ushtria 1 e premte, 14 qershor 2013 ushtria - mod.gov.al · islanda– plani i veprimit për...

16
Siguria mjedisore, një komponente e pandashme e sigurisë kombëtare E premte, 14 qershor 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 21 (8174) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I STëRVITJES U REALIZUA NGA KOMANDA E SHBA-Së Në EUROPë (USAREUR) Akademia “Thomson” përzgjedh “Nënoficerin e vitit 2013” Emergjencat civile, FA shqiptare marrin pjesë në stërvitjen “Shared Resilience 13” në Maqedoni Komandanti i KDS vizitë në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare nëGreqi FA, në konferencën e 7-të të Ushtrive Evropiane për nënoficerin në Danimarkë NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT DYPALËSH faqe 4 faqe 9 MERR PJESË GJENERALMAJOR GJUNKSHI KOMENT CUBIC prezanton gjendjen e materialeve dhe pajisjeve të tepërta në FA FOKUSI I KONFERENCËS faqe 2 Në zbatim të Direktivës së ministrit të Mbrojtjes 2013 më datë 10.06.2013 në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson”, u zhvillua ceremonia e përzgjedhjes së “nënoficerit të vitit 2013” ME 7-10 QERSHOR VIZITE NË PORTIN E VLORËS NË PËRGJIGJIE TË SENSIBILIZIMIT NJË DITË ME MJESHTRIT E LUFTËS NDAJ ZJARRIT Anije të NATO-s vizituan për tri ditë Shqipërinë Efektiva të PU dhe Shkollës së Trupës dhurojnë gjak Brigada e Mbështetjes Rajonale : Emergjencat prioriteti kryesor i punës faqe 5 faqe 6 faqe 10 Akt-marrëveshje midis MM dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë Çmim ndërkombëtar “Future Policy Award 2013” për kremtimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për demontimin Shqipëria udhëheq rrugën në rajon në procesin e Demontimit GJENERALMAJOR GJUNKSHI: DO TË JEMI NË KRAH TË USHTARAKËVE SHQIPTARË AKTIVË APO NË REZERVË faqen 2-3 Qëllimi i këtij çmimi është të ndërgjegjësojë në nivel global këto politika shembullore dhe të përshpejtojë veprimet drejt shoqërive të drejta, të qëndrueshme dhe paqësore. Ky është çmimi i parë i cili kremton në nivel ndërkombëtar për politikat dhe jo njerëzit Presidenti i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, z. Kujtim Çako e vlerësoi momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, si një moment historik... Konferenca e nën/oficerëve të Ushtrive Evropiane është krijuar si nismë e trupës së oficerëve për të rritur e zhvilluar bashkëpunimin e shkëmbimin e eksperiencave... Ndërkohë Shefi i SHP-së mori pjesë në analizën e Shtabit të Përgjith- shëm të FARSH për muajin maj. Analiza u fokusua në punën e bërë për planifikimin, arsimimin dhe kualifikimin e personeli... faqe 8-9 faqe 4 faqe 5 faqe 4 Komandanti i KKDS-së gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha dhe Komandanti i AM kolonel Agim Sula zhvilluan një vizitë zyrtare në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare në Greqi Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e aftësive koordinuese ndërmjet agjencive civile me strukturat ushtarake duke u fokusuar në dhënien e asistencës humanitare... KOL.(R) RUZHDI RUSTEMI U SHPALL RRESHTER ILIR MËHALLA FOTO: ARKIV

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 2013 1

Siguria mjedisore, një komponente e pandashme e sigurisë kombëtare

E premte, 14 qershor 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 21 (8174)

uShtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

OrgaNizimi dhE drEjtimi i stërVitjEs u rEalizua Nga KOmaNda E shBa-së Në EurOpë (usarEur)

akademia “thomson” përzgjedh “Nënoficerin e vitit 2013”

Emergjencat civile, FA shqiptare marrin pjesë nëstërvitjen “Shared Resilience 13” në Maqedoni

Komandanti i KDS vizitë në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare nëGreqi

FA, në konferencën e 7-të të Ushtrive Evropiane për nënoficerin në Danimarkë

Në kuadër të BashkëpuNiMit dypalësh

faqe 4

faqe 9

Merr pjesë gjeneralMajor gjunkshi

koMent

CUBIC prezanton gjendjen e materialeve dhe pajisjeve të tepërta në FA

Fokusi i koNFereNcës

faqe 2

Në zbatim të Direktivës së ministrit të Mbrojtjes 2013 më datë 10.06.2013 në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson”, u

zhvillua ceremonia e përzgjedhjes së “nënoficerit të vitit 2013”

Me 7-10 qershor vizite në portin e vlorës

në përgjigjie të sensibiliziMit

një ditë Me Mjeshtrit e luftës ndaj zjarrit

Anije të NATO-s vizituan për tri ditë Shqipërinë

Efektiva të PU dhe Shkollës së trupës dhurojnë gjak

Brigada e Mbështetjes rajonale : Emergjencat prioriteti kryesor i punës

faqe 5

faqe 6

faqe 10

Akt-marrëveshje midis MM dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë

Çmim ndërkombëtar “Future Policy Award 2013” për kremtimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për demontimin

Shqipëria udhëheq rrugën në rajon në procesin e Demontimit

Gjeneralmajor Gjunkshi: Do të jemi në krah të ushtarakëve shqiptarë aktivë apo në rezervë

faqen 2-3

Q ë l l i m i i k ë t i j ç m i m i ë s h t ë t ë n d ë r g j e g j ë s o j ë n ë n i v e l g l o b a l k ë t o p o l i t i k a s h e m b u l l o r e d h e t ë p ë r s h p e j t o j ë v e p r i m e t d r e j t s h o q ë r i v e t ë d r e j t a , t ë q ë n d r u e s h m e d h e p a q ë s o r e . K y ë s h t ë ç m i m i i p a r ë

i c i l i k r e m t o n n ë n i v e l n d ë r k o m b ë t a r p ë r p o l i t i k a t d h e j o n j e r ë z i t

Presidenti i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, z. Kujtim Çako e vlerësoi momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, si një moment historik...

Konferenca e nën/oficerëve të Ushtrive Evropiane është krijuar si nismë e trupës së oficerëve për të rritur e zhvilluar bashkëpunimin e shkëmbimin e eksperiencave...

Ndërkohë Shefi i SHP-së mori pjesë në analizën e Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH për muajin maj. Analiza u fokusua në punën e bërë për

planifikimin, arsimimin dhe kualifikimin e personeli...

faqe 8-9

faqe 4

faqe 5

faqe 4

Komandanti i KKDS-së gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha dhe Komandanti i AM kolonel Agim Sula zhvilluan një vizitë

zyrtare në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare në Greqi

Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e aftësive koordinuese ndërmjet agjencive civile me strukturat ushtarake

duke u fokusuar në dhënien e asistencës humanitare...

kol.(r) ruzhdi rusteMi

u shpall rreshter ilir Mëhalla

foto: arkiv

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 20132 zyrtare

Gjeneralmajor Gjunkshi në prezantimin e CuBiC mbi gjendjen e materialeve dhe pajisjeve të tepërta në FA

Në Shtabin e Përgjithshëm të FA, përfaqësuesit e CUBIC në MM, z. Louis Boros dhe z. Gregory Cannata prezantuan përpara shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi dhe komandantëve të forcave e njësive kryesore situatën e pajisjeve, municioneve dhe arma-timit të tepërt. Ky prezantim vjen pas një inspektimi gjashtë mujor që ka bërë në depot e strukturave të FA, z. Gregory Canata, përfaqësues i zyrës së CUBIC në MM. Ekspertët

amerikanë vlerësuan punën e bërë deri tani nga strukturat e FARSH për eliminimin e pajisjeve të tepërta të dala nga përdorimi si një fak-tor me rëndësi edhe për ruajtjen e ambientit. Gjithashtu, ekspertët amerikanë rekomanduan zgjidhje për përshpejtimin e këtij procesi në disa struktura të veçanta të FA. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi pasi falënderoi përfaqësuesit amerikanë të zyrës së CUBIC për informacion

e detajuar që dhanë mbi gjendjen e materialeve të tepërta në FA, vlerë-soi rekomandimet e dhëna nga ana e tyre të cilat do të zbërthehen në masa konkrete për të gjitha strukturat e varësisë. Zyra e CUBIC, e cila jep asistencë teknike pranë Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht ka në fokus të punës realizimin e dy prej objektivave kryesorë për Forcat e Armatosura, demilitarizimin dhe automatizimin e të dhënave të personelit, pajisjeve dhe pronave në administrim të FA.

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Bejdo Malo

Ermal KaçanikuAlba MusarajLeonard Quku

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

World Future Council (Këshilli për të Ardh-men e Botës) shpalli Planin Kombëtar të Ve-

primit të Republikës së Shqipërisë për Asgjësimin e Municioneve të Tepërta 2009, si kandidat për Future Policy Award 2013, (Çmimin e Politikës të së Ardhmes për vitin 2013). Në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Demontimit (UNODA - the United Nations Of-fice for Disarmament Affairs) dhe Unionin Ndër-Parlamentar (IPU - Inter-Parliamentary Union), çmimi i këtij viti synon të nxjerrë në pah ato politika të demontimit, të cilat kontribuojnë për arritjen e paqes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurisë së njerëzimit. Pas shpërthimit tragjik të depove të municionit në Gërdec në vitin 2008, Shqipëria ndërmori veprime vendimtare për të shkatër-ruar 85 mijë ton armë dhe municione të tepërta ushtarake, si dhe për të reduktuar numrin e depove pranë komunitetit civil deri në vitin 2013. Tashmë, stoqet e armatim-municionit, të cilat konsistojnë në mbi 3 milion armë zjarri, përveç rreth 4 milionë armëve të paligjshme që përlloga-riten se ndodhen në rajon, paraqesin një rrezik në rritje ndaj sigurisë në Evropën Juglindore. E asistuar prej NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Shqipëria ishte e aftë të demonstronte një angazhim ndaj praktikave shembul-lore në drejtim të demontimit, duke ofruar kështu një model i cili mund të ndiqet prej vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2013, çështjet e demontimit kanë qenë rregullisht në kryetitujt e mediave, duke tërhequr vëmendjen e publikut në çështje të tilla si rreziku prej armëve bërthamore dhe

kimike, sikurse dhe miratimi i një Re-zolute të Këshillit të Sigurimit mbi një Traktat Global për Tregtinë e Armëve. Armët e shkatërrimit në masë vijojnë të përbëjnë një rrezik ndaj jetës në tokë, ndërsa trafikimi i armëve të vogla dhe të lehta ushqen tensionet, minon paqen dhe nxit dhunën e armatosur. Ndërsa në botë shpenzohen çdo vit më tepër se 1,7 trilionë dollarë amerikanë për shpenzime ushtarake, një miliard njerëz vijojnë të vuajnë nga uria. Shumë më tepër nuk kanë mundësi të kenë ujë të pastër, ushqim, kujdes të përshtatshëm shëndetësor apo arsim. Nëpërmjet nxitjes së shkëmbimit të praktikave më të mira, Future Policy Award promovon dhe kremton një sërë politikash e qasjesh novatore që çojnë përpara procesin e demontimit dhe krijojnë kushte më të mira jetese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.Qëll imi i kët i j çmimi është të ndërgjegjësojë në nivel global këto politika shembullore dhe të përsh-

pejtojë veprimet drejt shoqërive të drejta, të qëndrueshme dhe paqësore. Ky është çmimi i parë i cili kremton në nivel ndërkombëtar politikat dhe jo njerëzit. Duke iu përgjigjur thirrjes për kandidime drejtuar më tepër se 120 organizatave ndërkombëtare, OJF dhe ekspertëve të njohur të fushës së demontimit, u grumbullua një numër prej 25 politikash, të cilat përputheshin me kriteret e përzgjedhjes. Politikat e kandiduara reflektojnë një përhapje gjeopolitike të qasjeve ndaj demon-timit dhe mbulojnë nismat që synojnë të prekin problemin e demontimit të armëve të vogla dhe të lehta, sikurse dhe armët e shkatërrimit në masë. Aktualisht po zhvillohet një proces kërkimor i zgjeruar, i cili përfshin intervista me politikebërës vendas, anëtarë të shoqërisë civile dhe akade-mikë. Një juri me ekspertë të njohur do të vlerësojë politikat e kandiduara mbi bazën e ndikimit të tyre pozitiv në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm

dhe sigurisë njerëzore.Politikat fituese do të shpallen në një ceremoni, e cila do të mbahet në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 23 tetor të vitit 2013, në prag të Javës së Kombeve të Bashkuara për Demontimin, që do të mbahet në datat 24 - 30 tetor të vitit 2013. Lista e plotë e politikave të kandiduara vihet në dispozicion në adresën: www.worldfu-turecouncil.org/fpa_2013.html (duke filluar nga data 6 qershori).

Politikat e kandiduara për Çmim-in e Politikës së të Ardhmes, 2013

Politikat Kombëtare 1. Shqipëria–Plani i Veprimit për Shkatërrimin e Municioneve të Tepërta në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, 2008.2. Argjentina– Programi Kombëtar për Dorëzimin Vullnetar të Armëve të Zjarrit, 2006.3. Australia– Marrëveshja Kombëtare

mbi Armët e Zjarrit, 1996.4. Austria– Ligji Federal Kushtetues mbi Austrinë jo-bërthamore, 1999.5. Austria– Akti Federal mbi Ndalimin e Municioneve Thërrmuese, 2008.6. Belgjika– Ligji mbi Minat Anti-Person, 1995.7. Belgjika– Ligji për Rregullimin e Veprimtarisë Ekonomike dhe Individu-ale me Armët, 2006.8. Brazili– Ligji mbi Demontimin, Nr. 10 826/03, 2003.9. Kosta Rika– Neni 12 i Kushtetutës, Suprimimi i Ushtrisë, 1949.10. Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008.11. Mongolia – Ligji i Mongolisë mbi Statusin e saj pa Armë Bërthamore, 2000.12. Mozambiku dhe Afrika e Jugut– Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Re-publikës së Mozambikut dhe Qeverisë së Republikës së Afrikës së Jugut për Respektimin e Bashkëpunimit dhe Ndi-hmës së Ndërsjellë në fushën e Luftës kundër Krimit, 1995.13. Zelanda e Re– Ligji i Zelandës së Re për Zonën e Lirë Bërthamore, Demontimin dhe Kontrollin e Armëve, 1987.14. Norvegjia– Udhëzimet Etike për Fondin e Pensioneve të Qeverisë Nor-vegjeze, 2004.15. Norvegjia– Ligji për Zbatimin e Konventës mbi Municionet Thërrm-uese, Nr. 28, 2008.16. Filipinet–Amendamenti i Kush-tetutës së Filipineve mbi Zonën e Lirë Bërthamore (Neni 2, Paragrafi 8), 1987.17. Afrika e Jugut– Politika Kom-bëtare mbi Mos-Përhapjen, Demon-timin dhe Kontrollin e Armëve,

Qëllimi i këtij çmimi është të ndërgjegjësojë në nivel global këto politika shembullore dhe të përshpejtojë veprimet drejt shoqërive të drejta, të qëndrueshme dhe paqësore. Ky është çmimi i parë i cili kremton në nivel ndërkombëtar për politikat dhe jo njerëzit

Shqipëria udhëheq rrugën në rajon në procesin e demontimit

Çmim ndërkombëtar për kremtimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për demontimin

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

3ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013zyrtare

Fluturimi abuziv, SHP i FARSH-së: U lirua nga detyra Komandant i Bazës Ajrore së Helikopterëve

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, në lidhje me deklarimet e bëra në disa media të caktuara, për përdorimin e një helikopteri ushtarak jashtë detyrave dhe misionit, sqaron mbarë opinionin publik se, fluturimi i datës 10 mars të vitit 2013, ka qenë veprim abuziv dhe individual i kolonel Sokol Çunaj, ish-komandant i Bazës Ajrore të Helikopterëve në Farkë. Mbi bazën e shkeljes së konstatuar, komandanti i Forcës Ajrore pezulloi nga fluturimi pilotin Sokol Çunaj, ndërsa më pas, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes e liroi nga detyra si komandant i Bazës Ajrore së Helikopterëve. Sigurojmë se Shtabi i Përgjithshëm dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura, zbatojnë vetëm detyrat që rrjedhin nga misioni i tyre kushtetues, ato janë në shërbim të lirisë dhe të vlerave më sublime të Popullit Shqiptar.

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjith-shëm të FA, gjen-eralmajor Xhemal

Gjunkshi, u zhvillua analiza mbi aktivitetin e Shtabit të Përgjith-shëm për muajin maj 2013, me pjesëmarrjen e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Berdo dhe drejtorëve të drejtorive në SHPFA. Analiza u fokusua në punën e bërë për planifikimin, arsimimin dhe kualifikimin e personelit, çështjet e sigurisë, realizimi i stërvitjeve individu-ale dhe kolektive të FA sipas standardeve të NATO-s, si dhe detyrat dhe rekomandimet për të ardhmen. SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, vlerësoi punën e Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave të FA për realizimin e disa nga aktivitetet kryesore për muajin maj, si përkujtimi i 100 vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm, zhvillimi i kon-ferencës së 7-të të Shefave të Shtabit të vendeve të Ballkanit, dy stërvitjet e FT “Biza-13” dhe “Rreth-Greth 2013”, si dhe stërvitja e përbashkët në kuadër të A-5 “Joint Reaction ‘13”. Drejtorët e drejtorive të SHPFA informuan shefin e Shtabit të Përgjithshëm mbi zbatimin detyrave të planëzuara dhe të zbatuara gjatë muajit të

Analiza u fokusua në punën e bërë për planifikimin, arsimimin dhe kualifikimin e personelit, çështjet e sigurisë, realizimi i stërvitjeve individuale dhe kolektive të FA sipas standardeve të NATO-s, si dhe detyrat dhe rekomandimet për të ardhmen

Zhvillohet analiza e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH për muajin maj

1993.18. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Programi për Vlerësimin e Armëve Kimike të Montuara, 1996.19. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Programi mbi Bashkëpunimin për Reduktimin e Kërcënimeve. Politika Rajonale20. Afrika– Traktati Afrikan për Ndal-imin e Armëve Bërthamore, Traktati i Pelindaba-s, 1996.21. Azia Qendrore– Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore në Azinë Qendrore, Traktati i Semipal-atinsk-ut, 2006.22. Amerika Latine– Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore në Amerikën Latine dhe Karaibe, Traktati i Tlatelolko-s, 1995.23. Azia Juglindore– Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore në Azinë Juglindore, Traktati i Bangkok-ut, 1995.24. Paqësori i Jugut– Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore në Paqësorin e Jugut, Traktati i Raroton-

ga-s, 1985.25. Afrika Perëndimore–Konventa mbi Armët e Vogla dhe të Lehta, Mu-nicionet e tyre dhe Materialet e lidhura me to (ECOWAS), 2006.The World Future Council (Këshilli për të Ardhmen e Botës)World Future Council sjell në qendër të politikëbërjes interesat e brezave të ardhshëm. Ai përfshin 50 anëtarë të shquar nga i gjithë globi të cilët tashmë kanë promovuar me sukses ndryshimin. Këshilli trajton sfidat e së ardhmes tonë të përbashkët dhe i ofron vendimmarrësve zgjidhje nëpërmjet politikave efektive. World Future Council është i regjistruar si një Fondacion Bamirës me qendër në Hamburg, Gjermani.Për më tepër informacion, ju lutemi vizitoni www.worldfuturecouncil.org.United Nations Office for Disar-mament Affairs (UNODA) – (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Demontimit)

