ushtria - mod.gov.al · e qendrës marshall, tamir sinai faqe 6 gjeneralbrigade ahmetaj gjatë...

16
Zhvillohet analiza e Forcave të Armatosura për muajin tetor E premte, 1 nëntor 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 40 (8193) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] KJO ËSHTË TEZA E MBAJTUR NGA KOLONEL AHMET LEKA I CILI FITOI GRADËN SHKENCORE “DOKTOR” NË AFA Zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneralbrigade, Piro Ahmetaj vizitë në FT “Mendimi Ushtarak Strategjik Shqiptar dhe organizimi i FARSH (1945-1990)” Integrimi i plotë në NATO, gjeneral Palomeros: Ditë e madhe për FASH “Procesi final i integrimit në NATO, ngjarje e shënuar historike për FA” FLET KOMANDANTI I (ACT), GJENERAL JEAN-PAUL PALOMEROS faqe 4 faqe 5 SHTABI I PËRGJITHSHËM FLET SHEFI I SHP Të FARSH-Së: ëSHTë DASHUR NJë PUNë INTENSIVE Që Të ARRIHEN REZULTATET E DERITANISHME TAKIMI I GJENERALBRIGADE HOXHËS ME Z.SINAI Komandanti i KDS priti Lektorin e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin e projektit të grup-batalionit, si një ndër objektivat më themelore të MMb dhe SHP të FA-së NGA DATAT 22 DERI 24 TETOR 2013 AKTIVITETI BEKIM BASHA PËRFAQËSON SHQIPËRINË Batalioni i kërkim-shpëtimit i BrMR zhvilloi stërvitjen fushore “Farka-13” Festohet Halloweeni në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes Karateisti i ekipit “DARDANIA’’ në Kampionatin Botëror faqe 10 faqe 15 faqe 14 Shefi i SHP të FARSH-së gjeneralmajor Gjunkshi dhe gjeneral Jean-Paul Palomeros komandanti i ACTY firmosën deklaratën e përbashkët për integrimin e plotë në NATO Shqipëria integrohet plotësisht në NATO faqen 2-3 U zhvillua në ambientet e KDS konferenca Finale e Integrimit të FA Shqiptare me NATO-n. MINISTRJA E MBROJTJES MIMI KODHELI: Shqipëria ёshtё tani mё e aſtё pёr tё marrë pёrgjegjёsi brenda NATO-s me burimet e kërkuara tё mbrojtjes, kapacitetet infrastrukturore si dhe kapacitetet mbështetëse si një vend pritës “Për mua është shumë mbresëlënëse mënyra se si Forcat e Armatosura Shqiptare mundën të përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara në një periudhë të shkurtër 4-vjeçare, nëse do të marrim parasysh larminë e standardeve të kërkuara” Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Forcave të Armatosura për realizimin e detyrave të ngarkuara në të gjitha fushat Zoti Sinai në cilësinë e “Exercise Developer”, zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tematikën e “Katastrofave mje- disore” si dhe zhvillimin e një stërvitje për rastet e menaxhimit të krizave, tematikë e cila do të vazhdojë për dy ditë me radhë me pjesëmarrësit e KLSM Në studimin e paraqitur me temë “Mendimi ushtarak strategjik shqiptar dhe organizimi i FARSH (1945-1990)”, autori synon që, nëpërmjet fakteve dhe ndodhive tashmë të njohura historikisht, të tërheqë vëmendjen e opinionit, duke argumentuar arritjet në organizimin, modernizimin dhe zhvillimin e konceptit strategjik gjatë viteve 1945-1990, duke dhënë rekomandime të vlefshme për veprime konkrete e të qëndrueshme në rrugën integrimit të Forcave Tona të Armatosura në strukturat e NATO faqe 9 faqe 3 faqe 7 VIZITOI BATALIONIN E DYTË TË KËMBËSORISË, BATALIONIN KOMANDO DHE BFS faqe 9 Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Falënderimi e vlerësimi i takon gjithë efektivave të Forcave të Armatosura Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti zv/ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së Z.HOYT YEE GARANTOI MINISTREN KODHELI PËR MBËSHTETJEN E PADISKUTUESHME TË SHBA-së NDAJ SHQIPËRISË Ministrja Kodheli: Shqipëria dhe shqiptarët janë përkrahës të përhershëm të SHBA. Jemi të vendosur të arrijmë objektivat edhe pse kemi gjetur një situatë të dobët financiare buxhetore

Upload: others

Post on 24-Jun-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 2013 1

Zhvillohet analiza e Forcave të Armatosura për muajin tetor

E premte, 1 nëntor 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 40 (8193)

ushtriA

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Kjo është teza e mbajtur nga Kolonel ahmet leKa i cili fitoi gradën shKencore “doKtor” në afa

Zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneralbrigade, Piro Ahmetaj vizitë në FT

“Mendimi Ushtarak Strategjik Shqiptar dhe organizimi i FARSH (1945-1990)”

Integrimi i plotë në NATO, gjeneral Palomeros: Ditë e madhe për FASH

“Procesi final i integrimit në NATO, ngjarje e shënuar historike për FA”

Flet KoMandanti i (aCt), Gjeneral jean-Paul PaloMeros

faqe 4

faqe 5

shtabi i përgjithshëm

Flet sheFi i shP të Farsh-së: është dashur një Punë intensive Që të arrihen rezultatet e deritanishMe

takimi i gjeneralbrigade hoxhës me z.sinai

Komandanti i KDS priti Lektorin e Qendrës Marshall, Tamir Sinai

faqe 6

Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin e projektit të grup-batalionit, si

një ndër objektivat më themelore të MMb dhe SHP të FA-së

nga datat 22 deri 24 tetor 2013

aktiviteti

bekim basha përfaqëson shqipërinë

Batalioni i kërkim-shpëtimit i BrMR zhvilloi stërvitjen fushore “Farka-13”

Festohet Halloweeni në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

Karateisti i ekipit “DARDANIA’’ në Kampionatin Botëror

faqe 10

faqe 15

faqe 14

Shefi i SHP të FARSH-së gjeneralmajor Gjunkshi dhe gjeneral Jean-Paul Palomeros komandanti i ACTY firmosën deklaratën e përbashkët për integrimin e plotë në NATO

Shqipëria integrohet plotësisht në NATO

faqen 2-3

U zhvillua në ambientet e KDS konferenca Finale e Integrimit të FA Shqiptare me NATO-n.Ministrja e Mbrojtjes MiMi Kodheli: Shqipëria ёshtё tani mё e aftё pёr tё marrë pёrgjegjёsi brenda NATO-s

me burimet e kërkuara tё mbrojtjes, kapacitetet infrastrukturore si dhe kapacitetet mbështetëse si një vend pritës

“Për mua është shumë mbresëlënëse mënyra se si Forcat e Armatosura Shqiptare mundën të përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara në një periudhë të shkurtër 4-vjeçare, nëse do

të marrim parasysh larminë e standardeve të kërkuara”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Forcave të Armatosura për realizimin

e detyrave të ngarkuara në të gjitha fushat

Zoti Sinai në cilësinë e “Exercise Developer”, zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tematikën e “Katastrofave mje-disore” si dhe zhvillimin e një stërvitje për rastet e menaxhimit të krizave, tematikë e cila do të vazhdojë për dy ditë me radhë me

pjesëmarrësit e KLSM

Në studimin e paraqitur me temë “Mendimi ushtarak strategjik shqiptar dhe organizimi i FARSH (1945-1990)”, autori synon që, nëpërmjet fakteve dhe ndodhive tashmë të njohura historikisht, të tërheqë vëmendjen e opinionit, duke argumentuar arritjet në organizimin, modernizimin dhe zhvillimin e konceptit strategjik gjatë viteve 1945-1990, duke dhënë rekomandime të vlefshme për veprime konkrete e të qëndrueshme në rrugën integrimit të Forcave Tona të Armatosura në strukturat e NATO

faqe 9

faqe 3

faqe 7

vizitoi batalionin e dytë të këmbësorisë, batalionin komando dhe bfs

faqe 9

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Falënderimi e vlerësimi i takon gjithë efektivave të Forcave të Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti zv/ndihmës

sekretarin e Shtetit të SHBA-së

Z.Hoyt yee garantoi ministren KodHeli për mbësHtetjen e padiskutueshme të shBa-së ndaj sHqipërisë

Ministrja Kodheli: Shqipëria dhe shqiptarët janë përkrahës të përhershëm të SHBA. Jemi të vendosur të arrijmë objektivat edhe pse kemi gjetur një situatë të dobët financiare buxhetore

Page 2: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 20132 zyrtare

Gjeneral Lilland mesazh urimi shefit të SHP të FARSH-së

Gjeneralmajor Jon B. Lilland, ndihmës-shef i Shtabit të ACT-së i ka dërguar një mesazh urimi shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së. Në letrën e tij Gjen-eral Lilland shkruan: -“I nderuar Gjeneral Gjunkshi! Ju uroj ju dhe Forcat e Armatosura shqiptare

për kompletimin e procesit të integrimit! Kam pasur kënaqësinë të punoj me ju dhe zyrtarët tuaj gjatë dy viteve të fundit. Anga-zhimi juaj personal ka dhënë një shembull të mirë për personelin tuaj dhe ka bërë një ndryshim të rëndësishëm! Unë do të kem

gjithnjë kujtime nga puna jonë e përbashkët. Ju uroj juve person-alisht dhe personelin tuaj gjithë të mirat për të ardhmen. Me respekt, JonJon B. Lilland Gjeneralmajor Forcat e Armatosura Norvegjeze DACOS C2DS/NATO Capability Monitor for C-IED”.

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Ermal KaçanikuAlba MusarajLeonard Quku

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Në sallën e auditoriumit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua Konferenca Finale e Integ-

rimit të FA të Republikës së Shqipërisë me NATO-n. Qëllimi i Konferencës ishte identifikimi i mësimeve të nxjer-ra dhe arritjeve të deritanishme të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në procesin e integrimit me NATO-n. Në këtë Konferencë mori pjesë: ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandantët e Forcave, drejtorët e drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, drejtuesit e Grupeve sipas fushave të Integrimit. Në Konferencë ishte i pranishëm komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim (ACT), gjeneral Jean-Paul Palomeros dhe ekipi i lartë i Komandës së ACT-së. Në fjalën e saj ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se ky është moment krenarie për të gjithë ne. Përparimet tona janë të mëdha në një sërë fushash si institucionalizimi i strukturës së një force plotësisht profesionale, planëz-imi i mbrojtjes, plotësimi i Rishikimit Strategjik i Mbrojtjes, standardizimi, modernizimi i FA, trajnimet dhe stër-vitjet. Është në vazhdimësi puna për Strategjinë e re Ushtarake, planifikimi për kapacitetet e synuara, si dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura, i cili do të pasqyrohet në Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes. Në këtë kuadër, ministria e Mbrojtjes tha se “Transformimi është një sfidë e vazhdueshme dhe si e tillë ne duhet të gjejmë balancën ndërmjet çështjeve të përditshme dhe të mendojmë për të ardhmen”. Znj.Kodheli garantoi se në cilësinë e Ministres së Mbrojtjes, mbetet e angazhuar për të drejtuar stafin ushtarak dhe civil për të ndër-marrë veprime të sigurta dhe për të siguruar që procesi i Transformimit të ketë energjitë e duhura, si dhe ndjenjën e përgjegjësisë. Sfida e radhës tani që përfundoi faza e integrimit, për znj.Kodheli është veprimi që duhet bërë për të siguruar që kapacitetet dhe

Shqipëria integrohet plotësisht në NATO

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Gjunkshi dhe gjeneral Jean-Paul Palomeros, komandanti i ACT firmosën Deklaratën e Përbashkët për Integrimin e Plotë në NATO

U zhvillua në ambientet e KDS konferenca Finale e Integrimit të FA Shqiptare me NATO-n. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli: Shqipëria ёshtё tani mё e aftё pёr tё marrë pёrgjegjёsi brenda NATO-s me burimet

e kërkuara tё mbrojtjes, kapacitetet infrastrukturore si dhe kapacitetet mbështetëse si një vend pritës

forcat tona t’ju përgjigjen kërkesave të Aleancës, të maksimizojnë përdo-rueshmërinë si dhe të rrisin cilësinë për të përballuar sfidat e së ardhmes, aftësinë e tyre për rolin që kemi në

të ardhmen në NATO, sidomos tani që Aleanca përgatitet për të tërhequr Forcat e saj nga Afganistani pas vitit 2014.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,

gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe komandanti i Komandës së ACT, gjen-eral Jean-Paul Palomeros nënshkruan deklaratën e përbashkët, në të cilën konfirmohet integrimi i plotë i FARSH

në NATO. Më tej të dy ushtarakët e lartë dhanë një deklaratë për shtyp, në të cilën vlerësuan arritjet, reformat e ndërmarra, seriozitetin dhe profesion-alizmin e lartë në çështjet e integrimit. Gjeneral Gjunkshi në fjalën e tij, pas vlerësimeve më të mira për ekipin e ACT, shprehu bindjen se Forcat tona të Armatosura do të dinë të rreshto-hen denjësisht përkrah NATO, duke rikonfirmuar se vendi ynë është pjesë e pandashme e iniciativave dhe koali-cioneve ndërkombëtare që luftojnë për paqe dhe siguri në botën mbarë. Gjen-eral Gjunkshi konfirmoi edhe njëherë angazhimin e FA në përmbushjen e sfidave të proceseve të vazhdueshme transformuese që përjeton Aleanca Eu-ro-Atlantike. “Procesi i integrimit ka qenë dhe do të vijojë të mbetet një sfidë për të gjithë ne, për arsye se ai është

mina hysa

Qëllimi i Konferencës ishte identifikimi i mësimeve të nxjerra dhe arritjeve të deritanishme të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në procesin e integrimit me NATO-n

