëtare, për pranimin e ideve të një dijetari mysliman për tolerancën, dialogun dhe ngritjen e një qytetërimi unik, veçmas pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, kur ka pasur mungesë të theksuar të durimit për argumentet e tilla. Koncentrimi me të gjitha mjetet dhe mënyrat në luftën kundër terrorizmit, duke e këmbyer hidhërimin me një propagandë agresive kundër Islamit, e pati ngushtuar hapësirën për argumentet racionale.

Botimi i mijëra artikujve me frymë anti-islame edhe në gazeta e revista liberale, prodhimi i shumë filmave me subjekte anti-islame, përdorimi madje edhe i karikaturës në këtë shfryrje iracionale, shumë intelektualë vullnetmirë i la pa frymë e pa tekst. Ishte e vështirë të njihej e vërteta elementare, se ajo që kishte ndodhur, nuk kishte të bënte me Islamin, por me një keqpërdorim mizor të interpretimeve të tij. Thënia lapidare e Gylenit se, “myslimani nuk mund të jetë terrorist dhe terroristi nuk mund të jetë mysliman”, ka qenë njëra nga ato gjetje, që i kanë detyruar shumë mendje të ndezura nga urrejtja, që të ftohen pak e të provojnë të mendojnë më racionalisht. Në këtë terren të vështirë të kundërvënies ndaj islamofobisë iracionale e me elemente raciste, idetë e Gylenit filluan të funksionojnë edhe në përmasa ndërkombëtare, si një alternativë serioze e shpjegimit të dukurive komplekse dhe tragjike të botës së sotme.

Sipas studiuesit Krasniqi, “idetë e Gylenit për tolerancën, mirëkuptimin dhe dashurinë ndërmjet njerëzve, shumë herë i kalojnë kufijtë e një interpretimi doktrinar dhe bëhen universale, si një riafirmim i universalitetit integrues islam. Fjala vjen, kur apelon, “Përgjigju të keqes me të mirë”, ai i unifikon përvojat nga Konfuçianizmi, që thotë si rregull të mos u bësh të tjerëve atë që nuk dëshiron të ta bëjnë të tjerët, pastaj nga Krishtërimi, që thotë ta kthesh faqen tjetër, nëse të godet dikush në njërën faqe. Këto pika të përbashkëta të mësimeve fetare të feve të mëdha, patjetër që e sugjerojnë një përvojë të kaluar të përbashkët të njerëzimit, por edhe një të ardhme të përbashkët, që mund të jetë harmonike dhe në paqe,

173 Gazeta “Zaman”, 20 Prill 2001:4. 174 Krasniqi, Milazim, kumtesë me temë: “Idetë e Gylenit për tolerancë e dialog në botën e sotme”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

86

nëse respektohen këto postulate. Mbi këto premisa edhe mund të mos mbetet projekt utopik, qytetërimi botëror, i mbështetur në dashuri, tolerancë, demokraci dhe drejtësi.”175

Dashuria dhe mëshira ishin konceptet bazë në botëkuptimin e Gylenit. Ai vazhdimisht përsërit se disa nga vlerat më të rëndësishme të Islamit janë falja dhe toleranca. Njerëzit që mendojnë se qëndrojnë më lart se të tjerët, nuk do të ishin asnjëherë në gjendje që të formojnë një dialog të drejtë. Gyleni, duke formuar marrëdhënie të mira me liderët e minoritetit në Turqi, është përpjekur që të realizojë pikëpamjet që mbrojnë idetë lidhur me dialogun. Pas viteve ‘80 me rrugën që të çon te dialogu u takua me Patrikun ortodoks Bartholemeu, duke u përpjekur kështu që të rregullonte marrëdhëniet greko-turke176, gjë e cila u kritikua shumë nga politikanët turq të asaj kohe. Po ashtu, pas marrëdhënieve kritike me Armeninë, ai bëri çmos që në kryeqytetin e saj Erivan të hapej një kolegj, që të shërbente si urë komunikimi midis dy popujve.177

Të gjitha këto përpjekje, tregojnë se këmbënguljet e bëra në fushat e arsimit dhe të dialogut ndërqytetërues të Gylenit, ishin përparimi në dialogun ndërkulturor.

Ai shprehet kështu: “Aktivitetet e inicuara nga ne, janë në të mirë të të gjithë njerëzimit. Nuk duhet të mendojmë se këto aktivitete janë të lidhur me vendin tonë, vetëm brenda kufijve të Turqisë.”178 Sipas këtij koncepti të Gylenit, mësuesit dhe biznesmenët turq, filluan të hapnin shkolla dhe spitale edhe jashtë kufijve të Turqisë.

Gylen, përsërit herë pas here, se dialogu ndërfetar i ditëve tona, i cili ka shtrirje globale, nuk ishte një luks, por një e vërtetë e domosdoshme. Ai nga njëra anë pranonte strukturën pluraliste të botës moderne, por nga ana tjetër, duke u kthyer në një fshat global, parashikonte se ekzistenca e këtij pluralizmi do të kthehej në një sfidë të madhe, që do të vijë duke u rritur.

“Do të vazhdojmë të jetojmë së bashku në këtë fshat, me besime, raca, zakone dhe tradita të ndryshme. Secili individ do të ishte si një përfaqësues i një vendi dhe për këtë arsye, të kërkosh që të gjithë njerëzit të jenë të njëjtë me njëri-tjetrin, do të ishte e njëjta gjë, sikur të duash të pamundurën. Pikërisht edhe për këtë arsye, qetësia e këtij fshati do të ishte e mundur vetëm duke respektuar ndryshimet dhe duke pranuar këto ndryshime, si pjesë e karakterit tonë... Në rast të kundërt, do të ishte e pamundur shmangia e fundit të atyre, që do të sillnin konflikte, mosmarrëveshje, sulme dhe beteja të përgjakshme në botë.”179

Gylen, pasi doli në pension nga detyra zyrtare, rriti përpjekjet për formimin e frymës së dialogut midis grupeve të ndryshme kulturore, etnike dhe fetare, jo vetëm në Turqi, por edhe në botë. Këto përpjekje i vazhdoi me vizitat e tij në vende të ndryshme të botës, me vizitat e bëra atij në shtëpinë ku jeton në Pensilvani, në SHBA, si dhe me anë të shkrimeve dhe artikujve të shumtë të botuar në median e shkruar dhe atë elektronike.

175 Po aty. 176 Lufta greko-turke (1919-1922) nisi me premtimin e Aleatëve Perëndimorë, se do i kalonin territore të Perandorisë Osmane, Greqisë. Lufta zgjati deri në formimin e Republikës Turke dhe fundi i saj ishte tërheqja e Greqisë në kufijtë, që ishin para fillimit të luftës. Më pas, u bë ndërrimi i popullsive përkatëse sipas Marrëveshjes së Lozanës. 177 Marrëdhëniet e Turqisë me vendin fqinj Armeninë, që nga Lufta e Parë Botërore (1915) dhe deri tani, kanë qenë në nivelin e konflikteve të shumta dhe të tensionuara. Armenët shprehen se Turqia ka bërë gjenocid, ndaj armenëve. Ndërsa turqit shprehen se edhe prej tyre janë vrarë po aq sa edhe armenë. Ndërkohë për shekuj me radhë armenët gjatë sundimit osman janë quajtur “sadaka-i millet” (populli besnik). 178 Gulen, F., “Bahari soluklarken”, Nil yayinlari, Izmir, 1993: 39. 179Gulen, F., “In true Islam, terror does not exist. Terror and suicide attacks: an Islamic perspective”, The Light, New Jersey, 2004: 249-250.

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

87

II.5.1. Ndikimi i Gylenit nga Said Nursi Gyleni është ndikuar shumë nga dijetari dhe mendimtari Bediuzzaman Said Nursi

(1877-1960). Jeta e Bediuzzamanit, përbën një burim të pasur kërkimesh për dijetarët, duke bërë kështu të mundur paraqitjen e veprës dhe personalitetit të tij mbarë njerëzimit. Ai ishte një figurë e shquar e epokës moderne, e cila bëri të mundur paraqitjen e oqeanit të besimit, vlerave morale dhe ndërgjegjes në mënyrën më efikase të mundshme.

Ai e përqafoi mbarë njerëzimin me anën e ideve, që kishin të bënin me çështje të përbashkëta rreth vuajtjeve të njerëzve në mbarë botën. Urrente mosbesimin dhe tiraninë, ndaj luftoi kundër despotizmit. Sjelljet e tij modeloheshin prej dy pjesëve të veçanta të karakterit të tij të pasur: e para ishte të qenit një person heroik, njeri i dashurisë dhe i entuziazmit, ndërsa e dyta përbënte pjesën e karakterit të një mendimtari vizionar, i cili udhëhoqi bashkëkohësit drejt planeve dhe projekteve të mëdha që kishin për bazë ekuilibrin intelektual.

Bashkëkohësit e tij e konsiderojnë Bediuzzamanin një prej mendimtarëve dhe shkrimtarëve më seriozë të epokës së tij, zëdhënës dhe prijës i masave dhe njëkohësisht një njeri, i cili arrinte të ruante të paprekur modestinë, duke qenë mjaft larg prej çdo shfaqje mburrjeje. Ai ka qenë gjithmonë një prej autorëve më të admiruar të shekullit të XX dhe në ditët tona është një prej më të admiruarve në mbarë botën.

Bediuzzamani e udhëhoqi popullin, duke frymëzuar kështu rilindjen nëpërmjet veprave të tij, të cilat shndrisnin prej shpresës, në një kohë kur materializmi e kishte përmbytur jetën intelektuale, kur komunizmi kishte arritur kulmin e tij dhe kur bota ishte duke përjetuar periudha fatkeqe të mbushura me kaos. Përpara gjithë të tjerëve, ai u ballafaqua dhe u përpoq të ndeshej me anarkinë, e cila bazohej në mosbesim dhe ateizëm, duke e përkufizuar atë si problemin më domethënës.

Si një intelektual i dalluar, i cili kishte aftësinë ta interpretonte kohën e tij me kuptimin më të lartë, ai dëshironte të frymëzonte masat e dëshpëruara me shpirtin e dijes dhe të mësuarit. Ai nxori në pah shkaqet e varfërisë dhe problemet ekonomike, duke paraqitur edhe zgjidhjet e mosmarrëveshjeve brenda shoqërisë, duke bërë thirrje vazhdimisht për unitet dhe bashkëjetesë kolektive, duke mos e braktisur kështu vendin në fatin e tij të keq edhe në periudhat më kaotike: “Nëse në këto shqetësime dhe trazime nuk vihet dorë dhe nëse plagët nuk mjekohen nga duar kompetente dhe të specializuara, sëmundjet tona do të bëhen kronike dhe plagët do të gangrenizohen. Është e qartë se ne duhet t’i identifikojmë problemet tona në lidhje me dijen, ekzistencën shoqërore dhe administratën, ne duhet të nisim t’i zgjidhim shqetësimet tona, qofshin ato materiale, apo shpirtërore...”180

Bediuzzamani analizoi tre faktorë madhorë, që kishin të bënin me thelbin e problemeve të atëhershme, por që mbetën të tillë edhe në kohën tonë: injoranca, varfëria dhe përçarja shoqërore.

Në kohët më të egra, atëherë kur askush nuk guxonte të fliste, ai e paralajmëronte shoqërinë për rrezikun e zhgënjimit. I shpalli luftë injorancës, varfërisë dhe përçarjes. Themeloi një front kundër herezisë tronditëse dhe supersticioneve, duke nxjerrë në pah qorrsokakun ku ata të shpinin. Iniciativa e tij e jashtëzakonshme qytetare bëri të mundur analizimin e përkryer të fenomeneve.

Ai gjithmonë i referohej “dijes, aktivizimit të mendjes dhe punës së madhe”, punonte për lindjen e një shoqërie të përsosur dhe të shëndoshë, duke u përpjekur t’i shpëtojë individët nga vetmia. Për arritjen e një ideali të tillë, ai mendonte se edukimi përbënte udhërrëfyesin - edukimi kudo dhe në çdo kohë - një mobilizim edukativ, ku të përfshiheshin

180 Nursi, Bediuzzaman Said, “Risale-i Nur”, Istanbul, 2004.

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

88

shkollat, garnizonet, rrugët, këndet e lojërave, madje edhe burgjet. Vetëm me ndihmën e edukimit ne mund të arrijmë një bashkim, ku të gjitha mendjet të jenë të përqendruara tek i njëjti objektiv.181

Gyleni shihet përgjithësisht si njeri, i cili ka nxjerrë përfitime intelektuale dhe edukative nga trashëgimia e dijes së dijetarit dhe shkrimtarit me ndikim të madh Bediuzzaman Said Nursi.182 Dhe me të vërtetë, nga shqyrtimi i shkrimeve të Gylenit zbulon se vepra e tij ndërtohet kryesisht mbi themelin e hedhur nga Nursiu, i cili edhe ai vetë u mbështet midis të tjerash mbi dijetarët e shquar Mevlana Xhelaluddin Rumi, Imam Rabani, Abdulkadir Gejlani, Imam Gazaliu, e kolosë të tjerë të mendimit islam.183

Said Nursi është një dijetar, që ka përjetuar vitet e Shtetit Osman dhe ato të Republikës së Turqisë, ka përjetuar dy luftërat botërore, ka qenë komandant i forcave osmane të Kaukazit gjatë luftës me Rusinë, si dhe në periudhën e dytë të jetës së tij, i është kushtuar tërësisht vepra të tija, të njohura me titullin “Risale-i Nur” (Mesazhet e Dritës), në shërbim të çështjes së besimit, të dashurisë dhe vëllazërimit.

Said Nursi që në vitet 1910-1911 ka nxitur bashkëpunimin mes myslimanëve e të krishterëve. Kjo gjë fillimisht është kritikuar nga disa myslimanë, duke u bazuar në ajetin kur’anor i cili thotë që, mos të zihen miq të krishterët dhe hebrenjtë184, ajet të cilin ai e komenton si jo të përgjithshëm, por i zbritur për një ngjarje të ndodhur në kohën e Profetit Muhamed, pas prishjes së paktit të bashkëjetesës nga e ana e disa të krishterëve dhe hebrenjve të asaj kohe. Ashtu sikurse një mysliman nuk mund t’i ketë të gjitha cilësitë e tij personale islame, ashtu edhe një i krishterë, apo hebre, nuk mund të jetë në të gjitha cilësitë e tij, si mohues, thotë Nursi. Kur e pyesin atë se, a mund të dojë një mysliman një të krishterë, apo hebre, ai i përgjigjet se në lejimin kur’anor, që një mysliman mund të martohet me një të krishtere, apo hebreje (ehli kitab-ithtarë të librave të shenjtë), sigurisht që ai duhet ta dojë bashkëshorten e tij.185

Kurse pas Paktit të Bagdadit më 1955, ai i thërret turqit që të krijojnë një aleancë myslimane me të gjithë shtetet me popullsi myslimane që shkonin në 400 milionë banorë, duke fituar kështu thotë miqësinë e 800 milionë të krishterëve me të cilët ndajmë besimin në një Zot, si fe monoteiste, hyjnore (ehli kitab).

Më 1953 Said Nursi për të nxitur dialogun myslimano-kristian bën një vizitë surprizë në Patriarkanën e Stambollit, ku takohet me patrikun Athenagoras, vizitë kjo që bëhej pas letërkëmbimit që bëri me Papa Piusin e XII, të cilit i dërgon disa nga librat e tij më 1950, pas së cilës vetë Papa i dërgon një letër falënderimi me shkrim dore të tij më 22 shkurt 1951.186

181 Gylen, F., “Statuja e shpirtrave tanë”, Prizmi, 2009: 105. 182 Në lidhje me Nursiun shih: Yavuz, M. Hakan dhe Esposito, John (2003) ‘Hyrje: Islami në Turqi: Tërheqja nga Rruga Laike?’, Hakan Yavuz dhe John Esposito, Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq. 27-28., Yavuz, M. Hakan (2003) ‘Lëvizja Gylen: Puritanët Turq, në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq.19-47. Shih gjithashtu Kuru, Ahmet T. (2003) Fethullah Gylen: Të kërkuarit e Rrugës së Mesme ndërmejt Modernizmit dhe Traditave të Islamit, në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq. 118-9. 183 Për një trajtim më të hollësishëm në lidhje me këtë çështje shih: në M. Hakan Yavuz dhe and John Esposito, Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, New York: Syracuse University Press, 2001: 156-69. 184 Kur’an, 5:51. 185 Michel, Th., Bediuzzaman’a gore Musluman-Hiristiyanlik Munasebetleri, Etkilesim yayinlari, Stamboll, 2006: 90; shih: Nursi, S., Risale-i Nur, Munazarat, fq. 26-27. 186 Po aty, f. 58.

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

89

Bediuzzaman Said Nursi, kur sheh mizoritë e bëra mbi njerëzit e pafajshëm myslimanë dhe të krishterë gjatë Luftës së Parë Botërore, ai thotë, që jo vetëm myslimanët që vdesin në këto vuajtje të tmerrshme, do të jenë “shehidë” (dëshmorë), por edhe të krishterët e pafajshëm, do marrin shpërblimin e vuajtjeve të tyre, duke përfituar edhe ata nga martirizimi.187 Kjo është një thënie e guximshme në qarqet islame. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Papa Pali VI në vitin 1969 në Uganda, për të gjithë ata të rënë gjatë shekullit XX, si të krishterë, si myslimanë, për hir të besimit të tyre, janë martirë, dëshmorë.188

Thomas Michel, duke qenë një teolog katolik, në një prej simpoziumeve ndërkombëtare të Risale-i Nurit me autor Bediuzzaman Said Nursi, në kumtesën e tij “Dialogu dhe marrëdhëniet myslimano-të krishtera në botëkuptimin e Said Nursiut”, ai shprehet se Nursiu nuk e ka përmendur kurrë fjalën dialog, por ka shkuar shumë më tej dhe me një guxim të një grade të jashtëzakonshme, ai ka bërë fjalë për ittifak (aleancë) dhe bashkëpunim. Duke pasur parasysh se këtë gjë e ka thënë që në vitin 1911, është një pohim i habitshëm dhe i guximshëm, thotë studiuesi dhe pedagogu i teologjisë katolike Prof. Michel.

Kështu Bediuzzamani, nuk ka hequr dorë as në vitet në vijim nga kjo gjë, duke bërë të ditur se duhen lënë mënjanë dallimet teologjike dhe duhen bashkuar forcat myslimano-të krishtera, kundër armiqve të përbashkët të shekullit të modernizmit.

“Unë si një katolik, thotë Michel, vë re paralelizma të theksuara në thëniet e Bediuzzaman Said Nursiut me ato të Papa Gjon Palit të II-të.” Në artikullin e tij “Morali i faljes dhe paqja: Dialogu i mendimeve të Papa Gjon Palit të II-të dhe i atyre të Risale-i Nurit”, ai ka trajtuar botëkuptimin e njëjtë të të dyve në lidhje me hedhjen e themelemeve për paqen e vërtetë.189

Ai shton se, “kështu unë si një kristian e kam rifreskuar besimin tim fetar, duke përfituar nga librat Risale-i Nur (Mesazhet e Dritës). Sepse unë besoj se Urtësia Islame, është një e vërtetë universale, që nuk i përket vetëm myslimanëve, apo urtësia kristiane t’i përkasë vetëm të krishterëve. Zoti përveç të Cilit nuk ka tjetër, njerëz të mëdhenj si Nursiu, i cili e ka bërë vakëf të gjithë jetën e tij në shërbim të Kur’anit, duke u dergjur nëpër burgje e internime, i ka dërguar që ne të gjithë të marrim mësim prej tij. Kështu që, thotë Michel, duhen lënë mënjanë xhelozitë dhe konkurrenca agresive me njëri-tjetrin.”190

II.6. Etika në filozofinë e Gylenit Një analizë e shkrimeve të Gylenit na tregon se për vendime, që kanë të bëjnë me

ritualet (ibadetet) duhet të ndiqen receta tradicionale të përfshira në ligjin islam, por për sa i përket etikës sociale (mu'amalat), Gylen lë shumë hapësirë për interpretim personal dhe e vë theksin në një etikë shumë humaniste të virtyteve. Sidomos për sa i takon debatit rreth Islamit në botën perëndimore, kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sepse ne shohim se anti-islamizmi është drejtuar kryesisht ndaj këtij programi të rreptë të interpretimit fondamentalist të sheriatit. Filozofia e Gylenit mbështetet në traditën etike-filozofike të Islamit.

“Udhëheqësit intelektualë si Ibn Miskavajh dhe el-Gazali, përfshinë të menduarit etik grek në idealet e pastra monoteiste të Islamit dhe bënë një sintezë ndërmjet Zbulesës dhe diskursit racional. Ata ishin udhëzues në rrugën e dialogut mes qytetërimeve, duke gjetur edhe 187 Po aty, f. 88; shih: Nursi, S., Risale-i Nur, Kastamonu Lahikasi, 1999: 75. 188 Po aty. 189 Po aty. 190 Po aty.

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

90

shumë pasardhës në kohët e mëvonshme. Fethullah Gylen, gjatë dekadave të fundit të shekullit XX dhe fillimshekullit të XXI, riformuloi mesazhet e tyre etike me një frymë edhe më të hapur, si një thirrje universale për zhvillimin e njeriut, e cila mund të kuptohet në të dy drejtimet: si nga pikëpamja humaniste me një kontekst liberal, ashtu edhe nëpërmjet një sensi monoteist.”191

Sipas Çelik, një nga studiuesit e filozofisë së Gylenit, ai gjithmonë thekson rëndësinë e etikës në arsim, media, biznes dhe në jetën publike e personale. I nxitur nga ndikimi i faktorëve socio-politikë në çështje që kanë të bëjnë me islamin, Gyleni e zhvendos vëmendjen e tij nga rregullat private të Islamit drejt atyre të etikës publike dhe nga identiteti në arsim, me idealin e një shoqërie të disiplinuar dhe rregulluar si pasojë e koherencës. Ai i konsideron arsimin dhe median, si instrumente të rëndësishme në formimin e etikës dhe të ndërgjegjes. Në arsim, mësuesit mishërojnë vlerat etike dhe përbëjnë modele për nxënësit e tyre. Ata janë përfaqësuesit kryesorë për praktikën e vlerave morale.

Gyleni e konsideron qënien njerëzore si një mostër ose model të universit.192 Ai shpjegon se lumturia individuale dhe kolektive, qëndron në disiplinimin e tre cilësive të lindura (arsyeja, zemërimi dhe lakmia) për të prodhuar një gjeneratë të re të artë, e cila do të mësojë aspektet teorike të rrugës së mesme, ndërmjet materializmit dhe metafizikës, modernizmit dhe traditës dhe do t’i vërë ato në praktikë. Ky brez mendohet të absorbojë dhe përfaqësojë si realitetin modern, ashtu edhe moralin mysliman, si dhe të ndërtojë identitetin e vet nëpërmjet mendjes, sjelljes dhe botës së tij shpirtërore.

Gyleni parashtron një vizion të gjerë për një shoqëri dhe një botë të udhëhequr nga individët e përsosmërisë shpirtërore, morale dhe intelektuale. Ai i quan këta njerëz "njerëzit idealë". Ato ilustrojnë tetë tipare dhe atribute të karakterit: besimin e përsosur, dashurinë, një pamje të balancuar të shkencës me trion e arsyes, logjikës dhe vetëdijes, një pamje të rivlerësuar të njerëzve, jetës dhe universit, mendimin e lirë dhe respektin për lirinë e mendimit; prirjen për konsultime dhe vetëdije kolektive, të menduarit matematik dhe vlerësim për artin, apo ndjeshmërinë artistike.193

Rruga e mesme është një koncept i rëndësishëm në vizionin e Gylenit. Kjo është në një masë të madhe, e ngjashme me konceptualizmin e Aristotelit,194 i cili kritikoi kategorizimin platonik "virtyt-kundër-vesit" të fenomeneve, që klasifikohen në tre grupe: dy prej të cilave janë të veseve (tepria dhe mangësia) dhe një prej të cilave është virtyti (që do të thotë rruga e mesme).195 Sipas Steenbrink dhe Çetin, Gyleni interpreton dhe e përsërit konceptin e rëndësishëm islam të Sirat-i mustakim (rrugës së drejtë dhe të mesme), i cili lexohet në lutjet e një myslimani praktikant dyzet herë në ditë, si rruga e mesme midis ifrat-it

191 Steenbrink, Karel dhe Çelik, Gürkan, kumtesë me temë: “Rruga e Mesme e Vërtetë: Etika Islame e Fethullah Gylenit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 192 Gülen, M. Fethullah. 2000. Në prag të një mijëvjeçari të ri. The Fountain 3 (29): 7–8. 193 Gylen, Gülen, M. Fethullah, “Perlat e Mençurisë”, Somerset, NJ: The Light, 2005: 5-10, 31-42. 194 Kuru, Ahmet T., “Përpjekjet e Fethullah Gylenit për një rrugë të mesme midis modernitetit dhe traditës myslimane”, 2003: 117; shih: M. Hakan Yavuz dhe John L. Esposito, “Turkish Islam and Secular State: Gulen Movement”, Syracuse, NY: Syracuse University Press, 2003: 115. 195 Gülen, M. Fethullah, “Enginliğiyle Bizim Dünyamız–İktisadi Mülahazalar” [Bota jonë me rëndësinë ekonomike të saj të pafund]. Istanbul, Turqi, Nil, 2009: 73-102.

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

91

(teprisë) dhe tefrit-it (mangësisë).196 Nga ky këndvështrim dhe që nga koha e Ibn Miskavajh, aftësitë ose prirjet njerëzore kanë qenë të trajtuara në tre kategori-intelekti, zelli dhe lakmia.197

Gyleni shpreh se në Kur'an, përveç vargjeve në lidhje me marrëdhënien e njeriut me Zotin, ka shumë vargje të tjera që rregullojnë marrëdhëniet e njerëzve me njëri-tjetrin. Për të, këto vargje janë për t’u kujtuar njerëzve përgjegjësitë e tyre dhe parimet në lidhje me jetën e tyre sociale, ekonomike, politike dhe kulturore.

Krahas "urdhëresave etike", tradita islame i ka kushtuar një vëmendje në rritje virtyteve të mësimdhënies të cilat tashmë filozofikisht janë më të bazuara dhe më të zgjeruara dhe ku liria e zgjedhjes dhe e zhvillimit njerëzor janë konsideruar të rëndësishme.

Gyleni në mënyrë eksplicite kërkon harmoni ndërkulturore dhe ndërfetare, si dhe gatishmëri për të kontribuar në një moral universal që tejkalon kufijtë e Islamit.

196 Steenbrink, Karel dhe Çelik, Gürkan, kumtesë me temë: “Rruga e Mesme e Vërtetë: Etika Islame e Fethullah Gylenit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 197 Gylen 2008: 69-80, Unal 2006: 30; Nursi 1994: 22-23.

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

92

III. NJË VËSHTRIM SOCIOLOGJIKO-FILOZOFIK MBI LËVIZJEN GYLEN III.1. Një vështrim analitik mbi rrjedhojat metodologjike të studimit të një

Lëvizjeje Një lëvizje shoqërore nuk duhet të jetë objekt i diturisë së ndërtuar nga një, apo

disa dijetarë të veçantë, sepse një ndërtim i tillë nuk e reflekton kompleksitetin empirik të veprimit dhe kuptimit te saj.

Duke u mbështetur në literaturën përkatëse për mjetet konceptuale, me ndihmën e intervistave dhe pyetësorëve për pikëpamjet e personave të brendshëm, duke përdorur rolin prej studiuesi të brendshëm, qasja që Çetin sjell në lidhje me këtë temë, mund të quhet me të drejtë, multi-polare. Ajo e ka lejuar atë për të analizuar përtej kufijve të diskursit, apo logjikës së vetëm njërit prej vëzhguesve, aktorëve apo dimensioneve sistemike.

Nëse hetimi dhe analiza janë të kufizuara në dimensionet politike të fenomeneve të vëzhguara, kjo të çon pashmangshmërisht në reduktimin socio-politik të fushës së veprimit. Ky veprim injoron në mënyrë specifike dimensionet sociale të veprimit kolektiv dhe fokusohet vetëm në ato tipare më lehtësisht të matshme, të cilat për shkak të vizionit të tyre të lartë, tërheqin vëmendjen.

Përfshirja e besimit dhe fuqizimi prej tij, si një faktor i marrë në analizë, nënvizon rëndësinë e dallimeve specifike për zhvillimin e veprimit kolektiv të shoqërisë. Besimi kontribuon ndjeshëm për ruajtjen dhe zhvillimin e dialogut, vullnetarizmit dhe marrëdhënieve të mira, për të arritur kështu qëllimet e përbashkëta, konkurrencës dhe shërbimeve jomaterialiste dhe jokontestuese.198

Teoritë rreth lëvizjeve sociale dhe veprimet kolektive janë të dobishme dhe të nevojshme. Ato na mundësojnë që të përshkruajmë dhe të shpjegojmë mënyrën se si lëvizjet e tilla formohen dhe mobilizohen, çfarë përpiqen për të arritur ato.

Teoritë rreth lëvizjeve shoqërore kanë ndryshuar ndjeshëm që nga vitet 40 të shekullit XX dhe veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit.199 Buechler kishte sugjeruar se ndryshimet reflektojnë 'ndryshimet në kontekstet socio-historike' dhe në 'përvojat', që i çuan teoricienët të rimodulojnë 'përkufizimin e teorisë së tyre'.200 Këto lloje të ndryshme të lëvizjeve dalin në skenë në kushte të ndryshme sociale. Nga perspektiva historike në të tri qasjet kryesore bashkëkohore të teorive të lëvizjeve sociale: Teorisë së Mobilizimit të Burimeve, Teoria Politike e Mundësive Strukturore, si dhe Teoria Konturuese. Pika kryesore e teorizimit në lidhje me një lëvizje shoqërore është që të “marrë parasysh specifikën dhe autonominë e veprimit social”, për “t’i dhënë një bazë karakterit të tij kolektiv si diçka të ndryshme nga tërësia totale e sjelljeve të përgjithshme individuale”.201 Rrënjët e metodave bashkëkohore qëndrojnë në gjashtë traditat klasike: luftës së klasave (Marksi), ndërgjegjes kolektive (Durkheim), shumës së llogaritjeve individuale të kosto-përfitimit (Mill), karizmës dhe burokracisë (Weber), ndërveprimit mes individëve (Simmel), dhe turmave (Le Bon).202 Ndikimi i vazhdueshëm i qasjeve klasike ka qenë në krijimin e pikëpamje të ndryshme të traditave kërkimore të cilave ato i dhanë hov.

198 Çetin, Muhamed, “The Gulen Movement-civic service without borders”, Blue Dome, Izmir, 2010: xviii. 199 Garner, “Contemporary Movements and Ideologies, McGraw-Hill, New York, 1996: 44. 200 Buechler, “The Strange Career of Strain and Breakdown Theories of Collective Action, 2004: 47. 201 Melucci, “Challenging Codes: Collective action in the information age”, Cambridge University Press, 1999: 14. 202 Browning, “Understanding Contemporary Society: Theories of the Present, London, Sage Publication, 2000: 59.

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

93

Deri në vitit 60 të shekullit XX, burimet kryesore në fushën e të kuptuarit sociologjik të lëvizjeve shoqërore ishin: Teoria marksiste, teoria psikologjike dhe tradita kolektive e sjelljes.

Përmbajtja empirike e veprimeve të lëvizjes, shihej si një manifestim i konflikteve më të thella, të përvojave të tendosura, pakënaqësive dhe problemeve strukturore. Kështu, lëvizjet sociale janë parë si të dorës së dytë, potencialisht të rrezikshme, iracionale në idetë e tyre, një shmangie e përkohshme në sistemin social që vijon qetësisht funksionimin.203 Prandaj, teoria e sjelljes kolektive nuk arriti të zhvillojë një alternativë efektive ndaj teorive psikologjike, një alternativë të aftë për të shpjeguar se, si ndodhi mobilizimi, si dhe prodhimin e një teorie serioze të ndryshimit shoqëror.204 Teoria u sulmua në vitet ‘60 kur ajo rezultoi jo e përshtatshme për lëvizjet studentore; një paradigmë ndryshimi vijoi pastaj për sa i përket qasjes drejt Mobilizimit të Burimeve nga mesi i viteve ‘70, deri në mesin e viteve ‘80 të shekullit XX.

Një numër i disiplinave, traditave dhe teorive intelektuale, fokusohen në shfaqjen dhe suksesin apo dështimin e lëvizjeve të veçanta, duke i shpjeguar ato në aspektin dhe theksin strukturor, mobilizimin e burimeve, mundësitë e strukturave politike, si dhe proceset inkuadruese. Faktorë të ndryshëm shoqërorë, politikë, ngjarjet kulturore dhe konjukturore, tendencat dhe mundësitë, ndikojnë në veprimtarinë kolektive. Ato janë në ndërveprim të vazhdueshëm dhe kanë sjellë edhe ndryshime në perspektivat dhe paradigmat në fushën e studimeve të lëvizjeve sociale. Prandaj, është e rëndësishme, që të jemi fleksibël dhe të ndjeshëm në të karakterizuarit e lëvizjeve sociale, sidomos në rastin e lëvizjeve të përgjithshme apo shumë-qëllimshme, ose të cilat nuk janë bazuar mbi ndarjet klasore; të cilat janë jo kundërshtuese dhe jo të orientuara në objektiva të veçanta materiale.

Është e vështirë të klasifikojmë ndonjë veprim kolektiv në vetëm një kategori, meqenëse klasifikimi varet nga faktorë të ndryshëm si: situatat, mundësitë, organizatat, pikëpamjet dhe faktorët njerëzorë, duke përfshirë edhe përkrahësit, kundërshtarët dhe autoritetet. Disa aspekte nuk janë më të karakterit lokal dhe kombëtar, por në vend të tij edhe ato të karakterit global apo ndërkombëtar. Rrjetet dhe organizatat janë më të decentralizuara, profesioniste dhe më pak formale dhe hierarkike. Taktikat e përdorura janë si ato konvencionale, ashtu edhe ato jokonvencionale, por më pak të rrezikshme për pjesëmarrësit, edhe pse taktikat e pazakonta të veprimit të drejtpërdrejtë mund të mbahen ende rezervë si pjesë e një repertori të veprimit. Veprimi kolektiv mundëson dhe sillet rreth kohezionit dhe kornizave normative, bazuar në ndërgjegjen kolektive. Kjo mundëson një reciprocitet në marrëdhëniet brenda shoqërisë dhe gjithashtu u mundëson individëve dhe grupeve të krijojnë lidhje në drejtim të vlerave të përbashkëta, të moralit dhe objektivave.

Deri më sot një numër i vogël studiuesish janë përpjekur të marrin parasysh perspektivën globale. Ka pasur shumë pak hulumtime në fushën e lëvizjeve paqësore me frymëzim fetar, në mënyrë të veçantë ato që burojnë nga prejardhja islame. Kështu, teoritë kanë këndvështrime mjaft të ngushta historike dhe në të vërtetë janë të orientuara në shpjegimet afatshkurtra, veprimet spontane ose të 'protestave'. Rrënjët metaforike të veprimit kolektiv kanë ndryshuar me përparimet në fushën e komunikimit. Lëvizjet mbarëbotërore mund të jenë në faza të ndryshme në vende të ndryshme, të institucionalizuar shumë në një vend dhe në të njëjtën kohë, ende në një fazë formuese në një vend tjetër. Njerëzit kuptojnë dhe interpretojnë botën, punët dhe çështjet e saj, pa u ndalur gjatë në një mënyrë të vetme

203 Buechler, “The Strange Career of Strain and Breakdown Theories of Collective Action, 2004: 51. 204 Mayer, “Social Movement Research in the US: A European Perspective”, ed. 1995: 171.

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

94

fikse, por në konkurrencën dhe zhvendosjen e mënyrave të të shpjeguarit, një ndryshim padyshim i ndihmuar me përhapjen e shërbimeve të internetit. Është e qartë se konceptualizmat e vjetra dhe paradigmat nuk mund t’i përfshijnë dhe të merren me disa prej aspekteve të realiteteve të reja. Rastet e konfrontimit dhe perspektivat konkurrente të nxjerra nga një numër i konteksteve të ndryshme kombëtare, kërkojnë që dijetarët të aprovojnë qasje më krahasuese, si dhe për të vendosur një lloj lirie mbi përdorimin e mjeteve të dobishme analitike.

Në mesin e dijetarëve është rënë dakord se nuk ekziston asnjë përkufizim i pranuar i veprimit kolektiv dhe lëvizjeve sociale, i cili do të përputhej me qasje të ndryshme dominuese në çdo epokë, ose të përshtatet mirë me realitetet e ndryshme që studiohen. Mendimet bashkëkohore rreth asaj çfarë një lëvizje sociale përfaqëson, janë gjithashtu subjekt i ndikimeve kontekstuale. Ata fokusohen në tiparet konkrete të përzgjedhura të një lëvizjeje, ato ndryshojnë në kuadër të referencës, të peshës relative të niveleve të analizave dhe të marrëdhënieve të ndryshme mes tyre, kombinimeve dhe përputhshmërisë. Sipas studiuesit Muhammed Çetin lista e mëposhtme paraqet një kuptim të gamës së konceptualizimeve të lëvizjeve sociale të sugjeruara vitet e fundit:

“Një lëvizje sociale është një përpjekje e qëllimshme dhe kolektive nga një numër njerëzish për të ndryshuar individët ose institucionet dhe strukturat shoqërore.”205

Një lëvizje sociale është një grup i opinioneve dhe besimeve të një popullsie e cila përfaqëson preferencat për ndryshimin e disa elementeve të strukturës sociale dhe/ose shpërndarjen e shpërblimit të një shoqërie.206

Lëvizjet sociale janë: 1) rrjete informale bazuar (2) mbi besime të përbashkëta dhe solidaritetin, të cilat mobilizohen rreth (3) çështjeve konfliktuale, nëpërmjet (4) përdorimit të shpeshtë të formave të ndryshme të protestës.207

Lëvizjet shoqërore janë konceptuar në tre ose më shumë akse: të vepruarit kolektiv, ose i përbashkët; ndryshimet e orientuara të qëllimeve apo pretendimeve, disa veprimtari kolektive jashtë, apo joinstitucionale, disa nivele të organizimit dhe disa nivele të vazhdimësisë së përkohshme.208

Koncepti i një lëvizjeje shoqërore përfshin tre dimensione analitike: mobilizimin e një aktori kolektiv (i) të përcaktuar nga solidariteti i veçantë, (ii) të angazhuar në një konflikt me një kundërshtar për përvetësimin dhe kontrollin e burimeve të vlerësuara nga të dy ata, dhe (iii ) veprimi i të cilit përfshin një shkelje të kufijve të përputhshmërisë së sistemit në të cilin veprimi vetë ndodh.209

Lëvizjet e reja sociale janë një vetërefleksion, që braktisin ëndrrat revolucionare në favor të idesë së reformave strukturore, të cilat së bashku me idenë e mbrojtjes së shoqërisë civile, synojnë të mos braktisin funksionimin autonom të sistemeve politike dhe ekonomike, me një fjalë, vetëkufizojnë radikalizmin.210

205 Zald dhe Ash, “Social Movement organizations: grouth, decay and cange”, Social Forces 44, 1966: 327-40. 206 McCarthy dhe Zald, “Resource Mobilization and Social Movement: A Partial theory”, American Journal of Sociology 82/6, 1977: 1212-41. 207 Della Porta dhe Diani, “Social Movement : An introduction”, Oxford, Blackwell, 1999: 16. 208 Snow et al ., “The Blackwell Companion to Social Movement”, Malden, Blackwell, 2004: 6. 209 Melucci, “Challenging Codes: Collective action in the information age”, Cambridge, Cambridge University Press, 1999: 29-30. 210 Cohen, “Strategy or Identity: New theoretical paradigms and contemporary social movements”, Social Research 52(4), 1985: 664.

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

95

Lëvizjet sociale në vitet ‘60 të shek. XX u strukturuan si rrjete të fragmentizuara, policentrike dhe si rrjete të integruara ideologjikisht.211

Një lëvizje sociale është një sfidë e vazhdueshme dhe e vetëndërgjegjshme ndaj autoriteteve ose kodeve kulturore nga një gamë aktorësh - organizatash dhe rrjetet mbrojtëse të të drejtave - disa prej të cilave përdorin mjete ndikimi ekstra-institucional.212

Lëvizjet shoqërore janë sfida të vazhdueshme për pushtetmbajtësit në emër të një popullsie që jeton në disavantazh nën juridiksionin apo ndikimin e pushtet-mbajtësve.”213

Në përkufizimet e mësipërme, temat e zakonshme, të tilla si të sfiduarit, apo të protestuarit kundër pushtetmbajtësve, kërkojnë reforma strukturore, duke përdorur mjete ekstra-institucionale, që rrjedhin nga një valë shumë e veçantë e veprimeve kolektive në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut në fund të viteve ‘60 të shekullit XX. Këto konceptualizma janë ende shumë të përdorshme. Megjithatë, ato përmbajnë në vetvete një numër të madh të metash apo dobësish:

(1) Ato janë shumë të ngushta, që të përfshijnë të gjitha ose shumicën e lëvizjeve shoqërore dhe shumë të gjera për të bërë dallimin midis llojeve të ndryshme të lëvizjeve.

(2) Ato nuk janë të përshtatshme për të përshkruar vazhdimësinë mes vendndodhjes strukturore të aktorit dhe botës kulturore e intelektuale, me të cilën ai është identifikuar dhe mobilizuar. Sociologjia e aktorëve kolektivë tani ka të bëjë gjithnjë e më shumë me lëvizjet, që nuk mund të identifikohen vetëm me një kusht të veçantë shoqëror.214

(3) Ato dallojnë mes tyre në drejtim të asaj që është theksuar apo vënë në dukje. (4) Shumica e literaturës së lëvizjeve sociale, ose merret me studimet për

përgjithësime të të gjitha lëvizjeve në kohë dhe vende të ndryshme, ose fokusohet në lëvizjet e veçanta në një kohë dhe vend të caktuar.215

(5) Konceptualizimet tërhiqen më shumë mbi ato kontekste në të cilat lëvizjet opozitare, apo protestuese janë të rrënjosura (një tregues i qartë i paragjykimeve të shumicës së studentëve rreth fenomeneve kolektive të sjella në jetë në fund të viteve ‘60 dhe ‘70 të shekullit XX).

(6) Sepse në diskutimin e variablave për lëvizjet sociale dhe OLS-të, studiuesit preferojnë të mendojnë për shkaqet që shpien në drejtim të konkurrencës mes "shkollave", "pikëpamjeve", apo teorive, që vunë përballë kundër njëri-tjetrit në pseudokontekstet mbi korrektësinë,216 ata të cilët kanë tendencë për të maskuar disa nga tiparet e fenomeneve, e pikërisht ato që janë duke synuar për të qartësuar.

(7) Ata nxjerrin në dukje prezencën e elementeve jopolitike në lëvizjet emergjente dhe injorojnë tërësisht tema të tilla si altruizmi, filantropia dhe vullnetarizmi, të

211 Gerlach & Hine, “People, Power, Change: Movements of social transformation”, Indianapolis, Bobbs-Merrill, 1970: 49-50. 212 Gamson &: Wolfsfeld, “Movements and Media as Interacting Systems”, Annals of the American Academy of Political and Social Science, 528, 1993: 115. 213 Tarrow, “Social Movement in Contentious Politics: A Review Article”, American Political Science Review, 90/4 1996: 874. 214 Melucci, “Challenging Codes: Collective action in the information age”, Cambridge, Cambridge University Press, 1999: 84; Della Porta & Diani, “Social Movement: An introduction”, Oxford, Blackwell, 1999: 1-2. 215 Koopmans, “Protest in Time and Space: The evolution of Waves of Contention”, eds. 2004: 40. 216 Lofland, “Social Movement Organization: Guide to Research on Insurgent Realities”, New York: Aldine De Gruyter, 1996: 177.

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

96

cilat ndihmojnë për të shpjeguar dinamikën e pjesëmarrjes në aktivitete, që nuk sjellin përfitim të drejtpërdrejtë për ata që marrin pjesë.217

(8) Së fundi, konceptualizimet dështojnë për të adresuar arsyet pse (dhe si) besimi fetar (Islami në rastin tonë) plotëson nevojën për fuqizimin kulturor apo politik.218

Ekzistojnë lëvizje, që e vënë theksin apo motivohen nga një bashkësi faktorësh të tjerë, duke përfshirë vlera të tilla si barazia, liria, dinjiteti, altruizmi, jeta e rregullt, ekologjia dhe morali.219 Ekzistojnë nevoja dhe çështje të ligjshme, që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut, etikën dhe kulturën, por që struktura socio-politike dështon t’i zbatojë.220 Në këtë mënyrë, Earl shkurtimisht thekson se, shumë teoricienë kryesore kanë argumentuar se LRS [Lëvizjet e Reja Shoqërore] janë më pak të orientuara drejt rezultateve të politikës dhe nga ana tjetër janë më të shqetësuar në kontestimin e vlerave kulturore dhe besimeve. Pastaj, Koopmans – kur vë në dukje faktin se disa lëvizje 'duke inkorporuar risi të tilla në repertorin e tyre të përcaktuar... jo vetëm kanë futur një element të ri në ndërveprimet e tyre, por gjithashtu nëse kanë sukses, mund të krijojnë një rikombinim të ri të identiteteve, taktikave dhe kërkesave, që mund të kthehen në frymëzuese të lëvizjeve të tjera.221 Kjo tërheq vëmendjen për një dimension shumë të rëndësishëm të repertorit ndërkulturor, apo arsimor të Lëvizjes Gylen, të veprimtarisë së OLS-ve, të kuptimit të saj rreth shoqërisë civile, demokracisë pluraliste, me pjesëmarrjen dhe përputhshmërinë e tyre me Islamin, si dhe të shërbimeve të saj altruiste ndërkombtare.

Rolet e ndryshme të luajtura nga lëvizjet në formimin politik të shoqërive, kuptimet e ndryshme që i janë dhënë nocionit të lëvizjes në diskurse të ndryshme politike, filozofitë e historisë dhe teoritë e dijes, të gjitha këto kanë ndikuar në mënyrën se si këto lëvizje kanë qenë konceptuar.222

Për të shpjeguar ngritjen, veprimtarinë dhe sukseset e Lëvizjes Gylen, është e domosdoshme të shkojmë përtej qëndrimeve, që kanë të bëjnë thjesht me veprimin kolektiv të kufizuar në vendndodhje, të orientuar politikisht, ankues dhe kundërshtues, si dhe me interesat e ngushta materiale. Në fakt, qëndrimet që karakterizojnë dhe shpjegojnë lëvizjet sociale në këto terma, mund të shihen si tejet të përgjithësuara për shumë arsye, jo vetëm për lëvizjen e veçantë që shqyrtohen këtu.

III.2. Vlerat dhe dinamikat e lëvizjes Lëvizja Gylen nuk është ngritur mbi vlerat e lëvizjeve të shkuara apo të

periudhave të krizave. Kjo lëvizje ka prodhuar imazhin, strukturën, vlerat shoqërore dhe morale, si dhe institucionet e saj vetjake. Asnjë shkollë e veçantë mendimi nuk ka pasur një ndikim mbizotërues mbi dinamikat strukturore dhe shpirtërore të kësaj lëvizjeje.

Veprat Risale-i Nur (Mesazhet e Dritës) të dijetarit dhe filozofit Said Nursi kanë pasur një ndikim të madh mbi dinamikat e brendshme të lëvizjes, si në aspektin shpirtëror ashtu dhe në atë intelektual. Risale-i Nur është një kolanë e shkruar në shek. XX, me një

217 Melucci, “Challenging Codes: Collective action in the information age”, Cambridge, Cambridge University Press, 1999: 84; Della Porta & Diani, “Social Movement: An introduction”, Oxford, Blackwell, 1999: 31. 218 Çetin, Muhamed, “The Gulen Movement-civic service without borders”, Blue Dome, Izmir, 2010: 7. 219 Edwards & McCarthy, “Resources and Social Movements Mobilization”, Blackwell, 2004: 120. 220 Oberschall, “Social Movements: Ideologies, Interests and Identities, New Brunswick, NJ, Transaction Publishers, 1993: 337. 221 Koopmans, “Protest in Time and Space: The evolution of Waves of Contention”, eds. 2004: 25. 222 Çetin, Muhamed, “The Gulen Movement-civic service without borders”, Blue Dome, Izmir, 2010: 10.

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

97

ndikim të madh shpirtëror dhe social mbi masat e gjera në Turqi. Në këtë pikëpamje, ndikimi i tyre mbi shoqërinë, është i qartë dhe i dukshëm. Kjo kolanë me mënyrën e saj të trajtimit të çështjeve dhe me rrugën që ajo ofron për zgjidhjen e problemeve themelore të jetës njerëzore dhe shoqërore, ka një ndikim mbi masat më shpejt dhe më thellë sesa shumë vepra të tjera. Kolana e Risale-i Nurit frymëzon gjithashtu ndjenjën e solidaritetit dhe të bashkëpunimit, kontribut ky edhe në lëvizjen Gylen.

Dinamikat e lidhura me shoqërinë dhe të vepruarit e lëvizjes Gylen, janë formësuar në karakterin e fortë shpirtëror të tij, në leksionet dhe ligjëratat, si dhe në sferën e gjerë të ndikimit të tij social. Prandaj mund të thuhet se, lëvizja e ka origjinën nga vetvetja.

Bazat e lëvizjes Gylen, ndryshe nga disa lëvizje të ngjashme në vende të tjera, nuk përfaqësojnë ndonjë klasë ekonomike, apo grup etnik të caktuar. Masat e njerëzve mbi të cilët ajo bazohet nga pikëpamja shoqërore, nuk përbëjnë as grupe të përjashtuara e as grupe të shtypura të shoqërisë, madje edhe lëvizja vetë nuk përjashton askënd. Ajo gëzon mbështetje si nga sektorët ruralë, ashtu dhe nga ata urbanë të shoqërisë dhe niveli bazë i saj është i përbërë prej individëve nga shtresat e ulëta, të mesme dhe të larta. Aktorët kryesorë të lëvizjes vijnë nga klasa e të shkolluarve, individë të shkolluar në qytete të mëdha dhe akademikë të niveleve më të larta të universiteteve. Ata nuk vuajnë nga asnjë ndjenjë hakmarrjeje dhe kundërshtimi kundër elitës qeverisëse, apo kundër qarqeve social-ekonomike, që konsiderohen si mbartës të vlerave perëndimore. Kjo është arsyeja përse ata nuk shfaqin ndonjë prirje radikale, si “formulimin e ndonjë ideologjie opozitare”, siç vërehet në lëvizjet klasike. Në çdo fushë, në vend që të formulojë një alternativë, lëvizja përshtat formulën e zgjidhjes, e cila është konsensuale dhe e hapur ndaj negocimit. Që nga fillimi, lëvizja Gylen as nuk ka synuar dhe as nuk ka shpallur një identitet të caktuar politik.

Mund të thuhet se sipas disa këndvështrime filozofiko-sociologjike perëndimore, shumica e teorive të lëvizjeve sociale, qofshin ato fetare, politike, ideologjike apo civile, mund të kategorizohen sipas një ose më shumë grupimeve të mëposhtme:

1. Reaksionare 2. Tradicionale - Konservatore 3. Reformiste 4. Revolucionare dhe Separatiste 5. Ekspresioniste dhe Devijante Ky kategorizim në përgjithësi konsiderohet si një formë e vlefshme klasifikimi. Si

fillim, fakti që një lëvizje sociale çon drejt pasojave politike apo sociale, nuk do të thotë se ajo vepron sipas qëllimeve dhe idealeve të përcaktuara nga këto kategori. Kështu çdo lëvizje mund të strehojë në vetvete tendenca të caktuara brenda këtyre kategorive në mënyrë të vazhdueshme apo për një periudhë të caktuar kohe.

Lëvizja Gylen nuk përdor metoda të huazuara propagandistike kur u bën thirrje individëve dhe shoqërisë. Ajo është e distancuar ndaj promovimit të objektivave, përfitimeve apo interesave materiale. Nëse nuk analizohet një lëvizje brenda kontekstit të dinamikave dhe idealeve të saj të brendshme dhe nëse operohet me modelet e gatshme kur duhet të ndërtohen konture krejtësisht të reja, atëherë nuk mund të arrihet në konkluzione të drejta.

Lëvizja Gylen ka për synim të jetë një lëvizje apolitike. Për të vërtetuar këtë mund të paraqiten disa argumente në lidhje me karakterizimin apolitik të saj. Së pari, lëvizja nuk ka në gjirin e saj asnjë parti politike. Filozofia e lëvizjes është që të mbajë një distancë kritike nga politika, mes të tjerave në mënyrë që, sigurimi i pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së iniciativave të pjesëmarrësve të lëvizjes të jetë e garantuar.

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

98

Sipas Steenbrink dhe Çetin, Gyleni mbështet idenë se lëvizja duhet të qëndrojë shumë më lart se politika, thjesht sepse kur politika dështon dhe shkon në drejtimin e gabuar, njerëzit mund të fajësojnë lëvizjen. Së dyti, lëvizja bën shumë kujdes që të mos përfshihet në politika partiake. Pra, nuk ka asnjë trajnim brenda lëvizjes në drejtim të politikës, me qëllim për të fituar ndikim në partitë politike, qoftë në Turqi apo jashtë vendit. Së treti, lëvizja nuk miraton asnjë lloj mbështetjeje ose pjesëmarrjeje në një parti politike. Edhe pse lëvizja në mënyrë specifike nuk i përket një ideologjie të caktuar politike, ajo mbështetet nga shteti dhe në këtë mënyrë, qeveritë e njëpasnjëshme, pavarësisht nga përkatësia politike, e përkrahin lëvizjen dhe këshillohen me të në lidhje me programet sociale dhe ekonomike. Sipas pjesëtarëve të lëvizjes zgjedhja e tyre politike nëpër votime u është lënë në dorë atyre vetë.223

Vëmë re se lëvizja Gylen është e hapur në lidhje me një numër çështjesh. Për shembull, ndërkohë që shumë gra të cilët e konsiderojnë veten e tyre pasuese të tij mbajnë shami, ka edhe shumë gra të tjera pa shami, të cilat janë njëkohësisht edhe ato pasuese të tij. Gyleni thotë se ky është një vendim individual. Ai jep disa shembuj në një intervistë rreth rolit të grave në Islam. Aishja, gruaja e Profetit Muhamed, pati komanduar një ushtri gjatë periudhës së hershme të Islamit. Ajo ishte gjithashtu një dijetare shpirtërore, mendimet e së cilës respektoheshin gjerësisht nga shumë njerëz. Gratë faleshin së bashku me burrat në xhami. Një grua e vjetër gjithashtu u lejua të kundërshtonte një kalif në xhami në një çështje ligjore. Edhe në periudhën osmane, gjatë shekullit të XVIII-të, gruaja e një ambasadori britanik i vlerësoi gratë dhe admiroi rolin e tyre në familjet dhe shoqërinë myslimane.224

III.3. Një vështrim i përgjithshëm mbi fillesat e Lëvizjes Gylen Studiuesit që kanë studiuar çështjet e lëvizjeve sociale, bashkohen në mendimin

se fillimisht këto lëvizje kanë kaluar periudhën të ashtuquajturën fazën embrionale, por më pas duke u përhapur në shoqëri, fillojnë të duken në llojin e lëvizjes sociale. Gjatë viteve ‘80, Gyleni u bë një figurë shumë e njohur në Turqi, në sajë të ligjëratave të tij. Njerëzit filluan gradualisht të shtonin numrin e pjesëmarrësve nëpër bisedat, që bëheshin me të, apo me personat që ndanin mendime të njëjta me të. Njerëz të zonave të ndryshme, filluan të mblidheshin dhe të bënin takime me përmasa të vogla me popullin, ku fliteshin mbi mendimet e tij dhe që më pas vijnë në gjendjen e të qenurit pjesë e projekteve të lëvizjes Gylen. Kështu filluan të hidheshin në investimin e ndërtimit të godinave, ku do të hapeshin kurset përgatitore për në universitete dhe për konvikte nxënësish. Në këtë mënyrë filloi të formohej një bashkësi jozyrtare në mesin e njerëzve, që kishin mendime të ngjashme me njëri-tjetrin.

Në vitin 1980, arsimtarët dhe specialistë të profileve të ndryshme, të nxitur nga Gyleni, dhanë një përgjigje tjetër nga e natyrshmja e krizës arsimore, që kishte mbërthyer Turqinë në ato vite. Ata orientuan në formimin e institucioneve të tilla, si konvikte, kurse përgatitore për në universitet, shtëpi botuese, shkolla dhe organe mediatike. Në mesin e viteve ‘80, me arritjen e burimeve të mjaftueshme, morën hov nga njëra anë projektet ekzistuese të lëvizjes dhe nga ana tjetër u bë e mundur hapja në qytete të ndryshme e kolegjeve dhe

223 Çelik, Gürkan, “Lëvizja Gylen. Ndërtimi i kohezionit social nëpërmjet dialogut dhe arsimit”, Eburon: Delft, 2010: 179. 224 Steenbrink, Prof. Dr. Karel dhe Çelik, Dr. Gürkan, kumtesë me temë: “Rruga e Mesme e Vërtetë: Etika Islame e Fethullah Gylenit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

99

spitaleve të reja. Këto projekte i organizuan njerëz të motivuar dhe që kishin marrëdhënie të ngushta në mesin e tyre.

Media në këtë periudhë informoi mbi Lëvizjen Gylen nëpërmjet lajmeve të ndryshme, si dhe shkrimeve të botuara në faqet e gazetave, të cilat siguruan formimin e një realiteti të ndryshëm shoqëror. Aktivitetet që tërhoqën vëmendjen dhanë një mundësi që Lëvizja Gylen të bëhej edhe më e dukshme, por edhe të ndodhnin zhvillime të shpejta dhe të rëndësishme. Si përfundim, aktivistët e lëvizjes, duke qenë të ndërgjegjshëm në ekzistencën e një lëvizjeje sociale, në mesin e tyre formuan një solidaritet të fortë. Opinioni publik, filloi t’i quante “Shkollat e Gylenit”, apo “përkrahësit e Gylenit”. Sidoqoftë, Gyleni, për asnjë moment nuk i pa me sy të mirë emërtime të tilla si “Lëvizja Gylen”, apo “Xhemati (bashkësia) Gylen”. Në vend të këtyre, ai preferonte më shumë që të emërtohej si “Hizmeti (Shërbimi) i vullnetarëve”, apo shkurtimisht “Hizmet”. Kuptimi i këtij termi do të thoshte “shërbim ndaj të tjerëve”, ose “lëvizja e njerëzve që janë grupuar për të promovuar vlerat e njeriut”.225

Në mesin e viteve ‘80, shkollat e hapura me iniciativën e Gylenit u njohën në të gjithë Turqinë, si shkolla me arsim cilësor. Nxënësit që kanë studiuar në këto shkolla, treguan rezultate të larta në provimet e pranimit për në universitet, si dhe gjithashtu arritën të merrnin pjesë nëpër olimpiada kombëtare e ndërkombëtare dhe të fitonin medalje ari, argjendi dhe bronzi. Kështu që Lëvizja Gylen dhe kolegjet fituan mundësinë që të njiheshin më shumë nga ana e opinionit publik dhe kjo bëri që shumë njerëz, kryesisht të rinj të bëheshin pjesë e saj. Mendimet e Lëvizjes tashmë shiheshin si mendime me shumë vlerë. Suksesi i madh i këtyre shkollave luajti një rol shumë të rëndësishëm, që kjo lëvizje e papërzier fare me angazhimet politike të njihej tani si Lëvizja Gylen.

Me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe me rifitimin e pavarësisë së republikave panturke në Azinë Qendrore, bënë që të ishte një pikë kthese në drejtim të kthimit të Lëvizjes Gylen si një Lëvizje Ndërkombëtare. Në ligjëratat e mbajtura në fund të viteve ‘80, Gyleni filloi të këshillonte se, “shumë popuj që tani janë të varur, në një të ardhme shumë të afërt do të arrijnë pavarësinë” dhe kështu të përgatiteshin, që t’i ndihmonin ato popuj në ato ditë që do të vijnë.

Kështu në vitin 1992, u hapën shkollat e para jashtë Turqisë. Në vitet 1992-1994 u hapën 12 kolegje dhe një universitet në Kirgizistan, 20 të tilla në Turkmenistan, pastaj në të gjithë Ballkanin, Ukrainë, Gjeorgji dhe në të gjithë Azinë e Mesme. Më pas u hapën shkolla edhe në Paqësor dhe Lindjen e Largët, si Filipine, Kamboxhia, Australi, Indonezi, Tajlandë, Vietnam, Malajzi, Kore e Jugut dhe Japoni.

Duke qenë më herët një bashkësi e kufizuar brenda kufijve të Turqisë, me zbatimin e idealeve dhe mendimeve të Gylen për mbështetje nga ana e biznesmenëve, ajo filloi të rritej gradualisht, derisa erdhi në gjendjen e një Lëvizjeje me karakter ndërkombëtar dhe global.

Kjo solli që në vitet ‘90, nëpërmjet këtyre projekteve të përbashkëta, të bëhej bashkëpunimi i milionave njerëzve, ku edhe lëvizja Gylen, fitoi cilësinë e një lëvizjeje sociale. Për më tepër, arriti suksesin e të qenurit, si lëvizja më e madhe në Turqi me karakter social. Njerëzit, që mbështesnin lëvizjen, filluan të përhapeshin në të gjitha anët e botës, duke mbështetur projektet, që lidheshin me aktivitetet e Lëvizjes Gylen, në vendet ku jetojnë dhe duke bërë që në ditët e sotme të marrë përmasa botërore.

225 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 73.

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

100

Sado që fillesat e veta Lëvizja Gylen i ka në Turqi, brenda një kohe të shkurtër arriti një përhapje shumë të shpejtë në shoqëritë e vendeve të ndryshme të botës, ku krahas projekteve shkollore, një epiqendër tjetër e aktiviteteve u bë edhe dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar.

Njerëzit që ishin të lidhur përzemërsisht me idetë e Gylenit, kishin formuar një rrjet komunikimi shumë të përzemërt në mesin e tyre, duke përgatitur kështu bazën në gjetjen e një trungu të përbashkët në ndjenjën e bashkimit përreth një qëllimi të përbashkët. Për më tepër nuk kishte ndonjë ritual zyrtar, simbol, slogan, apo uniformë, që do të mund t’i bashkangjitej kësaj lëvizjeje me qëllim identifikimi.

Avancimi i një projekti të lëvizjes është përgjegjësi e atyre që janë në krye të përpjekjeve për këtë gjë. Për këtë arsye, përpjekjet dhe komunikimet në mesin e tyre, nuk sigurohen nëpërmjet një organi qendror, pasi një organ i tillë nuk ekziston. Hallka e një projekti të lëvizjes mund të krijojë kontakt me njerëzit e tjerë, që janë po pjesë e lëvizjes, duke ndarë informacionin e nevojshëm, ose duke marrë mbështetjen e duhur profesionale. Përkrahësit e saj janë fituar në sajë të këtij rrjeti komunikimi. Për t’u bërë pjesë e Lëvizjes nuk ekziston ndonjë kusht regjistrimi apo anëtarësimi. Si rezultat i kësaj, ky është edhe shkaku se pse nuk mund të përcaktohet ekzaktësisht madhësia e Lëvizjes Gylen.

Sipas studiueses Ebaugh, aktiviteti themelor i Lëvizjes është i ngjeshur në 4 fusha: 1) zhvillimi ekonomik; 2) organet arsimore; 3) media e shtëpitë botuese dhe 4) mbledhjet spirituale. Në këto fusha të përcaktuara, njerëzit shkojnë dhe vijnë, ndryshojnë vendqëndrim, por lëvizja vazhdon aktivitetin e vet. Për këtë arsye, Lëvizja Gylen nuk funksionon me vazhdimësinë e njerëzve, por me kontaktet e vazhdueshme të aktivitetit të saj.226

III.4. Hapat e parë drejt dialogut dhe arti i bashkëjetesës Dialogu është një përmasë e ndërgjegjes njerëzore, një kategori e vetëdijes etike.

Ajo është edukim i formës më të gjerë dhe më fisnike. Dialogu është heqja e të gjitha barrierave mes njerëzve për një shkëmbim të lirë të ideve, aty ku urdhëresa e prerë është që, mëtimi më i besueshëm për të vërtetën të lihet të fitojë. Dialogu disponon vetëdijen tonë për të pranuar të vërtetën e përfshirë në realitete e figurizime përtej të kuptuarit dhe aftësisë tonë për të arritur. Kështu që dialogu është e vetmja marrëdhënie ndërnjerëzore që i vlen njeriut.227

Mbarë bota, me përparimin e teknologjisë së komunikimit dhe transportit, tashmë është shndërruar në një fshat të madh global. Të gjithë kombet i ngjajnë njëri tjetrit si fqinji i derës përballë. Brenda këtij mozaiku kombesh dhe shtetesh, ato kombe të cilat nuk kanë qenë në gjendje të mbrojnë identitetin dhe koloritin e tyre, janë të destinuar të shkrihen dhe zhduken në të ardhmen. Në të njëjtën mënyrë, të gjithë njerëzit do të mund të ruajnë ekzistencën e tyre nëpërmjet përqafimit të identiteteve të tyre kombëtare edhe më fort se më përpara, por kjo mund të ndodhë vetëm në përputhje të plotë me kërkesat e epokës moderne dhe natyrisht në konformitet të plotë me vlerat universale.

Aliu, i cili zë një vend të rëndësishëm në historinë e Islamit, ka thënë: “Të gjithë myslimanët janë vëllezërit dhe motrat tona në fe dhe ata të cilët nuk janë myslimanë janë vëllezërit dhe motrat tona në njerëzi.” Të qenit “njeri” duhet të përbëjë objektivin e përbashkët, i cili duhet të na bashkojë. Për këtë qeniet njerëzore, duhet të ngrihen në një nivel

226 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 78. 227 Faruki, Ismail, “Islami dhe Krishtërimi, Konflikt apo Dialog”, Erasmus, Tiranë, 2009: 20.

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

101

të respektuar vlerash morale dhe shpirtërore dhe zemrat e tyre, duhet të mbushen me dashuri për “vëllezërit dhe motrat” në fe apo njerëzi. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje t’u lëmë trashëgim një botë më të mbarë dhe më të lumtur brezave të ardhshëm. Përgjatë gjithë historisë, brezat paraardhës kanë marrë mbi supe përgjegjësinë dhe kanë udhëhequr procesin e edukimit të brezave pasardhës, duke e konsideruar këtë akt si një detyrë sublime. Në këtë pikëpamje, edukimi i mirë ka përbërë gjithmonë dhuratën më të çmueshme që një brez mund t’i lërë një tjetri. Arsimi i përgjithshëm dhe të mësuarit e moralit nuk lejojnë, që qeniet njerëzore të devijojnë nga natyra e tyre humane e t’i nënshtrohen më pas epsheve dhe pasioneve trupore. Arsimi dhe edukimi në të njëjtën kohë zbulojnë dhe zhvillojnë aftësitë dhe cilësitë latente të qenieve njerëzore dhe ndihmojnë në shfaqjen e potencialeve të trashëguara në shpirtin e tyre.

Edukimi dhe dialogu përbëjnë dy faqe plotësuese të një projekti për qytetërimin njerëzor. Ndërsa aspekti i parë është i përqendruar tek rritja e brezave të cilët e duan paqen dhe vëllazërinë, e në këtë mënyrë prodhimin e individëve me nivele të larta inteligjence dhe ndërgjegjeje, aspekti tjetër është se duke qenë një pjesë plotësuese e domosdoshme e të parit, ka të bëjë me vendosjen dhe mbrojtjen e paqes nëpërmjet instalimit tek brezat më të rinj të kulturës së pranimit, statusit dhe pozitës së tyre vetjake, si dhe nëpërmjet të qenit të hapur dhe mirëkuptues ndaj personave të ndryshëm nga ata.228

Gyleni e nisi projektin e tij të gjerë civil të dialogut, duke mbledhur njerëz të cilët përfaqësonin stade të ndryshme jetese dhe pikëpamje të ndryshme intelektuale në vendin e tij. Shumë prej këtyre u ishin bashkangjitur grupeve të ndryshme intelektuale dhe shoqërore, që e kishin luftuar njëri-tjetrin fizikisht në kuptimin e vërtetë të fjalës, gjatë viteve ‘60 dhe ‘70 dhe përplasur sërish ideologjikisht dhe shoqërisht në vitet ‘80. Gyleni nisi t’i ftonte këta njerëz në takime të ndryshme gjatë viteve ‘90, duke u dhënë mundësinë të bashkohen. Gjatë këtyre takimeve, shumë nga këta njerëz takoheshin me njëri-tjetrin për të parën herë. Njerëzit të cilët i kishin drejtuar armët njëri-tjetrit, si dhe njerëzit të cilët i kishin orientuar grupimet e tyre politike, të përbërë kryesisht nga të rinj, drejt objektivit të vetëm luftës ndaj tjetrit, patën një mundësi të rrinë së bashku në të njëjtën tryezë dhe të shkëmbejnë mirëdashje. Megjithatë, padyshim që të gjithë pjesëmarrësit e këtyre takimeve përjetonin një ndjenjë ekzaltimi kur shihnin se po hidheshin themelet e një bashkësie të re intelektuale, filozofike dhe sociale. Shumë shpejt kjo valë kënaqësie çoi në themelimin e “Platformës së Dialogut” që e pati pikënisjen në vitin 1998.229

Një grup dijetarësh nga fusha të ndryshme akademike u bashkuan për të çuar përpara një plan të ri veprimi shkencor dhe intelektual në të ardhmen. Këta njerëz vinin nga eksperienca të ndryshme kulturore, ideologjike dhe politike, duke u bashkuar kështu në një projekt të madh intelektual: të krijonin një hapësirë bashkëjetese me të gjithë. Iniciativa që nisi me Gylenin dhe ekipin e tij u zhvillua, sipas një platforme që bashkonte njerëzit e shkencës, të mendimit, ligjit dhe politikës dhe të cilët, që nga ajo kohë drejtojnë politikat e 228 Brignone, Michelle, Gylen: “Nuk kam tjetër qëllim veç fitimit të kënaqësisë së Zotit”, Oasis, nr. 12, Romë, Itali. 229 Seminari i parë në fushën e Platformës së Dialogut u mbajt më 23 mars 1998 dhe tema kryesore e tij ishte “Islami dhe Laicizmi.” Temat e takimeve të mëpasme ishin “Feja, Shteti dhe Shoqëria” (1999), “Shteti Ligjor Demokratik” (2000), “Pluralizmi dhe Pajtimi Shoqëror” (2001), “Globalizmi” (2002), “Lufta dhe Demokracia” (2003), “Islami, Laicizmi dhe Demokracia: Përvoja Turke” (2004), “Kultura, Identiteti dhe Feja Gjatë Procesit të Anëtarësimit të Turqisë në BE” (2004), “Kërkesat e Reja në Edukim” (2005), “Republika, Pluralizmi Kulturor dhe Europa” (2006), “Politikat Globale dhe e Ardhmja e Lindjes së Mesme” (2006), “Biseda Turko-Egjiptiane: Islami, Perëndimi dhe Modernizmi” (2007) dhe “Alevizmi në Dimensionet Historike, Kulturore, Folklorike dhe Aktuale” (2007).

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

102

kësaj platforme. Gylen nuk është i përfshirë aktivisht në këto takime, por mbetet president nderi i Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, i cili ka organizuar dhe financuar këtë platformë dhe mbledhjet e saj. Përpjekjet për dialog dhe pajtim, u institucionalizuan në iniciativat e këtyre intelektualëve duke marrë kështu një karakter domethënës.

Ashtu siç ndodh me të gjitha fjalët, edhe koncepti i ‘bashkëjetesës’ ka një histori të veçantë, dhe bagazh historik. Në kontekstin e periudhës së Luftës së Ftohtë në mes shteteve kapitaliste dhe komuniste, termi 'bashkekzistencë' u përdor fillimisht nga Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij për të folur për një lloj tjetër të marrëdhënieve me bllokun ekonomik dhe ushtarak kapitalist. Ky term i 'bashkekzistencës' u zhvillua më vonë në termin e ‘detantës’ - një fjalë e cila kishte për qëllim një qasje disi më të 'ngrohtë' dhe disi më të ndjeshëm se termi ‘steril’ i ‘bashkekzistencës’, term, i cili mund t’u sillte në mendje njerëzve gjëra jo të pëlqyeshme, pavarësisht se ai është më i preferueshëm sesa Lufta e Ftohtë, apo edhe më shumë, një të tillë ‘të nxehtë’.230

Sipas Weller, një nga dobësitë kryesore të ‘bashkekzistencës’, si term i artikuluar politikisht në vitet 1970, ishte se ai përfaqëson një qëndrim 'mosveprues' në kuptimin e idesë së 'mosndërhyrjes'. Natyrisht, në kontekstet ku 'ndërhyrja' mund të jetë një ushtrim shumë destabilizues i fuqisë ushtarake ose ekonomike dhe që mund të ketë rrezikuar provokimin e luftës globale nëpërmjet destabilizimit të balancës së pushtetit, mund të kuptohet fare mirë një qasje e tillë. Në të njëjtën kohë, ‘bashkekzistenca’ e kuptuar si ‘mosndërhyrje’ është e prirur të nënkuptojë se kontrolli reciprok dhe llogaridhënia është shmangur. Por ky term nuk duhet të nënkuptojë këtë. Me një kuptim të veçantë ajo mund të jetë artikuluar qartë me theks në pjesën ‘bashkë’ të fjalës ‘bashkë-ekzistencë’ - me fjalë të tjera, një ekzistencë të cilën ne ndajmë në krijimin e përbashkët, ose ajo që quhet ndryshe ‘bashkë-krijim’.