UNODA ofron mbështetje të pavarur

dhe organizative për veprimtarinë rregullatore në fushën e demontimit nëpërmjet punës së Asamblesë së Përgjithshme dhe Komitetit të saj të Parë, Komisionit për Demontimin, Konferencës mbi Demontimin, si dhe organeve të tjera. Ajo nxit marrjen e masave për çarmatim nëpërmjet dialogut, transparencës dhe formimit të besimit të ndërsjellë mbi çështjet ushtarake, si dhe inkurajon përpjek-jet rajonale për çarmatim. UNODA ofron gjithashtu të dhëna objektive, të paanshme dhe të përditësuara mbi çështjet dhe aktivitetet e demontimit ndaj shteteve anëtare, palëve në mar-rëveshje shumëpalëshe, organizatave ndërqeveritare dhe institucioneve, departamenteve dhe agjencive të sistemit të Kombeve të Bashkuara, ndaj institucioneve të arsimit dhe kërkimit shkencor, shoqërisë civile, veçanër-isht ndaj organizatave jo-fitimprurëse, medias dhe publikut të gjerë. Inter-Parliamentary Union (Unioni Ndër-Parlamentar)Si një organizatë globale e parlament-

eve të shteteve, Unioni Ndër-Parla-mentar (UNP) punon për përforcimin e demokracisë, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve nëpërmjet bash-kimit të anëtarëve drejt një ndryshimi pozitiv. Themeli i organizatës është angazhimi për paqen, i cili daton që me themelimin e UNP më 1889. Përgjatë viteve, anëtarët e UNP kanë përkrahur arritjen e paqes dhe sigurisë nëpërmjet rezolutave të ndryshme politike mbi mospërhapjen e armëve bërthamore dhe demontimin, që i angazhon ato drejt një bote pa armë bërthamore. Këto anga-zhime kanë vijuar me masa praktike të cilat parlamentet i kanë ndërmarrë për të çuar përpara agjendën e demontimit dhe mospërhapjes bërthamore.Future Policy Award (Çmimi për Politikën e së Ardhmes)Future Policy Award është projektuar për të paralajmëruar politikebërësit dhe publikun në lidhje me rëndësinë e praktikave më të mira në hartimin e legjislacionit, si dhe për të theksuar modelet rregullator shembullore dhe vizionare. Çmimi tërheq vëmendjen

për politika të qëndrueshme ekzis-tuese dhe demonstron se transformimi pozitiv është i mundur kur ka vullnet politik. Nderimi i politikave largpamëse rrit ndërgjegjen publike, inkurajon mësimin e shpejtë dhe përshpejton ve-primin politik drejt shoqërive të drejta, të qëndrueshme dhe paqësore.Për më tepër informacion në lidhje me këtë, mund të vizitoni adresën: www.worldfuturecouncil.org/future_policy Award.html. Java e Kombeve të Bashkuara për DemontiminMbajtja vjetore e javës së demontimit, e cila fillon me përvjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara, më 24 tetor, është përcaktuar nëpërmjet Dokumentit Final të Asamblesë së Përgjithshme mbi sesionin e veçantë në lidhje me demon-timin (rezoluta S-10/2). Të gjithë shtetet anëtare dhe organizatat e shoqërisë civile ftohen për të theksuar rrezikun e garës së armatimit, për të propaganduar nevojën për të ndalur këtë garë dhe për të rritur njohuritë e publikut në lidhje me detyrat urgjente për demontimin.

kaluar, si dhe disa nga çështjet kryesore për muajin qershor të vitit 2013, në fushën e kualifi-kimit të personelit nënoficerë, të sigurisë, stërvitjes etj. Në përfundim të analizës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi dha rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm të punës, zbatimin e legjislacion-it, si dhe në realizimin e aktiv-iteteve madhore të planifikuara dhe përmbushjen me korrek-tësi të misionit kushtetues nga Forcat e Armatosura.

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 20134 zyrtare

Vizitë e suksesshme e gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare në GreqiNë kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe të shkëmbimit të ndërsjellët të eksperiencës dhe ftesë të shefit të Shtabit të

Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Greqisë, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha dhe komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura kolonel Agim Sula, zhvilluan një vizitë zyrtare

në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare në Greqi (HELLENIC NATIONAL DEFENSE COLLEGE)

Akademia “Thomson” përzgjedh “Nënoficerin e vitit 2013”

Në zbatim të Direktivës së ministrit të Mbrojtjes 2013 më datë 10.06.2013 në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson”, u

zhvillua ceremonia e përzgjedhjes së “nënoficerit të vitit 2013”. I pranishëm në ceremoni ishte komandanti i ANO-së kolonel Arben Toska dhe këshilltari për nënoficerë i komandantit të KDS-së kryekapter Xhaferr Lipo. Komisioni i ngritur për testimin e nënoficerëve në ANO e ndoqi me shumë rigorozitet dhe përkushtim procesin e përzgjedhjes së “Nënoficerit të vitit 2013” në ANO. Ky proces, përmbante disa fusha të ndryshme të testim-vlerësimit si: Testim fizik, testim intelektual, testim të nivelit të gjuhës së huaj (angleze), prezantim të një teme dhe krahasim të rezultateve përsa i përket “Modelit” që ka krijuar se-cili nënoficer gjatë karrierës së tij. Për të bërë një vlerësim sa më objektiv për këtë të fundit u morën parasysh: vlerësimet vjetore, performanca në mësimdhënie (duke qenë se kandidatët ishin të gjithë instruktorë në Akademi), mendimi i eprorit të drejtpërdrejtë si dhe mendimi i kolegëve. Ajo çka vlen të theksohet në këtë poçes ishte serioziteti, angazhimi dhe një sedër e fortë gare që treguan të gjithë kandidatët për “Nënoficerin e Vitit 2013”. Në bazë të të gjithë këtyre elementëve “nënoficeri i vitit 2013” në Akademinë e

Nënoficerëve “Thomson” u shpall rreshter Ilir Mëhalla. Pavarësisht dëshirës së të gjithë kandidatëve për ta fituar këtë vlerësim pati një mirëkuptim dhe konsensus nga të gjithë për nënoficerin e përzgjedhur. Ky i fundit pasi mori certifikatën, nga komandanti i ANO-së , kolonel Arben Toska, i falenderoi të gjithë për vlerësimin e bërë, duke u shprehur se kjo nuk ishte një fitore vetëm e meritave të tij, por një fitore e ardhur si rezultat edhe i vlerësimit dhe bashkëpunimit me kolegët në Akademi. Në fjalën e tij, komandanti i ANO-së, kolonel Toska, falënderoi komisionin për punën e bërë në përzgjedhjen e nënoficerit të vitit, si dhe të gjithë nënoficerët që ishin pjesë e kësaj përzgjedhjeje për angazhimin dhe rëndësinë që i dhanë këtij procesi. Gjithashtu ai u shpreh se ky është një hap shumë i rëndë-sishëm për korpusin e nënoficerit dhe i gjithë ky proces bën që të rritet motivimi dhe përkushtimi i secilit prej tyre. Njerëzit që përkushtohen, kanë integritet, moral, si dhe kërkojnë gjithmonë të vetëzhvillohen duhet të vlerësohen dhe të jenë një model për gjithë të tjerët. Në përfundim të fjalës së tij kolonel Toska i uroi suksese Ilir Mëhallës dhe pse jo, të dalë “nënoficeri i vitit 2013 i FA”, duke i shprehur për këtë edhe mbështetjen morale të të gjithë efektivit të ANO-së.

Në bazë të të gjithë këtyre elementëve “Nënoficeri i vitit 2013” në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson”, u shpall rreshter Ilir Mëhalla. Pavarësisht dëshirës së të gjithë kandidatëve për ta fituar këtë vlerësim pati një mirëkuptim dhe

konsensus nga të gjithë për nënoficerin e përzgjedhur

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe të shkëm-bimit të ndërsjellët të eksperiencës dhe ftesë të

shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Greqisë, komandanti i Komandës së Doktri-nës dhe Stërvitjes, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha dhe komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, kolonel Agim Sula, zhvilluan një vizitë zyrtare në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare në Greqi (HELLENIC NATIONAL DEFENSE COL-LEGE). Ekipi shqiptar i kryesuar nga gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha u prit me shumë përzemërsi nga komandanti i Kolegjit Kombëtar të Mbrojtjes, gjenerallejtnant Georgios Barkoukis, zëvendësi i tij Rear Admiral George Giakoumakis H.N., si dhe drejtuesit e tjerë të këtij institucioni. Gjenerali Barkoukis dhe stafi i tij e njohën ekipin ushtarak shqiptar me misionin, struk-turën, programet akademike, fushat e studimit, mënyrën e implementimit të kurseve, si dhe aktivitetet më krye-sore të kryera nga ky kolegj. Kolegji i Mbrojtjes Kombëtare në Greqi, ka një histori të gjatë veprimi e zhvillimi, e cila daton para 62 vjetësh dhe zë vendin kryesor në sistemin arsimor të ushtrisë greke dhe rol parësor në përgatitjen e elitës ushtarake të këtij vendi. Vlerat e këtij institucioni janë transmetuar edhe në vendin tonë pasi në këtë akademi kanë studiuar dhe

vijojnë studimet edhe ushtarakë shq-iptarë, për performancën e të cilëve, pala greke u shpreh me konsideratat më të larta. Nga ana e tij, gjeneral Hoxha, pasi përcolli përshëndetjet e ministrit të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Arben Imami dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për ftesën dhe bashkëpunimin e deritan-ishëm mes Forcave të Armatosura të

të dy vendeve, prezantoi panoramën e zhvillimeve, të kurrikulave e pro-grameve arsimore që zhvillohen në institucionet e Komandës së Doktri-nës dhe Stërvitjes dhe në mënyrë të veçantë në Akademinë e Forcave të Armatosura. Prezantimi u ndoq me interes të veçantë nga të pranishmit, të cilët drejtuan pyetje dhe morën përgjigje të detajuara sidomos për kurrikulat e kurseve institucionale si

dhe për studimet në nivelet “master” e “Doktoraturë”, në fushën e sigurisë e mbrojtjes që zhvillohen në Akade-minë e Forcave të Armatosura. Në këtë kuadër, gjeneral Hoxha, u ndal më në detaje në Kursin e Lartë të Sigurisë e Mbrojtjes që zhvillohet në Akademinë e Forcave të Armatosura, qëllimin e këtij kursi, në programin e detajuar statusin e tij “NATO listed”, si dhe ftoi kolegët grekë që të vijojnë

e rrisin pjesëmarrjen me kursantë nga ushtria greke në ndjekjen e këtij kursi të një niveli dhe me vlera të mëdha për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë e mbrojtjes në rajon. Gjithashtu duke konsideruar si shumë të vlefshëm shkëmbimin e eksperiencave dhe vlerave të mëdha që mbartin akademitë dhe mësimdhë-nësit e të dy vendeve, gjeneral Hoxha shprehu dëshirën e shkëmbimit të lektorëve midis Kolegjit të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, dhe AFA. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit dhe diskutimeve u shkëmbyen eksperi-enca dhe u shtruan fushë veprimi në interes të të dy vendeve, kjo jo vetëm si vende fqinje dhe bashkëpunuese për rritjen e paqes e sigurisë në rajon, por në vazhdimësi për kontributet në interes të të dy vendeve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe si vende anëtarë të NATO-s. Nga pala greke u shpreh gatishmëri për të shkëmbyer vizita reciproke të grupeve mësimore studentore propozim, i cili u vlerësua nga gjeneral Hoxha, ku shprehu mendim që do ti propozohet organeve eprore për tu miratuar në plane aktivitete dy palesh midis Forcave të Armatosura. Ekipi ushtarak shqiptar zhvilloi dhe një vizitë në muzeun e luftës të FA–së, të Greqisë. Kjo vizitë u vlerësua nga të dy palët si shumë e suksesshme dhe me vlera të pazëvendësueshme në zgjerimin e fushën e bashkëpunimit arsimor dhe ushtarak me interes të përbashkët.

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 2013 5zyrtare

Gjeneralmajor Gjunkshi: Do të vazhdojmë të jemi në krah të ushtarakëve shqiptarë aktivë apo në rezervë, për përmbushjen e realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre themelore, të cilat janë të sanksionuara me ligj

Nënshkruhet akt-marrëveshja midis MM dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të ShqipërisëPresidenti i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, z. Kujtim Çako e vlerësoi momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, si një moment historik dhe se,

kjo është një nga arritjet e punës, të përpjekjeve dhe negocimit të të gjithë kryesisë dhe anëtarësisë së Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë

Është zhvilluar dje në ambientet e Qendrës së Kulturës, Medi-as dhe Botimeve të Mbrojtjes ceremonia e nënshkrimit të

Akt-Marrëveshjes për Bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA-së dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakeve të Shqipërisë (AKUSH). Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Prof. Dr. Arta Musaraj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm së FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjen-eralë, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, drejtues dhe anëtarë të Aleancës Kom-bëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë.Fjalën e rastit e mbajti presidenti i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, z. Kujtim Çako. Duke vlerësuar momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, si një moment historik, z. Çako theksoi se kjo është një nga arritjet e punës, të përpjekjeve dhe negocimit të të gjithë kryesisë dhe anëtarësisë së Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë. Kjo marrëveshje nuk do të arrihej pa ndihmën e drejtpërdrejtë dhe të pakursyer të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit. Në saj të këtij ku-jdesi, të kontakteve të vazhdueshme mes nesh dhe pas anëtarësimit të AKUSH në EUROMIL dhe festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, u arrit që të bëhet sot in-stitucionalizimi juridik i marrëdhënieve

reciproke dypalëshe, nënvizoi z. Kujtim Çako. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, duke marrë fjalën në këtë ceremoni, u shpreh: - “Të nderuar pjesëmarrës! Sot, Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë ka të drejtë të krenohet si për arritjen e kësaj marrëveshje, ashtu edhe për anëtarësimin e saj si anëtare me të drejta të plota në EUROMIL, në një ndër institucionet dhe forumet më prestigjioze ndërkombëtare ku diskuto-het dhe ndërtohen strategji në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të ushtarakëve. Ju i keni fituar këto të drejta falë punës, seriozitetit, dhe angazhimit tuaj të va-zhdueshëm në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të ushtarakëve, por edhe të kulturës me të cilën keni ditur t’i kërkoni këto të drejta”. Më tej, gjen-

eralmajor Gjunkshi shtoi se: - ”Ne po punojmë nga ana tjetër që në ndryshimet ligjore që po bëhen në kuadër të integ-rimit të plotë me standardet e NATO-s, ku tashmë jemi anëtarë, të gjejnë vend sa më shumë dhe në mënyrë dinjitoze të drejtat e ushtarakëve në rezervë, lirim apo në pension, pasi ato e meritojnë këtë kujdes për të gjitha ato sakrifica që kanë bërë në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe lirisë së tij”.“Më lejoni që në përfundim të fjalës sime të garantoj drejtuesit e shoqatës, por edhe të gjithë ushtarakët si dhe të pranishmit në këtë aktivitet se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i përgjithshëm i FA, do të vazhdojnë të jenë në krah të ushtarakëve shqiptarë aktivë apo në rezervë, për përmbushjen e real-izimin e të drejtave dhe lirive të tyre

themelore të cilat janë të sanksionuara me ligj. Nder dhe respekt veteranëve, ushtarakëve në rezervë, lirim e pension! Ju Faleminderit!”- përfundoi fjalën e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm së FA, gjeneralmajor Gjunkshi.Më pas, shefi i Shtabit të Përgjithshëm së FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe presidenti i AKUSH, z. Kujtim Çako nënshkruan Akt-marrëveshjen për Bashkëpunimin midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë.Në këtë akt-marrëveshje që përbëhet prej 11 nenesh përfshihen dispozita të rëndësishme, të cilat saktësojnë mënyrën e komunikimit, caktimin e pikave të kon-taktit në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe të gjitha koman-dat kryesore për mbajtjen e kontaktit me

Aleancën e Ushtarakëve, përgjegjësinë për shqyrtimin dhe menaxhimin e kërke-save dhe problematikave të ngritura nga Aleanca e Ushtarakëve, hartimin e akteve ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me trajtimin e problemeve sociale të ushtarakëve në rezervë e në pension, etj. Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë është anëtare me të drejta të plota në EUROMIL, një ndër insti-tucionet dhe forumet më prestigjioze ndërkombëtare ku diskutohet dhe ndërtohen strategji në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të ushtarakëve. EUROMIL (Organizata Evropiane e Shoqatave Ushtarake), e krijuar që në vitin 1972, është organizatë jo-fitimprurëse e pavarur. Ajo bashkon 42 shoqata të personelit ushtarak nga 27 vende europiane.

Anije të grupit SNMCMG2, (Standing NATO Mine-Counter Measures Group-2), vizituan Shqipërinë

Në kuadër të zbatimit të planit për integrim me NATO-n, (ISP), për vitin 2013, nga data 7 deri më 10 qershor zhvilloi një vizitë portuale në portin e

Vlorës, Grupi i gatshëm i anijeve minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2. Grupi përbëhej nga “HMS LEDBURY”, (Anije minaheqëse Britanike), “TCG EDINCIK”, (anije minaheqëse Turke), “ITS CROTONE, (anije minaheqëse Italiane). Në ujërat tona, nga Mezokanali deri në portin e Vlorës, anijet mike i shoqëroi anija e flotiljes detare “Archangel-03” me komandant kap. Lt. Ermal Hila. Fillimisht në portin e Vlorës u bregëzua anija flamurtare “HMS LEDBURY”, pastaj me radhë “TCG EDINCIK” dhe “ITS CROTONE”. Për pritjen e anijeve të NATO-s, kishin dalë autoritet civile dhe ushtar-ake në Vlorë, komandanti i Flotiljes, kap. rang. I-rë Subi Zenelaj, anëtarë të shtabit të Forcës Detare, përfaqësues të kapitanerisë, kap. Anastas Goga, të portit të Vlorës, z. Eno Sava, kuadro të Policisë ushtarake, etj. Fillimisht në bordin e anijes turke “TCG EDINCIK”, u zhvillua një takim me ushtarakë të SNMCMG2 dhe FD, ku u saktësua plani i aktiviteteve të këtij grupi gjatë ditëve të qëndrimit në vendin tonë. Po këtë ditë në nivel specialistësh u diskutua tematika e rajoni i zhvillimit të stërvitjes PASSEX. Në këto takime morën pjesë kuadro të Flotiljes Detare Kap.Lt.Olsi Avduli, Ilir Cobo dhe Ermal Hila. Në ditën e dytë dhe të tretë të qëndrimit ekuipazhet e anijeve zhvilluan vizita në objekte të ndryshme kulturore dhe turistike në Vlorë e qytete të tjera të vendit. Ndërkohë drejtuesit e anijeve u pritën dhe nga komandanti i Flotiljes Detare, zoti Zenelaj.

Mëngjesin e ditës së hënë, dt.10.06.2013, anijet filluan stërvitjen “PASSEX”, ku u trajtuan teorikisht dhe praktikisht këto elemente stërvitorë: Light Line Transfert Mischex 806, (Furnizimi në det i anijeve dhe kalimi i postës, ku u shkëmbyen edhe dhurata ndërmjet anijeve në shenjë respekti); Simple Manouver Exercice Mischex 830, (Formacione të ndryshme luftarake); Sailing Pass, (Nderimi i anijeve në det) si dhe Comunication Ex, (Komunikime detare). Në këtë stërvitje Flotilja Detare mori pjesë me dy anije, P-132, Oriku, dhe “ARCAngel-03”. Drejtuesit e stërvitjes vlerësuan bashkëve-primin midis palëve, familjarizimin me procedurat standarde dhe nivelin profesional të ekuipazheve gjatë realizimit të skenarëve të mësipërm. Më datën 10 qershor nën shoqërinë e anijeve tona, tre minaheqëset e SNMCMG2 u larguan nga vendi ynë.

