unmik urdhëresë administrative nr. 2006/17 · pdf filegabimit të...

41
UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d’Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK/AD/2006/17 6 dhjetor 2006 _______________________________________________________________________ URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 PËR NDRYSHIMIN DHE ZËVENDËSIMIN E URDHËRESËS ADMINISTRATIVE TË UNMIK-ut NR. 2003/13, ZBATIMIN E RREGULLORES NR. 2002/13 PËR THEMELIMIN E DHOMËS SË POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME AGJENCINË KOSOVARE TË MIRËBESIMIT Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjitshëm, Në bazë të kompetencave që i janë dhënë me nenin 7 të Rregullores së Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nr. 2002/13 të datës 13 qershor 2002 për themelimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, Duke përkujtuar Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2002/12 të datës 12 qershor 2002 për themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Duke përkujtuar gjithashtu Urdhëresën administrative të UNMIK-ut 2003/13 të datës 9 qershor 2003 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 dhe përpilimin e rregullores së punës për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me çështjet e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Duke marrë parasysh Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/13 të datës 9 qershor 2002 mbi kalimin e të drejtës për shfrytëzim të pasurisë së paluajtshme shoqërore, të ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2004/45 të datës 19 nëntor 2004 dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2005/48 të datës 21 nëntor 2005 mbi riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve dhe aseteve të tyre nën pushtetin administrativ të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Me qëllim të ndryshimit dhe zëvendësimit të Urdhëresës administrative të UNMIK-ut 2003/13 për vendosjen e një rregulloreje gjithëpërfshirëse të punës për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, duke i paraqitur standardet dhe normat përgjithësisht të pranuara ndërkombëtare dhe normat e vendosura sipas Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, lidhur me të drejtat procedurale dhe masat mbrojtëse,

Upload: lamdiep

Post on 30-Jan-2018

230 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission

in Kosovo

UNMIK

NATIONS UNIES Mission d’Administration

Intérimaire des Nations Unies au Kosovo

UNMIK/AD/2006/17

6 dhjetor 2006 _______________________________________________________________________

URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17

PËR NDRYSHIMIN DHE ZËVENDËSIMIN E URDHËRESËS ADMINISTRATIVE TË UNMIK-ut NR. 2003/13, ZBATIMIN E RREGULLORES

NR. 2002/13 PËR THEMELIMIN E DHOMËS SË POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME AGJENCINË

KOSOVARE TË MIRËBESIMIT

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjitshëm, Në bazë të kompetencave që i janë dhënë me nenin 7 të Rregullores së Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nr. 2002/13 të datës 13 qershor 2002 për themelimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, Duke përkujtuar Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2002/12 të datës 12 qershor 2002 për themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Duke përkujtuar gjithashtu Urdhëresën administrative të UNMIK-ut 2003/13 të datës 9 qershor 2003 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 dhe përpilimin e rregullores së punës për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me çështjet e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Duke marrë parasysh Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/13 të datës 9 qershor 2002 mbi kalimin e të drejtës për shfrytëzim të pasurisë së paluajtshme shoqërore, të ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2004/45 të datës 19 nëntor 2004 dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2005/48 të datës 21 nëntor 2005 mbi riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve dhe aseteve të tyre nën pushtetin administrativ të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Me qëllim të ndryshimit dhe zëvendësimit të Urdhëresës administrative të UNMIK-ut 2003/13 për vendosjen e një rregulloreje gjithëpërfshirëse të punës për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, duke i paraqitur standardet dhe normat përgjithësisht të pranuara ndërkombëtare dhe normat e vendosura sipas Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, lidhur me të drejtat procedurale dhe masat mbrojtëse,

Page 2: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

2

Me anë të kësaj shpall këtë Urdhëresë administrative:

Neni 1 Fusha e zbatimit

Rregullat procedurale të cilat i përmban kjo Urdhëresë administrative rregullojnë procedurat pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (“Dhoma e Posaçme”) e themeluar në pajtim me nenin 1.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13.

Neni 2

Përkufizimet 2.1 Për këtë Urdhëresë administrative vlejnë përkufizimet e nenit 2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13. 2.2 Sipas kësaj Urdhërese administrative vlejnë këto përkufizime vijuese:

(a) “Parashtrues i ankesës” do të thotë pala e referuar në nenin 5.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, i cili parashtron apo ka parashtruar kërkesë pranë Dhomës së Posaçme ;

(b) “Paditës” do të thotë pala të cilës i jemi referuar në nenin 10 të Rregullores

së UNMIK-ut nr. 2003/13, i cili parashtron apo ka parashtruar kërkesë pranë Dhomës së Posaçme ;

(c) “I paditur” do të thotë pala të cilës i jemi referuar në nenin 5.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, pala ndaj së cilës është ngritur ankesë nga parashtruesi i ankesës, nga pala që ka paraqitur kërkesë apo kundërshtim në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, në pajtim me nenin 64.4 të kësaj Urdhërese administrative apo të ndonjë instrumenti të ngjashëm legjislativ.

d) “Palë” do të thotë parashtruesi i ankesës, paditësi ose i padituri.

(e) “Kryetar i Dhomës së Posaçme ka kuptimin e njëjtë sikurse kryetar i trupit gjykues i Dhomës së Posaçme në nenin 3.2 të Rregullores së UNMIK-ut 2002/13.

TITULLI I DHOMA E POSAÇME

Page 3: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

3

KAPITULLLI I: GJYKATËSIT

Neni 3

Gjykatësit e Dhomës së Posaçme Gjykatësit e Dhomës së Posaçme kanë përvojë profesionale në fushat e së drejtës private, të drejtës ekonomike dhe të drejtës së ndërmarrjeve.

Neni 4 Papajtueshmëritë

4.1 Gjykatësi i Dhomës së Posaçme nuk mund të ketë asnjë post tjetër publik apo adminstrativ në kundërshtim me funksionin e tij, ose të angazhohet në ndonjë profesion tjetër të natyrës profesionale pa marrë parasyh a paguhet apo jo, ose të angazhohet në ndonjë aktivitet që është në kundërshtim me funksionet e tij. 4.2 Asnjë gjykatës i Dhomës së Posaçme nuk mund të marrë pjesë në vendimin e një kërkesëpadie në të cilën ai:

(a) Ka marrë pjesë paraprakisht si përfaqësues apo këshilltar; (b) Ka vepruar për njërën nga palët;

(c) Ka marrë pjesë si anëtar i gjykatës, i tribunalit, i komisionit të hetimeve ose

ka vepruar në ndonjë cilësi tjetër të ngjashme;

(d) Ka lidhje familjare a martesore me palën, ose kur pala është një person juridik a subjekt tjetër që mund të jetë palë në procedurë pranë Dhomës së Posaçme, në pajtim me nenin 5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, ka lidhje gjaku apo martesore me një person që ka interes kontrollues në atë subjekt i cili është anëtar bordi i një subjekti të tillë ose ka pozitë të lartë drejtuese në një subjekt të tillë ose

(e) Ka apo fiton interes të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në ndonjë ndërmarrje

apo subjekt që kërkon interesa pronësore nga një subjekt që është palë në procedurë.

4.3 Në çdo kohë të procedurës pala mund të parashtrojë kërkesë për refuzimin e ndonjë gjykatësi. Një kopje e kërkesës së tillë i dorëzohet të gjitha palëve tjera, të cilat kanë mundësi t’i parashtrojnë vërejtjet e tyre me shkrim lidhur atë kërkesë. Kryetari i trupit gjykues mund ta përjashtojë vetveten ose cilindo nga gjykatësit tjerë të Dhomës së Posaçme për të marrë pjesë në vendimin e ndonjë kërkesëpadie, qoftë me kërkesën e atij gjykatësi ose të cilësdo pale në bazë të propozimit të tij.

Page 4: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

4

4.4 Në rast të përjashtimit të gjykatësit në pajtim me nenin 4.3, gjykatësi në fjalë zëvendësohet me një gjykatës tjetër për një kërkesëpadi të caktuar, i cili për këtë qëllim do të transferohet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm nga radha e gjykatësve shërbyes pas rekomandimit të kryetarit të trupit gjykues apo Dhomës së Posaçme .

Kapitulli II: Zyra e regjistrimit

Neni 5 Zyra e regjistrimit

5.1 Dhoma e Posaçme e ka zyrën e vet të regjistrimit, të ndarë nga Zyra e regjistrimit të Gjykatës Supreme të Kosovës. 5.2 Në Zyrën e regjistrimit do të mbahet një regjistër ku do shënohen të gjitha lutjet dhe dokumentet mbështetëse sipas radhës që parashtrohen. 5.3 Çdo person mund ta konsultojë regjistrin në Zyrën e regjistrimit dhe mund të marrë kopje të ekstrakteve të regjistrit, me përjashtim të dokumenteve të cilat janë shpallur konfidenciale me urdhër të nxjerrë nga Dhoma e Posaçme pas pagesës së një shume të cilën e cakton Ministria e Drejtësisë. 5.4 Zyra e regjistrimit të Dhomës së Posaçme mund të kërkojë ndihmë nga cilado gjykatë tjetër në Kosovë dhe ajo ndihmë i ofrohet, me qëllim të përmbushjes së detyrave të veta.

Neni 6

Detyrat e regjsitërmbajtësit të Dhomës së Posaçme 6.1 Regjistërmbajtësi dhe zëvendësregjistërmbajtësi, të cilët janë avokat të kualifikuar, përzgjedhen nga Dhoma e Posaçme me rekomandim të kryetarit të trupit gjykues. 6.2 Para marrjes së detyrës, regjistërmbajtësi dhe zëvendësregjistërmbajtësi do të betohen apo do të japin deklaratën vijuese solemne pranë Dhomës së Posaçme: “Unë betohem” – ose “Unë solemnisht deklaroj se funksionet me të cilat ngarkohem si regjistërmabjtës/zëvendësregjistërmbajtës i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje të kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit do t’i kryej me besnikëri, mençuri dhe ndërgjegje dhe do t’i mbajë të fshehta e konfidenciale të gjitha informacionet që do t’i marr gjatë ushtrimit të funksioneve të mia”. 6.3 Nën autorizimin e kryetarit të trupit gjykues, regjistërmbajtësi dhe zëvendësregjistërmbajtësi do ta ndihmojnë Dhomën e Posaçme në ushtrimin e funksioneve të veta dhe do të jenë përgjegjës për organizimin dhe aktivitetet e zyrës së

Page 5: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

5

regjistrimit. Ata gjithashtu do të jenë përgjegjës që të mbikëqyrin përgatitjen e procesverbalit nga sekretari i gjyqit për proecdurat gjyqësore të Dhomës së Posaçme . 6.4 Regjistërmbajtësi dhe zëvendësregjistërmbajtësi do ta ruajnë vulën dhe arkivin e Dhomës së Posaçme dhe do të shërbejnë si kanal për të gjitha komunikimet dhe njoftimet e bëra nga Dhoma e Posaçme apo ato që i janë adresuar asaj lidhur me rastet që janë parashtruar ose do të parashtrohen pranë kësaj Dhome. 6.5 Në varësi të detyrimit për ruajtjen e diskrecionit të kësaj zyre, regjistërmbajtësi dhe zëvendësregjistërmbajtësi do t’ju përgjigjen kërkesave për dhënien e informacioneve lidhur me punën e Dhomës së Posaçme . 6.6 Puna dhe organizimi i zyrës së regjistrimit do të rregullohet me udhëzimet e përgjithshme të përpiluara nga regjistërmbajtësi dhe zëvendësregjistërmbajtësi, të miratuar nga Dhoma e Posaçme . 6.7 Dhoma e Posaçme mund të kërkojë që të betohen apo solemnisht të deklarojnë edhe punëtorët tjerë që punojnë për Dhomën e Posaçme, në pajtim me nenin 6.2 lart.

Kapitulli III: DËRGIMI I DOKUMENTEVE

Neni 7

Adresa e dërgimit të dokumenteve 7.1 Adresa për dërgimin e dokumenteve të një pale është adresa e avokatit të asaj pale, e nëse pala nuk ka përfaqësim ligjor, atëherë adresa e dërgimit të dokumenteve është adresa e shtëpisë së palës. Parashtruesi i ankesës e shënon adresën e tij në kërkesëpadi dhe i padituri e tregon adresën e tij në mbrojtje. 7.2 Pala mund të pajtohet që dërgimi të bëhet me telefaks ose me ndonjë mjet tjetër elektronik për t’ia përcjellur dokumentin avokatit të tij. Në raste të tilla pala ia dorëzon Dhomës së Posaçme të gjitha informatat e nevojshme për kryerjen e dërgimit me telefaks ose me ndonjë mjet tjetër elektronik të komunikimit.

Neni 8 Kryerja e dërgimit

8.1 Në rastet kur sipas kësaj Urdhërese administrative kërkohet që dokumenti t’i dërgohet një pale, regjistërmbajtësi duhet të kujdeset që dokumenti të dërgohet në adresën e shërbimit të asaj pale me anë të postës, duke i dërguar një kopje të regjistruar bashkë me një formular për konfirmimin e pranimit të dërgesës ose duke ia dërguar personalisht kopjen me një vërtetim për pranimin e saj.

