vera muzikore orkestrën ushtarake -...

60

Upload: others

Post on 22-Oct-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Vera muzikore me Orkestrën Ushtarake

  • 3

    Vera muzikore me Orkestrën Ushtarake

    Dhjetë Vite nga formimi i Muzeut Ushtarak

    Intervistë meMARINA PENDESH, ministre e mbrojtjes së Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës

    24 orë„Аnakonda 2016“

    24 orë“Ujqërit” e Maqedonisë në „Saber Junction 16“

    Armë për mbrojtje personale Automatik me pamje futuristike „FN P-90“

    Automjeti zbulues amfib„Luchs“

    24 orëLogjistika është baza e Aramtës

    Në vijën e parëSulmet terroriste në vendet e Evropës Perën dimore

    Armatim„AIRBUS AS365 DAUPHIN“ – helikopteri i fluturime të gjata

    Armatim„ASTER“ – Sistemi raketor francez për MKA i vargut të mesëm

    Armatim„M-ATV“ - Automjeti i blinduar 4x4

    ReportazhАRМ në mbështetje të garës sportive

    GlobalPërshtatu dhe fito – Lufta urbane

    Ndryshimi i perceptimit për AfganistaninKrijimi i një brendi kombëtar

    812

    6

    1620

    22

    24

    28

    32

    34

    36

    40

    52

    Me performancën e zhvilluar më 2 korrik, e cila filloi para platosë së Muzeut të Luftës së Maqedonisë, deri te sheshi “Maqedonia” në Shkup, filloi realizimi i manifestimit “Vera muzikore me Orkestrën Ushtarake”, e organizuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë.Manifestimi në fjalë do të mbahet gjatë periudhës së muajëve të verës në disa qytete të Republikës së Maqedonisë ku do të interpretohet një repertoar i shumëllojshëm nga opusi i pasur i kompozicioneve të realizuara edhe më parë nga Orkestra Ushtarake e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

    14

    përmbajt jaMBUROJA viti VIII numri 81 korrik 2016

  • Në numrin e kaluar të “Mburojës” në hyrjen e revistës u ndalëm te nevoja e bashkëpunimit të vazhdueshëm e të përhershëm rajonal, mes vendeve të rajonit, duke theksuar se pikërisht ky bashkëpunim është çelësi i stabilitetit të rajonit. Kësaj rradhe shkurtimisht do të cekim disa përfitime dhe rezultate konkrete të dala nga bashkëpunimi i frytshëm rajonal mes armatave dhe ministrive të mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më 15 qershor 2015 në Beograd, R. e Serbisë u mbajt konferenca përmbyllëse në kuadër të projektit “Mbështetja e integrimit të parimeve të barazisë gjinore në reformat e SB të Ballkanit Perëndimor”, e zbatuar në katër vende të Ballkanit Perëndimor. Ky projekt zgjati nga viti 2012 deri në vitin 2016 dhe u organizua nën patronazhin e UNDP SEESAC dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, Forcave të Armatosura të Suedisë dhe UNDP-së.Qëllimi i konferencës përmbyllëse ishte prezantimi i rezultateve të arritura që ka të bëjë me avancimin e barazisë gjinore dhe integrimin e kësaj të fundit në proceset reformuese në sektorin e mbrojtjes në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rezultatet e aktiviteteve të realizuara në këtë drejtim në të gjitha katër vendet e Ballkanit Perëndimor: në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe në Republikën e Maqedonisë, rezultate këto tejet impozante.Është etabluar rrjeti i 33 trajnuesve të sertifikuar të barazisë gjinore në

    sektorin e mbrojtjes, të cilët gjatë periudhës së kaluar organizuan seminare dhe trajnime të shumta në kuadër të vendeve të tyre, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim të ndërsjellë. U implementuan dhe u avancuan mekanizma aktual dhe mekanizma innovative për barazi gjinore, për të cilat u diskutua dhe për të cilët u shkëmbyën përvoja e të njejtat edhe avancoheshin në takimet e shpeshta rajonale mes përfaqësuesve të armatave dhe ministrive të vendeve përkatëse. U përpunua një studim i përbashkët për pozitën e gruas në kuadër të forcave të armatosura në Ballkanin Perëndimor, në të cilin bashkërisht u evaloua gjendja në katër vendet ballkanike, në mënyrë precize, u elaborua statistika dhe teoritë dhe të arriturat dhe njëherit u dhanë shumë pika referimi rreth zbatimit të mirfilltë e të denjë të të gjitha kërkesave të planifikuara dhe të paramenduara sa i përket barazisë gjinore..Arritjeve dhe rezultateve konkrete në kuadër të këtij projekti të rëndësishëm rajonal, do t’u referohemi më gjerësisht në ndonjërin nga numrat vijues të revistës sonë, tash për tash vetëm mund të konkludojmë se bashkëpunimi rajonal, jo vetëm në një pjesë, por në secilën sferë dhe në të gjitha nivelet është i nevojshëm në mënyrë që të arrihen rezultate e përfitime të rëndësishme në mënyrë që të realizohen synimet e planifikuara politike të vendeve të rajonit.

    dr. Zhanet Ristoska

    Rezultate dhe përfitime të rëndësishme

    4

    MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë

    Botohet një herë në muaj

    Çmimi i një kopjeje është 50 denarëAbonimi vjetor 600 denarë

    „Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

    Теlefon: 02 3128 276ëëë.morm.gov.mk; E-mail: [email protected]

    xhiro- llog 05001001 1678720(thirrje në numrin: 725939-10)

    numri tataimor: 4030990271748ТС 100000000063095

    BotuesМinistria e Mbrojtjes

    së Republikës së Maqedonisë

    PërgaditiKëshilli botues

    Kryetar i Këshillitd-r Zoran Jolevski

    Ministër i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë

    Kryeredaktore përgjegjësed-r Zhanet Ristoska

    Redaksia:Biljana Ivanova Umit Redzepi

    (redaktorë teknik), Mitko Vasilevski

    (gazetar), Kristina Ilievska

    (gazetare), Asim Zaimi

    (Redaktor gjuhësor) Bujar Zylfiqari

    (përktheu në gjuhën shqipe)Aleksandar Atanasov

    (fotograf)

    Dimçe Isailovski, Redaktor artistik

    (dizajni grafik dhe ballina)

    Shtyp: „Evropa 92“

    Коçan

  • 5

    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski me ftesë të Këshillit Veriatlantik, morri pjesë në konferencën me temë: “E ardhmja e zgjerimit të NATO-s dhe kufijtë e saj ndaj sigurisë evropiane” në kuadër të panelit të tretë kushtuar së ardhmes dhe zgjerimit dhe çështjes së dyerve të hapura të NATO-s, konferencë kjo e cila u mbajt në Uashington të SHBA-së. Në fjalën e tij në kuadër të panelit, ministri Jolevski theksoi se gjatë dy dekadave të fundit, Maqe-donia dëshmoi se nga një konsument, u bë vend i cili kon-tribuon për paqen dhe sigurinë botërore. Maqedonia dëshmoi se ushtarët e saj “krah për krah” me ushtarët e vendeve tjera të Aleancës, luftojnë për vlerat të cilat i ndajmë dhe shkëmbejmë dhe se është partnere e denjë e NATO-s, partnere në të cilën kjo e fundit mund të mbështetet. Reformat që realizojmë në fushën e mbrojtjes janë reforma tejet të rëndësishme sa u për-ket NATO aspiratave, por edhe më të rëndësishme për veten tonë si vend. Të pasurit një armatë të fuqishme dhe mobile është shumë e rëndësishme për ne, por edhe për tërë rajonin. Me anë të planit akional për anëtarsim në NATO fuqizohet roli i shoqërisë, institucionet demokratike dhe njëherit tregojmë kapacitet se ndajmë vlerat e njejta.

    Ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski në kuadër të vizitës së tij në SHBA zhvilloi takime me senatorin Tom Koton, me ish këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Obama, gjeneralin Xhim Xhons, me këshilltarin për politikë të mbrojtjes dhe sigurisë pranë “German Marschal Fond”, Derek Kolet, ndësa zhvilloi takime edhe me përfaqësues të kompanisë ameriakne e interesuar për invenstim në industrinë e rëndë në Maqedoni dhe në poligonin “Krivollak”. Ministri Jolevski u ndal edhe në bashkëpunimin rajonal dhe në nevojën për bashkëpunim të vendeve në luftën kundër terrorizmit si sfidë globale, e njëherit informoi se Republika e Maqedonisë u paraqit si vullnetare për të qenë nikoqire e Komandës së Shtabit të SEEBRIG-ut. Gjatë takimeve ministri Jolevski i informoi bashkëbiseduesit për reformat në fushën e mbrojtjes, për modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë të cilat realizohen në përputhje me stnadardet e NATO-s, për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ARM-së në misionet e NATO-s, për nisjen e përpunimit të procesit një strategjie të re për mbrojtje dhe rishikim strategjik të mbrojtjes, si dhe për pjesëmarjen e ARM-së në kuadër të stërvitjes së madhe ushtarake “Anakonda 16”, e cila momentalisht është duke u zhvilluar në Poloni. Ai njëherit prezantoi argumentet për atë se pse Maqedonia duhet që sa më parë të merr ftesë për anëtarsim në NATO dhe se integrimet euroatlantike janë prioriteti kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Bashkëbiseduesit biseduan edhe rreth Samitit të Varshaves, si dhe për rëndësinë e politikës “së dyerve të hapura” të udhëhequr nga aleanca e NATO-s.

    Ministri Jolevski për vizitë punë në SHBA

    Pjesëmarja në Konferencën e Uashingtonit

    Pjesëtarët e ARM-së të cilët gjatë gjashtë muajve vijues do të mar-rin pjesë në misionin “Resolute Support” në Afganistan realizuan takim me ministrin e mbrojtjes dr. Zoran Jolevski dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski. Armata e Republikës së Maqedonisë përmes pjesëmarjes në mis-ionin “Resolute Support” si dhe në misionet tjera të kryesuara nga BE-ja dhe OKB-ja dëshmon kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Rotacioni i katërt i përbërë nga 13 ushtarak i është drejtuar Ko-mandës së trajnimit, këshillimit dhe asistencës pranë kryeqtytetit (KOSAGG) në misionin “Resolute Support” ku do të realizohen detyra shtabi. Përveç trembëdhjetë ushtarakëve të cilët marrin pjesë në KOSAG, në kuadër të forcave të sigurisë pranë komandës qëndrore të mis-ionit “Resolute Support” në Kabul do të ketë edhe gjashtë ushtarak të tjerë në komandën për trajnim, këshillim dhe asistencës në veri.