Anijet pjesëmarrëse të SNMCMG2:HMS LEDBURY, Gjatësia 60 m, Gjerësia 10 m, Peshkimi 4, Ekuipazhi 45 veta, Shpejtë-sia 14.3 nyje. TCG EDINCIK (M-260), Gjatësia 50.9 m, Gjerësia 8.9 m, Peshkimi 4.25, Ekuipazhi 51 veta, Shpejtësia 13.5 nyje.ITS CROTONE 5558, Gjatësia 52.45 m, Gjerësia 9.9 m, Peshkimi 4.7m, Ekuipazhi 45 veta, Shpejtësia 14.3 nyje.

Lt. Arbër CelajKoordinator me anijet e NATO-s

Shefqet Kërcelli

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 20136 humanizmi

Përfaqësuesve të shtabit të FD në koncertin festiv të bamirësisë, organizuar në Durrës

Në ndihmë të familjeve të ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, më datë 11 qershor të vitit 2013, në ambientet e Shtëpisë së Fëmijëve të qytetit të Durrësit u organizua një koncert festiv me rastin e ditës së fëmijëve jetim, nën mbështetjen dhe pjesëmarrjen e shumë personave nga fusha të ndryshme profesionale. Ndër të ftuarit ishin edhe përfaqësues të shtabit të Forcës Detare. Organizimin e këtij aktiviteti festiv është bërë nga znj. Mamica Kastrioti. Pas fjalimit përshëndetës të hapjes së kësaj ceremonie festive, fjalën e radhës e morën të ftuarit sipas fushave profesionale të institucioneve nga ata vareshin dhe shërbejnë aktualisht. Në emër të përfaqësuesve të shtabit të FD, në këtë aktivitet përshëndeti kap. lejt. Dorian Tole. Mbas përfundimit të fjalimeve përshëndetëse për pjesëmarrësit u dha një koncert festiv. Në përfundim të koncertit nga përfaqë-suesit e çdo institucioni u shpërndanë pako me dhurata

të përgatitura enkas për këta fëmijë jetim. Aktiviteti u mbyll shumë bukur dhe fëmijët u gëzuan jashtë mase nga prezenca jonë me uniform, si përfaqësues të Komandës së Forcës Detare.

Dita e dhurimit vullnetar të gjakut, solidarizohen dhe efektivët e FA-së

Një numër i konsiderueshëm i efektivit të policisë ushtarake si dhe efektivat e Shkollës së Trupës iu vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë për gjak

Janë solidarizuar dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura. Konk-retisht një numër i konsid-erueshëm i efektivit të policisë

ushtarake vullnetarisht ka kryer aktin human gjak të sigurt dhe të pastër për të sëmurët që kanë nevojë në spitalet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Në kuadër të ditës botërore të dhurimit të gjakut, Komanda e Policisë Ushtarake u solidarizua me nismën për dhurim vullnetar, me moton “Kush dhuron gjak shpëton një jetë” si dhe “Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human”. Në këtë ditë dhuruan gjak, një dhuratë shumë e çmuar që mund ti bëjë një njeri një njeriu që ka nevojë, një dhuratë për jetën, afro 20 efektiv të Policisë Ushtarake, nën drejtimin e komandantit të PU, kolonel Ylli Zyla. Është një akt mëse njerëzor, thotë komandant Ylli. I gjithë personeli i Forcave të Armatosura nën kujdesin e veçantë të ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në një ditë si kjo janë kurdoherë të gatshëm të japin kontributin e tyre. Jemi mësuar me urdhra nga vetë natyra që kanë ush-tarakët, por në një ditë të tillë askush nuk pret urdhër. Të gjithë ndihmojnë një jetë tjetër që ka nevojë. E si të mos i gjendesh pranë fëmijëve talasemikë, për të cilët dhënia e gjakut është një ditë jetë më shumë. Dhurimi i gjakut në policinë ushtarake motivohet, jo vetëm nga humanizmi që nuk ka mun-guar asnjëherë në radhët e saj, por në të njëjtën kohë edhe nga përgjegjësia morale për të ndihmuar në rast nevoje efektivët e Forcave të Armatosura që marrin pjesë në detyrat dhe misione paqeruajtëse jashtë kufijve të Atdheut. Duke filluar qe nga shefi i Shtabit të PU, nënkolonel Defrim Haxhija e me pas toger Evis Tollja, UprII Doriana Cibaku, Ornela Koca , tetar Kastriot Biceri, Florant Bregu e të tjerë , të cilët lanë detyrat e përditshme për pak minuta për t’iu përkushtuar kësaj ditë. Duke konsideruar numrin e lartë të detyrave operacionale që mbulon policia ushtarake, numri i efektiveve që mund të dhuronin gjak në këtë ditë ishte i limituar. Megjithatë, thirrjes për dhurim gjaku policia ushtarake i është përgjigjur në çdo ditë të vitit. Jo më larg se vitin e kaluar, një togë e policisë ushtarake e dërguar me mision në Afganistan, dhuroi para nisjes një sasi të konsiderueshme për qendrën kombëtare të dhurimit të gjakut. Pa me te voglën mëdyshje, kjo traditë e “shëndetshme” do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Si pjesëtare të Forcave të armatosura, i kemi dedikuar jetën mbrojtjes se Atdheut dhe çdo shqiptari. Në këtë kontekst, dhurimi i gjakut është një

nga momentet me fisnike , me anë të së cilës, ne mund te përmbushim mi-sionin tone në kohë paqe. Nuk është hera e para që efektivat e Forcave të Armatosura dhurojnë gjak për të plotësuar nevojat e emergjencave të kësaj fushe në spitalet shqiptare. Kohë më parë ka dhuruar efektivi i Brigadës Logjistike dhe një pjesë e efektivit të Forcave Tokësore. Por dhe në shumë reparte dhe njësi të tjera të Forcave të Armatosura gjatë këtij viti dhe vitet e tjera ka pasur solidarizim për dhurim gjaku pa asnjë lloj shpërblimi për arsye krejtësisht humanitare. Kjo është një traditë shumë njerëzore dhe ushtarakët gjithmonë kanë afruar gjak të sigurt për pacientët në nevojë. Por jo vetëm kaq. Ata kanë dhuruar gjak dhe më ato raste kur ka patur emergjenca dhe aksidente të ndry-shme. Ekziston një frymë solidariteti dhe një frymë shumë njerëzore në radhët e ushtarakëve që të ndihmohen qytetarët e këtij vendi.Shkolla e trupës

Sërish më pranë rreziqeve, sër-ish me frymën dhe dëshirën për të ndihmuar aty ku ndihet më shumë nevoja për ndihmë, me ndjenjën për të përqafuar humanizmin, për të shpëtuar jetë! Dita 14 Qershorit, më shumë se çdo ditë tjetër e zakonshme, na jep të gjithëve mundësinë për t’iu gjendur sa më pranë qindra fëmijëve, të rinjve e të moshuarve për të kaluar situatën e vështirë e madje për t’u zg-jatur jetën, qoftë dhe sado pak kohë.

Jo duke lënë pas qëllimin, për të cilin ata kanë ardhur në Shkollën e Trupës, për tu arsimuar e stërvitur, por për të treguar madje edhe zemrën e madhe dhe humanizmin që kanë veshur bashkë me uniformën. Në sytë e tyre dukej qartë dhembshuria dhe

ndjenja e keqardhjes, ndaj u treguan të gatshëm të dhurojnë lëngun vyer e jetës duke ju gjendur nevojave të sëmurëve talasemike, por jo vetëm. Pas kërkesës së bërë nga Kryqi i Kuq shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut efektivat ushtarë profesionistë, të cilët zhvillojnë stërvitjen individu-ale të avancuar, oficerë të kursit të avancuar të oficerit, si dhe kuadro të Shkollës së Trupës Bunavi, më datë 12.06.2013 dhuruan gjak në mënyrë vullnetare, duke u solidarizuar me nevojat e kërkesës me gjak. Ky solidaritet është pritur më shumë nga kursantët që zhvillojnë kursin SIA dhe KAO, të cilët kanë përqafuar gatishmërinë për një vepër humane. Kjo tregon edhe një herë se përveç

operacioneve në ndihmë të popullsisë të kryera nga Shkolla e Trupës në periudhën e shuarje e zjarrit edhe këtë herë këta efektiva vijnë në ndihmë të nevojave për të shpëtuar jetë. Duke ndjekur moton “dhuro gjak, shpëto jetë”, kanë shpëtuar jo pak por 23 jetë. 31 ishte numri i efektivave, të cilët treguan gatishmërinë për dhu-rim vullnetarë të gjakut, por për arsye shëndetësorë, gatishmërie dhe operacionale të repartit duke qenë pas një dite të lodhshme stërvitje, nuk mundën të dhuronin gjak vetëm 8 vetë. Nga Qendra Shëndetësore e Shkollës së Trupës ishin marrë masa të mira për krijimin e kushteve për realizimin e gjithë procesit të dhurimit të gjakut. I gjithë procesi i dhurimit të gjakut u krye

në Qendrën Shëndetësore të Shkollës Trupës nga mjek të specializuar punon-jës të Kryqit të Kuq i ndihmuar nga personeli i Qendrës Shëndetësore të SHT-s. Gjatë procesit të dhurimit të gja-kut ashtu dhe me pas nuk u konstatuan probleme shëndetësore nga kursantët. Këtë herë Shkolla e Trupës nëpërmjet kuadrove dhe kursantëve të saj përcolli një mesazh të fortë: Humanizmi, i cili duhet të përqafohet nga të gjithë. Mjaf-ton vetëm pak minuta për të dhuruar një sasi të vogël gjaku dhe ky veprim kaq i shkurtër por madhor mund të zgjasë jetë për një kohë shumë të gjatë. Natyra e ushtarakut nuk mund të anashkalojë asnjë rast kur i jepet mundësia për të shpëtuar jetë, aty ku ka nevojë vendi.

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 2013 77kds

Nëse vazhdojmë me semantikën e titullit, Lidhja e Prizrenit ishte dhe mbeti Stacioni i Dytë i Ndërgjegjes Kombëtare, ose

thënë ndryshe, Filiali i Parë i Universitetit shpirtëror shqiptar. Dy filialet e tjerë janë Kuvendi i Vlorës, që mundësoi ëndrrën shumëshekullore shqiptare për të themeluar shtetin modern shqiptar si dhe Konferenca e Pezës, e cila bashkoi popullin tonë në luftën e madhe kundër fashizmit, duke e rreshtuar Shqipërinë në krahun e aleatëve fitimtarë në vitin 1946. Rrënjët e ngjizjes së shpirtit kombëtar ndodhen në vitin e largët 1444. Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndër të paktat figura të ndritura të mëdha të Rilindjes Europiane, ideoi, organizoi dhe udhëhoqi Kuvendin e Lezhës të vitit 1444. Ai i dha Shqipërisë kodin e rezis-tencës sonë homerike të shekullit XV, por edhe Europës një mesazh tejet novator, sfidues, plot të ardhme, bashkimin kom-bëtar për të mbijetuar dhe për të realizuar veten si komb. Në planin e brendshëm, Kuvendi i Lezhës qe marrëveshja më e madhe për t’u ngritur mbi dasitë, pra shënon fundin e epokës së principatave. Rreziku i luftës, interesat kombëtare dhe ekzistenciale të përbashkëta krijuan projektin e përqendrimit të forcave. Skën-derbeu si “primus inter pares” u zgjodh kapiteni i Përgjithshëm (“Capitaneus generalis”). Princat shqiptarë krijuan me të atë raport që kishte dhe Dhimitri i Ar-bërit kur i quante bujarët e shekullit XIII “homines mei”. Ky raport, për shkak të përmasave të luftës, do ta lartësonte përherë e më shumë Skënderbeun si Zot i Shqipërisë (“Domines Albaniae”). Ideja e bashkimit është ideja e konvergimit, e krijimit të shteteve kombëtare, ide kjo tepër novatore e fundit të Mesjetës dhe epokës së Rilindjes Europiane. Rreziku i luftës, interesat kombëtare dhe ekzis-tenciale të përbashkëta, krijuan projek-tin e bashkimit të forcave. Skënderbeu

krijoi lidhjet me qytetërimin europian në rrafshin kulturor, njerëzor, por edhe në aspektin fetar të krishterë. Kryesorja ishte fryma që mbolli ai Kuvend, sepse janë “filiale” të tij, ngjarjet madhore si: Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Vlorës, Konferenca e Pezës, të cilat janë stacione të ndërdijes sonë kombëtare.Lidhja e Prizrenit dhe Forcate saj të armatosuraNën kujdesin e gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, me një pjesë-marrje të gjerë të Shtabit dhe jo vetëm, u realizua aktiviteti për përkujtimin e 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Materiali ishte përgatitur nga drejtori i Qendrës së Librit dhe Mbështetjes me Informacion, Prof. Asoc. Bernard Zotaj. Me kompetencën profesionale që e kara-kterizon në këtë fushë, z. Zotaj e kishte fokusuar studimin e tij në këndvështrimin e kontributit që dha Lidhja e Prizrenit në themelimin dhe organizimin e Forcave të Armatosura shqiptare. Atdhetarët shqiptarë u nxitën nga shpërthimi i Krizës Lindore në vitet 1870, veçanërisht nga klauzolat aneksioniste pro sllave e në kurriz të viseve shqiptare. Ata theksonin se çështja shqiptare nuk duhej të shikohej më si “plaçkë tregu” për të kënaqur orekset e fqinjëve shovenë, por mbi bazën e parimit themelor të asaj kohe “shtetit komb”. Në këtë kuadër, më 10 qershor 1878, u mblodh Kuvendi Kombëtar në Prizren me përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Ai shpalli krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila zgjodhi organet e larta: Këshillin e Përgjithshëm, me funksione legjislative dhe Komitetin Qendror, me funksione ekze-kutive. Më 17 qershor, u miratua statuti i LSHP-së (“Kararname”), të plotësuar më 2 korrik me korrigjime e saktësime dhe “Urdhëresa” (“Talimat”). Në këto vendime, përcaktoheshin aspekte të masave organizative, politike e ushtarake në funk-sion të realizimit së mbrojtjes të tërësisë territoriale së trojeve shqiptare. Një akt i rëndësishëm i saj e në funksion të objekti-

Dita e Vizitorëve të Shquar në Komandën e Doktrinës dhe StërvitjesZhvillimi i stërvitjes Joint-Reaction vazh-

doi me Ditën e Vizitorëve të shquar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

dhe pikërisht në Qendrën e Simulimit, aty ku u bë edhe përmbyllja e kësaj stërvitjeje kaq të suksesshme me skenarë të kërkim-shpëtimit(SAR) në det dhe në tokë, duke për-dorur procedura standarde me qëllim dhënien e ndihmës së parë në incidente dhe fatkeqësi natyrore që mund të ndodhin në situata reale. E veçanta e kësaj stërvitjeje ishte vlerësimi i kapaciteteve ushtarake për zgjidhjen e situatave të kësaj natyre dhe rritja e ndërveprueshmërisë së trupave, angazhimi i çdo pjesëtari të çdo vendi për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të qenë të suksesshëm në rritjen e sigurisë dhe paqes në rajon. Veprime në kompaktësi dhe në interes të të gjitha palëve forcojnë më shumë besimin, frymën e bashkëpunimit, kapacitetet operacionale dhe saktësinë në përdorimin e procedurave dhe standardeve të NATO-s. Zhvillimi i stërvitjes “Join-Reaction-2013” dhe angazhimi i Qendrës së Simulimit mblodhi në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë dhe përfaqësues të Forcave së Armatosura nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Si vend pritës, në emër të ministrit së Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm së FA, përshëndeti gjeneralmajor Zyber Dushku, komandant i Komandës së Forcës Tokësore. Vizitorët vijuan vizitën në Qendrën e Simulimit, ku shefi i kësaj qendre, përfaqësues të ekipit të Cubic, drejtori ekzekutiv i stërvitjes, pasi bënë një rezyme të shkurtër të Qendrës së Simulimit, informuan mbi organizimin e Qendrës së Simulimit në stërvitjen “Joint-Reaction -2013”.

Stërvitja “Joint-Reaction -2013”, në kuadër të iniciativës së Adriatikut (A-5), është e para stërvitje e këtij lloji dhe e këtyre përmasave që zhvillohet në Qendrën e Simulimit. Qendra e Simulimit tani po jep frytet e saj për Forcat e Armatosura dhe i shërben bashkëpunimit dhe ndërveprimit rajonal për paqen dhe sigurinë. Stërvitje të tilla ndih-mojnë liderët të arrijnë ekspertizën taktike dhe teknike që nevojitet për operacionet luftarake të suksesshme, si pjesë e NATO-s gjatë opera-cioneve të ruajtjes së paqes dhe në mbështetje të popullsisë në raste fatkeqësish natyrore. Pro-cesi i rishikimit pas veprimeve, është një element themelor dhe i rëndësishëm i trajnimit në Qendrën e Simulimit. Rishikimet pas veprimeve reale dhe gjithëpërfshirëse u mundësojnë pjesëmarrësve dhe vëzhguesve të diskutojnë për atë çfarë shkoi mirë dhe jo, të kuptojnë çfarë do të bëjnë më mirë në stërvitjet

trajnuese dhe operacionet ushtarake të ardhshme. Në Qendrën e Simulimit, Forcat e Armatosura gjejnë një mjet trajnimi të ri të fuqishëm që u siguron njësive dhe liderëve një mjedis trajnimi modern në të cilin ata mund të praktikojnë, mësojnë dhe të rishikojnë aftësitë themelore, përmirëson efektivitetin stërvitor dhe gatishmërinë e njësive si dhe mbështet trajnimin në të gjithë spektrin e kërkesave operacionale. Procedurat operuese të Qendrës së Simulimit rrjedhin nga një numër burimesh, duke përfshirë direktivën stërvitore të NATO-s si udhëzues gjithëpërfshirës, për mënyrën se si planifikohet, ekzekutohet dhe analizohet një stërvitje ushtarake. Qendra gjithashtu përdor një sërë publikimesh të projektuara për stërvitjen e ushtrisë së SHBA-së, eksperiencat, mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira të këshilltarëve të ekipit Cubic.

vave që i kishte caktuar vetes, ishte vendimi i saj për krijimin e Forcave të Armatosura së Lidhjes apo sikurse i quajtën atëherë “Të Rojës Kombëtare”. Lidhja, krahas formulimit të strategjisë së saj ushtarake, shtriu veprimtarinë e vet edhe në krijimin e Rojës Kombëtare, veç krahut të saj të armatosur. Në këtë funksion, ajo përcak-tonte se ndër detyrat kryesore që duhet të zgjidhte strategjia ushtarake e lidhjes, ishin organizimi dhe kompletimi i ushtrisë vullnetare, armatimi, hartimi i planeve mbrojtëse. Kriteri bazë i mobilizimit ishte parimi “një luftëtar për shtëpi” e në krahinat kufitare që rrezikoheshin drejtpërdrejtë nga agresioni i ushtrive armike ky parim u tejka-lua edhe në “tre burra për shtëpi” ose dhe më tepër. U krye regjistrimi i vullnetarëve nga mosha 15 deri 70 vjeç. Mbi këtë bazë, efektivi i Rojës Kombëtare arrinte deri në 260.000 veta. Në programin ushtarak të Lidhjes, duke mbajtur në vëmendje gjithë forcat që gjykonte se kishte mundësi të mobilizonte, përllogariste se në përbërje të “Rojës Kombëtare” të organizoheshin e hapeshin gjithsej 480 batalione, ku secili batalion të kishte 500 vullnetarë (secili me katër kompani këmbësorie e një kalorësie me 50-60 kafshë) të organizuara në regji-mente, me përbërje deri 2000 luftëtarë (me 4 batalione), brigada (me nga dy regjimente, deri 4000 luftëtarë vulln-etarë), të përfshira në pesë korpuse (me përbërje jo të njësuar sasiore me brigada). Në raste të veçanta, efektivi i reparteve e njësive mund të ishte më i kufizuar: Bata-lioni deri 300 veta, regjimenti 1200 veta dhe brigada 2500 veta. Forcën kryesore të “Rojës Kombëtare” do ta përbënte këmbësoria, por në raste e drejtime të veçanta, repartet e njësitë e këmbësorisë pajiseshin edhe me artileri, mjete lun-drimi, mjete të ndërlidhjes ushtarake, shërbim të zbulimit, reparte shëtitëse dhe reparte mbrojtëse të kështjellave e kalave. Për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë, lidhja formuloi edhe planet strategjike. Drejtimet më të rëndësishme strategjike ishin në kufi me Malin e Zi,