Page 3: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

3ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 2013zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti zv/ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA

Ministrja Kodheli: Shqipëria dhe shqiptarët janë përkrahës të përhershëm të SHBA. Jemi të vendosur të arrijmë objektivat edhe pse kemi gjetur një situatë të dobët financiare buxhetore

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka pritur dje në një takim të veçantë zëvendësn-

dihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Hoyt Yee, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Al-exander Arvizu. Ministrja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes SHBA dhe Shqipërisë. Ajo theksoi se, qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes janë të anga-zhuara për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar klimën e biznesit. Gjithashtu ministrja Kod-heli foli për mundësinë e shtrirjes së bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy vendeve tona dhe Forcave të Ar-matosura, si dhe kërkoi mbështetjen e SHBA për integrimin e vendit në BE. “Shqipëria dhe shqiptarët janë përkrahës të përhershëm të SHBA”, ka nënvizuar më tej ajo. Znj. Kodheli u ndal edhe tek situata e vështirë ekonomike në dikasterin e Mbrojtjes. “Ne jemi në vështirësi të mëdha financiare. Dy përqindëshi nuk mund të arrihet. Kjo nuk do të thotë që nuk do të realizojmë objektivat. Ne jemi të vendosur të

rrisim efiçencën dhe të luftojmë korrupsionin pa kompromis”, është shprehur ministrja Kodheli. Minis-tria e Mbrojtjes e siguroi zyrtarin e lartë amerikan se në vijim të bash-këpunimit në fushën e trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të FA, ne do të forcojmë kriteret dhe rregullat e përzgjedhjes për personelin që do të niset në trajnim, përfshirë dhe kan-

didatët që do të ndjekin programin e përgatitjes së oficerëve të rinj, në bashkëpunim me gardën e New Jersey. Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, garan-toi ministren Kodheli për mbështetjen e padiskutueshme të SHBA ndaj Shq-ipërisë, duke u shprehur se “Ne do ju mbështesim në proceset integruese të Shqipërisë në BE dhe për këtë kemi

folur me partnerët tanë europianë për çeljen e negociatave në dhjetor për marrjen e statusit të vendit kandidat”. Më tej, ai kërkoi një angazhim më të madh të burimeve financiare për arritjen e standardeve dhe kërkesave të NATO. Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, theksoi ai, pavarësisht nga situata e rëndë financiare, duhet të shënojë një rritje. Çështje

tjetër që zyrtari i lartë amerikan trajtoi ishte dhe lufta kundër kor-rupsionit si sfidë kryesore për vendin. Në fund të takimit z. Yee dhe ambasadori amerikan në vendin tonë, z. Aleksandër Arvizu, shprehen edhe një herë tjetër vullnetin e SHBA për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit.

një proces i pandërprerë që kërkon në mënyrë të vazhdueshme përmirësimin e kapaciteteve ushtarake për realizimin me sukses të përgjegjësive brenda zinxhirit hierarkik të NATO”, është shprehur gjeneral Gjunkshi.

Nga ana e tij, komandanti i Ko-mandës së Aleancës për Transformim (ACT), gjeneral Jean-Paul Palome-ros thase: -“Katër vjet më parë kur Shqipëria ju bashkua Aleancës, FA Shqiptare janë tashmë në prag të vlerësimit të integrimit të tyre në strukturat dhe Komandat e NATO-s në nivel operacional dhe strategjik, si dhe për të marrë të gjithë përgjegjësitë e tyre”. Gjenerali Palomeros shtoi se “Lajmi i mirë është se si anëtare e plotë e familjes transatlantike, Shq-ipëria mund të mbështetet më shumë se kurrë në solidaritetin dhe ekspertizën e Aleancës, sidomos drejt objektivit për një forcë të mirëtrajnuar dhe pa-jisur, “Forcat Shqiptare 2020” e aftë të operojë përgjatë një spektri të gjerë misionesh dhe detyrash”

Në mbyllje të fjalës së tij, Palome-ros u kujdes të përcillte një mesazh të rëndësishëm: “Shqipëria mund të mos jetë vendi më i madh i NATO-s, por madhësia nuk ka shumë rëndësi në familjen tonë të madhe. Ashtu siç është shprehur Nënë Tereza; “Ne do të jemi besnikë ndaj gjërave të vogla, sepse aty varet fuqia jonë”. Punimet e konferencës vijuan në formatin “Tav-

olinë e Përbashkët”, me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të FA, koman-dantit të ACT, si dhe komandantët e komandave dhe të njësive kryesore të FARSH. Menjëherë pas anëtarësimit në NATO, Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvilluan një Plan Integrimi që u mbështet me një Program Pune të Integruar nga NATO, i cili u hartua në emër të Aleancës nga Komanda e Forcës së Bashkuar në Napoli në fazën e parë dhe nga Komanda e Aleancës për Transformim në fazën finale. Qëllimi i të dy programeve ishte të mundësonte ndërveprimin e plotë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me NATO. Tashmë, arritja e kapac-iteteve të deklaruara do të vazhdojë pa një program mbështetës nga NATO dhe do të jetë pjesë e procesit të rregullt të punës, në përputhje me planin e Forcave të Armatosura, në mbështetje të synimeve të përcaktuara të Aleancës dhe Shqipërisë.

Më pas është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të Deklaratës së Për-bashkët, si dhe u dha edhe një Komu-nikatë për Shtyp nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe komandanti i Komandës së Aleancës për Trans-formim (ACT), gjeneral Jean-Paul Palomeros.

“Republika e Shqipërisë u bë anëtare zyrtare e Organizatës së Trak-tatit të Atlantikut të Veriut (NATO),

më 1 prill 2009, duke sjellë rritjen e nivelit të stabilitetit dhe të sigurisë në rajonin Euro-Atlantik.

Me anëtarësimin në Aleancë, Shq-ipëria hyri në Fazën e Integrimit. Ob-jektivat e saj kryesore ishin integrimi i Forcave të Armatosura Shqiptare në Strukturën Komanduese dhe Struk-turën e Forcës të NATO, si dhe për të siguruar që Shqipëria kontribuon në misionin e Aleancës në përputhje me procedurat standarde të NATO.

Për të arritur këto objektiva, Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvilluan një Plan Integrimi që u mbështet me një Program Pune të Integruar të NATO, i cili u drejtua fillimisht nga Komanda e Forcës së Bashkuar e Aleancës në Na-poli, ndërsa në fazën finale nga Shtabi i Komandës Supreme të Aleancës për Transformim.

Faza e Integrimit është përm-bushur me sukses dhe Shqipëria do të ruajë në vijimësi kapacitetet e saj të deklaruara.

Në konfirmim të përmbushjes së objektivave të Fazës së Integrimit, sot më 25 tetor 2013, deklarojmë përfun-dimin zyrtar të Fazës së Integrimit në NATO për Republikën e Shqipërisë” – thuhet ne deklaratën e përbashkët firmosur nga

gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi dhe komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim (ACT), gjeneral Jean-Paul Palomeros.

Page 4: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 20134 intervista

Integrimi i plotë në NATO, gjeneral Palomeros: Një ditë e madhe për FASH

“Për mua është shumë mbresëlënëse mënyra se si Forcat e Armatosura Shqiptare mundën të përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara në një periudhë të shkurtër 4-vjeçare, nëse do të marrim parasysh larminë e standardeve të kërkuara”

INTERVISTA/Flet komandanti i Komandës Aleate për Transformim (ACT), gjeneral Jean-Paul Palomeros

Pas përfundimit të konfer-encës Finale të Integrimit të FA Shqiptare me NATO-n, Komandanti i Komandës

Aleate për Transformim (ACT), Gjeneral Jean-Paul Palomeros dha një intervistë për gazetën “Ushtria”. Në këtë intervistë i (ACT), gjen-eral Jean-Paul Palomeros, dha një vlerësim në mënyrë të shkurtër në lidhje me finalizimin e procesit të integrimit final të FA shqiptare në NATO. Sipas tij, kjo është një ditë e rëndësishme për FARSH dhe për vendin tonë një konfirmim i serioz-itetit të punës së kryer.

Gjeneral Palomeros, Konfer-enca Finale e Integrimit është një moment i rëndësishëm për Forcat e Armatosura. Ky moment vjen pas katër vitesh përpjekje të mëdha, reforma dhe standarde të reja. Cilat janë komentet dhe vlerësimet tuaja?

Finalizimi i përpjekjeve për integ-rim është një ditë e madhe për Forcat e Armatosura Shqiptare. Shqipëria është zyrtarisht anëtare më të drejta të plota në NATO, falë përpjekjeve të mëdha të burrave dhe grave nën uniformë, të cilët bashkuan fuqitë dhe aftësitë më të mira për të arritur nivelin e dëshiruar të standardeve, për të qenë anëtar të NATO-s. Kjo është padyshim një ditë e shënuar që duhet festuar, është fillimi i një ere të re për Forcat e Armatosura Shqiptare, të cilat rreshtohen den-jësisht në strukturat e aleancës për të marrë përgjegjësitë që u takojnë. Unë ndihem shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri për të firmosur deklaratën zyrtare të integrimit të plotë të FARSH në NATO. Me këtë rast dëshiroj që të shpreh vlerësimin tim për mbështetjen e vazhdueshme nga të gjitha strukturat e NATO-s, si Komanda Aleate për Operacionet (ACO), Komanda Aleate për Trans-formim (ACT) si strukturë drejtuese e procesit të integrimit, Komanda e Forcës së Bashkuar në Napoli (JFC Naples), si dhe të gjitha ekspertë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë proces. Aleanca Euro-Atlantike punon dhe vepron si një ekip i vetëm, me qëllim arritjen e standardeve më të larta, të cilat bazohen në nivelin e ambicieve, me qëllim mbrojtjen e vlerave tona më të mira. Për mua personalisht është një kënaqësi e madhe teksa shoh edhe Shqipërinë që të rreshtohet dhe integrohet plotësisht përkrah aleancës së vlerave.

arian osmani

Komanda Aleate për Trans-formim ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme me SHP-FA, përmendim këtu pesë konfer-enca, shumë takime në nivel ek-spertësh. Si do ta gjykonit procesin e integrimit të FARSH në NATO?

Për mua është shumë mbresëlënëse mënyra se si Forcat e Armatosura Shq-iptare mundën të përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara në një periudhë të shkurtër katër vjeçare, nëse do të mar-rim parasysh larminë e standardeve të kërkuara. Planifikimi i suksesshëm i realizuar në këtë periudhë të shkurtër kohore, ka mundësuar që të planë-zohen dhe të ndërtohen me sukses të gjitha planet kombëtare në akordancë me kërkesat dhe standardet e pro-ceseve planifikuese të mbrojtjes së NATO-s. Është shumë e rëndësishme që një vend të zhvillojë kapacitetet e nevojshme mbrojtëse në dispozicion të së nesërmes, në mënyrë që t’u përgjigjet sa më mire sfidave të kohës. Sa i takon zhvillimit të kapaciteteve të “smart defence” (mbrojtjes së men-çur), Shqipëria është duke zhvilluar nëntë projekte “smart” të rëndësishme, ku mund të përmendim ato në fushën e logjistikës, trajnimeve, CIS, etj. Zhvil-limi i këtyre projekteve do t’i shërbejnë rritjes së mëtejshme të kapaciteteve dhe shtimit të eficencës të forcave të NATO-s dhe vendeve që marrin pjesë në këto iniciativa. Së bashku ne kemi mundur të rrisim nivelin e aftësive të personelit, duke njohur dhe kuptuar më mirë atë që përfaqëson NATO,

duke bërë gjithashtu të mundur in-tegrimin më të plotë të standardeve të ndërveprueshmërisë së forcave, nëpërmjet aplikimit të standardeve dhe STANAG-ëve në TRADOK dhe në Qendrën e Simulimit të FA. Këto janë arritje të shënuara në një periudhë të shkurtër kohore dhe tashmë është e nevojshme për t’i theksuar më mirë ato, është koha për të trajnuar më shumë njerëz, të aftë për t’u përfshirë në strukturat dhe fazat planifikuese të NATO-s, si dhe në stërvitjet më të rëndësishme që realizojnë strukturat e saj operacionale. Pra, sikundër e përmenda, FARSH kanë shënuar arritje të mëdha dhe ky fillim i ri do të thotë që Shqipëria të luajnë një rol

edhe më të madh në çështje të sigurisë dhe të së ardhmes së Aleancës.

Si e vlerësoni rrugën përpara dhe cilat mund të jenë sfidat me të cilat do të duhet të përballen Forcat e Armatosura Shqiptare?

