ushtrime mib kursin e kembimit

9
1 Moduli 10 SNK 21 – Efektet e Ndryshimit të kurseve të këmbimit SNK 20 – Kontabiliteti për Grantet Qeveritare dhe Dhënia e Informacioneve shpjeguese për Ndihmën Qeveritare SNK 21 - Efektet e këmbimit në monedhë të huaj 1. Shembull 1 – Përdorimi i kurseve të ndryshme (koncepti i diferencave nga këmbimi) Për të shitur një produkt të caktuar ne një vend të huaj njësia ekonomike kuoton një cmim prej $1000. Bazuar në kursin e tanishëm të këmbimit (1$ = 100 Lek ) dhe në një kosto prej 75 lek për njësi produkti, ajo do të realizojë një fitim që llogaritet në masën 25% mbi cmimin e shitjes. Për shkak të rënies së vlerës se dollarit, leku forcohet me rreth 1% në muaj dhe këmbehet me dollarin me kurse më të ulëta të këmbimit (respektivisht 98 lek, 06, 95 dhe 94 lek, në muajin e dytë, të tretë, të katër dhe të pestë). Në muajin e dytë, njësia ekonomike merr porosinë për produktin, në muajin e tretë realizon prodhimin, në muajin e katërt e dërgon produktin tek blerësi dhe në muajin e pestë arkëton paratë nga blerësi. Të llogariten fitimi nga shitja, në kushtet kur nuk ka shpenzime të tjera dhe të tregohet si ndikojnë ndryshimet e kursit të këmbimit në rezultatin e njësisë ekonomike. 1. Zgjidhje . Nga llogaritjet, sipas kurseve të ndryshme të këmbimit del se përqindja e fitimit e realizuar pas arkëtimit do të ulet me 6% (nga 25 % në 19%). Të dhënat ilustruese jepen nga tabela e mëposhtme Muaji Veprimi i kryer Cmimi në US.$ Kursi i këmbimit ardhurat në leke Kosto në leke Humbje/fitime në leke 1 Kuotimi 1,000 100,00 100,000 75,000 25,000 2 Marrja e porosisë 1,000 98,00 98,000 75,000 23,000 3 Prodhimi 1,000 96,00 96,000 75,000 21,000 4 Shpërndarja 1,000 95,00 95,000 75,000 20,000 5 Pagesa 1,000 94,00 94,000 75,000 19,000 2. Shembull 2 - Monedha funksionale Entiteti A është një importues dhe shitës me pakicë i veturave Porche në Shqipëri. Ai shet vetura që prodhohen në fabrikat europiane. Klientët e entitetit A janë të gjithë shqiptare, gjysma individuale e gjysma shoqëri tregtare dhe entitetet e sektorit publik.

Upload: taulant-aruci

Post on 07-Apr-2015

523 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ushtrime Mib Kursin e Kembimit

1

Moduli 10

• SNK 21 – Efektet e Ndryshimit të kurseve të këmbimit • SNK 20 – Kontabiliteti për Grantet Qeveritare dhe Dhënia e Informacioneve

shpjeguese për Ndihmën Qeveritare SNK 21 - Efektet e këmbimit në monedhë të huaj 1. Shembull 1 – Përdorimi i kurseve të ndryshme (koncepti i diferencave nga këmbimi) Për të shitur një produkt të caktuar ne një vend të huaj njësia ekonomike kuoton një cmim prej $1000. Bazuar në kursin e tanishëm të këmbimit (1$ = 100 Lek ) dhe në një kosto prej 75 lek për njësi produkti, ajo do të realizojë një fitim që llogaritet në masën 25% mbi cmimin e shitjes. Për shkak të rënies së vlerës se dollarit, leku forcohet me rreth 1% në muaj dhe këmbehet me dollarin me kurse më të ulëta të këmbimit (respektivisht 98 lek, 06, 95 dhe 94 lek, në muajin e dytë, të tretë, të katër dhe të pestë). Në muajin e dytë, njësia ekonomike merr porosinë për produktin, në muajin e tretë realizon prodhimin, në muajin e katërt e dërgon produktin tek blerësi dhe në muajin e pestë arkëton paratë nga blerësi. Të llogariten fitimi nga shitja, në kushtet kur nuk ka shpenzime të tjera dhe të tregohet si ndikojnë ndryshimet e kursit të këmbimit në rezultatin e njësisë ekonomike. 1. Zgjidhje. Nga llogaritjet, sipas kurseve të ndryshme të këmbimit del se përqindja e fitimit e realizuar pas arkëtimit do të ulet me 6% (nga 25 % në 19%). Të dhënat ilustruese jepen nga tabela e mëposhtme