Serbisë dhe Greqinë. Në raport të drejtë me rreziqet që paraqiteshin sipas drejti-meve, u parashikua që në Shqipërinë e Veriut të përqendroheshin forcat e mjetet kryesore, pra 4 korpuse (380 batalione) dhe në Shqipërinë e Jugut një korpus (100 batalione). Lidhja nuk kishte mundësi të mbante forca të shumta të gatshme, prandaj vendosi një sistem gatishmëri të përshkallëzuar të Rojës Kombëtare për përballimin e agresioneve të pritshme. Në vartësi të detyrave që do të zgjidhnin në raport me vendvendosjen dhe veprimin e armikut të pritshëm, sistemi i gatish-mërisë e organizimit parashikohej në tre radhë apo shkallë: Komiteti Qendror i Lidhjes i kushtonte rëndësi dhe zgjedhjes e vendosjes së kuadrit komandues. “Ko-mandanti, majori dhe oficerët e tjerë të ushtrisë që do të nxirrnin në mënyrë të rregullt, sipas regjistrimit në çdo vend, theksohej në urdhëresën përkatëse, do të caktohen me pëlqimin e popullsisë së atyre vendeve”. Në tërësi, si kuadri i lartë ashtu dhe ai i ulët, zgjidheshin nga njerëzit që kishin aftësi, përvojë, trimëri dhe autoritet. Kështu, këta sektorë të frontit në drejtim të Malit të Zi do të ishin rreth 50-60 km, po kaq në drejtim të Serbisë dhe akoma më e vogël në drejtim të Greqisë. Veprimet luftarake të forcave të lidhjes do të fillonin me veprime mbrojtëse pozicionale, por të shoqëruar me aktivitet të lartë të saj me kundërsulme e kundërgoditje apo edhe me kundërmësymje. Në këtë të fundit, parashikohej të merrnin pjesë deri 40.000 forca duke dhënë goditje koncentrike e nga disa drejtime tre korpuse së toku. Vëmendje i kushtohej dhe organizimit të bashkëveprimit mes njësive, sidomos në veprimet e tyre mësymëse, manovrimit të forcave të mëdha (të korpuseve) nga njëri drejtim në tjetrin, sidomos në Shqipërinë e Veriut në vartësi të rrezikshmërisë që mund të paraqitej nga njëri apo tjetri agresor (Mali i Zi, Serbia). Forcat e Rojës Kombëtare të Lidhjes kishin edhe aparatin e tyre

nga elisabeta kokashefe e sektorit të bibliotekave së fa

të prapavijës me shtrirje vertikale. Në qendër kryesonte komisioni, i përbërë nga 5 veta, i cili mblidhte ndihmat nga popullsia, rekuizimet e kontributet nga të pasurit për nevojat e ushtrisë dhe drejtonte grumbullimin e shpërndarjen e plaçkës së luftës. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj luftarake në funksion të qëllimit politik e strategjik përse ajo u krijua, e realizoi misionin e saj në histori. Në pikëpamjen ushtarake, ajo shënon një përvojë kulmore për kohën si në ndërtimin e Forcave të Armatosura dhe me llojet e armëve e shërbimeve më të domosdoshme, por edhe të mundshme për kohën, me hi-erarkinë përkatëse ushtarake nga qendra në bazë, me mendim e sidomos praktikë të vyer luftarake, si në shkallën strategjike e taktike”, përfundoi zoti Zotaj.Stacioni i Ndërdijes...Për hir të së vërtetës, “autori” i titullit të këtij shkrimi është kolonel Dedë Prenga, zëvendëskomandanti i KDS-së. Ai në mbyllje të punimeve të aktivitetit, theksoi: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit është njëri prej katër stacioneve kyçe të Ndërdijes kombëtare, por mesazhet që na la lidhja janë aktuale edhe për sot edhe për të ardh-men. Është nga ato ngjarje të rëndësishme të historisë së Kombit, që na edukon e drejton në të gjitha drejtimet. Kështu për shembull, ishte hera e parë që u bë fjalë për shtetin-komb të shqiptarëve. Është hera e parë në histori që u orga-nizuan Forca të Armatosura me njësi të rregullta deri në korpuse. Është hera e parë që në fund të fundit u hartua strategjia ushtarake e këtij vendi në gjithë hapësirën kombëtare. Kahet e kësaj strategjie për fat të keq të zhvillimeve në Ballkan, mund të thuhet se ende e ruajnë një farë aktualiteti, ç`ka nuk do të duhej të ishte kështu. Pra, Lidhja e Prizrenit dha edhe njëherë, por më fuqishëm e më institucionalisht, mesazhin e Bashkimit. Ndoshta këtë mesazh duhet të lexojë sot i gjithë kombi, në të gjitha gjymtyrët, por edhe në vektorët e institucioneve të tij”, përfundoi kolonel Dedë Prenga.

Lidhja e Prizrenit, stacion i ndërdijes kombëtareNën kujdesin e gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, me një pjesëmarrje

të gjerë të Shtabit dhe jo vetëm, u realizua aktiviteti për përkujtimin e 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare së Prizrenit

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 20138 speciale

arben Molla

Në kuadë r t ë b a s h -këpun imi t ush ta rak me SHBA-në për vitin 2013, në periudhën 27

maj-7 qershor 2013, në qendrën e trajnimeve ushtarake Pepelishtë të Maqedonisë, u zhvillua stërvitja “Shared Resilience 13” për për-ballimin e emergjencave civile në përgjigje të fatkeqësive natyrore në rajon, nëpërmjet operacioneve të dhënies të ndihmës së parë mjekë-sore, për evakuim dhe kërkim-shpëtim. Organizimi dhe drejtimi i kësaj stërvitjeje u realizua nga Komanda e SHBA-së në Europë (USAREUR), në bashkëpunim me ushtrinë maqedonase me dy bashkë-drejtuesit: Nënkolonel Je-fry A.Cantor dhe kolonel Dushan Stojanoviç. Në këtë stërvitje u përfshinë SHBA-ja, Maqedonia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova (FSK), Sllovenia dhe Mali i Zi. Ekipi FARSH mori pjesë me një ekip prej 6 vetësh, 1 mjet ambulance u përfaqësua si më poshtë: Arben Mollaj, nga J3/7 SHPFA (SNR, vëzhgues, vlerë-sues), kapiten Orges Baholli, nga BrMR (koordinator në qendrën operacionale). Ekipi mjekësor nga BrMR, togere Anila Lamaj “doktor” dhe drejtuese e ekipit mjekësor, rreshter Lezan Murati “infermier”, nëntetare Elona Ka-lthi “infermiere” si dhe PrII Ador Qorri “shofer/shpëtues). Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e aftësive koordinuese ndërmjet agjencive civile me strukturat ushtarake duke u fokusuar në dhënien e asistencës humanitare, reagimin ndaj krizave dhe operacioneve të menaxhimit së pasojave në përgjigje të fatkeqësive natyrore. Stërvitja u realizua në dy faza. Faza e parë, e cila zgjati një javë, 28 maj deri 1 qershor, ku u zhvillua stërvitje teorike e cila i parapriu zhvillimit të stërvitjes në terren për javën e dytë me dy

Emergjencat civile, FA shqiptare marrin pjesë në stërvitjen “Shared Resilience 13”, në Maqedoni

Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e aftësive koordinuese ndërmjet agjencive civile me strukturat ushtarake duke u fokusuar në dhënien e asistencës humanitare, reagimin ndaj krizave dhe operacioneve të menaxhimit së pasojave në përgjigje të fatkeqësive natyrore

kurse. Grupi i parë ndoqi kursin mbi mbështetjen mjekësore për ndihmën humanitare dhe reagimin ndaj fatkeqësive, të organizuar nga Instituti i Mbrojtjes për Operacio-net Mjekësore në SHBA dhe përfshiu gjithë stafin mjekësor dhe të punësu-arit në shërbimet logjistike dhe ato të kujdesit shëndetësor. Në këtë kurs, vendet pjesëmarrëse treguan me bri-fingje eksperiencat ku diskutuan mbi kontributet e dhëna në këtë fushë. Kursi i dytë trajtoi një sërë temash: Mbi menaxhimin e incidenteve në sistemin e komandimit, operacionet humanitare, sistemi ndërkombëtar humanitar, sistemi i menaxhimit të incidenteve kombëtare, të trajtuara këto nga lektorë civilë e ushtarakë nga SHBA-ja. Në të morën pjesë përfaqësues të vendeve pjesëmar-rëse ushtarakë e civilë të agjencive e organizatave të ndryshme. Në fazën e dytë, u zhvillua stërvitja në terren, e bazuar në një skenar

tërmeti. Dëme të mëdha në shtëpi e njerëz dhe Maqedonia kërkon ndihmë nga vendet e rajonit. Sipas skenarit të përgatitur, u simulua një termet në fshatin Krivolak, Maqe-doni dhe u demonstrua ndërveprimi mes ushtrisë dhe institucioneve civile maqedonase, SHBA-së dhe vendeve të rajonit që kanë të bëjnë me fatkeqësi natyrore të tilla si tërmetet, zjarret, përmbytjet dhe dëmet në infrastrukturë. Drejtimi e menaxhimi i operacioneve për fatkeqësitë natyrore dhe ofrimi i ndihmës humanitare, të udhëhequr nga NATO, BE-ja dhe OKB-ja, treguan gatishmërinë e vendeve të rajonit, ndërveprimin ndërmjet agjencive, ekipeve ushtarake e civile të shteteve pjesëmarrëse. Përgjigja e menjëhershme u dha nga SHBA-ja me ekipe mjekësore, evakuimi dhe CIMIC-u, Shqipëria me një ekip mjekësor Rol-1, Bos-nje-Hercegovina me ekip kërkim-

shpëtimi, FSK-ja me ekip mjekë-so r dhe ek i p kërkim shpëti-mi, S l lovenia me një ekip për zbulim epidemi-ologjik dhe Mali i Zi me një ekip mjekësor Rol-1. Maqedonia përf-sh iu persone l ushtarak, për-faqësues të Qen-drës së Menax-himit të Krizave, grupe mjekësore nga Ministria e S h ë n d e t ë s i s ë që vepruan në bashkëpunim me Qendrën Mjekë-s o r e U s h t a r -ake së ushtrisë maqedonase për ngritjen e funk-sionimin e spi-talit fushor Rol-2 dhe Kryq in e

Kuq, ekipet e kërkim shpëtimit nga Drejtoria e Mbrojtjes e Shpëtimit, nga Ministria e Brendshme, etj. Përveç ekipeve, kishte vëzhgues, vlerësues, instruktorë, lojtarë (rol simuluesi), kontrollues të stërvitjes dhe personel tjetër mbështetës nga NATO. Incidentet e planifikuara sipas skenarit u menaxhuan nga shtabi kryesor i Qendrës së Me-naxhimit të Krizave, i cili lëshonte urdhra për Qendrën Operacio-nale, të përbërë nga përfaqësues ushtarakë të vendeve pjesëmar-rëse. Në këtë qendër, koordinoi veprimet për ekipin tonë kapiten Baholli, i cili me aftësitë e tij, ko-munikoi mbështetur në procedurat e veprimit sipas standardeve të NATO-s. Gjatë ditëve të zhvillimit të stërvitjes, u kryen detyra për zgjidhjen e situatave operacionale. Ekipi ynë shëndetësor Rol-1 me profesionalizmin e tij veproi në të

gjitha ditët e stërvitjes me ekipin e Malit të Zi, të cilët luajtën një rol mjaft të rëndësishëm në menax-himin e situatave, për evidentimin e të dëmtuarve, klasifikimin e tyre sipas dëmit të marrë, dhënien e ndihmës mjekësore dhe dërgimin në Rol-2 të të dëmtuarve, për të cilët nevojitej një trajtim më i spe-cializuar. Veprimet e shpejta dhe të mirë-kombinuara të ekipit tonë me atë malazez, treguan se kanë përvoja multinacionale për dhënien e ndih-mës së nevojshme. Mund të vlerëso-het përgatitja e mjekes, togeres Anila Lamaj, e cila me qetësinë e saj dhe sigurinë në veprime arriti të zgjidhte situatat njëra pas tjetrës. Nuk mund të lihet pa përmendur rreshter Lezan Muratin, i cili me përvojën e marrë në pjesëmarrjen në misionin në Af-ganistan tregoi aftësi në kurimin e të dëmtuarve. Po kështu, eksperienca e vyer e infermieres, nëntetares Elona Kalthi, shërbeu për realizimin e me-naxhimin e situatave në momentet kur mbërrinin të dëmtuarit. Stërvitja “Shared Resilience ‘13” demonstroi gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe ndërvepruar në një mjedis shumëkombësh në raste fatkeqësish natyrore të lidhura së bashku me sfidat e vendeve të tjera në rajon. Integrimi i plotë i kapaciteteve lokale dhe rajonale në përgjigje të fatkeqësive të ndryshme, tregoi forcimin e ndërveprimit ndërmjet institucioneve ushtarake dhe civile rajonale si dhe përfitimin e përvojave në përdorimin e pro-ceduarave standarde operacionale. Stafi ynë vlerësoi në çdo moment situatat e marra, në bashkëpunim me komandën e operacionit në rajonin e caktuar dhe ekipet e tjera vlerë-sonin kapacitetet me qëllim për të vepruar në mënyrë sa më të saktë, mbështetur në procedurat e komu-nikimit, koordinimit dhe ndërvep-rimit sipas procedurave të caktuara më parë. Pati shumë vlerësime për profesionalizmin në zgjidhjen e situatave. Ndërveprimi për zgjidhjen

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 2013 9speciale

Forcat e Armatosura në konferencën e 7 të ushtrive europiane për nënoficerin në Danimarkë

Konferenca kishte në fokus aftësitë integruese të personelit ushtarak, si një koefiçent i shumëfishtë luftimi, para, gjatë dhe pas kthimit nga misioni

Konferenca e nënoficerëve të ushtrive europiane është krijuar si nismë e trupës së oficerëve për të rritur e zhvilluar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave për përkujdesjen ndaj ushtarëve, nënoficerëve e familjeve të tyre si dhe për rritjen e bashkëpunimit

në fushat e arsimimit, kualifikimit dhe trajnimit të personelit nënoficer

e situatave nga ekipi i Malit të Zi dhe Shqipërisë, ishte dhe vlerësimi i drejtuesit së stërvitjes për bash-këpunim, koordinim, komunikim dhe ndërveprim me spitalin Rol-2 për realizimin e detyrës. Në ditën e DVDay improvizimi i një zjarri në një ndërtesë angazhoi ekipet për kërkim shpëtim, evakuim, dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin

Në Kopenhagen, Dani-markë, u zhvillua Konferenca e 7 e Ushtrive Europiane

për nënoficerë me pjesëmarrje nga 35 vende, në të cilën merrte pjesë edhe Shqipëria. Konferenca e nënoficerëve të ushtrive europiane është krijuar si nismë e trupës së oficerëve për të rritur e zhvilluar bashkëpunimin e shkëmbimin e eksperiencave për përkujdesjen ndaj ushtarëve, nëno-ficerëve e familjeve të tyre si dhe për rritjen e bashkëpunimit në fushat e arsimimit, kualifikimit dhe trajnimit të personelit nënoficer. Kjo konferencë këtë vit kishte në fokus aftësitë integruese të personelit ushtarak si një koefiçent i shumëfishtë luftimi, para, gjatë dhe pas kthimit nga misioni. Pas fjalës së mirëseardhjes nga organizatorët e konferencës, kryekapteri Flaming Anderson i ushtrisë së Danimarkës dhe kryekapter David Davenpor i ushtrisë amerikane në Europë, konferenca vazhdoi punimet me sesionet e saj, ku u trajtuan temat si: Reflekset dhe programet riaftësuese para dislokimit të trupave në mision, gjatë dhe pas kthimit nga misioni, suksesi i arritur që u prezantua nga përfaqësuesi i ushtrisë së Danimarkës, ngacmimet seksuale, reagimi dhe parandalimi i tyre, paran-dalimi i vetëvrasjeve, menaxhimi i çrregullimeve mendore, përshtatja psikike e intelektuale, stresi trauma-

tik, integrimi i të paaftëve për punë në shoqërinë civile. Vendet pjesëmar-rëse si Polonia dhe Estonia sollën për audiencën eksperiencat e tyre për menaxhimin e stresit dhe traumave, ri-integrimin e personelit që ka qenë i ndikuar nga këto probleme. Në ditën e dytë, konferenca vazhdoi punimet me sesionet për kujdesin fiziko-shëndetë-sor, trajtimin e të plagosurve, stresin traumatik të shkaktuar nga frakturat e llojit të ndryshëm, humbjet e pjesëve të trupit në mision, të cilat u referuan nga nënoficerët e ushtrisë angleze dhe amerikane, të cilët sollën një gamë të gjerë eksperiencash nga misionet në Irak dhe Afganistan dhe për programet

e rehabilitimit në qendrat e speciali-zuara pas kthimit nga misioni. Pjesë e agjendës së konferencës ishte dhe takimi me kryekapterin e Forcave Amerikane në Evropë, ku u bisedua për nevojat e mundësitë e trajnimit dhe kualifikimit të trupës së nënoficerëve në institucio-net arsimore të ushtrisë amerikane në Gjermani, iniciativat për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e trajnimit e stërvitjes me ekipe trajnuese të lëvizshme (MTT). Aktiviteti kishte të përfshirë në programin e tij dhe guida turistike, vizitat në njësitë ushtarake të ushtrisë së Danimarkës, ku pjesë-marrësve në konferencë ju rezervuan

pritje e takime me trupën e nënofi-cerëve dhe nëpërmjet brifingjeve u

njohëm me misionin, detyrat dhe kontributin në misionet jashtë vendit, si në Bosnje-Herzegovinë, Kosovë, Irak, Afganistan. Mbresëlënëse ishte dhe vizita në pallatin mbretëror e në njësinë e rojeve mbretërore (Royal Life Guard) si dhe pritja në klubin e nënofi-cerëve. Atmosfera e punimeve të konferencës tregoi sërish nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe mundësitë për ta thelluar atë në të ardhmen, për të njohur e shkëmbyer eksperiencat në fusha të ndryshme ushtarake, duke lënë të hapur iniciativën për marrjen e përgjegjësisë së ven-dit organizator për konferencën e ardhshme të vitit 2014.

