veprimtaria e faik konicës, romani “doktor gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës...

30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME VEPRIMTARIA E FAIK KONICËS, ROMANI DOKTOR GJILPËRAMentor: Kandidatja: Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi Fjolla Tahiraj Gjakovë 2019

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

173 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DREJTIMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

VEPRIMTARIA E FAIK KONICËS, ROMANI “DOKTOR

GJILPËRA”

Mentor: Kandidatja:

Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi Fjolla Tahiraj

Gjakovë 2019

Page 2: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

2

FALËNDERIMET

Së pari falënderoj Zotin, i cili më dha jetë e shëndet të plotë dhe më mundësoi

që të arrijë këtë qëllim jetësor.

Shpreh falënderime pa fund për familjen time të shenjtë që më qëndruan afër në

këtë rrugëtim, që më ishin motivi dhe shtytja më e fuqishme që të ia dal mbanë gjatë

këtyre viteve të studimit.

Falënderoj udhëheqësin tim shkencor Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi, i cili

me shumë përkushtim, më orientoi në këtë punim diplome te ia dal mbanë dhe

suksesshëm.

Falënderoj dhe i shpreh mirënjohje të thellë, Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha i

cili me shumë përkushtim dhe durim më udhëhoqi në këtë rrugëtim te ia dal mbanë dhe

suksesshëm.

Falënderoj edhe të gjithë personelin e Fakultetit të Filologjisë, dega- Letërsi

Shqipe, të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë për përkushtimin e tyre gjatë studimeve.

FALEMINDERIT!

Page 3: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

3

PASQYRA E LËNDËS

1. Abstrakt………………………………….…….……….…………......4

2. Hyrja……………………………………..……….…………...……....5

KREU I

Faik Konica, jeta dhe vepra e tij………………………………..…………….....7

1.1. Jeta dhe veprimtaria e Faik Konicës…………………….…..…...........7

1.2. Mjeshtri i fjalës shqipe…………………………………..…….......…10

1.3. Fryma e re në veprat e Konicës…………………………………...….11

1.4. Prozat poetike të Faik Konicës……………………………….…........13

1.5. Gjuha dhe stili i tij………………………………………..…..…........15

1.6. Konica si kritik………………………………………………….........16

KREU II

Autor të njohur mbi jetën dhe veprën e Faik Konicës………….…………....18

2.1. Faik Konica - Ngadhënjimtari i vonuar……………………………....18

2.2. Fan Noli për Faik Konicën…………………………………………....19

2.3. Faik bej Konica…………………………………………...……..........20

2.4. Çelësi i personalitetit artistik i Faik Konicës…………………….…...21

KREU III

Romani “Doktor Gjilpëra”………………………………………..…….….…..22

3.1. “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”………...…22

3.2. Formimi dituror i Doktor Gjilpërës…………………………………...24

3.3. Kthimi i Doktor Gjilpërës në Tiranë..…………...……………............25

3.4. Biseda e tre doktorëve në Tiranë...........................................................27

Përfundim...................................................................................................29

Literatura...................................................................................................30

Page 4: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

4

ABSTRAKT

Synimi i këtij punimi ka qenë të fokusohem në rolin dhe kontributin e dhënë të Faik

Konicës në letërsinë dhe kritikën shqipe në të cilat la gjurmë të pavdekshme. Nëpërmjet një

analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës,

si dhe teknikat e realizimit të veprës, shtresat shoqërore të kohës aktuale në Shqipëri, vijmë në

përfundim se kjo është një ndër veprat më të bukura shqiptare e realizuar në prozë nga Faik

Konica.

Një prozë satirike, e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij

si shkrimtar në përmasa të gjera. Në këtë punim janë trajtuar disa nga kritikat edhe mendimet e

disa prej shkrimtarëve me të njohur rreth veprimtarisë dhe jetës së tij, e cila ishte e mbushur me

rreziqe të panumërta e me shumë tradhti, të gjitha këto mendime dhe kritika na bëjnë ta njohim

më mirë jo vetëm për jetën e tij, por për gjithçka që ka të bëjë me të. Në këtë punim janë trajtuar

edhe gjuha e stili i Konicës.

Rëndësia e veprave të Konicës, realizimi i përkryer i tyre, stili i tij dhe gjuha e tij e

ashpër ndaj atyre që nuk ia dëshironin të mirën vendit, por edhe ndaj popullit të cilët e katandisën

për të keq vendin e tyre, e një realizim te prozës në mënyrë të përkryer, por edhe shumë çështje

të tjera, që Konica i shtjellonte aq mirë në veprat e tij, bën që të përkushtohemi dhe t’i

analizojmë në mënyrë sa më të plotë jetën dhe veprimtarinë e plotë të tij, më plot dëshirë.

Fjalët kyçe: Faik Konica, kritik, prozator, përkthyes, publicist, atdhetar.

Page 5: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

5

HYRJA

Kur shkruajmë dhe flasim për Faik Konicën përherë duhet ta kemi parasysh se kemi

të bëjmë me një dijetar të madh së pari, e pastaj me një njeri që ka kulturë të gjerë dhe që ka

mënyrë të veçantë e dalluese të shkrimit. Autori ynë është personalitet i shquar i letërsisë dhe i

kulturës shqiptare dhe asaj evropiane, ai është figura qendrore e epokës së Rilindjes Kombëtare

Shqiptare, e kulturës, e letërsisë dhe e publicistikës së gjysmës së parë të shekullit XX.

Faik Konica përmendet në historinë e vërtetë të kulturës sonë kombëtare, si krijues i

prozës moderne, shkrimtar i talentuar e poet me ndjesi të veçanta, eseist i rrallë, themelues i

kritikës letrare shqiptare, publicist, përkthyes, mjeshtër i gjuhës shqipe dhe studiues i gjuhëve të

tjera. Në rrethet intelektuale të Parisit, ai njihej si një nga shqiptarët më të kulturuar, zotërues i

disa gjuhëve, i papërmbajtshëm në polemikë, kur bëhej fjalë për mbrojtjen e dinjitetit të kombit

shqiptar, i gatshëm t’u përgjigjej në çdo gjuhë, atyre që fyenin atdheun, ashtu siç dinte ai vetë. 1

Për krijuesin e njohur mirë edhe nga personalitetet më të shquara të artit letrar dhe të

kulturës evropiane të shekullit XX, pas kalimit të kohës së përjashtimit të Faik Konicës nga

historia e letërsisë shqipe, veçanërisht pas rikthimit të tij në veprimtaritë kulturore dhe

shkencore, janë shtuar botimet dhe studimet, në të cilat ndriçohen aspekte të ndryshme të jetës

dhe të krijimtarisë së tij. Faik Konica ka dalë prej territ të ndalesave në ditën e lirisë;

domethënës, i kuptueshëm, i qartë deri në qortim historik për të gjithë mohuesit e tij, i madh,

mund të jetë dhe më i madh se ç ‘është në të vërtetë.2

Faik Konica zhvillon veprimtari të gjerë kulturore, por ai shquhet edhe me

veprimtarinë e dendur diplomatike. Ndërsa në fushën e publicistikës që nga viti 1896 angazhohet

me tërë qenien e vet për botimin e organeve të ndryshme publicistike, ai paraqitet si një nga

themeluesit dhe mjeshtrit e publicistikës shqiptare. Publicistika e Konicës shquhet jo vetëm për

problematikën e pasur, por edhe për nivelin e lartë mjeshtëror. Ajo karakterizohet nga patosi

atdhetar dhe nga shqetësimi qytetar, siç dallohet edhe për forcën e argumentimit dhe aftësitë e

shquara shprehëse. Tipari kryesor i saj është fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese

ndaj prapambetjes, injorancës, së keqes.

1 http://www.diogenpro.com/profdr-isak-shema-presents-faik-konica.html 2 Rexhep Qosja, Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, vëllimi i tretë, IAP, Prishtinë 2010, f.

129.

Page 6: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

6

Kontributi i tij si poet, prozator, kritik letrar, pamfletist dhe si përkthyes është shumë

i madh. Ku dhe vërehet qartë në shkrimet e tij, ku njëzet poezitë dhe prozat e tij poetike, sajojnë

një vëllim poetik, në të cilin trajton motive dhe tema të larmishme. Portretet letrare dhe prozat e

shkurtra, të shpërndara në shtypin dhe në periodikun e kohës, si edhe poezia, bëjnë një vepër të

veçantë letrare. Në kuadër të krijimtarisë së këtij krijuesi të famshëm shquhet sidomos proza e

gjatë dhe eseistike, ku bëjnë pjesë: “Katër përralla nga Zullulandi”, “Shqipëria si m`u duk”,

“Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, “Shqipëria-kopshti shkëmbor i

Evropës Juglindore dhe shkrime të tjera”, “Çmimi i Revistës “The Jugde” etj.