Muaji Veprimi i kryer

Cmimi në US.$

Kursi i këmbimit

Të ardhurat në leke

Kosto në leke

Humbje/fitime në leke

1 Kuotimi 1,000 100,00 100,000 75,000 25,000

2 Marrja e porosisë 1,000 98,00 98,000

75,000 23,000

3 Prodhimi 1,000 96,00 96,000 75,000 21,000

4 Shpërndarja 1,000 95,00 95,000 75,000 20,000

5 Pagesa 1,000 94,00 94,000 75,000 19,000

2. Shembull 2 - Monedha funksionale Entiteti A është një importues dhe shitës me pakicë i veturave Porche në Shqipëri. Ai shet vetura që prodhohen në fabrikat europiane. Klientët e entitetit A janë të gjithë shqiptare, gjysma individuale e gjysma shoqëri tregtare dhe entitetet e sektorit publik.

Page 2: Ushtrime Mib Kursin e Kembimit

2

Klientëve që janë entitete tregtare e publike cmimi ju faturohet në Euro, ndërsa individëve, zakonisht shitjet ju faturohen në lekë. Blerjet e veturave bëhen në monedhën Euro, pasi prodhuesi është vendosur në zonën e Euros. Gjithashtu, pjesa e mbetur e shpenzimeve të shitjes të entitetit A bëhet në lekë. Cila është monedha funksionale e përshtatshme në këtë rast? 2. Zgjidhje - Monedha funksionale në këtë rast është Lek, pasi SNK 21 e vendos theksin në monedhën e ekonomisë që përcakton cmimet e transaksioneve. Nga ana tjetër shitjet e veturave në Shqipëri influencohen nga legjislacioni dhe rregullat shqiptare, sic janë taksat doganore, etj. Tregu për vetura varet nga gjendja ekonomike në Shqipëri dhe entiteti është në konkurrencë me shitësit e tjerë të veturave në vend. Edhe pse gjysma e të ardhurave shprehet në Euro, faktori kryesor i përcaktimit të cmimeve janë kushtet ekonomike në Shqipëri. Kjo shprehet edhe me faktin se cmimi në euro në Shqipëri është larg atij në Euro në vendet e Eurozonës. Pra meqenëse të ardhurat influencohen nga mjedisi ekonomik në Shqipëri, drejtimi e ka të lehtë të përcaktojë monedhën lek si monedhë funksionale 3. Shembull 3 - Njohja fillestare dhe e mëpashme Më datën 4 Janar 200X, njësia ekonomike i shet me pagesë të vonuar një klienti të huaj shërbime në shumën $1000. Kursi i këmbimit midis lekut dhe $ më datën 4 Janar është $1=100 lekë. Paratë (US.$) janë arkëtuar më datën 28 Shkurt 2006. Kursi i këmbimit në këtë datë është $1 = 95 lekë. Leku është më i fortë ndërsa dollari krahasuar me Janarin është dobësuar shumë. Të paraqiten shumat me të cilën do të njihen të ardhurat, në momentin kur ato plotësojne kriteret e njohjes Të llogariten humbjet ose fitimet nga këmbimi më datën 28 Shkurt. Të paraqiten skematikisht regjistrimet? 3. Zgjidhje Debi Llogaritë e Arkëtueshme 100,000 (1000 x 100 )