Nocioni i ‘artit të bashkëjetesës’ ngjall ndjenjën e diturisë praktike që është e nevojshme. Dhe është dituria e tillë praktike, ajo që mësimet e Gylenit edhe sqarojnë.

Bazuar në dëshmitë e historisë për përpjekjet për të forcuar ligjet fetare të llojeve të ndryshme, si dhe nga ana tjetër, për të forcuar qëndrimet ateiste ose antifetare, Gyleni ka theksuar se, "Përpjekjet për të shtypur ide me anë të presionit ose forcës brutale kurrë nuk kanë qenë të suksesshme. Historia tregon se asnjë ide nuk u zhduk duke e shtypur atë. Shumë perandori dhe shtete të mëdha janë shkatërruar, por një ide apo mendim, i cili është në thelb i shëndoshë, vazhdon të mbijetojë.”231 Ajo që ka qenë gjithmonë e vërteta historike në këtë drejtim, është argumentuar edhe nga Gyleni të jetë e vërtetë edhe në botën tonë moderne të globalizuar.

Gyleni paralajmëron se, besimet, racat, zakonet dhe traditat e ndryshme do të vazhdojnë të bashkëjetojnë në këtë fshat. Çdo individ është si një mbretëri e veçantë për vetveten, prandaj dëshira, që gjithë njerëzimi të jetë i ngjashëm me njëri-tjetrin, nuk është asgjë më shumë se sa aspiratë për të pamundurën. Për këtë arsye, paqja e këtij fshati (global) qëndron në respektimin e të gjitha këtyre dallimeve, duke i konsideruar këto ndryshime të jenë pjesë e natyrës sonë, si dhe në garancinë që njerëzit i vlerësojnë këto ndryshime. Përndryshe është e pashmangshme që bota do të gllabërojë veten në një rrjetë konfliktesh,

230 Weller, Paul, kumtesë me temë: “Fethullah Gylen dhe Arti i Bashkëjetesës në një Epokë të Kundërshtive Globale”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 231 Ünal, A. and Williams, A., “Avokati i Dialogut”, Fairfax, Virgina: The Fountain, 2000: 151.

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

103

mosmarrëveshjesh, luftërash dhe përgjakjeje, duke përgatitur kështu terrenin për fundin e vet.232

Në mënyrë mjaft domethënëse, kjo qasje për dialog nuk mbetet vetëm në nivelin e teorisë. Përkundrazi, ajo është e shprehur përmes veprimeve efektive dhe simbolike. Siç shpjegon studiuesi gjerman me origjinë shqiptare Bekim Agai, edhe pse shumë liderë myslimanë mund të flasin për tolerancën në Islam, mund të jetë problematik zbatimi i saj në praktikë. Gyleni vetë ka treguar se ai nuk ka frikë të takohet me udhëheqësit e feve të tjera, duke përfshirë edhe Papën dhe përfaqësuesit e bashkësisë hebraike në Stamboll. Ai gjithashtu i kapërceu kufijtë e diskursit islam, për t'u takuar me njerëz të rëndësishëm në shoqërinë turke, të cilët janë ateistë. Këto aktivitete nuk ishin të lehta nga një perspektivë fetare, për shkak se ligji islam në Turqi ka kufijtë e vet të caktuar, që nuk i marrin në konsideratë aq sa duhet lidhjet e ngushta me liderët e feve të tjera dhe personat sekularë. Gjithashtu, përkrahja e tij për Alevijtë nuk u prit aq mirë në mesin e grupeve më tradicionale sunite-islamike.233

Kështu të menduarit e Gylenit dhe iniciativat praktike të lëvizjes, që është frymëzuar nga ai, ofrojnë burime që angazhohen dhe janë të gatshëm për dialog me të gjithë.

Sipas Weller, synimi kryesor i Gylenit është “të ofrojë mundësinë për myslimanët të jetojnë jo në bazë të një dallimi tradicional në mes të dar al-Islam (toka e Islamit, apo paqe) dhe dar al-harb (vendi i luftës, apo konfliktit) - të cilat në duart e "islamistëve" janë shndërruar në koncepte të shtrembëruara e të politizuara, që kanë tendencën të nxjerrin në pah ndarjen dhe promovimin e të kuptuarit konfliktual, gjë që minon mundësinë për bashkekzistencën paqësore, por përkundrazi ata të jetojnë sipas konceptit të riartikuluar të dar al-hizmet (vendi i shërbimit).”234

Në të vërtetë, ideja kryesore është se përfitimi i ndërsjelltë për myslimanët dhe shoqërinë më të gjerë, nuk mund të ekzistojë kur një kontribut i dhënë në dobi të shoqërisë civile dhe në jetën publike është i bazuar vetëm në perspektivat islamike dhe motivimet e qarta, por ai që është ofruar, parë dhe pranuar, si një kontribut i dhënë së bashku me të tjerët, të cilët kanë gjithashtu integritetin e tyre. Për shoqërinë e gjerë, sfida e ardhshme është të vlerësojmë thellësinë dhe gjerësinë e madhe të burimeve që ekzistojnë në trashëgiminë e qytetërimit islam.

III.5. Dinamikat bazë të Lëvizjes Analiza e dinamikave të brendshme të një lëvizjeje është e rëndësishme për dy

arsye. Së pari, ajo u lejon të tjerëve të perceptojnë strukturën sipas së cilës është e organizuar lëvizja. Së dyti, ajo i parandalon të tjerët të mos bien në grackën e anashkalimit të tërësisë së lëvizjes nëpërmjet fokusimit në analiza të pjesshme. Qëndrimet intelektuale dhe shoqërore të një lëvizjeje përcaktohen nga dinamikat e lëvizjes. Analizat shkencore sociale që studiojnë një lëvizje kryhen mbi baza të shëndetshme, nëse ato marrin parasysh këto dinamika të kësaj lëvizjeje.

232 Gülen, M. Fethullah, “Drejt një Qytetërimi Botëror të Paqes dhe Tolerancës”, (vers. angl.), New Jersey, Light, 2004: 249-250. 233 Agai, Bekim, “Etika Islame e Arsimimit në Lëvizjen Gylen”, 2003: 65; Yavuz, Hakan dhe Esposito, John, “Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen”, Syracuse, New York, Syracuse University Press, fq. 48-68. 234 Weller, Paul, kumtesë me temë: “Fethullah Gylen dhe Arti i Bashkëjetesës në një Epokë të Kundërshtive Globale”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

104

Rëndësia e Gylenit buron nga suksesi i tij në transformimin e dinamikave në veprim brenda jetës social-kulturore. Në teori, këto dinamika kulturore kanë ekzistuar në libra dhe burime të tjera për pothuajse një mijë e pesëqind vjet.

Këndvështrimet e Gylenit në lidhje me këto dinamika përbëjnë gjithashtu një aspekt mjaft të çmuar të cilat kërkojnë vëmendje. Gyleni gjatë komentimit të të njëjtave dinamika, në kohë dhe vende të ndryshme, e zgjeron kuptimin e tyre, duke krijuar kështu një sistem vetëgjenerues dhe vetëprodhues. Ky spektër i gjerë i burimeve intelektuale, filozofike dhe akademike, e rinovon thelbin e kësaj çështjeje pa prekur karakteristikat bazë të saj. Domethënia e shumëllojshmërisë së formave, kuptimeve dhe stileve, që kanë marrë këto dinamika në kohë dhe vende të ndryshme, do të kërkonte një analizë më të detajuar të veprës së tij dhe një studim më të thellë të veprimtarisë së tij shoqërore.

E ndërsa zemërgjerësia mund të mos ekzistojë si një dinamikë e brendshme në lëvizjen Gylen, ajo ka sigurisht një rol vendimtar në interpretimin e dinamikave të tjera. Që nga vitet ‘70, në shkrimet dhe diskutimet e tij, Gyleni e ka zgjeruar këtë koncept me një domethënie më të gjerë edhe pse i është referuar atij në mënyrë aluduese, pa i vënë shumë theks. Shpirtmadhësia, ka një status vërtet të veçantë në sistemin e tij të të menduarit, në besimin dhe veprimet e tij. Në këtë mënyrë, Gyleni i shikon të gjitha shfaqjet e jetës morale, individuale dhe shoqërore nga këndvështrimi i shpirtmadhësisë dhe zemërgjerësisë.235

Nëpërmjet këtij koncepti, Gyleni mesa duket kërkon të paraqesë një integritet dhe një pavarësi të kristalizuar dhe të sinqertë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, synon të vërë theksin mbi një shoqëri të virtytshme, që përfshin të gjithë njerëzit me një shkallë të lartë mençurie dhe vetëdijeje. Në këndvështrimin e tij, koncepti shtrihet nga thellësitë morale të individëve, në mbretëritë e pafundme të ekzistencës sociale. Gylen e konsideron këtë koncept, si të vetmin gurë prove për mirësinë, bukurinë dhe të vërtetën. Ai e konsideron këtë koncept si një kriter me anë të të cilit çdo ide, veprim dhe projekt social duhet vlerësuar në mënyrë që të kuptojmë nëse është në të vërtetë i dobishëm dhe i mbarë për të gjithë njerëzimin. Gyleni thekson se nuk mund të flitet për rigjallërim, apo rilindje brenda një shoqërie të caktuar nëse ajo shoqëri nuk është e vetëdijshme për këtë realitet.236

Gyleni i kushton rëndësi parimit “të jetuarit për të tjerët”, në mënyrë të tillë që ai e interpreton si një dinamikë bazë, që do të rizgjonte ndërgjegjen e çdo kombi. Çdo shoqëri duhet të bëjë sakrifica. Sakrifica shkon më përtej dhe mbi përfitimet materiale, prandaj përkufizimi i saj e kapërcen atë të altruizmit të zakonshëm. Përkundrazi, ajo ka më tepër lidhje me heroizmin ideal. Një altruizëm i tillë përbën karakterin e njerëzve, të cilët janë të painteresuar në përfitime personale apo materiale. Gyleni i përshkruan këto lloj njerëzish si, “arkitektët e shpirtit” dhe si “mjekët e mendjes”. Këta njerëz janë të aftë të injektojnë në shoqëri një ndjenjë përgjegjësie dhe kujdesi për të tjerët. Ja si shprehet vetë Gyleni:

“Sot, ajo që na nevojitet janë njerëzit trima, të cilët punojnë pa u kursyer dhe të cilët valëviten larg përfitimeve personale dhe egoizmit... Të tillët që përpëliten dhe preken nga mjerimi i njerëzve... Të tillët që mbajnë pishtarin e dijes në duart e tyre dhe të cilët luftojnë

235 Ergene, M. Enes, “Një analizë e Lëvizjes Gylen, Dëshmia e traditës moderne”, Prizmi, Tiranë, 2009:186. 236 Gulen, Fatiha Üzerine Mülahazalar, Istanbul: Nil Yayınları, 2002, f. 189-190; Ölçü veya Yoldaki Işıklar, f. 1001; Kalbin Zümrüt Tepeleri, Vol.1, f. 113; Kırık Testi, f. 212, 215; Sohbet-i Canan, f. 166; “Hak Karşısında Konumu ve Duruşuyla Insan”, Sızıntı, No. 301, February 2004; “Insanın Konumu,” Sızıntı, No. 302, March 2004; www.herkul.org, Kırık Testi, “Ayaklarımızı Kaydırma Allah’im”, March 7, 2005; www.herkul.org, Kırık Testi, “Meçhul Kahramanlar,” April 18, 2005; www.herkul.org, Kırık Testi, “En Önemli Vazife”, September 2004.

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

105

injorancën dhe ashpërsinë që ndezin ura zjarri ngado... Të tillët me besimin dhe vendosmërinë e tyre të patundur u shkojnë në ndihmë atyre që janë në baltë...”237

Gyleni beson se i gjithë njerëzimi do të jetë i kënaqur dhe se mjerimi shumëshekullor i njerëzve të vuajtur do të marrë fund dhe bota do të përfshihet në idealet që çojnë në shpëtimin e vetes nëpërmjet shpëtimit të të tjerëve. Njerëz të tillë mund të ecin drejt së ardhmes dhe përparimit të tyre në emër të lumturisë së të tjerëve. Kështu ata mund të qarkullojnë në damarët e të tjerëve, duke frymëzuar jetë ngado. Me anë të dhembshurisë, e cila i kapërcen kufijtë e perceptimit, të përgjegjësisë personale dhe përmes bukurisë, që përqafon gjithë njerëzimin, ata do të përpiqen të sjellin shpirtin dhe domethënien e humbur. Sipas Gylenit, ata do të na risjellin në mendje botëkuptimin njerëzor. Kështu që do të përbëjnë një model për shpirtrat e hutuar, të cilët kanë jetuar pa ideale për një kohë kaq të gjatë.238

Gyleni e konsideron të jetuarit vetëm për vete si egoizëm. “Të jetuarit për të tjerët... përbën pasionin tonë” 239, thotë ai.

“Njerëzit idealë digjen si qirinj, pa marrë parasysh veten e tyre dhe vetëm ndriçojnë të tjerët...” Këtu kemi një paralelizëm me vargjet e Naim Frashërit, i cili motivin e frymëzimit të tij të parë poetik, do ta gjente në flakët e qiriut, që digjet për njerëzinë, të përmbledhura në veprën e tij “Fjalët e qiririt”240 (1884), e cila është një vjershë e cituar dhe e përdorur në shumë kontekste, nga të cilat ajo mund të quhet edhe një vjershë, që e prek thelbin e sufizmit.

Qiriu është një simbol i rëndësishëm në sufizmin islam dhe është përdorur mjaft nga të gjithë poetët mistikë. Edhe në sufistët turq, në shumë lirika sufiste haset pikërisht metafora mum (qiri) dhe ”mum nuru” (dritë qiriri), si simbol i një stili të virtytshëm të jetesës, ku besimtari jeton, duke vepruar e duke u shpenzuar si qiri, që t’u ndihmojë atyre të cilëve u duhet ndihmë, e t’i përndritë ata që jetojnë në errësirën e paditurisë.

Gyleni vazhdimisht thekson se, “ata të cilët e jetojnë jetën me sinqeritet, ndershmëri dhe altruizëm në kurriz të vetes së tyre, me qëllim që t’i bëjnë të tjerët të jetojnë, janë ata që përbëjnë trashëgimtarët e vërtetë të dinamikave historike. Sipas tij, ekzistenca e tyre përbën një ftesë kaq të fuqishme sa që e bën të pashmangshme, që të gjithë të rendin drejt tyre kudo që ata janë, sikur këta njerëz të devotshëm të ishin një qendër tërheqjeje.”241 “Të jetuarit përbën faktorin më të rëndësishëm që përcakton sjelljen e këtyre heronjve. Gjatë përpjekjeve për të ndriçuar të tjerët, ata nuk ndjejnë ndonjë dhembje, të lindur nga kjo detyrë.

237 Gülen, Yitirilmiş Cennete Doğru, Izmir, 1998: 128. 238 Gülen, Işığın Gőründüğü Ufuk, f. 138. 239 Gülen, Örnekleri Kendinden Bir Hareket, f. 218-219. 240 Fjalët e Qiririt Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë. ..... Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s'dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t'u ndrinj më mirë... (Naim Frashëri) 241 Gylen, Statuja e Shpirtrave Tanë, f. 95.

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

106

Njerëz të tillë janë të mbushur me modesti, duke minimizuar vetveten vazhdimisht, çdo ditë.”242

Mendimi filozofik i Gylenit arrin kulmin kur ai mendon se, “altruizmi është lotusi i kopshteve të njerëzimit, duke theksuar se është detyrë që të arrihen rezultate, por duke mos marrë kënaqësi, në mënyrë që kjo të mos i shërbejë egoizmit, sepse kur digjemi nga dëshira për të jetuar për të tjerët, ne duhet ta harrojmë edhe jetën tonë”243, thotë ai.

Ai ndjen nevojën për shkencëtarë të mendimit dhe të shpirtit, të cilët do të ndjellin tek çdo njeri vetëdijen për vlerat e përgjegjësisë dhe sakrificës, të cilët do të mund të përftojnë thellësi mendore dhe shpirtërore, por dhe sinqeritet të pashoq në vend të premtimeve për lumturi kalimtare.244 “Këta njerëz madje nuk kanë asnjë lloj problemi, të dukshëm apo të fshehtë, me njerëzit e tjerë. Përkundrazi, gjithçka që ata mendojnë është si të jenë të dobishëm në shoqëri dhe si mund t’i shmangin debatet me shoqërinë pjesëtarët të së cilës janë. Kur pikasin një problem në shoqëri, ata vihen në veprim, si një udhëheqës shpirtëror, duke i udhëhequr njerëzit drejt virtyteve dhe nivelit të lartë shpirtëror dhe duke u larguar nga çdo lloj forme dominimi politik apo ideje qeverisëse.”245

Një nga dinamikat më të veçanta të lëvizjes Gylen përqendrohet te sakrifica dhe besnikëria. Gyleni ka motivuar ndjenjat e njerëzve në atë shkallë saqë ka gjeneruar një sistem të ri dhe një fushatë të re sakrifice. Kur flasim për sakrificë apo besnikëri në lëvizjen Gylen, ne nuk flasim thjesht për solidaritet dhe ndihmë. Kur është fjala për shërbimin ndaj njerëzimit, ai nuk është kurrë i kënaqur me kufijtë normalë. Ai përpiqet të zgjerojë bamirësinë, besën dhe besnikërinë njerëzore. Heronjtë e tij janë njerëzit idealë:

Sakrifica përbën një nga karakteristika më të rëndësishme të një personi, i cili mëson të tjerët. Ata të cilët nuk sakrifikojnë, apo nuk mund të rrezikojnë të sakrifikojnë që nga fillimi, nuk mund të jenë kurrë njerëz të kauzës. Njerëzit që nuk kanë një kauzë nuk mund të jenë të suksesshëm. Ata që janë të gatshëm që kur është e nevojshme të lënë mënjanë pasurinë, pozitën, famën e tyre, etj, gjëra që shumë njerëz i dëshirojnë dhe i vendosin në radhët e qëllimeve të tyre në jetë, atëherë kauza e tyre eventualisht arrin majat në mënyrë të garantuar dhe të pashmangshme.

“Besnikëria është një nga trëndafilat e rritur në një mjedis miqësor. Është e pazakonshme dhe madje e pamundur të vërehet fisnikëria dhe besnikëria në një atmosferë armiqësie. Puhia paqësore e fisnikërisë dhe e besnikërisë fryn rreth atyre që ndajnë të njëjtat gjëra në ndjenja, mendime dhe imagjinatë. Armiqësia, urrejtja dhe xhelozia nuk shpien në besnikëri as edhe në një moment të vetëm, as sa të marrësh frymë. Në një mjedis dashurie dhe bujarie, besnikëria rritet ndërsa në një mjedis urrejtjeje, ajo zvogëlohet.

Një person kërkon të vërtetën dhe lartësimin nëpërmjet besnikërisë dhe fisnikërisë. Nëse një shtëpi është e ndërtuar mbi këto dy themele, atëherë ajo mund të mbahet në këmbë dhe të bëhet e banueshme. Një popull mund të arrijë virtyte nëpërmjet këtyre ndjenjave fisnike. Një shtet ruan prestigjin e tij vetëm nëpërmjet këtyre ndjenjave në sytë e qytetarëve. Nëse në një vend humbet besnikëria, nuk mund të flitet më për njerëz të pjekur, për një ambient që premton siguri apo për një shtet të fortë dhe të qëndrueshëm. Në një vend të tillë, njerëzit janë dyshues në lidhje me njëri-tjetrin, shtëpitë janë të pathemelta, shteti është

242 Gylen, Drejt një Qytetërimi Global me Dashuri dhe Tolerancë , NJ: The Light, Inc., 2006. F. 21, 23. 243 Gülen, Çağ ve Nesil, f.143. 244 Gylen, Statuja e Shpirtrave Tanë, f. 97. 245 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009:193.

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

107

mosbesues ndaj qytetarëve të tij dhe çdo gjë është e huaj për të tjerët edhe në rastin kur njerëzit rrinë krah për krah me njëri-tjetrin.”246

Sot ekzistojnë shkolla dhe lëvizje të mendimit politik, filozofik dhe ideologjik, që janë të panumërta dhe secila prej tyre mbron dhe bëhet zëdhënëse e disa kauzave madhore, që pretendojnë se i kanë trashëguar nga e shkuara. Ata nuk mërziten, duke iu referuar çdo kriteri apo realiteti social për t’u siguruar, nëse idetë e tyre janë të realizueshme apo jo, si dhe nëse janë të plota dhe përfaqësuese. Pavarësisht kësaj, çdo ide, mendim apo lëvizje, ka aspektet e saj teorike dhe praktike. Zbatueshmëria praktike është po aq e rëndësishme sa edhe vetë ideja, apo teoria. Në këtë pikë, njerëzit, të cilët i vënë këto ide në praktikë, vihen në pikëpyetje. Merita dhe aftësia për të përfaqësuar teorinë, përcakton suksesin e asaj lëvizjeje. Përfaqësimi përfshin zbatueshmërinë e opinioneve e ideve, dhe lidhet me besueshmërinë e bartësve të saj. Asnjë lëvizje nuk mund të jetë e suksesshme pa patur njerëz të mjaftueshëm, që të përfaqësojnë kauzën e saj. Fakti që shkalla e suksesit mund të ndryshojë në përputhje me disa kritere, nuk ndikon në vlefshmërinë e këtij fakti.

Sipas Gylenit, “nëse njerëzit nuk kanë aftësinë e përfaqësimit, shoqëria nuk do ta marrë seriozisht këtë kauzë dhe atëherë nuk do të ketë asgjë bamirësi për t’i thënë shoqërisë. Gyleni e interpreton këtë parim, si nga aspekti i brendshëm, ashtu dhe nga ai i jashtëm:

Ata të cilët dëshirojnë të reformojnë botën, duhet që më së pari të reformojnë vetveten. Nëse ata duan t’i udhëheqin të tjerët drejt një bote më të mirë, ata duhet të pastrojnë botën e tyre të brendshme nga urrejtja, mërzia dhe xhelozia dhe ta zbukurojnë botën e tyre të jashtme me virtyte. Fjalët e atyre që nuk mund të kontrollojnë dhe disiplinojnë veten dhe që nuk i kanë rafinuar ndjenjat e tyre, mund të ngjajnë tërheqëse dhe kuptimplote në fillim. Megjithatë, edhe nëse ata në ndonjëfarë mënyrë arrijnë t’i frymëzojnë të tjerët siç bëjnë ndonjëherë, ndjenjat që shfaqin do të vyshken menjëherë.”247

“Nëse fjalët e thëna nuk pasqyrohen në sjellje, atëherë ai zë shuhet dhe nuk frymëzon asgjë të mirë në zemra.”248

“Reflektimet dhe mendimet, që nuk praktikohen nga individët nuk janë të mirëpritura, pavarësisht se sa tërheqëse dhe sa të nevojshme janë ato. Fjalët duhet të jenë të mirëpritura, së pari në zemrat e personave, që i lëshojnë ato. Nëse mendimet nuk kanë zënë vend në zemrën e dikujt, atëherë është e pamundur që ai të presë që këto mendime të pranohen nga të tjerët.”249

Kur ne e shikojmë më hollësisht aspektin, që ka të bëjë me Gylenin, vërejmë edhe koncepte të tjera si përulësia dhe modestia; vëllazëria dhe përhumbja në miqësi; kontributi materialo-shpirtëror dhe paralajmërimi i njëri-tjetrit mbi atë çfarë është e mirë.

Një nga vështirësitë kryesore në zhvillimin e një analize, që trajton një lëvizje brenda kontekstit të saj social-kulturor, është përcaktimi i konstanteve dhe i variablave të lëvizjes. Sapo të vërejmë konstante të caktuara në zhvillimin e një lëvizjeje, atëherë mund të marrim përsipër analizimin e kësaj lëvizjeje. Diskutimi i një lëvizjeje në përgjithësi formohet mbi dy elemente: konstantet dhe variablat. Konstantet përfaqësojnë dinamikat parimore të një lëvizjeje, ndërsa variablat injektojnë interpretime dhe analiza kalimtare.

246 Gülen, Buhranlar Anaforunda Insan, f. 3839. Shih gjithashtu Işığın Gőründüğü Ufuk, f. 100; Ölçü veya Yoldaki Işıklar, f. 147, 199-204 (Kriteret ose Dritat e Rrugës); Fasıldan Fasıla, Vol. 1, f. 180, Vol. 3, f. 130; Çağ ve Nesil, f. 10; Beyan, f. 60, 143; Işık-Karanlık Devr-i Daimi,” Sızıntı, No. 298, November 2003. 247 Gülen, NJ: The Light, Inc., 2006, f. 105. 248 Gülen, Işığın Gőründüğü Ufuk, f. 4. 249 Gülen, Irşad Ekseni, f. 134-136.

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

108

Sipas studiuesit më të mirë të filozofisë gyleniane dhe lëvizjes që Gyleni ka iniciuar, Enes Ergene, kjo lëvizje mund të analizohet në disa pika:

1. Lëvizja Gylen nuk është një lëvizje politike apo ideologjike; 2. Lëvizja Gylen është tërësisht një iniciativë civile; 3. Lëvizja Gylen është një përvojë e rëndësishme, e cila shfaq dinamizmin dhe

kapacitetin e vet me anë të krijimit të lidhjeve të forta sociale dhe kulturore; 4. Lëvizja Gylen ka zhvilluar një sistem të ri për përhapjen e humanizmit dhe të

shërbimit shoqëror; 5. Lëvizja Gylen ka ndërtuar një strukturë, e cila përfshin çdo segment të

shoqërisë; 6. Lëvizja Gylen i pajton dhe i bashkon njerëzit, meqenëse ajo bashkon vlerat dhe

idealet shoqërore; 7. Lëvizja Gylen nuk e vë theksin mbi aftësitë individuale, por përkundrazi i bën

pjesëtarët e saj që të fitojnë një personalitet dhe identitet të gjerë social; 8. Lëvizja Gylen nuk është një organizatë tradicionale urdhri fetar, as një lëvizje

laike në kuptimin modern; 9. Lëvizja Gylen është një lëvizje pozitive, që vlerëson tolerancën dhe dashurinë,

pajtimin dhe dialogun, si dhe qëndrimin pozitiv në sjellje dhe vepra; 10. Lëvizja Gylen nuk ka synime materiale, e as nuk ka ndonjë plan të fshehtë për

të fituar pushtet politik; 11. Lëvizja Gylen është një lëvizje altruiste dhe sakrifikuese, e cila përpiqet të

japë e jo të marrë nga shoqëria.250 Studiuesja amerikane e Lëvizjes Gylen, Helen Rose Ebaugh thekson se, edhe pse

ka lexuar me qindra faqe të shkrimeve të Gylenit, edhe pse ka dëgjuar bisedat e tij, edhe pse ka intervistuar me qindra pasues të tij, nuk ka qëlluar të ketë ndonjë provë, apo të ekzistojë ndonjë shenjë në çështjen e marrjes së shtetit, apo të krijimit të një shteti islam në vend të atij laik.251

Ndërsa në librin "Fethullah Gylen dhe lëvizja në 100 pyetje", studiuesi Prof. Dr. Doğu Ergil shpalos komente dhe analiza shumë të rëndësishme, në lidhje me ekzistencën sociologjike dhe filozofike të kësaj lëvizjeje. Duke nënvizuar prirjet "e formimit të një grupi" në aspektin sociologjik, Ergil mundëson një lexim më të qartë të ekzistencës së lëvizjes në një rrafsh shoqëror. Sipas tij, lëvizja Gylen është një lëvizje vullnetare. Është pikërisht vullnetarizmi ai që mundëson dinamikën e saj. Njeriu ndodhet ballë për ballë me shtetin në shoqërinë publike. Nëse nuk do të ekzistonin institucionet ndërmjetëse, atëherë do ngelej i zhveshur, i vetmuar dhe i pambrojtur. Për këtë arsye, duke vendosur institucionet ndërmjetëse krijohen vetvetiu organizata vullnetarësh, të cilat mund të përballojnë shpenzimet e tyre. Shenja treguese e modernizimit të një shoqërie janë komunitetet. Nëse komunitetet nuk janë të izoluara arrijnë të japin garancinë e një shoqërie të fuqishme dhe të një individi të formuar. Prandaj komuniteti, grupi është shumë i rëndësishëm.

Përballja e një shoqërie civile me strukturën e një shteti autoritar është e pashmangshme. Ky fërkim rritet me insistimin në krijimin e një strukture alternative socio-kulturore. Gylen, kërkoi të krijonte një strukturë shoqërore alternative pa i rënë ndesh shtetit. Duke forcuar individin ai kuptoi, se një individ i sigurt do të kërkojë të drejtat e veta dhe do të

250 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009. 251 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 169.

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

109

përshtatet me demokratizimin e shoqërisë dhe do të zërë vendin e tij në mes të shumëllojshmërisë kulturore.

Shoqëria kërkon pranimin e 'shumicës' së refuzuar. Heqjen e pabarazisë mes grupeve të ndryshme dhe ruajtjen e të njëjtës distancë me to nga ana e shtetit. Në të njëjtën kohë kërkon pasqyrimin e një elasticiteti në përballjen me mendimet e të gjithëve, përsa kohë nuk shkelin ligjet dhe jo drejtimin nga një ideologji e vetme. Duke marrë parasysh këtë prirje të shoqërisë, Lëvizja Gylen arriti të forcohej edhe të përcaktonte vendin e saj brenda sistemit, duke lëvizur në drejtimin e rrjedhës historike. Dhe këtë e realizoi pa pasur mosmarrëveshje me shtetin.

Gyleni thotë: "Le të jemi bashkë në një botë, e cila sa vjen e bëhet më e pamoralshme, e huaj. Le të flasim drejtë. Dhe të bëhemi pjesë e organizatave, aktiviteteve të cilat na shpëtojnë nga varfëria dhe dembelizmi ynë". Në këtë mënyrë ai servir një recetë shpirtërore dhe bën fjalë për krijimin e një rregulli të ri, duke punuar, prodhuar, pasuruar. Këto këshilla mbushin vakuumin e krijuar nga modernizmi. Sipas Ergil, “nëse shteti do kishte vepruar kështu do të zgjidhej pjesa më e madhe e problemeve. Ndjekësit e Fethullah Gylenit e realizuan këtë”, 252 thekson ai.

Sipas këtij studiuesi, nëse lëvizja burokratizohet, atëherë humbet cilësinë. Sepse kjo është një lëvizje vullnetare. Është pikërisht vullnetarizmi, ai që mundëson dinamikën e saj. Dhe zyra drejtuese do kthehej në një zyrë politike. Gyleni është në dijeni të këtij fakti dhe e pengon atë. Ai pasqyron në mënyrë krejt të qartë dhe të kuptueshme se qëndresa përballë abuzimeve të shtetit është një e drejtë njerëzore dhe domosdoshmëri e demokracisë. Dhe deklarata e tij në referendumin e zhvilluar në vitin 2010, ishte që të gjithë të votojnë 'Pro' ndryshimeve kushtetuese për demokratizmin e vendit.

Humanizmi që karakterizon filozofinë e Gylenit, edhe pse i referohet transcedencës, është në gjendje të dialogojë edhe me filozofitë agnostike dhe ateiste, sepse atë e intereson njeriu, ashtu si edhe drejtimet e tjera filozofike, që shqetësohen për njeriun. Soren Kirkegardi, në shënimet e tij, shkruante se periudhat që paraprijnë ngjarjet e mëdha u shfaqen njerëzve që, si zogjtë paralajmërues të shiut, janë në gjendje që të parashikojnë afrimin e stuhisë sociale. Ata parashikojnë krizën e epokës, si dhe dezintegrimin e sistemeve të vlerave të vendosura. Ata shqetësohen se, si ta bëjnë njeriun zot të fatit të vet, si t’i sigurojnë njeriut shpërthimin e plotë dhe të lirë të personalitetit të vet, si të krijojnë kushtet sa më të përshtatshme për lumturi të njeriut, duke e bërë ekzistencën e tij në përputhje me idealin e tij ose, duke përdorur një gjuhë filozofike, duke e transformuar njeriun real në njeriun e vërtetë.

Sipas Prof. Sinanit, në këtë plejadë mendimtarësh humanistë rreshtohet me të drejtë edhe Gyleni, por me një ndryshim: filozofinë e tij të njeriut e lidhi edhe me aksionin e madh për edukimin e gjeneratave të reja. Ai është i ndërgjegjshëm se njerëzimi ka mbrritur në një udhëkryq; disa bien në dëshpërim, disa kërkojnë shpëtim. “Zoti im, na jep diturinë për të bërë zgjedhjen e drejtë”, thërret Gyleni. Prandaj edhe vepra e tij përfaqson një kërkim për të vërtetën.253

252 Ergil, Prof. Dr. Doğu, "Fethullah Gylen dhe lëvizja në 100 pyetje", “Lëvizja Gylen plotëson vakumin e modernizmit”, Gazeta Zaman, 13 Janar 2011. 253 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, kumtesë me temë: “Një analizë e filozofisë së Gylenit nga një perspektivë humaniste”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

110

III.6. Lëvizja Gylen, toleranca dhe dialogu ndërkulturor Toleranca dhe dialogu, qëndrojnë ndërmjet dinamikave më të gjera dhe më

thelbësore të lëvizjes Gylen. Këto dy koncepte të zhvilluara fillimisht në një shkallë të ulët, janë kthyer në një nevojë për kulturën e pajtimit në shkallë botërore. Sot, ideja e grupeve të ndryshme, që bashkëjetojnë në mënyrë paqësore, përbën një aspekt filozofik të cilin shtetet moderne po përpiqen ta formulojnë. Marrëdhëniet ndërkombëtare të perandorive të shkuara ishin ndërtuar mbi bazën e konfliktit dhe të luftës. Qytetërime të ndryshme qëndronin të ndara nga mure të padepërtueshme; këto qytetërime mbështeteshin nga identitete politike, ideologjike dhe fetare. Në mënyrë të pashmangshme, kjo ka çuar shpesh në konflikte. Në vitet e gjata të mesjetës, marrëdhëniet ndërkombëtare rregulloheshin me anë të një “ligji zotimesh”, i cili linte shumë pak hapësirë për shprehjen e ndryshimeve etnike apo fetare. Ligjet lokale të shteteve dhe të perandorive nuk bënin përjashtim nga kjo lloj filozofie. Përgjatë gjithë mesjetës, beteja e njerëzimit për qytetërim, gjeti shprehje në konfliktet agresive dhe pasionante. Sot, me konceptet e reja të përftuara nga globalizimi, nevoja për dialog ndërmjet qytetërimeve dhe kulturave, ka hyrë në një fazë të re.

Lëvizja Gylen përbën një shembull të qartë të kësaj nevoje, që ka marrë përmasa ndërkombëtare. Gyleni e forcon idenë e kësaj nevoje nëpërmjet themelimit të organizatave bamirëse, ligjore dhe filozofike. Një nga qëllimet bazë të veprimtarive të arsimit global, është ngritja e urave, që do bëjnë të mundur vendosjen e komunikimeve ndërmjet qytetërimeve. Luftërat shumëvjeçare të së shkuarës kishin të bënin me problemin e ekuilibrit të pushtetit, që mbretëronte në marrëdhëniet ndërkombëtare të ditës. Ky ndoshta përbënte objektivin kryesor të të gjitha mbretërive politike dhe formacioneve të së shkuarës. Por sot, njerëzimi nuk është më në një pozitë të tillë, që të mund të mbajë mbi supe një konflikt të këtyre përmasave globale.

Sot, lëvizja Gylen mbron idenë e pluralizmit shoqëror të bazuar në parimin e tolerancës në shkallë globale. Ndryshe nga pluralizmi i së shkuarës, që ishte i limituar për shkak të parimeve fetare, sot ka nevojë për një bazë më të gjerë kulturore dhe politike mbi të cilën të ndërtohet ajo. Pjesëtarë të qytetërimeve të ndryshme, duhet të japin kontribute pozitive në lidhje me këto koncepte, me qëllim që të përftohet një kulturë e tillë pajtimi. Është e domosdoshme një rilindje e këtyre vlerave, në mënyrë që në botë të vendoset ky pluralizëm i përbashkët dhe i jetueshëm.

Në lëvizjen Gylen, mbështetja e saj tek masat nuk realizohet prej anëtarëve të shtresave të ulëta, apo të mesme, nga fshatarët apo nga ata që kanë përjetuar një shkallë të caktuar privimi, apo përjashtimi nga shoqëria. Shumica e anëtarëve të kësaj lëvizjeje kanë një identitet të përgjithshëm social të përbashkët, ata janë në shumicën e rasteve të shkolluar dhe të hapur ndaj ndërveprimit shoqëror. Mbi të gjitha, lëvizja nuk i shkon pas ndonjë kundërshtimi ndaj strukturave politike aktuale, apo ndonjë version identiteti kombëtar të nxitur nga shteti.

Falë bazës së gjerë të saj në shoqëri, lëvizja Gylen, as nuk mund të organizohet nëpërmjet teorive klasike të organizimit, as të kategorizohet si një lëvizje e dorës së dytë. Kjo lëvizje synon ta pasqyrojë shoqërinë nëpërmjet rrugëve të reja të pjesëmarrjes shoqërore dhe punës vullnetare, në përputhje me principet e veprimit konstruktiv dhe bindjes ndaj ligjit. Kjo e bën funksionimin e kësaj lëvizjeje tejet të rëndësishëm nga pikëpamja e rolit të saj, si një katalizator, që mban gjallë traditat e bashkëpunimit dhe të respektit reciprok në një shoqëri, duke dobësuar kështu prirjen për plogështi dhe indiferencë në lidhje me mbarëvajtjen e saj.

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

111

Kështu ajo synon të mbrojë identitetet individuale nga shtresëzimi dhe siguron një ndjenjë vetëbesimi në individët me identitete të fragmentizuara (si pasojë e transformimeve sociale), me anë të rritjes së vetëdijes së identitetit vetjak.

Në fakt, modeli i Gylenit është ai i vlerave njerëzore, siç është edhe toleranca, vlera këto që synon edhe shekulli XXI. Islami ka qenë interpretuar, për qindra vjet, në hapësirat e popujve turq me një tolerancë të gjerë. Kjo tolerancë ishte pranuar gjerësish nga ana e kësaj popullsie, duke ndjekur një linjë që shtrihej prej Ahmet Jeseviut tek poeti mistik Rumiu, pastaj, prej poetit Junus Emre tek Haxhi Bektash Veliu, që të dy nxënës të Ahmet Jeseviut, në një histori shumë të gjatë. Gyleni, duke ndjekur këtë bazë reale, rikrijoi brenda rrethanave bashkëkohore këtë interpretim tolerant dhe të kuptueshëm për myslimanët, ndonëse duke theksuar një përgjithësim shumë aktiv dhe me një vizion më të orientuar shoqëror. Rumiu, Junusi, dhe Haxhi Bektash Veliu, thirrën njerëzinë të zbulojnë botën e brendshme të tyre. Ndërsa etika e tyre dhe e rrethit shoqëror të tyre vinte në dukje tolerancë dhe dialog, Gyleni e zbërtheu këtë strukturë dhe vizion transformues dhe zgjerues për të gjithë popujt në botë. Me fjalë të tjera, misioni i tij përfshinte një aksion shndërrues. E vërteta është që nga një pikë e tillë ai bashkoi misionin dhe lëvizjen e tij me dëshirën për ekzistencë të njerëzve në këtë botë.

Në njërën anë, përmes lëvizjes për dialog dhe konkurrencë, ai është në gjendje të organizojë takime dhe të diskutojë platformat bazuar në dashamirësinë midis kulturave të ndryshme në botë; në anën tjetër ai vë poshtë një sfidë të ndryshimit të aspektit njerëzor, i cili është bërë egocentrik, prandaj ky mund të jetë një shërbim për njerëzimin. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë, që të ketë forcën për të marrë përsipër një përgjegjësi të rëndë dhe të madhe sa dialogu dhe toleranca ndërfetare, ndërkulturore dhe ajo midis qytetërimeve. Njerëzit që mund të marrin një përgjegjësi të tillë duhet të jenë të përkushtuar, të sinqertë, të sakrificës dhe të aksionit real. Kështu, njerëzit të cilët Gyleni i ka vënë në qendër të dialogut dhe tolerancës, duhet të kenë në mendim dhe në sjellje një qëndrim të sigurt në të dy termat. Ata nuk duhet të veprojnë nisur prej instinkteve, reagimeve, apo në pajtim të fshehtë me gjykime të huaja. Ata duhet të jenë konstruktivë, jo destruktivë. Prandaj njerëz të tillë duhet të jenë pionierë të durimit. Kjo nuk është diçka që mund të kryhet vetëm prej besimtarëve të zellshëm, ose vetëm duke ekzistuar në një kënd të njohur dhe duke e lënë veten në rrjedhën e zhvillimeve shoqërore. Modeli i Gylenit është i vazhdueshëm, i hapur në të dy anët. Aty as është fundi i kapërcimeve shpirtërore, as kufiri i përkushtimit materialo jetësor, ose i vetëflijimit. Të gjitha këto janë të lira. Asgjë nuk është e mjaftueshme kur është bërë në të mirë të shoqërisë dhe njerëzimit.

Pavarësisht nga vizioni që ka paraqitur Gyleni, aty mund të jenë disa fusha të cilat e kanë të pamundur të gjejnë vetveten ose të njohin gjykimet e tyre nëpërmjet modelit të tij. Lidhjet e ndryshme ideologjike mund të prodhojnë perspektiva të ndryshme. Ndonëse kur e vështrojmë nga këndvështrimi i vlerave dhe lidhjeve njerëzore universale, vizioni i tij ka në fakt mundësinë për të përqafuar të gjithë njerëzit dhe proceset shoqërore. Kjo sepse ai, duke lënë mënjanë të gjitha lidhjet ideologjike, ka krijuar një model për njerëzimin, i cili është një mbështetje e fortë për të gjitha ideologjitë. Dhe njeriu në këtë model është një trashëgimtar i botës, një njeri i pastër, vetësakrifikues dhe në gjendje t'i lërë të gjitha kërkesat dhe dëshirat vetjake për hir të dashurisë hyjnore, dashurisë për njerëzit dhe krijesat. Në këtë mënyrë, ju mund të krijoni modele shoqërore, duke u bazuar në të tillë njerëz. Shpirtërore, teorike dhe shoqërore, karakteristikat e këtyre njerëzve janë të tilla që qëndrojnë pozitive në çdo rrethanë. Njerëzit që i janë përgjigjur thirrjes së Gylenit dhe që me gjykimet e tyre qëndrojnë në këtë drejtim, marrin një miratim të ngrohtë prej thuajse gjithsecilit kudo në botë, prej njerëzve me

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

112

ideologji, politikë, fe dhe situatë social-kulturore të ndryshme. Ata evidentojnë vlerat e përbashkëta njerëzore, shoqërore dhe etike, vlera me të cilat çdo njëri prej tyre është bashkuar pa vështirësi.

“Doemos, duke prekur në dinamikën e sigurt rreth bazave teorike dhe kulturore të modelit, Gyleni ka rritur mbështetjen tek dialogu, toleranca, dhe konkurrenca midis grupeve të ndryshme që vijnë prej feve, kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme.”254

Këshu nevoja për dialog midis popujve dhe besimeve është bërë më e theksuar prej ngjarjeve që kanë ndodhur vitet e fundit. Dialogu ndërfetar është parë si një prej alternativave për të shumëpërfolurën “përplasja e qytetërimeve”. Ata që nuk pajtohen me teorinë që përplasja e qytetërimeve është e pashmangshme, këmbëngulin në dialogun e qytetërimeve, një shkëmbim vështrimi, që ka për qëllim një pasurim të ndërsjelltë, një shkëmbim mendimesh.

Ata të cilët vërejnë me hollësi botën e ideve të Gylenit, do të shohin se ajo ç’ka është shkruar, apo predikuar para 20, apo 25 vitesh dhe ideve që ai hedh në ditët e sotme, nuk kanë kurrfarë ndryshimi dhe nuk përbëjnë në asnjë rast kontradiktë. Përkundrazi, të gjitha veprat dhe diskutimet e tij shpjegojnë njëra-tjetrën dhe shkallë-shkallë të shpien drejt një ideje kryesore.255

Gylen i bën jehonë mësuesit të madh Rumiut, kur thotë të mos injorojmë doktrinën e shkaqeve, e as të mos rrimë pa bërë asgjë duke pritur ndihmën hyjnore, por përkundrazi, të përpiqemi pa fund, në mënyrë që ta transformojmë tokën drejt botës së paqes dhe drejtësisë.

Ai tregon shtegun që të çon tek liria, herë duke dhënë udhëzime të thjeshta dhe të drejtpërdrejta, që mund të zbatohen në jetën e përditshme, herë e bën këtë me anë të përshkrimeve shpirtërore të gjendur gjatë këtij shtegu, deri në destinacionin final.

Vepra e Gylenit përbën një nxitje konstante për përpjekje, dije, vetëkontroll dhe disiplinë më të madhe. “Ditët e përfitimit me anë të përdorimit të forcës kanë marrë fund”, thotë ai. Gyleni nuk është një “eksternalist”, një njeri që mendon se mund t’u imponohet të tjerëve me anë të zbatimit me forcë të mendimeve. Ai dëshiron që rinovimi i shoqërisë të nisë nga brenda njeriut. E ndërsa e pohon rëndësinë e ligjit dhe të rregullit në shoqëri, ai nuk beson se virtyti mund të injektohet me forcë dhe se shoqëria e virtytshme mund të ndërtohet me anë të dhunës. Përkundrazi, ai proteston sa herë që liria kufizohet pa nevojë. Gyleni mbështet porosinë hyjnore, sipas së cilës, fiset dhe kombet e ndryshme, të mësojnë nga njëri-tjetri, kështu që nuk duhen hedhur poshtë aspektet teknologjike, politike dhe kulturore të modernizmit perëndimor, siç janë: demokracia, parlamentarizmi dhe edukimi shkencor. Përkundrazi, ai këshillon që këtyre institucioneve t’u jepet një dimension shpirtëror, duke shmangur në këtë mënyrë, si efektet negative të një ideologjie tërësisht laike, ashtu edhe fosilizimin e një shoqërie religjioze, që nuk i përshtatet mjedisit të vet.

Një ide tjetër filozofike e Gylenit, që ka rëndësi të theksohet, është se një shoqëri e denjë dhe humane, si dhe një shoqëri politike demokratike, nuk mund të ndërtohen pa moralitet dhe virtyte të caktuara. Kjo të kujton maksimën e Hegelit, se nuk mund të ndërtohet një komunitet politik, pa krijuar më parë një komunitet moral. Sigurisht virtyti moral shikohet i lidhur me urtësinë. Edhe Sokrati, kur e ktheu vëmendjen e filozofisë nga njeriu, thoshte se injoranca është burim i vesit dhe dija burim i virtytit. Gyleni thekson se injoranca të shpie edhe në një krenari boshe, që nuk ka asnjë lidhje me urtësinë. “Injoranca, shkruan ai, çon në

254 Ergene, M. E., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007:21. 255 Gylen, Fethullah, “Statuja e shpirtrave tanë”, Prizmi, 2009: 11.

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

113

krenari, kurse urtësia, në virtyt. Krenaria është fëmija bastard i injorancës, kurse virtyti, fëmija fisnik i urtësisë. Krenaria është përkrahëse e despotizmit, kurse virtyti, përkrahës i lirisë dhe barazisë”. Për ta përforcuar këtë ide, mjafton që të kujtojmë se çfarë rëndësie i kushtonte Tokëvili virtytetve të demokracisë, me qëllim që sharlatanët politikë të mos manipulonin instiktet demokratike të turmës.256

Gyleni jep këshilla për zgjidhje, përsa i përket lirisë dhe pozicionit të nderuar, që çdo popull duhet të synojë të arrijë. Etika motivuese e karrierës së Gylenit, siç del në pah mjaft qartë në aktivitete të shumta dialogu dhe iniciativa edukative, synon një paqe botërore tek e cila mund të arrijmë me pjesëmarrjen e të gjithë popujve. Përkufizimi i Gylenit për kombin nuk përfshin një racë të vetme. Si një nga mendimtarët dhe aktivistët më të shquar të Turqisë e madje të mbarë botës, Gyleni është përqendruar në veprat e shkruara përgjatë jetës së tij, në gjetjen e zgjidhjeve për ndjesi të tilla shpirtërore si: ndjenja e përjashtimit, indiferentizmi, dobësia, fataliteti dhe mungesa e integrimit, që janë prezente në botën myslimane që nga rënia e Osmanëve, në fillim të shekullit të njëzetë. Megjithatë, në kundërshtim nga shumë udhëheqës të tjerë myslimanë, ai as nuk e mohon realitetin duke i kthyer shpinën modernizmit, as nuk bie në kthetrat e kryeneçësisë, moskuptimit dhe inatit, por përkundrazi u bën thirrje njerëzve të shkollohen, të kontrollojnë vetveten dhe të përdorin burimet dhe aftësitë e tyre për të rifituar dhe rikthyer kulturën, identitetin dhe vëmendjen ndaj vlerave të tyre. Mesazhi i tij në thelb, është një mesazh paqeje dhe shprese, i dhënë më së miri, si nëpër deklarata publike dhe konferenca të ndryshme, ashtu edhe në të gjitha veprat e tij të shkruara, të botuara tashmë në shumë gjuhë të botës.257

III.7. Bazat e dialogut dhe të tolerancës në filozofinë e Gylenit Vlerat më të rëndësishme, që dolën në pah gjatë shekullit të XX ishin

modernizimi, pluralizmi dhe individualizmi. Meqenëse modernizmi e pushtoi jetën personale dhe atë sociale si tërësi, lindën forma të reja të pluralizmit fetar, kulturor dhe politik. Megjithëse modernizmi është përkufizuar në mënyra të ndryshme, pothuajse askush nuk e kundërshton faktin se krahas gjërave të tjera që solli, është edhe globalizmi. I ideologjizuar apo jo, globalizmi i ka ndryshuar në mënyrë radikale natyrën dhe dinamikat e ekonomive dhe shoqërive lokale, mënyrave të komunikimit dhe organizatave politike dhe i ka ndryshuar në mënyrë drastike rregullat që kanë të bëjnë me fushat e ligjit, të historisë, gjeografisë dhe qeverisjes. Ndërsa globalizimi ekonomik e ka kthyer botën në një treg të vetëm, globalizimi në tërësi nuk përbën një fenomen thjesht ekonomik. Ai ka dimensione politike, ideologjike dhe kulturore. Është e vërtetë se globalizmi ka çuar në rritjen e pasurisë, të teknologjisë, pluralizmit demokratik dhe prodhimit; megjithatë, zhvillime të tilla shfaqen krahas fenomeneve të tilla si degradimi ambiental, rritja e varfërisë, terrorizmi dhe armët e shkatërrimit në masë. Sapo dija, pushteti dhe teknologjia u globalizuan, teoritë konfliktuale dolën nëpër botë në agjendën e ditës. Disa mund ta quajnë këtë situatë pasojë e modernizmit, ndërsa të tjerë mund të mendojnë se globalizmi është fajtori kryesor. Në të dy rastet, gjendemi përpara një diskutimi që ka lidhje me ripërcaktimin e një serie konceptesh si: njerëzimi dhe

256 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, kumtesë me temë: “Një analizë e filozofisë së Gylenit nga një perspektivë humaniste”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 257 Ruth Woodhall, Muhamed Çetin, “Statuja e shpirtrave tanë”, Prizmi, 2009: 16.

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

114

individi, liria e shprehjes dhe besimit fetar, toleranca politike, sociale dhe kulturore, konflikti apo pajtimi, dialogu apo lufta, e kështu me radhë.258

Kështu në mënyrë që individi të fillojë të ndërgjegjësohet për veçoritë e tij dhe të shtrojë në mënyrë të qartë problemin e marrëdhënieve me individët e tjerë dhe me shoqërinë, duhet tronditja e marrëdhënieve shoqërore, akumulimi i kontradiktave, si dhe tronditja e sistemit të vlerave. “Si të jetoj në mënyrë dinjitoze?”, kjo është pyetja që, në forma të ndryshme shtron individi. Ndoshta edhe shoqëria turke këtë pyetje shtronte kur u shfaq mendimi dhe lëvizja e Gylenit. Në periudha krizash që kalon një shoqëri në kërkim të lirisë, kjo pyetje shtrohet me një mprehtësi të veçantë. Në këto situata, individët e dinë se nuk mund të jetojnë si në të kaluarën, por nuk dinë se si është më mirë që të jetohet. Këto janë periudha që nxisin vetërefleksionin e individit mbi statusin dhe fatin e vet, periudha që favorizojnë shpërthimin e filozofisë së njeriut. Problemi i individit, i çliruar por i etur për stabilizim, i shtypur dhe i etur për liri, i shfrytëzuar dhe i etur për të jetuar në mënyrë të vërtetë, i ndrydhur dhe i etur për lumturi, po shfaqet gjithnjë e më shumë dhe kjo gjendje thërret edhe njerëzit që sugjerojnë zgjidhje dhe bëhen ndërgjegja e kohës së tyre. Sipas Prof. Sinanit, i tillë u shfaq Gyleni në shoqërinë turke. Ai do që thelbi i njeriut të jetë liria. “Liri do të thotë që shpirti të mos pranojë asnjë kusht tjetër çfardo veç ndjenjave të larta dhe mendimeve të larta, do të thotë të mos bëhet rob i asnjë parimi tjetër veç virtytit, vlerës dhe dobisë”, shkruan ai.259

Pavarësisht sistemit qeverisës të një vendi, demokracia në botën e sotme ka sanksionuar, se elementi më i rëndësishëm i tij është njeriu: problemi i gjenerimit të njerëzve të virtytshëm me cilësi morale të shkëlqyera. Filozofët utopikë, të tillë, si: Farabiu, i kanë kushtuar gjithmonë rëndësi qytetit të virtytshëm.

Duke u mbështetur në mësimet antike greke lidhur me njeriun si zoon politikon (qenie shoqërore/politike), Farabiu260 flet për domosdoshmërinë e krijimit të shoqërisë pa të cilën jeta e njeriut si individ do të ishte e pamundshme. “Çdo njeri është krijuar me një natyrë (el-fitrah), e cila ka nevojë për shumë gjëra lidhur me vazhdimësinë e llojit të vet dhe lidhur me arritjen e përsosurisë më të lartë. Ai s’ka mundësi, që të gjitha këto t’i sigurojë vetë. Përkundrazi, ai ka nevojë për shumë njerëz: çdonjëri prej të cilëve do t’ia mbulonte një nevojë të tij të veçantë. Nga ky aspekt të gjithë njerëzit kanë të njëjtën pozitë ndaj njëri-tjetrit. Kështu, çdo individ këtë nevojë natyrore të tij për t’u përkryer, mund ta realizojë vetëm përmes bashkëjetesës me njerëz të ndryshëm. Si rezultat i një kontributi të këtillë të gjithanshëm të shoqërisë, sigurohen mjetet përmes të cilave individi e vazhdon llojin e vet dhe e arrin përsosurinë më të lartë.”261

258 Ergene, M. Enes, “Një analizë e Lëvizjes Gylen, Dëshmia e traditës moderne”, Prizmi, Tiranë, 2009:97. 259 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, kumtesë me temë: “Një analizë e filozofisë së Gylenit nga një perspektivë humaniste”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 260Farabiu (Ebu Nasr Muhammed b. Muhammed b. Tarhan b. Uzluk) ka lindur në krahinën Farab të Turkistanit më 870 dhe ka vdekur në Damask rreth vitit 950. Ai ka qenë ndër filozofët dhe mendimtarët e mëdhenj islamë, që në botën latine të Mesjetës është njohur me emrin Alfarabius apo Avennasar. Ai është quajtur “Mësuesi i dytë/Magister secundus” pas Aristotelit, i cili është quajtur “Mësuesi i parë/Magister primus”. Është filozofi i parë që është orvatur të bëjë pajtimin e filozofisë klasike greke, sidomos të filozofisë politike greke me Islamin. Farabiu ka shkruar më se njëqind vepra, një numër i konsiderueshëm i të cilave kanë të bëjnë me logjikën, metafizikën, fizikën, etikën dhe politikën. Veprat në të cilat Farabiu i shpreh qartë dhe në tërësi idetë e tij socio-politike janë: es-Sijāsetu’l-Medenijjeh, el-Medīnetu’l-Fādileh, Tahsīlu’s-Se’ādeh dhe Fusūlu’l-Medenijj. 261 Neziri, Rejhan, “Idetë socio-politike të Farabiut”, Fakulteti i Shkencave Islame, Shkup, Përmbledhje punimesh, Viti 1, Nr. 1, Shkup, 2002: 94; për më tepër shih: Farabiu, el-Medīneh..., f. 99-100. Krahaso këtë konstatim me: Platoni, Shteti, Prishtinë, bot. Rilindja, 1980, libri II, 369.

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

115

Sipas Farabiut, qytet i virtytshëm, i përkryer (el-medīnetu’l-fādileh) është ai, banorët e të cilit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në arritjen e lumturisë; shoqëri e përkryer është ajo individët e së cilës i ndihmojnë njëri-tjetrit në arritjen e lumturisë; popull i përkryer është ai qytetet e të cilit i ndihmojnë njëri-tjetrit për arritjen e lumturisë; po kështu, shteti i përkryer universal lind atëherë kur popujt që ai i ngërthen në vetvete e ndihmojnë njëri-tjetrin në arritjen e lumturisë. Qyteti i virtytshëm (ideal) i përngjan një organizmi të plotë e të shëndoshë organet e të cilit bashkëveprojnë për ta mbajtur në jetë dhe në gjendje të shëndoshë qenien e gjallë.262

Ashtu siç Farabiu flet për “Qytetin e virtytshëm” edhe Shën Agustini flet për “Qytetin e Zotit”, duke sjellë një model ideal dhe utopik për një shoqëri ideale.

Por në fakt qeniet njerëzore kanë ekzistuar përpara qyteteve, qytetërimeve, shteteve, etj. Në mënyrë të ngjashme, njerëzit e virtytshëm zënë një vend shumë domethënës në demokraci. Demokracitë në duart e njerëzve të virtytshëm, të përgatitur mirë me vlera universale, mund të arrijnë nivele të larta përsosmërie, më me lehtësi.

Sipas Gylenit, qeniet njerëzore të virtytshme, në Sufizëm, kanë kuptimin e njerëzve tolerantë. Ata përbëjnë persona altruistë, të cilët kryejnë sakrifica për shoqërinë e tyre dhe për njerëzimin në përgjithësi.

Pikëpamja e Gylenit në ndërveprimin e brendshëm me myslimanët, ashtu edhe vizioni i tij në lidhje me besimtarët e feve të tjera, përcaktohet nga sensibiliteti islam i tij. Nëpërmjet sensibilitetit të tij etik rreth çështjeve, që kanë të bëjnë me modernizmin turk dhe gjatë studimeve të tij rreth konflikteve botërore, Gyleni është i bindur në ardhmërinë e rendit botëror, duke e vënë theksin te dialogu ndërmjet qytetërimeve. Në një kohë kur disa ngrenë pikëpyetje mbi identitetin e tij fetar dhe e perceptojnë projektin e tij, si një përpjekje me synim fetar, mbështetja e Gylenit për kolegjet moderne ku studentët mësojnë shkencat bashkëkohore, e bën të qartë se pikësynimi i tij e tejkalon sferën religjioze. Në qoftë se ai do të ishte i përqendruar vetëm në çështjet që kanë të bëjnë me fenë, ai do të mbronte idenë e përhapjes dhe menaxhimit të faltoreve, e jo atë të qendrave bashkëkohore arsimore, shkollave, kolegjeve dhe universiteteve.

Gyleni ndryshe nga të gjithë kolegët e tij bashkëkohës, ishte ndoshta ndër të vetmit, që edhe kur ishte predikues zyrtar nëpër xhamitë e Turqisë, ai nuk bënte thirrje për ndërtim xhamiash, por për ndërtim dhe themelim shkollash dhe universitetesh. Kjo bëri që në fillim ai të mos kuptohej lehtë nga dëgjuesit, por kur praktikisht ai arriti të realizonte hapjen e kolegjit të parë, vargu i tyre u rrit shumë shpejt në çdo anë të vendit dhe me rënien e murit të Berlinit dhe rrëzimin e komunizmit në Evropën Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik, ky zinxhir vatrash edukimi u shtri nga Lindja në Perëndim, nga Siberia në Afrikën e Jugut, nga Islanda në Australi, e kështu në të gjitha kontinentet ku ka jetë njerëzore dhe së fundmi ato kanë arritur një sukses të madh me sistemin e shkollave Charter në SHBA.

Krahas kontributit të tij për hapjen e këtyre kolegjeve përparimtare, Gyleni është aktiv në dialogun e brendshëm civilizues, si një mjet për zgjidhjen e problemeve qendrore, sociale dhe kulturore të botës moderne. Në qoftë se lëvizja Gylen do të përkrahte përdorimin politik të Islamit, padyshim ai apo kjo lëvizje, nuk do të kishin një mision dhe vizion të tillë.

Gylen është i hapur për interpretime të reja të pikëpamjeve islame (ixhtihad).263 Megjithatë, interpretimet e Gylenit ndryshojnë nga shembujt e hershëm, falë vizionit të tij të 262 Po aty, 97; për më tepër shih: Shteti, V, 462 cd. 263 Shih Eyüp Can, Fethullah Gülen ile Ufuk Turu, Istanbul: A.D. f. 35; Hulusi Turgut, “Nur Hareketi,” Sahab, January 15, 1997; Gülen, Fasıldan Fasıla, Vol.2, f.53; Ruhumuzun Heykelini Dikerken, 115; Prizma, Vol. 3, f. 72-3; www.herkul.org/KırıkTesti “Meçhul Kahramanlar”, April 18, 2005.

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

116

gjerë dhe aktiv. Gyleni e përhap vizionin e tij tek të gjithë njerëzit. Kësisoj filozofia e tij ka një karakter transformues. Nga njëra anë, Gyleni i përkrah ngjarjet, që kanë të bëjnë me dialogun, të cilat mund të ndihmojnë në pajtimin ndërmjet kulturave të ndryshme botërore mbi bazën e qëllimeve të mira, kurse nga ana tjetër, ai përpiqet ta transformojë qenien njerëzore e cila gjatë epokës moderne është shndërruar në një qenie egoiste, në një karakter ku vlerat bazë të jenë shërbimi pa interes dhe devotshmëria për njerëzimin në përgjithësi. Gyleni është mjaft i vetëdijshëm se një ndërmarrje e tillë kaq e madhe nuk mund të arrihet pa organizuar mendimin aktiv, si dhe veprimin dhe aktivizimin e aftësive njerëzore. Që nga ligjërata e tij e parë, shkrimet dhe objektivat shpirtërore të Gylenit janë përqendruar në mënyrë të vazhdueshme mbi këtë ide. Pothuajse të gjitha shkrimet e tij paraqesin “heroin e mendimit dhe të veprimit”, si një metaforë për angazhimin social. Gyleni e kupton se veprimi shoqëror, i udhëhequr nga mendja e shëndoshë, është e vetmja rrugë që njeriu të mund ta ndihmojë shoqërinë e tij që të arrijë objektiva të caktuara. Mendimet dhe veprat duhet të ndërthuren me aktivitetet që do ta transformojnë fillimisht individin në mënyrë që ato mandej ta transformojnë më vonë edhe shoqërinë. Ky koncept vlerëson përpjekjet për të kultivuar dialogun ndërmjet feve dhe qytetërimeve. Kjo për Gylenin përbën domosdoshmëri në përmbushjen e detyrës njerëzore si “trashëgimtarë të tokës”.

Gyleni jep mesazhe të qarta, të brendshme dhe të jashtme, duke pasur një vizion të gjerë veprimi dhe mendimi, që përqendrohet në dashurinë për njerëzimin. Që nga dashuria hyjnore e deri tek toleranca njerëzore, që nga arsyeja e përvojës e deri tek të menduarit hulumtues dhe ndriçues, që nga jeta shpirtërore, e deri tek niveli i kombeve të tëra për veprim global, i gjithë ky vizion gjithëpërfshirës, fton që njerëzimi të angazhohet në dialog ndërfetar dhe ndërqytetërimor dhe ofron një model të ri për marrëdhëniet, mendimet dhe veprimet e njerëzve, në mënyrë që ato të shtrihen sa më larg që të munden. Për Gylenin, ky përbën bazën e metaforës së “trashëgimtarëve të tokës.” Ky vizion i tolerancës dhe i dialogut shkon shumë më larg se linja e Rumiut dhe Haxhi Bektash Veliut, duke kapërcyer kufij të mëtejshëm. Gyleni beson se një këndvështrim i tillë duhet të mbartet tek të gjithë popujt e botës nëpërmjet një projekti aktiv. Prandaj, një person duhet të jetë gjithmonë në lëvizje përsa i përket mendimit dhe besimit, shpirtit dhe veprimit të tij.

Kur shihet me sytë e publikut, vizioni i Gylenit mund të përkufizohet si një vizion që përfshin të gjitha qeniet njerëzore dhe të gjitha proceset shoqërore. Kjo për shkak se modeli i tij i lë mënjanë të gjitha llojet e pikëpamjeve ideologjike dhe synon të ndërtojë modelin e qenieve njerëzore me individualitet. Në këtë model, qeniet njerëzore shihen si trashëgimtarë të tokës. Çdo model shoqërie mund të realizohet nëpërmjet individëve të tillë. Natyra e njerëzve të tillë është të vepruarit pozitiv nga pikëpamja shpirtërore, intelektuale, sociale, etj. Ata të cilët ia japin zemrën e tyre ideve të Gylenit, sillen në një mënyrë të tillë shembullore, ndaj kjo është arsyeja përse ata priten ngrohtësisht nga pothuajse çdo njeri në shumë vende të botës ku ata veprojnë nëpërmjet spektrit të perspektivave ideologjike, politike, fetare dhe social-kulturore.264 Në institucionet edukative që ata themelojnë në shtete të ndryshme, marrin me vete gjithashtu edhe idetë e dialogut, të tolerancës dhe të pajtimit.265

Është e vërtetë se Gyleni ka një identitet religjioz, por fetarizmi i tij nuk ka të bëjë fare me rezistencën, dhe konsiderohet krejt normal në mjediset social-kulturore. Kjo mund të

264 Shih: Gülen, Işığın Gőründüğü Ufuk, f. 75, 213; Örnekleri Kendinden Bir Hareket, f. 114, 119. 265 Shih Bekim Agai, “Etika Islamike e Edukimit të Lëvizjes Gylen,” Kritika : Studime Kritike të Lindjes së Mesme,2002: 11 (1), f. 27-47.

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

117

shpjegohet nëpërmjet theksit të tij mbi vlerat njerëzore, sociale dhe etike, të cilat janë të përbashkëta në çdo qenie njerëzore.266

Nga kjo pikëpamje, Gylenin e përngjajnë me Rumiun e kohëve moderne. Njëlloj si veprat e tij, të cilat kanë gjetur vend midis popujve të ndryshëm, zëri i tij frymëzon nëpër mbarë botën miliona njerëz, që kanë histori të ndryshme nga prejardhje etnike, racore, gjinore dhe fetare. Meqenëse ai mishëron shpirtin e dialogut dhe tolerancën e Rumiut, bashkësitë e njerëzve, në mbarë botën, tregojnë një interes më të madh për lëvizjen e frymëzuar nga Gyleni.

III.8. Aksioni i Gylenit, teoria, qëllimi dhe principet themelore të tij Lëvizja Gylen, si një lëvizje e ardhur me bazë nga shoqëria civile, nuk ka zyra

qendrore dhe për rrjedhojë është e pamundur të jepet një shifër e saktë në lidhje me numrin e personave të përfshirë në këtë Lëvizje. Por, sipas studimeve të ndryshme, duke përfshirë edhe sociologen amerikane Prof. Helen Rose Ebaugh, arrihet në konkluzionin se janë rreth 10 milionë njerëz aktivë në Turqi (rreth 15% e popullsisë të Turqisë) të përfshirë në këtë Lëvizje, kurse në botë në më shumë se 100 vende të shtrirë në 5 kontinente, arrihet në konkluzionin se afërsisht janë 8-10 milionë ndjekës.267

Sërish, të përcaktosh numrin e projekteve të lëvizjes të ndërmarra nga idetë e Gylenit dhe anëtarëve të Lëvizjes është tepër e vështirë, pasi janë në një numër të madh dhe të larmishëm. Megjithatë, sipas disa studimeve të bëra, mund të thuhet se janë afërsisht 1.000 shkolla, 6 spitale private të nivelit më të lartë, dhjetëra universitete, qindra konvikte nxënësish dhe kurse përgatitore për në universitet; organizata ndërkombëtare humanitare, si dhe organizma të ndryshme në të gjithë botën, të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre në lidhje me dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar, si dhe investimet në media, agjensi lajmesh, disa radio dhe televizione, gazeta, revista, etj.

Një tipar i rëndësishëm i kompleksitetit të jetës në shoqëritë moderne të industrializuara veçanërisht, por jo vetëm në mjediset urbane, ka qenë një tkurrje në hapësirën e vlefshme për shfaqjen kolektive (apo individuale) të vlerave morale dhe kulturore. Lëvizja Gylen dhe të tjerat si ajo, mund të konsiderohen si një përgjigje ndaj kësaj tkurrjeje dhe ato ofrojnë një mundësi për individët, për të ndërtuar kuptimin për veten e tyre nga bërja e disa të mirave pa interes material gjatë jetës së tyre, pa debate ose dhunë, pa synuar për të diskriminuar ndonjë person ose institucion, apo të zvogëlojë pushtetin e tyre ose të vërë në pikëpyetje legjitimitetin e autoritetit të tyre, për të ushtruar atë pushtet. Për të studiuar mobilizime të këtij lloji, kërkohet një diskurs teorik sintetik, i cili të jetë në gjendje të përcaktojë mjetet konceptuale të marra nga teoritë e ndryshme, si dhe të jetë në gjendje edhe të ballafaqojë këndvështrimet dhe interpretimet e brendshme dhe të jashtme, që ajo lëvizje është duke bërë ose duke u përpjekur për të bërë.

266 Gülen, Örnekleri Kendinden Bir Hareket, f. 117; Ruhumuzun Heykelini Dikerken, f. 122: Yeşeren Düşünceler, f. 156: Kendi Dünyamıza Doğru, f. 50; “Islam Dünyası,” Sızıntı, No. 302, Mars 2004. 267 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 21; Agai (2003) thekson se pasuesit e Gylenit kanë hapur në Turqi afërsisht 150 kolegje private, 150 qendra arsimore dhe një numër më të madh konvikte nxënësish, kurse në vende të ndryshme të botës supozohet se funksionojnë më shumë se 250 organizma arsimore. Michel (2003) mendon se janë më shumë se 300 organizma arsimore në 50 vende të ndryshme të Botës (fillore, gjimnaz, kurse përgatitore për në universitet, konvikte nxënësish dhe universitete). Ndërsa Baskan mendon se janë rreth 2000 shkolla të shtrira në 5 kontinente. Kurse, Kalyoncu (2008) mendon se më e pakta janë më shumë se 500 organizma kulturore dhe arsimore të shtrira në të gjithë botën.

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

118

Lëvizja nuk është e margjinalizuar, e huaj, apo e karakterit anakronik; ajo është e angazhuar në mënyrë aktive, në Turqi dhe në mbarë botën, në krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me anë të projekteve dhe dialogut të përbashkët, si me individë, ashtu edhe me institucione me të njëjtat ide, por me prejardhje të ndryshme fetare dhe kulturore. Ajo është në këtë kuptim, një lëvizje e angazhuar për të kontribuar në mënyrë konstruktive në këtë fushë.

Lëvizjet e shoqërisë civile janë shpjeguar nga teoricienët, si lëvizje sociale, duke përdorur një shumëllojshmëri të njohurive teorike. Përpjekjet për të thënë se çfarë lloj lëvizjeje është kjo, mbartin implikime akademike për veprimet kolektive dhe teoritë shoqërore të lëvizjes, dhe madje implikime socio-politike për mbarë botën.

Muhammed Çetin në librin e tij studimor në lidhje me Lëvizjen Gylen, e analizon atë nën dritën e tre metodave bashkëkohore, 'strukturat e mundësive politike', 'mobilizimin e burimeve' dhe 'teorinë e kornizës’. Ai në kuadër të këtij studimi ka bërë edhe sondazhe me pyetësorë dhe intervista, të cilat i ka zhvilluar në Stamboll në vitin 2005 dhe 2006. Ata janë gjithsej 1.200 pyetësorë, të bëra në institucionet arsimore të ngritura nga pjesëmarrësit e Lëvizjes në Turqi, Turkmenistan, Kazakistan, Azerbajxhan, Gjermani, Hollandë, Belgjikë, SHBA dhe Australi. Nëpërmjet këtyre pyetësorëve ai ka qenë në gjendje të vlerësojë perceptimet dhe qëndrimet e administratorëve, punonjësve dhe vullnetarëve, përmes perspektivave të brendshme, si dhe disproporcionin ndërmjet nivelit të tyre të përfaqësimit dhe të veprimit kolektiv, e atë të vëzhguesve të jashtëm apo kundërshtarëve. Pa i kuptuar siç duhet faktorët e brendshëm dhe dinamikat e Organizatave të Lëvizjeve Sociale (OLS), nuk është e mundur të kuptohet se si një lëvizje sociale ka sukses, apo të prodhojë rezultate.