Page 6: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

6

8.2 Në rastin kur pala është pajtuar konform nenint 7.2, dërgimi mund të kryhet me telefaks ose me ndonjë mjet tjetër elektronik të komunikimit dhe çfarëdo dokumenti procedural, pos aktgjykimit apo ndonjë urdhri tjetër të Dhomës së Posaçme, dërgohet duke përcjellur një kopje të dokumentit me mjetet e tilla. Në rastet kur për arsye teknike ose për shkak të natyrës apo gjatësisë së dokumentit transmetimi i tillë është i pamundur ose jopraktik, palës i dërgohet dokumenti në pajtim me procedurat e dhëna në nenin 8.1. Për këtë pala informohet me telefaks ose me ndonjë mjet tjetër elektronik të komunikimit. 8.3 Konsiderohet se dërgimi është kryer:

(a) Kur kopja e një dokumneti është dërguar me postë të regjistruar në pajtim me nenin 8.1, në ditën kur marrësi ka bërë të ditur pranimin ose, nëse i adresuari ka refuzuar ta pranojë dokumentin apo ta firmosë pranimin në ditën e pestë pas postimit të letrës së regjistruar në zyrën postare të vendit ku e ka selinë Dhoma e Posaçme;

(b) Kur dokumenti dorëzohet personalisht në pajtim me nenin 8.1 në ditën në

të cilën marrësi e ka konfirmuar pranimin e dokumentit ose kur marrësi ka refuzuar që ta pranojë dokumentin apo ta firmosë pranimin e tij në ditën kur është tentuar dorëzimi. Personi i cili e dorëzon dokumentin duhet të shënojë se dokumenti është refuzuar dhe ta kthejë atë në Zyrën e regjistrimit;

(c) Kur dokumenti dërgohet me anë të telefaksit ose me ndonjë mjet tjetër

elektronik të komunikimit në pajtim me nenin 8.2, në ditën kur dërgimi është bërë me sukses dhe është dokumentuar ose kur dërgimi ka qenë i pasuksesshëm për shkak të gabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim.

Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

9.1 Sipas këtij neni, termi “ndihmë ligjore e ndërsjellë” do të thotë ndihma që lidhet me procedurën ligjore të cilën autoritetet e Kosovës ia ofrojnë autoriteteve jashtë Kosovës ose ndihma të cilën autoritetet jashtë Kosovës ia ofrojnë autoriteteve të Kosovës. 9.2 Kërkesa nga Dhoma e Posaçme ose nga një gjykatë e Kosovës së cilës i është dërguar një kërkesëpadi nga Dhoma e Posaçme në pajtim me nenin 4.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 për ndihmë ligjore të ndërsjellë lidhur me çështjet që janë në kompetencën parësore të Dhomës së Posaçme i nënshtrohet rregullave vijuese:

(a) Kërkesa i dërgohet me shkrim drejtorit të Departamentit të drejtësisë, duke përcaktuar qartë natyrën e kërkesëpadisë dhe kohën deri kur kërkohet përgjigjja;

(b) Drejtori i Departamentit të drejtësisë ia dërgon kërkesëpadinë

Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, i cili me anë të kanaleve zyrtare ua dërgon kërkesën autoriteteve përkatëse jashtë Kosovës dhe

Page 7: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

7

(c) Përgjigjja ndaj kërkesëpadisë për ndihmë ligjore të ndërsjellë i dërgohet

PSSP-së, i cili ia dërgon përgjigjjen drejtorit të Departamentit të drejtësisë. Drejtori i Departamentit të drejtësisë ia dërgon përgjigjjen Dhomës së Posaçme ose gjytykatës përkatëse. 9.3 Kërkesat për ndihmë ligjore të ndërsjellë nga një gjykatë jashtë Kosovës për çështje të cilat janë nën kompetencën parësore të Dhomës së Posaçme kryhen si vijon:

(a) Kërkesa bëhet me shkrim, duke saktësuar qartazi natyrën e kërkesës dhe kohën deri kur kërkohet përgjigjja dhe ajo duhet të përfshijë premtimin se materialet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllimet e përmendura në kërkesë;

(b) Kërkesa i dërgohet Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm

përmes kanaleve zyrtare, i cili pastaj ia dërgon kërkesën regjistërmbajtësit të Dhomës së Posaçme. Kërkesa për ndihmë ligjore të ndërsjellë, të cilën e merr drejtpërdrejt ndonjë gjykatë në Kosovë, i dërgohet menjëherë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm para se të ndërmerret ndonjë masë;

(c) Nëse kërkesa ka të bëjë me ankesë që Dhoma e Posaçme ia ka referuar gjykatës në pajtim me nenin 4.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 regjistërmbajtësi ia dërgon kërkesën asaj gjykate për të ndërmarrë masa dhe

(d) Përgjigjja ndaj kërkesës për ndihmë ligjore të ndërsjellë i përcillet

Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm nga regjistërmbajtësi i Dhomës së Posaçme, i cili përmes kanaleve zyrtare ia dërgon përgjigjjen gjykatës kërkuese jashtë Kosovsë.

Kapitulli IV: PERIUDHAT DHE AFATET KOHORE

Neni 10 Llogaritja e periudhave kohore

10.1 Periudha e parashkruar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2002/13 ose në këtë Urdhëresë administrative llogaritet si vijon:

(a) Kur periudha e shprehur me ditë, javë a muaj llogaritet nga momenti kur ndodh ngjarja, dita gjatë së cilës paraqitet ngjarja ose ndodh veprimi nuk numërohet se bie në periudhën në fjalë;

(b) Periudha e shpehur me javë apo me muaj përfundon pas kalimit të cilësdo

ditë në fund të javës apo muajit, nëse është ditë e njëjtë e asaj jave, ose që bie në datën e njëjtë, si dita gjatë së cilës ka ndodhur ngjarja apo veprimi prej kur duhet të llogaritet periudha kohore. Nëse në periudhën e shprehur me muaj, dita kur duhet të kalojë afati nuk ngjan në muajin e fundit, atëherë periudha përfundon në ditën e fundit të atij muaji.

Page 8: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

8

(c) Kur periudha shprehet me muaj dhe me ditë, së pari do të llogaritet me

muaj të plotë e pastaj me ditë: (d) Periudhat përfshijnë të shtunet, të dielat dhe festat zyrtare.

10.2 Në qoftë se periudha do të përfundojë në ditën e shtunë, të dielë apo gjatë ndonjë feste zyrtare, ajo zgjatet deri në fund të ditës së parë të ardhshme të punës.

Neni 11 Kalimi i afatit të periudhave kohore

11.1 Pa paragjykuar në përgjegjësitë e veta për të trajtuar çështjet që i parashtrohen në mënyrë të shpejtë, Dhoma e Posaçme, në raste të veçanta dhe kur është në interesin e drejtësisë, mund të vazhdojë afatin e paraparë me ligj, nëse me arsye konstaton se nuk është praktike për palën apo Dhomën e Posaçme që të zgjidhin çështjen në fjalë brenda afatit kohor të paraparë me ligj. 11.2 Nëse pala nuk i përmbahet ndonjë kërkese brenda periudhës kohore të dhënë në pajtim me këtë Urdhëresë adminsitrative, kryetari i trupit gjykues mund t’i lejojë palës që ta përmbushë atë kërkesë jashtë periudhës së parashtruar kohore, nëse konsideron se ka shkaqe të arsyeshme për dështimin e asaj pale dhe se asnjë palë tjetër nuk do të pësonte ndonjë dëm serioz e të pariparueshëm, nëse palës së dështuar do t’i lejohej përmbushja jashtë periudhës kohore të paraparë. 11.3 Kërkesa për lejim sipas nenit 11.2 dorëzohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, por para kalimit të periudhës së paraparë kohore. Në të njëjtën kohë kur e dorëzon kërkesëpadinë, pala: (a) E njofton palën tjetër ose palët e tjera lidhur me kërkesën dhe (b) Kryen çdo veprim të nevojshëm për ta përmbushur kërkesën fillestare. 11.4 Kryetari i trupit gjykues mund t’i lejojë palës që të përmbushë ndonjë kërkesë jashtë periudhës kohore të dhënë me kusht që pala të paguajë shpenzimet që i ka pësuar pala tjetër ose palët e tjera për shkak të mospërmbushjes së kërkesës brenda periudhës kohore të paraparë.

Kapitulli V: ORGANIZIMI I DHOMËS SË POSAÇME

Neni 12

Dhoma e përhershme

Page 9: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

9

Dhoma e Posaçme mban seanca të përhershme.

Neni 13 Kryetari i trupit gjykues të Dhomës së Posaçme

13.1 Kryetari i trupit gjykues i drejton punët gjyqësore dhe administratën e Dhomës së Posaçme. Kryetari i trupit gjykues e cakton një gjyqtar tjetër ndërkombëtar për të ushtruar funksionet e kryetarit të trupit gjykues kur ai mungon përkohësisht apo nuk është në gjendje për të punuar. 13.2 Kryetari i trupit gjykues kryeson seancat dhe shqyrtimet, përveç nëse parashihet ndryshe në rregulloren e punës së Dhomës së Posaçme të paraqitur në këtë Urdhëresë adminstrative. 13.3 Kryetari i trupit gjykues ankesat dhe paditë mund tua caktojë paneleve të përbëra nga tre gjyqtarë. Paneli i tillë prej tre gjyqtarëve do të përbëhet nga një gjyqtar ndërkombëtar, nga një gjyqtar që është banor i Kosovës i cili do të mbikëqyret nga kryetari i trupit gjykues i Dhomës së Posaçme apo i emëruari i tij. Të gjitha aktgjykimet dhe vendimet e paneleve të tilla do të miratohen me koncensus pas të cilit çështja i referohet tërë Dhomës. Gjyqtari i cili nuk ka marrë pjesë në panel mund të kërkojë që të rishikojë aktgjykimin apo vendimin e tillë të marrë nga Dhoma për asrye të justifikueshme. 13.4 Aktgjykimi apo vendimi i marrë nga paneli i gjyqtarëve gjithashtu mund të rishikohet nga Dhoma e Posaçme nëse pala kërkon rishikimin e tillë. Çdo aktgjykim apo vendim i marrë nga Dhoma e Posaçme pas rishikimit të tillë do të vërtetojë apo do të refuzojë aktgjykimin a vendimin e marrë nga paneli i gjyqtarëve. Kërkesa për rishikim të tillë bëhet brenda 1 (një) muaji nga data e dorëzimit të aktgjykimit apo vendimit të panelit.

Neni 14 Gjyqtarët raportues

14.1 Pas konsultimit me gjykatësit e Dhomës së Posaçme, kryetari i trupit gjykues i cakton kriteret me anë të të cilave zakonisht caktohen gjykatësit si raportues të kërkesëpadive. 14.2 Kur ankesa të jetë regjistruar në Dhomën e Posaçme dhe pas kritereve të caktuara në pajtim me nenin 14.1 lart, kryetari i trupit gjykues menjëherë e cakton një gjykatës si raportues të kërkesëpadisë.

Neni 15

Page 10: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

10

Sesionet e Dhomës së Posaçme Data dhe koha e sesioneve të Dhomës së Posaçme caktohen nga kryetari i trupit gjykues të Dhomës së Posaçme. Dhoma e Posaçme mund të vendosë t’i mbajë një apo më shumë sesione në ndonjë vend tjetër nga ai ku ka selinë Dhoma e Posaçme .

Neni 16 Shqyrtimet e Dhomës së Posaçme

16.1 Dhoma e Posaçme i mban shqyrtimet me dyer të mbyllura. Regjistërmbajtësi ose zëvendësregjistërmbajtësi mund të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimeve nëse kërkohet nga Dhoma e Posaçme . . 16.2 Në fund të shqyrtimeve secili gjykatës e jep mendimin e vet për secilën prej çështjeve që duhen vendosur së bashku me arsyet për të. 16.3 Pasi që secili gjykatës të këtë dhënë mendimin e vet, kryetari i trupit gjykues i fton gjykatësit të votojnë për secilën prej çështjeve që duhen vendosur. Gjykatësit votojnë sipas moshës, duke filluar me gjykatësin më të ri. Kryetari i trupit gjykues voton i fundit. 16.4 Të gjitha aktgjykimet dhe vendimet vendosen me votë pohuese të së paku tre gjykatësve.

Neni 17

Referimi i kërkesëpadive 17.1 Në pajtim me nenin 4.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, pas kërkesës së palës ose me propozimin e vet, Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë që një kërkesëpadi specifike ose një pjesë e saj t’i referohet një gjykate që ka juridiksion për atë çështje sipas ligjit në fuqi në rastet kur:

(a) Të gjitha palët kanë konfirmuar me shkrim se pajtohen për çështjen e referuar në atë mënyrë ose

(b) Dhoma e Posaçme është e kënaqur se gjykata së cilës i referohet

kërkesëpadia do të sjellë vendim të paanshëm duke pasur parasysh:

(i) natyrën e palëve; (ii) vlerën e shumës kundërthënëse dhe (iii) rethanat tjera të kërkesëpadisë.

Page 11: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

11

17.2 Vendimi që i referohet një çështjeje sipas nenit 17.1 bëhet me shkrim dhe duhet t’i theksojë arsyet e vendimit dhe të tregojë nëse ankesa duhet të regjistrohet te Dhoma e Posaçme apo te ndonjë gjykatë tjetër kompetente në Kosovë. Një vendim i tillë është obligues për palët dhe për gjykatën së cilës i referohet çështja.