    Rotacion i Ri

    Ministri Zoran Jolevski dhe gjenerali Xhejms Xhons

    Ministri Zoran Jolevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski, me pjesëtarët e ARM-së që nisen në Afganistan

    Ministri Zoran Jolevski në konferencën në Uashington

    Info

  • Në zemër të kryeqytetit, në sallën e bukur solemne të “Portës së Maqedonisë”, ishim të ndëruar të jemi pjesë e akademisë solemne me rastin e 10 vjetorit të formimit të Muzeut Ushtarak të Republikës së Maqedonisë. Në këtë akademi solemne ishin të pranishëm

    ministri i mbrojtjes dr. Zoran Jolevski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral nënkolonel Metodija Veliçkovski, zëvendës ministri i mbrojtjes dr. Bekim Maksuti, zëvendës shefi i SHP të ARM-së gjeneral-major Muhamet Racaj, ish ministra të mbrojtjes, deputet të Kuvendit

    të Republikës së Maqedonisë,anëtarë të Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri, si dhe përfaqësues të lartë të korit diplomatik. Në një atmosferë solemne degjuam tregimin rreth formimit, rolit dhe rëndësisë së Muzeut Ushtarak të Republikës së MaqedonisëMinistri i mbrojtjes dr. Zoran Jolevski foli për rëndësinë e këtij jubilee dhe për rëndësinë e Muzeut Ushtarak si një vend në të cilin grumbullohen eksponate për personalitete dhe ngjarje nga e kaluara e largët shkullore e ushtarake e vendit. Ai theksoi se të gjitha këto eksponate janë rikujtim për vendin e atdheun tonë, por edhe amanet për gjeneratat e ardhshme. Drejtori i Muzeut Ushtarak dr. Aleksandar Stojcev i emocionuar foli për nismat e para dhe për përpjekjet për t’u grumbulluar dhe për t’u arkivuar dëshmi të ndryshme materiale për historinë e lavdishmë të këtij kombi të vogël e guximtar. Mes 76 eksponateve të para muzeore, të grumbulluara në fillimin e vitit 2006, u gjet edhe një përmbledhje unikale që paraparakisht nuk ka gjetur vend në veprimtarinë muzeore të Republikës së Maqedonisë. Fluturake të vjetra, barka patrulluese, automjete luftarake blinduese,

    DHJETË VITE nga formimi i Muzeut Ushtarak

  • pajisje të vjetra artilerike si dhe armë e pajisje e eksponate tjera të vjetra dhe mjaft të çmuara. Grumbullimi dhe regjistrimi i eksponateve të rëndësishme historike është realizuar përmes një organizimi të sistematizuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe njësive të ARM-së, por edhe përmes donacioneve nga shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve nga jashtë të cilët kishin dëshirë dhe entuziazëm të japin ndihmën e tyre në formimin dhe zhvillimin e muzeut të parë ushtarak të historisë së Maqedonisë. „Muzeu ushtarak paraqet institucion që ka për bazë misionin e zbulimit, e grumbullimit, të hulumtimit, të konzervimit dhe të ruajtjes së gjësendeve, dokumenteve dhe dëshmive tjera lidhur me historinë ushtarake të Maqedonisë, të organizojë herë pas here por edhe në vazhdimësi programe edukative dhe ekspozita. Por, detyra esenciale e muzeut është afirmimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe të kaluarës së vendit, si dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare përmes bashkimit të qyteatrëve të Republikës së Maqedonisë rreth trashëgimisë së përbashkët kulturore të shtetit”, theksoi drejtori Stojçev në

    fjalën e tij me rastin e shënimit të 10 vjetorit të hapjes së muzeut.Ne do të themi se për këto 10 vite, Muzeu Ushtarak kishte një mision tejet të pasur, interesant dhe produktiv – të na njoftojë me aspektet e numërta të së kaluarës sonë historike.Muzeu Ushtarak është institucioni i vetëm kombëtar ku mund të hasen dhe të shihen dëshmitë e grumbulluara materiale në mënyrë sistematike, rreth forcës së armatosur në të kaluarën por edhe në ditët e sotme – për Aramtën e Republikës së Maqedonisë. Në Muzeun Ushtarak ruhen eksponate nga beteja dhe ngjarje të shumta që kanë ngjarë në vend, por edhe dëshmi për pjesëmarrjen e paqëruajtësve tanë në kuadër të misioneve

    ndërkombëtare të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Sot në fondin e Muzeut Ushtarak, si që theksoi dr. Stojçev, gjenden mbi 3.000 gjësende, rreth 5.000 libra si dhe një dokumentacion i shumtë arkivor duke i bashkangjitur këtu edhe shkrimet digjitale, dokumente këto me vlerë shumë të çmuar për trashëgiminë e Republikës së Maqedonisë, gjë që dëshmon rreth paraqitjes, formimit dhe zhvillimit të hisotrisë ushtarake në territorin e vendit tonë nga periudha parahistorike e deri më sot.Do të nënvizojmë se Muzeu Ushtarak gjatë vitit 2011 u bë pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Muzeve të Paqes, me seli në Hagë dhe deri më sot është institucioni i vetëm në Ballkan, anëtar i këtij rrjeti me renome ku shkëmbehen ide dhe aktivitete muzeore në mbështetje të paqes. Në vitin 2011 në bashkëpunim me Qendrën Paqësore Nobeliste me seli në Oslo dhe me Shtëpinë muze të Nënë Terezës nga Shkupi, u organizua ekspozitë në temë: “Nobelistët dhe ARM-ja për paqen”. Muzeu Ushtarak si dhuratë të veçantë nga ana e Qendrës Paqësore Nobeliste, morri kopjen e nobel diplomës për paqe, që iu nda Nënë

    Terezës si çmim nobël në Oslo në vitin 1979, si një ekskluzivitet special në veprimtarinë muzeore në Maqedoni, për faktin se deri në atë kohë, institucionet e Republikës së Maqedoni nuk posedonin një gjë kaq të rëndësishme dhe një eksponat aq të vlefshëm muzeor. Muzeu Ushtarak është vecanërisht aktiv në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në shënimin e njëqind vjetorit të ngjarjeve të Luftës së Parë Botërore, përmes pjesëmarrjes në konferenca të ndryshme shkencore e profesionale dhe përmes ngjarjeve komemorative në Gjermani, Francë, Itali dhe Turqi. Njëri ndër projektet më të rëndësishme u realizua kah fund ii vitit 2015, ku së bashku me arkivin shtetëror

    të Republikës së Maqedonisë, Muzeu Ushtarak morri pjesë në tryezën e organizuar muzeore me temë: “Maqedonia dhe Lufta e Parë Botërore”, e organizuar në Stokholm të Suedisë. E rëndësishme në pikpamjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ishte edhe nënshrimi i memorandumit për bashkëpunim mes Muzeut Ushtarak të Mbretërisë së Suedisë dhe Muzeut Ushtarak të Republikës së Maqedonisë në vitin 2015, memorandum ky që do të hap derën për projekte te reja dhe për ekspozita në planin ndërkombëtar.Ne si redaksi, i ndjekim të gjitha ngjarjet, ekspozitat dhe aktivitetet të cilat ndodhin dhe kanë ndodhur gjatë viteve të kaluara në Muzeun Ushtarak të Republikës së Maqedonisë duke shkruar për ato me kënaqësinë më të madhe. Dhe në fund, ashtu siç theksoi edhe ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë në fjalën e tij, do të vërtetojmë se detyra jonë nëpërmjet shënimit të jubileve të rëndësishëm të institucioneve të Republikës sovrane dhe të pavarur të Maqedonisë, shënojmë dhe festojmë lirinë dhe pavarësinë e qytetarëve tanë.

    Dr. Zhanet Ristoska

    7

  • 8

    Sa është i rëndësishëm integrimi i ven-deve të rajonit në NATO dhe në BE dhe kur prisni që Bosnja dhe Hercegovina do të mund të integrohet në këto dy organizata ?

    – Mendoj se integrimi i Bosnjë dhe Hercego-vinës në NATO dhe në BE nuk ka një alter-nativë tjetër reale. Kufiri më i gjatë i Bosnje dhe Hercegovinës është ai me Republikën e Kroacisë që përfshinë më tepër se 100 kilometra, ndërsa Republika e Kroacisë sot është në vend anëtar i NATO-s dhe BE-së. Kufizohemi edhe me Republikën e Serbisë e cila është anëtare e Partneritetit për Paqe dhe ka statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ndajmë kufirin edhe me Republikën e Malit të Zi e cila tashmë mori ftesën për në NATO.Të gjitha vendet tjera të rajonit, si edhe Bosnja e Hercegovina, kanë pothuajse qëllime iden-tike strategjike sa i përket politikës së jashtme. Për këtë shkak është tejet e rëndësishme që në të ardhmen e afërt të gjendemi në një asociacion i cili do të na garantonte siguri, stabilitet dhe prosperitet.Republika e Bosnje Hercegovinës gjatë vitit të kaluar, pas periudhës së ndalesës së rrugës

    Intervistë me MARINA PENDESH, ministre e mbrojtjes së Republikës së Bosnjë e Hercegovinës

  • 9

    drejt integrimeve euroatlantike, arriti përparim të dukshëm. Me të gjitha forcat u drejtuam kah përmbushja e kushtit të fundit për aktivizimin e MAP-procesit, ndërsa miratimi i agjendës së reformave si dhe realizimi i detyrave të dala nga kjo agjendë, sollën deri në pikën ku krye-tari i Kryesisë së Bosnje dhe Hercegovinës dr. Çoviq më 15 shkurt të këtij viti të drejtojë kërkesën e BeH për anëtarsim në Bashkimin Evropian, gjë që paraqet edhe hapin më të rëndësishëm për vendin, pas Marrëveshjes së Dejtonit.Vijon rrugë e gjatë drejt integrimeve euoat-lantike, rrugë e cila kërkon përmbushjen e shumë kushteve. Pas aktivizimit eventual të procesit MAP dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, na presin disa sfida me rradhë të cilave duhet t’u përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme. Jam e bindur në gatishmërinë e aktorëve kryesor të Bosnje dhe Hercego-vinës në drejtim të ballafaqimit me kërkesat e partnerëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në mënyrë që të mund të hapërojmë drejt kësaj rruge me dinamikën e dëshiruar, ndërsa sa i përket asaj se kur do t’a arrijmë qëllimin e dëshiruar, nuk është mirënjohëse të jepen prognoza.

    Në ç’nivel paraqitet bashkëpunimi rajonal në fushën e mbrojtjes mes vendeve të rajonit, sidomos bashkëpunimi me Repub-likën e Maqedonisë ?

    – Në kuadër të rajonit zhvillohet një bash-këpunim dinamik dhe tejet i frytshëm për të cilin janë përcaktaur pothuajse të gjitha vendet, jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe nëpërmjet përmbajtjeve të të gjitha doku-menteve strategjike dhe përmes angazhimit të dukshëm praktik.Vendet partnere jashtë rajonit, para se gjitha SHBA-ja, si dhe disa vende të Evropës Perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare

    (NATO, BE dhe OBSE), japin mbështetjen e nevojshme politike, profesionale e materiale në raport me projektet e përbashkëta. Qëllimi ynë, në Ministrinë e Mbrojtjes së BeH është bashkëpunimi rajonal të vendoset në nivelin më të lartë dhe mendoj që jemi në rrugën e duhur për t’a bërë këtë, gjë për të cilën dësh-mon edhe vizita ime e paradokohëshme në Republikën e Maqedonisë.Marrëdhëniet e nivelit bilateral me vendet fqinje gjithashtu janë tejet të pëlqyeshme. Nuk kemi çështje të hapura nga aspekti i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe për këtë shkak bashkëpunimin rajonal e vlerësoj si shumë të frytshëm.

    Mbledhjet të cilat u mbajtën vitin e kaluar gjatë konferencës ministrore gjithpërfshirëse në Dubrovnik të Republikës së Kroacisë ishin të frytshme dhe të suksesshme, ndërsa ishte një nder i veçantë për mua që kryesoja mbledhjen e ministrave të mbrojtjes në formatin A-5 të gurpit të Kartës së Adriatikut US-A5.Sa i përket bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë, vend me të cilin jemi miq, do të kisha theksuar rëndësinë e mundësisë që kadetët tanë të shkollohen pranë Akademisë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu shumë i rëndësishëm është edhe shkëmbimi i instruktorëve pranë qendrave të trajnimit. Gjithashtu do të cek edhe atë se pjesëtarët tanë të cilët ndoqën trajnimin e

  • 10

    oficerëve kanë mundësi që të jenë pjesë e kampusit veror nën patronazhin e Akademisë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga ana tjetër STANG-skuadra jonë testoi Armatën e Republikës së Maqedonisë. E gjithë kjo është tregues i një bashkëpunimi cilësor mes dy vendeve tona, bashkëpunim ky i cili duhet vazhduar edhe në të ardhmen. Do të vërtetoja edhe faktin që jemi përcaktuar edhe për realizimin e nismave të përbashkëta rajonale gjë që paraqet një kornizë të mirë për arritjen e qëllimeve në sferën e operacioneve ndërkombëtare. Mendoj që në Bosnje dhe Hercegovinë ashtu si edhe në vendet tjera të rajonit, ekziston potenciali i rritjes së nivelit të kontributit në kuadër të misioneve ndërkom-bëtare, ndërsa ne jemi të gatshëm të bash-këpunojmë edhe me këto vende në të mirë të realizimit të qëllimeve.

    Si janë përvojat e pjesëtarëve tuaj në kuadër të misioneve paqësore ?

