vajza pa profesion që sot quhen vip si ta zgjidhni ... · shtypja e ulët e gjakut mund të mbahet...

5
+ “V ajza pa profesion që sot quhen VIP SI TA ZGJIDHNI PROBLEMIN E PRESIONIT TË ULËT TË GJAKUT NË MËNYRË NATYRALE SUPLEMENT I pages E premte 1 Shtator 2017 Arilena Ara “shokon” me pamjen Arilena Ara “shokon” me pamjen BULEVARDI POLITIK • Cili është “Skënderbeu i ri” • Cili është “Skënderbeu i ri” për deputeten Elisa Spiropali për deputeten Elisa Spiropali • “Turizmi”, qytetari-Ramës: • “Turizmi”, qytetari-Ramës: Po Koreja e Veriut, çfarë shkruan? Po Koreja e Veriut, çfarë shkruan? Zyrtari i PD: Nëse bëhem kryeministër, Zyrtari i PD: Nëse bëhem kryeministër, do ta shpall “vitin e Ramës” do ta shpall “vitin e Ramës” • Rishfaqet deputetja Ermira • Rishfaqet deputetja Ermira Mehmeti, siç nuk e keni parë kurrë Mehmeti, siç nuk e keni parë kurrë Talenti i fshehur i Noizy-t dhe politikanet me përparëse MIRIAMI PUBLIKON FOTO MIRIAMI PUBLIKON FOTO ME VAJZËN DHE ALBANIN ME VAJZËN DHE ALBANIN KENGETARJA VIP- VIP-at at E E APASIONUAR APASIONUAR PAS GATIMIT PAS GATIMIT

Upload: others

Post on 18-Aug-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Vajza pa profesion që sot quhen VIP SI TA ZGJIDHNI ... · shtypja e ulët e gjakut mund të mbahet nën kontroll dhe me sa më pak simptoma, madje edhe mund të rregullohet tërësisht

+ “Vajza pa profesion që sot quhen VIPSI TA ZGJIDHNI PROBLEMIN E PRESIONIT TË ULËT TË GJAKUT NË MËNYRË NATYRALE

SUPLEMENT I pagesE premte 1 Shtator 2017

Arilena Ara “shokon” me pamjenArilena Ara “shokon” me pamjenBULEVARDI

POLITIK

• Cili është “Skënderbeu i ri” • Cili është “Skënderbeu i ri” për deputeten Elisa Spiropalipër deputeten Elisa Spiropali• “Turizmi”, qytetari-Ramës: • “Turizmi”, qytetari-Ramës: Po Koreja e Veriut, çfarë shkruan?Po Koreja e Veriut, çfarë shkruan?• • Zyrtari i PD: Nëse bëhem kryeministër, Zyrtari i PD: Nëse bëhem kryeministër, do ta shpall “vitin e Ramës”do ta shpall “vitin e Ramës”• Rishfaqet deputetja Ermira • Rishfaqet deputetja Ermira Mehmeti, siç nuk e keni parë kurrëMehmeti, siç nuk e keni parë kurrë

Talenti i fshehur i Noizy-t dhe politikanet me përparëse

MIRIAMI PUBLIKON FOTO MIRIAMI PUBLIKON FOTO ME VAJZËN DHE ALBANINME VAJZËN DHE ALBANIN

KENGETARJA

VIP-VIP-atat E E APASIONUAR APASIONUAR PAS GATIMITPAS GATIMIT

Page 2: Vajza pa profesion që sot quhen VIP SI TA ZGJIDHNI ... · shtypja e ulët e gjakut mund të mbahet nën kontroll dhe me sa më pak simptoma, madje edhe mund të rregullohet tërësisht

E premte 1 Shtator 201714

Në kuzhinën e personazheve të famshëm

VIP-at e apasionuar pas gatimitTalenti i fshehur i Noizy-t dhe politikanet me përparëse

Alba Çobaj

“Instagram”-i, një nga rr-jetet sociale më të përdoru-ra, duke ia kaluar kështu

edhe “Facebook”-ut, shfaqpërditshmërinë jo vetëm tënjerëzve të thjeshtë, poredhe të VIP-ave, të cilëtnuk ngurrojnë të postojnëgjithçka që bëjnë. Një ngatrendet që prej kohësh vi-

het re është ai i publikimitjo vetëm të pjatave nërestorante, por edhe i mo-menteve të gatimit, ku per-sonazhet publikë vihen nërolin e një Masterchef-i,edhe nëse ia dalin apo jo.

