universiteti publik e drejta biznesore

19
Universiteti Haxhi Zeka” –Pejë PUNIM SEMINARIK Lënda:E drejta biznesore TEMA:Kushtet për lidhjën e kontratës Pejë 2014 Vlersonë: MSc. Mervet Shala MCs.Fidane Spahija Punuar nga: Burbuqe Hoxha Duresa Bytyqi Mergime Zeqiraj

Upload: duresa-bytyqi

Post on 20-Jul-2015

800 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Universiteti publik e drejta biznesore

Universiteti “Haxhi Zeka” –Pejë

PUNIM SEMINARIK

Lënda:E drejta biznesore

TEMA:Kushtet për lidhjën e kontratës

Pejë 2014

Vlersonë:

MSc. Mervet Shala

MCs.Fidane Spahija

Punuar nga:

Burbuqe Hoxha

Duresa Bytyqi

Mergime Zeqiraj

Page 2: Universiteti publik e drejta biznesore

PËRMBAJTJA

Table of Contents PËRMBAJTJA .................................................................................................................................................. 2

HYRJE ............................................................................................................................................................. 3

Përkufizimi i kontratës .................................................................................................................................. 4

Kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës ........................................................................................... 5

Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës .................................................................................................... 7

Negociatat dhe Lidhja e Kontratës ................................................................................................................ 8

Oferta ............................................................................................................................................................ 9

Mënyrat e paraqitjes dhe Efektet juridike të ofertës ................................................................................. 10

Pranimi ,Mënyrat e pranimit dhe Efektet Juridike të Pranimit të Ofertës ................................................. 11

Parakontrata,Pjesët e Kontratës dhe Interpretimi i kontratës ................................................................... 12

Klasifikimi dhe Shuarja e Kontratës ............................................................................................................ 13

SHUARJA E KONTRATAVE ............................................................................................................................ 17

PËRFUNDIM ................................................................................................................................................ 18

LITERATURA ................................................................................................................................................ 19

Page 3: Universiteti publik e drejta biznesore

HYRJE

Në këtë punim seminarik jemi munduar të bëj një përmbledhje të kësaj që ne quajmë kontrat.

Kushtet për lidhjen e kontratës mund të përbëjë prej një seri të plotë librash, me këtë punim seminarik

do tentoj të familjarizoj me pikat kulminante të cilat kanë lidhje me kontraten dhe kushtet e lidhjes së

kontratës.

Sa e rëndësishme është kontrata për një biznes cilat janë lehtësitë që i ka biznesi pas lidhjes së

kontratës.

Page 4: Universiteti publik e drejta biznesore

Përkufizimi i kontratës1

Kontrata është marrëveshje në mes palëve,ligjërisht e zbatueshme.Ajo është marrvëshje e dy apo më

shumë përsonave ,me të cilën krijohen,ndryshohen ose shuhet një marrëdhënie detyrimi.Kontrata është

edhe akt,veprim,punë juridiko biznesore e dyanshme,e dy emë shumë palve kontraktuese

krijojnë,ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike.

Prandaj kontrata është edhe marrëdhënie apo ndërlidhje juridike me shperbilm apo pa

shperblim,nëmes të palëve-rregulluara sipas të drejtës.Kontrat në të njëjten kohë është edhe burim

shumë i rëndësishem material i të drejtës së detyrimeve dhe është vepër,instutucion dhe sintez e së

drejtës si tërësi e moralit.Përjashtimisht kontratat mund të jen edhe akt i vullnetit të njëanshëm.Me

emertimin e kontratës në teorinë dhe praktikën juridike dhe biznesore,përdoren terme nga më të

ndryshmet si:

kontratë

marrëveshje

ujdi

dakord ose akordim

convent

traktat

aranzhman

hollim.

Kontrata si punë juridiku-biznesore,si ekonomike,ka rëndësi të vacantë e të vazhduesheme; veçmas në

qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve,si në nivel ncionalë ashtu edhe atë ndërkombëtar, ashtu edhe në

të drejtën familjare, në të drejtën civile, në të drejtën ekonomike si dhe tek e drejta në turizëm dhe

hotelieri. Kontrata është punë juridike e dyanshme me anë të së cilës krijohet, ndryshohet marrëdhënia

ekzistuese e detyrimit, përkatësisht me anë të saj shuhet detyrimi .Kontrata është burim kryesor dhe më

i rëndësishëm i marrëdhënieve juridike e sidomos atyre detyrimore dhe afariste.