Çdo Forcë e Armatosur, kur arrin një nivel të tillë, është e gatshme që jo vetëm të ruajë standardet e shënuara, por edhe t’i çojë përpara dhe t’i përmirësojë ato. Kjo është edhe pritshmëria ime karshi Forcave të Armatosura Shqiptare. Kam mbetur i surprizuar nga vendi juaj i mrekullueshëm dhe nga mikpritja e njerëzve. Ju padyshim që keni potenciale shumë të mëdha që duhet t’i vini në përdorim, keni një brez të ri shumë vital dhe të

talentuar, i cili duhet arsimuar dhe trajnuar sa më mirë. Jam i sigurt që Forcat e Armatosura Shqiptare do të ofrojnë më të mirën e ek-spertizës së tyre dhe mësimeve të nxjerra, sidomos në fushën e operacioneve, ku duhet theksuar se ju keni kontribut të rëndësishëm në kuadër të NATO-s. Ju mund të servirni përpara aleatëve vizion tuaj jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal, i cili është shumë i rëndë-sishëm për NATO-n. Pritshmëritë tona janë të mëdha dhe unë jam shumë i bindur se të gjitha anga-zhimet e Forcave të Armatosura Shqiptare do të realizohen në mënyrën më të mirë.

Shqipëria është zyrtarisht anëtare më të drejta të plotanë NATO, falë përpjekjeve të mëdha të burrave dhe grave nën uniformë, të cilët bashkuan fuqitë dhe aftësitë më të mira për të arritur nivelin e dëshiruar të standardeve, për të qenë anëtar të NATO-s

Page 5: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 2013 5intervista

“Procesi final i integrimit në NATO, ngjarje e shënuar historike për FA”Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Falënderimi e vlerësimi i takon gjithë efektivave të Forcave së Armatosura

Flet shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë: Është dashur një punë intensive që të arrihen rezultatet e deritanishme

Pas finalizimit të procesit të integrimit të plotë në NATO të FA shqiptare një ngjarje kjo shumë e rëndë-

sishme për ta, SHSHPFA, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi në intervistë për gazetën “Ushtria”, jep një panoramë të përmbledhur të asaj që u arrit dhe të rëndësisë që ka finalizimi i procesit të integrimit final të FA shqiptare në NATO. Është dashur një punë inten-sive që të arrihen rezultatet e deritan-ishme dhe falënderimi e vlerësimi i takon gjithë efektivave të FA.

Shef i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi konferenca Finale e Integrimit të

FA Shqiptare me NATO-n dhe firmosja e deklaratës së përbashkët me komandantin e Komandës së Aleancës për Transformim (ACT), gjeneral Jean-Paul Palomeros ishte një gur kilometrik që do të kujtohet me krenari në të ardhmen jo vetëm të FARSH. Cili është komenti Juaj?

Konferenca Finale e Integrimit me Komandën Aleate për Transformim (ACT), shënoi një moment shumë të rëndësishëm dhe domethënës për Forcat tona të Armatosura, atë të integrimit të plotë në NATO. Kjo ngjarje padyshim që vlen të shënohet në memorien historike kombëtare dhe në vazhdën e sukseseve të mëdha të Forcave tona të Armatosura, pasi është finalizimi i përpjekjeve disa vjeçare, të cilat janë arritur me mund dhe sakrificë, por edhe me kosto njerëzore dhe financiare.

Dëshiroj të theksoj faktin se anëtarësimi i vendit tonë në NATO në vitin 2009 ishte vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë dhe in-tensiv ndërmjet FARSH dhe struk-turave të Aleancës Euro-Atlantike, i cili u finalizua suksesshëm dhe që padyshim i hap rrugën një periudhe të re në marrëdhëniet e vendit tonë me NATO-n. Programet dhe planet e detajuara gjatë periudhës katër vjeçare të procesit të integrimit bënë të mundur realizimin e të gjitha detyrimeve dhe obligimeve në funksion të transformimit të plotë të Forcave të Armatosura. Kjo gjë u arrit falë moderniz-

imit të pajisjeve, të infrastrukturës ushtarake e sistemeve, si dhe an-gazhimeve gjithnjë e në rritje në operacionet paqeruajtëse në kuadër të Aleancës, duke treguar bindshëm angazhimin tonë të palëkundur për të kontribuuar në interes të paqes dhe të sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ne mbetemi të angazhuar për të kontribuuar në rritjen e nivelit të bashkëpunimit me Aleancën, me qëllim vijimësinë e suksesshme të proceseve integruese dhe transfor-muese brenda saj.

Si e vlerësoni periudhën e pas anëtarësimit në NATO dhe cilat janë disa nga përfitimet konkrete që kanë shënuar FA?

Rruga e përqasjes dhe krijimit të kapaciteteve tona ushtarake si-pas standardeve dhe principeve të NATO-s gjatë gjithë procesit të inte-grimit nuk ka qenë e lehtë. Ajo është realizuar me sukses si rezultat i bash-këpunimit të ngushtë dhe i një pune intensive të strukturave përgjegjëse të FA dhe atyre të NATO-s, e veçanërisht ACT. Në këtë kuadër, do të dëshiroja që të theksoja pro-gresin e shënuar në fushat kryesore të integrimit, të identifikuara gjatë këtij procesi, të tilla si: Dokumentet Strategjik Kombëtar, Plani Afatgjatë i Zhvillimit, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, etj., të cilave iu kushtua një vend i veçantë në Planin e Vep-rimit për periudhën 2012-2013.

Përfitimet e marra gjatë procesit të integrimit të FA kanë qenë të një

vlere shumë të madhe dhe me impakt në të gjitha aspektet e veprimtarisë së FA. Mësimet e nxjerra gjatë kësaj periudhe i kanë shërbyer më së miri procesit të vlerësimit të mbrojtjes dhe transformimit të Forcave të Armatosura. Gjithashtu, një numër i madh oficerësh, nënoficerësh dhe ushtarësh profesionistë kanë fituar eksperiencë të vyer në fushë-betejë dhe në çështje administrative falë angazhimeve në misionet paqerua-jtëse. Këtë eksperiencë ata e kanë venë në përdorim edhe në strukturat kua veprojnë, duke implementuar realisht procedurat dhe standardet e NATO-s. Gjithashtu, pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare ka qenë dhe mbetet pa dyshim një tregues i matshëm i imazhit të Forcave të Ar-matosura përballë opinionit publik.

Transformimi është një sfidë e vazhdueshme. Çfarë duhet bërë për të siguruar që kapacitetet dhe forcat tona t’ju përgjigjen kërkesave të Aleancës?

Procesi i integrimit padyshim që do të mbetet një sfidë jo vetëm për Forcat tona të Armatosura, por edhe për të gjitha ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s, për arsyen e thjeshtë se natyra e kërcënimeve dhe rreziqeve të së ardhmes është në ndryshim të vazhdueshëm. Integrimi është një proces ciklik dhe i vazhdueshëm dhe si i tillë do të mbetet një nga bazat për përmirësimin e kapaciteteve ushtarake të FA, me qëllim që të përmbushen me sukses të gjitha

përgjegjësitë brenda NATO-s. Zh-villimi i kapaciteteve “smart” dhe i strukturave dhe kapaciteteve të deklaruara në NATO do të jenë shtyllat mbi të cilat do të bazohet jo vetëm mbrojtja kombëtare, por edhe angazhimi në kuadër të Artikullit 5 të NATO-s. Shpreh bindjen se Forcat tona të Armatosura ashtu si dhe deri më tani, do të dinë të rreshtohen denjësisht përkrah NATO, duke rikonfirmuar faktin se vendi ynë është pjesë e pandashme e iniciativave dhe koalicioneve ndërkombëtare që luftojnë për paqe dhe siguri.

Cili është mesazhi juaj publik për strukturat e FARSH në këtë ditë të veçantë?

Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dëshiroj të falënderoj të gjithë personelin e Forcave të Armatosura për përm-bushjen me sukses të këtij anga-zhimi madhor kombëtar. Një falën-derim të veçantë dua të adresoj për strukturat e angazhuara drejtpërsë-drejti në procesin e rëndësishëm të integrimit, si në MM ashtu edhe në SHPFA, të cilët ditën të realizojnë me sukses një nga angazhimet më të rëndësishme të ndërmarra ndon-jëherë. Integrimi i plotë në familjen e madhe Euro-Atlantike përbën fil-limin e një faqeje të re në historinë e FARSH, ndaj do të kërkoja nga të gjithë sa më shumë përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm, me qëllim që ta lartësojmë me nder imazhin tonë kombëtar.

Rruga e përqasjes dhe krijimit të kapaciteteve tona ushtarake sipas standardeve dhe principeve të NATO-s gjatë gjithë procesit të integrimit nuk ka qenë e lehtë. Ajo është realizuar me sukses si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe i një pune intensive të strukturave përgjegjëse të FA dhe atyre të NATO-s, e veçanërisht ACT

Page 6: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 20136 kds & Fa

Oficerë të KLO, vizitë në FD dhe QNODNë zbatim të programit akademik, më datën 30 tetor, Kursi i Lartë i Oficerëve në KDS, nën drejtimin e pedagogut përgjegjës Kap.Rang. të I-rë Edmond Qarri dhe Shefit të Operacioneve të Përbashkëta në KLO, n/kolonel Dashnor Beta vizituan Komandën e Forcës Detare dhe Qendrën Ndërinstitucionale Op-eracionale Detare. Ata u pritën nga shefi i Degës Op-eracionale të FD, Kapiten i Rangut të II-të, Engjëll Sinanaj dhe KapitenLt. Emrush Bedo, specialist në këtë degë. Kapiten Bedo i njohu ushtarakët e lartë të KLO me misionin dhe detyrat e FD, struktura, përbërja, planet e modernizimit e transformimit, bashkëveprimi me partnerët e NATO-s dhe ata ra-jonalë, stërvitjet dhe operacionet e kryera, projektet për të ardhmen e FD, etj. Mbas brifingut njohës

akademistët vlerësuan rolin e FD në përmbushjen e misionit të saj kushtetues dhe nëpërmjet pyetjeve u interesuan për planin e transformimit të FD, kapac-itetet operacionale, legjislacionin detar dhe marrjen e rolit të policisë gjyqësore nga Roja jonë Bregdetare. Gjithashtu u bënë pyetje për gjendjen e Sistemit të Vëzhgimit Detar, gatishmërinë e RB për realizimin e operacioneve SAR, a do ketë një rivlerësim të misionit të FD në të ardhmen, etj. Në lidhje më këto çështje ata u sqaruan gjerësisht nga Kapiten Engjëll Sinanaj. Po atë ditë KLO, i shoqëruar nga z.Aleko Kamberi, (shef i J-2), vizitoi dhe QNOD, ku u njoh me misionin dhe detyrat e kësaj qendre. Në fund të programit, ushtarakët e KLO vizituan Sallën Operacio-nale të QNOD. Sh.K.

Komandanti i KDS priti lektorin e Qendrës Marshall

Komandanti i KDS, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha priti në një takim të veçantë lektorin e Qendrës Marshall, Tamir Sinai. Takimi ishte në kuadër të lektimit që zoti Sinai, zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, sipas programit të miratuar. Në takim morën pjesë Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, nënkolonel Ardian Lulaj si dhe gjeneralbrigade ® Dr. Zija Bahja, koordinator akademik. Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha, e njohu zotin Sinai me përshkrimin e KLSM, ecurinë e zhvillimit të tij në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal e më gjerë në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, zoti Sinai u njoh me kurrikulat e mësimdhënies, audiencën e pjesëmarrjes në kurs, në mënyrë të veçantë për audiencën e huaj nga vendet e rajonit. Gjeneral Hoxha, u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit midis KDS dhe Qendrës Marshall, duke theksuar se ky b/punim, i nisur më parë e

si ndër më kryesorët, do të vazhdojë të thellohet më shumë dhe në të ardhmen, duke shtuar dhe fushat e bashkëpunimit. Nga ana e tij, dhe zoti Sinai, u shpreh se Qendra Marshall do të vazhdojë të bëjë më të mirën e mundshme të saj në ecurinë e kooperimit dhe bashkëpunimit me institucionin e KDS. “Në aspektin rajonal – theksoi zoti Tamir Sinai, është bukur të shohësh që Shqipëria ka ndërmarrë iniciativën e të paturit një kolegj rajonal për fushën e sigurisë e mbrojtjes”. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimi dypalësh në fushën e arsimimit dhe trajnimit, midis të dy institucioneve, do të vazhdojnë të zgjerohen më tej. Pas takimit, zoti Sinai në cilësinë e “Exercise Developer”, zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tematikën e “Katastrofave mjedisore” si dhe zhvillimin e një stërvitje për rastet e menaxhimit të krizave, tematikë e cila do të vazhdojë për dy ditë me radhë me pjesëmarrësit e KLSM.