Sipas Çetinit, asnjë nga teoritë nuk është plotësisht adekuate për të analizuar siç duhet Lëvizjen Gylen. Megjithatë, ai sqaron se argumentet dhe gjetjet e tij nuk zhvlerësojnë teoritë bashkëkohore shoqërore të lëvizjeve brenda konteksteve të Evropës perëndimore dhe atyre amerikano-veriore. Kështu një vlerësim i Lëvizjes Gylen kërkon përdorimin e një mënyre shumë të ndryshme të analizës.

Është e rëndësishme të vihet në dukje se të jesh një person i brendshëm në Lëvizjen Gylen nuk përbën një përkatësi ekskluziviste, si dhe solidariteti e identiteti nuk përbëjnë objektiva të mirëfilltë në këtë lëvizje; ajo nuk e sheh anëtarësimin si të tillë; ajo inkurajon hapjen ndaj botës, që i përkon pjesëmarrjeve të shumëfishta në shumë rrjete të ndryshme, si dhe mobilitetin social dhe intelektual; ajo kërkon qasje të vazhdueshme në burimet e informacionit, ideve dhe argumenteve jashtë vetvetes dhe bashkëpunimin me të tjerët, mbi bazën e vlerave universale.268

Fethullah Gylen, në Turqi është njohur fillimisht si një dijetar, një ligjërues e sidomos në disa instanca, si poet, shkrimtar e pasionant i shkencës. Më pas, u njoh si një intelektual i gjithanshëm me veprimtarinë e tij në fushën e dialogut dhe mirëkuptimit e pas kësaj, për veprimtaritë e tij në fushën e arsimit dhe ndërmarrjet në fushën e tolerancës dhe të dialogut, e bënë atë të njohur edhe si një person i veprimit dhe i aksionit. Kjo veprimtari e ky aktivitet i tij, e kthyen në një personazh të njohur e të vlerësuar në mbarë botën. Rrjedhimisht aksioni i Gylenit përfshin arsimimin shkencor dhe edukimin shpirtëror, paralel me të cilin është aksioni i arsimimit, fillimisht në Turqi, e më pas në të gjithë globin, si dhe bashkëpunimin në dialog e tolerancë ndërmjet shtresave të ndryshme të popullsisë, ndërmjet liderëve të besimeve të ndryshme në vendin e tij, si dhe në mbarë botën.

Gyleni e trajton aksionin si të pandarë nga mendimi, por ndryshe nga shumica, përparësinë ia jep aksionit. Sipas tij: “Ekzistenca e vërtetë kalon nga aksioni e mendimi; nga

268 Çetin, Muhamed, “The Gulen Movement-civic service without borders”, Blue Dome, Izmir, 2010: xviii.

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

119

një aksion e mendim, që është në gjendje të ndryshojë edhe vetveten, edhe të tjerët. Ngjarja më e rëndësishme dhe më e domosdoshme në jetesën tonë është aksioni. Duhet të jemi në një gjendje aksioni të përhershëm, mendimi të përhershëm dhe në lëvizje të përhershme, duke marrë mbi vete përgjegjësitë që na takojnë.”269, thotë Gyleni.

Në mendimin e Gylenit, aksioni është themelor dhe i pavarur nga ideologjitë e jashtme dhe politikat aktuale. Rruga e tij përcaktohet si “vetvetja” dhe mendimi i tij bazohet në shtylla solide.

Në këtë sens, aksioni sipas tij, është sikur e tërë jeta e njeriut, kurse mendimi, si një aksion i brendshëm, është një dimension i rëndësishëm i kësaj jete.

Gyleni e sheh aksionin, si një arritje të njeriut në thelbin e tij dhe si përpjekje për të përcjellë edhe të tjerët në këtë arritje. Ai beson se aksioni, i cili duhet të përparojë në aspektin shoqëror, i mbështetur nga krahët e shkencës, filozofisë dhe artit, është në gjendje të shpëtojë brezat nga kotësia e pasiviteti dhe të realizojë mendimtarët, shkencëtarët, artistët e filozofët e së nesërmes. Sipas tij: “në këtë mënyrë, të gjitha rrugët do të gumëzhijnë nga dituritë si korridoret e universiteteve... burgjet do të shndërrohen në fole mësimi... Shtëpitë do të blerojnë si kopshtet e parajsës. Në çdo aspekt, shpirtërorja dhe shkencorja do të jenë krah për krah. Besimi dhe mendja do të shpërndajnë anembanë frytet e tyre të shumëpritura... e ardhmja do të çojë kryet e do të zhvillohet në gjirin e shpresës, të vullnetit dhe mirësisë shumë më e pasur, shumë më e larmishme se në gjithë utopitë... televizionet, gazetat e revistat do të përçojnë ngado dritë, urtësi e bekim...”270

Fethullah Gylen i jep rëndësi të veçantë principeve të tilla, si në fushën e arsimimit edhe në fushën e tolerancës dhe mirëkuptimit, por edhe në aspektin e edukimit të shpirtit dhe mendjes.

Një tjetër temë së cilës ai i jep një rëndësi të veçantë, është të vepruarit me përgjegjësi. Njeriu duhet të përmbushë të gjithë përgjegjësitë që i ngarkon atij pozita në të cilën ndodhet. Krahas kësaj Gyleni, trajton në mënyrë të veçantë edhe monopolizimin e të drejtës. Sipas tij, njeriu nuk duhet kurrsesi të konsiderojë si të vërtetë absolute vetëm mendimin e tij dhe të atyre që mendojnë si ai. Ai duhet patjetër t’i japë të drejtën e ekzistencës edhe mendimeve dhe metodave të tjera, duke i marrë parasysh edhe ato me seriozitet.271

Një nga themelet e veprimtarisë së Gylenit është “aktiviteti pozitiv”, me të cilin nënkuptohet një lëvizje e mirëfilltë, e cila përfshin përmbushjen e përgjegjësisë, duke kryer veprën e duhur në momentin e vendin e duhur dhe okupimin me përmirësim e ndërtim, dhe asnjëherë me shkatërrim e prishje, duke paraqitur kështu një linjë krejtësisht të kundërt me lëvizjet reaksionare.

Për Fethullah Gylenin dhe lëvizjen e tij, sensibilizimi kolektiv dhe konsultimi, kanë një rëndësi të veçantë, ashtu si në çdo lëvizje pozitive. Sipas tij, sensibilizimi kolektiv është mendja, ndjenja dhe truri i përbashkët i njerëzve idealistë, të cilët kanë vendosur interesat e shoqërisë mbi interesin vetjak dhe të cilët janë njësuar me të tashmen e të ardhmen e njerëzimit.

III.9. Lëvizja Gylen dhe Islami Lëvizja Gylen në shumë studime ndërkombëtare quhet ndryshe edhe hizmet

('shërbim', siç e quan në fakt edhe vetë Gyleni). Sipas Bekim Agait, kjo fjalë gjithashtu 269 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:78. 270 Gylen, F., “Statuja e Shpirtrave Tanë”, Prizmi, Tiranë, 2009:52-9. 271 Gylen, F., “Kriteret ose Dritat e Rrugës”, Prizmi, Tiranë, 2003: 203-5.

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

120

përdoret për të përshkruar lëvizjen në tërësi, e cila paraqet një rrjet të gjerë shkollash, universitetesh, OJF, mediash dhe ndërmarrjesh botuese.272

Sipas studiuesit Greg Barton273, kjo lëvizje sociale nuk ngjan në asnjë aspekt me një lëvizje islame. Ndërsa lëvizjet islame si, “Vëllezërit Myslimane” janë të bindura se zbatimi i sheriatit nëpërmjet metodave radikale për sa i takon transformimit politik dhe legjislativ të shtetit paraqet një ilaç për të këqijat e shoqërisë moderne laike, “hizmeti” i Gylenit nuk ka asnjë dëshirë për një krijuar një shtet fetar. Kur flet për islamizmin, Gyleni shprehet:

“Ky vizion i Islamit, si një ideologji totalizuese është krejtësisht kundër frymës së Islamit, i cili promovon sundimin e ligjit dhe haptazi kundërshton shtypjen ndaj çdo segmenti të shoqërisë.”274

Duke refuzuar kërkesën për zbatimin e detyrueshëm të sheriatit, hizmeti i Gylenit përkundrazi beson se mënyra më e përshtatshme për të arritur një shoqëri më të mirë është nëpërmjet zhvillimit personal të individëve përmes edukimit dhe vendosjes së një shembulli pozitiv (temsil)275.

Gylen dhe lëvizja përreth tij është e angazhuar për të thelluar texhdidin, (rinovimin), dhe ixhtihadin, (interpretimin e vazhdueshëm të Kur'anit dhe Traditës Profetike). Ai dhe pasuesit e tij janë të angazhuar thellësisht në fushën e promovimit të tolerancës, në përqafimin e pluralizmit dhe vendosjen e dialogut, dhe si rezultat kjo lëvizje është shumë më progresive në paraqitje dhe shumë më produktive në ixhtihad.276 Në të vërtetë, siç e ka vënë në dukje me zë të lartë studiuesi Ihsan Yilmaz, lëvizja Gylen e arrin ixhtihadin dhe texhdidin nëpërmjet sjelljes.277

Sipas Bartonit, Hizmeti i Gylenit nuk ka asgjë të përbashkët me lëvizjet me "zemër" arabe të botës myslimane, por është një artikulim modern i Islamit tradicional. Megjithatë ajo ngjan më shumë si lëvizja urbane islame moderniste, në qëndrimin e saj për përpjekje profesionale filantropike, duke përfshirë edhe sferën e arsimit modern laik.278

272 Agai, Bekim, ‘Etika Islame e Arsimimit në Lëvizjen Gylen nga M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, 2003: 53-4, 60-1, 67. 273 Greg Barton, Monash University, Profesor Studimesh Fetare rreth Indonezisë janar 2007, e cila mbështetet në shkollën e Studimeve Politike dhe Sociale (PSI) në Fakultetin e Arteve. Në vitet e fundit ai ka nisur të punojë për të bërë një studim krahasues të mendimit progresiv islam në Turqi dhe Indonezi. Ai ka shkruar pesë libra dhe botuar me dhjetëra artikuj, referate dhe kapituj librash në këtë fushë, së bashku me ese të shumta. 274 Barton, Greg, kumtesë me temë: “Predikimi nëpërmjet shembullit personal dhe të mësuarit për jetën: të kuptuarit e hizmetit të Gylenit në kontekstin global të filantropisë fetare dhe të shërbimit fetar civil”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 275 Rreth Temsil-it shih Yavuz, M. Hakan, ‘Lëvizja Gylen: Puritanët Turq, në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, 2003: 41 dhe Ozdalga, Elisabeth, ‘Në Gjurmët e Fethullah Gylenit’ në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen Syracuse, New York: Syracuse University Press, 2003: 86. 276 Voll, John O., ‘Fethullah Gylen: Vlerësimi i Modernitetit në Këndvështrimin e ri Islam Fethullah Gülen: në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen Syracuse, New York: Syracuse University Press, 2003: 245-7. 277 Yilmaz, Ihsan, ‘Ixhtihadi dhe Taxhidi nepërmjet Sjelljes: Lëvizja Gylen’ në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, 2003: 208-37. 278 Për më tepër në lidhje me këtë çështje shih Barton, Greg, “Hizmeti Turk i Gylenit dhe OJQ-të Neomoderniste të Indonezisë; Shembuj të Qartë të Mendimit Progresist Islam dhe Aktivizmit të Shqoërisë Civile në Botën

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

121

Për të kuptuar plotësisht lëvizjen, duhet të shohim jashtë kontekstit gjeografik dhe kulturor të botës myslimane. Aksionet e Lëvizjes Gylen kanë shumë gjëra të përbashkëta me shumë lëvizje perëndimore dhe iniciativa filantropike perëndimore në arsim dhe në diskursin publik të tre shekujve të fundit, veçanërisht me ato që gjenden në Amerikën e Veriut.

Kritika e Gylenit ndaj islamizmit politik është rrënjosur thellë në konceptimin progresist të Islamit, që vë theksin mbi racionalitetin dhe mendjen e hapur, hulumtimin e shënjuar nga toleranca e dallimit dhe vlerat e pluralizmit dhe një dashurie të thellë për njerëzimin.279

Sipas tij, “Islami nuk parashtron ndonjë formë të sigurt e të pandryshueshme të qeverisjes ose të përpiqet për ta modeluar atë. Përkundrazi, Islami vendos principet themelore që orientojnë drejt një karakteri të përgjithshëm qeverisjeje, duke ua lënë në dorë njerëzve të zgjedhin modelin dhe formën e qeverisjes, sipas kohës dhe rrethanave.”280

Mesazhet e Gylenit kanë një tingëllim mjaft kuptimplotë sot, në një botë që vuan nga grindjet, keqkuptimet, konfliktet dhe terrorizmi, ato ngjallin shpresë atje ku mungon shpresa, ngjallin optimizëm atje ku nuk ka pesimizëm, ngallin dashuri atje ku ka urrejtje. Kështu sipas Prof. Dukës, duke qortuar me urtësi të gjithë ata, që fenë islame kërkojnë ta keqpërdorin për qëllime të tyre të mbapshta, duke njollosur kështu vetë imazhin e Islamit në sytë e njerëzimit, Gyleni ka theksuar më se një herë, se kjo fe është paqësore nga natyra dhe përmbajtja e saj. Në lidhje me këtë argument të rëndësishëm të debatit, që zhvillohet sot në botë, Gyleni midis të tjerash, na bën të ditur se është krejt e papërshtatshme, madje është një gabim historik, që Islami të paraqitet si sinonim i terrorizmit.281

Gyleni thotë: “Nëse ndonjëri është në kërkim të pamjes së vërtetë të Islamit në origjinën e tij, në histori dhe në të dërguarit e vërtetë, atëhere ai do të zbulojë që aty nuk përfshihen ashpërsia, egërsia dhe fanatizmi. Islami është një fe për mirëkuptim, falje dhe tolerancë, shprehur aq bukur nga korifejtë e dashurisë dhe tolerancës, si Xhelaledin Rumiu, Junus Emre, Ahmed Jeseviu, Bediuzzamani e nga shumë të tjerë. Ata ia kushtuan jetën e tyre predikimit të tolerancës dhe çdonjeri prej tyre u bë një legjendë në kohën e tij, si një personifikim i dashurisë dhe tolerancës.”282

Prof. Duka dhe shumë studiues të tjerë janë të mendimit se nevoja për ta konsoliduar e çuar më tej frymën e mirëkuptimit dhe të tolerancës në mesin e shoqërisë shqiptare, një vlerë kjo që na e kanë lënë trashëgim të parët tanë, për ta bërë atë sa më të njohur në botë, është e lidhur ngushtë me njohjen në të gjitha dimensionet e saj të veprës së gjerë të Fethullah Gylenit, i cili jetën e vet ia ka dedikuar parimeve të larta, që duhet të udhëheqin brezat e sotëm dhe të nesërm të njërëzimit. Duke i shërbyer me devocion të pashembullt ndërtimit të urave të komunikimit dhe dialogut në shkallë botërore, Gyleni në veprat e veta përpiqet të ushqejë bindje të forta te njerëzit e besimeve të ndryshme, për

Muslimane”, në Fethi Mansouri dhe Shahram Akbarzadeh (eds), Islami Politik dhe Siguria Njerëzore, New Castle: Cambridge Scholars Press, 2006: 140-160. 279 Theksi në tolerancën dhe praktikën e dialogut evoloi për të marrë rëndësi qendrore në idetë e Fethullah Gylen dhe punën e lëvizjes nga mesi i viteve 1990 e tutje, shih Agai, Bekim, (2003) ‘Etika Islame e Arsimimit në Lëvizjen Gylen nga M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq. 64-5. 280 Gülen, Fethullah, ‘Një Vlerësim Krahasues mes Islamit dhe Demokracisë’, SAIS Review 21, nr. 2., 2001: 134. 281 Duka, Ferit, kumtesë me temë: “Sfondi historik i tolerancës fetare në Shqipëri”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 282 F. Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me dashuri & tolerancë, Tiranë: Prizmi, 2007:102-103

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

122

mundësitë e shmangies së konflikteve dhe ruajtjes e forcimit të paqes, harmonisë e mirëkuptimit midis tyre.283

Në lidhje me këto çështje midis të tjerash, Gyleni thekson: “Hebraizmi, Krishterimi, Islami, madje edhe Hinduizmi dhe fetë e tjera botërore,

pranojnë të njëjtin burim për vete dhe duke përfshirë edhe Budizmin, kanë të njëjtin qëllim. Si një mysliman, unë i pranoj të gjithë profetët dhe librat e sjellë përgjatë historisë për popuj të ndryshëm dhe e vlerësoj besimin në to si një parim esencial të të qenit mysliman. Një mysliman është një ndjekës i vërtetë i Abrahamit, Moisiut, Davidit, Jezusit dhe të gjithë profetëve të tjerë. Mosbesimi në një profet apo libër të shenjtë, do të thotë, që dikush nuk është mysliman. Kështu ne pranojmë tërësinë dhe unitetin thelbësor të fesë që është një simfoni e bekimeve të Zotit dhe universalitetin e besimit në fe. Prandaj feja është një sistem besimi që ngërthen të gjitha rrymat dhe të gjitha bindjet, një rrugë që e sjell gjithësecilin bashkërisht në vëllazëri.”284

Sipas studiuesit Egene, “është e rëndësishme të nënvizohet fakti se lëvizja Gylen nuk është një organizatë e orientuar ideologjikisht. Gyleni është kundër përdorimit të fesë si ideologji politike. Do të ishte e gabuar ta konceptonim lëvizjen Gylen, si të lidhur ngushtë me islamizmin politik. Periudha koloniale ishte faktori madhor, që transformoi islamizmin në një problem ndërkombëtar. “Orientalizmi” ishte një produkt politik dhe ideologjik i kolonializmit dhe kishte të bënte jo vetëm me botën myslimane, por edhe me krejt botën e pazhvilluar në përgjithësi. Kjo lëvizje i konsideronte të gjitha kulturat dhe qytetërimet jashtë gjeografisë së qytetërimit perëndimor, si të prapambetura, barbare dhe ekzotike, duke i quajtur me përçmim “Bota e Tretë.” Orientalizmi ishte një ideologji e prodhuar, si një përpjekje për të lehtësuar transformimin kulturor, i cili do të ndihmonte shtrirjen dhe zgjerimin politik, ushtarak dhe ekonomik të Perëndimit në botë. Ideologjia islamiste lindi si një identitet politik, që i kundërvihej shfrytëzimit dhe kolonializmit. Situatat dhe rrethanat e sotme sigurisht që nuk kanë të bëjnë fare më kohën kur u shfaqën fillimisht Orientalizmi dhe Islamizmi klasik.”285

Aksionet dhe veprimtaritë e organizatave të sotme janë të distancuara dukshëm prej shtyllave të orientalizmit klasik dhe kanë filluar të orientohen drejt vlerave etike, humane dhe universale. Këto zhvillime i kanë transformuar lëvizjet e ndryshme nëpër botë. Por padyshim ekzistojnë ende grupime periferike, të cilat veprojnë me synime politike dhe ideologjike; megjithatë grupime të tilla nuk kanë vizion dhe shpesh janë të varfra përsa i përket fuqisë materiale, mbështetjes së përgjithshme dhe organizimit ideologjik. Prandaj, do të ishte e gabuar t’i etiketonim të gjitha formacionet në botën myslimane, si lëvizje që veprojnë duke pasur qëllime politike dhe që paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë për lëvizjen Gylen. Baza dinamike e kësaj lëvizjeje përmban një identitet filozofik, social dhe kulturor islam, që është krejtësisht e pavarur ndaj çdo strukture politike, apo ideologjike tjetër.

Përgjatë gjithë jetës së tij, Gyleni i ka qëndruar larg përfshirjes në politikë dhe nuk ka pasur kurrë qëllime politike. Kurrë nuk e ka paraqitur besimin si ideologji politike.286

Lëvizja Gylen zotëron një identitet të fuqishëm social dhe kulturor. Para së gjithash, lëvizja Gylen nuk është një lëvizje reaksionare dhe nuk ka lidhje me kundërveprimin e jashtëm. Individët që janë në qendër të kësaj lëvizjeje, vijnë nga qarqe të zgjedhura të

283 Duka, F., po aty. 284 Gylen, F., Ese, perspektiva, opinione, Tiranë: Prizmi, 2005: 36. 285 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009. 286 Gylen, F., “Statuja e Shpirtrave Tanë”, The Light, 2005, f. 122, 145, 159; Gündem, Mehmet, “Intervistë me Fethullah Gylen”, gazeta Milliyet, 21.01.2005, (http://en.fgulen.com/content/view/1924/14/).

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

123

shoqërisë. Këta individë që e kanë vënë veten në shërbim të lëvizjes, vijnë nga zonat qytetare dhe kanë një nivel të lartë shkollimi, duke qenë të tejmbushur me vlera moderne dhe bashkëkohore. Meqenëse synimet nuk orientohen drejt një ideologjie politike, individët, të cilët përbëjnë lëvizjen Gylen nuk janë kundërshtarë të ideologjive zyrtare shtetërore. Përkundrazi, marrëdhëniet e tyre bazohen mbi konsensusin, dialogun dhe tolerancën. Marrëdhëniet e tyre personale dhe shoqërore janë të rrënjosura mbi parimin e veprave të mira, gjatë kohës kur ata përpiqen të transformojnë marrëdhëniet shoqërore nëpërmjet prodhimit të alternativave, pa prishur rendin, pa shkatërruar me forcë, apo pa përmbysur sistemin ekzistues. Në përpjekjet e tyre për të zgjeruar horizontin e ekzistencës së marrëdhënieve shoqërore, idealet e përgjithshme të lëvizjes Gylen janë të shërbyerit ndaj individit, shoqërisë dhe njerëzimit.

Natyrshëm mund të shtrohet edhe pyetja: A është lëvizja Gylen një urdhër fetar? Edhe pse dinamikat thelbësore të lëvizjes Gylen në aspekte të caktuara duken të

ngjashme me ato të traditave klasike islame të urdhrave shpirtërorë, kjo lëvizje është e ndryshme përsa i përket formulimit të iniciativave qytetare dhe mënyrës së vet të kultivimit. Koncepti i Maks Weberit i “asketizmit të kësaj bote” mund të ndihmojë në interpretimin e Lëvizjes Gylen vetëm deri në njëfarë mase. Ajo është një lëvizje, që fillimisht u organizua si pasojë e dinamikave civile. Lëvizja Gylen përkufizohet me anë të modestisë, altruizmit, devotshmërisë, unitetit, thellësisë së shpirtit dhe zemrës, pa llogaritur interesin personal dhe pa ndonjë qëllim apo dëshirë të fshehtë.

Këto koncepte nuk lidhen vetëm me botën e brendshme të një personi, siç ndodh në disa urdhra Sufi; ato i adresohen gjithashtu edhe mjedisit të jashtëm, domethënë të asaj çfarë përbën aspektin shoqëror në një shkallë të caktuar. Nga ky këndvështrim, vetëdija për ndjenjën e shërbimit dhe thellësia e besimit, merr më tepër një dimension social dhe gjithëpërfshirës. Weber e sheh një veprim të tillë si, “racionalizim të marrëdhënieve fetare dhe shoqërore”. Por edhe një nocion i tillë nuk e mbulon plotësisht aspektin dinamik racional dhe shoqëror të lëvizjes Gylen, e cila ndryshon ngaqë ajo është e frymëzuar nga një filozofi e lidhur ngushtë me atë të Rumiut (shek. XIII), Junus Emresë (shek. XIV) dhe Ahmed Jeseviut (shek. XII). Ajo është e pajisur me një kontekst të gjerë social. Ajo i ngjan një projeksioni bashkëkohor të mesazhit të këtyre filozofëve dhe dijetarëve të kulturës islame. Meqenëse elementet e vetëdisiplinimit e pjekin njeriun, ato e shndërrojnë në pjesëmarrës për objektiva të përbashkëta nga pikëpamja sociale. Koncepti i Gylenit për shërbimin, kërkon një shpirt të jashtëzakonshëm devotshmërie. Kjo përputhet me përkufizimin e Weberit dhe përbën gjithashtu një dinamikë që është më e gjerë dhe ka më tepër vazhdimësi.

Gyleni ka skalitur një kuptim të gjerë të bamirësisë, që përfshin dhurimin e kohës dhe të përpjekjeve, e jo thjesht të parave. Prandaj, duke i marrë të gjitha këto si pikënisjen e tij, koncepti i Gylenit në lidhje me “shërbimin”, bëhet më i gjerë dhe është i vazhdueshëm, duke u shtrirë tek vlerat kombëtare, njerëzore, morale dhe universale. Ky koncept përshtat një prirje racionale drejt vlerave bazë të shtetit dhe kombit, duke kërkuar kështu një dashuri të mbinatyrshme për njerëzimin. Kjo është arsyeja përse Gyleni iu referohet atyre të cilët janë të mbushur me një dashuri të tillë dhe të cilët janë të gatshëm të përballen me çdo sfidë të kësaj rruge si, “therorë të dashurisë”.287

287 Gylen, Ölçü veya Yoldaki Işıklar, Istanbul: Nil Yayınlari, 2004: 107-108, 192; Yeşeren Düşünceler, Istanbul: Nil Yayınları, 2005: 110,142; Işığı Gőründüğü Ufuk, Istanbul: Nil Yayınları, 2002: 35; Örnekleri Kendinden Bir Hareket, Istanbul: Nil Yayınları, 2004: 117; Fasıldan Fasıla Vol. 2, Izmir: Nil Yayınları, 1998: 127; Sohbet-i Canan, Istanbul: Gazeteciler ve Yazarlar Vakfi, 2004:125.

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

124

IV. NJË KËNDVËSHTRIM FILOZOFIKO-SOCIOLOGJIK PËR BASHKËSINË NË FILOZOFINË E GYLENIT

IV.1. Koncepti i bashkësisë dhe formimi i bashkësive Në disiplinën shkencore të sociologjisë, koncepti i bashkësisë e merr rëndësinë

dhe kompleksitetin e tij për shkak të shfaqjes së “shoqërisë moderne industriale”. Në Perëndim kjo dukuri ka çuar në shkatërrimin e strukturave tradicionale të identitetit dhe të formave sociale organizative. Me qëllim që të kuptojmë më mirë konceptin e “formimit të bashkësive” në botën myslimane, është me vlerë të ndalemi në ndryshimet e shprehura në mënyrën e trajtimit të tyre në imagjinatën perëndimore dhe atë islame.

Sipas studiuesit Ergene, “si në kuptimin kulturor, ashtu dhe në atë epistemologjik, e gjithashtu edhe në kuptimin historik, material dhe të rrethanave shoqërore, themeli ekzistencial i bashkësisë u ndërtua në mënyrë të ndryshme në botën perëndimore dhe në atë islame. Mënyra e konceptimit në Perëndim trajtohej para së gjithash duke ndjekur dy linja të ndryshme mendimi. E para ishte linja e Karl Marksit, Ferdinand Tönnies dhe Maks Weberit. Synimi i teoricienëve të hershëm ishte shpërndarja e fuqisë shkatërruese dhe transformuese të modernizmit mbi supet e individëve dhe grupeve njerëzore. Pothuajse të gjithë ata, sidomos sociologët e hershëm si Marksi, Weberi dhe Tönnies, e konsideronin parësor efektin transformues të modernizmit. Marksi u përpoq të përkufizonte dinamikat ekonomike të këtij transformimi me anë të punës, kapitalit, qeverisjes dhe qytetit. I ndikuar pjesërisht prej Marksit, Tönnies, i bëri analizën lëvizjeve dhe kalimeve nga hierarkia dhe jeta shoqërore tradicionale tek hierarkia moderne e jetës shoqërore. Weberi i analizoi format e organizmave shoqërore, që lindën për shkak të modernizmit dhe efektet e metropoleve moderne në shoqëri të ndryshme.”288

Në studimin e tij mbi “bashkësinë” dhe “shoqërinë”, Tönnies i pagëzoi konceptet e tij si “të llojit ideal”. Ai e konsideronte unitetin e “bashkësisë”, si aspektin më karakteristik të shoqërisë tradicionale paramoderne. Sipas tij, bashkësia është e ndërtuar mbi tre motive dhe devocione bazë: gjakun, lidhjet shoqërore dhe fqinjësinë. Format bazë të këtyre elementeve janë familja, fshati, klani, provinca, shoqata e zejtarëve, si dhe bashkimet profesionale dhe fetare. Prej të gjitha këtyre familja bëhet më e fortë. Marrëdhëniet sociale në shoqëritë paramoderne zhvilloheshin mbi baza solidariteti, mbështetjeje dhe interesi reciprok. Si në rastin kur ato kryheshin nëpërmjet lidhjeve të gjakut, si në familje apo nëpërmjet lidhjeve rurale territoriale, në fshat, qytet apo klan, të gjitha këto “forma bashkësie” përftonin vlera tradicionale të cilat ndaheshin prej të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë. Kjo është arsyeja e vetme përse këto vlera ishin aq të fuqishme. Me lindjen e shoqërive industriale, bashkësitë tradicionale dhe rurale, filluan të ndërthuren. Gradualisht marrëdhëniet racionale zëvendësuan marrëdhëniet rurale dhe tradicionale të bazuara mbi solidaritetin, interesin dhe mbështetjen reciproke. Në këtë lloj ndërthurjeje, dolën në pah forma të reja sociale të cilat Tönnies i quan “shoqëri” (gesellschaft) dhe që ishin të kundërta me “bashkësinë rurale” (gemeinschaft)289, duke sjellë për pasojë lidhjen e njerëzve me njëri-tjetrin pavarësisht llojeve të diferencave midis tyre.

288 Ergene, M. Enes, “Një analizë e Lëvizjes Gylen, Dëshmia e traditës moderne”, Prizmi, Tiranë, 2009: 40. 289 Po aty.

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

125

Një tjetër sociolog i cili u mor me konceptet e “bashkësisë” dhe të “shoqërisë” ishte Weberi. Weberi i shtoi një këndvështrim më dinamik bashkësisë në krahasim me Tönnies. Ai mbështetej mbi konceptin e vazhdimësisë së bashkësisë dhe thoshte se qeniet njerëzore zhvillojnë gjithmonë vetëdijen dhe dëshirën për t’u grupuar rreth idealeve dhe interesave të përbashkëta. Kjo dëshirë dhe vetëdije është e pranishme në shoqëritë industriale, ashtu siç ishte e pranishme edhe në shoqëritë paramoderne. Megjithatë, Weber mendon se grupet e organizuara mbi bazën e vullnetit të përbashkët, herët a vonë do ta humbasin ekzistencën e tyre sociale në shoqërinë moderne.

Tönnies dhe Weber kanë ushtruar një ndikim të madh mbi sociologjinë dhe analizën e bashkësisë, si në aspektin metodologjik, ashtu dhe në atë konceptual, pa u ndalur këtu në mënyrën se si janë kryer këto lloj analizash. Koncepti i bashkësisë i cili është duke u shfaqur përsëri në zemër të qyteteve moderne perëndimore, paraqet ende rrënjë provinciale dhe kulturën e emigrantëve të dërrmuar dhe të klasës punëtore të rrethinave, të cilat kanë dështuar në integrimin e tyre në kulturën e qyteteve moderne. Ndjenja e ndershmërisë, që gjendet brenda fenomenit të “formimit të bashkësive” rrjedh prej marrëdhënieve njerëzore paramoderne. Madje gjaku dhe lidhjet territoriale e kanë riprodhuar vetveten nëpër qytete, në terma më abstrakte.

IV.2. Bashkësitë dhe kriza e identitetit Metodologjia e re e shkencave sociale ka tendencën për t’i vështruar lëvizjet

shoqërore dhe qytetare në shoqëritë demokratike si pjesë të modelit pluralist. Por kur çështja vjen tek formacionet politike, shoqërore dhe qytetare në botën myslimane, duket se nuk ka vend për një optimizëm të tillë; shumica e lëvizjeve shoqërore në botën myslimane janë subjekt i teorive të krizës së identitetit që rrjedhin gjerësisht nga ndasitë ekonomike dhe sociale në shoqëri. Teoritë e krizës së identitetit përmbajnë vetëm një metodë të lexuari në rreshtat e ideologjisë së modernizmit. Ata i konsiderojnë lëvizjet e këtij lloji, si lëvizje që lindin në një zbrazëti të krijuar për shkak të modernizmit. Industrializmi, urbanizmi dhe racionalizimi përfaqësojnë enën e shkrirjes për modernizmin. Kjo enë përmban të gjitha llojet e strukturave tradicionale, identitetet dhe format e organizimit brenda kornizës së modernizmit dhe të racionalizmit. Kjo sjellje përbënte rrugën drejt konsolidimit, si të shtetit të centralizuar kombëtar, ashtu edhe të qytetërimit bashkëkohor laik.

Paralelisht me tendencën për modernizim, shumë shkencëtarë dhe sociologë, që nga shekulli i XVIII e këtej, kanë besuar se fetë do të perëndojnë, duke ndjekur kështu të njëjtën linjë mendimi me mendimtarët pozitivistë. Ideja se feja do të zhdukej, bazohej në pretendimin se krahas industrializimit, urbanizimit dhe racionalizmit, feja automatikisht do të perëndonte. Bashkë me modernizmin, u përjetua një rënie e shpejtë e ndikimit të kishës në shumë vende të Evropës. Teoricienët pionierë të këtyre ideve, duhet të kenë qenë dëshmitarë të kësaj rënieje. Por në sensin e “besimit fetar individual”, këto teori nuk kanë ndonjë vlerë reale. Pavarësisht rënies në pjesëmarrje të njerëzve nëpër kisha, besimi individual nuk u zvogëlua gjatë periudhës industriale, përkundrazi, u rrit.

David Martin është një sociolog bashkëkohor, i cili i kundërshton teoritë e laicitetit, përsa i përket mënyrës së tyre të prezantimit në grupin e teorive sociale. Sipas Martinit, nuk ekziston ndonjë fakt i mjaftueshëm, apo përfundimtar për të vërtetuar pretendimin se sekularizmi do të përhapet në mënyrë të vazhdueshme dhe madje ai tregon sesi gjatë shekujve XVIII, XIX dhe XX, teoria sekulare u ka shërbyer më tepër polemikave

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

126

ideologjike sesa qëllimeve konceptuale.290 Në shekulin XXI, ideologjia e sekularizmit nisi të shfaqte shenjat e rënies.

Në vitet ‘60, një nga mbrojtësit më të zjarrtë të ideologjisë sekulare ishte Peter Berger. Në ditët tona, edhe ai e pranon se kjo ideologji ka dështuar. Ai argumenton se sekularizmi modern nuk ka rezultuar i efektshëm në zvogëlimin e padrejtësisë së përgjithshme në botë.291

Është i rëndësishëm fakti se rritja e tendencës fetare nuk kërkon flakjen e modernizmit. Për më tepër, gjatë analizës së kësaj rritjeje të vetëdijes në kontekstin e formimit të bashkësive, feja nuk mund të trajtohet si një element, që kërcënon stilin modern të jetesës. Përkundrazi, duhet të merret parasysh fakti se feja përbën një aspekt të domosdoshëm dhe të pamohueshëm të jetës individuale dhe shoqërore. Nëse në pamje të parë duket se ekziston një “problem fetar” dhe shumë njerëz pretendojnë që “dhuna dhe terrori fetar” kanë të bëjnë me këtë problem, mund të thuhet vetëm se kjo vjen për shkak të ideve radikale politike dhe ideologjike.

IV.3. Perceptimi i Gylenit në lidhje me bashkësinë Gylen e përcakton ekzistencën e bashkësisë mbi bazën ku njerëzit ndërtojnë

përpjekjet e tyre për “shërbim ndaj Zotit dhe njerëzve.” Rrëfimi i këtij mesazhi masave të njerëzve kërkon ekzistencën e një bashkësie të rregullt. Gyleni thotë: “Ideja e bashkësisë është thelbësore. Një ide në lidhje me bashkësinë në sensin racional, logjik dhe shpirtëror, ku çdo individi i atribuohen mendimet dhe ndjenjat e tij personale, përbën një ideal fisnik.”292

Bashkësia është një njësi racionale, logjike, shpirtërore dhe psikologjike. Ajo përbën një zgjedhje vullnetare. Bashkësia është gjithashtu një grupim moral. Ajo nuk shtyp kurrë njeri. Ajo mbështetet vetëm tek vullnetarizmi dhe zgjedhjet racionale të individëve.

Bashkësia është një njësi në të cilën individët shkrijnë egon e tyre, interesat personale, arsyet dhe shqetësimet një nga një dhe i bashkohen trupit kolektiv. Nëpërmjet shkrirjes në gjirin e bashkësisë, çdo tendencë, individualiste dhe egoiste socializohet. Çdo qenie njerëzore ka një aspekt personal tipik për natyrën e vet individuale. Megjithatë ekzistenca e tij zhvillohet si pjesë e bashkësisë shoqërore. Personaliteti dhe morali i tij formohen në shoqëri dhe nuk mund të flitet për moral, apo imoralitet për ata që jetojnë të vetmuar nga shoqëria.293

Këtu vlen për t’u theksuar një aspekt i mprehtë; përzierja në shoqëri është nganjëherë e dhimbshme. Në shoqëri jetojnë së bashku mijëra lloje të ndryshme njerëzish. Disa prej tyre kanë probleme morale, fizike apo të personalitetit. Në një shoqëri ekzistojnë diferenca të pafundme në shije dhe stil. Funksioni bazë i bashkësisë është të përgatisë individë për shoqërinë dhe t’i socializojë ata dhe aftësitë, sjelljet dhe zgjedhjet e tyre personale. Këtu del në pah një aspekt i rëndësishëm i bashkësisë; individët nuk i flakin tutje aftësitë dhe karakteristikat e tyre personale. Përkundrazi, ata qëndrojnë brenda tyre duke bërë që personi të pasurohet nëpërmjet stolive që e pasurojnë atë nëpërmjet tërësisë shpirtërore të bashkësisë.

Sipas Prof. Sinanit, problemet e filozofisë së njeriut dhe sidomos problemi i marrëdhënieve të individit me shoqërinë, bëhen të mprehta gjatë historisë, në periudhat kur

290 Kőse, Ali, “Sekülerizm Sorgulanıyor”, Istanbul, Ufuk Yayınları, 2002: 41-42. 291 P. L. Berger dhe T. Luckmann, Ndërtimi Social i Realitetit: Një Trajtim në Sociologjinë e Dijes, Garden City, NY: Anchor Books, 1966. 292 Gülen, Yeşeren Düşünceler, Izmir, Nil, 1999: 186. 293 Po aty.

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

127

sistemet sociale të vendosura lëkunden dhe së bashku me të, lëkundet edhe sistemi i vlerave të pranuara deri atëherë. Për sa kohë mekanizmi social funksionon pa probleme të mprehta, individi i formuar nën këtë mekanizëm social shikohet si një individ natyror. Të tilla konsiderohen edhe normat e bashkekzistencës sociale, që rregullojnë këto marrëdhënie me shoqërinë. Kjo gjë realizohet aq natyrshëm sa edhe individi nuk është i ndërgjegjshëm, pasi ai ka qenë formuar në këtë shoqëri të dhënë. Shoqëria e ka pajisur me një gjuhë, me një mënyrë të caktuar të shikimit të botës dhe të menduarit, me një sistem të përcaktuar nga strukturat shtetërore të vlerave, zakoneve dhe me një moral të caktuar.294

Shumë teori moderne aludojnë në lidhje me zhvillimin e një konflikti ndërmjet individëve dhe identitetit social. Ky mit i “konfliktit” është i pozicionuar prapa problemeve të personalitetit dhe të identitetit, të krijuara për shkak të modernizmit. Rrjedhimisht, si identiteti individual ashtu edhe identiteti formal shoqëror, mbivlerësohen. Prandaj, identiteti i ri dhe problemet e pabarazisë burojnë nga kjo e çarë, e krijuar nga identiteti personal dhe integriteti social.

Gyleni thekson vazhdimisht domethënien e bashkësisë me anë të rolit të saj në lehtësimin e trajnimit të individëve në shoqëri, nëpërmjet disiplinës shpirtërore:

Jo çdo turmë mund të konsiderohet një bashkësi. Kur pjesëtarët e saj u kundërvihen njëri-tjetrit, shumëllojshmëria e tyre shuhet dhe bashkësisë i zvogëlohet vlera ashtu si prodhimi kur shumëzohen me dy numra thyesorë.

Dashuria për moralin përbën mekanizmin më të rëndësishëm me të cilin dikush mund të disiplinojë jetën e vet shpirtërore, ndaj ai përbën elementin më domethënës të harmonisë dhe të stabilitetit social. Virtyte të tilla si: drejtësia, besnikëria, ndërgjegjja dhe respektimi i të tjerëve, përbëjnë thelbin e moralit dhe dinamikat themelore të shpirtit.295

Në të gjitha format bashkëpunuese, madje edhe në organizatat ideologjike apo politike, grupimet besohet të kenë një thelb metafizik apo mistik.

Bashkësia është një grup njerëzish të cilët janë bashkuar rreth të njëjtit mendim dhe ideal... ekzistenca e një bashkësie mund të arrihet vetëm nëpërmjet ekzistencës së ndërgjegjes kolektive. Ndërgjegjja kolektive e shkrin individin, përsa i përket ndërtimit të tij shumëdimensional, duke ia ndryshuar përmasat, në mënyrë që të mos ngelet më asnjë gjurmë e individualitetit absolut. Individi bëhet pjesë e grupit dhe bashkësia kthehet në një individ të vetëm...296

“Njeriu i përkryer” tek Gyleni përfaqëson modelin ideal të njerëzimit. Sipas tij, qëllimi i të gjitha betejave shpirtërore dhe morale është shndërrimi në një “njeri të përkryer.” Megjithatë kur e krahasojmë me bashkësinë, një “njeri i përkryer” nuk mund të arrijë kurrë të përfitojë të njëjtin nivel. Një gjeni nuk mund të krahasohet kurrë me performancën dha aftësinë e një bashkësie shkencëtarësh. Po kështu, performanca shpirtërore e një personi nuk mund të arrijë kurrë atë të një bashkësie.297

294 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, kumtesë me temë: “Një analizë e filozofisë së Gylenit nga një perspektivë humaniste”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 295 Gülen, Yeşeren Düşünceler, Izmir, Nil, 1999: 187-188. 296 Gülen, Fasıldan Fasıla, Vol. 1., Stamboll, Nil, 2003: 171-2. 297 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009:183.

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

128

IV.4. Bashkësia dhe socializimi Shpesh, mënyrat moderne të veprimit, nuk marrin në konsideratë një mënyrë të

veçantë organizmi të bashkësisë si në të njëjtën linjë me shoqërinë moderne. Arsyeja e këtij veprimi është se ata besojnë që ideologjia e modernizmit, rrit individualizmin. Megjithatë, kjo nuk është një konsideratë e vlefshme apo një shprehi për çdolloj formimi shoqëror. Në Perëndim, zhvillimi i një individualizmi të ri shihet si një nga arritjet më të rëndësishme të mendimit filozofik modern. Të gjitha llojet e ideve që kanë lidhje me lirinë dhe çlirimin, e vënë theksin mbi individualizmin.

Kur marrim në veçanti rastin e botës islame, vërejmë se fenomeni i bashkësive ka baza të thella dhe të gjata filozofiko-sociologjike dhe historike. Organizimi i punëve të dobishme, solidariteti dhe bashkëpunimi është i lidhur me parimet e drejtësisë sociale. Islami si fe, nxit solidaritetin dhe bashkëpunimin dhe shtron rrugën për organizmin publik rreth këtyre veprave të mira, të bazuara mbi mobilizimin e potencialeve të çdo besimtari për dashamirësi dhe virtyt. Në historinë islame, shumica e institucioneve të shërbimit publik kanë dalë në pah si kombinime të bamirësisë popullore dhe parimeve islame të solidaritetit. Kjo është arsyeja përse koncepti i quajtur lufta e klasave nuk ka qenë kurrë element i historisë islame.

Si për Tönnies, ashtu edhe për Weberin, bashkësia paraqet çrregullime apo mungesë angazhimi shoqëror. Megjithatë, bota myslimane nuk e ka përjetuar një çregullim apo mosangazhim të tillë social në strukturën e saj tradicionale shoqërore. Thëniet profetike shprehin se Islami duhet t’i përjashtojë tërësisht të gjitha llojet e fanatizmit.298 Arsyeja e dukshme për këtë veprim është se lidhje të tilla pengojnë zhvillimin e rrjetit të marrëdhënieve ndërmjet myslimanëve dhe shoqërisë më të gjerë. Të gjitha llojet e injorancës janë të papranueshme për arsye se ato shkaktojnë një mbitheksim mbi aspektet e sub-identiteteve, gjakut, pronës dhe shoqërisë.299

Themelet që formuan shpirtin e unitetit dhe të solidaritetit në bashkësinë myslimane mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet praktikave sociale islame. Islami nxit bamirësinë, mirësinë, vlerat njerëzore, moralin dhe interesin social. Ai mbron prodhimin dhe zhvillimin, duke nxitur garën ndërmjet grupeve dhe bashkësive në forma të organizuara.300

Në përgjithësi, qeniet njerëzore si individë, ngurrojnë të jenë pjesëmarrës në vepra bamirësie. Edhe nëse ata dëshirojnë të bëjnë bamirësi, janë më të prirur ta realizojnë këtë në një rrugë të organizuar dhe sistematike. Meqenëse individët janë të zënë me interesat e tyre personale dhe me punët e shtëpisë, veprat bamirëse në dobi të shoqërisë, në shumicën e kohës lihen pas dore. Motivimi për bamirësi, zakonisht nuk del në sipërfaqe derisa të lindë një nevojë e domosdoshme apo urgjencë.

Nga ana tjetër, çdo shoqëri mund t’i indoktrinojë idealet e përbashkëta në lidhje me të ardhmen e saj. Kjo lloj veprimtarie, kryhet intensivisht dhe sistematikisht, ajo prek çdo brez dhe shndërrohet në një traditë të ripërtërirë. Tradita ka të bëjë me subkoshiencën dhe megjithatë, kjo subkoshiencë mund të mos prodhojë vetëdije të përbashkët në çdo periudhë dhe për të njëjtin individ në të njëjtën shkallë. Rrënimi social ekziston për sa kohë që kjo nuk vlerësohet sa duhet.

Kur bamirësia bëhet në rrugë individuale, bamirësi shpesh nuk e pikas se ku materializohet mirësia e tij brenda hapësirave të pafundme të shoqërisë. Edhe pse ai nuk mund ta vlerësojë formën, mirësia e tij mund të kalojë nëpërmjet rrugës së marrëdhënieve. 298 Ajluni, Kashf a-Khafa, 1/127, Tabari, History, 2/146. 299 Kur’an, Maide 5:50. 300 Kur’an, Maide 5:2; Shih gjithashtu Bekare 2:148.

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

129

Megjithatë, në veprimtaritë e përbashkëta çdo produkt materializohet menjëherë. Në jetën e përbashkët mirësia, mirëkuptimi, idealet, sakrifica dhe keqardhja janë konkrete. Për këtë arsye, kjo formë është më bindëse dhe e efektshme. Në bashkësi, individët e vërejnë më shpejt si konkretizohen sakrificat e tyre. Psikologjia e masës dhe e të vepruarit në grup, kanë një pushtet të fortë magnetik mbi individët. Megjithëse për nga natyra, ndjenjat e mira kanë epërsi tek qeniet njerëzore, ato janë të prirura më tepër drejt ndjenjave egoiste. Nëse nuk ekziston një inkurajim serioz për të orientuar dëshirat e tij drejt sakrificave, tendenca e tij për të dhënë, mund të jetë shumë e dobët. Bashkësia i socializon të gjitha ndjenjat egoiste. Ajo i shpëton individët nga vorbulla e egoizmit. Ajo e ngre çdo sens, prirje, ndjenjë apo ide në nivelin e virtyteve dhe të meritave. Ky përbën thelbin e bashkësisë në shoqërinë e sotme myslimane.

Identiteti social i bashkësisë varet nga përhapja e mirësisë dhe bamirësisë. Pjesëmarrja në bashkësi për këto vepra është thjesht e karakterit civil dhe vullnetar. Bashkësitë janë sipërmarrje vullnetare, të cilat burojnë nga brenda shoqërisë.

E gjithë bota po lëviz dhe nuk është e largët dita kur, nga një vështrim i bashkësisë botërore që po formohet rishtas, me universalizmin e edukimit e të arsimit dhe me mbarimin e epokës së veçimit shoqëror, do të jetë relativisht e lehtë të lëvizet nga njëra kulturë në tjetrën.

“Njeriu prej natyre dëshiron të njohë” të vërtetën, të mirën dhe të keqen, thoshte Aristoteli; dhe “njeriu është i dënuar ta dashurojë të mirën” dhe të ndjekë të vërtetën e të bukurën, thoshte Platoni. Ndërsa shpirti i tij digjet plot etje për vlerën, e kërkon dhe e ndjek atë, “vullneti për të jetuar”, i natyrshëm te njeriu, e mban atë në këmbë dhe “vullneti për të vepruar” e shtyn atë përpara pavarësisht prej pengesave.301

Frymëzuar edhe nga filozofia, poezia dhe morali sufist, Gyleni do që të gjitha nevojat dhe dëshirat e njeriut të drejtohen dhe edukohen drejt disa vlerash, që kanë të bëjnë me aspektet më themelore të njerëzimit. Madje, ai mendon se dhe disa vese mund të drejtohen drejt të mirës. Kështu, xhelozia dhe rivaliteti mund të transformohen në konkurencë për bamirësi dhe vepra të mira.302

301 Faruki, Ismail, “Islami dhe Krishtërimi, Konflikt apo Dialog”, Erasmus, Tiranë, 2009: 42. 302 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, kumtesë me temë: “Një analizë e filozofisë së Gylenit nga një perspektivë humaniste”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

130

V. KONTRIBUTI I FILOZOFISË SË GYLENIT

PËR DIALOGUN, NËPËRMJET ARSIMIT V.1. Shkenca dhe mendimi perëndimor në këndvështrimin e Gylenit Për të na ndihmuar të kuptojmë qëndrimin e Gylenit në lidhje me mendimin

perëndimor, mentalitetin, idetë, mendimet, interpretimet dhe bindjet e tij mbi shkencën, arsyen dhe progresin shkencor, mund të nënvizojmë disa karakteristika bazë të shkencës perëndimore dhe të efekteve të saj.

Gyleni ka një bagazh intelektual, që lidhet me mendimin perëndimor që nga rinia e tij. Ai gjithashtu ka një dije të thellë në filozofi krahas bagazhit të tij social dhe fetar. Madje siç kemi theksuar më sipër, kapaciteti i tij filozofik ka mbetur në hije nga veprimtaritë e tij shoqërore. Turqia u njoh fillimisht me dijet e tij në fushën e filozofisë dhe me kapacitetin e tij intelektual në vitet ‘90, atëherë kur pikëpamjet e tij mbi fusha të tilla si kultura, politika, shteti, demokracia, arsyeja dhe mendimi, vlerat morale, toleranca, arti dhe filozofia, u publikuan në media në formën e intervistave.

Këndvështrimi i njerëzve në Turqinë moderne është rezultat i një procesi të gjatë politik dhe intelektual, që filloi me periudhën e Tanzimatit në 1839, kur reformat politike u bënë pjesë e shtetit Osman. Ky proces bëri që tradita e Ulemave (dijetarët e teologjisë islame) dhe strukturat e tyre institucionale të laicizoheshin, duke vijuar një proces që shtrohej si nevojë për shkak të modernizmit perëndimor. Kjo bëri që tradita Ulema të izolohej prej qarqeve shkencore. Me themelimin e Republikës së Re, koncepti i Ulemave u shndërrua në konceptin e Intelektualëve. Në fakt, fjala Intelektual (aydin) përbën një term laik modern. Ajo i referohet këtu një tipi intelektuali që i kthen shpinën trashëgimisë së shprehive tradicionale të realitetit dhe nga ana tjetër, që orientohet drejt rrugës perëndimore të shkencës. Procesi i perëndimorizimit, transformoi çdo koncept të mendimit dhe të shkencës tradicionale. Termat Ilim-bilim, münevver-aydin, mütefekkir-entelektüel nuk kishin më të njëjtin kuptim.303 Ky transformim mendimi, kulmoi në ndarjen tërësore të dijes shoqërore dhe shkencore nga mendimi tradicional. Laicizimi i mendimit filozofik dhe shkencor e goditi rëndë autoritetin e traditës Ulema për çështjet e botës shoqërore dhe shkencore, duke e lënë atë të izoluar.304

Me këtë lloj koncepti të intelektualit (ajdin) dhe dijetarit të fesë (alim) në mendje, imazhi i Gylenit, i cili kishte një bagazh të gjerë intelektual, tërhoqi shpejt vëmendjen e publikut. Fillimisht elita laike vendase nuk ishte në gjendje të perceptonte faktin se një dijetar me një background të tillë mund të ishte i interesuar dhe njohës i mirë i shkencave filozofike, politike, sociale dhe kulturore bashkëkohore, duke menduar se shkenca duhet të jetë vetëm në duart e dijetarëve me orientim laik (apo më shumë ateisto-materialist), duke ushtruar ndikimin dhe autoritetin e tyre në sferën politike, sociale dhe intelektuale të botës së sotme. Prandaj elita laike ishte mjaft ngurruese për ta ndarë me dikë tjetër monopolin e saj mbi gjenerimin e dijeve. Është kjo arsyeja përse Gyleni u është dukur si një enigmë.

303 Pas shpalljes së Republikës, gjuha turke pësoi një transformim mjaft të madh gjatë të cilit shumë fjalë me origjinë arabe dhe persiane u hoqën (ose u tentua të hiqeshin) nga leksiku, duke u zëvendësuar me fjalë të reja. Megjithatë një pjesë e madhe e fjalorit të vjetër është ende në përdorim. Për rrjedhojë, sot ekzistojnë dy lloj fjalësh – të vjetra dhe të reja – që shprehin të njëjtin koncept, me një ndryshim të lehtë në nuancë; fjalët e vjetra përdoret më tepër në kontekst fetar ndërsa fjalori i ri preferohet për referencat laike. 304 Për një tension të ngjashëm në modernizmin arab shih Ibrahim Abu-Rabi, Origjina Intelektuale e Rigjallërimit Islamik në Botën Moderne Arabe,Albany: State University of New York Press, 1996.

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

131

Kjo situatë, në fakt përbën një reflektim në miniaturë, të ndarjes së shkencës dhe fesë në Perëndim. Konfliktet apo luftërat ndërmjet Krishtërimit dhe qarqeve shkencore në Perëndim, morën fund me ndarjen përfundimtare të këtyre dy “mbretërive”. Për pasojë, Krishtërimi u reduktua në një fenomen të kësaj bote dhe u kufizua brenda mureve të kishave dhe sferës së ndërgjegjes individuale. Kjo përvojë perëndimore u transferua në mënyrë të shpejtë në shoqëritë e tjera të botës, duke u shndërruar në një fenomen të përhapur gjerësisht përmes procesit të perëndimorizimit. Bota islame mori fragmentet e saj nga këto zhvillime kur elitat qeverisëse, në përpjekje për t’i transformuar shoqëritë e tyre sipas mënyrës perëndimore, e trajtuan Islamin në të njëjtin kontekst me Krishtërimin. Kjo atmosferë e re në botën myslimane, e dëmtoi traditën Ulema dhe hierarkinë e mendimit islam, prandaj dyert e institucioneve shkencore u mbajtën të mbyllura për ata të cilët dëshironin të angazhohen në çështjet filozofike dhe intelektuale përmes identitetit të tyre fetar.

Gylen nga temat më të preferuara në shkrimet dhe diskutimet e tij ka arsimin dhe edukimin. Edukimin ai e ka parë nga tri kënde të gërshetuara mes vete: human-psikologjik, nacional-social dhe universal. Por, duke trajtuar në rrjedhë historike këtë proces, ai shtron mendimin se edukimi dhe arsimi në botën islame kishte kohë shumë të gjatë nën ndikimin e mendimit perëndimor. Duhet kthyer vëmendjen në faktin se teokratizmi mesjetar perëndimor u riformulua me periudhën e Rilindjes, kur krahas stimulimit për plotësimin e nevojave materiale, lind edhe kërkesa për studime shkencore, duke krijuar kështu edhe një konflikt mes shkencës dhe kishës. Gylen vëren se pikërisht ky konflikt në mes fesë dhe shkencës ka bërë që një pjesë e botës sonë të përfundojë në materializëm dhe komunizëm. Kjo ndarje bëri që të ketë lufta dhe konflikte të gjëra botërore, si edhe konflikte të mëdha ekonomike.305

Qasja kritike e Gylenit për lëvizjen iluministe të shek. XVIII, konsiston, mbasi në një epokë të tillë, njerëzit shiheshin vetëm si entitete materiale apo fizike. Pra, Gylen e koncepton esencën e konfliktit shkencor dhe arsimor, duke ndërtuar sistemin e mendimit kritik, se megjithatë njeriu nuk është i krijuar vetëm nga trupi dhe mendja, por ka ndjenja dhe shpirt. Pikërisht ndjenja dhe shpirti i japin një identitet esencial dhe human secilit njeri, në këtë konteskt, edhe dijetarit.

Në fakt, njeriu i gjysmës së dytë të shekullit XIX mbivlerësoi shkencat pozitive dhe prosperitetin që do të sillnin ato, dhe harroi pasojat për një humanizëm të vërtetë. Kështu edhe sipas filozofit Huserli (1859-1938), bota e shkencës ishte shkëputur nga bota njerëzore dhe për rrjedhojë kjo solli edhe krizën e shkencave, për shkak se çdo gjë shihej me objektivizëm.306

Po kështu, në vrojtimet e Gylenit lidhur me raportin mes edukimit dhe procesit provokues të ideologjizimit, ai veçon se pikërisht edukimi i drejtë ngre perfeksionin e botës njerëzore, e cila në fakt përmes këtij perfeksioni edhe dallon nga ajo shtazore. Pra, është fjala për arsyen dhe jo për instinktin. Në këtë aspekt njeriu e ka të kushtëzuar mësimin e gjithçkaje në këtë botë duke nisur nga rregullat më të thjeshta të jetës.307

305 Gylen, “Dashuri dhe tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2004: 279. 306 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Nocione të fenomenologjisë”, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2006: 66. 307 Berisha, Dr. Ibrahim, kumtesë “Mendimi i Gylenit për rolin e shkencës, arsimit dhe edukimit në shoqërinë bashkëkohore”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

132

Duke vijuar me bazat e shkencës perëndimore, mund ta shohim atë në tre këndvështrime: racionalizmi dhe objektiviteti, pozitivizmi dhe progresi, si dhe politikat e shkencës dhe shteti.308

V.1.1. Racionalizmi dhe objektiviteti - dimensione universale Një nga parimet kryesore të këndvështrimit shkencor perëndimor është koncepti i

“racionalizmit”. Ai kërkon që shkenca të jetë sistematike dhe me rezultate të dukshme dhe pretendon se të gjitha traditat e tjera shkencore janë të pavlefshme. Racionalizmi shoqërohet nga ideologjia e “objektivizmit” dhe nga “interpretimi sasior i dijes”. Mendohet se vetëm dija shkencore e prodhuar sipas metodave strikte racionaliste dhe objektive është universale. Nëpërmjet këtij pretendimi, duhet të përgatiten kushte të reja dhe të hapen rrugë të reja në mënyrë që kjo shkencë unike të mbizotërojë. Në fakt, fuqia perëndimore, teorikisht i hap rrugë të reja, në mënyrë që tradita të tjera të shkencës të ndërveprojnë me homologët e tyre perëndimorë, me qëllim që të prodhojnë së bashku një sintezë dhe një traditë të re shkencore.

Kjo ideologji efektivisht e ka zhdukur shkencën joperëndimore në shumë vende. Ky proces ka qenë i suksesshëm përsa i përket shkencës perëndimore, jo sepse pjesa tjetër ka qenë e pasuksesshme, por për shkak se shoqëritë që prodhuan dhe adoptuan shkencën perëndimore, siguruan një pushtet ushtarak më të madh sesa të tjerët, siç theksojnë Thomas Kuhn, Immanuel Uallerstein dhe Paul Feyerabend.309

Intelektualët dhe mendimtarët nga Perëndimi si Kuhn, Uallerstein dhe Feyerabend, kanë treguar se indoktrinimi është i gabuar duke ngritur pikëpyetje mbi rrugët dhe mjetet e racionalizmit.310 Sipas Feyerabend, shkenca as nuk mund të jetë plotësisht racionale, as nuk mund të varet në sisteme dhe metoda universale.

Për më tepër, shkenca perëndimore thotë se ligjet shkencore kanë lidhje me botën, universin, qenien njerëzore dhe shoqërinë dhe se zbulimi i këtyre ligjeve do të ilustrojë pavarësinë shkencore të këtyre ligjeve në kohë dhe hapësirë. Ky këndvështrim rreth shkencës, konsiderohet shpesh në Perëndim, si versioni laik i mendimit kristian. Është thënë se ky koncept i shkencës e vendos natyrën në vend të Zotit, prandaj hamendësimi rreth idesë së sigurisë absolute është huazuar nga feja dhe se racionalizmi modern materialist u zhvillua në vend të orientimit teologjik, që ka dominuar dijen kozmologjike. Filozofitë e natyrës dhe të kërkimit shkencor, të ndërtuara gjatë periudhave të hershme, u interpretuan të gjitha si pikënisje dhe si çelje rrugësh për racionalizmin.

V.1.2. Një vështrim mbi pozitivizmin dhe progresin Revolucionet shkencore, që ndodhën në Perëndim gjatë shekujve XVI-XVII, e

çuan mendimin perëndimor dalëngadalë drejt një bashkimi me qëndrimet pozitiviste të shekullit të XIX, që përbënin ideologjinë në rritje të asaj periudhe. Pikëpamjet mekanike të hedhura nga Galileu, Kepler, Koperniku, Njutoni dhe Bojli, ishin të modeluara në përputhje me pikëpamjet solide materialiste dhe pozitiviste të ndihmuara edhe nga racionalizmi. Që nga

308 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009: 65. 309 Po aty, 68. 310 Shih Thomas S. Kuhn, Bilimsel Devrimlerin Yapısı, Istanbul: Kırmızı Yayıncı, 2006, botuar fillimisht si Struktura e Revolucionit Shkencor, Chicago: University of Chicago Press, 1996; Immanuel Wallerstein, Bildiğimiz Dünyanın, Istanbul: Metis Yayınları, 2000. E botuar fillimisht si Fundi i Botës Siç e Njohim Ne Atë, University of Minnesota Press, Minneapolis: 2001; Paul Feyerabend, Özgür Bir Toplumda Bilim; Yőnteme Karşi, Istanbul: Ayrıntı Yayınları, 1999, botuar fillimisht si Kundër Metodës, London: Verso, 1993.

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

133

shekulli i XIX, pozitivizmi u shndërrua në ideologjinë kryesore formuese të mendimit shkencor perëndimor.

Pozitivizmi, që përfaqëson një sistem empirik të filozofisë së shkencës, bazohet në përdorimin e vëzhgimit dhe të eksperimentit për të interpretuar dhe shpjeguar ekzistencën. Ai merr në konsideratë vetëm dijet pozitive dhe e kufizon dijen brenda perceptimit nga shqisat njerëzore. Ai hedh poshtë çdo rrugë tjetër dijeje duke theksuar se dija mund të fitohet dhe të shpjegohet vetëm nga pikëpamja empirike.311

Ky këndvështrim mekanik i shkencës, shpjegon strukturat, veprimet dhe lidhjet që ekzistojnë në ligjet e natyrës. Pozitivistët deklarojnë se rregulli i brendshëm i ekzistencës përcaktohet nga ligjet e natyrës dhe se ekzistenca nuk ka brenda vetes fuqi metafizike, shpirtërore apo të mbinatyrshme. Prandaj këto ligje të brendshme mund të zbulohen vetëm nëpërmjet përdorimit të shkencave pozitive dhe empirike. Pozitivizmi, nuk i bën thirrje arsyes njerëzore për të kërkuar rrugë të tjera shpjegimi përveç atyre të përvojës empirike.

Pozitivizmi është aplikuar në fushat e sociologjisë, filozofisë dhe shkencave politike nga mendimtarë perëndimorë si Saint Simon, Komte, Mach, etj. Me daljen në skenë të Rilindjes dhe Teorisë së Evolucionit, gjatë shekullit XIX, ideologjia e progresivizmit, u ngrit lart. Konceptet dhe teoritë e ekzistencës, të qenies njerëzore, të natyrës dhe shoqërisë, u riorganizuan në përputhje me ideologjinë e evolucionit. Çdo zbulim i ri solli tok me të, zgjidhje të reja dhe hapi fusha të reja kërkimi, duke i kushtuar kështu vëmendje të madhe dijeve shkencore. Botëkuptimi perëndimor erdhi në përfundimin që natyra gjithashtu kishte një histori progresi. Ky besim, krahas idealeve pozitiviste të Rilindjes Evropiane, e përforcoi idenë e “progresit” dhe shpalli se njerëzit dhe shoqëritë njerëzore që ishin pjesë të natyrës kishin gjithashtu progres. Ky progres kishte ligje që mund të përcaktoheshin shkencërisht dhe se këto ligje mund të specifikoheshin nëpërmjet dijes empirike dhe eksperimentale.

Në veprën e tij “Struktura e Revolucioneve Shkencore”, T. S. Kuhn argumenton që shkenca përmban një strukturë ideologjike në të njëjtën mënyrë si revolucionet politike. Sipas Kuhn, shkencëtarët, filozofët dhe historianët kanë deklaruar gjithmonë se sipas mendimit të tyre, shkenca përbën pikën më të lartë që mund të arrijë njerëzimi. Ekziston një qëndrim i përhapur gjerësisht se nga pikëpamja ideologjike, rezultatet që sjell shkenca përbëjnë pozicionin e vetëm të mundshëm që mund të arrijë një person. Po a ishte në të vërtetë kështu? A ka ndjekur shkenca dhe dija një linjë të drejtë dhe konstante? A nuk kishte opsione apo metoda të tjera alternative që kontribuan në këtë progres? Në vitet ‘60, Thomas Kuhn i shtroi këto pyetje dhe goditi frymën e mbretërimit të progresivizmit dhe të mendimit shkencor312, argumenton studiuesi Enes Ergene.

Historia e shkencës provon që sipërmarrjet shkencore nuk kanë buruar si rezultat i një grumbullimi të pandërprerë dhe të vazhdueshëm; nganjëherë ka pasur pauza të mëdha transformimesh revolucionare. Ekzistojnë teza të pafundme shkencore, teori dhe ide që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Sipas Kuhn, shkenca moderne është rezultat i ndërveprimeve dhe i konflikteve që kanë ndodhur ndërmjet ideve të ndryshme. Në këtë pikëpamje, “progresi” në fushën e shkencës nuk mund të matet nëpërmjet një tradite, apo metode të veçantë. Përveç dijes së fituar nga metodat shkencore, shoqëria duhet të marrë parasysh edhe kushtet historike apo shoqërore, ndjenjat fetare dhe morale, si dhe gjykimet e ndryshme të vlerave dhe të preferencave.

311 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009:69. 312 Po aty.

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

134

Shumë dijetarë dhe mendimtarë si Popper, Lakatos, Althusser, Uittgenstein, Feyerabend, Durheim dhe Kuin kanë vënë në pikëpyetje rrugën evropiane të shkencës, secili prej tyre me argumentet e veta. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka qenë aq i mirëpritur sa Kuhn. Askush nuk mund të specifikojë qartë qëndrimin evropian rreth shkencës pa specifikuar marrëdhëniet ndërmjet dijes dhe pushtetit.

V.1.3. Feja dhe metafizika Shkencëtarët e shquar si Keppleri, Galileu, Njutoni, Bojli, Dekarti, Paracelsus e

madje edhe Bekoni, e perceptonin universin si një libër që buronte nga vullneti dhe Fuqia e Zotit.

Filozofia natyraliste e Aristotelit u kristianizua në kulturën e skolasticizmit. Institucionet e katolicizmit përvetësuan fusha tradicionale të shkencës, dijeve natyrore dhe kozmologjisë, që lidheshin me emrat e shkencëtarëve të tillë si Aristoteli, Galen, Ptolemeu, Anselm dhe Thoma Akuini, aq shumë sa në Evropë, këto pikëpamje u pranuan si autoriteti i vetëm deri në shekujt e XV-XVI. Sistemi gjeocentrik i Ptolemeut, ishte i njohur zyrtarisht nga krishtërimi deri në momentin kur doli në skenë sistemi heliocentrik i Kopernikut dhe i Galileut. Vëzhgimet e Galileut dhe thëniet e tij se Toka rrotullohej rreth Diellit, kundërshtuan doktrinën themelore të Krishtërimit që thoshte se Dielli rrotullohej rreth Tokës.

Sipas studuesit Ergene, Galileu nuk synonte të luftonte fenë, por të paraqiste pikëpamjen se natyra që buron nga vullneti i Zotit, i ngjan Biblës në kuptimin që ajo është një libër që duhet lexuar. Ai mbështet idenë se referencat biblike në lidhje me palëvizshmërinë e tokës dhe rrotullimin e Diellit rreth saj nuk duheshin marrë në konsideratë fjalë për fjalë, por në kuptimin metaforik.

Kur pikëpamjet mekanike ishin duke u përhapur, hyri në përdorim edhe koncepti i “Librit të Natyrës.” Mjeku rilindas zviceran, Paracelsus (shek. XVI), ka qenë i pari ndoshta që nga koha e Shën Agustinit që i bënte thirrje njerëzve “të lexonin Librin e Natyrës”. Për të, filozofia reale ishte e shkruar në një libër të madh, universin, i cili është i hapur vazhdimisht ndaj hulumtimit të njerëzve. Ky libër është i shkruar në gjuhën e matematikës dhe shkronjat e tij janë trekëndëshat, rrathët dhe figurat e tjera gjeometrike pa të cilat është e pamundur të kuptohet edhe një fjalë e vetme e këtij libri.

Gyleni thekson se konflikti ndërmjet shkencës dhe fesë përgjatë gjithë historisë së njerëzimit është përjetuar vetëm në periudhën e Mesjetës:

Nuk është e mundur të vërejmë një konflikt të tillë në Greqinë e Lashtë apo në qytetërimet e lashta egjiptiane, indiane, kineze apo të Mesopotamisë. Mesa duket ekzistojnë arsye antropologjike, sociologjike dhe historike për këtë fakt. Ne mund të vërejmë për shembull në literaturën sanskritishte se të gjitha shkencat, që nga astronomia deri tek astrologjia dhe që nga matematika deri tek kozmogonia, janë përballur me një ndërthurje të fesë, të shkencës. Edhe tek qytetërimi kinez u vërejt e njëjta gjë. Konfucizmi nuk ishte edhe aq një sistem fetar, por më shumë konsistonte në një kod vlerash strikte morale. Kështu që nuk mund të flasim për një konflikt ndërmjet kësaj disipline vlerash dhe shkencës. Fetë e lashta egjiptiane dhe mesopotame përmbanin gjithashtu retorikë mitologjike. Shkenca në këto qytetërime, duke përfshirë degët e astronomisë, kozmogonisë dhe mjekësisë, nuk arriti në një nivel plotësisht empirik apo racional të saj.313

Vlerësimi i Islamit mbi Zbulesën si një kategori e veçantë e dijes, e bën atë mjaft të dallueshëm nga qëndrimet e tjera që ekzistojnë në kulturat e ndryshme. Gyleni i kushton

313 Irfan Yılmaz dhe al., Yeni Bir Bakış Açısıyla Ilim ve Din, Izmir: Nil Yayınları, 1998:16.

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

135

vëmendje kësaj pike kur flet për shkencën, duke thënë se sipërmarrjet shkencore duhet të mos shihen asnjëherë si të ndara nga Zbulesa.314

V.2. Gyleni si edukator E gjithë lëvizja e Gylenit mund të trajtohet shumë mirë brenda kornizës së

edukimit. Sipas tij, në themelin e të gjitha problemeve globale qëndron faktori njeri. Pra të gjitha problemet fillojnë te njeriu e mbarojnë me të. Sipas Gylenit për një rend shoqëror funksional apo të mesëm, forma më efektive është edukimi.315 Ai e lartëson aq shumë edukimin nëpërmjet të mësuarit dhe mësimdhënies, sa të mësuarin dhe mësimdhënien i cilëson si dy misione hyjnore.316

Sipas tij, edukimi dhe arsimi përbëjnë një temë jetike në jetën individuale dhe në jetën e shoqërive. Së pari, në planin individual, një njeri mbetet i tillë në raport të drejtë me mirësinë që ushqen në vetvete. Thuajse kushdo e kupton dhe e vlerëson rëndësinë e edukimit trupor të njeriut, por të paktë janë ata që e kuptojnë dhe e vlerësojnë edukimin moral, ideal e sentimental të njeriut. Së dyti, ekzekutimi i çdo elementi negativ brenda një kombi, nuk është një rrugë efikase për shpëtimin e tij. Shërbimi më efikas që mund t’i bëhet një kombi është edukimi i brezave me një frymë të lartë vlerash morale universale dhe me ndjenja të vërteta kombëtare. Ndaj edhe investimet që bëhen për zhvillimin dhe ngritjen e brezave, janë një pasuri pafund, që jep frytet e saj pa ndalesë.317

Çështjen e edukimit e të mësimit Gyleni e trajton në tri aspekte; shteti, ambienti i jashtëm dhe media. Sipas tij, secili nga individët e një shoqërie gjendet në ndikim të vazhdueshëm, ose merr diçka nga të tjerët, ose u jep diçka të tjerëve. Po kështu edhe ambienti, rruga, media dhe traditat kanë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e individit. Një kryetar familjeje ka ndikimin e vet të padiskutueshëm mbi anëtarët e familjes së vet, po ashtu dhe funksionarët e përfaqësuesit shtetërorë kanë ndikimin e vet mbi masat. Zhvillimi dhe ngritja e një populli deri në apogjeun e tij lidhet fort me zhvillimin moral, intelektual e kulturor të individëve të tij, por edhe me zhvillimin strategjik, largpamës e organizativ të udhëheqësve të tij.