METODOLOGJIA DHE METODAT E PUNËS

Gjatë realizimit të këtij punimi jam përkushtuar në disa metoda kërkimore e

hulumtuese. Me metodën biografike dhe historike jemi njohur me jetën e autorit dhe veprave të

tij, me metodën krahasuese, duke përmendur të përbashkëtat dhe dallimet e prozave. Po ashtu

dhe me një përkushtim më të veçantë në analizën e romanit të tij të papërfunduar “Dr. Gjilpëra”

i cili ishte një ndër kryeveprat e tij në prozë, më të cilën i hapi rrugë veprimtarisë së tij të

fuqishme. Burim kryesor i të dhënave janë literaturat nga biblioteka e universitetit dhe nga disa

biblioteka publike të vendit tonë, si dhe në librari të ndryshme, si dhe burimet e ndryshme

shkencore nga interneti.

QËLLIMI I PUNËS

Zgjodha figurën e Konicës sepse ai ishte një kritik letrar i mirënjohur i cili la

gjurmë të pashlyera në kritikë dhe prozë, ishte i njohur edhe si publicist, eseist, dhe si njëri ndër

personalitetet më në zë të kulturës e të letërsisë shqipe, si dhe zgjodha veprën më të përkryer të

tij për analizë, prozën satirike më të njohur “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së

Mamurrasit”, ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si

shkrimtar në përmasa të gjëra.

Page 7: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

7

KREU I

FAIK KONICA, JETA DHE VEPRA E TIJ

1.1. JETA DHE VEPRIMTARIA E FAIK KONICËS

Faik Konica u lind më 15 mars të vitit 1875 në Konicë, në Jug të Shqipërisë. Në një

familje të vjetër feudale, mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe

greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e

mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris, ku u konvertua në besimin e

krishterë katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi në verën e vitit 1895, kur

ai sapo kishte mbaruar studimet e larta në Dizhon të Francës për Gjuhësi Romane dhe Filozofi.

Pagëzimin e Faik Konicës me emrin Domenik e dëshmojnë edhe disa letra të viteve 1895-‘97

dërguar shqiptarëve të Bukureshtit. 3

Studimet e plota i kreu në Francë dhe SHBA. Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se

ishte një student i përjetshëm. Konica mbahet si një nga njerëzit më të ditur në kulturën shqiptare

të këtij shekulli, ku dhe kishte fituar disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij

intelektuale jo të zakonshme. Ku dhe Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me

lëvizjen kombëtare shqiptare.

Fytyrë e madhe kjo e Faikut si një stilist e prozator i përsosur, kritik i kthjellët,

polemist i rreptë - më një qartësi mendimi që s`ka shok në botën shqiptare. Dhe veç këtyre ka

qenë edhe veprues i palodhur për lirinë e kombit. Faiku na la pas tij, si trashëgimi, në fushën e

kulturës, koleksionin “Albania” (1896-1909) të krijuar e drejtuar prej atij vetë.4 Ajo trajtonte

probleme dhe çështje themelore shqiptare , që nga ato kombëtaret e politiket deri në ato

gjuhësoret e letraret. Ku motoja e Konicës dhe revistës së tij “Albania” ishte:

“Të shuhen luftërat, të mos derdhet më gjak në Shqipëri, po të ketë paqe dhe

bashkim, e me urdhërim të Lartmadhësisë tij Sulltanit, edhe me ndihmën e Zotit Math të bëhen

shkolla shqipe dhe kombi shqipëtar të vejë përpara në dituri dhe mirësi…”

3 Ilir Ikonomi, Faik Konica Jeta në Uashington, “Onufri”, Tiranë 2011, f. 108. 4 Mitrush Kuteli, Studime për Faik Konicën, Vepra 5, “Dudaj”, Tiranë 2001, f. 89.

Page 8: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

8

Pastaj koleksionin e “Albania e Vogël” (1899-1901), librin “Nën hijen e hurmave”,

përralla të Arabisë, të shqipëruara prej tij më një shqipe të përsosur, si dhe shumë shkrime të

tjera të përhapura në fletore të ndryshme.5 Pastaj me botimin e revistës “Trumpeta e Krujës”, me

themelimin e shoqërisë Vatra dhe me redaktimin e gazetës Dielli në Amerikë. Mirëpo, vlera më

e madhe e punës së tij është bindja se kombi nuk ndërtohet pa vetëdijen për identitetin e tij.

Prandaj bëri përpjekje të mëdha për krijimin e alfabetit të përbashkët, për krijimin e normës së

gjuhës së përbashkët të shkrimit dhe për kundërshtimin e kulturave të mbyllura krahinore si në

nivel të krijimtarisë ashtu edhe të propagandës kombëtare.6

Figura e tij letrare kryesisht identifikohet e njihet me veprat si, proza e gjatë “Doktor

Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”, cikli i tregimeve “Katër përralla nga

Zullulandi”, si dhe udhëpërshkrimi “Shqipëria si m’u duk”, si dhe ai la në dorëshkrim anglisht

veprën "Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës jug-lindore" dhe ese të tjera, e cila u botua pas

vdekjes.

Konica konsiderohet edhe si themeluesi i kritikës sonë letrare. Ku dhe shkroi një varg

artikujsh teorikë letrarë, si: "Arti i të shkruarit", "Ca këshilla për artin e shkrimit", "Kohëtore e

letrarve shqipe" etj, të cilat vlerësohen si një ndihmë e çmueshme dhënë fushës së kritikës, ashtu

siç janë të vlefshëm edhe artikujt e tij për autorë e vepra të letërsisë sonë, duke u bërë një

kontribut i veçantë në mendimin e kritikës letrare. Ai, gjatë gjithë jetës së tij, ndihmoi me tërë

qenien në ndërkombëtarizimin dhe prezantimin sa më të denjë të shtetit shqiptar.

Ndryshe nga tërë krijimet e realizmit socialist, Konica me rrëfimet mjeshtërore, pa

fyer asnjë me emër, pajis me dijeni të gjithanshme çdo lexues, mëson si duhet folur e shkruar

shqip. Shkruan me nderim për traditat e mira kombëtare, edukatën e moralin, thjeshtësinë në

veshje e sjellje, për historinë e vërtetë, politikën, filozofinë dhe kryerjen e detyrave në përputhje

me ligjet në fuqi. Pa zbukuruar asgjë, ai kritikon të metat e shoqërisë pa tepri me qellim të qartë

prej atdhetari, përparimin e mëtejshëm në vendin tonë. Me thirrjen “Vëllezër! Ruajuni nga

vetvetja! Ruajuni nga e keqja që rron e rritet në mes tuaj…” ai u drejtohet bashkatdhetarëve si

prind e vëlla.

5Po aty, f. 89. 6 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, “Rilindja”, Prishtinë 1998, f. 85.

Page 9: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

9

Në qendër të vëmendjes së këtij dijetari, i cili me të drejtë është quajtur “princi i

gjuhës dhe i letërsisë shqiptare”, është zhvillimi dhe standardizimi i gjuhës shqipe, historia e

alfabetit të shqipes, themelimi i gjuhës letrare, të veçojmë punimet ”Abetari shqip”, “Për

gjuhën”, “Dialektet e Shqipërisë dhe nevoja e shkrirjes së tyre”, “Përparimi i shqipes”, “Për

themelimin e një gjuhe letrare”, “Ese për gjuhët natyrore dhe artificiale” botuar në Bruksel, më

1904 në gjuhën frënge, ksomblën e kësaj vepre e zbuloi Luan Starova në bibliotekën shtëpiake të

Gijom Apolinerit. 7 Ai librin e ka vlerësuar si një “monument” të rëndësishëm. I tillë është edhe

opusi krijues i këtij autori të famshëm të shekullit XX.

Kontributi i tij si poet i shquar shihet edhe në faqet e revistës Albania, ku botoi

vjershat “Gjuha jonë” , “Flamuri”, “Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarëve”. Të njohura janë

edhe vjershat satirike “Anadollaku” dhe lirike “Helena e Trojës”. Ndërsa disa nga prozat

artistike që kanë tematikë të kufizuar, por që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të intelektualit

atdhetar si dhe mallin për vendlindjen janë: “Një liqen”, “Anës liqenit”, “Bora”, “Malli i

mëmëdheut” etj. Sado që me tematikë të kufizuar ato pasqyrojnë tërthorazi gjendjen shpirtërore

të një intelektuali atdhetar dhe mallin për vendlindjen. Të shkruara me një gjuhë të bukur e

ndjenjë të hollë, me mbresa e detaje të goditura, këto proza mbeten shembuj, në llojin e tyre në

letërsinë tone, ku prekin tema të ndjeshme.

Faik Konica si shkrimtar dhe përkthyes shkroi kryesisht në gjuhën e vet amtare shqipe

rreth pesë dekada. Mirëpo, krahas shqipes shkroi edhe në gjuhë të ndryshme botërore, fakt ky që

dëshmon për kulturën e tij të gjerë si krijues e si poliglot.

“Duam të flasim e të shkruajmë

një shqipe të qëruar” 8

Faik Konica është njëri ndër përkthyesit më të shquar. Shqipëroi veprat e

disa shkrimtarëve të letërsisë botërore, siç janë: Kalidasa, Pjer de Ronsar, La Bryer, Viktor

Hygo, Hajne, Sheli, Shiler etj. Në revistën “Albania” përktheu dhe botoi fragmente të “Iliadës”

dhe të “Odisesë” të Homerit, fragmente të veprës së Hesiodit.