Neni 18 Anulimi i padive që presin zgjidhje në ndonjë gjykatë tjetër në Kosovë

18.1 Vendimi i marrë sipas nenit 4.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 është përfundimtar dhe detyrues. Ai i dërgohet gjykatës ku pritet zgjidhja e atij vendimi, palëve në procedurë dhe Agjencisë. Gjykata ia transmeton Dhomës së Posaçme të gjitha vendimet, deklaratat dhe dokumentet e parashtruara lidhur me padinë. 18.2 Padia shënohet në regjistrin e Dhomës së Posaçme. Nëse Dhoma e Posaçme nuk nxjerr ndonjë vendim në bazë të nenit 17.1 me anë të të cilit çështja i kalohet ndonjë gjykate tjetër në Kosovë, procedurat gjyqësore pranë Dhomës së Posaçme nisin me procedurat me shkrim sipas rregullave të dhëna në këtë Urdhëresë administrative. Lutjet dhe dokumentet e dorëzuara gjatë procedurës gjyqësore para anulimit të padisë do të plotësohen nëse kërkesat e dhëna në këtë Urdhëresë administrative nuk janë plotësuar. 18.3 Nëse Dhoma konstaton se një gjykatë tjetër në Kosovë ka kompetencë në rastin në të cilin Dhoma e Posaçme ka juridiksion parësor në pajtim me UNMIK/REG/2002/13, Dhoma e Posaçme, pas marrjes së kërkesës nga pala për rastin në fjalë apo edhe pa marrë kërkesë, me iniciativë të vet dhe sipas diskrecionit mund të inicojë largimin e padisë nga gjykata, pavarësisht se në cilën fazë ndodhet procedura. Për largimin e tillë zbatohen të gjitha dispozitat e këtij neni.

TITULLI II

PROCEDURAT

Kapitulli VI Dispozitat e përgjithshme

Neni 19 Procedurat gjyqësore

Procedurat pranë Dhomës së Posaçme përbëhen nga procedurat me shkrim dhe procedurat gojore.

Neni 20 Obligimet e palëve në procedurë

Page 12: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

12

20.1 Palët duhet t’i paraqesin të gjitha faktet që i kërkon Dhoma e Posaçme për të vendosur lidhur me kërkesëpadinë. Dhoma e Posaçme sipas detyrës zyrtare bën vetëm hetimin e fakteve që lidhen me kërkesëpadinë në rrethana të jashtëzakonshme. 20.2 Dhoma e Posaçme duhet t’i inkurajojë palët që të bëjnë negociata për të arritur një zgjidhje para dhe gjatë cilësdo procedurë. 20.3 Në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore, palët janë të obliguara që të punojnë në mënyrë të sinqertë. Nga palët kërkohet që provat t’i paraqesin të plota ashtu siç i dinë. 20.4 Çdo palë është e obliguar të paraqesë fakte dhe të propozojë prova mbi të cilat ajo e bazon kërkesëpadinë e saj dhe i hedh poshtë deklaratat dhe provat e palës kundërshtare.

Neni 21 Përfaqësimi pranë Dhomës së Posaçme

21.1 Paditësit dhe të paditurit, përveç Agjencisë, do të përfaqësohen nga një anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës ose të Serbisë, përveç personave fizikë të cilët mund të vendosin që ta përfaqësojnë veten në pajtim me nenin 21.1. Agjencia mund të përfaqësohet nga avokatë të kualifikuar nga radhët e personelit të saj. 21.2 Me kërkesë të cilësdo palë apo me kërkesën e tij, kryetari i trupit gjykues urdhëron që nga cilado palë të përfaqësohet nga një anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës ose të Serbisë nëse ai është i bindur se një vendim i tillë është i nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të palës për mbarëvajtjen e procedurave ose se është në interes të drejtësisë. Kryetari i trupit gjykues nuk e merr këtë vendim nëse nuk ëshë i bindur se:

(a) Pala është në gjendje të sigurojë përfaqësuesin ligjor ose

(b) Ndihma juridike do t’i sigurohet asaj pale për t’i mbuluar shpenzimet e përfaqësimit ligjor. Për këtë arsye kryetari i trupit gjykues mund t’i shkruajë çdo personi a organi, duke rekomanduar dhënien e ndihmës juridike për sigururimin e përfaqësuesit dhe duke kërkuar që ai person ose ai organ të deklarohet se a do të sigurohet kjo ndihmë juridike. 21.3 Sipas diskrecionit të kryetarit të trupit gjykues, pala mund të përfaqësohet nga një anëtar i ndonjë ode të avokatëve përveç asaj të Kosovës dhe të Serbisë që ka aftësinë dhe përvojën e nevojshme. 21.4 Avokati që e përfaqëson palën duhet të paraqesë në Zyrën e regjistrimit një kopje të autorizimit me anë të të cilit ai autorizohet që ta përfaqësojë palën në procedurat gjyqësore pranë Dhomës së Posaçme. Dhoma e Posaçme mund të kërkojë që autorizimi i tillë të certifikohet.

Page 13: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

13

21.5 Dhoma e Posaçme pa vonesë e njofton paditësin i cili nuk është i përfaqësuar nga avokati me dispozitat e neneve 21.1, 21.2 dhe 21.3. 21.6 Nëse kërkuesi është person fizik dhe nuk e cakton avokatin brenda periudhës së caktuar dhe nëse avokati nuk e paraqet kopjen e autorizimit, Dhoma e Posaçme e hedh kërkesëpadinë si të papranueshme. Në këtë rast kërkuesit nuk duhet t’i mohohet mundësia e rifillimit të procedurës pasi ta ketë caktuar avokatin.

Neni 22 Parashtrimi i lutjeve

22.1 Origjinali i çdo lutjeje duhet të nënshkruhet nga pala ose avokati i palës, nëse pala ka përfaqësues ligjor. Origjinali bashkë me të gjitha shtojcat e përmendura aty dorëzohen në Zyrën regjistrimit bashkë me gjashtë kopje për Dhomën e Posaçme dhe nga një kopje për çdo palë në procedurë. Kopjet duhet të vërtetohen nga pala e cila i paraqet ato. Regjistërmbajtësi mund të refuzojë të pranojë lutjet të cilat nuk janë në pajtim me këtë nen. 22.2 Pasi që lutjet dorëzohen te regjistërmabjtësi i Dhomës së Posaçme, në çdo llogaritje të afatit kohor për ndërmarrjn e masave në procedurën gjyqësore do të merret parasysh vetëm data e dorëzimit në Dhonën e Posaçme ashtu siç është shënuar nga regjistërmbajtësi në përputhje me nenin 22.5 të kësaj Urdhërese administrative. Nëse Dhoma e Posaçme e autorizon palën që të paraqesë lutje në një zyrë tjetër, data e dorëzimit në zyrën tjetër do të jetë data e dorëzimit të lutjes së tillë. Nëse lutjet dërgohen me postë të rregullt, data e dorëzimit të lutjeve të tilla do të jetë data kur lutjet janë dërguar me postë nga pala, ashtu siç dëshmohet me pullën postare. 22.3 Data në të cilën kopja origjinale e lutjes së nënshkruar arrin në Zyrën e regjistrimit me telefaks ose me mjete të tjera elektronike të komunikimit, që Dhoma e Posaçme i ka në dispozicion, konsiderohet të jetë data e dorëzimit të lutjes për qëllimet e respektimit të afateve kohore dhe periudhave për marrjen e masave gjatë procedurave gjyqësore me kusht që lutja origjinale e nënshkruar, bashkë me shtojcat dhe kopjet e tjera të përmendura në nenin 22.1, të jetë paraqitur në Zyrën e regjistrimit jo më vonë se dhjetë ditë pas asaj dite në pajtim me nenin 22.2. 22.4 Lutjes së parë të personit juridik duhet t’i bashkëngjitet:

(a) Instrumenti ose instrumentet që e përbëjnë apo që e rregullojnë atë person juridik dhe ndonjë dëshmi tjetër të ekzistimit të tij dhe (b) Dëshmia se autorizimi që i është dhënë avokatit të paditësit është diskutuar në mënyrën e duhur nga ana e ndonjë personi të autorizuar për këtë qëllim sipas ligjit në fuqi.

Page 14: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

14

22.5 Kur dokumenti të jetë regjistruar, regjistërmbajtësi e shënon këtë në origjinal. Për t’u regjistruar në Zyrën e regjistrimit, lutjet dhe dokumentet e kërkesave duhet të jenë originalë dhe të nënshkruara nga pala ose nga avokati i palës, nëse ai person ka përfaqësues ligjor. 22.6 Çdo palë mund të marrë kopje tjera ose ekstrakte të lutjeve dhe dokumenteve të tjera përcjellëse apo kopjet e vërtetuara të aktgjykimeve dhe urdhërpagesën pas pagimit të pagesës sipas shkallës të caktuar nga Departamenti i administratës gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë. 22.7 Lutjet dhe dokumentet përcjellëse mund të paraqiten në gjuhën shqipe, serbe ose angleze. Por, nëse paraqiten në gjuhën shqipe ose serbe, duhet të sigurohet edhe përkthimi i të gjitha lutjeve dhe dokumenteve përcjellëse edhe në gjuhën angleze. Shpenzimet e përkthimit i heq pala. 22.8 Pala fizike mund t’i paraqesë kërkesë kryetarit të trupit gjykues për ndihmë rreth përkthimit të lutjeve dhe dokumenteve përcjellëse. Kjo kërkesë duhet të dorëzohet bashkë me lutjet dhe duhet të përfshijë një pasqyrë financiare të mjeteve të palës dhe çfarëdo dëshmie mbështetëse që pala dëshiron që kryetari i trupit gjykues ta marrë parasysh. 22.9 Kryetari i trupit gjykues mund të vendosë që përkthimi i lutjeve dhe i dokumenteve përcjellëse që kërkohen sipas nenit 22.7 të bëhet me shpenzimet e Dhomës së Posaçme, nëse ai mendon se ky vendim ëshë i arsyeshëm, duke pasur parsysh mjetet financiare të palës. Nëse kryetari i trupit gjykues e refuzon një kërkesë të tillë, ai duhet ta njoftojë palën me një vendimi me shkrim dhe të kërkojë nga pala që t’i sigurojë përkthimet në gjuhën angleze me shpenzimet e saj brenda afatit që do të përcaktohet në vendim. Nëse përkthimet nuk sigurohen brenda këtij afati, Dhoma e Posaçme urdhëron përkthimin e dokumenteve dhe shpenzimet ia ngarkon palës sipas tarifës të cilën e cakton Ministria e Drejtësisë.

Neni 23 Tërheqja, ndryshimi, pranimi dhe marrëveshja

23.1 Paditësi mund ta tërheqë padinë e tij në çdo kohë me pajtimin e Dhomës së Posaçme. Me dhënien e pëlqimit të tillë Dhoma e Posaçme merr parasysh interesin e të gjitha palëve të tjera. Vendimi për dhënien e pëlqimit për tërheqje të padisë mund të përfshijë urdhërpagesën për shpenzimet e procedurës. Në përfundim të vendimit do të ceket se Dhoma e Posaçme nuk e njeh më padinë. Vendimi i tillë nuk e ndalon palën nga parashtrimi i sërishëm i padisë. 23.2 Pala mund të ndryshojë lutjen e saj në çdo kohë para përfundimit të procedurës. Nëse ndryshimi i tillë është propozuar pasi që palës tjetër t’i jetë dorëzuar lutja, kërkohet edhe mendimi i palës tjetër. Gjyqtari raportues ose kryetari i trupit gjykues do të vendosin nëse do të pranojnë kërkesën për ndryshime, duke marrë parasysh nëse ndryshimi i tillë është në interes të drejtësisë.

Page 15: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

15

23.3 I padituri mund të pranojë në cilëndo fazë të procedurës gjyqësore kërkesëpadinë e paraqitur kundër tij ose pjesëve të përfshira në procedurë. 23.4 Marrëveshja e arritur me anë të negociatave mes palëve gjatë procedurës, e cila është me shkrim dhe i është dorëzuar Dhomës së Posaçme, e përfundon procedurën dhe merr formë të prerë dhe detyruese mbi palët, përveç nëse Dhoma e Posaçme e konsideron se është në kundërshtim me intersin e drejtësisë. Dhoma e Posaçme mund të merr vendim për shpenzimet e procedurës nëse në marrëveshje nuk përfshihet një dispozitë e tillë.

Kapitulli VII: PROCEDURAT GJYQËSORE ME SHKRIM

Neni 24

Fillimi i procedurës 24.1 Kërkesëpadia duhet t’i paraqitet me shkrim Dhomës së Posaçme . 24.2 Kërkesëpadia duhet të ketë: (a) Emrin, mbiemrin dhe adresën e paditësit; (b) Emrin, mbiemrin dhe adresën për dërgim avokatit të paditësit, nëse ka; (c) Emrin, mbiemrin dhe adresën për dërgimin e kërkesëpadisë të paditurit; (d) Zgjidhjen e kërkuar nga paditësi; (e) Lëndën dhe të gjitha faktet materiale që kanë të bëjnë me kërkesëpadinë, bazat për juridiksionin parësor të Dhomës së Posaçme lidhur me kërkesëpadinë, argumentet ligjore në të cilat mbështetet kërkesëpadia dhe një listë dëshmishë të cilat paditësi synon t’i paraqesë dhe (f) Nëse kërkohet dëmi, listën e dëmeve që përcakton natyrën e dëmit apo të humbjeve, shumën e parave që kërkohet për secilin lloj të humbjeve apo të dëmit dhe dëshmitë të cilat do të ofrohen për mbështetjen e atij lloji të humbjes apo të dëmit. 24.3 Një kërkesëpadi të vetme mund ta bëjnë një apo më shumë paditës.