1Dr.Mazllum Baraliu “E Drejta Biznesore” fq.471-476

Page 5: Universiteti publik e drejta biznesore

Kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës

Kontrata nuk është akt a po marrëveshje e thjeshtë dhe ekskluzive formale.Ajo ka formën,elementet

qensorë dhe përmbajtjen e saj.Marrëveshja përveq kësaj,për ta lidhur një kontarat,lypset përmbushur

edhe disa kushte.Ato janë të përgjithshme dhe të veqanat.

Në kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës bëjnë pjesë:

a) Aftësia punuese e palëve;

b) Shprehje vullnetit ,përkatësisht pajtimi i vullnetit të palëve;

c) Objekti apo lënda e kontratës;

d) Baza e kontratës.

Këto lypset të përmbushërmbushën për të gjitha llojet e kontratave dhe ato duhet të plotësohet në

mënyr komulative,në mënyr që të kemi lidhje të plotfuqishme të kontratës.

a) Aftësia punuese e palëve –si kush i përgjithshem për lidhjen e kontratës,ndërlidhët me të drejta

dhe detyrimet e personit që lidhë një kontratë.Pra përsoni që krijon të drejta dhe

detyrime,duhet të ketë edhe cilësi dhe aftësi të nevojshme . Aftësia punuese për të kontraktuar

lypset të ketë edhe presion fizik edhe juridik. Këtë aftësi në të drejtat nacionale person i fiton

kur e ploteson moshën madhore;ndaj edhe mund te merr veprime te caktuara

juridike.Andaj,për lidhjen e një kontrate të plotfuqishme dhe valide,është e nevojshme që palët

kontraktuese,të ken aftësi punuese.

b) Pajtimi i vullnetit të palëve-është një tjetër kusht i përgjithshëm pë lidhje të kontaratës. Për të

pasur vullnet konsesual të palvë kontraktuese,ai duhët të jetë i dyanshëm,serioz i shprehur

çartë dhe shprehimisht,në mënyrën që të përmbushet ky kusht i përgjithshëm dhe që të pasojë

lidhja e kontratës. Kontrata është lidhur,atëher kur palët janë akorduar përkitazi me elementet

qenësore të saj. Po këto elemente esenciale,kontratat nuk mund të lidhet.

c) Objektivat apo lënda e kontratës-është një kusht i përgjithshëm,pa përmbushjen e të cilit,nuk

mund të flitet për lidhjen apo ekzistim të kontratës. Objekt i kontratës mund të jetë sendi i

luajtshë i paluajtshëmdhe a i konsumushëm,por mund të drejtat reale edhe ato të

detyrimeve.Për të pasur efektet juridike lënda a objekti i kontratës,duhet te ket cilësi të

caktuara. Pra lënda e kontratës që të jetë:

E mundshme

E caktuar

E lejuar

Objekti i kontrates është i mundshëm nëse lënda mund të ekzekutohet në mes të palëve. Në

qarkullimin juridiko-biznesor mund të ndodhin situate të pamundësisë objektive(kur s’mund ta

përmbush kontratën,sepse qellimi nuk preket me dorë. Pamundësia objective(kur obligohet dikush të

skulputurojë e nuk e bën atë).

Page 6: Universiteti publik e drejta biznesore

q) Bazat e kontratës-është kusht qenësor i domosdoshëm dhe i përgjithshëm për lidhjen e saj. Pa bazë

të kontratës,kontrata është inekzistent. Baza e kontratës duhët të ekzistojë që në momentin e lidhjes së

kontratës, ajo është e përhershme dhe e përgjithshme për çdo lloj kontrate,por dallohet nga kontrata

në kontratë, është rregull që çdo kontratë ka ketë bazën e vetë. Mirëpo,mund të ndodhë edhe të mos

ketë bazë kontrata. Kjo mungesë e bazës së saj mund të shkaktohet në çastin e lidhjës së kontratës.

Ndodhë ndonjëherë në praktikë,që edhe baza e kontratës të jetë fiktive. Kjo ngjan atëherë kur palët

kontraktuese me qellim e mshefin bazën e vërtetë të kontratës-ndaj personave të tretë. Këshut ndodhë

në rastet kur palët lidhin kontratë për tu shmangur pagesës së tatimit,për të mos i përmbushur

detyrimet dhe për mos dhënjën alimentacionin.

Në situate kur baza e kontratës është fiktive,munëgon ose është e ndaluar,kontrata është e pavleshme.

