ushtria 1 e premte, 15 nëntor 2013 ushtria - mod.gov.al · izuar nga kursi bazë i n/oficerit, i...

16
Objektivi im kryesor do të jetë frymëzimi i çdo pjesëtari të FA E premte, 15 nëntor 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 42 (8195) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] TAKIMI I AMBASADORËVE HOFFMAN ROKANAS ISHTE NË KUADËR TË LEKTIMIT SI“GUEST SPEAKER” ME KLSM Nënkolonel Qazim Hoxha emërohet komandant i Batalionit të Forcave Speciale Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha priti ambasadorët e Gjermanisë dhe e Greqisë Shefi i SHP të FARSH priti komandantin e FT të NATO, gjenerallejtënant Frederick Ben Hodges Përfundon stërvitja e Kursit Bazë të nënoficerit të ANO në QS, “Semani-13” GJENERALLEJTËNANT FREDERICK BEN HODGES, VIZITOI DHE FT DHE KDS faqe 5 faqe 8 “LIDERSHIPI NDËRTOHET MBI BESIM DHE BESIMI NDËRTOHET MBI NDER!” KOMANDANTI I KDS, GJENERALBRIGADE BARDHYL HOXHA, NDJEK ZHVILLIMIN E DITËS SË FUNDIT TË STËRVITJES CEREMONIA SHSHP të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo ne ceremoninë e Ditës së Kujtesës faqe 5 Në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të Batalionit të Forcave Speciale merr pjesë komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku TAKIMI DEKORIMI RRESHTER ALBERT KUCAJ & TETAR ISMAIL KRYEMADHI Komandanti i KDS, pret ekipin mjekësor amerikan të Gardës së New Jersey-it Organizohet ceremonia e dekorimit të kolonel ® Zaim Kuçi Përzgjidhet nënoficeri i vitit në Forcën Tokësore dhe Policinë Ushtarake faqe 9 faqe 10 faqe 11 Kreu i Ekzekutivit: Partneritet strategjik me SHBA-të në frontin e NATO-s Kryeministri Rama në Forcat e Armatosura faqen 2-3 “Qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet që Forcat e Armatosura shqiptare të kryejnë me sukses të plotë procesin e reformimit dhe modernizimit të tyre”, - garantoi kryeministri Rama, mes të tjerave, në ceremoninë e zhvilluar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Shkollën e Bashkuar, ku u prezantua shefi i Përgjithshëm i Shtabit, gjeneralmajor Jeronim Bazo faqe 3 faqe 7 NGA GJENERALMAJOR JERONIM BAZO (Shefi i SHP të FARSH-së) EMËRIMI I RI faqe 8-9 Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte planëzimi dhe aplikimi i standard- izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes dhe procesit të komandim – kontrollit në mjedis të simuluar në mënyrë reale Ceremoni për marrjen e detyrës nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së Përshënde në ceremoninë e dorëzimit të detyrës edhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Jeronim Bazo, u shpreh i nderuar për marrjen e detyrës së lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA faqe 4

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 2013 1

Objektivi im kryesor do të jetë frymëzimi i çdo pjesëtari të FA

E premte, 15 nëntor 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 42 (8195)

ushtriA

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Takimi i ambasadorëve Hoffman rokanas isHTe në kuadër Të lekTimiT si“GuesT speaker” me klsm

Nënkolonel Qazim hoxha emërohet komandant i Batalionit

të Forcave speciale

Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha priti ambasadorët e Gjermanisë dhe e Greqisë

Shefi i SHP të FARSH priti komandantin e FT të NATO, gjenerallejtënant Frederick Ben Hodges

Përfundon stërvitja e Kursit Bazë të nënoficerit të ANO në QS, “Semani-13”

Gjenerallejtënant Frederick Ben HodGes, vizitoi dHe Ft dHe kds

faqe 5

faqe 8

“Lidershipi ndërtohet mbi besim dhe besimi ndërtohet mbi nder!”

koMandanti i kds, GjeneralBriGade BardHyl HoxHa, ndjek zHvilliMin e ditës së Fundit të stërvitjes

ceremonia

shshP të FArsh, gjeneralmajor Jeronim Bazo ne ceremoninë e

Ditës së Kujtesës faqe 5

Në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të Batalionit të Forcave Speciale merr pjesë komandanti i Forcave

Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku

takimi

dekorimi

rreshter aLbert kucaj & tetar ismaiL kryemadhi

Komandanti i KDs, pret ekipin mjekësor amerikan të Gardës së New Jersey-it

Organizohet ceremonia e dekorimit të kolonel ® Zaim Kuçi

Përzgjidhet nënoficeri i vitit në Forcën tokësore dhe Policinë ushtarake

faqe 9

faqe 10

faqe 11

Kreu i Ekzekutivit: Partneritet strategjik me SHBA-të në frontin e NATO-s

Kryeministri Rama në Forcat e Armatosura

faqen 2-3

“Qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet që Forcat e Armatosura shqiptare të kryejnë me sukses të plotë procesin e reformimit dhe modernizimit të tyre”, - garantoi kryeministri Rama, mes të tjerave, në ceremoninë e zhvilluar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Shkollën e

Bashkuar, ku u prezantua shefi i Përgjithshëm i Shtabit, gjeneralmajor Jeronim Bazo

faqe 3

faqe 7

nga gjeneraLmajor jeronim bazo

(Shefi i SHP të FARSH-së)

emërimi i ri

faqe 8-9

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte planëzimi dhe aplikimi i standard-izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të

Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes dhe procesit të komandim – kontrollit në mjedis të simuluar në mënyrë reale

Ceremoni për marrjen e detyrës nga shefi i Shtabit të

Përgjithshëm të FArsh-së

Përshëndeti në ceremoninë e dorëzimit të detyrës edhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Jeronim Bazo, u shpreh i nderuar për marrjen e detyrës së lartë

të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA faqe 4

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 20132 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Ermal KaçanikuAlba MusarajLeonard Quku

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Paraditen e së hënës kryeminis-tri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri një vizitë në Forcat e Armatosura. Me

këtë rast në sheshin kryesor të Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u organizua një ceremoni e veçantë. Kryeministri Rama u prit me Truproje Nderi nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin komandantët e Forcave, gjeneralë dhe drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, si dhe trupa ushtarake të rreshtuara nga të gjitha llojet e Forcave.

Pas ekzekutimit të Himnit Kom-bëtar, fjalën e mori shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili që në fillim theksoi se, ndihem i nderuar dhe privilegjuar që kam marrë detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të vendit tonë dhe se këtë detyrë e kam pranuar me ndjenjë përulje, shprese dhe ven-dosmërie. “Vendi ia beson bijtë dhe bijat e tij FA, ndërkohë që ne i dety-rohemi atyre drejtimin, trajnimin dhe mbështetjen më të mirë të mundshme. Duke folur për procesin e integrimit në NATO, gjeneralmajor Bazo theksoi se, prej vitit 2009, Shqipëria ulet si anëtare me të drejta të plota në tryezën e Aleancës, ndërkohë që prej tetorit të këtij viti, FA finalizuan procesin e integrimit të plotë në këtë organizëm. Gjeneralmajor Jeronim Bazo në fjalën e tij është ndalur edhe në çështje të tjera të rëndësishme si në menax-himin e burimeve njerëzore, sistemin e edukimit dhe arsimimit, stërvitjen dhe përgatitjen e gjithanshme të ush-tarakëve, modernizimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura, infrastruk-turën, eliminimin me transparencë të materialeve të tepërta, etj. Më pas, të pranishmit në ceremoni i përshëndeti kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai garantoi të gjithë ushtarakët shq-iptarë se qeveria që ai drejton do të bëjë të gjitha përpjekjet që Forcat e Armatosura shqiptare të kryejnë me sukses të plotë procesin e reformimit dhe modernizimit të tyre.

Në fjalën e tij para efektivëve të FA kryeministri Rama tha: -“Të nderuar Ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të nderuar Gjeneralë

Kryeministri Rama vizitë në Forcat e Armatosura

Kreu i Ekzekutivit: Mishërim i partneritetit strategjik me shBA-të në frontin e NAtO-s

“Qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet që Forcat e Armatosura shqiptare të kryejnë me sukses të plotë procesin e reformimit dhe modernizimit të tyre”, - garantoi kryeministri Rama, mes të tjerave, në ceremoninë e zhvilluar në Komandën e Doktrinës dhe

Stërvitjes në Shkollën e Bashkuar, ku u prezantua shefi i Përgjithshëm i Shtabit, gjeneralmajor Jeronim Bazo

të Forcave të Armatosura të Shq-ipërisë, të nderuar Zotërinj Atashe të Mbrojtjes. E nderuar Zonja Ministre, Mbase ndokush mund të jetë habitur, që unë e bëra në radhë të kundërt përshëndetjen protokollare, e cila duhej të fillonte me ministren dhe si rregull nuk duhet të ishin përmendur ushtarët. Në këtë mjedis, ku më shumë se askund, zbatimi i përpiktë i rregul-lit është pjesë themelore e punës dhe

disiplina kushti i parë për realizimin e objektivit të saj më madhor, mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe të Atdheut të përbashkët, nuk kisha dëshirë aspak të thyeja rregullin, qoftë dhe atë më elementarin, rregullin protokollar. Por, në vizitën e parë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjith-shëm si kryeministër i vendit, dua të nderoj mbi të gjitha punën, përpjekjen dhe sakrificën e ushtarëve tanë, e

bashkë me të, padyshim e pandash-mërisht, edhe punën dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë së gjithkujt që në zinxhirin e Komandës së Forcave të Armatosura ka dhënë dhe jep më të mirën prej vetes, për Shqipërinë në NATO. Forcat e Armatosura janë ura e pazëvendësueshme që lidh pazgjidhshmërisht vendin tonë me NATO-n. Përmes kësaj ure, Shqipëria ka bashkuar fatin e të ardhmes, armët

e të sotmes dhe gjakun e gjeneratës më të re me aleancën e vendeve që e ndërtojnë jetën e tyre të përditshme mbi vlerat e paçmueshme të paqes, lirisë dhe demokracisë.

Unë e ndjej për detyrë të lartë që nga ky shesh të nënvizoj nga se liria, paqja e siguria që Shqipëria ka sot, si një vend i NATO-s, nuk janë as të dhëna njëherë e përgjithmonë dhe as të mira natyrore si dielli, uji apo

ajri. Ato qëndrojnë sot në themelin e rrugës të çdo vendi të NATO-s, falë një shërbimi dinjitoz të ushtarakëve, të cilët me përkushtim dhe disiplinë i shërbejnë paqes dhe lirisë, jo vetëm brenda vendit, por edhe në fronte betejash larg atdheut të tyre. Populli shqiptar ju të gjithëve ju ka borxh mirënjohjen. Ndërsa qeveria e Shq-ipërisë i ka borxh secilit prej jush vëmendjen dhe mbështetjen e vet më

të plotë, në emër të Shqipërisë dhe të çdo shqiptari”.

Në vijim të fjalës së tij kreu i ekzekutivit shtoi se: - ”përzgjed-hja e shefit të ri të shtabit, të cilin kam nderin ta përshëndes sot përpara jush është bërë me vëmendjen më të madhe, për t’ju dhënë mbështetjen më të plotë, duke ju ga-rantuar përmes figurës

së tij, profesionalizëm dhe integritet të lartë në drejtimin tuaj. Unë kam bindjen se Gjeneral Jeronim Bazo, me vlerat e mira, edukimin e lartë, eksperiencën e gjatë dhe përkushtimin e spikatur që ka karakterizuar kar-rierën e tij, pa as edhe një hije, do të jetë në lartësinë e posaçme të detyrës së re. Një bashkëpunëtor vendimtar në transformimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura dhe një inter-

pret i pagabueshëm i rolit madhor të këtyre forcave në frontin e përbashkët të betejës së NATO-s për një botë më të mirë dhe më të sigurt. Qeveria jonë i jep rëndësi të posaçme partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Mishërimi i këtij partneriteti në frontin e NATO-s, nga llogoret e Irakut dhe të Afganistanit, tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri, është jo vetëm detyrim i pat-jetërsueshëm, por dhe burim krenarie për ne shqiptarët. Sepse ne nuk do ta harrojmë kurrë dhe për asnjë arsye, se falë këtij partneriteti dhe kryekreje, falë Shteteve të Bashkuara, si miku dhe aleati më i madh i shqiptarëve, sot shqiptarët janë më mirë se kurrë ndonjëherë më parë, kudo që ata banojnë në rajonin tonë. Por, po ashtu qeveria jonë i jep rëndësi të posaçme edhe çuarjes përpara me shpejtësi dhe me efikasitet të reformës së gjithan-shme të FA-ve, duke përfshirë në këtë reformë, ristrukturimin organizativ, në përputhje me rekomandimet e dokumentit të rishikimit strategjik të mbrojtjes, sistemin e edukimit, ar-simimit dhe trajnimit të FA-ve; rritja e efikasitetit dhe të kapaciteteve opera-cionale në përballimin e emergjencave civile; realizmin cilësor të detyrimeve tona, në kuadër të mbrojtjes kolektive, të mishëruara në paketën e objektivave të kapaciteteve”.

“E qartë për problemet e trashëguara dhe e ndërgjegjshme për

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

3ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 2013zyrtare

vështirësitë e momentit që kalon vendi, qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të krijuar kushtet e domosdoshme që FA-të të kryejnë me sukses të plotë këtë proces të thellë reformimi. Nëpërmjet një programi të gjerë dhe të thellë, ne do të rishikojmë disa nga dokumentet strategjikë kryesorë të vendit dhe të FA-ve, si dhe do të modernizojmë bazën ligjore të Forcave të Armatosura. Qëllimi i gjithë këtij procesi, i kësaj reforme tërësore në vazhdim, do të jetë ngritja e FA-ve në nivelin e pritshmërive të popul-lit shqiptar dhe aleancës së NATO-s. Shqipëria, jo vetëm që ka nevojë, por ajo mund dhe do ta ketë një Forcë tërë-sisht moderne të armatosur, brenda së cilës shfaqjet e korrupsionit në nivelin e lartë të drejtimit, apo të dobësive të tjera të vërejtura deri më sot, t’i takojnë të shkuarës. Aq sa do të përpiqemi për të plotësuar detyrimet tona të larta, përballë aleatëve tanë, ne do të përpiqemi për të rritur në një nivel të ri dobinë shoqërore të FA-ve.

