ushqim i shëndetshëm – lëvizje e...

16
Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshme

Upload: doantram

Post on 07-Feb-2018

224 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshme

Page 2: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Ushqim i shëndetshëm

Lëvizje e shëndetshme

Page 3: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Të jesh i shëndetshëm. Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh

ne lëvizim, mund të bëjmë shumë për shëndetin tonë. Në vazhdim disa

lëmi të rëndësishme, me të cilat gratë mund të nxiten për mirëmbajtjen

e shëndetit të tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Page 4: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Fëmijëve u nevojiten ngrënie të rregullta. Këto janë përherë raste ku ne kalojmë kohë të përbashkët. Ku mund të bisedohet për përjetimet dhe të bëhen plane aktivitetesh. Ngrënien e përbashkët e shfrytëzojmë të kuj- desemi për një atmosferë të gëzueshme dhe relaksuese. Ngrënia duhet të krijojë gëzim. Ngrënia para televizorit e humb vëmendjen.

– Si rrjedhin kohët e ngrënies?– A jeni të qetë apo të stresuar?– Çka shijoj unë në tavolinën (tryezën) familjare?– Sa shpesh hamë ne bashkë si familje?– A e ndalim ne televizorin dhe telefonat e dorës gjatë ngrënies, që të hamë pa u penguar?– A e marrin fjalën të gjithë?– Si është e shtruar tavolina jonë e bukës?– A e presim ne njëri-tjetrin për të ngrënë bashkërisht?

Të shijojmë ngrëniet 01

Page 5: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Ngritja nga shtrati nuk është njëlloj e lehtë për të gjithë. Disa e kursejnë kohën për ngrë-nien e mëngjesit.Fëmijëve, sidomos atyre fëmijëve që shkojnë në shkollë u nevojitet një ngrënie e mëngjesit të begatë: më së miri me qumësht dhe me produkte mielli të pasitur si dhe fruta (pemë) sezonale. Kjo ka shumë rëndësi për të mundur të mësojnë më mirë. Me pemë dhe perime bëjmë një ushqim të shëndetshëm në ndërmjetngrënie.

– Si e fillon ditën familja ime?– Me një mëngjes apo me barkun e zbrazët (bosh)?– Çka hamë ne për mëngjes?– A ndajmë kohë për të ngrënë mëngjesin?– Çfarë mëngjesi duhet të hajë familja ime për t’a filluar ditën fit.

02 Mëngjesi dhe ndërmjetngrënia

Page 6: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

– Si mund unë ta shtyej fëmijën të hajë pemë dhe perime?– Si kujdesem unë për një ushqim të shëndetshëm dhe të ndryshueshëm në familje?– A hanë fëmijët e mi pemë në një ndërmjetngrënie?– Sa shpesh i shijon familja ime pemët dhe perimet?

Nëse hamë për çdo ditë pemë dhe perime është shumë e rëndësishme për shëndetin, jo vetëm kur trupi është duke u ritur. Më së miri 5 racione (porcione) në ditë.Një racion është një dorë plot. Për t’i adhuruar perimet mund të mësohemi. Kjo do të thotë t’i pro-vojmë ata kohë pas kohe. Ju si prindër mund të përcaktoni se çka do të vihet mbi tavolinë. Fëmija përcakton se sa do të hajë prej tyre.

Të hamë pemë dhe perime03

Page 7: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Fëmijët gjatë blerjes mund të mësohen të dallojnë ushqimet e shëndetshme nga ato më pak të shëndetshme. Fëmijët kanë qejf të ndihmojnë gjatë përgatitjes së ushqimit. Është kënaqësi kur zihet ushqimi bashkë, kjo ndërlidh.

– Kush zien te ne?– Zihet te ne me gëzim apo është një ngarkesë?– A provojmë ne reçeta të reja?– A lejohet që fëmijët të ndihmojnë gjatë zierjes?– Si i animoj unë fëmijët për ushqim të shëndetshëm?– A i marr fëmijët me vete kur shkoj të blej ushqim?

Të përfshihen fëmijët gjatë blerjes dhe zierjes04

Page 8: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Uji i rubinetit (çesmes) është uji më i mirë për të pirë në Zvicër. Për ndërrim përshtatet çaj i paëmbëlsuar i pemëve dhe çaj mali. Pijet e ëmbëlsuara dhe lëngjet e frutave duhet të pihen rallë sepse përmbajnë shumë sheqer. Sheqeri është i dëmshëm për dhëmbët dhe mund të të shtojë peshën.

– A pimë 1-2 litër ujë në ditë apo çaj të paëmbëlsuar?– Sa shpesh pimë pije të ëmbëlsuara?– A kanë fëmijët e mi dhëmbë të prishur?

Të pimë shumë ujë05

Page 9: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Të shikuarit shumë televizor pengon lëvizjen e mjaftueshme dhe kështu mund të n’a çojë në mbipeshë. Për të pasur një kontroll, se sa fëmijët shikojnë televizor ose luajnë kompju-ter është mirë që ata mos të jenë në dhomë të fëmijëve.

– Sa shpesh shikoj unë televizor?– Sa kohë kalojnë fëmijët e mi para televizorit apo kompjuterit?– A kemi rregull për kohëzgjatje?– A e shfrytëzoj unë televizorin si kujdestare e fëmijëve?– Kush vendos te ne, sa kohë lejohet të shikojnë fëmijët televizor ose të luajnë videolojëra?– Për çfarë aktivitetesh tjera përkujdesemi ne bashkërishtë si familje?