Kontratat kanë edhe matësin e tyre.

Mirpo motive i kontratës manifestohet si qellim i tërthortë për lidhjen e kontratës ose për krijimin e

detrimit. Ky motiv nënkupton faktorin e brendshëm psikologjik,si dëshirë të palës që të vendosë për

lidhjen e kontratës dhe jo si kusht.

Page 7: Universiteti publik e drejta biznesore

Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës

Për lidhjen e kontratës përveç kushteve të përgjithshme duhet të përmbushen edhe kushtet e veçanta

të cilat janë:

Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit

Dhënia e pelqimit për lidhjen e kontratës

Forma e kontratës.

Format e kontratës është si kusht i vaçantë për lidhjen e disa kontratave,është mënyra e artikuluar të

palëve kontraktuese. Forma e kontratës është mënyrë e shprehjes së vullnetit të palëve. Vullneti mund

të shprehet në forma të ndryshme(me gojë,me shkrim dhe me veprimin e shenjave konkludente),por ai

duhet të jetë i shprehuri kuptueshëm dhe të artikulojë përmbajtjen e kontratës. Forma është

manifestim i jashtëm i përmbajtës së kontratës.

Ekzistojnë lloje apo modalitete të ndryshme të formave të kontratës dhe disa nga to janë:

1) Forma solemne e kontratës-është forma qenësore e kontratës dhe elementi konstituiv i saj. Kjo

formë e kontratës mund të parashihet sipas ligjit ose sipas vullnetit të palëve dhe rëndomë

paraqitet në formë të shkruar. Këshut është më mirë sepse më lehtë mund të vërtetohet dhe

verifikohet vullneti i shprehur i palëve. Nëse humbë kontrata ekzistimi i saj mund të pranohet

me dëshmitarë ose me ndonjë provë tjetër valide.

2) Forma promovuese e kontratës-edhe pse kojo formë e kontratës nuk është element qenësor

për ekzistimin e saj, kjo shërben si provë,se vullneti i palëve është shprehur në dokumentin e

saj,ndaj ajo në rast konteksti shërben si dëshmi për vërtetimin e ekzistimit të tij. Këtu kemi të

bojmë me formën provuese të kontratës. në të drejtat nacionale të shteteve më me traditë në

drejtësi dhe biznes,por edhe në shum shtete tjera forma me shkrim si provë e kontratës

sanksionohen me ligjet përkatëse dhe aplikohen për të gjitha kontrata me vler mbiminimale.

3) Forma ligjorë e kontratës-ekzistonë atëher kur për vlefshmërin e saj,ligji e parasheh formën e

caktuar. Kjo formë e kontratës parashihet dhe zbatohet për lidhjen e kontratës,për ndërtim

,licencë,sigurin,dorëzimin,kredinë etj.

4) Forma kontraktuese e kontratës-esenca dhe qëllimi i kësaj formë është që palëve kontraktuese

t’iu mundësohet shprehja e lirë e vullnetit të tyre,jo vetëm në përzgjedhjen dhe caktimin e

formës së kontratës së tyre,por edhe të realizohet parimi i lirisë së kontraktimit të palëve,në të

drejta kontraktuese. Kjo liri e kontraktimit ,si dhe shprehja e lir e vullnetit të palëve,nuk janë të

pakufizushme as absolute,por ato duhet të sillen brenda suazave të lejuara të sistemit juridik të

një vendi të caktuar por edhe të normave etike dhe morale.

Page 8: Universiteti publik e drejta biznesore

Negociatat dhe Lidhja e Kontratës2

Lidhjes së kontratës i paraprijnë bisedimet midis subjekteve të caktuara.

Subjektet e interesuara mund të bisedojnë për elementet e caktimit të lartësisë së çmimit, për mënyrën

dhe vendin e dërgimit, për cilësinë e sendit, për pagesën etj.

Këto bisedime e kanë karakterin e parapërgaditjes rreth lidhjes së kontratës.

Negociatat i paraprijnë lidhjes së kontratës dhe nuk obligojnë.

Rëndësia e negociatave shprehet në faktin që palëve t’u mundësohet njohja se me çka detyrohen, të

njihen me pasojat juridike të kontratës që do të lidhet, të njihen me solvencën e palës tjetër etj.

Negociatat kanë ndikim me rastin e interpretimit të kontratës dhe të

Kontrata, si burim i lindjes së detyrimeve, ashtu si çdo fakt tjetër juridik, ka një fillim, ekzistencë dhe

mbarrim.