Gjatë trajtimit të çështjes të të mësuarit Fethullah Gyleni i jep një vend të veçantë shkollës dhe mësuesit. Në mendimin e tij shkolla është vendi ku jepet mësim dhe edukatë. Aty mësohet gjithçka në lidhje me jetën. Në fakt, edhe jeta vetë është një shkollë. Vetëm se ne mund ta mësojmë jetën vetëm në sajë të shkollës.

Shkolla është institucioni që hedh dritë mbi ngjarjet jetësore dhe u jep nxënësve mundësinë të kuptojnë atë që ndodh rreth tyre. Njëkohësisht shkolla hap rrugën për të mësuar në një mënyrë shumë të shpejtë lëndën dhe ngjarjen, duke e përgatitur njeriun mendërisht, duke parashtruar drejtimin e tij dhe duke e mësuar të gjejë uniken në mes të tërësisë. Një shkollë e mirë i jep nxënësve dimension shpirtëror dhe i jep shtysë ndjenjës, një vend ku fëmija përfiton formën e vet të vërtetë. Gyleni beson se shkolla dhe edukimi që jepet në shkollë përfshin të gjithë jetën e njeriut. Sipas tij, njeriu gjatë gjithë jetës zbaton e përsërit mësimet që merr në shkollë, virtytet e aftësitë e fituara në shkollë janë udhërrëfyesi i tij në rrugën drejt urtisë dhe shifra që hap kodet e komplikuara të ekzistencës.

314 Ergene, M. Enes, “Një analizë e Lëvizjes Gylen, Dëshmia e traditës moderne”, Prizmi, Tiranë, 2009:94. 315 Turgut, Hulusi, “Fethullah Gyleni dhe shkollat e tij”, Gazeta Yeni Yüzyil,15-01-1998. 316 Revista “Sizinti”, Nëntor, 1979. 317 Gylen, F., “Kriteret ose Dritat e Rrugës”, Prizmi, Tiranë, 2003: 151, 152, 158, 160.

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

136

Gyleni, vlerën më të madhe në shoqëri ia jep mësuesve. Sipas tij, mësuesi është një udhërrëfyes i përsosur, që i jep formë gjithë jetës së njeriut dhe ndikimi i tij mbi individin është shumë më i madh se ndikimi i prindërve apo i shoqërisë. Në një shkollë të mirë, mësuesi është ai që mbjell e që ruan farën e pastër e të pafajshme. Sikurse është përgjegjësia e tij që të kujdeset për mirësinë e mbrojtjen, ashtu është detyrë e tij edhe të bëhet shembull me sjelljen e vet ndaj ngjarjeve të ndryshme dhe ndaj gjetjes së qëllimit në jetë prej individëve.318

“Librat që i jepen nxënësve në shkolla, qofshin libra të lëndës, qofshin romane a poezi, duhet të jenë të tillë që të arrijnë të zhvillojnë vullnetin, t’i japin forcë mendjes, vendosmëri shpirtit dhe shkëndijë shpresës. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të rrisim një gjeneratë të aftë e të vendosur në idealet e veta”319, thotë Gyleni.

Më tej ai skicon linjat e përgjithshme të një programi për një edukim e arsimim sa më të frytshëm:

“Që në periudhën e hershme të jetës shkollore, nxënësit i duhen mësuar së pari gjuha, ideali, besimi, morali e karakteri, pastaj duhet synuar ndërtimi i një personaliteti të shëndoshë mbi këto themele. Qëllimi i mësimit duhet të jetë përgatitja intelektuale e sociale në përshtatje me kohën e vendin ku jeton dhe shtytja e tij drejt një revolucionarizimi të dijes, më saktë, drejt një mënyre të menduari që nxit zhvillimin e lulëzimin në çdo fushë. Pasi të arrihen këto perspektiva, duhet përgatitur specializimi i nxënësit për art, shkencë, bujqësi, financë apo teknikë. E gjitha kjo është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me zhvillimin në paqe të shoqërisë, me moralin e besimin e saj, me sukseset e saj në fushat e ndryshme të shkencës, artit e teknikës, si dhe me përpjekjen për të zënë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare.”320

V.2.1. Realizimi i projekteve të para në fushën e arsimit Gylen, e filloi aktivitetin e vet arsimor, si drejtues zyrtar i një kursi Kur’ani të

Komunitetit Mysliman të Turqisë (Diyanet) në Izmir. Ai me mbështetjen e biznesmenëve vendas, organizoi programe dhe kampingje verore, duke ftuar nxënës të shkollave fillore, 8-vjeçare, gjimnazit, si dhe studentë universitarë. Në këto kampe u dhanë mësime rreth shkencave ekzakte dhe humane, duke përfshirë edhe ato islame. Gylen, në këtë kontekst, nxiste tek të rinjtë dashurinë për dijen dhe shkencën, duke i dhënë prioritet edhe botës shpirtërore dhe moralit.

Studiuesja Helen Rose Ebaugh, duke i bërë një analizë fillesave të Lëvizjes Gylen, thkeson ndër të tjera se, “paralelisht me kampet verore, në fillim të viteve ‘70 të shekullit XX, filloi të krijohej natyrshëm një bashkësi me personat, që merrnin pjesë në mësimet e Gylenit. Megjithatë, koncepti real i njerëzve të mbledhur përreth Gylenit, ishin ligjëratat e tij, ku merrnin pjesë mijëra vetë nga të gjitha shtresat e popullit. Këto ligjërime, pasi regjistroheshin në kaseta dhe videokaseta, shpërndaheshin në të gjithë vendin. Pjesa më e madhe e dëgjuesve të këtyre ligjëratave ishin njerëz të shtresave të ulëta, apo ato të shtresës së mesme dhe shumë pak nga shtresa e pasur. Për më tepër, kishte edhe nga ana e studentëve universitarë.”321

Konceptet e Gylenit u bënë epiqendër e mendimeve të tyre, të cilët mbështesnin fuqimisht idetë e tij, duke mos u kufizuar vetëm me pjesëmarrjen në mësimet e tij, por në të njëjtën kohë, të mobilizuar edhe në punët dhe përditshmërinë e tyre. Gylen, i frymëzuar nga 318 Revista “Sizinti”, Tetor, Dhjetor, 1979. 319 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:127. 320 Po aty, 128. 321 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 52.

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

137

kjo bashkësi, nxiti hapjen e “Shtëpive të Dritës” (siç i quan ai), ku banonin të rinjtë studentë të gjimnazeve dhe universiteteve. Këto shtëpi të hapura me ndihmën e familjeve të studentëve dhe donatorëve të ndryshëm, bënë që nxënësit dhe studentët të kishin një strehë familjare, ku të edukoheshin me parimet e larta të moralit, duke mësuar dhe studiuar mësimet e shkollës, por edhe ato të Gylenit, të cilat ishin në kulmin e popullaritetit të tyre. Pas disa vitesh, të rinjtë e këtyre shtëpiave, do të bëheshin mësuesit e qindrave shkollave të hapura jo vetëm në Turqi, por në mbarë botën, kjo në sajë të shtysës, që kishte dhënë Mësuesi i Madh (Gyleni), për t’u bërë arsimtarë, të vlefshëm për brezat e ardhshëm. Periudha e hapjes së këtyre shtëpive ishin edhe vitet, ku do të formohej bërthama e Lëvizjes Gylen. Në këtë periudhë, rreth Gylenit ishin afërsisht vetëm 100 vetë, që drejtonin të gjitha strukturat e shërbimit të këtyre aktiviteteve.

Gyleni pa dyshim ishte i ndërgjegjshëm për rininë e vendit të tij, që kishte rënë pre e ideologjive ekstremiste dhe radikale të materializmit dhe komunizmit. Për këtë arsye, si një ligjërues që ishte, për të mbajtur të rinjtë larg nga këto ide të prishura, përpiqej vazhdimisht që të fliste rreth vlerave të moralit. Gyleni shprehej se ishte e nevojshme të jepej një formulë që të vinte në kundërshtim me Marksizëm-Leninizmin dhe Maoizmin, pasi këto ishin teori, që po ndikonin shumë të rinjtë. Në këtë kontekst, Gyleni shumë herë mori iniciativën të përgatiste broshura që hidhnin poshtë idetë komuniste dhe ateiste, e që i botonte me shpenzimet e veta. Ai vërejti se ishin gërryer vlerat e moralit në mesin e të rinjve dhe se ishte rritur numri i krimeve dhe i krizave sociale. Për këtë arsye, ishte i vendosur të bënte ç’të ishte e mundur që të rinjtë t’i drejtonte në një rrugë që të dërgonte të bënin vepra të dobishme për njerëzimin.

Me ndihmën e familjeve dhe donatorëve, që ishin ndikuar nga ligjëratat e tij, ai vazhdoi të hapte konvikte në zonën e Egjeut për djem dhe për vajza. Në këto konvikte krijohej një atmosferë e tillë, ku studentët të ndihmonin njëri-tjetrin në mësime dhe po ashtu të zhvillonin ndjenjën e këshillimit dhe të bashkëpunimit të fortë në mesin e tyre. Falë qëndrimit në këto konvikte, bëhej e mundur që këta nxënës të ishin të mbrojtur nga rreziqet e bashkëmoshatarëve të tyre, si përdorimi i alkoolit, droga, imoraliteti dhe nga idetë komuniste, radikale, ultranacionaliste, etj, të cilat ishin në ngritje e sipër. Shumë familje tradicionale, duke parë se si funksiononin këto konvikte, me të fituar provimin e pranimit në universitet të fëmijëve të tyre, aplikonin në to, për t’u sistemuar në këto ambiente.

Izmiri ishte i përbërë nga shtresa artizanale dhe biznesmenë të shkallës së mesme. Gyleni mbështeste tregun e lirë dhe nxiti biznesmenët dhe tregtarët, që një pjesë të pasurisë së tyre të mund të ndahej për projektet e ndryshme. Shpenzimet e shkollave private dhe të konvikteve, përballoheshin nga ana e biznesmenëve, që mbështesnin misionin e Gylenit për edukimin e të rinjve në aspektin e dijes dhe të moralit.

Gjatë viteve 1972-1975, Gyleni vazhdoi detyrën zyrtare të ligjëruesit në qytete të ndryshme të Egjeut dhe Marmarasë. Ai në ligjërimet e tij vazhdoi të përcillte mesazhin e ideve që kishin të bënin me arsimimin dhe edukimin e brezave. Në këtë periudhë, mundësitë e arsimimit për njerëz të zakonshëm në Turqi ishin mjaft të kufizuara, për shkak të përplasjeve të dhunshme midis të majtëve dhe të djathtëve nëpër auditoret e universiteteve. Familjet, që fëmijët e tyre kishin fituar provimin e pranimit për në gjimnaz apo universitet, viheshin para një dileme të madhe. Nga njëra anë dëshironin që fëmijët e tyre të shkolloheshin, por nga ana tjetër trembeshin nga atmosfera e rënduar e politizimit, që mbizotëronte në shkolla. Për të zgjidhur këtë dilemë, Gyleni kërkoi nga tregtarët e vegjël, që të ndihmonin në hapjen e shtëpive-konvikt, tip pansionesh studentore. Në mbështetje të këtyre projekteve, arrihej mbledhja e bursave që jepeshin nga përkrahësit e ideve të Gylenit.

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

138

Me kalimin e kohës, nxënësit që kishin qëndruar në këto ambiente shtëpi-konvikt, u bënë mbështetësit kryesorë të koncepteve të Gylenit. Me t’u kthyer në vendlindjet e tyre, ia shpalosnin edhe njerëzve të tyre, të gjitha mundësitë e arsimimit në ndihmë të të rinjve dhe tregonin eksperiencat me vlerë të përjetuar nga ata vetë. Më vonë këta nxënës, për shkak të rezultateve të larta të arritura gjatë arsimimit të tyre, u bënë biznesmenë të zotë, ekspertë në profesionet e marra sipas shkollimit dhe si rezultat i gjithë kësaj, ata i vunë vetes detyrë të mbështesnin materialisht, për të bërë të mundur, që këto shtëpi-konvikt të kishin një vazhdimësi të sigurtë. Nga njëra anë ishin këto zhvillime dhe nga ana tjetër, regjistrimet e bisedave dhe ligjëratave të Gylenit në kaseta, shpërndaheshin në të gjithë vendin. Gyleni ishte i pari ligjërues në Turqi që filloi t’u regjistroheshin bisedat e tij me zë dhe me figurë, duke patur edhe një shitje rekord të tyre. Kështu në sajë të metodave të reja të transmetimit, të ofruara nga teknologjia moderne, konceptet e Gylenit filluan të përhapeshin në të gjithë vendin.

Në vitin 1971, Gyleni u emërua në Manisa dhe së bashku me ardhjen e tij aty, u përshpejtuan kërkesat për hapjen e kursit të parë parauniversitar (ders’hane)322 në Manisa. Deri në atë kohë, në universitete kishin mundur të shkonin vetëm fëmijët e familjeve të pasura, por që në sajë të këtyre kurseve përgatitore u bë e mundur, që duke fituar provimin e pranimit, të studionin në universitet edhe fëmijët e shtresave të mesme, apo edhe të shtresës së punëtorëve. Këto kurse shumë shpejt u bënë kurset më të mira në të gjithë vendin, studentët e të cilëve fitonin universitetet më të mira në Turqi.

Gylen në emër të arsimimit të të rinjve, mbështeste vazhdimisht përdorimin e avancuar të teknologjisë, për një informim më të gjerë dhe më masiv të shoqërisë. Pas viteve ‘80, gjatë periudhës së qeverisë së Turgut Özalit, u bënë disa ndryshime në Kushtetutë, duke bërë kështu reforma sociale. Këto reforma, i hapen rrugë lirisë së besimit dhe ndërgjegjes, që më parë ishin të kufizuara ose të ndaluara. Si rezultat i kësaj, ligjëratat e Gylenit gjatë viteve ‘80, u regjistruan në video-kaseta dhe u shpërndanë masivisht në të gjithë vendin, duke u shitur nëpër librari. Kjo bëri të mundur informimin masiv të njerëzve në lidhje me konceptet dhe filozofinë e Gylenit. Pas viteve ‘80 pjesëmarrja nëpër ligjëratat e Gylenit, ishte mjaft e madhe. Ato dëgjoheshin nga mijëra vetë në të njëjtën kohë, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Suksesi në fakt është reklama më e mirë. Kështu që me përhapjen e ideve të Gylenit, njerëzit të nxitur nga mesazhet e tij, bënë një veprimtari të suksesshme në fusha të ndryshme. Gyleni filloi të ftohej për të ligjëruar në katër anët e vendit dhe kudo ku ai shkonte krijoheshin grupe lokale mbështetëse, të cilët kërkonin, që në zonat e tyre të hapeshin shkolla të ngjashme me ato që ishin hapur në qytetet e mëdha me iniciativën e Gylenit, si në Izmir, Stamboll, Ankara, etj.

Virtytshmëria e këtyre ambienteve dhe humaniteti i treguar në to, bënë që të rinjtë që kishin frekuentuar kurset përgatitore universitare (të hapura nga lëvizja), të ishin të suksesshëm në provimet e pranimit të universitetit. Po ashtu edhe olimpiadat e organizuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, nxënësit e shkollave dhe kolegjeve të lëvizjes, kishin suksesin absolut në lëndët e matematikës, kimisë, biologjisë, informatikës, etj.

322 Sistemi arsimor në Turqi është i tillë që studentët e kishin shumë të vështirë hyrjen në universitete. Kërkesat ishin disa herë më të larta se sa kapaciteti i universiteteve, kështu që provimet ishin mjaft të vështira. Për këtë arsye ishin hapur kudo kurse private parapërgatitore për universitet të quajtura ders’hane (mësonjëtore), të cilat akoma edhe sot ekzistojnë në çdo cep të vendit.

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

139

V.3. Shkollat e iniciuara nga Gyleni Në vitet ‘80, në sajë të politikave neoliberale të Turgut Özalit323, u sigurua një

formë lehtësimi në hapjen e shkollave private. Në vitin 1982, me iniciativën e Gylenit u bë e mundur hapja e kolegjeve private, në Stamboll dhe në Izmir. Brenda njëzet viteve, këto shkolla do të hapeshin fillimisht në tërë Turqinë, pastaj në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, në Evropën Lindore, në Ballkan, Afrikën e Jugut dhe së fundi në të gjitha kontinentet. Në vitin 2000, kryeministri Bylent Exhevit, gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Forumin Botëror të Ekonomisë, nënvizoi rëndësinë e shkollave të iniciuara nga Gyleni dhe të hapura në të gjithë botën. Ai theksoi kontributin e dhënë nga ana e tyre në fushën e kulturës dhe të mirëqënies në Turqi dhe në vendet e tjera të botës.

Shkollat ishin plotësisht sipas filozofisë së Gylenit, njësi me financa të pavarura, të drejtuar nga ana e grupeve vendore. Mësuesit dhe drejtuesit e këtyre shkollave, përbëhen jo vetëm nga aktivistë të lëvizjes, por edhe mësues, që nuk kanë fare lidhje me Lëvizjen Gylen dhe ndoshta në jetën e tyre mbase mund të mos e kenë dëgjuar asnjëherë emrin e Gylenit.324

Sidoqoftë, mësuesit e frymëzuar nga Gyleni, po të mos e shihnin detyrën e tyre të mësimdhënies, si një shërbim ndaj njerëzimit, atëherë këto shkolla nuk do të ishin kaq cilësore. Shumica e familjeve i dërgojnë fëmijët e tyre në këto shkolla, ngaqë janë të mendimit se ata do të marrin arsimimin më të mirë të mundshëm.

Sipas Gylenit, kushti parësor për një jetë më të mirë sociale, është modernizimi i jetës arsimore, ekonomike dhe politike. Një njeri që nuk është i arsimuar mirë nuk tregon respekt ndaj rregullave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Jeta sociale, e drejtë dhe e qetë mund të realizohet vetëm nga njerëz mendjendritur dhe që posedojnë vlerat e moralit të fortë e që kanë ndjenjën e altruizmit. Duke u nisur nga kjo filozofi, janë hapur shkolla të të gjitha niveleve, duke nisur që nga kopshtet, shkollat 9-vjeçare, ato të mesme dhe deri tek universitetet, duke vënë kështu në qendër të vëmendjes pikërisht arsimin.

Gylen ishte tepër i vendosur në çështjen e të mbajturit të shkollave larg ndikimeve politike. Sa herë që partitë politike janë përpjekur t’u afrojnë mbështetje atyre, Gyleni ka preferuar të qëndrojë jashtë politikës, duke i këshilluar mbështetësit e tij që të mos shfaqnin interes të drejtpërdrejtë ndaj politikës dhe të mos kishin lidhje të forta me ta. Mendimi i tij ishte se problemet e llojllojshme të përjetuara në Turqi, të paktën të mos reflektoheshin në arsim prandaj është e nevojshme për të qëndruar sa më larg tyre. Sipas tij, arsimi duhet të mbesë si një ishull i izoluar dhe që nuk duhet të prishet nga qëndrimet politike.325

Ai vazhdimisht iu bënte thirrje njerëzve të shquar në shoqëri, si atyre që gëzonin titullin e liderit, por edhe të shtresës së pasur si fabrikantët, apo deri tek tregtarët e vegjël, që të jepnin kontributin e tyre për arsimin. Me donacionet e këtyre njerëzve u formuan shoqata për mbështetjen e qindra shkollave, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.

Gyleni, duke marrë në konsideratë ecurinë e ekonomisë globale, ligjëronte se ishte e nevojshme rritja e punës tek biznesi. Pastaj, nga pasuria e tyre mund të jipej në përkrahje të projekteve arsimore, që do të shërbenin si një ilaç kundër injorancës, varfërisë dhe imoralitetit.

Gyleni, prej klasës së re të investitorëve, kërkoi që të mbështesnin financiarisht konviktet, ku në to do të mund të qëndronin nxënës dhe studentë, që do të mësonin dhe

323 Turgut Özal, kryeministër i Turqisë gjatë viteve ‘80 dhe president 1990-1993 (deri kur vdiq), njëri prej emrave më të suksesshëm të politikës turke të shek. XX, pas Ataturkut dhe Adnan Menderes (kryeministër 1950-1960). 324 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 56. 325 Aslandogan, Y. A. & Çetin, M., “The education philosophy of Gulen in thought and practice”, The Light, Somerset, NY, 2006: 63.

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

140

edukoheshin me frymën e re të bashkëpunimit ndërnjerëzor. Kurse në fazën e dytë, ai i orientoi ata që të hapnin kurse përgatitore, ku në to do të mund të shkonin nxënës, që do të hynin në provimet e detyrueshme të universitetit. Në fund, Gyleni i orientoi këto njerëz të hapnin shkolla private laike nën çatinë e arsimit zyrtar dhe shtetëror.

Në përmbushje të këtij objektivi, iu bë thirrje të gjithë njerëzve, që ishin të shkolluar dhe të motivuar, të bëheshin pjesë e stafit pedagogjik dhe administrativ të këtyre shkollave. Ai i nxiste të gjithë që të rrisnin tempon e punës, pasi kështu do të mund të mbështesnin financiarisht projektet shkollore. Gyleni i kërkonte biznesmenëve, që të bashkonin burimet dhe energjitë e tyre në fondacione të ndryshme, që do të ishin për qëllime mirësie në interes të nxënësve, si bursa studimi e të ngjashme me to.

Përveç kërkesës së vazhdueshme, që njerëzit të bënin bamirësi nga ana materiale, Gyleni qëndroi larg menaxhimit nga ana materiale të organizmave të krijuara nga vetë Lëvizja. Në vend të kësaj, ai dëshiroi që këto organizma të ndiqeshin nga njerëzit, që ishin të lidhur ngushtë me ekonominë dhe të ishin aktivë në monitorimin e faktit se si janë përdorur paratë. Kjo bëri që të ishte një nga parimet më të rëndësishme në çështjen e besimit të ndjenjës së drejtësisë dhe të korrektësisë nga ana e tij.326

Tashmë çdo shtresë e shoqërisë së sotme në Turqi, është e vetëdijshme rreth kolegjeve dhe shkollave të hapura me iniciativën e Gylenit, ku mbizotëron fryma e modernes, dialogut dhe formimi i marrëdhënieve të mira me Perëndimin. Në këto shkolla mbizotëron arsimi cilësor, veçanërisht në fushat e dijes dhe të teknologjisë. Në fakt Lëvizja Gylen është një lëvizje shoqërore e përqendruar në edukimin e rinisë, në zhvillimin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar, në ardhjen në ndihmë të njerëzve që janë në nevojë dhe marrjen e iniciativës në çështjen e paqes globale.

Kështu kur flitet sot për Gylenin dhe edukimin, e para gjë që vihet re, janë qindra shkolla, kolegje dhe universitete të hapura nga sipërmarrës të ndryshëm në të gjithë botën.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm, që patën disa kolegje të hapura në Turqi nga ndërmarrës, të cilët dëgjuan e vunë në jetë këshillat e Gylenit, shkolla të tilla u hapën anë e kënd vendit. Rënia e Murit të Berlinit dhe pavarësimi i shumë vendeve në Azi nga ish-Bashkimi Sovjetik, i dha shtysë hapjes së shkollave të tilla edhe atje, por edhe në Ballkan, e më vonë në SHBA, Australi, Evropë dhe Afrikë, pra në të gjitha kontinentet. Kështu për një kohë relativisht të shkurtër, ky sistem shkollash u përhap në të gjithë botën.

Herë pas here Gyleni, në çdo platformë, e ka këshilluar dhe mbështetur hapjen e shkollave të tilla, duke e bazuar këtë sipërmarrje së pari në vlerat universale të arsimimit, të pranueshme nga kushdo.

Biznesmenë të shumtë, të frymëzuar nga mendimet dhe ndjenjat e Gylenit, nisën menjëherë mobilizimin për shkolla në mbarë botën. Ky mobilizim u mbështet seriozisht nga presidenti i atëhershëm, Turgut Özal, e më vonë edhe nga pasuesi i tij Sulejman Demirel (gjatë viteve ‘90). Që të dy kryetarët e shtetit u impenjuan seriozisht në lehtësimin e situatave dhe në kapërcimin e vështirësive të mundshme burokratike në vende të ndryshme. Ky aktivitet i rëndësishëm në fushën e arsimit u hapi rrugën edhe investitorëve të ndryshëm turq në ato vende.

“Sapo Kazakistani fitoi pavarësinë, shumë shtete të huaja u dyndën menjëherë. Koreanët morën minierat e bakrit, amerikanët puset e naftës dhe gjermanët bankat e financën, por burimin më të rëndësishëm e kishte në dorë Gyleni: njeriun. Bakri një ditë mund të 326 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 66; shoh: Woodhall, R., “Organizing the organization , educating the educators: an examination of Fethulah Gulen’s teaching and the membership of the movement”, Rice University, Houston, TX, 2005.

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

141

shterojë, por investimi mbi njeriun është ai më me vlerë”327, do të shprehej analisti Xhenk Koraj.

Kurse analisti i gazetës Hurriyet, Ferai Tinç, pas vizitës së tij në shkollën Ruso-Turke në Moskë, përcillte me emocion fjalët e zv/kryetarit të Komitetit për Arsimin të Moskës, Kuznetsov, në lidhje me këtë shkollë: “Kjo shkollë është fryt i dashurisë njerëzore mes atyre që duan të rrisin një brez të ri të mrekullueshëm në Turqi dhe në Rusi.”328

Faktorët e suksesit të shkollave Së pari, është fakt që këto shkolla kanë një cilësi shumë të lartë mësimdhënieje.

Ky fakt është provuar edhe nga sukseset në jetën universitare të pothuaj çdo studenti të diplomuar në këto shkolla, edhe nga çmimet e medaljet e marra në olimpiadat e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ato kanë marrë pjesë. Sipas shprehjeve të analistit Hulusi Turgut, në studimin e tij të botuar për tre javë me radhë në gazetën Yeni Yüzyil, (janar-shkurt 1998), këto shkolla kanë arritur të konkurrojnë në olimpiada shkencore e të fitojnë epërsi ndaj analogeve të tyre në Turqi e jashtë saj. Përfaqësuesit e misioneve të huaja, në vendet ku janë hapur këto shkolla, kryesisht i preferojnë ato për nivelin e lartë të mësimdhënies e të arsimimit që i karakterizon.

Dr. Bekim Agai, një akademik i fushës së arsimit, pjesëtar i Fondacionit Gjerman Volkswagen, i cili kryen studime në lidhje me arsimin dhe edukimin në Gjermani e jashtë saj, ka përgatitur tezën e doktoraturës në lidhje me këto shkolla dhe shprehet kështu: “Këto shkolla janë pajisur në mënyrë të përsosur dhe mësimdhënia e tyre është e një niveli të tillë sa nuk e ka asnjë shkollë përreth. Si rezultat, suksesi i tyre kombëtar e ndërkombëtar është evident.”329

Këto shkolla, përveç një niveli të lartë të mësimdhënies, kanë edhe një nivel të lartë edukimi. Bekim Agai e shpreh këtë fakt me këto fjalë: “Nxënësit e këtyre shkollave aftësohen jo vetëm në shkenca, por edhe edukohen me një frymë të shëndetshme sociale, si individë të vlefshëm për shoqërinë ku jetojnë. Vlerat e humbura shoqërore e familjare gjejnë jetë sërish në saje të këtyre shkollave dhe shumë familje të shpërbëra, nën ndikimin e nxënësve të edukuar në këto shkolla, riformohen sërish.”330

Ndërsa shpreh opinionet e tij për shkollat, analisti Ali Bajramoğlu thekson edukimin e nxënësve me vlera të larta morale dhe atmosferën e dashurisë, mirëkuptimit e vlerave tradicionale që karakterizon këto institucione.331

Kurse shkrimtari Mehmet Altan citon fjalët e dy prindërve në Moskë: “Ne i dërgojmë fëmijët në këto shkolla sepse mësimet janë në anglisht dhe sepse duhani është i ndaluar.”332

Veçoria më spikatëse e këtyre shkollave në krahasim me institucionet e ngjashme në Turqi dhe në vendet e tjera ku ato ndodhen, është fakti se ato krijojnë një atmosferë dialogu, bashkëpunimi e paqeje sociale në shoqërinë ku janë. Për shembull, gazetarja Neval Sevindi, ndërsa shkruan për përshtypjet e saj në gazetën Yeni Yüzyil, nga një shkollë e tillë në Van (qytet në juglindje të Turqisë me popullsi multietnike), ashtu si dhe gazetarja Nazllë

327 Koraj, Xhenk, Akşam, 16-05-1997. 328 Hürrijet, 19-01-1998. 329 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:135. 330 Akşam, 16-05-1997; Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:136. 331 Yeni Yüzyil, 02-11-1996. 332 Sabah, 22-01-1998.

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

142

Ëllëxhak (Nazli Ilicak), që pasqyron përshtypjet e ngjashme në gazetën Akşam (25-03-1997), ndalet më tepër pikërisht te ky funksion harmonizues i shkollave.

Pas vizitës së tij në kolegjin në Moskë, shkrimtari Mehmet Altan ndalet tek i njëjti funksion i këtyre institucioneve dhe thotë: “Në kolegjet turke nuk depërton dot as edhe një ndikim i tranzicionit. Familjet janë të qeta, se e dinë ku i kanë fëmijët dhe si edukohen ata.”333 Kurse Bekim Agai thekson se këto shkolla janë oaze të stabilizimit e të paqes.

Edhe rezultatet e studimeve të bëra nga Aishe Ballxhë dhe Xhenet Engin Demir në shkollat turke në Kirgizistan e Turkmenistan, duke anketuar e intervistuar dhjetëra prindër, nxënës e arsimtarë, del se nuk janë të ndryshme. Opinioni i tyre në lidhje me preferencën për këto shkolla është niveli i lartë i mësimdhënies, i gjuhëve të huaja, lëndëve kompjuterike, por edhe edukimi moral e disiplinor i nxënësve, sjellja e tyre e hijshme në shoqëri e familje dhe formimi i tyre i përgjithshëm.334

Berna Turam nga Universiteti McGill në SHBA, nënvizon faktin se shkollat që opinioni publik i njeh me emrin e Gylenit, kanë për qëllim një projekt të shoqërisë civile, duke ndërtuar ura mes kulturave të ndryshme. Turam nënvizon faktin se Gyleni ka një rol kyç në shoqërinë civile turke dhe në pjesëmarrjen e saj në shoqëritë ndërkombëtare dhe shton:

“Programi arsimor nuk vë në plan të parë as Islamin dhe as Turqinë. Arsimi është laik. Nuk ka asnjë lloj edukimi fetar. Nga ky aspekt është e qartë se këto shkolla nuk cytin as interesat e ndonjë komuniteti dhe as ato kombëtare. Këto shkolla janë një urë dialogu mes kombeve e qytetërimeve. Në planin kryesor, padyshim, është objekti human.”335

Në Turqi janë themeluar kompani për hapjen e këtyre shkollave jashtë vendit, të cilat marrin lejet përkatëse nga Ministria e Arsimit, pastaj përcaktojnë kuadrot që do të emërohen atje dhe zgjedhin mes universiteteve më të mira të Turqisë, stafin mësimor të këtyre shkollave.

Ideja dhe ideali i arsimit sipas Gylenit Prof. Dr. Thomas Michel, Sekretar i Dialogut Ndërfetar të Komunitetit Jezuit dhe

Sekretar Ekumenik i Federatës së Konferencave të Patriarkëve të Azisë, pasi dëgjon për liceun filipino-turk të tolerancës, të hapur në qytetin Zamboanga në Filipine, vendos ta vizitojë atë.

Popullsia e qytetit është gjysma myslimane e gjysma kristiane dhe forcat Moro ka një kohë të gjatë që janë në konflikt me shtetin. “Lufta civile, grabitjet e plaçkitjet, humbjet e arrestimet, krimet e vrasjet janë ngjarjet më të rëndomta në këtë qytet”, shprehet Prof. Michel. Ai dëshmon me habi se si në një vend të tillë, një shkollë me më shumë se njëmijë nxënës, myslimanë e kristianë, arrin të sigurojë mësim në një nivel aq të lartë e të funksionojë mes një atmosfere të mirëfilltë dashurie e tolerance. Pas kësaj shkolle, Michel shëtit edhe Kirgizistanin dhe mahnitet me nivelin e nxënësve të një shkolle të tillë në Bishkek, me arritjet e tyre akademike, rrjedhshmërinë e gjuhës dhe medaljet e fituara në olimpiadat e ndryshme. Aty ai dëshmon harmoninë e nxënësve amerikanë, koreanë, turq, afganë e iranianë, të cilët mësojnë së bashku. Atë e tërheq pa masë edhe sakrifica e mësuesve, ndershmëria e tyre dhe ndërgjegjja me të cilën përgatisin brezin e ri. Gjithë këto, e shtyjnë Michelin të zbulojë filozofinë që qëndron në themel të këtyre shkollave dhe pasi dallon ndikimet e Gylenit në ata mjedise, nis të studiojë me seriozitet veprat e Gylenit. Përfundimet e veta në fund të këtyre

333 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:136. 334 http://literacyonline.org/products/ili/webdocs/carfl_dem.html; Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:137. 335 Referim në simpoziumin National Loyalties and International Alliances; Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:138.

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

143

studimeve, Micheli i shpreh në Simpoziumin e organizuar nga Universiteti Georgetown në lidhje me Gylenin në Prill 2001.

Në fakt Fethullah Gylen përfaqëson një perspektivë të së ardhmes, tej përçarjeve të hershme të së majtës, së djathtës, laikëve e fetarëve në vendin e tij. Gyleni mendon se modernizimi i vërtetë i Republikës së Turqisë mund të arrihet veç me rritjen e njerëzve të kompletuar në çdo aspekt. Kjo gjë arrihet me stabilizimin e një sistemi arsimor të ri mbi degët kryesore të sistemit aktual, një sistemi të aftë për t’iu përgjigjur të sotmes dhe të mjaftueshëm për të ardhmen. Kjo perspektivë e Gylenit është krejtësisht e ndryshme nga projektet obskurantiste të disave që pretendojnë të mbartin të kaluarën në ditët tona. Në shkollat që përmenden bashkë me emrin e tij, Gyleni as ka për qëllim të rindërtojë sistemin osman dhe as të sjellë prapë hilafetin (kalifatin). Ai e thekson gjithmonë se këto shkolla kanë për qëllim ndërtimin e së ardhmes dhe kujton një fjalë: “Kohët e vjetra kanë shkuar, ose kohë e re, ose koha për të mbaruar.”336

“Institutet moderne të arsimimit i ngjajnë fabrikave, që bëjnë prodhim me shumicë në sistemin e tregut global. Vetëm se në këto institucione janë lënë pas dore vlerat intelektuale e morale që nxjerr në pah Gyleni, siç janë kthjelltësia e të menduarit, pasuria shpirtërore e larmia kulturore. Ndaj dhe Gyleni përkrah një sistem arsimimi që vlerëson e kontribuon nxjerrjen në pah të këtyre vlerave, aq të rëndësishme për të.”337

Disa prej koncepteve që hasim shpesh në shkrimet e Gylenit për arsimin e edukimin, duhen zbërthyer pak, për të shmangur kështu keqkuptimet e mundshme. Për shembull, ai flet shpesh për “moralin“ dhe “vlerat shpirtërore”, dy koncepte që disa mund t’i cilësojnë thjesht “fe”. Nëse këta njerëz janë të ndjeshëm në lidhje me laicizmin, mund ta trajtojnë këtë terminologji, si një kërcënim ndaj sistemit laik aktual. Veçse Fethullah Gylen i përdor këto terma në një dimension shumë më të gjerë. Në terminologjinë e tij, morali nuk konsiston vetëm në kuptimin e ngushtë të doktrinës fetare, ai përfshin edhe moralin e lartë, ekuilibrin shpirtëror, logjikën e sinqeritetin. Për të kuptuar këtë është e mjaftueshme t’i hidhet një sy koncepteve të tjera kyçe që ai përdor. Për shembull ai përmend shpeshherë “mëshirën” e “tolerancën”.338

Ndërsa hedh poshtë kritikat e mundshme për shkollat që përmenden me emrin e tij në këtë aspekt, Gyleni thekson faktin se në këto shkolla aplikohet programi arsimor i miratuar nga Ministria e Arsimit të Turqisë dhe kontrollohen vazhdimisht jo vetëm nga inspektorë të ministrisë turke, po edhe nga inspektorët përkatës të vendeve ku ato janë.339 Inspektorët vazhdimisht theksojnë se në këto shkolla nuk kanë ndeshur as gjurmën më të vogël të ndonjë propagande fetare, anarkiste apo reaksionare. Aq më tepër që, shumë nxënës të rritur në këto shkolla sot janë të punësuar në administrata shtetërore e publike, ku punojnë me pasion për punën që bëjnë.

Një model edukimi që përfshin edhe aktivitetet shkencore, edhe formimin e karakterit të nxënësit edhe ndërgjegjësim social, po edhe konsolidimin moral e shpirtëror të nxënësit, mund të cilësohet si shumë idealistë, bile utopik nga shumë kritikë. Megjithatë, mund të pohojmë se megjithë ndryshimet e niveleve nga shkolla në shkollë, modeli edukativ i Gylenit ka gjetur zbatim në këto institucione dhe idealet e tij kanë marrë jetë në to.

336 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:143; Lynn Emily Webb, Fethullah Gulen: Is There More To Him Than Meets The Eye?, f. 89. 337 Po aty, 144; Gulen, Toward the Lost Paradise, 16. 338 Gylen, F., “Dritë e pashuar”, Prizmi, Tiranë, vëll. 1, 2007: 118-119-179; vëll. 2: 96-123-131-150. 339 Unal, 146; shih: Webb, 107.

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

144

Ideja e Fethullah Gylenit për arsimimin e edukimin nuk është e kushtëzuar vetëm nga shkollat dhe kolegjet e shumta, por gjenden edhe kurse përgatitore për universitet, si dhe arsimimi akademik, të cilësuara si arsimim zyrtar, themelimin e të cilave ai e ka këshilluar e udhëhequr gjithnjë. Ai personalisht e trajton njeriun në tërësi dhe i jep të njëjtën rëndësi, në mos më tepër, edukimit shpirtëror e formimit të ndërgjegjes te individi, duke e parë këtë formim si kushtin kryesor të intelektit të shëndoshë. Gjithashtu, duke mos e lënë as vetë, asnjëherë pas dore edukimin fizik, ai i jep rëndësinë e duhur edhe këtij edukimi, por duke i dhënë përparësi të padiskutueshme edukimit intelektual dhe atij moral. Këtë ide të tijën mund ta dallojmë fare mirë nga këto fjalë të tijat:

“Thuajse çdo njeri është i vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit fizik, por të paktë janë ata që kuptojnë rëndësinë e edukimit moral e intelektual, të cilët janë parësore te njeriu. Ndërsa edukimi fizik konsiston në formimin fizik e muskulor personal të njeriut, edukimi moral e intelektual i individit sjell forcimin e lartësimin e të gjithë shoqërisë.”340

V.4. Arsimi dhe edukimi në filozofinë e Gylenit Gyleni e konsideron problemin e arsimimit, që rezulton i varfër, apo i

pamjaftueshëm, si problemin më të madh të shekullit. Në shumicën e shkrimeve të tij ai e prek direkt apo indirekt këtë temë të rëndësishme. Kur ai flet për rigjallërinë, rilindje, rinovim, rikthim dhe rifreskimi të vlerave, ai e ka fjalën për arsimin. Për Gylenin, e vetmja rrugë për të kapërcyer këtë problem madhor është arsimimi i brezave të rinj, të cilët ia kanë përkushtuar tërësisht veten të mirës së popullit të tyre dhe që janë të gatshëm të sakrifikojnë për popullin. Pa arsimuar dhe përgatitur të tillë individë me mendje të ndritur, nuk është e mundur as rigjallërimi shpirtëror, as ai material.

Për Gylenin ekzistojnë barriera të caktuara që pengojnë këtë rigjallërim. Së pari, myslimanët në botën moderne janë larguar nga rrënjët e tyre shpirtërore dhe historike, gjë që i ka çuar në një krizë identiteti. Si rezultat i kësaj krize ekziston një mal me dobësi dhe me plasaritje në perceptimin e myslimanëve dhe në tejçimin e trashëgimisë së tyre kulturore të cilat janë bërë të huaja për ta.

Imitimi i verbër i traditës dhe i trashëgimisë kulturore, i bazuar mbi riprodhimin përmendësh, në vend të të kuptuarit e saktë, përbën problemin rrënjësor që ka sjellë këtë ndryshim negativ dhe prapambetje të botës islame. Edukimi në botën myslimane i ka detyruar brezat e fundit ta ndajnë jetën e tyre kulturore dhe teknologjike nga identiteti i tyre historik, duke bërë kështu që subkoshienca e tyre të rrethohet nga ndikimi perëndimor. Imitimi i verbër dhe memorizimi i thatë i traditave, mund të vërehet në perceptimin e vlerave islame, ashtu si në rastin e perceptimit të qytetërimit perëndimor.

Burimet e filozofisë së Gylenit rreth kulturës dhe edukimit janë të shënjuara me atë qëndrim të tij që e vë theksin tek historia dhe tradita. Ky qëndrim është radikalisht i kundërt prej atyre të cilët e distancojnë veten nga historia e tyre aq shumë sa të mos kenë një ndërgjegje, apo marrëdhënie të ngrohtë me traditat e tyre. Debatet konceptuale shpesh e izolojnë historinë dhe trashëgiminë tradicionale.

Kur Gyleni flet për problemet, që kanë të bëjnë me kulturën dhe edukimin, ai normalisht i drejtohet një audience, që tashmë ka një bagazh të caktuar mentaliteti dhe arsimi.

Kurse kur ai flet rreth rinovimit, rigjallërimit, ndryshimit dhe ringjalljes, ai përdor gjuhën e sotme ndërsa i referohet aspekteve dhe backgroundit të tyre.

340 Gylen, F., “Kriteret ose Dritat e Rrugës”, Prizmi, Tiranë, 2003:158.

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

145

Filozofët e historisë merren me atë se çfarë ka ndodhur realisht, domethënë me ngjarjet, që kanë zënë vend dhe përmenden në histori. Nga kjo pikëpamje, qëndrimi i Gylenit mund të klasifikohet si subjektiv. Me mënyrat e tij të interpretimit, ai nënvizon realitetin e fshehur të historisë subjektive. Ai e kundërshton tendencën për t’iu kundërvënë historisë në rrëfim vetëm të ngjarjeve, aktiviteteve intelektuale dhe fenomeneve objektive:

“Elementet objektivë duket se mbizotërojnë në histori. Parimet objektive rriten dhe zhvillohen në gjirin e subjekteve si enigma, që lindin jashtë një modeli shabllon. Në veçanti, ato lindin në imagjinatën e njerëzve, të cilët mund t’i zhvillojnë ide të tilla dhe t’i sistemojnë ato. Me fjalë të tjera, të menduarit historik dhe historicizmi, i hodhi hapat e parë në formën e imagjinatës. Ai arriti fëmijërinë e tij në formën e përshkrimit. Përmes arsyetimit ai arriti rininë e tij kur u vu në praktikë, u shndërrua në plan, apo projekt duke arritur tashmë pjekurinë. Prandaj nuk duhet t’i ngushtojmë ngjarjet nëpërmjet reduktimit të tyre thjesht si fakte objektive. Megjithëse duket ndryshe, kjo mënyrë e të menduarit është mjaft e rëndësishme për ngjarjet historike, në sensin që ajo synon të nxjerrë në pah si origjinën e tyre ashtu edhe orientimin e mëvonshëm.”341

Gyleni vazhdimisht e vë theksin mbi domethënien e së djeshmes, të sotmes dhe të nesërmes. Për të, e shkuara përbën një pranverë, e sotmja një lumë dhe e nesërmja një oqean. Për të, e djeshmja është një burim mesazhesh për njerëzimin.

Gyleni vetë është një aktivist, i cili doli nga radhët e medreseve. Ai fillimisht i mësoi aty dijet bazë të jetës, të arsyes, besimit dhe veprimit. Në fakt, për shekuj me radhë, medreseja ka qenë një institucion që ndërtoi themelet intelektuale, politike dhe ligjore të Perandorisë Osmane.

Medresetë ishin institucione të pavarura edukative, që nuk i nënshtroheshin kontrollit shtetëror. Të gjitha ato ishin të themeluara nga fondacione të ndryshme (vakëfe). Familjet e pasura i pajisnin ato me bazë materiale për të mirën e shoqërisë, pa pasur asnjë lloj interesi.342

Meqenëse medreseja ishte një institucion i pavarur nga kontrolli dhe ndërhyrja e shtetit, ajo ishte konturuar sipas karakteristikave mbizotëruese shoqërore dhe fetare. Kjo është arsyeja përse ajo ishte e fuqishme kur shoqëria osmane shfaqej e shëndetshme dhe e gjallë.

Impakti shoqëror i medreseve ishte më i gjerë sesa ai i shkollave laike. Për shumë shekuj me radhë, ai ndihmoi në krijimin e marrëdhënieve relativisht harmonike mes familjes, fqinjëve dhe shoqërisë. Kështu medreseja siguronte një këndvështrim të kuptueshëm për shoqërinë nëpërmjet edukimit të saj të integruar shoqëror, fetar dhe kulturor.

Gyleni është një prej përfaqësuesve të fundit të sistemit të medreseve. Pavarësisht nga kjo, ai nuk e ka kufizuar veten brenda limiteve sociale shkencore dhe mendore të medreseve. Ai e ka studiuar hierarkinë e shkencave dhe jetës sociale në qytetërimin modern bashkëkohor perëndimor, kështu që krahas përvojës në shkencat fetare, zotëron edhe një dije të gjerë në shkencat humane, sociale dhe natyrore.

Në intervistat e dhëna gjatë viteve ‘90 të shekullit XX, Gyleni i ka shprehur në mënyrë mjaft koncize idetë e tij në lidhje me arsimin, si dhe kalimin e tij nga medreseja tek kolegji. Në këto intervista, Gyleni i bëri medreseve klasike një kriticizëm të gjerë dhe analitik.

Për Gylenin, ndarja e të menduarit fetar nga shkencat natyrore shkon kundër frymës së Kur’anit, sepse Kur’ani e rekomandon qartë “martesën” e fesë me shkencat natyrore.

341 Gülen, Fasıldan Fasıla, Istanbul, Vol. 3, 1999: 66; shih gjithashtu Can, f. 65. 342 Ergene, M. Enes, “Një analizë e Lëvizjes Gylen, Dëshmia e traditës moderne”, Prizmi, Tiranë, 2009:132.

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

146

“Pjesët që flasin për qiejt dhe tokën - me fjalë të tjera, të dukshmen dhe të padukshmen- përbëjnë afërsisht një të tretën e Kur’anit. Sipas pikëpamjeve të Bediuzzaman Said Nursiut, Kur’ani e kënaq frymëzimin poetik, si edhe të menduarit racional dhe kërkimet shkencore. Megjithëse Kur’ani u lexua, Libri i Natyrës u la mënjanë. Askush nuk u kujdes që të dy librat bashkarisht të merreshin si bazë për shkencat natyrore, si: fizika, kimia, matematika dhe astrofizika. Leximi i gjërave dhe i dukurive në univers, i ngjan leximit të një libri dhe përbën gjysmën e detyrimeve të një besimtari...”343

Sistemi edukativ i kolegjeve të Gylenit, hapi rrugën për një epokë të re, duke ribashkuar sistemin edukativ bashkëkohor me sistemin klasik të medreseve. Idetë e tij në lidhje me sistemin edukativ të kolegjeve nuk përmbajnë një dimension fetar. Megjithatë mund të vërehet se nuk ekziston ndonjë mospërputhje apo përplasje dialektike ndërmjet shkencave natyrore dhe vlerave, qofshin ato fetare, etike, sociale apo individuale. Këto lloj përplasjesh mund të shpien në shkatërrimin e personalitetit dhe të strukturës shoqërore. Gyleni bashkon mendjen dhe zemrën nëpërmjet përqendrimit në një objektiv, që merr parasysh mënyrën sesi duhen integruar dija dhe edukimi te njerëzit dhe te jeta sociale përkundrejt diçkaje që i drejtohet vetëm trurit, botës së jashtme dhe objekteve të pajeta. Në këtë sens, dija përbën mençuri dhe dashuri. Ai i bën thirrje kësaj “kulture të zemrës dhe të ndërgjegjes”.

Gyleni mendon se një nga faktorët më madhorë të dallimit të popujve nga njëri-tjetri është kultura e tyre. Kodi i sjelljes në situata të caktuara, traditat e madje edhe mënyra e ndërtimit të shtëpive, e marrin formën nga përsëritja dhe riprodhimi dhe bëhen kështu cilësi dalluese të një kombi. Kurse mençuria, burimi i dijes abstrakte, do të transformohet në dashuri. Për shkak se dikush beson në diçka dhe e di atë në të njëjtën shkallë, ai nuk mund të mos e dojë atë. Dashuria përbën një realitet të hapur për çdo njeri, madje ata që janë të ndërgjegjshëm dhe kanë një zemër të butë, lehtësisht i ngjisin shkallët e niveleve të dashurisë.344

Gyleni është i mendimit se zemra është e rëndësishme, megjithatë, njeriu nuk duhet të lërë pas dore trupin, ashtu siç nuk duhet të nënvleftësojë edhe botën. Në fakt, qeniet njerëzore përbëjnë një mikrokozmos të kësaj bote dhe bota vetë përbën një pasqyrim gjigant të qenies njerëzore. Cilësitë e ndryshme të qenieve njerëzore janë subjekt i konsideratave të veçanta. Qeniet njerëzore, me shpirtin, ndjenjat dhe perceptimin e tyre, përbëjnë një univers të tërë.345

Njerëzimi nuk përbëhet vetëm prej zemrës dhe ndërgjegjes. Edukimi duhet të synojë dimensionin material të njerëzimit, po aq sa synon edhe dimensionin shpirtëror, në mënyrë që të arrijë unitetin. Janë pikërisht këto moto që e karakterizojnë filozofinë e Gylenit përsa i përket edukimit dhe arsimimit.

Koncepti i përhershëm edukues dhe arsimues i Gylenit është i ndërlidhur me procesin socializues-human dhe një arsimimi, që i spikat aftësitë dhe shkathtësitë e natyrshme njerëzore. Është përfundim logjik gylenian se njeriu nuk mund të trajtohet vetëm si një akumulim material.346

Edukimi dhe arsimimi krijojnë mundësinë e një konkurrence aktive dhe kreative në shoqëri. Njeriu i arsimuar kërkohet të jetë i aftësuar për të përballuar standardet

343 Gylen, “Statuja e Shpirtrave Tanë”, (në turqisht), f. 41; Shih gjithashtu: Can, f. 71-89; Işığın Gőründüğü Ufuk, f. 71; Fasıldan Fasıla, Vol. 3, f. 198-199, 122; www. herkul.org/Kırık Testi/ “Devlet Kutsanmamalı ama...”, 5.09.2004. 344 Gülen,”Koncepte Bazë në Praktikën e Sufizmit,” Vol.2. Nj: The Light, Inc., 2004: 135. 345 Gülen, Fasıldan Fasıla, Vl. 2. F. 75; Prizma, Vol. 3, f. 150, 167. 346 Gylen, “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007: 282.

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

147

bashkëkohore për t’u bërë pjesë e një tregu global të dijes, në të cilin dominon cilësia dhe konkurrenca. Andaj Gylen porosit për të hyrë në këtë treg, por me vlera diturore, profesionale dhe morale.

Sipas Dr. Ibrahim Berishës, është e natyrshme që një dijetar kaq i fuqishëm në botën tonë sot, përmes ideve dhe paraqitjeve të tij të shumanshme, ka inkurajuar krijimin e fondacioneve dhe ka përkrahur njerëzit për t’i shërbyer arsimimit dhe edukimit, jo vetëm në vendin e tij të lindjes në Turqi, por në gjithë botën. Dhe motoja e tij që nënkupton hapjen e shkollave, instituteve, universiteteve, përkrahjen e talenteve, afirmimin e tyre etj., do t’i shërbejë pikërisht qëllimit që ai ia kishte vënë në fillim të punës së tij, se padituria mposhtet me arsim, varfëria përmes punës dhe kapitalit dhe përçarja e brendshme përmes bashkimit, dialogut dhe tolerancës.

Motoja e Gylenit për edukimin është ajo që mund të përmblidhet në fjalinë: edukim nga lindja deri në vdekje. Modeli perfekt i dimensionit shpirtëror-intelektual dhe fizik realizohet pikërisht përmes arsimimit dhe edukimit të vazhdueshëm kreativ. Mësimi u shërben njerëzve për të ndërtuar baraspeshë të drejtë me botën përreth, pasi aftësitë njerëzore sipas Gylenit, janë arsyeja, zemërimi dhe lakmia. Nëse duam të jemi të arsyeshëm ne duhet të mësojmë për të kuptuar botën përreth, dhe po kështu edhe vetveten. Zemërimi kërkohet të frenohet përmes vetëpërmbajtjes dhe vlerave të tjera të larta. Po kështu edhe lakminë njeriu e mund, në mënyrë që të mbajë dëshirat në kuadër të realiteteve njerëzore. Kënaqësia shpirtërore pra është e mundur të mbërrihet përmes dijeve. Dijeve për shkencën dhe për Zotin. Sa i përket vlerave, do të veçonim me këtë rast qëndrimin e tij lidhur me virtytet dhe veset. Ndërsa virtyti është në qendër, vesi lëviz shumë larg qendrës. Dy janë ekstremet në lidhje më çdo virtyt moral: Dobësia ose tepria.347

V.5. Roli i mësuesit dhe kontributi i kolegjeve në dialogun ndërkulturor Shkollat e mesme private, të themeluara me nxitjen e Gylenit, u bënë të

rëndësishme në dy aspekte: së pari në pikëpamjen e aspektit të tyre social dhe së dyti nga pikëpamja e cilësisë së shkollimit. Ato e reflektuan interesin në lidhje me edukimin kudo, si në qarqet ku i mbështesnin ashtu dhe në ata që i kritikonin ato. Në një kuptim, këto kolegje kontribuan në përhapjen e edukimit tek organizatat joqeveritare duke e shndërruar arsimin në pronë të segmenteve më të gjera të shoqërisë. Menjëherë pas historive të suksesit të këtyre shkollave, atyre nisi t’u kushtohej një vëmendje e gjerë nga publiku dhe njerëzit të cilët dëshironin dhe shfaqnin interes të madh në projektet arsimore. Për Turqinë, kjo rëndësi që i jepej arsimit përbënte një rëndësi, që nuk ishte përjetuar ndonjëherë gjatë historisë së saj. Në ditët tona, programe të veçanta edukative në media si dhe tema të veçanta në lajme, që kanë të bëjnë me edukimin janë shndërruar në një praktikë të zakonshme. Tani shumë njerëz nga të gjitha llojet e prejardhjeve ideologjike, profesionistë apo amatorë në këtë fushë, hapin kolegje në mënyrë të organizuar. Edukimi përbën një element në rritje në sektorin privat dhe çdo ditë e më tepër po merr rëndësi përherë e më të madhe. Sigurisht, kanë qenë shkollat e hapura për efekt të punës e të lëvizjes Gylen dhe suksesit të tyre, që kanë nxitur këto zhvillime.

Edukimi përbën një maratonë të gjatë. Ai kërkon punë dhe përpjekje të mëdha. Suksesi i këtyre shkollave bazohet në altruizmin dhe idealizmin e tyre. Mijëra njerëz shërbejnë në këto institucione me një entuziazëm të pareshtur. Ata punojnë me një ndjenjë 347 Berisha, Dr. Ibrahim, kumtesë “Mendimi i Gylenit për rolin e shkencës, arsimit dhe edukimit në shoqërinë bashkëkohore”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

148

kënaqësie dhe dëshmojnë idenë e shpirtrave të përkushtuar ndaj njerëzimit. Një konturim harmonik i punësimit dhe i mjedisit mësimdhënës, përbën një çështje mjaft kuptimplote për këto shkolla. Mësuesit shkojnë në cepat më të largët të botës, disave prej të cilave u mungon gjithçka. Mes këtyre rajoneve janë edhe ata të cilët janë bërë arenë e konflikteve ushtarake mes grupeve të ndryshme luftarake. Pavarësisht këtyre fakteve, mësuesit shkojnë në këto rajone të rrezikshme, të mbushur me një ndjenjë të plotë vetëmohimi, për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të këtyre zonave. “Ata do të dëshironin të tregonin nëpërmjet veprave të tyre për këtë kauzë se, edukimi përbën një çështje serioze dhe kërkon sakrificë dhe altruizëm, nënshtrim dhe vetëmohim”.348 Dhe arkitekti i kësaj lloj devotshmërie ndaj njerëzimit është Fethullah Gyleni.

Gyleni në ligjëratat, bashkëbisedimet, artikujt dhe esetë e tij, ai është përpjekur të prezantojë nevojën e angazhimit të masave në projekte edukative. Ai është përpjekur ta çojë mesazhin e tij në çdo sektor të shoqërisë, veçanërisht tek tregtarët dhe biznesmenët. Ai i ka nxitur ata me forcë të luftojnë kundër mungesës së edukimit të përshtatshëm në shoqëri.

Gyleni e përkufizon dhe e konsideron çështjen e edukimit si problemin më të madh të të gjithë botës. Gjatë dy shekujve të fundit, edukimi dhe mendimi shkencor modern i kanë kthyer të gjitha marrëdhëniet njerëzore, sociale dhe ideologjike në objekte profane. Një nga gjërat e reja të sjella nga Gyleni është edhe kujdesi i tij për unitetin harmonik të mendjes dhe të zemrës.349 Këto shkolla e trajtojnë mendjen dhe zemrën njëkohësisht, si qendra të informacionit dhe të mendimit dhe ofrojnë një sistem, që i sheh njerëzit si qenie në një lidhje harmonike me universin dhe shoqërinë. Këto shkolla punojnë për të krijuar individë model, me besim tek vetja dhe e ardhmja, në paqe me personalitetin e tyre, të mbushur me respekt për traditat dhe për identitetin e tyre shoqëror, të hapur ndaj mendimit shkencor modern, novatorizmit dhe ndryshimit. Kjo është arsyeja përse në çdo vend ku janë hapur këto kolegje, ato përfaqësojnë një zë të ri në edukim dhe një model të shkëlqyer të studentëve të suksesshëm. Programi arsimor i këtyre shkollave ka përcaktuar një metodë progresiste matematike dhe një formë të re eksperimentale logjike.

Kolegjet gjithashtu kanë risjellë marrëdhënie të ngrohta dhe pozitive ndërmjet familjeve, lagjeve dha bashkësive, duke ia përshtatur këto marrëdhënie kushteve moderne. Ato kanë rindërtuar të dikurshmin “njeri të shoqërisë”, që është vetësakrifikues dhe totalisht i devotshëm ndaj vendit të tij dhe njerëzimit dhe i cili është hero i dashurisë dhe afeksionit. Në këtë epokë të shekullit XXI, në të cilën mbizotëron interesi personal, egoizmi dhe materializmi, kjo përbën një dukuri të shënuar. Në një kohë që dominohet nga interesi material dhe nga kulti i individit, kjo formë e re e arsimit po i përgatit studentët, që ta duan profesionin e mësuesit mbi gjithë profesionet e tjera. E ndërsa ekzistojnë shumë vende pune, mjaft të respektuara, si në fushën e inxhinierive të ndryshme, mjekësisë, etj., të cilat i sigurojnë njerëzve pozitë dhe prestigj të lartë shoqëror, këta njerëz zgjedhin mësimdhënien. Secili prej tyre shndërrohet kështu në një “ambasador të kulturës”. Ata vendosin lidhje të

348 Gündem, Mehmet, Fethullah Gülen ile 11 Gün, Istanbul: Alfa, 2005: 94: Gülen, Sohbet-i Canan, f. 105-107. 349 Gülen, Buhranlar Anaforunda Insan, f. 110; Zananın Altın Dilimi, f. 157; Sonsuz Nur, Vol. 1, Istanbul: Nil Yayınları, 2002, f. 202-204; Fasıldan Fasıla, Vol.4, Istanbul: 2002, f. 29; Prizma, Vol.4, f. 96; Ruhumuzun Heykelini Dikerken, f. 8, 36; Örnekleri Kendinden Bir Hareket, f. 95, 115; Byan, f. 110; Kendi Dünyamıza Doğru, f. 43, 68, 77, 114; Kırık Testi, Vol. 1, Istanbul: Gazetecilrt ve Yazarlar Vakfi, 2004, f. 175; “Şafaklar Üst Üsterdi”, Sızıntı, No. 307, August 2004; www.herkul.org, Kırık Testi “Kültür Müslümanlığı ve Tahkiki Iman” December 12, 2004.

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

149

ngrohta me njerëzit e atyre vendeve, duke ndërtuar kështu ura historike midis kulturave, etnive dhe pikëpamjeve të ndryshme fetare.

Një shprehje tjetër e suksesit të këtyre shkollave është edhe veprimtaria në fushën e dialogut ndërkulturor. Këto shkolla, në stafin e tyre mësimdhënës dhe atë administrativ, përpiqen t’i sjellin njerëzit e kulturave, feve dhe qytetërimeve të ndryshme, drejt një botëkuptimi të përbashkët. Kjo përbën gurin e themelit të dialogut. Nëpërmjet ndërgjegjësimit të njerëzve, të cilët janë të qëndrueshëm përsa i përket vlerave të tyre morale, njerëzore dhe sociale dhe të cilët janë në gjendje ta mirëpresin të ndryshmen, këto shkolla, kanë themeluar një infrastrukturë të përshtatshme për dialogun e ardhshëm ndërqytetërues. Një qenie njerëzore e cila është harmonike me gjithë aspektet e saj të ndryshme kulturore, përbën elementin më themelor të kulturës së pajtimit. Ideja që një person të jetë i hapur ndaj ideve të ndryshme kulturore, sigurisht nuk ka kuptimin e luhatjes, apo të largimit nga origjina vetjake. Si dialogu ashtu edhe pajtimi lidhen me një spektër më të gjerë dhe të zakonshëm të hapësirës sociale, që i lejon njerëzit të jetojnë bashkarisht përmes respektit reciprok, pa mohuar themelet e ekzistencës së secilit prej tyre. Në të kundërt, ai nuk përbën një aktivitet me pjesëmarrje të plotë. Në këtë aspekt, përpunimi ekonomik dhe social sikurse edhe asimilimi kulturor janë në kundërshtim me qëllimin e dialogut dhe të pajtimit.

Përsa i përket dialogut dhe tolerancës, mendimtarë të tillë si Ahmed Jesevi, Rumi dhe Junus Emre, të cilët e mishëruan dialogun dhe tolerancën në të gjithë përvojën e tyre jetësore, shërbejnë si burime prej të cilëve kolegjet e lartpërmendura mund të përfitojnë frymëzim dhe udhërrëfim. Ata e mbartin këtë shpirt ngado, që shkojnë me numrin e tyre të madh të mësuesve. Kjo është arsyeja përse disa njerëz e përkufizojnë këtë lëvizje si manifestimin e humanizmit bashkëkohor.

Në Perëndim, shumë njerëz e kanë lidhur këtë lëvizje me bazat e Sufizmit turk. Ndërkohë, as “Sufizmi” e as “humanizmi” nuk i përkufizojnë kolegjet. Është e vërtetë se vetësakrifikimi, sinqeriteti dhe vlerat njerëzore, përfshihen nga motivi Sufi dhe humanist. Megjithatë, sistemi edukativ i kolegjeve, është i orientuar drejt një segmenti më të gjerë të shoqërisë, si dhe drejt themeleve të dijes. Nga ana tjetër, si idealet Sufi, ashtu edhe humanizmi kanë rrënjë më të ngushta dhe më statike. Në përgjithësi, Sufizmi paraqet një qëndrim përjashtues ndaj botës materiale dhe progresit teknologjik. Në këtë kuptim, ai vendos një marrëdhënie të njëanshme ndërmjet lëndës dhe shpirtit. Ndërsa përsa i përket humanizmit, ai paraqet një vullnet të dobët ndaj proceseve sociale; qeniet njerëzore shfaqin një qëndrim pasiv ndaj shoqërisë dhe ngjarjeve të ndryshme. Në sistemin edukativ të këtyre shkollave, një person shihet si pjesëmarrës aktiv në proceset sociale. Shkollat i përkasin një modeli, që vendos balancën ndërmjet botës materiale dhe shpirtërore, pa e zvogëluar ndonjërën në dëm të tjetrës, në mënyrë që të ndërtojë një model aktiv, i tillë që është në gjendje të mbartë përgjegjësinë e dialogut kulturor dhe shoqëror.

Përtej çdo dyshimi, shumë gjëra mund të shihen të lidhura me rrënjët filozofike dhe ideologjike të shkollave. Një kontur filozofik, i ravijëzuar sot, mund të mos funksionojë nesër, meqenëse praktikat e jetës shoqërore mund të sjellin zhvillime të reja. Prandaj, është më e arsyeshme që aktivitetet edukative të kësaj lëvizjeje të shikohen më shumë nën dritën e praktikës shoqërore, sesa përmes këndvështrimit të ngushtë të koncepteve të dizenjuara hollë.

Në idetë e Gylenit, mësuesi është tejet i rëndësishëm për arsye se ai përgatit individin dhe shoqërinë e së ardhmes. Prishja e sistemit edukativ së pari preku mësuesit. Meqenëse ata e humbën cilësinë dhe ndikimin e tyre shoqëror, bashkë me ta ra edhe cilësia e njerëzve. Këtu, mënyrat e të vepruarit që përcakton Gyleni, kanë për qëllim të nderojnë profesionin e mësuesit dhe të lehtësojnë rishfaqjen e tij në etapat e historisë.

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

150

Në një farë mënyre, Gyleni ka zgjuar një vigan të fjetur. Kështu është e pamundur të analizohet lëvizja Gylen, derisa të arrihet të kuptojmë siç duhet gjerësinë e fushatës edukative dhe cilësinë e personelit që qëndron pas saj. Mësuesi ka marrë mbi vete një rol qendror në këtë sistem. Mësuesit janë edhe përçues të vlerave të një shoqërie të virtytshme, edhe shembuj të individëve të devotshëm të cilët aspirojnë për dialog dhe tolerancë. Gyleni ka frymëzuar një sistem të ri edukativ, njëkohësisht edhe një shembull të ri devotshmërie. Përkushtimi i këtyre mësuesve i ka bazat në dashurinë e tyre për njerëzimin dhe aftësinë e tyre përshtatëse me kulturat dhe gjeografitë e tjera.

V.5.1. Roli dhe cilësitë e mësuesit në filozofinë e Gylenit Mësuesi në përgjithësi, qoftë nëna, babai, apo të vjetrit, mësuesi përmes

konceptesh, apo përmes shembujsh, është saktësisht ndihmësi që i ndihmon njeriut të përceptojë drejt dhe kështu t’i kapërcejë keqperceptimet. Edukimi është i vetmi proces i shpëtimit, sepse edhe sipas formulës sokratike, “dija është virtyt”350.

Në filozofinë e Gylenit, mësuesi që nga lindja e deri në vdekje, përbën një mjeshtër të bekuar që i jep jetë botës nëpërmjet formësimit të jetës së njerëzve. Nuk ka të barabartë me të mbi tokë, përsa i përket udhëheqjes së popullit drejt fatit të tij, rishikimin e etikës dhe karakteristikave të saj.351

Dhe në fakt ndikimi i mësuesve mbi individët e tejkalon ndikimin e prindërve dhe të shoqërisë mbi ta. Mësuesi është ai, i cili gatuan nënën, babain dhe të gjithë anëtarët e shoqërisë së të ardhmes. Në qoftë se ai nuk përfshihet në gatimin e ndonjë pjese të brumit të individit, atëherë ky individ mbetet tërë jetën i paformuar.

Gyleni e vlerëson mësuesin tej mase, duke e quajtur atë një mjeshtër, në duart e të cilit, metalet pastrohen, duke u shndërruar në ar të pastër dhe argjend të shndritshëm. “Në këto duar mistike, edhe gjërat më të papërpunuara dhe më të paçmueshme, shndërrohen në diamante të vlefshme. Asnjë fabrikë nuk mund të punojë aq shpejt dhe aq sistematikisht sa mësuesi. Askush përveç mësuesit nuk mund t’u rrëfejë gjerësinë e spektrit emocional njerëzve rreth tij dhe të bëhet pjesë e ekzistencës së tyre.”352

Mësuesit e shfaqën vetveten herë si filozofë e herë si asketë, duke lënë kështu gjurmë me prezencën e tyre në çdo kohë. Megjithatë, secili prej tyre mori trajtë të ndryshme në përputhje me shkallën e tyre të përfitimit nga “e vërteta.”

Shteti është një akademi ku kryetari jep dhe shpjegon leksione. Në këtë shkollë të madhe të hapur për çdo njeri, shtetarët e mëdhenj posedojnë shpirtin dhe vetëdijen e liderit. Ky shtet nuk i ngjan shtetit të Platonit, të qeverisur nga filozofët, as shtetit të Bodenit që është një formë e kundërt e shtetit të Platonit. Ky lloj shteti është një shtet i përgjithshëm. Prandaj, detyra parësore, që udhëheqësit e këtij shteti kanë në plan të parë, në çdo hap të ecjes së tyre përpara, që nga stazhi e deri në momentin kur këta udhëheqës shndërrohen në autoritete drejtuese, është të mësuarit e bollshëm nga çdo fushë e jetës dhe nga çdo ndodhi.

Studiuesi Enes Ergene bën me dije se, “Me ndjenjat e tij sublime, Brahmani qe një mësues i pavdekshëm për zemrat e pasuesve të tij, Buda në rrugën e tij të vështirë drejt Nirvanës përbën një shembull tjetër të spikatur të mësuesit me ndjenja të pastra, Konfuci qe një mësues i etikës, Hormizdi ishte një mësues që synonte të zbulonte sekretet e përjetësisë. Ndërsa Omerët, të cilët ishin të kristalizuar me ekzistencën sublime, u bënë mësues falë

350 Faruki, Ismail, “Islami dhe Krishtërimi, Konflikt apo Dialog”, Erasmus, Tiranë, 2009: 48. 351 Gülen, Çağ ve Nesil, f. 110-114. 352 Po aty.

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

151

mjeshtrit të tyre. Koha nuk i rrëzoi ata dhe trazirat sociale nuk do të na lejojnë t’i harrojmë këta mësues të mëdhenj të cilët janë ende të gjallë në zemrat e njerëzve”.353

Gyleni thekson kontributin pozitiv të mësuesve në historinë e qytetërimit njerëzor. Për Gylenin mësuesi është historia. Ai duket sikur i përmbledh të gjitha historitë njerëzore, bazuar në këndvështrimin e një mësuesi. Në mendjen e tij, mësuesit simbolizojnë një armatë dijeje që shtrihet që nga filozofia e deri tek burrat e shtetit. Gyleni shpjegon gjithashtu rolin historik të mësuesve që nga filozofia e lashtë greke, deri tek Budizmi kinez, që nga tradita kristiano-hebreje, deri tek Rilindja evropiane dhe që nga qytetërimi islam, deri tek pikëpamjet moderne pozitiviste, për të rishkruar historinë nëpërmjet këndvështrimit të një mësuesi. Mësuesi sipas këtij vizioni përbën një element qendror.

Gyleni e konsideron shkollën si një vend që ndërthur përvojat e ndryshme të njerëzimit brenda një njësie të vetme, ndaj në këtë mënyrë, shkolla përbën një vend që e mbron njerëzimin nga çrregullimet e ndryshme mendore dhe praktike. Kjo pamje, pasqyron kësisoj tablonë e shkollës në mendjen e tij. Ai ka një vizion që i përngjet një laboratori të vërtetë për shkollën. Në sytë e tij, shkolla nuk përbën thjesht një vend ku mësuesit dhe nxënësit bëjnë një vizitë dhe qëndrojnë aty për një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre. Shkolla është një vend që i bën mësuesit dhe nxënësit subjekte të një transformimi të madh kimik. Është një laborator që i përgatit ata të zgjidhin çdo problem të njerëzimit dhe të qytetërimit. Shkolla është një institucion, që bën të mundur edhe formimin e fëmijës ashtu dhe të mësuesit dhe që i jep formë mjedisit social dhe ekologjik:

"Shkolla është një laborator esencial, kurset e saj janë ilaçi i jetës dhe mësuesit janë dijetarët heroikë të kësaj infermierie mistike që shëron njerëzit nga sëmundjet shoqërore.