7 http://www.diogenpro.com/profdr-isak-shema-presents-faik-konica.html 8 Faik Konica, Albania, nr.6, 1899, f. 119, cit sipas S. Hamiti, Faik Konica jam unë, Prishtinë 1991, f. 190.

Page 10: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

10

Qëndrimi i Faik Konicës ndaj gjuhës letrare kombëtare ishte sa largpamës aq edhe i

drejtë, mendim ky që edhe pas nëntë dekadave, pothuaj afro një shekull, është aktual dhe

plotëson kërkesat imperative të epokës së gjuhës së njësuar letrare: «Një nga çështjet më të rënda

të gjuhës shqipe është pa fjalë, çështja e themelimit të një gjuhe letrare. Kemi nëntë vjet që

shënuam nevojën e atij themelimi , kemi nëntë vjet që duke trajtuar «Albanien» si një urë të

vërtetë për të bashkuar gegët e toskët, gati më udhën e atij themelimi aq të nevojshëm, sa pa të

nuk do të quhet kurrë komb i vërtetë populli ynë».9

Konica vdiq në Uashington më 14 dhjetor 1942, ndërkaq eshtrat iu rikthyen në atdhe

më 1995. Adhuruesit e tij nëpërmjet Vatrës ia ngritën përmendoren ku shkruan:

Faik Konica- Luftëtar i përjetshëm për Pavarësinë shqiptare,

dhe Ministër i Shqipërisë në SHBA.10

1.2. MJESHTRI I FJALËS SHQIPE

Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, ai

është nismëtari i modernitetit shqiptar, që kërkoi e zbatoi një model të ri të kulturës shqiptare. Ai

nuk e mbështeti nacionalizmin e tij në himnizimin e përmallshëm të shqiptarëve, por në

pastrimin e kulturës vendëse nga ndikimet e huaja negative. Kështu shkrimi i tij, zakonisht, merr

ngjyrën e kritikës, përmbysjes, ndërtimin e kundërshtimit. Ai mendon se nuk ka zhvillim kulturor

dhe letrar shqiptar pa zhveshur lëvozhgat e huaja që i janë ngjitur qenies, psikologjisë e krijimit

shqiptar gjatë pesë shekujve të robërisë aziatike. Në këtë vështrim, ai është një prodhim i

kulturës perëndimore.

Prandaj, dialogu i tij me mendësinë e me realitetin shqiptar shpesh merr karakterin e një

grindjeje të pandalshme. Çështja qëndron në ndeshjen e botëkuptimit e të kohëve të ndryshme.

Faiku që jetonte ndryshme në kulturën modern të Evropës së fillimit të shekullit, hapte dialogun

e shtruar me kulturën dhe me letërsinë shqiptare: godiste shoqërinë shqiptare që ishte ende në

9 Faik Konica, Albania, 1905, botuar në Vepra, Tiranë 1993, f. 141. 10 Sabri Hamiti, Letërsia Moderne, “Albas”, Prishtinë 2005, f. 136.

Page 11: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

11

nivelin e botës analfabete.11 Në këtë ndeshje të vështirë Konica zgjodhi udhën më të drejtë.

Gjykoi rreptë dukuritë shqiptare të kohës, zgjodhi, diskutoi e paraqiti para botës në gjuhë të

huaja vlerat më të mira kulturore të shqiptarëve, në letërsi, arte, etnologji e histori.

Por ai u ngrit, shpeshherë, kundër atyre që shkruanin një shqipe të përzier me fjalë

të huaja, pa qenë nevoja. Karakteristikë, në këtë vështrim, janë katër artikuj, në të cilët tallet me

ata që kishin sëmundjen e fjalëve të huaja, që vuanin nga mania e snobizmit. Veprimtaria

gjuhësore, filologjike dhe tekstologjike e Faik Konicës është e gjerë, e pasur dhe e larmishme.

Ajo ngërthen një gamë të tërë problemesh dhe formon një kapitull me vlerë në krijimtarinë e tij.

Problemet e gjuhës letrare kanë qenë në qendër të vëmendjes së tij.12

Ai ka meritën e pakontestueshme se qe i pari dijetar shqiptar që e diskutoi

shkencërisht dhe haptazi. Ai e shtroi, në tryezën e bisedimeve akademike, një çështje të tillë me

rëndësi të veçantë, jo vetëm nga ana linguistike, por edhe nga ajo e bashkimit të popullit

shqiptar.

1.3. FRYMA E RE NË VEPRAT E KONICËS

Me Konicën nisi një frymë e re në mendësinë shqiptare, fryma e cinizmit dhe e

syrit kritik. Ndërsa deri atëherë Shqipëria dhe shqiptarët ishin parë prej poetëve e shkrimtarëve

me sytë e zemrës e të idealizimit, tashmë shiheshin me sytë e shqiptarit evropian të kulturuar, që

kishte një nivel lehtësisht të krahasueshëm dhe aspak inferior, me atë të intelektualit perëndimor.

Është e kuptueshme që një vështrim i tillë do të ishte radikalisht i ndryshëm me atë

të idealizuesit, që zhvendos realitetin për t’i lënë vendin ëndrrës. Dhe jo vetëm kaq, por realiteti

shqiptar përballej me realitetin e mendësinë evropiane, përqasje kjo që zbulonte në vend të një

parajse, një vend tejet të prapambetur si në ekonomi ashtu dhe në mendësi.

Një pamje e tillë, ajo e Shqipërisë parë prej dikujt që është rritur e shkolluar në

vendet perëndimore, përbën thelbin e një proze letrare siç është “Doktor Gjilpëra” dhe të një

krijimi eseistik “Shqipëria si m’u duk”.

“Doktor Gjilpëra” me gjuhën e saj të përpunuar e me mënyrën e ndërtimit ajo është

ndër më përfaqësueset, jo vetëm të Konicës, por edhe të gjithë krijimtarisë në prozë të shkruar

11 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, “Rilindja”, Prishtinë 1998, f. 85. 12 Po aty f. 85.

Page 12: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

12

deri atëherë.13 Pjesa e parë e veprës na njeh me formimin e Doktor Gjilpërës, karakterin,

shkollimin, simpatitë e pasionet e tij. Gjithçka që përshkruhet realizohet nëpërmjet një rrëfimi që

synon të jetë sa më objektiv, në mënyrë qe figura e heroit të jetë sa më reale, e vërtetë dhe të

parapërgatitë atë çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë – ballafaqimin e tij me botën e mendësinë

shqiptare. Lidhja mes dy pjesëve ka të bëjë me logjikën e gjithë veprës. Është e kuptueshme që

një mjek me formimin e Dr. Gjilpërës, që ka jetuar në qytete të mëdha do të gjendet përballë

“surprizash” të paimagjinueshme që në kontaktin e parë me Shqipërinë e shqiptarët.

Sarkazma e thellë e autorit do të shoqërojë çdo hap të Gjilpërës në mjedise të

ndryshme, si në përshkrimin e pushtetarëve, dy mjekëve ballkanas, dy agallarëve, ashtu dhe në

fjalët që secili prej tyre thotë, në ligjërimet e tyre specifike.14 I ndërgjegjshëm për atë që në

vendin e tij prapambetja dhe padija kanë gjetur një strehë, ku zor se kush mund t’ua prishë këtë

rehati, Konica, armik i përbetuar i padijes.

Nuk ka dyshim se tregimi “Një ambasadë e Zulluve në Paris” aludon për Shqipërinë

e shqiptarët. Aq e vërtetë kjo, sa është i tillë edhe fakti që protagonisti i tregimit aludon për vetë

shkrimtarin, i cili për të marrë udhën e nderit, të shpëtimit e të lirisë që “nuk është e shtruar me

lule, po me ferra; ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i djersitur, i lodhur; dhe

trëndafilat, ujët e ftohtë, lëndina ku është mirë dhe ëmbël të shtrihet, të gjitha këto i gjen në kulm

vetëm, dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, se bie i vdekur nga të lodhurit, po me vetëdijen që i

hap një udhë të re popullit”.

Si diçka e re erdhi edhe eseja, ku Faik Konica është i pari që lëvroi në prozën tonë

esenë, me mundësi të reja shprehëse. Nëpërmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti

probleme të rëndësishme, të kohës, tregoi për diturinë e gjerë që zotëronte. Një nga esetë më të

bukura është "Jeta dhe librat", ku, duke dhënë gjykime për vlerën e librit në jetën e njerëzimit, i

bëhet një analizë ideo-artistike tragjedisë së Eskilit "Prometeu i lidhur"

Shumë nga veprat e tij Faik Konica nuk i ka mbaruar. Nuk dihet me saktësi pse

ndodhi ky fakt. Nga njëra anë, duket e qëllimtë, ndërsa nga ana tjetër duket sikur i ka munguar

koha t’u shkojë deri në fund, edhe pse në letërsi nuk mund të ketë vepra të pambaruara në

kuptimin figurativ të fjalës. Veprat e Konicës janë herë të lëna përgjysmë e herë të përfunduara,

por edhe atëherë, fatkeqësisht Konica nguron të na tregojë fundin e mirëfilltë të tyre.