Kryekapter Arben Avdia

për në qendrën mjekësore Rol-1, ku vepronte edhe ekipi ynë. Në këtë ditë, u improvizua edhe një rast për një të dëmtuar rëndë, ku qendra op-eracionale veproi për transport me helikopter për një trajtim mjekësor të një niveli më të specializuar. Në fund, të ftuarit në këtë ditë vizituan ambientet ku u kryen veprimet në Pepelishtë, ku ndër të tjera ministri

i Mbrojtjes së Maqedonisë falënderoi të gjitha ekipet, por në mënyrë të veçantë ekipin shqiptar dhe FSK. Më pas, ai u takua me ekipin shqiptar ku falënderoi mbi kontributin e dhënë, për shkallën e lartë të koordinimit në një mjedis shumëkombësh, duke zbatuar procedura të njëjta për të qenë të gatshëm në përgjigje të situatave së njëjta në rajon. Ditën

e fundit, u bë ceremonia e mbylljes dhe shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit, ku bashkë-drejtuesit e s tërvi t jes nënkolonel Jefry A. Cantor dhe kolonel Dushan Stojanoviç dhe shefi Shtabit të Komandës së Forcës të Bashkuar maqedonase u shprehën se: Anga-zhimi maksimal i pjesëmarrësve ishte i rëndësishëm për arritjen e

objektivave të caktuara për këtë stërvitje. Trajtimi i fatkeqësive natyrore dhe ofrimi i ndihmës humanitare tregoi një demonstrim real e ndërveprim ndërmjet pjesë-marrësve në stërvitje. Suksesi i stërvitjes ishte në vetvete bash-këpunimi nga pjesëmarrësit dhe organizimi e drejtimi nga bashkë-drejtuesit e stërvitjes. U nënvizua se pjesëmarrësit në stërvitje u treguan profesionistë duke bashkuar kul-turat e ndryshme në një veprim të përbashkët për t’ju përgjigjur fatkeqësive të mëdha dhe për të minimizuar vuajtjet njerëzore. Ky ushtrim krijoi mundësinë për vendet pjesëmarrëse për të demonstruar gatishmërinë në raste të ndryshme fatkeqësish natyrore të lidhura së bashku me sfidat e vendeve të tjera në rajon. Kjo stërvitje shërbeu si test për vlerësimin dhe konsolidi-min e kapaciteteve ushtarake për zgjidhjen e situatave të emergjen-cave civile dhe operacioneve të kërkim shpëtimit si dhe për rritjen e ndërveprueshmërisë të trupave së vendeve të rajonit.

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 201310 historik

Aktualisht Brigada e Mbështetjes Rajonale është në fazën e saj më të rëndësishme të përm-bushjes së detyrave vjetore.

Kolonel Muhamet Buçpapaj, zëvendësko-mandant i kësaj Brigade thotë për gazetën “Ushtria” se: “Jo vetëm që kemi realizuar çdo detyrë sipas grafikut kalendarik por jemi të gatshëm që të kryejmë të gjitha detyrat e emergjencave civile që lidhen me stinën e verës”. Misioni kryesor i njësisë është sigurimi i mbështetjes për operacione luftarakë e joluftarakë, hu-manitarë, mbështet me operacione civile dhe menaxhon emergjencat civile duke siguruar njësitë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me mbështetje inxhinierike dhe shërbime të vogla të infrastrukturës rinovuese. Në këtë kuadër, krahas masave të marra për përballimin e emergjencave të stinës, nuk janë lënë mënjanë edhe masat për përballimin e emergjencave të tjera që mund të ndodhin në vendin tonë, si tërmetet, përmbytjet, aksidentet e ndry-shëm industrialë . Detyrat e marra janë vlerësuar në kohë dhe janë marrë masa të mira tekniko-organizative për realizimin me cilësi të tyre. Më tej ai shton se aktu-alisht BrMR është e angazhuar intensivisht në disa operacione kryesisht humanitare në ndihmë të popullsisë civile, në të katër anët e vendit, si në komunën Orenjë, Li-brazhd, Xibër Mat, Përparim, Elbasan, Komuna Margegaj Tropojë, Komuna Hotolisht, Librazhd, komuna Shushicë, Vlorë, Komuna Polis, Librazhd, kryesisht për përmirësimin e rrugëve rurale dhe ndërtimin dhe riparimin e urave mekanike, etj. Këto angazhime janë vlerësuar nga organet e pushtetit vendor dhe nga vet komuniteti, pasi kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e jetës së banorëve të këtyre zonave. Në interes të përmirësimit të infrastrukturës së njësive dhe reparteve të Forcave të Armatosura, në SHPU Jalë dhe Durrës, punimet për rritjen e sigurisë e objekteve të municioneve në Selicë, Mat, si pjesë kryesore e misionit të njësisë, Gjatë periudhës janar-qershor njësia është angazhuar në mbështetje të popullsisë civile në 19 komuna e bashki, si dhe në 13 njësi e reparte të FA, janë të përfunduara 58 km rrugë dhe në proces 104 km, ndërtim dhe riparime. Gjithashtu, janë riparuar 153 ml ura mekanike Bejli, ndërtuar të reja 168 dhe të çmontuar 38 ml. Por nëse do ti bëjmë një bilanc punës sonë të këtij viti atëherë do të themi me plot gojën se stafi dhe tërë strukturat e kësaj brigade kanë arritur standarde të admirueshme. Kujtoj thotë më tej koloneli se: “Gjatë këtij gjashtëmujori janë zhvilluar stërvitje të ndryshme sipas programit, për aftësimin e efektivave për përballimin e emergjencave të ndryshme, si tërmetet, përmbytje, rrëshqitje dherash, zjarret, aksidente të ndryshëm rrugor ose industrialë. Në kuadër të konsolidimit të veprimeve në bazë grupi, toge dhe kom-panie, si dhe krijimin e kapaciteteve të përbashkëta reaguese gjatë operacionit të batalionit të këmbësorisë në operacionet e pengim-vonimit, BrMR mori pjesë në stërvitjen Biza 13, me dy kompani, kKSH dhe k.mb.p.xheniere të batalionit xhenier. Në këtë stërvitje, nga k.mb.p.xheniere u zhvilluan tema të njohjes dhe përdorimit të municioneve xheniere për pengimin e kundërshtarit, kurse kksh zhvilloi tema të kërkim-shpëtimit në terrene të vështirë si dhe përballimi i tërmeteve. Në mësimin tregues nënrepartet e BrMR ndërvepruan në mënyrë profesionale me nënrepartet

Një ditë me mjeshtrin e luftës kundër zjarrit

e këmbësorisë të batalionit këmbësor. Është meritë e impenjimit të gjithë efek-tivit të kësaj Brigade e një punë shumë të kualifikuar të shtabit të saj por dhe e strukturave përbërëse që janë realizuar objektivat në stërvitjen Shared Resiliance -13 në Maqedoni, ku morën pjesë pers-onel nga Maqedonia, Kosova, Sllovenia, Mali i Zi, USA, nga data 27.5.2013- 7. 6. 2013 në territorin maqedonas. BrMR mori pjesë me një ekip mjekësor (1 mjek, 2 infermierë, 1 shofer, 1 përfaqësues në QOP, koordinator 1 civil, 1 vëzhgues dhe përfaqësues nga ShP për palën shqiptare. Tema e kësaj stërvitje ishte përballimi i aksidenteve dhe dhënia e ndihmës së parë (R1). Ekipi shqiptar mori vlerësime nga ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, si dhe nga pala amerikane, si drejtues të stër-vitjes. Po ashtu një objektiv I rëndësishëm vjetor ishte dhe stërvitja Joint Reacion -13 nga data 3-7.6.2013 në rajonin e Bovillës me përfaqësues nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, përfaqësues i ODC-s, i cili përfaqësonte USEUCOM. Për togën e shpëtimit u angazhua në dy incidente malorë në malin e Priskës, ku mendohej se kishin humbur disa turistë të huaj dhe në rajonin e Buvillës të supozuar për rënien e

një avioni me 30-40 vetë në bord. Në këtë stërvitje efektivi ynë realizoi me sukses detyrat e ngarkuara nga Joint Task Force. Në realizimin me sukses të detyrave kanë spikatur aftësitë dhe përkushtimi i nënkol-onel Vladimir Jaupi, nënkolonel Sokol Pitamina, nënkolonele Majlinda Pelushi nga shtabi i kësaj njësie. Në batalionin e kërkim shpëtimit, toger Juban Sulejmani, nëntoger Donald Shahini, nëntetar Ismet Hasa, ushtar profesionist Nertila Vata, civil Neshat Shima me korrektësinë e tyre kanë bërë të mundur realizmin e tërë detyrave. Në batalionin xhenier ku punohet më shumë dhe ku të gjithë janë në terren dhe duhet që të sakrifikosh por dhe të punosh me përkushtim major Avni Hoxha, kapiten Shkumbin Gjana, rreshter Bilbil Hysa, rreshter Alfred Marku, tetar Sabah Ahmeti, PRII Erald Çuni, civil Ajet Methoxha, civil Haxhi Kadiu, civil Viktor Noka kanë drejtuar efektivat që të realizohen tërë detyrat. Në garnizonin “Dajti” dhe në repartet e tjera kanë spikatur kapter Ylli Stefani, kapiten Jetnor Zogu PrII Erald Pillati, PRII Hydajet Ra-dani major Mentor Fraholli, togere Viola Hoxha, Civile Anila Vathi e PRII Gerti Gjana. Është bashkëpunimi dhe fryma e të

bejdo Malo

Brigada e Mbështetjes Rajonale: Emergjencat prioriteti kryesor i punës

punuarit në staf e tërë këtyre ushtarakëve që kjo Brigadë e pret dhe këtë verë me gatishmëri të plotë.

Masat për emergjencat e mundshme kundër zjarrit Kolonel Muhamet Buçpapaj dhe tërë stafi i kësaj Brigade është i mobilizuar që të përballojë çdo situatë të emergjen-cave civile. Bazuar në përvojën e këtyre viteve dhe sidomos në pajisjen me mjete mbrojtëse në përputhje me stinën dhe me emergjencën e mundshme të rënies së zjarreve në komunitet, nga komanda dhe shtabi i BrMr dhe ato në reparte, janë marrë masat përkatëse për të përballuar me efikasitet dhe me sa më pak humbje zjarret e mundshëm. Në këtë aspekt puna është përqendruar në disa drejtime si, stërvitja e efektivave për të qenë sa më operacionalë, si dhe masat për vënien në gatishmëri të pajisjeve, teknikës dhe materia-leve që përdoren në këtë emergjencë. Masa kundër zjarrit janë marrë në vazhdimësi edhe në repartet dhe nënrepartet e BrMR, për të eliminuar çdo mundësi për shkaktimin e tyre. Rëndësi i është kushtuar krijimit të një edukate të shëndoshë të efektivit për hedhjen e mbeturinave inerte ose pirjen e

cigareve në vende të caktuar, kontrollin e linjave të energjisë elektrike, fikjen e pajisjeve elektrike në përfundim të orarit të punës, pajisjen e këndeve të MNZ, etj. Koordinimi i punëve ka çuar në realizimin me sukses të detyrave, veçanërisht në op-eracionet humanitare në komunitet. Është zhvilluar një mësim tregues për ruajtjen dhe sigurinë në njësi dhe reparte me qëllim standardizimin e elementëve të shërbimit, si dhe implementimin e ruajtjes së reparteve në bazë garnizoni. Është bashkëpunuar ngushtë me policinë ushtarake për zgjid-hjen e problemeve të sigurisë Në interes të përballimit të emergjencave të stinës, është përgatitur dhe zhvilluar stërvitje e veçantë me efektivat për përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të ardhura ndihmë nga Austria për përballimin e zjarreve. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar qitjen dhe testimet e përgatitjes fizike të planifikuara me të gjithë efektivat e njësisë. Në degën e logjistikës është bërë vlerësimi dhe nxjerrja jashtë përdorimit e aktiveve 2013, i detyrimeve të planit të veprimit të miratuar me urdhër të MM për trajtimin e materialeve/pajisjeve të tepërta, jashtë nevojave të FA si dhe zbatimi i detyrimeve për trajtimin e pronave jashtë planit të përhapjes së FA.

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 2013 11 mjedisi

Siguria mjedisore është një komponent i pandashëm e sigurisë kombëtare

Gjatë këtij viti, në përputhje me direktivat, prioritetet dhe urdhrat e ministrit të Mbrojtjes është punuar me përgjegjë-si për përmirësimin e mjedisit,për të rritur shkallën e

ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të personelit për respektimin dhe për mbrojtjen e mjedisit. Ndryshimet janë të dukshme. Kemi më shumë sipërfaqe të gjelbëruara, më shumë pemë të mbjella, më pak mbetje të të gjithë llojeve, ka filluar puna për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, po punohet për largimin e materialeve të tepërta dhe të panevojshme, po punohet për sistemimin e ujërave të zeza, është ulur sasia e gazeve që shkarkohen në atmosferë etj. Që nga muaji Mars i vitit 2013 të gjithë strukturat e MM dhe FA monitorojnë çdo ditë ajrin, ujin dhe tokën dhe raportojnë sipas zinxhirit të komandimit dhe drejtimit deri në QBO të MM. Fakt është se Ministria e Mbrojtjes, e cila është një strukturë e centralizuar shtetërore, është një nga institucionet që po punon mirë për mbrojtjen e mjedisit. Përveçse bazës ligjore që është e plotë dhe në përputhje me Direktivat e BE, në Ministrinë e Mbrojtjes kemi përgatitur Dokumentin e Politikave Mjedisore në MM, kemi një plan të qartë veprimi, kemi disa urdhra të Ministrit të Mbrojtjes që sak-tësojnë detyrat e strukturave ushtarake për zbatimin e ligjeve. Në Muajin Shkurt të vitit 2013 organizuam Konferencën për mbrojtjen e mjedisit, në të cilën ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami, dha detyra të qarta dhe të detajuara për mbrojtjen e mjedisit etj. Për herë të parë përgatitëm dhe dërguam në strukturat e MM dhe FA Raportin Vjetor të Gjendjes së Mjedisit në MM për vitin 2012. Në zbatim të detyrave të VKM Nr.1189, datë 18.11.2009 “Për rregullat dhe procedurat për hartimin dhe zbatimin e programit kombëtar të monitorimit të mjedisit”, për herë të parë Ministria e Mbrojtjes si strukturë e sistemit kombëtar të monitorimit dërgoi pjesën e saj të monitorimit të treguesve vjetor të gjendjes së mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, të Ujërave dhe Administrimit të Pyjeve. Gjatë këtij viti ka patur ndryshime në të gjithë strukturat, por më të dukshme kanë qenë në FT, KDS, PU dhe ASNI. Me qëllim rritjen e efektivitetit të punës për mbrojtjen e mjedisit, realizimin e objektivave dhe prior-iteteve për vitin 2013, ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami, me një urdhër të veçantë ka urdhëruar që një ditë në muaj, sipas një grafiku të caktuar, të jetë dita e mjedisit, për të gjithë strukturat e MM dhe FA. Në këto ditë sipas një programi të veçantë, nën drejtimin e komandantëve dhe drejtuesve të strukturave, me pjesë-marrjen e të gjithë personelit që është në dispozicion, do të puno-het për përmirësimin e mjedisit të strukturës. Territoret e strukturave të MM janë pjesë e RSH, të cilën ushtarakët si gjithë qytetarët e tjerë e duan, e respektojnë dhe janë të gatshëm ta mbrojnë edhe me jetën e tyre. Një mjedis i pastër ndikon për zhvillimin e turizmit dhe për pasojë edhe të ekonomisë. Ne jemi një vend i NATO-s dhe mjedisi i pastër dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, i bën këto struktura më dinjitoze, më të vlerësueshme dhe të di-sponueshme për zhvillimin e aktiviteteve ndërkombëtare. Të gjithë

kemi përgjegjësi për një mjedis të pastër, për një strukturë shembul-lore, pasi ajo nuk i përket vetëm komandantëve dhe drejtuesve, por të gjithë qytetarëve të RSH në përgjithësi dhe të gjithë person-elit të strukturës që shërben në të në veçanti. Një mjedis i pastër të bën krenar për strukturën ku punon, të tërheq për të punuar, lë mbresa të pashlyeshme dhe imponon respekt si në komunitetin përreth por edhe tek vizitorët e vendit dhe të huaj. Mbrojtja e mje-disit nuk është detyrë vetëm e disa drejtuesve dhe disa specialistëve të emëruar në strukturat e MM dhe FA, por është detyrë për të gjithë qeniet e ndërgjegjshme njerëzore që jetojnë në Tokë, të cilët kanë për detyrë krijimin e një mjedisi të pastër për vete dhe për brezat që do të vijnë më pas. Të gjithë strukturat pa përjashtim kanë përgjegjësi për mbrojtjen e mjedisit duke filluar nga Drejtoritë në MM dhe në SHP të FA dhe për ilustrim po përmend disa prej tyre. J-3/7 ka përgjegjësi për zhvillimin e stërvitjes për mbrojtjen e mje-disit, për përgatitjen e shtojcës së mjedisit si pjesë e planit operacio-nal të stërvitjeve, emergjencave dhe operacioneve; J-4 ka përgjegjësi për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, e cila është një përgjegjësi e mirëfilltë logjistike, për mirëmbajtjen e mjeteve në për-puthje me kërkesat teknike; J-5 ka përgjegjësi për ratifikimin e STANAG-ëve dhe implementimin e tyre, për përfshirjen e prob-lemeve të mbrojtjes së mjedisit në PAZH dhe dokumentet e tjera strategjike, për planifikimin afatgjatë të kërkesave buxhetore për mbrojtjen e mjedisit; J-6 ka përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve elektronike, për mbrojtjen e personelit gjatë përdorimit të mjeteve elektronike; J-8 ka përgjegjësi për programimin e kërkesave bux-hetore për mbrojtjen e mjedisit; J-9 ka përgjegjësi që gjatë aktiviteteve të përbashkëta civilo-ushtarake të sigurohet bashkëpunimi me strukturat civile për mbrojtjen e mjedisit; Inspektorati Shëndetësor ka përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve spitalore etj. Të gjithë strukturat kanë përgjegjësi për përfshirjen e kërkesave për mbrojtjen e mjedisit në speci-fikimet teknike të dokumenteve të prokurimit të mallrave dhe shërbimeve. Këtë javë për herë të parë që nga dalja e urdhrit të ministrit të Mbrojtjes u organizuan ditët e mjedisit në FT, PU, FD, QNOD, FA, QKMBM. Duhet të theksojmë se si fillim këto ditë ishin të organizuara, me programe të veçanta dhe me objektiva të qarta. U bë një punë e mirë, e cila ndikon si në mbrojtjen e mjedisit ashtu edhe në krijimin e një eksperience të mirë për muajt në vijim. Por, si fillim u shfaqen edhe disa mangësi, të cilat po i vë në dukje në vazhdim. Komandantët dhe drejtuesit duhet të jenë në krye të punës që kryhet këtë ditë. Mjedisi nuk është as i ko-mandantëve, por edhe as i efektivave. Ai është i përbashkët dhe për përmirësimin e tij duhet që të kontribuojnë të gjithë. Në këtë ditë duhet të ketë përqendrim të forcave dhe mjeteve kryesisht për të realizuar ato detyra që nuk mund të realizohen në ditët e tjera të muajit dhe që janë detyra kryesore. Por, në disa struktura u punua për të kryer detyra, jo shumë të rëndësishme që mund të realizohen gjatë ditëve të tjera dhe me pak forca. Kjo kërkon që komandantët dhe drejtuesit të njo-hin problemet që kanë në strukturën që drejtojnë, të bëjnë një renditje të tyre sipas prioriteteve dhe të punojnë për realizimin e detyrave më të rëndësishme. Problemet që kemi në struktura janë të shumta, ato