Qeveria do të mundësojë që Forcat e Armatosura të ngrihen në një nivel më të lartë profesionalizmi dhe gatish-mërie, për të mundur të marrin përsipër një gamë më të gjerë detyr-imesh, në shërbim të qytetarëve të këtij vendi, si në raste emergjencash apo fatkeqësish, ashtu dhe në shërbime të tjera të nevojshme për të mirën publike. Ndërsa flas për detyrimet dhe punën e viteve në vijim, nuk mund të lë pa përshëndetur, arritjet e deritanishme të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me qeveritë paraardhëse. Duke gjetur rastin që përveç operacionit ISAF të drejtuar nga NATO, në Afganistan, të nënvizoj edhe pjesëmarrjen në opera-cionet e drejtuar nga KFOR në Kosovë apo në operacionet ALTEA të drejtuara nga BE, në Bosnje dhe Hercegovinë” – vazhdoi më fjalën e tij z.Rama. Në vijim të fjalës së tij kryeministri tha: -“Të nderuar ushtarakë! Vendi ynë po hyn vendosmërisht në rrugën e një ripërtëritjeje të gjithanshme, e cila padyshim nuk është aspak e lehtë, por ne do të mbajmë çdo peshë, do t’i përgjigjemi çdo vështirësie dhe do të mbështetemi tek çdo mik dhe partner që kjo të realizohet. Fatmirësisht, nuk jemi vetëm, por jemi në një familje vlerash dhe kapacitetesh të mëdha, si Familja Euro-Atlantike. Qenia jonë, pjesë e kësaj familje, na e bën më të lehtë barrën e madhe të ndryshimit të domosdoshëm që duhet dhe do të sjellim të gjithë së bashku. Forcat e Armatosura do të jenë, padyshim, një nga bastionet e suksesit të modernizmit të gjithanshëm të Shqipërisë, i cili falë tyre do të jetë vijimësisht një proces pjesëmarrje aktive në çdo përpjekje të Familjes Euro-Atlantike për një botë më të mirë dhe më të sigurt. Profesioni juaj është profesion i nderit. Nëse për shumë grupe të tjera profesionesh, nderi është virtyt i lartë dhe i kërkuar, për ushtarakët ai është pjesë e përshkrimit të punës. Nëse mjeshtëri të caktuara e kanë nderin një nga ato që kërkohen, për ushtarakët, nderi është vetë profe-sioni. Është ai kriter dhe ajo forcë që motivon ushtarakët për të shërbyer me sakrifica që nuk njohin asnjë kufi dhe që shpeshherë habisin të gjithë të tjerët për kapërcimin e kufijve. Për të ndërtuar dhe mbajtur një ushtri të mbështetur tek nderi, duhen plotësuar të paktën dy kushte; Së pari, vetë ushtria duhet ta vendosë kodin e nderit në flamurin

e saj. Ajo duhet të bëjë çdo përpjekje për të rekrutuar ata qytetarë të këtij vendi, që nderin e kanë të shenjtë dhe më tej ajo duhet të sigurojë kushtet që nderi të mbetet norma më e lartë që rregullon jetën e ushtarakëve në Forcat e Armatosura. Së dyti, duhet që vetë shoqëria ta çmojë lart e më lart ushtrinë e saj përmes nderimit të lartë ndaj pjesëtarëve të Forcave të Armatosura”.

Zoti Rama premtoi se Qeveria e Shqipërisë do të bëjë të gjithë përpjek-jet që t’i trajtojë me nderin e merituar Forcat e Armatosura. “Ushtria jonë do të ketë me patjetër uniformat që meriton, trajtimin dinjitoz financiar, pajisjet dhe sistemet e nevojshme për të përmbushur me sukses gjithherë, misionin e saj të lartë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që trajtimi i ndershëm dhe i barabartë i ushtarakëve, shanset e njëjta për arsimim dhe trajnim, mundësitë e njëjta për një karrierë të ndershme dhe të bazuar tek merita të shndërrohen në një realitet të prekshëm për çdo pjesëtar të FA-ve. Emërimi i Shefit të ri të Shtabit, bazuar pikër-isht në këto vlera dhe parime, është shenja e parë që ne i japim gjithë pjesëtarëve të FA-ve për vullnetin e palëkundur që hierarkia në Forcat e Armatosura të vendoset nga merita dhe vetëm merita e çdo pjesëtari të këtyre forcave. Forcat e Armatosura të vendit tonë, nuk përfaqësojnë vetëm organizmin ushtarak që përbëhet nga ushtarakët aktivë të këtij vendi. Një armatë shumë e madhe, edhe më e madhe, ushtarakësh të liruar në rezervë dhe veteranësh, identifikohen natyrshëm me FA-të. Kjo bashkësi e nderuar patriotësh dhe profesionistësh meriton shumë më tepër vëmendje dhe nderim nga shteti dhe shoqëria, jo vetëm për hir të asaj që ata kanë dhënë për këtë vend, por edhe për hir të asaj që ata mund dhe duhen të japin përsëri dhe në vazhdim për vendin. Profesionalizmi, gatishmëria dhe pa-triotizmi i tyre përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm, i cili mund, duhet, dhe ne do të bëjmë çmos ta vëmë në shërbim të vendit dhe të shoqërisë. Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të institucionalizuar dhe për të krijuar mekanizmat e do-mosdoshëm ligjorë dhe organizativë që do të mundësojnë kontributin më të madh të ushtarakëve të liruar dhe të veteranëve, në dobi të Forcave të Armatosura të vendit”.

“E nderuara Zonja Ministre! Të nderuar Gjeneralë! Të nderuar Atashe të Mbrojtjes! Të nderuar ushtarë dhe anëtarë të FA-ve të Shqipërisë! Le të punojmë së bashku në krijimin e një sinergjie të re për Forcat e Armatosura, mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, si dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale dhe më gjerë, të bindur se suksesi është në duart e secilit prej nesh. Që sot, dhe këtu, më shumë se në çdo vend duhet ta ndjejë dhe ta përçojë prej këtu përkushtimin e pakufishëm ndaj Shqipërisë. Më lejoni që në fund t’ju përshëndes përulësisht me nderimin tim më të madh dhe të bashkohem me fjalinë përmbyllëse të Shefit të ri të Shtabit.

Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë Forcat e Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë!” – përfundoi fjalën e tij para efektivëve të FA në sheshin kryesor të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes kryeministri Edi Rama.

Objektivi im kryesor do të jetë frymëzimi i çdo pjesëtari të FA

“Lidershipi ndërtohet mbi besim dhe besimi ndërtohet mbi nder!”

I nderuar z. Kryeministër, E nderuar z. Ministre, Zotërinj gjeneralë, komandantë, oficere, nënoficerë, ushtarë të të tria

forcave te FA, atashe ushtarakë, të nderuar miq e të ftuar. Ndihem i nderuar dhe privilegjuar që kam marrë detyrën e SHSHPFA të vendit tonë. E kam pranuar këtë detyrë me ndjenjë përulje, shprese dhe vendosmërie. Me këtë emërim, marr njëkohësisht edhe përgjegjësinë për të drejtuar, planifikuar e për-gatitur FA në kryerjen e misionit të tyre fisnik në shërbim të Atdheut e Kushtetutës, për rregull e disipline të mirë në FA të vendit tim, me më të mirën e mundësive tona dhe brenda kufijve të burimeve në dis-pozicion. Kam besimin e fortë, por edhe kërkoj që të kem mbështetjen e plotë të qeverisë, MM, si dhe gjithë pjesëtareve të FA në një kohë që përballemi me sfida të një spektri të gjerë që lidhen me stërvitjen, pajisjen dhe modernizimin e forcave tona sipas standardeve te NATO. Vendi ia beson bijtë dhe bijat e tij Forcave të Armatosura, ndërkohë që ne i detyrohemi atyre drejtimin, trajnimin dhe mbështetjen më të mirë të mundshme. Qëllimi ynë i përbashkët është arritja e nivelit më të lartë të mundshëm të përgatitjes individuale dhe aftësive praktike në të gjithë spektrin e Forcave të Armatosura. Unë jam plot besim se talentet dhe aftësitë praktike e individuale të njerëzve tanë dhe sidomos të atyre që shërbejnë nën uniformën e Forcave të Armatosura, janë të plota për t’u përballur me sfidat e ardhshme. Aftësia jonë për të marrë pjesë në operacione në rang koalicioni, si dhe pjesëmarrja në planëzimin dhe zhvillimin e de-tyrave luftarake ose në mbështetje të paqes, ka nevojë për analizë dhe studim të thellë, por edhe për përgatitjen e planeve të integruara të modernizimit. Si shef i Shtabit te Përgjithshëm, objektivi im kryesor do të jetë frymëzimi i çdo pjesëtari të Forcave të Armatosura me një qël-lim të qartë e një dëshire të zjarrtë për të dhënë maksimumin dhe për t’u bërë më të mirët e asaj çka ata mund të jenë. Si ushtarakë, detyra jonë parësore është mbështetja e nevojave dhe kërkesave të vendit tonë ne funksion të sigurisë dhe paqes. Taksapaguesit shqiptarë paguajnë për Forcat e Armatosura, ndërkohë që qëllimi im është që këto para të shpenzohen në mënyrë optimale. Kështu, si shef Shtabi i Përgjithshëm, unë do të shfrytëzoj çdo mundësi për të kombinuar

stërvitjen profesionale të forcave me projekte konkrete, me qëllim që të shlyejmë dhe të justifikojmë para taksapaguesve këtë besim. Ne do ta bëjmë këtë me ndershmëri, transparencë dhe gjithmonë në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit tonë. Prej vitit 2009, Shqipëria ulet si anëtare me të drejta të plota në tryezën e Aleancës, ndërkohë që prej tetorit të këtij viti, FA finalizuan procesin e integrimit të plotë në këtë organizëm. Këto arritje, janë fryt i punës disa vjeçare të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosu-ra dhe veçanërisht e lidershipit ush-tarak në vite, të cilin gjej rastin dhe ta falënderoj për kontributin e dhënë dhe shërbimin e tyre. Anëtarësimi në NATO kërkon që ne të përmirësojmë kapacitetet dhe aftësitë tona për të marrë pjesë efektivisht në opera-cionet e koalicionit. Si partnerë, ne nuk duhet të bëjmë më pak se kaq. Forcat e Armatosura kanë një sasi të konsiderueshme të materialeve të tepërta, të cilat nuk janë më në përdorim. Kjo përbën një barrë të papërballueshme për burimet tona njerëzore dhe infrastrukturën. Ne do të punojmë bashkërisht për të eliminuar në mënyrë transparente dhe ligjore materialet e tepërta. Ne gjithashtu do të duhet të mod-ernizojmë forcat, megjithatë kjo do të bëhet si pjesë përbërëse e një plani afatgjatë koherent, i cili merr parasysh kostot e menaxhimit të ciklit jetësor, kërkesat për trajnime, aftësitë mirëmbajtëse dhe riparuese, si dhe shumë faktorë të tjerë të spek-trit të menaxhimit. Planëzimi ynë do të jetë gjithëpërfshirës, i koordinuar dhe me prioritete që do të fokuso-hen në rritjen e aftësive të Forcave të Armatosura. Ne gjithashtu do të rivlerësojmë mënyrën me të cilën do të trajtojmë të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura që nga momenti i hyrjes deri në largimin e tyre me nder. Vendimi politik, i ndërmarrë nga Parlamenti disa vjet më parë, për heqjen e shër-bimit të detyrueshëm ushtarak,

ndryshoi në mënyrë rrënjësore kërkesat e menaxhimit të Forcave të Armatosura. Ne do të vijojmë të menaxhojmë burimet njerëzore në mënyrë koherente e të përher-shme, duke përgatitur politika e metoda që përmirësojnë aftësitë e çdo pjesëtari të Forcave të Arma-tosura. Ne do të jemi vazhdimisht një organizatë vitale në përmirësim e sipër. Ne do të përgatisim plane të detajuara stërvitje dhe përgatitje të gjithanshme të ushtarakëve, që synojnë të përmirësojnë si cilësinë ashtu edhe trajnimin real gjatë gjithë kohës. Mbetem besimplotë se me mbështetjen e qeverisë, si dhe duke vazhduar të punojmë me efikasitet, Forcat tona të Armatosura do të për-forcojnë dhe mbajnë një reputacion të lartë profesionalizmi në sytë e popullit tonë dhe të Aleancës. Në këtë aspekt do të perifrazoja liderin e sprovuar Churchill që thoshte se, “Sukseset nuk janë përfundimtare, as dështimet nuk janë fatale, është kurajo njerëzore ajo që bën difer-encën”. I nderuar z. Kryeministër, e nderuara znj. Ministre. Vlerësoj besimin Tuaj në emërimin tim si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Do ta marr në mënyrë shumë serioze këtë përgjegjësi dhe betohem para Jush e të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura se do të vë gjithë forcat e mia për të përm-bushur me integritet kërkesat e këtij posti të rëndësishëm. Se fundi, do të thoja se i përkas atij lloji ush-tarakesh që besojnë fort në mak-simën që u mësohet kadetëve te rinj qysh sa hyjnë për të shërbyer në FA. Ajo thotë pak a shumë se “Lidershipi ndërtohet mbi besim dhe besimi ndërtohet mbi nder!” Zotit e bekoftë Shqipërinë dhe FA të saj. Faleminderit.

Fjala e plotë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm me rastin

e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama,

në Forcat e Armatosura

nga gjeneraLmajor jeronim bazo

(Shefi i SHP të FARSH-së)

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 20134 zyrtare

Në M i n i s t r i n ë e Mbrojtjes, u zhvillua ceremonia e marrjes së detyrës nga shefi i

Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Je-ronim Bazo, i dekretuar dje nga presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Në ceremoninë, e cila nisi me pritjen me turpëroje nderi dhe kalimin në revistë nderi të minis tres së Mbrojt jes Mimi Kodheli, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ishin të pranishëm dhe gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të MM dhe SHP. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kod-heli lexoi dekretin e Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani, për emërimin në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Jeronim Bazo. “Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3 të nenit 169 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 5 të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë” i ndryshuar, me propozim të kryeministrit, gjeneralmajor Jeronim Bazo, emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.”Më pas ceremonia ka vijuar me dorëzimin e flamurit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nga gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila ia dorëzoi shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Në përshëndetjen e tij, në këtë ceremoni të dorëzimit të detyrës, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ndër të tjera u shpreh se: - “Kam patur nderin dhe privi-legjin e veçantë që kam kryer de-tyrën e lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA që nga gushti 2011. Ndihem shumë krenar për sukseset e Forcave tona të Arma-tosura gjatë kësaj periudhe, arritje të cilat kanë konsoliduar edhe më tej opinionin pozitiv për dinjitetin,

profesionalizmin dhe angazhimin e FA në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut...”. Më tej gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi shprehu falënderim dhe mirënjohje për gjeneralët e bashkëpunëtorët si dhe për ushtarakët, oficerët, nënoficerët, ushtarët e punonjësit civilë të FA, kudo që janë, për pu-nën e shkëlqyer, profesionalizmin,

Ceremoni për marrjen e detyrës nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Jeronim Bazo, u shpreh i nderuar për marrjen e detyrës së lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA

Në përshëndetjen e tij, në këtë ceremoni të dorëzimit të detyrës, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ndër të tjera u shpreh se: - “Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë që kam kryer detyrën e lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA që nga gushti 2011. Ndihem shumë

krenar për sukseset e Forcave tona të Armatosura gjatë kësaj periudhe, arritje të cilat kanë konsoliduar edhe më tej opinionin pozitiv për dinjitetin, profesionalizmin dhe angazhimin e FA në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut...”

gatishmërinë, disiplinën dhe shpir-tin e sakrificës në kryerjen e misionit kushtetues në shërbim të mbrojtjes së vendit, si dhe paqes dhe sigurisë në botë. Nga ana e tij, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Jeronim Bazo, u shpreh i nderuar për mar-rjen e detyrës së lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. “Kjo detyrë vjen kur Forcat tona

të Armatosura, si pjesë dinamike e Aleancës , kanë siguruar një sërë arritjesh në përmbushje të misionit të tyre kushtetues, kry-erjen me sukses të operacioneve në kuadër të Aleancës dhe më gjerë, përballimin e situatave të vështira në ndihmë të popullsisë civile dhe asgjësimit të municio-neve të tepërta”. Në përfundim të përshëndetjes së tij shefi i Shtabit

të Përgjithshëm i FARSH, gjen-eralmajor Jeronim Bazo, siguroi ministren e Mbrojtjes, kryemin-istrin, presidentin e Republikës, aleatët tanë të NATO, dhe të gjithë pjesëtarët e Shtabit të Përgjith-shëm, se Forcat e Armatosura do të punojnë me përkushtim, cilësi dhe angazhim maksimal për përmbushjen e objektivave.