Kredit Shitjet 100,000 Regjistrimet në ditarin në lekë do të paraqiteshin: Debit Banka/Paratë (likuiditetet) 95,000 Debit Humbje nga këmbimi 5,000

Kredi – Llogari të arkëtueshme 100,000

Page 3: Ushtrime Mib Kursin e Kembimit

3

4. Shembull 4. – Paraqitja në datën e bilancit Më datën 25 Nentor 200X nga jashtë shtetit blihet një paisje, pagesa për të cilën nuk ka qënë shlyer deri me datën 31 Dhjetor 200X, kur edhe mbyllet periudha kontabël. Kurset e këmbimit kanë qenë: 25 Nëntor 200X US.$1= 100 lekë. 31 Dhjetor 200X US.$1= 92 lekë. Kosto e paisjes ishte US.$1.000, dhe amortizimi i akumuluar në fund të periudhës llogaritet në 5% të kostos. Të paraqiten shumat që lidhen me këtë transaksion, në datën e mbylljes së bilancit 4. Zgjidhje Në librat kontabël do të paraqiten tepricat e mëposhtme: Paisje e blerë nga jashtë me kosto (1000 x 100 = 100,000) 100,000 Amortizimi (5% x100,000 = 5,000) 5,000 Vlera kontabël neto 95,000 Llogari të pagueshme (1000 x 92 = 92,000) 92,000 (shuma prej 8000 që përfaqëson diferencën nga përkthimi në fund të periudhës (1000 x (100 -92) pakëson llogaritë e pagueshme (D) dhe shton fitimet nga këmbimi (K) Fitime nga këmbimi (100,000–92,000 = 8,000) = 8,000 5. Shembull 5 - Përkthimi i investimit neto në një filial Një shoqëri tregtare cel një filial në një vend të huaj, me një vlerë të aktiveve neto në shumën US. $1 milion. Struktuara e aktivit neto të këtij filiali përbëhet nga kapitali aksioner në shumën US. $1000 dhe nga një huadhënie për filialin në shumën US.$ 999,000. Kursi i këmbimit në kohën kur u hap filiali ka qenë US.$1=100 lekë në datën e bilancit US. $1=102 lekë Si do të konsiderohet huaja e dhënë nga shoqëria mëmë?. Sa jane diferencat nga këmbimi dhe si do të paraqiteshin ato në PF të huadhënësit (shoqërisë mëmë)? 5. Zgjidhje. Huaja e dhënë nga kompania për filialin do të konsiderohet si pjesë përbërëse e investimit neto në filial dhe cdo diferencë nga këmbimi që lidhet me të do të regjistrohet në ndryshimin që pëson vlera e kapitaleve të veta te saj.