    – Ne Bosnje dhe Hercegovinë para disa mua-jsh shënuam 15 vjetorin e pjesëmarrjes në kuadër të misioneve ndërkombëtare paqësore, ndërsa gjatë këtye 15 vietve në kuadër të operacioneve për mbështetjen e paqes morën pjesë më se 1000 ushtarak aktiv (DVO), nga të cilat 34 prej tyre i takonin gjinisë më të butë. Mendoj se duke u nisur nga ky fakt, si dhe duke pasur parasysh edhe mirënjohjet të cilat përbërja e pjesëtarëve tanë ka marë me rastin e pjesëmarrjes në kuadër të operacioneve, me të vërtetë duhet të krenohemi, për faktin se nga një vend i cili pranonte ndihmë ndërkom-bëtare, erdhën në pozitë ku forcat tona të armatosura marrin pjesë në ndërtimin e paqes botërore duke kontribuar drejt stabilitetit botëror. Sa i përket pjesëmarrjes në kuadër të misioneve, në misionin e kryesuar nga NATO ISAF, në Republikën Islamike të Afganistanit, morëm pjesë me formacion këmbësorik me gjithsej 45 pjesëtarë në 8 rotacione. Momen-talisht me formacione tona marrim pjesë edhe në kuadër të misionit “Resolute Support” në Republikën Islamike të Afganistanit. Gjithash-tu, në pjesën veriore të Afganistanit kemi të vendosur edhe 8 oficerë të shtabit. Jemi pjesëmarrës edhe në kuadër të misioneve

    paqësore të OKB-së edhe atë në misionin MONUSCO në Kongo me 5 pjesëtarë, dhe me 2 pjesëtarë në misionin MINUSMA në Mali, me mundësi për dërgimin edhe të 8 pjesëtarëve tjerë. Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë të japim edhe lloje tjera të mbështetjes si që janë: kapacitetet e Qendrës së Trajnimit të Op-eracioneve Paqesore (PSOTC), Qendrat për Deminimin e Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës (OS BiH), pjesëmarrje në projekte për ndërtimin e kapaciteteve rajonale si që janë Forcat Mjeksore Ballkanike, etj. Gjatë periudhës së ardhshme intenca jonë do të jetë në përputhje me Kryesinë Qëndrore të Bosnje dhe Hercegovinës dhe me kryetarin si komandantin suprem të forcave të armato-sura të BeH që gjatë periudhës së ardhshme të vazhdojmë me participimin në kuadër të misioneve ndërkombëtare të kryesuara nga NATO, por edhe në ato të kryesuara nga OKB-ja, ku gjithsesi se do të japim edhe kon-tribut personal për ndërtimin e paqes në tërë botën. Me anë të pjesëmarrjes në kuadër të misioneve, pjesëtarët e forcave të armatosura të BeH, janë edhe promotorët e Bosnje dhe Hercegovinës. A ndjehet kriza e refugjatëve në vendin tuaj, duke pasur parasysh se nuk jeni të

    përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me fluksin e refugjatëve dhe të migrantëve ?

    – Duke pasur parasysh se vendi ynë nuk është pjesë e rutës lëvizëse të refugjatëve dhe migrantëve, mund të them se gjithnjë nuk i kemi ndjerë pasojat me të cilat bal-lafaqohen vendet tjera përmes territorit të vendeve në të cilat lëviz fluksi i refugjatëve. Megjithatë edhe pse situata momentale nuk është aq brengosëse, Këshilli i Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës tashmë ka ndër-marë hapa konkret me qëllim që të gjendet zgjidhje adekuate në rast të ndonjë fluksi eventual refugjatësh. Dërguam disa pjesëtarë të forcave të armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës në Republikën e Kroacisë, me qëllim që të njejtë të njihen me situatën dhe me aktivitetet që po ndërmarin forcat e ar-matosura të Republikës së Kroacisë (OSRH) në lidhje me çështjen e krizës me refugjatët duke i transmetuar përvojat e fituara nga ana e përsonelit të atjeshëm. Gjithashtu, u shqyrtuan edhe disa lokacione të caktuara për vendosjen evetuale të refugjatëve, gjë që do të thotë se jami të gatshëm të japim përkrahjen tonë në këtë pikpamje.

    Si është zgjidhur përfaqësimi i drejtë i pjesëtarëve të popujve konstituiv në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në kuadër të forcave të armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës kur kemi parasysh se Bosnja e Hercegovina paraqet një shem-bull të veçantë të bashkësisë multinacion-ale?

    – Bosnja e Herecegovina ashtu si që për-mendët edhe ju, paraqet shembull specifik të një vendi të cilin e përbëjnë pjesëtarë të popujve konstitutiv të cilat i gëzojnë të drejtat e barabarta, por edhe vend i banorëve të papërcaktuar. Përfaqësimi i drejtë është zgjidhur me anë të Vendimit të Kryesisë së Bosnje dhe Hercegovinës që ka të bëjë me madhësinë, organizimin dhe lokacionin e forcave të armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës, një vendim ky i cili qartësisht përshkuan përfaqësimin e drejtë kombëtar në sistemin e mbrojtjes. Mendoj se respekti i ndërsjellë, rregullat e qarta në këtë sferë si dhe zgjidhja konsenzuale e problemve janë argumentet themelore të cilat më japin të drejtën për të thënë se reforma në sistemin e mbrojtjes në fakt, është njëra ndër reformat më të suksesshme në Bosnje dhe Hercego-vinë.

    Duke pasur parasysh faktin se tashmë vite me rradhë ushtroni funksione ud-hëheqëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe se keni diplomuar pranë fakultetit të shken-cave ushtarako-teknike dhe e gjitha kjo në opinion pasqyrohet si një profesion meshkujsh, a mendoni se në Bosnje dhe Hercegovinë ekzistojnë stereotipe rreth profesineve mashkullore dhe profesion-eve për femra?

    – Ministria e Mbrojtjes së Bosnje dhe Herce-govinës është e përkushtuar në eliminimin

  • 11

    e të gjitha llojeve të stereotipeve të pikpam-jes së këtillë, duke i ndarë dhe shqyrtuar lëvizjet dhe nismat pozitive gjatë viteve të fundit, për faktin se nga vetëm disa femra që iu përgjigjen konkursit apo thirrjes sonë, erdhën në një nivel dhe situatë kur tashmë më shumë se njëqind pjestare të gjinisë më të bukur, kandidojnë për njërën ndër pozitat në kuadër të forcave të armatosura. Numri i grave në pozitat udhëheqëse në kuadër të sistemit të mbrojtjes viteve të fundit është në rritje e sipër, ndërsa aktualisht kemi shumë pjesëtare në pozitat komanduese dhe udhëheqëse, si komandante çetash, si dhe një femër shef njësie pranë Ministrisë së Mbrojtjes së BeH. Interesimi i grave për të qenë pjesë në kuadër të misioneve ndërkom-bëtare paqësore, është në rritje. Deri më sot, pjesëtaret e gjinisë më të bukur partic-iponin me 7,5 % nga numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të forcave të armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës të cilët u dërguan në misione ndërkombëtare, ndërsa gjatë vitit 2015 në mision ndërkombëtar u dërgua edhe një femër oficere e forcave të aramtosura të Bosnje dhe Hercegovinës. Mendoj se kjo është një tregues pozitiv se në vendin tonë gjithnjë e më pak kemi të bëjmë me stereoti-pet dhe paragjykimet në pikpamjen e gjinive

    dhe profesioneve sipas gjinisë, e kjo gjithsesi se flet qartë rreth pjeskurisë së shoqërisë së BeH.

    Cilat janë përvojat e Ministrisë së Mbrojtjes sa i përket zbatimit të Rezolutës së Organi-zatës së Kombeve të Bashkuara 1325 ?

    – Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së paraqet një dokument që ka rëndësi të madhe historike përmes të cilit realizohet pjesëmarrja e pjesëtareve të gjinisë më të bukur në proceset vendimarrëse, në kuadër të negociatave paqësore si dhe në proceset e përfshirjes së barazisë gjinore në kuadër të trajnimeve për misionet ndërkombëtare, mbro-jtjes së vajzave dhe grave gjatë konfkilteve të armatosura, si dhe periudhën postkonfliktuoze, duke përfshirë këtu edhe barazinë gjinore në lidhje me raportimet dhe punën në misionet ndërkombëtare.Ministria e Mbrojtjes së Bosnje dhe Hercego-vinës është tërësisht e përkushtuar ndaj çësht-jeve dhe rolit aktiv të grave dhe ndaj promovimit të barazisë gjinore në kuadër të ministrisë dhe forcave të armatosura të BeH, si dhe në përm-bushjen e të gjitha qëllimeve dhe obligimeve që dalin nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1325 të OKB-së. Bosnja e Hercegovina është vendi i parë në rajon i cili miratoi planin aksional për

    vitet 2010-2013 ndërsa përfaqësues të Minis-trisë së Mbrojtjes së Bosnje dhe Hercegovinës morën pjesë në përpilimin e planit në fjalë për vitet 2014-2017. Ministria e Mbrojtjes së Bosnje dhe Hercegovinës fitoi edhe trajnuesit e parë, në lëminë e barazisë gjinore të cilët gjatë peri-udhës së ardhshme do të jenë pjesë e trajnimit për pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të armatosura të Bosnje dhe Hercego-vinës dhe të cilët gjithashtu do të vendosin dhe do të zgjerojnë rrjetin e trajnuesve në lëminë e barazisë gjinore në kuadër të ministrisë dhe forcave të armatosura. Momentalisht në Minis-trinë e Mbrojtjes pjesëtaret e gjinisë më të bukur janë të përfaqësuara me 40%, por gjithashtu është fakt se ende nuk kemi aq sa duhet, gra të cilat ushtrojnë funksione në pozita udhëheqëse. Ne jemi të kënaqur, duke pritur që kjo fotografi të ndryshojë, për faktin që mendoj se gratë janë viktima më e madhe e secilit konflikt të arma-tosur dhe ato janë pikërisht më të interesuarat që situata të ngjashme në të ardhmen mos të përsëriten. Për këtë shkak dhe për shkakun e veprimieve parandaluese, grave duhet t’u ofrohet mundësia në pozitat vendimarrëse. Në kuadër të forcave të armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës ka rreth 7% pjesëtare të gjinisë më të bukur, ndërsa qëllimi ynë është që kjo për qindje të shkojë të paktën deri në 10 %. Gra oficere kemi rreth 3%, nënoficere 4% ndërsa ushtare rreth 7% e kjo është për qindje pak sa më e lartë në raport me vendet tjera të rajonit. Në përputhje me propozimin për planin pesëv-jeçar për zhvillimin e forcave të armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës, është e paraparë që përfaqësimi i grave në kuadër të forcave të armatosura të BeH të arrijë në 10%.

    Në çfarë mënyre mund të nxjerrim personel profesional ushtarak për nevojat e forcave të armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnje dhe Hercegovinës?

    – Bosnje dhe Hercegovina nuk posedon shkolla vetanake ushtarake ndërsa nivelet më të larta të shkollimit dhe të avancimeve profesionale zhvillohen jashtë vendit, kryeshisht nëpër shkollat dhe universitetet prestigjoze si për shembull në: SHBA, Britani të Madhe, Turqi, Greqi, Kroaci, Serbi, Maqedoni dhe në vende tjera mike përmes realizimit të marrëveshjeve bilaterale dhe përmes memorandumeve të bashkëpunimit. Përmes proceseve të avancim-it përmes shërbimit në kuadër të forcave të armatosura, Ministria e Mbrojtjes së BeH gjatë vitit 2012 përmes partneritetit me ambasadën e Britanisë së Madhe dhe përmes shtabit të NATO-s në Sarajevë përpiloi projekt dhe zhvilloi trajnim të oficerëve të sferës civile, gjë që doli nga nevoja për një përzgjedhje vetanake si dhe për nevojën e trajnimit të oficerëve të forcave të armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës. Në kuadër të strukturës së forcave të armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës, rol të rëndë-sishëm luan edhe Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës, ku me anë të kurseve dhe trajnimeve të ndryshme arriti që t’i edukojë dhe t’i trajnojë pjesëtarët tanë, gjë që shpie drejt një funk-sionaliteti më të madh të forcave të armatosu-ra, e nga e gjithë kjo, dobi më të madhe kanë qytetarët e vendit tonë.