Leonard Quku

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 2013 5zyrtare

Shefi i SHP të FARSH priti komandantin e FT të NAtO, gjenerallejtënant Frederick Ben hodges

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka pritur të hënën në një takim të veçantë koman-

dantin e Forcës Tokësore të NATO, gjenerallejtënant Freder-ick Ben Hodges. Vizita e komandantit të Forcës Tokësore të NATO, gjenerallejtënant Frederick Ben Hodges, zhvillohet në kuadër të vizitave të tij në vendet e Aleancës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, pasi i ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë, e ka prezantuar komandantin e Forcës Tokësore të NATO me të gjithë drejtorët e drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm. Më pas, me anë të një prezantimi, drejtori i J5, kolonel Nazmi Cahani, e njohu gjenerallejtënant

Frederick Ben Hodges me arritjet kryesore dhe zhvillimet më të fundit në Forcat tona të Armatosura, strukturën, integrimin e plotë në NATO, konceptin integrues si dhe misionin e strukturave në FA si dhe rolin e FA në përballimin e emergjencave civile. Një vend të veçantë në këtë prezantim iu kushtua misioneve paqeruajtëse që nga fillimet e tyre dhe deri tani. Gjatë prezantimit gjeneral Bazo dhe gjeneral Hodges bënë komentet e tyre. Më herët komandanti i Forcës Tokësore të NATO, gjenerallejtënant Frederick Ben Hodges,është pritur në një takim kortezie nga ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli.

Ermal Kaçaniku

Vizita e komandantit të Forcës Tokësore të NATO, gjenerallejtënant Frederick Ben Hodges, zhvillohet në kuadër të vizitave të tij në vendet e Aleancës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, pasi i ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë, e

ka prezantuar komandantin e Forcës Tokësore të NATO me të gjithë drejtorët e drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm.

Komandanti i KDS priti komandantin e FT të NATO-s, gjenerallejtënant Frederick Ben Hodges

Komandanti i KDS-se i bëri prezent gjenerallejtënant Hodges se KDS dhe institucionet arsimore e studimore të saj, kanë mbështetur FA me projekte hulumtuese dhe zhvillimore, e doktrinore, me qëllim për t’i paraprirë aspekteve të reformës

dhe transformimeve në fushën e mbrojtjes

Komandanti i Komandës së Doktri-nës dhe Stërvitjes, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, ka pritur në një takim të veçantë Komandantin e

Forcës Tokësore të NATO, gjenerallejtënant Frederick Ben Hodges. Vizita e Komandantit të Forcës Tokësore të NATO, gjeneralle-jtënant Frederick Ben Hodges, zhvillohet në kuadër të vizitave të tij në vendet e Aleancës. Në takim morri pjesë dhe komandanti i Forcës Tokësore të FARSH, gjeneralmajor Zyber Dushku. Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha pasi i uroi mirëseardhjen, e njohu gjenerallejtënant Frederick Ben Hodges me misionin, strukturën dhe detyrat që Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kryen, sidomos në procesin e arsimimit dhe trajnimit në Forcat e Armatosura, në të gjitha nivelet e arsimimit dhe kualifikimit, për personelin oficer, n/oficer, ushtar profesionist e civil. Gjeneral Hoxha i bëri prezent gjenerallejtënant Hodges se KDS dhe institucionet arsimore e studimore të saj, kanë mbështetur FA me projekte hulumtuese dhe zhvillimore, e doktrinore, me qëllim për t’i para-prirë aspekteve të reformës dhe transformimeve në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, Komandanti i FT të NATO-s, u njoh dhe me ecurinë dhe zhvil-limet më të fundit për përmirësimin, zhvillimin e konsolidimin e të gjithë strukturave arsimore ushtarake, kryesisht të Akademisë së Forcave të Armatosura, Qendrës së Simulimit e Shkollës së Trupës; ecurinë dhe fushat e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë si: Qendra Marshall në Gjermani, Kolegji i NATOS ne Romë, Instituti i Studimeve Strategjike ne Kolegjin e Luftës ne Pensilvani SHBA, Instituti për studime në fushën e sigurisë Romë, institucionet homologe të vendeve të NATO-s dhe vendet e rajonit, Gardën Kombëtare të New Jersey-it, institucio-net ndërkombëtare të vendosura në Tiranë etj. Vëmendje e veçantë gjatë takimit ju kushtua dhe Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, si kursi më i lartë institucional në fushën e sigurisë e

mbrojtjes në sistemin arsimor ushtarak; qëllimin e tij në funksion të përmbushjes së aspiratës për integrimin e plotë në NATO, në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal e më gjerë në fushën e mbrojtjes, etj. Nga ana e tij, gjenerallejtënant Frederick Ben Hodges, u shpreh tepër entuziast për zhvillimet pozitive në FARSH, duke vlerë-suar nga ana tjetër dhe përkushtimin, profesion-alizmin e oficerëve shqiptarë në përmbushjen e detyrave në pozicionet e tyre pranë komandës së FT të NATO-s. “Ndjehem optimist dhe shoh të ardhme pozitive për FA të RSH’’ – është shprehur Komandanti i FT të NATO-s. Në vijim, në ambientet e auditoriumit të KDS, gjenerallejtënant Hodges mbajti një prezantim në lidhje me Komandën e FT të NATO-s, si përgjegjëse për efektivitetin dhe interop-erabilitetin e ushtarakëve të forcave tokësore të aleancës; çfarë pritet nga ushtarakët që shërbejnë në këtë komandë, marrëdhëniet me KFT të RSH, ashtu sikundër dhe një vështrim mbi strukturën dhe funksionimin e NATO-s në mjedisin e ndryshueshëm e të ri të sigurisë. Simbolikisht, prezantimi titullohej “For the soldier”. Agjenda e vizitës së komandantit të

FT të NATO vijoi me një vizitë njohëse në Qendrën e Simulimit dhe Muzeun e FA. Ko-mandanti i QS, kolonel Idriz Haxhiaj,e njohu komandantin e FT të NATO-s dhe stafin që e shoqëronte m e misionin e Qendrës, vendin që zë QS në strukturën organizative të KDS. Ajo që pati rëndësi ishte që ngritja dhe funk-sionimi I QS, do të përmirësojë më së miri arkitekturën institucionale për edukimin dhe trajnimin e FA, duke u konsideruar si “product of excellence”. Gjenerallejtënant Hodges u njoh dhe me programet stërvitore që kjo qendër zhvillon me efektivat e FA të RSH, si JACT, VBS2; JEMM. Komandanti i FT të NATO-s, gjenerallejtënant Hodges, u shpreh mjaft i impresionuar nga vizita që zhvilloi në Muzeun e FARSH, duke vëre-jtur se objektet dhe faktet historike të jenë pjesë përbërëse e edukimit dhe trajnimit të efektivave ushtarake, në funksion të ruajtjes së traditave dhe trashëgimisë kulturore. Më parë, Komandanti i FT të NATO-s, gjener-allejtënant Frederick Ben Hodges, zhvilloi takime me Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Komandanti i Ft të NAtO, gjenerallejtënant Frederick Ben

hodges, vizitë në Forcën tokësore

Me datë 11 nëntor 2013, Komandanti i Forcës Tokësore të NATO, gjenerallejtënant Freder-

ick Ben Hodges zhvilloi një vizitë zyrtare në Forcën Tokësore. Ai dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, i cili pasi ju uroi mirëseardhjen në Forcën Tokësore, vlerësoi kontributin e dhënë nga Komanda Aleate e Forcës Tokësore të NATO-s, në spektrin e zhvillimit të kapaciteteve operacionale të kësaj force. Nëpërmjet një prezantimi u njohën me misionin, historikun, strukturën dhe kon-tributin e dhënë në operacionet e mbështetjes së paqes, objektivat e kapaciteteve dhe punën që po bëhet për implementimin e tyre. Të dy Gjeneralët, ndanë të njëjtat mendime në lidhje me zhvillimin e grup-batalionit, si një aset i rëndësishëm i Forcave të Armatosura Shqiptare në interes të vendit dhe të NATO-s. Në fund të takimit, gjeneral Hodges falen-deroi komandantin e Forcës Tokësore, gjeneralmajor Dushku dhe Shtabin e Forcës, për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe informacionin e ofruar.

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 20136 ft

Përfundoi testimi për vlerësimin e nënoficerit më të mirë të vitit 2013 në Forcë Tokësore

Nënoficer i vitit 2013, për Forcën Tokësore u shpall reshter Albert Kucaj, efektiv i Batalionit të Forcave Speciale

I pyetur për gazetën “Ushtria”, nënkolonel Bardhyl Nuredinaj, shefi i Personelit në FT, shprehet se, është hera e parë që realizohet një projekt i tillë për Forcën Tokësore bazuar në eksperiencën e vendeve të NATO-s, të cilët

e kanë një praktikë të tillë të përvitshme. Përzgjedhja e n/oficerëve më të mirë do ti japë një impuls punës së nënoficerit në FT, rolit të tyre si faktorë të rëndësishëm në realizimin e detyrave

Më datë 13 nën tor 2013, në Forcën Tokësore u zhvillua testimi përfundimtar

për përzgjedhjen e nënoficerit më të mirë të vitit 2013. Ky ak-tivitet i rëndësishëm për Forcën Tokësore u monitorua nga Dega e Personelit në FT dhe Këshilltari për Nënoficerin, pranë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, kapter Arben Avdia. Ky aktiv-itetet u realizua pas diskutimeve të programit dhe platformës së përzgjedhjes së nënoficerëve më të mirë në repartet e nënrepartet e Forcës Tokësore. Fillimisht, Dega e Personelit në bashkëpunim me rreshter Emiljan Damo, këshilltar i komandantit të FT për nënofi-cerët, hartuan strategjinë e këtij projekti tepër të rëndësishëm, i cili vlerëson objektivisht figurën dhe rolin e nënoficerit në repartet dhe nënrepartet e Forcës Tokë-sore. Në programin e punës për përzgjedhjen e nënoficerit të vitin 2013 u përfshi ngritja e grupit të punës nga komanda e FT-së e repartet e saj, caktimi i bordit të përzgjedhjes, kritereve e testeve respektive, përcaktimi i fituesve dhe shpallja e tyre, me afate ko-hore të shtrira gjatë gjithë vitit. Testimi i ditës së mërkurë erdhi si rrjedhojë i një pune paraprake 5 mujore të zhvilluar në reparte dhe nënreparte, pas testimit të

zhvilluar nga bordi i ngritur për këtë qëllim. Nga kjo garë u krijua një produkt cilësor nënoficeri me performancë e personalitet më të spikatur. Gjithsej u përzgjodhën 19 nënoficerë të gradave n/tetarë, tetarë dhe rreshterë, efektiv nga batalioni i forcave special, bata-lioni komando, batalioni i pare, dytë dhe tretë të këmbësorisë dhe nënrepartet autonome të kom-panisë së MADM, Kompanisë së Mbështetjes dhe Baterisë së Artilerisë. Fillimisht u përcak-

tua baza ligjore, kuotat për çdo repart, bordi i përzgjedhjes dhe funksionimi i tij. I pyetur për gazetën “Ushtria”, nënkolonel Bardhyl Nuredinaj, shefi i Per-sonelit në FT, shprehet se, është hera e parë që realizohet një pro-jekt i tillë për Forcën Tokësore bazuar në eksperiencën e vendeve të NATO-s, të cilët e kanë një praktikë të tillë të përvitshme. Përzgjedhja e n/oficerëve më të mirë do ti japë një impuls punës së nënoficerit në FT, rolit të tyre

si faktorë të rëndë-sishëm në realizimin e detyrave. Në krit-eret që janë marrë në konsideratë për këtë përzgjedhje vijon ai, përfshihet vlerësimi i kursit institucional, edukimi, vlerësimet mujore dhe vjetore të eprorëve, testi in-telektual/profesion-al, performanca pro-fesionale në detyrë, de tyra t e kryera , s tandardet f iz ike, disiplina, dekorimet, etj. Në këtë proces rëndësi ka patur testi intelektual dhe gjuha e huaj. Vlerësimi i përgjithshëm doli n g a s h u m a t o r j a aritmetike e këtyre vlerësimeve. Gjatë

testimit komisioni ka trajtuar problemin e arsimimit e tra-jnimit të nënoficerëve veçanërisht përvetësimin e gjuhës angleze ku mundësitë janë të shumta. Për këtë pavarësisht testimeve të mëparshme për gjuhën angleze të shumicës së nënoficerëve garues, bordi i ngritur për përzgjedhjen e nënoficerit me kryetar shefin e Operacioneve dhe Stërvitjes në FT, nënkolonel Beqir Tafili dhe komisioni i ngritur për këtë qëllim ka ndjekur me përgjegjësi testimin si në gjuhë angleze në Qendrën e Gjuhës së Huaj të Forcës Tokësor, përgatitjen fizike sipas normave si palosje, pompa, vrapim 3000 m dhe testin profesional (brif-ing prezantues) mbi një çështje të caktuar. Nënoficerët shqiptarë, theksoi nënkolonel Tafili, i pret një e ardhme më e mirë, shanse të barabarta profesionale e gjinore për çdo grup-moshë, Ndaj dhe ky projekt është një inkurajim për më të mirët për të cilën gjykoj se duhen programe cilësore në përgatitjen e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit me strukturat përkatëse të KDS dhe Shtabit të Përgjithshëm etj. Në këto programe të shihet pozicioni i nënoficerit, specifika e detyrës, vështirësitë, procesi i gradimit, nevojat social-ekonomike etj. Pro-jekti i përzgjedhjes së nënoficerit më të mirë në FT ishte një risi për ne, pasi një vlerësim e shtysë për nënoficerët në FT. Kjo u pa qartë

edhe në prezantimin e temave nga nënoficerët, të cilat ishin fokusuar konkretisht në rolin që luan nëno-ficeri si lidership, ku me mjaft profesionalizëm u trajtuan çështje si; të misionit dhe përgjegjësive të forcave speciale, roli i togës në operacionet e emergjencave civile, terrorizmi dhe lufta kundër tij, armët e dëmtimit në masë, NATO dhe Shqipëria, të punuarit në stres, nënoficeri i IT, patrullimi dhe pikat e kontrollit, marrëdhëniet oficer-nënoficer, përparimi në gradë dhe ecuria në karrierë e nënoficerit etj, Nëpërmjet performimit përcollën mesazhe të qarta për rolin që luan nënoficeri si lider dhe drejtues i stërvitjes. Pas mbylljes së testi-meve, mbështetur në vlerësimet për 10 rubrika u bë rënditja e secilit nënoficer. Nënoficer i vitit 2013, për Forcën Tokësore u shpall reshter Albert Kucaj, efektiv i Batalionit të Forcave Speciale. Karriera e tij ushtarake filloi në vitin 1999 si specialist xhenio, detyrë të cilën e përmbushi me sukses deri në vitin 2010. Në vazhdimësi ai kreu detyrën si specialist operacionesh në grupin e kompanisë të aksioneve direkte, detyrë të cilën rreshter Kucaj e kryen aktualisht. Performanca e tij ka ardhur gjithnjë në rritje, kjo fal përkushtimit dhe kuali-fikimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit.