Page 4: Ushtrime Mib Kursin e Kembimit

4

Meqenëse kursi i këmbimit në kohën kur filiali u hap, ka qenë US.$1=100 lekë, dhe në datën e bilancit US. $1=102 lekë, vlera e huasë ndryshon me [999,000 x (102-100)=19,980]. Shuma prej 19980 e humbjes nga këmbimi do t`i shtohet kapitalit të shoqërisë mëmë. 6. Shembull 6– Të ardhurat nga interesat në monedhë të huaj Më datën 2 Janar 20X1, nje entitet blen nje obligacion të shprehur në monedhë të huaj (EUR) në shumën 1000 Euro. Obligacioni duhet të maturohet për 5 vjet, sipas një normë interesi që varion sipas tregut (aktualisht 6%). Interesi përllogaritet për cdo ditë mbi bazën e vitit kalendarik. Interesi i vitit 20X1 do të paguhet më datën 31 Janar të vitit të ardhshëm (20X2). Drejtimi e klasifikon obligacionin si të mbajtur për tregtim dhe për këtë arsye ai mbahet me koston e amortizuar (për lehtësi llogaritje nuk është parashikuar skontim). shpenzimet për interes dhe diferencat nga këmbimi njihën në fitimet e humbjet neto. Kursi i këmbimit midis monedhës lokale NL dhe Euros në datën e blerjes ishte 1 Euro = 1,5 NL Më datën 31 Dhjetor 20X1, vlera e Euros është rritur dhe kursi i konvertimit në NL është 1 Euro = 2 NL. Kursi mesatar për vitin, sipas kurseve ditore të publikuara nga banka qendrore është 1 Euro = 1,75 NL Cili është kursi që duhet të përdorë drejtimi për të përkthyer të ardhurat nga interesat të përllogaritura mbi bazë ditore, kur kemi të bëjmë me një luhatje të madhe të kurseve të këmbimit? 6. Zgjidhje - Drejtimi duhet të përdore kursin mesatar ditor të ponderuar të këmbimit që është publikuar nga banka qendrore. Duke qenë se të ardhurat nga interesat përllogariten për cdo ditë gjatë periudhës, kursi mesatar i ponderuar sipas kurseve ditore të publikuara nga banka qendrore do të prodhoje të njëjtin rezultat me atë që do të prodhohej nga përdorimi i kursit të ditës. Përdorimi i një kursi mesatar të paponderuar nuk do të ishte i përshtatshëm, pasi kurset e këmbimit luhaten shumë. Njohja e interesave të arkëshme Debit Investimi i mbajtur për maturim NL 105 (Euro 60 x 1,75) Kredi Të ardhura nga interesi NL 105 Në cdo datë të bilancit, llogaritë e arkëtueshme dhe obligacioni përkthehen duke përdorur kursin e datës së mbylljes së bilancit. Përkthimi i shumës së interesave të arkëtueshme nga monedha e huaj në monedhën lokale (NL) më datën 31.12. 20x1.

Page 5: Ushtrime Mib Kursin e Kembimit

5

Debit Investimi i mbajtur për maturim NL 15 (Euro 60 x (2 - 1,75)) Kredi Fitime neto NL 15 Përkthimi i shumës së obligacionit nga monedha e huaj në monedhën lokale (NL) më datën 31.12. 20x1 Debit Obligacioni NL 500 (Euro 1000 x (2 - 1,5)) Kredi Fitime neto NL 500 7. PYETJE ME ALTERNATIVA ZGJEDHJEJE 1. Elemente monetarë janë:

1) Vetëm mjetet monetare. 2) Tepricat në mjete monetare në arkë e në bankë. 3) Paratë e mbajtura, aktivet e arkëtueshme dhe pasivet e pagueshme në para ose në

ekuivalente parash. 2. Një operacion i kryer jashtë vendit është:

1) Një përfaqësues i huaj, aktivitetet e të cilit nuk janë një pjesë integrale e mëmës. 2) Një degë, pjesëmarrje, sipërmarrje e përbashkët ose filial, ku aktivitetet kryhen në

një vend të ndryshëm nga ai i shoqërise mëmë. 3) Asnjëra nga të mësipërmet.

3. Monedha funksionale është:

1) Monedha e mjedisit ekonomik parësor në të cilën vepron njësia ekonomike. 2) Monedha kombëtare e vendit ku është vendosur shoqëria tregtare 3) Asnjëra nga të mësipërmet.

4. Transaksionet dhe investimet në monedha të huaja: 1) Pakësojnë rrezikun e biznesit. 2) Shtojnë rrezikun e biznesit. 3) Asnjërat nga të mësipërmet.

Zgjidhje Pyetje 7 . Pyetje opsionale 3, 2, 1, 2

Page 6: Ushtrime Mib Kursin e Kembimit

6

SNK 20 – Grantet dhe format e tjera të ndihmës Shembull 8 – Njohja e grantit Njësisë ekonomike (firmës) në muajin Tetor 200X i është premtuar një grant prej Euro 25,000, që do të shërbejë për të përballuar kostot e zhvendosjes së aktivitetit të saj nga një zonë e banuar në një zonë ku nuk dëmtohet mjedisi. Megjithatë pagesa për këtë grant nuk do të merret deri më datën 28 Shkurt të vitit të ardhshëm. Njësia ekonomike në kohën që i është premtuar granti rezulton ta ketë zhvendosur aktivitetin e saj.