Bashkëbiseduesit shprehën bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimimit dhe trajnimit, midis të dy institucioneve do të vazhdojnë të zgjerohen më tej. Pas takimit, z.Sinai në cilësinë e “Exercise Developer”, zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tematikën e “Katastrofave mjedisore” si dhe zhvillimin e një stërvitjeje për rastet e menaxhimit të krizave, tematikë e cila do të vazhdojë për dy ditë me radhë me pjesëmarrësit e KLSM

Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në AFA vizitë në Forcën Ajrore

Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm vizitoi dhe Komandën e Forcave Tokësore

Të martën në Komandën e Forcës Ajrore zhvilloi një vizitë Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm

në Akademinë e Mbrojtjes. Kjo vizitë u realizua në zbatim të programit mësimor që zhvillohet në Akademinë e Mbrojtjes dhe kishte si qëllim njohjen me misionin, detyrat, strukturën orga-nizative, kapacitetet operacionale dhe planet e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare. Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm u prit në takim nga shefi i Shtabit i Forcës Ajrore nënkolonel Kuto Hasani, i cili me anë të një brifingu i njohu me historikun, misionin, de-tyrat, strukturën, planet e zhvillimit, modernizimit dhe transformimit të kësaj force në të ardhmen. Gjithashtu një vend me rëndësi të veçantë gjatë brifingut zuri edhe angazhimi Forcës Ajrore në Emergjencat Civile, apo edhe ndihma në interes të komunitetit civil kryesisht në përmbytjet e zonës së Shkodrës, në shpërndarjen e ndihmave nga ajri në zonat e izoluara nga dëbora, si dhe planet e modernizimit me qël-lim operimin me teknikë ajrore me të njëjtat standarde si NATO. Në përfun-dim të vizitës së tyre në Forcën Ajrore, përgjegjësi për Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes nënkolonel Luftim Dema, falenderoi shefin e Shtabit të Forcës Ajrore, për mikpritjen e rezervuar.Vizita në Forcën TokësoreVizita e radhës e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Akade-misë Forcave të Armatosura ka qenë Komanda e Forcës Tokësore. Ky aktiv-itet u zhvillua me datë 29 Tetor 2013, i planizuar në zbatim të programit mësimor që zhvillohet në Akademinë e Forcave të Armatosura. Qëllimi i

kësaj vizite ishte njohja me misionin, detyrat, strukturën organizative, ka-pacitetet operacionale, vizionin dhe transformimin e Forcës Tokësore, si dhe zgjerimi i dijeve të tyre në funksion të zhvillimit të objektivave dhe kapaciteteve të kësaj force. Kursi Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm u prit nga Shefi

i Shtabit të Forcës Tokësore Kolonel Adi Ndoni, i cili pasi ju uroi mirëseardhjen në Forcën Tokësore i njohu pjesëmar-rësit shkurtimisht me aktivitetin që kryen aktualisht Forca Tokësore për realiz-imin e misionit të saj, duke u fokusuar në krijimin e grup batalionit dhe planet e modernizimit të FT-së në të

ardhmen. Më pas kursantët nëpërmjet një brifingu prezantues nga nënkolo-nel Adriatik Domazeti u njohën në mënyrë të detajuar me aktivitetin e Forcës Tokësore dhe vizioni i saj për të ardhmen. Pas brifingut pedagogët dhe kursantët treguan interes për disa çështje që kanë të bëjnë me objektivat e forcës. Takimi u shoqërua me pyetje përgjigje, ku kursantët morën shpje-gime nëpërmjet Shefit të Shtabit të FT, kolonel Adi Ndoni, për projektin e grup batalionit, ecurinë e punës së krijimit të tij, elementet që do përfshijë kjo strukturë, po ashtu edhe çështje të tjera si, për zhvillimin e stërvitjeve me simulim, për kapacitetet e MADM-së, për produktivitetin e dy poligoneve, për armatimin modern etj. Nëpërm-jet shpjegimeve kursantët morën informacion për stërvitjen planizuese “Manza 2013”, me shtabet e batalio-neve zhvilluar këto ditë në Qendrën e Simulimit, për gjendjen e poligoneve

të garnizonit Babru dhe poligonin komando Zall Herr, të cilat shfrytë-zohen me efektivitet jo vetëm nga strukturat e FT, por edhe nga struktura të tjera të FA, si Policia Ushtarake, Akademia e Nënoficerëve, Shkolla e Trupës, si dhe struktura të Policisë së Shtetit. Në përfundim të vizitës në Komandën e Forcës Tokësore, n/kolonel Luftim Dema, Përgjegjësi i ekipit dhe pedagog në Akademinë e Forcave të Armatosura, në emër të kursantëve, falenderoi Kolonel Ndoni dhe Shtabin e Forcës Tokësore, për pritjen e organizuar dhe shkëmbimin e ideve për çështje të ndryshme. Më pas aktiviteti vijoi në Batalionin e Forcave Speciale. Gjatë vizitës në muzeun his-torik të këtij batalioni kursantët panë nga afër të konkretizuar nëpërmjet stendave me fotografi, mbishkrime dhe filmimeve kontributin ndër vite të këtij batalioni.

Major Nexhbedin Basha

Page 7: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 2013 77Ft

Zv/shefi i SHP të FARSH-së, gjeneral-brigade, Piro Ahmetaj vizitë në FT

Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, e vuri theksin tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin e projektit të grup-batalionit, si një ndër objektivat më themelore të Ministrisë së Mbrojtjes

dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së

Ditën e martë zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralbri-gade Piro Ahmetaj, i

shoqëruar nga drejtori i J-5, kolonel Nazmi Cahani dhe përfaqësues të J-2 dhe J-3 në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së, bëri një vizitë njohëse në Komandën e Forcës Tokësore dhe repartet vartëse të saj. Zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm u prit nga komandanti Forcës Tokësore, gjen-eralmajor Zyber Dushku, i cili pasi i uroj mirëseardhjen në Forcë Tokë-sore dhe e falenderoi për vizitën e njohu me disa nga arritjet e deritan-ishme të kësaj force dhe biseda u fokusua në krijimin e grup-batalionit. Nga ana e tij gjeneral Dushku, duke folur për punën që po bëhet në kri-jimin e kësaj strukture, u shpreh se, grupet e punës përgjegjëse për të ndjekur ecurinë e këtij procesi si nga SHP FA dhe të FT, të organizojnë takime të përbashkëta me qëllim unifikimin e koncepteve për krijimin e kësaj strukture operacionale, si aset për FA dhe për NATO-n. Më pas nëpërmjet një brifingu gjeneral Ahmetaj, u njoh me Misionin, De-tyrat, Strukturën, kompletimin me personel, objektivat dhe kapacitetet operacionale të Forcës Tokësore. Pjesë e këtij brifingu ishte njohja me projekt- strukturën e grup-batalionit, punën e bërë dhe planet e modernizimit për të ardhmen. Në këtë takim shefi i shtabit të Forcës Tokësore, kolonel Andi Ndoni, shtabi i FT-së dhe koman-dantët e reparteve dhanë shpjegime për çështje të veçanta. Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-

së për vazhdimin e projektit të grup-batalionit, si një ndër objektivat më themelore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së.

Vizita vijoi në Batalionin e dytë të Këmbësorisë, Batalionin Komando dhe Batalionin e Forcave Speciale.

Major Nexhbedin Basha

Vizita vijoi në batalionin e dytë të këmbësorisë, batalionin komando dhe batalionin e forcave speciale

Seminar për sistemin e mësimeve të nxjerra në Forcën Tokësore

“Sistemi i mësimeve të nxjerra në Forcë Tokësore”, kjo ka qenë tema e seminarit të zhvilluar nga Dega e Operacio-

neve dhe Stërvitjes në Forcë Tokësore me datë 24 Tetor 2013, me specialistët përkatës në reparte e nënreparte. Qëllimi i seminarit ishte jo vetëm funksionimi dhe zbatimi i këtij sistemi, nëpërmjet formatit të vëzhgimit në terren dhe monitorimit nga koordina-torët në shtab të forcës, në reparte dhe nënreparte, por edhe sa vend zënë këto mësime në programet mësimore. Ky aktivitet, masë e matricës të vitit 2013, shprehet për gazetën “ushtria”, kapiten Armand Pashaj, specialist për gatishmërinë dhe mësimet e nxjerra në këtë degë, i cili drejtoi këtë seminar, bazohet në dy dokumente si: Udhëzimi i Komandantit të FT-së, për zbatimin e Mësimeve të Nxjerra dhe në planin e seminareve dhe trajnimit të personelit që menaxhojnë këtë sistem. Në seminar vijon ai, u

diskutuan disa çështje që kishin të bënin me objektivat dhe fushat kryesore të këtij sistemi, komponentët kryesorë të funksionimit, përgjegjësitë për zbatimin e tyre, afatet kohore të raportimit, fazat që ndiqen për zbatimin dhe funksionimin e sistemit dhe mënyrat e plotësimit të “shtojcës A”, formati i vëzhgimit dhe “Shtojcës D”, raporti i kryerjes së veprimeve.

Nëpërmjet një brifingu, pjesëmarrësit në seminar u njohën me konceptin e përgjithshëm të mësimeve të nxjerra, kriteret që duhet të përmbushin ato, elementët, fazat që ndiqen, si dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave për zbatimin e tij. Për re-alizimin e objektivave të mësimeve të nxjerra, pas çdo aktiviteti evidentohen dhe grumbullohen të dhënat nga operacionet brenda dhe jashtë vendit, stërvitjet individuale, kolektive, fushore dhe me simulim të Forcave tona të Armatosura, ku Forca Tokësore

është prezente në këto aktivitete. Mbi bazën e tyre analizohen të dhënat e grumbulluara, shpërndahen mësimet e identifikuara dhe rekomandimet përkatëse për autoritetet e interesuara në hierarkinë e komandim-drejtimit të FA. Pavarësisht rekomandimeve që jepen për mësimet e nxjerra, ky sistem medoemos duhet të kalojë në këto faza përgatitja, vëzhgimi, identifikimi, grumbullimi i të dhënave, analiza dhe përpunimi i informacioneve, miratimi paraprak i mësimeve të identifikuara, vënia e detyrave, zbatimi dhe verifikimi (monitorimi) i planit të veprimit dhe miratimi përfundimtar i mësimeve të nxjerra. Aktivitete të kësaj natyre në Forcë Tokësore zhvillohen dy herë në vit, në të cilin raportohet nga specialistët në reparte mbi ecurinë e zbatimit të sistemit të mësimeve të nxjerra dhe problematikat të cilat kërkojnë një diskutim cilësor dhe zgjidhje.

Major Nexhbedin Basha

Qëllimi i seminarit ishte jo vetëm funksionimi dhe zbatimi i këtij sistemi nëpërmjet formatit të vëzhgimit në terren dhe monitorimit nga koordinatorët në shtab të forcës në reparte dhe nënreparte, por edhe sa vend zënë këto mësime në programet mësimore

Page 8: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 20138 ano

Betimi i oficeres shqiptare në Shkollën e Oficerëve të Selanikut

M i n i s t r i i M b r o j t j e s D h i m i t r i s Av r amopu l o s u do r ë zo i s hp a t a t Oficerëve të r inj të diplomuar, të

c i lë t u betuan në Shkol lën e Oficerëve të Selanikut. Midis Oficerëve të r inj ishte dhe Armela Karoli, mjeke e Sektorit Shëndetësor

të Ushtr isë, me gradën Nëntogere, së ci lës minis tr i i Mbroj t jes Dhimitr is Avramopu-los i dorëzoi shpatën. Pas ceremonisë së bet imit minis tr i pat i një bisedë të shkurtër me of iceren Shqiptare ku i pranishëm ishte dhe Komandant i i Shkol lës.

Përfundoi Stërvitja Komplekse 24 orëshe e kursit Fillestar dhe të Avancuar në ANO

Në të njëjtën kohë po vazhdon stërvitjen fushore edhe kursi i 29 Bazë

Stërvitja ishte për kompaktësimin e temave të zhvilluara gjatë periudhës 5-javore me kursin e 50-të fillestar dhe periudhës 6-javore me kursin e 30-të të avancuar të nënoficerit në ANO, me 48 efektivë dhe 29 kursantë

Të enjten u zhvillua stër-vitja komplekse 24 orësh në terren në rajonin e Batalionit të Shtabit të

Përgjithshëm për kompaktësimin e temave të zhvilluara gjatë periudhës 5 javore me kursin e 50-të Fillestar dhe periudhës 6 javore me kursin e 30-të të Avancuar të nënofic-erit në ANO, me efektiv 48 dhe 29 kursantë. Në zbatim të programeve mësimore teorike të dy kurset kanë përfunduar me sukses stërvitjet 2 javore fushore dhe në përfundim të tyre kanë zhvilluar stërvitjet kom-plekse. Në të njëjtën kohë po va-zhdon stërvitjen fushore edhe kursi i 29 Bazë. Komandantët e kurse-ve, respektivisht kapiten Saimir Kordha për kursin Fillestar, dhe major Mentor Palluçi për kursin e Avancuar, kishin marrë masa të plota organizative për zhvillimin me sukses të stërvitjeve. Por këtu s’mund të lihen pa përmendur edhe instruktorët e të 2 kurseve, të cilët me angazhimin dhe punën e tyre në mënyrë të vazhdueshme bëjnë të mundur që këto stërvitje fushore të kurorëzohen më së miri me stërvitjen përfundimtare kom-plekse 24 orësh. Këto stërvitje u ndoqën në vijimësi nga Komanda e Kurseve si dhe Dega e Arsimimit të ANO. Gjatë zhvillimit të stër-vitjeve kursantët shfaqën aftësitë e tyre në rol të komandantit të grupit në kursin Fillestar dhe në rol të komandantit të togës në kursin e Avancuar, të përvetësuara këto gjatë programit teorik në lëndën e përgatitjes taktike në ANO. Ata manifestuan disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave të përcaktuara në programin e stërvitjes, duke arritur të gjitha nivelet dhe stan-dardet e kërkuara nga FARSH. Ajo që të binte ne sy tek këto stërvitje ishte përkushtimi i të gjithë kursantëve për të realizuar sa më mirë dhe në kohë detyrat e

caktuara. Gjithashtu nuk mungoi as bashkëpunimi mes kursantëve dhe instruktorëve të tyre, gjë që shfaqej më së miri nga aktivizimi i tyre i vazhdueshëm për përfun-dimin me sukses të detyrave të caktuara, të lidhura këto me një ndjenjë të lartë përgjegjësie. In-struktorët janë ata që krijojnë një ambient të përshtatshëm dhe një frymë pozitive në tërësi, e cila më pas përcillet deri tek komunikimi dhe marrëdhënia e kursantëve me njëri-tjetrin. Instruktorët ishin gjithmonë pranë kursantëve të tyre për gjithçka ata kishin nevojë gjatë këtyre stërvitjeve, duke iu dhënë ide, duke i ndihmuar në rast nevoje dhe duke rritur te ta ndjenjën e be-simit në vetvete se ishin të aftë për ti realizuar me sukses këto stërvitje. Pavarësisht kushteve të vështira të pamjes së kufizuar natën apo vështirësive të tjera të hasura gjatë

stërvitjeve, nuk mungoi ndjenja e kolektivitetit dhe atmosfera pozi-tive. Secili kursant i njihte shumë mirë detyrat e tij dhe punonte fort për ti realizuar ato, gjithmonë në bashkëpunim me shokët e grupit, skuadrës apo togës, gjë që solli një klimë shumë pozitive në rajonin e stërvitjes dhe gjatë gjithë 24 orëshit të stërvitjeve. Kjo atmosferë i ndihmoi kursantët së bashku me instruktorët dhe komandantët ta përfundonin stërvitjen me sukses të plotë dhe pa ngarkesa nega-tive psikologjike. Mbyllja e kësaj stërvitjeje si dhe kryerja e të gjitha testimeve përfundimtare për të dy kurset javës që vjen do të çojë në mbylljen e këtij cikli mësimesh në fazën e lidershipit për këta kursantë dhe certifikimin e tyre më datë 08.11.2013.