Përdoruesit mendojnë sëështë e këndshme tëndash me të tjerët pjata in-teresante apo gatime tërealizuara nga ata vetë,nga më të shëndetshmetderi tek ato më të dëmsh-

met, duke përdorur hash-tagun #food, i cilinumëron rreth 235 milionëfoto të publikuara në “In-stagram”. Nuk e dimë nëseështë mënyra e tyre ejetesës, pasioni për ush-

qimin, apo thjesht një obse-sion për t’u dukur intere-santë në sytë e publikut,por gjithnjë e më shumëshohim që personazhet pub-likë po tregojnë edhe anë tëtjera të panjohura më parë.

VALBONA SELIMLLARIKur nuk është mes punëve të shumta dhe televizionit,Valbonën mund ta gjejmë në shtëpinë e saj, mepërparëse në kuzhinë. Bukuroshja ka rrëfyer shumëshpesh për mediat pasionin e madh që ka për gatimin.Në intervistat e dhëna, ish-miss-i shqiptar ka rrëfyerse i pëlqen që të gatuajë për familjarët e saj, dukebërë pjata nga më të ndryshmet. Duhet theksuar seValbona duket e mrekullueshme edhe në kuzhinë, ku egjithë vëmendja e saj është për pjatat që bën.

MESILA DODAPolitikania Mesila Doda, ekuruar gjithmonë në fotot qëposton, ku më së shumtimbizotërojnë ato me familjen,ka treguar se kalon jo pakkohë duke përgatitur recetapër të dashurit e saj. Në fototë ndryshme, ajo shfaqetpërkrah vajzës apo dhe bash-këshortit Enkel Demi dukegatuar të gjithë së bashku.Mesila është shembulli që njëfemër është e aftë të ndjekë jovetëm karrierën politike, poredhe të jetë një amvisë e mirënë shtëpi.

ARBANA OSMANIModeratorja Arbana Osmani,pavarësisht kohës tepër tëkufizuar mes televizionit dhefamiljes, duket se gatimin nuk eka vetëm pasion, pasi siç e dimëajo e materializoi në vitin 2013me edhe me librin “Receta përnjerëzit që dua”. Megjithëseduket sikur ka rënë pak inten-siteti i fotove të pjatave, ajoherë pas here kujtohet tëpostojë recetat e dikurshme tëlibrit, të cilave u rikthehetakoma edhe sot.

NOIZYE kush do ta mendonte që reperi shqiptar, djali ifortë muskuloz që zihej rrugëve të Londrës, RigelsRajku ose Noizy, dinte të gatuante! Dhe pse jo tëshpeshta postimet, ai nuk ka hezituar të tregojënjë talent të fshehur i cili ka habitur mjaftnjerëz. Noizy vërtetoi që aparenca të gënjen, pasipas pamjes prej macho-je, fshihej një djalë punë-tor jo vetëm në muzikë, por edhe në kuzhinë.

MAJLINDA BREGUMajlinda Bregun jemi mësuar ta shohim mekostumin e zyrtares, por edhe në kuzhinë. Nukjanë të shpeshta rastet kur politikanet shqiptarendajnë me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe tëtilla, por duke qenë se znj. Bregu nuk e ka mohuarkurrë pasionin e saj për gatimin, nuk e ka problemtë postojë edhe foto të tilla familjare. Duke bërëbyrek, duke gatuar ëmbëlsira, apo pjatat e preferu-ara, Majlinda ndan shpesh me publikun pasionin emadh që ka për kuzhinën.

Page 3: Vajza pa profesion që sot quhen VIP SI TA ZGJIDHNI ... · shtypja e ulët e gjakut mund të mbahet nën kontroll dhe me sa më pak simptoma, madje edhe mund të rregullohet tërësisht

E premte 1 Shtator 2017 15

MIRIAMI PUBLIKON FOTO ME VAJZËN DHE ALBANIN

Për kë ndjen dashuriKlaudia Pepa?Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas publikimit të

disa fotove ku shfaqej nudo. Bëhet fjalë për balerinën KlaudiaPepa. Para pak ditësh fotot e saj “çmenden” internetin. Shihet që Pepaështë mjaft aktive në llogarinë e saj të “Instagramit”. Këtë herënëpërmjet një postimi ajo na ka njohur me dashurinë e saj. Por këtëherë vjen ndryshe dhe jo si ajo vajza“hot”. Ajo nëpërmjet një fotoje tëpostuar në “Insta Story” na tregonse për kë ndjen dashuri. “Kjo ështëdashuri” shkruan balerina teksapërqafon qenushen e saj.