Është fakt që vetë jeta është një shkollë. Por ne mësojmë rreth jetës në shkollë. Shkolla ndriçon ngjarjet kryesore të historisë, duke hedhur rreze drite mbi to dhe duke aftësuar studentët të perceptojnë mjedisin e tyre. Në të njëjtën kohë, ajo na ndihmon të kuptojmë sekretin e ekzistencës dhe të ngjarjeve. Ajo na ndihmon të vërejmë unitetin brenda shumëllojshmërisë.

Një mësues i vërtetë e mbron farën e pastër dhe të shëndoshë. Detyra e tij është të kujdeset për të mirën dhe të shëndetshmen, për shfaqjen e idealeve dhe për orientimin e tij drejt përballimit dhe zhvillimeve...

Ashtu si një lumë që rrjedh në të gjitha drejtimet, jeta e merr kuptimin e saj në shkollë. Në mënyrë të ngjashme, edhe fëmijët i zbulojnë sekretet rreth vetes në shkollë. Ashtu si një lumë i çrregullt por që përmblidhet në një vendkalim të ngushtë, duke u shndërruar kështu në madhështor për shkak të efektit që jep lëngu i pastër jetësor, i kristalizuar, që bie në kontakt me rrezet e diellit, edhe fëmija, në të njëjtën mënyrë arrin të shfaqë unitetin brenda shumëllojshmërisë në të njëjtën mënyrë sikurse frytet që janë të shpërndara në çdo pjesë të pemës.”354

Shkolla në fakt përbën një shtëpi që ka për detyrë shfaqjen e çdo gjëje joharmonike në shkollën e universit. Ajo përbën një shtëpi që u ofron studentëve mundësinë e të studiuarit në çdo kohë, është një shtëpi që flet edhe kur hesht. Për këtë arsye, megjithëse duket sikur zë një vend të vogël në jetën e një njeriu, përbën megjithatë një shtëpi simbolike e cila mbizotëron mbi kohën dhe i detyron të gjitha përjetimet ta dëgjojnë atë. Çdo nxënës që e ndjek shkollën me vëmendjen e nxënësit të devotshëm, do ta artikulojë mësimin e marrë në shkollë gjatë gjithë jetës.

353 Ergene, M. Enes, “Një analizë e Lëvizjes Gylen, Dëshmia e traditës moderne”, Prizmi, Tiranë, 2009: 151. 354 Po aty,154.

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

152

Sistemi më i mirë edukativ është një shkollë që e vë theksin njëkohësisht në ndodhitë e jashtme ashtu dhe në dijet e brendshme. Në këtë shkollë, mësuesi përbën një udhëheqës të jashtëm. Megjithatë, për ata të cilët nuk dinë si të mësojnë nga ajo, mësuesit duhet të shërbejnë si ndërmjetës që lidhin sëbashku jetën dhe vetveten dhe të cilët shpjegojnë dallimin e errësirës nga drita.

Gazetat, librat, televizioni dhe radioja, të gjitha këto, u mësojnë njerëzve diçka. Por ato nuk janë kurrë në gjendje t’u shpjegojnë qenieve njerëzore jetën e vërtetë dhe përvojën jetësore. Nëpërmjet fitimit të zemrave të studentëve çdo ditë, nëpërmjet mjeteve të ndryshme, duke përballuar çdo dhembje dhe kokëçarje, si dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjet e tyre, si nëpërmjet leksioneve ashtu edhe nëpërmjet sjelljes së tij, mësuesi zë një vend të tillë që nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër dhe me asnjë person tjetër. Është kjo arsyeja përse nxënësit mësojnë diçka edhe falë metodave lehtësuese të Perëndimit, asnjë qëllim i shkencës nuk mund të mësohet dhe asnjë objektiv nuk mund të arrihet nëse vetë mësuesi nuk jep shembuj të virtytit. Këto elemente mund të shpjegohen vetëm prej një mësuesi të tillë, fytyra e të cilit shndrit nga e vërteta, vështrimi i të cilit është pafundësisht i thellë dhe i cili zbukuron gjithçka që jep nga zemra e tij. Mësuesi i Rusoit ishte ndërgjegjja. Për Kantin ishte ndërthurja e ndërgjegjes dhe e arsyes. Në shkollën e Mevlana Rumiut dhe Junus Emresë, mësuesi është Profeti.355

Gyleni thotë: “Ah, sikur të mund ta kishim mësuar popullin, si të shprehte kriticizmin e ndritur dhe konstruktiv! Ah, sikur të kishim marrë mësim nga e shkuara dhe nga ngjarjet e përjetuara gjatë historisë!..

A kanë qenë në gjendje mësuesit ta kryejnë detyrën e tyre në të shkuarën tonë të afërt? A kanë mundur t’i sjellin ndriçim shpirtrave të studentëve të tyre dhe a kanë mundur të bëjnë simbiozën me universin? A kanë arritur të rrezatojnë në zemrat e tyre dhe t’i pajisin ata me ideale të larta? A kanë mundur t’u shpjegojnë nxënësve jetën, në çdo aspekt të saj dhe të shpëtojnë shpirtrat e tyre nga poshtërimi? A kanë mundur t’i bëjnë nxënësit që ta duan librin dhe shkollën dhe t’u shpjegojnë atyre synimet madhore të shkencës?”356

Gyleni në një libër tjetër të tij vazhdon e thotë: “Sa i bekuar është mësuesi i cili është i përkushtuar ndaj nxënësve, i cili i ndjek ata hap pas hapi, në çdo stacion të jetës së tyre dhe i cili ndjehet i ekzaltuar kur ata ngrihen në nivelet e larta njerëzore. Vetëm një mësues i tillë është në gjendje t’u tregojë atyre të vërtetat absolute nëpërmjet lenteve të shkencës, shpesh i ngarkuar si rrufe, por i aftë të ndriçojë zemrat e studentëve të tij dhe të zbutë shpirtrat e tyre!”357

Gyleni për këtë detyrë sublime, thotë se, mund të kryhet me kujdes në çdo institucion kombëtar, që nga shkolla e deri tek tempujt dhe sa më larg që të jetë e mundur duke ua transmetuar atë çdo shpirti intelektual dhe vullnetar, i cili ka arritur njësimin midis mendjes dhe zemrës. Është detyrë që i takon mësuesit arritja e këtyre objektivave për arsye se mësuesi dhe udhëheqësi është një person i pjekur, i cili në radhë të parë e ka arritur të vërtetën brenda shpirtit të tij. Vetëm në këtë rast ai mund të shkarkojë barrën e së vërtetës nga supet e tij tek zemrat e nxënësve.

Ai mendon se njerëzimi është i ngarkuar me përgjegjësinë e stolisjes së botës përmes një shpirti të ri dhe të freskët që rrjedh nga dashuria për njëri-tjetrin kudo nëpër botë, si dhe nga dashuria për lirinë. Njeriut i është ngarkuar gjithashtu edhe përgjegjësia e të qenurit vetvetja, e të lidhurit me parimet e këtyre tre dashurive. Kjo do të varet nga ata heronj që janë 355 Gülen, Çağ ve Nesil, f. 110-114. 356 Gülen, Yitirilmiş Cennete Doğru, f. 125. 357 Gülen, Buuhranlar Anaforunda Insan, f. 101.

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

153

tërësisht të mbushur me dashuri për shkencën dhe dijen, të stolisur me idetë e përmirësimit dhe të ndërtimit; të cilët janë të devotshëm përtej çdo caku, që janë patriotë dhe të përgjegjshëm e për rrjedhojë për herë të ndërgjegjshëm në punë ose në detyrë. Falë këtyre heronjve dhe përpjekjeve të tyre të sinqerta, sistemi i mendimit dhe i botëkuptimit dhe frytet që burojnë prej tij, do të dalin në pah tek njerëzit. Sensi i përkushtimit ndaj të tjerëve dhe ndaj bashkësisë do të marrë përparësi, kuptimi i ndarjes së punës, administrimit të kohës dhe ndihmës, si dhe lidhjes me njëri-tjetrin do të rigjallërohet. Çdo marrëdhënie autoritet-subjekt, punëdhënës-i punësuar, pronar-punëtor, çifligar-argat, artist-admirues, avokat-klient, mësues-nxënës, do të përbëjnë aspekte të ndryshme të unitetit të së tërës; dhe e gjitha kjo do të ndodhë përsëri, ashtu siç ne shpresojmë dhe të gjitha këto do të bëhen realitet një e nga një.358 Janë pikërisht këto parime që e karakterizojnë filozofin tonë në mendimin e tij.

Gyleni e përshkruan lëvizjen arsimore të përhapur nëpër botë, si një lëvizje që ka lulëzuar në çdo pjesë të globit, duke çelur sythe dhe nxjerrë filiza dhe fidanë. Megjithatë ai shprehet se njohja e tij është vetëm nga regjistrimet që ka parë nëpërmjet ekranit. Dëshmitë e tij mbështeten vetëm në ato që ka dëgjuar.

Ai thotë: “Kufijtë e penës sime janë aftësitë e mia për të kuptuar.359 Unë nuk e di se çfarë periudhe i përkasin ngjarjet e nënkuptuara. As nuk mund të shprehem se çfarë mund të jetë thënë në ato rrethana! Gjithçka unë mund të bëj për ta përshkruar këtë, do të jetë si dikush që orvatet të përshkruajë trëndafilat dhe lulet, siç janë në të vërtetë, vetëm pasi ka parë një tablo me to. Por misioni im i ngjan më shumë një përpjekjeje për të përshkruar modelin, formën dhe rëndësinë e veçantë të çdo luleje dhe trëndafili në një kopsht thjesht nga vështrimi në një pikturë i një luleje pa jetë. Kopshtet me lule dhe trëndafila nuk mund të përshkruhen në këtë mënyrë. Nëse është e mundur, unë besoj që dikush duhet të guxojë të flasë në emër të fenomenit të epokës, për të gjallëruar njerëzit në formë dhe në ndërgjegje.”360

Gyleni trumbeton me të madhe se, “mbase në një të ardhme të afërt, në sajë të këtyre vullnetarëve që nuk kursyen vetveten me qëllim që të tjerët të jetojnë, mendja dhe shpirti do të përqafojnë njëri-tjetrin përsëri. Ndërgjegjja dhe logjika do të plotësojnë thellësitë e njëra-tjetrës dhe gjithçka do të gjejë mundësinë për të shprehur bukurinë që e karakterizon përmes gjuhës së saj, njerëzit do të pendohen që kanë luftuar njëri-tjetrin për asgjë, atmosfera e paqes që nuk ekzistonte më parë në treg, në shkollë dhe në vatrat familjare, do të jetë vendosur dhe erërat e lumturisë do të fryjnë, pastërtia morale nuk do të jetë dhunuar, ndershmëria nuk do të jetë nëpërkëmbur, zemrat gjithmonë do të rrahin me respekt dhe vlerësim, asnjëri nuk do t'i ketë zili të tjerët për pasurinë ose reputacionin e tyre, i fuqishmi do të sillet drejtësisht me të dobëtin, i varfri dhe i dobëti do të kenë mundësinë që të jetojnë njerëzisht, askush nuk do të jetë ndaluar me forcë vetëm për dyshime, banesat dhe vendet e punës nuk do të jenë sulmuar, gjaku i askujt nuk do të derdhet dhe i dobëti nuk do të qajë, çdokush do të dojë njerëzimin.”361

Sipas Gylenit nëpër shkolla dhe institucione edukative duhet të zbatohen metoda mësimore dhe edukative për kulturën dhe moralin. Në të njëjtën kohë, çdo kërkesë e jetës duhet të njihet në shkollë. Edukimi i shëndoshë duhet të jetë siguruar nga specialistët e

358 Gülen, Ruhumuzun heykelini dikerken, Izmir, 1999:101-2. 359 Gyleni ua kushton këto fjalë aktivistëve dhe edukatorëve të lëvizjes arsimore të drejtuar prej tij në të gjithë botën, duke nxjerrë në pah shpirtin e tyre të gatishmërisë dhe sakrificës për të shkuar dhe punuar edhe në vendet më të vështira vetëm për motive humane. 360 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007:299. 361 Po aty, 306.

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

154

edukimit. Klasifikimet në lidhje me jetën në përgjithësi dhe jetën në shtëpi duhet të bëhen të kuptueshme në shkollë.

V.6. Edukimi, shkolla dhe familja Në fushën e arsimit lëvizja Gylen është e njohur mirë për rrjetin e tij elastik të

lidhur natyrshëm prej më shumë se 1.000 kolegjesh moderne dhe disa dhjetëra universitetesh, që kanë depërtuar në të gjithë botën, duke filluar që nga viti 1983 qysh me hapjen e një shkolle në Izmir dhe një tjetre në Stamboll.362

Këto shkolla, shumë prej të cilave janë vendosur qëllimisht në disa nga pjesët më të varfëra dhe më nevojtare të botës, janë në përgjithësi të pajisura shumë mirë me bazën materiale dhe teknike, që nevojiten për të arritur një standard të lartë të cilësisë shkollore në lagjet, rrethet dhe kombet të cilat zakonisht nuk shquhen të kenë përsosmëri në arsim. Ajo çfarë i bën ato aq të shquara, qëndron në përkushtimin e tyre për të mësuarit modern, duke qenë të hapura për studentët e të gjitha përkatësive. Shkollat veprojnë gjithashtu sipas ligjeve të vendit ku operojnë.

Për shkak të zhvillimeve të shpejta në transport dhe komunikacion, bota është bërë si një fshat global. Kombet janë bërë si fqinj të afërt, ndonëse mendohet se në një botë si kjo, ekzistenca e kombeve mund të jetë siguruar vetëm nga mbrojtja e karakteristikave specifike të tyre.

Të gjithë popujt kanë nevojë për njëri-tjetrin. Sot, organizatat vullnetare ose joqeveritare kanë krijuar kompani të ndryshme dhe janë duke u shërbyer me entuziazëm të tjerëve. Pranimi në shkallë të gjerë i institucioneve edukative, që janë shpërndarë në të gjithë botën, pavarësisht nga vështirësitë e mëdha financiare me të cilat janë përballur dhe faktit që ata janë konkurruese dhe shpesh lënë pas për një kohë shumë të shkurtër institucionet homologe në perëndim.

“Nuk është globalizmi një kërcënim më i rrezikshëm për botën tonë, siç pretendohet shpesh, por janë pikërisht tre armiqë tjerë më të mëdhenj: injoranca, varfëria dhe përçarja e brendshme. Padituria është problemi më serioz dhe vetëm arsimimi është një rrugë që do të shërbejë drejt luftës kundër tij”363, thekson Gyleni, i cili edukimin e sheh si mënyrën më të mirë për t’i shërbyer njerëzimit. Nuk duhet hequr nga mendja se ne jemi në këtë botë për t’u përsosur përmes arsimimit, thotë ai.

Dijet, kapitali i punës dhe bashkimi mund të luftojnë kundër injorancës, varfërisë dhe përçarjes. Sipas tij, paditurisë që është problemi më serioz, duhet t’i kundërvihemi me arsimim. Tani që jetohet në një botë globale, edukimi është mënyra më e mirë për t'i shërbyer njerëzimit dhe për të vendosur një dialog me qytetërimet e ndryshme.

362 Kuru, Ahmet T. (2003) Fethullah Gylen: Të kërkuarit e Rrugës së Mesme ndërmejt Modernizmit dhe Traditave të Islamit, në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq.116. Për një ide më të përgjithshme mbi rrjetin e shkollave dhe çështje të ngjashme shih Agai, Bekim (2003) ‘Etika Islame e Arsimimit në Lëvizjen Gylen nga M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq. 48-68; Michel, Thomas (2003) ‘Fethullah Gylen si Edukator në in M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq.69-84 dhe Ozdalga, Elisabeth (2003) ‘Në Gjurmët e Fethullah Gylenit’ në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq. 85-114. 363 Gylen, “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007: 285-6.

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

155

Edukimi, vlerëson Gylen, është jetik për shoqërinë dhe individët, ngase natyra e jonë njerëzore është në proporcion të drejtë me pastërtinë e emocioneve tona. Arsimimi e pastron intelektin nga egoizmi dhe nga ndjenjat të cilat mund të kenë elemente të këqija. Gylen ua ngarkon përgjegjësinë institucioneve dhe personaliteteve, që kanë obligimin për të zhvilluar dhe ngritur procesin e edukimit dhe të arsimimit, madje për një kohë shumë më të gjerë dhe me një plan që kërkohet të menaxhohet drejtë. Ky është vizioni i Gylenit për strategjitë e domosdoshme të planifikimit dhe menaxhimi në fushën e shkencës, arsimit dhe të edukimit. Do të thotë që edukimi dhe arsimimi i brezave të ri përmes diturisë është një vlerë, e cila nuk përvetësohet përnjëherë, por do shumë investim, durim, dashuri dhe mbi të gjitha, punë. Pra nuk është fjala për arsimim vetëm për vete, por edhe përgjegjësia për të arsimuar të tjerët. Dituria është vlerë në vete, ndërsa synimi i të mësuarit është për t’i bërë dijet udhërrëfyese të jetës dhe për të çuar në përsosje njerëzore. Në këtë kontekst shkenca drejton njeriun drejt qëllimeve të larta,364 thekson studiuesi Dr. Ibrahim Berisha nga Kosova në një punim të tij në lidhje me Gylenin.

Në fakt ngecja në edukim dhe arsimim shkakton probleme të mëdha sociale dhe ekonomike, pasoja këto të vërejtura në shumë vende. Mospërfshirja e plotë e të rinjve në arsimim drejtpërdrejt ose tërthorazi, i nxit të miturit të bëjnë vepra kriminale, mashtrime, vjedhje etj. Braktisja e shkollës, rënia e interesimit për shkollim, shtimi i numrit të analfabetëve, mund të frenohen vetëm përmes arsimimit dhe edukimit, për të cilat flet me përkushtim Gyleni.

Mbi çdo gjë tjetër, edukimi është një shërbim human. Ne jemi në këtë botë për të mësuar dhe për t'u përsosur përmes arsimimit. Bediuzzamani tregon kujdes për përfundimet e mundshme dhe të ardhmen duke vënë theksin e mospolemizimit në pikat jo të përbashkëta midis ithtarëve të feve dhe kulturave të ndryshme. Ai theksonte se: "Në të ardhmen njerëzimi do t'i kthehet dijes dhe shkencës dhe do të qeverisin arsyeja dhe fjalët"365, duke inkurajuar njohuritë dhe dialogun.

Kurse Gyleni thotë: “Nën dritën e parimeve të tilla, unë i kam inkurajuar njerëzit t'i shërbejnë vendit në veçanti dhe njerëzimit në përgjithësi, përmes arsimimit. Unë u kam bërë thirrje atyre ta ndihmojnë popullin për t'u arsimuar dhe zhvilluar, duke hapur shkolla të reja. Padituria mund të mposhtet përmes arsimimit, varfëria përmes punës dhe kapitalit dhe përçarja e brendshme, përmes bashkimit, dialogut dhe tolerancës. Zgjidhja e çdo problemi në këtë jetë varet plotësisht nga krijesat njerëzore dhe edukimi është mjeti më efektiv për këtë, pa u përqendruar në faktin nëse ne kemi një sistem politik dhe shoqëror të paralizuar apo që funksionon si zembreku i orës.”366

Shkollat janë hapur me radhë në të gjithë botën dhe në çdo kontinent. Këto shkolla janë hapur pothuajse kudo, përjashtuar vendet si Irani, ku nuk është dhënë leje. Administratorët lokalë japin një kontribut të rëndësishëm duke siguruar ndërtesat, drejtuesit dhe mësuesit kur është e nevojshme.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së shkollës në Moskë, kryetari i zyrës për edukimin kombëtar pati thënë: “Dy janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë aktuale të

364 Berisha, Dr. Ibrahim, kumtesë “Mendimi i Gylenit për rolin e shkencës, arsimit dhe edukimit në shoqërinë bashkëkohore”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 365 Gylen, “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007: 287. 366 Po aty.

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

156

Rusisë. Njëra, udhëtimi i Gagarinit në hënë dhe tjetra, hapja e kolegjit turk këtu!”367 Ai e përshkroi këtë si një ngjarje historike.

Gyleni thotë se, “detyra dhe qëllimi kryesor i jetës njerëzore është të kërkojë kuptimin e saj. Përpjekja për ta arritur këtë, e njohur si edukim, është një proçes përsosje përmes të cilit fitohen dimensionet shpirtërore, intelektuale dhe fizike të qenies njerëzore.”368

Ai vazhdon e thërret me të madhe për rëndësinë e edukimit. “Edukimi nëpërmjet mësimit dhe drejtimi në një rrugë të lavdërueshme të jetës është një detyrë sublime. Edukimi është gjithashtu jetik për shoqërinë dhe individët. Së pari, natyra njerëzore është në proporcion të drejtë me pastërtinë e emocioneve.

Ata që duan të parashikojnë të ardhmen e një kombi, mund ta arrijnë këtë gjë me përpikmëri, duke i dhënë arsimim dhe edukim të plotë brezit të ri.

Marrja e vendimeve të drejta është e kushtëzuar në zotërimin e një mendjeje të shëndoshë dhe në të qenët i aftë për mendimin e pakontestueshëm. Shkenca dhe njohuritë ndriçojnë dhe zhvillojnë mendjen. Për këtë arsye, një mendje e privuar nga shkenca dhe dijet nuk mund të marrë vendime të drejta. Ajo është gjithashtu e ekspozuar ndaj gabimit dhe subjekt për të qenë e mashtruar.

Duke i dhënë një rëndësi të madhe mësimit dhe diturive, ne duhet të përcaktojmë se çfarë është për t'u mësuar dhe ditur, kur dhe si duhet ta bëjmë këtë. Ndonëse dituria është një vlerë në vetvete, qëllimi i të mësuarit është për t'i bërë dijet udhërrëfyese të jetës dhe për të ndriçuar rrugën e përsosjes njerëzore. Prandaj çdo njohuri që nuk përvetësohet është një përgjegjësi për atë që mëson dhe një shkencë që nuk e drejton njeriun drejt qëllimeve të larta, është një mashtrim.

Prandaj, shkenca dhe dijet duhen kërkuar për të zbuluar natyrën e krijesës njerëzore dhe të fshehtat e krijimit. Çdo njohuri, edhe "shkencore," është e ligjshme vetëm nëse hedh dritë mbi misteret e natyrës njerëzore dhe ndriçon hapësirat e errëta të ekzistencës.”369

Një shkollë mund të krahasohet me një laborator, ajo ofron një eliksir që mund të pengojë ose të shërojë sëmundjet e jetës. Ata që kanë njohuritë dhe mençurinë për të përgatitur dhe administruar këtë eliksir, janë mësuesit.

Shkolla mund të hedhë dritë mbi qëllimet e domosdoshme për jetën, si dhe u mundëson studentëve të kuptojnë natyrën e tyre dhe faktorin njerëzor. Një shkollë, gjithashtu, mund të hapë shpejt rrugën për të zbuluar domethënien e gjërave dhe të ngjarjeve, si rrjedhim e drejton studentin tek mendimi dhe shqyrtimi tërësor.

Kështu Gyleni e sheh mësuesin e vërtetë, si ata që mbjellin farën e pastër dhe e ruajnë atë. Ata e okupojnë veten me çfarë është e mirë dhe e moralshme, dhe i drejtojnë dhe udhëheqin fëmijët në jetë dhe në çdo ngjarje që mund të përfshihen. Që një shkollë të jetë një institucion i vërtetë edukimi, studentët duhet së pari të jenë të pajisur me një ideal, një dashuri për gjuhën e tyre dhe të dinë se si ta përdorin atë në mënyrë sa më efektive. Ata duhet të zotërojnë një moral të pastër dhe vlera njerëzore të përjetshme. Identiteti i tyre shoqëror duhet të ndërtohet në këto themele.

Edukimi është i ndryshëm nga shkollimi. Shumë njerëz mund të mësojnë, por vetëm shumë pak mund të edukohen. Komunitetet e krijuara me individë pa ideale të larta, sjellje të mirë dhe vlera njerëzore, janë si individët e paqytetëruar që nuk kanë besnikëri në

367 Po aty. 368 Gylen, revista Sizinti, mars 1981-qershor 1982, nr. 26-41. 369 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007:296.

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

157

miqësi ose qëndrueshmëri në armiqësi. Rruga më e mirë për ta pajisur veten me vlera të vërteta është një edukim moral i shëndoshë.

Mbijetesa e një komuniteti varet në idealizmin dhe moralin e pastër, si dhe në aftësinë për të arritur nivelin e nevojshëm në progresin shkencor dhe teknologjik. Për këtë arsye, duhet të përvetësohen mjeshtëria dhe profesioni, duke filluar së paku në nivelin elementar. Një shkollë e mirë nuk është një ndërtesë ku është dhënë vetëm teori, por një institucion ose laborator ku nxënësit janë përgatitur për jetën.

Sipas Gylenit, që mësuesit të japin një shembull të mirë personal, duhet të jenë mjaft të duruar për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ata duhet t'i njohin mirë studentët dhe t'i drejtojnë intelektet, zemrat, shpirtrat dhe ndjenjat e tyre. Rruga më e mirë për t'i edukuar njerëzit është të shfaqësh një lidhje të veçantë me çdo individ, duke mos harruar, që çdo individ është një "botë" e ndryshme.

Sipas Gylenit, “shkolla i përgatit nxënësit, që të mund të lexojnë, mendojnë dhe flasin si brenda, dhe jashtë saj. Për këtë arsye, ndonëse duket sikur ajo ka zënë vetëm një pjesë të jetës, në të vërtetë shkolla dominon të gjitha kohët dhe ngjarjet. Për pjesën tjetër të jetës së tyre, nxënësit ripërsërisin çfarë kanë mësuar në shkollë dhe vazhdojnë të ndikohen nga kjo eksperiencë. Mësuesit duhet të jenë të aftë të gjejnë një rrugë për zemrat e studentëve dhe të lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjen e tyre. Ata duhet të verifikojnë informacionin, që ka kaluar tek studentët nga përpunimi në mendjen e tyre dhe nga prizmi i zemrave të tyre. Një mësim i mirë është më shumë se një informacion i dobishëm, apo një aftësi praktike. Ai duhet t'u jepet nxënësve në praninë e së panjohurës. Kjo u mundëson studentëve të fitojnë një vizion të thellë për realitetin e gjërave.

Ajo mund të hedhë dritë mbi qëllimet e domosdoshme për jetën dhe eventualitetet, dhe u mundëson studentëve të kuptojnë natyrën e tyre dhe faktorin njerëzor. Një shkollë, gjithashtu, mund të hapë shpejt rrugën për të zbuluar domethënien e gjërave dhe të ngjarjeve, si rrjedhim e drejton studentin tek mendimi dhe shqyrtimi tërësor.”370

Në fakt ideja e përdorimit të arsimit, për të krijuar një kulturë të paqes, u fut vetëm në vitin 1986 (nga Filipe MacGregor) dhe nuk u mor në konsideratë seriozisht deri në Kongresin Ndërkombëtar të UNESCO-s në vitin 1989.

Megjithatë, Gyleni ka filluar ta përdorë arsimin për të krijuar një kulturë të paqes që në vitet 1970. Prandaj "koncepti i një kulture paqeje duhet të jetë një komponent i rëndësishëm, ndoshta edhe komponent qendror." 371

Gyleni shpreh fuqimisht, se të gjitha qeniet njerëzore duhet të kenë një arsimim të mirë. Supozohet se arsimi ka dy objektiva kryesore, përkatësisht ofrimin e njohurive dhe informacionit, si dhe formimin e studentëve për të ardhmen. Me fjalë të tjera, arsimi është i rëndësishëm për të vendosur se çfarë lloj qeniesh njerëzore do të ketë në të ardhmen. Pra, “ne kemi për detyrë të zhdukim një kulturë që e pranon luftën. Ne duhet të ndryshojmë idenë që kërkon për hir të sigurisë për kombin e tij të mbjellë pasiguri për kombet e njerëzit e tjerë. Arsimimi duhet t’i përqendrojë përpjekjet në dy drejtime: një qasjeje të re ndaj sigurisë në aspektin e sigurisë globale dhe në edukimin e një brezi të ri të pajisur me besnikëri ndaj njerëzimit.”372

370 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007: 296. 371 Çinar, Dr. Bekir, “M. Fethullah Gylen dhe kontributi i tij për Paqen Botërore”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit, si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011; shih: Rivera, J. d. (2009). Hyrje. në J. D., Manual rreth Ndërtimit të Kulturës së Paqes. New York: Springer, f. 1-10. 372 Po aty; shih: Ikeda, J. R., “Një pikëpyetje për Paqen Globale”, Londër: I.B.Tauris & Co Ltd, 2007.

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

158

Kjo besnikëri e re mund të gjendet në objektivat arsimore të Gylenit, ndërsa sigurimin e informacionit dhe njohurive, ai e sheh si mënyrë "për të rrënjosur tek studentët vlera të tilla si, ndershmëria, përkushtimi, ndërgjegjja, dhembshuria dhe toleranca"373 Po me aq me rëndësi jetike është që studentët të mos mësohen me konceptin e 'të urryerit' dhe 'urrejtjes'. Këto vlera do të formësojnë 'Brezin e tij të Artë":

Një deklaratë e tij thotë: “Nuk do të ketë asnjë ngacmim, lakmi, grindje, mosbesim, gënjeshtër, shtypje dhe mashtrim. Përkundrazi, do të ketë ëmbëlsi, përpjekje për dashuri, për përmirësimin e jetës dhe dialogut, respekt për të vërtetën, besim, njohje të mirësisë dhe bujarisë, frymës së drejtësisë, si dhe vijimësi të rrugës së drejtë.”374

Njerëzit, të cilët kanë qenë të formuar nga këto vlera, "mund të jenë një instrument i rëndësishëm për krijimin e një botë të tillë të paqes, ku “njerëzit e duan dashuri dhe urrejnë urrejtjen.”375

“Arsimi i vërtetë nxjerr në pah në radhë të parë të mirat e njerëzimit-kapacitetin tonë të lindur për të padhunshmen, besimin, dhe dashamirësinë. Ai u mundëson individëve për të zbuluar cilësitë e tyre unike dhe duke nxitur ndjeshmërinë për të tjerët, hap derën për bashkëjetesën paqësore të njerëzimit.”376

Gyleni pohon se “ne nuk harrojmë se njerëzit e mirë (individët e fuqishëm), do të formojë familje të mira, familjet e mira do të formojë një shoqëri të mirë.”377

Ai këshillon se "kënaqësia për një njeri të vërtetë të mendimit dhe veprimit qëndron në kënaqësinë e të gjithë njerëzimit."378

Ata që janë duke planifikuar botën e lumtur të së ardhmes, duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë lloj bote u duhet për të ndërtuar, çfarë lloj stolish duhen përdorur në ndërtimin e saj, kështu që ata nuk do të kenë nevojë më vonë, të shkatërrojnë me duart e tyre ato çfarë me duart e veta kanë ndërtuar.

Njerëzit që duan të garantojnë të ardhmen, nuk mund të jenë indiferentë për edukimin e fëmijëve të tyre. Familja, shkolla, mjedisi dhe mjetet e komunikimit masiv duhet të bashkëpunojnë të gjithë për të siguruar rezultatin e dëshiruar. Kundërshtimi i tendencave midis këtyre institucioneve jetike do t'i kushtëzojë të rinjtë në influencat kontradiktore, të cilat do t'i shpërqendrojnë dhe shpërhapin energjitë e tyre. Në veçanti, mjetet e komunikimit masiv duhet të kontribuojnë në edukimin e brezit të ri, duke ndjekur edukimin politik të miratuar nga komuniteti. Shkolla duhet të jetë sa më e përsosur në respekt të programit mësimor të saj, të standardeve morale dhe shkencore të mësuesve dhe të kushteve të saj fizike. Një familje duhet të krijojë atmosferën dhe ngrohtësinë e nevojshme në të cilën rriten fëmijët.

Sipas Gylenit, shkolla e parë në të cilën merret edukimi i nevojshëm për të qenë të përsosur, është vatra familjare. Ajo ka një rëndësi jetike për rritjen e një gjenerate të shëndetshme dhe sigurimin e një sistemi shoqëror ose të një strukture të shëndoshë. Kjo përgjegjësi vazhdon gjatë gjithë jetës. Përshtypjet që marrin njerëzit nga familjet e tyre nuk mund të fshihen deri në fund të jetës. Për më tepër, mbikqyrja e familjes mbi fëmijën në

373 Çetin, M., “Lëvizja Gylen: Natyra dhe identiteti i saj. Bota Muslimane në Tranzicion: Kontributi i Lëvizjes Gylen (f. 377-309), Londër: Organizatorët e Konferencës rreth Gylenit, Graskemper, M. D. (2007). 374 Po aty, f. 75. 375 Saritoprak, Z., Gylen dhe kontributi i tij global në ndërtimin e paqes. Bota Muslimane në Tranzicion: Kontributi i Lëvizjes Gylen, Londër, 2007: 632-42. 376 Noddings, N., “Edukimi i Qytetarëve për Vetëdije Globale”, New York and London: Teachers College, 2005. 377 Gylen, 2002, f. 87. 378 Gylen, 1996.

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

159

shtëpi, lidhur me fëmijët e një barku tjetër dhe lodrat, vazhdon në shkollë në lidhje me shokët e fëmijës, librat dhe vendet e vizituara.

Fëmijët mund të marrin një edukatë të mirë në shtëpi vetëm nëse jeta familjare është e shëndoshë. Prandaj, bashkëshortët duhet të marrin përsipër ndërtimin e një vatre familjare të ngrohtë dhe kështu t'i kontribuojnë qëndrueshmërisë së kombit të tyre në veçanti dhe njerëzimit në përgjithësi. Paqja, lumturia dhe siguria në vatrën familjare vendosen me bashkëpunimin reciprok të bashkëshortëve në mendim, moral dhe besim. Çiftet që vendosin të martohen, duhet ta njohin mirë njëri-tjetrin dhe të respektojnë më shumë pastërtinë e ndjenjave, dëlirësinë, ndershmërinë dhe virtytet, se sa pasurinë dhe bukurinë fizike. Jeta e një familjeje jofunksionale pasqyrohet gjithnjë e më shumë në shpirtrat e fëmijëve dhe për pasojë, në shoqëri.

Gyleni në këtë mënyrë vizaton jo vetëm njeriun ideal, por edhe familjen ideale, duke bërë të mundur kështu krijimin e një shoqërie që është e gatshme për dialog dhe mirëkuptim në të gjitha aspektet.

Gyleni thotë që, “në familje, anëtarët më të rritur duhet t'i trajtojnë më të vegjlit me dhembshuri dhe të rinjtë nga ana e tyre të tregojnë respekt për më të moshuarit. Prindërit duhet të duan dhe respektojnë njëri-tjetrin dhe të sillen ndaj fëmijëve të tyre me dhembshuri, duke marrë në konsideratë ndjenjat e tyre. Ata duhet t'i trajtojnë të gjithë fëmijët në të njëjtën mënyrë pa diskriminuar asnjërin prej tyre. Nëse prindërit i inkurajojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të jenë të dobishëm për veten dhe komunitetin, atëherë ata i kanë dhënë kombit një mbështetje të re të fuqishme.”379

Gyleni e koncepton një proces evoulimi intelektual dhe kulturor, begatimin moral-shpirtëror të fëmijëve, që është një detyrë e prindërve dhe duke kaluar koha fëmijët marrin këtë detyrë mbi vete. Babai ka detyra të mësojë fëmijën shkrim, këndim, por edhe dije praktike për ta bërë atë të fuqishëm në ndërtimin e jetës së ardhme, porosit Gylen.

Roli i institucionit të familjes për edukimin sa më të drejtë dhe ruajtjen e fëmijëve të tyre nga stuhia e tranzicionit nuk mund të zhvleftësohet. E tërë kjo përgjegjësi i adresohet edhe familjes, e cila është bartëse e edukimit të fëmijëve, sidomos kur kihet parasysh shkalla ende e ulët arsimore dhe mungesa e njohurive të duhura për edukimin e fëmijëve në pajtim me kërkesat dhe dinamikën e ndryshimeve socio-kulturore dhe teknologjike në shoqërinë e sotme.

Për të arritur nivelin e progresit botëror dhe për të qenë konkurues në këtë botë kaq dinamike gjithsesi duhet përcjellë të gjitha arritjet më të përgjithshme shkencore dhe teknologjike. Dhe në këtë kontekst kërkohet një durim i madh, veçmas i mësuesve për të bërë të mundur që nxënësit të përgatiten, të lexojnë, mendojnë dhe të flasin si brenda po kështu edhe jashtë shkollës. Mësuesit pra duhet të gjejnë edhe rrugën për tek zemrat e nxënësve dhe të lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjet e tyre.380

Po në këtë kontekst ai do të shprehet se qëllimi dhe detyra kryesore e njeriut gjatë gjithë jetës është kërkimi i dijes. Njerëzit që dëshirojnë të sigurojnë të ardhmen e tyre nuk mund të jenë indiferent ndaj mënyrës se si shkollohen fëmijët e tyre. Duhet pasur parasysh se lëvizja Gylen ndërtoi një sistem të gjerë të shkollave me një program bashkëkohor arsimor dhe edukativ në Turqi dhe në mbi 140 vende të botës, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Kosovën dhe mbarë rajonin.

Sipas studiuesit Dr. Ibrahim Berisha, “përhapja e këtij sistemi dinamik arsimor ka bërë të mundur që edhe fëmijët, të cilët kanë pasur dije dhe vullnet për arsimim dhe edukim,

379 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007: 297. 380 Po aty, 300.

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

160

por nuk kanë mundësinë për shkaqe financiare të arsimohen, të mbërrijnë në pikat më të larta të aftësimit të tyre intelektual dhe profesional, pikërisht duke shfrytëzuar kushtet dhe mundësitë që ofrojnë shkollat dhe universitetet e krijuara sipas modelit të Lëvizjes Gylen. Institucionet arsimore, shkencore dhe edukative të Lëvizjes Gylen, janë të shquara për lirinë shpirtërore, standardet shkencore dhe morale të larta duke promovuar kureshtjen e njerëzve për t’iu kthyer idealit të dijes, si një vlerë fundamentale e zhvillimit dhe mirëqenies së njerëzve. Njeriu ideal i dalë nga kjo shkollë, perifrazojmë Gylenin, do të ketë kualifikim, cilësi, si dhe këta njerëz do të jenë të pajisur me dije, drejtësi, edukatë, zgjuarsi dhe mendjemprehtësi.”381

V.7. Ndikimi pozitiv i kolegjeve dhe medreseve në familjet e nxënësve, rasti Shqipëri

Familja shqiptare tradicionalisht është karakterizuar nga lidhje të shumëllojshme ekonomike, shpirtërore, emocionale, përgjegjësie të ndërsjellë ndërmjet gjithë anëtarëve të saj, veçanërisht ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Në shoqërinë tradicionale shqiptare familja konsiderohej si një minishtet i mirëorganizuar, në të cilën çdo anëtar kishte të përcaktuar qartë statusin e vet dhe përpiqej t’i kryente me përpikmëri rolet e përcaktuara nga vlerat dhe normat kulturore mbizotëruese të shoqërisë382. Familja shqiptare si një strukturë shoqërore solide ka funksionuar deri në fund të shekullit XX. Për gjatë viteve 1991-2000 mjaft sociologëve të huaj, veçanërisht italianë, amerikanoveriorë e të tjerë u kanë bërë përshtypje të veçantë lidhjet e ngushta, përkushtimi i veçantë, deri në vetësakrifikim i anëtarëve të familjes shqiptare për njëri-tjetrin, veçanërisht i prindërve për fëmijët.

Por gjatë dhjetëvjeçarit të fundit konstatohet një farë dobësimi i marrëdhënieve midis anëtarëve të familjes shqiptare. Është rritur numri i akteve të dhunës brenda familjes shqiptare, janë rritur dhe janë ashpërsuar konfliktet e shumëllojshme ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, ndërmjet vëllezërve dhe motrave dhe ndërmjet vëllezërve të grup-moshave të ndryshme etj. Një faktor, që ka nxitur dukuri të tilla ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe dhuna që emetohet nga ekranet e televizionit, veçanërisht dhuna e filmave artistikë. Për të zbuluar se si ndikojnë filmat televizivë me dhunë në marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të familjes shqiptare të ditëve, pikërisht për të nxjerrë në pah a ka ndonjë ndryshim midis nxënësve të shkollave të ndryshme të kryeqytetit me kolegjet turke dhe medresetë e drejtuara nga fondacione arsimore të karakterizuara nga fryma e filozofisë së Gylenit, së bashku me studuesin dhe sociologun Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, kemi realizuar një studim-anketim me të rinj adoleshentë të qytetit të Tiranës në muajin maj 2012.

Janë anketuar 1244 nxënës. Pyetësori përmbante 20 pyetje: 3 të lira dhe 17 të strukturuara, të cilat ofronin rreth 110 alternativa përgjigjesh më të mundshme. Anketat u plotësuan nga nxënës të shkollave të zonës qendrore të Tiranës, si: Shkolla e Mesme “Petro Nini Luarasi” dhe ajo “Qemal Stafa” dhe nga nxënës adoleshentë të shkollave nëntëvjeçare “Fan Noli” dhe “Dora D’ Istria”. Anketa u plotësua dhe nga nxënës adoleshentë të shkollave në periferi të Tiranës, si: shkolla e mesme “Myslym Keta” dhe shkolla nëntëvjeçare “Shyqyri Peza” në lagjen “Kombinat”, ku janë përqendruar më shumë nxënës të ardhur me familjet e 381 Berisha, Dr. Ibrahim, kumtesë “Mendimi i Gylenit për rolin e shkencës, arsimit dhe edukimit në shoqërinë bashkëkohore”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011; Gylen, “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007: 96. 382 Frashëri, Pandi M, Familja shqiptare, Botues Ismail Mal Osmani, Tiranë, 1944: 9-12.

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

161

tyre nga qytetet dhe krahinat jugore të Shqipërisë, ndërsa në shkollën e mesme “Eqrem Çabej” mësojnë më shumë nxënës të ardhur me familjet e tyre për gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, kryesisht nga qytetet dhe krahinat veriore të Republikës së Shqipërisë.

Kolegji Turk “Mehmet Akif” dhe “Medreseja” e Tiranës u përzgjodhën, jo vetëm se kanë nxënës të klasave të teta e të nënta nga gjithë hapësira shqiptare, por edhe ngaqë kanë kohën e pasmësimit të programuar sipas standardeve të disiplinës së kolegjit. Ndërsa Shkolla e Mesme Artistike “Jordan Misja” u përzgjodh si shkollë artistike me traditë të konsoliduar, ku mësojnë nxënës të talentuar nga gjithë Republika e Shqipërisë. Nxënësit e kësaj shkolle jo vetëm janë më të lidhur me forma të ndryshme të artit, por edhe janë karakterizuar më parë e karakterizohen aktualisht nga një frymë disi më liberale, nga prirja për t’u përditësuar më shpejt me dukuritë autentike e kulturore të shoqërive më të urbanizuara të Perëndimit.

I përzgjedhur sipas kritereve të tilla ky kampion përfaqëson në një shkallë të konsiderueshme nxënësit e klasave të teta e të nënta të shkollave nëntëvjeçare dhe të shkollave të mesme të Republikës së Shqipërisë.

Veçanërisht në vitet 1960-1990 programet televizive në vendet më të industrializuara u shtuan, u pasuruan dhe u përsosën me ritme të shpejta. Ndërkohë u perfeksionua shumë dhe teknikat e transmetimit televiziv. Por strukturat përkatëse të regjimit socialist totalitar i izoluan në mënyrë të skajshme shqiptarët nga këto përparime të vrullshme të kulturës televizive. Në rrethana të tilla në shoqërinë shqiptare shpërbërja e sistemit socialist totalitar u përjetua dhe si liri për të ndjekur programe televizive nga e gjithë bota. Nga pajisjet e para, që blinin familjet shqiptare në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, ishin televizorët me ngjyra dhe antenat parabolike. Kjo dëshirë e shqiptarëve për të komunikuar me kulturat e botës përmes ekranit të internetit ose të televizionit është ende e fortë edhe ndër nxënësit adoleshentë. Këtë e provojnë edhe të dhënat kryesore të anketimit dhe të detajuara sipas përkatësisë gjinore dhe tre niveleve kryesore të përparimit në mësime.

Nga të dhënat e grafikut vihet re se pesha specifike e nxënësve adoleshentë, që navigojnë në internet nga 2-5 orë për gjatë një ditë-nate është e lartë (56.7 %). Në krahasim me atë të djemve (60.7 %) është pak më e ulët rreth (5.9 %) pesha specifike e vajzave (54.8 %), të cilat komunikojnë me programe të ndryshme të internetit rreth 2-5 orë për gjatë një ditë-nate. Nga bisedat me nxënësit kemi arritur në përfundimin se vajzat e përdorin më shumë internetin për informacione të dobishme për formimin e tyre, për zgjidhjen e detyrave në lëndë të ndryshme që mësojnë në shkollë dhe për të zhvilluar modele komunikimi më të mirë me të tjerët. Ndërsa djemtë e përdorin më shumë internetin për informacione, që shuajnë kureshtjen, por nuk shoqërizojnë me vlera kulturore më të pëlqyera prej shumicës së anëtarëve të shoqërisë. Gjithashtu djemtë përdorin programe të ndryshme interneti për lojëra ose për të bërë shaka me njëri-tjetrin.

Duke shqyrtuar rrjedhojat e ndikimit të dhunës televizive në kompleksitetin e vet, studiuesi Erić Maigret, ndër të tjera, shkruan: “Çështja e marrëdhënies midis dhunës reale dhe dhunës mediatike është mjaft emblematike për shqetësimet e shkaktuara nga mediat. Ajo rëndon si një këmishë hekuri në marrëdhëniet mes mediave dhe të rinjve, që prej fillimit të shekullit XX”383.

Nga të dhënat e studimit, pesha specifike e nxënësve të anketuar, të cilët nuk i kanë dhënë përgjigje pyetjes se si ndikon dhuna televizive në marrëdhëniet e tyre me prindërit është e lartë, afro 14 %. Dhe është 5.2 herë më e lartë pesha specifike (72.5 %) e nxënësve

383 Maigret, Eric: Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Botimet “Papirus”, Tiranë 2010: 64.

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

162

adoleshentë të anketuar, që kanë pohuar se marrëdhëniet e tyre me prindërit nuk ndikohen fare nga shikimi i filmave televizivë me akte dhune.

Është e vogël pesha specifike e nxënësve adoleshentë, të cilët kanë pohuar se dhuna televizive i nxit të manifestojnë sjellje të vrazhda ose të dhunshme.

Vajzat adoleshente shqiptare kanë qenë dhe janë më pak të dhunshme se djemtë bashkëmoshatarë, jo vetëm jashtë mureve të shtëpisë, por edhe në marrëdhënie me prindërit. Ndërsa djemtë janë më të prirur drejt modeleve të sjelljeve të dhunshme edhe në marrëdhënie me prindërit.

Filmat televizivë me akte dhune reflektohen edhe në marrëdhëniet e nxënësve adoleshentë me motrat ose vëllezërit e tyre. Nga shqyrtimi analitik i të dhënave, rezulton se në treguesit kryesorë, shikimi i filmave televizivë me dhunë ndikon përafërsisht njëlloj në marrëdhëniet e nxënësve adoleshentë, si me prindërit ashtu dhe me vëllezërit dhe motrat. Por bie në sy se është 5 herë më e lartë pesha specifike e nxënësve me përparim të shkëlqyer në mësime (4.2 %) në krahasim me atë të nxënësve me përparim të dobët në mësime (0,8 %), të cilët kanë pohuar se nën ndikimin e filmave televizivë me dhunë, bëhen më të dhunueshëm në marrëdhënie me vëllezërve dhe motrave.

Mendimtari dhe dijetari Gylen thotë: “Nxehja e njeriut që nuk nxehet kurrë, është e veçantë…”384 Kjo ide provohet edhe nga mjaft vëzhgime e biseda me nxënës, mësues, me prindër dhe psikologë të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

Në vitin 1997 është realizuar një studim anketim mbi konfliktimin e nxënësve adoleshentë të qytetit të Tiranës me prindërit, me njëri-tjetrin, me nxënësit dhe me njerëz të tjerë jashtë mjedisit shkollor dhe familjar. Rezultatet kryesore të këtij studimi-anketimi janë pasqyruar në punimin monografik të Zyhdi Dervishit me titull: “Adoleshentët, bashkëjetesë me demonët e konflikteve”, të botuar për herë të parë në vitin 2001 dhe të ribotuar më pas disa herë. Sipas këtij studimi rreth 17.3 % e nxënësve adoleshentë përfshiheshin në konflikte me prindërit e tyre të paktën një herë në muaj.385

Që nga viti 1997 deri në ditët tona, pesha specifike e nxënësve adoleshentë, që përfshihen në konflikte me prindërit është rritur shkallë-shkallë. Këtë e provojnë edhe të dhënat e këtij studimi. Rreth 53.8 % e nxënësve adoleshentë të anketuar përfshihen, të paktën një herë në javë në konflikt me njërin nga prindërit, me nënën ose babanë.

Nga studimi del se është mjaft e lartë pesha specifike e nxënësve adoleshentë të anketuar, që konfliktohen dendur me prindërit çdo ditë ose dy-tre herë në javë. Madje më të stresuara nga konflikte të tilla janë nënat, të cilat në shoqërinë shqiptare të ditëve tona ndihmojnë më shumë se baballarët për mirërritjen dhe mirëshoqërizimin e fëmijëve të tyre. Vetëm 27.2 % e vajzave të anketuara kanë pohuar se nuk konfliktohen me nënën, ndërkohë që me babanë nuk konfliktohen 52.3 % e tyre. Rreth 49.0 % e djemve adoleshentë kanë pohuar se nuk konfliktohen as me nënën dhe as me babanë.

Rritja e shkallës së konfliktimit të nxënësve adoleshentë me nënat e tyre është, jo vetëm shprehje e dobësimit të marrëdhënieve emocionale ndërmjet anëtarëve të familjes, por edhe rrjedhojë e dobësimit të rolit shoqërizues të familjes. Një situatë e tillë reflekton edhe dobësimin e rolit shoqërizues të shkollës në Shqipëri.

Për rolin e pazëvendësueshëm të familjes në procesin kompleks të shoqërimit të fëmijëve dhe për respektin e fëmijëve për prindërit e vet, dijetari erudit e vizionar Fethullah 384 Gylen, Fethullah, “Kriteret ose Dritat e Rrugës – ese, gjykime, aforizma”, Shtëpia Botuese “Prizmi”, Tiranë, 2003: 133. 385 Dervishi Zyhdi: Adoleshentët, bashkëjetesë me demonët e konflikteve, Shtëpia Botuese “Emal”, Tiranë 2009: 54.

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

163

Gylen, ndër të tjera ka shkruar: “Familja është elementi themelor i shoqërisë. Ajo është shtylla më e rëndësishme e saj. Sa të respektuar të jenë pjesëtarët e familjes ndaj të drejtave dhe detyrave të njëri-tjetrit, aq e shëndoshë është shoqëria. Fëmija duhet të jetë jashtëzakonisht i respektueshëm e i bindur ndaj prindërve; edhe prindërit, duke i dhënë jetës shpirtërore të fëmijës po aq rëndësi sa edhe trupit dhe shëndetit të tij, duhet t’ia dorëzojnë atë sa më parë edukimit të të urtëve më të aftë.”386

Duke qenë idealist i mendimeve më të larta, Fethullah Gylen ka argumentuar domosdoshmërinë e krijimit të mjediseve sociale sa më të mira, mundësisht të përsosura, të cilat të ndikojnë në edukimin e përsosur të fëmijëve, të të rinjve. Ndër të tjera, ai ka shkruar: “Që fëmijët tanë të mund të rriten në mënyrë të përsosur, është kusht që edhe mjedisi ku rriten dhe edukohen të jetë i përsosur. Sigurisht, çdo fëmijë formësohet sipas mjedisit dhe në një kuptim konsiderohet fëmija i atij mjedisi. Në krye të elementëve të mjedisit në fjalë vjen familja. Pastaj, shkolla. I treti, shokët dhe miqtë. I katërti, rrethi shoqëror i mësimeve dhe i studimit.”387 Është pikërisht kjo filozofi që udhëheq jo vetëm arsimimin, por edhe edukimin e nxënësve në kolegjet turke dhe në shumicën e medreseve të Shqipërisë.

Kolegjet turke dhe medresetë që nga fillimi i viteve ’90 të shekullit XX e në vijim kanë qenë dhe mbeten mjaft të parapëlqyera prej mjaft prindërve shqiptarë, së paku për tri arsye kryesore:

Së pari, në shkolla të tilla, nxënësit adoleshentë shoqërohen me moral të shëndoshë, me virtytet më të pastra dhe jo thjeshtë e vetëm me moral fetar.

Së dyti, mjediset e kolegjeve turke dhe të medreseve i mbrojnë më mirë të rejat e të rinjtë adoleshentë nga batica e llumit të veseve, të sjelljeve deviante, që kanë pllakosur shoqërinë shqiptare, sidomos në vitet e tronditjeve sociale pas vitit 1991. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit ndër mjaft prindër shqiptarë, me banim në qytete dhe sidomos në fshatra, janë përhapur mensësitë: “nuk ka mjedise më të sigurta për vajzat dhe djemtë adoleshentë se kolegjet turke dhe medresetë”, “disiplina dhe fryma e kolegjeve turke dhe medreseve i mbron të rejat dhe të rinjtë nga veset e rrugës”, “kolegjet turke dhe medresetë iu mësojnë adoleshentëve disiplinën e studimit e të punës”, etj.

Së treti, në kolegjet turke dhe medresetë, të rejat dhe të rinjtë adoleshentë përvetësojnë mekanizma komunikimi më të qeta me të tjerët, sidomos me prindërit.

Kështu në Medresenë e Tiranës është ndjeshëm më e ulët (rreth 12.0 %), në krahasim me atë të gjimnazeve, pesha specifike e nxënësve adoleshentë, që konfliktohen me nënën. Morali i shëndoshë edhe me përmbajtje fetare, që propagandohet e praktikohet nga mësuesit dhe nxënësit medresistë shërben si faktor i rëndësishëm për shoqërizimin e nxënësve adoleshentë me modelet e sjelljes humane më të fisme, jo vetëm në marrëdhënie me nënën e pjesëtarët e tjerë të familjes, por edhe me gjithë të tjerët.

Mendojmë se disa elementë të mekanizmave shoqërizues, që realizohen nëpërmjet moralit të besimit dhe disiplinës së kolegjeve, mund të praktikohet edhe në shkollat e mesme të përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që të neutralizohen ndikimet çoroditëse të modeleve të sjelljeve deviante në jetën e përditshme, filmave televizivë me akte dhune, të programeve të tejngarkuara me vulgaritete.

“Lartësimi ose rënia poshtë e një kombi,- ka shkruar Fethullah Gylen- varen nga shpirti dhe vetëdija me të cilat do të pajisen brezat e tij, nga arsimi dhe edukata që do të

386 Gylen, Fethullah, “Kriteret ose Dritat e Rrugës – ese, gjykime, aforizma”, Shtëpia Botuese “Prizmi”, Tiranë, 2003: 159. 387 Gylen, Fethulah, “Nga fara te lisi”, Shtëpia Botuese “Prizmi”, Tiranë, 2008: 77.

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

164

marrin. …Kombet me brezat e rinj të përgatitur mirë, janë të paracaktuar të përparojnë paprerë, regresi i kombeve që i nënvleftësojnë ata, është i pashmangshëm!..”388

388 Gylen, Fethullah, “Kriteret ose Dritat e Rrugës – ese, gjykime, aforizma”, Shtëpia Botuese “Prizmi”, Tiranë, 2003: 153.

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

165

VI. BAZAT FILOZOFIKE TE GYLENI

VI.1. Filozofia e jetës Gyleni në lidhje me filozofinë e jetës thekson se, disa njerëz jetojnë pa u menduar,

disa të tjerë vetëm mendojnë, pa qenë në gjendje t’i vënë idetë e tyre në zbatim. Por ajo që duhet, është të jetuarit me ide dhe duke jetuar, të prodhojmë kombinime të freskëta për të patur më tepër zhvillim dhe për të mundësuar mënyra të reja të përfitimit të ideve. Ata që jetojnë pa u menduar, shndërrohen në objekte të filozofisë së të tjerëve.

Sipas tij, ekzistojnë edhe ata të tjerët që e jetojnë jetën plotësisht, me tërë dimensionet e saj dhe që sipas nivelit të tyre e kthejnë çdo orë, apo ditë të jetës në një trampolinë për ide dhe mendime të freskëta. Përsa i përket të tashmes, ata e pranojnë atë si qendrën e strategjive zhvilluese, si punishte të prodhimit të teknologjive të nevojshme, si urë kalimi nga teoria në praktikë, në mënyrë që të realizojnë idetë e tyre dhe për rrjedhojë, të ndodhen gjithmonë përtej kohës dhe vendit.

Njerëz të tillë, që e kanë kthyer jetën e tyre në një lulishte të mbjellë me plot pemë të mendimit, ju mund t’i quani njerëz të dijes, apo heronj të filozofisë së orientuar nga feja, thekson Gyleni. Brahmanizmi, budizmi, konfucizmi, taoizmi dhe zoroastrianizmi ngjajnë më shumë me sisteme filozofike, sesa me besim fetar. Si të tilla përbëjnë secila një dhuratë që i është dhënë njerëzimit nga të tillë heronj të spiritualitetit. Në murmurimën e rrëkeve të gjata të mendimeve të së shkuarës, mund të dëgjohen kompozimet melodioze të këtyre ndërtesave të mendimit. Në të katër cepat e botës, si në botën e lashtë, ashtu dhe në atë të re, këndvështrime dhe stile të ndryshme të të jetuarit, ashtu si edhe pasuri kulturore dhe koleksione universale qytetërimi, janë përjetuar vazhdimisht dhe kanë qenë produkt i reflektimeve dhe meditimeve të të tillë njerëzve.

Gyleni thotë se, “Sistemi ynë i mendimit, apo filozofia jonë e jetës, janë të lidhura, jo vetëm me botën e ekzistencës, por edhe me mbretërinë e paraekzistencës dhe me gjithçka që shtrihet përtej kësaj ekzistence. Ai takohet gjithashtu me tërë fenomenet natyrore dhe gjërat që shtrihen pas tyre si tërësi dhe gjithashtu është i aftë dhe i gjerë për ta përkufizuar mënyrën e gjithë jetës sonë në vazhdimësi. Me anë të një sistemi të tillë, shoqëria, edhe në qelizat e saj më të vogla, individët, është në gjendje të realizojë drejtësinë universale të shumëpritur në tokë dhe t’u përgjigjet të gjitha shpresave të njerëzimit, nëpërmjet stimulimit të individëve për të vepruar sipas moralit të pastër. Në këtë mënyrë, shoqëria ushqehet me shpirt, moral, virtyt dhe me objektiv, duke arritur stadin e rinovimit nga brenda përbrenda vetvetes. Kështu, kuptimi ynë për qytetërimin dhe pasuritë kulturore, shndërrohet në një të mirë të dëshiruar, të shumëpritur dhe të ëndërruar mbi gjithçka tjetër në botë. Për rrjedhojë, ne jemi të aftë të shtrijmë duart tona për të ndihmuar pjesën tjetër të botës, duke ua paraqitur lehtësisht idealet tona në lidhje me njerëzimin, filozofinë tonë të moralit, kuptimin tonë të virtytit, idetë tona dhe interpretimin tonë në lidhje me drejtësinë.”389

Një studim i Jill Caroll, i titulluar “Dialogu i qytetërimeve”, ka ofruar një zgjidhje për teorinë e përplasjeve së qytetërimeve. Dhe këtë zgjidhje e ka mbështetur në krahasimin e filozofive të filozofëve, që nga lashtësia dhe deri në ditët e sotme, duke i krahasuar me filozofinë e Gylenit, dukë vënë nxjerrë kështu pikat e përbashkëta, për të vënë në pah atë që Dr. Caroll e quan “Dialogu i qytetërimeve”.

389 Gylen, F., “Statuja e shpirtrave tanë”, Prizmi, 2009:169.

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

166

Në këtë dialog midis filozofëve, ajo vërteton se ekziston një dialog mes mendimtarëve dhe filozofëve, të cilët kanë në pikëpamje të ndryshme fetare, politike dhe etike.

Dr. Caroll në librin e saj, nënvizon se filozofët dhe mendimtarët, pavarësisht diversiteteve të theksuara kulturore, ata kanë të përbashkëta, sidomos në lidhje me problemet që e shqetësojnë njerëzimin.

Ajo gjithashtu thekson se Gyleni është një mendimtar i madh i dialogut ndërfetar me një kontribut tashmë prej shumë vitesh, sepse vetë Gyleni i ka dhënë një rëndësi shumë të madhe dialogut. “Gyleni është frymëzuesi i një lëvizjeje gjigante shoqërore qytetare, e cila që nga fundi i viteve gjashtëdhjetë të shek. XX është zhvilluar dhe rritur, duke u bërë pjesë përbërëse e jetës shoqërore. Gyleni si një dijetar dhe intelektual i kohës, ka frymëzuar miliona persona për t’i shërbyer njerëzimit.”390

Profesor Akbar Ahmed, Shef i Departamentit Ibn Khaldun i Studimeve Islame në Universitetin Amerikan, në Washington D.C., në librin e Dr. Caroll shprehet se, “Gyleni, si një reformator unik shoqëror, ka futur një stil të ri edukimi, që ndërthur njohuritë shkencore me vlerat shpirtërore. Me anë të kësaj, ai është në gjendje të gjejë një të mesme e cila bën të mundur lidhjen e Islamit me modernizmin. Ai beson se qëllimi i vërtetë i popujve është rinovimi, ose “qytetërimi” i individëve dhe shoqërisë nëpërmjet veprave të moralshme.”391

Sipas tij, “Gyleni është frymëzuar mjaft nga mësimet dhe mesazhet e Rumiut, një nga autorët më të lexuar në të gjithë botën, mësimet e të cilit flasin në lidhje me rrugën e shërbimit ndaj ndaj njëri-tjetrit”.392

Sipas Prof. Ahmed, prandaj edhe mësimet e Gylenit, përbëjnë një lëvizjeje filozofike, që është me të vërtetë domethënëse në ditët tona.393

Caroll në studimin e saj, thekson se, “filozofët klasikë grekë nuk ishin ateistë. Ata gjatë shekullit të V (p.e.s) e përqendruan vëmendjen e tyre larg çështjeve që kishin të bënin me natyrën dhe me përbërjen e kozmosit (ajri, uji, lënda, etj.) dhe u përqendruan drejt kuptimit të jetës, vlerave njerëzore, natyrës së jetës së dobishme dhe përbërësve të shoqërisë njerëzore. Këta përbërës janë ata që rëndom identifikohen me humanizmin, apo me mendimtarët humanistë, ndaj shumë filozofë dhe studiues fetarë dhe jofetarë konsiderohen si humanistë duke u nisur nga ky këndvështrim.”394

Caroll, e rendit Gylenin mes mendimtarëve të tjerë humanistë, “sepse vepra e tij, ashtu si ajo e këtyre të fundit, fokusohet në çështjet qendrore të ekzistencës njerëzore, çështje që kanë qenë gjithmonë pjesë e pikëpamjeve humaniste, si në formën fetare, ashtu edhe në atë jofetare. Me fjalë të tjera, këta mendimtarë trajtojnë çështjet bazë në lidhje me natyrën e realitetit njerëzor, jetën e dobishme njerëzore, rregullin dhe moralin. Për më tepër, ata arrijnë në konkluzione të ngjashme në lidhje me këto çështje dhe me pyetjet që rrjedhin prej tyre duke u nisur nga konteksti i tyre tradicional dhe kulturor.”395

Në fakt, këta mendimtarë vijnë nga një e kaluar e ndryshme kohore, kulturore dhe kombëtare, nga tradita të ndryshme fetare, shpirtërore dhe më tej. Prandaj edhe Caroll nuk i vë ato përballë njëri-tjetrit, sepse ato kanë edhe shumë përplasje mendimesh, por vë përballë tyre vetëm Gylenin me mendimet e tij.

390 Caroll, Jill, “Dialogu i qytetërimeve”, Tiranë, Prizmi 2008, fq. X. 391 Ahmed, Akbar, parathënie, Carroll, Jill, “Dialogu i qytetërimeve”, Tiranë, Prizmi 2008:XII. 392 Po aty, XII 393 Po aty, XIII. 394 Caroll, Jill, “Dialogu i qytetërimeve”, Tiranë, Prizmi 2008:4. 395 Po aty, fq. 5.

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

167

Po të shohim sot, vëjmë re se në shekullin XXI njerëzit ndërveprojnë dhe ndikojnë shumë më tepër se më parë me “të tjerët”. “Në botën e sotme globale, duhet rritur aftësia e dialogimit dhe të krijohet lidhja me njerëz shumë të ndryshëm nga ne. Pjesë e këtij projekti është gjetja e ideve, besimeve, qëllimeve, planeve dhe gjërave të tjera në të cilat mund të arrijmë të kemi pika të përbashkëta me njëri-tjetrin. Prandaj ne domosdoshmërisht nuk duhet të jemi të njëjtë, por duhet të gjejmë ngjashmëri të mjaftueshme në mënyrë që, për një distancë të caktuar, të përshkuar në rrugën tonë të jetës, të mund të shtrëngojmë duart, si bashkudhëtarë të mirë me të gjithë”396, thekson Caroll.

Caroll e ka organizuar dialogun ndërmjet Gylenit dhe mendimtarëve të tjerë mbi pesë çështje kryesore që kanë të bëjnë me temat qendrore në lidhje me jetën dhe shoqërinë njerëzore në botë. Këto tema janë: Vlerat njerëzore të trashëguara dhe dinjiteti moral; Liria; Njerëzimi ideal; Edukimi dhe Përgjegjshmëria. Këto tema janë të njohura mirë nga pikëpamja e përgjithshme humaniste, si për periudhat e hershme historike, ashtu edhe për ato të mëvonshme.397

VI.2. Një qasje krahasuese mes Gylenit dhe filozofëve klasikë Sipas humanistëve, jetët njerëzore përmbajnë disa forma të trashëguara të vlerave

humane. Për më tepër, respekti për këto vlera të trashëguara humane, në shumë sisteme humaniste, formojnë pikënisjen, apo themelin për moralin bazë.

Sipas studiueses Caroll, “për Kantin, njerëzit si qenie të arsyeshme janë zotërues të natyrshëm të bazave të moralit, ndaj si të tillë ata zotërojnë vlera morale të trashëguara. Ai ëndërron për një “mbretëri të së fundmes”, e cila përbën një bashkësi të organizuar rreth këtyre parimeve morale, ku qeniet njerëzore, si krijesa të arsyeshme, veprojnë dhe përfundojnë veprat e tyre në vetvete, hartojnë ligje morale universale, gjithnjë duke pasur parasysh që ky është qëllimi përfundimtar dhe jo vetëm mjeti. Brenda mbretërisë së fundme të Kantit, gjërat, ose kanë çmim, ose dinjitet, një vlerë tregu, ose një vlerë të trashëguar.”398

Ndërsa nga Gyleni ajo vë në dukje fjalët e tij, ku thotë se: “Qeniet njerëzore përbëjnë thelbin dhe elementin kryesor të ekzistencës, përmbajtjen dhe elementët bazë të universit. Qeniet njerëzore janë në qendër të krijimit. Gjithçka tjetër, e gjallë, apo jo e gjallë, formon rrathë koncentrikë rreth tyre... Duke pasur parasysh gjithë respektin që i është rezervuar njerëzimit në krahasim me pjesën tjetër të krijesave, njerëzimi duhet të shihet si zëri që shpreh natyrën e gjërave, natyrën e ngjarjeve.., ashtu siç duhet të shihet edhe si zemra që përqafon gjithë universet. Shqyrtimi i tyre i ndjenjave është mëshirë, e folura e tyre është zgjuarsi dhe interpretimi i tyre përfundimtar i çdo gjëje është dashuri.”399

Gyleni mbështet demokracinë jo si një sistem ideal, por si një sistem që çdo ditë përditësohet me zhvillime të reja, duke u bazuar në të drejtat e barabarta, pa dallim racor dhe kulturor. Por ai thekson gjithashtu se, “Parimet islame të barazisë, tolerancës dhe drejtësisë, mund ta ndihmojnë demokracinë në arritjen e këtij qëllimi.”400

Sipas Prof. Sinanit, liria përbën kushtin bazë për çdo lartësim dhe përparim individual dhe shoqëror dhe pa njerëz të lirë dhe me mendime të larta nuk mund të kemi edhe shoqëri dhe kombe të larta. “Mes njerëzve, shkruante Gyleni, ashtu siç ka njerëz të lirë që

396 Po aty, 7. 397 Po aty, 8. 398 Po aty, 15. 399 Po aty, 20. 400 Po aty, 23.

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

168

mund të blihen fare lirë, ka edhe njerëz të shtrenjtë që nuk mund të blihen as me arin e tërë botës! Pikërisht këta janë njerëzit që i lartësojnë kombet. Njerëzit e shtrenjtë, ashtu si retë e ngarkuara me shi, janë të ngarkuar me ideale e virtyte të larta. Të njihen a të mos njihen, ku shkel këmba e tyre, mbin bar e lind jetë”. 401 Në fakt këto fjalë duhet të dëgjohen nga shumë drejtues që me të vërtetë duan lartësimin e kombeve dhe vendeve të tyre.

Ndërsa sipas Dr. Caroll, e cila ka bërë disa krahasime filozofike mes Gylenit dhe disa filozofëve, në krahasimin që i bën Millit dhe Gylenit, ajo thekson se, Milli e konsideron projektin e tij si një artikulim për lirinë shoqërore dhe civile me fjalët: “Natyra dhe kufijtë e fuqisë që mund të ushtrohet në mënyrë të ligjshme nga shoqëria mbi individin.”402

Edhe Tokëvili kishte të njëjtin mendim në këtë aspekt. Sipas tij, “paradoksi thelbësor i demokracisë është se, barazia e kushteve është e pajtueshme si me lirinë, por edhe me tiraninë. Një lloj barazie mund të bashkekzistojë me një pabarazi shumë të madhe. Në qoftë se demokracia do të mbetej vetëm në mjetet e veta, në fakt, ajo do të prirej në vendosjen e një tiranie, e cila mund të ishte tirania e njëshit mbi të gjithë, ose ajo e një numri më të madh ndaj një numri më të vogël, ose, ajo e të gjithëve mbi të gjithë. Kështu demokracia mund të lindë një formë të re despotizmi, një shoqëri që tiranizon vetveten, ose e thënë ndryshe, tirania e mazhorancës ndaj pakicës, e cila absolutizon prirjen e demokracisë drej mediokritetit”.403

Milli thotë: “Ideja nuk është vetëm që të nxjerrim mendimtarë të mëdhenj, të cilët kanë nevojë për liri mendimi. Përkundrazi, po bëhet gjithnjë e më tepër e domosdoshme të aftësojmë njerëzit e nivelit të mesëm të arrijnë gjendjen mendore, për të cilën ata kanë aftësi. Kanë ekzistuar dhe mund të ekzistojnë akoma individë mendimtarë të mëdhenj në një atmosferë skllavërie mendore. Por nuk ka ekzistuar kurrë e nuk do të ekzistojë edhe në të ardhmen popull intelektualisht aktiv në një atmosferë të tillë.”404

Caroll thotë se, “Në këtë çështje mund të përfshihet në diskutim edhe Gyleni, sepse shpesh ai flet për idealin e lirisë, si në aspektin humanist, ashtu edhe në atë utilitarian. Gyleni në veprat e tij flet shpesh për çlirimin nga tirania. Ai flet më përgjithësisht rreth lirisë, që çdo individ duhet të ketë, në mënyrë që të bëhet një qenie e vërtetë njerëzore. Pikëpamjet e tij janë të ngjashme me parimin e lirisë së Millit, kur thotë se “liria i lejon njerëzit të bëjnë çfarë dëshirojnë”, duke garantuar mosdëmtimin e të tjerëve dhe qëndrimin e tyre plotësisht besnik ndaj së vërtetës.”405

Siç vë në dukje edhe Caroll, në fakt për të konceptuar thirrjet e Gylenit për dashuri dhe tolerancë, duhet arritur më parë liria e mendimit dhe të debatit, kryesisht për faktin se toleranca është e panevojshme, nëse liria e mendimit, debatit, zgjedhjes personale e kështu me radhë, nuk është e lejuar. Sipas saj, “toleranca është një virtyt që del në pah, kur njerëzit janë të lirë dhe zgjedhin fe, besime dhe ide të ndryshme për të ndjekur. Gyleni e thekson këtë shumë herë në çështjet që kanë të bëjnë me demokracinë në përgjithësi, apo në krahasimin e demokracisë me Islamin, mes të cilave ai nuk sheh mospërputhje.”406

Në studimin e Caroll del në pah edhe këndvështrimi i Gylenit në lidhje me demokracinë, i cili thotë: “demokracia është një sistem që i jep çdokujt, që është nën pushtetin 401 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, kumtesë me temë: “Një analizë e filozofisë së Gylenit nga një perspektivë humaniste”, simpozium ndërkombëtar: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, UT, MTRKS, Prizmi, Tiranë, 2011:200. 402 Caroll, Jill, “Dialogu i qytetërimeve”, Tiranë, Prizmi 2008:28. 403 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Alexis de Tocqueville: 200 vjet pas”, f. 224-225. 404 Caroll, 32. 405 Po aty, 33. 406 Po aty, 33.