A do të njihet granti, kur duhet të njihet ai dhe si do të paraqiteshin regjistrimet kontabël? 8. Zgjidhje - Granti do të njihet (merret në llogari) në muajin Tetor, (meqenëse në këtë kohë janë plotësuar kushtet - kostot janë realizuar (kryer) dhe është premtuar që granti do të merret). Skematikisht regjistrimi:

Llogari të arkëtueshme B 25,000 Të ardhura të shtyra - nga Grantet B 25,000

Ky regjistrim bëhet për të pasqyruar faktin që granti do të jepet

Të ardhura të shtyra - nga Grantet B 25,000 Shpenzime për zhvendosjen e biznesit RR 2255,,000000

((oossee TTëë aarrddhhuurraa ttëë ttjjeerraa)) Ky regjistrim shërben për të pasqyruar përfshirjen e grantit ne të ardhura 9. Shembull 9 – Grantet e lidhura me të ardhurat Një donator ka vënë në dispozicion shumën prej €.100,000 në formën e grantit që do të përdoret për të subvencionuar kurse trainimi. Kjo shumë e grantit do të përdoret për të mbuluar 50 % të kostove gjithsej të kurseve të trainimit që kualifikohen për këtë lloj granti. Le të supozojmë që në periudhën aktuale është realizuar 40% e trainimit dhe kosto që është shpenzuar për të llogaritet në €.40,000.

Kur duhet të njihet shuma e grantit dhe si do të paraqiteshin regjistrimet?

9. Zgjidhje - Shuma korresponduese e grantit do të njihet në momentin kur realizohet kursi i trainimit. Duke u nisur nga supozimi që në periudhën aktuale është realizuar 40% e trainimit dhe kosto që është shpenzuar për të llogaritet në €.40,000, shuma e grantit që do të njihet është €.20,000 ndërsa regjistrimet kontabël do të paraqiteshin:

Page 7: Ushtrime Mib Kursin e Kembimit

7

Kostot e trainimit R 40,000 Para (likuiditete) B 40,000

Ky veprim shërben për të regjistruar koston e kurseve të trainimit

Llogari të arkëtueshme B20,000 Të ardhura nga Grantet R20,000

Ky veprim shërben për të regjistruar njohjen (marrjen në llogari) të grantit në

pasqyrën e rezultatit (të ardhurave)

10. Shembull 10 – Grantet e marra per aktive Për blerjen e kompjuterave një donator jep grante. Nëse njësia ekonomike do të blejë kompjutera në shumën prej €.100,000, asaj do t`i jepet një grant prej €.20,000. Kompjuterat e blerë amortizohen për një periudhë kohe prej 4 vjetësh.

Sa është shuma e Grantit që do të merret dhe si do të përfshihet ai në të ardhurat e njësise ekonomike.

10. Zgjidhje- Meqenëse kompjuterat amortizohen për 4 vjete, kjo do të thotë se të ardhurat nga granti do të merren brenda kësaj periudhe prej 4 vjetësh.

Skematikisht regjistrimet do të paraqiteshin Aktive materiale Afatgjata B100,000 Banka/Para (likuiditete) B100,000 Llogari të arkëtueshme B 20,000 Të ardhura të shtyra nga Grantet qeveritare B20,000 Ky veprim shërben për të regjistruar blerjen e kompjuterave dhe vendimit për

marrjen e grantit

Amortizimi R25,000

Amortizimi i akumuluar B25,000 Të ardhura të shtyra nga grantet qeveritare B5,000

Amortizimi R5,000 (të Ardhurat e tjera)

Ky veprim shërben për të regjistruar amortizimin e periudhës dhe për të kredituar

pasqyrën e të ardhurave (rezultatit).