13 Sabri Hamiti, Ardian Marashi, Dhurata Shehri, Viola Isufaj, Letërsia 12, “Albas”, Tiranë 2018, f. 92. 14Po aty fq. 92.

Page 13: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

13

1.4. PROZAT POETIKE TË FAIK KONICËS

I cilësuar si prijës i brezit të shkrimtarëve të 1900-shit dhe njëkohësisht edhe si

prijës i modernitetit shqiptar, Faik Konica, përveçse bëri kthime të mëdha në mënyrën e

konceptimit, të studimit e të artikulimit kritik të të kuptuarit të letërsisë, provoi edhe vetë,

praktikisht një mënyrë të re të të shkruarit. Kjo argumentohet përveç me shkrimet e tij kritike,

për të cilat studiuesit japin vlerësimet më të larta, edhe me krijimet e tij në formë të prozës

poetike, të cilat janë njëkohësisht edhe fillimet e një forme krijuese të paprovuar më parë në

letërsinë shqipe.

Dihet se letërsia shqipe deri në atë kohë frymonte përmes poezisë, e cila kishte disa

shekuj që ishte forma më e preferuar e të shprehurit artistik. Ndaj, në mënyrë të patjetërsueshme

çmohet tendenca e tij e të shkruarit në një formë tjetër letrare, tashmë të konsoliduar te letërsitë e

shteteve të mëdha, posaçërisht në Francë, vendin ku studioi e mori formim intelektual. Forma e

ndërmjetme letrare, proza poetike, konsiderohet si një prej novacioneve që Konica i dhuroi

letërsisë shqipe.

“I kapur më zjarrminë e vet krijuese me një motivacion të shkallës së lartë mbi fjalët

dhe shqiptimin e tyre letrar ai edhe mundi të krijojë forma fjalësh të reja, lidhje të reja dhe

kuptime të reja. Këtu hyjnë edhe format origjinale letrare, si proza poetike, madje edhe vetë

proza që shpesh me ritmin e vet të rregullt i afrohet poezisë”15

Faik Konica, me modernitetin e narracionit letrar krijon esencën e prozës satirike.

Faik Konica ka shkruar disa lloje të prozës, por mbi të gjitha ka shkruar në mënyrë shembullore

proza tregimtare. Thurja e rrëfimit në prozën tregimtare konceptohet me mjete dhe shprehje të

arrira, që zbuluan realitetin e përjetuar nga pozicioni narratorial kritik dhe nga referencat e

njohjes historike e të aktualitetit. Shtresat kuptimore të shkrimit konician dalin të

funksionalizuara pikërisht me mesazhin real të vizionit atdhetar.16

15 Sabri Hamiti, Studime letrare, “ASHAK”, Prishtinë, 2003, f. 332. 16 Sali Bashota, Studime për Faik Konicën, Vepra 5, “Dudaj”, Tiranë 2001, f. 341.

Page 14: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

14

Namik Resuli, shkruan: Proza e Faikut është shumë e këndshme, shumë e limuar e

njëkohësisht shumë e thjeshtë e fort e rrjedhshme. Ajo zbret në zëmër të lëçitësit mu si nektari i

perëndive që deh dhe ngreh shpirtin në një botë tjetër, në një botë me bukuri të pasosura.

Prozat e njohura artistike që kanë tematikë të kufizuar, por që pasqyrojnë gjendjen

shpirtërore të intelektualit atdhetar si dhe mallin për vendlindjen janë: “Një liqen”, “Anës

liqenit”, “Bora”, “Malli i atdheut” “Nata po afrohet”. Ku gjatë leximit të prozave të tij të

mrekullueshme e të realizuar në mënyrën më të mire duke shprehur ndjenjat e autorit në atë kohë

të vështirë për të, ajo që la mbresa më shumë tek unë ishte “Malli i atdheut”.

Malli i atdheut

Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve,

ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë

zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje,

si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon, s`di se ç`të duhet.

Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari herë-herë, mbastaj më dendur e më në fund

shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindem

e u rritem, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot

mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër

kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën. Ah,

malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai

shqiptar që s`e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jeshë jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të

kuptuar se ç`forcë e ç`bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër,

ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një

copë të atdheut…17

Nga leximi i kësaj proze, zbulohet poeti i ndjeshëm i dashurisë për atdheun dhe

heronjtë e kombit, për njeriun e mirë e natyrën shqiptare ku në qoftëse je larg këtë mall dhe

dashuri për atdheun ke për ta ndjerë shumë më shumë.

17 https://www.voal.ch/5-proza-poetike-nga-faik-konica/

Page 15: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

15

1.5. GJUHA DHE STILI I TIJ

Faik Konica, cilësohet nga studiuesit e letërsisë si univers i dijes dhe dinjitetit,

mënyrës e stilit. Ai gjithashtu i kushtoi rëndësi të madhe gjuhës, pasurimit dhe përpunimit të saj,

dhe në vazhdë të kësaj me të drejtë Noli e quan atë "kryelëronjësi i gjuhës sonë" dhe "stilist i

përkryer". Por, jo vetëm vlerësime pozitive janë dhënë për të. Ishte periudha e Realizmit socialist

në Shqipëri, konform ideologjisë letrare të së cilës ndaj Konicës, sikurse edhe shumë autorëve të

tjerë, u përplasën një seri e pandalshme akuzash. Ndër të tjerash u cilësua si “vegël e politikës

imperialiste”, 18 si dhe me epitete tjera denigruese të karakterit ideologjik, të cilat i drejtoheshin

personit të tij, e më tej veprës.

Në jetën kombëtare shqiptare Faik Konica është bërë i lavdishëm edhe për shkak të

gjuhës dhe stilit të tij karakteristik. Sot kur po shkruhet pa kujdes për sintaksën e fjalisë, pa

kujdes për ritmin e saj, pa kujdes në përdorimin e fjalëve të huaja, pa kujdes për kuptimin e

fjalisë, shkrimet e Konicës na duken shumë më të afërta dhe aq më të dëshiruara. Në shkrimet e

tij, pothuaj, nuk ka moskujdes gjuhësor dhe stilistik. Ai shkruan lirshëm, lehtë dhe natyrshëm.

Gjuha dhe stili i tij nuk do të mundojnë por do të çlirojnë, gjë mjaftë e rëndësishme për një

lexues i cili i do aq shumë shkrimet e tij.

Stili i tij i rrjedhshëm, bashkë me atë të Nolit, ndikoi mjaft në përsosjen e prozës në

toskërishte e cila dekada më vonë do të përbënte bazën e gjuhës së sotme letrare. Gjuha e tij,

sidomos e prozës së tij artistike, është gjuha e jonë e përditshme, e gjuha e gëzimeve e

hidhërimeve tona, gjuha e besimeve e dyshimeve tona. Është prozatori më i mirë, më i madhi e

më tërheqësi i tokës së vete. Asnjë shkrimtar tjetër toskë s`ka ditur ta përdorë gjerë më sot me aq

mjeshtëri, me aq lehtësi e me aq rrjedhshmëri gjuhën tone, asnjë si ai se ka ndjerë dot

muzikalitetin, poezinë, fuqinë e kumtimit të fjalës, të shqipes sonë të ëmbël.

Për trajtimin e tij kulturor, për shijen e tij të hollë, për zbërthimin e talentit të tij

artistik, e për hapjen e horizonteve të reja, rëndësi themelore kanë pasur për Faikun studimet që i

ndoqi në Kolegjin e Jezuiteve të Shkodrës e sidomos ato studime që i kreu në Francë.

18 Dhimitër S. Shuteriqi në Literatura jonë, cituar sipas A.Plasarit, Gazeta 55, nr.213, 21 maj 2003, f.15.

Page 16: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

16

1.6. KONICA SI KRITIK

Tek revista “Albania” Konica me krijimet e tij kritike e eseistike, do t’i vërë bazat e

kritikës letrare dhe të teorisë së kritikës me shkrimet e tij, duke përmbushur kërkesën dhe

vetëdijen për një zhanër aq të domosdoshëm të letërsisë e të kulturës kombëtare. Si kritik letrar

Konica të bën për vete me aftësinë dhe intuitën e tij për të kapur e venë në dukje të veçantën,

tiparet individuale të çdo autori e vepre te cilin e shkruan. Ai të çudit më njohjen e gjerë të

procesit historik letrar shqiptar që nga autorët e vjetër deri të krijuesit bashkëkohor, në një kohë

kur nuk ekzistonte asnjë histori për letërsinë shqipe.

Faik Konica është cilësuar kritiku i parë i letrave shqipe për një sërë arsyesh: Së pari,

sepse shkroi kritikë duke qenë i ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë e lëvrimit të saj si

vlerësuese e letërsisë. Së dyti, përkufizoi funksionin e rolin e saj në zhvillimin e letërsisë

kombëtare:

“Letlrëtyra nuk munt të rritet pa një kritikë, e cila nga nj’anë gatit këndonjësit për të

kuptuar më mirë veprat, nga tjatër anë i bën shkronjësit të shkruajnë më me kujdes”.19

Po ashtu është i pari që nis të pasqyrojë me njëfarë rregullsie në revistën e tij

veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe, shënon veprat që botohen, si dhe boton vetë

informacione, duke mos harruar të japë disa të dhëna për jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarëve të

gjallë a të vdekur. Në këtë mënyrë ai e bën kritikën letrare institucion të opinionit letrare

kulturor. Konica mbeti kritik impresionist. “Kritika letrare është subjektive. Nuk është një

shkencë ku çdo e thënë mund të provohet me “dy e dy bëjnë katër”.