Këngëtarja Miriam Cani ndihet vërtetë me fat, me familje të kompletuar dhe me njëkarrierë të suksesshme. Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi mjaft të bukur

familjare, bashkë me të bijën Ameli dhe partnerin e saj Alban Skënderaj. Ata janë nëavion duke udhëtuar, ku vogëlushen e ka zënë gjumi, ndërsa ata e mbajnë në prehër.Një pamje engjëllore, e cila të mbush me pozitivitet dhe përcjell lumturi. Më tej kapublikuar dhe një foto tjetër të vogëlushes, ku Ameli shihet duke parë nga dritarja eavionit. “Shiko nga qielli Ameli… Je e udhëhequr dhe vëzhguar në mënyrë hyjnore nëçdo moment të ditës”, ka shkruar Miriami mbi foto. Teksa e vogla tashmë po rritet,Miriami pritet të rikthehet fuqishëm në muzikë, ku ka paralajmëruar një këngë të re. Poashtu flitet se në vjeshtë ajo do jetë pjesë e panelit të jurisë së një spektakli talentesh.Ndërkohë Albani ka kaluar një verë shumë të ngjeshur me koncerte jo vetëm brendaShqipërisë.

Për Arilena Arën, rruga drejt muzikës duket të jetë e përcaktuar që në fëmijëri.Pas pjesëmarrjes në festivale të ndryshme për zërat e rinj dhe fitimit të

çmimit të parë në një konkurs talentesh, bukuroshja shkodrane do të shndërrohejshumë shpejt ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse në njëmoshë fare të re, Arilena do të përfaqësohej denjësisht në shumë evenimente tërëndësishme muzikore, si për shembull në festivalin “EuropaPlus” në Moskë kudhe do të vlerësohej me çmimin “Platin” pasi kënga e saj “Nëntori” kishte grum-bulluar mbi 10 milionë shikime në Youtube. E ndërkohë që po i gëzohet famësndërkombëtare, Arilena nuk resht së qeni aktive në rrjetet sociale ku publikonvazhdimisht foto nga aktivitetet e saj dhe jo vetëm. Dita e sotme e ka gjeturkëngëtaren simpatike në versionin “ujë dhe sapun”, si rrallëherë ndodh meartistet shqiptare, ku dallohet bukuria e saj natyrale dhe tiparet e ëmbla. Po juvesi ju duket?

Arilena Ara“shokon” me pamjen

I keni parë ndonjëherë kaq të lumtur?

Page 4: Vajza pa profesion që sot quhen VIP SI TA ZGJIDHNI ... · shtypja e ulët e gjakut mund të mbahet nën kontroll dhe me sa më pak simptoma, madje edhe mund të rregullohet tërësisht

E premte 1 Shtator 201716

Në situata emergjente, si përshembull në rastin e rënies të men-jëhershme të tensionit, duhet tëpini një gotë me ujë dhe sheqer osethjesht të vendosni një lugë mesheqer në gjuhë. Efekt të njëjtë kaedhe pirja e kakaos, kafes dhe eçajit, pasi të gjitha mundësojnëngritjen e tensionit.

Nëse keni problem me shtypjetë ulët të gjakut, dushin gjithmonëpërfundojeni me ujë të ftohtë.

Kur të shtriheni në shtrat, ven-dosini disa jastëkë nën kokë dheqafë, në mënyrë që kalimi nga pozi-ta e shtrirë në të ulur të mos jetëtepër impulsiv. Në këtë mënyrë dota shmangni marramendjen.

Po kështu duhet të bëni shumëaktivitet fizik, por duhet të mosdilni gjatë orëve më të nxehta apotë kryeni sforcime të tepruara.

Nëse vuani në mënyrë kon-stante nga tensioni i ulët është ekëshillueshme që të bëni një vizitëte mjeku specialist, i cili do tëmund t’ju japë një kurë më të sak-të për problemin tuaj.

Si ta zgjidhni problemin epresionit të ulët të gjakutnë mënyrë natyrale

Kini kujdes se me çfarëushqimi mund të rregulloni shtypjen e gjakutnëse vuani nga hipoten-

sioni. Personat, të cilët vuajnë ngatensioni i ulët i gjakut më sëshpeshti ankohen në vështirësitëe zgjimit nga gjumi, përgjumje,marramendje, rraskapitje, lodhjetë shpejtë, humbje vullneti,përqendrim dhe memorie të dobët.

Në raste të shumta, me ap-likimin e ilaçeve natyrore të za-konshme dhe lehtë të arritshme,shtypja e ulët e gjakut mund tëmbahet nën kontroll dhe me sa mëpak simptoma, madje edhe mundtë rregullohet tërësisht.

Shtypja e gjakut është më e ulë-ta gjatë orës së parë pas ngrënies.Ajo bie, për shkak se organet përtretje kanë nevojë për gjak për takryer funksionin e tyre. Ky efektështë më i dobët, nëse konsumoniporcione më të vogla të ushqimit

Bëni kura magnezi dhe kaliumiqë gjenden kryesisht te ushqimete sidomos te bananet. Aleatë tëtjerë kundër tensionit të ulët janë,gjithashtu, jamballi, lëngu i panx-harit, shega dhe rrushi pa fara.Është e nevojshme që të konsumo-ni një sasi më të madhe të kripës,sigurisht duke mos e ekzagjeruar.

Pini ujë dhe lëngje! Është shumëme rëndësi që gjatë ditës të pinishumë ujë dhe lëngje. Pos ujit,mund të pini lëngje dhe lloje të ça-jit. Limonada është e shëndetshme.

Ndalohet alkooli! Alkooli nxitlargimin e lëngjeve nga organizmidhe pengon punën e qendrës përekuilibër në tru.

Page 5: Vajza pa profesion që sot quhen VIP SI TA ZGJIDHNI ... · shtypja e ulët e gjakut mund të mbahet nën kontroll dhe me sa më pak simptoma, madje edhe mund të rregullohet tërësisht

E premte 1 Shtator 2017 17

BULEVARDIPOLITIKNa merrni seriozisht!

"Turizmi", qytetari-Ramës:Po Koreja e Veriut, çfarë shkruan?

Zyrtari i PD: Nëse bëhemkryeministër, do ta shpall“vitin e Ramës”

Cili është “Skënderbeu i ri”për deputeten Elisa Spiropali

Rishfaqet deputetja Ermira Mehmeti,siç nuk e keni parë kurrë

Kryeministri Edi Rama uroi nga “FB” “Mirëmëngjesi!” më njëanalizë nga “The Medi Telegraph”, që e cilëson Shqipërinë si

surpriza e lundrimit turistik të vitit. Por shumica e qytetarëve nukjanë dakord me këtë konstatim, dhe i janë sulur kryeministrit mekomente. Një nga qytetarët i shkruan me ironi Ramës që tëkëshillojë stafin që edhe gazetat e Koresë së Veriut të shkruajnëpër Shqipërinë. “Edhe Dulla kështu tregonte. Jo po është e bukurShqipëria, jo po kaminerale, kapasuri Shqipëria.Këshilloje stafin tëskanojë edhegazetat e Koresë sëVeriut se mbaseshkruajnë edheata për Sh-qipërinë. Të falaDullës”,- shkruannjë nga qytetarët.

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për ta shpallur vitin e ardhshëm“Viti i Skënderbeut”, ka sjellë reagime pro dhe kundër. Aktori dhe

aktivisti i njohur i Partisë Demokratike, Julian Deda, nëpërmjet njëstatusi në rrjetet sociale, kaironizuar këtë vendim tëRamës. Në statusin e tijDeda thotë se kur të bëhetai kryeministër një vit tëmandatit të tij do tashpallë si “vitin e Ramës”.Më tej ai sqaron se ky ështëvetëm një sugjerim përBashën, pasi ai nuk aspironqë të bëhet kryeministërndonjëherë.

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali nuk ka hezituartë ndajë më të gjithë se mëngjesi i saj dje ishte për t’u pasur

zili. Ish-drejtoresha e Tatimeve poston në “Instagram” një foto meshkrimtarin e madh, Ismail Kadare, nga tryeza e një lokali, duk-shëm pas një mëngjesi të këndshëm. Spiropali e cilëson Kadarenë si“Skënderbeun e letërsisë shqipe”, ndërsa komentet pas kësaj fotojekanë qenë të shumta. Një prej tyre është edhe Erion Isai, aktori injohur i humorit në “Portokalli”, i cili nuk e ka fshehur xheloz-inë. “Elisa Spiropali të kam zili”, shkruan Erioni në komentin ekësaj fotoje, i cili me sa kuptohet është një lexues i rregull iveprave të Kadaresë.

Pas publikimit të një bisede erotike rreth një vit më parë, ku supozohej seishte e përfshirë deputetja simpatike Ermira Mehmeti dhe zv/kryeministri i

Maqedonisë Musa Xhaferi, kjo u pasua me largimin nga politika të Mehmetit, ekjo lëvizje duket se e ka relaksuar më shumë se kurrë ish- deputeten. Megjithësegjatë gjithë paraqitjeve të saj, Ermira është komentuar për stilin unik që e ka, sëfundmi ajoështë paraqi-tur tepërndryshe dhesimpatike. NjëErmirë me njëgrim dhemodel flokëshkrejt ndryshe,si nuk e keniparë kurrë.