Fillimi i ekzistencës së kontratës, shënohet nga koncepti i lidhjes së kontratës. Kontrata quhet e lidhur

kur palët kontraktuese të jenë marrë vesh mbi pjesët përbërëse esenciale të kontratës.

Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjelltë vullnetin e tyre, duke u marrë

vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.

Kontrata do të quhet e lidhur kur palët kanë shprehur lirisht vullnetin e tyre, se janë dakord mbi të gjitha

kushtet thelbësore.

Në çastin e bashkimit të vullnetit të tyre kur ligji kërkon plotësimin e ndonjë forme të veçantë (kontrata

formale), ose dorëzimin e sendit (kontrata reale).

2 Mr.sc.Nerxhivane Daudti “E Drejta e Detyrimeve” Prishtinë,1998 fq.77-84

Page 9: Universiteti publik e drejta biznesore

Oferta

Oferta është shprehje e vullnetit të një përsoni me anë të të cilit e fton personin tjeter të caktuar me

qëllim që të lidhë kontratën.

Përsoni që ofronë kontraten quhet Ofertues,kurse përsonit të cilit i ofrohet quhet i Ofertuar. Me

ofertë merret iniciativa për lidhjen e kontratës.

Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet personit të caktuar e cila përmban të gjitha

pjesët përbërëse esenciale të kontratës

Oferta është deklarimi i njëanshëm i vullnetit i drejtuar palës tjetër me qëllim të pranimit.

Pala që bën propozimin për lidhjen e kontratës quhet propozues ose ofertues.

Iniciativa e saj për lidhjen e kontratës quhet propozim ose ofertë.

Që të jetë dhënë nga personi i cili ka për qëllim të lidhë kontratën (ofertuesi) ose nga personi i

autorizuar i tij (autorizuesi i ofertuesit).

Ti përmbaj elementet thelbësore për lidhjen e kontratës (esentialia negoti), të cilën dëshirojnë ta lidhin

Të përmbajë qartë dhe seriozisht vullnetin e shprehur të propozuesit se dëshiron të lidhë kontratë në

bazë të kushteve të propozuara.

Oferta duhet të bëhet në formën me shkrim nëse lidhet kontrata formale.

Page 10: Universiteti publik e drejta biznesore

Mënyrat e paraqitjes dhe Efektet juridike të ofertës

Oferta mund të paraqitet me shkrim, me gojë,në heshtje.Mënyrate paraqitjes së ofertës ndahen ne dy

grupe, në mënyren e drejtëpërdrejtë dhe të tërthorta.

Në mënyrën e drejtpërdrejt të paraqitjes së ofertës hyjnë:

me gojë,

me shkrim dhe

me të gjitha mjetet tjera me anë të të cilave mund të tregohet qëllimi për të lidhur kontratë.

Në mënyrën e tërthorta të paraqitjes së ofertës hyjnë:të gjitha ato shprehej të vullnetit për të lidhur

kontrat,po mund të kuptohet tërthorazi se ekziston një vullnet i tillë.

Në mënyrat e tërthorta të paraqitjes së ofertës hyjnë

të gjitha ato shprehje të vullnetit prej të cilave nuk mund të kuptohet se shprehin vullnetin për

të lidhur kontratë,

po mund të kuptohet tërthorazi se ekziston një vullnet i tillë

Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit, me anë të së cilës ai propozon

lidhjen e kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në ofertën e vet.

Oferta nuk është kontratë.

Që të bëhet kontratë i ofertuari duhet ta paraqesë mendimin e vet dhe ta pranojë ofertën

Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit,me anë të së cilës ai propozon lidhjen e

kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në oferten e vet. Oferta nuk është kontratë. Që të

bëhet kontratë,i ofertuari duhet ta paraqes mendimin e vet dhe ta pranoj ofertën. Këtu duhet dalluar

ofertën e drejtuar personit të pranishem nga ajo që i ofrohet personit jo të pranishëm.

Në qoftë se në ofertë është caktuar afati për pranimin e saj,me këtë është i lidhur gjer në skadimin e

ketij afati. Në qoftë se afati është caktuar me letër ose me telegram,afati duhet të rrjedh prej datës së

caktuar në letër,përkatësisht prej çastit kur telegram është dorzuar në postë.

