veprimtari praktike 1 anisa
TRANSCRIPT
Koha , vendi , punet dhe lenda e perdorur nga parailiret.
VEPRIMTARI PRAKTIKE 1
OBJEKTIVAT :
Te njohim paraardhesit tane.
Te mesojme me shume rreth kultures se tyre.
Te njohim vendbanimet e tyre.
Te njohim rrugen e zhvillimit qe kane ndjekur .
Etnogjeneza e popullit shqiptar,
prej shekujsh, ka joshur dhe ka tërhequr vëmendjen e dhjetra e dhjetra dijetarëve nga më të shquarit, shqiptarë apo të huaj. Të gjithë duan të dinë kush ishin stërgjyshërit e shqiptarëve, ç’lidhje kishin me arbërit, me ilirët dhe më lashtë me parailirët .
Problemi nuk është një kuriozitet i thjeshtë shkencor. Ndriçimi i tij ndihmon të kuptohen rrënjët historike që kanë ushqyer këtë popull, të ndodhur midis perandorive e qytetërimeve më të mëdha të kohrave, helene, romake, bizantine dhe sllave, e megjithatë nuk u asimilua.
Por kërkimet çonin në gjurmë të
lashta, në mijëvjeçarët p. e. sonë. Shenjat
kishin humbur, ishin fshehur ose ishin
errësuar nga koha e gjatë që na ndan.
Prandaj puna për të zbuluar dhe ndriçuar
ato gjurmë dhe shenja është e vështirë
dhe, nga vëllimi, kolosale.
PARAILIRËT
Fillimi i formimit të bashkësive popullsive me tipare të përbashkëta etnike është një proçes evolutiv, i
gjatë e i ndërlikuar, që i takon epokës së neolitit (gurit të ri ) dhe epokës së eneolitit (bakrit). Si
shtrirje kohore këto epoka kapin periudhën midis mijëvjeçarit të shtatë dhe mijëvjeçarit të katërt
p.e.sonë. Në këto dy epoka ndodhën ndryshime të mëdha. Për të kuptuar këto ndryshime cilësore të
vetmet burime janë dëshmitë arkeologjike, që vijnë nga gjithë territori i Evropës Juglindore.
Të shumta janë këto të dhëna edhe nga territori i Shqipërisë dhe trojeve shqiptare. Me
kërkimet intensive të 50 viteve të fundit, të bëra për kulturat e kohës së neolitit dhe të
bakrit, është arritur të njihen kulturat kryesore përfaqësuese, karakteristikat e tyre,
niveli dhe veçantitë e zhvillimit nga një periudhë në tjetrën.
VENDBANIMET Neoliti i hershëm në Shqipëri përfaqësohet
nga :
Kultura e Vlushës (Skrapar),
e Podgories (Korçë),
e Kolshit (Kukës);
Neoliti i mesëm nga :
Kultura e Dunavecit (Korçë)
e Cakranit (Fier )
Blazit (Mat),
Neoliti të vonë përfaqësohet nga kultura :
e Maliqit I,
Barçit I (Korçë)
Kamnikut (Kolonjë).
Këto janë kulturat më përfaqësuese
neolitike të vendit tonë, të cilat
dëshmojnë për një banim të dendur
(për kohën) dhe me shtrirje gjeografike
që mbulon gati gjithë territorin.
MENYRA E JETESES Duke filluar nga kultura më e hershme e
Vlushës (mijëvjeçari i shtatë p.e.sonë) e deri tek ajo e Maliqit I, ka një vazhdimësi banimi që dëshmon për një jetë sedentare, që u kushtëzua nga lindja dhe zhvillimi i bujqësisë e i blegtorisë, dy degë bazë të ekonomisë dhe të ndërvarura nga njera-tjetra që në lindjen e tyre. Në disa vendbanime (Podgorie, Dunavec, Maliq, Cakran, etj) mori pëparësi bujqësia, e cila bëri të mundur krijimin e rezervave të produkteve bazë për jetesë, e për rrjedhojë, ndodhën ndryshime të ndjeshme në jetën shoqërore. Ishte kjo arsyeja, që këto aspekte të reja të epokës neolitike dhe eneolitike disa studiues i kanë cilësuar si “revolucioni bujqësor”.
