veprat e mira

8
Adnan Vishi Veprat e mira në kohëra të vështira Ardhja e njeriut në këtë botë e ka edhe qëllimin e vet. Allahu Xh.sh. në Kuran thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharrijat: 56) Adhurimi i përmendur në këtë ajet Kur’anor pa dyshim se është prej veprave që njeriu duhet t’i kryej në kët botë. Pra na bëhet e ditur se njeriu është i obliguar me vepra dhe ato vepra që njeriu i kryen janë ose të mira me çka do të shpërblehet në këtë botë me ditë sa më të mira, e në botën tjetër do ta ketë shpërblimin final Xhennetin, ose vepra të këqija e që janë zgjedhje e tij ku do të ndëshkohet si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër me denim të dhembshëm. Allahu Xh.sh. ne lidhje me krijimin e kësaj jete apo qëllimi i krijimit të kësaj jete në Kur’an thotë: “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë.” (Mulk:2) ■ Jeta e shpirtit Prej gjërave më të rrezikshme për umetin është boshllëku shpirtëror, i cili e shkatërron energjinë dhe e thërrmon elanin rinor. Shpirtin e vdekur nuk e ngjallin goditjet edhe nëse ndryshon gjendja ose shtohen krizat. Asgjë nuk e përmbush nevojën e shpirtit dhe nuk e ngjall sikurse adhurimi ndaj All-llahut Xh.sh.. Nevoja për adhurim ndaj All-llahut ekziston në çdo kohë, e sidomos në kohërat e vështirësive dhe krizave, kur njerëzit i kaplon stresi, destabilizimi, frika nga ardhmëria,

Upload: adnan

Post on 11-Apr-2015

401 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Veprat e mira

Adnan Vishi

Veprat e mira në kohëra të vështira

Ardhja e njeriut në këtë botë e ka edhe qëllimin e vet. Allahu Xh.sh. në Kuran thotë:

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharrijat: 56)

Adhurimi i përmendur në këtë ajet Kur’anor pa dyshim se është prej veprave që njeriu duhet t’i kryej në kët botë. Pra na bëhet e ditur se njeriu është i obliguar me vepra dhe ato vepra që njeriu i kryen janë ose të mira me çka do të shpërblehet në këtë botë me ditë sa më të mira, e në botën tjetër do ta ketë shpërblimin final Xhennetin, ose vepra të këqija e që janë zgjedhje e tij ku do të ndëshkohet si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër me denim të dhembshëm. Allahu Xh.sh. ne lidhje me krijimin e kësaj jete apo qëllimi i krijimit të kësaj jete në Kur’an thotë:

“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë.” (Mulk:2)

■ Jeta e shpirtit

Prej gjërave më të rrezikshme për umetin është boshllëku shpirtëror, i cili e shkatërron energjinë dhe e thërrmon elanin rinor. Shpirtin e vdekur nuk e ngjallin goditjet edhe nëse ndryshon gjendja ose shtohen krizat. Asgjë nuk e përmbush nevojën e shpirtit dhe nuk e ngjall sikurse adhurimi ndaj All-llahut Xh.sh..

Nevoja për adhurim ndaj All-llahut ekziston në çdo kohë, e sidomos në kohërat e vështirësive dhe krizave, kur njerëzit i kaplon stresi, destabilizimi, frika nga ardhmëria, trishtimi nga e panjohura dhe rezerva nga ndodhitë. Në këto kohëra asgjë nuk ua mbush zemrat me qetësi dhe stabilitet sikurse adhurimi. Adhurimi me përulje dhe i sinqertë i jep besimtarit zemër të fuqishme, mendje të matur, mendim largpamës, i cili i sheh gjërat me syrin e pastërt, andaj është i balancuar në ballafaqimin me ndodhitë, është stabil, luan rolin e duhur në përkrahjen e të vërtetës, ka pikënisje të sigurt, me hapa të numëruar dhe kohë të shfrytëzuar maksimalisht.

Page 2: Veprat e mira

"Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni". (Hud: 123).

Për këtë shkak Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

"Adhurimi në kohën e trazirave është sikurse hixhreti (shpërngulja) te unë". (Transmeton Muslimi).

Është një përshkrim shumë i bukur, i përshtatet gjendjes se njeriut të papregaditur, të shkujdesur nga adhurimi, të cilin e ka kapluar plogështia, mungesa e ambicies, humbja e kënaqësisë së adhurimit, mu ashtu siç i ka humbur këto domethënie ai që nuk është shpërngulur te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Gjendja e njeriut të dhënë pas adhurimeve, i cili kënaqet me to, i kapur për udhëzimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i përshtatet gjendjes së atij që është shpërngulur te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili atë e ka shembull dhe qetësohet me qëndrimin afër tij.