Është vetëm një përshtypje përballë krijimeve që shqyrtonte, ai i linte një frymëmarrje

të lirë subjektivitetit, duke kërkuar si vlerë të parë të rëndësishme për letërsinë vlerën estetike e

stilin e zgjedhur. Si kritik impresionist në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, Konica shpreh

përshtypjet e tij, përjetimet, kënaqësitë e pakënaqësitë për veprat dhe fenomenet letrare e

kulturore. Ai sugjeron veprimtari kritike në fushën e letërsisë, të artit dhe të kulturës, që do të

ndikonin në zhvillimin kulturor dhe emancipimin kombëtar. Në veprimtarinë e gjerë e të

shumanshme të Konicës, një vend të veçantë zënë kritika letrare dhe eseistika, të cilave u vë

19 Sabri Hamiti, Ardian Marashi, Dhurata Shehri, Viola Isufaj, Letërsia 12, “Albas”, Tiranë 2018, f. 93.

Page 17: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

17

themelet me shkrime, që shquhen për përmbajtjen e tyre serioze, për saktësinë shkencore dhe për

kulturën e trajtimit artistik.

Një moment tepër të rëndësishëm në sqarimin e figurës së Konicës si kritik përbën

kuptimi i polemikave të tij në lidhje me figurën e Naimit. Në artikullin e parë “Letërsia

shqiptare të vitit 1897”, Konica e përmend Naimin ndër të vetmit tri emra të letërsisë së shkruar

shqipe. “Lulet e verës” i cilëson: “gracioze e të freskëta”. Në një shkrim të shkurtër kritik mbi

veprën “Istori i Skënderbeut”, megjithëse gjykon se poema do të dukej më e ngjeshur po të

reduktohej përgjysmë.20

Më 1901, pas vdekjes së Naimit, Konica shkruan një artikull, ku përpiqet të bëjë

portretin e Naimit si atdhetar që punoi për kombin shqiptar. Në të shkruan se ai mund të kish

shkruar krijime më pak të nevojshme e më shumë të bukura, por detyra prej atdhetari që punon

për ti hapur sytë shqiptarëve e detyroi të mos ngjitej më lart se niveli i tyre i përgjithshëm.

Në 1937-ën, rreth 30 vjet më vonë, Konica shkruan një artikull mohues për Naimin,

ku mohon vlerën dhe rëndësinë e krijimtarisë poetike të tij, i cili u pasua nga një reagim i ashpër

i N. Bulkës. Duhet thënë se ishte qëndrimi kritik i Konicës ndaj Naimit, moskuptimi i këtij

qëndrimi, një ndër shkaqet kryesore të qëndrimit përjashtues që u mbajt ndaj Konicës.

Në raportin Naim- Konicë dallojmë ndeshjen mes pikëpamjeve të ndryshme për

zgjedhjen e të njëjtit problem, - zhvillimin e letërsisë shqipe. Duke shkruar për vepra, autorë, për

dukuri letrare e kulturore, në përgjithësi, Faik Konica sikur e shkruan veten: ndjenjën e vet,

përshtypjen e vet, jehonën e përjetimit të vet pas leximit të veprës.

Në artikujt e tij kritikë, në informacionet e tij kritike, ai shkruan se sa dhe si janë

kënaqur ndjenjat e tij pas leximit të veprës, sa i është përgjigjur ajo shijes së tij, më në fund se

është pëlqyer a mos pëlqyer ajo prej tij. Kritika letrare, sipas pikëpamjes së tij, është « një

gjykim i vlerës së veprave ».21

20 Sabri Hamiti, Ardian Marashi, Dhurata Shehri, Viola Isufaj, Letërsia 12, “Albas”, Tiranë 2018, f. 93. 21 Rexhep Qosja, Faik Konica jeta dhe vepra, IAP, Prishtinë 1997, f. 18.

Page 18: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

18

KREU II

AUTOR TË NJOHUR MBI JETËN DHE

VEPRËN E FAIK KONICËS

2.1. FAIK KONICA – NGADHËNJIMTARI I VONUAR

Nuk ka testament atdhetarie më trishtues sesa testament i Faik Konicës, i shkruar në

vitin 1942, në prag të vdekjes, në Boston. Ndaleni vëmendjen mbi këtë fjali dhembjemadhe.

“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë

dhe. Nuk do të më tresë dheu nëse ti Imzot Noli, ti Lamja i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë

vehten shqiptarë, nuk do të çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe

harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri” .22

Amaneti i tij u realizua vetëm në vitin 1995, ku nëna Shqipëri do t’ia falë atij ato që

ajo, vetë, nuk ia ka mohuar asnjëherë, ato dy metra vend që kishte kërkuar. Vonë, vërtet shumë

vonë, por më mire se kurrë.

Dhe, po rikthehet ngadhënjimtar siç rikthehen gjithmonë krijuesit e lavdishëm, i ka

fituar, pothuaj, të gjitha betejat: letrare, politike, ideologjike dhe gjuhësore. E ka fituar betejën

më të madhe të krijuesit që mendon me kokë të vet, që do të jetojë drejt, që në asnjë çast nuk

harron se të jesh krijues domethënë të jesh shpirtërisht i lirë23.

Faik Konica ka dalë prej territ të ndalesave në ditën e lirisë, domethënës, i

kuptimshëm, i qartë deri në qortim historik për të gjithë mohuesit e tij. Është shkundur pluhuri

nga veprat e tij, ato që kanë qenë të botuara janë ribotuar, ato që kanë mbetur në dorëshkrime

janë botuar, ato që ishin të shpërndara nëpër revista dhe gazeta janë mbledhur dhe janë gati për

botim, më në fund është botuar vëllimi i parë i veprave të tij.

22Rexhep Qosja, Faik Konica jeta dhe vepra, IAP, Prishtinë 1997, f. 11. 23Po aty, f. 11.

Page 19: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

19

2.2. FAN NOLI PËR FAIK KONICËN

KUSHTI I VDEKJES SË FAIK KONICËS

Faik Konica kishte vuajtur nga presioni i lartë i gjakut për dhjetë vjet dhe ishte nën

kujdesin e mikut të tij Dr. Oden, një nga mjekët më të dalluar në Uashington. Konica nuk ndoqi

këshillat e mjekut të tij për ushqime, dhe kjo është arsyeja që ai vdiq papritur, megjithëse nuk

ishte shumë i moshuar dhe dukej se ishte më shëndet mirë.

NUK ISHTE VETËM KUR VDIQ

Faik Konica pati një goditje të hënë, me 14 dhjetor 1942, rreth orës pesë pasdite.

Shërbëtorja e tij, zonja Hattie Williams, e ndihmoi dhe telefonoi në të njëjtën kohë sekretaren e

tij, Znj Charlotte Graham por dhe Dr Oden. Ky i fundit erdhi menjëherë, duke parë që Faik

Konica ishte shumë i sëmurë; prandaj ai e këshilloi zonjën Graham të qëndrojë me Faik Konicën

dhe ta njoftojë për çdo zhvillim të ri qe do të ndodhe rreth tij.

Zonja Graham qëndroi me të gjithë natën dhe i dukej asaj që po flinte në mënyrë

paqësore. Kur ajo iu afrua shtratit të tij për ta zgjuar rreth orës tetë të mëngjesit, ajo pa që Konica

tashmë kishte ndërruar jetë në gjumë. Zonja Graham njoftoi menjëherë Dr. Oden, Departamentin

e Sate dhe Fan Nolin. Siç e shihni, nuk është e vërtetë që Konica vdiq vetëm, me askënd në krah

gjatë momenteve të tij të fundit.24

FUNERALI I FAIK KONICËS

Sapo mora lajmin e trishtuar, mora kontakte me zotin Vasil Pani, presidentin në

detyrë dhe thesarin e Vatrës, Z. Peter Tyko dhe Dr. Andrew Elia, dhe vendosëm që funerali të

ndodhte të Dielën, 20 Dhjetor, në Boston, Mass. Nuk kishte shumë kohë, kështu që ne të katër

morëm gjithë përgjegjësinë. Mbrëmjen e së martës, 15 dhjetor, Z. Vasil Pani, Z. Peter Tyko dhe

unë patëm një takim në shtëpinë time, dhe vendosëm të kërkojmë nga degët e ndryshme të

Vatrës të kontribuojnë paratë e nevojshme për funeralin.

24 Fjalimi i Peshkopit Noli në Shërbimin përkujtimor për Faik Konicën në Nju Jork, 7 Mars 1943, dhënë në

shqip-ribotuar nga “Dielli” Nr. 5571, 19 qershor 1943.