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

169

e saj, mundësinë për të jetuar dhe për të shprehur lirisht ndjenjat dhe mendimet e tij. Toleranca përbën një dimension të rëndësishëm të saj. Në fakt, mund të thuhet se as që mund të flitet për demokraci në një vend ku nuk ekziston toleranca.”407

Kështu në librin “Statuja e shpirtrave tanë”, Gyleni paraqet një vizion të gjerë për një shoqëri dhe botë të udhëhequr nga individë me veti të shkëlqyera shpirtërore, morale dhe intelektuale. Ai i quan këta njerëz “trashëgimtarë të tokës” dhe shkon edhe më thellë në përshkrimin e karaktereve dhe cilësive të tyre. Në renditjen e vetive të tyre kryesore ai rendit si të parën “të qenurit të aftë që të mendojnë lirisht dhe të respektojnë plotësisht lirinë e mendimit.”408

Kështu edhe Gylenit edhe Milli, flasin për lirinë dhe domosdoshmërinë e saj, për shoqërinë dhe vlerat njerëzore, ku Gyleni bashkohet me Millin në idenë që liria është e dobishme për shoqërinë.

Ai thotë: “Ne duhet të bëhemi më të lirë, për të menduar dhe për të vepruar. Ne kemi nevojë për ato zemra të gjera, të cilat mund të përqafojnë lirinë e plotë të mendimit, të cilat janë të hapura ndaj dijes, shkencave dhe kërkimit shkencor.”409

Shtysa për investime në fushën arsimore nga ana e Gylenit, si dhe mendimet e tij për lirinë, përputhen edhe me pikëpamjet e Millit.

Gyleni thotë: “Lirinë mund ta interpretojmë, si shkëputje të trurit të njeriut prej litarëve që do ta pengonin nga përparimi materialo-shpirtëror, sigurisht, pa rënë në indiferentizëm dhe moskokëçarje.

Liri do të thotë t'i thuash njeriut, "pasi t'i rrish besnik idesë së të drejtës e të mos u sjellësh dëm të tjerëve, mund të bësh ç'të duash!"

Liria e pëlqyeshme dhe e pranueshme është liria qytetare.”410 Kështu si Milli edhe Gyleni, flasin për lirinë njerëzore edhe pse vijnë nga

pikëpamje të ndryshme shoqërore, politike dhe fetare. Shumë filozofë shfaqin pikëpamje të ndryshme të idealit njerëzor, duke përfshirë

politikën, edukimin, qeverisjen dhe strukturat shoqërore. Caroll vë në dukje se, “në rastet e tjera, ky vizion fokusohet tek individi dhe në mënyrën se si çdo person përpiqet të arrijë më të mirën dhe më të lartën në jetën njerëzore. Disa prej shembujve të vizionit të parë janë të përmendur prej tre njerëzve të famshëm të grekëve të lashtë: Sokrati, Platoni dhe Aristoteli. Shkrimtarët stoikë si Epikteti dhe Epikuri, janë shembuj të vizionit të dytë të përmendur më lart. Megjithatë, konkluzioni që del nga studimi i të gjithë këtyre, përbën një vizion të një ideali njerëzor, si një synim për zhvillimin dhe arritjet njerëzore. Humanizmi, që e ngre lart njeriun në këto raste, mbron idenë e një forme të përsosur dhe të idealizuar si standarde matjeje dhe si qëllim tek i cili të gjithë aspirojnë, ose nga mendja e tyre, ose në sajë të një realiteti transcendent.”411

Caroll, në veprën e të treve, qoftë të Konfucit, Platonit dhe Gylenit, vëren një mesazh të përbashkët, “që udhëheq tërësinë e vizioneve të tyre respektive: shoqëria punon më së miri, kur ajo qeveriset dhe ndërtohet nga njerëz me virtyte morale dhe intelektuale. Të tre i shprehin vizionet e tyre respektive për komunitetin njerëzor, duke iu referuar idealit transcendent që përbën bazën, burimin, të vërtetën dhe premisën e gjithë realitetit jetësor. Për Konfucin, ky ideal transcendent është Tao, apo Rruga e të gjitha gjërave. Ndërsa Platoni e

407 Po aty, 34. 408 Po aty. 409 Po aty, 36. 410 Gylen, Fethullah, “Kriteret ose Dritat e Rrugës”, Prizmi, Tiranë, 2003:41. 411 Caroll, Jill, “Dialogu i qytetërimeve”, Tiranë, Prizmi 2008: 45.

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

170

përshkruan këtë realitet transcendent si “bota ideale” kundër “botës reale”. Në dialogun që ai ndërton midis mësuesit të tij, Sokratit, dhe nxënësve të tij, ai i artikulon këto dy dimensione kryesore të ekzistencës, idealen dhe realen.”412

Gyleni, ashtu si Platoni dhe Konfuci, paraqet karakteristikat e qenieve njerëzore ideale, karakteristika të cilat i dallojnë ata nga pjesa tjetër e njerëzimit. Ai, i quan me emra të ndryshëm njerëzit e idealeve të larta, si p.sh. “trashëgimtarë të tokës,” “njerëz të idealeve” dhe “njerëz idealë.”413 Gyleni, në mësimet e tij, vë në dukje se, rinovimi dhe rilindja do të vijnë në botë, kur këta njerëz idealë të ngrihen shpirtërisht, moralisht dhe intelektualisht për ta udhëhequr njerëzimin me anë të shërbimit dhe shembullit të tyre vetjak, drejt një epoke të re.414

Sipas Dr. Caroll, për Gylenin, ashtu sikurse edhe për Konfucin dhe Sokratin, shpresa për shoqërinë qëndron ekskluzivisht tek ndikimi i “njerëzve idealë.” Ajo vë në dukje se, “Gyleni askund në veprat e tij nuk bën thirrje për ndonjë lloj aktiviteti politik, apo qeverisës. Ai nuk është politikan e as teoricien politik, prandaj, ai, në kundërshtim me Konfucin dhe Platonin, nuk bën thirrje për një brez të ri udhëheqësish politikë. Ky përbën një ndryshim thelbësor ndërmjet Gylenit dhe partnerëve të tij të trialogëve. Përkundrazi, ai fokusohet në rithemelimin e një botëkuptimi kulturor, intelektual dhe humanist, që mund të bëhet i mundur nëpërmjet njerëzve të virtytshëm dhe të gatshëm për të shërbyer, që jetojnë në shoqëri të ndryshme dhe kanë role të ndryshme profesionale dhe familjare.415

Kështu, sipas Dr. Caroll, të tre pjesëmarrësit e trialogut, megjithëse nga këndvështrime të ndryshme dhe epoka të ndryshme historike, kanë kristalizuar një ide qendrore të asaj çfarë kërkohet për të jetuar një jetë të dobishme, si në nivelin individual, ashtu edhe në atë kolektiv. Kjo ide është virtyti intelektual dhe moral dhe Gyleni e ka konkretizuar në praktikë me anë të shtysës që i ka dhënë njerëzve dhe nxënësve të tij në fushën edukative dhe arsimore.416

Ajo gjen të përbashkëta, mes Konfucit, Platonit dhe Gylenit, në pikëpamjen e shpjegimit që i kanë bërë njeriut ideal, i cili duhet të udhëheqë, apo të ndikojë mbi shoqërinë, në mënyrë që kjo e fundit të jetë e mirë dhe e drejtë si e tërë. Kështu Dr. Caroll vë në dukje se, “Konfuci, Platoni dhe Gyleni, veç e veç flasin për teori specifike në lidhje me edukimin sipas këndvështrimeve të tyre respektive, aq shumë, saqë të jetë e qartë se pa komponentët e edukimit, e tërë ngrehina e këtij sistemi rrëzohet. Për më tepër, secili prej tyre dëshmon për një lloj të veçantë edukimi, që do të bëjë të mundur shfrytëzimin në maksimum të mundësive nga ana e njerëzve për të nxjerrë në pah anët pozitive të karakterit, çka dhe synohen të dalin në pah.”417

Gyleni i jep një rëndësi të madhe nevojës për edukim për të gjithë njerëzit pa dallim race, feje dhe ngjyre, me qëllim që të funksionojë një qytetërim mbarëbotëror. Sepse ai e lidh të qenurit “i qytetëruar” me shkallën e shkollimit.

Lëvizja globale e Gylenit përqendrohet në edukimin botëror të brezave të rinj të njerëzimit. Një mijë shkolla të themeluara nga Lëvizja Gylen, që veprojnë në mbarë botën, bëjnë të mundur edukimin e nxënësve me një model unikal edukimi dhe arsimimi në të gjitha

412 Po aty, 47. 413 Po aty, 52. 414 Po aty. 415 Po aty, 64, 65. 416 Duke u nisur nga kjo filozofi gyleniane, është bërë e mundur hapja e mëse 1.000 shkollave të të gjitha niveleve, madje edhe disa universiteteve në 160 shtete të botës. 417 Caroll, 76.

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

171

disiplinat arsimore. Shkollat e hapura me shtysën e tij nga shoqëri dhe fondacione edukative dhe arsimore në Turqi dhe kudo në botë, hapen sipas ligjeve të secilit shtet dhe kurrikulave të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, madje duke pranuar edhe kontrollin dhe mbikëqyrjen nga ana e shtetit kudo ku ato janë.

Gyleni vetë, nuk ka asnjë kontakt me këto shkolla dhe madje shpesh ai thekson se nuk e di as numrin e saktë të shkollave, apo emrat e tyre nëpër botë, qoftë në Turqi, qoftë në Azi, Evropë, Afrikë, Australi dhe SHBA418.

Rrjeti ndërkombëtar i shkollave të hapura në mëse 160 vende të botës, përbën kështu argumentin më të qartë se si filozofia gyleniane ka arritur të kthehet në një praktikë globale në të mirë të të gjithë njerëzimit, në respekt të qenies “njeri”, si “i merituar” të jetë një “trashëgimtar i denjë i tokës”.

Kështu, ne vërejmë se, Gyleni, Kanti, Platoni, Konfuci dhe Milli, janë filozofë me dije të gjera, të cilët i kushtojnë rëndësi çështjeve më të rëndësishme dhe afatgjata, që kanë të bëjnë me ekzistencën njerëzore.

VI.3. Koncepti i krizës së identitetit dhe koncepti i islamizmit Modelet e reja sociale e trajtojnë konceptin e krizës së identitetit brenda kornizës

së konfliktit dhe krizave politiko-shoqërore. Ato sugjerojnë se ekziston një lidhje shkasore ndërmjet të gjitha llojeve të krizave dhe identiteteve sociale, duke kërkuar kështu për rrugë të reja zgjidhjeje. Nga pikëpamja sociologjike mund të verifikohet se në njëfarë mase, një atmosferë krize shoqërore ka një efekt relativ në përfitimin e identitetit. Zgjatja e krizave politike, sociale dhe ekonomike, e dobëson unitetin dhe vetëdijen shoqërore. Ndjenjat e mësimit dhe të besnikërisë që individi ka ndaj “tërësisë” gjithashtu mund të dobësohen. Mungesa e normave, e forcës dhe e besimit në të cilat është zhytur shoqëria gjatë atmosferave të krizave, e bëjnë atë që të largohet nga vlerat e saj të vërteta. Në këtë rast, shfaqet një strukturë shoqërore, të cilën Durkheim e quan “mosbindje.” Kjo mosbindje mund të sjellë për pasojë të gjitha llojet e shkatërrimit të vlerave. Në qoftë se kjo atmosferë zgjerohet aq sa të shtrihet në të gjitha fushat kulturore dhe sociale, mund të përjetojmë një krizë identiteti të vetvetes.

Kur aplikohet ky standard për formimin e bashkësisë dhe për lëvizjet shoqërore, mund të ndjeket një vijë e drejtë logjike: bashkësi të tilla lindin gjatë periudhave të krizave ekonomike, politike dhe social-kulturore, duke formuar një identitet të ndryshëm ndaj identitetit ekzistues social dhe politik. Ato tentojnë t’i izolojnë pjesëtarët e tyre nga unitetit i shoqërisë dhe t’i pajisin ata me një ideologji kundërshtuese. Kjo ideologji mund të përhapet në nivelet bazë dhe të transformohet mandej në një kundërshti politike apo mund të bëjë që pjesëtarë të izoluar të kësaj bashkësie të manipulohen prej organizatave ekzistuese anësore politike. Kjo është arsyeja përse sistemet dhe shtetet shtypëse dhe antidemokratike i konsiderojnë formimin e bashkësive të reja dhe lëvizjet social-qytetare si kërcënim ndaj shtetit.

Është e vërtetë që shumica e lëvizjeve periferike, radikale apo fundamentaliste, synojnë të krijojnë një identitet dhe ideologji alternative. Baza sociologjike mbi të cilën veprojnë formacionet komunitare dhe grupimet e reja social-qytetare janë të ndryshme nga kushtet që prodhojnë lëvizje periferike apo ato radikale. Së pari, identiteti i formuar për shkak

418 Në SHBA krahas kolegjeve të hapura si në shumicën e shteteve të botës, administrohen edhe shumë shkolla të quajtura “Charter school”, që mbështeten nga shteti amerikan.

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

172

të këtyre dukurive nuk ndeshet domosdoshmërisht me unitetin shoqëror. Përkundrazi, shtrirja e mobilizimit, mund t’i shtojë shoqërisë ato vlera që mund të shpien në zgjerim dhe hapje të saj.

Përsa i përket identitetit islam, ai mori formë prej eksperiencave të tjera në botën arabe. Nacionalizmi arab përpara dhe pas Luftës se Parë Botërore shfaqte ndikime islame, socialiste, monarkiste dhe perëndimore. Në Siri, Irak dhe Jordani nacionalizmi laik dhe social arab mori trajtën e një aspekti monarkist. Nga ana tjetër, në Arabinë Saudite dolën në pararojë identitetet Vahabi dhe Selefi. Fakti që identiteti individual dhe shoqëror islamik hyri në një qorrsokak të tillë, çoi në një reagim që ndikoi në identitetin global islamik, identitet që herë pas here quhet Islam politik apo islamizëm.

Që nga mesjeta, në radhët e shoqërive perëndimore kanë ekzistuar pikëpamje polemizuese në lidhje me Islamin. Shumë shkrimtarë dhe mendimtarë evropianë si Makiaveli, Simon Okli, Bulonvilje, Didëro, Molieri dhe Volteri, gjithashtu i kanë përshkruar myslimanët, Islamin dhe Profetin me tendenca tiranie dhe vulgarë.419

Sipas studiuesit Dr. Enes Ergene, për Zhosline Çesari, informacioni rreth Islamit është produkt i një këndvështrimi eurocentrik i ndërtuar mbi bazën e kontradiktave politike dhe fetare që kanë ekzistuar për shekuj me radhë. Që nga mënyra më personale e sjelljes e deri tek aspekti kolektiv, realiteti i myslimanëve është mbajtur i fshehur nën vellon e përshkrimeve bajate që janë grumbulluar rreth tyre.420

Ai thekson gjithashtu se, letërsia që ka të bëjë me Islamin në Evropë, padyshim nuk kufizohet vetëm tek shënimet e udhëtimeve. Kur vijmë tek shekulli XIX, vërejmë se kërkimet shkencore rreth Islamit kishin filluar shumë më herët. Këto studime eventualisht u bënë brenda një sistemi të organizuar mendimi që u quajt Orientalizëm. Megjithatë prapa këtyre studimeve intensive qëndronte vetëdija konstante e idesë së “tjetrit.” Orientalizmi ndërtoi një traditë shkence dhe mendimi që bazohej në ndryshimet ontologjike ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Kështu ai përgatiti terrenin për të legjitimuar ideologjinë e kolonializmit ndërkombëtar gjatë shekullit XVIII-XIX.421

Këto pikëpamje janë forcuar edhe për faj të disa lëvizjeve që kanë ardhur nga brenda botës islame si Revolucioni Iranian, Kriza e Pengjeve të Ambasadës Amerikane, konflikti Arabo-Izraelit, kriza algjeriane dhe afgane, lufta në Gjirin Persik e në veçanti në Irak, revolucionet në vendet arabe, etj. E ashtuquajtura tezë e “përplasjes së qytetërimeve” ka fituar terren sa herë që çdo veprim ndërkombëtar terrorist i është bashkangjitur Islamit. Në kundërshtim me rëndësinë e madhe të Islamit si aktor politik, ekziston ende një interes i ngushtë akademik në aspektin teologjik të tij. Kjo i lë të zhveshura rrënjët intelektuale dhe ideologjike të kësaj tendence në imagjinatën perëndimore, që vazhdimisht ngulmon në idenë e të lexuarit të Islamit me syze politike.422

Së pari, nën ndikimin e ideologjive të mëdha të shekullit të XX-të, lëvizjet e Islamit politik janë përpjekur ta përkufizojnë atë mbi të gjitha si një sistem politik. Së dyti, në mënyrë të vazhdueshme, ato janë marrë me diskutimet në lidhje me “kthimin në origjinë.” Kjo përbënte padyshim një lëvizje të re mendimi. Ajo mbështetej jo tek katërmbëdhjetë shekujt e traditës, por drejtpërdrejt tek burimet islame (Kur’ani dhe Tradita profetike) dhe tek mënyra e

419 Këta autorë e përfshijnë trupin bazë të veprës si “Mjeshtrit e Ditur” të kërkuar nga studentët në Perëndim shumica prej të cilëve në anglisht, klasikë, histori dhe shkenca politike. 420 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009: 48; shih Jocelyne Cesari dhe John Esposito, Islam’dan Korkmalı mı, Istanbul: Birey Yayıncılık, 1999: 9. 421 Po aty. 422 Po aty.

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

173

jetesës së besimtarëve të parë. Islami politik në këtë pikëpamje përkufizohet si “islamizëm”; këto dy terma konsiderohen si sinonime të njëra-tjetrës.

Islami politik e shikon Islamin nga korniza e politikës bashkëkohore qytetare. Për këtë arsye, Islami tashmë përbën më tepër një sistem politik dhe ideologjik sesa një sistem shpirtëror dhe me vlera hyjnore. Ai ka të bëjë edhe me vlerat e reja të konsumit, të propaganduara nga metropolistët e mëdhenj, si bota e kafesë, e teatrove dhe e muzikës. Shkurt, ai ka për të thënë fjalën e vet rreth bashkësisë së vlerave të shoqërisë dhe qytetërimit modern. Një Islam i tillë, padyshim është një Islam të cilin dijetarët klasikë (ulematë) dhe shoqëritë tradicionale myslimane nuk e kanë njohur dhe përkrahur. Islamistët dëshironin që koncepti i tyre i Islamit politik të depërtonte në çdo fushë, që nga individi e deri tek shoqëria dhe bota shkencore. Ata e përdorën Islamin për t’i bërë rezistencë kolonializmit në Palestinë, Liban, Algjeri dhe Tunizi. Në Egjipt dhe Indi, islamistët mendonin që ta luftonin varfërinë dhe krizën ekonomike krahas kolonializmit; në Turqi dhe Iran ai pretendohej të zgjidhte problemin e modernizimit. Islamizmi do të hynte në çdo aspekt politik dhe social duke u artikuluar nga çdo grupim: që nga inteligjenca me pretendime e Lindjes së Mesme, deri tek kulturat fisnore lokale dhe rurale të Lindjes së Largët; që nga marksistët, liberalët, nacionalistët e deri tek ideologjitë universalizuese të Perëndimit.

Sipas studiuesit Enes Ergene, Islamistët u përpoqën ta kthenin Islamin në manifest të një ideologjie reaksionare. Me këtë veprim, ata nuk dëshironin t’i mbështesnin idetë e tyre në traditën 1.400 vjeçare. Sipas kësaj praktike selefi, Islami klasik tradicional nuk kishte ndonjë ndryshim me strukturat shoqërore të qëndrueshme të Mesjetës. Ata mendonin se është e vështirë të gjenden zgjidhje sistematike për probleme që i përkisnin shekullit të nëntëmbëdhjetë duke u bazuar në Islamin tradicional. Për rrjedhojë, islamizmi u ngushtua në periudhën e parë të Islamit dhe në burimet e tij origjinale (Kur’ani dhe Suneti). Një grup prej këtyre islamistëve pretendonin se Islami ishte një sistem që predikonte vetëm parimet themelore. Ata riformuluan shumë parime legale dhe politike në përputhje me modelet perëndimore. Madje mund të thuhet pa frikë se për islamistët objektivi më i madh është paraqitja e Islamit më tepër si ideologji sesa si një besim fetar. Kjo tregon se lindja e Islamizmit kishte të bënte me lindjen e një ideologjie bashkëkohore brenda kontekstit të urbanizimit, Perëndimorizimit dhe modernizimit dhe se ai ndan të njëjtat fate dhe ka të njëjtat themele me ideologjitë e tjera sociologjike bashkëkohore.423

Megjithatë, rritja e vetëdijes islame nuk duhet të ngatërrohet me lëvizjet politike radikale. Themelet sociologjike të këtyre lëvizjeve nuk janë fetare dhe islame, por ideologjike dhe e shfaqin vetveten si nevojë për luftë kundër fuqive ndërkombëtare. Kështu këmbëngulja për të kërkuar themele islame për të tilla lëvizje, vjen si pasojë e formave të ashpra të karakterit islamik të cilat i kanë adoptuar disa lëvizje Selefi në botën arabe.424

Lëvizja Gylen në këtë kuptim ka qenë një fllad në këtë marrëdhënie ndërmjet fuqizimit së vetëdijes islame dhe radikalizmit. Dinamikat e lëvizjes, tani dhe në të shkuarën, nuk kanë qenë të bazuara kurrë në një objektiv politik apo pragmatist. Fuqia e saj themeluese nxjerr në pah një vetëdije islame, por nuk përkrah asnjëherë formimin e një partie politike. Kështu në të vlerat dhe idealet sociale njerëzore bashkohen për të formuar një tërësi kuptimplote. Prandaj suksesi që ajo ka arritur veçanërisht në fushën e edukimit, ka ardhur falë zgjidhjeve që i ka parashtruar problemeve sociale të grumbulluara ndër vite për shkak të krizave të thella kulturore.425 423 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009: 50. 424 Po aty, 52. 425 Po aty, 53.

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

174

Lëvizja Gylen ofron një lloj “shpirti mobilizimi”, brenda të cilit njerëzit nga çdo sektor i shoqërisë mund të gjejnë diçka për veten e tyre. Kjo gjë i mbush me energji grupet e ndryshme të njerëzve. Ndikimi i saj social nuk buron vetëm nga rruga e zgjedhur, por një nga elementët më domethënës të lëvizjes Gylen, është se ajo bazohet mbi një model të qenies njerëzore të ekuilibruar. Institucionet që ajo vendos janë rezultat i një “shpirti të ripërtërirë mobilizimi”426, që shfaqet në emër të njerëzimit. Ky shpirt mobilizimi, e bën këtë lëvizje aktive dhe dinamike.

VI.4. Sufizmi dhe bashkësia tek Gyleni Sufisti, ashtu si filozofi, është një person që përpiqet për “të vërtetën”. Sufistët

përpiqen për atë të vërtetë që zë vend në skutat e vullnetit, të ndërgjegjes dhe zemrës; me fjalë të tjera, në mbretërinë e lirisë absolute.

Sufistët kanë një jetë shpirtërore pozitive. Ata e arrijnë këtë lumturi jo nëpërmjet dijes për të vërtetën, por për shkak të dëshirave për ta arritur dhe për t’u bashkuar me të vërtetën. Sufistët flasin me një gjuhë të veçantë duke përdorur simbole dhe aludime në një mënyrë të tillë që mund të kuptohet vetëm prej atyre të cilët kanë pasur të njëjtën eksperiencë.427 Konceptet islame sufi, të tilla si hal (gjendje), makam (pozitë), zevk (kënaqësi), keshf (zbulim), ilham (frymëzim), etj., janë produkte të një udhëtimi shpirtëror në zemër dhe në shpirt, të bashkuara me njohjen e Zotit (marifet). Sufizmi mbështetet mbi mprehtësinë dhe mençurinë. Ai mund të arrihet vetëm pasi një person kapërcen kufijtë e të natyrshmes në lidhje me cilësitë e tij njerëzore, trupore dhe shqisore.428

Sufizmi është një proces afatgjatë i zhvillimit shpirtëror. Ai është një rrugë që kërkon pjesëmarrjen aktive të individit në rritjen dhe zhvillimin shpirtëror të tij. Askush nuk lejohet të jetë pasiv, duke shpresuar, që Zoti do t'u dhurojë këtë, apo atë bekim, apo gradë. Përkundrazi, ai e bën atë që është e nevojshme në mënyrë që të rritet shpirtërisht.429

Sufizmi (tasavuf-i) është rruga e ndjekur nga Sufitë për të arritur të vërtetën, d.m.th. Zotin dhe ai zakonisht shpreh aspektin teorik, apo filozofik të këtij kërkimi.

Ndërgjegjja dhe aftësitë sentimentale zhvillohen në Sufizëm më shumë se sa ato racionale. Thellësia dhe intensiteti sentimental luan një rol të rëndësishëm në jetën e një sufisti. Përvoja Sufi, e dëshiron afërsinë ndërmjet atij që do dhe atij që duhet nga të tjerët. Madje kjo afërsi nuk është e llojit fizik apo trupor. Ajo përjetohet si një gjendje shpirtërore e gëzueshme afrueshmërie dhe bashkimi. Ekzistenca e aktivitetit të gjerë shpirtëror shfaq një përvojë të veçantë, e cila quhet perceptim sufi. Përhapja e ndërgjegjshme e egos lëviz me intensitet, ndërkohë që ajo kapërcen me maturi shtresat më të larta të së perceptueshmes. Kështu në bazat e Sufizmit qëndron lufta me vetveten, pastrimi i zemrës dhe ushqimi i shpirtit.

Sipas Sejjid Husein Nasr, “Sufizmi në Islam ka qenë për shekuj me radhë zemra e fshehtë që ka rinovuar intelektualizmin fetar, botën etike dhe atë shpirtërore, por edhe që ka luajtur një rol të madh në përhapjen e Islamit dhe marrëdhënien e tij me fetë e tjera”.430

426 Po aty, 54. 427 Ebu’l Ala Afifi, Tasavvuf, Istanbul: Iz Yayıncılık, 1999: 20-21. 428 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009: 172. 429 Gulen, Fethullah, “Key concept in the practice of Sufism; emerald hills of the heart” 1, Fountain, New Jersey, 2004: x. 430 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009: 173.

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

175

Ergene thotë se sufizmi është përkufizuar në shumë mënyra. Disa e shohin atë si asgjësimin e egos së individit, dëshirave trupore dhe përqendrimi vetëm nga rruga e Zotit, si dhe ringjalljen e mëvonshme shpirtërore nëpërmjet dritës së Esencës së tij.431 Transformime të tilla shpien në të drejtuarit e vullnetit të individit nga ana e Zotit në përputhje me vullnetin e Tij. Të tjerët e shohin atë si një përpjekje të vazhdueshme për të pastruar veten e një individi nga gjithçka që është e keqe apo djallëzore, në mënyrë që të fitojnë virtytin.

Sufizmi është udha e ndjekur nga një individ i cili, pasi ka qenë i aftë për të liruar veten e tij ose të saj nga veset dhe dobësitë njerëzore dhe në mënyrë që të fitojë cilësi engjëllore dhe për të kryer vepra të mra, jeton në përputhje me kërkesat e njohjes dhe dashurisë së Zotit dhe me kënaqësitë shpirtërore që vijojnë prej tyre.

Sufizmi, një rrugë impenjative, e cila të çon në njohjen e Zotit, nuk lë vend për neglizhim. Ai kërkon prej individit, që ai të nisë të luftojë vazhdimisht, si një bletë punëtore që fluturon nga kosheret te lulet dhe nga lulet te kosheret, për t'i fituar këto njohuri. Fillestari në këtë rrugë, duhet të pastrojë zemrën e tij nga të gjitha shtojcat e tjera; t’u rezistojë të gjitha prirjeve trupore, dëshirave dhe epsheve, si dhe të jetojë në një mënyrë që reflekton njohuritë me të cilat Zoti ka ndriçuar zemrën e tij, gjithmonë i gatshëm për të fituar bekimin dhe frymëzimin hyjnor, si dhe në ndjekje rigoroze të shembullit të Profetit Muhamed.

Sufizmi lejon që individët të zhvillojë dimensionin moral të ekzistencës së dikujt dhe mundëson arritjen e një bindjeje personale të fortë, të përzemërt dhe me përjetimin e shtyllave të besimit, të cilat më parë kishte qenë vetëm sipërfaqësisht të pranuara.

Sipas Gylenit, parimet e Sufizmit mund të listohen si vijon: Arritja e besimit të vërtetë në Njëshmërinë Hyjnore të Zotit dhe të jetuarit në

përputhje me kërkesat e saj; Bindja ndaj urdhrave të pushtetit Hyjnor, që kanë lidhje me universin (ligjet e

krijimit dhe jetës); Tejmbushjen me Dashurinë Hyjnore dhe bashkimin me të gjitha qeniet e tjera në

të kuptuarit se bota është djepi i vëllazërisë; Dhënia prioritet apo përparësi mirëqenies dhe lumturisë së të tjerëve; Të qenurit të hapur për dashuri përvëluese, kënaqësi dhe ekzaltim shpirtëror; Të jesh në gjendje të dallosh atë që është në zemrat, apo mendjet e të tjerëve

përmes shprehjeve të fytyrës dhe të botës së brendshme dhe domethëniet e ngjarjeve sipërfaqësore;

Të luftuarit vazhdimisht kundër ambicieve dhe iluzioneve të kësaj bote, të cilat na shtyjnë të besojmë se kjo botë është e përjetshme, etj.432

Megjithatë Lëvizja Gylen nuk është një lëvizje me orientim Sufi. Përgjatë gjithë jetës, Gyleni shpesh ka përmendur dhe theksuar koncepte dhe terma Sufi në ligjëratat, bisedat dhe artikujt e tij. Në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai personalisht mund të pranohet si një “sufist modern”. Kështu, sufizmi i tij duhet të ngushtohet në nivel individual. Ai nuk mbështetet në pikëpamje asketike si braktisja e botës, apo e shoqërisë, siç vërehet në disa urdhra Sufi. Për të, asketizmi, në formën e klerikalizmit, nuk është diçka të cilën Islami e mbështet, kjo për arsye se Islami përbën në thelb një fe shoqërore. Megjithatë Gyleni nuk e miraton indulgjencën totale shoqërore, domethënë plotësimin e të gjitha dëshirave personale të njerëzve.

431 Thelbi i Zotit është Vetë Qenia Hyjnore. Shprehja "Drita e Esencës së Tij" i referohet dritës së Qenies së Tij. 432 Gulen, Fethullah, “Key concept in the practice of Sufism; emerald hills of the heart” 1, Fountain, New Jersey, 2004: xv-xvi.

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

176

Ai nuk e ka kthyer kurrë Sufizmin në një fenomen social. Përkundrazi, e ka vënë theksin më tepër në ekzistencën sociale dhe personalitetin kolektiv (shahsi manevi) të bashkësisë. Në të njëjtën kohë ai përqendrohet në përfitimet e dëshirës për të ndarë me të tjerët gëzimet dhe shqetësimet e një personi në shoqëri.433 Nga pikëpamja sociale ai mbron veprimtaritë shoqërore, trupin kolektiv dhe shërbimin në rrugën e të Plotfuqishmit dhe ndaj njerëzve në një format sistematik.

E ndërsa Gyleni mund të konsiderohet një sufist modern, lëvizja apo bashkësia e frymëzuar prej tij nuk mund të karakterizohet si një lëvizje formale Sufi. Gyleni pranon se terminologjia sufiste në përgjithësi është e nevojshme për zhvillimin e sjelljeve personale të një njeriu.434

Në fakt shoqëria që do Gyleni, kërkon edhe një moral të lartë, që të bazohet te dashuria për tjetrin. Dhe që ta përcillte këtë mesazh, ai ju drejtua mendimtarëve dhe poetëve sufistë. Përmes tyre ai mund t’u bënte thirrje njerëzve për mendime dhe ndjenja të larta. Sufizmi e krahason njohjen e vërtetë me fenomenin e ushqimit. Njohja e thellë karakterizohet nga tre forma të ndërvarura të njohjes. E para konsiston te mençuria që bën të shikosh veprimin e çdo fjale ose vepruesi. E dyta është aftësia për të pranuar çdo veprues në “punë”. E treta ka për shenjë aftësinë për ta njohur vepruesin përmes mendimit. Njeriu që njeh pandërprerë kuptimet e shumta të ngjarjeve dhe veprimeve, pa ndihmën e refleksionit të zakonshëm, është i Dituri, sufisti i “arrirë”, ai që ka arritur maturitetin. Ekzistojnë forma të kuptimit dhe rikuptimit të njohjes që sufizmi i përshkruan si më poshtë:

Shkenca e Mençurisë së Brendshme; Mençuria e Shkencës; Shkenca e Mençurisë së Mençurisë. E shprehur me një gjuhë filozofike kjo do të thotë që të gjejmë Qenien e të qenurit

tonë. Kush është thelbi i të qenurit tonë? Kjo do të zbulohet kur ne të reflektojmë për veprimet dhe mendimet tona. Edhe Gyleni e kërkon këtë thellësi mendore drejt kuptimit të qenies sonë.

“Struktura ndjesore te njeriu zhvillohet në përpjestim të drejtë me jetën që jetohet, me brengat dhe ankthet që përjetohen. Botët ndiesore të njerëzve që s’e kanë vrarë mendjen, që s’kanë ndjerë brengë dhe ankth, pra edhe që kanë mbetur gjithmonë jashtë jetës, ashtu si edhe aftësitë e tjera, kurrsesi nuk u zhvillohen dhe ata kurrë nuk mund të bashkohen e të bëhen një me qenien”.435

Në librin e tij “Konceptet themelore të sufizmit” (2004), Gyleni skicon rrugën drejt një "njeriu të përsosur". Ky libër është një seri me katër pjesë dhe konsiderohet tashmë një nga klasikët e sufizmit (tasavvuf-it). Në këtë seri, Gyleni diskuton në lidhje me metodologjinë dhe konceptet e Sufizmit, si dhe tregon vendin që zë ai në themelet e Islamit. Ai shqyrton anën mistike të Islamit dhe në esetë e tij sqaron argumentet e tij për vlerat e brendshme dhe kuptimin e Islamit në kohën moderne.436

Xhunejd al-Bagdadi, një mjeshtër i famshëm sufi (v. 910), e përshkruan sufizmin si "vetë-asgjësim në Zot" dhe "bashkëjetesën ose durimin me Zotin". Shibliu (v. 946), një dishepull i el-Bagdadit, e përmbledh atë si të qënit gjithmonë me Zotin, si të jetosh në praninë

433 Gülen, Koncepte Bazë në Praktikën e Sufizmit , vëll. 1, f. 19; Buhranlar Anaforunda Insan, f. 129; shih gjithashtu: “Sefer,” Sızıntı, nr. 250, Nëntor 1999; “Havlet-Celvet,” Sızıntı, nr. 253, Shkurt 2000. 434 Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009:178. 435 Sinani, Prof. Dr. Gjergj, kumtesë me temë: “Një analizë e filozofisë së Gylenit nga një perspektivë humaniste”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 436 Gulen, “Kodrat e Smeraldta të Zemrës” vol. 1., Rutherford, NJ: The Fountain, 2004: xiii-xxvi.

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

177

e tij, në mënyrë që të mos përpiqemi për objektivat e kësaj bote ose të botës tjetër. Muhamed Ebu Xherir el-Tabari (v. 923), e përshkruan atë si qëndresë ndaj tundimeve të karakteristikave të këqija dhe egos sensuale, si dhe të fituarit e cilësive morale të lavdërueshme. Të tjerë akoma e përshkruajnë sufizmin, si vështrim prapa dimensioneve të jashtme, apo paraqitjeve të dukshme të gjërave dhe ngjarjeve dhe si interpretim i ngjarjeve në botë, si të lidhura me prezencën e Zotit. Kjo do të thotë se dikush e percepton çdo dukuri si një akt të Zotit, një dritare përmes së cilës Zoti mund të "shikohet". Ai ose ajo e jeton jetën si një përpjekje të vazhdueshme për të realizuar këtë "shikim" të papërshkrueshëm me terma fizikë dhe është i vetëdijshëm se Zoti sheh gjithmonë çdo veprim të tij apo të saj. 437

Vlen të përmendet se perspektiva filozofike e Ibn Miskavajh dhe el-Gazaliut nuk është e pranishme në sufizmin e Gylenit. Në vend të kësaj vërejmë një prirje të fortë psikologjike për të diskutuar eksperiencat e ndryshme të njeriut, si hidhërimi (huzn), shpresa (Raja), mospëlqimi i turmave ('Wara), sinqeriteti (ihlas), udhëzimi (istikama), etj. Reflektimi i tij realist në tevekkul (virtytin e besimit në Zotin), është i ngjashëm me qëndrimin e el-Gazaliut sipas të cilit më parë siguro devenë tënde, pastaj lutiu Zotit, që të mos dëmtohet nga hajdutët.438

Origjina e Sufizmit Dijetarët e ligjit islam, kanë mbledhur dhe kodifikuar libra mbi ligjin islam dhe

rregullat e tij, si dhe parimet që kanë të bëjnë në të gjitha fushat e jetës. “Tradicionalistët”439 hartuan traditat profetike, hadithet dhe mënyrën e tij të jetesës (Sunneti, apo Sunnah) dhe i hodhën ato në libra. Teologët janë marrë me çështjet në lidhje me besimin islam. Përkthyesit e Kur'anit ia kanë dedikuar veten e tyre të studiuarit e kuptimit të tij, duke përfshirë edhe çështjet që më vonë do të quheshin "shkencat kur'anore".

Ndërsa disa dijetarë ishin të angazhuar në këto aktivitete të anës së "jashtme", mjeshtrat sufi janë përqendruar kryesisht në dimensionin shpirtëror. Ata synojnë të zbulojnë thelbin e ekzistencës së njerëzimit, natyrën e vërtetë të kësaj ekzistence dhe dinamikën e brendshme të njerëzimit dhe të universit, duke i mëshuar vëmendjes për realitetin e asaj, që shtrihet poshtë dhe përtej dimensionit të tyre të jashtëm. Krahas komenteve kur’anore, transmetimeve të tradicionalistëve dhe thënieve të dijetarëve ligjorë, mjeshtrat sufi zhvilluan mënyrat e tyre nëpërmjet asketizmit, spiritualitetit, dhe vetë-pastrimit.

Kështu jeta shpirtërore islame, e bazuar në asketizmin, adhurimin e rregullt, vetpërmbajtjen nga të gjitha mëkatet, sinqeritetin dhe pastërtinë, dashurinë përvëluese, dhe

437 Gulen, Fethullah, “Key concept in the practice of Sufism; emerald hills of the heart” 1, Fountain, New Jersey, 2004: xiii. 438 Steenbrink, Prof. Dr. Karel dhe Çelik, Dr. Gürkan, kumtesë me temë: “Rruga e Mesme e Vërtetë: Etika Islame e Fethullah Gylenit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 439 Ky term i referohet dijetarëve të cilët ia kanë përkushtuar jetën studimit të haditheve (thënieve profetike). Sidomos kur përdoret në kuptimin e njëjtë si Suneti, hadithet janë klasifikuar në tri grupe: fjalët e Profetit, veprimeve të tij apo jeta e përditshme, si dhe thëniet apo veprimet e shokëve të tij të cilat ai të miratuara në mënyrë eksplicite ose ka heshtur. Ato janë transmetuar në breza përmes zinxhirëve të verifikuar të transmetuesve.

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

178

pranimin esencial nga ana e individit të dobësisë së tij, u bënë objekt i Sufizmit440, një shkencë, e cila posedon metodën, parimet, rregullat dhe terminologjinë e vet.

Sufitë, kanë hartuar edhe libra mbi ashpërsinë shpirtërore dhe luftën kundër dëshirave dhe tundimeve trupore, si dhe mbi gjendjen dhe stadet e shpirtit. Ata gjithashtu kanë regjistruar përvojat e tyre shpirtërore, dashurinë, ngrohtësinë dhe ngazëllimin.

Një nga emrat më të mëdhenj të studimit të sufizmit ishte Imam Gazaliu, autor i Ihja Ulumud Din (Ringjallja e Shkencave Fetare), vepra e tij më e njohur. Ai i shqyrtoi të gjitha parimet dhe rregullat e sufizmit dhe hodhi bazat mbi ato parime me të cilët ishin pajtuar të gjithë mjeshtrat sufi dhe kritikoi të tjerët, duke bashkuar Dimensionet e jashtme (jurisprudencën) dhe ato të brendshme (sufi) të Islamit. Mjeshtrat sufi që erdhën pas tij, e paraqitën Sufizmin si njërën nga shkencat fetare, ose si një dimension të tyre, duke promovuar unitetin apo marrëveshjen mes atyre dhe të ashtuquajturve "dijetarët e ceremonive". Përveç kësaj, mjeshtrat sufi, i bënë disa subjekte sufi, si gjendjet e sinqeritetit, sigurisë apo bindjes shpirtërore dhe moralit, si pjesë e programit mësimor të medreseve (institucioneve për studimin e shkencave fetare).

Edhe pse Sufizmi përqendrohet kryesisht mbi botën e brendshme të individit dhe merret me kuptimin dhe efektin e urdhrave për shpirtin dhe zemrën e tij, e për këtë arsye është një rrymë abstrakte, ai nuk bie ndesh me asnjë nga metodat islame. Ai e ka strehën në dije, sinqeritet, mirësi e përsosur dhe të tjera virtyte themelore të ngjashme.

Me anë të këtyre virtyteve, burrat dhe gratë mund të fitojnë një natyrë tjetër, "një tjetër zemër" (një intelekt shpirtëror brenda në zemër).

Një praktikues individual i sufizmit mund ta përdorë këtë sistem për të thelluar spiritualitetin e tij. Nëpërmjet luftës me egon, me vetminë ose tërheqjen, lutjet, vetë-kontrollit dhe vetë-kritikës, perdet që mbulojnë dimensionin e brendshëm të ekzistencës grisen, duke i bërë të mundur individit të fitojë një bindje të fortë, lidhur me të gjitha të vërtetat, me parimet e mëdha dhe të vogla.441

Sofi apo Sufi Termi Sofi është përdorur për të përkufizuar pasuesit e Sufizmit, në veçanti në

persisht dhe turqisht. Të tjerë përdorin termi Sufi. Ky ndryshim ka mundësi që vjen nga pikëpamjet e ndryshme rreth origjinës së fjalës. Ata të cilët mendojnë se kjo fjalë rrjedh nga fjala sof (lesh), safa (kënaqësi shpirtërore), safuat (pastërti), apo sophos (që në greqisht do të thotë urtësi, por sipas Gylenit kjo nuk është e saktë), ose që besojnë se kjo fjalë nënkupton përkushtim, preferojnë termin Sufi. Edhe ata që mendojnë se ai rrjedh nga suffa (dhoma), përdorin gjithashtu termin Sufi.

Fjala Sufi është përkufizuar në shumë mënyra, mes të cilave: Një udhëtar në rrugën e Zotit, i cili e ka pastruar veten e tij apo të saj dhe ka fituar

kështu dritën apo ndriçimin e brendshëm shpirtëror. Një udhëtar në kulmin e njerëzimit të vërtetë, i cili është i çliruar nga ngacmimet

trupore dhe të gjitha llojet e fëlliqësive njerëzore, për realizimin e natyrës qiellore dhe identitetit thelbësor të tij apo të saj.

440 Sufizmi është bazuar në pastrimin e vetes trupore (nefsit, egos). Vetvetja duhet të jenë e stërvitur dhe edukuar, sepse në formën e saj të "papërpunuar" ajo është negative. Kur'ani e quan atë nefsi emmare: e keqja vetë-komanduese. 441 Gulen, Fethullah, “Key concept in the practice of Sufism; emerald hills of the heart” 1, Fountain, New Jersey, 2004: xxii.

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

179

Një person shpirtëror, i cili përpiqet të jetë si njerëzit e Suffas së varfër (shokët e ditur dhe të varfër të Profetit, të cilët jetuan në dhomën ngjitur me xhaminë e Profetit, duke vënë në dispozicion gjithë jetën dhe përkushtimin e tij për të fituar emrin “as’habi Suffa” (shokët e Suffas).442

Myslimani i parë që do të quhej “Sufi” ishte Ebu Hashim al-Kufi (vd. 150 Hixhri).443 Kështu, fjala sufi ishte në përdorim që në shekullin e dytë islam. Në këtë periudhë kohore, Sufizmi u karakterizua nga njerëzit shpirtërore që kërkonin të ndiqnin hapat e Profetit Muhamed dhe shokëve të tij, duke imituar stilin e tyre të jetës. Sufizmi kërkon t’i edukojë njerëzit në mënyrë që ata të vendosin në zemrat e tyre Zotin dhe të cilët digjen nga dashuria për Të. Ai fokusohet në moralin e lartë dhe sjellja e rregullt, siç është shfaqur nga Profetët.

Sufitë e hershëm e konsideronin sufizmin, si shkencën e botës së brendshme të njerëzimit, të realitetit të gjërave dhe mistereve të ekzistencës. Një Sufi, i cili e studionte këtë shkencë, ishte një njeri i vendosur për të arritur në gradën e fundit të një qenieje të përkryer, apo universale.

Sufizmi gjithastu është një rrugë e gjatë e përpjekjeve të pandërprera, një maratonë për të vrapuar pa u ndalur, me bindje të palëkundur dhe pa paramenduar dhe pretenduar ndonjë kënaqësi të kësaj bote, apo shpërblim. Ai nuk ka të bëjë fare me misticizmin perëndimor apo lindor, si joga, etj.

Para Islamit, disa filozofë grekë dhe hindu, kanë ndjekur mënyra të ndryshme që të çojnë në vetë-pastrim, si dhe kanë luftuar kundër dëshirave të tyre trupore dhe kënaqësive të kësaj bote. Por sufizmi është në thelb krejtësisht i ndryshëm nga këto mënyra. Për shembull, sufitë e jetojnë gjithë jetën e tyre në kërkim të vazhdueshëm për të pastruar veten nëpërmjet lutjeve dhe bindjes së plotë ndaj Zotit, vetë-kontrollit dhe përulësisë.

Sufitë mund të ndahen në dy kategori: ata të cilët e vënë theksin mbi njohuritë dhe që kërkojnë të arrijnë në destinacionin e tyre me anë të njohjes së Zotit (marifet) dhe ata që ndjekin rrugën e dashurisë, ekstazës dhe zbulimeve shpirtërore.

Sipas Gylenit, sufitë i ndajnë njerëzit në tre grupe: 1. Njerëzit e përsosur të cilët kanë arritur në destinacion. Ky grup është i ndarë në

dy nëngrupe: në Profetët dhe njerëzit e përsosur, që kanë arritur të vërtetën, duke ndjekur rreptësisht shembujt profetikë.

2. Fillestarët. Ky grup gjithashtu përbëhet nga dy nëngrupe: Ata të cilët heqin dorë krejtësisht nga bota dhe pa marrë parasysh jetën e përtejme, kërkojmë vetëm të njohin Zotin dhe ata që kërkojnë të hyjnë në Parajsë, por nuk heqin dorë nga të shijuarit e disa prej kënaqësive të lejuara të botës. Njerëz të tillë janë të njohur si asketët, adhuruesit, nevojtarët.

3. Kolonët. Ky grup përbëhet nga njerëz të cilët vetëm duan të jetojnë një jetë të lehtë, të rehatshme në këtë botë. Kështu që Sufitë i quajnë ata si “kolonët", ose "rrodhet", për arsye se ata "kapen fort pas kësaj bote". Ata janë kryesisht njerëz që nuk besojnë, që zhyten në mëkate ndaj për këtë arsye ata nuk mund të falen.444

442 Po aty. 443 Hixhreti i Profetit (Emigrimi në Medine), shënon fillimin e kalendarit mysliman. Kjo ngjarje u ndodhi me 16 Korrik, 622 e.s. Kalendari hënor është më i shkurtër se ai diellor 10-11 ditë në vit. 444 Gulen, Fethullah, “Key concept in the practice of Sufism; emerald hills of the heart” 1, Fountain, New Jersey, 2004: xxvi.

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

180

VI.5. Trashëgimtarët e tokës Sipas Gylenit, qeniet njerëzore janë përgjegjëse për ndërtimin e botës së tyre të

mendimit, ku me anë të hapjes së shtigjeve të çojnë nga thelbi i tyre i brendshëm, tek thellësitë e ekzistencës, ku duke ecur sipas udhëve të ndryshme, të shpien nga ekzistenca drejt depërtimit brenda këtij thelbi.

Më tej Gyleni, thotë se cilësia e dytë e trashëgimtarëve të tokës është “dashuria”, e cila konsiderohet si ilaçi më i rëndësishëm i rilindjes. Kurse cilësia e tretë e trashëgimtarëve të tokës është “kthimi drejt shkencës nëpërmjet trios: arsye, logjikë dhe vetëdije”.445 Cilësia e katërt e trashëgimtarëve të tokës është “veprimi i të rishikuarit të pikëpamjeve në lidhje me njeriun, jetën dhe universin, si dhe përcaktimi dhe kriticizmi i të drejtave dhe gabimeve të tyre”.

Cilësia e pestë e trashëgimtarëve të tokës është të qenit të aftë për të menduar lirisht dhe respekti për lirinë e mendimit. Të qenit i lirë dhe gëzimi i lirisë, përbëjnë një aspekt domethënës të vullnetit njerëzor dhe një portë misterioze nëpërmjet së cilës njeriu mund të depërtojë në sekretet e vetvetes.

Përse sot një sektor i caktuar i shoqërisë përplaset me një tjetër, përse dallimet shndërrohen në luftëra? Nëse nuk do të kishte ekzistuar egoizmi, lakmia, ambicia dhe ashpërsia e njerëzve, bota sot do të ishte e ndryshme nga ajo ekzistuese.

Sipas Gylenit, “ne duhet të jemi më të lirë në mendim dhe në veprim që të ecim drejt botëve të ndryshme, duke marrë në konsideratë sjelljen ndaj të tjerëve dhe ambiciet tona personale. Njerëzimi ka nevojë për ato zemra të gjera, të cilat janë në gjendje të përqafojnë mendimin e lirë të paanshëm, të cilat janë të hapura ndaj dijes, shkencës dhe kërkimit shkencor. Në të shkuarën, njerëz gjenialë i ndërmorën dhe i kryen këto detyra të mëdha. Kurse sot, ato mund të kryhen vetëm me anë të një bashkësie njerëzish, e cila angazhohet ta marrë përsipër përmbushjen e misionit të këtyre njerëzve. Në një kohë kur gjithçka është bërë kaq e detajuar, e ndarë në pjesë të veçanta, e specifikuar dhe e numëruar, këto detyra janë të tilla saqë edhe individët unikë dhe të dalluar prej të tjerëve, nuk mund t’i kryejnë duke qenë të vetëm. Kjo është arsyeja përse vendin e gjenive tani e kanë zënë ndërgjegjet kolektive të pajisura me vendimmarrje konsultative dhe kolektive dhe me ndërgjegje shoqërore. Një arritje e tillë përbën me pak fjalë, cilësinë e gjashtë të trashëgimtarëve të tokës.

Cilësia e shtatë e trashëgimtarëve të tokës është “të menduarit matematik”. Në të shkuarën, popujt përjetuan rilindjen e tyre me anë të ligjeve të të menduarit matematik. Njeriu zbuloi dhe solli në dritë shumë gjëra të paqarta dhe të panjohura prej botës misterioze të numrave.

Kështu sipas Gylenit, të qenit matematicien nuk nënkupton njohjen e gjithçkaje që ka lidhje me matematikën, por do të thotë të mendojmë në mënyrë matematike, të mendojmë brenda ligjeve matematike dhe të jemi të vetëdijshëm se ajo lejon gjithçka që nga mendja njerëzore e deri tek thellësitë e ekzistencës, nga fizika, deri tek metafizika, nga lënda, deri tek energjia, nga trupi, deri tek shpirti, nga ligji, deri tek sufizmi.”446

Dija rreth njerëzimit, jetës dhe universit, duhet të jetë së pari në akord me thelbin dhe realitetin e çështjes, në të njëjtën rrugë dhe në orbitë me origjinën dhe objektivat e saj. Të gjitha pjesët duhet të mbështesin njëra-tjetrën dhe të bashkëpunojnë, tërësia dhe pjesët e veçanta duhet të lidhen dhe ndërveprojnë si zëra të ndryshëm që shprehin të njëjtën temë, si një kompozim me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtin sistem matjeje, si një motiv i imët i

445 Po aty. 446 Gylen, F., “Statuja e shpirtrave tanë”, Prizmi, 2009: 60.

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

181

rrethuar nga një skicë e përsëritur. Së dyti, meqenëse çdo gjë, qenie dhe fenomen në univers janë të përbërë prej plot botësh të ndryshme, kuptimësie, përmbajtjeje dhe mençurie, arsyeja dhe logjika duhet të përdoren për të kuptuar gjithë këto gjëra dhe ngjarje, për të njohur lidhjen ndërmjet pjesëve të vogla.

Në kohën tonë, para së gjithash, ne kemi nevojë të ngutshme për një mendje objektive, që do ta shohë të djeshmen dhe të sotmen së bashku, që do ta përfshijë njerëzimin, jetën dhe universin brenda këndvështrimit të vet, të gjithin dhe përnjëherësh, që mund të ndërmarrë krahasime. Një mendje që të jetë e mprehtë në perceptimin e tërë shkaqeve dhe arsyes së ekzistencës. Kështu Gyleni thekson se, kemi nevojë për një mendje që mund të gjykojë gabimet, fajet dhe meritat e sociologjisë dhe të psikologjisë, e cila të jetë e paralajmëruar për lindjen, rënien dhe vdekjen e stadeve të qytetërimeve, të ketë aftësi, ndërgjegje kumbuese dhe pavarësi për të dalluar metodat dhe përfundimet dhe që do të respektojë objektivat.447

Ai vazhdon më tej dhe thotë se, ne lëvizim nga fizika tek metafizika, nga matematika tek etika, nga kimia tek spiritualiteti, nga astronomia tek subjektivizmi, nga artet e bukura tek sufizmi, nga ligji tek jurisprudenca, nga politika tek trajnimi i veçantë, etj. Ne nuk kemi nevojë për këtë, apo atë cilësi, apo aftësi të veçantë, por, përkundrazi, për mendje të plota gjithëpërfshirëse.

Bota po përjeton këtë valë reformash, megjithatë, ne, nuk besojmë se ndonjë gjë e re do të burojë nga rrënojat e kapitalizmit, nga fantazia e komunizmit, nga gërmadhat e socializmit, nga hibridet e socialdemokracisë, apo nga liberalizmi i venitur. Në qoftë se ka një botë vërtet të hapur drejt një rendi të ri, kjo është bota jonë. Brezat e ardhshëm, duke kthyer kokën pas, ndoshta do ta konsiderojnë këtë si “Rilindje”.448

Sot, lëvizja për edukim është realizuar nën emra dhe tituj të ndryshëm dhe përpjekjet për dashuri, tolerancë dhe dialog, përbëjnë përpjekje mjaft të rëndësishme për bashkimin e pjesëve të ndryshme të shoqërisë dhe përqendrimin e burimit të fuqisë së saj shpirtërore, që të jetë e aftë të lëvizë dhe të funksionojë.

Sipas Gylenit, “brezat e shpresës”, të cilët përbëjnë aktualisht përfaqësuesit e shkencës, dijes, moralit dhe artit, janë gjithashtu arkitektët e shpirtit të njerëzve që do të na pasojnë. Ata do të përmbushin nevojat e zemrës me frymëzimin e pastër nga zemrat e tyre, frymëzim që buron dhe ushqehet në nivele të larta, duke mundësuar ardhjen e formacioneve të reja në çdo sektor të shoqërisë.

Ai mendon se endja e një stili dhe filozofie të re jete për veten tonë, nëpërmjet kombinimit të kaq shumë botëkuptimeve dhe interpretimeve të ndryshme, kaq të kundërta nga njëra-tjetra, por dhe të kaq shumë larmive ideore, të cilat bien në kontradiktë me njëra-tjetrën, do të sjellë rezultat.449

447 Po aty, 28-29. 448 Po aty, 39-40. 449 Po aty, 180.

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

182

VII. KONTRIBUTI I DIALOGUT TEK GYLENI

VII.1. Teknologjia, shkenca, sportet dhe kontributi i dialogut Gyleni beson që shkenca dhe teknologjia duhet të vështrohen nga perspektiva e

dialogut. Sot a u shërbejnë ato marrëdhënieve midis individëve, midis individit dhe shoqërisë, midis shoqërisë dhe shtetit, a i shërbejnë ato dashurisë së ndërsjellë, respektit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin në të gjithë gjërat e mira, tolerancës, pranimit të gjithsecilit në kontekstin e tyre, të vërtetës, devotshmërisë dhe respektit për të drejtat? A i shërbejnë ato respektit, nga zemra, për të drejtat e të gjithëve, diçka që duhet të jetë mbrojtur, për shembull, të drejtës së besimit, të jetës, pasurive personale, riprodhimit dhe shëndetit mendor dhe fizik? A i shërbejnë ato qëllimit të mirë, mirëkuptimit të ndërsjelltë, a i shërbejnë marrëdhënieve midis shteteve dhe kombeve?

Gyleni argumenton se nuk duhet nënvlerësuar dhe lënë mënjanë asnjë prej dijeve dhe shkencave, që do të kenë marrëdhënie me njerëzit. Nëse do të shpjegonim më tej këtë argumentim, atëherë do të mund të konkludohej se puna e kërkimeve dhe zbulimeve të rezultateve diturore, nuk duhet pushuar asnjëherë, sepse ato sjellin efekte që i shërbejnë mirëqenies së njeriut.

Sipas studiuesit Dr. Ibrahim Berisha, “botëkuptimi i Gylenit mund të sintetizohet në trajtimin e shkencës jo si një kod, por si një proces universal. Ai rekomandon një status të posaqëm për kategorinë e shkencëtarëve, mbasi roli i tyre për nxitjen e zhvillimit, është thelbësor për secilën shoqëri.”450

“Shkenca është universale, u shërben qëllimeve universale. Në konfliktin e gjatë njerëzor mund të diskutohet nëse njeriu shndërroi shkencën në një mjet të ftohtë të një jete krejtësisht materiale të errët”451, thotë Gyleni.

Sipas tij jeta është një sprovë e kërkimit të përhershëm nga shkencëtarët. Gylen shtron edhe raportin mes lirisë njerëzore, humane dhe zhvillimit të teknologjive moderne. “Teknologjitë përveç dobisë së shumëfishtë që sjellin dhe zënë në shumë gjëra vendin e njeriut, po kështu paraqesin kanosje për ta asgjësuar atë.”452 Ky konceptim tregon se kontradikta midis lirisë individuale dhe humane në tërësi dhe mundësia e shpërdorimit të të arriturave tekonolgjike, paraqet rrezik real për të ardhmen e njerëzimit.

Gyleni hakërrehet, duke thënë se, “në të vërtetë, nëse vlerat që janë përgjithësisht të vlefshme sot dhe mbi të cilat është mbështetur globalizimi janë ato negativet, atëherë fakti që në kohët e sotme gjysma e botës po jeton me dy dollarë në ditë, me një miliard njerëz, që mbijetojnë në minimumin jetik, fakti që një e katërta e botës nuk ka mundësi të përdorë ujë të pijshëm, që sëmundje si SIDA, kanë një tendencë për t'u përhapur me të shpejtë dhe kështu kërcënojnë njerëzimin, fakti që shëndeti, që është nevoja më jetike e natyrës njerëzore është bërë një industri me shërbim shumë të shtrenjtë, fakti i rritjes së ngrohjes globale dhe të ndotjes, që është përhapur ngado, fakti që një pjesë e madhe e popullsisë së botës është duke jetuar pa të drejta demokratike, fakti që dhunimi i të drejtave njerëzore është bërë normë, që kushtet e jetës në shumë vende të botës janë skandaloze dhe që aktet e pashmangshme

450 Berisha, Dr. Ibrahim, kumtesë “Mendimi i Gylenit për rolin e shkencës, arsimit dhe edukimit në shoqërinë bashkëkohore”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011. 451 Gylen, “Nën hijen e besimit II”, Prizmi, Tiranë, 2004:165. 452 Po aty, 174.

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

183

terroriste mbizotërojnë në nivel lokal dhe ndërkombëtar, do të thotë që ky është një realitet negativ për mbarë njerëzimin.”453

Kështu Gyleni mendon, hulumton dhe projekton, që shërbimin ndaj njerëzimit ta kalojë nga teoria në praktikë, me projektet e tij që do të shërbejnë, jo vetëm për të zbutur sintezën midis kulturave, qytetërimeve dhe feve të ndryshme, por edhe për të bërë të mundur që popujt të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, si dhe të bashkërendojnë të ardhmen e botës, në të mirë të njeriut, pa dallim race, ngjyre, shtrese, kulture e feje.

Në fakt është e vërtetë që konceptet për demokracinë, paqen, dialogun dhe tolerancën janë përhapur kudo në botë për shkak të zhvillimit të shpejtë që kanë marrë mjetet e komunikimit. E rëndësishme është që këto koncepte të shpalosen akoma më shumë dhe çdokush të përfitojë prej tyre dhe për këtë, përgjegjësitë, si ato personale po ashu edhe ato shoqërore, bien mbi të gjithë njerëzit.

Në lidhje me këtë çështje, një nga fushat që mund të japë një kontribut të çmueshëm në transmetimin e këtyre koncepteve dhe që mund të ndikojë fuqishëm tek shoqëria, pa dyshim që është edhe sporti. Pothuajse të gjitha llojet e sporteve dhe gjithçka që ka lidhje me sportin, janë përçues të menjëhershëm nga njëra anë e globit në tjetrën. Sigurisht që ka mënyra të tjera më konvencionale për të përhapur idetë, por duke synuar në këtë drejtim, Gyleni mendon se mund të ndihmohet përhapja e ideve të dialogut dhe tolerancës, ide që të gjithë besojnë se janë më thelbësoret për t’u njohur nga gjithsecili për hir të mirëqënies së mbarë njerëzimit.

Për shembull, thotë Gyleni, një ndeshje futbolli mund të jetë një rast shumë i mirë për t’u shfrytëzuar. Ndeshja do të sjellë kënaqësi tek spordashësit që e ndjekin dhe në të njëjtën kohë, pa ndonjë vështirësi, vlerat njerëzore mund të shfaqen lehtësisht. Është e rëndësishme që ky 90 minutësh të shfrytëzohet në këtë drejtim. Siç ndodh gjithmonë në një takim sportiv, fitimtarët dhe të humburit gjenden në të njëjtën fushë, së bashku, duke shtrënguar duart dhe duke shfaqur sportivitetin për të gjithë të pranishmit. Sjellja e tyre reflekton qëndrimin e sportdashësve në terrenin sportiv. Ky mund të jetë një mësim i çmueshëm për tifozët që herë pas here janë të prirur të djegin ndenjëset, të shajnë njëri-tjetrin ose edhe të sulmojnë kundërshtarët. Për ta mund të jetë shumë e dobishme ta shohin dhe ta trajtojnë sportin në një këndvështrim, që rrezaton ndjenjat dhe synimet më të mira. Edhe nëse spektatorët sot nuk respektojnë faktin që lojtarët shtrëngojnë duart para se të lënë fushën, do të jetë qëndrimi i futbollistëve që do të thyejë urrejtjen dhe shpirtin hakmarrës të tyre, ose më e pakta, do ta neutralizojë atë. E në fakt për këtë ka nevojë edhe bota.

Kështu mund të thuhet që sporti është një faktor i rëndësishëm në arritjen e dialogut dhe tolerancës shoqërore, nëse është zhvilluar në drejtimin e duhur.

VII.2. Regjimet diktatoriale dhe mesazhi lidhur me sulmet e 11 shtatorit Fakti që bota ka në shumë aspekte, tendencën për t'u tkurrur në madhësinë e një

fshati, për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjive të komunikimit, na shfaq një situatë ku regjimet e shtypjes, si sovrane përmes forcës, nuk kanë gjasa të vazhdojnë në mënyrë të pandalshme. Gyleni e vlerëson krijesën njerëzore si një qenie të lartë, duke theksuar se ajo nuk mund të durojë të jetë skllave ose shërbëtore për shumë kohë. Për të mirën e tyre, është jetike për të gjithë shtetet dhe njerëzit që qeverisin, të vendosin një sistem që i shërben popullit dhe vepron në përputhje me parimin "udhëheqës është ai që shërben".

453 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007:335.

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

184

Sipas Gylenit, çdo individ ka dinjitet të natyrshëm dhe karakter të përshtatshëm për një krijesë njerëzore. Për sa kohë që dinjiteti dhe karakteri nuk janë marrë në konsideratë, është e pamundur të vendosësh paqe dhe siguri në një vend ose në botë. Gjithë të drejtat bazë të krijesës njerëzore janë mendimi i lirë, liria e shprehjes dhe liria e komunikimit dhe udhëtimit. Në një shoqëri që nuk mund të sigurojë dhe garantojë të drejtat më themelore, siç është e drejta e jetës, sigurisë, shëndetit, punësimit dhe fitimit dhe krijimit të një familjeje, në një shoqëri ku ndarja dhe konsumi i prodhimit dhe vlerave themelore që e mbajnë të gjallë shoqërinë, siç janë të drejtat, drejtësia dhe balanca, nuk janë mbrojtur, virtytet e tilla si dashuria, respekti i ndërsjelltë dhe bashkëpunimi nuk mund të jenë kultivuar. Për çdo sovranitet është e pamundur të jetë jetëgjatë në një botë që është e varfër në këto aspekte. Në fakt, çdo qeveri ose sovranitet që nuk ka këto karakteristika vitale, do të ndjehet gjithmonë i pasigurtë dhe thellësisht në ankth, madje ka një fund tragjik, siç kishin regjimet totalitare komuniste në Shqipëri dhe në shumicën e Evropës Lindore dhe siç patën në fund regjimet diktatoriale arabe, në Tunizi, Egjipt, Libi, Jemen, Siri, etj.

Edhe nëse gjykimi për botën si një fshat përforcohet dhe përhapet shumë mbi rrjedhën e kohës, besimet, racat, zakonet dhe traditat e ndryshme do të vazhdojnë të bashkëjetojnë në këtë fshat. Çdo individ është si një botë e veçantë në vetvete, prandaj dëshira që të gjithë njerëzit të jenë të ngjashëm me njëri-tjetrin është asgjë më shumë se një dëshirë e pamundur. Për këtë arsye, paqja e këtij fshati global varet në respektimin e të gjitha këtyre dallimeve, duke i konsideruar të jenë pjesë e natyrës njerëzore dhe në sigurinë, që njerëzit do t'i vlerësojnë këto ndryshime. Përndryshe, është e pashmangshme që botën ta përpijë vorbulla e konflikteve, grindjeve dhe luftërave.454

Gyleni dënon ashpër çdo aktivitet terrorist, pa pasur rëndësi nga kush është ndërmarrë ose për çfarë qëllimi, sepse ai e quan një goditje të rëndë për paqen, demokracinë dhe njerëzimin. Për këtë arsye, sipas tij, asnjë njeri dhe sigurisht asnjë mysliman, nuk mund ta aprovojë aktivitetin terrorist. Terrori nuk është pjesë e kërkimit të arritjes të pavarësisë apo shpëtimit. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm, thekson ai.

Edhe nëse në pamje të parë aktet e tilla duken se dëmtojnë objektivin, të gjitha aktivitetet terroriste në fund të fundit dëmtojnë më shumë vetë kauzën e tyre. Aktin terrorist të 11 Shtatorit, Gyleni e quan jo vetëm një goditje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një goditje kundër paqes botërore, si dhe kundër vlerave demokratike universale dhe atyre njerëzore. Sepse ata që e kryen këtë krim të shëmtuar mund të konsiderohen vetëm si njerëzit më mizorë në botë.

Terrorizmi nuk mund të shfrytëzohet për të arritur ndonjë qëllim. Një terrorist nuk mund të jetë mysliman dhe një mysliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist, trumbeton më të madhe Gyleni. Dhe në fakt Islami kërkon paqe dhe Kur'ani kërkon që çdo mysliman i vërtetë të jetë një simbol i paqes dhe të punojë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut. Në filozofinë islame ka një koncept të tillë që, nëse një varkë ka brenda nëntë kriminelë dhe një njeri të pafajshëm, Islami nuk lejon që varka të fundoset për të ndëshkuar nëntë kriminelët, duke dhunuar kështu të drejtat e një personi të pafajshëm. Islami respekton gjithë të drejtat individuale dhe deklaron qartë, që asnjeri nuk mund të dhunohet, edhe nëse kjo është në interes të komunitetit. Kur'ani deklaron që kush merr një jetë pa të drejtë, ka marrë si rrjedhim jetët e të gjithë njerëzimit, dhe kush shpëton një jetë, si rrjedhim ka shpëtuar jetët e të gjithë njerëzimit.455

454 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007: 352. 455 Po aty, 367.

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

185

Gyleni e dënon fuqimisht aktin terrorist në Shtetet e Bashkuara. Ai mendon se meriton vetëm dënim dhe përbuzje dhe se duhet dënuar nga çdo njeri në botë. Ai apelon tek gjithsecili për qetësi dhe vetëpërmbajtje, duke bërë thirrje ndaj udhëheqësve amerikanë, që t'i japin përgjigje këtij sulmi të neveritshëm jashtë zemërimit dhe dhimbjes së tyre të justifikuar. Gyleni thekson se duhen shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Ata gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin që dëmtimi i masave të pafajshme me qëllim ndëshkimin e pak njerëzve të fajshëm nuk është në dobi të tyre, më saktë, veprime të tilla vetëm do t’u japin zemër terroristëve nga shtimi i ndonjë zemërimi ekzistues dhe nga lindja e më shumë terroristëve edhe më shumë dhunë. Sipas tij terroristët përfaqësojnë një pakicë tejet të vogël brenda çdo shoqërie apo feje. Ai këshillon që duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë, sepse vetëm nëpërmjet mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë, mund të parandalohet në të ardhmen një dhunë e tillë!456

Faktikisht këto mesazhe të Gylenit, u botuan në shumë gazeta ndërkombëtare dhe prestigjioze e bëri mjaft bujë, duke dhënë një mesazh të hapur dhe të qartë, ndaj të gjithë botës.

VII.3. Rendi i ri botëror Gjithsecili e ndjek çështjen e një rendi të ri botëror dhe e vlerëson nga një

këndvështrim i ndryshëm, në përputhje me mendimet e tij. Kjo është plotësisht e natyrshme. Për shembull, popujt që kanë vuajtur nga një internacionalizëm i papëlqyeshëm për shumë kohë, mund ta pranojnë shovinizmin si një formë rrugëdaljeje dhe janë të prirur në drejtim të tij. Sot në Azi pothuajse çdo komb, nën idealin e kthimit prapa drejt historisë së tij të lashtë, është duke u kthyer në drejtim të vlerave të tij të veçanta në një shkallë të tillë që tani këto kombe e shohin veten si nacionalistë. Në vlerësimin e situatës aktuale, është e mundur të vlerësosh ndryshimet në Rusi, Uzbekistan dhe Kazakistan dhe në vendet e tjera në këtë rrugë. Sot një numër ndryshimesh me një domethënie të ngjashme po ndodhin në vende të ndryshme të botës. Derisa këto ndryshime dhe zhvillime nuk dëmtojnë askënd tjetër, mund të shihen si normale. Ndonëse ne mund të gjejmë një mënyrë dhe metodë që t'i bëjë këto ndryshime më të dobishme dhe atëherë do të jetë e mundur që të parandalohen tragjeditë e mëtejshme.

Për më tepër, ka shumë vende për të cilat është e vështirë të thuash nëse ato ndjehen të qetë apo jo me rendin e ri botëror. Ashtu siç, disa sëmundje është e vështirë të diagnostikohen, po ashtu është e vështirë për t'u kuptuar situata në këto vende. Në fakt, nuk është e qartë se çfarë ata duan në të vërtetë në kohët e sotme457, thekson Gyleni. Kjo po ndodh edhe në vendet arabe ku ranë disa prej diktaturave dhjetëra vjeçare, si në një lëvizje dominoje. Bota paqësore e idealizuar nuk mund të krijohet nga lufta. Për këtë arsye, çdo balancë e fuqisë që është vënë nga përdorimi i forcës, do të shembet në periudhën më të shkurtër të kohës. Shembuj të ngjashëm janë parë edhe në Kore, Vietnam, Gjirin Persik, Somali, etj. Shembujt e reagimit mund të jenë më të dhunshëm në të ardhmen.