nuk mund të zgjidhen me një ditë apo një muaj, por kërkojnë punë të vazhdueshme. Kërkohet edhe zgjerimi i njohurive dhe kulturës për mjedisin, të cilat përgjithësisht janë ende të kufizuara. Rezultatet e arritura në Ministrinë e Mbrojtjes për mbrojtjen e mjedisit janë të duk-shme, ashtu sikurse edhe mangësitë, të cilat janë të njohura. Për të ardhmen kërkohet përfshirje më e madhe e drejtuesve në problemet e mbrojtjes së mjedisit, vlerësim më i madh i problemeve që kemi, angazhim i plotë i të gjithë personelit të strukturës dhe mjeteve në dispozicion për arritjen e normave dhe standardeve ndërkombëtare. Disa detyra kërkojnë edhe mbështetjen me mjete financiare dhe pajisje, të cilat përveçse nga buxheti i mbrojtjes mund të sigurohen edhe nga bashkëpunimi me strukturat e pushtetit lokal apo edhe me të tretët, ashtu siç po veprohet në disa struktura. Ka edhe shumë organizata ndërkombëtare, qeveritare dhe jo qeveritare, të cilat janë të interesuara për problemet e mbrojtjes së mjedisit dhe që mbështetin projektet e qarta dhe të plota në këtë fushë. Edhe nga Drejtoritë përkatëse në SHP të FA dhe MM, të cilat kanë kontakte me strukturat ndërkombëtare, kërkohet impenjim dhe angazhim për të siguruar mbështetje ndërkom-bëtare me projekte, pajisje dhe sisteme. Nëpërmjet kontrolleve që kemi organizuar në të gjithë strukturat kemi evidentuar ecurinë, arritjet por edhe problemet, të cilat janë përcjellë tek të gjithë komandantët dhe drejtuesit e strukturave. Kërkohet rivlerësim i gjendjes aktuale, përcaktim i masave që duhen marrë për eliminimin e problemeve dhe ajo që është më kryesorja organizimi dhe drejtimi i punës me afate konkrete për mbrojtjen e mjedisit. Në Ministrinë e Mbrojtjes kemi pranuar dhe futur në përdorim sistemin e matjes, i cili konsiston në përcaktimin e objektivave konkrete dhe të matshme, jo në frazeologji boshe, por në matjen konkrete të çdo realizimi. Shpesh raportimet janë të mbushura me fjali të bukura, të përpunuara me mjaft finesë, por që nuk tregojnë asgjë se çfarë është bërë konkretisht. Për-dorimi i sistemit të matjes për çdo detyrë dhe raportimi me shifra dhe fakte konkrete do të bëjnë të mundur realizimin e objektivave tepër të larta që kemi, por edhe vlerësimin dhe matjen nga muaji në muaj dhe nga viti në vit të arritjeve dhe progresit që kemi bërë. Mjedisi mbrohet duke matur dhe përmirësuar treguesit e gjendjes së ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës. Mbrojtja e mjedisit nuk është fakultative, ajo është e detyrueshme nga aktet ligjore, nënligjore, konventat ndërkombëtare dhe direktivat e BE. Gatishmëria, stërvitja dhe operacionet janë të rëndësishme për një strukturë ashtu sikurse edhe mbrojtja e mjedisit. Siguria mjedisore është bërë një komponente e rëndësishme dhe e pandashme e sigurisë kombëtare. Vlerësimi për të është rritur ndjeshëm pas përfun-dimit të Luftës së Ftohtë dhe veçanërisht vitet e fundit. Qëndrimi ndaj mbrojtjes së mjedisit dallon një komandant dhe drejtues bashkëkohor, nga një komandant dhe drejtues tradicional, me vizion të ngushtë, që ka pak kulturë për mjedisin dhe për sigurinë mjedisore. Si një vend anëtar i NATO-s duhet të tregojmë se edhe kjo komponente është e rëndësishme për ne dhe se punojmë seriozisht për ta mbrojtur mjedisin ku jetojmë dhe punojmë. Kam besimin se eksperienca e fituar dhe mësimet e nxjerra nga java e parë e ditëve të mjedisit do të shërbejnë për organizimin dhe zhvil-limin më të mirë të ditëve të mjedisit në vazhdim.

E marta e dytë e çdo muaji në Forcat e Armatosura është planifikuar si “Dita e Mje-disit”. Me datë 11 Qershor të

vitit 2013 në Forcë Tokësore, kjo ditë ka marrë përmasa gjithëpërfshirëse, duke angazhuar strukturat e reparteve dhe nënreparteve në rajonin ku janë dislokuar, për përmirësim të mje-disit. Në krye të këtij aktiviteti mjaft të rëndësishëm janë vënë shtabi i Forcës Tokësore,komandantët e reparteve dhe nënreparteve. Ky aktivitet zhvillohet në zbatim të urdhrit të MM, udhëzimeve të SHSHP të FA-së dhe urdhrit të komandantit të Forcës Tokësore, “Për zhvillimin e ditës së mjedisit”. Krahas stërvitjes në Forcë Tokësore rëndësi i kushtohet ruajtjes dhe mirëmbajtjes së mjedisit, jo vetëm brenda ambienteve në garnizone, në rajonin e stërvitjes, por dhe më gjerë, detyrë kjo shumë e rëndë-sishme si anëtarë të Aleancës. Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi sa më të dobishëm për jetën e njerëzve dhe funksional për cilësinë e jetës. Edhe “Dita e Mjedisit”, e zhvilluar në Forcë Tokësore pati veçantinë e saj, pasi u

punua në disa drejtime kryesore; si në higjienizimin e të gjitha ambienteve të brendshme e të jashtme, në heqjen e mbetjeve dhe përmirësimin e mjedisit, në marrjen e masave kundra zjarrit dhe në sensibilizimin e efektivave për një mjedis sa më të pastër. Për ndjekjen e ditës së mjedisit në Forcë Tokësore kishin ardhur specialist nga Inspektorati i Mjedisit në Ministrinë e Mbrojtjes,

Major nexhbedin basha

Dita e mjedisit në Forcë TokësoreQëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi sa më të dobishëm për jetën e njerëzve dhe funksional për cilësinë e jetës

toger Blerand Muçollari dhe Manuela Karoli, inspektor të mjedisit, të cilët së bashku me Degën e Logjistikës në FT, personelin përgjegjës të infrastrukturës dhe mjedisit ndoqën nga afër punën e bërë nga efektivat në Garnizonin “Zall Herr”, Tiranë, batalionin komando e batalionin special, garnizonin “Posh-nje”, Berat, garnizonin “Babru” dhe garnizonin “Vau-Dejës” Shkodër. Vasil

Lela nënkolonel (R), specialist për in-frastrukturën dhe mjedisin në Degën e Logjistikës, Forca Tokësore, shprehet se nisur nga detyrimet që rrjedhin nga Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, Urdhri i MM “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane në strukturat e MM dhe FA-së”, komanda e Forcës Tokë-sore ka përgatitur projekt-preventiv për një menaxhim sa më konkret të mjedisit në garnizonet e saj. Në lidhje me këtë komandat e reparteve dhe nënreparteve, shtabi i Forcës Tokësore kanë vlerësuar punën për mbrojtjen, monitorimin e elementeve përbërës të mjedisit, ajrit, ujit dhe tokës në zonën e tyre të interesit për krijimin e një infrastrukture normale për punë dhe stërvitje. Kujdes i është kushtuar sistemimit dhe grumbullimit të mbetjeve urbane, pajisjen e zyrave, magazinave dhe vendit të punës e shër-bimit me mjetet e nevojshme. Po ashtu kujdes po i kushtohet mirëmbajtjes së terreneve sportive, poligonet e qitjes, sistemet elektrik, sistemet e ujërave të zeza dhe veçanërisht në gjelbërimin e ambienteve të reparteve. Në Forcë Tokësore një punë e mirë është bërë për sensibilizimin e personelit për ruajtjen, mbrojtjen e mjedisit, shtimin e mjediseve të gjelbërta, për të cilën

është bashkëpunuar edhe me komunat dhe bashkitë për këtë qëllim. Në pron-oncimin për gazetën “Ushtria”, shefi i Degës së Logjistikës në FT, nënkolonel Albert Xhetani, shprehet se krahas de-tyrave që kemi si degë çdo ditë jetojmë me shqetësimin për rritjen e cilësisë ajrit nëpërmjet një mjedisi të pastër. Për ku-jdesin e mjedisit në Forcë Tokësore dhe në strukturat e saj vartëse janë ngritur dhe funksionojnë grupet e menaxhimit të mjedisit, me personelin e së cilës janë zhvilluar mbledhje mësimore dy ditore ku janë trajtuar çështjet: Njohja me urdhrat dhe ligjet në fuqi për menaxhimin e mje-disit, njohja me deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, menaxhimi i mbetjeve urbane në përputhje me legjislacionin në fuqi, grumbullimi i ndotësve të mundshëm që kanë mundësi shitje, si bateri, vajra, kimikate dhe gomat e dala jashtë për-dorimit, planifikimi i temave stërvitore për mbrojtjen e mjedisit, pastrimi dhe grumbullimi i materialeve në përfundim të qitjeve në poligone etj. Toger Muçol-lari, specialist mjedisi në Inspektoriatin Mjedisor në MM, shprehet se ne kemi qenë edhe më parë në Forcë Tokësore, e natyrisht këtu punohet vazhdimisht për përmirësimin e mjedisit. Aktual-isht shoh një mjedis të përmirësuar.

kolonel(r) ruzhdi rustemi

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 201312 forcë tokësore

RepoRtazh“Joint Reaction 2013”- një risi për

rritjen e ndërveprueshmërisë dhe pajisjevePo udhëtonim me autoambulancë nga

garnizoni i Zall-Herrit, për në rajonin e stërvitjes, Bovillë. Në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore, ku

ishte vendosur Qendra Operacionale Taktike e stërvitjes “Joint Reaction 2013”, u dha situata për një “Aksident Ajrorë”. Batalioni multina-cional që luante në këtë stërvitje ishte përfshirë në situatë. Trupat pjesëmarrëse nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Forcat e Armato-sura shqiptare u organizuan për detyrë, për në terrenin stërvitor. Komandanti i Task Forcës së Bashkuar, nënkolonel Ardian Bali orienton stafin e tij multinacional dhe jep porosi për mbështetjen logjistike, të ndërlidhjes, mbështetjes shëndetësore, mbështetjen ajrore dhe strukturat e tjera në shtab për një koordin-imin më të mirë të veprimeve në terren dhe menaxhim të situatës. Ai sapo është kthyer nga stërvitja fushore “Biza-12”, si drejtues i saj, stërvitje, e cila u vlerësua nga drejtuesit e FA-së për përformancë dinjitoze dhe kompaktësim veprimesh në nivel kompanie e batalioni. Ek-sperienca e fituar si drejtues ja ka rritur besimin tek vartësit, përfshi këtu stafin drejtues dhe trupat pjesëmarrëse në terren. Rruga për në rajonin e Bovillës u përshkrua nga gjithë trupat në kolonë marshimi dhe me masa të forta sigurie. Shefi i Shtabit të Forcës Tokësore, kolonel Adi Ndoni dhe shefi i Operacioneve dhe Stërvitjes nënkolonel Shpresim Shllaku, kontribues në hartimin e skenarit të stërvitjes u gjenden në rajonin e Bovillës më parë se sa trupat pjesëmarrëse. Ato ndjekim me vë-mendje situatën dhe shohim në rolin e vëzh-guesit së bashku me personelin e Qendrës së Doktrinës e Stërvitjes (sektorit të mësimeve të nxjerra), nënkolonel Naim Dani dhe Qendrës së Simulimit, nënkolonel Albert Kodra, si veprojnë efektivat. Kolonel Adi Ndoni, shpre-het se kjo stërvitje është një mundësi e mirë për përgatitjen e trupave tona në përballimin së bashku të sfidave që mund të paraqiten në të ardhmen duke përdorur të njëjtat standarde. Në anën veriore të liqenit të Bovillës, në kod-rat përkarshi shohim copa të një avioni pasagjerësh dhe zjarr. Në këtë moment futet në situatë toga e batalionit të kërkim-shpëtimit malor të BrMr ku dhe lokalizohet zona. Ndër-kohë merren masa të shpejta për shuarje të zjarrit në avion. Ka një koordinim perfekt me togat e kërkim -shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe të batalionit renxher të FA Maqedonase. Ata në bashkëpunim edhe me strukturat shëndetësore të SU të FT-së bëjnë seleksionimin e të dëmtuarve në terren sipas statusit të gjendjes së tyre shëndetësore. Jepet ndihma e parë Rol-1 në vendin e incidentit të improvizuar në rajonin e Bovillës. Në radio dëgjohet se ka edhe raste jetë–kërcënuese, për të cilën u kërkua Medavac, ndihmë ajrore nga njësitë ajrore të FA-së shqiptare, e cila reagoi shpejtë dhe me efektivitet. Në rajon ka një koordinim midis të gjitha strukturave të kër-kimit, dhënies së ndihmës dhe sigurisë që këtë detyrë e kryejnë trupat një toge komando. Komandanti i kompanisë multinacionale, kapiten Ermal Dinoshi, shpjegon në gjuhë angleze çfarë po ndodh në terren. Ai së bashku me ushtarakun maqedonas Nikolla Vasillov, paraqesin një panoramë të kësaj “katastrofe” të aksidentit ajrorë. Bashkërisht me të gjitha strukturat multinacionale punojnë për menax-himin e situatës. Vizitorët e shquar, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Viktor Berdo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dush-ku, drejtori i Departamentit të Operacioneve në MM e FSK, gjeneral Zymer Halimi, ush-tarakë të lartë të Malit të Zi, Maqedonisë FA-së shqiptare dhe grupi i atasheve Ushtarakë në vendin tonë, ndjekin me vëmendje situatën. Gjatë transportit të dëmtuarve nga vendi i in-cidentit deri në vendndërtimin Rol-1 përkrah trupave shqiptare ndihmuan në mënyrë efiçente trupat pjesëmarrëse nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Incidenti u menaxhua në një

kohë rekord, si dhënia e ndihmës mjekësore në vend-incident dhe transportimi ajror-Medavac. “Kjo tregon se bashkëpunimi i njësive tona operacionale e shëndetësore edhe në raste in-cidentesh, apo fatkeqësish është i frytshëm”, shprehet mjeku i SU të Forcës Tokësore, kapiten Petro Thanasi. Personeli shëndetësor i Spitalit Ushtarak të Forcës Tokësore përfaqë-sohet në këtë stërvitje me një togë shëndetësore, mjek, infermier dhe shofer-barrelmbajtës. Kapiten Petro Thanasi dhe toger Erjon Serjati, mjek të Spitalit Ushtarak të Forcës Tokësore e kanë të qartë detyrën e tyre. Petro është 5 herë pjesëmarrës në misione ndërkombëtare në Irak, Afganistan, Erjoni dhe infermieri Kapter Lazer Fierza, 4 herë. Në detyrën e tyre në mision janë ndeshur edhe me situata reale për dhënie ndihme mjekësore Rol-1 e Rol-2, ndaj edhe këtë stërvitje u ndjen më të sigurt se nuk ju mungon përvoja. Përkrah tyre është edhe infermierja rreshtere Silvana Abedini, që mban në krah barrelën me të plagosurin, njëlloj si burrat. Skenari i stërvitjes “Joint Reaction-13” në rajonin e Bovillës, thonë ata, kishte të bënte me një situatë të improvizuar, por veprimet që u kryen nga ana jonë në bashkëpunim me strukturat e tjera ishin si në një situatë reale. Rritja e kapaciteteve të A-5 dhe krijimin e kapaciteteve të përbashkëta me qëllim menax-himin në një kohë sa më të shkurtër të situatave të ndryshme, të krijuara qofshin këto emergjen-ca civile apo aksidente të ndryshme, ishte qëllimi i stërvitjes. Drejtuesi i stërvitjes, kolo-nel Edison Zarka, pati përgjegjësinë më të madhe në këtë stërvitje. Ai shprehet se, kjo

stërvitje ishte një harmonizim i suksesshëm i elementeve të simulimit me përdorimin real të trupave në terren duke treguar ndërvepruesh-mërinë e trupave ndërmjet vendeve pjesëmar-rëse nëpërmjet përdorimit të gjuhës operacio-nale të NATO-s...”. Stërvitja me operacion kërkim –shpëtimi dhe evakuim të dëmtuarish ka pak ditë që ka përfunduar. Imazhet e saj i gjen në rajonin e Bovillës, ku u luajt skenari i aksidentit ajror në një zonë me trafik të kufi-zuar, një incident ku disa turistë kanë humbur në malin e Dajtit, aksident detar në ujërat ndërkombëtare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, të luajtur në Qendrën e Simulimit, ku operacionet e komponentëve ajror dhe detar u kryen me simulim etj. Kush e ka ndjekur nga afër këtë stërvitje, krijon një impakt pozitiv për atë çka kanë përfituar pjesëmarrësit si në drejtim të komandim-kontrollit, në konceptin e operacionit, të shkëmbimit të eksperiencës, në zbatimin e procedurave standarde të vep-rimit për operacionet e kërkim-shpëtimit, ap-likimi i procedurave të NATO-s, rritja e ndërveprueshmërisë së personelit dhe pajisjeve dhe për mënyrën e ndërtimit të skenarit. Ajo çka u arrit dhe çfarë duhet përmirësuar u dis-kutua edhe në ditën e rishikimit. Në “leasen lern” (Mësimet e nxjerra), zhvilluar me stafin drejtues të stërvitjes nga Qendra e Simulimit të FA-së dhe ekipi amerikan i CUBIC. Përfaqë-suesi i Cubic Dee Esplin, shprehet se qëllimi i rishikimit është të mendojmë për këto gjëra, si u përmbush misioni dhe koncepti i stërvitjes, për fazën e zbatimit të stërvitjes, çfarë ndodhi në të vërtetë, cilat ishin të vërtetat reale që

ndodhën, shfrytëzimi i shumicës së kohës për mësimet e nxjerra të përgjithshme dhe indi-viduale dhe çfarë duhet të përmirësojmë. E nëse e analizojmë thellë qëllimin dhe idenë e stërvitjes, u tha aty se objektivat e deklaruara në këtë stërvitje u realizuan dhe struktura e stërvitjes përfshiu një audiencë sekondare dhe primare dhe se shumica e këtyre standardeve u arritën. Nënkolonel Fidaim Elshami, shef shtabi (CJTF), shprehet se Forcat e Sigurisë së Kosovës morën pjesë me 25 trupa dhe 6 au-tomjete, si dhe pajisje të kërkim shpëtimit në mal. Stërvitje të kësaj natyre, shprehet ai, do ta vlerësoja si një hap shumë pozitiv drejt zhvil-limit dhe profesionalizmit të FSK. Ndërlidhja në këtë stërvitje pati peshën kryesore. Nënkol-onel Lutfi Shahini, shprehet se ndërlidhja mbështet stërvitjen. Për këtë shërbim gjatë këtij dy mujori, ngarkesa ka qenë më e madhe pasi u përballuan me sukses tre stërvitje “Biza 13” , “Rreth Grethi-13” dhe stërvitja multinacio-nale “Joint Reaction-13”. Në fokus të punës sonë, shpjegon Ai kemi patur udhëzimet e ardhura nga Drejtoria e J-6 në SHP të FA-së dhe në bashkëpunim me ASNI kemi bërë të mundur të sigurojmë një ndërlidhje të qën-drueshme si me PGI të Forcës Tokësore, QBO në SHP të FA-së si me DAT dhe VOICE, përfshi këtu dhe komunikimin brenda rajonit të stërvitjes me radio dhe central elektrik të ASNI. Gjatë stërvitjes fushore në Bizë kemi arritur të sigurojmë komunikim shtesë edhe me Kompaninë Vodafon. Nënkolonel Shahini, shprehet se në stërvitjen “Joint Reaction”, morëm masa organizative, kompaktësuese ku