N/Togere Morena Halilaj, Shefe e BCU, ANO

Sipas programit të arsimimit të vitit 2013 ANO do të niste këtë vit të ri Akademik një seri bashkëpunimesh me Qendrën e Simulimit. Këto bashkëpunime do të konsistonin në zhvillimin e disa stërvitjeve të va-

zhdueshme disa ditore, krahas procesit mësimor që kursantët zhvillojnë në ANO. Këto stërvitje synojnë aftësimin e tyre në simulimin konstruktiv si dhe në arritjen e standardeve të NATO-s për stërvitje të përbashkëta dhe në nivel të barabartë me nënoficerët e vendeve të tjera aleate. Kështu në datat 24-25 Tetor 2013 nisi bashkëpunimi i parë me QS, me stërvitjen dy ditore “Shkumbini 2013” me kursin e 30 të Avancuar të Nënoficerit me temë “Veprimet e togës në luftimin mbrojtës”. Kjo stërvitje ka nisur që me Konferencën Fillestare Planizuese të zhvilluar në Maj 2013 në Qendrën e Simulimit dhe më pas ka vijuar me Konferencën Kryesore Planizuese që është mbajtur në Qershor 2013, ndërsa në Shtator u mbajt Konferenca Finale Kordinuese e stërvitjes. Gjatë konferencave ka marrë pjesë komandanti i Kurseve n/kolonel Shkëlqim Alsela, komandanti i kursit të Avancuar major Mentor Palluçi, shefi i QS Dee Esplin si dhe të gjithë instruktorët që do të ishin pjesë e kësaj stërvitje. Gjatë konferencave është diskutuar për mënyrën e ndërtimit dhe projektimit të stërvitjes, datave që ajo do të zhvillohej si dhe për të gjithë elementët që do të trajtoheshin gjatë stërvitjes. Gjatë stërvitjes “Shkumbini 2013” në QS kursantët kanë treguar një performancë të mirë në ndjekjen dhe zbatimin e programit në këtë stërvitje, si gjatë procesit të stërvitjes, ashtu dhe në analizat e çdo stërvitje sipas grupeve të ndara për përvetësimin e programit në rol të komandantit të togës për drejtimin e veprimeve mbrojtëse. Kjo stërvitje u arrit duke përdorur simulimin Konstruktiv dhe Doktrina të NATO-s. Disa detyra të tjera të rëndësishme me të cilat këta kursantë u ballafaquan ishin: detyra logjistike, komunikimi, ndërlidhja dhe detyrat e drejtuesve të komandantit të togës. Në fund të stërvitjes nga ana e palës amerikane të QS u zhvillua analizë pas stërvitjes, ku nga ana e tyre u vlerësua angazhimi i kursantëve gjatë gjithë procesit stërvitor në QS. Sipas tyre kursantët e kursit të 30-të të Avancuar treguan interes dhe përkushtim të lartë ndaj detyrave qe ju ngar-koheshin gjatë stërvitjes.

N/Togere Morena HalilajShefe e BCU, ANO

Kurorëzohet me sukses bashkëpunimi i parë i ANO-së me Qendrën e Simulimit

Page 9: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 2013 9kds

“Mendimi Ushtarak strategjik shqiptar dhe organizimi i FARSH (1945-1990)”

Kjo është teza e mbajtur nga kolonel Ahmet Leka, i cili fitoi Gradën Shkencore “Doktor” në Akademinë e Forcave të Armatosura

Në studimin e paraqitur me temë “Mendimi ushtarak strategjik shqiptar dhe organizimi i FARSH (1945-1990)”, autori synon që, nëpërmjet fakteve dhe ndodhive tashmë të njohura historikisht, të tërheqë vëmendjen e opinionit, duke argumentuar

arritjet në organizimin, modernizimin dhe zhvillimin e konceptit strategjik gjatë viteve 1945-1990, duke dhënë rekomandime të vlefshme për veprime konkrete e të qëndrueshme në rrugën integrimit të Forcave Tona të Armatosura në strukturat e NATO

Zhvillohet analiza e FA për muajin tetor

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u zhvillua analiza e muajit

tetor, mbi aktivitetin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. në takim merrnin pjesë zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Berdo, dhe gjeneralbrigade Piro Ahmetaj, komandantëve të forcave kryesore dhe njësive au-tonome, si dhe drejtorëve të drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm

të FA. Drejtoria e Personelit në SHPFA paraqiti një prezantim të shkurtër mbi ecurinë e procesit të menaxhimit të personelit në FA. Më pas, Drejtoria Operacionale dhe Stërvitjes në SHPFA paraqiti para të pranishmëve një rezyme të realizimit të aktiviteteve krye-sore stërvitore gjatë kësaj periudhe një mujore. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Forcave të Armatosura për realizimin e detyrave të ngarkuara në

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e Forcave të Armatosura për realizimin e detyrave të ngarkuara në të gjitha fushat

Në datën 30 tetor 2013, u organizua në ambien-tet e AFA, ceremonia e mbrojtjes së gradës shken-

core “Doktor i shkencave”, të kërkuar nga kolonel Ahmet Leka, aktualisht shef i Qendrës së Doktrinës, pranë KDS. Në këtë ceremoni merrte pjesë komandanti i KDS, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, komandanti i AFA, rektor/kol. Prof.Asoc.Agim Q.Sula si dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të profesorëve në KDS-së. Nderonte me pjesëmarrjen e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në studimin e paraqitur me temë “Mendimi ushtarak strategjik shqiptar dhe organizimi i FARSH (1945-1990)”, autori synon që, nëpërmjet f a k t e v e d h e ndodhive tash-më të njohura historikisht, të tërheqë vëmend-jen e opinionit, duke argumen-tuar arritjet në o rgan i z im in , modernizimin dhe zhvillimin e konceptit strat-egjik gjatë viteve 1 9 4 5 - 1 9 9 0 , duke dhënë re-komandime të vlefshme për ve-prime konkrete e të qëndrueshme në rrugën integrimit të Forcave Tona të Armatosura në strukturat e NATO-s.Tema trajton dhe jep njohuri të plota mbi rrugën e ndjekur nga Forcat tona të

mina hysa

Armatosura pas Luftës së 2-të Botërore për zhvillimin e tyre deri në vitet ’90. Materiali studimor vjen pas një pune hulumtuese dhe sistematike të bërë në vite, duke shfrytëzuar burimet arkivore për këtë periudhë, traditat dhe përvojën luftarake të popullit shqiptar, si dhe taktikat e strategjitë e përdorura prej tij gjatë luftërave shekullore për liri e pavarësi. Punimi përfaqëson këndvësh-

trimin origjinal të autorit dhe bazohet në një literaturë të bollshme në sasi e në cilësi. Hulum-timi dhe marrja e informacioneve nga mbi 86 libra e artikuj në zë, shfrytëzimi i shumë analizave e in-tervistave të person-aliteteve të njohura, flet për punën e këm-bëngulëse, seriozite-tin dhe përgjegjsh-mërinë e autorit për të na dhënë një ma-terial të plotë e cilë-sor. Ky disertacion

është një kontribut i padiskutueshëm dhe me vlera të gjithanshme në fushën e historisë dhe të sigurisë, rrjedhojë e një pune të gjatë disavjeçare dhe pady-shim përbën një ndihmesë modeste në

fushën e studimeve teorike të historisë, të strategjisë e të sigurisë kombëtare e cila, për nga rëndësia aktuale, ndikon drejtpërsëdrejti në ruajtjen e ekuilibrave dhe të problemeve të sigurisë së vendit tonë. Autori arrin në përfundimin se ndryshimet e vazhdueshme në strukturë për efekt të “divorceve” dhe lindjes së “dashurive të reja” mbi baza ideologjike, si dhe mania për një ushtri të madhe e dëmtuan shpeshherë ushtrinë shqiptare, duke e lënë atë pa një fizionomi tipike kombëtare. Shteti shqiptar dhe tërë populli kanë paguar një kosto shumë të madhe për mbajtjen në këmbë të një strukture ushtarake gjigante gjatë gjithë periudhës, që nga viti 1946 e deri në vitet 1989, për armatosjen, stërvitjen, fortifikimin kolosal të vendit, gjë e cila i shkaktoi dëme të pallogaritshme ekonomisë së vendit.Periudha pas Luftës së Ftohtë, nuk ka qenë objekt i këtij materiali, por autori me qëllimin për të bërë një lidhje të periudhës 1945-1990 me situatën aktuale të Forcave tona të Armatosura dhe zhvil-limin e tyre në të ardhmen, ka trajtuar edhe disa probleme të organizimit të Forcave të Armatosura dhe strategjisë ushtarake mbas viteve ’90 deri në ditët tona, të cilat e plotësojnë mjaft mirë këtë material.Parë në tërësi në këndvështrimin pers-pektiv, rëndësia kryesore e këtij studimi

është karakteri shumëdimensional i tij, si në aspektin historik, analizues dhe sidomos në atë të zhvillimit të Strategjisë Ushtarake dhe të FA në të ardhmen. Sensi polemik i qetë dhe njëkohësisht i mprehtë i autorit, e bën mjaft të qartë panoramën e zhvillimit të Strategjisë Ushtarake dhe të Forcave tona të Armatosura. Aftësia për të arritur në sintezë përmes analizës e ka çuar autorin në vështrimin tërësor të zhvil-limit të Strategjisë Ushtarake dhe të Forcave tona të Armatosura, duke arritur në përfundimin se pavarësisht nga gabimet, udhëheqja politike dhe ushtarake e asaj periudhe, ka gjetur rrugë dhe mundësi të brendshme për zhvillimin e Forcave të Armatosura dhe të Strategjisë Ushtarake me të cilat ne duhet të krenohemi.Studimi është me vlera të gjithanshme e të pazëvendësueshme jo vetëm në as-pektin historik por sidomos në aspektin analitik të trajtimit të problemeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e Strategjisë Ushtarake dhe të Forcave tona të Arma-tosura. Me informacionin e shumtë dhe cilësor, autori do iu vijë në ndihmë të gjithë atyre që duan të dinë diçka më tepër për këtë problem dhe do të mbeten të kënaqur nga vlerësimet e spikatura, nga stili i përmbledhur, mjaft i kursyer i përdorur prej tij. I gjithë materiali përshkohet nga ndjenja

e dashurisë së shqiptarëve për të ndër-tuar një shtet të fortë. Aty del qartë mbështetja popullore ndër vite ndaj politikës për të bërë një ushtri që të mbrojë interesat e vendit. Mbështetja dhe bashkëveprimi popullor me ush-trinë lidhet me besimin e popullit se ushtaraku përfaqëson simbolin patri-otik të vendit. “Kam ndjekur nga afër ndryshimet në këtë institucion dhe vlerësoj shumë punën e bërë nga AFA, si një punë e bërë me seriozitet maksimal.- tha ndër të tjera gjeneralmajor Gjunkshi, shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA. - Sot është një ditë e shënuar, jo vetëm për disertantin Leka, por edhe për ne të gjithë. Ushtarakët janë pjesa më vitale e shoqërisë dhe ne na duhet të tregojmë se cilët jemi dhe që ka ushtarakë vërtetë të denjë.”Përfundimisht, mbështetur në vlerat këtij studimi, qoftë në pikëpamje akademike dhe shkencore si dhe në përvojën studimore e shkencore të autorit në vite, në formimin e tij në fushën e sigurisë, ky studim i plotë-son të gjitha standardet shkencore dhe akademike për fitimin e gradës shkencore “Doktor i shkencave”. I urojmë autorit suksese edhe në të ardh-men dhe rekomandojmë mundësinë e publikimit të këtij materiali për një rreth më të gjerë lexuesish.

të gjitha fushat. Në përfundim të analizës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi kërkoi angazhim maksimal nga ana e të gjithë person-elit të FA për përmbushjen e angazhimeve që rrjedhin nga misioni kushtetues, si dhe zbatimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të ngarkuara nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Page 10: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 201310 brmr

Zhvillohet Konferenca “Libri dhe bibliotekat e FA-së në epokën dixhitale”

Qendra e Librit dhe e Mbështetjes me Informacion, zhvilloi ditën e sotme në mjediset e auditoriumit Konferencën e Librit me temë ”Libri dhe bibliotekat

e FA-së në epokën dixhitale”. Qëllimi i kësaj Konference ishte njohja, pasqyrimi dhe transmetimi i vlerave të FA-së në punën me librin dhe bibliotekat në epokën dixhitale, në kuadër të detyrave të shtruara nga MM dhe SHSHPFA për përmirësimin e punës me librin dhe bibliotekat në FARSH. Në këtë aktivitet merrnin pjesë komandanti i KDS gjeneral-brigade Bardhyl Hoxha, komandanti/rektori i AFA, kolonel Dr. Agim Sula, titullarët e institucioneve të varësisë së KDS, si dhe personel ushtarak e civil i komandave e njësive të FA, të organizuar dhe ndihmës në veprimtarinë me librin dhe bibliotekat në FA.