Page 11: Universiteti publik e drejta biznesore

Pranimi ,Mënyrat e pranimit dhe Efektet Juridike të Pranimit të Ofertës

Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit me anë të së cilës e miraton

propozimin e ofertuesit për lidhjen e kontratës në kushte të caktuara në ofertë. Pranimi i ofertës

ndryshe quhet edhe pranim, pelqim, miratim. Pranimi është deklarimi që bën personi të cilit i është

drejtuar propozimi se deshiron dhe shpreh vullnetin e tij për lidhjen e kontratës së propozuar, sipas

kushteve të propozimit .

Në mënyrën e drejtëpërdrejtë hyjnë ato deklarata të bëra veçmas me gojë, me shkrim, me teleprinter

ose me shenja të përgjithshme të pranimit.

Në mënyrat e drejtëpërdrejta të pranimit të ofertës hyjnë: nënshkrimi i të ofertuarit në ofertën me

shkrim të kontratës ose vënia e shenjës së gishtit.

Për tu shprehur në mënyrë të tërthortë pranimi i ofertës duhet, që nga sjelllja e personit të ofertuar të

kuptohet se ai ka dashur të shpreh pajtimin që të lidhet kontrata sipas propozimit të bërë.

Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit me anë të së cilës pajtohet për

lidhjen e kontratës sipas kushteve te propozuara në ofertë. Pasi i ofertuari jep pëlqimin për

oferten,lidhet kontrata e cila krijon të drejtat dhe detyrimet ndërmjet atyre subjectëve. Deklaratat për

pranimin e ofertës mund të revukohet,nëse deklarata per revukimin e pranimit te ofertës arrin te

ofertuesi para ose njehkohsisht kur arrin deklarata per pranimin e ofertes. Revokimi i vonuar i ofertës

nuk do të krijojë kurrfarë efekti juridik.Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të

ofertuarit me anë të së cilës pajtohet për lidhjen e kontratës sipas kushteve të propozuara në ofertë.

Pranimi është deklarimi që bën personi të cilit i është drejtuar propozimi se deshiron dhe shpreh

vullnetin e tij për lidhjen e kontratës së propozuar, sipas kushteve të propozimit.

Pasi i ofertuari jep pelqimin për ofertë, lidhet kontrata e cila krijon të drejta dhe detyra ndërmjet atyre

subjekteve.

Deklarata për pranimin e ofertës mund të revokohet, nëse deklarata për revokimin e pranimit të ofertës

arrin te ofertuesi para ose njëkohësisht kur arrin deklarata për pranimin e ofertës

Page 12: Universiteti publik e drejta biznesore

Parakontrata,Pjesët e Kontratës dhe Interpretimi i kontratës3

Parakontrata është kontratë e atillë me të cilën merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet kontrata.

Nëpërmjet kontratës paraparake, palët marrin përsipër detyrimin që më vonë të lidhin midis tyre një

kontratë të përcaktuar

Parakontrata nuk obligon në qoftë se rrethanat prej lidhjes së saj kanë ndryshuar aq saqë nuk do të

lidhej fare po të ekzistonin rrrethana të tilla në atë kohë.

Që të arrihet kontrata, palët duhet të pajtohen mbi pjesët esenciale të kontratës (essentialia negotii).

Pjesët esenciale janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të mirret me mend.

Palët mund të mirren vesh edhe për pjesët tjera që janë të rëndësishme për realizimin e kontratës,

mënyra e dorëzimit të sendit të blerë, koha dhe mënyra e pagimit të çmimit etj.

Këto pjesë quhen pjesë natyrale (natyralia negotii) të kontratës.

Pëveç pjesëve natyrore ekzistojnë edhe pjesët e rastësishme (accidentalia negotii) të cilat nuk është e

thënë të ekzistojnë patjetër te ndonjë kontratë, por të cilat palët mund t’i parashohin për kontratën

konkrete.

Kontrata është vepër e palëve kontraktuese.

Ajo lidhet me pajtimin e vullnetit të shprehur të dy ose më shumë subjekteve me qëllim të krijimit,

ndryshimit ose shuarjes së marrëdhënies së caktuar të detyrimeve.

Interpretimi i kontratës d.m.th përcaktimi i kuptimit të vërtetë dhe efekteve të dispozitave të saj

3 http://www.edrejtabiznesore.webs.com

Page 13: Universiteti publik e drejta biznesore

Klasifikimi dhe Shuarja e Kontratës4

Liria e rregullimi të marëdhënieve kontraktuese ka mundësuar krijimin e kontratave të shumta dhe të

shumllojshme. Rritja e numrit të kontratave,marrëdhëniet që i rregullojnë,mundësia e zabatimit të disa

rregullave vetëm në disa kontrata dhe disa kontrata dhe studimi me i lehtë i tyre,janë ndër qrsyet

kryesore për klasifikimin e kontratave.