Edhe nëse bota nuk është në një proces përsëritës, dhe sot është e qartë që nuk është, ajo sigurisht është në një proces rikonstruktimi. Kur të vijë koha e duhur, ky rikonstruktim patjetër do të jetë realizuar. Kur kjo të ndodhë, në vend të një bote të tronditur nga ligësia dhe urrejtja, një botë surprizuese, që ka marrë formën e saj në klimën e dashurisë, tolerancës dhe vetëpërmbajtjes do të shfaqet përpara nesh. Vetëdija kolektive do të mirëpritet

456 Po aty. 457 Po aty, 354.

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

186

me gëzim dhe do të zërë vend në zemër të saj, duke mos shpërfillur ata që kanë një pjesë në këtë reformim. Gyleni beson se e vetmja gjë që duhet bërë sot me qëllim që të realizohen këto ëndrra, është të shfaqim këtë lloj shërbimi për njerëzimin. Për këtë arsye, ai këshillon që në vend të përpjekjeve të përkohshme, kalimtare dhe joshpresëdhënëse, duhet një lëvizjeje që është e përhershme dhe plotësisht e dobishme në çdo drejtim458, gjë që ai e ka dëshmuar me aktivitetet dhe investimet në fushën arsimore e në shumë fusha të tjera të bëra në të gjithë botën.

VII.4. Epoka e informacionit, përplasja e qytetërimeve dhe bota islame Si në të shkuarën, gjithashtu edhe sot po ngrihen hipoteza rreth së ardhmes. Një

prej tyre është dhe pretendimi lidhur me të ardhmen si një epokë informacioni. Ata njerëz që janë duke e diskutuar të ardhmen në këtë mënyrë, thekson Gyleni, janë futuristë në themel. Shumë i shohin njerëzit që ngrenë hipoteza të tilla si orakujt e mijëvjeçarit të dytë. Si rezultat i këtyre pretendimeve, njerëzit krijojnë shpresa në të njëjtën mënyrë, që ata presin një përgjigje. Kështu, ndërsa thuhet që shpresat e krijuara nga këto lloj pretendimesh që, "e ardhmja do të jetë kështu" u japin jetë përpjekjeve të përcaktuara në këtë drejtim, këto shpresa bëhen synime dhe qëllime. Sapo qëllimi është përcaktuar, do të krijohen strategjitë dhe politikat e ndryshme për ta arritur këtë qëllim dhe do të bëhen përpjekje për ta përmbushur atë. Gyleni mendon se ky është thelbi i çështjes.

Dijet do të zënë një vend të rëndësishëm në një botë që është duke u bërë shumë shpejt e vogël dhe në një epokë kur koha dhe hapësira janë tkurrur. E rëndësishme është nëse njerëzit do të jenë gati për një botë të tillë ose jo459, dëshmon Gyleni në veprën e tij “Dashuri dhe tolerancë”.

Sot ka shumë shkencëtarë në botë, të cilët nuk janë të mjaftueshëm për të krijuar një botë të re dhe të gëzuar, edhe nëse ata do të punonin të gjithë së bashku. Për këtë arsye, sot është e nevojshme një mënyrë e re të menduari, një afrim i ri tek shkencat, një filozofi e re jete dhe institucione edukative të reja. Gjeneratat e reja duhet të jenë të mobilizuaar në çdo fazë të jetëve të tyre, nga kopshti i fëmijëve, në shkollë të mesme dhe prej tyre, në universitet. Meqë gjithçka do të fitojë fuqi nga dijet në të ardhmen, ajo do të jetë e mundur vetëm për të ndërtuar njohuritë për të ardhmen me këtë lloj përpjekjesh.

Për sa u përket pretendimeve të Hantigtonit rreth përplasjes së qytetërimeve, Gyleni mendon se më shumë se vlerësime realiste në lidhje me të ardhmen, këto lloj pretendimesh ngjajnë të jenë përcaktime të qëllimeve të reja në një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik brenda strukturës së këtyre qëllimeve.

Sipas Hantigtonit deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, ishte ideja e një përplasjeje midis Lindjes dhe Perëndimit, ose midis NATO-s dhe vendeve të Traktatit të Varshavës. Tani, nga krijimi i fronteve të reja armiqësore, është duke u përgatitur një përplasje në mes qytetërimeve bazuar në dallimet fetare dhe kulturore dhe një themel i ri është duke u vënë për vazhdimin e sundimit të blloqeve të fuqive të mëdha.460

Në të vërtetë, deri më sot, konflikti është diçka e dëshiruar nga qendra të caktuara të pushtetit. Masat kanë qenë vënë në alarm kundër një hipoteze të shpeshtë dhe armikut të frikshëm. Ky armik është më shumë imagjinar se sa real. Kjo është mënyra me të cilën masat janë përgatitur për çdo lloj lufte. Shembuj të shumtë ne kemi gjatë regjimit totalitar në 458 Po aty, 356. 459 Po aty, 359. 460 Po aty.

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

187

Shqipëri ku lagjet e qyteteve dhe arat e fshatrave u mbushën me vendstrehime dhe bunkerë, për armikun imagjinar që do të na sulmonte në çdo moment.

Gyleni thotë se, në të vërtetë, asnjë fe hyjnore nuk është bazuar kurrë në konfliktin, nëse ajo fe është përfaqësuar nga Moisiu, Jezusi ose nga Muhamedi461. Islami, ashtu siç ka një sistem ligjor modern, shfaq një linjë mbrojtjeje bazuar në parime të përcaktuara me qëllim që të mbrojë lirinë e besimit, jetës, pasurinë, mendjen dhe pasardhësit e vet. Krishtërimi është një fe e dashurisë abstrakte, që në zanafillë e ka dënuar kategorikisht luftën dhe nuk ka vënë ndonjë normë në lidhje me këtë realitet njerëzor dhe historik. Pikëpamjet e Hantigtonit, dhe të të tjerëve si ai për të ardhmen, janë fatkeqësisht të bazuara në konfliktin dhe reflektojnë planet për të vazhduar dominimin nëpërmjet konflikteve.

Gyleni mendon se duhet vërtetuar se parashikime të tilla janë false. Ai beson se flladet e dialogut janë mjaft të fuqishme për të mposhtur armët vdekjeprurëse, për të mundur njësitë e motorizuara ushtarake dhe shumë gjëra të tjera negative që mund të shfaqen. Si rrjedhojë, Gyleni deklaron që toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jenë një shembull për mbarë botën. Një shembull i tillë do t'i inkurajojë njerëzit për t'u mbledhur së bashku përreth vlerave të njëjta themelore njerëzore.

Sipas Gylenit, nuk ekziston realisht një botë islame, por në botë ka vende ku jetojnë myslimanët. Në disa vende ka më shumë myslimanë dhe në disa të tjera, më pak. “Islami është jetuar si një mënyrë jetese, një kulturë dhe nuk është ndjekur si një besim. Myslimanët e kanë ristruktuar Islamin në përputhje me idetë e tyre. Myslimanët duhet të marrin përgjegjësi të natyrshme në Islam. Nuk mund të thuhet që ndonjë shoqëri e tillë me këtë koncept dhe filozofi ekziston brenda gjeografisë islame.”462

461 Po aty, 360. 462 Po aty, 270.

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

188

VIII. FILOZOFIA E GYLENIT, NGA TEORIA NË PRAKTIKË

VIII.1. Çfarë është dija dhe njeriu? Në filozofinë e Gylenit, “Kjo botë është një libër, që i është dhënë njeriut për ta

studiuar, një ekspozitë e hapur për ta vëzhguar, një amanet i dhënë bashkë me të drejtën e ndërhyrjes.”463

Fethullah Gylen i jep rëndësi të veçantë sidomos njërit aspekt të dijes. Sipas tij, dija është faktori më i rëndësishëm që e dallon njeriun nga krijesat e tjera dhe i jep atij përparësi. Sepse dija është ajo që i ka dhënë epërsi njeriut, duke e kurorëzuar atë me kompetencën e ndërhyrjes së pjesshme në natyrë, si administrator i saj.

Një tjetër pikë që Gyleni përmend në lidhje me dijen është: Ndërsa kafshët vijnë në këtë botë të pajisura pothuajse me gjithë dijet e nevojshme për të arritur sa të jetojnë në këtë botë, njeriu dërgohet në këtë botë pa asnjë lloj dijeje, në mënyrë që me përpjekjet e tij për dije të arrijë në pozicionin e njeriut të maturuar.464

Edhe pse Fethullah Gylen nuk është racionalist në aspektin filozofik, ai i jep shumë përparësi mendjes. Në përshkrimin e tij “mendja është një vlerë ndryshe prej lëndës, po e lidhur ngushtë me të, zgjatja e metafizikës në fiziken, një prej aftësive më të rëndësishëm të shpirtit dhe aftësia më e ndritshme e njeriut për të dalluar të vërtetën nga e rrema.”465

“Dija përbën një aspekt të jashtëm e një dimension ekstern të mendimit. Tema kryesore e saj është sistemimi i njohurive të pavarura, të përftuara nga materia e ngjarjet, si dhe aplikimi i ligjeve dhe formulave të caktuara në këtë sistemim. Në një aspekt më filozofik, dijen mund ta përkufizojmë si lidhja e brendshme ndërmjet objektit e subjektit. Me të tjera fjalë, ajo është disiplina që vlerëson objektet e eksperimentueshme që hyjnë në fushën e perceptimit të shqisave.”466

Të drejtat e njeriut Gyleni i analizon nga perspektiva Islame, duke e trajtuar humanizmin, këtë temë kaq të përmendur të shekullit të fundit, në perspektivën e dashurisë humane. Ndër të tjera Gyleni shënon se humanizmi aktualisht trajtohet në mënyrë populiste dhe shpërdorohet nga disa forca, të cilat e vlerësojnë dhe e përvetësojnë atë duke e bërë lëndë të ideologjive, besimeve e interesave të tyre. Ai e përshkruan humanizmin të lidhur ngushtë me dashurinë për njeriun: “Dashuria është trëndafili i pavyshkur i botës sonë, të ndërtuar mbi besimin e ndjenjën tonë. Para të gjithave, Zoti e ka thurur dantellën e universit me fijet e dashurisë, ndaj dhe melodia më magjepsëse që vjen nga ekzistenca, është ajo e dashurisë. Lidhja më e fortë mes individëve që formojnë familje, shoqëri e kombe, është ajo e dashurisë. Dashuria pasqyrohet nga prindërit tek fëmija nëpërmjet afeksionit e mëshirës dhe nga fëmijët tek prindërit nëpërmjet respektit e mirënjohjes. Kurse dashuria universale pasqyrohet nga gjithësia deri në grimcat më të vogla të saj, nëpërmjet ndihmës dhe bashkëveprimit në çdo aspekt.”467

Kështu njeriu është i detyruar ta rrisë farën e dashurisë që posedon brumi i tij e ta kalojë gjithë jetën nën hijen e saj, pa u tërhequr nga ndjenja si urrejtja, inatet e xhelozitë.

Përmes një gjuhe filozofike, Gyleni e lidh qenien e njeriut edhe me ekzistencën. “Ekzistenca, shkruan ai, lidhet me qenien dhe/ose identitetin, natyrën dhe vetë qeniet

463 Revista Sizinti, Prill, 1996. 464 Sizinti, Korrik 1979. 465 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010: 231. 466 Po aty, 235. 467 Po aty, 252.

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

189

ekzistuese dhe është padiskutim e dukshme. Kjo është një pikëpamje, që ndahet nga një numër mendimtarësh myslimanë, si dhe nga shumë filozofë modernë. Megjithatë, ekzistenca është e ndryshme nga qeniet ekzistuese, identiteti dhe natyra. Për shembull, ne mund ta konceptojmë një sasi uji me identitetin dhe natyrën e tij, edhe në rast se nuk ekziston këtu. Ekzistenca e tij është e shtuar ose rastësore ndaj qenies ose identitetit të tij. Nuk mund të ekzistojë diçka pa cilësitë thelbësore, që kombinohen me disa elemente rastësorë. Në lidhje me shembullin tonë, gjendjet dhe cilësitë e ndryshme të ujit janë të shtuara ndaj qenies thelbësore ose identitetit. Edhe pse identiteti thelbësor mbetet gjithmonë siç ishte, pa ndonjë ndryshim, cilësitë rastësore dhe shtesë mund të zëvendësohen me të tjera të ngjashme. Uji, ndërsa mbetet ujë në thelb, mund të ndryshojë në akull ose avull”468, thotë ai.

VIII.2. Dialogu dhe mirëkuptimi në veprimtarinë e Gylenit Lëvizja e Gylenit duhet trajtuar në dy aspekte, për sa i përket dialogut dhe

tolerancës. Njëri është aspekti i mirëkuptimit dhe i dialogut ndaj shoqërisë turke dhe ndaj gjithë botës, tjetri është dimensioni i mirëkuptimit dhe i tolerancës ndaj gjithë besimtarëve të besimeve të ndryshme në Turqi dhe në botën mbarë.

Kur përbërja shoqërore turke ishte kaotike dhe pajtimi i popullit me shtetin e me Islamin ishte i domosdoshëm, Fethullah Gyleni bënte thirrje: duhet të pranojmë “çdo njeri, pa dallim feje, mënyre jetese, race, gjuhe, profesioni, statuti, pozite e pasurie, ashtu siç është, me idetë, opinionet, mënyrën e jetesës e të besimit” dhe duhet të tregojmë respekt për të dhe të hedhim kështu bashkarisht bazat e një dialogu të shëndoshë mes çdo shtrese të shoqërisë.

Edhe pse Fethullah Gyleni e ka bërë thirrjen në këtë formë në 1994, gjatë gjithë jetës së tij, në çdo shkrim e ligjëratë të tijën, dallohet e njëjta frymë. Për shembull, në veprën e tij “Kriteret ose Dritat e Rrugës”, të botuar për herë të parë në 1984-ën, ai shprehet kështu:

“Ata që duan të rregullojnë botën, duhen së pari të rregullojnë vetveten. Fillimisht duhet të pastrojnë botën e tyre të brendshme nga inatet, urrejtja e xhelozia, pastaj botën e tyre të jashtme nga çdo sjellje e veprim i pahijshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të jenë një shembull për mjedisin.”469

Fjalët e Fethullah Gylenit në çështjen e mirëkuptimit dhe të dialogut, disa nga të cilat i kemi përmendur edhe më përpara, janë prekëse e domethënëse edhe nga mënyra e të shprehurit dhe origjinaliteti që i karakterizon, po edhe si zëri i një zemre që është vetësakrifikuar në këtë rrugë.

“Hape zemrën sa të mundesh e për këdo, le të bëhet ajo sa një oqean. Mbushu me besim dhe duaje njeriun! Mos të mbesë asnjë zemër e trishtuar, të cilës nuk i ke treguar interes e nuk i ke zgjatur dorën!...

Largoje ligësinë me mirësi, sjelljet e rënda mos i vër re. Secili paraqet karakterin e vet në sjelljen e tij. Ti zgjidh rrugën e tolerancës…

Duaje dashurinë dhe bëhu armik i armiqësisë. Ti duaje njeriun, magjepsu pas tij”470, janë këto paradigmat e filozofisë së Gylenit.

Që në ditën e parë të veprimtarisë së vet në këtë fushë ai ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe të mirëkuptimit në shoqëri. Në këtë aspekt, thirrja për tolerancë e mirëkuptim që i bëri Gyleni shoqërisë që në vitin 1994, duhet parë si ekspozimi i mendimeve të tij, të thurura e të vëna në jetë që kohë më parë. Kjo thirrje me të cilën Fethullah Gyleni iu drejtua shoqërisë 468 M. Fethullah Gülen, Key concepts in the practice of SUFISM esmerald hills of the heart, V. 2, 2004, f. 174. 469 Po aty. 470 Gylen, F., “Kriteret ose Dritat e Rrugës”, Prizmi, Tiranë, 2003:107-8.

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

190

në vitin 1994, në një hark kohor shumë të shkurtër, iu përcoll çdo shtrese të shoqërisë edhe me mbështetjen e Fondacionit të Shkrimtarëve e Gazetarëve, i cili u formua nga shumë emra të njohur të botës së penës dhe të artit. Pikërisht kur flitej për “konfliktet mes qytetërimeve”, madje ndoshta edhe planifikoheshin konkretisht të tilla konflikte, kjo thirrje që u përhap valë-valë nëpër botë, gjeti shumë përkrahës kudo në botë.

Çdokush në vend, duke u nisur nga presidenti e deri tek njeriu më i thjeshtë, nga media, deri tek politikanët, artistët e këngëtarët, shprehnin kontributin e vet në lëvizjen e dialogut dhe të mirëkuptimit. Në emër të mirëkuptimit dhe të dialogut u bë organizimi i shumë aktiviteteve, që patën mjaft jehonë në shoqëri. Këto mbledhje bashkuan përfaqësues të çdo shtrese të shoqërisë turke. Që nga kryeministri tek ministrat, deputetët, prefektët, kryetarët e bashkive, krerët e partive politike e burokratët; përfaqësuesin e Vatikanit në Stamboll, Patrikun e Kishës Ortodokse, liderin e komunitetit hebre në Turqi; patrikët e kishave armene e siriane, përfaqësuesit e misioneve të huaja në vend, akademikët e çdo fushe, gazetarët, shkrimtarët, artistët, biznesmenët e plot të tjerë njerëz, përfaqësues të çdo shtrese. Të gjithë pjesëmarrësit, edhe gjatë mbledhjeve edhe në intervistat e bëra më pas, shprehnin të njëjtin mendim e të njëjtën kënaqësi, që kishin marrë pjesë në një organizim aq me vend, duke theksuar fort rëndësinë e mirëkuptimit e tolerancës në shoqëri.

Patriku i Kishës Ortodokse, Bartholomeos, ndër të tjera shprehet kështu, ndërsa përgëzon së pari themeluesit e këtij fondacioni që hedh hapa të rëndësishëm në rrugën e paqes dhe dashurisë: “Fethullah Gyleni është shembulli i vlerave të përbashkëta për çdo shoqëri, lider e njeri, i dashurisë, mirëkuptimit dhe paqes.”471

Përfaqësuesi i Vatikanit në Stamboll, Georges Marovitch, u shpreh se “faktori që i mbledh këta njerëz nga çdo shtresë e shoqërisë, me myslimanin, kristianin e hebreun, është dashuria që Fethullah Gyleni ka në zemër. Arma e tij e vetme është dashuria e Zotit. Ai është një shembull i madh për botën.”472

Njëri aspekt i thirrjes së Gylenit për paqe i drejtohej krerëve të shtetit turk, që kishin të njëjtin qëllim me të dhe kryetarëve të partive politike, kurse aspekti tjetër ishte përpjekja për të shuar konfliktin Suni-Alevi, të ushqyer me kohë nga episode negative përgjatë historisë.

Gjithashtu Gyleni nuk lë pa përmendur se debati Alevi-Suni dhe imazhi i dallimit mes tyre në të mirë të Sunive, do të ketë pasoja të pakëndshme në rrugën e Turqisë drejt BE-së.473

Padyshim që Gyleni, ndërsa i bënte thirrje Turqisë dhe botës për dialog e mirëkuptim, ishte i ndërgjegjshëm edhe për realitetin që e rrethonte. Shoqëria turke kishte në vetvete plot grupe që ushqeheshin me konfliktet dhe përçarjet shoqërore, të cilat nuk do ta pranonin lehtë këtë erë dialogu, dashurie dhe mirëkuptimi. Në fjalimet e tij, ndërsa bënte thirrje për tolerancë, Gyleni nuk ngurronte edhe të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë, duke përmendur shqetësimet që e shoqëronin gjatë këtij procesi.

Një nga lëvizjet që Gyleni ka ndërmarrë në Turqi për herë të parë është edhe lëvizja për dialog. Kjo lëvizje synonte dialogun mes njerëzve brenda e jashtë Turqisë, si dhe dialogun mes besimtarëve myslimanë, të krishterë e hebrenj kudo nëpër botë. Sado që ndezi shumë polemika, kjo nismë tashmë ka shumë rëndësi.

471 Zaman, 1-10-1996. 472 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:146; Webb, 195; Ergyn, 270. 473 Po aty; shih: Webb, 196; Sönmez, 152-7.

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

191

Nëse do të marrim një shembull, Eickelman bën një analizë të zhvillimeve në Turqi dhe shënon:

“Lëvizjet fetare në Turqi i drejtohen më tepër besimtarëve modernë dhe nxjerrin në pah cilësinë unifikuese të Islamit, duke u bërë një urë mes Islamit, shkencës dhe zhvillimit, lindjes dhe perëndimit. Këto lëvizje kanë në plan të parë veprimtaritë arsimore dhe edukuese dhe çdo ditë e më tepër përfshijnë njerëz të rinj. Sfera publike e formuar në pikëprerjen e fesë, jetës shoqërore dhe politikës, ndikon për mirë në formimin e shoqërisë civile.”474

Thirrja e Fethullah Gylenit për mirëkuptim e dialog do të vinte pikërisht në një pikë të tillë kyçe të fatit të botës. Në njërën anë të kësaj pike kyçe qëndronin vlerat shpirtërore dhe virtytet e simbolizuara nga këto vlera, si paqja, dashuria, mirëkuptimi, toleranca e respekti, të cilat kishin rolin më të rëndësishëm në formimin e botës së re, që mezi po pritej. Nga ana tjetër ishte Islami dhe bota e tij, i konceptuar dhe i shpallur si pol armik, një raport i Hantingonit që e shpallte gjithë gjeografinë Islame, veçanërisht kufirin Rusi-vende Islame, si sferën e përplasjes së civilizimeve. Gyleni ishte i ndërgjegjshëm se shumë sfera lokale e ndërkombëtare, të pushtetshme e të zonjat e fjalës në arenën ndërkombëtare, por edhe grupet e interesave të ushqyera prej tyre do të shqetësoheshin nga atmosfera e mirëkuptimit, dialogut, paqes e respektit. Ai nuk do të ngurronte t’i shprehte të tilla shqetësime që në hapat e parë të kësaj lëvizjeje. Orvatja e disa grupeve në Turqi për ta minuar që në nisje lëvizjen e Gylenit për dialog e mirëkuptim dhe atmosfera militare në botë, e nisur me 11 shtatorin, nga njëra anë vërtetojnë shqetësimet e Gylenit, po nga ana tjetër dëshmojnë edhe një herë sa me vend e jetike ishte lëvizja e tij për mirëkuptim e dialog.

Padyshim që nisma e Gylenit për dialog ndërfetar nuk kishte zënë fill me të. Në vitet ‘60 të shekullit XX, Kisha Katolike e Romës kishte hedhur një hap të rëndësishëm zyrtar për nisjen e dialogut me Islamin dhe Hebraizmin. Gjithashtu, një dialog e bashkëpunim mes tre feve të mëdha monoteiste, të mbështetura në autoritetin e monoteistit të parë, të pranuar edhe nga këto fe, Ibrahimit (Abrahamit), do të ishte një mbrojtje më efikase ndaj ateizmit absolut.475

Studiuesi Ali Unal, shprehet se, “tashmë është normale që shumë intelektualë, prijës fetarë a priftërinj ta pranojnë këtë të vërtetë e të ndiejnë një zbutje ndaj Islamit. Bashkë me Karen Armstrong, mund të rendisim gjithë ata shkrimtarë e autorë që janë përpjekur në këtë fushë, si Massignon, Charles J. Leddit, Y. Moubarac, Irene M. Dalmais, L. Gardet, Norman Daniel, Michel Lelong, H. Maurier, Olivier Lacombe, Thomas Merton, Sidney Griffith, Thomas Mitchel, John Esposito e Dale F. Eickelman, disa teologë dhe shumë sociologë të njohur. Këta njerëz janë mbështetësit më të fortë të dialogut mes besimtarëve të feve të ndryshme. Vijueshmëria e kësaj atmosfere është shumë e rëndësishme edhe për të sotmen, edhe për të ardhmen e botës, njerëzimit. Dialogu, mirëkuptimi e paqja janë elementët më të rëndësishëm të kësaj atmosfere.”476

Gyleni thotë: “Aktualisht, njerëzimi është lodhur nga luftërat, konfliktet, gjakderdhjet e dhuna, ai është i gatshëm për një dialog e një paqe universale. Edhe konjukturat e nevojshme për këtë qëllim sublim janë më se të mbara. Nëse nuk hedhim ndonjë hap të gabuar, jam i bindur se ndodhemi pikërisht në pikën optimale të fatit.

Tashmë bota e ka provuar se nuk arrin dot asgjë pozitive me armiqësi, platforma konfliktesh, reaksionesh dhe urrejtjeje. Njeriu është krijuar në një natyrë civile, ndaj dhe nga ky aspekt, në ditët tona, kur vlerat civile janë aq prioritare, sa edhe vetë qëllimet, nuk ka asnjë 474 Islam and the Languages of Modernity, Dadalus, 2000: 120-32. 475 Yeni Ümit, No.16-17. 476 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:211.

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

192

çështje që njeriu të mos e arrijë ta zgjidhë duke folur. Ja, ky është dialogu. Është një realitet, të cilin e kemi kuptuar me kohë, po bota e ka kuptuar veç pas rënies së perdes së hekurt. Ky është një qëllim natyral, ndaj të cilit ecën njerëzimi. Aktualisht, Krishtërimi dhe Islami janë dy fetë që kanë më shumë pasues. Hebraizmi, edhe nëse nuk ka një numër të madh pasuesish, ka një ndikim të konsiderueshëm. Ndaj edhe dialogu mes këtyre feve, duke u nisur fillimisht nga pikat e përbashkëta që kanë, do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në ndërtimin e paqes, qetësisë e ringjalljes universale në këtë kohë. Ne as nuk kemi dyshim në vlerat tona, as nuk kemi për qëllim të shkojmë pas dikujt tjetër. Po as të tjerëve, që mund t’ju shkojë ndërmend një gjë e tillë. Kur’ani ia ka bërë që para 14 shekujsh këtë thirrje për dialog besimtarëve të feve të tjera. Por shekujt e mëvonshëm, të kushtëzuar nga koha e historia, kanë qenë të tillë ku kanë sunduar konfliktet e luftërat. Sot është koha të bashkohemi, të paktën me respekt e dashuri reciproke.”477

Thirrja për “bashkëpunim myslimano-kristian” nga Said Nursiu me qëllim që t’i kundërvihej dhunës së të gjitha llojeve, bashkëngjitur me vizionin universal të mendimtarit modern të Gylenit për ta shtrirë bashkëbisedimin edhe tek ndjekësit e ndërgjegjshëm të të gjitha besimeve, janë edhe thelbi i Lëvizjes Gylen. Vetë Gyleni është shprehur se: “Është bindja ime se në vitet e ardhshme, mijëvjeçari i ri do të dëshmojë se ndjekësit e besimeve fetare botërore, si myslimanët, të krishterët, hebrenjtë, budistët dhe hindutë, do të ecin krah për krah për të ndërtuar një të ardhme të ndritur të botës”478. Ky është frymëzimi bazë i shumë institucioneve të dialogut kudo në botë, të iniciuara nga filozofia e Gylenit, si “Forumi Rumi” në SHBA, në Evropë, në Azi, Afrikë, madje edhe në zemër të Krishtërimit, me “Istituto Tevere” në Romë.479

Do të ishin pikërisht këto thirrje të Gylenit, që prej disa dekadave kanë hedhur jo vetëm themelet, por ka ngritur edhe një prej network-eve më të mëdha të botës, në fushat e dialogut dhe bashkëjetesës, nëpërmjet arsimimit, medias, librave dhe fondacioneve të panumërt të mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare dhe ndërkulturore, duke e kthyer filozofinë e tij në një lëvizje globale.

Gylen beson gjithashtu se shekulli XXI do të bëhet dëshmitar i një dinamike të re moralo-shpirtërore që do t'i ringjallë vlerat e harruara prej kohësh, e sheh atë si epokën kur do të sundojnë toleranca, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar që, duke u mbështetur në dialogun ndërkulturor dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta, do të rezultojë më në fund, një qytetërim nga i cili nuk do të rrijë larg askush. Për ta forcuar këtë ideal të lartë, Gylen u bë iniciator i ngritjes në Turqi dhe jashtë të shumë institucioneve shërbyese dhe nxiti mjetet e informacionit masiv, me të gjitha mjetet e masmedias, për ta informuar opinionin publik rreth çështjeve individuale e kolektive.

Ai beson se rruga që shkon për tek drejtësia absolute, kalon përmes sigurimit në përmasa botërore për njerëzit të një arsimi dhe edukimi të përshtatshëm. Vetëm në këtë mënyrë do të arrihen toleranca dhe mirëkuptimi i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve dhe për të treguar respekt ndaj tyre. Në emër të shërbimit ndaj këtij qëllimi, pjesën më të madhe të kohës Gylen e shpenzoi për t'i orientuar elitën e shoqërisë, udhëheqësit shoqërorë, afaristët e vegjël krahas industrialistëve të mëdhenj, për ta mbështetur arsim-edukimin cilësor.

Gylen prej shumë kohësh i ka përqëndruar përpjekjet për të ngritur dialog mes njerëzve që përfaqësojnë ideologji, kultura, fe dhe kombe të ndryshëm. Ai shtyn njerëzit të organizojnë mbledhje dhe konferenca të orientuara për përgatitjen e njerëzimit për lindjen e 477 Aksion,14-20 shkurt 1998. 478 Gylen, F., fjala e mbajtur në parlament për Besimet Fetare në Botë, Kejptaun, viti 1999. 479 Zannini, Francesco, “Dialogu myslimano-kristian në një botë të globalizuar”, www.prizmi.com.

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

193

epokës së tolerancës dhe mirëkuptimit, që do t'i fuqizojë lidhjet mes njerëzve dhe ndërtojë bashkëpunimin mes qytetërimeve, kuturave dhe kombeve të ndryshme. Gylen është bërë iniciator i themelimit të Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve me këtë orientim, duke marrë miratimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë. Sot, Gylen komunikon me shtresa më të gjera me anë të kanaleve të informacionit masiv.

Krahas kësaj, institucionet arsimore dhe veprimtare të dialogut ndërfetar e ndërkulturor të frymëzuara nga Gylen, kanë qenë temë diskutimi në takimin e përvitshëm të Forumit Botëror Ekonomik, që është zhvilluar në Davos të Zvicrës në 2008.

Në raportin me emër “Islami dhe Perëndimi: Raporti Vjetor Mbi Gjendjen e Dialogut”, të përgatitur nga Shoqata e Forumit Dialogu Perëndim-Islam, u theksua veprimtaria e dialogut dhe e institucioneve arsimore të udhëhequra nga Gyleni. Më tej, në raport thuhet se “Lëvizja e Gylenit, e ka shtuar në masë të konsiderueshme rrjetin e vet të institucioneve arsimore dhe për momentit veprojnë në 100 shtete.”480

Ndërsa në raportin prej 157 faqesh, me titull “Arsimi dhe koncepti ndërkulturor”, të përgatitur nga komiteti i Universitetit Georgetown të Uashingtonit, u tregua si shembull krijimi i Katedrës së Fethullah Gylenit në Universitetin Katolik të Australisë. Katedra mbështet zgjerimin e dialogut mes myslimanëve dhe katolikëve në Australi dhe në zonën e Lindjes së Largët.

VIII.3. Media dhe Lëvizja Gylen Pas grushtshtetit të 1981 në Turqi, në vitet ‘80 me kontributin e Turgut Özalit, i

cili në ato vite ishte kryeministër i Turqisë, u liberalizua jo vetëm jeta politike, por edhe liria e shtypit, e cila për rrjedhojë solli formimin e mediave të pacensuruara dhe të pavarura, duke lulëzuar organet mediatike private. Kështu edhe Gyleni, duke parë si një rrugë ku do të mund t’i transmetohej shoqërisë në mënyrë masive vlerat e arsimit dhe të edukimit, kërkoi nga njerëzit rreth tij, që të mund të përfshiheshin në mënyrë më masive në botën e medias.

Revista Aktiviteti i parë mediatik i Gylenit erdhi nga ana e Shoqatës së Mësuesve

(themeluar nga pjesëtarë të Lëvizjes), e cila bëri të mundur, që në vitin 1979 të themelohej revista “Sızıntı” (Burimi). Kjo revistë me kalimin e kohës arriti të bëhej revista me tirazhin më të lartë në Turqi. Misioni i revistës në të vërtetë, ishte që duke ndërthurur shkencën me Islamin, të tregonin se përshtateshin më së miri me njëra-tjetrën, si dhe të tregohej se cilësia e arsimit mund të rritej pikërisht në këtë formë, pra duke bashkëpunuar ngushtë shpirtërorja me shkencën. Editoriali i çdo numri të revistës, kishte për autor vetë Gylenin.

Kështu, revista Sızıntı (Burimi), ishte revista e parë e lëvizjes, një botim drejtuar një audiencë të gjerë, me qëllim që të nxisë debatin dhe të mësuarit në lidhje me shkencën. Revistës Sızıntı, iu bashkua disa vite më vonë një botim në gjuhën angleze, e cila shtypet në Nju Xhersi me emrin Fountain (Burimi), si dhe versioni në gjermanisht, të cilat synojnë nxitjen e një interesimi të përgjithshëm në aspektin shpirtëror dhe shkencor. Një publikim simotër e Fountain me titull Dialogue (u botua fillimisht në Australi, në vitin 2004, nga Shoqata e Dialogut Australi-Azi), e krijuar posaçërisht për të inkurajuar dialogun ndërfetar, si dhe revista DA (Dialog Avrasya-Dialogu Euro-aziatik), e cila del në dy gjuhë, turqisht dhe rusisht (ku DA ka dhe kuptimin “PO” në rusisht. Prej disa vitesh del edhe revista Hira në

480 Po aty.

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

194

arabisht. Revista të tjera të rëndësishme janë edhe Yeni Umit (Shpresa e Re) dhe Yagmur (Shiu).

Këto revista, që të gjitha përfaqësojnë revista moderne në stilin e shumë botimeve bashkëkohore të botës. Në të njëjtën kohë për karakterin e lëvizjes mund të thuhet se është qartësisht largpamës, optimist për të ardhmen dhe i bindur për mundësitë e paraqitura nga moderniteti, duke qenë të etur për t'u përshtatur dhe për të kontribuar në jetën moderne.

Krahas këtyre revistave, Lëvizja ka botuar me mijëra tituj librash. Isik Publication, e cila është një shtëpi botuese me seli në Stamboll është përgjegjës për shumicën e librave të lëvizjes Gylen, pas revistës Fountain. Zemra e katalogut të saj përbëhet nga veprat e Fethullah Gylenit. Aktuliasht veprojnë edhe disa dhjetëra shtëpi botuese, secila e profilizuar, në një aspekt të ndryshëm të trajtimit të botimeve. Një fushë e rëndësishme e botimeve është edhe botimi i librave shkollorë për kolegjet, shkollat dhe universiteteve të hapura në të gjithë botën, si dhe investimet në Ndërmarrjen e Prodhimit të Mjeteve Mësimore dhe krijimit të laboratorëve shkencorë për të gjitha shkollat.

Edhe pse këto botime, si revistat, ashtu edhe librat, përfaqësojnë një aspekt me rëndësi jetike të lëvizjes, në drejtim të qarkullimit të gjerë dhe ndoshta të ndikimit të tij, iniciativat e gjera laike të saj në fushën e medias janë edhe më të rëndësishme. Dhe janë pikërisht këto botime të cilat përfaqësojnë disa nga aspektet më të shquara të aktivizmit të lëvizjes.

Radio-televizionet Institucione të tjera të rëndësishme mediatike, mund të përmendim Gazetën

“Zaman”, televizionin Samanyolu (STV) me transmetim satelitor në të gjithë botën, sipas orës lokale të vendeve të ndryshme (Evropë, SHBA, Australi, Azi, etj.), stacione radiofonike, revista të shumta, etj. Kanali STV jep transmetime në disa gjuhë, turqisht, anglisht, gjermanisht, ndërsa në SHBA është hapur kanali Ebru TV me transmetim në anglisht, në Azerbajxhan Hazer TV dhe së shpejti do të hapet një kanal në arabisht, i cili do të ketë transmetime për të gjithë botën arabe. Një hap i rëndësishëm në fushën televizive është hapja e kanalit të parë privat në Turqi me transmetim në gjuhën kurde, ku së bashku me një nga kanalet shtetërore TRT 6, e çojnë vetëm në dy numrin e televizioneve në kurdisht me transmetim satelitor nga Turqia. Kjo ka shërbyer mjaft në zbutjen e marrëdhënieve midis turqve dhe kurdëve, të tensionuara herë pas here. Krahas televizioneve janë edhe disa radio me transmetim të gjerë, të hapura në fusha të ndryshme kulturore dhe edukative. Këto televizione përveç programeve klasike, si lajme, etj., kanë edhe prodhimet e veta filmike, duke filluar nga ato me tirazh të shkurtër dhe me një seri, deri tek serialet edukative disa vjeçare.

Televizioni Samanyolu (STV) nisi transmetimet në janar 1993. Iniciativa ishte mjaft e guximshme në një kohë kur programet televizive private ishin të dominuara nga raportimi tabloid dhe argëtues me vlera artistike të dobëta dhe me përmbajtje sensacionale. Ashtu si Agjensia e Lajmeve CHA (Cihan Haber), Samanyolu TV u themelua me qëllim sigurimin e një përmbajtjeje të standardit të lartë. Produkti në mënyrë të vazhdueshme e ka konsoliduar pozicionin e tij në treg, me një qëndrueshmëri komerciale. STV përherë e më tepër erdhi duke arritur cilësi në programet për të cilin BBC (British Broadcasting Comision) në Britani, PBS (Shërbimi Publik i Transmetimit) në Amerikë dhe ABC (Komisioni Australian i Transmetimeve), kanë ofruar bashkëpunim në shumë drejtime. Megjithatë ndryshe nga BBC, PBS dhe ABC, Samanyolu TV mbetet një sipërmarrje komerciale edhe pse e orientuar nga një filozofi e ngjashme, që përpiqet edhe për cilësinë, por edhe për programe edukative, argëtuese, përfshirë prodhimin e filmave dhe dokumentarëve me interes të

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

195

përgjithshëm për mënyrën e jetesës. STV ka edhe një kanal vetëm për lajme, si dhe në rrjetin televiziv të Lëvizjes është edhe një kanal kulturor Mehtap TV, i cili transmeton vetëm programe kulturore dhe edukative, ndërsa për fëmijë është hapur edhe kanali Yumurcak TV.

Aktivitetet e Lëvizjes Gylen kanë qenë të kushtëzuara kryesisht nga nismat në fushat e dialogut dhe hulumtimit intelektual, por edhe në ato të masmedias, të orientuar drejt dialogut, si dhe shumë OJQ-ve të ndryshme. Krahas këtyre iniciativave ekzistojnë edhe lloje të zhvillimit të rrjeteve të lira të biznesmenëve dhe të institucioneve, që kanë lidhje me financat dhe fushën bankare, duke përfshirë rrjetin e biznesit ISHAD dhe Banka Asya.481 Këto të fundit janë jetike në prodhimin, që siguron mbështetjen për rrjetin e shkollave, por një objektiv i këtyre sipërmarrjeve të vetë medias janë vetë-financimi i bizneseve me forcat e tyre.

Gazeta Një nga nismat e para në këtë drejtim ishte hapja e gazetës ndërkombëtare, të

përditshmes Zaman (Koha) në Stamboll. Zaman u themelua në vitin 1986 dhe fitoi menjëherë një reputacion të madh për raportimet e saj të plota, objektive, të orientuara nga një pozicion editorial, që perceptohet si neutral dhe ndryshe nga pothuajse gjithë gazetat e tjera të mëdha në atë kohë, nuk rreshtohej me ndonjë kamp të caktuar politik, apo pozitash ideologjike. Në një treg të dominuar nga media ideologjike, Zaman u mirëprit nga lexuesit të cilët ishin në kërkim të një lloj raportimi të besueshëm të çështjeve aktuale dhe të standardeve profesionale gazetareske. Me tirazhin aktual, ajo i kapërcen 1.200.000 kopje në ditë, duke lënë pas edhe gazetat shekullore, ndërsa numri total i lexuesve mendohet të jetë rreth 2-2.500.000 lexues ditorë. Ajo lexohet nga lexues të zakonshëm dhe shumë prej tyre nuk kanë lidhje me lëvizjen Gylen. Disa prej gazetarëve të Zaman, marrin haptazi një pozitë shoqërore tradicionaliste mbi çështjet rreth të cilave ata shkruajnë, por të tjerët janë konsideruar si relativisht liberalë dhe progresistë në qëndrimin e tyre. Nga fillimi i tij Zaman kishte për qëllim të jetë një “gazetë e të dhënave”, duke ecur sipas gjurmëve The Times, dhe The Guardian, The New York Times, The Washington Post, etj.

Krahas përpjekjeve drejt gazetarisë objektive dhe profesionale Zaman është shquar për qëndrimin e saj joservil në zhvillimin e biznesit të botimit të gazetës. Gazeta nisi edicionin e saj online në 1996, duke e vendosur atë në një grup elitë të gazetave në mbarë botën në fushën e hapësirës kibernetike, kur përdorimi i internetit ishte vetëm në fillimet e veta.482 Brenda disa viteve të krijimit të saj në Stamboll, Zaman e zgjeroi veprimtarinë në katër qytete të tjera turke dhe nisi prodhimin e edicioneve rajonale jashtë Turqisë. Botimet e sotme rajonale shtypen dhe shpërndahen në Australi, Azerbajxhan, Bullgari, Gjermani, Rumani, Kazakistan, Kirgizistan, Maqedoni (në tre gjuhë, turqisht, shqip dhe maqedonisht), Turkmenistan, dhe SHBA. Zaman gjithashtu sjell botime të veçanta ndërkombëtare në gjuhët lokale në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Zaman ka punësuar edhe një armatë korrespodentësh dhe analistësh të huaj nëpër botë, gjë që pasqyrohet edhe në raportimin e saj të gjerë për çështjet botërore. Ajo është favorizuar në ruajtjen e audiencës, ose të mbulimit të territorit edhe për shkak të lidhjes së saj me kompaninë simotër të saj CHA, një nga agjencitë më të mëdha të lajmeve të Turqisë dhe pjesë e Lëvizjes Gylen. Të dyja kompanitë mediatike,

481 Yavuz, M. Hakan (2003) ‘Lëvizja Gylen: Puritanët Turq, në M. Hakan Yavuz dhe John Esposito (eds.) Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, Syracuse, New York: Syracuse University Press, fq.36-7. 482 Interneti filloi të njihej gjerësisht me këtë emërtim në vitin 1996. Versioni 1.0 i Mosaic, kërkuesit të parë të përdorur gjerësisht në mbarë botën, doli në treg në vitin 1993 dhe nga fund i vitit në vijim (1994), mund të vërehej se kishte nisur të shfaqej një interes i gjerë për këtë risi të teknologjisë nëpër qarqet teknike dhe akademike.

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

196

si Zaman ashtu edhe CHA janë nën kontrollin e Feza Publications Incoorporated, e cila gjithashtu ka në pronësi aksione të revistës së mirënjohur të përjavshme informative Aksiyon së bashku me Sızıntı dhe periodiken Yeni Umit. Së bashku me gazetën Zaman, botohet edhe versioni anglisht i saj “Today’s Zaman” dhe që bën pjesë në strukturën e Media Group. Të ardhurat e Media Group për vitin 2007 ishin 250 milionë $, nga ku më shumë se gjysma e kësaj shifre vinte si fryt i abonimeve.

Interesi i mediave të huaja ndaj Lëvizjes Gylen Vitet e fundit, gazetat të ndryshme me përmasa botërore dhe me tirazh shumë të

lartë, kanë treguar një interes të madh me lajmet e tyre rreth Gylenit dhe projekteve të tij, si p.sh. shkollat, kolegjet, universitetet, spitalet, konviktet, qendrat e dialogut, si dhe investimet me qëllim jofitimprurës. Të gjitha këto projekte janë përshkruar në shumë libra, artikuj, studime, CD/DVD, website të ndryshme, në intervista të marra në rezidencën e Gylenit në Pensilvani (SHBA), si dhe në bisedat, që ka zhvilluar Gyleni me vizitorë të veçantë, në lidhje me projektet në fjalë. Kështu mund të përmendim intervistën e botuar në Oxford Analytica, organ i Forbes, apo edhe artikulli i botuar në faqe të parë të gazetës New York Times të datës 4 Maj 2008, në lidhje me shkollat e hapura në Pakistan. Gazeta “Le Monde”, në numrin e saj të datës 5 Nëntor 2006, boton një analizë në faqet e saj në lidhje me suksesin që kanë patur shkollat e hapura nga ana e ndjekësve të Gylenit dhe për shembullin, që mund të merrnin shkollat gjermane, duke u nisur nga zgjidhjet e sjellura në çështjet e hasura mbi problemet arsimore të fëmijëve emigrantë.

International Herald Tribune, në numrin e saj të datës 18 Janar 2008, shkruan se Gylen është një burim i frymëzimit modern për myslimanët emigrantë kudo në botë, duke u integruar më së miri. Ky artikull u citua gjithashtu edhe nga revista “Forbes”. Kurse “The Economist” botoi tre artikuj në faqet e saj në lidhje me Lëvizjen Gylen. Në të njëjtin artikull, shkruhet për shpërndarjen e mishit të Kurbanit, realizuar me rastin e festës së Kurban Bajramit nga ana e pasuesve të Gylenit. 60 mijë familje në zonat kurde dhe përsëri afërsisht në të njëjtën shifër (60 mijë familjeve) u është ofruar ndihmë mjekësore falas nga njerëzit e Lëvizjes.

Në një numër tjetër të “The Economist” të datës 6 Mars 2008, botohen 2 artikuj të tjerë në lidhje me Lëvizjen Gylen, ku në to thureshin lëvdata për projektet e saj, sidomos për arsimin e realizuar në shkallë botërore.

VIII.4. Aktivitetet e dialogut të Lëvizjes Gylen Në emër të dialogut brenda dhe jashtë Turqisë, Fethullah Gyleni bëri takimin e

parë me Patriarkun e Kishës Ortodokse, Bartholomeos. Natyrisht që ky takim do të pasohej nga një jehonë e jashtëzakonshme, dhe ashtu ndodhi. Në Turqi shumë sfera zyrtare, myslimane dhe nacionaliste vazhdimisht e kanë parë Patriarkatin Ortodoks dhe kristianizmin brenda tij, si një agjenturë që punon për hesap të Ortodoksëve, me qëllim që të fitojë ekumenizmin e të ringjallë Republikën Rume të Pontusit, ndaj edhe këto sfera e kanë parë gjithnjë me dyshim këtë Patriarkat. Edhe sistemi zyrtar, i cili kishte vite që për hir të politikave, frynte psikozën e vendit të rrethuar nga armiqtë, por edhe të sulmeve të brendshme e të jashtme dhe rrinte pasiv e i paaftë për iniciativë, mesa duket si rrjedhojë e kësaj psikoze, kishte gjithashtu shqetësimet e veta për këtë takim të Gylenit me Bartholomeosin. Po në të vërtetë, këto takime kishin dobi të mëdha dhe konkrete.

Page 197: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

197

Fillimisht, takimi i një mendimtari mysliman me një patrik, ishte një goditje e rëndë për autoritetet klanore brenda shtetit, të cilat ndonëse pretendonin se ishin “laike”, donin edhe ta kishin në dorë fenë, edhe ta përdornin atë sipas interesave të veta, ndonëse ishte në kundërshtim me laicizmin. Kurse ky takim, ishte potenciali i një lëvizjeje, që do të përhapej valë-valë në të gjithë vendin, do të përqafohej nga masat dhe do të ishte një ndër hapat kryesorë të civilizimit.

Takimi i Gylenit me Bartholomeosin, ashtu si shumë takime që do të bënte ai në aspektin e dialogut dhe të mirëkuptimit, ishte një ndërmarrje shumë e rëndësishme. Ky hap i Fethullah Gylenit, i cili e ka konceptuar më së miri kahun nga po shkon bota, ishte një mundësi për të hapur horizonte të reja.

Takimet e Gylenit në prizmin e dialogut dhe të mirëkuptimit ndërfetar ishin një hap i mahnitshëm dhe një rast shumë i volitshëm edhe për botën Islame, e cila kishte vite që ishte e detyruar të mbartte mbi vete imazhin e gabuar që të tjerët i kanë veshur. Kjo botë vazhdonte të ishte e lidhur me shembujt e gabuar, vazhdonte të ishte objekt sulmesh të brendshme e të jashtme, por edhe pre e praktikave të gabuara. Edhe në atë kohë, përpjekjet për dialogun ndërfetar ishin të dukshme, aktivitete të tilla mbështeteshin në arenën ndërkombëtare dhe herë pas here shtroheshin platforma të tilla.

Pas takimit me Patriarkun Ortodoks Bartholomeos, në verën e 1997, Fethullah Gylen u takua me liderët e komunitetit hebre amerikan dhe me kryerabinin Safardit, Elijahu Bakshi Doron, të cilët ndodheshin për vizitë në Turqi. Pastaj vazhdoi takimet e tij dhe shkëmbimin e mendimeve dhe të ideve me liderët e komuniteteve Armene e Siriane. Sërish në verën e 1997, në SHBA u takua me Kryetarin e Katedrës së Studimeve për Kristianizmin e Lindjes në Universitetin Katolik të Amerikës, Prof. Dr. Sidney Griffith, me arkidukën e Kishës Katolike të Romës në New York dhe arqipeshkvin e New Yorkut, kardinal O’Connor dhe asistentin e tij Alex.

Po takimin më të rëndësishëm në kuadrin e veprimtarisë së dialogut e mirëkuptimit ndërfetar, Fethullah Gylen e ka bërë me Papa Gjon Palin e II. Themelet e këtij takimi u hodhën që në takimin me kardinalin O’Connor. Më tej, me mbështetjen e Ambasadorit të Vatikanit në Ankara, Pier Luigi Gelata dhe të përfaqësuesit të tij në Stamboll Marovitch. Me ftesën personale të Papës Gjon Pali II, ky takim u realizua më 9 shkurt 1998, në Vatikan. Pas shprehjes së respektit reciprok dhe fjalëve të rastit, Fethullah Gylen i paraqiti Papës edhe disa propozime mjaft interesante:

“Organizimin e vizitave të përbashkëta në vende të shenjta si Efes, Antakia, Tarsus e Jerusalem, me rastin e mijëvjeçarit të tretë të kristianizmit;

Shpalljen e Jerusalemit zonë të lirë ndërkombëtare, e cila është e hapur ndaj vizitave të myslimanëve, kristianëve e hebrenjve, mundësisht pa viza.

Organizimin e konferencave të përbashkëta me bashkëpunimin e besimtarëve të tre feve të mëdha në vende të ndryshme të botës, duke nisur nga SHBA.

Hapjen e një universiteti në Harran, me qëllim që të plotësohen nevojat akademike të tre feve dhe sigurimin e alterimit të studentëve mes botës së krishterë dhe Islame.”483

Kjo vizitë dhe këto propozime të Gylenit u pritën shumë ngrohtë nga media e populli, përveç grupeve kundërshtare. Në gazetën Akşam, analisti Ahmet Tezcan, shpreh opinionet e tij në lidhje me këtë takim historik si më poshtë:

“Nëse këto propozime do të vihen në jetë, edhe dialogu e mirëkuptimi mes tre feve do të realizohet më së miri, duke shmangur fanatizmin e obskurantizmin, edhe Turqia do

483 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:211.

Page 198: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

198

të jetë në fokus të të gjithë feve në botë. Sidomos propozimi i një universiteti të përbashkët në Harran, është një projekt fantastik, që do ta bënte këtë zonë një qendër të akademive botërore dhe do të ndikonte shumë pozitivisht edhe paqen në botë, edhe problemet që ka vite që na shqetësojnë në atë zonë, duke i fashitur këto probleme me “mirësinë hyjnore”. Ky projekt duhet mbështetur gjer në fund.”484

Kurse Ahmet Turan Alkan bën këtë analizë, të botuar në gazetën Zaman: “A mund të imagjinohet një njeri me mend në kokë që të mos emocionohet kur

dëgjon propozimin e Fethullah Gylenit për një universitet në Harran? Mbyllini sytë dhe imagjinoni këtë universitet; ku ndiqet një program cilësor, që nga kurikula universitare, deri në nivelet e post-doktoraturës, ku nxënësit myslimanë, kristianë dhe hebrenj janë së bashku nëpër auditorë, oborre, e kafe, ku akademikët bisedojnë së bashku dhe planifikojnë zhvillime të mëtejshme, ku studentë të ndryshëm vijnë në statusin e vizitorit dhe marrin pjesë në seminare të ndryshme, ku çdo vit organizohen kongrese shkencore dhe akademike në rang botëror, ku studentë nga e gjithë bota konkurrojnë për të studiuar në një universitet të tillë... E të gjitha këto ndodhin në zemër të një hapësire gjeografike që simbolizon atdheun e traditës abrahamike, në Harran. Jo vetëm zbatimi i këtij projekti madhështor e prestigjioz, po edhe vetëm imagjinimi i tij ngjan si një ide abrahamike. E nëse ky universitet do të realizohet një ditë, a nuk do të ishte respekti më i madh për të, që t’i jepej emri “Ibrahim”, si përkujtimi më i bukur që mund t’i bëhet shpirtit të tij?”485

Hadi Uluengin vlerëson veprimtarinë e Gylenit, duke shkruar: “Në një mjedis ku teoria e përplasjes së civilizimeve ka kaq shumë simpatizantë, Fethullah Gylen e ngriti në shkallën më të lartë ndërmarrjen e tij për dialog e tolerancë me takimin e tij me Papën. Përpjekjet e Gylenit për paqe e mirëkuptim duhen trajtuar në të njëjtën perspektivë me shkollat turke që janë hapur anekënd botës, përpjekje të cilat janë gjeneruese të një dialogu e mirëkuptimi mes masave brenda saj.” Uluengin bën një vlerësim të tillë për ata që janë kundër këtyre ndërmarrjeve: “Poli që kundërshton këtë ndërmarrje masive mirëkuptimi, në njërën anë ka brenda vetes Jakobinët e nga ana tjetër fondamentalistët fetarë. Vëllezërit armiq pajtohen këtu. Aq më tepër që lançimi prej tyre i maoistëve dhe i anarkistëve të njohur nga publiku, tregon më së miri se ky komunitet është në rrugë të drejtë.”486

Një nga vlerësimet më domethënëse në lidhje me takimin e Gylenit me Papën ka ardhur nga Kryetari i Katedrës së Studimeve për Krishtërimin e Lindjes në Universitetin Katolik të Uashingtonit, Prof. Dr. Sidney Griffith:

“Ne e lamë pas dore Turqinë, sepse mendonim se Islami është arab. Po Turqia është shumë e rëndësishme në aspektin e këtij dialogu, edhe me të kaluarën e saj historike, edhe me potencialin e saj aktual. Shumë perëndimorë nuk kanë dijeni për kryqëzatat e përjetuara në histori. Shumë perëndimorë as mund të quhen të krishterë. Nëse ka një vend në botën Islame të gatshëm për ta kuptuar perëndimin, me një mundësi të madhe, ai është Turqia. Edhe për kristianët është shumë më i thjeshtë integrimi në botën Islame nëpërmjet Turqisë. Në universitetet perëndimore Islami është studiuar përgjithësisht në degët e marrëdhënieve politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Islami është trajtuar gjithmonë si një eveniment politik, i parë me syrin e orientalizmit. Në fakultetet teologjike, Islami nuk është studiuar asnjëherë si fe. Për mendimin tim, këtu qëndron edhe zanafilla e problemit”487, thotë Prof. Dr. Sidney Griffith. 484 Gazeta Akşam, 11.02.1998. 485 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010. 486 Po aty, 219; Ergyn, 283, 285. 487 Gazeta Zaman, 30 janar dhe 1 shkurt 1998.

Page 199: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

199

Ndërsa analistë e politikanë si Nazllë Ilixhak e Ajhan Katërxhëkara, vlerësojnë takimin e Gylenit me Papën, duke thënë:

“Fethullah Gylen nuk është dikush që kufizohet me Turqinë, shërbimet e tij nuk njohin kufi. Ku shkon, ai dhuron paqe e mirëkuptim. Ai nuk ka asnjë lloj pasurie në këtë botë, që mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë ndryshe.”488

Kurse Prof. Dr. Suat Jëlldërëm, me një artikull të gjatë, e trajton çështjen nga një këndvështrim tjetër dhe arrin në disa konkluzione mjaft befasuese. Në hyrjen e artikullit të tij, profesori thekson rëndësinë e komunikimit edhe tek zhvillimet shkencore e teknologjike të botës së sotme, evenimente të cilat e bëjnë të detyrueshëm kontaktin mes njerëzve dhe masave dhe thekson rëndësinë e rinovimit të ideve dhe ruajtjen e aktualitetit në to, përndryshe në ritmin marramendës të zhvillimeve akademike edhe idetë e mendimet mund të zhvleftësohen brenda dite. Pastaj, Prof. Jëlldërëm nxjerr këto konkluzione:

1. Tashmë është e qartë se asnjë fe nuk mund të fshihet dot nga faqja e dheut. Prandaj edhe besimtarët e këtyre feve janë të detyruar të bashkëjetojnë në këtë botë në paqe e respekt reciprok.

2. Që në kohën e shpalljes, Islami i bën thirrje për një dialog ekumenik të krishterëve dhe hebrenjve, thirrje që për 13 shekuj nuk ka pasur pasues, përkundrazi, gjatë kësaj periudhe imazhi i gabuar që ka ndërtuar Perëndimi për Islamin, është bërë pengesë për këtë. Megjithatë, që nga vitet ‘60, Kisha Katolike ka nisur një projekt për dialog.

Sipas studiuesit Ali Unal, “Dialogu është përpjekja e palëve për të kuptuar njëri-tjetrin, kuptimi i saktë i mendimeve dhe pozicioneve dhe gjetja e vlerave të përbashkëta dhe bashkëpunimi për zhvillimin e tyre” 489, do të thoshte ai.

Gyleni në takimin që ka patur me Papën, i ka përcjellur atij përshëndetjet në emër edhe të bashkëkombasve të tij:

“Popull i njohur si vendlindja e tri feve të mëdha, popull i cili është plotësisht në dijeni të misionit papnor, për ta bërë botën një vend të begatë në të cilin ne të jetojmë.

Ne jemi këtu për t'u bërë pjesë e misionit të pandërprerë të Këshillit Papnor për Dialog Ndërfetar (PCID), të themeluar nga Hirësia e tij Papa Pavli VI. Ne dëshirojmë ta shohim këtë mision të kryer. Ne vijmë tek ju më thjesht se zakonisht, me guxim më të madh se ç'duhet, për të dhënë ndihmën tonë modeste në zbatimin e këtij misioni shumë të denjë.”490

Gyleni në përshëndetjen e tij ka shtuar se, njerëzimi kohë pas kohe, ka mohur fenë në emër të shkencës dhe ka mohuar shkencën në emër të fesë, duke nxjerrë në pah dy pamje prezente konfliktuale. Të gjitha dijet i përkasin Zotit dhe feja është prej Zotit. Atëherë si mund të jenë ato në konflikt? Prandaj, përpjekjet e lëvizjes, që ai ka frymëzuar drejtohen në dialogun ndërfetar për të përmirësuar mirëkuptimin dhe tolerancën në mes popujve, që mund të kenë një rrugë të gjatë për të bërë.

Ai ka theksuar se në vendin e tij është në dialog me drejtuesit e sekteve të ndryshme të krishtera, duke theksuar se këto përpjekje modeste nuk duhet të dështojnë. Qëllimin e tij ai e vendos mbi vëllazërinë midis besimtarëve të tri feve të mëdha, nëpërmjet tolerancës dhe mirëkuptimit, duke u ngritur së bashku kundër atyre shpirtrave të drejtuar gabim dhe skeptikëve, për të vepruar si amortizues, si barrierë kundër atyre që duan ta shohin të ashtuquajturën përplasje të qytetërimeve të bëhet realitet.

488 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010: 220. 489 Po aty, 221. 490 Po aty.

Page 200: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

200

Gyleni ka theksuar se do të ishte i kënaqur dhe shumë i nderuar nëse do të pranohej ftesa e bërë për Papën nga presidenti Demirel491, për të vizituar Turqinë, në mënyrë që Papa të ketë mundësi të shohë vendet e krishterimit të hershëm në Turqi.

Ai ka theksuar se pas diskutimit të çështjes me udhëheqësit palestinezë, është në gjendje të sigurojë një ftesë për të vizituar bashkërisht Jeruzalemin, një vizitë që mund të shihet si një hap domethënës në përpjekjet për ta shpallur qytetin e shenjtë një zonë ndërkombëtare, një vend ku njëlloj si të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët të jenë të lirë për të shkuar në pelegrinazh pa kufizim, madje pa pasur nevojë për vizë.

Gyleni ka shprehur gjithashtu dëshirën për mbajtjen e një seri konferencash në vende të ndryshme të mëdha, në bazë të një rotacioni, ku e para të mbahet në Uashington D.C. me bashkëpunimin e tre udhëheqësve të tri besimeve të mëdha. Koha më ideale për mbajtjen e raundit të dytë do të jetë përvjetori i 2000-të i lindjes së Krishtit.

Një program i shkëmbyer studentor do të ishte gjithashtu një nga propozimet e bëra. Duke studiuar së bashku të rinjtë me besime të ndryshme, do të nxjerrin në pah afirmitetin e tyre ndaj njëri-tjetrit. Brenda strukturës së një programi mësimor të shkëmbyer, mund të hapet një kolegj teologjik në Harran, në provincën e Urfas, e njohur si vendlindja e profetit Abraham, i cili pretendohet të jetë patriarku i tri feve monoteiste. Kjo mund të realizohet nga zgjerimi i programeve të universitetit të Harranit ose nga themelimi i një universiteti të pavarur me një program mësimor të përgjithshëm, që do të plotësonte të gjitha nevojat e të tre besimeve.

Gyleni në këtë takim ka theksuar se programet e sugjeruara mund të tingëllojnë shumë ambicioze, por ka vënë në dukje se ato janë brenda mundësive. “Ka dy lloj njerëzish në botë: konformistët dhe jokonformistët. Konformistët përpiqen ta përshtasin veten në çdo shtresë të shoqërisë. Jokonformistët, në njërën anë, përpiqen ta adoptojnë shoqërinë me vlera të përhershme dhe me zhvillimet e reja favorizuese. Kështu, i gjithë progresi i shoqërisë është në sajë të njerëzve jokonformistë. Falenderojmë Zotin për njerëzit jokonformistë”492, kanë qenë disa nga mesazhet e Gylenit, të cituara në vizitën e bërë nga delegacioni i kryesuar prej tij në Vatikan tek Papa Gjon Pali i II-të gjatë vitit 1998.

VIII.5. Vlerësimet e intelektualëve ndaj Gylenit Prof. Ali Jashar Saribaj e cilëson lëvizjen e Gylenit si, “një lëvizje të shoqërisë

civile, e cila mund të ndihmojë përqendrimin e gjithanshëm të demokracisë.”493 Taha Akjoll e vlerëson Gylenin si, “një vlerë të shoqërisë turke, që nxjerr në pah

faktorët bashkues, jo ata përçarës të shoqërisë. Ai është njëkohësisht një faktor shumë i rëndësishëm i së ardhmes, sepse ai i jep një rëndësi primare cilësisë dhe konkurrencës arsimore dhe nxjerr në pah mentalitetin studiues e kërkimor.”494

Sociologia Nilyfer Gële e cilëson lëvizjen Gylen si, “një modernizëm që i jep kuptim traditës duke formuar lidhje të së shkuarës me të ardhmen dhe të ardhmes me modernizmin”.495

Ali Bayramoglu e sheh lëvizjen e Gylenit si “një Lëvizje që në vend që të refuzojë diferencat, i hap krahët atyre dhe i pranon siç janë.”496

491 Sulejman Demirel (lindur më 1924), presidenti i tetë i Turqisë. 492 Gylen, F., “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë”, Prizmi, Tiranë, 2007:362-5. 493 Gazeta Millijet, 18/10/1995. 494 Millijet, 29/07/1998. 495 Ergyn, 97-8; Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:82.

Page 201: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

201

Atilla Dorsaj tregon se si ka ndjekur lëvizjet e Gylenit për një kohë të gjatë dhe se është ndikuar nga qëndrimi i tij modest, nga fryma e mirëkuptimit dhe e dialogut ndërfetar që e shoqëron atë në çdo veprim e shkrim.497

Ndërsa Xhenk Koraj thotë: “Fethullah Gyleni më sjell ndërmend një edukatë të jashtëzakonshme, një etikë të paparë, një modesti të asimiluar gjer në thelb dhe një mirëkuptim të thellë, si oqean.”498

Ish-kryeministri i Turqisë, Bylent Exhevit, e cilëson Gylenin si “person që ka ndërthurur më së miri njohjet e thella teologjike me një filozofi të pasur, por edhe me kulturën e mrekullueshme të artit dhe historisë.”499

Neval Sevindi është një gazetare dhe antropologe e njohur, e cila ka zhvilluar një sërë reportazhesh me Gylenin. Ajo thekson tek Gyleni, “një personalitet të bazuar në dashuri e mirësi, i cili ia ka kushtuar jetën kauzës së vet.” Sipas saj, Gyleni ka besim te njeriu dhe mbron idenë se askush nuk mund të arrijë bashkëpunimin e zemrës dhe të intelektit, nëse nuk merr masa e nuk thellohet në brendësinë e tij shpirtërore.

Gyleni e sheh rinovimin e vetvetes si kushtin e vetëm të ekzistencës së vazhdueshme, vazhdon Neval Sevindi. Në botën e tij, arsimi është krah për krah me zhvillimin dhe e ardhmja është e bazuar në vlerat kulturore e ekonomike marrë së bashku. Ai propozon dinamizmin e dijes kundër padijes, punën e pasurimin kundër varfërisë dhe bashkëpunimin, dialogun e tolerancën kundër përçarjeve të brendshme e të jashtme.

Neval Sevindi shton se Gyleni nuk është shabllonist, përkundrazi, ai ka nxjerrë në dritë një vlerë të jashtëzakonshme prej të gjithë materialit që ka pasur në dorë. Ai nuk e sheh shkencën si një pirg me gurë, por si një aktivitet mendor e kohor, të mjaftueshëm për të ndërtuar një ndërtesë të qëndrueshme. Gjithashtu, ai ka arritur të prodhojë më së miri sintezën e Islamit kulturor.”500

Krahas analistëve dhe figurave të shquara të medimit në Turqi, Gyleni prej vitesh vlerësohet edhe në Perëndim. Kështu Brukseli është kandidat për zhvillimin e një prej takimeve më të mëdha ndërfetare në vitin 2014, “Parlamenti Botëror i Feve”, ku synohet nxitja e dialogut ndërfetar dhe harmonisë shoqërore. Drejtuesi i Parlamentit Botëror të Feve, Dirk Ficca, gjatë një interviste për të përditshmen turke më madhe “Zaman”, rrëfen disa nga objektivat e Parlamentit Botëror të Feve, si dhe përpjekjet e Gylenit lidhur me dialogun dhe harmoninë ndërfetare.

“Objektivi i parlamentit është arritja e një mirëkuptimi, tolerance dhe ekuilibri mes feve e shoqërive. Parlamenti Botëror i Feve është një mënyrë për të thurur lidhje me njerëz nga e gjithë bota. Ai është një mundësi për të shpjeguar vetveten. Ne u paraqesim të gjithëve një platformë me anë të së cilës mund të mbrojnë dhe të shpjegojnë veten”.501

Ficca ndërkohë vlerëson kontributin e mendimtarit Fethullah Gylen në fushën e dialogut ndërfetar, duke e konsideruar atë si një model të lakmuar për të gjitha fetë. “Kam shumë respekt për të nderuarin Fethullah Gylen. Kam lexuar disa nga punimet e tij, pashë dhe lëvizjen e frymëzuar nga vetë ai. Mendoj se çdo feje i duhet një Fethullah Gylen. Dhe pika që preferoj më shumë tek ai është mosklasifikimi i tij dhe thirrjeve drejtuar myslimanëve në asnjë nga kategoritë e iluminizmit global perëndimor. Duke përdorur aspektin racional të

496 Yeni Yüzyil, 08/07-13/07-26/08/1995. 497 Yeni Yüzyil, 02/02/1997. 498 Akşam, 13/03/1998. 499 Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë, 2010:84. 500 Ergyn, Bisedat e New Yorkut me Gylenin, 103-4. 501 Gazeta “Zaman”, on-line dhjetor 2010.

Page 202: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

202

Islamit, ai bëri thirrje për një dialog ndërfetar. Ai u tha myslimanëve të sillen me të tjerët si të ishin vëllezërit e tyre myslimanë. Dhe unë mendoj se çdo fe duhet të bëjë diçka të tillë. Të vlerësojë vlerat racionale. Prandaj ai për mua nuk është vetëm një hero i cili ka bërë shumë gjëra për shoqërinë myslimane, por një model i lakmuar edhe për fetë tjera”.502

Duke analizuar se si funksionimi i institucioneve në Lëvizjen Gylen të përhapura në botë mund të ndihmojnë si një model i mirë në funksionimin e “Parlamentit të Feve”, Dirk Ficca shprehet se “Lëvizja Gylen është një lëvizje e shpërndarë. Pra nuk drejtohet vetëm nga disa qendra të përgjithshme. Dhe në kërkojmë një model të përhapur. Nuk duam të drejtojmë lëvizjen ndërfetare. Pra duhet të besojmë tek një lëvizje ndërnjerëzore. Dhe këtë e shoh të thjeshtëzuar por të fortë në lëvizjen Gylen. Në çdo qytet ku kam shkuar kam parë institute të Fethullah Gylenit. Ekzistojnë përngjasime mes metodave të përdora, por mbizotëron metoda lokale. Parë nga ky këndvështrim, lëvizja Gylen është një model për Parlamentin”.503

Ndërkohë Ficca shpreh se me idenë e mirëkuptimit dhe dialogut ndërfetar nuk duhet nënkuptuar shkrirja e të gjitha feve në një, përkundrazi, ai thotë se një nga parimet bazë të parlamentit është përputhja, përshtatja, e jo bashkimi. “Pra ne respektojmë individualitetin e çdo feje. Ne u kërkojmë myslimanëve të marrin pjesë në tryezën ndërfetare si myslimanë, hebrenjve u drejtohemi si hebrenj dhe humanistëve si humanistë. Nuk kemi për qëllim t’i konvertojmë të gjithë në një fe, sepse kështu do të cenohej dhe besueshmëria dhe siguria e aktivitetit”, vazhdon ai.

Duke folur për rëndësinë e mirëkuptimit, respektit dhe harmonive mes feve dhe shoqërive, ai shprehet se sipas tij shumë probleme dhe kriza në botë lindin nga mangësitë e lidhjeve mes njerëzve, pasi ndonjëherë mungojnë rrugët që mundësojnë komunikimin. “Dialogu është një zgjidhje. Disa njerëz mendojnë se kur përmendet fjala dialog kërkohet kompromis dhe se duhet të ekzistojë një marrëveshje. Por dialogu është një çështje e lidhur me marrëveshjen e ndërsjellë. E rëndësishme është të kuptojmë njëri-tjetrin. Me apo pa kompromis. Nga ana tjetër harmonia sociale varet nga përpjekjet e shoqërive të ndryshme të cilat ndajnë të njëjtin komunitet. Dhe kjo lidhet me vendosjen e ekuilibrit mes dy anëve. Ne nuk kërkojmë nga të tjerët të heqin dorë nga identiteti i tyre kombëtar apo mysliman”.504

Krahas dhjetëra konferencave të zhvilluara nëpër botë në lidhje me lëvizjen Gylen dhe filozofinë e tij, edhe në Shqipëri janë zhvilluar disa sipoziume dhe konferenca shkencore në lidhje me platformën e dialogut tek Gyleni. Kështu krahas personaliteteve nga bota edhe studiues shqiptarë si, Prof. Dr. Dhori Kule, Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, Prof. Dr. Gjergji Sinani, Prof. Dr. Adriatik Kallulli, Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Agron Tufa, Dr. Ferdinand Xhaferaj, Dr. Milazim Krasniqi, Prof. Dr. Valentina Duka, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Prof. Dr. Ferit Duka, etj., kanë vlerësuar kontributin e Gylenit në fushën e dialogut dhe bashkëjetesës, si një model, të praktikuar tashmë në mbarë botën.

Përpjekjet e Gylenit në fushën e dialogut janë vlerësuar gjithashtu edhe nga shumë personalitete mbarëbotërore, si Bill dhe Hillary Clinton, e shumë figura të shquara në botë, ku së fundmi ai është vlerësuar në Maj 2011 me Çmimin e Paqes në një ceremoni solemne organizuar në Nju Jork, SHBA.

Kështu në maj 2011 Instituti Lindje-Perëndim (East-West Institute) me qendër në Nju Jork, i akordoi Çmimin e Paqes për vitin 2011 Fet'hullah Gylenit për nxitjen e dialogut, tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërfetar dhe ndërqytetërimor në shkallë globale.