Page 20: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

20

Anëtarët e Vatrës u përgjigjën menjëherë dhe me zemërgjerësi. Ata mblodhën jo

vetëm paratë për varrimin, por gjithashtu mjaft për të paguar të gjitha faturat personale të

Konicës dhe për të vendosur bibliotekën e tij në ruajtje.

LIBRARIA E KONICËS

Ka pasur thashetheme se ne nuk jemi kujdesur për bibliotekën e Konicës. Kjo nuk

është e vërtetë. Pas vdekjes së tij, sekretari i tij qëndroi në apartament dhe u kujdes për librat e

rrallë dhe të vlefshëm të Konicës, të cilat i kishte mbledhur me zell e një dashuri të vërtetë.

Në ditën e varrimit, delegatët e Vatrës nga e gjithë Shtetet e Bashkuara morën hapa

për të shpëtuar këto libra. Disa ditë më vonë, Z. Vasil Pani dhe Z. Peter Tyko shkuan në

Uashington dhe çuan bibliotekën në tridhjetë e dy kuti druri të cilat i ruanin në emrin e Vatrës në

Storage Fidelity në Washington. Biblioteka do të qëndrojë atje deri në fund të luftës, kur ajo do

të dërgohet në Shqipëri, sipas dëshirës së shprehur të Faik Konicës.

2.3. FAIK BEJ KONICA

Ndër njerëzit që kam njohur, që më kujtohen me kënaqësi të madhe, Faik Konica

është, patjetër ndër më të veçantët. Ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës lëvizjes kombëtare

shqiptare duke pastruar gjuhën shqipe prej termave të pasakta ose parazite, që ishin futur në të.

Ai bëri, në pak vite, një gjuhë të bekuar, të pasur, të zhdërvjelltë. 25. Ky shqiptar, mësoi në

Francë, ai vazhdoi studimet e tij, por pasi posedonte një shkallë të lartë të atdhedashurisë për

vendin e vet, ku u kthye në Shqipëri ku, sipas thënieve të tij, u dënua dy herë me vdekje në

mungesë, për komplot ndaj pushtetit otoman.

1912

25 Gijom Apoliner, Studime për Faik Konicën, Vepra 5, “Dudaj”, Tiranë 2001, f. 39.

Page 21: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

21

2.4. ҪELËSI I PERSONALITETIT ARTISTIK I FAIK KONICËS

Faik Konica! Kush nuk e njeh? Emni i tij asht njeni prej ma të dashunvet. Po

mbushet afër nji gjysë shekulli qysh kur ky emën tingëlloi për herë të parë në veshët e

Shqiptarëvet. Vinte që larg, nga nji vënd i huej dhe delte për me mprojtë të drejtat e Atdheut.

“Albania” quhej ky za, dhe ishte, në shkretin e kulturës shqiptare,nji “vox clamans in deserto”.

Ç’atëherë nami i Konicës u vendos në fronin ma të naltin e mendjes shqiptare. Dhe si hypi nji

herë nuk luejti ma.

Gjatë gati nji gjysë shekulli fjala e tij erdhi ndër veshët tonë, ndër mendjet tona, me

intervale herë ma të shkurta here ma të gjata. Jo e shumtë, jo e shpeshtë, ma fort e rrallë,,, rrallë e

për mall. Dhe gjithherë e ndrrueshme, gjithherë e freskët. Dhe kur vinte, mbassi kishte

shkapërcye kontinente e oqeane, kishte tinguj të nji mendësije së ndryshme, perëndimore, ma të

qartë, e qi ma se nji herë i u-dukshin të çuditshme botës së vjetër shqiptare. E sigurisht Konica qe

mendja ma e ndrituna e gjithë historis sonë letrare. Noli punoi shumë ma tepër e ma me fryt. Por

Konica qe për cilsin. Të tjerë dhanë punën: ai dha tonin.

Aristokrat i lindun, sugjeroi, drejtoi, zakonisht i ndjekun me nderim. Por ndodhi

shpesh qe nuk e kuptuen. Atëherë u idhnue, talli ashpër, shau. 26Aristokrat edhe kur shau, ashtu

si vetëm ai dinte të shante! Po pse mos me i thanë qysh tash të metat e tija njerzore? Ai nuk qe

shembull mase e drejtsije. Pasjoni e verboi shum herë. Kishte nji faj sidomos (faj tamam

aristokrati!): nuk mund të shifte tjetër kënd sipër vehtes, bile as pranë vehtes. Por në të vërtetën

cili mund t’i afrohej? Çka tjerët kishin veç e veç a mangut, aj pat të gjitha së bashkut e në

mënyrë të plotë.

Kurrgjë s’i mungoi, nga kultura e madhe shkencore te ndjesija e imtë artistike, nga

magjija e rrallë e bisedimit te shëndeti e hijeshija fizike. I vetëdijshëm për epërsin e vet nuk

duronte qi ndokush të mos ia njifte. Të kishte pasë rrufena, si Zeusi, do të kishte shigjetue ata qi

nuk e adhurojshin. Por fjalën: nuk e kurseu me e përdorë, kur u inatos, si armë, ma keq se armë.

1944

26 Isak Shema, Studime për Faik Konicën, Vepra 5, “Dudaj”, Tiranë 2001, f. 39.

Page 22: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

22

KREU III

ROMANI “DOKTOR GJILPËRA”

3.1. “DOKTOR GJILPËRA ZBULON RRËNJËT E DRAMËS SË

MAMURRASIT”

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike

"Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit". Kjo prozë satirike e bëri Konicën

edhe më të njohur për shkaqe të shkrimit origjinal, dhe duke i shfaqur të gjitha gjërat që

ndodhnin në mënyrën më të përkryer, ashtu siç di ta bëjë Konica në të gjitha veprat e njohura të

tij.

Ajo është cilësuar jo vetëm gjithmonë e papërfunduar, por në disa raste e saponisur,

pasi merr përsipër të na zbulojë rrënjët e dramës së Mamurrasit, ndërkohë që në fragmentin që

njohim kjo dramë s‘ka filluar ende të përmendet. E ndërprerë "për shkak të kthesës politike të

Konicës krah Zogut" "Dr. Gjilpëra" është vlerësuar si një ndër provat më bindëse "të

oportunizmit" e "të moskoherencës" së tij.

Kush lexon veprën “Doktor Gjilpëra” dhe ndalet ne marrëdhëniet shoqërore dhe

politike aktuale që qeverisin realitetin shqiptar kupton se gjërat nuk kanë ndryshuar aspak që nga

periudha e pasluftës. Kupton gjithashtu se ai realitet i atëhershëm në të cilin pati hasur Konica

nuk do ndryshonte aq lehtë dhe që ai qëllimisht i le veprat e tij të pambaruara për të na bërë te

ditur se si do rridhte historia e shqiptarëve.

Edhe pse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si

shkrimtar në përmasa të gjera. "Doktor Gjilpëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në

vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë

shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: niveli i

ulët i arsimit, sistemi jo-funksional shtetëror, regjimi i tmerrshëm politik, reforma agrare,

demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj.

Këto problem janë vetëm disa që e bëjnë Konicën që me mjeshtri satirike ta

përshkruan gjendjen e tmerrshme të shoqërisë shqiptare në mënyrën më të mirë, njëkohësisht

edhe të jep mesazhe të fuqishme për vetëdijesimin e shoqërisë që në atë kohë ishte i mangët.

Page 23: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

23

Ku dhe Fan Noli, Konicën e quante “krijues i parë i prozës moderne shqipe” dhe

“mjeshtër më të skalitur të prozës” 27 duke e pasur parasysh hapin cilësor që solli vepra e tij

“Doktor Gjilpëra” në rrugën e mundimshme të prozës sonë. Kjo duket si në konceptimin e

veprës edhe në mjeshtërinë e rrallë, të përdorimit të gjuhës.

Gjuha e Konicës është e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndërtime e struktura

sintaksore thjesht shqipe. Në prozën e gjatë ajo shërben për individualizimin dhe zbulimin e

karaktereve të personazheve. Faik Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe. Ai

zbatoi parimin se ekonomizimit të fjalës, duke synuar hijeshinë, saktësinë, thjeshtësinë dhe

elegancën. Ndikimi i personalitetit të Konicës si artist dhe erudit është i ndjeshëm në letërsinë

dhe kulturën shqiptare.

"Doktor Gjilpëra" është një vepër e fuqishme satirike. Duke pasur parasysh realitetin

e rëndë shqiptar, mendësitë anakronike e jetën e prapambetur, autori u kundërvihet atyre, i tall

dhe i godet pa mëshirë, duke i shpalosur të gjitha të metat e kësaj shoqërie, e cila në atë kohë

jetesa ishte mjaft e rënd. “Doktor Gjilpëra” nga Faik Konica, është produkt i mendimit, artit dhe

estetikës së individualitetit të tij tipik, origjinal, modern që përshkruan realitetin e nivelit arsimor,

kulturor, edukativ dhe emancipues të shoqërisë shqiptare në fillim të shekullit XX.

“Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” u mendua nga Konica më një

kompozicion të caktuar. Synimi për të dhënë pamjen e Shqipërisë në vitet 1920-1923, ashtu siç e

shihte vet autori, arrin duke përcjellë heroin e veprës nga një vend në tjetrin dhe duke u vënë në

kontakt me ambiente dhe tipa të ndryshëm shoqëror.