Varësisht nga kriteret e caktuara kontrata mund të jenë, kontrata:

Me emër dhe kontrata pa emër

Kontrata me emër janë ato kontrata ,që janë të parapara dhe të rregulluara shprehimisht me dispozita

të ligjit ose kodeve civile. Në këtë grup kontratash bëjnë pjesë:kontrata e shitjës,e dhuratës,e veprës,e

qirasë,e kembimit etj. Numri i tyre është i madh në qarkullimin e mallrave dhe në kryrjen e sherbimeve.

Kontrata pa emër janë ato kontrata që nuk e kan emrin e tyre dhe nuk janë të rregulluara me ligj ose

kode civile,por krijohen nga palet duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese.

Në këtë grup kontratash bëjnë pjesë: kontrata për ekspozimin,botimin dhe kontratat për angazhimin e

kapacitetee hoteliere.

Konsensuale dhe kontrata formale

Kontratat Konsensuale janë ato kontrata të cilat lidhen me marrveshjën e thjeshtë të palëve

kontraktuese.

Kontrata formale janë ato kontrata per lidhjen dhe vlershmërinë e të cilave me ligj është caktuar forma e

posaqme,e cila paraqitet si e lemnet konstituive i kontratës. Në qoftë se forma parashihet me

kontratë,forma është kontraktore,kurse në rast se parashihet në bazë të ligjit,forma është ligjore. Me

anë të kontratave formale mbrohen interest e caktuara te shoqërisë,p.sh.në qarkullimin e sendeve të

paluajtshme kur realizohet interesi fiscal,kur kontrollohet qarkullimi i këtyre sendeve etj. Mungesa e

formës në këto kontrata shkakton pavlefshmërinë e tyre.

Me shpërblim dhe pa shpërblim

Si bazë për këtë klasifikim ka shërbyer fakti se a merr shpërblim apo jo pala dhënëse për atë që ka

dhënë.

Kontrtat me shperblim bëjnë pjes :kontrata mbi shitjen,mbi veprën,mbi ortakëritnë,mbi qiranë,mbi

mbajtjen e përjetshme,mbi ndërtimin.

4 Mr.sc.Nerxhivane Daudti “E Drejta e Detyrimeve” Prishtinë,1998 fq.85-143

Page 14: Universiteti publik e drejta biznesore

Kontrata për shpërblim janë ato kontrata në të cilat nuk jepet kurrfar shpërblimi për atë që fitohet.

Këtu hyjnë:kontrtat mbi dhuraten,huanë pa kamat,kontrtata mbi sherbimin ,kontrata mbi depoziten.

Të njëanshme dhe të dyanshme

Kontrata e njëanshme janë ato kontrata nga të cilat krijohen detyrat e veta për njërën palë

kontraktuese,vetëm ajo palë bëeht debitor,kurse pala tjeter fiton vetem të drejtën për të kërkuar dhe

bëhet kreditor i saj.

Komutative dhe Aleatore

Kontrata komutative janë ato kontrata në të cilat palët kontraktuese që në çastin e lidhjes së kontratës i

din të drejtat dhe detyrimet e tyre. Ne keto kontrata hyjnë:kontrata mbi

shitjen,këmbimin,ndërtimin,sigurimin,qiranë,ortakërinë etj.

Kontrata aleatore janë ato kontrata në të cilat palët në çastin e lidhjes së kontratës nuk i dinë të drejtat

dhe detyrimet e tyre,por kjo varet nga një rrethanë e ardhshme dhe e pasigurtë.

Me prestime të përhershme dhe me prestime të përkohshme

Kontrata me prestime të përkohshme janë ato në të cilat prestimi ekzekutohet aty per aty,menjëher.

Detyrimi i debitorit përbëhet prej një bërjeje ose mosbërjeje,prej lëshimit të cilin e ekzekuton për një

qast.

Kontrata me prestim të përkohshëm janë ato,në të cilat prestimi ekzekuohet me interval me te gjat

kohor. Në këto kontrata,detyra e debitorit përbëhet prej shumë bërjesh,mosbërjesh ose lëshimesh.