Neni 25 Pranueshmëria e kërkesëpadisë

25.1 Pas pranimit dhe regjistrimit të kërkesëpadisë dhe pasi kërkesëpadia t’i kalohet raportuesit sipas nenit 14, raportuesi e bën vlerësimin se:

Page 16: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

16

(a) A është e pranueshme kërkesëpadia dhe (b) A mund të lejohet ndonjë lehtësi përkitazi me kërkesëpadinë si një lëndë ligjore, duke supozuar vërtetësinë e të gjitha pretendimeve në kërkesëpadi. 25.2 Kërkesëpadia është e pranueshme vetëm nëse: (a) Dhoma e Posaçme ka juridiksion në bazë të nenit 4 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13; (b) Paditësi ka të drejtë të inicojë procedurën në bazë të nenit 5.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13; (c) Kërkesëpadia është bërë kundër palës e cila mund të jetë palë e paditur para Dhomës së Posaçme në bazë të nenit 5.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13; (d) Kërkesëpadia është parashtruar brenda periudhës së përcaktuar në nenin 6.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, nëse ajo zbatohet; (e) Paditësi e ka njoftuar Agjencinë se ka ndërmend të paraqesë kërkesëpadi kundër ndonjë ndërmarrjeje apo kundër Agjencisë brenda periudhës së paraparë në bazë të nenit 29.1 ose 30.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/12, nëse ajo zbatohet dhe (f) Lutjet janë paraqitur në përputhje me kushtet nga nenet 22 dhe 24. 25.3 Nëse Raportuesi vlerëson se kushtet e përcaktuara në paragrafët prej (a) deri në (e) të nenit 25.2 nuk janë përmbushur, ai ia kalon kërkesëpadinë Dhomës së Posaçme me një rekomandim për refuzimin e kërkesëspadisë mbi baza të papranueshmërisë. 25.4 Nëse raportuesi vlerëson se kushtet e përcaktuara në nenin 25.2 (f) nuk janë përmbushur, ai, në emër të Dhomës së Posaçme, i lëshon një vendim kërkuesit në të cilin caktohet një periudhë e arsyeshme kohore për të kompletuar ose për të korrigjuar kërkesëpadinë. Vendimi duhet të theksojë mënyrën e mospërmbushjes së kushteve të përcaktuara në nenin 25.2 (f). Vendimi i dërgohet paditësit. Nëse paditësi nuk paraqet kërkesëpadinë e kompletuar apo të korrigjuar, e cila i përmbush kushtet e parapara në nenin 25.2 (f) brenda periudhës kohore të caktuar në vendim, Dhoma e Posaçme e refuzon kërkesëpadinë mbi baza të papranueshmërisë. 25.5 Nëse raportuesi vlerëson se nuk mund të lejohet asnjë zgjidhje lidhur me kërkesëpadinë si lëndë ligjore, ai ia kalon kërkesëpadinë Dhomës së Posaçme me një rekomandim për refuzimin e kërkesëpadisë mbi atë bazë. Raportuesi duhet t’i dërgojë paditësit një kopje të rekomandimit të tij, i cili ka në dispozicion 14 ditë nga dita e dërgimit për t’i paraqitur Dhomës së Posaçme arsyet për mosrefuzimin e kërkesëpadisë dhe për të parashtruar një kërkesë për dëgjim verbal dhe për të paraqitur parashtresat lidhur me lëndën ligjore të asaj kërkesëpadie. Nëse Dhoma e Posaçme, duke marrë

Page 17: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

17

parasysh ndonjë nga arsyet e paraqitura nga paditësi, konsideron se asnjë zgjidhje nuk lejohet në lidhje me kërkesëpadinë si lëndë ligjore, ajo mund të refuzojë kërkesëpadinë pa mbajtur fare dëgjim verbal, përveç rasteve kur paditësi ka kërkuar një dëgjim të tillë verbal. 25.6 Nëse raportuesi vlerëson se kushtet e përcaktuara në nenin 25.2 janë përmbushur dhe se kërkesëpadia nuk është refuzuar në bazë të nenit 25.5, ai ia dërgon kërkesëpadinë të paditurit.

Neni 26 Mbrojtja e të paditurit

26.1 I padituri mund të paraqesë mbrojtjen e tij brenda një muaji pasi t’i jetë dërguar kërkesa. Mbrojtja duhet të përmbajë: (a) Emrin, mbiemrin dhe adresën e të paditurit; (b) Emrin, mbiemrin dhe adresën për të dërguar avokatin për të mbrojtur të paditurin; (c) Përgjigjjen në lehtësirat e kërkuara nga paditësi; (d) Të gjitha faktet materiale që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe një përmbledhje të argumenteve ligjore në të cilat bazohet mbrojtja dhe (e) Nëse kërkohet dëmi nga kërkuesi, një përgjigjje në listën e dëmeve të paditësit. 26.2 Në bazë të kërkesës së arsyetuar të të paditurit, raportuesi mund ta zgjatë periudhën kohore të përcaktuar në nenin 26.1. Palët duhet të njoftohen lidhur me vendimin.

Neni 27 Përgjigjja dhe kundërpërgjigjja

27.1 Kërkesëpadia dhe mbrojtja mund të plotësohen me anë të përgjigjjes nga ana e paditësit dhe përgjigjja nga ana e të paditurit. 27.2 Raportuesi i cakton periudhat në të cilat palët duhet të paraqesin përgjigjen dhe kundërpërgjigjen.

Neni 28 Kundërkërkesat

Page 18: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

18

28.1 Kundërkërkesat të cilat bien nën juridiksionin e Dhomës së Posaçme mund të paraqiten jo më vonë se koha e lejuar për njoftimin e mbrojtjes. 28.2 Kundërkërkesat pranohen po qe se janë në përputhje me kushtet e pranueshmërisë, të përcaktuara në nenin 25. Kërkuesi mund t’i kërkojë raportuesit që të ndajë kundërkërkesën nga procedura gjyqësore mbi bazën se faktet e kontestit mes palëve në kërkesëpadi nuk kanë lidhje materiale me kundërkërkesën dhe se raportuesi e miraton këtë kërkesë nëse kjo është në interesin e drejtësisë. Nëse ndahet kundërkërkesa, ajo do të shqyrtohet si një kërkesëpadi tjetër e regjistruar ndaras në regjistër.

Neni 29 Mbyllja e procedurave me shkrim

Procedurat me shkrim mbyllen: (a) Në ditën kur regjistrohet kundërpërgjigjja, (b) Pas skadimit të afatit për regjistrimin e përgjigjjes nëse nuk regjistrohet asnjë përgjigjje ose (c) Pas kalimit të afatit për regjistrimin e kundërpërgjigjes nëse nuk regjistrohet asnjë kundërpërgjigje.

Neni 30 Udhëzimet procedurale për dëgjimin e kërkesave

30.1 Kurdoherë pas dëgjimit të palëve, Dhoma e Posaçme mund të vendosë që dy ose më shumë kërkesëpadi lidhur me të njëjtën lëndë, në pikat e përbashkëta të tyre, t’i bashkojë ato për qëllimet e procedurave me shkrim a me gojë ose të aktvendimit përfundimtar. Më pas kërkesëpaditë mund të ndahen. 30.2 Kurdo që është në interes të drejtësisë, kursimit të shpenzimeve apo të zgjidhjes së shpjetë të procedurës, Dhoma e Posaçme mund të vendosë që një apo më shumë pika të kërkesëpadisë të dëgjohen si çështje paraprake. Vendimin për çështjet paraprake e merr Dhoma e Posaçme pas dëgjimit verbal të argumenteve të palëve mbi bazën e fakteve të supozuara ose të atyre për të cilat është arritur pajtimi. 30.3 Dhoma e Posaçme mund t’i thërrasë në dëgjim verbal në çdo kohë palët me qëllim të dhënies së udhëzimeve, ku mund të jepen udhëzimet e nevojshme për kryerjen e procedurave.

Neni 31

Page 19: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

19

Raporti paraprak i raportuesit 31.1 Kryetari i trupit gjykues e cakton datën se kur duhet të paraqesë raportuesi raportin paraprak pranë Dhomës së Posaçme. Kjo datë duhet të jetë sa më parë që ka mundësi, por jo më vonë se 28 ditë pas mbylljes së procedurave me shkrim. 31.2 Raporti paraprak përmban rekomandimet mbi ato fakte të cilat kontestohen nga palët dhe cila palë e ka për detyrë t’i vërtetojë këto fakte. 31.3 Në bazë të raportit paraprak, Dhoma e Posaçme me anë të vendimit me shkrim që ua dërgon palëve mund të vendosë se cilat fakte kontestohen nga palët dhe cila palë e ka për detyrë t’i vërtetojë këto fakte. Nëse pala e cila e ka për detyrë t’i vërtetojë këto fakte nuk ka siguruar dëshmi në mbështetje të fakteve të kontestuara në deklaratat e dhëna, ajo duhet të informohet me anë të një njoftimi duke ia caktuar një afat kohor për dorëzimin e dëshmive. Njoftimi u dërgohet të gjitha palëve. Nëse ajo palë nuk ofron dëshmi brenda periudhës kohore të përcaktuar, asaj i ndalohet të paraqesë këto dëshmi në fazat e mëvonshme, përveç nëse për këtë Dhoma e Posaçme vendos ndryshe në bazë të nenit 17. 31.4 Në bazë të raportit paraprak, Dhoma e Posaçme mund të vendosë që të heqë dorë nga mbledhja e dëshmive ose e provave të tjera nëse vlerëson se nuk ka më mundësi kontestimi të mirëfilltë të fakteve materiale të nevojshme për të vendosur mbi atë pretendim. 31.5 Para se të vendosë në bazë të nenit 31.4, Dhoma e Posaçme i informon palët se ajo është duke e shqyrtuar këtë vendim dhe i fton ata që të bëjnë parashtresa lidhur me atë se a duhet të nxirret ky vendim. Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim të këtillë vetëm nëse është plotësisht e bindur se cilado palë që e kundërshton vendimin ka pasur mjaft mundësi për të paraqitur dëshmi të dokumentuara lidhur me cilëndo çështje të cilën pala dëshiron ta kontestojë. 31.6 Nëse vendimi për të hequr dorë nga mbledhja e dëshmive është bërë në përputhje me nenin 31.4, në atë rast nenet 36 deri te neni 44 të kësaj Urdhërese administrative nuk mund të zbatohen për këtë kërkesëpadi.

KAPITULLI VIII: DËSHMITË DHE DËGJIMI

Neni 32 Bartja e kompetencës për mbledhjen e dëshmive te panelet ose te gjykatësit individualë

32.1 Detyrën e mbledhjes së dëshmive, kryetari i trupit gjykues mund t’ia bartë gjykatësit ndërkombëtar apo një paneli që përbëhet nga dy a më tepër gjykatësish të Dhomës së Posaçme. Kur panelit t’i bartet detyra e mbledhjes së dëshmive, së paku njëri prej gjykatësve duhet të jetë gjykatës ndërkombëtar. Gjykatësi ndërkombëtar e kryeson

Page 20: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

20

punën e panelit dhe kryen detyrat e përgjegjësitë të cilat kjo Urdhëresë adminsitrative ia cakton kryetarit të trupit gjykues. 32.2 Mbledhja e dëshmive nga paneli ose nga gjykatësi individual bëhet në pajtim me rregullat e procedurës të përcaktuara në në këtë Urdhëresë administrative.

Neni 33 Parimet e përgjithshme

33.1 Palët mund t’i parashtrojnë dëshmi Dhomës së Posaçme duke: (a) Dhënë emrin dhe adresën e dëshmitarit dhe një përmbledhje të dëshmive që pritet t’i jep dëshmitari; (b) Kërkuar një raport të ekspertit dhe duke i treguar faktet që duhet të vërtetohen me atë raport; (c) Ofruar një kopje të dokumentit ose një send fizik që përmban informata lidhur me padinë; (d) Përshkruar dokumentin ose sendin fizik që përmban informata lidhur me kerkesëpadinë, por që nuk është në pronësi ose nën kontroll të asaj pale dhe duke treguar personin për të cilin besohet se e ka ose e kontrollon atë dokument apo atë send fizik dhe duke i dhënë arsyet për një besim të këtillë apo duke (e) Identifikuar vendin që duhet vizituar ose objektin që duhet inspektuar dhe duke treguar faktet që duhet të vërtetohen me një vizitë ose inspektim të këtillë.

Neni 34 Ftuarja e dëshmitarëve

34.1 Dhoma e Posaçme urdhëron hetimin e dëshmitarëve të propozuar nga pala, me kusht që deklarata e dhënë nga pala të ofrojë arsye të mjaftueshme për marrjen në pyetje të atij dëshmitari. 34.2 Dëshmitarët ftohen me urdhër të Dhomës së Posaçme dhe ai urdhër duhet të përmbajë këto informata:

(a) Mbiemrin, emrin, adresën dhe përshkrimin e dëshmitarit; (b) Indikacionin e fakteve për të cilat merret në pyetje dëshmitari dhe

Page 21: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

21

(c) Sipas rastit, hollësitë e procedurave të ndërmarra nga Dhoma e Posaçme për kompensimin e shpenzimeve të arsyeshme të dëshmitarit dhe të dënimeve që mund t’u jepen dëshmitarëve që nuk i përgjigjen ftesës së gjykatës.