Major Nexhbedin Basha

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 2013 77ft

Komanda Europiane e FA të shBA vlerëson procesin e demontimitKomanda Europiane e Forcave të Armatosura të SHBA vlerëson procesin e vështirë dhe

shumë delikat të asgjësimit dhe demontimit të municioneve të dala jashtë përdorimit nga ana e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Një delegacion I kësaj komande zhvilloi një vizitë tre ditore në tërë repartet dhe disa poligone të Brigadës Logjistike ku kryhet ky demontim. Duhet theksuar së pari së Komanda Europiane e Forcave të Armatosura të SHBA ka si qëllim që nëpërmjet një programi të financuar prej saj nga zyra Humanitare e Veprimit ndaj Minave (HMA Humanitarian Mine Action) të trajnoje Specialiste EOD nga Qendra Asgjësimit të Municioneve më Eksploziv si Instruktore EOD. Për këtë qëllim Specialistet Amerikane kryen një vizitë Përnjohëse para dislokimit në vendin tonë nga data 11-15.11.2013. Objektivi i këtij trajnimi është Instruktoret EOD Amerikane gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2014 do të trajnojnë fillimisht 10 specialiste EOD si Instruktore për zhvillimin e Kurseve EOD Niveli I-re. Gjatë gjashtë mujorit te II-rë të vitit 2014 Instruktoret EOD shqiptare do të zhvillojnë kursin EOD Niveli i I-rë me Operatoret EOD të Qendrës AME nën se bashku dhe monitorimin e Instruktoreve EOD amerikane. Gjatë vitit 2015 Instruktoret EOD amerikane do të përgatisin Instruktoret EOD te Qendrës AME në mënyrë që këta të fundit të jenë të aftë dhe në gjendje që të zhvillojnë vetë kurset EOD Niveli I-rë dhe EOD Niveli II-të. Qëllimi i vizitës përnjohëse para dislokimit së ekipit mjekësor amerikan ishte njohja me kapacitetet trajnuese,mjediset ku do te zhvillohen trajnimet pjesa teorike dhe ajo praktike nivelet e kualifikimit, eksperienca në këtë repart, numri i pjesëmarrësve si dhe kurset e trajnimet EOD të personelit që do të tra-jnohen si Instruktorë të ardhshëm EOD. Ky ekip i përbëre nga kryekapter David Marnell dhe kapter John Hurley zhvilloi një axhendë të ngjeshur tre ditore. Delegacioni i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i Qendrës AME kapiten Artan Azizi më datën 12 nëntor 2013 ditën e parë e kreu në Ministrinë e Mbrojtjes në ODC,CUBIIC dhe Qendre Asgjësimit të Municioneve më Eksploziv ku u prit nga komandanti i QAME nënkolonel Xhavit Gjoka. Në këtë Qendër ata

u njohën me tërë punën e bërë në pesë vjetët e fundit në tërë detajet se si është bërë demontimi i municioneve të tepërta dhe të dala jashtë përdorimit. Në një bashkëbisedim të gjatë më nënkolonel Xhavit Gjoka dhe tërë stafin e tij ata u njohën me detaje se si kanë funksionuar dhe funksionojnë poligonet se si është bërë demontimi në uzina dhe tërë procesi i vështirë i demontimit. Përvoja e gjatë e komandantit të Qendrës AME nënkolonel Xhavit Gjoka si një prej specialistëve më të vjetër të sektorit të armatimit për dhe e zëvendësit të tij kapiten Artan Azizi konfirmoi dhe një herë punën që është bërë më përgjegjësi të lartë dhe pa ngjarje të jashtëzakonshme nga kjo qendër. Në këtë vizitë ata panë tërë ambientet e QAME sidomos punën e bërë nga tërë shefat e shërbimeve saj. Më datën 13 nëntor grupi i ushtarakëve amerikanë bëri një vizite ne Grup Depot Labinot, Mirake dhe ULP Mjekës. Edhe në këtë vizitë ata u njohën nga afër me detajet e punës me mënyrën e ruajtjes magazinimit të transportimit dhe të asgjësimit të municioneve. Më datën 14 nëntor 2013 ata bënë një vizitë në Grup Depot Qafe Molle 1 si dhe një mësim tregues mbi asgjësimin Logjistik të municioneve në Poligonin “Shen Noi Madh”, Bize. Gjatë mësimit tregues të organizuar nga Qendra AME, Ekipi EOD Amerikan pa nga afër Procedurat Standarde Opera-cionale dhe rregullat e Sigurimit Teknik që përdor Qendra AME për asgjësimin logjistik të municioneve. Ata vlerësuan punën e tërë oficerëve të Qendrës AME të shefit të operacioneve Lutfi Toçilla, kapiten Vilson Qevani të rreshter Majan Aliçka dhe të tetar Vladimir Barjamaj e Luëzim Rabeta. Së fundi duhet theksuar se në Garnizonin e Pezë-Helmsit ku kryejnë detyrat e tyre funksionale Qendra AME, Batalioni i Armatimit të Brigadës Logjistike dhe Shkolla e Trupës kryet një volum i madh punë. Detyrat e fundvitit thotë komandanti i këtij Garnizoni kolonel Shkëlzen Mëhilli janë të ngjeshura dhe përgjegjësia e tërë drejtuesve është shumë e madhe. Por ajo që është e rëndësishme është puna e tërë efektivit duke filluar nga ushtarët profesionistë e duke shkuar deri tek komandot e njësive përbërëse të këtij garnizoni.

Bashkim Male

Nënkolonel Qazim Hoxha emërohet komandant i Batalionit të Forcave Speciale

Në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të BFS merr pjesë komandanti i FT, gjeneralmajor Zyber Dushku

“Me punën, nivelin e lartë, kura-jon, iniciativën ju keni fituar

respektin dhe besimin e vartësve, kolegëve dhe eprorëve Tuaj…”, kështu është shprehur, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Du-shku, për Kolonel Dritan Demiraj, me rastin e ceremonisë së ndërrimit të komandantit të Batalionit të Forcave Speciale. Ju, tashmë, theksoi gjeneral Dushku, e keni përmbushur me sukses detyrën si “Komandant i Batalionit të Forcave Speciale”, duke demostruar aftësi organizuese, drejtuese, koman-duese, përkushtim në punë dhe nivel të lartë profesional. Në ceremoninë e organizuar me datë 14 Nëntor 2013, në ambjentet e Batalionit të Forcave Spe-ciale ku ishin të rreshtuar trupat e këtij batalioni merrnin pjesë, përfaqësues nga Shtabi i Forcave Tokësore, komandantë të reparteve. Nderonte me pjesëmarrjen e tij edhe Atasheu ushtarak i SHBA CDR Glenn Brown.

Ceremonia nisi me kalimin në revistë nga Komandanti i Forcave Tokësore` dhe ekzekutimin e Hymnit Kombëtar. Në nderim të rreshterit Maregn Brahmata, që u nda nga jeta para disa ditësh dhe nuk ndodhet në rreshtim përkrah kolegëve u mbajt një minutë heshtje. Nënkolonel Bardhyl Nuredinaj, Shef i personelit të FT-së lexoi urdhërat, për lirim dhe emërim në detyrë të Komandantit të Batalionit të Forcave Speciale. Më pas e mori fjalën Komandanti dorëzues i detyrës, Kolonel Dritan Demiraj, i cili falenderoi epro-rët dhe vartësit për mbështetjen e dhënë në realizimin e detyrave, për profesion-alizmin, gatishmërinë dhe përkushtimin në përmbushje të misionit të batalionit. Gjithashtu ai falenderoi efektivin e batalionit dhe familjet e tyre si dhe kon-tigjentin që aktualisht është në mision në Kandahar, Afganistan. Një falenderim i

veçantë shkoi edhe për ekipin e ODC të SHBA në MM dhe instruktorët amerikanë me të cilët së bashku janë realizuar një sërë projektesh për zhvil-limin e kapaciteteve operacionale të këtij batalioni. Në fund të fjalës, Ai uroi Nënkolonel Qazim Hoxha, suksese në detyrën e Komandantit të Batalionit të Forcave Speciale.Ceremonia vijoi me dorëzimin e Flamurit të Repartit. Komandanti i sapo emëruar Nënkolo-nel Qazim Hoxha, pasi falënderoi autoritetet e larta civile dhe ushtarake, për besimin dhe vlerësimin e treguar , siguroi, që të gjitha njohuritë dhe eks-periencën e fituar ndër vite do ta vë në shërbim të progresit të batalionit.

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, në fjalën përshëndetëse u shpreh se gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar së bashku me një profesionalizëm të lartë në përm-bushje të misionit.”Si Komandant i Forcave Tokësore –theksoi Gjenerali- , ndjehem krenar për punën e bërë nga ana Juaj, disiplinën dhe profesional-izmin e treguar, për kontributin e dhënë në misionet e jashtë vendit dhe veçanërisht në Kandahar, Afganistan.” Njëkohësisht shprehu falenderimet

dhe vlerësimet e tij për kolonel Dritan Demiraj, i cili si komandant i Batal-ionit të Forcave Speciale, për vite me radhë drejtoi me profesionalizëm dhe disiplinë të lartë në përmbushjen me sukses të objektivave të këtij reparti elitë të Forcave të Armatosura. Është e natyrshme , theksoi ndër të tjera Gjen-eral Dushku, që ceremoni të tilla të jenë pjesë e zhvillimit të një mentaliteti të ri drejtimi, në kuadrin e një vizioni më të plotë për rolin dhe kontributin e sejcilit në Forcat e Armatosura. Në këtë kuptim respektimi dhe vlerësimi i vlerave dhe i kontributit të sejcilit është faktori in-stitucional më i rëndësishëm për rritjen e nivelit të motivimit të njerëzve në detyrë. Në të njejtën kohë Komandanti

i Forcave Tokësore i uroi sukses në detyrën e re, Nënkolonel Qazim Hoxha, si Komandant i batalionit të Forcave Speciale dhe shprehu bindjen se me përvojën që ai mbart, përkushtimin ndaj detyrës, Batalioni i Forcave Speciale do të lartësoi më tej përformacën e tij në të gjithë spektrin e misionit. Karriera ushtarake e nënkolonel Qazim hoxha

Nënkolonel Qazim Hoxha, emëro-het në detyrën e Komandantit të Batal-ionit të Forcave Speciale, pas një eks-perience të gjatë në strukturat e Forcave Speciale dhe kualifikimesh të shumta të kryera brenda dhe jashtë vendit në fusha të ndryshme të përgjegjësisë në FA. Në vitet 1994-1998, nënkoloneli ndjek studimet dhe diplomohet si oficer në Akademinë Ushtarake të Turqisë. Pas përfundimit me rezultate të larta të studimeve specializohet në një pe-riudhë prej 6-muaj, në Akademinë Ushtarake në Turqi. Në vitet 1999-2000, ka kryer kursin bazë 6-mujor të forcave speciale të zhvilluar nga specialistët Turq në Batalionin e Forcave Speciale në rajonin e Farkës. Më pas ka ndjekur edhe kurse të tjera afatshkurtëra speciale si Kursin e Luftimit të Afërt, Kursin e Luftës në Qendrat e Banuara, të Shoqerimit të Personaliteteve, si dhe kursin e Operacioneve Speciale. Gjithashtu gjatë shërbimitt në Forcat Speciale, ka marre pjesë në disa stërvitje

ndërkombëtare si breda dhe jashtë vendit me Forcat Speciale të Aleancës dhe vendeve partnere. Në vitin 2003 për gjashtë muaj ka kryer kursin e kapitenit të karrierës së këmbësorisë në Fort Benning, Gorgia, SHBA. Në vitin 2008, ka kryer Kolegjin e Shtabit dhe të Komandimit për një periudhë 6-mujore të fokusuar në Operacionet e Forcave Toksore në Kingston, Kanada. Ndërsa në vitin akademik 2011-2012 në Fort Leav-enworth, SHBA, ka kryer me sukses Kolegjin e Komandes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Nënkolonel Hoxha për një periudhë 9 vjeçare (2000-2009) ka kryer detyrën si zv. komandat Grupi sSpecial, Ofecire shtabi për Stërvitjen, për operacionet, i koman-duar për një vit shef Operacionesh, komandant i Kursit të Pestë Special, i cili eshte zhvilluar për herë të parë nga instruktorë shqiptare. n/kolonel Hoxha është bashkëautor i disa manualeve operacionale për Forcat Speciale. Vitet e fundit ka kryer detyra tej (J5) në Shtabin e Përgjithsëm të FA-së si, specialist i Bashkëpunimit ushtarak, specialist për Planifikimin e Forcave Tokesore dhe ofi-cer Shtabi për Forcat Tokësore. Ai është kontribues në misionet jashtë vendit dhe konkretisht: 2004- Përfaqesues i vendit tonë në komandën e SFOR në Bosnje-Hercekovinë; 2006- Komandat i Grupit të Tretë Special në përbëreje të kontigjentit të 7-të në Mosul, Irak; 2010- Zv. Shef i Komunikimit Strategjik në komandën e NTM-A (NATO TRANING MISSION - AFGANISTAN), Kabul , Afganistan; 2013- Shef dhe këshilltarë për operacionet në përbërje të kontigjentit MAT-4.

N/Kolonel Hoxha është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe gjuhës turke. Eshtë i martuar ka dy vajza, Eni dhe Albana .

Major Nexhbedin BashaSpecialist per informimin

në BCU FT

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 20138 kds

shshP të FArsh, gjeneralmajor Jeronim Bazo ne ceremoninë e Ditës së KujtesësNë nderim të kujtimit të ushtarëve britanikë të rënë në vendin tonë

gjatë Luftës së Dytë Botërore, u zhvillua dje ceremonia e Ditës së Kujtesës, pranë memorialit të ushtarëve britanikë. Në ceremoninë e përvitshme morën pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, diplomatë të huaj, etj. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo zhvilluan homazhe dhe vendosën kurorë me lule pranë memorialit të ngritur në Parkun Kombëtar të Tiranës. Ushtarët britanikë kanë rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945, ndërsa kjo ceremoni përkujton sakrificat e vetëmohimin e tyre. E.K

Përfundon stërvitja e Kursit Bazë të nënoficerit të ANO në QS, “Semani-13”

Komandanti i KDs, gjeneralbrigade Bardhyl hoxha, ndjek zhvillimin e ditës së fundit të stërvitjes

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte planëzimi dhe aplikimi i standardizuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes dhe procesit të komandim –kontrollit në mjedis të simuluar në mënyrë reale

Në mjediset e Qendrës së Simulimit, për rreth 4 ditë është zhvilluar stër-vitja “Semani - 13”, me

temë “Veprimet e skuadrës në Pikë Kontrolli”, ku audienca kryesore stërvitore përbëhej prej 46 pjesë-marrës, kursantë të Kursit Bazë të N/Oficerit të ANO.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte planëzimi dhe aplikimi i standardi-zuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes dhe procesit të komandim –kontrollit në mjedis të simuluar në mënyrë reale.