    Dr. Zhanet Ristoska

  • Pjesëmarrja e njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë në stërvitjet ndërkombëtare gjithnjë paraqet sfidë për pjesëtarët e saj sepse përveç pjesëmarjes në kuadër të misioneve ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB-ja, këto stërvitje paraqesin edhe mundësinë për të dëshmuar dhe për të treguar standardet e arritura gjatë trajnimeve dhe gjatë përgaditjeve për realizimin e operacioneve komplekese me armatat e vendeve anëtare të NATO-s.Stërvitja e fundit në të cilën ishin pjesëmarëse njësitë e ARM-së ishte “Anakonda 2016” stërvitje kjo e cila u mbajt në Republikën e Polonisë gjatë periudhës nga 06.06 deri në 17.06.2016. “Anakonda 2016” është stërvitja më e madhe ushtarake e organizuar në Evropë që nga viti 1980 e këndej, me pjesëmarrjen e 31.000 pjesëtarëve të armatave të 24 vendeve anëtare dhe vendeve partnere të NATO-s. Në këtë stërvitje, nën patronazhin e Armatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë dhe të forcave të armatosura të Republikës së Polonisë, ishin të përfshira forca speciale

    tokësore, ajrore dhe detare të më se njëzet armatave të NATO-s dhe katër armatave të vendeve partnere si Maqedonia, Finlanda, Suedia dhe Ukraina.Kontingjenti me të cilin ARM-ja mori pjesë në stërvitjen “Anakonda 16” ishte i përbërë prej 157 pjesëtarë të përbërjes së batalionit të tretë të mekaniuzuar këmbësorik të brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike në përbërje prej një çete, të një regjimenti të batalionit të policisë ushtarake, të pjesëtarëve të regjimentit të operacioneve speciale dhe të personalit shtabor të cilët para nisjes për në Poloni kishin përgaditje komplekse në poligonin ushtarak “Krivollak” Numri i pjesëtarëve të ARM-së krahasuar me numrin e pjesëmarrësve në stërvitje, parimisht mund të duket i parëndësishëm, por në përqindje, sipas ARM-së, është një numër tejet repektabil dhe është shumë më i madh se numri i pjesëtarëve të armatave tjera të cilët ishin pjesë e stërvitjes. Njëherit, ky numër në mënyrë simbolike korespodon me numrin e pjesëtarëve me të cilët ARM-ja mori pjesë në pjesën më të madhe në rotacionet e saj me

    kontingjentet në kuadër të misionit paqësor ISAF. Njësitë e ARM-së ishin të vendosura në tre lokacione: në poligonin ushtrak të Dravës, në rajonin e Çemnos dhe Mirosllavjecit ku ishin të stacionuar në hapësira të kampeve të përqëndrimit dhe në rajone ku së bashku me pjesëtarët e armatave tjera i realizoinin aktivitetet stërvitore. Përgjatë dhjetë ditëve me aktivitete stërvitore, së bashku me pjesëtarët e armatave tjera të vendeve partnere, edhe atë me çetën këmbësorike të mekanizuar të pjeëtarëve të armatës së R. së Bullgarisë, me regjimentin e policisë ushtarake dhe me pjësëtarët e regjimentit për operacione speciale, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarrët e forcave të armatosura të Armatës së SHBA-së dhe të R. së Polonisë, realizuan stërvitje në situata komplekse në disa nivele në përputhje me skenarin paraprak.Skenari i stërvitjes “Anakonda 16” pati karakter defanziv dhe para se gjithash duhej të realozohen me qëllim të kontrollimit dhe vërtetimit të aftësive të partnerëve të koalicionit

    12

    24 часа

    „Аna

    kond

    a 20

    16“

    24 orë

  • për realizimin e operacioneve të përbashkuara dhe për vendosjen dhe shpërndarjen e njësive më të mëdha ushtarake. Për forcat e armatosura të Republikës së Polonisë ky shërbau si test i kontrollimit të aftësive të tyre dhe për rolin e mbështetjes së vendit nikoqir për një numër masiv të forcave të armatosura. Për herë të parë në skenarin e kësaj stërvitjeje ishin të përfshira edhe elemente luftarake në hapësirë kibernetike.Pjesëtarrët e regjimentit të policisë ushtarake gjatë stërvitjes, së bashku me kolegët e tyre nga batalioni i 709 i policisë ushtarake nga brigada e 18 ushtarako-policore e Armatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veç tjerash, shfaqën aftësitë e tyre edhe në sigurinë e kahjeve të kalimit të konvojeve të personaliteteve të larta shtetërore mërmes urës 330 metërshe të lumit Vistula, urë kjo e cila u ndërtua për gjysëm ore nga ana e brigada inxhinerike multinacionale.Njëherit, me kolegët e tyre nga armata e SHBA-së, dhe Bullgarisë, pjesëtarrët e armatës sonë realizuan gjuajtje nga armë të ndryshme si dhe realizuan ushtrime reaguese ndaj kontaktit.

    Veç tjerash, në sheshin qëndror në Helmno, në një grup taktiko-teknik, pjesëtarrët tanë demonstruan karakteristikat teknike të armëve dhe teknikën të cilën e përdorën gjatë kësaj stërvitjeje. Poligonet ushtarake në rajonin e Dravskos, aty ku pjesëtarrët e ARM-së nga çeta e mekanizuar këmbësorike, së bashku me kolegët e tyre të forcave tokësore të Armatës së Republikës së Bullgarisë realizonin aktivitete stërvitore, ishte arena qëndrore e koperativitetit multidimensional të forcave ajrore me forcat tokësore dhe artilerinë.Nga ana e forcave tokësore realizoheshin stërvitje taktike me qitje në distancë në mbrojtje dhe në sulm, me demonstrim njohurish gjatë rradhitjes së përbashkët dhe ruajtjes së fuqisë luftarake.Qëllimi i stërvitjes në pjesën stërvitore në aktivitetet dhjetë ditore u arrit me sukses – kombinimi i forcave të zhvendosura për realzimin e operacioneve e operacioneve defanzive ku u krijuan kushte për vendosjen e forcave plotësuese e përforcuese të Aleancës duke zhvilluar operacione luftarake.

    Gjithashtu, qëllimi primar i stërvitjes, ndërveprimi, bashkëpunimi mes vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve të Partneritetit për Paqe, si dhe ndërtimi i mirëbesimit të ndërsjellë gjatë pjesëmarrjes së përbashkët në kuadër të operacioneve të bashkuara, u realizua në tërëi. Me pjesëmarrjen në këtë stërvitje, ARM-ja si shumë herë më parë dëshmoi se është e aftë të ballafaqohet me realizimin e standardeve të NATO-s dhe procedurave operative e ndërvepruese mund t’u nënshtrohet në mënyrë të barabartë duke marrë pjesë në secilin lloj të strëvitjeve dhe operacioneve komplekse në mbështetjen e paqes dhe sigurisë së bashku me vendet partnered he me vendet anëtare të NATO-s. Nga ana e ARM-së denjësisht u prezantua niveli i lartë i gatishmërisë për realizimin e operacioneve dhe detyrave komplekse luftarake, si dhe u demonstrua një ndërveprim i tërësishëm duke respektuar procedurat e caktaura nga ana e NATO-s dhe armatave partnere.

    Toni Janevski

    13

  • 14

    “Ujqërit” e Maq edonisë në

    „Saber Junction 16“

    S tërvitja e përbashkët multinacionale e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s nën emrin e koduar „SABER JUNCTION 16“ u realizua në disa lokacione dhe në disa baza në Evropë. Në këtë stërvitje morën pjesë rreth 5000 pjesëtarë nga gjithsej 16 vende, gjegjësisht nga: Shqipëria, Armenia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Italia, Lituania, Letonia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkura të Amerikës. Republika e Maqedonisë dërgoi pesëmbëdhjetë pjesëtarë nga njësia e saj elite , nga Batalioni i Operacioneve Speciale nga përbërja e Regjimentit për Operacione Speciale. Përgaditjet iniciale “ujqërit” e Maqedonisë i filluan në terrenin

    e PU “Krivollak”, ku zhvilluan trajnime të përbashkëta me Armatën e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës. Trajnimi i përbashkët si dhe përvojat e shkëmbyera ishin tejet të rëndësishme për stërvitjen. Rëndësia e këtij bashkëpunimi bilateral, që u realizua në PU “Krivollak” u dëshmua edhe nga vizita disa orëshe e ministrit të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski dhe të përfaqësuesve të zyrës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së SHBA në Republikën e Maqedonisë pranë Ambasadës së SHBA-së në R. e Maqedonisë, të cilët nuk kursyen fjalë miradie për atë që kishin mundësi të shohin. Përgaditjet dhe realizimi përme qitjeve të ndryshme u realizuan pranë bazës ushtarake amerikane “Grafenver” –

    Gjermani. Pjesëtarët e batalionit për operacione speciale realizuan disa stërvitje ekipore duke përfshirë këtu edhe qitjet me armë të ndryshme. Përgaditjet u realizuan me një qëllim – rritjen e nivelit të ndërveprimit mes njësive të cilat merrnin pjesë në këtë stërvitje. Stërvitja „SABER JUNCTION 16“ u realizua pranë qendrës së bashkuar multinacionale të përgaditjes në Grafenver dhe Hohenfels – në Gjermani, por kohë pas kohe u shfrytëzuan edhe baza në Aviano – Itali dhe bazat në pjesën e Lituanisë dhe Rumanisë. Realizimi i stërvitjes filloi më 7 prill me skenarin e stërvitjes. Pjesëtarët e batalionit për operacione speciale morën detyra të veçantë të cilën nevojitej të realiziohet në një periudhë sa më të shkurtër kohore , me qëllim të mbështetjes

    24 orë

  • 15

    “Ujqërit” e Maq edonisë në

    „Saber Junction 16“

    së forcave qëndrore të stërvitjes. Realizimi i misionit të dhënë shkoi sipas të gjitha standardeve dhe pritshmërive, ndërsa “ujqërit” e Maqedonisë edhe njëherë e arsyetuan autoritetin e tyre të lartë. Forcat qëndrore të stërvitjes, të përbëra edhe nga 980 parashuta nga brigada e 173 e armatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një çetë e brigada e 16 ajroro-desante e Mbretërisë së Bashkuar dhe nga një çetë e përbërë nga parashuta nga Italia dhe Polonia, realizuan kërcime me 12 përpjekje. Avionët fluturonin nga rrethina dhe nga avio bazat e Evropës, por kryesorja ishte ajo e Avianos në Itali Desanti ajror i forcave qëndrore u shfrytëzua nga ana e organizatorit të stërvitjes, si dita për mysafirët e shquar, ku përfaqësues të lartë të vendeve anëtare në stërvitje shënuan

    këtë ngjarje duke qenë të njoftuar rreth detajeve të stërvitjes, e njëherit u mbajt edhe konferencë shtypi për mediat. Delegacioni nga Republika e Maqedonisë i cili morri pjesë në ditën e mysafirëve të shquar, e kryesuar nga gjenera-majori Vasko Gjurçinovski, shfrytëzoi këtë rast për t’u takuar me pjesëmarrësit nga Maqedonia. Gjatë stërvitjes kontingjenti nga Maqedonia mori edhe disa detyra të cilat i realizoi me sukses. Përgajtë realizimit të detyrave pjesëmarësve nga Maqedonia iu bashkangjit një grup i 5 pjesëtarëve nga forcat e armatosura të Bosnje e Hercegovinës, të cilët e shfrytëzuan rastin, që përpos bashkëpunimit, të marrin edhe përvojë për mënyrën se si forcat nga Maqedonia i realizojnë detyrat e dhëna. Qëllimi kryesor i Aleancës ishte vlerësimi

    i gatishmërisë së brigadës 173 ajroro-desante dhe i përgaditjes së saj për vendosje të shpejtë dhe për arritje të ndërveprimit taktik mes anëtarëve dhe partnerëve të NATO-s. Pjesëtarët e kontingjentit nga Maqedonia të cilët morrën pjesë në stërvtje, përmbushën në tërësi pritshmëritë e tyre. Rezultatet e arritura gjatë kohës së realizimit të detyrave të dhëna, qenë vërejtur dhe vlerësuar me notat më të larta nga ana e vlerësuesve vendor dhe të huaj. Përveç përvojës së fituar gjatë stërvitjes, jashtëzakonisht e rëndësishme ishte edhe thellimi i marrëdhënieve miqësore me anëtaret dhe partnerët e NATO-s.