Vepra pra, trajton çështjen e intelektualit shqiptar, të shkolluar në Perëndim i cili

kthehet pastaj në Shqipëri duke u përpjekur të bëhet një apostull i qytetarisë në vendin e vet të

prapambetur dhe të lënë pas dore. Vendin kryesor në vepër e zënë raportet që vendos doktor

Gjilpëra me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë.

Vepra ndahet në dy pjesë, pjesa e parë e veprës merret me formimin e personalitetit të

Dr. Gjilpërës jashtë Shqipërisë, shkollimi i gjatë dhe i mundimshëm i tij, vdekja e babait të cilin

e mërziti shumë sepse nuk mundi të ishte pranë tij në frymën e fundit, por edhe për disa

dashuriçka te vogla gjatë studimeve. Ndërsa në pjesën e dytë flitet për rikthimin e tij në jetën e

aktualitetit shqiptar të kohës, të cilin e gjeti aq të mjerë sa s`mund ta besonte se do të ishte një

27Nasho Jorgaqi, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë 1996, f. 15.

Page 24: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

24

vend i atillë, dhe aq ndryshe nga vendi ku kishte studiuar. Kështu Dr. Gjilpëra zbret nga bota e

përrallës evropiane, në realitetin e ashpër shqiptar, nga bota e kërkimit, në botën e veprimit.28

Pra, në pjesën e parë shkrimi është përshkrues e karakterizues, ndërsa në pjesën e dytë

shkrimi bëhet veprues, i mbështetur në ironi e në satirë. Faik Konica në romanin e vet të

papërfunduar “Dr. Gjilpëra”, nëpërmjet këtij personazhi i paraqet idetë e veta për shoqërinë

shqiptare të kohës, për njohjen e saj dhe për mundësinë e ndryshimit të saj, ku dhe ky roman u

quajt autobiografik për këto arsye.

Në këtë vepër vërehet një kontrast i madh në mes njeriut shqiptar perëndimor dhe

ballkanas. Ku e para përfaqëson shëndetin, dijen, dashurin, kulturën dhe lirinë të cilat

personifikohen aq mirë tek Dr. Gjilpëra, ndërsa e dyta paraqet prapambetjen, sëmundjen,

mashtrimin dhe kotësinë, ku të gjitha këto të meta ai do mundohet ti luftoj më një mllef të fort

duke goditur aq fort të gjitha shtresat.

Novela Dr. Gjilpëra është një vepër arti, po duhet të theksohet se në të ka një funksion

të veçantë efekti i reale, madje vetë realja sugjerohet dhe jepet me një insistim për vërtetësi të

ngjarjes apo situatës.29 Kjo nuk ka të bëjë me përshkrimet po me të dhëna për kohën. Ajo

përfshin një periudhë reale nga vitet 1910-1920 duke përmendur dy ngjarje të njohura nëpër të

cilat përthyhet ngjarja e veprës: Revolucioni rus dhe Lufta e Parë, si dhe ngjarje të brendshme:

Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës.

3.2. FORMIMI DITUROR I DOKTOR GJILPËRËS

I

Në këtë pjesë tregohet formimi dituror e shpirtëror i heroit të veprës Doktor Gjilpërës,

i cili studion në një nga universitetet më të njohura të Upsalas. Studimet ishin mjaftë të gjata,

mirëpo Doktor Gjilpëra ishte i kënaqur, sepse ai donte dituri dhe jo vetëm diploma dhe ishte

mjaftë i zhvilluar ta kuptonte që dituria e vërtetë do kohë.

Gjatë kohës sa ishte në studime i vdes babai, kur mori një letër nga një i njohur për

vdekjen e tij ndjeu një dhembje të madhe, ai nuk mundi të ishte pranë tij në frymën e fundit dhe

28 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, , “Rilindja”, Prishtinë 1998, f. 89. 29 Sabri Hamiti, Letërsia Moderne, Vepra 8, “Faik Konica”, Prishtinë 2002, f. 241.

Page 25: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

25

kjo gjë e mërziti shumë. Kaluan edhe këto ditë të vështira për të, ku pati ngushëllim në krahët e

shoqes së tij.

“Cili është pra, roli i vërtetë i mjekut? Një rol stërvitës, mendonte Gjilpëra, një rol

këshilltar ekspert, për të mësuar popullin, jo qysh shërohet, po qysh të mos sëmuret; një rol i

rëndë, që popullit nuk i pëlqen të vras mendjen për të kuptuar dhe heroi i tij është kurdoherë

sharlatani që shet hepet për të shëruar sëmundjet të njohura e të panjohura.” 30

Pas nëntë viteve punë dhe kërkimesh, nëntë vjet aventurash të pasionuara në udhët e

ngushta dhe të ashpra po të çuditshme të diturisë, Gjilpëra më në fund mori gradën e doktorit të

mjekësisë në universitetin e Upsalës. I ditur, i pasur, po i vetëm përpara një bote të trazuar e të

përgjakur. I vinte ndër mend një ambicie e të atit për ta bërë një spital në Shqipëri, ambicie

naive prej një të padituri zemërbardhë që nuk thellonte.

Ҫ’është një spital në një vend si Shqipëria, ku të gjithë janë të sëmurë? E mendonte

me vete ta bënte një udhëtim disa javorë në Tiranë, të studionte njerëzit, rastet, rrethin. Kjo ide

pak nga pak mori një formë aq të gjallë në zëmrën e tij të pastër, sa më në fund një zë i

brendshëm e motivoi ta nisë udhëtimin. Kështu duke mbyllur një pjesë të librit të jetë së tij dhe të

hap një pjesë të re, ku s`di se çka ka shkruar dora e fshehtë e fatit.

3.3. KTHIMI I DOKTOR GJILPËRËS NË TIRANË

II

Takimi i parë me Shqipërinë bëhet në Durrës, që nga larg duket përrallor kurse nga afër

një vend i mjerimit të thellë, ku rrinë pranë e pranë mjerimi i njerëzve dhe agresiviteti i pushtetit.

Kjo pjesë fillon më një përshkrim të vendit të cilin Gjilpëra e sheh vetëm nga dritarja,

dhe nuk e di se sapo te zbres kjo bukuri do të humbë dhe do përballët më një realitet të egër e të

mjerë.

30 Faik Konica, Vepra 2, “Dudaj”, Tiranë, 2001, f. 100.

Page 26: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

26

“Durrësi- me shtëpi të bardha, me kullat rrumbullake të mbetura nga koha e mesme, me

kodrat e murrme prej shkëmbit të prerë maja maja si nga dora e njeriut që i bëjnë një kurorë të

rëndë përmbi krye- duket prej së largu, për udhëtarin që afrohet nga deti, një qytet përralle dhe

bukurie i shtrihur pranë valëve”.31

Po këtë pamje përrallore të cilën e kishte në mendje Gjilpëra, e prish kontakti i tij i

parë me njerëzit, të cilët i mendonte ndryshe por që;

“Ishin shëmbëlla shumë të varfra të racës së njeriut: njerëz të zinj e të verdhë, të

ngrysur, të mvrejtur, të parrojtur, të pakrehur, propabilisht të palarë, njrëz të mërzitur nga bota

she nga vetja e tyre që nuk shihnin”32.

Dr. Gjilpëra që në takim të parë me të panjohurën, sikur hyn në sistemin e saj.

Trajtohet si i huaj, i pabesueshëm dhe i dyshimtë, po të gjitha këto mund t’i kalojë nëpërmjet

parasë, ryshfetit. Më të cilën nuk ishte i mësuar në vendin e studimeve, dhe i dukej e çuditshme

çdo gjë që e rrethonte. Ai erdhi të bëhet njeri misionar për vendin e tij, po më parë i duhet të

kthehet në njeri hetues.

Gjatë bisedës më një polic i cili e fton në shtëpi, dhe i tregon gjerë e gjatë se si të hyjë

në mesin e tyre, fillon ti tregojë për Kamorrën e pastaj për ministrin Selemboza, ku këshilltar i tij

është Abd’-e-Katl ku këtë të fundit nuk mund ta shihte pa qenë i dorëzuar nga një agjent i

Kamorrës. Do t’ju vë unë në marrëveshje me agjentin Nr. 5 të seksionit 11, që është Ibn-el-Kelb.

I tregon se si të flas më ta, e si ti paguaj, të gjitha këto gjëra e habitën doktorin i cili e falënderoi

policin dhe nxori një mijë lira që të ja jap.

Nga ky çast fillon udhëtimi i Dr. Gjilpërës në Shqipëri, duke u njohur më shumë me

vendin dhe njerëzit që e udhëheqin vendin e tij, por edhe me shtresat e mjera të shoqërisë.

Takimi me Abd’-e-Katl ndodhi menjëherë sa arriti në vendin të cilin i tregoi polici, pas takimit

më të dhe pasi paguan napolonat, ai si fillim i tregon se Selemboza ka nevojë që të kontrollohej

31 Faik Konica, Vepra 2, “Dudaj”, Tiranë 2001, f. 103. 32 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, “Dija”, Prishtinë 2014, f. 36.