34.3 Dhoma e Posaçme ua dërgon urdhrin dëshmitarëve. 34.4 Dhoma e Posaçme mund të vendosë nëse pala nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për ftuarjen e dëshmitarëve. 34.5 Ftesa për dëshmitarin me adresë jashtë Kosove dërgohet në pajtim me dispozitat e nenit 9. 34.6 Dhoma e Posaçme mund ta kushtëzojë ftesën e dëshmitarit, duke e detyruar palën që ta ftojë dëshmitarin për të depozituar në regjistrin e Dhomës së Posaçme një shumë që mjafton për t’i paguar shpenzimet që pritet t’i bëjë dëshmitari. Dhoma e Posaçme e cakton shumën e kësaj pagese. Nëse ftesa e dëshmitarit nuk kushtëzohet me depozit, Zyra e regjistrimit i ofron paraprakisht paratë e duhura lidhur me hetimin e dëshmitarëve të ftuar. 34.7 Dëshmitarët që banojnë jashtë Kosovës dhe të cilët janë ftuar me kohë, duhet t’i binden ftesës dhe të vijnë në seancën e Dhomës së Posaçme për hetime. Nëse dëshmitari i cili është ftuar me kohë nuk paraqitet pranë Dhomës së Posaçme, Dhoma e Posaçme mund ta dënojë dëshmitarin me gjobë e cila nuk mund të kalojë shumën prej pesëqind (500) eurove dhe mund të urdhërojë që dëshmitarit t’i bëhet edhe një ftesë tjetër, me shpenzimet e dëshmitarit. E njëjta gjobë mund t’i ngarkohet edhe dëshmitarit, i cili pa ndonjë arsye të vlefshme të parashtruar si në nenin 37 më poshtë, refuzon të japë dëshmi, të betohet apo të japë deklaratë solemne. 34.8 Nëse dëshmitari ofron një arsyetim të vlefshëm për mosparaqitje, atëherë gjoba e vënë mund të anulohet. Dëshmitari mund të kërkojë që gjoba e vënë nga Dhoma e Posaçme të zvogëlohet nëse ajo nuk përkon me mundësitë finaciare të tij.

Neni 35 Dëshmia e dëshmitarëve

35.1 Dëshmitarët nuk duhet të jenë të pranishëm në dëgjim gjatë prezentimeve gojore e as gjatë hetimit të dëshmitarëve të tjerë. 35.2 Palët kanë të drejtë të jenë të pranishme gjatë hetimit të dëshmitarëve. 35.3 Në fillim të marrjes në pyetje, kryetari i trupit gjykues apo paneli i gjykatësve të deleguar për mbledhje të dëshmive e përcakton identitetin e dëshmitarit. Dëshmitari informohet për pasojat penale të dhënies së dëshmisë së rrejshme dhe nga ai mund të

Page 22: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

22

kërkohet që të betohet apo të deklarojë solemnisht se dëshmia të cilën e ka dhënë është e vertetë. 35.4 Pas kësaj dëshmitari e jep dëshminë. Para se dëshmitarit t’i bëhet çfarëdo pyetjeje, ai duhet të tregojë se është në dijeni për faktet që janë objekt trajtimi për hetimin e tij. 35.5 Pasi dëshmitari të jepë dëshminë, gjykatësit tjerë mund t’i bëjnë pyetje dëshmitarit. Avokatët e palëve mund të bëjnë pyetje për dëshmitarin nën mbikëqyrjen e kryetarit të trupit gjykues apo të gjykatësit të deleguar për mbledhje të dëshmive. Avokati i palës që ka bërë kërkesën për hetimin e dëshmitarit ka të drejtë t’i bëjë pyetje dëshmitarit pasi këtë ta kenë bërë avokatët e palëve të tjera. 35.6 Dëshmitari mund të refuzojë të përgjigjet në pyetjet lidhur me:

(a) Atë çka i ka thënë atij personi gjatë një rrëfimi fetar; (b) Faktet që dëshmitari i ka mësuar ose këshillat që i ka dhënë dëshmitari

në cilësinë e tij si avokat a si mjek, ose gjatë kryerjes së ndonjë profesioni apo aktiviteti tjetër që përfshin obligimin e mirëbesimit të informatave të fituara gjatë kryerjes së profesionit apo aktivitetit të tillë apo

(c) Faktet që do të inkriminonin atë a bashkëshorten e tij ose paraardhësit apo pasardhësit e drejtpërdrejtë të tij apo të afërmit deri në shkallën e tretë të afërsisë.

35.7 Kryetari i trupit gjykues apo gjykatësi i deleguar për të mbledhur dëshmi mund t’i informojë dëshmitarët për të drejtën e tyre për të refuzuar dhënien e dëshmisë, siç parashihet në nenin 35.6. 35.8 Para dhënies së dëshmisë, nëse një gjë e tillë kërkohet nga kryetari i trupit gjykues apo nga gjykatësi i deleguar për mbledhje të dëshmive, dëshmitari duhet të betohet apo solemnisht të deklarojë si më poshtë:

“Unë, _____________ betohem (apo solemnisht deklaroj) se do ta them të vertetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë pos të vërtetës”.

35.9 Procesmbajtësi i gjykatës duhet të mbajë procesverbalin i cili pasqyron në mënyrë të përpiktë dëshminë e dëshmitarit. Procesverbali duhet të nënshkruhet nga kryetari i trupit gjykues apo nga gjykatësi përgjegjës për marrjen në pyetje të dëshmitarit si dhe nga procesmbajtësi i gjykatës.

Neni 36

Page 23: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

23

Raporti i ekspertit dëshmues 36.1 Dhoma e Posaçme, me kërkesën e një pale, mund të emërojë një ekspert dëshmues, i cili e përgatit raportin e ekspertit. Urdhri përmes së cilit bëhet emërimi i ekspertit i përkufizon detyrat e tij dhe e cakton afatin brenda të cilit eksperti duhet ta përgatisë raportin. 36.2 Personi nuk mund të emërohet ekspert dëshmues në një kërkesëpadi në të cilin ai:

(a) Ka marrë pjesë më parë si përfaqësues ose këshilltar; (b) Ka përfaqësuar ndonjërën nga palët;

(c) Është thirrur të deklarohet si anëtar i gjykatës apo i tribunalit, i komisionit

të hetimeve ose në ndonjë cilësi tjetër;

(d) Ka lidhje familjare ose martesore me ndonjërën nga palët, ose në rastet kur pala është person juridik a ndonjë organ tjetër që mund të jetë palë në procedurë para Dhomës së Posaçme në pajtim me nenin 5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, ka lidhje familjare ose martesore me një person që ka ndikim kontrollues në subjektin e tillë i cili është anëtar i bordit të një subjekti të tillë ose që ka pozitë të rëndësishme udhëheqëse në subjektin e tillë ose

(e) Ka apo vie deri te ndonjë interes i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në ndonjë ndërmarrje ose në ndonjë subjekt duke kërkuar interesin e vet pronësor në një subjekt që është palë në gjykim. 36.3 Ekspertët dëshmues e marrin një kopje të vendimit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme për kryerjen e detyrës së tyre. Ata janë nën mbikëqyrjen e raportuesit, i cili mund të jetë i pranishëm gjatë hetimit të tyre dhe i cili informohet vazhdimisht për përparimin e bërë gjatë kryerjes së detyrave të tyre. 36.4 Dhoma e Posaçme mund të kërkojë nga pala e cila kërkon ekspert që të paguajë një depozit në Zyrën e regjistrimit të Dhomës së Posaçme në shumën e cila është e mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve lidhur me raportin e ekspertit. 36.5 Ekspertët dëshmues mund ta shprehin mendimin e tyre vetëm për çështjet dhe faktet të cilat në mënyrë të qartë u janë referuar atyre. 36.6 Pasi që ta kenë kryer raportin, ekspertët i dorëzojnë menjëherë kopjet e raportit në Dhomën e Posaçme. Zyra e regjistrimit ia jep nga një kopje secilës palë. 36.7 Dhoma e Posaçme mund të jepë urdhër që eksperti të merret në pyetje në një seancë dëgjimore, me kusht që palët të jenë lajmëruar paraprakisht për pjesëmarrje. Marrja në pyetje e ekspertit dëshmues bëhet në seancën dëgjimore që ka të bëjë me atë kërkesëpadi. Kryetari i trupit gjykues dhe gjykatësit mund t’i shtrojnë pyetje ekspertit.

Page 24: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

24

Varësisht nga mbikëqyrja e kryetarit të trupit gjykues, ekspertit dëshmues mund t’i shtrojnë pyetje edhe mbrojtësit e palëve. 36.8 Para pranimit të emërimit të tyre, nga ekspertët dëshmues mund të kërkohet që të betohen ose solemnisht të deklarojnë si më poshtë: “Unë, ______________, betohem (ose deklaroj solemnisht) se do ta kryej me

ndërgjegje dhe në mënyrë të paanshme detyrën time; se nuk kam lidhje me asnjërën nga palët e këtij kontesti gjyqësor e nuk kam as interes financiar nga asnjëra nga palët përveç honorarit që e marr nga gjykata dhe as nga rezultati i këtij kontesti gjyqësor; se do t’ia ofroj gjykatës kopjet e dëshmive në të cilat do ta mbështes mendimin tim; se do ta mbështes mendimin tim vetëm mbi ato fakte të cilat besoj se janë të vërteta dhe se me nder e me besnikëri do ta mbroj mendimin të cilin do t’ia them Dhomës së Posaçme”.

Neni 37 Kundërshtimet ndaj dëshmitarëve dhe ekspertëve dëshmues

37.1 Nëse me kërkesën e Dhomës së Posaçme njëra nga palët e kundërshton lidhjen ose kompetencën e dëshmitarit ose të ekspertit, atëherë Dhoma e Posaçme, pasi t’ua parashtrojë kërkesën palëve të tjera dhe t’iu jepë rast atyre që ta paraqesin parashtresën me shkrim ose me gojë lidhur me kërkesën, merr vendimin lidhur me kërkesën e tillë duke i marrë parasysh faktet mbështetëse dhe argumentet ligjore të paraqitura në kërkesë dhe në cilëndo parashtresë të palëve të tjera. 37.2 Nëse një dëshmitar refuzon pa arsye të paraqesë prova ose një ekspert gjithashtu refuzon pa arsye të paraqesë prova ose ta bëjë raportin, apo një dëshmitar a ekspert refuzon të jepë betimin ose deklaratën solemne, Dhoma e Posaçme mund t’ia shqiptojë dëshmitarit a ekspertit të tillë një gjobë me të holla, nëse e sheh të arsyeshme një gjë të tillë, dhe Dhoma e Posaçme refuzon ta marrë parasysh dëshminë e dëshmitarit apo raportin a dëshminë e ekspertit kur të merr vendimin përfundimtar lidhur me kërkesëpadinë. 37.3 Kundërshtimi ndaj dëshmitarit ose ekspertit, nëse ka, duhet të ngritet brenda dy javësh pas dorëzimit të urdhrit me të cilin ftohet në gjyq dëshmitari ose emërohet eksperti. Në paraqitjen e kundërshtimit duhet të paraqiten arsyet e kundërshtimit dhe të ofrohen provat apo argumentet ligjore që e mbështesin atë kundërshtim.

Neni 38 Kompensimi i dëshmitarëve dhe ekspertëve

Page 25: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

25

38.1 Dëshmitarët dhe ekspertët kanë të drejtë në kompensim për shpenzimet e tyre të arsyeshme për udhëtim si dhe për shpenzime të tjera të arsyeshme. Për këto shpenzime zyra e regjistrimit të Dhomës së Posaçme mund t’ua bëj pagesën dëshmitarëve dhe ekspertëve paraprakisht. 38.2 Dëshmitarët kanë të drejtë në kompensim për humbjen e të ardhurave të tyre dhe ekspertët kanë të drejtë në pagesë të arsyeshme për shërbimet e tyre. Zyra e regjistrimit në Dhomën e Posaçme ua paguan kompensimin apo tarifat dëshmitarëve dhe ekspertëve pasi që ata t’i kenë kryer obligimet e tyre përkatëse. Ministria e Drejtësisë e cakton nivelin e pagesave për kompensimin e humbjes së të ardhurave dhe për raportet e ekspertëve.

Neni 39 Paraqitja e dokumenteve dhe e dëshmive të tjera materiale

39.1 Një palë mund të ofrojë prova duke paraqitur dokumente ose sende të cilat i posedon ose i kontrollon. 39.2 Nëse pala që e bart barrën e dëshmimit për një fakt të posaçëm ka një dokument ose një send që përmban prova për një fakt të tillë që është në pronësi ose nën kontrollin e saj, ajo e dorëzon një kopje të dokumentit ose një fotografi të sendit së bashku me lutjen e saj. Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë që në seancën e kërkesëpadisë të paraqitet kopja origjinale e atij dokumenti apo vetë prova materiale. 39.3 Nëse prova për një fakt të posaçëm gjendet në një dokument ose në një send të cilin nuk e posedon pala që e bart barrën e dëshmisë ose nuk është nën kontrollin e saj, por ka arsye të besojë që pala tjetër e posedon ose e kontrollon atë, pala e tillë mund ta parashtrojë një kërkesë me shkrim që pala tjetër ta paraqesë dokumentin, një kopje të vërtetuar të dokumentit origjinal ose të sendit. Pala që e kërkon këtë ia dorëzon Dhomës së Posaçme një kopje të kërkesës së tillë. 39.4 Nëse pala nga e cila kërkohet dokumenti ose sendi sipas nenit 39.3 refuzon të paraqesë dokumentin ose sendin e kërkuar nga pala tjetër ose nuk përgjigjet në këtë kërkesë brenda kohës së arsyeshme, pala kërkuese mund ta bëjë një kërkesë në Dhomën e Posaçme që ajo ta urdhërojë palën tjetër për ta paraqitur dokumentin apo sendin e tillë. Dhoma e Posaçme e urdhëron palën tjetër ta paraqesë dokumentin ose sendin, nëse është e bindur që dokumenti ose sendi është në posedim apo kontrollohet nga ajo palë dhe se paraqitja e tij është e nevojshme dhe në interes të drejtësisë. Nëse ajo palë, pa ndonjë arsyetim të pranueshëm, nuk e paraqet dokumentin ose sendin dhe e shkel urdhrin sipas këtij neni, Dhoma e Posaçme mund t’i shqiptojë palës së tillë një dënim me të holla në atë masë siç e sheh të arsyeshme si dhe mund të nxjerrë konkluzione të tilla kundër asaj pale ashtu siç i konsideron të përshtatshme për shkak të mosparaqitjes së dokumentit apo sendit nga ana e palës, ashtu siç është urdhëruar.