Në fjalën përshëndetëse, komandanti i KDS gjeneralbri-gade Bardhyl Hoxha, vlerësoi rolin dhe vendin që zë libri dhe bibliotekat në strukturën e Forcave të Armatosura. Ai, ndër të tjerash theksoi se:-“ KDS në misionin e saj ka prioritet organizimin e veprimtarive mësimore, shkencore e kualifikuese edhe në sektorë të tjerë, siç është puna me librin dhe bibliotekat në FA. Këtij qëllimi i shërben edhe kjo konferencë, e cila është e një lloji të veçantë në kup-

timin e mesazhit që ajo mbart e përcjell. Punimet e kësaj konference zhvillohen në një kohë kur flitet për procese integrimesh, globalizimesh, kur diskutohet për përqasje në burime dixhitale dhe bëhen përpjekje për krijime portalesh, ndërmerren nisma dhe projekte për përfshirje në rrjetin global jo vetëm të bibliotekave, por edhe të muzeve e arkivave. Ngritja e Qendrës së Librit në FA, është një gur në themelet e “Kështjellës së Librit”- përfundon

fjalimin përshëndetës gjeneral Hoxha.Drejtori i Qendrës së Librit dhe Mbështetjes me In-

formacion, Bernard Zotaj, prezantoi para pjesëmarrësve arritjet e deritanishme në fushën e librit, problematikat e dala si dhe vizionin që QLMI ka për të ardhmen për punën me librin, në funksion të dixhitalizimit e standard-izimit të punës. Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu dhe me njohuri të përgjithshme mbi “Njeriu dhe libri në epokën e internetit”, me gjendjen e librit në FA dhe inventarin elektronik të ri, perspektivat e dixhitalizimit, rolin e bib-liotekës akademike në programin mësimor-problematikat, detyrat dhe sfidat e kohës, si dhe me punën konkrete që po bëhet nga personeli i QLMI për bibliotekën dixhitale. Pjesë e zhvillimit të konferencës u bënë dhe diskutimet me pjesëmarrësit në lidhje mbi përvojat e komandave e njësive mbi punën me librin, shqetësimet e problematikat që kërkojnë zgjidhje e që do i shërbejnë më së miri të gjithë arkitekturës së dixhitalizimit të librit në FA. Në funksion të kësaj Konference dhe punës me librin, ishin edhe aktivitetet që QLMI zhvilloi para pak ditësh, mbi botimet për Nënë Terezën dhe At Gjergj Fishtën, botime që i janë shtuar koleksionit të bibliotekave të FA.

Në funksion të kësaj konference dhe punës me librin, ishin edhe aktivitetet që QLMI zhvilloi para pak ditësh, mbi botimet për Nënë Terezën dhe At Gjergj Fishtën, botime që i janë shtuar koleksionit të bibliotekave të FA

Në zbatim të Planit të Aktiviteteve Krye-sore të batalionit të kërkim-shpëtimit për

vitin 2013, si dhe në kuadër të përgatitjeve që ky batalion bën për të përballuar emergjencat e stinës, në ditët 22 deri 24 tetor 2013 zhvilloi stërvitjen fushore me trupa “Farka-13”. Qëllimi i kësaj stërvitje ishte rritja e aftë-sive operacionale të efektivave të kompanisë së kërkim-shpëtimit për organizimin, drejtimin dhe kompaktësimin e veprimeve të nënrepartit, në emergjencat e përmbyt jeve dhe të z jar-reve. Synimi i kësaj stërvitje ishte kompaktësimi i veprimeve togë-kompani, komunikimi me mjetet e ndërlidhjes dhe zbatimi i procedurave të përgatitjes së informacioneve, raporteve, si dhe të drejtimit, sipas stan-dardeve të NATO. Në këtë stërvitje morën pjesë 67 forca, 7 mjete, 2 moto-pompa GZ51 për heqjen e ujit, një moto-pompë dore, 2 varka italiane të kom-pletuara me motorë 50cc, dhe 3 moto-gomone, etj. Programi stërvitor u zhvillua me masa të plota tekniko-organizative dhe

Batalioni i kërkim-shpëtimit i BrMR zhvilloi stërvitjen fushore “Farka-13”

Stërvitja në kuadër të përgatitjeve që ky batalion bën për të përballuar emergjencat e stinës, në ditët 22 deri 24 tetor 2013

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive operacionale të efektivave të kompanisë së kërkim-shpëtimit për organizimin, drejtimin dhe kompaktësimin e veprimeve të nënrepartit në emergjencat e përmbytjeve dhe të zjarreve

veprimet u kryen me përkushtim dhe profesionalizëm. Në stër-vitjen treguese aktiviteti stërvi-tor u zhvillua në dy stacione:

Stacioni i përmbytjeve; stacioni i shuarjes së zjarreve. Nga grupet, skuadrat dhe togat u reagua me shpejtësi për vënien në gatishmëri

të forcave dhe mjeteve, kërkimin dhe dhënien e ndihmës së parë ndaj të dëmtuarave, evakuimin e tyre nga zonat e rrezikuara nga

përmbytja dhe nga zjarret. Stër-vitja fushore u ndoq nga afër nga komanda dhe shtabi i batalionit dhe ai i BrMR.

Page 11: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 2013 11 QGJH, aFa

Botim i ri dinjitoz për kursantët e gjuhës angleze në Forcat e Armatosura

Nevojitet kurajë për t’u ngritur që të ligjërosh, Sikurse po aq kurajë duhet,

që të ulesh dhe të dëgjosh -Uiston Çërçill-

Në bibliotekën e Qendrës së Gjuhëve të Huaja, AFA, është shtuar së fundmi, botimi më i ri

me titull “Improve your listening” (Përmirëso aftësinë e dëgjimit) i Dr. Jaup Zenuni, pedagog i gjuhës an-gleze, prej mëse dymbëdhjetë vjetësh në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, dhe me përvojë 36 vjeçare në fushën e mësimdhënies së anglishtes. Libri është është një përpjekje profesionale në mbështetje të pedagogëve dhe kursantëve të Qendrës së Gjuhëve të Huaja, në Akademinë e Forcave të Armatosura, për të zhvilluar më tej aftësinë e dëgjimit në gjuhën an-gleze. Ai mund të përdoret gjithashtu edhe nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, në ndihmë të përmirësimit të kompetencës së dëgjimit. Libri është hartuar për nivelin mesatar dhe të përparuar i cili përputhet me nivelet 3/2/3/1 dhe 3/3/3/3, sipas përshkruesve të NATO-s. Në tërësi, libri përmban 81 detyra dhe 129 ushtrime. Këto detyra dhe ushtrime janë krijuar duke pasur si referencë burimore materiale autentike nga “BBC”, “CNN”, “Deutche Velle”, “Voice of America” dhe “ABC-Ëorld Today”. Ai është fryt i një pune tre vjeçare, gjatë të cilës janë hulumtuar tekste dhe janë krijuar ushtrime që mund të përdoren nga mësimdhënësit dhe mësimnxënësit e anglishtes, pjesëmarrës në kurset e gjuhës që zhvillohen në QGJH.Filozofia e këtij libri është mbështetur në teorinë e David Hume-s për kom-petencën komunikative. Humes thek-son që njohja e një gjuhe nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e rregullave të gramatikës. Sipas tij, ekzistojnë disa rregulla specifike kulturore të përdorimit të gjuhës që e lidhin

atë me kontekstin komunikativ. Në këtë këndvështrim, teksti synon të integrojë aftësitë e gjuhës. Duke pasur si pikënisje tekstet e dëgjimit, studentët mund të angazhohen në dis-kutime dhe debate; mund të shtrojnë pyetje; të shprehin opinone dhe të ofrojnë argumente; mund të kryejnë ushtrime që lidhen me aftësinë e shkrimit apo të gjejnë tekste që lidhen me tekstet që ata dëgjojnë,

për të zhvilluar më tej kompetencën e aftësisë së leximit. Tematika e librit përfshin tekste që kanë të bëjnë me aktivitetet dhe misionet e NATO-s, strukturat dhe aksionet e policisë, misionin ushtarak të forcave aleate në ushtarake Afganistan, krijimin e fuqive globale, ligjin amerikan për përdorimin e municioneve; lindjen e Kryqit të Kuq, festimin e katër korrikut në SHBA, Këshillin e Evropës, çështjen e energjisë, G jyka t ën Ndërkombë ta re t ë Drejtësisë, jetën e Xhorxh Uash-ingtonit, Konventën e Gjenevës, shoqërinë e informacionit, të drejtë ndërkombëtare për konflik-tet, luftërat dhe operacionet e re-agimit në raste krizash, mësimet e nxjerra nga bombardimet atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, jetën e Linkolnit, përvojën në Londër, debatet për nxjerrjen e sekreteve ushtarake, fjalimin inaugurues të Presidentit Obama, lajmet lokale amerikane, fluturimet ajrore, procedurat e marrjes me qira të shtëpive, përmirësimin e gjendjes së mjedisit, të drejtat e studimit në SHBA, ndikimin e rrjeteve sociale në Siri, jetën e person-aliteteve të fushave të ndryshme të jetës si jeta Eleonor Ruzvelt, Majkëll Xheksonit dhe Douglass MacArthur, Kombet e Bashkuara, ndryshimet klimaterike, lëvizjen moderne për të drejtat e grave, jeta në Amerikë pas Luftës së

Filozofia e këtij libri është mbështetur në teorinë e David Hume-s për kompetencën komu-nikative. Humes thekson që njohja e një gjuhe nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e rregullave të gramatikës. Sipas tij, ekzistojnë disa rregulla specifike kulturore të përdorimit të gjuhës që e lidhin atë me kontekstin komunikativ

”Dytë Botërore, vitet 1960-të si kohë e trazirave sociale, proce-durat e emigracionit, strategjitë e sigurisë, etj. “Improve your listening” përmban tekste dëgjimi me detyra dhe ush-trime të natyrës ushtarake, si dhe një CD shoqëruese si dhe çelësin e përgjigjeve në fund, me anë të të cilit studentët mund të kontrol-lojnë saktësinë e përgjigjeve. Sipas autorit, ideja e këtij libri lindi për të përditësuar aftësinë e dëgjimit dhe për ta integruar më mirë këtë

granit zelapedagog i anglishtes në qendrën

e gjuhëve të huaja, afa

aftësi me aftësitë e tjera të gjuhës në nivelet 3/2/3/2 dhe 3/3/3/3 në kurset e gjuhës angleze në QGJH sipas përshkruesve të STANAG. Kjo nënkupton që ky libër synon që të ndikojë në ngritjen e nivelit e të kuptuarit të teksteve të dëgjimit në rastet e komunikimit ndër-personal, nëse gjuha është gjuhë standarde, në ritëm normal bisedor, si dhe të përmirësoj të kuptuarit e temave të jetë së përditshme dhe të fushës profesionale. Tekste të tjera synoj-në që të rrisin nivelin e të kuptuarit të ligjëratave informale dhe zyrtare mbi temat praktike, shoqërore dhe profesionale; të kuptuarit e gjuhës së takimeve, brifingjeve dhe in-formacioneve që përcillen me anë të të folurit; të kuptuarit e gjuhës së bisedave të folësve të arsimuar vendas të anglishtes si bisedat televizive, telefonike, programet radiofonike si dhe informacionin e drejtpërdrejtë apo të nënkuptuar që ato përcjellin. Botimi “Improve your listening” është një botim dinjitoz në shërbim të mësimdhë-nies profesionale për personelin e Forcave të Armatosura. Ai u ofron kursantëve ushtarakë dhe civilë pjesë e FA-së, një mundësi jo vetëm për përmirësimin e aftësisë së dëgjimit, por edhe për zgjerimit e njohurive gjuhësore në aftësitë e tjera të gjuhës gjuhën angleze, të folurit, të lexuarit, dhe shkrimi, duke motivuar kësisoj kursantët e QGJH, studentët e anglishtes dhe përdoruesit e gjuhës angleze në karrierën e tyre profesionale.