vumë në gatishmëri në dispozicion të stërvitjes, Qendrën Taktike të Lëvizshme, ku u testuam dhe pajisjet. Në bashkëpunim me ASNI, u vendos në punë rrjeti i transmetimit intranet dhe internet nëpërmjet fibrës optike. Kjo stër-vitje ishte një eksperiencë e re edhe për ndër-lidhjen, pasi trupat pjesëmarrëse të Kosovës, malit të Zi dhe Maqedonisë, sikurse shprehet nënkoloneli u përdorën në këtë stërvitje, si Radio Aris-20, 5, laptop dhe u sinkronizua komunikimi midis njëri-tjetrit. E veçanta e kësaj stërvitje ishte se u shtua një element tjetër komunikimi me Vidio-Konferencë VTC midis KDS (Qendra e Simulimit) –QBO (Qendrës Operacionale të Bashkuar) dhe Qendrës Taktike të Lëvizshme. Ai ndjehet i lehtësuar kur thotë se gjatë tre stërvitjeve, përfshi stërvitjen e ditëve të fundit “Joint Reaction-13”, nuk pati asnjë ndërprerje të komunikimit dhe drejtuesve të stërvitjes ju sigurua komunikim i pandërprerë dhe për internet për kohën e lirë. Për këtë punoi një staf i kualifikuar. Ai nuk le pa vlerë-suar punën e personelit inxhiniero-teknik të ndërlidhjes për përgatitje të lartë tekniko-pro-fesionale, midis të cilëve veçon punën e kapiten Anton Legisi, ASNI,kapiten Edvin Abazi e nëntogere Arjola Balla, b2k, kapiten Eugen Thoma dega ndërlidhjes FT dhe nëntetar Eni Salçini e tetar Emiliano Mitre, Kompania e Mbështetjes Forcës Tokësore, të cilët mbajtën një gatishmëri të lartë ndërlidhje. Gjithësesi Luti, sikurse e thërrasin shpesh, nuk është kënaqur me këto arritje, prandaj shprehet ai, kemi edhe shumë për të bërë për përmirësimin e standardeve dhe përvetësimin e teknologjisë së re të komunikimit. “Kjo stërvitje, sikurse u shpreh në ceremoninë përmbyllëse, koman-danti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, pati për qëllim rritjen e kapaciteteve të vendeve të A-5 dhe të rajonit, për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta ushtarake për menax-himin me sukses të emergjencave civile apo ak-sidenteve të ndryshme që mund të ndodhin” dhe dëshmoi përpjekjet dhe angazhimin e çdo vendi për të mbështetur njëri-tjetrin, për të qenë fqinjë të mirë dhe kontribuues në çështje të paqes dhe të sigurisë në rajon. Tashmë për të gjithë ne është i njohur suksesi prej më shumë se një dekade i Iniciativës së Kartës së Adriatikut (A-5). Prej vitit 2004, pjesëtarë të FA-së të vendeve të A-3 dhe më pas A-5, kanë marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta, të tilla si: “Adriatic Phiblex, “Eagle Sar”, “Adriatic Eagle”, “Logex”, “Macedonian Flash”, “Bovilla” dhe së fundmi “Joint Reaction -2013”, e cila u vlerësua për të gjithë hapat e ndjekur nga konferencat planëzuese, fazën e planëzimit, trajnimet e kryera dhe deri finalizimin e saj me fazën e zbatimit, stërvitje e cila pati veçantitë e saj pasi u zhvillua një pjesë e saj në terren të drejtë për drejtë dhe një pjesë tjetër në Qendrën e Simulimit, me simulim, një risi kjo për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe pajisjeve.

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 2013 13kosova

14-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në KosovëPërkujtohet me deklarata

falënderuese 14-vjetori i hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë. 12 qershori i

vitit 1999 që shënoi fundin e luftës së përgjakshme, të paktën zyrtarisht, nuk njihet më si “Dita e Çlirimit”. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi respekton ligjin për festat zyr-tare, sipas të cilit 12 qershori është “Dita e Paqes”, ndërsa presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryepar-lamentari Jakup Krasniqi i referohen 12 qershorit “Dita e Lirisë”. “Dita e Lirisë, 12 qershori, shënon për të gjithë ne, për popullin dhe shtetin e Kosovës, fundin e një epoke shumë të rëndë të historisë dhe fillimin e një etape të re, të ndritshme, të jetës së zhvilliit tonë si shtet dhe shoqëri” thuhet në komunikatën e presidentes Jahjaga. Nga ana e tij kryeministri Thaçi ka shprehur falenderimin e thellë për fushatën e bombardimeve të NATO-s. Ai nuk ka lënë pa vënë

Ministri i FSK-së Agim Çeku ligjëroi në Fakultetin Filozofik, me temën “NATO në Kosovë-Kosova në NATO”

Sot, katërmbëdhjetë vjet pas zbarkimit, janë rreth 5,600 trupa të NATO-s që vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Gati nëntë vjet pas zbarkimit të NATO-s, përkatësisht më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, me gjithë

kundërshtimet e fuqishme të Beogradit

në dukje rëndësinë që sipas tij ka marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë. Në urimin për “Ditën e Paqes” kryeministri thekson se, Kosova po luan rol të rëndësishëm në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa mar-rëveshja me Serbinë shënon hapin historik të europianizimit të rajonit. 12 Qershori, apo “Dita e Lirisë” është një nga ditët më të shënuara në kalendarin historik të Kosovës edhe për kryetarin e Kuvendit

Jakup Krasniqi. Në deklaratën e tij për media thuhet se, Kosova është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Krasniqi vlerëson faktin që Kosova në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlan-tik gëzon mbështetjen e pakufishme të SHBA dhe Bashkimit Europian në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik. Fushata 78-ditore e bombardimeve të NATO-s kundër objektivave ush-tarake e policore serbe përfundoi me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe futjen e trupave të KFOR-it më

12 qershor 1999. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Hyrjes së tij i ka paraprirë Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjen-erali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova, pas fush-atës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78

Në 14 vjetorin e fillimit të interven-imit të NATO-s, kundër forcave ushtarake të Serbisë, ministri i

FSK-së Agim Çeku, para profesorëve dhe studentëve të Fakultetit Filozofik, “Hasan Prishtina” të Universitetit të Prishtinës, mba-jti një ligjëratë, me temën: “NATO në Kosovë-Kosova në NATO”, organizuar nga dekanati i Fakultetit Filozofik. Interesimi i studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Filozofik, për të dëgjuar ligjëratën e ministrit Agim Çekut, ishte shumë i madh, sa në amfiteatrin e këtij Fakulteti, nuk pati vende se ku të uleshin studentët. Fillimisht rektori i Fakultetit Filo-zofik, Bujar Dugolli, përshëndeti ministrin Agim Çeku dhe falënderoi për mbajtjen e kësaj ligjërate, me interes të veçantë për stu-dentët e këtij fakulteti, në përvjetorin e 14 të intervenimit të NATO-s, në Kosovë. Fil-limisht ministri i FSK-së, Agim Çeku, tha se “Është rast i mirë që edhe një herë të falën-derojmë NATO-në, për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës. Integrimi në NATO është objektiv dhe dëshirë e Kos-ovës. NATO, për ne, është më shumë se sa një Aleancë Ushtarako-Politike, ajo është simbol i lirisë, pavarësisë, sigurisë dhe mbrojtjes tonë”. Ndërsa, për sukseset e NATO-s, ministri Çeku, tha se; “Ishte lufta e parë e fituar nga 19 shtete të aleancës, dhe gati asnjëra pre tyre nuk ka pasur interesa të drejtpërdrejta të vetin, në Ko-sovë. Ishte një luftë e bazuar mbi parimin se re-spektimi i të drejtave të njeriut është më i rëndësishëm sesa respektimi i integritetit dhe sovranitetit të shtetit Serb. Ministri i FSK-së, Agim Çeku foli edhe për mësimet e nxjerra nga kjo fushatë ajrore, “edhe pse nuk duhet të jetë model për krizat e mundshme në të ardhmen”, duke vazhduar më tej se, “Të gjithë e dinin se Millosheviqi, kishte vendosur ta zgjidhte problemin “një herë e përgjithmonë” me luftë të ndryshonte balancën etnike në Kosovë dhe të shkatërronte UÇK-në. Këtë e dëshmoi edhe fushata ushtar-ake që ndërmori Serbia, siç ishte Operacioni “PATKOI”. UÇK-ja u bë pjesë e zgjidhjes vetëm në fund të vitit 1998 pasi që ajo u ringjall dhe me ardhjen e misionit verifikues bashkësia ndërkombëtare e kishte situatën më të qartë në terren. Fushata filloi me NATO-n në krye të operacionit me ndihmën e SHBA-ve. Me sulmet ajrore nuk synohej shkatërrimi i potencialit ushtarak të Millosheviqit, por dobësimi i vullnetit të tij, për t’i rezistuar presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Ministri Çeku, pastaj u ndal te Fazat e operacionit të NATO-s, që kishin për qëllim, fillimisht: Shkatërrim e sistemit kundërajror dhe komandës dhe kontrollit, dhe komunikimit (aeroportet, radarët, bazat raketore, mjetet e komunikimit, postat, komandat, kazermat), shkatërrimi i shtyllave të pushtetit (RTV, Zastava, Rafineritë e naftës, Komiteti Qendror), Izolimi i forcave dhe kufizimit të lëvizjes, manovrave–urat, rrugët, hekurudhat etj, Shkatërrimi i forcave tokësore – caqe të lëvizshme dhe statike dhe ndërhyrja e forcave tokësore. Një tjetër faktor i dobësimit të Millosheviqit, ishte humbja e përkrahjes së Rusisë, e që ishte një ndër fak-torët që çoi Serbinë drejt kapitullimit. Ndërsa mundësia që NATO të intervenoj edhe me forca tokësore paraqiste një rrezik të madh për forcat Serbe. Forcat e NATO-s vetëm se ishin të zbarkuara në Maqe-

ditë. Mbi 10,000 njerëz janë vrarë, rreth 5,000 të tjerë janë zhdukur dhe mbi 1 milion janë zhvendosur ndërsa shkatërrimet materiale kanë qenë masive. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Sot, katërmbëdh-jetë vjet pas zbarkimit, janë rreth 5,600 trupa të NATO-s që vazhdojnë të kon-tribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Gati nëntë vjet pas zbarkimit të NATO-s, përkatësisht më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Beogradit. Shteti i ri është njohur nga rreth 100 vende dhe mbetet i angazhuar në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

doni dhe Shqipëri për të zhvilluar misionin paqeruajtës në Kosovë, pas përfundimit të luftës. Plani i NATO-s për invazion tokësor ishte i koduar me emrin B-. “Kosova në NATO-NATO në Kosovë”, ministri i veçojë: 4 çështje të rëndësishme, siç, janë: Pse Ko-sova aspiron të anëtarësohet në NATO, Pse Kosova ende nuk është në NATO, Çka duhet të bëj Kosova për tu bërë anëtare e NATO-së, Cila është rruga që duhet ta ndjekim. Ministri në këtë problem, tha se “Procesi kërkon reforma që modernizojnë forcat dhe shoqërinë-NATO, rritja e investimeve-dhe rritje ekonomike deri në 20%, shteti fiton në relevantë-pjesë e barabartë e vendimmarrjes për procese me rëndësi, Anëtaret e NATO-së anëtare të shumë organizatave dhe institucioneve botërore, Duke kontribuar në Siguri Shteti fiton Miq, Respekt, Kurajo, Krenari. Ministri Çeku, u ndal edhe në temën; Pse nuk jemi në NATO? Për të shtuar, se NATO, deri më tani ka vetëm raporte operacionale me Kosovën, Neutral ndaj Statusit janë 4 vende, të cilat ende nuk na kanë njohur, Kosova ende nuk ka kapacitete Ushtarake për të kontribuar në NATO, Kosova nuk paraqet urgjencë se nuk ka alter-nativë tjetër, Nuk është anëtare e OSBE-së, Rrethanat e brendshme politike në Kosovë, Perceptimi për Kosovën, ku ai foli gjerësisht për këto tema. Në fund ministri i FSK-së, Agim Çeku foli edhe për Objektivat strategjike të politikave të reja të partneritetit të NATO-s, si dhe profesionalizimin e FSK-së, dhe të ardhmen e saj. Studentët e këtij fakulteti i bënë shumë pyetje, edhe për të ardhmen e FSK-së.

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 201314 kulturë

NJOFTIMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJESQENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE TË MBROJTJESDREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETINBulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tel: +355 42 224 974;Faks: +355 42 225 227 Rruga “ Zhan Dark”, Tel+355 42 271 135

Mbështetur Urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 230 datë 07.02.2013“Për aprovimin e rregullores së konkursit vjetor të letërsisë, muzikës, fotografisë dhe të arteve pamore dhe çmimeve të tyre, për krijuesit brenda radhëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM shpall: “Konkursin e letërsisë, muzikës dhe të arteve pamore” për vitin 2013. Ftohen të gjithë efektivat e FA-së të marrin pjesë në këtë konkurs. Krijimin me të cilin do të merrni pjesë në konkurs mund ta dorëzoni çdo ditë pranë QKMBM–së ose mund ta dërgoni në adresën: [email protected]. Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte, më datë 06.12.2013.

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRDHENIEVE ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Mbi Festivalin e formacioneve muzikore ushtarake të vendeve të NATO-s, për rajonin e Mesdheut

Nga data 3-6 qershor të vitit 2013, Shqipëria përjetoi një tjetër ngjarje të rëndësishme të kulturës bashkëkohore:

Festivalin e Formacioneve Muzikore Ush-tarake të vendeve të NATO-s të rajonit të Mesdheut, një festival që për herë të parë e hapi siparin e tij në vendin tonë e pikërisht, në Tiranë. Në përgjithësi, me këto përmasa ne jemi mësuar të përjetojmë veprimtari të larmishme folklorike, të cilat kanë pasur akses të rëndësishëm kudo që janë shfaqur. Por, edhe në rastin e këtij festivali ishte e njëjta situatë, me ndry-shimin që vinin të tjera ngjyra e tinguj: Në vend të këngëtarëve e artistëve popullore, ishin uniformat ushtarake ato që demon-struan, përveç rregullit e disiplinës edhe një larmi të pazakontë me përfytyrime dhe emocione muzikore. Formacionet muz-ikore të “Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave të Armatosura” (OKFKA) - Shqipëri; “Orkestra Frymore e Aviacionit Ushtarak” - Greqi; “Orkestra Frymore” – Turqi, si edhe një koncert përshënde-tës nga “Orkestra Frymore e Forcave të Sigurisë së Kosovës”, (OFFSK) - Kosovë, të gjitha krijuan ambiente të gëzuara e festive, por ndërkohë, edhe shprehjen e një kulture serioze muzikore me arritje të shquara të niveleve profesioniste. Festivali i Formacioneve Muzikore Ush-tarake - FFMU, të vendeve të NATO-s, i organizuar nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, nën kujdesin e ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, ishte një ngjarje kulturore artistike me një rëndësi të veçantë, si për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe për ndikimin e një shembulli pozitiv për zhvillimin dhe jetën kultur-ore të qytetit të Tiranës. Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte promovimi i muzikës, kulturës, traditës dhe turizmit në vendet pjesëmarrëse, si edhe forcimi i lidhjeve mes vendeve të rajonit të Mesdheut, anëtare të NATO-s. Gjithashtu, një interes të veçantë kishte edhe promovimi i kri-jimtarisë së kompozuar nga kompozitorë të vendeve të ndryshme, pjesëmarrëse në festival si Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Amerika, e të tjera. Në këtë linjë,

Edicioni i parË

sidorela halilaj

këto paraqitje erdhën te publiku në mënyrë mjeshtërore e me një profesionalizëm të dallueshëm nga instrumentistët e forma-cioneve, ashtu edhe nga drejtuesit e tyre. Kjo bëri që edhe interesi i pjesëmarrësve që mbushnin sallat, të ishte i përqendruar e të shfaqej haptas gjatë gjithë koncerteve të realizuar nga grupet pjesëmarrëse. Në përgjithësi, një organizim i tillë shërben si urë lidhëse, jo vetëm për trashëgiminë kulturore të vendeve pjesëmarrëse të Fes-tivalit, por edhe si një shtysë për të forcuar lidhjet mes vendeve të Mesdheut që janë anëtare të NATO-s dhe atyre që aspirojnë ta arrijnë këtë qëllim. Në pamjen e tij artistike çdo mbrëmje e Festivalit kishte të veçantat dhe emocionet e veta, duke nisur që në krye me natën e parë të Fes-tivalit, koncertin e formacionit muzikor të “Bandës së Forcës Ajrore” të Greqisë. Ky formacion kishte një ndërthurje organike mes oficerëve të vjetër dhe muzikantëve të rinj të një niveli të lartë, të cilët pas studimeve në konservatore të ndryshme dhe studimeve të specializuara ushtarake, janë bërë pjesë e Forcës Ajrore. Pjesë-marrja e tyre në këtë organizim bëri që publiku i gjerë të njihet më nga afër me traditat kulturore artistike të Greqisë, jo thjesht në terrenin tradicional, por edhe në mënyrat e organizimeve moderne të

jetës qytetare. Në tërësinë e Festivalit, jo vetëm Greqia, por edhe mbrëmja ku do të luante “Banda e Komandës së Përgjith-shme të Xhandarmërisë” së Turqisë kishte një rëndësi të veçantë. Me një repertor me vlera të spikatura, i cili fillonte me vepra klasike, duke vazhduar më pas me muz-ikën pop, xhaz e me muzikën tradicionale popullore, ky formacion arriti të sigurojë

një bashkëpunim të ndjeshëm mes instru-mentistëve të tij dhe publikut që mbushte sallën e aktiviteteve të QKMBM. Kjo u arrit edhe prej faktit surprizues që, përveç repertorit korrent të formacionit, ai kishte në përmbajtjen e vet dhe disa përshëndetje për publikun shqiptar. Kështu, banda e Ko-mandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë kishte sjellë dy këngë shqiptare (të Jugut e të Shqipërisë së Mesme), por edhe Himnin e Flamurit dhe Marshin e Paradës të Forcave të Armatosura Kombëtare të Shqipërisë. Sigurisht, kjo ishte me të vërtetë një shenjë e veçantë nderimi për publikun, por edhe mirënjohje e pakufishme e formacionit interpretues. Pa dyshim, një vend të veçantë në mbrëm-jet e Festivalit do të zinte edhe koncerti i “Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave të Armatosura” të Shqipërisë. Ky forma-cion, i drejtuar nga dirigjentët Artan Licaj e nëntoger Altin Babameto, me drejtor artistik Arben Muça, realizoi një program të gjerë me vepra klasike, muzikë xhaz dhe sigurisht edhe muzikë tradicionale të vendit. Në këtë mbrëmje të festivalit ishte rasti të jepeshin edhe mirënjohje ceremoniale për drejtuesit artistikë të Greqisë; Turqisë; Kosovës e të Shqipërisë. Natyrisht, ky nuk do të ishte fundi i Festivalit, sepse në mbyllje të tij do të shfaqej një koncert i shumëpritur e i mirëpritur përshëndetës, nga “ Orkestra Frymore e Forcave të Sigurisë së Kosovës”; një koncert i përgatitur me

repertor të përzgjedhur nga formacioni i orkestrës dhe i kuruar me mjeshtëri e përqendrim nga dirigjenti Baki Jashari. “Orkestra Frymore e Forcave të Sigurisë” është vazhdim i Orkestrës së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, e cila ka një traditë 10 vjeçare dhe përbëhet nga profesionistë të vërtetë të muzikës. Por natyrisht, duhet përmendur që ajo është një orkestër e re. Me këtë pamje ajo dëshmoi se, përveç paraqitjes dinjitoze të Festivalit, me trashëgiminë e mrekullueshme kulturore e artistike të vendit, mund ta përfaqësojë Kosovën denjësisht mes vendet anëtare të NATO-s edhe me organizimet moderne që mund të sjellë shteti më i ri i Evropës. Në mbyllje të Festivalit nuk mund të ndahesh prej tij, pa përshtypjen se prurjet e veçanta e interesante dhe vetë praktika e re e organizimit do të mbahen mend gjatë për vlerat dhe kulturën artistike që sollën; ato do të shërbejë si vazhdimësi e bukur për jetën kulturore të Tiranës, duke lënë prapa një shembull shumë pozitiv dhe inkurajues për veprimtari të tjera të ngjashme. Fakti që një Festival i tillë realizohet për bërë të parë në Shqipëri dhe përfundimi me sukses i tij mund të shërbejnë si nismë premtuese për organi-zatorët dhe mbështetje për ta kthyer në një traditë të përvitshme, e cila do të thellohet në synimin për të promovuar kulturën muzikore të vendeve pjesëmarrëse dhe larminë e trashëgimisë artistike të tyre.