Gjatë fazës së ekzekutimit, nga Qendra e Simulimit dhe ANO, është mundësuar krijimi i një mjedisi real stërvitor, me synim përmirësimin e njohurive të kursantëve, në përputhje me detyrat e tyre funksionale. Për të ndjekur nga afër këtë, por dhe futjen si risi në këtë stërvitje të programit më të ri VBS-2(Virtual Battle space 2), komandanti i KDS gjeneralbri-gade Bardhyl Hoxha, i shoqëruar nga komandanti i ANO, kolonel Arben Toska, shefi i Qendrës së Doktrinës, kolonel Ahmet Leka, komandanti i QS, kolonel Idriz Haxhiaj, si dhe personeli i CUBIC, vizitoi ambientet e QS ky kryhej stërvitja. Gjeneral Hoxha, u njoh nga afër me konceptin, skenarin e objektivat e stërvitjes, u interesua për mënyrën e kompoz-imit të audiencës stërvitore, e quajtur audience trajnuese primare, ashtu sikundër nëpërmjet prezantimeve nga disa prej personelit stërvitor, u njoh dhe me situatën aktuale të simulimit. Për pjesëmarrësit në stërvitje, gjen-eral Hoxha, u shpreh se në stërvitje të tilla, për më tepër kur këto zhvillohen me programe të reja e që i përafro-hen në maksimum realitetit konkret, duhet shumë punë për të përvetësuar, e vlerësuar dijet e marra. “Aplikimi i programit VBS-2 në këtë stërvitje,-

theksoi gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, - do ju japi mundësi për të një përfytyrim sa më real me një situatë konkrete në terren, si dhe për të qenë kompetentë e të aftë në zgjidhjen e situatave reale nëpër misione”.

Nga ana e tij, zoti Dee Esplin, përfaqësuesi i CUBC, u shpreh se stërvitja në përgjithësi ia arriti qëllimit dhe objektivave që kishte vendosur. “E rëndësishme është krijimi i një kofidence në përdorimin e simulimit, për të cilën audienca trajnuese ia ka arritur më së miri”.

Në këtë stërvitje, në mbështetje të objektivave madhorë të saj, që ishin; rritja e cilësisë së trajnimit për KBNO, duke shfrytëzuar programin simulativ; Aplikimi i procedurave të planëzimit, ekzekutimit dhe vlerësimit të stërvitjes, me mbështetjen e ekipit të CUBIC, me synim rritjen e aftësive operacionale të kursantëve; rritja e aftësive të instruktorëve të ANO për zhvillimin e trajnimeve individuale dhe kolektive; rritja e efikasitetit të trajnimit dhe zhvillimi i mësimeve të nxjerra, me synim përmirësimin e tra-jnimeve në të ardhmen; nga audienca trajnuese primare, u realizuan dhe

shumë objektiva konkrete trajnimi, si: kryerja e Procedurave të Drejtimit të Trupave; zbatimi i procedurave standarde të veprimit(SOP); ndërtimi i një Pike Kontrolli; zbatimi i rregul-lave të angazhimit gjatë zhvillimit të operacionit, etj.

Por çfarë është VBS-2?Virtual Battlespace 2 (VBS2)

është sistem simulimi me rezolucion shumë të lartë, si virtual që aplikohet në nivel ushtar/grup/skuadër dhe togë. Është një platformë trajnimi tre-dimensionale, plotësisht ndërvepruese

(bashkëvepruese) që siguron një mjedis virtual të përshtatshëm për një gamë të gjerë stërvitjesh ushtarake apo dhe për qëllime eksperimentimi. Ajo realizon simulimin e armatimit, mjeteve dhe pa-jisjeve të cilat përdoren gjatë zhvillimit të një stërvitjeje në kushte reale.

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 2013 9kds

Ekipi mjekësor amerikan i Gardës së New Jersey-it, vizitë në KDs

Komandanti i KDS gjener-

albrigade Bardhyl Hoxha, priti në një takim të veçantë ekipin mjekësor amerikan, të krye-suar nga n/kolonele Patricia Welsch. Takimi u bë në kuadër të përnjohjes që ekipi mjekësor amerikan, zhvil-loi pak ditë më parë në shkollën e Trupës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me SHBA. Gjeneral Hoxha, pasi falenderoi për ndihmën dhe kontributin edhe në fushën e mjekësisë, u shpreh se: - “Në funksion të trajnimeve të vazh-dueshme dypalëshe, personalisht së bashku me stafin jemi të hapur të bashkëpunojmë e mirëpresim çdo sugjerim në interes të zhvil-limit të mëtejshëm të personelit tonë ushtarak. Në këtë kuadër, si institucion arsimor ushtarak që e ka mision primar edukimin e trajnimin e personelit të FA, në rishikimin e kurrikulave dhe programeve të ar-simimit, do të përfshihet dhe fusha e mjekësisë. E përshëndes dhe i vlerë-soj përpjekjet tuaja për kompletimin me pajisje shëndetësore të kabinetit shëndetësor të Shkollës së Trupës në KDS. Kjo gjë do na shtojë

përgjegjësitë dhe obligimet tona, si strukturë përgjegjëse për trajnimin e të gjithë personelit mjekësor të FA. ”Nga ana e saj, n/kolonele Patricia Welsch, e njohu gjeneral Hoxhën me qëllimin e përnjohjes që ajo zhvilloi në SHT. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte marrja e kontakteve me personelin trajnues mjekësor për të krijuar një ide të qartë në lidhje me trajnimin dhe stërvitjen që zhvil-lohet për përgatitjen shëndetësore, ashtu sikundër dhe për përcaktimin e nevojave për trajnime të mëte-jshme shëndetësore për vitin 2014. Në lidhje më këtë, po punohet për përgatitjen e një standardi(SOP), për procedurat e punës. Në fund të takimit, u shpreh edhe njëherë bindja se bashkëpunimi dypalësh do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, pse jo dhe duke shtuar fushat e këtij bashkëpunimi.

Ambasadori i Gjermanisë në shqipëri, leksion në KLsM

Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që Ambasadori gjerman Hoffmann, zhvilloi me Kursin e

Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në takim morën pjesë ko-mandanti/rektori i AFA, Kolonel Dr. Agim Sula, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, nënkolonel Ardian Lulaj. Ambasadori gjerman Hoffmann shoqërohej nga atasheu ushtarak gjerman i akredituar në vendin tonë, nënkolonel Guido Altendorf. Pasi i uroi mirëseardhjen, Ko-mandanti i KDS, Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha, e njohu Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Zotin Hoffmann, me përshkrimin e KLSM, si kursi më i lartë institucional në fushën e sigurisë e mbrojtjes në sistemin arsimor ushtarak; qëllimin e tij në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal e më gjerë në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, Zoti Hoffmann u njoh me kurrikulat e mësimdhënies, audioncën e pjesëmarrjes në kurs, në mënyrë të veçantë për audiencën e huaj nga vendet e rajonit. Gjeneral Hoxha, u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit midis të dy vendeve, duke theksuar se ky b/punim, i nisur më parë do të vazhdojë të thellohet më shumë dhe në të ardhmen, duke shtuar dhe fushat e bashkëpunimit. Gjeneral Hoxha e falenderoi Ambasadorin Hoffmann dhe vlerësoi kooperimin mjaft pozitiv e thelbësor me Qendrën Marshall, Akademinë e Hamburgut, si dhe krj8min e mundësive në drejtim të shkëmbimit të lektorëve dhe eksperiencave “Këto raste- vijoi gjeneral Hoxha- i shërbejnë më së miri ndarjes së ideve, shkëmbimit të eksperiencave për çështje të ndryshme, të fokusuara kryesisht në fushën e sigurisë e mbrojtjes për Shqipërinë e vendet e rajonit. Ne ekspozojmë veten tonë, por ndërkohë dhe përfitojmë eksperiencën e vendeve të rajonit e më gjerë, prandaj nisur nga këto eksperienca do

përmirësojmë dhe kurrikulat e programet mësimore tonat”. Nga ana e tij, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, z.Hellmut Hoffmann, u shpreh tepër entuziast për frymën dhe rritjen e këtij bashkëpunimi. Ai vlerësoi këtë bashkëpunim, por nga ana tjetër vlerësoi mjaft pozitivisht dhe bashkëpunimin dhe kooperimin midis pjesëmarrësve shqiptarë dhe atyre të huaj në Kursin e Lartë të Sigurisë. “Si anëtarë të përbash-kët të NATO-s, vlerësoj bashkëpunimin dhe kontributin e përbashkët në fushën e sigurisë e mbrojtjes. Është bukur të kesh shkëmbime eksperiencash e benefitesh ndërkom-bëtare në të mirë të palëve - theksoi ambasadori Hoffmann në takim”. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën bindjen se marrëdhëniet e b/punimi dypalësh në fushën e arsimimit dhe trajnimit, do të vazhdojnë të thellohen më tej. Sipas axhendës, ambasadori Hoffmann, zhvilloi lektimin mjaft interesant e të kuptueshëm, me temë: “Vizioni gjerman mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor”.

Më herët komandanti i KDS, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha priti në një takim të veçantë Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, zotin Hellmut Hoffmann

Komandanti i KDS, gjen-eralbrigade Bardhyl Hoxha priti në një takim të veçantë Ambasadorin e

Greqisë në Shqipëri, zotin Leonidhas Rokanas. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që Ambasadori grek Rokanas, zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në takim morën pjesë Komandanti/Rektori i AFA, Kolo-nel Dr. Agim Sula, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Nënkolonel Ardian Lulaj. Ambasadori grek Rokanas shoqërohej nga atasheu ushtarak grek i akredituar në vendin tonë, kolonel Gerasimos Spiro Rosis. Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, e njohu Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, zotin Rokanas, me mi-sionin dhe strukturën e KDS, me përshkrimin e KLSM, si kursi më i lartë institucional në fushën e sig-

urisë e mbrojtjes në sistemin arsimor ushtarak; qëllimin e tij në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal e më gjerë në fushën e mbrojtjes, si dhe me organizimin e funksion-imin e Qendrës së Simulimit, nga pikëpamja e zhvillimit të stërvitjeve rajonale. Gjithashtu, zoti Rokanas, u

njoh me kurrikulat e mësimdhënies, audiencën e pjesëmarrjes në kurs, në mënyrë të veçantë për audiencën e huaj nga vendet e rajonit. Gjen-eral Hoxha, u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit midis të dy vendeve, duke theksuar se ky b/punim, i nisur më parë do të vazhdojë të thellohet

Gjeneralbrigade Hoxha pret ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, Leonidhas Rokanas

takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest speaker” që ambasadori grek rokanas, zhvilloi me KLsM

Tematika e lektimit që zoti Rokanas zhvilloi me audiencën e KLSM, “Vizioni grek mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, u diskutua edhe në fokusin e perspektivës së BE dhe NATO

më shumë dhe në të ardhmen, duke shtuar dhe fushat e bashkëpunimit. “Është një nder dhe njëkohësisht dhe veçanti për audiencën e KLSM, që përveç njohurive e benefiteve mbi fushën e sigurisë e mbrojtjes nga vendet e rajonit, pjesëmarrësit t’i zgjerojnë këto njohuri edhe në

fusha të tjera si ajo ekonomike e financiare, nëpërmjet shkëmbimit të ideve, përgjatë lektimit tuaj si “Guest Speaker”, në cilësinë dhe të ekspertit mjaft të mirë të këtyre fush-ave”- theksoi gjeneral Hoxha, gjatë takimit. Nga ana e tij, ambasadori i Greqisë në Shqipëri, Leonidhas Rokanas, u shpreh tepër entuziast për frymën dhe rritjen e bashkëpunimit jo vetëm midis dy vendeve, por edhe midis Forcave të Armatosura të dy palëve. Në takim u diskutua dhe për presidencën e radhës në BE, që do të mbajë Greqia në 6-mujorin e parë të 2014. Në këtë kontekst, tematika e lektimit që zoti Rokanas zhvilloi me audiencën e KLSM, “ Vizioni grek mbi zhvillimet më të fundit në Ball-kanin Perëndimor, u diskutua edhe në fokusin e perspektivës së BE dhe NATO. Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha, i akordoi Ambasadorit të Greqisë, zotit Leonid-has Rokanas, Certifikatën e Nderit.

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 201310 dekorimi

Organizohet ceremonia e dekorimit të kolonel ® Zaim Kuçi

Kolonel ® Zaim Kuçi në fjalën e tij falënderoi autoritetet franceze për nderin që iu bë atij dhe forcave tona të armatosura si dhe vlerësoi se: - “Koha e qëndrimit në Francë më ka pasuruar

shumë profesionalisht por mbi të gjitha emocionalisht dhe shpirtërisht”

Ditën e hënë më 11 n ë n t o r 2 0 1 3 , n ë qytetin e Korçës, u organizua ceremo-

nia e dekorimit të kolonel ® Zaim Kuçi. Në këtë ceremonial morën pjesë zoti Dritan Hila, zv/ministër i Mbrojtjes, Prefekti dhe Kryetar i Bashkisë së Kor-çës, si dhe ishin të ftuar Atashe të mbrojtjes të akredituar në Tiranë.Ambasadorja e Repub-likës së Francës zonja Moro në fjalën e saj shprehet se: jam shumë e lumtur dhe e nderuar që kam rastin të kremtoj edhe një herë sot miqësinë Shqiptaro-Franceze si dhe të nderoj një ish-oficer të Forcave të Arma-tosura Shqiptare. Ambasadorja e Republikës së Francës i dorë-zoi medaljen “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës” akor-duar nga Presidenti i Republikës Franceze. Para vendosjes së dekoratës, në fjalën e saj, Am-basadorja vlerësoi karrierën dhe punën e kolonelit, e cila do të na lejojë shprehet ajo, të shpje-gojmë përse Franca ka vendosur t’ju nderojë sot. Kolonel ® Zaim Kuçi në fjalën e tij falënderoi autoritetet franceze për nderin që iu bë atij dhe forcave tona të armatosura si dhe vlerësoi se: - “Koha e qëndrimit në Francë më ka pasuruar shumë profesional-isht por mbi të gjitha emociona-lisht dhe shpirtërisht”.