Page 12: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 201312 kosovë

Certifikohen kadetët e Kursit Reaguesi i Parë, në Ferizaj

Kursi ka filluar më 16 tetor dhe ka përfunduar më 23 tetor 2013. Kursin e kanë mbajtur instruktorë të Ushtrisë Amerikane, të Kampit, në Bonstill

Në Komandën e Dok-trinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, në Ferizaj, u mbajt cer-

emonia e certifikimit të kadetëve të Kursit Reaguesit e parë-trajno-trajnerët. Kursin, Trajno-trajnerët e kanë kryer dymbëdhjetë pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së, kursi ka filluar, më 16 tetor dhe përfunduar më 23 tetor 2013. Kursin e kanë mbajtur instruk-torë të Ushtrisë Amerikane, të Kampit, në Bonstill. Në ceremon-inë e certifikimit, morën pjesë: komandanti i Komandës së Forcave Tokësore,(KFT) gjeneralmajori Rrahman Rama, komandanti i Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, (KDS) gjeneralbrigade Enver Cikaqi, komandanti i Kampit në Bonstill, koloneli David WOODS, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, të KFOR-it Amerikan, si dhe përfaqësues të NATO-s. Koloneli David ËOODS, komandant i Kampit në Bondstill, në fjalën e tij, tha se: ushtarët e tij, janë të gatshëm të vazhdojnë, që ta ndih-mojnë edhe në të ardhmen FSK-në, për realizimin e trajnimeve dhe përgatitjen e pjesëtarëve të saj. Ndërsa, koman-danti i KDS-së, gjeneralbrigade Enver Cikaqi, ka falënderua kolo-nelin David ËOODS, për ndihmën e dhënë në realizimin e trajnimeve dhe mbështetjen e vazhdueshme për KDS-në, si dhe ka vlerësuar

Fo r c a e S i g u r i s ë s ë Kosovës(FSK), ka anga-zhuar Njësinë e Kërkim

Shpëtimit(KSh) të Regjimentit të Mbrojtjes Civile(RMC), në op-eracion për kërkimin e personit që konsiderohet i zhdukur K.M (58 vjeçar), nga Kqiqi i Madh i Komunë së Mitrovicës. Opera-cioni i kërkimit ka filluar nga ora 10:00 e datës 22 tetor 2013 dhe po vazhdon me 23 tetor 2013, në një lokacion të gjerë që përfshin fshatin Kqiq i Madh dhe fshatrat përreth tij. Angazhimi i FSK-së në këtë operacion është bërë me vendim të zëvendësministrit të FSK-së, Muhamet Latifi dhe urdhër të Komandantit, gjener-allejtënant Kadri Kastrati pas kërkesës të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë ditës së martë( 22 tetor), operacioni i kërkim-shpëtimin është përqendruar në dy lami; kërkim në ujëra dhe kërkim në male. Për shkakun që gjatë ditës së martë, dhe pas dhjetë orë kërkimi nuk ka rezultuar me gjetjen e personit që konsiderohet i zhdukur, kërkimet kanë vazh-duar edhe gjatë ditës së mërkurë, datë 23 tetor 2013. Në fillim të operacionit, FSK-ja angazhoi 35 pjesëtarë të specializuar dhe të përgatitur për kërkim shpëtim në ujëra dhe male. Ndërsa me datë

I zhdukur në Mitrovicë, FSK-ja ka angazhuar Njësinë e Kërkim-Shpëtimit

23 tetor, FSK-ja ka angazhuar në operacion 27 pjesëtarë dhe kër-kimet janë përqendruar në male, pra terrene malore. Operacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës

lartë përkushtimin e instruktorëve amerikanë, gjatë trajnimit të kade-tëve të FSK-së. Në fund, koman-dant i KDS-së, gjeneral Cikaqi, në shenjë mirënjohje, u dha certifikata instruktorëve amerikanë: Kapiten Grogero Lemasters, Rreshter Al-berta Ashong dhe specialistit E-4 Tffany Kolmerten për angazhimin maksimal në realizimin e këtij kursi me sukses të plotë.

nëpërmjet njësisë së saj të spe-cializuar do të vazhdoj kërkimet edhe gjatë ditës së mërkurë në lokalitetin e fshatit Kqiq i Madh dhe fshatrave përreth.

Page 13: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 2013 13nato

NATO dhe Ukraina lundrojnë së bashku në luftën kundër piraterisë

Bashkëpunimi ushtarak midis NATO-s dhe Ukrainës është i mirë-vendosur në një gamë të gjerë fushash. Në veçanti, Ukraina ka dhënë kontribute të rëndësishme në operacionet e udhëhequra nga NATO në Afganistan dhe Ballkan

Kryetari i Komitetit Ush-tarak të NATO-s, gjen-erali Knud Bartels, ud-hëtoi drejt Gjirit të Ad-

enit më 28-30 tetor për të vizituar fregatën detare ukrainase Hetman Sahaydachniy e dislokuar atje si pjesë e operacionit Ocean Shield, misioni i NATO-s kundër pirater-isë. “Aftësia e Ukrainës të bash-këpunojë në operacionet e NATO-s tregon nivelin e lartë të ndërveprimit që arrin Aleanca me partnerët e saj”, tha gjenerali Bartels. Fregata ukrainase iu bashkua op-eracionit Ocean Shield më 10 tetor të vitit 2013, duke shënuar herën e parë që një vend partner ka kon-tribuar në përpjekjet e Aleancës për të luftuar piraterinë. Anija ukrainase dhe ekuipazhi i saj u mbështetën nga Komanda Detare Aleate (MAR-COM) në Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët individualë në përgatitjet për misionin. Komandanti MARCOM zëvendësadmirali Hudson, i cili sho-qëroi gjeneralin Bartels tha: “Si gjithmonë, operacioni drejton kërke-sat e trajnimit dhe nën organizatën e NATO-s në ishim në gjendje të bënim që fregata ukrainase të ishte plotësisht e ndërveprueshme në mënyrë që të marrë pjesë në operacionet detare të NATO-s”. Para se të bashkohej me Ocean Shield, anija ukrainase ofroi shkurtimisht mbështetje për Opera-cionin Përpjekja Aktive, misioni de-tar i NATO-s kundër terrorizmit në Mesdhe. Si pjesë e kontributit të saj në Ocean Shield, Ukraina po dërgon një oficer ndërlidhës në Koamndën Detare Aleate.Në një vizitë të përbashkët në

Avionët AWACS të NATO-s shënojnë 10.000 orë fluturim në mbështetje të misionit në Afganistan

Flota e E-3A e NATO-s e Sistemit të Paralajmërimit së Hershëm dhe Kontrollit (AWACS) tejkaloi një moment të rëndësishëm këtë fundjavë pasi arriti 10.000 orë fluturimi në mbështetje të misionit të Aleancës në Afganistan. Flota E-3A, me bazë Gajlenkirchen, Gjermani, kaloi një moment historik të shtunën më 26 tetor të vitit 2013, duke reflektuar pothuajse 1.000 misione fluturimi në dy vjet e gjysmë. Flota AWACS mbështetet në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) gjatë kësaj periudhe pa asnjë incident serioz në ajër të lidhura terren. “Komponenti E-3A është krenar arritjet e shquara në mbështetje të misionit ISAF të NATO-s në Afganistan”, tha komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjenerali Philip M. Breedlove. “Kom-ponenti i Avionëve të NATO-s AWACS ka bërë më shumë se 10.000 orë fluturimi nën Asistimin e Operacionit afgan (AOO), ndërsa veprojnë në zonën e Mazar -e Shariff për dy vjet e gjysmë. Ekipet e tyre kanë dhënë vazhdimisht kontribute ndaj misionit si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë të forcave tokësore të angazhuara në kryerjen e operacioneve të evakuimit mjekësor. Urime për të gjithë ekipin që ruan me përsosmëri të tillë shikimin mbi qiellin e Afganistanit”, tha ai. Aeroplanët AWACS i kanë filluar misionet mbështetëse

të ISAF-it në janar të vitit 2011. Misioni i tyre është që të ofrojë komandim të kontrollit ajror, stafetë ko-munikimi dhe mbulim me radar në hapësirën ajrore afgane duke bërë që aeroplanët të fluturojnë të sigurt duke përdorur e-mailin e hapësirës ajrore afgane në një largësi të sigurt në mes njëri-tjetrit. AWACS ndihmojnë gjithashtu me sjelljen e karburantit ajror nga aeroplanë udhëzues luftarakë me cisternat të tyre. Ndërgjegjësimi i zgjeruar i situatës i ofruar nga AWACS për ISAF-in në ajër dhe komandimit në terren mundëson kontrollin më të mirë të aseteve më të ngushta të mbështetjes ajrore, mbikëqyrjes dhe komunikimit ndaj operacioneve në terren, duke përfshirë operacionet e evakuimit mjekë-

sor. Mbështetja e Gajlenkirchen për ISAF-in reflekton evoluimin brenda Komponentit E-3A për të përmbushur kërkesat e komandave të NATO-s. Ajo që ishte parashikuar si një forcë fokusuar mbi mbrojtjen ajrore territoriale, tani është një komandë ajrore dhe aftësia e thelbësore e kontrollit për operacionet e NATO-s sot. Komponenti E-3A po kryen operacione në terren dhe mbështetje ndaj forcave speciale të operimit, një rol ky që ka filluar që në vitin 1982. Baza Ajrore e NATO në Gajlenkirchen, Gjermani, është shtëpia e 17 avionëve E-3A.

fregatën ukrainase me kolonel gjeneralin Volodymyr Zamana, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave së Armatosura ukrainase, gjenerali Bartels vlerësoi Ukrainën për interesin e saj të përkushtuar për ndërveprimin me NATO-n. Ai shtoi se “duke punuar së bashku në rrugën detare, NATO dhe Ukraina japin një kontribut real në lidhje me kërcënimet e sotme të sigurisë botërore, të tilla si terrorizmi dhe piraterisë”. Bashkëpunimi ushtarak midis NATO-s dhe Ukrainës është i mirë-vendosur në një gamë të gjerë fushash. Në veçanti, Ukraina ka dhënë kontribute të rëndësishme në operacionet e udhëhequra nga NATO në Afganistan dhe Ballkan. Gjithashtu, Ukraina do të kon-tribuojë me personel në Steadfast Jazz, stërvitja e ardhshme e madhe e NATO-s, e cila do të zhvillohet në Poloni dhe në rajonin Baltik nga 2-9 nëntor. Në bordin e anijes së NATO-s, fregata norvegjeze

HNOMS Fridtjof Nansen, gjenerali Bartels bisedoi me kapitenin e parë Henning Amundsen, komandant i operacionit Ocean Shield. Gjenerali Bartels theksoi se misioni detar i NATO-s në Oqeanin Indian ka reduktuar ndjeshëm kërcënimin e piraterisë në rajon dhe ka pasur efekte më të gjera. “Kjo çoi në përmirësimin e situatës detare, në një bashkëpunim më të mirë me partnerët, të tillë si Ukraina dhe Rusia dhe kjo përmirësoi marrëd-hëniet ushtarake dhe bashkëpunimin me forca të tjera detare, të tilla si Kina dhe Japonia”, tha gjenerali Bartels. Që nga gushti i vitit 2009, luftanijet dhe avionët e NATO-s kanë patrulluar në ujrat e Bririt të Afrikës si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’iu kundërvënë piraterisë detare. Gjithashtu, Ocean Shield përfshin anije të Mbretërisë daneze e amerikane që veprojnë së bashku në Bririn e Afrikës, duke frenuar aktet e piraterisë.