Të thjeshta dhe të përziera

Kontratat e thjeshta janë ato që kanë elemente të një kontrate,dhe paraqet një lloj të caktuar

kontratash(p.sh. kontrat e shitjes,e qiras,e depozitit,e dhurates,e kembimit etj).

Kontrat e përzier është një kontratë,e cila sipas përbërjes ka elementet të disa kontratave të thjeshta.

Përberja e këtyre kontratave paraqet një tërsi të një kontrate unike. Kontrata të përziera janë:kontratat

mbi pansionin,kontrata mbi sefin,kontrata mbi allotmanin,kontrata mbi inxhinjeringun.

Të përgjtihshme dhe të veçanta

Kontrata e përgjithshme janë ato në të cilat palët i kanë caktuar,saktësuar,të drejta dhe detyrimet në

mënyrë të përgjithshme,për një periudhë të gjatë kohore.

Kontrata e veçanta janë ato kontrata në të cilat janë konstatuar detyrat konkrete të palëve për një

periudhë të shkurtërt kohore prej 1 viti.

Page 15: Universiteti publik e drejta biznesore

Të pavarura dhe aksesore

Kontrata e pavarura krijojnë efekte juridike dhe shuhen parvarësisht nga ndikimi i ndonjë kontrate

tjetër. këtu bëjnë pjesë;kontrata e shitjes,e ortakëris,e qirasë,e veprës,e shërbimit,e dhurates etj.

Kontrata aksionare,ekziston dhe varet nga kontrata kryesore. Zakonisht këto kontrata lidheb si shtesë e

kontratës së pavarur ose si kontrat e vacantë por akcesore. Kontrata akcesore më së shumti lidhen për

ekzekutimin e kontratës. Këtu hyjnë: kontrata për dorziminë,kaparinë,pengun,hipotekën,pendimin etj.

Parakontrata dhe kontrata kryesore

Parakontratat janë ato me anë të të cilave palët jan obliguar që n të ardhmen të lidhet kontrata

tjetër,elementet e të cilave janë caktuar më parë.

Kontrat kryesore janë ato ,të cilat krijohen pasi të jenë përmbushur kontrata paraprake.

Intuitu personale dhe jo intuitu personale

Intuita personale janë ato,për lidhjen e të cilave merren parasysh cilësitë e vacantë e palës

kontraktuese. Për këto kontrata cilësitë e njëres ose dy palëve janë elemente thelbësore të kontratës.si

kontrata intuit personale janë kontrata mbi autorizimin,kontrata mbi

veprën,ortakrinë,dhuratën,mbajtjen e përjetshme).

Jo intuita personale janë ato ,në të cilat nuk merret parasysh cilësit e vacantë e palës kontraktuese(p.sh.

kontrata e shitjes,këmbimit etj.)

Individuale dhe kolektive

Kontrata kolektive janë ato që krijojnë efekte juridike për të gjith subjectët që i përkasin grupit të

caktuar,pa mar parasysh se të gjith nuk kanë dhënë pelqimin për lidhjen e saj. Këtu hyjnë: kontrata

kolektive e punës,kontrata e sigurimeve kolektive,.

Kontrata individuale janë ato me të cilat saktësohen detyrat e ndërmjetme subjekteve-anëtarve të

grupit në emer të të cilëve është lidhur kontrata kolektive. Kontrata individuale duhet te jet në pajtim

me kontraten kolektive në mënyr që të ket efek juridik.

Me përmbajtje të caktuar dhe të adezionit

Kontrara me përmbajtje të cakatua janë ato,në të cilat është caktuar përmbajtja nga palët kontraktuese.

Në këto kontrata palët me marrëveshje i caktojnë elementet dhe kushtet e saj.

Kontrata të adezionit janë ato,në të cilat njëra palë qëmë përpara cakton elementet dhe kushtet e

kontrates,kurse pala tjeter nuk merr pjes në perpilimin e kësaj kontrate e as që ndikon në ndonje

elemen të këtyre kontratave. Këto kontrata paqaqiten në kontrara mbi transportin e mallërave në

hekurudha,në trafikun ujor,ajror,në lëmin e sigurimit,në shërbime postale,në shërbime komunale.

Page 16: Universiteti publik e drejta biznesore

Kauzale dhe abstrakte

Kontrata kauzale është shkaku i drejtëpërdrejtë juridik për çka është lidhur kontrara është i njohur,jo

vetëm për palët kontraktuese,po edhe për përsonat e tret. Sipas rregullës kontrata janë kauzale. Këtu

bëjnë pjesë: kontrata mbi dhuraten,huanë,mbi depoziten,qiranë,vepren etj.