■ Adhurimi në kohërat e trazirave dhe sprovave

Për ta kuptuar sa ma mirë hadithin e mësipërm, duhet të kuptojmë se adhurimi në kohën e trazirave realizohet në tri etapa:

Një: përqendrimi në fe, ruajtja e fesë dhe mbetja në këtë rrugë. Sado që kemi angazhime, joshje, kërcënime, oferta, etj. për të heshtur të kotën apo për tu dakorduar me të keqen ne nuk duhet tu nënshtrohemi por duhet tu qëndrojmë përballë. All-llahu Xh.sh. thotë:

"Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh". (El-Isra: 73- 75).

Dy: ta bëjë besimtari një adhurim të cilin më herët e kishte braktisur, e ta bëjë duke shpresuar shtimin e shpërblimit, sepse secili adhurim ka veçoritë dhe ndikimet e veçanta, andaj realizimin e këtij adhurimi e bën për t’i fituar këto shpërblime dhe ndikime, sidomos në kohë të trazirave, sprovave, shkujdesin e njerëzve, dobësimin e fesë dhe braktisjen e shumë obligimeve e mos të flasim për lënjen e suneteve.

Page 3: Veprat e mira

Tre: ta shton adhurimin të cilin edhe më herët e ka bërë, domethënë ta shton namazin, bamirësinë, kujdesin për farefisin, arsimimin e tjerëve, thirrjen në fe, etj.

■ Mejdan i gjerë

Adhurimi nuk është i kufizuar në disa rituale dhe veprime të caktuara, por në kuptimin e gjerë domethënë: "Çdo gjë të cilën e do All-llahu dhe është dakord me te, qofshin fjalë ose vepra, të dukshme ose të brendshme".

Kategoritë e adhurimeve:

1- Adhurimi për nga ndikimi ndahet në dy grupe:

Një: Adhurime me dobi jokalimtare, sikurse është tesbihu, namazi, itikafi, umreja, etj.

Dy: adhurime me dobi kalimtare, sikurse është sadakaja, thirrja në fe të Zotit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, etj.

2- Adhurimi për nga bashkimi ndahen në:

Një: adhurime individuale, sikurse është sinqeriteti, veprat e zemrës, etj.

Dy: adhurime kolektive, sikurse është bashkëpunimi në bamirësi dhe devotshmëri.

3- Adhurimet për nga ambicia ndahen në :

Një: Dëshirë për ta bërë një vepër dhe realizimi i kësaj vepre. Shpërblimi i kësaj vepre rritet deri në shtatëqind fish.

Dy: Dëshira për ta bërë një vepër dhe mos realizimi i saj. Shpërblimi për këtë vepër është një sevap.

Tre: dëshira për ta bërë një të keqe dhe braktisja e saj nga frika prej All-llahut. Ky njeri e fiton një shpërblim të plotë.

Ka disa adhurime që ndërpriten me ndërprerjen e tyre dhe disa mbeten dhe vazhdojnë përderisa mbetet dobia dhe përfitimi prej tyre,

Page 4: Veprat e mira

sikurse është dija e dobishme, sadakaja rrjedhëse, fëmija i mirë, i cili lutet për prindërit e vet, etj.

4- Adhurimet për nga nijeti ndahen në:

Një: veprime ku domosdo duhet sinqeriteti, sikurse është namazi, zekati, mësimi i fesë, etj.

Dy: vepra të rëndomta, mirëpo me nijet të mirë shndërrohen në adhurim, sikurse është ngrënia, shpenzimi për familjen, marrëdhëniet intime, mësimi i shkencave natyrore dhe humane, argëtimi, etj.

Disa adhurime janë më parësore për disa njerëz ose të veçanta për ta, sikurse është çështja e xhihadit për ata që janë në ruajtjen e kufirit, ose ndalimi i të keqes me dorë për ata që kanë pushtet, ose dhënia e fetvave dhe sqarimi i fesë për ata që janë dijetarë, thirrja në fe dhe mësimi i fesë për ata që janë ligjërues, mësues dhe pedagog, ose ruajtja e nderit për ata që punojnë në vende ku ka hapësirë për të humbur nderin dhe moralin, etj.

Në këtë mënyrë njeriu jeton në mejdanin e gjerë të adhurimeve, sa herë që përfundon një adhurim futet në tjetrin.

Nëse dikush parashtron pyetjen: si ta përcakton njeriu rrugën e tij në mesin e këtyre adhurimeve të llojllojshme dhe të shumta, si ti del në ndihmë fesë dhe adhurimit të Zotit të vet?

I përgjigjemi duke i thënë: mere një laps dhe shënoi të gjitha adhurimet dhe veprat e mira në një listë, pastaj zgjedhi adhurimet dhe veprat e mira të cilat mund ti bësh, pastaj caktoi ato që janë më të rëndësishme dhe me shpërblim më të madh, pastaj braktisi ato vepra që të largojnë prej këtyre adhurimeve dhe veprave të mira dhe shfrytëzoje çdo rast dhe mundësi, sepse ymri është i shkurtër, shanset nuk vazhdojnë gjatë kohë, kurse arrin sukses në këtë rrugë ai të cilit All-llahu i ndihmon.