Page 26: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

26

39.5 Nëse pala që bart barrën e dëshmimit për një provë të caktuar ka arsye të besojë që kjo provë gjendet në një dokument ose send që është në posedimin ose nën kontrollin e një personi që nuk është palë në procedurën gjyqësore, në atë rast pala mund të kërkojë nga Dhoma e Posaçme që ta urdhërojë atë person të paraqesë atë dokument ose atë send. Dhoma e Posaçme i urdhëron personit që ta paraqesë dokumentin ose sendin nëse është e bindur se dokumenti apo sendi që është në posedim apo nën kontroll të atij personi apo paraqitja e tij është e nevojshme për interesin e drejtësisë. Nëse ai person, pa ndonjë arsye të qëndrueshme, nuk e paraqet dokumentin dhe e shkel urdhrin sipas këtij neni, Dhoma e Posaçme mund t’ia shqiptojë personit të tillë një dënim me të holla në atë masë të cilën ajo e konsideron të nevojshme.

Neni 40 Vizitat e vendndodhjes dhe inspektimi i objekteve

40.1 Vizita në vendndodhje ose inspektimi i një objekti mund të bëhet me parashtrimin e kërkesës së cilësdo palë, në rastet kur fakti që duhet vërtetuar nuk mund të vërtetohet përmes marrjes në pyetje të dëshmitarit, raporteve të ekspertit ose paraqitjes së dokumenteve apo sendeve të tjera fizike. 40.2 Pala që e bart barrën e dëshmimit për një provë të posaçme i ofron provat përmes vizitës në vendndodhje ose përmes inspektimit të objektit, duke identifikuar vendndodhjen a objektin e caktuar dhe faktin që do të vërtetohet përmes vizitës ose inspektimit të tillë. 40.3 Nëse vendndodhja ose objekti është në pronësi të personit që nuk është palë në procedurën gjyqësore, pala që e bart barrën e dëshmimit mund të kërkojë një urdhër kundër personit të tillë në mënyrë që t’i mundësohet hyrja në vendndodhjen ose në objektin në fjalë.

Neni 41 Renditja e kërkesëpadive

Kryetari i trupit gjykues i cakton seancat gojore për kërkesëpaditë sipas renditjes në të cilën janë mbyllur procedurat me shkrim të atyre kërkesëpadive. Në raste të veçanta, kryetari i trupit gjykues, me kërkesën e përbashkët të palëve ose me vendimin e tij, mund të vendosë që ndonjë kërkesëpadie t’i jepet përparësi ndaj të tjerave ose e njëjta të shtyhet.

Neni 42 Mbarëvajtja e procedurave gojore

Page 27: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

27

42.1 Procedurat gojore janë të hapura për publikun. Dhoma e Posaçme mund të vendosë për përjashtimin e publikut nga seanca, nëse kjo kërkohet për shkak të sigurisë së cilësdo pale ose të avokatëve të tyre apo në bazë të vlerësimit të sigurisë dhe të rendit publik. 42.2 Çdo palë, avokat, dëshmitar apo pjesëmarrës tjetër në procedurat gojore, sjellja e të cilit ndaj Dhomës së Posaçme, ndaj ndonjë gjykatësi ose regjistërmbajtësi apo ndonjë nëpunësi tjetër të Dhomës së Posaçme nuk është në përputhje me dinjitetin e Dhomës së Posaçme apo është fyese ndaj ndonjë pale tjetër a avokatit të saj, ose shfrytëzon të drejtën e vet për qëllime të tjera nga ato për të cilat ato të drejta i janë dhënë, mund të largohet në çdo kohë nga procedura me vendimin e Dhomës së Posaçme. Personit në fjalë duhet dhënë mundësinë që të paraqesë mbrojtjen e tij. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. 42.3 Nëse përjashtohet avokati i ndonjërës palë sipas nenit 42.2, procedurat duhet të pezullohen për një periudhë kohore të caktuar nga kryetari i trupit gjykues në mënyrë që palës në fjalë t’i mundësohet caktimi i avokatit të ri. 42.4 Kryetari i trupit gjykues mund të përjashtojë nga seancat gojore çdo vëzhgues, sjellja e të cilit nuk është në përputhje me dinjitetin e Dhomës së Posaçme apo i cili pengon seancat gojore.

Neni 43 Njoftimi për dëgjim

43.1 Palët ftohen në seancën e parë dëgjuese me anë të një njoftimi me shkrim. Njoftimi përmban datën, orën dhe vendin e dëgjimit dhe u dërgohet palëve jo më vonë se dy javë para datës së seancës. 43.2 Me kërkesë të cilësdo pale, kryetari i trupit gjykues e shtyn seancën e dëgjimit nëse pala dëshmon se nuk ka mundësi të vie në seancë për ndonjë arsye të rëndësishme. Palës tjetër mund t’i jepet mundësia që të bëjë komente lidhur me kërkesën. Kryetari i trupit gjykues vendos për shtyrjen e seancës dëgjimore dhe një vendim i tillë u dërgohet palëve. Nëse miratohet kërkesa për shtyrje, kryetari i trupit gjykues mund të nxjerrë vendim me anë të të cilit i kërkon palës që të paguajë për shpenzimet që ia ka shkaktuar palës ose palëve tjera.

Neni 44 Procedurat gjatë dëgjimit

44.1 Dëgjimi mbahet, hapet dhe drejtohet nga kryetari i trupit gjykues, apo nga personi i caktuar nga ai. Po ashtu seanca dëgjimore mund të mbahet, të hapet dhe të drejtohet edhe nga gjykatësi ndërkombëtar apo nga paneli i përbërë nga dy a më shumë gjykatës të Dhomës së Posaçme, të deleguar nga Kryetari i trupit gjykues. Paneli i gjykatësve kryesohet nga gjykatësi ndërkombëtar. Gjykatësi ndërkombëtar e shkarkon kryetarin e

Page 28: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

28

trupit gjykues nga detyrat që i janë dhënë me anë të këtij Udhëzimi administrativ. Kryetari i trupit gjykues është përgjegjës për mbarëvajtjen e dëgjimit. Në fillim të çdo seance, kryetari i trupit gjykues konstaton praninë e palëve dhe të avokatëve të tyre. 44.2 Pala që përfaqësohet në seancë përmes avokatit, mund t’i drejtohet Dhomës së Posaçme vetëm përmes avokatit, përveç nëse kryetari i trupit gjykues ose ndonjë gjykatës i bën asaj pale pyetje të drejtpërdrejtë. 44.3 Pas hapjes së seancës së parë dëgjimore, raportuesi paraqet një hyrje të shkurtër për padinë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme fakteve kontestuese. Palëve mund t’u jepet mundësia që të bëjnë një prezantim të shkurtër me gojë të argumenteve të tyre. Në prezantimin e tyre palët kufizohen në paraqitjen e fakteve dhe të çështjeve ligjore të cilat kanë të bëjnë me padinë. 44.4 Pasi palët t’i kenë paraqitur argumentet e tyre, Dhoma e Posaçme fillon shqyrtimin e dëshmive të mbledhura nga ana e saj apo nga gjykatësi i deleguar ose nga paneli. 44.5 Pas shqyrtimit të dëshmive, palëve u jipet mundësia t’i paraqesin me gojë parashtresat e tyre lidhur me faktet dhe materialin ligjor që ka të bëjë me padinë. Dhoma e Posaçme mund ta kufizojë kohën e ndarë për parashtresa të tilla nga ana e palëve. 44. 6 Seanca përfundon pasi palët t’i kenë paraqitur parashtresat e tyre përmbyllëse. Sa herë që lejojnë rrethanat një gjë të tillë, seancat gojore mbahen gjatë një dëgjimi të vetëm. Dëgjime plotësuese do të caktohen vetëm po qe se nuk ka qenë e mundur që gjatë një dëgjimi të paraqiten të gjitha dëshmitë dhe parashtresat. 44.7 Regjistërmbajtësi kujdeset për mbajtjen e procesverbalit të seancës dëgjimore. Këtë procesverbal e firmos kryetari i trupit gjykues ose gjykatësi i cili e kryeson panelin. 44.8 Nëse është nxjerr vendimi në bazë të nenit 31.4, palëve u jepet mundësia për paraqitjen e parashtresave gojore mbi materialin ligjor të kërkesëpadisë dhe në këtë rast nenet 44.3 deri në 44.5 nuk merren parasysh.

KAPITULLI IX AKTGJYKIMI

Neni 45

Aktgjykimi

45.1 Vendimi i Dhomës së Posaçme me të cilin gjykohet një kërkesëpadi shpallet me një aktgjykim, i cili duhet t’i plotësojë kushtet e nenit 9.3 të Rregullores së UNMIK-ut nr.

Page 29: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

29

2002/13. Dhoma e Posaçme e mbështet aktgjykimin e saj pas analizës së fakteve të paraqitura gjatë procedurës gjyqësore dhe në bazë të ligjit në fuqi. 45.2 Çdo ndihmë e dhënë nga Dhoma e Posaçme nuk duhet ta tejkalojë ndihmën materiale të kërkuar nga paditësi. 45.3 Nëse i padituri e pranon padinë, Dhoma e Posaçme e shqipton aktgjykimin në favor të paditësit. 45.4 Një origjinal i aktgjykimit, i nënshkruar nga kryetari i trupit gjykues apo nga gjykatësi ndërkombëtar ose nga gjykatësi që kryeson panelin, të cilit i është deleguar mbajtja e dëgjimit dhe nga regjistërmbajtësi vuloset dhe vendoset në Zyrën e regjistrimit. Secilës palë i dërgohet nga një kopje e akgjykimit brenda tridhjetë ditësh pas miratimit të tij. 45.5 Aktgjykimi është në gjuhën angleze dhe në gjuhën a gjuhët e tjera që përdoren nga palët. 45.6 Aktgjykimi është detyrues që nga dita kur u dërgohet palëve dhe si i tillë ai zbatohet si aktgjykim përfundimtar i Gjykatës Supreme të Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi.

Neni 46

Korrigjimi i gabimeve administrative

46.1 Dhoma e Posaçme, me propozimin e saj apo me kërkesën e ndonjë pale të parashtruar brenda dy javësh pas dërgimit të aktgjykimit mund të korrigjojë çdo gabim ose gabime administrative gjatë llogaritjes të bëra në aktgjykim. 46.2 Urdhri për korrigjim i bashkëngjitet origjinalit të aktgjykimit të korrigjuar.

Neni 47 Lëshimet

47.1 Nëse Dhoma e Posaçme nuk merr vendim për ndonjë pjesë të posaçme të një kërkesëpadie ose për shpenzimet, cilado palë mund të kërkojë nga Dhoma e Posaçme që ta plotësojë aktgjykimin e saj brenda një muaji pas dërgimit të aktgjykimit. 47.2 Kërkesa për plotësimin e aktgjykimit u dërgohet palëve kundërshtare dhe kryetari i trupit gjykues e parashkruan një periudhë brenda së cilës palët mund të parashtrojnë argumente kundërshtuese me shkrim, nëse kanë ndonjë. Pas mbarimit të afatit të parashkruar, Dhoma e Posaçme merr vendim mbi kërkesën.

Page 30: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

30

Neni 48

Shpallja e vendimeve

Regjistërmbajtësi e rregullon shpalljen e vendimeve të Dhomës së Posaçme, të cilat duhet të jenë në gjuhën angleze dhe në gjuhën a gjuhët e tjera të cilat përdoren nga palët.

KAPITULLI X: GJYKIMI NË MUNGESË

Neni 49

Gjykimi në mungesë

49.1 Nëse i padituri, të cilit i është dorëzuar kërkesëpadia sipas rregullit, nuk e paraqet mbrojtjen ndaj kërkesëpadisë në mënyrën e duhur brenda afatit të parashkruar në pajtim me nenin 26, ose nëse i padituri nuk paraqitet në seancën për të cilën është ftuar sipas rregullit, Dhoma sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të paditësi mund mbajë gjykim në mungesë. 49.2 Para se ta pranojë gjykimin në mungesë, Dhoma e Posaçme gjykon se a është e pranueshme kërkesëpadia dhe a e mbështesin kërkesëpadinë provat e dorëzuara nga paditësi. 49.3 Neni 45 zbatohet përshtatshmërisht për gjykimin në mungesë pas ndryshimit të nevojshëm të detajeve. 49.4 Gjykimi në mungesë është detyrues si aktgjykim i formës së prerë i Dhomës së Posaçme, sipas dispozitave të nenit 45.6, ose derisa ai anulohet konform dispozitave të nenit 50. 49.5 Dhoma e Posaçme mund ta shtyjë zbatimin e gjykimit në mungesë derisa ajo të ketë vendosur për çfarëdo kërkese lidhur me anulimin e gjykimit në mungesë.