Page 8: Ushtrime Mib Kursin e Kembimit

8

11. Shembull 11. – Blerja e AAM të paamortizueshme Njësia ekonomike merr pa pagesë nga pushteti vendor një truall (në trajtën e grantit). Trualli ka një vlerë të drejtë prej €.40,000. Në këtë truall ngrihet një ndërtesë, e cila kushton €.200,000, dhe do të amortizohet brenda një kohe prej 20 vitesh.

Me cilën vlerë duhet të njihet granti dhe si to të përfshihet në PASH 11. Zgjidhje. Pas njohjes në llogarinë të ardhura të shtyra nga granti, cdo vit në pasqyrën e të ardhurave (rezultatit) shuma prej €.2,000. Ajo konsiderohet tek të ardhurat e tjera pasi nuk lidhet me ndonjë element specifik të kostos.

Skematikisht regjistrimet do të paraqiteshin: AMA (trualli) B 40,000 Të ardhura të shtyra - granti B 40,000

Ky veprim shërben për të regjistruar të drejtën e marrjes së truallit në trajtë

granti

AMA (ndërtesa) B 200,000 Banka/Paratë (luikuiditetet) B 200,000 Ky veprim shërben për të regjistruar koston e ndërtesës.

Amortizimi R 10,000 Amortizimi i akumuluar B 10,000

Regjistrohet me këtë veprim amortizimi i ndërtesës për një vit

Të ardhura të shtyra – Granti B. 2,000

Të ardhura të tjera – Granti i pushtetit vendor R2,000

Ky veprim shërben për të regjistruar amortizimin e periudhës dhe kreditimin e

pasqyrës së të ardhurave e (rezultatit)

12. Shembull 12. – Regjistrimi i granteve të marra për aktive me metodën e kapitalit - Njësia ekonomike blen një ndërtesë për shumën Euro 1,2 milion dhe për këtë ajo merr një grant prej Euro. 0,2 milion. Për të bërë regjistrimin njësia ekonomike ka vendosur të përdorë metodën e kapitalit. Amortizimi është linear brenda një periudhë kohe prej 20 vitesh (Euro. 50,000 në vit). Njësia ekonomike duhet ta përdorë ndërtesën sipas kushteve të grantit. Megjithatë, në fund të tremujorit të parë të vitit të dytë ajo e sheh si më të dobishme që ndërtesën ta përdorë për zyra, cka bën që ajo të kthejë grantin e marrë. Të paraqitet regjistrimi i ndërtesës, grantit, përfshirja e tij në të ardhura për vitin e parë dhe kthimi në vitin e dytë

Page 9: Ushtrime Mib Kursin e Kembimit

9

Zgjidhje Ushtrimi 12

AMA – ndërtesa B1.2 Para (likuiditete) B 1.2

Llog.e ark. për grantin B 0.2 Aktive MA – ndërtesa B 0.2

Amortizimi R 0,05 (me vlerën neto – pra pasi zbritet granti)

Amortizimi i akumuluar B 0.05

Regjistrohet blerja e ndërtesës, marrja e grantit dhe amortizimi i vitit të parë

Në këtë rast ajo duhet të kthejë grantin . Në këtë rast kosto e ndërtesës shtohet në 1,2 milion dhe amortizimi vjetor nga Euro 50,000 bëhet Euro. 60,000, bazuar në jetëgjatësinë prej 20 vjetësh. AMA – ndërtesa B0.2

Para (likuiditete) B0.2 Amortizimi R0.06

Amortizimi i akumuluar B0.06 Amortizimi (shtesë) R0,01

Amortizimi i akumuluar B0.01

Regjistrohet kthimi i grantit dhe amortizimi i ndërtesës në vitin e dytë, si edhe shtesa

e amortizimit të vitit të parë