■ Shto adhurimet

Aq sa ma shumë shtohen vështirësitë dhe detyrat, aq më tepër shtohet nevoja për adhurim. All-llahu Xh.sh. thotë:

"O ti i mbështjellur! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe)". (Muzemil: 1-5).

Page 5: Veprat e mira

Çdo herë që përmenden kurthat e armiqve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përmendet edhe urdhri për tu marrë me lloj lloj adhurimesh. All-llahu,Xh.sh., thotë:

"Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni". (Hud: 112).

"Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!". (Junus: 109).

"Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me drojë, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bë prej atyre që nuk kanë kujdes". (El-A'raf: 205).

■ Dështimi

Dështim shumë i madh është privimi i njeriut nga adhurimet që mund ti bën nga shkaku i përtesës, paaftësisë, mëdyshjeve apo iluzioneve që e largojnë nga ato adhurime. Angazhimi i tij me debate, polemika, bisedat rreth dijetarëve dhe veprave të ndryshme, duke mos u angazhuar vet me vepra të dobishme, madje dikush edhe ia lejon vetes luksin e kritikave, hulumtimin e mangësive për të neglizhuar dyert e veprave të mira që i ka afër vetes, kjo aspak nuk i ndihmon atij në këtë drejtim.

Disa njerëz mjaftohen të participojnë emocionalisht me veprat e njerëzve, gëzohen me të mirët kur bëjnë mirë dhe mërziten për fatkeqësitë e ndryshme që i kaplojnë ata.

Disa të tjerë kanë dëshirë, vendosmëri dhe insistim, mirëpo duke qenë në shoqërim të njerëzve përtacë, krejt kjo energji shndërrohet në heroizëm në mejdan të veprave të lejuara, udhëtime të ndryshme, shoqërim pa ndonjë përfitim, ndeja nate, etj.

Dështim është edhe preokupimi i njeriut me adhurimi që nuk mund ti realizon, e angazhohet dhe planifikon si të realizon ato adhurime duke i lënë pas dore ato tjerat që mund ti realizon. I këtillë është njeriu i cili nuk mund të shkon në mejdanin e xhihadit, e duke u angazhuar për të shkuar në atë mejdan le pas dore mësimin e fesë, veprat tjera të mira, thirrjen në fe, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, etj. Po të ishte vetëm kjo, do të thoshim, se kjo është dështim i vogël, mirëpo, nëse fillon ti largon njerëzit nga këto vepra të mira, duke i ndërlidhur ngushtë me xhihadin, për lënien e të cilit ka arsye, atëherë kjo është

Page 6: Veprat e mira

dështimi i madh. E njëjta vlen edhe për ata që angazhohen me vepra të lejuara në llogari të suneteve dhe farzeve, apo angazhohen me vepra me dobi të vogël, të cilat nuk i përkasin atij e as nuk është meritor për to. Ai me këtë veprim e dezorienton zemrën e vet dhe i angazhon tjerët me gjëra që nuk u sjellin dobi as në dynja e as në ahiret.

■ Suksesi

Prej suksesit, të cilin ia dhuron All-llahu, azze ve xhel-le, njeriut, është vazhdimi në vepra të mira. Vazhdimi dhe mos ndërprerja nga veprat e mira jep fryte të mëdha dhe All-llahu, Xh.Sh., lëshon bereqet në to edhe pse janë të pakta.

Aisheja, radijallahu anha, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Veprat më të dashura te All-llahu janë ato të vazhdueshmet edhe pse janë pak". (Muslimi, nr. 6464).

Suksesi më i madh i besimtarit qëndron në faktin që të jetë i bekuar kudo që gjendet, i cili i afrohet All-llahut me adhurimin, i cili i përshtatet kohës, vendit dhe gjendjes, qoftë fjalë, vepër, shpresë, braktisje, thirrje apo urdhër.

Suksesi më i madh i besimtarit është që ti arrijë vdekja duke e përmbyllur atë me veprat më të mira, duke qenë i dorëzuar edhe me zemër edhe me trup para All-llahut.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thot:

"Nëse All-llahu ia do të mirën njeriut e përdor para se të vdes". I thanë: i Dërguar i All-llahut, si e përdorë? Tha: "I jep sukses në vepra të mira dhe pastaj ia merr shpirtin në këtë vepër". (Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu).

Për këtë shkak prej lutjeve të Jusufit, alejhisselam, ishte edhe kjo që e tregon All-llahu, Xh.sh., për te në Kuran:

"... më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!". (Jusuf: 101).

Page 7: Veprat e mira

Këtë shpresë mund ta kemi nëse zemra e besimtarit lidhet ngushtë me All-llahun, subhanehu ve teala, dhe i cakton vetes projekt të përmirësimit, me të cilin i afrohet All-llahut, subhanehu ve teala dhe u bën dobi besimtarëve, nëse jeton me këtë projekt, bëhet preokupimi i tij kryesor, e angazhon tërësisht mendimin e tij me te, vepron seriozisht për realizimin e tij dhe duron në këtë rrugë sado që është e gjatë ajo. All-llahu, tebareke ve teala, thotë:

"O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut". (Ali Imran: 200).