Neni 50

Kërkesa për anulimin e gjykimit në mungesë

50.1 I padituri mund ta parashtrojë në Dhomën e Posaçme një kërkesë për anulimin e gjykimit në mungesë.

Page 31: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

31

50.2 Kërkesa për anulimin e gjykimit në mungesë duhet të bëhet brenda një muaji nga data kur gjykimi në mungesë i është dorëzuar të paditurit. Kërkesa u dorëzohet palëve të tjera. 50.3 Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari i trupit gjykues e parashkruan një afat brenda të cilit paditësi mund të dorëzojë një argument kundërshtues me shkrim, nëse ka ndonjë. 50.4 Aktgjykimi i Dhomës së Posaçme lidhur me kërkesën për anulimin e gjykimit në mungesë është i formës së prerë. Në aktgjykim Dhoma e Posaçme:

(a) E mbështet gjykimin në mungesë dhe e refuzon kërkesën për ta anuluar atë ose (b) E anulon gjykimin në mungesë dhe urdhëron vazhdimin e procedurës gjyqësore. 50.5 Aktgjykimi lidhur me kërkesën për anulimin e gjykimit në mungesë i bashkëngjitet origjinalit të gjykimit në mungesë dhe një kopje e aktgjykimit u dorëzohet palëve.

TITULLI III MJETET E PËRKOHSHME LIGJORE DHE SHPENZIMET

KAPITULLI XI: MJETET E PËRKOHSHME JURIDIKE

Neni 51 Pezullimi i zbatimit të dënimit

Me kërkesë të palës për ta anuluar dënimin e shqiptuar nga Agjencia në pajtim me nenin 27.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/12, Dhoma e Posaçme mund ta pezullojë zbatimin e dënimit, në pritje të vendimit përfundimtar lidhur me kërkesëpadinë.

Neni 52 Vendimet gjyqësore paraprake

52.1 Me kërkesë të palës, Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë një vendim gjyqësor paraprak nëse pala jep prova të besueshme se dëmi, humbja apo dëmtimi i drejtpërdrejtë dhe i pariparueshëm do të kenë pasoja për palën nëse nuk lëshohet vendimi gjyqësor paraprak për atë kërkesëpadi. Kërkesa për vendim gjyqësor preliminar parashtrohet bashkë me kërkesëpadinë ose pas kërkesëpadisë së parashtruar në lidhje me atë kërkesëpadi.

Page 32: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

32

52.2 Dhoma e Posaçme mund të vendosë që lidhur me një kërkesë të lëshohet një vendim gjyqësor paraprak pa seancë pasi palës tjetër t’i jetë dhënë mundësia për t’i parashtruar argumentet kundërshtuese me shkrim. Në raste të jashtëzakonshme, Dhoma e Posaçme mund të vendosë rreth një kërkese për vendim gjyqësor paraprak pa ia dorëzuar kërkesën palës tjetër. Vendimi i Dhomës së Posaçme është i formës së prerë dhe është detyrues. Vendimet gjyqësore paraprake mund të jepen vetëm për një afat të kufizuar kohor dhe mund të zgjaten në bazë të kërkesës. 52.3 Urdhrat e vendimeve gjyqësore paraprake janë në formë të shkruar dhe: (a) Përmbledhin dokumentacionin faktik e procedural të procedurës gjyqësore për aq sa ato kanë të bëjnë me vendimin gjyqësor paraprak; (b) Konstatojnë dëmin që ka të ngjarë t’i shkaktohet palës kërkuese nëse nuk lëshohet vendimi gjyqësor paraprak edhe pse ai dëm do të ishte i papërmirësueshëm; (c) Shënojnë konkluzionet faktike dhe arsyet ligjore në bazë të të cilit jepet vendimi gjyqësor paraprak dhe (d) Shënojnë kohën kur mbaron afati i vendimit gjyqësor paraprak. 52.4 Dhoma e Posaçme e lëshon vendimin gjyqësor paraprak vetëm nëse paditësi e deponon në Dhomën e Posaçme një garanci në shumën të cilën Dhoma e Posaçme e konsideron të përshtatshme për kompenzimin e shpenzimeve dhe dëmeve të tilla, që mund të jenë shkaktuar ose mund të jenë pësuar nga cilado palë që i është nënshtruar vendimit gjyqësor paraprak, e cila si rrjedhojë i është nënshtruar padrejtësisht vendimit gjyqësor.

KAPITULLI XII: SHPENZIMET

Neni 53 Vendimi për shpenzime

53.1 Një aktgjykim i formës së prerë lidhur me një kërkesëpadi duhet të përfshijë një vendim për shpenzimet nëse ato janë kërkuar në lutjen e palës së suksesshme. 53.2 Pala e pasuksesshme urdhërohet që t’i paguajë shpenzimet ashtu siç është përcaktur në aktgjykimin e formës së prerë. Nëse ka disa palë të pasuksesshme, Dhoma e Posaçme vendos lidhur me ndarjen e shpenzimeve. 53.3 Në rastet kur secila palë ka sukses në disa kërkesa dhe dështon në të tjerat ose në raste të jashtëzakonshme, Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë që shpenzimet të ndahen ose që palët t’i bartin vetë shpenzimet e veta.

Page 33: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

33

53.4 Dhoma e Posaçme mund t’i urdhërojë një pale, madje edhe nëse është e suksesshme, t’i paguajë shpenzimet për të cilat Dhoma e Posaçme mendon se ajo palë ia ka shkaktuar palës tjetër në mënyrë të paarsyeshme ose të bezdisshme shpenzimet. 53.5 Nëse pala e suksesshme nuk i kërkon shpenzimet ose Dhoma e Posaçme nuk ka vendosur ndryshe, secila palë i bart shpenzimet e veta. Në rastet kur kërkesëpadia nuk vazhdon me aktgjykim, shpenzimet ndahen sipas marrëveshjes së palëve, ose nëse ato nuk pajtohen, Dhoma e Posaçme e ka lirinë e veprimit. 53.6 Nëse i padituri e pranon kërkesëpadinë jo më vonë se dy javë pasi që i është dorëzuar kërkesëpadia në pajtim me nenin 25.6, shpenzimet i bart paditësi, përveç nëse paditësi mund të vërtetojë se ka kërkuar zgjidhje nga i padituri para se ta parashtrojë kërkesëpadinë.

Neni 54

Llogaritja e shpenzimeve 54.1 Në shpenzime përfshihen shpenzimet e gjyqit, honoraret e arsyeshme të avokatëve, kompensimi për humbjen e rrogës së dëshmitarëve, honoraret e arsyeshme të ekspertëve, shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe shpenzimet e tjera të arsyeshme të dëshmitarëve dhe të ekspertëve. 54.2 Ministria e Drejtësisë e harton planin e shpenzimeve të gjyqit.

TITULLI IV ANKESA

KAPITULLI XIII: ANKESA

Neni 55 Dispozitat e përgjithshme

Kundër vendimit të një gjykate, të cilës Dhoma e Posaçme ia ka referuar lëndën në pajtim me nenin 4.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 mund të shtrohet ankesë: (a) Në Dhomën e Posaçme, në pajtim me procedurat e paraqitura më poshtë ose (b) Në ndonjë gjykatë tjetër kompetente në Kosovë, nëse Dhoma e Posaçme ka udhëzuar kështu në vendimin e saj referues.

Page 34: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

34

55.2 Kur një gjykatë tjetër në Kosovë vendos rreth një kërkese për të cilin juridiksionin primar sipas Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 e ka Dhoma e Posaçme, kundër një vendimi të tillë mund të shtrohet ankesë në Dhomën e Posaçme në pajtim me procedurat e dhëna më poshtë. 55.3 Dispozitat e tjera të këtij Udhëzimi administrativ zbatohen përshtatshmërisht në procedurat ankimore pas ndryshimit të nevojshëm të detajeve.

Neni 56

Parashtrimi i ankesës 56.1 Ankesa parashtrohet në Dhomën e Posaçme brenda dy muajve prej datës kur u dorëzohet palëve vendimi. 56.2 Njoftimi për ankesë i dorëzohet gjykatës kundër së cilës është ushtruar ankesa dhe palëve që marrin pjesë në procedurën gjyqësore në gjykatë kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa. 56.3 Pas pranimit të njoftimit për ankesë, gjykata kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa ia përcjell dosjen e çështjes përkatëse Dhomës së Posaçme.

Neni 57 Përmbajtja e ankesës

57.1 Ankesa duhet të përmbajë: (a) Emrin dhe adresën e ankuesit; (b) Emrat e palëve të tjera në procedurën gjyqësore në gjykatën kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa; (c) Argumentet ligjore në të cilat bazohet ankesa dhe (d) Forma e urdhrit e kërkuar nga ankuesi. 57.2 Vendimi i gjykatës kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa i bashkëngjitet ankesës. Në ankesë shënohet data kur i është dorëzuar vendimi ankuesit. 57.3 Në ankesë mund të kërkohet anulimi o modifikimi i tërësishëm ose i pjesërishëm i vendimit të gjykatës kundër vendimit të së cilës është ushtruar ankesa. 57.4 Tema e procedurës gjyqësore në gjykatën kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa mund të mos ndryshohet në ankesë.

Page 35: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

35

Neni 58

Reagimi në ankesë

58.1 Cilado palë në procedurë gjyqësore në gjykatën kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa mund ta parashtrojë reagimin brenda dy muajve pas pranimit të njoftimit për ankesë. Afati për parashtrimin e reagimit mund të zgjatet vetëm një herë nga Dhoma e Posaçme. 58.2 Reagimi përmban: (a) Emrin dhe adresën e palës që e parashtron atë; (b) Datën kur i është dorëzuar njoftimi për ankesë; (c) Argumentet ligjore në të cilat bazohet reagimi dhe (d) Zgjidhjen të cilën e kërkon i padituri. 58.3 Në reagim mund të kërkohet: (a) Refuzimi i ankesës, në tërësi ose pjesërisht, ose anulimi i plotë a i pjesërishëm i vendimit të gjykatës kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa dhe (b) Mbështetja e vendimit të gjykatës kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa, por për shkaqe të tjera dhe (c) Zgjidhja, e tërësishme apo e pjesërishme, e cila kërkohet nga gjykata për vendimin e së cilës është parashtruar ankesë. 58.4 Pas pranimit të ankesës, Dhoma e Posaçme e shqyrton atë për t’u siguruar se a i plotëson ajo kushtet e dhënë na këtë Udhëzim administrativ dhe se a ngrit ajo çështje të rëndësishme të ligjit apo fakteve. Në rast se Dhoma e Posaçme vie në përfundim se ankesa i plotëson këto kushte, ajo urdhëron gjykatën e shkallës së parë ta dërgojë rastin në Dhomën e Posaçme. Nëse Dhoma e Posaçme konstaton se ankesa nuk i plotëson këto kushte, ajo e informon sipas procedurës gjykatën e shkallës së parë dhe palët e përfshira në këtë rast dhe me këtë vendimi i gjykatës në fjalë bëhet i formës së prerë.

Neni 59

Përgjigjja dhe kundërpërgjigjja 59.1 Ankesa dhe reagimi mund të plotësohen me përgjigje dhe kundërpërgjigje në rastet kur kryetari i trupit gjykues, në bazë të kërkesës që ka parashtruar ankuesi brenda afatit prej shtatë ditësh nga dorëzimi i reagimit e konsideron lutjen e mëtejshme të nevojshme dhe qëllimisht e lejojnë dorëzimin e reagimit në mënyrë që t’i mundësojë

Page 36: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

36

ankuesit paraqitjen e pikëpamjeve të tij ose t’i ofrojë një bazë për vendimin ndaj asaj ankese. Kryetari i trupit gjykues e parashkruan datën deri kur duhet të dorëzohet përgjigjja dhe pas dorëzimit të ankesës e cakton datën deri kur mund të dorëzohet kundërpërgjigjja. 59.2 Në rastin kur në reagim kërkohet anulimi ose mbështetja e tërësishme a e pjesërishme e vendimit të gjykatës kundër vendimit të së cilës parashtrohet ankesa për vetëm një argument ligjor, që nuk është ngritur në ankesë, ankuesi mund ta dorëzojë një reagim për atë argument ligjor brenda dy muajve prej dorëzimit të reagimit në fjalë. Kryetari i trupit gjykues e parashkruan datën deri kur duhet të dorëzohet çfarëdo kundërpërgjigje. 59.3 Procedurat me shkrim mbyllen: (a) Nëse ankuesi nuk e bën kërkesën sipas paragrafit 1 të këtij neni në afatin prej shtatë ditësh pas dorëzimit të reagimit; (b) Nëse ankuesi e bën kërkesën sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe kryetari i trupit gjykues vlerëson se lutja e mëtejshme është e panevojshme në datën kur kryetari i trupit gjykues bën një vlerësim të tillë; (c) Në mbarim të afatit të parashtruar nga kryetari i trupit gjykues për parashtrimin e përgjigjjes, nëse nuk parashtrohet asnjë përgjigjje; (d) Në ditën kur parashtrohet kundërpërgjigjja ose (e) Në mbarim të afatit të parashtruar nga kryetari i trupit gjykues për parashtrimin e kundërpërgjigjes, nëse nuk parashtrohet asnjë kundërpërgjigje. 59.4 Të gjitha pikat që i referohen kryetarit të trupit gjykues të dhëna në këtë nen zbatohen përshtatshmërisht edhe për raportuesin me ndryshimet e nevojshme.

Neni 60 Raporti i raportuesit

Kryetari i trupit gjykues e emëron një raportues pas mbylljes së procedurës me shkrim. Raportuesi e paraqet një raport dhe i thekson çështjet e ngritura në ankesë bashkë me rekomandimet e tij lidhur me vendimin që duhet ta japë Dhoma e Posaçme.