502 Po aty. 503 Po aty. 504 Po aty; shih edhe on-line Gazeta Start, 7.12.2010.

Page 203: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

203

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin pjesëmarrës senatorë, njerëz të shquar nga bota akademike dhe e biznesit në SHBA. Në një mesazh të veçantë dërguar pjesëmarrësve të kësaj ceremonie, Fet'hullah Gylen theksonte midis të tjerash: “Jam shumë i nderuar dhe i impresionuar për shkak të vlerësimit me Çmimin e Paqes nga ana e Institutit Lindje-Perëndim. Por unë nuk e marr këtë çmim në emrin tim, por e pranoj atë në emër të një numri të pafund vullnetarësh, të kombësive dhe besimeve të ndryshme të cilët duke mos pasur asnjë qëllim tjetër, janë bashkuar vetëm për të punuar dhe për t’i shërbyer njerëzimit.”505

Në videoprezantimin e bërë me këtë rast, ndër të tjera shpreheshin edhe vlerësimet dhe konsideratat e larta të personaliteteve të shquara botërore për rolin dhe kontributin e madh të Gylenit, si ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan, ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarët e Shtetit, James Baker dhe Madelein Albright. Duke vlerësuar qëndrimin e qartë të Fet'hullah Gylenit kundër terrorit, u shfaq edhe titulli i një shkrimi të gazetës "Washington Post" e cila nënvizonte fjalët e tij aq domethënëse: “Një mysliman nuk mund të jetë terrorist, sikundër dhe një terrorist nuk mund të quhet mysliman”.506

Instituti Lindje-Perëndim (East West Institute) me qendër në Nju Jork, është një organizatë politike e paanshme, jofitimprurëse, e fokusuar në përballjen me sfidat e rëndësishme globale që rrezikojnë paqen. Në mesin e anëtarëve të bordit drejtues të EWI-së, i cili festoi 30 vjetorin e themelimit të tij, janë emra të tillë të tillë të njohur si gjenerali James L. Johns, ish këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit Obama, ish-sekretarja e Shtetit e SHBA-ve Condoleezza Rice, ish-presidenti i Finlandës dhe nobelisti për paqën Marti Ahtisaari, etj.

Më parë ky institucion prestigjioz u ka akorduar Çmimin e Paqes personaliteteve me famë botërore si: Tony Blair, Vaclav Havel, George W. Bush, Helmut Kohl, Nursultan Nazarbajev, Mohamed El-Baradei, etj.

Kjo veprimtari kaq e rëndësishme e zhvilluar në Nju Jork, u parapri nga simpoziumi ndërkombëtar “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, i organizuar në Tiranë në fundmars të 2011 nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Fatih (Turqi), si dhe Qendra e Dialogut "Prizmi", me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në këtë tubim shkencor u vlerësua eksperienca globale e Fet'hullah Gylenit në fushën e dialogut, duke u vështruar në përqasje edhe me rastin shqiptar të harmonisë ndërfetare.

Simpoziumi përqendrohej në modelin e harmonisë ndërfetare në Shqipëri, si vlerë e veçantë e popullit shqiptar, në rëndësinë e dialogut ndërfetar, ndëretnik dhe ndërkulturor në rajonin e Ballkanit, si mënyra e vetme për një të ardhme më të mirë, si dhe në opinionet dhe perspektivat e mendimtarit Fethullah Gylen.

Referues në simpozium kanë qenë 36 akademikë nga 18 shtete të ndryshme, si nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Anglia, Franca, Turqia, Kosova, Bullgaria, Gjermania dhe sigurisht edhe nga Shqipëria, të cilët kanë referuar mbi tema të tilla si, Dialogu Ndërfetar dhe Ndërqytetërimor, Vlerat Morale në Filozofinë e Gylenit, Filozofia Humane e Gylenit, Filantropizmi dhe Shoqëria Civile, Islami dhe Demokracia, Gyleni dhe Arsimi, si dhe Dialogu në Ballkan dhe në Shqipëri.

505 Gazeta Start, 7.12.2010. 506 Gazeta Mapo, Maj 2011; http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&category=4&id=12702&titulli=fet-hullah-gylen-merr-cmimin-e-paqes-per-vitin-2011

Page 204: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

204

Prof. Dr. Gjergji Sinani, në një simpozium të vitit 2008, në kumtesën e tij theksonte rolin që duhet të luajnë institucionet fetare në përhapjen e virtyteve bazë për funksionimin e shoqërisë si dhe rolin, që luan lëvizja e Gylenit aktualisht në mbarë botën duke shërbyer si shembull që kërkon të integrojë vlerat më të mira tradicionale me botën moderne. "Kjo lëvizje", - shprehej Sinani, "kërkon t'i kapërcejë armiqësitë dhe urrejtjet dhe ta bazojë shoqërinë mbi tolerancën dhe pajtimin, sepse kështu zhvillohet kultura dhe dija në favor të njerëzimit dhe të krijohet një balancë ndërmjet individuales dhe sociales, pa e sakrifikuar njërën për tjetrën dhe duke e mbajtur fenë larg çdo presioni shtrëngues."507

Kurse Prof. Dr. Kiril Temkov nga Maqedonia, thekson nevojën se çdokush duhet të mundohet të ndërgjegjësojë dhe të komunikojë me njerëzit mbi vlerat e tolerancës, dashurisë dhe dialogut, ide të cilat janë shpjeguar së fundmi nga Fethullah Gylen. "Idetë e Gylenit", nënvizoi ai, "mund të jetë vendimtare kundër paragjykimeve, si dhe mjetet krijuese për mendimtari paqësore dhe praktikim. Kjo është ajo çka duam të japim ne - një dorë miqësore për të ecur bashkë dhe shpresë universale për të vendosur paqen në të gjithë botën."508

Ndërsa sociologu Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, në kumtesën e tij "Gyleni, një thirrje për dialog kulturor", mbajtur në maj 2008, në Tiranë, në simpoziumin me temë “Dialogu ndërfetar e ndërkulturor si vlera integruese”, vlerësoi maksimalisht rolin dhe kontributin e Fethullah Gylenit, një prej mendimtarëve më të shquar të botës, si dhe nismat e tij në fushën e dialogut ndërmjet besimeve, kulturave dhe qytetërimeve: "Krijimtaria e mendore e shpirtërore e Gylenit është e përmasave të tilla, që i ka kapërcyer me kohë kufijtë e çdo nderimi. Me të gjithë energjitë shpirtërore dhe krijimtarinë e tij të shumanshme, Gylen ka qenë dhe mbetet i angazhuar në betejat pa zhurmë, por më të vështira të paqes, për paqtimin e marrëdhënieve ndërmjet qytetërimeve, ndërmjet popujve, ndërmjet individëve. Ai është zëdhënësi më i kualifikuar i idesë së dialogut, që synon të mbajë gjithnjë hapur dhe me kapacitet të plotë komunikimet e shumanshme ndërmjet qytetërimeve, popujve dhe besimeve. Nga studimi i vëmendshëm i veprës së Gylenit, edhe ne shqiptarët gjejmë çelësa për zgjidhje imediate dhe perspektive të mjaft problemeve të natyrave të ndryshme që traumatizojnë shoqërinë shqiptare të ditëve tona."509

Prof. Dr. Muhamet Pirraku theksonte se, Gylen vuri themelet e Lëvizjes Arsimore, Kulturore dhe Shkencore, të quajtur “Shërbim”, me detyrë fillestare përpos të shtronte trasenë për modernizimin e shoqërisë, të ndezte poçet e dritës madhështore për të ndriçuar errësirën e botës së myslimanëve, që atë ta bënte partnere të perëndimit për një të nesërme të pa brenga për njerëzimin.510 Kjo mund të arrihet përmes edukimit dhe arsimimit. Sipas Mësuesit të Madh - Gylen, “Synimi i mësimit është që dija t’i bëhet njeriut prijës dhe udhërrëfyes, që të ndriçohen udhët që shkojnë në përsosjen njerëzore, t’i hapim rrugët që çojnë në lumturinë e brezave të ardhshëm...511

507 Gazeta Start, 17.05.2008. 508 Po aty. 509 Po aty. 510 Pirraku, M., “Fethullah Gylen, urëlidhës i dinjitetshëm i botës islame me perëndimin”, kumtesë, Prishtinë, qershor 2008. 511 G y l e n , F . , Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), Prizmi, Tiranë, 2003: 32, 28, 212, 213, 214.

Page 205: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

205

Vepra edukative dhe arsimuese e Gylenit është përhapur në mbi 20 gjuhë botërore. Shkollat e hapura me iniciativën e Gylenit, janë fidanishte të kultivimit të tolerancës dhe të harmonisë ndërfetare dhe ndërkulturore të popujve.512

Për ta shëruar një sëmundje duhet saktësuar diagnozën e saktë. Sipas Gylenit, “Bota është duke kaluar një krizë shpirtërore. Të gjitha shtyllat thelbësore mbështetëse për njerëzimin janë shembur dhe shkatërruar”, ndaj, për ta ndryshuar këtë gjendje pa dhunë revolucionare shkatërrimtare, Gylen preferon “një tip lëvizjeje, që është e përhershme dhe plotësisht e dobishme në çdo drejtim”, kurse bashkëveprimtarët i këshillon: “Ne duhet të jemi si qenie ‘pa duar kundër atyre që ju qëllojnë, pa fjalë kundër atyre që ju mallkojnë...!”513

Duke ndjekur këto mësime, “Lëvizja Gylen” për një kohë të shkurtër “u bë ylberi më gjigant që lidhë cepat e civilizimeve botërore”514, thotë Prof. Pirraku. Baza e mendimit arsimues dhe edukativ gylenian “konsiston në bashkimin e besimit me arsimimin shkencor modern për të krijuar një botë më të mirë, bazuar më aktivizimin pozitiv, altruizmin, dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor”515.

Mesazhet e mësimeve të Gylenit për tolerancën e për paqen universale, të arritshme përmes dialogut ndërfetar e ndërkulturor, janë kodifikuar në mbi 50 vepra të botuara.

Mendimtari Gylen, do të përfundojë: “Ne duam ta ndjejmë epokën e tolerancës dhe synojmë të mos kthehemi prapa nga kjo rrugë”516.

Porosia e Gylenit për secilin njeri në rruzullin tokësor është: “Kurrë mos harro se ke shumë vëllezër që s’janë ulur në prehrin e nënës tënde!”517 Dhe, avokati i tolerancës, shkroi: ”Unë mundem të them që paqja, dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca janë fondamentale në Islam”.518

Prof. Pirraku argumenton se, për ta gëzuar të drejtën morale për ta ftuar njerëzimin për tolerancë dhe dialog, Gylen do të angazhohet që shoqëria turke të ngrihej në ekzemplar shembulli. Shkroi, “Ne deklarojmë që toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jenë një shembull për mbarë botën”519. Sipas Gylenit, kopshti ku ujiten rrënjët e tolerancës dhe të dialogut midis njerëzve të etnive e të feve të ndryshme, është sistemi shoqëror demokratik, “që i jep mundësinë çdokujt që gjendet në krahët e saj të jetojë dhe punojë duke shfaqur ndjenjat dhe mendimet e tij...”520.

512 Michel, Thomas, “Çdo shkollë është një institucion i pavarur, por shumë prej tyre mbështeten në shërbimet e kompanive turke për të siguruar subvencionet edukative dhe burimet njerëzore”, G y l e n , Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005, 95-96; më gjerësisht, G y l e n , Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003: 212, 213, 214. 513 G y l e n , F . , Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005: 323, 336, 337, 389. 514 P i r r a k u , Gylen - Përmendore e re e civilizimit njerëzor, Edukata Islame, Viti.XXXIV, nr. 79, Prishtinë, 2006: 319-327. 515 G y l e n , Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005: 5. 516 G y l e n Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005: 342, 81, 83, 300). 517 G y l e n , Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003: 123. 518 G y l e n , Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005: 111. 519 P o a t y , 342; “Kush është Fethullah Gylen? Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore”, G y l e n , Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005: 9-14. 520 G y l e n , Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005: 78, 296; T h o m a s M i c h e l , S.J., Parathënie, G y l e n , Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005: 5-8.

Page 206: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

206

Kështu, sipas Pirrakut, Mësuesi i Madh, Gyleni, të ardhmen e botës do ta sendërtojë me dashuri e pa urrejtje, me prani të ekzistimit të pluralizmit kulturor e fetar të krijuar me shekuj, gjithsesi duke i bashkuar përvojat e profetëve dhe arritjet e shkencës.

Një kujdes të veçantë Gylen do t’i kushtojë afrimit midis botës myslimane e botës së krishterë, duke argumentuar se myslimanët kanë “një traditë profetike të dokumentuar pothuajse plotësisht në literaturën e haditheve.”521

Sipas mendimit të filozofit Gylen, kulturat e kombeve në të ardhmen e njerëzimit duhet ta ruajnë koloritin historik dhe diversitetin pa hipoteka, nga se “Qytetërimi është pasuri ndiesore, delikatesë shpirtërore, thellësi pikëpamjeje dhe pranim i të tjerëve duke u njohur edhe atyre të drejtën për të ekzistuar”. Më tutje do të saktësojë se: “Qytetërimi i së ardhmes do të hedhë shtat e zhvillohet në fidanishten ku kultivohen shkencat dhe teknologjia e Perëndimit si dhe filozofia e besimit dhe moralit të Lindjes”522.

Gylen, thirrjen në emër të myslimanëve për dialog e tolerancë me jomyslimanët e mbështet në urdhrin kur’anor: “Hyni bashkërisht në paqe!”523 dhe do të saktësojë se: “Ne kemi rizbuluar tolerancën, virtyt që është i pandarë nga shpirti islam dhe që na është treguar ne në Kur’an dhe prej profetit Muhammed”524.

Marshimi triumfal i mësimeve dhe i porosive të Fethullah Gylenit në botën myslimane dhe në botën perëndimore drejt fitores që shekulli XXI të futet në historinë e njerëzimit si Shekulli i tolerancës525.

Studiuesi Prof. Pirraku thotë:“Mbështetur në njohurinë e mirë që kam për veprën e gjithëmbarshme të Gylenit, e ftoj komunitetin universitar dhe akademik botëror të shqyrtojë mundësinë për aplikimin urgjentisht të Mendimit filozofik të Gylenit për l ë n d ë m ë s i m o r e në lice dhe universitete, e cila ka për ta lozur rolin e një Abetareje edukative të papush-tueshme ngritur mbi themele të dashurisë e të mirëkuptimit të njerëzishëm, - “kundër atyre që duan ta shohin të ashtuquajturën përplasje të civilizimeve të bëhet realitet”526.

Kjo ndodhi në dhjetor të 2007, në Universitetin Katolik të Australisë, në Sidnej, ku filloi punën katedra për “Studimet dhe kërkimet e Fesë Islame” dhe për hulumtimin dhe kultivimin e “Marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe katolikëve”. Shteti i Australisë këtë institucion e emërtoi: “Katedra e Gylenit”.

Jeta e Gylenit në SHBA është e përbërë nga njerëz, që marrin inspirim nga mësimet e tij dhe ekzistojnë 50 grupe dialogu ndërfetar. Këto grupe janë të identifikuar si të pavarur në kuptimin organizativ, por që ndajnë mendimet dhe projektet e tyre me njëri-tjetrin. Në Gusht të 2002, në Austin të Teksasit, u themelua Insituti i Dialogut Ndërfetar për Paqen Botërore. Një vit më vonë qendra e Institutit u transferua në Houston. Instituti organizon aktivitete në më shumë se 16 qytete të shteteve jugore si Teksas, Oklahoma, Luizana, Kansas, Arkansas dhe Misisipi. Qëllimi i këtij Instituti jofitimprurës, është themelimi i Instituteve të tjera në zona të ndryshme, ku epiqendra e aktivitetit të tyre të jenë dialogu dhe mirëkuptimi ndërfetar. 521 Po aty. 522 G y l e n , F . , Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003: 45, 47. 523 G y l e n , F., Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 231. 524 G y l e n , F . , Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003: 81. 525 G y l e n , Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005: 342, 81, 83, 300; G y l e n , Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005: 323, 336, 337, 389; M. G y l e n , Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005: 342, 81, 83, 300. 526 P i r r a k u , M., Kontributi i Fethullah Gylenit për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, Këndvështrimi i intelektualëve të Kosovës për Lëvizjen Gylen”, Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, Prizren, 2007: 38.

Page 207: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

207

Çdo vit gjatë programeve të ndryshme të organizuara, jepen çmime inkurajuese për ata që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në lidhje me dialogun ndërkulturor. Gjithashtu organizohen edhe guida turistike në vendet historike të Turqisë, ku pasqyrohen edhe vlerat e dialogut ndërfetar, si dhe studimet e bëra nëpër gjatë gjithë vitit në lidhje me dialogun nëpër të gjithë botën. Shumica e këtyre njerëzve janë studentë, që studiojnë në Universitetet e SHBA-së dhe disa janë biznesmenë.

Instituti Gylen, në Houston është themeluar me iniciativën e përbashkët të Institutit të Dialogut Ndërfetar dhe të Universitetit Houston. Qëllimi i Institutit është në “fokusimin e iniciativave themelore, civile dhe vullnetare, duke sjellë ndryshime pozitive në shoqëri”. Pra, të mund të krijohet përshtatje shoqërore, për një paqe të qëndrueshme dhe drejtësia sociale të bëhet aktive nëpërmjet kërkimeve akademike. Instituti, çdo muaj organizon një drekë duke ftuar si referues një person me emër dhe të njohur në shoqëri. Në mesin e këtyre ligjëruesve mund të përmendim qeveritarët e dikurshëm si James A. Baker dhe Madeleine Albright, drejtorin aktual të policisë së qytetit Houston, si dhe persona të tjerë të famshëm dhe të njohur të ekraneve televizive. Asnjëri nga ligjëruesit e ftuar nuk kanë lidhje me Lëvizjen Gylen. Helen Rose Ebaugh thotë se edhe ajo ka marrë pjesë në disa nga këto biseda, me personalitete të larta të ftuar. Të ftuarit e nderit para se të pranojnë ftesën, bëjnë kërkime duke siguruar informacione të hollësishme mbi Lëvizjen Gylen.

Gjatë një darke Ramazani (iftar) organizuar nga ana e Qendrës Kulturore Turke në Shtator të vitit 2008 në Manhaten, Nju Jork, ish-Presidentit i SHBA-së Bill Clinton kishe dërguar një video mesazh për shkak se ndodhej në një shtet tjetër të SHBA-së. Iftari organizohej nga ana e Lëvizjes Gylen dhe merrnin pjesë rreth 1.000 të ftuar. Në mesazhin e dërguar me video-konferencë, folën si Bill ashtu edhe Hillary Clinton, të cilët lavdëruan punën e bërë nga Lëvizja Gylen, në përpjekjet e bëra për sigurimin e paqes botërore.

Sipas studiueses Ebaugh pjesëmarrja e këtyre liderëve politikë dhe personaliteteve tjera të njohur në programet e Lëvizjes Gylen, tregojnë dy gjëra:

1) Transparenca e qartë e Lëvizjes Gylen; 2) Kontrolli i imët dhe me shumë kujdes i bërë nga ana e këtyre liderëve mbi

aktivitetin e Lëvizjes Gylen. Kjo bëhet për arsye se kjo kategori personalitetesh publikë, nuk duan që të mendohet nga dikush, se marrin pjesë në një lëvizje të njohur si “e rrezikshme”, apo si “kërcënim” dhe të mos përmenden në asnjë rast negativisht për mbështetjen e dhënë atyre.527

Ata që iniciativat e ndërmarra nga Lëvizja Gylen, i quajnë si “një potencial i rrezikshëm për shoqërinë”, janë të papërfillshëm. Kështu që ftesa në Parlamentin e Feve Botërore, të organizuar në vitin 2009 në Melburn të Australisë, për të ndarë mendimet e akumuluara mbi Lëvizjen Gylen, tregon se Lëvizja Gylen është pranuar si një lëvizje, që kërkon dialogun për paqen botërore dhe se kjo Lëvizje është e njohur nga shumëkush në mbarë botën.

Kështu mesazhet e Gylenit kundër tezave për “përplasjen e civilizimeve” në shekullin e XXI, sa vjen e po gjejnë përkrahje serioze të komunitetit shkencor e kishtar botëror. Mund të sjellim në vijim disa gjykime të rëndësishme. Nisemi nga Jill Caroll, ligjëruese në Universitetin Amerikan “RICE” (Rajs), e cila në një simpozium të mbajtur ne qytetin Belfast të Irlandës Veriore me temë: “Gjetja e zgjidhjes në përplasjen e civilizimeve”, do të theksonte shumë qartësisht: “Një dijetar si Fethullah Gyleni është ilaç për ata intelektualë pesimistë që besojnë në përplasjen e civilizimeve” dhe më tutje do të saktësonte

527 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 183.

Page 208: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

208

se, “Islami është një fe shumë e madhe dhe më e gjerë sesa e shikon njerëzimi, por sot... nuk mund të kuptohet nga ekranet televizive”.528

Një afirmim shumë të fuqishëm për Mesazhet e Gylenit kundër tezës “Përplasja e qytetërimeve”, ua ka bërë teologu i shquar Johnston McMaster (Xhonston Mek Master) nga Irlanda Veriore. Ai, midis të tjerash do të saktësonte se paqja dhe dialogu janë thelbi i qenies së të gjitha feve, por “Mendimet e Gylenit nuk janë të përkufizuara vetëm në Turqi. Ato mund të praktikohen në mbarë botën, janë mendime që i hapin shtigjet e gërshetimeve ndërkulturore. Nga ky këndvështrim, Gyleni e ka marrë vendin e vet në histori. Me aftësitë e veta intelektuale botës i prezanton dashurinë dhe tolerancën..."529

Prof. Pirraku, thekson se, mendimi filozofiko-shkencor, fetaro-edukativ, arsimoro-pedagogjik dhe shoqëroro-politik i Gylenit është shumë i rëndësishëm për të sotmen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar. Gylen të ardhmen e njerëzimit e sheh në ruajtjen e kozmosit fetar historik midis kombeve, shteteve e kontinenteve. Ai është Thirrësi më i denjë i arsyes kundër dhunës në çështjet fetare dhe kulturore. Në këtë pikë porosia e Gylenit pajtohet mirë me mendimin e dijetarit Ninan Suart: “Askush s’mund ta kuptojë njerëzimin pa e kuptuar së pari fenë e tyre, sepse feja përfshin jetën e njeriut prej kohës së lashtë”530.

Shumë specialistë të fushave të ndryshme si, akademikë, personalitete të medias, politikanë dhe autoritete shtetërore të vendeve të ndryshme, e shohin Gylenin si një novator të vërtetë dhe një reformator të rrallë shoqëror, i cili zbaton atë që ka predikuar. Ata e shohin atë si një aktivist paqeje, si intelektual, si një dijetar fetar, një udhërrëfyes, shkrimtar dhe poet, një mendimtar të madh dhe drejtues shpirtëror, që ia ka kushtuar jetën e tij kërkimit të zgjidhjeve për sëmundjet shoqërore dhe nevojave shpirtërore. Ata e shohin lëvizjen, që ai e ndihmoi të rritej, si një lëvizje kushtuar edukimit, një edukimi për zemrën dhe shpirtin, po ashtu edhe për mendjen, me synim ripërtëritjen dhe fuqizimin e tërë qenieve, për të arritur kompetencën dhe mundësinë e të mirave dhe shërbimeve në dobi të të tjerëve.

VIII.6. Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, ndikimi i tij social-

kulturor dhe investimet në shëndetësi Fondacioni i Gazetarëve dhe i Shkrimtarëve është themeluar në vitin 1994 në

Stamboll. Ai u shoqërua nga një fushatë intensive mediatike në Turqi. Darkat e para që ilustronin përpjekjet dhe shpresat për vullnet të mirë dhe shpirtin e pajtimit, çuan më vonë në lindjen e “Platformës së Dialogut”, që u pasua me aktivitete të ndryshme promovuese. Ata të cilët merrnin pjesë në këto mbledhje, krijuan miqësi të reja, duke bërë që kundërshtarët e dikurshëm ta kuptonin shpejt rëndësinë dhe pasurinë që mbart në vetvete diversiteti. Në mënyrë të veçantë, udhëheqësit shpirtërorë të feve të ndryshme dëshmuan një shembull të madh të unitetit brenda diversitetit. Të gjithë pjesëmarrësit shprehnin mbështetjen e tyre të fuqishme për dialogun. Shumë prej tyre ndoshta nuk e kishin pritur një mirëseardhje të tillë kaq të ngrohtë dhe po kështu nuk e kishin pritur, që këto takime të shndërroheshin një ditë në përpjekje për të kultivuar dialogun ndërmjet qytetërimeve.

Padyshim sensi i gjerë i tolerancës së Gylenit, largpamësia e tij dhe ndjenja e tij e pajtimit, krijuan një valë nxitjeje dhe shprese, si rezultat i efektit të fuqishëm shpirtëror të tij dhe lidhjen e fuqishme me vlerat kulturore të shoqërisë. Si në media, ashtu dhe në qarqet 528 Gazeta “Haber 10”, 22 prill 2008 (www.samanyoluhaber.com). 529 Gazeta “Zaman”, (gazeta më e madhe e përditshme në Turqi), 21 Maj 2008, (www.zaman.com.tr) 530 P i r r a k u , M., Kontributi i Fethullah Gylenit për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, Këndvështrimi i intelektualëve të Kosovës për Lëvizjen Gylen”, Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, Prizren, 2007.

Page 209: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

209

intelektuale dhe politike, identiteti i Gylenit u shndërrua në subjekt diskutimi. Njerëzit, në pamje të parë nuk mund ta perceptonin dot, se si një figurë si Gylen ishte në gjendje të bëhej katalizator i veprimtarive të tilla shoqërore, për shkak të faktit se ata gjithmonë e kishin imagjinuar Gylenin brenda formatit të një predikuesi. Ata nuk e dinin se Gylen ishte i pajisur mjaft mirë me dije nga filozofia perëndimore dhe shkencat shoqërore, krahas dijeve të natyrshme që kishte në shkencat islame. Ai kishte aftësi për të sjellë bashkarisht kultura të ndryshme në përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemet bashkëkohore sociale.

Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve formoi një këshill dhe kohët e fundit u dha çmime për tolerancën, njerëzve të cilët qenë dalluar duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për harmoninë shoqërore. Ky aksion pati mbështetjen e pothuajse çdo segmenti të shoqërisë, nga politikanët dhe artistët, nga akademikët dhe gazetarët, nga shkrimtarët, e deri tek njerëzit e thjeshtë. Në një kohë kur bota është bërë si një fshat i madh dhe në një moment kur shoqëria është në prag të një ndryshimi dhe transformimi të rëndësishëm, nëse nuk bisedohet rreth dialogut me popujt e tjerë, atëherë nuk do të jetë e mundur të shpjegohen plotësisht mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin. Në këtë këndvështrim, sipas Gylenit, “toleranca është virtyt që ka nevojë të shpërblehet dhe për këtë arsye, toleranca duhet të depërtojë në të gjithë shoqërinë. Aq shumë sa universitetet duhet të frymëzojnë tolerancë, politikanët duhet të diskutojnë rreth tolerancës, popujt në muzikën botërore duhet të shkruajnë lirika për tolerancën dhe mjetet e komunikimit masiv duhet të japin mbështetje për zhvillimet pozitive lidhur me tolerancën.”531

Nga dita që Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve është krijuar, ajo ka organizuar gjithmonë veprimtari të rëndësishme. Për shembull, ajo ka sjellë futbollistët më të mirë të botës në Turqi, duke zhvilluar ndeshje miqësore dhe të ardhurat e mbledhura kanë shërbyer për të hapur një shkollë në Bosnjë, menjëherë pas luftës në vitin 1995. Fondacioni çdo vit ka mbledhur së bashku grupe të ndryshme, për të diskutuar mbi tema të larmishme, që më së paku i shërbejnë shkëmbimit të ideve. Ajo ka sugjeruar për temat që do të diskutohen, pa u përqendruar në idetë dhe opinionet personale.

Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve është i njohur në Turqi më së shumti si një përfaqësues i tolerancës dhe dialogut. Në fakt, ai e ka identifikuar veten me tolerancën. Ai ka një ndikim që shkon përtej raportimit të drejtpërdrejtë gazetaresk dhe analizave për të mbështetur iniciativat strategjike publike intelektuale në promovimin e dialogut. Një nga aktivitetet më të rëndësishme të Fondacionit është organizimi i një forumi veror vjetor të nivelit të lartë rreth dialogut, i njohur si Platforma Abant (emërtuar sipas vendndodhjes në breg të liqenit të vendit ku mbahen takimet e saj vjetore), të dizajnuara për të sjellë së bashku elementë të ndryshëm të elitës politike dhe kulturore, si dhe për të folur ballë për për ballë për çështje të ngutshme me rëndësi kombëtare. Çdo Platformë e Abantit prodhon dhe Deklaratën përkatëse të Abantit në të cilën përmblidhen çështjet e diskutuara. Platforma e parë e Abantit u mbajt në korrik të vitit 1998 rreth temës "Islami dhe laicizmi".

Platformat pasuese të Abantit trajtojnë temat e “Marrëdhënieve midis fesë dhe shtetit” (korrik 1999), “Islami dhe Demokracia” (korrik 2000), “Pluralizmi” (korrik 2001), etj. Në prill 2004, Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve del në det të hapur, kapërcen kontinentet duke e transferuar Platformën e Abantit në SHBA, ku zhvilloi një forum të suksesshëm në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington DC, rreth temës së Islamit dhe

531 Kjo bisedë është mbajtur nga Gyleni më 11 shkurt 1995 në një mbledhje organizuar nga Lidhja e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve.

Page 210: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

210

Demokracisë.532 Më pas Platforma Abant është mbajtur edhe në Evropë dhe ka planifikuar një seri të vazhdueshme të takimeve ndërkombëtare për të ardhmen.

Sipas studiuesit Greg Barton, “Gyleni mund të thuhet me të vërtetë se përdor metodën e 'predikimit nëpërmjet shembullit' dhe falë aktivizmit shoqëror dhe dobisë së tij të madhe përmes të mësuarit dhe kërkimit të dijes, shembulli i tij është ai që bën jehonë jo vetëm në botën myslimane, por edhe në perëndim.”533

Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve ka dhënë gjithashtu një kontribut të madh në fushën e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar nëpër programe të ndryshme të zhvilluara në të gjithë botën. Në vitin 2006, në qytetin Gotenborg të Suedisë, me sponsorizimin e fondacionit, janë mbledhur liderët myslimanë, të krishterë dhe hebrenj, për të trajtuar çështje që i bashkojnë dhe i ndajnë ata. Në të njëjtin vit, fondacioni u bë sponsor i organizimit të një mbledhjeje dialoguese mes liderëve turq dhe atyre francezë, ku temë diskutimi do të ishin kulturat e shumta, që ekzistojnë në Evropë. Po ashtu në vitin 2007, gjatë negociatave të Turqisë me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e plotë në të, u organizuan mbledhje të shumta nën moton “Islami, Perëndimi dhe Modernizmi”. Fondacioni, po ashtu ka organizuar seminare dhe konferenca në Hartford të SHBA-së, Turkmenistan, Rusi, etj.

VIII.7. Spitalet dhe fondacionet humanitare Spitalet Lëvizja Gylen i ka kushtuar një rëndësi të madhe investimeve edhe në fushën e

shëndetësisë, ku janë hapur disa spitale private të nivelit më të lartë jo vetëm në Turqi, por edhe nëpër botë.

Spitali “Sema” dallohet në tre drejtime nga spitalet e tjera shtetërore dhe private, të cilat janë: 1) metoda e marrjes në punë të doktorëve dhe të personelit të spitalit, si dhe politikat e pagave; 2) strategjia e çmimeve dhe 3) afrimiteti ndaj të sëmurëve.

Nga 20.000 doktorë që punojnë në Stamboll, 2.000 prej tyre mendohet të jenë të lidhur me Lëvizjen Gylen. Në Prill të 2008, 60 doktorë, pjesëtarë të Lëvizjes Gylen, shkuan me shpenzimet personale në zonën e Turqisë Juglindore dhe kryen vizita mjekësore falas. Prej atyre të sëmurëve, që u vizituan nga këto mjekë, 130 vuanin nga sëmundjet e zemrës, të cilët u sollën në spitalin “Sema”, ku edhe aty kujdesi mjekësor dhe kurimi u bë falas. Veçanërisht, grupet e doktorëve që bëjnë pjesë në Lëvizjen Gylen, kontribuojnë në sasi të mëdha parash në ndihmë të projekteve të lëvizjes. Personeli i spitalit, akoma vazhdon të mbështesë financiarisht shkolla të ndryshme të hapura nëpër botë.

Spitali “Sema”, në veçanti për të gjithë mësuesit, që punojnë në kolegjet e hapura kudo në botë, i bën një zbritje prej 80%, të njëjtë me personelin e spitalit në trajtimin mjekësor të tyre.

Në spitalet që po hapen nëpër botë, mund të përmendim spitalin në Nigeri, ku edhe kam qenë dëshmitar i këtij projekti gjatë një pjesëmarrjeje në një konferencë ndërkombëtare në lidhje me dialogun ndërfetar së bashku me Prof. Dr. Gjergji Sinani. Një tjetër spital për t’u përmendur është ai i hapur nga Fondacioni Humanitar “Kimse Yok Mu” në Haiti, menjëherë pas një tërmeti të fuqishëm rënë në vitin 2010. Në një intervistë televizive në

532 Saritoprak, Zeki (2005) ‘Një Këndvështrim Islam mbi Paqen dhe Kundër Dhunës: Eksperienca Turke’, Bota Muslimane Vol. 95 nr. 3 Korrik 2005: 423. 533 Barton, Greg, “Bota myslimane në tranzicion: Kontributi i Lëvizjes Gylen”, Shtëpia e Lordëve, SOAS • LSE • Londër, UK, 25-26-27 Tetor 2007.

Page 211: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

211

programin “Ayna” të kanalit STV, kryetari i bashkisë së kryeqytetit, do të shprehej se “Kimse Yok Mu”, është organizata e parë humanitare e ardhur nga Evropa.

Spitalet janë hapur me qëllim të respektit shpirtëror ndaj të sëmurëve dhe përballimin e një nga nevojave më themelore të njerëzimit, atë të përkujdesjes në mënyrë të përzemërt të të sëmurëve gjatë trajtimit mjekësor të tyre. Spitalet e Lëvizjes Gylen nuk janë hapur vetëm për ata që janë shtruar me pagesë, por që të përfitojnë edhe ato që kanë nevojë, por që nuk mundësi ta përballojnë financiarisht një shërbim mjekësor më modern të mundshëm.

Fondacioni Humanitar “Kimse Yok Mu” (A nuk ka njeri?) Studiuesja Helen Rose Ebaugh thotë se, në projektet e “Kimse Yok Mu”, bëjnë

pjesë vëllazërimi, ose binjakëzimi familjar, duke ofruar ndihmë në arsim dhe ndihmë në problemet e përditshme. Nga projekti i vëllazërimit familjar, bëhet vëllazërimi i një familjeje nga shtresa e pasur ose e mesme me një të varfër. Familjet në gjendje të mirë ekonomike ndihmojnë në përballimin e shpenzimeve shkollore, ose të gjërave të përditshme, ose i sigurojnë atyre mundësinë e një punësimi.

Kështu deri në vitin 2008, në këtë mënyrë janë vëllazëruar mbi 1.500 familje në të gjithë Turqinë dhe objektivi që kërkohet të arrihet është që brenda 5 viteve (2008-2013) kjo shifër të kalojë mbi 100.000 familje të vëllazëruara.

Fondacioni, në sajë të bankës ushqimore, të krijuar nga familjarët dhe prodhuesit, me qëllim ndihme humanitare, ka bërë të mundur shpërndarjen e miliona pakove ushqimore për familjet e varfra. Në vitin 2007, fondacioni ka shpërndarë ndihma ndër 2 milionë njerëz në 11 vende të ndryshme të botës. Po në vitin 2007 janë prerë 12.500 bagëti kurban, mishi i të cilave i është shpërndarë 45.000 familjeve në 35 vende të ndryshme të botës dhe 35.000 familjeve në Turqi.

Fondacioni “Kimse Yok Mu”, po ashtu shpërndan materiale mësimore nxënësve të varfër në Turqi dhe në botë, si dhe u jep bursë studimi atyre. Me ndikimin e vullnetarëve të këtij fondacioni është bërë e mundur gjithashtu sigurimi i mundësisë për t’u arsimuar më shumë se 2.000 fëmijëve të varfër. Krahas këtyre janë ndërtuan 11 shkolla në Pakistan, 4 në Indonezi (në Açe, ku ka ndodhur edhe cunami) dhe nga 1 në Bangladesh dhe disa në Turqi. Pas mbarimit të punimeve, shkollat iu kaluan për administrim drejtuesve vendorë.534

Ndërsa në fushën shëndetësore është bërë e mundur kurimi i 8.000 të sëmurëve, nga Turqia, disa vende afrikane, si dhe Pakistani e Bangladeshi.

Një kontribut i madh i këtij fondacioni ka qenë edhe në Shqipëri gjatë përmbytjeve të vitit 2010-2011 në zonën e Shkodrës.

Burimi i motivimit dhe i iniciativës të krijimit të të gjithë organizmave, pa përjashtim ka ardhur nga mësimet dhe idetë e vetë Gylenit.

VIII.8. Sistemi i bamirësisë dhe financimi i projekteve Një çështje që shqyrtohet shumë, qoftë nga studiuesit, apo të tjerë, është pa

dyshim edhe se si sigurohen paratë për realizimin e projekteve të lëvizjes (dhe jo vetëm), por edhe për realizimin dhe vazhdimësinë e tyre, e cila kërkon një financim serioz. Nga është origjina e këtyre parave? Nëse këto para mblidhen nga donatorët, atëherë cilët janë faktorët motivues tek këto njerëz në gjetjen e kësaj ndihme?

534 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 151.

Page 212: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

212

Një nga vizionet më të rëndësishme të Gylenit, është dhënia rëndësi arsimit cilësor, ku për përmbushjen e këtij objektivi, kërkohej nga të gjithë aktivistët e Lëvizjes, të sakrifikonin duke kryer rolin e sponsorëve.

Krahas nevojës për sponsorizim, çdo shkollë ka sistemin e vet ekonomik të pavarur, buxhetin dhe ekonomistët, që mbajnë dokumentet financiare dhe që kujdesen për të. E gjitha kjo, bëhet për të qenë sa më transparentë ndaj autoriteteve shtetërore, por edhe ndaj sponsorëve të tyre. Kështu sponsorët, ose bamirësit, mund të marrin informacion në çdo moment në lidhje me projektet, që janë në vazhdimësi. Kjo bëhet gjithçka me dokumente dhe kontrata, të cilat sipas procedurës firmosen nga ana e sponsorëve. Kështu donatorët mund të ndjekin se ku shkojnë donacionet e tyre dhe se si përdoren ato.

Bamirësia në kulturën turko-islame Për të kuptuar më mirë motivimin e miliona turqve, të cilët mbështesin

financiarisht dhe që janë pjesë e Lëvizjes Gylen, është i domosdoshëm kuptimi i një pjese të traditave kulturore dhe fetare turke, në të cilën zë vend të rëndësishëm edhe bamirësia. Shumë studiues kanë arritur në përfundimin se ekziston një lidhje në kuptimin e brendshëm të Lëvizjes me kulturën tradicionale turke. Ndërsa sipas disa studiuesve të tjerë, në shumë vende Lëvizja Gylen preferohet të njihet si një Lëvizje ku “dëshmohet tradita në epokën moderne”. Për këtë arsye, pa njohur konceptet e mikpritjes dhe të bamirësisë në kulturën turke, është e pamundur të shpjegohet sjellja kaq bujare në kontributin e dhënë për aktivitetet e Lëvizjes Gylen.

Graham Fuller thotë se në sajë të zemërgjerësisë së biznesmenëve të pasur, numri i shkollave të hapura sipas inicimeve të Gylenit, ka ardhur duke u rritur. Sipas tij, hapja e këtyre shkollave nga këto biznesmenë, nuk është vetëm se një pistë, ku mund të jepet zekati, por në të njëjtën kohë është edhe realizimi i këtij “akti të dashamirësisë” në kuptimin e veprimeve të besimit të tij, siç është arritja e përsosmërisë së shpirtit në “bërjen e veprave të mira”.535

Sadakaja (Lëmosha) Sadakaja (lëmosha), gjatë periudhës së Perandorisë Osmane është dhënë në shumë

forma. Ajo vendosej në kutinë e sadakasë, që gjendej nëpër xhami, apo nëpër rrugë. Këto para iu dorëzoheshin përfaqësuesve të shoqatave, që funksiononin me mensa të hapura për popullin, ose nëpunësit shtetërorë.

Vakëfet (Shoqatat, fondacionet) Helen Rose Ebaugh thotë se, vakëfet kanë përjetuar kohë të arta gjatë periudhës së

Perandorisë Osmane (1299-1923) dhe mund të thuhet se kanë arritur majat e bamirësisë. Fjala “vakëf” është një fjalë që vjen nga gjuha arabe, e cila do të thotë “një objekt që jepet në dobi të njerëzve, duke e nxjerrë përgjithmonë nga e drejta për ta blerë, shitur, apo dhuruar”.

Ajo mundet vetëm të administrohet nga një grup mbikëqyrësish. Për të krijuar një vakëf të tillë, duhet që një person, i cili dëshironte të bëjë një punë të dobishme, duhet të jetë në moshë madhore, të mos ketë probleme mendore, të kalojë një situatë të mirë ekonomike, si dhe të mos jetë në situatë falimentimi. Ai duhet të deklarojë se një pjesë ose tërë objektin

535 Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010: 106; Fuller, Graham, The New Turkish Republic: Turkey a pivotal state in the Muslim World”, US Institute of Peace Press, Washington DC, 2008.

Page 213: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

213

(zakonisht ndërtesë ose tokë) e ka kaluar si vakëf. Pas këtij deklarimi, ai mall vakëf nuk mund të bëhet sërish pasuri private.

Kështu, vakëfet në kohën e Perandorisë Osmane nuk ishin të përhapura vetëm ndër myslimanët, por edhe në mesin e të krishterëve dhe hebrenjve. Kështu u formuan qindra vakëfe për qëllime të ndryshme shërbimesh sociale nëpër qytete të mëdha dhe të vogla. Në mesin e tyre, madje kishte edhe vakëfe në ndihmë të kafshëve, si p.sh. ndihma në shtegtimin për në vende të ngrohta të shpendëve të pafuqishëm, mbikëqyrja e qenve dhe maceve të pazot dhe shërbimi veterinar ndaj tyre. Kurse shumica e vakëfeve ishin të fokusuara në shërbim të njerëzve në nevojë. Nga shërbimet e tyre mund të përfitonte si populli, ashtu edhe shteti. Për shembull, vakëfet mbulonin shpenzimet në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, shkollave, xhamive, kanaleve vaditëse, hamameve, urave, varrezave, etj. Po ashtu u vinin në ndihmë edhe shtresave në nevojë si nxënësve, vejushave, jetimëve dhe të varfërve. Kjo metodë u shtri në projekte të përbashkëta bamirësie të myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve, në dobi të së mirës së përbashkët.536

Zekati Krahas sadakave (lëmoshave) në kulturën islame një vend të rëndësishëm zë edhe

zekati, i cili vjen si një obligim fetar për ata që kanë në gjendje të pashfrytëzuar një vlerë monetare të caktuar, apo pasuri tjetër, nga e cila për një vit nuk është përdorur. Nga vlera e saj jepet 2.5 % (ose 1/40) për bamirësi institucioneve bamirëse, ose personave në nevojë.

Kurbani Një vend tjetër të rëndësishëm në bamirësi, zë edhe kurbani, i cili quhet mishi i

prerë me rastin e Kurban Bajramit dhe që ndahet në tre pjesë, një për familjen, një për të varfrit dhe një për të afërmit (pavarësisht gjendjes së tyre, gjë që shërben për rritjen e afrimitetit me njëri-tjetrin).

Të gjitha këto duke qenë pjesë e kulturës islame, zënë një vend mjaft të rëndësishëm edhe në Lëvizjen Gylen, gjë që bëjnë që një pjesë e mirë e shpenzimeve të projekteve, të mbulohen nga të ardhurat e këtyre sistemeve bamirësie.

536 Po aty, 119.

Page 214: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

214

PËRFUNDIM

Në këtë punim teze doktorature, studimi i një figure të tillë, si mendimtari dhe filozofi Fethullah Gylen, nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse ai është një personalitet kompleks përsa i përket thellësisë së mendimit dhe platformës së tij filozofike, në lidhje me dialogun dhe bashkëjetesën ndërfetare dhe ndërkulturore, e cila nga teoria ka kaluar në praktikë në një mënyrë shumë profesionale.

Kështu në mbarë botën Gyleni ka bërë të mundur të ketë miliona pasues, lexues, veprues dhe mbështetës së filozofisë së tij, për vënien e paqes dhe ndërtimin e urave midis kulturave, racave, feve dhe qytetërimeve të ndryshme, nga vendet e zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar, deri tek zonat e nxehta të luftrave dhe konlikteve, si p.sh. në Bosnjë në 1995, duke ulur në një bankë shkolle nxënës serbë, boshnjakë dhe kroatë, në Afganistan, në Irak, në Maqedoni, Filipine, etj., si dhe vende të ndryshme të Afrikës dhe botës, ku ka pasur shembuj ndoshta në miniaturë të përplasjes së qytetërimeve.

Gyleni me anë të filozofisë së tij të qartë, si dhe aksionit dhe veprimit praktik për ndërtimin e një rendi të ri botëror pa luftëra dhe konflikte, deri para 20 vitesh ishte i pakonceptueshëm. Por tashmë rrjeti i networkut të kopshteve, shkollave, kolegjeve dhe universiteteve të iniciuara prej tij në të pesë kontinentet, arrin shifrën mbi 1.000, numër ky që rritet çdo ditë. Krahas këtyre, janë gazeta me një tirazh mbi një milion kopje, disa TV në Turqi, Evropë, SHBA dhe Australi me transmetime satelitore në disa gjuhë, shumë revista dhe radio, si dhe qindra institucione, fondacione, dhe institute të dialogut, arsimit dhe zhvillimit ekonomik të themeluara në më shumë se 160 vende të botës. Ai është autor i dhjetëra veprave me disa milionë kopje tirazh, me shitje rekord dhe një bestseller i shumë viteve rresht.

Gyleni është gjithashtu iniciuesi i themelimit të një prej konfederatave më të mëdha ekonomike në botë, TUSKON, e cila mbledh çdo vit mijëra biznesmenë nga e gjithë bota, duke bërë të mundur koordinimin e bizneseve të ndryshme, për kooperime dhe bashkëpunime të frytshme, në dobi të ekonomisë së vendeve të shumta, duke shërbyer edhe me investime të ndërsjellta të tyre, në dobi të dialogut ndërkulturor. TUSKON është themeluar në vitin 2007, e përbërë nga 1.500 anëtarë, i cili u bë edhe sponsori i një konference ekonomike ndërkombëtare, të organizuar në Stamboll. Në këtë konferencë, merrnin pjesë afërsisht 1.000 biznesmenë të ardhur nga kontinente të ndryshme. Temat e trajtuara ishin se si të rriteshin përmasat e punëve të këtyre biznesmenëve. Ideja e marrë nga filozofia e Gylenit në këtë aspekt është se, nëse njerëzit kërkojnë të jenë të suksesshëm në një punë të caktuar, është i nevojshëm krijimi i kontakteve të vazhdueshme me njëri-tjetrin, duke u ndihmuar edhe reciprokisht.

Në këtë punim është dhënë fillimisht edhe një vështrim i përgjithshëm mbi konceptin e dialogut filozofik gjatë historisë, historia e dialogut mes Islamit dhe Krishtërimit, globalizimi i marrëdhënieve mes myslimanëve dhe të krishterëve, si dhe koncepteti mbi dashurinë, tolerancën, demokracinë, globalizmin dhe dialogun ndërkulturor.

Page 215: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

215

Më pas është kaluar në një vështrim sociologjiko-filozofik mbi Gylenin dhe lëvizjen e tij, duke hedhur një vështrim analitik mbi Gylenin dhe filozofinë e tij, si koncepti i bashkësisë, kriza e identitetit dhe ajo më e rëndësishmja kontributi i filozofisë së Gylenit për dialogun, nëpërmjet arsimit, shkollat e iniciuara nëpër botë, si dhe arsimi dhe edukimi në filozofinë e Gylenit.

Krahas këtyre me rëndësi është edhe dialogu i Gylenit me filozofët klasikë si, Kanti në trashëgiminë e vlerave njerëzore dhe dinjitetin moral, koncepti i lirisë tek Gyleni dhe Milli, si dhe ideali njerëzor dhe edukimi tek Gyleni, Konfuci dhe Platoni.

Kështu vihet re se, thirrja e Gylenit për dialog nuk është pasive, thjesht një humanizëm filozofik, apo një platformë diskutimesh elite, ku vetëm përsiatjet teorike zënë vend. Për qindra institucione edukative dhe arsimore, që shtrihen në të gjithë botën, ky projekt që sillet si një shembull model, është i aplikueshëm në jetën e përditshme, ku themelet e shoqërisë, si dialogu dhe toleranca, janë nëpërkëmbur dhe ku përpjekjet janë bërë për t’iu përgjigjur nevojës për qytetërim bashkëkohor.

Në njërën anë, përmes lëvizjes për dialog dhe konkurrencë, ai është në gjendje të organizojë takime dhe të diskutojë platformat bazuar në dashamirësinë midis kulturave të ndryshme në botë; në anën tjetër, ai vë në dukje një sfidë të ndryshimit të aspektit njerëzor, i cili është bërë egocentrik. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë, që të kenë forcën për të marrë përsipër një përgjegjësi të rëndë dhe të madhe sa dialogu dhe toleranca ndërfetare, ndërkulturore dhe ajo midis qytetërimeve. Njerëzit që mund të marrin një përgjegjësi të tillë duhet të jenë të përkushtuar, të sinqertë, të sakrificës dhe të aksionit real. Kështu, njerëzit të cilët Gyleni i ka vënë në qendër të dialogut dhe tolerancës, duhet të kenë në mendim dhe në sjellje një qëndrim të sigurt në të dy termat. Modeli i Gylenit është i vazhdueshëm, i hapur në të dy anët.

Pavarësisht nga vizioni që ka paraqitur Gyleni, aty mund të jenë disa fusha të cilat e kanë të pamundur të gjejnë vetveten ose të njohin gjykimet e tyre nëpërmjet modelit të tij. Lidhjet e ndryshme ideologjike mund të prodhojnë perspektiva të ndryshme. Ndonëse, kur e vështrojmë nga këndvështrimi i vlerave dhe lidhjeve njerëzore universale, vizioni i tij, ka në fakt mundësinë për të përqafuar të gjithë njerëzit dhe proceset shoqërore. Kjo sepse ai, duke lënë mënjanë të gjitha lidhjet ideologjike, ka krijuar një model për njerëzimin, i cili është një mbështetje e fortë për të gjitha ideologjitë. Dhe njeriu në këtë model është një trashëgimtar i botës, vetësakrifikues dhe në gjendje t'i lërë të gjitha kërkesat dhe dëshirat vetjake për hir të dashurisë për njerëzit dhe krijesat.

Ata të cilët vërejnë me hollësi botën e ideve të Gylenit, do të shohin se ajo ç’ka shkruar, apo predikuar para shumë vitesh dhe ideve që ai hedh në ditët e sotme, nuk kanë kurrfarë ndryshimi dhe nuk përbëjnë në asnjë rast kontradiktë. Përkundrazi, të gjitha veprat dhe diskutimet e tij shpjegojnë njëra-tjetrën dhe shkallë-shkallë të shpien drejt një ideje kryesore.

Gylen tregon shtegun që të çon tek liria, herë duke dhënë udhëzime të thjeshta dhe të drejtpërdrejta, që mund të zbatohen në jetën e përditshme, herë e bën këtë me anë të përshkrimeve shpirtërore të gjendur gjatë këtij shtegu, deri në destinacionin final.

Vepra e Gylenit përbën një nxitje konstante për përpjekje, dije, vetëkontroll dhe disiplinë më të madhe. Gyleni nuk është një “eksternalist”, një njeri që mendon se mund t’u imponohet të tjerëve me anë të zbatimit me forcë të mendimeve. Ai dëshiron që rinovimi i shoqërisë të nisë nga brenda njeriut. E ndërsa e pohon rëndësinë e ligjit dhe të rregullit në shoqëri, ai nuk beson se virtyti mund të injektohet me forcë dhe se shoqëria e virtytshme mund të ndërtohet me anë të dhunës.

Page 216: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

216

Gyleni jep këshilla për zgjidhje, përsa i përket lirisë dhe pozicionit të nderuar, që çdo popull duhet të synojë të arrijë. Etika motivuese e Gylenit, siç del në pah mjaft qartë në aktivitete të shumta dialogu dhe iniciativa edukative, synon një paqe botërore tek e cila mund të arrijmë me pjesëmarrjen e të gjithë popujve, racave, feve, kulturave dhe qytetërimeve.

Page 217: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

217

Referenca: ----- “Dar bir Çerçeveden Din ve Vicdan Hürriyeti”, Yeni Ümit, no. 64, April 2004. ----- “Faniliklerle Kuşatılan Ruhlar”, Sızıntı, no. 311, December 2004. ----- “Feja si Burim i kapitalit Social? Lëvizja Gylenit në Sferën Publike”, Bota

Myslimane në Tranzicion: Kontributet e Lëvizjes Gylen: Konferenca Ndërkombëtare, Bot. Ihsan Yilmaz, Leeds Metropolitan University Press, 2007.

---- “Hak Karşındaki Konumu ve Duruşuyla Insan”, Sızıntı, no. 301, February 2004.

---- “Ilim ve Araştırma Aşkı”, Sızıntı, No. 305, June 2004. ---- “Insanın Konumu”, Sızıntı, nr. 302, Mars 2004. ---- “Islam Dünyası”, Sızıntı, No. 302, Mars 2004. ---- “Kur’an Kerim ve Ilmi Hakikatler”, Yeni Ümit, No. 16, April 1992. ---- “Sefer”, Sızıntı, No. 250, November 1999. ----- “Simpoziumi Ndërkombëtar-Profeti Muhamed-Mëshira dhe dashuria

universale”, Botimet KMSH-SEMA, Tiranë, 2007: 109. ---- “Të shkruash historinë me tolerancë”, botuar nga TIKA, Tiranë 2005, f. 56, 71,

72, 74, 85, 103, 115, 127-9, 135, 176, 179, 251, 252, 253, 254-9, 261-2, 279, AQSH, F. 128, 131, 140, D. 3, 5, 6, 17, 50, 186, fl. 1, 55.

---- Islami në Udhëkryq: Mbi Jetën dhe Mendimet e Bediuzzaman Said Nursiut. Albany: State University of New York Press, 2003.

---- Lëvizja Gylen, nga këndvështrimi i intlektualëve të Kosovës, FAK, 2008, Prishtinë.

Abazoviq, Dritan, “Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale, Qendra për Kulturë, Ulqin, 2009: 157.

Adiliov, Dr. Nadir, kumtesë me temë: “Islami dhe Demokracia në vizionin e Gylenit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Agai, “Etika Islamike e Edukimit të Lëvizjes Gylen,” Kritika : Studime Kritike të Lindjes së Mesme,2002.

Akman, Nuriye, “Gurbette Fethullah Gülen”, Istanbul, Zaman Books, 2004. Ali, Köse, Sekülerizm Sorgulanıyor, Istanbul: Ufuk Yayınları, 2002. Al-Mabuk, R.H., “Përkushtimi për të falur në studentë universiteti të privuar nga

dashuria prindërore”, Tezë Doktorature, Universiteti Wisconsin-Madison, 1990. Aslandogan, Y. A. & Çetin, M., “The education philosophy of Gulen in thought and

practice”, The Light, Somerset, NY, 2006. Bakar, Osman (2005) “Gyleni Rreth Fesë dhe Shkencës”: Një Këndvështrim

Teologjik’, Bota Muslimane Vol. 95 nr. 3 Korrik 2005. Barton, Greg, “Bota myslimane në tranzicion: Kontributi i Lëvizjes Gylen”, Shtëpia

e Lordëve, SOAS • LSE • Londër, UK, 25-26-27 Tetor 2007. Berisha, Dr. Ibrahim, kumtesë “Mendimi i Gylenit për rolin e shkencës, arsimit dhe

edukimit në shoqërinë bashkëkohore”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor

Page 218: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

218

dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Brignone, Michelle, Gylen: “Nuk kam tjetër qëllim veç fitimit të kënaqësisë së Zotit”, Oasis, nr. 12, Romë, Itali.

Can, Eyüp, Fethullah Gülen ile Ufuk Turu, Istanbul: A, D., 1996. Canan, I., Fethullah Gulen'in Sunnet Anlayisi, Istanbul, Ufuk Kitap, 2007. Canan, Prof. Dr. Ibrahim, Diyalogun dini ve tarihi temelleri, Isik, Stamboll, 2006. Canan, Prof. Dr. Ibrahim, Fethullah Gulen'in Sunnet Anlayisi, Ufuk Kitap,

Stamboll, 2007. Caroll, Jill, “Dialogu i qytetërimeve”, Prizmi, Tiranë, 2008. Cesari, Jocelyne dhe John Esposito, Islam’daan Korkmalı mı, Istanbul, Birey

Yayıncılılık, 1999. Çetin, Muhamed, “The Gulen Movement-civic service without borders”, Blue

Dome, Izmir, 2010. Çinar, Dr. Bekir, “M. Fethullah Gylen dhe kontributi i tij për Paqen Botërore”,

simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Davidson, Herbert A., Alfarabi, Avicenna, and Averroes on Intellect, Oxford: Oxford University Press, 1992.

Dervishi, Zyhdi, “Adoleshentët, bashkëjetesë me demonët e konflikteve”, Shtëpia Botuese “Emal”, Tiranë 2009.

Duka, Ferit, kumtesë me temë: “Sfondi historik i tolerancës fetare në Shqipëri”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Ebaugh, Helen Rose, “Gulen Hareketi”, Dogan Kitap, Stamboll, 2010. Ebu Davud, Imarat, 33; Muttaki el-Hindi, Kenzu’l-Ummal, IV, 362. Ebu’l Ala Afifi, Tasavvuf, Istanbul, Iz Yayıncılık, 1999. Ergene, Enes, “Tradita që dëshmon për epokën moderne”, Prizmi, Tiranë 2009. Ergene, M. Enes, “Gelenegin modern caga tanikligi”, Istanbul, 2009. Ergil, Dogu, “100 soruda Fethullah Gülen ve hareketi”, Istanbul, 2000. Faruki, Ismail, “Islami dhe Krishtërimi, Konflikt apo Dialog”, Erasmus, Tiranë,

2009. Fojhtvanger, L., “Çifuti i Toledos”, përkth. Robert Shvarc, Tiranë, 1962. Frashëri, Pandi M, Familja shqiptare, Botues Ismail Mal Osmani, Tiranë, 1944. Gamson &: Wolfsfeld, “Movements and Media as Interacting Systems”, Annals of

the American Academy of Political and Social Science, 528, 1993. Gazeta Akşam, 11.02.1998, 13/03/1998, 16-05-1997, 11.02.1998. Gazeta Drita Islame, Maj 2006. Gazeta Hëna e re, Shkup, nr. 204, Maj 2008. Gazeta Hürriyet, 19-01-1998. Gazeta Mapo, Maj 2011; http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&category=4&id=12702&titulli=fet-hullah-

gylen-merr-cmimin-e-paqes-per-vitin-2011 Gazeta Millijet, 18/10/1995, 29/07/1998. Gazeta Sabah, 22-01-1998.

Page 219: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

219

Gazeta Start, 16.4.2008, 17.05.2008, 7.12.2010. Gazeta Yeni Yüzyil, 02/02/1997. Gazeta Zaman, (gazeta më e madhe e përditshme në Turqi), 21 Maj 2008,

(www.zaman.com.tr) Gazeta Zaman, 1-10-1996, 30.01-01, 30.01-01,02-1998. Graham Fuller, Republika e Re Turke: Turqia si Shtet i Rëndësishëm në Botën

Myslimane, Washington, DC, SHBA, Instituti i Paqes Press, 2008: 57. Gulen, “Bahari soluklarken”, Nil yayinlari, Izmir, 1993. Gulen, “In true Islam, terror does not exist. Terror and suicide attacks: an Islamic

perspective”, The Light, New Jersey, 2004. Gulen, “Key concept in the practice of Sufism; emerald hills of the heart” 1,

Fountain, New Jersey, 2004. Gulen, “Veprimi dhe Mendimi”, The Fountain, Janar- Mars 1996. Gülen, Buhranlar, Anaforunda Insan, Istanbul, Nil Yayınları, 2002. Gülen, Çağ ve Nesil, Izmir, Nil Yayınları, 2002. Gülen, Essays, Perspectives, Opinions, New Jersey: The Light., 2005. Gülen, Fasıldan Fasıla Vol. 1, 2, 3, 4, Izmir: Nil Yayınları, 1997 Gülen, Fatiha Üzerine Mülahazalar, Istanbul: Nil Yayınları, 2002. Gülen, Gurbet Ufukları, Istanbul, Gazeteciler ve Yazarlar Vakfi, 2004. Gülen, I’lay-i Kelimetullah veya Cihad, Istanbul: Nil Yayınları, 2001. Gülen, Irşad Ekseni, Istanbul: Nil Yayınları, 2001. Gülen, Işığın Gőründüğü Ufuk, Istanbul: Nil Yayınları, 2002. Gülen, İslam Ruhu, Yeni Ümit, Prill-Maj-Qershor 2000. Gülen, Kalbin Zümrüt Tepeleri, Vol. 2, Istanbul: Nil Yayınları, 2001. Gülen, Kendi Dünyamıza Doğru, Istanbul: Nil Yayınları, 2005. Gülen, Kırık Testi, Vol. 1, Istanbul: Gazeteciler ve Yazarlar Vakfi, 2004. Gülen, Kur’an’dan Idrake Yansıyanlar, Vol. 2, Istanbul: ZamanYayınları, 2000. Gülen, Örnekleri Kendinden Bir Hareket, (Cag ve Nesil Serisi, Nr.8). Nil Yayinlari,

Istanbul, 2004. Gülen, Prizma, Vol. 2, Istanbul: Nil Yayınları, 2002. Gülen, Sohbet-i Canan, Istanbul: Gazeteciler ve Yazarlar Vakfi, 2004. Gülen, Yeşeren Düşünceler, Istanbul: Nil Yayınları, 2005. Gülen, Yitirilmis Cennete Dogru, Nil, Izmir, 1988. Gülen, Zamanın Altın Dilimi, Istanbul: Nil Yayınları, 2002. Gülerce, H. (2010, October 14). Today’s Zaman. Marrë nga

http://www.todayszaman.com Gylen, “Dritë e pashuar”, Prizmi, Tiranë, 2007. Gylen, “İslam Ruhu”, Yeni Ümit, Prill-Maj-Qershor 2000. Gylen, “Kriteret ose Dritat e Rrugës”, Prizmi, Tiranë, 2003:111. Gylen, “Nën hijen e besimit II”, Prizmi, Tiranë, 2004. Gylen, “Statuja e shpirtrave tanë”, Tiranë, Prizmi, 2009. G y l e n , Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005. Gylen, Lëkundjet që solli shekulli, vëll. IV, Prizmi, Tiranë 2004. Gylen, Statuja e shpirtrave tanë, Prizmi, 2009. G y l e n , Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë

2005.

Page 220: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

220

Hëna e re, Shkup, nr. 204, Maj 2008:14, shih: Koechler, H., Departamenti i Filozofisë në Universitetin e Innsbruck/Austri.

http://en.fgulen.com/about-fethullah-gulen/biography.html http://en.fgulen.com/love-and-tolerance/269-forgiveness-tolerance-and-

dialogue/1797-forgiveness.html http://en.fgulen.com/love-and-tolerance/269-forgiveness-tolerance-and-dialog/1800 http://en.fgulen.com/love-and-tolerance/269-forgiveness-tolerance-and-

dialogue/1797-forgiveness.html http://en.fgulen.com/love-and-tolerance/269-forgiveness-tolerance-and-

dialogue/1809-islam-as-a-religion-of-universal-mercy.html http://literacyonline.org/products/ili/webdocs/carfl_dem.html http://www.csmonitor.com/2005/0422/dailyUpdate.html, nxjerrë më 24.8.2006. http://www.fethullahGűlen.org/a.page/press/interview/interview.with.mehmet.gund

em.of.milliyet.daily/a1908.html nxjerrë më 22.8.2006. http://www.kimseyokmu.org.tr/sayfa20-our-vision-and-mission.htm, 21.09.2010. http://www.pearls.org/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=27 Jenkins, Keith, Tarihi Yeniden Düşünmek, Istanbul: Dost Yayınları, 1997. John Rawls, A theory of justice, Belknap Press of Harvard University Press, 1998. Kallulli, Prof. Dr. Adriatik, simpozium, Tiranë, 2006. Koraj, Xhenk, Gazeta Akşam, 16-05-1997. Kőse, Ali, “Sekülerizm Sorgulanıyor”, Istanbul, Ufuk Yayınları, 2002. Krasniqi, Prof. asc. Milazim, kumtesë me temë: “Idetë e Gylenit për tolerancë e

dialog në botën e sotme”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Kuhn, S. Thomas: Struktura e revolucioneve shkencore, Dukagjini, 1997, Pejë. Kur’an, botim i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë 2006. Maigret, Eric: Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Botimet “Papirus”, Tiranë

2010. Mathnavi I, 109, Denis Sansom, Universiteti Sanfor. Michel, Th., “Për të kuptuar kristianizmin: Një i krishterë i paraqet myslimanëve

fenë e tij”, isg edizioni, pa vit botimi, Tiranë, f. 58. Michel, Th., Bediuzzaman’a gore Musluman-Hiristiyanlik Munasebetleri, Etkilesim

yayinlari, Stamboll, 2006: 90; shih: Nursi, S., Risale-i Nur, Munazarat, fq. 26-27. Michel, Thomas (2005) ‘Sufizmi dhe Modernizmi në Idetë e Fethullah Gylenit,

Bota Muslimane Vol. 95 nr. 3 Korrik 2005. Miguel, Asin Palacios, “Eskatologjia myslimane në komedinë hyjnore”, Botues

Averroes, Shkodër, 2003. Miller, Paul, Zëri i Amerikës (VOA), “Karikaturat e Profetit Muhamed dhe liria e

shprehjes”, 13.02.2006. Mitri, T., Marrëdhëniet mes myslimanëve dhe të krishterëve, 2007. Mulack, Dr. Gunter (Drejtori ekzekutiv i Institutit Gjerman të Orientit – DOI,

Berlin), kumtesë me temë: “Islami dhe Perëndimi – një marrëdhënie komplekse, impaktet në zhvillimin e bashkëpunimit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Nesturi, P., Gazeta “Shekulli”, 13 Tetor 2007.

Page 221: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

221

Neziri, Rejhan, “Idetë socio-politike të Farabiut”, Fakulteti i Shkencave Islame, Shkup, Përmbledhje punimesh, Viti 1, Nr. 1, Shkup, 2002.

Nursi, B. Said, Fjalët, Fjala e Tridhjetë e Dytë, Treguesi i Pestë. NJ: The Light, Inc. 2005.

Nursi, Bediuzzaman Said, “Risale-i Nur”, Istanbul, 2004. Nursi, Bediuzzaman Said. Rrezet, Çështja e njëmbëdhjetë, Istanbul: Sőzler

Publications, 2002. Pahl, Jon, “Rrugët me Dyqane dhe Hapësirat e tjera të shenjëta: Vendosja e Zotit

në një Vend (Grand Rapids, MI: Brazos Bot, 2003) dhe “Perandoria e Sakrificave: Origjina Fetare edhe Dhunës Amerikane”(NY: New York University Bot, 2010).

Pirraku, M., “Fethullah Gylen, urëlidhës i dinjitetshëm i botës islame me perëndimin”, kumtesë, Prishtinë, qeshor 2008.

P i r r a k u , Prof. Dr. M., Kontributi i Fethullah Gylenit për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, Këndvështrimi i intelektualëve të Kosovës për Lëvizjen Gylen”, Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, Prizren, 2007, 38.

Radio Vatikan, www.radiovaticana.org/alb/indice.asp?RedaSel=9&CategSel=14, 27/12/2007.

Ramiq, Dr. J., “Hutbe të zgjedhura të Muhamedit (s.a.s.)”, Botimet KMSH, Tiranë, 2008: 100.

Ratzinger, J. (2004), Le Figaro, 13 Gusht. Botuan në anglisht në The Christian Science Monitor, 22 Prill 2005.

Revista Aksyon, 14-20 shkurt 1998. Revista Elif, ‘Islami dhe Koha’, Nëntor 2005. Revısta Sızıntı, No. 298, November 2003, No. 302, Mars 2004, nr. 250, Nëntor

1999, nr. 253, Shkurt 2000. Revista The Fountain, 2000. Revista Yeni Ümit, No.16-17. Said, E., Orientalism, Reprint ed., New York, Vintage Books, 1979. Sariotoprak, Zeki and Griffith, Sidney (2005) ‘Fethullah Gyleni dhe ‘Populli I

Librit’: Një Zë nga Turqia mbi Dialogun, Bota Muslimane Vol. 95 nr. 3 Korrik 2005. Sartre, Jean Paul. “Existentialism” in Basic Writings of Existentialism. ed. Gordon

Marino. New York: The Modern Library, 2004. Sevindi, N. (14 June 2006), “Biografi: Vuajtjet në jetën e tij”. Marrë nga

http://en.fgulen.com/about-fethullah-gulen/biography.html Sinani, Gjergji, “Dialogu ndërfetar e ndërkulturor si vlera integruese”, Prizmi,

Tiranë, 2008: 65; kumtesë e mbajtur në simpoziumin me të njëjtën temë dhe botuar si artikull në librin e mësipërm me titull “Dialogu kulturor e ndërfetar në perspektivën e paqes sociale; rasti shqiptar si vlerë pozitive”.

Sinani, Gjergji, “Alexis de Tocqueville: 200 vjet pas”, f. 212-213. Sinani, Gjergji, “Dialogu ndërfetar e ndërkulturor si vlera integruese”, Prizmi,

Tiranë, 2008: 60-61; kumtesë e mbajtur në simpoziumin me të njëjtën temë dhe botuar si artikull në librin e mësipërm me titull “Dialogu kulturor e ndërfetar në perspektivën e paqes sociale; rasti shqiptar si vlerë pozitive”.

Sinani, Gjergji, “Filozofia e historisë”, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1999: 59-60.

Sinani, Gjergji, “Nocione të fenomenologjisë”, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2006: 66.

Page 222: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore, si dhe dallimet krahinore dhe etnike. Në këto

222

Steenbrink, Karel dhe Çelik, Gürkan, kumtesë me temë: “Rruga e Mesme e Vërtetë: Etika Islame e Fethullah Gylenit”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

Tokak, Harun. 2007. Önden Giden Atlılar [Udhërrëfyes që shkojnë përpara]. Istanbul, Turkey: Ufuk Books, DA Publishing.

Turgut, Hulusi, “Nur Hareketi,” Sabah, January 15, 1997. Turkish Daily News, 11-12 janar 2000 dhe The Fouintain korrik-shtator 2000. Thomas S. Kuhn, Bilimsel Devrimlerin Yapısı, Istanbul: Kırmızı Yayıncı, 2006. Ünal, A. and Williams, A., “Avokati i Dialogut”, Fairfax, Virgina: The Fountain,

2000. Unal, Ali, “Fethullah Gylen, ura mes të shkuarës dhe të ardhmes”, Prizmi, Tiranë,

2010. Uşak, Cemal, Küresel Barışa Doğru: Kozadan Kelebeğe, Vol. 3, Istanbul:

Gazeteciler ve Yazarlar Vakfi Yayınları, 2003. Weller, Paul, kumtesë me temë: “Fethullah Gylen dhe Arti i Bashkëjetesës në një

Epokë të Kundërshtive Globale”, simpozium: “Këndvështrim i diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globale; Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, Tiranë 25-26 Mars 2011.

www.al.fgulen.com www.herkul.org, Kırık Testi “Kültür Müslümanlığı ve Tahkiki Iman” December

12, 2004. www.prizmi.com www.radiovaticana.org/alb/index.asp Yavuz, Hakan dhe Esposito, John, Islami Turk dhe Shteti Laik: Lëvizja Gylen, NY:

Syracuse University Press, 2003. Yildirim, Ergun, “Ak Parti ve Cemaat”, Hayat yayinlari, Istanbul, 2011. Yılmaz, Irfan, Yeni Bir Bakış Açısıyla Ilim ve Din, Izmir: Nil Yayınları, 1998. Yilmaz, Ishan (2005) ‘Shteti, Ligji, Shoqëria Civile dhe Islami në Turqinë

Bashkëkohore’, Bota Muslimane Vol. 95 nr. 3 Korrik 2005. Zambaur, H., cituar nga Ferit Hafizi, Rrethimi i Shkodrës-10 tetor 1912-22 prill

1913, Shkodër, Camaj-Pipa, 2006: 133-134. Zannini, Francesco, “Dialogu myslimano-kristian në një botë të globalizuar”,

www.prizmi.com. Zëri i Amerikës (VOA), “Papa Benedikti dhe marrëdhëniet mes krishtërimit dhe

myslimanizmit”, 15.04.2008.