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 2013 15njoftime

Lista e ushtarakëve të cilëve u është përpunuar dokumentacion për llojet e pensioneve suplementare

të ushtarakëve të dërguar nga QPR në DRSSH

NJOFTIMI. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Italiane ka ofruar 2 të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon: Akademia Ushtarake, Modena, dega Këmbësori një vend Akademia Ushtarake, Modena, dega Karabinieri një vend II. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon:• Akademia e Forcave Tokësore• Akademia e Forcave Detare• Akademia e Forcave Ajrore• Shkolla e Mesme Kuleli FT• Shkolla e Mesme Kuleli FD• Shkolla e Mesme Kuleli FAKandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Qendrën e Personel Rekrutimit, me adresë Rruga e “Dibrës” Tiranë, ku do të njihen me Rregulloren, kriteret, procedurat e testimit, etj.Regjistrimi për kandidatët studentë ushtarakë bëhet sipas tarifës prej 3 000 (tremijë) lekë dhe për kandidatët nxënës ushtarakë në Turqi bëhet sipas tarifës 2 000 (dymijë) lekë.Regjistrimi fillon me datën 31.05.2013 ora 09.00 dhe përfundon në datën 17.06.2013 ora 15.00 në Qendrën e Personel Rekrutimit.Për datat e zhvillimit të testimeve kandidatët do të njoftohen në ditën e regjistrimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.Kriteret për regjistrimin e kandidatëve:1. Të ketë shtetësi shqiptare.2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, (arsimimin 9 vjeçar për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar).3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.4. Të jetë në moshë jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik5. Të mos jetë i martuar.6. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore.7. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen.8. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.9. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve, do të jenë sipas anekseve A, B, C, të cilat do gjeni në Qendrën e Personel Rekrutimit.10. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme mbi 8.5.11. Për kandidatët që aplikojnë për studime në arsimim ushtarak parauniversitar jashtë vendit, të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit 9 vjeçar mbi 8.5.12. Përveç kritereve që përmenden në pikat 10 dhe 11, kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8.5 veças për lëndët matematikë, fizikë dhe kimi.13. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë.14. Nuk kanë të drejtë të regjistrohen në konkurrim ata kandidatë që e kanë fituar më parë statusin e stu-dentit ushtarak.15. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, s’kualifikohet.Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati, në të cilën të jenë renditur 3 (tre) degët që dëshiron të ndjekë kandidati.2. Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare sipas kërkesave të pikave 2, 10 dhe 11 (kriteret për regjistrimin e kandidatëve).3. Certifikatë për TOEFL (nëse e ka).4. Fotokopje e kartës së identitetit (certifikate personale me fotografi për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar).5. Certifikatë familjare, 1 copë.6. Fotografi për dokument, 2 copë (4x6 dhe 9x12).7. Dëshmi penaliteti.8. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore, ku shprehet nëse kandidati është i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.11. Analiza e SIDA- s.12. Vërtetimet mjekësore se kandidati nuk është bartës i virusit HIV dhe Hepatit B dhe që nuk ka kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.Kandidatët e përzgjedhur për student ushtarak të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kon-tingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para dërgimit me studime jashtë vendit dhe nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes, të ngrijë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes, kuotën monetare 5 000 Dollarë ($).Në kontratë parashikohet që studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën 6 vjet.Në rast të mos zbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studi-meve.Për çdo informacion në lidhje me kriteret e pranimit, vizitoni faqen e internetit www.mod.gov.alnë rubrikën e Arsimit Ushtarak, rubrikën e njoftimeve ose informohuni pranë Qendrës së Personel Re-krutimit.Adresa: Qendra e Personel Rekrutimit, “Rruga e Dibrës”, Tiranë, Tel:++355423485878.

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E MBROJTJESSHTABI I PËRGJITHSHËM I FAQENDRA E PERSONEL REKRUTIMIT

Lista e ushtarakeve te cilëve u është përpunuar dokumentacion për llojet e pensioneve suplementeve të ushtarakëve dërguar nga QPR në DRSSH

Nr. Emër Atesi Mbiemër DRSSH Ll.i Pensionit Nr. i Prot D. e Protokollit

1 Fatmir Selim duda Shkoder Rrill.pens.parakoh 5177/3 30.04.2013

2 Kol Prel Doçi (Majsa) Shkoder Rrill.pens.parakoh 5177/4 30.04.2013

3 Gjon Bardhok Baquku Lezhe Pension supl.pleqerie 5122/1 30.04.2013

4 Mark Martin Lekaj Lezhe Pension supl.pleqerie 5122/2 30.04.2013

5 Pjeter Llesh Jushi Lezhe Pension supl.pleqerie 5122/3 30.04.2013

6 Kujtim Avdi Dule Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/1 29.04.2013

7 Astrit Nazif Zejnati Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/2 29.04.2013

8 Mumin Nimet Baba Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/3 29.04.2013

9 Valter Riza Hanaj Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/4 29.04.2013

10 Nikollaq Mihal Spiro Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/5 29.04.2013

11 Kastrijot shemo Shehaj Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/6 29.04.2013

12 Bilal Aqif Baho Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/7 29.04.2013

13 Heshtem Fadil Draci Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/8 29.04.2013

15 Serjan Ramadan Kodhima Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/9 29.04.2013

16 Harallamb Dhimiter Nasheli Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/10 29.04.2013

17 Defrim Mukin Bazaiti Vlore Rrill.pens.parakoh 5123/11 29.04.2013

18 Valentina Isa ahmataj Tirane Rrill.pens.parakoh 5110/1 29.04.2013

19 shefqet aziz Shira Tirane Rrill.pens.parakoh 5110/2 29.04.2013

20 Luan Celo Nanaj Tirane Rrill.pens.parakoh 5110/3 29.04.2013

21 Nafis Faik Memelli Tirane Rrill.pens.parakoh 5110/4 29.04.2013

22 Vladimir stathi zace Tirane Rrill.pens.parakoh 5110/5 29.04.2013

23 Astrit Demo Bani Tirane Pension invaliditeti 5112 29.04.2013

24 Prec Ndoc Ndoj Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/1 29.04.2013

25 Ismail Jakup Xhafa Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/2 29.04.2013

26 Enver Ferit Kafeja Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/3 29.04.2013

27 Ndrec Nikoll Marku Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/4 29.04.2013

28 Gjovalin Mark Ndreu Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/5 29.04.2013

29 Gani Xhemal Haxhiu Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/6 29.04.2013

30 Shaqir Sul Peraj Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/7 29.04.2013

31 Kol Ndue Nikaj Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/8 29.04.2013

32 Jak Mark Zefi Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/9 29.04.2013

33 Islam Ram Xhepa Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/10 29.04.2013

34 Gjok Dod Prenga Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/11 29.04.2013

35 Ndrek Shtjefen Shtjefni Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/12 29.04.2013

36 Ndoc Mark Baboçi Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/13 29.04.2013

37 Gani Shaban Zeneli Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/14 29.04.2013

38 Dylejman Hazis Kurti Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/15 29.04.2013

39 Ded Llesh Rahmani Lezhe Rrill.pens.parakoh 5113/16 29.04.2013

40 Sami Isa Vokshi Durres Rrill.pens.parakoh 5114/1 29.04.2013

41 Agim Muharrem Doku Durres Rrill.pens.parakoh 5114/2 29.04.2013

42 Ali Mustaf Mustafa Durres Rrill.pens.parakoh 5114/3 29.04.2013

43 Fadil Qazim Çangu Durres Rrill.pens.parakoh 5114/4 29.04.2013

44 Skender Islam Dini Durres Rrill.pens.parakoh 5114/5 29.04.2013

45 Natasha Abaz Skendaj Durres Rrill.pens.parakoh 5114/6 29.04.2013

46 Flamur Bektash Bejkaj Durres Rrill.pens.parakoh 5114/7 29.04.2013

47 Sefer Rrahman Gjini Fier Rrill.pens.parakoh 5115/1 29.04.2013

48 Gjolek Qamil Pashaj Fier Rrill.pens.parakoh 5115/2 29.04.2013

49 Tahir Osmen Tahiri Fier Rrill.pens.parakoh 5115/3 29.04.2013

50 Nazif shahin Gjyla Fier Rrill.pens.parakoh 5115/4 29.04.2013

51 Vangjel Llambi salca Fier Rrill.pens.parakoh 5115/5 29.04.2013

52 Kadri Myrto Zeqo Fier Rrill.pens.parakoh 5115/6 29.04.2013

53 Tomi Taqi Nushi Fier Rrill.pens.parakoh 5115/7 29.04.2013

54 Zija Mehdi Doci Fier Rrill.pens.parakoh 5115/8 29.04.2013

55 Sotir Liko Cuko Fier Rrill.pens.parakoh 5115/9 29.04.2013

56 Sokrat Lili Bushi Fier Rrill.pens.parakoh 5115/10 29.04.2013

57 Shefqet Xhevit Seferi Fier Rrill.pens.parakoh 5115/11 29.04.2013

58 Petref Nurce Hilaj Fier Rrill.pens.parakoh 5115/12 29.04.2013

59 Nuredin Islam Arapaj Fier Rrill.pens.parakoh 5115/13 29.04.2013

60 Novruz Cenno Brakaj Fier Rrill.pens.parakoh 5115/14 29.04.2013

61 Mustafa Rushit Hazizaj Fier Rrill.pens.parakoh 5115/15 29.04.2013

62 Jorgji Todi Moni Fier Rrill.pens.parakoh 5115/16 29.04.2013

63 Bashkim Sefer Sinaj Fier Rrill.pens.parakoh 5115/17 29.04.2013

64 Hekuran xhevit Velaj Fier Rrill.pens.parakoh 5115/18 29.04.2013

65 Dhimitraq Gori Qarri Fier Rrill.pens.parakoh 5115/19 29.04.2013

66 adem Nazif Kondaj Fier Rrill.pens.parakoh 5115/20 29.04.2013

67 Bexhet Zeni Maliqaj Fier Rrill.pens.parakoh 5115/21 29.04.2013

68 Perparim Sulejman Musabelliu Fier Rrill.pens.parakoh 5115/22 29.04.2013

69 Sulo Mahmut Buba Fier Rrill.pens.parakoh 5115/23 29.04.2013

70 Elmaz Hyso Bleta Vlore Pension supl.pleqerie 5117/1 29.04.2013

71 Nasho sotir Subashi Vlore Pension supl.pleqerie 5117/2 29.04.2013

72 Fejzi Haxhi Manaj Vlore Pension supl.pleqerie 5117/3 29.04.2013

73 Kosta Nikolla Valeria Vlore Pension supl.pleqerie 5117/4 29.04.2013

74 Ylli Gani Sula Tirane Pension invaliditeti 2123/1 29.04.2013

75 Hekuran ali Paja Elbasan Pension pleqerie 5070 26.04.2013

76 Isuf Hajdar Beqja Durres Pension supl.pleqerie 5068/1 26.04.2013

77 Hajri Brahim Hoxha Durres Pension supl.pleqerie 5068/2 26.04.2013

78 spiro Vasil Bllako Durres Pension supl.pleqerie 5068/3 26.04.2013

79 Xhevit Ymer Tabaku Durres Pension supl.pleqerie 5068/4 26.04.2013

80 Edmond Hetem Seitaj Korçë Rrill.pens.parakoh 5063/1 26.04.2013

81 Mustafa Haki Meco Korçë Rrill.pens.parakoh 5063/2 26.04.2013

82 Ydam Halil Nexhipi Korçë Rrill.pens.parakoh 5063/3 26.04.2013

83 Robert Sefedin Metolli Korçë Rrill.pens.parakoh 5063/4 26.04.2013

84 Fitim SABRI Mehmeti Berat Rrill.pens.parakoh 5061/1 26.04.2013

85 Kujtim Jonuz Xheladini Berat Rrill.pens.parakoh 5061/2 26.04.2013

86 Ismail Basim shahaj Fier Rrill.pens.parakoh 5062/1 26.04.2013

87 Petrit0 Ilmi Velaj Fier Rrill.pens.parakoh 5062/2 26.04.2013

88 Kastriot Njazi Dervishi Fier Rrill.pens.parakoh 5062/3 26.04.2013

89 Shaban Avdyl Hoxha Fier Rrill.pens.parakoh 5062/4 26.04.2013

90 Elmaz Ferko Driza Fier Rrill.pens.parakoh 5062/5 26.04.2013

91 Maliq Shhaqir Tola Fier Rrill.pens.parakoh 5062/6 26.04.2013

92 Xhemal Skender Gjyla Fier Rrill.pens.parakoh 5062/7 26.04.2013

93 Pajtim xhaferr Lamaj Fier Rrill.pens.parakoh 5062/8 26.04.2013

94 Luan Sadik Xhafa Fier Rrill.pens.parakoh 5062/9 26.04.2013

95 Liri Seit Kuka Fier Rrill.pens.parakoh 5062/10 26.04.2013

96 Agron Zoi Nito Fier Rrill.pens.parakoh 5062/11 26.04.2013

97 Thoma Pilo Daka Fier Rrill.pens.parakoh 5062/12 26.04.2013

98 Andon Todi Petro Fier Rrill.pens.parakoh 5062/13 26.04.2013

99 Theodhor Vangjel Marini Fier Rrill.pens.parakoh 5062/14 26.04.2013

100 sokrat Lipi Prifti Fier Rrill.pens.parakoh 5062/15 26.04.2013

101 asqeri Zyko Troka Fier Rrill.pens.parakoh 5062/16 26.04.2013

102 Apostol Rako Gjoka Fier Rrill.pens.parakoh 5062/17 26.04.2013

103 Perlat Xhemal Haxhiaj Fier Rrill.pens.parakoh 5062/18 26.04.2013

104 Aleksander Thoma Dimo Fier Rrill.pens.parakoh 5062/19 26.04.2013

105 Ilia Ali Kuka Fier Rrill.pens.parakoh 5062/20 26.04.2013

106 Dhimitraq Kristo Bitri Fier Rrill.pens.parakoh 5062/21 26.04.2013

107 Viktor Celo Dema Fier Rrill.pens.parakoh 5062/22 26.04.2013

108 andrea Thimi Nako Fier Rrill.pens.parakoh 5062/23 26.04.2013

109 Thoma Bushi Bani Fier Rrill.pens.parakoh 5062/24 26.04.2013

110 Kajmak Banushi Korreshi Fier Rrill.pens.parakoh 5062/25 26.04.2013

111 Hysen Ramadan Dervishi Tirane Pension supl.pleqerie 5060/1 26.04.2013

112 Isuf Haziz Ago Tirane Pension supl.pleqerie 5060/2 26.04.2013

113 Perikli Petraq Dhima Korçë Pension supl.pleqerie 5058 26.04.2013

114 Josif Ligor Jano Korçë Pension supl.pleqerie 5058/1 26.04.2013

115 Kastriot Shasho Rama Korçë Pension supl.pleqerie 5058/2 26.04.2013

116 Natasha Vani Demiri Korçë Pension supl.pleqerie 5058/3 26.04.2013

117 Lejla Bajram Gjoni Berat Pension supl.pleqerie 5059/1 26.04.2013

118 Shaban Hajder Zhuleku Berat Pension supl.pleqerie 5059/2 26.04.2013

119 Fadil Cane Hitaj Tirane Rrill.pens.parakoh 5057/1 26.04.2013

120 Petrit Demir Hamati Tirane Rrill.pens.parakoh 5057/2 26.04.2013

121 Bashkim Ramiz Cama Tirane Rrill.pens.parakoh 5057/3 26.04.2013

122 Agron Besim Uzhuri Tirane Rrill.pens.parakoh 5057/4 26.04.2013

123 Mane Selim Hoxha Tirane Pension familjar 5054 26.04.2013

124 Selman Selim Bardhi Lezhe Pension supl.pleqerie 5049/1 25.04.2013

125 Teki Riza Rustemi Lezhe Pension supl.pleqerie 5049/2 25.04.2013

126 Pashk Ndue Vata Lezhe Pension supl.pleqerie 5049/3 25.04.2013

127 Gjeto Rrok Tarmalaj Lezhe Pension supl.pleqerie 5049/4 25.04.2013

128 Bib Ded Morrisonni Lezhe Pension supl.pleqerie 5049/5 25.04.2013

129 Xhevdet Dan Dungaj Lezhe Pension supl.pleqerie 5049/6 25.04.2013

130 Marash Ndue Lepeja Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/1 25.04.2013

131 Adem Idriz Islamaj Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/2 25.04.2013

132 Sherif zyber sukaj Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/3 25.04.2013

133 Sejdi Brahim Bajrami Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/4 25.04.2013

134 Pjeter Gjon Kaci Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/5 25.04.2013

135 Pal Ujk Molla Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/6 25.04.2013

136 Muhamet Idriz Leka Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/7 25.04.2013

137 Bahri xhaferr Kraja Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/8 25.04.2013

138 Cuf Nuh Hasani Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/9 25.04.2013

139 Ndue Kol Ara Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/10 25.04.2013

140 Lazer Filip Dodaj Shkoder Pension supl.pleqerie 5050/11 25.04.2013

141 Rexhep Gani Fiqiri Tirane Rrill.pens.parakoh 5052/1 25.04.2013

142 Enver Ramiz Aldisha Tirane Rrill.pens.parakoh 5052/2 25.04.2013

143 Muharrem Nesim Hysanj Tirane Rrill.pens.parakoh 5052/3 25.04.2013

144 Faik (Fredi) Mehmet Doraci Tirane Rrill.pens.parakoh 5052/4 25.04.2013

145 Spiro Sotir Moçka Korçë Pension supl.pleqerie 5018/1 25.04.2013

146 Vani Niko Qeleshi Korçë Pension supl.pleqerie 5018/2 25.04.2013

147 Josif Ligor Jano Korçë Pension supl.pleqerie 5018/3 25.04.2013

148 Haxhi Taulla Ormanaj Korçë Pension supl.pleqerie 5018/4 25.04.2013

149 Fiqiri Jashar Duci Korçë Pension supl.pleqerie 5018/5 25.04.2013

150 Niko Mihallaq Shtika Korçë Pension supl.pleqerie 5018/6 25.04.2013

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 14 qErshor 2013 uShtria - mod.gov.al · Islanda– Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, 2008

ushtriaE prEmtE, 14 qErshor 201316

al

ea

nc

a u

sh

ta

ra

ke