    Zllatko Bllazheski

  • 16

    Zhvillimi i konflikteve të armatosura në kohët moderne ka sjellë deri në nevojën për pajisim sa më efikas të njësive logjistike të forcave të armatosura. Me detyra specifike, në shumicën e rasteve nuk nënkuptojmë përplasje direkte me kundërshtarin, si armatim personal për pjesëtarët e njësive logjistike, por nënkuptohet, parasegjithash përdorim të revoleve gjysëmautomatike me kapacitet më të madh në magazinën për municion ose automatik klasik, gjithashtu në kalibër revoleje 9х19mm „Parabelum“ më shpesh. Sidoqoftë, përvojat nga rajonet luftës dhe të krizës në dekadat e fundit qartë tregojnë se aksionet terroriste, rebele dhe te papritura mbi pozicionet e armikut kanë

    efekt të madh taktik, por edhe psikologjik, dhe këto bëhen më të rëndësishme në luftimin modern. Në sulmet mbi konvojet dhe bazat, kundërshtari vepron shpejtë dhe fuqishëm, duke u shërbyer me faktorin e befasisë, por edhe me një spektër më të gjerë të armatimit këmbësorik, shpesh herë edhe me sisteme mobile kundërblind. Në situata të atilla, kapaciteti i pushkëve gjysëmautomatike dhe automatikët, si dhe karakteristikat e kalibrit më të përdorur 9x19mm „Parabelum“, thjeshtë nuk mund të ofrojnë shkallë të mjaftueshme të mbrojtjes. Pikërisht këto situata ndikojnë mbi krijimin dhe zhvillimin e konceptit të armëve për vetëmbrojtje. Kah fundi i viteve të tetëdhjeta dhe fillimi i të nëntëdhjetave

    Automatik me pamje futuristike „FN P-90“

    Sidoqoftë, përvojat nga rajonet luftës dhe të krizës në dekadat e fundit qartë

    tregojnë se aksionet terroriste, rebele dhe te

    papritura mbi pozicionet e armikut kanë efekt të madh taktik, por edhe

    psikologjik

  • nga shekulli i kaluar, disa prodhues kanë filluar të punojnë në konstruimin e një arme të re. Për kontruktuesit ka qenë e qartë se, në pajtim me qëllimin e tyre operativ, arma e re duhet patjetër të jetë kompakte dhe me solucione ergonomike të shkjëlqyeshme, që të mos shkaktojë pengesa për përdoruesit gjatë zbatimit të detyrave të përditëshme. Gjithashtu, duhet patjetër të ekzistojë regjim pune gjysëm-automatik dhe regjim automatik, si dhe kapacitet të madh në magazinin e municionit. Për shkak të racionalizimit gjatë trajnimit të përdoruesve, arma duhet të ketë renditje logjike dhe relativisht të zakonshme të komandave bazike dhe konstruksion të thjeshtë i cili mund

    të mirëmbahet lehtë. Në fund, për shkak të ritjes së efikasitetit, arma e re duhet të largohet nga kalibrat tradicional të pistoletave.Nga aspekti i konstruksionit, arma për mbrojtje personale mund të shikohet si bashkim i zgjidhjeve midis automatikëve dhe pushkët sulmuese, duke bashkuar kompaktësinë e automatikëve dhe fuqinë e zjarrit të pushkëve sulmuese. Për zhvillimin e kësa kategorie të armëve viti 1989 është me rëndësi, kur NATO shpalli dokumentin me shenjën „D/296“ ku, mes tjerash, janë theksuar standartet minimale që modelet e reja nga kjo kategori duhet të plotësojnë: – plumbi i ri duhet të ketë fuqi më të madhe

    përplasëse dhe depërtuese, gamë dhe saktësi më efikase nga plumb ii pistoletës 9х19mm „Parabellum“;

    – kapaciteti i magazinit për municion duhet të jetë për 20 plumba minimal;

    – pesha e plotë e armës nuk duhet të kalojë 3 kilogramë;

    – konstruksioni dhe dimensionet e armës duhet të mundësojnë përdorim relativisht efikas me një dorë.

    Me të njëjtin dokument definohet edhe qëllimi operativ i kësaj arme e cila duhet të sigurojë mbrojtje personale në situata

    kritike, kur shfrytëzuesi përdorët me armikun në hapësirë të afërt. Meqenëse bëhet fjalë për standarde minimale, prodhuesvë iu është lënë qëllimisht hapësirë që të mund të avancojnë edhe më tej konstruksionet e modeleve të vetë. Në fillim të viteve të 90-ta nga shekulli i kaluar, kompania belge „FN Herstal“ ka ofruar projektin e saj revolucionar nën shenjën „FN P-90“, konstruksioni i së cilës ka qenë i përshtatur me standardet e

    NATO-s. Shpejtë pas prezantimit, arma gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991 ka kaluar kontrollin në terren, si pjesë përbërëse e armatimit të kontingjentit belg në këtë luftë. Arma „FN P-90“ funksionon në parimin e veprimit prapaveprues të lirë të shkrepësit, duke krisur nga pozicioni i përparmë ngjitur i shkrepëses, gjë që pozitivisht reflektohet në saktësinë dhe kontrollin e zjarrit, veçanërisht gjatë regjimit automatik të punës. Shkrehësi ka dy shtrirje kthyese të cilat janë të vendosura në udhëzuesit të cilat janë vendosur në mënyrë paralele. Në pjesën e parme të shkrehësit gjenden dy pyka. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin „bull pup” konstruksion tek i cili pjesët mekanike janë të vendosura në brendësi të kondakut, me çka arrihet kompaktësi e jashtëzakonshmee armës, ndërsa

    17

    Nga aspekti i konstruksionit, arma për mbrojtje personale

    mund të shikohet si bashkim i zgjidhjeve midis automatikëve dhe pushkët sulmuese, duke

    bashkuar kompaktësinë e automatikëve dhe fuqinë e

    zjarrit të pushkëve sulmuese. Dedikimi operativ i kësaj arme

    duhe të sigurojë mbrojtje personale në situata kritike, në momentin kur përdoruesi

    ballafaqohet me kundërshtarin

  • manovrimi me armën lehtësohet përmes vendosjes së komandave bazike dyanëshe dhe logjike. „FN P-90“ përdor kalibër specific 5,7х28mm i cili dallohet nga penetrimi shumë i mirë. Kalibri që është zhvilluar nga „FN Herstall“ në pajtim me standardet e NATO-s fillimisht ka shfrytëzuar kokërr të lehtë me shenjën „SS90“ me peshë 1,5 gram, ndërsa gjatë viteve 1992 dhe 1993 kokrra është zëvendësuar me një të re, „SS190“, e cila është më e shkuyrtër për 2,7 mm nga e mëparshmja. Me kombinimin e bërthamës nga alumini dhe pjesës së përparme të punuar nga çeliku, pesha e kokrrës është e zhvendosur më përpara, duke i dhënë kështu trajektore të drejtë pas daljes nga gyp ii armës, ndërsa veprimi kthyes gjatë hapjes së zjarrit është rreth 30 % më i vogël nga kalibri 9х19mm „Parabellum“. Sipas prodhuesit, gama efektive është deri 200 metra, ndërsa për gjatësi më të mëdha, për shkak të peshës së vogël, kokrra humb shumë energjinë kinetike, ashtuqë krahas të tjerave, zvogëlohet edhe munësia për rikoshetë. Diametri i vogël i plumbit, mundëson kapacitet më të madh të magazinit për municion nga modelet „FN P-90“, të destinuara për zyrtarë, duke marrë 50 plumba. Versionet semiautomatike të projektuara për përdoruesit civilë, me shenjën “FN PS-90” kanë magazine me një kapacitet prej 30 apo 10 plumba, në përputhje me rregullat pozitive ligjore të disa vendeve. Magazinat janë të bëra nga polimer transparent, që lejon përdoruesin në çdo kohë të inspektojë municionin e mbetur që gjatë mbushjes vihet në dy rende. Sipërfaqja e magazinit është ngjyrë mat , në mënyrë që të reflektojë dritën, që është rasti me të gjitha pjesët e jashtme të armës. Dizajnerët e kompanisë belge kanë bërë një zgjidhje të guximshme dhe të pazakontë, si tek magazini për municion,

    ashtu edhe në mekanizmin për sjelljen e plumbit në shtrirjen. Korniza është e fiksuar në anën e sipërme të arkës së armës me aksin e gypit. Pozicioni i municionit është në kënd të drejtë me aksin e gypit, por korniza ka një devijim rrethor në pjesën e përparme që rrotullon plumbin për 90 gradë, dhe në këtë pozicion e vendos në shtrat. Kjo zgjidhje kontribuon në kompaktësinë e armës, duke mbajtur kornizën me kapacitet të madh. Leva për shkarkim mbi kornizën është vendosur në të dyja anët në formën e rrëshqitje me me një buton në formën e një piramide. Korniza lëshohet duke shtypur butonin prapa dhe duke tërhequr kornizën lartë kështuqë përdoruesit të patrajnuar do ti duhej të punojë me të dy duart dhe të lëviz krahët

    nga pjesa e shënjestrës, që mund të jetë e vështirë kur përdoruesi është në kontakt të drejtpërdrejtë me një kundërshtar. Një tjetër zgjidhje e pazakontë është hapja për hedhjen e fiushekëve e vendosur në anën e poshtme, e me çka është pamunddësuar fishekët e nxehtë të godasin fytyrën e përdoruesit ose dike anësh.Sëndëku i armës është bërë nga polimeri dhe përbëhet nga pjesa e sipërme dhe e poshtme. Pjesën e sipërme e përbëjnë gypi me sustën mbyllëse, shënjestra me refleks pa zmadhim (si dhe shënjestra mekanike dhe ajo ndihmëse) dhe korniza për municion. Pjesa e poshtme e sëndëkut përbëhet nga kondaku me amortizimin e veprimit kthyes dhe kupa e mekanikës, si dhe grupui për shkrehje. Pjesa e pasme e lartë e sëndëkut është lehtë e prerë nga të dyja anët për të lehtësuar vendosjen e fytyrës së përdoruesit gjatë shënjestrimit dhe gjuajtjes, ndërsa konturat lehtë të rrethuara në të gjithë armën zvogëlojnë mundësinë e ngjitjes së pajisjeve apo në situata gjatë manovrimit në hapësirë të vogël. Në pjesën e poshtme është lënë një

    KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE TË MODELIT STANDARD “FN P-90”:

    GJATËSIA E PËRGJITHSHME: 505 mm

    GJATËSIA E TUBACIONEVE: 264 mm

    PESHA (KUTI BOSH): 2,8 kgPESHA (KUTI PLOTË): 3,1 kg

    SHPEJTËSIA TEORIKE E QITJES: 850-1100 raunde për minutë

    18

    Dizajnerët e kompanisë belge kanë bërë një zgjidhje

    të guximshme dhe të pazakontë, si tek magazini për municion, ashtu edhe

    në mekanizmin për sjelljen e plumbit në shtrirjen. Korniza

    është e fiksuar në anën e sipërme të arkës së armës me aksin e gypit. Pozicioni i municionit është në kënd të drejtë me aksin e gypit. Sandëku i armës është i

    përpunuar nga polimeri dhe përbehet prej shtresës së sipërme dhe shtresës së

    poshtme

  • e çarë e vogël për të ngjitur rripin taktik, ndërsa në pjesën e përparme rripi ngjitet në pjesën e pasme të gypit. Në pjesën e poshtme vërehen dy hapje në formë rrethi, nga të cilat i pasmi dhe më i madhi ka rolin e parmakut, ndërsi sipër saj është vendosur hapja për hedhjen e fishekëve. Para parmakut, në hapjen më të vogël është vendosur shkrehësi me një zgjidhje jokonvencionale për të rregulluar zjarrin. Regjimi i zjarrit zgjedhet me ndryshimin e pozicionit të regullatorit, i cili është vendosur në formë rrethore horizontlisht, me lugje nga të dyja anët, për përshtatje sipas nevojës nga ata që janë sollak. Kjo zgjidhje interesante mund të vërehet edhe tek pushka sulmuese nga prodhuesi i njëjtë „FN F-2000“, me kalibër 5,56х45mm NATO, ndërsa mes përdoruesve nuk është shumë popullor, parasegjithash, për shkak se gjatë përdorimit të armës një pjesë e mirë mbetet e fshehur nga shikimi

    i përdoruesit. Regjimet e punës janë paraqitur me shkronja dhe numra, ashtuqë shkronja latinishte „S“ me ngjyrë të bardhë shënon regjim të frenuar, i cili e bllokon shkrepjen e shkrehësit, ndërsa shkronja e kuqe „А“ nënkupton se është automatik. Kuptohet, versionet gjysëmautomatike të parapara për tregun civil kanë dy regjime – të frenuar dhe gjysëm automatik. Shkrehja ka dy gjunj, ndërsa nëse shkrehësi tërhiqet deri në gjysëm edhe në regjimin-А do të shtyjë me zjarr njësh. Mbrojtësi i shkrehësit është zmadhuar shumë dhe kthyer

    poshtë në formë të bishtit, i përshtatur me ergonominë e dorës, dhe mund të shërbejë edhe për mbajtjen e armës. Para mbrojtësit mund të vërehet një mbrojtës shtesë vertikal i cili është menduar si „vërejtje“ për përdoruesin se ka ofruar dorën tek goja e gypit, duke zvogëluar kështu mundësitë e vetëlëndimit të rastësishëm.Në mekanizmat e sigurisë, pavarësisht frenave të jashtëm të shkrehësit, arma ka një gjilpërë të brendshme që shkakton frenim, të vendosur në kuadër të grupit shkrehës, i cili nuk lejon shkrehje aksidentale (për shembull, duke rënë arma në një sipërfaqe të fortë). Për të liruar frenat dhe shkrepur noevojitet tërheqje e plotë e shkrehësit. Doreza për forcimin e mbyllësit është vendosur mbi mbrojtësin e shkrehësit, në të dy anët, kështu që është lehtë e arritshme dhe e profilizuar mirë. Buza e përparme dorezës është ngritur dhe siguron kapjen

    e sigurtë duke bashkuar gishtin e madh dhe gishtin tregues. Tyta është bërë prej çeliku, me metodën e farkëtimit të ftohtë, ndërsa pjesa e brendshme me krom shton jetëgjatësinëe shërbimit dhe lehtëson mirëmbajtjen. Pjesa e brendshme e tytës është e gdhendur në të djathtë, tetë herë. Në gojën e tytës është ngjitur nëj shtesë që fsheh flakën, që gjithashtu kontribuon në kontrollin më të mirë të efektit kthyes gjatë qitjes. Gypit mund t’i instalohet edhe silenciator, si modeli „Gemtech SP90“, që është projektuar posaçërisht për këtë

    armë. Shënjestra reflektuese e montuar në pjesën e sipërme të përparme nuk bën zmadhim. Modelet e para janë të pajisura me objektiva të shënuar „Ring Sights HC-14-62“, por pastaj janë zëvendësuar me shënjestra “Ring Sights MC-10-80.” Shtëpiza e shënjestrës është bërë nga alumini i anodizuar. Gjatë ndriçimit deuket një vijë rrethore me një pikë në të bardhë në mes, ndërsa në dukshmëri të ulur shenja duket në formën e një letre të hapur „T“. Shënjestra e përparme dhe e pasme mekanike janë vendosur në të dy anët e shënjestrës me refleks si shënjestra ndihmëse.Kur bëhet fjalë për përdorimin taktik të „FN P-90“, mund të vëreni se shkon edhe përtej nevojës së parë për mbrojtje personale. Shumë ekipe CAT (Anglisht: Contra Assault Teams) në mbarë botën janë të pajisura me këtë armë gjatë kryerjes së detyrave dhe punës për të mbrojtur personat të caktuar, si dhe mund të shihet edhe në grupet anti-terroriste dhe ekipet taktike gjatë kryerjes së sulmeve në objektet e mbyllura. Gjithashtu mund të shihen si armë kryesore e anëtarëve të grupit zhytës për detyrat luftarake. Pikërisht në këto situata vijnë në shprehje karakteristikat taktike-teknike të këtyre armëve, sidomos kompaktësia dhe fuqia e konsiderueshme e zjarrit, e ndihmuar me qitje të saktë dhe karakteristikat balistike të kalibrit të veçantë. Në njësitë për qëllime speciale janë të pranishëm modele të pajisura me binarët standard „Picatinny“ në të cilat mund të montohen pajisje taktike të tilla si dritat taktike, objektivat mbiujor lazerik dhe lloje të ndryshme të pajisjeve shënjestrimi. Përdoruesit e dukshëm të kësaj arme janë njësitë për mbështetje speciale - JSP SIPA në Bosnjë dhe Hercegovinë, një njësi elite e ushtrisë austriake „Jagdkommando,“ njësi elite e policisë franceze „GIGN“, „GIPN“ dhe „RAID“, njësia greke „EKAM“, njësitë e ushtrisë belge dhe të policisë dhe të tjerë. Zhytësit elitar në Brazil përdorin këto si armë primare, si dhe Argjentina, Kili, Pakistani dhe vende të tjera.Në kuadër të serisë „P-90“, aktualisht ekzistojnë modele standarde „LV“, të pajisur me shënjestra lazerike, si dhe modele standarde „LIR“, të pajisur me shënjestra infra të kuqe. Modelet e quajtur „Taktical“ janë karakteristik se nuk janë të pajisur me një shënjestër refleks që zmadhon objektivin, ndërsa shenjat e modeleve „Tactical LV“ dhe „Tactical LIR“ i referohen të njëjtit konfigurimin si modele standarde. Për përdoruesit civil kompania „FN Herstal“ nga viti 2005 ofron versionet gjysmë-automatike nën emërtimin „FN PS-90“ dukshëm të njohur nga tubi i gjatë 407 mm.

    Aleksandar Stojçevski

    19

  • Automjeti blindues amfib zbulues „Luchs“ (8х8) është i përpunuar nga pllaka të hekurta të salduara të çelikut të cilat mundësojnë mbrojtje në pjesën e përparme në një veprim të granatave 20 mm, ndërsa në pjesët e anët tjera me një mbrojtje nga armatimi i lehtë këmbësorik me kalibër prej 7,62 mm dhe shrapnelë nga granata artilerike. Automjeti përbëhet prej ekuipazhit 4 anëtarësh. Në anën e djathtë të pjesës së përparme të automjetit gjendet shoferi. Për nevojat e tij mbi pozicionin e tij është e vendosur hapje me kapak në të cilin janë të vendosura 3 periskopë, nga të cilat i mesmi mund të zëvendësohet me një periskop pasiv për ngasje gjatë natës. Në pjesën qëndrore të konstruksionit të automjetit është e vendosur kupola luftarake dyulëse „TS-7“, në të cilën gjenden komandanti, drejtuesi i automjetit (majtas) si dhe shënjestruesi i topit (djathtas). Për dy antarët në kulmin e kupolës janë lënë hapësira me kapak. Përreth hapjes së komandantit janë vendosur 7 periskopë të hulumtimit duke ia shtuar këtu edhe persikopin e shënjestrës „PERI Z-11 A1“, përderisa për shënjestruesin janë vendosur 5 periskopë dhe persikopi shënjestrues PERI Z-11 A1. Në pjesën qëndrore të konstruksionit në anën e majtë gjendet dera. Në pjesën e pasme nga ana e majtë gjendet radio operatori shoferi, i kthyer nga pas, i cili sipas nevojës mund të ngasë automjetin nga pas, përderisa poshtë, nga ana e djathtë në pjesën e konstruksionit, gjendet motori i automjetit. Për nevojat e radio operatorit/ shoferit mbi pozicionin e tij është vendosur hapsëe me kapak , në të cilën në anën e pasme gjenden 3 periskopë për hulumtim në sferën e pasme të automjetit. Në kupolën luftarake si armë parësore është i vendosur topi automatik me furnizim të dyfishtë të municionit „Mk20 Rh202“, me kalibër 20 mm (për granata 20х139 mm). Topi posedon shpejtësi teorike të gjuajtjes nga 800 deri në 1.000 granata në minutë dhe një varg efikas deri në 2.000 metra. Për nevojat e tij në automjet janë të vendosura 375 granata (HE-T dhe ARS-T). Me rrotullim topi lëviz nga -15° deri në +69°, ndërsa falë rotacionit të kupolës në azimut 360°. Si armë dytësore në një unazë metalike mbi hapësen e komandantit është i vendosur mitralozi MG3 me kalibër 7, 62 mm (NATO 7,62x51mm), për të cilin në automjet janë vendosur 1.000 plumba. Në pjesët anësore të kupolës janë të vendosur 4 lansues të granatave të gazit të kalibrit 76mm. Lëvizja rrotulluese e kupolës dhe topi realizohet me anë të pajisjes elektrohidraulik, por poashtu është i vendosur edhe mekanizëm rezervë manual. Në

    vitin 1992 automjeti në fjalë i është nënshtruar modernizimit, gjegjësisht i është vendosur sistem i ri tremik për hulumtim dhe shënjestrim ËBG, duke shmangur nga përdorimi IS-ndriçuesin. Përderisa nga pajisja e komunikimit janë vendosur radiostacionet „XK405 100 Ëatts SSB HF“ dhe „SEM 80/90 VHF“. Në këtë mënyrë lloji i modernizuar merr shenjën „Luchs 2“. Përveç pajisjes së lartëpërmendur, në kuadër të automejtit janë vendosur edhe sistemi automatik për fikjen e zjarrit, ABHO-sisteme, e të tjera.Motori i automjetit është dizel-motori „Daimler-Benz OM 403A“, me fuqi prej 390 ks dhe transmision „ZF 4PË95 H1“, që përbëhet nga 4 marshe të lëvizjes përpara dhe pas. Motori dhe transmisioni janë të lidhura si trësi, gjë që mundëson përshtatjen e tyre në kushte terreni. Automjeti posedon motor në të gjitha 8 rrotat e tij. Deri në shpejtësinë e 50km/h funksionojnë të gjitha rrotat, ndërsa gjatë lëvizjes standarde në rrugë aktivizohen vetëm 4 rrotat e përparme. Për veprim amfib në fundin e automjetit në secilën anë është i vendosur nga një helikë, gjë që mundëson shpejtësi lundruese deri në 9km/h. Falë mekanizmit të lartëcekur dhe transmisës së shkëlqyer, automjeti posedon shpejtësinë e njejtë gjatë lëvizjes përpara dhe pas duke poseduar njëkohësisht radius të ulët të rrotullimit, gjë që mundëson shkathtësi të mëdha manovruese në terren të çfardoshëm.