“Unë përgëzoj popullin gjeorgjian në mbajtjen e zgjedhjeve transparente dhe paqësore presidenciale, në të cilat u respektuan liritë themelore të

shprehjes, lëvizjes dhe tubimit. Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, Gjeorgjia kaloi një tjetër test demokracie dhe ka ndërmarrë një hap konkret drejt përmbushjes së standardeve euroatlantike. Unë inkurajoj të gjitha forcat politike në vend që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përmbushur axhendën ambi-cioze të reformave gjeorgjiane. Unë përgëzoj Giorgi Margvelashvili për fitoren e tij në këto zgjedhje dhe i uroj suksese si president i sapo zgjedhur i vendit të tij dhe mezi pres të punoj me të në detyrën e tij të re. Gjeorgjia është një partnere e afërt dhe e besuar e NATO-s. Ne do të vazhdojmë të punojmë me presidentin e ri dhe ekipin e tij për të ndihmuar Gjeorgjinë të arrijë qëllimet e saj euroatlantike të integrimit si dhe ta bëjmë më të fortë marrëdhënien NATO-Gjeorgji”. Alba Musaraj

Deklaratë nga Rasmussen mbi zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji

Page 14: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 201314 sport

Nga data 6-10 Nëntor në Madrid të Span-jës do të zhvillohet kampionati botëror

i karatesë. Në këtë aktivitet, i cili është më i rëndësishëmi në këtë disiplinë sportive, ekipi kombëtar shqiptar do të përfaqë-sohet vetëm me një sportist dhe konkretisht nga karateisti ynë Bekim Basha (Dardania), i cili është i vetmi shqiptar që arriti të kualifikohet ndërmjet shumë pretendentëve të tjerë. Rezultatet e arritura deri tani në kampionatet tona kombëtare dhe në takimet ndërkombëtare s i a n ë t a r i ek ip i t kombë ta r shq ip t a r , e bënë t ë mundur pjesëmarrjen e sportistit tonë në këtë aktivitet. Njëkohësisht edhe prespektiva shumë prem-tuese në sportin e karatesë, na bëjnë të besojmë se ky fëmijë ka të dhëna premtuese, që në të ardhmen të bëhet një kampion i madh. Aktualisht Bekimi është 14 vjeç dhe është hera e parë që merr pjesë në një kampionat botëror. Në aktivitetet e para të rinjve, është shpallur kampion kombëtar në këtë grupmoshë. Këtë vit kampionatin kombëtar në kategorinë junior, në peshën 52 kg, u shpall kam-pion kombëtar (në shtator 2013), gjithashtu fitoi vendin të parë edhe në takimin ndërkombëtar të zhvil-luar në Maqedoni në tetor 2013, (nga ku u bë përzgjedhja e tij për kampionatin botëror) duke i fituar të 4 ndeshjet me kundërshtarët e tij nga shtete të ndryshme.Bekim Basha do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin botëror, jo në kategorinë e tij, por në një kategori tjetër më lart, në 57 kg junior. Ne kishim kohë që përga-titeshim për këtë aktivitet të rëndë-sishëm, por patëm një ndërprerje tetë javore dhe ulje intensiteti në përgatitje, nga aksidenti që ndodhi në stërvitje, sic ishte thyerja e dorës në muajin maj të këtij viti. Për transparencë, por edhe kënaqësi të lexuesit tonë, ju informojmë se ekipi ynë kombëtar përfaqësohet për herë të parë në kampionatin botëror të karatesë, me një sportist nga Shqipëria. Deri më sot F.SH.Karatesë është përfaqësuar me karateistë nga Kosova. Në ekipin tonë ka edhe talente të tjera si Ju-rgen Kola, Ergyn Cullhaj, Aldi Pol lozhani , Danie l Meci , të cilët janë kampionë kombëtar, në kategoritë e tyre, por që ako-

ma nuk kanë mbërritur moshën e duhur (mbi 14 vjeç) për të qënë pjesëmarrës, në këtë aktivitet të madh. Ne besojmë se në të ar-dhmen edhe sportistë të tjerë

të ekipit ‘’DARDANIA’’, nën shembul l in e Bekim Bashës, do j enë p j e së e ek ip i t t onë kombëtar. Të gjithë ne, gjatë zhvillimit të kampionatit botëror

mendjen dhe zemrën e kemi në Madrid, duke i uruar Bekimit ndeshje dinjitoze, fitore, me pak fat dhe me ndihmën e Zotit ngjitje në podium. Kjo është ëndrra

jonë, për të ngritur me krenari të ligjshme flamurin Shqiptar, për herë të parë, në Kampionatin Botëror të Karatesë.

Ramazan Zelia

Karateisti Bekim Basha i ekipit “DARDANIA’’ përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror

Nga data 6-10 Nëntor në Madrid të Spanjës do të zhvillohet kampionati botëror i karatesë

Më 26 tetor ditën e shtunë në fushën e futbollit të KDS u zhvillua ndeshja

miqësore e futbollit midis ekipit të fëmijëve të ushtarakëve” Dar-dania” dhe ekipit të para të rinjve të “Partizanit”. Takimi përfundoi me rezultatin 2-2, me penallti fitoi ekipi ynë me një gol diferencë 13-12. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit të Drejtorisë së Aktiviteteve Sportive për ak-tivitetet e ekipeve sportive dy dhe shumëpalëshe me ekipet e federatat Shqiptare të sporteve. Vitin e ardhshëm të dy ekipet e futbollit do të federohen në ligën amatore të Shqipërisë. Sporti i Futbollit është i pranishëm pranë Drejtorisë sonë qysh nga muaji maj 2013, ku në sajë të bashkëpunimit me Shtabin e Përgjithshëm u bë e mundur realizimi i dëshirave të shumë fëmijëve të ushtarakëve për tu marrë më këtë sport të dashur për to, pasi lejoi specialistët e sportit të punonin ( të komanduar) me ekipet sportive të fëmijëve. Ak-tualisht futbolli operon me 2 grupe , ai i grup moshës 8-11 vjeç dhe ai i grup moshës 12-15 vjeç. Në përbërje të tyre janë mbi 50 fëmijë që vazhdojnë të shtohen çdo ditë (së afërmi përgatitemi të krijojmë grupin e tretë). Përveç tyre janë ngritur edhe ekipet e Atletikës e Basketbollit, si dhe vazhdojnë ato të Volejbollit dhe Karatesë (sivjet është shtuar edhe me ekipi Ii karatesë së vajzave), ku stërviten mbi 100 fëmijë ushtarakësh. Ekipet tona të futbollit drejtohen

Ndeshja Dardania-Partizani përfundon me rezultatin 2-2

me shumë përkushtim, pasion e pro-fesionalizëm nga kuadrot ushtarakë e specialistë sporti: Ervin Hysi, Bledar Mesi, Klodian Tereziu, Rei Gjirazi, Gerard Qirici. Qëllimi i ngritjes së këtyre ekipeve (duke ju bashkëngjitur atyre të atletikës me trajner Bledar Mesi, basketbollit me trajner Olger Davidhi, vole-jbollit djem dhe vajza, karatesë djem dhe vajza), është të japim kontributin dhe ndihmën tonë për mundësinë e fëmijëve tanë që të organizohen në ekipe sportive, për tu edukuar moralisht e fizikisht, e për t’u kënaqur e argëtuar, nëpërmjet lëvizjes, lojës e sportit dhe për të kontribuar në buxhetin e familjeve të ushtarakëve (për të marrë pjesë në një ekip sportiv për fëmijët, duhen së paku 30-40 mijë lekë në muaj).

Ramazan Zelia

Page 15: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 2013 15kulturë

NJOFTIMNë Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes do të

fillojnë kurset e edukimit artistik në degët:

1. Arte Pamore (Pikturë) Specialist Ilir Xhaxhiu

2. Muzikë (Këngë ) Specialist Ervin Bushati

3. Aktrim Specialiste Natasha Sela

4. Muzikë (Piano) Specialist Genti Rrushi

5. Kitarë Specialist Redon Makashi

6. Balet Specialiste Lorenca Gjonaj

Ftohen të gjithë efektivët ushtarakë të FA dhe punonjësit civil të

Ministrisë së Mbrojtjes, që kanë fëmijë nga mosha 6-16 vjeç të

paraqiten tek Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

prane ambienteve të KDS-së .

Rregjistrimet fillojnë çdo ditë:

Nga datë 16 Shtator 2013 nga e hëna-në të premten, ora 09:00-15:00.

Ju ftojmë të gjithëve të bashkëpunoni me ne për edukimin artistiko-

kulturor të fëmijëve tuaj.

Për çdo informacion të mëtejshëm kontaktoni në numrin:

Cel: 069 2570146; 066 4090580

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE

MAREDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

NJOFTIMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJESQENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE TË MBROJTJES DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

Mbështetur Urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 230 datë

07.02.2013,

“Për aprovimin e rregullores së konkursit vjetor të letërsisë, muzikës,

fotografisë dhe të arteve pamore dhe çmimeve të tyre, për krijuesit brenda

radhëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Qendra e

Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM shpall: “Konkursin

e letërsisë, muzikës dhe të arteve pamore” për vitin 2013.

Ftohen të gjithë efektivat e FA-së të marrin pjesë në këtë konkurs.

Krijimin me të cilin do të merrni pjesë në konkurs mund ta dorë-

zoni çdo ditë pranë QKMBM–së ose mund ta dërgoni në adresën:

[email protected].

Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte, më datë 06.12.2013.

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

SEKTORI I AKTIVITETEVE

LAJMËRIMNga data 2 shtator 2013 në ambientet sportive të KDS filluan stërvitjet e ekipeve sportive me fëmijët e ushtarakëve për moshat 8-13 vjeç

Futboll, Basketboll, Volejboll, Karate, Atletikë, Boks

Të interesuarit të kontaktojnë në nr: 0664090636Ose çdo ditë të hënë-premte në QKMBM në KDS

DREJTORI I AKTIVITETEVE SPORTIVE

Festohet Halloweeni në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

Në zbatim të kal-endarit vjetor të aktiviteteve artistiko-kultu-

rore për vitin 2013, Qendra e Kulturës, Mediave dhe Botimeve të Mbrojtjes, or-ganizoi aktivitetin e radhës me rastin e 31 tetorit “Hal-loween”, në Tiranë. Në kuadrin e kësaj dite u zhvil-luan një seri aktivitetesh me pjesëmarrjen e fëmijëve të Qendrës së Rekreacionit, Sporteve pranë QKMBM si dhe familjarë të efektivave të Forcave së Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e palestrës të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Kjo është dita ku kremtohet ndërrimi i viteve sipas kalendarit të keltëve. Aktiviteti erdhi si një veprimtari argë-tuese në emër të kësaj legjende. Një histori mes të vërtetës dhe trillimit. E besojmë apo jo, kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është se në këtë ditë kemi një arsye më shumë për të festuar. Një arsye më shumë për t’u dukur ndryshe dhe për të ndryshuar monotoninë e look-ut të përditshëm.

Hapjen e këtij aktiviteti argëtues e bëri specialistja e aktrimit, znj. Natasha Sela, e cila në fjalën e saj tha: “Jemi mbledhur sot së bashku për të festuar Halloween, këtë festë kaq të bukur dhe interesante. Halloween është dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjeje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skelet, figura, hije, kostume të shumëllojta të çuditshme. Hallow-eeni vitet e fundit po festohet edhe në Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur. Halloween u përhap në Shqipëri pas viteve ‘90 duke ardhur e duke u bërë më shumë konkret, kryesisht e festuar nga të rinjtë. Në Amerikë, Shtëpia e

Bardhë i ka hapur dyert e fëmijëve të ushtarëve amerikanë për të festuar së bashku. Edhe ne, këtu në Shqipëri, e morëm këtë përvojë dhe po festojmë bashkë me fëmijët e ushtarakëve. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloweeni shënon fundin e vitit të keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikër-isht, për këtë arsye njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Atëherë, le të fillojmë të festojmë. Muzikë dhe kërcim”.Më pas, u prezantua një ekspozitë nga fëmijët e kursit të pikturës me figura që simbolizojnë festën. Nënat e fëmijëve shpërndanë ëmbëlsira të përgatitura prej tyre. Aktiviteti vijoi me këngë, recitime, festime, kër-cime me maska dhe karaoke-show me këngë kushtuar Halloweenit. Traditat e HalloweenitKostumet- Veshja me kostume ka lindur që në festën pagane të keltikëve. Sipas një versioni duhet të vishesh në mënyrë të frikshme për të trembur shpirtrat. Një version tjetër është të vishesh çuditshëm dhe në mënyrë qesharake për të krijuar ngatërresa. Trick or Treat- Është një praktikë nga keltikët sipas legjendës që zanat visheshin si lypëse dhe shkonin në çdo shtëpi për të kërkuar ushqim. Kjo traditë vazhdon edhe sot, krye-

sisht në USA ku fëmijët të veshur me kostume shkojnë në çdo shtëpi të lagjes dhe marrin ëmbëlsira e karamele. Kuptimi i kësaj është se nëse i zoti i shtëpisë nuk jep diçka, atëherë do pësojë ndonjë lojë djallëzore. Zjarri i madh-Legjenda e zjar-rit të madh ishte për të larguar shpirtrat nga shtëpia e tyre dhe një version tjetër ishte për

të nderuar zotat e tyre. Ky ishte një zjarr “i shenjtë” rreth të cilit mblidhen njerëzit dhe tregojnë histori të frikshme me shpirtra e fantazma.Kungulli- Ky simbol i Halloweenit e ka origjinën në Irlandë dhe Skoci. Kunguj të carë dhe me dritë brenda vendosen kudo nëpër dritare, jashtë e brenda shtëpisë për të mbajtur larg shpirtrat e këqij. Legjenda thotë që Jack u mundua t’ia hidhte djallit, por më vonë nuk u pranua as në parajsë e as në ferr dhe shpirti i tij ka mbetur në tokë. Djalli pati mëshirë për të dhe i dha një kungull me qiri brenda për të ndriçuar rrugën e përjetshme në tokë. Sot, kungulli është një nga simbolet kryesore të Hal-loweenit dhe mjaft i këndshëm në dekorim.Historitë e frikshme- Historitë e frikshme me shpirtra e fantazma i kanë rrënjët në besimin pagan të keltikëve. Në ditët e sotme, këto histori tregohen për të frikësuar fëmijët, por edhe të rriturit për të qenë sa më në brendësi të atmos-ferës së Halloweenit. Simbole të tjera të kësaj feste janë: Figura të Drakulës, Frankeshtajnit, të fantazmave, rrjetat e meriman-gave, macja e zezë, lakuriqët e natës, bufët, shtrigat, etj. Ndërsa ngjyrat e kësaj feste janë e zeza dhe portokallia.

nga alba musaraj

Page 16: ushtriA - mod.gov.al · e Qendrës Marshall, Tamir Sinai faqe 6 Gjeneralbrigade Ahmetaj gjatë takimit, theksin e vuri tek puna që duhet bërë nga shtabi i FT-së për vazhdimin

ushtriaE prEmtE, 1 nëntor 201316

deklarata e përbashkët e integrimit të Farsh-së në natO