Vazhdimësia e jetës dhe kulturave gjen shprehjen e vet para së gjithash në teknologjinë e përgatitjes së enëve prej balte, si edhe në shtimin e madh të veglave të punës prej stralli, guri e kocke dhe mbi të gjitha në përsosjen e teknikës së punimit të tyre, të provuara këto në koleksionet e pasura të veglave të punës dhe të morisë së enëve prej balte, të gjetura në Podgorie, Dunavec, Maliq etj. Për kulturat neolitike të Shqipërisë janë për t’u përmendur edhe ndërtimet e banesave me skelet prej druri, me mure gardhi, të lyer me baltë. Por ndërtimet më të vështira ishin kasollet prej druri, të ngritura mbi ujë, siç është rasti i vendbanimit palafit i Dunavecit, i cili sot për sot është më i hershmi në Ballkan (mesi i mijëvjeçarit të pestë p.e.sonë. Sipas analizave laboratorike të karbonit ky vendbanim datohet në vitin 4800 p.e.sonë.
Tipar i ri i rëndësishëm i kësaj epoke ishte lindja e marrëdhënieve të këmbimit, jo vetëm midis bashkësive fqinje, por edhe midis bashkësive të largëta, gjë që provohet nga objekte importi me prejardhje të mirëfilltë nga kultura e Thesalisë (Greqi), të gjetura këto në Dunavec e Cakran (Korkuti, M. Andrea, Zh. 1974). Këto këmbime, sado fillestare që ishin, dëshmojnë se kulturat tona neolitike nuk kanë qenë të mbyllura, të izoluara, por kanë dhënë e marrë me njera tjetrën. Dhe e kundërta, në një nga kryeqendrat e kulturave neolitike të Thesalisë, në akropolin e Diminit janë gjetur enë të importuara nga kultura e Dunavecit.
Të gjitha këto përparime të shkallë
shkallëshme të kulturave neolitike përbënin
thelbin e një fillese të re epokale, ndaj në
kuptimin e gjërë kjo kohë historike është
quajtur edhe epoka e qytetërimit neolitik.
Ky qytetërim njohu shkallë të tjera më të
larta progresi gjatë epokës së bakrit, kulturë
e cila është dëshmuar gjerësisht nga dhjetra
vendbanime me shtrirje në gjithë trevën e
Shqipërisë si: Maliqi II, Treni, Burimasi
(Korçë), Kamniku II, Gradeci (Dibër), Bënja
(Përmet), Konispoli, Katundasi (Berat), Neziri
(Mat), Gajtan (Shkodër), Dajç (Kukës) etj.
Kultura eneolitike në trojet shqiptare u zhvillua
në lidhje dhe marrëdhënie të ngushta me
kulturat bashkëkohëse e në radhë të parë me
kulturat fqinje. Lidhjet tradicionale të kulturave
neolitike të pellgut të Korçës me kulturat e
Pelagonisë (Maqedoni) dhe të Maqedonisë
Perëndimore, të Greqisë, me Thesalinë,
nëpërmjet luginës së lumit të Haliakmonit, të
lidhjeve me kulturat e pellgut të Moravës së
Jugut në verilindje, si edhe lidhjet e kulturave të
Kukësit e të Kosovës me Ballkanin Qendror,
gjatë epokës së eneolitit u shpeshtuan e u bënë
më të qëndrueshme. Edhe lidhjet midis
kulturave të Adriatikut të Mesëm e të Jugut me
prapatokat e tyre u zhvilluan më tej.
Punoi : Anisa Ramadani
Klasa : XII-2