Neni 61 Procedura gojore për ankesa

60.1 Nenet 31 dhe 44 zbatohen përshtatshmërisht për paraqitjen e raportit nga gjyqtari raportues dhe për udhëheqjen e procedurës gojore.

Page 37: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

37

60.2 Dhoma e Posaçme, duke vepruar lidhur me raportin e raportuesit, mund të vendosë që ta refuzojë pjesën gojore të procedurës. Dhoma e Posaçme e merr parasysh çdo kërkesë për procedurë gojore që është dorëzuar nga cilado palë që paraqet arsyet pse dëshiron të dëgjohet. Kërkesa dorëzohet me njoftimin për ankesë ose për reagim.

Neni 62 Zgjidhja e ankesave

Dhoma e Posaçme: (a) Mund ta mbështesë ose mund ta anulojë tërësisht a pjesërisht vendimin e gjykatës kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa; (b) Mund ta ndryshojë ndonjë urdhër të gjykatës kundër vendimit të së cilës ushtrohet ankesa ose (c) Ta urdhërojë rigjykimin e kërkesëpadisë, tërësisht ose pjesërisht, në gjykatën e njëjtë, në ndonjë gjykatë tjetër në Kosovë ose në Dhomën e Posaçme.

Neni 63

Shpenzimet

Në vendimin e saj lidhur me ankesën, Dhoma e Posaçme merr vendim lidhur me shpenzimet e bëra gjatë procedurës gjyqësore në shkallën e parë edhe gjatë ankesës. Dispozitat e neneve 53 dhe 54 zbatohen në mënyrë të përshtatshme.

TITULLI V ANKESAT E BËRA SIPAS RREGULLORES SË UNMIK-ut NR. 2003/13

Neni 64

Ankesat lidhur me listën e punëtorëve të cilët gëzojnë të drejtën 64.1 Procedura për ankesat e bëra sipas nenit 10.6 të Rregullores nr. 2003/13 të UNMIK-ut të datës 9 maj 2003 për transformimin e së drejtës për përdorimin e pronës së patundshme shoqërore (“ankesa nga neni 10.6”) do të udhëhiqet sipas këtij Udhëzimi administrativ, i cili do të zbatohet përshtatshmërisht për ankesat nga neni 10.6. 64.2 Pas pranimit të listës së punëtorëve të cilët gëzojnë të drejtën sipas nenit 10 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit publikon një listë të përkohshme të punëtorëve të cilët gëzojnë të drejtën bashkë me një njoftim për

Page 38: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

38

publikun mbi të drejtën e çdo personi që brenda 20 ditësh të parashtrojë ankesë në këtë agjenci për përfshirje në listë ose kundërshtimin e listës së punëtorëve të cilët gëzojnë të drejtën. Kërkesa ose kundërshtimi i tillë duhet të mbështetet në fakte dhe të përmbajë bazën ligjore për kërkesën apo kundërshtimin. 64.3 Njoftimi i publikut përmban një kopje të formularit për dorëzimin e kërkesës ose kundërshtimit. Ky formular përcakton se duhet të përfshihen informacione që i duhen Agjencisë Kosovare të Mirëmbesimit për të vlerësuar atë kërkesë ose kundërshtim. 64.4 Pas pranimit të kërkesës ose kundërshtimit në lidhje me listën e punëtorëve të cilët gëzojnë të drejtën, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit kërkon paraqitjen e dëshmive dhe informacioneve të tjera nëse janë të nevojshme për të vlerësuar si duhet ato kërkesa ose kundërshtime. Agjencia mund të vendosë të mbajë seanca për dëgjimin e dëshmive nga të gjithë personat që duan të dëshmojnë, të cilat regjistrohen si duhet. Pas parashtrimit të të gjitha dëshmive, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit i jep mundësinë secilës palë ose avokatit që përfaqëson palën të paraqesin argumentet e tyre për mbështetjen e kërkesës ose kundërshtimit. 64.5. Pas zgjidhjes së të gjitha kërkesave dhe kundërshtimeve, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit e bën përshtatjen e listës së punëtorëve të cilët e gëzojnë të drejtën dhe me vendim të bordit të drejtorëve në pajtim me nenin 10.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13, i cila përmban një arsyetim për përfshirjen ose përjashtimin e secilit person në listë dhe pranimin ose refuzimin e kundërshtimeve të tjera ndaj listës. Lista e përshtatur e punëtorëve të cilët gëzojnë të drejtën publikohet në pajtim me nenin 10.3 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13. 64.6 Ankesa e bërë në pajtim me nenin 10.6 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 para Dhomës së Posaçme bëhet me shkrim dhe përmban: (a) Emrin(at) e personit ose të personave në emrin e të cilëve bëhet ankesa nga (“ankuesi(t)”), (b) Adresën e ankuesit(ve) për dërgim, (c) Bazat e detajuara ligjore dhe faktike ku mbështetet kërkesa për përfshirje ose kundërshtim të listës së punëtorëve të cilët gëzojnë të drejtën, sipas vendimit të marrë nga Agjencia dhe shpërndarja e fondeve nga llogaria garancimbajtëse e paraparë me nenin 10.5 të Rregullores nr. 2003/13 të UNMIK-ut dhe 64.7 Dhoma e Posaçme ia dërgon një kopje të ankesës Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit brenda tri ditëve nga dita e regjistrimit në regjistër. 64.8 Agjencia, e cila vepron si palë e akuzuar në rast të ankesave të tilla, brenda shtatë ditëve nga dita e dorëzimit të ankesës paraqet komentet me shkrim bashkë me vendimin e saj, procesverbalin, dëshmitë dhe të gjitha dokumentet që ka shqyrtuar Agjencia

Page 39: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

39

Kosovare e Mirëbesimit gjatë hartimit të listës në gjuhën angleze dhe në gjuhën e ankuesit. 64.9 Këto komente me shkrim të bëra nga Agjencia i dërgohen ankuesit brenda tri ditëve nga dita e regjistrimit në regjistër. 64.10 Seanca gojore mbahet nëse ankuesi ose i akuzuari kërkon me shkrim që ajo të mbahet. Dhoma e Posaçme mund të vendosë se a do të mbajë seancë gojore. Nëse mbahet seanca gojore, Dhoma e Posaçme e njofton me shkrim ankuesin dhe Agjencinë për datën e mbajtjes së seancës. 64.11 Dhoma e Posaçme, kur është e nevojshme, përkujdeset për përkthimin e ankesës në gjuhën angleze, të ndonj parashtrese tjetër dhe të çdo dokumenti përcjellës. Këto përkthime duhet t’i dërgohen ankuesit(ve) dhe Agjencisë menjëherë pasi të jenë përkthyer, që do të thotë jo më vonë se shtatë ditë para seancës gojore. 64.12 Vendimi i Dhomës së Posaçme duhet t’i dërgohet ankuesit dhe Agjencisë menjëherë pasi të jetë lëshuar dhe jo më vonë se 90 ditë nga data kur ankesa është regjistruar në regjistër.

TITULLI VI PROCEDURAT SIPAS RREGULLORES SË UNMIK-ut NR. 2005/48

Neni 65 Procedura për riorganizimin dhe likuidimin

65.1 Procedurat për kundërshtimin e vendimeve të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, të ndonjë administratori ose komisioni për likuidim në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2005/48 udhëhiqen nga ky Udhëzim administrativ, i cili zbatohet përshtatshmërisht. 65.2 Kërkesa nga ana e një administratori për heqje dorë ose për pëlqim nga Dhoma e Posaçme në pajtim me nenet 11 dhe 15 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/48, ndonjë regjistrim i planit për riorganizim, raport përfundimtar për Gjykatën apo i ndonjë kërkese që kërkon aprovimin e gjykatës shoqërohet me dëshminë se një kopje e kërkesës i është dorëzuar Agjencisë, Komisionit të kreditimit, ndonjë person me të drejtë pengmarrjeje dhe çdo paditës tjetër mbi pronën në fjalë. Çdo person i interesuar ka të drejtë të regjistrojë në Dhomën e Posaçme një kundërshtim ndaj kërkesës ose të bëjë ndonjë parashtresë tjetër brenda shtatë (7) ditësh nga dorëzimi i saj. Çdo kërkesë nga administratori do të bëhet në formë të shkruar që përmban bazat ligjore dhe faktike për atë kërkesë. 65.3 “Udhëzimet nga gjykata” sipas nenit 46 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/48 mund të kërkohen vetëm në rast të kundërshtimit të një vendimi ose veprimeve tjera të Agjencisë ose administratorit.

Page 40: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

40

65.4 Çdo palë kundërshtuese që kundërshton një vendim të Agjencisë ose të administratorit i parashtron Dhomës së Posaçme me shkrim në mënyrë të hollësishme bazat ligjore dhe faktike të kundërshtimit bashkë me kopjen e vendimit të kundërshtuar. Vendimi i lëshuar nga Agjencia ose nga administratori përfshin arsyetimin ligjor dhe faktik i cili përbën bazën për një vendim të tillë.

Neni 66

Shqyrtimi i vendimeve të komisionit për likuidim 66.1 Procedura para Dhomës së Posaçme për kundërshtimin e një vendimi të komisionit për likuidim që bën likuidimin e ndërmarrjes shoqërore në pajtim me nenin 9 të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2002/12, udhëhiqet nga ky nen. Dhoma e Posaçme mund të miratojë rregulla shtesë për udhëheqjen e procedurës në rast kundërshtimi të ndonjë vendimi të Komisionit për likuidim. 66.2 Komisioni për likuidim mund të mbajë seanca për dëgjimin e dëshmive mbi kërkesat e kontestuara të cilat i nënshtrohen procedurës së likuidimit. Dëshmitë e shqyrtuara regjistrohen dhe merren parasysh. Pasi të jenë parashtruar të gjitha dëshmitë, Komisioni për likuidim do t’i mundësojë secilës palë ose përfaqësuesit të tyre ligjorë të paraqesin argumentet për të mbështetur kërkesën e tyre. 66.3 Pas përfundimit të mbledhjes së dëshmive, Komisioni për likuidim merr vendim për përfshirjen ose përjashtimin e kërkesave në skemën e borxheve. Vendimi përmban arsyetimin dhe me të njoftohen të gjitha palët në afat prej tridhjetë (30) ditësh. 66.4 Çdo kreditor që ka paraqitur kërkesën para Komisionit për likuidim mund ta kundërshtojë vendimin e komisioneve për likuidim në pajtim me nenin 39.7 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/6. Vendimet e Komisionit për likuidim mund të kundërshtohen vetëm nëse ato refuzojnë kërkesën pjesërisht ose plotësisht. 66.5 Kundërshtimi i një vendimi të Komisionit për likuidim do t’i dorëzohet Dhomës së Posaçme brenda një (1) muaji pas njoftimit për vendimin përfundimtar të Komisionit për likuidim. 66.6 Cilido ankues që kundërshton vendimin e Komisionit për likuidim i paraqet Dhomës së Posaçme në formë të shkruar bazat e detajuara ligjore dhe faktike të kundërshtimit bashkë me kopjen e vendimit të kundërshtuar. Kërkuesi po ashtu dorëzon kopjen e kundërshtimit në Komisionin për likuidim i cili do t’i parashtrojë vështrimet e tij dhe çdo material tjetër Dhomës së Posaçme brenda dy (2) javësh. 66.7 Në qoftë se vendimi i Komisionit për likuidim gjykohet të jetë i pabazuar në fakte apo në ligj, ose ka pasur paragjykime të padrejta, Dhoma e Posaçme mund ta mbështesë, ta anulojë ose ta ndryshojë vendimin e Komisionit për likuidim, ose t’ia kthejë vendimin për rishqyrtim Komisionit për likuidim.

Page 41: UNMIK URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2006/17 · PDF filegabimit të qëllimshëm të marrësit në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim. Neni 9 Ndihma ligjore e ndërsjellë

41

TITULLI VII

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 67 Ligji në fuqi

67.1 Në rastet të cilat nuk sqarohen ose nuk zgjidhen në mënyrë të qartë nga ky Udhëzim administrativ, Dhoma e Posaçme ka autorizimet të marrë vendime të tjera procedurale që sqarojnë ose plotësojnë rregulloren e punës të paraqitur në këtë Udhëzim administrativ. 67.2 Kryesekretari ose zëvendësi i tij rregullon publikimin e vendimeve procedurale që merren nga Dhoma e Posaçme sipas këtij Udhëzimi administrativ dhe këto publikime do të jenë në gjuhën angleze dhe në gjuhët tjera që përdoren nga palët. 67.3 Gjatë interpretimit të kësaj Urdhërese adminstrative ose gjatë seancës për ndonjë çështje e cila, sipas gjykimit të saj, nuk është zgjidhur në mënyrë të duhur ose nuk është zgjidhur aspak sipas kësaj Urdhërese administrative, Dhoma e Posaçme mund të marrë parasysh, me ndryshimet dhe kufizimet që i konsideron të domosdoshme ose të përshtatshme në ato rrethana: (a) Cilëndo dispozitë të ligjit mbi procedurën kontestimore që zbatohet në Kosovë dhe (b) Cilëndo dispozitë të ligjit në fuqi për kompetencat e Gjykatës Supreme të Kosovës që ka të bëjë me çështjet civile.

Neni 68 Hyrja në fuqi

Kjo Urdhëresë administrative hyn në fuqi me 6 dhjetor 2006. Joachim Rücker Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm