veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional. shenjat e ... v... · veçoritë e ligjërimit...

35
Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional. Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara Ligjërata e tetë: Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional. Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara Teuta Vinca-Kafexholli LITERATURA: LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli Literatura shtesë: Si të shkruajmë shqip- Nga drejtshkrimi te shkrimet profesionale, Gjovalin Shkurtaj 1

Upload: others

Post on 08-Oct-2019

29 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional.

Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara

Ligjërata e tetë: Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional. Shenjat e

pikësimit, format foljore të gabuara

Teuta Vinca-Kafexholli

LITERATURA:

LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

Literatura shtesë: Si të shkruajmë shqip- Nga drejtshkrimi te shkrimet profesionale, Gjovalin Shkurtaj

1

Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional.

Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara

Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional.

Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara- Përmbajtja e ligjeratës së

tetë: (“Si të shkruajmë shqip- Nga drejtshkrimi te shkrimet profesionale”, Gjovalin Shkurtaj, f. 113-154).

Parafjalët që nuk përdoren në rasën e duhur (Parafjalët NGA, TE

(TEK)

Përdorimi i drejtë i apostrofit te trajtat e shkurta

Format foljore të gabuara (Ai të vjen në vend: Ai të vijë; Ai të merr

në vend: Ai të marrë; Ai të shkon në vend: Ai të shkojë etj

Emrat e qyteteve, ku bëhet botimi i një libri a reviste, përdoren

gjithmonë në trajtën e pashquar

Trajtat e gabuara të foljes p. sh. Ai do të punon në vend Ai do të

punojë etj.

2

Veçoritë e ligjërimit të shkruar profesional

Me togfjaleshin “veçori e ligjërimit” kuptohet

aftësia për të zgjedhur fjalën ose shprehjen.

Veçoritë e ligjërimit janë, në fakt, në pjesën më

të madhe të tyre të lidhura me zotërimin e një

fjalori shumë të pasur.

Kur nuk zotërohen ashtu si duhet veçoritë e

ligjërimit, fjala nuk e ka vendin aty ku duhet gjatë

përdorimit.

3

4

Sot në gjuhën shqipe ka shumë ndikime e

kalkime të panevojshme prej anglishtes,

italishtes etj.

Në gjuhën shqipe, kumbon hijshëm folja që

shoqërohet me pjesëzën PO, pa përemrin vetor,

si p.sh.: po vij, po punonte, po mbillte, po fliste,

po dëgjonte etj.

p.sh.

Unë nuk gjeta asnjë vitaminë te pjata ime.

Duhet:

Nuk gjeta asnjë vitaminë në pjatën time.

5

Parafjalët që nuk përdoren në rasën

e duhur

Parafjalët NGA, TE (TEK) në gjuhën

shqipe përdoren vetëm me rasën emërore. Pra shqip thuhet: po kthehem nga puna,

erdha nga Prizreni,

jam nga Tirana;

Isha te stacioni i trenit,

U takuam te hyrja e fakultetit

6

Shpip thuhet: nga unë, nga ti, nga ne;

Tek unë, te ti, te ne, te ju, tek ai, tek ajo, tek

ata, tek ato.

Janë të gabuar dhe të panevojshëm

togfjalëshat e formuar nga parafjalët NGA,

TE (TEK) + përemrat vetorë të lartëpërmendur në rasën dhanore, si:

7

Gabim:

Bekimi merr nga mua.

Për këtë problem mos

eja më te mua.

Çfarë kërkon nga

neve?

Nga mua.

Në rregull:

Bekimi merr nga unë.

Për këtë problem mos

eja më tek unë.

Çfarë kërkon nga ne?

Nga unë.

8

Shpesh hasim gabimisht të

përdoret ndajfolja

PAVARËSISHT

Gabim

Pavarësisht rrethanave

në të cilat ndodhi grindja.

Pavarësisht të metave që

kishte, ai punonte…

Nën pranga kanë

përfunduar…

Nën hetime

Nën kontroll

Artistët interpretuan mbi

skenë.

Në rregull

Pavarësisht nga rrethanat

në të cilat ndodhi grindja.

Pavarësisht nga të metat

që…

Në pranga kanë

përfunduar…

Në hetime

Në kontroll (ose

kontrolloj)

Artistët interpretuan në

skenë.

9

Forma foljore e gabuar

Forma e dëftores në vend të lidhores, si

p.sh., në hapësirat verilindore:

Ai të vjen (në vend: Ai të vijë);

Ai të merr (në vend: Ai të marrë);

Ai të shkon (në vend: Ai të shkojë);

Ai të jep (në vend: Ai të japë);

Ai të flet (në vend: Ai të flasë);.

10

Në shkrimet gazetareske, po edhe në jo

pak raste të tjera vihen re shprehjet si:

mbrëmjen e së hënës në vend

të hënën në mbrëmje;

pasdrekën e së martës në vend

të martën pasdreke.

11

Sot shumë shpesh hasim në trajtën e

gabuar të foljes punoj p. sh.

Ai do të punon në vend.

Ai do të punojë.(mënyra kushtore).

Ajo do të këndon në vend do të këndojë, do

të vallëzojë etj.

12

• Emrat e pervetçëm në gjuhën shqipe kanë trajtë të pashquar dhe të shquar njësoj si emrat e përgjithshëm.

• Emrat e qyteteve, ku bëhet botimi i një libri a reviste, përdoren gjithmonë në trajtën e pashquar, si p. sh.:

• Tiranë, 2011; Prishtinë, 2011; Shkup, 2011.

• Janë kundër normës së shqipes përdorimi i emrit në trajtën e shquar: Tirana, 2011.

13

• Në gjuhën shqipe disa emra kanë përpara

nyjen i ose e. Ata janë kryesisht emrat e

farefisnisë: i ati, i biri, e ëma, e motra.

• Kjo nyjë ka vlerën e përemrit pronor:

• I biri ---- biri i tij, i saj, i vet, i tyre.

• Janë të nyjshëm edhe emrat e ditëve të javës:

e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë, e diel.

14

• Fjala zoti përdoret kur është e shoqëruar

me emra, ndërsa zotëri, zotni kur nuk

shoqërohet me emra. P.sh.:

Kush jeni ju, zotëri? Ishte zoti Agim në

telefon.

Fjala zotëri (dhe geg. zotni) në trajtën e

shquar del me mbaresën –a (zotëria, zotnia).

Jo: Ka të drejtë zotëriu, që foli…

Por: Ka të drejtë zotëria, që foli…

15

• Edhe emri fëmijë, krahas trajtës së shquar

normative fëmija, në disa hapësira të

shqipes verilindore ka edhe formën me –u

(fëmiu).

• Jo: Fëmiu im është ende i vogël. U vonova sepse më

qante fëmiu…

• Por: Fëmija im… U vonova sepse më qante fëmija.

16

• Përemri vetor i mirësjelljes a respektit gramatikor është ju dhe e kërkon foljen në vetën e dytë shumës: ju jeni, ju punoni, ju shkoni, ju pini, ju prekni.

• Në raste të veçanta dhe për të theksuar nderimin ndaj personalitetit të lartë që i drejtohemi, vetori i mirësjelljes mund të shkruhet edhe me shkronjë të madhe, p.sh.:

• Si të vendosni Ju, i nderuar President.

• Jam krejt i një mendjeje me Shkëlqësinë Tuaj, Zoti Ambasador, lidhur me…

Shënim:

Në gjuhën shqipe foljet përdoren, zakonisht, pa

përemrin vetor:

Jam gazetar, jam mësues, jam student, jemi

mirë, jemi dy veta, jemi studentë, është e

vogël, është nxënëse etj.

Përdoren përemrat vetor para foljes vetëm në

rastet kur duam ta theksojmë, p.sh.:

Unë jam Beni, kurse ai është Artani.

Unë jam mësues.

17

Foljet e parregullta

Foljet kryesore të parregullta e bëjnë kështu

të kryerën e thjeshtë dhe pjesoren:

Jap – dhashë- dhënë( forma jonormative: dhava, japa)

Bie – rashë- rënë

Bie – prura- prurë ( jonormative: pruva/ pruna)

Ha – hëngra – ngrënë

Jam – qeshë- qenë (jo:kenë, kanë)

Kam – pata, pasur

18

19

-viza lidhëse (-)

Shkruhen me vizë lidhëse në mes:

a) Formimet që përbëhen nga përsëritja e së njejtës fjalë:

Copë-copë,fije-fije, fletë-fletë, grupe-grupe, ngjyra-ngjyra, pika-pika etj.;

Dita-ditës, dora-dorës etj.;

Njëri-tjetrin,shoqi-shoqin, miku-mikun etj.;

Kështu shkruhet grup-moshë, postë-telegraf-telefon,ekonomiko-shoqëror,iliro-shqiptar, anglo-amerikan, jug-perëndim, fjalor shqip-anglisht.

Pjesëza ish- përpara emërtimeve të ndryshme:

Ish-drejtor, ish-kryeministër, ish-komandant etj.;

20

Apostrofi (`)

Kështu shkruhen:

M’i dha, t’i thuash djalit, do t’i tregoj librat, do t’ia kujtoj

sekretares, të m’u bësh të fala shokëve, do t’u thuash

edhe të tjerëve, erdha për t’u dhënë librat, mos ngurro

t’ia thuash, mos m’ia prishni qejfin fëmisë, me t’iu afrua,

e njohu, duam t’jua shpjegojmë juve, do t’jua di për

nder,nuk m’u dha ftesa në kohë, m’u bë zemra mal,si

t’u duk libri im?, t’u bëftë nëna kurban!

21

Mbani mend:Shkruhen pa apostrof trajtat përemrore me, ta, sepse aty nuk kemi rënie të ë-së, por shkrirje të dy zanoreve(më+e=ma); (të+e=ta):

Ma dha librin, ta thashë e po ta përsëris, ta shpjegova etj.

Vihet apostrof pas pjesëzës mohore s(s’) dhe pas përemrit ç(ç’):

Ç’do nga unë? Ç’të duhet ty? Ç’kohë e keqe? Ç’kerkon këtu?

Mbani mend:Shkruhet pa apostrof përemri i pakufishëm ÇDO dhe përemri pyetes ÇFARË:

Çdo njeri, çdo nxënës, çfarëdo prej meje, çdonjeri, çdokush etj.

Vini apostrof për të shënuar rënien e ë-së:

T’ ëmën, t’atin.

22

Përdorimi i shkronjave të mëdha

Të gjithë e dinë kur duhet shkruar një fjali me

shkronjë të madhe e kur me të vogël. Po ka

edhe jo pak raste që shumëkush ka dyshime

me zgjidhjen e duhur dhe për këtë, sidomos

kohët e fundit kur kemi një ndikim të madh

prej gjuhëve të huaja, sidomos nga

anglishtja, ku shkronjat e mëdha përdoren

mjaft më shpesh sesa në shqipen dhe në

gjuhë të tjera.

23

Për të mënjanuar atë pështjellim që është

krijuar në kohët e fundit, për fat të keq edhe

në ato shkrime e ndonjë libër që pretendon të

jetë “akademik”, na duket e nevojshme të

kujtojmë më poshtë disa prej kritereve

themelore.

24

Le të rendisim rastet që në shqipen shkronja e madhe është konsideruar e detyrueshme:

në fillim të çdo teksti dhe pas çdo ndalese që përbën pushim ose në fillim të çdo fjalie të re;

pas pikës, pikëpyetjes dhe pikëçuditjes;

në fillim të një dialogu ose ligjërate të drejtë

në emrat e pervetçëm (të njerëzve dhe gjeografikë) për t’i dalluar ato nga emrat e përgjithshëm;

25

• mbani mend:

1. Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huaj

shkruhen me shkronjë të vogël, ku jepet i

plotë emri dhe mbiemri i personit, por

shkruhen me të madhe, kur përdoret vetëm

mbiemri i tij:

Leonardo da Vinçi, por Da Vinçi;

Vincent van Gog, por Van Gog.

26

2. Kur emrat e pervetçëm të njerëzve janë kthyer në emra të përgjithshëm, që shënojnë tipin përkatës, shkruhen me shkronjë të vogël:

ciceron, donkishot,harpagon,tartuf.

3. Me shkronjë të vogël fillojnë edhe emërtimet e njësive të matjes etj. të cilat burojnë nga emrat e përvetçëm:

amper, om, vat, zhul, mauzer, njuton.

27

4. Në emërimet e funksioneve zyrtare e shoqërore më të larta, titujt e lartë të nderit dhe emërtimet e urdhërave e medaljeve shtetërore shkruhen me shkronjë të madhe:

Mësues i Popullit, Artist i Popullit, Mjeshtër i madh i Punës etj.

Mbani mend: Emërtimet e titujve të nderit vihen në thonjëza, kur përdoren menjëherë pas fjalës “titull”:

iu dha titulli “Mësues i Popullit” Aleksandër Xhuvanit, por Mësuesi i Popullit Aleksandër Xhuvani; u shpall “Artist i Popullit” Skënder Sallaku etj.,

28

në mbiemrat prejnumëror që përfshihen në përbërje të togfjalshave të tillë si: “Lufta e Parë Botërore”, “Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike” si dhe në emrat që emërtojnë periudha të caktuara historike, si: “Rilindja Kombëtare”, “Mesjeta”, “Pavarësia e Kosovës” etj.

Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emërtimet e planeteve, të yjeve, të trupave qiellorë:

Dielli, Toka, Hëna, Marsi; Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Ylli Polar etj.

29

-mbani mend:

Emrat dielli, dheu, toka, ylli etj. shkruhen me shkronjë të vogël, kur nuk përdoren si terma të astronomisë, por thjesht si fjalë të shqipes:

perëndoi dielli, doli hëna, e kërkova në tokë e në qiell etj.

Shkruhen me shkronë të madhe emërtimet gjeografike dhe emrat e vendeve prej dy fjalëve:

Adriatiku, Alpet, Ballkani, Vjosa, Drini, Dukagjini, Amerika Latine, Azia e Vogël,Lindja e Mesme, Deti iZ i Guri i Zi, Shkëmbi i Kavajës, Koreja e Veriut, Zelanda e Re,Shqipëria e Veriut, Shqipëria Veriperëndimore etj.

30

Shkruhen me shkronjë të madhe fjala e parë e titullit

të librave, filmave, veprave, gazetave, revistave:

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Lumi i vdekur”, “Toka jonë”,

“Zëri i popullit”, “Koha ditore”, “Rilindja” “Gjuha jonë”,

“Gjurmime albanologjike” etj.

Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e

festave kombëtare e ndërkombëtare:

28 Nëntori, Tetë Marsi ose 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas,

Viti i Ri etj.

31

Shkurtesat janë njësi emërore dhe marrin kategorinë gramatikore të shquarsisë e të pasquarsisë si emrat, si dhe mbaresat rasore, të cilat shtohen pas, duke i lidhur me një vizë:

SHBA-ja, OKB-ja, PS-ja, KFOR-I, RTK-ja, UÇK-ja, USAID-i etj.

SHBA-së, OKB-së, UÇK-së, KFOR-it, USAID-it etj.

SHBA-në, OKB-në, KFORI-n, USAID-in etj.

32

- Shkruhen me shkronjë të vogël nistore:

1. Emërtimet e popujve dhe të banorëve të

vendeve a të krahinave të ndryshme:

shqiptar, vlonjat, italian, amerikan, pejan,

malësor, dibran etj.

2. Emrat e ditëve të javës, të muajve dhe të

stinëve të vitit:

e hënë, e martë, janar, shkurt, nëntor,

pranverë, shkurt, mars, prill etj.

33

Në letërkëmbim me karakter formal, mund të

shkruhen me të madhe edhe emërtimi i

funksionit shtetëror e shoqëror:

Zoti Ministër, Zoti President, Shpresoj i nderuari Zoti

Kryetar…

34

Le të shënojmë, së mbrami, disa përdorime të

shkronjave të mëdha në shqipen që dallohen nga

gjuhë të tjera, sidomos nga anglishtja.

1. Dallimi më i rëndësishëm ka të bëjë me shkrimin e

mbiemrave të prejardhur nga emra të pervetçëm

gjeografikë.

shqiptar, grek, italian, gjerman, amerikan,

shkodran etj.

Në anglisht, ky tip i mbiemrave shkruhet me të

madhe, ndërsa në italisht si në shqip.

35

Nga shkurtimet që përdoren më shpesh dhe që duhet ditur mirë janë:

Shkurtime titujsh a gradash

akad. “akademik”

prof.as. “profesor i asocuar”

gjen. “gjeneral”

Shkurtimet e emrave të njësive matëse:

m. cm. km. kg.

Shkurtime lokucionesh a togfjalësh që përdoren shumë shpesh:

d.m.th. p.sh. b.f. p.e.s. d.v.

v.o. (vini re) p.s.

Shkurtime tjera fjalësh shumë të përdorshme:

f. (faqe), nr.(numër) rr.(rrugë) tel. cel.