Ambasadorja e Francës MoroNë fjalën e saj ambasadorja e Republikës së Francës zonja Kristinë Moro: - “Jam shumë e lumtur dhe e nderuar që kam rastin të kremtoj edhe një herë sot miqësinë Shqiptaro-Franceze si dhe të nderoj një ish-oficer të Forcave të Armatosura Shq-iptare. Mik i shtrenjtë! Para se të procedoj me vendosjen e dekoratës, do të kujtoj, siç është tashmë traditë, etapat kryesore të karrierës tuaj, e cila do të na lejojë gjithashtu të shpjegojmë përse Franca ka vendosur t’ju nderojë sot. Kolonel Kuci ! Ju keni lindur në vitin 1955, jo larg nga këtu, në Berat dhe ju jeni atashuar forcave të arma-tosura nga viti 1971, kohë kur ju vazhdonit shkollën e mesme “Skenderbej” në Tiranë para se të ndiqnit formimin tuaj në

Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë. Ju bëheni pilot luf-tarak, « Gjuajtës » në vitin 1979 dhe e ushtroni këtë profesion në një kontekst krejt të kundërt nga ky i sotmi deri në vitin 1990. Ju keni bërë në total rreth 350 orë fluturimi në avionë të ndryshëm, Mig 15, Mig 17 dhe Mig 19, të gjithë dhe secili më i vështirë se tjetri për tu pilotuar. Aftësitë profesionale dhe cilësitë tuaja u njohën nga hierarkia juaj e asaj kohe. Kështu ju kryeni Akade-minë gjitharmëshe të Mbrojtjes në Tiranë nga viti 1990 deri në vitin 1992 dhe në mbarim të studimeve ju keni mbajtur disa poste me përgjegjësi, në fillim si Shef i Stërvitjes së Aviacionit dhe me pas si Shef Shtabi i Bazës Ajrore të Kuçovës”. Në vijim të fjalës së saj znj.Moro shtoi se: -“Në këtë periudhë ju jeni dalluar edhe për cilësi pedagogjike dhe për dëshirën tuaj për një mendim strategjik të avancuar ju kanë çuar që ju të përzgjidheni dhe të emëro-heni zv/komandant i Akademisë Ajrore të Vlorës deri në vitin 1998. Në këtë vit, Shtabi i Përgjithshëm i FA vendosi t’ju dërgojë të ndiqni një formim në CID, Kolegjin gjitharmësh

të Mbrojtjes në Paris ku ju bëni pjesë në Promocionin e 6 (si për koincidencë, ju keni kryer Kolegjin Superior të Mbrojtjes një vit më parë se atasheu unë i mbrojtjes). Parisi ju bën për

vete dhe formimi mbi planifi-kimin operacional dhe strategjik korrespondon komplet me prir-jet dhe pritjet tuaja. Në kthimin tuaj nga Parisi, i pasuruar me formim dhe njohuri të reja, ju do

të bëheni dhe emëroheni peda-gog në Akademinë e Mbrojtjes të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe më pas shef i zyrës së Strategjisë dhe Planifikimit dhe në fund të vitit 2004 deri në vitin 2006 keni kryer detyrën e Këshilltarit Ushtarak të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Por, Pa-risi që ju kishte pritur për studi-met ju mungon. Dhe ja, në vitin 2006 ju do të bëheni Atasheu i parë i Mbrojtjes i akredituar në France, një hapje e re në mar-rëdhëniet franko-shqiptare dhe për bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve”. Në një inter-viste të dhënë gazetës “Ushtria” të datës 28 korrik 2006, ju keni mirësinë ti bëni homazh cilësisë së formimit ushtarak francez nga i cili ju keni përfituar gjatë viteve të studimit në Kolegjin e francez të mbrojtjes (CID). Por ju theksoni në të njëjtën kohë ambicien e misionit tuaj të ardhshëm që ka të bëjë me për-gatitjet për hyrjen e Shqipërisë në NATO ku ju theksoni: - “Ne shpresojmë që një vend mik si Franca të na mbështesë në këtë proces të rëndësishëm. Ne shpresojmë që zëri i Francës do të jetë për ne, me ne për realiz-imin e objektivit tonë të madh

Ambasadorja e Republikës së Francës i dorëzoi medaljen “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës” akorduar nga Presidenti i Republikës Franceze. Para vendosjes së dekoratës, në fjalën e saj, Ambasadorja vlerësoi karrierën dhe punën e kolonelit, e cila do të na lejojë shprehet ajo, të shpjegojmë përse Franca ka vendosur t’ju nderojë sot. Kolonel ® Zaim Kuçi në fjalën e tij falënderoi autoritetet franceze për nderin që iu bë atij dhe forcave tona të armatosura

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 2013 11 PU

Në kuadrin e procesit të përzgjedhjes së N/Oficerit me të mire në Policinë Ushtarake, më datë 07.11.2013, u realizua takimi përzgjedhës

me të gjithë n/oficerët e Policisë Ushtarake. Në takim u diskutuan procedurat e përzgjedhjes së “N/oficerit të Vitit”, në n/reparte dhe caktimin e personave që do të kishin të drejtën e votës dhe mënyrën e votimit për n/oficerin më të mire. Për vlerësimin e kandidatëve u ngritën dy komisione, komisioni për verifikimin e dosjeve dhe komisioni i numërimit të votave. Për votim u paraqitën tre kandidatura, dhe mbas verifikimit të dosjeve dhe bazuar në cilësitë e treguara gjatë vitit, komisioni përzgjodhi: Tetar Ismail Kryemadhi, n/tetar Erli Jemini dhe n/tetar Marneda Marku, të cilët kishin dokumenta-cionin e domosdoshëm për të vazhduar me procedurën e përzgjedhjes. Në përfundim të votimit rezultoi se “Nënoficeri i Vitit” për Policinë Ushtarake u përzgjodh tetar Ismail Kryemadhi. Tetar Ismail Kryemadhi është një ushtarak i cili ka shërbyer përgjatë 11 viteve në Policinë Ushtarake në detyra të ndryshme. Karrierën e tij e ka filluar si magazinier në vitin 2003 në Shkollën e Trupës së Policisë Ushtarake. Nga viti 2003- 2007 ka

nënoficer për Koordinimin dhe Standardet në Seksionin e Operacioneve në Shtabin e Policisë Ushtarake. Nga 2010 e në vazhdim kryen detyrën e Administratorit në Seksionin e Personelit në Shtabin e Policisë Ushtarake. Gjatë karrierës së tij ai ka kryer një Mision Paqeruajtës, (IMP, Policia Ushtarake Ndërkombëtare) Kabul, Afganistan në periudhën 15.01.2011 – 07.2011 me një vlerësim të shkëlqyer nga Komanda e Operacionit Paqeruajtës. Gjithashtu ka kryer kurse të shumta kualifikimi të cilat i kanë shërbyer në avancimin në gradë dhe karrierë me nivel të lartë të gjuhës angleze. Tetar Kryemadhi gjithashtu është një frekuentues i rregullt i sportit dhe përgatitjes fizike dhe kryen detyrën e trajnerit në Sportin e Karatesë dhe Taekwondo. Më forcën e disiplinës, këmbënguljes dhe aftësive të tij ai është shpallur kampion në Karate dhe Taekwondo. Ai ashtë angazhuar në sportin e Taekwondo si Arbitër Kombëtar Shqiptar i kësaj disipline; Trajner i ekipit Kombëtar Shqiptar, Kategoria e të Rinjve; Trajner i ekipit Kombëtar Shqiptar, Kategoria e të Rriturve. Tetar Ismaili shprehet se : Gjate viteve të fundit kam punuar shumë për të qenë një anëtar efikas i Policisë Ushtarake, duke përshtatur kërkesat e profesionit ushtarak për të arritur efikasitetin profesional.

Përzgjidhet nënoficeri i vitit ne Policinë Ushtarake

shërbyer si komandant Skuadre në Togën Paqeruajtëse të Kompanisë së Parë Operacionale. Nga viti 2007- 2010

anëtarësimin në NATO” dhe ia dolët, duke vijuar iniciativat dhe përpjekjet tuaja për operacionin në kuadër të BE. dhe përsëri ia dolët mbanë. “Në rolin tuaj si Atashe i Mbrojtjes ju keni qenë në veçanti i vlerësuar, kjo për faktin që ju flisni dhe shkru-ani në mënyrë perfekte gjuhën frënge. Prezenca dhe aktiviteti juaj i përditshëm, pa as me të voglin dyshim do të kontribuojnë, do të shtyjnë, do të nxisin një dinamikë të re të marrëdhënieve të mbrojtjes franko-shqiptare. Në fund të man-datit tuaj 4 vjeçar, i cili ju dha kënaqësinë të shihni të realizohej pranimi i Shqipërisë në NATO, ju u kthyet në Shqipëri në vitin 2010. Për disa muaj ju u emëruat këshilltar ushtarak i Shefit të Shtabit të Ushtrisë për problemet e lidhura, që kanë të bëjnë me integrimin në NATO dhe më

pas në vitin 2011 në mënyrë të merituar ju tërhiqeni (dilni në pension) Pension?, tërheqje ? Jo tamam, pasi mendimi strategjik dhe shkrimi dalin mbi ju dhe ja ju emëroheni analist në Qendrën Kombëtare të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Mbeteni i vëmend-shëm lidhur me atë që ndodh në France dhe nuk mungoni të ko-mentoni daljen e « Librit të ri të Bardhë » Francez mbi mbrojtjen dhe sigurinë dhe e komentoni në një stil i cili është vetëm i juaji: precizon, konciz dhe drejtësi (force) dhe padyshim me një pikë nostalgjie.I nderuar Kolonel! Sot është rad-ha e Francës që t’ju falënderojë me gjithë zemër. Është për mua një emocion tepër i veçantë të vij këtu në Korçë një vend po aq simbolik i marrëdhënieve franko-shqiptare dhe gjithashtu i rolit që

ushtria franceze ka luajtur, ka pothuajse 100 vjet për Korçën dhe Shqipërinë. I nderuar Kolonel! Në emër të Presidentit të Repub-likës Franceze dhe në përputhje të pushtetit të dhënë Ju bëjmë: “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës”.

Flet Kolonel ® Zaim Kuçi Në fjalën e tij kolonel ® Zaim Kuçi tha: - “Sot jam shumë i nderuar, shumë i vlerësuar dhe sigurisht kam shumë emocione. Kam një jetë të tërë që i shërbej Shqipërisë dhe kjo më bën të ndjehem krenar. Kam mbi 30 vjet që i shërbej sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tim dhe kjo më bën gjithashtu krenar. Në Francë - një nga shtyllat kryesore të Europës, pata fatin dhe përgjegjësinë të përfaqë-soja për rreth katër vjet, Min-

istrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RSH dhe kjo më bën shumë krenar. Si ushtaraku që hapa për herë të parë për-faqësimin diplomatik ushtarak të Tiranës në Paris, u përkushtova me angazhimin maksimal e me ide të shumta, jo vetëm të kri-joja bashkëpunimin aq të domos-doshëm të Shqipërisë me Francën në fushën e mbrojtjes, por të kontribuoja që ky bashkëpunim të zhvillohej, siç është zhvil-luar, në mënyrë të suksesshme. Suksesi i këtij bashkëpunimi më bën shumë, shumë krenar. Mirënjohja ime shkon gjithashtu për autoritetet drejtuese të Min-istrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Francës, për ko-mandat dhe drejtuesit e të gjitha niveleve, për inkurajimin dhe

mbështetjen e shkëlqyer që më dhanë në këtë mision. Mirënjohje për Ju e nderuar Shkëlqesi Am-basadore, për paraardhësen tuaj, znj.Daviet si dhe për kolegët e mi atashe të mbrojtjes të Francës”. Më tej kolonel ® Zaim Kuçi shtoi se: - “Pata fatin të arsimohem dhe të kualifikohem në akademitë ushtarake të Francës. Prandaj mirënjohja ime shkon për të gjithë stafin akademik ushtarak francez, për vizionin që më krijuan për të kuptuar dhe për t’u orientuar në gjeopolitikat moderne. Koha e qëndrimit në Francë më ka pa-suruar shumë profesionalisht por mbi të gjitha emocionalisht dhe shpirtërisht. Me dekoratën e lartë që më akordoni, ju më akreditoni për së dyti. Ajo do të mbetet kujtim i paharruar në mendjen time dhe në atë të familjes time. Ju faleminderit”.

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 201312 kosovë

Bazuar në planin e bash-këpunimit bilateral në mes të

Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura (FA) të Gjermanisë, Oficerët dhe zyrtarët e MFSK-së dhe FSK-së kanë ndjekur semi-narin tre ditor në Komandën e Forcave Tokësorë (KFT) të FSK-së “Forcat e armatosura në Demokraci”, në të cilin kanë ligjëruar ligjëruesit nga Gjerma-nia, nënkolonel Norbert Stanko drejtues i seminarit Qendra e Drejtimit të Brendshëm dhe nënkolonel Martin Gerster. Gjatë javës sa ka zgjatur seminari më drejtorët e Departamenteve të MFSK-së dhe shefat e sektorëve të MFSK-së si dhe me shefat e Departamenteve të KFT-së janë diskutuar tema të ndryshme e me theks të veçanet “Zhvil-limi i udhëheqjes dhe edukimi qytetar”, “Të drejtat dhe detyrat e anëtarit të shërbimit”, “Ligji di-siplinor” etj. Synimi i këtij semi-nari ishte që pjesëtarët e FSK-së të arrijnë nivelin sa më të lartë sipas standardeve të kërkuara si dhe thellimin e bashkëpunimit të MFSK-së dhe FSK-së me Forcat e Armatosura të Gjermanisë. Në fund të seminarit të pranish-mit janë pajisur me certifikata. Gjatë kohës sa është mbajtur ky trajnim, oficerët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Gjermanisë kanë pasur takime të ndara edhe me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastratin dhe komandantin e Komandës së Forcave Tokësore gjeneralmajor Rrahman Ramen, ku kanë shkëmbyer informa-cione rreth drejtimit të brend-shëm në Forcat e Armatosura.

Oficerët dhe zyrtarët e lartë të MFSK-së dhe FSK-së ndjekin

seminarin “FA në Demokraci”

Koloneli amerikan ligjëroi temën “Filozofia e komandës dhe marrëdhëniet oficerë-nënoficerë”Koloneli Woods, gjatë ligjërimit, në përgjithësi specifikoi rolin dhe rëndësinë e nënoficerëve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes

oficerëve dhe nënoficerëve, që është kusht paraprakë për arritjen e rezultateve gjatë punës, planifikimit dhe ekzekutimit të detyrave

Oficerët dhe nënoficerët e FSK-në, në Komandën e Doktrinës dhe Stër-vitjes, në Ferizaj ndo-

qën ligjëratën me temë “Filozofia e Komandës dhe Marrëdhëniet Oficerë-Nënoficerë” ligjëruar nga komandanti i Bonstillit, koloneli David J.Woods me 11 nëntor 2013. Koloneli Woods, gjatë ligjërimit, në përgjithësi specifikoi rolin dhe rëndësinë e nënoficerëve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes oficerëve dhe nënoficerëve, që është kusht paraprakë për ar-ritjen e rezultateve gjatë punës, planifikimit dhe ekzekutimit të detyrave. Ai, këtë e ndërlidhi duke sjellë disa pjesë nga përvojat e tij, gjatë karrierës dhe pikërisht bash-këpunimit të mirë, që ka pasur me stafin e nënoficerëve, e që është kombinimi më i rëndësishëm, për arritjen e rezultateve pozitive në ushtri. Më pastaj u fokusua në shtatë kushtet, kryesore, që duhet t’i realizojë një oficerë për të qenë patjetër i suksesshëm në ushtri siç janë: besnikëria, detyra, respekti, shërbimi vetëmohues, nderi, in-tegriteti dhe guximi personal. Me këtë rast, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), gjeneralbrigade Enver Cikaqi, ka falënderuar kolonelin David Woods, për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij personal dhe të stafit të tij për Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përmes ligjëratave dhe trajnimeve që janë duke i realizuar në KDS, por edhe

për përvojën e tyre që po e sjellin te pjesëtarët e FSK-së të cilët çdo herë shprehin interesim për bashkëpunim në fusha ushtarake. Në fund, koman-danti i KDS, gjeneralbrigade Enver

Cikaqi dhe komandanti i Bonstillit, koloneli Woods premtuan vazh-dimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, ndërmjet Komandës së KDS-së dhe Bondstillit. Në të

njëjtën ditë në Komandën e Dok-trinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, u shënua “Dita e Veteranëve të SHBA-s” që është dite e shënuar në kalendarin vjetor të KDS-së.