    Automjeti zbulues amfib

    20

    „Luchs“

    1. Mbrojtësi i valëve2. Blindues panceri i çeliktë razistent nga veprimi në 20 mm top3. Tre periskopë në pozitën e shoferit4. Shoferi5. Shënjestruesi i topit6. Lansues të granatave të gazit me kalibër prej 76 mm7. Mitraloz „МGZ“ me kalibër 7,62 mm në hapjen e pozicionit të shoferit të automjetit8. Komandant i automjetit9. Dy periskopë shënjëstruesogjurmues për komandantin dhe

    shënjestruesin „Peri-Z-11 A1“ me rritje nga 6х 10. Kupola luftarake dykrerëshe „TS-7“11. IC-far ndriçues12. Dizel-motori „Daimler Benz OM 403A“, me fuqi deri në 390 ks13. Antena komunikuese14. Top automatik me pajisje të dyfishtë të municionit „Rheinmetall Mk20 Rh202“, me kalibër 20 mm15. Tre periskopë për radio operatorin-shoferin16. Pozicion për radio operatorin-shoferin

    1 2

  • 17. Elikë katërelipsoide për veprime amfibe të automjetit18. Blindues i çeliktë rezistues i shrapnelëve të granatave të armëve të lehta këmbësorike me kalibër 7,62mm19. Dera anësore20. Rrota me dimenzion 14.00х20 me shtresë të brendshme „run flat“ 21. Sistem amortizimi i përbërë nga kombinimi i hapësirës spiraled he amortizuesit hidraulik

    21Ivica Dameski

    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE TË „LUCHS“ (8Х8)

    ЕKUIPAZHI 4 persona

    GJATËSIA 7.743 m

    GJERËSIA 2.98 m

    LARTËSIA 2.125 m (deri në kulmin e kupolës)

    KLIRENSI 44 sm

    PESHA LUFTARAKE 20 tonë

    MOTORI Dizel motor „Daimler-Benz OM 403A“, me fuqi prej 390 ks

    SHPEJTËSIA NË RRUGË 90 km/h

    SHPEJTËSIA GJATË LUNDRIMIT 9 km/h

    AUTONOMI NË LËVIZJE 730 km

    KAPACITETI I KARBURANTIT 500 litra

    PENGESA E NGURTË 60 cm

    HENDEK 1.9 m

    LARTËSI 60%

    MBËSHTETËS ANËSOR 30%

    34

    5

    6 7 8 9 10

    11

    12

    13

    14

    15

    17

    18

    192021

    16

  • Njësitë e logjistikës, në esencë janë prapavija ushtarake nga e cila varet gjithçka. Parë në kënvështrimin konceptual, ajo është pjesa më e rëndësishme e çdo armate, ajo është sfera nga e cila vjen e gjitha ajo që është tranzite deri në vijën e para luftarake. Historia është e pamëshrishme kur prezanton statistikën e luftrave. Ato i kanë fituar vetëm ushtritë të cilat kanë pasur njësi të fuqishme logjistike. Kjo në esencë paraqet edhe konceptin e armatave bashkëkohore. Komponentat më ndikuese ushtarake të cilat aktualisht ekzistojnë në nivel botëror, vëmendje të veçantë u kushtojnë njësive dytësore, duke pasur parasysh se ajo është pika në të cilën kërkohet fitorja dhe se ajo është njësia e cila kujdeset për të gjithë.Vendimi i presidentit të Republikës së Maqedonisë, që për Ditën e Komandës së Brigadës për Mbështetje Logjistike të jetë 20 maji, ditën kur është zhvilluar kryengritja e Razllovcit, ishte një nismë e fuqishme për pjesëtarët e kësaj njësie kruciale në përbërjen e ARM-së, t’a shënojnë ditën e tyre dhe

    22

    24 часа

    Logjistika është baza e

    Aramtës

    24 orë

  • përmes një solemniteti të rastit t’i thonë disa fjalë për veten e tyre.Në praninë e zëvendës shefit të SHP të ARM-së, gjeneral-majorit Muhamet Racaj, të përfaqësuesve të MM-së dhe SHP të ARM-së, të komandantëve aktual të njësive, të ish komandantëve të njësisë së BL-së, të mysafirëve të shquar, të personaliteteve civile, solemnitetin e hapi komandanti i KBO-së, gjeneral-major Vasko Gjurçinovski.„U uroj nga zemra ditën e njësisë dhe u shpreh mirënjohjet e mia të karakterit dhe mbështetjes shërbyeso-luftarake që ia ofroni njësive tjera të ARM-së dhe në këtë drejtim u falenderoj për detyrat voluminoze e të rëndësishme të cilat i kryeni në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha gjenerali Gjurcinovski. Gjatë fjalës së tij më tej, ai insistoi në një kohezion edhe më të madh, në një bashkim të strukturës së njësisë, duke u mbështetur në atë se të gjitha problemet zgjidhen në momentin e arritjes së qëllimit dhe se kjo, realizohet më së miri në bashkëveprim mes përgjegjësve dhe vartësve.

    Kjo njësi kryen detyra komplekse dhe përgjegjsia e të njejtës është kolorite.Zëvendës komandanti i br së PL, nënkoloneli Cvetko Janevski, përmes shembujve të shumtë të karakterit statistikor, shfaqi para të pranishmëve se sa në fakt detyrat janë voluminoze dhe se sa shumë përqëndrim nevojitet për realizimin e të gjitha detyrave me sukses. Përmes numrave për shujtat e përgaditura për pjesëtarrët e ARM-së, për shërbimet e dhëna, përmes dioptrisë së punës teknike e materiale, infrastrukturës dhe përmbajtjet tjera shoqëruese të cilat bëjnë pjesë ne domenin e përgjegjësisë së brigadës, zvendës komandanti, nënkoloneli Janevski arriti që të prezantoi fotografinë objektive për atë që shkon në interes të njësisë. Gjithashtu, ai potencoi se në kushte të resurseve të limituara dhe të frekuencës së madhe të emigrantëve pranë kufirit tonë jugor, brigada e PL-së ai del që të trasojë rrugën e saj drejt përmbushjes së detyrave të parashikuara dhe përmes të gjitha vështrisive që has e njejta dhe njëkohësisht si fitimtare të arsyetojë besimin e dhënë.Si në të gjitha rastet e mëhereshme, ashtu edhe sot në Ditën e njësisë së brigadës së PL-së, pjesëtarëve të njësisë iu lexuan masa të veçanta stimuluese për arritjet e tyre në sferën e angazhimit personal e gjithashtu, u lexuan edhe emrat e fitimtarëve të në garat e lojrave të batalioneve dhe brigadave, të cilat ishin si hyrje dhe parathënie në Ditën e Njësisë së Brigadës së Përkrahjes Logjistike.Nëse në këndvështrimin dhe momentin e sotëm kërkojmë lidhjen në mes të Ditës së Brigadës së PL-së dhe Kryengritjes së Razllovcit, mund të themi se me të drejtë këto dy segmente përputhen me njëra tjetrën.Për këtë, më së miri foli edhe drejtori i Muzeut Historiko-Ushtarak, dr. Aleksandar Stojçev. Gjatë fjalës së tij të profilizuar në tone të sakta historike, ai foli për karakterin e

    Kryengritjes së Razllovcit, duke shtuar se viti 1976, gjatë të gjitha fazave të përgaditjes së kryengritjes, për herë të parë mund të haset në logjistikë si një sistem i organizuar, i cili ka nxitur luftëtarët që personalisht të pajisen me armë, ushqim dhe veshmbathje për nevojat e tyre. Dhe nëse tërheqim një paralele me atë se çfarë kemi dhe çfarë ndodh sot, do të vërejmë se brigada e PL-së në format të ngjajshëm sot është e obliguar të sigurojë ARM-në në shumë segmente e drejtime.Komanda e Brigadës për Përkrahje Logjistike është njësi e veçantë në vertikalen e sistemit të logjistikës së ARM-së. Misioni i saj parësor të planifikojë, të koordinojë, të organizojë dhe të realizojë përmbajtjet logjistike për nevojat e komandave dhe njësive të ARM-së, në esencë ka të bëjë me misionin e saj kryesor pa të cilën e njejta nuk mund të veprojë.Duke u hedhur një vështrim pjesëtarrëve të rreshtuar në aktin solemn, nivelin e përqëndrimit dhe lavdatat të cilat u thurrën gjatë fjalimeve të përgjegjësve, koordinimi në realizimin, shpejtësinë dhe saktësinë e aktiviteteve, lirisht mund të themi se kjo njësi me të vërtetë i plotëson të gjitha kriteret që regullativa rigoroze i parasheh në procesin e vlerësimit intern të ARM-së. Dhe jo vetëm kaq. Parë në prizmën historike, kjo njësi me besnikëri ndjek zhvillimin e ARM-së që nga fillimet e saj. Transporti, ushqimi, planifikimi, taktika, formatimi i procesit buxhetor, kriza më e re e jashtëzakonshme me emigrantët, e cila ngërthen një mënyrë të punës më ndryshe, gjitha këto paraqesin një skenar të cilin kjo njësi duhet t’a procesojë, me qëllim të realizimin e pandalshëm të të gjitha aktiviteteve të ARM-së, në të gjitha pjesët e vendit tonë, aty ku më së shumti kemi nevojë.

    Мitko Vasilevski

    23

  • 24

    Sulmet terrorist e në vendet e Evropës Perën dimore

    Në vijën e parë

  • Sulmi në BrukselSulmet e datës 22.03.2016 ishin sulme të dy sulmeve të njëpasnjëshme të koordinuara të cilat ndodhën në aeroportin dhe metronë e Brukselit, vende shumë frekuente nga ana e qytetarëve evropian. Në këto sulme humbën jetën 33 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, por suksesi më i madh i sulmeve ishte propaganda psikologjike e terrorsitëve drejtuar popullatës botërore, që ata mund të veprojnë në çdo lokacion edhe në zemër të Evropës, si rezultat i koalicionimit dhe luftës së përbashkët të vendeve evropiane në Siri. Shtet iIslamik mori përgjegjësinë për sulmet e Brukselit, ndërsa lajmin e publikuan përmes agjensionit “Amak Neës”, e cila sipas “Russia Today” ka qenë e lidhur me Shtetin Islamik.Personat të cilët kanë kryer sulmin kanë qenë kriminel të njohur, të akuzuar për terrorizëm dhe persona të cilët shpesh herë kanë udhëtuar në vendet aziatike ku kanë vijuar trajnimet dhe stërvitjet për realizim të sulmeve jokonvencionale, përmënyrën e furnizimit me armë, tëfurnizimit me para, etj. Disa prej tyre nga strukturat e huaja të sigurisë kanë qenë të etiketuar si persona me rrezikshmëri të lartë. Ai fakt ka qenë njëri ndër lëshimet më të mëdha të forcave belge të sigurisë të cilat nuk kanë mundësuar ndjekjen e vazhdueshme të aktiviteteve të personave tashmë të akuzuar.Edhe sulmi në fjalë tregon se taktikat dhe teknikat e përdorura nga ana e terroristëve anë e mbanë botës janë të njejta, me disa ndryshime minimale. Përsëri sigurohet lokacion/banesë ku mund të operohet në mënyrën më të sigurt, gjegjësisht ku mund të realizohet furnizim i materialeve, të përgaditet mjeti shpërthyes dhe nga ku do të mund të realizoheshin të gjitha hulumtimet në terren i cili duhet të ishte cak i sulmit. Pas realizimit të sulmit, në një lokacion të sigurt, janë gjetur elemmente të mjaftueshme të sasive kimike për përgaditjen e MSHI dhe flamuj të ISIS-it. Nga ana e një banori të ndërtesës është lajmëruar se po përhapet një erë e çuditshme nga ana e ndërtesës së njejtë, por kjo informatë nuk është marrë si serioze dhe policia nuk e ka bastisur banesën, ku edhe njëherë dëshmohet se secila informatë duhet analizuar dhe duhet marrë seriozisht. Në kontenjer, shumë afër lokacionit të sigurisë, është gjetur edhe

    25

    Sulmet terrorist e në vendet e Evropës Perën dimore

    Rreth tre dekada me rradhë terroristët veprojnë duke ndjekur ciklin terrorist të planfikimit të sulmit, duke përdorur pothuaj se taktikat dhe teknikat e njejta të veprimit, e megjithatë bota gjithnjë nuk mundet që në mënyrë parandaluese të veprojë gjatë mënyrës së këtillë të veprimit. Për këtë shkak, me qëllim të rishikimit të ngjajshmërive të të vepruarit të terroristëve dhe lëshimeve më të shpeshta qëbëhen nga ana e partnerëve të koalicionit, e njëkohësisht duke grumbulluar përvojat parandaluese pozitive, bëmë një analizë tërthorëse të disa sulmeve më specifike terroriste nëpër vendet e Evropës Perëndimore.