Kontrata abstrakte quhet ajo ,në të cilën nuk është cekur qëllimi për të cilën palët obligohen. Baza e

kontrates ekzistonë në keto kontrata por shkaku nuk është i njohur për palët kontraktuese sepse

obligohen. Lidhja e saj bëhet me vullnetin e palëve kontraktuese,por opinion nuk i di arsyen e obligimit

të tyre. Në këto kontrata si bazë mundë të jetë pagesa e qirasë,pagimi i qmimit të shitjes,kthimi i huas.

Kontrata kauzale mund të shëndërrohet në kontrat abstrakte me marrëveshjen e palëve kontraktuese.

Page 17: Universiteti publik e drejta biznesore

SHUARJA E KONTRATAVE

Kontrata e lidhura nga palët kontraktuese krijonë efektet juridike,e cila pastaj shuhet. Shuarje e

kontrates konsiderohet shuarja e kontratës së plotfuqishme me vullnetin e palëve kontraktuese për

shkaqe te parapara me ligj.

Kontrata sipas LMD(Ligji për marrëdhëniet dhe detyrimet) shuhet:

Me marrëveshjen e palëve,

Shuarja me marrveshjen e palëve ose zgjidhja vullnetare e kontratës,si rregull,është një rast i shurjes së

kontratës në të gjitha kontrata,pa marr parasysh se a janë pjesëmarres personat fizikë,personat

juridikë,civil apo personat juridikë shoqërorë.

Zhdukja e lëndës së saj,

Shuaraja e kontratës kur zhduket lënda e saj është një rast i shuarjes së kontratës që mund të

shkaktohet nën ndikimin e fuqisë madhore ose të rastit,që shkaktohet pas lidhjes së kontratës mëqënse

zhdukja e lëndës së kontratës shkakton pamundësin e përmbushjes dhe shuarjen e kontratës.

Vdekja e palës kontraktuese

Shuarja e kontratës me vdekjen e palës kontraktuese; është rregull e përgjithshme që kur vdes pala

kontraktuese,kontrata nuk shuhet por kalon mbi trashigimtarin e tij universalë. Në të drejten

kontraktore bëjnë përjashtim në dy raste a) kontrata do të shuhet kur vdes pala kontraktuese në qoftë

se është lidhur duke pasur parasysh cilësitë e veçanta personale të palës kontraktuese,pra kur është

lidhur kontrata intuit personae dhe b) në qoftë se palët kontraktuese janë marr veshë që vdekja e

njëres palëdo të shkaktoj shuarjen e saj.

Anulimi i kontratës

Kontrata e detyrimeve shuhet edhe me anulim. Anulimi i kontratës shkaktonë pamundësinë që kontrata

të krijojë efekte juridike. Arsyet e anulimit të kontratës janë kur cenohen interesi i përgjithshem

shoqëror,ose kur cenohet ndonje interes individual.

Page 18: Universiteti publik e drejta biznesore

PËRFUNDIM

Qëllimi i këtij prezantimi sot ishte informimi sado i vogël në lidhje me Kontratat. Ne shpalosëm

karakteristikat e përgjithshme të kontratave të lartë përmendura rendësinë e tyre, me atë

kuptuam se ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm në fushën e jetës më konkretisht në

mjedisin biznesor. Ku një rol kyq në idenë për fillimin e një aktiviteti bizneso, si dhe në ushtrimin

e aktiviteteve biznesore. Nga ky hulumtim shkencor kuptuam se me lidhjen e kontratave shum

biznese nuk do te kishin problem te shumta siq kan shumica e bizneseve si p.sh.ndarja e

pergjegjsive,ndarje e fitimit etj,po ashtu kuptuam se si lidhen kontrtata,si klasifikohen ato si

janë ato të vlefshme dhe si arrihet deri te shuarja e një kontrate.

Page 19: Universiteti publik e drejta biznesore

LITERATURA

Prof.Dr. Mazllum Baraliu “E Drejat Biznaesore”

Prof.Dr. Miriana Semini “ E Drejta e detyrimeve dhe kontratat”

Web-faqja; http://www.edrejtabiznesore.webs.com

Mr.sc. Nerxhivane Dauti “ E Drejta e detyrimeve” Prishtinë,1998