Edhe 35 nënoficerë kryejnë Kursin e Nënoficerit, gjenerata e tretë 201

Në kazermën “Skenderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, në Ferizaj, u mbajt ceremonia e certifikimit të Kursit të

nënoficerëve, gjenerata 03/2013. Kursin e kanë kryer 35 pjesëtarë të FSK-së, nga të gjitha njësitet, me gradën tetar dhe rreshter, dhe u realizua nga instruktorë të Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), të FSK-së. Kursi i nënoficerëve ka pas 10 module, të cilat janë ligjëruar gjatë periudhës shtatë javore, në të cilin kurs, është bërë një kombinim i pjesës teorike dhe asaj praktike. Disa nga modulet të cilat janë ligjëruar janë: Koncepti zhvillimor i nënoficerëve, Lidershipi ushtarak, Navigimi tokësor, Operacio-net e mbështetjes së paqes, Taktikat luftarake, Teknikat e ligjërimit, Rregullore rreshtore, etj. Gjithashtu është realizuar edhe një ushtrim fushor 3 ditor, në hapësirat e kazermës, ku nënoficerët kanë marrë njohuri të kombinuara nga teoria në prak-tikë. Një kontribut të veçantë, në realizimin e këtij kursi, ka dhënë edhe rreshtermajori Allen Dall, nga Ambasada Amerikane, në Prishtinë, përmes ligjëratave, për nënoficerët. Me rastin e certifikimit të nënoficerëve; Rreshtermajori Allen Dall, u shpreh

se ndihet i kënaqur që pati rastin të kontribuojë në realizimin e këtij kursi, për të shtuar se: “pjesëtarët e FSK-së, kanë treguar përkushtim të lartë në nxënjen e dijes dhe shkëmbimit të përvojave”. Ndërsa, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, tha se: zhvillimi i nënoficerëve gradualisht po merr formën e duhur,

duke realizuar kursin, në mënyrë të unifikuar sipas standardeve të FSK-së, për trajnimet dhe zhvillimin e nënoficerit, duke u bazuar në konceptet e NATO-s. “FSK-ja çdo ditë e më tepër është duke u avancuar me trajnime të ndryshme të cilat janë duke u realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, mirëpo është shumë me rëndësi të ceket se edhe pjesëmarrja aktive e kadetëve po na e lehtëson zhvillimin dhe ngritjen e nënoficerëve çka është edhe synim i yni si njësi trajnuese”. Duke inkurajuar instruktorët që të vazhdojnë me punë, por edhe duke vlerësuar punën e tyre të pakursyer në realizimin e kursit, gjeneral Cikaqi, tha se, sot ndihemi krenar që po shpërndajmë njohuritë tona nëpër të gjitha njësitë e FSK-së, dhe njëkohësisht po standardizojmë programet konform detyrave dhe përgjegjësive. Në fund, Komandanti i KDS-së, u dha mirënjohje nënoficerëve më të dalluar. Çmimi për arritje Akademike iu dha tetarit Besnik Behrami, Çmimi për standard të lartë të Udhëheqjes, tetarit Gafurr Guri, Çmimi për Disiplinë, tetarit Shemsi Islami, Çmimi për arritje të standardit në fitnes fizik, tetarit Shpendim Frangu dhe Çmimi i Komandantit, tetarit Nail Morina.

Kursi i nënoficerëve ka pas 10 module, të cilat janë ligjëruar gjatë periudhës shtatë javore, në të cilin kurs, është bërë një kombinim i pjesës teorike dhe asaj praktike

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 2013 13nato

L A J M Ë r i MMBI DATAT DHE AMBIENTET NË TË CILAT DO TË

ZHVILLOHET TESTIMI I KANDIDATËVE QË DO TË APLIKOJNË PËR TË NDJEKUR STUDIMET NE INSTITUCIONET

ARSIMORE USHTARAKE JASHTE VENDIT NE SHBA PER VITET AKADEMIKE 2014-2018

• Testimi psikologjik, do të zhvillohet në ambientet e Sektorit Psiko-social më datën 18.11.2013, ora 08.30.

•Testimi i aftësive fizike, do të kryhet në palestrën e Garnizonit “Skënderbej” më datën 19.11.2013, ora 08.30.

• Testimi i aftësive të gjuhës së huaj, do të kryhet në ambientet e Qendrës së Gjuhëve të Huaja, me datën 21.11.2013, ora 08.30.

• Testimi për vlerësimin intelektual, do të zhvillohet në sallën e testimeve të Qendrës së Personel Rekrutimit, me datën 25.11.2013 ora 08.30.

QENDRA E PERSONEL REKRUTIMIT

NATO merr pjesë në javën kundër piraterisëNumri i sulmeve pirate në det, në brigjet e Somalisë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Prania e luftanijeve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të NATO-s si dhe masat e sigurisë të miratuara nga kompanitë e anijeve tregtare, kanë ndihmuar të gjitha për të

zvogëluar kërcënimin. Nuk ka pasur rrëmbime të suksesshme anijesh në brigjet e Somalisë për më shumë se një vit

Më shumë se 200 pjesë-marrës, duke përf-shirë përfaqësues nga vendet afrikane, in-

dustrinë e anijeve, ekspertë ligjorë dhe NATO diskutuan kërcënimin e vazhdueshëm të piraterisë në brigjet lindore të Afrikës në një konferencë ndërkombëtare që u mbajt ne Xhibuti këtë javë. Ky ishte takimi i 15 Plenar i Grupit të Kontaktit për Piraterinë në brigjet e Somalisë. Kjo ishte hera e parë që Grupi i Kontaktit u mblodh në Xhibuti, duke sinjalizuar një rol më të zgjeruar lidershipi për kombin lindor të Afrikës në luftën kundër piraterisë në rajon. Delegatët disku-tuan kërcënimin e vazhdueshëm të piraterisë në brigjet e Somalisë dhe si mund të kontribuojnë kombet ra-jonale në përpjekjen ndërkombëtare kundër piraterisë. “Ka ende një kërcënim për të lun-druar në këtë zonë, siç pamë gjatë fundjavës kur një anije e NATO-s kapi piratët e dyshuar, të cilët duket se sulmuan një anije tregtare”, tha zëvendës ndihmëssekretari i përgjith-shëm i NATO-s për operacionet, Rick Froh, i cili udhëhoqi delega-cionin e NATO-s. “NATO është e angazhuar të luftojë dhe me ndihmën e vendeve rajonale ne mund të vazhdojmë të reduktojmë kërcënimin e piraterisë që ka pasur një ndikim negativ në sigurinë ra-jonale dhe në ekonomitë tona. Kjo është një konferencë e rëndësishme, e para e mbajtur në një vend afrikan, Xhibuti. Në mbledhjet e grupit, ne diskutuam një nga prioritetet tona kryesore, duke përfshirë edhe ndërtimin e kapaciteteve rajonale për të luftuar piraterinë”, tha ai. Numri i sulmeve pirate në det në brigjet e Somalisë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Prania e luftanijeve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të NATO-s si dhe masat e sigurisë të miratuara nga kompanitë e anijeve tregtare, kanë ndihmuar të gjitha për të zvogëluar kërcënimin. Nuk ka pasur rrëmbime të suksesshme anijesh në brigjet e Somalisë për më shumë se një vit. Java 4-ditore kundër piraterisë në Xhibuti mbaroi më 14 nëntor, por të 5 grupet e punës, të cilët i raportojnë Grupit të Kontaktit, takohen rregullisht për të adresuar çështjet e prekura nga pirateria, të tilla si lundrimi detar dhe mirëqenia e detarëve.

Luftanija e NAtO-s hDMs EsBErN sNArE, i ngre kurth piratëve të dyshuar Operacioni i NATO-s, OCEAN SHIELD, luftanija HDMS ESBERN SNARE, i ngriti kurth dy anijeve të vogla dhe arrestoi nëntë piratë të dyshuar, pas një sulmi në zonë ditën e mëparshme. Anija me flamurin danez, TORM

KANSAS, raportoi se u sulmua pa sukses nga piratët në Oqeanin Indian, por ekipi i armatosur i sigurisë së anijes e sprapsi sulmin. ESBERN SNARE, njësia më e afërt e NATO-s për sulmin e dështuar, u drejtua në vendin e ngjarjes nga komandanti i OCEAN SHIELD, Task Force (CTF-508), kapiteni i parë, Henning Amundsen. Gjatë natës, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, ESBERN SNARE lokalizoi një anije për gjuetinë e balenave dhe një varkë të lehtë në afërsi të sulmit pranë anijes daneze.Njësia speciale detare e ESBERN SNARE, e mbështetur nga helikopteri LYNX, i ngarkuar në anije, nisën një operacion kundër dy anijeve të vogla për të hetuar përfshirjen e tyre të mundshme në sulmin e ditës së mëparshme. Piratët e dyshuar u dorëzuan pa bërë rezis-tencë dhe po mbahen të arrestuar në bordin e ESBERN SNARE.

Sulmi i dështuar mbi TORM KAN-SAS është njëri prej disa sulmeve të tilla në Oqeanin Indian gjatë ditëve të fundit, duke treguar një rritje në aktivitetin pirat në rajon. Asnjë prej këtyre sulmeve nuk ka qenë i suksesshëm, për shkak të pranisë së madhe të tre task force kundër piraterisë dhe disa mjeteve detare të pavarura që patrullojnë pellgun e Somalisë dhe Gjirin e Adenit si dhe përdorimi i ekipeve të armatosura dhe përdorimit të praktikave më të mira kundër piraterisë nga shumë anije tregtare që kalojnë në rajon.“Ky incident është dhe një shembull pozitiv për suksesin e komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e pira-terisë dhe një kujtesë se duhet të qëndrojmë vigjilentë”, tha Amund-sen. “Rrënja e piraterisë do të mbetet dhe pse bashkësia ndërkombëtare po punon për ta adresuar atë”. Alba Musaraj

Forumi i industrisë së NATO-s u mbajt në Stamboll, Turqi më 14

nëntor dhe adresoi nevojën për më shumë dialog ndërmjet NATO-s dhe industrisë për të siguruar përfitimet e Aleancës nga zgjidhjet më të mira për kërkesat ushtarake, brenda kufizimeve të pritshme buxhetore dhe kufizimeve kohore, tani dhe në të ardhmen e para-shikueshme. Forumi u sponsorizua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe u bashkë-organizua nga komandanti Suprem i Aleancës për Transformim, gjenerali Jean-Paul Palomeros dhe ndihmëssek-retari i Përgjithshëm për Mbrojtjen e Investimeve, Patrick Auroy. Aleanca do ta mbajë dialogun e hapur me përfaqësues të lartë nga industria dhe qeveritë për tema që lidhen me zhvil-limin e aftësive mbrojtëse, për të ndarë pikëpamjet dhe përvojën e tyre dhe për të identifikuar zgjidhjet për sfidat aktuale të sigurisë dhe ato financiare. Ai do të shërbejë si një bord testues për të diskutuar zbatimin e udhëheqjes strategjike që krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s shprehën vitin e kaluar në samitin e Çikagos dhe në Konceptin Strategjik të NATO-s. Më shumë se kurrë, NATO duhet të qëndrojë e gatshme për angazhimin aktiv me aftësitë moderne. Për ta arritur këtë, NATO duhet ta mbajë të fuqishme mbrojtjen dhe përmbajtja e aftësive të jetë e aftë në menaxhimin e krizave dhe të garantojë siguri bashkëpunuese. Gjithashtu, NATO riafirmon lidhjen ndërmjet aleatëve europianë dhe amerikano-veriorëve si dhe me partnerët e saj në të gjithë globin. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Alexander Vershbow dhe ministri turk i Mbrojtjes Kom-bëtare, Dr. Ismet Yilmaz, hapën sesionin plenar. Forumi i Industrisë së NATO-s u fokusua në tre panele: Perspektiva operacionale e NATO-s, ku u diskutua se si dy dekada operacionesh të përbashkëta ndikojnë në gatishmërinë e operacioneve të ardhshme, përgatitjen dhe efektivitetin; strategjitë frymëzuese nga industria, për të ndarë eksperiencën e shoqërive të suksesshme në kushte të vështira ekonomike; marrëdhëniet e industrisë së NATO-s, që nxjerrin rekomandime për përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të NATO-s si dhe marrëdhëniet e sigurisë së industrisë dhe mbrojtjes për të mbështetur Mbrojtjen e Zgjuar dhe Iniciativën e Forcave të Ndërlidhura dhe për të zhvilluar më shumë aftësitë. Forumi i Industrisë së NATO-s ishte i hapur për përfaqësuesit nga NATO dhe kombet e Partneritetit për Paqe.