Shprehitë me televizor dhe kompjuter06

Page 10: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Posa fillojnë fëmijët të zvarriten, duan të zbu-lojnë botën. Edhepse ndonjëherë për ne është e mundimshme, ne prapëseprapë i ku-rajojmë ato. Ne kujdesemi për një banesë të sigurtë për fëmijët.

– Kur e marr unë karrocën e fëmijës, sepse shkon më shpejtë, edhepse fëmija ime mund të ecë?– A e kurajoj unë fëmijën në vështirësitë dhe a e ndihmoj në lëvizje të reja?– A e lejoj unë fëmijën që të shkojë në këmbë në shkollë apo në kopsht?

T’i ushtrojmë aftësitë e reja07

Page 11: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Është shumë me rëndësi që fëmijët t’i lejojmë t’i bëjnë lëvizjet mundësisht të pavarur. Gjithashtu është e rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe për aftësimin e tyre më vonë në shkollë. Në të vërtetë ato e vërejnë se çka munden.

– Ku munden fëmijët e mi të ngjiten përpjetë dhe të kërcejnë?– Si mundem unë banesën time ta bëjë për lëvizje të përshtatshme dhe të sigurtë për fëmijët?– Çfarë lodrash kanë fëmijët e mi që i shtyejnë të lëvizin?

Lëvizja e fëmijëve të jetë përditshmëri08

Page 12: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Fëmijëve dhe të riturve lëvizja në ajër të pastër u bën mirë. Nëse vishemi si duhet moti asnjëherë nuk është pengesë. Nëse ne shkojmë të blejmë në këmbë ose të bise-dojmë me shoqen gjatë shetitjes, ne bëjmë shumë mirë për shëndetin tonë.

– A luajnë fëmijët e mi jashtë 1-2 orë në ditë?– A shkojnë fëmijët e mi në këmbë në shkollë edhe kur bie shi?– Si mund edhe unë çdo ditë, çfarë do moti të jetë, të bëj lëvizje në ajër të pastër?– A lëviz unë së paku 30 min. në ditë?– Si e kryej unë blerjen?

Mot të keq nuk ka09

Page 13: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Lëvizja në natyrë të bën të lumtur dhe të re-laksuar. Kjo të bën të ndihesh mirë dhe ndi-kon në peshën trupore. Qëndrimi në natyrë nuk kushton dhe jep shumë mundësi për të luajtur.

– Kur ishim ne për herë të fundit në pyll?– Ku munden fëmijët e mi jashtë të lëvizin kah të duan?– Sa shpesh shkojnë fëmijët e mi në park lojrash?– A bëjnë fëmijët e mi rregullisht sport?

Të rrimë në natyrë10

Page 14: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Në Zvicër ka një rrjetë të madhe dhe të sigur-të për shetitje dhe ngarje me biçikleta. Për të shetitur në vend të hapur është shumë kënaqësi.Përjetimet e përbashkëta na lidhin dhe na japin ne kënaqësi dhe ndjenjë bash-këpërkatësie.

– Çfarë lëvizjesh bëj unë më me dëshirë?– Ku mund të lëviz unë gjer në djersitje?– Cilat janë aktivitetet tona të përbashkëta familjare?– Cilat përjetime të përbashkëta i rikujtoj më me qejf?– Cilat shetitje në vende të hapura mund ti rekomandoj në vazhdimësi?

Të lëvizim bashkërisht11

Page 15: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Shkëmbim mendimesh në tavolinëNë një shtëpi të një mikëpritjeje takohen 6-8 gra dhe diskutojnë për thema që i takojnë jetës së tyre. FemmesTISCHE udhëhiqen nga moderatoret e shkolluara. Pjesëmarrja është falas. Për t’u futur në temë pason shpesh një film.

Ndërrim kulturashTe FemmesTISCHE me migrantet vijnë mo-deratoret me kultura të ndryshme dhe gratë diskutojnë në gjuhën amtare. Ka biseda që zhvillohen edhe në gjuhën lokale nëse gratë janë të kulturave të ndryshme.

www.femmestische.ch

FemmesTISCHE12

Page 16: Ushqim i shëndetshëm – lëvizje e shëndetshmeperspektive-tg.ch/wp-content/uploads/2014/11/PerspektiveTG_Folder... · Nga mënyra e të ushqyerit dhe sa shpesh ne lëvizim, mund

Perspektive ThurgauSchützenstrasse 158570 WeinfeldenT 071 626 02 02F 071 626 02 [email protected]

Geschäftsstelle FemmesTISCHESteinwiesstrasse 2CH-8032 ZürichT 044 253 60 64F 044 253 60 [email protected]

Impressum

Idee, Konzept und AdaptionMonika Brechbühler. Unter Mitarbeit von Doris Grauwiler, Veronika Boss; Sibylle Brunner, Angelika Hayer, Annelies Laubi

FotosFotostudio Kurt Zuberbühler Zuzwil SGUrsula Markus, Zürich, Bild 03, Vera Markus, Zürich, Bild 05 und 11

TextMonika Brechbühler, Hanife Alili

GestaltungGut Werbung, Kreuzlingen

Diese Broschüre wurde realisiert mit Unterstützung vom Aktion s programm «Thurgau bewegt», finanziert vom Kanton Thurgau sowie von Gesundheitsförderung Schweiz.