Page 27: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

27

edhe pse nuk ishte i sëmurë, dhe Dr. Gjilpëra u përgjigj se ishte gati çdo ditë ti bënte vizitë

Selembozës dhe ta ndihmonte atë në mënyrën e tij.

“Dr. Gjilpëra i ardhur në Shqipëri si hapës udhësh të ra, si pionier fisnik, si apostull i

shëndetit e i pastërtisë, u bë që ditë e dytë viktima dhe gjer më një pike simahori i Kamorres. Aq

e vërtetë është fjala se njerinë shumë herë e tërheqin rastet dhe e ngatërrojnë në intriga për të

cilat karakteri i tij mund të ketë urrejtjen më të madhe”

3.4. BISEDA E TRE DOKTORËVE NË TIRANË

Gjatë pritjes për takim më Selembozën ai vendos të shkojë në kafenetë të cilat i quan

vende të fëlliqura, të pështymave dhe zhurmës. Po nga ana tjetër, për vëzhguesin e mënyrave, për

nxënësin e shpirtit të popullit, kafenetë janë shkolla të vërteta plot me lëndë të vyer dhe me

mësime. Po aty në kafene takohet më doktorin Emrullahun, nxënës i dr. Habibullah pashait e

pastaj dhe me doktorin tjetër Proagoras Dhalla, të cilët ishin kundërshtarët e tij dhe duhej të

përballur më ta.

Gjilpëra me idetë evropiane për jetën dhe shëndetin për lirinë dhe natyrën nuk ka si të

pajtohet me dy Dr-të ballkanikë, të cilët dijen profesionale e kanë si dogmë dhe mbulesë e kanë

vet shkollën që e kanë mbaruar, dhe si shërim dinë të përdorin vetëm ilaçe dhe nuk din më tej se

çfarë shkaktojnë në trupin e njeriut të shkretë të asaj kohe.

Biseda në mes tyre fillon me fjalosje sepse Gjilpërës i vije çudi nga biseda e tyre se si

ata nuk din gjë tjetër për shërim por vetëm ilaçe, gjë të cilën Gjilpëra nuk e përdorte në shërimin

e njerëzve. Gjatë kësaj bisede autori sugjeron se ata paraqesin një dijë dhe një mentalitet të

tjetërsuar nga bota shqiptare. Prandaj, edhe ndeshja e Dr. Gjilpërës me ta nuk kufizohet në fushë

të mjekësisë por shtrihet edhe në fusha të tjera të dijes dhe të jetës; ky i shtie ata nëpër fusha të

jetës e të kulturës, për t’i përqeshur për mosdijen e tyre, dhe më në fund për t’i mundur me idetë

e veta edhe në fushën e mjekësisë.33

33 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, “Dija”, Prishtinë 2014, f. 64.

Page 28: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

28

Pastaj Gjilpëra fillon dhe iu tregon qëllimin e tij se përse ka ardhur, do mundohem ta

ndërroj mënyrën e ngrënies të këtij populli, do t`i mësoj këtij populli fuqinë shëruese të diellit, të

erës së pastër, të ujit, të kulturës fizike, të gjellëve natyrale. Dhe jam i bindur se do të shtijë

themelet e një race të shëndoshë, të bukur e të lumtur. Dhe nga ana tjetër do të luftojë që të bindë

guvernën, që të pëlqejë një plan të përgjithshëm për të luftuar morrat dhe mushkonjat, për ti tharë

kënetat. Për ta bërë vendin e pastër e të dashur. Është një ambicie e madhe dhe e rëndë, më

gënjen mendja se do jem i zoti ta vërtetojë, në gjetsha përkrahje nga populli e guverna.

Gjatë ditëve të qëndrimi në Tiranë, mundohet të kontrolloj njerëzit e sëmurë, mirëpo

këtu has në vështirësi sepse gratë e këtij vendi të mjeruar e të prapambetur nuk i lejonin që ti

kontrollonte doktori në mënyrën siç e bënte ai. Gjilpëra mendonte se duhej doemos të sjell disa

nga mikeshat e tij të studimeve në këtë vend të mjerë që të mund ti shëronin gratë në mënyrën e

duhur. Dy doktorët këtë gjë e marrin si gjë qesharake, dhe sikur ai po ju jep një mësim për punën

e tyre, që deri më sot e kishin bërë më anë të ilaçeve.

Dr. Gjilpëra përdor gjithë dijen për t’i mundur kundërshtarët, për t’i shpallur të

padijshëm përpara vetvetes, i end nëpër kohëra e situata që të theksojë zbrazësitë e tyre dhe

dobësitë. Dr. Protagoras Dhallën e përqesh duke ia zbuluar se nuk e di greqishten e vjetër, s’e

njeh as Platonin as Protagorën, emrin e të cilit e mban, se Protagora antik ishte një relativist, që

di se gjërat për t’u kuptuar duhet të shikohen nga të gjitha anët…

Page 29: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

29

PËRFUNDIM

Ishte një kënaqësi e madhe që të punoj rreth jetës dhe veprës së autorit Faik Konica,

i cili ishte një ndër personalitet me të shquar të letërsisë dhe të kulturës shqiptare dhe evropiane,

ai është figura qendrore e epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e kulturës, e letërsisë dhe e

publicistikës së gjysmës së parë të shekullit XX. Tregimet e Konicës mbesin unike dhe shumë

realiste, që përkojnë me kohën dhe ngjarjet që kanë ndodhur. Pra gati në të gjitha tregimet e tij

ngjarjet zhvillohen në të kaluarën, ku autori paraqet probleme e motive të rëndësishme të kohës.

Faik Konica është i pari që fillon ta përcjellë si më rregullisht letërsinë e kohës së tij në

përgjithësi, veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe, i pari që mendimin kritik e bën përcjellës të

letërsisë dhe i pari që kritikën letrare e bën institucion të opinionit letrar dhe kulturor.

Gjatë punimit të diplomës jam mundur që të nxjerrim në pah veprimtarinë e gjerë të

tij, luftën që bëri ai për atdheun, që u ngrit, shpeshherë, kundër atyre që e shkruanin shqipen e

përzier me fjalë të huaja, pa qenë nevoja, dhe disa nga mendimet e shkrimtarëve më të njohur të

cilët kanë dhënë studime të ndryshme për veprimtarinë e tij të larmishme e të pasur.

Tema e këtij punimi ka qenë mjaftë domethënëse dhe me vlerë për mua, për arsye

të hulumtimit më të detajuar për veprimtarinë e tij e cila ishte mbresëlënëse e frymëzuese për të

gjithë ata që e lexojnë dhe hulumtojnë në të. Pastaj gjatë analizës së veprës së mirënjohur të tij në

prozë “Doktor Gjilpëra”, ishte kënaqësi të mësoja më shumë për të dhënat historike të viteve

1920-1923, për jetën e atëhershëm shqiptare e cila ishte aq e mjerë dhe e ligë, ku këtë periudhë

autori e godet me së shumti përmes protagonistit autobiografik Doktor Gjilpëra.

Kjo prozë ka një shtresim të fortë që mbështetet në realen dhe kështu shpalos

njohjen e thellë për një ambient dhe një kohë të shqiptarëve. Kjo lidhet edhe me një shkrim

dëshmues që kultivon autori, mirëpo prania e autorit Konica në tekstin e vet hetohet sidomos në

artikulimin e ideve, në temperamentin e vrullshëm, mandej insistimin për të shfaqur sa më shumë

dije e komente për fenomenet të ndryshme të asaj kohe.

Page 30: Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”...analize më të thellë të kryeveprës se tij në prozë “Dr. Gjilpëra”, si dhe protagonistëve te veprës, si dhe

PUNIM DIPLOME [Veprimtaria e Faik Konicës, Romani “Doktor Gjilpëra”]

30

LITERATURA

Ilir Ikonomi, Faik Konica Jeta në Uashington, “Onufri”, Tiranë 2011.

Rexhep Qosja, Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, vëllimi i tretë, IAP, Prishtinë

2010.

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, “Rilindja”, Prishtinë 1998.

Sabri Hamiti, Letërsia Moderne, “Albas”, Prishtinë, 2005.

Sabri Hamiti, Faik Konica jam unë, “Onuftri”, Tiranë 1994.

Faik Konica, Vepra, “Naim Frashëri”, Tiranë 1993.

Mitrush Kuteli, Studime për Faik Konicën, Vepra 5, “Dudaj”, Tiranë 2001.

Sabri Hamiti, Studime letrare, “ASHAK”, Prishtinë 2003.

Rexhep Qosja, Faik Konica jeta dhe vepra, IAP, Prishtinë 1997.

Sabri Hamiti, Ardian Marashi, Dhurata Shehri, Viola Isufaj, Letërsia 12, “Albas” Tiranë

2018.

Nasho Jorgaqi, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë 1996.

Faik Konica, Vepra 2, “Dudaj”, Tiranë 2001.

Faik Konica, Dr. Gjilpëra, “Dija”, Prishtinë 2014.

http://www.diogenpro.com/profdr-isak-shema-presents-faik-konica.html

https://www.voal.ch/5-proza-poetike-nga-faik-konica/