Alba Musaraj

Forumi i industrisë së NAtO-s

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 201314 lista

Lista e ushtarakëve të cilëve u është përpunuar dokumentacion për llojet e pensioneve suplementare të ushtarakëve të dërguar nga QPr në Drssh Lista e ushtarakeve te cilëve u është përpunuar dokumentacion për llojet e pensioneve suplementeve të ushtarakëve dërguar nga QPR në DRSSH

Nr. Emër Atesi Mbiemër DRSSH Lloji i Pensionit Nr. i Prot D.Protokollit

1 mark Bib Lleshi Shkoder Rrill.pens.parakoh 9735 9/10/2013

2 Muhamet Shahin Nallbani Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 9734/1 9/10/2013

3 Pandi Stavri Petro Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 9734/2 9/10/2013

4 Zija Musa Doçi Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 9734/3 9/10/2013

5 Adriatik Qemal maçka Tirane P.parakohshem here pare 9733 9/10/2013

6 Fatos Kareman Aliaj Tirane P.parakohshem here pare 9699 9/9/2013

7 Bashkim Qemal Hoxha Shkoder Rill.pen.supl.pleqerie 9760 9/20/2013

8 Elvira Skender Duka Durres Rrill.pens.parakoh 10143 9/20/2013

9 Hajredin Shaban Ymeri Vlore Rill.pen.supl.pleqerie 10144 9/20/2013

10 Bukurije Xhemal Allmata Durres Rill.pen.supl.pleqerie 9770/1 9/20/2013

11 Bashkim Dilaver Topçiu Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 9768/1 9/20/2013

12 Myrteza Dule Sina Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 9787/1 9/20/2013

13 muharrem Demirali Cenolli Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 9766/1 9/20/2013

15 Sokrat Mina nako Shkoder Rill.pen.supl.pleqerie 9769/1 9/20/2013

16 Gani Qazim Gjeka Shkoder Rill.pen.supl.pleqerie 9758/1 9/20/2013

17 Maksim Llazo Kulo Vlore Rrill.pens.parakoh 6613/1 9/20/2013

18 Sali Haxhi Zani Elbasan Rill.pen.supl.pleqerie 9977/1 9/20/2013

19 Fatmir Abedin Hysi Berat P.parakohshem here pare 10135/1 9/20/2013

20 Ramadan Sheme Numanaj Fier Rill.pen.supl.pleqerie 10141 9/20/2013

21 Pirro Vasil Peto Fier P.parakohshem here pare 10140/1 9/20/2013

22 thoma Bançi Kurti(Kruti) Fier Rrill.pens.parakoh 10140/2 9/20/2013

23 Bujar Beshir Dine Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 9827 9/20/2013

24 Nazmi Islam Hoxha Tirane P.parakohshem here pare 10136 9/20/2013

25 Bujar Fejzo Kapo Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10137/1 9/20/2013

26 Seri Beqo Godaj Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10137/2 9/20/2013

27 Jashar Adil Feza Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10137/3 9/20/2013

28 Brafim (Ibrahim) Isuf Çela Tirane Pension familjar 10138 9/20/2013

29 Pjeter mark Fusha Shkoder Rrill.pens.parakoh 10139/1 9/20/2013

30 Viktor(Vitor) Laze toma Shkoder Rrill.pens.parakoh 10139/2 9/20/2013

31 Ymer Mustafa Hepaj Shkoder Rrill.pens.parakoh 10139/3 9/20/2013

32 Dyl Shaqir Zeqiraj Shkoder Rrill.pens.parakoh 10139/4 9/20/2013

33 mark Bib Prenga Tirane P.parakohshem here pare 9994 9/17/2013

34 Shefki Ferat Bahiti Elbasan Rill.pen.supl.pleqerie 9993/1 9/17/2013

35 Vasil Kosta Prifti Elbasan Rill.pen.supl.pleqerie 9993/2 9/17/2013

36 Zarif Hamit Biba Korçe P.parakohshem here pare 9995 9/17/2013

37 Haki Ferus Lilo Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 3217/1 9/18/2013

38 Qendro Numan Zotaj Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10038 9/18/2013

39 Xhevdet Hetem Shehu Gjirokaster Rill.pen.supl.pleqerie 10036 9/18/2013

40 Panajot Ligor Janushi Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 10035 9/18/2013

41 Lefter Besnik Çomo Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10034/1 9/18/2013

42 Abedin Isuf Qose Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10034/2 9/18/2013

43 Sotir(Nusret) Selfo Paja(Shori) Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10034/3 9/18/2013

44 Ruzhdi Tush Manjani Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10034/4 9/18/2013

45 Isuf Oso Sulejmani Shkoder Rill.pen.supl.pleqerie 9757/1 9/18/2013

46 Selfo Isuf Hajdari Vlore Rill.pen.supl.pleqerie 9784/1 9/18/2013

47 Nuri Shahin Idrizllari Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10699 10/7/2013

48 Murat Mete Ismaili Berat Rill.pen.supl.pleqerie 10710/1 10/10/2013

49 Nazar Beqir Selmani Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10709/1 10/10/2013

50 Hismet Neshat Drazhi Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10601/1 10/10/2013

51 Nazar Hasaf Zylafi Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10477/1 10/10/2013

52 Ali Jusuf muca Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10846/1 10/10/2013

53 Gramos muharrem Jaupi Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10846/2 10/10/2013

54 Zagoll Jonuz Dervishi Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10846/3 10/10/1993

55 Todi Jovan Pasko Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10846/4 10/10/2013

56 Rasim Kadri Smakaj Tirane P.parakohshem here pare 10847 10/10/2013

57 Sabri Rexhep Kola Peshkopi Rill.pen.supl.pleqerie 10848/1 10/10/2013

58 Veis Shaqir Kurti Mat Rill.pen.supl.pleqerie 10848/2 10/10/2013

59 Qamil Shefqet Shuka Elbasan Rill.pen.supl.pleqerie 10653/1 10/10/2013

60 Abdulla Rustem Trushi Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10783 10/9/2013

61 Nesim Gurtali Kafazi Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10784/1 10/9/2013

62 Imer Ismail Osmënaj Fier Rill.pen.supl.pleqerie 10782 10/9/2013

63 Thodhoraq Ilo Paraveli Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 10605 10/9/2013

64 Bujar Nuri Agolli Pogradec Rill.pen.supl.pleqerie 10603/1 10/9/2013

65 Eqerem Hekuran Braçe Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 10610/1 10/9/2013

66 Sinan Ibrahim Cahani Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10553/1 10/9/2013

67 Qabir Qazim Hysaj Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10780 10/9/2013

68 Rushit Jashar Jaupaj Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10779 10/9/2013

69 Tafan Hysen Tafani Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10779/1 10/9/2013

70 Sokrat Petro plaku Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10779/2 10/9/2013

71 Fran Pjeter Vokrri Lezhe Rill.pen.supl.pleqerie 10647/1 10/9/2013

72 Stavri Fani Themeli Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 10604/1 10/9/2013

73 Gjergji Jovan Koço Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 10604/2 10/9/2013

74 Besim Taip Llanaj Vlore Rill.pen.supl.pleqerie 10507/1 10/9/2013

75 Rushit Jashar Jaupaj Tirane Rrill.pens.parakoh 10778 10/9/2013

76 Xhevat Maliq Lazaj Vlore Rrill.pens.parakoh 10777 10/9/2013

77 Selman Beqir Lekaj Vlore P.parakohshem here pare 10785 10/9/2013

78 Hamdi Avdyl Kutelaj Vlore P. parakohshem here pare 10785/1 10/9/2013

79 Kristaq Sotir Dema Vlore P.parakohshem here pare 10785/2 10/9/2013

80 omer Amet Kolanaj Vlore P.parakohshem here pare 10785/3 10/9/2013

81 Mersin Selim Leka Pogradec Rill.pen.supl.pleqerie 10589 10/3/2013

82 Servet Xhelo nurka Permet Rrill.pens.parakoh 10629 10/4/2013

83 Maliq Arif Xhako Berat Rill.pen.supl.pleqerie 10745 10/9/2013

84 Fatos Dilaver Bejleri Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10748 10/9/2013

85 Astrit Haxhi Farka Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10748/1 10/9/2013

86 Metke muharrem Mamaj Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10747/1 10/9/2013

87 Nazif Mehmet Naksi Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10747 10/9/2013

88 Agim Veli Kapaj Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10696 10/7/2013

89 Zihni Isa Sulollari Patos-Fier Rill.pen.supl.pleqerie 10435/1 10/7/2013

90 Asllan Jaho Brahimi (Brahmani) Shkoder Rrill.pens.parakoh 10395/1 10/7/2013

91 Mustafa Baftjar Toci Burrel Rrill.pens.parakoh 10393/1 10/7/2013

92 Kostaq Kristaq Çifligari Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10698 10/7/2013

93 Luan Myftar Caca Gjirokaster Rill.pen.supl.pleqerie 10697 10/7/2013

94 Niko Vasil Nasto Durres Rill.pen.supl.pleqerie 10632 10/4/2013

95 Fatmire muço Aliaj Tirane Rill.pen.supl.pleqerie 10633 10/4/2013

96 Kastriot Hysen Garo Shkoder P.parakohshem here pare 10197/1 10/4/2013

97 Agim Rrap Bala Tirane P.parakohshem here pare 10634 10/4/2013

98 Jorgaq Sotir Demiri Korçe Rill.pen.supl.pleqerie 9634 10/7/2013

99 Bilbil Abaz muça Elbasan Rill.pen.supl.pleqerie 10628 10/4/2013

100 Hetem Sejfulla Taçi Cerrik-Elbasan Rill.pen.supl.pleqerie 10628/1 10/4/2013

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 2013 15rajon

NJOFtiMNë Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes do të

fillojnë kurset e edukimit artistik në degët:

1. Arte Pamore (Pikturë) Specialist Ilir Xhaxhiu

2. Muzikë (Këngë ) Specialist Ervin Bushati

3. Aktrim Specialiste Natasha Sela

4. Muzikë (Piano) Specialist Genti Rrushi

5. Kitarë Specialist Redon Makashi

6. Balet Specialiste Lorenca Gjonaj

Ftohen të gjithë efektivët ushtarakë të FA dhe punonjësit civil të

Ministrisë së Mbrojtjes, që kanë fëmijë nga mosha 6-16 vjeç të

paraqiten tek Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

prane ambienteve të KDS-së .

Rregjistrimet fillojnë çdo ditë:

Nga datë 16 Shtator 2013 nga e hëna-në të premten, ora 09:00-15:00.

Ju ftojmë të gjithëve të bashkëpunoni me ne për edukimin artistiko-

kulturor të fëmijëve tuaj.

Për çdo informacion të mëtejshëm kontaktoni në numrin:

Cel: 069 2570146; 066 4090580

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE

MAREDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

NJOFtiMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJESQENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE TË MBROJTJES DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

Mbështetur Urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 230 datë

07.02.2013,

“Për aprovimin e rregullores së konkursit vjetor të letërsisë, muzikës,

fotografisë dhe të arteve pamore dhe çmimeve të tyre, për krijuesit brenda

radhëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Qendra e

Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM shpall: “Konkursin

e letërsisë, muzikës dhe të arteve pamore” për vitin 2013.

Ftohen të gjithë efektivat e FA-së të marrin pjesë në këtë konkurs.

Krijimin me të cilin do të merrni pjesë në konkurs mund ta dorë-

zoni çdo ditë pranë QKMBM–së ose mund ta dërgoni në adresën:

[email protected].

Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte, më datë 06.12.2013.

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

SEKTORI I AKTIVITETEVE

LAJMËriMNga data 2 shtator 2013 në ambientet sportive të KDS filluan stërvitjet e ekipeve sportive me fëmijët e ushtarakëve për moshat 8-13 vjeç

Futboll, Basketboll, Volejboll, Karate, Atletikë, Boks

Të interesuarit të kontaktojnë në nr: 0664090636Ose çdo ditë të hënë-premte në QKMBM në KDS

DREJTORI I AKTIVITETEVE SPORTIVE

Xhaferi - De Krem: Maqedonia dhe Mbretëria e Belgjikës të përkushtuar

në avancimin e bashkëpunimitMinistri i Mbrojtjes së

Republikës së Maqe-donisë, Talat Xhaferi, dje në kuadër të vizitës

zyrtare në Mbretërinë e Belgjikës realizoi takim me homologun e tij, Piter de Krem, zëvendës ministër dhe ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Belgjikës. Dy bashkëbiseduesit në takim diskutuan mbi bashkëpunimin mes dy vendeve, në nivel bilateral, por edhe në korniza të Aleancës, me ç’rast erdhën në përfundim se i njëjti është i shkëlqyeshme, me prirje për t’u thelluar dhe avancuar edhe në të ardhmen. Duke pasur parasysh konceptin „Mbrojtje e zgjuar“ dhe përpjekjet për mirëm-bajtje të kapaciteteve në kohë të fuqisë së zvogëluar ekonomike të shteteve, ministri Xhaferi ho-mologut të tij i ofroi shfrytëzimin qendrave rajonale në Republikën e Maqedonisë, si Poligonin Ushtarak ,,Krivollak”, Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun dhe Qendrën Ushtarako-mjekësore. Njëherit u bisedua edhe për zhvil-limin e bashkëpunimit në sferën e edukimit ushtarak, gjegjësisht për bashkëpunimin mes Akademive Ushtarake. Njëkohësisht, min-istrat shkëmbyen mendime mbi

bashkëpunimin në korniza të grupës luftarake të Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2014 (EUBG 2014-2). Republika e Maqedonisë me pjesëmarrje në EUBG 2014-2 vërtetoi dhe përforcoi përpjekjen dhe përkushtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, tha minis-tri gjatë takimit. Grupa luftarake e Bashkimit Evropian për gjysmën e dytë të vitit 2014 do të udhëhiqet nga Belgjika, ndërsa do të përbëhet nga gjashtë vende-pjesëmarrëse dhe atë:

Republika e Maqedonisë, Holanda, Luksemburgu, Spanja, RF e Gjer-manisë dhe vendi udhëheqës, Bel-gjika. Aktivitetet e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe vizitat e vendeve partnere, flasin mbi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë për zhvillim të bash-këpunimit bilateral dhe multilateral që ka për qëllim përforcimin e paqes, demokracisë, si parakusht për prosperitet ekonomik dhe sho-qëror në rajon dhe në Evropë.

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyer

dhe pa dyshim të dobishëm në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, bashkëpunim ky që është në interes të të dy vendeve, por edhe rajonit në përgjithësi. Këtë theksuan ministrat Xhaferi dhe Pejanoviq-Gjurishiq në takimin e sotëm, si pjesë e vizitës zyrtare të delegacionit nga Ministria e Mbrojtjes së Repub-likës së Maqedonisë në Malin e Zi. Ministrja Pejanoviq-Gjurishiq gjatë takimit shprehu gatishmërinë për ndarjen e përvojave lidhur me trajnimet për zhytje, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të leksioneve të mësuara mes dy shkollave për trajnim të pilotëve. Në kuadër të bisedimeve me presidentin e shtetit, Filip Vu-janoviq, si dhe me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Ranko Krivokapiq, ministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë mbështet plotësisht Malin e Zi në rrugën drejt integrimit euroatlantik. Ne jemi të hapur për çdo lloj ndihme në kon-tekst të angazhimeve reformuese dhe të proceseve të transformimit,

për shfrytëzimin e qendrave rajonale në Republikën e Maqedonisë, si që janë Poligoni Ushtarak „Krivollak“, Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, e cila njëkohësisht është edhe Qendër e Partneritetit për Paqe, si dhe Qendra Ushtarake Mjekësore. Nga aspekti i pjesë-marrjes në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë e tyre nga kon-tributi i përbashkët në Shkollën për Polici Ushtarake në Afganistan, dhe po ashtu njoftuan se ekziston gatish-mëria për pjesëmarrje të përbashkët në misionin e ri të Aleancës për mentorim dhe trajnime, „Mbështetje me Vendosmëri“, kuptohet në për-puthje me nevojat e Aleancës dhe kapacitetet e vendeve.

Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim intensiv në fushën e mbrojtjes

si në nivel të Ministrisë, ashtu edhe në nivel të Shtabit të Përgjithshëm, tha ministri Xhaferi. Bashkëpunimi i suksesshëm midis dy vendeve të Ballkanit mund të shihet edhe në fushën e edukimit ushtarak, apo nëpërmjet faktit se në Akademinë Ushtarake në Shkup në vazhdimësi arsimohen kadetë të Ushtrisë së Malit të Zi, si dhe nëpërmjet ar-simimit të pjesëtarëve të ARM-së në Qendrën për Trajnim të Pilotëve për Helikopterë në Mal të Zi. Gjithashtu në këto takime u theksua se të gjitha vendet duhet të punojnë edhe në bashkëpunimin rajonal i cili paraqet një element bartës në zhvillimin e kësaj pjese të Evropës. Në këtë kontekst, ministri Xhaferi shprehu gatishmëri dhe bëri një ftesë të hapur

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 15 nëntor 2013 ushtriA - mod.gov.al · izuar nga Kursi Bazë i N/Oficerit, i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre; zhvillimi i stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 15 nëntor 201316

kryeministri rama duke përshëndetur efektivët e fa-së