  • një kompjuter dore në të cilin janë gjetur edhe lokacionet tjera të mundshme për realizimin e sulmit, nga i cili njëri ka qenë edhe ndërtesa e kryeministrit, gjë që shpia në faktin se terroristët me kujdes kanë bërë “përzgjedhjen e cakut” dhe “realizimin e cakut”. Mjeti shpërthyes i cili është përdorur gjatë sulmit njihet edhe si “nailbob”, në të cilën mjeti shpërthyes përforcohet me anë të danave ku më pas e rritin nivelin dhe fuqinë e shpërthimit ndaj cakut. Gozhdat e këtilla kanë rolin e shrapnellëve të granatës, me anë të së cilave arrihet efekt më i madh në aktin e shpërthimit. Në bazë të deklaratës së dhënë nga ana e një zyrtari të lartë të sigurisë së BE-së, në kontakt edhe me policinë belge, supozojnë se me siguri dy pushkë “Kallashnikov” janë gjetur në njësinë e fluturimit pranë aeroportit “Zaventem”, gjë që bën për t’kuptuar se terroristët, ashtu si edhe në sulmet e mëparshme, kanë pasur për qëllim shkaktimin e humbjeve të mëdha në njerëz, e poashtu kanë pasur në plan që edhe në shkallën e fundit të ciklit terrorist “escaping”, të braktisin shumë të sigurtë e të qetë vendin e krimit. Një detaj i vogël i cili do të jepte indikacionet e një rreziku ndaj sigurisë është edhe mbajtja e dorëzave nga ana e dy sulmuesve kamikaze ku me sigurie dhe kanë fshehur detonatorët e mjetit shpërthyes. Vërejtja dhe zbulimi i një detaji të këtillë te strukturat e sigurisë nga ana e të pranishmive në aeroport do të kishte rol vendimtar ndaj parandalimit të sulmit. Si plotësim i veprimit taktik terrorist gjatë sulmeve në Bruksel, që është shfaqur edhe në të kaluarën, është realizimi i sulmit nga afër në një pike të caktuar. Në këtë rast, sulmi ka ndodhur pak pas zhvillimit të negociatave evropiane me autoritetet turke për zgjidhjen e krizës së emigrantëve, negociata këto të cilat me siguri se kanë rezultuar si të papërshtatshme për terroristët. Gjithashtu, këto sulme kanë ndodhur vetëm pak ditë pas privimit nga liria të Abdel Selamit, më 18.03.2016 i cili ka qenë i akuzuari kryesor për sulmet në Paris më 13.11.2015.Masat për reduktimin e pasojave të cilat janë ndërrmarë nga ana e Belgjikës dhe nga ana e disa vendeve tjera. Së pari është vepruar në mënyrë të koordinuar duke larguar të lënduarit dhe viktimat nga vendi i krimit, është ndërprerë tërësisht komunikacioni publik dhe janë zbrazur një numër i madh i vendeve publike ku ka pasur indikacione se do të mund të ndodhnin përsëri sulme terroriste. Janë realizuar kontrolle edhe nëpër të gjitha stacionet e metrosë.Janë realizuar gjithashtu kontrolle kufitare nga ana e forcave belgo-franceze në ato vende të cilat është vlerësuar se mund të kalohet nga Belgjika për në Francë e anasjelltas. Një numër i madh vendesh, pak pas sulmeve kanë përforcuar sigurinë nëpër aeroportet kryesore të tyre, në stacionet hekurudhore dhe në vendet tjera publike, përderisa disa vende tjera kanë ndërmarur masa restrictive të sigurisë, si për shembull

    Izraeli i cili i ka ndërprerë fluturimet nga Evropa disa ditë pas sulmit.

    Sulmi ndaj revistës javore „Charlie Hebdo” në ParisMë 07.01.2015 rreth orës 11.30 dy persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë dhe me hedhës dore granatash, dhunshëm kanë hyrë në godinën e revistës javore „Charlie Hebdo“,ku kanë kryer vrasjen e 11 personave, ndërsa 11 të tjerë kanë ngelur të lënduar.Mendohet se motive kryesor për nxitjen dhe realizimin e këtij sulmi kanë qenë përmbajtjet fyese të cilat janë shkruar në revistën javore, e që kanë pasur të bëjnë me karikatura kundër islamit dhe profetit Muhamed. Sipas ish drejtorit të CIA-s, për shkak të përmbajtjeve të lartëcakura, motiv kryesor për sulmin ka qenë që kjo revistë të mbyllet. Kjo informatë është vërtetuar edhe nga vetë organizata terroriste, përmes një deklarate se të njëjtët janë përgjegjës si rrjedhojë e aktit hakmarrës ndaj ofendimeve nga ana e revistës javore. Nga ana e gazetës „Sky News“, në përputhje me video gjirimin rreth mënyrës së veprimit të terroristëve, është vlerësuar se bëhet fjalë për personat të përgaditur mirë dhe të trajnuar në përdorimin e taktikave këmbësorike. Kjo është vërejtur nga mënyra e lëvizjes në formë ushtarake, nga mbulimi i ndërsjellë, nga përdorimi i qasjes njëanëshe gjatë të shtënave dhe hapjes së zjarrit me shënjestrim paraprak,

    gjë që merret si medotë profesionale e përdorimit të armësve.Strukturat e sigurisë kanë pasur të dhëna rreth personave që kanë kryer sulmin në zyrat e revistës javore. Chérif Kouachi ka qenë dy herë i dënuar për terrorizëm, gjegjësisht ndërmjetësim gjatë dërgimit të personave për të luftuar në Lindjen e Afërt. Për pjesëmarrësin e tyre, Saïd Kouachi , ka pasur të dhëna se gjatë periudhës së viteve 2009-2010 ka vizituar disa herë Jemenin me anë të vizës studentore nga ana e institutit të gjuhës arabe. Nga një raportues jemen janë marrë të dhëna se Said në Jemen është takuar me terroristin i cili u orvat të vetëvritet në avion në dhjetor të vitit 2009. Në vitin 2011 Said është trajnuar së bashku me anëtarët e “Al-Qaedës” në Gjirin e Arabisë Saudite. Nga ana e SHBA-ve ka pasur të dhëna në lidhje me realizimet e trajnimeve në kampet terroriste të realizuesve pjesëmarrës të sulmit. Autoritetet franceze kanë ndjekur veprimet e tyre deri në pranverën e vitit 2014 kur vëllezërit terrorist në fjalë kanë reduktuar lëvizjet dhe aktivitetet ilegale.Pas sulmit të gazetës, alarmi për kryerjen e aktit terrorist ka qenë në nivelin më të lartë paralajmërues në të cilin kanë qenë të përfshira edhe disa pjesë të armatës franceze për të patrulluar në disa pjesë të infrastrukturës. Autoritetet britanike i kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që t’u shmangen udhëtimeve në Paris dhe sipas

    26

  • forcave policore britanike të transportit, kanë vendosur forca të armatosura plotësuese edhe në stacionin hekurudhor në Londër. Masa më të madha të sigurisë janë ndërmarrë nga ana e SHBA-së, me qëllim të sigurisë së institucioneve të saj në Paris. Danimarka e njohur me karikaturat qesharake ndaj profetit Muhamed në vitin 2005, siguroi të gjitha mediat publike. Ministria e Punëve të Brendshme në Spanjë deklaroi se masat e sigurisë janë të përforcuara dhe se shkëmbimi i informatave kundërzbuluese të cilat kanë pasur të bëjnë me përgaditje për aktivitetet terroriste në Francë, kanë qenë intenzive. Edhe Belgjika ka ndërmarë masa parandaluese ndaj revistës e cila vizatoi karikaturat qesharake me profetin Muhamed, të përpunuara në Danimarkë.

    Sulmi në metronë e AnglisëMë 7 korrik të vitit 2005 u realizuan një sërë sulmesh të kordinuara vetëvrasëse me bombë dhe cak i tyre ishin civilë nëpër vendet e transportit publik në pjesën qëndrore të Londrës përgjatë orëve të mëngjesit në një fluks të madh të lëvizjes së njerëzve. Katër islamistë detonuan katër bomba, tre nga të cilat ishin të detonuara në trenat e metrosë së Londrës në ora 08 50 minuta, në një interval prej 50 sekondash dhe pak më vonë në ora 09 00 përderisa ka qenë e aktivizuar edhe bomba e fundit në autobus dykatësh. Gjatë këtyre sulmeve pati 52 viktima, duke përfshirë dhe sulmuesit, ndërsa 700 të tjerë ngelën të plagosur. Sulmi ka ndodhur vetëm një ditë pasi Londra do të shpallej mikpritëse e lojrave olimpike të vitit 2012. Sulmet terroriste të 7 korrikut 2005 gjatë periudhës vijuese kanë qenë të ndjekura edhe me sulme tjera të dështuara vetëvrasëse. Tre nga sulmuesit kanë qenë

    djem të emigrantëve pakistanez, ndërsa i katërti ka qenë një i birësuar nga Jamajka.Mjetet e shpërthimit kanë qenë të përgaditura në kushte shtëpiake nga sasi shpërthyese të përbëra nga peroksidi organik i paketuar në çantë shkolle. Çantat përgjatë sulmit kanë qenë të vendosura në dysheme. Karakteristike për peroksidin organik është se i njejti mund të përpunohet edhe në kushte shtëpiake, edhe pse nuk është aq stabil. Sulmet kanë nxitur përgatitje intenzive, si që janë zhbirime dhe zbulime të shumta, mësim për të bërë dhe konstruktuar mjet shpërthyes, njohje të mjaftueshme të sistemit të sigurisë në metronë e Londrës si dhe mundësinë e reagimit të ekipeve të shpëtimit, shkaku i të cilave sulmi është realizuar në lokacione mjedise ku vështirë mund të ofrohet ndihma e parë. Gjithashtu, para sulmeve kanë qenë të nevojshme edhe lokacione për furnizimin e materialeve për përpunimin e materialeve të mjeteve shpërthyese. Dy nga sulmuesit vetëvrasës kanë gjiruar një video përmes së cilës tregojnë arsyen e sulmeve, duke theksuar se qeveria britanike vazhdon të anashkalojë popullatën e përkatësisë myslimane gjithandej nëpër botë, ndërsa qytetarët tjerë të cilët e mbështesin këtë qeveri, duhet t’a pësojnë. Dhe në fund, ata kërcënohen se në qoftë se nuk ndalet terrori (bombardimet, burgosjet keqtrajtimet) nga ana e botës perëndimore, ata do të vazhdojnë me mënyrën e këtillë të të luftuarit. Në këtë video ngriten figurat e liderëve terrorist duhe u prezantuar si hero. Më 06.07.2006 u publikua edhe video gjirimi i dytë nga ana e “Al-Jazeera” në të cilën shihet edhe Ajman Al Zavahari, zëvendës i kryeterorristit Osama Bin Laden. Në video shihet dhe deklarohet se kjo është vetëm fillimi i realizimit të një sërë sulmesh të cilat

    do të vazhdojnë në të ardhmen me intenzitet edhe më të madh, deri në momentin e tërheqjes së forcave të koalicionit nga Afganistani dhe Iraku dhe deri sa të mos ndalojë ndihma financiare për Izraelin. Edhe pse nuk ka pasur paraprakisht asnjë vëretje të dokumentuar rreth sulmit më 7 korrik, mund të vërehen indikatorë të caktuar me të cilët mund të ishte arritur deri tek disa vëretje dhe reagime në kohë.Në muaj para sulmeve në stacionin hekurudhor në Madrid në vitin 2004, një autoritet fetar islamik në një gazetë ditore portugeze deklaroi se ekziston një grup terrorist mirë i organizuar që vepron në Londër nën emrin e ashtuquajtur “Al-Qaeda e Evropës”, e grup i cili është kah fundi me përgaditjet për realizimin e një operacioni të madh, në qoftë se qeveritë perëndimore nuk ndryshojnë mënyrën e politikbërjes së tyre.Më 17.11.2004, në ueb faqen e „Neësëeek“ është publikuar lajmi se autoritetet amerikane kanë pasur të dhëna rreth një sulmi të planifikuar nga ana e terroristëve në Londër. Në këtë ueb faqe ka shkruar edhe se agjentët e FBI-së pranë ambasadës amerikane, nga friga e sulmeve evetuale terroriste, nuk kanë udhëtuar me metronë e Londrës.Në një intervistë të g